VOAL

VOAL

Haradinaj: Lajm i mirë rrëzimi i qeverisë, AAK ka vija të kuqe për PDK-në e LDK-në

Presidenti i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, i është gëzuar lajmit për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.

Ai tha se përfundimi i kësaj qeverie është lajm i mirë sepse, siç tha ai, “Kosova tashmë është e sovranit”.

“Hapi i rëndësishëm pas kësaj dite është ndërtimi i shtetit ligjor, shteti që është i aftë t’i dalë zot qytetarit në të gjitha sferat e jetës dhe që s’lejon që Serbia, apo ndonjë shtet tjetër armik i Kosovës, t’i fut duart në Kosovë”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj kërkoi nga SHBA dhe BE-ja që të garantojë zgjedhje të drejta.

Ai u vuri vijë të kuqe partive që ishin në pushtet deri tani, LDK-së dhe PDK-së, për një marrëveshje parazgjedhore.

“Nuk ka asnjë marrëveshje me partitë në pushtet. AAK, vi të kuqe me partitë në pushtet. AAK ka një marrëveshje me Nismën, por jo me partitë në pushtet”, u shpreh kreu i AAK-së.

I pyetur se si do të veprojë me demarkacionin në rast se e marrin pushtetin, Haradinaj tha se do të sjellin versionin e duhur.

“Rrëzohet ky version i gabuar dhe vjen versioni i duhur”, tha Haradinaj.

Anton Quni e shkund sallën e Kuvendit të Kosovës – Do të rri këtu z.Veseli e Thaçi deri sa të ju shoh parapa Grilave!

Anton Quni ka goditur Isa Mustafën dhe partnerët e tij të koalicionit. Quni tha se unë i kam njohur nga lufta, nga fronti, dhe e kam ditur se keta ju lene, ikin…

Ju kamë thënë se këta janë njerëz që ju ënë në gjysmë të rrugës, nuk arrijnë në finale,

Z.Veseli, z.Thaçi, ju jeni arsyeja pse më detyroni të qëndrojë në këtë Kuvend.

Të gjitha to mjerime që ia keni shkaktuar qytetarëve të Kosovës, shantazhe, manipulime. Këtu do të rri derisa ju z.Veseli e Thaçi deri sa të ju shoh parapa grilave.

Ju të tillë keni qenë edhe në luftë, keni braktisur ushtarët.

Ju z.Veseli vini nga një formacion shumë i dyshimtë. Ju mbani përgjegjësi për sigurinë e deputetëve të Kosovës, me ato shprehi dhe metoda të gabuara si në luftë dhe pas luftës ta udhëheqni edhe Kuvendin e Kosovës. Ju nuk jeni për rend kushtetues, për integrimin e Kosovës…

Ju duhet të jepni përgjegjësi për veriun, për krimine organizuar, celuat e terrorizmit…

Ne jemi këtu dhe do të ballafaqohemi edhe në betejat vendimtare.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni i ka quajtur Hashim Thaçin e Kadri Veselin kriminelë, të cilët duhet të qëndrojnë prapa grilave.

Ai duke iu drejtuar Thaçit e Veselit ka thënë se ata përbëjnë një formacion të dyshimtë, i cili dikur do të dalë në shesh.

Quni duke iu drejtuar atyre, u ka thënë se “metodat” që i kanë përdorur gjatë luftës dhe pas luftës, nuk do të mund t`i ushtrojnë në Parlamentin e Kosovës.

“Ju vini nga një formacion shumë i dyshimtë, i cili duhet të japë përgjegjësi përballë qytetarëve të Kosovës. Me ato metoda që i keni përdorë gjatë luftës dhe pas luftës, ju mendoni se mundeni me udhëheq edhe Parlamentin e Kosovës me të njëjtat metoda, por e keni gabim. Në finale keni me u demasku, por qytetarët do tëk uptojnë se ju nuk jeni për rendin kushtetues, nuk jeni për stabilitet politik, për integrimin e Kosovës në familjen e madhe evropiane, sepse keni frikë se keni përgjegjësi të mëdha para qytetarëve, keni frikë se duhet të jepni llogari se pse nuk ushtrojmë kontroll në Veri, pse u zhvilluan celulat e terrorizmit”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.

Quni e ka quajtur LDK-në garancë dhe shtyllë të shtetit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është garanca më e fuqishme si shtylla më e fortë e shtetit të Kosovës, ne do të jemi këtu për zgjedhjet e ardhshme. Në finale do të jeni humbës”, ka thënë tutje ai.

Quni e ka përshëndetur kryeminsitrin Isa Mustafa, duke i thënë se anipse nuk ishte pajtuar që ai të jetë në krye të LDK-së, sot e përkrah paraqitjen e tij. Gjithashtu, ia ka kujtuar Mustafës se para se të hynte në koalicion me PDK-në, të mendonte mirë se me kë do të kishte të bënte.

Quni është shprehur se e ka menduar tërheqjen nga politika, por që Thaçi e Veseli e shtyjnë atë të mos e bëj një hap të tillë.

Aderimi i Arbana Xharrës në politik, akt revolucionar – Nga Isuf B.Bajrami

 

Ne kemi të drejtë natyrore që t’i përdorim penat tona si dhe gjuhët tona, në rrezikun dhe sakrificën tonë

Suksesi i punës së gazetarëve mbështetet tek sigurimi i informatave të besueshme.

Liria e shprehjes është përkufizuar si e drejtë e lirisë së mendimit dhe të shprehjes, duke përfshirë lirinë e mendimit pa ndërhyrje dhe e drejta për të kërkuar, marrë dhe dhënë informacione dhe ide përmes çfarëdo mjeti, pa barriera.

