SHBA, mbi 130 mijë të vdekur nga COVID-19
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, vazhdoi kërcënimet e tij të pandërprera për një pushtim të Groenlandës dhe në një postim të ri sot (14 janar), deklaroi se “NATO duhet t’u thotë danezëve të dëbojnë rusët dhe kinezët nga Groenlanda tani”.
Në një postim në Truth Social, duke iu referuar Rusisë dhe Kinës, Trump shkroi:
“NATO: Thuaji Danimarkës t’i nxjerrë që këtej, TANI! Dy sajë (slita) me qen nuk do ta bëjnë dot! Vetëm SHBA-të mund ta bëjnë!!!”.

Më parë, presidenti amerikan tha se çdo gjë më pak se Groenlanda “në duart” e Shteteve të Bashkuara është “e papranueshme”, duke përsëritur kërkesën e tij për kontroll të territorit danez vetëm disa orë para një takimi në Shtëpinë e Bardhë mbi këtë çështje.
Ministrat e jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës do të takohen me zëvendëspresidentin e SHBA-së J. D. Vance dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në Shtëpinë e Bardhë më vonë sot, pas javësh kërcënimesh nga Trump.
Presidenti amerikan Donald Trump u dërgoi një mesazh protestuesve iranianë në Teheran, duke deklaruar mbështetjen ndaj tyre.
Me një postim në Truth Social sot (13 janar), ai u kërkoi qytetarëve iranianë të vazhdonin protestat, premtoi se “vrasësit do të paguajnë shtrenjtë” dhe theksoi se “ndihma po vjen”.
Në të njëjtën kohë, ai parafrazoi të njohurën “Make America Great Again – MAGA”, duke shkruar “Make Iran Great Again – MIGA”.
Në detaje, ai shkroi:
“Patriotë iranianë, VAZHDONI DEMONSTRATAT – PUSHONI INSTITUCIONET TUAJA!!! Shkruani emrat e vrasësve dhe torturuesve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë. Kam anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa vrasjet e pakuptimta të protestuesve TË NDALOJNË. NDIHMA PO VJEN. MIGA (Make Iran Great Again)!!!”.

Presidenti amerikan (i cili më parë njoftoi tarifa prej 25% për çdo vend që tregton me Teheranin) është informuar ditët e fundit mbi opsionet e reja për sulme ushtarake kundër Iranit, ndërsa ai po shqyrton zbatimin e kërcënimit të tij për të sulmuar vendin për shkak të shtypjes së protestave, sipas shumë zyrtarëve amerikanë me njohuri për çështjen.
Sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi mbeten një opsion për një ndërhyrje të mundshme të SHBA-së, por zyrtarët e Pentagonit kanë përshkruar gjithashtu operacione kibernetike dhe fushata psikologjike, sipas burimeve.
Ekipi i sigurisë kombëtare i Trump pritet të takohet në Shtëpinë e Bardhë më vonë sot për të diskutuar opsionet mbi Iranin, sipas burimeve, por nuk është e qartë nëse vetë presidenti do të marrë pjesë. Benjamin Netanyahu thuhet se po mban një takim të ngjashëm me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Izraelit.
Presidenti amerikan kishte thënë ditët e fundit se ushtria e tij po shqyrtonte “opsione shumë të forta” për të ndërhyrë nëse vriten më shumë protestues. Trump tha se udhëheqësit iranianë e kishin ftuar atë “për negociata”, por shtoi se SHBA-të “mund të duhet të veprojnë para takimit”.
Flamuri i Kosovës dhe ai i Shteteve të Bashkuara në një veturë në Uashington DC, korrik 2025.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur se është e gatshme të forcojë partneritetin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe të rifillojë Dialogun Strategjik mes dy vendeve.
Megjithatë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada theksoi se realizimi i këtij synimi do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës, të cilat “çojnë përpara agjendën e përbashkët për paqe dhe stabilitet rajonal”, si dhe “prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”.
Këto qëndrime u shprehën në përgjigje të pyetjes se si Shtetet e Bashkuara planifikojnë bashkëpunimin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, që pritet të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi mbi 51 për qind të votave.
Partia deklaroi se synon formimin e shpejtë të institucioneve të reja.
Numërimi i votave përfundoi më 9 janar, por procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht, për shkak të afateve ligjore për ankesa dhe certifikimin e rezultateve.
Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë udhëhequr Qeverinë e Kosovës edhe gjatë periudhës 2021-2025.
Viti i kaluar ka shkuar kryesisht me Qeveri në detyrë, pasi Kurti – ndonëse i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 – nuk ka arritur të formojë Qeverinë e re, çfarë ka çuar në shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme.
Gjatë mandatit të mëparshëm, Qeveria e tij është përballur shpesh me kritika nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht për shkak të veprimeve që janë cilësuar si të pakoordinuara dhe të njëanshme.
Nga mbyllja e shumicës së institucioneve serbe në Kosovë deri te heqja e dinarit serb nga përdorimi, këto veprime janë parë si të dëmshme për komunitetin serb dhe si faktor që ka rritur tensionet në veri të vendit.
Kritikat kanë shkuar deri në atë pikë sa është folur edhe për lëkundje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë, Kurti ka insistuar vazhdimisht se SHBA-ja mbetet partneri kryesor i Kosovës, ndonëse ka pranuar se ekzistojnë dallime në qasje për disa çështje.
Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë marrë një nga masat më të ashpra ndaj Kosovës, duke pezulluar Dialogun Strategjik mes dy vendeve – një mekanizëm i krijuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Uashingtoni e ka lidhur këtë vendim me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës, derisa vendi është përballur me bllokadë institucionale, dhe me rritjen e tensioneve në vend, por Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë kritikat.
Senatori demokrat i SHBA, Cris Murphy ka ngritur shqetësimin për situatën mes SHBA dhe Groenlandës, pas deklaratave të Trump.
Ai ka nënvizuar se kërcënimi i Trump për ta aneksuar Groenlandën tregon një krizë ekzistenciale për NATO-n.
“Do të ishte fundi i NATO-s apo jo? NATO do të kishte një detyrim për mbrojtur Groenlandën”, tha ai.
Gjithashtu theksoi se kjo qartësisht tregon se “ne do të ishim në luftë me Evropën, me Anglinë e Francën”.
Ndërkohë, Murphy e akuzoi Trumpin se po përpiqet të shpërqendrojë popullin amerikan për shkak të Groenlandës dhe veprimeve të tjera, përfshirë kapjen e presidentit venezuelian, Nicolás Maduro, një premtim se kompanitë amerikane do të kontrollonin naftën e Venezuelës dhe ndërtimin e një salle vallëzimi në Shtëpinë e Bardhë. bw
Departamenti i Shtetit ka revokuar mbi 100,000 viza, duke përfshirë rreth 8,000 viza studentore dhe 2,500 viza të specializuara për individë që kanë pasur kontakte me forcat e ligjit të SHBA-së për aktivitet kriminal.
“Ne do të vazhdojmë t’i deportojmë këta banditë për ta mbajtur Amerikën të sigurt”, shkruan Trump.
🚨BREAKING: The State Department has now revoked over 100,000 visas, including some 8,000 student visas and 2,500 specialized visas for individuals who had encounters with U.S. law enforcement for criminal activity.
We will continue to deport these thugs to keep America safe. pic.twitter.com/wuHVltw1bV
— Department of State (@StateDept) January 12, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur pikëpyetje të forta mbi të ardhmen e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me NATO-n, duke sugjeruar se një aneksim i mundshëm i Groenlandës mund ta vendosë Uashingtonin përballë një zgjedhjeje të vështirë.
“Nga njëra anë është NATO, nga tjetra Groenlanda. Mund të jetë një mundësi”, deklaroi Trump në një intervistë për New York Times, duke lënë të hapur mundësinë e një rishikimi të angazhimit amerikan në aleancën ushtarake.
Trump theksoi se, sipas tij, Rusia nuk e sheh NATO-n si kërcënim në vetvete, por vetëm për shkak të rolit të Shteteve të Bashkuara brenda saj.
“Rusia nuk është aspak e shqetësuar për NATO-n, përveçse për ne. As Kina,” u shpreh ai.
Në vijim, Trump kritikoi vendet evropiane, duke deklaruar se Evropa po ndryshon ndjeshëm dhe se duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.
“Evropa po bëhet një vend shumë i ndryshëm dhe ata me të vërtetë duhet të marrin masa. Dua që ata të marrin masa,” tha ai. bw
Midis më shumë se 150 avionëve luftarakë amerikanë që operuan mbi Venezuelë fundjavën e kaluar, ishte edhe EA-18G Growler, një mjet luftarak që synon sinjalet elektronike, në vend të njerëzve.
