VOAL

VOAL

Gjykata Speciale e Kosovës pret dritën jeshile nga Brukseli

Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës thonë se deri tash janë kryer të gjitha obligimet për themelimin e Gjykatës Speciale. Ata thonë se infrastruktura juridike për Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë tashmë është ndërtuar, përfshirë këtu aprovimin nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se të gjitha veprimet për formimin e kësaj gjykate janë ndërmarrë, duke respektuar ligjet e Kosovës dhe rregulloret e veçanta. Andaj, ka vijuar ai, nuk ka asnjë arsye që institucionet e Kosovës të mos bashkëpunojnë me këtë gjykatë.

Haliti tha se askush nuk e ka dëshiruar një gjykatë të tillë. Por, ai beson se puna e kësaj gjykate do të dëshmojë edhe një herë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë.

“Në Kosovë nuk ka ndonjë çështje të pazgjidhur. Deri tash të gjitha çështjet janë miratuar në Kuvend dhe janë dërguar në Bruksel. Tani ka mbetur që Brukseli të bëjë rekrutimin e gjyqtarëve”, tha Haliti.

Edhe në Qeverinë e Kosovës thonë se obligimet e tyre karshi Gjykatës Speciale kanë përfunduar. Besnik Berisha, këshilltar i Jashtëm për çështje të Drejtësisë në zyrën e kryeministrit të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo çështje tash është e përfunduar dhe se qeveria nuk ka dhe nuk do të duhej të përzihej në punët e sistemit të drejtësisë.

“Tash e tutje është çështje e pushtetit të drejtësisë. Është çështje që të merren ata dhe çdo ndërhyrje e qeverisë në parim do të përbente cenim të ndarjes së pushteteve”, tha Berisha.

Ideja për themelimin e një Gjykate Speciale buron mbi bazën e hetimeve të iniciuara nga Këshilli i Evropës, që si bazë kishin dyshimet e zviceranit Dick Marty, mbi trafikimin e organeve të serbëve nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dyshimet e tilla janë hedhur edhe mbi ish-udhëheqës të lartë të UÇK-së, të cilët aktualisht mbajnë poste të larta në institucionet e Kosovës, që nga presidenca e deri te dikasteret tjera të qeverisë, por edhe të partive politike.

Dren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, vlerëson se institucionet e Kosovës tashmë kanë dhënë konfirmimin e tyre se do të ndihmojnë punën e kësaj gjykate në momentin kur kanë kaluar amendamentet kushtetuese dhe ligjin për themelimin e saj.

“Pra, nuk ekziston asnjë arsye as ligjore apo objektive e cila mund të ndikonte që institucionet e Kosovës të mos ndihmojnë punën e Gjykatës Speciale në Kosovë. Ky është një përkushtim që Kosova e ka marrë. Natyrisht është e nevojshme që pjesa tjetër e institucioneve të Kosovës të punojnë dhe bashkërendojnë punë me Gjykatën Speciale, në mënyrë që mandati i saj të realizohet sa me parë dhe ato supozime që do të ngritën në gjykatë të qartësohen njëherë e mirë dhe përgjithmonë”, tha Doli.

Sidoqoftë, tashmë ka mbetur që një komision i posaçëm i Bashkimit Evropian të shpallë konkursin për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Gjykatës Speciale për krime të luftës në Kosovë, si dhe stafin administrativ për këtë gjykatë. Gjithashtu është paralajmëruar edhe mundësia eventuale e procedimit të rasteve të para nga ana e kësaj gjykate, gjatë këtij viti. Në qeverinë e Kosovës besojnë në paanshmërinë e Gjykatës Speciale dhe njësoj, siç thotë ata, besim të njëjtë duhet të kenë edhe qytetarët.

“Institucionet e Kosovës, në përgjithësi, mendojnë se tashmë është instaluar një klimë e respektimit të vendimeve të gjyqësorit. Është instaluar po ashtu një klimë e bashkëpunimit me institucionet e drejtësisë në shumicën e rasteve. Unë nuk besoj se ka ndonjë arsye për tu përgatitur për situata të eskalimit të [situatës] dhunës për shkak se besohet në një gjykatë objektive”, tha Besnik Berisha.

Gjykata pritet të hetojë krimet serioze të kryera në periudhën 1999-2000 nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe kundërshtarëve politikë. Gjykata Speciale pritet të nisë së operuari këtë vit. Selia e saj do të jetë në Hagë të Holandës. (REL)

Në shtëpinë e një serbi në Klinë gjenden shumë armë

Polica e Kosovës njofton se në oborrin e një shtëpie serbi të blerë nga një shqiptar në Klinë u gjetën shumë armë: granata, pushkë e fishekë.

Në raportin e vet ditor Policia e Kosovës, ka njoftuar se, transmeton Koha.net, ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se ka blerë një shtëpi nga një mashkull K/Serb dhe me kërkesën e ankuesit nga ana e FSK-së është bërë kontrollimi i oborrit të shtëpisë pasi që kishte dyshime se mund të kishte lëndë shpërthyese.

Gjatë kontrollit me eskavator në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar nga FSK-ja 11 copë granata dore, 1 AK/47 me 9 karikatorë, 470 copë fishekë të kalibrit 7.62mm, 1 kilogram eksploziv plastik dhe 6 copë detektorë elektrikë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent.

Familja e tre shqiptaro-amerikanëve të vrarë në Serbi kërkon drejtësi

Njerëzit i nderojnë trupat pa jetë të tre vëllezërve Bytyçi në Prishtinë, më 27 shkurt 2002

Familja e tre shtetasve amerikanë me origjinë nga Kosova, të vrarë gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, tha se kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi, ka dështuar t’i realizojë premtimet, që të dyshuarit për këtë vrasje të sillen para drejtësisë.

Vëllezërit, Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyçi, janë larguar nga Nju Jorku për të luftuar në radhët e kryengritësve shqiptarë kundër sundimit të Serbisë në Kosovë.

Ata ishin arrestuar pas një beteje dhe pastaj trupat e tyre të pajetë ishin gjetur në një varrezë masive në vitin 2001, raporton agjencia Associated Press.

Në një email dërguar kësaj agjencie, avokatët e familjes thonë se “përkundër kërkesave të përsëritura, familjes Bytyçi nuk i është dhënë asnjë njoftim për planet e ardhshme për të lëvizur në këtë rast”.

Avokatët thonë se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “e ka gënjyer shumë herë familjen e tre shtetasve të vrarë amerikanë. Ai duhet të mbahet përgjegjës”.

I pyetur për të komentuar këtë situatë, një zyrtar i qeverisë, që ka folur në kushte anonimiteti, tha se “ne kemi punuar në këtë rast”.

Përfaqësuesit e familjes Bytyçi pretendojnë për lëshime të shumta në hetime.

“Dëshmitarëve nuk u janë dhënë sinjale të qarta se ata do të mbrohen. Ende nuk ka akuza. Megjithatë, kriminelëve të dyshuar të luftës po u shkon puna mjaft mirë”, thonë ata.

Mëtutje, përfaqësuesit e familjes Bytyçi pretendojnë se i dyshuari kryesor në këtë rast mbetet këshilltar kryesor i kryeministrit Vuçiç dhe presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç, dhe Partisë Progresiste të tyre, raporton AP.

Kosovë: Frikësimi i dëshmitarëve vë në rrezik gjykimin “peshqve të mëdhenj”

Kërcënimet dhe frikësimet vazhdojnë të jenë arsyeja kryesore pse dëshmitarët në proceset gjyqësore, sidomos në rastet e cilësuara si të ndjeshme, shpeshherë refuzojnë tërësisht t’i tregojnë ato që dinë.

Mbrojtja e dëshmitarëve vazhdon të mbetet një nga sfidat për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Kohët e fundit, organet e ndjekjes penale kanë kryer një varg arrestimesh, përfshirë edhe persona të profilit të lartë politik, apo siç quhen shpesh, “peshqve të mëdhenj”, të dyshuar për krim të organizuar dhe korrupsion.

Që nga viti 2011, Kosova ka ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Ai mundëson masa mbrojtëse për të siguruar mbrojtje të personit të mbrojtur nga rreziku serioz.

Mirëpo, ky ligj, sipas njohësve të sistemit të drejtësisë dhe avokatëve, nuk po gjen zbatim në Kosovë.

Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thekson për Radion Evropa e Lirë se në Kosovë asnjëherë nuk ka pasur ambient të përshtatshëm për dëshmitaret, e sidomos për dëshmitaret e mbrojtur.

Musliu thekson se brishtësia e sistemit të drejtësisë që nga pas lufta e deri me thash ka bërë që në asnjë formë dëshmitarët potencial nuk kanë pasur besim që t’u ofrohen prokurorive dhe gjykatave për të dhënë dëshmi.

“Nuk ka pasur asnjëherë programe specifike, të cilat do të ndikonin në ofrimin e dëshmitarëve për të dëshmuar për veprat tjera penale karakteristike, që mund të jenë, si krimi i organizuar apo korrupsioni. Vetëm së fundmi po flitet se në rastet e ashtuquajtura të profilit të lartë mund të ketë dëshmitarë të mbrojtur për të cilët tashmë ka filluar edhe një kërcenim (apo mbrojtje) nga ana e gjyqësorit, se vetëm përmendja e emrit të tyre mund të përbejë vepër penale nga kushdo qoftë”, tha Musli.

Për aplikimin e programeve për mbrojtje të dëshmitarëve, vijoi Musliu, deri më tani nuk ka pasur një seriozitet si nga ana e institucioneve vendore apo EULEX-it si dhe UNMIK-ut në të kaluarën.

“Prandaj do të duhej që shteti të investojë shumë e më shumë në hartimin e programeve të cilat do të ishin të favorshme për dëshmitarët. Kjo nuk ka ndodhur deri me tash dhe ky ambient, nëse vazhdon kështu, do të ndikojë që edhe ata që mund të jenë dëshmitarë të largohen e lëre më që të ketë dëshmitarë të ri që t’i ofrohen sistemit të drejtësisë”, u shpreh Musliu.

Ndërkohë, avokati Tomë Gashi konsideron se për faktin që ligji nuk po zbatohet, institucionet, sipas tij,duhet të ndërmarrin masa për realizimin e programeve të ndryshme në mënyrë që shumë çështje gjyqësore të zgjidhen.

“Sigurisht se ka mundësi të përmirësimit të këtij ligji, mirëpo është pak e pamundshme që në Kosovën e vogël të mos dihet identiteti i dëshmitarëve të caktuar, sepse për rastet të cilat janë në shqyrtim e sipër, zakonisht dëshmitarët vijnë nga vendi ku edhe i dyshuari jeton në afërsi”, tha Gashi.

Tutje, avokati Gashi thekson se me fillimin e funksionimit të Gjykatës Speciale, çështja e dëshmitarëve të mbrojtur do të vë në pah edhe më shumë moszbatimin e ligjit dhe programet e nevojshme që do të duhej t’i kishte Kosova.

“Këto mungesa janë shfrytëzuar që bashkësia ndërkombëtare të pranojë aprovimin dhe funksionalizimine një gjykate të huaj, duke pretenduar se në Kosovë nuk mbrohen fare dëshmitarët apo është jashtëzakonisht vështirë të mbrohen ata, për shkak të territorit të vogël dhe numrit të popullsisë që është rreth 2 milionë”, tha Gashi.

Në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit nuk kanë dashur që të flasin shumë për programet dhe ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Në një përgjigje me shkrim nga zyra për media që i është thënë Radios Evropa e Lirë, thuhet se në bazë të ligjit edhe masat e mbrojtjes mund të zbatohen para, gjatë dhe pas procedurës penale për personat e rrezikuar në lidhje me hetimet për veprat penale.

Në kuadër të institucioneve të drejtësisë ekziston një komisioni i cili merret me mbrojtjen e dëshmitarëve. Ky komision udhëhiqet nga kryeprokurori i Shtetit, kryesuesi i Zyrës së hetuesisë së Policisë së Kosovës, dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës parasheh mbrojtje për dëshmitarët në procedurë penale, në rast se ka rrezik serioz për rrezikim të jetës, shëndetit apo pronës së dëshmitarit apo edhe anëtarit të familjes, siç është urdhri për masa mbrojtëse apo urdhri për anonimitet nga të pandehurit apo publiku.

Pas luftës, mbrojtja e dëshmitarëve si kompetencë u ka takuar organizatave ndërkombëtare; fillimisht administratës së Kombeve të Bashkuara – UNMIK-ut, e më pas misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX. (REL)

Ebadi në Prishtinë: Shoqëritë patriarkale pengojnë reformimin e Islamit

Nobelistja Shirin Ebadi po merr pjesë në konferencën ndëfetare në Prishtinë

Nobelistja nga Irani, Shirin Ebadi, tha të martën në Prishtinë, se Shteti Islamik është një ideologji e gabuar më parë se sa një grup terrorist dhe kjo , tha Ebadi, nuk mund të çrrënjoset me bomba.

Duke folur në hapje të konferencës ndërkombëtare për promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm, Ebadi tha se „lufta kundër talebanëve ka treguar se sa e pamundur është që të çrrënjoset një ideologji e gabuar me bomba „sepse talibanët janë forcuar më shumë dhe pyeti siç tha botën se pse po zbaton përvoja të pasuksesshme“.

Sipas saj, lufta kundër ideologjisë së gabuar bëhet vetëm duke shfrytëzuar ideologji të vërtetë.

„Myslimanëve të rinj, përparimtarë dhe modern, djemve, duhet t’u japim një platformë përmes së cilës do të dërgohen në botë dhe duhet t’u tregojmë të rinjve se ekzistojnë interpretime më të mira të islamit. Prandaj gjithnjë them se në vend që ISIS-in ta godisni me bomba – goditeni me libra“, tha Ebadi.

Ajo tha se shoqëritë patriarkale ndalojnë reformimin e islamit, sepse me interpretimin e saj të islamit „arsyetojnë veprimet e tyre dhe sjelljet e tyre“. Duke folur diskriminimin e rëndë ndaj gruas në shtetet myslimane, Ebadi tha se „nuk është Islami ai që i shtyp gratë, por interpretimi i islamit nga shoqëritë patriarkale shtypin gratë“.

„Prandaj të rinjtë duhet t’i mësojmë me interpretimet e drejta të Islamit. Duhet t’i mësojmë të rinjtë se duhet t’i përmbahen shpirtit të Islamit, dhe se duhet ta zbatojnë varësisht nga koha kur jetojmë. Sikur që më nuk udhëtojmë me deve, ngjashëm duhet edhe zakonet tona të përputhen me këtë shekull“, tha Ebadi.

Nobelistja Shirin Ebadi është mysafire nderi në Konferencën ndërkombëtare për promovimin e dialogut ndërfetar, që po mbahet në Prishtinë për herën e pestë, dhe foli në temën „Roli i gruas në promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftën kundër ekstremizmit“.

Konferencën e hapi Presidenti Hashim Thaçi, i cili theksoi se nuk ka një aleat më të mirë se sa gruaja, nëna, bashkëshortja dhe motra në luftën kundër ekstremizmit.

Konferenca ndërfetare mblodhi sivjet mbi 300 pjesëmarrës nga 50 shtete të botës dhe përveç Shirin Ebadit nga Irani, po merr pjesë edh enjë nobeliste tjetër nga Jemeni, Raëakool Kerman.

Gjatë punimeve të konferencës një çmimi Kosovës për dialogun ndërfetar do t’i ndahet kryetarit të ri të Londrës, Sadiq Khan dhe themeluesit të shoqërisë Sant Egidio, Monsinjor Vincenzo Paglia. (Radio Evropa e Lirë)

Fshihet identiteti i dy dëshmitarëve kryesorë kundër Azem Sylës

 Një muaj pasi prokurori, Danilo Ceccarelli zbuloi identitetin e dy dëshmitarëve kryesorë kundër Azem Sylës, ka kërkuar nga Gjykata që identiteti i tyre tash e tutje të jetë i mbrojtur. Prokuroria ka refuzuar të flasë nëse mban përgjegjësi nëse në çfarëdo forme cenohen dëshmitarët, për shkak se vetë ua ka zbuluar identitetin. Përmendja e emrave në publik të këtyre dy dëshmitarëve përbënë vepër penale.

