VOAL

VOAL

Fuqia e mafiozëve!!! – Nga Skënder MULLIQI

Elitat politike në Ballakan  u kane kaluar në monotoni tashmë shumicës me veprimet e tyre  të dëmshme. Po ti analizojmë pak si figura, edhe nuk është për tu quditur së këta janë njerëz që nuk kan asgjë të përbashkët më njerëzillakun , e të cilët  nga ana vizuele duken si banda të kohës së Al Caponës.Kur gazetat, portalet, televizionet dhe rrjetët e ndryshmë sociale i paraqesin fotografitë e tyre, na duken  së janë njerëz të dyshimtë, së  edhe  vëshjet e tyre  janë  veshje   bandash .  Pamja dhe gjuha e tyre flasin  më shumë së teksti. Faca  e tyre,  frizurat , por edhe për kah  intelegjenca  kan ngjashmeri. Shumica kur i shohin duke defiluar  thojnë vetë me vete “A së meritojnë këta tu qitën prangat në duar a”.Edhe gjipat e zi dhe të shtrejtë ngjajnë më gjipat e bandave të Al Caponës , apo Bandave Siciliane. Këtu e mora në gojë Al Caponen, por thuhet së  në kohën e tij populli nuk kishte pasur gjendjen e mjerushme sociale- ekonomike  siq e kemi sot ne , dhe shumë  shtete tjera .Fuqia e mafive , gjithmonë ka diktuar edhe modën .Në vitet e 30-ta të kohës së krizës së madhe dhe depresionit të madh  në Amerikë, gadi e gjithë bota  janë veshur si mafiozët.Shumë kush  ka pasur dëshirë të duket si ata të cilët kan marrë edhe jetëra njerëzish.Edhe ne Ballkan  gadi të gjithë po sillën si mafiozët . Dhe, nuk është ngulitur  rastësisht   kjo tek të  rinjët tanë , të cilët e kan futur në fjalorin e tyre thënjën  ” A e pave bre qa ish ai njeri mafi” në shenjë lavdërimi sigurisht. Nuk ka gjë me keq dhe më e dëmshme për një shoqëri sigurisht. Sidomos për Kosovën ku shumica e popullatës eshtë nën moshën 30 vjeqare. Logjika së duhet më u pasuruar më çdo kusht pa ndjerës  , është logjika më dëmprurëse për vet përsonin , pastaj edhe për mbarë shoqërinë. Na u ka krijuar një fotografi , ku nuk mund të dallosh cili është përsoni i cili duhet ndjekur  nga organet përkatëse për  keqpërdorime , së cili është hajni , apo edhe krimineli,  apo  cili është i miri . Ec e dije në këtë mes së cili  është  i ndotur , e cili  i pastër .Më së miri ju lexues të ndëruar  të gjykoni vet , së cila është gjendja sot në Kosovë e në Shqipëri, së cilët janë mafiozët politik ,dhe  se  cilët  janë pa mafiozët. Zoti na ndihmoftë !!!

Arrestohen 4 aktivistë të VV-së

PRISHTINE- Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet Facebook-ut ka njoftuar se Policia e Kosovës sot ka arrestuar katër aktivistët e saj, Zgjim Hysenin, Egzon Azemin, Arbër Morinën dhe Lekë Isufin.

Këtë veprim të Policisë Vetëvendosje e ka quajtur rrëmbim, pasi siç thuhet në njoftim, atyre nuk u është treguar fletëarresti, ndërsa arrestimi është kryer gjatë kohës që aktivistët po merreshin me aktivitetet e planifikuara për 8 Mars në mes të një prej rrugëve kryesore në Prishtinë. Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve, Vetëvendosje ka kërkuar dënimin e urdhërdhënësve dhe zbatuesve të këtyre veprimeve, siç i quan, veprime të përndjekjes politike.

REAGIMI I VETËVENDOSJES:
Vazhdon gjuetia e Policisë ndaj aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s
Policia e Kosovës vazhdon gjuetinë ndaj aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Aktivistët Zgjim Hyseni, Egzon Azemi, Arbër Morina dhe Lekë Isufi janë arrestuar gjatë periudhës që po merreshin me aktivitetet e planifikuara për datën 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Arsyet pse policia i ka arrestuar aktivistët, si zakonisht nuk janë bërë të ditura. Atyre nuk i është treguar asnjë fletarrest, dhe sipas traditës së shtetit policor, thjesht janë kidnapuar në një aksion të papritur ku janë angazhuar policë të uniformuar dhe policë civilë.
Organizimi i këtij arrestimi në mes të një rruge kryesore të Prishtinës, në një orar tepër të frekuentuar prej këmbësorëve, tregon se sulmet policore të urdhëruara nga pushteti kriminal, kanë si synim edhe terrorizimin e qytetarëve. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve, dhe dënimin e urdhërdhënësve e zbatuesve të këtyre veprimeve të përndjekjes politike./k.press

Turqia mbështet pranimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave

PRISHTINË – Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Turqisë, Cenap Asci, dje dhe sot po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ku është pritur nga homologu i tij kosovar, Lulëzim Rafuna dhe me të cilin kanë biseduar për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve.

Drejtori i Doganave të Kosovës, Lulëzim Rafuna theksoi se gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Turqisë, kanë biseduar për progresin që kanë arritur të dyja këto institucione, por edhe sfidat që i presin në të ardhmen, sidomos Doganat e Kosovës.

“Biseduam edhe për implementimin e marrëveshjes bilaterale që e kemi mes të dy doganave, që është lidhur mes dy qeverive tona dhe në bazë të asaj marrëveshjeje ne kemi një varg obligimesh, si obligimet për shkëmbimin e të dhënave që na ndihmon shumë në luftimin e evazionit fiskal. Është një bashkëpunim i shkëlqyeshëm dhe tash jemi pajtuar që t’i krijojmë edhe grupet e përbashkëta teknike, ku në baza të rregullta do të ulemi dhe të shohim se sa ka ende hapësirë për të bashkëpunuar në fushën e shkëmbimit të dhënave, në mënyrë që ta lehtësojmë tregtinë e ligjshme dhe ta luftojmë së bashku evazionin fiskal”, tha Rafuna në konferencën për media, të mbajtur pas takimit të sotëm në Drejtorin e Përgjithshme të Doganave të Kosovës.

Ai theksoi me homologun e tij nga Turqia, Cenap Asci, kanë diskutuar edhe për shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit doganor të Kosovës nga oficerët doganor të Doganës së Turqisë e cila ka një sektor shumë të avancuar të trajnimeve. Po ashtu, sipas Rafunës, mysafiri nga Turqia ka premtuar ndihmë për Kosovën, gjatë procesit të anëtarësimit në asociacionet ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Cenap Asci Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Turqisë, Cenap Asci u shpreh i lumtur për vizitën dhe theksoi se Udhëheqësit e Doganës së Kosovës dhe Doganës së Turqisë kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm , ndërsa gjatë kësaj vizite është diskutuar për avancimin dhe zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet të dy institucioneve.

Ai në veçanti theksoi faktin se, Turqia ishte në mesin e shteteve të para në botë dhe e para në Ballkan që, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ka pranuar shtetin e ri të Kosovës, të lirë dhe të pavarur, ndërsa tash i gëzohet zhvillimeve pozitive që po i vëren.

“Dëshiroj të theksoj edhe një herë se jemi shumë të lumtur kur, nga dita në ditë, po shohim ndërtimin, zhvillimin dhe rritjen e Kosovës. Nga aspekti kulturor dhe historik, dy shtetet tona janë vende vëllazërore dhe dëshirojmë që ky raport të rritet edhe në fushën e tregtisë, që është edhe një nga prioritetet tona. Duke synuar këtë, është e nevojshme që të intensifikohet bashkëpunimi në mes të dy Doganave, qoftë në aspekt të këmbimit të dhënave, trajnimeve apo shkollimit të personelit kosovar, përmes këmbimit dhe përcjelljes së përvojave tona tek kolegët tanë kosovarë, por edhe duke i marr dhe përfituar nga përvojat të cilat i kanë ata”, tha Asci.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Turqisë tregoi se gjatë takimeve të djeshme dhe të sotme, me drejtorin Rafuna kanë biseduar dhe qartësuar shumë çështje, duke theksuar se marrëveshjet e arritura do të jenë të dobishme dhe produktive për qytetarët e të dyja shteteve, ndërsa përmes avancimit të bashkëpunimit të Doganave të Kosovës dhe Turqisë, do të lehtësohen marrëdhëniet tregtare dhe do të ndikohet në rritjen e bilancit tregtarë ndërmjet të dyja vendeve.

Asci premtoi përkrahje jo vetëm në këtë drejtim dhe shkollimin e trajnimin e oficerëve doganor kosovar, por edhe mbështetje të pa rezervë, në proceset e integrimit të Doganës së Kosovës në asociacionet ndërkombëtare.

“Doganat e Turqisë do të ndihmojnë dhe do të përkrahin Kosovën edhe në proceset e anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare dhe Organizatën Botërore të Doganave”, tha Asci. aa

Opozita kërkon masë të përkohshme e seancë dëgjimore për Thaçin

Bashkë me kërkesën për prishjen e vendimit, për zgjedhjen e Thaçit president, opozita ka kërkuar edhe marrjen e masës së përkohshme, e edhe organizimin e një seance dëgjimore gjatë procesit gjyqësor.

“Bazuar në nenin 27 (masat e përkohshme), paragrafi 1 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, parashtruesit kërkojnë që Gjykata Kushtetuese, sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të palës, të vendosë përkohësisht masë të përkohshme ndaj çështjes që është bërë objekt i kësaj procedure. Këto masa janë të nevojshme për të evituar rreziqe ose dëme të pariparueshme për të ardhmen e vendit”, thuhet në kërkesë.

“Bazuar në nenin 39 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese…. parashtruesit e kërkesës kërkojnë që, në cilësinë e palës, të ftohen në seancë dëgjimore nga Gjykata Kushtetuese”.

Kosova është stërlodhur nga Thaçi, nga kukullat, skrrajat dhe banditët e tij – Përgjegjësitë dhe sfidat e mëdha të opozitës Nga Xhafer SHATRI

 

Mungesa e harmonizimit të veprimeve

Zgjedhja e kryetarit të ri të Kosovës do të mbahet mend gjatë. Roli i tij parësor si simbol i unitetit u cënua keq që pa u zgjedhur, sidomos kur ai me arrogancën e huliganit fyu dhjetëra mijëra protesues që denonconin paudhësitë e tij: ‘ikën me bisht ndër shalë’, e tha me gojën e tij, me çka dëshmoi se atë ditë ai ishte përgatitur ta përgjakë Kosovën…

Për anën tjetër, atë të ‘shprehjes së lirë të vullnetit’ të deputetëve, po dalin për çdo ditë të dhëna frikësuese; shantazh dhe blerje e tyre, si në pazar, me para e me ofiqe. Shtoji kësaj edhe aminin e Beogradit, atëherë del qart në pah se kryetar me kaq shumë kundërshtues Kosova nuk ka pasur asnjëherë.

Natyrisht, opozita ka mundur të jetë shumë më efektshme po qe se do të mendonte pak më shumë dhe po qe se do të ishte më unike në aksionin e kundërshtimit.

Së pari, pa gaz e pa dhunë, por duke i ndarë rolet paraprakisht kanë mundur me orë të tëra ta zhveshin, nga foltorja e Kuvendit, pretendentin për kryetar me një mal faktesh se ai asnjëherë nuk ka përfaqësuar asnjë vlerë të Kosovës; as unitetin, as idealizmin, as shtetndërtimin, as ëndërrën e pjesës dërrmuese të popullit për një shtet normal.

Së dyti, duke punuar seriozisht për përvetësimin e deputetëve të LDK-së, jo vetëm të atyre që ishin deklaruar edhe publikisht se nuk do ta votonin kurrë Thaçin për kryetar të Kosovës, por edhe me të tjerët, duke iu drejtuar atyre me fakte për detyrimin që kishin ndaj votuesve të tyre…

Dhe në momentin e fundit të dalin nga Kuvendi duke e prishur kuorumin.

Kjo mënyrë kundërshtimi do të ishte shumë më e efektshme se ajo që pamë atë ditë në Kuvend dhe rreth tij.

Betejat që e presin opozitën

Demonstrata e 17 shkurtit ishte një fitore e madhe morale e opozitës, jo vetëm për pjesëmarrjen masive, por edhe për sjelljen qytetare të demonstruesve. Pikërisht ky fakt e frikësoi aq shumë Thaçin dhe pulenët e tij, sa që me të përfunduar demonstrata dolën  në një konferencë të jashtzakonshme për shtyp dhe, nga frika e paniku, nuk dinin as çka po flasin. Ky fakt do të duhej të jetë një mësim i mirë për opozitën që në të ardhmën ta evitojë çdo formë dhune.

Në javët që vijnë të njëjtat forma që u pëdorën për t’i blerë ose për t’i thyer deputetët e LDK-së, do të përdorën për ta përçarë opozitën, prandaj është në detyrën e liderëve të saj, që, pavarësisht dallimeve në koncepte, të ndërtojnë një platformë të përbashkët veprimi mbi tri shtylla themelore:

1. Demaskimin në Kuvend, në konferenca për shtyp etj., të keqqeverimit, duke nxjerrë në pah me fakte shëmbujt e korrupsionit, kapjes së shtetit, rrënimin e sistemit të drejtësisë, të arsimit, të shëndetësisë…

Kjo nënkupton edhe formimin e një grupi të ekspertëve që përgatisin të dhënat dhe dijnë të punojnë me opinionin… Vlen të përmend një shëmbull flagrant: javë më parë, njëri prej kryepushtetarëve, deklaroi në një televizion nacional, pa iu dridh çerpiktë: ‘askush nuk e di gjatë shkrimit (të një marrëveshjeje) se a reflekton ajo në frymën e Kushtetutës’!

Në një vend normal, kjo deklaratë skandaloze e një pushtetari do t’i kushtonte atij me dorëheqje të menjëhershme…

Por në Kosovë askush, madje as mediet e as opozita nuk e përmendi fare.

2. Organizimin, bashkë me OJQ- të, të tryezave, konferencave, debateve të ndryshme ku do të ftoheshin ekspertë shqiptarë dhe të huaj për të debatuar për probleme të mprehta siç është dialogu në Bruksel, demarkacioni i kufijve, dështimet në privatizim, siguria, rreziqet nga terrorizmi, universiteti, shëndetësia… Pse të mos ftohen nga opozita Mark Weller, Noel Malkolm, Pëllumb Xhufi etj., që kanë dije e përvojë të jashtëzakonshme për procesin e shtetformimit të Kosovës por edhe ekspertë boshnjakë nga Sarajeva që kanë përvojë në përballje negociatash etj… me Serbinë dhe jeniçerët e saj në Bosnje e Hercegovinë?

