VOAL

VOAL

Trumpi thotë se ka mësuar shumë për koronavirusin

Presidenti amerikan, Donald Trump duke përshëndetur nga makina presidenciale mbështetësit e tij.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 4 tetor, u largua për pak kohë nga spitali ushtarak ku ai është duke u trajtuar për sëmundjen COVID-19, për të përshëndetur, nga një automjet i blinduar, mbështetësit e tij që ishin mbledhur jashtë spitalit.

Përpara se të kthehej në spital, presidenti kaloi pranë një turme që valëviti flamurin amerikan dhe brohoriste jashtë Qendrës Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Presidenti Trump u hospitalizua më 2 tetor.

Më herët, Trump përmes një videoje të postuar në rrejtin social Twitter, tha se ai ka “mësuar shumë” për COVID-19, që nga infektimi.

“Kjo është shkolla e vërtetë, kjo nuk është shkolla ‘le të lexojmë librat’. E kuptoj. Dhe është një gjë shumë interesante”, tha Trump.

Ka pasur opinione se, duke dalur nga spitali, Trump tregoi përsëri gatishmërinë e tij për të shpërfillur masat paraprake themelore kundër koronavirusit.

“Kjo është marrëzi”, shkroi në Twitter Dr. James P. Phillips, një mjek në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

“Çdo person në atë automjet tani duhet të jetë në karantinë për 14 ditë. Ata mund të sëmuren. Ata mund të vdesin”, shkroi mjeku.

Më parë, mjekët që po udhëheqin trajtimin e tij thanë se gjendja e presidentit vazhdon të përmirësohet dhe ai mund të lirohet nga spitali më 5 tetor

Mjekët thanë se nivelet e oksigjenit të Trumpit kishin rënë dy herë shkurtimisht ditët e fundit dhe ai po trajtohet me steroid.

“Pacienti vazhdon të përmirësohet. Ai ka nuk ka ethe që nga e premtja në mëngjes, shenjat e tij janë të qëndrueshme”, u tha gazetarëve mjeku, Sean Dooley.

Trump vazhdon të punojë nga suita presidenciale e spitalit, e cila posedon gjitha pajisjet që ia lejojnë atij të vazhdojë me detyrat zyrtare.

Infektimi i Trumpit shënon një goditje në fushatën e tij të rizgjedhjes dhe vë në qendër të vëmendjes pandeminë dhe deklaratat e mëparshme të presidentit, i cili e kishte minimizuar koronavirusin.

Sëmundja COVID-19 ka vrarë më shumë se 200,000 amerikanë dhe ka infektuar mbi 7 milionë.

Ndërkohë, i nominuari demokrat për president, Joe Biden, përsëri doli negativ për koronavirusin, tha fushata e tij.

Rezultatet vijnë pesë ditë pasi Biden kaloi më shumë se 90 minuta në debatin presidencial me Trumpin. rel

Mjekët: Presidenti Trump mund të dalë nga spitali të hënën

Mjekët thanë të dielën se gjendja e Presidentit Donald Trump po përmirësohet ndërsa ai trajtohet për COVID-19 në një spital ushtarak dhe se presidenti mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë qysh të hënën, ku mjekimi do të vazhdojë.

Mjekët që po kurojnë Presidentin Trump thanë se i kishin dhënë atij oksigjen plotësues dy herë, të enjten dhe të premten, në betejën e tij me sëmundjen. Ata thanë se i kishin dhënë gjithashtu Presidentit Trump dexamethasone. Ilaçi dexamethasone rezulton nga studimet se përmirëson gjendjen e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19, të cilët kanë nevojë për oksigjen shtesë.

Por sipas udhëzimeve të Shoqatës së Sëmundjeve Infektive të Amerikës, ai nuk duhet të jepet për raste të lehta, pasi mund të kufizojë aftësinë e trupit për ta luftuar vetë virusin.

“Fakti është se Presidenti po përparon vërtet mirë”, u tha gazetarëve Dr. Sean P. Conley në Qendrën Mjekësore Kombëtare të Ushtrisë, Walter Reed, ku është duke u trajtuar Presidenti Trump.

Mjekët thanë se Presidenti Trump nuk ka patur ethe që nga e premtja dhe se funksionet e mëlçisë dhe veshkave janë normale, pas dozës së dytë të Remdesivirit, një ilaç antiviral i nxjerrë në treg nga Gilead Science Inc, që është provuar se e shkurton qëndrimin në spital për pacientët me COVID-19.

Dr Brian Garibaldi tha se Presidentit Trump iu dha dexamethasone në përgjigje të “niveleve të ulëta kalimtare të oksigjenit”. “Ai e mori dozën e parë dje dhe plani ynë është që t’ia vazhdojmë,” tha Dr. Garibaldi.

Presidentit Trump po i bëhet gjithashtu një trajtim eksperimental me REGN-COV2 të firmës Regeneron, si dhe po i jepet zink, Vitaminë D, famotidinë, melatoninë dhe aspirinë, thanë mjekët.

Presidenti postoi të shtunën mbrëma një video nga spitali, ku thoshte se kishte filluar të ndihej më mirë dhe se shpresonte të “kthehej së shpejti”.

Zëri i presidentit tingëllonte pak i ngjirur video, por ai dukej në humor të mirë. Ai tha se po luftonte për miliona njerëz në mbarë botën që kanë patur virusin.

Ai tha se mund të kishte qëndruar në Shtëpinë e Bardhë për të mbrojtur veten, por si president nuk mund t’ia lejonte vetes të “mbyllej në dhomën në katin e sipërm”.

Presidenti falenderonte në video ekipin mjekësor që po e trajton si dhe udhëheqësit botërorë që i kanë dërguar urime.

KOMENTET KONTRADIKTORE

Shefi i Kabinetit i Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows tha se gjendja e Presidentit Trump të premten ishte shumë më keq sesa e kishin publikuar zyrtarët.

Ai tha në një intervistë me Fox News se mjekët rekomanduan që presidenti të shkonte në spital pasi diktuan se ai kishte ethe dhe niveli i oksigjenit në gjak po i binte me shpejtësi.

Zoti Meadows i bëri komentet pas dy ditë me vlerësime kontradiktore dhe të paqarta për shëndetin e presidentit. Zoti Meadows shtoi: “Mund t’ju them se gjëja më e rëndësishme që shohim tani është se ai tani nuk ka ethe dhe oksigjeni është në nivel të plotë”.

Ai tha se të premten “ishim vërtet të shqetësuar pasi niveli i tij i oksigjenit kishte rënë me shpejtësi. Megjithatë në stilin e tij tipik presidenti ishte ngritur dhe ecte”.

Të premten zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë zotin Meadows, thanë se Presidenti Trump po kalonte “simptoma të lehta” dhe po vazhdonte të punonte. Ai tha se megjithatë, mjekët e spitaleve Walter Reed dhe Johns Hopkins rekomanduan që ai të shtrohej.

Zoti Meadows tha se Presidenti “ka bërë përmirësime të pabesueshme nga e premtja në mëngjes kur një numër prej nesh, mjeku dhe unë, ishim shumë të shqetësuar.”

I pyetur nga gazetarët të dielën, Dr. Conley tha: “Unë po përpiqesha të pasqyroja një qëndrim optimist të ekipit dhe të presidentit për rrjedhën e sëmundjes së tij”. “Nuk kam dashur të jap ndonjë informacion që mund t’i jepte kronologjisë së sëmundjes një drejtim tjetër dhe, duke vepruar kështu, u duke sikur ne po përpiqeshim të fshihnim diçka, gjë që jo domosdo është e vërtetë,” tha ai.

NJË KALENDAR AGRESIV FUSHATE

Ndërkohë, fushata e Presidentit Trump tha se Nënpresidenti Mike Pence, do të ketë një program “agresiv” fushate këtë javë, ashtu si edhe tre fëmijët më të mëdhenj të zotit Trump.

“Ne nuk mund të qëndrojmë në bodrum ose të mbyllim ekonominë për një kohë të pacaktuar, por duhet t’i dalim situatës në ballë,” tha këshilltari i fushatës Jason Miller të dielën në televizionin ABC. zëri i amerikës

Trumpi thotë se ndihet “shumë më mirë” dhe “do të kthehet së shpejti”

Presidenti i Shteteve të Bashkura, Donald Trump, i cili po trajtohet për sëmundjen COVID-19 në një spital ushtarak pranë Uashingtonit, tha se ndihet “shumë më mirë” dhe se shpreson se “do të kthehet së shpejti”, për të përfunduar fushatën, përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Në një video 4-minutëshe të postuar të shtunën në Twitter, Trump tha se ditët e ardhshme do të jenë “prova e vërtetë”, ndërsa i falënderoi të gjithë në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën për mbështetjen e tyre.

“Ne do ta mundim këtë koronavirus”, tha Trump, duke shprehur optimizëm për efektivitetin e terapive kundër koronavirusit.

Trump dhe Zonja e Parë, Melania, u diagnostikuan me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, të premten.

Trump, në të njëjtën ditë, u shtrua në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Mjekët që janë duke e trajtuar presidentin, thanë më herët se ai është në “disponim jashtëzakonisht të mirë”, pa temperaturë dhe pa vështirësi në frymëmarrje, ndërsa një anëtar i stafit të tij tha se dy ditët e ardhshme do të jenë kritike për presidentin 74-vjeçar.

“Këtë mëngjes, presidenti ndjehet shumë mirë”, tha doktor Sean Conley. Trump ka qenë pa temperaturë për 24 orë dhe aktualisht nuk po trajtohet me oksigjen, shtoi ai.

“Ekipi dhe unë jemi jashtëzakonisht të lumtur me përparimin që ka bërë presidenti”, tha Conley, por nuk pranoi të thotë se kur pritet të lirohet nga spitali.

Mjekët po ashtu refuzuan të thonë nëse presidenti ka kërkuar ndonjëherë oksigjen, pavarësisht pyetjeve të përsëritura nga gazetarët.

Trump, i cili po merr remdesivir përveç terapisë me antitrupa, mund të vazhdojë të punojë nga suita presidenciale e spitalit, tha Shtëpia e Bardhë.

Remdesiviri është një trajtim eksperimental anti-viral, i cili jepet në mënyrë intravenoze. Ilaçi ka treguar shenja të zvogëlimit të intensitetit dhe jetëgjatësisë së sëmundjes. Trump pritet ta marrë atë për pesë ditë.

Në video-mesazhin e publikuar të shtunën, Trump e vlerësoi edhe punën e ekipit mjekësor.

Sëmundja e papritur e Trumpit shënoi goditje mbi fushatën e tij për zgjedhjet e nëntorit. Trump do të garojë për rizgjedhje më 3 nëntor, kundrejt kandidatit demokrat, Joe Biden.

Trump e ka minimizuar në disa raste kërcënimin e pandemisë së koronavirusit dhe rrallë ka veshur maskë.

Përgatiti: Valona Tela

Mjekët: Trump po ecën mirë, fillon trajtimi me Remdesivir

Washington

Presidenti i SHBA-së Donald Trump “po ecën mirë” dhe ka filluar terapinë me Remdesivir, njoftoi mjeku i tij disa orë pasi ai u pranua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed pasi u diagnostikua me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley tha se transferimi i presidentit nga Shtëpia e Bardhë u bë pas konsultimit me specialistë nga Walter Reed dhe Universitetin Johns Hopkins “për monitorim të mëtejshëm”.

“Këtë mbrëmje jam i lumtur të raportoj se presidenti po ecën shumë mirë. Ai nuk ndonjë nevojë për oksigjen shtesë, por në konsultim me specialistët ne kemi zgjedhur të fillojmë terapinë me Remdesivir”, tha ai në një deklaratë.

“Ai ka përfunduar dozën e tij të parën dhe po pushon qetë”, shtoi Conley.

Trump u pranua në spital për disa ditë si masë paraprake, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

“Po ecën mirë, mendoj! Faleminderit të gjithëve. DASHURI!!!”, shkroi Trump të premten vonë.

Trump, i cili të premten herët njoftoi së ishte prekur nga virusi, është ndër pacientët me faktorët më të lartë të rrezikut që mund të vuajë pasoja të tmerrshme shëndetësore nga virusi. Ai konsiderohet në aspektin mjekësor me mbipeshë dhe është 74 vjeç.

Njoftimi i tij erdhi disa orë pasi Hope Hicks, një nga ndihmëset më të afërta të Trump-it që ishte pranë tij, doli pozitive me virusin.

Trump ka kaluar pjesën më të madhe të vitit duke minimizuar rrezikshmërinë e virusit dhe është shfaqur vazhdimisht në publik pa maskë.

Shumë nga familja e parë e SHBA-së dhe mbështetësit e tyre nuk pranuan të mbanin maskë gjatë debatit presidencial të martën, duke shkelur rregullat e ngjarjes edhe kur stafi u përpoq që anëtarët e audiencës të vendosnin maskat e fytyrës.

Nënpresidenti Pence dhe roli i tij marrin vëmendje

Nënpresidenti Mike Pence, i cili vjen i dyti në radhë në Zyrën Ovale nëse presidenti bëhet fizikisht i paaftë, u testua të premten negativ për COVID-19, pak orë pasi Presidenti Donald Trump njoftoi se ishte infektuar dhe hyri në karantinë.

Testimi pozitiv i Presidentit Trump, ka nxjerrë në qendër të vemendjes Nënpresidentin Pence, ish-ligjvënës konservator, i cili ka qenë një nga të paktat figura që i ka rezistuar ndryshimeve të pandërprera në administratën e presidentit republikan.

Zoti Pence, 61 vjeç, është planifikuar të debatojë me kandidaten demokrate për nënpresidente, Senatoren Kamala Harris të mërkurën, por nuk është e qartë nëse plani mund të ndryshojë pas testimit pozitiv të Presidentit Trump.

Presidenti Trump dhe Nënpresidenti Pence do të punojnë secili nga rezidenca e tij. Zyrtarët thanë gjithashtu se edhe stafet e tyre do të jenë të ndarë nga njëri-tjetri për të mbrojtur zotin Pence, nëse do të ishte e nevojshme që ai të merrte detyrën e presidentit, ndërkohë që zoti Trump i nënshtrohet trajtimit mjekësor. Presidenti kërkon kalimin e kompetencave tek nënpresidenti në bazë të Amendamentit të 25 të Kushtetutës, pika 3.

Kjo ka ndodhur tri herë në historinë e SHBA. Ish-Presidenti George W. Bush ia transferoi përkohësisht pushtetin nënpresidentit Dick Cheney dy herë, për disa orë në vitet 2002 dhe 2007, kur po i nënshtrohej kolonoskopisë.

Në vitin 1985, George H.W. Bush në atë kohë nënpresident, u bë përkohësisht president për gati tetë orë, kur Presidenti Ronald Reagan hoqi me operacion një dëmtim para-kanceroz të indit.

Në rast se presidenti sëmuret me shpejtësi dhe nuk është në gjendje t’ia kalojë kompetencat nënpresidentit në bazë të pikës 3, atëherë pika 4 e amendamentit jep një zgjidhje për një krizë të tillë.

Sipas pikës 4, nënpresidenti dhe shumica e kabinetit mund t’i dërgojnë njoftim Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit “se Presidenti nuk është në gjendje të kryejë kompetencat dhe detyrat e postit së tij”. Ashtu si në rastin e pikës 3, përsëri nënpresidenti shërben si president i përkohshëm. Sapo presidenti ta marrë veten, nënpresidenti ia kalon kompetencat Dhomës dhe Senatit dhe ato i jepen përsëri presidentit. Kjo, me përjashtim të rastit nëse nënpresidenti dhe shumica e kabinetit i thonë Kongresit se presidenti vazhdon të jetë i paaftë. Në një rast të tillë i takon Kongresit të votojë për provuar paaftësinë ose jo të presidentit.

Zoti Pence merr të njëjtin informacion zbulimi si edhe Presidenti Trump.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Trump nuk është në “paaftësi fizike” dhe po punon në kushte izolimi me simptoma të lehta.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi vjen e treta në radhë për të marrë postin e presidentit pas zotit Pence. Ajo tha të premten se ishte testuar për COVID-19 dhe se do ta merrte përgjigjen së shpejti.

Zoti Pence, ish-guvernator i shtetit Indiana, ka luajtur rol kryesisht në prapaskenë në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse është e njohur se ka ambicie presidenciale.

Ai ka luajtur role thelbësore në disa prej nismave legjislative të administratës, përfshirë shkurtimet e taksave të miratuara në vitin 2017.

Zoti Pence kundërshton me vendosmëri të drejtat e abortit dhe mbështet me pasion çështje të tilla si zbutja e rregullave për biznesin dhe reduktimi i përmasave të qeverisë. zëri i amerikës

Ekspertët: Mosha dhe pesha e Presidentit Trump, faktorë në përballjen me COVID-19

Presidenti mbërrin në kompleksin spitalor Walter Reed

Steve Baragona

Mosha dhe pesha janë faktorë që e vënë Presidentin Donald Trump në një kategori më të rrezikuar nga COVID-19, por megjithatë ekspertët thonë se prognoza nuk mund të parashikohet lehtë.

Mjeku i presidentit, Sean Conley, pohoi në një deklaratë të premten se presidenti dhe zonja e parë kanë rezultuar pozitivë për koronavirus. Por mjeku thotë se të dy ata “janë mirë në këtë moment”.

“Parashikoj se presidenti do të vazhdojë të përmbushë përgjegjësitë e tij pa ndërprerje gjatë kohës që kurohet”, tha mjeku.

Presidenti është 74-vjeç dhe të dhënat tregojnë se ritmet e shtrimit në spital janë 5 herë më të larta për grupmoshën e tij se sa për 18-29 vjeçarët, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve. Po ashtu rreziku për vdekje është 90 herë më i lartë.

Sipas rezultateve të analizave të tij më të fundit, presidenti është 1.9 metra i gjatë dhe peshon thuajse 111 kg. Sipas këtyre shifrave, ai konsiderohet mbipeshë i kategorisë obeze.

Kjo e trefishon rrezikun për shtrim në spital, sipas Qendrës Për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Përgjithësisht, dikush që ka këto veçori kërkon vëmendje të madhe”, thotë Amesh Adalja, mjek i sëmundjeve ngjitëse dhe studiues në Universitetin Johns Hopkins. “Por kjo nuk do të thotë se ai medoemos do të kalojë një sëmundje të rëndë”, thotë eksperti.

“Ky virus ka shfaqur trajektore të ndryshme në çdo person. Nuk dimë mjaftueshëm përse disa individë, megjithëse janë në grupin më të rrezikuar, e kalojnë më lehtë se të tjerë”.

Një studim i kufizuar në një qendër të kujdesit për të moshuarit, të cilët janë në grupin më të rrezikuar, arrin në përfundimin se më shumë se 1/3 e atyre që rezultuan pozitivë për koronavirus nuk shfaqën simptoma.

Presidenti Trump shtrohet në spitalin ushtarak “Walter Reed” pas diagnozës me COVID-19

Presidenti Trump është shtruar në qendrën spitalore të ushtrisë amerikane Walter Reed pranë Uashingtonit për trajtim mjekësor kundër koronavirusit, njofton Shtëpia e Bardhë.

Para nisjes, presidenti regjistroi një mesazh të shkurtër që e postoi në llogarinë e tij në Twitter ku falenderon dashamirësit e tij dhe shprehet se mendon “që jam shumë mirë. Por po shkoj në Spitalin Walter Reed për të garantuar që kjo gjë përfundon krejt mirë”. Ai shprehet se është mirënjohës për mbështetjen dhe nuk do ta harrojë kurrë, por pa ofruar hollësi për diagnozën apo gjendjen e tij shëndetësore.