Prokurori i EULEX-it, Danilo Ceccarelli dhe gjyqtarja, Jeniffer Sill kanë marrë vendim që dy dëshmitarët kryesorë kundër Azem Sylës, t’i shpallin anonim, një muaj pasi vetë ua kanë zbuluar identitetin e tyre.

Emrat e këtyre dy dëshmitarëve me të dhënat e plota dhe pjesë të dëshmive të tyre, janë vënë në kërkesën e prokurorit për paraburgim për disa prej 21 të dyshuarve për krim të organizuar dhe shpëlarje parash.

Përveç kësaj, emrat e tyre përmenden edhe në vendimin e gjykatës për caktim të paraburgimit.

Dosja hetimore në këtë rast është publikuar thuajse e tëra në Insajder. Aty përmenden edhe emrat e këtyre dëshmitarëve.

Por, një muaj më vonë, gjyqtarja Jeniffer Sill, bazuar në kërkesën e prokurorit Danilo Ceccarelli që identiteti i këtyre dy dëshmitarëve të jetë i mbyllur. Këtë e kanë arsyetuar me rrezikun që u kanoset prej Azem Sylës dhe të tjerëve të cilët tashmë janë në dijeni se kush janë dëshmitarët kundër tyre.

Tash e tutje kushdo që ua përmend emrat publikisht këtyre dy dëshmitarëve, rrezikon të dënohet me burgi. Identiteti i tyre mbrohet me vendim gjykate.

“Edhe nëse identiteti i dëshmitarëve në këtë fazë tashmë mund të jetë i njohur për një pjesë të të pandehurve dhe avokatëve mbrojtës, e madje ai ka mundur që të diskutohet edhe në publik, gjykata e sheh të përshtatshme që të parandalojë çdo diskutim të mëtutjeshëm publik lidhur me identitetin e dëshmitarëve”, thuhet në vendimin e gjykatës që e ka Insajderi, e që ka të bëjë me caktimin e njëzetenjë seanca të mbyllura hetimore për të intervistuar këta dy dëshmitarë.

Prokuroria nuk ka dhënë përgjigje se cili është efekti mbrojtës, që tash e tutje mos të përmenden emrat e dëshmitarëve që janë zbuluar nga vetë prokurori. Nuk ka folur se pse Prokuroria nuk e kanë vlerësuar me kohë rrezikun për këta dëshmitarë. Po ashtu nuk ka folur nëse mbanë përgjegjësi në rast se këta dëshmitarë cenohen në çfarëdo forme.

“Ju informoj se prokuroria nuk mund të komentojë hetimet dhe çështjet që ndërlidhen me mbrojtjen e dëshmitarëve”, ka thënë Prokuroria e Shtetit në një përgjigje me shkrim për Insajderin.

Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi ka thënë për Insajderin se prokurori që fillimisht vetë i ka bërë publik emrat e dëshmitarëve të mbrojtur, e ka njoftuar mbrojtjen të premten se marrja në pyetje dy dëshmitarëve në procedurën e hetimit të veçantë, do të fillojë të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe se identiteti id ëshmitarëve është i mbrojtur.

“Mendoj se prokurori me këtë vetëm dëshiron që eventualisht në të ardhmen përgjegjësinë për dekonspirimin eventual të dëshmitarëve të cilët ai i ka përmendur me emër dhe mbiemër gjatë kësaj procedure, ta fajësojë dike prej avokatëve sepse të pandehurve nuk ka çka t’ju bëjë”, ka thënë Gashi.

Ndërkoë, sot prej orës 9 e 30 ka filluar marrja në pyetje e këtyre dy dëshmitarëve nga prokurori, gjyqtarja dhe avokatët mbrojtës në kuadër të hetuesisë së veçantë.

Në vendimin për miratimin e kërkesës së prokurorit për hetuesi të veçantë që ka siguruar Insajderi, përmenden arsyet se pse duhet të merren dëshmitë e këtyre dëshmitarëve tash, duke mos e pritur nisjen e procesit gjyqësor.

Gjyqtarja thotë se rreziku për këta dëshmitarë është në nivelin më të lartë. Pos kësaj, njëri prej këtyre dy dëshmitarëve pritet të largohet nga Kosova për shkak se siç thuhet është futur në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve.

Ish-deputeti Azem Syla është nën hetime për krim të organizuar e shpëlarje parash. Ai ndodhet në paraburgim prej një muaji. Prokuroria pretendon se bazuar në rezultatet hetimore të deritashme, deputeti Azem Syla, ka organizuar, i financuar dhe mbikëqyrur një grup kriminal.

Syla, së bashku me Fahredin Gashin, dyshohet se kanë fituar pronësi në mënyrë të paligjshme të dhjetëra hektarëve tokë të shtetit në vlerë mbi 30 milion euro.

Grupi pretendohet se ka nisur veprimtarinë që nga viti 2006.

Prokuroria pretendon se ngastrat e tokës të përvetësuara në mënyrë të paligjshme, dekada më parë ishin shpronësuar nga prona private dhe ishin bërë të shtetit. KBI Kosova Export, menaxhonte me to.

Pas luftës, këto prona në mënyrë të paligjshme – me vendime gjyqësore të paligjshme dhe me dokumente fals, janë bartur në emra të pronarëve të vjetër. Mirëpo, ata pronarë nuk kanë ditur fare për këtë. Në këtë mënyrë, pronat janë shitur pronarëve të rinj shqiptarë.

Prokuroria pretendon se dëshmitarët janë tepër të rrezikuar.

“Dëshmitari 1 ishte shpallur dëshmitar bashkëpunues në nëntor të vitit 2015. Prokurori potencon se deri më tani ky dëshmitar ka dhënë gjashtë intervista dhe se dëshmia e dhënë nga ky dëshmitar gjatë bashkëpunimit të tij është absolutisht vendimtare”, thuhet në vendim.

Sipas prokurorit statusi i rrezikut për dëshmitarin bashkëpunues formalisht është vlerësuar të jetë në nivelin më të lartë dhe kjo përbën një rrezik të madh se dëshmia e tij nuk do të mund të jetë në dispozicion në shqyrtimin gjyqësor. /Insajderi.com

KMDLNJ merr në mbrojtje Azem Sylës: Pse po e linçoni?

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar në lidhje me rastet e arrestimeve në Kosovë, ku ata persona po portretizohen nga opinioni si kriminel, ende pa përfunduar proceset gjyqësore për ta.

KMDLNj, duke përmendur rastin e Azem Sylës, thotë se ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së mori epitete kriminale nga më të ndryshmet, ende pa filluar procesi gjyqsor ndaj tij.

Sipas KMDLNJ arrestimet e fundit e të dyshuarve për vepra të rënda të penale në krye me Azem Sylën, paraqet shkelje të të gjitha neneve të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara , Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutës së Kosovës shkaku se të arrestuarit janë portretizuar si kriminelë të rrezikshëm, pa përfunduar hetimet e na të flasim për një vendim gjyqësor që dëshmohet fajësia e të arrestuarve të dyshuar e të cilët ende nuk e kanë një aktakuzë të ngritur.

“’Grupi i rrezikshëm kriminal, kriminelët që kanë bashkëpunuar me Serbinë, komandantë të Çagllavicës, Graçanicës ,etj; ata që e rrezikojnë jetën e dëshmitarëve të mbrojtur, etj ….’ këto janë cilësime që drejtpërdrejtë ndikojnë në procesin e hetimeve , bëjnë presion te hetuesit duke paragjyk uar fajësinë e të arrestuarve ende pa përfunduar hetimet dhe pa një vendim të një gjykate. Prokuroria e EULEX – it kërkon katër muaj paraburgim sikur edhe një proces të veçantë hetimor ndaj Azem Sylës shkaku se po u rrezikuakan dëshmitarët e mbrojtur. Këto janë sinjale të qarta se vështirë se do të ketë një proces të rregullt , të paanshëm , të pandikuar politikisht dhe të drejtë një atmosferë të linçimit publik të arrestuarve që tashmë duket se janë shpallur fajtorë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

KMLDNj rikujton raste nga e kaluara ku njejtë të akuzuarit linçoheshin në opinion, ndërsa ata në fund të proceseve gjyqësore shpalleshin të pafajshëm.

“Vetëm vendimi i formës së prerë i gjykatave përkatëse, pas administrimit të provave, krijimit të kushteve për mbrojtje efektive të të akuzuarve, mund të vendosë për fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarve. Kështu ndodh në vendet demokratike nga vijnë prokurorët dhe gjykatësit e EULEX – it dhe atje mbrohet dinjiteti i të arrestuarve por edhe i të dënuarve kurse fushata linçuese përmes medieve do të llogaritej si e papranueshme. Në Kosovë ndërkombëtarët e testojnë opinionin duke i furnizuar disa medie me informata sensacionale sikur rasti i prokurorit Vrejsvik që deklaronte se Limaj i ka shpërdorur 80 milionë euro. Apo akuzat për rastin ‘Kleçka’ . Apo rasti i ish guvernatorit Rexhepi, drejtorit të Bankës Milazim Abazi e shumë raste të tjera që përfunduan në pafajësinë e plotë të të akuzuarve pasi që iu shkaktuan vuajtje të mëdha shpirtërore dhe fizikie , atyre dhe familjeve të tyre dhe pasi ua rrënuar krejtësisht karrierat duke i dëmtuar profesionalisht dhe moralisht”, thuhet në reagim.

Azem Syla dërgohet në gjykatë, nuk dihet pse

Në Pallatin e Drejtësisë është duke u mbajtur një seancë ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve.

Burime të “Zërit” bëjnë të ditur se prokurori i rastit ka kërkuar hetim të posaçëm ndaj të dyshuarave në rastin e tjetërsimit të pronave.

Të dyshuar në këtë rast janë 52 persona ndër ta edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, dhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka.

Azem Sylës dhe Nuhi Ukës para disa ditësh u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për nga tre muaj nga gjyqtarja e procedurës paraprake.

Prokuroria pretendon se të dyshuarit kanë tjetërsuar prona shtetërore në mënyrë joligjore në regjionin.

Janjiqi: Bashkësia e komunave serbe mund të vetëshpallet

Mitrovicë

Një raund i bisedimeve në Bruksel për çështje teknike ka ritheksuar dallimet ndërmjet palëve dhe ka ngritur shqetësime të reja për vazhdimin e dialogut, që duhet të çojë në normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në Beograd, ndërkaq, janë shtuar zërat se në pamundësi të arritjes së një marrëveshjeje për çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe, Serbia do ta shfrytëzojë për shpalljen e njëanshme të bashkësisë së komunave.

Dushan Janjiqi, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, i tha Radios Evropa e Lirë, se muaji korrik është afati i fundit për përfundimin e punës në hartimin e statutit të Asociacionit dhe në rast të mos përmbushjes së këtij afati ka rrezik që Serbia të ecë një hap përpara.

“Bashkësia ndërkombëtare druan se Beogradi ka përgatitur një skenar për vetëshpalljen e bashkësisë së komunave. Kjo do të thotë se, për shkak të pakënaqësisë me ngadalësinë e procesit, bashkësitë e komunave të vetëshpallen dhe të konstituohen.”

“Kjo do të jetë sfida më e madhe e këtyre bisedave teknike. Nëse në nivelin e ekspertëve vlerësohet se kjo frikë nuk është e arsyeshme atëherë me siguri më fillimin e qershorit, menjëherë pas krijimit të qeverisë së Serbisë, do të pasojë takimi i kryeministrave Vuëiq e Mustafa, që do të zhbllokojë çështjen e bashkësisë së komunave”, tha Janjiq.

Por, për ministren për dialog të Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, vetëshpallja e bashkësisë së komunave është një hap i pamundur dhe ritheksoi faktin se Serbia në të kaluarën ka bërë hapa të njëanshëm me të cilët, siç tha, ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit.

“Serbia e ka parasysh se pa i plotësuar të gjitha marrëveshjet e Brukselit mund t’ia bllokojë vetes rrugën për në BE”, tha Edita Tahiri për Radion Evropa e Lirë.

Çështja e strukturave paralele në veri të Kosovës, ndërkohë, ka bllokuar procesin e bisedimeve, duke krijuar hendek më të thellë mes palëve dhe duke pamundësuar edhe zbatimin e një numri marrëveshjesh, posaçërisht asaj për Asociacionin e Komnave me shumicë serbe. Për palën e Kosovës strukturat paralele duhet të zhbëhen për t’i hapur rrugën zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve, në veçanti për Asociacionin.

Për Serbinë, ndërkaq, themelimi i Asociacionit duhet të ketë një afat të përcaktuar kohor. Ndërkohë, kryetari i Listës Serbe në Kosovë, Slavko Simiq, i tha Radio Evropa e Lirë se Asociacioni i komunave serbe është i domosdoshëm sepse, sipas tij, nënkupton mbijetesë për popullatës serbe dhe është një çelës i marrëveshjes së Brukselit….

“Na duhet dialog, na duhet pak më shumë durim dhe të bëhet një presion mbi përfaqësuesit ndërkombëtarë, mbi bashkësinë ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare, që së bashku me shqiptarët të fillojmë sa më shpejt krijimin e bashkësisë së komunave serbe”, tha Simic.

Ndryshe, Asociacioni ngriti kundërshtimet e fuqishme në skenën politike në Kosovë, me opozitën që nuk lejoi mbajtjen e seancave të Kuvendit, duke përdorur gazin lotsjellës, situatë kjo që çoi drejt një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për shpërputhjen e statutit të Asociacionit me Kushtetutën.

Zhbërja e strukturave paralele, ndërkaq, është bërë çështje më e komplikuar, për faktin se strukturat koordinuese të krijuara nga Beogradi zyrtar që më 2013, për të ndihmuar në integrim në institucionet komunale të Kosovës, janë shndërruar në struktura poashtu paralele.

Takimi i nivelit të kryeministrave mendohet se do të zhbllokojë gjithë procesin, por për këtë nevojitet krijimi i qeverisë në Serbi dhe njëkohësisht edhe qetësimi i situatës në Kosovë. (REL)

Historianët: Ja si të zgjidhet me Manastirin e Deçanit problemi i pronave

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka përpiluar një marrëveshje mirëkuptimi përmes së cilës do të mund të zgjidhej problemi në mes të Komunës dhe banorëve të Deçanit me Manastirin e Deçanit.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në favor të Manastirit për tokat rreth tij dhe dy ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, të cilat komuna dhe banorët besojnë se janë pronë e tyre, historianët e Deçanit kanë përpiluar një dokument-marrëveshje që do të zgjidhte kontestin e kahmotshëm.

Ky dokument-marrëveshje, të cilin e ka Klan Kosova, kërkon nga Manastiri i Deçanit, “që t’u jap fund pretendimeve pronësore ndaj pronave publike-shoqërore të dy Ndërmarrjeve ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’ dhe pronave të tjera private afër territorit të saj”.

Historianët deçanas thirren në një vendim të Gjykatës Komunale të Deçanit të viti 2002.

Sipas këtij vendimi, kur këto toka dhe dy ndërmarrjet i ishin dhënë Manastirit të Deçanit nga Republika e Serbisë gjithçka kishte ndodhur në kohën e masave të dhunshme.

“Prandaj Gjykata konstaton se kontrata e lidhur në mes të paditurit të parë, Manastirit të Deçanit dhe të paditurit të tretë, Republikës së Serbisë, është e pavlefshme dhe e kundërligjshme, pasi që i padituri i tretë ia ka dhuruar të paditurit të parë palujatshmërinë, që nuk i takon atij por që është pronë e NSH-së dhe punëtorëve të saj. Gjykata gjithashtu vëren se i padituri i dytë Komuna e Deçanit nuk e ka kontestuar padinë dhe se e ka pranuar atë”.

Por, përse do të pranonte Manastiri i Deçanit një marrëveshje të tillë dhe heqjen dorë nga tokat të cilat tashmë i ka në pronësi edhe me ligjet e Kosovës?

Dega e historianëve në dokumentin e përpiluar ka renditur edhe favorizimit që Manastiri do të kishte nga Komuna në qoftë se e pranon këtë marrëveshje.

