VOAL

VOAL

Kauzës për mbrojtjen e Teatrit i bashkohen dhe aktoret e shquara Roza Anagnosti dhe Justina Aliaj

Edhe këtë të mërkurë artistët dhe qytetarët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar kanë protestuar përpara sheshit të godinës në mbrojtje të Teatrit.

Artistëve i është bashkuar dhe aktorja e madhe shqiptare Roza Anagnosti si dhe aktorja Justina Aliaj. Regjisori Edmond Budina i ka përmenduar emrin aktores së njohur duke u shprehur se është kënaqësi të shohësh artistët t’i bashkohen kauzës së ruajtjes së Teatrit.

“Është kënaqësi që tju shohim përherë e më tepër. Kënaqësi e veçantë të ndihem plotë të kem këtu kolegen time, një nga artistet më të mira që ka nxjerrë Shqipëria, Roza Anagnosti, e përshendes. Nuk mund të mos përshëndes miken e vjetër Justina Aliaj, mikun tim Fitim Makashin, aktorët që kanë dhënë jetën për këtë Teatër.

Kam kënaqësinë të falënderoj dhe Jetën rrobaqepësen e Teatrit. Këta janë qytetarët e Tiranës.
Gjithë kjo me blu është pronë publike dhe shikoni se si do jetë nesër. E gjithë e kuqja do jetë pronë private dhe teatri do jetë vetëm kjo. E kuptoni se ç’vjedhje është. Ky është krimi i Shqipërisë. Si për natë, si për herë të gjithë së bashku t’i themi stop kësaj ngjarje korruptive, ta shpëtojmë Teatrin tonë Kombëtar. Gjithmonë këtu, Teatri nuk do të shembet”, deklaroi Budina

U goditën sërish nga tërmeti, banorët e Qafëzezës: Shtëpitë e dëmtuara janë shkatërruar edhe më shumë

Rreth 12 shtëpi në fshatin Qafëzezë, një ndër zonat më të prekura të tërmetit 5.3 ballë të disa javëve më parë, janë shkatërruar dhe më tutje nga tërmeti i sotëm që goditi të gjithë zonën juglindore të vendit.

Të paktën ky është pretendimi i banorëve të zonës, të cilët shprehen se banesat e tyre kanë pësuar sërish dëmtime.

Kujtojmë se sot dy tërmete ranë në Korçë, njëri me epiqendër 10 km në jugperëndim të Bilishtit me magnitudë 3.4, në orën 16:21 dhe tjetri 16 km në Lindje të Korçës me magnitudë 4.4.

TEATRI – Artistët: Kryeministri na shpalli luftë, luftë do të gjejë

Fatmira Nikolli – Sot është “Dita e librit për fëmijë”. Ka qenë kjo mënyra si ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka refuzuar të komentojë çështjen e Teatrit Kombëtar, marrë në ruajtje dhe në “menaxhim” nga artistët prej datës 24 korrik, kur u përplasën me policinë për ta mbrojtur. Ajo u pyet në ndarjen e çmimeve të letërsisë për fëmijë. Ndërkohë ruajtja 24 orë e godinës vazhdon, teksa qeveria ngulmon ta shembë përmes një ligji të kritikuar së tepërmi dhe përmes modelit PPP. Tashmë protestuesit që ngulmojnë në rikonstruksionin e tij prej 18 muajsh kanë marrë sallën e TK dhe vetë sheshin, ndërsa aktivitetet brenda dhe jashtë TK bëhen me gjenerator, sepse qeveria ka ndërprerë ujin dhe dritat në përpjekje për të shuar zërat kundër.



Neritan Liçaj
“Sot kryeministri ynë pati një shfaqje shumë të gjatë në publik, ku këmbëngul te paligjshmëria për të prish patjetër këtë teatër. Ndërkohë, që dje patën një reagim të zotit Soreca, që ka mbajtur krahun e qeverisë. Por, fakti është që ndjeshmëria e qytetarëve është përherë edhe më e fortë, që të ndërtohen institucionet edhe të vendosë Kushtetuta, nëse ai ligj special ka apo jo ligje kushtetuese. Edhe ne pretendojmë se ai ligj ka shkelje të mëdha.
Është pretenduar nga mazhoranca që do të bënte shtet ligjor, por ka bërë krejt të kundërtën. Ata kanë premtuar që do bëjnë një shtet ligjor dhe nga ana tjetër shkelin ligjet çdo ditë. Demokracia mbështetet në ligj. Është bërë një gjendje kaotike, por e rëndësishme është që qytetarët janë ndërgjegjësuar. Ata kërkojnë të drejtat e tyre, por që mungesa e gjykatës ka sjellë këtë gjendje, aq sa Shqipëria po boshatiset nga shqiptarët për shkak të pamundësive”.

Mirela Bogdani
(Ish-këshilltare bashkiake)
“Vjet në korrik, në datë 27, në mbledhjen e këshillit bashkiak u diskutua dhe pati debate për çështjen e TK. Për koincidencë ishte dita ku një pjesë e artistëve dërguan një letër te presidenti, ishin e kundërta e këtyre heronjve që vazhduan protestën, edhe në këshillin bashkiak pati debate. Ishte projektvendimi që nuk u arrit në këshillin bashkiak të Tiranës, që qeveria shpiku ligjin kushtetues për ta çuar në parlament. Kjo erdhi si rrjedhojë e rezistencës së këshilltarëve te opozitës. Kur unë desha që të marr fjalën për të folur për TK, u pre mikrofoni. Se sa herë përdorej “fjala e pistë” që ishte teatri mbyllej mikrofoni. Po ju rikujtoj dy paragrafë, që janë pjesë e kësaj deklarate që janë për teatrin. Por ajo që i vuri kapakun ishte çështja e teatrit, leja e tjetërsimit të tokës së të cilit duhet të kalonte përmes KB, meqë trualli i teatrit është tokë publike, në pronësi dhe territorin e Bashkisë Tiranë. Kjo bazuar në nenin 53 dhe 54 të Ligjit organik të Vetëqeverisjes Vendore që thotë që tjetërsimi i pronës publike është kompetencë e KB. Por KB u shmang vetëm për arsye që nuk arrihej shumica e cilësuar dhe për pasojë u mobilizua pushteti qendror, qeveria e parlamenti, duke shpikur e aprovuar një ligj të posaçëm, ligj i cili shkel autonominë e qeverisjes vendore, të sanksionuar në nenet 13 dhe 113 të Kushtetutës. Kjo vetëm për ta marrë atë truall e për të favorizuar një kompani, të preferuarën e Bashkisë Tiranë, e cila ka marrë ‘me tapi’ punët publike më të rëndësishme të saj, si 3 tenderët për sheshin ‘Skënderbej’, parkingun nëntokësor, bulevardin qendror etj., e deri tani së fundmi në muajin korrik dy kontrata të reja me negocim të drejtpërdrejtë, pa garë e pa shpallje tenderi… E rëndësishme është që e mira vazhdon që të qëndrojë edhe rezistojë edhe pas një viti. Jam shumë shpresëplotë, që të ruhet kjo godinë historike e Tiranës deri në fund”.

Edmond Budina
“Dua të falënderoj ish-punonjësit e këtij teatri, siç është rrobaqepësi Isuf Derhemi, Gjovalin Gjoka, një nga artistët edhe punonjësit e këtij teatri, djali i Pjetër Gjokës, edhe Fitim Makashi janë sot këtu për të na mbështetur, edhe për këtë u jemi mirënjohës.
Sot kryeministri na shpalli luftë, prandaj duhet që të jemi të gjithë të gatshëm për të mos u dorëzuar. Të mos dorëzohemi! Konferenca e shtypit sot ishte një luftë e hapur kundrejt nesh, që jemi në këtë teatër për ta mbrojtur. Gjërat janë të thjeshta, ne kërkojmë një teatër të ri, diku tjetër dhe vlerat e këtij të ruhen dhe të restaurohen. Pyetja është përse qeveria edhe bashkia duan me çdo kusht që të bëhet këtu teatri? Atyre nuk u pret barku për teatrin, ata duan truallin. Ngulin këmbë për aferat e tyre korruptive për të vjedhur këtë truall. Prandaj ta dinë mirë, se ne do të jemi këtu, do të rezistojmë. Edhe me forcat e rënda të vijnë, ne do të na gjejnë këtu. Teatri nuk do të shembet. Kërkoj një duartrokitje të madhe për ditëlindjen e Kujtim Spahivoglit, emrin e të cilit mban njëri prej teatrove”.
Isuf Derhemi
(ish-rrobaqepës)
“E gjithë garderoba e Teatrit Kombëtar është bërë nga duart e mija. Ju falënderoj që jeni të gjithë këtu”!

Kastriot Çipi
“Po mirë, a nuk ju vjen zor që shani kryeministrin? A e patë sot sa i kishte ulur tonet. Sot tha se ka respekt për zërat ndryshe. Unë e mëshirova sot. E dini që ka një javë që kemi marrë sallën dhe bashkë me qenin e tij të sulmit, as ata, as Ministria e Brendshme, nuk kanë thënë se pse erdhi policia e çfarë bëri? Për ata nuk ka ndodhur që kemi hyrë në sallë. Unë them që është në pozitë të vështirë. Kanë filluar ta mbështesin njerëz të çuditshëm. Pas Bruno Shllakut, që tha ka qenë stallë kuajsh, e Laert Vasilit që thotë kur ndizen prozhektorët lëshon valë kancerogjene, sot shoku ‘Fidel Kastro’, Kastro Ziso tha se në kabinat e teatrit kanë bërë seks 10 veta. Po mirë Kastro, pse nuk thua që i paskemi dhomat të mëdha? Nga sot, unë kam filluar ta mëshiroj kryeministrin. Ai e di që e ka humbur luftën dhe duhet të ulet në tavolinë të firmosë kapitullimin”.

Rudi Erebara
“Nuk bëhet fjalë vetëm për teatrin. Është kështjella e demokracisë. Nëse shemb teatrin, shembet jeta jonë. Ata që nuk vijnë këtu prej opozitës, le të dalin ta bëjnë më mirë se ne protestën. Jemi në një shtet diktatorial, që sjell 500 policë për të rrahur 30 artistë. Pala tjetër s’ka për t’u penduar. Mbrojtja e teatrit mbetet bastioni i fundit, ose fitorja e parë. Nëse shqiptarët thonë se e ka fajin opozita dhe nëse opozita dështon, ne çfarë do bëjmë. Nëse s’ju pëlqen opozita, dilni në shesh tjetër e mbroni të tjerat. Nuk e shpëton dot teatri gjithë Shqipërinë. Është turp i madh që në Shqipëri në shekullin e 21-të një individ të marrë të gjitha bashkitë, çfarë ka tjetër pa marrë. Policia dhe ushtria të dalin e të marrin përgjegjësi për fatet e kombit. Unë kam dashur gjithnjë Europën, por a është kjo Europa e burokratëve?! Ka 3 vjet që na ka lënë pa gjykata e prokurori. Jemi kthyer më 1913-ën dhe po presim një Princ Vidi. Do ikim nga sytë këmbët siç bëmë kur erdhën turqit? Po si more a s’ka ngel asnjë socialist i ndershëm t’i dalë kundër”?

Mërgata e studentëve – Nga Dr. Aida Zhupa

Burimet zyrtare, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore në Tiranë, pohojnë përsëri shifra alarmante të maturantëve që kanë aplikuar për të vazhduar studimet e larta jashtë vendit. Rreth 8000 maturantë dëshirojnë të largohen nga vendi përballë 24 mijë të tjerëve që do të studiojnë në Shqipëri, pra rreth 1/3 e nxënësve. Ndoshta jo të gjithë do të arrijnë të largohen, por shqetësuese mbetet dëshira e tyre për të ikur, që duket si një trend i ri, i kthyer tashmë në një modë për të rinjtë shqiptarë. Pse po ndodh kjo dukuri?

Shpesh dëgjojmë të thuhet nga të rinjtë, por edhe nga të rriturit, se në Shqipëri nuk ia vlen të jetohet. Një nga arsyet më kryesore të këtij konfirmimi është patjetër shkollimi dhe e ardhmja e fëmijëve. Asnjë shoqëri nuk mund të ecë përpara pa një sistem të zhvilluar arsimor të të gjitha niveleve, duke filluar nga arsimi fillor deri tek universitet. Formimi i nxënësve arrihet hap pas hapi, i shtrirë në kohë, sepse nuk mund të kemi studentë të shkëlqyer, kërkues të niveleve shkencore të dijes, nëse nuk studiohet në mënyrë sistematike dhe mbi të gjitha, nëse nuk je edukuar me dashurinë për dijen. Megjithë të drejtën që kanë për të kërkuar më të mirën, këta të rinj nuk mund të katapultohen në universitetet e vendeve të zhvilluara europiane dhe më gjerë, pa patur bagazhin e duhur të njohurive dhe mbi të gjitha metodën e punës. Nxënësve tanë, fatkeqësisht në shumicën e rasteve, iu mungon vullneti dhe dëshira për të studiuar, pa u lodhur, për orë, ditë dhe vite të tëra. Cilët janë fajtorët në këtë rast? Sigurisht janë shumë faktorë që ndikojnë, por le të evidentojmë më kryesorët, që ndikojnë në shoqërinë tonë:

– Familja, si baza e edukimit të vlerave dhe tipareve të personalitetit të çdo individi. Shpesh, prindërit, edhe pse duan t’u japin modelesa më të mira, edukojnë tek fëmijët e tyre pasivitetin dhe dëshirën për t’i marrë gjërat të gatshme nga të tjerët. Kjo nuk ndihmon në formimin e sjelljeve të qëndrueshme dhe dëshirën për të ecur përpara me forcat e veta.

– Shkolla, si agjencia e parë dhe më kryesore e socializmit, nuk nxit vlerat bashkëpunuese dhe tolerante, por ambicien egoiste “për të dalë i pari”. Ajo nuk po edukon frymën bashkëpunuese mes nxënësve, duke keqkuptuar konceptin e konkurrencës. Kjo shpesh sjell si pasojë humbjen e vetëbesimit dhe dëshirës për të vazhduar përpjekjet nga një pjesë e madhe e nxënësve. Nga ana tjetër, mësuesit e vendosin shpesh autoritetin, jo përmes dijes dhe prezantimit të vlerave bashkëkohore, por pozicionit që kanë. Mungesa e një tradite të mirëfilltë kulturore në mënyrën e të menduarit të hapur, kritik dhe të drejtpërdrejtë, i bën raportet e tyre me nxënësit të ngurta dhe aspak bashkëpunuese, duke mos frymëzuar mendim krijues dhe aq më pak mbështetje të talenteve dhe prirjeve të gjithsecilit. Kështu, po rritet një brez pasiv, egocentrik, që përpiqet t’i largohet përgjegjësive, i paaftë të përshtatet me kërkesat e reja të tregut të punës dhe pa iniciativën për sukses. Një problem shqetësues dhe faktor i rëndësishëm në formimin e nxënësve janë mjediset shkollore dhe infrastruktura, të cilat nuk ofrojnë kushte të përshtatshme, që nxënësit të ndjehen mirë dhe t’iu stimulohet të nxënit. Klasa janë me shumë nxënës, të pa pajisura me mjete didaktike të nevojshme dhe aq më pak mund të bëhet fjalë për mjete bashkëkohore, përmes të cilave nxënësit përvetësojnë përveç njohurive mësimore edhe ato të teknologjisë digjitale, aq të domosdoshme për kohën.