Më herët Shtëpia e Bardhë nxori një deklaratë duke njoftuar se presidenti do të qëndrojë disa ditë në spital bazuar në rekomandimet e mjekut. “Presidenti është me humor të mirë, ka simptoma të lehta dhe ka vazhduar punën gjatë gjithë ditës,” tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany.

“Nisur nga synimi për të qenë mëse të sigurtë dhe të kujdesshëm dhe bazuar në rekomandimet e mjekut të tij personal dhe të ekspertëve të shëndetit, presidenti do të punojë për disa ditë të ardhshme nga zyrat presidenciale në kompleksin Walter Reed. Presidenti Trump është mirënjohës për dashamirësinë dhe mbështetjen që ka marrë ai dhe Zonja e Parë,” përfundon deklarata për shtyp.

Më herët të premten, mjeku i presidentit, Dr. Sean Conley, tha në një deklaratë për shtyp se presidenti mori një dozë intravenoze anti-trupash të dyfishtë të prodhuara nga Regeneron Pharmaceuticals Inc, duke e shoqëruar me zink, vitamin D, famotidinë, melatoninë dhe aspirinë.

Presidenti Donald Trump “vazhdon të jetë i këputur, por (është) me humor të mirë”, pasi u trajtua me një kokteil eksperimental antitrupash ndaj COVID-19, tha mjeku.

REGN-COV2, ilaçi i kompanisë Regeneron, është pjesë e një klase ilaçesh eksperimentale për COVID-19, të njohura si anti-trupa monoklonale – kopje të prodhuara të anti-trupave njerëzore ndaj virusit, të cilat po analizohen si trajtim për pacientët në fazat e hershme.

Kjo teknikë po përdoret gjerësisht për trajtimin e një sërë sëmundjesh. Deri më tani ka vetëm të dhëna të kufizuara për anti-trupat e COVID-19, por kreu i departamentit për sëmundjet infektive Dr. Anthony Fauci është ndër personat që kanë thënë se është premtuese.

Kompania Regeneron njoftoi këtë javë rezultate testimesh që tregojnë se ilaçi i saj me anti-trupa përmirësoi simptomat e pacientëve me COVID-19 që nuk janë shtruar në spital, pa asnjë efekt serioz anësor dhe njoftoi se synon të hyjë në bisedime me Agjensinë e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të marrë autorizim për përdorim emergjence.

Po të premten, paradite, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Donald Trump po kalon simptoma të lehta të COVID-19, pas njoftimit se ai dhe gruaja e tij Melania ishin testuar pozitivë me koronavirus.

Presidenti e bëri njoftimin në Twitter të premten herët dhe tha se të dy do të fillojnë karantinën. Presidenti Trump është 74 vjeç, dhe kjo e vë në rrezik më të lartë për komplikime serioze.

Lajmi vjen vetëm një muaj para zgjedhjeve ku ai përballet me ish-nënpresidentin Joe Biden, i cili kryeson në anketat kombëtare.

Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows tha se Presidenti Donald Trump ka simptoma të lehta pas testimit pozitiv për COVID-19 por pritet që ai të vazhdojë punën. Zoti Meadows shprehu optimizëm se presidenti do të shërohet shpejt.

Dy persona që kishin dijeni për gjendjen e tij thanë se simptomat ishin të ngjashme me të ftohurin.

Fushata e Presidentit Trump tha të premten se të gjitha aktivitetet e fushatës të njoftuara më parë ku përfshihet presidenti, do të zhvendosen në mjedise virtuale ose do të shtyhen përkohësisht.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se tubimet e presidentit do të ndërpriten për të paktën 10 ditë.

Fushata tha gjithashtu në një deklaratë se shtyhen përkohësisht edhe aktivitetet e njoftuara me pjesëmarrjen e anëtarëve të familjes Trump. Ndërkohë, Nënpresidenti Mike Pence, i cili ka testuar negativ për koronavirusin, planifikon të rifillojë programin e tij të aktiviteteve të fushtës, thuhet në deklaratë.

Presidenti shkroi të premten në rrjetin Twitter se “zonja e parë dhe unë dolëm pozitivë në testin për COVID-19. Do të fillojmë karantinën dhe procesin e shërimit menjëherë. Do ta kalojmë sa bashku këtë”.

Pak më vonë Shtëpia e Bardhë lëshoi një memorandum nga mjeku i presidentit 74-vjeçar, Dr. Sean Conley, duke konfirmuar testet pozitive për çiftin Trump.

“Presidenti dhe Zonja e Parë janë mirë aktualisht dhe ata planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë procesit të kurimit”, tha zoti Conley.

Ai shtoi se ai pret që presidenti “të vazhdojë të kryejë detyrat e tij pa ndërprerje ndërsa shërohet, dhe unë do t’ju mbaj të informuar për çdo zhvillim të ardhshëm”.

Zonja Melania Trump shkroi në twitter se “siç kanë bërë shumë amerikanë këtë vit, presidenti dhe unë jemi në karantinë në shtëpi pasi dolëm pozitiv për COVID-19. Po ndihemi mirë dhe unë i kam shtyrë të gjitha angazhimet e ardhshme. Ju lutemi sigurohuni që po qëndroni të mbrojtur dhe të gjithë do ta kalojmë së bashku”.

Ndërkaq, kandidati demokrat për president Joe Biden dhe gruaja e tij u testuan sot negativë për koronavirusin, ndërsa kandidatja për nënpresidente Kamala Harris u testua negative dje.

Presidenti Trump, i cili për muaj me radhë kishte minimizuar seriozitetin e koronavirusit, të enjten në mbrëmje konfirmoi gjatë një interviste telefonike në Fox News se ai dhe zonja e parë ishin testuar pasi një nga ndihmëset e tij, Hope Hicks, u konfirmua të ishte e infektuar. zëri i amerikës

Biden dhe gruaja e tij dalin negativ në testin e koronavirusit

Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe gruaja e tij, Jill kanë rezultuar negativ në testin për koronavirusin e ri.

“Jam i lumtur të njoftoj se Jill dhe unë kemi dalë negative për COVID-19. Faleminderit të gjithëve për shprehjen e shqetësimit me mesazhet tuaja. Shpresoj që kjo të shërbejë si një kujtesë: vendose maskën, mbaj distancën dhe laji duart”, tha shkruar Biden në rrjetin social Twitter.

Shqetësimet për një infektim të mundshëm të tij erdhën pasi Biden, më 30 shtator, mori pjesë në debatin e parë presidencial me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili të premten konfirmoi se ai dhe Zonja e Parë, Melania, kanë dalë pozitiv në testin e koronavirusit.

Më herët, kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i uroi presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Zonjës së Parë, Melanie, shëndet të mirë dhe shërim të shpejtë.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Trump, ka simptoma të lehta të koronavirusit.

“Populli amerikan mund të jetë i sigurt se ne kemi një president që është në detyrë dhe do të vazhdojë të jetë në detyrë. Unë jam optimist se ai do të ketë një shërim shumë të shpejtë”, tha shefi i stafit në Shtëpinë e Bardhë, Mark Meadows. rel

Grupi i ekstremit të djathtë “Djemtë Krenarë” dhe komentet e Presidentit Trump

Masood Farivar

“Djemtë Krenarë” janë pushtuar nga entuziazmi. Grupi i ekstremit të djathtë vazhdon të festojë që kur Presidenti Donald Trump refuzoi të thotë drejtpërdrejt se ai nuk i mbështet ata dhe një sërë supremacistësh të bardhë gjatë debatit presidencial të martën në mbrëmje, në Klivlend të shtetit të Ohajos.

Zoti Trump, i cili është kritikuar se asnjëherë nuk i ka denoncuar qartë grupet e ekstremit të djathtë, u pyet nga moderatori i debatit Chris Wallace, gazetar i rrjetit televiziv Fox News, nëse ai i dënonte ekstremistët e bardhë.

Kë do të donit të dënoja?” e pyeti Presidenti Trump gazetarin përpara se rivali i tij demokrat Joe Biden të përmendte emrin e organizatës “Djemtë Krenarë”, një grup i krahut të djathtë pro zotit Trump. “Djemtë krenarë?, pyeti zoti Trump i cili tha më pas: “Sprapsuni dhe qëndroni në gadishmëri”. “Por dua t’u them diçka“, shtoi Presidenti gjatë komentit të tij: “dikush duhet të bëjë diçka lidhur me Antifën e të majtën, sepse ky nuk është një problem i krahut të djathtë, ky është një problem i krahut të majtë“, tha ai.

“Djemtë Krenarë” marrin shpesh pjesë në tubimet e Presidentit Trump. Ndërsa disa nga anëtarët e këtij grupimi i morën komentet e presidentit si mbështetje, udhëheqësi i grupit me bazë në Florida Enrique Tarrio, me origjinë afro-kubaneze, thotë se ai nuk e sheh kështu.

Megjithëse jam i ngazëllyer që u përmendëm gjatë debatit …nuk po e marr këtë si një mbështetje të drejtpërdrejtë nga Presidenti“, shkruante zoti Tarrio në aplikacionin Telegram.

Ajo që tha ai se “Djemtë Krenarë” duhet të sprapsen e të qëndrojnë në gatishmëri është ajo që kemi bërë gjithmonë“, shtoi zoti Tarrio. Ai shtoi se “Djemtë Krenarë” nuk i mbështesin “supremacistët e bardhë”, duke i bërë jehonë qëndrimit të kahershëm publik të grupit kundër racizmit, antisemitizmit, nacionalizmit të bardhë e dhunës.

Por Joe Biggs, një tjetër udhëheqës i njohur i grupit, i mori komentet e zotit Trump si një thirrje për veprim.

Trump në thelb tha shkoni, bjeruni“, shkruante zoti Biggs në llogarinë e tij në Telegram. “Kjo më gëzon shumë“.

Ndryshimi në dukje

Në vazhdën e kritikave të përhapura mbi refuzimin e tij për të denoncuar supremacistët e bardhëve, të mërkurën zoti Trump u duk se ndryshoi qëndrim.

Nuk e di kush janë “Djemtë Krenarë“, u tha zoti Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Kushdo që të jetë, ata duhet të sprapsen“.

I pyetur nëse i dënonte supremacistët e bardhë, zoti Trump tha se ai “gjithmonë ka dënuar çdo formë, që duhet dënuar”.

“Djemtë Krenarë” e prisnin atë çka duket si një ndryshim në pozicionin e zotit Trump, por kjo nuk ka gjasa ta ulë entuziazmin e tyre.

Mos u habisni nëse ai bën një deklaratë mbi ne në ditët e ardhshme për të qetësuar popullatën“, shkruante zoti Biggs të martën në mbrëmje. “Por ai e di që ne jemi njerëz të mirë“.

Zoti Biden ishte shumë kritik ndaj paraqitjes së zotit Trump në debat. I pyetur nga një gazetar në Ohajo nëse kishte ndonjë këshillë për “Djemtë Krenarë”, ish-Nënpresidenti u përgjigj: Ndaluni menjëherë!”.

Polemikat vijnë ndërsa presidenti Trump vazhdon të fajësojë për dhunën në protestat mbi drejtësinë racore pothuajse vetëm Antifën, duke kundërshtuar vlerësimin e drejtorit të FBI-së, të zgjedhur nga vetë ai, se supremacistët e bardhë të dhunshëm mbeten kërcënimi më i madh i brendshëm për sigurinë kombëtare.

Heidi Beirich, bashkëthemeluese e Projektit Global Kundër Urrejtjes dhe Ekstremizmit, thotë se supremacistët e ekstremit të djathtë janë të entuziazmuar për shkak të asaj që ata e shohin si mbështetje nga ana e zotit Trump për “Djemtë Krenarë”, të cilët po bëjnë para me komentin e zotit Trump duke shitur bluza.

Dhe e gjithë biseda rrotullohet tek ajo se sa e rëndësishme është kjo gjë dhe se si ata janë të gatshëm ta mbështesin presidentin“, thotë zonja Beirich. “Presidenti Trump në thelb u dha “Djemve Krenarë” një slogan të ri“, shton ajo.

Cilët janë Djemtë Krenarë?

Ata e përshkruajnë veten si një klub të “shovinistëve perëndimorë” që bëhen bashkë për të pirë. Por vëzhguesit e ekstremizmit thonë se ky është vetëm një maskim për atë që qëndron në themelet e këtij grupi me paragjykime të forta ndaj grave, kundër myslimanve dhe emigrantëve. Megjithëse grupi nuk e ka mbrojtur kurrë idenë e një shteti etnikisht të bardhë, që mbështetet nga nacionalistët e bardhë, fanatizmi në radhët e këtij grupimi është po aq ekstrem thotë zonja Beirich.

Vetë organizata thotë se mbështet shovinizmin perëndimor, ndonjëherë civilizimin perëndimor, të cilat janë fjalë të koduara për lëvizjet e supremacistëve të bardhë“, thotë zonja Beirich.

Në një artikull në internet në vitin 2016 duke njoftuar formimin e grupit “Djemtë Krenarë”, Gavin McInnes, një aktivist kanadez i krahut të djathtë, qasja e të cilit ngjall shumë polemika dhe bashkëthemelues i revistës VICE, e përshkroi grupin si “shovinistë perëndimorë që refuzojnë të kërkojnë falje për krijimin e një bote moderne”.

Kjo frazë u bë pjesë e ceremonisë që shënoi themelimin e grupit. Sot grupi, anëtarët e të cilit shpesh veshin bluza në ngjyrë të zezë e të verdhë, kanë struktura në shumicën e shteteve, sikurse në Australi, Britani dhe Norvegji, sipas organizatës joqeveritare Lidhja Kundër Shpifjes (ADL).

ADL-ja thotë se “Djemtë Krenarë”, megjithëse i takojnë së djathtës së re, një lëvizje politike që e sheh veten të ndarë si nga konservatorizmi i zakonshëm ashtu edhe nga e djathta ekstreme e që refuzon supremacistët e bardhë, kanë “një qasje me bazë urrejtjen” ndryshe nga çfarë përmban premtimi i tyre publik. Nga ana e saj, Qendra Jugore e Ligjit për Varfërinë i ka përcaktuar “Djemtë Krenarë” si një grup që nxit urrejtjen. Megjithëse “Djemtë Krenarë” kanë mes tyre disa anëtarë jo të bardhë, sipas zonjës Beirich, ata kanë lejuar nga ana tjetër në radhët e tyre supremacistë të njohur të bardhë dhe janë shfaqur në tubime të nacionalistëve të bardhë.

Ndërthurja

Jason Kessler, ish-anëtar i “Djemve Krenarë”, ishte organizatori kryesor i tubimit të ekstremistëve të djathtë në vitin 2017 të quajtur “Bashkoni të Djathtën” në Sharlotsvill të shtetit të Virxhinias. Tubimi, i cili mblodhi së bashku neo-nazistë, anëtarë të milicisë anti-qeveritare dhe anëtarë të organizatës Ku Klus Klan përfundoi me vdekjen e një protestueseje. Anasjelltas, në vitet e fundit, grupet nacionaliste të ekstremit të djathtë kanë marrë pjesë në tubimet e organizuara nga “Djemtë Krenarë”.

Ne besojmë se ka rrjedha të supremacistëve dhe nacionalistëve të bardhë në rrënjët e tyre“, thotë Kristen Clarke, presidente dhe drejtore ekzekutive e Komitetit të Avokatëve për të Drejtat Civile Bazuar në Ligj.

Vitin e kaluar, një oficer policie nga Konektikati u detyrua të dilte në pension pasi Komiteti i Avokatëve publikoi të dhëna se ai ishte anëtar i “Djemve Krenarë” thotë zonja Clarke.

Ndërsa publikisht “Djemtë Krenarë” e dënojnë dhunën, anëtarët e tij janë angazhuar në akte të dhunshme gjatë këtyre viteve.

Drejtori i FBI-së Christopher Wray dëshmoi në Kongres javën e kaluar se supremacistët e bardhë dhe ekstremistët anti-qeveritarë kanë qenë përgjegjës për shumicën e sulmeve të fundit me pasoja fatale nga grupet ekstremiste brenda Shteteve të Bashkuara.

Vitin e kaluar, dy anëtarë të grupit “Djemtë Krenarë” u dënuan mbi akuza për sulm e trazira lidhur me rrahjen e aktivistëve të Antifës në qytetin e Nju Jorkut në 2018-n.

Këtë vit, anëtarët e “Djemve Krenarë” kanë marrë pjesë në përleshjet e dhunshme mes aktivistëve të krahut të djathtë e të majtë në Portland të shtetit të Oregonit e në disa qytete të tjera. Më 22 gusht sipas ADL-së “Djemtë Krenarë” u përplasën me protestuesit e krahut të majtë në qytetin e Portlandit, duke u përfshirë në akte të shumta dhune.

Presidenti Trump rezulton pozitiv për COVID-19

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se ai dhe zonja e parë, Melania Trump, janë të prekur nga koronavirusi.

Ai shkroi në rrjetin twitter të premten se “sonte, zonja e parë dhe unë dolëm pozitiv në testin për COVID-19. Do të fillojmë karantinën dhe procesin e shërimit menjëherë. Do ta kalojmë sa bashku këtë”.

Pak më vonë Shtëpia e Bardhë lëshoi një memorandum nga mjeku i presidentit 74-vjeçar, Dr. Sean Conley, duke konfirmuar testet pozitive për çiftin Trump.

“Presidenti dhe Zonja e Parë janë mirë aktualisht dhe ata planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë procesit të kurimit”, tha zoti Conley.

Ai shtoi se ai pret që presidenti “të vazhdojë të kryejë detyrat e tij pa telashe ndërsa shërohet, dhe unë do t’ju mbaj të informuar për çdo zhvillim të ardhshëm”.

Zonja Melania Trump shkroi në twitter se “siç kanë bërë shumë amerikanë këtë vit, presidenti dhe unë jemi në karantinë në shtëpi pasi dolëm pozitiv për COVID-19. Po ndihemi mirë dhe unë i kam shtyrë të gjitha angazhimet e ardhshme. Ju lutemi sigurohuni që po qëndroni të mbrojtur dhe të gjithë do ta kalojmë së bashku”.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, të gjitha ngjarjet politike të presidenti Trump për të ardhmen e afërt u anuluan. Lajmi duket se do të pushojë edhe fushatën presidenciale të presidenti Trump, një muaj para zgjedhjeve ku ai përballet me ish nënpresidentin Joe Biden, i cili kryeson në anketat kombëtare.

Presidenti Trump, i cili për muaj me radhë kishte minimizuar seriozitetin e koronavirusit, të enjten në mbrëmje konfirmoi gjatë një interviste telefonike në Fox Neës se ai dhe zonja e parë ishin testuar pasi një nga ndihmëset e tij, Hope Hicks, u konfirmua të ishte e infektuar. zëri i amerikës

Komisioni për Debatet Presidenciale ndryshon rregullat pas debatit të parë Trump-Biden

Komisioni i Debateve Presidenciale thotë se do shtojë “masa rejapër ruajtur rregullin debatet e ardhshme pas debatit parë kaotik mes Presidentit Donald Trump dhe rivalit tij demokrat, Joe Biden.

Ndërprerjet e vazhdueshme nga ana e zotit Trump ndërsa fliste kandidati demokrat, përcaktuan tonin e debatit martën. Zoti Biden shpesh nuk arrinte mbaronte dot fjalinë.

