SHTËPIA E BARDHË – Presidenti amerikan Donald Trump është duke vendosur pa nguruar flamurin e tij në njërën anë të luftës së kulturave në Amerikë.
Në dy fjalime të profilit të lartë dhe në komente në Twitter, Presidenti Trump kundërshtoi lëvizjen në rritje që dëshiron që forcat e policisë të trajtojnë paragjykimin racor, si dhe që kërkon heqjen e monumenteve dhe flamujve të Konfederatës.
Duke theksuar patriotizmin dhe një version tradicional të historisë amerikane, Presidenti Trump po i drejtohet bazës së tij politike dhe iu kundërvihet kundërshtarëve të tij si të rrezikshëm për vendin.
Me sfond kokat gjigante në granit të katër presidentëve amerikanë në Malin Rushmore të premten, si dhe në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë për të festuar përvjetorin e pavarësisë së vendit të nesërmen, Presidenti Trump paralajmëroi për një kërcënim të brendshëm nga turmat e zemëruara të përbëra nga anarkistë, marksistë dhe fashistë të së majtës së skajshme, të cilët “po përpiqen të rrëzojnë statujat e themeluesve tanë, të shpërfytyrojnë përmendoret tona më të shenjta dhe të çlirojnë një valë të dhunshme krimi në qytetet tona”.
Një revolucion kulturor i krahut të majtë, sipas Presidentit Trump, kërkon të zhvillojë një “fushatë të pamëshirshme për të zhdukur historinë tonë, për të shpifur ndaj heronjve tanë, për të fshirë vlerat tona dhe për të indoktrinuar fëmijët tanë”.
Anketimet e opinionit publik kanë treguar një mbështetje të gjerë në radhët e amerikanëve për lëvizjen Black Lives Matter, me rreth dy të tretat e amerikanëve që thonë se mbështesin lëvizjen, përfshirë rreth 60% të amerikanëve të bardhë.
Joe Biden duke hequr maskën përpara një fjalimi
Gjatë fundjavës, një zëdhënës për fushatën e kandidatit të supozuar të demokratëve, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara po vuajnë për shkak se kanë një president “përçarës”, të cilit nuk i “intereson asgjë, përveç përfitimit të tij”.
“I gjithë vendi ynë është duke vuajtur përmes kostos shkatërrimtare të të paturit një president të pakujdesshëm, përçarës, të cilit nuk i intereson asgjë, përveç përfitimit të tij – jo të sëmurët, jo të papunët, jo Kushtetuta jonë dhe jo ushtarakët tanë të gjendur në rrezik”, tha zëdhënësi i fushatës Andrew Bates në një deklaratë të shtunën.
Disa ligjvënës republikanë po lavdërojnë komentet e presidentit.
“Mendova se fjalimi ishte absolutisht një nga më të mirët që ai ka mbajtur. Sa e përshtatshme që i kujtoi popullit amerikan se jemi unikë dhe se mund të mbështeten tek shpresa, apo tek frika”, tha senatorja Marsha Blackburn nga Tenesi gjatë një interviste në një emision të dielën në kanalin Fox News.
Retorika e Presidentit Trump risjell në vëmendje temën “Masakra Amerikane” të përdorur gjatë fjalimit të tij të inaugurimit në vitin 2017. Të hënën, ai e çoi atë edhe më tej, duke sulmuar shoferin e vetëm afrikano-amerikan të garave NASCAR dhe duke kritikuar organizatën për ndalimin e saj rishtazi të shfaqjes së flamurit të Konfederatës gjatë garave.
Bubba Wallace pranë makinës së tij përpara fillimit të garës NASCAR
Presidenti Trump pyeti haptazi nëse shoferi afrikano-amerikan, Bubba Wallace, ka kërkuar falje për mbështetjen që NASCAR i dha pasi u zbulua një litar në formë laku në një garazh të makinave të garave në Alabama, garazh që ai po e përdorte. Organizata NASCAR, dhe më vonë hetuesit, përcaktuan se litari përdorej për të tërhequr derën dhe se kishte qenë në garazh muaj përpara se zoti Wallace të përdorte këtë hapësirë.
Në Twitter, Presidenti Trump pyeti nëse Wallace “u ka kërkuar falje të gjithë atyre shoferëve dhe zyrtarëve të shkëlqyeshëm të NASCAR, të cilët dolën në ndihmë të tij, qëndruan pranë tij, dhe ishin të gatshëm të sakrifikonin gjithçka për të, vetëm për të zbuluar se e gjithë gjëja ishte thjesht një tjetër MASHTRIM?”
Presidenti Trump tha se përshtjellimi që u shkaktua prej litarit dhe “vendimi për flamurin i (marrë nga) NASCAR ka shkaktuar nivelet më të ulëta (të shikueshmërisë televizive) TË TË GJITHA KOHËRAVE!”.
NASCAR kohët e fundit ndaloi në aktivitetet dhe objektet e saj çdo shfaqje të flamurit të Konfederatës, që simbolizon 11 shtetet jugore që u shkëputën nga Shtetet e Bashkuara në vitet 1860 në mbështetje të skllavërisë.
Një senator republikan që mbështet Presidentin Trump, ka dalë megjithatë në mbrojtje të zotit Wallace dhe të organizatës NASCAR, duke thënë se shqetësimet e tyre “kishin plotësisht kuptim” dhe se shoferi nuk kishte asgjë për të cilën të kërkonte falje.
Zoti Wallace, në mesazhin e tij në Twitter të hënën, duke inkurajuar fëmijët që mund të ndjekin gjurmët e tij, përmendi shkurtimisht presidentin, duke thënë se njerëzit duhet të përdorin dashurinë për t’iu përgjigjur urrejtjes që iu hidhet, “edhe kur është urrejtje nga POTUS (Presidenti i Shteteve të Bashkuara)”.
