VOAL

VOAL

Kosovë: Mbi 120 raste në vit me tumor të trurit

Në institutin Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në vit lajmërohen rreth 120 raste me kancer në sistemin nervor qendror. Kështu thotë onkologja në këtë institut, Vildana Goga Çmega.

Sipas saj, krahasuar me vendet e rajonit, numri apo incidenca e të prekurve me karcinomën në sistemin nervor qendror, është më e ulët në Kosovë, pasi që edhe popullata është më e re në moshë, derisa siç thotë ajo sëmundja prek kryesisht njerëz më të moshuar.

“Modalitetet e trajtimet e kësaj sëmundjeje janë disa lloje. Intervenimi kirurgjik, aplikimi i radioterapisë, kemioterapi dhe target terapi. Të gjitha këto kryhen në Institutin Onkologjik”.

“Një aparaturë që ne e posedojmë është mjaft efektive për trajtimin e karcinomës së sistemit nervor qendror, derisa për fëmijët egzistojnë metoda më të sofistikuara e që Instituti Onkologjik nuk i posedon”, ka thënë Çmega.

Zonja Goga Çmega, gjithashtu tregon edhe për mbulueshmërinë me barna për trajtimin e këtij lloji të kancerit në Institutin Onkologjik.

“Me barnat për sistemn nervor qendror jemi të mbuluar 95 për qind për këtë vit dhe dy vitet e ardhshme, pasi që rastet janë më të rralla dhe planifikimi është bërë mire”, ka thënë ajo.

Por, për tu diagnostikuar me karcinomën e sistemin nervor qëndror, biopsia duhet bëhet nga patologët.

Ramadan Sopa, patolog, njëherit drejtor në Institutin Paraklinik në Qendrën Klinike Universitare, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se pas marrjes së biopsisë së pacientit, ai duhet të pres deri në një muaj për rezultatin. Kjo sipas tij, për shkak të listës së gjatë të pritjes së pacientëve dhe punës jo shumë të shpejtë që bëhet në këtë institut.

‘’Tumoret e sistemit nervor zbulohen pa vështirësi të madhe, qoftë me metodat e zakonshme, por edhe me metodat ndihmëse me imuno-histokimi që të verifikohet gjeneza e tyre”.

“Në patologji ne punojmë aq sa na japin klinikat raste. Për fat të keq një numër i pacientëve shkojnë në klinika private, pasi ne kemi një listë të gjatë të pritjes, ku pacientët duhet të pritesin deri në një muaj për rezultatin, gjë që është shumë për një tumor’’, ka theksuar Sopa.

Rezultati i analizës për sëmundjen e kancerit në këtë rast, sipas patologut, Ramadan Sopa kryhet brenda katër ditësh, por kjo nuk ndodhë në Institutin e Patologjisë për arsye të muingesës së stafit me përvojë.

‘’Në klinika private i kryejnë për katër ditë. Janë mjekë me përvojë dhe mundësia është më e shpejtë. Te ne për shkak të fluksit të madh kryhen më ngadalë dhe kemi mjekë të rinj me nga dy tre vjet përvojë pune dhe ata kanë nevojë për konsulta. Kjo punë dëshiron përkushtim më të madh. Tek ne rezultatet kërkojnë kohë deri në një muaj. Ideja është që të punohet më shumë. E mjekët thonë se duhet studim më i madh, duhet kohë, konsultim e kështu me radhë‘’, ka thënë Sopa.

Sidoqoftë në Kosovë gjatë vitit 2015, janë paraqitur gjithsej 808 raste të reja me sëmundjen e kancerit në Institutin Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti Dugolli – Fletarrestimet e Serbisë ende në fuqi për kosovarët

 Kosovarët ende po vazhdojnë të arrestohen me urdhra të Serbisë. Rasti i fundit është arrestimi i drejtorit të Zyrës së Protokollit të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Gafurr Dugollit.

Ai u arrestua nga autoritetet maqedonase me urdhër të INTERPOL-it sipas kërkesës së Policisë së Serbisë me akuzë se është i kërkuar për krime lufte, gjatë kohës kur Dugolli ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

Sipas MFSK-së, ky nuk është rasti i parë kur ish-ushtarët e UÇK-së me akuza të fabrikuara dhe me kërkesë të Policisë së Serbisë ndalohen qytetarët e Kosovës, ish-luftëtarë të UÇK-së nëpër kufijtë dhe aeroportet e shteteve të ndryshme.

Ibrahim Shala, zëdhënës në MFSK, nuk ka komentuar për “Zërin” rastin në fjalë vetëm se ka thënë që bashkëpunimi po vazhdon.

“Bisedimet dhe bashkëpunimet me Qeverinë e Maqedonisë për lirimin e zotëri Dugollit janë duke vazhduar”, ka deklaruar Shala për “Zërin”.

Mirëpo, Ministria e Drejtësisë nuk ka dhënë asnjë përgjigje për arrestimet e tilla. Gjatë ditës së djeshme gazeta “Zëri” ka adresuar pyetje në adresë të Zyrës për Komunikim me Publikun, mirëpo asnjë përgjigje nuk ka marrë nga kjo Ministri.

E mosbashkëpunimi i Ministrisë së Drejtësisë me shtetet fqinje për fletarrestime të tilla nga Policia e Serbisë, njohësit e çështjeve juridike thonë se po u kushton më së shumti qytetarëve

Thaçi: Me Daçiçin jam takuar 29 herë, kam biseduar 200 orë

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një ligjëratë në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale.

Në fjalimin e tij të gjatë Thaçi ka folur për karrierën e tij që nga Lëvizja studentore e viteve nëntëdhjetë, formimin e UÇK-së, Konferencën e Rambujesë në vitin 1999, intervenimin e NATO-s, shpalljen e Pavarësisë si dhe shumë pika tjera që lidhen me Kosovën, transmeton koha.net.

Duke folur për UÇK-në Thaçi, ndër të tjera tha:

Mund të citoj Tim Judah, gazetar nga “The Economist”, i cili kishte thënë se UÇK-ja ishte “lëvizja më e suksesshme guerile në historinë bashkëkohore”. Ne arritëm ta çlirojmë Kosovën me ndihmën e NATO-s, me ndihmën e Evropës dhe të SHBA-së.

Në vazhdim Thaçi ka folur edhe për bisedimet Kosovë- Serbi .

Ne u takuam mbi 25 herë dhe kam kaluar më shumë se 200 orë me kryeministrat Vuçiq dhe Daçiq.

Në takimin e parë, me Daçiqin, ne u ulëm 3 metra nga njëri-tjetri. Pa shtrëngim duarsh, vetëm shikonim nga njëri-tjetri. Vetëm pas një kohë, pas një frymëmarrjeje të thellë, arritëm të shtrëngonim duart.

Fjalia e parë nga Daçiq ishte: “Për vite, ne donim të të vrisnim”.

Unë iu përgjigja: “Ne nuk jemi këtu për të qarë për të kaluarën, por për të biseduar për të ardhmen”.

Megjithatë, së shpejti, arritëm të ndërtojmë një dialog konstruktiv.

Në fund, nënshkruam marrëveshjen historike të Brukselit për normalizimin, në prill 2013.

Ne vendosëm të mos bllokonim njëra-tjetrën në integrimin evropian dhe të hiqnim strukturat paralele ilegale serbe në Kosovë.

Ne u pajtuam se në Kosovë ekziston vetëm një ligj – ligji i Kosovës – dhe vetëm një Kushtetutë – Kushtetuta e Kosovës.

Kjo ishte hera e parë që Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në kohë paqeje – për herë të parë në histori ne përdorëm dialogun dhe jo armët. Pas 100 viteve të armiqësisë dhe konfrontimit, tha Thaçi.

7 prill – Thaçi betohet pa opozitën

Hashim Thaçi do të betohet në seancën e 7 prillit të këtij viti në Kuvendin e Kosovës, por aty do të jenë të pranishëm vetëm deputetët e koalicionit qeverisës. Opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë seancë, ku do të betohet presidenti i ri, me arsyetimin se Thaçi nuk është unifikues dhe njëkohësisht me pjesëmarrjen e tyre do të legjitimoheshin shkeljet, siç thonë ata, me rastin e zgjedhjes së të parit të shtetit.

Zyrtarë të partisë më të madhe opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, thonë se do të kenë shumë aktivitete deri në ditën kur do të betohet Thaçi.

“Është shumë herët të diskutojmë për datën 7 prill, meqë kemi shumë aktivitete deri në atë datë. Opozita e bashkuar është duke u përqendruar maksimalisht në përgatitjet për tubimin në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë që mbahet të shtunën më 19 mars 2016 në orën 14:00, si dhe për protestën e radhës që mbahet në Prishtinë më 26 mars 2016”, ka thënë Tahiri.

KARRIGEJA – opinion nga FATON MEHMETI

Për njerëzit e rendomtë karrigeja ka sherbyer si ndjenjëse me katër këmbë per t’u clodhur, pra si mjet çlodhës.Në sistemet monarkiste , mbretërit dhe princërit shijonin momente relaksimi në kolltuqet elegante dhe të rehatshme, ndonjëherë kur ishin nervoz kreshpëronin grushtet mbi brrylësat e kolltukut.

Në ato kolltuqe, vendosej fati i popujve dhe njerëzve gjatë historisë se njerëzimit. Kryesisht mbi karrige uleshin njerëz të fuqishëm, njerëz në duart e të cilëve varej fati i popujve. Karrigeja ka shërbyer si analogji e ngritjës së figurës së mbretit apo udhëheqësit, derisa nën karrige klithte populli i varfër , që vdiste për një kafshatë bukë.

Ndonëse keqpërdorimi me deshja i karrigejes nga ana e udhëheqësve, ka sjellur shumë vuajte dhe luftëra.

Karrigeja në Kosovë

“ Infektimit ” me sindromen “ pushteti në karrige, pupulli nën te ” s’munden dot t’i rezistonin as udhëheqësit e shqipëtarëve në Kosovë, të cilët pas lufte kryen metabolizëm të çrregullt me jetën tonë shoqërore. Karriget e politikanëve tanë u ndërtuan aq të mëdhaja dhe të larta, sa asnjëherë nuk e panë popullin në sytë e të cilëve shpresa po venitet çdo ditë, mbase sikur te kishin karrige më të ulëta., do e shihnin popullin më afër dhe më mirë .Karrigeja është ndërtuar për t’u çlodhur dhe për të punuar, në rastin konkret të qeverisjes, ajo duhet të shërben si mjet pune në shërbim të qytetarëve. Duke qenë se ka ndodhur e kundërta, mbi karrige të ministrave e kryeministreva të vendit tonë, është thelluar vuajta dhe mjerimi i këtij populli. Katandisja ekstreme ka ardhur si rezultat se në ato karrige janë ulur njerëz servil, të papërgjegjshëm dhe shpesh edhe kriminel me kollare ,të kamufluar si shpëtimtarë e komandantë të luftës së lavdishme të UÇK-së .

Antagonizmi i karrigejes në Prishtine dhe asaj në Bruksel, vë në pah mungesën e parimit që duhet të kenë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës. Të njëjtit përsona janë aq të zot për të kamufluar hajnit e tyre brenda zyreve në Prishtinë, po të njejtit në bisedime me Serbinë ne Bruksel, nuk janë të zot të mbrojnë interesat e vendit të tyrë. Përkundrazi janë aq të skrupull, ata që duken gjigant para qyetarëve, në Bruksel janë marioneta, aq sa mezi i zë syri i kamerës.

Ndonëse në të dyja rastet ulën në karriga, njëra pushtim e tjera nënshtrim, mbi të gjitha është populli ai që peson.

Karrigeja e Skënderbeut , Ismail Qemailit, Naimit, Fishtës, Rugovës, Kadaresë, nuk është e drejtë që as si ndërtim druror të jetë edhe e Hashimit , Isës , Ramushit, Fatmirit. Populli nën karrige si maca nën sofër, e mbi atë karrige sa lluksi e amoraliteti kryhet, eh ..populli i mjër..eh kjo karrigeja e ( pa ) lumtur …!!

Zbrazja në heshtje e Kosovës, mallkim për shtetin! – Nga FLORIM ZEQA

Largimi në mënyrë masive i të rinjve dhe familjeve shqiptare nga Kosova i ditëve të fundit e rrezikon të ardhmen e vendit nesër

Është tepër e dhimbshme kur dëgjon që familje të tëra, të lodhura nga skamja e denigrimi social, nga humbja e të gjitha shpresave për një të nesërme më të mirë në shtetin e lirë…, më lot në sy, me dhembje në shpirt e mbyllin pragun e shtëpisë së tyre, për t’u nisur drejt një shprese të re në vende të panjohura. Është shumë e dhimbshme kur fëmijëve u ndërpritet fëmijëria në vendin e tyre; kur nxënësit ndahen nga shokët e klasës, nga mësuesi që ua mësoi alfabetin e gjuhës shqipe, nga familja e farefisi i gjerë, ndoshta për të mos u parë më kurrë më mes vete në këtë jetë! Shuarja e shpresave, e ëndrrave, për të krijuar lumturi të përbashkët familjare në shtetin amë, në vendlindjen e tij është gjëja më e dhembshme që mund të përjetojë njeriu në jetën e tij.

Zbehja e shpresave të qytetarëve

Para tetë vjetëve, kremtimet e gjata të pavarësisë ngjallën shpresa dhe gjallëri në jetën e qytetarëve kosovarë. Të gjithë prisnin zhvillimin ekonomik të vendit, prisnin investime vendore dhe ndërkombëtare që do të gjeneronin hapjen e vendeve të reja të punës, ngritjen e mirëqenies qytetare,…të gjithë prisnin qeverisje të mirë dhe transparente. Mirëpo, me kalimin e ditëve, muajve dhe viteve filloi të zbehej dhe zhbëhej shpresa e qytetarëve për jetë në shtetin e tyre të pavarur. Mbase zgjedhjet e fundit parlamentare ishin rasti i fundit për kthimin e shpresave të qytetarëve. Atëherë kur të gjithë ishin në pritje të ndëshkimit të keqqeverisjes shtatëvjeçare, të atyre që katandisen shtetin dhe thyen shpresat e shqiptarëve, ndodhi e kundërta,…shpërblimi qeveritarëve të korruptuar u erdhi nga subjekti më i madh opozitar, nga subjekti me traditë më të gjatë politike dhe demokratike… Ikja e të rinjve nga Kosova nuk ka të ndalur, pothuajse çdo ditë nga stacioni i autobusëve në Prishtinë dhe nga qendrat e tjera të Kosovës, numër i madh i kosovarëve (shqiptarëve) mbushin autobusët e linjës Prishtinë- Beograd për të vazhduar për Hungari, me destinacion drejt vendeve të perëndimit. Flitet për dhjetëra mijëra shqiptar të Kosovës, që gjatë këtyre dy vjetëve të fundit u “konvertuan” në shtetas të Serbisë, për t’u pajisur me një pasaportë serbe,…mundësi kjo e ikjes më lehtë nga Kosova drejt vendeve europerëndimore. Emigrimi është bërë plagë e pashërueshme e popullit tonë, arsyet e ikjes së një numri të madh të qytetarëve janë kushtet e vështira socioekonomike,…situata e rënduar politike dhe e paperspektivë, ka çuar në humbjen e shpresave për jetë dhe ardhmërinë vendin e tyre. Prapavija po ashtu është politike, objektiv i kahershëm i fqinjëve tonë veriorë (serbëve) për zbrazjen e Kosovës nga popullata shqiptare po bëhet realitet në Kosovën e “pavarur”,….këtu nuk përjashtohen as marrëveshjet e fshehta të Serbisë me disa nga shtetet europerëndimore! Përderisa politikanët tonë të mjerë më tepër janë shndërruar në spektatorë se vendimmarrës në shtetin e tyre,…si gjithnjë përfitues të këtyre situatave janë kontrabanduesit e njerëzve në bashkëpunim me qeveritarët andej dhe këndej kufirit !

