VOAL

VOAL

SHBA: Mbi 2 mijë të vdekur nga koronavirusi, brenda 24 orëve

Foto ilustrim.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 2,000 vdekje të shkaktuara nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Herën e fundit që Shtetet e Bashkuara regjistruan më shumë se 2,000 vdekje, në 24 orë, ishte më 7 maj.

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në të gjithë botën është rritur në 19 milionë.

Brazili dhe Meksika raportuan mijëra raste të reja të të infektuarve dhe numër të lartë të vdekjeve. Brazili raportoi më shumë se 53,000 raste të reja dhe më shumë se 1.200 vdekje.

Numri i vdekjeve të koronavirusit në Meksikë ka arritur në 50,000, që nga fillimi i pandemisë.

Raportet vijnë derisa vendet evropiane vendosën kufizime të reja të udhëtimit dhe masa të izolimit, ndërsa është rritur frika për një valë të dytë të të infektuarve.

Në gjithë botën më shumë se 712.000 persona kanë vdekur nga sëmundja COVID-19.

India raportoi se ka arritur në 2 milionë numri i të infektuarve në këtë vend, dhe janë shënuar më shumë se 40,000 vdekje.
Masa të reja në vendet evropiane

Duke filluar nga data 8 gusht, Gjermania vendosi që banorët, të cilët kthehen nga zonat e caktuara të rrezikut, të testohen për koronavirusin e ri.

Autoritetet kanë thënë se rritja e numrave të të infektuarve ka ndodhur për shkak të njerëzve që udhëtojnë për pushime verore.

Austria ka njoftuar rreth planeve për të lëshuar një paralajmërim udhëtimi për Spanjën.

Finlanda, duke e quajtur situatën “jashtëzakonisht delikate”, gjithashtu prezantoi kontrolle të reja të udhëtarëve nga disa vende të BE-së, përfshirë Belgjikën dhe Holandën.

Britania ka rivendosur masën e vetizolimit për udhëtarët nga Belgjika. rel

Facebook dhe Twitter fshijnë pretendimet e Trumpit për koronavirusin

Rrjetet sociale Facebook dhe Twitter kanë larguar disa postime të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe fushatës së tij për shkelje të politikave kundër përhapjes së dezinformimit rreth koronavirusit.

Facebook ka fshirë një video të llogarisë së presidentit, në të cilën ai ka pretenduar se fëmijët “janë pothuajse imunë” ndaj pandemisë.

Facebook ka thënë se një material i shkurtër nga një intervistë e rrjetit televiziv, Fox News, është larguar sepse ka pasur “përmbajtje të dëmshme për COVID-19”, duke thënë gabimisht se fëmijët janë imunë ndaj koronavirusit.

Kjo ka qenë hera e parë që ky rrjet social ka larguar nga platforma e tij një postim të presidentit për shkak të shkeljes së rregullave.

Ekspertët shëndetësorë kanë thënë se fëmijët nuk kanë imunitet ndaj koronavirusit, ndonëse shkalla e vdekshmërisë në mesin e atyre që janë infektuar është shumë më e vogël në krahasim me grupin e të vjetërve.

Foshnjat dhe fëmijët deri më tani janë prekur nga virusi dhe kanë përhapur të njëjtin te të tjerët.

Rrjeti tjetër social, Twitter, ka bllokuar llogarinë zyrtare të fushatës së Trumpit për shkak të një postimi që ka pasur incizimin e njëjtë, duke thënë se materiali duhet të fshihet para se të aktivizohet llogaria.

Më vonë llogaria @TeamTrump është rikthyer, duke thënë se videoja në fjalë është hequr.

“Një tjetër ditë, një tjetër paragjykim flagrant i Silicon Valley-it kundër presidentit, ku rregullat zbatohen në vetëm një drejtim”, ka thënë sekretarja për media e fushatës së Trumpit, Courtney Parella.

“Presidenti ka qenë duke thënë se fëmijët janë më pak të ndjeshëm ndaj koronavirusit. Kompanitë e mediave sociale nuk janë arbitra të së vërtetës”.

Trump i ka bërë këto komente gjatë një interviste, teksa ka bërë thirrje për hapjen e shkollave, gjë e cila konsiderohet çështje kyçe për kthim të prindërve në punë.

Përgjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka përsëritur pretendimet se virusi ka pasur pak ndikim te fëmijët.

“Fëmijët e menaxhojnë shumë mirë”, u ka thënë ai gazetarëve.

“Nëse shihni të dhënat sa i përket fatalitetit, shkallës së vdekshmërisë te fëmijët… në një moshë të caktuar… sistemi i tyre imunitar është shumë shumë i fortë dhe i fuqishëm”.

Trump ka pretenduar sërish se virusi “do të largohet” pavarësisht pse numri i të infektuarve në Shtetet e Bashkuara qëndron në 4.8 milionë, me më shumë se 158,000 vdekje të regjistruara.

Presidenti amerikan, Trump, vazhdimisht ka rënë në kundërshtim me zyrtarët dhe ekspertët shëndetësorë amerikanë prej përhapjes së sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Në gjithë shtetin, shkollat janë duke shqyrtuar një varg qasjesh.

Disa shkolla kanë rikthyer mësimin në klasa, derisa u kanë lejuar nxënësve edhe mundësinë e mësimit në distancë.

Disa shkolla të tjera janë duke planifikuar qasje të kombinuar, duke ndarë disa ditë për mësim në shkollë dhe ditë tjera për mësim nga shtëpitë.

Mirëpo, rritja e numrit të rasteve me koronavirus në shumë shtete ka nxitur disa zona që të shtyjnë mësimin në klasa për të paktën deri në fillim të vitit të ri shkollor.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përballen me vështirësi në ndalje të virusit, Evropa ka ashpërsuar rregullat pas shqetësimeve se koronavirusi po kthehet sërish.

Toulouse, në jugperëndim të Francës ka marrë vendim për ta bërë të detyrueshme vendosjen e maskave, derisa shumë qytete franceze pritet të zbatojnë protokolle të ngjashme.

Në Holandë, masat për vendosje të maskës kanë nisur së zbatuari në Roterdam dhe disa pjesë të Amsterdamit.

Ndërkohë, numri i të infektuarve me koronavirus në Spanjë vazhdon të rritet dukshëm prej kur janë larguar masat e izolimit në muajin qershor, ashtu sikurse në Belgjikë.

Gjermania ka futur provincën Antverp të Belgjikës në listën e rajoneve që u kërkon udhëtarëve t’i nënshtrohen masës së karantinës për 14 ditë nëse kthehen nga atje, përveç nëse tregojnë testin negativ për këtë virus.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Profesori parashikon: Bideni do të mposhtë Trumpin në nëntor

Një profesor i historisë që ka parashikuar saktë rezultatin e të gjitha zgjedhjeve presidenciale amerikane që nga viti 1984, thotë se demokrati Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

Duke u shfaqur në një video të transmetuar në faqen elektronike të Nju Jork Tajmsit, Allan Lichtman, profesor i Universitetit Amerikan, thotë se ai përdor atë që e quan sistemin e “13 faktorëve kryesore” për të parashikuar rezultatet e zgjedhjeve.

Faktorët kryesorë të Lichtman-it për një kandidat në detyrë përfshijnë – kushtet ekonomike afatgjata dhe afatshkurtra, skandalet, trazirat sociale dhe personalitetin dhe aftësinë karizmatike të kandidatit.

“Këta faktorë parashikojnë që Trumpi do ta humbasë Shtëpinë e Bardhë”, por jo me një rezultat të thellë, thotë profesori Lichtman.

Lichtman i jep Biden-it, të emëruarit të pritshëm demokrat, epërsi në shtatë faktorët e parashikimit të tij, si trazirat sociale, shpërthimin e koronavirusit dhe si është duke u destabilizuar ekonomia, si dhe ndikimin e procesit për shkarkimin e Trump-it.

USA, Allan Lichtman

USA, Allan Lichtman

Gjashtë për Trump-in

Trump-i ka avantazh në gjashtë faktorë përcaktues që përdor profesori për parashikimin e tij. Ato përfshijnë postin e presidentit, faktin që republikanët nuk kanë asnjë sfidues serioz kryesor, asnjë dështim të madh ushtarakë jashtë vendit dhe atë që Lichtmani e quan mungesë e karizmës së Bidenit.

Megjithëse profesori Lichtman po parashikon një garë të ngushtë, një përmbledhje e sondazheve të fundit nga CNN tregon se kandidati Biden është në rrugën e një fitoreje të thellë. Një sondazh i rrjetit Fox News tregon se zgjedhjet do të jenë me rezultat pak më të ngushtë, por përsëri parashikon fitoren e Biden-it.

Pavarësisht nëse një votues është republikan apo demokrat, thotë Lichtman-i, pjesëmarrja e qytetarëve është thelbësore.

“Varet nga ju, votuesit, të vendosni të ardhmen e demokracisë sonë,” tha ai. “Pra, dilni dhe votoni. Votoni personalisht. Votoni me postë.”

Lichtman ka parashikuar me saktësi çdo zgjedhje presidenciale që kur republikani Ronald Reagan mposhti demokratin Walter Mondale në vitin 1984.

Ai parashikoi që demokrati Al Gore, do të mposhte republikanin George W. Bush në vitin 2000 dhe i qëndron besnik parashikimit të tij. Zoti Gore fitoi votën popullore, por Gjykata e Lartë vendosi në favor të zotit Bush pas një mosmarrëveshje të gjatë për parregullësi në votimet në Florida. zëri i amerikës

SHBA, shkon në mbi 160 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Washington

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 160.335, prej të cilëve 1.334 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 55.075, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4.919.297.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2,48 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 61,6 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 527.186 raste të konfirmuara.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 2.808.076 raste dhe India me 1.918.440.

Nju Jork, komisionerja për shëndetësinë jep dorëheqjen

Marrë nga Reuters

Nju Jork – Komisionerja për shëndetësinë e qytetit të Nju Jorkut dha dorëheqjen të martën pas muajsh tensionesh me kryetarin e bashkisë Bill de Blasio për reagimin e qytetit ndaj pandemisë së koronavirusit, si dhe pas një përplasjeje publike me departamentin e policisë.

Në një email dërguar zotit de Blasio, të marrë nga gazeta “The New York Times”, dr. Oxiris Barbot shprehet se po largohej me “një zhgënjim të thellë” për faktin se ekspertiza e Departamentit të Shëndetësisë “nuk ishte përdorur në nivelin e duhur” ndërsa qyteti i Nju Jorkut, dikur epiqendra e pandemisë në Shtetet e Bashkuara, luftonte për të frenuar virusin që mori jetët e dhjetëra mijëra banorëve të tij.

Në maj, zoti de Blasio u kritikua që ia dha kontrollin e përpjekjeve për gjurmimin e infeksioneve spitaleve publike të qytetit dhe jo departamentit të shëndetësisë, i cili kishte drejtuar programe të tilla në të kaluarën.

Në mesazhin ku njoftonte dorëheqjen e saj për personelin, zonja Barbot gjithashtu duket se kritikon menaxhimin nga qyteti të reagimit ndaj pandemisë.

“Eksperienca dhe udhëheqësia juaj kanë qenë drita pas së cilës ky qytet çante rrugën përmes pandemisë historike dhe për ta përgatitur atë me sukses ndaj një vale të dytë të pashmangshme; talenti juaj duhet të ishte shfrytëzuar më mirë”, shkruan dr. Barbot.

Në muajin maj, Dr. Barbot u kritikua pasi u njoftua se, gjatë një shkëmbimi me tone të nxehta me shefin e Departamentit të Policisë së Qytetit të Nju Jorkut, ajo kishte refuzuar një kërkesë të policisë për maska mjekësore për të mbrojtur oficerët nga koronavirusi. zëri i amerikës

Një grup republikanësh po punojnë për largimin e Presidentit Trump

Steve Redisch

Disa republikanë të njohur kanë formuar komitete të veprimit politik, qëllimi i të cilave është të mposhtin Presidentin republikan Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit. Por cfarë qëndron në themelet e kësaj revolte të rrallë kundër udhëheqësit të një partie?

Kjo mund të duket se është një reklamë e prodhuar nga demokratët për të sulmuar Presidentin Republikan Donald Trump.

Por Projekti Lincoln është një komitet veprimi politik i themeluar nga një grup republikanësh të njohur, të cilët po punojnë për të mposhtur një anëtar të partisë së tyre, Presidentin Trump.

Në mesin e tyre është edhe avokati George Conway, bashkshorti i zonjës Kellyanne Conway, një nga këshilltaret më të afërta të Presidentit.

Unë nuk e njoh atë. Ai është i paqëndrueshëm, nuk ka dyshim për këtë. Por vërtet nuk e njoh atë. Unë mendoj se ai po dëmton jashtëzakonisht bashkshorten e tij të mrekullueshme. Kellyanne është një grua e mrekullueshme, dhe unë e quaj bashkshortin saj zoti Kellyanne“, tha Presidenti Trump.

Videot e Projektit Lincoln kanë në shënjestër politikat, prononcimet dhe temperamentin e Presidentit Trump. Jimmy Tosh, Drejtor ekzekutiv i kompanisë Tosh Farms

Ata po e beszdisin Presidentin Donald Trump, që unë mendoj se është një gjë e mirë“.

Jimmy Tosh është drejtor ekzekutiv i një prej prodhuesve më të mëdhenj të mishit të derrit në Amerikë. Ky republikan po jep para për Projektin Lincoln për të mposhtur Presidentin Trump.

Unë ndoshta jam dakord me rreth 80 për qind të gjërave që ai bën, por nga pikëpamja e moralit nuk mund të durojë një gënjeshtar, ose një individ hakmarrës“, tha ai.

“Projekti i Lincoln është plotësisht i parëndësishëm.”

Chris Wilson është Drejtor Ekzekutiv i WPA Intelligence, një firmë republikane për sondazhet dhe analizimin e të dhënave.

Ai është i shqetësuar se Projekti Lincoln po kritikon jo vetëm presidentin, por edhe republikanët e Senatit, të cilët rrezikojnë të humbin shumicën.

“Nëse ndërgjegja e tyre u thotë se duhet të kundërshtojnë (Presidentin) Donald Trump, në rregull. Mund ta respektoj këtë. Por fakti, mënyra në të cilën ata tani po përqendrohen në vendet e Senatit për mua është një tregues se kjo lëvizje nuk është e një natyre ideologjike. Më shumë ka të bëjë me egon dhe paratë”, tha Chris Wilson nga firma WPA Intelligence.

Projekti Lincoln mblodhi afro 20 milionë dollarë deri në fund të qershorit. Fermeri i derrave nga Tenesi, Jimmy Tosh dëshiron të mposhtë Presidentin Trump dhe aleatët e tij në partinë republikane.

Unë jam pak i zhgënjyer në partinë republikane për numrin e njerëzve që mbështesin Trumpizmin. Unë nuk do të mbështes asnjë kandidat republikan në nivelin kombëtar këtë vit.

Sa i përket politikave, unë jam shumë më i qetë me një shumicë republikane në Senat.”

Rob Stutzman është konsulent politik republikan nga Kalifornia. Ai në shkrimet e tij ka thënë se Trump duhet të mposhtet. Sipas tij, komitetet si Votuesit Republikanë kundër Presidentit Trump janë të përqëndruar në këtë qëllim.

Ata pak a shumë po krijojnë këtë mundësi për republikanët që të ndjehen mirë për vendimin për të mos votuar kandidatin republikan për president, duke u treguar votuesve normalë republikanë se ata nuk do të votojnë përsëri për zotin Donald Trump edhe pse mund ta kenë bërë këtë në vitin 2016.”

Qindra njerëz që punuan për presidentin e 43-të të Shteteve të Bashkuara, republikanin George W. Bush, kanë formuar një organizatë të veprimit politik për të mbështetur kandidatin e pritshëm të partisë demokrate, Joe Biden.

Ish nënpresidenti do të marrë një mbështetje tjetër nga republikanët kur ish guvernatori i Ohajos dhe kandidati presidencial republikan John Kasich do të mbaj fjalim në mbështetje të tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokrate në gusht

Trumpi kritikon eksperten e Shtëpisë së Bardhë mbi koronavirusin

Presidenti Donald Trump kritikoi të hënën një prej këshilltareve kryesore të grupit të punës të Shtëpisë së Bardhë që menaxhon situatën e krijuar nga pandemia, pas një komenti televiziv të saj se infeksionet e reja me koronavirus janë “përhapur jashtëzakonisht shumë” në zonat rurale dhe në qytetet e mëdha.

Gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNN doktoreshë Deborah Birx, koordinatore e grupit punës së Shtëpisë së Bardhë, iu drejtua amerikanëve që jetojnë në zonat rurale duke theksuar se ata nuk janë imunë ose të mbrojtur nga virusi. Ajo tha gjithashtu se situata e krijuar nga COVID-19 në muajin gusht nuk është ashtu sikurse shfaqej në muajin mars dhe prill, kur raportoheshin raste vetëm në qytetet e mëdha dhe shtetet me popullsi të madhe. Zonja Birx theksoi rëndësinë e mbajtjes së maskave në ambiente të mbyllura. Rreth së njëjtën kohë kur zonja Birx po jepte një intervistë për rrjetin televiziv CNN, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi kritikoi në televizionin ABC zonjën Birx duke e akuzuar se po ndihmonte Presidentin Donald Trump që të përhapte dezinformata lidhur COVID-19. Zonja Pelosi po i përgjigjej një pyetjeje lidhur me një artikull të gazetës “Politico”, ku thuhej se ajo kishte thënë se administrata Trump ndodhet në “duar të tmerrshme” pjesërisht për shkak të zonjës Birx. Zonja Pelosi tha për televizionin ABC “se presidenti po përhap dezinformacion në lidhje me virusin dhe se ajo nuk kishte besim tek zonja Birx”.

Në një postim në twitter Presidenti Trump shkruante se “E marra Nancy Pelosi tha gjëra të tmerrshme lidhur me Dr. Deborah Birx, duke iu vënë pas për shkak se ajo ishte shumë pozitive mbi punën shumë të mirë që po bëjmë për të luftuar virusin kinez, përfshirë vaksinat dhe terapitë. Për të kundërshtuar Nancy-n, Deborah ra pre e provokimit dhe na goditi. Patetike!”

Në një tjetër twitter zoti Trump shkruante se: “me përjashtim të Nju Jorkut dhe disa zonave, kemi bërë përparim më shumë se shumica e vendeve të tjera në trajtimin e virusit kinez. Shumë nga këto vende tashmë po përballen me valë të dytë të madhe. Lajmet e rreme po punojnë jashtë orarit për të bërë që SHBA dhe unë të dukemi sa më keq sa të jetë e mundur!“.

Zoti Trump paraqet një qasje më të favorshme mbi mënyrën sesi SHBA po lufton kundër virusit ndërsa afrojnë zgjedhjet e 3 nëntorit kundër një kundërshtari demokrat, ish-Nënpresidentit Joe Biden, i cili me javë të tëra ka udhëhequr sondazhet në nivel kombëtar.

Zoti Trump ka thënë se ai është “një president për kohë lufte” nisur nga përpjekjet e tij kundër pandemisë së koronavirusit, por zoti Biden e ka kritikuar zotin Trump duke thënë se ai ka e braktisur fushëbetejën kundër sëmundjes.

Një tjetër ekspert i grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë është shprehur me shqetësim lidhur me situatën.

Admiral Brett Giroir, zyrtar i lartë i Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Humane, theksoi gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së maskave dhe shmangies së turmave gjatë një interviste për rrjetin televiziv NBC.

SHBA ka regjistruar afro 155 mijë vdekje si pasojë e koronavirusit dhe më shumë se 4.6 milionë infeksione, të dyja këto shifrat më të larta në nivel botëror.

Presidenti Trump vazhdon të këmbëngulë se arsyeja pse Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të rasteve me COVID-19 është sepse SHBA ka kryer numrin më të madh të testimeve në botë. Në një postim në twitter të dielën zoti Trump shkruante se eksperti i sëmundjeve infektive doktor Anthony Fauci gaboi kur tha javën e kaluar se suksesi i Evropës në luftën kundër virusit qëndron në faktin se mbylli dy herë më shumë biznese sesa SHBA. zëri i amerikës

SHBA, Departamenti i Sigurisë Kombëtare harton raporte për gazetarët

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) njoftoi të premten se ka urdhëruar agjentët që të ndalojnë përpilimin dhe qarkullimin e “raporteve të zbulimit” me subjekt gazetarët.

Vendimi erdhi një ditë pasi gazeta “Washington Post” bëri të ditur se një zyrë e DHS-së kishte hartuar tre raporte mbi dy gazetarë që kishin mbuluar demonstratat në Portland të Oregonit, të cilat u ishin shpërndarë agjencive federale të zbatimit të ligjit.

Raportet, të përpiluara nga zyra e Zbulimit dhe Analizës, vinin në dukje se gazetarët kishin botuar dokumente që kishin dalë pa leje nga agjencitë federale, por që përmbanin informacion të paklasifikuar në lidhje me vendosjen e agjentëve federalë gjatë protestave në Portland. Zyra ka si detyrë të integrojë informacionet e zbulimit të DHS-së dhe të shpërndarje informacionit tek autoritetet shtetërore e lokale si dhe partnerët privatë. Në një deklaratë, zyra e Zbulimit tha se sekretari në detyrë i DHS-së, Chad Wolf kishte pezulluar mbledhjen e informacionit mbi gazetarët dhe kishte urdhëruar kryerjen e një hetimi.

Në asnjë mënyrë sekretari i përkohshëm nuk e lejon këtë praktikë“, tha zëdhënësi i DHS-së, Alexei Woltornist. “Sekretari në detyrë është i përkushtuar të sigurojë që i gjithë personeli i DHS-së të mbështesë parimet e profesionalizmit, paanshmërisë dhe respektimit të të drejtave dhe lirive civile, veçanërisht ato që lidhen me Amendamentin e Parë të Kushtetutës“, tha më tej ai.

Media amerikane njoftoi gjithashtu se DHS-së kishte larguar nga detyra zyrtarët përgjegjës për hartimin e raporteve mbi gazetarët.

Njoftimet rreth raporteve të zbulimit vijnë mes trazirash në Portland dhe në qytetin e Nju Jorkut, ku oficerë të zbatimit të ligjit, por pa uniformë janë parë duke futur protestues në furgonë që gjithashtu nuk kishin asnjë shenjë që dalluese se i përkisnin policisë. Sipas gazetës “Washington Post” raportet e zbulimit përmbajnë imazhe dhe postime në tweeter nga Mike Baker, një gazetar i “The New York Times” dhe Benjamin Wittes, kryeredaktor i “Lawfare”, një blog që përqendrohet tek siguria e politika kombëtare. Raportet përfshinin numrin e pëlqimeve që kishin marrë postimet si dhe ripostimet në tweeter apo në mediat e tjera sociale.

Zoti Baker është raportuar për dy memorandume të brendshme të DHS-së në lidhje me protestat dhe trazirat në Portland. Në një postim në Twitter në lidhje me raportet e zbulimit, zoti Wittes shkruante se ai po shqyrtonte opsionet e tij ligjore.

Nuk jam i sigurt se si raportimi im mbi dokumente jo sekrete përbën ndonjë lloj kërcënimi për sigurinë kombëtare që justifikon shpërndarjen e një raporti zbulimi ndaj një shtetasi amerikan”.

Analistët thonë se veprimi i struktuarave të zbatimit të ligjit mund të jetë një kërcënim për Amendametin e Parë të Kushtetutës që mbron lirinë e fjalës në SHBA. zëri i amerikës

SHBA njoftojnë plane për tërheqjen e 12 mijë trupave nga Gjermania

Shtetet e Bashkuara njoftojnë të mërkurën planet për tërheqjen e rreth 12,000 trupave nga Gjermania, pas një vendimi të Presidentit Donald Trump, por do ta mbajnë gati gjysmën e tyre në Evropë për shkak të tensioneve me Rusinë, thanë zyrtarët amerikanë.

Zyrtarët, duke folur me kusht që të mos identifikoheshin, theksuan se vetëm një numër relativisht i vogël trupash do të lëvizin së shpejti. Për zhvendosjen e pjesës tjetër do të duhen vite që të realizohet plotësisht.

“Do të duhen muaj për t’u planifikuar dhe vite për t’u ekzekutuar sepse është një lëvizje shumë komplekse,” tha njëri nga zyrtarët, duke përmendur se kjo mund të kërkojë miliarda dollarë fonde dhe planifikime të mëtejshme nga degët e ndryshme të forcave të armatosura.

Presidenti Donald Trump njoftoi synimin e tij për ta ulur numrin e trupave amerikane në Gjermani në 25,000, duke e fajësuar aleatin e afërt se nuk ka përmbushur objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes dhe duke e akuzuar atë se përfiton nga Amerika në tregti.

Megjithatë, Pentagoni nuk ka komentuar shumë se si do ta realizonte planin e presidentit, që përfaqëson një kritikë të pazakontë ndaj njërit prej partnerëve më të ngushtë tregtarë dhe ushtarakë të SHBA.

Kryeministrat e katër landeve gjermane, ku janë stacionuar trupa të SHBA, u kanë bërë thirrje anëtarëve të Kongresit amerikan të bllokojnë planet e Presidentit për tërheqjen e tyre, që disa zyrtarë të tanishëm dhe të mëparshëm amerikanë e kritikojnë si një lëvizje me motive politike dhe jo strategjike.

Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper pritet të japë hollësi mbi planin në një konferencë shtypi të mërkurën, ku do të flasë mbi shqetësimet e disave se ky hap mund të përfaqësojë një tërheqje nga aleanca e NATO-s.

Përveç shpalljes së planeve për lëvizjen e rreth 5,400 trupave për në pjesë të tjera të Evropës, Sekretari Esper pritet të flasë edhe mbi projektin për të dislokuar përkohësisht forca amerikane shtesë në bazat e SHBA gjetkë në vendet evropiane.

Zoti Esper kishte bërë një rishikim të shpërndarjes së forcave amerikane në botë, ndërsa debatet e Presidentit Trump me Gjermaninë vazhdonin.

“Udhëzimet e presidentit e shtynë këtë proces përpara, duke i lejuar të gjitha palët të përqëndroheshin tek ajo që synonte presidenti,” u shpreh një zyrtar i dytë amerikan.

SHBA, përfshihet në aksident kryetari i komisionit Juridik, Jerry Nadler

Mediat amerikane njoftuan se makina me të cilën udhëtonte Kryetari i komisionit Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve Jerry Nadler u përfshi në një aksident të martën, por zoti Nadler nuk ka pësuar dëmtime.

Jerry Nadler drejton komisionin ku do të zhvillohet seanca dëgjimore me Prokurorin e Përgjithshëm William Barr, seancë e cila për shkak të incidentit është shtyrë për më vonë gjatë ditës së sotme (e martë).

Prokurori i Përgjithshëm William Barr pritet të dëshmojë përpara Komisionit të Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve mbi një sërë temash që lidhen me administratën Trump, përfshirë dislokimin e oficerëve federalë në qytetin e Portlandit të shtetit të Oregonit, si përgjigje ndaj protestave.

Në tekstin e një fjalimi hyrës të zotit Barr të publikuar përpara seancës dëgjimore në Kongres, thuhet se vdekja në muajin maj e George Floyd nën arrest policor ishte një ngjarje “e tmerrshme” që nxiti një shqyrtim të nevojshëm të marrëdhënieve mes strukturave të zbatimit të ligjit dhe komunitetit afrikano-amerikan. Por zoti Barr thotë se protestat e vazhdueshme në Portland dhe gjetkë janë shkëputur nga vdekja e zotit Floyd.

Në pjesën me të madhe të tyre këto skena shkatërrimi janë përpjekje sipërfaqësore të atyre që kanë shkaktuar trazira për t’i lidhur veprimet e tyre me vdekjen e George Floydit ose ndonjë thirrje për reforma“, tha zoti Barr. Ai përsëri kritikat e administratës Trump ndaj drejtuesve vendorë, shumë prej të cilëve e kanë kritikuar përgjigjen e qeverisë federale dhe i kanë bërë thirrje Kongresit të bllokojë vendosjet e forcave federale në qytetet e tyre.

Si zyrtarë të zgjedhur të qeverisë federale, çdo anëtar i këtij Komisioni- pavarësisht nga pikëpamjet politike apo ndjenjat e tij mbi administratën Trump duhet të dënojë dhunën kundër oficerëve federalë dhe shkatërrimin e pronës federale“, shkruan zoti Barr. “Udhëheqësit shtetërorë dhe lokalë kanë përgjegjësi t’i mbajnë komunitetet e tyre të sigurta. Të dënosh me heshtje shkatërrimin dhe anarkinë do të thotë të braktisësh parimet themelore të sundimit të ligjit që duhet të na bashkojnë edhe në një kohë përçarëse politikisht“, shkruant gjithashtu zoti Barr.

Në Portland protestuesit janë përleshur me forcat federale. Oficerët federalë janë akuzuar se janë përpjekur të largojnë njerëzit nga zona e demonstratave pa ndonjë shkak gjë që ka përshkallëzuar tensionet. Zyrtarët federale e kanë mbrojtur vendimin për dislokim si të nevojshëm për të mbrojtur pronat federale siç janë gjykatat e qyteteve.

Një grup kryetarësh bashkish përfshirë kryetarin e Bashkisë së Portlandit Ted Wheeler i kërkuan nëpërmjet një letre Kongresit të veprojë për të frenuar përdorimin e forcave federale duke shtuar se “veprimet e ndërmarra javët e fundit nuk kanë vend në këtë komb”.

Ligjvënësit mund të pyesin zotin Barr dhe për një tjetër incident mes oficerëve federale dhe protestuesve ai i 1 qershor në sheshin Lafayette, shumë pranë Shtëpisë së Bardhë.

Oficerët i përzunë protestuesit nga parku duke hedhur tymuese e spërkatur ata me piper pak përpara se Presidenti Trump, i shoqëruar nga zoti Barr e të tjerë zyrtarë, të shkonin në një kishë aty pranë. Ky incident është subjekt i një seance tjetër dëgjimore të martën në Kongres përpara një tjetër komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve. zëri i amerikës

Infektohet me koronavirus këshilltari i Trumpit për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien

Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, Robert O’Brien, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan.

O’Brien, njëri nga ndihmësit më të lartë të kreut të Shtëpisë së Bardhë, u kthye në ShBA nga Evropa, ku bashkë me zëvendësin u takua me zyrtarë nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia.

Shtëpia e Bardhë deri tani ka refuzuar të japë ndonjë koment, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Ende është e paqartë nëse ndonjë zyrtar tjetër që ka pasur kontakt me të do të detyrohet të futet në karantinë.

Intervista e plotë – Bolton: Thaçi e Vuçiç nisën bisedimet për ndarjen e Kosovës, Rama ishte pro, Toni Bler me kontaktoi Intervistoi Robert Papa

Që gjatë vitit 2016 kam qenë në kontakte te rregulltt me stafin e fushatës së presidentit Trump duke mbështetur krahun republikan mes televizionuit FokusTv me bazë në Nju Jork, por qe shikohet kudo ne SHBA dhe Kanada, por edhe ne Europë mes platformës TVALB. Madje pas fitores presidenti Trump do dërgonte një letër falenderuse, çka natyrisht do ishte dërguar nga truri i fushatës Levandovski.  Falë këtij aksesi  kontaktova më zotin Bolton dhe ai pranoi të jeptë një intervistë  eksluzive peë FokusTv. Ramë dakord ta realizonim mes zoom ose skype. Por stafi tij ofroi edhe opsionin në zyrën e tij, ç ka do jetë më vonë në një exlusive tjetër.

Pasi e falenderova Ambasadorin Bolton “për çdo gjë që këni bërë gjatë Luftës  së Ftohtë kundër Bashkimit Sovjetik, duke na dhënë shpresë neve që jetonim në kampin socialist” e pyeta:

Robert Papa:Javën  e kaluar mes zoom, në bisedën që patëm me median e huaj, juve iu përgjigjët dy pyetjeve të mia për Kosovën dhe më thatë se” ideja e shkëmbimit të tokave nisi nga Vucic dhe Thaci, por thatë se u angazhua edhe Toni Bleir”. A pati edhe figura të tjera nga Europa?

Bolton: Kishte diskutime se si  qe Vucic dhe Thaci nisën keto  diskutime, natyrisht kishte mospranime në të dy vendet, lidhur me drejtimin e bisedimeve. Kishte moasdakordësi edhe brenda Europës, gjithashtu.

Mendoj se nje nga aresyet që fola  më herët me Vucic, fola dhe me Toni Bler, ose një nga arësyet që ata më kontaktuan mua dhe SHBA ishte ngase  Bashkimi Europian nuk po i çonte askund .  Kishte pasur shumë mbledhje.Kundërshtimet vazhduan , pa ndryshuar asgjë për shumë vite. Të dy vendet e kupuan se futja e plotë në BE dhe NATO varej  nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Eshte parim i NATO-s. Nuk pranon një anëtar ndërsa ka  disktime për kufinjtë e tij. Megjithë pozicionet e paluajtura, pas një kohe ata e kuptuam se kjo çeshjte duhej zgjidhur, që të bëhej më shumë përparim. Si rasti i emërit të  Maqedonise përshembull.

Për mua çeshjta ishte, nëse kjo kundërshti  në Ballkan mes të tjerash, të mund të zgjidhej mes nje proçesi që të sillte stabiltet në një rajon të veshtirë, por  që veçanërisht të ndalonte  që perpjekjet  ruse, te shkaktonin më shumë destabilitet.

Duke folur me euriopianet,  po i bie gjatë të të përgjigjem, ishte e kjartë për mua se disa eurpioanë kishin shikime te fiksuara se si prisnin ezgjidhej kjo dhe disa të tjerë ishin fleksibël. Ndaj , realisht, unë bëra deklaratën time” se nëse të dy palet binin dakort për shkëmbime tokash, ne si SHBAnuk do ta kundërshtonim atë dhe natyisht kush do ta kundershtonte në Europe që të thonin se pas 30 vitesh ju arritët nje marrëveshje por s’është aq mirë për pjesën tjetër të Europës. Nuk  e pashe këtë, ashtu dhe mendova se dikush duhet ta thoshte.

