VOAL

VOAL

LDK shpall zgjedhjet në Degën e Gjermanisë, Mustafa tallet me Gërvallën:

Voal – Donika Gërvalla është kryetare e Degës së LDK-së në Gjermani që kontestohet nga ky subjekt në qendër.

Kryetari i LDK-së dhe Kryeministri Mustafa paralajmëroi zgjedhje në degët e LDK-së në Gjermani e Zvicër.

“Sot kemi marrë vendim që t’i mbajmë zgjedhjet e reja në degën tona në Gjermani e Zvicër,” tha Mustafa.

Donika Gërvalla dhe Shefqet Dibrani, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër nuk u lejuan të marrin pjesë në punimet e Kuvendit të sotëm Zgjedhor.

Gërvalla nuk u lejua të hyjë as në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së të zhvilluar më 20 maj, duke u tërhequr zvarrë nga sigurimi.

Mustafa: Donika Gërvalla s’është Kryetare e LDK’së në Gjermani

Ai ka thënë se do të mbahen zgjedhje të reja për degën e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër dhe se Gërvalla nuk është më e lejuar të hyjë brenda pasi nuk njihet më si kryetare, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, një komision i LDK-së ka gjetur se atje ka pasur parregullsi në zgjedhjen e saj si kryetare e degës, “prandaj janë të domosdoshme zgjedhjet për këtë post”.

Gërvalla nuk u lejua sot të hynte në punimet e këtij kuvendi por ajo ishte larguar me forcë edhe javën e kaluar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Gjykata: Azem Syla mund të ndikojë tek dëshmitarët

Deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Sylës, do t’i duhet që pjesën më të madhe të verës ta kalojë në paraburgim, kjo pasi gjyqtarja e procedurës paraprake e EULEX-it, Jennifer Seal, i caktoi masën e paraburgimit edhe për tre muaj.

Së bashku me Sylën, paraburgimi iu caktua edhe shoferit të tij, Artan Vilës, por edhe Nuhi Ukës, Sabaudin Haxhiut, Avni Maxhunit, Hajrullah Berishës, Ilaz Sylës dhe Lubisha Vujoviçiqit, të gjithë këta të dyshuar në rastin e njohur të keqpërdorimit të ish-pronave shoqërore.

Paraburgimin për Sylën dhe të tjerët e kërkoi prokurori i EULEX-it, Danilo Ceccarelli, pasi konstatoi se të dyshuarit mund ta pengojnë procedurën.

“Përgjimet e fundit tregojnë se grupi është aktiv në pengimin e procedurave duke i fshehur dokumentet dhe duke komunikuar dijeninë e tyre për hetimet në vazhdim me njëri-tjetrin”, pretendoi prokurori Cecarreli në kërkesën e tij.

Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, në kundërshtimin e tij ndaj kërkesës së prokurorit tha se Prokuroria nuk ka arritur të argumentojë dyshimin e bazuar se Azem Syla ka kryer veprën penale, ndërsa edhe rreziku i arratisjes nuk ekziston se i mbrojturi i tij është kthyer nga Shqipëria vullnetarisht, ndërsa mohoi rrezikun për ndikim në dëshmitarë duke treguar se dy dëshmitarë janë të mbrojtur.

Edhe Tahir Rrecaj e kundërshtoi kërkesën për vazhdim të paraburgimit duke thënë se kërkesa e prokurorit është e bazuar në fakte abstrakte.

Kundërshtime ndaj kërkesës së prokurorit bënë edhe avokatët e të dyshuarve tjerë.

Gjyqytarja e procedurës paraprake tha se për disa nga të dyshuarit ekziston rreziku i moderuar i arratisjes, por ky rrezik sipas saj për Azem Sylën është i ulët.

Megjithatë, gjyqtarja Seal u pajtua se ekziston rreziku që të dyshuarit të ndikojnë në dëshmitarë dhe të shkatërrojnë provat.

“Për disa nga të pandehurit, sikurse për Azem Sylën, ka shumë të ngjarë që ai do të udhëzojë të tjerët që të pengojnë dëshmitarët, apo t’i shkatërrojnë apo fshehin dëshmitë dokumentare”, thuhet në vendimin e gjyqtares Seal me të cilin miratoi kërkesën e prokurorit Ceccarelli për vazhdim të paraburgimit edhe për tre muaj.

Gjyqtarja Seal më tej tha se pajtohet se në këtë moment ka rrezik shumë të lartë se mund të ndikohet në dëshmitarë pasi hetimet janë shumë aktive dhe se grupi ka rrjet të madh të bashkëpunëtorëve në dispozicion.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake lidhur me këtë konsideron se ka shenja se dëshmitarët potencialë janë penguar dhe kërcënuar, apo u janë premtuar shuma të parave për deklarata të rreme,” vlerësoi gjyqtarja Seal.

Krejt në fund, Seal konsideroi se vazhdimi i paraburgimit edhe për tre muaj, do të jetë i mjaftueshëm për prokurorin Ceccarelli që t’i përfundojë shumicën e veprimeve hetimore.

Nuhi Uka, Ilaz Syla, Arton Vila, Sabaudin Haxhiu, Hajrullah Berisha dhe Avni Maxhuni ishin arrestuar më 27 prill, Azem Syla ishte dorëzuar dy ditë më pas, ndërsa Lubisha Vujoviq më 1 prill.

Të gjithë të arrestuarit dyshohen për vepra që ndërlidhen me krim të organizuar lidhur me prona në regjionin e Prishtinës.

Vjosa Osmani: Kadri Veseli do t’i zgjidhte situatat brenda LDK-së

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka deklaruar se sikurse në çdo Kuvend Pune, as kësaj radhe nuk u lejuan të hidhen në votim propozimet për të ndryshuar pikat e rendit të ditës.

Ajo njoftoi se bëri propozimin që Kuvendi të miratojë deklaratën që lejon anëtarët e këtij Kuvendi të distancohen nga dhuna e ushtruar ndaj Gërvallës, raporton KP.

Sipas Osmanit, lidershpi i LDK-së nuk e mori parasysh dhe u injorua, duke thënë se ndaj Gërvalles nuk u ushtrua dhunë.

Ajo tha se nëse Kadri Veseli do të vinte të futej brenda, atëherë do të bëhej një zgjidhje.

Sipas saj, akoma ka hapësirë që të rishqyrtohet propozim-marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Osmani theksoi se nuk është për asnjë proces që do ta pengonte themelimin e Gjykatës Speciale, edhe nëse prishja e Qeverisë do ta pengonte një proces të tillë.

“U tha se ata deputetë të LDK-së që e kanë votuar Hashim Thaçin, kanë punuar në interes të vendit dhe ata që nuk e kanë përkrahur, kanë punuar për nevoja personale. Mustafa duhet të kuptojë që nuk mundet t’i fitojë njerëzit e vet duke sharë deputetët e tij”, tha ajo.

Dialogu me qytetarin drejtpërsëdrejti ekspozon kushtin thelbësor që ushqen demokracinë me legjitimitet – Nga Isuf B. Bajrami

Në Kosovë mund të flitet për pluri-par-titizëm, ndonëse kjo paraqet disa veçori që e dallojnë nga dukuritë e ngjashme në vende të tjera evropiane. Duke pasur parasysh veçoritë e çdo vendi, do të ishte e habitshme në fakt e kundërta, pra sikur pluri-par-titizmi politik të mos prezantohej alla-kosovarçe.
Pluri-par-titizmi merr formë në çastin kur me çdo kusht tenton të realizohet dominimi i par-tito-kracistëve në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike. Ky dominim nyjëzohet nëpërmjet pranisë dhe rrënjosjes masive të titistëve nëpër partitë e “mëdha” të vendit. Disa karakteristika që e dëshmojnë fare mirë këtë janë: programet fotokopje të partive politike; prirja për marrjen me çdo kusht e kompetencave institucionale; mungesa e lidhjes me bazën; ndarja e bazës elektorale mbi baza gjeografike,klanore e familjare; polarizimi i qëllimshëm i politikës.
Një nga tiparet universale të pluri-par-titistëve është edhe monopoli i veprimtarisë së tyre në politikë. Në Kosovë, kjo mund të pohohet pa frikë, për sa kohë që sindikatat, shoqatat, fondacionet, në përgjithësi shoqëria civile, është ende në gjumë, për të mos thënë në komë, duke ua dorëzuar politikën tërësisht partive pluri-par-titiste.
Partitë politike nuk janë të rrënjosura në shoqëri, as në territor, në kuptimin tradicional të përhapjes së organizatës partiake. Tërheqja e partive nga terreni ka pasoja të dyanshme; nga një anë partitë privohen nga funksioni i interpretimit të kërkesave sociale, duke filluar nga baza, çka do të thotë se partitë nuk janë në gjendje ta njohin realisht shoqërinë që duhet të përfaqësojnë; nga ana tjetër japin përshtypjen se nuk anojnë t’i uzurpojnë tërë hapësirat e jetës sociale. Par-tito-kracistët,rezultojnë kështu,përderisa refuzojnë të rrënjoset në shoqëri, por në të njëjtën kohë mëtojnë se përfaqësojnë legjitimishtë të gjitha instancat shoqërore. Kapilarizimi i strukturave partiake në shoqëri më kujton epoka të kaluara, por njëkohësisht edhe vulën e padiskutueshme të par-tito-kracisë së skajshme, si pushtet absolut i partisë mbi shoqërinë dhe ekonominë.
Më duhet të them se nga pikëpamja e përfaqësimit, sistemi i partive u shndërrua në par-tito-kraci në momentin kur partitë shprehin vetëm interesa madhore, të përgjithshme, përgjithësuese e centraliste, pra kur humbasin aftësinë e shprehjes së interesave të vogla, të diferencave, të veçorive. Reagensi i par-tito-kracisë identifikohet fillimisht tek paaftësia e partive për të interpretuar dëshirën për ndryshime rrënjësore, sepse inercia e partive dallohet edhe tek përpjekja për të ruajtur status quo-në e së kaluarës.
Rrjedhimisht shtrohet pyetja, a i duhen qytetarëve partitë politike që nuk e luajnë siç duhet rolin e tyre në shoqëri ?!!!
Këtu batuta për shkërdhato-kracinë e famshme pluri-par–titiste vjen e natyrshme, si fill i kuq që potencialisht ose realisht i përshkon të gjitha qelizat e shoqërisë stalinist-hrushqoviano-titiste.
Për të përqafuar me optimizëm pluralizmin demokratik, duhet në radhë të parë të sqarohemi nëse pluri-par-tito-kracia e sotme, e pjesshme ose tërësore, nuk është pjellë e kultit stalinist-titistë, pra nëse nuk është produkt i praktikave socialiste-vetëqeverisëse-titiste në mënyrë shabllone.
Ka nga ata që e shohin shpëtimin e deformimeve partiake tek ndikimet e huaja, ndoshta edhe tek globalizimi, që shkon përtej logjikës së partive nacionale. Në këtë rast mund të thuhej se në “laboratorin Kosovë” po testohet një variant i ri i pluri-par-tito-kracisë post totalitare komuniste.
Kur partitë organizohen në mënyrë demokratike, brenda kornizave të demokracisë së mirëfilltë pluraliste, për të mirën e qytetarëve që përfaqësojnë ligjërisht, pa ambicie monopolizuese e totalitarizuese, luajnë rol të rëndësishëm për bashkësinë shoqërore. Në të kundërtën, shndërrohen në problem për vetë jetën e qytetarëve për të cilën pretendojnë ta përfaqësojnë me qëllim që ta “përmirësojnë”.
Thelbi i sistemit demokratik është qytetari dhe dialogu i qytetarit me të ngjashmit e tij,e jo pushteti e monologu. Dialogu është thelbi ekspozues i demokracisë, përkatësisht përmes tij konvertohet pushteti në autoritet dialogues, ku qytetarët realizojnë vetveten e tyre dhe të tjerët në komunitet. Derisa dialogu është pjesa thelbësore, jo çdo dialog dhe komunikim shtrohet si duhet. Reklama politike është njëra prej formave komunikuese dhe, në të njëjtën kohë, manipuluese masive e qytetarëve. Pushteti në demokraci ka një status të veçantë, është i definuar qartë, dhe sa më i kufizuar që është ai mundësia për të abuzuar me të është ma i vogël.
Dialogu është kushti nëpërmjet të cilit njerëzit e realizojnë esencën e tyre në demokraci. Kjo do të thotë që njerëzit nuk mund të qeverisen para se të debatojnë lirshëm lidhur me formatin dhe rregullat e lojës së qeverisjes. Ky dialog, pra ka të bëjë me justifikimin e aktivitetit politik dhe, në planin koheziv, lidhet me një kontekst më të gjerë.
Pra, konteksti në fjalë siguron që politika në vetvete të mbart një infuzion demokratik dhe në mënyrë permanente të justifikohet para popullit,para një opinioni publik real, e jo fiktiv apo siç njihet ndryshe publik fantazmë i ardhur nga diku tjetër. Për të qenë e realizuar kjo në rrafshin horizontal e praktik, më tej, shtron nevojën e krijimit të një opinioni të edukuar që gjykon politikën dhe që është i aftë të dekodojë fjalorin politikë të së kaluarës,tashmes dhe të së ardhmes. Më saktësisht, kjo lidhet me domosdoshmërinë e një publiku aktiv që është barometri kryesor i legjitimitetit.
Demokracia do të duhej të siguronte disa kushte që vet konceptualizmi i saj të mos shtrembërohej. Një prej këtyre kushteve që demokracia do të duhej të siguronte, që shekullarizimi i politikës e bëri të mundur atë, është konvertimi i statusit të pushtetit.
Pra,në demokraci pushteti del si një vend i zbrazët: atë s’mund ta mishëroj më asnjë individ, organ apo parti, askush s’mund të jetë bashkësubstancial me të. Pushteti,sipas kësaj pikëpamje shihet qartë se është një “tokë e askujt”. Pra, kjo nënkupton se demokracia nuk i jep askujt një pushtet premordial-hyjnor në aspektin kohor.
Ata që janë aty, përkohësisht (pushtetarët), janë sepse i janë nënshtruar një procedure periodike, përndryshe nuk do të ishin ose nuk do të ishte vet demokracia. Kjo lidhet me atë që pushteti në politikë është si paraja në ekonomi, ata që e kanë pushtetin e kanë për një periodë të shkurtër dhe qëndrimi i tyre aty (posti) varet nga rezultatet e punës së tyre dhe vlerësimi që do t’u bëhet këtyre rezultateve nga zgjedhësit-populli. Sikurse ekonomistët që konkurrojnë dhe pushtojnë tregje për të fituar , ashtu edhe politikanët konkurrojnë për pushtet në “tregjet politike”apo të quajtura ndryshe zgjedhje periodike. Pra,qeverisja demokratike është e kufizuar në planin kohor nëpërmjet zgjedhjeve periodike demokratike dhe mundëson shpëtimin e pushtetit nga monopoli si në komunizëm.
Demokracia e shpreh ekzistencën e vet përmes arsyetimit të akt-veprimeve politike. Arsyetimi i akt-veprimeve politike në raport me qytetarin është përgjithshmërishtë i lidhur me legjitimitetin e atyre veprimeve. Ky legjitimitet ka të bëjë me kapacitetin e sistemit politik në fjalë për të prodhuar veprime,të cilat qytetarët do t’i konsideronin legjitime dhe të drejta. Premisa parësore është se, në demokraci e drejta është jashtë sferës së pushtetit të përjetshëm. Pra, në këtë proces kërkimi, akterët politikë të këtij sistemi (politikanët, partitë politike) kërkojnë legjitimitet përmes debatit, përkatësisht komunikimit. Fusha (hapësira) ku kërkohet ky legjitimitet është publiku, kurse koha më e përshtatshme për aktorët e skenës politike (tele-politikanët) në kërkim të këtij legjitimitetit është fushata parazgjedhore.
Megjithëse politikanët reduktojnë kërkimin e legjitimitetit në një akt elektoral. Legjitimiteti nuk duhet të shihet në këtë prizëm, si një akt, sepse edhe si i tillë nuk është. Legjitimiteti nuk paraqet një akt kërkim që e gjejmë njëherë e përgjithmonë. Ai duhet, dhe do të duhej të kërkohej vazhdimisht për faktin e thjeshtë se, veprimi politik (veçanërisht sot) është veprim i komunikuar, e për më tepër, i mediatizuar. Në këtë kontekst, pushteti (që është synim i akterëve politikë) për të qenë legjitim duhet ,ose do të duhej që vet pushteti të krijon parakushte,ku do të debatohej mbi legjitimen dhe jo legjitimen.
Për ta kuptuar komunikimin politik (gjuhën e pushtetit ose gjuhën e atyre që e synojnë atë), që është një komunikim veprimi dhe që lidhet drejtpërdrejt me atë që quhet politikë simbolike, duhet ta shqyrtojmë realitetin politik. Realiteti politik, është një realitet i dyfishtë. Pra, të gjitha veprimet politike ndahen në mes të dimensionit instrumental dhe dimensionit ekspresiv. Dimensioni instrumental (vlera nominale) i realitetit politik karakterizohet përmes efekteve të vërteta të veprimeve politike, kurse dimensioni ekspresiv-shprehës (vlera simbolike) karakterizohet me simbole që iu servohen publikut në mënyrë të fabrikuar. Pjesë e këtij komunikimi,që është karakteristikë e politikës së kaluar simbolike, janë p.sh: stemat partiake,himnet ,flamujt, karizma e politikanit, buzëqeshjet koinciduese, shtrëngimi i duarve, etj. Dimensioni ekspresiv i veprimit politik është i lidhur pazgjidhshmërisht me politikën simbolike dhe është për ta kuptuar komunikimin politik në rrethanat konkrete. Dhe, për më tepër, të dyja këto dimensione lidhen me mediet dhe rolin e tyre. Në këtë rast,qytetarët mund të pyesin: a është politika simbolike produkt i nënshtrimit mediatik, pra a bëhet fjalë për një politikë të “mediatizuar”, të nënshtruar nga mediet, që gjithnjë e më shumë po e humbë kuptimin e saj (sidomos gjatë fushatave zgjedhore, ku rregullat vendosen nga mediatorët)? Pra, politika simbolike ,së pari, është realitet i çdo shoqërie politike që nga fillimi i veprimit politik. Së dyti,politika simbolike bashkëkohore ka marrë një proporcionalitet të zhdrejtë në tërësinë e realitetit politik sot, pra ka një proporcionalitet të zhdrejtë në raport me dimensionin instrumental (veprimet konkrete politike) dhe, për më tepër, janë krijuar simbole të reja për shkak të veprimit të instrumenteve mediatike , që shpesh quhet edhe pushtet masmediatik.
Në realitetin faktik, simbolet përdoren për ndërmjetësimin politik ndërmjet akterëve politik (politikanëve,partive politike,etj.) dhe tele-publikut përmes reklamave mediale. Këto reklama mund të pasqyrohen si manipuluese, ku qytetari mund të humbë aftësinë e tij dalluese në këtë konfuzion të mjegullt dhe, pse jo, manipulues në përcaktimin e nevojave të tij. Metaforën e reklamës e përdor edhe përfaqësues i demokracisë minimaliste, ku politikanët i vendos në të njëjtën paralele me tregtarët dhe, sipas tij, që të dy e përdorin reklamën për të prekur indin emocional , emotiv, impulsiv të qytetarit.
Qytetari, posa hynë në fushën e politikës, për shkak të mungesës së informacionit burimor për nevojën e analizës së tij politike, gjykon në mënyrë adoleshente,fëmijërore. Pra, shikuar në këtë linjë diskursi mund të afirmohet se politika dhe tele-politikanët (pra, këtu bëhet fjalë për prezantuesit e politikës, jo politik-bërësit) janë shumë të shkëputur nga realiteti esencial, duke substituar agjendat politike me inskenime mediatike (apo bashkërenduar ato), dhe duke krijuar imazhe të paqena dhe identitete fiktive,e që e tëra akordohet me një tele-publik politikisht pasiv dhe që e kupton pakë apo aspak politikën. Pra, shikuar në tërësi, këto agjenda të bashkërenduara me inskenime politike ngjasojnë si një katalog, recetë, kod apo plan”hyjnor” që zbatohen ose synohet të zbatohen në tokë. Parë si tërësi këto agjenda premtimesh përmbajnë: fjalë, intelektual-izma, simbole, fraza jo-substanciale, premtime, supozime, dispozime për një botë tjetër.
Megjithëkëtë, mund të konkludohet se politika simbolike është e pashmangshme për çdo realitet politik, nëpërmjet së cilës tele-politikanët janë në gjendje të socializojnë dhe formojnë një vullnet politik. Akterët politikë me anë të kësaj politike simbolike reflektojnë emocionet e publikut, e që e tëra ngërthen atraktivitet, pse jo shpesh herë, edhe zbavitje, edhe pse nga politika kërkohet përgjegjësi, seriozitet, e jo zbavitje.
Meqenëse politika është komplekse për shumicën e qytetarëve, pra një sistem me shumë të panjohura,prezantimi i politikës para opinionit publik bëhet në formë ritualesh, stereotipash, skemash, simbolesh që përgjithësisht janë të pranuara nga publiku.
Përderisa politika simbolike paraqitet si politikë simbolesh, ritualesh, pak a shumë të kuptueshme, simbole që janë publikisht të pranuara nga realiteti publik, veprimi politik mbetet në terr prapa skenës së mediave.
Pra,demokracia e mirëfilltë është një teknikë politike që kërkon një tërësi kushtesh. Konvertimi i statusit të pushtetit, ose formula gjithë pushteti askujt, minon mundësinë për të abuzuar me pushtet, dhe është thembra e Akilit në një shoqëri politike para-demokratike.
Dialogu me qytetarin drejtpërsëdrejti, ekspozon kushtin thelbësor që ushqen demokracinë me legjitimitet, dhe fusha ku kërkohet ky i fundit është opinioni publik, kurse koha më e përshtatshme është fushata parazgjedhore.