– Shoqëria jonë, që nuk e ka në kulturën e saj pranimin e mendimit ndryshe, aq që më tepër të fëmijëve dhe të rinjve. Tendenca e konformizmit me idetë dhe opinionet e të tjerëve, iu heq atyre mundësinë të shprehen dhe të veprojnë në mënyrë autonome, duke mësuar edhe përmes gabimeve.

– Politikat për zhvillimin e arsimit, tentojnë por nuk arrijnë, sepse ndryshimi duhet të fillojë që në qelizë, nga kurrikulat e vjetruara dhe programet mësimore, që kanë dekada të tëra pa u ndryshuar dhe ku nxënësit nuk e gjejnë më veten, duke iu humbur interesi. Ndryshimi duhet të vazhdojë me tekstet shkollore, të cilat nuk ofrojnë informacion bashkëkohor në përshtatje me nivelin dhe kërkesat e brezit tëri.

Shkolla dhe i gjithë sistemi arsimor duhet të jetë pasqyrim i ndryshimeve që ndodhin në shoqëri, jo vetëm atyre me natyrë ekonomike, por veçanërisht në aspektin psiko-social të të rinjve shqiptar, të interesave dhe dëshirave të tyre për një të ardhme ndryshe. Një arsim që do t’i çoj më pranë kulturës europiane dhe t’i largojë çdo ditë e më shumë nga moshatarët e tyre që jetojnë dhe shkollohen në ato vende. Ky brez i ri ka nevojë të drejtohet në rrugën e duhur, me ndihmën dhe bashkëpunimin e mësuesve dhe profesorëve të tyre, të cilët duhet t’iu ndriçojnë mendjen drejt një të ardhme më të mirë për veten dhe shoqërinë. Por, kjo nuk mund të ndodh me këtë nivel profesional dhe dije që ofrojnë universitete tona. Siç ka theksuar profesori dhe sociologu i mirënjohur, me një përvojë të pasur në fushën akademike dhe kërkimin shkencor, prof. dr. Fatos Tarifa “…Mendjet e njerëzve janë aseti më i madh i çdo shoqërie. Por, deri më sot, universitetet shqiptare kanë dështuar në misionin e tyre për t’i zhvilluar plotësisht kapacitetet humane e intelektuale të studentëve të sotëm, jo vetëm sepse shumë prej studentëve nuk mësojnë sa duhet, por, në radhë të parë, sepse dijet që ata marrin në shkollën e lartë janë të varfra e të vjetruara”.

Shkolla duhet të ofrojë të gjitha oportunitetet, që të rinjtë të përgatiten për tregun e punës, që të jenë të aftë të konkurrojnë me sukses dhe ndershmëri si brenda edhe jashtë vendit. Në përpjekje për të hedhur sado pak dritë mbi vështirësitë që të rinjtë tanë hasin gjatë shkollimit të tyre, si dhe për të njohur më nga afër perceptimet, bindjet dhe dëshirat për të ardhmen, intervistuam një ish-maturante, që sot studion jashtë vendit, Ergi Papaj.

Aida Zhupa: Ergi, si fillim të falenderoj që pranove të bësh publike mendimet e tua, si ish maturante dhe si studente. Përvoja jote mund të jetë me vlerë dhe në kohën e duhur, për shumë maturantë që përfunduan shkollimin e mesëm këtë vit, por edhe për familjet e tyre, që ndoshta janë akoma në dilemë për të vazhduar studimet në Shqipëri apo jashtë vendit. Besoj se e di që janë rreth 8000 maturantë, që kanë aplikuar jashtë vendit, një shifër kjo shumë e lartë krahasuar me numrin e studentëve që do të studiojnë këtu. Megjithëse, jo të gjithë arrijnë ta realizojnë këtë dëshirë, shqetësuese mbetet dëshira për të ikur, që duket si një lloj mërgimi nga vendlindja. Kjo është e dhimbshme, sidomos për ne, prindërit dhe brezin më të rritur. A mendon se zgjedhja e tyre është e drejtë?

Ergi Papaj: Duke ju uruar shumë suksese moshatarëve të mi kudo që kanë vendosur të vazhdojnë studimet, ju falenderoj edhe juve për ftesën. Me shumë dëshirë do ta jap opinionin tim për këtë çështje. Për sa i përket pyetjes tuaj, mendoj se është vendim i drejtë. Të njëjtën zgjedhje kam bërë edhe unë me familjen time, pasi arsimi i lartë është ndër të vetmet investime kohore e financiare në jetë, nga i cili del gjithnjë i fituar.

Mund të na flasësh pak për shkollimin tënd të deritanishëm?

Sigurisht. Që nga arsimi fillor e deri në arsimin e mesëm të lartë, unë kam studiuar në institucione private, falë mbështetjes së vazhdueshme të familjes time. Përveç përkushtueshmërisë më të madhe të mësuesve ndaj një numri të vogël të nxënësve në klasa dhe hapësirave të shumta për fëmijët, duhet të theksoj se avantazhet kurrikulare që ofrohen në sistemin arsimor shqiptar janë të pakta. Studimet e larta vendosa t’i vazhdoj jashtë Shqipërisë, në një universitet në Europës.

Me sa shihet ke zgjedhur arsimin privat, pra familja ka investuar shumë edhe financiarisht…

Po, dhe ju jam shumë mirënjohëse që më kanë besuar në këtë investim. Për mua, prindërit e mi kanë qenë shembulli më i mirë, nga i cili kam mësuar. Ata janë gjendur gjithnjë aty për të më mbështetur. Unë përpiqem vazhdimisht t’ua shpërblej me rezultate sa më të larta, megjithëse duket thuajse e pamundur të kompensosh një sakrificë të këtyre përmasave. Mendoj se ishte zgjedhja e duhur, sepse arsimi privat, sidomos gjimnazi, më ka përgatitur në shumë aspekte për studimet e larta.

Mund të na rendisësh disa prej tyre?

Sigurisht, megjithëse duhet të theksoj se kjo nuk vlen për të gjitha shkollat private në Shqipëri. Mund ta nis që nga stafi i kualifikuar i mësuesve. Kështu, në gjimnazin e New York-ut, ku përfundova shkollën e mesme vitin e kaluar, një pjesë e mirë e mësuesve kanë qenë gjithnjë të gatshëm të ndihmojnë nxënësit në kapërcimin e vështirësive të çfarëdolloj natyre. Tek shumë prej tyre shihej qartë pasioni për lëndën, që reflektohej edhe në arritjet e tyre profesionale. Për mua ky pasion për punën ka qenë gjithnjë frymëzues dhe shembullor. Por, pavarësisht përzgjedhjes shumë të mirë të stafit pedagogjik, kurrikula zyrtare, e miratuar nga institucionet përkatëse, linte gjithnjë për të dëshiruar. Pra, ne mësuam në këto shkolla aq sa lejonin programet mësimore. Këtu qëndron, sipas mendimit tim, edhe problemi kryesor.

Mund të na e shpjegosh më qartë këtë problem?

Sipas mendimit tim, programeve mësimore, ku bazohet mësimi i të gjitha niveleve të arsimit në Shqipëri, i ka kaluar koha. Ato nuk iu japin nxënësve atë që iu nevojitet për të qenë konkurrues në tregun e punës. Kurrikulat arsimore shqiptare nuk janë të zhvilluara sipas standardeve ndërkombëtare dhe kjo ua bën studenteve shqiptarë më të vështirë arritjen e kërkesave të univesiteteve jashtë vendit.

Po arsimi i lartë?

Pikërisht kjo ishte arsyeja që u largova nga Shqipëria. Nëse deri në arsimin e mesëm bëra të pamundurën për të qenë në nivelin e duhur bashkëkohor të njohurive, si në gjuhët e huaja, teknologjinë e informacionit, por mbi të gjitha në vullnetin për të studiuar dhe zhvilluar aftësitë e të nxënit, për arsimin e lartë mendoj se nevojitet përgatitje e një tjetër niveli. Ky stad i ri cilësor i dijeve nuk mund të arrihet pa praninë e pedagogëve të përgatitur dhe profesionistë në fushën e tyre dhe të një programi që të ketë në balancë optimale dijet akademike dhe ato praktike. Me pak fjalë, shkollat e larta brenda vendit nuk i pajisin studentët me njohuritë dhe aftësitë e duhura për të qenë konkurrent në tregun e punës.

Pate vështirësi në përshtatjen me kërkesat e universiteteve atje?

Sigurisht, kjo është e pashmangshme për këdo që ndryshon vend dhe sidomos kur vjen nga një vend si Shqipëria me problemet në fushën e arsimit siç i parashtrova më lart. Përsa i përket degëve të shkencave sociale, një hapësirë të konsiderueshme të vështirësive e zë përshtatja e mentalitetit me të cilin jemi rritur. Muajt e parë, mua si studente e ardhur nga Shqipëria, m’u desh të mësoja se si të interpretoja leksionet dhe pyetjet që na drejtonin pedagogët, në mënyrën e duhur. Pra, për mua, vështirësia akademike ishte përshtatja me vetë mënyrën e të menduarit jashtë kornizave që na cakton Shqipëria.

Do t’ua këshilloje këtë largim edhe studentëve të tjerë?

Varet nga shumë aspekte dhe rrethana. Gjithçka ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Ne studentet jemi shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe secili prej nesh i bën zgjedhjet bazuar mbi karakterin dhe komoditetin e tij. Unë, përderisa e kam zgjedhur edhe vetë këtë rrugë, ua këshilloj të rinjve, për shkak edhe të shumë përfitimeve të tjera jo akademike, siç janë njohja me kultura të reja dhe aftësia për t’u përshtatur me situata krejtësisht të ndryshme nga ato që jemi mësuar në Shqipëri. Mëson të bëhesh i pavarur dhe të ecësh me këmbët e tua. Por, kuptohet,nëse kanë mjaftueshëm dëshirë dhe vullnet, sepse mbijetesa në një vend të huaj është vërtetë shumë e vështirë.

Kujt i referohesh në këtë rast me vështirësi?

I referohem mungesës së ngrohtësisë që të jep familja dhe shoqëria në vendin tënd, të cilat andej nuk i gjen dot askund. Po ashtu, jetesa është e shtrenjtë dhe të duhet të përballesh çdo ditë me shpenzime të paparashikuara, gjë që të detyron të kërkosh me doemos një vend pune për t’i mbuluar sadopak këto harxhime. E nëse gjen një vend pune, ruajtja e rezultateve maksimale në shkollë bëhet gjithnjë e më e vështirë, për shkak të kohës së pamjaftueshme.

Do të rikthehesh në Shqipëri, pasi të kesh kryer studimet?

Tani filloj vitin e dytë bachelor dhe kam akoma shumë rrugë përpara, por mund të them se nuk dua ti humbas kontaktet me vendin tim edhe pasi të mbaroj studimet. Kisha shumë mall kur u ktheva këtë verë, më mungojnë vërtet të gjithë. Në Shqipëri gjen njerëz të dashur, të komunikueshëm dhe nuk ndjehesh asnjëherë vetëm. Por këto mungesa, malli dhe vetmia janë ato vështirësi që duhet t’i kapërcejmë dhe që na bëjnë më të fortë. Por, megjithatë, nuk jam e sigurtë nëse do të gjej një të ardhme këtu, për fushën ku do të specializohem në vazhdim.

Siç mund ta gjykoni edhe nga kjo intervistë të rinjtë tanë po luhaten mes dashurisë për vendin e tyre dhe dëshirës për t’u larguar, sidomos për mungesë të mundësive që iu jepen për punësim. Për ta mbyllur këtë artikull sensibilizues, theksojmë edhe njëherë, se është e trishtueshme dëshira e të rinjve për t’u larguar nga Shqipëria, fakti që mezi presin të ikin nga ky vend, që siç shprehen rëndom “nuk bëhet”, pa dashur të pranojnë se janë ata vetë që do ta bëjnë dhe askush tjetër. Janë ata shpresa e vetme për të ngritur nivelin ekonomik dhe social – kulturor të Shqipërisë. Janë ata e ardhmja e këtij vendi, që ka nevojë për frymë të re, për energjinë dhe forcën e tyre për të jetuar. Ata do ta ndërtojnë një Shqipëri ndryshe, me botëkuptim të ri, pa komplekse dhe paragjykime, ashtu siç janë vërtetë të rinjtë tanë.

Për këtë duhet të kuptojmë të gjithë, se çelësi i zgjidhjes nuk është ikja “arratisja” nga Shqipëria, por puna me vullnet dhe pasion, për t’u arsimuar dhe rritur nivelin e dijeve çdo ditë. Më pas vjen suksesi, shija e të cilit është kudo e njëjtë, por kënaqësia dhe mirënjohja që merr është më e madhe kur ti e investon në vendin tënd, pranë familjes, të dashurve dhe miqve të tu.

“Tërmeti apokaliptik”- Presidenca reagon pas letrës së Xhaçkës: Për ata që kanë dëgjuar sot “zëdhënësen” e re në Shqipëri të sizmologut grek…

Pas letres se derguar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, drejtuar presidentit te vendit, Ilir Meta, pas kerkeses se tij per informim, lidhur me shqetesimin per nje termet apokaliptik qe parashikoi sizmologu grek se do te godase Ballkanin, vjen reagimi i zedhenesit te Kreut te Shtetit.

 

Zedhenesi Tedi Blushi, mes nje shenimi ne rrjetet sociale, ironizon me ministren, duke e quajtur “zëdhënësen” e re në Shqipëri të z.Tselentis.

“Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë”- shkruan ai.

Reagimi i Tedi Blushit

Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë. Për ata që kanë dëgjuar sot “zëdhënësen” e re në Shqipëri të z.Tselentis, po u rikujtojmë shkrimet e publikuara në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare që i gjeni në linkun më poshtë. Ndërsa për ligjin “Për Mbrojtjen Civile” bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të përfundojë afati!

Akademiku zbulon hartën: Si do të zhduket qendra historike e Tiranës me ndërtimin e kullave

Arkeologu dhe akademiku, Apollon Baçe i ftuar në “Tempora” në RTV Ora ka treguar hartën me pikat ku do të ndërtohen kulla në Tiranë, duke zhdukur në këtë mënyrë edhe qendrën historike të qytetit.

 

Apollon Baçe: Ky është zonifikimi që është bërë në 2010, me të kuqe është 2010 që është bërë me propozimin e ministrit të Kulturës, Edi Rama në atë kohë, kryeministrit Meta. Është një VKM, nr 180, datë 13.04.2000. E kuqja është zonë e mbrojtur. Në 2018 ky e redukton në zonën jeshile. E gjithë pjesa e kuqe do të ndërtohet me kulla, pa asnjë argument. Nuk është vetëm teatri, por do shikoni që do të ndërhyjë tek Garda, pjesa nga mbrapa, stadiumin po e ka zhdukur. Do ndërhyhet tek akademia e arteve. Zhduket komplet qendra historike e Tiranës.

Frikë nga shkarkimi?! Meta tregon sekretin: Rama të hapë sytë! (video)

Presidenti Ilir Meta ka komentuar vendimin e mazhorancës për ta dërguar kërkesën për shkarkimin e tij në Komisionin e Venecias.

I pyetur nga gazetarët nëse ka frikë nga përgjigjja e një institucioni ndërkombëtar, Kreu i Shtetit është shprehur me bindje se as nga Komisioni i Venecias dhe as nga Bienalja e Venecias nuk ka frikë.