Robert Papa: Kryeministri Edvin Rama  ka deklaruar se ka pasur një telefonatë me ju me 2018 duke thënë është nje marrëveshje që ndodh një herë ne 100 vjet,. A i ishte ai pro shkëmbimit të tokave apo ishte kundër?

Bolton: -E mbështeta shkëmbin e tokave  unë apo e   apo e mbesheti ai?

Robert Papa: Ai ,ai,  Rama

Bolton: Ai kishte,  thuasje pozicionin që kisha unë,  ai do ta mbështeste këmbimin e tokave, sado e veshtirë që ishte,.për Kosovën, nëse do ta pranonin, do ulte mundesinë e konfliktit dhe destabilitetit. Duhet ta them ai nuk donte  ta fuste veten në mes te debatit, sa herë që pyetej  nga gjithkush. Nëse jeni shumë specifik, shpesh ao ka një ndikim negativ në diskutimet. Mendoj se ai  së shumti ishte në të njëjtin vend që une u perpoqa të isha. Pra ishte pro.”

Robert Papa: A ka njohuri presideneti Trump per Ballkanin, për krimet serbe kundër kosovarëve? A ishte ai pro- serb apo pro- shqiptar, kur ju diskutat këtë?

Bolton: Nuk mendoj se  Ballkani ishte  nje çeshtje e madhe për atë. Një nga arësyet që doja të shikoja a ka ndonjë rruge ta zgjidhja këtë, ishte se ai gjithmonë thoshte që  “në repsekt me NATO,- n unë nuk dua të te hyj në ndonjë luftë me Rusinë prej Malit të Zi, ose pa thënë emra vendesh te tjera,( edhe shqipërinë) kur ata nuk po mbështetin mbrojtjen e tyre,”. Kesisoj meqë  historia e Ballkanit është shumë e nderlikuar,donte  do zgjidhej problemi nese do ishte një shqtesim meë pak  për Trump, që mund të kishte   një konflikt te lashte, që do kërkonte një obligim te NATO-s.

Eshte proçes i gjate por. Sa më stabilitet të kishte NATO, aq më e lehtë për Trump do ishte të pranonte një antrësim në NATO per qeveritë  e rajonit.

Robert Papa: Si  diplomat kam qenë me fat që kam takuar Xhezi Helms (Jesse Helms),një ikonë e konservatorëve amerikanë. Ai i shkruante Reganit se Ballkani do gjejë zgjdhje vetëm nëse Kosova do bashkohet me Shqipëriën, por me  një Shqiperi jo komuniste. A ka ndonjë shans që politika e Xhezi Helms të bëhet politike e SHBA-së?

Bolton: Një nga arësyet që Amerika është shumë popullore për shqitarët kur  ra komunzmi, është fakti që njerëziti  kujtonin presidentin Uillson dhe vetvenboisjen. Xhim Beker( mentori im) më tha mua kur ishte Sekretar i Departamentit të   Shtetit, dhe pasi  vizitojë  Tiranen se “Unë duhet të garojë për president i Shqiperise se me pritën shumë mirë. Mendoj se njerëzit në SHBA e dinë se kur po coptohej një perandori e lashtë dhe njëerëzit  duan të jetojnë në komunitet,  ta kenë këtë mundësi. Me renian e komunizmit kjo po ndodhte.  Nga ana tjetër Jugosllavi ishte  krijim i proçesit të Versajës, dhe pas nje kohe nuk funksionoi mire.

Unë i kuptoj argumentet që shumë vetë bëjnë në Ballkan. Nëse fillon të ndryshosh kufinjtë cdo gjë  bëhet më e  destabilizuar. Personalisht, unë nuk jam dakort domosdoshmerisht me këtë.( pra nekutopi se kufinjte mund të ndërrojnë) Une mendoj se shumë nga këto kufinj janë aksidente të historisë. Nuk dua të krijojmë më shumë destabiltet por njerëzit ndryshojnë me kohe. Në  rrethana të ndryshme ngjasin dhe njerëzit duhet ta kuptojnë këtë.

Unë thashë pse jo shqiptarët të mos bashkohen. Pse gjermanët e kanë këtë të drejtë dhe ne jo.Tundi kokën si pohim.

Robert Papa:  Pse perëndimi harroi krimet komuniste dhe pse i fali ato?

Bolton: Kam shkruar shume për krimet botërore kundër njerëzimit dhe lidhjet me konceptin e juridiksionit universal dhe gjykatës ndërkombëtare të krimeve, dhe një nga  përfundimet e mija ishte se  vendnt duhet të jenë gjykuesit, për njerëz qe kryejnë krime në emër të një vendi. Nuk besoj ti transportojme të gjithë në gjykatën ndërkombëtare .Ndërsa e kam studjuar këtë çeshtje qark botës. Vende të ndryshme e kane zgjidhur këtë çeshjte në rrugë të ndryshme. Afrika e Jugut, ka komisionin E  Vërteta dhe Pajtimi për krimet e aaprtejdit. Vende te ndryshme në Europën lindore dhe qendrore kanë lustracionin. Disa herë i  gjykojnë disa herë u japi amnisti. Shikimi im është që  njerëzit duhet jetojne me vetveten dhe ata duhet të dënojnë njerëzit që kryen krimet në emër te tyre. Në kohe të tjera thonë se kosto është shumë e madhe, në disa vende si Gjermania Lindore  thonë se të gjithë kemi qenë nga pak fajtorë dhe nuk duan ti denojne. Une mendoj se ajo që është e rëndësishme, është evidentimi i krimeve. Dhe ja pse modeli i Afrikës së Jugut  apelon më shumë ndaj meje. Komisioni i I së Vërtetës dhe i Pajtimit. Menyra se si merrni amnisti është  duke thënë të vërtetën për krimet qëkeni kryer. Ajo që është e rëndësishme është  përpikimi i arkivave   si dëshmi per brezat që vijnë që  ta dijne se çfarë ndodhi. Ky duhet të jetë fokusi real. Thellesisht  varet nga çdo vendn të vendosë se si.

Robert Papa: Shqiptarët  ndodhen nen presion nga  Soros. Diplomacia amerikane, ambasada juaj në Shqipëri nuk kanë mbështetur kurrë nacionalistët. A është kjo e drejtë?

Bolton: Kam degjuarra shumë për në Ballkan .Mendoj është një gabim për amerikanët dhe europianët që mendojnë për nacionalizmin në nje kontekst euriopian që në mënyrë ta paevitueshme bëhet një ekstremizëm. Ashtu besojnë njerëz si Soros . Unë nuk e besoj këtë. Unë mendoj  se nacionalizmi forcon demokracinë, por në mentalitetin e departamentit të shtetit dhe ministrive të jashtme në Europq, ata nuk e pranojnë këtë. Eshte nje klufte e vazhdueshme, mendoj se ska zgjidhje te lehte.POr poltikat amerikane Duhet të inkurajojne demokracinë dhe nacionalzimin, se te dyja punojnë kundër ndërhyrjes ruse.

Robert Papa: A mendoni si unë se   Soros u tolerua nga administrata e  Trumpit? Ai përdor fonde federale për politikat e tij në Shqiperi duke krijuar kaos në reformën e drejtësisë.

Bolton: Kam dëgjuar shumë rreth këtyre historive. Nuk kam hetuar mjaftërisht personalisht.Mbase për këtë duhet të kritikohem, por mendoj se eshte diçka që duhet hetuar. Ka shqetësime por duhen publikuar faktet.

Robert Papa:  A është Ballkani i rrezikuar nga Rusia dhe Kina sot?

Bolton: Po absolkutisht. Vladimir Putin, kthehet  në termin e trete si president, jam i sigurt ju e dini këtë. Fjalimi në Duma ishte një katastrofe gjeopolitke. Mbase nuk don rithemelojë Bashkimin Sovjetik ose Paktin e Varshavës, por  pa dyshim kerkon te zgjerojë ndikimin rus në ish- territoret  e tij, veçanërisht në Europën Lindore dhe Qendrore .Mendoj  se është shumë e rrezikshme. E kemi nënvlerësuar lojë që luan prej kohësh. Nëse lejojmë që Rusia dhe Kina të lidhen bashkë,  është gabim afatgjatë  për Rusinë por gabim për perëndimin

Vitin e shkuar ata patën  manovrat detare të përbashkëta ruso -kineze në Mesdheun lindor.Diças e madhe shumë. them se mund te vijojë në destabilet në Ballkan

Robert Papa:Ju besoni se bashkimi Europian  është  armiku i Perëndimit. A duhet Ballkani të ngulmojë të hyjë në BE apo të forcojë lidhjet me SHBA-në?

Bashkimi Europian për shumë njerëz në fillim ishte organizatë e tregtise se lire . Ata  e pane  SHBA-në si zonë tregtie shumë të lirë dhe kontribuan te suksesi ynë ekonomik, ndaj shumë njerez  donin ti bashkoheshin BE-së.

Njerëz të tjerë të angazhuar në krijimin e BE-së, kishin ndërmend diçka tjeter.  Donin një Europe Federale.Mone dhe të tjerët.  Nëse Europa do rrinte aty shumica e njerëzve  do donin të rrinte, vetëm shkëmbime të lira ekonomike, do ishte më shumë e suskseshme. Mendoj se britanikët u tërhoqën se nuk donin te ishin pjesë një projekti poltiik. Eshtë një gabim për gjithkënd të mendoje se BE prodhon siguri për Europen. Ajo që jep siguri për Europën është NATO. europa është më pak se shuma e pjesëve të saj, ndaj ka aq kundërshti nga popujt e BE kundër Brukselit.

Robert Papa: Në Shqipqri këmi pasur një bazë të fuqishme ushtarake sovjetike. Aa ikën në vitet 60-të. Pasi erdhi Baker, shpresuam se bazën do e merrnin amerikanët. Psenuk e morët?

Bolton: Për këtë po flitet. Ka vende të tjera në Eropë që mendijnë se Amerika është shumë prezente dhe shumë problematike.Ka shumë arësye që ju nuk duhent të jeni në Europë në të njëjtat vende që ishin gjatë Luftës së ftohtë.

Qeveria juaj duhet ta ngrejë këtë me SHBA

Robert Papa:  shikoni ndikim turk në Ballkan? më mirë ndikimi turk apo rus dhe kinez?

Bolton:E njoh historinë. Turqia nën Erdohan është vend i ndryshëm nga Turqia nën shumë  liderë të tjerë turq  dhe  për mua Erdohan është një problem. Unë mendoj, ti afrohem  pyetjes, afërsia e tij me Rusinë është pjesa e madhe e problemit.Blerja e antiraketave 400 dhe gjera të tjera.

Nuk jam dakord që thone se Turqia të përjashtohet nga NATO prej Erdohanit. nëse shikon zgjedhjet e fundit lokale në Turqi, mendoj se Erdohan është në ikje.Shpresoj  që Turqia të behet si Turqia para 10 ose 20 vitesh, dhe të jetë më e lidhur me pjesën tjetër të NATO-s. Ti rezistojë ndikimit rus dhe kinez.  Administrata bëri trysni me sakskione dhe e gjunjëzoi keq por pati aludime ne SHBA se ai dha leje ndërtimi Trump dhe ndaj tij ka heshtje.

Robert Papa: Ishte kenaqësi zoti Ambasador, E lexova librin tuaj. E dini kush është pjesa më e bukur?

Ai dëgjon

Fotografia kur i telfononi vajzës se do jepni dorëheqjen.. Do e përktheja me dëshirë librin tuaj

Bolton:  Do të lidh me agjentin tim. Qendrojmë në kontakt për çdo gjë.

– Intervistë eksluzive për FokusTV

ROBERT PAPA Msc

Racizmi në komunitetet e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara

Vdekja e afrikano-amerikanëve në duart e policisë dhe protestat e vazhdueshme që kërkojnë drejtësi raciale, kanë patur një ndikim të madh tek shumica e amerikanëve, përfshi imigrantët, shumë prej të cilëve thonë se kanë patur përvojë me racizmin. Materiali në vazhdim na njeh me opinionet e imigratëve indoneziano-amerikanë lidhur me problemet raciale.

Sinta Penyami Storms ishte mes protestuesve që marshuan kohët e fundit në Filalelfia, me kërkesat për drejtësi për afrikano-amerikanin George Floyd, vdekja e të cilit ndërsa ishte i ndaluar nga policia ka nxitur protesta në mbarë vendin. Për atë lëvizja “Black Lives Matter” është personale sepse burri i saj është afrikano-amerikan.

“Për familjen tonë indoneziano-afrikano-amerikane me komplekse afrikane, ne duhet të flasim për këto gjëra. Duhet të jesh i kujdesshëm kur del në publik për shkak të ngjyrës së lëkurës.”

Ajo filloi të shqetësohej rreth sigurisë së fëmijëve të saj pas vdekjes së Trayvon Martin në Florida në vitin 2012. Vrasësi i adoleshentit afrikano-amerikan doli i pafajshëm. Ajo e lidh ngjarjen me atë që i ndodhi djalit të saj kur i ndalua nga policia.

“Kur djali im u ndalua nga policia, ishte aq i frikësuar sa lagu pantallonat. Ai u frikësua dhe mendoi se do të vdiste.”

Indoneziano-amerikani Yusuf Arifin është shumë i përkushtuar pas drejtësisë racore. Nga shteti Kalifornia, ai është shumë i angazhuar në lëvizjen “Black Lives Matter”.

“Ne brohorasim që jetët e afrikano-amerikanëve kanë vlerës sepse më parë nuk kanë patur vlerë. Nëse shikon shkallën e arresteve, policët arrestojnë më shumë njerëz me ngjyrë se sa të bardhë. Egziston një padrejtësi e madhe ku afrikano-amerikanët vihen në shënjestër bazuar vetëm në ngjyrën e lëkurës”.

Paragjykimet racore ende ndihen në komunitetet e imigrantëve, përfshi amerikanët aziatikë. Kjo vihet re në takimet që tani kryhen në rrugë virtuale, që Sinta Storms zhvillon me familjet e tjera shumë-raciale me përbërje indoneziane dhe afrikano-amerikane. Ata shkëmbejnë eksperiencat, përfshi ato të pakëndshme, mes emigrantëve indonezianë.

Një prej pjesmarrësve në takime ishte edhe Curtis Johnson. Ai është afrikano-amerikan që ka punuar në Indonezi por që u kthye në Shtetet e

Bashkura pas pandemisë. Ai thotë se diskutime të tilla janë të rëndësishme.

“Vazhdoni të ngrini zërin. Njerëzit nuk po marrin shembull vetëm nga Shtetet e Bashkuara por edhe në vendet e tyre. Po vërejmë se çfarë po ndodh këtu në Amerikë, dhe si të sigurohemi që kjo të mos vazhdojë të ndodhë edhe në Indonezi.”

Për shumë njerëz, lufta kundër padrejtësive nuk merr fund me përfundimin e protestave, ndërsa diskutimet e vështira ndodhin brenda familjeve. zëri i amerikës

Florida tejkalon Nju Jorkun për nga numri i infeksioneve me COVID-19

Të dielën Florida u bë shteti i dytë pas Kalifornisë që tejkalon për nga numri i të infektuarve Nju Jorkun shtetin që u godit më rëndë nga pandemia në fillimin e shpërthimit të koronavirusit.

Sipas agjencisë “Reuters” rastet me COVID-19 në Florida u rritën të dielën me 9,300 të infektuar duke e çuar totalin e përgjithshëm në 423,855 vetë duke u renditur pas Kalifornisë që udhëheq tashmë përsa i takon numrit të infeksioneve me 448.497 raste. Nju Jorkut renditet i treti me 415.827 raste.

Megjithatë Nju Jorku vazhdon të ketë numrin më të madh të vdekjeve në rang vendi me më shumë se 32 mijë që prej fillimit të pandemisë ndërsa Florida renditet në vendin e tetë me rreth 6 mijë vdekje.

Infeksionet në Florida janë rritur mesatarisht çdo ditë me më shumë se 10 mijë raste të reja gjatë muajit korrik ndërsa Kalifornia me 8,300 raste në ditë dhe Nju Jorku me 700 raste. Rritja e e infektuarve në Florida vazhdon, por guvernatori i shtetit Ron DeSantis ka thënë se nuk ka në plan të lëshojë një urdhër për vendosjen e maskave me detyrim në publik ndërsa ka folur për rihapjen e shkollave në muajin gusht.

Në ndryshim shteti i Nju Jorkut ka arritur ta vendosë nën kontroll virusin, duke mbajtur dyqat e restorantet e mbyllur si dhe duke e bërë të detyrueshëm vendosjen e maskave në publik.