Drejtoresha e Komisionit të Debateve Presidenciale Janet Brown, i drejtohet audiencës para se të fillonte debati mes kandidatëve Trump dhe Biden, të martën në Klivelend të Ohajos.

Drejtoresha e Komisionit të Debateve Presidenciale Janet Brown, i drejtohet audiencës para se të fillonte debati mes kandidatëve Trump dhe Biden, të martën në Klivelend të Ohajos.

Moderatori Chris Wallace i televizionit Fox News i kërkoi disa herë zotit Trump lejonte zotin Biden mbaronte, por pa rezultat.

Zoti Biden tha një takim fushate mërkurën se shpresonte organizatorët e debateve ardhshme mund mbyllnin mikrofonin e kandidatit nuk ishte duke folur.

Ishte një turp kombëtar. Nuk dua spekulloj se çfarë do ndodhë debatin e dytë ose tretë”, tha ai.

Presidenti Trump reagoi Twitter duke postuar një lajm për njoftimin e Komisionit Debateve Presidenciale, shoqëruar me komentin:

Provoni merrni një moderator ri dhe një kandidat zgjuar demokrat”.

Ai e kishte kritikuar edhe herët Twitter gjatë ditës, moderatorin e debatit, Wallace.

Komisioni i Debateve Presidenciale e falenderoi zotin Wallace “për profesionalizmin dhe aftësitë e tij debatin e natës kaluar”.

Moderatori Chris Wallace drejtoi debatin e parë presidencial të martën.

Moderatori Chris Wallace drejtoi debatin e parë presidencial të martën.

Ndërkohë fushata e zotit Trump reagoi ndaj njoftimit, duke thënë se Komisioninuk duhet ndryshojë rregullat e lojës mes procesit.

Komisioni jopartiak ka organizuar çdo debat për zgjedhjet presidenciale nga viti 1988. një deklaratë, komisioni tha se debati i parë “e bëri qartë se duhen bërë ndryshime strukturën e formatit debateve ardhshme, për garantuar një diskutim rregullt çështjeve”.

Komisioni tha se “synon sigurojë instrumente shtesë për ruajtur rregullin për debatet e tjera”.

Komisioni thotë gjithashtu se poshqyrton me kujdes ndryshimet do miratojë dhe do t’i bëjë ato njohura shpejti”.

zëri i amerikës

Reagime të ashpra pas debatit të parë Trump-Biden

Reagimet ndaj debatit presidencial midis Presidentit republikan Donald Trump dhe ish-Nënpresidentit demokrat Joe Biden, ishin të ndara në linja partiake. Por ajo që bie në sy janë kritikat e ashpra për mbarëvajtjen e debatit, të shoqëruar me ndërhyrje të shpeshta në fjalët e njëri-tjetrit.

Ronna McDaniel, kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan, shkroi në Twitter pas debatit se “Për nëntëdhjetë minuta, @realDonaldTrump paraqiti argumente të forta dhe bindëse për rizgjedhjen e tij dhe sfidoi Joe Biden-in për mbështetjen që ai u ka dhënë politikave radikale që do të rrisnin taksat, shkatërronin vendet e punës dhe do t’i bënin komunitetet tona më pak të sigurta”.

Tim Murtaugh, drejtori i komunikimit për fushatën e rizgjedhjes së Presidentit Trump, i tha korrespondentes së Zërit të Amerikës Carolyn Presutti se paraqitja e presidentit ishte “fantastike”.

“Ajo që panë shikuesit ishte Presidenti Trump, i cili ishte në kontroll të çdo momenti të debatit. Joe Biden ishte dobët, në kërkim të dikujt që mund ta shpëtonte”, tha Murtaugh.

Figurat e njohura të demokratëve, ndërkohë, thanë se debatin e fitoi ish-Nënpresidenti Biden dhe se paraqitja e presidentit Trump ofroi arsye të shumta për t’i mohuar atij një mandat të dytë.

“Donald Trump ka dështuar me gënjeshtrat, fanatizmin dhe udhëheqjen e tij të pamatur”, shkroi në Twitter senatori Cory Booker nga Nju Xhërsi, i cili garoi kundër Biden-it në zgjedhjet paraprake të demokratëve në fillim të këtij viti. Senatori Booker në veçanti denoncoi presidentin për qëndrimin ndaj supremacistët e bardhë, që në vend që t’idënonte , u bëri thirrje që të “presin”.

Shumë vëzhgues të debatit kritikuan ashpër shkëmbimet me zë të lartë dhe kaotike midis dy kandidatëve, duke përfshirë gazetaren eWashington Post-it, Karen Attiah, e cila e quajti debatin “një turp kombëtar”.

Disa analistë, përfshirë historianin presidencial Michael Beschloss, kritikuan ashpër presidentin. “Demokracia u nëpërkëmb sonte nga një President i cili shkeli rregullat, refuzoi të dënonte supremacistët e bardhë dhe nuk toleroi asnjë formë të mospajtimit, një shenjë paralajmëruese e asaj që mund të shihet në një mandat të dytë,” shkroi Beschloss në Twitter.

Të tjerët, si ish-senatori republikan Jeff Flake, shprehën keqardhje për të gjithë spektaklin. “Ne jemi një vend më i mirë se sa ajo që u shfaq sonte,” shkroi Flake në Twitter.

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Virxhinias, Larry Sabato, postoi një mesazh të prerë në llogarinë e tij në Twitter: “Anuloni debatet e mbetura presidenciale”.

Por Tim Murtaugh i mbrojti shkëmbimet, duke i quajtur ato sqaruese. “Unë mendoj se një bisedë e lirë si ajo që bëri presidenti ishte në të vërtetë e mirë, lejon një shkëmbim më të mirë të ideve dhe i ofron shikuesit ndryshimin e vërtetë midis të dyve”, tha ai.

Raportet e zbulimit paralajmërojnë për kërcënime të lidhura me zgjedhjet amerikane

Jared Maples, Drejtor i Zyrës për Sigurinë Kombëtare dhe Gatishmërinë në shtetin New Jersey duke dëshmuar në një nënkomision të Kongresit më 26 shtator 2019
Marrë nga Reuters

UASHINGTON – Zyrtarët amerikanë të sigurisë kanë paralajmëruar se ekstremistë të dhunshëm vendas përbëjnë kërcënim për zgjedhjet presidenciale të muajit tjetër, ndërsa një zyrtar paralajmëron madje për ekzistencën e përbashkët të tensioneve në rritje politike, trazirave civile dhe fushatave të huaja të dezinformimit.

Dokumenta të FBI-së dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) thonë se kërcënimi nga ekstremistë vendas ndaj objektivave të lidhura me zgjedhjet pritet të rritet ndërsa afrohen zgjedhjet e 3 nëntorit.

Këto paralajmërime janë bërë deri më tani brenda institucioneve. Por, zyra e sigurisë kombëtare në Nju Xhersi ndërmori hapin e pazakontë për të theksuar publikisht këtë kërcënim në një raport në faqen e saj në internet javën e kaluar.

“Është një përzierje diabolike që nuk ka ndodhur në historinë amerikane. Nëse ka ndodhur, ka qenë dekada më parë, në mos shekuj”, tha Jared Maples, drejtor i Zyrës së Sigurisë Kombëtare dhe Gatishmërisë në New Jersey, e cila publikoi këtë vlerësim të nivel të rrezikut.

Protestat mbarëkombëtare të muajve të fundit për drejtësinë racore dhe ushtrimin e tepruar të dhunës nga policia, kanë qenë përgjithësisht paqësore, por disa prej tyre u pasuan nga përplasje të dhunshme, ndër të tjera edhe mes fraksioneve ekstremiste nga e majta dhe nga e djathta.

Shtetet e Bashkuara po përballen me pandeminë e koronavirusit, papunësinë e lartë dhe zgjedhje të debatueshme presidenciale në një klimë të polarizuar politike.

Presidenti Donald Trump refuzoi javën e kaluar të angazhohej për një transferim paqësor të pushtetit, nëse humbet zgjedhjet përballë rivalit demokrat Joe Biden. Presidenti Trump është përpjekur të hedhë dyshime mbi legjitimitetin e zgjedhjeve për shkak të shqetësimeve të tij për votimin nëpërmjet postës, të inkurajuar nga demokratët gjatë pandemisë së koronavirusit.

Shenjat "Unë votova me postë" presin mbi një tavolinë për t'u futur në zarfat që do t'u dërgohen votuesve

Shenjat “Unë votova me postë” presin mbi një tavolinë për t’u futur në zarfat që do t’u dërgohen votuesve

Rastet e dokumentuara të manipulimit të votave me postë janë jashtëzakonisht të rralla dhe ekspertët zgjedhorë thonë se do të ishte pothuajse e pamundur që aktorët e huaj të çrregullonin një proces zgjedhor duke dërguar me postë vota false.

Sipas një personi të njohur me përmbajtjen, një dokument i brendshëm i FBI-së paralajmëroi kohët e fundit se ekstremistët vendas të ideologjive të ndryshme kishte gjasa të përbënin rrezik në rritje për objektivat qeveritare dhe ato të lidhura me zgjedhjet, ndërsa afron data e zgjedhjeve. Dokumenti u raportua fillimisht nga Yahoo News.

Një zëdhënëse e FBI-së tha se agjencia “vazhdimisht ndan informacionin me agjencitë partnere të zbatimit të ligjit me qëllim që t’i ndihmojë të mbrojnë komunitetet të cilave u shërbejnë”, por nuk pranoi të komentojë për dokumentin në fjalë.

Një memorandum i Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) i datës 17 gusht thotë se ekstremistët e motivuar ideologjikisht dhe aktorë të tjerë “mund të mobilizoheshin me shpejtësi” për t’u angazhuar në akte dhune për zgjedhjet. Dokumenti, gjithashtu i raportuar fillimisht nga Yahoo News, u konfirmua nga agjensia e lajmeve Reuters nga një person që ishte në dijeni.

Dokumenti thotë se supremacistë të bardhë të vetmuar dhe grupe të tjera me “ideologji të personalizuara” përbëjnë rrezikun më të madh për dhunë vdekjeprurëse.

Një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare solli në vëmendje deklaratat e bëra në shtatornga Sekretari në detyrë Chad Wolf, ku ai u shpreh se departamenti “ka ndërmarrë masa të pashembullta për të trajtuar të gjitha format e ekstremizmit të dhunshëm, duke përfshirë konkretisht kërcënimin nga sulmues të vetmuar dhe nga grupe të vogla”.

Sekretari në detyrë i Sigurisë Kombëtare Chad Wolf, në qendër, mbërrin për t'iu bashkuar Presidentit Donald Trump në bazën "Andrews" të Forcave Ajrore (18 gusht 2020)

Sekretari në detyrë i Sigurisë Kombëtare Chad Wolf, në qendër, mbërrin për t’iu bashkuar Presidentit Donald Trump në bazën “Andrews” të Forcave Ajrore (18 gusht 2020)

Në qendër të vëmendjes

Presidenti Trump dhe zyrtarët më të lartë nuk kanë theksuar deri më tani publikisht ndonjë rrezik për zgjedhjet nga grupe të dhunshme ekstremiste.

Zyrtarë të administratës Trump kanë vënë në dukje anarkistët e krahut të majtë dhe anti-fashistët gjatë protestave në verë kundër ushtrimit të tepruar të dhunës nga policia dhe kundër racizmit. Por, të dhënat e gjykatave federale ofrojnë pak evidencë se të arrestuarit për akte të dhunshme aderonin në grupe të së majtës së skajshme.

Javën e kaluar, dy zyrtarët më të lartë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare pranuan megjithatë gjatë seancave dëgjimore të Kongresit, se supremacistët e bardhë përbënin rrezikun më vdjekjeprurës të brendshëm për Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të fundit.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, duke dëshmuar në një nënkomision të Dhomës së Përfaqësuesve (17 shtator 2020)

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, duke dëshmuar në një nënkomision të Dhomës së Përfaqësuesve (17 shtator 2020)

Drejtori i FBI-së Christopher Wray tha gjatë seancave dëgjimore të Kongresit në fillim të këtij muaji se agjencia e tij po kryente hetime ndaj ekstremistëve të dhunshëm të brendshëm, përfshirë supremacistët e bardhë dhe grupet antifashiste. Ai tha se pjesa më e madhe e hetimeve ishin për grupet supremaciste të bardha.

Supremacia e bardhë, antisemitizmi, rrymat kundër qeverisë dhe ideologjitë e lidhura me to, kishin të bënin me 77 përqind të 454 vrasjeve të dyshuara ekstremiste në vend gjatë dekadës së fundit, sipas të dhënave të përpiluara nga Lidhja Anti-Shpifje, një organizatë kundër urrejtjes me seli në qytetin Nju Jork, e prezantuar në një nga seancat dëgjimore të kongresit javën e kaluar.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Ullyot i tha agjensisë së lajmeve Reuters se përparësia më e lartë e Presidentit Trump është “mbrojtja e Shteteve të Bashkuara nga të gjitha kërcënimet, të huaja dhe të brendshme”, kur u pyet nëse presidenti e kishte përmendur publikisht këtë kërcënim zgjedhor.

Zoti Maples, drejtori i sigurisë kombëtare në Nju Xhersi, tha se agjencia e tij nuk publikoi një vlerësim të kërcënimit parazgjedhor në 2016, por se kjo ishte e nevojshme kësaj here.

“Ne duam që aleatët dhe njerëzit tanë në të gjithë shtetin të pranojnë se duhet të mendojmë për këtë”, tha ai.

Raporti i shtetit Nju Xhersi përshkruan tre skenarë të mundshëm për zgjedhjet e nëntorit: një rezultat i shpejtë i zgjedhjeve; një proces i zgjatur ku përcaktimi i një fituesi merr muaj; dhe një betejë ligjore që përfundimisht shkon në Gjykatën e Lartë.

Secili prej skenarëve mund të çojë në dhunë ekstremiste, me mundësinë e konfrontimeve vdekjeprurëse midis protestuesve dhe dhunës me objektiv oficerët e policisë, përfundon vlerësimi.

Raporti i agjencisë thotë se ekstremistët me siguri do të jenë “anarkistë, antiqeveritarë dhe të motivuar nga raca”, por nuk thotë se cilat grupe paraqesin kërcënimin më të madh.

Kërcënimi ekstremist i brendshëm ka qenë gjithmonë i pranishëm, por po merr më shumë vëmendje këtë vit, thotë Mike Sena, president i Shoqatës Kombëtare të Qendrës së Fuzionit, e cila përfaqëson qendrat koordinuese të drejtuara nga shteti me personel të sigurisë publike nga agjensi federale, shtetërore dhe lokale, të cilët monitorojnë kërcënimet dhe lehtësojnë shkëmbimin e informacionit.

“Ne gjithmonë kemi patur kërcënime gjatë cikleve zgjedhore kombëtare nga ekstremistët e dhunshëm, duke përfshirë organizatat terroriste”, tha ai. “Me ngjarjet aktuale, kjo është më shumë se kurrë në qendër të vëmendjes.”

Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me seli në Uashington, një organizatë studimore dypartiake, tha në një raport të qershorit se rezultati i zgjedhjeve mund të nxisë dhunë nga e djathta ekstreme ose e majta ekstreme.

“Nëse Presidenti Trump humb zgjedhjet, disa ekstremistë mund të përdorin dhunë sepse ata besojnë – sado gabim – se kishte manipulim, ose se zgjedhja e kandidatit demokrat Joe Biden do të dëmtojë objektivat e tyre ekstremiste”, thotë raporti. “Në anën tjetër, disa në ekstremin e majtë mund të përdorin terrorizmin nëse Presidenti Trump zgjidhet përsëri”. zëri i amerikës

Presidenti Trump, rivali demokrat Joe Biden në debatin e parë presidencial

Marrë nga Associated Press

Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden u përballën në një debat të ndezur të martën, që u karakterizua nga sulme të ndërsjellta, shpesh me ndërprerje fjale e në disa raste me ofeza direkte. Dy pretendentët në zgjedhjet presidenciale amerikane u angazhuan në shkëmbime me tone luftarake në debatin e tyre të parë presidencial.

Debati u zhvillua në sallën “Sheila and Eric Samson” në mjediset e universitetit “Case Western” në qytetin Klivland të Ohajos, ndërkohë që mbeten pesë javë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Chris Wallace

Chris Wallace

Debati u drejtua nga gazetari i kanalit Fox News, Chris Wallace. Këtë radhë, siç ka ndodhur që nga viti 1988, debati po sponsorizohet nga Komisionki i Debateve Presidenciale.

Pak sekonda pas fillimit të debatit, Presidenti Trump ndërpreu rivalin Joe Biden, gjë që u përsërit shpesh gjatë natës, ndërsa nënpresidenti Biden reagonte shpesh me irritim nga ndërprerjet.

COVID-19

“Presidenti nuk ka plan,” tha zoti Biden, duke folur për reagimin e administratës ndaj pandemisë. “Ai e dinte se ishte sëmundje vdekjeprurëse dhe nuk ju informoi ju (popullin amerikan)”.

Presidenti Donald Trump tha se tubimet e tij për fushatë nuk kanë pasur ndikim negativ tek pjesëmarrësit që nuk ndjekin rekomandimet për distancim fizik.

Ai u shpreh se nuk është kundër maskës, duke nxjerrë një maskë nga xhepi dhe duke thënë “Unë vë maskë kur është e nevojshme”.

Por ai shtoi se në aktivitetet e tij vijnë “35 mijë deri në 40 mijë pjesëmarrës,” duke shtuar se rivali i tij Joe Biden zhvillon aktivitete të papërfillshme “ku i vijnë vetëm tre vetë”.

Zoti Biden ka zhvilluar aktivitete më të vogla fushate, ku njerëzit qëndrojnë në distancë fizike nga njeri-tjetri. Duke e cilësuar presidentin “plotësisht të papërgjegjshëm” në ragimin ndaj COVID-19, zoti Biden tha se presidenti “është budalla në këtë temë” dhe shtoi se zoti Trump mendonte për maskë vetëm kur ishte për interes të tij dhe jo të tjerëve.

Gjatë diskutimit lidhur me temën e vendit bosh në Gjykatën e Lartë, debati devijoi tek COVID-19 dhe presidenti tha, pa ofruar prova, se 2 milionë njerëz do të kishin vdekur nëse Joe Biden do të kishte qenë president gjatë pandemisë.

Drejtuesi i debatit, gazetari Chris Wallace iu lut disa herë Presidentit Trump të ndalte komentet për COVID, meqë ajo temë do të diskutohej më pas. Ai e pyeti presidentin nëse do të zëvendësonte planin për kujdes shëndetësor të miratuar gjatë administratës Obama.

Presidenti tha “Së pari, më duket se debatin po e zhvillojmë ne të dy, dhe jo unë e Joe Biden. S’ka problem. Nuk më vjen çudi”.

Zoti Biden shpesh qeshte nën buzë gjatë komenteve të presidentit, por në disa raste dukej qartë i irrituar.

“Fakti është se çdo gjë që thotë ai (presidenti) është thjeshtë gënjeshtër. Nuk kam ardhur këtu për t’u marrë me gënjeshtrat e tij. Të gjithë e dinë se është gënjeshtar”.

Gjatë një tjetër momenti kur presidenti po ndërhynte, zoti Biden pyeti “Ia ka njeri idenë se çfarë po bën ky palaço?”

