VOAL

VOAL

Publikohet lista, këta janë 120 deputetët e zgjedhur të Kosovës (Emrat)

KQZ në Kosovë ka nxjerrë rezultate përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit duke bërë formale edhe përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma, ka fituar 39 mandate në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 32 mandate, kurse në vendin e tretë është koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën me 29 mandate. Nga komunitetet pakicë, prin Lista Serbe e cila ka fituar 9 vende, kurse Partia e Pavarur Libera ka marrë një mandat. Po ashtu, edhe komuniteteve joserbe u janë ndarë 10 mandate e garantuara.

Më poshtë mund të lexoni emrat e deputetëve te zgjedhur.

KOALICIONI PAN – PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS, ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS DHE NISMA KA 39 DEPUTETË:
KADRI VESELI
RAMUSH HARADINAJ
FATMIR LIMAJ
DAUT HARADINAJ
ENVER HOXHAJ
MERGIM LUSHTAKU
MEMLI KRASNIQI
ELMI REÇICA
SALA BERISHA-SHALA
TEUTA HAXHIU
ANDIN HOTI
FATMIR XHELILI
AGIM ALIU
BEKIM HAXHIU
HAXHI SHALA
ZAFIR BERISHA
MILAIM ZEKA
BILALL SHERIFI
GANIMETE MUSLIU
TIME KADRIJAJ
ABDYL SALIHU
AHMET ISUFI
SHKUMBIN DEMALIAJ
RRUSTEM BERISHA
NEZIR ÇOÇAJ
XHAVIT HALITI
PAL LEKAJ
ZENUN PAJAZITI
HAJDAR BEQA
BLERIM KUÇI
RASIM SELMANAJ
EVGJENI THAÇI DRAGUSHA
BLERTA DELIU-KODRA
MEXHIDE MJAKU- TOPALLI
FLORA BROVINA
LULJETA VESELAJ GUTAJ
ALBULENA BALAJ HALIMAJ
SAFETE HADERGJONAJ
XHEVAHIRE IZMAKU

LËVIZJA VETËVENDOSJE KA 32 DEPUTETË:
ALBIN KURTI
SHPEND AHMETI
DARDAN MOLLIQAJ
VISAR YMERI
DARDAN SEJDIU
AIDA DËRGUTI
GLAUK KONJUFCA
ALBULENA HAXHIU
FISNIK ISMAILI
DONIKA KADAJ BUJUPI
REXHEP SELIMI
ADEM MIKULLOVCI
DUKAGJIN GORANI
LIBURN ALIU
ALI LAJÇI
DRITON ÇAUSHI
SAMI KURTESHI
BESA BAFTIU
FATON TOPALLI
ISMAJL KURTESHI
SALIH SALIHU
FATMIRE KOLLÇAKU
MYTAHER HASKUKA
ARBERIJE NAGAVCI
FRASHËR KRASNIQI
QËNDRON KASTRATI
VALON RAMADANI
ARBËR REXHAJ
SHQIPE PANTINA
DRITA MILLAKU
SARANDA BOGUJEVCI
FITORE PACOLLI-DALIPI

KOALICIONI LAA – LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS, ALEANCA KOSOVA E RE DHE ALTERNATIVA, KA FITUAR 29 DEPUTETË:
AVDULLAH HOTI
VJOSA OSMANI SADRIU
BEHGJET PACOLLI
DRITON SELMANAJ
LUMIR ABDIXHIKU
ANTON QUNI
MIMOZA KUSARI LILA
KUJTIM SHALA
ILIR DEDA
LABINOT TAHIRI
LUTFI ZHARKU
ARBEN GASHI
RAMIZ KELMENDI
TEUTA RUGOVA
FIDAN REKALIU
ARBAN ABRASHI
VALENTINA BUNJAKU-REXHEPI
ISMET BEQIRI
HAXHI AVDYLI
KORAB SEJDIU
ISLAM PACOLLI
LIRIJE KAJTAZI
NASER RUGOVA
ARMEND ZEMAJ
IMET RRAHMANI
HYKMETE BAJRAMI
BESA GAXHERRI
DORUNTINË MALOKU- KASTRATI
MIRJETA KALLUDRA

LISTA SERBE KA 9 ULËSE:
SASHA MILOSAVLJEVIC
JASMINA ZHIVKOVIC
JELENA BONTIC
ZORAN MOJSILOVIC
MILJANA NIKOLIC
VERICA ÇERANIC
SRXHAN MITROVIC
IGOR SIMIC
BRANIMIR STOJANOVIC

PARTIA E PAVARUR LIBERALE KA 1 ULËSE
SLOBODAN PETROVIC

PARTIA DEMOKRATIKE TURKE E KOSOVËS
MAHİR JAGGJİLAR
MUFERA SRBICA SHINIK

KOALICIONI VAKAT
RASIM DEMIRI
DUDA BALJE

PARTIA E RE DEMOKRATIKE
EMILJA REXHEPI

PARTIA DEMOKRATIKE E ASHKALIVE TË KOSOVËS
DANUSH ADEMI

PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE
VETON BERISHA

PARTIA E BASHKUAR E GORANËVE
ADEM HOXHA

PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM
ETEM ARIFI

PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS
ALBERT KINOLLI

Rreziku i LDK-së nga krijimi i miteve të rrejshme! – Nga Florim Zeqa

Krijimi i miteve apo personaliteteve imagjinare ekziston nga lashtësia. Ndërsa krijimi i personaliteteve të dyfishta është dukuri e kohës sonë, është dukuri e njerëzve me ambicie të theksuara karrieriste, duke shkelur mbi fatkeqësinë e të tjerëve.
Glorifikimi i ngjarjeve historike, ka ndikuar në prodhimin e figurave mitologjike, në shpërputhje të plotë me realitetin e kohës dhe hapsirës në të cilën kanë vepruar.
Ndërsa personalitetet e kohës sonë janë të ndërtuara në përputhje me realitetin, vërtetësinë e ngjarjeve dhe kohezionin politik.
Kështu bie fjala, imazhi i personalitetit të liderit historik Ibrahim Rugova, është ndërtuar përgjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, nën prangat e okupimit klasik serb. Urtësia, sinqeriteti dhe përçimi i frymës unifikuese e kishin bërë Ibrahim Rugovën, personalitet të dashur për bashkombasit e tij dhe të respektuar nga bashkësia ndërkombëtare, personalitet të papërseritshëm në 100 vjetshin e  ardhshem.
Se në ç’masë ishte ngritur personaliteti i Ibrahim Rugovës, u dëshmua në lamtumirën e fundit në janarin e vitit 2006. Krahas një pjesmarrje masive të popullatës shqiptare, kur temperatuarat ishin minus 20 gradë, e paparë dhe e jashtëzakonshme ishte edhe pjesmarrja e burrështetasve dhe personaliteteve më të njohura të arenës ndërkombëtare.
Fjalët që u shkruan e than për të nga personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare, janë treguesi më i mirë për respektin që gëzonte lidershipi i Ibrahim Rugovës në botën shqiptare dhe arenën ndërkombëtare.
Ky imazh pozitiv i Ibrahim Rugovës, kishte bërë që pas shkuarjes së tij në amshim, në radhët e LDK-së të fillojë një betejë e ashpër mes eksponentëve politikë, të shndërruara më pas në grupe rivale në këtë subjekt politik me qëllim të përvetësimit të “vazhdimësisë” rugoviane në LDK.
Një betejë e tillë, madje edhe shumë më e theksuar dhe sostifikuar është duke vazhduar këtyre viteve, muajëve, javëve dhe ditëve të fundit.
Përkundër dëshirës dhe ambicieve për të marrë primatin e vazhdimësisë rugoviane në LDK, asnjëri nga pretendetët politik deri më sot nuk arriti të krijoj besueshmëri dhe lidership të përmasave rugoviane, përkundrazi e bënën të kundërtën, duke e ndarë dhe përqarë elektoratin si asnjëherë më parë.
Madje lidershipi aktual i LDK-së, e ka bastarduar aq keq frymën rugoviane në LDK, duke shkaktuar krijimin e grupeve edhe brenda klanit të cilin ai drejton, gjegjësisht krijimin e dy blloqeve artificiale;
-bllokun e mbështetësve verbal dhe
-bllokun e të “”rebeluarëve” artificial.
Si njëri, ashtu edhe tjetri bllok politik, janë në shërbim të tij, janë të klonuarit e tij të cilët ai i përdorë dhe i futë në veprim varësisht prej situatave dhe rrethanave elektorale.
Përgjatë këtyre viteve të sundimit të klanit Mustafa në LDK, askush nuk e ka mbrojtur më mirë se sa të “rebeluarit” e tij. Pa dashur të personalizoj situatën,me qëllim të vërtetimit të asaj që ceka më sipër, do i marrë vetëm dy raste si shembuj, kur të “rebeluarit” u treguan besnikët me të mëdhenjë të tij.
Rasti i parë, ka të bëjë me kohën e VLAN-it, gjegjësisht të zgjedhjes së Isa Mustafës kryeparlamentar në kuvendin jolegjitim (pa pjesmarrjen e pozitës), kur të njëjtin e rrëzoj Gjykata Kushtetuese. Pikërisht në atë përballje me Gjykatën Kushtetuese, avokate e tij ishte njëra nga grupi i të “rebeluarvë”. Për koinçidencë, sikurse në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, me rastin e shkarkimit nga posti i kryeministrit (përmes “Mocionit të mosbesimit” të organizuar pushtet-opozitë) me 10 maj 2017, prap në cilësinë e deputetes e luajti rolin e avokatës e “rebeluara” e tij, por kësaj radhe në mbrojtjen e idhullit të saj, ishte e shoqëruar edhe nga “avokatë” të tjerë nga grupi i të “rebeluarëve”,…duke u munduar të mbrojnë të pambrojturin përmes lëvdatave mitologjike, duke e shndërruar atë në “djallë të mbështjellur me lëkurë qengji”!
Kjo dëshmoj edhe një herë, se gjithë ata që paraqiteshin si të “rebeluar”, i qendronin gjithnjë nën sqetull diktatorit. Sa herë që e ka kërkuar nevoja, hapur apo fshehurazi i kanë mbajtur “zhagun” Isa Mustafës në shkatërrimin e LDK-së rugoviane.
Edhe përkundër faktit se ditëve të fundit janë shtuar zërat (me të drejt) për dorëheqjen e Isa Mustafës si pasojë e debaklit zgjedhor, një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë. E vështirë të ndodhë dorëheqja e Isa Mustafës së barrikaduar nga klani mafioz i sejmenëve të tij dhe akoma më vështirë të ndodhë shkakrimi  shkaku i mbrojtjes nga të “rebeluarit” e tij nga brenda!
Mirëpo, edhe në këtë aspekt janë duke u bërë përgatitjet, për të ruajtur vazhdimësinë e klanit Mustafian në LDK, nga figura krejtësisht të panjohura politike në përiudhën rugoviane.
Kështu pra, asgjë nuk ndodh rastësisht, i rastësishëm nuk është as anatemimi i figurave markante, themeluesve dhe veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së, të atyre që i qendruan besnik për 27 vite rresht filozofisë politike rugoviane.
Ngritja e shpejtë e disa figurave politike në LDK-në post-rugoviane u ngjanë “Këpurdhave pas shiut”, të cilave do t’u gëzohej vetëm kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri, për t’i përdorur si “lënd të parë” në fabrikën e premtuar të Këpurdhave në një rajon të Mitrovicës.
Kur jemi në këtë segment, të gjithë mbështetësit e liderit diktatorial të LDK-së, qofshin ata të hapur apo në prapaskenë, e kanë afatin e shkurtër të mbijetesës në politikë, ngjajshëm me këpurdhat e Bahtirit, apo thënë edhe më qartë, janë mite të rrejshme, të krijuara në mënyrë artificiale nga mentorët politik të lidershipit post-rugovian në LDK.
Nuk është hera e parë që dëgjojmë zyrtarët e lartë të LDK-së duke u thirrur në emrin e presidentit historik Ibrahim Rugova! Kjo vjenë në shprehje, jo rezultat i dashurisë dhe përkushtimit që kanë ndaj ish liderit shpirtëror, por si pasojë e dështimit të tyre në menaxhimin e partisë dhe keqqeverisjen e vendit.
Dikush po harron së ka kaluar koha e miteve, jemi në shekullin 21, ku distanca mes mitit e realitetit është shumë e largët. Zhvillimi i hovshëm teknologjik nuk e lejon më krijimin e miteve si në të kaluarën.
Andaj krijimi i miteve të rrejshme, nuk e forcon LDK-në, përkundrazi  e katandisë dhe shkatërron atë në themel, ashtu siq e kanë projektuar kundërshtarët politik të Ibrahim Rugovës.