Senatori Lindsey Graham nga Karolina e Jugut, duke folur në Fox News Radio, gjithashtu mbështeti vendimin e organizatës NASCAR për ndalimin e flamurit të Konfederatës.
“NASCAR është duke u përpjekur ta zgjerojë këtë sport dhe një mënyrë se si të rritet sporti është të hiqen imazhet që na ndajnë dhe të kërkohet të mos futen më brenda premisave”, tha Senatori Graham.
Republikanët e tjerë janë gjithnjë e më pak dakort me fokusin e vitit të zgjedhjeve të presidentit tek lufta e kulturave, në një kohë kur një pandemi e koronavirusit ka vrarë më shumë se 130’000 njerëz në Shtetet e Bashkuara.
Bill Kristol, i cili shërbeu në administratat Ronald Reagan dhe George H.W. Bush, i tha Zërit të Amerikës se për votuesit në nëntor, “Trump-i është në pushtet – ai është përgjegjësi. Pra, është më shumë një gjykim se si po ia del ai, sesa në cilën anë të luftës së kulturave juve mund t’ju pëlqejë më shumë ose jo”.
Zoti Kristol është një ndër personalitetet konservatore që kanë kritikuar prej kohësh presidentin dhe kundërshtojnë rizgjedhjen e tij.
Disa nga kritikët e presidentit i shohin thirrjet e tij të luftës kulturore si një teknikë shpërqëndrimi ndërsa përcakton axhendën politike të vendit.
Presidenti Trump gjatë festimeve për 4 korrikun në oborrin e Shtëpisë së Bardhë
“Trump do të preferonte të fliste për çështje të luftës së kulturave sesa për çështjet aktuale dominuese, për virusin jashtë kontrollit, rënien ekonomike apo kërkesat për të trajtuar racizmin në sistem”, thotë profesorja e asociuar në Universitetin Texas A&M, Jennifer Mercieca, një historiane e retorikës politike amerikane.
“Trump është mbështetur vazhdimisht tek provokimi i zemërimit te ndjekësit e tij për t’i mbajtur ata të vëmendshëm dhe të angazhuar me mesazhet e tij dhe kjo mund të vazhdojë të funksionojë për të”, i tha Zërit të Amerikës zonja Mercieca, autore e librit “Një demagog për President: Gjenialiteti retorik i Donald Trump-it”. “Megjithatë, është një mesazh që nuk do të arrinte më shumë se forcimin e bazës së tij. Është e vështirë t’i bësh njerëzit të interesuar për një luftë kulturore, kur jeta e tyre është në rrezik”, thotë ajo.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany të hënën u pyet nga gazetarët në lidhje me thënien e presidentit se 99 përqind e rasteve të COVID-19 “janë krejtësisht të padëmshme”.
Sipas zonjës McEnany, Presidenti Trump “po vinte në dukje faktin se shumica e amerikanëve që marrin koronavirusin, ja dalin mbanë”.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 20 përqind e atyre që diagnostikohen të infektuar shkojnë drejt sëmundjes së rëndë, përfshirë pneumoninë dhe dështimin e sistemit të frymëmarrjes.
Zyrtarë të tjerë të administratës gjithashtu i janë shmangur kundërshtimit të komenteve të presidentit që ulin rëndësinë e ashpërsisë së infeksionit.
Një sekretar i shtypit i Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës së Bill Klintonit, Joe Lockhart, tha se të gjithë rreth Presidentit Trump jetojnë me frikën se mos kundërshtojnë presidentin.
“Për komentet e tij më të këqija, ata thonë se ai thjesht po tallej, ose ishte sarkastik”, tha zoti Lockhart për Zërin e Amerikës. “Por ata kurrë nuk do të thonë se ai ishte gabim. Problemi është se ai gabon shumicën e kohës”.
Me votuesit republikanë, niveli i miratimit të Presidentit Trump është rritur në 91 përqind, por ka rënë në radhët e të pavarurve në 33 përqind, ndërsa presidenti merr një vlerësim pozitiv nga vetëm 2 përqind e votuesve të Partisë Demokrate në anketën e fundit të kompanisë Gallup, të botuar të hënën.
“Dallimi aktual prej 89 pikësh midis vlerësimeve të republikanëve dhe demokratëve të Trump-it është hendeku më i madh partiak që Gallup ka matur ndonjëherë për nivelin e miratimit presidencial, në një studim të vetëm”, thonë anketuesit.
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-ve në Republikën e Shqipërisë.
Emërimi i Wendt u mbështet nga 19 anëtarë të komitetit dhe vetëm tre kundër, çka i hap rrugë emërimit pa pengesa në Senat.
Seanca e 4 qershorit vjen pas seancës publike të konfirmimit të mbajtur më 20 maj në Uashington, ku Wendt prezantoi vizionin dhe prioritetet e tij për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
Ndryshe nga seanca publike në maj, takimi i djeshëm u zhvillua në një format Sesioni Ekzekutiv, gjatë të cilit komiteti diskuton dhe voton mbi emërimet përpara se t’i dërgojë ato në seancën e Senatit.
Në paraqitjen e tij në Senat, Wendt theksoi se prioritetet kryesore të qëndrimit të tij në Tiranë do të përfshinin luften ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e partneritetit ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen e përpjekjeve për sigurinë kibernetike dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për investimet amerikane në vend. bw
Protestat qytetare në Tiranë kundër ndërtimit luksoz në zonën e Zvërnecit ka bërë jehonë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prestigjiozja New York Times shkruan se ditët e fundit protestat në Shqipëri kundër projektit turistik të dhëndrit të Trump janë rritur.
“Protestat e zhvilluara në Tiranë dhe në disa qytete bregdetare janë shndërruar në simbol të pakënaqësive më të gjera në Shqipëri, një vend që për dekada ka qenë ndër më të varfrit në Europë.