Ndër të tjera, ai ka sjellë në vëmendje gjyqin e qeverisë me Francesko Becchettin, duke thënë se do të jetë një kosto e madhe për shqiptarët, nëse dështon Shqipëria.

“As nga Komisioni i Venecias, as nga Bienalja e Venecias, të cilën ua kam mbajtur sekret, por e vizitova tani që mora “Luanin e Artë” dhe është diçka frymëzuese.

Nuk kam hallin e Venecias, por që të dalë mbi ujë gjyqi i Bechettit dhe që qeveria ta ftojë, se është faturë e madhe për shqiptarët, nëse ka dështim dhe të shikojë të hapë sytë për gjithë proceset e tjera që janë në gjykatat evropiane, sepse janë kosto të mëdha për të gjithë shqiptarët”, ka deklaruar Meta.

Borxh Sorosit? Meta: Do ja ktheja, s’kam përfituar as 1 biletë avioni

Presidenti Ilir Meta ka vijuar sulmet ndaj George Soros, duke thënë se nuk ka asnjë detyrim ndaj tij, por edhe nëse do të kishte, do ia kishte shlyer.

Gjatë deklaratës nga Presidenca, Kreu i Shtetit u pyet lidhur me deklaratat e PD se nuk komenton qëndrimin e Metës për Sorosin, duke thënë se nuk ndërhyn në asnjë debat të brendshëm të partive.

“Unë nuk ndërhyj në asnjë debat të brendshëm të një force politike. Unë nuk kam asnjë detyrim ndaj Soros dhe fondacioneve të tij, asnjëherë nuk kam përfituar asnjë biletë avioni apo ndonjë gjë tjetër, që të kem ndonjë detyrim apo brejtje ndërgjegje, por edhe po të kisha, do ia kisha kthyer, dhe do vazhdoja në mbrojtje të interesit kombëtar”, tha Meta.

Më tej, ai foli dhe për letrën drejtuar Edi Ramës lidhur me një tërmet apokaliptik që mund të trondisë Ballkanin, duke thënë se këtë lajm e kanë dhënë mediet më të mëdha botërore.

“Këtu keni të paktën 45 linqe, që nga BBC e gjithë mediat greke, ndërkombëtare, evropiane dhe ata që njëri i quan “kazan”, që kanë shkruar për tërmetin. Pak muaj më parë ndodhi një tërmet, jo i përmasave që është paralajmëruar, dhe ishte e vështirë për të menaxhuar ato pasojat atje. Nëse keni harruar, shkoni e pyesni banorët dhe fëmijët që u plevitosën. Unë kam bërë letër institucionale, zyrtare, në zbatim të detyrimit të tyre kushtetuese e ligjore”, u shpreh Presidenti.

Besnik Mustafaj: Rama po i shkon deri në fund çmendurisë së vet

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në “News24” tha se Rama po i shkon deri në fund çmendurisë së vet dhje qëllimeve që i ka vendosur vetes.

Rama po i shkon deri në fund çmendurisë së vet politike. Ka figura të rëndësishme të kulturës që i kanë dalë kundër Edi Ramës për Teatrin, pa përmendur Aurel Plasirin. Unë besoj se pasi nuk ka marrë parasysh të gjitha këto qëndrime, ai do të shkojë deri në fund në këtë betejë”, tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj theksoi se është pro një lëvizjeje të re, pasi do i bënte mirë Shqipërisë.

“Unë mendoj se një lëvizje e re, me njerëz të rinj, me persona më pak të implikuar në zhvillime, aq më mirë do t’i bënte Shqipërisë. Unë nuk jam anarkist, por një lëvizje politike e re, që do të sillte realisht ndryshim, do ta dëshiroja. Në çdo rast në Shqipëri është tentuar të behet, por nuk është arritur. Makron në Francë për shembull erdhi nga hiçi. Unë transformimin e shoh vetëm brenda politikës”, deklaroi Mustafaj.

“Unë jam arbëresh”, Presidenti Meta krijon forumin e ri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka njoftuar ngritjen e forumit “Unë jam arbëresh”. Në një bashkëbisedim me mediat, Meta tha se në shtator do të ngrihet ky forum, ku do të jenë të ftuar ministrat shqiptarë dhe personalitete.

“Jam sot para jush për t’ju njoftuar punën e bërë për të formalizuar nga ana ime, vendimin për ngritjen e Forumit “Unë jam Arbëreshë” në muajin shtator. Bazuar në ligjin për Diasporën, si komunitet i jashtëzakonshëm. Ftoj ministrat, personalitete, unionin e bashkive arbëreshe. Katedrat e studimeve të gjuhës shqipe. Forumi “Unë jam arbëreshë”, krijohet për nxitjen e ruajtjes dhe vlerave arbëreshe. Puna do të vijojë dhe do t’ju njoftojë. Forumi ka një rëndësi të veçantë kombëtare.”-tha Meta.

Tërmet apokaliptik! Presidenca thirrje të dytë Ramës: Merr masa!

Presidenti Ilir Meta vijon që t’u qëndrojë deklarimeve në letrën që i dërgoi kryeministrit Rama ku paralajmëronte se Shqipëria do të përfshihet nga një tërmet apokaliptik, i cili do të prekë Ballkanin duke cituar sizmiologun grek Akis Tsenelis.

Këshilltari i Presidentit të Republikës për Çështjet e Sigurisë Kombëtare Bahri Shaqiri u shpreh sot se letra u dërgua pas shqetësimit të sizmiologut grek Akis Tsenelis dhe pasqyrimit sipas tij në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Presidenti iu drejtua dje me një kërkesë për informacion Ramës, Braçes dhe ministres së Mbrojtjes mbi kapacitet dhe masat për parandalimin e fatkeqësive natyrore. Kërkesa ishte për parandalimin e pasojave të mundshme për qytetarët. Pas shqetësimit të drejtorit të Institutit Gjeodinamik të Athinës për tërmet për riskun potencial për një fatkeqësi natyrore në mediat ndërkombëtare.

Kryeministri dhe ministrat duhet të përgjigjen. Cdo nënvlerësim do të shënohet me vëmendje nga Presidenti. Ne do i vendosim në dispozicion një listë me mediat kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë shkruar për këtë gjë” tha ai.

‘Deri në fund të vitit do çelen dyert e Teatrit’ Rama: Përgatituni që t’ju besoni syve

Gjatë bashëbisedimit me gazetarët kryeministri Edi Rama ka folur edhe më çështjen e Teatrit Kombëtar.

Rama tha se deri në fund të vitit do të çelen dyert e Tatrit, që sipas tij do të transformohet komplet.

Deri në fund te vitit të çelim dyert e Teatrit që më në fund transformohet nga një gjysmë gërmadhë në një Teatër Europian.

Kur ta shihni përgatituni që tju besoni syve, nuk ka asnjë ekzagjerim në këtë që po them. Ndërkohë që në drejtim të kulturës kemi boshllëqe seriozë. Kemi filluar projektin e Bibliotekës së re kombëtare, kemi fillluar të punojmë për Teatrin e ri të fëmijëve, po diskutojmë për projeketin e një strukture binjake në raport me historinë dhe po diksutojmë për një dyshe të Muzeut të parlamentit aty ku është sot Teatri i Kukullave dhe muzeut të Monarkisë aty ku është sot Pallati i Brigadave.

Jemi në proces diskutimesh dhe njëkohësisht po punojmë për projektin e një muzeu të ri ku duam me patjetër të jetë historia e shpëtimit të Hebrejve gjatë luftes’, u shpreh Rama.

Kush është i riu që i hodhi shishe me benzinë Kryeministrisë, si u përgjigj në polici

Ky qe shihni ne foto eshte Nazmi Caka i cili dy vjet më parë hyri në bankë, por nuk vodhi asgjë.

Në kohën kur u arrestua ai ishte 21 vjeç dhe e habiti policinë me përgjigjen që ju dha, hyra për të vjedhur se isha i paushqyer, por pastaj u pendova.

Filmimet u shpërndanë në atë kohë nga policia e cila tregoi grabitësin e pazakontë që në fakt nuk vodhi asgjë. Kësaj radhe pasi ka përfunduar burgun, Nazmi Caka ka çuditur sërish policinë.

I vetëm, me një shishe benzinë, Caka ka protestuar mesnatën e të shtunës duke hedhur shishen në hyrje të kryeministrisë. Policia e ka shoqëruar protestuesin e vetmuar duke i hedhur menjëherë prangat, ndërsa në shtëpinë ku ai jeton me qira në Sauk ju gjet edhe një shishe tjetër me lëndë ndezëse të cilët ai vetë e rrëfeu që po e mbante për protestën e radhës.

 

Policia e mësuar me protestat që zgjatën disa muaj, e ka referuar materialin në prokurori për protestuesin e vetmuar.

I pyetur nga gjyqtarja gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë të mbajtur këtë të hënë, se përse ka protestuar, i riu është përgjigjur: Protestova se më ka fyer kryeministri.

Për shkak të rrezikshmërisë së ulët të protestuesit gjykata ka vendosur masën detyrim paraqitje për të riun i cili deklaron se është jetim dhe i papunë. TCH 

“Nëse banori i qytetit nuk gjen trashëgiminë kthehet në kafshë urbane”- Fuga: Teatri një vlerë Europiane, duhet mbrojtur

Akademik Artan Fuga, ndërsa ka folur rreth çështjes së Teatrit Kombëtar, tha se ai është një vlerë Evropiane dhe një vlerë e mirëfilltë demokratike.

Sipas Fugës, një qytetar kur nuk sheh të ruajtur trashëgiminë, ai largohet, braktis qytetin, tërë kultura e tij deprimohet dhe kthehet në një kafshë urbane.

 

Teatri është një vlerë Europiane, është një vlerë e mirëfilltë demokratike, është dialogu dhe dialogu është shprehje e mirëfilltë e demokracisë. Nuk është kot Teatri Grek në kohën e qytetit grek, qytetërimit evropian. Kur ne tregojmë që ka një histori teatri në Shqipëri, që kjo Shqipëri e ka dhënë atë godinë me ato mjete që ka pasur atje, por unë jam mahnitur me klasin dhe luksin që ajo ka pasur për atë periudhë. Kjo do mbrojtur. Kjo është vlera evropiane.

Ky është problemi a do ruajmë vlerat evropiane, historike, sepse dihet që nga pikëpamja e sociologjisë urbane në çdo qytet të madh ka një ndeshje prej 2 forcash.

1.Forca qytetare që kërkon të ruajë memorien e qytetit, sepse nëse banori i qytetit në qytet nuk gjen të ruajtur trashëgiminë historike ai banor bëhet i huaj. Ikën dhe e braktis qytetin, tërë kultura e tij deprimohet dhe tërë kultura e tij barazohet me 0 dhe kthehet në një kafshë urbane. Kthehet në një individ që vegjeton.

Dhe ky është problemi i dytë.

2.Duam ne një shqiptar të formuar me këtë kulturë dhe traditë , apo një shqiptar që i hipën autobusit dhe udhëton në një zonë të betonizuar ku nuk njeh asgjë”, tha Fuga.

Teatri, Lubonja ka disa pyetje për ambasadorin e BE-së

 

Analisti Fatos Lubonja e shikon si një test për mënyrën si bën politikë kryeministri Edi Rama çështjen e Teatrit Kombëtar. Në studion e News24, në rubrikën “Opinion”, Lubonja tha se po shkatërrohet trashëgimia kulturore për të ngritur kulla. Ai ka reaguar edhe ndaj deklaratave të ambasadorit të BE Luigi Soreca.

“Teatri dhe mënyra e veprimit me Teatrin nga ana e qeverisë duhet parë edhe më gjerë si një test për mënyrat e qeverisjes së Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Lexova sot dhe një prononcim të Sorecës që e reduktonte çështjen në thjesht procedura tenderësh dhe thoshte është politizuar shumë. Unë mendoj që pikërisht politizimi është i rëndësishëm. Çdo gjë është politikë dhe ne bëjmë politikë. Edhe ata aktorë që rezistojnë bëjnë politikë dhe ata të tjerët, dhe opozita dhe Edi Rama bën politikë. Problemi është se për çfarë politikash bëhet fjalë dhe si bëhen këto politika.

Teatri i parë si test i mënyrës se si bën politikë Edi Rama me Erion Veliajn, është një test që e nxjerr në një dritë shumë të errët. Do doja t’i jepja një përgjigje Sorecës, padyshim është politikë por ju për çfarë jeni aty në qoftë se jeni? Nuk vëreni ju çuditërisht që ky njeriu në krye të Kryeministrisë bëri një ligj të posaçëm dhe nuk flet kjo për mënyrën se si bëhen ligjet ‘ad personam’ në përgjithësi. A nuk vërejnë këta se si u hoq mënjanë nëpërmjet këtij ligji dhe këshilli bashkiak? A është një tregues se si demokracia degradon në funksion të pushteteve të disa personave?
Këta shikojnë që ka një president që bën 7-8 pika të arsyetuara? Teatri është një test…nuk po flas për shkatërrimin e monumenteve të kulturës, shkatërrohet trashëgimia jonë kulturore për të ngritur disa kulla. Këta nuk i shikojnë dhe thonë se kjo u bë lufta Basha-Rama. Duhet të shikojnë se tek e fundit janë këta që thonë i ka plotësuar ose jo standardet Shqipëria. Këtu ka një problem ose janë të korruptuar, ose të paditur, të painformuar dhe e treta le të mos merren me punët e shqiptarëve”, deklaroi Lubonja.

Ai theksoi se kjo nuk është çështje artistësh dhe se vlera e një qyteti është tek shtresëzimi historik i tij.
Për Lubonjën, amortizimi i Teatrit është forma që ka gjetur Rama për të mashtruar
“Tirana nuk ka nevojë për një teatër, ka nevojë për 10. E kanë lënë të parestauruar. Amortizimi është forma që ka gjetur Rama për të mashtruar. Shiko si e ka bërë në krahun tjetër, i ka dhënë një pamje normale.
Supozojmë që duhet shkatërruar po ato 6 kulla nga mbrapa për çfarë duhen? Trashëgimia nuk vlerësohet pikërisht nga e gjithë kjo propagandë mashtruese”, deklaroi Lubonja

Burgjet e Greqise si thertore per shqiptaret! Nga Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë shkruan në rrjetin social si më poshtë:

“Masakrohet ne parburgim ne Athine nga gardian grek shqiptari Gani Hila!
Ata qe e masakruan perpiqen qe te paraqesin si vetevrasje.

Ambasada shqiptare tregon indiference te plote!

Te dashur miq, Gani Hila eshte shqiptari i 41 qe vritet ne burgjet e Greqise nga rraciste me instikte shtazore antishqiptare. I shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se viktimes dhe denoj me ashpersine me te madhe barbarite ndaj shqiptareve ne burgjet e Greqise. Iu bej thirrje Komitetit kunder Tortures dhe Trajtimeve Çnjerezore te Keshillit te Europes si dhe Komitetit te te Drejtave te Njeriut te OKB te ndermarrin me perparesi nje inspektim ne Sistemin e burgjeve te Greqise.

I bej thirrje qeverise Micotaqis te marre masa urgjente per parandalimin e shperthimeve raciste, çnjerezore kunder shqiptareve ne burgjet e vendit te vet.