Trazirat Sociale/ Grupet Ekstremiste

Gjatë diskutimit të trazirave të fundit sociale, i pyetur nga drejtuesi i debatit, Chris Wallace nëse do të dënonte supremacistët e bardhë dhe grupet e tjera ekstremiste, presidenti nuk dha një përgjigje të qartë:

“Do të thoja se thuajse të gjitha problemet që shoh janë shkaktuar nga e majta, jo nga e djathta,” u përgjigj presidenti. “Jam gati të bëj çdo gjë. Dua të shoh paqe”.

Pas ngulmimit të gazetarit Wallace, zoti Trump tha “Si doni ju që t’i quaj. Ma thuaj, më jep një term”.

Më në fund, presidenti tha “Përmbahuni, qëndroni gati “Proud Boys”. Në fakt, duhet të bëjmë diçka në përgjigje të Antifa-s sepse ky nuk është problem i së djathtës, por i së majtës”.

“Proud Boys” është një organizatë e ekstremit të djathtë, ndërsa Antifa është grupim që përfaqëson grupe e individë të kahut të majtë.

Pasuesit e Antifa-s kanë marrë pjesë në protesta me thirrjet kundër racizmit, por nuk ka prova të konsiderueshme që mbështesin pretendimet e republikanëve se anëtarët e Antifa-s kanë qenë pas akteve të dhunshme në protesta.

Vota Afrikano-Amerikane

Dy konkurrentët u përpoqën gjatë debatit të tërheqin votën e komunitetit afrikano-amerikan. Zoti Biden ngriti pyetjen me një ton ironik: “Ky burrë është shpëtimtari i afrikano-amerikanëve? Ai nuk ka bërë praktikisht asgjë”. Ish-nënpresidenti demokrat tha se 1 ndër 1000 afrikano-amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi dhe nëse presidenti nuk vepron menjëherë, shifra do të rritet në 1 ndër 1500.

Presidenti e zhvendosi diskutimin nga COVID-19, tek ligji kundër krimit i miratuar në 1994, në të cilin zoti Biden ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë, i cili forconte ndëshkimet për persona që kapeshin me drogë.

Presidenti tha “Unë po i nxjerr njerëzit nga burgu,” duke shtuar se zoti Biden i kishte trajtuar afrikano-amerikanët “më keq se kushdo tjetër në këtë vend”.

Në​ Shenjestë​r Anë​tarë​t e Familjes

Presidenti Donald Trump dhe ish-nënpresidenti Joe Biden nuk kursyen as sulmet që shënjestronin persona të familjes.

Kur zoti Biden po thoshte se marrëveshjet tregtare të administratës Trump me Kinën nuk kishin dhënë rezultatet e dëshiruara, presidenti i preu fjalën duke përmendur pretendimet e ngritura më parë ndaj djalit të rivalit të tij, Hunter Biden dhe kontratave të tij me kompani të huaja.

Presidenti tha se Hunter Biden ka fituar miliona në mënyra të pandershme nga Kina dhe kompani të huaja, duke rigjallëruar akuza që janë diskredituar. “Nuk është e vërtetë,” tha zoti Biden, duke shtuar “Mund të vazhdojmë gjithë natës me gjërat që ka bërë familja e tij”.

Presidenti e ndërpreu duke u përgjgijur se fëmijët e tij kishin lënë punë me fitime të mëdha për të shërbyer në qeveri “që të ndihmojnë popullin” gjë që u pasua nga ndërhyrja e gazetarit që u përpoq të kontrollonte shkëmbimet pa kriter gjatë debatit.

Zoti Biden iu drejtua kamerave me një koment direkt për votuesit, gjë që e bëri disa herë gjatë debatit, duke u shprehur “Këtu nuk bëhet fjalë për familjen time apo të tij (të presidentit). Por për familjet tuaja”.

Taksat e Presidentit Trump

Presidenti Donald Trump nuk pranoi të thoshte nëse do të bënte publike dokumentet fiskale, siç pat premtuar.

Gjatë debatit, presidenti u pyet lidhur me një artikull kohët e fundit nga The New York Times se ai ka paguar vetëm 750 dollarë taksa për të ardhurat vitet e fundit. Megjithë premtimet, presidenti nuk dha një datë specifike për datën e publikimit.

Rivali demokrat e sulmoi presidentin, duke thënë se ka shfrytëzuar kodin fiskal për të paguar taksa më pak se një mësues shkolle. Presidenti tha se të gjithë binzesmenët e bëjnë një gjë të tillë, “veçse nëse janë budallenj”.

Kontrasti në​ Stilin e Debatit

Debati bëri të qartë edhe stilet shumë të ndryshme mes dy rivalëve: Presidenti Trump me një stil agresiv, duke e ndërprerë zotin Biden, gjë që u pasua shpesh me komente dhe kritika nga gazetari Chris Wallace për thyerjen e protokollit të debatit.

Zoti Biden ndoqi një stil më komunikues me shikuesin, duke iu drejtuar kameras disa herë me fjalët “ju që na ndiqni nga shtëpia” me komente për votuesit amerikanë.

Toni i debatit, me ndërprerje, me komente të bëra njëkohësisht nga të dy kandidatët, shpesh duke e bërë të pamundur të kuptohej argumenti i njërit apo tjetrit, bënë që të ngrihej supozimi që ishte e pamundur të bëhet një debat pasues. Por duket se të dyja kampet rivale janë të gatshme për një debat të dytë presidencial.

Debati i parë Trump-Biden

Ken Bredemeier

UASHINGTON – Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, do të debatojnë mbrëmjen e së martës pesë javë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit. Ky është i pari nga tre debatet e planifikuara për t’u zhvilluar gjatë muajit të ardhshëm.

Debati i rëndësishëm që mbahet në qytetin Cleveland, Ohio, vjen ndërsa zoti Biden ka ruajtur prej disa javësh një avantazh me rreth 7 pikë ndaj Presidentit Trump. Nëse humbet në zgjedhje, zoti Trump do të bëhej presidenti i tretë amerikan në katër dekadat e fundit që nuk rizgjidhet për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, gara është mjaft e afërt në disa shtete kyçe për betejën elektorale, diçka që paraqet mundësinë që Presidenti Trump mund të humbasë sërish votën popullore – ashtu siç ndodhi përballë demokrates Hillary Clinton në vitin 2016 – duke fituar megjithatë shumicën e votave elektorale të shteteve të rëndësishme që nevojiten për të fituar zgjedhjet.

Mendohet se gati 100 milionë amerikanë do t’i ndjekin dy kandidatët në përballjen prej 90 minutash në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, moderuar nga gazetari i kanalit Fox News, Chris Wallace, ndërsa në audiencë do të jenë vetëm rreth 100 persona. Deri në këtë moment, dy kandidatët nuk janë shfaqur asnjëherë së bashku.

Zoti Wallace tha se ai do të bëjë pyetje për gjashtë tema në segmente 15 minutëshe: përvoja e kandidatëve; pandemia e koronavirusit që ka shkaktuar vdekjen e një numri rekord botëror prej 205 mijë njerëzish në Shtetet e Bashkuara; emërimi nga Presidentit Trump i juristes konservatore Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë; ekonomia amerikane që është goditur nga pandemia; integriteti i zgjedhjeve; dhe “raca dhe dhuna” në qytetet amerikane.

Një temë e momentit të fundit është gjithashtu e sigurtë se do të jetë një pikë qendrore – një artikull të dielën i gazetës “The New York Times” se miliarderi Trump pagoi vetëm 750 dollarë në taksa federale për të ardhurat në 2016, vitin kur ai kandidoi për presidencën dhe në 2017, viti i tij i parë në zyrë. Raporti detajonte se si Presidenti Trump, i cili shpesh është mburrur me aftësitë e tij të biznesit, ka raportuar qindra miliona dollarë humbje në biznes.

Presidenti Trump e quajti njoftimin “krejtësisht lajm të rremë”, por fushata e zoti Biden të dielën e theksoi atë për të përforcuar argumentin se Presidenti Trump ka humbur lidhjet me punëtorët amerikanë për të cilët ai pretendon se po lufton. Fushata e zotit Biden filloi të transmetonte një reklamë që tregon se një mësues i shkollës fillore, një zjarrfikës, një menaxher ndërtimi dhe një infermiere paguajnë të gjithë mijëra dollarë taksa në vit ndërsa Presidenti Trump pagoi 750 dollarë.

Debatet në fushatat e kaluara presidenciale herë pas here kanë rezultuar thelbësore për rezultatin, por mbetet për t’u diskutuar nëse është kështu ky vit. Anketimet tregojnë se më shumë se 90% e votuesve thonë se ata tashmë e kanë vendosur në mendjen e tyre dhe se nuk kanë ndërmend ta ndryshojnë zgjedhjen e tyre.

Votimi i hershëm ka filluar në shumë shtete, herë pas here me radhë të gjata njerëzish që presin të hedhin votat e tyre. Miliona të tjerë kanë kërkuar të marrin ose kanë dërguar tashmë fletëvotime me postë për të shmangur takimin ballë për ballë me votuesit e tjerë në Ditën e Zgjedhjeve mes pandemisë së koronavirusit.

Presidenti Trump ka pretenduar, pa prova, se rritja e konsiderueshme e votimit me postë këtë vit do të çojë në një zgjedhje të “manipuluara” kundër tij, dhe ai refuzoi të angazhohej për një tranzicion paqësor të pushtetit në inaugurimin presidencial të janarit nëse zoti Biden fiton.

Moderatori Chris Wallace i kanalit Fox News

Moderatori Chris Wallace i kanalit Fox News

Temat e zgjedhura nga zoti Wallace për debatin pasqyrojnë lajmet e ditës në Shtetet e Bashkuara, megjithëse kritikët thonë se përshkrimet i tij për racën dhe dhunën në Shtetet e Bashkuara pasqyrojnë pretendimin e Presidentit Trump se protestat mbi abuzimin policor të pakicave në muajt e fundit janë udhëhequr nga “banditë”, rebelë dhe anarkistë.

Demokratët që mbështesin zotin Biden thonë se në vend të kësaj, diskutimi duhet të jetë rreth racizmit sistematik në Shtetet e Bashkuara dhe debatin e brendshëm mbi marrëdhëniet racore të nxjerra në pah nga vdekja në maj e afrikano-amerikanit George Floyd, ndërsa mbahej nga policia në Minneapolis, të shtetit Minesota, dhe vdekjet e njerëzve të tjerë afrikano-amerikanë në duart e policisë.

Përpara përballjes së tyre, Presidenti Trump ka vënë në dyshim mprehtësinë mendore të zotit Biden dhe u përpoq të minimizojë aftësinë e tij si debatues, duke pretenduar pa prova se demokrati duhet të ishte droguar kur doli mirë se zakonisht në debate, pasi një numër i madh kandidatësh për president të demokratëve dolën nga gara, dhe ai po përballej vetëm me senatorin e Vermontit, Bernie Sanders, para se zoti Sanders të pranonte humbjen përballë zotit Biden.

“Do të kërkoj me forcë të testohet për drogë i Përgjumuri Joe Biden para ose pas debatit të martën në mbrëmje”, shkruajti Presidenti Trump në Twitter. “Natyrisht, unë do të pranoj ta bëj edhe vetë. Shfaqjet e tij të debatit kanë qenë në një nivel rekord ÇEKUILIBRI, për ta thënë butë. Vetëm drogat mund ta kishin shkaktuar këtë mospërputhje ??? ”

Fushata e zotit Biden u përgjigj se: “Nënpresidenti Biden synon t’i japë përgjigjet e tij në debat me fjalë. Nëse presidenti mendon se argumenti i tij më i mirë bëhet me urinë, atëherë le të vazhdojë”.

Presidenti Trump shkruajti në Twitter: “Joe Biden sapo njoftoi se nuk do të pranojë një Test Droge. Pyes veten përse?”

Çfarë duhet të kenë parasysh në debat kandidatët

Aaron Kall, trajneri për debat në Universitetin e Miçiganit dhe bashkëautor i librit “Të debatosh me Donaldin”, tha se edhe me ndoshta më pak votues të pavendosur sesa në vitet e kaluara të zgjedhjeve presidenciale, dy kandidatët duhet të shfaqin një kompetencë të caktuar për votuesit.

Zoti Biden, tashmë 77 vjeç, shërbeu për 36 vjet në Senatin amerikan dhe tetë si nënpresident me ish-Presidentin Barack Obama. Zoti Kall tha se zoti Biden “duhet të sigurojë votuesit e pavendosur se ai është fizikisht dhe mendërisht në nivelin e të qenit president, dhe një paraqitje e fortë përballë presidentit aktual për 90 minuta është një mënyrë e shkëlqyer për ta bërë këtë”.

“Biden duhet të nxjerrë në pah kontrastin e përvojës, axhendës dhe vizionit të tij për të ardhmen me Presidentin Trump,” tha zoti Kall.

Ndërkohë, zoti Kall tha se Presidenti Trump, në moshën 74 vjeç, “duhet të argumentojë përse ai duhet të rizgjidhet dhe pse meriton katër vite të tjera në detyrë. Ekonomia përgjithësisht shihet si forca e tij më e madhe në sondazhet e opinioneve dhe ai duhet të ketë një plan të detajuar për të ulur papunësinë dhe për të rritur rritjen ekonomike”.

Me ciklin më të fundit të shpenzimeve për krizën e koronavirusit në Kongres të bllokuar, Presidenti Trump duhet të bëjë të njohur vizionin e tij konkret, thotë zoti Kall. Për më tepër, megjithëse kujdesi shëndetësor nuk është një nga gjashtë temat për debatin e parë, Presidenti Trump “duhet të jetë në gjendje të artikulojë zëvendësimin e tij të dëshiruar për Aktin e Kujdesit të Përballueshëm, pasi kjo ka të ngjarë të dalë gjatë seksionit të Gjykatës Supreme” të debatit, tha zoti Kall.

Trajnuesi për debatet tha se Presidenti Trump “shpreson që Biden të bëjë një gabim të madh skualifikues, por mbështetja te kundërshtari juaj për të bërë një gabim nuk është një strategji e shëndoshë e debatit”.

Trump shpesh ekzagjeron pretendimet në lidhje me lajmet e ditës, por zoti Kall tha se zoti Biden “duhet t’i përzgjedhë betejat e tij në lidhje me të pavërtetat e Presidentit Trump, pasi ato nuk janë krijuar të gjitha të barabarta, dhe ka të ngjarë të ketë shumë prej tyre”.

“Është e pamundur t’i lësh disa gjëra të kalojnë”, tha zoti Kall, “por Biden nuk mund ta kalojë shumicën e kohës së tij të çmuar të të folurit në mbrojtje dhe duke korrigjuar Presidentin Trump. Biden ka deklaruar publikisht se ai synon të kontrollojë faktet e Presidentit Trump në kohë reale, por ky do të ishte një gabim”.

Ai e këshillon Presidentin Trump që të mos vërë në dyshim aftësinë mendore të zotit Biden për presidencën.

“Këto akuza nga Presidenti Trump para debatit tashmë kanë ulur pritshmëritë për Biden-in dhe e kanë bërë akoma më të vështirë debatin për atë që është në pushtet”, tha zoti Kall.

“Presidenti Trump në përgjithësi ka qenë i suksesshëm në shndërrimin e kundërshtarëve të tij politikë në karikatura, por është shumë më e vështirë ta bësh këtë kur dikush tjetër po ndan skenën me ju”, tha zoti Kall. “Presidenti Trump do të ishte më mirë të sulmonte historikun Obama-Biden, duke përmendur dallimet me katër vitet e tij të fundit në detyrë”. zëri i amerikës

Avokati i Breonas: vendimi i jurisë, shembull i racizmit në sistem

Protestues të Lëvizjes “Black Lives Matter” in Luivill, Kentaki (25 shtator 2020)

Demonstruesit dolën në rrugë në një tjetër natë të premten në Luivill të shtetit të Kentakit, për të protestuar kundër vrasjes së Breonna Taylor-it, një punonjëse afrikano-amerikane e shërbimeve të urgjencës mjekësore, e cila u vra nga policët marsin e kaluar ndërsa po kryenin një bastisje për drogë.

 

Rreth 15 protestues u arrestuan të premten, tha policia, për shkeljen e ndalim-qarkullimit në orën 21:00.

 

Më herët të premten, familja e zonjës Taylor dhe avokati i tyre, Benjamin Crump, i bënë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Kentakit, David Cameron të publikojë pamjet e kamerave që mbanin oficerët në trup, dosjet e policisë dhe transkriptet e procedurave të jurisë që nuk ngriti akuza për vrasje ndaj oficerëve që vranë zonjën Taylor.

 

Avokati Crump tha se vendimi i jurisë është një shembull i racizmit sistematik që vazhdon në Amerikë. “Kjo nënvizon atë që kemi thënë gjatë gjithë kohës,” tha ai.

 

E ëma e zonjës Taylor, Tamika Palmer, tha, se “policia dhe ligji nuk u krijuan për të na mbrojtur ne, gratë me ngjyrë”. Zonja Palmer tha se vendimi i jurisë konfirmon faktin se ajo “nuk ka besim në sistemin ligjor”.

 

Zonja Palmer tha se ajo “e dinte” që Prokurori Cameron “nuk do ta bënte kurrë punën e tij” dhe shtoi se, “Sistemi i tërë ka dështuar të mbrojë Breonna-n.”

 

Zoti Cameron është prokurori i parë i përgjithshëm afrikano-amerikan i shtetit Kentaki

Kreu i maxhorancës në Senat, Mitch McConnell, që përfaqëson shtetin Kentaki, mbrojti hetimin gjatë një fjalimi të enjten në sallën e Senatit, duke thënë se zoti Cameron “zhvilloi pikërisht llojin e hetimit të paanshëm dhe të plotë që kërkon drejtësia”. Ai i quajti protestat në Luivill, gjatë të cilave dy oficerë policie u qëlluan me armë, “evidencë e mëtejshme të paligjshmërisë, trazirave, dhe dhunës që kanë goditur qytetet amerikane kaq shpesh gjatë këtij viti”.

 

Zoti Crump shkruajti në Twitter se ai shpreson që një hetim federal për vrasjen e zonjës Taylor do të ngrinte akuza ndaj oficerëve. “Shpresoj që hetimi i FBI-së të sjellë më në fund drejtësi për Breonna-n dhe familjen e saj”.

Zonja Taylor u vra kur gjatë një operacioni anti-drogë, policia hyri në apartamentin e saj me një autorizim hyrjeje “pa trokitur” – një mekanizëm ligjor që u lejon policëve të hyjnë në një mjedis pa paralajmëruar, me qëllim ruajtjen e provave që mund të shkatërrohen. Në apartamentin e saj nuk u gjet drogë.

 

Megjithatë, zoti Cameron tha të mërkurën se një fqinj i zonjës Taylor kishte dëgjuar policinë të njoftonte prezencën e saj ndërsa hynin në apartamentin e zonjës Taylor dhe se hyrja e tyre nuk konsiderohej e llojit “pa trokitur”.

 

Zoti Cameron tha se oficerët “ishin të justifikuar në përdorimin e forcës”, pasi i dashuri i zonjës Taylor, Kenneth Walker, i cili nuk dëgjoi ndonjë njoftim nga policët, qëlloi me armë ndaj tyre i pari, kur ata hynë në apartament, duke menduar se ishin keqbërës.