Prej vitesh, projektet e propozuara kanë ngjallur debate dhe shqetësime lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe mungesën e transparencës. Bëhet fjalë për një investim prej 1.4 miliardë dollarësh që përfshin ndërtimin e një kompleksi hotelier luksoz në Ishulli i Sazanit, si dhe një tjetër zhvillim turistik në një gadishull me zona të ndjeshme mjedisore”, shkruan gazeta.
Më tej New York Times shkruan se “kryeministri Edi Rama i ka mbështetur vazhdimisht projektet, duke i cilësuar ato si një mundësi për të zgjeruar industrinë turistike në rritje të vendit dhe për të tërhequr investime të huaja”.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama deklaroi se projektet përfaqësojnë “ambicien për të krijuar destinacionin më tërheqës në këtë anë të Mesdheut”.
Kryeministri ka hedhur poshtë gjithashtu pretendimet e kundërshtarëve se Kushner ka përfituar trajtim preferencial për shkak të lidhjeve familjare me presidentin amerikan Donald Trump. gsh
Misteri që rrethon një sërë vdekjesh dhe zhdukjesh të shkencëtarëve, studiuesve dhe drejtuesve të lidhur me programet amerikane të teknologjisë bërthamore, hapësinore dhe të mbrojtjes, po merr një dimension të ri pas zbulimit të trupit të Melissa Cassia, një punonjëse në Laboratorin Kombëtar të Los Alamos në New Mexico.
Punonjësja administrative 54-vjeçare ishte zhdukur që nga 26 qershori 2025.
Siç raportohet nga New York Post, mbetjet e saj u gjetën gati një vit më vonë në Pyllin Kombëtar Carson, rreth 10 kilometra nga vendi ku ajo u regjistrua për herë të fundit në kamerat e sigurisë duke ecur vetëm (foto poshtë).
Një pistoletë u gjet pranë trupit të saj , ndërsa autoritetet ende nuk kanë njoftuar shkakun e vdekjes së saj ose nuk kanë sqaruar nëse arma i përkiste asaj.
Të dhënat që shqetësojnë autoritetet
Rasti i 54-vjeçarit paraqet disa elementë të pazakontë.
Sipas informacioneve, përpara se të zhdukej, ajo kishte fshirë të gjitha të dhënat nga telefonat e saj celularë, kishte lënë dokumentet e identifikimit dhe kishte dalë nga shtëpia e saj në Ranchos de Taos në këmbë.
Trupi i saj u gjet 10 kilometra larg vendit ku u pa e gjallë për herë të fundit më 26 qershor 2025.
Disa orë më parë, ajo e kishte çuar me makinë bashkëshortin e saj, gjithashtu një punonjës në Los Alamos, në punë, ndërsa i kishte thënë vajzës së saj se do të punonte nga shtëpia sepse kishte harruar kartën e punës.
Zbulimi i trupit të saj i shtohet një serie incidentesh që kanë ngjallur interes dhe diskutime të mëdha në Shtetet e Bashkuara.
Vetëm shtatë javë para zhdukjes së saj, ish-punonjësi 79-vjeçar i Los Alamos, Anthony Chavez, u zhduk pa lënë gjurmë. Disa muaj më vonë, kontraktori qeveritar Steven Garcia u zhduk në Albuquerque.
Lista përfshin gjithashtu zhdukjen e inxhinieres së hapësirës ajrore të NASA-s, Monica Reza, e cila u zhduk ndërsa bënte ecje në Kaliforni, si dhe rastin e komandantit të pensionuar Ëilliam Neil McCasland, një ish-kreu i programeve kërkimore për Forcat Ajrore të SHBA-së, për të cilin hetimet janë duke vazhduar me pjesëmarrjen e FBI-së.
Në të njëjtën kohë, vdekja e shkencëtarëve të shquar si fizikani portugez i bashkimit bërthamor Nuno Loureiro i MIT dhe astrofizikani Carl Grillmeyer i Caltech kanë nxitur një raund të ri diskutimesh. Panorama
Gjykatësi federal Christopher Cooper vendosi që qeveria amerikane duhet të heqë të gjitha tabelat që mbajnë emrin e Trumpit dhe të largojë emrin e tij nga të gjitha dokumentet zyrtare të institucionit brenda 14 ditëve.
SHBA- Një gjyqtar federal në Uashington urdhëroi të hënën heqjen e emrit të Presidentit amerikan Donald Trump nga Qendra John F. Kennedy për Artet Performuese, duke argumentuar se institucioni ikonik kulturor nuk mund të riemërtohet pa miratimin e Kongresit. Gjykatësi federal Christopher Cooper vendosi që qeveria amerikane duhet të heqë të gjitha tabelat që mbajnë emrin e Trump dhe të largojë emrin e tij nga të gjitha dokumentet zyrtare të institucionit brenda 14 ditëve.
Sipas vendimit, çdo ndryshim i emrit të Qendrës John F. Kennedy për Artet Performuese kërkon miratimin e Kongresit dhe nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme. Vendimi pritet të rikthejë emërtimin zyrtar të institucionit, ndërsa autoritetet federale kanë dy javë kohë për të zbatuar urdhrin e gjykatës.
Vitin e kaluar, Trump njoftoi se do të shtonte emrin e tij në institucion dhe bëri edhe ndryshime të tjera për riemërtimin e disa vendeve në kryeqytetin e vendit. Në shkurt të vitit 2025, ai zëvendësoi disa anëtarë të administratorëve në bordin e qendrës dhe u emërua vetë si administrator përpara se të votohej si kryetar i qendrës së arteve.