Nëse krerët e Manastirit pajtohen me këtë propozim-marrëveshje atëherë komuna e Deçanit duhet jetë e gatshme të plotësojë nevojat e komunitetit që jeton në manastir, po ashtu edhe të plotësojë kërkesat e Manastirit.

Po që se këtë marrëveshje pajtohen ta nënshkruajnë Komuna e Deçanit dhe Manastiri i Deçanit atëherë garantues të saj do të jenë Qeverinë e Kosovës dhe Ambasadat e Quintit, njofton Klan Kosova.

Një përgjigje për këtë propozim ende nuk e kanë dhënë as nga Komuna e Deçanit e as nga Manastiri.

Kosova për çdo vit merr nga diaspora 600-700 milionë euro

 Diaspora ka qenë dhe do të vazhdon të mbetet e një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kështu u tha në konferencën “Diaspora-investimet dhe punësimi” që po mbahet në Prishtinë.

Pos prezantimit të projekteve për investime, në konferencë po debatohet edhe për mundësitë që ofron legjislatura e re në Gjermani, si shans real i punësimit të qytetarëve të Kosovës në këtë shtet, por edhe specifika të veçanta për çështje që ndërlidhen direkt me avancimin dhe përgatitjen profesionale të të rinjve në vendin tonë.

Kosova për çdo vit pranon nga 600 deri 700 milionë euro nga diaspora, dhe sipas folësve në këtë konferencë këto mjete duhet edhe të kanalizohen në investime në Kosovë.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami duke folur për reformat fiskale tregoi se ka përmirësime në fushën e të bërit biznes. Edhe ambasadorja gjermane në Kosovë Angelika Viets çmoi lart kontributin e diasporës për Kosovën e cila tha se në dy vitet e ardhshme Kosova do të ketë një rritje ekonomike deri 4 për qind.

Gjermania e Austria nuk iu besojnë dokumenteve kosovare

Ministria e Punëve të Jashtme është në pritje të konfirmimit për t’u bërë anëtare e 110-të e Konventës së Apostiles, një vulë e standardizuar që duke u vendosur në një dokument nga autoriteti kompetent i një shteti e bën atë të vlefshëm edhe për shtetet e tjera që kanë nënshkruar konventën.

Por kundërshtime dhe distancim nga implikimet bilaterale që dalin prej konventës tashmë kanë shprehur edhe shtete, të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Gjermania, Austria e Polonia kanë përjashtuar veten nga obligimet e ndërsjella edhe nëse Kosova pranohet, me arsyetimin se dokumentet nuk janë të sigurta.

Kundërshti kanë shprehur edhe disa vende të tjera në krye me Serbinë.

Kur propaganda mëton të kthehet në argument – Nga Skënder MULLIQI

Regjimet të cilat më shumë janë autokratike, për ta mbajtur pushtetin sa më gjatë shantazhojnë dhe prodhojnë kriza të ndryshme në vazhdimësi. Tjetër. Tentojnë që nepërmjet mediave që i kontrollojnë të krijojnë opinion krejt ndryshe, se gjoja opozita është ajo e cila po e rrezikon shtetin, dhe prodhojnë gjithashtu armiq të brendshem dhe të jashtëm. Edhe Kosova nuk është imune karshi veprimeve të tilla edhe pse është shtet në formim e sipër. Grupet e caktuara të oligarkisë pushtetare po i japin të rëna qetësisë së qytetarëve.

Kjo në të shumtën e rasteve bëhët për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit të gjerë publik nga problemet madhore ekonomike dhe politike më të cilat po përballet vendi. Ngjarjet në Parlament dhe protestat në rrugët e Prishtinës, të bllokut Opozitarë, përpos kërkesave për anulimin e dy marrveshjeve asaj të Demarkacionit dhe të Zajednicës, ishin edhe luftë propagandistike, së cili taborr politikë do ta mund tjetrin. Ne këtë dy luftim po përdorët i tërë arsenali propagandistik dy palësh duke kërkuar në fund edhe fituesin.

Grupacioni politik në pushtet nga frika së mund tu luhatën pozitat pushtetare, gjendjën e krijuar politike dhe krizën institucionale, po e paraqisin si shumë të rrezikshme për shtetin, duke i identifikuar me ineteresat nacionale, edhe pse në fakt situata aktuale politike nuk e përcakton shkallën e rrezikshmerisë të shtetit. Në Parlament dhe në demonstrata kemi pasur elemente të dhunës nga Pozita dhe nga Opozita, ku secila palë pas secilës ndodhi ka paraqitur edhe arsyetimet e veta. Si gjithmonë oligarkia në pushtet mbrohet më argumentin e rrezikshmerisë së gjendjës së përgjithshme, duke bërë përpjekje ta bindin opinion, për ti arsyetuar veprimet e dhunës policore karshi protestuesve.

Më shumë u lanqua propagandë nga ana e pushtetit, për ta kthyer ate në argument. Deri diku me të njejat metoda u shërbye edhe blloku opozitarë kur bëhët fjalë për elementet e dhunës së shpërfaqur, së kërkesat e tyre politike ishin dhe dolën shumë të drejta. Vendimi Gjykatës Kushtetuese e vertetoi këtë. Arsenali propagandistik është vu në levizje edhe kohën fundit. Po dalin njerëz të cilët po adresojnë akuza të rënda karshi strukturave të larta në PDK-së të cilët gjinden në hiearkinë më të lartë të shtetit. Këto akuza lidhen me vrasje të bashkëveprimtarëve të tyre, lidhën më sabotim të luftës qlirimare, lidhen me keqperdorime të mëdha deri në tradhëti kombëtare. Të gjitha këto akuza mediatike të adresuara, e organet tona po bëjnë sehirë du ke mos marre asnjë veprim ndaj atyre të cilët janë përfolur.

Së këto përfolje mund të jenë të sakëta, flet edhe e dhëna së pikërisht të përfolurit krejt paslufën keqpërdorën pozitën e tyre në shoqëri. Kur gjendja e krizës insitucionale vazhdon kaq gjatë, secili pushtet në secilin shtet demokratik do të kishte marrë vendime të arsyeshme. Kjo tek ne nuk po ndodhë sepse grupet politiko–financiare nuk dëshirojë ti lëshojnë pozitat e tyre, duke tentuar ti mbrojnë pasuritë e pa ligjshme, e disa të krijojnë imunitet pushtetarë karshi Gjykatës Speciale. Kur jemi të Gjykata, po bëhën gjithëfarë skenarësh, të cilat skenare kan për qëllim ta mbajnë situatën politike jo stabile, që të abrogohet disi puna e kësaj gjykate.

Kjo kryneqësi e kastës në pushtet është metodë tipike staliniste, Ndërkombëtaret kan filluar më e kuptuar lojën e atyre te cilët duhet të largohen nga skena jonë politike. Pragmatizmi politik është i nevojshem si kurrë më parë. Qetësia në rajon nuk mbahet më njerëz të inkriminuar në vepra të ndryshme kriminale, dhe as më struktura politike me logjikë të sistemit të kaluar. Të krijohet një ambient i përshtatshem politik për debatimin e atyre temave të cilat edhe e prun krizën institucionale. Të gjitha problemet zgjidhen duke u ballafaquar me to, jo duke iu ikur atyre. Mos të na ndodh që edhe kët vit të jemi të mashtruar dhe të demoralizuar sikurse ishim gjatë vitit që e lamë mbrapa. Ose disi të mbijetojmë, deri atë ditë kur do ta kemi një pushtet meritorë

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë që trafikonte narkotikë në Gjakovë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Gjakovë, pasi në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë paketime që dyshohet që janë të mbushura me narkotikë të llojit marihuanë.

Për këtë rast Policia e Kosovës ka konfirmuar sa kanë konfiskuar edhe tri vetura që dyshohet se janë shfrytëzuar për trafikimin e narkotikëve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që gjate kontrollit në veturë i janë gjetur dhe konfiskuar 10 paketime që dyshohet të jenë të mbushura me substancë te dyshuar narkotike të llojit Marihuanë. Lidhur me rastin janë konfiskuar edhe tre vetura qe dyshohet se janë shfrytëzuar për trafikimin e narkotikeve”, ka njoftuar Policia.

Murat Meha të martën në Kuvend për Demarkacionin

Në Komisionin për Integrime Evropiane, të martën do të flasë Murat Meha – kryesuesi i Komisionit Shterëror për Shënjimin e Vijës Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Kjo u bë e ditur nga agjenda e Kuvendit të Kosovës ku shihet se Murat Meha do të jetë pjesë e mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane të datës 31 maj 2016.

LDK është në udhëkryqin më të madh – Nga Lulzim Zeneli

Lidhja Demokratike e Kosovës është, mbase në udhëkryqin më të madh prej vitesh. Përballë i ka dy sfida jo lehtë të përballueshme dhe të tejkalueshme: në njërën anë është në udhëheqje të Qeverisë, ku vështirësitë në përmbushjen e programit dhe premtimeve që u janë dhënë elektoratit janë të mëdha, ndërsa në anën tjetër kjo parti përballet me nevojën e pashmangshme dhe të domosdoshme të ndryshimeve të brendshme për ta bërë LDK-në një parti politike dinamike, tërheqëse për gjeneratën e re dhe gjithsesi aktive drejt rritjes së mëtutjeshme të saj.

Elektorati i LDK-së është i vetëdijshëm se të qenit në koalicion me një parti si PDK-ja, nuk është ndonjë privilegj me të cilën do të duhej të mburrej LDK-ja, sepse, për kujtesë të të gjithë neve, LDK-ja në zgjedhjet e fundit ka dalë partia e dytë në vend dhe jo e para, pra nuk është fituese e zgjedhjeve, por është në udhëheqje të Qeverisë në sajë të një marrëveshjeje koalicioni të arritur në momente kritike për vendin tonë.

Duke marrë në konsideratë sfidat e lartpërmendura dhe shumë të tjera, vlerësoj se LDK-së më shumë se kurrë i nevojitet insistimi i zbatimit maksimal të programit të saj në Qeveri, pavarësisht hezitimeve që mund të vijnë nga brenda apo pengesave qoftë edhe fizike që mund të orkestrohen dhe drejtohen nga opozita e vendit. Për të arritur këtë LDK-ja duhet të hapë debat të gjerë brenda strukturave të veta, jo vetëm për programin, por edhe për vizionin e së ardhmes si parti, vizion që do të ishte i pranueshëm dhe premtues për çdo qytetar të vendit tonë, e ky vizion politik i diskutuar dhe i miratuar gjerë, do të rimodelonte LDK-në si parti e rëndësishme e vendit tonë, e cila do ta konceptonte qartë pasqyrën e zhvillimeve të përgjithshme të vendit tonë pas 5, 10, 15 apo më shumë vjetësh, e jo të shkohet me improvizime të çastit dhe me projekte e vendime ad-hoc që e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë LDK-në nga brenda dhe e zbehin rolin dhe rëndësinë e saj në politikëbërjen kosovare.

Ky vizion i rimodeluar i LDK-së do të jepte përgjigje të qartë dhe zgjidhje efektive në çështjet e forcimit të ligjit, rendit dhe sigurisë, zhvillimit të demokracisë, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe progresin e vazhdueshëm e të qëndrueshëm ekonomik, social, e kulturor të vendit tonë, duke e kthyer Kosovën në tregim të suksesshëm, me perspektivë të pashmangshme anëtarësimi në BE.

Për të arritur këtë, LDK-ja përmes vizionit të vet duhet ta bëjë të qartë përfundimisht dallueshmërinë prej partive të tjera në Kosovë. Pra, LDK-ja duhet të distancohet dhe të veprojë energjikisht kundër krimit dhe korrupsionit, kundër kulturës së pandëshkueshmërisë, kundër ekstremizmit fetar që po na rikthehet si njollë e zezë në imazhin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare, kundër monopoleve dhe klaneve të njerëzve me pushtet e ndikim formal e joformal politik. Kjo duhet të ndodhë sepse tradita e LDK-së është traditë e një partie me profil intelektual, akademik, pro-evropian, e në themel tolerante e demokratike.

Imediate për LDK-në është hapja ndaj kuadrove dhe njerëzve të rinj. Mbyllja në vete dhe riciklimi i figurave të njëjta tash e sa vite në strukturat e partisë, e ka shndërruar LDK-në parti inerte, me shumë pak gjak të ri brenda dhe me njerëz që para se ndërtimin dhe realizimin e një vizioni për të ardhmen e partisë interes primar kanë pushtetin e sotëm, akomodimin në funksione të caktuara qeveritare e komunale. Një praktikë e tillë e LDK-së duhet të ndryshojë, sepse para se pushtetin e sotëm, LDK-ja duhet të punojë për të nesërmen e saj, pra për rriten, zhvillimin dhe përtëritjen e saj.

LDK-së i nevojitet qëndrueshmëri. Qëndrueshmëria kërkon ruajtjen e kohezionit të brendshëm, e padyshim kohezioni i brendshëm ruhet dhe forcohet duke ndërtuar e respektuar standarde demokratike të organizimit dhe funksionimit partiak. Qëndrueshmëria është frytdhënëse kur ajo të jetë afatgjate, që bazohet mbi sistemin e vlerave dhe parimeve që burojnë nga vizioni për një LDK të fortë.

Prandaj, çdo ndryshim dokumentesh për organizimin dhe funksionimin e LDK-së duhet të bazohet, jo në interesin e pozicionit të sotëm të LDK-së, por për LDK-në e së nesërmes.

LDK-ja nuk duhet të vetëkënaqet me të qenit në Qeveri sot, nga pozicioni i partisë së dytë. LDK-ja duhet të organizohet e forcohet dhe të shtojë ambiciet e saja, që t’i fitojë zgjedhjet nesër, të dalë parti e parë. LDK-ja si parti e parë nuk na duhet vetëm neve, por i duhet Kosovës dhe të ardhmes së saj evropiane. Të arrihet kjo, LDK-së i nevojitet pa dyshim një ridimensionim i saj, nevojitet të demonstrojë vizion dhe qëndrueshmëri.

Nga Donika Gërvalla: Isa Mustafa, ky frikacak i papaprë

Donika Gërvalla posa ka dalë me një deklaratë të saj në rrjetin social që vjen si më poshtë:

“Sa për informacion:

Natyrisht që unë jam Kryetare e Degës së LDK-së në Gjermani. E zgjedhur në mënyrë korrekte dhe me votë të fshehtë. Z. Mustafa duhet të pushojë së treguari të pavërteta. Ai e di që zgjedhjet në Gjermani kanë qenë korrekte dhe që një gjë e tillë është e dokumentuar. Përsëritja e të pavërtetave para syve të një populli të tërë nuk i bën nder as Isa Mustafës dhe as njerëzve rreth tij.

Nuk jam e gatshme të pranoj edhe më gjatë përhapjen e të pavërtetave në adresë timen dhe të veprimtarëve të Degës në Gjermani. Jo vetëm unë jam ngopur me këto lojëra të shëmtuara intrigash dhe gënjeshtrash. Z. Mustafa, vihuni në kërkim të nderit tuaj, ose së paku pushoni së treguari të pavërteta aty ku një gjë e tillë është krejtësisht e panevojshme.

Këta njerëz i kanë shpallur luftë së vërtetës. Nëse nuk iu dalim ballë për ballë në këtë luftë, atëherë nuk do të na mbetet tjetër, veç se të jetojmë edhe ne në gënjeshtër.

Pikërisht Isa Mustafa, “i zgjedhur” pa i lëvizur qerpiku, para gjithë opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar duke shkelur normat statutare të LDK-së në mënyrë krejtësisht jolegale me aklamacion, është personi i fundit, i cili do të duhej të gjykonte apo vlerësonte procese zgjedhore.
Aq më tepër që Statuti i LDK-së e përcakton saktë se kush merret me verifikim e zgjedhjeve brenda LDK-së. Një gjë duhet të kuptojë Isa Mustafa, që kohët kur kryetari i partisë bënte çfarë t’i tekej, në Kosovë kanë vdekur së bashku me shtetin jugosllav.

Të gjithë e dimë se çfarë e shtyn Isa Mustafën: Frika. Nuk është vështirë ta shohësh frikën në sytë e këtij personi, i cili ndërkohë është kthyer në një pengesë serioze për progres dhe zhvillim në Kosovë dhe LDK. Forma e komunikimit publik (jo vetëm në Facebook) dhe marrjes së vendimeve, Isa Mustafën e ka kthyer si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës në një karikaturë.

