VOAL

VOAL

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut heton pasurinë e Organizatës Trump

NJU JORK – Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut po heton nëse Organizata Trump dhe Donald Trump-i kanë mbivlerësuar në mënyrë të parregullt pasuritë e presidentit në raportimet vjetore financiare për të siguruar kredi dhe përfitime të tjera ekonomike dhe tatimore, sipas një çështjeje gjyqësore.

Çështja u dorëzua të hënën në një gjykatë të shtetit të Nju Jork në Manhatan. Zyra e Prokurores së Përgjithshme Letitia James synon të detyrojë Organizatën Trump, djalin e presidentit Trump, Eric dhe disa të akuzuar të tjerë të përmbushin detyrimet ligjore të akt-akuzës.

Sipas dokumentave, fletë-thirrjet për paraqitje në gjykatë janë lëshuar si pjesë e një “hetimi konfidencial civil në zhvillim të Prokurores së Përgjithshme për mashtrim ose shkelje të ligjit.”

Avokatët e Organizatës Trump dhe Eric Trump nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Një fokus i veçantë në hetim është Seven Springs Estate, një pronë prej 85.8 hektarësh në qarkun Uestçestër, në veri të qytetit të Nju Jorkut.

Zyra e kryeprokurores James thotë se vlerësimi i kësaj prone është përdorur për të kërkuar një zbritje prej 21.1 milionë dollarë në detyrimet fiskale për vitin 2015 dhe në dokumentat e paraqitura pranë institucioneve financiare, si pjesë përbërëse e vlerës së pasurisë së Donald Trump-it.

Sipas zyrës së zonjës James, Organizata Trump dhe të tjerë tashmë kanë dorëzuar një “sasi të konsiderueshme” dokumentash në përgjigje të kërkesës gjyqësore për çështjen, por palët kanë hasur në “ngërç” në disa pika.

Zyra e kryeprokurores gjithashtu tha se nuk është arritur ndonjë konkluzion lidhur me pyetjen nëse janë shkelur ligjet. zëri i amerikës

Presidenti Trump pranon emërimin e partisë së tij republikane për një mandat të dytë

Ken Bredemeier

Presidenti Donald Trump u emërua zyrtarisht të hënën nga partia e tij republikane, si kandidat për një mandat të dytë në zgjedhjet e nëntorit 2020. Emërimi i tij u konfirmua në një moment simbolik në hapje të kuvendit të partisë në Sharlot të Karolinës së Veriut.

Pasi siguroi konfirmimin, presidenti Trump mbajti një fjalim në hapje të aktiviteteve të katër ditëve të kuvendit, ku ai pritet të kritikojë rivalin e tij demokrat Joe Biden.

“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë”, tha Presidenti Trump para 336 delegatëve republikanë në Sharlot.

“Vendi ynë mund të shkojë në një drejtim të tmerrshëm, ose në një drejtim edhe më madhështor. Dhe para se të hynte murtaja (koronavirusi) nga Kina, ne po ecnim në drejtimin e duhur, si kurrë më parë. Kishim nivelin më të mirë (më të ulët) të papunësisë në histori për afrikano-amerikanët, aziatiko-amerikanët, hispanikët, gratë, studentë të kolegjit, studentë të këqij, studentë të mirë, të gjithë”, tha zoti Trump.

Javën e kaluar, demokratët, për të shmangur grumbullime me shumë njerëz në kushtet e pandemisë së koronavirusit, e emëruan ish-nënpresidentin Joe Biden si kandidat të tyre presidencial në një kuvend tërësisht virtual.

Republican convention

Republican convention

Republikanët po planifikojnë një skenar tjetër, duke u mbledhur të hënën në Sharlot.

Nga e marta deri të enjten, shumica e aktiviteteve do të zhvillohen në Uashington. Presidenti Trump do të pranojë zyrtarisht emërimin e partisë me një fjalim nga Shtëpia e Bardhë në natën e fundit të kuvendit, që do të pëfundojë me një shfaqje fishekzjarresh.

Delegatët në Sharlot do t’i nënshtrohen kontrolleve të rregullta të temperaturës dhe testimeve të përditshme për Covid-19. Të gjithëve u është kërkuar që të testoheshin para se të largoheshin nga shtetet e tyre, dhe gjatë gjithë punimeve të kuvendit ata do të vendosin në trup pajisje për të bërë të mundur gjurmimin e kontaktit.

Të dielën u vendosën barrikada rreth ndërtesës ku të zhvillohet Kuvendi i Republikanëve, në Sharlot ndërsa 336 delegatë zhvilluan takime në hotelin Westin aty pranë.

Numri i pjesëmarrësve në kuvendin e republikanëve do të zvogëlohet, po jo aq sa ai në kuvendin e demokratëve. Të dyja kuvendet e partive këtë vit anuluan tubimet me mijëra delegatë, siç ka ndodhur në kuvendet e tyre të kaluara.

“Unë jetoj 15 minuta larg sallës, megjithatë nuk do të jem pjesë e tubimeve”, i tha Zërit të Amerikës Sarah Reidy-Jones, nënkryetare e partisë republikane në distriktin e Meklenburgut.

Reidy-Jones ishte një nga delegatet e Karolinës së Veriut në kuvendin e republikanëve, por për shkak të kufizimeve, ajo nuk do të shkojë në sallën ku do të zhvillohet takimi të hënën në mbrëmje.

“Kjo reflekton mbylljet që tani po ndodhin në të gjithë vendin”, tha ajo.

Delegatët në punë

Delegatët që do të marrin pjesë në tubimin e së hënës në mbrëmje pritet të riemërojnë zyrtarisht 74-vjeçarin Donald Trump për një mandat tjetër katër vjeçar, pasi ai fitoi zgjedhjet e vitit 2016. Disa nga fjalimet e udhëheqësve republikanë gjatë javës në mbështetje të Presidentit Trump do të mbahen në një sallë afër Shtëpisë së Bardhë.

The room is set and delegates begin to arrive for the first day of the Republican National Convention, Monday, Aug. 24, 2020, in Charlotte, N.C. (AP Photo/Chris Carlson)

The room is set and delegates begin to arrive for the first day of the Republican National Convention, Monday, Aug. 24, 2020, in Charlotte, N.C. (AP Photo/Chris Carlson)

“Është zhgënjyese, veçanërisht për bizneset në qendër të qytetit, që me të vërtetë prisnin ndikimin ekonomik që kuvendi do të sillte në këtë zonë“, i tha Zërit të Amerikës, John Steward, kryetari i Partisë Republikane të distriktit të nëntë të kongresit në Karolinën e Veriut.

“Megjithatë, është emocionuese të jesh në Karolinën e Veriut dhe të shohësh ardhjen e presidentit, dhe të tjerëve nga mbarë vendi në këtë qytet”, tha Steward.

Ndërsa Presidenti Trump e fitoi me rezultat të ngushtë shtetin e Karolinës së Veriut në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Distrikti i Meklenburgut, pjesë e të cilit është qyteti Sharlot, historikisht ka votuar për demokratët si në zgjedhjet lokale, ashtu dhe në ato kombëtare. Në Sharlot u mbajt Kuvendi Kombëtar i Demokratëve në vitin 2012. Kryebashkiaku i qytetit është demokrat, dhe guvernatori i shtetit të Karolinës së Veriut është gjithashtu demokrat.

Demonstrators protest near the Charlotte Convention Center, the site of the Republican National Convention, in Charlotte, North Carolina, U.S. August 23, 2020. REUTERS/Leah Millis

Demonstrators protest near the Charlotte Convention Center, the site of the Republican National Convention, in Charlotte, North Carolina, U.S. August 23, 2020. REUTERS/Leah Millis

Disa protesta kundër Komitetit Kombëtar të Republikanëve u zhvilluan në Sharlot gjatë fundjavës. Të hënën, të paktën një protestë është planifikuar të mbahet nga grupi “Resist RNC” (Rezistenca ndaj Komitetit Kombëtar të Republikanëve). Një kuvend i republikanëve të moderuar që kundërshtojnë zotin Trump do të mbahet gjithashtu në Sharlot të hënën.

Democratic Convention 2020

Democratic Convention 2020

Ish-nënpresidenti Biden, ndërsa pranoi emërimin si kandidat persidencial i partisë së tij javën e kaluar, u shpreh se zoti Trump kishte krijuar një “stinë të errësirës në Amerikë” në të cilën ai nuk kishte arritur të kontrollonte pandeminë e kopronavirusit ndërsa miliona amerikanë kanë humbur vendet e tyre të punës. “Ne do të zgjedhim shpresën mbi frikën, faktet mbi trillimet, drejtësinë mbi privilegjin”, tha Biden.

Presidenti Trump tha se “demokratët mbajtën kuvendin më të errët, më të zemëruar dhe më të zymtë në historinë amerikane.” Ai i akuzoi ata për “sulm kundër Amerikës duke e quajtur atë raciste dhe një vend të tmerrshëm që duhet të rimëkëmbet”.

Republikanët për kuvendin e tyre po përdorin sloganin “Nderimi i Historisë së Madhe Amerikane”. Fushata e Presidentit Trump tha se çdo natë do të përfshijë fjalime nga udhëheqës politikë, si dhe “qytetarë amerikanë, historitë e të cilëve janë të mbushura me shpresë dhe patriotizëm”.

Tre ish-presidentët demokratë, Jimmy Carter, Bill Clinton dhe Barack Obama, së bashku me të emëruarin e demokratëve në vitin 2004, ish senatorin John Kerry dhe kandidaten e demokratëve për preseidente në zgjedhjet e vitit 2016 Hillary Clinton, mbajtën fjalim në mbështetje të zotit Biden në kuvendin e demkratëve. Por, as ish-Presidenti Republikan George W. Bush dhe as kandidati republikan për president në zgjedhjet e vitit 2012, Mitt Romney, i cili tani është senator i Jutas dhe një kritik i Presidentit Trump, nuk do të mbajnë fjalime në kuvendin e republikanëve.

Programi i Kuvendit Republikan

Të hënën në mbështetje të Presidentit Trump do të mbajnë fjalime senatori i Karolinës së Jugut Tim Scott, republikani i vetëm afrikano-amerikan në Senatin amerikan, ligjvënësi nga Luiziana Steve Scalise, ish ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, dhe Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit Trump.

U.S. Senator Tim Scott (R-SC) is flanked by Senators Shelley Moore Capito (R-WV) and John Cornyn (R-TX) as he speaks about his new police reform bill unveiled by Senate Republicans during a news conference on Capitol Hill in Washington, June 17.

U.S. Senator Tim Scott (R-SC) is flanked by Senators Shelley Moore Capito (R-WV) and John Cornyn (R-TX) as he speaks about his new police reform bill unveiled by Senate Republicans during a news conference on Capitol Hill in Washington, June 17.

Të hënën në mbrëmje pritet të mbajnë fjalime edhe Mark dhe Patricia McCloskey, një çift nga qyteti i Seint Luisit në Mizuri, të cilët tërhoqën vëmendjen kombëtare në qershor për daljen më armë në oborrin e tyre të shtëpisë ndërsa protestuesit e lëvizjes “Black Lives Matter” po marshonin aty pranë. Çifti përballet me akuza penale, përdorim të paligjshëm të armës, në këtë incident.

Melania Trump

Melania Trump

Zonja e parë, Melania Trump do të mbajë një fjalim në mbështetje të bashkëshorit të saj të martën, me shumë gjasë nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, senatori nga Kentaki Rand Paul dhe dy fëmijët e tjerë të Presidentit Trump, Eric Trump dhe Tiffany Trump, gjithashtu do të flasin në mbështetje të babait të tyre.

Të mërkurën, Nënpresidenti Mike Pence do të mbajë fjalimin në ndërtesën historike Fort McHenry në Baltimore, ku ushtarët amerikanë mbrojtën vendin e ri nga një sulm britanik në vitin 1814, duke frymëzuar shkrimin e himnit kombëtar amerikan “The Star-Banner Spangled”.

Në të njejtën natë do të mbajnë fjalime edhe senatorja nga shteti i Tenesisë, Marsha Blackburn, senatorja nga Ajova, Joni Ernst dhe guvernatorja e Dakotës së Jugut, Kristi Noem.

Të enjten, para fjalimit për pranimin zyrtar të emërimit nga Presidenti Trump, do të mbajnë fjalime edhe Sekretari i Departamentit të Strehimit dhe Planifikimit Urban, Ben Carson, Udhëheqësii shumicës në Senat, Mitch McConnell, Udhëheqësi i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, Senatori nga Arkansasi, Tom Cotton dhe vajza e presidentit Trump, Ivanka Trump, e cila punon si këshilltare e babait të saj në Shtëpinë e Bardhë.

Në inçizime të fshehta, motra e Presidentit Trump thotë se ai “nuk ka parime”

inçizime fshehta, përmbajtja e cilave është bërë publike fundmi, Maryanne Trump Barry, ish-gjykatëse apeli, kritikon ashpër vëllain e saj vogël, presidentin Donald Trump.

Ai është interesuar vetëm tërheqë bazën e tij”, thotë ajo një bisedë regjistruar fshehtazi nga mbesa e saj, Mary Trump e cila kohët e fundit ka botuar një libër ku dënon pikëpamjet e presidentit, cilat i kishte vëzhguar grumbullimet familjare ndër vite.

Ai nuk ka asnjë parim. Asnjë”, thotë 83 vjeçarja Barry për vëllanë, inçizimet e fshehta mbesës saj, përfshijnë 15 orë biseda.

Gazeta Washington Post publikoi disa nga regjistrimet shtunën mbrëmje, shkruante se kishte kërkuar komente nga zonja Barry dhe nga zyrtarët e Shtëpisë Bardhë premten dhe shtunën. Gazeta njofton se nuk mori përgjigje.

Pasi Washington Post botoi artikullin me pikëpamjet e zonjës Barry për vëllain, presidenti nxorri një deklaratë shtunën:

Çdo ditë del një gjë e re. Kush e çan kokën? mungon im vëlla dhe unë do vazhdoj punoj pa pushim për popullin amerikan. Jo gjithë janë dakord, por rezultatet janë dukshme. Vendi ynë shpejt do jetë i fortë se kurrë!”

Shefi i Personelit Shtëpisë Bardhë, Mark Meadows i minimizoi akuzat gjatë një interviste televizionin Fox News dielën, duke thënë: Një ditë e re, një tjetër sulm politik”.

Regjistrimet e bëra publike i referoheshin një periudhe hershme presidencës zotit Trump, kur ai po ndërmerrte hapa për frenuar hyrjen e mijëra imigrantëve pa dokumenta Shtetet e Bashkuara nga Meksika dhe kur fëmijët e disa prej këtyre imigrantëve po ndaheshin nga prindërit.

O zot, nëse dikush është besimtar, do t’i ndihmojë njerëzit. Jo veprojë kështu”, thotë zonja Barry.

Gjykatësja pension thotë se ishte e skandalizuar nga mënyra se si po vepronte i vëllai postin e presidentit.

Postimet Twitter … gënjeshtrat, o Zot! Po flas lirisht, por shtrembërimi i vërtetës, mungesa e përgatitjes, gënjeshtrat!”, thotë ajo, duke përfunduar fjalinë një sharje papërshtatshme.

Ajo kritikoiatë ata po bënin me fëmijët kufi” dhe arrin përfunimin se i vëllainuk i kishte lexuar opinionet e saj për imigracionin çështjet para gjykatës.

një rast ajo kishte kritikuar një gjyqtar imigracioni se nuk e kishte trajtuar me respekt një aplikant për azil.

Çfarë ka lexuar ai”, Mary Trump pyet hallën e vet për presidentin. Jo. Ai nuk lexon, u përgjigj Barry.

një segment tjetër regjistrimit, zonja Barry i thotë mbesës:

Është hipokrizia, hipokriza dhe mizoria. Donaldi është mizor.”

55 vjeçarja Mary Trump i tha gazetës Washington Post fundmi, se xhaxhai i saj është i paaftë për qenë president dhe se ajo do bëjëgjithçka mundet zgjidhet demokrati Joe Biden.

Mary Trump është e bija e vëllait të Presidentit Trump, Fred Trump Jr., i cili vdiq në vitin 1981 nga një sëmundje e lidhur me alkoolizmin, kur ajo ishte 16 vjeç. Në librin e saj “Me tepri dhe kurrë mjaftueshëm: Si krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm të botës”, ajo thotë se Donald Trump dhe babai i tij e kishin keqtrajtuar babanë e saj.

Një zëdhënës i zonjës Trump, Chris Bastardi, tha se ajo kishte filluar regjistronte bisedat me zonjën Barry vitin 2018, pasi kishte arritur përfundimin se afërmit e saj kishin gënjyer për vlerën e pasurive të familjes, dy dekada herët, kur kishte vdekur Fred Trump Sr., i ati i presidentit.

Gjatë një beteje ligjore lidhur me trashëgiminë i takonte asaj, fillimisht asaj do t’i jepej shumë pak nga ç’priste, por mosmarrëveshja u zgjidh privartisht vitin 2001. zëri i amerikës

Richard Grenell në Twitter për manifestuesit në Bjellorusi: Bjellorusi, ne e mbështesim trimërinë dhe luftën tuaj!

 

voal.ch – Richard Grenell, i ngarkuari i Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë,  rishpërndan në Twitter një video të zvkryeredaktorit të Bild Paul Ronzheimer ku shfaqen demonstruesit në Bjellorusi që protestojnë kundër diktatorit Llukashenko. Në tweet-in e Paul Ronzheimer shkruhet: Policia u thotë protestuesave: “Të dashur qytetarë, është një takim masiv i paautorizuar…” Por populli nuk do që t’ja dijë, nuk ia ndin fare, edhe rruga që të çon në shesh është e mbushur plot.

Sipër videos, Richard Grenell shkruan: Belarus! We support your courage and fight! Bjellorusi! Ne mbështesim trimërinë dhe luftën tuaj!

 

 

Dorëhiqet këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway

Kellyanne Conway, ka njoftuar se po jep dorëheqjen nga posti i saj si Këshilltare e Lartë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një deklaratë, zonja Conway tha se po tërhiqej në fund të gushtit për t’u përqëndruar te fëmijët e saj, duke u dhënë atyre “më pak dramë, dhe më shumë përkujdesje të nënës”.

Burri i saj George, një kritik i hapur i presidentit, gjithashtu do të tërhiqet nga aktivitetet politike.

Ajo shtoi se vendimi i saj ishte “plotësisht zgjedhja e saj”, dhe se ajo do të shpallë planet e ardhshme “me kohë”.

Zonja Conway është planifikuar të flasë në Konventën Kombëtare Republikane më vonë këtë javë, por është e paqartë nëse ajo ende do ta bëjë këtë pas vendimit për të dhënë dorëheqjen.

Ajo njihet si një stratege republikane, dhe ka shërbyer për katër vjet në administratën e presidentit Trump, duke u bërë gruaja e rangut më të lartë në Shtëpinë e Bardhë. Ajo është gjithashtu është gruaja e parë që drejtoi një fushatë të suksesshme presidenciale amerikane, duke udhëhequr përpjekjet e suksesshme të Trumpit më 2016.

Burri i saj George është një bashkëthemelues i Projektit The Lincoln – një komitet republikan për veprim politik që punon për të parandaluar rizgjedhjen e presidentit Trump në vitin 2020.

“George dhe unë nuk jemi dakord për shumë gjëra, por ne jemi të bashkuar për atë që ka më së shumti rëndësi: fëmijët tanë”, tha ajo. rel

Posta e zgjedhjeve do të jetë e ‘sigurtë dhe në kohë’ – i tha Senatit shefi i Shërbimit Postar

Marrë nga Reuters

Shefi i Shërbimit Postar të Shteteve të Bashkuara Louis DeJoy u tha ligjvënësve të premten se Shërbimi Postar nuk ka ndryshuar mënyrën e trajtimit të postës zgjedhore, ndërsa ai kërkoi të siguronte publikun që fletët e votimit do të trajtoheshin “me siguri dhe në kohë” në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Në paraqitjen e parë publike para Kongresit, zoti DeJoy u përpoq të minimizojë shqetësimet e demokratëve se vonesat e shërbimit të shkaktuara nga masat e tij të shkurtimit të kostos mund të rezultojnë në miliona fletëvotimi të panumëruara në zgjedhjet e nëntorit dhe të ndihmojnë Presidentin Trump.