Ndryshimet, përfshirë edhe riemërtimin, sollën anulime nga artistë që ishin planifikuar të performonin dhe gjithashtu rënie të shitjes së biletave. Më pas, anëtarja e bordit Joyce Beatty, një kongresiste dhe demokrate nga Ohio, dhe ish-anëtarët e tjerë të administratorëve sfiduan ndryshimet e Trump, duke pretenduar në një padi se atyre iu hoq e drejta për të votuar për çështjet e bordit./Dosja.al
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka nderuar kujtimin e Nënë Terezës, bamirëses shqiptare, me homazhe gjatë një vizite në qendrën e Misionaret e Bamirësisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rubio ndau foto dhe vlerësoi figurën dhe trashëgiminë e Nënë Terezës.
Ai vuri në dukje ndikimin e saj të jashtëzakonshëm në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe në përhapjen e mesazhit të dhembshurisë në mbarë botën.
“Nënë Tereza la një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie dhe shërbimi. Pata nderin të vizitoja sot Misionaret e Bamirësisë për t’i bërë homazh trashëgimisë së saj dhe për të parë shembullin e gjallë të besimit katolik në veprim”, shkroi Rubio në një status në rrjetin social “Instagram”, ndërsa ndau edhe fotot duke vendosur edhe buqeta me lule.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar se një marrëveshje për përfundimin e konfliktit me Iran varet “krejtësisht prej tij”, duke theksuar se nuk pranon marrëveshje të dobëta.
Varet plotësisht nga unë nëse do të ketë marrëveshje. Nëse ka lajme, do të jenë vetëm lajme të mira. Unë nuk bëj marrëveshje të këqija”, tha Trump në një intervistë për ABC News, duke mos dhënë detaje për bisedimet.
Ai gjithashtu u ka kërkuar diplomatëve të tij të mos nxitohen në arritjen e një marrëveshjeje, duke theksuar se “koha është në anën tonë” dhe se procesi duhet të bëhet me kujdes.
Sipas tij, çdo marrëveshje e mundshme do të qëndrojë në fuqi vetëm kur të jetë finalizuar dhe nënshkruar zyrtarisht ,ka shkruar Trump në një status në Truth Social. Ndër të tjera ka kritikuar dhe ish-presidentin Barak Obama për një marrëveshje të keqe sipas tij me Iranin, e cila i dha mundësi Teheranit të zhvillojë armë bërthamore.
Në të njëjtën kohë, presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm t’i japë garanci botës se nuk synon armë bërthamore, por ka theksuar se ekipi negociator nuk do të bëjë kompromis për “dinjitetin dhe nderin e vendit”.
Deklaratat vijnë në një moment tensionesh dhe negociatash të vazhdueshme mes dy vendeve për situatën në Lindjen e Mesme. Panorama
Me anë të një postimi në Truth Social, Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e rendit për reagimin e shpejtë dhe profesional ndaj personit të armatosur.
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar pas të shtënave me armë në Shtëpinë e Bardhë, Me anë të një postimi në Truth Social, Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e rendit për reagimin e shpejtë dhe profesional ndaj personit të armatosur, për të cilin tha se kishte një histori dhune dhe një “obsesion të mundshëm” me Shtëpinë e Bardhë.
“Falënderojmë Shërbimin Sekret të mrekullueshëm dhe Zbatimin e Ligjit për veprimin e shpejtë dhe profesional që ndërmorën sonte kundër një personi të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, i cili kishte një histori të dhunshme dhe një obsesion të mundshëm me ndërtesën më të dashur të kombit tonë”, shkroi Trump.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 sipas kohës lokale, kur një person iu afrua një pike kontrolli sigurie pranë Shtëpisë së Bardhë dhe hapi zjarr ndaj agjentëve të Shërbimit Sekret. Sipas Shërbimit Sekret, i dyshuari nxori armën nga një çantë dhe filloi të qëllonte ndaj oficerëve të vendosur në pikën e kontrollit. Agjentët iu kundërpërgjigjën me zjarr, duke e plagosur autorin, i cili më vonë u shpall i vdekur në spital.
Mediat amerikane raportuan gjithashtu se një kalimtar mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit, megjithëse autoritetet ende nuk kanë përcaktuar nëse plagosja u shkaktua nga të shtënat e autorit apo nga kundërpërgjigjja e forcave të sigurisë. Në momentin e incidentit, presidenti Donald Trump ndodhej në Shtëpinë e Bardhë, por sipas një zëdhënësi të Shërbimit Sekret, ai nuk u rrezikua.
Sa i përket autorit, thuhet se Nasir Best kishte pasur edhe më herët probleme me autoritetet. Në korrik të vitit 2025 ai ishte arrestuar pasi tentoi të hynte në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas ishte dërguar në një institucion psikiatrik për shkak të problemeve të shëndetit mendor./Dosja.al
Shtetet e Bashkuara presin që plani i Qeverisë në detyrë të Kosovës për themelimin e Xhandarmërisë të jetë “në përputhje me zotimet e saj për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”.
Kështu tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë, i cili shtoi se po “monitorojmë njoftimet e fundit sa i përket propozimit për krijimin e një force xhandarmërie në Kosovë”.
Më 19 maj, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se janë ndërmarrë hapat e parë drejt themelimit të Xhandarmërisë së Kosovës. Ai tha se është nënshkruar dokumenti për krijimin e një grupi punues që do të bëjë analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e xhandarmërisë.
Sipas Sveçlës, kjo forcë do të ketë mision të qartë për ruajtjen e kufijve, integritetit dhe sovranitetit territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave dhe mbrojen e infrastrukturës kritike.
Ndërkaq, nga NATO-ja, e cila që nga viti 1999 ka misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, i thanë Radios Evropa e Lirë se po vëzhgojnë nga afër deklarimet e institucioneve në Kosovë për këtë çështje.
“U përket atyre që të komentojnë në më shumë detaje” për këtë çështje, tha një zyrtar i NATO-s.
KFOR-i, i cili është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë – pas Policisë së Kosovës dhe misionit për Sundim të Ligjit të BE-së, EULEX – veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtari i NATO-s tha se aleanca vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë dhe të japë kontribut për siguri të qëndrueshme për të gjithë.