Ushtrimi i profesionit të gazetarëve në Kosovë është i ndikuar nga një sërë faktorësh që kufizojnë ose zgjerojnë kufirin e lirisë së shprehjes dhe zhvillimit të profesionalizimit të medias.

Korniza institucionale dhe ligjore nuk është tërësisht funksionale për të reaguar ndaj kërkesave dhe problemeve të gazetarëve.

Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mbajtjes së mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve përmes çfarëdo mediumi, pa marrë parasysh kufijtë e rrezikshmërisë.

Në këtë tranzicion demokratik, hulumtimi mbi gjendjen e medias dhe të gazetarëve nga perspektiva kushtetuese dhe ligjore është relativisht i mangët, pasi përvoja në praktikë tregon një gjendje tërësisht të kundërt nga baza ligjore e përshkruar.

Në Kosovë, ushtrimi i profesionit të gazetarit është mjaft sfidues! Arbana Xharra një grua e fuqishme, nënë e përkushtuar, vendimtare e paluhatshme, gazetare e palodhshme dhe kritike e pandalshme. Duke i marrë parasysh këto virtyte, aderimi i saj në politikë është një akt revolucionar!

Çelësi i ratifikimit të demarkacionit, në duart e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës besohet ta ketë çelësin në duar për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Kryeministri Isa Mustafa, i cili është edhe kryetar i Lidhjes Demokratike, ka ftuar në mbështetje për t’i bindur deputetët e partisë së tij edhe ambasadorin amerikan, Greg Delawie, si dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalia Apostolova.

Të dy zyrtarët ndërkombëtar kanë zhvilluar të martën një takim me kryeministrin Mustafa dhe deputetët e LDK-së.

Pas takimit, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha se LDK megjithatë do të jetë unike në votimin për demarkacionin.

“Po e konfirmoj që LDK-ja, kur t’i vjen radha demarkacionit, do të jetë unike. LDK-ja do të jetë shumë më unike sesa partitë tjera që thonë se i kanë votat”, ka thënë Beqiri.

Megjithatë, është një grup prej 17 deputetëve të LDK-së e ka kushtëzuar votën për ratifikimin e demarkacionit me kërkesën që marrëveshja aktuale të rishikohet pas një afati kohor prej dy viteve.

Këtë kompromis, ky grup i deputetëve e ka ofruar për të mundësuar vendimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

Por, një praktikë e tillë e ratifikimit të kushtëzuar të një marrëveshje ndërkombëtare nuk ishte mbështetur nga kryeministri Isa Mustafa.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës i ka shtuar presionet mbi kryeministrin Isa Mustafa që të dërgoj Marrëveshjen për demarkacionin në Kuvend ku do të shihet nëse e ka apo jo mbështetjen e deputetëve për ratifikim.

Varësisht disponimit dhe mbështetjes që do ta ketë qeveria për demarkacionin, si kushti i fundit për liberalizimin e vizave, PDK më pas ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapat, përkatësisht do të vendos nëse do të shkoj në drejtim të prishjes së koalicionit apo vazhdimit të tij deri në fund të mandatit kushtetues.

Për ratifikimin e demarkacionit kërkohen 80 vota të deputetëve.

Kurse opozita, ka në duar mocionin me nënshkrimet e 42 deputetëve për rrëzimin e qeverisë.

Për shkarkimin e qeverisë, nevojiten 61 vota të deputetëve.

Sa i përket këtij mocioni, Ismet Beqiri ka deklaruar se asnjë deputet i LDK-së nuk do të votoj për shkarkimin e qeverisë.

“Unë mund t’ju siguroj, dhe është shumë e qartë, që LDK-ja nuk ka votë kundër qeverisë. Asnjë votë nuk e ka për mocionin e tillë”, ka deklaruar Beqiri.

Seanca për votimin e mocionit të opozitës tashmë është caktuar, për të mërkurën në ora 10:00. (REL)

48 orët e fundit të Isa Mustafës – Nga Faton MEHMETI

Është moment i të vërtetës, moment të cilin çdo kundërshtar në politikë e pret. Jane 48 orët e ankthit nga njëra palë dhe shprese tek tjera, tërheqja e litarit për të shfaqur muskujt vetëm sa do të sforcohet. Dy partitë kryesore në vend që bashkeqeverisin për interesa të pak njerëz në kryes të secilës, pa asnjë dashuri por interes po ndjejne se iu ka ardhur fundi së bashku.Sikur një qift i martuar pa dashuri dhe ndjen se asgje me nuk mund t’i nxit të bashkëjetojnë. Derisa PDK gjindet në pozitën idele për të rrezuar këtë qeveri , e njejta nuk ndodh me partnerin tjetër të koalcionit LDK-në e cila po krijon insinuta të ndryshme për t’i shpëtuar rënies. Të dy partitë po lozin me kartat e tyre në dëm të tjetrit dhe në interes të vetvetës, por përse është tani rasti ideal i PDK-së dhe fatal për LDK-në. PDK ndihet fituese morale karshi LDK-së , pasi arriti të bëjë koalicion me ata që nuk lanë gje pa thënë për Hashimin, SHIK-un dhe prap me ta beri koalicion. PDK arriti të bëj president njeriun më te “urryer ” nga LDK, duke u dëshmuar Thaçi dhe njëherë fitues ndaj Isës dhe LDK-së.