Dëmi që i është shkaktuar Kosovës edhe deri tani është i madh. Si miqtë, ashtu edhe kundërshtarët e Kosovës e dinë mirë se çfarë po ndodh këtu. Politika e vendit duhet të bëhet nga gra dhe burra të këtij vendi, të cilët janë të guximshëm dhe të qëndrueshëm, dhe jo nga frikacakë, të cilët nuk kanë probleme serioze me të vërtetën.

Statuti i LDK-së është shumë i qartë: kush nuk zgjidhet me votë të fshehtë, nuk konsiderohet si i zgjedhur, sepse votimi është i pavlefshëm. Isa Mustafa në vitin 2015 nuk është zgjedhur me votë të fshehtë. Këtu nuk ka asnjë hapësirë interpretimi.

Ambasadat e vendeve mike të Kosovë, duke u nisur nga SHBA-të e deri tek Gjermania janë njoftuar rreth zhvillimeve në LDK nën drejtimin e Isa Mustafës drejt një partie autoritare dhe jodemokratike. Po ashtu janë informuar edhe rreth rreziqeve që fshehin zhvillimet e tilla.

Askush nuk do të na ndalë të vazhdojmë të themi të vërtetën. Funksionarë, të cilët gënjejnë qytetarët dhe kombin, jo se jo.

Hapat e mëtejmë për rivendosjen e drejtësisë sipas Statutit të LDK-së dhe ligjeve të vendit do të pasojnë gjatë ditëve të ardhshme.”

Këtu përfundon deklarimi i Donika Gërvallës.

Gazeta Express bën sondazh: Shikoni ku është katandisur LDK nëse mbaheshin zgjedhjet sot!

Voal – NJë sondazhi nga gazeta Express në Kosovë i janë përgjigjur me preferencë rreth 20 mijë vetë pyetjes: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këte të dielë, cilin subjekt politik do ta votoni ?

LDK renditet e pesta. VV e para. Mund t’i shihni vetë dhe mund të merrni pjesë edhe vetë.

 

2016-05-28_17-48-54

Deputeti i LDKsë: Po i humbim mbi 8 mijë hektarë tokë me Malin e Zi

Shpejtim Bulliqi, deputet i LDKsë, ka kritikuar bashkëpartiakët e tij, se pse nuk dolën në mbrojtje të tokave që po i humb Kosova por po i kundërshtojnë ata që po ofrojnë fakte për këtë.

Këto kritika, Bulliqi i ka bërë në Kuvendin e Punës së LDK’së.

“Por te ju them te drejtën nuk kam prite një lufte kaq te ashpër nga bashkpartiaket e mi te cilët ne shumicën e rasteve e morën rolin e “super ekspertave” te kësaj fushe duke bere gara se cili do te jete me i ashpër ne paraqitjet e tyre televizive edhe pse kam prit qe këta do ta kenë brengen ma te madhe te humbjes se këtyre territoreve sesa brenga nga kush janë thëne këto sugjerime dhe vërejtje”, ka shkruar Bulliqi.

Me këtë rast, ai ka thënë se nuk do të këtë askush përkrahjen e tij, kur vendos që të humbë tokë të Kosovës. Ka thënë se Kosova po i humbë më shumë se 8 mijë hektarë tokë nga procesi i shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi. Krejt kjo për shkak të pazotësisë së Komisionit Shtetëror për demarkacionin.

“Per fund shprehe keqardhjen time te thelle per faktin qe nje nënshkrim i nje zyrtari shtetror i cilit do rangu qofte, qenka me i vlefshëm dhe nuk paska mundesi korrigjim se sa humbja e mbi 8000 ha toke te territorit te Kosoves, dhe nga ketu ju njoftoj publikisht qe per te tillet ne asnjë proces politik ne Kosove ne asnjë moment te karrieres sime politike nuk do ta kete përkrahjen tim”, ka shtuar ai.

LDK shpall zgjedhjet në Degën e Gjermanisë, Mustafa tallet me Gërvallën:

Voal – Donika Gërvalla është kryetare e Degës së LDK-së në Gjermani që kontestohet nga ky subjekt në qendër.

Kryetari i LDK-së dhe Kryeministri Mustafa paralajmëroi zgjedhje në degët e LDK-së në Gjermani e Zvicër.

“Sot kemi marrë vendim që t’i mbajmë zgjedhjet e reja në degën tona në Gjermani e Zvicër,” tha Mustafa.

Donika Gërvalla dhe Shefqet Dibrani, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër nuk u lejuan të marrin pjesë në punimet e Kuvendit të sotëm Zgjedhor.

Gërvalla nuk u lejua të hyjë as në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së të zhvilluar më 20 maj, duke u tërhequr zvarrë nga sigurimi.

Mustafa: Donika Gërvalla s’është Kryetare e LDK’së në Gjermani

Ai ka thënë se do të mbahen zgjedhje të reja për degën e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër dhe se Gërvalla nuk është më e lejuar të hyjë brenda pasi nuk njihet më si kryetare, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, një komision i LDK-së ka gjetur se atje ka pasur parregullsi në zgjedhjen e saj si kryetare e degës, “prandaj janë të domosdoshme zgjedhjet për këtë post”.

Gërvalla nuk u lejua sot të hynte në punimet e këtij kuvendi por ajo ishte larguar me forcë edhe javën e kaluar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Gjykata: Azem Syla mund të ndikojë tek dëshmitarët

Deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Sylës, do t’i duhet që pjesën më të madhe të verës ta kalojë në paraburgim, kjo pasi gjyqtarja e procedurës paraprake e EULEX-it, Jennifer Seal, i caktoi masën e paraburgimit edhe për tre muaj.

Së bashku me Sylën, paraburgimi iu caktua edhe shoferit të tij, Artan Vilës, por edhe Nuhi Ukës, Sabaudin Haxhiut, Avni Maxhunit, Hajrullah Berishës, Ilaz Sylës dhe Lubisha Vujoviçiqit, të gjithë këta të dyshuar në rastin e njohur të keqpërdorimit të ish-pronave shoqërore.

Paraburgimin për Sylën dhe të tjerët e kërkoi prokurori i EULEX-it, Danilo Ceccarelli, pasi konstatoi se të dyshuarit mund ta pengojnë procedurën.

“Përgjimet e fundit tregojnë se grupi është aktiv në pengimin e procedurave duke i fshehur dokumentet dhe duke komunikuar dijeninë e tyre për hetimet në vazhdim me njëri-tjetrin”, pretendoi prokurori Cecarreli në kërkesën e tij.

Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, në kundërshtimin e tij ndaj kërkesës së prokurorit tha se Prokuroria nuk ka arritur të argumentojë dyshimin e bazuar se Azem Syla ka kryer veprën penale, ndërsa edhe rreziku i arratisjes nuk ekziston se i mbrojturi i tij është kthyer nga Shqipëria vullnetarisht, ndërsa mohoi rrezikun për ndikim në dëshmitarë duke treguar se dy dëshmitarë janë të mbrojtur.

Edhe Tahir Rrecaj e kundërshtoi kërkesën për vazhdim të paraburgimit duke thënë se kërkesa e prokurorit është e bazuar në fakte abstrakte.

Kundërshtime ndaj kërkesës së prokurorit bënë edhe avokatët e të dyshuarve tjerë.

Gjyqytarja e procedurës paraprake tha se për disa nga të dyshuarit ekziston rreziku i moderuar i arratisjes, por ky rrezik sipas saj për Azem Sylën është i ulët.

Megjithatë, gjyqtarja Seal u pajtua se ekziston rreziku që të dyshuarit të ndikojnë në dëshmitarë dhe të shkatërrojnë provat.

“Për disa nga të pandehurit, sikurse për Azem Sylën, ka shumë të ngjarë që ai do të udhëzojë të tjerët që të pengojnë dëshmitarët, apo t’i shkatërrojnë apo fshehin dëshmitë dokumentare”, thuhet në vendimin e gjyqtares Seal me të cilin miratoi kërkesën e prokurorit Ceccarelli për vazhdim të paraburgimit edhe për tre muaj.

Gjyqtarja Seal më tej tha se pajtohet se në këtë moment ka rrezik shumë të lartë se mund të ndikohet në dëshmitarë pasi hetimet janë shumë aktive dhe se grupi ka rrjet të madh të bashkëpunëtorëve në dispozicion.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake lidhur me këtë konsideron se ka shenja se dëshmitarët potencialë janë penguar dhe kërcënuar, apo u janë premtuar shuma të parave për deklarata të rreme,” vlerësoi gjyqtarja Seal.

Krejt në fund, Seal konsideroi se vazhdimi i paraburgimit edhe për tre muaj, do të jetë i mjaftueshëm për prokurorin Ceccarelli që t’i përfundojë shumicën e veprimeve hetimore.

Nuhi Uka, Ilaz Syla, Arton Vila, Sabaudin Haxhiu, Hajrullah Berisha dhe Avni Maxhuni ishin arrestuar më 27 prill, Azem Syla ishte dorëzuar dy ditë më pas, ndërsa Lubisha Vujoviq më 1 prill.

Të gjithë të arrestuarit dyshohen për vepra që ndërlidhen me krim të organizuar lidhur me prona në regjionin e Prishtinës.

Vjosa Osmani: Kadri Veseli do t’i zgjidhte situatat brenda LDK-së

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka deklaruar se sikurse në çdo Kuvend Pune, as kësaj radhe nuk u lejuan të hidhen në votim propozimet për të ndryshuar pikat e rendit të ditës.

Ajo njoftoi se bëri propozimin që Kuvendi të miratojë deklaratën që lejon anëtarët e këtij Kuvendi të distancohen nga dhuna e ushtruar ndaj Gërvallës, raporton KP.

Sipas Osmanit, lidershpi i LDK-së nuk e mori parasysh dhe u injorua, duke thënë se ndaj Gërvalles nuk u ushtrua dhunë.

Ajo tha se nëse Kadri Veseli do të vinte të futej brenda, atëherë do të bëhej një zgjidhje.

Sipas saj, akoma ka hapësirë që të rishqyrtohet propozim-marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Osmani theksoi se nuk është për asnjë proces që do ta pengonte themelimin e Gjykatës Speciale, edhe nëse prishja e Qeverisë do ta pengonte një proces të tillë.

“U tha se ata deputetë të LDK-së që e kanë votuar Hashim Thaçin, kanë punuar në interes të vendit dhe ata që nuk e kanë përkrahur, kanë punuar për nevoja personale. Mustafa duhet të kuptojë që nuk mundet t’i fitojë njerëzit e vet duke sharë deputetët e tij”, tha ajo.

Dialogu me qytetarin drejtpërsëdrejti ekspozon kushtin thelbësor që ushqen demokracinë me legjitimitet – Nga Isuf B. Bajrami