Donika Gërvalla rastësisht ka përballë Isa Mustafën: Kryeministri vetëm heshti (foto)

Veprimtarja e njohur Donika Gërvalla, zyrtare e LDK-së nga Gjermania, po tenton përsëri sot të marrë pjesë në Konventën e Punës së LDK-së. Aty rastësisht ka takuar Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Takimi ka ndodhur në kafen e hotelit ku është duke u mbajtur Konventa.

Gërvalla ka treguar se Isa Mustafa ka heshtur kur është pyetur se pse s’po lejohet të marrë pjesë në mbledhjen e LDK-së. Të njëjtin veprim e kanë bërë edhe zyrtarët tjerë.

“Garnitura rreth tij ul kokën dhe hesht. Kjo është udhëheqja e LDK-së…”, ka shkruar Gërvalla në rrjetin social.

Donika Gërvalla është deklaruar se udhëheq Degën e LDK’së në Gjermani. Ndërkohë, Partia e saj nuk e ka pranuar zgjedhjen e saj pasi ka konsideruar se ishin bërë manipulime. Ndërkohë, prej atëherë s’ka pasur zgjedhje në atë degë dhe as s’ka pasur pranim të saj. Konfrontimi i fundit i Gëvalles me zyrtarët e LDK’së ndodhi në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku ajo u tërhoq zvarrë nga mbledhja.

Lexojeni postimin e plotë

Ooooh Isa ….

Isa Mustafa: i shokuar … Përsëri hyri nga dera e prapme dhe duke pirë kafe u ballafaqua pikërisht me ne.

Kryeministri Mustafa ballafaqohet rastësisht në kafen e hotelit ne Donika Gërvallën. Kryetarja e Degës së LDK-së në Gjermani, kërkon nga Isa Mustafa të përgjigjet rreth pengimit të saj për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit. Isa Mustafa – hesht dhe përmend lista. Garnitura rreth tij ul kokën dhe hesht. Kjo është udhëheqja e LDK-së…

donikag2

Kosovë-BE: Bisedime për mandatin e ri të EULEX-it

Autoritetet në Kosovë thonë se po zhvillojnë bisedime të nivelit politik me Bashkimin Evropian për mundësinë e vazhdimit të mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, që duhet të përmbyllë mandatin e tij më 12 qershor. Ata thonë se çështjet teknike për mandatin e ri kanë përfunduar.

Misioni i EULEX-it, një prej misioneve më të mëdha në historinë e Bashkimit Evropian, u shtri në Kosovë me ftesë të autoriteteve të vendit, pak ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për të ndihmuar shtetin e ri, në fushën e sundimit të ligjit.

Mandati i EULEX-it u ripërtëri në vitin 2014, por autoritetet në Kosovë që prej atëherë thanë se po punojnë që misioni ta përfundojë punën e tij brenda afatit prej dy vjetësh, sa iu zgjat mandati.

Përmbyllja e këtij mandati bëhet në qershor të këtij viti, por bisedimet për vazhdimin e punës së EULEX-it, kanë hyrë tani në një fazë përfundimtare.

Besnik Berisha, këshilltar i Jashtëm për çështje të Drejtësisë në zyrën e kryeministrit të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, thotë se ekziston një gatishmëri e përgjithshme e të gjithë pjesëmarrësve në negociata, që EULEX-i, t’i përfundojë të gjitha rastet, në të cilat është i angazhuar, qoftë në hetim apo në gjykim.

“Është arritur një pajtueshmëri për disa çështje, por ende sa i përket afatit dhe mundësisë së marrjes së lëndëve të reja nga EULEX-i, nuk është finalizuar. Dhe, besoj se kjo çështje do të trajtohet në nivel politik dhe në ditët në vijim, do të kemi rezultate”.

“Çështjet teknike janë çështjet në vazhdim për të siguruar një mbarëvajtje të të gjitha procedurave që kanë filluar, qoftë në Prokurori, qoftë në gjykata, me kusht që qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët janë subjekt i ndjekjes penale ose gjykimeve nga gjyqtarët, respektivisht prokurorët e EULEX-it, të mos pësojnë dhe mos të kenë vonesa për një ditë të vetme”, thotë Berisha.

Ndërsa, në një përgjigje npërmjet postës elektronike, zyrtarë të EULEX-it, për Radion Evropa e Lirë thonë se “rishikimi strategjik i mandatit të EULEX-it është duke u zhvilluar nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian”.

Por, misioni që mbajti nën përgjegjësi të tij ekzekutive rastet e krimeve të rënda, dhe në veçanti ato të krimit të organizuar, korrupsionit dhe të krimeve të luftës, nuk u cilësua si i efektshëm nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarët e vendit.

Kritikat u shtrinë, sepse misioni u cilësua më shumë politik se sa mision për sundimin e ligjit.

Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thekson për Radion Evropa e Lirë, se misioni duhet të vazhdojë të punojë, por jo me mandatin aktual që ka.

“Ky mision ka dashur të japë mesazh se pa të nuk mund të ketë luftë, kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe zgjatja e mandatit është e domosdoshme. Por, nuk ka pasur rezultate konkrete, të cilat janë provuar në gjykatë, por ka pasur ‘spektakle’, qoftë të arrestimeve apo të ngritjes aktakuzave, të cilat në fund nuk kanë rezultuar me aktgjykime përfundimtare”, vlerëson Musliu.

Kurse, qytetarët japin vlerësime të ndryshme rreth vazhdimit të mandatit të këtij misioni në Kosovë. Profesori Azem Hajdini, nuk është i kënaqur me veprimet e deritashme të EULEX-it për sundimin e ligjit.

“Mendoj se EULEX-i duhet të vazhdoi punën ashtu siç ka filluar së voni. Por duhet të ketë një limit deri kur. Vetë EULEX-i duhet të trajtojë dhe konfirmojë se deri kur mund ta luftojë korrupsion, krimin e organizuar dhe dukuritë tjera për të cilat është i thirrur”, shprehet Hajdini.

I pakënaqur më veprimet e EULEX-it shprehet edhe ekonomisti Hyseni:

“Humbje, asgjë tjetër. Qe sa vjet janë këtu dhe asgjë nuk kanë rregulluar”.

Që prej vitit 2009, misioni i EULEX-it në Kosovë, që ka mandat ekzekutiv në fushat e krimit të rëndë, ka nisur një numër procesesh ndaj zyrtarëve të lartë të Kosovës, dhe më të njohurat mbeten ato ndaj ish-ministrit Fatmir Limaj dhe së fundi edhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Azem Syla, si kreun e një grupi kriminal.

Pritimivizmat dhe provincializmat mund të na dërgojnë deri të konflikt Nga Skënder MULLIQI

Ngjarjet politike sidomos viteve të fundit, krijuan atmosferë mbytëse. Politikanët tanë ishin ata që krijuan atmosferë të turpit duke filluar së pari më lojërat e koalicionit, me gazin lotësjellës, më protesta në kryeqytet të dhunshme e të pa dhunshme. Gjitha këtyre iu kan paraprirë vëndimet e këqija politike së pari të Qeverisë Thaçi, pastaj të Qeverisë binomiale Thaçi –Mustafa.Këta pa e njoftuar shumë opinionin në Bruksel nën shkruan marrëveshjën më të dëmshme për Kosovën . Marrvejshjën për “Zajednicën” e nënshkruan në Bruksel , kurse marrveshjën e dytë po ashtu në dëm të vendit – Demarkacionin më Malin e Zi e firmosën në Vjenë të Austrisë. Gadi harrova ta përmendi këtu edhe deklaratën e fyese të serbit Jabllanoviq karshi grave shqiptare. Nga kjo deklaratë e shovenistiti Jabllanoviq edhe filluan protestat .Pushtetarët ishin të vendosur që të mbesin më çdo kusht në pushtet , duke mos dhënë dorëheqje si kategoria më madhore politike dhe morale.Sikur kjo botë ekziston vëtem për ta dhe për tua rregulluar standardin e tyre. Mbetjën e tyre në pushtet e mundësoi edhe Opozita heterogjene e cila e kishte rastin e mirë që këtë regjim të instaluar totalitarë ta largonte nga pushteti.Kjo nuk ndodhi së duket së pushteti arriti të amortizon vlugun e prostetave .Krahas kësaj situata edhe ashtu e keqe ekonomike dhe politike veq sa shkoj duke degraduar. U thellua varfëria , pa punësia , emigrimi masovik i popullatës drejt shteteve të Perëndimit.Secilën ditë punuan keq , duke topitur proceset zhvillimore dhe proceset demokratike .U rrënuan vlerat kruciale të shoqërisë, e cila në vend të përparimit të gjithëmbarshem po bëhet shoqëri e mashtruar, shoqëri e varfëruar dhe shoqëri e pasivizuar .Njeriu më mendje dhe shëndet normal nuk ishte dashur të bëhet vrojtues pasiv i gjithë atyre ngjarjeve të cilat pikërisht ndodhën në kurrizin e tyre . Gjithë ajo cirkusiadë që ndodhi në Kuvend nuk i turpëroi këtë kastë politike.Këta e kan humbur moti ndjenjën e turpërimit për veprimet e tyre të jashtligjshme , për veprimet e shumta abuzive karshi shtetit . Dhe, çka është më e keqja nuk po kërkohet ndonjë zgjedhje adekuate të krizës politike dhe krizës ekonomike .Bie pyetja , a janë zgjedhjët alternativa më e mirë ?Përkohësisht po, që të qetësohet situata, por për kohë më të gjatë drojë së jo. Strukturat relevante të BE-së , sikur më qëllim e futën Demarkacionin si kusht për liberalizim të vizave pas udhërrefyesit. Ratifikimi në Kuvend nuk do të kalon bash lehtë mendoj, unë sepse . edhe mbrenda koalicionit qeverisës lidhur më këtë çështje ka divergjenca. Kësaj radhe kur shtrohet serish çështja e Demarkacionit ,opozitarët kan paralajmëruar së do të bashkohen .Mundësitë që të eskalon situata politike rishtazi janë të mëdha, kur dihet së “Zajednica” dhe Demarkacioni i paten bashkuar në një frontë të përbashkët opozitarët kundër qeverisë Mustafa –Thaçi. Tash kemi një situatë të re politike pasi,që PDK-ja arriti ta marr postin e presidentit . Veseli si kryekuvendar dhe i pari i PDK-së,nuk do të jetë shumë i interesuar ta përmbajë koalicionin .E kam thënë edhe më herët së PDK ka për qëllim që pos postit të të parit të shtetit ta këtë edhe postin e kryeministrit të vendit, natyrisht duke shkuar në zgjedhje të parakohshme. Të gjithë duhet të jemi të brengosur për fatin e vendit ,sepse jemi shteti më ri dhe më i vogli në Evropë. Edhe nese dikur bëhemi pishman pse e lejuam rrukullisjën e qerrës, do të jetë shumë vonë . Dëmet do të mbesin dhe shumë nga këto dëme do të jenë të pa riparushme edhe për një kohë të gjatë.Terësinë territoriale të Kosovës nuk duhet lejuar të bëhët , sepse për territore u derdh shumë gjak historikisht edhe në luftën e fundit. Mos të lejojmë që gjerat të na ikin nga kontrolli.Deri më tash qytetarët shumë iu kan nënshtruar dezinformatave dhe shantazheve të këtij pushteti.Situata politike dhe gjendja ekonomike të dobëta, na kan lën largë shteteve të zhvilluara dhe demokratike.Çdo ndodhi e pa mirë politike na zbeh edhe më shumë imazhin para botës demokratike. Me fatkeqësit tona ashtu të shprehem nuk kan mundësi që rregullisht të meren miqët tanë . Mos të mbesim jashta kulturës dhe civilizimit të lashtë evropian , së pikërisht populli ilir ishte më i lashti në Ballkan dhe më gjerë.Pritimivizmat dhe provincializmat mund të na dërgojnë deri të konfliket e ndërsjella shumë të dëmshme. Kjo strukturë politike nuk po i jep gjasa inkuadrimit të të rinjve në jetën politike dhe shoqërore të vendit. As unë por edhe shumë të tjerë bësoj nuk do të kishin dëshirë të shkruajnë për këto gjera. Shteti i Kosovës ka mjaftë probleme të natyrës ekonomike , sociale dhe zhvillimore që të flasim rregullisht për temat politike dhe këta politikanë të cilët nga lakmia për pushtet dhe për të mira materjale e kan humbur moti rrugën në oborr…

Kosovë: Diplomacia në regres, dy vjet një njohje

 Nga dhjetori i vitit 2014 kur Hashim Thaçi u emërua ministër i Punëve të Jashtme, Kosovën e ka njohur vetëm një shtet i pranuar në OKB dhe dy mikroshtete. Sipas opozitës dhe njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacia kosovare ka dështuar me Thaçin dhe zëvendësit e tij në MPJ

Prejse në krye të diplomacisë kosovare erdhi Hashim Thaçi, tashmë president i Kosovës, diplomacia vendore ka shënuar regres. Për 15 muaj sa ka qëndruar si ministër i Punëve të Jashtme Thaçi ka sjellë vetëm një njohje nga një shtet anëtar i OKB-së, Antigua dhe Barbuda, si dhe dy njohje nga mikroshtetet joanëtare të OKB-së, Niue dhe Ishujt Cook.

