VOAL

VOAL

Presidenti Thaçi pritet me ceremoni zyrtare nga Erdogani

Thaçi, i cili nga rruga para rezidencës presidenciale deri te porta protokollare u përcoll nga kalorësit, në portën kryesore të rezidencës u prit nga presidenti Erdogan, ndërsa më pas u intonuan himnet e dy shteteve

ANKARA – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili gjendet në Turqi për vizitë zyrtare.

Thaçi, i cili nga rruga para rezidencës presidenciale deri te porta protokollare u përcoll nga kalorësit, në portën kryesore të rezidencës u prit nga presidenti Erdoğan, ndërsa më pas u intonuan himnet e dy shteteve.

Presidenti Thaçi përshëndeti trupën e nderit me thirrjen “Merhaba Asker”, ndërsa në vendin e ceremonisë të gatshëm ishin edhe ushtarët të cilët mbanin në duar flamujt e 16 shteteve turke.

Presidenti i Turqisë dhe ai i Kosovës shtrënguan duart përpara flamurit të Turqisë dhe atij të Kosovës të vendosur në shkallët e rezidencës shtetërore.

Pas përfundimit të ceremonisë, dy presidentët janë njohur me delegacionet përkatëse dhe më pas ka nisur takimi kokë më kokë dhe ai mes delegacioneve.

Në ceremoni morën pjesë edhe ministri turk i Arsimit İsmet Yılmaz, sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Fahri Kasırga, zv/sekretari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i Presidencës İbrahim Kalın dhe zyrtarë të tjerë. aa

Prishtinë: Prokuroria ngre padi për terrorizëm ndaj aktivistëve të VV-së

Pamje nga Kuvendi i Kosovës më 4 gusht 2016, pas sulmit me mjet shpërthyes, Prishtinë

Me dyshimin se kanë kryer veprën penale të terrorizmit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur padi ndaj Atdhe Gashit, Frashër Krasniqit, Egzon Halitit dhe Adea Batushës.

Vepra penale sipas njoftimit të kësaj prokurorie në Prishtinë është e paraparë “në nenin 136 paragrafi 1, lidhur me neni 135 paragrafi 1, nën paragrafi 1.7, lidhur me neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Komunikata e dërguar mediave thotë se: “në aktakuzën e ngritur ndër të tjera thuhet së të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar, me qëllim që të shkaktojnë frikësimin serioz të popullsisë dhe shkaktimin e ndjenjës se pasigurisë për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

“Ndërsa, për të dyshuarin Petrit Ademi, në mungesë të provave, kanë pushuar hetimet. Po ashtu, hetimet kanë pushuar edhe për tashmë të ndjerin Astrit Dehari”, thuhet gjithashtu në këtë njoftim.

Katër të akuzuarit thuhet se kanë marrë pjesë në sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 gusht të këtij viti, duke shkaktuar dëme materiale.

Në fund të muajit gusht Policia e Kosovës arrestoi disa aktivistë të Vetëvendosjes, me dyshimin se kanë kryer sulmin mbi Kuvendin .

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe aktivisti i LVV-së, Astrit Dehari, i cili vdiq në rrethana të paqarta në burgun e Prizrenit, por që në autopsinë e bërë thuhet se ka vdekur nga asfiksia.

Ndërkohë, pak kohë më parë, Kuvendi i Kosovës, pas hapjes së një debati për rastin Dehari miratoi rekomandimet e partive në koalicion, PDK dhe LDK, në të cilat thuhet se “rasti i vdekjes së Astrit Deharit duhet të zbardhet në mënyrë të drejtë dhe transparente”, që ky rast “të mos lejohet të politizohet” dhe “nëse familja kërkon hetim të vdekjes së Astrit Deharit jashtë vendit, atëherë Qeveria e Kosovës duhet t’ia mundësojë këtë duke hequr edhe shpenzimet”.

Kurteshi e fyen përsëri ministren Hoxha: Ajo është një hienë që kultivon kurvëri politike

Ish-Avokati i Popullit, tani anëtar i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Sami Kurteshi, nuk e ka ndërmend që t’i kërkojë faljes ministres së Drejtësisë, Dhuarata Hoxha, të cilën para dy ditëve e ofendoi duke e quajtur “lopë”. Kurteshi përveç që nuk ka kërkuar falje ai ka shkuar dhe më tej me ofendime ndaj ministres duke e quajtur atë “hienë e cila kultivon kurvëri politike”.

Tutje Kurteshi është shprehur se ministrja Hoxha nuk meriton kërkim falje.

“… Nëse ajo me zell luan rolin e mashës së shefave të saj, për mbulimin e vrasjes së Astritit, atëherë duhet edhe të përballet me pasojat e rolit që luan. Unë e di se shumë miq të sinqertë e kanë ndier veten keq për shkak të fyerjes me fjalën lopë. Së pari, kjo nuk është fyerje për të dhe sojin e sorollopin e saj vrastar, po është tepër e butë për të, për veprimet e saj politike. Prandaj po e tërheq fjalën lopë dhe po i them hienë, ashtu si janë edhe padronët e saj politikë”, ka shkruar Kurteshi.

Postimi i Sami Kureshit në Facebook: 

“U mbars mali, polli një mi”
Në reagimin tim në intervistën e ministres së drejtësisë të Republikës së Kosovës në emisionin Rubikon të Ktv para dy ditësh, kanë reaguar të shqetësuar edhe miqtë, por sidomos armiqtë politikë, ashtu si ka filluar t’i konsiderojë e trajtojë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje klika vrastare e pushtetit të kriminalizuar në Kosovë.

Kjo ministre e këtij pushteti kriminal dhe vrastar, është një hienë e cila kultivon kurvëri politike të përzier me arrogancë dhe injorancë të neveritshme. Ajo jo vetëm që nuk meriton një kërkimfalje, por meriton çdo përbuzje politike e shoqërore që mund të bëhet. Nëse ajo me zell luan rolin e mashës së shefave të saj, për mbulimin e vrasjes së Astritit, atëherë duhet edhe të përballet me pasojat e rolit që luan. Unë e di se shumë miq të sinqertë e kanë ndier veten keq për shkak të fyerjes me fjalën lopë. Së pari, kjo nuk është fyerje për të dhe sojin e sorollopin e saj vrastar, po është tepër e butë për të, për veprimet e saj politike. Prandaj po e tërheq fjalën lopë dhe po i them hienë, ashtu si janë edhe padronët e saj politikë.

Së dyti, ajo në këtë rast është një person politik dhe gjinia e saj nuk luan asnjë rol, edhe pse ky soj i kriminelëve kanë një prirje të hermafroditizmit politik. Unë nuk kam mundur ta quaj gomar, ashtu si quhen shefat e saj të gjinisë mashkullore. Por meqenëse më shumë u pëlqen, atëherë le të mbeten hiena, pa caktim gjinie.

Prandaj, vajtimi për fyerjen e një femre, gruaje e apo nëne nga disa njerëz krejtësisht të sojit të saj, si hiena tjetër në rolin e Deputetes Kodra Deliu dhe bashkëveprimtare/ëve dhe bashkëmendimtare/ëve të saj hermafroditë, është shqetësim krejtësisht i rrejshëm në këtë rast, e më shumë në të vërtetë është kurvëri politike e një kaste pushtetore vrasëse.

Kjo ministre është trajtuar si çdo person tjetër, pavarësisht gjinisë, që është pjesë e këtij pushteti dhe klani kriminal e vrastar, ashtu si trajtohen të gjithë të tjerët, pa marrë parasysh rolet e tyre, të cila/ët sot në cilësinë e anëtarëve të pdk dhe ldk ende e mbajnë gjallë këtë klikë vrastare. Këta kanë filluar të vrasin kundërshtarët politikë me dorën e shtetit! Prandaj nuk mund të konsiderohen edhe mëtej kundërshtarë politikë. Këta, që sot mbajnë gjallë këtë pushtet kriminal, e kanë instaluar parimin kriminal të armiqësisë në politikë deri në vrasje të kundërshtarëve politikë që moti midis tyre, tani edhe kundër të Vetëvendosjes. Këtyre hienave u dhemb emërtimi me emrin e tyre të vërtetë – VRASËS! dhe jo gjinia apo gjë tjetër. Ta mbajnë me shëndet!

Thaçi takohet me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yıldırım

Presidenti i Kosovës është pritur nga Kryeministri Yıldırım në hyrje të rezidencës dhe më pas kanë patur një takim kokë më kokë

ANKARA – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, është takuar sot me Kryeministrin Binali Yıldırım.

Takimi është zhvilluar në rezidencën shtetërore Çankaya Köşkü. Thaçi është pritur nga Kryeministri Yıldırım në hyrje të rezidencës dhe më pas kanë patur një takim kokë më kokë.

Presidenti i Kosovës Thaçi pritet të zhvillojë një takim edhe Presidentin Recep Tayyip Erdoğan. aa

Presidenti Thaçi takon Kryetarin e Parlamentit të Turqisë

Presidenti i Kosovës, vizitoi ambientet e bombarduara të Parlamentit, gjatë tentativës së FETÖ-s për grusht shteti

ANKARA – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi e ka nisur axhendën e takimeve me Kryetarin e Parlamentit të Madh të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman.

Takimi Kahraman-Thaçi, u zhvillua i mbyllur për median.

Presidenti i Kosovës, pas takimit i shoqëruar nga zëvendëskryetari i TBMM-së, Ahmet Aydın, vizitoi ambientet e bombarduara të Parlamentit, gjatë tentativës së FETÖ-s për grusht shteti, të ndodhur më 15 korrik. aa

Granatë dore në verit të Mitrovicës, në afërsi të objektit të qeverisë

Të mërkurën, rreth orës 20, në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka identifikuar një mjet eksplodues të pashpërthyernë afërsi të objektit të Qeverisë së Kosovës, inaugurimi i së cilës është bërë të mërkurën.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Kosovës, Besim Hoti.

“Shumë pranë afër objektit, në disa metra afër, Policia e Kosovës ka identifikuar mjetin e pashpërthyer, granatë dore, të tipit M 75, që në zhargonin ushtarak njihet si granatë dore defanzive. Për shkaqe të panjohura, fatmirësisht, ajo nuk ka shpërthyer. Njësitë e specializuara për identifikim të mjeteve shpërthyese, kanë qenë në vend të ngjarjes dhe në mënyrë të kontrolluar e kanë bërë shpërthimin e kësaj granate të dorës”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, policia nuk ka regjistruar pasoja si rezultat i shpërthimit të kontrolluar, nga i cili, siç thotë ai, nuk ka pasur dëme materiale dhe as të lënduar.
Hoti, ka theksuar se hetuesit policor po kryejnë të gjitha procedurat intensive hetimore, në kërkim të kryesit apo kryesve të kësaj vepre, që deri më tash ende nuk janë identifikuar.

Dje në Mitrovicë të veriut, ka qëndruar ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, e cila ka vizituar objektin e Qeverisë së Kosovës.
Hoti, thotë se policia nuk e përjashton mundësinë që motivi i vendosjes së mjetit shpërthyes në afërsi të këtij objekti, të jetë vizita e ministres Tahiri.

Mitrovicë – Bombë në hotelin ku qëndroi sot në veri Edita Tahiri

Sonte në mbrëmje është hedhur një bombë në Hotelin “Sasha” në veri të Mitrovicës.

Bomba nuk ka shpërthyer.

Lajmin e hedhjes së bombës për Koossev e ka konfirmuar shefi i Policisë së Kosovës në veri Zhelko Bojiq.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët e Policisë së Kosovës.

Edhe pse nuk është thënë zyrtarisht, në këtë hotel sot ka qëndruar ministrja e Kosovës për Dialog Edita Tahiri.

Sivjet, njoftojnë medie nga veriu, gjatë verës Tahiri kishte qëndruar në kopshtin e kafenesë Dolce Vita.

Po atë mbrëmje ishte hedhur bomba në kopsht.

Gjuriçi: AKS do të jetë pjesë përbërëse e Serbisë

Asociacioni i Komunave serbe o të ketë spektër të gjerë kompetencash dhe do të vendosë për të gjitha çështjet me rëndësi për jetën, sigurinë, zhvillimin ekonomik, planifikimin hapësinor dhe do të jetë pjesë përbërëse e Serbisë mu ashtu siç është krahina jugore e Kosovës – Metohisë pjesë përbërës e Serbisë, ka thënë Marko Gjuriçi.

I ashtuquajturi drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Kosovën në Qeverinë e Serbisë, përmes rts –së ka caktuar afatin për formimin e Asociacionit duke u kërcënuar: “Nëse deri më 15 shkurt 2017, autoritetet e Kosovës nuk fillojnë të përmbushin detyrimet lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave serbe(AKS), Beograd, bashkë me përfaqësuesit serbë në Kosovë, do të nisë në mënyrë të pavarur themelimin tij”

“Nuk do të presim përjetësisht dhe nëse ata nuk janë të gatshëm të bëjnë diçka lidhur me këtë çështje, natyrisht se ne do ta përkrahim formimin e AKS -së të cilin përfaqësuesi serbë duan të formojnë”, ka thënë ai.

Gjuriq ka shtuar se AKS do të ketë spektër të gjerë kompetencash dhe do të vendosë për të gjitha çështjet me rëndësi për jetën, sigurinë, zhvillimin ekonomik, planifikimin hapësinor.
Ai ka theksuar se AKS do të jetë pjesë përbërëse e Serbisë mu ashtu siç është krahina jugore e Kosovës – Metohisë pjesë përbërëse e Serbisë.

“AKS, edhe me Beogradin, sikur dhe me Prishtinën do të mbajë lidhje aktive institucionale, ekonomik e politike, në dëm të askujt por në të mirë të qytetarëve”, ka thënë ai.