Kjo do të ndikonte që, së pakut, protokoli i ‘dialogut’ me Serbinë të ndryshojë krejtësisht, sepse, ka kohë, që në kuloaret e BE-së qarkullojnë anekdota që të bëjnë me vjellë për shëmbuj papërgjegjësie skandaloze, të ‘përfaqësuesve’ tanë, të cilët as për nga morali, as për nga vullneti e as për nga dija nuk do të guxonin të përfaqësonin as fatin e sorrave të Kosovës, e lëre më fatin e njerëzve dhe kufijtë e territorit të saj.

3. Organizimin e herëpashershëm të protesave gjatë të cilave duhet të evitohen me çdo kusht konfliktet me policinë; Motiv për protesta duhet të jenë problemet me të cilat populli përballet në çdo minut të ditës. ‘Zajednica’ dhe demarkacioni nuk duhet të jenë tash për tash motiv për protesta, sepse që të dyja, falë opozitës, përkohësisht janë bllokuar.

4. Formimin e një trupi të përbashkët që do të mund të quhej Qeveria e ardhshme, por kurrsesi qeveri në hije ose kabinet për qeverisje të mirë çfarë pati formuar Thaçi e C°, sepse doli që ai ishte kabinet kryesisht për kapjen dhe rrënimin shtetit.

Ky do të duhej të ishte një trup ekspertësh i fushave të ndryshme që do të shpërfaqte alternativën e opozitës, përspektivën e një qeverisjeje ndryshe, demaskimin e kapjes së shtetit dhe të gjitha formave të keqqeverimit.

Puna, analizat dhe pikëpamjet e këtij ekipi të ekspertëve do të shpërfaqeshin në një faqe të posaçme elektronike, kur opinioni, mediet dhe njerëzit e interesuar do të mësonin për vizionin që ka për vendin një elitë e re, një opozitë e vendosur ta bëjë Kosovën një shtet ndryshe, një shtet normal.

Efekti i veprimtarisë së këtij ekipi do të ishte dyfish i dobishëm, së pari do të përgatiste kuadro të rinj për mirëqeverisje nesër; së dyti do të ndihmonte ata kuadro vullnetmirë të pozitës që të mos bëhen pjesë e rrënimit të shtetit.

Sfidat e opozitës

Thaçi e C° dhe mediet e shumta që ai i financon dhe i kontrollon do të zhbirilojnë çdo të çarë të opozitës, çdo skutë e vrimë të saj, për të futur pykat e veta. Ata do ta intensifikojnë propagandën e tyre duke u shërbyer edhe me gënjeshtrat më të shëmtuara.

Tehu i sulmeve të Thaçit dhe kukullave të tij mund të koncentrohet kryesisht në këto pika :

* ‘Ky apo ai eksponent i opozitës ka bërë këtë ose atë, ka thënë kështu ose ashtu’. Opozita e as opinioni i gjerë nuk duhet të tunden para kësaj propagande shterpë, sepse çdo njeri ka të drejtë të reflektojë, të përmirësohet, t’i korrigjojë gabimet madje dhe fajet e tij.

* ‘Opozita është kundër Amerikës…’, Amerika ka investuar shumë në shtetbërjen e Kosovës dhe në mbrojtjen e Shqipërisë. Prandaj si askund në botë Ajo, me të drejtë, adhurohet nga të gjithë shqiptarët. Por aleatë dhe dashamirë të Amerikës nuk mund të jenë kurrë ata që e zhvatin, ata që e shkërmoqin, ata që e rrënojnë shtetin e vet. Tipat si Thaçi e C° në Amerikë do të përfundonin kaherë në burg, e besa edhe në karrigën elektrike.

* ‘Opozita po do të na prish me Europën, sepse është për bashkim kombëtar…’ Në këtë pikë opozita, konkretisht lëvizja Vetëvendosje, duhet ta ndryshojë taktikën e saj. Për arsyen e thjeshtë se asnjë projekt mbarëshqiptar, sado i vogël qoftë, nuk mund të realizohet pa e çrrënjosur mafinë që i ka kapur subjektet kryesore dhe shtetet tona për fyti. Detyra parësore e elitës së Kosovës është që ta bëjë këtë shtet normal, shtet të mirëfilltë, shtet të së drejtës, shtet të fortë, shtet, ku institucionet respektohen nga të gjithë qytetarët… E kjo kërkon shuuumë punë dhe shumë vjet. Fundja është faktuar se çdo këmbëngulje, qoftë edhe retorike, për bashkim kombëtar shkon në favor të Thaçit e C°, të cilët pastaj, përmes papagajve digjital, e amplifikojnë gjoja rrezikun për ndryshime kufijsh, në të gjitha kancelaritë e huaja ku arrijnë t’i fusin hundët… Prandaj kjo retorikë, aktualisht, nuk është as në interesin e Kosovës e as në interesin e shqiptarëve.

* ‘Këta nuk po e respektojnë Flamurin’;

Kjo është një demagogji e shpëlarë e atyre që në emër të shtetit, po e rrënojnë shtetin. Vitin e kaluar, gjatë pushimeve të verës janë organizuar në Kosovë me mijëra dasma. Kushdo që ka udhëtuar nëpër Kosovë, ka mundur të konstatojë se në njëqind sosh, vetëm në 2 apo 3 dasma përdorej flamuri i Kosovës. Kjo jo për meritën e opozitës, por nga një qëndrim spontan i njerëzve të thjeshtë, të cilët kur i pyesje jipnin dy sqarime :

* Ky flamur i është imponuar Kosovës arbitrarisht, nga diplomatë mujshorë, diktatin e të cilëve e ka pranuar me temena një elitë politike me litarin e mëkateve në qafë.

* Ky flamur, me hartën në mes i gjason si veza vezës flamurit të Bosnje e Hercegovinës, e i cili personifikon mungesën e sovranitetit dhe integritetin e nëpërkëmbur territorial.

* ‘Këta po e kundërshtojnë Gjykatën speciale’. Në fakt Gjykatës speciale më se shumti i frikësohet Thaçi e C°, sepse ajo për ta është themeluar. Opozita, prandaj nuk duhet të merret fare me Gjykatën speciale, sepse as nuk e ka formuar as nuk mund ta ndalë. Ajo vetëm duhet të shprehë drojën se Gjykata do të përdoret si Euleksi, jo për të ndëshkuar kriminelët, por për të disiplinuar pushtetarët e inkriminuar, në mënyrë që në ‘dialogun’ me Serbinë të sillen ashtu siç e pamë: si pulat e lagura… Opozita për më tepër duhet të nënvizojë në vazhdimësi, se personi që ka kryer krime, kushdo qoftë ai, duhet të përgjigjet para drejtësisë… S’ka gjë më të turpshme dhe më të dënueshme se sa prapa ëmblemës së UÇK-së të fshihen shkelësit e idealeve të saj, vrasësit, rrënuesit dhe plaçkitësit e shtetit.

Përfundim

Opozita është dhe do të jetë nën presion të shumëfishtë, nga kundërshtarët e saj, që kanë në dorë të gjitha levat e shtetit… ; aty këtu edhe nga ndonjë diplomat i patakt, por sidomos nga tentakulat e shërbimeve serbe, të cilat e dijnë se, nëse Kosovën e udhëheqin idealistët, burra të zotë që as nuk thehen e as nuk blehen, Serbia dhe nëna e saj, Rusia, do ta humbin njëherë e përgjithmonë luftën me Kosovën dhe me shqiptarët.

Opozita duhet të ruhet sidomos nga soji i akademikëve të SHIK-ut, sepse, tashmë, dihet botërisht se këta tipa të pështirë askënd nuk e kanë dëmtuar më shumë se LDK-në , duke e kthyer gradualisht por sigurt në një karakatinë.

Opozita duhet të mësojë edhe nga shëmbulli i njërit prej eksponentëve të saj, të cilit pasi iu fut nën lëkurë një nga lyftyrat e shikut, në momentet kyçe, kur ai mund t’i ndryshonte gjërat  dhe mund të forcone opozitën e me këtë edhe Kosovën, duke dëgjuar ‘këngën e sirenës’, e bënte krejtësisht të kundërtën…

Përfundimisht opozita, nëse do të luajë rolin e saj deri në fund, ajo duhet të jetë unike dhe e vendosur në misionin e saj për ta bërë Kosovën një shtet funksional, një shtet të mirëfilltë. Nëse ajo dëshmon me vepra se po përpiqet sinqerisht e seriozisht për realizimin e këtij misioni, ajo,  gjithsesi, do të ketë mbështetjen masive të qytetarëve.

Sepse njerëzit e Kosovës janë stërlodhur nga Thaçi, nga kukullat, skrrajat  dhe banditët e tij.

Kroacia e mbështet formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës

Kroacia është e gatshme ta ndihmojë Kosovën rreth transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura, ka deklaruar sot në Prishtinë, ministri kroat i Mbrojtjes, Josip Buljeviq. Ai është pritur në Prishtinë nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.

Me këtë rast, Buljeviq tha se angazhohet që të fuqizojë marrëdhëniet me Kosovën.

“Së bashku ne mund të promovojmë idenë e demokracisë, stabilitetit dhe paqes”, tha ai, duke premtuar përkrahjen e Kroacisë për Kosovën në të gjitha përpjekjet ndërkombëtare.

“Mund të shoh se është bërë avancim i mirë në FSK-së dhe ajo se çfarë mund të them në emër të shtetit tim, është që ne vërtet dëshirojmë që transformimi (nga FSK ne Forca të Armatosura) të ndodhë sa më shpejt dhe mendoj që Forcat e Kosovës janë kualitative”, tha Buljeviq.

Ndërkohë, ministri i FSK-së në Qeverinë e Kosovës, Haki Demolli, tha se bashkëpunimi ndërmjet dyja vendeve do të zgjerohet në të ardhmen.

“Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë e ka përkrahur dhe është duke e përkrahur me të madhe arsimimin dhe shkollimin e kuadrove ushtarake të Kosovës”, tha Demolli. Sipas tij, Kroacia vazhdon ta përkrahë Kosovën po aq sa edhe Shqipëria si dy vende vëllazërore.

Gjatë kësaj vizite, ministri Buljeviq realizon takime edhe me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major, Guglielmo Luigi Miglietta dhe udhëheqës të institucioneve të Kosovës.

Peja shpall gjendje emergjente për shkak të vërshimeve

Reshjet e mëdha të shiut kanë krijuar gjendje emergjente në komunën e Pejës të përcjella me vërshime të shumta.

Për shkak të gjendjes së krijuar, me vendimin e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, kjo komunë ka ngritur shtab emergjent dhe ka marrë vendim që të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat.

“Duke u bazuar ne gjendjen emergjente të krijuar nga reshjet e mëdha atmosferike, në takim me të gjithë drejtoret, kryetari Gazmend Muhaxherri ngriti shtabin emergjent, si dhe në të gjitha shkollat ndërpritet procesi mësimorë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga komuna e Pejës.

Lista Serbe kërkon zyrtarisht një tjetër komunë me shumicë serbe

Grupimi politik Lista Serbe është duke punuar për të krijuar edhe një komunë të re me shumicë serbe në Kosovë, një kërkesë kjo që ka trembur banorët e fshatit Stanovc.

Bëhet fjalë për Polluzhën që ndodhet mes komunave shqiptare Vushtrri dhe Obiliq.

Procesi i krijimit të komunave serbe përmes procesit të decentralizimit, ndër vite është shoqëruar me shumë pakënaqësi dhe defekte ku në disa pjesë të Kosovës disa vendbanime shqiptare kanë mbetur si ishuj në mes të komunave serbe.

Banorët e fshatit Stanofc i Ulët kanë nisur të organizohen për të kundërshtuar idenë e vjetër të serbëve.

Por, pavarësisht kundërshtimit të shqiptarëve, kryetari i Listës Serbe ka konfirmuar për Top Channel se kërkesën e tyre do ta formalizojnë.
‘Ne do të insistojmë ditëve në vijim që të iniciohet  projekti pilot për formimin e komunës së Prilluzhës, që komuna të ketë organet e veta ekzekutive, që të ketë policinë e vet dhe të ketë përfaqësuesit e vet në organet ekzekutive’, tha Slavko Simiç, kryetar i Listës Serbe.

Por në Qeveri thonë se nuk kanë asnjë marrëveshje me serbët për këtë ide.

‘Kjo kërkesë është e kamotshme. Ka qenë kërkesë e Listës Serbe që nga fillimi edhe para se me nënshkrua marrëveshjen e koalicionit, por nuk ka qenë kërkesë që ne e kemi pas në marrëveshjen e koalicionit’, tha Bajram Gecaj, zv/ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.

Pas zgjedhjes së presidentit të ri, opozita akuzoi mazhorancën se serbët e votuan Hashim Thaçin në këmbim të kësaj komune.

U dogj një veturë e Ismet Beqirit

Një veturë e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, është djegur krejtësisht sot në orët e para të mëngjesit. Zjarrfikësit janë munduar ta ndalin zjarrin

Vetura e tipit Passat ka qenë e parkuar para banesës së Beqirit në Prishtinë. Besohej se djegia është bërë me benzinë, raporton Insajderi.

Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin dhe për të kryer hetime.

Veturat deri tash i janë djegur, Familjes së ministrit Memli Krasniqi, zëvendësministrit, Bajram Gecaj dhe është tentuar ti digjet, shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Prezantohen si AKSH dhe betohen para varrit të Adem Jasharit

Disa persona që janë prezantuar si pjesëtarë të AKSH-së kanë bërë homazhe të Memoriali i Familjes Jashari në Prekaz. Ata janë prezantuar si pjesëtarë të AKSH-së dhe janë betuar se do të punojnë deri në bashkimin e trojeve shqiptare.

 

Familja e heroit Kombëtar Adem Jashari në tre breza

Në Foto shihni familjen e Heroit Kombëtar Adem Jashari në tri breza: Babai i Adem e Hamëz Jasharit, Shaban Jashari me dy djemtë e tij dhe nipat, që kanë lindur nga fëmijët e mbijetuar, pas masakrimit të 56 anëtarëve të Familjes Jashari.

Visar Ymeri: Familja Jashari u flijua që Kosovës t’i hiqet dhuna dhe okupimi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se Adem Jashari dhe familja e tij janë dëshmia e sakrificës për liri dhe udhëzues i së ardhmes se si individi është përherë në funksion të lirive kolektive.

Ymeri bashkë më deputetë dhe anëtarë të kryesisë, bënë homazhe të varrezat e të rënëve të familjes Jashari, ku tha se janë në Prekaz për t’i nderuar dëshmorët dhe familjen e cila u flijua që popullit të Kosovës t’i hiqet dhuna dhe okupimi, raporton KP

Ministri serb në Qeverinë Mustafa: Ndihmoni Serbinë ta ruajë Kosovën e Metohinë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë në Kosovë që të verifikojnë veten në listat zgjedhore në mënyrë që të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Serbisë më 24 prill.

