VOAL

VOAL

Muelleri mbron hetimin ndaj Rusisë: Stone kreu krime federale

Ish-Prokurori i Posaçëm Robert Mueller mbrojti me forcë hetimin që ai ka kryer mbi lidhjet e mundshme mes Rusisë dhe zyrtarëve të fushatës presidenciale të zotit Donald Trump gjatë vitit 2016, në një opinion të publikuar të shtunën në gazetën “Washington Post”. Ai shkruante se hetimi kishte një “rëndësisë thelbësore” si dhe pohonte se aleati i zotit Trump, Roger Stone “mbetet një shkelës ligji i dënuar”, pavarësisht vendimit të presidentit për t’i ulur atij dënimin.

Opinioni i publikuar në “Washington Post” shënon deklaratën e parë publike të zotit Mueller mbi hetimin që nga paraqitja e tij përpara Kongresit korrikun e kaluar. Ajo përfaqëson mbrojtjen e tij më të fortë të hetimit dy-vjeçar, rezultatet e së cilës janë sulmuar shpesh. Zoti Mueller tha që megjithëse ai kishte për qëllim që raporti i tij prej 448 faqesh të fliste vetë, u ndje i detyruar siç tha t’u përgjigjej “pretendimeve të gjera se hetimi ishte i paligjshëm, se motivet tona ishin të papërshtatshme si dhe pretendimeve specifike se Roger Stone ishte viktimë e zyrës sonë“. Komentet e zotit Mueller duket se i referoheshin zotit Trump, i cili jo për herë të parë të shtunën, e cilësoi hetimin “gjueti politike shtrigash dhe mashtrimi i Muellerit“.

Hetimi ndaj Rusisë kishte një rëndësi tejet të madhe. Stone u ndoq penalisht dhe u dënua sepse kreu krime federale. Ai mbetet një shkelës ligji i dënuar dhe ky ishte një vendim i drejtë“, shkruante zoti Mueller.

Në paraqitjen e tij të parë publike pas përfundimit të hetimit, zoti Mueller kishte thënë se ai shpresonte që raporti i tij të fliste vetë. Edhe gjatë dëshmisë së tij të mëvonshme përpara ligjvënësve të Dhomës së Përfaqësuesve ish-Prokurori i Posaçëm u tregua i kujdesshëm të mos shkonte përtej gjetjeve të raportit ose të ofronte prova të reja.

Por kjo qasje e rezervuar krijoi një boshllëk për të tjerët, përfshirë Departamentin e Drejtësisë, për t’i vënë vulën punës së tij. Përpara publikimit të raportit, Prokurori i Përgjithshëm William Barr lëshoi një dokument përmbledhës me katër faqe, për të cilin zoti Mueller tha se, nuk kapur siç duhet peshën e gjetjeve të ekipit të tij. zëri i amerikës

Presidenti Trump ul dënimin për mikun e tij Roger Stone

Presidenti Donald Trump i telefonoi Roger Stone për ta informuar ndihmësin e tij të vjetër politik se ai do të pakësonte dënimin e tij për krime që lidhen me hetimin për Rusinë, i tha zoti Stone agjencisë Associated Press të premten, vetëm disa ditë para se ai do të duhet të paraqitet në burg.

Shtëpia e Bardhë më vonë konfirmoi uljen e dënimit në një deklaratë, duke thënë se zoti Stone ishte viktimë e hetimit “mashtrues” për Rusinë.

Masa, edhe pse nuk shkon deri në një falje të plotë, sigurisht që alarmon kritikët që prej kohësh kanë protestuar kundër ndërhyrjeve të përsëritura të presidentit në sistemin e drejtësisë së vendit.

Duke hedhur shampanjën

“Presidenti më tha se mendon se gjykimi im ishte i padrejtë,” i tha Stone agjencisë AP-së në një telefonatë nga Fort Lodërdej në Florida. Stone tha se ai shprehu mirënjohjen e tij dhe po feston me shampanjë.

Stone ishte dënuar në shkurt me tre vjet dhe katër muaj burg për deklarata të rreme në Kongres,përgjimin e dëshmitarëve dhe pengimin e hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve nëse fushata Trump bashkëpunoi me Rusinë për të fituar zgjedhjet e vitit 2016. Ai ishte caktuar të paraqitej në burg të martën. zëri i amerikës

Biden përshëndet rifillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi; bën thirrje për bashkërendim me evropianët

Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në një deklaratë të publikuar të premten, kandidati i pritshëm i demokratëve në zgjedhjet presidenciale thotë se ky vendim është një hap i rëndësishëm përpara në rajon.

“Një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çonte në njohjen e ndërsjelltë, ruajtjen e sovranitetin dhe integritetit territorial të dy vendeve dhe forcimin e institucioneve të tyre demokratike, është kritike që Kosova dhe Serbia të avancojnë përpara,” shkruan zoti Biden. Kjo zgjidhje, shprehet më tej ish-nënpresidenti amerikan, do të forconte sigurinë dhe begatinë e të dy vendeve dhe çonte përpara aspiratat e tyre për antarësim në Bashkimin Evropian dhe institucionet ndërkombëtare.

Arritja e këtij synimi, vazhdon zoti Biden, kërkon bashkëpunim transatlantik. Partneriteti mes SHBA dhe Evropës kërkon angazhimin e të gjitha palëve, si dhe përfshirjen dhe udhëheqjen e Amerikës. Ish-nënpresidenti amerikan kritikon administratën Trump se “nuk ka arritur të bashkërendojë me emisarët evropianë, të cilët kanë ndërmjetësuar dialogun mes dy vendeve për afro një dekadë” gjatë planifikimit të takimit të qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

“Megjithëse takimi u anulua, partnerët tanë evropianë dëgjuan një mesazh të qartë. Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë me partnerët evropianë, jo t’u kthejnë atyre shpinën. Kjo është shpresa më e mirë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme që do të hapte një të ardhme më të paqtë, më të begatë dhe evropiane për të dy vendet,” shkruan zoti Biden.

Joe Biden, i cili pritet të marrë emërimin e demokratëve si kandidat presidencial në kuvendin e partisë në gusht, shkruan se nëse zgjidhet president, “administrata ime do të punojë për paqen dhe sigurinë në Evropën juglindore dhe do të bashkëpunojë me partnerët e BE-së për ta bërë këtë ëndërr realitet”. Ai u bën thirrje udhëheqësve të dy vendeve të përqafojnë “shpirtin e kompromisit dhe ripajtimit në këto bisedime, duke ditur se kanë mbështetjen e plotë të popullit amerikan”.

Përfaqësuesi i Presidentit Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell reagoi menjëherë ndaj deklaratës duke e akuzuar zotin Biden se po e politizon procesin e dialogut mes dy vendeve. Me këtë akt, shkruan Ambasadori Grenell në një seri postimesh në Twitter, ai garanton “se asgjë nuk do të avancojë para zgjedhjeve të nëntorit dhe se populli i Kosovës dhe Serbisë do të detyrohen të presin përsëri që të mos përdoren nga politikanët”.

“Në dallim nga taktika e llafeve pa vepra e Biden-it,” shprehet më tej zoti Grenell, “administrata Trump është e përqëndruar tek hedhja e hapave të parë të rëndësishëm të normalizimit ekonomik mes dy vendeve”.

“Populli i Kosovës dhe ai i Serbisë e dinë se nuk ka krahasim mes tetë vjet premtimesh boshe të administratës Obama-Biden dhe veprave të administratës Trump”.

Zoti Grenell përmend marrëveshjet për transportin ajror, hekurudhor e rrugor mes dy vendeve të arritura me angazhimin amerikan si shembull se administrata Trump ka arritur “rezultate të dëshiruara prej kohësh dhe Joe Biden vetëm vazhdon e flet, ashtu siç ka bërë për 40 vjet në Uashington”. Joe Biden, shkruan më tej Ambasadori Grenell, ka qenë gabim në thuajse çdo vendim të rëndësishëm të politikës së jashtme, prandaj “nuk ka asgjë për t’u çuditur që ai përsëri ofron vetëm fjalë e premtime boshe për popullin e Kosovës e Serbisë”.

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë ishin në plan të takoheshin në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për bisedime me ndërmjetësimin e SHBA. Takimi u anulua pas njoftimit për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit Thaçi nga Prokurori i Specializuar në Hagë.

Ambasadori Grenell është shprehur se së shpejti do të caktohet një datë e re e takimit, ndërsa ka shprehur mbështetje për përpjekjen e evropianëve për rifillimin e bisediemeve. zëri i amerikës

Pompeo: SHBA kurrë nuk do ta harrojë tragjedinë në Srebrenicë

Srebrenicë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dërgoi mesazhin e tij sot në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, në të cilin tha se pas 25 vitesh ata kanë detyrim të ndërtojnë një të ardhme më të qetë dhe të prosperuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se sot po shënojmë një përvjetor të trishtuar, 25 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë angazhuar të mos e harrojnë kurrë këtë tragjedi. Ne e ndajmë pikëllimin me familjet që kërkuan pa pushim drejtësi për 8 mijë jetët e humbura të pafajshme gjatë gjithë këtyre viteve”, tha Pompeo.

Pompeo tha se SHBA qëndron pranë “miqve të saj të shkëlqyer në BeH”.

“Një gjeneratë e tërë është rritur që nga ajo ditë e tmerrshme. Ata prej nesh që mbajnë mend atë që ndodhi një çerek shekulli më parë, kanë detyrim të ndërtojnë një të ardhme më të qetë dhe të prosperuar në demokraci. Të ndërtojmë një të ardhme që do të jetë e mirë për të gjithë popujt, pavarësisht racës dhe fesë dhe të bashkohemi në vlerat e përbashkëta të bazuara në të drejtat e individëve”, tha Pompeu duke shtuar:

“Të bëjmë që e ardhmja, me shumë mësime nga Srebrenica të mbahet mend dhe të mos përsëritet kurrë, të jetë një dritë. Sot, SHBA shpreh përkushtimin e saj për këtë qëllim së bashku me partnerët e saj në Bosnjë e Hercegovinë dhe në botë”.

Kujtojmë se më shumë se 8.000 meshkuj muslimanë boshnjakë u vranë pasi forcat serbe sulmuan “zonën e sigurt” të Srebrenicës në korrik të vitit 1995, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuara për të vepruar si paqeruajtës ndërkombëtarë.

Gjykata Supreme e SHBA: Trumpi duhet t’ia dorëzojë Prokurorisë deklaratat e taksave

Gjykata e Lartë e SHBA e bëri të qartë të enjten se një prokuror i qytetit të Nju Jorkut ka të drejtë të shikojë të dhënat financiare të Presidentit Donald Trump, por vendosi të mos lejojë, të paktën tani për tani, që Dhoma e Përfaqësuesve e drejtuar nga demokratët, të marrë të dhëna të ngjashme financiare.

Të dyja vendimet, të marra me shtatë vota pro dhe dy kundër, ishin hartuar nga kreu i Gjykatës së Lartë John Roberts.

Njëri vendim nënkupton se kërkesa e bërë në adresë të firmës së kontabilitetit Mazars LLP, e përdorur nga Presidenti Trump, që ajo t’i dorëzojë një jurie të madhe dokumentet e ndryshme financiare të Presidentit, si pjesë e një hetimi kriminal, duhet të zbatohet.

Por Gjykata e Lartë la mënjanë vendimin e rëndësishëm nëse tre komisione të Dhomës së Përfaqësuesve mund të marrin gjithashtu, kundrejt kërkesës zyrtare, dokumentet financiare të Presidentit Trump.

Ajo praktikisht rrëzoi vendimet e gjykatave më të ulëta që përcaktonin se disa komisione të kongresit të drejtuara nga demokratët kanë të drejtë të marrin dokumentete financiare të presidentit.

Gjykata e Lartë ua ktheu këtë çështje gjykatave më të ulëta për rishqyrtim, gjë që shënon një fitore të përkohshme për Presidentin Trump.

Presidenti Trump, i cili nuk ka ndjekur praktikën e kandidatëve të tjerë presidencialë, duke refuzuar të bëjë publike dokumentet tatimore gjatë fushatës së vitit 2016, është përpjekur të bllokojë publikimin e dokumenteve të tij financiare.

Disa komisione të Dhomës së Përfaqësuesve kishin kërkuar të dhëna për këto dokumente nga dy banka, Capital One dhe Deutsche Bank, si dhe nga firma e kontabilitetit Mazars USA.

REAGIMET

Menjëherë pas vendimeve, Presidenti Trump reagoi në Twitter:

“Gjykatat në të kaluarën kanë dhënë vendime që respektonin gjerësisht pozitën e presidentit. POR PËR MUA JO! “Gjykata e Lartë e rikthen çështjen në Gjykatën e Ulët, argumentimet do të vazhdojnë. E gjitha kjo është një përndjekje politike. Fitova ndaj Gjuetisë së Shtrigave të Muellerit dhe të tjerëve, dhe tani më duhet të vazhdoj të luftoj në një Nju Jork të korruptuar politikisht. E padrejtë ndaj kësaj Presidence ose Administrate!”

Reagoi gjithashtu prokurori i distriktit të Manhatanit në Nju Jork, Cy Vance, Jr:

“Kjo është një fitore e jashtëzakonshme për sistemin e drejtësisë të vendit tonë dhe për parimin mbi të cilin ajo bazohet që, askush – madje as presidenti – nuk është mbi ligjin. Hetimi ynë, i cili u vonua për gati një vit për shkak të këtij procesi gjyqësor, do të rifillojë, i orientuar si gjithmonë nga detyrimi solemn i jurisë së madhe për të ndjekur ligjin dhe faktet, kudo ku ato mund të çojnë”.

ÇËSHTJA KRYESORE, NDARJA E PUSHTETEVE

Çështja kryesore që shqyrtuan gjyqtarët kishte të bënte me ndarjen e pushteteve midis degëve të qeverisë federale dhe kompetencave të Kongresit për të hetuar një president.

Avokati i zotit Trump, Patrick Strawbrige, tha gjatë argumentimit të çështjes në muajin maj se kërkesat për dokumentet financiare nuk i shërbenin ndonjë qëllimi me rëndësi dhe se ligjvënësit nuk duhet të kenë autoritet të pakufizuar për të hetuar një president.

Ndërkaq, disa gjykata të nivelit më të ulët Nju Jork dhe Uashington dhanë vendime kundër Presidentit Trump në çështjen e kërkesës për dokumentet financiare.

Gjyqtari Jon O. Newman i Gjykatës së Apelit për Qarkun e Dytë të Nju Jorkut shkruante:

“Interesat e komisionevetë Kongresit për të ushtruar funksionet e tyre kushtetuese dhe legjislative janë një interes publik shumë më i rëndësishëm se çfarëdo interesi tjetër …”.

Jay Sekulow, një tjetër avokat i zotit Trump, argumentoi para Gjykatës së Lartë në muajin maj se presidenti gëzon “imunitet të përkohshëm kushtetues” nga ndjekja penale gjatë kohës që shërben në detyrë dhe se prokurori i qarkut të Nju Jorkut nuk ka asnjë autoritet për të hetuar zotin Trump.

Carey Dunne, këshilltar i përgjithshëm për prokurorin e qarkut të Manhatanit, tha se presidentët, ndërsa gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, ata nuk përjashtohen nga kërkesat që të dorëzojnë dokumente. Për më tepër tha zoti Dunne, të dhënat që kërkon zyra e tij i takojnë periudhës përpara mandatit të Presidentit Trump dhe nuk mbrohen nga privilegji ekzekutiv.

“Ekziston një rrezik që presidentët amerikanë dhe palë të treta pa dashje të dalin mbi ligjin”, tha ai.

Gjykata e Larta e ka trajtuar edhe në të kaluarën çështjen nëse një president në detyrë duhet të përmbushë një kërkesë ligjore për dokumente.

Në vitin 1973, gjykata vëndosi njëzëri kundër Presidentit Richard Nixon në çështjen që lidhej me dorëzimin e regjistrimeve audio të Shtëpisë së Badhë tek një prokuror special. Gjykatësit po ashtu morën një vendim të njëzëshëm kundër Presidentit Bill Clinton në vitin 1997, duke lejuar një proces gjyqësor në ngarkim të presidentit për ngacmim seksual.

Gjatë argumenteve me gojë në muajin maj, të nëntë gjyqtarët lanë shumë pak të kuptohet se çfarë ane do të mbajnë për çështjet e ngritura para tyre.

Ndërsa vendimet e gjykatës së ulët kundër zotit Trump erdhën mes procesit për shkarkimin e tij nga Dhoma e Përfaqësuesve nën akuzat për pengim të drejtësisë dhe abuzim pushteti, akuza për të cilat Senati e nxori të pafajshëm, vendimi i Gjykatës së Lartë vjen ndërsa vendi është vetëm pak muaj para se të vendosë nëse do të rizgjedhë zotin Trump për një mandat të dytë presidencial, apo rivalin e tij, ish Zëvendës Presidentin Joe Biden. zëri i amerikës

Biden propozon mbi 700 miliardë dollarë për fushatën “Bleni produkte Amerikane”

Marrë nga Associated Press

Kandidati i demokratëve për President, Joe Biden njoftoi një propozim ekonomik për ndryshimet e rregullave të shpenzimeve të qeverisë federale për të forcuar industrinë amerikane të prodhimit dhe firmat e teknologjisë. Ky pritet të jetë një nga objektivat që ai do të promovojë në fushatën presidenciale këtë vjeshtë.