Zbrazja në heshtje e Kosovës nuk ka të ndalur

Largimi në mënyrë masive i të rinjve dhe familjeve shqiptare nga Kosova i ditëve të fundit e rrezikon të ardhmen e vendit nesër. Mallkimi dhe rënkimi i të ikurve me shpirt të thyer nga vendlindjet e tyre ndjellë kob për shtetin e Kosovës. Njerëzit nuk po ikin nga dëshira, por nga pamundësia për të jetuar dinjitetshëm në atdheun e tyre,…pushtetarët ua mbyllen të gjitha dyert, ua shuan të gjitha shpresat për jetë në vendlindjen e tyre. Ikja nga vendlindja është zgjidhja e fundit, është rrugë e rëndë dhe e mundimshme, por për fatin e keq të shumicës shqiptare, një grup njerëzish të papërgjegjshëm ua kanë uzurpuar çdo pore të jetës në Kosovë. A ka dëshpërim më të madh, kur babai i një dëshmori, që e kishte të vetmin djalë, i shkon tek varri dhe i thotë: “Lamtumirë o bir, unë po ta kthej shpinën dhe po e lë vendin për të cilin dhe jetën ti o drita e vetme e jetës sime…”. Jo vetëm e dhimbshme kjo, është mallkimi më i madh për pushtetarët, për qeveritarët që u është bërë gjaku ujë,…të cilëve përveç egos së pafundme për pasurim dhe uzurpim të shtetit, nuk shohin gjë tjetër para vetës. Atyre pushtetarëve që u kanë mbet vetëm edhe pak ndjenja njerëzore në shpirtin e tyre, duhet t’i thërrasin ndërgjegjes e të i thonë STOP kësaj gjendje mjeruese në vend, në të kundërtën përveç mallkimit të bashkëkombësve të vet, një ditë do t’i zërë edhe mallkimi i Zotit!

Hagë – Thaçi premton se bisedimet me Serbinë i ka përparësi kryesore

Në fjalimin e tij të gjatë Thaçi ka folur për karrierën e tij që nga Lëvizja studentore e viteve nëntëdhjeta, formimin e UÇK-së, Konferencën e Rambujesë në vitin 1999, intervenimin e NATO-s, shpalljen e Pavarësisë si dhe shumë pika tjera që lidhen me Kosovën.

Më poshtë mund të lexoni fjalimin e gjatë të presidentit të zgjedhur Hashim Thaçi:

Shkëlqesitë tuaja, ambasadorë të nderuar,

Të dashur miq të Kosovës,

Më lejoni t’ju falënderoj për ftesën që më keni bërë për të prezantuar sot këtu para jush.

Kam pasur kontakt me Institutin tuaj edhe në të kaluarën. Sekretarja zonja Ollbrajt dhe ish-ministri i jashtëm rus Igor Ivanov janë në Bordin t uaj të këshilltarëve. Ata dy kanë luajtur një rol në historinë bashkëkohore të Kosovës, secili në mënyrën e vet.

Kam takuar sekretaren Ollbrajt dhe ministrin Ivanov 18 vjet më parë në një kështjellë në Rambuje të Francës.

Isha vetëm 29-vjeç atëbotë, por kam qenë udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Kam qenë edhe udhëheqës i delegacionit të Kosovës në negociatat me qeverinë serbe përmes së cilave synohej vendosja e paqes në Ballkan.

Millosheviqi e refuzoi marrëveshjen e propozuar qëështë mbështetur nga Evropa, SHBA-ja e Rusia dhe kështu historia ndryshoi.

Historia e Kosovës ndryshoi.

Historia e Ballkanit Perëndimor ndryshoi.

Edhe librat e shkencës politike në Evropë ndryshuan pasi që NATO nuk kishte asnjë mundësi tjetër veçse të bombardonte Serbinë.

Ishte kjo hera e parë që një shtet evropian u bombardua për shkak se kishte kryer spastrim etnik dhe gjenocid.

Fjala ime sot përqendrohet në atë sesi mund të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe për fqinjët tanë dhe sesi Kosova po kontribuon për paqen dhe stabilitetin në kontinentin evropian.

Megjithatë, do të filloj nga e kaluara.

Do të filloj me Rambujenë dhe me ata hapat e parë përmes të cilëve e bëmë Kosovën shtet të pavarur.

Nuk do të prekë shumë në histori, por dua të ofroj pak kontekst.

Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë federale. Serbia kishte suprimuar autonominë e Kosovës dhe kishte filluar shtypjen e shqiptarëve të Kosovës. Si përgjigje, Kosova fillimisht u përcaktua për një rezistencë paqësore.

Udhëheqësi ynë i atëhershëm na udhëhiqte siç Gandi i kishte prirë popullit të tij.

Por, Serbia nuk ishte për Kosovën ashtu siç Anglia mund të ketë qenë për Indinë. Rezistenca jo e dhunshme nuk solli paqe apo stabilitet.

Millosheviqi vazhdoi të shkatërronte Kroacinë me të gjithë forcën, pastaj Bosnjën dhe shumë shpejt i erdhi rendi edhe Kosovës.

Së pari, kam udhëhequr lëvizjen studentore në Prishtinë kundër sistemit njëpartiak.

Komunizmi ra, por represioni ndaj popullit tim vetëm sa shtohej. Rënia e komunizmit nuk ishte e mjaftueshme për vendin tim. Ne nuk kishim mundësi të ndërtonim demokracinë pa liri.

Kjo është arsye pse, së bashku me studentë të rinj dhe disa intelektualë në Kosovë, e nisëm një lëvizje të rezistencës së armatosur.

Mund të gëzoja një jetë të mirë në Vjenë ose në Paris, ku i kam pasur të afërmit e mi, të cilët i kisha vizituar disa herë.

Kurrë nuk kam pëlqyer luftën dhe konfrontimet. Në të vërtetë, gjithmonë kam urryer luftërat. Por, rezistenca aktive kishte mbetur alternativa e vetme për lirinë e vendit tim.

Lëvizja jonë, e cila shpejt mori emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës apo UÇK, bazohej në pesë parime:

E PARA: Ne nuk do të përdornim terrorizmin si metodë. Prandaj, nuk do të hidhnim asnjë bombë në Beograd dhe asnjë veprim kundër civilëve kudo. Qëllimi ynë ishte që ta largonim ushtrinë dhe policinë serbe nga Kosova. UÇK-ja asnjëherë nuk ka ndërmarrë veprime jashtë territorit të Kosovës dhe nuk ka kryer sulme ndaj civilëve.

E DYTA: Mbështetja logjistike dhe financiare do të pranohej vetëm në baza vullnetare, nga diaspora në mbarë botën. Dhe asnjëherë nëpërmes ndonjë lloji të aktiviteteve kriminale.

Dhe kështu edhe ndodhi.

E TRETA: Ne kërkonim mbështetje dhe përqafonim vlerat perëndimore dhe integrimin euroatlantik. Disa nga miqtë mi ishin marksistë të majtë në fillim, disa ishin nacionalistë të djathtë, disa ishin pjesëtarë të shoqërisë civile dhe tëmedieve në Prishtinë, por kemi pasur konsensus se pas rën ies së Murit të Berlinit, ne do të mbështesnim aleancat e kombeve evropiane dhe të SHBA-së. Kjo gjithashtu nënkuptonte se ne do të bashkëpunonim dhe të luftonim për një sistem demokratik.

E KATËRTA: Lufta jonë assesi nuk do të përmbante motive apo ngjyrime fetare. Mund të them me krenari se ia dolëm që të mbanim larg çfarëdo përpjekje e ideologji fetare apo luftëtarë fetarë për të depërtuar në radhët e UÇK-së. Asnjëherë, në asnjë rrethanë, asnjë fundamentalist islam nuk është lejuar të bëhet pjesëtar i UÇK-së.

Jam krenar të them se gjatë gjithë luftës, në vitet 1998 dhe 1999, as edhe një objekt fetar apo kulturor ortodoks serb nuk është prekur.

E PESTA: Ne kërkonim pavarësinë e Kosovës si një kompromis. Disa shqiptarë kërkonin për të bashkuar të gjithë shqiptarët në një shtet. S erbia donte vetëm të kishte Kosovën brenda Serbisë, pa i dhënë të drejtën popullit tonë për të zgjedhur fatin e tij. Kompromisi – si zgjidhje e mesme – ishte Kosova e pavarur. As bashkimi me Shqipërinë dhe as me Serbinë.

Ky ishte rezultati më i mirë i mundshëm për ne dhe për të gjithë.Kjo u shndërrua shumë shpejt në qëllimin e negociatave politike që i udhëhoqa nëRambuje, më 1999 në Paris, më 2006 dhe 2007 në Vjenë dhe në 4 vitet e fundit në Bruksel.

I përmenda këto pesë pika,sepse dua të jem i qartë se nga dita e parë e aktivitetit tim në jetën politike – së pari si një udhëheqës studentor, pastaj si udhëheqës politik i UÇK-së, më pas si udhëheqës i opozitës, e më vonë si kryeministër dhe tani si një President i ardhshëm, jam dhe do të mbetem krenar që kemi arritur qëllimet tona duke respektuar parimet tona.

Mund të citoj Tim Judah, gazetar nga “The Economist”, i cili kishte thënë se UÇK-ja ishte “lëvizja më e suksesshme guerile në historinë bashkëkohore”.

Ne arritëm ta çlirojmë Kosovën me ndihmën e NATO-s, me ndihmën e Evropës dhe të SHBA-së.

Ne ia dolëm që ta bëjmë Kosovën shtet të pavarur.

Tani ne kemi para vetes qëllimet përfundimtare: të bashkohemi me BE-në dhe NATO-n në të ardhmen, sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo pasqyron konsensusin tonë të tretë shtetëror, pas arritjes së lirisë dhe pavarësisë.

Kosova e pavarur tashmëështë pjesë e zgjidhjes për paqe në Ballkanin si një tërësi.

Ne nuk po importojmë më forca të sigurisë për të sjellë stabilitet.

Ne tani po eksportojnë nisma për paqe dhe dialog si një kontribut për zgjidhje afatgjata dhe për integrimin evropian të Kosovës, Serbisë dhe të gjitha shteteve të tjera në Ballkan.

Pasi shpallëm pavarësinë më 2008, Serbia u përpoq të bllokonte njohjen e subjektivitet tonë ndërkombëtar duke iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

Në GJND, Serbia argumentoi kundër Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ne argumentuam të kundërtën dhe dolëm fitues.

GJND-ja vendosi se Kosova kishte të drejtë dhe se shpallja e pavarësisë sonë nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Kosova tani njihet nga 111 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara. Ne jemi anëtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore. Ne sot jemi edhe një shtet olimpik dhe, këtë verë, Kosova, për herë të parë në histori, do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio, nën flamurin e saj shtetëror.

Këtë vit ne gjithashtu kemi arritur një marrëveshje historike me Bashkimin Evropian. Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me BE-në, si një marrëveshje e parë formale mes shtetit të Kosovës dhe BE-së.

Më 2010, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu opinionin e GJND-së dhe e udhëzoi BE-në për të nisur një dialog mes Kosovës dhe Serbisë. Baronesha Ashton nisi dhe lehtësoi këtë dialog, fillimisht si një dialog teknik dhe më pas si një dialog politik.

Nuk ishte e lehtë për Kosovën që të bisedonte me ish-armiqtë e saj pa marrë nga këta të fundit kërkimfaljen për krimet e luftës që shteti serb kishte kryer, pa kërkimfaljen për spastrimin etnik.

Nuk ishte e lehtë për liderët serbë të takoheshin me mua, drejtuesin politik të UÇK-së.

Ashtu siç nuk ka qenë e lehtë për Mandelën dhe de Klerkun të takoheshin, por edhe shumë raste të tjera në histori.

Por, ata ia dolën. Ata e bënë atë për një të ardhme më të mirë për shtetin e tyre.

Nuk ishte e lehtë për ne, Kosovën dhe Serbinë, por ne duhej të punonim së bashku, sepse qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisë u duhej normalizim.

Kisha detyrë para qytetarëve të Kosovës për të punuar për një perspektivë të re evropiane dhe për kompromise konstruktive.

Ne u takuam mbi 25 herë dhe kam kaluar më shumë se 200 orë me kryministratVuçiq dhe Daçiq.

Në takimin e parë, me Daçiqin, ne u ulëm 3 metra nga njëri-tjetri. Pa shtrëngim duarsh, vetëm shikonim nga njëri-tjetri. Vetëm pas një kohë, pas një frymëmarrjeje të thellë, arritëm të shtrëngonim duart.

Fjalia e parë nga Daçiq ishte: “Për vite, ne donim të të vrisnim”.

Unë iu përgjigja: “Ne nuk jemi këtu për të qarë për të kaluarën, por për të biseduar për të ardhmen”.

Megjithatë, së shpejti, arritëm të ndërtojmë një dialog konstruktiv.

Ne duhej të fillonim nga zeroja për shumë çështje: për të njohur dip lomat universitare, për të njohur kartat e identitetit, për të njohur të dhënat kadastrale.

Në fund, nënshkruam marrëveshjen historike të Brukselit për normalizimin, në prill 2013.

Ne vendosëm të mos bllokonim njëra-tjetrën në integrimin evropian dhe të hiqnim strukturat paralele ilegale serbe në Kosovë.

Ne u pajtuam se në Kosovë ekziston vetëm një ligj – ligji i Kosovës – dhe vetëm një Kushtetutë – Kushtetuta e Kosovës.

Kjo ishte hera e parë që Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në kohë paqeje – për herë të parë në histori ne përdorëm dialogun dhe jo armët.

Pas 100 viteve të armiqësisë dhe konfrontimit.

Kjo është një marrëveshje e rëndës ishme qëështë shembull për republikat e tjera në Ballkanin Perëndimor.

Pas 70 vjetësh, një kryeministër i Shqipërisë vizitoi Beogradin dhe një kryeministër i Serbisë vizitoi Tiranën disa muaj më pas.

Jam ftuar në një ngjarje të organizuar nga kryeministri Rama për kryeministrin Vuçiq.

Pa Marrëveshjen e Brukselit – ata të dy u pajtuan – nuk do të mund të kishte as normalizim ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

Marrëveshja e Brukselit mund të përdoret sot si model edhe për çështje të tjera të hapura, të tilla si kontesti rreth emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Si Kosovë, ne duam të shohim Maqedoninë në NATO.

Marrëveshja e Brukselit gjithashtu ka ndihmuar kancelarenMerkel për të nisur “Procesin e Berlinit”, në kuadër tëtë cilit të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor ranë dakord që të jenë të barabarta dhe të bashkëpunojnë në sektorët e infrastrukturës, energjisë dhe në fusha të tjera ekonomike.

A është Marrëveshja e Brukselit marrëveshja përfundimtare dhe hapi i fundit drejt paqes?

Jo, nuk është.

Më lejoni të jem i qartë.

Më shumë punë duhet bërë.

Një shekull konflikti nuk mund të zgjidhet në një vit të dialogut. Dialogu duhet të jetë i përhershëm dhe duhet të jemi të guximshëm.

Në Kosovë, disa parti politike nuk e pëlqejnë Marrëveshjen e Brukselit dhe ato po protestojnë në Kuvend dhe në rrugë kundër dialogut me Beogradin.

Edhe në Serbi ka kundërshtarë të dialogut me Kosovën, të tillë si Shesheli dhe disa nacionalistë të tjerë. Dhe Qeveriae Serbisë nganjëherë nuk respekton frymën e marrëveshjes.