Dy fjalë zemre mbi patriotin, intelektualin dhe publicistin e shquar gjakovar, z.Fahri Xharra – Nga Agron Shabani


Me vemendjen dhe kuriozitetin e njohur të një emigranti ose mërgimtari shqiptarë, i përcjelli, vështroj dhe analizoj me kujdes shkrimet, vështrimet, studimet dhe analizat e holla dhe aq të thella të patriotit, intelektualit, studiuesit, kulturologut dhe publicistit të shquar gjakovarë, z.Fahri Xharra. Kjo në radhë të parë falë qasjeve ose reflektimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative (përmes botës virtuale) në internetin shqiptarë si dhe në gazeta ose agjensi të ndryshme të lajmëve t´vendit tonë. Ku pos tjerash, si të thuash menjëherë të bien në sy luciditetit dhe akribitetit i shquar subtil dhe tepër sublim së bashku me dellin (damarin) dhe gjakun e njohur krijues dhe patriotikë të një patrioti, studiuesi, intelektuali, kulturologu dhe publicistit të rangut ose nivelit të lartë siç është pikërishtë Fahri Xharra.
Se këndejmi, duke i parë, lëxuar dhe analizuar me kujdes shkrimet, studimet, vështrimet ose analizat e thella kulturore, historike dhe publicistike të z.Xharra, edhe njëherë bindësh dhe mrekullohësh me një mendim të njohur shkencorë ose filozofikë të Fojerbahut dhe Popperit mbi Njeriun e diturë dhe intelektual si prodhuesin ose arkitektin me të rëndësishëm ose kryesor të edukatës, kulturës, vetëdijes, emancipimit, zhvillimit, moralit dhe karakterit të përgjithëshëm shtetëror, nacional, qytetar, politik, historik, gjeografik dhe kështu me radhë. Ndonëse, gjithënjë duke menduar dhe reflektuar këtu në etosin dhe erosin e shquar krijues, intelektual dhe patriotik të z.Fahri Xharra. Respektivisht, në narrativin, substratin, substitutin dhe simbiozen e njohur etike dhe metaetetike në mes jetës si art, artit si filozofi dhe njeriut krijues, intelektual dhe patriotikë si instancë morale dhe një sintezë interferuese dhe tepër sublime ose relavante në mes botës shpirtërore ose materiale, botës fizike dhe botës së njohur krijuese, intelektuale ose patriotike në sfond.
Kjo gjithëmonë duke iu referuar bërthamës (nukleusit), thelbit (substancës) ose subjektit të studimëve ose analizave kulturore dhe historike të studiuesit ose publicistit të lartëpërmendur shqiptarë nga Gjakova, z.Fahri Xharra që kanë për qëllim detektimin, deshifrimin, enkodimin, identifikimin, ravijezimin, konturimin, unifikimin (konvencionalizimin), eksplorimin, florifikimin, shquarjen, artikulimin dhe në fund paraqitjen ose prezantimin e vlerave të shquara dhe aq të shkëlqyera nga kopshti ose thesari i madh shpirtërorë, fetarë, kulturorë, intelektual dhe historiko-patriotikë i popullit (kombit) dhe atdheut tonë. Dhe, pse (përse) jo edhe paraqtjen, prezantimin ose interpretimin e njohur linear dhe multidisiplinar të vlerave dhe traditave të shquara intelektuale, kulturore, historike dhe patriotike të qytetit të njohur të Gjakovës-të paramenduar dhe mbiquajtur shpesh edhe si “kryqyteti kulturorë i Kosovës”, ose ” Vajmari i Kosovës” etj.;

Ndaj, pa valorizime, glorifikime, ekzegjeza ose ekzagjerime të ndryshme objektive dhe subjektive, do shtuar në vazhdim se intelektuali, studiuesi dhe publicisti Xharra, në stilin dhe manirin e njohur të shumë intelektualëve dhe patriotëve tjerë gjakovarë, mbi krihet ose shpatullat e tij studiuese, intelektuale dhe patriotike e ka marur thesarin e përgjithëshëm shpirtërorë, fetarë, kulturorë, historikë dhe patriotikë të popullit (kombit) dhe atdheut tonë për t´a bartur dhe shpërndarë gjithëkah dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët dhe vlerat e njohura europerëndimore.

Në Gjakovë thonë se intelektualët dhe patriotët e atjeshëm shqiptarë, gjithëmonë lindin me diell në sy dhe me flamurin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në shpirtë.

Në këtë frymë të përgjithshme krijuese, intelektuale dhe patriotike, të vetmët gjëra që bien ndeshë ose në kundërshtim të thellë me me të tjerët, janë edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, morali, karakteri, idealet dhe vizionet e njohura integrale, liridashëse dhe patriotike të z.Fahri Xharra. Këtu zatën ndodhën të ruajtur ose të fshehur edhe sekreti i fitorës ose triumfit së bashku me çelësin ose formulën e lumturisë së gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive të një patrioti, studiuesi dhe intelektuali të lartë dhe ekselent si Fahri Xharra. Në celebrimin dhe brilancën e tyre krijuese, intelektuale dhe patriotike.

Aty janë edhe fati, shëndeti, familja, profesioni, kariera, qyteti i lindjes, kualiteti jetësorë, kulti i njohur i personalitetit, modeli pesëfaktorial etj. Që u përkasin ose takojnë predikatorëve dhe indikatorëve me të rëndësishëm ose kryesorë të lumturisë dhe vetëkënaqësisë temporale, kognitive, profesionale dhe funksionale në kontekstin e përgjithshëm të psikologjisë dhe filozofisë integrale dhe pozitiviste të personit ose individit. Gjegjësisht, atributit dhe variabilitetit të njohur sociopsikologjik, sociokulturorë, sociohistorik, socidemogratikë, sociopolitikë etj.

Borxhi i Kosovës mbi 840 milionë euro

Borxhi i përgjithshëm i shtetit të Kosovës konsiderohet më i ulti në rajon dhe më gjerë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi total i Republikës së Kosovës është 842 milionë euro, prej të cilave, 473 milionë euro është borxh i brendshëm, kurse 368 milionë euro i përket borxhit ndërkombëtar.

Borxhi i përgjithshëm është tërësia e borxhit shtetëror dhe komunal. Ky borxh merret në emër të institucioneve qendrore qeveritare, të cilin Republika e Kosovës është e obliguar ta paguajë.

Ekspertë për çështje ekonomike, thonë se Kosova ka nivel të ulët të borxhit, çka mundëson hyrje në borxhe të reja të cilat mund të shfrytëzohen për projekte kapitale.

Drejtori i hulumtimeve në Institutin Riinvest, Alban Hashani, tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës në të ardhmen ka mundësi që të shfrytëzon edhe borxhe të reja të cilat mund të përdoren për financimin e projekteve që kanë leverdi ekonomike.

“Unë mendoj se borxhin publik Kosova mundet ta shfrytëzojë për projekte të cilat kanë efekte afatgjata edhe të cilat kanë kthim më të madh ekonomik dhe social dhe që mundësojnë që edhe sektorët tjerë të kenë përfitime nga këto projekte”.

“Pra, projekte të mëdha në infrastrukturë, në energji, ose projekte të ngjashme të cilat kanë mundësi më pas të kthehen në investim. Si rrjedhojë, në kthimin e këtyre investimeve, jo vetëm të shlyhet borxhi, por të ndihet edhe vlera e investimeve në masë të madhe tek njerëzit”, thekson ai.

Se Kosova ka nivel të ulët të borxhit, por gjithashtu edhe kapacitet të ulët për kthim, flet edhe Samir Krasniqi, ish drejtor në Odën Ekonomike Gjermane.

Ai thotë se autoritetet kompetente duhet të analizojnë projekte për të financuar nga borxhet e mundshme ndërkombëtare, por jo për infrastrukturë rrugore. Sipas tij, duhet pasur shumë kujdes për borxhin e huazuar.

“Shtrohet gjithmonë pyetja se me borxhin që e merr çfarë bën; a gjeneron rritje ekonomike, a gjeneron vende të reja të punës? Nuk guxojmë asnjëherë, që me borxhin publik të mbulohen deficitet buxhetore”.

“Borxhet që merren duhet të futen në investime kapitale. Edhe njëherë po them, jo për të shtruar rrugë, por për investime të tilla që ndikojnë në rritjen ekonomike, gjenerojnë vende të reja të punës”, thotë Krasniqi, për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, përqindja e borxhit ndaj Bruto Prodhimit Vendor është vetëm 14 për qind, kurse sipas Ligjit për Borxhet Publike, thuhet se në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë 40 për qind të Bruto Prodhimit Vendor.

Samir Krasniqi, shprehet se borxhi i përgjithshëm i shteteve të rajonit kalon vlerën prej 40 për qind. Kosova ka hapësirë që të rrisë këtë përqindje, por me kujdes jashtëzakonisht të shtuar.

“Ne e kemi të përcaktuar deri në 40 për qind, por vendet e rajonit shkojnë edhe deri në 70 për qind. Pra, Kosova ka hapësirë këtu, por duhet pasur shumë kujdes, për çfarë arsye merret borxhi”.

“Gjithmonë në rritjen e borxhit duhet pasur kujdes edhe për një arsye tjetër, sepse marrja e borxhit tejkalon afatet kohore të qeverisjes. Do të thotë, çdo borxh i lenë barrë qeverive tjera apo gjeneratave tjera”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq , Alban Hashani nga Instituti Riinvest, thotë se vendet e ndryshme kanë nivele të ndryshme të borxhit të përgjithshëm.

“Ka vende që janë shumë të zhvilluara dhe kanë borxhe më shumë se qind për qind, pra se Bruto Prodhimi Vendor. Mirëpo ka vende që kanë pasur borxhe të mëdha publike dhe janë futur në telashe makro-fiskale, siç është Greqia”.

“Fatmirësisht, Kosova e ka nivelin e ulët të borxhit publik, mirëpo mundësitë për tu shfrytëzuar ky borxh duhet të analizohen në atë mënyrë që kthimi të jetë sa më i madh”, shprehet Hashani.

Me gjithë faktin se borxhi i përgjithshëm prej rreth 850 milionë euro, vlerësohet i ulët, kjo shumë ndër vite ka shënuar rritje të dukshme. Në vitin 2012 vlera e borxhit të përgjithshëm ka qenë 409 milionë euro, kurse vitin e kaluar ka arritur në rreth 750 milionë euro. (REL)

Me premtimet për ASK, “Srpska” kthehet në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë se janë kthyer në Kuvend për t’i bërë presion koalicionit qeverisës që të ecet më shpejt me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Sipas opozitës, Lista Serbe ka bërë marrëveshje me partitë në pushtet për kthimin e tyre në institucione

Pas bojkotimit disamujor të institucioneve vendore Lista Serbe është kthyer në Kuvendin e Kosovës për ta jetësuar, sipas tyre, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, apo siç njihen në sintagmën e opozitës “Zajednicën”.

Edhe pse në Qeverinë e Kosovës nuk e përmendin arsyen e rikthimit, janë deputetët e Listës Serbe ata që tregojnë se çfarë i ka shtyrë të kthehen në institucionet e Kosovës pas rebelimit disamujor për rastin “Trepça”.

Derisa përfaqësues të koalicionit qeverisës thonë se Asociacioni nuk do të ketë kurrfarë kompetencash ekzekutive, ata të opozitës konsiderojnë se Serbia po tenton ta shtrijë ndikimin e saj në Kosovë edhe me ndihmën e Prishtinës. Madje siç ata janë shprehur, Lista Serbe ka bërë marrëveshje me partitë në pushtet për kthimin e përfaqësuesve serbë në Kuvend.

Kosovë – Rreth 400 mijë lëndë të grumbulluara, bllokojnë punën e Gjyqësorit

Numri i madh i lëndëve të pazgjidhura në gjykatat e Kosovës, vazhdon të jetë një problem, të cilin sistemi i drejtësisë nuk po mund ta tejkalojë për vite të tëra.

Autoritetet kompetente thonë se problem për këtë çështje, paraqet mungesa e llogaridhënies dhe papërgjegjësia e gjyqtarëve.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se gjyqtarët në gjykata të caktuara nuk e kanë përmbushur normën e lëndëve, të cilat është dashur të përfundojnë, andaj, sipas tij, numri i lëndëve të pazgjidhura vazhdon të jetë i madh.

“Janë dikur rreth 400 mijë lëndë. Prej tyre 200 mijë janë për kundërvajtje. Diku i bie që rreth 200 mijë lëndë janë penale, civile dhe të çështjeve tjera”, tha Idrizi.

Për dallim nga gjykatat e tjetra të Kosovës, ajo Themelore në Prishtinë është më e ngarkuar, nënvizoi ai.

Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha për Radion Evropa e Lirë se janë dy arsye që kanë ndikuar në moszgjidhjen e një numri të madh të lëndëve në gjykata.

Arsyeja e parë, sipas tij, është mospërkrahja e duhur për sistemin gjyqësor dhe prokurorial. Kurse e dyta, është mungesa e llogaridhënies.

“Një prej problemeve më kryesore vazhdon të mbetet numri i madh i lëndëve, të cilat trashëgohen nga viti në vit. Nëse e shohim numrin e lëndëve që vijnë në punë brenda vitit dhe numrin e lëndëve që zgjidhen brenda vitit, atëherë del se gjyqtarët dhe prokurorët janë efikas,por problem mbetet numri i madh i qindra mijëra lëndëve që trashëgohen nga viti në vit. Për këtë duhet të ketë një strategji për zgjidhje”, theksoi Musliu.

Ndërkohë, Nehat Idrizi tha se problemi që shkakton grumbullimin e lëndëve buron nga mungesa e resurseve njerëzore. Sipas tij, Këshilli Gjyqësor i Kosovës është duke punuar në hartimin e një strategjie për zvogëlimin e numrit të lëndëve të pazgjidhura.

“Në këtë vit [vitin 2017] do të punojmë më tepër, që të rrisim përgjegjësinë e gjyqtarëve, në mënyrë që ata të jenë më në nivel të detyrës dhe të jenë më efikas. Kemi menduar, po ashtu në ndihmën e bashkëpunëtorëve profesional, ku është menduar që një bashkëpunëtor të asistojë te dy gjyqtarë”, sqaroi Idrizi.

Ndryshe, korrupsioni në gjyqësi, mosefikasiteti, grumbullimi i lëndëve, ngadalësimi në reforma – janë vetëm disa nga kritikat më të shpeshta që i janë bërë sistemit të drejtësisë edhe gjatë vitit 2016 nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare.

Vetë udhëheqës të këtyre mekanizmave kanë thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të përballet me probleme të mëdha.

Ata kanë thënë se pavarësisht punës së bërë gjatë vitit 2016, nuk do të thotë se është bërë sa duhet për të kthyer besimin e duhur të qytetarëve në gjykata e prokurori. (REL)

Në meshën e Krishtlindjes, thirrje për paqe dhe dashuri

Paqja, dashuria, toleranca, përgjegjësia kujdesi ndaj njerëzve janë mesazhet që dolën nga mesha kryesore e Krishtlindjes, e cila është mbajtur në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Meshën e ka udhëhequr Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili natën e Krishtlindjeve, i është lutur Zotit që zemrat e të gjithë qytetareve të kenë bujari. Në këtë uratë ai ka thënë se përfshin çdo njeri të pikëlluar dhe ata që në çfarëdo mënyre e kanë përjetuar dhimbjen dhe trishtimin nga të këqijat e ditëve të sotme.