PDk arriti t’ia le në dorë “ kembet e arushes ” ceshtjen e demrakcionit, arriti te perforcoj iden se LDK nuk eshte parti qe ka guximin per te marr hapa teguximshem. Mos hajpa e ansje vendi t epunes, deshtimi ne UNESKO, deshtimi ne njohje, mugnesa e liberalizimit te viazve tj jane vetem disa sdeshtimi qe i atribohen qeveriseje se LDK-se. Përflitja për fillimin e punës së Gkylkates Scpeiale e perpjeshton PDK per te shkaur ne zjgehdjet, duke ditur se rivali i saj është i dëmtuar si nga brenda ashtu edhe nga jashte per ato që u ceken me lart, prandaj mundoeht te shfrytezoj renien ekesja qeverisje per t”u knifrumaur si force e pare ne vend dhe per ta ofrmuar pastaj qeverine.

Derisa krejt e kundërta ndodh me LDK-në e cila është me e ndarë se kurrë më parë pas bërjes së koaliconit me PDK-në, respektivisht zgjedhjen e Thaçit president. Ndërsa nga jashtë zyrave të partisë, tek elektorati, qytetarët nuk shohin asgjë pozitive për vendin, nuk ka hapur asnjë vend pune. Asnjëherë nuk janë larguar njerëz më shumë nga vendi se gjatë këtyre tri viteve të koaliciont të LDK-së, dhe kjo flet mjaft qartë për dëshpërimin e njerëzve të cilet më nuk po gjejnë zgjidhje tjetër përvec për të ikur nga vendi.

Isa Mustafa po mundohet të bëjë trikun e fundit, duke shtyrë procedimin për demarkacionin pas mocionit për rrëzimin e qeverisë, Isa po “ shantazon ” PDK-në përpara faktorit ndërkombëtar në rast se bije Qeveria e udhëhequr nga ai,me aluzionet se ne do e votonim demarkacioni por nuk na dhanë mundësi. Edhe në rast se bije Qeveria, rrjedhimisht demarkcioni do t’i mbetet barrë qeverisjesës së ardhshme të cilën Isa e di se me nuk do të jetë aty ku është. Pra në të gjitha mënyrat në këtë rast barra do i bie PDK-së, mirëpo e sigurtë pothuaje është se Isën më nuk e shpëton asgjë. Kameloni i politikës po bjen në kurthën të cilën ai iu ngirti mbi 100.00 votueseve të LDK-së me besimin për kauzen “ kurrë me PDK-ne ”. Nuk dihet se çfarë përalla do thurr Isa për votuesit e tij, por e sigurtë është se përveç vartësve dhe servilëve më askush nuk iu beson gënjeshtrave dhe mashtrimeve të tija. Fatkeqësia tjetër është se kushdo që vjen pas Isës nuk do të bëjë asgjë më mirë, përveç se arrogancën e tij shpresoj mos ta trashëgoi askush. Ky popull duron çdo gjë por jo arrogancën, injorimin dhe përbuzjen që iu bëri Isa.

Sot pritet procedimi i marrëveshjes së demarkacionit në Kuvend

Sot pritet që marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të procedohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

Paralajmërimi u bë qysh të premten nga kryeministri Isa Mustafa.

Kjo është njëra prej marrëveshjeve më të rëndësishme për Kosovën, e cila është edhe kusht për liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian.

Vënia e demarkacionit për ratifikim në Kuvend është zvarritur për kohë të gjatë, për shkak të mungesës së votave të koalicionit qeverisës.

Në një tjetër zhvillim, javën e kaluar, Kryesia e Kuvendit ka miratuar mocionin e opozitës, sipas të cilit, Kuvendi do të votojë këtë të mërkurë për rrëzimin e qeverisë aktuale.