Denoj indiferencen kriminale te qeverise se Zografit Bis ndaj vrasjeve, torturave te qytetareve shqiptare ne burgjet e Greqise dhe vendeve te tjera.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje Z.Berisha sot ne oren 6 te mengjesit esht vrar nga policia e lefsines ne athine ne qelin e paraburgimit nje njeri i yni Gani Hila nga librazhdi dhe ambasada shiptar nuk na pergjigjet me mrojtje ligjore dhe ne duam qe ti behet autopsia nga organet shiptare ju lutemi na ndihmoni publikojeni kte rast

Ai esh arrestuar dje per nje konflikt me nje komshi dhe sot e ka vrar gardianet grek Dhe neve na thon qe esht varur vete por ka shenja je trup qe esht dhunuar”

Shqipëri, rikthehen kundërshtitë për bashkitë

Armand Mero

Në Shqipëri, kundërshtitë e forta që shoqëruan zgjedhjet vendore janë rikthyer tani, në ato bashki ku këto vite ka drejtuar opozita

Në Devoll mbështetës të opozitës si dhe ish kryebashkiaku demokrat Bledion Nallbati, u mblodhën sot para godinës së Bashkisë, ku fituesi i zgjedhjeve të 30 qershorit, socialisti Eduard Duro pati hyrë në zyrë që të premten e shkuar, në kohën kur godina ishte e boshatisur.

Sot në ditën e parë të punës, ai thirri për ndihmë policinë, pas njoftimeve të opozitës për protesta.

Demokrati Nallbati tha se ai ishte drejtuesi legjitim i Bashkisë e cila sipas tij ishte uzurpuar. Opozita nuk mori pjesë në zgjedhje dhe nuk i njeh ato.

Ndërkohë që nga zyra e re, socialisti Duro, i bëri thirrje punonjësve të administratës së Bashkisë që të paraqiteshin në punë.

Për situatën e krijuar kryetari demokrat Lulzim Basha u shpreh me tone të ashpra se rregjimi kriminal dhe plaçkitës, sipas tij, po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij, theksoi zoti Basha në një postim në Facebook.

Piktori Eldon Luarasi i biri i Mihallaq Luarasit kundër Ramës: “Mos i trazoni të vdekurit se nuk mund t’ju përgjigjen! Teatri s’mund të vritet”

ERVIN KOÇI/ Postimet e Kryeministrit Edi Rama në favor të shembjes së Teatrit Kombëtar, duke listuar emrat artistëve që janë shprehur për një teatër të ri, kanë ngjallur sërish reagime.

 

Ashtu si në rastin e aktores Rajmonda Bulku, edhe këtë herë ka qenë dikush tjetër që ka reaguar. Bëhet fjalë për të birin e regjisorit të ndjerë, Mihallaq Luarasi, piktori Eldon Luarasi. Ashtu si ka bërë përgjatë këtyre ditëve, Rama ka veçuar një personalitet, që është shprehur pro shembjes së godinës së TK-së.

Këtë herë ishte regjisori Mihallaq Luarasi, por nuk ka mbetur në heshtje. Ka qenë i biri, Eldoni, i cili i bën thirrje Ramës të mos trazojë të vdekurit, ndërsa sa i takon amanetit të tij, ai shprehet se e njeh me mirë se Kryeministri e me sa duket, ka qenë i ndryshëm nga ai që pretendon Kryeministri.

POSTIMI I RAMËS

I pari që reagoi për çështjen e Teatrit dhe për protestën kundër shembjes së godinës, e cila po vijon pa ndërprerje, ishte Edi Rama. Këtë herë, kreu i qeverisë solli një reagim të ish-regjisorit të famshëm, Mihallaq Luarasi, i cili ka pas deklaruar se ajo godinë duhet të shembet dhe të ndërtohet një godinë e re.

Në “Facebook” Rama shkroi: “Mihallaq Luarasi, regjisori i famshëm i Teatrit Kombëtar, u kthye në shënjestrën e pamëshirshme të diktaturës komuniste, gjatë gjuetisë së egër të shtrigave që Enver Hoxha shpalli në vitet ’70, kundër artit e kulturës së degjeneruar perëndimore. Ai u linçua publikisht nga vetë diktatori komunist dhe u sfilit burgjeve, duke hyrë në librat e gazetat e propagandës enveriste, si një dele e zezë e regjimit totalitar. Ai sot nuk jeton më, por e ka lënë pak vite më parë amanetin e tij për Teatrin Kombëtar”, ka shkruar Rama, duke sjellë edhe qëndrimin e Luarasit për Teatrin.

“Ky teatër që kemi sot është i pandreqshëm. Është turp që Teatri Kombëtar i Shqipërisë ka ngelur në atë ndërtesë të ndërtuar që në kohën e Italisë. Qysh në vitin 1966, drejtuesve të asaj kohe u është kërkuar një teatër i ri, që fatkeqësisht nuk u ndërtua kurrë. Duhet më shumë vëmendje për Teatrin Kombëtar, nuk duhet një rikonstruksion i tij, por ndërtimi i teatrit të ri. Më 1966, në Teatrin Kombëtar, kur ishte gjallë dhe aktori i madh Naim Frashëri, rastësisht u takuam në oborr me Manush Myftiun, anëtar i Byrosë Politike atë kohë. Naimi i tha: ‘Nuk po mendon partia për një teatër të ri?’- ndërsa përgjigjja e Manush Myftiut ishte: ‘Naim, nipat tanë të ndërtojnë një teatër të ri, ne nuk kemi mundësi, presim nga nipat tanë’. Pra, ne jemi ata që sot duhet ta ndërtojmë një Teatër të ri Kombëtar”, theksoi kreu i qeverisë Edi Rama, në reagimin e tij në “Facebook”.

REAGIMI

“Mos i trazoni të vdekurit z. Kryeministër! Nuk mund t’ju përgjigjen dhe nuk mund t’ju kundërshtojnë”.

Kështu i drejtohet Ramës Eldon Luarasi, duke cituar një prej librave të fundit të Luarasit. “Në emër të tim eti, njeriut që i kushtoi jetën Teatrit, po ju bëj me dije se unë i biri, amanetin e tij mbi Teatrin Kombëtar e njoh më mirë se kushdo tjetër. Në një nga librat e tij, im atë ka shkruar: ‘Varrmihësit nuk dëgjojnë se nuk duan të dëgjojnë. Ata duan të hedhin lopatat e fundit të dheut mbi arkivolin e Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar nuk mund të vritet, sepse këtë krim mund ta bëjë vetëm një armik i jashtëm, një pushtues që shtie për të vrarë kombin tonë. Sot për sot ne nuk jemi të pushtuar (dhe asnjëherë mos qofshim), prandaj kjo gjëmë është e pamundur’. Që prej një viti e gjysmë jam pjesë e protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, fillimisht si qytetar dhe më pas si artist, me bindjen se demokracia e vërtetë mbart vlera të padiskutueshme”, shkruan Eldon Luarasi.

Vlorë, shkrumbohet në flakë anija turistike

Në Shqipëri, një anije turistike e cila ofron transport detar nga Porti i Vlorës drejt Gadishullit të Karaburinit, gjatë sezonit veror, ka marrë flakë, në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa ishte ankoruar pranë gjirit të Dhimokushtës në zonën e Karaburunit. Në momentin e rënies së zjarrit, në bord kanë qenë vetëm 5 persona nga personeli të cilët janë hedhur menjëherë në det.

Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës “Mjeti lundrues “Aqua Marine” duke qenë se punon me turistët nga Moli i Vlorës drejt Karaburunit, për shkak të luhatjeve të kohës, është shkëputur nga Moli i Vlorës në fundjavë dhe është ankoruar në Karaburun, me qëllim që të ishte e përgatitur për vozitjen e turistëve atje. Në orët e para të mëngjesit në Karaburun pranë plazhit të Shën Vasilit, në këtë mjet lundrues ka rënë zjarr duke u rrezikuar jeta e disa shtetasve”, shpjegon njoftimi, duke saktësuar se mjetet lundruese të Policisë Kufitare kanë shkuar në vend menjëherë pas njoftimit duke shpëtuar dhe 5 punonjësit që kishin qenë në anije, e cila është djegur thuajse plotësisht.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit i cili dyshohet të ketë nisur në zonën e motorrave. Anija, e cila ushtron aktivitetin në mënyrë të rregullt, mësohet se i ishte nënshtruar remontit disa muaj më parë. Ajo kishte një kapacitet prej afro 100 personash dhe prej kohësh ofronte një nga shërbimet më tërheqëse duke transportuar pushues drejt plazheve të gadishullit të Karaburinit, të cilat mund të vizitohen vetëm përmes rrugës detare. za

Mbrojtja e Teatrit, protestuesit s’largohen nga salla, energji me gjenerator

Aktorë, qytetarë, tanimë mbështetur edhe nga Partia Demokratike, vazhdojnë të rezistojnë brenda godinës së Teatrit Kombëtar, më saktësisht në sallën “Kadri Roshi”.

 

Që prej ditës kur Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, së bashku me qytetarët çanë kordonin e Policisë dhe u futën brenda ambienteve të Teatrit, ajo hapësirë nuk është lënë për asnjë moment vetëm. Mbrojtësit e godinës po qëndrojnë aty me turne ditë e natë, ndërkaq forcat e Policisë, prania e të cilëve solli edhe acarimin e protestuesve, nuk janë përzier më në këtë çështje.

Ndërkaq, ruajtësit e Teatrit vazhdojnë të bëjnë jo vetëm rezistencë dhe thirrje qytetarëve t’i bashkohen qëndresës së tyre, por edhe të rigjallërojnë skenën, duke e përdorur atë për qëllimin e saj primar, për të dhënë shfaqje. Një ndër to ishte edhe monodrama e interpretuar nga aktori Mehdi Malkaj, “Marr guximin”, me tekst të Vangjel Kozma. Duhet thënë se protestuesit e kanë siguruar vetë furnizimin me energji elektrike, foni e shërbime të tjera ndihmëse. Që në ditën kur ata hynë në ndërtesë, OSHEE ka prerë furnizimin me energji elektrike.

Furnizimi aktual bëhet përmes gjeneratorëve, që janë sjellë pranë krahut të djathtë të godinës binjake, që shërbente për Teatrin Kombëtar. Sigurisht, qëndrimi i tyre brenda godinës e ka ndërprerë çdo tentativë për të zbrazur ambientet e saj nga rekuizitat apo materiale të tjera, që kanë mbetur aty që prej largimit të administratës së TK-së nga kjo godinë dhe vendosjes në “arTurbina”.

Ndërkohë, edhe administrata e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” po zhvendoset në “arTurbina”, ku do të ndajë hapësirat me TK. Mësohet se “Spahivogli” do të marrë në përdorim sallën e vogël të “arTurbinës”, por ashtu si edhe TK, edhe punonjësit e TKEKS nuk kanë arritur të nxjerrin nga ambientet e tyre as materialet e zyrave. Ca për shkak të protestës, ca për shkak të lejes vjetore të punonjësve të institucionit, zbrazja, me shumë gjasë do të zhvendoset deri nga fundi i gushtit. Kjo është edhe një lloj sigurie se asnjë lloj veprimi për shembjen e godinave nuk do të ndërmerret.

PROTESTA E DJESHME

Ashtu si edhe ditët e tjera, edhe dje në mbrëmje vijoi grumbullimi në sheshin e Teatrit. “Këtu nuk ka të shitur dhe të blerë, por njerëz që mendojnë ndryshe, që jo vetëm mbrojnë Teatrin, por mbrojnë demokracinë”, tha regjisori Kastriot Çipi. Po ashtu, përfaqësues të arkitektëve pro ruajtjes së teatrit, 77 syresh, shprehën edhe një herë qëndrimin e tyre për rikonstruksionin e godinës së TK-së. “Kemi pasur kontakte të vazhdueshme me Europa Nostra, që mbron trashëgiminë kulturore, e cila u shpreh qartë në një letër dërguar qeverisë shqiptare për ruajtjen e saj.

Një deklaratë që erdhi pas asaj të DOCOMOMO, që shprehte mbështetjen për kauzën dhe e konsideronte si një gur themeli të arkitekturës moderne në Shqipëri. Kemi hartuar një dokument zyrtar që ia kemi çuar Europa Nostras, që kemi evidentuar problematikën që paraqet dhe si mund ta rikonstruktojmë”, u shpreh arkitekti Kreshnik Merxhani, duke shpjeguar, që nga historiku i ndërtimit të kompleksit të dikurshëm, fazat historike që ka kaluar etj. Sipas tij, kjo strukturë historike është tërësisht e restaurueshme. Sipas tyre, rrënimi i godinës është i qëllimshëm, duke mos e mirëmbajtur, pa investuar, mossistemimi i ujërave të shiut.

Situata në Devoll – Reagon Basha: Hajdutët në pushtet sot për sot ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas situates me te fundit ne Bashkine e Devollit, ku kryetari i dale nga 30 qershori ka hyre ne zyre, nderkohe qe institucioni mbahet nen kontrollin e forcave policore. 

 

Sipas Bashes, ky eshte nje uzurpim me dhune i qeverisjes lokale, kunder vullnetit te popullit.

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Basha shkruan se “Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij”.

Reagimi i Bashës

Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!

Tension në Devoll, policia rrethon bashkinë. Nallbati: Jam unë në detyrë, do vazhdoj punën

Tensione ne Devoll, ne ambientet e bashkise. Nis diten e pare te punes kryetari i ri i bashkise Devoll Eduard Duro, nderkohe qe bashkia rrethohet nga forca te shumta policie. Gazetarja e “Panorama” raporton se rreth 30 punonjes te forcave speciale jane brenda institucionit.

 

Forca te shumta policise se rendit edhe jashte bashkise. Sipas te dhenave kryetari i bashkise dale nga zgjedhjet e 30 qershorit Eduard Duro ndodhet ne zyre.

Jashte godines, mbështetësit e opozitës jane grumbulluar dhe protestojne. Nderkohe ish kreu i bashkisë, Bledion Nallbati, ka mberritur ne godine dhe ka theksuar se ai eshte ne detyre ne sherbim te vullnetit te qytetareve qe e kane zgjedhur.

“Bashkia u dhunua në prezencë të deputetëve dhe prefektit të Korçës. Brenda bashkisë ka forca speciale. Unë jam kryetari i ligjshëm i bashkisë,i zgjedhur nga 59 përqind e qytetarëve. Do jem këtu çdo ditë,24 orë në ditë. Do të vazhdoj t’u shërbej qytetarëve. Bashkia është pushtuar. Nuk di ç’ka ndodhur me dokumentacionin që ndodhet në zyra. Administrata nuk mund të hyjë në bashki dhe të nisë punën nën terrorin e policisë”- ka thene ai.

Ai thote se nuk eshte uzurpator, pasi uzurparoret jane ata te PS qe shqyen deren dhe  dhunuan zyrat.

“Une do vazhdoj te sherbej dhe te punoj edhe pse me kane zene zyren. Keta le te mbajne zyrat une do punoj jashte ne terren me banoret. Une jam ketu, sot e cdo dite per te vuijuar punen. Por nuk jam uzurpator, nuk dhunoj ambientet”- ka thene ai.

Eduart Duro: 

Nje pjese e punonjesve kane hyre ne zyre. Policine e kam thirrur une pasi kisha informacion se do behej ky tubim. Po pres qe te gjithe punonjesit e tjere te hyjne ne zyre. Ish kryetari nuk pranoi te largohej ndaj u detyruam te veprojme keshtu. Une kam patur takime edhe me punonjesit diten e shtune. Ata do vijne ne pune.