Zoti DeJoy, i cili ka dhuruar miliona dollarë për zotin Trump dhe republikanë të tjerë, tha se nuk ka biseduar me zyrtarë të fushatës së zotit Trump ose me shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows lidhur me operacionet e shërbimit postar. Zoti DeJoy tha se punonjësit e postës do t’i japin përparësi postës zgjedhore siç është bërë në të kaluarën, duke shtuar se ai vetë do të votonte me postë.

“Ndërsa i afrohemi zgjedhjeve, dua të siguroj këtë komision dhe publikun amerikan se Shërbimi Postar është plotësisht i aftë dhe i përkushtuar për të shpërndarë postën zgjedhore të vendit në mënyrë të sigurtë dhe në kohë. Kjo detyrë e shenjtë është përparësia ime kryesore deri në ditën e zgjedhjeve.”

Por zoti DeJoy tha se nuk do të rikthente në punë makinat që shërbejnë për klasifikimin e postës që ishin dërguar për riparim gjatë javëve të fundit, duke thënë se nuk ishin të nevojshme. Nën trysni nga publiku dhe ligjvënësit, zoti DeJoy të martën pezulloi të gjitha ndryshimet në shërbimin postar deri pas zgjedhjeve. Kritikët patën frikë se ndryshimet do të ndikonin tek dërgimi i votës përmes postës që do të jetë shumë më i zgjeruar si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Zoti Trump ka thënë vazhdimisht dhe pa prova se një rritje e votimit përmes postës do të çonte në një rritje të manipulimeve, megjithëse ai vetë ka votuar me postë.

Senatori Gary Peters, demokrati kryesor në Komisionin e Seantit për Sigurinë Kombëtare, tha se ka marrë më shumë se 7’500 raporte për vonesa të postës nga njerëz në shtetin e tij Miçigan.

“Nëse planifikoni të vazhdoni këto lloj ndryshimesh, mendoj se kolegët e mi dhe shumë nga zgjedhësit tanë do të vazhdojnë të vënë në pikëpyetje nëse ju jeni personi i duhur për të udhëhequr këtë institucion të domosdoshëm publik”, tha zoti Peters.

Kryetari i komisionit republikan Ron Johnson e mbrojti zotin Dejoy, duke thënë se Shërbimi Postar kishte nevojë për reformim për të sheshuar financat e lëkundura të këtij institucioni.

Pasi mori drejtimin e Shërbimit Postar në muajin qershor, zoti Dejoy vuri në zbatim ndryshime me synimin për të ulur kostot, ndër to, eliminimin e objekteve që përdoren për të klasifikuar postën, si dhe të kutive postare nëpër komunitete. Po ashtu, ai ka eliminuar pagesat shtesë për punën jashtë orarit të rregullt, si dhe ka bërë ndryshime në turnet e punës të stafit.

Zoti DeJoy tha se vendimet për të hequr makineritë për klasifikimin e postës dhe kutitë postare ishin marrë tashmë dhe se ishin çështje rutine si reagim ndaj ndryshimeve të sasisë së postës, që ka rënë gjatë pandemisë.

Zoti DeJoy po ashtu do të dëshmojë të hënën para një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët. Një grup prej 90 ligjvënësish demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë bërë thirrje për largimin e zotit DeJoy. Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë për projektligjin të shtunën që do të siguronte 25 miliardë dollarë fonde për Shërbimin Postar dhe do të kërkojë kthimin mbrapsht të ndryshimeve të operacioneve. zëri i amerikës

Steve Bannon nuk i pranon akuzat

Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, i tha një gjykate në Nju Jork, se nuk është fajtor për akuzat se, ai dhe tre të tjerë mashtruan donatorët në një skemë fondesh në internet të njohur si “Ne ndërtojmë murin”.

Prokurorët pretendojnë se ai dhe të tjerët “orkestruan një skemë për të mashtruar qindra mijëra donatorë” në lidhje me fushatën e mbledhjes së parave në internet në kuadër të fushatës “Ne ndërtojmë murin”.

Gjatë fushatës, u mblodhën më shumë se 25 milionë dollarë për të ndihmuar në ndërtimin e një muri përgjatë vijës kufitare SHBA-Meksikë.

Organizatorët e skemës u zotuan se 100 për qind e parave të dhuruara do të përdoren për ndërtimin e murit.

Ndërtimi i tij, ka qenë një premtim kyç i fushatës e presidentit, Donald Trump, në fushatën e tij më 2016.

Trump u distancua nga Bannon dhe projekti pasi u shpall aktakuza.

“Unë nuk jam marrë me të për një periudhë të gjatë kohore”, tha Trump.

“Unë nuk isha i përfshirë në projekt. Nuk e di se kush ishte”, tha ai.

Personat tjerë të përmendur në aktakuzë janë Brian Kolfage, Andrew Badolato dhe Timothy Shea. Ata akuzohen se përdorën qindra mijëra dollarë për shpenzime personale dhe skema për të mbuluar krimet e tyre.

Bannon udhëhoqi fushatën presidenciale të Trump më 2016. Pasi Trump u zgjodh president, ai u bë këshilltar i tij.

Bannon u shkarkua nga posti në gusht të vitit 2017.

Bannon u lirua me një kaucion prej 5 milionë dollarësh të siguruar nga 1.75 milionë në para të gatshme dhe asete. Udhëtimi i tij do të jetë i kufizuar në zonat Connecticut, New York dhe Washington.

Ai është personi i gjashtë i lidhur me udhëheqjen e lartë të fushatës së vitit 2016 të presidentit Trump, që akuzohet penalisht nga Departmenti i Drejtësisë në periudhën e Trumpit. Të tjerët janë Roger Stone, Michael Flynn, Rick Gates, Paul Manafort dhe Michael Cohen.

Joe Biden pranon emërimin e demokratëve si kandidat për president

Joe Biden, pas gati një gjysmë shekulli në skenën politike amerikane, të enjten mbrëma pranoi nominimin demokrat për të kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke u thënë amerikanëve se ishte koha për të larguar Presidentin republikan Donald Trump pas pothuajse një mandati në Shtëpinë e Bardhë.

“Të bashkuar ne mund dhe do ta kapërcejmë këtë stinë të errësirës”, deklaroi zoti Biden ndërsa Shtetet e Bashkuara përballen me pandeminë e ashpër të koronavirusit dhe miliona njerëz kanë humbur vendet e punës.

Ai deklaroi se Presidenti Trump “nuk merr asnjë përgjegjësi” për përhapjen e sëmundjes ngjitëse dhe “refuzon të udhëheqë”.

“Pas gjithë kësaj kohe”, tha zoti Biden, “ky president ende nuk ka një plan” për të luftuar pandeminë. “Ai nuk arriti të mbrojë Amerikën … dhe kjo është e pafalshme”.

Fjalimi i zotit Biden, nga një qendër aktivitetesh në qytetin e tij të lindjes, Wilmington, Delaware, u mbajt në natën e katërt dhe të fundit të Konventës Kombëtare virtuale Demokrate, një koleksion prezantimesh të regjistruara dhe të drejtpërdrejta, që lavdëruan zotin Biden dhe sulmuan presidencën 3-vjeçare e gjysëm të Presidentit Trump.

Presidenti Trump dhe republikanët do të mblidhen në konventën e tyre virtuale katër-ditore kombëtare duke filluar nga e hëna. Por Presidenti Trump, në një vizitë të enjten në Old Forge, Pensilvani, afër shtëpisë së fëmijërisë së zotit Biden në Scranton, dha tregues të sulmeve të ardhshme republikane.

“Nëse doni një vizion të jetës suaj nën presidencën Biden, mendoni për rrënojat e shkrumbuara në Minneapolis, anarkinë e dhunshme të Portlandit, trotuaret me gjak të Çikagos dhe imagjinoni kaosin që vjen në qytetin tuaj dhe në çdo qytet të Amerikës”, u tha Presidenti Trump mbështetësve disa orë përpara fjalimit të zotit Biden.

Presidenti Trump duke folur gjatë tubimit në Old Forge (20 gusht 2020)

Presidenti Trump duke folur gjatë tubimit në Old Forge (20 gusht 2020)

Demokratët u detyruan të braktisin planet për një konventë me mijëra pjesëmarrës brenda një stadiumi basketbolli në qytetin Milwaukee, të shtetit Wisconsin, për shkak të pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, e cila ka vrarë një numër rekord prej 174’000 njerëzish, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Nëse fiton zgjedhjet e 3 nëntorit dhe inagurohet në janarin e ardhshëm, zoti Biden do të ishte 78 vjeç, presidenti më i vjetër i Shteteve të Bashkuara, duke ia kaluar edhe Presidentit Trump, i cili është 74 vjeç.

Por zoti Biden fitoi përballë kandidatëve të shumtë demokratë, pothuajse të gjithë, përveç njërit, më të rinj se ai, për të fituar nominimin e partisë së tij në kandidimin e tij të tretë për presidencën, pas përpjekjeve të pasuksesshme në 1988 dhe 2008. Ai ishte senator për 36 vjet dhe shërbeu tetë të tjera si zëvendës i Presidentit Barack Obama, përpara se zoti Trump të fitonte presidencën në 2016.

Kandidati demokrat për president Joe Biden, me bashkëshorten Jill Biden, dhe kandidatja për nënpresidente Kamala Harris, me bashkëshortin Douglas Emhoff, festojnë pasi zoti Biden pranoi emërimin

Kandidati demokrat për president Joe Biden, me bashkëshorten Jill Biden, dhe kandidatja për nënpresidente Kamala Harris, me bashkëshortin Douglas Emhoff, festojnë pasi zoti Biden pranoi emërimin

Muaj më parë, zoti Biden premtoi të zgjidhte një grua si kandidate për nënpresidente. Ai përzgjodhi javën e kaluar Senatoren e Kalifornisë, Kamala Harris pas një procesi verifikimi disa javor të shumë opsioneve të tjera. Zonja Harris ishte një zgjedhje historike në analet politike të Shteteve të Bashkuara, gruaja e parë afrikano-amerikane dhe me prejardhje aziatike që bëhet pjesë e kandidaturave partiake në nivel kombëtar.

Disa nga kandidatët demokratë përballë të cilëve zoti Biden fitoi gjatë zgjedhjeve paraprake në fillim të këtij viti, përfshirë Senatorin e Vermontit, Bernie Sanders, mbajtën fjalime në konventë këtë javë në mbështetje të dyshes që kandidon.

Andrew Yang duke folur gjatë konventës (20 gusht 2020)

Andrew Yang duke folur gjatë konventës (20 gusht 2020)

Njëri prej tyre, sipërmarrësi Andrew Yang, u tha shikuesve natën e fundit të konventës se “i kam njohur të dy, Joe-in dhe Kamalan gjatë fushatës vitin e kaluar – ashtu siç mund ta njohësh vërtet dikë kur kamerat janë fikur, turmat kanë ikur, dhe jeni vetëm ju dhe ata”.

“Ata i kuptojnë problemet me të cilat përballemi,” tha zoti Yang. “Ata janë prindër dhe patriotë që duan më të mirën për vendin tonë. Nëse ua japim atyre mundësinë, ata do të luftojnë për ne dhe familjet tona çdo ditë”.

Një tjetër ish-kundërshtar i zotit Biden i shndërruar në përkrahës, ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg, tha se: “Unë po ju them të votoni kundër (Presidentit Trump) sepse ai ka bërë një punë të keqe. Ai harxhon më shumë kohë duke shkruar mesazhe në Twitter se sa duke punuar. Le t’i japim fund këtij kapitulli tërësisht për të ardhur keq në historinë amerikane”.

Natën e mëparshme, mbështetësit e zotit Biden, veçanërisht ish-Presidenti Obama dhe bashkëshortja e tij, ish-zonja e parë Michelle Obama, sulmuan Presidentin Trump si një udhëheqës i dështuar i Shteteve të Bashkuara, ndërsa disa personalitete republikane shprehën gjithashtu mbështetjen e tyre për zotin Biden, përfshirë ish-Guvernatorin e shtetit Ohio, John Kasich dhe ish-Sekretarin e Shtetit, Colin Powell.

Sipas normave politike amerikane, sulmet nga një udhëheqës amerikan ndaj pasardhësit të tij janë të rralla.

Por ish-Presidenti Obama dha një vlerësim të ashpër të Presidentit Trump të mërkurën në mbrëmje, duke thënë se ai “nuk ka treguar interes për trajtimin e presidencës, përveçse si një tjetër shfaqje televizive që ai mund ta përdorë për të marrë vëmendjen që dëshiron”.

Ish-Presidenti Barack Obama duke mbajtur fjalën e tij të regjistruar për konventën demokrate

Ish-Presidenti Barack Obama duke mbajtur fjalën e tij të regjistruar për konventën demokrate

Duke folur nga një muze në Filadelfia ku përjetësohet themelimi i Amerikës në vitet 1700, ish-Presidenti Obama paralajmëroi se rizgjedhja e Presidentit Trump mund të dëmtojë demokracinë. Ai tha se kishte shpresuar që Presidenti Trump do ta merrte seriozisht detyrën e presidentit dhe se “do të zbulonte një lloj adhurimi për demokracinë që ishte vendosur nën kujdesin e tij”.

Por tha ish-Presidenti Obama, “Donald Trump nuk është ngritur në nivelin e detyrës sepse nuk mundet ta bëjë. Dhe pasojat e këtij dështimi janë të rënda. Njëqind e shtatëdhjetë mijë amerikanë të vdekur. Miliona vende pune të humbura, ndërsa ata në krye marrin më shumë se kurrë. Impulset tona më të këqija të lëshuara pa fre; reputacioni ynë krenar në të gjithë botën u zvogëlua keqazi, dhe institucionet tona demokratike u kërcënuan si kurrë më parë”.

Pasi fragmente të komenteve të ish-Presidentit Obama u bënë të ditura përpara fjalimit të tij të mbrëmjes, Presidenti Trump u përgjigj, duke kritikuar zotin Obama se ishte joefektiv dhe se e vuri në rrezik demokracinë e Shteteve të Bashkuara.

“Kur e dëgjoj atë dhe shoh tmerrin që ai na la, marrëzinë e transaksioneve që ai bëri. Shikoni çfarë po bëjmë. Ne kemi murin tonë madhështor në kufi. Ne kemi siguri”, tha Presidenti Trump në një konferencë shtypi . “Shikoni sa i keq ishte ai, sa i paefektshëm ishte ai”.

Folës të shumtë në konventën demokrate kanë vlerësuar vendosmërinë dhe përqasjen prej njeriu të zakonshëm të zotit Biden ndaj jetës publike, duke thënë se ai ka simpati për problemet e të tjerëve, për të cilën ata thanë se Presidenti Trump nuk ka patur aftësinë ta tregojë.

Ata vunë në dukje se zoti Biden ka kapërcyer humbje të mëdha në jetën e tij, përfshirë vdekjen e gruas së tij të parë dhe vajzës së tij në moshë të re në një aksident me makinë në 1972 dhe së fundmi, në 2015, vdekjen e djalit të tij të madh, ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Delaware Beau Biden, nga kanceri në tru.

SHBA, gjyqtari hedh poshtë kërkesën e Presidentit Trump për mosdorëzimin e taksave

Marrë nga Reuters

Në Shtetet e Bashkuara, një gjykatës hodhi poshtë çështjen gjyqësore të ngritur nga Presidenti Donald Trump për të bllokuar zbatimin e kërkesës së një jurie të madhe që presidenti të dorëzojë të dhënat e taksave personale dhe të biznesit të tij për tetë vitet e fundit.

Gjyqtari Victor Marrero tha se plotësimi i kërkesës së paraqitur nga Presidenti Trump, do të përbënte një “zgjerim të padrejtë” të sferës së imunitetit presidencial.

Avokatët e zotit Trump e apeluan menjëherë vendimin.

Kërkesa për të parë të dhënat e taksave të zotit Trump lidhet me një hetim të Prokurorit të Qarkut të Manhattan-it Cyrus Vance. Në një padi gjyqësore muajin e kaluar, prokurori Vance tha se hetimi i tij kishte lidhje mes të tjerash me “aludimet për mashtrime në sferën bankare dhe të sigurimeve nga ana e Organizatës Trump dhe zyrtarëve të saj.”

Një zëdhënës i prokurorit Vance nuk pranoi të komentojë.

Presidenti Trump, i cili po bën fushatë për rizgjedhje, prej kohe vazhdon të sfidojë në gjykatë përpjekjet e një numri ligjvënësish dhe prokurorësh për të parë të dhënat e tij të taksave, të cilat besohet se hedhin dritë mbi marrëdhëniet e tij financiare.

Duke refuzuar të publikojë dokumentet e taksave, ai ka vendosur gjithashtu një precedent në historinë e kandidatëve presidencialë të dekadave të fundit.

Arrestohet Steve Bannon, ish-këshilltari i Presidentit Trump, rrezikon 20 vjet burg

Prokurorët federalë në Nju Jork ngritën akuza ndaj ish-këshilltarit politik të Presidentit Trump, Steve Bannon, se në bashkëpunim me të tjerë, ka kryer mashtrim me dërgim elektronik parash, lidhur me një fushatë për grumbullim fondesh në mbështetje të ndërtimit të një muri kufitar midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Në një deklaratë të Departamentit të Drejtësisë thuhet se ndaj zotit Bannon dhe tre personave të tjerë është ngritur padi “për rolin e tyre në mashtrimin e qindra mijëra donatorëve lidhur me një fushatë për grumbullim fondesh në internet të njohur me emrin ‘Ne ndërtojmë murin’, nga e cila u grumbulluan më shumë se 25 milionë dollarë.”

Inspektori i ngarkuar me çështjen, Philip R. Bartlett tha: “Të pandehurit dyshohet se janë përfshirë në veprimtari mashtruese, pasi kanë paraqitur në dritë të shtrembër përdorimin e vërtetë të fondeve të dhuruara. Siç pretendohet, jo vetëm që ata gënjyen donatorët, por u përpoqën të fshehin shpërdorimin e fondeve, duke krijuar fatura dhe llogari të rreme për të pastruar donacionet dhe për të mbuluar veprimet e tyre kriminale, duke mos treguar respekt për ligjin ose të vërtetën.”

Të katër të pandehurit janë arrestuar.

Steve Bannon, një figurë e njohur e së djathtës politike amerikane, shërbeu si këshilltar fushate dhe më pas këshilltar në Shtëpinë e Bardhë për zotin Trump, i cili e bëri ndërtimin e një muri kufitar një ndër premtimet kryesore të fushatës së vitit 2016.

Për akuzat që rëndojnë mbi Steve Bannon, ish këshilltari i Presidentit Trump rrezikon 20 vjet burg/zëri i amerikës

Kryediplomatja e Kosovës dhe ministri i Drejtësisë takohen me Palmerin në Washington

Prishtinë

Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, ministri i Drejtësisë së Kosovës, Selim Selimi bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, kanë zhvilluar një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin nga Ministria e Drejtësisë, gjatë këtij takimi, ministri Selimi dhe ministrja Haradinaj-Stublla me Palmer kanë diskutuar për intensifikimin e agjendës shtetërore në përafrimin e Kosovës me familjen euro-atlantike, progresin në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe hapjen e një dinamike të re për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me njohje në kufijtë ekzistues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ministri Selimi dhe ministrja Haradinaj-Stublla kanë vlerësuar lartë kontributin dhe angazhimin e zëvendësndihmës sekretarit të shtetit Palmer si dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së “si aleati më i madh dhe më i rëndësishëm për Kosovën dhe popullin e saj”.

Sa i përket procesit të dialogut, ministri Selimi sipas komunikatës ka theksuar se Kosova është gjithnjë besnike ndaj interesave strategjike të shtetit mik dhe për këtë ka konsideruar se “pa bashkërendim dhe garancë të Amerikës, është vështirë arritja e çfarëdo marrëveshjeje të qëndrueshme me Serbinë”.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Palmer ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, duke potencuar se fokus kryesor duhet të jetë arritja e progresit të Kosovës në integrimin e plotë ndërkombëtar, forcimin e shtetit ligjor dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Roli aktiv dhe mbështetja e SHBA-së, si aleate strategjike jona, është e pazëvendësueshme për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura me Serbinë”, theksuan dy ministrat në fund të takimit me Palmer.