Në pritje të lajmit të mirë – Nga Florim Zeqa

“Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës” (Gore Vidal)
Momentumi politik nëpër të cilin po kalon Kosova, kur së shpejti pritet që vendi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat nuk i shkojnë për shtati askujt tjetër përveq klanit “Pronto” dhe PDK-së. Bazuar nga ky konstatim, rënja  e “Qeverisë Mustafa” është çështje ditësh e mbase edhe orësh!
Një situatë e tillë duhet të thërras si kushtrim në ndërgjegjën e antarësisë së gjërë të LDK-së, pasi sinjali i “kuq” i rrezikut të futjes së LDK-së në zgjedhje me këtë lidership të bastarduar dhe kredibilitet të humbur në elektoratin e saj, do të ishte fatale për subjektin me traditën më të gjatë demokratike në vend.
Lidershipi aktual i LDK-së, “akademiku” (plagjiat) pa asnjë vepër shkencore, në kreun e këtij subjekti politik erdhi nën premtimin e realizimit të reformave të thella dhe ndryshimeve substanciale.
Isa Mustafa, në vend të reformave e instaloi format më të vrazhda të kërcënimeve dhe shantazheve politike në parti, duke i larguar apo pamundësuar së vepruari veprimtarët më të devotshem, intelektualët më të spikatur dhe ish themeluesit e LDK-së, duke anashkaluar dhe mbyllur dyert për pjesën më të shëndoshë të diasporës shqiptare.
Tashmë kur hipokrizisë politike të Isa Mustafës i ka ardhur fundi, duke i skaduar çdo afat kohor dhe legjitimitet moral në elektoratin e LDK-së, i mbetët këtij të fundit (elektoratit) që të inicioj procesin e reformave të mëdha në LDK, proces ky i cili duhet të filloj me shkarkimin e Isa Mustafës dhe kryesisë që ai drejton.
Pas iniciativave të shumta (mbledhjes së nënshkrimeve dhe peticioneve) nga mërgata jonë për shkarkimin e Isa Mustafës, kjo duhet të vazhdoj me iniciativen nga degët dhe nëndegët e LDK-së, për ta shpëtuar LDK-në nga katandisja e mëtutjeshme, do të thoja shkatërrimtare në të cilën është duke e dërguar lideri diktatorial postkomunist.
Kur jemi në këtë segment, pra në pritje të lajmit të mirë, të fillimit të iniciativës për shkarkimin e liderit diktatorial të LDK-së, nuk mund të mos e ndaj një “sekret” me lexuesit, apo më mirë të themi një dëshirë që vlon si vullkan në zemren dhe shpirtin tim, e ajo është; “Që iniciativa për shkarkimin e Isa Mustafës të rrjedh pikërisht nga Dega e LDK-së në Klinë.”
Pikërisht nga Klina e vogël, e cila LDK-së rugoviane dhe shtetit të Kosovës i ka dhuruar burrështetas dhe figura të mëdha politike dhe ushtarake. Klina e vogël në zemër të Kosovës, me iniciativën për shkarkimin e Isa Mustafës do t’i hapte dyert e mëdha të ndryshimeve substanciale në mbarë Kosovën.
Ashtu sikurse çdo iniciativë tjetër, edhe iniciativa për shkarkimin e liderit diktatorial të LDK-së mund të jetë edhe personale, por në rastin konkret kërkon mbështetjen e një dege, për t’u pasuar me kërkesat për shkarkim nga të gjitha degët dhe nëndegët e LDK-së gjithandej Kosovës.
Në këtë mënyrë do të fillonte pastrimi nga klani mafioz i uzurpatorëve dhe urithëve të nëntokës së LDK-së, produkt i të cilëve, përveq Hashim Thaçit- president dhe Kadri Veselit-kryeparlamentar, moszhvillimit ekonomik dhe anarkisë ligjore, vendi rrezikon humbjen e mbi 8 mijë hektarëve tokë nga Demarkacioni me Malin e Zi dhe humbjen  e veriut të vendit nga krijimi i Asociacionit të komunave serbe!
Elektorat besnik i LDK-së, mbështetës të frymës rugoviane nëse edhe kësaj radhe e heshtni iniciativen e mërgatës për shkarkimin e Isa Mustafës, nesër do të bëhet tepër vonë.
Pas katandisjes së LDK-së në procesin zgjedhor, kot do t’i bashkoheni “korit vajtues” për LDK-në, e aq më të pavlerë do të mbeten zërat qyqar duke akuzuar PDK-në si shkaktare të humbjes së LDK-së.
Nëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme lejoni që bartës i listës të jetë Isa Mustafa, atëherë vota e juaj do të jetë votë për klanin “Pronto” dhe PDK-në. Andaj që kjo të mos ndodhë, ju ftoi të iniconi shkarkimin e mënjëhershëm të Isa Mustafës dhe klanit të tij shkatërrimtar në LDK. Klanit i cili e tradhëtoi vullnetin e juaj pas zgjedhjeve të 2014-së, për largimin nga pushteti të PDK-së, për zbardhjen e vrasjeve politike të veprimtarëve më besnik të LDK-së që në zemër e shpirtë kishin vizionin rugovian për shtetin e Kosovës dhe shumë premtimeve tjera, tashmë të harruara nga kujtesa e klanit mafioz dhe uzurpatorëve të LDK-së.
Ata që janë me Isën nuk kanë gjë të përbashkët me vizionin rugovian. Andaj, është domosdoshmëri e kohës ndarja e “shapit nga sheqeri”. Le të dihet qartë kush është mbështetës  i vizionit rugovian e kush tjetër i atij putinian.
Putinian në kuptimin e kapjes dhe uzurpimit të partisë së traditës dhe vlerave demokratike nga Isa Mustafa ish udhëheqësi komunist në etapat më të vështira për vendin, të viteve 1981-1989, të dyshuarin e keqpërdorimit të fondeve të “Qeverisë në ekzil” (nga vitet 1990-99) dhe shkelësin e 33 neneve të kushtetutës në bisedimet e Brukselit.
Ashtu siq e fillova, këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj me një thënje të H.L. Mencken; “Një politikan profesionist është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një prostitutë”