Rreth 25 mijë përdorues të drogave në Kosovë

Në Kosovë, llogaritet se janë rreth 25 mijë përdorues të substancave narkotike. Rreth pesë mijë prej tyre, konsiderohet se janë përdorues aktivë të narkotikëve të ndryshëm, thonë zyrtarë nga Qendra Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”.

Sipas tyre, droga që ka shënuar rritje në përdorim vitet e fundit është marihuana e cila, sipas të dhënave më të reja, po përdoret edhe nga fëmijët e moshave 12-15 vjeçare.

Ndërkaq, përdorimi i substancës narkotike të llojit heroinë, kohët e fundit ka shënuar rënie të përdorimit, për dallim nga vendet e tjera të botës, ku thuhet të ketë pasur rritje të përdorimit të saj.

Safet Blakaj nga Qendra Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, i tha Radios Evropa e Lirë se kokaina, gjithashtu si substancë narkotike, është duke shënuar ngritje në përdorim.​

Kokaina ka shënuar rritje në përdorim me shpejtësi në Kosovë, derisa lloji i drogës heroinë vazhdon të shënojë rënie në përdorim nga njerëzit”.

Droga e quajtur marihuana, prinë në përdorim, sidomos nga të rinjtë”, tha Blakaj.

Aktualisht, në Kosovë po mbahet një program i trajnimit për profesionistë shëndetësorë përmes së cilit mëtohet t’iu ndihmohet atyre se si t’u qasen në trajtim përdoruesve të substancave narkotike, si dhe se si ta parandalojnë atë.

Milazim Gjocaj, drejtor i Departamentit të Shëndetësisë në burgje, në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se ndonëse në Kosovë ka strategji parandalimi dhe trajtimi, edhe trajnimi i punëtorëve shëndetësorë për qasjen ndaj personave që përdorin droga, sipas tij, ka qenë i nevojshëm.

Ky program, është mundësuar nga konsulli i Kosovës në SHBA, me një institucion me plan udhëzues në Kolumbo të SHBA-ve, i cili merret me problematikën për drogat e që është brenda tij janë anëtare 47 vende të botës. Edhe Kosova ka bërë marrëveshje që të jetë pjesë e këtij trajnimi, dhe shpresojmë që edhe ne si Kosovë të anëtarësohemi në këtë rrjet të këtyre vendeve, dhe t’i përdorim përvojat që kanë ata’’.

Vet çështja e drogës është problematike në gjithë botën. Trajtimi adekuat është i domosdoshëm. Ne kemi specialistë të fushave të ndryshme, strategji, institucione, por është e nevojshme që të kemi trajnerë, dhe të trajnojnë të tjerët në të ardhmen, në mënyrë që të parandalohet përdorimi i drogave”, thotë Gjocaj.

Në anën tjetër, Safet Blakaj thotë se qëllimi i këtij trajnimi është që të ngrihet niveli i ofrimit të shërbimeve.

Trajnimi është i një kualiteti shumë më të lartë se që janë mbajtur zakonisht, pasi profesionistët nga Kosova trajnohen nga profesionistë te huaj, që kanë përvojë të mirë në këtë fushë”, ka thënë Blakaj.

Autoritetet e rendit kanë deklaruar se Policia e Kosovës, bazuar në planin strategjik zhvillimor, një rëndësi të veçantë i ka kushtuar luftës së trafikimit me narkotikë. Policia ka arritur që brenda periudhe kohore janar-prill të vitit 2017, të realizojë një sërë planesh konkrete, ku janë konfiskuar mbi 28 kilogramë heroinë.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës thotë se Policia në bashkëpunim me autoritetet tjera relevante, në vazhdimësi po punon për parandalimin e rasteve të abuzimit me substanca narkotike.

Në aspektin ligjor ne do të ndërmarrim masa të ashpra ligjore ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë në trafikim me substanca narkotike dhe vepra tjera të kundërligjshme që rrezikojnë shëndetin e të rinjve tanë”, thotë Hoxha.

Policia është e gatshme për bashkëpunim sa më të madh me të gjithë për të punuar bashkërisht që rastet e tilla të reduktohet dhe të krijohet një ambient më i sigurt për të gjithë’, shton tutje ai.

Sidoqoftë, Kosova është konsideruar vend transit për trafikimin e drogës dhe jo destinacion i saj, thonë autoritetet e rendit – një pohim i bazuar edhe në raportet ndërkombëtare për aktivitetet e grupeve të njohura si trafikues me substanca narkotike.

Qeveria e Kosovës tashmë ka miratuar një strategji për periudhën kohore 2012-2017, në kuadër të luftimit të drogave, krimit të organizuar, terrorizmit, si dhe ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror.

Brohoritje nacionaliste dhe fotografi të Putinit në shënimin e Vidovdanit

 

Disa qindra qytetarë serbë u tubuan në Gazimestan, për të shënuar Ditën e Shën Vidit, të njohur më shumë si Vidovdan. Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e 628 të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.

Ceremonia fetare në Gazimestan është mbajtur pranë monumentit të Betejës së Kosovës, të ndërtuar nga mesi i shekullit të kaluar, nën administrimin jugosllav, në një fushë ku besohet të jetë zhvilluar beteja e Kosovës e shekullit XIV.

Qytetarët serbë të mbledhur në Gazimestan kanë brohoritur parulla nacionaliste “Kosova është zemra e Serbisë”, kanë bartur flamuj serbë dhe rusë, si dhe kanë mbajtur edhe portrete të presidentit rus, Vladimir Putin. Në mesin e tyre ka pasur pjesëtarë të organizatave me ngjyrime nacionaliste, sikurse organizata “Obraz” (“Fytyra”).

Të tubuarve në Gazimestan u është drejtuar peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Atanasije Jevtiq. Ai kritikoi autoritetet e Serbisë, duke aluduar në presidentin serb, Alekasandar Vuçiq, të mos konsiderojnë se serbët e shohin Kosovën vetëm si mit.

Është e vërtetë dhe nuk është mitologji, ashtu siç po na flasin në pashallëkun e Beogradit, ata që në fakt rrëfejnë mitologjinë e integrimeve euro-amerikane, të atyre që na bombarduan, dhe që nuk çojnë askund. Kjo është Kosova dhe është e vërtetë. Vetëm një anti-serb mund të thotë se Kosova është mitologji. Këtë mund ta thotë vetëm tradhtari serb”, tha peshkopi Jevtiq.

Të pranishmëve në Gazimestan u ka folur edhe pretenduesi i trashëgimtarit të fronit mbretëror serb, princi Aleksandar Karagjorgjeviq. Ai tha se shteti i Serbisë dhe serbët nuk duhet tu frikësohen ndryshimeve në botë.

Serbia është para ndryshimeve të mëdha. Në gjithë botën po ndodhin ndryshime. Askush nuk ka arsye që t’i frikësohet të ardhmes, nëse në të ecet me vizion. Nuk duhet të ketë frikë nëse respektohen të drejtat e njeriut. Serbia ka në çka të mbështetet nga e kaluara, gjë që na tregon edhe drejtimin se kah të shkojmë në të ardhmen. Nuk e festojmë Ditën e Shën Vidit si ditë e mposhtjes, por e festojmë si simbol i shpirtit të kombit”, tha Karagjorgjeviq.

Në kremten e Ditës së Shën Vidit, në Kosovë ka qëndruar drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq. Në manastirin e Graçanicës, ai deklaroi se Kosova nuk është vetëm zemra e Serbisë, por shpirti dhe fytyra e popullit serb.

Dita e Shën Vidit është festë e shpirtit serb dhe lirisë serbe. Vidovdani na kujton për atë që si popull nuk kemi të ardhme pa kultivimin e traditës, të historisë sonë dhe anës shpirtërore, pa ruajtjen e shkrimit të shenjtë dhe pa shqetësimin shpirtëror”, tha Gjuriq.

Tubimi në Gazimestan për shënimin e Ditës së Shën Vidit dhe përvjetorit të Betejës së Kosovës, është tradicional për qytetarët serbë, ndonëse vitet e fundit është shënuar pjesëmarrje më e vogël në numër krahasuar me disa vite të mëparshme.

Zhivorad Vuksanoviq, një qytetar serb i Obiliqit, tha për Radion Evropa e Lirë se Gazimestani është vend i rëndësishëm për traditën e popullit serb.

Kjo është ditë e rëndësishme dhe ne që jetojmë këtu e vizitojmë këtë vend, që është i shenjtë për ne. Kjo duhet të respektohet, sepse për këtë vend ka vdekur dikush, që të jetë i lirë. Por, tash po rikthehet situata, në të cilën nuk ka stabilitet dhe siguri”, tha Vuksanoviq.

Momir Markoviq, një qytetar tjetër serb, i tha Radios Evropa e Lirë se shënimin e përvjetorit të betejës së Kosovës, nuk duhet ta bëjnë vetëm serbët, por edhe shqiptarët, për shkak se, sipas tij, në këtë betejë edhe shqiptarët kanë qenë pjesë e aleancës kundër Perandorisë Osmane. Por, ai fajëson regjimin Slobodan Milosheviqit, i cili në vitin 1989, shënimit të 600 vjetorit të kësaj beteje, i kishte dhënë ngjyra krejtësisht nacionaliste.

Atëherë nuk u ftuan në këtë festë politikanët dhe banorët shqiptarë të Kosovës. Për këtë shkak, edhe sot nënçmohet ardhja e tyre. Ndërkaq, në fakt, do të duhej që së bashku ta festojmë këtë ditë”, tha Markoviq.

Kremtimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviq, u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen siç thuhej të bashkimit të Serbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës dhe me paralajmërimin e luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave.

Përfundimtare: Sa vota morën Kurti, Veseli, Hoti, Haradinaj e tjerë

Albin Kurti del të jetë lideri më i votuar në Kosovë, në zgjedhjet e 11 qershorit. Kandidati i VV-së për kryeministër, sipas rezultateve që ka siguruar Gazeta Express, ka grumbulluar gjithsej 136 mijë e 625 vota.

I dyti politikan më i votuar në Kosovë del të jetë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, që ishte edhe bartës i listës së koalicionit fitues të zgjedhjeve, PDK-AAK-Nisma.

Veseli ka 125 mijë e 866 votues në gjithë Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Pas tij, vjen Avdullah Hoti. mandatari i koalicionit LDK-AKR, më 112 mijë e 882 vota të numëruara nga kutitë e 11 qershorit.

E kandidati për kryeministër më më së paku vota del të jetë Ramush Haradinaj. Kryetari i AAK-së, ndonëse u mandatua për kryeministër nga koalicionit PDK-AAK-Nisma ka grumbulluar 98 mijë e 458 vota. Diferenca mes Haradinajt dhe bartësit të listës së koalicionit, Kadri Veseli, shkon në mbi 27 mijë vota më shumë ky i fundit.

Mbi 34 mijë vota del t’i ketë marrë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ndërsa, Fatmir Limaj, sipas rezultateve që sjell Gazeta Express, është lideri më pak i votuar në Kosovë. Ai ka grumbulluar vetëm 30 mijë e 289 votues në gjithë vend.

Ndryshe, KQZ-ja pritet që të mërkurën, apo më së largu të enjten, të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Votat e liderëve: 

Albin Kurti (VV) 136,625

Kadri Veseli (PDK) 125,866

Avdullah Hoti (LDK) 112,882

Ramush Haradinaj (AAK) 98,458

Behgjet Pacolli (AKR) 34,382

Fatmir Limaj (NISMA) 30,289

Qëndroni në shtëpi, i nxehti afrikan sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme Kosova do t’i nënshtrohet masave të nxehta të ajrit me origjinë afrikane.

Temperaturat minimale sipas IHMK-së, do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të vazhdojë të mbetet normale me ngritje të lehta. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 11m/s.

Për tre muaj, 2081 zjarre në Kosovë

Derisa shumë shtete po ballafaqohen me zjarre të shumta për shkak të temperaturave të larta, intervenimet ndaj zjarrit kanë shënuar ngritje edhe në Kosovë krahasuar me vitin paraprak.

Vetëm brenda tre muajve të parë të vitit janë shënuar 2.607 intervenime nga zjarrfikësit ku prej tyre, 2.081 kanë qenë zjarre.

Drejtori për zjarrfikje dhe shpëtim pranë Agjencisë së menaxhimit emergjent, Miran Demiri, ka deklaruar për gazetën se në bazë të statistikave që i posedojnë ata, numri i zjarreve në Republikën e Kosovës çdo herë është në rritje.

Tërnava fton të ruhet islami i pastër e të mos devijohen parimet e tij

Besimtarët myslimanë në Kosovë po kremtojnë festën e Fitër Bajramit.

Shënimi i kësaj feste ka nisur sot në orët e para të mëngjesit në të gjitha xhamitë në Kosovë, ndërkohë që manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Festa e Fitër Bajramit ka pasuar muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit, sipas besimit islam, agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Mesazhin kryesor për festën e Fitër Bajramit e ka adresuar myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Duke u uruar të gjithë besimtarëve festën e Fitër Bajraimit, ai ka bërë thirrje për paqe dhe tolerancë, mirësisë e dashuri ndërmjet njerëzve.

“Në këtë ditë feste e krenarie që rikujton edhe shëmbëlltyrën e njeriut më të dashur të Zotit, shëmbëlltyrën e Muhamedit a.s, i cili botës i solli paqe, lumturi dhe harmoni duke reflektuar në vazhdimësi ndjenjën e vëllazërisë dhe barazisë mes njerëzve, emri i të cilit është sinonim i paqes, i dritës, udhëzimit, harmonisë dhe arsimit”.

“Nisur nga kjo kërkoj nga ju që të largoheni nga çdo punë e ligë dhe të shtrini dorën e pajtimit, ta ndihmoni njëri-tjetrin të përkujdesen për të varfërit e për jetimët”, ka thënë Tërnava.

Ai ka shtuar se ka një rrugë të vetme dhe ajo është rruga e paqes, harmonisë dhe respektit ndërmjet njerëzve.

Myftiu Tërnava në mesazhin e tij ka bërë thirrje që të ngrihet zëri dhe të ruhet islami i pastër dhe të mos devijohen parimet e tij.

“Dashakeqët e njerëzit e shitur duke përdorur strategji prej më të ndryshmëve arritën të fusin në mesin tonë njerëz të cilët në emër të fesë së pastër islame mbollën paqartësi e urrejtje mes besimtarëve duke shtrembëruara dhe keqinterpretuar parimet e pastra e të drejta islame me teza jo reale. Për ta ruajtur porosinë hyjnore dhe mësimet e Muhamedit a.s nga çdokush që tenton t’i devijojë ato, duhet ta ngremë zërin dhe të themi që islami është i pastër nga çdo gjë e ligë që tashmë i vishet islamit”.

Tërnava një mesazh të veçantë ka adresuar edhe për liderët politikë të Kosovës. Ai ka kërkuar nga ata që të lënë anash interesat dhe të punojnë në të mirë të vendit.

“Të punojmë bashkë dhe pa hile në çuarjen përpara të proceseve në të mirë të vendit të atdheut tonë. Në këtë ditë feste, apelojmë me urtësinë e zemrës te të gjithë faktorët politikë që të lënë anash interesat partiake personale e grupore e të angazhohen në ruajtjen e unitetit veprues në të mirë të vendit dhe popullit, sepse para vetit kemi shumë sfida”, thekson Tërnava.

Bashkësinë Islame dhe të gjithë besimtarët mysliman në Kosovë i kanë uruar edhe udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës.

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar që harmonia, solidariteti dhe mirëkuptimi të zotëroj në Kosovë.

“Kjo është festë që të gjithëve na bënë bashkë, jo vetëm simbolikisht në një tryezë, por edhe mendësisht që ne bashkërisht të shkojmë përpara, që të zgjidhim të gjitha problemet që janë probleme të qytetarëve tanë, që të jetojmë më mirë, që të respektojmë vlerat themelore të një shoqërie, që të punojmë për paqe, për stabilitet dhe për mirëqenie të gjithë qytetarëve tanë”, ka thënë Mustafa.

Besimtarët mysliman në Kosovë i ka uruar edhe Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.

Jam këtu që të urojë bashkësinë islame, të gjithë besimtarët mysliman për festën e Bajramit, për t’i përgëzuar për sakrificën që kanë bërë gjatë këtij muaji dhe për të uruar që Zoti t’i shpërblej të gjithë. Paqe, bekim, mirësi, mirëqenie dhe dashuri mes njëri tjetrit”, ka thënë Dodë Gjergji, pas vizitës që i ka bërë myftiut të Kosovës.

Për festën e Fitër Bajramit, Bashkësinë Islame dhe qytetarët e besimit mysliman i kanë përgëzuar edhe liderët e partive politike të Kosovës dhe përfaqësues të mekanizmave ndërkombëtarë në Kosovë.

Shukri Buja: PDK të shkojë në opozitë për t’u reformuar

Ish-deputeti Shukri Buja ka thënë se PDK duhet të shkojë në opozitë për të nisur reformat dhe shpëtuar nga rënia e përkrahjes. Ka thënë se koalicioni me AAK’në e NISMA’n doli se ishte gabim. Thotë se votuesi i PDK’së s’e pranoi Haradinajn për Kryeministër dhe as emrat e rinj për deputetë të kësaj partie. Pasi nuk u bë pjesë e listës së deputetëve, tash, Buja thotë se s’ka interes as të rikandidojë për Kryetar të Lipjanit.

Shukri Buja ishte zyrtari që më së shumti kishte kërkuar shkarkimin e Isa Mustafës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja parlamentare. Por, kur ra Qeveria dhe u hartuan listat për deputetë, Buja nuk u lejua të ishte pjesë e këtyre listave për shkak se ende ballafaqohet me një akuzë për kohën sa ishte Kryetar komune.

Tash pas zgjedhjeve, ish-deputeti thotë se partia e tij, PDK, duhet të shkojë në opozitë për të shpëtuar nga rënia e mëtutjeshme e përkrahjes së votuesve.

“Sipas meje, më së lehti PDK ta qartësojë pozicionin e vet politik, të formojë grup të jetë në opozitë. AAK e NISma të shkojnë në opsione tjera”, propozon Buja.

Buja thotë se PDK mori 16 deputetë më pak në zgjedhjet e fundit për shkak se koalicioni me AAK’në e NISMA’n ishte gabim. Për këtë arsye, ai thotë se Partia që udhëhiqet prej Kadri Veselit duhet të shkojë në opozitë.

“Ka shumë por hala s’i kanë analizuar. Realisht ne jemi dobësuar shumë me koalicionin që e kemi bërë. Një pjesë e elektoratit ka qenë e zhgënjyer për Ramush Haradinajn Kryeministër dhe nuk kanë dalë në zgjedhje”, thotë Buja, në një intervistë për Express.

Ish-Kryetari i Lipjanit thotë se faktori tjetër që ndikoi në rënien Partisë ishte edhe koalicioni me Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin të cilët kishin drejtuar akuzat më të rënda ndaj PDK’së.

“Realisht, jemi bërë bashkë me njerëzit që jemi sha deri në momentin e fundit. Faktori tjetër, anëtarësia e PDK’së s’ka mundur ta pranojnë Ramush Haradinajn Kryeministër. Pastaj një pjesë e kandidatëve nuk ishin në lista për shkak të kufizimeve.

Në zgjedhjet e fundit, PDK bashkë me AAK’në e NISMA’n dhe 11 parti tjera kanë fituar 39 mandate në Parlament. Prej tyre 21 PDK, 10 AAK e 8 NISMA.

Për këtë rezultat, Buja thotë se secili në PDK duhet të japë përgjegjësi varësisht prej pozitës që ka.

“Përgjegjësinë bazuar në pozitën udhëheqëse në PDK”, ka shtuar ai.

“Po të pyetesha unë do të shkoja në opozitë. Do të ishim një opozitë konstruktive. Me refermu partinë në kuptimin pozitiv jo të eliminimit. Me analizë se kush politikan, kush është hyn vetëm për poste e dredhi”, ka shtuar ai.

Buja paralajmëron rezultatet të këqija për PDK’në edhe në zgjedhjet lokale nëse nuk ndodhin reforma rrënjësore.

“Nuk jam i interesuar për kandiduar për Kryetar të Lipjanit”, ka shtuar ai.

Prezantohen dokumentet e Prishtinës nga arkivi i Perandorisë Osmane në Stamboll

Sipas marrëveshjes është bërë pasurimi i arkivit të komunës së Prishtinës me 36 dosje arkivore dhe kopje të gjithsej 169 faqeve elektronike të cilat do të barten në ueb faqen e komunës

PRISHTINË – Komuna e Prishtinës në një konferencë për mediat prezantoi një pjesë të vogël të dokumenteve historike të qytetit të Prishtinës të ruajtura në arkivin e Perandorisë Osmane në Stamboll të Turqisë.

Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se me ndihmën e Konsullatës së Kosovës në Stamboll si dhe të Agjencisë së Arkivit të Republikës së Kosovës është arritur marrëveshja me Drejtorinë e Arkivit Shtetëror Turk të Perandorisë Osmane në Stamboll. Nushi bëri të ditur se sipas kësaj marrëveshjeje është bërë pasurimi i arkivit të komunës së Prishtinës me 36 dosje arkivore dhe kopje të gjithsej 169 faqeve elektronike të cilat do të barten në ueb faqen e komunës.

“Kemi arritur marrëveshje që të gjitha dokumentet nga arkivi shtetëror i Perandorisë Osmane në Stamboll, por që i përkasin Komunës së Prishtinës të jenë pronë e arkivit komunal në Prishtinë. Do të thotë të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me emërtim të Prishtinës dhe Komunës së Prishtinës. Kopja e tyre elektronike apo dixhitale do të transferohet në arkivin komunal, duke e pasuruar më tepër arkivin tonë edhe hapim një kapitull të ri në zhvillimin e këtij institucioni të rëndësishëm kulturor në komunën tonë.”, tha Nushi.

Ai u shpreh se deri tani janë dixhutalizuar 9817 dokumente të cilat tregojnë aktivitetet administrative të komunës përmes viteve 1322-1912. Nushi u shpreh se këto dokumente nuk do të jenë finale sepse kanë marrë edhe një ftesë nga Turqia për një vizitë të re ku presin që do të kompletohet dosja dixhitale e arkivit për Prishtinën.

Nushi tha se vlera arkivistike, shkencore e historike është e madhe dhe në mesin e dokumenteve arkivore në Stamboll është edhe harta e Prishtinës dhe një dokument për regjistrimin e popullsisë së asaj kohe, por që nuk i kanë sjellë ende.

Ndërsa, drejtori i drejtorisë së kulturës në Komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja, u shpreh se kanë ndërmarrë një iniciativë ku do të bëhet subvencionimi për studentët që studiojnë osmanishten, duke theksuar se këto materiale janë administrative, por do të ndihmojnë shumë studiuesit e historisë dhe gjuhës osmanishte, pra do të jenë të dobishme për hulumtime akademike.

Korporata për Sfida të Mijëvjeçarit ndan afro 50 milionë dollarë për Kosovën

Bordi i Drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit bëri të ditur se ka miratuar një program prej 49.6 milionë dollarësh për Kosovën.

Në njoftim thuhet pos tjerash se programi do të përqendrohet në dy fusha që pengojnë rritjen ekonomike në vend: mungesën e energjisë së qëndrueshme elektrike dhe dobësitë reale e të perceptuara në fushën e sundimit të ligjit. Programi pritet të fillojë së zbatuari më vonë gjatë këtij viti.

“Unë jam i kënaqur të njoftoj miratimin e Bordit të Drejtorëve të MCC-së për Programin “Threshold” për Kosovën”, tha Jonathan Nash, udhëheqës i Korporatës për Sfida të Mijëvjeçarit duke nënvizuar se “gjatë gjithë procesit të zhvillimit të programit, Kosova ka qenë një partner i angazhuar i SHBA-së.

“Ne presim me padurim të punojmë me qeverinë për të siguruar energji elektrike të përballueshme dhe për të forcuar institucionet që janë me rëndësi thelbësore për rritjen ekonomike dhe uljen e varfërisë në dobi të qytetarëve të Kosovës”, citohet të ketë thënë zoti Nash.

Autoritetet në Kosovë përshëndetën vendimin e bordit të Korporatës për Sfida të Mijëvjeçarit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ky është një lajm i shkëlqyeshëm nga Washingtoni. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, presidenti Thaçi tha se “ky është programi më i madh i këtij lloji që i është ndarë ndonjë shteti – dëshmi e përkrahjes historike, të palëkundshme të popullit dhe qeverisë amerikane për Republikën e Kosovës. Këto mjete do të investohen që nga vjeshta sidomos për shtresat e varfra dhe mijëra vende të punës do të përkrahen 3 vitet e ardhshme”, thuhet në postimin e presidentit Thaçi.

Edhe kryeministri i Kosovës në largim, Isa Mustafa tha se ky është një lajm i shkëlqyeshëm për popullin e Kosovës. Në një komunikatë për opinion, kryeministri Mustafa tha se “Kosova është falënderuese për përkrahje të vazhdueshme të qeverisë dhe popullit amerikan për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Fokusi i investimeve amerikane që tashmë dihet se do të arrijnë 50 milionë dollarë, do të jetë në fusha shumë të rëndësishme për zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik si dhe krijimin e vendeve të reja të punës në fusha deficitare si energjia e ripërtërishme, teknologjia, etj”, thuhet në komunikatën e kryeministrit në largim, Isa Mustafa.

Kosova është një nga vendet më të varfra në Evropë. Programet e tilla si ky që është miratuar aktualisht, i japin mundësi Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për t’u angazhuar në reformën e politikave dhe reformat institucionale që mbështesin rritjen ekonomike, investimet dhe qeverisjen e mirë.

Kosova u përzgjodh për këtë program në dhjetor të vitit 2016.

Zgjedhjet lokale në Kosovë, preferohet 22 tetori

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen gjatë vjeshtës së këtij viti. Gjatë një takimi konsultativ që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi me përfaqësuesit e subjekteve politike, kryesisht u propozua data 22 tetor për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Përfaqësuesit e partive politike kanë preferuar që zgjedhjet komunale të mbahen brenda afatit kushtetues dhe, siç u tha, “mundësisht në një mot sa më të mirë, për të mos hyrë në stinën e dimrit”.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në 38 komunat e Kosovës. Ato pritet të prodhojnë kryetarët e rinj të komunave dhe përbërjet e reja të asambleve komunale.

Viti 2017, po cilësohet si vit i zgjedhjeve në Kosovë. Më 11 qershor, u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga të cilat pritet që të konstituohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës i cili më pas pritet ta votojë edhe formimin e Qeverisë.

Kosova, njerka e përrallave – Nga Faton MEHMETI

Vitëve të fundit jemi përballur me shifra të frikshme të emigrantëve që kanë mbërritur në dyert e shteteve të ndryshme te Europës, pjesa më e madhe e tyre janë nga Siria, Libani, Iraku Jordania etj. Të gjitha këto shtete kanë një emërues të përbashkët, luftën qe po zhvillohet në vendet e tyre ku paralelisht një eksod ( në heshtje ) të tillë po kalon edhe Kosova. Shqiptarët shesin çfarë kanë, lëne pas çdo gjë dhe ikin në vende të ndryshme të Europës dhe sa më larg madje

Arsyjet pse ikin shqiptarët e Kosovës janë: Shqiptarët ikin se pari pasi janë të varfër. Sipas të dhënave të organizavate ndëkombëtare një në tre shqiptarë është në varfëri absolute dhe ekstreme. Nga një sondazh i publikuar kohët e fundit, rezulton që 53% e familjeve në Kosovë jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute. Rreth 10% e tyre janë në nivelin e varfërisë ekstreme. Pastaj shqiptarët ikin sepse u zhgënjyen nga premtimet elektorale të partive politike për rritjen e punësimit, shëndetësi dhe arsim cilësor, liberalizim vizave etj, të cilat ishin veç premtime boshe.Ata premtuan 300 mijë vende pune, në këtë mënyrë shqiptarët humbën besimin tek politika.Kosova është shndërruar me shpejtësi në një vend të pashpresë, ku gjithkush rreket të largohet e të kërkojë azil nëpër Europë. Në kontaktet e përditshme me njerëz vërehet pesimizmi I tyre për ditë të mira ,

papunësi dhe varfëri e madhe, pastaj mungesë drejtësie etj., të cilat nxitën nga keqqeverisjet e deritashme dhe mugnesa e besimit për të ardhmen.

Derisa qeveritarët te cilët janë të dyshuar por madje edhe të akuzuar për vënien e një pasurie marramendëse nëpërmjet korrupsionit dhe posteve publike që mbajnë aktualisht dhe në te shkuarën,nuk u dënua deri me sot për shpërdorim të posteve publike pavarësisht shumë padrejtësive. Shqiptarë janë të bindur për korrupsionin aktiv dhe pasiv të këtyre politikanëve dhe zyrtarëve të lartë që mbesin pa u ndëshkuar, asnjeri nga këta nuk mban përgjegjësi ligjore, po ashtu nuk mundem të mos përmend faktin që një pjesë e madhe e sistemit të drejtësisë shqiptare është e korruptuar dhe të drejtë ka kush është në pushtet, kush ka para dhe kush ka lidhje të fuqishme me shtetin, botën e krimit.

Kosova ka prodhuar politikanë të cilët për të marrë pushtetin ose për ta mbajtur sa më gjatë atë, një politikani i duhet të gënjejë në mënyrë të vazhdueshme lidhur me qëllimet e tij ose si të thuash duhet të manovrojë t’i ngatërrojë kundërshtarët në qëllimet e veta dhe shpesh duhet të tregojë një kinse fytyrë tjetër, nga ajo që njerëzve u duhet ta pranojnë. Politikanët shqiptarë në Kosovë përsërisin të njëjtat gënjeshtra, besojnë se ashtu të ripaketuara më bukur, ato nuk janë më si më parë, kurse njerëzit të mësuar me to, e kanë të nevojshme t’i dëgjojnë. Madje, sociologët mendojnë se politikanët gënjejnë edhe ngaqë, duke gënjyer vazhdimisht, ata fillojnë t’u besojnë edhe vetë gënjeshtrave të tyre, të cilat përpiqen t’ua rifalin qytetarëve për të vërteta. Politika është kthyer krejtësisht në biznes, vetëm jo në shërbim të popullit, por të një klani oligarkësh të familjes në pushtet. Shqiptarëve u ka humbur i gjithë besimi te politikanët. Ndaj besojnë vetëm në humbjen e tyre. Kjo është edhe arsyeja që të gjithë ia kanë mësyrë largimit në emigracion. Ku të mundin, vetëm të largohen larg Kosovës,për një jetë më të mire për ata dhe fëmijtë e tyre, Kosova nuk kujdes për qytetarët e saj si nënë por si njerkë. Si ato njerkat e përrallave, ku me detyrim I largon nga shtëpia fëmijët e burrit.

Politika ka thelluar mosbesimin ndaj qytetarëve të vet, ajo me arrogancën e saj ka krijuar trendin e ashpërsimit të ndasive. Keqqeevrisjet e deritashme janë ardhur si pasojë e kapje së shteti nga të paaftit, hajdutët dhe mafia. E keqja nuk mbaron me kaq, pasi shpresat për të ardhmën nuk ekzistojnë fare, drita në fund të tunelit është ende e largët. Siç po shkojnë gjërat ju shqiptarët e Kosovës do kenë arsye edhe më shumë për të ikur ashtu siç kam ikur unë dhe ata që po bëhen gati të ikin.

Gratë e pasura të politikanëve të Kosovës

Gratë e pushtetarëve të Kosovës nuk po qëndrojnë nën hijen e burrave.

Kur bëhet fjalë për pasuri bashkëshortët e tyre “milioner” shpesh duken varfanjak krahasuar me to.

Në të dhënat e Agjencisë Kundër Korrupsionet shumë gra të liderëve politik zotërojnë pasuri milionëshe, shtëpi luksoze, vetura e të hyra të majme mujore.

Gazeta Fjala ka nxjerrë disa nga të dhënat nga deklarimet që kanë bërë zyrtarët e lartë të shtetit këtë vit. Listës së më të pasurave i prin Rita Knudsen Augestad, bashkëshortja e kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Për dallim nga Kurti që nuk ka as shtëpi, ajo punon në kompaninë Nupi në Oslo të Norvegjisë, dhe nga paga në këtë vend ajo realizon të hyra vjetore 42 mijë e 240 euro, si dhe ka të kursyera 85 mijë euro.

Ndërkaq, më e votuara nga koalicioni PAN, Sala Berisha – Shala, gruaja e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shalës ka të hyra vjetore në vlerë 45 mijë e 930 euro, në të cilën vlerë përfshihen paga në kolegjin Juridika prej 1 mijë e 36 euro, dhe të hyrat nga Kuvendi prej 22 mijë e 894 euro.

Po ashtu ajo posedon si pasuri të luajtshme një veturë me vlerë 15 mijë euro. Pas saj renditet bashkëshortja e ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmanit.

Bashkëshortja e Rrahmanit punon në KFOR në Bondstel ku merr një pagë vjetore në vlerë 29 mijë e 493 euro.

Mirëpo, ajo edhe ka para të kursyera në bankë. 17 mijë e 361 euro është shuma e parave të gatshme që ka në bankë bashkëshortja e Rrahmanit, si dhe ka veturë në vlerë 3 mijë e 500 euro.

Keq nuk qëndron edhe bashkëshortja e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajramit, e cila ka pasuri të paluajtshme, një banesë njëdhomëshe në vlerë prej 30 mijë euro, ndërsa pasuri të luajtshme një veturë Renault Clio, në vlerë 7 mijë e 900 euro. Ajo punon në një universitet në Ferizaj. Bashkëshortja e anëtarit të kryesisë së LDK-së, Sabri Hamitit, edhe pse nuk punon ajo ka të para të gatshme në bankë në vlerë 45 mijë euro, si dhe merr pension mujor në vlerë 230 euro.

Gurja e Kadri Veselit, 15 mijë euro nga Kobit PC

Pasuri të majme del të ketë edhe, Luljeta Veseli, bashkëshortja e kreut të PDK-së, Kadri Veselit. Ajo punon në Kobit PC ku merr pagën vjetore 15 mijë e 920 euro, ajo gjithashtu merr të hyra edhe nga buxheti i Kosovës me vlerë 4 mijë e 907 euro. Ka para të gatshme në vlerë 4 mijë e 907 euro, si dhe posedon një banesë prej 97 mijë euro.

Afër qëndron edhe  Lumnije Thaçi, bashkëshortja e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, e cila punon në Universitetin Fama në Prishtinë ku merr pagën vjetore 18 mijë euro. Ndërsa para të gatshme ka në vlerë prej 1 mijë e 500 euro.

Bashkëshortja e anëtarit të PDK-së, Xhavit Halitit, as nuk punon e as nuk ka para të gatshme, por posedon stoli ari në vlerë 15 mijë euro. Ndërsa gruaja e bashkë partiakut të tij, gruaja e Adem Grabovcit punon në Ibër Lepenc dhe ka pagën vjetore 7 mijë e 920 euro, si dhe ka një banesë mbi vete me vlerë 15 mijë euro. Në bankë ka para të gatshme në vlerë 1 mijë e 726 euro.

Kreut të Prishtinës, Shpend Ahmetit, gruaja i punon në Institutin GAP, ku merr pagë vjetore në vlerë prej 8 mijë e 400 euro dhe po ashtu ka para të gatshme në bankë 2 mijë e 300 euro.

Bashkëshortja e anëtarit të AAK-së, Daut Haradinajt, ka të hyra vjetore në vlerë 962 euro, nga paga e saj në ALTRO shpk, si dhe një veturë në vlerë prej 435 euro për muaj. Vetëm 21 euro ka në bankë gruaja e kandidatit për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hotit.

Ajo punon në KGJK dhe ka të hyra vjetore në vlerë 5 mijë e 602 euro. Edhe bashkëshortja e kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt ka të hyra vjetore të ngjashme. Të hyrat e saj vjetore kapin shumën prej 5 mijë e 400 euro.

Gratë e pushtetarëve që punojnë në universitete

Përpos pasurive të lartpërmendura, bashkëshortja e Arsim Bajramit siguron të holla edhe nga dy vendet ku ajo punon.

Në  Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ajo merr pagë mujore prej 208 eurove, si dhe honorarin për angazhim semestral nga Kolegji AAB, prej 1 mijë euro.

Kurse, 2 mijë e 16 euro është honorari që merr nga Universiteti i Prishtinës , bashkëshortja e kandidatit për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufcës.

Ajo ka të kursyera në banka 2 mijë e 500 euro.

Nga Universiteti i Prishtinës, pagë merr edhe bashkëshortja e Ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajt, e cila nga UP-ja merr pagë vjetore në vlerë 9 mijë e 604 euro.

Ndonëse jo në Universitet, edhe gruaja e Ministrit të Punëve të Jashtme, Skënder Hysenit punon në institucion arsimor.

Ajo punon në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë ku merr pagën vjetore 6 mijë e 240 euro.

Gratë në kredi

Bashkëshortja e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashit, ka detyrime financiare në vlerë prej 186 mijë e 803 euro, ku përfshihet kredia për banesë në vlerë 172 mijë euro dhe ajo studentore prej 14 mijë e 500 euro.

Ajo punon në Forsakringassa në Suedi ku merr pagën vjetore 3 mijë euro.

Detyrime financiare ka edhe bashkëshortja e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit, e cila kap vlerën e 87 mijë euro.

Bashkëshortja e Stavilecit posedon si pasuri të luajtshme një veturë Opel Astra më vlerë 5 mijë euro, ndërsa nga puna në PTK merr pagë vjetore në vlerë 1 mijë e 86 euro dhe nga KK Prishtina merr 200 euro.

Edhe bashkëshortes së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerit nuk i mungojnë detyrimet financiare.  Këto detyrime kapin shifrën 3 mijë e  360 euro.

Ka pasuri të luajtshme një veturë Mini Coper në vlerë prej 4 mijë euro, si dhe të hyra vjetore nga Dogana e Kosovës që kapin shifrën e 8 mijë e 452 eurove. /Gazeta Fjala/

Nisma largohet nga PAN-i, në Kuvend do ta ketë grupin e vet parlamentar

Nisma për Kosovën ka vendosur që në legjislaturën e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, të ketë grup parlamentar të vetin.

Nisma për Kosovën edhe pse në koalicion parazgjedhor me 2 parti tjera, PDK-në dhe AAK-në, ka vendosur që në legjislaturën e ardhshme të veprojë si grup parlamentar i vetëm.

Shefja e grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, në një prononcim për Kallxo.com e ka konfirmuar se deputetët e Nismës do të veprojnë si grup parlamentar në vete.

“Nisma për Kosovën në këtë legjislaturë do të ketë numër më të madh të deputetëve sesa në legjislaturën e kaluar dhe kjo tregon qartë se Nisma ka pasur rritje për 40%. Kryetari Limaj qysh gjatë fushatës zgjedhore ka deklaruar se deputetët e Nismës për Kosovën do të funksionojnë si grup parlamentar në vete”, ka thënë Bajrami.

Përmes një komunikate për media, Nisma ka njoftuar të shtunën se në këto zgjedhje ka arritur të marrë së paku 8 deputetë në Kuvend.

Ndërsa nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi tha se kjo nuk është çështje diskutimi ndërmjet partnerëve, duke shtuar se këto vendime do të merren pas certifikimit të rezultateve.

“Momentalisht jemi duke pritur certifikimin e rezultateve dhe për ndryshimet tjera që mund të ndodhin në të ardhmen janë përfaqësuesit e partive politike të cilët bëjnë marrëveshje që mund të kenë një grup parlamentar, apo secila parti ndan të drejtën ta ketë grupin e vet parlamentar, por kjo nuk është temë e ditës tani”, tha Isufi.

Nënkryetari Isufi deklaroi se nuk e di nëse është zgjedhur deputet dhe shtoi se është duke pritur rezultatet e dala nga KQZ-ja.

Koalicioni i tri partive që po njihet ndryshe si PAN-i në zgjedhjet e 11 qershorit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka dalë e para duke marrë 33,92 për qind të votave.

Rrustem Mustafa: PAN-i i ka votat, do të bëjë marrëveshje me LDK-në

Rrustem Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se koalicioni PAN, me Ramush Haradinajn, do ta udhëheqë qeverinë e ardhshme të Kosovës. “Është relative me kë, por jemi në udhë të mbarë që në afat rekord, pas certifikimit të zgjedhjeve, ta kemi qeverinë e prodhuar nga zgjedhjet e 11 Qershorit”, ka thënë Remi për ‘Rrokum’. Mustafa konsideron se s’do të jetë e vështirë të bëhen numrat për formimin e qeverisë.

“Me LDK-në do të flasim për marrëveshje politike, sepse për numra s’ka nevojë, ekzistojnë”, ka thënë Remi. Kjo nënkupton, sipas tij, që në të ardhmen të shmanget nevoja për varësi nga vota e pak deputetëve për vendime të mëdha. Sa i përket formimit të qeverisë, Mustafa ka thënë se nuk ka nevojë të merren modele prej vendeve fqinje, por duhet të veprohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

Sipas tij, krejt partitë, duke përfshirë edhe VV-në, duhet të jenë pjesë e qeverisë, nëse PAN do të konfirmohet si bartëse e saj. Mustafa ka thënë se PAN ka hyrë në zgjedhje për të fituar, dhe këtë e ka arritur, prandaj, sipas tij, nuk ka pse të ikën nga fitorja. “PAN nuk ka nevojë të shkojë në opozitë, kur sovrani e ka zgjedhur fituese me një diferencë të theksuar me vendin e dytë”, është shprehur ai.

Isa Mustafa: LDK nuk bën koalicion me PDK-në as me PAN-in

PRISHTINE- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër në largim, Isa Mustafa, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij për një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Mustafa u shpreh se “LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtëzimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc”.

Mes të tjerash ai theksoi se: “Qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK. Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për tu protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje”, ka shkruar Mustafa.

Mark Marku: Shuma parash po tërhiqen nga bankat. Ja sa kushton vota në Durrës

Mark Marku është shprehur se fushata në pamje të parë duket e qetë, por underground, p.sh, në qytetin e Durrësit ka nisur blerja e votës.

Këtë deklaratë Marku e bëri në studion e emisionit “Opinion”, ndërsa shtoi se është zbuluar edhe çmimi i votës.

Ai theksoi se është ndërtuar një sistem kapilar i blerjes së votës, madje sipas të dhënave nga terreni, është bërë me dije se vota blehet për 50 euro.

Sipas tij, po bëhet një agresion i paparë i votës përmes parash.

Më tej, Marku tregoi se këto raste edhe pse të veçuara janë ngjarje shumë të vogla për të treguar anën reale se çfarë po ndodh realisht në Durrës dhe disa qytete të tjera.

Ka të dhëna që nga bankat janë tërhequr shuma të mëdha parash dhe prokuroria duhet të hetojë në lidhje me këto raste, sepse ato po hidhen në fushatë.

Manza: Mos rrezikoni bashkëpunimin me NATO-n, Forcat e Armatosura vetëm sipas Kushtetutës

Forca e Sigurisë së Kosovës

 

Institucionet e Kosovës nuk duhet të nxitojnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura ka deklaruar të hënën në Prishtinë, zëvendës-ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, John Manza.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një ligjërate me temën, “NATO dhe Ballkani Perëndimor”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Manza tha se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e ka bërë të qartë që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura duhet të kaloj përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Këshilla ime është që mënyra më e mirë për të garantuar transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura është transformimi i matur, hap pas hapi, dhe jo vendimet e shpejta”, ka theksuar Manza.

Këto komente ai i ka bërë duke aluduar në nismën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës përmes ligjit, por i cili më pas ishte tërhequr nga agjenda e Kuvendit, për shkak të vërejtjeve nga NATO dhe vendet perëndimore.

“Lëvizjet e shpejta në këtë proces, siç u tentua muaj më parë, mund të rrezikojnë bashkëpunimin e vendosur për një kohë të gjatë dhe NATO kërkon që ky proces të zhvillohet në harmoni me Kushtetutën”, ka thënë ai.

“Nëse transformimi nuk bëhet në mënyrë të drejtë, mund të rrezikohet gjithë bashkëpunimi”, tha Manza, duke deklaruar se nuk e di as vet se si ta thotë këtë mesazhmë qartë se kaq.

Manza tha se gjatë kësaj vizite në Kosovë ka diskutuar me liderët politik, pastaj me përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarët, përfshi edhe studentët, për të parë se si shihen NATO dhe roli i saj në Kosovë.

LDK-ja e vogël, arenë e klaneve të mëdha! – Nga Florim Zeqa

E kam thënë dhe po e përserisë prap, LDK asnjëherë nuk ka qënë e rrezikuar nga oponentët e jashtëm politik, por nga brendia e saj prej klaneve dhe grupeve të interesit.
Për të elaboruar rrugëtimin e gjatë (27 vjeqar) të një subjekti politik, është pak më tepër se sfidë, sepse çfarëdo që shkruhet e thuhet, nuk mund të përmblidhet e tëra në një shkrim të vetëm autorial.
Vrojtimi analitik nga këndvështrimi historik, nga distanca e gjatë kohore e ngjarjeve për subjektin e parë politik shqiptar në hapësirat ballkanike, është sa punë e lehtë, po aq e vështirë!
E lehtë për të përshkruar kohën nëpër të cilën kaluam, e vështirë për të zbardhur të gjitha prapaskenat që i janë përgatitur LDK-së nga fillimi e deri në ditët e sotme.
Kur u themelua LDK-ja (23 dhjetor 1989), ishte kohë e represionit sistematik të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Asokohe, posti i timonierit të partisë para Ibrahim rugovës iu kishte ofruar disa figurave tjera të “Alternativës kosovare” (kështu quhej skena politike në formim e sipër), porqë asnjëri prej tyre nuk e patën guximin intelektual t’i marrin përgjegjësitë e kohës mbi supet e tyre.
Mbase këtu qëndron fati më i madh i shqiptarëve të Kosovës, që në ballë të një lëvizje politike vihet njeriu më i duhur në kohën e duhur, njeriu i urtë dhe i mençur, i guximshëm dhe tolerant, vizionar dhe pragmatik.
E quajta “lëvizje politike”, pse jo edhe popullore, kur LDK-ja e Ibrahimit vetëm brenda pak muajsh veprimtarie politike në gjirin e saj kishte tubuar mbi 700 mijë antarë të rregullt (që paguanin antarësinë partiake) dhe qindramijëra simpatizant në mbarë Kosovën dhe në Diasporë.
Kjo rritje enorme e LDK-së për një kohë të shkurtër, i kishte shqetësuar tej mase qarqet serbo-jugosllave të asaj kohe, si dhe ua kishte vërbuar sytë inatçorëve politik që nuk e patën guximin të vihen në ballë të lëvizjes popullore.
Duke e parë rritjen enorme të LDK-së, pushteti okupues i Millosheviqit e kishte përgatit planin për futjen e përqarjes brenda LDK-së rugoviane. Kësisoji pushteti serbo-jugosllav i nxjerrë nga burgjet në liri grupet “Marksist-Leniniste”, për t’i yryshur kundër LDK-së.
Me plane dhe qëllime destruktive, shumica e ish të burgosurve politik (të liruar nga Millosheviqi) u futën në radhët e LDK-së, jo për ta ndihmuar, por për ta shkatërruar nga brendia e saj.
Motoja e marksist-leninistëve ishte “Marrja e Kalasë nga brenda”, ku me sukses kishin arritur deri në majat e subjektit shtetformues (nënkryetar partie, antarë kryesie, etj).
Mirëpo, falë zgjuarsisë së lidershipit të Ibrahim Rugovës, LDK-ja me sukses arriti t’i neutralizoj veprimet destruktive  të marksist-leninistëve të dalur nga grilat serbo-jugosllave.
Krahas grupeve marksist-leniniste, kundër LDK-së vepronin grupet dhe klanet e dirigjuara pro-serbe për thyerjen dhe bllokimin deri në shkatërrim të rezistencës aktive paqësore nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës.
Njëri nga grupet dhe klanet më të rrezikshme që vepronin brenda LDK-së, ishte ai i binomit “Bukoshi-Mustafa”, njëri kryeministër, kurse tjetri ministër i financave në Qeverinë në ekzil, të cilët përveq bllokimit të fondit të 3 %, bllokuan edhe milionat e grumbulluar në emrin e luftës çlirimtare nga mërgata e jonë.
Ky binom fatkeq, kishte dalur tërësisht nga kontrolli i LDK-së dhe urdhërat e liderit të saj Ibrahim Rugova.
Këtë avaz të shkëputjes nga presidenti Rugova, binomi Bukoshi-Mustafa e vazhduan deri në shkuarjen në amshim të presidentit Rugova në 21 janarin e vitit 2006-të.
Pas shkuarjes në amshim të Ibrahim Rugovës, binomi Bukoshi-Mustafa e ndërruan strategjinë e veprimit, në stilin e marksist-lenisnistëve u futen në familjen Rugova, për t’i përdorur paturpërisht për interesat e tyre biznesore.
Derisa ishte gjallë Rugova, edhe përkundër tendencave për shkatërim, arriti ta mbanë unike dhe të fortë kalanë rugoviane.
Kuvendi i karrigëve, ndarja më e dhimbshme dhe më fatkeqe e LDK-së
LDK-ja post-rugoviane nuk arriti t’u bëjë ballë skenarëve për ndarjen dhe shkatërrimin e këtij subjekti politik. Kështu në nëntorin e 2006-s,  Kuvendi i VI-të i LDK-së u shndërrua në arenë gladiatorësh, mes klaneve për marrjen e primatit të vazhdimësisë rugoviane në LDK.
Përderisa targën e ndarjes fatkeqe të LDK-së e muarën Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Daci, atë të tkurrjes dhe shkatërrimit final e bartë klani i Isa Mustafës me sejmenët e tij.
Pas kuvendit të gjashtë e këndej, lufta mes grupeve dhe klaneve rivale brenda LDK-së nuk pati të ndalur, duke ua pamundësuar kështu veprimtarinë të gjithë intelektualëve dhe veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së, të cilët përveq dijes dhe guximit kishin përcaktimin e fuqishën për ruajtjen e trashëgimisë rugoviane.
“Kuvendi i VIII-të zgjedhor i LDK-së i 31 majit 2015, historik për LDK-në”, kuvend i cili e varrosi dhe dërgoi në përjetësi frymën rugoviane brenda këtij subjekti politik.
Delegatët me votën (shpirtin) e tyre të shitur e varrosën përfundimisht frymën rugoviane në këtë subjekt emblematik të historisë së lavdishme 25 vjeqare të shqiptarëve të Kosovës.
Tani e tutje ky subjekt lirisht mund të ndërroj edhe emrin e subjektit, mund te quhet si të dojë (“LDK e re” sipas Isa Mustafës, apo e klanit RIINVEST”), pasi nga 31 Maji 2015-të, më nuk e mbanë targën rugoviane.
Nga kuvendi i fundit zgjedhor, ashtu sikurse 11 vite e gjysmë më parë kur hyjnori Rugovë iku në përjetësi,…edhe amaneti i tij-LDK-ja me 31 maj 2015-të shkoj në përjetësi, për t’u shkruar me shkronja të arta mbi epitafin e saj; “Lavdi LDK-së Rugoviane”, (23 dhjetor 1989-21 janar 2006), varrosur me 31 maj 2015-të nga Isa Mustafa me sejmenët e tij; karrierist, linçues, faqezinjë, njerëz të pabesë, frikacak që shkelën mbi gjakun e veprimtarëve të LDK-së rugoviane; matrapaz politik, hajdut, kriminel, injorant, analfabet, psikopat, mjeranë dhe servil të fëlliqur, që tradhëtuan elektoratin rugovian dhe një popullat të tërë për hirë të interesave të tyre të ngushta personale!
Uzurpatorët, puçistët, kapësit, shpërdoruesit dhe rrënuesit e këtij subjekti me në krye Isa Mustafën do ta bartin targën e turpit dhe të tradhëtisë ndaj elektoratit besnik të frymës rugoviane,…brez pas brezi do të kujtohen si shkatërrues dhe rrënues të një trashëgime me vlerë kombëtare.
Tani LDK-ja e vogël, ka mbetë vetëm si arenë e klaneve dhe grupeve të interesit dhe jo vetëm kaq, edhe brenda sojit (klanit) të njëjtë vazhdon loja për marrjen e timonit të “anijes” në përmbysje e sipër. Kjo u dëshmua më së miri në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, ku si pasojë e luftës së klaneve LDK-ja rrëshqiti edhe një hap më posht drejt greminës së pakthim.

Votat e diasporës dhe ato me kusht ende të panumëruara

Janë bërë një javë që nga mbajtja zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend. Pra që nga 11 qershori e deri më sot Komisioni Qendror Zgjedhor është duke vazhduar procesin e numërimit të votave nga të gjitha vendvotimet.

Nga gjithsej 1 milionë e 872 mijë e 942 votues sa ishin të regjistruar, 30 mijë e 213 persona kanë votuar me kusht.

 

I kontaktuar nga Indeksonline, Koordinatori i Qendrës së Numërimit të Votave, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se as sot nuk ka filluar procesi i numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht.

“Nuk ka filluar ende numërimi, në ditët e ardhshme pritet që të fillojë edhe ky proces”, ka thënë Ahmetaj.

Sipas tij, arsyeja e mos-fillimit të numërimit të këtyre votave është mos-kompletimi i të gjitha proceseve.

“Pa u regjistruar votuesit me kusht dhe pa u kompletuar i gjithë ky proces i votuesve me kusht nuk mund të fillojmë me verifikimin, pra pa u bërë ky verifikim nuk mund të bëhet as numërimi me kusht”, ka shtuar Ahmetaj.

Ahmetaj ka cilësuar se nesër mund të bëhet fillimi i kompletimit të këtij procesi dhe se për çdo detaj KQZ do të njoftojë me kohë.

Në bazë të rezultateve të deritanishme të publikuara nga KQZ, del që prirja të jetë nga koalicioni PAN me 33.92 përqind, Lëvizja Vetëvendosje me 27.16 përqind si dhe koalicionin LDK-AKR-Alternativa me 25.79 përqind./Indeksonline/

E kërkon Serbia, kosovari arrestohet në Tiranë

Policia e Aeroportit në Rinas, të shtunën ka arrestuar një kosovar derisa i njëjtit tentonte të udhëtonte nëpërmjet kësaj pike kufitare

Arrestimi i kosovarit me iniciale: G.Z., 39-vjeç, u bë pasi ndaj tij kishte një urdhërarrest të lëshuar nga INTERPOL-i i Beogradit.

Kosovari menjëherë pas arrestimit iu është dorëzuar autoriteteve policore kosovare në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Ende nuk ka informacione se për çfarë arsyeje kosovari është shpallur në kërkim, ndërsa tani me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës. /Indeksonline/

Skënder Hyseni ka veturë 35 mijë eurosh

Skender Hyseni në deklarimin e sivjetmë të pasurisë ka rritur pak të hyrat, por ka deklaruar vlerë më të ulët të makinës.

Skender Hyseni, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme edhe sivjet, sikurse vjet ka deklaruar vlerë të njëjtë të pasurisë së patundshme- 470 mijë euro.

Sipas deklarimit, Hyseni posedon edhe një veturë Audi që sivjet e ka vlerësuar 35 mijë euro. Vjet e njëjta veturë sipas deklarimit të Hysenit ishte vlerësuar 39 mijë euro.

Vitin e kaluar Hyseni në të hyrat vjetore kishte deklaruar vetëm të hyrat mujore me vlerë prej 1 mijë e 173 eurove.

Nëse Hyseni ka marrë pagë prej 1 mijë e 173 euro në muaj, në vit shuma e pagës së tij i bie të jetë 14 mijë e 076 euro.

Bashkëshortja e Hysenit, vitin e kaluar merrte pagë prej 490 eurove, ose 5 mijë e 880 euro në muaj.

Sivjet të hyrat e bashkëshortes së Hysenit janë 6 mijë e 240 euro.

Për dallim nga viti i kaluar këtë vit Hyseni ka deklaruar edhe të hyrat e fëmijëve që prekin shumën 1 mijë e 300 euro.

Të hyrat e Hysenit këtë vit janë rritur për 1 mijë e 633 euro.

Ja emrat e 21 deputetëve të PDK-së

PDK për herë të parë pasluftës do të ketë numrin më të vogël në Parlamentin e Kosovës. Në koalicionin PAN ka fituar vetëm 21 deputetë. Vota nuk kanë fituar figurat kryesore të partisë siç janë: Arsim Bajrami, Hajredin Kuçi, Nait Hasani, Fadil Beka.

Bazuar në listën e hartuar nga vëzhguesit e koalicionit PAN, ku nuk janë përfshirë votat me kusht dhe votat e diasporës, PDK mbetet me vetëm 21 deputetë. 16 më pak se në zgjedhjet e fundit, ku kishte pasur 37 deputetë. Tash, krejt koalicioni PAN ka arritur të fitojë vetëm  39 deputetë, prej të cilëve 10 të AAK’së e 8 të NISMA’s për Kosovën.

Kësaj radhe deputetë s’kanë arritur të bëhen dy Nënkryetarët e PDK’së, Hajredin Kuçi e Arsim Bajrami. As zyrtarët tjerë të kësaj partia si Nait Hasani, Fadil Beka e Naim Fetahu.

Mirëpo, kësaj radhe, në listën për deputetë kanë hyrë Mergim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut si dhe djali i Ukshin Hotit, Andini.

Veç kësaj, ligjvënëse në këtë legjislaturë do të jetë edhe mbesa e Presidentit Thaçi, Evgjenia.

Kjo është lista e deputetëve të PDK:

·       Kadri Veseli,

·       Sala Berisha Shala

·       Enver Hoxhaj

·       Mergim Lushtaku

·       Elmi Recica

·       Memli Krasniqi

·       Ganimete Musliu

·       Agim Aliu

·       Evgjeni Thaci-Dragusha

·       Andin Hoti

·       Fatmir Xhelili

·       Blerta Deliu

·       Xhevahire Izmaku

·       Bekim Haxhiu

·       Flora Brovina

·       Abdyl Saliu

·       Mexhide Mjaku-Topalli

·       Xhavit Haliti

·       Safete Hadwrgjonaj

·       Zenun Pajaziti

·       Nezir Cocaj

Libër i ri i Jusuf Buxhovit me fakte historike: “KONGRESI I BERLINIT DHE LIDHJA SHQIPTARE 1878”

Libër i ri i Jusuf Buxhovit: “KONGRESI I BERLINIT DHE LIDHJA SHQIPTARE 1878”

Studim voluminoz, me727 faqe.

I pari i llojit të tillë në historiografinë shqiptare.

Fryt i punës shumëvjeçare hulumtuese në arkivat gjermane me ç’rast thyhen shumë nga paragjykimet dhe gënjeshtrat e historiografisë së Beogradit dhe asaj të kufizuar ideologjike rreth raporteve të shqiptarët me fuqitë evropiane veçmas me gjermanët.

Në libër përfshihen edhe protokollet origjinale të Kongresit të Berlinit (në frengjisht dhe gjermanisht) bashkë me vendimet e Kongresit të përkthyer në gjuhën shqipe të shoqëruara edhe me dokumente të tjera autentik të kohës (letrat dhe peticionet shqiptare drejtuar Kongresit) të përmbledhura për herë të parë në një studim historik.

E botoi “Faik Konica” – Prishtinë dhe “Jalifat Publishing” – Houston.

Gjendet në Panairin e Librit në shatandin e botuesit “Faik Koncia”.

Këta janë kandidatët e LDK që nuk arritën të rizgjidhen deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 11 qershor, ka arritur t’i sigurojë 24 ulëse në Kuvend.

LDK në këto zgjedhje ka gjashtë deputetë më pak se në legjislaturën e kaluar.

Prej 30 deputetëve sa kishte partia e Isa Mustafës në legjislaturën e kaluar,  tashmë ky subjekt politik do t’i ketë 26 ulëse në Kuvend.

Deputetët e legjislaturës së kaluar që nuk do të jenë më deputet janë: Skënder Hyseni, Sabri Hamiti, Ali Sadriu, Sali Morina, Doruntina Maloku, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi, Njomza Emini dhe Melihate Tërmkolli.

Por që listat të jenë zyrtare duhet të pritet certifikimi i rezultateve nga KQZ’ja

PAN: NISMA 8, AAK 10 dhe PDK 21 deputetë

Të paktën tetë deputetë nga koalicioni PAN janë të NISMA’s për Kosovën. Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë e Partisë së Fatmir Limajt. Ndërkohë, burime të Express kanë konfirmuar se AAK i ka të konfirmuar dhjetë deputetë. E, PDK’së i kanë mbetur vetëm 21 deputetë apo 16 me pak se në zgjedhjet e kaluara. Në mesin e atyre që pritet të mbesin jashtë Parlamentit janë edhe dy Nënkryetarët e PDK’së, Hajredin Kuçi e Arsim Bajrami.

Sipas një komunikate nga Nisma, aty është bërë e ditur se Nisma për Kosovën ka pasur një rritje të madhe, dhe do të ketë në Kuvend së paku tetë deputetë, transmeton lajmi.net

“Në këto zgjedhje NISMA për Kosovën ka pasur rritje mbi 40% që është një rezultat shumë i mirë i cili ia mundëson që NISMA për Kosovën në Parlamentin e Kosovës të jetë e përfaqësuar me së paku 8 deputet”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në këtë mbledhje ka thënë se po pritet certifikimi i rezultateve, dhe do të formohet qeveria sipas tij me Ramush Haradinajn kryeministër.

“Kryetari Limaj, theksoi se po punohet që sa më shpejte pas certifikimit të rezultateve të formohet qeveria me kryeministër z.Ramush Haradinaj, ku NISMA për Kosovën do të jetë pjesë e kësaj qeverie dhe do të merr përgjegjësitë e veta në ndërtimin e kësaj qeverie dhe bashkëpërgjegjësinë në qeverisje si partner i koalicionit”, bëhet e ditur në njoftimin e Nismës.

Stërvitje virtuale e trupave amerikane në Kosovë

Mijëra kilometra larg fushëbetejave në Afganistan e Irak, ushtarët amerikanë stërviten me pajisje të veçanta për të ruajtur shkathtësitë dhe gatishmërinë e veprimit në ato mjedise por edhe zona tjera ku mund të jenë të angazhuar në të ardhmen.

Për herë të parë ushtarët amerikanë po kryejnë stërvitje të tilla edhe në kampin Bondsteel në pjesën lindore të Kosovës, që është baza e paqeruajtësve amerikanë e ngritur në vitin 1999.

Haradinaj: Në kohë rekord do të formohen Kuvendi dhe Qeveria

Punë të kryer e sheh krijimin e institucioneve të reja kandidati për Kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj.

Votat e nevojshme sipas tij tashmë ekzistojnë dhe se ai do të jetë në krye të Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj thotë se mezi po pret certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit nga na e KQZ’së duke premtuar se në afat rekord do të formohen Kuvendi dhe Qeveria.

“Vota për Qeverinë ekziston. Pra kemi votën për Qeverinë. Ndoshta ajo që mund të bëjmë më tutje është që të sigurojmë një përkrahje më të gjerë, një koalicion sa më solid se për votë për me fillu me Qeverinë këtë e kemi”, tha Haradinaj për televizionin publik.

Kosovë: 6 raste të përfshira në lojën “Balena Blu”

Policia e Kosovës ka lajmëruar se gjatë ditës se premte janë raportuar gjashtë raste të përfshira në lojën “ Balena Blu”.

Në një komunikatë për media, të Policisë se Kosovës, thuhet se “sipas informacioneve dhe verifikimeve të para, njëri nga rastet ka të bëjë edhe me gërvishtje të dorës, ku viktima e këtij rasti ka deklaruar se njeh edhe fëmijë tjerë, që kanë njohuri për këtë lojë, apo edhe të jenë duke luajtur këtë lojë.”

Policia e Kosovës, thuhet në vazhdim të komunikatës, në kuadër të saj ka angazhuar me kohë njësitet e saja relevante duke përfshirë edhe njësitin e krimeve kibernetike për trajtim dhe hetim të rasteve të kësaj natyre.

“Me qëllim të trajtimit dhe parandalimit të rasteve të tilla apo të ndonjë fatkeqësie, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë prindërit dhe personat përgjegjës që të kenë një kujdes dhe kontroll më të shtuar ndaj fëmijëve gjatë përdorimit të internetit apo rrjeteve sociale”, thuhet në komunikatë .

Mbi 352 mijë euro gjoba për partitë politike që shkelën kodin zgjedhor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, ndonëse u vlerësuan se kaluan pa ndonjë parregullsi që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve, u përcollën me ankesa e gjoba të shumta.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka bërë të ditur se kanë pranuar 354 ankesa, derisa, për shkelje të kodit të mirësjelljes kanë gjobitur partitë politike në vlerën prej mbi 352 mijë euro.

Mul Desku, kryesues i Sekretariatit në PZAP, tha se gjatë këtij procesi zgjedhor për shkak të shkeljeve nga ana e subjekteve politike gjatë bërjes së fushatës, thyerjes së kodit të mirësjelljes, ka shqiptuar gjoba të mëdha për subjektet politike dhe kandidatët.

“Gjobat e shqiptuara arrijnë në 352 mijë e 400 euro. Koalicioni Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma është gjobitur me 157 mijë e 700 euro. Koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosovare e re dhe Alternativa janë gjobitur me 71 mijë e 700 euro, kurse Lëvizja “Vetëvendosje me 66 mijë euro“, thekson Desku.

Sipas tij, gjoba u janë shqiptuar edhe disa partive tjera.

PZAP ka bërë të ditur se asnjë nga subjektet politike nuk do të mund të certifikohen në zgjedhjet komunale të cilat do të mbahen në këtë vit pa i paguar këto gjoba.

Po ashtu, PZAP ka publikuar edhe ankesat për shkelje të rregullave të procesit zgjedhor të cilat janë pranuar nga subjektet politike si dhe nga organizatat vendore që janë marrë me vëzhgimin e këtij procesi.

“Natyra e ankesave kryesisht kishte të bënte me vendosjen e posterëve në hapësirat publike, mospërputhja e votave, gabim në të numëruarit e votave, asistim për votim, tentim për blerje të votës, dëmtim të posterëve, fotografim i votave dhe parregullsi të tjera”, ka bërë të ditur Desku.

Ndërkohë, Adnan Konushevci, anëtar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka theksuar se në zgjedhjet e 11 qershorit, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2014, është shënuar përkeqësim i thyerjes së kodit të mirësjelljes nga subjektet politike.

“Përderisa në vitin 2014 janë shqiptuar 86 mijë euro derisa në vitin 2017 kemi mbi 300 mijë euro gjoba e të gjitha janë për thyerje të kodit të mirësjelljes dhe të gjitha janë për vendosjen e posterëve në vendin ku nuk janë të dedikuar për vendosjen e tyre, tregon se kemi përkeqësim të thyerjes së kodit të mirësjelljes”, thekson Konushevci.

Numrin e ankesave e konsiderojnë mjaft të lartë përfaqësues të organizatës joqeveritare “Demokraci plus”.

Isuf Zejna nga kjo organizatë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ky numër i madh i ankesave dëshmon se procesi zgjedhor është përcjellë me parregullsi sa i përket respektimit të kodit të mirësjelljes.

“Është numër jashtëzakonisht i madh i ankesave edhe vlerës së dënimeve. Ankesat mund të jenë edhe më të larta. Ne si organizatë kemi ankesa për PZAP në trajtimin e ankesave sa i përket trajtimit të rrjeteve sociale. PZAP nuk kanë kapacitetin e duhur që të trajtojnë ankesat për këtë formë të fushatës. Si organizatë i kemi dërguar rreth 40 ankesa për thyerje të heshtjes elektorale përmes rrjeteve sociale, por që të gjitha janë refuzuar nga PZAP”.

Ndryshe, procesi zgjedhor i 11 qershorit ishte vlerësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, se ka shkuar pa ndonjë parregullsi, që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve.

Zgjedhjet në Kosovë ishin vëzhguar nga më shumë se 29 mijë vëzhgues nga partitë politike, organizatat joqeveritare, nga Bashkimi Evropian si dhe ambasadat e akredituara në Prishtinë.

Në shtator votohet kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka marrë një letër nga Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock, lidhur me aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Jam i lumtur të ju njoftoj se Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it në takimin e fundit në Lyon të Francës nga 31 maj – 2 qershor 2017 ka vendosur ta përfshijë aplikimin për anëtarësim në INTERPOL të Republikës së Kosovës në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të 86-të e cila do të mbahet në Pekin të Kinës nga 26-29 shtator 2017”, thuhet midis tjerash në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm, z. Jurgen Stock, drejtuar ministrit Hyseni.

Po ashtu, në këtë letër, ministri Hyseni njoftohet se këshilltari ndërkombëtar z. Hans Corell, i cili ishte emëruar për të udhëhequr një studim rreth procesit të anëtarësimit në INTERPOL, ka finalizuar punën e tij dhe raportin ia ka dorëzuar Komitetit Ekzekutiv.

Bazuar në këtë raport, Komiteti Ekzekutiv do t’i paraqesë Asamblesë së Përgjithshme për aprovim një kornizë të udhëzimeve për procesin e anëtarësimit. Pas aprovimit të këtyre udhëzimeve pritet votimi i aplikacioneve për anëtarësim, përfshi këtu edhe atë të Kosovës.

Ministri Hyseni, në kuadër të intensifikimit të aktiviteteve rreth anëtarësimit, sot ka kërkuar nga Grupi Punues ndërministror që të takohet rregullisht për të bërë çfarëdo që kërkohet në mënyrë që votimi në shtator të jetë i suksesshëm.

