VOAL

VOAL

ZYRTARE: Lista e plotë LDK-AKR-Alternativa, Vjosa Osmani renditet në vendin e 81-të

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë publike listat me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Listës i prin kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, pas tij është Behgjet Pacolli, Mimoza Kusari është numër 3, Ismet Beqiri 4, Kujtim Shala 5, Lirie Kajtazi 6, Lumir Abdixhiku 8. Vjosa Osmani renditet në vendin e 81-të.

Gazeta Express ju sjell listat me të gjithë emrat e kandidatëve nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Ndërkaq, sot ka përfunduar afati i dhënë nga ana e KQZ-së për korrigjimin dhe certifikimin përfundimtar të listave me emrat e kandidatëve të partive për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shpallën pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, të cilit i parapriu një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Isa Mustafës, i ngritur nga partitë opozitare dhe i mbështetur nga partneri në koalicion qeverisës, PDK.

Nuk do të votoj, unë protestoj për injorimin ndaj qytetit tim! – Nga Faton MEHMETI

Injorimi është ndër metodat më të vrazhda për t”i thënë dikujt se s’të dua, s’më duhesh pranë etj. Kur injoron një person natyrisht se nuk është gjë e mirë, por më fatkeq bëhet kur injoron një qytet të tërë, një komunitet. Në këtë rast kur injorohet një qytet i tërë, doemos krijohen mure ndarëse të cilat vetëm sa thellojnë hendikepin mes njëri tjetrit. Qyteti nga i cili unë vij dhe ende jetoj, fatkeqesisht ka pasur rastin të perjetoj shumë dhimbje, vuajtje e peripeti të ndryshme gjatë shekujve, që është e natyrshme po themi në sensin që cdo qytet edhe shtet ka historinë e vetë të mirë, ose jo të mirë. Kur injorimi vjen nga të tjerët përtypet me kollaj por kur vjen nga i yti, dhemb me shumë. Këtu edhe fillon historia jo e mirë me injorimin që ta bën i “ yti”. Për ata që nuk kanë shumë inofrmacione, duhet thënë se qyteti i Ferizajt është i vendosur në jug të Kosovës, më saktësisht në anën e djathtë të autostradës Prishtinë – Shkup, 37 kilometra larg nga kryeqyteti Prishtina. Komuna e Ferizajt ka 345 km², do të thotë vetë qytetit duke përfshirë edhe të tjera të dyzet e pesë 45 fshatrat rreth tij. Kjo zonë ka një popullsi prej 158,690 banorë, sipas regjistrimit të fundit. Ferizaj është relativisht një qytet i ri. Kjo komunë ka filluar të zhvillohet që nga viti 1873, kur hekurudha dhe stacioni hekurudhor janë ndërtuar nga francezët. Në kohën e të folurit ka qenë një han, që ka pasur si pronar të tij Feriz Shashivarin. Bazuar në emër të pronarit Feriz Shashivari ky qytet edhe e ka marrë emrin. Edhe pse eshte qyteti i dytë në Kosovë pas Prishtinës që i jep shteti të Kosovës të hyra vjetore, ndërsa anashkalohet aq shumë sa në thithjen e grandit qeveritar, pra merr të ardhura vjetore me pak se Podujeva. Granti i përgjithshëm sipas Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal është kështu. Ferizaj merr 5.246.176 ndërsa Podujeva merr 5.484.706 edhe pse Podujeva 88.499 banorë,ndërsa sic e cekëm më lart Ferizaj ka 170.000 banorë, pra shihet një anashkalim i komunës së Ferizajt. Një fakt tjetër i diskriminim të komunës së Ferizajt është se edhe pse ka në nivel qëndror ka mbi 100.000 votues Ferizaj asnjëherë nuk ka pasur ndonjë ministër në qeveri të Kosovës, po është kënaqur vetëm me zëvendësministra. Ky injorim po vazhdon edhe sot e kësja dite, dhe për këtë askush nuk jep përgjegjësi pse ndodh. Si ka mundësi që Drenasi me 67 mijë banorë, ka ministra edhe deputetë më shumë se komuna e Ferizajt.

Duke qenë se po vazhdon të injorohemi padrejtësisht, ndonëse jemi komuna e tretë në Kosovë për nga numri i banorëve, pas Prishtinës dhe Prizrenit, në shenjë revolte kam inicuar nismën për t’i bojkotuar zgjedhjet e 11 qershorit .Kjo nismë e nisur në fb ka filluar të shpërndahet, edhe njerëz nga partitë e ndryshme më shkrujnë se edhe ata do i bojkotojnë. Kështu besoj se do japim një mesazh se nuk e tolerojmë injorimin, duam të përfaqësohemi ashtu sic e meritojmë. Të kemi edhe më shumë kandidatë për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, pasi më shumë përfillët Drenasi e Malisheva se sa Ferizaj, ne meritojmë të përfaqësohemi me ministra, pse jo edhe me kryeministër. Tani është koha për të reaguar, prandaj unë do i bojkotoj këto zgjedhje për të dhënë një mesazh se nuk lejojmë të injorohemi, së bashku ne mundemi !

Publikohet lista e LDK-së, ku Vjosa Osmani nuk figuron si kandidate për deputete

Janë bërë publike emrat e kandidatëve të koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

Indeksonline ka siguruar listën me emrat e plotë. Më poshtë i keni emrat e të gjithë kandidatëve:

LDK

Avdullah Hoti

Arben Gashi

Vlora Dumoshi

Besa Zogaj

Doruntinë Maloku

Anton Quni

Imet Rrahmani

Arban Abrashi

Skender Hyseni

Fidan Rekaliu

Lutfi Zharku

Rita Hajzeri

Naser Rugova

Florian Dushi

Bajram Gecaj

Agim Krasniqi

Valon Krasniqi

Aderdita Bifar

Haxhi Abvdyli

Kujtim Shala

Ramiz Kelmendi

Dardan Veliu

Lumir Abdixhiku

Driton Selmanaj

Valdet Hoxha

Blerim Grainca

Ismet Beqiri

Njomza Emini

Haki Demolli

Teuta Rugova

Hazir Borovci

AKR

Behgjet Pacolli

Korab Sejdiu

Albena Reshitaj

Labinot Tahiri

Sami Borovci

Arta Haxhaj

Mirlinda Gashi

Mirlinda Sopi

Mirlinda Kusari-Purrini

Vesel Makolli

Sabit Pacolli

Islam Pacolli

Luan Shllaku

Neshat Asllani

Jeton Ujkani

Xhevdet Krasniqi

Ismet Hajdini

Mimoza Ibishi

Satmifer Kryeziu

Amir Ahmeti

Labinotë Demi-Murtezi

Agim Bahtiri

ALTERNATIVA

Mimoza Kusari-Lila

Ilir Deda

Hasan Preteni

Kastriot Jahaj

Reshat Nurboja

Nehat Emërllahu

Albert Lila

Edi Puka

Flutura Bektashi

Arbërore Riza

Bojkotimi i zgjedhjeve, akt patriotik i mërgimtarëve! – Nga Florim Zeqa

Në rrethanat në të cilat po organizohen zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përveq paqartësive tjera të shumta, e bënë të paqartë edhe fatin e votave të mërgimtarëve.
Mundësia e keqpërdorimeve është e madhe dhe e pakufishme për faktin se Komisioni Qendror Zgjedhor për vite të tëra nuk ka arritur të krijon kushtet dhe formën e duhur të pjesmarrjes së mërgimtarëve në zgjedhje, në mënyrë që edhe ata të bëhen pjesë aktive e  zgjedhjeve, dhe me këtë, të bëhen pjesë e vendimarrjes në Kosovë.
Shpërndarja e formularëve “Online” nga ana e KQZ-së përveqse nuk përshtatet me kushtet, standardet dhe praktikën e shteteve tjera, qëllim ka keqëpërdorimin e mërgimtarëve për interesat e pushtetarëve.
Kjo nuk përfundon me kaq, që disa vite më radhë, të njëjtën gjë është duke e bërë edhe Ministria e Diasporës, e cila përveq emrit nuk ka asgjë të përbashkët me Diasporën, me fatin dhe problemet e mërgimtarëve. Kjo ministri që dy mandate rresht, duke u thirrur në emrin e regjistrimit të mërgimtarëve, ka përgatitur lista të posaqme për proceset zgjedhore në shërbim të pushtetarëve.
Mërgimtarët të rrëmbyer nga dashuria ndaj atdheut, pa vetëdijen e tyre ua japin të dhënat njerëzve të pushtetit, pa llogaritur fare se lehtësisht mund të cenohet privatësia dhe keqëpërdorimi i tyre për nevojat e pushtetarëve gjatë proceseve zgjedhore.
Shkaku i këtyre dyshimeve të bazuara, ka rënje të interesimit të mërgimtarëve për të votuar “Online” përmes formularëve të KQZ-së. Një mënyrë e tillë e votimit e lë hapur mundësinë e manipulimit dhe keqëpërdorimit të votave të mërgimtarëve në njërën anë, ndërsa edhe keqëpërdorimin e emrave të mërgimtarëve në listat e votuesve.
Përjashtimi i qëllimshëm i mërgatës nga procesi zgjedhor dhe mospërfshirja e Diasporës në institucionet shtetërore, ka bërë që kualiteti qeverisës i vendit tonë të shënojë rënje enorme.
Edhe kësaj radhe, asnjë vend i rezervuar në Parlament për diasporën kosovare që nuk ka afërsi me subjektet politike, edhe pse diaspora me të hyrat e saj është duke mbajtë gjallë shtetin e Kososës, ndërsa serbët që mundohen ta rrënojnë në themel shetin tonë, i kanë 10 vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës!.
Paradoksi tjetër qendron në faktin se të gjitha partitë politike thirren dhe kërkojnë mbështetje nga diaspora, por asnjëra nga to nuk mirret me hallet dhe problemet e mërgatarëve! Për këto 18 vite, partive në pushtet e tërë koha u shkoi duke u marrë me problemet e serbëve, harruan në tërësi mërgatën dhe problemet e qytetarëve.
Shfrytëzoj nga rasti t’iu bëjë thirrje shpirtërore të gjithë mërgimtarëve, që mos të lejojnë të  bëhen argat të djallit, të atyre që për 18 vjet rresht na anashkaluan dhe cenuan të drejtat tona, të atyre që na rropën e ç’rropën duke filluar nga pikat kufitare e deri të haraçi i organizuar për nxjerrjen e dokumentave.
Të dashur bashkatdhetar, mos i ndihmoni me votë ata që ua thyen shpresat shqiptarëve për jetë në trojet t’veta, ndërsa ne mërgimtarëve na i ndalën në gjysmë ëndrrat për kthim në vendlindje.
Bojkotimi i këtij procesi të montuar politik zgjedhor nga ana e mërgimtarëve është përgjigja më e mirë ndaj abuzuesve të djersës dhe gjakut të mërgatës për lirinë e shtetit, i cili është bërë “nënë” për pushtetarët, ndërsa “njerkë” për mërgimtarët dhe qytetarët e rëndomtë që nuk janë mbështetës të pushtetarëve.
Vllezër e motra mërgimtar, mos bini pre e militantëve partiak në mërgatë, bojkotoni aktivitetet partiake dhe ato me prapavijë politike.
T’ua bëjmë të qartë një herë e mirë pushtetarëve në Kosovë, se ne jemi për shtet e jo për pushtet, ne mërgimtarët jemi autonom dhe për asnjë lloj çmimi nuk bëhemi vegla të politikës, dhe se ne nuk ju nënshtrohemi siq e mendoni ju formave të presionit dhe shantazhit politik të asnjë subjekti politik.
Edhe kjo maskaradë zgjedhore, e nxori në shesh të vërtetën e madhe të injorimit dhe anashkalimit të mërgatës nga ana e partive politike. Paturpërisht u injoruan ata që për dekada bënën gjithçka për vendin, po bëjnë sot dhe do të bëjnë edhe në të ardhmen, por asnjëherë nuk do të bien pre e  interesave partiake, grupeve të interesit dhe individëve me prapavijë të dyshimtë.
Përgjigja më e mirë ndaj maskaradës zgjedhore të 11 qershorit, epilogu e së cilës dihet paraprakisht, do të ishte BOJKOTI i përgjithshëm i mërgatës ndaj këtij procesi të montuar politik, i cili përveq vazhdimësisë së keqqeverisjes, nuk do t’i sjellë gjë të mirë vendit dhe qytetarëve.
Megjithatë, mbetet në vullnetin individual të çdo mërgimtari, të vlerësojë rrethanat dhe arsyen e pjesëmarrjes apo jo në procesin zgjedhor.
Gjëja më e dhimbshme mbetët, mbështetja pa vetëdije e së keqës, ndërsa pendimi  është gjithmonë i vonuar dhe i pariparueshëm.
Edhe pse bojkotimi i zgjedhjeve është vendim personal, BOJKOTI i zgjedhjeve të 11 qershorit, parandalon pendimin e juaj nesër!
Në pamundësi ndryshimi të realitetit të hidhur politik në Kosovë, bojkotimi i zgjedhjeve do të ishte akt patriotik i mërgimtarëve.

Albin Kurti: Festë e trefishtë e Vetëvendosjes më 12 qershor

PRISHTINË – Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se me 12 qershor VV ka festë të trefishtë.

“Sot tre javë janë zgjedhjet, e nesër tre javë fitojmë trefish. Festojmë fitoren e VV-së, çlirimin e vendit dhe themelimin e VV-së”, ka deklaruar Kurti, duke thënë se gjatë dy viteve si opozitë, VV e ka shndërruar kuvendin në vend të debatit.