Vitin që shkoi, Qeveria e Serbisë nisi një fushatë shumë negative kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në UNESCO dhe ata ende po përpiqen për të na penguar që të bëhemi anëtarë të organizatave të tjera ndërkombëtare.

Por, unë jam i bindur se kjo përbën një nacionalizëm afatshkurtër për përfitime afatshkurtra politike për Serbinë dhe vetëm për Serbinë.

Ne duhet të përqendrohemi në bashkëpunim afatgjatë dhe dialog dhe në dobitë që do të gjenerohen për të gjitha shtetet në rajonin tonë.

Tani që jam bërë President i sapozgjedhur i Kosovës, propozoj katër elemente të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Serbisë për të krijuar një kornizë të përhershme për paqe.

Kjo kornizë mbështetet në fuqinë gravituese të Brukselit.

Serbia dhe Kosova duan të jenë pjesë e BE-së dhe kjo siguron mjete përmes së cilave mund të vendosim paqe dhe bashkëpunim:

Pika e parë: Duhet të kontribuojmë ndjeshëm dhe në mënyrë konstruktive në shqetësimet me të cilat përballet Evropa. Ballkani nuk është më në fokus tëtë gjithë të tjerëve. Në fqinjësinë tonë, emigrimi është një problem, ekstremizmi fetar është një problem.

Ka probleme në Paris, në Berlin, në Hagë.

Pra, Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë për të dhënë një kontribut real ndaj problemeve evropiane.

Ne duhet të punojmë për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Duhet të punojmë shumë për të mposhtur rrjetet terroriste dhe ISIS-in në shtetet tona. Gjithashtu duhet të jemi të vëmendshëm përballë përfshirjes ruse. Serbia ende mirëpret një rol të Rusisë. Por, unë mendoj – DHE JAM I SIGURT – se Serbia në të ardhmen do të kthehet nga NATO dhe BE-ja më shumë sesa nga Rusia, sepse ajo është e rrethuar nga NATO-ja dhe BE-ja.

Ç’është e vërteta, nuk ka të ardhme për Serbinë jashtë bashkëpunimit euroatlantik dhe ne duhet të punojmë së bashku për të ndihmuar në integrimin e rajonit tonë.

Kjo është arsyeja pse Kosova duhet të bëhet pjesë e INTERPOL-it. Ne duhet gjithashtu, në të ardhmen, t’i bashkohemi programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Pika e dytë: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë marrëveshje afatgjata që do të na ndihmojnë të përqendrohemi në ekonomitë tona, në vendet e reja të punës, jo vetëm në dialog. Dialogu nuk është i mirë nëse ai merr tepër shumë kohë, ose shkakton shumë emocione për të kaluarën. Ne duhet të gjejmë zgjidhje për 5 vitet e ardhshme dhe jo vetëm për 5 muajt e ardhshëm. Serbia duhet të pranojë Kosovën si fqinj dhe nuk duhet të kundërshtojë Kosovën në integrimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare.

Pra, ne duhet të bëjmë kompromise që na lejojnë të mendojmëpër të ardhmen dhe të kthehemi nga e ardhmja, Serbia duhet të hapë kapituj të negociatave me BE-në. Kosova duhet të bëhet vend ka ndidat për anëtarësim në BE.

Dikush mund të thotë se dialogu duhet të përdoret si një shkop kundër Kosovës dhe Serbisë.

Unë them se zbatimi i marrëveshjeve është karota dhe shkopi për të dy shtetet.

Kush i zbaton marrëveshjet, ec përpara. Kush nuk i zbaton, ngel prapa dhe paguan çmimin.

Pika e tretë: Ne duhet të punojmë në një kontekst rajonal dhe të gjejmë zgjidhje që përfshijnë Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Ne duhet të gjejmë zgjidhje ndaj problemeve bilaterale. Nëse Kosova dhe Serbia arrijnë pajtimin, atëherë Bosnje e Hercegovina mund të bashkëpunojë më Kosovën pa probleme nga udhëheqësit e “Republika Srpska”-s. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është i mirëpritur në Kosovë dhe kjo nënkupton më shumë paqe dhe stabilitet në rajon. Kjo e bën rajonin më të sigurt për të ecur përpara dhe për t’u bashkuar me komunitetin euroatlantik.

Qëndroj krenar që vitin që shkoi nënshkrova marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Presidenti Obama me të drejtë e quajti atë një marrëveshje historike. Sërish, jo të gjithë në Prishtinë më duartrokitën për këtë. Por, ne jemi liderë, jemi këtu për të marrë vendime të vështirë, por të drejta.

Prandaj, ne duhet të vazhdojmë me Procesin e Berlinit dhe të kemi një konferencë të suksesshme në Paris këtë verë.

Por, BE-ja duhet të punojë me ne në projekte konkrete, sepse të bisedojmë nuk është e mjaftueshme. As premtimet nuk janë të mjaftueshme.

Kosova nuk mund të mbahet e izoluar. Ne kemi nevojë për liberaliz im e vizave sot. Kishim dje dhe jo nesër.

Projektet konkrete në infrastrukturën rrugore dhe në fushën e energjisë janë jetike.

Ne duhet të lidhim dhe të integrojmë rajonin dhe të përgatisim atë për integrim në BE në të ardhmen.

Pika e katërt: Ne duhet të vazhdojmë të punojmë në sundimin e së drejtës dhe në sjelljen e drejtësisë për viktimat. Kosova ka vendosur dhomat speciale – një gjykatë speciale e Kosovës me ligjet e Kosovës, por e cila do të vendoset në Hagë. Shumë akuza janë publikuar në të ashtuquajturin raportin e DikMartit dhe tani Kosova po jetëson një proces shumë transparent dhe ndërkombëtar gjyqësor për të vendosur të vërtetën. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur.

Gjykata Speciale përbën një mundësi dhe një përparësi për Ko sovën dhe jo një dënim. Unë udhëhoqa procesin e krijimit të kësaj gjykate në Qeverinë e Kosovës dhe në Kuvendin e Kosovës. Kosova gjithmonë ka pasur bashkëpunim të plotë me drejtësinë ndërkombëtare. Ne nuk mund të vazhdojmë të shpërfillim akuzat thjesht, sepse ne duhet të heqim çdo dyshim mbi emrin e UÇK-së.

Nuk më pëlqen fakti se Kosova është i vetmi vend që duhet bërë këtë dhe shpresoj se Serbia gjithashtu do të detyrohet të përballet me akuzat për gjenocid që vijnë si rezultat i akteve të politikanëve dhe ushtarakëve serbë në Kosovë.

Ne do të punojmë me gjykatat ndërkombëtare për të treguar se viktimat nuk janë harruar. Asnjë viktimë kurrë nuk duhet të harrohet. Por, gjithashtu, nuk duhet të harrohen edhe të gjithë kriminelët që kanë bërë krime. Krimet e luftës nuk janë brenga jonë e vetme.

Kjo është një çështje e vjetër, por sfida jona e re është se si të përballemi me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Të dyja këto fenomene ekzistojnë në të gjitha vendet e Ballkanit dhe kriminelët dhe njerëzit e korruptuar bashkëpunojnë në të gjitha shtetet ballkanike.

Pra, çdo e ardhme për Ballkanin në BE duhet të bazohet në reforma të thella dhe strukturore të projektuara për të konfirmuar dhe për të përforcuar sundimin e së drejtës.

Unë do të mbetem i përkushtuar në këto 4 pika si President i Kosovës dhe shpresoj se do të na ndihmoni për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ballkan.

Demarkacioni – Opozita mban qëndim ndaj vendimit të presidentes

Liderët opozitarë

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma i kanë reaguar presidentes Atifete Jahjaga në lidhje me vendimin e saj për formimin e një komisioni ndërkombëtar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Në këto rrethana rikujtojmë edhe njëherë se peticioni i qytetarëve me 205 mijë nënshkrime, ekspertët e fushës dhe subjektet opozitare kanë kërkuar anulimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit më Malin e Zi të nënshkruar nga Hashim Thaçi në 26 mars në Vjenë”, thuhet në komunikatën e përbashkët të opozitës.

Po ashtu, opozita kërkon fillimisht anulimin e marrëveshjes së arritur me Malin e Zi e mëpastaj themelimin e komisionit, duke insistuar që si pjesë e tij të jenë edhe ekspertë nga Kosova.

“Pos kësaj Presidentja duhet të tregojë se në cilin nen të Kushtetutës e ka mbështetur krijimin e këtij Komisioni. Ka mundësi që krijimi i një Komisioni të tillë, të rezultojë me shkelje të Kushtetutës”, ngrisin tutje shqetësimet e tyre partitë opozitare.

Subjektet politike në opozitë, kanë kundërshtuar marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duke konsideruar se cënon tërësinë territoriale të Kosovës.

Ky është i arrestuari i dyshuar për bombën molotov në shtëpinë e Kryeministrit Mustafa (foto)

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person si të dyshuar për sulm ndaj shtëpisë së Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe po i njëjti ka hedhur bombë molotov në protestën e 26 shkurtit në Prishtinë.

Policia ka dërguar edhe fotografi të personit të dyshuar, Kushtrim Avdimetaj i cili është edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

ndali

Vrasjet në UÇK, kërkohet dorëheqja e ambasadorit të Kosovës në Tiranë

Politologu kosovar, Naim Rashiti komenton përplasjet e Ramiz Lladrovcit dhe deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. I bën thirrje Ministrisë së Jashtme që ta shkarkojë

Njohësi i çështjeve politike në vend, Naim Rashiti përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka komentuar përplasjet e Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovcit dhe deputetit të VV-së Rexhep Selimit. Rashiti në postimin e tij thotë se Lladrovci duhet të tërhiqet nga pozita e ambasadorit, pasi që sipas tij nuk u lejohet diplomatëve të bëjnë deklarata të tilla. Rashiti gjithashtu ka kërkuar nga ministria e jashtme që ta kthej prapa Lladrovcin nga pozita e ambasadorit. Ndër të tjera Rashiti thotë se të tjerët duhet të kenë kujdes që të mos futen në debatin e krijuar. “Pavarësisht se kush ka të drejtë në këtë debat. Ata të cilët janë brenda vendit dhe pjesë e politikës apo e shoqërisë kanë të drejtë të vazhdojnë debatin. Por kjo nuk mund t’u lejohet diplomatëve dhe të ngarkuarve në detyrë. Miqësisht do t’i kërkoja Ministrisë së Jashtme ta kthejë Ramiz Lladrovcin mbrapa. Kjo i bën mirë shërbimit të jashtem dhe shtetit. Të tjerët duhet të kenë kujdes, mos të futen në debatin aktual të luftëtarëve. Ata mund ta bëjnë këtë debat, janë në të drejtën e tyre, kanë hequr shumë në ato kohë e tani dhe askush nga të tjeret nuk e di çka ka ndodhur në ato kohë. Prandaj të tjerët, ne e çdo kush tjetër që nuk ishte pjesë e asaj kohe duhet të kenë kujdes sepse mund të gabojë në gjykimin e tij.

Akuza e Ladrovcit

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci e ka akuzuar zyrtarin e Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqin se në prillin e vitit 1998 e ka vrarë atdhetarin Hafir Shala. Po ashtu, Ladrovci ka thënë se rasti Hafir Shala nuk u hetua asnjëherë deri tani, për t’u zbardhur e vërteta e kidnapimit dhe mbytjes me dhunë nga hetuesit e pushtetit të Sllobodan Millosheviq. “Dje, (më 12 mars) ndërroi jete znj. Shehide Shala, nëna e patriotit, atedhetarit, ish-te burgosurit politik, dhe humanistit të madh, Dr. Hafir Shalës, si dhe gjyshe e luftëtares së UÇK-së, dëshmores së kombit, Luljeta Jahir Shalës. Ajo, për së gjalli nuk i gjeti kurrë eshtrat e të birit, Dr. Hafir Shala, i kindapuar në prillin e vitit 1998 nga UDB-shi Fadil Syleviqi, dhe i mbytur me dhunë në zyrat e hetuesisë serbe, në Prishtinë. Dr. Hafirit, më pas, ia zhdukën edhe trupin e tij, eshtrat e të cilit nuk u gjetën kurrë deri më sot. Megjithëse rasti i tij nuk u hetua asnjëherë deri më tani, për t’u zbardhur e vërteta e kindapimit dhe mbytjes me dhune nga hetuesit e pushtetit të satrapit Sllobodan Millosheviq. Rasti nuk u hetua kurrë, as nga drejtësia vendore e as nga ajo ndërkombëtare.

E, dje Nëna Shehide, sikur vite me parë edhe babai i Dr. Hafir Shalës, shkoi në amshim me mallin për t’i gjetur eshtrat e tij. Por, ajo tanimë ka gjetur shpirtin e të birit. I përjetshëm qoftë kujtimi për Nënën Shehide! Kurse, neve, të gjallëve, shokëve dhe bashkëluftëtarëve të Dr. Hafir Shalës, na mbetet amanet moral, njerëzor dhe punë patriotike, që ta ndriçojmë rastin e bashkëluftëtarit tonë.

Aq më shumë, kur e dimë se UDB-ashi që e kindapoi dhe nga duart e të cilit vdiq, e më pas u zhduk Dr. Hafir Shala, është i gjallë dhe bartë përgjegjësi të larta në njërin ndër institucionet më të rëndësishme të vendit tonë, në Policinë e Kosovës”- shkroi Lladrovci në “Facebook”.

Selimi: S’ka luftë në mes komandantëve por kundër të vërtetës së UÇK-së

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka kërkuar nga udhëheqësit e PDK-së të mos fshihen në debatin për luftën, duke i nxjerrë zyrtarët tjerë të kësaj partie. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka mohuar se po bëhet luftë në mes komandantëve, duke shkruar se këtu ka luftë kundër të vërtetës së UÇK-së, e sponsorizuar nga ata që gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën dhe për këtë temë nuk përgjigjen vetë por nxjerrin të tjerë që t’ia ulin nivelin e temës. Ai në rrjetin social ka shkruar se një fjali e vetme në Kuvend i alarmoi të “parët” e PDK-së, duke shtuar sepo sikur të flitet më shumë, ku do ta fusni kokën?

Pas datës 26 Shkurt, kur kandidatit për President iu adresova me një fjali të vetme , si zakonisht ai heshti.

Por në “mbrojtje” të tij i aktivizoi (sipas kronologjisë): 1.Ganimete Musliun, 2. Ramiz Lladrovcin, 3. Gani Gecin dhe 4. Gani Kocin. E, ku është lufta në mes Komandantëve këtu? Prej kur Ganimete Musliu Komandante? Prej kur Ramiz Lladrovci Komandant? Prej kur Gani Geci Komandant? Prej kur Gani Koci Komandant? (Bile ky i fundit se paku ka qenë një ushtar i UÇK-së e përherë i PDK-së)

Këtu nuk ka luftë në mes komandantëve! Këtu ka luftë kundër të vërtetës së UÇK-së e sponsorizuar nga ata që gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën dhe për këtë temë nuk përgjigjen vetë por nxjerrin të tjerë që t’ia ulin nivelin e temës. O ju të “parët” e PDK-së, bëhuni trima e nxjerreni kokën, së paku një herë ne jetë!

Një fjali e vetme në Kuvend iu alarmoi. Po sikur të flasim më shumë? Ku do ta fusni kokën?”-shkroi Selimi.

 

Tetë deputetë të opozitës në arrest shtëpiak dhe një në paraburgim

Opozita vazhdon t’i ketë një numër të madh të deputetëve në paraburgim dhe nën masën e arrestit shtëpiak

Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka rreth një muaj që po qëndron në paraburgim, për shkak se akuzohet që në vitin 2009 ka marr pjesë në rrotullimin e automjeteve të EULEX-it, shkruan zeri.info

Ndërsa, gjashtë deputetë tjerë të Vetëvendosjes dhe dy të AAK-së po vazhdojnë të mbahen në arreste shtëpiake.