Ministri i Drejtësisë, Selimi dhe ministrja e Jashtme, Haradinaj-Stublla po qëndrojnë për vizitë zyrtare në SHBA nga e shtuna e javës së kaluar. Selimi dhe Stublla-Haradinaj do të takohen atje me përfaqësues nga Departamenti i Shtetit dhe zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë amerikane. Sipas ministrit Selimi “qëllim i vizitës është rritja e bashkëpunimit, marrja e ekspertizës dhe përpjekjet e vazhdueshme të përafrimit me standardet amerikane në fushën e drejtësisë”.

Kamala Harris pranon emërimin historik si kandidate për nënpresidente

Kandidatja demokrate për postin e nënpresidentes, senatorja Kamala Harris nga Kalifornia, u bëri thirrje qytetarëve të luftojnë për “Amerikën që ne e dimë se është e mundur”, pasi ajo bëri histori me pranimin e emërimit nga partia e saj për t’u paraqitur së bashku me kandidatin presidencial Joe Biden në votimet e muajit nëntor.

Kamala Harris, 55 vjeçare, një ish prokurore, është e para grua afrikano-amerikane dhe indiano-amerikane, kandidate për nënpresidente për një nga partitë kryesore. Nëna e saj ishte një shkencëtare e kancerit të gjirit që emigroi nga India. Ajo vdiq në vitin 2009. Babai i senatores Harris, një ekonomist, erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Xhamajka.

Duke folur në natën e tretë të Kuvendit Kombëtar të Demokratëve, zonja Harris kritikoi ashpër presidentin Donald Trump për trajtimin e pandemisë së koronavirusit dhe të ekonomisë, duke thënë se “dështimi i tij në udhëheqje ka kushtuar jetë”.

Më herët gjatë mbrëmjes, ish-presidenti Barack Obama, sumoi ashpër presidentin Trump, pasuesin e tij, duke thënë se presidenti Trump po e trajtonte presidencën si “një reality show”, dhe duke rrezikuar demokracinë me udhëheqjen e tij të papërshtatshme dhe në stilin autoritar.

Duke pranuar emërimin nga demokratët, zonja Harris foli për një komb me “kompleksitete dhe papërsosmëri”, dhe nevojën për t’u vënë në punë për të trajtuar të metat e tij, të tilla si luftimi i racizmit dhe realizimi i “premtimit për drejtësi të barabartë para ligjit”.

Të mos gabohemi, rruga përpara nuk është e lehtë. Ne do të pengohemi. Mund të rrëzohemi. Por unë ju premtoj se do të veprojmë me guxim dhe do t’i trajtojmë me ndershmëri sfidat tona. Ne do të themi të vërtetën dhe do të veprojmë me të njëjtin besim tek ju sikundër ju kërkojmë që të keni besim në ne”, tha zonja Harris.

Vendimi i zotit Biden për të zgjedhur gruan e parë afrikano-amerikane dhe aziatiko-amerikane si kandidate për nënpresidente, preku shumë nga pakicat dhe gratë në parti, që shprehnin një mbështetje të vakët ose ishin kundër 77-vjeçarit Biden.

Zonja Harris u zotua se një administratë Biden-Harris do të punojë për “ngritjen e një ekonomie që nuk e lë askënd prapa”, të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit, dhe të ndërtojë një komunitet që është “i fortë dhe modest, i drejtë dhe i mirë”.

“Ne duhet të zgjedhim një president që do të sjellë diçka ndryshe, diçka më të mirë dhe do të bëjë punë të rëndësishme,” tha zonja Harris. “Një president i cili do të na bashkojë të gjithëve për të ndërtuar të ardhmen që ne e duam kolektivisht. Ne duhet të zgjedhim Joe Biden”, tha ajo.

Ndërkohë, ish presidenti Obama mbajti një fjalim të regjistruar në Filadelfia, duke thënë se për gati katër vjet Donald Trump “nuk ka treguar asnjë interes për të trajtuar presidencën ndryshe, përveçse si një ‘reality show’ që ai mund të përdorë për të siguruar vëmendjen që dëshiron”.

Zoti Obama paralajmëroi se rizgjedhja e zotit Trump mund të dëmtojë demokracinë, ndërsa shtoi se kishte shpresuar që zoti Trump do ta trajtonte seriozisht punën e presidentit dhe “do të shfaqte më shumë nderim për demokracinë e vendosur nën kujdesin e tij”.

“Donald Trump nuk është i zoti i punës, sepse nuk mundet”, tha zoti Obama. “Dhe pasojat e dështimit të tij janë të rënda. 170 mijë amerikanë të vdekur, miliona vende pune të shuara… Nami ynë krenar në botë u dëmtua rëndë dhe institucionet tona demokratike u kërcënuan si kurrë më parë”, tha ai.

Fjalimi i zotit Obama ishte i jashtëzakonshëm sepse ish presidentët rrallë kritikojnë publikisht një president në detyrë.

Pasi që copëza të komenteve të zotit Obama u publikuan më herët të mërkurën, presidenti Trump u përgjigj duke kritikuar ish presidentin Obama se ishte joefektiv dhe kishte rrezikuar demokracinë në Shtetet e Bashkuara.

“Kur e dëgjoj atë dhe shoh tmerrin që ai na la, budallallëkun e transaksioneve që ai bëri. Shikoni çfarë po bëjmë ne. Ne kemi murin tonë të madh kufitar. Kemi siguri”, tha presidenti Trump në një konferencë me gazetarë. “Shikoni sa i keq ishte ai, sa i paefektshëm ishte ai”, tha presidenti Trump.

Shumë nga folësit nënvizuan karakterin dhe guximin e zotit Biden për tejkalimin e humbjeve të mëdha në jetën e tij, përfshirë vdekjen e gruas së tij të parë dhe së bijës në një aksident me makinë në vitin 1972 dhe së fundmi, me 2015, vdekjen e njërit prej djemve të tij, Beau Biden, nga kanceri i trurit.

Ish presidenti Obama tha se zoti Biden e di se forca e vërtetë e Shteteve të Bashkuara “vjen nga dhënia e një shembulli që bota dëshiron ta ndjekë”, dhe që zoti Biden dhe zonja Harris kanë plan të vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit, të zgjerojnë kujdesin mjekësor, të shpëtojnë ekonominë amerikane dhe “të ripërtërijnë pozitën tonë në botë”.

“Më shumë se gjithçka, ajo që di për Joe, ajo që di për Kamalan, është se ata në fakt interesohen për çdo amerikan dhe se ata kujdesen thellësisht për këtë demokraci,” tha zoti Obama. “Ata besojnë se në një demokraci, e drejta e votës është e shenjtë dhe ne duhet ta bëjmë më të lehtë për njerëzit që të votojnë, jo më të vështirë. Ata besojnë se askush, madje as presidenti nuk është mbi ligjin dhe se asnjë zyrtar publik, madje as presidenti, nuk duhet të përdorë zyrën për të pasuar veten ose përkrahësit e tij”, tha ai.

Ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, e cila humbi në garë me presidentin Trump në zgjedhjet e vitit 2016, u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë ndërsa mbështeti dyshen Biden – Harris në fjalimin e saj të mërkurën.

Ajo përmendi planet për krijimin e vendeve të punës, pushimet e paguara për familjet, kujdesin shëndetësor për të gjithë, ndihmën për emigrantët pa dokumente që hynë në Shtetet e Bashkuara si fëmijë, reformimin e sundimit të lijgit dhe zgjedhjet e lira pa ndërhyrje nga jashtë.

Presidenti Trump po bënë ndalesa fushate gjatë javës që zoti Biden është në qendër të vëmendjes, duke udhëtuar në zonat e betejës politike që mund të luajnë një rol kryesor në zgjedhje.

Të enjten, ai do të qëndrojë pranë shtëpisë së fëmijërisë së zotit Biden në Scranton, të shtetit Pensilvani.

Republikanët po organizojnë kuvendin e tyre kombëtar që do të mbahet javën e ardhshme, duke filluar nga e hëna dhe duke kulmuar me fjalimin e pranimit të ri kandidimit nga presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë më 27 gusht. zëri i amerikës

Joe Biden edhe zyrtarisht kandidat i demokratëve për zgjedhjet presidenciale

Në Shtetet e Bashkuara, Partia Demokratike emëroi zyrtarisht, Joe Biden, si kandidatin e saj presidencial për zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor.

Emërimi u bë në natën e dytë të Konventën Kombëtare që u mbajt në mënyrë virtuale.

Në një konventë normale, votimi i thirrjeve zgjat më shumë se një orë dhe zhvillohet në një arenë të mbushur me mijëra delegatë besnikë të partisë. Por këtë vit i gjithë programi i konventës po zhvillohet në internet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Faleminderit shumë. Nga fundi i zemrës sime. Faleminderit të gjithëve, kjo do të thotë botë për mua dhe familjen time dhe unë do t’ju shoh të gjithëve të enjten”, tha Biden, i cili do të mbajë fjalimin e tij më 20 gusht.

Biden foli nga shtëpia e tij i rrethuar nga anëtarët e familjes së tij, duke pasuar fjalimet nga ish-presidenti, Bill Klinton, ish-Sekretari e Shtetit, John Kerry, dhe ish Sekretari Republikan i Shtetit, Colin Powell .

“Donald Trump thotë se ne po udhëheqim botën. Epo, ne jemi e vetmja ekonomi e madhe industriale që kemi nivelin e saj të papunësisë trefish”, tha ish-presidenti Klinton.

“Në një kohë si kjo, Zyra Ovale duhet të jetë një qendër komande. Përkundrazi, është një qendër stuhie. Ka vetëm kaos”, tha ai.

Presidenti Trump, i cili garon për rizgjedhje në nëntor, udhëtoi për në Arizona për t’u takuar me anëtarët e patrullave kufitare pranë kufirit me Meksikën. Ai tha se Biden, si president, do të shkaktonte “një përmbytje të emigracionit të paligjshëm siç bota nuk e ka parë kurrë.”

Trump, tha se plani i emigrimit i Bidenit është “më ekstremi, i pamaturi, i rrezikshëm dhe vdekjeprurës” i paraqitur ndonjëherë nga një kandidat i partisë kryesore.

“Duhet të mposhtet. Dhe do të mposhtet më 3 nëntor”, tha ai. rel

Trumpi fal aktivisten feministe, Susan B. Anthony

Presidenti Trump ka falur aktivisten Susan B. Anthony, e cila luftoi për të drejtën e votës për gratë amerikane dhe u shpall fajtore se kishte votuar në mënyrë të paligjshme në vitin 1872.

Gjatë komenteve të martën në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë me rastin e ratifikimit të Amendamentit të 19-të që u dha grave amerikane të drejtën e votës, presidenti tha se do të nënshkruante një “falje të plotë“ për zonjën Anthony.

Susan B. Anthony ishte një figurë qendrore e lëvizjes për të drejtën e votës për gruan. Ajo votoi për herë të parë në vitin 1872 në qytetin e saj, Roçester të Nju Jorkut dhe u arrestua, u nxor në gjyq dhe u shpall fajtore për votim të paligjshëm. Zonja Anthony nuk e pagoi ndonjëherë gjobën prej 100 dollarësh, mbi 2000 dollarë në vlerën e sotme.

Presidenti fal aktivisten Susan B. Anthony; 18 gusht 2020

Presidenti fal aktivisten Susan B. Anthony; 18 gusht 2020

Presidenti tha gjatë ceremonisë se zonja Anthony kishte luftuar për të siguruar falje për gra të tjera që protestonin kundër diskriminimit në baza gjinore, por ajo vetë nuk luftoi kurrë për të siguruar faljen për vete.

Gjashtë vjet pas dënimit, zonja Anthony dhe aktivistja tjetër, Elizabeth Cady Stanton, punuan për të paraqitur në Kongres projekt-amendamentin e 19-të që u ratifikua më 18 gusht të vitit 1920. Për punën e saj, ky dokument i rëndësishëm njihet në gjuhën popullore si Amendamenti i Susan B. Anthony-t. zëri i amerikës

Raporti i Senatit me hollësi të reja mbi ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e vitit 2016

Jeff Seldin

Një proces dypartiak hetimor mbi përpjekjet e Rusisë pët të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016 arrin në përfundimin se Moska përdori me sukses një rrjet operativësh si dhe masash për të futur në grackë anëtarë të fushatës Trump, duke i lënë disa prej tyre të hapur ndaj manipulimeve.

Raporti arrin në përfundimin se kreu i fushatës Trump, Paul Manafort përbënte “kërcënim të rëndë për kundërzbulimin” si rezultat i lidhjeve me individë të afërt me Kremlinin. Por raporti shton gjithashtu se hetimet e FBI-së mbi ndërhyrjet ruse “kishin probleme”.

Raporti i bërë publik të martën nga Komisioni i Senatit për Zbulimin është i pesti mbi këtë temë dhe përfaqëson përmbylljen e një pune tre vjeçare. Në të përfshihen intervista me qindra dëshmitarë si dhe rishikimi i mbi 1 milion faqeve me dokumente.

Raporti përqëndrohet tek individë të caktuar në Rusi dhe brenda fushatës Trump, si dhe përpjekjeve nga agjenci ruse të zbulimit dhe organizata të ndryshme si WikiLeaks, të cilat sipas raportit “me shumë gjasë ishin të vetëdijshme se po ndihmonin zbulimin rus”.

Megjithëse raporti nuk identifikon prova se zyrtarë të fushatës Trump me dijeni dhe ndërgjegje punuan me rusët gjatë zgjedhjeve, ai arrin në përfundimin se, ose të nxitur nga ambicjet ose si rezultat i naivitetit, zyrtarët nuk përfillën mundësinë se po mbështeteshin nga Kremlini.

Për shembull raporti thekson se me publikimin nga WikiLeaks të dokumenteve të Komitetit Kombëtar Demokrat, të siguruara nga hakerimi rus, fushata e zotit Trump u përpoq të përfitonte sa më shumë përmes “ndikimit të këtyre publikimeve për të shtuar shanset e zotit Trump për zgjedhje”.

Raporti ngre shqetësime për rolin e zotit Manafort, një operativ republikan dhe lobist ndërkombëtar që u përfshi në fushatën e zotit Trump në mars 2016.

“Prania e zotit Manafort në fushatë dhe afërsia me zotin Trump i krijuan mundësi zbulimit rus të ushtronte influencë dhe të siguronte informata konfidenciale,” thoshte raporti.

Zoti Manafort u shpall fajtor për evazion fiskal e manipulim bankar gjatë një tjetër procesi hetimor të hapur nga Prokurori Special, Robert Mueller. Ai u lirua nga burgu disa muaj më parë.

Por raporti ngre shqetësime për lidhjet e vjetra të zotit Manafort me oligarkun rus Oleg Deripaska, i cili dihej se drejtonte operacione nën udhëzimet e Kremlinit, nganjëherë me ndihmën e zotit Manafort, si dhe me përfshirjen e zyrtarit të zbulimit rus, Konstantin Kilimnik.

Në veçanti, raporti shpreh shqetësim për lidhjet Manafort-Kilimnik, të cilat i cilëson si “të ngushta dhe të gjata”.

“Në disa raste Paul Manafort u përpoq t’i përcillte zotit Kilimnik informata sekrete mbi fushatën,” thotë raporti.

“Komisioni nuk arriti të vërtetonte përse zoti Manafort përcillte të dhëna të tilla dhe kujt ia kalonte këtë informacion Kilimnik”.

Raporti thotë se Rusia kishte shfrytëzuar edhe mënyra të tjera për të ndikuar tek njerëz të afërm me zotin Donald Trump.

“Rusia shfrytëzoi mungesën e eksperiencës në politikë të pjesëtarëve të ekipit të zotit Trump për tranzicionin, rezistencën nga politikanë të administratës së zotit Obama dhe dëshirën e zotit Trump për të forcuar lidhjet me Rusinë, duke ndjekur një diplomaci përmes kanaleve jozyrtare,” thotë raporti.

Hetuesit nënvizojnë se “një objektiv me interes për Rusinë ishte ekzistenca e një kuadri me konsulentë jo-zyrtarë në ekipin e tranzicionit të zotit Trump, të cilët gëzonin nivele të ndryshme konfidence tek presidenti i zgjedhur, si dhe nivele të ndryshme njohurishë për sjelljen në politikën e jashtme”.

Por raporti gjithashtu nuk kursen kritikat në adresë të reagimit të institucioneve, si FBI-ja apo kundërzbulimi ndaj veprimeve të Rusisë.

“Komisioni arriti në përfundimin se FBI-ja nuk kishte një proces zyrtar për t’u rënë këmbanave të alarmit lidhur me hakerimin e dokumenteve të Komitetit Demokratik Kombëtar,” thotë raporti.

Autorët kritikojnë ashpër FBI-në pasi rendën me entuziazëm të pajustifikueshëm pas një dosjeje të përgatitur nga një ish-agjent zbulimi britanik, e cila përfshinte informata joshëse, por jo të verifikuara se Rusia mund t’i kishte bërë presion zotit Trump.

Raporti thotë se FBI-ja “nuk e adaptoi si duhet metodologjinë lidhur me dosjen e ish-agjentit Christopher Steele, pasi një nga burimet e tij ofroi të dhëna që ngrinin dilema serioze për përshkrimet e zotit Steele”.

Megjithëse raporti është përgatitur në mënyrë dypartiake, udhëheqësit e Komisionit të Senatit për Zbulimin dolën me konkluzione të ndryshme në komentet publike të martën:

Senator Marco Rubio

Senator Marco Rubio

“Mund të themi pa hezitim, se Komisioni nuk ka gjetur asnjë provë se zoti Trump dhe fushata e tij kishin bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me Rusinë për të ndikuar tek zgjedhjet e 2016-tës,” tha Senatori republikan Marco Rubio.

Zoti Rubio shtoi se përdorimi i dosjes Steele nga FBI-ja ishte shqetësues, por shtoi gjithashtu se kishte prova të pamohueshme se Rusia ishte përpjekur të ndërhynte në zgjedhje.

Senator Mark Warner

Senator Mark Warner

Senatori demokrat Mark Warner foli për kontakte shokuese mes zyrtarëve të fushatës Trump dhe operativëve të Kremlinit që përbëjnë kërcënim real për kundërzbulimin.

Në një raport të mëparshëm të publikuar në prill, komisioni i Senatit doli me përfundimin se ka prova të forta se Rusia u përpoq të ndikonte në zgjedhje në favor të zotit Trump.

Jill Biden do të flasë në mbështetje të kandidaturës së burrit të saj për postin e presidentit

Ken Bredemeier

Jill Biden, e cila ka një karrierë të gjatë univesitare si pedagoge e gjuhës angleze, do të flasë të martën në mbrëmje, gjatë kuvendit demokrat në përpjekje për të bindur amerikanët që të votojnë për të zgjedhur bashkëshortin e saj si presidentin e ardhëshëm të Shteteve të Bashkuara.

Zonja Biden ka luajtur një rol aktiv larg syve të publikut në kandidimin e tretë të bashkëshortit të saj për postin e presidentit.

Ndihmësit thonë se ajo ofroi mendimet e saj mbi kandidaturat për postin e nënpresidentit para se bashkëshorti i saj të zgjidhte Senatoren Kamala Harris nga Kalifornia javën e shkuar. Zonja Harris është gruaja e parë me prejardhje afrikano-amerikane dhe aziatiko-amerikane që zgjidhet në dyshen konkurrente në zgjedhjet presidenciale të një partie kryesore amerikane.

Ngaqë pandemia ka kufizuar ndjeshëm aktivitetet publike të fushatave politike këtë vit, fjalimi i zonjës Jill Biden në natën e dytë të kuvendit virtual kombëtar demokrat, do të jetë i regjistruar dhe do të transmetohet në televizion për miliona votues amerikanë. Ajo do të prezantohet si zonja e parë e mundshme për katër vitet në vazhdim duke ofruar interpretimin e saj se si do të vepronte Joe Biden si president, duke folur si një person që e njeh nga afër kandidatin e pritshëm demokrat.

Po ashtu të martën në mbështetje të zotit Biden në fushatën kundër Presidentit republikan Donald Trump do të jenë dy ish-presidentët demokratë, Bill Clinton dhe Jimmy Carter – si dhe kandidati demokrat për president i vitit 2004 John Kerry dhe vajza e ish-Presidentit John F. Kennedy, Caroline.

Dy figura politike në Uashington, Senatori demokrat Chuck Schumer dhe ligjvënësia progresiste Alexandria Ocasio-Cortez, që të dy kritikë të zëshëm dhe të shpeshtë të zotit Trump, po ashtu do të flasin në mbështetje të zotit Biden.