Ish nënpresidenti Biden bëri thirrje për 400 miliardë dollarë, një rritje katërvjeçare në blerjen nga qeveria të mallrave dhe shërbimeve amerikane, plus 300 miliardë dollarë për hulumtime dhe zhvillime të reja në sektorin amerikan të teknologjisë.

Në mesin e politikave të tjera që ai pritet t’i njoftojë të enjten, është edhe propozimi për forcimin e ligjeve aktuale të “Blerjes së produkteve Amerikane” nga të cilat duhet të përfitojnë firmat amerikane, por që mund të shmangen lehtësisht nga agjencitë qeveritare.

Një përmbledhje e propozimeve ekonomike e publikuar nga fushata e zotit Biden gjithashtu thekson premtimet e tij të gjata për të forcuar të drejtat për negociata kolektive të punëtorëve dhe shfuqizimin e stimujve në formë të taksave të ulëta për korporatat që zhvendosin vendet e punës jashtë vendit.

“Ky do të jetë mobilizimi më i madh i investimeve publike në prokurim, infrastrukturë, hulumtim dhe zhvillim që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press këshilltari i lartë i fushatës së zotit Biden, Jake Sullivan.

Ish nënpresidenti do të diskutojë propozimet të enjten para punonjësve të një fabrike metali në Dunmore të Pensilvanisë. Ky do të jetë i pari në një seri fjalimesh që zoti Biden planifikon të mbajë ndërsa zhvendos linjën e tij të sulmit ndaj Presidentit Donald Trump në fushën e ekonomisë. Ky terren politik konsiderohej një avantazh i qartë i Presidentit republikan përpara se ekonomia të goditej nga pasojat e pandemisë së koronavirusit që çuan në nivele të larta të papunësisë që i afrohen shifrave të regjistruara në kohën e Depresionit të Madh ekonomik.

Një theks i rëndësishëm në industrinë e prodhimit dhe politikën mbi të drejtat e punëtorëve nuk është rastësi. Biden dëshiron të shfrytëzojë lidhjet e tij me sindikatat dhe të theksojë pretendimet e bëra shpesh se ai mund të fitojë votuesit e klasës punëtore që nxitën fitoren e papritur të Presidentit Trump katër vjet më parë.

Biden do të vazhdojë në javët e ardhshme me një plan energjetik për të luftuar ndryshimin e klimës dhe një paketë të tretë ekonomike për ta bërë më të përballueshme për punonjësit amerikanë kujdesin për fëmijët dhe të moshuarit.

Republikanët e kanë bërë të qartë se ata do të sulmojnë zotin Biden në fushën e tregtisë dhe ekonomisë, duke e lidhur atë me klasën politike të demokratëve si një mjet të së majtës ekstreme për rritjen e taksave dhe pjesëmarrjen në dekada të politikave tregtare që goditën rëndë punëtorët amerikanë. Presidenti Trump gjithashtu e ka kritikuar zotin Biden duke e quajtur “të dobët për Kinën”.

Presidenti Trump dhe zoti Biden e kanë kritikuar Kinën për praktikat e saj të padrejta tregtare, por zoti Biden akuzon Presidentin Trump se po nxit një luftë tregtare me një fuqi ekonomike për të cilën ai “nuk ka një plan” për të fituar.

Për momentin, Biden nuk ka dhënë hollësi se si do të paguante për shpenzimet e reja që ai i ka propozuar. Këshilltarët e tij thanë se ai ka identifikuar burimet e të ardhurave për të gjitha propozimet për shpenzimet e vazhdueshme por jo për ato të njëhershme ose për investimet afatshkurtra si propozimi i tij për të shpenzuar 700 miliardë dollarë në prokurim dhe hulumtim. Kjo ngre mundësinë që Biden të deklarojë se shpenzimet do të rrisin defiçitin buxhetor, por ato kanë për qëllim të stimulojnë ekonominë në vështirësi. zëri i amerikës

Mbi 3 milionë njerëz me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara

Mariama Diallo

Rritja e koronavirusit në Kaliforni detyroi Guvernatorin demokrat Gavin Newsom, të urdhërojë bllokime të pjesshme në rreth një të tretën e 58 qarqeve të shtetit.

Asambleja e këtij shteti, e planifikuar të kthehej nga pushimet e verës javën e ardhshme, është gjithashtu e mbyllur pa afat. Kjo është e papranueshme për disa republikanë.

Thjesht nuk është një zgjidhje e qëndrueshme mbyllja për një kohë të pacaktuar e degës legjislative të qeverisë. Ka njerëz në të gjithë shtetin që varen nga puna që ne bëjmë, e lidhur drejtpërdrejt me trajtimin e çështjeve të shëndetit publik, me COVID-19tën dhe çështjet që prekin ekonominë dhe jetën e njerëzve“, thotë Kevin Kiley, anëtar republikan i Asamblesë në Kaliforni.

Në Florida, një shtet tjetër i goditur rëndë, Guvernatori republikan Ron DeSantis thotë se ka institucione mjekësore në të gjithë shtetin të gatshëm për të trajtuar fluksin e rasteve të koronavirusit.

“Në Floridan jugore tani keni Qendrën e Kujdesit në Miami. Ju keni një tjetër në Broward që është vetëm për COVID-in. Pastaj keni dy në Palm Beach County që janë vetëm për COVID-in. Pra, ky është një numër mjaft domethënës i shtretërve që duhet të jenë në gjendje të kujdesen për njerëzit që rezultojnë me sëmundjen COVID“, tha Ron DeSantis, Guvernator i Floridas.

Të martën, ligjvënësit demokratë në Florida kritikuan përgjigjen e guvernatorit ndaj pandemisë duke thënë se refuzimi i tij për të lëshuar urdhra në të gjithë vendin për veshjen e maskave dhe mbylljen e plazheve është duke vrarë banorët e Floridas dhe po përhap sëmundjen.

Florida ka patur mesatarisht më shumë se 8’500 raste të reja në ditë të konfirmuara gjatë javës së kaluar, gati tetë herë më shumë se mesatarja e një muaji më parë.

Në Arizona gjithashtu ka një kërkesë rekord për shtretër spitalorë.

Nuk po shohim ulje të kurbës. Dua të them se duket se çdo ditë ka një nivel të ri rekord të rasteve krejt të reja me COVID-19 në shtetin e Arizonës“, thotë Dr. Matt Heinz, Qendra Mjekësore në Tucson.

Teksasi është bërë një nga shtetet amerikane të goditura më rëndë nga pandemia e koronavirusit. Më shumë se 10’000 raste të reja vetëm të martën … një rekord që nga fillimi i pandemisë.

Por, pavarësisht urdhrave të shtetit, shumë vendas, si spektatorët në rodeo, ende refuzojnë rregulloret e distancimit fizik dhe veshjen e maskave për fytyrën.

Sepse unë jam amerikan dhe ndjej se duhet të jem në gjendje të bëj atë që dua. Unë paguaj taksat e mia. Do të jetoj i lirë; unë dua të jem i lirë“, thotë një spektator në një rodeo.

Për shkak se është kundër të drejtave tona kushtetuese; ata nuk duhet të jenë në gjendje të më diktojnë çfarë të vesh“, thotë një spektatore.

Por, një ekspert kryesor amerikan i sëmundjeve infektive paralajmëron se pas festimeve të Ditës së Pavarësisë të fundjavës së kaluar, numri i rasteve të koronavirusit mund të rritet ndjeshëm.

Jemi në një nga pjesët më të këqija të epidemisë. Ky është fillimi. Do të dyfishohen në dy javët e ardhshme dhe më pas do të dyfishohen përsëri javën pas kësaj“, thotë Dr. Peter Hotez, ekspert i sëmundjeve infektive.

Por, grupi i punës i Shtëpisë së Bardhë COVID-19 i shikon gjërat ndryshe.

Po shohim realisht indikacione të hershme për nivelimin e përqindjes së rasteve pozitive në Arizona, Florida dhe Texas. Guvernatorët në secilin prej këtyre shteteve kanë ndërmarrë hapa të fortë për ta rrafshuar kurbën“, tha Mike Pence, Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara.

Komentet e Nënpresidentit Mike Pence vijnë ndërsa Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përgatiten të japin udhëzime të reja për rihapjen e shkollave në vjeshtë.

Facebook heq 54 llogari të ish-bashkëpunëtorit të Presidentit Trump

Marrë nga Reuters

Platforma e medias dixhitale, Facebook hoqi të mërkurën 50 llogari personale dhe profesionale të Roger Stone, një bashkëpunëtor i vjetër i Presidentit Donald Trump, i cili javën e ardhshme pritet të paraqitet në burg për të vuajtur dënimin.

Facebook tha se zoti Stone dhe bashkëpunëtorët e tij, përfshirë një përkrahës të njohur të grupit të djathtë “Proud Boys” në shtetin Florida, kishin përdorur llogari me emra të sajuar për të promovuar librin dhe komentet e Roger Stone.

Platforma dixhitale mori masa kundër zotit Stone në të njëjtën ditë që hoqi nga qarkullimi llogaritë e personave që punojnë për familjen e Presidentit brazilian Jair Bolsonaro dhe dy rrjeteve të tjera që kanë lidhje me makinacione politike në Ekuador dhe Ukrainë.

Nathaniel Gleicher, kreu i politikave të Facebook-ut për sigurinë kibernetike, tha se heqja e këtyre llogarive synon të tregojë se duhet të ndalen ekzagjerimet artificiale të famës apo ndikimit në median sociale me qëllim që të sigurosh përfitime politike, edhe në rastet kur personat që përfitojnë janë individë me lidhje të forta.

“Nuk ka rëndësi se çfarë thonë, nuk ka rëndësi se kush janë,” tha zoti Gleicher për agjencinë e lajmeve Reuters para se të bëhej njoftimi në blogun e kompanisë. “Parashikojmë se do të ketë aktorë të tjerë politikë që shkelin rregullat dhe organizojnë fushata të koordinuara me manipulime për të ndikuar tek debati publik”.

Hiqen 54 llogari

Zyrtarët e kompanisë Facebook thanë se kishin hequr llogaritë personale të zotit Stone nga Facebook-u dhe Instagram-i si dhe faqen e tij në që kishte 141 pasues. Gjithsej Facebook-u hoqi 54 llogari dhe faqe për sjellje të papërshtatshme dhe për krijimin e llogarive të rreme. Llogaritë kishin shpenzuar më shumë se 300 mijë dollarë për reklama gjatë javëve të fundit, sipas njoftimit të Facebook-ut.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Mark Zuckerberg u informua para zbatimit të masave, thanë zyrtarët.

Pritet që këto veprime të revoltojnë më tepër Presidentin Trump dhe konservatorë të tjerë, të cilët e akuzojnë Facebook-un se po u mbyll gojën pasuesve të krahut të djathtë. Muajin e kaluar, Facebook-u hoqi një reklamë të fushatës për rizgjedhje të Presidentit Trump, pasi në të përfshihej një simbol nazist. Kompania u zotua t’u ofronte përdoruesve fakte kur Presidenti Trump apo kushdo tjetër të ngrinte këtë temë për diskutim.

Platforma Facebook është ndeshur me presion nga aktivistë për të drejta civile dhe grupe të tjera, ndërkohë që kompani të shumta po e bojkotojnë Facebook-un duke mos postuar reklama në këtë platformë, deri kur të heqë mesazhet përçarëse apo të urrejtjes që shfaqen në llogari të ndryshme.

Roger Stone u shpall fajtor vitin e kaluar për presion ndaj dëshmitarëve dhe dëshmi të rreme para Kongresit gjatë hetimeve për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016.

Zoti Stone nuk i është përgjigjur kërkesës së agjencisë së lajmeve Reuters për komente. Ai tha për faqen elektronike të kahut të djathtë, Gateway Pundit: “Po ekspozojmë lojën e pisët që u luajt për të më dënuar mua, gjëra shumë të thella, shumë të qarta gjatë gjyqit kundër meje, prandaj duan të na mbyllin gojën. Do ta mësojnë shumë shpejt se mua nuk më hesht dot njeri”.

Në prill u bënë publike dokumentet e FBI-së për të hetuar zotin Stone. Sipas FBI-së një ndihmës i zotit Stone u kishte thënë hetuesve të FBI-së në 2018 se “ai bleu rreth 200 llogari të rreme në Facabook për këtë punë”.

Kompania Facebook tha se kishte analizuar llogaritë e zotit Stone, duke u nisur nga dokumentet e FBI-së. Por platforma dixhitale tha se departamenti i Facebook-ut që merret me kontrolle për llogari të rreme kishte filluar që më parë një analizë të faqeve të zotit Stone, pasi kishte marrë sinjale nga një ekip tjetër i Facebook-ut që ndjek organizata të rrezikshme dhe po ndiqte aktivitetin e organizatës “Proud Boys”.

Ndalohet organizata “Proud Boys”

Kompania Facebook e ka etiketuar organizatën “Proud Boys” si grup të rrezikshëm dhe ndaloi informacionin e saj në 2018. Anëtarët e saj janë akuzuar për akte të dhunshme në shumë raste dhe kohët e fundit janë përfshirë në përleshje me protestuesit kundër racizmit.

Një nga llogaritë që kanë lidhje me “Proud Boys” operohej nga Jacob Engels, tha Facebook-u. Zoti Stone deklaroi vjet se Jacob Engels mund të postojë komente në Instagram në emër të tij dhe se ai ka qasje në telefonin e tij celular.

Engels, i cili poston në faqe eletronike të ekstremit të djathtë, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se nuk është anëtar i organizatës “Proud Boys” por ka operuar brenda grupit për t’i studiuar.

Analisti i kompanisë Graphika, Ben Nimmo, specialist për dizinformimin, tha se rrjeti i Roger Stone ka qenë aktiv më së shumti gjatë viteve 2016 dhe 2017, kryesisht duke komentuar për emailet e demokratëve të publikuara nga Wikileaks, në kuadër të përpjekjeve të Rusisë për të ndërhyrë në procesin zgjedhor.

Shumë prej këtyre llogarive më pas u hoqën dhe gjatë javëve të fundit ato që mbeten duken të përqëndruara tek përpjekjet e zotit Stone për të siguruar falje të dënimit nga Presidenti Trump, sipas zotit Nimmo.

“Llogaritë e sajuara u bënin jehonë ose reklamë librave, faqes elektronike apo komenteve të ndryshme të Roger Stone,” thotë Ben Nimmo.

Roger Stone ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar falje nga presidenti para se të paraqitet në burg, ku sipas familjes, ai shqetësohet se do të infektohet me COVID-19. Presidenti Trump ka thënë se zoti Stone nuk u trajtua drejt gjatë gjykimit. Prokurori i Përgjithshëm amerikan ka ndërhyrë për të kërkuarnjë denim më të lehtë, gjë që rezultoi në dorëheqjen nga çështja të katër prokurorëve karriere në Departamentin e Drejtësisë. zëri i amerikës

Drejtori i FBI-së: Kina, kërcënimi më i madh për SHBA-në

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, tha se aktet e spiunazhit dhe vjedhjes nga Qeveria e Kinës paraqesin “kërcënimin më të madh afatgjatë” për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara.

Duke folur para Institutit Hudson në Uashington, ai tha se Kina bën fushatë shumëpalëshe të përçarjes.

Sipas tij, Kina ka nisur t’i shënjestrojë shtetasit kinezë që jetojnë jashtë vendit, duke i detyruar të kthehen.

“Bëhet fjalë për rivalë politikë, disidentë dhe kritikë që përpiqen t’i ekspozojnë shkeljet e gjera të të drejtave të njeriut në Kinë”, tha Wray.

Wray po ashtu tha se Kina po punon për të prishur studimet amerikane të koronavirusit.

“Rreziqet nuk mund të jenë më të larta”, tha ai.

“Kina është e angazhuar në një përpjekje për t’u bërë superfuqia e vetme në botë me çdo mjet të nevojshëm”, shtoi Wray.

Adresimi i tij vjen në kohën e tensioneve të larta midis SHBA-së dhe Kinës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka fajësuar vazhdimisht Kinën për shpërthimin e pandemisë së koronavirusit, edhe pse autoritetet kineze i kanë hedhur poshtë akuzat.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha këtë javë se administrata po shikonte ndalimin e aplikacioneve kineze, përfshirë TikTok-un që është mjaft popullor.

Aplikacionet “shërbejnë si mjete shtesë të mbikëqyrjes për Partinë Komuniste të Kinës”, tha Pompeo. rel

Grenell: Asnjëherë nuk kemi besuar në marrëveshje të shpejtë Kosovë – Serbi

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, tha se Shtetet e Bashkuara asnjëherë nuk kanë besuar në një marrëveshje të shpejtë midis Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetin social twitter, ai u shprehu mbështetje synimeve evropiane për rifillimin e bisedimeve ndërmjet të dyja palëve.

Jemi të kënaqur të shohim se Evropianët do të mbajnë një takim me 10 korrik për diskutime të mëtejme me Kosovën dhe Serbinë. Ne u ofrojmë mbështetjen tonë të plotë dhe jemi mirënjohës për udhëheqjen e tyre. Shpresojmë që çështja e rëndësishme e liberalizimit të vizave të përmbyllet në këtë takim”, shkroi ai.

Të premten me 10 korrik, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të zhvillojnë një video konferencë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, të cilët të dielën në Bruksel do të ulen përballë njëri tjetrit në takimin e parë mes palëve që nga vjeshta e vitit 2018.

Planet evropiane për rifillimin e bisedimeve dolën në pah pak ditë pasi që Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Publikimi i akuzave bëri që të anulohet takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë që pritej të mbahej më 27 qershor me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, i cili paralajmëroi se së shpejti do të caktohet një datë e re e takimit.