Koment – Monizmi është sëmundje që rrënon demokracinë – Nga Skënder MULLIQI

Monizmi nuk është ideologji e kodifikuar , por kryesisht bëhët fjalë më emocione kolektive, dhe i cili funksionon në emer të popullit pjesë e të cilit është secili individ.Mundësia që dikush të mbetet jashtë tij është e pamundur.Monizmi si nocion politik është genjështër e kulluar, ku flitet dhe veprohet në emer të popullit .Sjellë vetëm stagnim ekonomik dhe politik, sjellë pasurim të elitës politike dhe e varfëron popullin . Po përdoren metodat e monizmit për ti arritur objektivat e caktuara politike dhe sundimin mbi masën .Ne këtë kontest institucionet faktikisht pësojnë fiasco, prodhohen kriza të ndryshme politike dhe kriza ekonomike. Gjithqka sipas kësaj logjike don të thotë izolim dhe kapje e pushtetit nga grupet e caktuara politike .Monizmi është sëmundje e cila e rrënon demokracinë dhe liritë elementare njerëzore .Gjithqka vjen duke u komplikuar aq shumë sa vështirë pastaj të gjindet ndonjë zgjedhje e mirë .Regjimi në Prishtinë dhe regjimi në Tiranë janë regjime të sëmuara moniste të cilat po synojnë infektimin e mbarë shoqërisë . Heshtja karshi të keqijave të cilat e kan vërshuar Kosovën nuk e ndihmojnë askend , vetëm sa po e ushqejnë dhunën dhe terrorin nga ky estabilishment politikë në krye të institucioneve shtetërore .Përsekutimet jo ne kuptimin ekstrem që po iu bëhën qytetarëve janë bërë të pa tolerueshme .Mos të genjemi gjithë jetën nga këto struktura mafioze politike në pushtet , së i gjithë servimi politik që po na bëhët është vetëm një mashtrim.Janë duke na mashtruar një kohë të gjatë duke e futur në përdorim rrenën dhe qdo lloj tjetër të propagandës.E gjithë kjo lojë pushtetare më ndjenjat e popullit është traumatike , është depresionuese dhe shumë demoralizuese . Populli është përjashtur nga vendimamarrja .Po bëhët presion despotic për të hequr dorë nga vetëvetja , gjë që është gjeja më e vështirë në këtë botë . Nese dalim jashtë lojës politike rrezikohemi ti humbim të gjitha . Kështu zatën edhe është ka ndodhë përditë e më shumë . Jemi lodhur teper shumë më prodhim të krizave politike dhe më prodhim të krizave ekonomike. Sundimtarët e Kosovës po tentojne më të madhe që të heqim dorë nga gjithqka që njeriun e bënë të lumtur në këtë botë .Secilën ditë e më shumë po pasurohen dhe po e varfërojnë popullin pa fije turpi. Dhe, nuk janë ka mendojnë fare që tu lëshojnë rrugë forcave progresive . Gjithqka po duket kaotike në ketë vend të sunduar nga llumi i kësaj shoqërie .Kan instaluar sistem të mbyllur , na kan izoluar nga bota demokratike , e kan sjellur situaten më mundësi gjithnjë të eskalimit në ndonjë konflikt .Sistemi edhe ashtu jo funksional gadi në tërsi është qitur jashtë përdorimit. Kur strukturat udhëheqëse dhe bartësit e pushteit ngriten mbi ligjin , nuk mund të flasim për shtet funksional dhe shtet ligjor. Kjo klasë politike ka rënë në provimin e shtetndërtmit dhe mirëqenës. Ka rënë në provim edhe kur bëhët fjalë për interesat nacionale –Fusnota, Demarkacioni, “Zajednica”… Dhe nga loja politike e rrezikshme me Demarkacionin të cilin e vune vete si kusht , të cilën gjë e pohoi edhe Fajon , nuk po heqin dorë. Qitja para deputetëve për procedim siq po flitet dhe votimi eventual mund ta eskalon keq situatën politike në Kosovë. Votimi i formës qeveritare do të ishte tradhëtia më madhe që mund ti bëhet Kosovës. Kur fillon loja me territore kjo është e pa tolerueshme për një shtet dhe për një komb.Edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të heq dorë nga kjo kastë politike e korruptuar dhe e kriminalizuar , nese dëshirojnë që proceset në Kosovë të kthehën për së mbari. Me njerëzit të cilët kan bërë keqpërdorime të mëdha nuk ka mundësi të mbahet stabiliteti politik dhe stabiliteti ekonomik, nese mendojnë kështu burokratët e BE-së. Këtë kastë politike në pushtet duhet stopuar më votën e lirë , në mënyrë që mos të vijnë prap në pushtet, edhe pse nuk do te jetë punë e lehtë . Në të kundertën agonia e shtetit të Kosovës do të vazhdon edhe për një mandat tjetër ose edhe më gjatë…

PDK nuk i kundërshton zgjedhjet, konfirmohet interesimi që Veseli të jetë kryeministër

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi

 

Partia Demokratike e Kosovës e ka shqyrtuar gjendjen politike në vend, por nuk ka dalë ende me një qëndrim të prerë rreth çështjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie politike, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi tha se do të diskutohet edhe me partinë partnere në koalicion, Lidhjen Demokratike të Kosovës për hapat që do të ndiqen.

Ai nuk e ka mbështetur as kundërshtuar mocionin e opozitës për rrëzimin e qeverisë. Kurse nënshkrimet e tetë deputetëve të PDK-së në mocionin e opozitës, Kuçi i ka cilësuar si vendime individuale dhe jo partiake.

Kuçi, megjithatë ka pranuar që vendimmarrja nga ana e qeverisë nuk ka qenë në nivelin e pritur.

“Ka munguar vendimmarrja e plotë, kurse opozita ka qenë jo çdo herë konstruktive”, ka thënë Kuçi.

PDK, ka shtuar ai, do të merr vendimin duhur në ditët në vijim, duke mos përjashtuar as zgjedhjet.

Po ashtu, Kuçi e ka konfirmuar interesimin e PDK-së dhe kryetarit të saj, Kadri Veseli,që në të ardhmen, të ketë nën drejtim postin e kryeministrit të Kosovës.

“Secili që është kryetar partie në këtë vend përgatitet që të bëhet kryeministër”, ka thënë Kuçi.

Vdes gjeografi i njohur kosovar kundërshtues i demarkacionit

Ka vdekur gjeografi dhe hartografi Prof.Dr. Muharrem Carabregu, njëherësh edhe kundërshtues i madh i versionit të tanishëm të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur profesori i Gjeografisë, Florim Isufi, përmes një postimi në Facebook.

“I ndjeri ishte profesor në Universitetin e Prishtinës në FSHMN, Departamentin e Gjeografisë. Po ashtu ishte edhe njëri ndër kundërshtuesit e demarkacionit të vijës aktuale në mes Kosovës dhe Malit të Zi. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Isufi.

Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 04.05.2017 në orën 13:00 në varrezat e Prishtinës.

Ndërsa Departamenti i Gjeografisë në UP do të organizojë mbledhje komemorative me datë 05.05.2017, ora 11:00, në lokalet e Fakultetit.