Në Kosovë mund të flitet për pluri-par-titizëm, ndonëse kjo paraqet disa veçori që e dallojnë nga dukuritë e ngjashme në vende të tjera evropiane. Duke pasur parasysh veçoritë e çdo vendi, do të ishte e habitshme në fakt e kundërta, pra sikur pluri-par-titizmi politik të mos prezantohej alla-kosovarçe.
Pluri-par-titizmi merr formë në çastin kur me çdo kusht tenton të realizohet dominimi i par-tito-kracistëve në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike. Ky dominim nyjëzohet nëpërmjet pranisë dhe rrënjosjes masive të titistëve nëpër partitë e “mëdha” të vendit. Disa karakteristika që e dëshmojnë fare mirë këtë janë: programet fotokopje të partive politike; prirja për marrjen me çdo kusht e kompetencave institucionale; mungesa e lidhjes me bazën; ndarja e bazës elektorale mbi baza gjeografike,klanore e familjare; polarizimi i qëllimshëm i politikës.
Një nga tiparet universale të pluri-par-titistëve është edhe monopoli i veprimtarisë së tyre në politikë. Në Kosovë, kjo mund të pohohet pa frikë, për sa kohë që sindikatat, shoqatat, fondacionet, në përgjithësi shoqëria civile, është ende në gjumë, për të mos thënë në komë, duke ua dorëzuar politikën tërësisht partive pluri-par-titiste.
Partitë politike nuk janë të rrënjosura në shoqëri, as në territor, në kuptimin tradicional të përhapjes së organizatës partiake. Tërheqja e partive nga terreni ka pasoja të dyanshme; nga një anë partitë privohen nga funksioni i interpretimit të kërkesave sociale, duke filluar nga baza, çka do të thotë se partitë nuk janë në gjendje ta njohin realisht shoqërinë që duhet të përfaqësojnë; nga ana tjetër japin përshtypjen se nuk anojnë t’i uzurpojnë tërë hapësirat e jetës sociale. Par-tito-kracistët,rezultojnë kështu,përderisa refuzojnë të rrënjoset në shoqëri, por në të njëjtën kohë mëtojnë se përfaqësojnë legjitimishtë të gjitha instancat shoqërore. Kapilarizimi i strukturave partiake në shoqëri më kujton epoka të kaluara, por njëkohësisht edhe vulën e padiskutueshme të par-tito-kracisë së skajshme, si pushtet absolut i partisë mbi shoqërinë dhe ekonominë.
Më duhet të them se nga pikëpamja e përfaqësimit, sistemi i partive u shndërrua në par-tito-kraci në momentin kur partitë shprehin vetëm interesa madhore, të përgjithshme, përgjithësuese e centraliste, pra kur humbasin aftësinë e shprehjes së interesave të vogla, të diferencave, të veçorive. Reagensi i par-tito-kracisë identifikohet fillimisht tek paaftësia e partive për të interpretuar dëshirën për ndryshime rrënjësore, sepse inercia e partive dallohet edhe tek përpjekja për të ruajtur status quo-në e së kaluarës.
Rrjedhimisht shtrohet pyetja, a i duhen qytetarëve partitë politike që nuk e luajnë siç duhet rolin e tyre në shoqëri ?!!!
Këtu batuta për shkërdhato-kracinë e famshme pluri-par–titiste vjen e natyrshme, si fill i kuq që potencialisht ose realisht i përshkon të gjitha qelizat e shoqërisë stalinist-hrushqoviano-titiste.
Për të përqafuar me optimizëm pluralizmin demokratik, duhet në radhë të parë të sqarohemi nëse pluri-par-tito-kracia e sotme, e pjesshme ose tërësore, nuk është pjellë e kultit stalinist-titistë, pra nëse nuk është produkt i praktikave socialiste-vetëqeverisëse-titiste në mënyrë shabllone.
Ka nga ata që e shohin shpëtimin e deformimeve partiake tek ndikimet e huaja, ndoshta edhe tek globalizimi, që shkon përtej logjikës së partive nacionale. Në këtë rast mund të thuhej se në “laboratorin Kosovë” po testohet një variant i ri i pluri-par-tito-kracisë post totalitare komuniste.
Kur partitë organizohen në mënyrë demokratike, brenda kornizave të demokracisë së mirëfilltë pluraliste, për të mirën e qytetarëve që përfaqësojnë ligjërisht, pa ambicie monopolizuese e totalitarizuese, luajnë rol të rëndësishëm për bashkësinë shoqërore. Në të kundërtën, shndërrohen në problem për vetë jetën e qytetarëve për të cilën pretendojnë ta përfaqësojnë me qëllim që ta “përmirësojnë”.
Thelbi i sistemit demokratik është qytetari dhe dialogu i qytetarit me të ngjashmit e tij,e jo pushteti e monologu. Dialogu është thelbi ekspozues i demokracisë, përkatësisht përmes tij konvertohet pushteti në autoritet dialogues, ku qytetarët realizojnë vetveten e tyre dhe të tjerët në komunitet. Derisa dialogu është pjesa thelbësore, jo çdo dialog dhe komunikim shtrohet si duhet. Reklama politike është njëra prej formave komunikuese dhe, në të njëjtën kohë, manipuluese masive e qytetarëve. Pushteti në demokraci ka një status të veçantë, është i definuar qartë, dhe sa më i kufizuar që është ai mundësia për të abuzuar me të është ma i vogël.
Dialogu është kushti nëpërmjet të cilit njerëzit e realizojnë esencën e tyre në demokraci. Kjo do të thotë që njerëzit nuk mund të qeverisen para se të debatojnë lirshëm lidhur me formatin dhe rregullat e lojës së qeverisjes. Ky dialog, pra ka të bëjë me justifikimin e aktivitetit politik dhe, në planin koheziv, lidhet me një kontekst më të gjerë.
Pra, konteksti në fjalë siguron që politika në vetvete të mbart një infuzion demokratik dhe në mënyrë permanente të justifikohet para popullit,para një opinioni publik real, e jo fiktiv apo siç njihet ndryshe publik fantazmë i ardhur nga diku tjetër. Për të qenë e realizuar kjo në rrafshin horizontal e praktik, më tej, shtron nevojën e krijimit të një opinioni të edukuar që gjykon politikën dhe që është i aftë të dekodojë fjalorin politikë të së kaluarës,tashmes dhe të së ardhmes. Më saktësisht, kjo lidhet me domosdoshmërinë e një publiku aktiv që është barometri kryesor i legjitimitetit.
Demokracia do të duhej të siguronte disa kushte që vet konceptualizmi i saj të mos shtrembërohej. Një prej këtyre kushteve që demokracia do të duhej të siguronte, që shekullarizimi i politikës e bëri të mundur atë, është konvertimi i statusit të pushtetit.
Pra,në demokraci pushteti del si një vend i zbrazët: atë s’mund ta mishëroj më asnjë individ, organ apo parti, askush s’mund të jetë bashkësubstancial me të. Pushteti,sipas kësaj pikëpamje shihet qartë se është një “tokë e askujt”. Pra, kjo nënkupton se demokracia nuk i jep askujt një pushtet premordial-hyjnor në aspektin kohor.
Ata që janë aty, përkohësisht (pushtetarët), janë sepse i janë nënshtruar një procedure periodike, përndryshe nuk do të ishin ose nuk do të ishte vet demokracia. Kjo lidhet me atë që pushteti në politikë është si paraja në ekonomi, ata që e kanë pushtetin e kanë për një periodë të shkurtër dhe qëndrimi i tyre aty (posti) varet nga rezultatet e punës së tyre dhe vlerësimi që do t’u bëhet këtyre rezultateve nga zgjedhësit-populli. Sikurse ekonomistët që konkurrojnë dhe pushtojnë tregje për të fituar , ashtu edhe politikanët konkurrojnë për pushtet në “tregjet politike”apo të quajtura ndryshe zgjedhje periodike. Pra,qeverisja demokratike është e kufizuar në planin kohor nëpërmjet zgjedhjeve periodike demokratike dhe mundëson shpëtimin e pushtetit nga monopoli si në komunizëm.
Demokracia e shpreh ekzistencën e vet përmes arsyetimit të akt-veprimeve politike. Arsyetimi i akt-veprimeve politike në raport me qytetarin është përgjithshmërishtë i lidhur me legjitimitetin e atyre veprimeve. Ky legjitimitet ka të bëjë me kapacitetin e sistemit politik në fjalë për të prodhuar veprime,të cilat qytetarët do t’i konsideronin legjitime dhe të drejta. Premisa parësore është se, në demokraci e drejta është jashtë sferës së pushtetit të përjetshëm. Pra, në këtë proces kërkimi, akterët politikë të këtij sistemi (politikanët, partitë politike) kërkojnë legjitimitet përmes debatit, përkatësisht komunikimit. Fusha (hapësira) ku kërkohet ky legjitimitet është publiku, kurse koha më e përshtatshme për aktorët e skenës politike (tele-politikanët) në kërkim të këtij legjitimitetit është fushata parazgjedhore.
Megjithëse politikanët reduktojnë kërkimin e legjitimitetit në një akt elektoral. Legjitimiteti nuk duhet të shihet në këtë prizëm, si një akt, sepse edhe si i tillë nuk është. Legjitimiteti nuk paraqet një akt kërkim që e gjejmë njëherë e përgjithmonë. Ai duhet, dhe do të duhej të kërkohej vazhdimisht për faktin e thjeshtë se, veprimi politik (veçanërisht sot) është veprim i komunikuar, e për më tepër, i mediatizuar. Në këtë kontekst, pushteti (që është synim i akterëve politikë) për të qenë legjitim duhet ,ose do të duhej që vet pushteti të krijon parakushte,ku do të debatohej mbi legjitimen dhe jo legjitimen.
Për ta kuptuar komunikimin politik (gjuhën e pushtetit ose gjuhën e atyre që e synojnë atë), që është një komunikim veprimi dhe që lidhet drejtpërdrejt me atë që quhet politikë simbolike, duhet ta shqyrtojmë realitetin politik. Realiteti politik, është një realitet i dyfishtë. Pra, të gjitha veprimet politike ndahen në mes të dimensionit instrumental dhe dimensionit ekspresiv. Dimensioni instrumental (vlera nominale) i realitetit politik karakterizohet përmes efekteve të vërteta të veprimeve politike, kurse dimensioni ekspresiv-shprehës (vlera simbolike) karakterizohet me simbole që iu servohen publikut në mënyrë të fabrikuar. Pjesë e këtij komunikimi,që është karakteristikë e politikës së kaluar simbolike, janë p.sh: stemat partiake,himnet ,flamujt, karizma e politikanit, buzëqeshjet koinciduese, shtrëngimi i duarve, etj. Dimensioni ekspresiv i veprimit politik është i lidhur pazgjidhshmërisht me politikën simbolike dhe është për ta kuptuar komunikimin politik në rrethanat konkrete. Dhe, për më tepër, të dyja këto dimensione lidhen me mediet dhe rolin e tyre. Në këtë rast,qytetarët mund të pyesin: a është politika simbolike produkt i nënshtrimit mediatik, pra a bëhet fjalë për një politikë të “mediatizuar”, të nënshtruar nga mediet, që gjithnjë e më shumë po e humbë kuptimin e saj (sidomos gjatë fushatave zgjedhore, ku rregullat vendosen nga mediatorët)? Pra, politika simbolike ,së pari, është realitet i çdo shoqërie politike që nga fillimi i veprimit politik. Së dyti,politika simbolike bashkëkohore ka marrë një proporcionalitet të zhdrejtë në tërësinë e realitetit politik sot, pra ka një proporcionalitet të zhdrejtë në raport me dimensionin instrumental (veprimet konkrete politike) dhe, për më tepër, janë krijuar simbole të reja për shkak të veprimit të instrumenteve mediatike , që shpesh quhet edhe pushtet masmediatik.
Në realitetin faktik, simbolet përdoren për ndërmjetësimin politik ndërmjet akterëve politik (politikanëve,partive politike,etj.) dhe tele-publikut përmes reklamave mediale. Këto reklama mund të pasqyrohen si manipuluese, ku qytetari mund të humbë aftësinë e tij dalluese në këtë konfuzion të mjegullt dhe, pse jo, manipulues në përcaktimin e nevojave të tij. Metaforën e reklamës e përdor edhe përfaqësues i demokracisë minimaliste, ku politikanët i vendos në të njëjtën paralele me tregtarët dhe, sipas tij, që të dy e përdorin reklamën për të prekur indin emocional , emotiv, impulsiv të qytetarit.
Qytetari, posa hynë në fushën e politikës, për shkak të mungesës së informacionit burimor për nevojën e analizës së tij politike, gjykon në mënyrë adoleshente,fëmijërore. Pra, shikuar në këtë linjë diskursi mund të afirmohet se politika dhe tele-politikanët (pra, këtu bëhet fjalë për prezantuesit e politikës, jo politik-bërësit) janë shumë të shkëputur nga realiteti esencial, duke substituar agjendat politike me inskenime mediatike (apo bashkërenduar ato), dhe duke krijuar imazhe të paqena dhe identitete fiktive,e që e tëra akordohet me një tele-publik politikisht pasiv dhe që e kupton pakë apo aspak politikën. Pra, shikuar në tërësi, këto agjenda të bashkërenduara me inskenime politike ngjasojnë si një katalog, recetë, kod apo plan”hyjnor” që zbatohen ose synohet të zbatohen në tokë. Parë si tërësi këto agjenda premtimesh përmbajnë: fjalë, intelektual-izma, simbole, fraza jo-substanciale, premtime, supozime, dispozime për një botë tjetër.
Megjithëkëtë, mund të konkludohet se politika simbolike është e pashmangshme për çdo realitet politik, nëpërmjet së cilës tele-politikanët janë në gjendje të socializojnë dhe formojnë një vullnet politik. Akterët politikë me anë të kësaj politike simbolike reflektojnë emocionet e publikut, e që e tëra ngërthen atraktivitet, pse jo shpesh herë, edhe zbavitje, edhe pse nga politika kërkohet përgjegjësi, seriozitet, e jo zbavitje.
Meqenëse politika është komplekse për shumicën e qytetarëve, pra një sistem me shumë të panjohura,prezantimi i politikës para opinionit publik bëhet në formë ritualesh, stereotipash, skemash, simbolesh që përgjithësisht janë të pranuara nga publiku.
Përderisa politika simbolike paraqitet si politikë simbolesh, ritualesh, pak a shumë të kuptueshme, simbole që janë publikisht të pranuara nga realiteti publik, veprimi politik mbetet në terr prapa skenës së mediave.
Pra,demokracia e mirëfilltë është një teknikë politike që kërkon një tërësi kushtesh. Konvertimi i statusit të pushtetit, ose formula gjithë pushteti askujt, minon mundësinë për të abuzuar me pushtet, dhe është thembra e Akilit në një shoqëri politike para-demokratike.
Dialogu me qytetarin drejtpërsëdrejti, ekspozon kushtin thelbësor që ushqen demokracinë me legjitimitet, dhe fusha ku kërkohet ky i fundit është opinioni publik, kurse koha më e përshtatshme është fushata parazgjedhore.

Donika Gërvalla rastësisht ka përballë Isa Mustafën: Kryeministri vetëm heshti (foto)

Veprimtarja e njohur Donika Gërvalla, zyrtare e LDK-së nga Gjermania, po tenton përsëri sot të marrë pjesë në Konventën e Punës së LDK-së. Aty rastësisht ka takuar Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Takimi ka ndodhur në kafen e hotelit ku është duke u mbajtur Konventa.

Gërvalla ka treguar se Isa Mustafa ka heshtur kur është pyetur se pse s’po lejohet të marrë pjesë në mbledhjen e LDK-së. Të njëjtin veprim e kanë bërë edhe zyrtarët tjerë.

“Garnitura rreth tij ul kokën dhe hesht. Kjo është udhëheqja e LDK-së…”, ka shkruar Gërvalla në rrjetin social.

Donika Gërvalla është deklaruar se udhëheq Degën e LDK’së në Gjermani. Ndërkohë, Partia e saj nuk e ka pranuar zgjedhjen e saj pasi ka konsideruar se ishin bërë manipulime. Ndërkohë, prej atëherë s’ka pasur zgjedhje në atë degë dhe as s’ka pasur pranim të saj. Konfrontimi i fundit i Gëvalles me zyrtarët e LDK’së ndodhi në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku ajo u tërhoq zvarrë nga mbledhja.

Lexojeni postimin e plotë

Ooooh Isa ….

Isa Mustafa: i shokuar … Përsëri hyri nga dera e prapme dhe duke pirë kafe u ballafaqua pikërisht me ne.

Kryeministri Mustafa ballafaqohet rastësisht në kafen e hotelit ne Donika Gërvallën. Kryetarja e Degës së LDK-së në Gjermani, kërkon nga Isa Mustafa të përgjigjet rreth pengimit të saj për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit. Isa Mustafa – hesht dhe përmend lista. Garnitura rreth tij ul kokën dhe hesht. Kjo është udhëheqja e LDK-së…

donikag2

Kosovë-BE: Bisedime për mandatin e ri të EULEX-it

Autoritetet në Kosovë thonë se po zhvillojnë bisedime të nivelit politik me Bashkimin Evropian për mundësinë e vazhdimit të mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, që duhet të përmbyllë mandatin e tij më 12 qershor. Ata thonë se çështjet teknike për mandatin e ri kanë përfunduar.

Misioni i EULEX-it, një prej misioneve më të mëdha në historinë e Bashkimit Evropian, u shtri në Kosovë me ftesë të autoriteteve të vendit, pak ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për të ndihmuar shtetin e ri, në fushën e sundimit të ligjit.

Mandati i EULEX-it u ripërtëri në vitin 2014, por autoritetet në Kosovë që prej atëherë thanë se po punojnë që misioni ta përfundojë punën e tij brenda afatit prej dy vjetësh, sa iu zgjat mandati.

Përmbyllja e këtij mandati bëhet në qershor të këtij viti, por bisedimet për vazhdimin e punës së EULEX-it, kanë hyrë tani në një fazë përfundimtare.

Besnik Berisha, këshilltar i Jashtëm për çështje të Drejtësisë në zyrën e kryeministrit të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, thotë se ekziston një gatishmëri e përgjithshme e të gjithë pjesëmarrësve në negociata, që EULEX-i, t’i përfundojë të gjitha rastet, në të cilat është i angazhuar, qoftë në hetim apo në gjykim.

“Është arritur një pajtueshmëri për disa çështje, por ende sa i përket afatit dhe mundësisë së marrjes së lëndëve të reja nga EULEX-i, nuk është finalizuar. Dhe, besoj se kjo çështje do të trajtohet në nivel politik dhe në ditët në vijim, do të kemi rezultate”.

“Çështjet teknike janë çështjet në vazhdim për të siguruar një mbarëvajtje të të gjitha procedurave që kanë filluar, qoftë në Prokurori, qoftë në gjykata, me kusht që qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët janë subjekt i ndjekjes penale ose gjykimeve nga gjyqtarët, respektivisht prokurorët e EULEX-it, të mos pësojnë dhe mos të kenë vonesa për një ditë të vetme”, thotë Berisha.

Ndërsa, në një përgjigje npërmjet postës elektronike, zyrtarë të EULEX-it, për Radion Evropa e Lirë thonë se “rishikimi strategjik i mandatit të EULEX-it është duke u zhvilluar nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian”.

Por, misioni që mbajti nën përgjegjësi të tij ekzekutive rastet e krimeve të rënda, dhe në veçanti ato të krimit të organizuar, korrupsionit dhe të krimeve të luftës, nuk u cilësua si i efektshëm nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarët e vendit.

Kritikat u shtrinë, sepse misioni u cilësua më shumë politik se sa mision për sundimin e ligjit.

Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thekson për Radion Evropa e Lirë, se misioni duhet të vazhdojë të punojë, por jo me mandatin aktual që ka.

“Ky mision ka dashur të japë mesazh se pa të nuk mund të ketë luftë, kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe zgjatja e mandatit është e domosdoshme. Por, nuk ka pasur rezultate konkrete, të cilat janë provuar në gjykatë, por ka pasur ‘spektakle’, qoftë të arrestimeve apo të ngritjes aktakuzave, të cilat në fund nuk kanë rezultuar me aktgjykime përfundimtare”, vlerëson Musliu.

Kurse, qytetarët japin vlerësime të ndryshme rreth vazhdimit të mandatit të këtij misioni në Kosovë. Profesori Azem Hajdini, nuk është i kënaqur me veprimet e deritashme të EULEX-it për sundimin e ligjit.

“Mendoj se EULEX-i duhet të vazhdoi punën ashtu siç ka filluar së voni. Por duhet të ketë një limit deri kur. Vetë EULEX-i duhet të trajtojë dhe konfirmojë se deri kur mund ta luftojë korrupsion, krimin e organizuar dhe dukuritë tjera për të cilat është i thirrur”, shprehet Hajdini.

I pakënaqur më veprimet e EULEX-it shprehet edhe ekonomisti Hyseni:

“Humbje, asgjë tjetër. Qe sa vjet janë këtu dhe asgjë nuk kanë rregulluar”.

Që prej vitit 2009, misioni i EULEX-it në Kosovë, që ka mandat ekzekutiv në fushat e krimit të rëndë, ka nisur një numër procesesh ndaj zyrtarëve të lartë të Kosovës, dhe më të njohurat mbeten ato ndaj ish-ministrit Fatmir Limaj dhe së fundi edhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Azem Syla, si kreun e një grupi kriminal.