Aktualisht deputetët, Salih Salihu, Albulena Haxhiu, Fisnik Ismajli, Ismajl Kurteshi, Besa Baftiu dhe Shqipe Pantina, ndërsa, nga AAK-ja në arrest shtëpiak janë Donika Kadaj-Bujupi, njëherit edhe shefe e grupit parlamentar të AAK-së, si dhe Pal lekaj.

Të gjithë këta deputetë akuzohen se kanë kryer veprën penale përdorim i armës në Kuvend, pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend./ZËRI

VV koalicion me AAK-në në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj kanë zyrtarizuar sot koalicionin ndërmjet VV-së dhe AAK në Komunën e Prishtinës.

Tash e pas këto dy parti do të jenë në bashkëqeverisje në këtë komunë.

Për këtë lajmë patën raportuar mediat qysh para një muaji, por ishte kundërshtuar nga zëdhënësi i kësaj komune Erzen Vraniqi, transmeton KP.

Ai, pati thënë për KosovaPress se lajmi ishte spekulativ.

Prej nëntë muajsh asnjë qytetar nga Kosova nuk ka shkuar në Siri

Ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni, ka theksuar se Kosova ka arritur që për një periudhë të shkurtë kohore të shënojë rezultate të prekshme në luftën kundër terrorizimit.

“Para një viti e gjysmë, Kosova ishte një nga shtetet që kishte dhënë numër të madh të luftëtarëve të huaj, por, në një periudhë të shkurtë, me masat dhe veprimet që i kemi bërë si shtet, sot e kemi një situatë që po hyjmë gati në muajin e nëntë që nga Kosova nuk është shënuar as një rast i shkuarjes në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shtet Islamik”, ka thënë Hyseni.

Ai ka thënë që për të avancuar në luftën kundër terrorizimit dhe veprave tjera kriminale, anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë të sigurisë është mjaft i rëndësishëm dhe jetik.

Ndryshe, në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit,mbi luftën kundër terrorrizmit në botë gjatë vitit 2014, Kosova është vlerësuar si një vend me kërcënim në rritje nga ekstremizmi islamik.

Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, por edhe ata nga shoqëria civile, thonë se që nga viti 2012 e deri më tash, numri i shqiptarëve nga Kosova që i janë bashkuar organizatave ndërkombëtarisht të njohura si terroriste në Siri dhe Irak, është rreth 300.

Princi Charles dhe Camilla sot nË Kroaci, të shtunën në Kosovë

Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla

Princi britanik, Charles dhe gruaja e tij Camilla do të nisin sot turneun e tyre gjashtë ditor në shtetet e Ballkanit, përfshirë Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën.

Në Kroaci, sot planifikohet pritja zyrtare e trashëgimtarit të fronit britanik nga presidentja e vendit, Kolinda Grabar-Kitarovic.

Çifti mbretëror pastaj planifikon që ta vizitojë pjesën historike të qytetit, për të parë nga afër restaurimet e ndërtesave, të dëmtuara gjatë luftës së Kroacisë për pavarësi nga ish-Jugosllavia, të viteve 1991-1995.

Më 15 mars, princi Charles dhe Camilla pritet ta vizitojnë qytetin Osijek, në lindje të Kroacisë.

Çifti mbretëror planifikon që ta vizitojë Beogradin më 16 dhe 17 mars, para vizitës në Mal të Zi, në Podgoricë, më 18 mars.

Vizitat e këtij turneu ballkanik ata do t’i përmbyllin në Kosovë, më 19 mars.

Ky është turneu i tetë i Princit Charles në Ballkan, ndërsa për Camillen, kjo është vizita e saj e parë në këto shtete të Ballkanit.

Çifti mbretëror e kishin vizituar Bosnjë dhe Hercegovinën, së bashku, në mars të vitit 2007.

Shembulli i Kroacisë më rastin e dënimit të ish–kryeminstrit Ivo Sandar – Nga Skënder MULLIQI

 Ish kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader, pas një procesi gjyqësor që zgjati dy vite për keqpërdorim të pozitës u dënu më nëntë vite burg. Po ashtu , do ti konfiskohet tërë pasuaria  e tij, dhe e familjës   e realizuar me veprat e dënuara.A nuk është ky proces gjyqësor shëmbulli më i mirë së si duhet të funkcionojnë organet e drejtësisë të një shteti demokratik. Sanader veq që është dënuar për veper penale , atij si masë e dënimit iu shqiptua edhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme. Ne Kosovë këso rasteve të korrupcionit dhe të krimit të organizuar këmi   më bollëk.Shumë qeveritarë u moren nga organet tona të drejtësisë për  keqpërdorim të pozitës , por ata jo vetem që u liruan pas një kohë të shkurtër të përballjës  më ligjin , por  u kthyen në pozitat e tyre të larta pushtetare, që nuk ndodhë në asnjë vend tjeter demokratik.Disa u lejuan edhe të largohen nga vendi duke i ikur kështu arrastimeve për vepra penale.Organet më të larta të shtetit tash e shumë kohë janë bërë  epiqendra  e krimit të organizuar dhe korrupcionit. Po të kishim organe të gjyqësisë të pavarura nga politika ditore , sigurisht së shumë kënd  do ta priste fati i ish kryeministrit kroat, Sanader. Këto struktura  politike dhe shtetërore janë përfolur  shumë në opinion së janë struktura që direkt ose terthorazi kan lidhje më krimin e organizuar .  Shumë çka në Kosovë pamë dhe dëgjuam nga ngjarjët e pa mira që po ndodhin, dhe këta njerëz në pushtet po sillën dhe veprojnë sikur të mos kishte ndodhur ama bash asgjë .Përmes situatës permanente konflktuoze po bëjnë përpjeke të mbesin në pushtet, nga droja së strukturat e reja politike që do të zëvëndësonin , do ti qesin para organeve të drejtësisë për keqpërdorime të pozitës shoqërore.Elitat politike  janë pasuruar mbrenda natës, dhe deri me tash nuk po kemi ndonjë hetim nga organet përkatëse për prejardhjën e kësaj pasurie. Ata kan stopuar deri më tash çdo hulumtim të pasurive të tyre, përmes njerëzve të tyre të inkudruar në organet  përkatëse.Të gjitha raportet e deritashme ndërkombëtare kishin bërë të ditur së nuk po luftohet korrupcioni dhe krimi i organizuar , si parakushte për tu inkuadruar shteti ynë  në strukturat relevante të BE-së. Edhe situata e krijuar e krizës institucionale ka lidhshmëri më krimin , korrupcionin dhe më menagjimin e keq të qeverive të deritashme. Të gjitha dukurtitë negative po luftohen më shumë verbalisht. Sigurisht së kjo elitë politike , edhe nuk i lufton dukuritë negative  në mesin e vet.Kemi shëmbuj të shumtë në shtetet demokratike së askush nuk qendron mbi ligjin, kështu edhe rasti  me kryeminstrin kroat, Sanader.Njeriu më meritori për bashkimin e dy gjermanive , Helmut Kol, kishte dhën llogari për një shumë parash , të cilat  kishin  të bënin më një evidencë jo të saktë të tyre  ,së sa që në pyetje ishte  ndonjë hajni. Në Kosovë, shumë kush  në krye të institucioneve të shtetit janë përfolur si të inkriminuar në afera të ndryshme korruptive  , dhe ata pa ndonjë frikë së do të ndeshën më ligjin  po qëndrojnë  në  poste të larta pushtetare.Nese dëshirojmë të kemi shtet funksional dhe ligjor, do të duhej ta ndjekim shëmbullin e shtetit kroat, i cili për keqpërdorime e ka dënuar më burg, ish –kryeminsitrin , Ivo Sanader…

A po shkojnë partitë drejt profilizimit politik? – Nga FLORIM ZEQA

Lënia e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër së heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.

Në këto vitet e fundit pak është folur, e më pak është bërë rreth profilizimit të partive politike. Po t’i shikosh programet e të gjitha partive politike, vrenë së janë të përafërta me njëra-tjetrën. Të gjitha thirren në demokraci, mirëqenje qytetare, respektim të ligjit e kushtetutshmërisë…
Veprimet e partive politike (pozitë dhe opozitë) e tregojnë më së miri orjentimin politik të tyre.
Kur partia me përvojen më të gjatë politike në vend-LDK-ja e ka humbur busollën orjentuese, duke rrëshqitur nga shtrati demokratik në diktaturë  tipike komuniste, çka të themi për politike e themeluara pas luftës, të cilave jo vetëm që u mungon demokracia e mbrendshme, shprehja e mendimit ndryshe nga lideri, u mungon profilizimi i qartë dhe meritokracia si një element bazë i demokracisë.
Kështu pra, edhe në Kosovë si në çdo vend tjetër demokratik duhet të krijohen dy blloqe të forta politike, që do të krijonin një konkurencë të mirëfilltë demokratike dhe ofertë serioze për elektoratin kosovar.
Me profilizimin e partive politike, jo vetëm që do të qartësoheshin gjërat, kjo do të ndikonte në rritjën e interesimit të elektoratit për dalje në zgjedhje.
Kështu më ketë spektër krejtë “djathtistë” në Kosovë me përjashtim të VV-së, jo vetëm që po vihet në lajthitje elektorati, po vihet në mëdyshje edhe faktori ndërkombëtar !
Thellësisht jam i bindur, sikur popullata të ishte treguar më e syqelë përgjatë këtyre viteve të paspavarësisë, qoftë në ndëshkimin e së keqës përmes votës së lirë apo protestave dhe formave tjera deri të padëgjueshmëria qytetare ndaj pushtetarëve, më siguri situata do të ishte krejt ndryshe.
Mirëpo në vend të kësaj ndodhi heshtja nga pritja e “mrekullisë nga qielli”.
Heshtja ndaj skandaleve serike të qeverisë dhe respekti i tepruar ndaj ndërkombëtarëve na ka sjellë në situatë mjeruese.
Varësia e skajshme e politikës kosovare ndaj ndërkombëtarëve dhe heshtja e popullatës garanton stabilitetin politik që kërkojnë “miqt” ndërkombëtarë, përderisa mungesa e zhvillimit ekonomik të vendit ka prodhuar varfërinë ekstreme dhe mjerimin social në vend.
Vetëm një popullatë shqiptare e varfër dhe e heshtur, me një klasë politike servile dhe nënshtruese ua garanton të huajve jetëgjatësinë e tyre në Kosovë!
Andaj më shumë së pushtetarëve aktual, ju intereson ndërkombëtarëve që të mos ketë protesta dhe demonstrata që qojnë në prishjën e “stabilitetit” politik.
Lënja e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër së heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.
Nëse dëshirojmë ndryshime, duhet t’u bëhemi barrë në qafë pushtetarëve me kërkesa të vazhdueshme për vende të reja pune, ulje taksash, sigurime shëndetësore, arsim cilësor,…organizimi i protestave gjithandej vendit për rritje pagash, ulje çmimesh të konsumit të përditshëm, furnizim me energji elektrike dhe ngrohje në ditë të ftohta të dimrit,…do ta bënin Qeverinë të gjunjëzohej shpejtë para kërkesave popullore.
Sa më parë ta çlirojmë Kosovën nga përbindëshat politik, aq më e afërt do të jetë dita e ndryshimeve pozitive në vendin tonë,…zgjatja e jetës kësaj klase politike do të thotë vdekje e ardhmërisë së shumë gjeneratave në Kosovë.
Për fat të keq disa nga mediat e shkruara dhe ato elektronike, si instrument demokratik i një shoqërie njerëzore ju kanë nënshtruar cenzurës “demokratike” të pushtetarëve.
Madje disa prej tyre janë servilizuar tej mase. Me shkrimet e tyre janë bërë dorë e zgjatur e pushtetit.
Nëse qytetarët nuk tregohen të kujdesshëm ndaj këtyre mediave shumë lehtë mund të shndrrohen në adhurues të pushtetarëve dhe urrejtës të të shtypurve në vendin e tyre.
Ditë më parë, një “mik” i imi më qortoi për përmbajtjen e shkrimeve; “kujdes zoti Zeqa jeni bërë shumë i ashpër me kritikat ndaj LDK-së” !
Pëgjigja ime ishte kjo; “i nderuar, t’u paska mjegulluar mendja nga ambicia për të shkoqitur ndonjë asht të kalbur nga pushtetarët,…unë të njëjtit tel i kam rënë tetë vjet rresht, po i bie sot dhe do t’i bie edhe në të ardhmën derisa të arrijmë ndryshimet pozitive,…isha dje, jam sot, do të jemë edhe nesër kundër keqeverisjes në vendin tonë,…bashkangjitja e LDK-së qeverisjes së keqe, jo vetëm që nuk paraqet progres për vendin, paraqet ngulfatje të demokracisë dhe vazhdim të së keqës akoma më të madhe në vendin tonë”.
Nëse deri dje, qeverisjen e PDK-së e kemi quajtur qeveri të keqe, tani e tutje me LDK-në duhet ta quajmë Qeveri të stërkequr, të stërgjatur dhe të stërshëmtuar nga lakmiqarët e pushtetit,…që nuk kanë të ndalur me kapjen apo më mirë të themi me uzurpimin e shtetit !
Mbetët i habitshëm fakti, se si disa njerëz, deri para marrveshjes famkeqe dhe fatkeqe për vendin të 19 nëntorit të vitit të 2014, mes krerëve të  dy partive madhore në vend,…hidhnin vrerë, shanin e fyenin partnerin aktual të LDK-së, duke ja mveshur gjitha të këqijat (të qëna dhe të paqëna),…kurse tani sikur e kanë zhveshur nga mëkatet, në një farë mënyre e kanë amnistuar PDK-në nga keqeverisja e mëparshme shtatvjeqare !
Akoma më shqetësues mbetët fakti i heshtjës së disa gazetarëve dhe analistëve që më parë bënin thirrje të vazhdueshme kundër këtij koalicioni qeverisës, ndërsa tani i kanë futur veshët në lesh dhe heshtin, thuajse nuk ka ndodhur asgjë e keqe në këtë vend.
Madje disa kanë filluar edhe t’i këndojnë himne qeverisjes aktuale duke shtrëmbëruar realitetin e krijuar; gjoja se me formimin e kësaj qeverie, qytetarëve u janë kthyer shpresat për jetë në vendin e tyre,…duke mbyllur sytë para realitetit të hidhur, kur çdo ditë nga vendi largohen me dhjetëra familje e qindra shqiptar drejt vendeve euro-përëndimore.
Roli i gazetarisë në këtë drejtim është i madhë dhe shumëdimensional. Informimi i drejtë i ngjarjeve në skenën politike, zhvillimeve në jetën shoqërore, i determinon zhvillimet afatmesme dhe afatgjata, ndihmon dhe përgaditë në aspektin moral shoqërinë për përballjen me sfidat e kohës.
Gazetarët dhe analistët e mirëfilltë asnjëherë nuk bien pre e grupeve të interesit dhe as nën ndikimin e pushtetarëve, përkundrazi i qëndrojnë besnik misionit fisnik të gazetarisë, të të qënurit kritik ndaj dukurive negative dhe avangardë e zhvillimeve pozitive të një shoqërie njerëzore.
Për të qenë akoma më i qartë, këtë shkrim po e përfundoj me një thënje të Albert Einstein; “Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që bëjnë gjëra të këqija, por për shkak të njerëzve që i shohin ata dhe nuk bëjnë asgjë!