Kosovë, KQZ vendim për rinumërimin e 30 kutive të votimit

Ky propozim erdhi nga Sekretariati i KQZ-së, i cili edhe ka publikuar raportin e Qendrave të Numërimit dhe të rezultateve

PRISHTINË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës mori vendimi për rinumërimin e 30 kutive të votimit për “parregullsi të ndryshme që janë hasur gjatë pranimit të tyre në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve”.

KQZ sot mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka, ku u mor vendimi për rinumërimin e 30 kutive të votimit. Ky propozim erdhi nga Sekretariati i KQZ-së, i cili edhe ka publikuar raportin e Qendrave të Numërimit dhe të rezultateve.

Nga Sekretariati i KQZ-së po ashtu u bë e ditur se numri i fletëvotimeve pas vlerësimit të pakove me fletëvotime të ardhura përmes postës është 5.246, e të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Gjatë këtij takimi Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) tha se edhe pse këto zgjedhje janë vlerësuar si zgjedhje të qeta, në ditët e ardhshme duhet të analizohen të gjitha mungesat gjatë procesit të zgjedhjes, si dhe rekomandimet e BE-së lidhur me procesin. Sipas tij po ashtu duhet të analizohet çështja e numrit të madh të fletëvotimeve të pavlefshme, ku sipas numërimeve të deritanishme është 52.500.

Kurse Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje foli për çështjen e fletëvotimeve jashtë vendit, ku si të regjistruar kishte rreth 15 mijë votues, por që numri i votave të arritura është vetëm 5 mijë. Ai theksoi se duhet të analizohet arsyeja se pse ky numër është i vogël.

Anëtarët e KQZ-së gjatë mbledhjes po ashtu theksuan nevojën e shpalljes së sa më shpejt të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që u mbajtën më 11 qershor.

Ndryshe më 11 qershor në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme, ku deri më tani Komisioni Qendror Zgjedhor i Republikës së Kosovës (KQZ) ka publikuar rezultatet paraprake nga 99,88 për qind të votave të numëruara. Sipas këtyre rezultateve, koalicioni PDK-AAK-NISMA ka 33,92 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje 27,16 për qind të votave, kurse koalicioni LDK-AKR-Alternativa 25,79 për qind të votave dhe Lista Serbe 5,88 për qind të votave.

Haradinaj: Kryeministër bëhem unë, Kurti po i mashtron qytetarët

Ndonëse jo me një fitore të pritur, koalicioni PAN është fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, Ramush Haradinaj, gjatë nje interviste në Rubikon të KTV’së, është zotuar se në javën e parë pas certifikimit të rezultateve do të krijojnë qeverinë e re.

Numrin e 61 deputetëve, ai ka thënë se do ta plotësojnë si me komunitete, ashtu edhe me vota shqiptare.

Kreu i AAK-së përjashton mundësitë për një partneritet të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se ish-liderin e këtij subjekti nuk e konsideron mjaftueshëm serioz.

Sipas Haradinajt, fakti që Kurti po mohon disa të vërteta, tregon se sa larg mund të shkojë për të arritur qëllimet e veta “Kurti po mashtron qytetarët, duke thënë se është fitues”, e që, sipas Haradinajt, e vetmja fitore e LVV-së mund të jetë ajo morale.

Ndërsa, për dialogun me Serbinë ka ritheksuar se prezenca vetëm e BE-së nuk do të mjaftojë, duke shtuar se prezenca e SHBA-së është e domosdoshme.

Për dialogun, Haradinaj ka thënë se nuk do ta vazhdojë aty ku ka mbetur, por fillimisht tha se do të kërkojë hetime për atë çka është arritur.

Këta janë deputetët më të votuar në Kosovë

Në zgjedhjet e 11 qershorit nëKosvë shumë kandidatë për deputetë nuk kanë arritur të marrin votat e nevojshme për ta siguruar edhe një mandat në Kuvend. Ndërsa disa nga “prurjet” e reja të partive politike kanë arritur maksimumin e votave, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ish-deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga funksionet partiake, duke mos qenë i sigurt se ka arritur t’i marrë votat e nevojshme më 11 qershor.

Për dallim nga Mustafa, Vjosa Osmani, e cila ishte lënë poshtë në listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së, përkatësisht duke ia rezervuar numrin 81, ka arritur të marrë rekord votash. Jozyrtarisht mësohet se Osmani ka marrë më shumë se 50 mijë vota në zgjedhjet e 11 qershorit.

Vota maksimale nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa mësohet se kanë marrë edhe ish-drejtori i institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj, Antoni Quni, Ilir Deda, Mimoza Kusari-Lila, Behgjet Pacolli etj.

Nga lista e PDK-së, përpos kryetarit Kadri Veseli, vota për t’u bërë deputet ka arritur të sigurojë edhe Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut, Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, Ganimete Musliu, Blerta Deliu, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Zafir Berisha etj.

Ndërsa nga lista e deputetëve të “Vetëvendosjes”, përpos Albin Kurtit, besimin e elektoratit e ka fituar edhe sekretari Dardan Molliqaj, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënkryetari Dardan Sejdiu etj.

Arbana Xharra: Si bashkepartiake e Hajdar Beqes, distancohem nga gjuha e tij fyese kundër Mimoza Kusarit

Si bashkepartiake e Hajdar Beqes,

distancohem nga gjuha fyese qe ai ka perdorur ndaj Mimoza Kusarit duke e quajtur “prostitute politike”.

Ne jemi ne gare politike dhe jo ne armiqesi dhe kjo gjuhe na fyen te gjtha grave.

Ka ardhe koha te emancipohemi politikisht dhe te denojme gjuhen denigruese nga kushdo qe vjen.

Mund te pajtohemi ose jo me kundershtaret politik, por ne asnje moment nuk guxojme te fyejm dhe linqojme.

Ne muajin e fundit kam qene nje nga personat me te linquar nga militantet politik te Vetevendosjes, andaj une ngris zerin ne mbrotjen e te gjitha grave ne politike qe fyhen dhe nencmohen!

SHERADIN BERISHA: HASHIM, XHAVIT, KADRI, RAMUSH, FATMIR – HAPNI RRUGË NDRYSHIMIT NË KOSOVË!

Tashmë dihet mirëfilli se, në zgjedhjet e 11 qershorit 2017 fitoi ndryshimi! Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, ju në saje të luftës së UҪK-së u faktorizuat politikisht! Rrjedhimisht paslufta në politikë ju konsumoj pa masë! Për 18 vjet rresht e feudalizuat Kosovën, duke krijuar mirëqenje dhe pasuri përrallore vetëm për feudet tuaja.

Ju, duke e shfrytëzuar pushtetin, e shndërruat shtetin në palçkë!

Dhe kështu e mbushët  kupën!

Kupa e mbushur me plotë durim, paknaqësi, zhgënjim e indinjatë, u derdhë me 11 qershor! 

Ju, tashmë nuk mund ta ndryshoni të shkuarën tuaj, ama mund ta ndimoni të ardhmen e këtij vendi!

Si mund ta ndihmoni të ardhmen?!

Keni vetëm një rrugë!

T’i hapni rrugë ndryshimit, i cili ka një emër: Albin Kurti!

Prandaj merrni guximin, thoni PO ndryshimit! 

Shëndet!

Sheradin Berisha

Kosovë, nëntë të akuzuar për terrorizëm

Prokuroria e Posaçme e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 9 personave, nën dyshimet për planifikim të sulmeve terroriste në nëntor të vitit të kaluar gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.

Në vjeshtën e vitit të kaluar, policia e Kosovës në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë, arrestoi 19 persona nën dyshimet për lidhje me grupin militant Shteti islamik dhe planifikim sulmi në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Policia tha se arrestimet parandaluan sulmet terroriste në ndeshjen e futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit që duhej të zhvillohej në Shkodër e më pas u zhvendos në qytetin e Elbasanit.

Sipas aktakuzës së publikuar të mërkurën, katër nga të akuzuarit “me qëllim që seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të Ballkanit e pastaj në territorin e tyre të krijojnë Shtetin Islamik, me dashje i janë përgjigjur thirrjes së pjesëtarit të organizatës terroriste ISIS të pandehurit Lavdrim Muhaxheri, që ta kryejnë një vepër terroriste, ashtu që pasi që i njëjti përmes kontakteve të rregullta me të pandehurin V.I., me anë të internetit – aplikacionit Telegram, këtij të pandehurit i ka bërë thirrje që ta kryejë sulmin terrorist kundër lojtarëve dhe tifozëve nga Izraeli të cilët duhej të vinin në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, për të zhvilluar ndeshjen futbollistike mes ekipeve të Shqipërisë dhe Izraelit më 12 nëntor 2016

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se dy të pandehur, “gjatë muajit tetor 2016, sipas kërkesës së të pandehurit Lavdrim Muhaxheri, kanë përgatitur sulme terroriste në Kosovë, në atë mënyrë që, sipas marrëveshjes me të njëjtin, kanë planifikuar ta bëjnë sulmin terrorist – atentat në ndërkombëtarët ose zyrtarët të institucioneve të sigurisë“.

Javën e kaluar familjarët dhe autoritetet e policisë thanë se Lavdrim Muhaxheri është vrarë në Siri.

Dy nga të akuzuarit ngarkohen për furnizim dhe mbajtje të mjeteve shpërthyese që janë konfiskuar gjatë kontrolleve.

Njëri akuzohet se “me dashje ka marrë pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist, në atë mënyrë që më 1 nëntor 2013 është nisur nga Aeroporti i Prishtinës dhe ka ateruar në Aeroportin “Sabiha Gokçen” në Stamboll të Turqisë, e pastaj prej Turqisë në mënyrë ilegale ka kaluar në Siri ku i është bashkangjitur grupit të shqiptarëve që luftojnë në radhët e organizatës terroriste Al Nusra, duke marrë pjesë aktivisht në veprimtaritë e kësaj organizate për dy javë, kurse më 17 nëntor 2013 nga Siria përsëri ka kaluar në Turqi dhe përmes Stambollit me aeroplan ka ardhur në Prishtinë“.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri, rreth 317 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme. Rreth 120 syresh janë kthyer prej andej, kryesisht të zhgënjyer me atë me të cilën janë përballur.

Rreth 200 veta janë arrestuar ose hetuar dhe mbi 50 veta janë dënuar deri tash për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve. Shifrat e përafërta zyrtare flasin se në Lindjen e mesme edhe më tej ndodhen 140 veta nga Kosova nga të cilët 75 luftëtarë dhe 38 gra e 27 fëmijë. Rreth 60 veta kanë humbur jetën në Lindjen e Mesme.

Zyrtari i Vetëvendosjes: Nëse LDK hyn në koalicion me PAN-in duhet djegur gjallë me benzinë

Një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë një kërcënim publik drejtuar koalicionit LDK-AKR-AL.

Mentor Merovci nga Vushtrria, aktivist i Vetëvendosjes, në një shkrim në rrjetin social Facebook ka kërcënuar haptazi LDK-në nëse këta të fundit bëjnë koalicion me PAN-in.

Madje në postimin e tij ai shkon shumë më thellë. Përmend djegien me benzinë e kalljen për së gjalli të të gjithë atyre që janë pjesë e LDK-së e të cilët mund të bëhen pjesë e PAN-it.

“Nëse LAA, apo dikush nga ta, i bashkëngjitet PAN-it duhet me i bo gati shishet me nga 0.5 l benzinë e me i kall për së gjalli”, shkruan zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo nuk është hera e parë që aktivistë të këtij subjekti bëjnë kërcënime të tilla. Ata vazhdimisht në deklaratat e tyre bëjnë thirrje të ngjashme.

Kujtojmë se ky subjekt në Kuvendin e Kosovës filloi përdorimin e gazit lotsjellës e gjësendeve të tjera për ta parandaluar ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Dardan Molliqaj kohë më parë kishte thënë se pushtetarët do të tërhiqen zvarrë rrugëve.

Ndryshe, kjo Lëvizje pas garimit në zgjedhjet e 11 qershorit ka ndryshuar ideologjinë e tyre rreth pranimit të shtetit të Kosovës dhe simboleve të saj.


Send this to a friend