Teksasi është një tjetër shtet që ka shënuar një rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus. Prej fillimit të pandemisë ky shtet ka konfirmuar 391 mijë persona të infektuar. Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha se stuhia tropikale Hanna, e cila goditi tokë të shtunën si një stuhi e kategorisë 1 krijoi një situatë ishte tejet sfiduese pasi përshkroi një zonë të shtetit që ka qenë më e goditura nga koronavirusi.

Që ka fillimi i pandemisë më shumë se 146 mijë amerikanë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ose rreth një e katërta e totalit botëror ndërsa rreth 4.2 milionë persona janë infektuar nga koronavirusi. zëri i amerikës

(Foto) Presidenti Donald Trump kujton Regis Philbin, legjendën e TV Amerikan me rrënjë arbëreshe: Ai ishte miku im! Regis ju duam!

Voal.ch – Dje ka kaluar në botën tjetër legjenda e televizionit Amerikan Regis Philbin, në gjakun e të cilit rridhte edhe ai arbëresh pasi nëna e tij ishte nga Greçi. Regis kishte lidhje farefisnore edhe me ish kongresmenin Joe DioGuardi sepse edhe familja e ish kongresmenit e ka origjinën nga Greçi, ngulitje arbëreshe e krijuar me emigrantë shqiptarë që lanë vendin pas vdekjes të Skënderbeut.

Ka qenë vetë Presidenti i SHBA Donald Trump që dje ka shprehur ngushëllimet. Po të kërkosh në google do të zbulosh foto pafund të Regis dhe Trump. Regis e ftonte Trump në emisionet e tij.

Ja si shkruan Presidenti Trump në Twitter: “Një nga më të mëdhenjtë në historinë e televizionit, Regis Philbin ka kaluar në valë edhe më të mëdha ajrore, në moshën 88 vjeçare. Ai ishte një person fantastik dhe miku im. Ai vazhdonte të më thoshte gjithmonë që të kandidoja për President. Mban rekordin për “televizionin më të drejtpërdrejtë” dhe ai e bëri gjithçka mirë. Regis, ju duam…” Përfundon tweet-in e tij Presidenti Trump./EB

 

 

 

 

U nda nga jeta Regis Philbin, legjenda e televizionit amerikan – ai ishte me rrënjë arbëreshe që nuk i harronte kurrë!

Ka ndërruar jetë dje Regis Philbin (25 gusht 1931 – 24 korrik 2020), ikëna e Televizionit Amerikan, figurë brilante, personalitet shumë dimensional, aktor, këngëtar, drejtues i talkshow, quiz-show, talentshow. Duke qenë quajtur “njeriu më i zellshëm në biznesin e shfaqjes”, Philbin mban rekordin botëror të Guinness për shumicën e orëve në televizionin amerikan. Kishte krijuar fytyrën e tij me mënyrat e tij plot humor dhe enthusiazëm, theksin e tij njukorkez, inteligjencien e tij. 

E pra në gjakun e tij rridhte edhe ai shqiptar,  pasi nëna e tij ishte arbëreshe nga Greçi dhe Regis Philbin nuk e fshihte kurrë këtë fakt, për kundrazi.

Pasi u diplomua në Universitetin e Notre Dame, ai shërbeu në Marinën e ShBA-së dhe filloi me në herë të shfaqet në The Tonight Show në vitet 1950. Dhe nga eksperienca e parë nuk u ndal deri sa dha frymën e fundit, pas një ataku zemre pak ditë se të mbushte 89 vjeç.

Philbin drejtoi show-n në nivelin mbarëkombëtar me qendër në New York Live bashkë me Kathie Lee nga 1988, e cila u bë Livenga 2001 dhe deri në vitin 2011 kur Regis u tërhoq dhe vendin e tij e zuri ish-futbollisti Michael Strahan.

Philbin drejtoi  Who Wants to Be a Millionaire, Million Dollar Password, American Idos , sezonin e parë të America’s Got Talent etj etj..

Voal.ch shpreh ngushëllimet më të thella legjendën e televizionit amerikan me gjak e rrënjë shqiptare! RIP Regis Philbin

 

SHBA – Përpjekje nga jashtë për ndërhyrje në zgjedhje, paralajmëron Drejtori i Kundërzbulimit

Drejtori i Qendrës Kombëtare amerikane të Kundërzbulimit paralajmëroi se Kina, Rusia, Irani dhe vende të tjera po ndërhyjnë në fushatën zgjedhore amerikane për votimet e 3 nëntorit.

“Vërejmë se kundërshtarët tanë po përpiqen të kompromentojnë linjat e mbrojtura të komunikimit të fushatave politike dhe të entiteteve të tjera politike,” tha përmes një deklarate të premten zoti William Evanina.

Drejtori Evanina tha se ndërkohë që Shtetet e Bashkuara janë të preokupuara kryesisht “me Kinën, Rusinë dhe Iranin,” vende të tjera “dhe organizata jo-shtetërore” mund të shkaktojnë “dëme në procesin tonë zgjedhor”.

Kina po përpiqet të influencojë “mjedisin e politik-bërjes” në Shtetet e Bashkuara me synimin për të ndikuar tek gara mes Presidentit Trump dhe pretendenti demokrat në zgjedhje, Joe Biden, tha zoti Evanina.

Ai shtoi se “aktorë të paidentifikuar në internet dhe palë të tjera” janë përfshirë në fushata dizinformimi që Rusia po i shfrytëzon “për të minuar besimin në procesin tonë demokratik”.

Irani po ashtu po përhap dizinformim përmes internetit dhe në median sociale në përpjekje “për të minuar institucionet demokratike amerikane dhe për të përçarë vendin para zgjedhjeve,” tha ai.

Zoti Evanina tha se agjencitë amerikane të zbulimit do të vazhdojnë të ndjekin situatën për të interceptuar “aktorë me qëllime keqdashëse në hapësirën kibernetike” dhe nënvizoi sigurinë e lartë të sistemeve zgjedhore të shteteve amerikane duke thënë se e bëjnë “tepër të vështirë që kundërshtarë të huaj të ndërpresin apo ndryshojnë numërimin e votave pa u diktuar”.

Ai u bën thirrje amerikanëve të ndihmojnë për të garantuar zhvillimin e një procesi të rregullt zgjedhor duke analizuar me sy kritik informacionin që marrin dhe duke ndjekur praktika të “higjenës së mirë kibernetike dhe mirë-informimit mediatik”. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit po ashtu u bëri thirrje amerikanëve të raportojnë pranë autoriteteve aktivitete të dyshimta. zëri i amerikës

Shtëpia e Bardhë paralajmëron Kinën: Jo veprime për hakmarrje

Joyce Huang

Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje Kinës të premten të mos angazhohet në veprime “hakmarrëse” duke urdhëruar konsullatën amerikane në Chengdu të mbyllet, si përgjigje ndaj mbylljes nga Uashingtoni të konsullatës kineze në Hjuston.

Veprimi ynë për mbylljen e konsullatës së përgjithshme të Republikës Popullore Kineze u morr për të mbrojtur pronësinë intelektuale amerikane dhe informacionin privat të amerikanëve“, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Ullyot. “I bëjmë thirrje Partisë Komuniste kineze të ndalë këto veprime keqdashëse e të mos angazhohet veprime hakmarrëse“, tha ai.

Kina urdhëroi mbylljen e Konsullatës amerikane në Chengdu në shenjë hakmarrjeje për vendimin e Shteteve të Bashkuara për të mbyllur brenda ditës së premte konsullatën e Kinës në Houston të Teksasit.

Ka gjithashtu thirrje për Pekinin në mediat kineze dhe në një anketim në Twitter që të “godasë më fort” duke mbyllur Konsullatën amerikane në Hong Kong, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se do të mbyllen konsullata të tjera kineze në Shtetet e Bashkuara.

Dy analistë që folën për Zërin e Amerikës thonë se nëse mbylljet reciproke përshkallëzohen, marrëdhëniet SHBA-Kinë do të jenë në një spirale në rënie dhe se vetëm do të përkeqësohen.

Një Luftë e re e Ftohtë

“Është një përshkallëzim (i tensioneve diplomatike). Dhe është një luftë e re e ftohtë që po fillon, hap pas hapi, nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina”, tha Sang Pu, një komentues politik në Hong Kong.

“Marrëdhëniet SHBA-Kinë kanë arritur në nivelin më të ulët që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit, ose në veçanti që kur ligji i sigurisë kombëtare të Hong Kong-ut hyri në fuqi”, tha për Zërin e Amerikës, Shi Yinhong, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Renmin të Pekinit.

“Ka ende katër muaj deri në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe gjashtë muaj përpara se administrata tjetër të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë asaj periudhe kohore, (Presidenti) Trump pa dyshim që do të bëjë shumë lëvizje të tjera për të përkeqësuar marrëdhëniet midis dy vendeve”, parashikoi profesori.

Një risk elektoral

Zoti Shi beson se mbyllja e konsullatës në Houston nuk synon vetëm provokimin e Kinës, por se është një risk i ndërmarrë nga Presidenti Trump për ta ndalur rënien e tij në anketime.

Zoti Shi tha se Kina i gjen të pabazuara akuzat e bëra nga Departamenti amerikan i Shtetit – megjithëse administrata Trump tha se mbyllja e konsullatës në Houston ishte plotësisht e justifikueshme.

NNjë furgon po ngarkohet në konsullatën kineze në Houston, 23 korrik 2020

NNjë furgon po ngarkohet në konsullatën kineze në Houston, 23 korrik 2020

David Stilwell, i cili është përgjegjës për politikën e jashtme për Azinë Lindore dhe Paqësorin në Departamentin e Shtetit, i tha të mërkurën gazetës “The New York Times” se konsullata në Houston kishte një historik të përfshirjes në “sjellje dëmtuese” dhe se ishte epiqendra e vjedhjeve të kërkimeve shkencore në Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se Konsulli i Përgjithshëm Cai Wei dhe dy diplomatë të tjerë kinezë u kapën duke përdorur identitete të rreme më 31 maj për të shoqëruar disa udhëtarë kinezë në zonën e nisjes së një avioni privat nga një aeroport në Houston.

Spiunazh dhe vjedhje të zbulimeve shkencore

Zoti Stilwell shtoi se disa nga përpjekjet e Kinës për të vjedhur zbulimet shkencore në Shtetet e Bashkuara ishin përshpejtuar në gjashtë muajt e fundit dhe mund të lidheshin me përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë për koronavirusin, thuhet në gazetën “The New York Times”.

Në përgjigje, Konsulli kinez Cai mohoi pretendimin në një intervistë me KTRK-TV në Houston. “Ku janë provat?”, pyeti ai. Ai e quajti zyrtarin amerikan një gënjeshtar.

Përballje të stilit të Luftës së Ftohtë

Shtetet e Bashkuara janë përplasur në mënyrë të përsëritur me Kinën për çështjet e tregtisë dhe pronësisë intelektuale, për të cilat zoti Sang në Hong Kong tha se nuk do të marrin fund lehtë, pasi konfrontimet e stilit të luftës së ftohtë midis dy vendeve vazhdojnë të shfaqen.

Ekzistojnë spekulime se Shtetet e Bashkuara mund të mbyllin konsullatën e Kinës në San Françisko, Kaliforni, sepse një studiuese kineze, e akuzuar nga FBI-ja për fshehjen e lidhjeve të saj me ushtrinë kineze, është strehuar brenda këtij objekti.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin tha në një konferencë të rregullt për shtyp se konsullata e Kinës në Houston ka bërë punë pozitive në 40 vitet e fundit, duke thënë se “Shtetet e Bashkuara pretenduan se Konsullata e Kinës në Houston ishte e angazhuar në veprimtari të papajtueshme me statusin e saj, që është plotësisht një shpifje keqdashëse”.

Ai shtoi se mbyllja e konsullatës “dëmton rëndë marrëdhëniet SHBA-Kinë dhe po prish urën e miqësisë mes dy palëve.”

Pasojat e mundshme

Investuesit në Kinë dhe Hong Kong janë të shqetësuar se mbylljet e konsullatave mund të çojnë në prerjen e lidhjeve zyrtare nga Shtetet e Bashkuara, ose në një shkëputje të ardhshme ndërmjet ekonomisë amerikane dhe asaj kineze, sipas Liao Qun, krye-ekonomist në “China CITIC Bank International Ltd”.

Niveli i pasigurisë përbën lajm të keq për investimet, tha ai.

Nëse tensionet përshkallëzohen, “kapitali mund të largohet nga Hong Kongu dhe Kina. Për më tepër, tregtia globale do të ndikohet shumë. Nëse Shtetet e Bashkuara ndërpresin lidhjet me Kinën, pakti i tyre tregtar i fazës së parë do të shfuqizohet, çka do të de-stabilizojë dinamikën (globale) të tregtisë. Pra, gjithçka varet nga ajo që vjen më pas”, tha zoti Liao.

Çikago, hiqet statuja e Kristofor Kolombit

Një statujë e Kristofor Kolombit në qendër të qytetit të Çikagos u hoq të premten në mëngjes, një javë pas përleshjes së policisë me protestuesit që janë përpjekur ta rrëzojnë monumentin e eksploruesit italian.

Për heqjen e statujës u përdorën një vinç i madh ndërsa një turmë e vogël njerëzisht ishte mbledhur për ta parë. Turma brohoriste dhe makina që kalonin aty pranë i binin borive ndërsa statuja po hiqej rreth orës orës 3 të mëngjesit.

Agjencia “Associated Press” i dërgoi një email të premten kryetares së bashkisë Lori Lightfoo duke kërkuar një koment nga zyra e saj.

Planet për heqjen e statujës u raportuan për herë të parë të enjten në mbrëmje nga gazeta “Chicago Tribune”. Heqja pasoi orë të tëra debatesh mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të statujës.

Më 17 korrik, protestuesit u përleshur me policinë, të cilët përdorën shkopinj gome kundër tyre si dhe arrestuan disa protestues. Policia tha se demonstruesit i kishin goditur me fishekzjarre, gurë e sende të tjera të forta.

Heqja e kësaj statuje është rezultat i përpjekjes së aktivistëve afrikano-amerikan dhe grupeve indigjene që dinë historinë e vërtetë të Kolombit dhe asaj që ai përfaqëson“, tha për gazetën “Chicago Sun Times”, Stefan Cuevas-Caizaguano, një banor i qytetit tek shihte heqjen e statujës.

Vendimi për ta hequr vjen mes një plani të Presidentit Donald Trump për të dërguar agjentë federale të zbatimit të ligjit në qytet për t’iu përgjigjur dhunës me armë, që ka shkaktuar shqetësime se mund të bëhen pengesë për zhvillimin e demonstrave nga banorët. Disa grupe aktivistësh ngritën një paditë të enjten, duke kërkuar që të bllokojnë veprimet e agjentët federalë që luftojnë krimin e dhunshëm që të ndërhyjnë ndaj protestestave.

Protestuesit kanë kërkuar heqjen e statujave të Kolombit në të gjithë qytetin e Çikagos, duke thënë se ai ishte përgjegjës për genocidin dhe shfrytëzimin e popullsisë indigjene amerikane.

Statuja e Kolombit në “Grant Park” të Çikagos dhe një tjetër në një lagje të qytetit të quajtur “Italia e vogël” u dëmtuan muajin e kaluar. Të tjera statuja të Kristofor Kolombit janë rrëzuar ose dëmtuar gjithashtuedhe në qytete të tjera të SHBA-së. zëri i amerikës

Pompeo i bën jehonë fjalëve të ish presidentit Nixon: “Bota nuk mund të jetë e sigurt derisa Kina të ndryshojë”

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përshkroi se si marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë shkuar nga një optimizëm i mbrojtur, siç ndodhi në epokën e administratës së Presidentit Nixon, në një “të vërtetë të vështirë.”

Sekretari Pompeo foli të enjten në Kaliforni në selinë e Fondacionit Nixon në Jorba Linda.

“[Ish Presidenti] Richard Nixon kishte të drejtë kur shkruajti në vitin 1967 se bota nuk mund të jetë e sigurt derisa Kina të ndryshojë.’ Tani ne duhet t’i dëgjojmë me vëmendje fjalët e tij”, tha Pompeo.

Chairman Mao Zedong meets President Richard Nixon

Chairman Mao Zedong meets President Richard Nixon

Sekretari Pompeo tha se “paradigma e vjetër e angazhimit të verbër me Kinën ka dështuar. Ne nuk duhet ta vazhdojmë atë. Ne nuk duhet të kthehemi tek ajo”.

Përkundrazi, “ne kemi nevojë për një strategji që mbron ekonominë amerikane dhe mënyrën tonë të jetesës. Bota e lirë duhet të triumfojë mbi këtë tirani të re”, tha ai.

Zoti Pompeo e kujtoi me respekt udhëtimin historik të ish presidentit Nixon në Pekin gati 50 vjet më parë dhe filozofinë e tij se “ne thjesht nuk mund të përballojmë ta lëmë Kinën përgjithmonë jashtë familjes së kombeve … bota nuk mund të jetë e sigurt derisa të ndryshojë Kina. Kështu që, qëllimi ynë, deri në atë masë që ne mund të ndikojmë tek ngjarjet, duhet të jetë nxitja e ndryshimeve.”