“Mesazhi për serbët e Kosovës është që të verifikojnë nëse janë në listën e votuesve dhe më pas të ushtrojnë të drejtën e votës për t’i dhënë mbështetje Qeverisë së Serbisë në politikat e saj që ta mbrojë Kosovën dhe Metohinë”, ka thënë për Tanjug ministri në Qeverinë e Kosovës, Mariq, transmeton KP.

Sipas tij, dalja në zgjedhje tregon se qytetarët dëshirojnë të jenë e asaj që Beogradi dhe Prishtina janë marrë vesh, duke aluduar në Marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe.

Po ashtu, Mariq ka thënë se është e rëndësishme që zgjedhjet të organizohen në të njëjtën mënyrë si dy vite më parë.

Dje parlamenti serb është shpërbërë dhe është vendosur që vendi të shkojë në zgjedhje më 24 prill.

Autoritetet e Kosovës kujtojnë flijimin e familjes Jashari

Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga

Tetëmbëdhjetë vjet pas vrasjes së mbi 50 anëtarëve të familjes Jashari nga forcat serbe të sigurisë, presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kujtuar dhe nderuar “të gjithë ata që kanë rënë në altarin e lirisë”.

“Sot është dita kur mendohet për të ardhmen e gjeneratave të reja: duke lënë anash dallimet politike, duke hequr dorë nga inatet dhe egot dhe duke punuar fort për realizimin e aspiratave tona, për një ekonomi të zhvilluar që mban të rinjtë brenda shtetit, për një shtet të së drejtës, ku secili është i barabartë përpara ligjit, për një vend të begatë për secilin qytetar të tij”, ka thënë Jahjaga në manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky manifestim, që ka nisur sot dhe zgjat tre ditë, bëhet në përkujtim të Adem Jasharit, që njihet edhe si komandant legjendar i UÇK-së, dhe familjes së tij.

“Sakrifica legjendare e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij janë sublimim i synimeve shekullore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas kryeministrit Isa Mustafa, kjo ditë dëshmon sakrificën e shumë njerëzve dhe gjeneratave për liri.

Visar Ymeri: Kosovës po i vijnë rreziqe nga lëshimet e Thaçit për president

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri mbajti sot konferencë për media në të cilën foli për rreziqet që po i vijnë Kosovës nga lëshimet që i bëri Thaçi karshi Serbisë vetëm e vetëm që të votohej për President. Por ata kanë folur edhe për Komunën e Prilluzhës, që sipas Ymerit, do të kontrollonte edhe linjitin për prodhim energjie.

“Thaçi nuk votohej dot për President pa u zotuar edhe një herë para Vuçiqit për themelim të “Zajednicës” dhe pa e marrë bekimin e tij. Votimi për Thaçin u shndërrua kështu në konfirmim të “Zajednicës”. Thaçi, sikur bashkëpunëtori i tij Mustafa, janë bërë një me “Zajednicën”. Sa më lartë synojnë të ngjiten, që ta kapin shtetin sa më gjerë e sa më thellë, aq më shumë duhet t’i japin Serbisë, vertikalisht në kompetenca e horizontalisht në territore”, tha Ymeri. Ai shtoi se ky votim i kushtoi buxhetit të Kosovës shuma marramendëse parash, një licencë për terminal doganor, e kosto të tjera për të cilat sigurisht se do të dëgjojmë në të ardhmen, politizim të mëtutjeshëm të OSHP-së me përfaqësues të Listës Serbe, transmeton Koha.net.

“Por më e dhimbshmja, rrezikon t’i kushtojë Republikës së Kosovës me “Zajednicë” sipas marrëveshjes së 25 gushtit 2015 (pra kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese) dhe me zgjerim të territorit të kësaj “Zajednice” me edhe së paku një komunë, atë të Prilluzhës. Fshatrat Prilluzhë, Gracë, Babimoc edhe Plemetin, mendohet të jenë 4 fshatrat fillestarë për ta themeluar Komunën e Prilluzhës. Gjëja e parë që prek themelimi i një komune të tillë është bazeni i linjitit dhe termocentrali. Fshati Plemetin është thuajse i kufizuar me termocentralin dhe me një pjesë të pasurive të linjitit në Kosovë. Kjo do të thotë se themelimi i Komunës së Prilluzhës, i jep të drejtë kësaj komune që ta kontrollojë dhe kushtëzojë përdorimin e thëngjillit, në këtë rast për prodhimin e energjisë elektrike”, u shpreh Ymeri, duke shtuar se përmes themelimit të kësaj komune dhe integrimit të saj në “Zajednicë”, Serbia merr kompetenca shtesë, vendimmarrëse në përdorimin e thëngjillit të Kosovës.

Në territorin e kësaj komunë, thuhet më tej nga Vetëvendosje se kalojnë edhe hekurudha, rruga nacionale, lumi Sitnica dhe kanali Ibër-Lepenc.

“Toka bujqësore në këtë rajon ka rendiment të lartë, dhe me themelimin e kësaj komune rrezikohet që nën menaxhimin e “Zajednicës” që duan ta themelojnë Thaçi e Mustafa, ajo tokë të tjetërsohet. Një pjesë e tokave të banorëve të fshatrave Stanoc i poshtëm dhe Stanoc i epërm, që nuk do të jenë pjesë e Komunës së Prilluzhës, rrezikojnë të mbesin në Komunën e Prilluzhes pas ndarjes kadastrale. Ne nuk do të lejojmë që kjo të bëhet kurrsesi realitet. As “Zajednica” as zgjerimi i saj në kurriz të Vushtrrisë e Obiliqit”, thuhet nga Vetëvendosje.

Në fund u tha se ftojnë veçanërisht banorët e këtyre zonave, këshilltarët komunal, punonjësit e sektorit energjetik që sa më shumë e më intensivisht të organizohemi në parandalimin e këtyre dëmeve.

Foto të rralla, rrëqethëse nga masakra kundër 56 anëtarëve të Familjes Jashari

Voal – Bekim Shyti ka fiksuar përmasat llahtaritëse të masakrës ndaj Jasharëve, para dhe gjatë varrimit.

Foto rrëqethëse, ku dokumentohet krimi, si dokument i mjaftueshëm për të ngritur gishtin kundër kriminelëve!

Maskra kundër Jasharajve do të shërbente që Perëndimi të kthente kokën për të parë se çfarë po bëhej në Kosovën martire.

Se po vriteshin fëmijë e civilë, gra e pleq si preludi i një genocidi makabër

Ata 56 shqiptarë të masakruar të familjes Jashari, fëmijë e të moshuar, me Adem e Hamzë Jasharin me gjakun e tyre të pastër krijuan themelet e Kosovës të pavarur,

por mjerisht të keqqeverisur.

Klasa politike i kujton për hipokrizi!

 

2016-03-05_10-56-362016-03-05_10-55-46

Më 4 mars 2002 dr Ibrahim Rugova u rizgjodh President i Kosovës

Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Gazeta tradicionale e Kosovës, Rilindja – botim i jashtëzakonshëm i datës 5 mars 2002

Dr. Ibrahim Rugova para 14 viteve u rizgjodh President i Kosovës: E ardhmja euroatlantike

-Dr. Ibrahim Rugova: Të punojmë për një Kosovë të lirë në bashkësinë e popujve të botës së lirë

-Do të punojmë së bashku në ndërtimin e një Kosove të lirë, demokratike, paqësore, prosperuese, të pavarur e të integruar në Bashkimin Evropian, në strukturat Veriatlantike dhe në marrëdhënie miqësore me SHBA, në bazë të vullnetit politik e dmeokratik të popullit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Kjo është e ardhmja e Kosovës, që tashmë ka filluar. Njohja formale e pavarësisë së Kosovës do ta siguronte dhe shpejtonte këtë proces/

-Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: “Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën”
-Në Kuvendin e Kosovës, në ambientet për mediat, në 4 mars 2002, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja me ekipin e saj special punonte në një zyrë të improvizuar për një botim të jashtëzakonshëm të gazetës historike

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 4 Mars 2016/ Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti i parë i Kosovës nën okupim në kohën e Lëvizjes për liri e pavarësi, i zgjedhur para 24 viteve – në 24 maj 1992 në zgjedhjet e para shumëpartiake presidenciale e parlamentare,  u zgjodh edhe President i parë i Kosovës së pasluftës në liri, pikërisht para 14 viteve,  në 4 mars 2002,  nga Kuvendi i Kosovës, për vetëm 45 minuta seancë, në një atmosferë të mrekullueshme.

“Presidenti Rugova: Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”. Kështu e citonte në 5 mars 2002 në kryetitull gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, për të cilën lideri historik Rugova ka folur menjëherë pas rizgjedhjes President.

“Ju e dini qëndrimin tim për të ardhmen e Kosovës. Kam punuar dhe unë dëshiroj që sa më parë të njihet pavarësia e Kosovës dhe gjithësesi që ajo do të jetë e pavarur, e lirë, demokratike dhe e integruar në rrjedhat e civilizimit europian e botëror, po në atë afat që thatë ju”,  është përgjigjur Presidenti Rugova në pyetjen që i bëra, si kryeredaktor i gazetës Rilindja, se si e sheh Kosovën pas tre vitesh të mandatit. Me pyetjen e parë ishte edhe urimi për të sapozgedhurit President e Kryeministër i Kosovës.

Presidenti i posazgjedhur i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, në 4 mars 2002 foli para gazetarëve që përcillnin punimet e Kuvendit të Kosovës, ku në ambientet për mediat  gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja me ekipin e saj special punonte në një zyrë të improvizuar për një botim të jashtëzakonshëm  të gazetës historike, të mbyllur kundërligjshëm e padrejtësisht nga UNMIK me dëbim nga Pallati Rilindja rreth dy javë më parë në 21 shkurt 2002, pak ditë pasi kishte festuar 57 vjetorin në 12 shkurt.

Në vazhdim po sjellim në Gazetën Dielli në tërësi fjalën e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, të pikërisht para 14 viteve – 4 marsit 2002, në minutat e para pas rizgjedhjes President:Për gati tri vjet pas luftës, Kosova në liri ka pasur një progres të madh së bashku me UNMIK-un, KFOR-in dhe OSBE-në në të gjitha fushat e jetës.

Poashtu, Zgjedhjet lokale të vitit 2000 dhe Zgjedhjet nacionale të vitit të kaluar ishin një progres i madh në vendosjen e rendit dmeokratik në Kosovë.Në këto zgjedhje populli i Kosovës tregoi një kulturë të lartë demokratike e politike. Dhe, këto ditë, po përfundojmë me sukses implementimin e Zgjedhjeve nacionale për ndërtimin e institucioneve të Kosovës.

Sot ndihem shumë i nderuar për besimin që ma dha Kuvendi i Kosovës për të marrë përsipër Zyrën e Presidentit të Kosovës. Ky është një nderim dhe obligim i madh për mua. Ju siguroj se Presidenca e Kosovës do të shprehë unitetin e popullit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Brenda fuqive të mia do të punoj për të mirën dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Njëherësh do të punojmë që të kemi një ndarje dhe koordinim të pushtetit të degës legjislative, ekzekutive dhe pavarësi të gjykatave, që t’u përgjigjen kërkesave dhe interesave të qytetarëve. Pra, do të kemi një Presidencë të unitetit, Kuvend demokratik dhe Qeveri efektive e stabile, me të gjitha ministritë, për të siguruar një shtet të së drejtës dhe të sigurtë për të gjithë.

Në punën tonë të ardhshme të të gjitha institucioneve të Kosovës do të jetë koncentrimi në zhvillimin ekonomik, në sigurimin e investimeve dhe në privatizimin me prioritet. Pra, do të punojmë të kemi një ekonomi të hapur e konkurrente, për të krijuar vende të reja të punës për të rinjtë e Kosovës, që përbëjnë pjesën më të madhe të popullatës sonë.

Poashtu, do të punojmë në integrimin e grupeve etnike në jetën politike, ekonomike e sociale të Kosovës. Pra, jo vetëm mbrojtje klasike, por integrim të plotë të tyre dhe garantim të ruajtjes së identitetit të tyre. Ne, si shumicë kosovare-shqiptare, kemi përgjegjësi për integrimin e serbëve, të boshnjakëve, të turqve, të romëve dhe të ashkalinjve e egjiptianëve kosovarë në shoqërinë e Kosovës. Pra, të gjithë ne jemi kosovarë dhe do të veprojmë si kosovarë, në të mirë të Kosovës.

Kujdes të veçantë do të kemi për forcimin e SHPK-së dhe të TMK-së në punën e tyre.

Do të punojmë që të zhvillojmë edhe shoqërinë civile dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët. Do të zhvillojmë një shoqëri të tolerancës, të mirëkuptimit e të pajtimit midis njerëzve dhe të respektimit të njëri-tjetrit.

Do të punojmë së bashku në ndërtimin e një Kosove të lirë, demokratike, paqësore, prosperuese, të pavarur e të integruar në Bashkimin Evropian, në strukturat Veriatlantike dhe në marrëdhënie miqësore me SHBA, në bazë të vullnetit politik e dmeokratik të popullit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Kjo është e ardhmja e Kosovës, që tashmë ka filluar.

Njohja formale e pavarësisë së Kosovës do ta siguronte dhe shpejtonte këtë proces.
Do të punojmë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët tani, si dhe për krijimin e miqësisë me popujt e rajonit tonë dhe të botës.

Jemi të bindur se të gjithë duhet të punojmë për një Kosovë të lirë në bashkësinë e popujve të botës së lirë. Për një Kosovë prosperuese e më të pasur për ne dhe fëmijët tanë.
Do të zhvillojmë një bashkëpunim të ngushtë me UNMIK-un në konsolidimin e institucioneve demokratike të Kosovës, si dhe me OSBE-në. Ndërsa, me KFOR-in do të punojmë ngushtë në forcimin e sigurisë, i cili deri tash ka bërë dhe po bën një punë të shkëlqyeshme.
Kam nderin që nga kjo Mbledhje solemne e Kuvendit të Kosovës të përshëndes Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presidentin Shirak, Kancelarin Shrëder dhe Kryeministrin Berluskoni, për angazhimin e tyre për prosperitetin e Kosovës. Përshëndetje të veçantë i shprehim Atit të Shenjtë, Papa Gjon Pali II, për kujdesin e tij të përhershëm për Kosovën.

Me këtë rast dëshiroj të falenderoj ambasadorin Menzis për angazhimin e tij të palodhshëm gjatë kësaj kohe për ndërtimin e institucioneve të Kosovës, si dhe shefin e Zyrës britanike, zotin Llojd, të Zyrës gjermane, zotin Shmunk, të Zyrës franceze, zotin Garanshe, të Zyrës italiane, zotin Tafur, si dhe të Zyrës kanadeze, zotin Barber.
Poashtu, falenderojmë Komisionerin për politikë të jashtme dhe siguri në BE, zotin Solana që u angazhua në këtë proces.Në mënyrë të veçantë falenderojmë zotin Shtajner, i cili na ndihmoi shumë për të arritur marrëveshjen për përfundimin me sukses të ndërtimit të institucioneve të Kosovës.