Kosovë, shuhen operatorët e kompanive telefonike nga Serbia

ARKEP në Kosovë njofton opinionin publik se që nga data 1 maj 2017 përfundimisht janë ndërprerë të gjitha shërbimet e operatorëve të telefonisë mobile “Telenor” dhe “ViP mobile”

PRISHTINË – Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) në Kosovë njofton opinionin publik se që nga data 1 maj 2017 përfundimisht janë ndërprerë të gjitha shërbimet e operatorëve të telefonisë mobile “Telenor” dhe “ViP mobile”, të cilët që nga pas lufta kanë vepruar në mënyrë të pa autorizuar në territorin e Republikës së Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga ARKEP bëhet e ditur se afati përfundimtar i caktuar për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve nga operatorët në fjalë ka qenë data 1 maj 2017 dhe se për të verifikuar përmbushjen e këtij detyrimi, ekipi i ekspertëve të Radio Monitorimit nga ARKEP gjatë ditës së sotme ka realizuar matje në pjesë të ndryshme të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht hapësirave ku më herët kanë pasur mbulueshmëri operatorët “Telenor” dhe “ViP mobile”.

ARKEP bëri të ditur se pas kësaj matjeje është konstatuar se janë ndërprerë shërbimet e këtyre kompanive telefonike nga Serbia.

Ndryshe, në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit, më 15 dhjetor të vitit të kaluar Organizata Ndërkombëtare për Telekomunikacion e OKB-së (ITU) ia alokoi zyrtarisht Kosovës kodin telefonik kombëtar 383.

Ndërkaq, sot ishte afati i fundit i dhënë nga Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit për shuarjen e operatorëve ilegal të telefonisë fikse dhe mobile që veprojnë në veri të Kosovës.

Zv/ministri turk i Punëve të Jashtme vizitë në Kosovë

Krahas aktiviteteve të 23 Prillit, zv/ministri Yıldız, ka zhvilluar takime të ndara zyrtare me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj

PRISHTINË – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, ambasadori Ahmet Yıldız, po qëndron për vizitë në Kosovë me rastin e “23 Prillit, Ditës së Komunitetit Turk të Kosovës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të vizitës, krahas aktiviteteve të 23 Prillit, zv/ministri Yıldız, i shoqëruar nga ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç, ka zhvilluar takime të ndara zyrtare të mbyllura për mediumet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ndërkaq, Yıldız më pas ka vizituar në zyrën e tij ministrin e Administratës Publike të Kosovës, Mahir Jagxhillar, ku morën pjesë edhe ambasadorja Kıvılcım Kılıç, zv/ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Kadir Hyseini, si dhe deputetët e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Myferra Shinik dhe Fikrim Damka.

Pas takimit, ambasadori Yıldız ka dhënë deklaratë për media së bashku me Jagxhillar, duke folur për takimin e zhvilluar me kryeministrin Mustafa dhe ministrin e Jashtëm Hoxhaj.

Yıldız tha se në takimin me kryeministrin Mustafi ka përcjellur përshëndetjet e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, duke shtuar se në këto takime janë dhënë informacione në lidhje me gjendjen aktuale në Turqi dhe është ritheksuar pikëpamja e Turqisë ndaj Kosovës.

“Kosova është në zemër të turqve. Në mesin e pikave më të rëndësishme në agjendën e politikave të jashtme turke është njohja e Kosovës, vendi i saj në bashkësinë ndërkombëtare dhe anëtarësimi në strukturat euroatlantike”, theksoi Yıldız.

Duke folur për ndihmat e Turqisë të realizuara për shtetet e Ballkanit dhe posaçërisht për Kosovën me anë të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Institutit Yunus Emre, Bashkive dhe afaristëve, Yıldız tha se “Ne i bëjmë këto ndihma në tërë botën, por ndihmat që kanë të bëjnë me këtë rajon i shohim si përgjegjësi shpirtërore dhe morale. Këto ndihma janë vetëm një mjet. Ajo që është esenciale është që Kosova të zhvillohet, të zhvillojë institucionet dhe të zë vendin e merituar në bashkësinë ndërkombëtare.”

Duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve, Yıldız vuri në dukje se në takimet me zyrtarët e Kosovës është diskutuar edhe në lidhje me shtrirjen e Organizatës Terroriste FETO në Kosovë.

“Sa më parë presim lehtësim dhe mirëkuptim në mënyrë që fondacioni Maarif të nis aktivitetet këtu. Urojmë që arsimi këtu të vazhdojë në kushte moderne në certifikimin e ministrisë sonë të Arsimit. Ua përcollën kërkesat tonë në lidhje këtë”, tha Yıldız.

Ndërkaq, i pyetur në lidhje me kërkesën për nënshtetësi të dyfishtë për komunitetin turk të Kosovës, Yıldız tha se personat që përmbushin kushtet mund të aplikojnë, porse dëshirojnë që personat e njëjtë të jetojnë jetën e tyre në Kosovë si shtetas të Kosovës.

Nga ana tjetër, ministri Jagxhillar falënderoi ambasadorin Yıldız për vizitën dhe u shpreh se komuniteti turk i Kosovës është komunitet që përpiqet për ngritjen dhe zhvillimin e Kosovës.

Jagxhillar ka theksuar rëndësinë e aktiviteteve me rastin e Ditës së Komunitetit Turk të Kosovës për promovimin e interesave, fesë, gjuhës, arsimit, traditave dhe kulturës së komunitetit turk në Kosovë.

“Festimet e 23 Prillit i shohim në këtë aspekt. Këto janë aktivitete që bëhen për promovimin e Kosovës dhe komunitetit turk këtu dhe për promovimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Turqisë”, theksoi Jagxhillar.

Brenda ditës, ambasadori Yıldız do të marrë pjesë në aktivitete që do të organizohen në qytetin e Gjilanit në kuadër të aktiviteteve të 23 Prillit.Ndërkaq, bëhet e ditur se më 22-23 prill ai do të jetë pjesë e aktiviteteve që do të organizohen në Prizren dhe Mamushë.

Gjykata i lejon Oliver Ivanoviqit të mbrohet në liri

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur që Oliver Ivanoviq, kryetari i Iniciativës Qytetare SDP, të mbrohet në liri. Ai po gjykohet për një krim të kryer në shkurt të vitit 2000. Ndërkaq, pas një procesi që ishte zhvilluar ndaj tij, ai ishte liruar nga aktakuza për krime lufte të vitit 1999.

Gjykimi i Ivanoviqit ka nisur më 24 mars të vitit të kaluar. Më pas, procesi ishte rikthyer në fillim, me vendim të Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Në shkurt të këtij viti, gjykata pati vendosur që Ivanoviqit t’i shqiptoj masën e arrestit shtëpiak.

Digjet edhe raundi i dytë i votimit për Presidentin

Gjatë mbledhjes formale, kryetarja e komisionit, Vasilika Hysi, tha se nuk ka pasur asnjë emër të mbështetur nga 20 deputetë, çka do të thotë se edhe seanca e Kuvendit do të konsumojë raundin e dytë të procesit.

Sipas Kushtetutës, raundi i tretë duhet të zhvillohet brenda një jave dhe për zgjedhjen e Presidentit duhet të votojnë 84 deputetë pro.

EULEX-i ngre një aktakuzë për krime lufte

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit ka ngritur të enjten aktakuzë ndaj një ish-rezervisti të policisë, Z.V., për krimet që, siç thuhet, janë kryer në vitin 1999.

Sipas një kumtese të EULEX-it thuhet se një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzën ndaj Z.V, për ‘krimet që pretendohet të kenë ndodhur ndërmjet fshatrave Studime e Poshtme dhe e Epërme të Vushtrrisë dhe objekteve të Koperativës Bujqësore në Vushtrri më ose rreth datës 2 maj, si dhe për veprimet dhe sjelljet të cilat pretendohet se kanë ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Smrekovnicë të Komunës së Mitrovicës gjatë javëve pas kësaj ngjarjeje”.

Radio Evropa e Lirë mëson se bëhet fjalë për Zoran Vukotiq.

Ai është akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile përfshirë vrasje mizore dhe të paligjshme, sjellje jonjerëzore, shkaktim të vuajtjeve të mëdha, përdorim të masave të friëksimit dhe terrorit, marrje të pronës, vjedhje dhe plaçkitje në përmasa të mëdha, që nuk janë arsyetuar.

Prokurori ndërkombëtar e ka ngritur aktakuzën pas ekstradikmit të të pandehurit nga Mali i Zi.

Më 19 prill 2013 u nënshkrua në Bruksel marrëveshja Thaçi-Daçiç për Asosacionin

Më 19 prill 2013 në Bruksel Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve.

Dokumenti është nënshkruar nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Megjithatë, zbatimi i marrëveshjes në praktikë thuhet se ka ngecur në shumë pika.

Në veçanti përmenden ngecjet në funksionalizimin e gjykatave në veri të Kosovës dhe në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili parashihet të gëzojë një shkallë të gjerë autonomie.

Pikërisht ky asociacion është bërë edhe shkak i tensioneve të larta midis pushtetit dhe opozitës në Kosovë, e cila konsideron se një mekanizëm i tillë çon në ndarjen e Kosovës.

Sidoqoftë, marrëveshja për normalizim marrëdhëniesh ia ka hapur dyert Kosovës për Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Bashkimin Evropian, ndërsa Serbisë i ka ofruar negocaiatat për anëtarësim në këtë bllok.

Kosova bëhet gati që të pajiset me helikopterë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka caktuar një ekip ndërministror i cili ka punuar në identifikimin e nevojave shtetërore dhe krijimin e kushteve për blerjen e helikopterëve

PRISHTINË (AA) – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka caktuar një ekip ndërministror i cili ka punuar në identifikimin e nevojave shtetërore dhe krijimin e kushteve për blerjen e helikopterëve, për t’iu përgjigjur nevojave të Republikës së Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në takimin e mbajtur sot, ku të pranishëm ishin zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, ministri i Forcës për Sigurinë Haki Demolli, ai i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, komandanti i FSK-së, Gjeneral-lejtnant, Rrahman Rama si dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, ekipi ndërministror ka prezantuar para kryeministrit Isa Mustafa vlerësimet adekuate rreth kushteve të blerjes së helikopterëve.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se pas diskutimeve gjithëpërfshirëse, u vendos që të adresohen çështjet procedurale dhe që të vendosen kontaktet me kompanitë prestigjioze për blerjen e helikopterëve.

“Kryeministri Isa Mustafa theksoi se pajisja e institucioneve shtetërore me helikopterë dhe ngritja e kapaciteteve ajrore, që nuk kanë ekzistuar deri më tani, është domosdoshmëri për t’u përballur me situata të emergjencave civile apo situatave të tjera brenda vendit”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë bëhet e ditur se institucionet kompetente kanë shprehur përkushtimin që të punohet intensivisht që kjo çështje të adresohet në përputhje me nevojat dhe me kapacitetet financiare, dhe që Kosova të pajiset me helikopterë të cilët do të jenë në shërbim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe shpëtimit të jetës së qytetarëve të këtij vendi.

Zëdhënësi: Ish-kryeministri Bajram Rexhepi mbrëmë ka pësuar sulm në tru, aktualisht është pa vetëdije

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, për shkak të problemeve shëndetësore ndodhet i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Kujdesin Intensiv.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu. Ai tha se ish-kryeministri mbrëmë ka pësuar sulm në tru, ndërkaq aktualisht ai është pa vetëdije.