Por, Sekretari Pompeo argumentoi se nga angazhimi që ish presidenti Nixon kërkonte Kina përfitoi më shumë sesa Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara urdhëruan mbylljen e konsullatës së Kinës në Hjuston, duke thënë të mërkurën se masa ishte bërë për të “mbrojtur pronën intelektuale amerikane dhe informacionet private të amerikanëve”.

“Ne po parashtrojmë pritshmëri të qarta për mënyrën se si do të duhet të veprojë Partia Komuniste Kineze, dhe kur ata nuk do të veprojnë në këtë mënyrë, ne do të ndërmarrim veprime që mbrojnë popullin amerikan, sigurinë tonë, sigurinë tonë kombëtare, ekonominë dhe vendet e punës”, tha Pompeo të mërkurën gjatë një vizite në Danimarkë.

Kina kritikoi veprimin e Shteteve të Bashkuara, duke e quajtur atë një “provokim politik” dhe tha se do të përgjigjet me “veprime të ligjshme dhe të nevojshme”.

“Kina e dënon me forcë dhe kundërshton me vendosmëri një veprim të tillë të egër dhe të pajustifikuar që saboton marrëdhëniet Kinë-SH.B.A. “, tha në një deklaratë Ambasada kineze në Uashington të enjten. “Akuzat e Shtetevet të Bashkuara janë trillime të pabaza, dhe justifikimet që ato përmendin janë të skajshme dhe të paaritshme”, thuhej në deklaratën e Ambasadës kineze në Shtetet e Bashkuara.

Reeker: Mirëpresim reformën në Shqipëri dhe bisedimet Kosovë – Serbi

Ambasadori Philip Reeker, nga zyra për çështje të Evropës dhe Euro-Azisë tha të enjten se Shtetet e Bashkuara mbështesin reformën zgjedhore në Shqipëri si dhe procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Ai i bëri këto komente në një telekonferencë me gazetarë në Bruksel, gjatë së cilës foli për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Evropë gjatë kësaj jave, si dhe përparësitë e marrëdhënieve transatlantike.

Më herët parlamenti në Shqipëri miratoi ndryshimet në Kodin zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit të arritur ndërmjet Partisë Socialiste dhe opozitës jashtë parlamentare

E mirëpresim marrëveshjen si një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Jemi të kënaqur që ambasadorja (Yuri) Kim ishte në gjendje të ndihmojë shqiptarët që të lëvizin në drejtimin e duhur. Shqipëria është aleate e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka bërë një rrugë të gjatë nëpër vite. E dini se kam qenë i përfshirë në atë pjesë të botës për një kohë të gjatë. Ne duam të shohim zhvillime pozitivë ne Shqipëri dhe është me rëndësi që po shohim reformën zgjedhore, është me rëndësi që të gjitha palët e spektrit politik marrin pjesë në institucione. Kjo është demokracia dhe në do të vazhdojmë të angazhohemi, të monitorojmë dhe të inkurajojmë të gjitha palët”, tha zoti Reeker.

Ai theksoi historinë e gjatë të përfshirjes në rajon dhe në këtë kuadër shprehu mbështetjen për procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Kjo mbetet një përparësi me rëndësi për ne. Mendojmë se ata duhet të punojnë për të gjetur një zgjidhje dhe mirëpresim këtë mundësi. Siç e dini, i dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, ka punuar në rrafshin ekonomik për t’ju ndihmuar të dyja vendeve që të gjejnë rrugët për të përmirësuar ekonomitë e tyre, me fjalë të tjera të përmirësojnë jetët e qytetarëve të tyre”, tha zoti Reeket duke theksuar se palëve duhet ndihmuar që të gjejnë drejtimin për normalizimin e marrëdhënieve dhe për të siguruar më shumë qëndrueshmëri dhe siguri në rajon.

Ai përmendi marrëveshjet për lidhjet ajrore e hekurudhore ndërmjet palëve të ndërmjetësuara nga ambasadori Grenell, ndërsa u shprehu mbështetje për përpjekjeve të të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar dhe mbështetës të procesit dhe të përparimit në atë drejtim dhe mendojmë se të dyja vendet mund të bëjnë hapa të mëdhenj në këtë rrafsh… Do të vazhdojmë të bisedojmë me BE-në dhe palët tjera të interesuara për këtë proces. Jam i kënaqur të shoh se ata u janë kthyer bisedimeve dhe në do të vazhdojmë t’i mbështesim ato”, tha zoti Reeker.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian rifilluan pak ditë pasi që Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Publikimi i akuzave bëri që të dështojnë planet për një takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga BE-ja që filluan në vitin 2011 siguruan një varg marrëveshjesh, një pjesë e madhe e të cilave nuk janë zbatuar kurrë dhe nuk përmbushën synimin kryesor – normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve. zëri i amerikës

Portland, hidhet gaz lotsjellës; kryetari i bashkisë mes protestuesve

Kryetari i bashkisë Portland, Ted Wheeler

Agjentët federalë amerikanë qëlluan me gaz lotsjellës ndaj protestuesve të mbledhur para gjykatës federale në Portland, Oregon, në orët e vona të së mërkurës.

Kryetari Ted Wheeler ishte në mesin e atyre që qëndronin pranë një gardhi përpara gjykatës, kur agjentët hodhën gazin lotsjellës.

Protestuesit kanë demonstruar në Portland për 56 ditë rresht, duke protestuar kundër dhunës së policisë, pabarazisë racore dhe dislokimit së fundi të forcave federale në qytet.

Kryetari i bashkisë mbërriti në zonën e protestës më herët gjatë ditës dhe shprehu solidaritetin e tij me turmën, por prania e tij përgjithësisht u refuzua dhe shumë protestues bërtisnin kundër tij.

Tymi i gazit lotsjellës mbush qiellin e Portlandit
Tymi i gazit lotsjellës mbush qiellin e Portlandit

Kritikët kanë fajësuar zotin Wheeler për mungesën e kontrollit ndaj forcës policore të qytetit, e cila kërcënoi me përdorimin e forcës dhe gazit lotsjellës dhe me arrestime të mërkurën në mbrëmje, ndërsa policia e Portlandit e shpalli grumbullimin një trazirë. Të tjerë, përfshirë pronarët e bizneseve që kanë parë operacionet e tyre të ndërprera nga protestat thonë se zoti Wheeler nuk ka arritur ta vendosë situatën nën kontroll.

Po të mërkurën, prokurori i përgjithshëm i Oregonit ngriti një padi duke akuzuar agjentët federalë për arrestimin e protestuesve pa shkak dhe përdorimin e forcës së tepërt, akuza të cilat autoritetet federale i kanë kundërshtuar. zëri i amerikës

Wilson: Rusia do status quo në Kosovë

“Rusia e di se çështja e pazgjidhur e Kosovës është sfidë për marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian”, tha Damon Wilson, nënkryetar ekzekutiv i Këshillit Atlantik të Shteteve të Bashkuara.

“Shohim se strategji e Rusisë është të ruajë status quo-në. Status quo-ja e minon aftësinë e Serbisë për të hyrë në negociata serioze, për të përmirësuar marrëdhëniet me Prishtinën”.

“Shohim ndoshta edhe një luftë hibride kundër qeverisë, për të dekurajuar mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshjeje [v.j. midis Kosovës dhe Serbisë]”, tha Wilson.

Ai i bëri këto komente në panelin “Imagjinojmë partneritetin strategjik SHBA-Serbi”, në kuadër të javës së 8-të të NATO-s që po mbahet në Beograd, nën organizimin e organizatës joqeveritare Qendra për Studime Euroatlantike.

“Mendoj se në këtë pikë duhet të jemi të guximshëm dhe të ndërmarrim disa rreziqe. E ardhmja e Serbisë është e bllokuar pa marrëveshje dhe përfitimet e partneritetit tonë nuk mund të realizohen plotësisht. E ardhmja e Kosovës mund të jetë edhe më e keqe pa marrëveshje”, tha Wilson.

Duke folur përmes video-lidhjes në konferencën në Beograd, Wilson tha se “presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Qeveria e Republikës së Serbisë po bëjnë përpjekje për ndërtimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara” dhe shtoi se kjo gjë është e ditur në Uashington.

Ai po ashtu tha se Serbia ka “miq në Uashington që e kuptojnë se me çfarë përballet ajo dhe që duan ta ndihmojnë”.

Megjithatë, Wilson paralajmëroi se “te miqtë e Serbisë jashtë Serbisë nuk duhet të dërgohen sinjale të përziera”.

“Ato i hutojnë nganjëherë, retorika politike ose bisedimet e Serbisë me Moskën, si dhe ajo se ku qëndron e ardhmja e Serbisë. Të gjithë e dimë se Rusia nuk është aleat i Serbisë. Kjo është një retorikë që mund t’i ngatërrojë politikanët këtu në Kongresin amerikan, mund t’i dekurajojë njerëzit që e mbështesin Serbinë”, tha Wilson.

Ai tha se, në bazë të hulumtimeve që ka parë, 65 për qind e qytetarëve të Serbisë duan marrëdhënie më të afërta me Shtetet e Bashkuara dhe se këtu e sheh bazën për ndërtimin e marrëdhënieve edhe më të mira.

Wilson tha se pozicioni i rajonit të Ballkanit Perëndimor në Evropën e sotme është “një nga çështjet e fundit kryesore strategjike evropiane”.

“Ai rajon dhe Serbia janë pjesë e Evropës dhe e komunitetit transatlantik. Unë mendoj se kjo pjesë është kyçe drejt këtij vizioni dhe kyçe për stabilitetin në rajon”, tha Wilson.

“Ne duam të ecim përpara me partnerët tanë në këtë rajon, duam të punojmë në reforma”, tha ai.

Vitale: Nuk ka ndryshim në mandatin e KFOR-it në Kosovë

Duke folur më herët në të njëjtën ngjarje, gjenerali i brigadës Tommaso Vitale, shef i zyrës ushtarake të NATO-s për lidhje në Beograd, tha se nuk ka ndryshime në mandatin e KFOR-it në Kosovë.

Ai tha se KFOR-i është duke e përmbushur “atë që është përshkruar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Detyra jonë është që t’i mbrojmë të gjithë njerëzit në Kosovë, që të garantojmë lëvizjen e lirë për të gjithë dhe dëshiroj të them që, në të njëjtën kohë, e mbështesim fuqishëm rinisjen e dialogut [ndërmjet Kosovës dhe Serbisë] nën ombrellën e Bashkimit Evropian apo cilitdo aktor tjetër ndërkombëtar, në mënyrë që të tejkalojmë mosmarrëveshjen historike”, tha Vitale.

“KFOR-i ka qenë, është dhe vazhdon të jetë plotësisht i përkushtuar, nuk do të ketë zvogëlim të numrit të trupave. Gjendemi në një mjedis kompleks, i cili është bërë edhe më kompleks me [pandeminë] COVID-19”, tha shefi i Zyrës ushtarake të NATO-s për lidhje në Beograd.

Vitale theksoi se politika e neutralitetit ushtarak të Serbisë – për të cilën insistojnë autoritetet e saj – nuk paraqet kurrfarë pengese për bashkëpunim me NATO-n.

“Serbia është fqinji ynë dhe partner mjaft i vlerësuar. Roli i saj është kyç për rajonin dhe në kontekstin e gjerë ndërkombëtar. Ne e kemi thënë mjaft qartë se parimi ynë themelor është që NATO, si aleancë, e respekton të drejtën e secilit shtet sovran që t’i ketë zgjedhjet e tij dhe aranzhimet e sigurisë, pa kurrfarë përzierje ose vetoje nga jashtë. Kemi qenë mjaft të qartë lidhur me atë që NATO-ja e respekton të drejtën e Serbisë që t’i zgjedhë aranzhimet e veta”, tha Vitale.

Shefi i zyrës së NATO-s në Beograd rikujtoi se partneriteti ndërmjet Serbisë dhe NATO-s është vendosur rreth një dekadë e gjysmë më parë – më 2006 – përmes zyrës ushtarake, të cilën ai e drejton aktualisht, dhe tha se ky partneritet po zhvillohet “në interesin e Serbisë dhe NATO-s, si dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Branimir Filipoviq, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, e falënderoi përfaqësuesin e NATO-s për qëndrimin lidhur me respektimin e politikës së neutralitetit ushtarak të Serbisë dhe gjithashtu tha se bashkëpunimi i Serbisë me Aleancën është në interesin e ndërsjellë dhe se kjo “është rruga e drejtë për zhvillim të mëtejshëm të bashkëpunimit”.

“Bashkëpunimi është i rëndësishëm edhe për shkak të çështjes së Kosovës, e cila për Serbinë është sfida më e madhe politike dhe e sigurisë e për të cilën dialogu është në vazhdim e sipër”, tha Filipoviq, duke theksuar se është e rëndësishme të punohet lidhur me perceptimin ndaj NATO-s në opinionin publik në Serbi.

Sipas hulumtimeve që janë publikuar më 21 korrik, anëtarësimin eventual të Serbisë në NATO e mbështesin 9 për qind e të anketuarve në Serbi, ndërkaq 72 për qind janë shprehur kundër.

Të tjerët, siç kanë thënë, nuk do të votonin në një referendum për një çështje të tillë.

Hulumtimin e ka zhvilluar Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, përfaqësuesi i së cilës tha se qëndrimet e qytetarëve për anëtarësim në NATO janë identike me rezultatet e dy vjetëve paraprakë.

Arsyeja themelore e mbështetjes së dobët për NATO-n në mesin e qytetarëve të Serbisë është intervenimi i NATO-s në Kosovë në vitin 1999, i cili zgjati 78 ditë dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes teknike-ushtarake në Kumanovë, më 9 qershor, 1999, pas së cilës forcat ushtarake dhe policore të Serbisë janë larguar nga territori i Kosovës.

Kombi shqiptar përjetë mirënjohës kongresistit Engel Nga Harry Bajraktari

Pas 30 vjetësh si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel nuk do të rikthehet vitin e ardhshëm në Kongresin amerikan. Ky është një lajm i keq për komunitetin tonë, për kombin shqiptar, por edhe për zonën e tij zgjedhore, për shtetin e Neë York-ut, për Kongresin Amerikan dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për tri dekada tashmë, Engel ka qenë një mbështetës i të drejtave të njeriut, një amerikan i madh dhe një ligjvënës i shquar. Si Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Kongresin Amerikan, ai është shquar si një mik i madh i popujve liridashës dhe demokracisë në botë.

Gjatë 30 viteve që ka shërbyer në Kongresin Amerikan, Engel është karakterizuar së pari nga dashuria e tij e madhe për Amerikën. Ka besuar gjithmonë se roli udhëheqës amerikan do ta bënte botën më të mirë dhe vetë popullin amerikan më të sigurtë. Gjatë gjithë karrierës ka treguar mbështetje për Izraelin, Kosovën, popullin shqiptar dhe të gjithë popujt në botë që u është mohuar një shtëpi dhe e drejta e vetëvendosjes.

Humbja e tij në zgjedhjet e fundit është sidomos e rëndë për shqiptaro-amerikan që e kanë dashur dhe janë mësuar që ta kontaktojnë sa herë që kombi ynë është përballur me kohë të vështira.

Mirëpo, ky nuk duhet të jetë një moment vajtimi, por krenarie. Në demokraci, të gjitha karrierat politike janë të destinuara të mbarojnë një ditë. Sot, është dita që të vlerësojmë udhëtimin e jashtëzakonshëm në politikë dhe ndihmën historike që Engel dha për Kosovën dhe popullin shqiptar.

Gati 30 vjet më parë, kur Engel sapo kishte nisur punën si një kongresist i ri, trokita në zyrën e tij në Bronx, për t’i folur për vuajtjet e popullit të Kosovës. Ai nuk më njihte, por me priti me bujari dhe më dëgjoi me vëmendje. Ishte fillimi i një bashkëpunimi 30-vjeçar. Por edhe i një miqësie të madhe midis nesh. Më e rëndësishmja, ai nuk u bë thjesht mik me mua, po u bë mik me komunitetin shqiptar në SHBA. U bë një mbështetës i madh dhe i vendosur i lirisë dhe demokracisë në trojet shqiptare në Ballkan.

Në atë kohë, pak njerëz e dinin se ku ishte Kosova në Washington dhe politika zyrtare amerikane ishte ende kundër pavarësisë. Kongresisti Engel që nga fillimi deri në fund pati një besim të palëkundur te vetëvendosja e Kosovës si e vetmja zgjidhje. Në ato vite të para, shqiptarët e Kosovës ishin si shprehej ai vetë: “populli më i shtypur në Europë”. Shumë shpejt u dha me passion pas kësaj kauze që u bë diçka personale për të. Ai e vizitoi Kosovën disa herë, duke filluar nga viti 1993, kur ende vuante nën thundrën e regjimit fashist të Slobodan Millosheviqit. Në 1996, kongresisti Engel ngriti flamurin amerikan në mes të Prishtinës duke dhënë sinjalin se SHBA nuk e kishte harruar Kosovën duke u dhënë njerëzve shpresë dhe kurajo.