 

Vëmendja është fokusuar tek të shtënat e zonjës Taylor dhe raste të tjera, pas vdekjes më herët këtë vit të George Flyod-it, një afrikano-amerikan, pasi një polic i bardhë i qytetit Minneapolis i vendosi gjurin në qafë. Vdekja e zotit Floyd ngjalli protesta në mbarë botën për padrejtësinë sociale. zëri i amerikës

Presidenti Trump emëron gjykatësen Amy Coney Barrett për në Gjykatën e Lartë

Presidenti Trump emëroi të shtunën gjykatësen Amy Coney Barrett si anëtare të Gjykatës së Lartë, për të plotësuar vendin e mbetur bosh nga vdekja e anëtares liberale të kësaj gjykate Ruth Bader Ginsburg, çka përbën një mundësi për ta bërë Gjykatën më konservatore 37 ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

“Sot e kam për nder të emërojë një prej mendjeve më brilante dhe të talentuara të drejtësisë për në Gjykatën e Lartë, gjykatësen Amy Coney Barrett”, u shpreh Presidenti gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë.

“Ky duhet të jetë një process i shpejtë dhe i thjeshtë konfirmimi”, tha presidenti, duke u bërë thirrje ligjvenësve dhe shtypit të përmbahen nga sulmet personale dhe politike ndaj zonjës Barrett.

Presidenti theksoi se nëse zonja Barrett konfirmohet, ajo do të ishte anëtarja e parë e Gjykatës së Lartë që është nënë fëmijë të vegjël ende në shkollë.

Në komentet e saj, zonja Barrett vlerësoi lart gjykatësen Ginsburg për shërbimin që i ka bërë kauzës së grave dhe drejtësisë.

Presidenti Trump kishte premtuar se do të emëronte një grua për të zëvendësuar zonjën Ginsburg që vdiq javën e kaluar në moshën 87 vjeçare. Amy Coney Barrett, aktualisht gjykatëse apeli, me pikëpamje konservatore, u përmend që në fillim si një nga kandidaturat kryesore, së bashku me gjykatësen tjetër të apelit, Barbarta Lagoa, të dyja të emëruara në sistemin federal të drejtësisë nga Presidenti Trump.

Vendimi i presidentit për ta shpallur emërimin përpara zgjedhjeve të nëntorit, duke qënë në një garë e ngushtë ndaj rivalit të tij, ish Nën-presidentit Joe Biden, u prit menjëherë me reagime të ashpra politike në Uashington. Senatorët republikanë thonë se procesi konfirmimit duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa Demokratët thonë se emërimi i duhej lënë fituesit të zgjedhjeve.

Në lojë është prirja politike nga do të anojë Gjykata e Lartë, anëtarët e së cilës shërbejnë me mandat të pakufizuar. Gjykata kishte 5 anëtarë koservatorë dhe 4 liberalë, para vdekjes së gjykatëses Ginsburg. Nëse Senati miraton një anëtar konservator, raporti do të bëhej 6 me 3 në favor të konservatorëve.

Anëtari i ri që do të zëvendësojë gjykatësen Ginsburg, do të luajë rol të rëndësishëm për një sërë çëshjesh kritike që pritet të shtrohen para Gjykatës në të ardhmen, si çështja e abortit, sigurimi shëndetësor, ligjet e armëmbajtjes, liria fetare, imigracioni dhe e liria e të shprehurit.

Zgjedhjet presidenciale

Senatorët republikanë pritet të veprojnë me shpejtësi për të konfirmuar kandidaten e emëruar nga Presidenti Trump. Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell ka premtuar ta përfundojë konfirmimin përpara ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor.

Presidenti Trump ka theksuar se është e rëndësishme që Gjykata e Lartë të jetë e plotësuar para datës së zgjedhjeve, në rast se do t’i duhet të përballet me sfida ligjore për votimet.

“Mendoj se zgjedhjet do të përfundojnë në Gjykatën e Lartë”, tha Presidenti Trump të mërkurën, duke shtuar se “është e rëndësishme të kemi 9 anëtarë në të”.

Një sërë sfidash ligjore për zgjedhjet tashmë kanë filluar në shtete të ndryshme mes pritshmërive për një numër të madh votash me postë, ose votimi të hershëm, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Mbështetja për gjykatësen Barret

Gjykatësja Barrett është mbështetur gjerësisht nga qarqet ligjore konservatore në Shtetet e Bashkuara.

Ajo është një katolike e përkushtuar 48 vjeçare, mjaft e përkrahur nga evangjelistët konservatorë, që mendohet të jenë mbështetësit më besnikë të presidentit.

Zonja Barrett ka qënë për 15 vjet profesore e drejtësisë në universitetin “Notre Dame”, një prej universiteteve më të njohura katolike të Shteteve të Bashkuara, përpara se Presidenti Trump ta emëronte në vitin 2017 si gjyqtare apeli në distriktin që mbulon shtetet Illinoi, Indiana dhe Viskonsin.

Besimtarët konservatorë shpresojnë se zonja Barrett do të përmbysë vendimin historik të vitit 1973 që legalizoi të drejtën e abortit. Ndërsa ajo e ka kritikuar këtë vendim në të kaluarën, po ashtu ajo është shprehur gjatë procesit të konfirmimit si gjykatëse apeli në vitin 2017, se do t’i konsideronte vendimet e mëparshme të Gjykatës së Lartë si precedentë të detyrueshëm për t’u ndjekur.

Demokratët e kundërshtuan konfirmimin e saj në vitin 2017, duke shprehur shqetësim rreth rolit që ajo i jepte fesë në jetën e saj. Ata cituan komentet që zonja Barret kishte bërë si profesore në universitet se “karriera ligjore nuk është veçse mjet drejt një synimi … dhe synimi është ngritja e Mbretërisë së Zotit”.

Nënpresidenti Mike Pence tha gjatë një interviste këtë javë, se zonja Barrett u ndesh me një proces konfirmimi ku “mungonte toleranca” ndaj besimit të saj.

Beteja politike

Republikanët kanë shumicën 53 me 47 në Senat, organi legjislativ që konfirmon emërimet në sistemin e drejtësisë.

Dy republikanë, Lisa Murkowski e shtetit të Alaskës dhe Susan Collins e shtetit Mein, kanë thënë se janë kundër plotësimit të vendit të gjykatëses Ginsburg përpara zgjedhjeve të nëntorit. Duhen edhe dy senatorë të tjerë republikanë që të votojnë me demokratët, që të bllokohet konfirmimi në Senat. Duket se kjo nuk do të ndodhë.

Demokratët në Senat, i kanë akuzuar republikanët për hipokrizi, pasi ata refuzuan të shqyrtonin kandidaturën e propozuar nga Presidenti Obama për një vend në Gjykatën e Lartë në vitin 2016. Në atë kohë republikanët argumentuan se vendet në Gjykatën e Lartë nuk duhet të plotësoheshin në një vit zgjedhor dhe i duhej lënë fituesit të zgjedhjeve ta bënte emërimin.

Demokratët thonë se republikanët duhet t’i përmbahen tani të njejtit argument dhe të presin për plotësimin e vendit deri pas zgjedhjeve.

Republikanët thonë se situata në vitin 2016 ishte ndryshe, pasi atëhere një parti kishte presidencën dhe partia tjetër Senatin, ndërsa në vitin 2020 republikanët i kontrollojnë të dyja.

Ky është anëtari i tretë që presidenti Trump emëron në Gjykatën e Lartë gjatë presidencës së tij. Dy të mëparshmit, po konservatorë, janë gjykatësit Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh, që kaluan në një proces të vështirë konfirmimi. zëri i amerikës

Cilat janë ndryshimet e propozuara për vizat amerikane?

Aline Barros

UASHINGTON – Administrata Trump ka propozuar të eliminojë “kohëzgjatjen e statusit” për vizat për studentët ndërkombëtarë, vizitorët e programeve të shkëmbimit dhe ata që punojnë në mediat ndërkombëtare. Zyrtarët shpresojnë të vendosin data fikse të përfundimit, në vend që të lejojnë që vizat të jenë të vlefshme për aq kohë sa u duhen atyre për të marrë diplomën ose për të përfunduar një projekt kërkimor.

Aktualisht, një mbajtës i një vize F-1 mund të qëndrojë në vend derisa studenti të përfundojë një program studimi ose nëse studenti vazhdon të plotësojë kërkesat e programit.

Rregullorja e propozuar, prej 256 faqesh, e publikuar të enjten nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (DHS), do të përcaktonte datat e skadimit 4-vjeçar dhe do të ofronte dy vite për ata që marrin trajnim gjuhësor, me hapësira të kufizuara për të aplikuar për një zgjatje.

Si përcaktohet aktualisht “kohëzgjatja e statusit”?

“Kohëzgjatja e statusit” do të thotë që në vend të një afati të caktuar, një studenti ndërkombëtar i lejohet të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara për aq kohë sa i duhet për të marrë diplomën, për sa kohë që regjistrohet me kohë të plotë në kurset mësimore dhe nuk shkel ligjin e emigracionit, për shembull duke punuar në mënyrë të paligjshme.

Kush preket nga udhëzimi i propozuar?

Rregulli do të ndikonte në mbajtësit e vizave në kategoritë F, J dhe I të cilët lejohen të jetojnë përkohësisht në SH.B.A. për të fituar një diplomë të arsimit të lartë, individë me aftësi unike, të cilët janë të aprovuar të marrin pjesë në programe shkëmbimi vizitorësh të bazuar në punë dhe studim, si dhe gazetarë të huaj.

Sipas DHS, shtetasit nga vendet e lidhura me norma të larta të shkeljes së afatit të qëndrimit të vizave – më shumë se 10% – pritet të kenë një periudhë të kufizuar qëndrimi fikse dy-vjeçare.

Vendasit ose shtetasit e vendeve në Listën e Sponsorëve të Terrorizmit të Departamentit të Shtetit gjithashtu do të kufizohen në 2 vjet qëndrimi në SH.B.A.

Çfarë thotë DHS?

DHS (Departamenti i Sigurisë Kombëtare) tha se politika aktuale e kohëzgjatjes së statusit dhe “rritja e konsiderueshme” e numrit të studentëve me viza F, vizitorëve të shkëmbimit me viza J, dhe përfaqësues të mediave të huaja me viza I, paraqesin “një sfidë për aftësinë e Departamentit për të monitoruar dhe mbikëqyrur në mënyrë efikase këto kategori të jo-emigrantëve”.

DHS shton se, “Departamenti në përputhje me rrethanat është i shqetësuar për integritetin e programeve dhe një potencial për rritje të rrezikut për sigurinë kombëtare”.

Botimi në internet “Inside Higher Ed” raporton një rënie prej 15 përqind të regjistrimit të përgjithshëm të studentëve në vitin akademik 2020-2021, duke përfshirë një rënie prej 25% të regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë. Gjetjet mund të nënkuptojnë një humbje prej 23 miliardë dollarësh në të ardhura për ekonominë amerikane.

Sarah Spreitzer, drejtoreshë e marrëdhënieve me qeverinë për Këshillin Amerikan të Arsimit, tha se ekziston një “prirje në rënie” në regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë gjatë pesë viteve të fundit pas rritjes së një dekade të regjistrimeve ndërkombëtare të studentëve në vend.

“Shumë nga gjërat për të cilat DHS flet në lidhje me vizat studentore, [të tilla si] studentët, ndryshimi i nivelit arsimor, koha e tyre për t’u diplomuar – shumë nga informacionet po gjurmohen tashmë përmes sistemit SEVIS”, tha zonja Spreitzer.

SEVIS është Sistemi Informativ i Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit.

“Institucionet tona po i regjistrojnë të gjitha ato informacione në DHS tashmë përmes atij sistemi, i cili u krijua pas 11 Shtatorit (2001). Dhe kështu është e paqartë se si kjo do t’i japë DHS-së edhe më shumë informacion sesa ata tashmë kanë”, tha ajo.

Çfarë ndodh me ata që janë tashmë në vend?

Stephen Yale-Loehr, një profesor i praktikës së emigracionit në Universitetin Cornell, tha se rregulli i propozuar thotë se studentët ndërkombëtarë aktualisht në Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të qëndrojnë sipas rregullave të mëparshme, duke mos kaluar 4 vjet nga data efektive e rregullores përfundimtare.

Zoti Yale-Loehr gjithashtu tha se rregullorja mund të ndalojë zgjatjet për studentët ndërkombëtarë nëse agjensia e emigracionit vendos që një mbajtës i vizave nuk po bën përparim drejt diplomës së tyre.

“Rregulli i propozuar do të kërkonte që shumica e studentëve ndërkombëtarë të mbaronin studimet e tyre në katër vjet, në vend që të zgjasë sa ç’kërkon normalisht. Për shembull, shumë studentëve të doktoraturës zakonisht u duhen më shumë se katër vjet për të marrë diplomën e tyre”, tha zoti Yale-Loehr.

Cilat janë arsyet për një zgjatje?

Rregulli i ri thotë se aplikimet për zgjatjen e vizave mund të aprovohen “nëse koha shtesë e nevojshme është për shkak të një arsyeje akademike bindëse, sëmundjes së dokumentuar mjekësore ose gjendjes mjekësore, ose rrethanave që ishin përtej kontrollit të studentit”.

Kur hyn në fuqi rregulli?

Rregulli është në fazën e propozimit dhe ai nuk do të hyjë në fuqi menjëherë. Publiku do të ketë 30 ditë kohë për të komentuar.

Pas kësaj, agjencia e emigracionit do të duhet të rishikojë të gjitha komentet, të hartojë një rregull përfundimtar dhe ta dërgojë atë në Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit për shqyrtim përpara se një rregull përfundimtar të mund të hyjë në fuqi.

Duke pasur parasysh të gjitha ato hapa, ekspertët e arsimit thanë se ata nuk presin që një rregullore përfundimtare të hyjë në fuqi para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit dhe ndoshta jo para se presidenti të inaugurohet në janar.

Megjithatë, ekspertët e shohin atë si një dekurajim për studentët ndërkombëtarë dhe të tjerët.

“Kjo do të ketë një ndikim të përgjithshëm tronditës dhe të vazhdueshëm për studentët e rinj që po mendojnë të vijnë në SH.B.A. për të studiuar, të cilët mund të kenë zgjedhjen për të studiuar në një nga vendet tona konkurente si Kanadaja, ose Mbretëria e Bashkuar, ose Australia ose Zelanda e Re”, shtoi zonja Spreitzer.

SHBA, arrijnë në mbi 7 milionë të infektuarit nga COVID-19

Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar 7 milionë raste të konfirmuara të koronavirusit, ndërsa disa qeveri në Evropë po vendosin kufizime më të rrepta në përpjekje për të vendosur nën kontroll rritjen e infeksioneve.

Shtetet e Bashkuara e kaluan pragun historik të premten, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, pasi në fillim të kësaj jave arritën rekordin e zymtë të më shumë se 200’000 vdekjeve nga koronavirusi.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të rasteve të koronavirusit, të pasuara nga India, Brazili, Rusia dhe Kolumbia, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Në Evropë, një valë e re e rasteve të infektimit nga koronavirusi ka bërë që qeveritë në të gjithë kontinentin të vendosin përsëri disa kufizime për banorët dhe bizneset.

Kryeministri hollandez Make Rutte e quajti valën e infeksioneve në vendin e tij “shumë shqetësuese”, ndërsa Hollanda raportoi një rekord të ri ditor me 2’777 raste.

“Shifrat duken plotësisht të tmerrshme”, u tha ai gazetarëve të premten. “Me pak fjalë, situata është shumë shqetësuese dhe do të na detyrojë të marrim masa shtesë”.

Zoti Rutte tha se ai pret t’i njoftojë kufizimet javën e ardhshme.

Klientët drekojnë të mbyllur në kuti xhami në restorantin Mediamatic në Amsterdam, Hollandë

Klientët drekojnë të mbyllur në kuti xhami në restorantin Mediamatic në Amsterdam, Hollandë

Njerëzit në Republikën Çeke gjithashtu do të përballen me masa të reja duke filluar javën e ardhshme, tha Ministri i Shëndetësisë Roman Prymula të premten, pa specifikuar saktësisht se çfarë kufizimesh do të vendosen.

Shifrat nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tregojnë se Republika Çeke radhitet vetëm pas Spanjës për numrin më të lartë të rasteve të reja për frymë në Evropë gjatë dy javëve të fundit.

Njerëzit me maska ecin mbi urën e Karlit, ndërsa pandemia vazhdon të përhapet në Republikën Çeke (25 shtator 2020)

Njerëzit me maska ecin mbi urën e Karlit, ndërsa pandemia vazhdon të përhapet në Republikën Çeke (25 shtator 2020)

Zoti Prymula tha se kundërmasat do të ndikojnë në mbledhjet e njerëzve por nuk do të dëmtojnë ekonominë.

“Ne duam të ndjekim një strategji me një ndikim më të shpejtë, afatshkurtër”, tha zoti Prymula.

Në Spanjë, autoritetet lokale të Madridit dhe qeveria kombëtare po përplasen për shtrirjen e masave të nevojshme për të kontrolluar shpërthimin e infeksioneve të reja në rajonin e kryeqytetit.

Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, tha të premten se qeveria dëshiron që i gjithë Madridi dhe 3.3 milionë banorët e tij të futen në izolim.

Qeveria rajonale tha se do të zgjerojë urdhërat e bllokimit, por vetëm pjesërisht, duke shtuar rreth 160’000 njerëz të tjerë mbi 850’000 personat të cilët duhej të qëndronin në shtëpi këtë javë nëse nuk do të kishin një arsye të autorizuar për të dalë.

Madridi gjithashtu ka shkurtuar numrin e njerëzve të lejuar të vizitojnë dyqanet dhe restorantet dhe ka mbyllur parqet.

Një bar është qarkuar nga shiritat për të siguruar distancën mes klientëve në Madrid, Spanjë (25 shtator 2020)

Një bar është qarkuar nga shiritat për të siguruar distancën mes klientëve në Madrid, Spanjë (25 shtator 2020)

Masat izlouese kanë ngjalluar protesta nga ata që thonë se po vihen në shënjestër sepse jetojnë në zona më të populluara dhe më të varfra që kanë infrastrukturë më të keqe.

Testimi i vaksinës në Britani

Në Britani, kompania Novavax me qendër në Shtetet e Bashkuara tha të premten se ka filluar një provë në fazën e vonë të një vaksine të mundshme për COVID-19.

Kompania tha se po kryente provën në Britani sepse ka një qarkullim mjaft të konsiderueshëm të koronavirusit në vend për të prodhuar rezultate të shpejta.

Prova klinike përfshin 10’000 njerëz, mes moshave 18 dhe 84, tha kompania dhe po kryhet në partneritet me grupin britanik të punës për koronavirusin.

Disneyland në Hong Kong

Disneyland në Hong Kong u rihap të premten, hera e dytë që e ka bërë këtë gjatë pandemisë.

Vizitorët në Disneyland bëjnë fotografi me personazhet e mirënjohur të filmave vizatimorë (Hong Kong, 25 shtator 2020)

Vizitorët në Disneyland bëjnë fotografi me personazhet e mirënjohur të filmave vizatimorë (Hong Kong, 25 shtator 2020)

Ka udhëzime për distancimin shoqëror, së bashku me pastrimin e shtuar në zonat më të njohura të parkut.

Parku u mbyll fillimisht mes valës së parë të pandemisë në fillim të këtij viti dhe u mbyll përsëri ndërsa një valë infeksionesh goditi Hong Kongun në korrik. zëri i amerikës

Mbesa padit Donald Trumpin: Më mashtroi për trashëgiminë

Mbesa e presidentit të SHBA’ve Donald Trump ka ngritur një proces gjyqësor kundër xhaxhait të saj, duke e akuzuar atë dhe dy anëtarët e familjes për mashtrim dhe komplot.