I them vetes: Do të doje vërtet ta shihje në gijotinë rrënuesin e Teatrit Kombëtar? – Nga SESILIA PLASARI

Jam në rrugë e sipër, midis Parisit dhe Montpeljesë, kur më vjen një sms nga Tirana. Më kanë thirrur për të kaluar një konkurs për një post pedagogeje në Konservatorin e Montpeljesë. Prej disa vitesh, që kur ika për herë të dytë nga Shqipëria dhe e mblodha që ishte pa kthim, hedh hera-herës ndonjë kandidaturë për të kërkuar punë në jug të Francës, ku klima dhe drita janë të ngjashme me ato të Tiranës. Grija e Parisit nuk më prin, jam e pangushëlluar që nuk munda ta bëj jetën në atdheun tim, dhe ja kërkoj pak Shqipëri në Francë. Ora është rreth 11 dhe mikja ime E.D. më shkruan në sms: “Më në fund në teatër” dhe një foto ku duket bashkë me një tjetër qëndresëtare. Ka aq shumë përhumbje në fytyrat e tyre, aq shumë trishtim. “Ç’do me thënë?” e pyes. Një foto tjetër: goja e dashur e skenës së Teatrit Kombëtar! Të fotografuar me shpinë, disa rreshta poltronësh të mbushur me njerëz. “Jemi brenda në teatër”, është sms-ja e fundit. Pyetja ime “A jeni shumë?” mbetet pa përgjigje.

 

Si ndërthuren historitë: Teatri, Atdheu, konkursi në dhé të huaj për të mësuar të rinjtë e botës…

Nuk ka asgjë denigruese të konkurrosh midis plot francezëve të tjerë, me kushte krejt të barabarta, për një post. Por ndjehesh keq që, ti je atje sepse, në vendin tënd raca e aktorëve po trajtohet si egjëri që e djegin me acid nga karagjozë të cilët duan t’i luajnë të gjitha rolet vetë, madje edhe atë të popullit. A nuk u përpoq Kryekaragjozi të rikuperonte protestën e studentëve duke luajtur rolin e Kryeprotestuesit? A nuk përpiqet ERTV të luajë rolin e Kryetelevizionit? A nuk luan Kryekaragjozi rolin e Kryegaleristit në ekspozitat që organizon në Kryeministri? E Kryeagjentit për artistë duke ftuar  ne Pallatin mbretëror të përzgjedhurit e tij, artistët jashtë atdheut, me shpresën se ata mund ti duhen për t’i bërë publicitet në rast se pranojnë t’i shërbejnë ? E Kryehumoristit duke treguar barcaleta cak e anë nëpër Shqipëri, përpara turmave të mbledhura me urdhër ?

Mendjen e zemrën e kam në Teatrin Kombëtar ndërsa filloj sprovën e parë, “vënie në situatë”. Më japin dy studentë, një orë kohë pune me një tekst të cilin studentët e dinë përmendësh e unë për fat e njoh. Ata janë zbathur, mbi planshet, zbathem edhe unë po ashtu. Një orë rresht punojmë me ngulm. Është “Propozimi për martesë” i Çehovit: i them djalit të shpikë diçka nga vetja për ta joshur vajzën, për ta çarmatosur, për të gjetur portëzën nga ku hyn për të rrezuar rezistencën e saj. Kur pas një ore ata luajnë skenën para jurisë, aktori i ri fillon ta luajë një copëz të tekstit në Rap, më shpëton një e qeshur, jurisë po ashtu.

Para se të largohem takoj studentët, i falënderoj, u uroj suksese. Edhe ata mua. Djaloshi ma merr dorën me të dyja duart dhe ma shtrëngon fort, si të më thotë diçka më shumë, si të më thotë që ka njohur tek unë dikë që është e familjes ku ai do të hyjë, asaj të teatrit. Ky gjest human, i thjeshtë, vëllazëror, më bën të më rrjedhin lotët e mbajtur me zor, që në orën 11. Nuk e di se ç’bëhet ndërkohë në Teatrin Kombëtar me të mijtë. Të rinjtë janë të gozhduar nga lotët e mi. Kush e di se ç’mendojnë. Ata e dinë që unë jam atje për të kërkuar punë, mbase mendojnë se jam në ankth për vazhdimësinë e kësaj kandidature. Nuk është rasti, në Paris jo vetëm që kam punë, por nuk paguaj as qira, kam shtëpinë time. Kërkoj këtu diellin, kërkoj ngjashmërinë me Tiranën, me atë Tiranën e dikurshme, të pa shpersonalizuar, ku nuk më dukej vetja si në një mulli, si tani, kur vij.

Ky shtrëngim i dorës që më nxori lotët më bën të mendoj se ku duhet të isha, në qëndresë në Teatrin Kombëtar, dorëpërdorë zinxhir me qëndresëtarët, për ta mbrojtur atë me trupat tanë. Më kujton dorën e atyre që nuk e dhanë, dorën e artistëve të Turbinës, atyre që pranuan zgjidhje tjetër. Nietzche  amerikan, Henry Lois Mencken, thotë se njerëzit mediokër parapëlqejnë sigurinë dhe jo lirinë. Por artistëve nuk u falet të tregohen mediokër si njerëz. Është në natyrën e tyre të jenë prekursorë në revoltë e të mos jenë tolerantë me të patolerueshmen.

Ky gjest i studentit francez më kujton një tjetër: atë të një studenti shqiptar kur u ktheva para disa vitesh në Universitetin e Arteve, me programin Brain Gain, për të dhënë përsëri mësim. Studentët nuk vinin, i kishin mungesat legjion, nuk bënim dot prova, as punë kolektive. I pata thënë një studenti se do ngelej në klasë, se unë nuk isha e korruptueshme, kisha tjetër kulturë pune. Ai më pat kapur për faqe, në mënyrë kërcënuese, si një vajzë të vogël e, duke më parë drejt e në sy, me tallje më thoshte: “Nuk më heq dot, ka më të forte se ty këtu”. “Nuk jam unë e fortë, i pata thënë, është ligji”! Ai pati qeshur me lot nga kjo fjalë: “Shkollën e kam të mbaruar. Të paguar. Harroje!” Dhe sigurisht u bë siç tha ai, megjithëse unë bëra çmos për të zbatuar ligjin. Titullarët ku paraqisja shqetësimin më thoshin: “E dinim që je e çmendur, por jo kaq! Çfarë mësimi do të bësh? Pi ca gota me ne, merr ato para dhe ik rehat!”

I kujtoj të gjitha këto.

Për të më reshtur lotët e çuditshëm studentja franceze i thotë djalit: “Këndoja edhe njëherë Rap-in”. “Duhet të më këndoje ‘Gijotinën permanente’ që të më sillje zemrën në vend”, i them me shaka. Nuk ma merr mendja që mund ta dinë: ç’punë kanë këta njëzetvjeçarë, të rritur në lulen e demokracisë, me shpikjen e famshme të zotit Guillautin. Por në çast ata fillojnë që të dy ta këndojnë këngën që po bëhet 230-vjeçare. Po ta kërkoni ne YouTube, “Guillotine permanente”, do të gjeni sa e sa versione të këngës e cila, sado makabre të duket, sado e papajtueshme me funksionin e muzikës, vazhdon të rimerret, të këndohet, me ngulm, edhe sot e kësaj dite.

Mendoj se, sado e diskutueshme, antihumane të ketë qenë gijotina në Revolucionin makabër ku shkoi i njomi me të thatin, ku u qëruan sa e sa të pafajshëm bashkë me ata që e kishin bërë hak, gjithsesi, për fat të keq, ajo ka luajtur rolin e saj të rëndësishëm. Ajo ka peshën e vet në faktin që francezët gëzojnë sot – edhe pse demokracia tek ata është zbythur ndjeshëm – disa të drejta themelore të cilat ne i lakmojmë dhe i kërkojmë duke përsëritur thirrjen që është vjetruar tashmë: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

“Si ka mundësi që e dini?” pyes dhe qesh tani me të vërtetë. “E kemi mësuar në protestat e jelekverdhëve”: më thonë dhe, hop, tokje tjetër duarsh: edhe një pikë tjetër e përbashkët përveç Teatrit, edhe unë atje e kam mësuar.

Nuk e di se ç’bëhet në sheshin e Teatrit. Do të mësoja më pas dhunën ndaj atyre që përbëjnë qelizat më të shëndetshme të mbetura në zemrën e Shqipërisë, në mes të infeksionit që ka e pushtuar atë, si një peshk të qelbur nga koka. Do të shihja fotot me krahët e policëve në fyt të deli djalit Bert Budina, foto si një pështymë në surratin e Edi Ramës, të Lleshit etj., që e kanë çuar zullumin atje ku nuk mban më.

Do ta doje vërtet një gijotinë në oborrin e Teatrit? e pyes veten më pas me qetësi. Do të kënaqeshe t’i shihje kokat e Ramës, të Plehrit e të tjerë plehrave me radhë të rrotulloheshin përdhe, në mes të halave të pishave që mbajnë emrat e artistëve të ikur? Ta shihje Lleshin të mbyllur në një WC të Teatrit ku të ishte lëshuar gaz? Rrëqethem vetëm kur mendoj se ka ardhur një ditë kur këtë pyetje ia bëj vetes seriozisht, unë që nuk e kam pas ditur, deri para disa vjetësh, se ç’është urrejtja. Revolta sigurisht, përbuzja gjithashtu, por edhe në rastin më të keq, e përzier me një mëshirë, një keqardhje, duke u përpjekur të kuptoj se ç’mund ta ketë detyruar personin e përbuzur të jetë katandisur në një qenie të tillë. Por jo urrejtje për një person që e njoh.

Urrejtjen ma mësoi Edi Rama, ma mësoi Erion Veliaj, ma mësoi numri i deputetëve që votojnë si bagëti pocaqitë e tyre. Kjo urrejtje e mbjellë është gjëja më e pafalshme që kanë arritur ata me taktikën e ndyrë të përçarjes dhe të sundimit.

Ndër konkurruesit për postin e pedagogut në konservator është edhe një pedagoge me origjinë siriane. Flasim të dyja për vendet tona, ajo më tregon se sa e paimagjinueshme ishte, në vendin e saj, ajo luftë që plasi, qoftë edhe disa ditë përpara. Që mendohej se do zgjaste vetëm disa ditë, disa javë, ja dhe muaj… Por që tani vendi i saj i mrekullueshëm ka marrë fund. Fund me të tëra. A jemi ne në rrezik?

Nuk ia fal Edi Ramës që më mësoi urrejtjen. Unë nuk kisha iluzione për të, jo vetëm që nuk e kam votuar, – kam bërë gabime të tjera por këtë jo, – por as edhe një klasë fëmijësh nuk do t’i besoja atij për t’u dhënë mësim. Nga disa rrethana, burime, njerëz e fakte, e dija prej shumë kohësh rrezikun që përfaqësonte ai. Por ai i kaloi të gjitha limitet e zhgënjimit. Më pas do të mësoja tipologjinë së cilës ai i përket, të cilës ia ka të gjitha karakteristikat: Pervers narcisik, atë që konsiderohet sot nga studiuesit si ekuivalent i djallit.

Dhe problemi është se personi nuk e di që është i tillë, nuk e pranon dhe nuk e kupton. Pra, në një farë mënyre, është i pafajshëm, është tërësisht i paaftë ta vërë veten në pikëpyetje. E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga një njeri i tillë është ta abandonosh, ndërsa ai nuk ju abandonon kurrë, sepse nuk mund të jetojë pa manipuluar. Për të mos folur për të tjera patologji… Por, a do të doja, sinqerisht, ta shihja të kaluar, një të sëmurë, një “të pafajshëm” (kartelat e fshehura një ditë dalin në dritë lehtë) në gijotinë ?

Po. Më mirë një i pafajshëm kurban sesa populli i tërë. Po. Që të mos guxonte më njeri të sillej siç është sjellë ai me atdheun. Që barku që e polli, jo ai i nënës biologjike por i despotizmit, i diktaturës, të tkurrej e të mos pillte, në seri, një tjetër Ramë nesër, sepse rreziku është krejt i mundshëm. Po. Që të mos bëhej permanent ky sistem që i pjell këto mostra, jo vetëm te ne, por si mësim dhe si rikujtim edhe për vendet e tjera, edhe për Europën. E di që mund t’ju duket e tmerrshme kjo që them, por ju siguroj që e tmerrshme më duket edhe mua vetë të parës. Këtë tmerr nuk fal dot.

Miqtë e mi të Teatrit Kombëtar nuk e meritojnë dhunën që pësuan dhe që janë gati të pësojnë ende. Nuk duhet të jenë ata kurbani. Kurban duhen bërë përgjegjësit e kësaj tragjedie, jo vlerat e kombit, të cilët po i lidhin kërthizën së ardhmes në sheshin e Teatrin Kombëtar. Kërthizën: jo më të Rilindjes, emër që e vodhi, e përdhunoi dhe e ndyu Edi Rama, por atë të Paktit, të Aleancës së më të mirëve.

Studentët francezë për aktorë, sado të rinj, e dinë këngën e “Gijotinës”. Do të duhej ta mësonin edhe tanët. Janë disa pika mbi “i” që janë lënë pa vënë, disa gjyqe që janë lënë pa bërë, në historinë tonë shqiptare.

Ndërsa largohem pa e ditur në do të kthehem më në këtë vend, më kujtohet historia e Stalinit, kur pas një kohe të gjatë, shkon të shikojë nënën e vet, Keke Gelatzenë, të sëmurë rëndë, të cilën sipas gjasave ai nuk kishte pasur kohë e ndoshta as dëshirë ta takonte. Ka mbetur ai dialog si skenë teatri midis tyre:

“Kekeja: Çfarë pune bën tani, Josif?

Stalini: A të kujtohet Cari?

Kekeja : Po.

Stalini : E po, jam si Cari.

Kekeja : Më mirë të ishe bërë prift…”.

Basha, lajm të hidhur: Shuhet shkencëtari shqiptar, luftoi varfërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndarë me miqtë e tij në “Facebook” lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Luan Pustinës, shkencëtarit, humanistit dhe aktivistit të madh.

Basha shkruan se “Me ndarjen nga jeta të Luan Pustinës, shoqëria humbi një zë intelektual, të pakompromis, për të cilin kemi aq shumë nevojë. Kontributi për të realizuar projektet që profesori la mbi tavolinë si dhe nderimi i trashëgimisë së tij, përmes përpjekjeve të përditshme për drejtësi e për të luftuar varfërinë dhe prapambetjen janë mirënjohja më e mirë që të gjitha komunitetet e kryeqytetit mund të tregojnë për kujtimin e intelektualit Luan Pustina”.

Mesazhi i Bashës:
Me hidhërim të madh mësova ndarjen nga jeta të Luan Pustinës, shkencëtarit, humanistit dhe aktivistit të madh të voluntariatit shqiptar. Pinjoll i njërës prej familjeve të mëdha të Dibrës së Madhe, familjes patriotike Pustina, pjesëtarët e të cilës u vunë në krye të lëvizjeve antiosmane në fund të shekullit XIX, por edhe në lëvizjen legjendare kundër pushtuesve serbë në vitin 1913, Luan Pustina u lind në Tiranë, në gjirin e komunitetit dibran, që në vitet ’20 të shekullit të shkuar dhanë një kontribut të madh për zhvillimin e kryeqytetit.

Shkencëtari Pustina përvijoi gjatë viteve të diktaturës komuniste, figurën e intelektualit të pakompromis, i cili nuk ngurroi të merrte përsipër punë të mira për komunitetin, pa pyetur për klasifikimin që pushteti i kishte bërë atij si një “i deklasuar”.