Më tutje, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka thënë se dëshiron që tëgjithë qytetarët e Kosovës dhe mbarë botës, por edhe besimtarët e gjitha feve, që të jetojnë në paqe, mirëkuptim dhe tolerancë, ka theksuar ai,ashtu siç na ka mësuar Krishti.

“Vëllezër dhe motra, dëshiroj me gjithë zemër që t’ua uroj festën e Kërshëndellave dhe shfrytëzoj këtë moment për t’ju uruar një vit të mbarë dhe plot begati. Të kenimë shumë paqe dhedashuri në zemrat dhe familjet tuaja dhe në gjithë realitetin, në të cilin po jetojmë. Të përjetojnë më shumë respekt, dhe me zemër të bardhë, me fat Krishtlindja”, ka thënë Dodë Gjergji.

Ai ka theksuar se sa shumë e ka fisnikëruar kombin tonë e shenjta Nëna Terezë. Ndër të tjera, ai ka thënë se pushteti mbi krijimin nuk nënkupton mohimin e krijuesit, se jeta nuk është në pushtetin e ligjeve të botës, por në vullnetin e Zotit. Ndërkaq, Dodë Gjergji ka kërkuar edhe nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të jenë më të përgjegjshme.

“Uroj që shoqërinë civile dhe institucionet shtetërore, ndërkombëtare dhe të gjithë ata që kanë përgjegjësi në drejtimin e të ardhmes sonë, se Zoti i gjithëpushtetshëm t’i ndihmojë t’i kryejnë më ndërgjegje detyrat dhe të jenë të aftë të vënë interesat tona të përbashkëta mbi çdo lloji interesi tjetër”, ka theksuar Dodë Gjergji.

Për festën e Krishtlindjes, besimtarët katolikë i kanë uruar edhe drejtuesit e institucioneve të larta. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë, natën e shenjtë të Krishtlindjeve.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Thaçika shkruar se “ky vit na solli gëzime të gjithëve. U shenjtërua Nënë Tereza, jeta dhe veprat e së cilës janë udhërrëfyes për ne, por u lumturuan edhe 38 martirë shqiptarë të Kishës Katolike. Në audiencë private me Atin e Shenjtë, si president i vendit i konfirmova sërish përkushtimin e Kosovës për vlerat e paqes, dialogut dhe solidaritetit, si dhe mora konfirmimin për ardhjen e tij Kosovë, ditë të cilën po e presim me padurim”

Nëemër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, qytetarëve urime më të sinqerta për Krishtlindje, u ka përcjellë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kjo festë e shenjtë përcjell te besimtarët anekënd botësmesazhet e dashurisë, paqes, mirësisë, optimizmit dhe të harmonisë ndërmjet njerëzve, virtyte që e karakterizojnë plotësisht popullin e Kosovës.

Mesazhe urimi për festën e Krishtlindjes, Ipeshkvit të Kosovës dhe besimtarëve katolikë, u kanë dërguar edhe liderët tjerë institucionalë dhe politikë. (REL)

Koment – Një jubile i errësuar i LDK-së ?! – Nga Skënder MULLIQI

Skenës sonë politike po iu mungojnë njerëzit kreativ , me ide, të zotët në profesionin e intelektualit dhe të politikës siq ishte dr. Ibrahim Rugova. U bë e qartë së jetës politike në Kosovë po i mungon një lider apo më shumë sish të cilët do të kishin ba kthesa pozitive sidomos të ecurive ekonomike .Po na mungon shumë një njeri i profilit të Ibrahim Rugovës. Kjo garniturë pushtetarësh dhe deputetesh janë shumica garniturë e njejtë që 16 vite të cilët janë ba monoton më çdo gjë .

Nuk u treguan të zotët për shtëtndërtim dhe mirëqenje. Nuk u treguan të zotët që të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupcionin pikërisht në mesin e tyre.LDK-ja edhe pse po e udhëheq ekzekutivin nuk e bari as lavrën e miut siq thonw për zbardhjen e vrasjwve politike shumë të proklamuar në kohë tw fushatave elektorale.Nuk i zbardhin vrasjët së e kan kaqikun shumë të vogël dhe janë frikacakë të mëdhenj. Këtyre në krye të LDK-së më shumë do tu kishin hije kulet e grave .Nejse, nuk ia vlen me gjatë të shkruan njeriu për “pasardhësit” në krye të LDK-së, dikur shumë të respektuar dhe shumw qmuar në popull sa ishte gjallë presidenti historic i Kosovës , dr. Ibrahim Rugova … Ky pushtet nuk po mund të gjenë platformë të zhvillimit ekonomik. Më veprimet e tyre jo logjike , lakmitare vetëm për pushtet, e prunë shtetin dhe popullin në gjendje të rëndë sociale dhe politike.

Moti Kosovën e ka mbuluar mjegull e dëndur politike. Dhe, kur është puna kështu shumë kënd e kap siq thotë populli ‘ Kallukongja’. Në 27 vjetorin e themelimit të LDK-së, pamë vetëm një turmë që më shumë ishin shkuar në këtë 27 vjetor për tu fotografuar, ishin shkuar për marketing politik në kurriz të rugovizmit si koncept politik dhe me ide te avansuara demokratike . Ishin tubuar aty për ta përkujtuar njeriun e shekullit, do njerëz shumë të vegjel të cilët po thirrën në vlerat e presidentit histoirik të Kosovës, e boll pak nga ta janë janë në linjën politike të Rugovës .Dukeshin të mjerë shumë kush në atë tubim pas gjithë asaj që ndodhi sidomos kohën e fundit në skenën tonë politike.

Këta që sot janë në krye të LDK-së, janë vetë mjerimi i subjektit dikur më të fuqishem ne vend.Shumica nga kjo strukturë udhëheqese si bajnë hiq nder partisë dikur numer një në Kosovë. Dr.Ibrahim Rugova ishte njeri I rrallë i cili interesat personale dhe të partisë së tij kurrë nuk i kishte vu para interesave kombëtare.Bëhej fjalë për një krijues dhe politikan i cili para mediave nuk ka dalë sa për tu dukë, veq për të thënë gjithmonë diqka shumë të vlefshme për Kosovën dhe kombin.Ai ka qenë i përgaditur që gjithçka ta mbron më gjuhën e argumenteve.Bëhëj fjalë për një politikan të rangut shumë të lartë të kohës moderne, dhe i cili shumë po i mungon Kosovës .Ai i kishte të gjitha karakteristikat e një burrshtetasi të madh.Shkurt bëhëj fjalë për një njeri shumë serioz,të guximshem , të dijshem dhe i cili ka mbetur si njeri i veqantë në skenën tonë politike .Kur të sublimohen këto karakteristika të Rugovës, të cilat lidhen edhe me veprimtarinë e tij kombëtare nga shekulli i kaluar, shihet qartazi kontributi i pa zëvedëndësueshem i tij në senzibilizimin e çështjës kombëtare në botë, si dhe kotributi i tij politik i pa krahasueshem. Ai ishte i pathyeshem në qendrime për shtet dhe komb. Ishte një njeri që më të drejtë fitoi popullaritet të madh në popull, sepse jetojë më hallet dhe problemet e popullit të vet . Ai nuk kishte hy në hapësirën politike të zbrazët sikur kjo LDK e sotme dhe sikur kjo kastë politike shtetërore.Kjo elitë politike më shumë u interesua që ti forcojnë radhët në pushtet, për ti vjelur të mirat materjale . Jemi dëshmitarë të gjithë të një politike jo pragamatike dhe pak të shtetndërtimit, që nuk korrespondon as më kohën dhe as më hapësirën ku jetojmë .

Kjo klasë anemike pushtetare pak të mira i ka sjellur Kosovës për këto vite. Prandaj, ky 27 vjetor i ekzistimit të LDK-së, kurrë nuk ka qenë më i zvetnuar. Ka qenë vetëm një tubim i festimit, që shumë shpejt do të qitet në harresë. Kosova për mungesë lidershipi ka mbetur vrimë e zezë në Evropë.Ka mbetur një vend i pa prosperuar ekonomikisht. Ka mbetur një shtet i pa stabilizuar politikisht, i cili shtet nuk e prêt me qetësi ardhmerinë e vet. Kosova për mungesë të elitës së mirëfilltë politike, ka mbetur shtet jo serioz , pa marre para sysh së sa është e vogël.Dhe, pak ka gjasa që të ndodhin gjera të mira edhe për shumë kohë, më këtë estradë politike . Nuk bëhët fjalë këtu për simpati apo antipanti ndaj askujt, por flitet për arsyet e shumta së kjo klasë politike është më shumë e dështueme . Bëhët fjalë për njerëzit pa invencion dhe pa ide për të ardhmen e vendit. Historia sigurisht do të flet për secilin veq e veq.Por , e sotmja e errësuar e Kosovës sigurisht do të mbetet pjesë e asaj historie…

Opozita vazhdon mos ta njohë si President, bojkoton fjalimin e Thaçit

Edhe ditën e sotme deputetët e opozitës nuk morën pjesën gjatë seancës parlamentare ku Presidenti Hashim Thaçi do mbante fjalimin e fundvitit. Tri partitë opozitare konfirmuan se nuk do të merrnin pjesë në seancën e sotme dhe Thaçi fjalimin u detyrua ta mbante vetëm para deputetëve të mazhorancës.

Një ditë më parë Shkodran Hoti tha se Lëvizja Vetëvendosje bëri të ditur se nuk do të marrin pjesë.
“Nuk do të marrim pjesë në seancën e nesërme”, tha Hoti. Po ashtu edhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj konfirmoi mungesën në séance.Të njëjtën gjë bëri të ditur edhe sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.

“Nuk do të marrim pjesë, sepse ky president nuk është unifikues i popullit dhe ne nuk kemi se çfarë të dëgjojmë fjalimin e tij”, tha Sherifi. Seanca u zhvillua sot në orën 11:00.

Thaçi: Do të zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë Demarkacioni dhe Asosacioni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të premten se “Kosova do të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare”, përfshirë atë të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në një fjalim vjetor në Kuvendin e Kosovës, Thaci, e cilësoi Marrëveshjen për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi si “të drejtë”.

“Është sipas Kushtetutës dhe interesave të vendit tonë, e cila do të çonte tutje konsolidimin e integritetit shtetëror”, “i kanë dëmtuar qytetarët e Kosovës, të cilët ende nuk mund të udhëtojnë të lirë në Bashkimin Evropian”.

“Reagimi kundër ishte agjendë e interesit të ngushtë politik dhe injorancës profesionale, e në asnjë rrethanë kauzë kombëtare apo ngadhënjim i argumenteve”, tha presidenti, duke iu referuar kundërshtimeve të partive politike në opozitë, që prej më shumë se një viti ndaj Marrëveshjes për Demarkacion të nënshkruar në Vjenë më 2015 në praninë e Ministrit të jashtëm të Austrisë.

Presidenti Thaçi, në fjalimin e tij të parë vjetor në Kuvend, që prej marrjes së detyrës në prill të këtij viti, tha se Kosova është “një dhe e pandashme” dhe përjashtoi mundësinë e ndërtimit të siç tha barrikadave dhe mureve” në cilëndo pjesë të vendit”.

“Muri nuk do të qëndroj aty e askund tjetër. Muri nuk do të shkurtohet e as zvogëlohet për disa centimetra, por do të hiqet nga baza. Nuk do të ekzistojë fare”, tha Thaçi, duke folur për një mur të ndërtuar në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, që ka ngjallur një varg reagimesh.

Duke folur për sundimin e ligjit dhe rendit, presidenti Thaçi tha se duhet forcuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe theksoi se “të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”. Më pastaj foli për krijimin e Gjykatës Speciale, që do të trajtojë çështjet e krimeve të luftës në Kosovë, që pretendohet të jenë kryer nga pjesëtarë të ish-UÇK-së.

“Gjykata Speciale nuk është produkt i vendimeve politike të gabuara nuk duhet të shikohet si ndëshkim, por si avantzh për të vërtetën për Kosovën. Presioni ndërkombëtar për themelimin e saj ka ardhur si rezultat kryekëput i përvojës së keqe në mbrojtjen e dëshmitarëve. Unë besoj në Zot dhe vlera morale, ndërgjegje, drejtësi e pajtim, duke mos e akuzuar apo ofenduar askënd për asgjë. Por, duke i ftuar të gjithë për drejtësi, solidaritet dhe pajtim ndëretnik”, tha presidenti.

Ai ka folur edhe për funksionimin e ligjit dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë.

Kurse, sa i përket procesit të reformës elektorale, ai tha se mbetet në vullnetin e deputetëve që propozimet të shndërrohen në vendime, në mënyrë që të respektohet vota e qytetarit.

Gjermani: Arrestohen dy vëllezër kosovarë të dyshuar për planifikim të sulmit

Policia e Gjermanisë thotë se dy vëllezër, të lindur në Kosovë, janë arrestuar të dyshuar se ata kanë planifikuar sulm në një qendër tregtare në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Policia tha se personat, 28 dhe 31 vjeçar, janë arrestuar në qytetin Duisburg në rajonin industrial Rur, sot herët në mëngjes, raporton agjencia AP nga Berlini.

Autoritetet thonë se ata janë të dyshuar se ndoshta kanë planifikuar sulm në qendrën tregtare Centro në qytetin e afërt Oberhauzen.

Autoritetet po zhvillojnë hetime se sa larg ka shkuar plani i të dyshuarve dhe nëse eventualisht ka edhe të dyshuar të tjerë.

Policia thotë se mbrëmë e ka shtuar praninë në qendrën tregtare Centro dhe në Tregun e Krishtlindjeve në afërsi, pasi ka marrë informacion.

Instituti Amerikan i Paqes: Kosova vatra e re e ISIS, ushqen me rekrutë luftërat në Siri e Irak

Instituti Amerikan i Paqes ka publikuar një raport special mbi dinamikën e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Në raport ngrihet alarmi se Kosova, një vend pa histori te mëparshme të militantizmit fetar, është kthyer në burimin kryesor të luftëtarëve të huaj në Irak dhe Siri, në raport me popullsinë.

Referuar të dhënave zyrtare të majit 2016, të paktën 314 kosovarë janë identifikuar që kanë udhëtuar në Siri e Irak që prej vitit 2012, për të qenë pjesë e formacioneve luftarake në këto vende.