Falenderojmë të gjitha partitë politike që u treguan konstruktive në arritjen e suksesit për ndërtimin e institucioneve të Kosovës, kryetarin e PDK-së, z.H.Thaçin, kryetarin e AAK-së, z.R.Haradinaj dhe prof.Mark Krasniqin.Në fund të këtij procesi demokratik mund të themi se gjithë kjo ishte një përvojë demokratike për ne dhe për qytetarët e Kosovës. Duhet të mendojmë që për zgjedhjet e ardhshme të zgjedhim një sistem elektoral më të thjeshtë dhe më efektiv. Kjo tregon se kosovarët i pranojnë proceset demokratike dhe se dinë dhe janë të aftë të udhëheqin me veten dhe me vendin e tyre. Kryeministri Rexhepi dhe Qeveria do të gëzojnë përkrahjen tonë.Edhe një fjalë: të gjithë jemi pajtuar se këto zgjedhje dhe ndërtimi i institucioneve janë një ngjarje historike në historinë më të re të Kosovës.Në këtë kuptim ambasadori Menzis ka propozuar që 10 dhjetori – Dita e Konstituimit të Kuvendit të Kosovës të shpallet Ditë nacionale. Sugjeroj që Kuvendi i Kosovës të marrë parasysh këtë propozim kur të vendosë në të ardhmen për këtë çështje.

Në fund të kësaj fjale dëshiroj të them se dyert e Presidencës së Kosovës do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe do të gëzojnë përkrahjen tonë. Prandaj, i ftojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunim, sepse Presidenca dhe institucionet e tjera të Kosovës do të jenë në shërbim të tyre.

Janë institucionet tuaja, qytetarë të dashur, pra, t’i respektoni dhe t’i përkrahni. Unë do të jem në shërbimin tuaj për të mirën e Kosovës.

Jam i bindur se do të kemi përkrahjen tuaj për fillimin e ndërtimit të një pallati presidencial – shtëpie të bardhë të Kosovës, që do të jetë shtëpi e të gjithë kosovarëve.

Qytetarë të dashur, përkundër obligimeve të përditshme, çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur “Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?”.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj.

Deri kur do të vazhdon agonia e shtetit të Kosovës? – Nga Skënder MULLIQI

Kurrë nuk kam menduar së do të kemi këtë gjendje ekonomike kaq të dobët dhe një zhvillim politik  të tillë  abnormal. Nuk kam menduar , po ashtu   së do të kemi këtë nivel  shpërthyes të  krizës   institucionale .Nuk kam menduar së do te kemi kaq njerëz të pa përgjegjshem poltikisht dhe moralisht. Kurrë nuk kam menduar së më  Kosovën do të  udhëheqin grupet kriminale politike dhe grupet kriminale ekonomike .Aq me pak që këto grupe të infiltrohen në të gjitha strukturat vitale shtetërore. Kjo është e pa logjikshme dhe shumë e pa pranueshme  për një shtet dhe për një popull në këtë fillim  shekull.Ngjarjet politike nuk po pushojnë të na krijojnë befasi të reja secilën ditë  dhe secilin muaj më shumë .Edhe deri tash kemi  pasur  arrestime të njerëzve në strukturat më të larta të shtetit. Kemi pasur shumë afera korruptive dhe keqpërdorime tjera të pushtetit , ku protagonistët e këtyre veprave janë larguar nga vendi duke i ikur organeve të drejtësisë. Kështu sigurisht së nuk bëhet shteti , dhe as nuk do të kemi mirëqenje edhe për shumë kohë .Po jemi vrojtues të këtyre ngjarjeve të  pa mira karshi shtetëndërtimit .Nuk është aspak logjike që gjithë ata njerëz të grumbulluar në pushtet , të zhytur në një formë ose tjetër në kriminalitet duke rënë ndesh më ligjin. Sigurisht së nuk janë aq të padijshem e të mos kan njohuri së janë duke vepruar kundwr  të mirës së Kosovës.

Nuk është reale as të mendojmë së edhe strukturat relevante të Evropës nuk kan njohuri për  krimin dhe korrupcionin e nivelit të lartë,  dhe së nuk kan njohuri së cilët janë koordinuesit e këtyre veprave shkatrrimtare .Ose dikujt edhe po i lëverdisë një gjendje e tillë, ku neve  vet nuk jemi te vetëdijshem për dëmin e madh që po ia shkaktojmë shtetit .Qetësia në rajon më njerëz të përfshirë në kriminalitet dhe korrupcion , është qetësi e rreme nese mendonë dikush nga zotëritë ndërkombëtar që është ndryshe. Nese shtetet prej nga vijnë ata janë shtete demokratike, nuk  “lejohet”  që të na instalojnë  pseudodemokracin.Por, tek  e fundit secili shtet  i Evropës i ka interesat e veta gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Bie pyetja logjike pse po na ndodhë gjithë ky pasivitet i nerëzve tanë , karshi të gjitha këtyre ngjarjeve të pamira  të cilat po e rrethojnë? Kjo është për një analizë  të hollsishme .Pse  e gjithë kjo indiferencë politike dhe indiferencë  për fatin e tyre dhe të shtetit ? Kur gjysma e popullatës më të drejtë vote nuk dalin në zgjedhje , është tregues së diqka  nuk është në rregull.Që fatin e vet tia përcaktojnë kasta pushtetare , sipat tekave të tyre nuk  justifikohet. Në të gjithë këto pyetje është vështirë  të gjesh edhe përgjigje adekuate, veq nese hipotetetizojmë. Ky oportunitet politik po rezulton shumë keq në jetën  tonë  dhe  në të  gjitha proceset zhvillimore. Mu për këtë edhe  jemi futur në krizë të thellë  institucionale . Askush nuk na i zgjedh problemet në shtëpinë tonë , nese të gjithë nuk akativizohemi  në forma të ndryshme, për ti artikuluar qartë kërkesat tona. Ky pasivitet po iu shkon  përshtati të gjithë  keqëberësve politik dhe keqëbersëve ekonomik, të cilët veq sa  po e trashin zullumin .Protagonistët e të gjithë këtyre të zezave , duhet  të stopohen  më angazhimet tona të gjithëmbarshme, së për ndryshe gjendja e agonisë të shtetit të Kosovës,  edhe shumë  kohë nuk do të ndalet…

Shpend Ahmeti kërcënohet në Facebook

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka marrë një kërcënim serioz. Mësohet se Ahmeti është kërcënuar nga një person nëpërmjetë Facebook-ut dhe pas kësaj e ka paraqitur rastin në polici.

Kërcënimi është paraqitur edhe në raportin e policisë së Kosovës më datën 2 mars, ku thuhet se njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin, siç njofton edhe Magazina.al.

Sipas burimeve, policia e Kosovës po mundohet të lokalizojë vendin nga ka ardhur kërcënimi.

Opozita e çon Thaçin në Gjykatën Kushtetuese

Voal – Opozita e bashkuar dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e përbashkët që konteston zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Republikës së Kosovës.

Opozita e bashkuara VV, AAK, NISMA një javë pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në krye të Presidencës e kanë dërguar të premten në Gjykatën Kushtetuese kërkesën me të cilën e kontestojnë zgjedhjen e tij në krye të shtetit.

Kërkesa është dorëzuar në Kushtetuese nga deputetët Aida Dërguti e Vetëvendosje-s, Bali Muharremaj nga AAK-ja dhe Enver Hoti i NISMA-s.

Deputetët opozitarë që  thanë se shumë parregullsi janë të evidentuara në seancën e 26 shkurtit, për të cilat kanë mbledhur të gjitha provat e nevojshme dhe ia ka bashkëngjitur kësaj kërkese, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin e duhur – pra anulimin e atij procesi të zgjedhjes së Presidentit.

Aida Derguti nga VV tha se një nga shkeljet që opozita i konsideron, është prania e 120 deputetëve në sallë, këtu duke pasur parasysh edhe dorëzimin e mandatit nga Ramush Haradinaj, janë gjithsej 119.

Partitë opozitare i drejtohen Kushtetueses rreth zgjedhjes së presidentit

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, kanë deponuar në Gjykatën Kushtetuese lëndën me të cilën pretendojnë të kontestojnë procedurat dhe kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e Presidentit të Kosovës.

Lënda në Kushtetuese është deponuar nga deputetët, Aida Dërguti nga radhët e Vetëvendosjes, Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Enver Hoti nga partia Nisma.

Sipas opozitës, zgjedhja e Thaçit në postin e presidentit nga ana e Kuvendit është përcjellë më shumë parregullsi.

Presim cila do të jetë përgjigja e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë deputetja Dërguti.

Qeveria Mustafa e dënon rrëzimin e kamionit serb nga Vetëvendosje

Kamioni i rrëzuar më 3 mars 2016; përgjegjësinë për këtë akt e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media, dënon aktin e rrotullimit të një kamioni serb, veprim që është marrë përsipër nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Qeveria e Kosovës e konsideron të papranueshëm çdo veprim të dhunshëm e joligjor mbi qytetarët, pronën publike e private dhe mbi bizneset kosovare dhe të jashtme, të cilat kryhen për përfitime politike”, thuhet në komunikatë.

Më tutje në reagimin e Qeverisë thuhet se akte të tilla të dhunshme dhe në shpërputhje me çdo vlerë demokratike, nuk mund të përdoren si mjete të propagandës politike, pa marrë parasysh shpjegimet apo arsyetimet që mund të jepen për to.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, i bën thirrje subjekteve politike dhe individëve të caktuar, të cilët po nxisin dhe po kryejnë veprime të tilla të ulëta, që të braktisin aktet e tilla joligjore dhe joracionale dhe t’i kontribuojnë proceseve zhvillimore demokratike dhe rrugës euroatlantike të Kosovës, procese të cilat po avancohen në vazhdimësi në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet tjera mike”, thuhet, ndër të tjera, në komunikatë.

Mensur Krelani, Veprimtar i LDK-së në Zvicër: Për ta shpëtuar LDK nga shkatërrimi total duhet…

Voal – Mensur Krelani, veprimtar i LDK-së në Zvicër dhe përkrahës i Ibrahim Rugovës dhe Rugovizmit në lidhje me krizën që e ka kapluar LDK-në shkruan në faqen e tij të rrjetit social:

“E mira e se mirës, sipas mendimit tim personal, është se,

për ta shpëtuar LDK-në nga shkatërrimi total,

si dhe për ta shpëtuar të ardhmën e Kosovës duhet që,

Isa Mustafa të jap dorëheqje të pa-revokueshme nga krehu i LDK-së,

Kosova ta caktoj datën e zgjedhjeve të reja të parakoshme për në shtator të këti viti,

por qeveria të vazhdoj punën e saj deri në Shtator,

ndërsa…

LDK të shkoj drejtë zgjedhjeve të brendëshme,

pra t’i hyj një reforme rrënjësore,

në një proces zgjedhor shumë demokratik,

që do të mundë të garonte seicili që ka traditë në LDK,

ku zgjedhjet do të zgjasin, rreth 2 apo 3 muaj,

në të gjitha strukturat e saj, në Kosovë, po ashtu edhe në mërgatë.

Besoj vetëm kështu do të shpetoj LDK-ja,

pra me zgjedhjen e lidershipit të ri,

do të shpetojë Kosova dhe populli i vuajtur i saj.

M.Kralani

Xharra: Listat pa ndëshkim legalizojnë milionat e uzurpatorëve

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra ka reaguar pas publikimit të listave të uzurpatorëve.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Xharra ka thënë se duhet të publikohen emrat e atyre që lejuan uzurpimin e pronave për kaq shumë vite si dhe të publikohen emrat e atyre që po u konfiskohet pasuria milionëshe jo-legjitime nga uzurpimet.

Sipas Xharrës, në një shtet normal, menjëherë pas publikimit të listave është dashur të nisë edhe arrestimi i këtyre personave.

Reagimi i plotë i Xharrës:

Emrat e uzurpatoreve u publikuan, tash e dijme kush jane, njejte sikurse e dijme edhe per keqperdoruesit e tjere te tendereve e pronave publike, edhe cka? Cili eshte efekti nese ata vazhdojne me statusin e uzurpatorit te njohur publikisht, por te pa ndeshkuar? Legalizohen milionat e tyre, pronat qe kane ndertuar ne kete menyre. Ata tashme jane bere milionere…

Duhet te publikohen emrat e atyre qe lejuan uzurpimin e pronave per kaq shume vite dhe atyre qe nuk po ua konfiskojne pasurine milioneshe jolegjitime nga uzurpimi. Perndryshe vetem publikimi i listave eshte mashtrim optik.

Pronat dihen edhe pronaret, ata po vazhdojne te bejne biznes. Ne nje shtet normal, me publikimin e listave eshte dashur te nis arrestimi i menjehershem i tyre. Por, a e dini se cka do te ndodhe? Do te vjeterohet lenda e tyre ne prokurori sikurse e Apex-it. Uzurpatoret do te vazhdojne biznesin me milionat e legalizuar ne xhep!

Serbia ktheu mbrapsht 100 mijë libra shqip – VV kthen përmbys një kamion me produkte serbe (fotot)

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë përmbysë një kamion me produkte serbe. Këtë aksion ata e kanë bërë si përgjigje ndaj shtetit serb, të cilët dje kanë kthyer mbrapsht më shumë se 100 mijë libra shqip, që ishin donacion për nxënësit shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Sot, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e përmbysën një kamion me produkte të Serbisë që shiten në Kosovë. Ky aksion është përgjigje ndaj aktit kriminal të Republikës së Serbisë, e cila dje i ktheu pas mbi 103.000 libra shqip, duke lënë pa shkollë nxënësit shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

16 vjet pas luftës, autorja e masakrave dhe e shkatërrimeve të mëdha në Kosovë, Republika e Serbisë, e kontrollon dhe e shfrytëzon Kosovën ekonomikisht me produktet e saj, pa e njohur atë. Në të njëjtën kohë, Republika e Serbisë vijon të shantazhojë përmes minoritetit serb në Kosovë, duke kërkuar të ndërtojë një shtet brenda shtetit me projektin e “Zajednicës”.

Këto aksione të Republikës së Serbisë nuk gjejnë përgjigje reciproke nga Republika e Kosovës, udhëheqja e korruptuar e të cilës e ka çuar Kosovën në përulje. Jo vetëm që nuk po mundet Qeveria e Kosovës të vendosë regjim reciprociteti tregtar me Serbinë, duke kontrolluar kufijtë e vet, por as nuk po mundet të kujdeset për fëmijët shqiptarë në Serbi, të cilëve nuk ka mbërritur t’ju sigurojë as librat shkollorë, edhe pse ka negociuar dhe vazhdon të negociojë me Qeverinë e Serbisë për vite me radhë.