VV: Enver Hoxhaj ia dha tenderin mikut të vet në kërkim nga Interpoli dhe FBI

 Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar ish-ministrinë e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj se tenderin për sistemin e informimit shëndetësor, i cili ishte nënshkruar në vitin 2011, në vlerë prej 1.5 milion euro, ia kishte dhënë mikut të tij, Ymer Shahinit, i cili sipas Vetëvendosjes është në kërkim nga Interpoli dhe FBI për mashtrim.

Por sipas Dardan Sejdiut nga Vetëvendosje,Ymer Shahini nuk figuron si përfaqësues i kompanisë Printpek, në Agjencionin për regjistrimin e bizneseve.

“Në vitin 2011, Hoxhaj nënshkruan marrëveshje me Luksemburgun për ndihmë në projekte si sistemi i informimit shëndetësor. Në vitin 2012, hapet tenderi për ndërtimin e sistemit të infromimit shëndetësor për blerjen e hardëerit. Kontrata për nënshhkruar nga 4 palë MSh, Piritpek, përfaqësohet nga Ymer Shahini, Enver Hoxha është mik i tij. Ky përfaqësues nënshkruan këtë kontratë por në agjencionin për regjistrimin e bizneseve nuk figuron, nuk është përfaqësues i kompanisë. Nënshkruhet për implementim për 36 muaj. 12 muaj të sillen pajisjet për 24 muaj mirëmbajtje. Sot 4 vite me vonë kemi ardhë në situatë, ku ky zotëriu ngritët kërkim nga Interpoli dhe FBI për mashtrim. Në vitin 2015, ky sistem është dashtë të jetë në funksio n, tash në vitin 2016 jemi, janë dhënë 1milionë. Shkelzen Ibrahimi prokurori i rastit nuk i bënë hetimet”, tha ai.

Ndërsa, Mirsad Shkreta tha se shqetësuese është mosreagimi i institucioneve dhe të përfshirëve në këtë rast.

“Më shqetëson fakti i mosreagimit të akterëve që kanë qenë pjesë të marrëveshjes. Nuk kemi reagim që ka probleme me personin që ka përfaqësuar firmën dhe për sistemin e informimit të shëndetësisë. Ministri Rrahmani, i cili edhe pse në mënyrë të vazhdueshme ka pas lutje për implementim, nuk ka reaguar për asnjë problem për këtë skandal por është bërë pjesë duke e mbuluar. Kjo skemë e paraqet turpin e krimit të organizuar në këto dy parti e që kokën e ka te Isa dhe Hashimi”, th ai. /KP/

Rexhep Selimi: Ju të ‘parët’ e PDK-së, bëhuni trima e nxirreni kokën

 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka mohuar se po bëhet luftë në mes komandantëve, duke shkruar se këtu ka luftë kundër të vërtetës së UÇK-së, e sponsorizuar nga ata që gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën dhe për këtë temë nuk përgjigjen vetë por nxjerrin të tjerë që t’ia ulin nivelin e temës.

Ai në rrjetin social ka shkruar se një fjali e vetme në Kuvend i alarmoi të “parët” e PDK-së, duke shtuar sepo sikur të flitet më shumë, ku do ta fusni kokën?.

Ja postimi i plotë i Selimit në facebook:

“PËRPLASJA-LUFTA NË MES KOMANDANTËVE”?

Pas datës 26 Shkurt, kur kandidatit për President iu adresova me një fjali të vetme , si zakonisht ai heshti.

Por në “mbrojtje” të tij i aktivizoi (sipas kronologjisë): 1.Ganimete Musliun, 2. Ramiz Lladrovcin, 3. Gani Gecin dhe 4. Gani Kocin.

E, ku është lufta në mes Komandantëve këtu? Prej kur Ganimete Musliu Komandante? Prej kur Ramiz Lladrovci Komandant? Prej kur Gani Geci Komandant? Prej kur Gani Koci Komandant? (Bile ky i fundit se paku ka qenë një ushtar i UÇK-së e përherë i PDK-së)

Këtu nuk ka luftë në mes komandantëve! Këtu ka luftë kundër të vërtetës së UÇK-së e sponsorizuar nga ata që gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën dhe për këtë temë nuk përgjigjen vetë por nxjerrin të tjerë që t’ia ulin nivelin e temës.

O ju të “parët” e PDK-së, bëhuni trima e nxjerreni kokën, së paku një herë ne jetë!

Një fjali e vetme në Kuvend iu alarmoi. Po sikur të flasim më shumë? Ku do ta fusni kokën?

Visar Ymeri: Ja pse Hashim Thaçi frikësohet të përballet me Rexhep Selimin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri është përfshirë sot në debatin mes komandantëve.

Ai ka thënë se Hashim Thaci frikësohet të përballet me Rexhep Selimin e as t’i japë përgjigje atij.

Sipsa Ymerit, Thaçi nuk përgjigjet sepse nuk do të flasë për luftën, e as që e do të vërtetën për të.

Lexoni reagimin e plotë të Visar Ymerit:

Hashim Thaçi, ky që luftën e ka kaluar larg frontit (siç kishte deklaruar vet në Euonews më 20 shkurt 2014), nuk ka guxim të ballafaqohet, madje as t’i përgjigjet Rexhep Selimit. Thaçi nuk përgjigjet sepse nuk do të flas për luftën, e as që e do të vërtetën për të.

Nga pozicioni i Presidentit (në tentativë) Thaçi dëshiron ta paraqes veten si unifikues i popullit e jo si militant i klikës udhëheqëse të PDK-së. Prandaj po ka dhe do të ketë më shumë sejmenë të tij që do ta sulmojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe aktivistët e deputetët e saj.

Tash që Veseli po del në skenë, Thaçi është ai që po futet gadualisht prapa skenës. Realitetin e këtij kombinimi jemi duke e jetuar tash e 16 vjet. Fundja, ç‘rëndësi ka cili është dora publike e cili dora e fshehtë.

Kosovë – Lokalet e natës nuk e respektojnë shenjën 18+

Shenja 18+, që ndalon hyrjen e të rinjve nën moshën 18 vjeç nëpër lokalet e natës, siç janë diskotekat, nuk respektohet në të shumtën e rasteve. Kështu thonë vetë disa të rinj që nuk e kanë arritur ende moshën 18 vjeçe.

Në anketën e përjavshme “VOX” që Radio Evropa e Lirë ka realizuar me disa të rinj, kryesisht të shkollave të mesme, ata thonë se me gjithë moshën nën 18 vjeçe, asnjëherë nuk u ndalohet hyrja në diskoteka e klube nate.

Erion Shala, 17 vjeç, vijon mësimet në Shkollën e Mesme “Gjin Gazulli”, në Prishtinë. Ai thotë se të gjithë të rinjtë, të cilët kanë dëshirë të shkojnë në ndonjë diskotekë, nuk i ndalon askush për të hyrë aty.

“Nuk ka asnjë diskotekë në Prishtinë që ndalon hyrjen e të rinjve nën moshën 18-vjeçare. Na lejohet që të hyjmë, sepse ata përfitojnë nga ne. Aty lejohet të konsumosh çka të duash. Te ne ligjet nuk zbatohen”, thotë ai.

Erioni thotë, po ashtu, se te moshatarët e tij, aktualisht duhani konsumohet në masë të madhe. Ai tregon edhe për mënyrën se si një i ri, nëse nuk ka mundësi të blejë një pako me cigare, ato mund t’i sigurojë edhe në forma tjera.

“Disa lokale e kanë mundësinë që të shesin cigare me copë. Një cigare dhjetë cent”, tregon Erioni.

Edhe Mimoza Makolli, nxënëse e Shkollës së Mesme “28 Nëntori”, thotë se sheh shpesh të rinjtë nxënës, që kanë më pak se 18 vjet, duke blerë cigare në dyqane të ndryshme.

“Ne mund të blejmë cigare edhe me copë, siç kam parë nxënës të shkollës sonë. Po, edhe në diskoteka mund të hyjmë, edhe pse nuk i kemi ende 18 vjet”, thekson Mimoza.

Ndërkaq, Shqiponja Jetullahu, po ashtu nxënëse e Shkollës së Mesme “28 Nëntori”, në Prishtinë, thotë se shumë të rinj të gjeneratës së saj, ndonëse nuk i kanë mbushur ende 18 vjet, në ditë të caktuara frekuentojnë diskotekat pa kurrfarë pengese.

“Nuk na ndalojnë asnjëherë, edhe pse ne jemi ata që mund të dëmtohemi, kurse ata përfitojnë nga ne. Ata në lejojnë që të hyjmë në diskotekë dhe na thonë kujdes nga pijet që konsumoni. Në Prishtinë po thuajse çdo natë ka organizime të ndryshme “, thotë Shqiponja.

Kurse, Iliriana Rama, nxënëse e vitit të parë të njërës nga shkollat e mesme të Prishtinës, rrëfen për festat që këta të rinj mund të organizojnë nëpër këso lloj lokalesh:

“Para dy-tre ditësh, një nga shoqet e mia e ka pasur ditëlindjen dhe kemi shkuar në një lokal-diskotekë për të festuar. Nuk kemi pasur ndonjë problem dhe aq më pak, pasi ka qenë e organizim. Unë sa herë që dal konsumoj lëngje, por kemi edhe shokë që konsumojnë birra”.

Këta të rinj, janë të vetëdijshëm se nuk e kanë arritur moshën për t’i vizituar këto lokale.

Shpreson Krasniqi thotë se mosha 18 vjeçe, të cilën ai nuk e ka arritur ende, nuk e pengon atë që të dalë natën nëpër kafiteri apo ndonjë lokal tjetër.

“Nuk e di pse të rinjtë lejohen të shkojnë në diskoteka. Unë shkoj dhe nuk më ka ndaluar askush”, shprehet Shpresoni.

Një dukuri tjetër që ka nisur të vërehet te të rinjtë, është edhe përdormi apo konsumimi nga shisha. Shisha është një term që përdoret gjithkund në botë, duke iu referuar tymosjes së aromave të ndryshme pa nikotinë apo edhe me të.

Kjo dukuri, sikurse edhe duhani, alkooli e të ngjashme, është e papranushme për Ardian Krasniqin nga Prishtina, i cili studion në Fakultetin e Arkitekturës.

“Frekuentimi i diskotekave dhe konsumimi i duhanit, nuk besoj që është e drejtë sidomos për nxënësit që janë nën moshën 18-vjeçare, nuk besoj që është e lejuar të hyjnë në kafiteri të ndryshme”.

“Pse ndodh kjo në Kosovë, nuk e di, por ndoshta nga moszbatimi i ligjeve. S’ka inspeksion që kontrollojnë lokalet, po ashtu edhe pirja e duhani është një dukuri që nxënësit me të madhe janë duke e përdorur. Do të ishte mirë që të ndërmerren masa që për nxënësit duhani dhe alkooli të ndalohen”, thotë Ardiani.

Organizatat joqeveritare që merren me trajtimin e përdoruesve të substancave narkotike, thonë se kohëve të fundit vërehet një rritje e konsumimit të duhanit, alkoolit dhe substancave narkotike.

Ekspertët thonë se përdorimi i alkoolit dhe substancave narkotike nga të rinjtë, mund të shkaktojë dëme të rënda në zhvillimin e tyre fizik, mendor dhe moral.

Deputetët e Kosovës dorëzohen para SHIK-ut

Kanë kaluar pesë vjet qëkur në Kuvendin e Kosovës është kërkuar nga deputetët e opozitës formimi i një Komisioni hetimor rreth veprimtarisë së Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), të cilin e ka udhëhequr Kadri Veseli, por një iniciativë e tillë ka dështuar qysh në fillim.

Ish-deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, në mars të 2011-s paraqiti në Kuvend idenë e themelimit të këtij Komisioni.

“Kur e kam nisur atë iniciativë për komision hetimor, ndoshta nuk e kam njohur mjaftueshëm skenën politike. Porse si një aktivist i ri në politikë dhe pa të kaluar pengmbajtëse, kam menduar se është më mirë për Kosovën dhe politikën kosovare që të përmbyllej diskursi rreth SHIK-ut. Pavarësisht rezultateve që do të mund të dilnin, ky lloj debati çoroditës do të përmbyllej. Në fakt, kjo ka qenë pothuajse fjalia kryesore edhe në fjalimin tim në Kuvend atëherë. Tash pesë vjet më vonë, ky diskurs fatkeqësisht ka mbetur pothuajse i njëjtë”, thotë Ramadani.

Ramadani: Politika e ka legjitimuar SHIK-un

Pesë vjet më pas Ramadani vlerëson se ideja që kishte nisur ka qenë e mirë dhe e qëlluar, por, siç thotë ai, e parealizueshme.

Sipas tij, politika në përgjithësi e ka legjitimuar SHIK-un, dhe pse e përdor në diskurs publik sipas nevojave elektorale dhe kryesisht nga ajo pjesë e politikës që ka dhënë prova të kundërta në praktikë

Shishe me benzinë mbi Presidencën e Kosovës

Të shtunën në mëngjes, persona të panjohur kanë hedhur shishe me benzinë mbi ndërtesën e presidencës së Kosovës. Institucionet dhe partitë politike, dënojnë sulmin

Në Kosovë, policia tha se persona të panjohur kanë hedhur shishe me benzinë mbi ndërtesën e presidencës së Kosovës.

Sulmi që la pas vetes dëme materiale, ka goditur murin dhe një dritare në pjesën e Parlamentit ku janë vendosur zyrat e presidentes së Kosovës.

Policia tha se sulmi ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit dhe tash është duke u hetuar si “rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë”.

Tash për tash nuk dihen më shumë hollësi rreth autorëve apo motiveve të mundshme të sulmit.

Sulmi i sotëm, pasoi disa incidente të javëve të fundit kur në rrethana të pasqaruara u dogjën disa makina të zyrtarëve të Lidhjes Demokratike dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Kosova po përballet tash e një gjysme viti me krizën më të thellë politike që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008.

Parlamenti i Kosovës është shndërruar në skenë përplasjesh për shkak të mospajtimeve ndërmjet opozitës dhe qeverisë. Partitë opozitare kanë hedhur vazhdimisht gaz lotsjellës në seancat e parlamentit në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Përleshje të dhunshme kanë ndodhur në disa prej protestave të opozitës edhe në rrugët e Prishtinës.

Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Qeveria kërkon që shqetësimet e saj të diskutohen në institucione, ndërsa akuzon opozitën se po synon të marr pushtetin me dhunë.

Institucionet dhe partitë politike, dënojnë sulmin

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dënoi sulmin duke e cilësuar atë “veprim të papranueshëm që dëmton pronën publike dhe synon të krijojë pasiguri për qytetarët e Kosovës.”

Në një reagim të saj, shprehet shqetësimi për veprime të tilla të vandalizmit ndaj pronës publike dhe private.

Presidentja Jahjaga kërkon nga Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të hetojnë sulmin dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre dhe apelon te publiku që të ndihmojnë organet e rendit t’i zbardhin këto raste, thuhet në reagimin e saj.

Qeveria e Kosovës dënon ashpër sulmin mbi ndërtesën e parlamentit.

Ky akt kriminal, i drejtuar kundër institucioneve të Kosovës, është vazhdimësi e sulmeve me bomba molotov mbi policinë, ndërtesën e qeverisë, djegies së makinave zyrtare dhe private, si dhe ndaj shtëpisë dhe familjes se kryeministrit, përgjegjësit e të cilave jo që nuk u ndriçuan dhe nuk u vunë para ligjit, por nuk kishte as reagime publike.

Aktet e tilla, qeveria e Kosovës i konsideron të rrezikshme për rendin kushtetues dhe për stabilitetin e vendit, prandaj kërkon me ngulm që ato të zbardhen dhe kryesit të përgjigjen para ligjit“.