Pritimivizmat dhe provincializmat mund të na dërgojnë deri të konflikt Nga Skënder MULLIQI

Ngjarjet politike sidomos viteve të fundit, krijuan atmosferë mbytëse. Politikanët tanë ishin ata që krijuan atmosferë të turpit duke filluar së pari më lojërat e koalicionit, me gazin lotësjellës, më protesta në kryeqytet të dhunshme e të pa dhunshme. Gjitha këtyre iu kan paraprirë vëndimet e këqija politike së pari të Qeverisë Thaçi, pastaj të Qeverisë binomiale Thaçi –Mustafa.Këta pa e njoftuar shumë opinionin në Bruksel nën shkruan marrëveshjën më të dëmshme për Kosovën . Marrvejshjën për “Zajednicën” e nënshkruan në Bruksel , kurse marrveshjën e dytë po ashtu në dëm të vendit – Demarkacionin më Malin e Zi e firmosën në Vjenë të Austrisë. Gadi harrova ta përmendi këtu edhe deklaratën e fyese të serbit Jabllanoviq karshi grave shqiptare. Nga kjo deklaratë e shovenistiti Jabllanoviq edhe filluan protestat .Pushtetarët ishin të vendosur që të mbesin më çdo kusht në pushtet , duke mos dhënë dorëheqje si kategoria më madhore politike dhe morale.Sikur kjo botë ekziston vëtem për ta dhe për tua rregulluar standardin e tyre. Mbetjën e tyre në pushtet e mundësoi edhe Opozita heterogjene e cila e kishte rastin e mirë që këtë regjim të instaluar totalitarë ta largonte nga pushteti.Kjo nuk ndodhi së duket së pushteti arriti të amortizon vlugun e prostetave .Krahas kësaj situata edhe ashtu e keqe ekonomike dhe politike veq sa shkoj duke degraduar. U thellua varfëria , pa punësia , emigrimi masovik i popullatës drejt shteteve të Perëndimit.Secilën ditë punuan keq , duke topitur proceset zhvillimore dhe proceset demokratike .U rrënuan vlerat kruciale të shoqërisë, e cila në vend të përparimit të gjithëmbarshem po bëhet shoqëri e mashtruar, shoqëri e varfëruar dhe shoqëri e pasivizuar .Njeriu më mendje dhe shëndet normal nuk ishte dashur të bëhet vrojtues pasiv i gjithë atyre ngjarjeve të cilat pikërisht ndodhën në kurrizin e tyre . Gjithë ajo cirkusiadë që ndodhi në Kuvend nuk i turpëroi këtë kastë politike.Këta e kan humbur moti ndjenjën e turpërimit për veprimet e tyre të jashtligjshme , për veprimet e shumta abuzive karshi shtetit . Dhe, çka është më e keqja nuk po kërkohet ndonjë zgjedhje adekuate të krizës politike dhe krizës ekonomike .Bie pyetja , a janë zgjedhjët alternativa më e mirë ?Përkohësisht po, që të qetësohet situata, por për kohë më të gjatë drojë së jo. Strukturat relevante të BE-së , sikur më qëllim e futën Demarkacionin si kusht për liberalizim të vizave pas udhërrefyesit. Ratifikimi në Kuvend nuk do të kalon bash lehtë mendoj, unë sepse . edhe mbrenda koalicionit qeverisës lidhur më këtë çështje ka divergjenca. Kësaj radhe kur shtrohet serish çështja e Demarkacionit ,opozitarët kan paralajmëruar së do të bashkohen .Mundësitë që të eskalon situata politike rishtazi janë të mëdha, kur dihet së “Zajednica” dhe Demarkacioni i paten bashkuar në një frontë të përbashkët opozitarët kundër qeverisë Mustafa –Thaçi. Tash kemi një situatë të re politike pasi,që PDK-ja arriti ta marr postin e presidentit . Veseli si kryekuvendar dhe i pari i PDK-së,nuk do të jetë shumë i interesuar ta përmbajë koalicionin .E kam thënë edhe më herët së PDK ka për qëllim që pos postit të të parit të shtetit ta këtë edhe postin e kryeministrit të vendit, natyrisht duke shkuar në zgjedhje të parakohshme. Të gjithë duhet të jemi të brengosur për fatin e vendit ,sepse jemi shteti më ri dhe më i vogli në Evropë. Edhe nese dikur bëhemi pishman pse e lejuam rrukullisjën e qerrës, do të jetë shumë vonë . Dëmet do të mbesin dhe shumë nga këto dëme do të jenë të pa riparushme edhe për një kohë të gjatë.Terësinë territoriale të Kosovës nuk duhet lejuar të bëhët , sepse për territore u derdh shumë gjak historikisht edhe në luftën e fundit. Mos të lejojmë që gjerat të na ikin nga kontrolli.Deri më tash qytetarët shumë iu kan nënshtruar dezinformatave dhe shantazheve të këtij pushteti.Situata politike dhe gjendja ekonomike të dobëta, na kan lën largë shteteve të zhvilluara dhe demokratike.Çdo ndodhi e pa mirë politike na zbeh edhe më shumë imazhin para botës demokratike. Me fatkeqësit tona ashtu të shprehem nuk kan mundësi që rregullisht të meren miqët tanë . Mos të mbesim jashta kulturës dhe civilizimit të lashtë evropian , së pikërisht populli ilir ishte më i lashti në Ballkan dhe më gjerë.Pritimivizmat dhe provincializmat mund të na dërgojnë deri të konfliket e ndërsjella shumë të dëmshme. Kjo strukturë politike nuk po i jep gjasa inkuadrimit të të rinjve në jetën politike dhe shoqërore të vendit. As unë por edhe shumë të tjerë bësoj nuk do të kishin dëshirë të shkruajnë për këto gjera. Shteti i Kosovës ka mjaftë probleme të natyrës ekonomike , sociale dhe zhvillimore që të flasim rregullisht për temat politike dhe këta politikanë të cilët nga lakmia për pushtet dhe për të mira materjale e kan humbur moti rrugën në oborr…

Kosovë: Diplomacia në regres, dy vjet një njohje

 Nga dhjetori i vitit 2014 kur Hashim Thaçi u emërua ministër i Punëve të Jashtme, Kosovën e ka njohur vetëm një shtet i pranuar në OKB dhe dy mikroshtete. Sipas opozitës dhe njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacia kosovare ka dështuar me Thaçin dhe zëvendësit e tij në MPJ

Prejse në krye të diplomacisë kosovare erdhi Hashim Thaçi, tashmë president i Kosovës, diplomacia vendore ka shënuar regres. Për 15 muaj sa ka qëndruar si ministër i Punëve të Jashtme Thaçi ka sjellë vetëm një njohje nga një shtet anëtar i OKB-së, Antigua dhe Barbuda, si dhe dy njohje nga mikroshtetet joanëtare të OKB-së, Niue dhe Ishujt Cook.

Përveç kësaj, Thaçi sa qëndroi si shef i diplomacisë kosovare asnjëherë nuk shkoi në zyrën e tij në këtë Ministri, por qëndroi në objektin e Qeverisë duke e shfrytëzuar zyrën e zëvendëskryeministrit, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Ndërkaq, duke e parë që diplomacia nuk çon peshë në këtë strukturë qeverisëse ka tre muaj që nuk ka as ministër të Jashtëm, por vetëm zëvendësministër dhe ushtrues detyre. Sipas opozitës kosovare, në dy vjetët e fundit diplomacia ka dështuar në disa fronte, ndërsa për Qeverinë fitoret diplomatike janë të dukshme.

Serbët e mbështesin demarkacionin me Malin e Zi

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Kuvend thonë se nuk kanë asnjë arsye për të mos e votuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, me të cilin do t’i hapnin rrugë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ata thonë se për serbët e Kosovës është me rëndësi lëvizja e lirë, që njëkohësisht nënkupton edhe nxjerrjen e pasaportave me mbishkrimet e Republikës së Kosovës.

Aktualisht një numër i qytetarëve serbë posedojnë dokumentet e udhëtimit që lëshohen nga Qendra Koordinuese në veri të vendit, një institucion i themeluar nga Beogradi zyrtar.

Deputeti nga radhët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave, edhe qytetarët serbë të Kosovës, pavarësisht ku jetojnë, do të jenë të interesuar për pasaportat e Kosovës. Rashiq tha se edhe komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, ka rekomanduar që të gjithë qytetarët të kenë pasaporta të Kosovës.

“Nëse kjo mundëson një lëvizje më të mirë dhe më të lehtë, pa viza dhe pa peripeti, që na qëndrojnë mbi kokë sa herë duhet të nxjerrim viza, mendoj se qytetarët e komunitetit serb, edhe pse kanë të drejtë në dy shtetësi, do të jenë praktikë dhe do të vendosin që vetvetes t’i mundësojnë një mënyrë normale të lëvizjes”, tha Rashiq.

Me propozimin e BE-së, Kosovës së shpejti duhet t’i hiqen vizat, pas përmbushjes së dy kushteve themelore; atë të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi dhe thellimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Votimi në Kuvend për demarkacionin është bërë i paqartë për faktin se opozita ka paralajmëruar kundërshtime të fuqishme, në vazhdimësi të protestave kundër këtij procesi.

Njëkohësisht është ngritur shqetësimi se edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Kuvend nuk do të votojnë, për faktin se duhet të aplikojnë për dokumentet që ndërlidhen me shtetësinë e Kosovës.

Por, deputeti Rashiq thotë se serbët duhet ta mbështesin ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion për shkak se kjo është çështje jetike për vetë serbët dhe sepse përfaqësuesit serbë kanë votuar më herët Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në Kuvend..

“Nuk shoh asnjë pengesë që ne të jemi pjesë të këtij procesi dhe me këtë të votojmë marrëveshjen për demarkacion”, tha Rashiq.

Megjithatë, i gjithë procesi i votimit të marrëveshes për demarkacion në Kuvend është vënë në dilemë për shkak të numrit të votave të nevojshme të koalicionit qeverisës përveç problemeve me kundërshtimin e opozitës dhe pakënaqësitë që mund të sillte në mesin e serbëve kërkesa për të marrë parasporta të Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha për Radion Evropa e Lirë se askush nuk e di me saktësi se çfarë do të mund të ndodh në Kuvend, sepse janë kushtet që duhet përmbushur për votim.

“Nuk e besoj se dikush me saktësi e di nëse damarkacioni do të kalojë, sepse është fakt se për këtë na duhet një shumicëprej dy të tretash”, tha Haliti.

Marrëveshja për demarkacion, që ka ngjallur kundërshti, duket se do të futet në rend dite në fillim të muajit qershor, përkundër të gjitha pakënaqësive që mund të sjell ajo.

REL

Rasim Selmanaj: Deçani nuk e pranon vendimin për pronat e Manastirit

Protesta e sotme në Deçan, 26 maj 2016

Një protestë e qytetarëve të Deçanit kundër vendimittë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë, përfundoi e qetë.

Nën organizimin e kryetarit të Deçanit, Rasim Selmanaj, e në mbështetje të të gjitha forcave politike në komunë, protesta, sipas policisë së Kosovës, mblodhi mbi 3 mijë qytetarë, të cilët u shpërndanë të qetë pas përfundimit të saj.

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, tha se protestat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen kundër këtij vendimi, siç e quajti, të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese. Selmanaj tha se vendimi i Gjykatës është politik se nuk është “zgjidhje falja e pronës Manastirit”. Ai tha se as komuna dhe as ai nuk do ta pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne jemi për drejtësi dhe jo kundër saj. Por, nëse ka drejtësi në këtë vend dhe nëse duam të respektojmë ligjet, atëherë ekzistojnë dy zgjidhje – privatizimi i kësaj prone. Nëse duhet dikujt t’i falet kjo pronë, atëherë kjo duhet t’i bëhet qytetarëve të Deçanit”, tha Selmanaj përpara qytetarëve të mbledhur në Deçan.

Ai i bëri thirrje edhe Igumenit të Manastirit, Sava Janjiq, por edhe bashkësisë ndërkombëtare, që së bashku ta zgjidhin këtë çështje.

Kryetari i Deçanit tha se të gjithë janë të bashkuar kundër vendimit të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese dhese beson që me asnjë ligj dhe me asnjë vendim nuk mund t’i falen Manastirit pronat. Ai tha se Deçani është vend i civilizimit dhe Manastiri i takon kësaj komune dhe vetë Deçani do ta ruajë si vlerë të tij.

Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi vendimin e vitit të kaluar të Këshillit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme që lënda t’i kthehet sërish Gjykatës Komuale në Deçan.

Gjykata Kushtetuese e konsideron vendimin e Gjykatës Supreme të vitit 2012, me të cilën i njihet e drejta në pronësi Manastrit të Deçanit, si çështje të mbyllur.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përkrahur nga Dioçeza e Kishës Ortodokse Serbe për Rashkën dhe Prizrenin, e cila ka vlerësuar se Gjykata ka treguar gatishmërinë dhe kompetencë për të marrë një “vendim të paanshëm me të cilin mbrohet e drejta në pronë e Manastirit”.

REL

Industria e rëndë në Kosovë, jashtë përdorimi

Industria e rëndë, e cila në të kaluarën ka qenë shtyllë kryesore e zhvillimit ekonomik të Kosovës, nuk po arrin të funksionalizohet në tërësi dhe të vihet në shërbim të ekonomisë së vendit, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve në Kosovë.

“Trepça”, fabrika e çimentos “Sharrcem”, “Ferronikeli”, fabrika e llamarinës “Llamkos” në Vushtrri, “Fabrika e Tubave”, Industria e gomës “Ballkani”, janë vetëm disa nga kompanitë, të cilat kanë hyrë në kategorinë e industrisë së rëndë, e të cilat në të kaluarën kanë pasur një ndikim të madh në bruto produktin vendor të Kosovës.

Disa prej këtyre ndërmarrjeve janë privatizuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit që në fazat e para të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, por që më pas nuk kanë arritur të tregohen të suksesshme në afarizmin e tyre.

Së fundmi, kompleksi metalurgjik “Ferronikeli” ka shpallur ndërprerje të planifikuar të prodhimit, për shkak të problemeve teknike dhe rënies së vazhdueshme të çmimit të nikelit në tregun e metaleve.

Ndërkaq, për ndërmarrjen “Trepça” ende është duke u punuar në hartimin e një projektligji, i cili do ta shndërrojë këtë ndërmarrje në pronë të Qeverisë së Kosovës.

Sipas një vendimi të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, afati i fundit për dorëzimin e planit të organizimit të Trepçës është 1 nëntori i këtij viti.

Kombinati “Trepça” aktualisht është nën moratoriumin e vendosur nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ndërsa Agjencia Kosovare e Privatizimit është administrator i saj.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një prononcim dhënë për Radion Evropa e Lirë thekson se nuk po arrihet të shfrytëzohet potenciali i këtyre ndërmarrjeve, siç ka qenë në të kaluarën.

“Për shkak të mungesës së investimeve në teknologjinë e re për vite të tëra, (investime këto të cilat janë të shtrenjta), teknologjia e vjetëruar që ata përdorin nuk u lejon që të arrijnë një shkallë më të lartë të produktivitetit dhe kapaciteteve të tyre. Pra, ka pasur një mungesë të investimeve dhe rrjedhimisht këto ndërmarrjeve e kanë të pamundur që të kryejnë rolin që e kanë pasur dikur në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit”, thekson Zeka.

Kosova thuhet se duhet t’i ndryshojë politikat fiskale për këtë sektor, si dhe të krijojë lehtësi në lirimin taksave për produktet që përdoren si lëndë e parë tek industria e rëndë.

Po ashtu, Zeka shton se Kosova duhet të krijojë politika që bëjnë tërheqje të investimeve të mëdha për industrinë e rëndë.

“Të marrim shembullin e kompleksit metalurgjik Trepça, e cila përballet me vështirësi të jashtëzakonshme, kjo për shkak të mungesës së investimeve në këtë ndërmarrje, e cila në të kaluarën ka qenë shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit. Ringjallja e Trepçës nuk mund të ndodhë nëse presim vetëm investime që burim kanë buxhetin e shtetit. Është e nevojshme që të shikohen mundësitë e përfshirjes së kapitalit privat”, thotë Zeka.