Një tjetër e dhënë e rëndësishme është se 3 në 4 persona që kanë udhëtuar në Siri dhe Irak janë të grupmoshës 17-30 vjeç dhe mbi të gjitha, pjesa më e madhe e tyre kanë kryer së paku shkollën e mesme.

Instituti Amerikan i Paqes shënon edhe qytetet se nga vijnë më së shumti luftëtarët. Kështu, 83 rekrutë vijnë nga 5 qytete: Hani i Elezit, Kaçanik, Mitrovicë, Gjilan dhe Viti, transmeton Top Channel .

Duke u ndalur tek motivet që shtyjnë shtetasit e Kosovës të jenë më lehtë preh e radikalizmit, Instituti Amerikan i Paqes rendit si me kryesor faktin që pavarësisht përmirësimeve të kushteve të jetesës pas luftës, ndjeshmëritë kronike kanë kontribuar në krijimin e një ambienti që ndikon tek radikalizmi.

Një tjetër faktor është dhe zhgënjimi nga pritshmëritë, roli në rritje i Islamit në politikë si pjesë e qenësishme e identitetit të disa qarqeve sociale dhe dinamika e grupeve militante.

Në përfundim, raporti rekomandon që të merren menjëherë një seri masash, duke nisur që nga mbyllja e institucioneve informale të kultit e deri tek angazhim më i madh për rehabilitimin e 5 komunave të cilat janë identifikuar si më problematiket.

Kryetarët e 10 komunave me shumicë serbe nuk e pranojnë ministren Jevtiq

Ministrja e pushtetit lokal, Mirjana Jevtiq

Përfaqësuesit e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë në konkluzat e takimit të përbashkët të mbajtur në Zveçan, thonë se nuk e pranojnë emërimin e Mirjana Jevtiq në detyrën e ministres së pushtetit lokal në vend të ministrit të shkarkuar Lubomir Mariq.

Ata shprehën, siç thonë, ‘habinë e tyre me emërimin e Mirjana Jevtiqit për ministre të pushtetit lokal dhe me vendimin e saj që ta pranojë emërimin’.

“Vlerësojmë se zonja Jevtiq nuk ka asnjë legjitimitet dhe nuk e pranojmë emërimin e saj si dhe përjashtojmë cdo mundësi të bashkëpunimit dhe komunikimit me të”, thuhet në konkuluzat e takimit të publikuara në kumtesë.

Kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe mbajtën një takim të përbashkët me qëllim të, siç thanë, “harmonizimit të qëndrimit të përbashkët për shkarkimin e ministrit të pushtetit lokal, Lubomir Mariq dhe zëvendësimin e tij me Mirjana Jevtiqin”.

Nëpërmjet një kumtese ata thanë se “nuk i njohin dhe nuk i pranojnë më si përfaqësues të serbëve të Kosovës deputetët serbë në Kuvend”.

“Komunat tona ndërpresin çdo kontakt dhe bashkëpunim me anëtarët e Lëvizjes së Socialistëve në institucionet në të gjitha nivelet në Kosovë dhe Metohi, sepse kjo organizatë politike është protagonist kryesor në përpjekjen për të thyer bashkimin politik serb në Kosovë”, thuhet në konkluzat e kryetarëve të komunave me shumicë serbe.

Ata vlerësojnë se “sulmin mbi interesat kombëtare të serbëve në Kosovë dhe Metohi e kanë kryer deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës në pajtim me kryeministrin Isa Mustafa” dhe me këtë, siç thonë, “e kanë humbur legjitimitetin dhe ne nuk i pranojmë më si përfaqësues të popullit serb”.

Në një kumtesë të publikuar pas takimit thuhet se “zëvendësimi i ministrit Mariq me ministren e re Jevtiq u bë në kundërshtim me vullnetin e shumicës së serbëve në Kosovë, të dëshmuar në zgjedhjet e fundit dhe është rezultat i përmbysjes politike të kryer nga një grup i deputetëve në parlamentin e Kosovës”.

Në takimin e Zveçanit morën pjesë kryetarët e komunës së Mitrovicës së veriut, Zubin Potokut, Zveçanit, Shtërpces, Ranillugut, Kllokotit, Parteshit, Graçanicës, Novobërdës dhe kryetari i Kuvendit të Leposaviqit

Pak ditë më parë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori vendimin për shkarkim të minsitrit të deritashëm Lubomir Mariq dhe emërimin e ministres së re të pushtetit lokal, Mirjana Jevtiq. Një ndryshim i tillë përplasi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe Këshillat komunale të Partisë Përparimtare në Kosovë kanë vendosur që të ndërpresin “bashkëpunimin me Lëvizjen e Socialistëve”.

Kjo për faktin se, sic thonë, “emërimi I zonjës Jevtiq u bë me “marrëveshje tradhëtie” të deputetëve të Lëvizjes së Socialistëve me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, dhe se, siç u tha, “ata për pak para të shqiptarëve kanë shitur interesat e popullit serb dhe i kanë shkaktuar dëme të paparashikueshme interesave shtetërore dhe kombëtare”.

Kosova pa ulëse në Asamblenë Parlamentare të KE-së

Shefja e  delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të Këshilli  të Evropës Aleksandra Gjuroviq ka thënë se  pala serbe ka arritur të parandalojë delegacionin e Kosovës që të marrë autorizimin për të marrë pjesë në seancat e kësaj asambleje.

Gjithashtu, sipas saj delegacioni i Prishtinës është penguar që  të propozojë dhe nënshkruajë rezoluta  në këtë trup të  Këshillit të Evropës, raportojnë mediat serbe, përcjell Klan Kosova.

“Delegacioni është përballur me qëllim të vazhdueshëm dhe përpjekjet të Prishtinës për të siguruar të drejta të tjera që nuk i përkasin në çdo dokument të Këshillit të Evropës”, tha Aleksandra Gjuroviq dhe ka shtuar se Prishtina nuk ka aplikuar për marrjen e  statusit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Zyrtarët në Prishtinë kanë bërë të ditur në mënyrë të përsëritur se do të aplikojë për anëtarësim të plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës, por një kërkesë e tillë sipas mediave serbe nuk ka arritur  në Strasburg

Ndizen qirinj në Prizren për viktimat e Berlinit

Grupi i vetorganizuar i të rinjve nga Prizreni sonte në mbrëmje organizon ndezjen e qirinjve në shenjë respekti dhe përkujtimi për viktimat e sulmit të 19 dhjetorit në Berlin.

Aktiviteti do të zhvillohet në Sheshin “Shatërvan” në Prizren, duke filluar nga ora 18

Drenasi voton për kryetar komune

Votimet për kryetar komune në Drenas, 18 dhjetor 2016

Në komunën e Drenasit, sot janë duke u zhvilluar zgjedhjet e parakohshme për kryetarin e ri të kësaj komune. Zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë konfirmuar se të gjitha, 28 qendrat e votimit janë hapur me kohë, për të pritur votuesit.

Dy kandidatët për kryetar komune në zgjedhjet e parakohshme në Drenas, Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën, po garojnë në balotazh për postin e të parit të komunës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme dhe se deri në orën 11:00 kanë votuar 7.31 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas tij, kjo shifër, krahasuar me afatin e ngjashëm kohor me 4 dhjetor, kur u mbajt raundi i parë i zgjedhjeve për kryetar të komunës së Drenasit, është pak më e vogël.

Në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kanë garuar 6 kandidatët dhe numrin më të madh të votave e kanë fituar Ramiz Lladrovci nga PDK-ja, dhe Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën.

Zgjedhjet në Drenas kanë pasuar dorëheqjen e kryetarit Nexhat Demaku, pasi gjykata e shpalli atë fajtor për krime lufte. Ai është dënuar me 3 vjet burgim, në gjykimin njohur si ”Drenica 1 dhe 2”.

SHBA zgjeron shërbimet për viza, ja kategoritë që mund të aplikojnë në Prishtinë

Kosovarët e moshuar, mbi 60 vjeç, nga 5 janari 2017 do të mundë të aplikojnë për viza turistike për SHBA, në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Për këtë ka njoftuar Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, përmes një njoftimi dërguar mediave: 

KOSOVARËT E MOSHËS MBI 60 VJEÇARE DO TË MUND TË APLIKOJNË PËR VIZË TURISTIKE (B1/B2) NË AMBASADËN AMERIKANE NË PRISHTINË

PRISHTINË – ambasada amerikane në Prishtinë ka kënaqësinë të ju njoftoj se, që nga 5 janari 2017 do të filloj të pranoj aplikacionet për visa turistike (B1/B2) për Kosovarët e moshës mbi 60 vjeçare. Deri më tani, shërbim i tillë është ofruar në Prishtinë vetëm për ripërtërirjen e vizës së skaduar dhe për të moshuarit mbi 80 vjet. Ngaqë ambasada amerikane në Prishtinë përpiqet të ofroj shërbime cilësore për qytetarët e Kosovës të cilët aplikojnë për viza dhe ka konsiderata për vështirësitë që paraqet udhëtimi për në Shkup, ka vendosur ti zgjeroj shërbimet për viza të ofruara në Prishtinë.

Në të ardhmën, aplikantët duhet plotësuar formularin DS-160 (i cili mund të gjindet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në: https://xk.usembassy.gov/visas/), të përzgjedhin Prishtinën si vend i aplikimit dhe të caktojnë terminin në web-faqe. Në ditën e intervistës aplikantët duhet të paguajn tarifën për vizë (me para në dorë, dollarë ose euro) në ambasadë ku dhe do të intervistohen nga një zyrtar konzullorë. Vëni re se këto procedura dallojnë nga ato për në ambasadën amerikane në Shkup. Gjatë intervistës, të gjithë aplikantët duhet të vërtetojnë se kualifikohen për të marrë vizën. Zakonisht, vizat e aprovuara mund të mirren në ambasadë, dy ditë pune pas intervistës.

Ambasada amerikane në Prishtinë shpreson të ofroj më shumë shërbime për viza, në vitet në vijim. Për çdo risi dhe ndryshim, përcilleni ambasadën në Facebook. Pyetjet tuaja mund ti drejtoni në [email protected]
VINI RE:

·         Aplikantët duhet të paraqiten jo më shumë se 15 minuta, para intervistës. Armët ose çantat e mëdha, janë të ndaluara në amabasadë. Aplikantët këshillohen ti lënë pajisjet elektronike në shtëpi për të lehtësuar kontrollimin e tyre nga ana e personelit të sigurimit.
·         Për të arritur tek sektori konzullor, duhet ecur shkallave dhe sipërfaqeve jo të rrafshta. Për shkak të hapsirës së limituar, përsonat të cilët nuk aplikojnë për vizë nuk do të mund të futen në ambasadë. Aplikantët me aftësi të kufizuara apo që kanë nevojë për ndihmë të ndonjërit prej anëtarëve të familjes këshillohen të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.
·         Qiftet e martuara mund të aplikojnë së bashku përderisa njëri nga ta është mbi 60 vjeç. Të gjithë aplikantët tjerë të moshës 14 deri 59 vjeçare e që aplikojnë për herë të parë për vizë turistike (B1/B2) duhet të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.
·         Sektori konzullor ka kohë të limituar për intervista (termine). Aplikantët duhet të kenë durrim nëse data e tyre e preferuar për intervistë nuk është në dispozicion. Aplikantët me raste urgjente këshillohen të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.

AGK – Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës – selektiv Nga Arbana Xharra

Është i vërtetë konstatimi i Arbana Xharrës për AGK – Asosacionin e Gazeterëve të Kosovës, që është selektiv dhe jo një organizëm në mbrojtje të gazetarëve, pa marrë parasysh se kujt gazete i kontriubuon. Po sjellim reagimin e Xharrës në rrjetin social:

“Nuk kam shkruar asnjehere per reagimet selektive te AGK-se.

E fundit ka qene mos leshimi i komunikates per redaktoren e fotografise, Laura Hasani e cila eshte kercenuar nga serbet ne Mitrovicen e veriut dhe nuk eshte shkruar asnje rresht nga AGK-ja.

Pa permendur rastet e mija personale ku per asnje kercenim kurre nuk kane reaguar.

Sot, AGK leshon kumunikate se gazeta “Zeri”, ka larguar gazetaren Senada Halimi, pasi qe ka kuptuar se ajo eshte shtatzene.

Kjo eshte nje e pavertete, te cilen e ka leshuar AGK pa na kontaktuar fare si pale tjeter.

Ju lus ta lexoni sqarimin e gazetes “Zeri”.

Sqarim nga gazeta ‘Zëri’ (Dokument) –

Në emër të gazetës “Zëri” shprehim shqetësimin tonë të thellë në lidhje me reagimin e njëanshëm të kreut të AGK-së, Shkëlqim Hysenaj, i cili pa kontaktuar gazetën” Zëri” të mërkurën  ka lëshuar një komunikatë për medie me shumë të pavërteta.

AGK nëpërmjet një komunikate njofton se gazeta “Zëri” e ka larguar nga puna gazetaren , Senada Halimi,  me arsyetimin se kjo e fundit është shtatzënë.

Por e vërteta është si në vijim:

Gazetares Senada Halimi nuk i është shkëputur kontrata, pasi që kontrata ekzistuese i është respektuar në tërësi, por nuk i është vazhduar kontrata e re për vitin 2017. Kjo për faktin se bashkë me gazetaren Halimi, kontrata nuk i është vazhduar edhe gjashtë punëtorëve të tjerë.

Vendimi për këta punëtorë është ndërmarrë bazuar në performacën e tyre.  Në gazetën “Zeri” ka punëtore të tjera shtatzëna, të cilave u është vazhduar kontrata. Pra nuk është e vërtetë që vendimi është marrë për këtë arsye.

Kjo është vetëm një  tendence e kreut te AGK-se,  Shkëlqim Hysenaj, i cili  ka qenë i punësuar në “Zëri” për tetë muaj. Atij gjatë kësaj periudhe i është ndryshuar pozita, por jo edhe paga, duke iu respektuar kështu kontrata e punës.

Ai me vetëkërkesë ka dhënë dorëheqje nga pozita dhe me pas ka deponuar një ankesë në Inspektorat të Punës për gazetën “Zëri”.  Pas shqyrtimit të gjitha fakteve,  Inspektorati merr vendimin me nr. 06-28-1/16, ku ka vendosur se ankesa e Shkëlqim Hysenajt është e pabazuar.

(Të bashkangjitur e keni vendimin e inspektoratit te punës).Image

Ne shprehim shqetësimin tonë në lidhje  me fushatën e Hysenajt kundër “Zërit”.  Hysenaj edhe pse i votuar për të përfaqësuar të gjithë  gazetarët e Kosovës, pa dallim, ai nuk ka reaguar në shume raste të kërcënimeve te gazetareve, siç është rasti i fundit i redaktores së fotografisë, Laura Hasani, e cila është kërcënuar të dielën që lamë pas nga disa serbë lokal gjatë  punës së saj në Mitrovicën e Veriut.