Veprimtaria e një personaliteti si Luan Pustina u shtri në shumë fusha, jo vetëm si lektor në universitet, por edhe si pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore ndërkombëtare si dhe në hartimin e mjaft punimeve për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri, punime që u bllokuan në 1997-n, sapo në pushtet erdhën pasardhësit e atyre që gjithë jetën e kishin cilësuar punën intelektuale të Pustinës si punë e dyshimtë e një të deklasuari.

Eksponent i komunitetit dibran të kryeqytetit dhe njëri nga ithtarët më të flaktë të ndërtimit të Rrugës së Arbrit, Luan Pustina ishte edhe një pionier i voluntariatit në Shqipëri, duke u angazhuar në shumë nisma bamirëse, të cilat ua lehtësuan sadopak ashpërsinë e tranzicionit mijëra nevojtarëve.

Me ndarjen nga jeta të Luan Pustinës, shoqëria humbi një zë intelektual, të pakompromis, për të cilin kemi aq shumë nevojë. Kontributi për të realizuar projektet që profesori la mbi tavolinë si dhe nderimi i trashëgimisë së tij, përmes përpjekjeve të përditshme për drejtësi e për të luftuar varfërinë dhe prapambetjen janë mirënjohja më e mirë që të gjitha komunitetet e kryeqytetit mund të tregojnë për kujtimin e intelektualit Luan Pustina. Në këtë moment dhimbje ju jam pranë bashkëshortes së tij znj. Gjyltere dhe dy vajzave Andias dhe Laurës. U prehtë në paqe!

Tragjike në Durrës, mbyten brenda ditës dy pushues

Një ngjarje tragjike sapo është raportuar nga plazhi i Durrësit. Dy pushues kanë humbur jetën brenda ditës së sotme.

Raportohet se viktimë ka mbetur një 50-vjeçare dhe një 33-vjeçar. Sipas policisë, gruaja ishte futur në det, por nuk ishte ndjerë mirë. Ajo është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në spital, por nuk ka munduar të mbijetojë.

Nga ana tjetër, ka mbetur viktimë edhe një 33-vjeçar te Gjiri i Lalëzit, i cili ka qenë duke bërë xhiro në det me motor uji, kur është rrëzuar dhe është mbytur.

Durrës/Informacion Paraprak
Më datë 28.07.2019,rreth orës 13:40, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasja N.T., rreth 50 vjeçe, banues në Tiranë, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ajo është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore ( vuante nga zemra). Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Durrës/Informacion Paraprak
Më datë 28.07.2019,rreth orës 13:50, në Gjirin e Lalëzit, Durrës, shtetasi B.M., rreth 33 vjeç, banues në Tiranë, duke bërë xhiro në det me motorr ujë është rrëzuar dhe është mbytur, ai u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Caktimi i gjyqtarëve të përkohshëm nga KLGJ, reagon ashpër PD: Në kundërshtim me Kushtetutën, degradim në korporatë private të Ramës

Pas caktimit të gjyqtarëve të përkohshëm nga KLGJ, ka reaguar PD.

Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se është dhunuar në mënuyrë flagrante e gjithë Kushtetuta, ” për degradimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor në një korporatë private të Edi Ramës, që nuk i shërben interesit publik, por vrasësve dhe kriminelëve”.

“Caktimi i gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor bie ndesh me Kushtetutën. Sipas Kushtetutës duhet që për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të japë pëlqimin edhe Presidenti i Republikës”, thuhet në këtë reagim.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike e Shqipërisë shpreh shqetësimin për dhunimin flagrant të Kushtetutës dhe për degradimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor në një korporatë private të Edi Ramës, që nuk i shërben interesit publik, por vrasësve dhe kriminelëve.

Caktimi i gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor bie ndesh me Kushtetutën. Sipas Kushtetutës duhet që për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të japë pëlqimin edhe Presidenti i Republikës.

Për Partinë Demokratike është shumë e rëndësishme që çështjet me natyrë urgjente, të cilat lidhen me shqyrtimin e kërkesave për ekstradim, të zgjidhen brenda afateve ligjore dhe pa rrezikuar që kriminelët të lirohen për shkak të mungesës së gjykatës. Por, kjo duhet të realizohet në përputhje me Kushtetutën, sepse, ndryshe, mund t’u shërbejë kriminelëve si alibi për të kërkuar lirimin e tyre.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka për detyrë të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të vënë në funksonim sa më parë Gjykatën e Lartë dhe jo të dhunojë Kushtetutën me emërim gjyqtarësh të përkohshëm sipas modelit antishtet të Edi Ramës për të kontrolluar drejtësinë me prokurorë e gjyqtarë të përkohshëm.

Kjo është drejtësia private e Edi Ramës, e cila ka per qëllim të mbrojë nga ndëshkimi Edi Ramën dhe t’u japë vrasësve dhe kriminelëve një alibi për t’i shpëtuar drejtësisë së vërtetë!

Basha kujton deklaratën e 1 viti më parë: E pata paralajmëruar Ramën, tani i lumtur që kontratën e nënshkruam brenda TK

Kreu i PD, Lulzim Basha ka risjellë në kujtesë një postim të bërë prej tij  një vit më parë, ndërsa shprehej se Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro.

Basha thotë se tashmë ndihet i lumtur që kontratën e nënshkroi brenda Teatrit Kombëtar këtë të enjte, duke kujtuar premtimin që bëri, se sapo të vijë në pushtet, godina e Teatrit nuk do të preket.

Postimi i Bashës në Facebook:

Afera Rama-Veliaj e Kullave 200 milionë Euro te Teatri Kombëtar nuk ka të bëjë fare me Teatrin por vetëm me ndërtimin e kullave 200 milionë euro dhe pastrimin e parave të drogës. Debati për Teatrin është loja për të fshehur grabitjen 200 milionë euro.

Më poshtë deklarata ime një vit më parë me 28 korrik 2018:

“Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë.

Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës.

Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri.”

P. S. I lumtur që kontratën e nënshkruam brenda Teatrit Kombëtar këtë të enjte!

Shkarkimi i Zaganjorit nga KPA, edhe Gjykata e Lartë shkrihet si Kushtetuesja

ETLEVA DELIA/ Njësoj si Gjykata Kushtetuese, me shkarkimin e Xhezair Zaganjorit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, tashmë u shkri edhe Gjykata e Lartë. Aktualisht, i vetmi gjyqtar i lartë, edhe pse i ka përfunduar mandati, është Ardian Dvorani, i cili njëkohësisht qëndron edhe në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

 

Deri në momentin e emërimit të kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, Dvorani merr kompetencat e përkohshme të kryetarit. Sipas një ndryshimi ligjor të vitit 2013, kjo Gjykatë duhet të ketë 19 anëtarë. Përpara nisjes së procesit të vetingut, 5 nga gjyqtarët e lartë dhanë dorëheqjen, pasi kishin mbushur vitet e mandatit në detyrë, ndonëse ligji parashikon se ata mund të qëndrojnë deri në momentin e zëvendësimit, ashtu sikurse është rasti i Ardian Dvoranit.

Këtij të fundit, mandati i ka përfunduar në vitin 2014, megjithatë po qëndron në këtë detyrë derisa të zëvendësohet. Mes 9 anëtarëve të mbetur, vetëm 4 prej tyre i rezistuan fazës së parë të vetingut, deri me shkarkimin fillimisht të Edmond Islamajt, ndërsa dje edhe kryetari i Gjykatës, Xhezair Zaganjori. Të vetmit që kaluan me sukses vetingun ishin Mehdi Bici, që u largua pasi u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ardian Dvorani, i cili aktualisht është në krye të KED-it.

SHKARKIMI I ZAGANJORIT

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, u shkarkua dje nga detyra, me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Më 24 korrik të vitit 2018, Zaganjori e kishte kaluar procesin e vetingut, duke u rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Atë kohë, KPK-ja vlerësoi se kreu i Gjykatës së Lartë pati bërë deklarime të pasakta të pasurisë dhe kontrata fiktive, por ai u mbrojt duke thënë se kontratat ishin formale për pronën dhe brenda ligjit.

Megjithatë, KPK-ja e konfirmoi në detyrë, vendim që u kundërshtua nga Komisioneri Publik, i cili e ankimoi çështjen në KPA. Dje Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e tij, duke dhënë edhe argumentet. Në momentin që KPA-ja dha vendimin, Zaganjori nuk ishte i pranueshëm në sallë.

Sipas KPA-së, kryetari i Gjykatës së Lartë nuk mbulon pasurinë me burime të ligjshme dhe ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë. Në lidhje me shpenzimet e shkollimit të fëmijëve të tij jashtë shtetit, gjyqtari nuk justifikon shumën e shpenzimeve.

GJYQTARET E PERKOHSHEM

Prej afro një viti, Gjykata e Lartë praktikisht ka qenë jashtë funksionit, duke kryer vetëm detyrimet emergjente për raste ekstradimesh dhe transferimesh jashtë vendit. Prej disa muajsh nuk mund të kryente dot më as këto funksione, pasi trupa nuk mund të formohej. Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të reagojë ndaj kërkesës së drejtuar nga Gjykata e Lartë për caktimin e gjyqtarëve për të gjykuar 4 çështje, që kanë të bëjnë me ekstradimin e shtetasve shqiptarë për në vendet e tjera. Sipas shortit të organizuar në mbledhjen e Këshillit, u caktuan për të gjykuar pranë Gjykatës së Lartë dy gjyqtarë të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Albana Boksi dhe Sokol Binaj. Këta do të plotësojnë trupën gjyqësore, e cila do të gjykojë çështjet e ekstradimeve.

Video/ Budina-Ndrenikës: Eja në teatër, se të kemi falur. Nuk bëjmë luftë klasash

Fatmira Nikolli  – Më kapi larg protesta. Kisha dëshirë të isha prezent. Falënderoj popullin e Tiranës. I them Ramës, se bota nuk udhëhiqet nga numrat, por nga idetë. Në vitin 2013 the jam kryeshërbëtori juaj, atëherë unë jam kryepronari. Po pse na bie tri herë në ditë ne pronarëve? Do gjesh belanë me ne, ore! Deri tani kemi bërë dy ndeshje në fushën tënde. Tani jemi në fushën tonë. Duhet ta dish se nuk matet me gjatësi kjo punë. Se i lartë është edhe lisi, po e dhjesin sorrat”. Ka qenë kjo fjala e aktorit Mehdi Malkaj në sheshin ku mbrohet Teatri Kombëtar. Të shtunën, pas një viti mbyllur, Malkaj ngjitet në skenë për të interpretuar monodramën “Marr guximin”, duke rikthyer në punë teatrin që qeveria kërkon të shembë.


MAKS VELO
Në vijim të protestës, arkitekti Maks Velo tha se Teatri s’ka nevojë të bëhet muze. “Është teatri më i mirë në vend. Nuk ka teatër si ky. Asnjëri nuk ka këto vlera. Është teatër i përsosur. Jo muze, se është i gjallë e duhet të jetojë. Na thotë më mbroni nga këto egërsira. Teatër si ky nuk bëhet më në Shqipëri. Po të doni, shihni ‘Turbinën’ si është”, tha arkitekti, që ka dalë kundër qeverisë për teatrin.

EDMOND BUDINA
Regjisori që në rrethimin 15-orësh të së mërkurës u tërhoq zvarrë nga policia sepse mbronte teatrin, tha se mbrojtësit e tij po shtohen çdo ditë. “Ky teatër është më i miri në vend. Ne po shtohemi përditë. Kjo i tmerron ata të juntës, ndaj duhet të jemi vigjilentë. Ata kanë futur njerëzit e tyre këtu. E di mirë. I kanë vënë që të lëshojnë shkëndija. Por nëse bie një shkëndijë, shkëndijën e kanë vënë ata”, tha Budina. Më tej, duke ju përgjigjur pa përmendur emrat e aktorëve Tan Imami e Laert Vasili që kanë dalë pro shembjes dhe kanë fyer mbrojtësit e teatrit, Budina tha: “Ne në këtë shesh nuk i kemi fyer kolegët tanë. Dhe mirë kemi bërë, se nuk jemi sharlatanë. Ju që na keni sharë, hajde dilni këtu, ju lëpirës. Ishim këtu 20 aktorë të njohur. Ky shesh ka prodhuar qytetari. Bravo na qoftë për aleancën me PD, se ata morën një impenjim. Ua kemi thënë dhe paktet janë të qarta. Nëse ata na tradhtojnë, ne u kthehemi kundër. Po kjo është nesër. Sot jemi këtu dhe do mbrojmë teatrin”, tha jo pa zhgënjim. Sa për qytetarinë, ai shtoi edhe diçka tjetër. “U kemi bërë thirrje kolegëve të kthehen. Ndaj bravo i qoftë Rajmonda Bulkut. Veçse ka një gjë, nëse kanë qenë kundër nesh dhe kanë ndërruar mendjen, janë të mirëpritur. Edhe Berti Ndrenika. E kam shok, mik, vëlla, kam punuar me të. Nëse ai do, le të vijë, nuk e fyen njeri. Ky shesh ka vlerë qytetarinë. Ne dimë të falim. Nuk bëjmë luftë klasash”. Ndërkaq, teatri vijon të ruhet 24 orë nga ‘Aleanca’, artistët e ish-deputetë të PD-së.