Mary Trump pretendon se Donald Trump, motra e tij Maryanne Trump Barry dhe vëllai Robert Trump (i cili vdiq në gusht), e mashtruan atë lidhur me trashëgiminë që pretendon se i takonte nga i ati.

Në këtë padi, Mary Trump pretendon se pas vdekjes së babait të saj Fred Trump Jr në vitin 1981, ajo trashëgoi aksione të vlefshme të biznesit të familjes, por xhaxhallarët dhe tezja e mashtruan.

“Në vend që të mbrojnë interesat e Mary Trump, ata shpikën dhe ekzekutuan një plan kompleks për të nxjerrë fonde nga ajo, për të mbuluar mashtrimin dhe për ta mashtruar për vlerën reale të asaj që ajo trashëgoi”, thuhet në proces gjyqësor.

Mary Trump, e cila në muajin korrik publikoi ​​një libër mbi kujtimet e saj për presidentin, po kërkon të rimarrë miliona dollarë që ajo pretendon se i ka humbur.

As presidenti dhe as vëllai e motra e tij nuk kanë komentuar publikisht për këtë çështje. Express

Ruth Bader Ginsburg – gruaja e parë që i bëhen homazhe shtetërore në Kongres

Arkivoli me trupin e gjykatëses Ruth Bader Ginsburg para Gjykatës Supreme në Uashington.

Trupi i gjykatëses së ndjerë të Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg, u dërgua për homazhe shtetërore në ndërtesën e Kongresit amerikan.

Kjo është hera e parë në histori që nderimi i tillë i bëhet një gruaje.

Homazhi shtetëror është tradita kur trupi i pajetë i një zyrtari vendoset në një ndërtesë shtetërore, për t’i mundësuar publikut që t’i japë nderimet.

Ruth, ikonë liberale, ka vdekur javën e kaluar nga kanceri në pankreas, pas 27 vjetësh shërbim në gjykatën më të lartë të SHBA-së.

Mijëra njerëz i kanë bërë homazhe derisa arkivoli i saj ka qenë i vendosur jashtë ndërtesës së Gjykatës Supreme, këtë javë.

Ginsburg, e cila ka vdekur në moshën 87-vjeçare, ka qenë mbështetëse e zëshme e barazisë gjinore dhe e të drejtave civile.

Ajo është mitizuar nga liberalët dhe feministët si udhëheqëse që thyen barriera.

Ruth do të varroset javën e ardhshme në një ceremoni private në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. rel

Presidenti Trump i shmanget angazhimit për pranimin e një kalimi paqësor të pushtetit

Presidenti Donald Trump flet gjatë një aktiviteti për nderimin e veteranëve, 23 shtator 2020.
Steve Herman

SHTËPIA E BARDHË – Presidenti Donald Trump nuk ka pranuar të konfirmojë nëse do të ishte i gatshëm për një kalim paqësor të pushtetit nëse do të humbiste betejën për t’u rizgjedhur më 3 nëntor përballë kandidatit demokrat për president Joe Biden.

“Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha presidenti në përgjigje të pyetjes së një gazetari gjatë një konference për shtyp të Shtëpisë së Bardhë të mërkurën në mbrëmje. “Unë jam ankuar me shumë forcë për fletëvotimet dhe ato janë një katastrofë”.

Pa paraqitur asnjë provë, Presidenti Trump ka folur vazhdimisht për manipulime masive falë dhjetëra miliona fletëvotimeve të dërguara nëpërmjet postës, sistem të cilin demokratët e kanë inkurajuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Ne duam të kemi – t’i heqim fletët e votimit”, vazhdoi presidenti, duke shpjeguar se nëse do të krijohej një situatë e atillë “nuk do të ketë një transferim, sinqerisht; do të ketë një vazhdimësi”.

Zoti Biden u pyet t’u përgjigjej komenteve të Presidentit Trump, kur mbërriti në Delauerë të mërkurën në mbrëmje.

“Në cilin vend jemi? Po e them me humor”, tha ish-nënpresidenti. “Thashë, në cilin vend jemi? Shikoni, ai thotë gjërat më të palogjikshme. Nuk di çfarë të them”.

Të paktën një nga kolegët e tjerë republikanë të Presidentit Trump në Senat, u shpreh i alarmuar për komentet e presidentit.

“Thelbësore për demokracinë është kalimi paqësor i pushtetit; pa atë kemi Bjellorusi”, tha në Twitter Senatori Mitt Romney nga shteti Jutah. “Çdo sugjerim që një president mund të mos respektojë këtë garanci kushtetuese është i paimagjinueshëm dhe i papranueshëm”.

Zoti Romney ishte kandidati i partisë së tij për president në 2012-ën dhe ka qenë një nga republikanët e paktë në Senat që herë pas here nuk ka qenë dakort me retorikën dhe veprimet e Presidentit Trump.

“Nuk ka dyshim që ai nënkupton pikërisht atë që tha”, tha ligjvënësi demokrat Adam Schiff, kryetari i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, në kanalin MSNBC rreth komentit të presidentit, duke shtuar se ishte koha që ata që shërbenin në administratën Trump “të jepnin dorëheqjen” në protestë.

Një nga grupet më të vjetra të të drejtave kushtetuese të vendit gjithashtu komentoi.

“Transferimi paqësor i pushtetit është thelbësor për një demokraci funksionale. Kjo deklaratë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të shqetësojë çdo amerikan”, tha David Cole, drejtori kombëtar ligjor i Unionit Amerikan të Lirive Civile.

Më herët të mërkurën, Presidenti Trump tha se ai mendon se zgjedhjet e nëntorit “do të përfundojnë në Gjykatën e Lartë dhe unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të kemi nëntë gjyqtarë”.

Presidenti planifikon të shpallë të emëruarën e tij për Gjykatën e Lartë të shtunën që nëse miratohet do të zëvendësonte gjykatësen liberale Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq të premten e kaluar.

Nëse Senati konfirmon kandidaten e presidentit para zgjedhjeve, kjo do t’i jepte krahut konservator një shumicë 6-3 në gjykatë.

“Ky mashtrim që demokratët po bëjnë, është një mashtrim, mashtrimi do të jetë përpara Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara dhe unë mendoj se të kesh një situatë 4-4 nuk është një situatë e mirë”, tha Presidenti Trump.

Presidenti ka shprehur vazhdimisht shqetësimin në lidhje me planet nga një numër shtetesh, duke përfshirë shtetet Kaliforni, Kolorado, Hauai, Nevada, Nju Xhersi, Oregon, Jutah, Vermont dhe Uashington, për të dërguar automatikisht fletëvotime për zgjedhjet të gjithë banorëve të shtetit.

Benjamin Ginsberg, një avokat i njohur për çështjet zgjedhore i cili ka përfaqësuar katër kandidatë republikanë për president, është cituar këtë muaj duke thënë se parashikimi i Presidentit Trump për mashtrim me këto vota nuk ka prova.

“Fjalët e presidentit e bëjnë retorikën e tij dhe të Partisë Republikane të duket më pak si një shqetësim i sinqertë – dhe më shumë si hipokrizi për të siguruar një avantazh elektoral”, shkruajti zoti Ginsberg në një artikull në gazetën Washington Post. “Dhe ata dalin ndërsa republikanët që përpiqen të fitojnë çështjet e tyre në gjykata duhet të përballen me të vërtetën themelore se katër dekada hetimi të dedikuar kanë prodhuar vetëm incidente të izoluara të manipulimit të zgjedhjeve”.

Rasti Breonna Taylor: Një zyrtar policor akuzohet për bastistjet që rezultuan me fatalitet

Pamje nga protestat kundër racizmit në Shtetet e Bashkuara. Foto nga arkivi.

Një juri e përbërë nga një grup qytetarësh në Shtetet e Bashkuara, të cilët sipas ligjit kanë fuqi që të nisin procedura ligjore dhe të hetojnë krime potenciale penale, ka akuzuar një zyrtar policor të bardhë për të shtënat kundër të ndjerës Breonna Taylor në shtëpinë e saj në Kentaki.

Taylor, afrikano-amerikane, 26-vjeçare, teknike në një dhomë të emergjencës në spital, është qëlluar disa herë gjatë një bastisjeje policore më 13 mars të këtij viti.

Vdekja e saj është kthyer në një prej cështjeve kyçe në protestat kundër racizimit në Shtetet e Bashkuara, në të cilat është bërë thirrje që tre zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast, të arrestohen dhe të dënohen.

Zyrtarët amerikanë më herët janë pajtuar që t’i paguajnë familjes së saj 12 milionë dollarë dëmshpërblim.

Zyrtari policor, Brett Hankison, është ngarkuar me tre akuza për “rrezikim të paarsyeshëm” gjatë të shtënave.

Ai është përjashtuar nga Departamenti i Policisë në Luisvill, pasi hetuesit kanë gjetur se ai “ka shtënë 10 herë, pa shkak dhe verbërisht” brenda në apartament, bazuar në letrën e tij të shkarkimit.

Dy zyrtarë tjerë policorë që kanë shtënë atë natë, Jonathan Mattingly dhe Myles Cosgrove, nuk janë akuzuar.

Taylor ka qenë në shtëpinë e saj më 13 mars, kur zyrtarët policorë kanë hyrë në apartament pak pas mesnatës, ka thënë familja e saj.

Zyrtarët për narkotikë kanë bastisur vendbanimin e saj, mirëpo nuk kanë gjetur ndonjë lloj droge aty.

Taylor, mes tjerash, nuk ka pasur histori kriminale.

Policia ka kryer një lloj të kërkimit të njohur si “kërkim pa trokitje”, që u mundëson zyrtarëve policorë të hyjnë brenda një shtëpie pa paralajmërim.

Zyrtarët policorë besojnë se kanë trokitur dhe kanë njoftuar para hyrjes brenda, mirëpo familja dhe fqinjët e Taylorit kanë mohuar këtë gjë.

Në atë kohë, Taylor ka qenë bashkë me të dashurin e saj Kenneth Walker, që ka pasur leje për të mbajtur armë.

Walker thuhet të ketë besuar se dikush po tenton të hyjë në shtëpi dhe më vonë i ka thënë policisë dhe ka shtënë një herë me armë zjarri.

Zyrtarët thonë se plumbi i Walkerit ka plagosur një zyrtar policor, i cili më vonë i është nënshtruar operimit.

Tre zyrtarët policorë më pas kanë qëlluar më shumë se 20 herë me armë zjarri në banesë.

Taylor është qëlluar disa herë dhe ka vdekur në ambiente të apartamentit, kanë thënë avokatët e familjes së saj. rel

Trump: Zgjedhjet do të përfundojnë në Gjykatën e Lartë

Marrë nga Reuters

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ai mendon që zgjedhjet e vitit 2020 do të përfundojnë në Gjykatën e Lartë, duke shtuar se kjo është arsyeja se përse ka rëndësi që ajo t’i ketë të nëntë gjyqtarët.

Duke folur në një takim në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se senatori republikan Lindsey Graham, i cili kryeson Komisionin e Gjyqësorit në Senat, as që është e nevojshme të zhvillojë një seancë dëgjimore për personin që do të emërohet për anëtar të Gjykatës dhe se procesi do të kryhej shpejt.

“Unë mendoj se çështja do të përfundojë në Gjykatën e Lartë dhe se është shumë e rëndësishme që të kemi nëntë gjyqtarë,” tha Presidenti Trump kur u pyet nëse do të duhej një Gjykatë e plotë për të trajtuar ndonjë sfidë të mundshme për zgjedhjet e 3 nëntorit midis tij dhe rivalit demokrat Joe Biden.

Presidenti Trump ka hedhur dyshime mbi integritetin e zgjedhjeve, duke thënë pa prova se votimi me postë për shkak të pandemisë do të çonte në mashtrime.

“Ky mashtrim që po përgatisin demokratët … do të dalë para Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara dhe mendoj se të kesh një rezultat 4 me 4 nuk është një situatë e mirë,” tha ai.

Deri tani, vetëm një garë presidenciale, ajo e vitit 2000 midis republikanit George W. Bush dhe demokratit Al Gore, është vendosur në Gjykatën e Lartë.

Presidenti Trump po lëviz me shpejtësi për të emëruar një pasardhëse të gjyqtares liberale Ruth Bader Ginsburg, e cila ndërroi jetë të premten.

Ndërkohë ish-Nënpresidenti Joe Biden, rivali demokrat i zotit Trump për zgjedhjet e 3 nëntorit, ka bërë thirrje që presidenti i ardhshëm, të përzgjedhë kandidatin për Gjykatën e Lartë, pas inaugurimit të tij në janar.

Aleatët republikanë të zotit Trump në Senat thonë se ata mund të zhvillojnë një votim para zgjedhjeve. Kjo do të vuloste një shumicë konservatore 6 me 3 në gjykatën më të lartë të vendit.

Presidenti Trump ka thënë se do ta shpallë të zgjedhurën e tij mes pesë grave kandidate të shtunën pasdite.

Të hënën, ai u takua në Shtëpinë e Bardhë me gjyqtaren Amy Coney Barrett, e cila shihet si pretendente kryesore.

I pyetur për gjyqtaren tjetër, Barbara Lagoa, ai u tha gazetarëve të mërkurën: “Nuk kam planifikuar një takim, por ajo është në listën time”.

Gjatë mandatit të tij, Presidenti Trump ka emëruar dy konservatorë në gjykatën e Lartë, Neil Gorsuch në vitin 2017 dhe Brett Kavanaugh në vitin 2018.

Emërimet në Gjykatën e Lartë, anëtarët e së cilës shërbejnë për jetë, kërkojnë konfirmimin e Senatit. Aleatët republikanë të Presidentit Trump kontrollojnë 53 nga të 100 vendet e Senatit.

Dy senatore republikane, Susan Collins dhe Lisa Murkowski kanë njoftuar se do të votojnë kundër emërimit të zotit Trump para zgjedhjeve, kur mbeten më pak se 40 ditë në krahasim me 70 ose më shumë që zakonisht i është dashur Senatit për të shqyrtuar e miratuar kandidaturën për një vend në Gjykatën e Lartë gjatë administrave të kaluara.

Por asnjë senator tjetër republikan nuk u është bashkuar atyre në përpjekjen për të vonuar shqyrtimin e kandidaturës.

Udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell ka thënë se është gati të veprojë, sapo Presidenti Trump të shpallë emërimin. zëri i amerikës

Kundërshtarët dhe kriminelët kibernetikë e vënë rezultatin e zgjedhjeve amerikane në shënjestër

Jeff Seldin

UASHINGTON – Zyrtarët e sigurisë së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara po përgatisin publikun amerikan për një lloj të ri të skenarit më të keq për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit – një vërshim dezinformimesh në orët menjëherë pas mbylljes së votimeve, duke hedhur dyshime mbi rezultatet dhe vetë procesin, ndërsa votuesit do të jenë në pritje të mësojnë se kush do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Zyrtarët paralajmërojnë se sulmet e mundshme do të jenë të përhapura dhe të projektuara për t’i bërë amerikanët dyshues për çdo informacion që marrin, madje edhe nga burime normalisht të besueshme.

“Aktorët e huaj dhe kriminelët kibernetikë mund të krijojnë faqe të reja në internet, të ndryshojnë faqet elektronike ekzistuese dhe të krijojnë ose ndajnë përmbajtje korresponduese të mediave sociale për të përhapur informacion të rremë”, paralajmëroi Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit Kibernetik (CISA) përmes një njoftimi të lëshuar të martën vonë.

“FBI dhe CISA nxisin publikun amerikan të vlerësojë në mënyrë kritike burimet e informacionit që ata konsumojnë dhe të kërkojnë informacione të besueshme dhe të verifikuara nga burime të besuara, të tilla si zyrtarët e zgjedhjeve shtetërore dhe lokale,” thuhet në njoftim. “Publiku duhet të jetë i vetëdijshëm se nëse aktorët e huaj ose kriminelët në internet do të ishin në gjendje të ndryshonin me sukses një faqe elektronike të lidhur me zgjedhjet, të dhënat themelore dhe sistemet e brendshme do të mbeteshin të pakompromentuara.”

Shqetësimet nuk janë të reja. Për muaj me radhë, zyrtarët e sigurisë së zgjedhjeve federale dhe shtetërore janë përpjekur të përgatisin votuesit, duke u thënë atyre se për shkak të një rritjeje të pritshme të fletëvotimeve me postë për shkak të pandemisë së koronavirusit, mund të kalojnë disa ditë para se të shpallet fituesi i zgjedhjeve presidenciale .

Zyrtarët amerikanë të kundërzbulimit kanë paralajmëruar gjithashtu muajt e fundit se vende si Kina, Rusia dhe Irani, si dhe aktorë të tjerë kibernetikë, kanë kryer operacione ndikimi për të “minuar besimin e popullit amerikan në procesin demokratik të SHBA”.

Por paralajmërimi i ri i FBI-së dhe CISA-s shkon më tej, duke dhënë hollësi se si kundërshtarët mund të përpiqen të mashtrojnë publikun amerikan në internet dhe përmes mediave sociale.

Bllokimi i valës së dezinformimit ndërsa zgjedhjet po afrojnë mund të jetë një sfidë e vështirë.

Megjithatë, disa zyrtarë zgjedhorë shohin arsye për shpresë, bazuar në vullnetin që kanë treguar kompanitë e mediave sociale për t’u takuar me ta gjatë disa muajve të fundit për të folur se si mund të shmangen fushatat e dezinformimit. Disa nga këto përpjekje po japin rezultat.

Të martën, Facebook-u hoqi më shumë se 150 llogari, faqe dhe grupe të lidhura me Kinën, disa prej të cilave kishin në shënjestër zgjedhjet amerikane.

Facebook-u dhe Twitter-i gjithashtu kanë njoftuar heqjen e llogarive të lidhura me Agjencinë ruse të Kërkimit në Internet, që merret me dezinformimin online.

Në fillim të këtij muaji, firma Microsoft doli publikisht me informacionin se si hakerat e lidhur me Kinën, Rusinë dhe Iranin kishin vënë aktivisht në shënjestër fushatat e Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij kryesor, Joe Biden.

Disa ekspertë shqetësohen se kjo mund të mos jetë e mjaftueshme.

“Shumë nga platformat kryesore online kanë vendosur të tregohen shumë më aktive,” thotë Emily Fry, drejtoreshë për Integrimin Kibernetik në Korporatën MITRE.

Disa zyrtarë shtetërorë janë po aq të shqetësuar se a do të jenë të aftë një fushatë dezinformuese të përmasave të mëdha.

“Unë shqetësohem për dy ditët e fundit dhe për ditën e zgjedhjeve,” thotë Sekretarja e Shtetit e Pensilvanisë, Kathy Boockvar.

CISA dhe zyrtarët shtetërorë të zgjedhjeve po marrin masa, duke u përpjekur të imunizojnë votuesit ndaj valës së pritshme të dezinformimit, duke i nxitur ata të përgatiten, të marrin pjesë në zgjedhje dhe, veçanërisht, të jenë të durueshëm.

“Ndoshta do të duhet pak më shumë kohë për të bërë numërimin për shkak të rritjes së numrit të fletëvotimeve me postë”, tha Drejtori i CISA-s Christopher Krebs javën e kaluar në Samitin e Sigurisë Kibernetike në Billington. “Kini pak durim. Demokracia nuk është krijuar brenda një dite.”