Në kunvendin virtual do të thirren emrat e shteteve për të emëruar zotin Biden dhe zonjën Harris si dyshen demokrate për Shtëpinë e Bardhë. Kjo është një praktikë e vjetër që zakonisht merr disa orë deri në përfundim. Por votimi i së martës mund të zgjasë rreth 30 minuta, në përpjekje për të mos humbur interesin e shikuesve, të cilët fare lehtë mund të ndërrojnë kanalin e televizorit.

Kjo është hera e parë që një kuvend kombëtar politik zhvillohet në mënyrë virtuale. Pandemia ka detyruar demokratët këtë javë dhe republikanët javën tjetër, që të heqin dorë nga kuvendet e bujshme të viteve më parë nga frika e përhapjes së koronavirusit. Po ashtu janë mënjanuar edhe traditat e viteve të shkuara me muzikë dhe delegatë nga mbarë vendi.

Kuvendi virtual demokrat u hap tëhënën me regjistrime të shkurtra mesazhes me video të mbështetjes për zotin Biden nga kandidatët që ai i mundi gjatë fushatës brenda partisë.

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama foli përmes një regjistrimi me video në kuvendin virtual duke kritikuar Presidentin Trump dhe duke kërkuar mbështetje për zgjedhjen e zotit Biden në postin e presidentit.

Prezantimi dy-orësh i demokratëve shkoi mirë, por për shkak se fjalimi i zonjës Michelle Obama ishte rregjistruar ditë më parë, ajo nuk përmendi zgjedhjen e historike të zonjës Harris nga zoti Biden.

Presidenti Trump e përqeshi vlerësimin e saj për presidencën e tij, ndërsa postoi në Twitter të martën, “Faleminderit për fjalët e tua shumë të dashura Michelle!”

Udhëheqësi amerikan tha se fjalimi i saj ishte regjistruar disa ditë më parë dhe se kishte shifra të gabuara për vdekjet nga koronavirusi.

Kina dhe aleancat ndërkombëtare, në krye të platformës së politikës së jashtme të Partisë Demokrate

Megan Duzor

Platforma që po propozon Partia Demokrate kritikon praktikat tregtare të Kinës, propozon më pak shpenzime për mbrojtjen kombëtare dhe kundërshton “luftra pa fund”, ndërsa përpiqet të prezantojë objektivat e politikës së jashtme të partisë dhe të vërë në dukje ndryshimet nga Presidenti Donald Trump.

Platforma prej 80 faqesh, që pritet të miratohet në Kuvendin Demokrat, është në përgjithësi simbolike, sepse kandidatit demokrat nuk i kërkohet t’i miratojë këto qëndrime. Megjithatë platforma paraqet një përshkrim zyrtar të vizionit dhe përparësive të kësaj politike nga ana e Partisë Demokrate.

Ajo është hartuar nga një komision udhëheqësish demokratë, përfshirë ish-rivalin e zotit Biden brenda partisë, Senatorin Bernie Sanders, dhe përpiqet që të eliminojë hendekun mes krahut progresist të partisë, që përfshin zotin Sanders, dhe qëndrimin më të moderuar të zotin Biden. Projekt-platforma u përmbahet përparësive të gjera të politikave të zotit Biden, që pritet të pranojë emërimin e partisë së tij, të enjten nga shteti i tij i Delauerit.

Kritika ndaj Kinës

Kina është bërë një nga çështjet kryesore të politikës së jashtme në garën presidenciale të vitit 2020, e amplifikuar nga lufta tregtare e Presidentit Donald Trump me atë vend, si edhe pandemia e koronavirusit që e kishte origjinën atje.

Në platformën e partisë, demokratët mbajnë një qëndrim të ashpër ndaj politikave tregtare të Kinës dhe përpiqen t’i karakterizojnë përpjekjet e zotit Trump si jo aq të ashpra sa ç’duhet.

“Ndryshe nga Presidenti Trump, ne do t’u bëjmë qëndresë përpjekjeve të Kinës dhe aktorëve të tjerë për të vjedhur pronën intelektuale të Amerikës dhe do t’u kërkojmë Kinës dhe vendeve të tjera që të ndalin menjëherë spiunazhin kibernetik kundër kompanive tona”, thuhet në platformë.

Në platformë kritikohen gjithashtu tarifat miliarda dollarëshe që zoti Trump ka imponuar ndaj mallrave kineze në një përpjekje për të arritur një marrëveshje tregtare me me Kinën, duke i quajtur politikat e tij tregtare “të papërgjegjshme” dhe duke thënë se ato dëmtojnë fermerët amerikanë.

Presidenti Trump është përplasur me Kinën për një sërë çështjesh, përfshirë tregtinë, manipulimin e monedhës dhe agresivitetin e Kinës në Detin e Kinës Jugore. Ai ka thënë gjithashtu se Kina duhet të mbajë përgjegjësi për pandeminë e koronavirusit. Shtetet e Bashkuara dhe Kina nënshkruan fazën e parë të një marrëveshjeje tregtare në janar, por negociatat për një fazë të dytë kanë ngecur.

Zoti Biden ka kritikuar praktikat “abusive” tregtare të Kinës, ashtu si edhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Ai ka theksuar nevojën për të punuar me aleatët ndërkombëtarë për t’i bërë ballë Kinës.

Aleancat ndërkombëtare

Charles Stevenson, profesor i poltikës së jashtme amerikane në Falultetin e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, argumenton se ndryshimi më i spikatur në politikat e jashtme të zotit Trump dhe zotit Biden është “Trump-i ka praktikuar një njëanshmëri agresive”, ndërsa zoti Biden e ka bërë të qartë se do që të kthehet tek një model diplomacie “ndërkombëtare, bashkëpunuese, pro-aleancave”, që mbizotëronte në administratat e kaluara.

Zoti Trump e ka trajtuar politikën e jashtme shumë ndryshe nga presidentët e kaluar duke vënë në pikëpyetje hapur vlerën e aleancave dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë NATO-n, Organizatën Botërore të Tregtisë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Partia Demokrate i kushton disa faqe në platformë temës së aleancave ndërkombëtare dhe akuzon zotin Trump se ka “sulmuar burimet e forcës sonë, ka brejtur diplomacinë amerikane, ka shpërbërë angazhimet ndërkombëtare, dobësuar aleancat dhe njollosur besueshmërinë tonë”.

Ajo premton të riparojë ato që i sheh si marrëdhënie të thyera me qeveritë në gjithë botën, përfshirë në Evropë dhe Afrikë.

Zoti Biden i ka përqendruar shumë nga planet e tij për politikën e jashtme tek rindërtimi i lidhjeve të ngushta me aleatët dhe bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare.

Mbrojtja dhe nivelet e trupave

Platforma e demokratëve bën thirrje për uljen e shpenzimeve ushtarake, një kontrast i thellë me zotin Trump,që ka qenë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe ka paralajmëruar se demokratët do ta dobësojnë ushtrinë.

“Ne mund të kemi një mbrojtje të fortë dhe të ruajmë sigurinë tonë me më pak shpenzime”, thuhet në platformë, ku bëhet gjithashtu thirrje për kontrolle të përvitshme në Pentagon dhe që t’i jepet fund asaj që partia e konsideron “shpërdorim dhe mashtrim” në Departamentin e Mbrojtjes.

Platforma bën gjithashtu thirrje që “luftërat pa fund të mbyllen në mëmyrë të përgjegjshme”.

Si zoti Biden ashtu edhe zoti Trump kanë premtuar të ulin nivelet e trupave amerika jashtë vendit.

Zoti Trump ka reduktuar nivelet e trupave në Afganistan në 8,600 nga rreth 12,000 si pjesë e një marrëveshjeje mes Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve nënshkruar më herët këtë vit. Në qershor ai njoftoi se do ta shkurtonte kontingjentin e trupave amerikane prej 34,500 vetësh në Gjermani në 25,000.

Megjithatë, zoti Trump nuk ka arritur ta përmbushë premtimin e fushatës së vitin 2016, për të reduktuar numrin e përgjithshëm të trupave jashtë Amerikës.

Kyle Kondik, analist politik në Universitetin e Virxhinias, thotë se Partia Republikane në përgjithësi konsiderohet më e ashpër se ajo Demokrate në politikën e jashtme, por tha se mund të argumentohet se zoti Trump kishte qëndrime më të zbutura sesa rivalja e tij demokrate në vitin 2016, Hillary Clinton, që ishte kritikuar për votën në favor të luftës së Irakut.

Zoti Kondik tha se i njëjti argument mund të bëhet nga zoti Trump kundër zotit Biden, i cili si senator votoi në favor të luftës së Irakut.

Zgjedhjet e nëntorit

Megjithëse çështjet e politikës së jashtme mund të shkaktojnë debate të ashpra mes partive, ato rrallë janë qendrore për votuesit amerikanë.

“Duke pasur parasysh pandeminë, ato kanë edhe më pak gjasa të kenë ndikim”, thotë professor Stevenson.

Në një sondazh të Qendrës së Kërkimeve Pew në gusht, ekonomia u radhit si çështja më e rëndësishme. 79% e votuesve amerikanë thanë se kishte shumë rëndësi për ta. Pas ekonomisë, çështjet e tjera më të rëndësishme ishin kujdesi shëndetësor dhe emërimet në Gjykatën e Lartë. Politika e jashtme, radhitej e gjashta në listë. 57% e votuesve thane se ajo kishte shumë rëndësi për ta në zgjedhje.

100 vjet që nga dita kur gratë amerikane fituan të drejtën e votës

Deborah Block

100 vjet më parë, në gusht 1920 gratë amerikane fituan të drejtën e votës kur u miratua Amendamenti i 19-të i Kushtetutës. Amendamenti u propozua në Kongres më 1878 por u deshën më shumë se 40 vjet që amendamenti të miratohej dhe ratifikohej nga 3/4 e shteteve.

Në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të aktivistet gra filluan një betejë të gjatë e të vështirë për të drejtën e votës:

“Këto gra talleshin dhe sulmoheshin në masë,” thotë Andrea DeKoter, shefe në detyrë e Qendrës historike Kombëtare mbi të Drejtat e Grave.

Beteja për të drejtën e votës filloi në 1848 në kuvendin e parë për të drejtat e grave të zhvilluar në një kishë në Seneka Falls të Nju Jorkut. Delegatet në kuvend hartuan një dokument që kërkonte barazi me burrat, përfshirë të drejtën e votës.

“Ato thonin: ‘Të gjithë burrat e gratë janë krijuar të barabartë‘. Ato huazuan fraza nga Deklarata e Pavarësisë, por u bënë disa ndryshime të rëndësishme duke shtuar fjalën ‘gratë’,” thotë zonja DeKoter.

Në betejën për të drejtën e votës për më shumë se 70 vjet gratë afrikano-amerikane ishin të përjashtuara nga aktivistet e bardha.

“Por gratë afrikano-amerikane, përmes organizatave të tyre, përmes shoqatave kundër skllavërisë, në kisha dhe grupime për të drejtat civile, gjatë një periudhe mbi dy shekullore zhvilluan lëvizjen e tyre,” thotë profesorja e Hitsorisë në Universitetin Johns Hopkins, Martha S. Jones.

Në fillim të shekullit të 20-të, kur rolet gjinore filluan të transformohen, betejës për barazi gjinore iu bashkua një brez i ri që i dha një energji të re lëvizjes duke organizuar protesta, parada e greva urie.

“Ato filluan të shkojnë në fabrika, ku gjenin grupe burrash gjatë pushimit të drekës. Aty mbanin fjalime të momentit. Mbanin fjalime edhe në publik për të tërhequr mbështetjen e burrave,” thotë historiania Ellen Carol DuBois.

Në vitin 1918, presidenti Woodrow Wilson ndryshoi qëndrim dhe e mbështetur amendamentin në vitin 1918. Dokumenti u ratifikua dy vjet më pas.

Megjithëse ka kaluar një shekull, shumë gra, sidomos afrikano-amerikanet, hasin në tendenca për kufizimin e të drejtës së votës.

“Gratë afrikano-amerikane në përqindje më të lartë ndeshin në kufizimin e të drejtës së votës. Shumë prej qendrave të tyre të votimit janë mbyllur. Ato ballafaqohen në përqindje më të larta me problemin e heqjes së emrave nga listat e votuesve,” thotë perofesorja e historisë në Universitetin Johns Hopkins, Martha S. Jones.

Pabarazi të tilla mund të zgjidhen me miratimin e Amendamentit për të Drejta të Barabarta, thonë aktivistet për të drejtat e grave, të cilat e propozuan këtë amendament për herë të parë në vitin 1923.

“Nuk do të ketë më diskriminim thjesht për arsye gjinie. Kjo do të ndikonte tek politikat e qeverisë federale, si dhe ato shtetërore,” thotë Eleanor Smeal me Fondacionin “Shumica Feministe”.

E ardhmja e admendamentit për të drejta të barabarta mbetet e paqartë. Por ashtu si gratë që luftuan për të drejtën e votës, aktivistet e sotme thonë se nuk do të heqin dorë nga beteja për këtë amendament.

Republikanë me peshë mbështesin demokratin Joe Biden në Kuvend

John Kasich, ish-guvernatori republikan i shtetit të Ohajos, doli jashtë linjës së partisë së tij të hënën kur foli në Kuvendin Kombëtar Demokrat në mbështetje të kandidatit presidencial të pritshëm demokrat, Joe Biden.

“Unë kam qenë gjithmonë republikan, por përkatësia partiake vjen pas përgjegjësisë ndaj vendit tim. Prandaj vendosa të flas në këtë kuvend. Në kohëra normale, diçka e tillë ndoshta nuk do të kishte ndodhur kurrë, por këto nuk janë kohëra normale “, tha zoti Kasich në fjalimin e tij të regjistruar në natën e hapjes së kuvendit katër-ditorë të Partisë Demokrate.

Zoti Kasich, i cili ishte një nga rivalët më të ashpër të Presidentit Donald Trump në garën për të marrë emërimin presidencial republikan në vitin 2016 dhe ishte i fundit që doli nga gara, është ndoshta republikani më i spikatur që kundërshton rizgjedhjen e presidentit Trump dhe mbështet kandidaturën e zotit Biden.

Fjalimi i tij, ndërsa u mirëprit qartë nga fushata e zotit Bidenit, u hodh poshtë nga republikanët konservatorë që e cilësuan atë si tradhëti dhe për përfitime personale. Edhe disa demokratë progresistë u ankuan se zotit Kasich po i jepej një vëmendje e pamerituar natën e parë të kuvendit.

Konservatori anti-Trump

Një republikan i përjetshëm, Kasich ishte një konservator i paepur dhe i guximshëm kur shërbeu si ligjvënës në vitet 1990. Ai u bë kryetar i Komisionit të Buxhetit në Dhomën e Përfaqësuesve në kohën kur Newt Gingrich ishte kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve dhe u angazhua në negociata të debatueshme me Presidentin e atëhershëm demokrat Bill Klinton për të miratuar reformën e ndihmës sociale, uljen e taksave dhe një buxhet të ekuilibruar.

Zoti Kasich ishte gjithashtu një mbështetës i lëvizjes Tea Party në vitin 2010 që kundërshtoi përpjekjen e ish-Presidentit demokrat Barack Obama për të zgjeruar programin Medicaid, një program i mbështetur nga qeveria që ofron kujdes shëndetësor për të varfërit.

Më vonë, si një guvernator i Ohajos për dy mandate, Kasich mbajti një qëndrim më të moderuar dhe praktik, duke bërë kompromise me opozitën për të miratuar legjislacione dhe përfundimisht ra dakord të zgjeronte programin Medicaid në shtetin e tij.

Zoti Kasich ka qenë një kritik i vazhdueshëm i politikës së presidentit Trump Amerika e Para, veçanërisht për praktikat e tregtisë proteksioniste, rregulloret kufizuese të imigracionit dhe ato që ai i quajti taktika “përçarëse” të presidentit që kanë rritur polarizimin politik në vend.

Kasich mbështeti procesin e ngritjes së akuzave për shkarkimin e Presidentit Trump nën pretendimin e mbajtjen së ndihmës për Ukrainën për të siguruar favore politike kundër Biden-it dhe djalit të tij, Hunter Biden. Presidenti Trump përfundimisht u lirua nga akuzat në një gjyq në Senat që përfundoi më 5 shkurt.

Në vitin 2016, Kasich tha se ai nuk votoi për Trump-in, por nuk mund të mbështeste as kandidaten demokrate Hillary Clinton. Në vend të kësaj, ai hodhi votën e tij për ish-senatorin John McCain nga Arizona, i cili ishte kandidati presidencial republikan i vitit 2008. McCain vdiq në gusht të vitit 2018.

Në hapjen e kuvendit demokrat të kësaj jave, Kasich së bashku me republikanë të tjerë të zhgënjyer – ish-ligjvënësja e shtetit të Nju Jorkut Susan Molinari, ish-guvernatoren e Nju Xhersit Christine Todd Whitmanand dhe Meg Whitman, drejtore ekzekutive e kompanisë Quibi – shprehën mbështetje për Biden-in dhe po përpiqen të bindin gjithashtu republikanët e tjerë që të kapërcejnë vijat partiake dhe të votojnë kandidatin demokrat.

“Unë e di se Joe Biden-i, me përvojën, mençurinë dhe vendosmërinë e tij, mund të na bashkojë për të na ndihmuar të gjejmë rrugën më të mirë”, tha Kasich.

Projekti Lincoln, një komision i aksionit politik kundër Trump-it, i udhëhequr nga republikanët, gjithashtu ka publikuar reklama që mbështesin fushatën e Biden-it.

“Ata pak a shumë po krijojnë këtë portë që të ndjehen mirë ata republikanë që nuk po e votojnë kandidatin republikan”, tha strategu republikan Rob Stutzman në një intervistë me Zërin e Amerikës.

Asnjë republikan nuk e ka fituar ndonjëherë presidencën pa fituar shtetin e Ohajos ku ka shërbyer zoti Kasich si guvernator. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2016, zoti Trump fitoi në Ohajo me më shumë se 8 pikë përqindje ndaj zonjës Klinton. Sondazhet e fundit në Ohajo tregojnë një garë shumë të ngushtë mes zotit Biden dhe zotit Trump.

Kasich përballë kritikëve

Fushata e Presidentit Trump ka minimizuar dezertimin e zotit Kasich, dhe kritikët thonë se John Kasich është nxitur nga ambiciet e tij të ardhshme presidenciale.

“A e ndaloi ai ndonjëherë kandidimin për president? A u tërhoq ai zyrtarisht në vitin 2016 apo ende po kandidon në të vërtetë?” pyeti gjatë një interviste të fundit me Associated Press, komentatori konservator Ben Shapiro.

Barry Bennett, një këshilltar republikan që punon për republikanë të shumtë në Ohajo, e përshkroi Kasich-in si një “politikan të papunë që kërkon audiencë të dëshpëruar“, në një intervistë për gazetën Roll Call.

Edhe disa demokratë progresistë, ishin të pakënaqur që konservatori Kasich, i cili mbështet kufizimet e abortit dhe kundërshton planin për të vendosur kujdes shëndetësor universal dhe për të rritur programet e ndihmës ekonomike, iu dha një kohë e çmuar për të folur në kuvend.

Ligjvënësja demokrate progresiste Alexandria Ocasio-Cortez, një yll në rritje në parti, të cilës i është dhënë vetëm një minutë kohë për të folur në kuvend, tha të hënën në Twitter se ndërsa Kasich është i mirëpritur të shprehë mbështetjen e tij për Biden, “një republikan që lufton kundër të drejtave të grave nuk duhet të thotë se kush është apo nuk është përfaqësues i partisë demokrate. “

Votime për palën kundërshtare

Ndërsa ndodh rrallë që një udhëheqës me peshë i një partie të flasë në kuvendin e partisë kundërshtare, nuk është diçka e pashembullt.

Senatori demokrat Zell Miller nga Xhorxhia miratoi rizgjedhjen e Presidentit George W.Bush në Kuvendin Kombëtar Republikan në vitin 2004.

Senatori i atëhershëm Joe Lieberman nga Kënektikati, i cili kishte qenë kandidat demokrat për nënpresident në vitin 2000, foli në kuvendin republikan 8 vjet më vonë për të mbështetur senatorin McCain.