Ai tha se janë në prag të fitores, dhe se zgjedhjet do të sjellin ditë të mira për këtë vend.
“Jemi në prag të fitoreve të reja. Ne nuk bashkëpunojmë me të tjerët për të keqen e këtij populli. Pushteti në Kosovë i ka ndarë e i ka përçarë njerëzit, kurse i ka bashkuar të korruptuarit dhe kriminelët. Ne duhet t’ia shërojmë plagët këtij popullit. Dhe për këtë kemi edhe dijen edhe guximin dhe imagjinatën edhe dijeninë”, ka thënë Kurti gjatë kësaj konference, transmeton GazetaMetro.

Kurti deklaroi se populli i Kosovës po e dëshiron më shumë se kurrë Lëvizjen Vetëvendosje.
“Populli po na do si asnjëherë më parë. 11 qershori është dita e popullit, dita e fitores. Ne duhet të fitojmë se kështu fiton populli i cili ka vuajtur shumë.”, ka shtuar ai.

Partitë në Kosovë shpallin listat e deputetëve – LDK-ja dhe AAK-ja ende i mbajnë të papublikuara

PRISHTINE- Partitë politike në Kosovë kanë dorëzuar listat në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit. Mediat kosovare raportojnë se në garë marrin pjesë 26 subjekte politike, të ndara në 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare. Më poshtë publikojmë listat e kandidatëve për deputetë.

LISTA E PDK-së
Këta janë emrat e kandidatëve të PDK-së për deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit, të cilës i prin lideri i saj Kadri Veseli.
Kadri Veseli
Enver Hoxhaj
Hajredin Kuçi
Memli Krasniqi
Xhavit Haliti
Zenun Pajaziti
Kurtan Kajtazi
Safete Hadergjonaj
Elmi Reçica
Ganimete Musliu
Blerta Deliu
Abdyl Salihu
Flora Brovina
Rrustem Musa
Selvije Halimi
Hajdar Beqa
Nait Hasani
Flora Brovina
Andin Hoti
Mergim Lushtaku
Naim Bazaj
Muharrem Xhemajli
Rafet Rama
Bislim Zogaj
Bekim Haxhiu
Beatrisa Pista
Luljeta Veseli-Gutaj
Drita Kadriu

LISTA E LEVIZJES VETEVENDOSJE
Kjo është lista e kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilës i prin ish lideri i saj, Albin Kurti.
VV garon e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.
Kjo është lista e plotë:
1 Kurti Albin
2 Ymeri Visar
3 Dërguti Aida
4 Sejdiu Dardan
5 Ahmeti Shpend
6 Kollçaku Fatmire
7 Konjufca Glauk
8 Molliqaj Dardan
9 Kadaj Donika
10 Selimi Rexhep
11 Aliu Liburn
12 Haxhiu Albulena
13 Kurteshi Sami
14 Sveçla Xhelal
15 Bala Nazlie
16 Topalli Faton
17 Çaushi Driton
18 Pantina Shqipe
19 Salihu Salih
20 Haskuka Mytaher
21 Baftiu Besa
22 Drenori Xhavit
23 Hyseni – Kaloshi Hydajet
24 Millaku Drita
25 Gorani Dukagjin
26 Kurteshi Ismajl
27 Nagavci Arbërie
28 Ulaj Jusuf
29 Shkreta Mirsad
30 Hoxha Hatixhe
31 Krasniqi Gani
32 Potera Ajet
33 Latifi-Popovci Hatixhe
34 Mikullovci Adem
35 Lajçi Ali
36 Gashi Albana
37 Misini Bashkim
38 Mujka Faruk
39 Bajraktari Leonora
40 Tali Driton
41 Syla Shemsi
42 Aliu Shkurte
43 Bislimi Xhevat
44 Gerbeshi Emin
45 Haxhimehmedi Vlora
46 Kryeziu Nexhat
47 Osmani Behxhet
48 Bajrami Valbona
49 Llunji Venera
50 Hoxha Ylli
51 Ismaili Fisnik
52 Tafili Avni
53 Rexhaj Arbër
54 Krasniqi Teuta
55 Ramabaja Sadri
56 Haliti Egzon
57 Batusha Adea
58 Krasniqi Frashër
59 Arifi Atdhe
60 Pacolli – Dalipi Fitore
61 Kastrati Qëndron
62 Elezi Shemsi
63 Vokrri Shemsie
64 Lajçi Bashkim
65 Retkoceri Selatin
66 Fetoshi Albana
67 Kadriu Sabit
68 Qiriqi Xhevdet
69 Januzi Topojani Shpresa
70 Hamiti Ismet
71 Shala Kujtim
72 Duli Lirijonë
73 Hoxha Luan
74 Isufi Nevzad
75 Bajraliu Arta
76 Shala Leonard
77 Ajeti Bajram
78 Sertolli Behie
79 Feka Fidan
80 Xhemajli Emrush
81 Sadiku Elza
82 Hyseni Shyqeri
83 Rrahmani Eman
84 Vrenezi Jetmira
85 Çadraku Dervish
86 Ramadani Valon
87 Veliu Hyrie
88 Palushi Dugagjin
89 Ademi Fidan
90 Rexhepi Arjeta
91 Ahmeti Sami
92 Seman Mehmed
93 Koqi Krenare
94 Seferi Veton
95 Gashi Rashit
96 Bogujevci Saranda
97 Beqiri Ramadan
98 Lukaj Salih
99 Salihu Violeta
100 Durmishi Hysen
101 Hysaj Shpend
102 Ndrecaj Lazër
103 Arifi Shpejtim
104 Tahiri Tahir
105 Pireva Sylejman
106 Sallahu Xhevat
107 Berisha Xhafer
108 Krasniqi Erzen
109 Krasniqi Sadik
110 Zyba Salih

LISTA E NISMES
Nisma për Kosovën, që është në koalicion me PDK’në dhe AAK’në, ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.
Këta janë kandidatët e Nismës:
Fatmir Limaj
Bilall Sherifi
ZafirBerisha
Bajram Hasani
Enver Hoti
Haxhi Shala
Muharrem Kuçi
Milaim Zeka
Isa Xhemajli
Besim Shyti
Valdete Bajrami
lbulena Balaj
Violeta Demaj
Anita Mulolli
Manuela Koni

LISTA E PARTISE ALTERNATIVA
1 Mimoza Kusari – Lila
2 Ilir Deda
3 Hasan Preteni
4 Kastriot Jahaj
5 Reshat Nurboja
6 Nehat Emërllahu
7 Albert Lila
8 Edi Puka
9 Flutura Bektashi
10 Arbërore Riza.

PËRSE PËRDORET ZOTI KRYETAR, KRYEMINISTER, MINISTER APO AGRON, GJERGJ E JO ZOTËRI? – Nga Abas Fejzullahi

Lidhur me këtë temë i shkruajta edhe një shokut tim shkurtimisht, pasi që ka kohë që mirret me tema të ndryshme nga fusha e gjuhësisë në veçanti dhe kritikave me thumba e therra murrizi me vend për t`i ngacmuar e zhvilluar bisedat dhe hulumtimet rreth lëshimeve, jo edhe të vogla në këto drejtime, në veçanti nga rrjedhat e përditshmërisë politike nëpër nivele të ndryshme institucionale dhe publike.
Fillimisht, kërkoj falje s`pari nga gjuhëtarët e mirëfilltë vendor, që po u përzihem në punën e tyre në drejtime të veçanta në fushën e gjuhësisë, me që ndoshta dhe i kanë trajtuar e publikuar këto shqetsime, të cilat po i përmendi në këtë shkrim timin të përkufizuar, lidhur me përdorimin e fjalës Zot-i shumë pa vend, në përditëshmërinë tonë, sipas mendimit dhe bindjeve që kam, kur në instituciona të ndryshme shtetërore, si në Kuvende dhe organizime të ndryshme shkencore në drejtime të ndryshme, ku organizatori, folësi apo udhëheqësi thrret me emër për t`ia dhënë fjalën sipas rendit të ditës dhe programit të punës, gjithsesi permendin shtesë emërtimet tjera që përcaktojnë tituj, poste e pozita të ndryshme në veçanti ata të cilët janë të veshur me pozitë e pushtet, me meritë apo pa meritë me fjalën: Zoti, kryetar, kryeministër, ministër, zv.ministër, kuvendar, gjykatës, prokuror etj (shumica prej tyre, gërryes e çkrryes të pozitave dhe pushtetit, hileqar e kojtaxhie, të pa fytyrë e dilinxhi, të pa ngim e faqezi), të ju drejtohen me fjalën  Zoti, a sështë mëkat (gjynah) prej Zoti e prej robi siç thot një fjalë e urtë popullore, bazuar në disa rregulla thjesht të nderimit të ndërsjellt si në pikëpamje njerëzore po edhe të besimit vetanak të secilit, dhe të përdoret fjala Zotëri në rrethana të përmendura ?!
Edhe nëse janë trajtuar më parë nga përgjegjës profesionist të gjuhësisë këto shqetsime të përmendura, në thellësi e hollësi studimore, deri më tani s`është vërejtur ndikimi në jetën e përditëshme shoqërore e në veçanti ate institucionale.. në mesin e të cilave bënë pjesë si instituciona i veçantë edhe  Ministra e  Arsimit!
Nëse analizohen me vëmendje falimet e kuvendarëve në Kuvendet dhe insitucionet shtetërore Shqiptare, në veçanti ato të veshura me pozita e pushtet si bazë themelore kanë lavdërimet dhe premtimet e shumta xhevahir në vete për të arriturat që s`shifen askund, (përveq se në rrethin e tyre vetanak, familjarë, farefisnor, në klanet dhe grupet e tyre të mirë organizuara kriminale…) e që s`prajnë të flasin, për vendin dhe mirëqënien e qytetarëve, kudo që janë, kur i drejtohen njëri tjetrit me Zoti, kryetar, kryeminister, ministër, e jo me Zotëri,  varësisht nga poste dhe pozita që i kanë dhe i mbajnë e dëshira e tyre  është t`i mbajnë deri sa të marrin frymë. Po t`ju besosh këtyre fjalimeve, premtimeve dhe paraqitjeve të sukseseve të tyre, të shkon mendja  menjëhere  tek piktor e skulptor dhe punën e tyre të mundimshme për t`ju punuar e ngritur buste, permendore e shtatore, për vepritarin e tyre me fjalë e premtime për popull e atdhe…! Kur bëhet fjalë, për mirënjohje dhe dekorata, tituj e grada Dr, Mr, deri te Akademykët, që u vie era fallsifiktor, s`ju mungojnë, se ndermjet veti këto i kanë rregulluar kahere, bile edhe dëshmor e heronjë, legjenda e mbilegjenda për së vdekuri e për së gjalli, veteranë, komandanta e çka jo tjetër, sikurse shqiptarët të ishin me numërin e popullsisë ma shumë se Kina e Indija bashkë… !?
Me aq sa më ka ra të lexoj të shoh e dëgjoj në drejtime të ndryshme, tek asnjë popull me traditë, kulturë, arsim dhe shtetëformim, s`kamë hasur që t`i drejtohen kujdoqoft me ZOTI, pa marrë parasysh poziten, pushtetin apo përvojen e veprimtarisë e krijmmtarisë në çfardo drejtimi që e ka bërë të njohur në përmasa vendore, kombëtare apo ndërkombëtare, por me Zotëri, siç po ndodh tek ne shqiptarët, si në Kuvende nga kuvendarët, dhe institucionet shtetërore po edhe në të gjitha mjetet e lajmërimeve të shtypura, elektronike pamore të shkruara apo dëgjuara, (në shtyp apo RTV)..!
Mendoj se është koha të hiqet nga përdorimi ZOTI, filan fisteku sepse për gjinin femrore me sa di une po përdoret drejtë Zonjë/a apo Zonjushë/a, përse të mos përdoret Zotëri, e jo Zoti?
Po të analizohen me kujdes rregullat e mirësjelljes të gjeneratave të vjetra para nesh,  përdorimin e fjalës Zoti dhe Zotëri në jeten e përditëshme , ku ka pas mungesë të arsimimit fillor e lere më atij të mesem e universitar, kanë qenë shumë të kujdeshëm në përdorimin e fjalëve të përmendura.
Gjatë mirësjelljesë në ndeje, si në oda, lloj kuvendesh, organizimesh e takimesh  të ndryshme me rëndësi të veçantë, për të pleqnuar ndonjë problem apo gjetur  zgjedhjen apo rrugdalen, por edhe në gëzime  festive si dasma apo pikëllime, në raste varrimi etj, këto dy fjalë janë përdorur me vend dhe shumë me kujdesë e kulturë si p.sh. fjala vjen për mikpritje si:  O i Zoti shtëpisë, a don mysafirë?  O  mirë se të ka pru i lumi Zot.
Apo kur ju ka drejtuar për të ja dhënë fjalën dikuj, në ndeje apo në kuvend a tubim të çfardo natyre që ka qenë, varësisht nga gjendja dhe rrethanat ekzistuese,  apo për ta njohur  e njoftuar etj,  është drejtuar me Zotëri e jo me Zoti, siç bëjnë  tani  në të gjitha rastet  që i kemi  përmendur më sipër dhe  çfarë është edhe më shëmtuar e përdorin njerëzit me pozita e pushtet që thirren në tituj të ndryshme deri te shumica e Akademkëve (apo ma mirë ju bie përshtati me i quajtur Akademykët tanë ) …!
Nga  Abas  Fejzullahi
2017-05-16