Shtetet e Bashkuara kanë punuar shumë për të vënë theksin te normalizimi ekonomik midis palëve sepse besojmë që është hapi i parë thelbësor për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje politike afatgjatë”, shkroi ai duke shfaqur shpresën se evropianët do të sigurojnë zbatimin e marrëveshjeve për linjat ajrore, hekurudhore dhe rrugore, të cilat u ndërmjetësuan nga zoti Grenell në fillim të këtij viti. Ai shfaqi besimin se këto marrëveshje janë thelbësore për krijimin e vendeve të punës dhe shpresë për të rinjtë.

Në kurrë nuk kemi besuar në një marrëveshje të shpejtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë vit zgjedhjesh. Dhe kurrë nuk kemi menduar që përqendrimi ynë vetëm në normalizimin ekonomik do të ishte një zgjidhje e shpejtë”, shkroi zoti Grenell duke nënvizuar se çështjet e vështira dhe afatgjata politike do të jenë më të lehta për t’u zgjidhur pasi të jetë shënuar përparim së pari në çështjet ekonomike.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të provojë ide të reja dhe krijuese nëse ndonjëherë duam të arrijmë përparim. Dhe populli i Kosovës dhe i Serbisë meritojnë vëmendjen e plotë dhe të vazhdueshme të Evropës”, tha zoti Grenell.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian janë pezulluar që nga vjeshta e vitit 2018 kur qeveria e ish kryeministrit Ramush Haradinaj vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërvënieje ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Procesi i bisedimeve u pezullua meqë Beogradi kushtëzoi kthimin në tryezën e bisedimeve me heqjen e tarifave. Qeveria e Kosovës i rezistoi trysnisë ndërkombëtare për heqjen e tyre.

Më 31 mars të këtij viti ish kryeministri Albin Kurti vendosi heqjen e tarifave dhe zëvendësimin e tyre me masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, një vendim që u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara që kërkonin heqjen tërësishme të pengesave për rifillimin e bisedimeve.

Pas rrëzimit të qeverisë Kurti, qeveria e re e kryeministrit Hoti hoqi të gjitha pengesat për rifillimin e bisedimeve.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja që filluan në vitin 2011 siguruan një varg marrëveshjesh, por nuk përmbushën synimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. zëri i amerikës

SHBA edhe zyrtarisht fillon tërheqjen nga OBSH

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka filluar zyrtarisht procedurat e tërheqjes së SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh financiar i OBSH-së, e cila udhëheq luftën kundër sëmundjeve globale, përfshirë pandeminë e koronavirusit.

Në muajin prill, Trump i ka ndërprerë fondet për OBSH-në, duke njoftuar më pas edhe për planet e tërheqjes së plotë nga organizata.

Trump zyrtarisht e ka informuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, se ai ka filluar me procedurat e tërheqjes së SHBA-së, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Stephane Dujarric, zëdhënësi i Guterres, konfirmoi që Shtetet e Bashkuara e kanë bërë njoftimin.

Trump ka thënë se OBSH-ja, agjenci e Kombeve të Bashkuara, ka dështuar t’i bëjë reformat “e kërkuara dhe shumë të nevojshme”, pas shqetësimeve të SHBA-së për mënyrën se si e ka trajtuar pandeminë e koronavirusit.

Trump e ka akuzuar OBSH-në për fshehje të përhapjes së koronavirusit, pasi është shfaqur në Kinë, në muajin dhjetor.

OBSH-ja i ka hedhur poshtë akuzat. rel

Presidenti Trump përshkallëzon luftën kulturore

Steve Herman

SHTËPIA E BARDHË – Presidenti amerikan Donald Trump është duke vendosur pa nguruar flamurin e tij në njërën anë të luftës së kulturave në Amerikë.

Në dy fjalime të profilit të lartë dhe në komente në Twitter, Presidenti Trump kundërshtoi lëvizjen në rritje që dëshiron që forcat e policisë të trajtojnë paragjykimin racor, si dhe që kërkon heqjen e monumenteve dhe flamujve të Konfederatës.

Duke theksuar patriotizmin dhe një version tradicional të historisë amerikane, Presidenti Trump po i drejtohet bazës së tij politike dhe iu kundërvihet kundërshtarëve të tij si të rrezikshëm për vendin.

Me sfond kokat gjigante në granit të katër presidentëve amerikanë në Malin Rushmore të premten, si dhe në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë për të festuar përvjetorin e pavarësisë së vendit të nesërmen, Presidenti Trump paralajmëroi për një kërcënim të brendshëm nga turmat e zemëruara të përbëra nga anarkistë, marksistë dhe fashistë të së majtës së skajshme, të cilët “po përpiqen të rrëzojnë statujat e themeluesve tanë, të shpërfytyrojnë përmendoret tona më të shenjta dhe të çlirojnë një valë të dhunshme krimi në qytetet tona”.

Një revolucion kulturor i krahut të majtë, sipas Presidentit Trump, kërkon të zhvillojë një “fushatë të pamëshirshme për të zhdukur historinë tonë, për të shpifur ndaj heronjve tanë, për të fshirë vlerat tona dhe për të indoktrinuar fëmijët tanë”.

Anketimet e opinionit publik kanë treguar një mbështetje të gjerë në radhët e amerikanëve për lëvizjen Black Lives Matter, me rreth dy të tretat e amerikanëve që thonë se mbështesin lëvizjen, përfshirë rreth 60% të amerikanëve të bardhë.

Joe Biden duke hequr maskën përpara një fjalimi

Joe Biden duke hequr maskën përpara një fjalimi

Gjatë fundjavës, një zëdhënës për fushatën e kandidatit të supozuar të demokratëve, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara po vuajnë për shkak se kanë një president “përçarës”, të cilit nuk i “intereson asgjë, përveç përfitimit të tij”.

“I gjithë vendi ynë është duke vuajtur përmes kostos shkatërrimtare të të paturit një president të pakujdesshëm, përçarës, të cilit nuk i intereson asgjë, përveç përfitimit të tij – jo të sëmurët, jo të papunët, jo Kushtetuta jonë dhe jo ushtarakët tanë të gjendur në rrezik”, tha zëdhënësi i fushatës Andrew Bates në një deklaratë të shtunën.

Disa ligjvënës republikanë po lavdërojnë komentet e presidentit.

“Mendova se fjalimi ishte absolutisht një nga më të mirët që ai ka mbajtur. Sa e përshtatshme që i kujtoi popullit amerikan se jemi unikë dhe se mund të mbështeten tek shpresa, apo tek frika”, tha senatorja Marsha Blackburn nga Tenesi gjatë një interviste në një emision të dielën në kanalin Fox News.

Retorika e Presidentit Trump risjell në vëmendje temën “Masakra Amerikane” të përdorur gjatë fjalimit të tij të inaugurimit në vitin 2017. Të hënën, ai e çoi atë edhe më tej, duke sulmuar shoferin e vetëm afrikano-amerikan të garave NASCAR dhe duke kritikuar organizatën për ndalimin e saj rishtazi të shfaqjes së flamurit të Konfederatës gjatë garave.

Bubba Wallace pranë makinës së tij përpara fillimit të garës NASCAR

Bubba Wallace pranë makinës së tij përpara fillimit të garës NASCAR

Presidenti Trump pyeti haptazi nëse shoferi afrikano-amerikan, Bubba Wallace, ka kërkuar falje për mbështetjen që NASCAR i dha pasi u zbulua një litar në formë laku në një garazh të makinave të garave në Alabama, garazh që ai po e përdorte. Organizata NASCAR, dhe më vonë hetuesit, përcaktuan se litari përdorej për të tërhequr derën dhe se kishte qenë në garazh muaj përpara se zoti Wallace të përdorte këtë hapësirë.

Në Twitter, Presidenti Trump pyeti nëse Wallace “u ka kërkuar falje të gjithë atyre shoferëve dhe zyrtarëve të shkëlqyeshëm të NASCAR, të cilët dolën në ndihmë të tij, qëndruan pranë tij, dhe ishin të gatshëm të sakrifikonin gjithçka për të, vetëm për të zbuluar se e gjithë gjëja ishte thjesht një tjetër MASHTRIM?”

Presidenti Trump tha se përshtjellimi që u shkaktua prej litarit dhe “vendimi për flamurin i (marrë nga) NASCAR ka shkaktuar nivelet më të ulëta (të shikueshmërisë televizive) TË TË GJITHA KOHËRAVE!”.

NASCAR kohët e fundit ndaloi në aktivitetet dhe objektet e saj çdo shfaqje të flamurit të Konfederatës, që simbolizon 11 shtetet jugore që u shkëputën nga Shtetet e Bashkuara në vitet 1860 në mbështetje të skllavërisë.

Një senator republikan që mbështet Presidentin Trump, ka dalë megjithatë në mbrojtje të zotit Wallace dhe të organizatës NASCAR, duke thënë se shqetësimet e tyre “kishin plotësisht kuptim” dhe se shoferi nuk kishte asgjë për të cilën të kërkonte falje.

Zoti Wallace, në mesazhin e tij në Twitter të hënën, duke inkurajuar fëmijët që mund të ndjekin gjurmët e tij, përmendi shkurtimisht presidentin, duke thënë se njerëzit duhet të përdorin dashurinë për t’iu përgjigjur urrejtjes që iu hidhet, “edhe kur është urrejtje nga POTUS (Presidenti i Shteteve të Bashkuara)”.

Senatori Lindsey Graham nga Karolina e Jugut, duke folur në Fox News Radio, gjithashtu mbështeti vendimin e organizatës NASCAR për ndalimin e flamurit të Konfederatës.

“NASCAR është duke u përpjekur ta zgjerojë këtë sport dhe një mënyrë se si të rritet sporti është të hiqen imazhet që na ndajnë dhe të kërkohet të mos futen më brenda premisave”, tha Senatori Graham.

Republikanët e tjerë janë gjithnjë e më pak dakort me fokusin e vitit të zgjedhjeve të presidentit tek lufta e kulturave, në një kohë kur një pandemi e koronavirusit ka vrarë më shumë se 130’000 njerëz në Shtetet e Bashkuara.

Bill Kristol, i cili shërbeu në administratat Ronald Reagan dhe George H.W. Bush, i tha Zërit të Amerikës se për votuesit në nëntor, “Trump-i është në pushtet – ai është përgjegjësi. Pra, është më shumë një gjykim se si po ia del ai, sesa në cilën anë të luftës së kulturave juve mund t’ju pëlqejë më shumë ose jo”.

Zoti Kristol është një ndër personalitetet konservatore që kanë kritikuar prej kohësh presidentin dhe kundërshtojnë rizgjedhjen e tij.

Disa nga kritikët e presidentit i shohin thirrjet e tij të luftës kulturore si një teknikë shpërqëndrimi ndërsa përcakton axhendën politike të vendit.

Presidenti Trump gjatë festimeve për 4 korrikun në oborrin e Shtëpisë së Bardhë

Presidenti Trump gjatë festimeve për 4 korrikun në oborrin e Shtëpisë së Bardhë

“Trump do të preferonte të fliste për çështje të luftës së kulturave sesa për çështjet aktuale dominuese, për virusin jashtë kontrollit, rënien ekonomike apo kërkesat për të trajtuar racizmin në sistem”, thotë profesorja e asociuar në Universitetin Texas A&M, Jennifer Mercieca, një historiane e retorikës politike amerikane.

“Trump është mbështetur vazhdimisht tek provokimi i zemërimit te ndjekësit e tij për t’i mbajtur ata të vëmendshëm dhe të angazhuar me mesazhet e tij dhe kjo mund të vazhdojë të funksionojë për të”, i tha Zërit të Amerikës zonja Mercieca, autore e librit “Një demagog për President: Gjenialiteti retorik i Donald Trump-it”. “Megjithatë, është një mesazh që nuk do të arrinte më shumë se forcimin e bazës së tij. Është e vështirë t’i bësh njerëzit të interesuar për një luftë kulturore, kur jeta e tyre është në rrezik”, thotë ajo.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany të hënën u pyet nga gazetarët në lidhje me thënien e presidentit se 99 përqind e rasteve të COVID-19 “janë krejtësisht të padëmshme”.

Sipas zonjës McEnany, Presidenti Trump “po vinte në dukje faktin se shumica e amerikanëve që marrin koronavirusin, ja dalin mbanë”.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 20 përqind e atyre që diagnostikohen të infektuar shkojnë drejt sëmundjes së rëndë, përfshirë pneumoninë dhe dështimin e sistemit të frymëmarrjes.

Zyrtarë të tjerë të administratës gjithashtu i janë shmangur kundërshtimit të komenteve të presidentit që ulin rëndësinë e ashpërsisë së infeksionit.

Një sekretar i shtypit i Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës së Bill Klintonit, Joe Lockhart, tha se të gjithë rreth Presidentit Trump jetojnë me frikën se mos kundërshtojnë presidentin.

“Për komentet e tij më të këqija, ata thonë se ai thjesht po tallej, ose ishte sarkastik”, tha zoti Lockhart për Zërin e Amerikës. “Por ata kurrë nuk do të thonë se ai ishte gabim. Problemi është se ai gabon shumicën e kohës”.

Me votuesit republikanë, niveli i miratimit të Presidentit Trump është rritur në 91 përqind, por ka rënë në radhët e të pavarurve në 33 përqind, ndërsa presidenti merr një vlerësim pozitiv nga vetëm 2 përqind e votuesve të Partisë Demokrate në anketën e fundit të kompanisë Gallup, të botuar të hënën.

“Dallimi aktual prej 89 pikësh midis vlerësimeve të republikanëve dhe demokratëve të Trump-it është hendeku më i madh partiak që Gallup ka matur ndonjëherë për nivelin e miratimit presidencial, në një studim të vetëm”, thonë anketuesit.

Humb jetën një ushtar amerikan në Kosovë

Nga një ceremoni e ndërrimit të komandës së forcave amerikane në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të hënën mbrëma se një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë ka humbur jetën.

 

Sipas njoftimit, ushtari Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, ka humbur jetën në një incident që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur më 4 korrik, në kampin në Novosellë në Kosovë.

Departamenti i Mbrojtjes tha se incidenti është duke u hetuar, por nuk dha më shumë hollësi rreth vdekjes së pjesëtarit të Gardës Kombëtare të Oregonit. Njësitë ku shërbente ai u vendosën në Kosovë në fillim të muajit mars të këtij viti.

Aktualisht më pak se 4 mijë trupa, nga të cilët rreth 640 ushtarë amerikanë shërbejnë në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO-ja në Kosovë.

Muajin e kaluar u shënua përvjetori i 21-të i hyrjes së trupave të NATO-s që i dhanë fund luftës në Kosovë që la pas vetes mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur.

Mbi 200 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, ka humbur jetën në një incident që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur më 4 korrik, në kampin në Novosellë në Kosovë.

Departamenti i Mbrojtjes tha se incidenti është duke u hetuar, por nuk dha më shumë hollësi rreth vdekjes së pjesëtarit të Gardës Kombëtare të Oregonit. Njësitë ku shërbente ai u vendosën në Kosovë në fillim të muajit mars të këtij viti.

Aktualisht më pak se 4 mijë trupa, nga të cilët rreth 640 ushtarë amerikanë shërbejnë në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO-ja në Kosovë.

Muajin e kaluar u shënua përvjetori i 21-të i hyrjes së trupave të NATO-s që i dhanë fund luftës në Kosovë që la pas vetes mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur.

Mbi 200 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë. zëri i amerikës

Bolton: shkëmbimi i territoreve Kosovë Serbi është diskutuar

Ndërsa këtë javë pritet rifillimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësinë e Bashkimi Evropian, ish Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, John Bolton, pohoi se çështja e shkëmbimit të territoreve është përmendur si mundësi në bisedat ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.

Komentet e zotit Bolton duket se pohojnë atë që është përfolur shpesh nga analistë të shumtë, ndonëse asnjeri nuk ka qenë në gjendje të japë prova, se çështja e shkëmbimit të territoreve, ka qënë një prej mundësive të diskutuara mes presidentëve Thaçi e Vuçiç në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve.

“Ka pasur shenja që në vitin 2018, se udhëheqësit donin t’i zgjidhnin këto çështje, sepse e kishin kuptuar se nuk mund të kishte zhvillim ekonomik dhe as qëndrueshmëri, pa u normalizuar marrëdhëniet mes tyre. Kjo shkaktoi polemika të shumta në të dyja vendet, por mua më dukej se ia vlente përpjekja. Një nga gjërat që po diskutonin ishte mundësia e një shkëmbimi territoresh”, tha zoti Bolton në një intervistë për Shoqatën e Gazetarëve të Huaj në Shtetet e Bashkuara më 3 korrik.

Presidenti Trump e pushoi nga puna zotin Bolton, këshilltari i tij i tretë për sigurinë kombëtare, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi disa çështje kryesore të politikës së jashtme.

Një zyrtar amerikan i tha Zërit të Amerikës se “John Bolton është pushuar nga presidenti Trump për shkak të ndjekjes së politikave që nuk ishin të presidentit, siç ishin ato ndaj Iranit, Venezuelës, Koresë së Veriut apo Serbisë dhe Kosovës”.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për të komentuar rreth pohimeve të zotit Bolton, zyra e presidentit Thaçi tha se “nuk i komentojmë deklaratat e zotit Bolton.”

Edhe zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk iu përgjigj një kërkese të Shërbimit Serb të Zërit të Amerikës për të komentuar rreth deklaratave të zotit Bolton.