Boeing EA-18G Growler është një mjet kyç i luftës elektronike. Sipas Wall Street Journal, Growler, i quajtur me nofkën “Zappers” nga Marina Amerikane, thuhet se luajti një rol kyç në Venezuelë, ku sistemet e mbrojtjes ajrore u mposhtën shpejt.
Në luftën elektronike, objektivi janë komunikimet, radarët dhe sinjalet elektromagnetike të armikut në përgjithësi.
Avioni është bazuar në F/A-18F Super Hornet të Boeing dhe konsiderohet si një shtyllë kyçe e aftësive amerikane të luftës elektronike. Siç shpjegojnë analistët, Growler mund të zbulojë radarët e armikut, t’i bllokojë ato dhe të bllokojë komunikimet ushtarake.
Sipas të njëjtit informacion, gjatë operacionit në Venezuelë, SHBA-të përdorën gjithashtu avionë luftarakë F-22, F-35 dhe F-18, bombardues B-1 dhe dronë, me qëllim neutralizimin e mbrojtjes ajrore dhe komunikimeve, përpara arrestimit të presidentit të vendit, Nicolas Maduro, nga forcat speciale.
Sipas ekspertëve, suksesi i operacioneve është edhe për shkak të faktit se Venezuela ka sisteme të vjetra dhe të kufizuara të mbrojtjes ajrore, kryesisht me origjinë sovjetike dhe ruse, të cilat nuk mund të përballonin teknologjitë moderne të luftës elektronike.
Vendi kishte, ndër të tjera, sisteme S-300, të cilat janë anashkaluar dhe shkatërruar në konflikte të tjera në të kaluarën.
Lufta elektronike nuk është e re, por vitet e fundit ka fituar një rëndësi të veçantë. Në luftën në Ukrainë, përdorimi masiv i dronëve nxori në pah mundësitë e ndërhyrjes dhe mashtrimit të sinjalit, me Rusinë që konsiderohet veçanërisht e përparuar në këtë fushë.
Growler ka pajisje të specializuara të luftës elektronike, raketa që zbulojnë dhe shkatërrojnë radarët, si dhe një ekuipazh prej dy personash, njëri prej të cilëve është përgjegjës vetëm për operacionet elektronike. Kostoja e avionit u vlerësua në vitin 2021 në afërsisht 67 milionë dollarë.
Në të njëjtën kohë, lufta elektronike po evoluon në një nga sektorët më fitimprurës të industrisë së mbrojtjes, me teknologji të reja, të tilla si përdorimi i lazerëve në komunikime dhe inteligjenca artificiale, që formësojnë të ardhmen.
Megjithatë, analistët janë të shqetësuar se SHBA-ja dhe Evropa mund të mbeten prapa Kinës, ndërsa programet e përmirësimit, të tilla si Growler, përparojnë ngadalë.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpërndarë mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale një mesazh të fortë politik, duke theksuar rolin dominues të Shteteve të Bashkuara në hemisferën perëndimore.
Në një fotografi të presidentit Donald Trump, e shoqëruar me mbishkrimin “THIS IS OUR HEMISPHERE” (“Kjo është hemisfera jonë”), DASH nënvizon: “Kjo është hemisfera jonë dhe Presidenti Trump nuk do të lejojë që siguria jonë të kërcënohet.”
Ky mesazh vjen në një moment tensioni të shtuar ndërkombëtar dhe shihet si një paralajmërim i qartë politik për qëndrimin e Washingtonit ndaj çështjeve të sovranitetit, sigurisë dhe ndikimit të fuqive të huaja në rajon, duke i dhënë gjithashtu ton të prerë politikës së Shteteve të Bashkuara në hemisferën perëndimore.
“Siç ka deklaruar sekretari Rubio, nuk ka asnjë luftë kundër Venezuelës apo popullit të saj. Ne nuk po pushtojmë një vend. Ka qenë një operacion policor për zbatimin e akuzave legjitime që ekzistojnë prej dekadash”. Kështu u shpreh përfaqësuesi i përhershëm i Shteteve të Bashkuara në OKB, Mike Waltz, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Venezuelën.