VV-ja fituese morale e zgjedhjeve të 11 qershorit! – Nga Florim Zeqa

Parimet e shëndosha dhe fjala e lirë nuk blihen në pazar
Në Kosovën e pasluftës, si pasojë e egos së pakufishme për pushtet të liderëve partiak, ndërkombëtarët me lehtësi i kanë realizuar dhe po i realizojnë levizjet e figurave në tabelën politike kosovare.
Servilët dhe puthadorët e ndërkombëtarëve e kanë të garantuar pushtetin në gjysëm shtetin e Kosovës.  Ndërsa atdhetarëve dhe mbrojtësve të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit u përgatiten sfida të mundimshme dhe të pakapërdishme për kohën dhe rrethanat në të cilat jetojmë.
Mungesa e një konsensuesi nacional mes forcave politike shqiptare, ka prodhuar efekte tepër negative në rrafshin politik dhe diplomatik të shtetit tonë.
Qendrueshmëria dhe konsistimi i partive në vijat e tyre programore do të bënte të pamundur levizjet e padëshiruara politike në raport me fqinjët tanë, siq janë Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave serbe në veri të vendit.
Pas çertifikimit të koalicioneve parazgjedhore dhe partive politike pjesmarrëse në procesin zgjedhor, për herë të parë në Kosovën e pasluftës i kemi përballë njëra-tjetrës dy koalicione të mëdha dhe një subjekt të pozicionuar në vijat e saj programore (VV-në).
Parallogaritjet e para tregojnë qartë se grumbullimi i 13 partive në një koalicion të gjërë (PAN) është bërë për të arsyetuar vjedhjen industriale të votave, ndërsa koalicioni i të dështuarëve politik (LDK-AKR me individë poashtu të dështuar) në krye më Isa Mustafën (thyerësin e shpresave për ndryshim në LDK), për qëllim ka shpërndarjen e përgjegjësisë për humbjen e sigurtë në zgjedhje.
Fiasko në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit do të pësojnë ato parti, liderët e të cilëve i kanë shkelur “vijat e kuqe” si dhe ato parti që kanë devijuar nga programet e tyre politike duke u bashkuar me parti tjera (qofshin të vogla apo të mëdha) të cilat kanë orjentime dhe programe politike diametralisht të kundërta me njëra-tjetrën.
Thënë ndryshe, të gjitha partitë me përjashtim të Lëvizjes Vetë vendosje u bënë “Përrallë me tupan”, duke vrapuar pas pushtetit në gjysëm shtet!
E vetmja parti politike e cila u qendroi besnik parimeve dhe elektoratit të saj, është Lëvizja Vetëvendosje, duke mbrojtur parimet dhe deklarimet publike, elemente këto që do ta bëjnë këtë subjekt akoma më unik dhe më kredibil para elektoratit kosovar. Rritja dhe konsolidimi i VV-së do të fuqizohen akoma më shumë, duke krijuar kështu kapital të qendrueshëm politik për zgjedhjet e radhës lokale (të përgjithshme) të vjeshtës së këtij viti.
Elektorati kosovar, i lodhur nga mashtrimet, varfëria dhe denigrimi social, pritet t’i ndëshkojë ato parti politike dhe liderë partiak që shkelën “vijat e kuqe” për të ardhur në majat e pushtetit.
Politikanë i mirë dhe i përgjegjshëm llogaritet ai liderë partiak i cili u qëndron besnik parimeve dhe që rrugëtimin e tij e bazon në “staza” të gjata e jo në caqe të shkurtëra.
Lum ajo parti dhe ai liderë që qendron i palëkundur në qëndrimet dhe parimet e  tij politike.
Me qendrueshmërinë dhe konsistencën në parimet e saj, VV-ja kësaj radhe u ka dhënë leksion të ashtuquajturave parti të mëdha, të zvogëluara në vlera dhe parime demokratike.
Vlenë për t’u theksuar edhe një element mjaft përmbajtësor për VV-në. Për dallim nga të gjitha subjektet garuese për zgjedhjet e 11 qershorit, e vetmja është Lëvizja Vetëvendosje që nuk e ka harruar Diasporën, duke futur në listën zgjedhore për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës  përfaqësuesin e mërgatës shqiptare, veprimtarin e devotshëm të çështjes kombëtare, zotin Xhafer Berisha me qendrim të përkohshëm në Firence të Italisë.
Për fund edhe një konstatim në parashikim, përderisa tre legjislaturat e fundit  të kuvendit përfunduan pa shkelur në vitin e katërt të punës së tyre, qeverisja e  re pritet të përfundojë shumë më shpejtë, ndoshta brenda 100 ditëshit të parë të punës së saj, dhe atë për arsye të shumta.
Pavarësisht rezultatit final, Lëvizja Vetëvendosje tashmë është fituese morale e zgjedhjeve të 11 qershorit, mbase pas zgjedhjeve do t’ua prishë edhe  llogartitë për pushtet fituesve fiktivë të zgjedhjeve të kurdisura paraprakisht.
Kjo mbase do t’i detyroj pushtetarët e deridjeshëm, që për vazhdimin e qeverisjes me vendin të trokasin sërish në dyertë  e “Lista Srpska” duke e mjegulluar akoma më tepër të ardhmen e vendit nesër.

Ja lista e kandidatëve për deputetë e Vetëvendosjes (e paplotë)

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë, por merret vesh se brenda listës janë përfshirë edhe emra të cilët nuk kanë qenë më parë pjesë e garës zgjedhore.

Dje në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje është propozuar dhe është votuar 70% e listës për deputetë, ndërsa bazuar në statutin e kësaj partie i mbetet kryetarit të partisë Visar Ymerit që të vendosë për 30% e mbetur të listës. Vetëvendosje pritet që sot gjatë ditës të publikojë listën me emrat e plotë.

Dardan Molliqaj, megjithatë, është renditur në vendin e 14-të.

Bartësi i listës dhe njëkohësisht edhe kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes është Albin Kurti, ndërsa siç merr vesh Gazeta Observer këta janë disa nga kandidatët për deputetë të kësaj partie:

1. Albin Kurti

2. Visar Ymeri

3. Aida Dërguti

4. Glauk Konjufca

5. Rexhep Selimi

6. Albulena Haxhiu

7. Donika Kadaj-Bujupi

8. Besa Baftiu

9. Ismail Kurteshi

10. Sali Salihu

11. Fisnik Ismaili

12. Shqipe Pantina

13. Faton Topalli

14. Dardan Molliqaj

15. Fitore Pacolli

16. Liburn Aliu

17. Dardan Sejdiu

18. Mytaher Haskuka

19. Driton Çaushi

20. Xhelal Sveçla

21. Sali Zyba

22. Dukagjin Gorani

23. Arbërie Nagavci

24. Sami Kurteshi

25. Yll Hoxha

26. Fatmire Kollçaku

27. Emin Gërbeshi

28. Faruk Mujka

29. Ajet Potera

30. Bajram Ajeti

31. Hydajet Hyseni

32. Shemsi Syla

33. Arbër Rexhaj

34. Drita Millaku

35. Bashkim Lajçi

36. Gani Krasniqi

37. Nexhat Kryeziu

38. Albana Gashi

39. Albana Fetoshi

40. Mimoza Shala

41. Kujtim Shala

Lumir Abdixhiku Arbana Xharrës & Co: Nën gjirin e SHIK-ut Të gjithë keni me u djegë.

Lumir Abdixhiku në rrjetin social shkruan si më poshtë:

“Nën gjirin e SHIK-ut Të gjithë keni me u djegë.

Matrapazat, hajnat, kriminelët, vrasësit, dhunuesit, kërcënuesit e kapësit e deridjeshëm – siç i quanit vet – s’janë më ndryshe sot. Sot më ndryshe jeni ju; të gjithë ju nën ta. Ju që për pak pushtet i bëni argat kapjes. Ju që bëni karrierë duke kritikuar të keqen, për t’iu bashkuar në fund të njëjtës së keqe. Të tillë s’i duheni shoqërisë këndej, keni gjetë vendin taman atje.

Fatkeqësisht, kjo shoqëri është e kalbur në thelb. Ka humbur me vlerë, me sanksion vlere, me integritet. Këtu kapësit riciklohen si hiçgjë, të tjerë devijojnë bindjet e jetës edhe më lehtë. Pakurrizorja është bërë model. Sot kritika e përpjekja s’bëhen për besim në vlerë, por për peshkim të privelegjeve të pushtetit. Është pazar i trishtë.

Por në gjithë këtë model pakurrizi, s’bën të gjejmë dëshpërim. Përkundrazi. Sa më të afërt që bëhen këta atje, aq më të fortë e përbashkët do të mbesin të tjerët këndej. Kapja është e përkohshme, faqebardhësia e përhershme.”

Lumir, me paske sulmuar si zyrtar i LDK-se – turp per ty – Nga Arbana Xharra

Kur vendosa qe te behem pjese e PDK’se, sigurisht isha e vetedijeshme qe jo çdo kush do te ishte i kenaqur me vendimin tim. Puna ime si gazetare, shkrimet e mia per 17 vjet, kane krijuar opinione te ndryshme te njerezit e ndryshem. Pa dyshim qe secili prej tyre ka pase pritje te ndryshme per mua. Prandaj, diten kur e bera publik qendrimin qe po i bashkohet PDK’se, filloi nje stuhi e fuqishme ne rrejte sociale. Deri diku isha e pergatitur per nje gje te tille, per arsyet qe i permenda me lart. Por isha plotesisht e vetedijshme qe ne asnje rast, askush, nuk do te mund te thote qe Arbana Xharra e beri kete veprim per te perfituar materialisht, ose qe ne te kaluaren kishte perfituar materialisht. E shumta qe do te mund te akuzohesha, ishte se po beja gabim, e assesi ndonje shkelje te ligjit, ose qe e kisha ne mendje ndonje qellim per te shkelur ligjin.
Pra, po prisja reagime – edhe pse jo ne ato permasa cfare ndodhen. Mirepo nuk po prisja qe fushata denigruese te udhehiqej prej njerezve, prej atyre qe i konsideroja miq, prej atyre qe me kishin ardhur dhe u kisha shkuar ne shtepi, si bie fjala Lumir Abdixhiku.
Shkrimet e Lumirit ishin fleterrufe qe me shtangen. Gjuha e perdorur prej tij ishte gjuha e nje hakmarresi primitiv. Kjo behej edhe me djallezore, kur dihej qe ai kete po e bente nga pozita e perfaqesuesit te shoqerise civile. Lumiri po me gozhdonte, po nxiste ne dhune kunder meje, duke moralizuar se qysh akti qe une po e beja, futja ne politike, qenka njeri prej krimeve me te renda ne historine e njerezimit. Sigurisht qe nje gje e tille shitej mire nje opinion, sepse po vinte prej nje njeriu te paster dhe me pedigre te larte. Prej nje njeriu te panjolle. E gelltita me dhimbje te madhe. Kjo fushate kulmoi me nje rrahje brutale.
Tash disa fjale per djalin e panjolle, per ujin e bekuar, per profesorin e Riinvestit, ish mikun tim dhe te familjes, antarin me te ri te LDK’se, Lumirin.
Pra, Lumir, abuzove nga pozita e nje personi te rekrutuar nga nje parti politike, per te me goditur nga shoqeria civile, per te nderruar pozicionin tend vetem disa dite me vone.
U bere pjese e LDK’se, pjese e ekipit te Isa Mustafes, qe deri dje ishte pjese e “klanit pronto”, qe deri dje i koordinonte te gjitha veprimet me “shefin e ShIK’ut”, me “shefin e nentokes”.
A eshte e mundur qe je kaq i pacipe dhe kaq i paskrupullt?
A eshte e mundur qe je edhe kaq naiv, sa te mendosh qe ti nuk kuterbon?
A eshte e mundur qe ti i gozhdon njerezit, ne menyre qe pas disa ditesh te perfitosh brutalisht nga keto goditje?

Ti Lumir, e kemi pare edhe rastin e javeve te fundit, je rasti me eklatant i perzierjes se fushave, ne mes te biznesit dhe politikes. Ti ishe ne politike, edhe kur ishe ne biznes, e ishe ne biznes edhe kur ishe ne politike.

Mos te flasim pastaj – se paku jo per momentin – per milionat e familjes me tenderat e KEK’ut. Mos te flasim pastaj per shtepite tua gjithandej.

Hipokrit, kaq per momentin!

Vetëvendosje nominon Albin Kurtin për kryeministër

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka nominuar për kryeministër, Albin Kurtin.

Këtë për Radion Evropa e Lirë, e ka konfirmuar Tinka Kurti, nga kjo lëvizje.

Lëvizja Vetëvendosje është partia e vetme që nuk ka arritur asnjë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 qershor.

Policia ndalon dy holandezë, filmonin me dron Qeverinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar dy shtetas holandez pasi kishin ngritur një ‘dron’ në afërsi të Qeverisë së Kosovës dhe iu ka kërkuar ta ulin në tokë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 08:40, raporton Telegrafi.
“Njësiti policor ndersa ishte duke inspektuar objektin e Qeverisë, ka vërejtur se dy të dyshuar meshkuj shtetas holandez kanë ngritur një ‘dron’ dhe nga të njëjtit është kërkuar që ta aterrojnë. Lidhur me rastin është njoftuar Agjencia e Aviacionit Civil. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Dronët, të quajtura edhe sisteme të avionëve pa pilot në Kosovë duhet të regjistrohen dhe mund të operojnë vetëm me një miratim të posaçëm të lëshuar nga autoritetet.