Për këto arsye, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të vazhdojnë aksionet e tilla deri sa Republika e Serbisë të pranojë reciprocitet me Republikën e Kosovës. Pabarazia dhe nënshtrimi janë të papranueshme. Ata nuk i lejojnë librat tanë, ne nuk do t’i pranojmë prodhimet e tyre”, thuhet në reagimin e Lëvizjes.

vv2vv3

Rrëfimi i ish-luftëtarit nga Kosova: Nga pranvera arabe në terror

Sot është 27 vjeç, ka të përfunduar shkollën e mesme, është i pamartuar, praktikues i besimit islam dhe gjyshin e kishte pasur hoxhë.

Tash në supe bart edhe luftën në Siri.

Në maj të 2013-s, atëbotë 24 vjeç, vendosi të shkojë të luftojë për forcat opozitare siriane, me të vetmin qëllim – për të rrëzuar regjimin e presidentit sirian, Bashar Al Assad.

Por përfundoi duke luftuar përkrah grupit të njohur ndërkombëtarisht si terrorist Al-Nusra.

Përmes rrjetit social Facebook thotë të ketë rënë në kontakt me një shqiptar, i cili e ka udhëzuar si të arrijë deri në Siri.

“Kam rënë në kontakt përmes një profili në Facebook më një shqiptar dhe ai më ka thënë se mund të shkoja. Ai thjesht e ka pasur një grup në Facebook, thirrke njerëzit në mënyrë humane për të ndihmuar, qoftë me para ose veshmbathje…”.

“E pyeta a mund të bëj diçka më shumë nëse vij atje, dhe ai më tha se do të ‘bëjmë diçka që t’i të vijsh’ dhe më vonë më lajmëroi se unë mund të shkoja”, shpjegon ky i ri, të cilin për këtë rrëfim po e quajmë me emrin “Arben”.

Emri i tij i vërtetë është i njohur për redaksinë.

“Kur filloi pranvera arabe, dëshiroja t’u ndihmoja njerëzve në Siri. E kam përjetuar luftën si fëmijë në Kosovë dhe ofensivat e tmerrit dhe kam dashur t’ju ndihmojë atyre fëmijëve të vegjël, familjeve, në mënyrë humanitare, së paku kam dashur të jem prezent aty, nëse dikush ka humbur familje ta ndihmoj”, shprehet ai.

Si praktikues i fesë thotë të ketë shkuar në xhami për të kryer ritet fetare, por që nuk ishte i rregullt, pasi që punonte në një “Internet Caffe”dhe nuk kishte kohë të mjaftueshme.

REL: Si keni shkuar deri atje, kush ju ka pritur në kufi?

“Unë jam nisur në maj të vitit 2013, jam nisur vetë prej aeroportit të Prishtinës, biletën e kam blerë në aeroport për në Turqi; kam ateruar në aeroportin e Stambollit, aty ka dalë ai shqiptari me të cilin kam biseduar në Facebook dhe më ka pritur”, thotë “Arbeni”.

Bashkë kalojnë kufirin turko-sirian dhe vendoset në Alepo, te disa qendra ku ishin vendosur, siç thotë, njësitet e Ushtrisë së Lirë Siriane. Kjo ushtri sot njihet si opozitë e moderuar në Siri.

“Në atë kohë nuk ka pasur ISIS [Shtet Islamik], në atë kohë ka qenë vetëm Ushtria e Lirë Siriane, në opozitë nuk ka pasur grupe, ndoshta ka qenë ndonjë grup, por kanë qenë të vogla ose kanë qenë duke u formuar. Në atë rrethinë ku kam qenë unë nuk kam dëgjuar ndonjë gjë të tillë”,

Për Alepon thotë të ketë qenë një vend shumë i mirë, para se të nisnin luftimet e ashpra.

“Ka qenë një villë e madhe, diku 60 veta kemi qenë në një shtëpi, në një dhomë kemi qëndruar deri në 10 veta. Kemi qëndruar të gjithë bashkë, ka pasur sirianë dhe njerëz të vendeve të tjera”.

Në javën e parë më kanë lënë vetëm të pushoj, nuk kam pasur ndonjë aktivitet, mandej kemi filluar të rregullojmë kampet e refugjatëve, shkollat, të bëjmë pastrime”, thotë ai.

“Me pas filluam të përgatitemi me ushtrime çdo mëngjes, jemi përgatitur edhe për ndihma humanitare, edhe përgatitje ushtarake. Ne jemi ushtruar për të shtënë Kallashnjikovë A47;unë kam marrë pjesë në ushtrime, por në luftë nuk më ka ra të shkoj”.

“Ata të tjerët kanë marrë pjesë në luftime. Derisa kam qenë i ri [në përvojë], pra deri në një kohë nuk të lenë të shkosh në front, kanë bërë luftime të ashpra, ka pasur bombardime ose kamikazë nëpër shkolla dhe xhami”, shpjegon “Arbeni”.

Më vonë thotë ta ketë kuptuar krijimin e grupit Al-Nusra, në kuadër të Ushtrisë së Lirë Siriane.

“Ai shqiptari [kontakti për rekrutim] më shpjegoi se nga opozita është ndarë një grup, i cili vinte nga Iraku dhe Afganistani. Filluan konfrontimet mes grupacioneve”, thotë ai.

REL: Çfarë kuptove ?

“Në fillim kur shkonin në luftë ata ka qenë bashkë në vijën e parë, pastaj filuan të ndaheshin, disa luftonin më një komandant, gjysma tjetër më një komandat tjetër, dhe u kapshin për plaçkë, ose territore, secili donte me pas territorin e vet”.

“Kanë ardhur muhaxhirët [Al- Nusrah] në atë vend ku kam qenë unë dhe me ngadalë arritën në rrethinë të Alepos. Bënin propagandë te populli dhe thonin se opozita nuk e rrëzon dot Assadin, duhej bërë luftë për Sheriat”.

Ai shpjegon se në këtë periudhë ekzistonin tri grupe, Ushtria e Lirë Siriane e cila thirrej në demokraci, Al-Nusrah që merrej me vjedhje shtëpish dhe territoresh dhe grupi i fundit, Shteti Islamik.

“Kam dëgjuar që mes grupeve kanë marrë gratë e të tjerëve, kur kanë marrë pushtetin apo një zonë ku ka pasur familje me gra, të cilat i kanë pasur burrat në luftë, grupi Al Nusra ua kanë marrë grate”, thotë “Arbeni”, i cili njëkohësisht shpjegon tmerret e luftës dhe shkatërrimet masive.

“Shumë gjëra filluan të më shqetësonin; dikur filloi një luftë e padrejtë, nuk u kursye më as fëmija i vogël, as gruaja, askush nuk ishe i sigurt të dilte në rrugë”.

“Kur kam shkuar në fillim të gjithë në rrugë na kanë përshëndetur. Por më vonë filluan të na shikonin më një sy tjetër. Ata frikësoheshin nga ne shumë dhe nëse një grua dhe një burrë e ke takuar në një lokal gjithmonë janë frikësuar nga ne”, thotë ai, duke shpjeguar se atëbotë nuk kishte kontaktuar me qytetarë të tjerë nga Kosova.

Ndaj “Arbenit” aktualisht janë duke u zhvilluar procedura gjyqësore në Kosovë.

Thotë të jetë kthyer në Kosovë pasi e ka parë se qëllimi për rrëzimin e regjimit të Assadit nuk po realizohej.

Por, kthimi pas afër 3 muajsh qëndrimi nuk ishte rrugëtim edhe aq i lehtë.

“Vendimi im për t’u kthyer ka arritur deri te gjykatat ushtarake në Siri”, shpjegon ai, duke shtuar se eprorët i kishtë gënjyer se prindërit i kishte të sëmurë dhe se duhej të kthehej. Rrugën e kthimit ia kishte mundësuar sërish ai shqiptari, i cili edhe e kishte rekrutuar.

Tani thotë se ka ndërprerë çdo kontakt me “ata”.

REL: A do të shkonit përsëri?

“Jo kurrë, kurrë çka kam përjetuar dhe çka kam dëgjuar kurrë. Jam penduar që kam shkuar në mënyrë jo të menduar mirë, dhe vetëm nga videot që kam parë në rrjetet sociale. Prej që jam kthyer nuk dëgjoj më asgjë për atë Siri. Ato video që i qesin nuk i shikoj më”.

“Po çuditem që ka interesim, madje edhe të femrave, për këtë luftë. Ata që mendojnë se është mirë dhe po shkojnë në një Shtet Islamik, ai nuk ka të bëjë asgjë me fenë islame”, thotë për Radion Evropa e Lirë “Arbeni”.

Institucionet e Kosovës kanë miratuar ligjin me të cilin sanksionohet pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja dhe “Strategjinë Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm”.

Në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, mbi luftën kundër terrorizmit në botë gjatë vitit 2014, Kosova është vlerësuar si një vend me kërcënim në rritje nga ekstremizmi islamik.

Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, por edhe ata nga shoqëria civile, thonë se që nga viti 2012 e deri më tash, numri i shqiptarëve nga Kosova që i janë bashkuar organizatave ndërkombëtarisht të njohura si terroriste në Siri dhe Irak, është rreth 300.

* Shënim i redaksisë: Identifikimin e tij si ish luftëtar në Siri e kanë konfirmuar edhe autoritetet e rendit në Kosovë.

Korrupsioni i profilit të lartë politik në Kosovë, ende i paprekur

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare thonë se korrupsioni në Kosovë ende nuk ka filluar të luftohet dhe deri tash nuk ka as sinjale se diçka e tillë do të ndodhë së shpejti.

Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, tha për Radion Evropa e Lirë, se sistemi i drejtësisë kohëve të fundit ka folur për disa raste të dyshuara të korrupsionit të nivelit të lartë, por mbetet të shihet nëse procedurat e nisura do të shkojnë deri në fund.

“Deri tash kemi parë që ka pasur ngritje të aktakuzave edhe ndaj profileve të larta, por të cilat kanë dështuar në gjykatë në mungesë të provave dhe kjo nëse është praktikë që do të vazhdohet atëherë ky është një dëm që i shkaktohet luftës kundër korrupsionit e asesi një rrugë-zgjidhje që të luftohet korrupsioni i nivelit të lartë. Nëse ndryshon kjo praktikë dhe aktakuzat provohen në gjykatë atëherë kjo është shenjë se lufta ndaj korrupsioni në profilin e lartë ka filluar”, tha Musliu.

Musliu theksoi se veprimet, proceduara dhe ngritja e aktakuzave nuk janë treguesse korrupsioni i nivelit të lartë po luftohet.

“Është fakt se vendime gjyqësore për profilin e korrupsionit të nivelit të lartë nuk kemi ende”, tha Musliu.

Bazuar në raportet që masin përceptimet e qytetarëve, Kosova vlerësohet me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon. Arsye e gjithë kësaj, besohet të jetë vetë politika dhe ndërhyrja e politikës në gjyqësor.

Arton Demëhasaj, ushtrues i detyrës se drejtorit në organizatën “Çohu” tha për Radion Evropa e Lirë se përpjekjet e institucioneve për luftimin e korrupsionit deri më thash nuk kanë dhenë rezultatet e pritura.

“Disa herë prokurori së bashku me policinë, por edhe me EULEX-in kanë filluar aksionin, ku kanë shkuar dhe kanë arrestuar persona në zyra për shkak të luftimit të korrupsionit e gjëra të tilla, por në parim pastaj komplet proceduarat kanë dështuar”.

“Ne jemi dëshmitar se si ka dështuar rasti i Ministrisë së Infrastrukturës i arrestimit të 12 zyrtarëve në Komunën e Prishtinës. Tash rasti i kryetarit të Prizrenit. Ka disa raste që ka pasur arrestime të tilla spektakulare, por që proceduarat me vonë janë vonuar ose ka shkuar drejt dështimit”, u shpreh Demëhasaj.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njohura një ditë më parë se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë kundër të pandehurve Agim Bahtiri, kryetar i komunës së Mitrovicës jugore, dhe dy zyrtarëve tjerë.

Ata akuzohen për veprat penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrëveshje për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tenderë.

Në Kosovë ekzistojnë agjenci e mekanizma të ndryshme institucionale për luftimin e korrupsionit.

Arton Demëhasaj tha se institucionet e Kosovës kanë krijuar këta mekanizma vetëm sa për t’u ikur përgjegjësive të tyre për të luftuar korrupsionin, pasi që sipas tij nuk ka asnjë rezultat nga to.

“Prej gjithë atyre institucioneve që kemi për të luftuar korrupsionin asnjë nga to nuk po bën asgjë. Asnjë nga këto institucione nuk po kryejnë punën për të cilën janë të thirrur me ligj, duke filluar nga këshilli i presidentes kundër korrupsionit që është totalisht i dështuar. Agjencia Kundër Korrupsionit ka disa vite që është themeluar dhe asnjë sukses të kësaj agjencia nuk kemi mund ta shohim. Të paktën unë mendoj se kjo agjenci veç sa e vështirëson luftën kundër korrupsionit”, tha Demëhasaj.

Organizata të ndryshme vendore edhe ndërkombëtare, në hulumtimet që kanë bërë për vite me radhë, kanë treguar se përceptimi për korrupsionin në Kosovë është i lartë dhe i përhapur në pothuajse të gjitha institucionet.

Disa nga organizatat kanë konstatuar se “Kosova mbetet tolerante ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet”.

Institucionet e Kosovës përsërisin në vazhdimësi se lufta kundër korrupsionit është prioritet, mirëpo, siç thuhet, “lufta ka qenë e padukshme”.

Kosova bashkëpunon me SHBA kundër narkotikëve

Ilustrim

Kosova nuk është burim i rëndësishëm për drogë ilegale, por mbetet vend tranzitor për kontrabanduesit e drogës për në tregjet evropiane, thuhet në fillim të raportit për Strategjinë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve i vitit 2016, i publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Kosova i koordinon përpjekjet ndërmjet agjencive të saj për luftimin e trafikimit të narkotikëve nëpërmjet Koordinatorit Kombëtar të Strategjisë Kundër Drogës.

Drejtorati i Policisë së Kosovës për Hetime të Trafikimit të Narkotikëve e ka për detyrë ta implementoj Strategjinë Kombëtare Anti-Drogë dhe Planin Aksional për periudhën 2012 – 2017, dhe i kryen hetimet e ndërlidhura me narkotikë, konfiskim dhe arrestime.

Në këtë raport, të publikuar të enjten, theksohet se në nëntë muajt e parë të vitit 2015, autoritetet i kanë konfiskuar 146 kilogramë të marihuanës dhe 37 gramë të kokainës, që në të dy rastet paraqet rënie të madhe nga sasia që ishte konfiskuar në periudhën e njetjtë të vitit 2014 (respektivisht 624 kg dhe 21 kg).

Nga ana tjetër, vëllimi i konfiskimit të heroinës është rritur shumë në krahasim me vitin 2014 (8.6 kg ndaj 2 kg), ndërsa një sasi prej 6.9 kg ka ndikuar në pjesën më të madhe të rritjes.