Për shkak të kësaj qasjeje selektive të Hysenajt ndaj ” Zërit”, kjo e fundit ndihet e papërfaqësuar dhe ka vendosur që mos të konkurrojmë sivjet në çmimet vjetore që ndahen nga AGK.

Me respekt,

Redaksia e gazetës ‘Zërit”.

Tahiri: Kosova pronare e kodit – shuhen të gjitha kodet tjera

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha të enjten se me kodin telefonik Kosova ka fituar identitetin shtetëror dhe njohjen ndërkombëtare të pavarësisë në fushën e telekomit.

“Kosova është pronare e kodit. Kosova administron vetë me kodin telefonik. Kosova do të bashkëpunojë direkt me ITU-në për implementimin e kodit telefonik. AKREP është kompetente për zbatimin teknik të kodit. Kosova do ta ketë vetëm një kod, +383. Do të shuhen të gjitha kodet ekzistuese”, ka thënë Tahiri.

Ndërkohë, kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi, ka bërë të ditur se thirrjet dhe daljet telefonike në gjithë botë botën do të jenë thirrje ndërkombëtare.

“Thirrjet në mes Republikës së Kosovës dhe gjithë botës, por edhe Serbisë do të jenë thirrje ndërkombëtare edhe në thirrje edhe në dalje. Po ashtu, marrëveshjet e roamingut dhe interkoneksionit me Serbinë, si dhe me të gjitha vendet e botës do të jenë ndërkombëtare. Në këtë rast do të eliminohen të gjitha vështirësitë në menaxhimin e trafikut në hyrje dhe dalje”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se do të shuhen operatorët ilegalë të telefonisë mobile dhe fikse të Serbisë në Kosovë, që kanë vepruar që nga përfundimi i luftës, si dhe do të eliminohen të gjitha interferencat e shkaktuara nga operatorët ilegal, që kanë krijuar probleme të mëdha për operatorët aktual të telefonisë.

Thirrjet me kodin +383 në fillim të vitit 2017

Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) ka ndarë kodin telefonik +383 për Kosovën, pas një marrëveshjeje të arritur në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përtelekomunikacionin, me lehtëismin e BE-së, që u përmbyllë javë më parë.

Autoritetet në Kosovë marrjen e kodit e kanë konsideruar arritje historike për fushën e telekomit dhe kanë thënë se “kodi telefonik fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka konfirmuar se Kosova është bërë me kod telefonik ndërkombëtar +383.

“Bëjmë me dije opinionin se ITU në pajtim me marrëveshjen e telekomit ka publikuar kodin telefonik për Kosovën. Ky lajm përbën një të arritur historike për fushën e telekomit dhe fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, thuhet në deklaratën me shkrim të ministres Tahiri.

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me marrjen e kodit telefonik përfitimet ekonomike të Republikës së Kosovës do të jenë milionëshe.

“Republikës së Kosovës i është alokuar kodi telefonik ndërkombëtar +383. Kosova ka shënuar një arritje të madhe duke bërë një hap të rëndësishëm në kompletimin e elementeve të shtetësisë. Ndarja e kodit telefonik ndërkombëtar e forcon sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit. Përfitimet ekonomike të Republikës së Kosovës do të jenë milionëshe”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Por, drejtori i Postë Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka folur për periudhën e zbatimit të këtij kodi, që sipas tij, është një periudhë transitore jo edhe e lehtë.

“Nga aspekti tjetër fillon procesi i tranzicionit ku tre kodet telefonike që janë në shfrytëzim do të fillojnë të eliminohen deri në një kohë të ardhme që mendohet një periudhë transitore prej 16 muajve deri në 24 muaj që dhe të kalojmë në kodin +383”.

“Periudha transitore nuk është e lehtë ka procese të ndryshme teknike, teknologjike dhe migrime brenda këtyre proceseve dhe platformave të ndryshme, por është një proces që duhet të menaxhohet me një përkushtim të lartë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se në pjesën e parë të vitit 2017, do të mund të realizohen thirrjet e para me kodin e ri telefonik.

Aktualisht, në Kosovë ekzistojnë tre operatorë të telefonisë mobile dhe fikse, të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare.

Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin (+381) të Serbisë.

Përdorimi i këtyre kodeve sipas drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa, ka shkaktuar kosto të lartë, të cilat tani do të eliminohen.

“Deri më sot, si telekom, ne emër të shfrytëzimit të kodit telefonik të Monakos kemi paguar 200 milionë euro të cilat kanë shkuar në drejtim të telekomit të Monakos. Në të ardhmen për një periudhë të caktuar së paku 100 milionë euro mund të ndalen në vend dhe të investohen në projekte të ndryshme brenda vendit”, ka bërë të ditur Mustafa.

Në bazë të marrëveshjes për telekomunikacionin, Kosova ka marrë kodin ndërkombëtar +383, nga ITU, pas një kërkesë që i ka parashtruar Serbia.

Derisa, bazuar në këtë marrëveshje, Kosova obligohet që të japë një leje të përkohshme dhe të kufizuar për një operator të telefonisë mobile serbe, MTS.d.o., e cila thuhet se do të duhet të regjistrohet sipas Ligjeve të Republikës së Kosovës.

Problemi i kufirit Kosovë – Mali i Zi: Maskarada e 3 gushtit – Nga Hivzi Islami

Problemi i demarkacionit Kosovë-Mali i Zi është politizuar deri në skajshmëri dhe zhvillimet kanë arritur deri aty sa argumentimi shkencor dhe gjykimi racional kanë humbur tashmë çdo kuptim.

Diskursi ashtu siç po rrjedh nuk ka lidhje me territor, por bëhet fjalë për luftë për pushtet midis grupacioneve partiake-politike, duke u krijuar raporte absurde midis tyre, të karakterizuara vetëm me epitetet: “patriot” ose “tradhtar”! Por aty vërehej edhe diçka tjetër: lufta e ashpër midis llojit, qoftë midis partnerëve të koalicionit, qoftë brenda vetë këtyre dy partive të mëdha shqiptare!

Kjo u pa dhe në një “debat shkencor-profesional” të organizuar nga vetë Kuvendi i Kosovës më 3 gusht 2016, ku dominuan joprofesionalizmi, militantizmi ekstrem politik, injoranca dhe emocionet.

Takimi i përkiste një panairi të llojit të vet, ku ziheshin në gojë edhe kufijtë deri te “Molla e Kuqe”: mendonin se kishte ardhur koha për një “Kongres Shqiptar të Berlinit”, i vetëmandatuar për vizatimin dhe rivizatimin e kufijve të rinj në Ballkan! Ata që përpiqeshin të ofronin argumente shkencore për historikun e vijës kufitare dhe mundësi të zgjidhjes së çështjes ishin në pakicë të madhe, të përbuzur e të sharë, sepse kështu ishte orkestruar “debati shkencor” nga vetë organizatorët dhe drejtuesit e tij.

Klithmat, ulërimat dhe harbutëria pro et contra, kjo ishte atmosfera! Më kishte ftuar kryetari i Kuvendit me ftesë speciale në cilësi të ekspertit, por në prani të tij, drejtuesi i “debatit”, nënkryetar i Kuvendit, ma merr fjalën dhe nuk më jep të drejtën të replikoja me “përfaqësuesit e popullit” dhe profiterët politikë, të cilët me sjelljet e tyre populliste gjendeshin në anën tjetër të arsyes! Isha aty vetëm në emër timin, jo të Akademisë, për ta prezantuar një opinion personal dhe për t’iu kundërvënë me argumente injorantëve dhe profiterëve politikë.

Ishte i bezdisshëm “debati” më se 12 orësh dhe më të neveritshme ishin sjelljet e “përfaqësuesve të popullit” ndaj të gjithë atyre që mendonin ndryshe, por e vlejti që qëndrova deri në fund, me gjithë ofendimet që më bëheshin mua personalisht dhe Akademisë, sepse vetëm nga afër arrita të nxjerr përfundimin se në atë Kuvend nuk ka vetëm “deputetë të popullit”, por midis tyre ka edhe shumë harbutë dhe huliganë!

Në këtë takim “shkencor-profesional” mund të merrnin pjesë edhe gazetarë, analistë, opinionistë të ndryshëm, diplomatë, por çka kërkonin aty militantët partiakë, pastaj politikanët, deputetët dhe qeveritarët, të cilët, po të ishin të zotët e të arsyeshëm do të kishin gjetur gjuhë të përbashkët (konsensus) për një çështje kaq madhore dhe do ta kishin zgjidhur çështjen e kufirit me Malin e Zi dhe shumë probleme të tjera.

Në “debat shkencor” kishin sjellë edhe njerëz hallexhinj të atyre zonave, duke manipuluar me pakënaqësitë e tyre personale dhe familjare (pronat), në vend se të shkohej te ata dhe të bisedohej me javë e muaj fshat për fshat, mëhallë për mëhallë, shtëpi për shtëpi, familje për familje, parcelë për parcelë.

KUFIJTË SHTETËRORË NUK BËHEN VETËM NGA HARTAT

Kufijtë nuk merren nga hartat; vijat në harta janë vija imagjinare dhe nuk mund t’i bësh sinore (mezhde) ndërkombëtare pa u negociuar. Ambasadori amerikan, në mbështetje të mendimit të ekspertëve dhe analistëve të State Departamentit, në takimin e 3 gushtit nënvizoi: “Ata që thonë se kufiri është dashur të vendoset sipas hartave, historisë apo nostalgjisë kjo nuk është e përshtatshme për ditët e sotme. Të dëshirosh që historia të jetë ndryshe nuk është bazë reale për marrëveshjet reale” (Grag Delawie, Koha ditore, 4 gusht 2016, f. 2).

Nga hartat e enciklopedive, të atlaseve, të leksikoneve, të teksteve shkollore me shkallë 1: 500.000; 1: 1.000.000, 1: 1.500.000 aq më tepër nuk mund të nxirren mezhdat në terren. Në hartën me përmasa 1:500.000 – 1cm në hartë është baras me 5 km në natyrë; harta 1:1.000.000 – 1cm në hartë = 10 km në natyrë; harta 1:1.500.000 – 1cm në hartë është baras me 15 km në natyrë. Ndërkaq, hartat kadastrale – ku shkallët janë 1: 2.500, apo të tjera, i japin detajet në terren, janë bazë për zgjidhjen e kontesteve pronësore-juridike të qytetarëve – të mezhdave, rrugëve, vadave, strehëve etj. Maja, qafa, gryka etj. nuk janë një cm apo një metër, por disa dhjetëra e qindra metra, madje edhe km – ku ta vësh aty kufirin shtetëror? Qafat shpesh duken si pllaja, ose grykat, e Llapushnikut p. sh. si morfologji, duket si një fushë e vogël.

Të gjitha hartat e territorit të Kosovës bazën hartografike e kanë tek ish-Drejtoria Krahinore e Gjeodezisë së Kosovës, sot Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe të gjithë shfrytëzuesit tanë janë mbështetur aty, përfshirë edhe këta që po kundërshtojnë sot.

Kufijtë janë çështje e shtetit. Shteti me fqinjët merren vesh për vijën kufitare pas hulumtimit të dokumentacionit dhe mbledhjes së të dhënave në terren dhe arkiva: kadastrale, gjeodezike, gjeografike, historike, ekonomike, etnike, hartografike, përmes bisedave me ekspertë të planifikimit hapësinor të komunave përkatëse, të trashëgimisë kulturore, përmes bisedave me njerëzit e atjeshëm të moshës së vjetër, me politikanë lokalë që i kanë drejtuar apo i drejtojnë ato komuna të zonave kontestuese kufitare, etj.

Shteti e formon Komisionin Shtetëror të Demarkacionit, tepër profesional dhe kredibil. Edhe Kosova e formoi një Komision, por jo me një cilësi profesionale në nivel që e kërkonte çështja. Ai kishte për detyrë që bashkë me Komisionin Shtetëror të Malit të Zi ta vërtetonte ku ka qenë kufiri administrativ midis Kosovës dhe Malit të Zi, që do të bëhet kufi shtetëror pas pavarësisë së Kosovës. Pas punës disavjeçare ky Komision paraqiti një Raport përfundimtar.

Sipas mendimit tonë Raporti ishte ekstensiv, me plot paqartësi dhe materiale irelevante për kufirin – u referohej disa viteve, dokumenteve e ngjarjeve që nuk kanë fort lidhje me kufirin Kosovë – Mal i Zi, Kosovë – Serbi, prandaj ka lënë hapësirë për interpretime të ndryshme. Komisioni që nga themelimi, së bashku me Qeverinë, nuk ishte as transparent sa duhet për punën e kryer; në mungesë të transparencës dhe megalomanisë se votat janë të siguruara në Kuvend për miratimin e Raportit, nuk ditën ta plasonin edhe pjesën produktive të punës së bërë, të mbështetur në të dhëna dhe fakte të pakontestueshme.

Pjesë e këtij Komisioni është dashur të ishte patjetër një kuadër nga Peja (ekspert, politikan tepër kredibil, i dikurshëm apo i sotëm etj.). Detyra e Komisionit ishte që të gjendej kufiri administrativ midis Malit të Zi dhe Serbisë, përkatësisht Malit të Zi dhe Kosovës, i vënë padrejtësisht, dhe ai kufi i padrejtë do të ishte kufi “i drejtë”, të cilin sot duhet pranuar si të tillë. Mbetet i panjohur fakti se a është gjetur njëmend ajo vijë kufitare, e shënuar me diçka, me gur të posaçëm, me piramida përkatëse apo shufra të trasha hekuri, derisa dihet se mezhdat e të gjitha arave ose pronave të tjera në gjithë ish-Jugosllavinë janë shënuar së paku me gurë.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës nuk është konsultuar për asgjë, nga formimi i Komisionit Shtetëror për Demarkacion e deri më sot. Në maskaradën e 3 gushtit isha për ta prezantuar vetëm një opinion timin, meqenëse përveç demografisë si profesion bazë që e kam, kam mbajtur shumë vjet ligjërata në UP nga gjeopolitika dhe gjeografia politike dhe disa baza parimore dhe supozime teorike mund t’i dija, por kam bërë dhe hulumtime në terren, në pjesën më të ndjeshme të zonave kufitare për të cilat po debatohet tash e një vit.

