VOAL

VOAL

Sejdiu shprehet për keqtrajtimin që LDK-ja ia bëri sot Gërvallës

Ish kreu i shtetit dhe i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka thënë se nuk do të bëhej nami po që se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së do të merrte pjesë edhe Donika Gërvalla, që sipas tij ka qenë dhe është aktiviste e madhe e LDK-së në diasporë.

“Nuk do të ishte nami, që një kryetar dege i zgjedhur pavarësisht kontestimeve që bëhen nga kryesia qendrore të jetë prezent brenda dhe fundi fundit të japë mendimin e vetëm pa të drejtë vote që nuk është problematike fare. Andaj më vjen keq për atë që ka ndodhur”, tha Sejdiu, përcjell ksp.

Ai tha se LDK duhet ta ketë derën çel për të gjithë aktivistët e saj absolutisht pa përjashtuar edhe Gërvallën.

Mirëpo, një çështje që Sejdiut i ishte dukur absurde ishte edhe çështja e miratimit të Punës dhe raportit financiar të LDK-së.

Donika Gërvalla tërhiqet zvarrë nga mbledhja në LDK (Video)

Voal – Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë mbledhur sot në një restoran në Prishtinë.

Por, telashet i kanë paraprirë kësaj mbledhjeje, në të cilën kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, nuk është lejuar të hyjë brenda për të marrë pjesë në mbledhje.
Ajo është penguar dhe është tërhequr nga sigurimi.

Ndalimi i pjesëmarrjes për Gërvallen ka shkaktuar edhe reagimin e deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani. Ajo është larguar nga mbledhja në shenjë mospajtimi për mënyrën se si është trajtuar Donika Gërvalla.

Madje Osmani ka paralajmëruar padi ndaj personave të sigurimit për trajtimin e koleges së saj.

Ndërsa Donika Gërvalla, e cila i ka rezistuar një kohë vendimit për të mos e lejuar të hyjë brenda, e ka akuzuar kryesinë e LDK-së.

Duke qenë kryetare e një dege të partisë, Gërvalla pretendon se ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së edhe pa qenë anëtare e saj.

Ajo tha se ka shumë pjesëmarrës në këtë cilësi në mbledhjen e sotme.

Edhe mediat nuk janë lejuar të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm.

Por KALLXO.com merr vesh se në fillim, ish- kryetari LDK-së, Fatmir Sejdiu ka kritikuar kryetarin aktual Isa Mustafa dhe kryesinë e partisë.

“Merruni me tema serioze të cilat ndihmojnë rritjen e LDK-së sepse sondazhet po na tregojnë çdo ditë se ku ka rënë LDK”, ka thënë Sejdiu.

Duke folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Sejdiu është shprehur se këto tema “ka qenë dashur që të sillen në forume të partisë për t’u diskutuar.

Sejdiu ka pasur vërejtje edhe në rendin e ditës kur ka thënë që diskutimi në të i raporti të punës dhe atij financiar të kryesisë së kaluar “tregon që Kuvendi i kaluar ka qenë i parregullt”.

Në rend të ditës së mbledhjes së sotme janë orientimet programore të LDK-së, shqyrtimi i propozimeve për ndryshime në Statut të partisë, shqyrtimi i raportit të punës dhe atij financiar, si dhe prezantimi i strategjisë së komunikimit të LDK-së.

Kosovë: 42 vjet burg për shtatë të akuzuar për vepra që lidhen me terrorizmin

Një gjykatë në Ferizaj, rreth 40 kilometra në lindje të Prishtinës, shpalli fajtorë dhe dënoi me nga tre deri në dhjetë vjet heqje lirie, shtatë shqiptarë të Kosovës të akuzuar për përfshirje në veprat që lidhen me terrorizmin.

Gjykata e shpalli fajtor imamin Zeqirja Qazimi për veprat penale të rekrutimit për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie.

Gjashtë persona të tjerë u dënuan me nga tre deri në tetë vjet heqje lirie për veprat peanle rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist dhe për veprën penale armëmbajtje pa leje.

Zeqirja Qazimi, Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi dhe Jetmir Kyqyku, pjesë e grupit të dënuar sot akuzohen se u kanë bërë thirrje personave të tjerë për të kryer ose për të marrë pjesë në kryerjen e veprave terroriste, të marrin pjesë në aktivitetet e grupit terrorist dhe të sigurojnë fonde dhe burime materiale.

Ndërsa Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Balazhi, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba, kanë marrë pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist, në atë mënyrë që paraprakisht janë pajtuar që të shkojnë në luftë në Siri dhe t’i bashkohen grupit të shqiptarëve që kanë luftuar në anën e organizatës terroriste “ISIS”.

Akuza e ngarkon Zeqirja Qazimin, se duke e keqpërdorur pozitën e tij si Imam në xhaminë “El-Kuddus” në Gjilan, publikisht ka nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike dhe grupeve tjera që jetojnë në Kosovë.

Kosova është përballur që në vitin 2012 me rastet e para të shkuarjes së qytetarëve të saj në Siri. Që atëherë rreth 300 qytetarë të Kosovës i janë bashkuar konfliktit atje ndërsa aktualisht sipas vlerësimeve të organeve të sigurisë numri sillet në rreth 60 sish. Mbi 60 prej tyre janë të deklaruar të vdekur.

Që nga viti 2013, autoritetet në Kosovë kanë hetuar mbi 180 persona të përfshirë në vepra që lidhen me terrorizmin. Rreth 90 persona janë arrestuar dhe janë ngritur mbi 40 aktakuza.

Flet Rexhep Osmani i shoqëruar në Polici për ngacmim seksual

 Ish ministri i Arsimit, Rexhep Osmani, tashmë ligjërues në fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës gjatë ditës së djeshme dyshohet se është përfshirë në një përleshje fizike.

Gazeta Fjala merr vesh nga burime brenda universitetit se deri te kjo përleshje ka ardhur si pasojë e kushtëzimit të notës me favore seksuale që profesori i kishte bërë një studenteje.

Sipas këtyre informatave studentja ka qenë e martuar, dhe menjëherë e ka lajmëruar bashkëshortin e saj lidhur me ngjarjen. Burri i saj ka shkuar në zyrë te profesorit për t’i ‘qëruar’ personalisht hesapet me profesorin Rexhep Osmani.

Lidhur me rastin është e njoftuar edhe policia e Kosovës. PK në raportin e saj thotë se i dyshuari tashmë është shoqëruar në polici, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

E Osmani ka folur për Express rreth këtij rasti.

Ai në një prononcim për gazetë ka thënë se krejt kjo është një keqkuptim.

Osmani thotë se me studentë ka lidhje familjare, dhe se i dashuri i saj (dhëndri) është ngutur kur ka dyshuar. Ish-ministri ka treguar se familja e studentes i kanë kërkuar falje, derisa ka thënë se për këtë rast është intervistuar në polici.

“Nuk është e vërtetë ajo që po raportohet në media. Nuk behët fjalë për ndonjë ngacmim seksual. Krejt kjo është një keqkuptim. Unë me studenten njihemi moti, kemi edhe lidhje familjare. Unë me atë kemi dalë nga konsultimet se bashku edhe kjo është keqkuptuar. Ka reaguar edhe burri i saj. Por kjo situatë është sqaruar më vonë”, ka thënë Osmani.

“Unë jam sqaruar me të gjithë. Familjarët me kanë kërkuar edhe falje. Studenten e njoh dhe e kam njohur edhe më herët. Nuk bëhet fjalë për asnjë ngacmim”.

“Unë e kam dhënë deklaratën në polici. Sikur të kish qenë diçka e vërtetët, ata nuk me kishin liruar menjëherë. Por, unë besoj që nesër kjo punë do të sqarohet tërësisht edhe do të dalë e vërteta”, ka thënë Osmani për Gazetën Express.

Erdogani: Kam ndjenja të posaçme për Kosovën, jemi vendi i dytë që ka njohur pavarësinë e saj

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan mori pjesë në programin “Takimi i madh me të rinjtë” në transmetimin e përbashkët të televizioneve ATV dhe A Haber, ku iu drejtua të rinjve nga Turqia dhe jashtë saj të cilët i ndjekin studimet në këtë vend, dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre

Gjatë programit, një student nga Kosova i cili ndjek studimet në Turqi, tha se Turqia është shembull për shtetin e tij sa i përket zhvillimit. Me këtë rast, Erdogan theksoi se në Kosovë ka shumë kryevepra dhe se do ta rigjallërojnë historinë atje.

Ai theksoi se në Kosovë kanë realizuar punime të ndryshme si ndërtimi i urave dhe xhami si dhe përmirësimi i mjedisit dhe se do të vazhdojnë me të njëjtën edhe në të ardhmen.

Duke njfotuar se në Turqi studimet i ndjekin 80 mijë studentë të huaj, Erdogan u shpreh se atyre ua kanë hapur dyert e të gjitha shkollave dhe se për ta nuk ka asnjë vështirësi.

Erdogan gjithashtu theksoi se ka ndjenja të posaçme për Kosovën, duke rikujtuar se Turqia është vendi i dytë që e ka njohur pavarësinë e saj.

“Vendi i dytë që e ka njohur Kosovën jemi ne. Ishin në Komisionin e Ministrave dhe po garonim me Amerikën se ‘a do ta njohin ata të parët, apo ne’. Prisja lajme nga bashkëpunëtorët dhe më thanë se ‘Amerika e njohu’, ndërkohë që ne jemi të dytët. Pra, kemi një kujtim të këtillë për Kosovën. Natyrisht, ende nuk e ka arritur numrin e dëshiruar të shteteve që e njohin atë, megjithatë, nëse nuk gabohem, ky numër ka arritur në 140. Bëra thirrje në Samitin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik duke thënë se ‘Nuk duhet të ngelë asnjë shtet nga mesi juaj që nuk e njeh Kosovën.’ Por, gjithkush i bën llogaritë e veta duke thënë se ‘Ne e kemi këtë problem’ e tjetri ‘Edhe ne e kemi këtë problem.’ Edhe ne kemi probleme, por nëse ju ngecni në këto probleme, atëherë asnjëri nga këto nuk mbaron”, tha Erdogan, shkruan AA.

Ai u shpreh se sa i përket kësaj, Turqia dallohet me vendimmarrje.

Duke dëshiruar që studentët kosovarë t’i mbarojnë me sukses studimet dhe të kthehen e të kontribuojnë në vendin e tyre, presidenti Erdogan u shpreh se “Do të ktheheni dhe do t’i shërbeni vendit tuaj e t’i vazhdoni punimet njëjtë sikurse ambasadorët tanë, konsullët dhe shefat e misioneve, dhe do t’i forconi lidhjet”.

A na duhet një konsensus nacional? – Nga Skënder Mulliqi

Liderët e “popullit”

Me rrena dhe kopalla nuk ndërtohen shteti dhe as mirëqenia

Po ia mësyjmë dyerve të Evropës si lypës për një kore bukë, si mall shumë i lirë për t’u shitur. Një populli të tërë po ua grabisin të gjitha të mirat materiale dhe nuk po ndihen fare të turpëruar

Kosova deri më tash i kaloi disa palë zgjedhje nacionale dhe zgjedhje lokale. Dhe shtrohet pyetja logjike” a kishte populli liderë, të cilët i meritojnë. Shumë herë deri më tash e kemi munduar kokën më këtë pyetje hipotetike, duke ia parashtruar vetit dilemat e mëdha rreth kësaj teme. Shumë kush prej nesh kemi thënë se si erdhën dhe nga na erdhën këta autsajderë në krye të shtetit të ri të Kosovës. Menjëherë pas luftës secili nga ne nuk e kemi menduar shumë këtë gjë. Pas 17 vjetësh duke rekapituluar të gjithë atë së çka kemi arritur dhe përjetuar, mund të bëjmë analiza pak më substanciale, se a i zgjodhëm, apo na u imponuan këta liderë partiakë dhe shtetërorë. Fillimisht duket së më shumë u përballëm me liderë, të cilët u imponuan se sa populli kishte kohë më menduar për zgjedhjen e njerëzve, të cilët do ta drejtojnë shtetin e tyre.

Na janë mbyllur rrugët e progresit

Këta që erdhën në pozitat e larta shoqërore, edhe nëse kanë trashëguar merita nga lufta, në kushte të paqes u treguan diletantë të vërtetë në politikëbërje dhe shtetndërtim. Dhe, shumëkush nga qytetarët e Kosovës sot do të dëshironte të ishte qytetar i ndonjë vendi tjetër shumë më të pasur dhe shumë herë më demokratik. Ky ‘autoshovenizëm” ka krijuar pa kënaqësi të mëdha, i ka rritur frustrimet dhe ka demoralizuar njeriun tonë nga padrejtësitë që po i bëhen në vazhdimësi dhe ende po vazhdojnë. Është instaluar logjika se na janë mbyllur të gjithë rrugët e progresit dhe jetës më të mirë. Po ia mësyjmë dyerve të Evropës si lypës për një kore bukë, si  mall shumë i lirë për t’u shitur. Një populli të tërë po ua grabisin të gjitha të mirat materiale dhe nuk po ndihen fare të turpëruar. Ky estabilishment politik po shkel mbi të gjallët dhe të vdekurit pa mëshirë. Po e ndrydhin këtë popull si të ishin do buburreca   e jo qenie njerëzore. Nga njerëzit normalë kanë krijuar njerëz depresivë. Ua kanë humbur motivin dhe ëndrrat për jetë. Populli në vend të fitores ka mbetur humbësi më i madh.

Edhe fëmijët e kanë marrë vesh kush janë këta politikanë

Kasta politike, edhe pse humbëse në politikëbërje, janë bërë fituesit e të mirave materiale. Këta liderë partiakë dhe shtetërorë ringjallën ekonominë e tyre familjare, duke rrënuar në anën tjetër ekonominë, industrinë e rëndë, duke vjedhur dhe plaçkitur nga procesi i privatizimit dhe shumë grabitje dhe uzurpime të tjera. Kampanjat partiake i bënë me para të popullit, duke e mashtruar popullin pas secilës palë të zgjedhjeve. E keqpërdorën dhe po e shkelin gjakun e shumë martirëve dhe heronjve të kombit që i kishim historikisht. Kemi menduar se progresi është linear, që secilin vit do të bëhet më mirë, se do të arrijmë të punojmë dhe fitojmë më shumë duke vazhduar më temp të mirë përpara. Edhe fëmijët e kanë marrë tashmë vesh së cilat janë këto figura politike që po ua zënë vendin njerëzve të ditur dhe të përgatitur profesionalisht. Me rrena dhe kopalla nuk ndërtohen shteti dhe as mirëqenia. Është më së i nevojshëm më duket mua një konsensus apo marrëveshje nacionale, për kapërcimin e gjendjes jo të mirë politike dhe ekonomike në të cilën jemi katandisur. Kemi shumë mostra të mira nga shtetet e zhvilluara të Evropës se si bëhen ndershëm fushatat dhe së si ata të cilët vijnë në pushtet sillen konform kërkesave të qytetarëve nga të cilët edhe e kanë marrë besimin. Më e freskët për ne është fushata për zgjedhje nacionale në Amerikë. Gati me përpikëri zëri i qytetarëve, të cilët i kanë përkrahur liderët e tyre, do të vijë në shprehje. Kësaj i thonë demokraci, kësaj i thonë dashuri ndaj kombit dhe atdheut. Ne jemi në Evropë, por edhe bota na është afruar shumë përmes mjeteve moderne elektronike, të cilat po na mundësojmë të shohim së si bëhet jeta politike dhe jeta përgjithësisht në botën e civilizuar. Dhe, kur njeriu ynë bën një krahasim të tillë e ka shumë vështirë të mësohet me jetën e keqe, të cilën po e bëjnë në Kosovë.

“Loja politike” me fatin e personave të pagjetur

Voal – Zbardhja e fatit të personave të pagjeturve, të cilët janë zhdukur gjatë luftës në Kosovë, pavarësisht që trajtohet si çështje humane, megjithatë vazhdon të jetë një çështje që mbahet peng nga politika, vlerësojnë zyrtarët e institucioneve të Kosovës përgjegjës për këtë çështje, por edhe përfaqësuesit e familjarëve të këtyre personave.

Sipas tyre, ndonëse gjatë vitit 2014 dhe 2015 ishte shënuar një dinamikë në hulumtimin e varrezave të mundshme masive dhe punimin në to, tashmë, gjatë këtij viti, është e dukshme që punimet e tilla kanë stagnuar.