Dhe në vitin 2016, Michael Bloomberg, i cili kishte qenë një kryetar bashkie republikan i qytetit të Nju Jorkut, mbajti një fjalim në Kuvendin Kombëtar Demokrat që mbështeti Hillary Klintonin. zëri i amerikës

Michelle Obama: Trump, “presidenti i gabuar” për vendin

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama e vlerësoi kandidatin demokrat për president, Joe Biden si një udhëheqës të zotin për një “popull zemërgjerë, të fortë, të mirë”, ndërsa kritikoi ashpër Presidentin Donald Trump, duke thënë se i mungon aftësia për kuptuar ndjenjat dhe vuajtjet e tjerëve.

Duke folur të hënën, në fund të natës së parë të një kuvendi të jashtëzakonshëm dhe të pazakontë virtual për demokratët, zonja Obama argumentoi me forcë se zoti Trump ka dështuar me mënyrën si iu përgjigj krizës ekonomike e sociale, si dhe pandemisë koronavirusit dhe nga ana tjetër u ka kthyer krahët aleancave ndërkombëtare krijuara nga administratat e mëparshme amerikane.

lejoni flas me sinqeritetin madh mundshëm. Donald Trump është presidenti i gabuar për vendin tonë. Ai ka pasur kohë mëse mjaftueshme provojë se mund ta bëjë punën, por është e qartë se kjo është përtej kapacitetit tij”, tha zonja Obama, fjalimin e saj regjistruar.

Ai nuk është lartësinë e duhur për këtë moment. Ai thjesht nuk mundet jetë personi për cilin kemi nevojë”, shtoi ajo.

Presidenti Trump u tall me demokratët gjatë një ndalese aeroportin St. Paul Mineapolisit hënën, para se shkonte një aktivitet politik Mankato Minesotës.

Kur dëgjon se një fjalim është i regjistruar, nuk entuziazmohesh shumë, apo ajo?” tha zoti Trump, mes qeshurave mbështetësve tij.

Kuvend virtual

Pandemia e koronavirusit e detyroi Partinë Demokrate hiqte dorë nga planet për ta mbajtur kuvendin e kësaj jave Miluoki shtetit Uisconsin, duke organizuar një aktivitet virtual me një kombinim fjalimesh regjistruara, ose drejtpërdrejta, nga politikanë, figura tjera njohura dhe njerëz thjeshtë nga pjesë ndryshme vendit.

Javën e ardhshme, republikanët do mbajnë një kuvend ngjashëm, me një pjesëmarrje kufizuar Sharlotë Karolinës Veriut. Presidenti Donald Trump do ta mbajë fjalimin e tij riemërimit nga Shtëpia e Bardhë.

Zonja Obama ishte folësja kryesore mes një numri demokratësh me peshë dhe amerikanësh zakonshëm, si edhe disa republikanëve kanë dalë kundër Presidentit Trump. Për shumë se dy orë, ata vlerësuan zotin Biden, si personin përshtatshëm për përballuar krizat historike shëndetit publik, ekonomi dhe drejtësisë racore, ndërsa thanë se zoti Trump nuk është gjendje përballet me këto sfida.

Zoti Biden shërbeu për tetë vjet si nënpresident gjatë administratës ish-presidentit Barack Obama.

Michelle Obama tha se zoti Biden ishte personi i duhur për t’u përballur me sfidat aktuale vendit.

Unë e njoh Joe-. Ai është një njeri i jashtëzakonshëm udhëhiqet nga besimi. Ishte një nënpresident i mrekullueshëm. Ai di se si shpëtojë ekonominë, luftojë një pandemi dhe udhëheqë vendin tonë”, tha ajo.

Ajo përmendi betejën po përjeton vendi me koronavurusin, ka shkaktuar numrin madh vdekjeve Shtetet e Bashkuara, sesa çdo vend tjetër, faktin miliona vetë kanë humbur vendet e punës dhe protestat kundër pabarazisë sociale dhe brutalitetit policisë janë mbajtur qytete gjihë vendin.

Kurdo kthejmë sytë nga kjo Shtëpi e Bardhë për udhëheqje apo mbështetje apo qoftë edhe një fije stabiliteti, hasim në kundërt kaos, përçarje dhe një mungesë totale dhe absolute ndjeshmërie”, tha zonja Obama.

Figura republikane

hënën Kuvend folën edhe disa figura republikane, përfshirë ish-guvernatoren e Nju Xhërsit, Christine Todd Whitman dhe ish-kandidaten republikane për president dhe ish-shefe ekzekutive kompanisë Hewlett-Packard, Meg Whitman. një lëvizje pazakontë, ata u shfaqën kuvendin e partisë rivale, duke mbështetur zotin Biden si një alternative mirë për vendin sesa zoti Trump.

Ish-guvernatori i Ohajos, John Kasich, i cili kandidoi brenda Partisë Republikane si kandidat presidencial vitin 2016, tha se vendi është një udhëkryqdhe po udhëhiqet drejtimin e gabuarnga një president i ka vënë njerëzit kundër njëri-tjetrit.

“Joe Biden është njeriu i duhur për kohën ku jetojmë. Kjo kohë kërkon nga ne mos mendojmë mënyrë partiake, por vëmë vendin parin për veten tonë dhe sigurisht për fëmijët tanë”, tha ai.

Nata e parë Kuvendin katërditorë, përfshiu deklarata edhe nga ish-kandidatë demokratë presidentë brenda partisë.

Kandidati doli i fundit nga gara paraprake, senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, tha se vendi po përjetonnjë moment pashembullt” me një numër sfidash, përfshirë pandeminë e koronavirusit, racizmin sistematik dhe ndryshimet e klimës.

Mes gjithë këtyre sfidave, kemi një president jo vetëm është i paaftë t’u bëjë ballë këtyre krizave, por po na çon rrugën e autoritarizmit”, tha senatori Sanders.

Duke iu referuar rolit ai dhe fushata e tij kanë luajtur për t’i dhënë formë platformës partisë kur ai doli nga gara, zoti Sanders tha “se shumë nga idetë për cilat ne luftuam, vetëm para disa vjetësh konsideroheshin radikale, tani janë bërë normale”.

Ai e vuri theksin tek disa çështje, përfshirë mbështetjen e zotit Biden për rritjen e pagës minimale, lehtësimin e anëtarësimit sindikata, leje familjare paguar, arsimim universal fillor, kujdes përballueshëm për fëmijët, rindërtim infrastrukturës dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.

E vërteta është se edhe para neglizhencës zotit Trump ndaj kësaj pandemie, shumë familje kishin ngecur vend ekonomikisht, pa asnjë shpresë për ecur përpara. bashku ne duhet ndërtojmë një vend është i barabartë, i ndjeshëm dhe gjithëpërfshirës. Unë e di Joe Biden do ta fillojë betejën për këtë qëllim ditën e parë”, tha zoti Sanders.

Votimi me postë

Disa nga folësit hënën, trajtuan edhe temën e votimit me postë Presidenti Trump e ka kundërshtuar. Është një mënyrë votimi shumë shtete po e lejojnë, mënyrë ketë pak njerëz shkojnë fizikisht qendrat e votimit, mes pandemisë.

Mes atyre mbështesin votimin me postë dhe Shërbimin Postar Amerikan është edhe senatorja nga Nevada, Catherine Cortez Masto.

Pavarësisht nga ajo thotë presidenti, votimi me postë ka qenë një alternativë e sigurt për dekada. vitin 2016, 33 milionë amerikanë votuan me postë. Edhe vetë Donald Trumpi ka kërkuar dy herë fletë votimi mungesë”, tha ajo.

martën kuvendi vazhdon me fjalimet e ish Presidentit Bill Clinton, gruas zotit Biden, Jill, ish-Sekretarin e Shtetit John Kerry dhe kreun e demokratëve Senat, Chuck Schumer.

Kandidatja për nënpresidente, senatorja Kamala Harris, e para grua afrikano-amerikane dhe indiano-amerikane këtë rol, është folësja kryesore mërkurën. Po mërkurën do mbajnë fjalime edhe ish-presidenti Obama, ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton dhe Kryetarja e Dhomës Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Zoti Biden do pranojë zyrtarisht emërimin e partisë si kandidat për president enjten mbërmje. Ai ka plan ta mbajë fjalimin shtetin e tij, Delaware.

Ndërkohë, Presidenti Trump dhe nënpresidenti Mike Pence po vizitojnë disa shtete pavendosura këtë javë, përpjekje për larguar vëmendjen nga demokratët, përfshirë një ndalesë enjten nga zoti Trump, pranë vendit ku është rritur zoti Biden qytetin Scranton verilindje Pensilvanisë.zëri i amerikës

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokrate

Arash Arabasadi

Demokratët fillojnë sot (e hënë) Kuvendin Kombëtar, një aktivitet virtual katër-ditor, me delegatët të shpërndarë në të gjithë vendin, por që kanë të njëjtin synim, të ndihmojë ish-Nënpresidentin Joe Biden të fitojë ndaj Presidentit Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit. Gjatë Kuvendit pritet të flasin një sërë emrash të njohur, përfshirë ish-Presidentët Barack Obama dhe Bill Klinton si dhe kandidatja për presidente gjatë zgjedhjeve të 2016-s, Hillary Clinton. Ata do të vënë theksin tek virtytet e zotit Bidenit për të qenë president i vendit dhe të senatores demokrate të Kalifornisë, Kamala Harris të cilën zoti Biden e zgjodhi si kandidaten për nënpresidente për zgjedhjet e nëntorit. Është e para herë që një afrikano-amerikane zgjidhet si kandidate për nënpresidente nga njëra prej partive kryesore. Pritet që zoti Biden të pranojë emërimin zyrtar nga demokratët për postin e presidentit të enjten në mbrëmje. Kjo do të jetë hera e tretë që ai garon për Shtëpinë e Bardhë në tre dekada, por e para që zyrtarizohet si kandidat i partisë për një mandat katër vjeçar. Demokratët kishin planifikuar zhvillimin e kuvendit kombëtar në qytetin Miluaki të Uiskonsit, por për shkak të pandemisë së zyrtarët e partisë u vendosën që aktiviteti të zhvillohet nëpërmjet internetit.

Ish Nënpresidenti Joe Biden dhe Senatorja Kamala Harris u shfaqën për herë të parë në publik së bashku në qytetin Uillmington të Delauerit javën e kaluar. Kjo pas vendimit historik për ta emëruar atë si kandidate për nënpresidente në përpjekjet e demokratëve për të mposhtur Presidentin republikan Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

Partia Demokrate zgjodhi Milluokin në shtetin Uiskonsën si qytetin mikpritës të kuvendit të saj, por për shkak të pandemisë nga COVID-19 pjesa më e madhe e ceremonisë zyrtare të emërimit do të zhvillohet përmes internetit. Në kuvend do të marrin pjesë figura të rëndësishme të partisë në të kaluarën dhe të tashmen që nga ish-kandidatja për presidente Hillary Clinton dhe ish-presidenti Barack Obama tek Alexandria Ocasio-Cortez, ligjvënëse në mandatin e parë nga Nju Jorku. Ish-kandidati presidencial dhe senatori aktual, Bernie Sanders, thotë se Kamala Harris forcon dyshen demokrate.

“Si dikush që e njeh prej disa vitesh, besoj se Kamala është tepër e zgjuar; jashtëzakonisht e fortë, dhe nuk do të doja të isha në vendin e Nënpresidentit Pence në një debat me të. Mendoj se ajo është një pasuri për fushatën e zotit Biden. Mendoj se ajo do të jetë mirë në fushatë”, thotë senatori Bernie Sanders.

“E dëgjova sot që ajo nuk i plotëson kërkesat, dhe meqë ra fjala, avokati që shkroi atë pjesë është një avokat shumë i kualifikuar, shumë i talentuar”, tha presidenti Trump

Në një konferencë shtypi kohët e fundit në Uashington, në përgjigje të një pyetje nga Zëri i Amerikës, Presidenti Trump tha se kishte dëgjuar argumenta bindëse që vinin në dyshim ligjshmërinë e zonjës Harris për të kandiduar.

Kamala Harris ka lindur në Oaklënd të Kalifornisë, dhe kritikët I krahasuan vërejtjet e presidentit Trump me pretendimet e tij të mëparshme të rreme që vunë në dyshim shtetësinë e ish-Presidentit Obama.

Këshilltari i lartë i fushatës së presidentit Trump, Jason Miller, fajësoi mediat për përqëndrimin në çështjen e ligjshmërisë së zonjës Harris.

“Nuk është diçka për të cilën po flet ndokush në fushatën tonë. Presidenti tha se nuk është diçka që ne po e ndjekim. Nuk është diçka që na intereson. Dhe, për mendimin tonë, është çështje e mbyllur. Të vetmit njerëz që vazhdojnë ta sjellin atë në vëmendje janë në media”, tha zoti Miller.

Kuvendi Kombëtar Demokrat, ku zoti Biden pritet të marrë dhe pranojë emërimin e partisë si kandidat zyrtar për president zhvillohet nga 17 deri në 20 gusht.

Donald Trumpi do të pranojë emërimin e partisë së tij në Kuvendin Kombëtar Republikan që fillon në 24 gusht.

Ju sjellim një historik të shkurtër të Lobit më të fuqishëm Shqiptaro-Amerikan – LQSHA në SHBA të drejtuar nga Ish-Kongresmeni Joe DioGuardi & Shirley Cloyes DioGuardi

voal.ch – Prej 1989 në SHBA zhvillon aktivitetin e saj Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane e drejtuar nga Ish-Kongresmeni Joe DioGuardi dhe ekspertja e Ballkanit, bashkëshortja e tij zonja Shirley Cloyes DioGuardi. Janë lobi më i fuqishëm që vepron në SHBA këto mbi tre dekada që kanë faktorizuar çështjen shqiptare në rajonin e Ballkanit; që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm si asnjë politikan shqiptar këta 30 vjet histori. DioGuardi dhe LQSHA, prej 1986 deri 1992 shtruan rrugën për t’i dhënë fund represionit të Jugosllavisë. Ata u fokusuan pastaj për të zgjidhur çështjen e Kosovës, që nuk e njihte askush, aq më tepër kur Serbia kishte një shtet të fuqishëm dhe përdorte të gjitha mjetet për ta mbajtur Kosovën nën pushtim! LQSHA ndoqi po ashtu për t’i dhënë fund diskriminimit shqiptarofob në Maqedoni! Të pranishëm ishin edhe në Malin e Zit, edhe në Shqipëri, gjithmonë duke mbështetur çlirimtarët, lirinë, demokracinë!

voal.ch ju fton të ndiqni këtë dokumentar të shkurtër që sjell në vemendje një histori shumë të rëndësishme dhe jetike për shqiptarët në rajonin e Ballkanit, që janë konsideruar gjithmonë si qytetarë të dorës të fundit, edhe nga pushtuesit, edhe nga kastat politike shqiptare./voal.ch

 

 

Fushata Trump: Kamala Harris, e ligjshme për nënpresidente

Ken Bredemeier

Shtëpia e Bardhë pohoi të dielën që senatorja demokrate e Kalifornisë, Kamala Harris, plotëson kushtet ligjore për të qënë kandidate për nënpresidente, duke i dhënë fund një aludimi të Presidentit Donald Trump se ajo mund të mos kishte të drejtë të shërbente nëse zgjidhet në nëntor, sepse ka lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër emigrantë.

Harris, tani 55 vjeç dhe e përzgjedhur javën e kaluar nga ish nënpresidenti Joe Biden për të qenë bashkë-garuese e tij në zgjedhjet kombëtare të nëntorit, lindi në vitin 1964 në qytetin perëndimor të Oaklandit në Kaliforni. Ajo është vajza e një nëne indiane që kishte emigruar në Sh.B.A për të ndjekur shkollën e lartë dhe një babai nga Xhamajka, duke e bërë atë gruan e parë me ngjyrë të nominuar në këtë post nga një parti kryesore në Sh.B.A.

Sipas Kushtetutës, ajo është amerikane duke qënë se ka lindur në SH.B.A.

“Sipas mendimit tonë, çështja është e mbyllur,” tha këshilltari i fushatës Trump Jason Miller në një intervistë për “This Week” të kanalit ABC News.

Shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows tha për rrjetin CNN se presidenti Trump e pranon që Harris ka të drejtë të shërbejë si nënpresidente nëse dyshja Biden-Harris fiton zgjedhjet e 3 nëntorit ndaj presidentit Trump dhe nënpresidentit Mike Pence që kërkojnë një mandat të dytë katër vjeçar .

Zoti Meadows tha se ai ishte më i shqetësuar për pikëpamjet politike të qendrës së majtë të zonjës Harris, të cilat kundërshtohen nga presidenti Trump dhe republikanët.

Jenna Ellis, këshilltare e lartë juridike në fushatën Trump, javën e kaluar doli me teorinë e konspiracionit se zonja Harris ishte e papërshtatshme për të kandiduar për nënpresidente për shkak të statusit të imigracionit të prindërve të saj në kohën kur ajo ka lindur.

Por zoti Miller tha: “Zonja Ellis nuk flet në emër të fushatës. Unë po.”

Fushata e zotit Biden denoncoi si “të neveritshme” pretendimet se zonja Harris ishte e papërshtatshme.

Presidenti Trump për vite me radhë ushqeu pretendimin e rremë se Barack Obama ka lindur në Kenia e jo në Hauai dhe kështu nuk kishte të drejtë të shërbente si president para se të deklaronte gjatë fushatës së tij për vitin 2016 se Obama është në fakt amerikan. Presidenti Trump i quajti javën e kaluar pyetjet e ngritura mbi legjitimitetin e zonjës Harris që të kandidojë për nënpresidente si “shumë serioze”.

Javën e kaluar Ellis promovoi një artikull opinionist në gazetën Newsweek të shkruar nga John Eastman, profesor i drejtësisë në Universitetin Chapman në Kaliforni dhe një studiues i vjetër në Institutin Claremont, një qendër e ideve konservatore.

Në artikullin e tij, Eastman vinte në pikëpyetje nëse prindërit e zonjës Harris ishin shtetas amerikanë në kohën e lindjes së saj apo “thjesht vizitorë të përkohshëm”, duke shtuar se ishte e mundur që zonja Harris “nuk i nënshtrohej juridiksionit të plotë të Shteteve të Bashkuara në lindje”.

Ellis tha, “është një pyetje e hapur, dhe mendoj se zonja Harris duhet të përgjigjet, në mënyrë që populli amerikan ta dijë me siguri që ajo është e ligjshme.”

Por Miller dhe Meadows nuk i kushtuan rëndësi komenteve të saj në intervistat e programeve televizive të së dielës, një ditë përpara hapjes së Kuvendit Kombëtar Demokrat të hënën që do të emërojë zyrtarisht dyshen Joe Biden dhe Kamala Harris për të garuar kundër dyshes Trump dhe Pence.

Donald Trump në zi, ndahet nga jeta vëllai i tij i vogël në moshën 71- vjeçare

Presidenti i SHBA Donald Trump ka humbur sot vëllain e tij të vogël Robert Trump i cili u nda nga jeta në moshën 71- vjeçare.

Një ditë më parë Trump vizitoi vëllain e tij në një spital të Nju Jorkut duke bërë me dije se ai po kalonte një moment të vështirë.

Mediat amerikane shkruajnë se nuk dihet se pse Robert Trump ka ndërruar jetë por dihet vetëm se ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ditën e djeshme u shtrua në spital.

Ndërkohë Trump në një deklaratë ka thënë se Robert nuk ishte vetëm vëllai i tij, por shoku i tij më i mirë.

”Unë jam me një zemër të thyer vëllai im i mrekullueshëm, Robert, vdiq paqësisht sonte. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë. Kujtimi i tij do të jetojë në zemrën time përgjithmonë.”- tha Trump gjatë një deklarate.

SHBA për takimin e 2 shtatorit: Përparimi ekonomik e çon përpara procesin paqësor

Mimoza Sadiku

Këshilltari për siguri kombëtare, Robert O’Brien do të jetë nikoqir i liderëve të Kosovës dhe Serbisë, së bashku me të dërguarin e presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, i tha Radios Evropa e Lirë se SHBA-ja “mezi pret këto diskutime të rëndësishme ndërmjet kryeministrit (Avdullah) Hoti dhe presidentit (Aleksandar) Vuçiq”.

“SHBA-ja beson se përparimi në çështjet ekonomike është kyç në avancimin e procesit të paqes”, tha ky zyrtar për REL.

Të premten, Grenell përmes një postimi në Twitter bëri të ditur se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për “negociata” më 2 shtator.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për negociata më 2 shtator”, ka shkruar Grenell.