Pra nuk isha në emër të Akademisë, por të gjitha instancat mediatike e të tjera e cilësonin mendimin tim si të kryetarit të Akademisë. Në anën tjetër, Akademia nuk është agjenci profesionale, me infrastrukturë operative, që të merrej më çështje të kufijve. Por po të ishte pyetur, do të ishte përpjekur që të ndihmonte me këshilla rreth përbërjes së Komisionit.

Mjerisht që nga paslufta gati të gjitha instancat profesionale në Kosovë, kompanitë publike, agjencitë, departamentet, këshillat, bordet, komisionet etj., me shumë ingjerenca dhe përgjegjësi, janë drejtuar dhe ende drejtohen nga joprofesionistë, nga njerëz në vija partiake, klanore, farefisnore.

Profesionistët shumë shpesh janë mënjanuar, prandaj sot po i vuajmë pasojat e joprofesionalizmit, të nepotizmit dhe privilegjeve të njerëzve të grupeve dhe klikave partiake.(Vijon)

Autori është kryetar i Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Ky fejton është shkruar ekskluzivisht për ‘Zërin”. 

Kosova bëhet zyrtarisht me kodin +383

Unioni ndërkombetarë i telekomunikimeve (ITU), Kosovës i ka ndarë kodin telefonik +383. Kosova ka hyrë në listën zyrtare të shteteve dhe rajoneve gjeografike që kanë kode telefonike.

Buletini i ITU, që njofton për dhënjen e kodit, është i njëjtë me tekstin e marrëveshjes që ishte arritur ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel./Express/

Flora Brovina dhunshëm do të sillet në Gjykatë

Policia e Kosovës do të detyrohet ta sjellë dhunshëm në Gjykatën Themelore të Prishtinës deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovinën, për të dëshmuar në rastin e deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Brovina është njëra ndër dy dëshmitarët kryesore në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Kryetari i trupit gjykues në këtë çështje penale, Beqir Kalludra, ka bërë të ditur se do të lëshojë urdhëresë për ta sjellë me detyrim Brovinën për të dëshmuar në shqyrtimin e ardhshëm gjyqësor, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Këto deklarime gjyqtari Kalludra i ka bërë pasi që Brovina nuk e ka arsyetuar mungesën e saj në seancën, e cila ishte planifikuar të mbahet të mërkurën ndaj deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ndërkaq, mungesa e dëshmitares Brovina, por edhe e dy deputetëve të akuzuar, Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, seanca gjyqësore do të shtyhen për datën 20 shkurt.

Sipas gjyqtarit Beqir Kalludra, mungesa e deputetëve është e arsyetuar sepse, sipas tij, ata gjenden në udhëtim zyrtar. Mirëpo, përveç deputetëve, në këtë seancë kanë munguar edhe dy dëshmitarët kryesorë, Blerta Deliu dhe Flora Brovina nga Partia Demokratike e Kosovës, të cilat po vlerësohen nga Gjykata si palë e dëmtuar.

Mirëpo, mungesa pa arsye e deputetes Flora Brovina për të dëshmuar në këtë seancë ka bërë që kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, të lëshojë urdhërese për ta sjellë me detyrim Brovinën për të dëshmuar në seancë e ardhshme gjyqësore.

E dëshmia ndaj kolegëve të saj deputetë e sidomos ndaj Albin Kurtit nuk po i pëlqen Flora Brovinës, me të cilin Brovina thotë se ka relacione të veçanta që nga koha kur ishin së bashku në burgjet e Serbisë.

Kompania ruse e naftës futet ilegalisht në Kosovë

Tri pika të shitjes së derivateve janë hapur në veri të Kosovës nga kompania serbe “Nis Petrol”. Për mbylljen e tyre Qeveria e Kosovës ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian, pasi që një gjë të tillë nuk ka mundur ta bëjë Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë

Qeveria e Kosovës ka kërkuar përkrahje nga Bashkim Evropian (BE) për t’i  mbyllur tri pika të shitjes së derivateve në veri të Kosovës, të cilat janë pronë e kompanisë serbe “Nis Petrol” dhe kjo e fundit është kompani aksionarësh, ku 56 për qind të aksioneve është nën menaxhimin e kompanisë ruse “Gazprom” dhe pjesa tjetër e Qeverisë së Serbisë.

Kompania në fjalë ka bërë gati për punë një pikë të shitjes në komunën veriore të Mitrovicës, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit. Por, përveç këtyre në këto komuna të banuara me serbë operojnë edhe pompa të tjera ilegale të derivateve.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri”, brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë bëjnë të ditur se para pak ditësh kryeinspektori i MTI-së, Lulzim Syla, së bashku me dy inspektorë nën përcjelljen e Policisë ka identifikuar tri pikat ilegale të derivateve, por zyrtarët në fjalë nuk kanë mundur t’i mbyllin ato.

“Inspektorati vetëm ka fotografuar ato pika dhe i ka njoftuar zyrtarët e lartë të Ministrisë”, bën të ditur burimi i besueshëm i gazetës brenda kësaj Ministrie.

Ai më tej thotë se në veri të vendit Inspektorati i MTI-së nuk ka mundur të operojë asnjëherë.

Demolli: Forcat e Armatosura problem politik

Ndryshimet kushtetuese, të cilat do t’i hapnin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, kanë mbetur peng i zhvillimeve politike në vend, tha për Radion Evropa e Lirë, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.

Ai bëri me dije se ministria që drejton ka kryer përgatitjet e nevojshme të planifikimit dhe të procesit të transformimit dhe se është e gatshme të fillojë procesin e transformimit, pasi të jetë marrë një vendim politik në Kuvendin e Kosovës.

“Aktet normative apo draft ligjin për transformimin e FSK-së në FAK e kemi dërguar në Qeveri të Kosovës dhe po ashtu amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me transformimin e FSK-së janë në Kuvendin e Kosovës. Por, deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe janë duke e bojkotuar punën e Kuvendit të Kosovës, si dhe nuk kanë treguar gatishmëri për të dhënë votën e tyre pro ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të ishin edhe bazë për fillimin dhe zhvillimin e këtij procesi”, thotë Demolli.
Ministri Demolli thotë se janë bërë përpjekje që të kontaktohen deputetët nga Lista Serbe, për të parë se cilat janë shkaqet e mos votimit të ndryshimeve kushtetuese për FSK-në dhe se cilat janë kërkesat eventuale që mund të kenë, mirëpo, sipas tij, “ nuk ka pasur sukses në atë drejtim”.

“Shtyrja e këtij procesi mund të jetë demotivim sa i përket zhvillimeve të brendshme në FSK. Kjo vërtetë mund të krijojë demotivim tek pjesëtarët e FSK-së, të cilët ka dy vite që po presin fillimin e këtij procesi”, thotë Demolli.

Por ndërkohë, të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, deputetë të Listës Serbe nuk kanë dashur të komentojnë lidhur me këtë çështje, duke thënë se qëndrimet e tyre tani më janë të njohura.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Nenad Rashiq, kohë më parë pati deklaruar se nuk ekziston ‘hapësirë manovruese brenda koalicionit dhe marrëveshjes për koalicion’, për çfarëdo bisedimesh për Forcat e Armatosura të Kosovës.

Lista Serbe, aktualisht, e ka ngrirë pjesëmarrjen në institucionet e Kosovës, në Kuvend dhe në Qeveri, pas miratimit të një Ligji për Trepçën dhe për Investimet Strategjike.

Forcat e Armatosura të Kosovës, si pasardhëse të Forcave të Sigurisë, janë paralajmëruar të krijohen prej më shumë se dy vitesh, pas hapjes së dritës së gjelbër nga Aleanca e NATO-s me përmbushjen e kapaciteteve operative. Autoritetet në Kosovë thanë se ato do të krijoheshin me standarde të NATO-s dhe nën mbikëqyrjen e Aleancës.

Pak ditë më parë, ndërkaq, udhëheqësit e institucioneve të vendit thanë se kanë marrë mbështetjen nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, për rritjen e bashkëpunimit me Aleancën.

Por, analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se kundërshtimi i Listës Serbe sa i përket transformimit të FSK-së në Forcën e Armatosur të Kosovës është vetëm njëra anë e medaljes.

Sipas tij, në këtë mes ka edhe çështje tjera që po shkaktojnë zvarritjen e këtij procesi.

“Unë e shoh mjaft problematike edhe qasjen që NATO-ja mund të ketë karshi Forcës së Armatosur të Kosovës. Mos të harrojmë se NATO është e pranishme në Kosovë me një Forcë të Armatosur, siç është KFOR-i. Në letrën që i është dërguar kryeministrit Isa Mustafa, por që nuk është bërë publike, unë besoj që qëndron edhe forma se a do të jetë e mundshme që me një forcë apo ushtri të NATO-s brenda në Kosovë të krijohet edhe një forcë tjetër e armatosur, që do të ishte FAK”, thotë Mushkolaj.

Problemi i Forcave të Armatosura të Kosovës dhe mos miratimi i Ligjit brenda Kuvendit të Kosovës, thonë njohës të rrethanave, do të vazhdojë edhe më tej, për faktin e vazhdimit të bojkotit të punës nga Lista Serbe, por njëkohësisht edhe mosmarrëveshjeve në skenën politike në vend. (REL)

Vetëm Azem Syla sillet dhe largohet pa pranga nga Gjykata

Të gjithë të paraburgosurit në rastin “Toka” sillen dhe largohen nga salla e Gjykatës me pranga, por kjo nuk vlen edhe për Azem Sylën, raporton KTV.

Ai vazhdon të jetë në paraburgim, derisa mbrojtësi i tij e ka paralajmëruar gjykatën se do ta shqyrtojë këtë çështje.

Të martën, kryetari i trupit gjykues e ka ndërruar vendimin dhe i ka lejuar mediat të jenë pjesë e seancës, të cilën e kishte mbyllur një ditë më parë.

Por, seanca ka qenë e pamundur të vazhdojë për shkak të mungesës së një të akuzuari.

Gjykatësi ka lëshuar urdhër-arrest për Berishën, duke thënë se do të vendosë pastaj nëse është e nevojshme të veçojë procedurën ndaj këtij të akuzuari.

Avokati i tij, Ramiz Krasniqi, ka thënë se nuk e di ku gjendet klienti i tij, të cilit ka thënë se nuk i funksionon telefoni dhe nuk ka arritur ta kontaktojë.

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-deputeti i PDK-së Azem Syla, bashkë me 38 persona të tjerë, në mesin e tyre edhe shtetas të Serbisë, akuzohen për 46 pika të ndryshme të akuzës për keqpërdorime me prona në Kosovë.

Kryeministri Mustafa takoi në Shkodër homologun malazias Markoviq

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq, janë takuar sot në Shkodër të Shqipërisë.

Në faqen zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi, konfirmohet se kryeministri Dushko Markoviq është takuar të dielën në Shkodër me homologun e tij nga Kosova, Isa Mustafa. Takimi, thuhet se është realizuar me nismën e Mustafës.

“Bashkëbiseduesit gjatë dialogut miqësor kanë shqyrtuar çëështjet aktuale bilaterale dhe u pajtuan që në periudhën e ardhshme ti japin një impuls shtesë bashkëpunimit, sidomos atij ekonomik ndërmjet dyja vendeve”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Malit të Zi.

Po ashtu, thuhet se të dy kryeministrat kanë diskutuar edhe çëështjet që ndërlidhen me bashkëpunimin dhe nismat rajonale.

Ky takim, nuk është komentuar nga zyrtarët e kabinetit të Mustafës në Prishtinë.

Mediat lokale, duke iu referuar njoftimeve të mediave nga Shqipëria, bënë të ditur se Mustafa e Markoviq janë takuar në një hotel në Shkodër në një takim, sic u quajt, i paparalajmëruar.

Takimi i Kryeministrit Mustafa dhe Markoviq vie në një periudhë të tensioneve në Kosovë rreth një marrëveshjeje për përkufizimin e vijës kufitare ndërmjet dy vendeve, që u arrit më shumë se një vit më parë. Mali i Zi e ka ratifikuar marrëveshjen por Kosova, për shkak të kundërshtimeve me forcë në Kuvend dhe në rrugë të opozitës, e ka tërhequr nga debati i mëtejmë një projekt ligj për ratifikim.

Kryeministri Mustafa nuk ka arritur të mbledhë votat e mjaftueshme në Kuvend për ta kaluar marrëveshjen dhe së fundi ka bërë thirrje për një process të matjes së territorit të Kosovës.

Aktualisht nuk ka njoftime nëse dy kryeministrat kanë diskutuar çëështjen edemarkacionit.