Konfiskimet e drogës sintetike ishin minimale, gjithsej 265 MDMA tableta (ekstazi) dhe 1.8 gram të amfetaminës.

Në raport theksohet se faktorët që kanë ndikuar negativisht në përpjekjet e Kosovës për ta luftuar trafikimin e narkotikëve, përfshihet edhe mungesa e integrimit të plotë të katër komunave veriore, ekonomia e dobët, mosnjohja nga disa shtete në rajon, dhe sistemi joplotësisht efektiv i menaxhimit kufitar.

Aktualisht nuk ka raporte gjithpërfshirëse për vlerësimin e përdorimit të drogës në Kosovë dhe bazuar në informatat që janë në disponim, shumica e përdoruesve janë meshkuj, ndërsa zgjedhja e tyre e parë është marihuana.

Për ta dekurajuar përdorimin e drogës, Ministria e shëndetësisë dhe Ministria e arsimit udhëheqin programe edukimi për drogë, oficerët e policisë së komunitetit i edukojnë studentët për rrezikun e përdorimit të drogës, ndërsa organizatat joqeveritare ndihmojnë me edukim anti-dorgë dhe trajtim për drogë.

Vështirë është të vlerësohet se në çfarë mase korrupsioni ndikon në trafikimin e drogës në Kosovë, theksohet në raportin e Departamentit amerikan të shtetit, dhe shtohet se legjislacioni e ndalon korrupsionin e ndërlidhur me narkotikë, por qëndrojnë akuzat se narkotikët lëvizin nëpër kufijtë e Kosovës, ndonjëherë me pranimin e heshtur të zyrtarëve.

Meqë Kosova ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, ajo është pjesë e pak konventave dhe protokoleve ndërkombëtare ose marrëveshjeve bilaterale, lidhur me luftën kundër narkotikëve.

Kosova bashkëpunon dhe këmben informacione me partnerët ndërkombëtarë nëpërmjet takimeve joformale dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Kosova, po ashtu, bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara në çështjen kundër narkotikëve dhe ka marrë ndihmë teknike dhe trajnim nga programet e ndihmës së SHBA-ve.

Në qershor të vitit 2015, dy zyrtarë të lartë të Drejtoratit të Policisë së Kosovës për Hetime të Trafikimit të Narkotikëve kanë marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Kolumbi, që ishte sponzorizuaar nga Administrata e Shteteve të Bashkuara për zbatimin e Ligjit kundër drogës, thuhet në fund të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Policia e Kosovës parandaloi sulme terroriste në Serbi

Mediat serbe kanë raportuar se Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona me inicialet F. B, I. F, dhe S. L., nën dyshimin për përgatitje të sulmeve terroriste në Serbi.

Sipas agjencisë së lajmeve “Alo”, shkrim i shpërndarë nëpër media të ndryshme, zyrtarët policorë të Kosovës arrestuan këta persona pasi që u kthyen nga Siria dhe ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë për bashkëpunim me ISIS-in, transmeton KosovaPress.

Sipas këtyre raportimeve, ata u arrestuan pasi po themelonin celula terroriste në Kosovë.

Vendbanimet e këtyre personave thuhet të jenë Prishtina, Gjilani dhe Ferizaji, ndërsa thuhet se gjatë arrestimit atyre u është gjetur municion dhe armë.

Sipas kësaj agjencie, më i përgatituri nga këta të arrestuar ishte personi me inicialet F.B.

“Ai së pari kishte kryer trajnime praktike dhe teorike dhe më pastaj i ishte dhënë armatimi dhe një pozicion në beteja të armatosura. Më vonë ishte promovuar në lider të një skuadre prej 11 ushtarësh, me shumicë nga Kosova”, citohet të ketë thënë një burim brenda zyra e Prokur orit dhe e Hetimeve të Veçanta.

Personi me inicialet F.B për të cilin raportojnë këto media, mund të jetë i njëjtë ndaj të cilit dje Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë për lidhje me terrorizëm, transmetonKosovaPress.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dje njoftoi se ndaj personit nga Gjilani F.B është ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Gjilan it për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, nga neni 143 par. 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.B. nga muaji shkurt 2015 e gjer në dhjetor të vitit 2015, kur është kthyer në Republikën e Kosovës, ka qëndruar në Siri, ku iu është bashkangjitur organizatës terroriste “ISIS”. Fillimisht në Siri, i pandehuri F.B. iu ka nënshtruar trajnimeve teorike dhe praktike për përdorimin e armëve dhe bombës së dorës. Pas përfundimit te trajnimit është ngarkuar me armë zjarri AK 47, katër karikator të mbushur nga 30 plumba dhe me uniformë ushtarake pa emblemë

Përplasja e Selimit, Lladrovcit dhe Gecit vjen nga frika e Gjykatës Speciale

Ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) vazhdojnë të shkëmbejnë akuza të rënda mes vete, duke nxjerrë në pah të “bëmat” dhe “tradhtitë” në luftën e fundit.

Përplasje e ashpër së fundi ka ndodhur mes deputetit të “Vetëvendosjes”, Rexhep Selimi, dhe ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, pasi Selimi i ka thënë Hashim Thaçit në seancën e së premtes se e dëshiron për president, aq sa e dëshiron familja Jashari.

Pas kësaj deklarate i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lladrovcit në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se Selimit ia ka shpëtuar miqësinë me Adem Jasharin, ashtu si edhe jetën pas asaj “tradhtisë” ndaj Adem Jasharit.

Analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë për “Zërin” se ky diskurs agresiv që ka shpërthyer aktualisht e ka historinë dhe moralin e vet tek periudha e pasluftës, kur për pushtet dhe para u goditën vlerat fundamentale të kësaj shoqërie, sado të brishta që ishin, besa, burrëria, durimi, gajreti, duke i zëvendësuar nga pabesia, mburrësia, mësymja agresive për ta koritur tjetrin, zemërimi etj.

“Periudha kaotike e pasluftës dhe etablimi i njerëzve të fuqishëm, por të padijshëm në pushtet nga një shoqëri paqësore krijoi monstrumë dhe agresorë të verbët, saqë pothuajse për pak ditë (mars 2004) i shndërruan shqiptarët kosovarë nga viktima në xhelatë të harbuar. Pabesitë, pritat e mizoritë po na i shpërfaqin tash sy bote vetë akterët, që veten e kanë quajtur komandantë lufte, e tash le të dalë dikush e le ta demantojë një Dick Marty apo një Williamson e të na bindë se ky soj njerëzish qenkan sjellë vërtet si kushërinj të “Nënës Terezës”, ka thënë Matoshi.

Sipas Matoshit, publiku kosovar është bombarduar me një diskurs agresiv këto ditë, që nga thirrja për luftë vëllavrasëse e Hashim Thaçit e deri tek iftiret ndaj njëri-tjetrit të Ramiz Lladrovcit dhe Rexhep Selimit e Gani Gecit, si dhe tregimet që po shpalosen rreth Xhabir Zharkut për vrasjen në pritë të bashkëluftëtarëve.

“Natyrisht se rivaliteti i gjatë politik dhe mospërmbushja e tyre në këtë fushë të panjohur për ta, për shkak të së kaluarës së dhunshme dhe joqytetare të tyre i ka bërë këto figura të luftës që të kalojnë nga euforia në fazën maniako-depresive. Natyrisht se tek ta po shfaqet frika nga njëri-tjetri sepse kodi i tyre është pabesia. Pra, ata frikësohen se tjetri ka për të folur – sidomos tash – kur Gjykata Speciale mund të funksionalizohet”, ka thënë Matoshi.

Opinionisti Imer Mushkolaj ka thënë se duke e parë përplasjen në mes të Rexhep Selimit dhe Ramiz Lladrovcit, skeçi humoristik i “Stupcave” duhet të merret më seriozisht.

“Duke i lexuar apo duke i dëgjuar këto deklarime, ai humori i ‘Stupcave’ po duket se duhet të merret shumë më seriozisht se që është marrë deri më tash. Po besoj që të dyja palët janë të ndikuara politikisht në ato që po i thonë dhe natyrisht se këto bëhen edhe shumë më të ndjeshme në kontekst të situatës aktuale politike”, ka vlerësuar Mushkolaj, duke thënë se shumë gjëra të luftës nuk janë zbardhur dhe nevojitet ende kohë derisa të qartësohen një herë e mirë.

Sipas Mushkolajt, ky konfrontim po e dëshmon që lufta nuk ka qenë krejt e pastër siç thonë disa individë dhe se ka pasur situata jo shumë të lavdishme. Por, sipas tij, është banal fakti që një ambasador të merret me këto gjëra.

Gecaj pohon krijimin e një komune të re me shumicë serbe

Institucionet e Kosovës pohojnë krijimin e një komune të re në Kosovë, me shumicë serbe, të njëmbëdhjetën më radhë, ndërsa mohojnë se një gjë e tillë është kushtëzuar me votë nga Lista Serbe, për presidentin Hashim Thaçi.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, në një prononcim për lajmi.net, ka thënë se, për krijimin e komunave të reja janë dakorduar në marrëveshjen e koalicionit që kanë me Listën Serbe, që është bërë në fillim të mandatit.

“Këto se a do të ketë komuna të reja ose jo do të vendoset pasi të bëjmë një fizibilitet në kuadër të ministrisë tonë që të marrim vesh se si kanë funksionuar komunat e reja, t’i caktojmë disa kushte për themelimin e komunave të reja. Kështu që nëse do të ketë komuna të reja që të jenë funksionale dhe të mos kenë probleme të cilat i kanë komunat e tanishme”, ka thënë Gecaj.

Ditë më parë edhe deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq deklaroi se është duke u biseduar rreth kësaj çështje. Megjithatë, Rashiq mohoi se një gjë e tillë ka qenë kusht nga Lista Serbe për të dhënë mbështetjen e deputetëve të saj për zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

Spekulimet se Lista Serbe ka kushtëzuar me votë pro Thaçi president, në këmbim të krijimit të një komune të re me shumicë serbe, i ka hedhur poshtë edhe zv-ministri Gecaj, duke thënë se kushtëzim për votim të presidentit nuk ka pasur.

“Megjithatë unë ju them që ne kemi marrëveshje koalicioni me Listën Serbe dhe vota e tyre nuk ka qenë votë e kushtëzuar. Kushtëzim për votim të presidentit nuk ka pasur në këtë aspekt”, tha më tutje Gecaj.

Ai shpjegon se kërkesa për komuna të reja kanë pasur në vazhdimësi, jo vetëm prej Listës Serbe por edhe prej komunitetit boshnjak.

“Kemi diku me aq sa di unë në ministrinë tonë rreth 29 kërkesa të tilla për komuna të reja”, përfundoi Gecaj për lajmi.net.

Përndryshe në këtë kontekst është raportuar se katër fshatrat : Prilluzhë, Plemetin, Babin Most dhe Gracë, do të mund të formojnë komunën e re, fshatra këto që aktualisht i takojnë komunës së Vushtrrisë dhe komunës së Obiliqit.

Halim Muçolli:E kemi keqpërdorur “rugovizmin” – Kam respekt për deputetët që nuk morën pjesë apo nuk votuan

Konfirmon Muçolli i LDK-së: Ideja e Muhaxherit dhe e të tjerëve, për përjashtimin e deputetëve, vetëvrasje politike

Kryetari i Degës së IV-të të LDK-së në Prishtinë, Halim Muçolli ka konfirmuar raportimet e djeshme të Gazetës Blic, që në mbledhjen e djeshme Isa Mustafës me kryetarët e partie, Gazmend Muhaxheri, i mbështetur edhe nga dy kryetar të degëve tjera, Luan Gola e Fadil Gashi kishin kërkuar përjashtimin e deputetëve që nuk morën pjesë në seancën për zgjedhjen e Hashim Thaçit president. “Uroj që qëndrimi i Muhaxherit, Golës dhe Gashit të ketë qenë reagim çasti dhe jo mënyrë e tyre e të menduarit dhe vepruarit politik. Ata, më mirë se të gjithë ne të tjerët, duhet ta dinë rëndësinë e qasjes integruese dhe jo përjashtuese”, ka thënë ai në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic.

Sipas kryetarit të Degës së IV-të të LDK-së në Prishtinë, marrja me vetveten me qëllimin e denigrimit të deputetëve që kanë përkrahje të konfirmuar në elektorat është vetëvrasje politike. Muçolli thotë se LDK është dëmtuar shumë më hyrjen në koalicion me PDK-në, derisa i ka vlerësuar lartë deputetët që nuk morën pjesë në seancën e zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

“Kam respekt për grupin e deputetëve që nuk morën pjesë në seancë apo nuk votuan. Nuk ka qenë vendim i lehtë i tyre por në këtë rast ata i mbetën besnik premtimit ndaj elektoratit i cili edhe i dha legjitimitetin e deputetit”, thotë Muçolli. Ai ka edhe një kërkesë interesante për të gjithë zyrtarët e LDK-së. “Mendoj se duhet të vazhdojmë të shërbehemi me tolerancën politike dhe orientimin vërtetë perëndimor të Presidentit Rugova por duhet të  lirohemi nga mënyra si e kemi keqpërdorur “rugovizmin”, thotë Muçolli.

Gazeta Blic: Z. Muçolli, lideri i LDK-së, Isa Mustafa zhvilloi dje një mbledhje me kryetarët e degëve të partisë. Çka u diskutua në këtë takim?

Halim Muçolli: Qëllimi i mbledhjes ishte vlerësimi i gjendjes politike pas seancës së zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Rrjedha e seancës, realizimi i marrëveshjes së koalicionit me PDK-në, qëndrimi i deputetëve të LDK-së, sulmet ndaj zyrave të LDK-së, disponimi i strukturave, anëtarësisë dhe elektoratit ishin temat që u diskutuan në mbledhje.

Gazeta Blic: Ne, gjatë ditës së djeshme kemi raportuar se Gazmend Muhaxheri, Fadil Gashi dhe Luan Gola mbështetën idenë për përjashtim nga partia të atyre deputetëve që nuk morën pjesë në seancë për zgjedhjen e Hashim Thaçit president. Kush e propozoi këtë ide, dhe kush e kundërshtoi?

Halim Muçolli: Ka qenë e pritshme që pashmangshëm të lakohen edhe emrat e deputetëve që munguan apo abstenuan në seancën e zgjedhjes së Presidentit. Por, kam pritur që më shumë t’i jepet hapësirë një analize përmbajtjesore të refleksioneve të zgjedhjes së Z. Thaçi në disponimin e elektoratit dhe qytetarëve. Uroj që qëndrimi i Muhaxherit, Golës dhe Gashit të ketë qenë reagim çasti dhe jo mënyrë e tyre e të menduarit dhe vepruarit politik.