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se pavarësisht kërkesave që ka pala nga Kosova për hulumtime në disa lokacione të dyshuara për varreza masive në Serbi, aktualisht pala serbe është duke u punuar vetëm në një lokacion, në Krizhevac të Rashkës.

Punimet në këtë lokacion, siç thotë ai, kanë nisur në bazë të informatave që ka siguruar Prokuroria serbe për krime lufte, por edhe pas hulumtimeve për ma shumë se 10 javë, nuk ka pasur gjetje.

Ky hulumtim, siç thotë ai, ka bllokuar punën për hulumtimin në dy lokacione në Kosovë, por edhe në dy lokacione tjera në Serbi, në Rudnicë të Rashkës dhe në Kozarevë të Novi Pazarit, për të cilat sipas Gjetajt ekzistojnë informacione të bazuara për varreza masive.

“Jemi në përgatitje të prezantimit të dëshmisë, me prezencën e dëshmitarit në vendin e ngjarjes në prezencë të dyja palëve. Ky akt mbase do t’i detyrojë që ta fusin në plan të veprimit (lokacionin në Kozarevë të Novi Pazarit). Ndërsa, në Rudnicë, vendi i quajtur Jalovishte. Edhe pse në momentin kur e kemi bërë kërkesën për Rudnicë ka qenë dhe Jalovishta e iniciuar, edhe liqeni afër Rudnicës, por kurrë nuk është futur në plan të veprimi, me arsyetim të tyre se nuk është specifikuar pika më e përafërt”.

Gjetaj ka shtuar se vetë faktin që mbi 10 javë po punohet në lokacionin në Krizhevac dhe nuk ka asnjë shenjë për gjetje të mundshme dhe nuk i fut në plan të veprimit lokacionet e sugjeruara nga pala e Kosovës, i shton dyshimet se pala serbe, siç thoit ai, po bën lojë, për ta futur në qorrsokak zbardhjen e fatit të pagjeturve.

Por, Bajram Çerkini, drejtues i Këshillit Koordinues të Asociacionit të familjarëve të personave të pagjetur në Kosovë, vlerëson se me çështjen e të pagjeturve “janë duke bërë lojë” të dyja palët, të Kosovës dhe të Serbisë.

“Merreni me mend, tash maji po kalon dhe vetëm dy lokacione i kanë kontrolluar dhe asgjë më shumë. Sivjet, edhe pse bëhet shumë fjalë dhe edhe pse plani operativ parasheh shumë gjera të bëhen, asgjë nuk kanë bërë. Ende po luajnë, si në Serbi ashtu edhe këtu brenda në Kosovë. Janë duke luajtur me këtë dhimbje, me këtë ankth dhe me familjarët”.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mars të këtij viti pati deklaruar që “ zbardhja e fatit të personave të pagjetur” do të jetë një nga pesë prioritetet e Qeverisë së Kosovës për vitin 2016.

Gjetaj thekson se autoritetet e larta të Kosovës edhe më parë kanë theksuar se do të kërkohet nga Bashkimi Evropian që çështja e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur të shtrohet si temë në Bruksel.

“Por, siç duket, bashkësia ndërkombëtare e ka lënë këtë çështje si ‘të natyrës humane’ dhe ndërmjetësohet nga Komiteti Ndërkombëtarë i Kryqit të Kuq. Me këtë përgjigje kemi qenë vazhdimisht të pakënaqur, sepse mendojmë që çështja e të zhdukurve do të jetë një qelës i hapave të mëtutjeshëm për normalizimin apo edhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”.

Çerkini shpreh bindjen se pa një vullnet të fuqishëm politik, çështja e të pagjeturve nuk di të zgjidhet.

“Nuk mundet ana humanitare ta kryej këtë punë. Janë krerët e nxehtë në politikë. Kanë më të mëdha dhe sa i përket familjarëve, nuk e kanë shumë dertin e tyre, ndonëse thonë se është çështje me prioritet. Janë të gjitha kamuflazh për neve familjarëve dhe mundohen të na pajtojnë me një realitet të rrejshëm”.

Sipas statistikave zyrtare, në Kosovë ende vazhdojnë të figurojnë 1 mijë e 665 persona të pagjetur, të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Në këtë numër, janë të përfshirë personat e të gjitha përkatësive etnike, por përqindja më e madhe është e personave me përkatësi etnike shqiptare./REL

Noel Malcolmi do të shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit

Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës ia ka dërguar Kuvendit të Komunës së Prizrenit propozimin që historiani e publicisti i njohur Noel Malcolm të shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit.

Ky propozim pritet që të shqyrtohet gjatë kësaj jave në seancën plenare të KK të Prizrenit. Propozimi për këtë është adresuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, më 28 prill të këtij viti.

“Kam kënaqësinë që në emër të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës t’ju propozoj që shkencëtarit, profesorit, historianit dhe publicistit të njohur ndërkombëtar, Sir Noel Malcolm, t’i ndahet mirënjohja ‘Qytetar Nderi i qytetit të Prizrenit’”, thuhet në shkresën e dërguar nga Hoxhaj. Në arsyetimin e këtij propozimi pohohet se kjo mirënjohje duhet t’i ndahet për kontributin e çmuar të tij në hulumtimet shkencore të historisë së shqiptarëve dhe çështjes së Kosovës, që tani është një aktivist i shquar i pavarësisë së Kosovës.

Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen Qytetar Nderi të Noel Malcolmit figuron në propozimin për rendin e ditës të seancës së radhës të KK-së, që do të mbahet këtë të enjte.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, ka konfirmuar për “Kohën Ditore” ndërmarrjen e veprimeve për ndarjen e kësaj mirënjohjeje për historianin Malcolm. Sipas tij, bëhet fjalë për iniciativën e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës që i është drejtuar kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i cili më pas propozimin e ka proceduar në Kuvendin e Komunës.

“Konsiderojmë se është nder për qytetin e Prizrenit që një personaliteti të tillë t’ia ndajmë këtë çmim, duke e ditur kontributin e tij në hulumtimet shkencore të historisë së shqiptarëve dhe çështjes së Kosovës, sidomos me librin ‘Kosova: Një histori e shkurtër’, sikurse edhe lobimin që ka bërë dhe e bën për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Gashi. Sipas tij, Malcolm është edhe autor i shumë artikujve në revista e gazeta prestigjioze, në të cilat Kosova paraqitet në mënyrë objektive para opinionit ndërkombëtar.

Noel Malcolm, i lindur më 26 dhjetor 1956, është politikan, gazetar, historian dhe akademik anglez. Ka doktoruar për histori në Trinity College, Cambridge. Ka ligjëruar në Cambridge para se të niste punën si gazetar për çështje politike dhe punë të jashtme në “The Spectator” dhe “The Daily Telegraph”. Në vitin 1995 është larguar nga gazetaria për të nisur punën si shkrimtar dhe akademik. Në vitin 2014 i është ndarë titulli Sir për shërbimin në edukim, gazetari dhe në historinë evropiane. Është edhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi në Peterhouse (nga viti 2010) dhe Trinity College (nga viti 2011), Cambridge. Malcolm është autor i disa librave, në mesin e të cilëve bën pjesë edhe “Kosova: Një histori e shkurtër” e botuar në shqip në vitin 2008 nga Botimet KOHA. Ky libër ka ngjallur debat të madh në mesin e historianëve.

Malcolm është kryesues i Institutit Boshnjak në Londër dhe kryetar i Shoqatës Anglo-Shqiptare.

17 vjet më parë masakra në Burgun e Dubravës

Janë bërë 17 vite nga masakra për 150 të burgosurit në Burgun e Dubravës, të cilët u vranë nga gjuajtjet e aeroplanëve të NATO-s.

Duke menduar se aty gjendej një nga caqet e ushtrisë serbe, forcat ajrore të NATO-s filluan bombardimet mbi pavijonet, të cilat në fakt kishin të burgosur shqiptarë.

Ky skenar i pushtuesit serb zgjati deri më 22 maj, kur NATO e kuptoi se aty nuk ishin forcat serbe, por të burgosurit shqiptarë.

Përpos 150 viktimave, në këtë burg mbeten të plagosur edhe 300 të tjerë.

Nga rreth një mijë të burgosur, të cilët ishin në rreshtin e parë, janë gjuajtur për vrasje me bomba e armë dhe mbi 150 të burgosur politik dhe ordiner shqiptarë janë vrarë, ndërsa mbi 300 të tjerë, janë plagosur.

E gjendja vazhdon të mbetet e njëjtë. Për këtë krim të bërë 17 vjet më parë nuk është dënuar askush, ndërsa kanë munguar edhe hetimet nga institucionet e vendit.

PDK: Arbitrazh me Podgoricën, zgjidhja e vetme për demarkacionin

Deklarata që dha dy ditë më parë komisionari për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, se nuk ka liberalizim të vizave për kosovarët pa e ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi nuk u ka bërë përshtypje partive opozitare, të cilat këmbëngulin në rishikimin e Marrëveshjes për Kufirin. Madje, opozita kërkon me ngulm që të shkarkohet Komisioni i drejtuar nga Murat Meha, i cili ka vizatuar kufirin me shtetin fqinj, dhe në vend të tij të vijë një komision tjetër me ekspertë të pavarur.

Ndërsa nga partia më e madhe opozitare, PDK, thonë se ekziston edhe një mundësi për zgjidhjen e këtij problemi – Arbitrazhi.

Nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja, Xhavit Haliti, thotë për gazetën “Zëri” se ka hapësirë të mjaftueshme për të biseduar rreth çështjes së demarkacionit sepse, sipas tij, kërkesat për demarkacion janë të arsyeshme dhe duhet ta bëjnë demarkacionin, por duhet të bisedojnë se a mund të ndryshojë diçka edhe nga ajo që është vendosur.

“Janë dy rrugë, një që të merremi vesh prapë me Malin e Zi dhe e dyta që të merremi prapë me Malin e Zi për ta çuar në Arbitrazh ose që Qeveria të ndërmarrë masa për t’i bindur qytetarët se nuk është prekur kufiri i Kosovës”, ka thënë Haliti.

Pal Lekaj: Nuk e lëshojmë kufirin

 Pavarësisht rekomandimit nga BE-ja se pa ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi nuk ka viza për kosovarët, për koalicionin opozitar AAK – “Nisma” kjo nuk çon peshë, madje këto parti nuk do të lëvizin nga “fronti kufitar”.

Kështu ka thënë në një intervistë dhënë “Zërit” nënkryetari i AAK-së, njëkohësisht deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj, sipas të cilit, nëse shkelet interesi kombëtar atëherë nuk kanë vlerë vizat. Lekaj foli edhe për koalicionin parazgjedhor në mes të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nismës për Kosovën”, për të cilin, tha se do të jetë koalicioni që do të fitojë në zgjedhjet e reja në Kosovë.

Ai thotë se bashkëpunimi me partinë e Fatmir Limajt është duke shkuar shumë mirë dhe se tani janë në përpilim të një strategjie të veçantë për rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”. Ndërkohë duke folur për një dialog të mundshëm me Qeverinë apo rikthimin e tyre në Parlament, Lekaj ka thënë se këtë do ta bëjnë me vetëm një kusht. Që agjenda të ketë të vetmen pikë diskutimi: shkuarja në zgjedhje.

Nënkryetari i AAK-së ka folur për takimet me eurodeputetët në kuadër të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim. Ai ka thënë se opozita asnjëherë nuk do të hezitojë të bashkëpunojë me këdo kur flitet për integrimet evropiane apo të mirën e qytetarëve. Ndërsa, ka zbuluar se komisionari Hahn ka ardhur në Kosovë që të nisë një proces të bashkëpunimit në mes të pozitës dhe opozitës, i cili, sipas tij, mund të përfundojë vetëm në një mënyrë: zgjedhje të parakohshme.

Grabovci: Deputeti që tradhton gruan me Iva Alikon mund të jetë i LDK-së

PRISHTINË .- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, me humor e ka komentuar lajmin në lidhje me këngëtaren nga Shqipëria Iva Aliko, e cila thotë se është duke kaluar aventura me një deputet të PDK-së.

Ai këtë lajm e ka vendosur në dyshim duke vlerësuar se deputeti mund të jetë edhe i LDK-së.
Grabovci e ka bërë këtë koment gjatë një intervistë për Gazetën Blic, pasi është pyetur a ka informacion se cili është deputeti që po e tradhton gruan me këngëtaren nga Shqipëria Iva Aliko.

“Nuk e shoh të udhës që të merrem me këtë çështje, sepse kam dyshime që mund t’iu jetë përzier me ndonjë deputet të LDK-së”, tha ai duke qeshur. Iva ka thënë se deputeti pasionant me të cilin ajo ka lidhje është nga PDK.

Kongresi Amerikan thirrje Kosovës të përgatitet për partneritet për paqe me NATO-n

Edhe një tjetër lajm i mirë po vjen për Kosovën. Partneriteti për paqe me NATO-n.

Këta e ka konfirmuar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ajo ka treguar se Kongresi Amerikan mbrëmë edhe zyrtarisht me unanimitet ka votuar amendamentin ku i bëhet thirrje administratës amerikane që të përgatisë Kosovën për partneritet për Paqe me NATO!

“Në kuadër të Defense Authorization Act, Kongresi amerikan mbrëmë me unanimitet votoi amendamentin ku i bëhet thirrje administratës amerikane që të përgatisë Kosovën për partneritet për Paqe me NATO! Friendship#Partnership#USA#Kosova”, ka shkruar Çitaku.

Tani ky proces pritet të filloi menjëherë dhe shumë shpejt Kosova do të bëhet partnere për Paqe me NATO-n.

Intervistë me Ambasadorin William Walker: Jam i shqetësuar se Shesheli, një nga kriminelët më të mëdhenj të luftës u lirua Nga Mimoza Dajçi, New York

Përshëndetje Z. Ambasador! Jam e kënaqur që pata mundësinë për t’u takuar dhe për të folur me ju.

Në Janar të 2016 u shënua 17-vjetori i masakrës së Reçakut, ku si Shef i Misionit Verifikues në Kosovë, ju ishit të parët që e denoncuat atë si një masakër dhe ia bëtë të qartë botës mbarë se forcat serbe janë duke kryer krime kundër njerëzimit. Cilat janë ndjenjat tuaja në lidhje me ato ngjarje dhe krime të tmerrshme, tani shumë vite më vonë?

Ambasadori William Walker: Unë ende e kujtoj tmerrin kur shkova në fshatin e Reçakut, në një ditë shumë të ftohtë të dimrit. I pashë trupat e burrave dhe djemve të fshatit, që i kishin vrarë një natë më parë. Është e vështirë të harrosh një  diçka të tillë.

Unë kthehem në Kosovë çdo vit, për të kryer nderimet në memorial dhe gjithmonë ndjej të njëjtat emocione që i kam pasur atë ditë. Ajo që kam thënë, ishte e vërteta e thjeshtë – ishte ajo që pashë. Nëse kjo e bëri botën që të përqendronte vemendjen se çfarë ishte duke ndodhur në Kosovë, ishte diçka e madhe.
Gjatë luftës së viteve 1998-1999, gratë e Kosovës ishin nënshtruar dhunës nga forcat serbe, pasi ka më shumë se 20.000 raste të dhunimit. A mund të flasim rreth këtij fakti, se si e kanë përjetuar gratë këtë terror, dhe si ka ndikuar lufta në jetët e tyre dhe pasojat që ato vuajnë deri në ditët e sotme ?
Ambasadori William Walker: Më vjen mirë që ju e përmendët këtë fakt. Pasojat e luftës për gratë e Kosovës ishin shumë, shumë të rënda. Është shkruar një libër nga një grua që flet për këtë, për përvojat e grave gjatë luftës në Kosovë. Ajo flet për gratë e dhunuara që janë trajtuar shumë keq. Autorja e ka botuar librin në anglisht dhe unë kam shkruar parathënien e librit, sepse unë mendoj se është një përshkrim shumë i rëndësishëm dhe i fuqishëm që tregon për atë që u ka ndodhur grave të Kosovës në duart e serbëve. Dhe siç thoni ju, pasojat ato i vuajnë edhe në ditët e sotme. Ka fëmijë që kanë lindur nga këto përdhunime, jeta e grave që i sollën ata fëmijë në jetë është shkatërruar plotësisht.