Javë më parë, autoriteteve malaziase u kishte drejtuar një letër edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili kishte kërkuar që Podgorica t’i kërkoj Bashkimit Evropian që çëështja e demarkacionit të mos jetë pengesë për bllokimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës kusht për heqjen e vizave, ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

NËPËRMUR – Nga Gëzim Muçolli

Halli i murit që po ndërton paria fashiste e lagjeve veriore të qytetit të Mitrovicës na ka goditur të gjithëve.
Edhe pse neve sot na duket se kemi ngelur tepër të ngrirë nga tronditja se deri ku mund të arrijë budallallëku i projekteve fashiste serbe , në fakt situata është duke arritur pikën e vlimit megjithë temperaturat e dhjetorit.
Problemi nuk është vetëm se a do të flet Agimi dhe Partia e tij AKR që e ka vënë kryetar të Mitrovicës e që aktualisht duket shumë i zënë duke ndërtuar xhaminë e re afër lumit Ibër.
Problem vetëm i yni nuk është se a do të flet zonjusha Edita Tahiri , ministër i dialogut dhe Qeveria e Kosovës që aktualisht shumë mirë janë duke e formuluar heshtjen si mënyrë e daljes nga problemet që kanë shkaktuar me papërgjegjësinë e vet.
Kryeministri i Qeverisë së Kosovës , I papërsëritshmi Prof. Dr. Akademik Isa Mustafa , i përgatitur si gjithmonë ka zgjedhur strategjinë monumentale : Çile guri gojën!
Natyrisht populli nuk hesht . As nuk mund të pret derisa të del dushku.
Por , halli ynë këtë herë është edhe më i madh se beton-armatura e murit të provokatorëve serbë.
Para pak ditëve pas pjesmarrjes së Kryeministrit të Kosovës , i cili arriti atje si një hero antik legjendar duke kaluar rrugë nëpër pyje e male,në një manifestim të organizuar nga KFOR-i. në inaugurimin e një ure që lidh Zveçanin dhe Leposaviqin,të ndërtuar me një investim prej 400 mijë eurove nga NATO, paria e serbëve që flasin në emër të atyre në veriun e Kosovës, deklaroi se ndërpret çdo bashkëpunim me NATO-n.
Ata NATO-N e deklasuan nga roli i Ushtrisë Paqeruajtëse në Ushtri Invazore.
Pra ndoshta duhet që dikush nga Komanda ushtarake e Brukselit ta shikojë këtë mur që po ndërtohet si demonstrim të forcës nga Rakiqët e Kosovës dhe të Beligradit.
Duhet të vendosin se kush ka rolin më të fortë në ruajtjen e paqes dhe garantimin e lirisë së lëvizjes dhe lirive tjera qytetare: NATO apo mafia politike serbe në Mitrovicë?!
Edhe ata tjerët , prap në Bruksel , brenda zyrave të Pallatit të Unionit Evropian duhet ta dijnë se është koha të pranojnë dhe të zgjedhin midis dy përgjegjjeve lidhur me Urën dhe Murin te Ibri:
-ti ndalin punimet pa leje dhe pas rrënimit të murit të dënohen përgjegjësit për sabotim të Dialogut të Brukselit, ose
– të vijnë ta inaugurojnë vet këtë mur si monument të politikës dyftyrëshe të UE ndaj Mitrovicës dhe Republikës së Kosovës.
Pjesën më të vështirë ,natyrisht duhet ta ketë Gjeneralmajori italian Giovanni FUNGO , i 21 nga komandantët e deritanishëm të KFOR në Kosovë nga qershori 1999.
Ai është i thirrur në kauzën e kulmit të çmendurisë serbe, meqenëse ata kanë deklaruar se tashmë NATO-n e konsiderojnë ushtri pushtuese.
A do i përkëdhelë gjeneral Fungo, Rakiqin me shokë apo do të përdorë autoritetin dhe përgjegjësinë e komandantit. Apo do ti bashkohet lojës së tyre duke vënë mbi Murin e turpit tela gjemborë.
Apo mos ndonjë budalla, aspirant karriere madhore diplomatike nga Brukseli mos do ta këshillojë gjeneralin italian që në emër të ruajtjes së “paqes” të urdhërojë patrullime të ushtarëve të Kfor-it përgjatë perimetrit jugor të murit.
Barrikadë pas barrikade, barrierë pas barriere, gabim pas gabimi, mosvendosshmëri pas mosvendosshmërie, mosdenim pas mosdënimi, rruga e miut u bë e gjatë.
Mjafton që dikush nesër mos të zgjohet duke thënë se do të heqin vizat për qytetarët e Kosovës për të lëvizur në UE nëse ata e pranojnë dhe nuk kërkojnë rrënimin e murit .
Po e shtoj edhe një të dhënë jo aq të rëndësishme por të vërtetë. Edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri edhe komandanti i KFOR-it generali Giovanni Fungo janë të lindur të njëjtin vit:1960.
Kanë mjaft vite jetë dhe duhet tu mjaftojnë për të qenë të mençur e të vendosur për ta hequr njollën e turpit : murin fashist në Mitrovicë, në zemër të Europës.
Neve nuk po na pritet më. Jepni urdhër sipas detyrës që keni!
Veproni!
Avanti!

Muri, fund i iluzioneve për bashkim! – Nga Florim Zeqa

Historia e ndarjes së veriut është e gjatë dhe e dhimbshme. Ajo burimin e ka tek marrëveshja e Kumanovës për tërheqjen paqësore të forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova, e pasuar menjëherë me dislokimin e forcave të KFOR-it francez mbi urën e lumit Ibër. Nga ajo kohë i kaluam mbi 17 vite duke pritur, duke ëndërruar, duke kënduar e vajtuar, duke gënjyer e zhgënjyer vetveten se një ditë do të bashkohet qyteti i ëndrrave dhe kujtimeve tona rinore. Përgjatë këtyre viteve i “provuam” të gjitha mundësitë tona për të bindur (frikësuar) pushtuesin tonë verior të na lërë Mitrovicën, por kot! Atë që nuk mundi ta bëjë shumë vite më parë ylli i muzikës shqiptare, e madhja Shkurte Fejza me këngën; “Jo nuk ndahet Mitrovica”,…provuan ta bëjnë edhe liderët tonë përmes fushatave zgjedhore disa herë në vazhdimësi, përderisa zgjedhjeve të fundit as që humbën kohë të merren me Mitrovicën, shkaku i konsumimit të kësaj çështje në fjalorin e tyre politik. Po i kthehem edhe një herë mesazhit të fuqishëm që shpërndau këngëtarja jonë e mirënjohur, në vargun e saj më kulmor në këngën e saj; “pa u farue me djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica”. Ky varg, për më tepër se mesazh, duhej të ishte si kushtrim mbarëkombëtar, mirëpo në kohën kur u lansua kjo këngë, mesazhi i saj duket të ketë qenë pak sa i vonuar, madje do të thosha edhe shqetë- sues për “bartësit” e luftës, tashmë të akomoduar mirë nëpër institucione shtetërore, të zhytur thellë në luksin përrallor që u solli liria!
Veprimet ishin të planifikuara dhe të koordinuara nga Serbia, Rusia dhe një pjesë tjetër e bashkësisë ndërkombëtare
Një situatë e tillë e krijuar e komandantëve (varfanjak) të shndërruar në milionerë, u bë shkak për irritim dhe thyerje shpirtërore të ish -luftëtarëve të lirisë, të cilët 17 vjet nga përfundimi i luftës të vetmin shpëtim ekzistencial për familjet e tyre e shohin Ligjin (diskriminues) të aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ashtu si ndarja e Mitrovicës që nuk ishte e rastësishme (e planifikuar), edhe veprimet e mëpastajme të pasluftës ishin të planifikuara dhe të koordinuara nga Serbia, Rusia dhe një pjesë tjetër e bashkësisë ndërkombëtare. Për fat të keq, ky projekt antishqiptar pati sukses ndaj njerëzve të mashtruar nga gjysmëliria që u erdhi në gjysmështetin e Kosovës. Ja vetëm një nga rezultatet; ndërtimi i mijëra xhamive në shtetin “laik”, prodhoj qindra luftëtarë të gatshëm për të vdekur në shkretëtirat arabo-aziatike…! Mbetët i pashpjegueshëm fakti, si shqiptarët me kaq lehtësi bien pre e kurtheve dhe planeve të të tjerëve,…dhe me sa vështirësi arrijnë të bashkohen rreth idealit të tyre kombëtar. Nga u vjen gjithë ai motivim shpirtëror të rinjve shqiptarë për të lënë eshtrat e tyre shkretëtirave aziatike, kur aq afër e lënë në duar të serbëve pjesën e tokës më të pasur dhe më të çmuar të atdheut të tyre – Trepçën, tokë me flori siç thotë populli, njërën ndër minierat më të pasura në Evropë dhe botë! Heronj të (vetëm) gjallë të asaj toke janë ata pak banorë shqiptarë të mbetur në pjesën veriore, që me prezencën e tyre fizike janë duke u munduar t’i dalin zot trojeve te veta stërgjyshore, përderisa liderët politikë me hipokrizi sillen ndaj tyre duke u thënë “jo nuk ndahet Mitrovica”, duke mos e bërë as hapin më të vogël politik e juridik për bashkimin e asaj pjese.
Aty përfundon sovraniteti i shtetit të Kosovës
Në anën tjetër, serbët me modifikimin (ndryshimin) e pamjes së barrikadave mbi urën e lumit Ibër, e së fundmi me ndërtimin e Murit ndarës, na rikujtojnë se aty përfundon sovraniteti i shtetit të Kosovës. Ku janë krerët shtetërorë që janë strukur në lëvozhgën e tyre dhe nuk e thonë asnjë fjalë të vetme për Murin ndarës në Veri të Mitrovicës, ku janë liderët partiakë të pozitës dhe opozitës që aq shumë zhurmë bënë për Demarkacionin me Malin e Zi. Ndoshta ky Muri ndarës është më pak i rëndësishëm për ta, në krahasim me zgjedhjet e balotazhit në Drenas, për të grabitur sadopak pushtet në këtë gjysmë shtet. E para që e “ngriti” zërin për Murin serb ishte Ministrja për Dialog, zon(jush)a Edita Tahiri, e cila e vlerësoi ngritjen e këtij muri si ilegal dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit. Masat e para dhe të vetme të shtetit të Kosovës për “parandalimin dhe rrënimin” e atij muri fatkeq ishin këto; vëzhgimi nga një trup policor dhe gjoja dërgimi i inspektorëve të urbanizmit për inspektimin e lokacionit ku po zhvillohen ndërtimet. Pafuqia e shtetit tonë dhe se vërtetë situata do të mbetët e pandryshuar, u vërtetua edhe në konferencën për shtyp të kryeministrit të vendit, e datës 08.12.2016, rreth orës 11.00, i cili për Murin në veri decidivisht u shpreh kështu, po citoj; “Muri do të trajtohet sipas ligjit,…ne nuk do t’i tregojmë muskujt”! Kjo i bie që Muri ndarës do të mbetet aty ku është, i papenguar dhe i paprekur nga institucionet e shtetit të Kosovës. Ndërsa edhe më konfuz dhe i paqartë në të njëjtën konferencë për shtyp ishte ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili e krahasoj Murin ndarës të shtetit tonë me “Murin fantom” të anëtarësimit të Serbisë në BE, pa njohjen e Kosovës,…duke harruar (qëllimisht) se Serbia më shumë se anë- tarësimin në BE-në e çakorduar të këtyre muajve të fundit, e do gllabërimin e territoreve të vendit tonë. Përrallat dhe premtimeve e zon(jush)ës Edita Tahiri, se barrikadat janë një “flluskë sapuni”, u ngrinë në beton dhe hekur, duke legalizuar ndarjen edhe “de facto” të Mitrovicës, pasi ajo “de jure” ka qenë e ndarë më parë në dy njësi administrative (Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut). Disa analistë, Murin ndarës të Mitrovicës dhe pjesës veriore të shtetit të Kosovës e krahasuan padrejtësisht me “Murin e Berlinit”, gjë e cila nuk përkon as më kohë dhe as ne realitet.
Çka pas…?
Kjo ndarje fatkeqe e territorit dhe ky bllokim i lëvizjes së lirë të njerëzve po ndodh në kohën e integrimeve evropiane e jo në kohën e ndarjeve dhe luftës së ftohtë mes dy blloqeve më të mëdha botërore. Muri ndarës në pjesën veriore, në njërën anë parqet dështimin total të palës kosovare në bisedimet e Brukselit, ndërsa në tjetrën realizimin në plotni të qëllimeve dhe aspiratave serbe ndaj Kosovës. Padyshim, veprimi i radhës i serbëve të veriut do të jetë legalizimi i “Zajednicës” dhe organizimi i Referendumit për ndarjen përfundimtare të veriut të vendit nga Kosova. Përmes akteve pasuese, do të ndodhë edhe zhvendosja e kufirit nga Jarinja në veri të Mitrovicës. Mbase ndokush mund të mos pajtohet me konstatimin tim, por realiteti po e dëshmon se veriu i vendit është shndërruar në “Mollë të ndaluar” për qeveritarët tonë. Mbase atëherë, pushtetarët e Prishtinës do ta kenë më lehtë të bëjnë matjen e kufirit me Serbinë se sa me Malin e Zi.

RRUSHI I THARTË Nga Flora Peci

Kur nuk jemi në gjendje ta arrijmë shkallën e një intelektuali të ndershëm dhe real ,e kthejme anën tjetër të medales se nuk mund të arrijmë aty ku qëndron ai.Është rrush i thartë për ne.

Jam apartiake,por jam shqiptare.Nuk e nënvlerësoj asnjë parti,por jam kundër atyre që i mohojnë vlerat kombëtare.

Mos të shkoj me rrotulla,por po i bie tani “TROÇ “.

Arsimi në Mitrovicë u ngrit dhe u pasurua me vlerat dhe punën e drejtorit të DKA ,gjë që u vërejt edhe nga të tjerët se ky nuk është vetëm mendimi im.

Është fjala për Dr.Pajazit Hajzeri i cili i takon gjeneratës së parë të historianëve të doktoruar në këtë lëmi .Është njeri real, e përfill ligjin dhe mbi të gjitha 30 punëtorë që mbetën me muaj të tërë papaga mujore, ky me ardhjen në post, ua bëri të mundshme t ‘i marrin të gjitha përnjëherë.Diti t’i gëzojë punëtorët, asnjëherë pa e kursyer veten.

E shkarkuan se nuk u pëlqeu mospërfillja e tij për gjëra të paligjshme.

Nuk jam gazetare, nuk njoh parti ,njoh vetëm shqiptari,them unë.

Anëtar i LDK-së shkarkohet nga detyra me shpifje,trillime nga KK,Agim Bahtiri. Luaje mace, kryet e bullit, thotë populli.

Nuk na duan dhe nuk i duam të gjithë ,është normale,por nuk është normale ta shkarkojmë me trillime një njeri të ngritur i cili ka fakte për trilimet e atyre që djerratisin kohën për t’i larguar vlerat nga postet,vetëm pse nuk janë lojalë dhe dhe nuk punojnë në mënyrë të paligjshme.Mendohu o kryetar se a mos ke gabuar sadopak?

Thua sa beson në ZOT ??? Epo kur bën gjëra të tilla ,atëherë je mëkatar para ZOTIT se të tillët nuk kanë vend te Zoti.Me respekt a pa respekt,unë e thashë mendimin tim ,i cili i takon botës demokratike-

SHPREHJA E MENDIMIT TË LIRË .
Rrushi i thartë akoma qëndron lart.

Tekstet anti-semite në tregun e librave, por jo në shkolla

Libra me përmbajtje antisemite shiten në qendër mtë Prishtinës

Në tekstet shkollore, me të cilat mësohet në shkollat brenda sistemit të arsimit në Kosovë, nuk ka përmbajtje anti-semite dhe të tilla që nxisin urrejtje ndaj kujtdo qoftë, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Por, megjithatë, sipas tyre, duhet të verifikohet nëse libra me përmbajtje të tillë shiten në tregjet e librave në Kosovë, në çfarë përmase, si dhe që ato të largohen, por edhe të hetohet prejardhja e tyre botuese.

Reagimi i autoriteteve qeveritare të vendit ka ardhur pak ditë pasi që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga organet kompetente që të fillojnë hetimet për shitjen e librave anti-semite në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, si dhe largimin e tyre nga shitja.