Ndërkohë Hoti dhe Vuçiq iu përgjigjën pozitivisht ftesës së të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Richard Grenell.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se Kosova dhe Serbia do të bisedojnë si dy shtete të pavarura për “projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit”.

Vuçiq: Pse negociata e jo bisedime?

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po ashtu tha se temat do të jenë të fushës ekonomike, duke shtuar se Serbia nuk është në pozicion që t’i “refuzojë bisedimet”.

Duke folur për televizionin Pink, Vuçiq shtoi se nuk e di pse Grenell në lajmërimin e tij ka përdorur fjalën “negociata” dhe jo “bisedime”, duke shtuar se pozicioni i Serbisë është që të bisedohet me palën tjetër, edhe pse SHBA-ja, administrata e Brukselit zyrtar dhe një numër i madh i shteteve të BE-së, e shohin Kosovën dhe Serbinë si dy shtete të pavarura.

Ambasada amerikane në Serbi, përmes një postimi në Twitter deklaroi se “takimi i liderëve të Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë do të shtynte përpara dialogut e Brukselit dhe do të sillte më shumë stabilitet në rajon”.

BE-ja mirëpret mbështetjen e SHBA-së për dialogun

Pas njoftimit për takimin e 2 shtatorit, Bashkimi Evropian – që ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi që prej vitit 2011 – tha se e konsideron SHBA-në partnere të rëndësishme në këtë proces.

Lidhur me takimin e 2 shtatorit, BE-tja thotë se “kanë marrë në dijeni këtë njoftim” duke rikujtuar se mbështetja e SHBA-së në dialogun e lehtësuar nga BE-ja është e mirëseardhur.

“Kur është në pyetje përfshirja e palëve të treta në përpjekjet për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të pajohen për një normalizim gjithëpërfshirës të raporteve të tyre. Ne mirëpresim nismat që mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Në këtë drejtim ne kemi marrë në djeni njoftimin e ambasadorit Grenell”, tha për Radion Evropa e Lirë, Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së për Politikë të jashtme dhe siguri.

Zëdhënësja e BE-së rikujtoi se rruga drejt bllokut evropian për Kosovën dhe Serbinë kalon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli.

BE-ja po ashtu tha se në fund të muajit do të takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në kuadër të takimeve në nivel ekspertësh, ndërkaq një takim nivelit të lartë politik ndërmjet Hotit dhe Vuçiqit është paraparë të mbahet në fillim të muajit shtator.

Thaçi: Mirënjohës për dedikimin e madh të SHBA-së për paqe

Pas njoftimit për takimin në Uashington, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se e mirëpret mbajtjen e këtij takimi, duke shtuar se Kosova i është mirënjohëse SHBA-së për përkushtimin për paqe në rajon.

“Mirëpres njoftimin për takimin në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi mirënjohës për dedikimin e madh të SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”, ka deklaruar Thaçi përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Ndërkaq, më herët gjatë ditës, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që është partner në koalicionin qeverisës, duke përshëndetur arritjen e një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe me ndërmjetësimin e SHBA-së, tha se Kosovës i duhet roli i Amerikës për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

“Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, tha Haradinaj.

Ky është takimi i dytë i thirrur nga Grenell. Takimi i parë, i paraparë më 27 qershor, u anulua pak ditë para mbajtjes, meqë Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit.

Pavarësisht anulimit të takimit të 27 qershorit në Uashington, Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian rinisën dialogun.

Më 16 korrik në Bruksel u takua kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në këtë takim u tha se palët biseduan për çështjen e të pagjeturve, zhvendosurve dhe për çështje ekonomike.

Hoti ka insistuar se në dialog Kosova shkon vetëm për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.

Krahas dialogut në nivelin politik, në Bruksel kanë nisur edhe takimet në nivel ekspertësh mes dy palëve. Në këto bisedime, Kosova përfaqësohet me Koordinatorin shtetëror për dialog, Skender Hyseni ndërsa pala serbe me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

Kosova insiston se ky nuk është dialog në nivel teknik, por se aty, delegacionet do të punojnë në draftimin e një marrëveshjeje finale për normalizimin e marrëdhënieve.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Ky dialog u ndërpre në fund të vitit 2018 për shkak të vendosjes së një takse nga Qeveria e Kosovës ndaj importeve serbe.

Kjo masë më pas u zëvendësua me reciprocitet, por Qeveria Hoti hoqi reciprocitetin, duke thënë se me heqjen e kësaj mase, po i jepet shans rinisjes së dialogut.

Demokratët duan rol më aktiv të ish-presidentit Obama në fushatën e zotit Biden

Brian Padden

Megjithëse ish-presidenti Barak Obama është treguar më aktiv kohët e fundit në mbështetje të zotit Joe Biden, pretendenti që pritet të marrë emërimin e Partisë Demokrate si kandidat në zgjedhjet presidenciale, zoti Obama është rezervuar në kritikat publike kundër pasuesit të tij, Donald Trump. Shumë demokratë tani po i bëjnë thirrje ish-presidentit Obama të angazhohet më fuqishëm në mbështetje të zotit Biden duke iu kundërvënë direkt sulmeve të Presidentit Trump, në mënyrë që të mobilizojë bazën demokrate ndër votuesit amerikanë:

Ish-presidenti Barak Obama ka folur në disa raste në mbështetje të ish-nënpresidentit të tij, Joe Biden, i cili pritet të marrë emërimin e demokratëve si kandidat i tyre në zgjedhjet presidenciale:

“Ajo që ma ushqen besimin tek ti, Joe, është zemra dhe karakteri yt,” tha zoti Obama.

Por në përgjithësi, zoti Obama i është përmbajtur traditës së korrektesës presidenciale duke mos sulmuar publikisht pasuesin e tij, Presidentin Donald Trump.

Që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në 2017, zoti Obama ka marrë rolin e burrit të shtetit që punon për kauzat që i sheh të rëndësishme.

Në fjalimin që mbajti në ceremonitë e përmortshme për simbolin e luftës për të drejta civile, Ligjvënësin John Lewis, zoti Obama kritikoi republikanët për përpjekjet për të kufizuar mundësitë e pakicave për të votuar, megjithëse nuk e përmendi Presidentin Trump me emër.

“Ka njerëz që sot janë në pushtet, të cilët po bëjnë sa munden për të dekurajuar të tjerët që të mos votojnë duke mbyllur qendra votimi dhe duke shenjestruar pakicat dhe studentët duke nxjerrë ligje që heqin mundësinë e votës pa kartë identiteti”.

Megjithatë, Presidenti Trump nuk është rezervuar, duke sulmuar drejpërdrejt pararendësin e tij dhe zotin Biden si të korruptuar dhe inkompetentë. Presidenti ka akuzuar zotin Obama për tradhti, duke ngritur pretendimin se ai kishte përgjuar fushatën e tij presidenciale në 2016-ën ndërkohë që ishin hapur hetime për ndërhyrje ruse në fushatën zgjedhore.

Presidenti gjithashtu ka zhbërë shumë nga politikat e administratës Obama, duke u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin, nga Traktati i Parisit për klimën dhe është përpjekur të anulojë programin “Obamacare” për kujdesin shëndetësor.

Megjithë këto sulme, ish-presidenti Obama mbetet një figurë popullore në vend dhe me afrimin e zgjedhjeve të nëntorit, disa demokratë po i bëjnë presion ish-presidentit të angazhohet më fuqimisht duke iu kundërvënë Presidentit Trump.

“Ai duhet të komunikojë me njerëzit që ndjejnë këtë zemërim, këtë ankth dhe t’i ndihmojë të kuptojnë se çfarë është në rrezik në zgjedhjet e nëntorit,” thotë konsulentja demokrate për komunikimin, Daniella Gibbs Leger.

Në Kuvendin Demokrat për zgjedhjet e 2016-tës, ku zonja Hillary Clinton mori emërimin e demokratëve, Michelle Obama tha duke folur për fushatën e zotit Trump “kur ata zgjedhin metoda të ulëta, ne vazhdojmë të luajmë pastër”.

Por zonja Clinton humbi zgjedhjet përballë zotit Trump. Këtë vit, analistët parashikojnë se të dyja palët do të tregohen më agresive në sulmet politike.

“Nuk mendoj se në zgjedhjet e 2020-ës do të shohim ndonjë tendencë për rezervim. Nuk mendoj se ndonjëra prej palëve do t’i kursejë sulmet. Do të kemi një fushatë që do t’i ngjajë një sherri rrugësh,” thotë analisti politik, Dominic Tierney.

Megjithëse deri tani ish-presidenti Obama ka preferuar të qëndrojë jashtë intrigës politike, pritet që ai të luajë një rol më aktiv në fushatë, duke filluar me një fjalim të rëndësishëm në Kuvendin e Demokratëve.

Biden, Harris në prezantimin e parë së bashku në fushatë

Esha Sarai

I emëruari i pritshëm presidencial demokrat Joe Biden dhe kandidatja e tij e sapoemëruar për në postin e nënpresidentes, senatorja Kamala Harris, bënë prezantimin e parë së bashku të mërkurën, ndërsa këta rivalë të dikurshëm në zgjedhjet paraprake të demokratëve, kërkuan të forcojnë epërsinë e tyre ndaj Presidentit Donald Trump dhe të sigurojnë vendin e tyre në historinë amerikane.

Biden, një i bardhë 77-vjeçar, i dha rëndësi emërtimit të gruas së parë me ngjyrë në dyshen presidenciale të një partie të madhe, por u përqëndrua gjithashtu në veti të tjera që zonja Harris sjell në fushatë.

Ai e vlerësoi lart senatoren nga Kalifornia, ish-prokuroren 55-vjeçare, e cila një vit më parë e sfidoi Bidenin në një nga debatet. Ai e cilësoi zonjën Harris si gruaja e duhur për ta ndihmuar atë të mundë presidentin Trump dhe më pas për të drejtuar vendin që përballet me një krizë të trefishtë: pandeminë, ekonominë e dëmtuar dhe atë të racizmit sistematik.

Zonja Harris, bijë imigrantësh nga India dhe Xhamajka, u ul larg Bidenit, duke dëgjuar me maskën e hequr.

Democrats Joe Biden and Kamala Harris in Delaware

Democrats Joe Biden and Kamala Harris in Delaware

Duke dalë në skenë pas tij, zonja Harris tha se ishte e nderuar nga përgjegjësia që iu dha dhe “e gatshme për të punuar”.

Ajo gjithashtu tha se është “e ndërgjegjëshme për sakrificat, vendosmërinë dhe rezistencën e të gjitha gratë ambicioze para meje, që e bëjnë të mundur prezencën time këtu sot”.

Ajo më pas filloi një sulm ndaj Presidentit Trump, duke e kritikuar ashpër atë për mungesë udhëheqjeje gjatë pandemisë së koronavirusit.

Joe Biden dhe Kamala Harris thanë në Uillmington të Delauerit, se do të punojnë “së bashku për të rigjallëruar shpirtin e kombit dhe për të luftuar për familjet që punojnë për të çuar vendin përpara”.

Përpara paraqitjes së tyre në Shkollën e Mesme Alexis DuPont të mërkurën pasdite, disa banorë të Delauerit – përfshirë shumë anëtare të shoqatës universitare të vajzave të kolegjit të zonjës Harris, Alpha Kappa Alpha (AKA), të veshura me uniformën e grupit – kishin ardhur për të dëshmuar mbështetjen e tyre.

“Ne po dalim për të mbështetur këtë përvojë të veçantë”, i tha Zërit të Amerikës Melanie Daniels, anëtare e grupit AKA e veshur me uniformën rozë, jashtë shkollës së mesme.

“Si banore e Delauerit dhe e diplomuar në shkollën e mesme Alexis DuPont, klasa e vitit ’88, ky është një moment i mrekullueshëm për të gjithë ne,” shtoi kolegia e saj, Shealese Russell-Reams, e cila ishte e veshur e tëra me jeshile.

Të dy gratë ishin mes dhjetra përkrahësve që ndaluan gjatë orës së drekës me shpresën se do të shihnin zotin Biden dhe zonjën Harris duke hyrë në shkollën e mesme, ku do të organizohet një aktivitet virtual fushatë për grumbullim fondesh më vonë pasditen e së mërkurës.

Përpara daljes në skenë, zoti Biden tha se ai zgjodhi zonjën Harris, sepse nëse zgjidhen më 3 nëntor, “Ajo është e gatshme të udhëheqë qysh ditën e parë.”

Biden e emëroi zyrtarisht zonjën Harris si bashkë-garuesen e tij të martën, duke e bërë atë gruan e parë me ngjyrë dhe gruan e parë aziatiko-amerikane që emërohet në një pozitë të tillë nga një parti kryesore për në zgjedhjet presidenciale.

“Unë kam nderin e madh të njoftoj se kam zgjedhur Kamala Harrisin – një luftëtare e patrembur për të pamundurit dhe një nga individët më të dedikua ndaj shërbimit publik në vend – si kandidaten time për nënpresidente,” tha zoti Biden përmes Twitterit të martën pasdite.

Pasi fitoi votat e duhura në zgjedhjet paraprake për të siguruar emërimin në fillim të këtij viti, Biden, 77 vjeçar, u angazhua të zgjidhte një kandidate për nënpresidente. Kishte shumë spekulime se ai do të zgjidhte një grua me ngjyrë për të kandiduar me të. Një numër i emrave të njohur dhe të respektuar u shfaqën në shtyp si kandidate të mundshme.

Por Biden dhe Harris kanë një miqësi të gjatë që fillon që nga koha kur ajo ishte prokurore e përgjithshme në Kaliforni në të njëjtën kohë kur djali i ndjerë i zotit Biden, Beau Biden, ishte prokuror i përgjithshëm në Delauer.

“Ajo bashkëpunoi ngushtë me Beau-n. Shikoja ndërsa ndiqnin penalisht banka të fuqishme, ngrinin moralin e njerëzve që punojnë dhe mbronin gratë dhe fëmijët nga abuzimi, “Joe Biden të martën në Twitter. “Isha krenar atëherë dhe jam krenar që e kam si partneren time në këtë fushatë.”

Harris bëri kritika të ashpra ndaj rivalit të saj gjatë debateve në zgjedhjet paraprake, por pati vlerësime të larta për zotin Biden gjatë një veprimtarie të fushatës disa javë më parë, përpara se të merrte emërimin.

“Joe ka dhembshuri, ai ka një përvojë të dëshmuar të udhëheqjes dhe më shumë se kurrë më parë, ne kemi nevojë për një president të Shteteve të Bashkuara që i kupton njerëzit, i sheh hallet e tyre dhe ka një dëshirë të mirëfilltë për të ndihmuar dhe e di se si të luftojmë për të arritur atje ku duhet të jemi”, tha Harris.

Harris, 55 vjeç, lindi në Oakland të Kalifornisë. Ajo është vajzë emigrantësh, babai i saj është nga Xhamajka dhe e ëma nga India.

Ajo u diplomua në Universitetin e Kalifornisë, Kolegji Hastings për Drejtësi dhe filloi punën si avokate e distriktit juridik për San Franciskon në vitin 2003 dhe prokurore e përgjithshme e Kalifornisë në vitin 2010.

Harris erdhi në Uashington më pak se katër vjet më parë si një senatore demokrate nga Kalifornia.

Në fushatën e saj presidenciale të vitit 2020, Harris ishte për një kohë të shkurtër kryesuese në garën e demokratëve pas suksesit në debatet e para. Kritikat e saj ndaj kundërshtimit të zotit Biden ndaj një politike të urdhëruar nga gjykata për të arritur ekuilibrin racor në shkollat publike e tensionuan marrëdhënien e tyre.

Por qëndrimi i përgjithshëm i zonjës Harris si politikane e qendrës në debatet e hershme, përfshirë mbështetjen e saj për forcat e rendit si prokurore e përgjithshme, nuk arriti të merrte mbështetje nga progresistët dhe liberalët, duke bërë që ajo të dilte nga gara presidenciale para votimeve të para paraprake.

Disa demokratë e akuzuan atë se nuk e kuptonte sa duhet çështjen e dhunës policore – pyetje që do të ngrihen përsëri mes protestave mbarëkombëtare kundër brutalitetit të policisë ndaj afrikano-amerikanëve dhe njerëzve me ngjyrë.

Disa gra të tjera, të cilat zoti Biden i konsideroi si kandidate, mbështetën zgjedhjen e zonjës Harris të martën.

United States National Security Advisor Susan Rice answers questions at the Brookings Institution in Washington February 6, 2015.

United States National Security Advisor Susan Rice answers questions at the Brookings Institution in Washington February 6, 2015.

“Senatorja Harris është një drejtuese e qartë dhe e guximshme që do të jetë një partnere e shkëlqyer në fushatë,” tha Susan Rice, ish-këshilltarja për sigurinë kombëtare dhe ish ambasadorja amerikane në OKB.

Ligjvënësja Karen Bass, e cila drejton një grup të afrikano-amerikanëve në Kongres, e quajti zonjën Harris një “zgjedhje të shkëlqyer”.

Ish-Presidenti Barack Obama ishte ndër demokratët e tjerë të spikatur që përshëndeti zgjedhjen e zonjës Harris.

“Unë e njoh senatoren Kamala Harris për një kohë të gjatë. Ajo është më se e përgatitur për punën. Ajo e ka ndërtuar karrierën e saj duke mbrojtur Kushtetutën tonë dhe duke luftuar për njerëzit që kanë nevojë për drejtësi. Kjo është një ditë e mirë për vendin tonë. Tani le të luftojmë për të fituar garën”, tha zoti Obama në Twitter të martën.

Ligjvënësja demokrate Raja Krishnamoorthi, e lindur në Nju Delhi, tha në Twitter: “Pavarësisht nga bindjet tuaja politike, zgjedhja e saj do të thotë aq shumë për përparimin që vendi ynë ka bërë që në dyshen konkurrente të një partie kryesore, tani përfshin një grua me ngjyrë dhe aziatiko-amerikane”.

Presidenti Trump tha të martën se ai ishte “i befasuar” që zoti Biden zgjodhi zonjën Harris.

“Unë u befasova shumë sepse ajo bëri një paraqitje të dobët, shumë njerëz dolën shumë më mirë se ajo në debatet për zgjedhjet paraprake,” tha presidenti Trump.

Harris është gruaja e tretë që kandidon si nënpresidente duke përfaqësuar një parti kryesore.

Përfaqësuesja demokrate Geraldine Ferraro ishte bashkë-garuese me Walter Mondale në vitin 1984 kur ata humbën thellë ndaj republikanëve Ronald Reagan dhe George H.W. Bush.

Ish guvernatorja e Alaskës Sarah Palin garoi me republikanin John McCain në vitin 2008 por humbi ndaj demokratëve Obama dhe Biden.

Kamala Harris, reagojnë të afërmit e saj në Indi

Anjana Pasricha

Ishte një moment krenarie dhe ngazëllimi për Gopalan Balachandranin, kur u zgjua në orën 5 të mëngjesit dhe pa mesazhet e urimeve në telefon dhe lexoi lajmin se mbesa e tij Kamala Harris, ishte përzgjedhur nga kandidati demokrat për president, Joe Biden si kandidatja për nënpresidente.

Akademiku 79 vjeçar që jeton në Nju Delhi beson se origjina indiane e senatores Harris dhe kultura familjare, kanë luajtur një rol qendror në krijimin e fizionomisë së politikanes.

Është e para herë që një afrikano-amerikane zgjidhet si kandidate për nënpresidente nga njëra nga partitë kryesore. Si një grua me origjinë pjesërisht indiane, ajo po hyn në histori edhe si kandidatja e parë aziatiko-amerikane.

Gopalan Balachandran, daja i Senatores Kamala Harris në Nju Delhi, India. Foto: REUTERS/Adnan Abidi

Gopalan Balachandran, daja i Senatores Kamala Harris në Nju Delhi, India. Foto: REUTERS/Adnan Abidi

“E dija që ishte mjaft ambicioze, në kuptimin që gjithmonë donte të shërbente në poste publike dhe të arrinte diçka dhe këtë e ka trashëguar nga e ëma. Prandaj ishte e pashmangshme”, i tha Zërit të Amerikës, Balachandran,vëllai i vohël i mamasë së zonjës Harris, Shyamala Gopalan.

“Gratë e familjes sonë janë jashtëzakonisht të forta. Burrat jo edhe aq, thotë i duke qeshur. Ajo mund t’i bëjë ballë fushatës”.