Unë jam i kënaqur të them se gratë e Kosovës janë shumë të forta. Çdo herë që unë shkoj atje, shoh prova për këtë. Unë shoh gratë e përfshira në politikë që bëjnë gjithçka, gjëra që sigurisht ato përpara ose gjatë luftës nuk do t’i kishin bërë.

Kur jam kthyer për herë të parë në Kosovë pas luftës, dhe shkova në disa fshatra, kryetari i Bashkisë të Prishtinës më kishte caktuar si përkthyese një femër. Ajo ishte një grua shumë e turpshëme, e martuar 16 vjeç, që kishte dy fëmijë dhe ishte shumë krenare prej tyre. Ajo përkthente për mua në takimet që ne kishim, kur i gjithë fshati vinte  “për të folur me Walker”. Burrat e fshatit pastaj më ftonin rishtas dhe unë u thosha atyre se do të kthehesha, nëse ju do t’i sillni gratë që tash janë në fund të dhomës, në krye.
Përkthyesja ime dhe unë folëm shumë ndërsa shkonim nga njëri fshat tek tjetri për disa ditë me rrallë. Unë e inkurajova atë për të bërë diçka tjetër me karrierën e saj përveç punës në zyrën e kryetarit të Bashkisë. Herën tjetër, kur vizitova Kosovën, ajo kishte filluar studimet në Universitet dhe pjesën tjetër të kohës punonte, kishte një punë të mirë. Më vonë ajo u një nga gratë kryesore në Parlamentin e Kosovës në partinë e Ramush Haradinajt. Për fat të keq, gjatë trazirave të fundit në parlament, Donika hodhi gaz lotsjellës kundër koalicionit qeverisës. por, ajo është një grua shumë e fortë.
Gjatë vizitës suaj në Kosovë, me rastin e 17-vjetorit të masakrës Reçakut, ju u vlerësuat dhe u nderuat me çmimin “Shkelzen Haradinaj”, si dhe u  shpallët Qytetar Nderi. Çfarë do të thotë kjo për ju?
Ambasadori William Walker: Është një nder i madh. Unë mendoj se ata i kanë vënë edhe një rruge emrin tim dhe qeveria është gjithashtu duke ndërtuar një statujën time në Reçak. Zyrtarët qeveritarë, sikur edhe unë kemi hedhur pak çimento në vendin ku do të ndërtohet statuja.

A keni pasur mundësi të vizitoni Mitrovicën dhe kullën e familjes Boletini?

Ambasadori William Walker: Unë nuk e kanë vizituar ende Kullën Boletini, Mitrovicën e kam vizituar së fundmi  rreth 4-5 vjet më parë. Për fat të keq, kjo është një tjetër situatë e tmerrshme ….

Ju keni deklaruar në të kaluarën, se themelimi i një gjykate të veçantë për të hetuar krimet e dyshuara të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte e panevojshme. A është përshtypja juaj se kjo deklaratë është marrë parasysh nga ndërkombëtarët?
Ambasadori William Walker: Po, unë kam shprehur kundërshtime ndaj konceptit se Kosova ka nevojë për gjykata speciale. Nëse bashkësia ndërkombëtare ka ndihmuar në themelimin e sistemit të drejtësisë, ata do të duhej të kishi besim në sistemin e drejtësisë, në vend që të kërkonin për diçka tjetër që me të vërtetë do të sjellë drejtësinë.
Unë jam në favor të Tribunalit Ndërkombëtar në Hagë për krimet e kryera në ish-Jugosllavinë. Unë shkova dhe ishte një nga dëshmitarët kryesorë kundër Millosheviqit. Kam treguar hollësisht  rreth Reçakut dhe për gjëra të tjera që kisha parë në Kosovë. Më vjen keq se çdo gjykim zgjat 3-4 vjet.
A besoni se ngritja e kësaj gjykate të re vjen si pasojë e akuzave të Dick Martin dhe të  Carla Del Pontes, që mund të kenë ndikuar negativisht tek komuniteti ndërkombëtar kundër shqiptarëve?
 
Ambasadori William Walker: Unë me të vërtetë nuk e di. Gjërat ndodhën në mënyra misterioze. Ndjenja ime është se Bashkimi Evropian, bashkësia ndërkombëtare, në njëfarë mënyre mendojnë se duhet bërë më shumë dhe ata duan të tregojnë pabarazi që një numër i kriminelëve të luftës serbë ishin në fakt gjykuar dhe dënuar. Në njërin prej këtyre, kam qenë i përfshirë edhe unë, në rastin e Nikola Sainovic, i cili është një njeri i vërtetë i keq dhe u dënua. Ndërkombëtarët mund të mendojnë se ne duhet të kemi një gjykatë të veçantë për kosovarët. Krejtësisht e panevojshme!

Vojislav Sesheli doli i pafajshëm nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë për Krimet në ish-Jugosllavi. A jeni dakord me vendimin e Tribunalit?

Ambasadori William Walker: Jam veçanërisht i shqetësuar se një nga kriminelët më të mëdhenj të luftës nga Serbia u lirua. Shesheli është, ka qenë dhe mbetet një nga zërat më radikale të nacionalizmit serb, pikërisht çka bëri dhe çoi që aq shumë serbë të rinj të shkojnë në Kosovë dhe të bëjnë gjëra të tmerrshme që u bënë. Kështu që unë mendoj se ai ka përgjegjësinë për atë që ndodhi. Ai nuk është një njeri i mirë. Duke e kthyer atë përsëri në Serbi për t’u shndërruar në hero për të vazhduar rrugën e tij të mbrapshtë, sigurisht unë mendoj se gjykata ka bërë një gabim të madh. Por e di se ekziston mundësia për apelim dhe tre vjet më vonë është mundësia për një tjetër vendim. / E shqipëroi Elida Buçpapaj

Daniel Serwer pas takimit me Vuçiqin: Kosova është shtet, ka marrë fund gjithçka –

A i dëshironi vërtetë shqiptarët në ekipin kombëtar të futbollit?”, ka bërë shaka Serwer.

Analisti amerikan Daniel Serwer ka thënë se rajoni i Ballkanit është i paqëndrueshëm dhe se paqëndrueshmëria është shumë e nderë në Maqedoni dhe në Bosnje e Hercegovinë. Serwer, në një intervistë për mediat serbe pas takimit me kryeministrin serb Aleksander Vuçiq, me të cilin ka biseduar rreth ngjarjeve rajonale, ka thënë se amerikanët nuk janë të kënaqur me procesin e reformave në Bosnjë.

“Bosnja është një sistem i nevojshëm për t’u përgatitur për në BE. Bosnja duhet të mbahet dhe gjithashtu uniteti i shtetit, i cili në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Banjallukës, Sarajevës dhe Beogradit mund të jenë një problem”.

Ndërsa i pyetur se si ai e sheh bllokadën kroate të Serbisë në BE, Serwer ka thënë se nuk është shtrenjtë, por aimendon se Serbia duhet të heqë dorë nga ideja për të ndjekur penalisht të gjithë të dyshuarit për krime lufte. “Herët ose vonë gjykatat në të gjitha vendet evropiane vendosin të mos jenë në përputhje me kërkesat për ekstradimin e Serbisë”, ka thënë Serwer duke vënë në dukje se ka njerëz që “në çdo rast nuk mund të karakterizohen si kriminelë lufte”.

“Sistemi gjyqësor perëndimor ende favorizon akuzat dhe rastet të tilla si Ante Gotovina dhe Sheshelit, të cilët mendojnë se janë fajtorë”, ka shtuar Serwer. Gjithashtu Serwer e sheh Serbinë për 10 vjet në BE dhe kujton se Serbia tashmë ka përfitime nga BE-ja. “Anëtarësimi është vetëm lidhja e fundit, por jo më e rëndësishme. Ju keni bërë tashmë shumë në këtë rrugë, shumë për reforma dhe unë shoh Serbinë pas 10 vite atje”, ka thënë ai.

I pyetur nëse BE-ja në fund do të kërkojë njohjen e Kosovës nga Serbia, ai u përgjigj i bindur për këtë. “Mendoj se do ta kërkoj njohjen. Respektivisht, BE-ja si BE jo, pasi që kjo nuk është në kompetencë të Komisionit Evropian.

Por, shihni si është gjendja, atje janë 23 vende që e kanë njohur Kosovën. Besoj se shumica nga to do të insistojnë të paktën në anëtarësim në OKB, jo ndoshta njohje bilaterale, dhe normalizim të marrëdhënieve diplomatike me disa reprezentues në nivel ambasadorësh”, ka thënë Serwer.

Sipas tij, shqetësimi i Serbisë për të mirën e serbëve në Kosovë është legjitim, e rëndësishme që serbët të mbesin në Kosovë, të jenë të trajtuar mirë, që kishat dhe manastiret të mbrohen, mirëpo çështja e statusit politik është e kryer. “Serbia nuk do t’i dëshironte të gjithë ata shqiptarë si qytetarë të saj, apo?

A i dëshironi vërtetë shqiptarët në ekipin kombëtar të futbollit?”, ka bërë shaka Serwer.

 

Kosovë: Parakalim kundër homofobisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish presidentja Atifete Jahjaga, nënpresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek dhe ambasadorët amerikan dhe britanik, ju bashkuan të martën një parakalimi të komunitetit LGBTI me moton; “Dashuria jonë është Kushtetuese”.

Gjatë parakalimit që u kaloi i qetë dhe nën masa të rrepta sigurie, presidenti Thaçi tha se “Kosova me kushtetutë u jep të drejtë të gjithëve të kenë jetën e tyre. Çdo qytetar i vendit i ka të drejtat e tyre dhe këto të drejta ata duhet t’i shfrytëzojë”.

Ndërsa, eurodeputetja, Ulrike Lunacek, e cila po qëndron në Kosovë në kuadër të konferencës së përbashkët ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, tha se kishte pritur prani më të madhe të mbështetësve të luftës kundër homofobisë.

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës thonë se Kosova ka nxjerrë një varg ligjesh që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zbatimin e të drejtave të njeriut, siç është ligji kundër diskriminimit, që rregullon dhe parandalon çfarëdo forme të diskriminimit.

Veprimtarët e shoqërisë civile thonë se Kosova ka bërë përparim duke siguruar mbrojtje për pjesëtarët e komunitetit LGBTI me anë të ligjeve të ndryshme duke përfshirë ndalimin e diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe duke ndëshkuar më ashpër ata të cilët nxisin urrejtje ose sulmojnë dikë për shkak të perceptimit apo orientimit seksual.

Megjithatë, ata tërheqin vërejtjen se zbatimi i ligjeve ende mbetet i dobët dhe në shumë raste të drejtat e njeriut për komunitetin LGBTI mbeten të pa mbrojtura dhe problem kryesor ende mbetet “urrejtja e vazhdueshme”.

Zyrtarë qeveritar, përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit LGBTI thonë se ky komunitet ende është i detyruar të jetojë në hije, me frikën se zbulimi i orientimit seksual do të mund të çojë në përjashtimin nga familja e shoqëria. za

Enver Sekiraqa dënohet me 37 vite burg

Enver Sekiraqa është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Prishtinës për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës Triumf Riza.

Sekiraqa është dënuar me 37 vite burgim për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizës ndërsa edhe  për detyrim pagesës së haraçit ndaj këngëtares Adelina Ismajli.

Ndërsa në piken e tretë të aktakuzës, mbi dyshimet për dhunim, Enver Sekiraqa është shpallur i pafajshëm nga trupi gjykues i përberë nga dy gjyqtarë te EULEX-it dhe një vendor.

Triumf Riza u vra në Prishtinë më 30 gusht të vitit 2007 ndërsa Enver Sekiraqa është arrestuar në vitin 2014 në bazë të një fletëarresti të lshuar në shkurt të vitit 2008. Detajet më pas.

Hahn: Nuk ka liberalizim vizash pa shënimin e kufirit me Malin e Zi

Komisionari i Bashkimit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, u bëri thirrje partive politike në Kosovë që të bashkëpunojnë në rrugën evropiane të vendit ndërsa tha se pa ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, nuk do të ketë liberalizim vizash. Ai i bëri këto komente gjatë qëndrimit në Kosovë, ku mblodhi bashkë partitë politike në qeveri dhe opozitë. Komisionari Hahn tha pas takimit se ende duhet të punohet më partitë politike për të arritur një pajtim për çështjet e hapura.

Isha shumë i qartë për mbajtjen e momentit që e kemi arritur në muajt e fundit në lidhje me ardhmërinë evropiane. Në demokraci është e domosdoshme që të ketë kompromis dhe një kompromis i mirë ka të bëjë me palët e ndryshme që japin diçka të re për të pasur një rezultat të përbashkët, që do të thotë se të gjithë mund të gjejnë vetën në rezultatin përfundimtar”, tha zoti Hahn.

Ai tha se opozita ka shprehur shqetësimet për kushtet e vëna nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave, por sipas tij kushtet janë të qarta dhe duhet të përmbushen.

Kanë qenë shqetësimet e njohura në lidhje me shënimin e kufirit, unë isha shumë i qartë se pa një zgjidhje nuk do të ketë liberalizim të vizave. Në qoftë se do të ketë diskutime tjera kjo mund të ndodhë, por isha shumë i qartë për kushtet dhe është e domosdoshme të vazhdohet më tutje”, tha zoti Hahn duke nënvizuar se u ka bërë thirrje partive politike që të marrin pjesë në mënyrë konstruktive dhe demokratike në zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Ne jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë dhe ndihmojmë por në fund vendimet duhet të merren nga autoritetet këtu në Kosovë dhe kjo është pjesë e zhvillimit dhe vendosjes së Kosovës së fortë”, tha zoti Hahn.

Komisioni Evropian i ka propozuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për Kosovën por ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë rezultate më të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Por, kjo e fundit po kundërshtohet nga partitë opozitare, të cilat e kanë cilësuar të padrejtë. Opozita po vazhdon bojkotimin e seancave të parlamentit, vetëm në rastet kur në Kosovë po qëndrojnë zyrtarë të lartë të vendeve perëndimore.

Opozita megjithëse e ndarë po vazhdon kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e zi dhe për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Por, këto zgjedhje sipas udhëheqësve të koalicionit qeveritar nuk do të mund të mbahen para qershorit 2018, kur janë të parapara me kalendarin zgjedhor.

Lunacek: Institucionet e Kosovës të japin kompensim për gratë e dhunuara gjatë luftës

Eurodeputetja Ulrike Lunacek u ka kërkuar institucioneve të Kosovës të zbatojnë Ligjin për kompensim për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit.

Komentet e saj, Lunacek i bëri në mbledhjen e komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim që u zhvillua mes delegacionit nga Parlamenti Evropian dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Dëgjuam se një ligj është miratuar vitin e kaluar për të njohur traumën e grave të dhunuara gjatë luftës dhe se ato duhet të kompensohen”, ka thënë Lunacek.

“Po ashtu, dëgjuam që ky kompensim ende nuk ka filluar të zbatohet, prandaj duhet të bëhen përpjeke nga kuvendi përmes qeverisë që këto gra, që kanë përjetuar tmerrin e dhunës të kompensohen”, ka theksuar ajo. Kompensimi, vijoi Lunacek, nuk do t’u ndihmojë këtyre grave që ta kalojnë traumën, por “të paktën do t’u ndihmojë për ndonjë trajtim të nevojshëm psikologjik ose njerëzor”.

Përndryshe, delegacioni nga Parlamenti Evropian i kryesuar nga, Tonino Picolo po qëndron nga e hëna në Kosovë dhe po zhvillon takime me udhëheqësit vendor dhe ligjvënësit në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Zgjedhjet e deritashme ishin zgjedhje oligarkësh – Nga Skënder MULLIQI

Nese nuk do të kemi sot zgjedhje sigurisht së do të kemi neser. Më të drejtë shtrohet pyetja logjike. Çka mundet më ndiku vota kur ajo shkon tek fraksionet e elitës politike. Nga praktika e deritashme kemi pa së krejt çka mundemi më fitu më zgjedhje, është së një grup njerëzish të cilët gjenden në krye të një partie politike, mund të zëvëndësohen më një grup tjetër të njerëzve. Kemi të bëjmë më shumë më partikracinë, ku zgjedhjet munden të ndikojnë që të kemi një rreth njerëzve mbrenda elitës politike. Deri më tash nuk u arrit që në zgjedhje të kemi ndryshime të pritura në krye të partive politike, që do të ishte e mirë për demokracinë dhe do ta freskonte edhe skenën tashmë monotone politike. Na janë krijuar grupe oligarkesh politik, të cilët gjatë kësaj kohe kan arritur të pasurohen, dhe po kan ndikim të fortë mbrenda subjektit të caktuar politik.

Njerëzit e përzgjedhur të tyre po janë intelektualët e caktaur, kryesisht të dëgjueshem, njerëzit që po vijnë nga univirzitet, analistët politik, gazetarë etj, dhe krejt kjo përgjedhje e elitës partiake dhe pushtetare po sillët në rrethin vicioz. Kjo bie ndesh më rregullat demokratike të lojës, po bie ndesh me konceptët politike të cilat do ti avansonin prosecet mbrenda partiake dhe proceset shtetërore.Të gjitha zgjedhjet e deritashme u karekterizuan më këto premisa të lartëpermendura, ku në shprehje erdhën po thuaj njerëzit e njejtë të cilët jo vëtem së i ka konsumuar koha, por edhe ishim më shumë lakmitare të posteve partiake dhe pushtetare. Këto garnitura partike pratikuan sistemin eliminues mbrenda përmbrenda partive politike. Nuk po ka mundësi të vijnë në shprehje forca të reja dhe kreative në krye të subjekteve politike . Votimet e deritashme u karekterizuan më ndarjen e posteve të elitës, duke apstrahuar lidhshemerinë më elektoratin ,i shkëputen mardhenjët politike më popullin, për çka secili subjekt politik edhe i detyrohet.

Kjo ka bërë që proceset demokratike të deformohen, duke u zbërthyer në zgjedhje oligarkësh. Nga këto grupe të caktuara politike u krijuan njerëz të pasur dhe të fuqishem të cilët i kan ndryshuar raportet për të keq parti – popull, ose edhe në kuptimin e ngusht mbrenda partiak. Partia e cila po i fiton shumicën e votave në menyrë edhe të pa ndërshme, po dikton krejt politikën e vet parti- pushtet. Këto grupe partiake po imponojnë gjithçka edhe mbreda partisë, e që është edhe më keq po e diktojnë politikën e tyre, e cila nuk është gjë tjeter veq politikë për realizimin e interesave të individëve të caktuar apo të realizmit të interesave të grupit. PDK-ja e cila e ka drejtuar pushtetin për dy mandate më radhë, ka përdorë metodën, së zgjedhjet fitohen duke shantazhuar, duke u premtuar njerëzve punë, duke u premtuar së do të shpërblehen në forma të ndryshme etj.

Tjeter. Dihet se në shtetet demokratike pushteti është i kufizuar në kohë. Praktikohen dy mandate. Kryetarët zgjedhen më së gjati për tetë vite. Ne, si shtet në tranzicion që jemi do të ishte mirë ta zgjedhim dike që nuk i takon kësaj klase politike. Një përson i tillë do të ishte i përshtatshem për të gjithë, dhe i cili vërtetë do ti përfaqësonte interesat e popullit dhe do të ishte përson unifikues. U zgjodh Thaçi për president të Kosovës, në rrethana të jashtëzakonshme të shtetrrethimit. Ai u zgjodh presidnmet më qyk të zorit nga koalicioni qeverisës PDK-LDK dhe Lista Serbe, pa miratimin e opozitës. Tash pas një zgjedhje të tillë çfarë e kemi, vështirë do të jetë që Thaçi të jetë përson unifikues. Ai duhet të merr vendime të cilat janë në përputhje më interesat e shumicës. E kjo vështirësohet nga mënyra së si erdhem deri të presidenti i shtetit.

Koha ka treguar së partitë politike do të duhet të profilizohen, të ndryshojnë qasjen e deritashme karshi elektoratit të vet, dhe ta ndryshojnë qasjën edhe kur bëhët fjalë për shtetndërtim. Edhe ata që do të dalin të votojnë do të ishte e preferuar që siq thotë një fjalë e popullit disa herë të maten për kënd të votojnë e pastaj të vendosin së për cilin subjekt politik apo përson të caktuar të votojnë. Ndëshkimi për mos punë është disciplinim i të gjithë atyre në krye të partive politike dhe në krye të shtetit. Në të gjitha zgjedhjet e deritashme votuesit u manipuluan, u manipuluan edhe interesat e popullit dhe interesat shtetërore…

Vdes Marte Tunaj, e vetmja shqiptare e Kosovës ë dëshmoi përdhunimin nga serbët

Voal – Marte Tunaj u nda nga jeta këtë fundjavë, por pas vetës la një dëshmi rrëqethëse e trishtuese për luftën e fundit në Kosovë. Ishte gruaja e parë në Kosovë që dëshmoi hapur për dhunimin dhe mori guxim e kurajo dhe i përkrahu edhe femrat tjera, dhe ndoshta është ajo që pati meritën që shteti i Kosovës të hapë sytë për t’u marrë dhe trajtuar seriozisht këtë kategori.

Mbi të gjitha Marte Tunaj e njoftoi botën dhe e bindi faktorin ndërkombëtar për tmerrin që forcat serbe kishin bërë në Kosovë. Ishte gjykatësi francez Patrice de Charet që udhëhoqi gjykimin kundër Millosh Jokiqit i akuzuar për krime lufte, kurse Marta ishte dëshmitare kyçe. Marta nuk lejoi që publiku të largohet nga sallën kur nisi rrëfimin e saj.

“Dua të gjithë të dëgjoni, edhe burri edhe familja, edhe gazetarët”, ishte dëshmia që Marta e tha në fillim të këtij procesi, raporton rajonipress.

Për kontributin e Marte Tunajt në ceremoninë e varrimit folën edhe luftëtarë e përfaqësues të veteranëve të luftës.

Abdyl Bajrami nga OVL e UÇK-së tha se i jemi mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë luftës të nënës Marte Tunaj dhe familjes Selmani.

“Familja e Sherif Vehbi Selmanit na mbështeti në kohët më të vështira të luftës për liri të UÇK-së. Rreth shtëpisë së tij u zhvilluan shumë aktivitete në kuadër të organizimit e zhvillimit të UÇK-së për anën tonë e më gjerë. Nëna e Sherif Selmanit ishte një grua e vendosur dhe shumë e guximshme dhe e gatshme në çdo moment të sakrifikohej për liri. Nëna e Sherif Selmanit do të mbetet në kujtesën tonë si një nënë që edukoi fëmijët e sajë të luftojnë për liri. Nëpër duart e saja, kaluan jo vetëm ushqimet e veshmbathjet për ushtarët e lirisë, por edhe armë e municione. Nëna e Sherifit ishte shembull konkret, se edhe femrat dhënë kontribut të çmueshëm për lirinë, që po e gëzojmë sot”, tha Abdyl Bajrami.

Kush ishte Marte Tunaj

Marte Tunaj me prejardhje nga Gjakova ishte e martuar në Verban të Vitisë për Vebih Selmanin një luftëtar trim i cili vdiq para pak kohësh.

Marte Tunaj la një histori interesante. Ajo më 30 maj të vitit 1999 ishte maltretuar, keqtrajtuar dhe përdhunuar nga paramilitari Millosh Jokiq ndaj të cilit më 25 shkurt të vitit 2000 ishte ngritur aktakuza për krime lufte kundër popullatës civile në Viti. Në veçanti deklarata e Marte Tunajt se ishte dhunuar nga Jokiqi ishte aq e guximshme dhe trimëruese saqë Jokiq u arrestua urgjentisht nga forcat e KFOR-it.

Por nuk përfundon këtu historia e Marte Tunajt. Ajo e kishte shumë të vështirë që pas luftës t`i rrëfente familjes dhe burrit për tërë atë që i kishte ndodhur me Jokiqin. “E mora guximin dhe i dhashë vetës detyrë që ta denoncoja në polici Jokiqin. E bëra këtë për hir të shumë nënave e grave shtatzëna që ishin keqtrajtuar nga Jokiqi. Burri im e mori vesh tek pasi u bë gjyqi dhe i jam shumë mirënjohës që më përkrahu deri në fund”, pati rrëfyer ajo për rajonipress.

Tunaj thoshte se guximin për të dëshmuar si grua shqiptare ia fali Kosovës, djalit të saj Sherifit i cili ishte pjesëtar i UÇK-së dhe ishte i vetmi i mitur në tërë rajonin e Vitisë.

Ajo së bashku me burrin e saj Vebih Selmanin dhe djemtë ishte pjesëmarrëse e luftës së fundit. Lufta me të mirat e me të këqijat asaj i solli një ngjarje tronditëse. Për shkak të aktivitetit në UÇK të burrit të saj dhe djemve ajo dhunohet.

Martja ndihej e shqetësuar për fatin e femrave të dhunuara dhe për rajonipress pati dhënë një mendim se si duhet të trajtohen ato. “Tani kam 65 vite dhe marr nga shteti një ndihmë prej 96 eurosh. Përcjellë me vëmendje tërë debatin rreth femrave të dhunuara gjatë luftës dhe nuk më vije mirë që dikush flet me paragjykim për këtë kategori. Jam e befasuar dhe shumë e shqetësuar me ato diskutime në Parlament e Qeveri rreth asaj se a duhet apo nuk duhet të paguhen këto femra të dhunuara. Vërtet është turp për këtë Qeveri e këto institucione që ende pas 15 vitesh diskutohet se a duhet apo jo të kenë ndihma financiare femrat e dhunuara” shprehej Martja.

Ajo pati rrëfyer se gjatë luftës së fundit doli me diabet dhe vetëm për një muaj shpenzonte mbi 80 euro vetëm për barna. “Nuk jam pishman që u kam dhënë bukë pjesëtarëve të UÇK-së dhe u kam qepur edhe rrobat. E kam bërë me vullnet e dëshirë, por nuk mund të pajtohem me faktin se Qeveria e përkohshme më përzuri nga vendi i punës dhe askush kurrë nuk është përkujdesur për mua”, thoshte ajo e revoltuar.

Martja thoshte se e ka guximin të flas në emër të të gjitha grave të dhunuara që shteti të mendoj dhe të bëjë të pamundurën që tua mundësojë një pagesë dinjitoze.

“Është gjynah që femrat e dhunuara të mbesin nën mëshirën e lëmoshës. Ato kanë nevojë për përkujdesje e tretmane të ndryshme mjekësore”.

Ndryshe Marte Tunaj është femra e vetme në Kosovë që ka dëshmuar publikisht për dhunimin e kryer nga ana e Millosh Jokiqit. Tunaj ka dëshmuar në prezencë të burrit dhe publikut në sallë dhe si rezultat i rrëfimit të saj rrëqethës Jokiq ishte dënuar me 20 vite burgim.

Në gjykimin kundër Millosh Jokiqit patën dëshmuar 40 dëshmitarë në mesin e tyre edhe Marte Tunaj nga Verbani i Vitisë. Tunaj me dëshmi rrëqethëse pati prezantuar para trupit gjykues që udhëhiqej nga Patrice de Charette, shumë fakte dhe prova bindëse.

Millosh Jokiq sipas Marte Tunajt më 30 maj 1999 nën kërcënimin e thikës kishte kryer marrëdhënie seksuale. Jokiqi ishte i armatosur deri në dhëmbë.

“Ai së pari i mori të gjitha të hollat nga banorët dhe mua më çoi në kuzhinë ku më urdhëroi të zhvishem. Refuzova me tërë forcën time, por ai nxori thikën dhe nën kërcënimin e thikës, kreu marrëdhënie seksuale”, kishte rrëfyer Tunaj.

Kosova mes sukseseve dhe dështimeve të mëdha! Rreziku nga tkurrja e serike e territorit të vendit – Nga Florim Zeqa

Lajmet e mira të pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA si dhe të rekomandimit për liberalizimin e vizave me kushtin e demarkacionit, kanë bërë që të harrohen problemet e hapura politike me Serbinë.
Nga momenti fillimit të bisedimeve politike me Serbinë fillojnë edhe hapat e parë të rrëshqitjes drastike të Qeverisë së Kosovës nga pavarësia e 17 shkurtit dhe elementet shtetformuese  të Kosovës!
Përderisa fusnota* e Editës hoqi Republikën, fusnotat*** e Thaçit dhe Mustafës hoqën sovranitetin vendit me nënshkrimin e marrëveshjes në Bruksel për krijimin  e Asociacionit të komunave serbe, me ç’rast nënshkruan ndarjen e sovranitetin e vendit në dysh,…me amnistimin e kriminelëve serb legjitimuan strukturat kriminale në veri,…me vendimin për krijimin Gjykatës speciale për krimet e luftës në Kosovë rrezikuan tjetërsimin e luftës çlirimtare,…me marrëveshjen për  demarkacionin me Malin e Zi rrezikuan tkurrjen territoriale të vendit,…
Nënshkrimet nga ana e Thaçit dhe Mustafës e (mos) marrëveshjeve me Daçiqin dhe Vuçiqin në Bruksel, Serbinë gjakatare e bënë hisetare në sovranitetin e shtetit të Kosovës në njërën anë, ndërsa në tjetrën i hapën rrugën Serbisë për anëtarësim në BE, përderisa kjo e fundit kosovarëve të viktimizuar ua ofroj  liberalizimin e vizave me kushtin e humbjes së territorit të shtetit,…për ironi të faktit edhe kësaj pushtetarët kosovar po i thojnë sukses!
Po, i thonë kështu sepse dështimet dhe rrëshqitjet e njëpasnjëshme janë bërë qelës i suksesit të tyre personal, në pasurimin dhe ngritjen e tyre politike.
Krrekosjet e kryeministrit Mustafa me sukseset e parnimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, e kanë vetëm një qëllim; mbulimin e dështimeve në qeverisjen e vendit, msopërmbushjen e premtimeve elektorale dhe vendimeve të dëmshme për vendin.

Koalicioni PDK-LDK, i panatyrshëm dhe i paqendrueshëm

Me ndryshimet në kreun e PDK-së, koalicioni me LDK-në është bërë akoma më i panatyrshëm, i paqëndrueshëm dhe jofunksional për vendin. Andaj zgjedhjet e parakohëshme janë e vetmja zgjidhje për dalje nga agonia politike e vendit.
Lideri i ri i PDK-së, zoti Veseli, për të rritur besimin tek elektorati i kësdaj partie me imazh të rënduar, është i gatshëm në çdo kohë t’i jepë fund kurorës qeverisëve me LDK-në e Isa Mustafës, përderisa kësaj të fundit do t’i mbetët punë e vështirë në konsolidimin e saj të brendshëm.
Si rezultat i dëmtimit të imazhit, shkaku i koalicionit me kapësit e shtetit dhe disa fraksioneve politke nga brenda, LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme nacionale rrezikon të mos i prijë më as opozitës kosovare, ngase pushtetin edhe për një kohë të gjatë do ta shiqoj nga largësia opozitare, që i bie, të renditet e e katërta apo e pesta parti politike në vend.
Deri këtu e kanë sjellë LDK-në grupet e interesit të rreshtuara prapa një lideri të papërgjegjshëm politik, i cili për interesa të tija personale e dëmtoi rëndë kauzën e LDK-së, siq ishte në të kaluarën, parti e shpresës dfhe besës shqiptare.
Mbase këto fjalë mund t’i duken të idhëta dikujt nga radhët e LDK-së, por ky është realiteti i dhimbshëm në të cilin ka përfunduar subjekti me traditën më të gjatë politike në vend.

Tetë vjetë të humbura për Kosovën

Tetë vjet vendnumërim, rrethrrotullim, tetë vjet rrëshqitje dhe izolim ndërkombëtar për Kosovën nuk janë pak,…madje janë shumë për një shtet në formim e sipër, janë tepër shumë për një popull më varfëri të skajshme.
Por akoma më të rënda bëhen për një popull të varfër, që për tetë vite mbi supe barti një kastë politike të korruptuar dhe shantazhuar, të pasuruar skajshëm në kurriz të saj.
Këto tetë vitet e kaluara, po ashtu do të mbetën të paharruara për të pangopshmit, të pasuruarit nga abuzimet me pushtetin,…të cilët ëndërrojnë të mbetën prapë në pushtet apo të tjerët që shpresojnë të rikthehen sërish në fronin e artë.
Prandaj, tetë vjet nga njohja e saj ndërkombëtare, Kosova ndodhet në udhëkryqin e ri politik; mes sukseseve në fushën e sportit dhe dështimeve të mëdha në atë të politikës!