Në vitin 1998, pas vrasjes së Adem Jasharit u nis për në Kosovë, mirëpo, rojet ushtarake serbe nuk e lanë që të hynte në kufi. Atëhere kongresisti Engel mbajti një konferencë shtypi me gazetarët ndërkombëtarë që kishte marrë me vete dhe tha: “Millosheviqi nuk po na lë që të hyjmë sot në Kosovë, po shumë shpejt do të vijë dita kur do ta nxjerrim Millosheviqin jashtë nga Kosova dhe pastaj do të jemi ne që nuk do ta lëmë që të hyjë”. Këto ishin fjalë profetike, sepse një vit më vonë vërtet Kosova ishte e çliruar, SHBA kishte udhëhequr NATO-n në luftë dhe vetë Engel kishte këshilluar ngushtë presidentin Clinton gjatë zhvillimeve që sollën çlirimin.

Unë pata nderin që bashkë me kongresistin Engel dhe një grup shqiptaro-amerikanësh e miq të komunitetit, të ishim nga delegacionet e para që vizitonin Kosovën pas çlirimit. Kishim me vete edhe Anthony Athanas në një udhëtim shumë emocional dhe të paharrueshëm për të gjithë. Ishim me Engelin në Kosovë, kurse Millosheviqi ishte jashtë dhe nuk guxonte të hynte.

Më vonë, ashtu si me Presidentin Bill Clinton, kongresisti Engel do të lobonte Presidentin W Bush për të njohur dhe mbështetur pavarësinë e Kosovës. Engel ishte nga zyrtarët e parë të huaj që vizituan Kosovën pas pavarësisë, si republika më e re në Europë.

Kam rreshtuar këtu një numër shumë të vogël të veprimtarive të shumta të kongresistit Engel gjatë viteve të tij në Kongres, por puna e tij ka qenë shumë më komplekse dhe voluminoze dhe do të kërkojë libra për t’u përshkruar.

Kongresisti Engel është themeluesi dhe drejtuesi i përhershëm i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan, mjeti më i fuqishëm politik që kemi pasur që nga Noli dhe Konica.

Që në vitet e para si kongresist ai u bë një mbështetës i hapur i pavarësisë së Kosovës, shpesh duke qenë zëri i vetëm që e shqiptonte atë si e vetmja zgjidhje e pranueshme e konfliktit. Ishte ndër të parët që priti Ibrahim Rugovën në Washington DC, në 1991 dhe lidhi me të një miqësi që vazhdoi deri në fund të jetës së Presidentit të Kosovës. Me kolegët e tij, ai luajti një rol të drejtpërdrejtë në sigurimin e fondit të parë federal kushtuar posaçërisht Kosovës. Shuma prej 5 milionë dollarësh kishte në fakt një vlerë të paçmueshme. Ajo shpalli zyrtarisht angazhimin amerikan për Kosovën

Në 1994, ai drejtoi dëgjesën e parë kushtuar në mënyrë të posaçme Kosovës, në Komitetin e Dhomës për Çështjet e Jashtëme dhe së bashku me kongresistin Ben Gilman ushtruan presion mbi Administratën Clinton që të mbështeste më fuqimisht Kosovën kundër shtypjes nga Millosheviqi.

Ai udhëtoi në Kosovë, në prill 1993, dhe u kthye përsëri aty në korrik 1996, për të inauguruar hapjen e Zyrës Amerikane të Informacionit, të njohur nga populli si “Zyra Amerikane”. Ai ishte identifikuar me këtë projekt që nga fillimi dhe u deshën vite që të bëhej realitet.

Ai ngriti flamurin amerikan në mes të Prishtinës, në atë korrik 1996, duke ngritur bashkë me të peshë edhe zemrat e shqiptarëve të Kosovës, në një prej periudhave më të rënda për ta. Ishte koha kur shqiptarët ndiheshin të lënë në mëshirën e Millosheviqit pas Marrëveshjes përjashtuese të Dejtonit. E kam dëgjuar kongresistin Engel t’i referohej shpesh herë asaj si “Ambasada e parë e SHBA-së”, në Kosovë.

Me kolegët e tij të kaukusit, ai e detyroi Administratën Clinton që të kushtëzonte murin e jashtëm të sanksioneve ndaj Beogradit me zgjidhjen e situatës në Kosovë. Ai punoi shumë që të pengonte emërtimin zyrtar të UÇK-së si terroriste nga Administrata duke i shkaktuar një goditje të rëndë përpjekjeve të propagandës dhe lobimit serb.

Sugjerimet nga kongresisti Engel ishin kyçe në procesin kur Administrata Clinton shqyrtonte alternativat me të cilat mund të ndalte spastrimin etnik në Kosovë dhe mbështeti fuqimisht ndërhyrjen ushtarake në 1999. Ai udhëhoqi kolegët e tij në debate dhe rezoluta madhore në Kongresin Amerikan lidhur me luftën.

Pas çlirimit të Kosovës, u bashkua me ne në vizitën e parë të organizuar si grup në Kosovën e lirë për të shkatërruar keq nga lufta. U përqafuam me lot në sy, kur kaluam për herë të parë kufirin dhe shkelëm në tokën e lirë, vetëm pak javë pasi trupat serbo-jugosllave ishin larguar të mposhtur nga NATO.

Që atëhere, kongresisti Engel ka shkuar pothuajse çdo vit në Ballkan dhe ka vijuar punën e tij në dekadën që vijoi për të bindur Administratën Bush që të njihte pavarësinë e Kosovës. Dhe që prej pavarësisë ka lobuar nga një vend në tjetrin që të njohin republikën e re dhe organizatat e mëdha që ta pranojnë Kosovën si anëtare, përfshi këtu edhe Bankën Botërore, FMN-në, FIFA-n etj. Ai është ende duke lobuar për ne pranë Interpolit dhe UNESCO-s.

Pas pavarësimit të Kosovës, ai punoi ngushtë me një tjegtër agjensi qeveritare amerikane, Programin për Sfidën e Milleniumit, për t’i siguruar vendit të drejtën për të konkurruar për një paketë shume të madhe ndihmëse. Në vitet e fundit, Kosovës i janë akorduar 50 milionë dollarë për të përmirësuar furnizimin me energji dhe transparencën qeveritare. Dhe nëse gjithshka shkon mirë, shifra mund të shtohet me disa dhjetëra milionë të tjerë.

Muajin e kaluar, në 4 Korrik, kongresisti Engel udhëtoi përsëri në Ballkan. Ai iu bashkua Ambasadorit të SHBA-së në prerjen e shiritit për inaugurimin e ambasadës së re amerikane në Kosovë, për të cilën qeveria e SHBA-së investoi 280 milionë dollarë. Nuk ka dëshmi më të fuqishme të përkushtimit amerikan për Kosovës dhe synimit për prani afatgjatë në rajon sesa kjo seli moderne.

Në fakt, ambasada është shenjuar si “ndërtesë e gjelbër”, një shembull frymëzues për të ndihmuar Prishtinën që të ecë në një drejtim më të ndjeshëm ndaj mjedisit.
Nga inaugurimi i korrikut 1996 në inaugurimin e korrikut 2019, kemi të njëjtin njeri, të njëjtin udhëheqës dhe mik, të njëjtën devotshmëri dhe përkushtim ndaj kauzës sonë. Nuk ka të dytë si kongresisti Engel.

Puna e tij nuk kufizohet te Kosova. Si themelues i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare, ai u përqendrua menjëherë me problemet e demokracisë në lindje të Shqipërisë. Ndihmoi në jetësimin e Fondit Shqiptaro Amerikan të Ndërmarrjeve dhe ka punuar ngushtë me çdo qeveri shqiptare në 27 vitet e fundit.

Ai loboi shumë që Shqipëria të bëhej anëtare e NATO-s dhe u ftua personalisht nga Presidenti Ë Bush në ceremoninë e nënshkrimit në Washington DC.

Ai ka udhëtuar shpesh në Shqipëri, si vëzhgues zgjedhjesh, si pjesë misionesh faktmbledhëse, si dhe për t’u takuar me të gjithë udhëheqësit politikë të vendit përgjatë viteve.

Kongresisti Engel loboi që Presidenti Sali Berisha të ftohej në Shtëpinë e Bardhë, në 1995, si dhe për të siguruar ndihma për Shqipërinë gjatë dhe pas krizës së vitit 1997.Në mes të konfliktit të atij viti të rëndë, ndërsa Shqipëria rrezikohej të rrokullisej në luftë civile, ai udhëtoi për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në negocitat e drejtuara nga ish-kancelari Franz Vranitzky, duke ndihmuar që të arrihej kompromisi politik që shpëtoi Shqipërinë. Më etj u angazhua që të garantoheshin paprekshmëria e kufijve dhe e integritetit territorial të Shqipërisë.

Kongresisti Engel ka punuar në vite me shqiptarë të Malit të Zi dhe ka vizituar vendbanime shqiptare atje, sidomos Ulqinin dhe Tuzin. Ai ka punuar me udhëheqësit e shqiptarëve të këtij vendi. Ai ka qenë shumë herë edhe në Maqedoninë e Veriut, ku ka zhvilluar marrëdhënie të rëndësishme bashkëpunimi me një numër udhëheqësish shqiptarë dhe ka ndihmuar që të sigurojë një përfshire më të madhe të shqiptarëve në qeverisje, nëpërmjet jetësimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Në ditën e tij të parë, si kryetari i ri i Komitetit të Dhomës për Punët e Jashtme, ai u takua me një grup shqiptaro-amerikanësh nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, për të diskutuar me ta pikëpamjet dhe aspiratat e tyre politike.

Në korrik, rrugës për në Prishtinë, ndaloi në Luginën e Preshevës, për t’u takuar me udhëheqës lokalë të komunitetit shqiptar në Serbi. Ai kërkoi nga ky komunitet prej kohësh i injoruar dhe harruar që t’ia shpjegonin shqetësimet dhe shpresat që kishin për të ardhmen e tyre politike.

Askush, ndonjëherë më parë, në historinë e gjatë të kombit shqiptar, nuk ka qenë kaq shumë i përfshirë, për një kohë kaq të gjatë dhe këtë nivel suksesi.

Ai është mbi gjithshka një njeri shumë i mirë dhe i përkushtuar ndaj familjes. Ai është miku im më i mirë në botë dhe ndjehem i bekuar që e kam njohur e kam punuar me të për 30 vjet.
Do të doja ta falenderoja sot kongresistin Engel për kontributin dhe përkushtimin e tij të madh për çështjen kombëtare shqiptare. Do t’i jemi përgjithmonë mirënjohës. Vitin që vjen, ai nuk do të jetë më anëtar i Kongresit, por do të vazhdojë të jetë, ashtu si edhe më parë, një Ambasador i madh i Popullit Shqiptar.
Zoti të bekoftë kongresisti Engel! Krenohemi me ju!

Harry Bajraktari është themelues dhe botues i gazetës Illyria (1991-1998), një drejtues i komunitetit shqiptaro-amerikan, filantrop dhe përfitues i shumë çmimeve, duke përfshirë Nderin e Urdhrit të Kombit nga Presidenti i Shqipërisë, Medaljen Presidenciale të Kosovës për Meritat & Bardhë Thirrja Presidenciale e Shtëpisë për Amimin e Shërbimit

Akuza ndaj dy shtetasve kinezë për spiunazh industrial

Departamenti amerikan i Drejtësisë

Dy shtetas kinezë të cilët punonin për Ministrinë e Sigurimit në Kinë janë akuzuar si organizatorë të një fushate globale për vjedhjen e pronës intelektuale dhe spiunazh industrial në shkalë globale. Sipas akuzave të ngritura, dy shtetasit kanë vënë në shenjestër qindra entitete, përfshirë laboratore kërkimore për vaksinën kundër koronavirusit në SHBA.

Ndaj Li Xiaoyu, 34-vjeç, dhe Dong Jiazhi, 33-vjeç, u ngritën 11 akuza, të cilat u bënë publike të martën, duke shënuar të parën herë kur shtetas kinezë janë përballur me akuza për akte të paligjshme që ndërthurin punën për qeverinë kineze si dhe viktimizimin e të tjerëve për përfitim personal.

“Për herë të parë po deklarojmë ndryshime që përfaqësojnë kërcënimin e përzier që paraqesin hakerët, të cilët kryejnë akte të sponsorizuara nga shteti dhe arrijnë të përfitojnë personalisht nga këto aktivitete të paligjshme,” tha Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm, John Demers.

Li dhe Dong, të cilët, siç njoftohet, kanë studiuar informatikë në të njëjtin universitet kinez, nuk dihet ku janë. Nuk janë ngritur akuza ndaj asnjë zyrtari të Ministrisë kineze të Sigurimit, të përfshirë në këtë fushatë krimi kibernetik.

Zyrtarët thonë se fushata e hakerëve filloi në 2009 dhe vazhdoi deri në fillim të korrikut kur u ngritën akuzat ndaj dy shtetasve kinezë. Ndër bizneset e shënjestruar ishin kompani teknologjike amerikane, australiane, belge, gjermane, japoneze, lituaneze, holandeze, spanjolle, koreano-jugore, suedeze dhe britanike, siç thuhet në akt-padi. Muajt e fundit, me punën që po bëhet për të zhvilluar kura ose një vaksinë kundër koronavirusit, pati përpjekje të pasuksesshme nga hakerët për të vjedhur kërkimet e tyre.

Përveç sulmeve ndaj biznezeve, hakerët kanë infiltruar edhe në llogari dixhitale të shoqatave jofitimprurëse si dhe në llogaritë e disidentëve, klerikëve apo aktivistëve për të drejtat e njeriut në SHBA, Kinë apo vende të tjera, gjë që dëshmon se punojnë për qeverinë kineze, tha zoti Demers.

“Këto ndërhyrje janë një tjetër shembull i synimit agresiv të Kinës për të kryer vjedhje përmes infiltrimeve kompiuterike, në kundërshtim me zotimet që ka bërë publikisht,” tha zoti Demers.

Akt-padia u ngrit ndërkohë që zyrtarët amerikanë u kanë rënë këmbanave të alarmit për përpjekjet që po bën Kina për të vjedhur pronën intelektuale amerikane në mënyrë që të dëmtojë statusin e Shteteve të Bashkuara si superfuqia e vetme e botës.

Më 7 korrik, drejtori i FBI-së, Christohper Wray e quajti spiunazhin kinez “kërcënimin më të madh afatgjatë ndaj informcionit, pronës intelektuale si dhe vitalitetit ekonomik të vendit tonë”. zëri i amerikës

SHBA urdhëron mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar mbylljen brenda tre ditësh të konsullatës kineze në Houston, duke përmendur si arsye nevojën për të mbrojtur pronësinë intelektuale amerikane dhe informacionet private të amerikanëve.

Pekini e dënoi urdhrin dhe kërcënoi se do të kundërpërgjigjet. Një burim tha se Kina po shqyrton mundësinë e mbylljes së konsullatës amerikane në qytetin e Wuhanit.

Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë bërë gjithnjë e më të tensionuara që nga shpërthimi i koronavirusit në Wuhan.

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi të mërkurën mbylljen e afërt të konsullatës në Houston.

Zëdhënësja Morgan Ortagus tha në një deklaratë se “Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë shkeljet e Republikës Popullore të Kinës ndaj sovranitetit të SHBA dhe frikësimin e popullit amerikan, ashtu si nuk kanë toleruar praktikat e padrejta të tregtisë nga Kina, vjedhjen e vendeve të punës të amerikanëve dhe sjellje të tjera skandaloze”.

Duke folur para gazetarëve në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin u tha gazetarëve se urdhri për të mbyllur konsullatën në Houston “është një shkallëzim i paparë i veprimeve të fundit (amerikane) kundër Kinës.”

Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara për ngacmimin e stafit diplomatik dhe konsullor kinez, si dhe për “frikësimin dhe marrjen në pyetje të studentëve kinezë apo konfiskimin e pajisjeve të tyre elektronike”, madje deri në ndalimin e tyre.

Wang paralajmëroi se nëse administrata Trump nuk ndryshon qëndrim, Kina do të kundërpërgjigjet.

Mediat amerikane njoftuan se të martën mbrëma në oborrin e konsullatës në Hjuston po digjeshin dokumente në një konteiner, duke cituar policinë. Shefi i zjarrfikseve të qytetit tha se ata nuk ishin lejuar të hynin brenda.

US Chinese Consulate Fire

US Chinese Consulate Fire

Dy vendet janë përplasur kohët e fundit në lidhje me tregtinë, teknologjinë, një ligj të sigurisë kombëtare të imponuar ndaj Hong Kongut dhe pretendimeve të Kinës në Detin e Kinës së Jugut.

Të martën, ndaj dy shtetasve të Kinës që punonin për shërbimet kineze të sigurisë u ngritën akuza për hakerim të qindra subjekteve në të gjithë botën, duke përfshirë kompani bioteknologjike amerikane që zhvillojnë vaksina dhe kura për COVID-19.

SHBA: Thirrje BE-së që të liberalizojë vizat me Kosovën

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, i bëri thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian, që të përmbushë premtimin ndaj Kosovës, duke i siguruar liberalizimin e vizave.

Komiteti, përmes një postimi në rrjetin social Twitter rikujtoi se vendimi i Komisionit Evropian për Kosovën, ku thuhej se janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, është marrë dy vjet më parë.

Thirrjet drejtuar BE-së për të liberalizuar vizat me Kosovën, janë shtuar nga ana e Shteteve të Bashkuara. Më herët edhe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i pati bërë thirrje BE-së të liberalizojë vizat me Kosovës.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kishin konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash. Por, çështja ka ngecur në Këshillin e BE-së ku disa shtete të rëndësishme nuk janë pajtuar që të liberalizohen vizat për Kosovën.

Edhe brenda institucioneve të BE-së është rritur presioni në drejtim të Këshillit të BE-së. Dhjetëra eurodeputetë përmes një letre kanë kërkuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, të vendosë në agjendë të Këshillit çështjen e libëralizimit të vizave për Kosovën.

Më shumë se 40 deputetë të Parlamentit Evropian u kanë shkruar letra edhe presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, përmes së cilave kërkojnë që BE-ja të liberalizojë vizat me Kosovën.

Këta dy liderë të vendeve anëtare të BE-së, konsiderohen si kundërshtarët më të fuqishëm të liberalizimit të vizave me Kosovës, sepse vendet e tyre nuk e kanë mbështetur një vendim të tillë në Këshillin e BE-së.

Për ish-diplomatin gjerman, Wolfgang Ischinger, çështja e liberalizimit të vizave me Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së.

“Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë – besueshmëria e BE-së është në diskutim”, ka shkruar Ischinger në Twitter.

SHBA: Roli i Kolegjit Elektoral në zgjedhjet e nëntorit

Steve Redisch

Ashtu si edhe në disa zgjedhje të mëparshme, rezultati i garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara mes presidentit republikan Donald Trump dhe kandidatit të pritshëm demokrat, Joe Biden do të varet nga vota e një numri të vogël shtetesh. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Redisch shpjegon gjeografinë e kolegjit elektoral.

Po t’i shohësh nga jashtë, zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mund të duken si një referendum kombëtar për dy kandidatët.

Por në fakt, ato janë shuma e përgjithshme e votimeve në secilin nga shtetet. Sa më e madhe popullsia e një shteti, aq më shunë vota ka në të ashtuquajturin Kolegj Elektoral.

Shtatë shtete kanë numrin më të vogël të votave elektorale, tre: një për anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe dy për senatorët e shtetit.

Edhe kryeqyteti Uashington ka tre vota të tilla.

Kalifornia, Teksasi, Nju Jorku dhe Florida kanë numrin më të madh të votave elektorale.

Fituesi i votës popullore në një shtet, zakonisht merr të gjitha votat elektorale të atij shteti. Objektivi është që të fitohet në një numër të mjaftueshëm shtetesh për të siguruar të paktën 270 vota elektorale, shumica e thjeshtë mes 538 votave të tilla.

Në vitin 2016, demokratja Hillary Clinton fitoi votën popullore, me tre milionë vota më shumë.

Por republikani Donald Trump fitoi Kolegjin Elektoral me mbi 70 vota elektorale përfshirë në shtete që kishin votuar për demokratët në vitin 2012, si Uiskonsi, Miçigani dhe Pensilvania, me më pak se 80 mijë vota diferencë. Dhe pikërisht aty është beteja politike e këtij viti.

“Në Florida, Uiskonsi, Pensilvania dhe Miçigani, lufta politike vitet e fundit ka qenë e ashpër. Këto shtete votuan dy herë për Barack Obamën. Karolina e Veriut votoi vetë një herë për Obamën në vitin 2008. Dhe Arizona nuk ka votuar për një president demokrat që në vitet ’90. Por në shtete si Arizona dhe Karolina e Veriut, po shihet një revoltë kundër Presidentit Trump nga banorët me studim universitar, që po e shton konkurrencën në ato shtete.Kështuqë shumë vetë mendojnë se rezultati i zgjedhjeve do të varet nga këto shtete”, thotë analisti Kyle Kondik, i Qendrës për Politikë në Universitetin e Virxhinias.

Ai i sheh me rezerva anketat sipas së cilave demokrati Joe Biden do të ketë një epërsi të konsiderueshme.

“Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij shekulli kanë pasur rezultat të ngushtë, me përjashtim ndoshta të fiores me epërsi prej shtatë pikësh të Barack Obamës në vitin 2008. Prandaj nuk kam shumë besim tek këto sondazhe që tregojnë se Biden do të ketë epërsi të ndjeshme dhe mendoj se votimi do të reflektojë realitetin. Besoj se zoti Biden mund të fitojë, por jo me mbi 10 për qind, sepse ka kohë që nuk e shohim një gjë të tillë”, thotë zoti Kondik.

Presidenti Trump ka mjaft kohë deri në zgjedhjet e nëntorit për të rritur mbështetjen në anketa.

“Nëse e rifiton një pjesë të mbështetjes dhe e minimizon epërsinë e zotit Biden, dihet tashmë që në vitn 2016 ai fitoi zgjedhjet pa fituar votën popullore. Prandaj nëse diferenca është 3-5 për qind në ditën e zgjedhjeve, mendoj se do të kemi një debat se cili është fituesi”, thotë zoti Kondik.

John Lewis, ikona e lëvizjes për të drejtat civile, vdes në moshën 80-vjeçare

John Lewis, lider i lëvizjes për të drejtat civile, që më pas u zgjodh edhe kongresist në SHBA, ka vdekur në moshën 80-vjeçare.

Lewis ka qenë njëri prej liderëve kryesorë të lëvizjes për të drejtat civile, së bashku me Martin Luther King Jr. Ai po ashtu kishte ndihmuar në organizimin e marshit historik në Uashington më 1963.

Si kongresist ai ishte përfaqësues demokrat i Gjorgias dhe përfaqësonte një zonë që përfshinte kryeqytetin e këtij shteti, Atlantën.

Në dhjetor të vitit 2019, Lewis njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer në pankreas.

“Kam qenë në një lloj lufte – për liri, barazi dhe të drejta themelore të njeriut – për pothuajse gjithë jetën time. Kur nuk jam përballur me një luftë që po përballem tani”, kishte deklaruar ai atëbotë.

Gjatë lëvizjes për të drejtat civile, Lewis ishte njëri prej themeluesve të Komitetit koordinues jo të dhunshëm të studentëve (SNCC) dhe më pas u bë kryetar i këtij komiteti, post të cilin e mbajti nga viti 1963 deri më 1966.

Ai ishte bashkëorgizator dhe kishte mbajtur fjalim në marshin në Uashington për vende pune dhe liri, një tubim ku Dr.King kishte mbajtur fjalimin e tij historik “Unë kam një ëndërr”.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi konfirmoi vdekjen e Lewis përmes një deklarate të postuar në ueb-faqen e saj dhe në rrjetet sociale.

Ajo tha se Lewis “ishte një titan i lëvizjes për të drejtat civile, mirësia, besimi dhe trimëria e së cilit transformoi shtetin tonë”, duke shtuar se si kongresist, Lewis ishte “i nderuar dhe i dashur nga të dy partitë në Kapitol”.

“Çdo ditë e jetës së John Lewis ishte e dedikuar për të sjellë liri dhe drejtësi për të gjithë”, tha Pelosi.

Edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama foli për vdekjen e Lewis, pasi mori pjesë në një takim virtual me aktivistët që po kërkojnë drejtësi për vdekjen e George Floyd. Obama tha se Lewis nuk mund të ishte më krenar për përpjekjet “e gjeneratës së re, që kërkojnë liri dhe barazi”.

“Jo shumë prej nesh kanë fatin që të shohin se si trashëgimia jonë jetësohet në një mënyrë kaq domethënëse, të jashtëzakonshme. John Lewis e bëri këtë”, tha ai.

Ambasada amerikan në Prishtinë, ka reaguar pas vdekjes së Lewis dhe tha se trashëgimia e “luftëtarit të palodhur për barazi ka mbijetuar”.

Vdekja e Lewis vjen në të njëjtin ditë kur në moshën 95 vjeçe ndërroi jetë edhe udhëheqësi i të drejtave civile CT Vivian. rel

Ushtria amerikane ndalon në mënyrë efektive shfaqjen e flamurit të Konfederatës

Departamenti amerikan i Mbrojtjes po ndalon në mënyrë të menjëhershme shfaqjen e flamurit të Konfederatës në instalimet ushtarake, njoftoi të premten Pentagoni në një deklaratë ku nuk përmend flamurin apo ndalimin.

“Flamujt që ne valvitim duhet të jenë në përputhje me rendin dhe disiplinën e mirë ushtarake, duke i trajtuar të gjithë njerëzit tanë me dinjitet dhe respekt, dhe duke hedhur poshtë simbolet përçarëse,” thuhet në deklaratë.

Deklarata e cilëson flamurin amerikan si “flamurin kryesor që ne jemi të autorizuar dhe inkurajuar të shpalosim.” Në deklaratë thuhet gjithashtu se, “anëtarët e shërbimit dhe punonjësit civilë janë të autorizuar të shfaqin ose përdorin flamuj përfaqësues që promovojnë unitetin dhe ndjenjën e krenarisë.”

Zyrtarët e cilësuan këtë veprim si një mënyrë krijuese për të ndaluar shfaqjen e flamurit të Konfederatës pa tërhequr zemërimin e Presidentit Donald Trump, i cili ka mbrojtur të drejtat e njerëzve për ta shfaqur atë dhe ka kritikuar serinë e garave të makinave NASCAR për ndalimin e shfaqjes së tij.

Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper nënshkroi një memorandum të enjten mbrëma ku renditen llojet e flamujve që mund të shfaqen në objektet ushtarake, por flamuri i Konfederatës nuk është në mesin e tyre.

Një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes me njohuri për këtë çështje tha se vendimi për të mos përmendur një flamur specifik ishte marrë për të qenë politikisht neutral dhe për tu rezistuar sfidave të mundshme juridike bazuar në të drejtën e amendamentit të parë të Kushtetutës për fjalën e lirë.

Në debatin e fundit mbi atë se a do të ndryshojnë emrat e disa bazave ushtarake amerikane që mbajnë emrat e oficerëve ushtarakë të Konfederatës, Presidenti Trump ka thënë se ai është kundër ndryshimeve të emrave dhe ka mbrojtur shfaqjen e flamurit të Konfederatës, duke argumentuar se është një çështje e lirisë të fjalës.

Komandanti i Trupave Detare Amerikane, gjenerali David Berger, ndaloi shfaqjen e flamurit të Konfederatës në fillim të qershorit, duke thënë se ndërsa disa e konsiderojnë atë një simbol të trashëgimisë, ai “mbart fuqinë për të ndezur ndjenjat e ndarjes” që mund të dobësojnë lidhjen që kërkohet mes anëtarëve të shërbimin në luftim.

Marina amerikane dhe komandat ushtarake amerikane në Japoni dhe Korenë e Jugut gjithashtu kanë vepruar gjatë muajve të fundit për të ndaluar flamurin e Konfederatës, por një zyrtar tha se sekretari Esper u kishte thënë komandantëve që të ndërpresin përpjekjet e tyre derisa ai të lëshonte një politikë të departamentit.

Flamujt, monumentet dhe simbolet e tjera që përfaqësojnë Konfederatën janë vënë nën një valë të ashpër kritikash që nga vdekja e George Floyd, një afrikano-amerikan që vdiq në duart e policisë në Mineapolis, duke shkaktuar protesta anti-racizmit në të gjithë SHBA dhe në pjesë të tjera të botës. zëri i amerikës

Gjykata e Lartë: Gjysma e Oklahomës është rezervat i popullsisë indigjene amerikane

Gjykata e Lartë njohu rreth gjysmën e zonës së Oklahomës si tokë e rezervatit të fiseve indigjene amerikane dhe rrëzoi dënimin për përdhunim të një pjestari indigjen, sepse vendi ku ndodhi krimi duhet të ishte konsideruar jashtë juridiksionit ku funksionon ligji penal i atij shteti. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Julie Taboh sjell më shumë hollësi.

Gjykata e Lartë vendosi të enjten se prokurorët në Oklahoma nuk kanë autoritetin për të ndjekur çështje kriminale në një zonë të madhe të pjesës lindore të Oklahomës që mbetet rezervat i popullsisë indigjene amerikane.

Gjykatësit vëndosën 5-4 në favor të një burri të quajtur Jimcy McGirt i cili u dënu në vitin 1997 nga një gjykatë në Oklahoma për pëdhunimin e një fëmije 4 vjeçar. Gjykata u pajtua se vendi ku ndodhi përdhunimi duhet të ishte njohur si pjesë e rezervatit të bazuar në pretendimet historike të kombit Muscogee (Creek), përtej juridiksionit të atutoriteteve shtetërore. Gjykatësi konservator Neil Gorsuch u bashkua me katër liberalët e gjykatës për vendimin.

Vendimi e bëri të pavlefshëm dënimin prej 1 mijë vjetësh në burg për të dënuarin. Por ai mund të përballet me gjykatën federale.

Vendimi nënkupton se për herë të parë, pjesa dërmuese lindore e Oklahomës konsiderohet ligjërisht si tokë e rezervatit. Më shumë se 1.8 milion njerëz jetojnë në zonën në fjalë, përfshi rreth 400 mijë banorë që jetojnë në Tulsa, qyteti i dytë më i madh i Oklahomës.

Robert J. Miller është profesor në Kolegjin e Drejtësisë Sandra Day O’Connor në Universitetin Shtetëror të Arizonës dhe pjestar i fisit Easter Shawnee në Oklahoma.

Ai thotë se vendimi i Gjykatës së Lartë ishte shumë emocionues:

“Gjatë 20 viteve të fundit, fiset indiane kanë humbur shumicën e çështjeve të tyre në Gjykatën e Lartë. Ne kemi patur frikë nga rastet para Gjykatës së Lartë.”

Ai thotë se gjykatësi Gorsuch ka rezultuar të jetë një emërim i rëndësishëm për fiset indiane. Vendimi në fjalë, thotë ai, do të ketë ndikim të madh:

“Ndikimi afatshkurtër është se kombi Creek sapo zbuloi se kufinjtë origjinal të rezervatit të vitit 1832 janë ende në fuqi dhe se Kongresi nuk i ka hequr ato kurrë. Kjo do të çojë në një marrëdhënie të re midis kombit Creek në Oklahoma …do të ketë mijëra çështje për të diskutuar, për të zgjidhur, bërë kompromise dhe negociuar.”

Reagimi i shtetit të Oklahomës do të jetë i fuqishëm, thotë profesori:

“Oklahoma ka pohuar se do të ketë kaos dhe se mijëra të burgosur do të përdorin këtë vendim si preteks për të dalë nga burgu. Shumica e Gjykatës së Lartë nuk e mori parasyshë këtë gjë, nuk mendojnë se ka shumë raste dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Desha të rikthesoj frazën që përdori gjyaktësi Gorsuch: ‘ne nuk mund të hamendësojmë ndërlikimet në të ardhmen, por sigurisht që nuk mund të lejojmë që mundësia e ndryshimeve në të ardhmen të na pengojë ne të shohim ligjin që kemi sot’. Pra gjykata po mbështet traktatin e vitit 1832 që kombi Creek nënshkroi me Shtetet e Baskuara, dhe po e mban përgjegjës Amerikën.”

Profesori thotë se do të ketë ndërlikime afatgjata edhe për fiset e tjera:

“Fise të tjera në Oklahoma, përfshi fisin tim, do të bazohen tek ky rast dhe do të pyesin nëse kufinjtë e tyre origjinal ende funksionojnë. Kështu që mund të lindin shumë debate, ndoshta edhe çështje ligjore në të ardhmen.”

Ai e përshkruan zotin Gorsuch si një poet të drejtësisë:

“Ai e fillon opinionin e tij me thënien ‘Në anën e largët të shtegut të lotëve ishte një premtim’. Kjo është poetike për mua. Dhe premtimi ishte rezervati i kombit Creek. Kongresi nuk e ka zhbërë kurrë, ndaj shumica gjykon se Oklahoma nuk kishte juridiksion mbi të pandehurin McGirt, sepse ishte në tokën e indianëve të amerikës, në rezervatin Creek.”

Anëtarët e kësaj popullsie indigjene që jetojnë brenda kufijve, tani janë caktuar të përjashtohen nga disa detyrime shtetërore, si pagesa e taksave. Ndërsa disa të tjerë, të shpallur fajtor në gjykat e atij shteti mund të jenë në gjendje të sfidojnë dënimet e tyre bazuar tek juridiksioni mbi revervatin.

Mediat, Eliot Engel humbet zgjedhjet paraprake

Marrë nga Reuters

Demokrati liberal Jamaal Bowman ka mundur ligjvënësin prej 16 mandatesh të Kongresit amerikan Eliot Engel në garën për një vend në Capitol Hill për të përfaqësuar një pjesë të Nju Jorkut.