REAGIMET
Gjatë ditës ka pasur në opinionin publik reagime pro e kundra. Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan për 24 korrikun shqiptar dhe pushtimin e tij nga artistët protestues. I ndërtuar në formën e një intervistë me aktivistin Besjan Pesha, artikulli nis me këtë paragraf, që po e sjellim të plotë në shqip si vijon: “Pas protestave të studentëve dhe demonstratave shumëmujore kundër qeverisë socialiste, në kryeqytetin shqiptar policia dhe qytetarët janë përballur sërish me njëri-tjetrin. Këtë herë bëhet fjalë për shembjen e Teatrit Kombëtar, të ndërtuar në vitin 1939 pranë sheshit ‘Skënderbej’, që mban emrin e heroit kombëtar. Lëvizja ‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit’ e mban të ‘pushtuar’ teatrin që prej të mërkurës. Ndërtesa historike duhet të rrafshohet dhe të zëvendësohet me gjashtë kulla të larta. Marrëveshja detyron një firmë private që merr përsipër projektin, që gjithashtu të ndërtojë një Teatër të ri Kombëtar. Shitja e 8500 metrave katrorë tokë është jashtëzakonisht e kontestuar. Qeveria shqiptare dhe Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, deklaruan që e gjitha kjo ndodh në shërbim të popullit. ‘Lëvizja për Teatrin’ e akuzon qeverinë për afera kriminale dhe ka nxjerrë në qarkullim një manifest për të bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare”. Ndërkaq, Unioni Shqiptar i Arkitektëve dhe Urbanistëve si edhe Këshilli Studentor i Universitetit të Arkitekturës ka dalë në mbrojtje të teatrit. Duke pasqyruar përballjen fizike mes qytetarëve e policisë në mëngjesin e datës 24 korrik 2019, “Courrier des Balkans”, portali frankofon për Ballkanin i referohet qëndrimit të OSBE-së lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

KRYEMINISTRI E KRYEBASHKIAKU
As dje nuk kanë munguar reagimet e kryeministrit e kreut të bashkisë, ku vihet në dukje vendosmëria për teatër të ri, që shemb të vjetrin. Kryeministri Edi Rama ka risolli qëndrime të aktorëve që janë pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar. Ai postoi fjalët e aktores Drita Haxhiraj. Më tej, në komentet e tij në “Facebook”, Edi Rama pranon ndërtimin e kullave nga pas teatrit. “Ani Ylli, teatri s’ka asnjë pronar tjetër përveç shtetit dhe në tokën e teatrit do të ndërtohet vetëm teatër e asgjë tjetër, ndërsa përtej kufirit të tokës së teatrit do të ndërtohet një kompleks privat patjetër! Ku është problemi këtu?! Ajo godinë s’ka asnjë vlerë, është ndërtuar nga ushtria italiane me tallash si kapanon për argëtimin pas pune. Kështu që s’ka asnjë arsye në botë të rrijë aty si një varreze, ndërkohë që aty është vendi ideal për ndërtimin e Teatrit të Kombit! Sa për muhabetet e zakonshme me lekë, me korrupsion, me kulla, me male e me fusha, ato janë një mjerim për këdo që harxhon kohën duke i bërë!”, i përgjigjet ai një komentuesi. Ai ka publikuar në “Facebook” një mesazh të Jusuf Vrionit (i ndarë nga jeta), i cili në një intervistë thekson se, “si ndërtesë Teatri Kombëtar duhet rrëzuar”. Sipas kreut të qeverisë, Vrioni është një ndër shqiptarët më të sojmë e më të ditur dhe e çmonton thjesht tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar. Sakaq, po në “Facebook”, kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar hyrjen me forcë të Bashës dhe drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve të Kamzës brenda ambienteve të teatrit, duke theksuar se këtë gjë po e bëjnë nga halli. Veliaj thotë se për Tiranën e së ardhmes, projektet në kryeqytet duhet të vijojnë dhe se Pazari i Ri, Parku i Liqenit, Shkolla “Kosova”, Bulevardi i Ri janë një garanci për këtë. Duke iu referuar debatit për Teatrin Kombëtar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se teatri i ri do të bëhet që aktorët dhe artdashësit të kenë një hapësirë dinjitoze. “Një gjë është e sigurt: teatri do të bëhet! Do të respektohen të gjitha procedurat dhe do të kemi një teatër të ri. Siç e dëgjuam edhe nga njerëzit, nuk jetohet vetëm me bukë e ujë, as vetëm me asfalt, por edhe me art e kulturë”, tha ai.

OSBE: Shqipëria të mbrojë lirinë e shtypit

OSBE-ja i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të rishikojë paketën ligjore për shtypin në Shqipëri, për shkak të kufizimeve që projekt-ligji i vë lirisë së shtypit. Duke folur për Zërin e Amerikës,përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e shtypit Harlem Desir, thotë se qeveria e Shqipërisë duhet të mbrojë lirinë e shtypit, aq më tepër tani që vendi po kalon situata të acaruara politike.

Përfaqësuesi i lirisë së shtypit në OSBE, Harlem Deris, i tha Zërit të Amerikës se qeveria shqiptare duhet t’i bëjë ndryshime të tjera ligjit për shtypin.

“Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të mbrojë lirinë e shtypit dhe të shmangë në të ardhmen kufizimin e lirisë së shprehjes për mediat on-line. Projekt-ligji aktual u jep shumë kompetenca agjencive rregulluese AMA ose AKEP që janë mbikëqyrës të sistemit të transmetimeve. Ato nuk duhet të marrin rolin e gjykatësit për rastet e shpifjeve për shembull, ose për raste të tjera që u takojnë gjykatave t’i zgjidhin”.

OSBE-ja tha zoti Desir po punon me qeverinë shqiptare që legjislacioni i ri të ndryshohet në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.

Një nga problemet e tjera me shtypin në Shqipëri, sipas zyrtarit të lartë të OSBE-së,është përqëndrimi i pronësisë së mediave, veçanërisht të televizioneve dhe gazetave kryesore.

Situata aktuale politike në Shqipëri, shton ai, nuk duhet lejuar të ndikojë mbi lirinë e shtypit. Edhe po të ketë kriza politike, siç ndodh në shumë vende, thotë ai, shtypi duhet të jetë i lirë të bëjë punën e tij.

Këto komente përfaqësuesi i OSBE-së i bëri gjatë një seance të organizuar nga Komisioni amerikan i Helsinkit në mjediset e Kongresit lidhur meraportin e fundit të OSBE-së për lirinë e shtypit në 57 vendet anëtare të organizatës. Në bazë të këtij raporti, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti dy gazetarë janë vrarë në detyrë, ndërsa 92 tjerë janë sulmuar e kërcënuar.

Ambasadori britanik në Tiranë: Ndaloni “kapot” të drejtojnë bandat nga qelitë e burgut

Ambasadori britanik në Tiranë Duncan Norman, ka ngritur shqetësimin se bandat kriminale, në shumë raste drejtohen nga burgu.

Në prezantimin e masterplanit për zhvillimin e sistemit të burgjeve, diplomati britanik tha se duhet përmirësuar menaxhimi, me qëllim që gangsterët të mos japin komanda për ushtarët e tyre, dhe të drejtojnë operacione kriminale nga pas hekurave.

Duncan Norman: “Të burgosurit duhet të mbahen të sigurt ndërsa ne duhet të marrim masa që ata të mos drejtojnë operacionet e tyre të krimit të organizuar nga prapa hekurave. Gangsterëve nuk duhet t’u lejohet të japin komanda për ushtarët e tyre. Kur menaxhohet me saktësi, burgjet mund të bëjnë më shumë sesa thjesht të na mbrojnë nga kriminelët, pasi me burgosjen e tij duhet të prishet dhe veprimtaria kriminale e grupit. Presoni është faktor kryesor në luftën kundër krimit të organizuar, një pikë që shpesh anashkalohet.”

U vra dhe u hodh në kanal, sot vjen në atdhe trupi i Festim Latos

Familja e Festim Latos në Vlorë ka hapur dyert e mortit, ndërsa sot në orën 15:00 do të presë në aeroportin e Rinasit trupin e pajetë të 44-vjeçarit që u gjet i vrarë në Holandë ku jetonte prej vitesh.

Festim Lato, president i vetëshpallur i Çamërisë, do të përcillet të shtunën për në banesën e fundit me homazhe të cilat do të mbahen tek “Teatri Petro” në Vlorë.

Autoritetet holandeze konfirmuan dje se trupi që u gjet javën e kaluar në një kanal është i shqiptarit Festim Lato, që ishte vetëshpallur President i Çamërisë. Sipas policisë holandeze ai është vrarë dhe më pas është hedhur në një kanal.

Vitet e fundit, Lato kishte qëndruar në një shtëpi në Afferden. Jashtë shtëpisë së tij duket flamuri i Holandës, Shteteve të Bashkuara dhe Çamërisë. Por në janar të këtij viti pronari e kishte larguar nga banesa, pasi kishte ankesa pasi hynin dhe dilnin shumë persona duke krijuar shqetësim. Ndërsa në prill të këtij viti Lato u deklarua zyrtarisht i falimentuar nga gjykata e Zutphen.

Një 44-vjeçar i larguar në moshë të vogël nga Shqipëria, por që jeta e tij ndryshoi tërësisht duke filluar një jetesë luksoze në Holandë. Festim Latos i ishin vënë pas një numër kreditorësh, pasi bashkëpunonte me biznese që nuk paguanin TVSH. Ishin mediat holandeze që shkruanin se Lato kishte borxhe me kompani dhe individë që shkonin deri në miliona euro, çka mund të jetë bërë shkak për vrasjen e tij.

I vetëshpallur si ‘President i Republikës së Çamërisë’ ai lindi në Vlorë në vitin 1976, ndërsa jetonte në Holandë. Ai e fitoi shtetësinë holandeze, pasi u martua me një turke me shtetësi holandeze.

KPA vendos: Kreu i Gjykatës së Lartë shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi ka kryer procesin e rivleresimit per kreun e Gjykates se Larte, Xhezair Zaganjori ka njoftuar paraditen e sotme vendimin e marre per te. 

Pas rivleresimit, KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra kreun e gjykates se Larte, Xhezair Zaganjori.

Kujtojme se me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit, Komisioneri Publik apeloi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që konfirmoi në detyrë Zaganjorin.

Zaganjori u konfirmua në detyrë në korrik të 2018-ës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por ky vendim u kundërshtua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Ne seancen e fundit, ne KPA, Zaganjori deklaroi se ai kishte paraqitur më shumë se 120 dokumente dhe se nuk mund të gjykojë dot procesin e vettingut, duke theksuar se do i përmbahet ligjit.

 

Zaganjori ne mbyllje te asaj seance tha se nuk ndihet aspak në presion dhe se është dakord për të bërë një reformë tërësore gjyqësore.

Ja cfare deklaroi 

Sigurisht që unë jam shumë i qetë, sepse gjatë gjithë këtij procesi, jam përpjekur të bëj më të mirën që të paraqesë jo vetëm dokumentacionin, por t’iu përgjigjem pyetjeve. Kam paraqitur më shumë se 120 dokumente. Personalisht ndihem shumë i qetë në vetvete.

Duhet të presim që Kolegji i Apelimit të marrë në shqyrtim pretendimet e mia dhe Komisionerit Publik. Si unë si ju do të presim datën 26 për të marrë përgjigje. Unë theksova faktin se gjatë hetimit administrative, edhe gjatë gjykimit në seancë, dokumentet që janë kërkuar nga Komisioneri Publik unë i kam dhënë. Unë paraqita dokumentet dhe menjëherë më datë 10 korrik, disa prej tyre janë cilësuar sikur s’kanë vlerë. Ata kanë vlerë, kanë vula, unë mendoj se duhet të merren në konsideratë. Ai që vendos është Komisioneri Publik.

Detyra e Komisionerit Publik është të mbrojë interesin e publikut dhe në këtë mënyrë duhet  të ngrejë probleme. Ajo që është dokument. Ka më shumë se 1 vit që jam në proces vettingu. Sigurisht që synohet të bëhet reformë dhe ne kemi për detyrë që të respektojmë këtë proces. Unë nuk e ndjej veten në presion.  Gjykata e Lartë nuk funksionon për shkak të proceseve që dihen. Unë do të rri në atë zyrë për sa kohë më lejohet me ligj. Për shkak edhe të funksionit që kam, unë jam munduar që të jem i qartë dhe i drejtpërdrejtë në përgjigjet që kam dhënë. Procesin nuk e vlerësoj dot unë.”, deklaroi Zaganjori.

Konfirmohet shifra, qeveria 25 ditë kohë për të apeluar pagesën e frikshme pas humbjes së gjyqit me Becchetti-n

Autoritetet shqiptare kanë afat deri më 20 gusht për të kundërshtuar vendimin e marrë nga Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, në favor të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe disa kompanive dhe ortakëve të tij, nënës së tij Liliana Condomitti dhe bashkëpunëtorëve Mauro de Renzis dhe Stefania Grigolon, për mbylljen e televizionit “Agon” pak vite më parë.

ICSID, dënoi Shqipërinë me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Vendimi u mor në 24 Prill. DY muaj më vonë, Avokatura e Shtetit njoftoi “fillimin e procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen dhe kontraktimin e avokatit ose të zyrës së avokatisë vendase ose të huaj..” me qëllim “përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të anulimit të një vendimi arbitrazhi në ICSID”.

Anullimi është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një process. Një palë mund të kërkojë anullimin e plotë ose të pjesshm të një vendimi duke u mbështetur së paku në një prej 5 rasteve të parashikuara nga vetë rregullat e ICSID-së: kur trupa gjykuese nuk është formuar në mënyrë korrekte; kur ajo ka tejkaluar hapur pushtetin e saj; kur është konstatuar rast korrupsioni nga një prej anëtarëve; kur është vënë re devijimi nga një prej rregullave bazë të procedurave dhe kur vendimi nuk ka mundur të dëshmojë motivet mbi të cilat është bazuar.

Nuk dihet se në cilën nga këto klauzola, do të mbështetet pala shqiptare në kundërshtimin e vendimit, i cili përfaqëson vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.

Burimi: VOA

“Çfarë pakti bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin?”- Guljelm Radoja-Robert Ndrenikës: Për se u shite miku im?

Aktori i njohur Guljelm Radoja i pozicionuar që në krye të herës kundër shembjes së Teatrit, i është bashkuar sot artistëve dhe qytetarëve në agore në mbrojtje të Teatrit.

Duke këmbëngulur që kauza e Teatrit të mos politizohet ai u bëri thirrje kolegëve që të ruajnë dinjitetin e tyre, pavarësisht natyrës së brishtë ta artistëve, ndonjëherë edhe të manipulueshme.

 

Kështu ai iu drejtua aktorit Robert Ndrenika, duke folur për kthesën që ky i fundit bëri , duke pranuar shembjen  e ndërtesës.

Një nga kolegët e mi i tha dikujt se “unë shkela mbi dinjitetin tim”. Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti? Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë:  Ç’bëra dje?! Sa dinjitoz qesh dje. Pse isha qesharak dje, dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim. Për çfarë? Përse u shite miku im?! Përse u shite kolegu im? Çfarë pakti bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin?”, tha aktori.

E plotë – Zbardhet marrëveshja e opozitës dhe artistëve për teatrin

 TIRANE

Është zbardhur marrëveshja që ka nënshkruar opozita e bashkuar me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Kontrata publike mes artistëve dhe opozitës në sallën kryesore të Teatrit Kombëtar përfshin angazhimin e PD jo vetëm në opozitë me mbështetjen e betejës së Aleancës në Mbrojtje të Teatrit, por edhe në qeveri me mbështetjen e artit dhe të kulturës.

Partia Demokratike angazhohet që, brenda vitit të parë nga momenti kur opozita të jetë në drejtimin e vendit, të rrisë buxhetin për artin dhe kulturën në nivelet më të larta të rajonit. Gjithashtu, PD në qeveri angazhohet që, në konsultim më artistët, të reformojë sektorët e artit dhe të kulturës, nëpërmjet decentralizimit të institucioneve kulturore, reformimin e ligjeve për shpërblimin e drejtë financiarë të artistëve dhe garantimit të të drejtave të autorit.

Artistët dhe opozitarët kanë rënë dakord të mos lejojnë zbatimin e projektit të përzgjedhur nga qeveria për ndërtimin e një Teatri të Ri. Në draft-rezolutë thuhet se të dyja palët jnë zotuar publikisht që t’iu përmbahen pikave të marrëveshjes mes tyre.

Në këtë marrëveshje, shprehet qartë vendosmëria për të mos lejuar projektin aktual për prishje të Teatrit. Ndër të tjera, në këtë marrëveshje saktësohet se brenda 6 muajve nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksit të ish-Qarkut “Skanderbeg”, ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij, do t’i rikthehet me përparësi statusi “Ansambël Monument Kulture”, duke qenë pjesë e Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës.

Po ashtu, thuhet edhe se në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksi i ish-Qarkut “Skanderbeg”, ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij, do t’i nënshtrohen ruajtjes dhe restaurimit të tyre, duke tërhequr në një sipërmarrje të tillë përvojën dhe ekspertizën e arkitektëve dhe ekspertëve të monumenteve të kulturës më të mirë në vend. Në këtë marrëveshje jepen edhe zotime të tjera nga palët që e kanë nënshkruar atë.