“SHBA-të kanë arrestuar një trafikant droge, i cili tani do të gjykohet në Shtetet e Bashkuara, në përputhje me shtetin e së drejtës, për krimet e kryera kundër popullit tonë për 15 vite. Një veprim i ngjashëm u ndërmor edhe në vitin 1989 kundër Manuel Noriegës.
Ai u arrestua, u padit, u dënua nga gjykata dhe vuajti dënimin me burg si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Panama”, shpjegoi Waltz, shkruan La Repubblica.
Gjatë seancës, zëvendëssekretarja e përgjithshme e OKB-së, Rosemary DiCarlo, lexoi një deklaratë në emër të Sekretarit të Përgjithshëm, António Guterres ku shprehej shqetësimi i tij i thellë për mosrespektimin e rregullave të së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me veprimet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.
Ndërkohë në Nju Njork dhjetëra protestues janë mbledhur jashtë gjykatës.
Ata po brohorasin në spanjisht, ndërsa numri i protestuesve pro-Maduro duket se e tejkalon atë të demonstruesve kundër tij.
Senatori amerikan Marco Rubio, në një deklaratë të përbashkët me mediat me presidentin Trump, sugjeroi se pas operacionit të suksesshëm në Venezuelë, Kuba mund të jetë shënjestra e radhës për veprime të ngjashme.
“Nëse do të isha anëtar i qeverisë së Havanës, do të shqetësohesha,” deklaroi Rubio, duke nënkuptuar se Shtetet e Bashkuara do të monitorojnë situatën dhe nuk do të hezitojnë të ndërmarrin masa për të adresuar kërcënimet ndaj demokracisë dhe të drejtave të qytetarëve në rajon.
Deklarata vjen në një moment tensioni në Amerikën Latine, pas arrestimit të presidentit venezuelian Nicolás Maduro dhe rrit interesin e Uashingtonit për ndikimin e regjimeve autoritare në rajon.
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se tani po merren vendime për atë që do të bëjë më tej lidershipi i Venezuelës.
Ai ka paralajmëruar se çdo besnik i Nicolas Maduros do të ketë një “të ardhme të keqe” nëse mbetet besnik, duke shtuar se tashmë do të shqyrtohet edhe udhëheqësja e opozitës, Maria Corina Machado.
Ai tha se SHBA-të do të jenë gjithashtu “të përfshira fuqimisht” në industrinë e naftës së vendit.
Ndërkohë, Maduro dhe gruaja e tij po dërgohen në Nju Jork, tha ai – ku janë akuzuar për akuza që përfshijnë narkoterrorizëm.
Ai i tha gjithashtu Fox News se kishte disa të plagosur midis forcave amerikane, por jo vdekje. bw
“Pasi u lirua nga burgu i Burrelit, ajo mori guximin dhe iu drejtua me një letër Hysni Kapos, ku i shkruante…”- Historia e panjohur e vlonjates së doktoruar në Marsejë, që fshinte rrugët e Tiranës
Tregu shqiptar qenka i lakmuar, pika e mjaltit, po zhvillim pse nuk ka?- Nga PËRPARIM KABO
130 milionë euro tendera sekretë, kush është Armand Shara i aferës Durana, në skenë edhe Igli Tafa
Kush fshihet pas “Lidl”? Dy administratorët me “aventurë” nga tregu imobiliar te porti më i rëndësishëm i vendit
“Më 1 janar 1945 në Selanik, tre persona u paraqitën në derën e shtëpisë të z. Gjik Dallamanga, vjehrri i Koço Kotës, duke u paraqitur si…” Dëshmia e rrallë se si u rrëmbye ish-kryeministri i Shqipërisë
UGSHPD: Të ndalet stihia e helmatisur mediatike ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani
Rrugëtim jete- Nga Namik Selmani
TË SHOH- Poezi nga BEKIM I. BLAKU
Njerëz në trajtë, djaj në gjenezë (Atyre që kryen gjenocid në Raçak dhe Srebrenicë)- Poezi nga ARIF EJUPI
Berisha: Donin të na zhduknin, por ne qëndruam të hekurt pavarësisht nga çmimi që mund të paguanim
Mbështetën Groenlandën, Trumpi vendos tarifa të reja për Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkën dhe vendet e tjera evropiane
Bordi i Paqes, Kryeministri Rama zbulon ftesën që ka marrë nga Presidenti Trump: Shqipëria ftohet si anëtare themeluese! Majë krejt e paimagjinueshme!
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet