VOAL

VOAL

Arrestohet në Kosovë prifti pedofil britanik pas pesë vjetësh arratie

May 15, 2016
blank

Komentet

blank

Albin Kurti bën përmbledhjen e tri ditëve në Washington- Jep detaje mbi takimet më të rëndësishme dhe se çfarë është biseduar për Kosovën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë një përmbledhje të tre ditëve të tij të Shtetet e Bashkuara dhe takimeve që ka zhvilluar atje.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka theksuar se qëllimi kryesor i takimeve të mbajtura në Washington, ka qenë pikërisht avokimi për siguri dhe rritja e investimeve amerikane në Kosovë.

Ndërsa ka takuar disa zyrtarë të lartë, takimi më i rëndësishëm ka qenë ai me Këshilltarin e presidentit amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan. ndërsa sa i përket takimeve në nivel Senati, kreu i qeverisë së Kosovës, është pritur nga kryetarët e komiteteve për Punë të Jashtme, Bob Menendez përkatësisht Gregory Meeks.

Postimi i plotë:

Gjatë qëndrimit tonë triditor në Washington, D.C., zhvilluam një sërë takimesh të rëndësishme me zyrtarë të lartë të dy degëve politike të qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dega ekzekutive dhe ajo legjislative. Takime të frytshme kemi zhvilluar me zyrtarët më të lartë të administratës Biden në fushat e sigurisë kombëtare dhe zhvillimit ndërkombëtar: z. Jake Sullivan, këshilltar i Sigurisë Kombëtare, dhe znj. Samantha Power, administratore e Agjencisë së ShBA-së për Zhvillimin Ndërkombëtar. Ndërsa, në Kongresin amerikan, jemi pritur nga udhëheqësit kryesorë në fushën e politikës së jashtme, z. Bob Menendez, kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, dhe z. Gregory Meeks, kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme, si dhe jemi takuar me senatorët Joni Ernst, Chris Murphy, Jeanne Shaheen, Thom Tillis dhe Ted Cruz, dhe me kongresistët Ritchie Torres, Jim Himes, Robert Aderholt, Lisa McClain, Carolyn Maloney, Darrell Issa, Elissa Slotkin, Mondaire Jones, Jim McGovern, Brad Schneider dhe Bill Keating.
Qëllimi ynë kryesor gjatë gjithë këtyre takimeve ishte për të avokuar sa më fuqishëm për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta të Republikës së Kosovës dhe ShBA-së. Përkushtimi afatgjatë për siguri dhe paqe i Republikës së Kosovës, përshpejtimi i procedurave për anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian, rritja e investimeve amerikane dhe vëmendja më e shtuar për sigurinë e Kosovës, ishin disa prej temave kyçe që diskutuam në Washington, D.C.
Në të gjitha takimet zyrtare potencuam se për sigurinë e Kosovës kemi nevojë për një demilitarizim të një brezi rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë, kthimin e kampit ushtarak “Bondsteel” në bazë të përhershme të ushtrisë amerikane, si dhe rritjen e mbështetjes për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Zyrtarët e lartë të ShBA-së i njoftuam për progresin demokratik e socioekonomik pas një viti në drejtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe për punën e angazhimin tonë në fuqizimin e sundimit të ligjit, sidomos përmes luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Nga të gjithë zyrtarët morëm mbështetje shprehimisht për njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe pranuam falënderime për ndihmën që u kemi dhënë refugjatëve afganë, për rreshtimin përkrah ShBA-së dhe botës demokratike me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë pas invazionit ilegale të Ukrainës dhe për gatishmërinë tonë për të strehuar deri në 5,000 refugjatë prej atij konflikti.
Po ashtu, zyrtarët amerikanë na përgëzuan për qëllimin gjatë vizitës sime në ShBA për të prezantuar mundësitë për investime dhe për të nxitur investitorë potencialë në Kosovë, një faktor ky i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Përveç takimeve zyrtare, isha mysafir i platformës “Front Page” të “Atlantic Council”, ku zhvillova një bashkëbisedim të rëndësishme rreth situatës aktuale në botë dhe sesi ajo ndikon në sigurinë e Kosovës dhe prespektivën për paqe në rajon. Gjatë bisedës ritheksova rëndësinë e marrëdhënieve të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm sepse historia jonë është e thurur në kohë çlirimi dhe nevoje, por sepse jemi të lidhur me vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë.
Rikujtova sesi nga një viktimë e luftës dhe gjenocidit, Kosova është bërë një shtet i pavarur, sovran, me institucione të plota demokratike dhe një kushtetutë të bazuar në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Historia e suksesit tonë është histori që ne tani e ndajmë me komunitetin botëror të kombeve demokratike.
Në kuadër të iniciativës Dialogut me Mërgatën, edhe në Washington, D.C. takova bashkatdhetarë tanë profesionistë, me të cilët bisedova për mundësitë e përfshirjes së mërgatës në proceset politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore të Kosovës.
Bashkëbiseduam për rëndësinë e posaçme që ka rrjetëzimi i profesionistëve në mërgatë, ndërtimi i mekanizmave për transferimin e njohurive, ekspertizës dhe burimeve dhe krijimi i instrumenteve për përfshirje aktive në politikat zhvillimore.
Qeveria jonë e vlerëson mërgatën si faktor për zhvillimin e vendit dhe synon të rrisë angazhimin e këtyre profesionistëve në përpilimin e politikave zhvillimore dhe strategjike, në zbatimin e politikave, si dhe për investime të përbashkëta me ndërmarrjet vendore në Kosovë.
Falënderova komunitetin shqiptar të Washington D.C. për pritjen, si dhe për dialogun e thelluar mbi mënyrën se si profesionistët e komunitetit mund të kontribuojnë në përparimin e vazhdueshëm të Kosovës.
Në përfundim të vizitës në Washington, D.C. u prita nga Këshillat Amerikanë, ku u takova me drejtuesit e tij dhe mysafirë të tjerë të ftuar.
Këshillat Amerikanë funksionon edhe në Republikën e Kosovës dhe është organizata zbatuese e disa programeve të studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbështetura nga Qeveria amerikane, ndër to programin KAEF që i dedikohet zhvillimit afatgjatë ekonomik të vendit nëpërmjet edukimit të të rinjve nga Kosova në universitetet më të përzgjedhura në ShBA.
U shpreha mirënjohjen time drejtuesve të kësaj organizate për kontributin në ngritjen e kapaciteteve intelektuale dhe profesionale si dhe përvojave kulturore të vendit nëpërmjet programeve të ndryshme nga të cilat kanë përfituar qindra studentë të Republikës së Kosovës.
Programe të tilla ku studentët tanë studiojnë e shkollohen në institucione amerikane, për t’u kthyer pastaj e për të dhënë kontributin e tyre në vend, janë tejet të rëndësishme për zhvillimin e vendit tonë. Në këtë mënyrë, përpos dijes dhe aftësive të përfituara me të cilat i kontribuojnë vendit, ndërtojmë edhe më shumë ura lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve tanë.