Zgjimi i vonuar i LDK-së! – Nga Florim Zeqa

Në rrethana normale të gjithë do duhej t’i gëzoheshim emërimit të zotit Avdullah Hoti si kandidat i LDK-së për kryeministër të ardhshëm të vendit. Mirëpo, kur e gjithë kjo nuk është rezultat i rrjedhave normale të situatës politike në vend, atëherë duhet të ndjejmë dhembshuri për kandidimin e tij.
Lideri aktual i LDK-së, i vetëdijshëm për humbjen e sigurtë të LDK-së në këto zgjedhje si pasojë e katandisjes (së qëllimshme) të këtij subjekti politik, në stilin e tij prej dinaku, e bëri “tërheqjen” taktike duke e futur në lojë “xhokerin” Avdullah Hoti, duke pritur djegien e sigurtë të partisë në garën zgjedhore.
Pajtohem plotësisht me konstatimin e atyre që bëjnë krahasime mes një profesori universitar, një njeriu të ndershëm siq është zoti Hoti me Kadri Veselin, njeriun numër një të nentokës politike dhe ish drejtues i SHIK-ut.
Dallimet janë pakrahasimisht të mëdha mes zotit Hoti dhe Kadri Veselit, por fatkeqësia qendron tek fakti se Hoti dhe të tjerët, që deri dje ishin në bashkqeverisje me Kadri Veselin për opinionin e gjërë dhe elektoratin rugovian janë figura të djegura politike.
Ngase LDK-ja mbanë përgjegjësi historike për katapultimin e Hashim Thaçit në postin e presidentit, si dhe të faktorizimit të Kadri Veselit në skenën politike.
Po të mos ndodhte tradhëtia e shekullit e Isa Mustafës në natën e 19 nëntorit 2014, sot Kosova do të  frymonte ndryshe, vendi nuk do të ndodhej në këtë proces të kurdisur nga nëntoka politike vendore dhe ndërkombëtare, epilogu i të cilit dihet paraprakisht!
Ashtu sikurse kandidimi i zotit Hoti, edhe zgjimi i LDK-së duket të jetë i vonuar për këtë proces të kurdisur zgjedhor nga nëntoka politike vendore dhe ndërkombëtare, epilogu i të cilit dihet paraprakisht!
Si pasojë e egos së pakufishme për pushtet të liderëve partiak, ndërkombëtarët me lehtësi po i realizojnë levizjet e figurave në tabelën politike kosovare.
Servilët dhe puthadorët e ndërkombëtarëve e kanë të garantuar pushtetin në gjysëm shtetin e Kosovës.  Ndërsa atdhetarëve dhe mbrojtësve të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit u përgatiten sfida të mundimshme dhe të pakapërdishme për kohën dhe rrethanat në të cilat jetojmë.
Pas zgjimit të vonuar të LDK-së, brenda këtij subjekti politik kanë filluar të lakohen emra, të anatemuar deri më tani për deputet në radhët e LDK-së.
Këta yryshniket e pushtetit të LDK-së pas humbjes së pushtetit, kur me syt e tyre e shofin edhe humbjen e sigurtë në zgjedhjet e 11 qershorit, sikur ju kanë kthyer legjendave të gjalla të frymës rugoviane, jo për t’i nderuar me privilegje por për interesat e tyre personale në prag të fushatës zgjedhore, për të mbuluar turpin nga dështimet e njëpasnjëshme në qeverisjen e vendit dhe katandisjen partisë që drejtojnë.
Legjenda këto, për të cilat milionerëve të LDK-së  asnjëherë nuk u bie ndërmend a janë gjallë a ku janë, e lërë më për t’i vizituar ndonjëherë, për t’i parë nga afër dhe njohur me kushtet në të cilat jetojnë burrat e mëdhenjë të dardanisë.
U ka rënë ndërmend për të harruarit vetëm tani, kur e kanë punën “pick” për vota. Të bindur se tutje nuk mund të marrin vota në emrin e presidentit historik dhe familjes së tij, tentojnë t’i keqpërdorin dhe marrin votat mbi supet e njerëzve  fisnik, atdhetarëve të guximshem, që qendruan pararojë besnike të vizionit rugovian….
Nominimi i Avdulla Hotit për Kryeministër nga radhët e LDK-së është veprim i mençur me plot dinakëri i Isa Mustafës, i  cili këtë e bëri për t’iu ikur kritikave të elektoratit rugovian rreth përgjegjësisë për koalicionin joparimor me PDK-në.
Në masë të madhe ia arriti qëllimit, veprimin politik të çastit e shndërroj në “reformë” partiake duke mashtruar të mashtruarit, por jo edhe ata që i kuptojnë dinakëritë e tij prej një komunisti të rexhur,…sa që disa kaluan në ekzaltim nga gëzimi dhe dëshira për fitoren e LDK-së në këto zgjedhje, duke harruar se janë shumë larg cakut të dëshiruar.
Vet sllogani partiak “Shihemi në finale”, i dalur nga një fjalim tepër emocional në seancën e fundit të parlamentit tashmë të shpërndarë, dëshmon për mungesën e vizionit dhe kapacitetit për arritjen e qëllimeve politike.
Qëllimet politike nuk arrihen me emocine të çastit, por me vizion të qartë, shkathësi dhe guxim politik, i cili fatkeqësisht i ka munguar dhe i mungon liderit aktual të LDK-së.
Finalja për LDK-në, në të cilën po thirren drejtuesit dhe sejmenët e  tyre partiak pritet të ndodhë në vjeshtë, në zgjedhjet lokale, aty do të matet fuqia e vërtetë politike e secilit subjekt, e determinuar paraprakisht nga përzgjedhja e kandidatëve për kryetar komunash, kur do të jetë balotazhi-finalja për të cillen bëhet fjalë në LDK.
Se në sa komuna do të hyjë në finale LDK-ja në vjeshtë mbetët për t’u parë, ndërsa zgjedhjet e 11 qershorit 2017, LDK-në do ta nxjerrin partinë e tretë në vend, që i bie se LDK do të jetë jasht garës për pushtet. Kështu do të ndodhë jo pse po themë dhe dëshiroj unë, por pse qëllimi i këtyre zgjedhjeve e arsyeton këtë konstatim logjik.
Si përfundim dua të shtoj edhe këtë, nuk e kam asnjë vrejtje personale ndaj kandidaturës së z. Avdullah Hoti, do të ishte ideal në rrethana normale, por në rrethanat në të cilat është ëmëruar është pak më tepër se dështim, është një kartë e djegur e në dorën e një njeriu të dështuar.
Andaj, nëse vërtetë aktivistët, veprimtarët dhe elektorati i LDK-së ia dëshirojnë të mirën subjektit të tyre dhe vendit në përgjithësi, duhet të dalin me sllogarin e ri partiak për ndryshime “Vazhdojmë pa Isa Mustafën dhe sejmenët e tij”.
Njiherit, ky do të ishte fillimi i ndryshimeve rrënjësore dhe fillim i mbarë, i cili do të krijonte premisa për fitore të LDK-së në të ardhmen e afërt. Në të kundërtën theqafja dhe katandisja politike e këtij subjekti do të vazhdojnë!

Blerta Avdili tregon pse e gjuajti me vezë Vlora Çitakun: Aksioni im individual kundrejt regjimit që përfaqëson Vlora Çitaku

Blerta Avdili, qytetarja që gjuajti me ve ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka thënë se veprimi i saj ishte individual dhe nuk ka qenë i koordinuar me asnjë individ apo subjekt politik.

Ajo thekson se nuk është anëtare e asnjë subjekti politik, por nuk do të ndalet me kërkesat e saj për drejtësi për popullin e Kosovës.

Aksioni im individual kundrejt regjimit që përfaqëson Vlora Çitaku

Ka vite që jam e indinjuar thellësisht me situatën e krijuar nga regjimi autoritar i instaluar në Kosovë nga partitë në pushtet dhe njerëzit e dala nga këto parti, si Ambasadorja Vlora Çitaku. Partitë e pushtetit në Kosovë dhe njerëzit e dala prej tyre e kanë lënë popullin tim me një prej sistemeve më të degraduara shëndetësore dhe arsimore në botë.

Populli në Kosovë jeton si në një burg nën qiell të hapur nën një dhunë të vazhdueshme sistemike. Në aktivitetin që u mbajt dje në Universitetin e Denverit, në Kolorado, në ShBA, unë i kam drejtuar disa pyetje Vlora Çitakut lidhur më korrupsionin në Kosovë dhe degradimin e përgjithshëm që ka sjell pushteti që ajo përfaqëson.

Gjithashtu, unë e kam mbajtur përgjegjës këtë pushtet dhe përfaqësuesit e tij, përfshirë Vlora Çitakun, për persekutimin e vazhdueshëm të aktivistëve të opozitës me prova dhe raste gjyqësore të montuara, që kanë çuar deri te vrasja në burg e aktivistit Astrit Dehari.

I njëjti pushtet ka refuzuar një hetim ndërkombëtar mbi këtë vrasje. Vlora Çitaku u përpoq ta relativizonte situatën duke mos qenë e sinqertë para publikut dhe duke u përpjekur sërish që ta mbulonte krimin e pushtetit që ajo përfaqëson.

Unë kisha menduar që t’i bëja Vlora Çitakut si dhuratë dy vezë të prishura të cilat doja t’ia jepja në dorë në formë simbolike për kalbjen e regjimit që ajo përfaqëson. Por nisur nga mungesa e theksuar e sinqeriteti të saj, dhe nga manipulimi që bëri, si dhe nga fakti që moderatorja e aktivitetit ndërhyri në debat duke mos më lejuar që t’ia dorëzoja vezët e prishura Vlora Çitakut, atëherë unë vendosa t’i gjuaj ato dy vezë në drejtim të Vlora Çitakut, në shenjë proteste ndaj gjithçkaje që po heq populli im prej njerëzve si ajo dhe pushtetit që ajo përfaqëson.

Unë jam qytetare e Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht edhe nënshtetase amerikane, dhe kam vepruar e pakoordinuar me asnjë individ tjetër, organizatë apo subjekt politik.

Aksioni im është individual dhe unë mbaj përgjegjësi të plotë personale për qëndrimet dhe veprimet e mia. Unë nuk jam anëtare e asnjë subjekti politik. Nga ana tjetër dëshiroj të theksoj se jam shëndoshë e mirë, dhe se nuk do ndalem në kërkesën time të vazhdueshme për drejtësi për popullin në Kosovë.

Kjo është vajza që e sulmoi Vlora Çitakun në Amerikë (foto)

Vlerta Vdili është vajza që sipas të gjitha gjasave është aktiviste e Vetëvendosjes, e cila ka gjuajtur ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun mbrëmë. Të paktën kështu bëhet e ditur nga disa aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes.

E gjithë ngjarja ka ndodhur gjatë një bashkëbisedimi në “Denver Women in International Security”, pjesë e së cilës ishte edhe ambasadori Christopher Hill, transmeton Gazeta Express.

Nga fundi i bashkëbisedimit, një aktiviste shqiptare, e ka akuzuar Çitakun se është kriminele, vrasëse (duke iu referuar vdekjes së Astrit Deharit ), pastaj akuzoi ambasadorin Hill që po promovon kriminelët. Dhe në fund hodhi vezë drejt saj.

Haradinaj: Kufiri i Kosovës është në Çakorr

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, nga koalicioni PDK, AAK, Nisma, ka thënë se besimin që ka arritur ta marrë nga qytetarët dhe subjektet politike do ta përdorë për të mirën e vendit.

Haradinaj i cili njëherësh është dhe kryetar i AAK-së, ishte pjesëmarrës në memorialin përkujtimor në fshatin Jabllanicë të Komunës së Gjakovës me rastin e përkujtimit të 33 dëshmorëve të rënë, përcjell Klan Kosova.

”Besimi që kam marrë nga qytetarët dhe disa subjekte politike do ta përdori për të mirën e vendit dhe jo për interesat politike të partisë”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj në këtë fjalim foli edhe për temat e ndjeshme aktuale në vend ku mes të tjerash tha se kufiri i Kosovës është na Çakorr, ndërsa nuk do të ketë vend për asociacion e as për Serbi në Kosovë.

”Kosova është e vogël nuk ka vend për asociacion, kufiri i Kosovës është në Çakorr, në Kosovë nuk ka vend për jug e për veri, në Kosovë nuk do të ketë vend për Serbinë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj në këtë tubim ishte bashkë me partnerin e ri të koalicionit parazgjedhur me ç’rast qysh në fillim të fjalimit të tij përshëndeti disa nga deputetët e PDK-së të pranishëm.

Në këtë memorial ishte e pranishme kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e cila dje gjatë ditës ka nënshkruar koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Insajderi, përcjell Klan Kosova.

Ndryshe, mbrëmë, pak para mesnatës, PDK-ja ka arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor me AAK-në dhe Nismën, për zgjedhjet e 11 qershorit.

Çun Lajçi Ramush Haradinajt: Nuk të kam pas borxh për dëshpërim Komandat i Dukagjinit

Aktori i njohur kosovarë, Çun Lajçi përmes një postimi ka reaguar ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ky reagim i Lajçit erdh pas njoftimit të koalicionit në mes të PDK-AAK-NISMA.

Lajçi ka shkruar është i zhgënjyer me Ramush Haradinajn.

Ky është postimi i plotë:

“Unë artisti s’ta kam pas borxh dëshpërimin

Komandant i Dukagjinit!

Të erdha n’Strasbourg me nji strajcë poezi lum miku, dhe plot me mall t’i lexova e pastaj gojarisht ta thash:

” kthehu me pisha të dhezuna në brina dhishë, me kunorë therrash rreth qafe, dhe ik prej luleve të mbushura grejza”por nuk e paske pas kuptue!

Tani Çakorrin e Kullën frigohem se do ta votosh edhe Ti, e mua s’me mbetet tjetër veç me ia ba gjamën.

Unë vertetë s’e kuptuekam politikën, por as Ty lum miku.

Ç’krijesë qenka ky soj shqiptari.

A kështu paskan qenë edhe t’parët?

Sa dëshpërim në kët mengjes Maji të vitit marroç 2017!!!”

Ramush Haradinaj shihni çka thënë më 10 Maj 2017: Kemi vija të kuqe me PDK dhe LDK

Mbramë u morr vesh aleanca midis AAK-PDK-Nismës. AAK dhe Nisma kanë tre vjet që bojkotojnë parlamentin dhe nxjerrin helm e zeher prej gojëve të tyne kundër PDK dhe Hashim Thaqit. Voal.ch ju kujton se 6 ditë më parë kur kanë nënshkru marrëveshjen, Haradinaj bëri be se me PDK dhe LDK e ndajnë vijat e kuqe:

“Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk kanë asnjë paramarrëveshje, marrëveshje apo diçka tjetër me PDK ose LDK për ndonjë koalicion.

“AAK ka vija të kuqe me këto parti”, ka thënë Haradinaj në një konferencë, njofton Klan Kosova.

“Ne shpresojmë në akterët tjerë, të opozitës, shoqërisë civile, por nuk bashkëpunojmë me to në mënyrë që të ndërhyjmë në gjykimin e qytetarit të vendit”, ka shtuar ai.

“Do ta lëmë qytetarin që t’i gjykojë”, ka pohuar Haradinaj.”

Donika Gërvalla: Trimit i janë përzier vijat e kuqe me tepihun e kuq

Veprimtarja e shquar  Donika Gërvalla, që njëherësh është anëtare e LDK-së, ka reaguar me një status pas koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA.

Ajo ka shkruar se trimit i janë përzier vijat e kuqe me tapetin e kuq.

“Me sa duket iu kanë përzi “trimit” vijat e kuqe me tepihun e kuq”, ka shkruar Gërvalla në Facbook.

Me këtë ajo ka aluduar mbi liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është kandiduar për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ramush Haradinaj kishte deklaruar para disa dite se nuk kanë asnjë para marrëveshje për ndonjë koalicion me PDK.

“AAK ka vija të kuqe me PDK dhe LDK”, kishte thënë Haradinaj në një konferencë me 10 maj.

Ramush Haradinaj: Thaçi dhe Mustafa, kukulla të Serbisë

Sapo është marrë vesh koalicioni i ri AAK-PDK-Nisma. Që populli të mos harrojë Voal.ch po sjell ca jehona se çfarë konsderatash kanë për njëri-tjetrin këta që tash janë shtri së bashku në një shtrat:

23 Janar 2017

Që nga Franca ka reaguar ashpër kreu i AKK-së, Ramush Haradinaj, kundër vendimit të presidentit dhe kreut të qeverisë së Kosovës për vazhdim të dialogut me Serbinë, pavarësisht tensioneve pas trenit.

 

Reagimi ka ardhur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Përcaktimi i Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që pavarësisht rrethanave të krijuara nga sulmet e njëpasnjëshme të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës, të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, është pozicion i kukullave.

Që të ulësh në një tavolinë bisedimesh me Serbinë, që po i shkakton kaq shumë dëme Kosovës, kjo edhe përmes sulmeve e marifeteve të fundit, siç janë muri, treni dhe fletarrestet e sajuara, do të thotë të mos e kuptosh interesin e shtetit tënd.

Të pranosh të ulesh e të dialogosh me Serbinë, në këto rrethana e në kohën e një kundërshtimi kaq të madh popullor kundër një dialogu pa kushte, do të thotë të mos e përfaqësosh popullin.

Ndërkaq sa i përket deklarimeve të prokurorëve e të politikanëve serbë për rastin tim, i porosis të gjithë ata, se kryeqyteti im nuk është Beogradi!

RH

Në Kosovë krijohen blloqe të mëdha koalicionesh parazgjedhore

Partitë politike në Kosovë u dhanë fund përpjekjeve të tyre për të nënshkruar koalicione të gjera parazgjedhore, një gjë e pazakontë deri në këto zgjedhje. Në mesnatë kaloi afati i dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për regjistrimin e koalicioneve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit si koalicione.

Si asnjëherë më parë përgatitjet për këto zgjedhje çuan në krijimin e blloqeve të mëdha politike.

Partia Demokratike e Kosovës arriti marrëveshje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën për Kosovën dhe disa parti të tjera të vogla për të krijuar një koalicion të gjerë për zgjedhjet e 11 qershorit. Kandidat për kryeministër i këtij koalicioni do të jetë Ramush Haradinaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës ndërkaq është përfshirë në koalicion parazgjedhor me dy parti politike, me Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit dhe Alternativën e drejtuar nga Mimoza Kusari – Lila. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, aktualisht kryeministër në largim, ka vendosur të mos përfshihet as në listën zgjedhore, ndërsa ka caktuar si kandidat për kryeministër ministrin e tij e deritashëm të financave, Avdullah Hoti.

Ndërsa, lëvizja Vetëvendosje do të konkurrojë në këto zgjedhje e vetme, pa koalicione dhe kandidat i saj për postin e kryeministrit pritet të jetë Albin Kurti.

Zgjedhjet e parakohshme pasuan rënien e qeverisë së Kosovës dhe prishjes së koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat për dy vjet e gjysmë udhëhoqën me vendin. Qeveria ra pas votimit të një mocioni të mosbesimit ndaj saj që ishte iniciuar nga Nisma për Kosovën.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar dhjetë ditë fushatë zgjedhore për partitë politike.

Avdullah Hoti konfirmohet kandidat i LDK-së për kryeministër

Avdullah Hoti është kandidat për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga vetë kreu i LDK-së Isa Mustafa.

“Ne sot e kishim mbledhjen e kryesisë së Partisë. Biseduam edhe për kandidatin e partisë për kryeministër të vendit. Unë jam interesuar që të hap një proces që LDK’ja do të del me një kandidat tjetër për kryeministër të vendit. Kemi vlerësuar se ky nuk është një proces i thjeshtë. Dhe për këtë është vendosur që te kandidohet Abdullah Hoti për kryeministër”, tha kryetari i LDK’së, Isa Mustafa”, ka thënë kreu i LDK-së Isa Mustafa, raporton Express.

Ndërkohë që sa i përket koalicioneve parazgjedhore, kreu i LDK-së tha se partia e tij ka saktësuar disa parti tjera, por që ende nuk kanë vendosur përfundimisht se cilat do të jenë partitë që LDK do të bëjë koalicion.

“Sa i përket koalicioneve, po punojmë, kemi saktësuar mjafte shume kushtet për disa partner, por nuk do te flas për ta derisa te mos i kemi marrëveshjet definitive”, tha Mustafa. Ai tutje tha se është i bindur se Hoti do të jetë fitues i zgjedhjeve karshi kandidateve tjerë

Edhe Hoti tha se “koalicioni i djathtë do të fitojë”, por pa treguar se kush janë pjesë e këtij koalicioni.

Kujtojmë se deri në mesnatën e të martës, partitë politike kanë për obligim të deklarojnë në KQZ koalicionet garuese në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

16 maji është paraparë afati i fundit nga KQZ’ja që partitë politike të deklarojnë koalicionet garuese në zgjedhje, derisa të hënën ka përfunduar afati për deklarimin për mospjesëmarrje eventuale në zgjedhje.

Kosovarët do t’u drejtohen të dielën e 11 qershorit 2017 kutive të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pasi ato u shpallën javën e kaluar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, menjëherë pas shkarkimit të Qeverisë Mustafa me anë të një mocioni të votuar në Kuvend, të iniciuar nga opozita dhe përkrahur nga PDK-ja.

Biografia e Avdullah Hotit:

Arsimi: Ka studiuar menaxhment dhe informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 1994-1998. Studimet e magjistraturës (2001-2002) dhe të doktoratës (2003-2007) për ekonomiks i ka përfunduar në Staffordshire University, Britani e Madhe. Më 2008 është certifikuar nga Staffordshire University për metoda hulumtuese dhe mentorim të studentëve të doktoratës.

Përvoja akademike dhe hulumtuese: Ka filluar angazhimin si asistent mësimor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1998. Në vitin 2008 është zgjedhur Profesor Asistent, ndërkaq më 2012 është zgjedhur profesor i asocuar. Në këtë fakultet ligjëron disa kurse në studimet bachelor, master dhe të doktoratës. Në Kolegjin Dardania në Prishtinë ligjëron mikroekonominë dhe makroekonominë. Ka ligjëruar në Universitetin e Pejës gjatë vitit 2008-2009. Gjatë viteve 1999-2004, ka punuar si hulumtues, me kohë të pjesshme, në Institutin Riinvest në Prishtinë. Ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 2007-2009. Ka qenë anëtar i disa këshillave profesionale dhe akademike në vend dhe jashtë. Ka publikuar gjashtë tekste, në gjuhën angleze, prej tyre dy si autor i vetëm dhe katër si bashkautor. Ka publikuar 16 artikuj shkencorë në revista ndërkombëtare lidhur me tregun e punës, zhvillimin ekonomik dhe tranzicionin, arsimin, migracionin dhe remitancat dhe fusha të tjera.  Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore ndërkombëtare dhe vendore.

Angazhimet politike: Gjatë viteve 2006-2007, ka qenë Këshilltar i Lartë i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës. Gjatë viteve 2008-2009, ka qenë Këshilltar për Ekonomi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës. Për një mandat (2010-2013) ka qenë Nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Nga viti 2006 është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga viti 2010, është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga viti 2011, ka kryesuar Këshillin e Ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në qershor 2014, është zgjedhur Deputet i Kuvendit  të Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Është i martuar dhe ka dy djem, Ledionin dhe Antianin.

16 maj 1999 dita nga zhdukja e Ukshin Hotit

Më 16 maj 1999 është dita që u zhduk çdo gjurmë për fatin e profesorit dhe veprimtarit Ukshin Hoti.

Më 16 maj 2009 ai u lirua nga Burgu i Dubravës, por pas daljes prej andej atij i humbi çdo gjurmë.

Fatkeqësisht kanë munguar përpjekjet institucionale për zbardhjen e fatit të tij.

Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të vitit 1943 në Krushë të Madhe të Rahoveci-t. Ishte profesor,shkrimtar, filozof,intelektual,atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare ne Kosove gjatë viteve 80-dhjeta dhe 90-dhjeta, Ukshin Hoti ishte një ndër intelektualet me te arsimuar ne Kosovë ai kishte qenë edhe ligjerues ne disa universitete në Sh.B.A ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar, Ukshin Hoti ishte arrestuar disa herë aktivitetin e tij atdhetar në Kosovë nga regjimi serb por së fundi herë arrestohet në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të aktiviteve armiqësore kundra Jugollavisë dhe për pjesëmarrjën e tij në levizjet për Republikën e Kosovës dhe më pas denohet 5 vjet burg,

Më 16 Maj te vitit 1999 pas lirimit të tij nga burgu dhe pas daljes se tij nga qelia e burgut zhduket nga polica serbe pa lenë gjurmë dhe nga ajo datë nuk dihet asgjë për të dhe njerëzit qe e kanë parë të gjallë kanë qenë vetëm shokët e burgut dhe të burgosurit e tjerë të cilët treguan se Ukshini ishte liruar nga burgu ditën e diel një ditë jo e zakonshme per lirimin e te burgosurve.

Veprat
“Lufta e ftohtë dhe detanti”, 1975}
“Filozofia politike e çështjes shqiptare”, 1995

Të tjerët për Ukshin Hotin

Rexhep Qosja: “Ukshin Hoti – ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij.”

Ismail Kadare: “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir… Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç’partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme.”

 

Krimet e Serbisë në Kosovë – Bilanci i luftës në Kosovë 11840 të vrarë

AGJENCIA SHTETËRORE E ARKIVAVE TË KOSOVËS BOTON BILANCIN ZYRTAR TË LUFTËS SË KOSOVËS – 11 840 TË VRARË

Tiranë – Pas përfundimit të luftës në Kosovë, kanë ardhur shifrat zyrtare mbi pasojat e këtij konflikti të përgjakshëm. “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999”, “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”, botime të Agjencisë Shtetërore e Arkivave të Kosovës, të promovuara në Akademinë e Shkencave në Tiranë.

Historianët Beqir Meta, Maringlen Verli e të tjerë e quajtën një ngjarje botimin e këtyre dy librave, që dëshmuan për herë të parë, përmes shifrash zyrtare, masakrat serbe në Kosovë.

Për drejtorin e Arkivave kosovare, dr. Jusuf Osmani, grumbullimi i të dhënave mbi vrasjet, dhunimet, shkatërrimet, dëbimet nuk ka qenë i thjeshtë.