Përveç kësaj, Thaçi sa qëndroi si shef i diplomacisë kosovare asnjëherë nuk shkoi në zyrën e tij në këtë Ministri, por qëndroi në objektin e Qeverisë duke e shfrytëzuar zyrën e zëvendëskryeministrit, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Ndërkaq, duke e parë që diplomacia nuk çon peshë në këtë strukturë qeverisëse ka tre muaj që nuk ka as ministër të Jashtëm, por vetëm zëvendësministër dhe ushtrues detyre. Sipas opozitës kosovare, në dy vjetët e fundit diplomacia ka dështuar në disa fronte, ndërsa për Qeverinë fitoret diplomatike janë të dukshme.

Serbët e mbështesin demarkacionin me Malin e Zi

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Kuvend thonë se nuk kanë asnjë arsye për të mos e votuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, me të cilin do t’i hapnin rrugë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ata thonë se për serbët e Kosovës është me rëndësi lëvizja e lirë, që njëkohësisht nënkupton edhe nxjerrjen e pasaportave me mbishkrimet e Republikës së Kosovës.

Aktualisht një numër i qytetarëve serbë posedojnë dokumentet e udhëtimit që lëshohen nga Qendra Koordinuese në veri të vendit, një institucion i themeluar nga Beogradi zyrtar.

Deputeti nga radhët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave, edhe qytetarët serbë të Kosovës, pavarësisht ku jetojnë, do të jenë të interesuar për pasaportat e Kosovës. Rashiq tha se edhe komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, ka rekomanduar që të gjithë qytetarët të kenë pasaporta të Kosovës.

“Nëse kjo mundëson një lëvizje më të mirë dhe më të lehtë, pa viza dhe pa peripeti, që na qëndrojnë mbi kokë sa herë duhet të nxjerrim viza, mendoj se qytetarët e komunitetit serb, edhe pse kanë të drejtë në dy shtetësi, do të jenë praktikë dhe do të vendosin që vetvetes t’i mundësojnë një mënyrë normale të lëvizjes”, tha Rashiq.

Me propozimin e BE-së, Kosovës së shpejti duhet t’i hiqen vizat, pas përmbushjes së dy kushteve themelore; atë të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi dhe thellimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Votimi në Kuvend për demarkacionin është bërë i paqartë për faktin se opozita ka paralajmëruar kundërshtime të fuqishme, në vazhdimësi të protestave kundër këtij procesi.

Njëkohësisht është ngritur shqetësimi se edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Kuvend nuk do të votojnë, për faktin se duhet të aplikojnë për dokumentet që ndërlidhen me shtetësinë e Kosovës.

Por, deputeti Rashiq thotë se serbët duhet ta mbështesin ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion për shkak se kjo është çështje jetike për vetë serbët dhe sepse përfaqësuesit serbë kanë votuar më herët Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në Kuvend..

“Nuk shoh asnjë pengesë që ne të jemi pjesë të këtij procesi dhe me këtë të votojmë marrëveshjen për demarkacion”, tha Rashiq.

Megjithatë, i gjithë procesi i votimit të marrëveshes për demarkacion në Kuvend është vënë në dilemë për shkak të numrit të votave të nevojshme të koalicionit qeverisës përveç problemeve me kundërshtimin e opozitës dhe pakënaqësitë që mund të sillte në mesin e serbëve kërkesa për të marrë parasporta të Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha për Radion Evropa e Lirë se askush nuk e di me saktësi se çfarë do të mund të ndodh në Kuvend, sepse janë kushtet që duhet përmbushur për votim.

“Nuk e besoj se dikush me saktësi e di nëse damarkacioni do të kalojë, sepse është fakt se për këtë na duhet një shumicëprej dy të tretash”, tha Haliti.

Marrëveshja për demarkacion, që ka ngjallur kundërshti, duket se do të futet në rend dite në fillim të muajit qershor, përkundër të gjitha pakënaqësive që mund të sjell ajo.

REL

Rasim Selmanaj: Deçani nuk e pranon vendimin për pronat e Manastirit

Protesta e sotme në Deçan, 26 maj 2016

Një protestë e qytetarëve të Deçanit kundër vendimittë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë, përfundoi e qetë.

Nën organizimin e kryetarit të Deçanit, Rasim Selmanaj, e në mbështetje të të gjitha forcave politike në komunë, protesta, sipas policisë së Kosovës, mblodhi mbi 3 mijë qytetarë, të cilët u shpërndanë të qetë pas përfundimit të saj.

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, tha se protestat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen kundër këtij vendimi, siç e quajti, të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese. Selmanaj tha se vendimi i Gjykatës është politik se nuk është “zgjidhje falja e pronës Manastirit”. Ai tha se as komuna dhe as ai nuk do ta pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne jemi për drejtësi dhe jo kundër saj. Por, nëse ka drejtësi në këtë vend dhe nëse duam të respektojmë ligjet, atëherë ekzistojnë dy zgjidhje – privatizimi i kësaj prone. Nëse duhet dikujt t’i falet kjo pronë, atëherë kjo duhet t’i bëhet qytetarëve të Deçanit”, tha Selmanaj përpara qytetarëve të mbledhur në Deçan.

Ai i bëri thirrje edhe Igumenit të Manastirit, Sava Janjiq, por edhe bashkësisë ndërkombëtare, që së bashku ta zgjidhin këtë çështje.

Kryetari i Deçanit tha se të gjithë janë të bashkuar kundër vendimit të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese dhese beson që me asnjë ligj dhe me asnjë vendim nuk mund t’i falen Manastirit pronat. Ai tha se Deçani është vend i civilizimit dhe Manastiri i takon kësaj komune dhe vetë Deçani do ta ruajë si vlerë të tij.

Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi vendimin e vitit të kaluar të Këshillit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme që lënda t’i kthehet sërish Gjykatës Komuale në Deçan.

Gjykata Kushtetuese e konsideron vendimin e Gjykatës Supreme të vitit 2012, me të cilën i njihet e drejta në pronësi Manastrit të Deçanit, si çështje të mbyllur.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përkrahur nga Dioçeza e Kishës Ortodokse Serbe për Rashkën dhe Prizrenin, e cila ka vlerësuar se Gjykata ka treguar gatishmërinë dhe kompetencë për të marrë një “vendim të paanshëm me të cilin mbrohet e drejta në pronë e Manastirit”.

REL

Industria e rëndë në Kosovë, jashtë përdorimi

Industria e rëndë, e cila në të kaluarën ka qenë shtyllë kryesore e zhvillimit ekonomik të Kosovës, nuk po arrin të funksionalizohet në tërësi dhe të vihet në shërbim të ekonomisë së vendit, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve në Kosovë.

“Trepça”, fabrika e çimentos “Sharrcem”, “Ferronikeli”, fabrika e llamarinës “Llamkos” në Vushtrri, “Fabrika e Tubave”, Industria e gomës “Ballkani”, janë vetëm disa nga kompanitë, të cilat kanë hyrë në kategorinë e industrisë së rëndë, e të cilat në të kaluarën kanë pasur një ndikim të madh në bruto produktin vendor të Kosovës.

Disa prej këtyre ndërmarrjeve janë privatizuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit që në fazat e para të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, por që më pas nuk kanë arritur të tregohen të suksesshme në afarizmin e tyre.

Së fundmi, kompleksi metalurgjik “Ferronikeli” ka shpallur ndërprerje të planifikuar të prodhimit, për shkak të problemeve teknike dhe rënies së vazhdueshme të çmimit të nikelit në tregun e metaleve.

Ndërkaq, për ndërmarrjen “Trepça” ende është duke u punuar në hartimin e një projektligji, i cili do ta shndërrojë këtë ndërmarrje në pronë të Qeverisë së Kosovës.

Sipas një vendimi të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, afati i fundit për dorëzimin e planit të organizimit të Trepçës është 1 nëntori i këtij viti.

Kombinati “Trepça” aktualisht është nën moratoriumin e vendosur nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ndërsa Agjencia Kosovare e Privatizimit është administrator i saj.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një prononcim dhënë për Radion Evropa e Lirë thekson se nuk po arrihet të shfrytëzohet potenciali i këtyre ndërmarrjeve, siç ka qenë në të kaluarën.

“Për shkak të mungesës së investimeve në teknologjinë e re për vite të tëra, (investime këto të cilat janë të shtrenjta), teknologjia e vjetëruar që ata përdorin nuk u lejon që të arrijnë një shkallë më të lartë të produktivitetit dhe kapaciteteve të tyre. Pra, ka pasur një mungesë të investimeve dhe rrjedhimisht këto ndërmarrjeve e kanë të pamundur që të kryejnë rolin që e kanë pasur dikur në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit”, thekson Zeka.

Kosova thuhet se duhet t’i ndryshojë politikat fiskale për këtë sektor, si dhe të krijojë lehtësi në lirimin taksave për produktet që përdoren si lëndë e parë tek industria e rëndë.

Po ashtu, Zeka shton se Kosova duhet të krijojë politika që bëjnë tërheqje të investimeve të mëdha për industrinë e rëndë.

“Të marrim shembullin e kompleksit metalurgjik Trepça, e cila përballet me vështirësi të jashtëzakonshme, kjo për shkak të mungesës së investimeve në këtë ndërmarrje, e cila në të kaluarën ka qenë shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit. Ringjallja e Trepçës nuk mund të ndodhë nëse presim vetëm investime që burim kanë buxhetin e shtetit. Është e nevojshme që të shikohen mundësitë e përfshirjes së kapitalit privat”, thotë Zeka.

Edhe njohësit e çështjeve ekonomike në Kosovë konsiderojnë se rifunksionalizimi i disa prej këtyre ndërmarrjeve nuk mund të arrihet të bëhet nëse nuk privatizohen.

Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thekson se Kosova nuk po arrin që t’i vë në lëvizje disa nga këto ndërmarrje të industrisë së rëndë.

Sipas tij, me këtë afarizëm çfarë janë duke bërë aktualisht disa nga këto ndërmarrje, nuk mund të arrihet që të ndikojnë në rritjen ekonomike të Kosovës.

“Resurset e Kosovës, në situatën e re, kanë një vlerë tjetër krahasuar me të kaluarën. Disa nga këta sektorë duhet të privatizohet. Duhen investime të mëdha që shteti nuk mund t’i bëjë , kjo mbetet tërësisht detyrë e sektorit privat, detyrë e investimeve private. Kosova është në kërkim të një industrie që fatin e lidh në investimet private”, thekson Sadiku.

Sidoqoftë, njohësit e çështjeve ekonomike vlerësojnë se fuqizimi i industrisë së rëndë do të ishte shtylla më e madhe e përmirësimit të indikatorit kyç të gjenerimit të zhvillimit ekonomik.

Ndryshe, vite më parë, për të ndihmuar sektorin e industrisë së rëndë, Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës patën krijuar Komitetin e përbashkët të industrive të rënda.

Qëllimi kryesor i këtij Komiteti ishte që ky sektor të bëhet më konkurrues dhe më produktiv në zhvillimin ekonomik të vendit. (REL)

Adem Salihaj: Statuti i LDK-së ia lejon Gërvallës pjesëmarrjet në mbledhje

Adem Salihaj, deputet i LDK-së, ka thënë Donika Gërvalla, si ish kryetare e degës në Gjermani, ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhje të LDK-së.

Adem Salihaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në televizionin publik ka thënë Donika Gërvalla, si ish kryetare e degës në Gjermani, ka pasur mundësi të marrë pjesë në mbledhje të LDK-së ngase kjo përcaktohet me statut të kësaj partie.

I pyetur se kush duhet të marrë përgjegjësi për atë që i ndodhur Donika Gërvallës duke mos u lejuar të hyjë në mbledhje të Këshillit të LDK-së, ai ka thënë se në Kosovë nuk ekziston institucioni i përgjegjësisë, as në parti as në shtet nuk ka ndodhur kurrë.

“LDK do të ishte e nderuar që ajo është pjesë e partisë, nuk duhet të tërhiqet zvarrë ashtu siç ka ndodhur. Ata kanë qëndrim ndryshe edhe nuk po vihen në vendin meritor, ngase mendojnë ndryshe”, ka shtuar Salihaj.

Deputetët e Kosovës marrin 1500 euro në muaj dhe mungojnë në seancat e Kuvendit

Rreth 1 mijë e 500 euro marrin pagë mujore deputetët e Kuvendit të Kosovës. Kjo është më shumë se katërfishi i pagës mesatare në Kosovë që është 360 euro, raporton KTV.

Javën e kaluar është bërë hera e tretë radhazi që seancat janë ndërprerë për mungesë kuorumi, për shkak se deputetët e partive në pushtet kanë shkuar kryesisht vetëm për t’u nënshkruar për mëditje.

19 deputetë janë nënshkruar sa për të marrë mëditjen ekstra për seancë, por nuk kanë qëndruar deri në fund, duke pamundësuar kështu vazhdimin e punës.
Prej tyre, 11 deputetë të LDK-së, 10 të PDK-së, 4 deputetë të Listës Serbe dhe 2 të 6+.

Shefi i deputetëve të LDK-së ka thënë për KTV-në se kjo është papërgjegjësi dhe e pajustifikueshme, transmeton Koha.net.
Ai ka propozuar se duhet shqyrtim i rregulloreve që në të ardhmen të ketë sanksione për ata që mungojnë në seanca.
Sipas monitoruesve të Kuvendit, kryesia është e autorizuar dhe mund të vendosë që në raste të veçanta të bëjë sanksione financiare për deputetët.

KTV-ja ka mësuar nga burime brenda PDK-së se kryetari i saj, Kadri Veseli, u ka kërkuar deputetëve të kësaj partie që ose t’i kryejnë obligimet që kanë karshi votuesve, ose të japin dorëheqje.
Për këtë, Veseli pritet t’i takojë para seancës deputetët e partisë së tij.

Rasti i Donika Gërvallës dhe të metat e sistemit – Nga Skënder MULLIQI

Kan ndodhur shumë ngjarje politike deri tash, të cilat praktikisht na kan treguar së kemi shumë të meta në politikëbërje, të meta në organet e drejtësisë , dhe së kemi deficit të demokracisë . Të gjitha këto sigurisht bien ndesh më Kushtetutën e Republikës së Kosovës.Në kushtetutë janë të garantuara të gjithë të drejtat dhe liritë e qytetarëve . Kasta në pushtet është duke punuar dhe vepruar jashtë këtyre rregullave dhe dispozitave ligjore . Njeriu e ka vështirë edhe ti mbajë në mend të gjitha shkeljet ligjore që janë bërë deri më tash nga pushtetarët . Kjo ka ndikuar që të kemi institucione shtetërore të dobëta. Kastat në pushtet kan punuar aq keq sa kan ndikuar që i mbarë sistemi të deformohet.

Gjithnjë e më shumë po shkojmë ka apsolutizmi si forma më keqe e qeverisjës më vendin. Që të kemi një gjendje të tillë në qeverisje kan ndikuar edhe mos profilizimi i partive politike, mos miratimi ende i ligjit zgjedhor. Primare do të ishte që të kemi zgjedhje korrekte , e cila gjë do të ndikonte në demokratizimin e vendit.Ndryshimet kadrovike mbrenda struktuarve partiake janë bërë domosdosheri e kohës. Me këto struktura partiake apo grupacione politike të cilat janë ngritur mbi partitë e tyre politike dhe në përgjithësi janë ngritur edhe mbi shtetin ,do të mbetemi larg shtetndërtimit , larg avansimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, dhe nuk do të kemi shtet funksional dhe ligjor si duhet.