Kërkesa e presidentit Thaçit u bë pas ankesës së dy ekspertëve të anti-semitizmit, shtetas izraelitë, Ido Daniel dhe Shimon Samuels, nga Qendra Simon Wiesental, të cilët i drejtuan një letër presidentit të Kosovës.

Siç është thënë në këtë letër, gjatë një vizite në Kosovë, Ido Daniel ka vërejtur në rrugët e Prishtinës shitjen e librave anti – semite.

Faton Abdullahu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që ekzekutivi i vendit është kundër çfarëdo lloj anti semitizmi në Kosovë, duke u mbështetë edhe mbi parimet mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës, ligjet dhe kushtetutën e saj.

“Ne, apriori, jemi jo vetëm kundër, por jemi edhe të obliguar që në forma të ndryshme ta ndëshkojmë çfarëdo anti – semitizmi në Kosovë. Konsiderojmë që së pari do të duhej që të konstatohej gjendja dhe të vijmë te përfundimet e sakta sa i përket konkretisht ndonjë përmase, dimensioni, çfarë ka kjo lloj qasje në Kosovë dhe mandej të gjejmë forma adekuate, thjeshtë, për ta zbatuar ligjin”, thotë Abdullahu.

Agim Bërdynaj, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Qeverisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo ministri e ka për obligim, por edhe është e kujdesshme që kurrikulat, rregullativat ligjore dhe çdo gjë që ka të bëjë me arsimin, tekstet shkollore dhe mjetet mësimore, t’i nënshtrohen parimeve që lënë jashtë ndikimet që nxisin urrejtjen.

“Megjithatë, ka indikacione. Kemi pasur raste kur ka depërtuar, qoftë ndonjë libër ose broshurë me ngarkesa fetare dhe të tjera. Ne jemi të kujdesshëm dhe çdo herë kur i kemi informacionet për këto, marrim masa. Ndërsa, sa u përket teksteve shkollore, që botohen në bazë të ligjit dhe kurrikulave të Kosovës, asnjë përmbajtje e kësaj natyre nuk është, për shkak se arsimin, me ligj dhe me Kushtetutë, e kemi laik”, thotë Bërdynaj.

Zëvendësministri Bërdynaj ka shtuar se edhe lëshimet, siç i ka quajtur, të pakta, teknike dhe në përmbajtje, në tekstet shkollore, janë rishikuar gjatë këtij viti nga Këshilli Shtetëror për tekstet shkollore dhe së shpejti fillon procesi i ri për botimin e teksteve.

Mirsad Krasniqi, shitës ambulant i librave në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se kërkesën e presidentit Thaçi për heqjen nga shitja të librave anti-semite e kishte dëgjuar përmes medieve. Librat e tillë ai nuk i kishte në mesin e librave që i shiste.

“Çuditërisht, në njëfarë mënyre, u është bërë edhe reklamë. Tash kërkohen edhe më shumë. Ishte fjala për ‘Mein kampf’ apo ‘Lufta ime” e Hitlerit. Vjet është botuar edhe në Gjermani. Do të thotë, e ka kaluar atë kohë që është e paraparë se kur mund të botohej apo ribotohej. Tjetër, në bazë të leximit, ishte edhe një autor David Icke, ku edhe ai, në njëfarë mënyre, po e përshkruan shoqërinë izraelite. Shumica e librave te ne vijnë nga Shqipëria. Këto që unë i përmenda më parë janë botime të shtëpive botuese nga Shqipëria”, thotë ai.

Por, Krasniqi thotë se ka libra edhe nga Lindja e Mesme dhe largët, për të cilat nuk dihet nëse i janë nënshtruar ndonjë kriteri shkencor dhe editues nga botuesit.

“Në qoftë se janë të tilla që krijojnë urrejtjen, edhe unë jam për atë që atë që të largohen. Fundja, jemi në shekullin 21 dhe na duhen mirëkuptimi dhe toleranca. Na duhet bashkëpunimi dhe jo ndarja”, thotë Krasniqi.

Zëdhënësi i ekzekutivit, Abdullahu, thekson se inspektoratet dhe mekanizmat e shtetit, në përgjithësi, duhet t’i qasen kërkesës së presidentit Thaçi për mënjanimin e librave, për të cilat kontaktohet se kanë përmbajtje anti-semite. Ai thekson se shqiptarët, jo vetëm të Kosovës, kanë traditë të shkëlqyeshme sa i përket mendësisë me të cilën i qasen kulturës hebraike, në përgjithësi.

“Ndoshta nuk është e tepërt ta them që çfarëdo që kemi bërë ne, në historinë tonë, si popull, asnjëherë nuk na është dashur, në asnjë variant, që të jemi anti-semitë, për të fituar diçka në të mirë të pavarësisë së Shqipërisë apo të Kosovës”, shprehet Abdullahu.

Në anën tjetër, zëvendësministri Bërdynaj ka theksuar se problem për kontrollimin dhe rishikimin e teksteve mësimore lidhur me përmbajtjen e tyre paraqitet vetëm në rastin e teksteve shkollore, me të cilat mësojnë nxënësit serbë në shkollat në Kosovë.

Kjo, sipas tij, për faktin se ata mësojnë sipas plan-programeve mësimore të Republikës së Serbisë, e po ashtu edhe me tekste të botuara në këtë vend fqinj. Ndonëse është paraparë që tekstet e tilla të miratohen nga komisionet që nxjerrë Ministria e Arsimit e Kosovës, kjo nuk ka ndodhur deri më tash, për shkak të rrethanave politike, që ndërlidhen me komunitetin serb në Kosovë. (REL)

Në fund të vitit – Baba dimri për shumë fëmijë nuk ekziston! Nga Skënder MULLIQI

 

Ndërrimi i moteve shënon  kulmin e stinorit dimëror.Kanë ndryshuar edhe stinët   për të mirë, për dallim nga pushtetet e pas luftës në Kosovë .Nuk po kemi  borë  të madhe dhe as  temperatura shumë të ulëta sikur i kishim  në të kaluarën  e afertë .Bora e madhe , ngrica dhe acari ishin  dikur shumë të pranishme . Nese  kishim borë dhe acarë  më një standard të ulët jetësor, kishim dashurinë e ndërsjellë , kishim më shumë lumturi familjare , kishim  më shumë razillëk . Këto tipare të shqiptarëvë po tretën ngadalë si fluskë sapuni. Edhe ky dimër shumë kënd  e ka zënë gafil siq thotë një fjalë e popullit , pa kulm të mirë mbi kokë , pa veshë dhe kotësh, më shumë kalamajë të cilët  ngrinë në kohën e  të ftoftit . Nuk kan mbetur edhe shumë ditë  nga data e vitit të ri 2017 . Për shumicën edhe ky ndërrim i motëve do të jetë i zymtë , do të jetë viti i shpresave të  thyera  mos të theëm viti i shpresave të fundosura, sepse shpresa thojnë vdes e fundit ! Shumica këtë ndërrim motësh do ti lutën që do tu ngjallën shpresat për një të ardhme më të mirë .  Ndërrimi motive  shumicën do ti  zënë  të mbytur  deri në fyt në borgje karshi KEDS-it , tatimeve , të mbytur në  kredi bankare më kamata marramendëse ,  nga këto  banka më shumë  të formës piramidale  . Ëndrrat e shumë fëmijëve për dhurata  nga  Babadimiri , do të mbesin vetëm një ëndërr e mirë . Shumë  kryefamijarë do ti lutën Zotit , që mos ti qelë sabahi nga mërzia pse fëmijeve të tyre nuk kan mundësi tu sjellin as bukë si duhet në sofër , së  dhuratat e Babadimrit  për ta janë   një luks i  madh. Do  ti thonë njëri- tjetrit së kan fluturuar në krahët  e premtimeve të rreme të  partive  garuese për   pushtet.Do të thonë më zë të lartë , pse jemi kaq popull I nemur ?! Pse edhe tash kur e kemi shtetin tonë , po jetojmë keq  ?… Do të thonë sigurisht së si lejuan  që për 17 vite  të mashtrohen dhe të manipulohen nga këta matrapazë politikë…Do të lebetitin së si gjendjën e abnoromalitetit e pranuan kaq lehtë  si gjendje të normalitetit…Do të rënkojnë   së I ka  mbuluar më shumë e keqja së sa e mira… Unë thëm pse   lejuan që këta liderë të keqinjë  tu duken të mirë .Misioni shtetëror dhe kombëtar nuk  bëhët  më avanturierë politikë. Shteti nuk bëhët demokratik dhe i prosperuar më halabakë dhe kriminelë ordiner. Shteti nuk bëhët më plaqkitës të pronës dhe më tradhtarë të kombit. Kemi  të bëjmë  më  sundimtarë , jo më  njerëz të popullit dhe për popullin . Mbeturinat komuniste në pushtetet  tona në Prishtinë dhe në Tiranë  po na  dërgojnë në humnerë . Këta hyzmeqarë të te keqes ndërrimin  e Vitin të Ri  e kan planifikuar moti , diku në hotelet më të shrejta dhe më  luksoze  në Kosovë , Shqipëri dhe duku në Evropë .Haram ju kofshin   paratë e taksapaguesve .E mbytën popullin  në ëndrra për shumë vite së do të bëhët mirë. Më mjeshtri çdo qendrim  e kthyen në mashtrim. Të bësuarit në Babadimër  për shumë fëmijë  tanë nuk ekziston më .Këta rrugaqë politikë në krye të dy shteteteve shqiptare  , po i   venitin  shpresat e fëmijëve tanë  për jetë më të mirë!   Nga ajo që thash edhe nënkuptohet së Babadimri nuk ka shansë., duke na lënë vëtem ashtu të duket… Fëmijëve do tu duket  Babadimri si njeri  i kamufluar që nuk  do tu sjellë dhurata?!  Baba dimri për shumë fëmijë nuk ekziston! Duhet të mos e humbim  bësimin , së edhe ashtu nuk na ka mbetur  gjë tjetër…

NATO i thotë jo Serbisë për radarin e kontrollit ajror në Kosovë

Drejtori i kontrollit ajror të Serbisë dhe Malit të Zi (SMATSA), Radojica Rovqanin, ka pranuar se i është refuzuar kërkesa nga NATO që të kenë nën kontroll radarin e kontrollit ajror në Kosovë, shkruan B92.

Kompania e vetme në Serbi që është pjesë e Bashkimit Evropian, ka prezantuar projekte serioze që i kontribuojnë SMATSA-s të jetë në krye të Eurocontrol-it, që ka 44 shtete anëtare, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, SMATSA është në finalizimin e lejeve, dokumentacionin e projektit dhe përgatitjen e tokës për ndërtimin e kullës në aeroportin “Nikola Tesla”, si dhe radarin primar dhe atë sekondar në Beograd dhe në Besna Kobil afër Vranjës, duke  pranuar se janë duke punuar në përmirësimin e harduerëve dhe softuerëve të sistemit që është në përputhje me kontrollin më modern të trafikut ajror në Evropë.

“Ndërtimi i kullës së re në aeroportin “Nikola Tesla” dhe aneks ndërtesa do të jetë një nga detyrat më të rëndësishme në vitin 2017”, ka deklaruar Rovqanin duke shtuar se kulla do të jetë njëra nga markat kryesore të aeroportit të Surqinit.

“Radari në Besna Kobil në Vranjë, ndërtimi i të cilës do të fillojë gjatë vitit të ardhshëm, është gjithashtu i rëndësishëm për pjesën jugore të Serbisë, pas mbylljes së kullës në Kopaonik. Falë kësaj kulle do të mund të shohim gjithë Ballkanin, dhe nuk do të varemi nga radari që nuk po na e kthen NATO. Shumë herë kemi kërkuar nga NATO të na e kthej atë radarë, të paktën atë civil, por ata e kanë lidhur këtë me hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën, dhe për këtë kemi vendosur që të mos presim dhe ta ndërtojmë tonin”, ka shtuar Rovqanin.

Misha Glenny: Trump nuk do ta detyrojë Rusinë ta njohë Kosovën

Misha Glenny, gazetar britanik dhe ligjërues në Universitetin Columbia, i ka thënë gazetës së Beogradit, “Danas”, se vështirë mund të parashikohet nëse Rusia për hatër të Trumpit do të mund të njohë pavarësinë e Kosovës, por “të gjithë ata që mendojnë se e dinë se si do të sillet Trumpi si president i Amerikës, nuk e kanë kuptuar thelbin e tij”.

“Nuk pres asgjë të mirë nga Trumpi, por në çfarë forme, me të vërtetë nuk e di”, citon atë “Danas”. Glenny pas zgjedhjes së Trumpit deklaroi se “nuk mund ta marrë me mend se ai do t’i kushtohet situatës ballkanike deri në hollësi, por ai këtë do t’ua lë atyre që do t’i zgjedhë të merren me rolin vendimtar për dizajnimin e politikës në Departamentin e Shtetit”, transmeton Koha.net.

Erkki Bahovski, diplomat estonez dhe ish-zyrtar i Komisioni Europian thekson se rusët me siguri nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës.

“Refuzimi për të njohur pavarësinë e Kosovës përbën themelin e politikës së jashtme të Federatës Ruse. Rusia jo rrallë përdor ndërhyrjen e Perëndimit në Kosovë si kundërargument në diskutime rreth invadimit rus në Krime. Ajo që mund duket më e besueshme është që Donald Trump do të përpiqet të shfaq një lloj marrëveshje me rusët rreth Sirisë. Mbetet të shihet se në ç’mënyrë dhe a do të ndodhë fare kjo marrëveshje, por njohja e Kosovës nga ana e Rusisë kapërcen edhe imagjinatën më të çmendur, konsideron Bahovski.

Përfaqësuesit e qarqeve diplomatike të Brukselit po ashtu nuk presin që administrata e presidentit rus, Vlladimir Putin të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës, ashtu siç “nuk mund të merret me mend që Beogradi t’i vërë sanksione Rusisë”.

Zëvendësi i kryetarit të Parlamentit të Krimesë, Refat Çubarov, gjatë një qëndrimi në Beograd citohet të ketë deklaruar “Tashmë ka plane që Kosova të shkëmbehet për Krimenë, janë parashikime të njerëzve rreth Trumpit. Për shkak të pasojave katastrofike të sanksioneve ndaj saj, Rusia tani aktivisht po kërkon mundësi që të ndryshojë dhe afrojë pozicionin e saj nga bashkëpunimi me SHBA dhe krahas kësaj të ruaj interesat e veta”, dhe ka shtuar se “Rusia do të jetë e gatshme për zgjidhje kompromise dhe për kompromise që të fitojë pushtetin mbi Krimenë”.


Send this to a friend