Sipas tij, puna për grumbullimin e të dhënave është bërë në grup, me bashkëpunëtorë nga treva të ndryshme dhe me vizita pothuaj në çdo vendbanim të Kosovës. “Qëllimi themelor i botimit të këtyre librave është prezantimi i fakteve, që paraqesin dokumentacionin për krimet e Serbisë në Kosovë ndaj popullatës kosovare e posaçërisht ndaj fëmijëve gjatë viteve 1998-1999. Politika antishqiptare e serbëve është manifestuar me shekuj, me programe gjenocidale, duke filluar që nga Naçertania e Garashaninit, më 1844, e deri te programi “Patkoi”, më 1999, me synim zbrazjen e tokave nga popullsia shqiptare dhe serbizimin e tyre. Kjo luftë u zbatua nga formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, të cilët vranë, masakruan, zhdukën, dhunuan, dëbuan dhe deportuan popullsinë civile shqiptare, i plaçkitën, dogjën dhe rrënuan shtëpitë, objektet fetare, shkollore, kulturore, ekonomike, e të tjera, si dhe vendbanime të tëra shqiptare, me synim spastrimin etnik”, tha Osmani, raporton gazeta Panorama.

Ai shtoi se publikimi i këtyre shifrave është një detyrim ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre. Sipas dr. Osmanit, opinioni ndërkombëtar ende është shumë pak i informuar mbi krimet gjenocidale që janë ushtruar mbi popullsinë e Kosovës. “Regjistri i fëmijëve të vrarë, të pafajshëm dhe të paaftë për vetëmbrojtje është gati i pabesueshëm. Nga janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1 396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë. Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës”, tha ai. Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2 261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria. Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.

Bilanci i luftës në Kosovë

Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999

– Vrasjet, masakrimet

– Dëbimi i popullatës shqiptare nga Kosova

– Varrezat masive

– Vrasjet e të rinjve, femrave, pleqve, fëmijëve, intelektualëve, etj.

– Dhunimet e femrave

– Rrëmbimi i të rinjve dhe të tjerëve, dërgimi dhe vrasja në Serbi.

– Helmimet

– Rrënimi i objekteve të banimit, objekteve ndihmëse, objekteve ekonomike, arsimore, kulturore, fetare etj.

Shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve të tjera

Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare:    100.589

Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358

Zyra të vendit: 71

Shtëpi kulture: 30

Biblioteka publike dhe shkollore: 93

Objekte shëndetësore: 123

Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215

Kisha katolike: 5

Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101.

Pasojat e luftës

Okupimi klasik i Kosovës

Sjellja e forcave të mëdha ushtarake në Kosovë

Masakra të mëdha

Vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra.

Periudha janar 1998 – 12 qershor 1999:

Vrarë: 11.840 viktima nga Kosova,

– 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.

– 296 fëmijë deri në 5 vjeç.

– 1739 femra

– 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.

– 1450 banorë ende janë të pagjetur.

Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.


Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove:

Janë dëbuar nga Kosova rreth 1 milion banorë

443.300 ishin vendosur në Shqipëri;

247.800 në Maqedoni,

69.300 në Mal të Zi;

21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100.

Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475

refugjatë, duke përfshirë

13.639 në Gjermani

7.581 në Turqi

5.829 në Itali

5.730 në SHBA

pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.

Cili do të jetë dështimi i radhës!? – Nga Florim Zeqa

Këtë shkrim do e filloj me një thënje të vjetër popullore: “Nëse bie me fjetë në shtratë me fëmijë, në mëngjes mund të zgjohesh i lagur”!
Disa sikur (qëllimshëm) po harrojnë se për këto 18 vite, me përjashtim të një gjysëm mandati kanë fjetur në të njëjtin shtrat (qeverisje)  me fëmijët e llastruar, të lagur e zhytur në pisllëqe të shumta,…atëherë aty nuk bëhet më fjalë për pastërti.
I kuptoj shpirtërat e virgjër të LDK-së, që kërkojnë unifikim dhe bashkim të elektoratit rugovian në prag të këtyre zgjedhjeve të kurdisura nacionale, por në asnjë rrethanë nuk i akceptoj djallëzitë e atyre që deri dje fjetën në të njëtin shtrat me fëmijët e “lagur”, ndërsa sot paturpërisht po thonë se “atyre” u vie era kështu e ashtu, duke harruar se edhe vet janë duke kundërmuar të njëjtën erë.
Arsyetimet mund të gjenden nga më të ndryshmet, por faktet gjithnjë janë më të fuqishme dhe të pamëshirshme ndaj tendencave djallëzore për mashtrimet e radhës.
E kam një thirrje shpirtërore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Ta duam dhe respektojmë njëri-tjetrin jo sipas fjalëve, por sipas veprave. Vetëm duke respektuar vlerat e njëri-tjetrit, besimin dhe përcaktimin e lirë dhe sovran të njëri-tjetrit i krijojmë standardet e një shteti të lirë dhe sovran.
Mendimi ndryshe është vlerë, kritikat, këshillat dhe sugjerimet e tjerëve t’i pranojmë me dashamirësi. Asnjëri në këtë botë nuk jemi të përkryer, secili ka diçka më shumë dhe diçka më pak se tjetri.
Bashkombas të dashur, vllëzër e motra shqiptare të mos ndahemi e përçahemi për parti politike, për interesa të liderëve partiak, as për koncepkte ideologjike por të bashkohemi me njëri-tjterin për kauzën e shtetndërtimit, mbrojtjen e interesaave vitale të shtetit tonë siq janë sovraniteti dhe integriteti teritorial, elemente këto që klasa aktuale politike i ka vënë në pazar në bisedime me armiqt e shtetit tonë në Bruksel.
Madhështia e njerëzve dallohet në momentet e vështira, në tejkalimin e situatave pa sharje e fyerje ndaj njëri-tjetrit. Sikurse çdo gjë që ka fillimin dhe mbarimin e vet, edhe koalicionet politike e kanë fillimin dhe mbarimin e tyre.
Jo rrallë, koalicionet dhe kurorat qeverisëse përfundojnë para kohe dhe në mënyrë  të njëanshme, duke i shkaktuar hidhërim dhe “plagë” të pashërim partnerit tjetër.
Kështu ndodhi edhe kësaj radhe, fitoj shkathtësia politike ndaj ambicieve dhe dëshirave. Edhe kësaj radhe, për të satën herë u vërtetua ajo maksima e vjetër për politikën, si “art i së mundshmës”.
Të paaftit politik, shkaktarët e prishjes së kurorës së panatyrshme qeverisëse po i akuzojnë si tradhëtar e besëprerë! Në raste të tjera mbase do të ishin normale konstatimet e tilla, por kurora e fundit qeverisëse nuk ka pasur mundësi të përfundoj ndryshe, ngase parimet bazë të lidhjes se asaj kurore kanë qenë të bazuara pikërisht mbi interesat e ngushta personale dhe elementet e tradhëtisë dhe pabesisë njerëzore.
Të paaftit politik krahas meritave që po ia atribuaojnë vetes përgjatë qeverisjes trevjeqare, duhet të jenë të gatshëm të pranojnë edhe përgjegjësitë për dështimet e përbashkëta në qeverisjen e vendit. Edhe po deshën, nuk do mund ta pastrojnë aq lehtë veten e tyre ashtu siq po trumbetojnë.
Pasi vet fillimi i koalicionit PDK-LDK brenda natës, ishte nje sinjal ogurëzi për të ardhmen e vendit dhe LDK-së në veqanti, mirëpo e keqja më e madhe është tek katandisja e disa vlerave, të cilët për kënaqjen e egos së tyre personale për pak pushtet e privilegje u bënën bashk me djallin….
Fatkeqeësisht edhe përkundër abortit të dytë politik, LDK-ja edhe kesaj radhe nuk do te ndryshoj, lideri i saj  nuk do t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë, për të ikur nga kreu i saj. Të gjitha deklarimet se gjoja “nuk do të kandidoj sërish për postin e kryeministrit” janë lojëra ditore për të mashtruar elektoratin, por jo edhe kryesinë dhe të deleguarit në KP të LDK-së, sepse ata janë vasalët, mbështetesit e tij më besnik,…e të cilët nesër prap do ta kërkojnë kandidaturën e Isa Mustafës për kryeministër.
Ngase, për të mos thënë të gjithë, shumica e eksponentëve të larte të LDK-së së sotme, në forma të ndryshme janë të lidhur me strukturat e SHIK-ut, duke filluar nga bizneset, tenderimet dhe punësimet e familjarëve të tyre,…të tillët në disa raste në shkrimet e mia i kam quujtur  “Urithët e nëntokës së LDK-së, të cilët para opinionit, diten shiten si rugovista në LDK, ndërsa natën e kalojne më Kadri Veselin, Thashim Thaçin, Xhavit Halitin, Adem Grabovcin, etj.
Kjo është tepër e dhimbshme, por është e vërteta e hidhur e disa LDK-istëve të ditëve të sotme.
Unë nuk shofë asgjë të keqe, prej atyre që publikisht aderojnë nga njëra parti në tjetrën, por e keqja e madhe është e atyre që ditën trupin e mbajnë në LDK, ndërsa natën, përveq shpirtit sheshin gjithçka tek partitë e tjera për përfitime personale.
Edhe pse tani akoma jemi në fazën e spekulimeve mediatike sa u përket lidhjeve të koalicioneve parazgjedhore, LDK-ja ndodhet në prag të dështimit të radhës, pra të një lidhje të re akoma më të panatyrshme, nga e cila përveqse më e dëmtuar, do të dali edhe më qesharake para opinionit publik dhe elektoratit të saj.
Në rrethana normale, për të mos thënë e pamundur, do të ishte veshtirë e realizueshme për LDK-në, por shkaku i kapjes së tmerrshme të saj nga grupet e interesit është e mundur të ndodhë çdo gjë.
Mosrespektimi i programeve, koncepteve dhe parimeve bazë, shumë nga subjektet politike do t’i nxjerrë nga shtrati i tyre politik.
Do të ishte mirë për të ardhmen e vendit, që liderët partiak t’u qendrojnë besnik parimeve dhe deklarimeve të tyre publike të dhëna menjëherë pas prishjes së koalicionit PDK-LDK, në të kundërtën përveqe do t’i dëmtojnë partitë e tyre, do t’i lëndojnë proceset demokratike dhe do të rrezikojnë të ardhmen e vendit nesër, ngase shumë procese (të nisura) të dëmshme për vendin pritet të vazhdojnë nën qeverisjen e re, gjegjësisht në legjislaturen e gjashtë të Kuvendit, siq janë; Demarkacioni me Malin e Zi, Asociacioni i komunave serbe, finalizimi i Gjykatës Speciale, etj.
Dukuri e pazakont është duke ndodhur edhe me aderimin e disa figurave të njohura publike (analist të pavarur dhe gazetar) nëpër partitë e ndryshme politike, e me të cilat deri dje kanë pasur mospërputhshmëri të plotë konceptuale!
Edhe pse në parim, aderimi në një subjekt politik është krejtësisht çështje personale, kur janë në pyetje figura që deri dje kanë reflektuar shpresë për ndryshime pozitive në vendin tonë, me kalimin e tyre tek subjektet aktuale, përfundimisht janë shuar bashk me vizionet e tyre për ndryshim.
Ashtu siq e fillova, shkrimin do ta përfundoj me një thënje të këtyre ditëve të profesor Anton Kolajt, njëri ndër themeluesit dhe nënkryetar i LDK-së rugoviane të viteve të ’90-ta, po citoj: “Duke i përcjellë zhvillimet parazgjedhore në skenën politike kosovare, më sakt aderimet, aterimet, hidhrimet, ndarjet, ribashkimet, sharjet, lavdrimet, dribllimet, ndreckamsat, brrylat, fishkllimat, aplauzet etj, etj, kam ardhë në përfundim se në Kosovë, parimet dhe platformat politike janë të vdekura. Sa veshtirë do e kenë ata që dijnë më i kuptu programet dhe vlersojnë parimet”.

Kosovë, ndahet nga jeta gazetari Ganimet Klaiqi

Pas një sëmundjeje të rëndë është ndarë nga jeta të hënën në mëngjes gazetari i të përditshmes Koha Ditore, Ganimet Klaiqi.

I lindur më 26 janar të vitit 1965 në fshatin Poliçkë të komunës së Kamenicës në Kosovën Lindore, në vitin 1997 kishte nisur punën në këtë të përditshme.

Viteve të fundit ai ishte angazhuar edhe në mësimdhënie.

Koha Ditore dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e cilësuan vdekjen e tij si një humbje të madhe për familjen, për miqtë dhe për kolegët gazetarë.

Vazhdojnë hetimet për sulmin ndaj Arbana Xharrës

Policia e Kosovës tha se po vazhdon hetime të ngjeshura për ndriçimin e sulmit ndaj ish gazetares, Arbana Xharra, e kthyer në politikane, e cila u sulmua dhe u rrah nga persona ende të panjohur në hyrje të apartamentit të saj në Prishtinë, natën ndërmjet të premtes dhe të shtunës.

Edhe më tej policia nuk ka njohuri për autorët apo motivet e mundshme të sulmit që u dënua në shkallë të gjerë në Kosovë.

Zonja Xharra është trajtuar në spitalin e Prishtinës para se të lirohej për t’u trajtuar në shtëpi.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, u shpreh i “tmerruar” me sulmin ndaj zonjës Xharra duke shfaqur shpresën se përgjegjësit do të vihen shpejt para drejtësisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu shqetësimin e tij me këtë sulm. Në reagimin e tij ai thekson se është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë. Si shoqëri nuk bën të lejohet që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë, thuhet në reagim.