Që gjendja të ndryshohet për të mirë në funksionimin e mbarë sistemeve rol të madh kan edhe mediat, të cilat duhet të bëjnë presion për një proces zgjedhor krejt tjetër. Problem në vete është së subjektet kryesore politike po udhëheqen nga struktura të cilat e kan zgjedhur gjuhën e diktatit politik si në parti ashtu edhe në pushtet.Pa u krye reformat në mbarë sistemet nuk do te shohim prosperitet të këtij vendi . Në mbarë sistemet si në polici, gjyqësi, administratë publike , në arsim, shendetësi etj, kasta në pushtet ka instaluar njerëzit e vet pa asnjë kriter profesional.

Kur kemi një sistem apo sistemet më njerëz të cilët punojnë më direktiva apo janë të ndikuara nga politika ditore , nuk mund të presim rezultate pozitive. Jemi mbytur që shumë kohë në krim të organizuar në korrupcion për shkak të këtyre defekteve të cilat i përmenda.Kjo ka ndikuar në dobësimin e institucioneve të shtetit, Nuk ka sigurimi të mjaftueshme të pronës private as sigurimit të pronës shoqërore. Që të konsolidohet demokracia , duhet që gjithçka të bëhët transparente para qytytetarëve , të cilët po përjetojnë gjithëfarë llojeve të torturave si fizike , psiqike, materjale, morale etj.

Së ende liritë dhe të drejtat e qytetarëve janë të kufizuara, flet e dhëna së po kemi raste kur këto liri seriozisht p0 cenohen si nga pushteti por edhe nga partitë politike. Rasti me eklatant ishte ajo çka ndodhi para dyerve ku mbahej një tubim i LDK-së, ku zonja Donika Gërvallës ju cenuan seriozisht liritë elementare . Aq më drastik është kur kjo i ndodhë një përsoni të gjinisë femrore , e cila nga njerëzit para dyerëve të LDK-së e larguan në mënyrën më të turpshme.

Po të kishte shtet ligjor si duhet , ata së bashku më urdhëdhënësit e tyre do të duhet të përgjigjen para organeve të drejtësisë . Shumë kush këtë situatë të pa mirë të cilën e pamë përmes ekraneve televizive e komentoi në mënyra të ndryshme duke ndarë mendime së a kishte të drejt apo nuk kishte të drejt zonja Gërvalla të shkonte aty. Sido që të jetë një veprim i tillë në asnjë menyrë nuk ka guxuar të ndodhë,edhe pse Donika ka legjitimitet tw plotw si kryetare e degës në Gjermani.

Ajo është një veprimtare e dalluar e çështjës kombëtare e cila ka bër shumë për LDK-në dhe Kosovën familjarisht . Këtë rast dhe gjithë ajo që po ndodhë që shumë kohë në skenën tonë politike janë treguesi më i mirë , së çfarë kaste politike të dobët kemi.Padia të cilën e ka ngre zonja Gërvalla ndaj përsonave të involvuar , si dhe ndaj despoteve, Mustafës dhe Beqirit është plotësisht e arsyeshme . Siq veproi Donika ,veprohet në secilin shtet demokratik të botës…

Ja pse i kërkohet sërish dorëheqja Haxhi Avdylit – kryetarit të LDK-së në Prizren

Kryetarit të LDK-së në Prizren, Haxhi Avdylit, po i kërkohet sërish dorëheqja. Ai tash akuzohet për përbaltjen e liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Grupi iniciues i delegatëve të Kuvendit dhe nëndegëve të LDK-së në Prizren vlerësojnë se është koha e fundit për të ndryshuar LDK-në në Prizren.

“Këto ditë ishim dëshmitar të një reagimi me tepër propagandistik të kryetarit në detyrë të LDK-së, Dega ne Prizren, kundër lidershipit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, se sa për të dhënë ndonjë zgjidhje për të ecur përpara. Tendenca e Kryetarit të degës së LDK-së, që sa ma shumë të përbaltë lidershipin e LDK-se, nuk është e re, ai që kur ka ardhur ne krye të LDK-së, së Prizrenit në mënyrë manipulative, nuk ka pushuar se punuari kundër vijës programore të LDK-së”, thuhet në reagimin e delegatëve të LDK-së.

“I gjithë opinioni publik është i njohur me degradimin e pushtetit komunal në Prizren, pasojat e të cilit po i vuajnë qytetarët, e kryetari i degës së LDK-së në Prizren, heshtë, asnjë reagim, asnjë denoncim publik për keq qeverisjen dhe aferat e shumta korruptive te pushtetarëve lokal dhe demit te madh qe ata po i bëjnë qytetit dhe qytetareve të Prizrenit”, transmeton PrizrenPress.

“Përkundrazi, Kryetari në detyrë i LDK-se ne Prizren, ka zgjedhur rrugën e bashkëjetesës politike me pushtetin e inkriminuar të Ramadan Mujes, nëpërmes sekserëve të tij që përfitojnë të mira materiale nga ky pushtet korruptiv. Haxhi Avdyli me veprimet e tij po tregon se është në mision të prejardhjes politike e tij, është e vërtetuar tani më, se ai vjen nga struktura e nëndegëve të PDK-se, së Prizrenit”.

“Ndërkohë që së bashku me sekserët e tij bashkëjetojnë ne harmoni me pushtetin korruptiv ne Prizren, nuk rresht se tentuari qe të përbaltë qeverinë qendrore të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, e cila po i shënon sukseset e njëpasnjëshme si: ngritja e pensioneve, rregullimi i skenave sociale, rritjen ekonomike ne vend, mbështetjen e pa rezerve te luftimit te krimit te organizuar dhe korrupsionit, liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA, etj, suksese këto te shumëpritura nga qytetaret e vendit”, thuhet në njoftim, transmeton Prizrenpress.

“Është për keqardhje se si kryetari në detyrë, Avdyli, në vend që të merret me problemet që i takojnë në drejtimin e degës dhe politikave te saj ne nivel lokal, ai ka shkëputur kontaktin me nëndegë të LDK-se, duke e zëvendësuar atë me selfije që i bënë pa ndërprerje me një grup të “bashkëmendimtarëve” të tij nëpër rrjetet sociale…”.

“I braktisur nga veprimtaret shumëvjeçare, të devotshëm dhe të dëshmuar të degës së LDK-së në Prizren, për shkak të politikes së tij destruktive brenda partisë, ai së fundi ka filluar të rekrutoj individë për t’i përdorur ata kundër lidershipit të LDK-së në qendër, duke e rritur në mënyrë antistatuare kryesinë e degës në Prizren”.

“Të bindur që vazhdimi i kësaj situate në Degën e LDK-së në Prizren po vazhdon të degradojë edhe më thellë, duke humbur kështu vullnetin dhe shpresën e aktivistëve, dhe duke zbehur shpresat e pritjet e qytetareve të Prizrenit për të parë LDK –në si një alternative serioze për zgjedhjet lokale, kërkojmë me ngulm nga Kryetari Isa Mustafa dhe nga Kryesia e LDK-së, që përfundimisht të ndërmerren masat e nevojshme bazuar në statutin e partisë, statut të cilin Haxhiu po e shkel me të dyja këmbët çdo ditë”.

“Është koha e fundit që të reagohet fuqishëm dhe të ndalohet trendi i dëmit që ky njeri i ka shkaktuar degës së Prizrenit, duke e shndërruar atë pothuajse në një ‘filiale të rivaleve politike’ .

“Kërkojmë që të iniciohen ndryshimet e nevojshme, të cilat do t[p[ mundësonin që LDK-ja në Prizren të bëhet parti e cila në zgjedhjet e ardhshme lokale do të mund të konkurroi për ta marre primatin e partisë kryesore në Prizren, fitore e cila rrjedhimisht do ta bënte LDK-në parti fituese në tërë Kosovën”.

Veseli: Ndihem krenar për veprën e ish presidentit Rugova

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u ka thënë fëmijëve të ish-presidentit Ibrahim Rugova se duhet të jenë krenarë me babanë e tyre.

Veseli sot vizitoi familjen e ish-presidentit në shtëpinë e tyre në Velani me rastin e 24 majit që njihet edhe si Dita e Presidentit.

Kjo ditë ka mbetur për shkak se më 24 maj të vitit 1992 Ibrahim Rugova ishte zgjedhur president i Kosovës, raporton kp.

Para se t’i shkonte për vizitë familjes Rugova, Veseli ka bërë homazhe edhe tek varri i ish-presidentit të ndjerë.

Kryetari i Kuvendit tha se zgjedhja e Ibrahim Rugovës, president, para 24 vjetësh në të njëjtën kohë i ka dhënë një dimension të ndarjes përfundimtare të rrugëtimit politik të Kosovës nga Serbia.

“Lëvizja e rezistencës paqësore dhe lufta e UÇK-së janë dy anë të një medalje e cila e ka sjellë lirinë. Ato duhet vetëm të na bashkojnë gjithë qytetarët e Kosovës për çka duhet të jemi krenarë që sot e kemi lirinë dhe shtetin tonë”, tha Veseli.

Veseli: Edhe qytetarët ndjehen të nderuar dhe krenarë për punën e Rugovës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i shoqëruar nga Mendimi, Uka dhe Teuta, ka bërë homazhe para varrit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërsa më pas ka vizituar edhe familjen Rugova.

Në fjalën e tij në këtë ngjarje, Veseli ka thënë se ndjehet i nderuar dhe krenar me punën e ish-presidentit Rugova.

Kryeparlamentari ka thënë se edhe qytetarët kanë respekt për punën e presidentit historik.

Rreth 750 xhami në Kosovë – të pamjaftueshme për besimtarët

Në Kosovë aktualisht ekzistojnë rreth 750 xhami, ku qytetarët kryejnë ritet e tyre fetare. Në mesin e tyre janë mbi 200 syresh që janë ndërtuar që nga përfundimi i luftës.

Zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se ndërtimi i xhamive të reja është bërë me kontributin e vetë qytetarëve të besimit islam të Kosovës, por edhe me ndihmën e donatorëve të huaj, kryesisht nga Turqia dhe Arabia Saudite.

Pavarësisht kësaj, një numër i qytetarëve të Kosovës të besimit islam vazhdojnë të kryejnë ritet fetare jashtë objekteve të xhamive.

Udhëheqës të Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se të gjitha xhamitë në Kosovë janë nën kontrollin e këtij institucioni, përveç dy prej tyre.

“Në Bashkësinë Islame të Kosovës mendojmë se i kemi nën kontroll të gjitha xhamitë, me përjashtim të dy xhamive, për të cilat janë të njoftuara organet e rendit dhe instancat me të larta të shtetit të Kosovës. Njëra është fshatin Qyshk të Komunës së Pejës, të cilën nuk e kemi nën kontroll. Aty është imami jolegjitim, i cili nuk ka vendim nga BIK-u dhe ai është vetë emëruar aty dhe nuk pranon të lirojë vendin e punës. Tjetra nuk është xhami; është një objekt i improvizuar dhe është në Komunën e Dragashit”, thotë Fatmir Iliazi, zëvendës i Kryeimamit Sabri Bajgora.

Mirëpo, Skender Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se në Kosovë janë disa xhami ku imamët e tyre nuk kanë bashkëpunim të duhur me Bashkësinë Islame të Kosovës. Sipas Perteshit,ka disa raste, si në komunën e Kaçanikut, Vitisë dhe Pejës, ku Këshilli i Bashkësisë Islame nuk bashkëpunon mirë me imamët atje.

“Është shqetësues fakti se pse disa imamë të vetë quajtur të moderuar ose disa imamë të tjerë të quajtur imamë konservator, pak a shumë e kundërshtojnë bashkëpunimin dhe kundërshtojnë të jenë pjesë e Bashkësisë Islame, dhe të punojnë nën urdhra e BIK-ut”, thotë Perteshi.

Në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, në vitin 2000 numri i xhamive ka qenë trembëdhjetë (13), kurse 16 vite më vonë, ky numër është rritur në 25 sish.

Besimtarët e fesë islame, në mungesë të hapësirave të mjaftueshme, shumë shpesh faljen e xhumasë [siç njihet ndër besimtarë si falja e ditës së premte, e që është një ditë e veçantë për besimtarët myslimanë] shpesh e kryejnë jashtë objekteve të xhamive, në oborret e tyre ose edhe në rrugët pranë tyre.

“Ata falen në baltë, në shi në borë. Do të thotë, pavarësisht kushteve fetare ata ritet fetare i kryejnë në rrugë, në asfalt. Një gjë e tillë nuk i jep të drejtën dikujt që të shtyhen mes vete dhe të improvizojnë objektet, e aq më tepër edhe të marrin përsipër barrën që është shumë e rëndë që ta vetë emërojnë veten e tyre si imam apo prijës fetar”, tha Iliazi.

Megjithëse autoritetet lokale në Prishtinë e pranojnë se ka pasur kërkesa për ndërtime të reja të xhamive në Prishtinë dhe se për to në disa raste janë lëshuar leje ndërtimi, ato thonë se kjo çështje nuk është e rregulluar siç duhet me ligj.

Liburn Aliu, drejtor i Drejtoratit për Urbanizëm në Komunën e Prishtinës, thotë se Bashkësia Islame e Kosovës ka kërkuar që gjatë planifikimeve të zonave të reja urbane të caktohet edhe numri i xhamive, por sipas tij, kjo ka qenë e pamundur pasi “nuk mund të paragjykohet besimi i banorëve që do të jetojnë aty”.

Aliu nuk ka përjashtuar mundësinë që në mungesë të hapësirave legale për kryerjen e riteve fetare besimtaret të organizohet vet në vende ilegale.

“Po, kjo mund te shndërrohet në pengësë se a duhet tash shteti të përkujdeset që të ndajë lokacione dhe të bëjë objekte të tilla, apo janë vet komunitetet fetare ato që organizohen dhe ndërtojnë objekte të tilla. Këto janë çështje të natyrës politike dhe natyrisht që janë të përcaktuara më kushtetutë. Kosova është shtet laik dhe rrjedhimisht shteti e njeh lirinë fetare, por nuk mund të përcaktojë ose rregullojë çështje të besimit. Në anën tjetër, kemi ngecje të rregullimit me ligj se si dhe ku mund të ndërtohen objektet fetare”, tha Aliu.

Një numër i objekteve fetare, që konsideroheshin si nxitëse të radikalizmit, u mbyllën nga autoritetet në Kosovë pak vite më parë.

Skënder Perteshi thekson se në Kosovë, që nga vitin 2015, nuk funksionojnë më objektet ilegale të cilat janë shfrytëzuar si xhami në disa vende në territorin e Kosovës. Por kjo, sipas Perteshtit, nuk e përjashton mundësinë e organizimit ilegal të personave të caktuar në lokacione private.

“Mund të ketë lokacione të dyshimta, banesa private apo diçka tjetër ku mund të organizohen ligjërata e trajnime, mirëpo besoj se Policia e Kovës këto i ka nën mbikëqyrje. Çdo tentim për një lëvizje të tillë mund të ndalohet”, tha Perteshi.

Mekanizmat e sigurisë në Kosovë thonë se në gjithë territorin e vendit janë funksionale predikimet fetare në shtëpi private, ose siç quhen ndryshe “mesxhide”, dhe kjo e shton shqetësimin për mundësinë e predikimit radikal të fesë.

Aktualisht, në luftërat në Siri janë më pak se 110 shtetas të Kosovës, nga të cilët 54 familjarë dhe të tjerët pjesëtarë të organizatave Al-Nusra dhe IS.

Numri i shtetasve të Kosovës u zvogëlua gjatë vitit 2015, kur mekanizmat e sigurisë parandaluan shkuarjen e disa të rinjve në Siri, ndërkohë që prej vjeshtës së kaluar e deri në ditët e sotme asnjë shtetas kosovar, siç thuhet, nuk raportohet t’i jetë bashkuar grupeve ekstremiste.

Në vitin 2014, organet e sigurisë në Kosovë arrestuan një numër qytetarësh të përshirë në luftërat në Siri, në mesin e të cilëve edhe 12 imamë të xhamive të Kosovës.

Javën e kaluar, Gjykata Themelore në Ferizaj ka shqiptuar dënimin prej 10 vitesh burgim për ish-imamin e xhamisë “El-Kudus” në Gjilan, Zeqirja Qazimi. Ky i fundit është akuzuar se duke keqpërdorur pozitën e tij si imam ka nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike dhe grupeve tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Daniel Serwer: Kosova nuk është kërcënim për ekstremizmin

Eksperti i çështjeve të Kosovës, Daniel Serwer thotë se Prishtina është e angazhuar në përpjekje për të frenuar ekstremizmin dhe se kjo luftë ka dhënë rezultate. Ai i bëri komentet në përgjigje të një artikulli të botuar dje në gazetën Nju Jork Times, në të cilin Kosova cilësohet si një burim i ekstremizmit islamik dhe i xhihadistëve.

Zoti Serwer thotë se për një sërë arsyesh ai nuk pajtohet plotësisht me pikëpamjen e shprehur në gazetën Nju Jork Tajms. Ai mendon se popullata në Kosovë e mbështet mjaft NATO-n dhe Bashkimin Evropian:

“Së pari, është i vogël numri i kosovarëve të rekrutuar në krahasim me përmasat e popullsisë së atjeshme myslimane. Nga autoritetet e Kosovës janë marrë masa të forta ligjore në këtë aspekt, siç kanë qenë ndjekjet penale dhe dënimet. Dhe, në fund të fundit, popullata në Kosovë është shumë pro NATO-s, shumë pro Bashkimit Evropian dhe shumë kundërshtuese ndaj ISIS-it.”