Në nje reagim të qeverisë u bëhet thirrje “të gjithë përfaqësuesve politikë, të cilët në paraqitjet e tyre publike, po përpiqen të arsyetojnë sulmet me molotov mbi shtëpitë private dhe institucionet publike, duke u thirrur në kauza krejt fiktive, që të heqin dorë nga një gjuhë e tillë. Veprimet e tilla dëmtojnë interesat madhore të qytetarëve të Kosovës, proceset e intensifikuara eurointegruese, fuqizimin e shtetit ligjor dhe perspektivën ekonomike të vendit“.

Qeveria e Kosovës fton të gjithë përfaqësuesit politik, “të cilët duke u bazuar në kauza jo të qëndrueshme, kanë nxitur dhe promovuar futjen e gjuhës së molotovit dhe mjeteve tjera joligjore në jetën politike dhe publike në Kosovë, që të distancohen nga këto akte dhe të bëhen pjesë e përpjekjeve të qytetarëve dhe të qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime euroatlantike dhe fuqizim të partneritetit strategjik me SHBA-të dhe vendet tjera mike“, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dënoi sulmin e sotëm duke e cilësuar atë “një akt kriminal, të dënueshëm” dhe kërkoi ndërhyrjen urgjente të organeve të rendit për zbardhjen e tij.

Është krejtësisht e papranueshme, se si sulmohet ndërtesa e një institucioni të lartë të vendit, që prezupozohet të jetë e vëzhguar me kamera dhe e ruajtur nga policia“, thuhet në reagim, duke u bërë thirrje institucioneve të rendit dhe të ligjit që ta bëjnë punën e tyre dhe ta zbardhin këtë akt kriminal, sa më shpejt të jetë e mundur, dhe t’i identifikojnë sulmuesit, dhe të njëjtit t’i nxjerrin para drejtësisë dhe t’i bëjnë të njohur për opinionin publik.

Ndërkaq Qeveria e vendit, është mirë që të mos paragjykojë kryesit e mundshëm të këtij akti qyqar, dhe të mos provojë që këto sulme kriminale, t’i përdorë për të justifikuar dështimet e veta. Për më tepër ta akuzojë Opozitën për kauza fiktive. Kauza “fiktive” e Opozitës ka rezultuar të jetë shkelje flagrante e Kushtetutës, nga kryeministri i vendit dhe partnerët e tij.

Prandaj sulmi i sotëm është një akt kriminal dhe duhet të trajtohet si i tillë. Përpjekjet për t’i dhënë këtij akti banditesk dimensione politike, pa u gjetur aktorët dhe motivet e tij, i konsiderojmë një tjetër sulm mbi stabilitetin e vendit“, thuhet ë reagimin e AAK-së.

Thaçi: Jam gati t’i shpall zgjedhjet nëse kërkojnë partitë politike

Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi ka thënë se qysh pas 7 prillit kur edhe pritet ta marrë postin e presidentit të vendit është gati të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme nëse për këtë merren vesh partitë politike në vend.

“Si president unë do t’i ftoj pozitën dhe opozitën të dialogojnë dhe sa për zgjedhje kjo i takon partive politike të cilat nëse merren vesh për këtë cështje unë jam gati t’i shpalli ato në bazë të përgjegjësive që më takojnë”, ka thënë Thaçi në emisionin “Argument” në TV21.

Ai ka folur për vetën si president duke thënë se është i vetmi në Ballkan që është zgjedhur me një shumicë votash dhe se zgjedhja e tij në këtë post nuk ka qenë e vështirë.

“Ka qenë një proces fare i lehtë”, ka thënë Thaçi.

Petrit Selimi: Kosova, vendi i vetëm në Ballkan ku lejohen martesat e homoseksualëve

Petrit Selimi, në rolin e Ministrit të Jashtëm ka vazhduar aktivitetet e tij nëpër botë. Ai po qëndron aktualisht në Londër ku ka mbajtur një ligjëratë në London School of Economics. Ai ka folur për natyrën evropiane e perëndimore të Kosovës, duke thënë se vendi ynë qëndron më së miri në rajon.

“Nuk ka asnjë rrezik në Kosovë. Është vendi më pro-perëndimor në Ballkan. I vetmi vend ku lejohen martesat e homoseksualëve”, ka thënë Selimi në fjalën e tij. Ai ka pohuar se nuk ka asnjë rrezik nga xhihadizmi në Kosovë.

“Xhihad në Kosovë? Nëse vini në Kosovë, do ta shihni se ne jemi shumë të mirë për makiato dhe mojitos”, ka thënë Selimi.

ANALIZË POLITIKE: Kush është presidenti i ri i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi…? – Nga AGRON SHABANI

Në fillim ai erdhi i ” heshtur” dhe krejt i qetë së bashku me shumicën e bashkëluftëtarëve ose bashkëpatriotëve të tij shqiptar! Për t´u futur në mite, epose dhe legjenda të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Në mes lirisë së rrezikuar individuale ose personale dhe ” robërisë së qetë” të kombit dhe atdheut , ai zgjodhi “lirinë” ose jetën e rrezikuar në emër të lirisë dhe pavarësisë së gjithëmbarëshme shtetërore dhe nacionale të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë. Zgjodhi luftën çlirimtare dhe patriotike së bashku me sakrificat e njohura njerëzore, materiale dhe të tjera si luftëtar dhe ish udhëheqës i shquar politik i  UÇK-së. E kemi fjalen mbi presidentin e ri të Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi i cili për mendimet dhe vlerësimet e njohura  politike ose politologjike,  është njeri prej figurave ose personaliteteve me të ngritura , me të kompletuara, me  integrale dhe unifikuese në relijefin ose mozaikun e gjithëmbrarëshëm politik shqiptarë. Për të mos thënë këtu shumë me largë. Përse kjo?  Sepse, presidenti i ri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, në radhë të parë është udhëheqës ose politikan i shquar për nga idealet, konceptët dhe vizionet e i tij moderne ose bashkohore të cilat në ndërkohë puçën dhe gërshetohen në sfond me qëllimet, idealet, aspiratat, konceptët dhe vizionet e njohura shtetërore dhe nacionale të popullit ( kombit) dhe atdhet tonë. Në Republikën e Kosovës-sidomos.
Se këndejmi, z. Thaçi , karieren e tij shtetërore, nacionale, qeveritare, politike ose diplomatike,  e ka ngritur dhe filluar nga fronti i luftës së lavdishme çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptarë ne Kosove. Respektivisht, nga formula dhe filozofia e njohur evolutive, revolucionare dhe dialektike e aspiratave dhe interesave të njohura shtetërore, nacionale, historike dhe patriotike të popullit ose kombit tonë. Dhe, jo nga nivelët ose rangjët e ndryshme forumiane dhe kabinetike të ish Jugoserbosllavisë së dikurshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste.

-E dyta: Z.Thaçi ka ardhur në politikë nga jeta ose bota e njohur shkencore, intelektuale ose akademike. Dhe, jo me metoda të ndryshme komplotiste, konspirative, dekonspirativiste etj. Siç është rasti me disa lider ose politikan të tjerë në Kosovë dhe gjithandej.

-E treta: Në kursin dhe filosofinë e njohur shtetërore, nacionale, politike dhe diplomatike të Hashim Thaçit, i pasuri, i njohuri, i dituri, i vërteti, i përkushtuari, i sinqerti, miku , aleati dhe patrioti i vërtetë, gjithmonë kanë  të drejtë. Kjo mbase është edhe filozofia e njohur  politike e  Perëndimit.

-E katërta: Çfarë mund te dijë? ( kritika e unit të pastërt ose unit të ndërgjegjshëm), Çfarë me duhet të bëj? ( kritika e unit të përgjithshëm ose atij praktik)  dhe, në çfarë ( në çka ) guxoj të shpresoj dhe besoj? ( kritika e forcës së gjykimit të ndërgjegjshëm, racional dhe reflektivë ) : Janë këto tre (3) pyetjet ,parimet ,premisat dhe kërkesat e njohura ose kryesore në kuadrin e ” idealizmit kritik” dhe atij ” dialektiko-materialist”të shoqërisë së lartë industriale dhe kapitaliste të Perëndimit të cilat duhet t´i njeh dhe respektoj me përkushtim dhe devocion të plotë çdo ploitkan ose lider i njohur shteteror ose nacional.Shih për këtë, z.Thaçi duke u mbështetur ose fokusuar në antropologjinë dhe epistemologjinë e njohur revolucionare dhe politike me plot të drejtë i shquan ( fokuson), i thekson dhe zbaton në praktikën dhe teorinë e njohur shtetërore, nacionale dhe politike, nevojat ose kërkesat e njohura njerëzore ose qytetare sipas të të cilave: Politika dhe filosofia e përgjithshme mbi kombin dhe shtetin, duhet t´u  japin njeriut dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare përgjigje dhe spjegime konkrete ose pragmatike në tre (3) pyetjet ose kërkesat e njohura esenciale ose substanciale : Si duhet menduar, çfarë duhet bërë dhe si duhet jetuar në kushtët dhe rethanat e sotme moderne ose bashkohore. Në këtë frymë moderne ose bashkohore mbi shtetin dhe shoqërinë e sotme njerëzore ose qytetare, Hashim Thaçi në bashkëpunim me miqtë dhe faktorët e njohur politik, respektivisht, në konsultim dhe kordinim të gjithëmbarshëm ( esencial ose substancial) me miqtë dhe aleatët e njohur natyrorë, politik dhe historik të popullit ( kombit) dhe vendit tonë: Me 17 shkurt të vitit 2OO8 , e shpallën dhe miratuan Deklaratën e njohur politike dhe juridike mbi Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Të cilën deri me sot e kanë njohur dhe pranuar shtetët me të fuqishme dhe përparimtare të globit.

– E pesta: Presidenti i ri i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, ndofta me tepër se çdo lider ose udhëheqës tjetër shqiptar, duhet t´i njoh, kuptoj, pranoj dhe respektoj metodat dhe obligimet e njohura morale (etike) ,estetike, profesionale, funksionale, institucionale, konstitucionale, integrale, pozitiviste dhe të tjera në kuadrin e njohur të dialogut, konsenzusit dhe kompromisit  të përgjithshëm shtetërorë, nacional dhe politik me të gjitha partitë, liderët, njerëzit dhe qytetarët e vendit tonë sipas konceptëve ,formulimëve dhe vizionëve të njohura shtetërore, nacionale, politke, historike dhe të tjera. Përkatësisht, në pajtim me kauzalitetin e lartë shtetëror, nacional dhe politik si dhe me filozofinë moderne ose bashkohore të kohës dhe botës ku jetojmë dhe veprojmjmë. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ndarjen, enkodimin, klasifikimin, periodizimin dhe dekodimin ose detektimin e etikës së njohur shtetërore dhe institucionale mbi bazën e njohur të punës dhe angazhimit të preferuar praktik dhe teorik në të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë kosovare. Gjegjësisht, eudaimonizmin, hedonizmin dhe utilitarizmin e njohur etik dhe metaestetik, etikën autonome dhe etikën heteronome, etikën individuale ose personale, etikën familjare, etikën shtetërore, nacionale, profesionale, funksionale ose kadrovike, etikën globale ose kolektive, etikën sociale, etikën materiale dhe ekzistencialiste, etikën normative, etikën formale, etikën strukturale ose strukturaliste, etikën institucionale dhe konstitucionaliste, etikën ontologjike dhe deontologjike, etikën deskriptive ose empirike dhe kështu me radhë.

-E gjashta: Presidenti Thaçi nuk është oportunist, madje as hedonist, iluzionist, alkimist ose ndonjë impresionist i nënshtruar konformist ose inkubativ dhe surealist. Jo. Por, ai mbi të gjithat duket se është metodist, sensualist, intuicionalist, intregralist, institucionalist, konstitucionalist, pragmativist dhe një idealist i matur dhe tepër racional? Gjithnjë pa dashur të  futëmi ose involhohëmi këtu në çështjët dhe aspektët e brëndshme (etike dhe metaestetike) të presidentit kosovar.

-E shtata:Presidenti i ri i Republikës se Kosovës, z. Hashim Thaci, si duket i njeh dhe zbaton në menyrë të përsosur ( të përkryer) ose tepër profesionale, kompetente, suplementare dhe ekselente metodat e njohura politike dhe diplomatike të komunikimit dhe bashkëpunimit të brëndshëm (kombëtar) dhe atij te jashtëm(ndërkombëtar) në të mirë të stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së raportëve ose marëdhëniëve të njohura kombëtare dhe nderkombetare të shtetit dhe popullit ( kombit) tonë në të gjitha fushat dhe drejtimet e mundshme. Dhe, të gjitha këto së bashku në të mirë të  zhvillimit, progresit, afirmimit dhe avansimit të vazhdueshëm (sistematik) dhe permanent të zhvillimëve dhe procesëve të njohura kognitive, evolutive, empirike, tranzitore, retrsospektive, introspektive, rekonstruktive, integrale, pozitiviste dhe të tjera në Republikën  e Kosovës si dhe në nënqiellin e gjithëmbarshëm politik mbareshqiptarë. Ndaj,mu për këtë, presidenti Thaçinë këtë sfond duket se i ka konceptuar, përceeptuar, anticipuar, profilizuar, konturuar, ravijezuar, eksploruar dhe harmonizuar ( konvencionalizuar) për mrekulli marëdhëniet ose raportët prioritare dhe ambivalente të shtetit dhe qeverisë kosovare me vendët, faktorët dhe organizatat me të rëndësishme ose relevante gjithandej globit tokësor ne bazë të kësaj planimetrie apo sheme ( formule) të njohur politike dhe diplomatike me sa vijon:1.Bashkëpunimi dhe marëdhëniët e shkëlqyera dhe strategjike të Republikës së Kosovës me SHBA-së dhe vendët tjera (mike dhe aleate) të Natos dhe Unionit Evropian, 2. Marëdhëniet e përzemërta dhe vëllazërore me Republikën e Shqipërisë, 3. Marëdhëniet miqësore dhe të partneritetit të barabartë ose reciprok me të gjitha shtetët dhe qeveritë tjera që e kanë e njohur dhe pranuar Republikën e Kosovës së bashku me realitetet e njohura në vendin tonë, 4.Marëdhëniët e fqinjësisë së mirë, 5.Marëdhëniët ad hoc, de jure, de facto, të mira, neutrale ose indiferente dhe kështu me radhë. Dhe, të gjitha këto se bashku konform rregullave, konventave dhe kodifikimëve të  njohura politike dhe diplomatike (Si “Koventat e Vjenes” me 1961,1963, 1964, 1967 etj.) mbi marëdhëniët dhe raportët e përgjithëshme botërore ose ndërkombëtare.
Se kendejmi, do shtuar krejt në fund se filozofia e lartëpërmendur moderne ose bashkohore mbi shtetin, popullin ( kombin) dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare, pos çështjëve dhe aspektëve të trajtuara me lartë, në fokusin dhe agjendën e saj kryesore në radhë të parë i ka njeriun, popullin( kombin) dhe shtetin. Respektivisht, barazinë sociale, politike dhe juridike, liritë dhe të drejtat e barabarta për të gjithë pa dallim. Barazinë ligjore, gjegjësisht, kushtetuese dhe juridike, barazinë gjinore, klasore, politike, sociale, societale, fetare, kulturore etj.Pavarësinë, integritetin ,identitetin, dinjitetin, ekskluzivitetin, sovranitetin dhe integritetin e njohur shtetëror, nacional dhe politik të vendit tonë. Bashkësinë, bashkëjetesën, koekzistencën, demokracinë dhe harmoninë  e gjithëmbarshme shtetërore, nacionale, sociale dhe politike për të gjithë dhe të ngjashme.