Sipas zotit Bolton, në disa vende të Ballkanit, në Gjermani dhe në disa vende të Evropës Perëndimore, ideja e shkëmbimit të territoreve u prit me shqetësim, por ai shtoi se “në rast se Kosova dhe Serbia do të arrinin një marrëveshje për këtë çështje, pjesa tjetër e Evropës zor se do ta kundërshtonte”.

Para një vit e gjysmë, thotë ai, palët ishin më pranë mundësisë për një marrëveshje dhe se “disa evropianë seriozë si Tony Blair ishin angazhuar në këtë proces”. Po ashtu ai shtoi se “nuk do të hiqja dorë as sot, ndonëse mundësia e zgjidhjes nuk duket aq pranë sa ishte atëherë”.

Diskutimet rreth çështjes së shkëmbimit të territoreve zunë fill në verën e vitit 2018. Zoti Bolton më 24 gusht të atij viti tha se “Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nëse palët merren vesh, nuk do të bëhen pengesë”.

Një ditë më pas presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një debat në kuadër të punimeve të forumit të Alpbachut në Austri, kërkuan mbështetjen ndërkombëtare për çfarëdo marrëveshje që mund të arrihej në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, edhe nëse ajo nënkupton ndryshim kufijsh.

Presidenti serb në atë kohë kishte shpallur si politikë të tij “vënien e kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, që nënkuptonte ndarjen e Kosovës me veriun që do t’i bashkohej Serbisë, ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi angazhohej për “korrigjim kufijsh” që do të nënkuptonte bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Idetë nxitën reagime të ashpra në Kosovë, por edhe në Serbi si dhe kundërshtimin e një pjese të vendeve të Bashkimit Evropian mes të cilave Gjermania ishte më e zëshmja.

Presidenti Thaçi, disa herë kishte theksuar se ideja e tij për korrigjimin e kufirit nuk ka të bëjë me “shkëmbim territoresh”.

Debatet rreth ideve se si do të mund të duket një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë shoqëruan edhe përgatitjet për një takim ndërmjet të dyja palëve më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Ambasadori Grenell ka mohuar të ketë qenë pjesë e diskutimeve për shkëmbim territoresh dhe ka theksuar se takimi i Uashingtonit do të përqendrohej në çështje ekonomike.

Takimi u anulua pasi tre ditë para tij, Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ambasadori Grenell paralajmëroi se së shpejti do të caktohet një datë e re për takimin.

Bashkimi Evropian ndërkaq ka filluar përpjekjet për ripërtëritjen e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të martën presidenti francez, Emmanuel Macron pret në Paris kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ndërsa të enjten pret në Paris presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Të premten presidenti Macron së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel do të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë me të dyja palët, me video-konferencë.

Të dielën më 12 korrik në Bruksel pritet të mbahet takimi i parë i nivelit të lartë që prej vjeshtës së vitit 2018. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të ulen përballë njëri tjetrit.

Ky do të jetë takimi i parë në historinë tashmë 9 vjeçare të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, në të cilin nuk do të jetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

SHBA, 130 mijë të vdekur nga COVID-19

Marrë nga Reuters

Në SHBA numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit i tejkaloi të 130 mijë vetët të hënën, ndërsa vendi po përballet me një rritje të konsiderueshme të infeksioneve. Shkalla e përgjithshme e vdekjeve në SHBA ka pasur një prirje drejt rënies, pavarësisht infeksioneve të reja që janë rritur në nivele rekord gjatë ditëve të fundit. Por ekspertët e shëndetësisë thonë se vdekjet janë një tregues më i vonshëm, që shfaqet disa javë apo disa muaj pas rritjes së rasteve me COVID-19. Në nivel kombëtar numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi po shkon në 3 milionë.

Infeksionet janë rritur në 39 shtete amerikane, sipas një analize të agjencisë së lajmeve “Reuters”. Gjashtëmbëdhjetë shtete kanë shënuar rekorde të reja ditore këtë muaj. Florida konfirmoi një shifër rekord prej 11 mijë rastesh brenda një dite, më shumë se çdo vend evropian brenda një dite të vetme në kulmin e krizës.

Ndërsa ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar publikun të mos grumbullohet në turma për të festuar Ditën e Pavarësisë, Presidenti Donald Trump pohoi, por pa ofruar prova se 99 për qind e rasteve me koronavirusit ishin “krejtësisht të parrezikshme”.

Të paktën pesë shtete sipas “Reuters” e kanë devijuar tashmë trendin në rënie të nivelit të vdekjeve. Në Arizona u shënuan 449 vdekje në dy javët e fundit të qershorit, nga 259 vdekje në dy javët e para të po këtij muaji. Shteti shënoi një rritje prej 300 për qind të infeksioneve gjatë gjithë muajit, më shumë se çdo shtet tjetër amerikan. Steve Adler, kryetari i Bashkisë së Austin, në Teksas, i cili përfaqëson demokratët kritikoi të hënën komentin e Presidentit Trump gjatë fundjavës se virusi ishte kryesisht i padëmshëm.

Është jashtëzakonisht shqetësuese dhe mesazhet që vijnë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara janë të rrezikshme“, tha zoti Adler për rrjetin televiziv CNN.

Një nga sfidat më të mëdha që ne kemi janë mesazhet që vijnë nga Uashingtoni që sugjerojnë se maskat nuk bëjnë ndonjë gjë ose se nuk janë të nevojshme, apo se virusi do të largohet vetë”, shtoi ai.

Numrat në rritje me raste të reja dhe spitalet e mbingarkuara në Teksas kanë nxitur disa kryebashkiakë dhe udhëheqës të tjerë vendorë që të konsiderojnë vendosjen e masave kufizuese që i urdhërojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi.

Të hënën shefi i personelit në Shtëpinë e Bardhë Mark Meadows i doli në mbrotje komentit të zotit Trump gjatë fundjavës, duke thënë se presidenti nuk po përpiqej të minimizonte nurmrin e vdekjeve.

Por duhen parë statististikat për të ditur se çfarëdo rreziku që çdo kush mund të ketë, qoftë unë, fëmijët e mi apo nipërit e mbesat e mia, t’i shohim ato në mënyrën e duhur dhe mendoj se kjo është ajo që ai po përpiqet të bëjë“, u tha ai gazetarëve Shtëpisë së Bardhë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë parashikuar se numri i vdekjeve deri më 25 korrik do të arrijë nga 140 në 160 mijë bazuar në 24 studimeve të pavarura që kanë bërë parashikime mbi këtë çështje. zëri i amerikës

Me zë e figurë për “Fokus”: John Bolton: Ndarja e Kosovës është diskutuar, ishte ide e Thaçit dhe Vuçiçit, ja pse dështoi

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton është përgjigjur për emisionin Fokus të gazetarit Robert Papa që transmetohet në Fax News, në lidhje me çështjen e ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kush e bëri i pari këtë propozim.

Bolton pranon në njëfarë mënyre se ka qenë i informuar për këtë çështje, për të cilën tha se ishte ide e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit pavarësisht se nuk përmendi emra.

Bolton ka treguar gjithashtu edhe frikën e disa vendeve të BE-së që të pranonin ndarjen e Kosovës, ndërsa ka përmendur impaktin dhe tentativat e Rusisë për të pasur ndikim në Ballkan. Ish-zyrtari i lartë i Pentagonit e ka konsideruar dështim, mos arritjen e zhvillimit të takimit të nivelit të lartë në Washington më 27 Qershor, por për të, palët kanë humbur vetëm një fotografi pasi asgjë nuk do arrinin.

“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar. Mendoj se kisha ndikim se mendoja se duheshin marrë disa hapa në Ballkan dhe Europën Lindore, e para për të ulur implikimin dhe ndikimin rus duke u përpjekur që ata të sillnin aromën e luftës së ftohtë. në radhë të parë ishte Ukraina në rrezik, së pari të flisja me Bjellorusinë që të mos abstrogohej nga një Rusi e Madhe. Polonia dhe Bjellorusia ishin me mua. Në Ballkan thashë se rreziku mbetej me mosmarrëveshje të pazgjidhura, tokë pjellorë për dikë që do të mund të krijojë konflikte. Rezoluta për emrin  Maqedoninë ishte arritje e madhe.

Mendova të shikonim që të bënim një progres në Kosovë. Takimi në Uashington mes Serbi mes Kosovës nuk prodhoi marrëveshje, unë qëndrova nga jashtë. Më shqetëson se nga këto takime do ishte një mundësi për fotografi dhe jo më shumë se aq. Takimi dështoi edhe për foto. Duke qenë i vëmendshëm për ndërhyrjet ruse, për mua, amerikën por edhe europianët duhej vëmendje ndaj situatës. Që në 2018 pati ndikime mbi Serbinë e Kosovën. Liderët e Serbisë dhe Kosovës donin t’i zgjidhnin këto çështje mes tyre, se nuk mund të kishte zhvillim ekonomik me mosmarrëveshje. Shumë kontraverse brenda dy vendeve.

Një nga gjërat që do të diskutonim  ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se  kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni.  Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte. James Beker dikur pati thënë se vetëm palët mund të marrin vendime, ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë”, tha Bolton në përgjigjen ndaj interesit të Fokus.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Ambasadori Frank Wisner Jr: Nuk jam pajtuar me negociatat që Grenell i ka organizuar në Shtëpinë e Bardhë, tani kryesore të stabilizohet ambjenti politik! Intervistoi: Halil Mulaj & Leart Hoxha

Intervistë me Ambasadorin Frank Wisner Jr, ish perfaqësuesin e SHBA-ve në procesin e negociatave për statusin e Kosovës

WISNER: KOSOVËS I DUHET UNITET KOMBËTAR
Halil Mulaj

Nëse ka një moment, kur duhet ngritur mbi dallimet personale dhe partiake dhe të bashkoheni në një qëndrim të përbashkët kombëtar, që të ruhet stabiliteti i vendit dhe të krijohet një qeveri e përbashkuar që mund të përballojë edhe problemet ekonomike edhe shëndetësore si dhe këtë krizën aktuale, atëherë ky është ai moment. Unë besoj se të gjithë miqtë e Kosovës nga jashtë, duhet të përkrahin një përbashkim të këtillë, porosit Ambasadori Wisner

 

E pazakonshmja po kthehet në të zakonshme këtyre ditëve. Jemi në një normalitet abnormal. Si po e menaxhoni situatën këtyre ditëve?
Ambasadori Frank Wisner Jr: Posi, është kohë e jashtëzakonshme, madje gjithandej në botë. Në Shtetet e Bashkuara, në Kosovë po ashtu. 2020-a duket se do të del një vit i tmerrshëm. Ende nuk ka përfunduar gjysma e këtij viti dhe kush e di se çka mund të ndodhë deri në fund. Siç e dini, në këtë vend jemi duke i përjetuar tri kriza njëkohësisht. Jemi duke përjetuar krizën me COVID-19, krizën ekonomike, si pasojë e së cilës gati 35% e amerikanëve tashmë janë të papunë dhe shumë biznëse kanë pësuar rënie. Dhe, së treti jemi duke përjetuar një krizë të brendshme, strukturore në vendin tonë, meqë amerikanët e zij janë duke kërkuar vendin e tyre në shoqëri dhe në sistemin e drejtësisë pas vrasjes së Geroge Floydit. Pra, kemi një problem racor, një problem pandemik dhe një ekonomik. Për ti komplikuar gjërat edhe më shumë, kemi edhe zgjedhje që po afrohen dhe nëse shikohen gjërat në botë, e shohim që ka shumë zhvillime dramatike. Kuptohet, brenda këtyre zhvillimeve, e kemi edhe këtë lajmin dramatik nga Kosova.

 

Ambasadori Frank Wisner Jr: PosiKur jemi tek zgjedhjet, cili është parashikimi juaj?
Jam mjaft gjatë në politikën amerikane, sa për të ditur që nuk duhet bërë parashikime. Çdo parashikim që kam bërë, ka dalë i gabueshëm, posaçërisht në kohë si kjo, kur i kemi edhe katër muaj deri në zgjedhje. Nuk ka fare dyshim se Presidenti aktual ka rrëshqitur. A ka ai gjasa që të kthejë votuesit e tij dhe të zhvillojë një narrativ që do ti bindë amerikanët. Që mund të vlejnë tregimet e tij për ekonomi dhe sundim të rendit e ligjit, atij i duhet të punojë edhe shumë. Kundërshtari i tij, është politikan shumë i shkathtë, i vendosur të mos bëjë gabime dhe njeri që ka treguar shumë fuqi të konsiderueshme në disa nga shtetet ku ka garë të fortë zgjedhore. Gati po aq të rëndësishme janë edhe zgjedhjet për Senat, ku Republikanët duhet të luftojnë shumë për të mbajtur shumicën.
Aty ka disa ulëse për të cilat ka garë të fortë dhe nuk ështe e sigurt që Republikanët mund të mbajnë shumicën në Senat. Sa i përket Kongresit, aty mendoj se Demokratët kanë epërsi të sigurt. Por, të presim nëntorin, ose së paku kohën më të mirë për të parashikuar zgjedhjet, që është rreth dy javë para zgjedhjeve. Aktualisht jemi shumë larg dhe mund të ketë shumë befasi në zhvillimet ndërkombëtare, por edhe vendore.

Do të flasim tani për situatën në Kosovë. Një takim i shumë pritur midis përfaqësuesve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Richard Grenell, është anuluar, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës njoftoi se kanë përgatitur një aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thacit për krime lufte. A mendoni se mund të vazhdojë dialogu, pas publikimit të kësaj informate?
Ambasadori Frank Wisner Jr: Dialogu duhet të vazhdojë! Por, tash ka shumë gjëra që duhet të ndodhin, para se të rifillojë një dialog serioz politik. Unë e shoh këtë periudhë si një sfidë të madhe në historinë e shkurtër të shtetit të pavarur të Kosovës. Asnjëherë nuk ka pasur krizë kaq të madhe. Kjo është një krizë e rëndë politike dhe kushtetuese njëkohësisht. Tani kemi edhe një akuzë që është bërë publike në media, në mënyrë të paparë më herët. Asnjëherë nuk kam parë se si një prokuror i bën publike akuzat, para se gjykatësi ti miratojë ato, ose jo. Kjo është e pazakontë, madje pa precedent. Sidoqoftë, kjo është një fakt. Unë e kam dëgjuar më shumë vëmendje fjalimin e Presidentit të Kosovës, z. Thaçit. Unë mendoj se ai ka marrë të vetmin pozicion që ka mundur, por prapë e respektoj për këtë veprim. Ai tha se nëse aktakuza konfirmohet nga Gjykatësi, ai do të japë dorëheqje nga Presidenca dhe do të ballafaqohet me pasojat juridike. Edhe më shumë e respektoj qëndrimin e tij që ai gjtihnjë e ka përkrahur drejtësinë, themelimin e kësaj gjykate dhe që ai kishte dhënë fjalën e tij, edhe para se të bëhej President, se Kosova do të respektojë vullnetin e komunitetit ndërkombëtar dhe punën e sistemit të drejtësisë.

Për të qenë shumë i sinqertë, ajo që tani më brengosë është kriza. Kjo nuk ka ndodhur më herët dhe institucionet e Kosovës janë ende të reja. Konsensusi politik në vend është akoma i dobët dhe kjo është një goditje e madhe. Nëse Presidenti jep dorëheqje dhe Qeveria ka një shumicë të brishtë në Kuvend, si mund të rithemelohet ose ristrukturohet një sistem funksional qeverisës. Pa përmendu fare këtu se si do të ballafaqoheni pastaj me akuzat nga Dhomat e Specializuara. Mendoj që është koha që të gjithë kosovarët duhet të jenë te brengosur për qëndrueshmërinë dhe për stabilitetin e institucioneve të vendit të tyre. Unë nuk bëj paragjykime se çka duhet të bëjnë liderët, pro ata e dinë çka është në interesin e tyre. Natyrisht , negociatat duhet të vazhdojnë. Evropianët e kanë bërë të qartë se duan të luajnë rol në këto negociata dhe jam i sigurt se SHBA do të vazhdojë të interesohet për këtë proces. Por, kjo është disa hapa larg nga ajo ku jemi tani. Fillimisht duhet të tejkalojmë krizën. Duhet ta menaxhojmë këtë krizë.

E thatë edhe ju, aktualisht gjykatësi i procedurës paraprake është duke vlerësuar aktakuzën për të vendosur a ta konfirmojë apo jo. A mendoni se kjo e ka dëmtuar pozitën negociuese të Presidentit të Kosovës, z, Thaçit?
Ambasadori Frank Wisner Jr: Natyrisht se po. Kjo s’mund të kuptohet ndryshe. Aktakuza ndaj tij është bërë publike dhe ai ka thënë se kjo është ngjashëm me atë që ne në SHBA i themi “gjyq i kengurëve”, ku ndodh që gjykoheni dhe vareni edhe para se gjykatësi t’ua japë fjalën.
Çkado që ndodhë, ai tashmë akuzohet për disa krime shumë të rënda. Edhe nëse këto akuza nuk konfirmohen nga gjykatësi, ose edhe nëse shkohet në proces gjyqësor dhe aktakuza mundet me procedurë gjyqësore, Thaçi tërë jetën do ta bartë barrën e kësaj akuze për krime të luftës dhe krime të rënda e specifike.
Natyrisht se pozita e tij është dobësuar, nuk ka dyshime këtu. Por, ka një dallim ndërmjet detyrimeve të tij ligjore personale dhe përgjegjësive shtetërore si President i Kosovës. Aktualisht Kosova ka nevojë për lidership të fuqishëm dhe kjo nevojë është mbizotëruese. Si të ruhet pavarësia e Kosovës, sovraniteti dhe stabiliteti i saj. Këto çështje tash po diskutohen, shumë më shumë sesa personaliteti i Presidentit, edhe pse unë bashkëndjej me të gjithë ata që janë të akuzuar sepse kjo është kohë e vështirë për ta, edhe për Presidentin që e njoh personalisht dhe kam punuar me të.
Edhe pse bashkëndjej me ta, sot çështja kryesore është e ardhmja e Kosovës.