blank

Garda Kombëtare e Iowas vlerëson lartë ushtarakët e Kosovës pas stërvitjes së përbashkët

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka vizituar stërvitjet e Batalionit 133 të Këmbësorisë të Gardës Kombëtare të Iowas dhe Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në një noftim nga FSK, bëhet e ditur se përveç fushave tjera, kësaj radhe fokus kishte stërvitja dhe gjuajtja me mortaja nga ushtarakët e të dyja forcave, gjatë operacioneve në këtë stërvitje, ushtarakët tanë dhe partnerët u trajnuan edhe në manovrimin me autoblinda në fushëbetejë dhe gjuajtje me mitralierë 12.7mm.

“Gjeneral Jashari pa nga afër edhe gjuajtjet me mortaja të cilat janë pjesë organike e njësive të këmbësorisë dhe ofrojnë fuqi të zjarrit indirekt kundrejt caqeve të armikut”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Tutje theksohet se ushtarakët e Kosovës treguan profesionalizëm dhe rezultate të larta, për çka edhe u vlerësuan lartë nga partnerët tanë të Gardës Kombëtare të Ajovës.

“Komandanti i FSK përgëzoi ushtarakët tanë dhe ata partnerë për zellin dhe përkushtimin në aftësimin në sisteme të zjarrit indirekt”, njofton FSK.

FSK së bashku me aleatin e saj strategjik, SHBA-të, do të vazhdojnë të zhvillojnë kapacitete të tilla me synim të rritjes së gatishmërisë për reagim në çdo situatë që mund të ballafaqohen. Express

blank

Në Kosovë arrijnë edhe dy gazetarë ukrainas

Gazetarët, Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh (në mes) bashkë me juristen, Flutura Kusari dhe kryetarin e AGK-së, Xhemajl Rexha

 

RFE/RL

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka bërë të ditur që të dielën në Prishtinë kanë arritur dy gazetarë ukrainas, Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh, të cilët do të mund të ushtrojnë profesionin e tyre nga distanca, pas shpërthimit të luftës në vendin e tyre.

Më 17 prill, autoritetet e Kosovës kanë mirëpritur edhe Lyudmila Makeyn, gazetaren e parë ukrainase që ka arritur në këtë shtet.

Të tre gazetarët qëndrojnë në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët me Rezidencë në Kosovë (Journalist in Residence in Kosovo)”.

Ky program është iniciuar nga Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës.

Si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur në muajin mars se është e gatshme të strehojë 20 gazetarë ukrainas andaj ka ndarë 150,000 euro për strehimin e tyre gjashtëmujor.

“Gazetarët veteranë kanë punuar në media të ndryshme në Ukrainë, dhe janë pjesë aktive e Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës (NUJU). Zonja Mekh është themeluese dhe presidente e Fondacionit ‘Iniciativa e Gazetarëve’, me bazë në kryeqytetin ukrainas, Kiev”, është në njoftimin e AGK-së në Facebook.

AGK ka thënë më herët se programi i financuar nga Qeveria e Kosovës u mundëson gazetarëve ukrainas pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt, atë që e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur me sanksione të ashpra ndaj Rusisë, duke shënjestruar ekonominë e shtetit dhe oligarkët rusë.

Qeveria e Kosovës ka vënë sanksione kundër Rusisë, në linjë me Perëndimin, si dhe ka shprehur gatishmëri edhe për strehimin e rreth 5,000 qytetarëve ukrainas që i ikin luftës.

blank

Ushtarët e FSK-së nisen drejt Gjermanisë për ushtrime me Amerikanët

Një kontingjent i FSK-së është nisur në drejtim të Gjermanisë për të marrë pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Combined Resolve 22” në bazën e Ushtrisë Amerikane Hohenfels.

Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Niset kontingjenti i FSK-së për pjesëmarrje në Stërvitjen ndërkombëtare “Combined Resolve 22” në Bazën e ushtrisë Amerikane Hohenfels të Gjermanisë.

Ushtrimi “Combined Resolve 22” mbahet çdo vit ku marrin pjesë vendet e NATO-s dhe vendet partnere të udhëhequra nga forcat amerikane.

Ushtrim është i dizajnuar të simuloj skenarë lufte të pandërprerë dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e shumë aseteve të blinduara, asete të xhenios ushtarake, deminimit, zbulimit etj.

Ky ushtrim zhvillohet për të ushtruar ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s me vendet partnere dhe të zhvilloj aftësi kritike ndërluftuese për të ndihmuar partnerët që të fitojnë në fushëbetejën moderne.

Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatëve tjerë drejtë sukseseve të reja!. Express

blank

23 vjetori i Masakrës, Komuna e Deçanit organizon vizitë në Burgun e Dubravës

Komuna e Deçanit sot ka organizuar një vizitë në Dubravë në përkujtim të Masakrës së Burgut të Dubravës.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili dha edhe detaje për organizimin.

“Me rastin e 23 vjetorit të Masakrës së Burgut të Dubravës, masakrës më të madhe nga regjimi serb, në të cilën 160 të burgosur janë vrarë, kurse 300 janë plagosur, komuna e Deçanit organizon shkuarjen në mënyrë të organizuar me autobus nga qendra e qytetit, në ora 9:30! Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Ramosaj.

Më 22 maj, forcat serbe rreshtuan të burgosurit në oborr dhe qëlluan mbi ta me snajperë, mitralozë dhe granata nga muret e burgut dhe kullat për roje. Masakra vazhdoi deri më 24 maj 1999./Express/

blank

Hovenier, SHBA e përkushtuar për integritetin territorial: E dimë ku është kufiri

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA-ja është e zotuar për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, derisa ka thënë se e di mirë se ku janë kufijtë e saj.

“Ne e dimë ku është kufiri dhe kufiri është në veri të vendit, ku jam tani dhe tani jam në Mitrovicë”, ka thënë Hovenier derisa po jepte intervistë për portalin në gjuhën serbe “KoSSev”, raporton Gazeta Express.

Ai gjithashtu shtoi se SHBA-ja ka qasje të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës për të gëzuar të drejtat dhe privilegjet e njëjta.

Hovenier ka thënë se në takimet që ka pasë me udhëheqësit e serbëve të Kosovës ia ka bërë me dije se qëndrimi i SHBA-së është po ai që e ka ndërmarrë në vitin 2008.

“Kosova është një shtet sovran, i pavarur dhe demokratik dhe SHBA është e zotuar për sovranitetin dhe integritetin territorial”.

(1/2) “…Kosovo is a sovereign, independent, democratic state…and the U.S is committed to Kosovo’s sovereignty & territorial integrity. We know where the border is & the border is north of where I am sitting right now, while I am sitting in Mitrovica.”https://t.co/vwsetxkb6D

— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 19, 2022

blank

Ish drejtuesit e Veteranëve të UÇK-së dënohen me nga 4 vjet e gjysmë heqje lirie

VOA

Gjykata e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë shpalli fajtorë dy ish drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, dhe i dënoi me nga katër vjet e gjysmë heqje lirie nën akuzat “për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Duka shpallur vendimin, trupi gjykues theksoi se “kjo çështje ka të bëjë me administrimin e duhur të drejtësisë, integritetin dhe sigurinë e proceseve gjyqësore dhe sigurinë, mirëqenien dhe çlirimin nga frika të qindra personave, të cilët janë paraqitur për të përmbushur detyrën e tyre qytetare si dëshmitarë. Mbrojtja e dëshmitarëve nga frikësimi dhe dëmtimi qëndron në themelin e çdo sistemi të drejtësisë penale, qoftë ai vendor apo ndërkombëtar”.

Gjykata i përshkroi veprimet e të akuzuarve si “sfidë ndaj atij themeli dhe për rrjedhojë si kërcënim për drejtësinë.

Të dy ata arrestuan më 25 shtator të vitit 2020 dhe në dënimin e tyre llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

Akuzat ndaj tyre u ngritën pasi Organizata e Veteranëve të Luftës, në shtator të vitit 2020, tha se kishte marrë nga persona të panjohur mijëra dosje të Gjykatës së Posaçme, që dëshmojnë për bashkëpunim të saj me autoritetet e Beogradit dhe për siç thuhet, karakterin e saj të njëanshëm.

Prokuroria e Specializuar tha se “Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u organizuan në bashkërendim për shpërndarjen e paautorizuar të informacionit të besueshëm dhe jo publik, duke marrë një vendim nëse ose se si të shpërndahen, duke organizuar dhe duke marr pjesë në konferencat për shtyp dhe paraqitje publike ku informacioni i besueshëm dhe jo publik është përhapur dhe diskutuar publikisht”.

Prokuroria tha se me këto veprime, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë shkelur fshehtësinë e procedurës dhe frikësuar dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si rrjedhojë, penguan punën dhe hetimet e kësaj prokurorie.

Zoti Gucati dhe zoti Haradinaj kanë hedhur poshtë vazhdimisht akuzat.

Aktualisht në Hagë tashmë ndodhen edhe ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ish shefi i grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ish kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi, si dhe dy ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala.

Që të gjithë janë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Më 15 shtator u hap procesi i parë gjyqësor për krime lufte, ndaj zotit Mustafa, i cili akuzohet për veprat penale; ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Gjykata e Posaçme u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar. Ngritja e saj si dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar vazhdimisht me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

blank

Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës përplas Vulinin me Sarrazinin

RFE/RL

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se Kosova i përket Këshillit të Evropës, duke nxitur reagime në Beograd.

Ai qëndroi të premten në Prishtinë dhe gjatë një konference për media, pas takimit me kryediplomaten e Kosovës, Donika Gërvalla, shprehu mbështetjen e tij, pasi Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj.

“Gjermania e njeh shtetin e Kosovës dhe natyrisht që ne vërtetë duam që Kosova të bëhet anëtare e të gjitha institucioneve, dhe ne jemi për këtë aplikim [në Këshillin e Evropës], madje e kemi mbështetur dhe po ashtu ne do të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë për të ndihmuar në këtë proces dhe të jemi koordinator së bashku me ju”, tha ai.

Sarrazin më 14 maj ka shpërndarë një video nga kjo konferencë, gjë që ka nxitur reagimin e ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vullin.

Vullin tha se këto deklarata të të dërguarit gjerman janë “hipokrizi dhe ofenduese”.

“Të thuash në Prishtinë se e ashtuquajtura Kosovë duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës dhe në Beograd të flasësh për perspektivën evropiane të Serbisë është hipokrizi, por edhe ofenduese”, tha Vullin përmes një deklarate.

Sipas tij, në Këshillin e Evropës nuk ka vend për Serbinë dhe Kosovën, pasi kjo e fundit, sipas tij është “nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara”.

“Shpesh Bashkimi Evropian paralajmëron Serbinë se nuk mund të ulet në dy karrige, pra le të lejojmë që ata ta praktikojnë këtë për vete, BE-ja nuk mund të ulet në dy karrige dhe të kërkojë që Serbia të përafrojë politikën e saj me bllokun dhe në të njëjtën kohë të mbështesë Prishtinën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, tha ai.

Bashkimi Evropian megjithatë nuk ka komentuar aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Por, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, kanë mirëpritur aplikimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.

Rohde ka thënë se Kosova i përket Këshillit të Evropës, ndërkaq, Abbott ka thënë se aplikimi i Kosovës është sinjal se Kosova është e përkushtuar për demokraci, sundim të ligjit dhe mbrojtje të të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Aplikacionin e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pas shqyrtimit të gjendjes në Kosovë, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës.

Çdo anëtar i Këshillit të Evropës duhet të pranojë parimet e sundimit të ligjit dhe zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë personat brenda juridiksionit të atij shteti.

Në mungesë të Rusisë, e cila më 16 mars të këtij viti është përjashtuar nga ky Këshill, për shkak të nisjes së luftës së paprovokuar në Ukrainë, dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë e Kosovës.

blank

Bogujevci: Shqipëria dëmtoi veten që nuk e dënoi genocidin në Srebrenicë

Një imazh i keq është krijuar për Shqipërinë pasi rrëzoi rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjës, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci. Sipas saj, për çështjet e ndjeshme duhet të ketë konsensus të plotë brenda Kuvendit.

“Është e gabueshme si proces, si ka vijuar. S’mundet një rezolutë kaq e ndjeshme të trajtohet siç është bërë. Është gabim i dyanshëm. Për shembull, në Kuvend të Kosovës kur kemi pasur rezoluta të tilla si ajo për gjenocidin në Kosovë, e atë për Srebrenicë dhe atë rreth agresionit në Ukrainë, përveç të tjerave, kur ka rezoluta të tilla është tepër e rëndësishme të krijohet unitet, të ulet, të diskutohet e të trajtohet si duhet.

Përveç një deklarate, janë të rëndësishme përmbajtjet e faktet që qëndrojnë brenda.  Sado që janë dokumente që s’detyrojnë vendimmarrje, kanë peshën e vet si deklarata të përbashkëta që nxirren prej Kuvendit. Kjo që ka ndodhur në Shqipëri ka qenë dëm për Shqipërinë. Askush s’pyet kush e ka iniciuar, kush votoi pro e kush kundër.

Në imazhin e botës është që s’është votuar një rezolutë nga Shqipëria, që dënon gjenocidin në Srebrenicë.  Këtu fatkeqësisht kanë humbur të gjithë. Kanë krijuar imazh jo të mirë për Shqipërinë në tërësi.

Duhet të kihet kujdes kur trajtohen këto tema të ndjeshme që të ketë trajtim me dinjitet. Më vjen keq kur i shoh kolegët nga të dyja anët për betejë në temën kaq të ndjeshme”, ka thënë ajo në “Java Sonte me Rronin” në KTV.

Propozim-rezoluta në Kuvendin e Shqipërisë u rrëzua të enjten, në mes të përplasjeve të ashpra të pushtetit me opozitën.

blank

Kurti: Serbia nuk do marrëveshje, atë e pengon përparimi i Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth dështimit të arritjes së një marrëveshje përfundimtare për çështjen e targave, e cila është diskutuar të premten në takimin ndërmjet kryenegociatorit kosovar Besnik Bislimit dhe atij nga serbia, Petar Petkoviq, shkruan Fadil Sertolli i RTKlive.com.

Kreu i ekzekutivit Albin Kurti në një lidhje direkte në RTK tha se Serbia nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje. Ai tha nuk e ka ndjekur përse afërmi procesin e fundit të bisedimeve për targat, porse beson që ndërmjetësuesi Lajçak do ta shpjegoj se cila pale nuk ishte konstruktive.

“Unë për vete nuk kam dilema. E di që kyrenegociatori ynë, Besnik Bislimi ka qenë edhe konstruktiv edhe kreativ, por qartazi Beogradi s’është i interesuar të ketë marrëveshje”, tha Kurti në RTK.