Ai kujton se familja e tij ka pasur një mendje të hapur që në vitet 1940 dhe 1950, kur India ishte një shoqëri jashtëzakonisht tradicionale. Ajo kulturë përparimtare i dhe mundësi mamasë së senatores Harris, të shkonte në Shtetet e Bashkuara në moshën 19 vjeçare, për të bërë studimet e doktoraturës në Universitin e Kalifornisë, në Bërkli.

“Në atë kohë, numri i vajzave të pamartuara që shkonin nga India në Shtetet e Bashkuara, ishte fare i vogël. Por familja jonë gjithmonë thoshte ‘bëni ç’të doni, studoni dhe pastaj ndërtoni vetë të ardhmen tuaj'”.

Është një mesazh, thotë Balachandran, që zonja Harris e përvetësoi, e rritur nga nëna e saj, që u nda nga i ati xhamaikian, kur ajo ishte pesë vjeç.

Që fëmijë, senatorja Harris shkonte rregullisht të vizitonte gjyshërit e saj nga nëna në qytetin Chennai në jug, si edhe dajën edhe tezen e saj në Indi. Ajo ka folur në intervista lidhur me ndikimin që gjyshi i saj, një zyrtar publik, kishte ushtruar tek ajo.

Ish-apartamenti i gjyshërve nga nëna të Senatores Kamala Harris, në Indi.

Ish-apartamenti i gjyshërve nga nëna të Senatores Kamala Harris, në Indi.

“Kamala ka marrë edhe vlerat njerëzore nga familja. Më thoshte gjithmonë: Unë thjesht bëj, atë që duhet të bëjë çdo qenie njerëzore”, thotë daja i saj Balachandran, që e vizitoi atë kur kandidoi për senatore në Kaliforni.

Ai kujton se si katër motrat dhe vëllezërit, përfshirë mamanë e senatores, ndoqën rrugët e tyre. Ai vetë u martua me një meksikane, motra më e vogël nuk u martua, ndërsa një tjetër motër që jeton në Kanada, u martua por nuk bëri fëmijë.

Edhe emri i zonjës Harris, e lidh atë me trashëgiminë e saj indiane. Kamala do të thotë zambak uji dhe kuptimi simbolik i tij në kulturën indiane lidhet me rrënjët e thella, pasi lulja dhe rrënjët e saj, rriten nën ujë, ndërsa petalet dalin mbi sipërfaqe.

Balachandran shpreson që nëse mbesa e tij bëhet nënpresidente, të kontribuojë në rritjen e “ndërgjegjësimit pozitiv global” të Shteteve të Bashkuara, në një kohë kur Kina bën konkurrencë për udhëheqjen globale.

Për shumë indianë që e kanë parë suksesin e komunitetit indiano-amerikan me krenari, përzgjedhja e zonjës Harris është një arritje më shumë.

“Tregon larminë e Shteteve të Bashkuara, tregon se gjithkush mund të arrijë majat, në politikë apo çdo fushë tjetër”, thotë Varun Mehta, një pensionist, vajzat e të cilit jetojnë në Nju Jork dhe Los Anxheles.

Ndërsa indianët kanë shënuar shumë arritje në fushën e teknologjisë, në drejtim të kompanive si Google dhe Microsoft, politika është një skenë e re për t’u pushtuar. “Është një moment i mirë për indianët”, thotë ai.

Pompeo: Kina, armik më i vështirë sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë

Marrë nga Reuters

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën në Pragë se fuqia ekonomike globale e Kinës e bën këtë vend komunist në disa kuptime një armik më të vështirë për t’u kundërshtuar sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë.

Zoti Pompeo u bëri thirrje vendeve kudo në Evropë që të bashkohen kundër Partisë Komuniste Kineze, për të cilën ai tha se përdor fuqinë ekonomike për të ushtruar ndikimin e saj në të gjithë botën.

“Ajo që po ndodh tani nuk është Lufta e Ftohtë Numër 2,” tha zoti Pompeo në një fjalim para senatit çek. “Sfida për t’i rezistuar kërcënimit të Partisë Komuniste Kineze është në disa kuptime shumë më e vështirë”.

“PKK është futur në ekonomitë tona, në politikat dhe në shoqëritë tona në mënyra që Bashkimi Sovjetik nuk mund ta bënte dot”.

Referenca për Luftën e Ftohtë vjen pas komenteve të bëra nga ambasadori i Kinës në Londër muajin e kaluar, i cili paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të luftojnë me Pekinin në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane të nëntorit.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë përkeqësuar me shpejtësi këtë vit për një varg çështjesh, përfshirë trajtimin e koronavirusit nga Pekini; çështjen e prodhuesit të pajisjeve të telekomit Huawei; pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës së Jugut; dhe masat shtrënguese të Pekinit në Hong Kong.

Vizita e zotit Pompeo në Republikën Çeke, ish-pjesë e bllokut sovjetik deri në vitin 1989, shënon ndalesën e tij të parë të një turneu në Evropën Qendrore, për të diskutuar mbi sigurinë në fushën e kibernetikës dhe të energjisë.

Ai shfrytëzoi këtë rast për të kritikuar ndikimin rus dhe kinez duke lavdëruar zyrtarët çekë për qëndresën e tyre ndaj Pekinit vitin e kaluar. Zoti Pompeo përmendi përpjekjet e Republikës Çeke për të vendosur standarde sigurie në procesin e zhvillimit të rrjeteve 5G të telekomunikimit, pas paralajmërimeve të një enti qeveritar kundër përdorimit të pajisjeve të prodhuara nga Huawei i Kinës.

Në muajin maj, Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Andrej Babis nënshkruan një deklaratë mbi sigurinë e rrjeteve 5G, por vendi nuk ka marrë një vendim të prerë për të ndaluar blerjen e teknologjisë së firmës Huawei. Presidenti çek Milos Zeman ka bërë thirrje për lidhje më të ngushta me Kinën.

Zoti Pompeo tha se disa vendeve të Evropës do t’u duhet një kohë më e gjatë që të ndërgjegjësohen për kërcënimet, por tani ekziston një momentum pozitiv.

“Batica është kthyer (në Shtetet e Bashkuara), po ashtu siç e shoh edhe këtu në Evropë. Perëndimi po fiton, mos lejoni njeri që t’ju thotë se Perëndimi është në rënie,” tha ai.

“Ne kemi detyrimin t’u flasim njerëzve tanë qartë, hapur dhe pa frikë. Ne duhet të ndeshemi me guxim me çështjet komplekse dhe duhet ta bëjmë këtë së bashku,” tha ai. zëri i amerikës

Pompeo: Mos i besoni askujt se Perëndimi po dështon

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, akuzoi Rusinë për minimin e demokracive në Evropë dhe dezinformim, ndërsa Kinën për fushatë të shantazhit në mënyrë që të fitojë ndikimin në botë.

Pompeo u bëri thirrje vendeve evropiane të mbrojnë parimet e demokracisë dhe të kujdesen më shumë për sovranitetin e tyre.

Ai këto komente i bëri gjatë një adresimi në parlamentin e Çekisë, në kuadër të një vizite dyditore në këtë vend. Çekia është pjesë e një turneu pesëditor të Pompeos në Evropën Qendrore.

“Rusia vazhdimisht po përpiqet të minojë demokracinë dhe sigurinë tuaj përmes fushatave dezinformuese, sulmeve kibernetike, ajo po përpiqet të riformulojë historinë tuaj. Ekziston gjithashtu një kërcënim nga Partia Komuniste Kineze dhe fushata e saj e shantazhit”, tha Pompeo.

Kreu i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se regjimet autoritare nuk u zhdukën në 1989.

Sipas Pompeos, problemi me Kinën është më kompleks sesa rivaliteti që ka qenë me ish-Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, sepse Kina kërkon të ndikojë në vendet përmes bashkëpunimit ekonomik, pastaj duke i kërcënuar me pasoja nëse nuk veprojnë ashtu siç dëshiron Pekini.

“Mos i besoni askujt që Perëndimi po dështon. Perëndimi po fiton. Ne duhet të bashkëpunojmë. Ne kemi një detyrim të flasim hapur para të gjithëve, pa frikë”, tha Pompeo.

Pompeo, të enjten udhëton në Slloveni, pastaj në Austri, dhe përfundon turneun e tij evropian të shtunën në Poloni.

Biden zgjedh senatoren Kamala Harris për nënpresidente

Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden dhe senatorja, Kamala Harris.

VOAL – Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka zgjedhur senatoren Kamala Harris si kandidate për nën-presidente në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Biden, që ka shërbyer si nën-president gjatë udhëheqësisë së ish-presidentit amerikan, Barack Obama, ishte zotuar se do të përzgjedhtë një grua për pozitën e nën-presidentes.

Senatorja 55 vjeçare është gruaja e parë me ngjyrë që garon në zgjedhjet presidenciale në historinë e SHBA.

Biden e bëri vetë të ditur lajmin në rrjetet sociale:

 

Reuters

Presidenti Trump nxirret befasisht nga konferenca e shtypit, pas të shtënave pranë Shtëpisë së Bardhë (video)

Presidenti amerikan, Donald Trump u nxorr befasisht nga salla e konferencës shtypit Shtëpisë Bardhë, pak pasi pati shtëna jashtë gardhit ndërtesës.

White House

Zoti Trump u kthye sallë pas disa minutash dhe tha se një person ishte goditur me armë zjarri nga forcat e rendit dhe është dërguar spital. Ai tha se mesa kishte kuptuar, i dyshuari kishte qenë i armatosur.


Pati shtëna jashtë Shtëpisë Bardhë. Duket se (situata) është krejtësisht nën kontroll…Por pati një goditje me armë dhe dikush është dërguar spital. Nuk e di se si është ai person”, tha ai.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Steve Herman shkruante në Twiiter, se gazetarët ndenjën në sallën e konferencës për shtyp, ndërsa Shtëpia e Bardhë u vendos nën masa sigurie.

“Ju u befasuar dhe unë gjithashtu u befasova”, u tha presidenti gazetarëve, kur u rikthye.

Ai tha se ishte çuar Zyrën Ovale, pasi u nxorr nga salla e shtypit.

“Dua të falenderoj Shërbimin Sekret. Janë të mrekullueshëm”, tha zoti Trump në përgjigje të njoftimeve se i dyshuari mesa duket ishte i armatosur.

“Ndoshta ‘të shtënat’ nuk kishin të bënin aspak me mua”, shtoi ai.

Shërbimi sekret konfirmoi se kishte pasur të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë.

Pak minuta pasi kishte filluar konferenca e shtypit, Presidenti Trump u nxorr nga salla, pa shpjegime për ndërprerjen. Edhe Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin dhe Drejtori i Zyrës Menaxhimit dhe Buxhetit, Russ Vought u nxorrën nga salla dhe dyert u kyçën.

SHBA: Paratë nga burime të dyshimta për fushatat zgjedhore, pritet të arrijnë shifra rekord

Organizata jofitimprurëse dhe grupe të tjera që nuk i bëjnë publikë dhuruesit, po shpenzojnë shuma të jashtëzakonshme për fushatat presidenciale dhe të Kongresit për zgjedhjet e vitit 2020, duke sinjalizuar ndikimin e tyre në rritje në politikë, në Shtetet e Bashkuara.

Këto të ashtuquajtura grupe “me para të dyshimta” kanë derdhur deri tani të paktën 177 milionë dollarë në komitete të aksionit politik të pavarura, në ciklin e zgjedhjeve të vitit 2020, sipas të dhënave të analizuara nga Qendra për Politikë të Përgjegjshme, një organizatë të Uashington që studion financimin e partive politike.

Para dy vjetësh këto grupe dhanë 178 milionë dollarë për gjithë kohëzgjatjen e fushatës, sipas kësaj qendre. Grupet e parave të dyshimta kanë shpenzuar gjithashtu mbi 19 milionë dollarë në reklama direkte politike, një shifër që ka gjasa të rritet ndërsa fushata intensifikohet në muajt në vazhdim.

Anna Massoglia, një studiuese në Qendrën për Politikë të Përgjegjshme, tha se shpenzimet nga Komitetet për Aksion Politik dhe grupe të tjera të jashtme që marrin para nga burime të paidentifikuara, pritet të arrijnë një shifër të re rekord në këtë cikël zgjedhjesh.

“Paratë e dyshimta ka vazhduar të hyjnë në ciklin zgjedhor të vitit 2020. Kemi pare se si këto para po ndikojnë në zgjedhjet e vitit 2020, në disa mënyra”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Super Komitetet e Aksionit Politik

Mbështetësit e grupeve politike që përfitojnë nga kontribute të dhuruesve të paidentifikuar si organizata jofitimprurëse dhe korporata “fantazmë”, nuk e pranojnë etiketimin “para të dyshimta”, të përdorur nga kritikët e tyre.

Pavarësisht se si etiketohet kjo praktikë, prania e fondeve nga jashtë partive, shpërtheu pas një vendimi në vitin 2010 të Gjykatës së Lartë, sipas së cilit qeveria nuk mund të kufizonte shpenzimet politike nga korporatat dhe sindikatat. Kjo nxiti konsolidimin e të ashtuquajturave supe Komitete të Aksionit Politik.

Që atëherë kur u mor vendimi i quajtur “Citizens United”, grupe si Dhoma Amerikane e Tregëtisë, kanë raportuar tek Komisioni Federal i Zgjedhjeve afro 1 miliardë dollarë shpenzime të drejtpërdrejta për zgjedhjet, sipas Qendrës për Politikë të Përgjegjshme.

Megjithëse kjo shumë është një fraksion i vogël në raport me shifrën e përgjithshme të shpenzuar në zgjedhjet amerikane, kritikët thonë se u ka mundësuar dhuruesve të pasur që të ndikojnë në zgjedhjet amerikane, ndërsa votuesit nuk janë në dijeni të rolit të tyre.

“Ky është një problem në rritje dhe miliona dollarë do të derdhen në këto super komitete në javët para ditës së zgjedhjeve. Disa prej atyre fondeve mund të vijnë nga burime misterioze, që publiku nuk e ka idenë se ç’janë”, thotë Michael Beckel, drejtor studimesh për organizatën “Issue One”, me qendër në Uashington, që monitoron rolin e parave në politikë.

Mbrojtësit konservatorë të shpenzimeve anonime, i hedhin poshtë pretendimet se ato kanë synime keqdashëse dhe thonë se bërja publike e emrave të dhuruesve të veçantë, mund t’i bëjë ata objekt të frikësimeve dhe ngacmimeve politike.

Kur organizata si Dhoma Amerikane e Tregëtisë dhe “Planned Parenthood” u japin para super komiteteve, votuesit e dinë që fondet vijnë nga anëtarët dhe mbështetësit e këtyre organizatave, thonë ata.

“Prandaj ideja se kjo është diçka për të cilën populli amerikan nuk është në dijeni dhe se nuk e di se kush po përpiqet të ushtrojë ndikim mbi ta, mendoj se është e rreme”, thotë Bradley A. Smith, një ish-kryetar republikan i Komisionit Federal të Zgjedhjeve, që tani kryeson Institutin për Lirinë e Shprehjes, një organizatë konservatore që kundërshton kufizimet financiare të fushatave.

Një Vello Fshehtësie

Grupet e parave me burime të dyshimta nuk u japin thjesht para super-komiteteve dhe organizatave të tjera politike. Gjithnjë e më shumë, ato po financojnë reklama të ashtuquajtura për mbrojtjen e çështjeve të veçanta,

Zonja Massoglia thotë se megjithëse këto reklama me kujdes shmangin shprehjet si “votoni për” ose “votoni kundër” një kandidati, ato gjithsesi e paraqesin një kandidat nën një dritë të caktuar.

“Në këtë mënyrë, ato në fakt luajnë rolin e reklamave politike, por pa iu dashur që të raportojnë tek Komisioni Federal i Zgjedhjeve”, thotë ajo.

Transparenca është objektivi kryesor i Sistemit të Financimit të Fushatave, megjithëse shpesh nuk realizohet. Në bazë të ligjit, të gjitha organizatat politike, duhet të raportojnë emrat e dhuruesve në Komisionin Federal të Zgjedhjeve për të ndihmuar votuesit që të marrin vendime më të informuara lidhur me partitë ose kandidatët. Super-Komitetet e Aksionit Politik, nuk përbëjnë përjashtim.

Por informacioni që këto Komitete depozitojnë në Komisionin e Zgjedhjeve, nuk zbulon burimin e vërtetë të këtyre fondeve.

Për shembull, “Victory 2020” është një komitet i ri për mbledhje fondesh, që përfshin dy super-komitete të aksionit politik që po bëjnë përpjekje për zgjedhjen e demokratëve këtë nëntor. Njëri quhet “Ura Amerikane e Shekullit të 21-të” dhe tjetri është grupi pro kandidatit demokrat Joe Biden, “Të Bashkojmë Vendin”.

Të dhënat që “Victory 2020” ka depozituar në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, tregojnë se 5.7 milionë nga 5.9 milionë dollarët që ka grumbulluar gjatë këtij cikli zgjedhjesh, vijnë nga një entitet i quajtur “Fondi 1630”. Por duke qenë se “Fondi 1630” është regjistruar si një organizatë për mirëqenie sociale, objektivi kryesor i së cilës nuk është politik, ajo nuk është e detyruar që t’i bëjë publike dhuruesit. Ky grup thotë se ndihmon “udhëheqës së organizatave jofitimprurëse që të merren me një gamë të gjerë sfidash”, nga ngrohja globale tek drejtësia sociale.

Kjo mungesë transparence ekziston në gjithë spektrin politik. Nga kampi republikan, Super-Komiteti i Aksionit Politik “Fondi për Udhëheqjen” ka marrë 9 milionë dollarë në qershor nga Rrjeti për Aksion Amerikan. Ashtu si “Fondi 1630” liberal, edhe ai është regjistruar si një organizatë për mirëqenie sociale, që nuk është e detyruar të publikojë se cilët janë dhuruesit e saj.

Në faqen e tij të internetit, grupi thotë se “objektivi i tij është të vërë në jetë idetë e së djathtës së qendrës, duke mobilizuar zemrat dhe mendjet e amerikanëve dhe duke i nxitur për pjesëmarrje aktive në demokracinë tone”.

Roli i kompanive “fantazëm”

Megjithëse organizatat jofitimprurëse janë instrumenti që përdoret më shpesh për futjen e parave me burim të dyshimtë në politikë, dhuruesit e pasur përdorin edhe kompani “fantazëm” për të financuar super-komitetet.

Në një raport të fundit “Issue One” identifikoi mbi dhjetë korporata të tilla, mes së cilave një kompani me bazë në Nju Jork që i kishte dhënë 75 mijë dollarë që super-komiteti liberal në Teksas. “Issue One” tha se nuk kishte arritur të gjente një lidhje të qartë mes kompanisë dhe ndonjë individi. Kompani të tjera “fantazëm” mesa duket janë krijuar me synimin e vetëm për të bërë dhurime tek Super-komitetet.

“Ne nuk kemi asnjë informacion se ku i morën fondet disa nga këto organizata ‘fantazëm’”, i tha Zërit të Amerikës, zoti Beckel i organizatës “Issue One”.

Ky është një defekt në sistem, që mund të shfrytëzohet nga aktorë të huaj që duan të ndërhyjnë në zgjedhjet amerikane, paralajmëron ai.

“Kërcënimi është serioz dhe kushdo nga spektri politik mund të përfitojë nga paratë e fshehta”, shtoi ai.

Në vitet e fundit, Departamenti i Drejtësisë ka ngritur akuza ndaj disa individëve se u kanë dhënë fonde të huaja super-Komitetevet ë Aksionit Politik në favor të ish-Presidentit demokrat Barack Obama, apo Presidentit Republikan Donald Trump.

“Ky është një problem që kërkon zgjidhje tani dhe është një defect flagrant në ligjin për financimin e fushatave që është shumë i ekspozuar ndaj abuzimeve”, thotë zoti Beckel.

Avokatët e transparencës duan që Kongresi t’i bëjë më të rrepta kërkesat për bërjen publike të fondeve. Një projektligj dypartiak që është paraqitur në Kongres, i quajtur Ligji Kundër Abuzimit nga Kompanitë “Fantazëm”, do ta bënte vepër penale krijimin e një kompanie “fantazëm” me sunuimin për të fshehur identitietin e dhuruesve të huaj në fushatë.