Në qarqe të ndryshme, kjo aktakuzë po cilësohet si politikisht e motivuar kundër UÇK-së. A shihni ju elemente politike aty?
Ambasadori Frank Wisner Jr: E dini si? Unë nuk mund ta shpjegoj pse prokurori veproi kështu, vetëm ai mund ta shpjegojë këtë. Unë po ashtu besoj që shpejt do të mësojmë se cilat ishin këto arsye, pasi gjyqtari të marrë vendimin e tij.
Ky është veprim i pazakontë dhe sipas meje, jo i duhur, këtë do ta marrim vesh dhe nuk do të spekuloj pse veproi kështu. Këtë nuk e di. Atë që e di, është se na ka lënë të gjithëve neve që ia duam të mirën Kosovës, si mua ashtu edhe vendit tim, Evropës, meqë Evropa është pjesë e Evropës dhe të gjithëve na ka vendosur përpara në problem shumë të rëndë.
Të gjithë tani duhet të jemi shumë të pjekur dhe duhet të punojmë së bashku. Unë nuk jam pajtuar dhe këtë e kam shprehur me shkrim kur i kam shkruar bashkë me nënsekretarin Nicholas Burns, në Washington Post. Nuk jam pajtuar me negociatat që Grenell i ka organizuar në Shtëpinë e Bardhë. Nuk jam pajtuar sepse nuk besoj që mund të negociohet një epilog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse Evropa dhe SHBA nuk janë bashkë. Fakti që ne ecëm rrugës sonë, pa konsultime paraprake me Evropën dhe pa tentuar që të pajtohemi për hapat tonë, besoj se është gabim.
Por është një gabim që ndodh për arsye. Miqtë e mi evropianë janë treguar shumë të ngadalshëm që të merren me problemet në Ballkan. Nuk kanë liberalizuar vizat për kosovarët dhe nuk kanë dhënë mjete për përmirësim të infrastrukturës, nuk kanë qenë shumë të fokusuar në qëllimet e negociatave. Evropa tash duhet të përmblidhet dhe ne bashkë me Evropën duhet të gjykojmë drejt dhe të punojmë bashkë.
Kohëve të fundit ka pasur mospajtime të hapura ndërmjet përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian rreth dialogut në Kosovë dhe kjo ka sjellë edhe polarizim të skenës politike në Kosovë.

A mendoni që SHBA dhe BE janë duke zbatuar dy agjenda të ndryshme në këtë proces?
Ambasadori Frank Wisner Jr: Për fat të keq mendoj kështu dhe mendoj se kjo do ta dëmtojë epilogun e kërkuar, që është stabiliteti në Ballkan.
Unë besoj se së bashku SHBA dhe BE mund të bëjmë gjëra të mëdha, siç kemi bërë në të kaluarën, por kur jemi të ndarë, jemi të dobësuar.
Nëse SHBA negociojnë pa i konsultuar evropianët, siç tashmë ka vendosur z. Grenell, kjo do të thotë se çkado që ai mbërrin në negociata nuk mund të mirë mbahet në terren, nëse nuk ka marrëveshje paraprake.
Kjo është arsyeja pse unë e bëra një shkrim kundër kësaj iniciative bashkë me z. Burns. Ne besojmë e interesi i mirë për SHBA dhe për rajonin, ka qenë për më shumë se një dekadë, që të punojmë bashkë për paqen në Ballkan.
Po ashtu kemi parë që kjo administratë ka bërë përpjekje më të mëdha në dialog, posaçërisht pasi Ambasadori Grenell u emërua si i dërguar i posaçëm i Presidentit për dialogun. Si mund të krahasohet qasja e administratës Trump me qasjen e administratave tjera amerikane sa i përket Kosovës?
Administratat e kaluara, dhe këtu mund të flas që nga koha e Presidentit Clinton, kur Kosova u bë krizë e madhe ndërkombëtare, edhe pse kjo ka filluar me administratën Bush. Por, ne në SHBA, atëherë kemi konkluduar se nëse Evropa do të jetë stabile, paqësore dhe e plotë, duhet të ketë paqe në Ballkan.
Ky proces duhet të bëhet dorë për dore në bashkëpunim SHBA – BE. Çdo krizë që e kemi pasur në rajon, ne dhe evropianët, kemi punuar bashkë. Natyrisht kemi pasur dallime dhe qasje të ndryshme, por ka ekzistuar një qëllim i përbashkët. Problemi im me administratën e tashme, është që kemi ndalje të bashkëpunimit me Evropën dhe po tentojmë të gjejmë terren midis Presidentëve Vucic dhe Thaçi dhe që të sjellim të gjithë në Washington. Druaj se kjo mund të jetë vetëm një ngjarje ceremoniale, për të shkrepur ca foto, por ka një strategji të menduar. Kjo strategji nuk është menduar bashkë me evropianët.
Unë kam shumë rezerva në këtë aspekt. Unë nuk kam problem nëse ne ndihmojmë procesin, por duhet të japim ndihmë në bashkëpunim.

Por, a nuk po sillet edhe BE në në të njëjtën mënyrë? Duke dashur të marrë përsipër dialogun dhe të anashkalojë SHBA?
Ambasadori Frank Wisner Jr: Jo. Deri më tani, BE, duke pasur përkrahjen dhe mirëkuptimin tonë, e ka udhëhequr dialogun. Znj Mogherini dhe znj Ashton kanë marrë përgjegjësi që të bëjnë bashkë palët. Por, ne gjithmonë kemi qenë të konsultuar dhe ne kemi qenë pjesë e qëllimeve të tyre. Ne kemi dhënë edhe përkrahje politike për ato negociata dhe kemi dhënë përkrahje të vazhdueshme politike për Kosovën, kemi pasur edhe prani të trupave të NATO-s, me përkrahje të plotë amerikane.
Por, të shohim se si administrata jonë bllokon ndihma ekonomike për Kosovën, sipas meje është gabim thelbësor. Mendoj se kërcënimi se mund të tërheqim trupat nga Kosova është po ashtu shumë i gabuar.
Ne nuk i trajtojmë miqtë tanë në Kosovë me kërcënime. Ne ata i trajtojmë me mirëkuptim. Tani na duhet të rindërtojmë besimin dhe respektin që Kosova e meriton.

Si pararendës i Ambasadorit Grenell, si njeri që e keni përfaqësuar Shtëpinë e Bardhe në procesin e statusit të Kosovës, që rezultoi me pavarësinë e vendit, cili do të ishte mesazhi juaj për Ambasadorin Grenell dhe lidershipin e Kosovës?
Ambasadori Frank Wisner Jr: Fillimisht, mesazhi im për këdo që më dëgjon, sepse ka kohë që jam pensionuar, është që është urgjente të kemi një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të krijojmë rrethana normale ndërmjet këtyre dy vendeve, që ato të mos minojnë perspektivën e njëra – tjetrës, por të punojnë bashkë.
Kjo është urgjente sipas meje dhe duhet të arrihet. Por, pas zhvillimeve të fundit, kur po presim si do të veprojë gjykatësi në rastin e z. Thaçit, nëse Presidenti akuzohet dhe jep dorëheqje, atëherë jemi një krizë afat shkurte dhe lidershipi duhet të punojë që vendi të qëndron së bashku dhe bashkëpunon dhe mban qetësinë dhe rendin dhe ka bashkëpunim politik. Kjo është kërkesa e parë.
Këtë duhet bërë bashkë me Evropën, që duhet ti ofrojë Kosovës rrugë të qartë dhe nëse Kosova mund të rregullojë punët e shtëpisë dhe më pas të vazhdojë përpara me negociata, aty do të ketë përfitime të qarta dhe të matshme për Kosovën. Kosova do të ftohet në familjen evropiane dhe ato përfitime duhet të jenë të matshme dhe të qarta. Dhe unë besoj se ato duhet të jenë përfitime ekonomike. Besoj që infrastruktura duhet të rindërtohet. Besoj se Evropa, me ndihmën e SHBA duhet të marrë primatin në ndërtim të institucioneve, të sistemit të drejtësisë, ose të bëhen punë tjera që duhet të vazhdojnë. Por, tani, kryesorja është që të stabilizohet ambienti politik.
Ambasador, ju falënderoj për kohën dhe për gatishmërinë të jeni mik dhe këshilltar i Kosovës.
Ambasadori Frank Wisner Jr: Dëshirat e mira më të mira i kam për miqtë e mi në Kosovë. E di se është kohë e vështirë, por Zoti qoftë me ju.

Kanye West: Do të kandidoj për president

Kanye West, ylli i muzikës rap gjithashtu producent dhe sipërmarrës i njohur, njoftoi në Twitter të shtunën se synon të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara këtë vit.

“Tani duhet që të realizojmë premtimin e Amerikës duke besuar te Zoti, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen. Do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara,” shkruante Kanye West në Twitter me hashtagun # 2020VISION.

Nuk është e qartë nëse West, i cili është i martuar me Kim Kardashian, është gati të ndërmarrë një fushatë serioze kundër presidentit të SHBA Donald Trump dhe kandidatit të supozuar të demokratëve, Joe Biden, në zgjedhjet e nëntorit.

Ai ka qenë më parë një mbështetës i hapur i Presidentit Trump, madje është takuar me të në Zyrën Oval të Shtëpisë së Bardhë.

Trump Kanye West

Trump Kanye West

West ka përmendur në disa raste se do të dëshironte të kandidojë për postin më të lartë të vendit.

Miku i tij dhe sipërmarrësi i njohur Elon Musk u shpreh në Twitter “Keni mbështetjen time të plotë!” zëri i amerikes

Festimet për Ditën e Pavarësisë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Trump drejtoi dje festimet në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Ditës së Pavarësisë. Aktiviteti i titulluar “Përshëndetje Amerikës,” u hap me një fjalim të presidentit, që mishëronte shumë nga temat e tubimeve të tij për fushatë, që nga sulmet ndaj medias dhe aktivistëve të majtë, deri tek puna që po bën administrata e tij kundër koronavirusit:

Presidenti Donald Trump i hapi festimet e së shtunës në Shtëpinë e Bardhë me zotimin për të mbrojtur Amerikën dhe vlerat e saj kundër “turmave të zemëruara” siç u shpreh ai:

“Jemi në proces e sipër për të mundur të majtën radikale, marksistët, anarkistët, agjitatorët, plaçkitësit dhe ata që në shumë raste në ia kanë idenë se çfarë po bëjnë”.

Presidenti nuk kurseu në sulmet e tij as median, duke i akuzuar gazetarët se janë përfshirë në një betejë hakmarrëse me kundërshtarët, të cilët përpiqen t’i portretizojnë si racistë:

“Kur drejtoni akuza të rreme, jo vetëm që më njollosni mua, por njollosni Amerikën, njollosni breza të tërë heronjsh, të cilët dhanë jetën për vendin”.

Avionë të Marinës dhe Forcave tokësore fluturojnë mbi Shtëpinë e Bardhë për festën

Avionë të Marinës dhe Forcave tokësore fluturojnë mbi Shtëpinë e Bardhë për festën

Prandaj, tha presidenti, kombi nderon ata heronj amerikanë, të cilët e kanë emrin të gdhendur në përmendore e monumente dhe në faqet e historisë e zemrat e kombit.

“Nuk do të lejojmë kurrë turmat e zemëruara të rrëzojnë statujat e të fshijnë historinë tonë, të indoktrinojnë fëmijët tanë apo të shkelin liritë tona”.

Presidenti u ndal edhe të kriza e shëndetit publik duke premtuar se së shpejti do të jetë i disponueshëm një trajtim kundër koronavirusit.

“Kemi mobilizuar aftësitë shkencore brilante të vendit tonë dhe ka shumë gjasa që do të kemi kura dhe/ose një vaksinë shumë para përfundimit të vitit,” tha presidenti.

Zoti Trump tha se “fshehtësia, mashtrimet dhe mbulimi i fakteve” nga Kina në lidhje me koronavirusin lejuan që epidemia të përhapej në të gjithë botën.

Gjëmime topash në kuadër të festimeve në Shtëpinë e Bardhë

Gjëmime topash në kuadër të festimeve në Shtëpinë e Bardhë

Para aktivitetit të mbrëmjes, Shtëpia e Bardhë hapi dyert për qindra të ftuar, pjesa më e madhe pa maska, të cilët u mblodhën nën qiell të hapur në një mjedis të zbukuruar për festën. Ndër të ftuarit kishte mjekë, infermierë, policë e ushtarakë si dhe zyrtarë të administrates.

4 korrik 2020

4 korrik 2020

Jo larg Shtëpisë së Bardhë, në parkun qendror të Uashingtonit, u vërejtën turma spektatorësh, megjithëse në numër më të vogël se vitet e mëparshme, të mbledhur për të parë shfaqjen me fishekzjarre. Ekspertët e shëndetit publik kanë shprehur shqetësimin se grumbullimet për të parë fishekzjarret e Ditës së Pavarësisë mund të rrisin rrezikun e përhapjes më të shpejtë të epidemisë. zëri i amerikës

Covid-19, del pozitive e dashura e djalit të Trump dhe një anëtar i stafit elektoral

Edhe njëherë Shtëpia e Bardhë vihet nën rrezik nga koronavirusi, kjo pasi të premten u bë publike se një anëtar i stafit të fushatës elektorale të Donald Trump dhe e dashura e djalit të tij Donald Trump Junior, Kimberly Guilfoyle, kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Të dy kanë bërë testimet dhe kanë rezultuar me koronavirus në Dakotën e Jugut, përpara se Trump të mbante fjalim për Ditën e Pavarësisë në malin Rushmore.

Ndërkohë djali i Trump, Trump Junior ka rezultuar negativ.

Lajmi u publikua në ditën kur 7 shtete të Amerikës shënuan një numër rekord rastesh të reja.

Alabama, Alaska, Idaho, Mississippi, North Carolina, South Carolina dhe Tennessee shënuan një rekord rastesh pozitive në një ditë të vetme, në një total prej 53.483 rastesh në mbarë SHBA./ dita

SHBA, qëllohet për vdekje një oficer policie në Ohio

Një oficer policie i cili ishte duke iu përgjigjur një thirrjeje, u qëllua dhe u vra mëngjesin e hershëm të së shtunës në parkingun e një dyqani nga një burrë i dehur që mbante një birrë, njoftoi policia, tranmseton Anadolu Agency (AA).

Oficeri i Toledos, Anthony Dia, u qëllua në gjoks menjëherë pas mesnate në parkingun e një depoje shtëpiake dhe më vonë u shpall i vdekur në spital, deklaroi shefi i policisë George Kral në një konferencë për shtyp.

Dëshmitarët i thanë policisë se burri qëlloi oficerin me një armë zjarri dhe më pas hyri në një zonë të pyllëzuar. Në një moment, oficerët dëgjuan një të shtënë me armë që vinte nga pylli, tha Kral. Sulmuesi, i përshkruar vetëm si një burrë i bardhë 57-vjeçar, u gjet i vdekur me një plagë të dukshme me armë zjarri në kokë rreth orës 03:15 të mëngjesit.

Dia la pas një grua dhe një fëmijë dyvjeçar, theskoi Kral.

Kryetari i bashkisë Wade Kapszukiewicz tha se ai ishte në spitalin e Toledos ku Dia u dërgua pasi u qëllua.

“Unë kurrë nuk do ta harroj momentin e largimit të oficerit Dia nga spitali me barelë, trupi i të cilit ishte mbështjellë me një flamur amerikan, i rrethuar nga rreth 30 oficerë të policisë së Toledos, duke përshëndetur dhe duke qarë”, tha kryebashkiaku.

Bolton: Shkëmbimi territorial nuk ishte ide e imja, e kërkuan liderët e Kosovës dhe Serbisë

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, ka folur në lidhje me çështjen e ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kush e bëri i pari këtë propozim.

Bolton pranon në njëfarë mënyre se ka qenë i informuar për këtë çështje, për të cilën tha se ishte ide e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit pavarësisht se nuk përmendi emra.

Bolton ka treguar gjithashtu edhe frikën e disa vendeve të BE-së që të pranonin ndarjen e Kosovës, ndërsa ka përmendur impaktin dhe tentativat e Rusisë për të pasur ndikim në Ballkan. Ish-zyrtari i lartë i Pentagonit e ka konsideruar dështim mos arritjen e zhvillimit të takimit të nivelit të lartë në Washington më 27 Qershor, por për të, palët kanë humbur vetëm një fotografi pasi asgjë nuk do arrinin.

“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar. Mendoj se kisha ndikim se mendoja se duheshin marrë disa hapa në Ballkan dhe Europën Lindore, e para për të ulur implikimin dhe ndikimin rus duke u përpjekur që ata të sillnin aromën e luftës së ftohtë. në radhë të parë ishte Ukraina në rrezik, së pari të flisja me Bjellorusinë që të mos abstrogohej nga një Rusi e Madhe. Polonia dhe Bjellorusia ishin me mua. Në Ballkan thashë se rreziku mbetej me mosmarrëveshje të pazgjidhura, tokë pjellorë për dikë që do të mund të krijojë konflikte. Rezoluta për emrin  Maqedoninë ishte arritje e madhe.