Zyrtari i aleancës ushtarake perëndimore tha po ashtu se Ekipi Këshillues i NATO-s dhe Ndërlidhës (NALT) ka mbështetur zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës “në përputhje me mandatin e tij origjinal për mbrojtje civile, përmes ndërtimit të kapaciteteve, edukimit dhe trajnimit”.
“Ne presim që organizatat e sigurisë në Kosovë të vazhdojnë këtë qasje bashkëpunuese, duke u koordinuar me KFOR-in për të kontribuuar në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, tha zyrtari i NATO-s në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkaq, nga Ambasada gjermane në Prishtinë thanë për Radion Evropa e Lirë se do të përmbahen nga komentimi për këtë çështje.
Lajmi për ndërmarrjen e hapave të parë për krijimin e Xhandarmërisë është kritikuar nga autoritetet në Beograd, të cilat kanë thënë se “KFOR është forca e vetme legjitime e armatosur në Kosovë, përgjegjëse për kontrollimin dhe patrullimin përgjatë vijës administrative”.
Ndonëse nuk dihen detaje se cili do të jetë misioni i saktë i Xhandarmërisë që Kosova mëton ta themelojë, drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli, i tha më herët Radios Evropa e Lirë se një forcë e tillë sigurie do të mund të merrte kompetenca për ruajtjen e kufirit me Serbinë, që aktualisht është në mandatin e KFOR-it.
Sipas tij, Kosova duhet të përgatitet për çdo ndryshim të rolit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, ndonëse tha se beson se ky mision do të qëndrojë për vite apo edhe një dekadë në vend.
Në këtë drejtim, ai kujtoi se shteti dhe KFOR-i kanë një marrëveshje që Forca e Sigurisë së Kosovës – që është në proces të transformimit në ushtri – të mos shkojë në veri pa pëlqimin e misionit paqeruajtës, duke thënë se Xhandarmëria do të mund të plotësonte këtë boshllëk.
“Përderisa është një marrëveshje xhentlëmene mes KFOR-it dhe FSK-së që të mos jetë shumë prezente në pjesën veriore, Xhandarmëria do ta krijonte një strukturë të re, e cila nuk është pjesë e kësaj marrëveshje xhentlëmene”, tha Vrajolli.
Sipas tij, kjo do të mundësonte që rolet e kontrollit kufitar dhe veprimeve të tjera që i bëjnë KFOR-i të jenë të përbashkëta me njësi që mund të jenë në kuadër të Policisë, apo në kuadër të MPB-së, “e që do të fillonte sa më parë procesin e krijimit të kapaciteteve vendore dhe njohurisë se si të ballafaqohemi me kërcënime bashkërisht me KFOR-in në veri dhe pjesë të tjera të Kosovës”.
Dërgimi i FSK-së – që është në proces të transformimit në ushtri – në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s.
Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.
Vrajolli vlerësoi se Kosova nuk ka nevojë që të ketë një xhandarmëri që do të merrej me incidente të brendshme, pasi vlerëson se Policia e Kosovës është e aftë të ballafaqohet me to.
“Pikërisht fakti që vija kufitare mbrohet nga KFOR-i, KFOR ka përgjegjësi të zgjeruara në këtë fushë dhe nevojitet që ne të krijojmë institucionet tona që janë të gatshme ta zëvendësojnë KFOR-in kurdo që KFOR-i nuk është aty”, u shpreh ai.
Xhandarmëria është një forcë e sigurisë që ka karakter ushtarak dhe kryen detyra policore. Në disa shtete mund të jetë pjesë e Ministrisë së Brendshme, në të tjera pjesë e forcave të armatosura.
Shumë shtete kanë xhandarmërinë e tyre, përfshirë edhe fqinji verior i Kosovës, Serbia, xhandarmëria e së cilës funksionon në kuadër të policisë.
Xhandarë kanë edhe shtete të tjera, përfshirë të NATO-s, sikurse është rasti i Francës. Në këtë shtet, Xhandarmëria është pjesë e forcave të armatosura.
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë edhe 5 mijë ushtarë shtesë në Polonia.
Lajmi u bë publik përmes Truth Social, ku Trump deklaroi se vendimi vjen pas zgjedhjes së presidentit aktual polak, Karol Nawrocki, të cilin ai tha se e kishte mbështetur personalisht gjatë procesit zgjedhor.
“Bazuar në zgjedhjen fituese të presidentit aktual të Polonisë, Karol Nawrocki, të cilin pata nderin ta mbështes, dhe në marrëdhënien tonë me të, jam i lumtur të njoftoj se SHBA do të dërgojnë edhe 5 mijë ushtarë shtesë në Poloni”, shkroi Trump.
Njoftimi vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme në Europën Lindore dhe forcimi i pranisë ushtarake amerikane në Poloni shihet si pjesë e strategjisë së NATO-s për sigurinë rajonale. GSH
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu në vijim të vizitës me ftesë të Institutit Ndërkombëtar Republikan Amerikan, zhvilloi një takim të veçantë me dy ish-Komandantët Supremë të NATO-s, Gjeneralin Tod Wolters dhe Gjeneralin James Jones, ish-Këshilltar për Sigurinë i Presidentit Amerikan. Mediu vlerësoi kontributin e ushtarakëve të shquar në mbështetje të Shqipërisë, Forcave të Armatosura dhe procesit të anëtarësimit e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, duke theksuar se bashkëpunimi me ta mbetet një mundësi e rëndësishme për rritjen e ndërveprimit ushtarak në Ballkan dhe orientimin e investimeve në mbrojtje.