Xhavit Haliti: Azem Syla s’ka qenë aq i specializuar në krime ekonomike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se dikush po përpiqet ta shndërrojë në gogol Azem Sylën mirëpo rreth akuzave për të ende gjithçka është shumë e paqartë dhe e turbullt.

Haliti, që dikur ishte njeri shumë i afërt me Sylën, duke folur në Radiotelevizionin Dukagjini, ka pohuar se nuk e beson që ish-bashkëluftëtari i tij të ketë qenë aq i sofistikuar në krimin ekonomik.

“Azem Syla, sa i përket asaj çështje, unë besoj së pari në drejtësi, Azem Syla ka qenë ndër njerëzit më të rëndësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shumë i afërt me njerëz”.

“Unë do ta gjykoja nga këndvështrimi im, jo si veprim – ka bërë diçka ose jo – por në qoftë se njeriu njeh dikë dhe ulet me ta të pi kafe nuk do të thotë se është i inkriminuar, sepse fatkeqësisht në shumë raste kështu gjykohen, dhe unë e kam parë që nuk e kanë me të drejtë”.

“Unë nuk i di argumentet, por duke e njohur dhe duke qenë i  afërt në një kohë të gjatë me Azem Sylën, unë nuk e besoj që ai ka qenë aq i specializuar në atë fushë që tashmë po përpiqen ta shndërrojnë në gogol të krimit ekonomik që mund të ketë qenë i organizuar edhe në emër të tij”.

“Unë besoj që së shpejti të gjitha do të vërtetohen – ato që janë dhe ato që nuk janë të vërteta – dhe unë po besoj që shumë shpejt se ai do të dalë përkohësisht nga burgu. Nga dokumentet që unë i kam parë më rezulton se edhe vet prokuroria ka dyshime në ato që janë thënë, sepse gjithçka është e mjegulluar kur flitet për Azem Sylën”, ka thënë Haliti.

Ai ka shtuar se edhe në rastin e Sylës mund të ndodhë siç ndodhi me Limajn, sepse pas shumë akuzave që iu bënë në fund doli të jetë i pafajshëm.

Kosova rehabilitim dhe integrim për pjesëmarrësit në luftërat terroriste

 Institucionet e Kosovës po përgatisin një strategji për rehabilitimin dhe integrimin e personave të cilët kanë qenë pjesë e luftërave në Siri dhe Irak, përkrah organizatës tashmë të shpallur si terroriste, që veten e quan Shteti Islamik.

Në Qeverinë e Kosovës thonë se me anë të kësaj strategjie do të punohet që t’u mundësohet personave të caktuar të cilët kanë qenë në Lindje të Mesme dhe janë kthyer në Kosovë, të integrohen në shoqëri.

Edon Miftari, këshilltar për siguri i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh koordinator i Strategjisë Nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm thotë për Radion Evropa e Lirë, se për zbatimin e strategjisë do të angazhohen njerëz adekuat.

“Programet e rehabilitimit dhe integrimit të këtyre personave do të trajtojnë këta persona dhe familjarët tyre, pavarësisht masës së dënimit të cilëve ua ka shqiptuar gjykata. Natyrisht që kjo nënkupton se me dikë duhet punë më shumë e me të tjerë më pak. Nevojiten masa të ndryshme që duhet të ndërmerren nga institucionet e Kosovës”.

“Nuk është punë e lehtë, por mund të them se për shkak që numrat janë relativisht të vogël të këtyre personave, në Kosovë do të jetë ndoshta pak më lehtë për ne që t’i trajtojmë këto raste”, ka thënë Miftari.

Përfaqësuesit e organizatave jo qeveritare që merren me çështje të sigurisë konsiderojnë se dënimet të cilat janë duke i shqiptuar gjykatat për personat që kanë qenë në luftëra të huaja mund të mos ndihmojnë gjithmonë në risocializimin e atyre personave.

Skënder Perteshi, analist nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, theksoi se dënimet e rënda mund të jenë lehtësues apo edhe pengues për rastet të caktuara.

“Gjykata në vendimin final është mirë që të marrë për bazë pendimin e ish-luftëtarëve të huaj, por edhe aktivitetet e tyre që kanë bërë [pas kthimit ]në procesin e ri -integrimit dhe deradikalizimin dhe vetëdijesimit e qytetareve të tjerë që të mos marrin pjesë në luftërat e Sirisë dhe Irakut”.

“Është mirë që të ketë iniciativa për këta persona që para vendimeve të dënimit ‘filan’ prokuroria dhe gjykata të marrin për bazë këto prova dhe nuk kam njohuri që deri tash janë marrë për bazë këto veprime”, ka thënë Perteshi.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, konsideron se gjykata nuk është duke shqiptuar dënimet maksimale për personat të cilët kanë qenë të përfshirë në luftërat e huaja si në Siri dhe Irak. Ibrahimi thotë se dënimet e shqiptuara deri më tash nuk do të jenë pengesë në risocializimin e atyre personave.

“Ne kemi një qasje, nëse mund të përdori fjalën konstruktive në këtë rast, se kjo gjykatë nuk është duke shkuar në kahjen e shqiptimit të dënimeve maksimale. Në rastet kur kemi pranim të fajësisë, në rastet kur gjyqtaret e shohin se vet procedura penale ka arritur qëllimin e procedimit të çështjes, atëherë unë jam në dijeni se gjyqtarët gjithë herë kanë një konsideratë dhe shkojnë në disa dënime që janë në kufi të minimumit. Por, të kemi parasysh se kemi të bëjmë me vepra me një rrezikshmëri të lartë”, ka deklaruar Ibrahimi.

Pas miratimit të Ligjit me të cilin sanksionohet pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja dhe strategjisë kombëtare për pengimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, autoritetet e Kosovës, tashmë me ndihmën edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë filluar të punojnë në zhvillimin e strategjie për rehabilitimin dhe ri-integrimin e personave të cilët kanë marrë pjesë në konfliktet e huaja, ose të cilët janë gjykuar për këtë çështje.

Hamdi Ibrahimi, ka thënë tutje për Radion Evropa e Lirë, se ekipi i veçantë është duke punuar dhe janë bërë tashmë hapat e parë që do të ndihmojnë në ri-integrimin e këtyre individëve edhe familjarëve të tyre.

“Ne do të bëjmë një veprim shumë domethënës, konkret në rehabilitimin e këtyre personave. Qëllimi i gjykatës nuk është vetëm dënimi dhe vendosja prapa grilave, por është që këta persona të rehabilitohen dhe të ri-integrohen dhe të jenë pjesë e shoqërisë së shëndoshë”, ka shtuar ai.

Edhe Fadil Maloku, profesor në departamentin e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, konsideron se “shteti vetëm me ndëshkime rigoroze ligjore e pa programe sociale të akomodimit dhe ri-socializimit nuk mund të rehabilitoje të njëjti”.

Sipas të dhënave nga Qeveria e Kosovës, por edhe nga shoqëria civile, që nga viti 2012 e deri më tash, numri i shqiptarëve nga Kosova që i janë bashkuar organizatave ndërkombëtarisht të njohura si terroriste, në Siri dhe Irak, është rreth 300 syresh.

Rreth 50 prej tyre janë deklaruar të vrarë gjatë luftimeve atje.

Shoqëria civile u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që lidhur me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm të ketë një bashkëpunim konkret mes Bashkësisë Islame, shoqërisë civile dhe nivelit qendror dhe atij lokal.

Autoritetet e rendit në Kosovë kanë theksuar se janë duke mbikëqyrur “çdo aktivitet të personave fizikë dhe juridikë, për të cilët siguron informata se mund të paraqesin rrezik për rendin Kushtetues në të ardhmen, apo mund të kryejnë ndonjë vepër penale” dhe se “e gjithë kjo bëhet me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të ndonjë vepre penale të mundshme, duke përfshirë veprat e terrorizmit dhe ekstremizmit fetar”.

Termocentrali Kosova e Re nuk fillon as sivjet

Projekti më i diskutuar për një dekadë më radhë, termocentrali “Kosova e Re”, sipas shumë gjasash, nuk do të fillojë së ndërtuari as gjatë këtij viti, pavarësisht premtimeve nga zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës.

Ndërtimi i këtij termocentrali vazhdimisht është vlerësuar si stabilizues i furnizimit me energji elektrike në Kosovë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ditë më parë ka treguar për angazhimin e autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare në realizimin e projektit, por ka lënë të kuptohet se gjasat për fillimin e ndërtimit të tij gjatë këtij viti janë të vogla.

“Me investitorin amerikan jemi në përmbyllje të fazës së marrëveshjeve komerciale dhe presim që nga fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut të vazhdojmë me fazën tjetër, që do të jetë pakoja tenderuese për ndërtimin e Termocentralit. Nëse nuk kemi pengesa, një vit nga tash do të nis puna e vërtetë e një prej investimeve më të mëdha në të gjithë sektorët”, ka thënë Stavileci.

Ofertuesi i përzgjedhur për ndërtimin e këtij termocentrali është kompania Contour Global, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile nuk i kanë kursyer kritikat gjatë gjithë procesit dhe projektimit, si dhe kanë ngritur si shqetësim mungesën e transparencës nga autoritetet kompetente.

Kushtrim Puka nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë për Energji (KOSID), duke e quajtur të pakuptimtë zvarritjen e fillimit të ndërtimit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se procesi si i tillë është përcjell më shumë parregullsi.

“Kjo është nga mos transparenca dhe ne nuk kemi kontratë dhe nuk e dimë se çfarë është nënshkruar, çfarë termash, çfarë afatesh. Madje ne nuk e dimë se kush dhe çka ka përgjegjësi konkretisht. Ne anën tjetër, ne e kemi thënë vazhdimisht se edhe përkundër asaj që ministria insistonte që do të përfundojë shpejt, një termocentral i tillë do të merr disa vite deri sa të funksionalizohet”, ka thënë Puka.

Por, njohës të proceseve energjetike në Kosovë dyshojnë se zvarritja për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” po bëhet më qëllim.

Hamdi Malushaj, drejtor në kompaninë “ Evroenergie”, kompani kjo që merret me analiza dhe studime të çështjeve energjetike në tregun e Kosovës dhe Gjermanisë, këtë zvarritje e quan sabotim të zhvillimit të sektorit energjetik në Kosovë.

“Unë e shoh si zvarritje dhe bllokim të procesit nga lobuesit, që Kosova mos të mund të prodhojë energji. Kosova vlerësohet vendi i tretë në Evropë për sasinë e linjitit dhe mundësinë që ka për të ndikuar në tregun energjisë.”

“Qeveria, me dashje apo pa dashje, me dije apo pa dije, ka rënë në kurthat e dikujt, që është vështirë të identifikohet pse po ndodh kjo zvarritje. Përndryshe, bllokimi i gjenerimit të energjisë qëllimisht është bllokuar nga dikush”, ka vlerësuar Malushaj për Radion Evropa e Lirë.

Kushtrim Puka ndërkaq shprehet se KOSID-i konsideron se Kosova nuk ka nevojë për një termocentral të tillë, pasi ekzistojnë alternativa tjera të furnizimit më energji elektrike.

“Kosova nuk ka pasur nevojë që të bllokojë vetën për 40 vitet e ardhshme, në një situatë ku ne ballafaqohemi më një termocentral të ri, që bazën e ka në qymyr dhe prapë do të ketë ndotje të ambientit dhe pasoja në shëndetin publik”, ka theksuar Puka.

Në një raport, të publikuar në fund të vitit të kaluar nga ky konsorcium, thuhet se ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” do të dëmtojë ekonomitë familjare dhe ekonominë e përgjithshme, pasi do të rris çmimin e energjisë elektrike për rreth 50 për qind.

Ndryshe, në vitin 2005 kanë filluar përgatitjet për ndërtimin e këtij termocentrali, më një kapacitet gjenerues fillimisht prej 2,100 megavatësh. Por, pas ndryshimeve që janë bërë ndër vite, ky termocentral pritet që të ndërtohet me kapacitet gjenerues prej 500 megavatësh.

Këshilli i Sigurimit e filloi debatin për Kosovën

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka filluar debati për situatën në Kosovë.

Kosovën në këtë seancë e përfaqëson ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku.

Në këtë seancë, bazë për diskutim është raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, për gjendjen në Kosovë, në periudhën prej 16 janarit e deri më 15 prill të këtij viti.

Në pjesën e raportit për çështjen e sigurisë, theksohet se në përgjithësi ajo mbetet stabile, megjithqë “tensionet politike kanë prodhuar një numër të rëndësishëm të incidenteve, përfshirë protesta të dhunshme, sulme dhe kërcënime kundër zyrtarëve dhe dëmtim të pronës private dhe qeveritare”.

Mëtutje, në raportin e Ban Ki-moonit, që është publikuar në faqen në Internet të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, theksohet se “situata e sigurisë në komunitetet jo-shumicë mbetet stabile dhe ishte ndikuar më pak nga dhuna politike, megjithqë policia i ka shtuar patrullimet në gjithë Kosovën, e veçanërisht në pjesën veriore”.

Në raport theksohet se “numri i incidenteve të raportuara, që kanë të bëjnë me komunitetet jo-shumicë, kanë shënuar rënie, në krahasim me periudhën e njejtë në vitin 2015”.

Nga Mr.Ukshin HOTI: “Filozofia politike e çështjes shqiptare” – POLITIKA SI ART = “POLICY” DHE “POLITICS”

Nga libri “Filozofia politike e çështjes shqiptare”

Aktivitetin e vetëdijshëm të forcave politike, ose të subjekteve politike, gati të gjithë teorikët e politikës e vënë në kontekst të shtetit, duke e konsideruar atë si instrument shoqëror me të cilin udhëheqin forcat subjektive.

Ndërkaq Röhrich dhe Wolf-Dieter-Narra, duke e reduktuar këtë aspekt të politikës në funksion të rregullimit të konflikteve, e përqendrojnë vëmendjen e tyre në “format e rregullimit të konflikteve” gjë për të cilën e huazojnë termin anglo-sakson “politics” dhe në përmbajtjen e konflikteve, gjë për të cilën poashtu huazohet termi anglo-sakson “polic” ose “issue” që do të thotë çështje.

Meqenëse të gjitha konfliktet, marrë logjikisht, nuk duhet të kenë kuptim politik, ata e kontestojnë këtë me faktin e totalitarizimit të jetës shoqërore dhe të përzierjes së shtetit modern madje edhe në raportet private të familjes (disa teorikë të tjerë, të cilëve një ditë medoemos do t’u kushtojmë vëmendje, konstatojnë me pikëllim se “shtetëzimi” i jetës private është bërë total: “asgjë e shenjtë nuk ka mbetur jashtë kthetrave të pushtetit (ne do të shtonim se ato, kthetrat, kërcënojnë të rrezikojnë çdo bashkëshortësi dhe çdo fëmijë legjitim të martesave legjitime).

Në diskutimin politiko-shkencor të viteve ’60 (Bachra/Baratc dhe të tjerët), u fut nocioni i jo-vendimeve (non-decisions) me qëllim të tërheqjes së vëmendjes mbi numrin e temave që nuk u lanë në disponim të tubimeve. Me fjalë të tjera, si jo-politike mbetën ato sfera të jetës shoqërore të cilat politika, në saje të një koncensusi të përgjithshëm  të nënkuptuar, nuk deshi t’i njihte si të tilla. Ato megjithatë ekzistojnë dhe paraqiten si rryma të ndryshme të ujit nën akullin politik; dalin në sipërfaqe atëherë kur krijohen kushtet dhe kur subjektet e saj dalin në skenë. Prandaj ato nuk mbeten gjithmonë të tilla, rryma të ndryshme të ujit nën akullin politik, sepse edhe politika, po të jetë e tillë, e humb kuptimin e vet.

Hannah Arendt, duke e theksuar faktin mbi nevojën e artikulimit të kërkesave dhe të orientimit të politikës në rregullimin e konflikteve (politikë janë të gjitha format joluftarake të zgjidhjes së konflikteve) e thekson të folurit si kriterium të shprehjes së cilësisë së politikës: “Kudo që është fjala për relevancën e të folurit, në lojë doemos futet politika, sepse njerëzit janë të prirur për politikë vetëm për shkak se janë qenie që e kanë dhuntinë e të folurit (shih H.Arendt, Vita Activa oder Vom tatigen Leben, München, ct. sipas W.Röhrich-W.D.Narra, vep.cit.f.63).”