Ata, më mirë se të gjithë ne të tjerët, duhet ta dinë rëndësinë e qasjes integruese dhe jo përjashtuese. Gazmend Muhaxheri, pikërisht me qasjen integruese dhe tejkalimin e dallimeve sociale, rajonale, të egove personale dhe përmes mobilizimit gjithëpërfshirës ka arritur ta kthej në pushtet LDK-në në Pejë. Edhe e kaluara e tij në një parti me sfond qytetar e demanton qëndrimin e tij të djeshëm. Në anën tjetër, Gjakova dhe Klina, një kohë kanë qenë bastione të LDK-së dhe qasja përjashtuese e Kryetarëve të këtyre Degëve nuk mund ta kthejë LDK-në në nivelin e mëparshëm.

Gazeta Blic: Si e konsideroni një ide të tillë, do t’i ndihmoj LDK-së, apo do ta dëmtoj?

Halim Muçolli: Natyrisht që e dëmton. Ne kemi nevojë që LDK-në ta bëjmë atraktive edhe për të tjerët që janë jashtë strukturës sonë aktuale. Marrja me vetveten me qëllimin e denigrimit të deputetëve që kanë përkrahje të konfirmuar në elektorat është vetëvrasje politike. Ne duhet t’i bëjmë analizë vetvetes me synimin që t’i sanojmë defektet. Gazeta Blic: Mësohet se në këtë mbledhje ju ishit një kritik i madh i mënyrës se si po i udhëheqin dikasteret e ndryshme ministrat e LDK-së. Madje, mësohet se jeni përplasur me Isa Mustafën për çështje konceptuale.

Pse jeni i pakënaqur me këto zhvillime?

Halim Muçolli: Unë kam tentuar t’i bëj një analizë reale gjendjes politike dhe të shpreh disponimin real të anëtarësisë, elektoratit dhe opinionit publik. Unë gjithmonë insistoj ta vlerësojmë veten me të gjitha të mirat dhe të këqijat. Gjetja e “armiqve” të brendshëm dhe të jashtëm konsideroj që nuk ndihmon në forcimin e partisë, përkundrazi. Edhe dje kam diskutuar në këtë frymë. Kam konsideruar se nuk ekziston një formë e drejtë e komunikimit Qendër – Bazë dhe se kjo i jep hapësirë Kryetarëve të Degëve që qëndrimet e tyre personale t’i paraqesin si të bazës. Unë vetëm kërkoj që qëndrimet e bazës të përcillen drejtë, pavarësisht çfarë janë ato. Kam shprehur mendimin se anëtarësia dhe elektorati, përmes reagimeve të tyre dëshmuan që nuk e kanë pranuar marrëveshjen e koalicionit edhe pas kësaj distance kohore dhe se argumentet e përdorura nga udhëheqja e partisë nuk i kanë bindur ata. Kam konstatuar që duhet të përmirësojmë marrëdhënien me publikun dhe cilësinë e këshilltarëve. Është konstatim tani i ditur që ne qëndrojmë keq në zonat urbane dhe na mungon përkrahja e moshave të reja dhe ideja ime është që na duhen njerëz të rijnë dhe me peshë politike që krijojnë opinion te këto grupmosha. Qëndrimi im për dhënien e përparësisë së interesit shtetëror para atij partiak është keqkuptuar si përkrahje e atyre që synojnë ndërrimin e pushtetit me dhunë. Përkundrazi, edhe pse nuk e kam thënë dje, unë mendoj që zgjidhja e bllokadës politike bëhet vetëm përmes dialogut politik dhe pa kushte. halim-mucolliGazeta

Blic: Sipas jush bën mirë, apo keq 5 deputetët e LDK-së që nuk morën pjesë në seancën e zgjedhjes së Hashim Thaçit president?

Halim Muçolli: Unë nuk i gjykoj deputetët që morën pjesë në votim në seancën e zgjedhje së Presidentit. Në rrethana e vende me demokraci të konsoliduar pjesëmarrja nuk do duhej të diskutohej. Ndoshta nuk e kuptoj plotësisht një numër të vogël të deputetëve që nuk e patën votuar Kryeministrin Mustafa dhe atë ditë morën pjesë në votimin për President. Por, kam respekt për grupin e deputetëve që nuk morën pjesë në seancë apo nuk votuan. Nuk ka qenë vendim i lehtë i tyre por në këtë rast ata i mbetën besnik premtimit ndaj elektoratit i cili edhe i dha legjitimitetin e deputetit. Mos të harrojmë, se në zgjedhjet e fundit elektorati jonë “ka dhezë” me premtimin tonë, madje të shndërruar në kauzë “Jo me PDK-në”. Tani çështja është se a kemi gabuar me këtë premtim dhe se a duhet të ketë vija të kuqe ndaj rivalëve politik.

Gazeta Blic: Si e vlerësoni punën e deritanishme të koalicionit PDK- LDK?

Halim Muçolli: Ky është koalicion i numrave dhe jo i vullnetit të dy partive. Kam pritur që dyshimet për suksesin e këtij koalicioni të demantohen përmes një performance të mirë të Qeverisë me theks në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe integrimet evropiane. Krijimi i një qeverie tepër të madhe ishte mesazh i keq.

Për më tepër mosmenaxhimi i mirë i marrëveshjeve dhe obligimeve ndërkombëtare në dialogun me Serbinë i përmbysi pritjet e qytetarëve. Fatkeqësisht, situata e krijuar politike pas marrëveshjeve të Asociacionit dhe Demarkacionit, dhuna e përdorur në Parlament dhe protestat e opozitës nuk po i lënë hapësirë të prezantohet puna e mirë e disa ministrave të LDK-së, si ai i Financave, Tregtisë dhe Industrisë, MPMS dhe asaj Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Gazeta Blic: A mendoni se hyrja në koalicion me PDK-në, e sidomos zgjedhja e Hashim Thaçit president, mund ta dëmtoj LDK-në?

Halim Muçolli: Disponimi momental është se ne jemi dëmtuar shumë nga koalicioni me PDK-në dhe zgjedhja e z. Thaçi për President. Kjo ka qenë e pritshme. Disponimi edhe mund të ndryshoj pavarësisht sfidave. LDK nuk duhet të jetë në skenën politike për shkak të PDK-së por për shkak të ofertës së vet. Duhet të mobilizohet krejt potenciali partiak, të ofrohen edhe të rinj që nuk janë pjesë e partive politike dhe duhet të riftohen ata që janë rritur në mënyrë organike në LDK dhe sidomos themeluesit. Mendoj se duhet të vazhdojmë të shërbehemi me tolerancën politike dhe orientimin vërtetë perëndimor të Presidentit Rugova por duhet të  lirohemi nga mënyra si e kemi keqpërdorur “rugovizmin”.

Arrestohet Lideri i VV Visar Ymeri

Mëngjesin sotëm policia ka shkuar në banesën ku jeton deputeti i VV-së Visar Ymeri dhe e ka arrestuar atë.

Hashim Thaçi flet për dialog, por në vend të tij, përdor arrestin për opozitën.

Halil Matoshi: Ja një shembull që Hashim Thaçi i bleu votat në Kuvend

Analisti politik, Halil Matoshi, përmes llogarisë së tij në Facebook, edhe njëherë ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me zgjedhjen e Hashim Thaçit si President i Kosovës.

Sipas tij, licenca për terminal që i është dhënë Margarita Kadriut, është një dëshmi që Hashim Thaçi i ka blerë votat në Kuvendin e Kosovës për t’u bërë President i Kosovës.

Postimi i plotë:

Qe nji shembull qysh i bleu Hashim Thaçi votat ne Kuvend?

Margarita Kadriut i asht dhane licenca per nji terminal, te cilin ajo e ka fitu ne tenderim. Favor per voten e saj per Hashim Thaçi!

Kjo asht gruaja qe fillimisht ishte e afert me njerezit e SHIK-ut dhe Hashim Thaçi e me 2015 doli nga PDK-ja dhe e quente veten te pavarun dhe thoshte per PDK-në: “Duen te me heqin qafe…njerezit e politikes te lidhun me krimin e organizuem” – duke aludu ne njerezit

Ngatërrimi i filozofive politike! – Nga FLORIM ZEQA

Në çdo punë, hera e parë duket e vështirë, pastaj herave të tjera gjithnjë e më lehtë, derisa shndrrohet në pasion. E pasionet sikurse profesionet janë të llojeve dhe natyrave të ndryshme. Çdo profesion i ka masat dhe kriteteret për arritjen e rezultateve të dëshiruara .
Mirëpo politka i ka specifikat e veqanta nga të gjitha profesionet e tjera. Për të qenë i suksesshëm në politikë duhet plotësuar disa kritere që janë në kundërshtim me tiparet dhe vetitë e një njeriu serioz dhe të sinqertë.
Për politikanët kosovarë, gënjeshtra dhe mashtrimi janë shndrruar në çelës të suksesit, ndërsa hajnia në çelës të pasurimit të tyre. Përveq këtyre pasioneve, politikanët kosovar janë pajtuar edhe me turpin si dukuri të zakont në jetën e tyre,…kur vjedhin e mashtrojnë nuk ndihen të turpëruar, madje as kur tradhëtojnë njëri-tjetrin dhe elektoratin e tyre nuk ju skuqet fare fytyra !
Me këto metoda të veprimit, politikanët e ditëve të sotme i kanë sjellur shumë të mira materiale vetës, familjeve dhe farefisit të gjërë të tyre, duke filluar nga postet e privilegjet e pushtetit e deri tek pasurimi i skajshëm.
Deri në çfarë mase politika e zhvesh njeriun nga vlerat dhe dinjiteti njerëzor, besa dhe trashëgimia familjare e dëshmoi seanca e fundit e parlamentit të Republikës së Kosovës, me rastin e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Kalimi nga 50 vota (nga raundi i parë) në 71 vota në raundin e tretë të votimit, fletë qartë për tjetërsimin e vlerave njerëzore në antivlera. Shitja dhe kontrabandimi i vullnetit të qënjeve njerëzore (deputetëve) ndodhi sikurse kontrabandimi i bagëtive në treg,…kjo e dëshmon nivelin skajshmërisht të ulët të përcaktimit politik të disa deputetëve të LDK-së.
Mënyra se si u kontrabandua vullneti i 14 deputetëve të LDK-së, mbetët çështje për t’u diskutuar; se a ju nënshtruan presionit psikologjik, frikës së humbjes së karrigës së deputetit apo u nënshtruan para shumave të mëdha të parave?!
Mendoj, se të triat bashkarisht ndikuan në ndryshimin e mendjes së deputetëve të LDK-së.
Këtë mënyrë të nënshtrimit do ta quaja edhe si psikologji të robit, të nënshtrimit, të degradimit të vlerave.
Të gjithë ata, që ndanë mendjen e të qendruarit besnik ndaj pushtetarëve aktual, qofshin deputet apo mbështetës të tyre, s’janë gjë tjetër veqse robër dhe të nënshtruarit e të gjitha pushteteve në Kosovë, nga koha e regjimit Titist, Millosheviqian e deri të ky i sotmi,…i cili me aq përbuzje dhe nënçmim e trajton vullnetin e qytetarëve të vendit të vet, duke tjetërsuar vlerat kombëtare (himn e flamur), cenuar sovranitetin (me Zajednicë) dhe tkurrur integritetin territorial të shtetit (me  demarkacion).
Vargu i degradimit të institucioneve shtetërore nga pushtetarët aktual është aq i gjatë, saqë nuk mjafton një shkrim autorial,…jo as një numër special i gazetës nuk mund t’i përfshijë të gjitha aferat korruptive të qeverive të pas 17 Shkurtit 2008-s në Kosovë.

Çdo e keqe, e ka të mirën mbrapa, thotë populli !

Deputetëve të LDK-së që votuan pro-Thaçit president, u është krijuar një mundësi e mirë, që tani e tutje fotot e Thaçit që i mbanin në dhomat e fjetjës (qilere të grave), mund t’i vendosin hapur nëpër zyrat dhe sallonet luksoze të shtëpive të tyre, si “institucionalista” të përbetuar, në të kundërtën do të bien ndesh me verdiktin e tyre në parlament !
Mirëpo, pavarësisht se si do të veprojnë, një gjë nuk duhet të harrojnë deputetët e LDK-së; PDK-istat, as dje, as sot, as nesër dhe asnjëherë nuk do t’i vendosin fotografitë e presidentit historik në zyrat dhe shëpitë e tyre.
Ndjejë dhembsuri për disa shpirtëra të virgjër, që nuk e njohin zanatin e politikës e që u keqpërdorën nga lideri i LDK-së dhe presidenti i sapozgjedhur në seancën e fundit të parlamentit, siq ishte vajza e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe sa të tjerë, që (me)padashjen e tyre kan hyrë në valle me djajtë!
Se sa janë të përkushtuar kleptothaçistët e LDK-së për rugovizmin, po ua ilustroj  një shëmbull sa të thjeshtë po aq simbolik; në kohën kur qe arratisur Meli nga LDK-ja, kishte aderuar në AAK-në e Ramush Hradinajt me ëmblemën e Presidentit të Kosovës,….pas dështimit të synimeve politike me AAK-në, u kthye sërish në LDK, por pa ëmblemën e presidentit.
Nuk i dihet, mbase kostumet e saj “burrërore” janë në pritje të një ëmbleme të re,…por shkaku i ngatërrimit të filozofive politike, siq duket do t’i marrë edhe pakëz kohë !

Deri kur do ta kalerojë LDK-në diktatori Isa Mustafa? – Nga SKËNDER MULLIQI

LDK-ja pas vdekjës së Rugovës, dhe pas mbledhjës së gjashtë famoze në vitin 2006, mori tatpjetën e saj të madhe politike. LDK u nda në dysh , pastaj ata që kishin kaluar në LDD prap pas një kohe  u kthyen në LDK. Pas largimit  të quditshem të Sejdiut nga kryetari I LDK-së, i ra hise Isa Mustafës të jetë në krye të saj , pa e ditur  kush a ka qenë anëtarë i LDK -së .E gjithë kjo  bëri që  LDK-ja të bëhët si derë e Honit kur hyn gjithëkush e del.  Kështu ngadalë por sigurtë u pushtua kalaja  nga mbrenda  . Ky ishte një paralajmerim tjeter që duke pushtuar kalanë të shkatërrohet  definitivisht partia që dikur i fitoi disa palë zgjedhje nacionale dhe lokale radhazi .Por, kështu e ka puna e partive lideriste. Edhe pas vdekjës së Izetbegoviqit partia e tij pësoi rënje drastike në Bosnje. Edhe HDZ po ashtu zbriti nga partia e parë ne Kroaci  pasi vdiq Tugjmani.Isa Mustafa dhe  do  mjerana në politikë  që ishin katapultuar  në strukturat më të larta, fituan  në shpinën e Ibrahim Rugovës çdo privilegj jo vetem partiak, por edhe pushtetar. Nuk ka më mirë së e shfrytëzuan emrin e Rugovës kur vinte koha e zgjedhjeve nacionale dhe zgjedhjeve lokale, pa harruar misionin  e tyre për shkatrrimin e LDK-së . Edhe nepër dëgët e LDK-së, Mustafa përdori më mjeshetri  fshesën partiake  të  atyre që përfaqësonin linjën politike rugoviane,duke e mbushur më njerëz të  dëgjueshem , me njerëz gjysëm analfabet. Afër Mustafës qëlluan do matufa që ishin dikur afër Rugovës ,  e të cilët ia kan bartur valigjet dhe ia kan pritur mizat. Ky ka qenë roli i tyre në atë kohë  në LDK-ë. Këta janë akademyku ,Sabri Hamiti, të vegjëlit  Skënder Hyseni e Ismet Beqiri,  njëfare Veliu i  trashe   , Lutë Mejteplia e Gjilanit, dhe do servila që i  ka katapultuar Mustafa dhe Hamiti për tju gjendur  aty afër për çdo rast kur atyre  iu duhen. Dhe, vërtetë erdhi rasti që këta servilë  iu lëverdisën .