Edhe njohësit e çështjeve ekonomike në Kosovë konsiderojnë se rifunksionalizimi i disa prej këtyre ndërmarrjeve nuk mund të arrihet të bëhet nëse nuk privatizohen.

Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thekson se Kosova nuk po arrin që t’i vë në lëvizje disa nga këto ndërmarrje të industrisë së rëndë.

Sipas tij, me këtë afarizëm çfarë janë duke bërë aktualisht disa nga këto ndërmarrje, nuk mund të arrihet që të ndikojnë në rritjen ekonomike të Kosovës.

“Resurset e Kosovës, në situatën e re, kanë një vlerë tjetër krahasuar me të kaluarën. Disa nga këta sektorë duhet të privatizohet. Duhen investime të mëdha që shteti nuk mund t’i bëjë , kjo mbetet tërësisht detyrë e sektorit privat, detyrë e investimeve private. Kosova është në kërkim të një industrie që fatin e lidh në investimet private”, thekson Sadiku.

Sidoqoftë, njohësit e çështjeve ekonomike vlerësojnë se fuqizimi i industrisë së rëndë do të ishte shtylla më e madhe e përmirësimit të indikatorit kyç të gjenerimit të zhvillimit ekonomik.

Ndryshe, vite më parë, për të ndihmuar sektorin e industrisë së rëndë, Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës patën krijuar Komitetin e përbashkët të industrive të rënda.

Qëllimi kryesor i këtij Komiteti ishte që ky sektor të bëhet më konkurrues dhe më produktiv në zhvillimin ekonomik të vendit. (REL)

Adem Salihaj: Statuti i LDK-së ia lejon Gërvallës pjesëmarrjet në mbledhje

Adem Salihaj, deputet i LDK-së, ka thënë Donika Gërvalla, si ish kryetare e degës në Gjermani, ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhje të LDK-së.

Adem Salihaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në televizionin publik ka thënë Donika Gërvalla, si ish kryetare e degës në Gjermani, ka pasur mundësi të marrë pjesë në mbledhje të LDK-së ngase kjo përcaktohet me statut të kësaj partie.

I pyetur se kush duhet të marrë përgjegjësi për atë që i ndodhur Donika Gërvallës duke mos u lejuar të hyjë në mbledhje të Këshillit të LDK-së, ai ka thënë se në Kosovë nuk ekziston institucioni i përgjegjësisë, as në parti as në shtet nuk ka ndodhur kurrë.

“LDK do të ishte e nderuar që ajo është pjesë e partisë, nuk duhet të tërhiqet zvarrë ashtu siç ka ndodhur. Ata kanë qëndrim ndryshe edhe nuk po vihen në vendin meritor, ngase mendojnë ndryshe”, ka shtuar Salihaj.

Deputetët e Kosovës marrin 1500 euro në muaj dhe mungojnë në seancat e Kuvendit

Rreth 1 mijë e 500 euro marrin pagë mujore deputetët e Kuvendit të Kosovës. Kjo është më shumë se katërfishi i pagës mesatare në Kosovë që është 360 euro, raporton KTV.

Javën e kaluar është bërë hera e tretë radhazi që seancat janë ndërprerë për mungesë kuorumi, për shkak se deputetët e partive në pushtet kanë shkuar kryesisht vetëm për t’u nënshkruar për mëditje.

19 deputetë janë nënshkruar sa për të marrë mëditjen ekstra për seancë, por nuk kanë qëndruar deri në fund, duke pamundësuar kështu vazhdimin e punës.
Prej tyre, 11 deputetë të LDK-së, 10 të PDK-së, 4 deputetë të Listës Serbe dhe 2 të 6+.

Shefi i deputetëve të LDK-së ka thënë për KTV-në se kjo është papërgjegjësi dhe e pajustifikueshme, transmeton Koha.net.
Ai ka propozuar se duhet shqyrtim i rregulloreve që në të ardhmen të ketë sanksione për ata që mungojnë në seanca.
Sipas monitoruesve të Kuvendit, kryesia është e autorizuar dhe mund të vendosë që në raste të veçanta të bëjë sanksione financiare për deputetët.

KTV-ja ka mësuar nga burime brenda PDK-së se kryetari i saj, Kadri Veseli, u ka kërkuar deputetëve të kësaj partie që ose t’i kryejnë obligimet që kanë karshi votuesve, ose të japin dorëheqje.
Për këtë, Veseli pritet t’i takojë para seancës deputetët e partisë së tij.

Rasti i Donika Gërvallës dhe të metat e sistemit – Nga Skënder MULLIQI

Kan ndodhur shumë ngjarje politike deri tash, të cilat praktikisht na kan treguar së kemi shumë të meta në politikëbërje, të meta në organet e drejtësisë , dhe së kemi deficit të demokracisë . Të gjitha këto sigurisht bien ndesh më Kushtetutën e Republikës së Kosovës.Në kushtetutë janë të garantuara të gjithë të drejtat dhe liritë e qytetarëve . Kasta në pushtet është duke punuar dhe vepruar jashtë këtyre rregullave dhe dispozitave ligjore . Njeriu e ka vështirë edhe ti mbajë në mend të gjitha shkeljet ligjore që janë bërë deri më tash nga pushtetarët . Kjo ka ndikuar që të kemi institucione shtetërore të dobëta. Kastat në pushtet kan punuar aq keq sa kan ndikuar që i mbarë sistemi të deformohet.

Gjithnjë e më shumë po shkojmë ka apsolutizmi si forma më keqe e qeverisjës më vendin. Që të kemi një gjendje të tillë në qeverisje kan ndikuar edhe mos profilizimi i partive politike, mos miratimi ende i ligjit zgjedhor. Primare do të ishte që të kemi zgjedhje korrekte , e cila gjë do të ndikonte në demokratizimin e vendit.Ndryshimet kadrovike mbrenda struktuarve partiake janë bërë domosdosheri e kohës. Me këto struktura partiake apo grupacione politike të cilat janë ngritur mbi partitë e tyre politike dhe në përgjithësi janë ngritur edhe mbi shtetin ,do të mbetemi larg shtetndërtimit , larg avansimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, dhe nuk do të kemi shtet funksional dhe ligjor si duhet.

Që gjendja të ndryshohet për të mirë në funksionimin e mbarë sistemeve rol të madh kan edhe mediat, të cilat duhet të bëjnë presion për një proces zgjedhor krejt tjetër. Problem në vete është së subjektet kryesore politike po udhëheqen nga struktura të cilat e kan zgjedhur gjuhën e diktatit politik si në parti ashtu edhe në pushtet.Pa u krye reformat në mbarë sistemet nuk do te shohim prosperitet të këtij vendi . Në mbarë sistemet si në polici, gjyqësi, administratë publike , në arsim, shendetësi etj, kasta në pushtet ka instaluar njerëzit e vet pa asnjë kriter profesional.

Kur kemi një sistem apo sistemet më njerëz të cilët punojnë më direktiva apo janë të ndikuara nga politika ditore , nuk mund të presim rezultate pozitive. Jemi mbytur që shumë kohë në krim të organizuar në korrupcion për shkak të këtyre defekteve të cilat i përmenda.Kjo ka ndikuar në dobësimin e institucioneve të shtetit, Nuk ka sigurimi të mjaftueshme të pronës private as sigurimit të pronës shoqërore. Që të konsolidohet demokracia , duhet që gjithçka të bëhët transparente para qytytetarëve , të cilët po përjetojnë gjithëfarë llojeve të torturave si fizike , psiqike, materjale, morale etj.

Së ende liritë dhe të drejtat e qytetarëve janë të kufizuara, flet e dhëna së po kemi raste kur këto liri seriozisht p0 cenohen si nga pushteti por edhe nga partitë politike. Rasti me eklatant ishte ajo çka ndodhi para dyerve ku mbahej një tubim i LDK-së, ku zonja Donika Gërvallës ju cenuan seriozisht liritë elementare . Aq më drastik është kur kjo i ndodhë një përsoni të gjinisë femrore , e cila nga njerëzit para dyerëve të LDK-së e larguan në mënyrën më të turpshme.

Po të kishte shtet ligjor si duhet , ata së bashku më urdhëdhënësit e tyre do të duhet të përgjigjen para organeve të drejtësisë . Shumë kush këtë situatë të pa mirë të cilën e pamë përmes ekraneve televizive e komentoi në mënyra të ndryshme duke ndarë mendime së a kishte të drejt apo nuk kishte të drejt zonja Gërvalla të shkonte aty. Sido që të jetë një veprim i tillë në asnjë menyrë nuk ka guxuar të ndodhë,edhe pse Donika ka legjitimitet tw plotw si kryetare e degës në Gjermani.

Ajo është një veprimtare e dalluar e çështjës kombëtare e cila ka bër shumë për LDK-në dhe Kosovën familjarisht . Këtë rast dhe gjithë ajo që po ndodhë që shumë kohë në skenën tonë politike janë treguesi më i mirë , së çfarë kaste politike të dobët kemi.Padia të cilën e ka ngre zonja Gërvalla ndaj përsonave të involvuar , si dhe ndaj despoteve, Mustafës dhe Beqirit është plotësisht e arsyeshme . Siq veproi Donika ,veprohet në secilin shtet demokratik të botës…

Ja pse i kërkohet sërish dorëheqja Haxhi Avdylit – kryetarit të LDK-së në Prizren

Kryetarit të LDK-së në Prizren, Haxhi Avdylit, po i kërkohet sërish dorëheqja. Ai tash akuzohet për përbaltjen e liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Grupi iniciues i delegatëve të Kuvendit dhe nëndegëve të LDK-së në Prizren vlerësojnë se është koha e fundit për të ndryshuar LDK-në në Prizren.

“Këto ditë ishim dëshmitar të një reagimi me tepër propagandistik të kryetarit në detyrë të LDK-së, Dega ne Prizren, kundër lidershipit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, se sa për të dhënë ndonjë zgjidhje për të ecur përpara. Tendenca e Kryetarit të degës së LDK-së, që sa ma shumë të përbaltë lidershipin e LDK-se, nuk është e re, ai që kur ka ardhur ne krye të LDK-së, së Prizrenit në mënyrë manipulative, nuk ka pushuar se punuari kundër vijës programore të LDK-së”, thuhet në reagimin e delegatëve të LDK-së.

“I gjithë opinioni publik është i njohur me degradimin e pushtetit komunal në Prizren, pasojat e të cilit po i vuajnë qytetarët, e kryetari i degës së LDK-së në Prizren, heshtë, asnjë reagim, asnjë denoncim publik për keq qeverisjen dhe aferat e shumta korruptive te pushtetarëve lokal dhe demit te madh qe ata po i bëjnë qytetit dhe qytetareve të Prizrenit”, transmeton PrizrenPress.

“Përkundrazi, Kryetari në detyrë i LDK-se ne Prizren, ka zgjedhur rrugën e bashkëjetesës politike me pushtetin e inkriminuar të Ramadan Mujes, nëpërmes sekserëve të tij që përfitojnë të mira materiale nga ky pushtet korruptiv. Haxhi Avdyli me veprimet e tij po tregon se është në mision të prejardhjes politike e tij, është e vërtetuar tani më, se ai vjen nga struktura e nëndegëve të PDK-se, së Prizrenit”.

“Ndërkohë që së bashku me sekserët e tij bashkëjetojnë ne harmoni me pushtetin korruptiv ne Prizren, nuk rresht se tentuari qe të përbaltë qeverinë qendrore të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, e cila po i shënon sukseset e njëpasnjëshme si: ngritja e pensioneve, rregullimi i skenave sociale, rritjen ekonomike ne vend, mbështetjen e pa rezerve te luftimit te krimit te organizuar dhe korrupsionit, liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA, etj, suksese këto te shumëpritura nga qytetaret e vendit”, thuhet në njoftim, transmeton Prizrenpress.

“Është për keqardhje se si kryetari në detyrë, Avdyli, në vend që të merret me problemet që i takojnë në drejtimin e degës dhe politikave te saj ne nivel lokal, ai ka shkëputur kontaktin me nëndegë të LDK-se, duke e zëvendësuar atë me selfije që i bënë pa ndërprerje me një grup të “bashkëmendimtarëve” të tij nëpër rrjetet sociale…”.

“I braktisur nga veprimtaret shumëvjeçare, të devotshëm dhe të dëshmuar të degës së LDK-së në Prizren, për shkak të politikes së tij destruktive brenda partisë, ai së fundi ka filluar të rekrutoj individë për t’i përdorur ata kundër lidershipit të LDK-së në qendër, duke e rritur në mënyrë antistatuare kryesinë e degës në Prizren”.

“Të bindur që vazhdimi i kësaj situate në Degën e LDK-së në Prizren po vazhdon të degradojë edhe më thellë, duke humbur kështu vullnetin dhe shpresën e aktivistëve, dhe duke zbehur shpresat e pritjet e qytetareve të Prizrenit për të parë LDK –në si një alternative serioze për zgjedhjet lokale, kërkojmë me ngulm nga Kryetari Isa Mustafa dhe nga Kryesia e LDK-së, që përfundimisht të ndërmerren masat e nevojshme bazuar në statutin e partisë, statut të cilin Haxhiu po e shkel me të dyja këmbët çdo ditë”.

“Është koha e fundit që të reagohet fuqishëm dhe të ndalohet trendi i dëmit që ky njeri i ka shkaktuar degës së Prizrenit, duke e shndërruar atë pothuajse në një ‘filiale të rivaleve politike’ .

“Kërkojmë që të iniciohen ndryshimet e nevojshme, të cilat do t[p[ mundësonin që LDK-ja në Prizren të bëhet parti e cila në zgjedhjet e ardhshme lokale do të mund të konkurroi për ta marre primatin e partisë kryesore në Prizren, fitore e cila rrjedhimisht do ta bënte LDK-në parti fituese në tërë Kosovën”.

Veseli: Ndihem krenar për veprën e ish presidentit Rugova

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u ka thënë fëmijëve të ish-presidentit Ibrahim Rugova se duhet të jenë krenarë me babanë e tyre.

Veseli sot vizitoi familjen e ish-presidentit në shtëpinë e tyre në Velani me rastin e 24 majit që njihet edhe si Dita e Presidentit.

Kjo ditë ka mbetur për shkak se më 24 maj të vitit 1992 Ibrahim Rugova ishte zgjedhur president i Kosovës, raporton kp.

Para se t’i shkonte për vizitë familjes Rugova, Veseli ka bërë homazhe edhe tek varri i ish-presidentit të ndjerë.

Kryetari i Kuvendit tha se zgjedhja e Ibrahim Rugovës, president, para 24 vjetësh në të njëjtën kohë i ka dhënë një dimension të ndarjes përfundimtare të rrugëtimit politik të Kosovës nga Serbia.

“Lëvizja e rezistencës paqësore dhe lufta e UÇK-së janë dy anë të një medalje e cila e ka sjellë lirinë. Ato duhet vetëm të na bashkojnë gjithë qytetarët e Kosovës për çka duhet të jemi krenarë që sot e kemi lirinë dhe shtetin tonë”, tha Veseli.

Veseli: Edhe qytetarët ndjehen të nderuar dhe krenarë për punën e Rugovës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i shoqëruar nga Mendimi, Uka dhe Teuta, ka bërë homazhe para varrit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërsa më pas ka vizituar edhe familjen Rugova.

Në fjalën e tij në këtë ngjarje, Veseli ka thënë se ndjehet i nderuar dhe krenar me punën e ish-presidentit Rugova.

Kryeparlamentari ka thënë se edhe qytetarët kanë respekt për punën e presidentit historik.

Rreth 750 xhami në Kosovë – të pamjaftueshme për besimtarët

Në Kosovë aktualisht ekzistojnë rreth 750 xhami, ku qytetarët kryejnë ritet e tyre fetare. Në mesin e tyre janë mbi 200 syresh që janë ndërtuar që nga përfundimi i luftës.

Zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se ndërtimi i xhamive të reja është bërë me kontributin e vetë qytetarëve të besimit islam të Kosovës, por edhe me ndihmën e donatorëve të huaj, kryesisht nga Turqia dhe Arabia Saudite.

Pavarësisht kësaj, një numër i qytetarëve të Kosovës të besimit islam vazhdojnë të kryejnë ritet fetare jashtë objekteve të xhamive.