Në artikullin e gazetës Nju Jork Tajms thuhet se sauditët kanë investuar shumë para në Kosovë për të përhapur wahabizmin, ideologjinë konservative që mbizotëron në Arabinë Saudite. Zoti Serwer thotë se qeveria po i përgjigjet kësaj me masa parandaluese.

“Është shumë e qartë se sauditët kanë bërë disa gjëra që do të dëshiroja të mos i kishin bërë dhe artikulli e trajton mirë këtë subjekt. Por unë nuk e besoj se kjo e ka radikalizuar popullatën e Kosovës. Ka radikalizuar një numër relativisht të vogël të rinjsh dhe tani qeveria po bën përpjekje serioze për ta parandaluar vazhdimin e kësaj dhe për të riintegruar ata që kthehen nga lufta në Irak dhe Siri.”

Sipas vëzhguesve, një numër imamësh në Kosovë përdorin vështirësitë ekonomike nëpër fshatrat e Kosovës për të rekrutuar njerëz në favor të ideologjive të skajshme. Zoti Serwer, i cili prej shumë vitesh merret me çështjet e Kosovës, nuk e mohon këtë fakt:

“Kjo është një teknikë që përdorin sauditët dhe kjo është për të ardhur keq. Por duhet thënë se të predikosh islamin konservator dhe të predikosh ekstremizmin janë dy gjëra të ndryshme, nuk janë e njëjta gjë. Ne po flasim këtu për disa qindra njerëz që janë radikalizuar dhe që kanë shkuar për të luftuar në Irak dhe Siri. Qeveria e Kosovës thotë se gjatë vitit të kaluar askush nuk ka shkuar dhe unë nuk kam dëgjuar njerëz ta kundërshtojnë këtë pohim, pra ky është një rezultat mjaft i mirë.”

Zoti Serwer thotë se ka disa mënyra për ta luftuar me sukses radikalizmin:

“Mënyra më e mirë është të vazhdohet ndërtimi i shtetit të Kosovës si një demokraci dhe ekonomi e tregut të lirë si dhe ndërtimi i shtetit ligjor. Përgjigja e duhur do të ishte përgjigja me mjete ligjore.”

Analisti thotë se në Kosovë ka një farë përhapje të praktikave fetare që janë më konservatore. Kosova ka qenë një vend ku praktimi i fesë ka qenë dekuraruar për shumë dekada. Prandaj nuk është e habitshme që ka disa njerëz të cilët kanë zgjedhur një drejtim më konservator, sidomos në fshat, por kjo është mjaft e ndryshme nga ekstremizmi.

Thaçi kërkon përmbyllje të procesit të demarkacionit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të hënën se asnjë proces nuk mund të rrezikojë liberalizimin e vizave, duke vlerësuar se përmbyllja e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi është në interes të të dyja vendeve dhe të qytetarëve të tyre.

Ai tha se Kosova nuk ka çështje të hapura me Malin e Zi dhe se të dyja vendet duhet të përmbyllin sa më shpejt procesin e përkufizimit të vijës kufitare.

“Çështja e demarkacionit është në interesin e të dyja vendeve, që të përmbyllet sa më shpejt. Është në interesin e gjithë spektrit politik dhe qytetar. Kjo çështje nuk duhet të ndajë spektrin politik, përkundrazi, e ardhmja evropiane duhet të bashkojë spektrin politik dhe qytetarët”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se “agjendat ditore” nuk mund ta cënojnë dhe rrezikojnë procesin e liberalizimit të vizave dhe “asnjë interes i adresave të caktuara të ngushta politike nuk do të mund të tejkalojë interesin madhor, vullnetin madhor të qytetarëve të Kosovës, interesin e përbashkët dhe qëllimin e vizionin tonë evropian për liberalizim të vizave”.

Procesi i demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi u vu kusht nga BE-ja për liberalizim të vizave, pas një periudhe disa mujore të kundërshtimeve të opozitës në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij.

Demarkacioni me Malin e Zi, nga opozita, u cilësua si shkelje e tërësisë territoriale të Kosovës, megjithëse një grup i ekspertëve ndërkombëtarë, të ftuar nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, nuk gjeti shkelje gjatë punës në përkufizim të vijës kufitare mes dy shteteve.

Ekspertët: Krizë parlamentare në Kosovë

 Bojkotimi i punimeve të Kuvendit të Kosovës nga subjektet politike opozitare dhe mospjesëmarrja e disa deputetëve të koalicionit qeverisës në seanca parlamentare ka ndikuar negativisht në funksionimin e Kuvendit, duke e futur atë në një krizë institucionale dhe duke përgjysmuar numrin e ligjeve të parapara për t’u votuar, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile.

Instituti Demokratik i Kosovës, i cili bën monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës, e konsideron të ulët dinamikën e punës së Kuvendit dhe në shpërputhje me përgjegjësitë që ka ky institucion për të trajtuar ligjet dhe çështjet tjera.

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se intensiteti i mbajtjes së seancave plenare është zvogëluar dukshëm dhe është në shpërputhje me nevojat dhe përfaqësimin e qytetarëve.

Ai shton se nëse krahasohet periudha e njëjtë e vitit të kaluar me këtë vit, ka 22 seanca parlamentare më pak.

E gjithë kjo, sipas Kryeziut, ka marrë profilin e një krizë parlamentare.

“Gjithsesi mungesa e deputetëve të partive në pushtet, që janë në koalicion e që kanë dy të tretat në parlament, si dhe mundësia e tyre për t’i pasur të gjithë deputetët e tyre në parlament, shpërfaq fillimin e një krize parlamentare, e cila pati filluar me kundërshtimet e opozitës dhe tani ka kundërshtime apo jo mbarëvajtje të vetë subjekteve që udhëheqin me Qeverinë apo pushtetin në Kosovë”, thekson Kryeziu.

Më këtë dinamikë të ulët të punës së Kuvendit të Kosovës, thekson Kryeziu, Kosova nuk do të arrijë t’i përmbushë obligimet që i ka, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.

“Ne kemi shumë sfida dhe nevoja që janë si rezultat i ecjes përpara, jo vetëm në aspektin e brendshëm, por edhe në aspektin e jashtëm të politikave ndërkombëtare dhe të gjitha këto janë ngecje dhe në disfavor për pritjet e qytetarëve dhe hapat që e presin shtetin e Kosovës”, thotë Kryeziu.

Muaji gusht është koha kur deputetët e Kuvendit të Kosovës i japin fund sesionit pranveror, për të shkuar në pushime prej një muaji.

Deputetët e partive në pushtet dhe atyre opozitare thonë se në Kuvendin e Kosovës janë paraqitur vështirësi në përmbushjen e agjendës legjislative.

Selvije Halimi, zëvendëskryetare e parë e Komisionit për Legjislacion nga Partia Demokratike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se mungesa e opozitës në Kuvendin e Kosovës ka penguar në njëfarë mënyre përshpejtimin e procedurave legjislative.

“Mendoj se jemi duke shkuar me plan, por mungesa e opozitës në Kuvend domosdoshmërisht ndikon në përshpejtimin e procedurave të legjislacionit, sepse ne si pozitë tashmë jemi të ngarkuar dyfish më shumë dhe duhet të punojmë edhe për ata sa i përket bërjes së ligjeve. Po ashtu, vizitat që i kemi jashtë vendit po duhet të koordinohen me qëllim që të kemi kuorum në aprovimin e ligjeve”, thekson Halimi.

Ndërkohë, deputetë të partive politike opozitare thonë se Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur as për së afërmi ta përmbushë agjendën legjislative.

Albulena Haxhiu, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kuvendi i Kosovës tani e sa kohë është në një situatë të jashtëzakonshme.

Haxhiu shton se agjenda legjislative nuk është duke u përmbushur, jo vetëm nga bojkotimi i punimeve të Kuvendit të Kosovës nga subjektet politike opozitare, por edhe nga mungesa e deputetëve të partive në pushtet.

“Edhe përkundër faktit që opozita pati bojkotuar në fillim të këtij vitit punimet e seancave plenare për shkak të marrëveshjeve të dëmshme që Qeveria ka bërë me Serbinë dhe atë me Malin e Zi, koalicioni qeverisës në Kuvend, që përbëhet prej më shumë se 80 deputetëve, ka pasurngecje të shumta sa i përket përmbushjes së kuorumeve në Kuvendin e Kosovës”, ka theksuar Haxhiu.

Ndryshe, viti 2015 për Kuvendin e Kosovës ka qenë vit i karakterizuar me polarizime të skajshme ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë, që rezultuan me krizën më të madhe politike në vend.

Kundërshtimi i marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, kanë qenë pikat kulmore të këtyre përplasjeve.

Sipas të dhënave nga Instituti Demokratik i Kosovës, Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2015 ka miratuar 47 projektligje nga gjithsej 138 të parapara.

Donika Gërvalla kallëzim penal në prokurori kundër Isa Mustafës dhe Ismet Beqirit

VOAL – PRISHTINË, 23 MAJ – Para pak minutash Kryetarja e Degës së LDK-së për Gjermani Donika Gërvalla ka postuar një status dhe një foto në faqen e saj në facebook, ku bën të ditur se sapo ka bërë kallëzim penal kundër Isa Mustafës, Ismet Beqirit dhe dy shoferave të qeverisë e të LDK-së për aktet e dhunshme ndaj saj, tashmë të publikuara edhe me video.

Në statusin e saj, Donika shkruan: Në prokurori, në pritje të protokollimit të kallëzimit penal ndaj Isa Mustafës, Ismet Beqirit dhe dy shoferave të qeverisë dhe LDK-së, të cilët duke dashur të luajnë rolin e rojes, më sulmuan fizikisht…
Kureshtare se si do të trajtohet ky rast skandaloz nga organet e drejtësisë.

AAK: Demarkacioni të rinegociohet në Bruksel

Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës karshi demarkacionit me Malin e Zi, po vazhdon të jetë i palëkundshëm.

Këtë AAK e ka konfirmuar përmes një komunikate për media, ku thotë se dëmet që demarkacioni ia bën Kosovës janë të mëdha dhe se deklarimet e kësaj qeverie, janë të rrezikshme për vendin.

“Demarkacioni me Malin e Zi, është bërë keq dhe në dëm të Kosovës. Ata që e kanë futur Kosovën në këtë telashe të madhe, duhet të japin përgjegjësi edhe para popullit edhe para ligjit. Përpjekja e Qeverisë për ta shndërruar demarkacionin në pengesë për procesin e Liberalizimit të vizave, është një tjetër gabim i rëndë i lidershipit institucional të Kosovës. Deklarimet e qeveritarëve se Demarkacioni mund të ratifikohet dhe mëpastaj të korrigjohet, janë jo vetëm qëllimkëqija por edhe të rrezikshme”, thuhet në deklaratën e AAK-së.

Përveç kësaj, AAK-ja i kërkon qeverisë që ta sjellin për diskutim çështjen e demarkacionit në Bruksel në bisedime me Malin e Zi.

“Gatishmëria e palës malazeze për të përmirësuar gabimet eventuale, e ka zhvlerësuar çdo insistim të Presidentit dhe të Kryeministrit, se ky proces është i pastër. Prandaj kërkojmë nga Presidenti dhe Kryeministri dhe gjithë vartësit e tyre, që çështja e Demarkacionit të rihapet në Bruksel, në një raund bisedimesh me Palën Malazeze, në mënyrë që të mënjanohen gabimet e bëra, dhe mëpastaj Demarkacioni të ratifikohet në Kuvend”, thotë Aleanca.

Ministria për Komunitete e Kthim premton ndërtimin dhe rindërtimin e kishave serbe

Ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiç ka thënë se kjo Ministri do të vazhdojë ripërtëritjen e objekteve të shenjta serbe në Kosovë.

Ai dje ka qëndruar në fshatin Banjskë të Vushtrri për të marrë pjesë në përurimin e kishës Shën Nikolla për rinovimin e të cilën MKK dha 19.000 euro, transmeton Koha.net. Kjo kishë, njofton radiokim, ishte shkatërruar në vitin 1999 e 2004 ndërsa ishte minuar 3 herë.

“Jemi këtu të themi se do ta rinovojmë çdo kishë tonën”, ka thënë Jevtiq.

Ai ka theksuar se Ministria për Kthim e Komunitete, në bashkëpunim të plotë me Kishën ortodokse serbe, do të vazhdojë kudo që është e mundur, jo vetëm të rindërtojë, por edhe të ndërtojë kisha për të dërguar mesazhin se nuk heq dorë nga ekzistenca pa të cilën nuk ka as kthim të serbëve të shpërngulur.

Shkëlzen Maliqi: Kufiri me Malin e Zi mund të korigjohet edhe pas ratifikimit në Kuvend

Shkëlzen Maliqi, këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar ashpër ata që po kundërshtojnë ratifikimin në Kuvend të demarkacionit me Malin e Zi. Ai i ka quajtur demagogë patriotikë të gjithë ata që përdorin shprehjen “Nuk falim tokë për viza”.

Maliqi kundërshtimin e një pjese të klasës politike të Kosovës ndaj demarkacionit me Malin e Zi, e ka vlerësuar si injorancë politike.

“’ Nuk falim tokë për viza!’ është demagogji patriotike e radhës! Të çosh inat me botën dhe injorosh parimin e përcaktimit të demarkacionit me Malin e Zi mbi vijat kufitare dhe gjendjen administrative dhe kadastrale të Kosovës sipas kushtetutave të fundit të federatës jugosllave të vitit 1974, nuk është as mençuri e as sjellje patriotike”.

“Parimi i sukcesionit të një shteti të shpërbërë është ligj ndërkombëtar që obligon të gjitha shtetet e ish Jugosllavisë dhe do të vlejë edhe në demarkacionin me Serbinë. Nuk ka pikënisje tjetër racionale për çështjen. Është tjetër gjë kur thuhet dhe konstatohet se kufiri i 1974 është i padrejtë ose i gabuar, jonatyror, arbitrar etj. Kjo mund të jetë platformë politike e të ardhmës së shtetit dhe partive, por jo e fiksimit ndërkombëtar të sukcesionit”.

Maliqi tutje ka thënë se kufiri mund të rinegociohet dhe korrigjohet edhe pas ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes së arritur në mes të dy shteteve.

“Kjo do të thotë se akti i ratifikimit të demarkacionit të kufijëve adminstrativë të Kosovës të vititi 1974 nuk e përjashton mundësinë që dy shtete sovrane, të rinegociojnë dhe bisedojnë për korrigjimin e kufirit, që në ditën e parë pasi që ai të ratifikohet në kuvendet e dy shteteve. Kjo aq më parë që për këtë ka tregur gatishmëri edhe Mali i Zi, ku edhe nga ana e komunave kufitare të Rozhajes dhe Plavës ka pakënaqësi me demarkacionin”.

Maliqi ka thënë se patriotë janë ata që janë pro ratifikimit të kësaj marrëveshje, dhe jo ata që janë kundër.

“Mësim për “patriotët” : vetëm ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi na bën shtet sovran jo vetëm për liberalizimin e vizave por edhe për korrigjim eventual të kufijve…”, ka shkruar Maliqi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Në Deçan kundërshtohet xhamia pa leje, fshatarët ia rrënojnë muret

 Në mëngjesin e datës 18 maj 2016, nisin ndërtimet e një xhamie në qendër të fushës së futbollit, në Kodrën e Epërme të Lumbardhit të Komunës së Deçanit, në afërsi të vendit ku është ndërtuar lapidari që i dedikohet aksionit të pajtimit të gjaqeve.

Të befasuar nga ky veprim i papritur, një grup i te rinjve të fshatit kishin lajmëruar inspektorët komunalë të Deçanit. Pasi inspektorët kishin dalë në vendin e ngjarjes, ata kishin detyruar punëkryesit që t’i ndërpresin punimet e nisura pa leje. Por, ato nuk ndalen.

Kështu, më 20 maj, disa fshatarë të fshatit rrënuan gjithçka që ishte ndërtuar. Kjo bëri që në vendin e ngjarjes të shfaqet edhe Policia, për çka në mbrëmjen e po të njëjtës ditë mbahet një tubim sqarues për prejardhjen e fondeve për ndërtim.

Në procesverbal të mbledhjes ishin hoxhallarët: Musli Arifaj (anëtar i Kryesisë i Bashkësisë Islame të Kosovës), Rasim Bytyqi (kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Deçanit), Besim Halilaj, ish-kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Deçanit), Bedri Kërolli (imam i fshatrave Irzniq dhe Lumbardh) dhe Musa Ukaj (sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan)

“Sipas hoxhës Rasim Bytyqi, ky ndërtim i xhamisë ishte paraparë për fshatin Maznikë të Deçanit. Por atje nuk është ndërtuar, gjoja se nuk kishte kushte. Ndaj, erdhën me shpejtësi në Kodrën e Lumbardhit, me një arsyetim banal që të mos i humbin donacionet në vlerë prej 350 mijë eurove për ndërtimin e saj”, ka thënë Vesel Lekaj, banor i Lubardhit, që është mësues në shkollën shqipe, në Zarë të Kroacisë.