Ndryshe nga kjo, zotin Thaçi, si njeri intelektual dhe politik, pos çështjëve dhe aspektëve të lartëpërmndura, e presin edhe shumë sfida dhe obligime të tjera individuale dhe kolektive në  sfond.  Se këndejmi, Fojerbahu dikur me plot të drejtë do e quante dhe kualifikonte njëriun intelektual dhe politik si ” prodhuesin ” ose arkiktektin ( instruktorin) me të rëndësishem dhe kryesorë të moralit, edukates, kulturës, zhvillimit, disiplinës dhe emancipimit të gjithëmbarëshem shoqërorë ose qytetar. Mbase si arkitektë të ndërgjegjëshem dhe kompetent  të ” etosit”  dhe  ” erosit të lartë” shtetëror, nacional, politik, historik etj. Në anën tjetër ndërkaq, Platoni dhe Aristoteli që nga Antika e largët dhe gjer me sot, na bejnë me dije se njeriu në radhë të parë është ” qenie e lartë politike ” që dallon nga qeniet ose krijesat tjera për nga edukata, kultura, zhvillimi, mentaliteti, intelekti, holistika, moraliteti, primatologjia, humaniteti dhe ekskluziviteti i tij. Respektivisht, për nga marëdhëniet ose raportet e tij me të tjerët.

Për me tepër ndërkaq, gjithnjë sipas Platonit, Aristotelit dhe të shume filozofëve ose mendimtarëve të tjerë, me politikë nënkuptojmë “ligjshmerinë e brendshme” ( morale dhe profesionale ) të personit ose individit. Respektivisht, edukaten, kulturën, humanizmin, moralitetin, arsimimin, profesionalitetin, disiplinën, emancipimin si dhe përgatitjet ose afinitetet tjera intelektuale ,profesionale ose kadrovike në të gjitha  fushat ose drejtimet e mundshme.
Në të kundërten, politika pa moral dhe pa arsimimi ose edukatë të mjaftueshme shkencore, profesionale, intelektuale ose kadrovike, të ngjanë në hedonizëm ose makiavelizem politikë. Gjithnjë duke menduar ose reflektuar këtu në trendët, ligjët, kushtëzimët, imponimët, sfidat, turbulencat, reaksionet, paradokset, anakronizmat, hipotekat, ekskurset, diskurset ose tendencat e ndryshme dominante dhe eksluziviste të çdo shekulli dhe epoke. Apo, me konkretisht, në anomalitë, paradokset, anakronizmat, ,patologjitë, mediokritetët, manitë, hipokrizitë ose demagogjitë e ndryshme shtetërore, nacionale, politike, institucionale, konstitucionale, kadrovike, administrative, juridike dhe të tjera në Kosovën e pasluftës të cilat kërkojnë studime dhe analiza të thella shkencore ose metodologjike nga ana e z. Thaçi si president i ri i Republikës së Kosovës.

I pafajshëm Trim Gashi i Vetëvendosjes – akuzohej se sulmoi eskortën e Mustafës

U mbajt 6 muaj në paraburgim nën akuzën se kishte tentuar ta sulmonte eskortën e kryeministrit, Isa Mustafa.

Mirëpo, gjashtë muaj me pas, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi që i akuzuari Trim Gashi të shpallët i pafajshëm për veprën që ka rënduar mbi të.

Prokurori kërkoi që i akuzuari të shpallej fajtor pasi sipas tij, qëndrojnë të gjitha elemente për përfshirje në kryerjen e veprës penale,shkruan Zeri.info.

Sipas Avokatit mbrojtës procesi ndaj Trim Gashit ka pasur ndikime politike. E kjo sipas Tomw Gashit ka ndodhur vetëm pwr faktin se i akuzuari ishte pjesw e “Vetëvendosjes”.

Trim Gashi, është akuzuar se ka tentuar ta sulmoi eskortën e kryeministrit Isa Mustafa, deri sa ajo ishte duke kaluar në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Polici kërcënonte burrin, gruas i vardisej dhe i niste mesazhe erotike

PRISHTINE- Ndonëse polici A.Q. ishte futur pa autorizim në oborrin e shtëpisë së familjes së H.K., në Prishtinë, duke iu vardisur bashkëshortes së këtij të fundit në Inspektoratin Policor të Kosovës thonë se nuk kanë gjetur asnjë element të veprës penale.

Polici i Njësisë Speciale e kishte marrë numrin e telefonit të V.K., ku gruas i kishte shkruar mesazhe, duke iu referuar asaj si “shpirt”, “zemër” e madje edhe “arushë”. V.K. ndërkaq kishte thënë se e ka quajtur “detektiv” policin që turpëroi Policinë, shkruan “Zëri”.

“Pas kryerjes së hetimeve preliminare dhe në konsultim me prokurorin kompetent të Prokurorisë Themelore në Prishtinë në mungesë të elementeve të veprës penale rasti është dërguar në Drejtorinë e Standardeve Profesionale për hetim të mëtutjeshëm”, thuhet në përgjigjen e Arbër Bekës, në lidhje me ankesën e H.K në lidhje me policët.

Një natë para se burri ta thërriste në telefon policin A.Q., që i shkruante mesazhe bashkëshortes së H.K., gjatë një bashkëbisedimi në familje situata kishte dalë jashtë kontrollit, kur bashkëshorti kishte rrahur gruan e tij.

Vetëvendosje sërish me aksione kundër prodhimeve serbe

Fotografi e kamionit të përmbysur nga Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje përmes rrjetit social Facebook, ka konfirmuar se ka përmbysur një kamion me prodhime nga Serbia në Rrugën e Kombit.

Ata paralajmërojnë po ashtu se të tilla aksione do të vazhdojnë, në kërkim të një recpiprociteti politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

levvet

 

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Hegjemonia e Serbisë në Kosovë është e papranueshme, qoftë ajo politike, ushtarake, apo ekonomike.

E vetmja e ardhme për të cilën do të punojmë e do të angazhohemi, është ajo e paqes me drejtësi e barazi mes vendeve. Është e papranueshme për ne që Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën, si dhe të fshehë apo të mohojë krimet gjenocidale që ka bërë këtu, në vend që të kërkojë falje e të dëmshpërblejë viktimat. Kjo Serbi që punon aktivisht kundër Kosovës, nuk mund t’i ketë dyert e hapura për prodhimet e saj. Për të patur reciprocitet tregtar është i domosdoshëm në radhë të parë reciprociteti politik.

Për këtë arsye aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! sot, në Rrugën e Kombit, e kanë përmbysur një kamion me prodhime të Serbisë. Aksione të tilla do të vazhdojnë deri sa qeveria e Serbisë të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës, dhe të mos na i mohojnë të drejtat tona kombëtare!

Dëshirojmë të bëjmë me dije se gjatë aksionit, si dhe gjatë çdo aksioni tjetër të mëparshëm, aktivistët janë kujdesur në maksimum që drejtuesi i mjetit dhe asnjë pasagjer të mos lëndohen fizikisht e të mos frikësohen. Ne nuk kemi asgjë kundër qytetarëve të cilësdo etni, apo të cilitdo vend.

Enver Hasani nuk ka imunitet – Gjykata e Apelit kërkon vazhdimin e gjykimit ndaj tij

Një penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit të Kosovës ka vendosur që të ndryshohet aktvendimi i Gjykatës Themelore me anë te të cilit ishte refuzuar si e pabazuar kërkesa e Prokurorisë Speciale, për hetim të veçantë në çështjen e të pandehurit Enver Hasani. Me vendimin më të ri, ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese nuk i njihet më imuniteti, konfirmohet përmes një komunikate të lëshuar nga Gjykatës së Apelit.

Gjykata e shkallës se parë, e kishte refuzuar si të pa bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për zbatimin e mundësisë se hetimit të veçantë në çështjen penale kundër të pandehurit Enver Hasani dhe Arta Rama. Dyshimet kanë të bëjnë me veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe falsifikim i dokumentit zyrtar, nga neni 434, i të njëjtit kod.

“Gjykata e Apelit konstaton se meqenëse në këtë rast është ngritur aktakuzë, çështja e ligjshmërisë së zbatimit të hetimeve ndaj të pandehurit, por edhe kërkesës për mundësi hetuese të veçantë në drejtim të pretendimeve të palëve në procedurë, tani është jo lëndore”, thuhet në komunikatë.

Kjo për faktin se hetimet kanë përfunduar me ngritje të akuzës, sipas të cilës, pavarësisht vendimit të panelit, gjykata është e obliguar të veproj, e ku do të sqarohej edhe çështja e imunitetit.

Më 11 mars 1981 në Prishtinë u mbajtën demonstratat studentore

Më 11 mars 1981 në Prishtinë u mbajtën demonstratat e organizuara nga studentët të cilat u shtypën me dhunë nga policia dhe u paraburgosën disa studentë.

Kështu nisi zinxhiri i demonstratave të vitit ’81. Si pasojë e demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohura si “Demonstratat e Punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur.

Por përsëri, organet shtetërore ndërhyjnë me tërë brutalitetin e tyre gjatë tubimeve, dhe armata jugosllave paraqet prezencën e saj.

Pas dy muajsh në territorin e “Krahinës Socialiste të Kosovës” vendoset “Gjendja e jashtëzakonshme” e më vonë edhe shtetrrethimi. Ky zinxhir vazhdon deri me fillimin e luftës në Kosovë.

Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit të vitit, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-RSFJ.

Kryengritja popullore e marsit dhe prillit e vitit 1981 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të popullit shqiptar.

Në demonstratat e vitit 1981 u kërkua sërish që Kosova të jetë Republikë. Kjo parullë ishte motoja kryesore në atë kohë.

Kur tregimin për jetën na shkruajnë ata që nuk kanë të bëjnë fare më elitarizmin!!! – Nga Skënder MULLIQI

 

Flakët e luftës në Kosovë,shumë familje i detyruar të largohen nga vendlindjet . Edhe unë isha larguar më familjën pesë anëtarshe , duke zënë vend në Zvicër.Ky shtet sigurisht së është  shteti më i zhvilluari dhe më i preferuari për të jetuar në botë. Dhe, vërtetë Zvicra është mrekullia e kësaj toke. Ashtu siq janë larguar shqiptarët masovikisht nën tyta e kriminelit , Millosheviq, edhe masovikish u kthyen në vatrat e tyre shekullore. Për nga konfiguracioni gjeografik, begatitë natyrore , pasuritë nëntokësore, më të drejtë është menduar së Kosova  për një kohë shumë të shkurtër do të bëhët një Zvicer e vogël në qendër të Ballkanit. Së  nuk do të dalin punët as  për afër  , pak kush e ka meduar.Në vend të ditëve te mira për këtë popull të përvujtur, pos lirisë, na erdhën ditët e liga . Na erdhën ditët e liga , së në pushtet erdhën profiterët  e ndryshem, së në pushtet, erdhën njerëzit të cilët paraprakisht kishin bër plane së si të vjedhin ,së si të plaçkisin , së si të pasurohen mbrenda natës mbi  mundin, djersën dhe sakrificën sublime të atyre që histiorikisht dhanë  kontrubut  për atdhe dhe komb.Tash pas 16 vitësh , po numrojmë më shumë dështime së sa të arritura në rrugëtimin që të ndërtojmë shtet demokratik dhe shtet ligjor. As nuk po  ndërtojmë  kurrfarë demokracie , as nuk po ndërtojmë shtet funksional dhe shtet  ligjor. Nuk po ndërtojmë së ata që morën timonin e shtetit u treguan hilegji te mëdhenj në rrugëtimin tonë , në ecjën tonë përpara, për të krijuar kushte për jetë më të mirë për gjeneratat e reja, e jo të largohen nga Kosova  .Secila ditë dhe natë për shumë kend është berë shumë e vështirë. Njërzitë janë dërmuar tashmë nga gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike,  nga pa punësia e përmasave enorme, krimi dhe korrupcioni i niveleve shumë të larta. Kriza e moralit kë mbërthyer tek shumë kush sot në Kosovë.Demoralizmi dhe shkalla e depresionit ka shënuar shkallë të lartë.

Njerëzit, nuk po kan vullnet as ti zënë nata , dhe as ti qelë mengjesi.Nuk kan vullnet të vishën , dhe as të dalin nga  shtëpia , së nuk din ka tia mbajnë.As të afermit nuk janë më sikur ishin dikur. Gjithçka ka degraduar. Njërzit janë tjetërsuar si kurrë më parë. Është quar rahmeti siq thotë një fjalë e popullit. Nuk është vëtëm kjo. Aq më keq kur dikush i ka punët me keq ekonomikisht e nuk po i delë askush sado pak në ndihmë . Rallë njeriu i këtij nënqilli ndodhë që të gëzohet për diqka të mirë. Nuk po ndëgjojmë ndonjë fjalë apo lajm që sado pak do të na  ngjallën shpresat së do të bëhët  mirë  . Kur njeriu nuk e ka lumturinë për vete dhe familjën e tij, atëherë edhe jeta  shumë e humb kuptimin .Shumica sot po ikin nga përditëshmeria e hidhur , po ikin nga shokët që i kishin dikur, po  ikin së jeta e keqe po i detyron të izolohen në shtëpitë e tyre , si të ishin në burg shtëpiak.

Çdo pranverë që erdhi ,po vjen  më zymtë së tjetra. Pranvera dhe aroma e lulëve  nuk  na duken të mira. Ne kemi menduar së do të përjetojmë stinët e vitit më të mira së kurrë më parë. Kemi menduar së më shëmbjën e sistemit komunist, do të largohen edhe të keqijat e këtij sistemi. Kemi menduar së bashkë më flakjën e komunizmit, do të flakët edhe logjika komuniste . Nuk ndodhi faktikisht as njera as tjetra. Nese vdiqën baballarët e tyre komunist, na i lanë mbrapa pjellën e tyre .Komunistët e rinjë po na dalin më ystë së para ardhësit e tyre. Ne, në Kosovë përjetuam bashkëdyzimin e dy nomenklaturave komunste,të ish -Jugosllavisë dhe nomenklaturën enveriste.Gjithë ky stagnacion ekonomik dhe politik ,është pjellë e neokomunizmit .

Edi Rama bile është duke bërë hapa konkrekt për ta kthyer  Shqipërin në rrugën e Enver Hoxhës. Hapërimi kah e ardhmja  shumë po na pa mundësohet nga nomenklaturat politike që aktualisht janë në pushtete si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Komunistët  i bashkon idelogjia e jo kombëtarja .

Krejt ajo  që po na pelqën në media dhe po përjetojmë janë vëtem reklamat televizive. Tjeter ske qka sheh as ndëgjon të hajrit. Kemi veq lajme të keqija nga terreni për vrasje të ndryshme,  lajme për njerëzit e politikës së si janë janë të korruptuar dhe të zhytur në krime të llojë llojshme , po shohim storie të kapjës nga policia  të sasive të mëdha drogash dhe  të drogagjive  , po shohim vende ku po bëhët protistucioni,  po shohim familje të varfëruara nga kastat politike në pushtet. E po shohim gjithashtu së si kjo elitë politike bashkë me njerëzit e tyre po e bëjnë jetën si në parajsë .Po  shohim së qdo hallkë   e sistemit  nuk po funksionon  si duhet. Rrugën vetit për shumë çka  jemi duke ia mbyllur. Po ia mbyllim rrugën për mos aktivizimin e përgjithshem të të gjithë faktorëve,  dhe heshtjen si varri nga ana e popullit , që në kurrizin e tij   po luhet e gjithë  loja politike. Të na shkrujnë tregimin ata që nuk i takojnë më asgjë elitarizmit , nuk ka gjë më keq dhe me dëmshme për një shoqëri. Nuk është e mjaftueshme që jeta  të bëhet vetëm sa  për të siguruar bukë dhe ujë…

Arbana Xharra: Kosova ende nuk status për 20 mijë gra të dhunuara gjatë 1999 !