Lajmi u njoftua të premten nga disa media amerikane. Gara po shihej me mjaft vëmendje si një provë force e krahut të majtë të Partisë Demokratike ndërsa Joe Biden, që i takon krahut të moderuar të partisë po shkon drejt kandidimit zyrtar të tij për garën presidenciale. Rezultati i 23 qershorit u bë publik të premten nga gazeta “New York Times” dhe “Associated Press”.

Me fitoren e tij në zgjedhjet paraprake, zoti Bowman i dha fund karrierës së gjatë në Dhomën e Përfaqësuesve të 73 vjeçarit Eliot Engel, i cili është kryetar i një komisioni me peshë në këtë dhomë, atij të Punëve të Jashtme.

Deri tani gjatë këtij cikli zgjedhor, pesë ligjvënës aktualë të kësaj dhome, dy demokratë dhe tre republikanë, kanë humbur garën për rizgjedhje përballë kundërshtarëve të tyre brenda partisë. zëri i amerikës

SHBA, shënohet rekord i ri me afro 79 mijë raste të reja me COVID-19

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 141.150, prej të cilëve 950 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për një shifër rekord prej 78.695 rastesh, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3.698.358.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deritani janë shëruar mbi 1,68 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 45,7 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 431.380 raste të konfirmuara dhe 32.518 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 2.014.738 raste, India me 1.011.787 raste dhe Rusia me 759.203.

Nju Jork, gjykatësi lejon botimin e librit të mbesës së Presidentit Trump

Librat për Presidentin Trump dhe administratën e tij dominojnë në raftet e botimeve të shkencave politike

Një gjykatës i shtetit Nju Jork hoqi të hënën masën e përkohshme që i ndalonte mbesës së Presidentit Donald Trump të botonte një libër që ofron një pamje jo të favorshme të presidentit amerikan dhe familjes së tij.

Gjykatësi Hal Greenwald i Gjykatës së Lartë të shtetit Nju Jork, në Poughkeepsie, refuzoi kërkesën për të ndaluar publikimin dhe anulloi masën e përkohshme të ndalimit që kishte lëshuar më 30 qershor ndaj Mary Trump dhe firmës botuese “Simon & Schuster”, pas kërkesës së paraqitur nga Robert Trump, vëllai i presidentit.

Firma “Simon & Schuster” pritej ta nxirrte librin në vitrina të martën.

Robert Trump kishte thënë më parë se botimi i librit, të titulluar “Me tepri dhe kurrë mjaftueshëm: Si krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm të botës”, do të shkelte një marrëveshje konfidencialiteti për pronat e babait të tij, Fred Trump Sr., i cili vdiq në vitin 1999. Mary Trump, me profesion psikologe, është mbesa e Fred Trump-it.

“Krahas faktit se libri është botuar dhe shpërndarë në sasi të mëdha, të urdhërosh Mary L. Trump-in në këtë pikë do të ishte jokorrekte dhe nuk do të shërbente për asnjë qëllim”, tha Gjykatësi Greenwald në vendimin e tij.

“Nuk do të kishte efekt… Duke cituar vendimin në çështjen Shtetet e Bashkuara kundër Bolton, 2020, ‘Me sa duket, kali nuk ka dalë thjesht jashtë hambarit, ai ka dalë jashtë vendit’,” shkruajti ai.

Avokati i Mary Trump-it, Theodore Boutrous, tha në një deklaratë: “Gjykata veproi drejt duke refuzuar përpjekjen e familjes Trump për të shtypur mesazhin thelbësor politik të Mary Trump-it për çështje të rëndësishme të interesit publik”.

Avokatët për zotin Robert Trump nuk u bënë menjëherë të disponueshëm për komente. Botimi i librit vjen ndërsa presidenti republikan kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet e 3 nëntorit. Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany e ka përshkruar atë si “libri i të pavërtetave”.

Nëpërmjet formimit të saj në psikologji, Mary Trump konkludon në libër se presidenti ka të ngjarë të vuajë nga narcizizmi dhe çrregullime të tjera klinike dhe se u nxit drejt suksesit nga një baba që ushqente ato tipare.

Ajo shkruan për një “familje me keqfunksionim dëmtues”, të mbizotëruar nga një patriark, Fred Trump, i cili tregoi pak interes për pesë fëmijët e tij, përveçse që të përgatiste një trashëgimtar për biznesin e tij të pasurive të patundshme.

Në fund të ditës, ai vendosi për Donald-in, shkruan ajo, duke vendosur se “arroganca dhe bullizmi” i djalit të tij të dytë do t’i vinte në ndihmë në këtë detyrë dhe ia inkurajoi këtë. zëri i amerikës

SHBA, 5.4 milionë njerëz humbën sigurimin shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19

New York

Në SHBA, 5,4 milionë njerëz kanë humbur sigurimin shëndetësor gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një hulumtimi të ri nga organizata joqeveritare “Families USA” që zhvillon punime në lidhje me shëndetin publik, miliona njerëz kanë humbur sigurimin shëndetësor në SHBA.

Në hulumtim bëhet e ditur se gjatë krizës në vitet 2008-2009, sigurimin shëndetësor e kishin humbur 3,9 milionë njerëz, numër i cili është rritur për 40 për qind gjatë pandemisë.

Për shkak të papunësisë, numri i personave që kanë humbur sigurimin e shëndetësisë mes muajve shkurt-maj ka arritur në 5,4 milionë.

50 për qind prej tyre gjenden në New York, Kaliforni, Teksas, Florida dhe Karolinën e Veriut, vendet më të prekura nga pandemia.

Në Teksas, numri i atyre që nuk kanë sigurim shëndetësor është rritur në 4,9 milion nga 4,2 milionë, me ç’rast 3 nga 10 persona nuk kanë sigurim shëndetësor.

Defiçiti buxhetor në SHBA në qershor shënon rekordin prej 864 miliardë dollarësh

Qeveria federale arriti defiçitin më të lartë mujor të buxhetit në histori në qershor pasi shpenzimet për programet për të luftuar recesionin e shkaktuar nga koronavirusi u rritën ndjeshëm ndërsa miliona humbje në vendet e punës sollën ulje në të ardhurat tatimore.

Departamenti i Thesarit raportoi të hënën se defiçiti arriti në 864 miliardë dollarë muajin e kaluar, një sasi që tejkalon deficitet më të mëdha në historinë e vendit dhe është mbi rekordin e mëparshëm të defiçitit mujor prej 738 miliardë dollarësh në prill. Kjo shumë është e lidhur edhe me triliona dollarët që Kongresi ka dhënë për të lehtësuar ndikimin e mbylljeve në shkallë të gjerë që ndodhën në përpjekje për të kufizuar përhapjen e pandemisë.

Për nëntë muajt e parë të këtij viti buxhetor, i cili filloi më 1 tetor, arriti në 2.74 trilionë dollarë, gjithashtu një rekord për atë periudhë. Zyra e Buxhetit në Kongres parashikon se vendi do të arrijë një defiçit prej 3.7 trilion dollarësh për tërë vitin fiskal.

Kjo shumë do të tejkalonte rekordin vjetor të mëparshëm prej 1.4 trilionë dollarësh të vendosur në vitin 2009 kur qeveria shpenzoi shumë për të nxjerrë vendin nga recesioni i shkaktuar nga kriza financiare e vitit 2008. zëri i amerikës

Presidenti Trump për herë të parë me maskë në publik

Marrë nga Associated Press

Për herë të parë që kur shpërtheu pandemia, Presidenti Trump është shfaqur me maskë në publik. Presidenti ishte të shtunën në spitalin ushtarak Walter Reed për t’u takuar me ushtarë që mjekohen atje dhe personel mjekësor që kujdeset për pacientë me COVID dhe këtë radhë ishte në përputhje me udhëzimet e zyrtarëve të shëndetësisë për vënien e maskave si një ndër masat kritike për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Me një maskë të errët që mbante stemën presidenciale, i shoqëruar nga personel i spitalit ushtarak Walter Reed, presidenti hyri në mjediset e spitalit për t’u takuar me ushtarë të plagosur.

Ky akt i thjeshtë është një ndër hapat më kritikë që këshillojnë zyrtarët e shëndetit publik për parandalimin e infeksioneve. Por është bërë një simbol politik për disa amerikanë që shprehin rezistencë nga masave të rekomanduara ose imponuara nga autoritetet duke mos vënë maskë.

Ishte hera e parë që presidenti vinte maskë para kamerave. Por ai e pohoi që para nisjes se në prani të pacientëve të shtruar, është një masë e domosdoshme:

“Ndoshta do të vë maskë. Kur je në spital, sidomos në pavione ku janë shtruar ushtarë dhe njerëz që sapo janë operuar, duhet vënë. Më duket si ditë e shkëlqyer për të vënë maskë. Nuk kam qenë kurrë kundër maskave por besoj se varet nga momenti dhe vendi,” tha presidenti.

Presidenti u ka rezistuar vazhdimisht këshillave të specialistëve shëndetësore që këmbëngulin për vënien e maskave. Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve ai është shprehur më parë se nuk e sheh të nevojshme dhe ka komentuar edhe për faktin që ish-nënpresidenti Joe Biden vë maskë në mjedise të hapura publike.

Persona të afërt me presidentin kanë pohuar agjencinë e lajmeve Associated Press se presidenti shqetësohet që maska e bën të duket një politikan i dobët dhe se e zhvendos vëmendjen nga nevoja për rihapjen e ekonomisë tek kërëcënimi për shëndetin publik.

Kritikët e presidentit thonë se ai e ka politizuar vënien e maskave gjë që e ka shtuar rezistencën ndaj kësaj mase nga disa grupime.

Para nisjes për në spitalin ushtarak Walter Reed, presidenti u pyet edhe për vendimin për t’i zbutur dënimin bashkëpunëtorit të tij të vjetër Roger Stone:

“Roger Stone u trajtua shumë padrejtësisht. E vunë nën akuza në kuadër të një gjuetie shtrigash, të një komploti politik, një mashtrim tjetër i Robert Muellerit. Ishte mashtrim sepse u provua se ishte fallso. Unë veprova pasi Roger Stone ishte trajtuar shumë padrejtësisht. Njerëzit janë gëzuar shumë sepse në këtë vend njerëzit duan drejtësinë,” tha presidenti.

Të premten, pak ditë para se Roger Stone të fillonte vuajtjen e dënimit me 40 muaj burgim, presidenti e liroi mikun e tij nga dënimi me burgim. Ky ishte një tjetër shembull i përpjekjeve të shumta që ka bërë presidenti dhe stafi i tij për t’i dhënë një interpretim të ri hetimeve mbi administratën e tij për lidhje e bashkëpunim të fshehtë me rusët. Në fillim të vitit, Senati e liroi presidentin nga akuzat që u ngritën lidhur me këto hetime. zëri i amerikës

Florida thyen rekordin e rasteve me COVID-19 brenda 24 orësh

Florida raportoi të dielën një rritje rekord me më shumë se 15 mijë raste të reja me COVID-19 brenda 24 orësh. Njoftimi vjen ndërsa administrata Trump ka ripërsëritur thirrjet për hapjen e shkollave e ndërsa në Miçigan dhe Mizuri janë planifikuar protesta kundër maskave.

Sipas një analize të “Reuters” nëse Florida do të ishte një vend më vete, do të renditej në vendin e katërt në botë për nga raste e reja me koronavirus në një ditë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë.

Rritjet ditore në Florida me raste të reja kanë tejkaluar numrin më të lartë të raportimeve ditore të çdo vendi evropian të shënuar gjatë pikut të pandemisë. Ajo ka thyer rekordin e shtetit të Nju Jorkut prej 12.847 rastesh të reja më 10 prill, kur ishte epiqendra e shpërthimit në SHBA. Rritja e fundit u raportua një ditë pasi “Walt Disney World” në Orlando u rihap për një numër të kufizuar vizitorësh të cilët u mirëpritën me një mori masash sigurie, përfshirë maskat dhe kontrollin e temperaturës.

Aktivistët kundër mbatjes së maskave në disa shtete, përfshirë Floridën dhe Miçiganin, kanë organizuar protesta kundër vendimeve të autoriteteve lokale për t’i bërë ato të detyrueshme, duke argumentuar se masat cënojnë lirinë e gjithësecilit.

Infeksionet me koronavirus kanë pësuar rritje në rreth 40 shtete, sipas një analize të “Reuters”. Në shkallë kombëtare, Shtetet e Bashkuara kanë thyer rekordin botëror duke regjistruar rreth 60 mijë raste të reja në ditë për katër ditë rresht, po sipas “Reuters”.

Në spitale është rritur numri i të shtruarve në shtete si Arizona, Kalifornia, Florida dhe Teksasi.

Përballë një ekonomie të dëmtuar dhe ndërsa po afrojnë zgjedhjet e nëntorit Presidenti Donald Trump u ka bërë presion shteteve që të rihapin bizneset dhe shkollat. Sekretarja e Arsimit Betsy DeVos tha të dielën se departamenti i saj nuk kishte ndonjë plan të vetin për të reklamuar për rihapje së sigurt duke shtuar se secili qark apo shtet duhet të hartojë planet e veta, bazuar në nivelet e infeksioneve me koronavirus.

Ndërkohë në SHBA ashtu sikurse kishin parashikuar ekspertët, rastet e vdekjeve si pasojë e koronavirusit po shënojnë rritje, nxitur kryesisht nga situata në shtetet në jug dhe perëndim të vendit. Lajmi u njoftua nga agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Prej disa kohësh numri i vdekjeve në ditë nga virusi kishte shënuar rënie dhe po vazhdonte të ishte në shifra të ulta edhe pas shtimit të rasteve të të infektuarve në shtete si Florida dhe Teksasi që u përballën me nivele rekord ditore. Por shkencëtarët kishin paralajmëruar se kjo situatë nuk do të zgjaste.

Sipas ekspertëve vdekjet nga koronavirusi, zakonisht ndodhin disa javë pasi një person infektohet. Ata parashikuan se shtetet që shënuan rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital, do të përballeshin në një moment me një numër në rritje të vdekjeve.

Kalifornia ka shënuar mesatarisht 91 vdekje në ditë ndërsa Teksasi rreth 66. Florida, Arizona, Ilinois, Nju Xhersi dhe Karolina e Jugut kanë shënuar gjithashtu rritje të konsiderueshme.

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në SHBA ka arritur në mbi 3.2 milionë dhe atyre që kanë humbur jetën në mbi 134 mijë persona që prej përhapjes së virusit. zëri i amerikës

Muelleri mbron hetimin ndaj Rusisë: Stone kreu krime federale

Ish-Prokurori i Posaçëm Robert Mueller mbrojti me forcë hetimin që ai ka kryer mbi lidhjet e mundshme mes Rusisë dhe zyrtarëve të fushatës presidenciale të zotit Donald Trump gjatë vitit 2016, në një opinion të publikuar të shtunën në gazetën “Washington Post”. Ai shkruante se hetimi kishte një “rëndësisë thelbësore” si dhe pohonte se aleati i zotit Trump, Roger Stone “mbetet një shkelës ligji i dënuar”, pavarësisht vendimit të presidentit për t’i ulur atij dënimin.

Opinioni i publikuar në “Washington Post” shënon deklaratën e parë publike të zotit Mueller mbi hetimin që nga paraqitja e tij përpara Kongresit korrikun e kaluar. Ajo përfaqëson mbrojtjen e tij më të fortë të hetimit dy-vjeçar, rezultatet e së cilës janë sulmuar shpesh. Zoti Mueller tha që megjithëse ai kishte për qëllim që raporti i tij prej 448 faqesh të fliste vetë, u ndje i detyruar siç tha t’u përgjigjej “pretendimeve të gjera se hetimi ishte i paligjshëm, se motivet tona ishin të papërshtatshme si dhe pretendimeve specifike se Roger Stone ishte viktimë e zyrës sonë“. Komentet e zotit Mueller duket se i referoheshin zotit Trump, i cili jo për herë të parë të shtunën, e cilësoi hetimin “gjueti politike shtrigash dhe mashtrimi i Muellerit“.

Hetimi ndaj Rusisë kishte një rëndësi tejet të madhe. Stone u ndoq penalisht dhe u dënua sepse kreu krime federale. Ai mbetet një shkelës ligji i dënuar dhe ky ishte një vendim i drejtë“, shkruante zoti Mueller.

Në paraqitjen e tij të parë publike pas përfundimit të hetimit, zoti Mueller kishte thënë se ai shpresonte që raporti i tij të fliste vetë. Edhe gjatë dëshmisë së tij të mëvonshme përpara ligjvënësve të Dhomës së Përfaqësuesve ish-Prokurori i Posaçëm u tregua i kujdesshëm të mos shkonte përtej gjetjeve të raportit ose të ofronte prova të reja.

Por kjo qasje e rezervuar krijoi një boshllëk për të tjerët, përfshirë Departamentin e Drejtësisë, për t’i vënë vulën punës së tij. Përpara publikimit të raportit, Prokurori i Përgjithshëm William Barr lëshoi një dokument përmbledhës me katër faqe, për të cilin zoti Mueller tha se, nuk kapur siç duhet peshën e gjetjeve të ekipit të tij. zëri i amerikës


Send this to a friend