Mustafa bëri koalicion më VLAN , për të ikur pas gjashtë mujave  në gjirin  e PDK-së, pa e pyetur  askënd. Anëtarsinë e gjerë të mrekullueshme  të LDK-së as qe e ka pasur ndërmend   ta pyet. Me dinakërin komuniste të mësur nga ish sistemi ,  veproi  më të dëgjueshmit  politik,  që për një copë pushtet e   humbën dinjitetin, dhe  të cilët nuk din asgjë veq më u ulë dhe më u ngritë në këmbë  sipas komandës së diktatorit. Dhe, sipas kësaj komande  po veprojnë hiq pa ba zhurmë. Se dihet nese dikush ia prishë  terezinë  diktarorit së çka do ta gjenë. Sa kalojë  koha sundimtari Mustafa u bë edhe më i fuqishem se, diktatorët  gjithnjë e më shumë bëhën agresiv   karshi viktimës.

Diçka harrova lexues të ndëruar, më këtë rast. Harrova së puna e eproreve shkon shkallë -shkallë. Dhe, ajo që deshta ta thëm është së diktatori i vogël Mustafa , kur të paraqitët në raport të Thaçi i PDK-së, sigurisht së nga frika bëhët  edhe më i vogël. Besa edhe ngapak i dridhën pantollonat nga frika ,deri  sa ai ti jep leje të largohet. Sigurisht së posa ta kalon derën, diktatori  ,Mustafa do të merr frymë thellë, dhe mos guximin para Thaçit do ta përdorë si guxim  tek sejmenet e tij . Atë ditë në seancën kur Thaçi u zgjodh president i Kosovës, të gjithë ban  bukur shumë zhurmë nga opozita , së nuk bënë Thaçi të bëhët president, duke i paraqitur secili arsyetmet e veta në foltore. Po këta të LDK-së veq kur kan dalë në pushim të lejuar nga Veseli , se jo me  luajt as prej vendi. Gadi më u pshurrë  në pantolla.  Raundi i tretë e vërtetoi këtë katërcipërisht,  deputetet  e LDK-së  dukete se votuan komplet për Thaçin.

Fjala e dikatorit nuk  kishte pi ujë vëtem  të pesë deputetet e LDK të cilët atë  ditë nuk moren pjesë në zgjedhjën e presidentit, që u ba  nën masat  egra  policore . Nejse , përfundoi si përfundoi kjo maratonë  ku Thaçi u zgjodhë president i Kosovës për mandatin pesëvjeqar. Mustafa u gëzua shumë , së  e zbatoi një marrveshje politike të pa qenë .Parti politike se jo mahi kjo LDK e Mustafës!

Tash edhe disa fjalë për atë së si Mustafa ka marrë hez të madh.I ka disa fjalë  më ata pesë deputetet e pa nënshtruar , që tua jep dënimin  nese mundet, së  atë ditë  morën guximin  të mos  shkojnë në kuvend, duke i përjashtuar nga partia  Edhe  pa  këtë fakt, Mustafa   e fundosur partinë më të vjetër dhe më të madhën   në Kosovë.   Një ditë do të fundoset  edhe vet në ujin e turbullt, siq kan  përfunduar dhe  do të përfundojnë  të gjithë diktatorët…

Dorina Lluka-Davies në ndihmë të rinisë kosovare

Voal – Dorina Lluka-Davies ka përfunduar studimet në drejtimin Menxhment dhe Informatikë në Universitetin AAB dh më vonë ka ndjekur studimin në Inteligjencën Emocionale në Universitetin Case Western Reserve University.

Ajo kam filluar të punojë në fuqizimin e rinisë që nga mosha 16 vjeçe, kur ka marrë pjesë në projekte të ndryshme për zhvillimin e rinisë.

Krahas punës që Dorina ka bërë në institucione si GPDC, OSCE, UNDP etj. ajo ka qenë po ashtu e përfshirë në punë  vullnetare edhe në organizatën YMCA e cila është organizata e parë e të rinjve në botë,  e themeluar në vitin 1844 dhe punon në 119 shtete.

Përkushtimi i saj është kurorëzuar me pozitën e drejtoreshës ekzekutive të organizatës GWY (George Williams Youth Association in Kosovo) duke u bërë kështu përfaqësuese e Kosovës në organizatën internacionale YMCA .

“Organizata që unë udhëheq ka filluar punën nga zero kur është ri-themeluar në vitin 2013 në Kosovë ndërsa sot  nën lidershipin tim ka 13 punëtore stafi, rreth 40 vullnetarë aktivë dhe afër 400 të rijnë që janë pjesëmarrës në projektet tona në bazë javore . Punën e zhvillojmë në 4  komuna dhe jemi duke u zgjeruar dhe në komuna tjera”.

Dorina thotë se ndihma që ju jep të tjerëve e motivon dhe bën atë të lumtur.

“Mendoj që puna ime është më shumë përgjegjësi morale e zhvillimit të vendit dhe gjeneratave të reja me frymë demokratike progresive, në mënyrë që ata të zhvillojnë mendimin kritik konstruktiv dhe të bëhen produktiv për shtetin tonë, por çdo herë me mendje të hapur, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe pranuar diferencat me kujdes dhe dashuri”.

Gjate punës si përfaqësues e Kosovës në YMCA, ajo ka pasor fatin të takojë shumë persona të rëndësishëm dhe në çdo takim ka biseduar për rëndësinë e zhvillimit të shëndoshë të të rinjve.

“Këtë bisedë e kam bërë edhe me sekretaren e parë femër të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, zonjën Madeleine Albright, kur kam qenë pjesë e` Akademisë së Femrave në Lidership`, të organizuar nga NDI në Kosovë”.

Një ngjarje shumë e rëndësishme në te cilën Dorina morri pjesë këtë vit  ishte “Forumi Rinor i Organizatës së Kombeve te Bashkuara” rreth  Qëllimeve te Qëndrueshme Globale për 15 vitet e ardhshme.

Në këtë forum ajo ka prezantuar YMCA Boten e cila i shërben rreth 60 milionë njerëzve në vit, shuma e të cilës kur i shtohen edhe përfituesit nga shërbimet e organizatave tjera rinore, përbëjnë 150 milionë përfitues në vit.

“Edhe pse Kosova nuk është anëtare në OKB unë në këtë forum kam folur para përfaqësueseve të shteteve dhe organizatave rinore për rëndësinë e investimit në nivel global në të gjitha 17 qëllimet e planit 15 vjeçar të zhvillimit të botës dhe përfshirjen e të rinjve në të gjitha proceset”.

Videon e fjalimit të saj mund ta gjeni në linkun :  https://www.facebook.com/ymcas/videos/1106773406013401/?pnref=story

Po ashtu këtë muaj Dorina është takuar me ministren e parë të Irlandës Veriore, Arlene Foster me të cilën ka diskutuar rreth rëndësisë së investimit në të rinjtë e Kosovës.

“Unë gjithmonë solidarizohem me secilin të ri apo të re sepse në një vend si Kosova, ku nuk ka infrastrukturë nacionale të zhvillimit të të rinjve, progresi është i vështirë. Ata kanë mungesë të qendrave rinore, të programeve ku ata e kalojnë kohën e lirë, pra nuk ka një planifikim të përdorimit të kohës në mënyrë produktive. Të rinjtë nuk marrin pjesë në asnjë proces vendimmarrës shtetëror. Këto janë arsyet pse unë çdo herë qëndroj për të rinjtë, sepse secili prej tyre ka ëndrra, ambicie, fuqi dhe potencial që ne duhet ta respektojmë dhe t`ju krijojmë hapësirë që ata të jenë vetja”.

Një arritje e tillë profesionale nuk pritet të mbërrihet pa vështirësi, mirëpo Dorina thotë që shumicën e rasteve ato i ka hasur nga gjinia e kundërt dhe nga fakti që ka qenë shumë e re në një pozitë udhëheqëse. Kjo ka bërë që të tjerët të mos besojnë që ajo është aftë të bëjë ndryshim në ndërtimin e një institucioni në Kosovë i cili aktualisht është vetëm në fazën fillestare.

“Unë besoj në drejtësi dhe në barazi andaj asnjëherë nuk ndalem kur e di që ajo të cilën dua t`a arrij është në të mirë të të tjerëve, e sidomos kur ka të bëj me të rinjtë, nuk e kam problem të ngri zërin për t`i mbrojtur ata”.

E inspirim për Dorinën ishin 3 meshkujt më të rëndësishëm në jetën e saj, babai, bashkëshorti dhe vëllai i saj, të cilët ajo thotë që janë feminist, përkrahës të zhvillimit të grave dhe flasin shumë hapur për rëndësinë e përkrahjes së grave në shoqërinë kosovare.

“Babi im thotë çdo herë që burrat janë problemi në Kosovë dhe se shteti duhet të investojë në edukimin adekuat të meshkujve për rëndësinë dhe rolin e femrës në shtetndërtim dhe zhvillim të Kosovës”.

E pyetur se cili është mendimi i saj për pozitën e gruas në shoqërinë kosovare, Dorina u përgjigj:

“Pozita e gruas ka hasur në shumë ndryshime dhe progres në vitet e fundit dhe mendoj që Kosova është duke shkuar ne hapa të sigurt, por nuk guxojmë të ndalemi në avancimin dhe investimin në vajza edhe edukimin e tyre për shume gjëra, si rëndësia e të drejtës së pronës, kjo i jep gruas fuqi ekonomike duke filluar prej familjes e në shumë aspekte të tjera”.

Ajo po ashtu tha që dëshiron të jetë shembull për vajzat dhe gratë duke i inkurajuar ato të mos ndalen para vështirësive por të punojnë për arritje profesionale dhe që të  informohen për të drejtat e tyre dhe të mos hezitojnë që t`i kërkojnë ato.

“Unë besoj në barazi gjinore dhe të drejta të njeriut  dhe më vjen keq për mos edukimin e meshkujve për barazi gjinore. Ata duhet të jenë pjesë e barabartë në këtë proces, përfshirja e tyre është shumë e rëndësishme”.

Mesazhi përmbyllës i Dorinës është:

“Shumë shpesh punoj 7 ditë në javë vetëm për të siguruar një vend sa më të mirë për të rinjtë. Të rinjtë nuk janë problemi ata janë zgjidhja! Investimi në ta tani është fryt i një vendi të zhvilluar në të ardhmen e afërt”.

Lladrovci-Selimit: Na qite në pritë të ushtrisë serbe mua dhe 10 shokë tjerë

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë Ramiz Lladrovci në postimin e tij në Facebook ka adresuar akuza ndaj zyrtarit të VV-së Rexhep Selimit. Ai thotë se Selimi kishte marrë vesh se Lladrovci po vinte në Kosovë me një grup prej 10 vetash dhe kjo ka mjatuar që ata të bijnë në pritë të ushtrisë serbe.

E gjitha ka filluar në seancën e 26 shkurtit kur Rexhep Selimi i kishte thënë Hashim Thaçit se unë të dua për president aq sa të do familja Jashari. Kjo kishte nxitur reagimin e Ramiz Lladrovcit nga Tirana i cili ka thënë se Adem Jashari i kishte thënë Selimit se do ta nxjerrë gabzherrin. Lladrovci ka thënë se këtë e ka edhe të incizuar. Selimi më pas ka reaguar se duke thënë se Lladrovci nuk ka luftuar asnjë ditë.

Ja çfarë shkruan Lladrovci.

“….Nuk kam qenë ushtar me maska, kam dalë haptas ku është dashur të dal. I jam bindur urdhërave të Adem Jasharit, i cili, në letrën e tij të dhjetorit 1997, edhe një herë më caktoi përfaqësuesin e tij në perëndim; i jam bindur urdhërave të Shtabit të Përgjithshëm, të Drejtorisë Politike dhe të strukturave që më kanë emëruar.

Nuk kam qenë kurrë shok e i afërt me tipat e Fadil Sulejviqit, që ndiqnin e vrisnin shokët e bashkëluftëtarët e Fehmi lladrovcit, si ndodhi me atdhetarin e humanistin e shquar doktor Hafir Shala.

Rexhë, një herë të vetme e more vesh se jemi nisur për në Kosovë, dhjetë shokë, dhe ramë në pritën e ushtrisë serbe (6 majin e 1997). Të shkrova gjatë Rexhë, që të kuptosh sado pak, se politika e ditës, ku të kanë futur, nuk është mbi atë që është sakrifikuar ne dekada” ka shkruar Lladrovci.

Aktakuzë kundër kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë kundër të pandehurve Agim Bahtiri, kryetar i komunës së Mitrovicës jugore, dhe dy zyrtarëve tjerë me inicialet H.F. dhe G.K.

Ata akuzohen për veprat penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrëveshje për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tenderë.

Në mesin e të akuzuarve është kryetari i Komunës së Mitrovicës, si dhe shefi i prokurimit pranë kësaj komune, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë, se duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare.

Në aktakuzë po ashtu është i përfshirë edhe drejtori i një operatori ekonomik, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar mirë se duke vepruar si përfaqësues i atij operatori, ka paraqitur ofertë bazuar në një marrëveshje të kundërligjshme, qëllimi i së cilës ishte që organizatori, në rastin konkret Komuna e Mitrovicës, ta pranojë ofertën e tillë, duke e kufizuar konkurrencën e lirë, ashtu që me rastin e lidhjes së një kontrate në mes të autoritetit kontraktues, Komunës së Mitrovicës, dhe Operatorit Ekonomik “HESALIGHT A/S me çmimin prej 767,940.00 €, kanë zbatuar procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, në kundërshtim me dispozitat ligjore të përcaktuara në Ligjin për Prokurim Publik.

“Këto veprime janë kryer me qëllim që të pandehurit t’i sjellin vetes apo tjetrit përfitim të kundërligjshëm, duke i shkaktuar dëm në shkallë të madhe Komunës së Mitrovicës, gjegjësisht buxhetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.


Send this to a friend