Kryeministri në largim Isa Mustafa, tha se sulmi mbi Arbana Xharrën është akt i ulët dhe i turpshëm.

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, u shpreh e tronditur nga sulmi duke e cilësuar atë sulm ndaj vlerave njerëzore, për të cilat angazhohet Bashkimi Evropian.

Te papranueshëm dhe të dënueshëm e kanë cilësuar sulmin edhe përfaqësuesit e institucioneve tjera dhe te partive politike.

Ish-kryeredaktorja e të përditshmes “Zëri”, Arbana Xharra, ditë më parë, la gazetarinë duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Vendimi i saj, që u mor një ditë para se të binte qeveria dhe të shpërndahej parlamenti, nxiti debate të gjera në rrjetet sociale.

E njohur për kritikat ndaj zyrtarëve të kësaj partie por edhe partive tjera për korrupsion e përfshirje në veprimtari kriminale, ajo u kritikua nga një numër i kolegëve të saj nga mediet dhe shoqëria civile.

Veprimtarë të të drejtave të njeriut u shprehën të shqetësuar me siç u tha, “fjalorin e dhunshëm” që pasoi anëtarësimin e zonjës Xharra në Partinë Demokratike të Kosovës.

Para se të përfshihej në politikë, zonja Xharra dhe shoqatat e gazetareve kishin denoncuar disa herë kërcënime ndaj saj.

Dy vjet më parë ish kryeredaktorja e të përditshmes Zëri, Arbana Xharra, ishte fituese e Çmimit prestigjioz ndërkombëtar për Gra të Guximshme, që ndahet nga sekretari amerikan i shtetit.

Donika Gërvalla: Nëse Kadri Veseli zgjidhet kryeministër për Kosovën do të jetë një dimër i acartë

Në intervistën tek Rrokum TV midis të tjerave Donika Gërvalla theksoi:

“Në zgjedhjet e ardhëshme bëhet vetëm fjalë  a do të lejojë zgjedhësi në Kosovë që pushteti në Kosovë të merret nga byroja infernale Thaçi-Veseli në totalitet apo do të ketë mundësi për ta penguar Veselin që të zgjidhet kryeministër. Kjo është pyetja që i shtrohet Kosovës.

Unë nuk e njoh Kadri Veselin, nuk i kam dhënë as ndonjëherë as dorën, por unë njoh kryetarin e SHIK-ut.

Unë ju siguroj se izolimi i deritashëm i Kosovës nuk do të zbutet, përkundrazi do të vijë duke u forcu edhe më shumë nëse e kemi këtë përbërje në krye të shtetit.

E kam përmendur, kur është votu Hashim Thaçi president, e kam thënë Kosova do të jetë e vetmume, dimri do të jetë shumë i ftohtë, e nëse zgjidhet Veseli kryeministër për Kosovën do të jetë dimri i acartë.”

 

Moratorium politik për LDK-në! – Nga Florim Zeqa

Prishja e koalicionit qeverisës ditën e merkure me 10 maj 2017, shënon abortin e dytë politik të LDK-së nga martesa me PDK-në.
Sikurse politika që nuk bëhet nga emocionet e çastit, ashtu edhe LDK-ja nuk mund të ribëhet nga emocionet dhe dëshirat e çastit, ngase në çast mund të ndodhin vetëm fatkeqësitë dhe fenomenet natyrore.
Katandisja e LDK-së është gjatë, e thellë dhe aq e dhimbshme, saqë vetëm një mendje e shëndoshë me një profeci hyjnore mund ta nxjerrte nga gremina e thellë, e fundosur në mënyrë sistematike pas shkuarjes në amshim të liderit historik dhe profetit të kohë sonë, Ibrahim Rugova.
Për fundosjen e “TITANIK-ut” kosovar, LDK-së rugoviane fajtor janë të gjithë nga pak, por pa dyshim më “meritori” është Isa Mustafa me sejmenët e tij, sahanlëpirësit dhe urithët e të gjitha pushteteve, të cilët për pak ambicie pushteti apo privilegji personal, rrënuan një trashëgimi të pasur politike dhe thyen shpresat e shumicës shqiptare në Kosovë.
Përgjatë këtyre viteve të pas shkuarjes në amshim të liderit historik të LDK-së, në veqanti pas Kuvendit të VIII-të zgjedhor të saj, u vrejt qartë se LDK-në nuk mund ta ribëjnë lakmitarët e pushtetit (të shumtë në numër në radhët e saj), të cilët i joshi pas pushtetit dhe më pas edhe i mashtroi lideri diktatorial dhe rrënuesi në thëmel i LDK-së rugoviane, Isa Mustafa me sejmenët e tij të pakurrizorë dhe padinjitet njerëzor.
Pra, përveq Isa Mustafës, bashkrrënues të drejtëpërdrejtë të LDK-së rugoviane u bënën të gjithë ata që mbështetën dhe e votuan marrëveshjen personale mes Isa Mustafës e Hashim Thaçit të 19 nëntorit 2014-të, për ta shpëtuar këtë të fundit nga rënja e sigurtë nga pushteti pas zgjedhjeve të 2014-s, kur i gjithë spektri politik shqiptar dhe popullata u bashkuan për largimin e tij. Për fatin e keq të vendit e më pak të LDK-së, të njëjtit votuan për zgjedhjen e kreut të SHIK-ut në krye të Kuvendit, e më pas edhe për zgjedhjen fatale të Hashim Thaçit për president të vendit.
Kështu pra, rrënues të LDK-së dhe shpresave të qytetarëve u bënë të gjithë ata që mbështetën liderin diktatorial në vendimet e dëmshme për vendin.
Klientela e Isa Mustafës në Kuvendin e VIII-të zgjedhor të LDK-së ua mbylli dyertë përfaqësuesve të dy degëve më të fuqishme të LDK-së në Diasporë (Zvicër e Gjermani), por e keqja më e madhe është heshtja ndaj në veprimi të tillë e mbi 300 “deleve” (delegatëve) të atij kuvendi famëkeq.
Për dhe rrethë LDK-së rugoviane mund të flitet e shkruhet për përiudhën 23 dhjetor 1989 deri me 21 janar 2006-të, si parti e vlerave unifikuese kombëtare dhe parti e hapjes së proceseve demokratike në hapësirat mbarëkombëtare, si parti që vuri thëmelet e shetit tonë-Republikës së Kosovës.
Pas 21 janarit 2006-të, përveq lidhjeve emocionale të elektoratit, LDK-së nuk bënë t’i atribuohet asnjë lidhje me të kaluarën e lavdishme të saj.
Kuvendi i VI-të apo siq njihet në opinion si kuvendi i karrigëve, ishte një paralajmërim ogurëzi për të ardhmen e këtij subjekti politik, mbase edhe për fundin fatal të frymës rugoviane në këtë subjekt.
Përderisa Kuvendi i VII-të shpërfaqi frymën e pabesisë dhe aktin e tradhëtisë, ku  Isa Mustafa brenda natës i përgatiti “Puçin” politik ish kreut të LDK-së, zotit Fatmir Sejdiu për t’u katapultuar vet në kreun e LDK-së,…Kuvendi i VIII-të zgjedhor i kësaj partie instaloi dhunën, shantazhin politik dhe këcënimet si format më të vrazhda të diktaturës politike (post-komuniste).
Pabesinë e tij, Isa Mustafa e përseriti edhe në raport me subjektet tjera politike. Pas humbjes së zgjedhjeve nacionale të 3 nëntorit 2014, për t’i shpëtuar kërkesave të elektoratit rugovian për shkarkim, brenda natës e lidhi koalicionin mashtrues paszgjedhor fillimisht me AAK-në dhe NISMA, duke mashtruar më pas edhe Lëvizjen Vetëvendosje në koalicionin më të madhë të pasluftës në Kosovë, i cili PDK-në e solli në prag të rënjës përfundimtare dhe jo vetëm kaq, Hashim Thaçin e kishte shndërruar në një figurë të vdekur dhe të pavlerë politike.
Por, kësaj radhe pabesia e Isa Mustafës i kaloi kufijtë partiak. Me lidhjen e kurorës brenda natës me Hashim Thaçin për interesa personale i tradhëtoi mbi 70 % të vullnetit të shqiptarëve për ndryshimin e kursit qeverisë në vend.
Për të mos i permenduar të gjitha pasojat politike që janë të njohura për opinion publik, pabesia e Isa Mustafës ndaj spektrit politik shqiptar ka bërë që sot LDK-në e Isa Mustafës të mos e do askush, nuk e do asnjë parti politike shqiptare, madje as shoqëria civile, thënë ndryshe sot Isa Mustafa ka vija të kuqe nga i gjithë spektri politik shqiptar.
Kështu siq e ka katandisë LDK-në Isa Mustafa, kjo parti mund të përdoret vetëm si patericë e partive tjera për arritjen e kuotave të pushtetit e asgjë më shumë.
A ka mjerim më të madhë për partinë e traditës më të gjatë demokratike në vend, për partinë e besës dhe shpresës shqiptare kur i shef të ikin të gjithë prej saj!
Këtë rrezik të katandisjes së LDK-së e kisha vrejtuar pas zhvillimeve antidemokratike në Kuvendin e VIII-të të saj, me ç’rast pata ngritur shqetësimet e mia në shkrimin mjaft përmbajtësor “LDK-ja Post-mortum”, botuar me 1 qershor 2015 në gazetën Kosova sot dhe publikuar në dhjetëra portale mbarëkombëtare, ku në fillim të këtij shkrimi shënova epitafin më sa vijon: “Lavdi LDK-së Rugoviane (23 dhjetor 1989-21 janar 2006), varrosur me 31 maj 2015-të nga Isa Mustafa me sejmenët e tij”.
Ndërsa, për ata që nuk e kuptuan atëherë mesazhin e atij shkrimi, do ua përserisë edhe më qartë: “LDK-së nuk i mjafton “Rifreshi”, duhet ndërruar komplet “Hard-Diskun”!
Mesazhi i mësipërm vlenë si alarm i fundit për Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së dhe elektoratin  e saj, nëse vërtetë duan ta ruajnë vazhdimësinë e LDK-së me një formë dhe përmajtje të re, në të kundërtën, le të shërbehen me epitafin e 31 majit 2015-të, për ta kujtuar me pietet të lartë të kaluarën e lavdishme të LDK-së bashk me liderin shpirtëror Ibrahim Rugova, si dhe ta shpallin Moratoriumin politik në LDK  para zgjedhjeve nacionale të caktuara të mbahen me 11 qershor 2017, që i bie abstenim i plotë nga procesi zgjedhor, i cili do të shënonte fundin e epokës së keqe post-rugoviane të LDK-së dhe fillimin e një kapitulli të ri demokratik në Kosovë.
Dikujt mund t’i duket paradoksale kjo kërkesë e sinqert e imja, por është e vetmja mundësi. Edhe pse në dukje të parë katër vite janë të gjata për të mbetur jasht parlamentit, do të jenë mjaft të shkurtëra për t’i rekuperuar të gjitha dëmet e shkaktuara në LDK për 11 vite.
Vetëm “Rifreshi” që përmenda më sipër dhe ndërrimi i “Hard Diskut”, do ta  mundësojnë kthimin në pikën zero të LDK-së dhe mundësinë për një fillim të ri, me çka Kosovës do t’i lindte një alternativë e re dhe shëndosh politike, e shkëputur krejtësisht nga  e kaluara, me njerëz të rinjë, me vizion të ri për shtetndërtimin e Kosovës dhe një përspektivë të sigurtë për qytetarët, ku secili do të kishte mundësi të barabarta të kyçjes në proceset demokratike.
Pos tjerash, Moratoriumi politik, do të shënonte një standard të ri demokratik në skenën politike kosovare për shkëputjen nga e keqja, nga antivlerat dhe modelet e vjetruara qeverisëse.

LDK-ja me kandidat të ri për kryeministër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se mund të mos nominohet për kryeministër nga ky subjekt për zgjedhjet e 11 qershorit.

Këtë për Radion Evropa e Lirë, e kakonfirmuar edhe Arben Gashi, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës nga kjo parti, duke thënë se “ ky është qëndrim i zotit Mustafa, i cili vetë e ka deklaruar sot në 27 -vjetorin e themelimit të LDK-së, dega në Istog.

Gashi ka shtuar se LDK -ja tashmë nuk ka një qëndrim zyrtar se kush do të nominohet, por siç ka thënë ai, “z. Mustafa ka deklaruar vullnetin e vet se përkrah gjeneratat e reja”.

Blerim Shala në PDK

Ish-Nënkryetari i Parë i AAK’së, Blerim Shala, do t’i bashkohet PDK’së. Aderimi në Partinë e Veselit, Shala po e bën pasi për një kohë ishte deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës.

 Ish-gazetari, Blerim Shala, pritet t’i bashkohet PDK’së. Ai po shkon në Partinë e Kadri Veselit pasi ishte larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shala para se t’i bashkohej AAK’së kishte qenë udhëheqës i Gazetës Zëri.

Ndryshe, anëtari i ri i PDK’së, prej kohës kur kanë nisur bisedimet me Serbinë, ka mbajtur pozitën e koordinatorit për dialog.

Burime kanë treguar se zyrtarizimi i Shalës pritet të bëhet shumë shpejt dhe i njëjti mund të jetë edhe pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie për deputet.

Express ka kontaktuar me Shalën, por ai s’ka pranuar të flasë për aderimin në PDK.