Megjithatë, njerëzit merren me politikë për shkak se kanë nevoja dhe interesa. Dhuntia e të folurit e mundëson artikulimin, por nuk e zhduk ekzistimin apo paraqitjen e tyre, sikurse që politika nuk mund të reduktohet vetëm në format jo-luftarake të zgjidhjes së konflikteve. Teoria politike që moti e ka pranuar definicionin e Klauzevicit mbi luftën si vazhdim i politikës me mjete të tjera. Fjalët e cituara të H.Arendtit mund të kuptohen vetëm në kontekst të intencës për zhdukjen e luftës si metodë dhe formë të vazhdimësisë politike, por kjo është një çështje tjetër.

Politika si art dhe morali

Në fjalorin latinisht-shqip (Henrik Lacaj, Filip Fishta, Rilindja, Prishtinë, 1980)  fjala art (ars) përkthehet me fjalët: mjeshtri, muzë, por edhe dredhi, dinakëri, dhelpëri. Politika si aktivitet për rregullimin e pozitës së njeriut në shoqëri, si aksion i vetëdijshëm i subjekteve politike, si intelekt llogaritës, si “policy”, “issue” etj., për rregullimin e konflikteve në shoqëri konsiderohet art, mjeshtëri.

Puna është se arti inspirohet me të bukurën dhe të mirën. Ndërkaq metodat me të cilat realizohet e bukura dhe e mira në art mund të jenë gjithashtu të bukura por mund të jenë edhe jashtë saj, siç ngjet zakonisht me kushtet në të cilat realizohet ndonjë vepër artistikisht e bukur.

Dredhia, dinakëria dhe dhelpëria mund të hyjnë në kuadër të mjeshtërisë së artistit për të realizuar të bukurën. Me këtë rast përsëri do të mbeten art, sepse qëllimi (vepra e bukur artistike) e përcakton përmbajtjen e tyre si aftësi të artistit për të paraqitur të bukurën. Mirëpo ato mund të jenë edhe metoda, madje prioritare, të ndonjë imitatori apo falsifikatori të veprave artistike.

Në rast të tillë këta do të bënin pjesë në mjeshtërinë e imitacionit, të falsifikimit dhe të hajdutllëkut. Përmbajtja e qëllimit të imitimit (p.sh. për të gënjyer opinionin me qëllim të përfitimit material) do t’i klasifikojë si të pamoralshme dhe të dëmshme për njerëzit. Në politikë gjërat qëndrojnë njësoj si edhe në art, por konsekuencat e njërës dhe të tjetrës janë të pakrahasueshme.

Përderisa me një vepër të bukur artistike mund të kënaqen shumë njerëz, me ndonjë vepër të bukur politike mund të shpëtojë një popull apo më shumë sish si dhe anasjelltas, me veprën e falsifikuar mund të dëmtohet blerësi ndërsa me politikën e falsifikuar mund të dëmtohen popujt.

Nuk lypset ndonjë mençuri e veçantë për të kuptuar se konceptimi i politikës si art apo mjeshtëri, veçuar nga morali shoqëror, i përgjigjej (në të kaluarën) borgjezisë në formim e sipër, por jo edhe asaj tashmë të formuar, sepse shkonte ndesh me botëkuptimin aristokratik mbi nderin, guximin dhe zakonet kalorësiake, dhe se në mënyrë të drejtëpërdrejtë i cënonte botëkuptimet, por edhe interesat e pjesës më të madhe të popullsisë.

Për shkak të interesit për avancimin e gjithmbarshëm shoqëror, dhe jo vetëm të kategorive të veçanta të një shoqërie të dhënë, të kuptuarit e politikës si art i së mundshmes, në rrethanat e sotme duhet të jetë i diferencuar dhe duhet ta përjashtojë imoralitetin e metodave në realizimin e qëllimeve politike.

Opinioni i krijuar mbi atë se ç’është e moralshme dhe moralisht e lejueshme në botën e sotme, të kuptuarit e padiferencuar të politikës si art i së mundshmes e quan anakronike dhe retarduese, ndonjëherë edhe pa marrë parasysh qëllimin. P.sh. mund të ishte qëllim i arsyeshëm nga aspekti i logjikës së shtetit -ruajtja e qetësisë publike.

Mirëpo helmimi i fëmijëve, si metodë për realizimin e një qëllimi të tillë, jo vetëm që është akt i pamoralshëm, por akti i tillë automatikisht e vë në pyetje karakterin e qëllimit. Në kontekst të kësaj, qëllimi i ruajtjes së qetësisë publike ose i pengimit të kaosit në të vërtetë shndërrohet në qëllim të ruajtjes së dominacionit të padëshiruar, imoral dhe të padrejtë në vetvete.

Ndër ne, p.sh., shpeshherë dëgjohet komentimi se serbët janë politikanë të zotë, që do të thotë se janë mjeshtër të politikës si art i së mundshmes. Kritika serbe p.sh., shpalljen e Republikës dhe të Kushtetutës nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës e quajti si akt “kaçaniko-kaçak” (Kaçaniçko-kaçaçki Ustav) duke e pasur për qëllim denigrimin e rëndësisë së këtij akti si akt të pamoralshëm meqë e shpallën “kaçakët” dhe jo deputetët. Në këtë rast nuk vihej në spikamë fakti se “kaça(ni)kët” e tillë ishin të zgjedhur si deputetë pikërisht me lejen e tyre, dhe se konspiracionin ua kishin imponuar vetë ata -serbët, d.m.th. jo ata vetvetes, dhe se kishin qenë të detyruar ta bënin një akt të tillë në kushte të imponuara konspirative. Përkrahja masovike e popullsisë e bën të pamoralshëm tentimin e politikës serbe që ta denigrojë një akt të tillë fisnik.

Andaj thënia se serbët janë politikanë të aftë në sytë e shqiptarëve lidhet me konotacion negativ, ndërkaq në sytë e serbëve, pavarësisht nga përparësitë momentale që mund t’ua sigurojë “aftësia” e tillë, në një plan afatgjatë mund t’i kualifikojë vetëm si manipulues të mirë për qëllime  afatshkurtra por në kundërshtim me interesat afatgjata dhe pozitive të popullit serb, siç është p.sh. miqësia me shqiptarët.

Politika si art i së mundshmes rezulton nga botëkuptimet e Makiavelit të parashtruara në librin e tij “Il Principe” (Sundimtari), të botuar për herë të parë më 1514. Për të politika esencialisht është shumë e mjeteve të nevojshme për të ardhur në pushtet dhe për të mbetur në pushtet me qëllim të shfrytëzimit të tij.

Mirëpo këtij botëkuptimi pragmatist për politikën që nuk ka të bëjë fare me moralin, përafërsisht në të njëjtën kohë i kundërvihet Thomas Mori, në librin e tij të botuar më 1516  Do optimo republicae statu deque nova insula Utopia. U-topia=vend që nuk ekziston, si intencë, drejtim i mendimit (utopist) është ëndërr mbi rregullimin e drejtë të jetës, ëndërr që është në kundërshtim me kontekstin special, përkatësisht, që është negacion kritik i situatës historike.

Projektet e tilla utopike, sipas Röhrich dhe Narra, manifestohen si përfytyrime mbi një të ardhme më të mirë. Ato në këtë mënyrë, më tepër në mënyrë indirekte, komandohen në pikëpamje përmbajtësore si alternativë e së tanishmes ekzistuese. Andaj, çdo nocion relevant i Utopisë, doemos e reflekton momentin e saj shoqëror, luftën e saj kundër njëmendësisë së keqe”(shih Röhrich-Narra, vep.cit.f.31).

Tejkalimi i njëmendësisë së keqe, për Makiavelin, varet nga aftësia  (virtu) e sundimtarit për të ruajtur pushtetin dhe interesat e shtresës së cilës i takon (d.m.th. borgjezisë në lindje e sipër). Për të sistemi moral dhe politik qëndrojnë njëri pranë tjetrit, pothuajse paralelisht, por njëkohësisht nuk kanë të bëjnë me njëri-tjetrin.

Ndërkaq Utopia e Morit është një alternativë e moralshme, e cila niset nga fakti se “në asnjë shtet nuk mund të ketë drejtësi dhe as që do të sundojë ndonjëherë brenda tij lumturia” (vep.cit.f.33). Ky botëkuptim natyrisht do të jetë “…përfytyrim i parë i ëndrrave-dëshira demokrato-komuniste (Ernest Bloch, Das Prinzip Hoffnung, Frankfurt a/M. 1973. cit. sipas Röhrich-Narra, ibd.)  dhe të cilat sërish, së paku në Evropë, do të mbeten midis utopisë dhe synimeve shoqërore, meqë si komunizëm i praktikuar mendohet të ketë dështuar.

Kjo megjithatë nuk e nënkupton dështimin e politikës si intelekt, si shkencë, por përkundrazi, dikur e tretur në materializmin dialektik të vendeve të socializmit real, tani e gjen afirmimin e vet edhe atje, si një nga shkencat që në vetvete i ngërthen rezultatet e Ekonomisë Politike, Sociologjisë Politike, Psikologjisë Politike dhe të disiplinave tjera të lidhura me Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Mirëpo edhe si shkencë, edhe si aktivitet politik, gjithnjë e më tepër do ta marrë parasysh aspektin moral të çështjeve të caktuara, qoftë si norma të stabilizuara morale gjatë mijëra vjetëve të historisë njerëzore, qoftë si norma të kodifikuara të se Drejtës Ndërkombëtare Publike. Si aktivitet i vetëdijshëm për avancimin e interesave të caktuara zhvillohet brenda ambientit të dhënë shoqëror, duke krijuar në këtë mënyrë një atmosferë të caktuar shoqërore.

Realiteti politik i krijuar kësisoji e lejon definimin e politikës si “sferë të jetës shoqërore me vend të veçantë në strukturën e përgjithshme të raporteve dhe të institucioneve shoqërore, dhe me ligjshmëritë e veta objektive”(N.Pashiq, Klase i Politika, op.cit.f.29). Si e tillë, ajo në Kosovë gjer më tani nuk ka ekzistuar, por tani janë hapur rrugët për zhvillimin e saj të gjithanshëm. Edhe me këtë rast, si edhe më parë, shteti, dhe gjithçka që është e lidhur me shtetin, mbetet objekt i hulumtimeve të shkencave politike, ndërsa avancimi i pozitës dhe i interesave të caktuara shoqërore mbetet përmbajtje e politikës si të tillë. Kosova, në këtë pikë, nuk duhet të bëjë kurrfarë përjashtimi.

Lubjanë, më 30 Janar 1990

Pjesë nga libri “Filozofia politike e çështjes shqiptare”

Krasniqi: Dekriminalizimi i politikës të fillojë me largimin e Thaçit, është protagonist kryesor i Dick Martyt

Jakup Krasniqi, ish bashkëpartiak e shoku i luftës me Hashim Thaçin ka thënë se ky nuk do të duhej të ishte kryeministër në mandatin e dytë, e as tash president.

Në një intervistë për Kosovapress, Krasniqi ka thënë se Thaçi ishte protagonisti kryesor raportit të Dick Martit, me të cilin u dëmtua imazhi i Kosovës.

Këto komente i ka bërë teksa ka komentuar deklaratën e Thaçit për dekriminalizim të politikës.
“Ndryshe, sa i përket deklaratës së presidentit Thaçi, që në listat zgjedhore mos të jenë njerëz që janë nën hetime, Krasniqi ka thënë që është vet Thaçi, ai që nuk do të duhej të jetë kryeministër në mandatin e dytë, dhe as president, për shkak se ishte protagonist kryesor raportit të Dick Martit, me të cilin ka dëmtuar imazhin e Kosovës”, citon KP, ish kreun e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Në anën tjetër, Kohavisioni ka raportuar mbrëmë se si presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk është lodhur së përsërituri se duhet të bëhet dekriminalizimi i skenës politike e në listat zgjedhore të mos futen njerëz me aktakuza për krim e korrupsion, ani pse në kohën sa ishte kryetar i PDK-së, pati plot njerëz të tillë, raporton KTV.

Por lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që pikërisht hetimet të nisin nga kreu i shtetit e i pari i Qeverisë.

AAK-ja i ka quajtur demagogji këto deklarata të presidentit, i cili në krye të shtetit u ngrit nga partia që sipas AAK-së, ka pasur më së shumti të dyshuar e të akuzuar nga drejtësia.

Për Nismën, lëvizjet nëpër parti po bëhen sepse të gjithë e kanë vërejtur sipas tyre, fuqinë e koalicionit AAK-Nisma.

Ndërkohë, pjesëtarë të shoqërisë civile kohë më parë patën thënë se nëse presidenti vërtet do që të lëvizë përpara, atëherë mund të propozonte vetë projektligjin për dekriminalizim dhe kështu do të dëshmonte sa do të kishte fuqi të përballej me bashkëpartiakët e tij të dikurshëm.

Dushk për gogla, apo BE-së dhe Kosova çfarë (nuk) i njohim të gjithë…?! – Nga Agron Shabani

Edhe përkundër idealeve, vizionëve, konceptëve, formulave, platformave ose rezolutave të njohura integrale, konvencionale ose ” revolucionare” të Sen Simonit, Schumanmit, Wanderbergut ose të dikujt tjetër mbi ” Evropën e bashkuar të njerëzve, popujve dhe shtetëve të barabarta dhe të pakufijë”: BE-së ( UE-së) se këndejmi, në esencën ose substancën e saj ndodhët e ngritur ose projektuar mbi ” ruinat” ose ” gërmadhat” e njohura të dy luftërave të mëdha botërore. Gjegjësisht, mbi konceptët ose diktatët e ” suspektshme” dhe tepër dubioze ( ” urbi et orbi”) të ” marrëveshjeve” ose ” traktatëve” të ndryshme borxheze ose paktisto-antantiste të Versajës,  Atlantikut, Jaltës, Teheranit, Kazablankës, Parisit, Brukselit, Romës dhe kështu me radhë. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe aspektët ose ” fenomenët” e njohura  luftarake( ushtarake), hipotetike, reparative, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në sfond. Dhe, së bashku me këto të fundit edhe averzionet, divergjencat, disonancat, diskrepancat, antagonizmat dhe rivalitetet e njohura shteterore, nacionale, politike, ushtarake, industriale, tregtare, monetare , finansiare, ekonomike, konjukturale, manufakturale, nomenklaturale, strategjike dhe të tjera në mes popujve ( kombëve) dhe vendëve ( shtetëve) me të fuqishme ose kryesore të BE-së si Republika Federale e Gjermanisë, Britania e Madhe, Franca, Italia etj.