“Nëse Kongresi nuk e bën më të rreptë legjislacionin, ne parashikojmë që aktorët e huaj të përpiqen ta keqpërdorojnë këtë mangësi në system”, thotë zoti Beckel. zëri i amerikës

Media: Pompeo paralajmëron Rusinë të mos paguajë talebanët për të vrarë ushtarë amerikanë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka paralajmëruar Ministrin e Jashtëm të Rusisë lidhur me pretendimet për pagesa për militantët talebanë për të vrarë trupat amerikane në Afganistan, sipas gazetës “The New York Times”.

Gazeta njoftoi të premten se kryediplomati Pompeo e paralajmëroi Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov gjatë një telefonate me 13 korrik, sipas citimeve nga zyrtarë të paidentifikuar amerikanë.

Raporti thoshte se ky është rasti i parë i ditur deri tani që një zyrtar i lartë amerikan paralajmëron Rusinë lidhur pagesat që, sipas disa njoftimeve, Rusia u ka dhënë militantëve talebanë për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan.

Më parë zoti Pompeo ka refuzuar të thotë nëse ai vetë e ka ngritur këtë temë me Rusinë. Sidoqoftë, ai i tha Komisionit të Senatit për Mardhënie me Jashtë muajin e shkuar se ai, “i ka ngritur të gjitha çështjet që rrezikojnë çdo amemrikan” sa herë që ka biseduar me kryediplomatin rus Lavrov.

Presidenti Trump i ka quajtur njoftimet e pagesave ruse për talebanët për të vrarë trupat amerikanë si “një tjetër mashtrim që lidhet me Rusinë” pavarësisht shqetësimeve nga komuniteti i zbulimit.

Presidenti u tha gazetarëve në Florida muajin e kaluar, “Asnjëherë nuk më kanë njoftuar dhe mbase ata nuk më njofuan sepse nuk e konsideruan të vërtetë. Do të bëj diçka në lidhje me të”, tha ai.

Gjatë një interviste me rrjetin “Axios in HBO”, Presidenti Trump tha se ai nuk e kishte ngritur këtë çështje gjatë telefonatës me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë.

“Ajo ishte një telefonatë për të diskutuar gjëra të tjera dhe të themi të drejtën, ajo është një çështje për të cilën shumë njerëz thanë se ishte një lajm i rremë”,tha zoti Trump.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se Presidenti Trump nuk u informua lidhur me dyshimet për pagesa ruse për militantët talebanë për të vrarë ushtarët amerikanë në Afganistan, sepse agjencitë e zbulimit nuk kishin arritur në një vlerësim përfundimtar. Megjithatë, disa media, përfshirë gazetën The New York Times, kanë raportuar se çështja ishte përfshirë në raportimet e shkruara ditore nga komuniteti i zbulimit për presidentin në muajin shkurt. Zoti Trump ka thënë se ai nuk ishte informuar asnjëherë përsonalisht për rastin në fjalë. Rusia ka mohuar se ka paguar militantët talebanë për vrasjen e trupave amerikane në Afganistan. zëri i amerikës

Kundërzbulimi amerikan: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të influencojnë zgjedhjet

Drejtori i Kundërzbulimit, Bill Evanina

Drejtori amerikan i kundërzbulimit ka shprehur shqetësim për ndërhyrje nga Kina, Rusia dhe Irani në zgjedhjet e 2020.

Zbulimi amerikan arrin në përfundimin se Kina shpreson që Presidenti Donald Trump do të humbasë zgjedhjet, Rusia po përpiqet të dëmtojë imazhin e demokratit Joe Biden, ndërsa Irani po përpiqet të minojë institucionet demokratike, tha përmes një deklarate Bill Evanina, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit.

Në deklratë zoti Evanina ofron analizën më të fundit të shërbimeve të zbulimit për kërcënimet ndaj zgjedhjeve të nëntorit.

“Shumë aktorë të huaj preferojnë njërin ose tjetrin kandidat dhe këtë e kanë shprehur në komunikime të fshehta, ose të hapura si dhe në akte influencuese,” tha zoti Evanina. “Ne jemi kryesisht të shqetësuar me aktivitetet e mundshme të Kinës, Rusisë dhe Iranit”.

Kina e konsideron Presidentin Trump “të paparashikueshëm” dhe nuk do rizgjedhjen e tij, tha zoti Evanina Kina ka zgjeruar përpjekjet e influencës para zgjedhjeve, duke u munduar të ndikojë tek politikat amerikane dhe t’u bëjë presion figurave që i konsideron si kundërshtare të Pekinit, tha zyrtari amerikan.

“Megjithëse Kina do të vazhdojë të peshojë përfitimet dhe rreziqet e veprimeve agresive, publikisht retorika e saj është bërë më kritike ndaj administratës aktuale në lidhje me reagimin ndaj COVID-19, mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston si dhe akte të tjera,” shkruan në deklaratë zoti Evanina.

Për sa i përket Rusisë, zbulimi amerikan arrin në përfundimin se Moska po përpiqet të “denigrojë” zotin Biden dhe përkrahësit e tij që i shikon si anti-rusë. Zoti Evanina tha se kritikat ndaj zotit Biden duket se burojnë që nga koha kur ai ishte nënpresident, lidhur me politikat e tij ndaj Ukrainës dhe kundërshtimin e tij ndaj politikave të brendshme të Presidentit Putin.

Zoti Evanina veçoi ligjvënësin ukrainas pro-rus Andriy Derkach, duke e akuzuar se po përhap “pretendime për korrupsion” dhe po publikon tekste të telefonatave të përgjuara në përpjekje për të minuar zotin Biden dhe demokratët.

Po ashtu, ai paralajmëroi se ashtu si në fushatën e 2016, kur shërbimet e zbulimit arritën në përfundimin se Rusia u përpoq të ndihmonte fushatën e zotit Trump përballë rivales Hillary Clinton, ka prova se agjentët rusë po mbështesin Presidentin Trump.

“Disa aktorë që kanë lidhje me Kremlinin po përpiqen të ndihmojnë kandidaturën e zotit Trump përmes medias sociale dhe televizionit rus,” tha zoti Evanina.

Sipas analizës së zotit Evanina, Irani përpiqet të minojë institucionet demokratike amerikane si dhe të përçajë Amerikën para zgjedhjeve.

“Përpjekjet e Iranit në këtë drejtim përqëndrohen në aktivitet online, si përhapja e dizinformimit përmes internetit, në median sociale dhe përhapja e materialeve nga palë të tjera anti-amerikane,” shkruan zoti Evanina.

“Teherani nxitet pjesërisht nga bindja se nëse rizgjidhet Presidenti Trump do të vazhdojë presioni amerikan ndaj Iranit në përpjekje për të nxitur ndryshim regjimi në këtë vend,” shkruan drejtori i kundërzbulimit amerikan, Bill Evanina.

Shtëpia e Bardhë reagoi të premten duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë ndërhyrje në procesin zgjedhor amerikan. Përmes një deklarate, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Ullyot, tha se qeveria amerikane është gati për t’iu përgjigjur kërcënimeve duke përdorur të gjithë instrumentet e fuqisë kombëtare.

“Zgjedhjet e lira dhe të drejta janë gurëthemeli i demokracisë amerikane. Presidenti Trump dhe administrata e tij vazhdojnë të demonstrojnë një angazhim të vazhdueshëm për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve,” shkruan zoti Ullyot, pas deklaratës së shefit të kundërzbulimit amerikan, Bill Evanina. zëri i amerikës

Albimi i piktorit të shquar Avni Delvina kushtuar Presidentit Donald Trump në duart e Donald Trump Jr.

Voal.ch – Piktori i shquar shqiptar Avni Delvina ka hapur disa ekspozita me tema shumë pikante, duke mbajtur qendrim kritik ndaj politikës shqiptare.

Avni Delvina është fans i Presidentit Donald Trump. Ai i ka dedikuar po ashtu një ekspozitë me punimet e tij titilluar “The Donald”  të cilat pastaj i ka botuar në një album që siç e shohim nga fotografia bie direkt e në dorën e Donald Trum Jr. Është Evi Kokalari, një emër i njohur nga komunitetit shqiptaro-amerikan e përfshirë në fushatën elektorale që ia ka dorëzuar në dorë si dhuratë nga artisti.

Avni Delvina në rrjetin social i shpreh Evi Kokalarit mirënjohjen:

“Nje kenaqesi dhurimi i Albumit te Ekspozites time “THE DONALD”, djalit te Presidentit te USA, Donald Trump Jr. ….Nje flm nga zemra mikes time Evi Kokalari !”

 

SHBA – Vdes gjenerali Scowcroft, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare

Brent Scowcroft, gjenerali pragmatik me tre yje i cili shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare për presidentët republikanë Gerald Ford dhe George H.W. Bush dhe më vonë kritikoi politikat e luftës të Presidentit George W.Bush për Irakun, vdiq të enjten. Ai ishte 95 vjeç.

Scowcroft, anëtar i komisionit presidencial që hetoi skandalin më të madh të presidencës së Ronald Reaganit dhe arkitekt i Luftës së Gjirit të vitit 1991 nën Presidentin George H.W. Bush, vdiq nga shkaqe natyrore, sipas një deklarate të bërë të premten nga një zëdhënës i familjes Bush.

Scowcroft arriti gradën e gjenerallejtënantit të Forcave Ajrore gjatë një karriere ushtarake 29-vjeçare dhe për dekada me radhë ishte një zë me ndikim në sigurinë kombëtare të SHBA. Ai ishte një internacionalist i kujdesshëm (ai e quante veten realist), mjaft i afërt në pikëpamje me ish Sekretarin e Shtetit Henry Kissinger.

Scowcroft shërbeu si ndihmës kryesor i presidentit republikan Richard Nixon gjatë një kohe kur Shtetet e Bashkuara po kërkonin të dilnin nga Lufta e Vietnamit; më pas u bë këshilltar i sigurisë kombëtare në presidencën Ford nga viti 1975 deri më 1977 dhe pastaj i presidentit George H.W. Bush nga 1989 deri më 1993.

“Ai është thjesht i mrekullueshëm dhe kurrë nuk kërkon merita”, thoshte presidenti Bush i vjetër për Scowcroftin, pas fitores në Luftën e Gjirit në mars 1991.

Scowcroft, njeri fjalëpak dhe me gjeste tipike prej një perëndimori inteligjent, mbeti mjaft i lidhur me Presidentin George H.W. Bush dhe shkroi një libër me të në vitin 1998. Por ai nuk e miratoi qasjen “e njëanshme” të djalit të tij, Presidentit George W.Bush në çështjet botërore.

Scowcroft ishte këshilltar kryesor i presidentit gjatë Luftës së Gjirit në vitin 1991, në të cilën forcat amerikane, së bashku me një koalicion aleatësh, dëbuan trupat irakiane që kishin pushtuar fqinjin e pasur me naftë, Kuvajtin në gusht të vitit 1990.

Presidenti Bush vendosi ta linte udhëheqësin irakian Saddam Hussein në Bagdat, pasi forcat e Irakut u tërhoqën shpejt nga Kuvajti. Dymbëdhjetë vjet më vonë, djali i presidentit Bush i vjetër urdhëroi pushtimin e Irakut që rrëzoi Saddamin dhe çoi në ekzekutimin e tij, por i detyroi trupat amerikane të bënin atje një luftë të përgjakshme nga viti 2003 deri në 2011.

Në një intervistë për televizionin PBS pesë vjet më vonë, Scowcroft e shpjegoi kështu vendimin e administratës Bush i parë për të mos dërguar forca amerikane në Bagdad në vitin 1991 për të rrëzuar Saddamin:

“Asnjëherë nuk ishte synimi ynë për të rrëzuar Saddam Huseinin. Sikur të ishim përpjekur ta bënim këtë, Bagdadi do të ishte akoma edhe sot i pushtuar nga ne. Kjo do ta kishte kthyer një sukses të madh në një humbje mjaft të madhe dhe të përgjakshme.”

Në vitin 2004, Scowcroft i quajti luftërat e Presidentit Bush i ri në Irak dhe Afganistan një “aventurë të dështuar” duke e fajësuar presidentin se ishte “magjepsur” nga kryeministri izraelit Ariel Sharon.

Në vitin 2005, Scowcroft tha se vazhdimi i pranisë amerikane në Irak po e zhyste Lindjen e Mesme në flakë. Ai ishte që operacioni i SHBA në Irak t’i dorëzohej NATO-s ose Kombeve të Bashkuara.

I lindur më 19 Mars 1925, në Ogden të shtetit Juta, Scowcroft u diplomua në Akademinë Ushtarake të SHBA në vitin 1947 dhe më vonë mori një doktoratë nga Universiteti Columbia për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Karriera e tij si pilot ushtarak mori fund në vitin 1949 kur avioni i tij P-51 Mustang u rrëzua në Nju Hamshër, duke e dëmtuar në shpinë.

Ai dhe laksione për historinë ruse në Akademinë West Point dhe drejtoi departamentin e shkencave politike të Akademisë së Forcave Ajrore, përpara se të niste punën në Pentagon në vitet 1960.

Guvernatori Cuomo hap shkollat e Nju Jorkut, kërkon kujdes

Marrë nga Associated Press

Guvernatori i Nju Jorkut tha të premten se ai do të lejojë fëmijët në mbarë shtetin të kthehen në klasa me fillimin e vitit të ri shkollor, duke përmendur si arsye për këtë vendim suksesin e shtetit në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Njoftimi i guvernatorit demokrat Andrew Cuomo hap rrugën që shkollat të ofrojnë të paktën disa ditë mësimi në klasë krahas mësimdhënies në distancë. Nxënësve do t’u kërkohet të mbajnë maska gjatë gjithë kohës së qëndrimit në shkollë.

“Kudo në shtet, çdo rajon ndodhet nën pragun që kemi vendosur”, tha zoti Cuomo gjatë një konference me gazetarët duke iu referuar shifrave të përhapjes së virusit. “Nëse do të ketë rritje të infeksioneve apo shqetësim mbi nivelin e tyre vendimi do të rishikohet”, tha ai.

Shumë qarqe shkollore të Nju Jorkut kanë planifikuar ta fillojnë vitin duke pranuar nxënësit në ndërtesa për vetëm disa ditë në javë, ndërsa pjesa tjetër do të zhvillohet nëpërmjet internetit, në shtëpi.

Për më shumë se 1 milion nxënës të shkollave publike në qytetin e Nju Jorkut dita e fundit e mësimit në klasë u zhvillua më 13 mars, ndërsa një valë infeksionesh po mbushte spitalet e qytetit. Të gjitha shkollat në mbarë shtetin u mbyllën më 18 mars. Kryetari i bashkisë së qytetit, Bill de Blasio, ka thënë që nga pranvera se kishte si qëllim rikthimin e nxënësve në shkollë,duke shpenzuar sa më shumë kohë të jetë e mundur në klasë, por duke ruajtur distancimin fizik. Plani dukej jashtëzakonisht ambicioz. Edhe javët e fundit shumë shkolla në të gjithë vendinkanë hequr dorë nga planet për zhvillimin e mësimit në klasë.

Çikago, Los Anxhelos, Majami dhe Hjustoni, mes të tjera, kanë njoftuar se do ta nisin vitin e ri shkollor me mësimdhënie në distancë.

De Blasio, ndërsa paralajmëroi se mund ta ndryshonte kursin në çdo moment, shpresonte se shkalla relativisht e ulët e infeksioneve në qytet do të lejonte nxënësit dhe stafin të riktheheshin të sigurtë. Ai gjithashtu ka thënë se kthimi në klasë është jetik për rihapjen ekonomisë e qytetit që është penguar edhe për shkak se prindërit do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre.

Zoti Cuomo bëri të ditur se afro 750 qarqe të Nju Jorkut duhet ende të adresojnë çështje që lidhen me frikën e prindërve dhe mësuesve se shkollat mund të mos jenë të sigurta. Ai tha se do t’u kërkojë atyre të publikojnë planin e mësimit në distancë si dhe që të zhvillojnë “seanca diskutimi” me prindërit. “Ata duhet të komunikojnë me prindërit, t’u shpjegojnë planin dhe t’u përgjigjen pyetjeve të tyre”, tha zoti Cuomo.

Ndonëse ritmet e përhapjes së virusit kanë rënë, infektimet nuk janë zhdukur në New York. Rreth 10 mijë banorë të qytetit rezultuan pozitivë në korrik. Të mërkurën dy sindikata, ajo e Mësuesve të Bashkuar të Shtetit të Nju Jorkut dhe Federata e Bashkuar e Mësuesve, kërkuan protokolle më të qarta shëndetësore, ku të thuhet se shkollat duhet të mbyllen menjëherë brenda dy javësh, nëse ndonjë nga nxënësit apo ndonjë pjesëtar i stafit pedagogjik infektohet nga virusi. Mësuesit janë të ndaluar të bëjnë grevë në Nju Jork, por është e paqartë nëse një numër i madh mund të heqë dorë nga mësimi në klasë për arsye mjekësore ose thjesht do të refuzojë të punojë. Prindërit gjithashtu nuk kanë dalë me një vedim të qartë nëse do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë apo preferojnë mësimin në shtëpi nëpërmjet internetit.

Shkollat kanë kaluar verën duke përpiluar plane për sigurinë në klasë, duke grumbulluar pajisje mbrojtëse si dhe duke analizuar se si të ulin numrin e nxënësve në klasa e të fusin sa më pak nxënës në autobusët shkollorë. Zoti Cuomo kërkoi që të gjitha shkollat të paraqesin plane që detajojnë masat për rihapjen, duke thënë se shteti nuk do të lejojë asnjë shkollë që të fusë nxënës në shkollë nëse ka një plan të pasigurtë. zëri i amerikës

Nju Jork, Prokurorja e Përgjithshme padit NRA-në, kërkon shpërbërjen

Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut paditi të enjten Shoqatën Kombëtare të Pushkëve (NRA) dhe kërkoi shpërbërjen e organizatës së fuqishme që mbron të drejtën e armëmbatjes duke akuzuar drejtuesit e saj për devijim fondesh për përfitime të paligjshme.

Prokuroria e Përgjithshme Letitia James bëri publike padinë e zyrës së saj gjatë një konference për shtyp në Nju Jork dhe akuzoi drejtuesit e NRA-së se kanë shpërdoruar 64 milionë dollarë në tre vite për përdorim personal dhe kontrata për përfitimin financiar të bashkëpunëtorëve të ngushtë e familjarëve të tyre. Ata dyshohet se kanë firmosur kontrata fitimprurëse me ish-punonjës të organizatës për të garantuar heshtjen dhe besnikërinë e tyre në vazhdim.

Në aktpadi zonja James argumenton se katër të pandehurit, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv Wayne LaPierre, ish-drejtori i Buxhetit dhe financieri kryesor Wilson “Woody” Phillips, ish-shefi i Personelit Joshua Powell dhe ish-drejtori i Operacioneve John Frazier, “kishin krijuar një kulturë keqmenaxhimi dhe kishin neglizhuar mbikëqyrjen e aktiviteve të paligjshme, arbitrare dhe me qëllime mashtrimi në NRA”.

Ndikimi i NRA-së ka qenë aq i fuqishëm saqë organizata ka operuar e pakontrolluar për dekada me radhë ndërsa drejtuesit e lartë të saj kanalizuan me miliona në xhepat e tyre“, tha zonja James, përfaqësuese e Partisë Demokrate. Ajo tha se organizata “është e mbushur me mashtrime dhe abuzime”, dhe kjo është arsyeja pse zyra e saj po kërkon shpërbërjen. “Asnjë organizatë nuk është mbi ligjin“, tha ajo.

Megjithëse selia e qëndrore e organizatës ndodhet në Virxhinia, NRA u themelua si një organizatë jofitimprurëse në Nju Jork në vitin 1871 dhe vazhdon të jetë e përfshirë në këtë shtet.

Duke folur para gazetarëve të enjten ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Donald Trump e quajti padinë “një gjë tejet të tmerrshme” dhe tha se NRA-ja duhet të transferohet në Teksas, një vend që sipas tij ishte “i përshtatshëm” për organizatën.

Ndërkohë në kryeqytet në Uashington, Prokurori i Përgjithshëm ka paditur njëkohësisht fondacionin NRA, krahu bamirës i organizatës i krijuar për të zhvilluar programe mbi sigurinë e armëve të zjarrit, zhvilluar mjeshtërinë në qitje si dhe sigurinë në gjueti, duke e akuzuar atë për devijim fondesh tek NRA-ja për të paguar shpenzimet luksoze të drejtuesve të lartë të organizatës. zëri i amerikës


Send this to a friend