Lekaj shprehet se ka dyshime për prejardhjen e fondeve dhe se mund të manipulohet rinia e fshatit për qëllime të këqija.

“Plot persona dyshojnë se fondet mund të jenë të lidhura me ekstremistët fetarë. Hoxha Musa Ukaj këtë e mohon dhe mundohet ta arsyetojë me disa dokumente. Por, dyshimet vazhdojnë të mbesin kur ndërtimi nis pa leje dhe me shpejtësi kaq të madhe”, shton ai.

Fshatarët mësohen se janë të ndarë pro dhe kundër ndërtimit të xhamisë.

Vesel Lekaj, i cili këto ditë ka ardhur për pushime në vendlindje, thotë se “askush nuk është kundër fesë, as xhamisë e as hoxhallarëve që predikojnë islamin tradicional”.

“Por, kjo formë e ndërtimit, pa leje, e vë në dyshim qëllimin e mirë. Fatkeqësisht, shumë presione po bëhen në fshat nga njerëz të ndryshëm. Kjo është për mozomakeq”, thekson ai.

Në letrën e grupit kundërshtarë të formës së tillë të ndërtimit të kësaj xhamie thuhet se “kjo tendencë duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë, që të mos ndodhë gjakderdhja në mes bashkëfshatarëve të një gjaku, paraardhësit e të cilëve në këtë fshat ishin vëllezër”.

decank2

Zvicër: Konferencë informuese e Ministrit të Financave Avdullah Hoti në Bernë

Voal –  Konferencë informuese e delegacionit të qeverisë së Republikës së Kosovës e kryesuar nga Ministri i Financave z.Avdullah Hoti në lidhje me programin “Bonot për Diasporën”, reformat fiskale dhe lehtësimet e të bërit biznes, MSA dhe mundësitë e mëdha që tash janë hapur për të eksportuar në Evropë produktet dhe shërbimet made in Kosova, ligjin për investimet strategjike etj.

Vendi i mbajtjes së takimit si numurat e kontaktit si më poshtë:

13250278_10153921940988145_726463815_n

 

A do të ringjallet AKR-ja ??? – Nga Faton MEHMETI

Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare ku AKR-ja nuk mori as 5% për t’u fut në parlament, u duk se kjo parti de facto  ka falimentuar. Se si erdhi deri tek rënia drastike e kësaj force politike, besoj se ka të bëj me hyrjen e Pacollit ne koalicion me Hashimin, e që për rrjedhojë nuk solli mirëqenie të jetës së qytetarëve. Nuk u hapen 300 mijë vende pune, zonat ekonomike mbeten veç në leter pa rezultate e për më tepër qytetarët nuk panë dicka ndryshe nga të tjerët, për çka Pacolli i mëshonte me forcë kësaj ideje. Kanë kaluar dy vjet që nga perfundimi i zgjedhjeve, Pacolli i mbetur nën hije kohët e fundit ka filluar të inicojë riorganizmin e AKR-së. Riorganizmet janë nevojë për cdo subjekt politik, kryesisht me qëllim avancimin karshi nevojave të qyetarëve. Partitë që i hyjnë këtij procesi duhet të evidentojnë se ku ka çaluar, çfarë duhet përmisuar dhe se s’i ta fitojnë besimin e elektoratit. Dhe mbi të gjitha,  dhe me e rëndesishmja është krijimi i një identiteti dhe autoriteti të mirefilltë si drejtues i forcës opozitare në të ardhmen. Realisht kjo do të jetë shumë e veshtirë në nje ambient ku politika ka humbur cdo besim tek qyetarët, pjesë e kësaj është edhe AKR-ja që, po e ripërsërisë nuk solli asgjë ndryshe nga partitë tjera në qeverisje. Sfidat e Pacollit për rekrutimin e figurave të reja dhe të pa kriminalizur është sfida e parë, e që kjo pastaj të rikthehet në besim të elektoratit. Por sfida më e rendësishme e Pacollit do të jetë të bind afër 65 % të qytetarëve që nuk votojnë, se pse duhet ta votojnë AKR-në, pse të rivotohet dikush që ka qenë në qeverisje dhe nuk dha rezultate, kjo sfidë është veshtirë të arrihet. Programi ekonomik i AKR-së në letër është shumë pragmatik por është vështirë i zbatueshëm në një ambient të kapur nga krimi dhe haraqi, marrim shembull Agim Bahtirin e AKR-së në Mitrovicë,  cili përveç pompozitetit nuk ka bërë asgjë çfarë kishte premtuar. Agim Bahtiri është pasqyrë e keqe për AKR-në që po mendon të rikthehet fuqishëm në skenën politike të vendit.  Politika “vërtet është art i së mundshmes”, por nuk është diçka e pamoralshme, “mashtrim apo zbatim brutal i pushtetit”, siç vlerësohet nga makiavelistët e djeshëm a të sotshëm, rrjedhoj e së cilës janë edhe ata që sot qeverisin në Kosovë. Pacolli duhet të dëshmojë se gabimet e se shkuarës me s’do i përserisë dhe se është me ndryshe se ata. Shoqeria jonë s’ka komoditetin e ndryshimeve kozmetike në qeveri, por e ndryshimit të konceptit qeverisë ne vend. Ndryshimi i sistemit të korruptuar është sfida me e madhe e politikbërjes së sotme në Kosovë, por ta  shkulesh sistemin e korruptuar nuk është fare lehtë, pasi  ajo perfshin një gamë të madhe njerëzish, duke përfshirë edhe vetë qeverinë.
AKR-ja po mundohet të ringrihet nga hiri i saj  i vetëdjegies, që nisi nga letra e nenshkrimit të koalicionit me PDK-në, të cilël paraprakisht  me votat e saj e rrezoi në kuvend, me të cilën u  “ martua ” pastaj . Ky mossinqeritet nga Pacolli le shumë për të dëshiruar se tek ky njeri mund të gjindet njeriu i parimeve e jo i pazareve, për ta dëshmuar të kundërten Pacolli duhet të mundohet shumë dhe ta dëshmojë këtë me vepra. Hashimi si shumë të tjerë arriti edhe Pacollin ta fus nën kurthin e diskreditimit dhe humbjes së integritetit politik, dhe kjo sigurisht i kushtoi dhe ende po I kushton.
Qytetarët e Kosovës  mund të jetojnë mirë vetëm në një bashkësi politike të organizuar mirë, mbi bazën e ligjeve dhe të parimeve të përcaktuara mirë ndërmjet njerëzve që kanë përgjegjësi politike e publike.Kjo nuk po ndodh dhe as që pritet të ndodh, dhe mbi këto themele nuk na duhet asnjë forcë poltike, ne duam dike që udhëhiqet nga parimet e jo nga pazaret..e si të besojmë se Pacolli s’do bëjë përseri martesë me Hashimin ???

Ekspozohen letërkëmbimet e Skënderbeut me Muratin II dhe Mehmetin II

Një ekspozitë që nis me veprat e para të Anastas Ballamaçit e Theohar Gjinit dhe vijon një tablo madhështore të Skënderbeut punuar nga piktori Spiro Xega në vitin 1931, është çelur në qytetin e Krujës.

Ekspozita me temë “Skënderbeu në artet pamore shqiptare” është çelur në Muzeun historik Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe do të jetë e hapur për publikun deri më 22 tetor.

Rreth 30 vepra arti nga fondi Galerisë Kombëtare prezantohen bashkë me dokumentet më të rëndësishme historike. Drejtori i Arkivit të Përgjithshëm të Shtetit, Gjet Ndoj foli për imazhin historik të Skënderbeut sipas dokumenteve të prezantuara.

 

“Ne kemi sjellë disa dokumente që kane të bëjnë me letërkëmbimet që ka pas Gjergj Kastriot Skënderbeu në kohën e tij me Sulltan Muratin e II dhe pastaj me pasardhësin e tij Mehmetin e II. Kemi sjellë dhe disa dokumente të tjerë”, tha ai.

Ekspozita është vazhdim i projektit “Maison de l’Albanie” kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit që filloi në Paris në janar 2016 në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të arteve rrëfen drejtori i galerisë Artan Shabani.

“Mbas Krujës kjo ekspozitë do të rrugëtojë në Firence, në vendet ku kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë arbëreshët në Itali siç është zona e Kalabrisë”, u shpreh Shabani, raporton atsh.

Kjo ekspozitë ka vepra të hershme nga më unikalet, të realizuara nga piktorët e talentuar shqiptarë.

Stojanoviçi: Lista Srpska vazhdon të jetë kundër Ushtrisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës nga radhët e Lista Srpska ka thënë se qëndrimi i serbëve për formimin e Ushtrisë së Kosovës, vazhdon të mbetet negativ dhe asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim.

Ftesës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për të reflektuar dhe mbështetur formimin e Ushtrisë së Kosovës, Stojanoviçi i është përgjigjur duke thënë se “pikëpamjet tona politike janë të definuara dhe nuk ka asgjë të re për t’u thënë për këtë çështje”.

Ai më tej thotë se janë në dispozicion të flasin, por jo nëpërmes medieve.

“Në jemi në dispozicion të flasim, jo nëpërmes medieve siç po bëhet tani, por në mënyrë shumë konstruktive, në zyrë, ashtu siç bëhet kjo punë”, ka thënë Stojanoviçi. Ai ka thënë se kanë ftesa për bisedime tjera mbi çështjen e Kishtës së Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë.

Koalicioni qeverisës, sipas zëvendëskryeministri serb i Kosovës, nuk është duke i plotësuar ato që i ka premtuar për serbët gjatë marrëveshjes për koalicion, si çështja e mbrojtjes së aseteve, përfaqësimit të serbëve në sektorin publik, formimit të komunave të reja dhe tema tjera.

Haxhi Avdyli, kryetari i Degës së LDK-së në Prizren dënon dhunën ndaj Donika Gërvallës

Akti kriminal kundër Donika Gervallës dënohet dega e LDK-së në Prizren. Doniak Gërvalla merr mbështetje prej njërës prej degëve më të mëdha të këtij formacioni politik në rrang Kosove.

Eshte vete kryetari i kesaj dege Haxhi Avdyli i cili eshte vene ne mbrojte te Donikes duke konstatuar se “…Ne nuk guxojmë të neperkembim kontrubutin 25 vjeçar e veteranëve të Ldk-së veqanerisht të elektoratit tonë besnik të diasporës.

Ja postimi i Haxhi Avdylit ne Facebook

Dëmi i moslejimit tē pjesëmarrjes së Donikës në takimim është shumë i madh se sa pjesmëmarrja e saj nē këtë takim. Ky zhgënjim po ndihet dhe vërehet gjithkund dhe me gjithkënd .Kjo huti dhe pakënaqësi e elektoratit është ma e madhe me ato skena te pakëndshme sesa do prodhonte nje diskutim i saj aty. Ne nuk guxojmë të lendojmë besimin e elektoratit besnik në vlerat që perfaqeson Ldk-ja.

Ne nuk guxojmë të neperkembim kontrubutin 25 vjeçar të veteranëve të LDK-së veçanerisht të elektoratit tonë besnik të diasporës.

Ne jemi aty për ata.

Ne duhet të degjojmë zërin e tyre .

Skenat e tilla nuk kanë me dëmtu asnjē individ mē shumë se sa vetë Ldk-në.

Kjo që ndodhi me Donika Gërvallën është maja e turpit dhe krimit! Nga Rexhep Gjergji

Ftoj anëtarët e LDK-së që të kërkojnë njëzëri dorëheqjen apo shkarkimin nga LDK të Isa Mustafës dhe klikës së tij.

Kur opinioni demokratik dhe anëtarësia e LDK po vlon nga mllefi ndaj sjelljes së dhunshme dhe çnjerëzore të Isa Mustafës dhe banditëve rreth tij kundër zonjës Donika Gërvalla, Kryetare e Degës së LDK-së në Gjermani, del një shkrues nga zyrat e LDK-së dhe flet për zgjedhjet demokratike brenda LDK, për legjitimitetin e votës, na tregon që LDK është parti institucionaliste dhe se gjoja degët e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër nuk po i përmbushkan këto standarde në zgjedhjet e tyre të fundit.

Dhe kush kujt po flet për LDK, për traditën e saj demokratike dhe institucionaliste? Atyre që e formuan dhe ndërtuan të tillë! Dokrra të neveritshme.

Na mbajnë derrs ata që dhunën e instaluan si instrument për marrjen e partisë, nepotizmin dhe servilizmin e instaluan si standard që përfaqëson vlerë demokratike e nacionale dhe rritë konkurrencën, kreativititein dhe garën për ide. Na mbajnë derrs ata shpërdorimin e fuqisë politike, të uzurpuar me mitingje, falsifikime e mashtrime, e kanë të vetmen vlerë dhe dhunti. Mbajnë derrs për demokraci ata që metodat e shkarkimeve na i rikthyen në LDK nga komitetet e viteve të errëta ’80-ta.

Isa Mustafën dhe grupin rreth tij aspak nuk i vret ndërgjegja që u tërhoq zvarrë një zonjë, një nënë, një bashkëshorte, një intelektuale, një veprimtare e zellshme dhe e përkushtuar e LDK, një patriote që kurrë nuk pushoi së vepruari me shumë sukses për Kosovën.

Përkundrazi, grupi Mustafa na i rikthyen masat e dhunshme në degët e LDK-së, na i rikthyen, edhe pse menduam që ato nuk do të ktheheshin më kurrë. Na e kthyen fjalorin komunist dhe komunikatat e komiteteve të LKJ. Komunikata e tyre e sotme se: “ … kjo u është bërë me dije nga organet kompetente të LDK-së dhe u është tërheqë vërejtja se nuk mund të thirren në pozita, për të cilat nuk kanë legjitimitetin e votës në LDK. LDK-ja shpreh keqardhje për këtë instrumentalizim dhe keqpërdorim të LDK-së për motive të errëta…” Shihe shihe: “për motive të errta!!!”. E tmerrshme ku është katandisë fjalori i LDK-së! Çka tjetër t’i thuhet këtij “vlerësimi”?? Pse more nuk e ktheni nenin 133 dhe nenin 136 të Kodit Penal të ish-Jugosllavisë dhe sërish të legalizoni ndjekjet e atyre që regjimi jugosllav u shkatërroi jetën, o nostalgjikë filojugosllavë?

Jo, jo. Këtyre nuk iu dhemb aspak se u hoq zvarrë zëri i fuqishëm shqiptar që dëgjohej në botë kur shqiptarët e Kosovës kanoseshin me zhdukje fizike nga faqja e dheut. Por këta tash kërkojnë “forcat e errëta”! Dhe i gjejnë te Donika Gërvalla!! Aty te Gërvallët u gjetën edhe në të kaluarën dhe kostoja ishte tepër e lartë për familjen Gërvalla dhe për shqiptarët. Por, cila do të jetë kostoja tash?? E tmerrshme!!

Dhe, për habinë e tyre “gjatë mbajtjes së mbledhjes së Këshillit u dëgjuan zhurma jashtë sallës dhe më vonë kuptuam se kishte tentim për të hyrë nga znj. Donika Gërvalla, edhe pse nuk ka qenë e ftuar, nuk është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm dhe nuk u përket strukturave, të cilat ftohen në mbledhjen e këtij organi të lartë të LDK-së. Ne jemi të habitur me motivet për një veprim të tillë”. Po, po! Janë të habitur me motivin pse Donika Gërvalla, me të drejtë, don të merr pjesë në mbledhjen e partisë për të cilën bëri aq shumë dhe e ndërtoi vet. Ani kush habitet se?? Isa Mustafa me kllapën e tij prej analfabetësh dhe të korruptuarish. Profesorë e asistentë bashkë!!

Kjo që ndodhi me Donika Gërvallën është maja e turpit dhe krimit. Anëtarësia e LDK nuk duhet ta tolerojë më këso sjellje të kësaj klike zaptuese të LDK-së. Duhet i madh e i vogël të kërkojmë dorëheqjen e Isa Mustafës dhe të gjithë Kryesisë së LDK-së për këtë poshtnim që na bëri ne dhe për dëmin që po i bën Kosovës.

Ftoj anëtarët e LDK-së që të kërkojnë njëzëri dorëheqjen apo shkarkimin nga LDK të Isa Mustafës dhe klikës së tij.