Shqetësimet nuk janë të reja. Për muaj me radhë, zyrtarët e sigurimit të zgjedhjeve federale dhe shtetërore janë përpjekur të përgatisin votuesit, duke u thënë atyre se për shkak të një rritje të pritshme të përdorimit të fletëvotimeve me postë për shkak të pandemisë së koronavirusit, mund të kalojnë disa ditë para se të shpallet fituesi i zgjedhjeve presidenciale .

SHBA, arrin në 200 mijë numri i vdekurve nga koronavirusi

Të martën Shtetet e Bashkuara regjistruan 200 mijë raste vdekjesh si pasojë e koronavirusit, por ekspertët e shëndetit thonë se shifra mund të vazhdojë të rritet me dhjetëra mijëra në muajt e ardhshëm. Numri i të vdekurve i ka tejkaluar parashikimet e hershme dhe shifra është gati sa dyfishi i viktimave amerikane në luftërat e zhvilluara në Kore, Vietnam, Gjirin Persik, Afganistan dhe Irak.

Në prill, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive doktor Anthony Fauci pati thënë se numri i të vdekurve do të arrinte “në më shumë se 60 mijë”, ndërsa Presidenti Donald Trump, i cili fillimisht e minimizoi koronavirusin si diçka të ngjashme me gripin sezonal, tha në muajin maj se numri mund të shkonte diku tek 75 në 100 mijë të vdekur.

Tashmë ekspertët e shëndetësisë në universitetin e Uashingtonit thonë se numri i të vdekurve mund të arrijë në 410 mijë deri në fund të vitit.

Në fund të prillit në SHBA regjistroheshin çdo ditë më shumë se 2,000 vdekje, tashmë shifra është rreth 800 vdekje në ditë.

Ekspertët po përpiqen të zhvillojnë një vaksinë kundër koronavirusit e cila mund të miratohet për përdorim urgjent në muajt e ardhshëm. Por në mungesë të një vaksine dhe me futjen në një sezon të ftohtë, ekspertët druhen se numri i përditshëm i të vdekurve mund të rritet sërish. SHBA-ja ka numrin më të lartë të vdekjeve krahasuar me të gjitha vendet e botës, por disa vende në Evropë dhe në Amerikën Latine kanë regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve për frymë.

Të martën Presidenti Trump nuk bëri asnjë koment mbi shifrën e të vdekurve si pasojë e virusit. Përpjekjet kundër COVID-19 janë shndëruar në një pikë kryesore të debatit në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale. Zoti Biden akuzon Presidentin për keqmenaxhimin të krizës e cila ka çuar në ato që ai i quajti vdekje të parandalueshme, ndërsa presidenti Trump i dha vetes “notën 10” gjatë një intervistë të hënën lidhur me përgjigjen ndaj pandemisë.

Ata po vdesin. Kjo është e vërtetë. Situata është ajo që është. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk po bëjmë gjithçka që mundemi. Situata ndodhet nën kontroll për aq sa mund ta kontrollojmë“, tha zoti Trump gjatë një interviste në fund të korrikut për Axios.

Të martën në një konferencë për shtyp Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany u pyet se çfarë do t’u thoshte Shtëpia e Bardhë atyre amerikanëve që e fajësojnë për 200 mijë rastet e vdekjeve si pasojë e virusit.

Fakti që jemi shumë larg shifrës prej 2 milionë të vdekurish është një dëshmi se ky president po ndërmerr veprime të menjëhershme“, tha ajo.

Të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se 156 vende do të marrin pjesë në një iniciativë globale për të zhvilluar, prodhuar dhe shpërndarë në mënyrë të barabartë një vaksinë kundër COVID-19.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, tha se 64 vende të pasura kanë rënë dakord të marrin pjesë në lehtësimin e qasjes globale ndaj vaksinave kundër COVID-19, falë një projekti të përbashkët të quajtur COVAX, bashkëpunim i OBSH-së, Koalicionit për Inovacione e Gatishmëri ndaj Epidemive dhe Gavi-t, Aleanca e Vaksinave, një organizatë e themeluar nga Bill dhe Melinda Gates, që synon vaksinimin e fëmijëve në vendet më të varfra të botës.

Nisma synon të shpërndajë deri në 2 miliardë doza të një vaksine të sigurt dhe efektive në të gjithë botën deri në fund të vitit 2021, duke nisur fillimisht me 3 për qind të popullsisë së vendeve pjesëmarrëse, ku futen punonjës e kujdesit shëndetësor dhe ata me rrezik të lartë për t’u prekur nga sëmundja.

Zoti Tedros tha se 38 vende të tjera pritet t’i bashkohen COVAX-it në ditët në vijim.

“Kjo nuk është bamirësi është në interesin më të mirë të çdo vendi”, tha ai. “Ne do të fundosemi ose do të notojmë së bashku”.

Në listën e kombeve pjesëmarrëse mungojnë Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia. SHBA-ja paralajmëroi më parë se nuk do të marrë pjesë në projektin COVAX për shkak të rolit udhëheqës të OBSH-së në këtë përpjekje. zëri i amerikës

Presidenti Trump flet në asamblenë e OKB-së për virusin, sulmon Kinën

Në një fjalim për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbajtur virtualisht, Presidenti amerikan Donald Trump tha se 75 vjet pas Luftës së Dytë Botëtore dhe themelimit të OKB-së, bota është përsëri e përfshirë në një luftë të madhe globale, atë kundër “një virusi të padukshëm”.

Presidenti Trump, tha se Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë mobilizimin më agresiv që pas Luftës së Dytë Botërore, duke përmendur prodhimin e një numri rekord të respiratorëve, trajtimet që po zhvillohen, uljen e përqindjes në 5 për qind që nga prilli, dhe përpjekjen për zhvillimin e vaksinave që ai tha se janë në fazat përfundimtare të provave klinike.

“Ne do ta mundim virusin dhe do t’i japim fund pandemisë”, tha Presidenti Trump.

Fjalimi i pararegjistruar, pjesë e një Asambleje virtuale të Kombeve të Bashkuara, jepej ndërsa numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara arriti në 200 mijë dhe vendi ka numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve në botë, 6.9 milionë.

Presidenti Trump është kritikuar ashpër nga rivali i tij demokrat, Joe Biden për mënyrën si e ka trajtuar pandeminë.

“Ai po i nxit njerëzit që të mos ndjekin këshillat shkencore të ekspertëve të shëndetësisë. Presidenti duhet japë dorëheqjen”, tha zoti Biden, duke shtuar se nëse ai do të kishte vepruar më herët, do të kishte shpëtuar mijëra jetë njerëzish nga koronavirusi”.

Në fjalimin e tij, zoti Trump, që e quajti COVID-19-ën një virus kinez, tha se OKB-ja duhet ta vërë Kinën para përgjegjësisë si vendi që e “përhapi këtë murtajë” dhe kritikoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për deklarata të rreme për virusin. Ai tha se ajo kontrollohet nga Kina.

Presidenti Trump tha se nëse OKB-ja do që të jetë efektive, duhet të përqendrohet tek problemet e vërteta të botës, përfshirë terrorizmin, shtypjen e grave, punën e detyruar, trafikun e drogës dhe atë të njerëzve, persekutimin fetar dhe spastrimin etnik të pakicave fetare.

“Amerika do të jetë gjithnjë një udhëheqëse për të drejtat e njeriut. Administrata ime po çon përpara lirinë fetare dhe mundësitë për grate”, tha ai duke shtuar se “ne e dime që mirëqenia e Amerikës është guri i themelit i lirisë dhe sigurisë së botës”.

Presidenti Trump përmendi rritjen e ekonomisë para virusit dhe tha se Shtetet e Bashkuara po e bëjnë përsëri me shpejtësi një gjë të tillë. Ai përnendi gjithashtu edhe shpenzimet për ushtrinë dhe tha se SHBA rigjallëroi NATO-n ku vendet e tjera po paguajnë tani shumë të tepër në kuotat për aleancën.

politikën e tij jashtme, zoti Trump ka vënë pikëpyetje publikisht vlerën e aleancave dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë NATO-n, Organizatën Botërore Tregëtisë dhe Organizatën Botërore Shëndetësisë.

Mes atyre që i quajti suksese ndërkombëtare të administratës, Presidenti Trump përmendi marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Këtë muaj ne arritëm një marrëveshje paqeje mes Serbisë dhe Kosovës. Ne arritëm dy suksekse të mëdha me dy marrëveshjeje paqeje në Lindjen e Mesme”, tha ai duke iu referuar atyre të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.

Presidenti Trump foli gjithashtu edhe për përpjekjet për t’i dhënë fund luftës Afganistan, ku forcat amerikane janë dislokuar nga viti 2001. Sipas planeve administratës, niveli i trupave amerikane atë vend, do ulet 4,500 deri nëntor.

Shtetet e Bashkuara po punojnë për t’i dhënë fund luftës Afganistan, duke i sjellë trupat shtëpi. Amerika po kryen rolin e saj historik për vendosjen e paqes”, tha ai.

“Ne jemi më të fuqishëm se kurrë më parë”, tha Presidenti Trump duke shtuar se vetëm duke u kujdesur për qytetarët e tu, mund të arrish bashkëpunim të vërtetë.

“Unë me krenari vë Amerikën të parën, ashtu si edhe ju duhet të vini vendet tuaja të parat”, tha ai.

Presidenti shprehu bindjen se vitin e ardhshëm Asambleja do të mblidhet si gjithmonë me praninë e udhëheqësve dhe se do të jetë një nga vitet më madhështore në histori.

Trump bën pjesë të fjalimit arritjen e marrëveshjes: Po ndalojmë vrasjet masive Kosovë- Serbi, u thashë: Djema, le të bëhemi bashkë!

Presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë një tubimi në Karolinën Veriore ka cekur mes arritjeve të tij, dhe marrëveshjen Kosovë- Serbi.

Trump theksoi gjatë tubimit për fushatën se marrëveshja e 4 shtatorit është për Çmim Nobel, pasi sipas tij, Shtëpia e Bardhë po ndalon vrasjet masive mes dy shteteve.

Po ashtu ai thotë se u tha krerëve të shteteve respektive, që të bëheshin bashkë. Trump përmendi se Kosova dhe Serbia prej qindra vjetësh janë në konflikt me njëra- tjetrën.

“Historia tjetër, unë jam i sigurt se është një Çmim Nobel për paqen. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë [vite]. Ata do të ndalojnë vrasjen. Unë i thashë” fellas, le të bashkohemi. Ju e dini, ata e kanë bërë atë për qindra vjet sinqerisht me emra të ndryshëm, “tha Trump. bw

Media: Zarf me lëndë helmuese drejtuar Shtëpisë së Bardhë

Marrë nga Reuters

Një zarf që i ishte drejtuar Shtëpisë së Bardhë, përmbante një substancë të identifikuar si ricinë, një lëndë helmuese vdekjeprurëse, njoftuan disa media të shtunën, duke cituar një zyrtar federal të informuar për këtë çështje.

Zarfi që besohet të ketë ardhur nga Kanadaja u kap në një qendër postare qeveritare para se të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë, njoftuan New York Times, CNN dhe Wall Street Journal.

I pyetur në lidhje me njoftimet, FBI-ja tha se agjencia dhe “Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara dhe dhe partnerët e Shërbimit të Inspektimit Postar po hetojnë një letër të dyshimtë të marrë në një objekt të postës qeveritare. Në këtë moment, nuk ka ndonjë kërcënim për sigurinë publike”.

Shtëpia e Bardhë dhe Shërbimi Sekret i SHBA nuk pranuan të komentojnë.

Ricina gjendet në gjendje të natyrshme, por duhet ndërmarrë një veprim i qëllimshëm për ta shndërruar atë në një armë biologjike. Ricina mund të shkaktojë vdekje brenda 36 deri në 72 orësh nga ekspozimi në një sasi aq të vogël sa një majë gjilpëre. Asnjë antidot i njohur nuk ekziston.

Ka pasur incidente të shumta që përfshijnë zarfe të postuara me ricinë për zyrtarët amerikanë.

Në vitin 2018, një person nga Utah, William Clyde Allen III, u akuzua për kërcënimeve të lidhura me ricinë, përfshirë postimin e një kërcënimi kundër Trump dhe zyrtarëve të tjerë federalë përfshirë Drejtorin e FBI-së Christopher Wray. Të gjitha zarfat e dërguara përmbanin ricinë. Allen mbetet në paraburgim.

Dy persona u dënuan në incidente të veçanta për dërgimin e letrave të me ricin Presidentit të atëhershëm Barack Obama.

Në maj të vitit 2014, një person nga Misisipi, James Everett Dutschke, u dënua me 25 vjet burg pasi u shpall fajtor për dërgimin e letrave me substancën vdekjeprurëse zotit Obama, si dhe një senatori amerikan dhe një gjykatës i shtetit.

Në korrik 2014, një aktor nga Teksasi u dënua me 18 vjet për dërgimin e letrave që përmbanin ricinë për zotin Obama dhe ish-kryebashkiakun e New York-ut, Michael Bloomberg. zëri i amerikës

Fillon beteja politike për zëvendësimin e anëtares së Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg

Masood Farivar

Vdekja e anëtares së Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg i jep Presidentit Donald Trump një mundësi për të emëruar një tjetër konservator në gjykatën më të lartë të vendit dhe për ta zhvendosur edhe më shumë nga e djathta, balancën e saj, vetëm më pak se shtatë javë para zgjedhjeve presidenciale.

Vdekja e saj po ndez një betejë politike lidhur me faktin nëse zoti Trump duhet të emërojë dikë për të zëvendësuar gjykatësen me një seancë konfirmimi në senatin me shumicë republikane, apo ta lërë të paplotësuar vendin e saj, derisa të dalë rezultati i zgjedhjeve.

Aktualisht gjykata ka një shumicë konservatore 5 me 4. Emërimi në Gjykatën e Lartë është i përjetshëm.

Presidenti Trump shkruante të shtunën në Twitter se republikanët kanë detyrimin “të veprojnë pa vonesë”, për të zëvendësuar gjykatësen Ginsburg.

“Ne jemi vendosur në këtë pozicion me pushtet dhe rëndësi për të marrë vendime për njerëzit që me aq krenari na zgjodhën dhe për një kohë të gjatë më i rëndësishmi është konsideruar ai për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. E kemi këtë detyrim, (ta bëjmë) pa vonesë”, tha ai.

Udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell tha në një deklaratë të premten se çdo kandidat që mund të caktojë Presidenti Trump “do të marrë një votim votim në senatin amerikan”.

Kandidati demokrat për president, Joe Biden tha i bëri thirrje Senatit që të priste për konfirmimin e dikujt tjetër në postin e gjykatëses, duke thënë se “votuesit duhet të zgjedhin presidentin dhe presidenti duhet të zgjedhë kandidatin që duhet të shqyrtojë Senati”.

Radioja publike NPR njofton se vetëm disa ditë para se të vdiste, gjykatësja Ginsburg i kishte diktuar një deklaratë mbesës së saj, ku shprehej: “Dëshira ime më e zjarrtë është që mos zëvendësohem deri kur të zgjidhte presidenti i ardhshëm”.

Me një shumicë të re edhe më të thellë, forcat konservatore mund të mbizotërojnë për çështje që nga të drejtat e abortit, tek imigracioni dhe deri tek kompetencat ekzekutive. Deri tani zoti Trump ka ruajtur status quo-në, duke caktuar dy gjykatës konservatorë – Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh – për të zëvendësuar anëtarë të tjerë të emëruar nga republikanët.

Por me vdekjen e gjykatëses Ginsburg, Presidenti Trump mund të bëjë diçka që asnjë president nuk e ka bërë prej dekadash, të zëvendësojë një anëtare demokrate me një anëtar republikan të gjykatës. Hera e fundit që kjo ndodhi ishte në vitin 1991 kur Presidenti republikan, George H.W. Bush emëroi gjykatësin konservator Clarence Thomas për të zëvendësuar ikonën liberale, Thurgood Marshall.

E emëruar në vitin 1993 nga ish-Presidenti Bill Clinton, zonja Ginsburg që vdiq në shtëpinë e saj në Uashington në moshën 87 vjeçare nga kanceri, ishte gjykatësja liberale më e moshuar dhe që kishte shërbyer më gjatë në Gjykatën me nëntë anëtarë.

Për shumë liberale, mundësia e emërimit të një kandidati konservator, materializon diçka të cilës i ishin druajtur prej kohësh.

“Kandidati i ardhshëm, me siguri do të ketë pozicione edhe më të djathta se sa gjykatësit Kavanaugh dhe Gorsuch”, thotë drejtori ekzekutiv i organizatës “Fix the Court”.

Zonja Ginsburg, një zë i fuqishëm për kauza liberale ishte vetëm e dyta grua që bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë.“Kombi ynë ka humbur një gjykatëse me një stature historike,” tha përmes një deklarate Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts. Zonja Ginsburg, gruaja e dytë që shërbeu në gjykatën më të lartë amerikane, e filloi profesionin në një periudhë kur kishte shumë pak gra juriste. Ajo u përpoq gjatë karrierës së saj të zgjeronte barazinë e grave dhe arriti në statusin e pothuajse një ikone në radhët e qarqeve progresiste.

“Unë kam katër vajza dhe u thashë atyre se kjo grua konsolidoi të drejtat e grave si qenie të barabarta njerëzore”, tha Kimberly Wehle, profesore e së drejtës në Universitetin e Baltimorës.

“Sigurisht ka shumë gra dhe burra që kanë pasur rol në këtë drejtim. Por përsa i takon jurisprudencës, ishte puna e saj si jurist dhe sigurisht si anëtare e Gjykatës së Lartë”, tha ajo.

E nohur si dikush që shprehte atë që mendonte, gjykatësja Ginsburg u përplas me zotin Trump gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, duke thënë se ai ishte dikush që shtirej, duke shkaktuar reagimin e tij që ajo të jepte dorëheqjen.

Presidenti Trump u shpreh në një deklaratë pas vdekjes se “gjykatësja Ginsburg tregoi se mund të mos jesh dakord, pa qenë i pasjellshëm ndaj kolegëve apo këndvështrimeve të ndryshme”.

Pas vdekjes së gjykatëses Ginsburg, një betejë e pritshme politike

Një flamur amerikan i ulur në gjysmë shtizë për nder të gjykatëses Ruth Bader Ginsburg, para Gjykatës së Lartë

 

Vdekja e anëtares së Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg i jep Presidentit Donald Trump një mundësi për të emëruar një tjetër konservator në gjykatën më të lartë të vendit dhe për ta zhvendosur edhe më shumë nga e djathta, balancën e saj, vetëm më pas se shtatë javë para zgjedhjeve presidenciale.

Vdekja e saj ka gjasa ta ndezë një betejë politike lidhur me faktin nëse zoti Trump duhet të emërojë dikë për të zëvendësuar gjykatësen me një seancë konfirmimi në senatin me shumicë republikane, apo ta lërë të paplotësuar vendin e saj, derisa të dalë rezultati i zgjedhjeve.

Aktualisht gjykata ka një shumicë konservatore 5 me 4. Emërimi në Gjykatën e Lartë është i përjetshëm

Radioja publike NPR njofton se vetëm disa ditë para se të vdiste, gjykatësja Ginsburg i kishte diktuar një deklaratë mbesës së saj, ku shprehej: “Dëshira ime më e zjarrtë është që mos zëvendësohem deri kur të zgjidhte presidenti i ardhshëm”.

Udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell tha në një deklaratë të premten se çdo kandidat që mund të caktojë Presidenti Trump “do të marrë një votim në senatin amerikan”.