Postimi i plotë
Në vazhdim të vizitës me ftesë të Institutit Ndërkombëtar Republikan Amerikan, si gjithmonë takimi me dy ish-Komandantët Supreme të NATOS, Gjeneral Tod Wolters dhe Gjeneralin James Jones ish Këshilltari për Sigurinë i Presidentit Amerikan është një moment jashtë zakonish i vecantë.
Këta ushtarak të jashtëzakonshëm mbështetës të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura, antarësimit dhe bashkëpunimit në kuadër të NATOs, janë një mundësi e rrallë bashkëpunimi për të rritur nivelin e ndërveprimit ushtarak në Balkan dhe orientimin e investimeve të Mbrojtjes. Darka e shtruar nga Gjenerali Al Zapanta një nga Gjeneralët më të nderuar dhe dekoruar në SHBA, bashkëpuntor i afërt i Sekretarit Rumsfeld dhe Presidentit Gworge W Bush, ishte një moment i vecantë për të rikthyer në bisedë mbështetjen dhe bashkëpunimin me Pentagonin për antarësimin e Shqipërisë në NATO.
Të gjithë këta ushtarak të lartë meritojnë respektin dhe falenderimin e pafund sepse pa mbështetjen e tyre kjo arritje e madhe e Kombit shqiptar do ishte shumë e vështirë. Profesor Edward Joseph drejtues i SAIS në John Hopkins University është një nga zërat më të fuqishëm në shtyp dhe institucioneve në mbështetje të shqiptarëve.
Kurdët kanë vuajtur një shekull tradhtie dhe abuzimi. Sheik Said nisi lëvizjen e rezistencës kurde kundër Republikës Turke në vitin 1925. Luftëtarët kurdë morën kontrollin e Bingöl, Diyarbakır, Erzurum, Mus dhe Urfa. Megjithatë, ata u përballën me një forcë dërrmuese dhe u mundën. Sheik Said dhe bashkëpunëtorët e tij u dënuan me vdekje më 28 qershor 1925. Autoritetet turke e ekzekutuan Sheik Said, duke e varur në një shtyllë ndriçimi dhe duke fshehur vendin e varrimit të tij.
Siria Verilindore, e njohur si “Rojava”, është e populluar nga kurdë dhe pakica të tjera etnike dhe fetare, përfshirë të krishterët kaldeas. Që nga shpërthimi i luftës civile siriane në vitin 2012, kurdët e kanë drejtuar atë si një rajon autonom të vetëshpallur, të mbrojtur nga forcat e armatosura të udhëhequra nga kurdët. Grupi i Shtetit Islamik (ISIS) përshkoi territorin në vitin 2014, duke pushtuar qytete dhe fshatra me pak rezistencë derisa arriti në qytetin e Kobanit, pranë kufirit turk. Mizoritë ishin të përhapura, të tilla si prerja e kokave, tortura dhe dhuna seksuale. Pastrim etnik ndodhi në fshatrat përreth Kobanit, ISIS pushtoi 80 përqind të Kobanit dhe vendosi një rrethim brutal që zgjati me muaj. Të mbështetur nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA-të, kurdët luftuan heroikisht dhe e thyen rrethimin në fillim të vitit 2015.
Krimet e grupit të Shtetit Islamik ishin të njohura, përfshirë gjymtimin e kurdëve në Njësitë e Mbrojtjes së Grave (YPJ). Farida Khalaf, një grua jazidi, u rrëmbye nga ISIS si adoleshente në vitin 2014 dhe u shit si skllave si pjesë e gjenocidit ndaj jazidive. Politikanët dhe udhëheqësit civilë kurdë, përfshirë disa që mbështetën pajtimin me Turqinë, u vranë nga Ushtria Kombëtare Siriane (SNA).
SNA nisi operacione ushtarake kundër territoreve të kontrolluara nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët duke filluar nga viti 2016. Ajo pushtoi një pjesë të territorit që shtrihej përgjatë qindra kilometrave të kufirit midis Turqisë dhe Sirisë. SDF luftoi me trimëri, zmbrapsi ISIS-in dhe shpalli fitoren në vitin 2019.
Turqia e konsideron komponentin më të madh në SDF – Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) – një zgjatim të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila ka luftuar për të drejtat e kurdëve në Turqi për dekada dhe është listuar nga Ankaraja si një organizatë terroriste. Ndërsa regjimi i Asadit u shemb në fund të vitit 2024, SNA e mbështetur nga Turqia nisi një ofensivë të re për të kapur territorin në perëndim të lumit Eufrat nga SDF. Operacioni “Burimi i Paqes” i kapi territorin SDF-së për të krijuar një “zonë të sigurt”, duke zhvendosur dhjetëra mijëra kurdë. Stacionet e energjisë, rafineritë, telekomunikacioni dhe infrastruktura kritike pranë Digës Tishrin u shkatërruan nga dronët dhe avionët luftarakë turq.
Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për krime lufte. Turqia pretendoi se SDF dërgoi civilë në zonat e konfliktit si mburoja njerëzore. Ajo akuzoi SDF-në se përdorte “dhunë dhe terror” për të ndjekur “axhendën e saj separatiste”. Më 30 nëntor 2024, SNA njoftoi Operacionin Agimi i Lirisë, me qëllim zgjerimin e territorit të kontrolluar nga Turqia, dobësimin e SDF-së, parandalimin e autonomisë kurde në Sirinë pas Asadit dhe mbështetjen e iniciativës turke për të krijuar një zonë tampon të thellë 30 kilometra në veri nga al-Bab në Tel-Rifaat. Rreth 100,000 civilë kurdë ikën nga territoret e pushtuara nga SNA në të gjithë provincën e Alepos, gjë që rezultoi në një krizë humanitare. Qytetet e mbetura të kontrolluara nga SDF në fshatrat veriore të Alepos u rrethuan dhe u ndërprenë komunikimet.
Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), më shumë se 200,000 kurdë sirianë u dëbuan nga al-Shahbaa dhe pjesë të tjera të Alepos. Sulmet ajrore turke mbështetën ofensivën e SNA-së, duke synuar pozicionet e SDF-së në Alepo, Al-Hasakah dhe Mambij. Më 6 dhjetor 2024, SNA nisi një ofensivë që synonte qytetin e Manbej, zona e fundit e kontrolluar nga SDF në perëndim të Eufratit. Banorët e Manbij dhe Kobanit u privuan nga uji dhe energjia elektrike. Civilët në Shehba përjetuan grabitje dhe zhvatje nga forcat e SNA-së. Sipas SOHR-së, dhjetëra luftëtarë të plagosur u ekzekutuan pa gjyq nga forcat e mbështetura nga Turqia. Në prill 2025, forcat kurde u tërhoqën në bregun lindor të lumit Eufrat, ndërsa forcat qeveritare të sigurisë u vendosën në Digën Tishrin për të krijuar një barrierë midis SDF-së dhe forcave të SNA-së.
Rreth 40,000 anëtarë të familjeve të ISIS-it dhe deri në 10,000 luftëtarë xhihadistë u mbajtën në kampe dhe burgje të kontrolluara nga SDF-ja në verilindje. Komandanti i SDF-së, Mazloum Abdi, tregoi: “Nëse Turqia sulmon, nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të ridrejtojmë forcat tona”. Kaosi shoqëroi tërheqjen e SDF-së nga kampi al-Hol, me ISIS-in që shfrytëzoi çrregullimin që rezultoi nga tranzicioni. Një vakum sigurie rezultoi ndërsa ISIS-i shpalli një “fazë të re” kundër autoriteteve të Sirisë. ISIS-i e quajti qeverinë dhe al-Sharaa-n “femohues”.
Forcat fisnore arabe, simpatizante ndaj Damaskut, u ngritën në Raka, Aleppo dhe Hasaka. Ata akuzuan Administratën Autonome të Sirisë Veriore dhe Lindore për abuzim me të drejtat e arabëve në arsim dhe administratën lokale. Kur SNA sulmoi më 4 janar 2026, pesëmbëdhjetë vjet vetëqeverisje përfunduan me një dymbëdhjetë vjet…
Në një përpjekje për të qetësuar komunitetin kurd të Sirisë, Al-Sharra lëshoi një dekret që njihte të drejtat e identitetit dhe gjuhës kurde, duke u rikthyer shtetësinë kurdëve të cilëve u është hequr kombësia dhe duke e shpallur Novruzin festë kombëtare më 16 janar. Kjo çoi në një marrëveshje integrimi më 30 janar që kombinonte një armëpushim të përhershëm me një plan me faza për të përfshirë institucionet ushtarake dhe civile të verilindjes në shtet. Këto masa përfaqësonin njohjen e parë zyrtare të të drejtave kombëtare kurde nga Siria që nga pavarësia e saj në vitin 1946. Njoftimi thoshte: “Ministria Siriane e Qeverisjes Lokale po u jep autoritet të rëndësishëm guvernatorëve, duke përfshirë punësimin dhe shkarkimin e punonjësve, miratimin e investimeve dhe marrëveshjeve. Vendimi është rezultat i negociatave me SDF-në, e cila kërkoi decentralizim më të madh. Verilindja është jetike për Sirinë. Ajo mban burimet më të rëndësishme të naftës dhe gazit të Sirisë, tokën prodhuese të drithërave dhe rrugët kryesore ndërkufitare.
Marrëveshja u mbështet nga i dërguari i administratës Trump, Tom Barrack. Kurdët u ndjenë të tradhtuar kur SHBA-të tërhoqën mbështetjen e tyre. Pa ndihmën e SHBA-së, SDF-ja nuk mund të vazhdonte si një projekt autonom. Duke filluar nga janari 2026, AANES humbi 70 përqind të territorit të saj dhe të paktën 1,000 luftëtarë. Shumë kurdë u zhvendosën dhe pakica të tjera mbetën të cenueshme. SHBA-të tërhoqën mbështetjen e tyre në dhjetor 2025. Pa fuqinë ajrore dhe armët e SHBA-së, SDF-ja u mposht nga xhihadistët që punonin me Forcat e Armatosura Siriane. Më 29 janar, Komandanti i SDF-së Mazloum Abdi dhe presidenti i përkohshëm i Sirisë, Al-Sharra, nënshkroi një marrëveshje integrimi. Ajo kërkon që SDF të integrohet në të gjitha strukturat e sigurisë dhe civile të Sirisë. SDF nuk mund të mbështetet në vullnetin e mirë të Damaskut. Një mekanizëm monitorimi i udhëhequr nga SHBA është i nevojshëm për të siguruar pajtueshmërinë me këto angazhime. SHBA-të gjithashtu mund të marrin në konsideratë një fond për çarmatim. demobilizimi dhe riintegrimi që do të përfitonin kurdët dhe pakicat e tjera si Druzët dhe Alawitët që ishin viktima të dhunës së sponsorizuar nga shteti.
Disfata është një mësim për përulësinë. Kurdët nuk do të heqin dorë nga mënyra e tyre e jetesës, por ata duhet të përshtaten me realitetin e ri të një Turqie të guximshme dhe një Sirie islamiste. Autokritika kurde përfshin një kritikë të teorive të Murray Boochkin, të cilat shërbyen si bazë ideologjike për PKK-në dhe revolucionin e Rojava. Bookchin përkrahu parimet dhe vlerat libertariane të barazisë, lirisë dhe qëndrueshmërisë. Ai parashikoi një shoqëri të lidhur përmes institucioneve vetëqeverisëse shumë të decentralizuara, me pushtet të shpërndarë në entitete në nivel lokal.