Mendova të shikonim që të bënim një progres në Kosovë. Takimi në Uashington mes Serbi mes Kosovës nuk prodhoi marrëveshje, unë qëndrova nga jashtë. Më shqetëson se nga këto takime do ishte një mundësi për fotografi dhe jo më shumë se aq. Takimi dështoi edhe për foto. Duke qenë i vëmendshëm për ndërhyrjet ruse, për mua, amerikën por edhe europianët duhej vëmendje ndaj situatës. Që në 2018 pati ndikime mbi Serbinë e Kosovën. Liderët e Serbisë dhe Kosovës donin t’i zgjidhnin këto çështje mes tyre, se nuk mund të kishte zhvillim ekonomik me mosmarrëveshje. Shumë kontraverse brenda dy vendeve.

Një nga gjërat që do të diskutonim  ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se  kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni.  Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte. James Beker dikur pati thënë se vetëm palët mund të marrin vendime, ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë”, tha Bolton për Fokus.

Presidenti Trump hap festimet për 4 Korrikun me një fjalim në Malin Rushmore

Presidenti Donald Trump i filloi festimet e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës, me një tubim në Monumentin kombëtar Mali Rushmore, ku iu drejtua turmës me fjalët se fëmijët e tyre po mësojnë në shkollë “të urrejnë vendin e tyre”. Presidenti foli para një turme entuziaste duke këmbëngulur se sulmet nga e majta radikale, siç e quajti ai, duhet të ndalen që të mbrohet mënyra amerikane e jetesës.

Presidenti paralajmëroi pjesëmarrësit në tubim se demonstratat kundër padrejtësisë sociale që janë përhapur në të gjithë vendin pas vdekjes së George Floyd gjatë arrestit, kërcënojnë themelet e qeverisjes amerikane. Zoti Trump sulmoi ashpër “turmat e zemëruara”, duke iu referuar protestuesve që janë përpjekur të heqin simbole që shihen prej tyre si raciste si dhe të rrëzojnë monumente që nderojnë figura të Konfederatës.

“Ata duan të rrëzojnë bindjet tona, kulturën dhe identitetin që e kanë bërë Amerikën vendin më dinamik e tolerant në historinë e botës. Bashkëkombasit e mi, amerikanë, ka ardhur koha të ngremë zërin me fuqi dhe të mbrojmë integritetin e atdheut tonë,” tha presidenti.

Presidenti iu kundërvu lëvizjes për drejtësi sociale që është përhapur në vend, duke thënë se po bën të kundërtën dhe do të çonte në “shkatërrimin e drejtësisë dhe shoqërisë”:

“Ideologjia radikale për të sulmuar vendin tonë ka si parullë drejtësinë sociale. Por në realitet, do të shkatërrojë shoqërinë dhe drejtësinë. Ajo do ta kthejë drejtësinë në instrument të përçarjes dhe hakmarrjes. Do ta shndërronte një shoqëri të hapur e gjithëpërfshirëse në një vend të shtypjes, dominimit dhe përjashtimit. Ata duan të na mbyllun gojën, por ne nuk do të heshtim,” tha presidenti.

Presidenti Trump tha gjithashtu se po ndërtohet muri në kufirin jugor amerikan, një ndër premtimet e tij në fushatën presidenciale të 2016.

Presidenti mori pjesë në një tubim me rastin e Ditës së Pavarësisë me pjesëmarrjen e mijëra vetëve të mbledhur pa distancë fizike dhe ku presidenti dhe shumica e pjesëmarrësve nuk mbanin maskë. Gjatë tubimit në një amfiteatër pranë Monumentit Mali Rushmore të Dakotës së Jugut ku janë të skalitura në gurë figurat gigande të katër presidentëve amerikanë, zoti Trump njoftoi se ka dhënë urdhër për krijimin e “Kopshtit Kombëtar të Heronjve Amerikanë” që do të ketë statujat e “amerikanëve më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë,” siç e prezantoi presidenti.

Zoti Trump foli për secilin nga presidentët e skalitur në faqen e malit — George Washington, Thomas Jefferson, Abraham Lincoln dhe Theodore Roosevelt. Ai dha detaje nga e kaluara e tyre patriotike, pa përmendur elementë të tjerë të prejardhjes apo qeverisjes së tyre që kritikohen nga një pjesë e shoqërisë amerikane. Po ashtu, Presidenti Trump nuk përmendi se mali ku ndodhet monumenti është tokë e shenjtë për popullatën indigjene amerikane, që e konsideron ngritjen e monumentin përdhosje të kësaj toke të shenjtë.

Mali Rushmore, 3 korrik 2020

Mali Rushmore, 3 korrik 2020

Pas fjalimit, presidenti dhe pjesëmarrësit ndoqën një shfaqje me fishekzjarre, e para e dhënë në Malin Rushmore në 10 vjetë. Ambjentalistë si dhe politikanë e aktivistë kanë shprehur shqetësimin se fishekzjarret dëmtojnë mjedisin delikat ekologjik të zonës dhe paraqesin rrezik për zjarre në bimësinë malore.

Zyrtarë të shëndetit publik kanë dhënë alarmin se aktiviteti në Dakotën e Jugut do të krijojë një vatër të re të epidemisë me një përhapje të shpejtë infeksionesh.

SHBA feston pavarësinë mes vrullit për të hequr simbolet e trashëgimisë pro-skllavërisë

Shtetet e Bashkuara festojnë Ditës së Pavarësisë këtë fundjavë ndërsa po fiton vrull një fushatë për të hequr simbolet e trashëgimisë pro-skllavërisë.

Përpjekjet për të hequr monumentet që lartësojnë Konfederatën, një qeveri prej 11 shtetesh jugore që ishin pro skllevërisë e që u shkëputën nga Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar Luftën Civile në vitin 1861, filluan të fitojnë mbështetje në vitin 2015 pasi një supremacist i bardhë qëlloi për vdekje nëntë Afrikano-Amerikane brenda një kishe në Çarleston të Karolinës së Jugut.

Fushata u përshkallëzua më tej pasi George Floyd, vdiq në arrest policie në 25 maj në Mineapolis të Minesotës.

Memoriali i Konfederatës në “Stone Mountain”, monumenti më i madh i Konfederatës, është ndër shumë përmendoret që kanë qenë në qendër të fushatës së shkatërrimit.

A rock carving in Stone Mountain, Ga., depicts Confederate Robert E. Lee and Stonewall Jackson, two prominate generals, as well as Jeffereson Davis, the president of the Confederacy.

A rock carving in Stone Mountain, Ga., depicts Confederate Robert E. Lee and Stonewall Jackson, two prominate generals, as well as Jeffereson Davis, the president of the Confederacy.

Skalitja në faqen e malit, me një lartësi prej 518 metrash që u financua në pjesën më të madhe nga Ku Klux Klan përmban Presidentin e Konfederatës Jefferson Davis, dhe gjeneralët e Konfederatës Robert E. Lee dhe Thomas “Stonewall” Jackson, të gjithë ishin pronarë skllevërish. Anëtarët e Klan vazhdojnë të mblidhen regullisht pranë memorialit.

Një nga përmendoret më të fundit që u hoq, ishte një statujë e Gjeneralit Jackson në Riçmond të Virxhinias, një shtet me më shumë përmendore të Konfederatës se çdo shtet tjetër. Punëtorët filluan të rrëzojnë statujën e gjeneralit të Konfederatës të mërkurën pasi kryetari i bashkisë së Riçmondit bëri thirrje për “heqjen e menjëhershme” të tij.

Protestuesit rrëzuan një statujë të gjeneralit Davis në Riçmond, kryeqytetin e Konfederatës, më 10 qershor.

Confederate monument

Confederate monument

Gjithashtu të mërkurën, Misisipi, shteti i vetëm që vazhdonte të përfshinte emblemën e Konfederatës në flamurin e tij zyrtar, tërhoqi flamurin në një ceremoni të qetë në kryeqytetin Xhekson. Flamuri u dërgua në një muze aty pranë, pasi guvernatori Tate Reeves nënshkroi legjislacionin që urdhëronte heqjen e tij.

Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në 26 qershor për të mbrojtur statujat, monumentet dhe përmendoret. Masa erdhi disa ditë pasi policia ndaloi përpjekjet e protestuesve për të rrëzuar një statujë të Presidentit Andrew Jackson në një park të Shëtitores Pensilvania pranë Shtëpisë së Bardhë. Jacksoni ishte gjithashtu pronarë skllevërish.

Trump viziton Memorialin Kombëtar Mount Rushmore të premten për të festuar Ditën e Pavarësisë. Skulptura 18 metra e lartë e gdhendur në granit në Black Hills të Dakotës së Jugut ka portretet e presidentët skllavopronarë George Washington dhe Thomas Jefferson, dhe presidentët Abraham Lincoln dhe Theodore Roosevelt.

Disa grupe të amerikanëve vendas kanë protestuar në memorialin e Mount Rushmore, duke përmendur se zona është marrë nga treva e tyre, Lakota.

FILE - This March 22, 2019, file photo shows Mount Rushmore in Keystone, S.D. Organizers have scrapped plans to mandate social distancing during President Donald Trump's appearance at a July 3, 2020, Mount Rushmore fireworks display and won't limit…

FILE – This March 22, 2019, file photo shows Mount Rushmore in Keystone, S.D. Organizers have scrapped plans to mandate social distancing during President Donald Trump’s appearance at a July 3, 2020, Mount Rushmore fireworks display and won’t limit…

Memorialet e konfederatës janë shembur kohët e fundit edhe në shtete të tjera.

Në Mobile të Alabamës, një statujë e Admiralit të Konfederatës Raphael Semmes u hoq në fillim të qershorit dhe u vendos në një depo ditë më vonë pasi zyrtarët e qytetit ranë dakord për këtë.

Një statujë e ish-nënpresidentit John C. Calhoun, mbrojtës i skllavërisë, u hoq nga një piedestal në Çarleston të Karolinës së Jugut më 24 qershor pas miratimit të këshillit të qytetit.

Shumë afrikano-amerikanë dhe një numër në rritje nga grupe të tjera racore besojnë se simbolet e Konfederatës kanë konotacione raciste ndërsa shumë të bardhë, veçanërisht në shtetet jugore, pohojnë se ato janë pjesë e trashëgimisë.

Lufta për drejtësi racore vazhdon ndërsa Amerika feston Ditën e Pavarësisë më 4 korrik, megjithëse në një pjesë të Deklaratës së Pavarësisë së Sh.B.A., shkruar nga Presidenti Jefferson, shkruhet, “Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë”. zëri i amerikës

SHBA, arrestohet Ghislaine Maxwell, ish e dashur e financierit Epstein

FBI-ja tha se ka arrestuar Ghislaine Maxwell, ish e dashur dhe bashkëpunëtore e të akuzuarit për krime seksuale Jeffrey Epstein. Arrestimi u bë të enjten në shtetin New Hampshire.

Ndaj 58-vjeçares rëndon akuza se është përpjekur të joshë persona të mitur për t’u përfshirë në akte seksuale të paligjshme.

Ajo ka qendruar larg syve të publikut që nga vdekja e financierit Epstein, i cili u akuzua për përdhunim dhe trafikim të vajzave të mitura prej gati dy dekadash.

Disa nga viktimat e supozuara të financierit kanë thënë se Maxwell i kishte joshur ato në rrethin e tij, ku ishin abuzuar seksualisht nga ai dhe miq të tij të fuqishëm.

Maxwell aludohej se i sillte viktimat në shtëpinë lukzose të Epsteinit në Manhattan, por deri tani ndaj saj nuk ishin ngritur akuza penale.

Ajo është e bija e manjatit britanik të medias, Robert Maxwell, themelues i një shtëpie botuese dhe pronar i disa tabloidëve si Daily Mirror. Pas vdekjes së tij misterioze në vitin 1991, doli se ai kishte vjedhur qindra miliona dollarë nga fondet e pensioneve të punonjësve për të mbajtur në këmbë perandorinë e tij mediatike që ishte në rënie.

Në fillim të viteve 1990, Ghislaine Maxwell u zhvendos në Nju Jork, ku u mor me shitje pronash të patundshme. Rreth kësaj kohe ajo nisi një marrëdhënie romantike me financierin Epstein, i cili bënte jetë luksoze dhe kishte mjaft njohje në sferat e larta. zëri i amerikës

Apeli lejon publikimin e librit të mbesës së Trumpit

Një gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Nju Jork ka hequr ndalesën në publikimin e librit të Mary Trump, mbesës së presidentit amerian Donald Trump, rreth historisë familjare.

Gjykata ka thënë më 1 korrik se do të heqë ndalesën e vendosur ndaj shtëpisë botuese, Simon & Schuster, e cila synonte të bllokonte shpërndarjen e librit “Shumë dhe asnjëherë mjaft: Si krijoi familja ime personin më të rrezikshëm në botë”.

Libri është planifikuar të publikohet zyrtarisht më 28 korrik, mirëpo shtëpia botuese ka thënë se mijëra kopje të librit veçse janë shpërndarë nëpër librari.

Robert Trump, vëllai i presidentit amerikan, ka kërkuar kufizim në botim të librit, duke thënë se Mary është duke shkelur një marrëveshje të vitit 2001, që ndalon zbulimin e detajeve pas shpërndarjes së pasurisë në familjen Trump.

Gjyqtari, Alan Scheinkman ka thënë se shtëpia botuese, Simon & Schuster “nuk është pjesë e marrëveshjes” andaj nuk vlen bllokimi i publikimit të librit.

Simon & Schuster ka thënë se Mary, psikologe, ka rikujtuar në librin e saj për “familjen toksike” në shtëpinë e gjyshërve të saj.

Javën e kaluar, një gjyqtar ka refuzuar të ndalojë publikimin e librit të ish-Këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare, me titullin “Dhoma ku ka ndodhur”.

Në të besohet se ka detaje të punës së administratës Trump. rel

Senatorët amerikanë do të shqyrtojnë fondet për Agjencinë e Medias Globale

Një grup dypartiak senatorësh amerikanë thotë se ka në plan të shqyrtojë fondet për agjencinë e transmetimeve ndërkombëtare (USAGM) që mbikqyr Zërin e Amerikës dhe rrjetet e tjera të informacionit nën ombrellën e kësaj agjencie, pasi shefi i ri ekzekutiv shkarkoi krerët e atyre rrjeteve.

Senatorët e njoftuan Shefin Ekzekutiv të USAGM-së, Michael Pack me një letër të mërkurën.

Ligjvënësit thanë se ishin “thellësisht të shqetësuar” nga vendimi i zotit Pack për të pushuar nga puna shefat e Radios Azia e Lirë; Radios Evropa e Lirë/Radio Liria; Rrjetit për Trasmetimet për Lindjen e Mesme; si edhe të Fondit për Teknologji të Hapur.

“Këto veprime që u bënë pa asnjë konsultim me Kongresin, madje as me një njoftim të tij, ngrenë pikëpyetje serioze lidhur me të ardhmen e Agjencisë Amerikane për Median Globale (USAGM) nën udhëheqjen tuaj”, shkruajnë senatorët.

Ata i cilësuan drejtuesit e shkarkuar si “staf të kualifikuar ekspertësh”, që u larguan nga detyra “pa arsye konkrete”.

“Ne do të bëjmë një analizë të detajuar të fondeve të USAGM-së për të siguruar që transmetimet ndërkombëtare të mos politizohen dhe që agjencia të jetë në gjendje të kryejë plotësisht dhe me efektivitet misionin e saj themelor”, thanë senatorët.

Letra ishte nënshkruar nga demokratët Patrick Leahy dhe Chris Van Hollen, dhe republikanët Lindsay Graham dhe Marco Rubio. Ish-ndihmësi i zotit Rubio, Jamie Fly, që drejtonte Radion Evropa e Lirë, ishte një prej të shkarkuarve nga zoti Pack.

Deri tani as zoti Pack as ndonjë zyrtar tjetër i lartë i USAGM-së nuk ka komentuar.

Senati e konfirmoi zotin Pack në krye të USAGM-së muaji e kaluar, dy vjet pasi Presidenti Donald Trump e kishte paraqitur kandidaturën e tij për të drejtuar rrjetin informativ që financohet nga qeveria amerikane.

Zoti Trump e ka sulmuar së fundmi Zërin e Amerikës për ato që ai i quan transmetime pro-kineze dhe raportime pozitive për mënyrën se si e ka trajtuar Kina pandeminë e koronavirusit.

Ai e përmendi vonesën prej dy vitesh në konfirmimin e zotit Pack si shembull të bllokimit demokrat.

Zoti Pack ka premtuar të ruajnë pavarësinë tradicionale të Zërit të Amerikës në mbulimin e lajmeve, gjë që është e garantuar në ligjin amerikan.

Zoti Pack emëroi gazetarin me përvojë të Zërit të Amerikës dhe ish-shefin e Divizionit të Euro-Azisë, Elez Biberaj në postin e drejtorit në detyrë. Zoti Biberaj zëvendëson ish-drejtoren Amanda Bennett, që dha dorëheqjen sapo u konfirmua zoti Pack, duke thënë se ai kishte të drejtën të caktonte drejtuesit e pozicioneve të nivelit të lartë.

“Misioni ynë është sot më i rëndësishëm se kurrë, dhe askush nuk mund të përçojë historinë frymëzuese të Amerikës, perspektivat amerikane dhe të shërbejë si model i lirsë së shtypit, si Zëri i Amerikës”, shkruante të martën zoti Biberaj, në një letër drejtuar punonjësve të Zërit të Amerikës.