Në këtë prizëm zaten edhe strukturën, arkitekturën ose infrastrukturën e përgjithshme ose kryesore të BE-se (UE-së) në esencën ose substancën e saj e përbejnë si të thuash natyra dhe karakteri i njohur fragjil, poroz, heterogjen dhe tepër i flashkët ose inkompaktibil në çështje dhe aspekte të ndryshme industriale, teknologjike, ekonomike, fiskale, finansiare, konjukturale, manufakturale, strategjike etj. Aty janë edhe ” modelët” ose ” konceptët” e larmishme, alternative, determinante ose paradigmatike brendapërbrenda UE-së ose BE-së si ” Modeli i Rajnës” i përbërë nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu, ” Modeli Anglo- Sakson” i përbërë nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Portugalia, ” Modeli Skandinavikë” i përbërë nga Holanda, Austria, Danimarka, Suedia dhe Finlanda , ” Modeli Jugor ” ” Mesdhetar” i përbërë nga Italia, Spanja, Greqia dhe Qiproja si dhe ” modeli” ose ” koncepti i ri” i vendëve ose shtetëve të reja anëtare të BE-së nga ” blloku” ose ” hemsifera” juglinore e kontinentit plak. Ndonëse, sëcili prej tyre me kushte, standarde, modalitete, mentalitete, koncepte dhe përceptime të ndryshme ose specifike të cilat jo rrallë e sfidojnë, kolidojnë, eklipsojnë  ose katapultojnë njëri tjetrin në shumë çështje dhe aspekte të ndryshme esenciale ose substanciale.
Mos të flasim këtu mbi dallimet ose diferencat e thella kardinale ose kolosale në mes Gjermanisë si lokomotiva kryesore e BE-së dhe njëra prej tre fuqive kryesore të globit dhe Greqisë, Qipros, Polonisë, Sllovakisë, Rumanisë ose Bullgarisë si për shëmbull. Me të cilat ” resurse, kapacitete ose potenciale të mundshme njerëzore, materiale, shkencore, industriale, ekonomike, teknologjike dhe të tjera ” mund të krahasohen me resurset, potencialet, kapacitetët ose fuqinë e njohur njerëzore, materiale, shkencore, industriale, teknologjike ose ekonomike të Gjermanisë: Greqia, Qiproja, Spanja, Portugalia, Polonia, Sllovakia, Rumania ose Bullgaria si për shëmbull….?!
Në këtë kontekst të ” suspektshëm” ose tepër dibiozë, njerëzit, popujt ose shtetët e ndryshme brenda BE-së ose UE-së, mund të jenë të njejtedhe të barabartë me njëri tjetrin ose me njëra tjetrën vetëm në ëndërra ose iluzione të ndryshme hedoniste ose utopiste. Në këtë drejtim , pos standardit ose kulitetit jetësor, mjafton të cekën ose rikujtohen në sfond  vetëm fuqia, resurset, kapacitetët ose potencialet e njohura njerëzore, materiale, shkencore, industriale, ekonomike ose teknologjike të Gjermanisë, B. Madhe, Francës ose Italisë … Gjithëçka është e qartë. No Coment.U mor vesh se projektët , eksperimentët dhe planimetritë e ndryshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste nga ana e “instruktorëve” ose “arkitektëve” të ndryshëm vendorë ose ndërkombëtar në vendin tonë mbi ngritjen dhe projektimin e “popujve artificial” ose “johistorik”, edhe sot e kësaj dite ndodhën në fuqi ?!  Kujto nö këtë vorbullë “popullin e lindur” ose të “dalur nga lufta”! Përkatësiisht, “popullin e ri kosovar”  sipas “koncepteve”, “vizioneve” dhe “definicioneve spektakulare” dhe “bombastike” të Mahti Ahtisarit, Viktor Çërnomirdinit, Primakovit, Jelcinit, Putinit, Gjingjiçit, Koshtunicës, Tadiqit, Fatmir Sejdiut, Hajredin Kuçit, Arsim Bajramit, Blerim Shalës etj. Ndonëse në kordinim dhe harmoni të plotë logjistike, konspirative, dekonspirative dhe komplotiste me Turqinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Rusinë në njerën anë, si dhe me aprovimin ose miratimin “intern” ose indiskreto-eksplikativë të qarqëve, strukturave, konjukturave ose nomenklaturave të ndryshme evroperëndimore të cilave po vazhdon t´u mekët zëri dhe stepët goja ne “koncertin e madh” të biritmave dhe ” ulurimave të reja” imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste të Serbisë ndaj vendit tonë në anën tjetër. Dhe, të gjitha këto të miratuara dhe aprovuara dikur nga i ashtquajturi “ekipi i unitetit” i cili dikur me vonë do e shpallte  ose vetëquante vetën si “grupi i elefantëve”në Vjenë të Austrisë.
Pra nga “grupi i elefantëve” në bisedimet e atëhershme të Vjenës mbi statusin e Kosovës. Duke e marë formën dhe profilin e plotë të tradhëtisë së lartë shtetërore dhe nacionale me rastin e firmosjes së ” marrëveshjeve” ose ” traktatëve” të rënda unilaterale ose monologjike të Vjenës dhe Brukselit mbi ” demarkacionin kufitar” me Malin e Zi si dhe mbi të të ashtuquajturin ” asociacionin e pavarur të komunave serbe” ( lëxo: mbi republikën serbe) në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës nga ana e të të ashtuquajturit ” delegacionitë lartë shtetëror ose qeveritar” të Kosovës. Duke i sjerllur Kosovën dhe shqiptarët para atyre aktëve dhe faktëve të kryera të” rikthmit të sofistikuar” të Serbisë në Kosovë, apo të Kosovës në Serbi…!? Dhe, kjo me “dorën e zgjatur” të SHBA-së, Gjermanisë, B.Madhe etj. Gjegjësisht, në emër të të ashtuquajturit ” liberalizimit të vizave” si dhe të ” integrimëve” tjera ndërkombëtare ose veriatlantike të Kosovës.

Të falësh tokë ose teritore të ndryshme me interes të lartë shtetëror, nacional, ekonomik ose strategjik! Apo, të nënshkruash marrëveshje ose traktate të ndryshme unilaterale dhe disfatiste me Serbinë, Malin e Zi ose me dikënd tjetër në emër të ” liberalizimit të vizave”, gjegjësishtë në emër të interesave të njohura pushtetmbajtëse, politike, materiale, profiteriste, karieriste dhe të tjera të një kaste ( klike) të harbuar dhe të kontrabanduar demagogësh, hipokritësh, matrapazësh, analfabetësh ose gjysëmanalfabetësh të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik! Vërtetë të ngjanë në ” punë” Sizifi si dhe në gogol ose karrem të madh politik. Në blasfemi, hedonizëm dhe makiavelizëm të pafalshëm kardinal ose historik.
´ Në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës si dhe në Bjeshkët ( Alpet) e njohura të Rugovës, thonë se ndodhën resursët ose pasuritë me të mëdha minerale, hidrografike ( ujore) dhe të tjera në Kosovën dhe me largë. Se këndejmi, sipas teorive dhe hipotezave të njohura shkencore ose metodologjike të inxhinierëve ose ekspertëve të specializuar në fushat e ndryshme të metalurgjisë ose gjeologjisë, aty ku qielli është i kthjellët dhe i kaltert-blu dhe ku bora ( dëbora) është rrezatuese dhe jetëgjatë mbi alpe( bjeshkë) aty ka rezerva ose pasuri të pashtjerrshme të ujit, arit, argjentit etj..;

Dhuna, terrori, genocidi ( gjenocidi), urbanocidi, kulturocidi , hegjemonizmi dhe ekspanzionizmi i egër policor dhe ushtarak i regjimit kriminal dhe gjakatar te Millosheviçit ose Beogradit zyrtar kundër shqiptarëve të Kosoves si dhe ndaj vendëve dhe popujve tjerë joserb gjithandej: Pos tjerash, atëbotë sollën edhe homogjenizimin dhe mobilizimin e gjithëmbarëshëm politik, liridashës dhe patriotik të shqiptarëve dhe të tjerëve kundër hegjemonizmit, ekspanzionizmit, absolutizmit, totalitarizmit, militarizmit, kolonializmit ose gjysëmkolonializmit serb. Gjegjësisht, ngritjen dhe avansimin optimal ose maksimal të moralit dhe vetëdijes së përgjithshme shtetëformuese, kombëtare (çlirimtare) ose patriotike të shqiptarëvëve dhe të tjerëve kundër sundimit dhe robërisë së rëndë nën serbin. Duke i nënkuptuar këtu të të ashtuquajturën ” rezistencën paqësore” ose ” pacifiste” të Dr. Rugovës dhe LDK-së, PSHDK-së si dhe partive ose subjektëve tjera shqiptare në ” muzgun” ose ” buzëmbremjen e parë” të. shpërbërjës ose shkatërrimit të gjithëmbarëshëm të ish Jugosllavisë….Për t´u kurorëzuar dhe sublimuar fuqishëm me kryengritjen e armatosur,  respektivisht, me  rastin e lufës çlirimtare dhe patriotike të UCK-së ( 1998-1999) !

Ngritja ose avansimi i vazhdueshëm ose sistematik i moralit dhe vetëdijës së gjithëmbarëshme liridashëse ose patriotike pa ngritjen ose avansimin e vazhdueshëm ose permanent të edukatës, kulturës, disiplines, emancipimit  dhe vetëdijes së lartë shtetformuese, nacionale, politike, diplomatike, shkencore, kulturore, akademike etj. Të ngjajnë në ” platforma” ose ” formula” boshe, pllakative, fakultative, pezhorative, ataviste, nihiliste, mazohiste, imagjinare, fiktive, aproksimative etj.
Përkatësisht, në hedonizëm dhe alkimizëm politik etj. Gjithnjë duke menduar këtu në kauzalitetin e lartë shtetëror, nacional, politik, ushtarak ( luftarak) historik, gjeografik etj. Respektivisht, në lirinë, shtetin, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin përgjithëshëm shtetëror, nacional, politik, teritorial ose gjeografik të Republikës së Kosovës në kuptimin er plotë të fjalës.
Në këtë frymë të përgjithshme liridashëse ose patriotike, thonë se fusha kryesore e një lideri ose intelektuali dhe patrioti të lartë shtetëror, nacional ose politik, janë koha, njerëzit, populli(kombi) dhe atdheu i tij. Ndërkaq, kredoja, besimi, ideali dhe vizioni i tij kryesorë janë arritjet, zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme të njerëzve, popullit (kombit) dhe vendit të tij përkatës ose respektivë. Në këtë lideri, politikani ose intelektuali i mirëfillët, ekselent dhe profesionist, me të njejtën bukuri dhe dashur që e do Zotin, jetën, botën, familjen dhe farefisin e tij, i do edhe njerëzit, popullin (kombin) dhe atdheun e tij.
Kjo donë të thotë se liderët e vërtete shteteror, nacional ose politik nuk shajnë, nuk urrejnë, nuk ofendojnë dhe s´e paragjykojnë askënd. As shtetin, as qeverinë, as grupin, as personin ose individin. Askënd. Qofshin madje ata ose ato edhe në oponenca ose opzita të ndryshme politike, partiake, parlamentare, konceptuale ose ideologjike me ta apo me partinë ose organizatën e tyre përkatëse ose respektive.Duke e ruajtur dhe mbrojrur tjetrin nga vetëvetja, liderët e shquar shtetëror, nacional ose politik,  i mbrojnë kombin ( popullin) dhe atdheun e tyre përkatës ose respektivët. nga klanizimet, fosilizimet, instrumentalizimet, uzurpimet, komercionalizimet, absolutizimet, monopolizimet ose relativizimet e ndryshme objektive dhe subjektive në kohë dhe hapësirë.
Në të kundërtën, atmosferat ose situatat e ndryshme negative, violente, infantile, paradoksale, reaksionare ose anakronike së bashku me anomalitë, patologjitë ,destruksionet ose dekonstruksionet e ndryshme individuale dhe kolektive, krijohen pikërisht me anë të klanizimëve, fosilizimëve, uzurpimeve, privatizimëve, komercionalizimëve, instrumentalizimëve dhe monopolizimëve të ndryshme të politikës së gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga ana e kujtdoqoftë në këtë kontekst.

Sipas konceptëve, pikëpamjeve, teorive,idealeve dhe vizioneve të njohura qytetare dhe liberaliste të shtetëve dhe shoqërive të konsoliduara parlamentare dhe demokratike, të të gjithë njerëzit ose qytetarët e mundshëm të një vendi apo të një shteti ligjor, parlamentar dhe demokratik, në instancë të fundit janë miq, partner, klient, participant, aspirant dhe aleat të përbashkët dhe konstruktivë në të mirëm e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive. Kjo duke filluar që nga presidenti ose presidentja e vendit, kryeministri ose kryeministrja , lideret partiak ose politik dhe deri tek qytetarët e rëndomtë.
Në këtë sfond  intelektualët politik ose liderët e vërtetë shtetëror, nacional ose politik, angazhohen vazhdimisht për një shtet ose shoqëri të pastërt, të ndërgjegjshme dhe të shëndoshë në kuptimin e plotë të fjalës. Mbase për një shoqëri të lirë, të pasur,  të drejtë ose të barabartë për të gjithë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Të çliruar nga skamja, neuroza, psikoza,  tensioni, depresioni, anomalitë dhe patologjitë e ndryshme individuale ose kolektive, gjegjësisht, objektive dhe subjektive dhe kështu me radhë. Për një jetë të udhëhequr nga ideali, respekti, dashuria, mirëkuptimi, ndërshmeria, toleranca, solidariteti dhe harmonia e gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare. Për njeriun ose qytetarin e lirë në kuptimin e plotë të fjalës. Për lirinë, idealet, vizionet, qëllimet, reflektimet, ëndërrat,  pritjet, aspiratat, spontanitetin, individualitetin, integritetin, dinjitetin, edukatën, arsimimin dhe ekskluzivitetin e tij.
Në këtë frymë integriteti moral i personit ose individit së bashku me lirinë e njohur shoqërore ose qytetare në njerën anë , gjegjësisht , sovranitetin dhe integritetin e përgjithshëm shtetërorë, nacional dhe politik në anën tjetër. Paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore të shtetëve të zhvilluara qytetare dhe demokratike gjithandej globit.
Pa i harruar këtu edhe edukatën, kulturën, arsimimin, emancipimin, demokracinë , moralin, disiplinën, pluralizmin e njohur politik, dialogun, konsenzusin, kompromisin, kauzalitetin e njohur shtetërorë, nacional, politik dhe historik së bashku me të të ashtuquajturin universalitetin global ose globalitetin universal në kontekstin e njohur të të drejtave dhe lirive të njohura njerëzore (qytetare) dhe shtetërore e nacionale në të gjithë botën.
Ndaj, mu për këtë edhe evolucioni dhe zhvillimi i përgjithshëm i edukatës, kulturës dhe vetëdijës së njohur shtetërore, nacionale, politike , ushtarake( ludftarake), historike dhe gjeografike tek njerëzit ose popujt e ndryshëm anëkënd globit, ngritën dhe përparojnë mbi bazat e njohura të “konsenzusit dhe kompromisit” të njohur të August Commtit, “vetëdijes kolektive” të E. Dyrkhemit, “aksionëve  dhe vetëdijes individuale” të Max Weberit, “karakterit referent të veprimit ose reagimit” të T. Parsonit, “karakterit nacional dhe historik” të Meaduovit, “karakterit antropohistorik, antrogjeografik, antropokulturor dhe antropobiologjik ose antropogjenetik ” të  A. Gobinos, R. Chemberleinit etj.
Ndonëse, duke i vëçuar këtu edhe aksionet ose reaksionet( reagimet) e ndryshme individuale ose kolektive të ndara dhe klasifikuara sipas konceptëve dhe teorive të njohura shkencore dhe filozofike të Max Weberit, Sigmund Freudit, Karl Gustav Jungut , Alfred Adlerit etj.Përkatësisht, në levizjet, aksionet ose reagimet e logjikshme dhe racionale në raport me qëllimet ,idealet, vizionet , kërkesat ,aspiratat ose interesat e larta individuale dhe kolektive. Levizjet ,aksionet ose reagimet e njohura shkencore, intelektuale dhe patriotike në raport me aspiratat dhe interesat e njohura shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike etj. Aksionet ose reagimet e njohura tradicionale, evolutive dhe empirike. Aksionet ose reagimet e njohura racionale, logjike dhe intelegjente. Aksionet ose reaksionet e ndryshme emocionale, iracionale, imagjinare, fiktive, negative dhe të tjera për të cilat kemi shkruar edhe me herët.

Arrestohet në Kosovë prifti pedofil britanik pas pesë vjetësh arratie

Policia e Kosovës arrestoi këtë javë një ish prift katolik britanik, me kërkesën e autoriteteve në Britani, nën dyshimin për abuzim seksual me fëmijë.

Ish prifti Lawrence Soper, po ndiqej nën dyshimet se gjatë viteve 1991-2000, në kohën kur shërbente si prift katolik në Kishën Ealing Abbey në Londër, kishte abuzuar me fëmijët.

Ai ishte arrestuar në vitin 2010, për t’u liruar me kusht dhe nuk ishte paraqitur më kurrë në stacionin policor dhe për këtë arsye policia britanike kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar në vitin 2012.

Policia në Kosovë nuk ka dhënë më shumë hollësi rreth arrestimit dhe as procesit të dorëzimit të tij ish priftit që kishte jetuar një kohë në Itali dhe më pastaj për disa vjet në qytetin e Pejës në Kosovën perëndimore.

Portali Insajderi në Kosovë, shkruan se ai kishte jetuar me emrin Andrew në Pejë, por askush nuk di se cila ishte veprimtaria e tij.

Kosovë: Kursimet e qytetarëve tejkalojnë ndjeshëm buxhetin e vendit

Shuma e mjeteve materiale të kursyera të qytetarëve në bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, është më e madhe se sa buxheti i përgjithshëm i vendit.

Përderisa buxheti për këtë vit, kap shifrën rreth 1 miliard e 600 milionë euro, depozitat e qytetarëve janë një miliard më tepër, apo mbi 2 miliardë e 600 milionë euro.