Udhëheqës të Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se të gjitha xhamitë në Kosovë janë nën kontrollin e këtij institucioni, përveç dy prej tyre.

“Në Bashkësinë Islame të Kosovës mendojmë se i kemi nën kontroll të gjitha xhamitë, me përjashtim të dy xhamive, për të cilat janë të njoftuara organet e rendit dhe instancat me të larta të shtetit të Kosovës. Njëra është fshatin Qyshk të Komunës së Pejës, të cilën nuk e kemi nën kontroll. Aty është imami jolegjitim, i cili nuk ka vendim nga BIK-u dhe ai është vetë emëruar aty dhe nuk pranon të lirojë vendin e punës. Tjetra nuk është xhami; është një objekt i improvizuar dhe është në Komunën e Dragashit”, thotë Fatmir Iliazi, zëvendës i Kryeimamit Sabri Bajgora.

Mirëpo, Skender Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se në Kosovë janë disa xhami ku imamët e tyre nuk kanë bashkëpunim të duhur me Bashkësinë Islame të Kosovës. Sipas Perteshit,ka disa raste, si në komunën e Kaçanikut, Vitisë dhe Pejës, ku Këshilli i Bashkësisë Islame nuk bashkëpunon mirë me imamët atje.

“Është shqetësues fakti se pse disa imamë të vetë quajtur të moderuar ose disa imamë të tjerë të quajtur imamë konservator, pak a shumë e kundërshtojnë bashkëpunimin dhe kundërshtojnë të jenë pjesë e Bashkësisë Islame, dhe të punojnë nën urdhra e BIK-ut”, thotë Perteshi.

Në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, në vitin 2000 numri i xhamive ka qenë trembëdhjetë (13), kurse 16 vite më vonë, ky numër është rritur në 25 sish.

Besimtarët e fesë islame, në mungesë të hapësirave të mjaftueshme, shumë shpesh faljen e xhumasë [siç njihet ndër besimtarë si falja e ditës së premte, e që është një ditë e veçantë për besimtarët myslimanë] shpesh e kryejnë jashtë objekteve të xhamive, në oborret e tyre ose edhe në rrugët pranë tyre.

“Ata falen në baltë, në shi në borë. Do të thotë, pavarësisht kushteve fetare ata ritet fetare i kryejnë në rrugë, në asfalt. Një gjë e tillë nuk i jep të drejtën dikujt që të shtyhen mes vete dhe të improvizojnë objektet, e aq më tepër edhe të marrin përsipër barrën që është shumë e rëndë që ta vetë emërojnë veten e tyre si imam apo prijës fetar”, tha Iliazi.

Megjithëse autoritetet lokale në Prishtinë e pranojnë se ka pasur kërkesa për ndërtime të reja të xhamive në Prishtinë dhe se për to në disa raste janë lëshuar leje ndërtimi, ato thonë se kjo çështje nuk është e rregulluar siç duhet me ligj.

Liburn Aliu, drejtor i Drejtoratit për Urbanizëm në Komunën e Prishtinës, thotë se Bashkësia Islame e Kosovës ka kërkuar që gjatë planifikimeve të zonave të reja urbane të caktohet edhe numri i xhamive, por sipas tij, kjo ka qenë e pamundur pasi “nuk mund të paragjykohet besimi i banorëve që do të jetojnë aty”.

Aliu nuk ka përjashtuar mundësinë që në mungesë të hapësirave legale për kryerjen e riteve fetare besimtaret të organizohet vet në vende ilegale.

“Po, kjo mund te shndërrohet në pengësë se a duhet tash shteti të përkujdeset që të ndajë lokacione dhe të bëjë objekte të tilla, apo janë vet komunitetet fetare ato që organizohen dhe ndërtojnë objekte të tilla. Këto janë çështje të natyrës politike dhe natyrisht që janë të përcaktuara më kushtetutë. Kosova është shtet laik dhe rrjedhimisht shteti e njeh lirinë fetare, por nuk mund të përcaktojë ose rregullojë çështje të besimit. Në anën tjetër, kemi ngecje të rregullimit me ligj se si dhe ku mund të ndërtohen objektet fetare”, tha Aliu.

Një numër i objekteve fetare, që konsideroheshin si nxitëse të radikalizmit, u mbyllën nga autoritetet në Kosovë pak vite më parë.

Skënder Perteshi thekson se në Kosovë, që nga vitin 2015, nuk funksionojnë më objektet ilegale të cilat janë shfrytëzuar si xhami në disa vende në territorin e Kosovës. Por kjo, sipas Perteshtit, nuk e përjashton mundësinë e organizimit ilegal të personave të caktuar në lokacione private.

“Mund të ketë lokacione të dyshimta, banesa private apo diçka tjetër ku mund të organizohen ligjërata e trajnime, mirëpo besoj se Policia e Kovës këto i ka nën mbikëqyrje. Çdo tentim për një lëvizje të tillë mund të ndalohet”, tha Perteshi.

Mekanizmat e sigurisë në Kosovë thonë se në gjithë territorin e vendit janë funksionale predikimet fetare në shtëpi private, ose siç quhen ndryshe “mesxhide”, dhe kjo e shton shqetësimin për mundësinë e predikimit radikal të fesë.

Aktualisht, në luftërat në Siri janë më pak se 110 shtetas të Kosovës, nga të cilët 54 familjarë dhe të tjerët pjesëtarë të organizatave Al-Nusra dhe IS.

Numri i shtetasve të Kosovës u zvogëlua gjatë vitit 2015, kur mekanizmat e sigurisë parandaluan shkuarjen e disa të rinjve në Siri, ndërkohë që prej vjeshtës së kaluar e deri në ditët e sotme asnjë shtetas kosovar, siç thuhet, nuk raportohet t’i jetë bashkuar grupeve ekstremiste.

Në vitin 2014, organet e sigurisë në Kosovë arrestuan një numër qytetarësh të përshirë në luftërat në Siri, në mesin e të cilëve edhe 12 imamë të xhamive të Kosovës.

Javën e kaluar, Gjykata Themelore në Ferizaj ka shqiptuar dënimin prej 10 vitesh burgim për ish-imamin e xhamisë “El-Kudus” në Gjilan, Zeqirja Qazimi. Ky i fundit është akuzuar se duke keqpërdorur pozitën e tij si imam ka nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike dhe grupeve tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Daniel Serwer: Kosova nuk është kërcënim për ekstremizmin

Eksperti i çështjeve të Kosovës, Daniel Serwer thotë se Prishtina është e angazhuar në përpjekje për të frenuar ekstremizmin dhe se kjo luftë ka dhënë rezultate. Ai i bëri komentet në përgjigje të një artikulli të botuar dje në gazetën Nju Jork Times, në të cilin Kosova cilësohet si një burim i ekstremizmit islamik dhe i xhihadistëve.

Zoti Serwer thotë se për një sërë arsyesh ai nuk pajtohet plotësisht me pikëpamjen e shprehur në gazetën Nju Jork Tajms. Ai mendon se popullata në Kosovë e mbështet mjaft NATO-n dhe Bashkimin Evropian:

“Së pari, është i vogël numri i kosovarëve të rekrutuar në krahasim me përmasat e popullsisë së atjeshme myslimane. Nga autoritetet e Kosovës janë marrë masa të forta ligjore në këtë aspekt, siç kanë qenë ndjekjet penale dhe dënimet. Dhe, në fund të fundit, popullata në Kosovë është shumë pro NATO-s, shumë pro Bashkimit Evropian dhe shumë kundërshtuese ndaj ISIS-it.”

Në artikullin e gazetës Nju Jork Tajms thuhet se sauditët kanë investuar shumë para në Kosovë për të përhapur wahabizmin, ideologjinë konservative që mbizotëron në Arabinë Saudite. Zoti Serwer thotë se qeveria po i përgjigjet kësaj me masa parandaluese.

“Është shumë e qartë se sauditët kanë bërë disa gjëra që do të dëshiroja të mos i kishin bërë dhe artikulli e trajton mirë këtë subjekt. Por unë nuk e besoj se kjo e ka radikalizuar popullatën e Kosovës. Ka radikalizuar një numër relativisht të vogël të rinjsh dhe tani qeveria po bën përpjekje serioze për ta parandaluar vazhdimin e kësaj dhe për të riintegruar ata që kthehen nga lufta në Irak dhe Siri.”

Sipas vëzhguesve, një numër imamësh në Kosovë përdorin vështirësitë ekonomike nëpër fshatrat e Kosovës për të rekrutuar njerëz në favor të ideologjive të skajshme. Zoti Serwer, i cili prej shumë vitesh merret me çështjet e Kosovës, nuk e mohon këtë fakt:

“Kjo është një teknikë që përdorin sauditët dhe kjo është për të ardhur keq. Por duhet thënë se të predikosh islamin konservator dhe të predikosh ekstremizmin janë dy gjëra të ndryshme, nuk janë e njëjta gjë. Ne po flasim këtu për disa qindra njerëz që janë radikalizuar dhe që kanë shkuar për të luftuar në Irak dhe Siri. Qeveria e Kosovës thotë se gjatë vitit të kaluar askush nuk ka shkuar dhe unë nuk kam dëgjuar njerëz ta kundërshtojnë këtë pohim, pra ky është një rezultat mjaft i mirë.”

Zoti Serwer thotë se ka disa mënyra për ta luftuar me sukses radikalizmin:

“Mënyra më e mirë është të vazhdohet ndërtimi i shtetit të Kosovës si një demokraci dhe ekonomi e tregut të lirë si dhe ndërtimi i shtetit ligjor. Përgjigja e duhur do të ishte përgjigja me mjete ligjore.”

Analisti thotë se në Kosovë ka një farë përhapje të praktikave fetare që janë më konservatore. Kosova ka qenë një vend ku praktimi i fesë ka qenë dekuraruar për shumë dekada. Prandaj nuk është e habitshme që ka disa njerëz të cilët kanë zgjedhur një drejtim më konservator, sidomos në fshat, por kjo është mjaft e ndryshme nga ekstremizmi.

Thaçi kërkon përmbyllje të procesit të demarkacionit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të hënën se asnjë proces nuk mund të rrezikojë liberalizimin e vizave, duke vlerësuar se përmbyllja e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi është në interes të të dyja vendeve dhe të qytetarëve të tyre.

Ai tha se Kosova nuk ka çështje të hapura me Malin e Zi dhe se të dyja vendet duhet të përmbyllin sa më shpejt procesin e përkufizimit të vijës kufitare.

“Çështja e demarkacionit është në interesin e të dyja vendeve, që të përmbyllet sa më shpejt. Është në interesin e gjithë spektrit politik dhe qytetar. Kjo çështje nuk duhet të ndajë spektrin politik, përkundrazi, e ardhmja evropiane duhet të bashkojë spektrin politik dhe qytetarët”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se “agjendat ditore” nuk mund ta cënojnë dhe rrezikojnë procesin e liberalizimit të vizave dhe “asnjë interes i adresave të caktuara të ngushta politike nuk do të mund të tejkalojë interesin madhor, vullnetin madhor të qytetarëve të Kosovës, interesin e përbashkët dhe qëllimin e vizionin tonë evropian për liberalizim të vizave”.

Procesi i demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi u vu kusht nga BE-ja për liberalizim të vizave, pas një periudhe disa mujore të kundërshtimeve të opozitës në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij.

Demarkacioni me Malin e Zi, nga opozita, u cilësua si shkelje e tërësisë territoriale të Kosovës, megjithëse një grup i ekspertëve ndërkombëtarë, të ftuar nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, nuk gjeti shkelje gjatë punës në përkufizim të vijës kufitare mes dy shteteve.

Ekspertët: Krizë parlamentare në Kosovë

 Bojkotimi i punimeve të Kuvendit të Kosovës nga subjektet politike opozitare dhe mospjesëmarrja e disa deputetëve të koalicionit qeverisës në seanca parlamentare ka ndikuar negativisht në funksionimin e Kuvendit, duke e futur atë në një krizë institucionale dhe duke përgjysmuar numrin e ligjeve të parapara për t’u votuar, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile.

Instituti Demokratik i Kosovës, i cili bën monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës, e konsideron të ulët dinamikën e punës së Kuvendit dhe në shpërputhje me përgjegjësitë që ka ky institucion për të trajtuar ligjet dhe çështjet tjera.

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se intensiteti i mbajtjes së seancave plenare është zvogëluar dukshëm dhe është në shpërputhje me nevojat dhe përfaqësimin e qytetarëve.

Ai shton se nëse krahasohet periudha e njëjtë e vitit të kaluar me këtë vit, ka 22 seanca parlamentare më pak.

E gjithë kjo, sipas Kryeziut, ka marrë profilin e një krizë parlamentare.

“Gjithsesi mungesa e deputetëve të partive në pushtet, që janë në koalicion e që kanë dy të tretat në parlament, si dhe mundësia e tyre për t’i pasur të gjithë deputetët e tyre në parlament, shpërfaq fillimin e një krize parlamentare, e cila pati filluar me kundërshtimet e opozitës dhe tani ka kundërshtime apo jo mbarëvajtje të vetë subjekteve që udhëheqin me Qeverinë apo pushtetin në Kosovë”, thekson Kryeziu.

Më këtë dinamikë të ulët të punës së Kuvendit të Kosovës, thekson Kryeziu, Kosova nuk do të arrijë t’i përmbushë obligimet që i ka, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij.

“Ne kemi shumë sfida dhe nevoja që janë si rezultat i ecjes përpara, jo vetëm në aspektin e brendshëm, por edhe në aspektin e jashtëm të politikave ndërkombëtare dhe të gjitha këto janë ngecje dhe në disfavor për pritjet e qytetarëve dhe hapat që e presin shtetin e Kosovës”, thotë Kryeziu.

Muaji gusht është koha kur deputetët e Kuvendit të Kosovës i japin fund sesionit pranveror, për të shkuar në pushime prej një muaji.

Deputetët e partive në pushtet dhe atyre opozitare thonë se në Kuvendin e Kosovës janë paraqitur vështirësi në përmbushjen e agjendës legjislative.

Selvije Halimi, zëvendëskryetare e parë e Komisionit për Legjislacion nga Partia Demokratike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se mungesa e opozitës në Kuvendin e Kosovës ka penguar në njëfarë mënyre përshpejtimin e procedurave legjislative.

“Mendoj se jemi duke shkuar me plan, por mungesa e opozitës në Kuvend domosdoshmërisht ndikon në përshpejtimin e procedurave të legjislacionit, sepse ne si pozitë tashmë jemi të ngarkuar dyfish më shumë dhe duhet të punojmë edhe për ata sa i përket bërjes së ligjeve. Po ashtu, vizitat që i kemi jashtë vendit po duhet të koordinohen me qëllim që të kemi kuorum në aprovimin e ligjeve”, thekson Halimi.

Ndërkohë, deputetë të partive politike opozitare thonë se Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur as për së afërmi ta përmbushë agjendën legjislative.

Albulena Haxhiu, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kuvendi i Kosovës tani e sa kohë është në një situatë të jashtëzakonshme.

Haxhiu shton se agjenda legjislative nuk është duke u përmbushur, jo vetëm nga bojkotimi i punimeve të Kuvendit të Kosovës nga subjektet politike opozitare, por edhe nga mungesa e deputetëve të partive në pushtet.

“Edhe përkundër faktit që opozita pati bojkotuar në fillim të këtij vitit punimet e seancave plenare për shkak të marrëveshjeve të dëmshme që Qeveria ka bërë me Serbinë dhe atë me Malin e Zi, koalicioni qeverisës në Kuvend, që përbëhet prej më shumë se 80 deputetëve, ka pasurngecje të shumta sa i përket përmbushjes së kuorumeve në Kuvendin e Kosovës”, ka theksuar Haxhiu.

Ndryshe, viti 2015 për Kuvendin e Kosovës ka qenë vit i karakterizuar me polarizime të skajshme ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë, që rezultuan me krizën më të madhe politike në vend.

Kundërshtimi i marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, kanë qenë pikat kulmore të këtyre përplasjeve.

Sipas të dhënave nga Instituti Demokratik i Kosovës, Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2015 ka miratuar 47 projektligje nga gjithsej 138 të parapara.


Send this to a friend