Zoti Pack ka emëruar edhe drejtuesit e rrjeteve të tjera të USAGM-së: Jeffrey Scott Shapiro si drejtor në detyrë dhe zëvendës drejtor të Zyrës për Transmetimet në Kubë (OCB); Parameswaran Ponnudurai si president në detyrë për Radion Azia e Lirë; Kelley Sullivan si presidente në në detyrë e rrjetit për Trasmetimet për Lindjen e Mesme ; dhe Daisy Sindelar, si presidente në detyrë e Radios Evropa e Lirë/Radio Liria.

SHBA: Zyrtarët më të lartë të zbulimit do të informojnë Kongresin për pagesat e dyshuara ruse

Zyrtarët më të lartë amerikanë të zbulimit, pritet të informojnë anëtarë me peshë të Kongresit për çfarë dihet dhe çfarë nuk dihet lidhur me një përpjekje të dyshuar ruse për të paguar militantë për sulme ndaj ushtarëve amerikanë dhe forcave të koalicionit në Afganistan.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi të mërkurën se Drejtorja e CIA-s, Gina Haspel dhe Drejtori i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare, Paul Nakasone do të takoheshin me të ashtuquajturin Grupin e të Tetëve të enjten.

Takimi do të jetë hera e parë që ligjvënësit do të informohen direkt nga zyrtarë veteranë të zbulimit lidhur me raportet se Rusia u kishte ofruar militantëve të lidhur me talebanët shpërblime për të vënë në shënjestër dhe vrarë trupa amerikane dhe të aleatëve.

Deri tani, informimet për akuzat, janë drejtuar nga Drejtori i Zbulimit Kombëtar, John Ratcliffe, një ish-anëtar i Kongresit që mori detyrën vetëm një muaj përpara, si edhe nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Robert O’Brien dhe Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, të cilët që të dy kanë më pak se një vit në këto poste.

Që të tre u kanë thënë vazhdimisht ligjvënësve se informacioni lidhur me programin e dyshuar rus për pagesat, nuk mund të konfirmohet, duke mbrojtur vendimin për të mos ia paraqitur këtë informacion Presidentit Donald Trump.

“Personi që vendosi që herët nëse presidenti duhej të informohej në informimin për zbulimi në zyrën Ovale, është një punonjëse karriere me peshë. Dhe ajo e mori kërë vendim sepse nuk ishte e bindur në cilësinë e informacionit të zbulimit që kishte dalë”, u tha zoti O’Brien, gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

Ai tha gjithashtu se Shtëpia e Bardhë po punonte për reagimet e mundshme ndaj Rusisë, nëse informacioni i zbulimit konfirmonte besueshmërinë e raporteve fillestare.

“Këto janë akuza të rëndësishme që nëse verifikohen, ju siguroj që presidenti do të marrë masa të forta. Kemi disa muaj që punojmë për opsionet e mundshme”, tha ai.

Por zyrtarë të tjerë nuk pranuan të flasin për hapat e mëtejshëm.

“Unë nuk do të flas para presidentit për masat. Dhe nuk flas para zbulimit”, tha sekretarja e shtypit, Kayleigh McEnany në një konferencë për shtyp.

Dhe vetë President Trump, të mërkurën vazhdoi ta hedhë poshtë akuzën për një komplot rus, si sajesë, fillimisht në Twitter…

…dhe më pas në një intervistë në Fox Business News.

“Nuk kemi dëgjuar asnjëherë më parë për këtë, sepse informacionet e zbulimit nuk konfirmuan asnjëherë të ishte në atë nivel”, tha presidenti.

“Shumë nga zyrtarët e zbulimit, nuk besonin që kishte ndodhur. Besoj se është një sajesë e ngritur mbi gazetat dhe demokratët”, tha ai.

Por disa njoftime mediash po e sfidojnë këtë qëndrim.

Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar katër burime të qeverive amerikane dhe evropiane, njoftonte të mërkurën se Shtetet e Bashkuara kishin siguruar informacione të reja javët e fundit që mbështesnin besueshmërinë e pretendimeve se Rusia kishte ofruar militantëve të lidhur me Talebanët shpërblime për të sulmuar trupa amerikane dhe të koalicionit.

Edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Talebanëve, kanë folur duke thënë se programi ekzistonte.

“Komandantë të veçantë kanë marrë para dhe armë nga zbulimi rus. Këto janë grupe kriminale që punojnë në krah të muxhahedinëve dhe dëmtojnë reputacionin tone”, i tha gazetës Business Insider, Moulani Baghdadi, një komandant talebanësh nga Ghazni.

Mullah Manan Niazi, dikur zëdhënës i ish udhëheqësit të Talebanëve, Mullah Omar, tha për The Daily Beast, se një program i tillë nuk do të kishte qenë i pazakontë.

“Talibanët janë paguar nga zbulimi rus për sulme ndaj forcave amerikane dhe ndaj forcave të ISIS-it në Afganistan, nga viti 2014 e deri sot”, tha ai.

Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes dhe zbulimit, kanë pasur prej kohësh shqetësime për ndërhyrjen ruse në Afganistan, duke thënë shpesh se Moska kishte furnizuar Talebanët me armë dhe i kishte trajnuar.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo të mërkurën u përpoq t’i minimizonte shqetësimet.

“Fakti që rusët janë të angazhuar në Afganistan kundër interesave amerikane nuk është diçka e re”, tha ai duke shtuar se kur të ketë informacion të besueshëm që të lë të kuptosh që rusët po vënë në rrezik jetën e amerikanëve, “ne do të reagojmë me seriozitet”.

Megjithatë demokratët të mërkurën vazhduan të shprehin pakënaqësi dhe padurim me mënyrën se si po reagon administrata e Presidetit Trump.

Shtëpia e Bardhë tha se nuk ka të dhëna që trupat amerikane ishin dëmtuar.

“Departamenti i Mbrojtjes ka thënë se nuk di që ndonjë amerikan të jetë vrarë në lidhje me këtë informacion zbulimi të paverifikuar, që po vlerësohet aktualisht”, u tha McEnany gazetarëve të mërkurën në mbrëmje. zëri i amerikës

SHBA, mbi 130 mijë të vdekur nga COVID-19

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 130.134, prej të cilëve 1.315 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 47.499, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.730.803.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 1 milion e 143 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në më shumë se 34,2 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 417.386 raste të konfirmuara dhe 32.129 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 1.409.693 raste, Rusia me 654.405 dhe India me 591 mijë raste.

SHBA, shtim rekord i rasteve të reja me koronavirus

Shtetet e Bashkuara thyen një tjetër rekord shqetësues të martën, kur regjistruan 47 mijë raste të reja me koronavirus, numri më i lartë i infeksioneve të reja brenda një dte që nga fillimi i pandemisë.

Infeksionet e reja shfaqen kryesisht në shtetet jugperëndimore, Arizonë dhe Teksas si dhe në Kaliforni. Po ashtu ka pasur rritje të infeksioneve edhe në Florida, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut.

Përhapja e infeksioneve në SHBA u shoqërua me paralajmërime nga eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive, Dr. Anthony Fauci, i cili tha në një seancë informimi në Senat se ritmet e përhapjes së infeksionit mund të arrijnë në 100 mijë raste të reja në ditë nëse nuk merren masa.

“Pa diskutim, për momentin nuk e kemi problemin nën kontroll,” tha Dr. Fauci. Ai paralajmëroi se reagimi me masa të përqëndruara vetëm tek shtetet që aktualisht po regjistrojnë keqësim të problemit, “e vë të tërë vendin në rrezik”.

Më shumë se 127,000 amerikanë kanë vdekur nga COVID-19, mbi 2 milionë e 636 mijë kanë rezultuar pozitivë dhe miliona kanë humbur punën. Ekonomia u tkurr mjaft në tremujorin e parë dhe pritet të shënojnë rënie edhe më të thellë për tremujorin prill-qershor.

Dr. Fauci po dëshmonte në Kongres, ndërkohë që guvernatorët e Nju Jorkut, Nju Xhërsit dhe Konektikatit, tre shtete në pjesën verilindore të vendit që u përballën me pandeminë në fillimet e përhapjes në SHBA, shtuan shtetet e Kalifornisë, Xhorxhias, Ajdahos, Ajovas, Luizianës, Misisipit, Nevadës dhe Tenesisë në listën e shteteve, banorët e të cilëve do të kërkohen të qëndrojnë në karantinë për dy javë.

Lista përfshinte fillimisht tetë shtete – Alabamën, Arizonën, Arkansasin, Floridën, Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut, Teksasin dhe Jutan në karantinën e vendosur nga Nju Jorku, Nju Xhërsi dhe Konektikati.

Harta e COVID-it

Harta e COVID-it

Shtimi i rasteve me koronavirus ka detyruar guvernatorët e Floridës, Teksasit dhe Kalifornisë të ngadalësojnë planet e rihapjes, duke u dhënë urdhër bareve dhe restoranteve të mbyllen dhe duke bërë të detyrueshme vënien e maskave.

SHBA kryesojnë në botë me numrin më të lartë të infeksioneve. Si rezultat amerikanët nuk janë përfshirë në listën e vendeve që do të lejohen të vizitojnë Bashkimin Evropian.

Bashkimi Evropian heq disa kufizime

BE hoqi të martën kufizime udhëtimi për vizitorë nga Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaj.

Por udhëtarët nga vende ku ka pasur përhapje të epidemisë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Brazilin dhe Indinë, nuk lejohen në këto momente.

Vizitorë nga Kina do të lejohen të futen në vende të BE-së me kusht që Kina të heqë kufizimet ndaj evropianëve.

Pritet që lista të ndryshojë çdo dy javë me emra që shtohen, apo përjashtohen në varësi të ritmeve të përhapjes së koronavirusit, por nuk parashikohet që kufizimet e vëna nga BE ndaj Shteteve të Bashkuara të hiqen së shpejti.

Kriteret e deklaruara nga Bashkimi Evropian diktojnë që numri i rasteve të reja me koronavirus në një shtet të caktuar të jetë i krahasueshëm ose nën mesataren që po regjistron BE-ja dhe se shifrat e përgjithshme po stabilizohen ose po bien në mënyrë që të lejohen vizitorë.

Në shkallë botërore, afro 10.5 milionë vetë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus që kur virusi u diktua për herë të parë në Kinë vitin e kaluar dhe filloi të përhapej në të gjithë botën. Aktualisht në shkallë globale numërohen mbi 512 mijë të vdekur nga COVID-19.

Reagime të forta në Kongres pas njoftimeve për pagesat ruse

Media njofton se Presidenti Trump ishte informuar për pagesat që u kishin ofruar rusët operativëve të Talebanëve për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan. Ligjvënësit tani po kërkojnë përgjigje pasi Shtëpia e Bardhë tha se presidenti nuk ishte në dieni të këtyre informatave të zbulimit, pasi nuk ishin verifikuar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson raporton mbi jehonën që ka bërë kjo temë në Kongres:

Trupat amerikane në Afganistan janë shënjestruar nga Rusia – ky raportim i New York Times ka shkaktuar reagim të fortë në të dyja forcat politike në Kongres. Janë ngritur pyetje: a janë verifikuar këto informata? A e ka parë presidenti këtë informacion?

“Presidenti nuk është informuar asnjëherë për këtë. Këto informata të zbulimit nuk ishin verifikuar dhe agjencitë e zbulimit nuk kishin dalë me të njëjtin përfundim,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Disa republikanë në Senat, të cilët u informuan mbi këtë temë të martën, vunë në pikëpyetje saktësinë e artikullit të gazetës.

“Provat që kam parë dhë dëgjuar nuk mbështesin ato që u publikuan nga New York Times. Kjo më shqetëson,” thotë senatorja republikane Joni Ernst.

Por ka njoftime se Presidenti Trump është informuar këtë vit për këto informata të agjencive të zbulimit. Demokratët që ndoqën seancën informuese të martën, thanë se janë të shqetësuar:

“Asgjë nga ato që dëgjova në seancë nuk më bën të mendoj se kemi të bëjmë me sajesa. Mund të gjykohet në mënyra të ndryshme se sa të besueshme janë informatat, por nuk janë sajesa,” thotë ligjvënësi Steny Hoyer.

Marrëdhëniet e Presidentit Trump me homologun rus Vladimir Putin kanë qenë shqetësim madhor për demokratët, të cilët këmbëngulin se nuk ka mundësi që presidenti nuk është informuar për një kërcënim kaq serioz për sigurinë.

“Nuk mbahet presidenti i painformuar për të dhëna që i duhen për të mbrojtur trupat amerikane, thjesht pasi nuk është krejt e verifikuar. Nëse do të bësh një telefonatë me Presidentin Putin, patjetër, më parë duhet të kesh qenë informuar për këtë temë,” thotë ligjvënësi demokrat Adam Schiff.

Rusia ka hedhur poshtë njoftimet për pagesa për atentate. Republikanët shprehen se komplote të tilla të thurura nga Rusia nuk janë të paimagjinueshme, megjithëse ende nuk ka verifikim të plotë për këtë informacion:

“A do të habitesha nëse Rusia vërtetë e ka bërë diçka të tillë? Aspak. Ata përpiqen të na krijojnë probleme kudo. Në veçanti duan të na dëbojnë nga Siria dhe Afganistani,” thotë Senatori republikan Mitch McConnell.

Shtëpia e Bardhë thotë se artikulli i New York Times kërcënon sigurinë kombëtare, por demokratët i kërkojnë presidentit të mbajë përgjegjësi për sigurinë e trupave amerikane.

“Në vend që të merremi me tema se çfarë dihej, kur ia thanë presidentit, duhet të kemi plane. Si do të veprojmë? Duhet t’i kundërpërgjigjemi Putinit,” thotë Senatori demokrat Chuck Schumer.

Udhëheqës të lartë të Kongresit dhe krerë të komisioneve për zbulimin në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve do të kenë mundësi të ngrenë pyetje gjatë një takimi mbi këtë temë në Shtëpinë e Bardhë.

A ishte informuar presidenti Trump nga bashkësia e zbulimit amerikan?

Katherine Gypson

Ligjvënësit amerikanë bënë thirrje për një hetim të menjëhershëm të hënën lidhur me njoftimet në media se Rusia u kishte ofruar pagesa militantëve të mbështetur nga talebanët, për vrasjen e trupave amerikane në Afganistan. Shtëpia e Bardhë mohoi njoftimet se Presidenti Donald Trump ishte informuar për këto pagesa, duke thënë se ato nuk ishin verifikuar plotësisht nga bashkësia e zbulimit amerikan.

Sipas një artikulli të gazetës Nju Jork Tajms, një njësi ushtarake ruse u ofroi para militantëve të mbështetur nga Talibani si shpërblim për vrasjen e trupave amerikane në Afganistan – ky informacion i komunitetit amerikan të zbulimit iu përcoll Presidentit Trump.

Shtëpia e Bardhë e quajti të rremë njoftimin e Tajmsit.

“Nuk kishte një konsensus mes bashkësisë së zbulimit, në fakt kishte mendime kundërshtuese brenda komunitetit dhe ato nuk do të përcilleshin tek presidenti derisa të verifikoheshin”, tha sekretarja e shtypit, Kazleigh McEnany.

Kjo pason mohimin të dielën nga Presidenti në Twitter për çdo njohuri mbi këtë informacion të zbulimit – një pozicion që demokratët e Senatit thonë se është i pafalshëm.

“Presidenti Trump, je i humbur gjithsesi. Nëse nuk jeni informuar për këtë raport të rëndësishëm, si mund të drejtoni një administratë kur diçka kaq e rëndësishme nuk është përcjellë në nivelin tuaj? Dhe nëse jeni informuar për raportin dhe nuk keni bërë asgjë kjo është edhe më keq. Turp të kesh. Turp të kesh”, tha senatori Chuck Schumer.

Republikanët e Kongresit po kërkojnë të dinë gjithashtu përse presidenti nuk u informua … dhe i bën thirrje presidentit Trump që të shqyrtonte pretendimet me seriozitet. Demokratët thanë se kjo është një tjetër provë se presidenti Trump nuk është i ashpër sa duhet ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

“Presidenti po thotë se nuk kishte dijeni, por nuk po shohim ndonjë zemërim prej tij, se nuk ishte informuar. Ku janë pyetjet dhe kërkesa e tij për informacion? Është një shembull tjetër i kësaj kapje të pazakontë që Putini ka ndaj këtij presidenti”, tha ligjvënësja demokrate Katherine Clark.

Shtëpia e Bardhë po e kundërshton këtë kritikë.

“Ky president ka qenë jashtëzakonisht i ashpër ndaj Rusisë, duke vendosur sanksione ndaj qindra individëve rusë, duke dëbuar dhjetëra diplomatë, duke mbyllur dy konsullata ruse, duke u tërhequr nga një traktat bërthamor dhe disa veprime të tjera”, tha sekretarja McEnany.

Rusia dhe Talibanët kanë mohuar ofrimin e pagesave – por raporti i Nju Jork Tajmsit u konfirmua nga inteligjenca britanike. Schumer dhe kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi u kanë bërë thirrje të gjithë anëtarëve të Kongresit që të marrin një informacion të plotë për zbulimin dhe sa ishte në dijeni presidenti për këtë.

Përmendorja gjigante mes polemikash

Planet e Presidentit Donald Trump për të nisur festimet e Ditës së Pavarësisë me një shfaqje madhështore në monumentin Mount Rushmore të Dakotës së Jugut kanë zemëruar amerikanët vendas, të cilët e shikojnë përmendoren gjigante si një përdhosje të tokës që u është vjedhur atyre me dhunë e që sot përdoret për të nderuar udhëheqës armiqësorë ndaj indigjenëve.