Ndërkaq, ka thënë ai, se nuk duam asnjëherë ta vëmë në pikëpyetje parimin e reciprocitetit.

“I takon ndërmjetësit, që ta sqaroj sepse konkretisht nuk u arrite marrëveshja, e cila ka qenë mjaft afër”, tha Kurti në RTK.

Madje i pari i qeverisë së Kosovës tha se Serbia tashmë e ka shtuar agresivitetin ndaj Kosovës, ngase siç shprehet Kurti, Kosova po përparon e kjo gjë po e pengon Serbinë.

“Presidenti i Serbisë është duke shtuar agresivitetin ndaj Kosovës, dhe unë besoj që kjo ka të bëjë me suksesin e Kosovës. Ne po përparojmë në të gjitha fushat, e kjo i pengon atij. Ne e bëjmë punën tonë por duhet edhe kancelaritë perëndimor t’i tregojnë Beogradit që nuk mund të vazhdojë kësisoj më tutje”, tha Kurti në RTK.

blank

VOA- Hagë, akuza të reja ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së

Leonat Shehu

Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thanë të martën se janë të pafajshëm ndërsa kërkuan që procesi gjyqësor ndaj tyre të fillojë sa më shpejt. Ata i bënë këto komente gjatë një seance në Gjykatën e Kosovës për krime lufte në Hagë pas akuzave të reja ndaj tyre të ngritura nga Prokuroria e Posaçme.

Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi thanë të martën se ndjehen të pafajshëm përballë akuzave të reja të ngritura nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë.

Më 29 prill, Prokuroria e Specializuar dorëzoi një aktakuzë të ndryshuar ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare me pretendimet se të akuzuarit kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit edhe në komunën e Gjilanit dhe fshtatrat Budakovë e Semetishtë të komunës së Suharekës.

Sipas prokurorisë, krimet janë kryer gjatë periudhës së vitit 1998 dhe 1999 ndaj të paktën 12 personave.

Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thanë se janë të pafajshëm.

“Amandamentet tuaja shtesë janë të redaktuara, jam munduar t’i lexoj por nuk kam arrit prandaj edhe nuk i kam kuptuar. Deklarohem i pafajshëm”, tha Hashim Thaçi.

“I kam lexuar, vetëm kam dëshirë që procesi gjyqësor të filloj sa më shpejt dhe të kem të drejtën time të shpreh edhe pozitën dhe pafajsinë time para qytetarëve të Republikës së Kosovës, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe këtij gjyqi të nderuar. Deklarohem i pafajshëm”, tha Kadri Veseli.

“I kam lexuar dokumentat, aktakuzën edhe këtë shtesën e fundit dhe mund të them me bindje të plotë se e kam të vështirë ta kuptoj edhe akuzën e parë edhe vazhdimin pasi jam i bindur se veprat e tilla kurrë nuk kam kryer në jetën time, prandaj deklarohem krejtësisht i pafajshëm”, tha Jakup Krasniqi.

“E kam lexuar dhe kam kuptuar dhe pohoj edhe njëherë se nuk kam të bëj asgjë me krimet dhe as me akuzat e prezantuara në aktakuzë”, tha Rexhep Selimi.

Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndodhen në paraburgim në Hagë që nga muaji nëntor i vitit 2020. Prokuroria e Posaçme, i ngarkon ata për veprat përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave. Sipas prokurorisë, krimet e pretenduara prej saj, janë kryer midis afërsisht prillit të vitit 1998 dhe gushtit të vitit 1999 në një numër zonash në Kosovë dhe Shqipëri.

Ideja për themelimin e gjykatës së posaçme për krime lufte në Kosovë, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, raporti i të cilit i paraqitur ne Këshillin e Evropës 11 vjet më parë, përmban akuza ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Gjykata e Posaçme u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar. Ngritja e saj si dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar vazhdimisht me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998–1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

blank

Video: 1 shtator 1995- Presidenti Rugova i përgjigjej pyetjes rreth deklaratës së Presidentit Berisha për Kosovën

VOAL- Kjo video është postuar në faqen e tij në facebook nga lideri historik demokrat Sali Berisha, me shënimin “Nje koment i Presidentit Rugova me dt 1. 9. 1995! sb”

Në konferencën e përjavshme për shtyp, lideri legjendar i  Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova, i përgjigjet pyetjes që ia drejton atij një gazetare rreth deklaratës së Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha se “nëse Kosova do sulmohet nga Serbia, ne do të reagojmë si një komb..”!

 

 


Send this to a friend