Presidenti Trump u shpreh në një deklaratë se “gjykatësja Ginsburg tregoi se mund të mos jesh dakord, pa qenë i pasjellshëm ndaj kolegëve apo këndvështrimeve të ndryshme”.

Ai shkruante sot në Twitter se republikanët kanë detyrimin “të veprojnë pa vonesë”, për të zëvendësuar gjykatësen Ginsburg.

Kandidati demokrat për president, Joe Biden tha për zonjën Ginsburg, se ajo “ishte gjithmonë zëri që godiste në zemër të çdo çështjeje”.

Ai i bëri thirrje Senatit që të priste për konfirmimin e dikujt tjetër në postin e gjykatëses, duke thënë se “votuesit duhet të zgjedhin presidentin dhe presidenti duhet të zgjedhë kandidatin që duhet të shqyrtojë Senati”. zëri i amerikës

Ndahet nga jeta anëtarja e Gjykatës së Lartë të SHBA, Ruth Bader Ginsburg

Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta të premten në banesën e saj në Uashington, njftoi Gjykata. Ajo ishte 87-vjeçe.

Gjykatësja Ginsburg vdiq nga komplikimet nga kanceri i pankreasit, sqaron njoftimi i Gjykatës së Lartë.

Zonja Ginsburg, një zë i fuqishëm për kauza liberale ishte vetëm e dyta grua që bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë.

“Kombi ynë ka humbur një gjykatëse me një stature historike,” tha përmes një deklarate Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts.

Para se të bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë në 1983, zonja Ginsburg kishte marrë emër si një aktiviste e zjarrtë për të drejtat e grave.

Vdekja e saj i jep Presidentit Donald Trump mundësinë të zgjerojë shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë duke emëruar një gjyjatës të tretë gjatë mandatit të tij.

Kanali radiofonik NPR njoftoi se disa ditë para vdekjes gjykatësja i diktoi një deklaratë mbesës së saj, Clara Spera, ku zonja Ginsburg thoshte: “Dëshira ime më e zjarrtë është që të mos zëvendësohem deri kur të zgjidhet presidenti i ri”. zëri i amerikës

Drejtori i FBI-së: Rusia nuk heq dorë nga ndërhyrja në zgjedhje

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray paralajmëroi ligjvënësit se Rusia nuk po heq dorë nga përpjekjet për të ndikuar tek rezultati i zgjedhjeve të nëntorit, duke u munduar të dëmtojë shanset e fushatës së kandidatit demokrat, ish-nënpresidentit Joe Biden, një përfundim që duket se nuk po i shkon për shtat Presidentit Donald Trump.

Zoti Wray, duke dëshmuar para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Sigurinë Kombëtare i përshkroi operacionet e Kremlinit për ndikim si “shumë, shumë aktive” në mediat sociale, në mediat shtetërore dhe organe të tjera të lidhura me të.

Ai tha se synimi i këtyre operacioneve është “kryesisht të denigrojnë ish-nënpresidentin Biden dhe atë që rusët e shohin si strukturë anti-ruse”.

Ishte hera e parë që zoti Wray paralajmëronte publikisht për intensifikimin e operacioneve ruse, që kur fushata presidenciale hyri në fazën e saj të fundit. Paralajmërimi i tij përputhej gjithashtu me vlerësimin e zyrtarit më të lartë amerikan të kundërzbulimit, William Evanina në gusht.

Zoti Evanina, kishte paralajmëruar gjithashtu se aktorë të lidhur me Rusinë, po “përpiqeshin të rrisnin shanset” për kandidaturën e zotit Trump, diçka që zoti Wray nuk e pohoi, kur u pyet për ndërhyrjen ruse.

Presidenti Trump reagoi të enjten duke iu drejtuar drejtorit të FBI-së me emër.

“Por Chris nuk po sheh aktivitet nga Kina, megjithëse është rrezik SHUMË më i madh sesa Rusia, Rusia, Rusia. Të dyja ato, plus të tjerë do të jenë në gjendje të ndërhyjnë në zgjedhjet e 2020-ës, me votimin tonë të ekspozuar me manipulimin e fletëve të votimit”, shkruante ai në Twitter.

Megjithë akuzat e presidentit për problemet e votimit me postë, që ai i ka përsëritur shpesh, drejtori i FBI-së u tha ligjvënësve se shqetësime të tilla ishin pa bazë.

“Nuk kemi parë ndonjëherë deri tani në zgjedhje kombëtare një përpjekje të koordinuar për mashtrim me votimin”, tha zoti Wray, duke u bërë jehonë garancive të dhëna nga zyrtarë të lartë amerikanë të rendit dhe zbulimit, të cilët folën me gazetarët muajin e kaluar.

Drejtori i FBI-së tha se është më i shqetësuar për valën e keqinformimeve nga Rusia dhe të tjerë, që kanë në shënjestër votuesit amerikanë.

“Shqetësimi im më i madh është breshëria e keqinformimit dhe amplifikimi i ndërhyrjeve më të vogla kibernetike. Druhem se me kalimin e kohës këto do të kontribuojnë tek gërryerja e besimit e votuesve amerikanë”, tha zoti Wray.

“Një përshtypje e tillë do të ishte perceptim, jo realitet. Mendoj se amerikanët mundet dhe duhet të kenë besim tek sistemi ynë i zgjedhjeve dhe tek demokracia jonë”, shtoi ai. zëri i amerikës

SHBA: E pakuptueshme zvarritja e gjykimit për rastin e djegies së ambasadës në Beograd

Djegia e ambasadës amerikane në Beograd më 2018.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë (RFE) se është “vështirë për Shtetet e Bashkuara të kuptojnë pse nuk është vendosur ende drejtësia” për rastin e djegies së ambasadës gjatë trazirave të muajit shkurt të vitit 2008 në Beograd.

“Është e rëndësishme të theksojmë faktin se disa individë nuk kanë përmbushur detyrat e tyre ligjore. Kjo vlen edhe për policinë serbe që u tërhoqën nga pozicionet e tyre pranë ndërtesës së ambasadës pak para sulmit. Është gjithashtu jetike të zbulohet se cilat autoritete mund të jenë përfshirë në këtë akt të paligjshëm me pasoja kaq tragjike”, tha ambasada amerikane në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Gjyqi ndaj pesë drejtuesve të policisë, para Gjykatës së Lartë në Beograd, të akuzuar për dështim në ofrimin e sigurisë për Ambasadën e SHBA-së, u anulua më 17 shtator, për shkak të detyrimeve zyrtare të gjyqtarit të përkohshëm.

Gjyqi do të vazhdojë të premten më 18 shtator.

Radio Evropa e Lirë e ka parë aktakuzën, ndaj pesë oficerëve të lartë të policisë.

Ata akuzohen për veprim serioz kundër sigurisë publike. Sidoqoftë, aktakuza nuk shqyrton përgjegjësinë e mundshme politike për trazirat që ndodhën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Gjyqi i oficerëve të policisë është shoqëruar me disa shtyrje të seancave dhe ndryshime në aktakuzë. Gjyqi filloi pas seancave përgatitore në qershor të këtij viti.

“Tani që gjyqi për zjarrvënien në Ambasadën e SHBA-së është riaktivizuar, pas kaq shumë vitesh vonesash të pakuptueshme, Shtetet e Bashkuara theksojnë rëndësinë e sjelljes para drejtësisë të atyre, veprimet ose mosveprimet e të cilëve, kishin pasoja kaq të tmerrshme, përfshirë vdekjen tragjike të një shtetasi serb, si dhe dëmin e madh që zjarri i shkaktoi ambasadës sonë”, thuhet në deklaratë.

Rasti i djegies së ambasadës, së bashku me çështjen ende të pazgjidhur të vrasjes së vëllezërve Bytyqi, shtetasve amerikanë me origjinë shqiptare, konsiderohet si një pengesë serioze për përmirësimin dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, janë arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit.

Ata janë liruar nga burgu pasi janë dënuar dhe më pas janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

Akuzë ndaj një shqiptaro amerikani për mbështetje të ISIS-it

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se të mërkurën në gjykatën federale të Qarkut të Kolumbisë është hapur akuza ndaj Lirim Sylejmanit, shtetas i natyralizuar amerikan i lindur në Kosovë, për komplot për t’i ofruar mbështetje Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë (ISIS), një organizatë e huaj terroriste dhe trajnim nga kjo organizatë.

Sylejmani ishte arrestuar nga Forcat Demokratike të Sirisë (SFD) dhe së voni i është dorëzuar Byrosë Federale të Hetimeve (FBI). Sylejmani bëri paraqitjen e tij fillestare në Gjykatën e Qarkut të në Uashington.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbajtur përgjegjës ata që janë larguar nga ky vend për t’u bashkuar me ISIS-in”, tha ndihmës Prokurori i Përgjithshëm John C. Demers. “Dua të falënderoj agjentët, analistët dhe prokurorët e përfshirë për përpjekjen e tyre për ta vënë të pandehurin para përgjegjësisë për veprimet e tij”, tha ai

“I pandehuri është një qytetar amerikan i cili braktisi vendin që e mirëpriti për t’u bashkuar me ISIS-in në Siri” deklaroi Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara, Michael Sherëin. “Ai tani do të jap llogari për veprimet e tij në një gjykatë amerikane. Prokurorët dhe partnerët tanë të zbatimit të ligjit, do të vazhdojnë të na sigurojnë që ata që kërcënojnë vendin tonë të ndiqen penalisht me forcën e plotë të ligjit”, tha ai.

“Luftimi i terrorizmit mbetet përparësia kryesore e FBI-së dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë amerikanë dhe të huaj në të gjithë botën në këtë mision”, tha Jill Sanborn, Ndihmës Drejtor i Divizionit Kundër Terrorizmit të FBI-së. “Njoftimi i sotëm duhet të shërbejë si një paralajmërim për ata që kanë udhëtuar ose kanë provuar të udhëtojnë, për t’u bashkuar me ISIS-in që FBI-ja mbetet e palëkundur në synimin që ata të përballen me drejtësinë”, tha ai.

“Njoftimi i sotëm nënvizon angazhimin e FBI-së për të luftuar terrorizmin në gjithë botën. Sylejmani dyshohet se ka udhëtuar në Siri me synimin për t’u bashkuar, stërvitur dhe luftuar në emër të ISIS-it”, tha Matthew R. Alcoke, Agjent Special i Përgjegjshëm i Divizionit Kundër Terrorizmit të FBI-së në Washington.

Sipas pretendimeve të aktakuzës, nga nëntori i vitit 2015 deri në shkurt të vitit 2019, Sylejmani komplotoi për të siguruar dhe siguroi mbështetje materiale dhe burime, përfshirë personel dhe shërbime për ISIS-in në Siri dhe u trajnua ushtarakisht nga organizata terroriste. I pandehuri u kap nga SDF-ja në vitin 2019 dhe ka folur me një numër mediesh për kohën e tij të kaluar në ISIS, thuhet në njoftim në të cilin theksohet se pretendimet janë thjeshtë akuza dhe i pandehuri është i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij. zëri i amerikës

Meliza Haradinaj: Vuçiç shkeli marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Presidenti Trump

Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj ka lajmëruar me një tweet shqetësimin e qendrimit destruktiv të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Zonja Haradinaj shkruan në Tweet: “Kosova ndjek me shqetësime të mëdha veprime destruktive të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për shkeljen e pikës të 15-të  të marrëveshjes të nënshkruar me ndërmjetësimin e Presidentit Donald Trump.

Vuçiç falenderoi falënderoi Ambasadorin e Palestinës Mohamed Nabhan  për qëndrimin “parimor për mosnjohjen e Kosovës.”

Fatkeqësisht, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm!”

Pas takimit me Presidentin Serb Aleksandar Vuçiq me Ambasadorin e Palestinës në Beograd, Mohamed Nabhan më 15 shtator, presidenca serbe lëshoi një komunikatë ku midis të tjerave thuhet: “Presidenti Vuçiq e falënderoi udhëheqjen palestineze për mbështetjen e saj politike për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe për qëndrimin e saj parimor ndaj mosnjohjes së pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”.

SHBA, nënshkruhen marrëveshjet e normalizimit të marrëdhënieve Izrael-Emirate-Bahrein

Presidenti Donald Trump udhëhoqi ceremonitë e nënshkrimit të marrëveshjeve historike diplomatike mes Izraelit dhe dy vendeve arabe të Gjirit që mund të paralajmërojnë një ndryshim dramatik në dinamikat e Lindjes së Mesme dhe t’i japin atij një shtysë përpara për zgjedhjet e nëntorit. Në një ceremoni të martën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump priti më shumë se 700 mysafirë të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjeve mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit. Presidenti Trump dhe aleatët e tij shpresojnë se ky rast do të theksojë aftësitë e zotit Trump si paqebërës në kulmin e fushatës së tij për rizgjedhje.

Marrëveshjet janë quajtur “Marrëveshjet e Abrahamit” për nder të patriarkut të tre feve kryesore monoteiste të botës. Presidenti Trump pritet të nënshkruajë si dëshmitar. Marrëveshjet nuk u japin fund luftërave aktive, por zyrtarizojnë normalizimin e marrëdhënieve tashmë të ngrohta të shtetit hebre me të dy vendet. Ndërsa nuk trajtojnë konfliktin e gjatë izraelo-palestinez, ato mund t’i hapin rrugën një afrimi më të gjerë arabo-izraelit pas dekadash armiqësie.

Skeptikët, përfshirë shumë vëzhgues të Lindjes së Mesme, mes tyre analistë, ekspertë dhe ish-zyrtarë, kanë shprehur dyshime në lidhje me ndikimin e marrëveshjeve. Ata thonë se marrëveshjet injorojnë palestinezët, të cilët i kanë refuzuar ato, duke i cilësuar si një thikë pas shpinë nga vendet e tyre partnere arabe.

Ish-Nënpresidenti Joe Biden, rivali demokrat i Presidentit Trump, tha se ai mbështet qëndrimet që më shumë vende të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin si përgjigje ndaj një pyetje të bërë se fundmi nga Zëri i Amerikës, por ai shtoi se beson se “Izraeli duhet të jetë i përgatitur të punojë drejt një zgjidhje të sinqertë, me dy shtete” me palestinezët.

SHBA, gjykata rrëzon udhëzimin e ri të Presidentit mbi censusin

Marrë nga Reuters

Një trupë gjykuese shpalli të enjten si të paligjshëm një udhëzim të Presidentit Donald Trump për të përjashtuar ata persona që ndodhen në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara nga përfaqësimi në Kongres me nisjen e procesit të ndarjes së vendeve për organin legjislativ. Vendimi i tre gjyqtarëve, i cili mund të apelohet në Gjykatën e Lartë, është një fitore për 38 shtete, qytete e ndarje më të vogla administrative, përfshirë disa organizata jofitimprurëse për të drejtat e emigrantëve, të cilat ankimuan udhëzimin më 21 korrik.

Paditësit kryesisht me prirje demokrate, të udhëhequr nga shteti i Nju Jorkut, akuzuan Presidentin republikan se kishte një qëllim “ksenofobik” sic e quajtën ata me nxjerrjen e një direktive antikushtetuese që sipas tyre reflektonte “frymë diskriminuese” ndaj komunitetit hispanik dhe komuniteteve të tjera emigrante. Ata thanë se direktiva mund të linte me miliona njerëz të panumëruar e të zhvendoste disa vende të Dhomës së Përfaqësuesve duke dëmtuar potencialisht shtete si Kalifornia, Teksasi dhe Nju Xhersi.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Tregtisë, i cili mbikëqyr regjistrimin, nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente.

Në vendimin e tij prej 86 faqesh, grupi i gjykatësve tha se zoti Trump e tejkaloi autoritetin e tij ligjor me urdhëzimin e dhënë. Aty thuhej se ligji federal kërkon përdorimin e një grupi të dhënash për të numëruar popullsinë për qëllime regjistrimi dhe ndarjeje të numrit të vendeve në Kongres dhe se për sa kohë që ata (migrantët) banonin në Shtetet e Bashkuara “të huajt e paligjshëm kualifikohen si persona brenda shtetit”, të cilët duhet të numërohen.

Presidenti duhet të veprojë në përputhje dhe brenda kufijve të autoritetit që i ka dhënë Kongresi“, thuhej në vendimin e gjykatësve. “Ne kemi dalë në përfundimin se presidenti nuk e ka bërë një gjë të tillë“.

Vendimi i së enjtes është një pengesë e re ligjore lidhur me regjistrimin popullsisë për zotin Trump, i cili e ka kthyer çështjen e frenimit të imigracionit në qendër të presidencës së tij dhe fushatës për t’u rizgjedhur.

Udhëzimi vjen një vit pasi Gjykata e Lartë bllokoi përpjekjen e tij për të shtuar një pyetje mbi shtetësinë në formularin e regjistrimit të popullsisë.

Përpjekjet e përsëritura të Presidentit Trump për të penguar, dëmtuar dhe paragjykuar një regjistrim të saktë dhe ndarjen që pason (për vendet në Kongres) dështuan edhe një herë“, tha në një deklaratë Prokurorja e Përgjithshme e Nju York-ut Letitia James.

Në mbrojtje të udhëzimit, avokatët qeveritarë thanë se presidenti Trump gëzonte mundësi të gjera për të vendosur se kush do të numërohej dhe se ishte spekulativ çdo pohim se ai po përpiqej të krijonte ndonjë dëm.

Por paditësit thanë se direktiva do të shkaktonte një dëm të pariparueshëm duke shkurajuar familjet e migrantëve të merrnin pjesë në procesin e regjistrimit dhe do të zvogëlonte fuqinë politike. Të dhënat e regjistrimit përdoren gjithashtu për shpërndarjen e miliarda dollarëve në fonde federale.

Ligji është i qartë, çdo person duhet të numërohet“, tha avokati i Bashkimit Amerikan për Liritë Civile Dale Ho, i cili përfaqësoi organizatat jofitimprurëse. Trupa gjykuese përbëhej nga gjyqtarët e qarkut Richard Wesley dhe Peter Hall, të dy të emëruar nga Presidenti republikan George W. Bush dhe gjykatësi i rrethit Jesse Furman, emëruar nga Presidenti demokrat Barack Obama. zëri i amerikës

Mbi gjysmë milioni njerëz ikin nga zjarret “e papara” në Oregon të SHBA-së

Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Oregon të Shteteve të Bashkuara janë duke u larguar nga zjarret vdekjeprurëse që kanë përfshirë Paqësorin Veriperëndimor, thanë autoritetet.

Zjarret po ndiqen edhe nga erëra të forta dhe thatësira.

Guvernatorja e shtetit, Kate Brown, tha se numri i saktë i viktimave nuk dihet ende, ndonëse janë konfirmuar katër.

Ato përfshijnë një djalë 12 vjeç dhe gjyshen e tij.

“Ne nuk kemi parë kurrë këtë sasi zjarresh në shtet. Kjo nuk do të jetë një ngjarje e njëhershme. Për fat të keq, është zile e së ardhmes. Ne jemi duke ndjerë ndikimet akute të ndryshmeve të klimës”, tha Brown.

Një nga zjarret më shkatërruese, Almeda, i cili filloi në Ashland, afër kufirit me Kaliforninë, është duke u trajtuar nga policia si i dyshimtë.

Më shumë se 100 zjarre aktualisht janë duke djegur 12 shtete perëndimore të SHBA-së.

Më të goditurat janë Oregoni, Kalifornia dhe Uashingtoni. rel


Send this to a friend