DEKLARATA E PLOTË:

DEKLARATË [KONTRATË]

PËR NDËRMARRJEN E NJË ZOTIMI TË PËRBASHKËT PUBLIK

Në Tiranë, sot më 25 Korrik 2019,

Ne, qytetarët dhe artistët e angazhuar për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar,

dhe Partia Demokratike e Shqipërisë,

1.1. Duke e konsideruar ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental, si dhe zonën përreth tij, si pjesë të patjetërsueshme të Qendrës Historike të Tiranës, si dhe me vlera të padiskutueshme historike dhe pjesë të trashëgimisë kulturore;

1.2. Duke qenë krenarë dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe me përgjegjësinë për të ruajtur trashëgiminë tonë historike e kulturore dhe mbrojtur e forcuar vlerat shpirtërore të vendit;

1.3. Duke i vlerësuar si antikombëtare dhe të paligjshme përpjekjet për shkatërrimin e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental;

1.4. Duke mbajtur në konsideratë se rendi kushtetues, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, janë bazat e shtetit shqiptar, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë;

1.5. Duke vlerësuar nevojën urgjente që ka arti dhe kultura për më shumë mbështetje financiare nga Buxheti i Shtetit, ndërtimin e ambienteve të reja në funksion të artit dhe kulturës, si dhe nevojën që ekziston për ruajtjen dhe restaurimin e plotë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar;

1.6. Duke qenë të ndërgjegjshëm se pronat publike janë pasuri e të gjithë qytetarëve, dhe se nuk mund të tjetërsohen, duke cenuar interesin publik, për qëllime fitimi nga biznesi privat;

1.7. Duke e konsideruar miratimin e një ligji të posaçëm për të rregulluar procedurën për realizimin e një projekti publik-privat, konkret dhe individualisht të përcaktuar, si një precedent të rrezikshëm për interesin publik dhe që rrezikon thelbësisht barazinë përpara ligjit dhe lirinë ekonomike;

1.8. Duke mbajtur në konsideratë se mbrojtja e interesit publik dhe e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit, si dhe duke qenë të ndërgjegjshëm se aktualisht jemi në një moment ballafaqimi historik, mes demokracisë shqiptare të rrezikuar dhe totalitarizmit të shfaqur;

1.9. Me vendosmërinë për të kontribuar në ndërtimin e një shteti të së drejtës, dhe një shoqërie demokratike që garanton liritë dhe të drejtat e njeriut, në një sistem politik demokratik që garanton llogaridhënien dhe kufizimin e pushtetit;

DEKLAROJMË

ME PËRGJEGJËSI TË PLOTË PUBLIKE

NDËRMARRJEN E KËTIJ ZOTIMI:

  1. Lidhur me Teatrin Kombëtar:
  2. “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” shpreh vendosmërinë për të vijuar pandërprerje betejën për mbrojtjen e kompleksit shumëfish historik e kulturor, në të cilin funksionojnë aktualisht dy teatrot, ai Kombëtar dhe ai Eksperimental.
  3. Partia Demokratike angazhohet të mbështesë veprimet dhe aksionet e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” për mbrojtjen e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar dhe njëherësh për mbrojtjen e pronës publike të kërcënuar nga tjetërsimi i paligjshëm dhe korruptiv, duke përfshirë ndërmarrjen e çdo aksioni, të duhur e të nevojshëm, ligjor, politik e qytetar.
  4. Brenda 6 muajve nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksit të ish-Qarkut “Skanderbeg”, ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij, do t’i rikthehet me përparësi statusi “Ansambël Monument Kulture”, duke qenë pjesë e Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës.
  5. Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksi i ish-Qarkut “Skanderbeg”, ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij, do t’i nënshtrohen ruajtjes dhe restaurimit të tyre, duke tërhequr në një sipërmarrje të tillë përvojën dhe ekspertizën e arkitektëve dhe ekspertëve të monumenteve të kulturës më të mirë në vend.
  6. Brenda 1 muaji nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të shfuqizojë me përparësi si antikushtetues ligjin nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe i godinës së re të Teatrit Kombëtar”, si dhe çdo akt tjetër ligjor e nënligjor që buron prej tij dhe parashikon tjetërsimin e paligjshëm të pasurisë publike.
  7. Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjor për të garantuar vënien përpara përgjegjësisë penale dhe administrative të të gjithë vendimmarrësve publikë dhe subjekteve private, për përfshirjen në aferën e grabitjes kriminale të truallit të Teatrit Kombëtar, duke u ngarkuar atyre edhe detyrimin për kompensimin e çdo dëmi të shkaktuar.
  8. Lidhur me masat për të garantuar demokracinë funksionale, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik:
  9. Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë çdo iniciativë të mundshme ligjore, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, përfshirë shtesa dhe ndryshime në legjislacionin në fuqi, për të garantuar që çdo investim e zhvillim i realizuar në pronën publike, të tjetërsuar në kundërshtim me ligjin dhe/ose për motive të dyshuara si korruptive, do t’i kthehet publikut nëpërmjet konfiskimit dhe/ose asgjësimit.
  10. Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë çdo veprim ligjor të mundshëm, si dhe do të miratojnë çdo akt ligjor e nënligjor të nevojshëm, që çdo subjekt privat që ka ndërmarrë veprime aktive apo ka bashkëpunuar në shkatërrimin e pronës publike, sipas rasteve të përmenduara në pikën II/1, do të detyrohet sipas ligjit për dëmshpërblimin e dëmit të shkaktuar dhe rehabilitimin e plotë të zonës dhe pasurive publike, nëpërmjet kthimit të tyre në gjendjen e mëparshme.
  11. Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë shumicë politike qeverisëse, me qëllim përmbushjen e plotë të angazhimeve të përmendura në këtë zotim publik, do të ngarkojnë një strukturë të posaçme pranë Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit, për hartimin dhe ndjekjen e një strategjie të plotë ligjore, si dhe ndërmarrjen e çdo veprimi të duhur ligjor, që mundëson njëkohësisht realizimin e angazhimeve si më sipër dhe mbrojtjen e interesit publik.
  12. Partia Demokratike angazhohet të propozojë një reformë ligjore dhe institucionale për rritjen e përfshirjes dhe pjesëmarrës së publikut në vendimmarrje nëpërmjet garancive të mjaftueshme ligjore për konsultimin efektiv me qytetarët dhe realizimin e demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumeve mbi çështje të interesit publik;
  13. Partia Demokratike angazhohet për një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transaprente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.
  14. Lidhur me nevojën për një Reformë të vërtetë në art dhe kulturë:

Brenda 1 viti nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë shumicë parlamentare, në konsultim me komunitetin e artistëve, do të nisë një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës, për reformimin e sektorit të artit dhe kulturës në vend që synon:

  1. Decentralizimin e institucioneve kulturore në dakordësi me komunitetin artistik dhe shndërrimin e institucioneve buxhetore të artit e kulturës në institucione të pavarura publike;
  2. Reformimin e kuadrit ligjor për të garantuar statusin dhe të drejtat e profesionit të artistit, përfshi shpërblimin monetar të tyre;
  3. Garantimin e mbrojtjes efektive të të drejtave të autorit në Shqipëri;
  4. Rritjen e buxheteve për artin dhe kulturën në nivelet më të larta të rajonit.

PËR KËTË QËLLIM:

Palët nënshkruese janë mirëkuptuar për të punuar së bashku dhe të ftojnë të gjithë qytetarët për të kontribuar në përmbushjen e objektivave të përfshira në këtë zotim publik.

Palët nënshkruese angazhohen të informojnë dhe konsultohen me njëra-tjetrën, për mënyrën e përmbushjes në kohë të angazhimeve të përmendura në këtë Deklaratë. Organizatat përfaqësuese të aktorëve, grupet e interesit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, gëzojnë të drejtën të kërkojnë në çdo kohë informacion të plotë, si dhe përmbushjen e këtyre angazhimeve, duke ndjekur çdo mekanizëm dhe duke ndërmarrë çdo veprim që e vlerësojnë të nevojshëm për të garantuar realizimin e tyre.

Një kopje e nënshkruar e kësaj Deklarate [Kontrate] bëhet publike në faqet zyrtare të internetit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, si dhe i bëhet me dije opinionit publik, në format dhe mënyrat më të përshtatshme.

Publikimi i kësaj Deklarate konsiderohet edhe informim me mjete të përshtatshme, i çdo subjekti privat që parashikon të përfshihet në veprime aktive apo të bashkëpunojë në shkatërrimin e ndërtesave dhe zonës përreth Teatrit Kombëtar, duke përfituar pasuri publike, nëpërmjet tjetërsimit të paligjshëm të tyre, sipas arsyetimit kushtetues e ligjor të shprehur në Dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 37/2018 në Kuvendin e Shqipërisë. Çdo veprim i kryer nga tani e në vijim do të konsiderohet ligjërisht si i kryer në keqbesim.

Me garancinë për përmbushjen e plotë të saj, të shprehur nëpërmjet përmbajtjes dhe nënshkrimit publik të kësaj Deklarate:

PALËT E PËRFSHIRA NË KËTË ZOTIM PUBLIK:

Për Partinë Demokratike të Shqipërisë:

Kryetari

Lulzim BASHA

Për Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

Rama i nxori deklaratën për Teatrin, reagon Raimonda Bulku: Mos dhuno kolegët, teatër të ri, por mos shkul të vjetrin

Ka reaguar me nje shenim ne faqen e saj ne Instagram aktorja e njohur Raimonda Bulku, ne pergjigje te postimit te kryeministrit Rama, per nje deklarate te dhene prej saj lidhur me domosdoshmerine nje teatri te ri. 

“Une jam per nje teater te ri, dhe i qendroj deklaratave te mia, por jo ne dhunim te ligjeve, kolegeve, miqve e shokeve te mi! Respekto traditen! Ruaje historine!”- shkruan ajo ne pergjigje te postimit te Rames.

 

Aktorja shpreh keqardhjen qe nuk ndodhet mes kolegeve ne teater, pasi eshte jashte duke mbajtur mbesen, per te cilen deshiron te behet aktore teatri.

Postimi i Bulkut 

Une jam per nje teater te ri, dhe i qendroj deklaratave te mia, por jo ne dhunim te ligjeve, kolegeve, miqve e shokeve te mi!
Respekto traditen!
Ruaje historine!
Nderto teater te ri, jo duke shkulur te vjetrin! Jam larg dhe me vjen keq qe mungoj te jem mes kolegesh ne teater …!!!! Ne krahet e mi mbaj mbesen time qe me mrekullon dhe deshiroj qe te behet aktore teatri….!!!

Pas dëshmisë para prokurorëve belgë, Basha: Taulant Balla duhet të ishte në pranga

Pasi doli nga prokuroria e Krimeve të Rënda, aty ku u pyet nga prokurorët belgë për çështjen e parave në makinat “Toyota Yaris”, kreu i PD-së, Lulzim Basha hodhi akuza të forta ndaj sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla.

Basha tha se kishte dhënë më shumë informacion se kishte bërë publike dhe se Taulant Balla duhej të ishte arrestuar.

“Dhashë informacion më shumë se ç’kam dhënë në publik. Taulant Balla duhej të ishte në pranga. Dhashë informacione të plotë mbi çështjen. Qeveria e Edi Ramës dhe Edi Rama janë kthyer në shërbëtorin nr 1 të pastrimit të parave të drogës dhe krimit.

Gjithçka po kryhet sot është në shërbim të pastrimit të parave dhe krimit, koncesionet tenderat. Gjithçka po bëhet për pastrimin e parave të pista”, tha Basha.

Artan Fuga: “Legjitimiteti i mbrojtësve të Teatrit kundër arbitraritetit të prishësve”

“Asnjë argument që jep qeveria, apo lakej të ndryshëm, nuk i qendron arsyes kur kërkojnë të shkallmojnë ndërtesën e Teatrit Kombëtar!” kështu shkruan përmes një postimi në facebook Akademiku Artan Fuga, ndërsa shton se sulmi mbi ndërtesën e Tetarit kombëtar është dhunë e pastër!



Nga Artan Fuga

Asnjë argument që jep qeveria, apo lakej të ndryshëm, nuk i qendron arsyes kur kërkojnë të shkallmojnë ndërtesën e Teatrit Kombëtar!

Asnjë!

Do të më mjaftonte vetëm një argument, një i vetëm, që të mos ishte një budallallik me brirë, dhe unë do të isha bërë me pushtetin kundër mbrojtësve!

Por, nuk ka asnjë!

Godina e vjetër ?

Restaurojeni!

Skena jashtë standarteve të sotme?

Modifikoheni për standarde të reja dhe për aq sa mundësi krijon! Kur të luani Nabukodonosorin vëreni në skenë atje te konstruksioni i qelbur Turbina, a Hidrocentrali, atje ku as për kopsht zoologjik nuk bën!

Do të urbanizohet i gjithë ai territor?

Gjithçka duhet urbanizuar duke ruajtur vlerat e qytetit që është bërë si memorje budallai, fare bosh, fishkëllimë!

Duhet ruajtur Kalaja, Teatri dhe gjithçkaqë ka kujtesë historike!

Kush do të vejë dorë mbi Teatrin një ditë do të përgjigjet përpara të vdekurve dhe të gjallëve, të gjithë kombit!

E sigurt!

Mos kujtojë njeri se kombi harron!

Mbi gërmadhat e kullave që do të përmbysen aty, te vendi i krimit të shëmtuar, nëse do të ndodhi, një e nga një do të na ftojë atëhere aleanca për Teatrin të vijnë shqiptarët të përmjerin mbi ato gërmadha!

Mijra currila do të rrjedhin mbi to!

Nuk ka qeveri dhe Kuvend – Kopil (pa origjinë legjitime) që të ketë legjitimitet të prishi ndërtesën e Teatrit!

Nuk është i Tiranës ai, ajo ndërtesë, është kombëtare, i takon të gjithë kombit, madje edhe shqiptarëve jashtë kufijve, edhe arbëreshëve, edhe arvanitasve, madje!

Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi kujtesën tonë kombëtare, kush e ka tagrin ta bëjë atë?

Kujtojnë ca qeveritarë qendrorë a lokalë që kanë pushtet për ca vjet se mund të venë dorë mbi historinë e kaluar edhe atë të ardhme të shqiptarëve!

Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi ndërgjgjen shpirtrore të shqiptarëve!

Kush qeveri a kryetar bashkie ka marrë vota për këtë?

Askush!

Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi historinë e kulturës dhe të artit shqiptar?

Ka marrë gjë votat e shqiptarëve tê dikurshëm a të ardhshëm? Aspak! Cfarë e kujtojnë veten? Mos kujtojnë se janë të përjetshëm!

Kush ka të drejtë të flasi në emër të artistëve? Kush e ka kontaktuar Pitarkën, Roshin, Frashërin, Imamin, Prosin, e pa fund mjeshtra të mëdhenj që janë në botën e përtejme dhe na shohin ?

Asnjë argument, asgjë!

Pa legjitimitet!

Prandaj sulmi mbi ndërtesën e Tetarit kombëtar është dhunë e pastër!

Dhunë e pastër e shtetit me forca policore kundër trashëgilisë shpirtrore të kombit!

Ku ka legjitimitet pushteti bashkiak kur votuesit e kanë braktisur në zgjedhje të na “menaxhojë” edhe botën tonë shpirtrore” shekullore?

Një, një, një argument të vetëm po gjetën! Përndryshe është krim, dhunë, shkatërrim!

Poqese një ushtri e huaj do të kishte guxuar ta bënte këtë gjithë kombi sot do të ishte këtu!

Do të mblidhej këtu!

Këtu!

Këtu!


Send this to a friend