Isa Mustafa i kurthuar – Nga Enver Bytyçi

Kryeministri Isa Mustafa ndodhet i kurthuar ne menyre te dyfishte: Ne njeren ane eshte vetekurthuar, ne anen tjeter, ka rene ne kurthin e partnerit qeverises, PDK-se. Po e filloj nga kjo e dyta: Kur ai votoi Thacin president e kisha paralajmeruar se ky do te ishte fundi per kryeministrin Mustafa. Ishte krejt e natyrshme, se votimi i Thacit president perbente aktin e fundit te zbatimit te marreveshjes se qeverisjes. Pala qe leshoi vendin e kryeministrit, pra PDK, mori maksimumin e saj dhe me pas eshte e lire ta beje lojen politike sic i do qejfi. Nderkohe nderrimi i lidershipit ne PDK sherben si aresye plus per te mohuar nje marreveshje pa kurrefare sanksionesh te paraardhesit. Kadri Veseli e ka shume te lehte ta hedh poshte marreveshjen me LDK-ne e te krijoje nje koalicion tjeter qeverises. Nese ndodh kjo, gjysma e te keqes, sepse nje vit ne opozite LDK do ta kishte mundesine te rikuperohej, ne elektorat, nese Mustafa nuk do te ishte vetekurthuar ne partine e vet. Shenjat e para te krisjes se koalicionit jane dhene. Kreu i ri i PDSh-se ka dhene disa deklarata, me te cilat paralajmron renien e koalicionit. Po ashtu ne pushtetin lokal, psh ne Peje, eshte ashpersuar gjuha politike. Edi Rama nga ana tjeter, shkoi ne stadiumin e lojrave me dore te Prishtines dhe i bashkoi simbolikisht Thacin e Shpend Ahmetin e Vetevendosjes, duke bere xheloz per kete afrim Ramush Hajredinin qe vdes “per nje cope magazinier”, per t’ u bere ktyeminister. Me pare Rama e kishte lutur Haradinajn te bashkohej me Thacin e ta largonin Isa Mustafen, te cilin “nuk e duroj dot”, thoshte kryeministri i Shqiperise. Dhe keshtu Edi Rama futi standardin e dhenies se pelqimit nga Tirana zyrtare se kush do te drejtoje Prishtinen zyrtare, nje precedent ky shume i rrezikshem per Kosoven dhe interesat tona kombetare. Kurthi i Rames, i Thacit, i Veselit dhe opozites ne Kosove kunder Mustafes eshte ne fakt kurth kunder Lidhjes Demokratike te Kosoves. Por edhe LDK i ka thur vetes nje gardh te madh, duke ia ngushtuar mundesite e frymemarrjes. Dje u mblodh Keshilli Kombetar i LDK-se dhe me shpejtesi vendosi te mbledhe kuvendin kombetar, me duket se me 28 maj. Sesi pergatitet nje kuvend partie ne pushtet ne me pak se 10 dite, kjo nuk ka shpjegim. Por edhe pse do te mblidhet ky kuvend, nuk njihen aresyet. Ndoshta Isa Mustafa deshiron te shfrytezoje kohen e shkurter qe i ka mbetur si kryeminister qe duke perfituar nga pushteti te imponoje rizgjedhjen si kryetar i LDK-se. Ka mundesi qe ai ta kete nuhatur se partneri ne qeverisje do ta beje dalje e me shume gjasa ta coje Kosoven ne zgjedhje te parakohshme. Por kjo fitore ne llogari te Mustafes eshte e perkohshme. Ai nuk do te munde ta coje LDK-ne ne fitore. PDK nuk do te beje me koalicion me LDK-ne, sepse ia ka caktuar Edi Rama aleatet asaj. Atehere Isa Mustafa do te gjendet i rrethuar nga kurthi i vetevetes. Kete kurth e ka pergatitur vete, madje me kujdes. Dje dha shenja te qarta per kete. Ne vend qe te ulet me sinqeritet e t’i degjoje kritiket e tij, Isa dje perdori forcat e sigurise per te dhunuar nje nga kritiket e tij, Donika Gervallen, nje grua, e cila kishte pushtuar sheshet e Gjermanise, duke sensibilizuar opinionin europian per nevojen e clirimit te Kosoves nga Serbia. Po ashtu vajza e Jusuf Gervalles, nje autoritet ne vendin ku jeton. Skena e dhunes se ushtruar duhet perkthyer ne frike nga debati e kritika. Pra kreu i LDK-se jeton me frike, frike nga te tijet, kunder te cileve perdor force e fjalor fyes. Ky eshte rrethimi me i rrezikshem, sepse t’i ngushton alternativat e per pasoje edhe mundesite. I mberthyer nga fobia ndaj kritikeve Mustafa para disa kohesh nuk ia dha doren ish-presidentit e kryetarit te nderit te LDK-se, Prof. Fatmir Sejdiut. Ishte ky nje akt hakmarrjeje, qe e ngushton rrethimin e kreut te LDK-se. LDK eshte themeluar si parti ndryshe nga te gjitha ato qindra parti politike te krijuara ne hapesiren shqiptare e ballkanike par renies se perdes se hekurt – u krijua si parti kunder dhunes. Sa qe e tille ajo ishte autoriteti politik absolut ne Kosove, e pakonkurueshme. Por kur shqiptaret pane te thyheshin karriket kunder njer-tjetrit per postin e kryetarit, ata e humben nje pjese te besimit te partia qe u jepte shpresen. Isa Mustafa e ka thelluar tej mase kete sjellje, duke i dhene LDK-se tiparet e keqija qe bartin partite e tjera dhe kjo ka per t’i kushtuar ne elektorat. Ai u ben oferte elektorale atyre qe pelqejne dhunen, por LDK nuk mund ta marre kete monopol. Dhunen e votojne dhunuesit e partive tjera te majta. Atehere cfare synon Isa Mustafa?! Eshte vertete ne nje rruge pa krye, pa alternative dhe pa ide e zgjidhje. Une nuk mund ta konsideroj ne asnje rrethane dhunen si zgjidhje. Dhuna eshte deshtim, eshte zgjedhje qe te izolon dhe izolimi te con ne faliment. Uroj qe LDK te gjeje forca e mundesi te dale nga keto kurthe. Nese jo, asaj do t’i duhet te paguaje nje cmim te larte ne zgjedhjet e ardhshme, te cilat duket se do te afrohen nga vjeshta e ketij viti.

Ismail Kadareja merr çmimin “Azem Shkreli” dhe titullin “Qytetar Nderi i Pejës”

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka ardhur në Kosovë me mesazhe optimiste. Se shqiptarët sot janë më afër Evropës si asnjëherë më parë, ka qenë njëri prej tyre

– Në një karrige të vendosur në mesin e skenës, ai u prit nga shumë qytetarë që kishin mbushur sallën e këtij objekti kulturor, vetëm për ta parë e takuar nga afër kolosin e letrave shqipe.Në mesin të gjithë atyre ishte edhe vajza e Azem Shkrelit, Aida, që kishte ardhur enkas për këtë mbrëmje nga Kanadaja.

 Në Kosovë, në qytetin e Pejës, po mbahet edicioni XIV i takimeve ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”.

Në ceremoninë e zhvilluar sot shkrimtari shqiptar i vlerësuar i majave të universit të përbotshëm letrar, Ismail Kadare, u shpall laureat i çmimit “Azem Shkreli” dhe poashtu iu dha titulli “Qytetar Nderi i Pejës”. “Sot jam vërtetë i prekur të marr këtë çmim, që mban emrin e mikut tim të shtrenjtë, me të cilin kemi pasur gëzime, brenga e zhgënjime të përbashkëta ndër vite. Është ndjenjë e pabesueshme për mua”, tha Kadare duke marrë  çmimin me emrin e poetit shqiptar nga Kosova Azem Shkreli.

Duke u shprehur i nderuar Kadare tha se letërsia është pjesë e pandarë e kulturës shqiptare.

“Dhe këtë kulturë sot ju e keni nderuar. Dikur nuk e kemi paramenduar kohën kur shqiptarët e Shqipërisë do të merrnin çmime në Kosovë, dhe ja që diçka e tillë po ndodhë”, tha Kadare.

Shtypi i sotëm kosovar thekson se, shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka ardhur në Kosovë me mesazhe optimiste. Se shqiptarët sot janë më afër Evropës si asnjëherë më parë, ka qenë njëri prej tyre.

Ka kujtuar Kosovën që njohu më shumë se gjysmë shekulli më parë. Atë nga këndvështrimi i poetit Azem Shkreli, emrin e të cilit e mban manifestimi që e ka sjellë të premten mbrëma në Pejë.

Në mbrëmjen e parë të edicionit XIV të takimeve ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”, Kadare ka qenë protagonisti kryesor në skenën e kinoteatrit “Jusuf Gërvalla”, shkruan gazeta Koha Ditore.

Në një karrige të vendosur në mesin e skenës, ai u prit nga shumë qytetarë që kishin mbushur sallën e këtij objekti kulturor, vetëm për ta parë e takuar nga afër kolosin e letrave shqipe.

Në mesin të gjithë atyre ishte edhe vajza e Azem Shkrelit, Aida, që kishte ardhur enkas për këtë mbrëmje nga Kanadaja.

Atentat i ri ndaj Jusuf Gërvallës – Nga Lis Bukuroca

Të tërheqësh zvarrë një grua, nuk është vështirë. Këtë dinë shumica e burrave. Ata që e bëjnë rregullisht, ose ata që kanë parë vepra të tilla, ose ata që kanë dëgjuar ndodhi të tilla. Të tërhiqet zvarrë një grua, pse nuk gjykon siç pëlqen Mustafa, mund të arsyetohej në Koren e Veriut një armike e shtetit. Të tërhiqet zvarrë një grua dhe të mos kundërshtojë apo të mos shprehë mospajtimin me asnjë fjalë drejtori politik i UÇK-ës, sot kryetar shteti, mund të ndodhë vetëm në një shtet malok: në një shtet ku gruaja nuk ka dinjitet, që mund ta ketë burri.

Të tërhiqet zvarrë një intelektuale, një avokate shqiptare në Gjermani dhe të shpërfillen të gjitha normat sociale dhe juridike, mund të ndodhë vetëm në një shtet rural, në një shtet-stallë. Në vendet ku gruas i respektohet dinjiteti, një grua mund të nxirret jashtë nga gra police, jo nga burrat që mund të prekin pjesë të trupit, që mund të interpretohet si denigrim i trupit dhe integritetit të një zonje.

Se mund të dilet fitimtar ndaj një gruaje, dinë shumë burra. Dinë ata që e bëjnë rregullisht dhe ata që lexojnë rregullisht barbari të tilla. Se mund ta bëjë të palëvizhshme një burrë një grua, edhe këtë dinë shumica e burrave. Se mund ta bëjnë dy burra të fuqishëm, këtë tani mësoi edhe Donika Gërvalla. Bija e Jusuf Gërvallës!!!

Pra Donika Gërvalla, e bija e heroit, që flijoi jetën për shtetin e Kosovës, gjersa kryeministri i sotshëm, ishte bukur mirë dhe bukur trash pjesë integrale dhe pajisje operative e sistemi represiv jugosllav dhe pastaj edhe atij serb.

Natyrisht se e bija e Jusuf Gërvallës dhe Isa Mustafa kanë mosdurim të madh të ndërsjellë. Është e natyrshme kjo sepse dy ideologjitë, kanë luftuar njëra tjetrën, qysh nga zanafilla. Është kacafytje me Donikën sepse ajo ishte që nga lindja, për shtetin e Kosovës, kurse Isa Mustafa, që nga nisma e karrierës, në shërbim të Jugosllavisë, pastaj të shtetit serb. Se paska pasur fletë arrest kundër Mustafës, se qenka dënuar në mungesë, e besojmë të gjithë, por se kjo është taktikë e shërbimit sekret serb për të mundësuar depërtimin e agjentëve të vet në qendra të vendosjes, pak e marrin me mend dhe vetëm Thaçi nuk e beson.

Duke parë ashtu bijën e Jusuf Gërvallës, nuk mund njeriu të mos ndjejë rrëqethej në trup dhe pyes veten: i kujt është ky maskarallëk shtet? Si është e mundur pas atentatit në Gjermani, t’i zvarritet, përbuzet, poshtërohet bija Jusuf Gërvallës në Prishtinë, në Kosovën e pavarur? Si është e mundur kjo në Kosovën e çliruar të bëhet kryeministër një ish ministër i Millosheviqit? Si është e mundur një viktimë e vetëshpallur si Isa Mustafa, të ketë aq fuqi politike, sa të keqtrajtojë pa asnjë pasojë bijën e Jusuf Gërvallës? Si është e mundur që Kosova lejon të hakmerret Millosheviqit nga varri kundër Jusuf Gërvallës? Si mund të lejohet një kryeministër të jetë ashtu antishqiptar dhe të përfaqësojë vendin? Familja Gërvalla ka sakrifikuar pjesëtarë të familjes për këtë Kosovë, Mustafa asgjë. Ku është fytyra e kryetarit të shtetit, që ka kohë të luftojë homofobinë, por që nuk ka nge të shprehë dy fjalë keqardhjeje, për abuzimin me trupin e bijës së Jusuf Gërvallës?

Ku është lideri i UÇK – ës, që më herët me emrin e Gërvallës mburrej? Ku janë ata atdhetarë kosovarë, që heshtin ndaj përdhunimit të bijës së heroit, i cili veproi, kur Isa Mustafa kishte pantallonat e mbushura dhe zemrën e zbrazët? Nëse populli i Kosovës konsideron normal këtë akt dhune ndaj një gruaje, atëherë populli i Kosovës, jo se ka merituar një ministër të Millosheviqit në krye, por ai popull, meriton Millosheviqin personalisht.

Kulmi i djallëzisë politike – Nga Florim Zeqa

Këtë shkrim dëshiroj ta filloj me një thënje nxjerrë nga libri “Kosova, besa dhe tradhtia” e autorit Rexhep Bunjaku, po citoj: “Ideologjia mund të jetë hyjnore, por nëse atë ideologji hyjnore e zbaton në jetë një JO-njeri, ajo ideologji shëndrrohet në ideologji djallëzore, dhe anasjelltas-nëse një ideologji djallëzore e zbaton në jetë një njeri i frymëzuar me humanizëm dhe dashuri, ajo ideologji shëndrrohet në ideologji hyjnore”.

Bazuar në thënjen e mësipërme, ideologjia dhe filozofia e hyjnorit Rugovë ka rënë në duart e një JO-njeriu, në duart e një djallëzie politike.

Veprimi jo demokratik i dhunshëm dhe qyqarë i Isa Mustafës dhe sejmenëve të tij të Këshillit të Përgjithëshem të LDK-së ndaj kryetares së Degës për Gjermani zonjes Donikë Gërvalla është një akt i shemtuar dhe qyqarë, që tregon pozicionin në të cilin ka rënë ka rënë ish LDK-ja e Ibrahim Rugovës.
Ky akt i dhunshëm tregon fytyrën e vertetë të kreut të LDK-së, diktatin dhe  dhunën e instaluar brenda strukturave partiake që nuk është në gjendje të pranoj  fjalën e lirë dhe mendimin ndryshe si parime bazike të demokracisë .
Ky dhunim i skajshëm demokracisë së brendshme, tregon se LDK -ja është pushtuar nga strukturat e SHIK-ut dhe grupet tjera kriminale, të cilat janë duke e dërguar partinë e besës dhe shpresës shqiptare drejt shkatërrimit përfundimtar.
Vetëm një vetëdijësim i antarësisë së gjërë të LDK-së mund ta shpëtoj këtë subjekt nga katandisja e mëtutjeshme e klanit RIINVEST të Isa Mustafës dhe grupeve të interesit të urithëve dhe zvarranikëve të nëntokës së LDK-së.

Kur turpi arrin kulmin

Moslejimi për të hyrë brenda dhe tërheqja zvarrë e kryetares së degës së LDK-së në Gjermani, zonjës Donika Gërvalla-Schwarz, më tepër se turp është imoralitet politik, paftyrësi dhe pshtymje fytyrës së pastër të Disaporës.
Ky akt i shëmtuar, është edhe një dëshmi më shumë, se ata që e vranë Jusuf Gervallen me Kadri Zeken dhe Bardhosh Gërvallen, janë miqët dhe inspiruesit e veprimeve të Isa Mustafes sot.
Ata që në të kaluarën vrisnin natën e qanin ditën, sot pa fije turpi kërcënojnë dhe dhunojnë hapur në pikë të ditës fjalën e lirë, mendimin ndryshe, keta janë pseudointelektualët e shpifur dhe të pacipë me tituj “akademik” me plagjiaturë. Këta janë zhvatësit e fondit 3%, këta janë sahanlëpirësit e jugosllavisë titiste,..këta janë ata që shkelën mbi kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, shkelën mbi qytetarin dhe voten e tyre të lirë, janë ata që tradhëtuan vullnetin e elektoratit rugovian pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014-të,…janë fundrrinat e sistemit totalitar të maskuar nën hijen e demokracisë dhe një filozofie politike rugoviane.
Tërbimi i fundit i hijenave politike në LDK tregon ligështinë, paburrninë, pabesinë dhe servilitetin e tyre ndaj SHIK-ut dhe shërbimeve tjera antishtetërore dhe antikombëtare.
Kësaj radhe përballë shërbëtorëve të djallit dhe fundrrinave politike të ish sistemit u ndesh e bija e heroit të kombit Jusuf Gërvalla, Donika e cila si një heroinë e vëretë ua tha të gjitha në fytyrë…”…në cilën shtëpi jeni ju këtu more, e shifni ku keni përfundu, jeni bërë më të zi se klubi i SHIK-ut, a e dini se paçavurë na bëtë…!”