Kryeredaktorja e Zëri, Arbana Xharra po shkruan në faqen e saj në Facebook se 20 mijë gratë e dhunuara gjatë luftës ende nuk u njihet statusi i viktimave. Ja si shkruan Arbana Xharra:

“20.000 grave të dhunuara gjatë luftës nuk u njihet statusi ligjor si të mbijetuara të dhunës seksuale.

Nuk ka beneficione për to, se ato “s’kanë luftuar”.

Qeveria ende nuk ka formuar komisionin për njohjen e statusit ligjor të tyre.

E kur u hap ky debat në Kuvend, u çuan peshë deputet për të kërkuar ekzaminim gjinekologjik, për të vërtetuar 16 vjet pas luftë, “se a janë dhunuar apo jo”.

E cila grua shpif se është dhunuar për një beneficion?

Në Kosovë, që leqitesh nga i madh e i vogël.

Vetëm më 8 Mars, po kërkohen plot të drejta për gra.

Por, kush po i tutet zbulimit të këtij krimi – dhunimit të mijëra grave e vajzave gjatë 1999-tes?

Kjo s’është tjetër, pos amnistim i kriminelëve të luftës!

Dr.Naser Rugova: Disa “burrashteasve” do ju bie maska shpejt!

Dr. Naser Rugova shkruan në faqen e tij në Facebook:

“Kohë të vështira! Së shpejti do fillojë të hiqet mjegulla!

E vërteta do e thotë fjalën e vet! Drejtësia do godas fuqishëm!

Disa  “burrshtetasve” do ju bie maska shpejt! Mos u befasoni!

Fuqishëm me shtetin ligjor,

kundër shtetrrënimit,

kundër hajnave dhe zhvatësve të pasurisë dhe mundit të këtij populli!

Dezinfektimi i shpresës për Kosovën do e prekë tërë spektrin politik.

Me Kosovën për Kosovën!”

Tre vjet burg kosovarit që iu bashkua ISIS-it

Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan ka shqiptuar dënimin prej tre vjetësh burgim për shtetasin kosovar, F.B., pasi i njëjti është shpallur fajtor sepse më 17 shkurt, 2015, i është bashkuar organizatës terroriste ISIS.

“Duke iu bashkuar kësaj organizate, i akuzuari ka kryer trajnimin teorik dhe praktik për përdorimin e armës së zjarrit AK-47 dhe bombës së dorës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

I akuzuari ka pranuar fajësinë.

Ai do të shërbejë dënimin pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa nga sot masa e paraburgimit i ndërpritet.

Mbrojtja gëzon të drejtën e kontestimit të këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.

Ndërpritet për herë të dytë seanca e Kuvendit të Kosovës, sërish gaz lotues

Menjëherë pas kthimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në sallë dhe tentimit për ta vazhduar punën e seancës, opozita sërish ka hedhur gaz lotsjellës

PRISHTINË – Menjëherë pas kthimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në sallë dhe tentimit për ta vazhduar punën e seancës, opozita sërish ka hedhur gaz lotsjellës.

Derisa ishte duke folur deputetja Lebinote Demi nga Partia e Drejtësisë, ishte sërish deputeti Sali Salihu nga radhët e Vetëvendosjes ai i cili hodhi gazin lotsjellës.

Përkundër kësaj, në sallë janë lëshuar ventilatorët dhe seanca po vazhdon, pasi kryesuesi i mbledhjes, nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti fillimisht dha pauzë të shkurtër për t’u ajrosur salla e Kuvendit, ndërkohë që shumë shpejtë pas 5 minutave lejoi vazhdimin e punës.

Donika Kadaj: Nuk tërhiqemi, do të rezistojmë edhe me forma tjera pos gazit

Deputetja e AAK-së Donika Kadaj Bujupi para se të hyjë në sallën e kuvendit të Kosovës tha se do të luftojmë në mënyra të ndryshme, vetëm për t`i parandaluar marrëveshjet.

“Po të mos ishte gazi lotsjellës, marrëveshjet do të nënshkruheshin, kështu që veprimet që kanë ndodhur deri tani, kanë qenë për këtë arsye”, tha para mediave, Donika Kada- Bujupi.

Ajo më tej shtoi duke thënë se do të luftojnë në forma të ndryshme

“Opozita është e bashkuar dhe nuk do të tërhiqemi, do të rezistojmë edhe me forma tjera pos gazit”- shtoi Kada-Bujupi.

Me qeveritarët pa vizion, shteti drejt vdekjes “klinike” ! – Nga FLORIM ZEQA

Shtetit tonë nuk i mjaftuan 17 vjet nga paslufta dhe mbi tetë vjet nga njohja ndërkombëtare për të ndërtuar institucione kredibile, zhvillim ekonomik, mirëqenie qytetare dhe stabilitet politik
Në rrethana normale, çdo vendi të dalë nga një luftë çlirimtare do t’i mjaftonin më pak se pesë vite për t’u konsoliduar në të gjithë mekanizmat shtetërorë, do t’i mjaftonin më pak se dhjetë vite për zhvillim të qëndrueshëm dhe stabilitet ekonomik.
Mirëpo, shtetit tonë nuk i mjaftuan 17 vjet nga paslufta dhe mbi tetë vite nga njohja ndërkombëtare për të ndërtuar institucione kredibile, zhvillim ekonomik, mirëqenie qytetare dhe stabilitet politik.
Mungesa e vizionit qeverisës me vendin, papërgjegjësia e liderëve shtetërorë dhe partiakë ndaj institucioneve shtetërore, si dhe mungesa e një strategjie të qartë kombëtare, ka çuar në degradimin e vazhdueshëm të shtetit të Kosovës, që për pasojë ka humbjen e besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit të vet.
Mungesën e vizionit qeverisës të klasës aktuale politike e vërtetojnë edhe rrokadat e fundit apo siç po i quajnë “reformatim” i Qeverisë, i cili kryekëput bëhet për interesa të politikave ditore, në dëm të së ardhmes shtetndërtuese për realizimin e interesave të një grupi të vogël njerëzish të veshur me “petkun” e pushtetit!
Uzurpimi i shtetit në përgjithësi dhe institucioneve të pavarura shtetërore në veçanti nga një klasë e papërgjegjshme politike ka bërë që shteti i Kosovës për dikë të bëhet nënë e për dikë tjetër njerkë

Çmimin e paguajnë qytetarët

Të fortët e politikës e diktojnë ligjin dhe drejtësinë në vend, për të mbetur gjithnjë të paprekshëm nga drejtësia, edhe përkundër shkeljeve dhe abuzimeve serike me institucionet shtetërore, deri në shkeljen e aktit më të lartë juridik në vend-Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Për ironi të faktit, shkelësit e Kushtetutës në vend të ndëshkimit, shpërblehen me poste në institucionet më të larta të shtetit.
Ironia më e madhe mbetet fakti, se të gjithë ata që marrin guximin t’i kritikojnë dukuritë abuzive të qeveritarëve,….nga pushtetarët dhe mbështetësit e tyre trajtohen jo si oponentë politikë, por si armiq dhe rrënues të rendit kushtetues në vend,…të gjithë ata që protestojnë kundër veprimeve antikushtetuese të liderëve shtetërorë i trajtojnë si huligan dhe rrënues të shtetit!
Targën e shkatërrimit të shtetit e bartin ata që e kanë pushtetin në dorë e jo të nëpërkëmburit e tyre, ndërsa si gjithnjë çmimin e paguajnë qytetarët e vendit, shtresat më të rrezikuara të popullatës, të varfrit dhe pensionistët me të ardhurat më të ulëta jo vetëm në rajon,…ndoshta në tërë globin ekzistojnë vetëm dhjetëra shtete me gjendje katastrofale siç është Kosova.

Një klasë e re politike mund ta çojë përpara shtetin

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në kontinentin evropian, që nuk gëzojnë sigurime shëndetësore, përderisa në shtetet europerëndimore edhe kafshët shtëpiake janë të siguruara, të mos flasim për pronat, pasuritë e patundshme dhe jeta e qytetarëve.
Në anën tjetër, qeveritarët milionerë të Kosovës, pa fije turpi krekosen për “suksese” në qeverisjen e vendit, për “zhvillim” ekonomik inekzistent dhe (de)stabilitet politik.
Qeveritarët e ardhur në pushtet përmes krizave artificiale dhe bllokadave politike, tani e sa muaj qeverisin nën rrethana të jashtëzakonshme, pa funksionim të parlamentit, si institucioni më i rëndësishëm juridiko-politik dhe ligjvënës në vend.
S’ka si të quhet ndryshe pos “SUI GENERIS” i llojit të vet, kur një shtet udhëhiqet nga shkelësit e Kushtetutës së vendit, ndarësit dhe përçarësit fatalë të elektoratit të partive të tyre politike,…ku të njëjtët në vazhdimësi injorojnë me përbuzjen më të madhe vullnetin e qytetarëve të vendit.
Mungesa e vizionit politik e liderëve shtetërorë në njërën anë, krimi i organizuar dhe korrupsioni në anën tjetër janë bërë pengesa serioze të ecjes së shtetit dhe mirëqenies qytetare.
Vetëm një klasë e re politike, me vizion të qartë, me ide të shëndosha dhe projekte konkrete zhvillimore mund ta çojë përpara shtetin, në të kundërtën, me këtë klasë politike të papërgjegjshme dhe servile ndaj ndërkombëtarëve mund t’i kalojmë edhe 17 vite të tjera me kriza dhe skandale politike të llojit të njëjtë, në agoni, në mjerim social, pa shpresë për ardhmëri,…drejt vdekjes “klinike” të shtetit, me qytetarë të heshtur që u ngjajnë të sëmurëve në gjendje “kome”…!
Vetëm lëvizja progresive e qytetarëve është shpëtim për vendin. Qytetarët aktivë në jetën shoqërore janë burim shprese dhe ardhmërie për vendin e tyre,….përderisa pasiviteti qytetar e shndërron shtetin në një moçal, ku as bretkosat nuk mbijetojnë.

Javën tjetër emërohen ekspertët ndërkombëtarë për kufirin Kosovë- Mal i Zi

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është vënë në përpjekje për të përmbyllur nismën e saj për krijimin e një komisioni ndërkombëtar për të shqyrtuar marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Burime brenda presidencës thonë se komisioni pritet të përbëhet nga tre anëtarë, ekspertë nga Amerika, Britania e Madhe dhe Gjermania.

Nisma që mund të jetësohet në fillim të javës së ardhshme, po pret konfirmimin e këtyre ekspertëve për të filluar këtë proces.

Çështja e shënimit të kufirit me Malin e Zi dhe marrëveshja për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe kanë bërë që partitë opozitare të bllokojnë punën e parlamentit, duke hedhur edhe gaz lotsjellës në sallën e tij.

Të njëjtën gjë e ka paralajmëruar edhe për nesër, nënkryetari i lëvizjes Vetëvendosje Driton Çaushi, kur pritet të mbahet séanca e radhës së parlamentit të Kosovës.

Dy partitë e tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë duke shqyrtuar mundësinë e braktisjes së parlamentit, sipas shembullit të kryetarit të Aleancës për Adrhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili muajin e kaluar hoqi dorë nga mandati i deputetit.

Seanca e nesërme është e para që nga zgjedhja e presidentit të ri të vendit Hashim Thaçi, zgjedhje kjo që është kundërshtuar ashpër nga partitë opozitare të cilat edhe dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për një opinion rreth procedurës së zgjedhjes së tij.

Opozita ka paralajmëruar për këtë muaj edhe mbajtjen e një proteste për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Qeveria kërkon nga opozita që shqetësimet e saj të debatohen në institucione, ndërsa akuzon atë për përpjekje të marrjes së pushtetit me dhunë.

Partitë opozitare mohojnë një gjë të tillë duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Uk Lushi: Hashim, pse nuk e hodhe në gjyq senatorin Dick Marty?

Publicisti Uk Lushi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, i ka drejtuar disa kritika presidentit në ardhje, Hashim Thaçit.

Lushi ka shkruar se Thaçi për poena politik ka bërë çdo gjë, madje siç ka shkruar ai, Thaçi kishte thënë se do ta hedh në gjyq edhe Dick Martyn, por që sipas Lushit një gjë të tillë nuk e bëri kurrë Hashim Thaçi.

Ky është postimi i plotë i Lushit në rrjetin social:

“Drejtësia sigurisht do të thotë fjalën e saj, por dëmi që është duke na u bërë dhe mund të rritet edhe më shumë derisa dhe pasi drejtësia ta zbulojë të vërtetën e akuzave për gjoja trafikim të organeve nga individë apo grupe të caktuara gjatë Luftës Çlirimtare është më së shumti faji yt Hashim Thaçi.

Kur u bënë akuzat ti si person i apostrofuar dhe– për më rëndësishëm– si personi kryesor ekzekutiv në Prishtinë është dashur të mobilizosh qeverinë dhe në bashkëpunim me organet e shtetit është dashur të krijojmë Gjykatën Speciale vetë dhe njëkohësisht ti dhe gjithsesi shteti është dashur t’u drejtohen gjykatave (ndërkombëtare) ku duhej të ndriçohej e vërteta nëse akuzuesit ishin drejt apo qëllimisht po fillonin një luftë speciale kundër Kosovës dhe krejt shqiptarëve, e cila po vazhdon dhe do të bëhet edhe më e keqe dhe kushtueshme në çdo aspekt.

Ti kërcënove se do ta hedhësh në gjyq Dick Martyn, por nuk e bëre këtë kurrë. Pse? A i pyete ndonjëherë këshilltarët tu dhe veçanërisht këshilltarët tu izraelitë si reagojnë shtetet normale apo Izraeli kur dikush i akuzon apo provon t’i diskreditojë? A mos mendove dhe mendon se edhe akuza të këtilla morbide duhet “të shfrytëzohen politikisht” për mënjanime politike dhe përfitime pushtetore personale, pavarësisht çmimit që do të paguaj kolektiviteti shqiptar?

Ngrehu në këmbë dhe del para opinionit botëror dhe thuaj që je ABSOLUTISHT I PAFAJSHËM dhe shpreh gatishmërinë të paraqitesh para çdo gjykatësi në botë si ish-drejtues i UÇK-së dhe të dëshmosh PAFAJËSINË ABSOLUTE.

Sapo ta bësh këtë, nëse nuk ke asgjë të fshehësh, si thua vetë, mblidhe ekipin e avokatëve dhe ekspertëve të drejtësisë dhe ngrit akuzë penale dhe civile kundër personave dhe organizatave që kanë bërë akuzat duke kërkuar dënimin e tyre dhje dëmshpërblim në vlerë 1 miliardë dollarë për dëme dhe prishje reputacioni tëndin dhe tonin.

Nëse Gjykata Speciale provon fajësinë e ndokujt për akuzat, ti si ish-lider nuk mund të transferosh përgjegjësinë te të tjerët, por si lider duhet ta marrish edhe përgjegjësinë e vartësve tu mbi vete ashtu siç bëjnë liderët e vërtetë.

Askush nuk është fajtor derisa nuk ka një aktgjykim të bazuar në fakte dhe prova, por ne nuk mund të vazhdojmë të jetojmë nën presionin e gishtit akuzues qoftë edhe i gënjeshtërt ndërsa ti përgatitesh të ulesh mirë e gjerë në kolltukun e Presidentit.

Si popull nuk mundemi të paguajmë apo vuajmë dëmet e reputacionit dhe të të gjitha natyrave as për ty e as për asnjë individ sepse nuk ka individ shqiptar që është apo mundet të del mbi popullin shqiptar. Nuk shkon më kështu!”


Send this to a friend