“Jam në takime”, ka thënë Shala, kur është pyetur për aderimin në PDK.

Bllokohen në Morinë, 15 autobusë, policia: Do kaloni vetëm pas orës 12:00

Policia shqiptare ka bllokuar në doganën e Morinit 15 autobusë me udhëtarë që vinin nga Kosova.

Burime nga policia thonë se në pikën kufitare të Morinës në Kukës janë bllokuar mbi 15 autobusë që vinin nga Kosova. Një pjesë edhe për protestën.

Autoritetet shqiptare u kanë thënë që do të kaloni vetëm pas orës 12:00./JOQ

Hashim Thaçi: Dhuna ndaj Xharrës e papranueshme

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar ndaj sulmit që i ka ndodhur Arbana Xharrës. Ka thënë se dhuna nuk bën të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë.

Sidoqoftë, ai ka kërkuar zbardhjen e rastit dhe dënimin e sulmuesve

Reagimi i plotë i Presidentit:

Jam thellësisht i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër Arbana Xharrës. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë.

Si shoqëri nuk bën të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë.

Me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë.

Organet e rendit duhet ta zbardhin në tërësi rastin dhe t’i sjellin sulmuesit para drejtësisë. HTH

 

Ja s’i duhet të votojnë shqiptarët – Nga Faton MEHMETI

Për shkak të tranzicionit të zgjatur shoqeria shqiptare ndodhet në një situatë pa rrugëdalje,mbase per shkak te mungesës së vetëdijës.Vetëdija është një shkallë e lartë e zhvillimit social – kulturor të individit dhe shoqërisë. Individi i vetëdijshëm është në gjendje të marrë përgjegjësitë dhe detyrat e tij në shoqërinë ku jeton, dhe shoqëria e vetdijshme, është në gjendje të përcaktojë vendin dhe kufirin e lirive dhe detyrimeve të individit. Individi i vetdijshëm, është në gjendje ta kuptojë veten si pjesë e shoqërisë. Njeriu ynë ndodhet tashmë në gjendje kapitullimi përballë realitetit në të cilin është pjesë, herë si viktimë,ndodh edhe si hero. Si rezultat i mendësisë arkaike, refraktare pa vetëdije shqiptari i Kosovës është shëndrruar në servil të polikës.Marrim shembull procesin e votimit, shqiptarët nuk janë të prirur për të marrur ate për të cilen votojnë, dhe vazhdimisht i votojnë të njejtit njerëz edhe pse përveç gënjeshtrave asgjë nuk iu ofrojnë votuesve. Votuesi shqiptar për këto vite ka votuar për vetë-skllavërimin e tij, mjerimin dhe izolimin nga bota. Votuesit e tillë iu mundësojnë matrapzëve qëndrimin në pushtet, por nëse është një intelektual kritik e kurajoz për sëmundjet e shoqërisë ose do ti ofrohet ndonjë copë e majme nga njerëzit me pushtet ose ndonjë llokum dinamiti. Rasti, fatkeqësisht më i freskët i Arban Xharrës, politika duke e marxhinalizuar e “ detyron ” t’i ofrohet .

Për shumë prej shqiptarëve të sotëm, bota mbaron te shkallët e apartamentit, ose edhe ma keq, mbas derës së tij,dhe kjo vjen si shkak i izolimi nga bota. Shqiptarë ende jane popull patriarkal dhe tradicional. Përpjekjet për t’i shpjeguar proceset shoqërore të dominimit përmes kategorive psikike, janë përpjekje që nuk i kontribujnë ndriçimit, por errësimit të këtyre proceseve shoqërore. Pikë së pari, proceset shoqërore kurrë nuk janë konsistente, gjithëpërfshirëse. Patriarkalizmi, për shembull, mëton ta gjejë shkakun e padrejtësive, diskriminimit.

Shqiptaret vazhdojnë të varfërohen, si pasojë e keqqeverisjes.

Ndërkohë që sot, të dhënat zyrtare për situatën ekonomike po na injektohen me doza optimizmi, realiteti i familjeve shqiptare është i pashpresë. Rritja ekonomike e pretenduar nuk po prodhon as punësim, as të ardhura dhe për më keq kjo rëndon në familjet me të ardhura të ulëta, duke vështirësuar jetesën dhe duke rritur hendekun ekonomik e social.

Në një analizë më të thellë, edhe brenda partive politike kryesore duket të reflektohen mentalitete autokratike, borgjeze, prepotente e komuniste, ashtu sikurse është e qartë se ato nuk pasqyrojnë filozofinë politike përkatëse.

Pas prishjes se koalcionit situata e tensionuar politike, natyrisht intensifikon në sasi, por edhe përmbajte taktikat elektorale që do të përdoren në zgjedhjet e afërta, çka parathotë se fushata elektorale, e cila ka nisur, nuk do të jetë mbresëlënëse, por edhe agresive. Derisa shqiptarët nuk e konceptojnë votën si besim dhe kthimin e besimit në sherbim, dhe kur nuk ndodh kjo të ndeshkohet me votë, veshtirë të pritën ndryshime. Nuk duhet patur frikë nga ndryshimet, një popull që fle edhe vdes, ne duhet të tregojmë se jemi të zotët e këtij vendi. Votoni, por me mend, mos hedhni votën kot.

Nënkryetari Memli Krasniqi: PDK nuk ka vija të kuqe për koalicion me LDK-në

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kjo parti nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik, qoftë edhe LDK-në.

“PDK-ja është partia më e madhe në vend dhe për sa kohë të jetë partia më e madhe në vend me besimin më të madh të qytetarëve ajo gjithmonë do të udhëheqë Qeverinë. Për neve njëherë është kjo me rëndësi, koalicioni me qytetarë që të marrim edhe njëherë besimin e tyre që të jemi partia e cila do të kemi mandatin që edhe njëherë me qeverisë”, ka deklaruar Krasniqi.

“Pas kësaj do të jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë, por para se gjithash e përmenda me partitë të cilat janë të ngjashme me orientimin ideologjik dhe orientimin politik por mbi të gjitha me konceptete ekonomike. Dhe absolutisht nuk e përjashtojmë as LDK-në, AAK-në, as AKR-në, as partitë e tjera të cilat janë të përafërta me këto orientime”, ka thënë ai për EkonomiaOnline.

Krasniqi ka thënë se pas “fitores” preferojnë që të krijojnë një koalicion qeverisës me partitë të cilat janë të përafërta me synimin e tyre politik, veçanërisht me ato parti të cilat e pranojnë dhe përcaktojnë programin për zhvillim ekonomik, që sipas tij, do të jetë shtylla qendrore e programit të PDK-së.

Isa Mustafa LDK-së ia bëri varrin?! – Nga Skënder MULLIQI

Eshtë fakt së e gjithë ajo të cilët e kam thënë në shkrimet e mia pas lidhjës së koalicionit PDK dhe LDK dolën të sakta. Unë jam përpjekuar që në shkrimet e mia ti përmbahem objektivitetit duke u marr më probleme e jo më njerëz. Fill pas koalicionit pata theksuar për gabimin e madh të Mustafës , I cili pas gjashtë muajve të mashtrimit karshi koalicionit të madh VLAN , më dinakërin komuniste iku në gjirin e PDK-së, për të cilin subjekt politik kishte derdhur vrerë gjatë gjithë fushtave elekotorale . Kishte thëne së kurrë nuk do të lidhë koalicion më PDK-në , të cilën e kishte akuzuar për vrasje politike të anëtarve të LDK-së dhe për korrupcion. Pata potencuar gjithashtu së PDK-ja sa ti arrinë objektivat politike ka për ta hedhur LDK-në si leckë të pavlerë , dhe pikërisht doli ashtu. E përdori LDK-në Hashim Thaçi për tu zgjedhur president i vendit më qyk të zorit në një gjendje të shtetrrethimit, të cilën gjë PDK-ja kurrë nuk do ta kishte bërë po të ishte në pyetje që presidenti të zgjedhet nga radhët e LDK-së. Atë ditë më kujtohet sjellja e Thaçit në kuvend së më qfarë dinakërie arriti pas gjithë asaj hallakame në lokalet e kuvendit dhe jashtë në qytet të bëhët president. Ky ishte objektivi i parë i Thaçit . Hapi tjetër nuk ishte aq i ngutshem po shumë i paramenduar dhe i projektuar më skenarë për ta rrezuar qeverinë e Mustafës më pretendim të PDK –së që Kadri Veseli të bëhët kryeminister i Kosovës .Edhe këtë gjë e pata thënë më herët në shkrimet e mia, së PDK-ja nuk mund ta duron që ekzekutivin ta udhëheq LDK-ja . Të kthehem pak mbrapa . Për dy mandate sa e drejtonte qeverinë Hashim Thaçi , vendi kolapsoi politikisht dhe ekonomikisht , u vjedh dhe plaqkitë për të katër anët. Na doli në sipërfaqe klani “ Pronto’ I cili i solli dëme politike Kosovës . Thaçi si kryeminister i bëri lëshimet më të mëdha politike më Fusnotën , “Zajednicën” dhe më Demarkacionin dhe shumë marrveshje të tjetra të dëmshme më Serbinë . Pamë shumë afera korruptive të qeveritarëve të cilat afera përfunduan më asgjë , së organet e drejtësisë të kontrolluara nga pushteti , të akuzuarit pas një kohe të shkurtër jo vetëm që i shpalli të pafajshem por i kthej në vendet e të tyre të punës, kurse disa të akuzuar u larguan pa therrë në kembë nga Kosova. Pak kishim njohje të shtetit të Kosovës gjatë mandatit të PDK-së. LDK-ja dhe Isa interesgjiu e pranojë një lojë të tillë politike , kur të gjithë berllogun e grumbulluar qeveritarë të Thaqit ia qiti vetit në preher. A nuk doli kjo e saktë pas prishjës së këtij koalicioni shumë të pa natyrshem .? Sigurisht se po. Isa Mustafa dhe do servila aty rreth tij, e pranuan koalicionin më PDK-në së edhe vet janë të zhytur në afera të ndryshme të keqpërdorimeve .Dhe, mirë e gjeten mjeranat e LDK-së të cilët më përjashtim të tre ,kater vetave dukeshin si qyqarë sikur mos të ishin burra ate ditë në kuvend. E ditën së nga aleati bashkëqeverisës moti është përgatitur skenari për prishje te koalicionit dhe i kishin ngulur këmbët si magari në lloq. Nuk ruhen pozitat pushtetare më zort dhe nuk ruhen pozitat pushtetare duke e humbur dinjitetin dhe kredibilitetin partiak e shtetëror. Në vazhdimësi LDK-ja u ballafaqua më lojërat e rrezikshme politike , të cilat kishin dhe kan pasur për qëllim rrënimin e LDK-së dhe pushtimin e kalasë nga mbrenda . E gjeten PDK-ja aleatin adekuat Isa Mustafën më të cilin janë njohur mirë kur ai ishte shef i financave në Qeverinë e Bukoshit. Mustafa gjatë këtyre viteve u dëshmua së është dinak dhe vetjak dhe së nuk e ka dert atë punë që LDK-së ia bëri varrin .Demarkacionin dhe “Zajednicën” si dy tema të interest madhor nacional Thaçi dhe Mustafa i prun para aktit të kryer . Mustafa me veprimet e veta hazarde politike i bëri dëme të mëdha LDK-së dhe Kosovës. Rënja e këtij koalicioni ishte dashur të ndodhë edhe më herët .Prishja e koalicionit të prodhimit të krizave permanente dhe ngjarjve të pamira , do të duhej të jetë mësim i mirë për partitë politike së më rrena , mashtrime , me hajni , krim të organizuar dhe korrupcion nuk bëhët shteti. Me dredhi, tradheti dhe dinakëri politike është mbushur kupa …Është koha e fundit për ndryshime pozitive, në mënyrë që popullit ti zgjidhet laku nga fyti të cilin po e mban për shumë vite më radhë nga kjo klasë politike …

Thaçi vendos: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 11 qershor

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 11 qershor.

Telegrafi ka mësuar se presidenti Hashim Thaçi këtë vendim e ka marrë pas takimit që pati me partitë politike.

Edhe burime brenda Komisionit Qendror Zgjedhor kanë bërë të ditur se tashmë janë njoftuar se zgjedhjet do të mbahen më 11 qershor.

Ndryshe, presidenti Thaçi gjatë orëve të paradites ka mbajtur një takim konsultativ me partitë politike. Shumica e partive politike kanë preferuar 11 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në këtë takim kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se KQZ në kuadër të kompetencave që ka do të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ajo tha se KQZ pret bashkëpunim me të gjitha institucionet, ndërsa ftoi subjektet politike që ta respektojnë Kushtetutën e vendit dhe rregullat tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Ia marrin qeverinë, Mustafa nuk e lëshon partinë

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka vendosur ta mbledhë kryesine e LDK-së veç një ditë pas rënies së Qeverisë, të cilën e drejtonte.

Premton se do t’i mbledhë rreth vetes të gjithë ata që ia duan të mirën Kosovës.

Me pak fjalë, ai nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga LDK-ja.

Ky është statusi i Mustafës:

Sot do të mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve të LDK-së. LDK e fuqishme dhe unike do të ofrojë perspektivën më të mirë për Kosovën. Do të mbledhim rreth vetes të gjithë ata që ia duan të mirën këtij vendi. Vullneti i LDK-së i gërshetuar me interesat e vendit, kapërcen çdo interes tjetër!


Send this to a friend