Kurdët në Rojava parashikuan një sistem vetëqeverisjeje të bazuar në idetë e Boochkin, të cilat theksonin decentralizimin, drejtësinë ekologjike dhe barazinë gjinore. në administratën lokale. Në mars të vitit 2005, Öcalan lëshoi ”Deklaratën e Konfederalistëve Demokratë në Kurdistan”, e cila bëri thirrje për “demokraci pa shtet” në bazë. Elitat fisnore njoftuan krijimin e “Këshillit për Bashkëpunim dhe Koordinim në Xhazira dhe Eufrat” në prill, që synonte bashkimin e zërave fisnorë kundër asaj që ata e quanin “hegjemoni” e SDF-së.
Idealet romantike të Boochkin patën një tërheqje të gjerë për Öcalan, PKK-në dhe SDF-në. Megjithatë, revolucioni i Rojava-s rezultoi jopraktik dhe i parakohshëm. Rënia e Administratës Autonome në Sirinë Veriore dhe Lindore shënoi fundin e konfederatës demokratike, ose të paktën një vonesë në realizimin e saj.
Shoqëria në Lindjen e Mesme nuk ka evoluar ende për të përqafuar decentralizimin dhe demokracinë në bazë. Për arabët dhe turqit, federalizmi është një urë shumë e largët.
Kurdët kanë vuajtur tradhti dhe abuzim që nga Traktati i Lozanës deri më sot. Aspiratat e tyre kombëtare janë mohuar vazhdimisht dhe identiteti i tyre është shtypur. Ndërsa kurdët do të preferonin të ushtronin të drejtën e tyre për vetëvendosje, kjo nuk është e mundur në kushtet aktuale. Në vend të kësaj, ata janë të detyruar të kërkojnë një modus vivendi me Damaskun dhe akomodim me fqinjët e tyre arabë në Siri.
Marrëveshja e 29 janarit midis al-Sharaa dhe Mazloum duhet të monitorohet nga afër duke vlerësuar 14 pikat e saj. Kjo mund të kryhet nga vetë kurdët në bashkëpunim me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që janë simpatikë ndaj kauzës së tyre. Procesi i vlerësimit mund të zhvillohet gjatë gjashtë muajve, me një raport përfundimtar dhe periodik.
Damasku tashmë po zvarritet në përmbushjen e detyrimeve të tij, kështu që pa vlerësim të vazhdueshëm dhe rishikime të zbatimit, kurdët mund të gjejnë përsëri interesat e tyre të tradhtuara. Shtetet e Bashkuara nuk duken të prirura të mbështesin plotësisht qëllimet kurde, që do të thotë se kurdët do të duhet të organizojnë vetë një mekanizëm zbatimi dhe rishikimi, në konsultim me shoqërinë civile dhe OJQ-të ndërkombëtare./Përkthimi me AI
Një nga vendimet më të vështira që Donald Trump duhej të merrte gjatë qëndrimit të tij dy-ditor në Pekin në vizitën historike, ishte të ndahej nga telefoni i tij i dashur celular, në një nga masat më të pazakonta të sigurisë të zbatuara gjatë udhëtimit të tij në kryeqytetin kinez.
Sipas New York Post, si të gjithë udhëtarët që vizitojnë Kinën, presidenti amerikan u informua se nuk duhet të përdorë pajisje elektronike personale për të mbrojtur të dhënat e tij nga sulmet e mundshme të hakerimit ose mbikëqyrja.
Ndalesa shihet si veçanërisht e vështirë për Trumpin, i cili njihet për përdorimin e vazhdueshëm të telefonit të tij – qoftë për të komunikuar me miqtë dhe bashkëpunëtorët, për të marrë telefonata nga gazetarët dhe për të postuar mesazhe dhe meme në Truth Social.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Trump nuk do ta përdorte telefonin e tij personal ndërsa ishte në Kinë.
Postimet në llogarinë e tij Truth Social ishin dukshëm të kufizuara gjatë samitit me Xi Jinping dhe besohet se janë postuar nga Uashingtoni, ku stafi i Shtëpisë së Bardhë po punonte… orët e Pekinit për të ofruar mbështetje nga distanca për misionin.
Megjithatë, Trump nuk ishte i vetmi që u detyrua të vepronte pa një pajisje personale në këtë “karantinë dixhitale”.
Zyrtarët e qeverisë amerikane përdorën “telefona djegës” (telefona të vegjël dhe të lirë për përdorim afatshkurtër që sigurojnë anonimitet) dhe adresa të përkohshme email-i gjatë takimit dy-ditor, si pjesë e masave të sigurisë së Shtëpisë së Bardhë për të mbrojtur informacionin dhe për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës.
Këto pajisje kishin pothuajse të gjitha funksionet dhe aplikacionet thelbësore të hequra, duke vepruar si telefona “të pastër” me të dhëna minimale të ruajtura, me qëllim kufizimin e dëmit në rast të një shkeljeje.
Departamenti Amerikan i Shtetit i ka paralajmëruar prej kohësh amerikanët që udhëtojnë për në Kinë se “nuk ka asnjë pritje për privatësi në rrjetet celulare ose rrjete të tjera në Kinë”, duke vënë në dukje se shumë udhëtarë zgjedhin të mbajnë pajisje elektronike pa të dhëna personale.
Për zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, pajisjet personale ruheshin në Air Force One në kuti të veçanta që bllokojnë të gjitha llojet e sinjaleve, duke përfshirë GPS, Wi-Fi, Bluetooth dhe RFID. Këto kuti mbrojnë të dhënat e ndjeshme nga sulmet e mundshme kibernetike në distancë.
Trump dhe ndihmësit e tij do të rifitonin aksesin në pajisjet e tyre personale sapo të hipnin në aeroplanin presidencial. Në fund të fundit, Air Force One konsiderohet territor i SHBA-së pavarësisht se ku ndodhet, ndërsa aeroplani vepron si një strukturë sigurie fluturuese e tipit SCIF, me mekanizma shtesë për mbrojtjen e të dhënave.
Komentet