Disa grupe të drejtuara nga aktivistë indigjenë po planifikojnë protesta për vizitën e 3 korrikut të Presidentit Trump, pjesë e fushatës së tij të rihapjes së vendit, i cili po del nga një periudhë pandemie, papunësie dhe, së fundmi, trazirash sociale. Ngjarja është parashikuar të përfshijë avionë luftarakë që do të fluturojnë me zhurmë mbi monumentin 79-vjeçar prej guri në Black Hills të Dakotës së Jugut si dhe një shfaqje me fishekzjarre, e para në këtë objekt që nga viti 2009.

Mount Rushmore

Mount Rushmore

Planet për festime në Mount Rushmore vijnë ndërkaq në kushtet kur vendi po reflekton mbi problemin e racizmit dhe kur në të gjithë globin ka nisur një rishikim i simbolizmit të monumenteve. Shumë aktivistë indigjenë amerikanë thonë se memoriali në Mount Rushmore është po aq i neveritshëm sa edhe monumentet e shumta të Konfederatës që po rrëzohen në të gjithë vendin.

“Mount Rushmore është një simbol i epërsisë së të bardhëve, i racizmit strukturor që është akoma gjallë në shoqërinë e sotme,” thotë Nick Tilsen, anëtar i fisit indigjen Oglala Lakota dhe president i një organizate aktiviste vendëse të quajtur NDN Collective. “Është padrejtësi të vjedhësh në mënyrë aktive tokën e njerëzve indigjenë, pastaj të gdhendësh fytyrat e bardha të kolonizatorëve që kryenin gjenocid,” thotë ai.

Ndërsa disa aktivistë, si Tilsen, duan që monumenti të hiqet dhe mali Black Hills t’i kthehet fisit Lakota, të tjerët kanë kërkuar që përfitimet ekonomike që nxirren nga monumenti të ndahen mes të gjithëve.

Presidenti Trump prej kohësh ka shfaqur magjepsjen e tij me monumentin Mount Rushmore. Siç tregon guvernatorja e Dakotës së Jugut, Kristi Noem, në një rast presidenti i tha asaj fare pa drojë se e kishte ëndërr që fytyrën e tij ta gdhendnin në monument. Më vonë, gjatë një aktiviteti fushate, ai tha me shaka se do të donte të renditej së bashku me presidentët George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln.

Republikania Noem ka kërkuar një rikthim të fishekzjarreve në prag të Ditës së Pavarësisë, ndërsa Presidenti Trump ka premtuar se do të vizitojë Dakotën e Jugut për festimet.

Disa ekspertë kanë ngritur shqetësimin se fishekzjarret mund të shkaktojnë zjarre, sidomos sepse në këtë zonë moti ka qenë tepër i thatë këtë vit. Zjarrfikësit thirrën të enjten ekuipe nga dy shtete të tjera për të ndihmuar në shuarjen e flakëve që dogjën rreth 61 hektarë pyje 10 kilometra në jug të monumentit.

Të katër fytyrat, të gdhendura në mal me dinamit dhe pajisje të rënda dekada më parë, njihen si “një tempull i demokracisë”. Presidentët u zgjodhën nga skulptori Gutzon Borglum për rolin e tyre udhëheqës gjatë katër fazave të zhvillimit amerikan: Uashingtoni drejtoi krijimin e vendit; Jeffersoni nxiti zgjerimin e tij drejt perëndimit; Lincolni ruajti bashkimin e vendit dhe u dha lirinë skllevërve; Roosevelti i dha hov novacionit industrial.

Në SHBA mund të jenë 20 milionë të infektuar me koronavirus

Së paku 20 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara mund të jenë infektuar me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA tha se numri i vërtetë i rasteve ka të ngjarë të jetë dhjetë herë më i lartë se shifra e raportuar.

“Llogaritja jonë më e mirë është se për çdo rast që është raportuar kanë qenë edhe dhjetë të infektuar të tjerë”, tha drejtori i kësaj qendre, Robert Redfield.

Ai tha se 5-8 për qind e popullsisë i është ekspozuar virusit dhe u bëri thirrje amerikanëve që të mbajnë distancën fizike, të vendosin maska dhe të lajnë duart.

Komentet vijnë pasi shteti i Teksasit ka anuluar rihapjen e ekonomisë, pasi numri i të infektuarve dhe i të shtruarve në spitale është rritur.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 2.4 milionë raste me koronavirus dhe mbi 122,000 viktima.

Shtetet jugore dhe perëndimore kanë raportuar shifra rekorde të rasteve në ditët e fundit.

Parashikimet e Universitetit të Uashingtonit janë që numri i viktimave në SHBA të arrijë deri në 180,000 deri në tetor, ose në 146,000 nëse amerikanët mbajnë maska.

Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 9.5 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 4.8 milionë janë shëruar, ndërsa mbi 486,000 kanë vdekur.

Burns dhe Wisner pas dështimit të takimit në Washington: Ishte një ide e keqe

Ish-zëvendëssekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicholas Burns, dhe Frank Wisner, ish-përfaqësuesi special për Kosovën në administratën e presidentit amerikan George W.Bush, kanë thënë se ideja për takim në Washington mes Kosovës dhe Serbisë, ishte e gabuar që nga fillimi.

Në një opinion të publikuar në prestigjiozen “WashingtonPost”, dy figurat e njohura kanë thënë se takimi i planifikuar për 27 qershor ka dështuar ende pa nisur, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi të mërkurën aktakuzën ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve për krime lufte.

Megjithatë, ata e kanë vlerësuar të gabuar idenë e këtij takimi duke kundërshtuar qasjen “e njëanshme” të administratës së presidentit Donald Trump. Sipas tyre, ngritje a akuzës ndaj Thaçit është arsye shtesë që SHBA-ja të rikonsiderojë përpjekjet e veta për negociata. Për këtë kanë dhënë disa arsye.

“E para, Trumpi ka ndërmarrë një kampanjë diplomatike i vetëm në Kosovë në vend se të bashkëpunonte në tandem me Bashkimin Evropian, përfshirë aleatët e mëdhenj Gjermaninë dhe Francën. Ai ka ‘shqelmuar’ ndërmjetësuesin e BE-së dhe madje edhe presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili kishte propozuar të mbante një Samit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, për herë të parë në dy dekada, po udhëhiqnin ndaras dy kampanja negociuese, duke shkaktuar konfuzion te serbët dhe kosovarët. Kjo kërcënon të ngadalësojë, në vend se të përshpejtojë, progresin drejt marrëveshjes”, kanë thënë ata si arsye të parë.

Si arsye të dytë, ata kanë renditur çështjen se shtetet e Ballkanit më së shumti kanë nevojë për ndihmën ekonomike nga Evropa.

“SHBA-ja, në anën tjetër, ka një prezencë më të dobët ekonomike në rajon”, kanë shpjeguar ata.

Sipas tyre, përçmimi i Evropës nga Trumpi ka ndarë miqtë e rajonit dhe ka ulur shanset që të arrihet një marrëveshje e suksesshme mes Kosovës e Serbisë.

Ata kanë shtuar se një nga arsyet e përzierjes së Trumpit në këtë çështje mund të jetë edhe përplasja që ka pasur me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Në arsyen e tretë, Burns e Wisner kanë theksuar se motivi kryesor i Trumpit ka qenë arritja e një marrëveshjeje për të marrë lëvdata për politikën e jashtme para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

“Ekziston frika se Trumpi mund të shtyjë Kosovën për të bërë lëshime territoriale për Serbinë që do të ishte potencialisht shpërthim i paprecedent në rajonin jostabil të Ballkanit”, kanë shkruar ata.

Të dy njohësit e situatës së Kosovës kanë thënë se dyshojnë se “mund të arrihet një marrëveshje e suksesshme me një qasje kaq të njëanshme”.

“Presidentët Bill Clinton, Bush dhe Barack Obama janë nisur nga një premisë e përbashkët për shtetet e Ballkanit – me theks Serbia, Kosova, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria, si dhe Bullgaria, Kroacia, Greqia e Sllovenia – duhet të jenë të sigurt në kufijtë e tyre dhe t’u bashkëngjiten NATO-s dhe Bashkimit Evropian për të ardhmen e tyre të sigurt”, kanë thënë ata.

Ata kanë theksuar se SHBA-ja gjithmonë ka kundërshtuar shkëmbimet territoriale për shkak të frikës se mund të nxisë luftë të re dhe ka kundërshtuar edhe idenë e “Shqipërisë së Madhe”. “Shtyrja e Kosovës dhe Serbisë për të rivizatuar kufijtë është precedent i rrezikshëm që mund të minojë edhe marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si dhe të shthurë marrëveshjen e Daytonit në Bosnje”, kanë shtuar Burns e Wisner.

“SHBA-ja ka qenë mike e mirë e Kosovës që kur intervenuam me aleatët në NATO për të parandaluar masakrimin e shqiptarëve të Kosovës nga ushtria serbe më 1999. Ne i dhamë fund asaj lufte. Forcat e NATO-s, përfshirë kontingjentet e SHBA-së, kanë ruajtur paqen që nga ajo kohë. Shërbimi i Jashtëm dhe Ushtria kanë punuar shumë të ndihmojnë Kosovën të arrijë dhe të sigurojë paqen dhe pavarësinë. Presioni i hapur i administratës Trump ndaj liderëve të Kosovës në muajt e fundit, dhe qëndrimi më i përshtatshëm ndaj qeverisë autoritare në Serbi, ka qenë në mospërputhje me miqësinë tonë dhe ka dobësuar institucionet fragjile qeverisëse në Kosovë. Lëvizja e mençur e Trumpit do të ishte po të bashkonte forcat me evropianët, kosovarët e serbët për t’u pajtuar në masat për të rritur investimet në infrastrukturën në rajon dhe për të hequr barrierat në tregti”, kanë shtuar ata.

E kanë quajtur gabim edhe kërcënimin e administratës Trump për heqjen e trupave të SHBA-së nga misioni në Kosovë.

“Nuk ka zgjidhje të shpejta në Ballkan”, kanë thënë të dy.

Burns është profesor në Universitetin e Harvardit dhe ish-zëvendëssekretar i Shtetit. Ai është këshilltar i Joe Bidenit, kandidatit të Partisë Demokratike për president. Frank Wisner ishte përfaqësuesi special për Kosovën në administratën e presidentit George W.Bush.

DASH: Ngritja e akuzave nga Prokurori i Specializuar, hap përpara për drejtësinë në Kosovë

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Gjykatën Speciale për Kosovën dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar t’i përmbahen mandatit të tyre ndërkohë që avancon kjo çështje përmes sistemit të drejtësisë.

“Njoftimi është rezultat i një procesi që vazhdon prej 20 vjetësh,” tha zëdhënësi, i cili bëri komente për Zërin e Amerikës, në kushte anonimiteti.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se ngritja e akuzave e njoftuar nga Prokurori i Specializuar është një hap përpara për procesin e realizimit të drejtësisë dhe ripajtimit në Ballkanin Perëndimor. Njoftimi është esencial për avancimin e shtetit ligjor dhe drejtësisë për viktimat në Kosovë, si dhe për vendin, që të kapërcejë këtë periudhë të tmerrshme dhe të bashkohet me komunitetin euro-atlantik,” tha për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi të mërkurën se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

Daniel Serwer Ambasadorit Grenell në Twitter: E kam të vështirë të bindem se Grenell nuk ishte i njoftuar paraprakisht !

Voal.ch – Ka reaguar Analisti amerikan dhe Profesor i Universitetit Johns Hopkins Daniel Serwer pas postimit të Ambasadorit Richard Grenell, të dërguarit të posaçëm të Presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi në Twitter i cili njofton se Shtëpia e Bardhë është dakord me vendimin e Hashim Thaçit për anullimin e udhëtimin e tij për në Washington DC.

 

Richard Grenell në Twitter:Presidenti i Kosovës sapo na ka informuar se ka anuluar udhëtimin e tij në Uashington, D.C pas njoftimit të bërë nga Zyra e Prokurorëve Speciale.
Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen.

Reagimi i Daniel Serwer: Padyshim duket sikur amerikanët vendosën të preferojnë të merren me kryeministrin e Kosovës. Prokurori i Gjykatës Speciale është një Amerikan i emëruar nga Administrata Trump. E kam të vështirë  të bindem se @RichardGrenell nuk ishte informuar  paraprakisht.”

 

/EB

 

 

Prokurori Zelinsky, frika nga Presidenti Trump çoi në ndryshimin e memorandumit për dënimin e zotit Stone

Marrë nga Reuters

Prokurori Aaron Zelinsky pritet të thotë gjatë një seance në Kongres se zyra federale që drejtoi ndjekjen penale të mikut të Presidentit Donald Trump, Roger Stone, u përball me “presion të rëndë nga nivelet më të larta të Departamentit të Drejtësisë” për të lehtësuar rekomandimin mbi masën e dënimit të tij.

Prokurori Zelinsky, i cili u tërhoq nga çështja e zotit Roger Stone në shenjë proteste, do të dëshmojë të mërkuren para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Drejtësinë, të kontrolluar nga demokratët, në lidhje me presionet politike me të cilat ai tha Zyra e Prokurorëve amerikan në Uashgington po përballen.

Sipas deklaratës së përgatitur, ai gjithashtu do të thotë se Tim Shea, ushtruesi i detyrës së Prokurorit amerikan në atë kohë, i cili u emërua nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr, përfundimisht u tërhoq për shkak të presionit dhe “frikës nga Presidenti”.

Në dëshminë e tij të përgatitur, Zelinsky nuk e thotë kurrë në mënyrë të qartë se kush i bëri presion prokurorit Shea, por se atij i është thënë se ndaj zotit Shea “po ushtrohej presion i madh nga nivelet më të larta të Departamentit të Drejtësisë për një dënim më të lehtë për zotin Stone”.

“Më është thënë në mënyrë të drejtpërdrejt se motivimi për ndryshimin e memorandumit të dënimit ishte politik, dhe sepse Prokuroi kishte “frikë nga Presidenti”, tha zoti Zelinsky.

Republikanët pritet t’i kundërvihen dëshmisë së tij, duke thënë se ai po ngatërron politizimin me mosmarrëveshjet mbi politikat e Departamentit të Drejtësisë.

Zoti Zelinsky tha se prokurorët e karrierës nuk e panë draftin e memorandumit të rishikuar, të cilin Prokurori Shea e dorëzoi pasi Presidenti Trump kishte kritikuar ashpër zyrën në Twitter për rekomandimin e saj origjinal për një dënim prej 7 deri 9 vjet burg.

Presidenti republikan e quajti rekomandimin “të tmerrshëm” dhe “një ndarje të padrejtë të drejtësisë”. Miqësia e zotit Stone me zotin Trump ka filluar disa dekada më parë.

Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë, Kerri Kupec tha në një prononcim se zoti Zelinsky nuk kishte pasur asnjë diskutim për dënimet me Prokurorin e Përgjithshëm William Barr ose anëtarët e tjerë të udhëheqjes politike të departamentit dhe pretendimet e tij ishin të bazuara në interpretimet e tij dhe thashetheme.

Prokurori Barr nuk e ka diskutuar masën e dënimit për zotin Stone me Presidentin Trump ose dikë tjetër në Shtëpinë e Bardhë, dhe e kishte marrë vendimin për të rishikuar çështjen përpara postimeve të Presidentit Trump në Twitter, tha zëdhënësja Kupec.

Stone, 67 vjeç, i cili u dënua për pengim të drejtësisë, ndërhyrje tek dëshmitarët dhe gënjim para Kongresit gjatë hetimit për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, do të paraqitet në burg më vonë këtë muaj për të filluar vuajtjen e dënimit të tij prej tre vjet e katër muajsh. Ai po kërkon një shtyrje të fillimit të vuajtjes së dënimit për shkak të shqetësimeve në lidhje me mundësinë e infektimit me Covid-19. zëri i amerikës

Carpenter: Pas aktakuzës ndaj Thaçit, dialogu në Uashington do të duhej anuluar

Kestrin Kumnova

Ish-zyrtari i Pentagonit, që ka qenë përgjegjës për Ballkanin, Michael Carpenter, ka thënë se aktakuza e paraqitur nga Prokuroria Speciale në Hagë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, mund të ndikojë në dialogun e planifikuar të mbahet më 27 qershor në Uashington, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zoti Carpenter aktualisht është drejtor menaxhues i Qendrës Penn Biden për Diplomacinë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar të mërkurën se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Carpenter ka thënë se takimi do të duhej të anulohej..

“Unë pres që samiti të anulohet, por me administratënTrump asgjë nuk është e parashikueshme. Unë nuk mund të them me siguri se si do të reagojnë, por në këto rrethana, kështu do të duhej të reagonin”, ka thënë Carpenter.

Sipas tij, akuzat ndaj Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli janë shumë serioze dhe ndikimi i tyre në dialog “do të ndodhë për faktin se presidenti Thaçi e ka udhëhequr atë për vite me radhë”.

Carpenter pret që në këto rrethana, dialogu të udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Në aktakuzën me dhjetë pika për shqyrtim, presidenti Thaçi, Veseli dhe të tjerët, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit pretendon se “Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e prokurorit.

Aty është thënë se aktakuza është rezultat i një hetimi të gjatë dhe se një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale është duke analizuar aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.

Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, me ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Intervistën e plotë me Carpenter mund ta lexoni nesër [25 qershor] në evropaelire.org.


Send this to a friend