Lidhjet me SHIK-un famëkeq

Ata që penguan hyrjen e Donikës në sallën ku mbaheshin punimet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, janë mercenarë, janë lëpirësit e rinjë dhe të pakurrizorë, janë sejmenët e Isës dhe klanit të tij mafioz,…të cilët jo vetëm që nuk janë LDK-ja, nuk kanë asgjë të përbashkët as me demokracinë dhe as me traditat shqiptare.
Sjellja arrogante dhe bizare e truprojave të liderit diktatorial të LDK-së ndaj një femre të vetmuar shqiptare, tregon nivelin e ulët në të cilin ka rënë kjo klasë qyqare politike e LDK-së, e cila të kujton shkollën millosheviqiane të viteve të ’90-ta të dhunës në Kosovë.
Nuk ka lind rastësisht thënja popullore; “shyqyr se ra ky mort e u pamë”, vërtetë ranë zgjedhjet e fundit nacionale, ato të LDK-së si dhe mbledhja e fundit e KP të LDK-së që nxorën në sipërfaqe, se kush paskan qenë urithat e vërtetë të LDK-së,…këta asnjëherë nuk e paskan pas hallin e popullit dhe shqetësimeve të tyre si dhe as të filozofisë rugoviane, por e paskan pasur hallin si të arrijnë në pushtet,…për të forcuar dhe kultivuar akoma më tepër lidhjet me SHIK-un famëkeq,…andaj, nuk kanë nevojë të shesin moral politik në rrjetët sociale, ngase populli i ka kuptuar të gjitha prapaskenat dhe djallëzitë e tyre politike !
Ideologjia dhe filozofia e hyjnorit Rugovë ka nevojë të udhëhiqet nga një njeri i përgjegjshëm, i guximshëm i frymëzuar nga filozofia rugoviane, humanizmi dhe dashuria ndaj atdheut dhe bashkombasve të vet.
Zoti e bekoftë vullnetin e elektoratit rugovian për ndryshime substanciale në LDK.
Zoti i mallkoftë shkatërruesit e filozofisë politike rugoviane!

Franca e Belgjika kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

PRISHTINE- Ministri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve si dhe ministri belg për Emigracion, Theo Francken kanë kundërshtuar heqjen e vizave për disa shtete, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Madje, siç raporton BBC, Bashkimi Evropian është duke shikuar për krijimin e mekanizmave që urgjentisht do të suspendojnë liberalizimin e vizave në rast abuzimi. Vetëm pas krijimit të një mekanizmi të tillë, mund të negociohet heqja e vizave për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Kosovën, transmeton KosovaPress.

Përfshirë edhe Kosovën, BBC në versionin ukrainas ka raportuar se BE-ja nuk do të heqë vizat për Ukrainën në muajt dhe javët e ardhshme.

“Nuk mund ta kemi në konsideratë heqjen e vizave për Ukrainën, Gjeorgjinë e Kosovën në javët dhe muajt e ardhshëm. Franca nuk e dëshiron këtë”, ka thënë ministri Cazeneuve.

Deklaratat janë bërë dje gjatë samitit të Këshillit të Evropës, ku ministrat evropian diskutuan rreth liberalizimit të vizave për Turqinë.

Sipas BBC-së, komentet e minsitrit francez janë mbështetur nga zyrtarë të tjerë pjesëmarrës në këtë samit.

Ndërsa, ministri belg ka thënë se liberalizimi i vizave për Ukrainën, Kosovën dhe Gjeorgjinë nuk është ide e mirë.

“Duke pasur parasysh krizën aktuale me migrantë, kriza më e madhë që nga përfundimi i Luftës së ll-të Botërore, liberalizimi i vizave për Ukrainën, Kosovën e Gjeorgjinë nuk do të ishte ideja më e mirë. Faktori kohë luan një rol të madh në politikë”, është shprehur ai.

Zyrtarë ukrainas kishin thënë se liberalizimi i vizave për shtetin e tyre po shkonte sipas planit. (kosovapress)

Kosova dhe kauzaliteti i njohur shtetëror, nacional, politik, ushtarak, historik dhe gjeografik i shqiptarëve – Nga Agron Shabani

Sipas koncepteve, mendimeve ose formulimeve të njohura shkencore ose filozofike te Kantit, Hegelit etj.  Etapat ( epokat) ose periudhat e ndryshme revolucionare, evolutive, historike dhe të tjera në të shumtën e rastëve mund të konceptohen, përceptohen dhe anticipohen edhe në kontekste ose relacione të ndryshme individuale ose personale. Kjo në radhë të parë për faktin se çdo etape ose periudhe të caktuar revolucionare ose historike i përkasin ose takojnë edhe figurat ose personalitetët e veçanta dhe të jashtëzakonshme ushtarake ( luftarake), historike, politike, diplomatike etj.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe  kauzalitetin e njohur shtetëror, nacional, politik, ushtarak ( luftarak), historik dhe gjeografik së bashku me mitët, eposët, legjendat  dhe historitë e njohura mbi trimat, tribunët ose heronjtë e njohur shtetëror ose nacional në funksion të kauzalitetit të lartë shtetëror, nacional, politik, ushtarak ( luftarak), historik, patriotik në çdo kohë dhe hapësirë.
Kjo gjithënje duke menduar ose reflektuar në tendencat e ndryshme dominante dhe ekskluzviste të çdo shekulli dhe epoke mbi krijesat ose fabrikimet e ndryshme arificiale, pseudoshkencore ose antihistorike të  “gjeografive të vogla” dhe ” historive të mëdha” ose anasjelltas. Në Ballkanin sidomos, ku jo rrallë janë thyer ose kryqëzuar shpatat ose heshtat e ndryshme ushtarake, politile, konceptuale, ideologjike, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe të tjera të fuqive ose perandorive të ndryshme imperiale ose kolonialiste që nga antika e largët dhe gjer me sot.

Ndryshe nga kjo, në rangun ose nivelin e njohur institucional dhe konstitucional, si pikërëndesat ose fushëveprimet kryesore ose substanciale të historise politike mbi shtetin, popullin( kombin) ose shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare, janë ose mund të jenë e kaluara dhe historia e përgjithshme shtetërore, nacionale dhe politike e një shteti të pavarur, sovran, integral dhe demokratik .Gjegjësisht, e kaluara ( historia), traditat dhe jetëgjatësia e tij së bashku me konceptët, formulimet dhe intërpretimet e njohura shkencore dhe politike të lëndës ose materies së njohur të historisë. Aty janë edhe sekularizimet dhe singularizimet e njohura ( eskterne ose eksplikative) në mes historisë dhe politikës, historisë dhe diplomacisë, historisë dhe sociologjisë, historisë dhe filozofisë, historisë dhe psikologjisë, historisë dhe gjeografisë, historisë dhe antropologjisë ose  antropogjenetikës dhe kështu me radhë.
Ndërkaq, alternativat ose “derivatët” e ndryshme ( shtesë ) të historisë së përgjithshme shtetërore, nacionale dhe politike, janë faktori i njohur njeri ( personi ose individi), populli (kombi ose etnia) , shteti, shoqëria, mirëqenja, shëndeti, barazia, lumturia dhe harmonia e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare së bashku me edukatën, kulturën, arsimin ( arsimimin), shkencën, tekniken, zhvillimiin e përgjithshëm industrial ose ekonomik, vlerat, potencialet ose resursët e njohura individuale dhe kolektive, të kaluarën apo traditat e njohura shtetërore, nacionale, politike ose diplomatike , historinë dhe gjeografinë e përgjithshme shteterore, nacionale, politike, etnike etj.
-Në vazhdim i kemi edhe qasjet ose formulimet e larmishme shkencore dhe metodologjike në kuader të konceptëve, ideve ose teorive të njohura shtetërore dhe politike siç janë qasjet ose aspektët e njohura konstruktive, rekonstruktive, diakronike, evolutive, empirike, organike, revolucionare,  tradicionale, republikane, liberale, parlamentare , demokratike dhe të tjera në kuader të filozofisë së përgjithshme ose asaj praktike sipas Cloude Levi Straussit, Tocquevilleait etj.
-Legjitimitetin dhe autonominë e njohur të pushtetit ose lidershipit të njohur shtetëror , nacional dhe politik së bashku me esencen, nocionin, kuptimin dhe definimin e përgjithshëm të shtetit dhe pushtetit të njohur shtetëror ose politik si fuqi vendimmarrëse, relevante, ekzekutive, obligative, ligjore, qytetare, parlamentare dhe demokratike- sipas Makiavelit, Hobsit, Bodenit etj.
-Shtetin dhe pushtetin e njohur modern ose bashkohor, respektivisht, ligjor, qytetar, parlamentar ose demokratik -sipas Gjon Lokut ( John Locke), Maks Veberit ( Max Weber), Sen Simonit, K. Levi Shtrausit etj.
-Idetë, konceptët dhe teoritë e njohura  të marëveshjeve, traktatëve ose aleancave të njohura shtetërore, nacionale, qytetare ose politike në relacionet ose dimenzionet e njohura njeriu- shtetit – pushteti dhe shoqëria e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në funksion të  konceptëve dhe teorive të rëndësishme ose relevante të legjitimitetit, funksionalitetit dhe kredibilitetit të përgjithshëm të pushtetit ose lidershipit të njohur shtetëror, nacional dhe politik- sipas ideve, konceptëve dhe teorive të njohura humane, qytetare, parlamentare dhe demokratike të Imanuel Kantit, Zhan Zhak Rusoit, Gjon Lokut, Sen Simonit, Maks Veberit etj.
– Idetë dhe teoritë e njohura shtetërore dhe politike si alternativa, postulate, determinime ose paradigma të rëndësishme shkencore, politike, historike dhe filozofike që nga Makiaveli, Loku, Monteskiu, Veberi, Sen Simoni , Tocquevili etj.
-Shoqërinë qytetare dhe shtetin politik- sipas Hegelit, Kantit, Marksit, Engelsit, Gjon Lokut, Gjon Stjuart Millit etj.
-Revolucionet e njohura në SHBA-së dhe Francë si indikator dhe predikator të rëndësishëm determinant dhe paradigmatik të subjektivizmit ( subjektivitetit) dhe legjitimimit ( legjitimitetit) të njohur qytetar dhe politik të një pushteti ose lidershipi të njohur shtetëror ose qeveritar.
-Konceptet, idete dhe teorite e njohura ” revolucionare” ose ” evolutive” te ” jakobineve” ne France, ” shtetin”, ” popullin” dhe pushtetin ligjor, qytetar ose demokratik sipas Platonit, Aristotelit, Nikomahut dhe kështu me radhë.
Për të vazhduar me ndarjen ose klasifikimin e etikës dhe estetikës së njohur shtetërore dhe politike, gjegjësisht, institucionale dhe konstitucionale mbi bazën e punës dhe angazhimit ( aktivitetit) të njohur praktik dhe teorik të një udhëheqësi ose lidershipi të njohur shtetëror, nacional ose politik. Përkatësisht, me eudaimonizmin, hedonizmin dhe utilitarizmin e njohur shoqëror ose qytetar. Etikën autonome dhe etikën heteronome. Etikën individuale, etikën kolektive, etikën sociale, etikën materiale, etikën ontologjike, etikën deontologjike, etikën fomale, etikën funksionale, etikën aksionale ose aksionaliste, etikën normative, etikën diskriptive ose empirike dhe kështu me radhë. Sëcila ( akëcila) prej tyre me karakterin dhe specifikat e veta në sfondin e lartëpërmendur të ideve dhe teorive të njohura shtetërore, nacionale dhe politike.

Kosova dhe kauzaliteti i njohur i luftës së lavidshme të UÇK-së :

Për të arritur gjer këtu ku ndodhen sot Kosova dhe shqiptaret; deshën luftëra, përpjekje, viktima, travaje, krajata dhe sakrifica të panumërta njerëzore, intelektuale, materiale dhe të tjera të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë shqiptar gjithandej. Duke i vëçuar kësaj radhe luftën dhe përpjekjet e njohura legjendare dhe titanike të djemve dhe vashave me të kombit nën qiellin e flamurit tonë kombëtar si dhe në emblemën e lavdishme të UÇK-së dhe luftës së njohur për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetërore, nacionale dhe politike të shqiptarëve gjithandej.
Mbrojtja dhe afirmimi i vlerave të njohura çlirimitare dhe patriotike të luftës së lartërpërmendur të UCK-së së bashku me mbrojtjen dhe afirminin e vazhdueshëm kombëtar dhe ndërkombëtar të heronjëve, akterëve ose protagonistëve të saj kryesor: E kanë pëshën, rëndësinë dhe kuptimin e kauzalitetit me të lartë shtetëror, nacional, historik dhe patriotik për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.
Në këtë prizëm ” demarkacioni kufitar” me Malin e Zi së bashku me ” asociacionin e pavarur të komunave serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës dhe kështu me radhë ….! Në radhë të parë kalojnë mbi gjakun e heronjëve dhe deshmorëve të kombit dhe atdheut. Gjegjësishtë, mbi dhëmbjet dhe plagët e thella fizike fizike dhe sizmike të kombit dhe atdheut tonë. Dhe, jo përmër ” liberalizimit të vizave” dhe ” integrimëve veriatlantike” të Kosovës.
U mor vesh se atdheu për shqiptarët dhe popujt tjerë gjithandej globit, gjithmonë e ka peshën dhe kuptimin e piemontit më të madh ose kryesorë.
Mbase, të një fuqie të madhe dhe kryesore të njejtë dhe të barabartë me të gjitha forcat ose fuqitë tjera.

Mijëra punëtore seksi – industri në rritje në Kosovë: Poshtë restorante, lart motele

Në qytetin ku ajo e bën punën e saj*, shumica e njohin njëri-tjetrin. Është ndër ato qytete ku ndodhin shumë organizime, e vala e jetës normale nuk ka se si të ndalet. Afërdita, mbi të 40-at, e hap lokalin e saj qysh në mëngjes dhe kësisoj e shijon këtë kohë të ditës duke mos pasur klientët që më vonë i vijnë për vajzat që ajo ka punësuar. Nëse mëngjesi nuk shkon me çaj, gjithmonë ekziston mundësia e alkoolit. Ka mbi dhjetë vite që ajo e mban këtë lokal ku nuk ushtrohet prostitucion. Meshkujt e moshave të ndryshme vijnë më shumë në orët e pasdites, shumë prej tyre të gatshëm t’i shkojnë punës deri në fund.

Në këtë lokal, Afërdita tregon, ka vetëm prekje dhe shkëmbim të të hollave.

“Lokale të tilla nëpër këtë qytet ka sa të duash. Poshtë restorante, lart motele. Këtu vetëm vijnë sa të bëjnë pak hajgare me ne, ndërrojmë llafe, gjithçka është e sigurt”, tregon Afërdita. Atë vetë e kanë provokuar meshkujt e moshave të ndryshme. Në qytetin ku punëtorët e seksit po lulëzojnë, 15-vjeçarët, 35-vjeçarët dhe edhe 50-vjeçarët janë në thesin e njëjtë të dëshirës për të kaluar pak kohë me një vajzë a grua, në këmbim të parave, në cilësinë e klientit, shkruan sot gazeta ‘Zeri’

Kushtetuesja vendos në favor të Manastirit të Deçanit – Thaçi e miraton

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim për kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dy vendimeve të 12 qershorit 2015, që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit me pronat e kontestueshme në Deçan.

Kërkesa e parashtruar nga Manastiri i Deçanit, që është prezantuar nga Dragutin (Sava) Janjiq, kryemurg i këtij manastiri, konteston vendimet nr. AC-I-13-0008 dhe AC-I-13-0009 të datës 12 qershor 2015, te Kolegjit te Ankesave te Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme për Çështjet që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, te cilat parashtruesit i janë dorëzuar me 9 korrik 2015.

Si rezultat i kësaj, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që këto vendime të Kolegjit të Ankesave të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për Çështje që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit të jenë të pavlefshme dhe se të dy vendimet e Kolegjit të Specializuar për Pronësi të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për Çështjet që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit të 27 dhjetorit të 2012-s janë përfundimtare të detyrueshme.
Ata kanë konstatuar gjithashtu se ka pasur shkelje të nenit 21 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka përshëndetur vendimin nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook duke thënë se vendimi i Kushteuteses është i bazar në Kushteutën e vendit dhe Konventën Europiane.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth pronës kishtare në Deçan është i bazuar në Kushtetutë të Shtetit dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kosova është shtet ligjor ku vendimet gjyqësore respektohen. Prona është e patjetërsueshme, e kujtdo qoftë ajo”, ka shkruar Thaçi.


Send this to a friend