Përveç kësaj vlere, qytetarët e Kosovës mjete të kursyera kanë edhe në valuta tjera, shuma e të cilave arrin në 127 milionë.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, vërehet se nga vlera e përgjithshme, depozitat e ekonomive familjare kapin shifrën rreth 2 miliardë euro, kurse ndërmarrjet kanë të kursyera mbi 500 milionë euro.

Megjithatë, ekspertë për çështje financiare shumën e mjeteve të kursyera e konsiderojnë befasuese, por edhe shqetësuese.

Sipas tyre, Kosova ballafaqohet me shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë, kurse në anën tjetër, kanë arritur në mbi 2. 6 miliardë euro depozitat në banka.

E, shqetësues mbetet fakti, se në mungesë të një ambienti të sigurt për investime, qytetarët obligohen që mjetet e tyre financiare t’i mbajnë të bllokuara në institucionet financiare, pavarësisht faktit se norma e interesit në depozita është jashtë zakonisht ulët.

Nazmi Mustafa, rektor në Kolegjin e Menaxhmentit Internacional “Globus”, për Radion Evropa e Lirë, thotë se autoritetet kompetente duhet të krijojnë kushte që këto mjete të shfrytëzohen për biznese ose shërbime.

“Në Kosovë ende nuk kemi një strategji zhvillimore, e cila në mënyrë racionale do t’i angazhonte këto depozita dhe atëherë norma do të rritet edhe në depozita, kurse përfitimi më i madh është për ekonominë dhe shtetin, pasi krijojnë një mundësi të rritjes së normës së Bruto Produktit Vendor”, thotë Mustafa.

Eksperti për çështje financiare, Mejdi Bektashi, tregon se dekadën e fundit, për çdo vit ka pasur rritje të vlerës së depozitave.

Arsyeja e mbajtjes së parave të ngrira, sipas tij, tregon pasiguri për të investuar, po njëherësh tregon besimin që qytetarët kanë ndaj institucioneve financiare që veprojnë në Kosovë.

“Shpjegimi mund të jetë edhe ekonomik dhe tradicional. Unë besoj se një pjesë e madhe e këtyre mjeteve, janë të bashkatdhetarëve tanë që punojnë në botën e jashtme. Dhe, të njëjtat i mbajnë në Kosovë.Kurse në aspektin ekonomik, tërheqja e parave nga qarkullimi zvogëlon konsumin që mund të paraqitet edhe si pengesë për zhvillimin ekonomik”, thotë Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Nazmi Mustafa, ndërkaq thotë se nevojiten programe të veçanta për shfrytëzimin dhe angazhimin e këtyre mjeteve.

“Esenca e mosshfrytëzimit të këtyre mjeteve, është se nuk ka programe të cilat i mbështesin politikat makro-ekonomike zhvillimore. Dhe në atë kuptim del edhe siguria nga kompanitë e tilla, qoftë të investimeve të jashtme, të cilat janë shumë të vogla në Kosovë, qoftë edhe investime për diasporë. Është dëm i madh investues dhe ekonomik mbetja e këtyre depozitave të ngrira me një normë të ulët të interesit”, thotë Mustafa.

Edhe Mejdi Bektashi, nuk e mohon faktin se te qytetarët ekziston edhe elementi i pasigurisë, që këto mjete t’i investojnë në prodhim apo shërbime tjera të caktuara.

“Por, shpërndarja e këtyre mjeteve është e thellë pasi shumë qytetarë kanë shuma të vogla të deponuara dhe ato nuk mjaftojnë për të bërë ndonjë investim konkret”, shton ai.

Ndryshe, norma efektive e interesit për depozita të ekonomive familjare është 0.9 për qind, kurse për ndërmarrje 1.2 për qind.

Konfirmohet zyrtarisht vendimi i Apelit: Fatmir Limaj i pafajshëm

Trupi Gjykues i përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një vendës, ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë – si të pabazuar. Rasti Kleçka kishte shkuar në Apel me ankesën e ish-prokurorit, Maorizio Salustro, pasi për të dytën herë shkalla e parë e kishte shpallur të pafajshëm Arben Krasniqin, Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin, Behlul Limajn, Fatmir Limajn, Refki Mazrekun, Naser Shalën, Sabit Shalën, Shaban Shalën dhe Besim Shurdhajn.

Është konfirmuar zyrtarisht se Gjykata e Apelit e ka shpallur Fatmir Limajn dhe të tjerët përfundimisht të pafajshëm për krime lufte në rastin Kleçka.

Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë dhe e ka vërtetuar në tersi aktgjykimin e shkallës së parë që e shpall Limajn dhe nëntë bashkëluftëtarë të tij të pafajshëm.

Për këtë vendim, Insajderi ka raportuar më 16 prill të këtij viti. Pafajësia e Limajt konfirmohet nga aktgjykimi prej 96 faqesh i siguruar nga Insajderi.

Trupi Gjykues i përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një vendës, ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë – si të pabazuar.

Apeli i ka dhënë fund këtij procesi të gjatë që ka nisur pesë vjet më parë. Limaj dhe të tjerët janë shpallur dy herë të pafajshëm nga shkalla e parë.

Fatmir Limaj dhe të tjerët shpallen të pafajshëm për rastin “Kleçka”

Rasti Kleçka kishte shkuar në Apel me ankesën e ish-prokurorit, Maorizio Salustro, pasi për të dytën herë shkalla e parë e kishte shpallur të pafajshëm Arben Krasniqin, Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin, Behlul Limajn, Fatmir Limajn, Refki Mazrekun, Naser Shalën, Sabit Shalën, Shaban Shalën dhe Besim Shurdhajn.

Prokuroria ishte ankuar në Gjykatën e Apelit duke kërkuar rigjykim apo dënim të të akuzuarve për krime lufte në fashatin Kleçkë.

Ankesa e Prokurorisë ishte shqyrtuar në dhjetor të vitit të kaluar nga Gjykata e Apelit.

Limaj akuzohej për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër robërve të luftës. Mes tjerash akuzohej se kishte urdhëruar vrasjen e dy serbëve. Vrasjen e tyre pretendohet se e kishte kryer Agim Zogaj i njohur si dëshmitari “X”.

Zogaj e kishte ngarkuar deputetin Limaj me barrë të rëndë të krimeve të luftës. Disa muaj para nisjes së gjykimit, Zogaj ishte gjetur i varur në një park në Gjermani, ku ishte dërguar nga EULEX-i si dëshmitar i mbrojtur. Pos dëshmive gojore, ai kishte dorëzuar një ditar i cili ishte shpallur si provë e pranueshme nga Gjykata e Apelit. /INSAJDERI/

Sekretarja gjenerale e CVP Beatrice Wertli priti ne takim pune delegacion të PSHDK

Voal – Sekretarja gjenerale e CVP Beatrice Wertli priti ne takim pune në Bernë Kryetarin e PSHDK Uke Berisha dhe Z/kryetarin e PSHDK Zef Morinen.

Ne fjalen e rastit z. Wertli theksoi se CVP-CDU-OVP-CSU e kane nje vlere te perbashkete me demokristianet e Kosoves, dhe kjo vlere eshte nje vlere jo e polarizimit te majte apo te djathte, por e qendreses e cila eshte ne sherbime te qytetarit dhe kunder çdo ekstremizimi, politik te majte apo te djathte te shoqerisë, dhe kerkoi qe populizmi te mos jete pjese e mendimit politik.

CVP eshte qe religjinoin te jete larg politikes, dhe mos te ngaterrohen mes vete, tha z. Wertli.

Ne theksoi z. Wertli jemi te interesuare qe Kosova te jete nje vend demokratik dhe jo nje vend me polarizime ekstreme, si dhe kundër çdo ekstremizmi fetare qofte kristian apo Islam.

Ne fjalen e tij z. Uke Berisha falenderoi CVP per bashkepunimin e shkelqyshem me PSHDK si dhe u zotua se edhe ne te ardhmen bashkpunimi nuk do te mungojë. Kryetar i PSHDK Uke Berisha e njoftoi z. Wertli per mos realizimin e marrveshjeve parazhgjedhore qe kishte PSHDK me PDK e z. Thaqi.

Z. Wertli theksoi se njeri nga bashkëpuntore e ngushte te z. Juncker eshte edhe miku i PSHDK z. Patrick Foler i cili vitin e kaluar ishte mysafir i PSHDK ne Prishtinë bashke me ish kryetarin  e CVP  Christopher Daberly.

Z. Zef Morina vuri në dukje se Kosova ka sfida ne forcimin e demokracisë, dhe ka nje stagnim te zhvillimit i cili nuk është pritur. Ai tha se  edhe LDK nuk eshte sikur ne kohen e presidentit historik I. Rugova, tani gjerat kane ndryshuar dhe pozita e demokristianve ne Kosove si faktore politik eshte ne nje faze te re, te forcimi dhe mbeshtetja e faktorit europian eshte me rendesi te veçante.

Z. Wertli theksoi se Presidenti i ri i CVP Gerhard Pfister si dhe shefi i grupit parlamentar te CVP ne parlamentin zviceran njeherit  dhe perfaqesuesi i CVP ne EPP z. Filipo Lombardi, me disa deputetë demokristian nga Zvicra do te vizitojnë kete vite PSHDK dhe Kosoven.

Z.  Nue Kaqinari nga PSHDK ne Zvicer nder te tjera tha se Kosova kishte nje trinom kerkesash për Liri, Pavarësi, Demokraci, dy te parat u arriten liria dhe pavarsia, per te cilat ju jemi mirënjohes Perendimit, por me demokracinë si duket e e kemi me veshtire ta ndertojmë si kemi deshire, pas nuk respektohen marrveshtjet parazgjedhore, dhe jane komisioneret qe vendosin se kush do te jete deputet e kush jo. Vota e popullit manipulohet dhe vritet demokracia.

Aktivisti i vjeter i PSHDK dhe çeshtjes Kombtare Marash Berisha, theksoi se Diaspora  shqiptare ne Perendim ka bartur barren e financimit te jetes politiko/shoqerore ne Kosove dhe se Perendimi duhet te mbeshtes me shume Demokristianët dhe Kosoven pasi jemi pjese e Europes dhe mbrojtes te vlerave europiane.

13220042_506542979546005_363317076_n

Ali Lajçi: Mos të bëhet ratifikimi i demarkacionit

Përfaqësuesi i zonës së Rugovës, Ali Lajçi në fjalën e tij ka thënë se kanë ardhur në Prishtinë me qëllim që të dëshmojnë se komisioni i Kosovës ka bërë shkelje ligjore në demarkacionin me Malin e Zi. “Asnjë vij kufitare e dëshmuar deri më sot e aq më pak nga viti 74 e këtej nuk paraqet vijat kufitare të cilat janë përcaktuar tash të cilat janë bërë vetëm në bazë të interesave të Malit të Zi”, ka thënë Lajçi transmeton zeri.info.

“Ne fuqimisht e kundërshtojmë atë. Është një vendim i nënshtruar nga Qeveria e Kosovës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, e Hashim Thaçit. Këta synojnë këtë vijë kufitare të cilat synojnë pikat strategjike duke marrë pjesët më të bukura në kuptimin burimor dhe turistik. I themi jo dhe kjo nuk duhet të ndodhë”, ka thënë Lajçi duke shtuar se nëse qohet në ratifikim kjo marrëveshje do të jetë shumë e dësmshme për Kosovën.

Lekaj: Për pushtet Isa dhe Hashimi falin edhe territorin e Kosovës

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka thënë se populli është në gjendje të fal Isën e Hashimin mirëpo asnjëherë asnjë pëllëmbë toke.

Lexo fjalimin e Pal Lekajt:

Këta pushtetarë që tash e sa vite që janë në pushtet asnjëherë nuk e dëshmuan që janë në gjendje të punojnë në të mirë të Kosovës por vetëm në dëm të saj.

Me dëmët që ia sollën këtij vendi po i përjeton secili qytetarë. Këta pushtetarë të japin cdo gjë mirëpo jo pushtetin. Janë të gatshëm të falin edhe territorin. Janë në gjendje të bëjnë Kosovën jo funksionale dhe të thyejnë dinjitetin e vendit.

Prandaj ne këtij pushteti i themi Mjaftë. Populli nuk i ka humbur shpresat as në ditët tona më të rënda. Si popull do të arrij të gjej rrugën e shpresës dhe perspektivës. Ky popull do të fal edhe isën e Hashimin mirëpo asnjëherë asnjë pëllëmbë toke.

Jakup Krasniqi: Ti themi jo Serbisë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Jakup Krasniqi ka thënë se Kosova sot duhet të bashkohet për të mirën e Kosovës kundër marrëveshjeve në Bruksel dhe dialogut me Serbinë.

Lexo fjalimin e Krasniqit:

I themi jo kushtëzimit të liberalizimit të vizave me demarkacionin me Malin e Zi. U themi Po të gjitha fitoreve politike të gjitha fitoreve politike deri më sot. U themi jo të gjitha marrëveshjeve të dëmshme të Kosovës që kanë bërë Thaçi dhe Mustafa.

Ne dhe ju u themi Jo Qeverisë antikushtetuese Mustafa-Thaçi. U themi jo Qeverisë e cila nuk di dhe nuk do të qeverisë në shërbim të qytetarëve të Republikës. U themi jo korrupsionit. U themi Po dorëheqjes së Qeverisë. U themi Po zgjedhjeve të parakohshme. U themi Po vullnetit të qytetarëve të Kosovës, që me vullnetin e tyre të shprehin në zgjedhjet e parakohshme. Këta qeveritarë e kanë humbur legjitimitetin për të qeverisur. Qytetarë të nderuar. Ju që jeni këtu në këtë shesh. Sikur të gjitha ata që janë në punët e tyre duhet të na dëgjonë dhe të na besojnë se pushtetin nuk duam ta marrim në asnjë rrugë tjetër përveç zgjedhjeve të lira. Pushtetin nuk e duam për veten tonë por për popullin.

Rasim Selmanaj: Qeveria të shkarkohet

Kryetari i Deçanti, Rasim Selmanaj ka thënë se kundërshtimi i marrëveshjeve të dëmshme për vendin janë arsyeja pse kanë dalë në protestë.

Ndërkohë në një prononcim për zeri.info, ai ka shtuar se Qeveria duhet të shkarkohet.

“Kundërshtimi i dy marrëveshjeve është arsyeja pse kemi dalë në protestë. Kjo qeveri duhet të shkarkohet dhe për këtë ne jemi këti”, ka thënë Selmanaj.

Deputeti i Vetëvendosjes Kurteshi proteston me AAK-në dhe Nismen

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka qenë pjesë e protestës së organizuar nga AAK-ja dhe NISMA për Kosovën për kundërshtimin e dy marrëveshjeve të arritura në Bruksel vitin e kaluar.

Deputeti i VV-së Kurteshi në një prononcim për zeri.info e ka pranuar se ka marrë pjesë në këtë protestë. Ai ka thënë se ka qenë pjesë e protestës për dy arsyet dhe kërkesat e opozitës, kundërshtimin e marrëveshjeve atë të Demarkacionit dhe Asociacionit.

“ Po kam marrë pjesë në protestë me arsyen e njejte që kemi pasur deri tani. Marrëveshjet e Brukselit po dëmtojnë vendit dhe për këtë arsye kamë dal”, ka thënë Kurteshi.

Kurteshi ndër të tjera a thënë se nuk është me rëndësi se nga kush është organizuar protesta ku sipas tij marrëveshjet janë më të dëmshme. Ai po ashtu ka thënë se opozita duhet të jetë e bashkuar ndaj kundërshtimit të këtyre dy marrëveshjeve.

“ Mendoj që kish qenë mirë me qenë bashkë e gjithë opozita për ta kundërshtuar këtë Qeveri dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel”, ka thënë Kurteshi.

Kjo është protesta e parë që këto dy parti opozitare kanë organizuar pa Lëvizjen Vetëvendosje

Zeqir Halili: Demarkacioni e ndan Rugovën në dy pjesë

Ndër protestuesit e shumtë që kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga partitë opozitare AAK dhe Nisma, ka qenë edhe Zeqir Halili nga Rugova e Pejës.

Edhe pse në moshë të shtyrë, Zeqiri thotë se ka dalur për ta kundërshtuar marrëveshjen e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas tij, kufiri ka qenë në Çakorr, ndërsa me marrëveshjen e re kufiri ka ardhur në Kuqishtë, dhe me këtë marrëveshje ai thotë se Rugova është ndarë në dy pjesë.


Send this to a friend