“Ju konfirmojmë se në mjekimin intensiv qendror të QKUK-së, është duke u trajtuar ish-kryeministri dr. Bajram Rexhpi, cili ka pasur problem shëndetësore që duhen të trajtohen në këtë njësi”, ka thënë Fazliu.

Ai shtoi se ish-kryeministrit i janë bërë analizat laboratorike dhe radiologjike dhe është nën kujdesin intensiv të vazhdueshëm shëndetësor të mjekëve të QKUK-së.

“Është formuar një konsilium në përbërje të mjekëve të lëmive të ndryshme përfshirë  neurologun, kardiologun, kirurgun vaskular, anesteziologun dhe lëmitë e tjera sipas nevojës.

Rasti është duke u përcjellë në vazhdimësi nga stafi i mjekimit intensiv”, bëri të ditur Fazliu.

Bajram Rexhepi është dërguar në QKUK mbrëmë rreth orës 20:00.

Konfirmohen kërcënimet ndaj presidentit, kryeministrit dhe liderëve opozitarë në Kosovë

Fotografi nga arkivi

 

Presidenti, kryeministri dhe liderët opozitarë në Kosovë kanë qenë të kërcënuar nga individë dhe organizata të dyshuara për veprimtari kriminale, të cilat tashmë janë nën hetime, është thënë sot pas takimit të Komisionit parlamentar për siguri dhe mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) me drejtorin e kësaj Agjencie, Driton Gashi.

Ky takim, u tha se është thirrur për të dëgjuar informacione nga drejtori i AKI-së rreth disa kërcënimeve që kishin drejtuar individë dhe organizata të dyshuara kriminale, për festën e Pashkëve, çka kishte ndikuar në shtimin e masave të sigurisë në gjithë Kosovën.

Kryetari i Komisionit parlamentar për siguri dhe mbikëqyrje të AKI-së, deputeti Haxhi Shala tha se kërcënimet ishin serioze.

“Të gjitha ato organizata janë tashmë nën hetime nga Prokuroria. Nuk kemi hyrë ne hollësi, për të mos i dëmtuar hetimet”, ka thënë Shala.

Institucionet e sigurisë, sipas tij, të gjitha kërcënimet i marrin seriozisht dhe u janë përgjigjur me kohë.

“Sipas raportimeve të drejtorit të AKI-së, ka qenë një situatë serioze, por për fat nuk ka ndodhur asgjë”, ka thënë Shala.

Po ashtu, ai ka konfirmuar edhe njëherë se informacionet e organeve të sigurisë dëshmojnë se cak i sulmeve ishin menduar të jenë edhe figurat politike, nisur nga presidenti, kryeministri si dhe disa liderë të opozitës dhe figura politike nga koha e komunizmit.

Hasani: Gjykata Speciale shpresë, Kosova peng i 10 personave

Ish–kreu i Gjykatës Kushtetuese dhe Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Enver Hasani në një analizë për politikën e jashtme amerikane, ka trajtuar edhe çështjen e Gjykatës Speciale e cila do të gjykojë ish –udhëheqësit e UCK’së që dyshohen për krime lufte.

Hasani ka thënë se formimi i Gjykatës Speciale ka krijuar një mosdurim në popullsi, e cila me padurim pret nisjen e punës së saj me qëllim që të dihet njëherë e mirë se krimi eventual i kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit dhe menjëherë pas saj ka vulë individuale e assesi kolektive.

Sipas tij, Kosova është peng i 10 personave që dyshohen për krime lufte.

“Fundja, shtetet dhe popujt asnjëherë nuk janë vënë dhe nuk mund të vihen në bankën e të akuzuarve. Fillimi i punës së Gjykatës Speciale përbën një shpresë për hapje të një hapësire të re dhe të një faqeje të re në jetën publike kosovare: Kosova përfundimisht, duhet thënë hapur, ka kohë që ka ngelur peng i jo më shumë se dhjetë vetëve të cilët dyshohen për kryerjen e krimeve më monstruoze të karakterit ndërkombëtar” ka thënë Hasani.

Ai ka thënë se formimi i gjykatës ka qenë pjesë e përpjekjeve të aleatëve perëndimorë të Kosovës për ta ndarë “shapin prej sheqerit”, për t’ia mbyllur gojën Rusisë së Putinit që në vazhdim ka synuar barazimin e krimeve të Milosheviqit të kryera në Kosovë me krimet eventuale individuale dhe krejt spontane që mund t’i kenë kryer disa individë në Kosovë.

“Tani që Rusisë po i rrëzohet velloja e fuqisë fiktive, e krijuar këtyre viteve të fundit, puna e Gjykatës Speciale ka edhe më shumë kuptim dhe efekt. Tani e tutje Gjykata Speciale është biznes i kosovarëve dhe i aleatëve të tyre perëndimorë, të cilët kanë qëllimin e njëjtë: zbardhjen e kapitullit të luftës, sado që i dhimbshëm mund të dalë për qytetarin e zakonshëm në Kosovë dhe për aleatët e Kosovës që ndihmuan çlirimin e Kosovës nga Serbia” ka theksuar Hasani.

Kosova rreth 6 miliardë euro remitansa nga diaspora (dërgesa të emigrantëve)

Rreth gjashtë miliardë euro për periudhën 10 vjeçare, llogaritet të jetë shuma e parave të dërguara nga emigrantët kosovarë për familjet e tyre në Kosovë.

Shuma e remitansave që për çdo vit hyjnë në Kosovë, është rreth 600 milionë euro, me përjashtim vitet 2011 dhe 2012, qё mund tё jetё pasojё e problemeve dhe krizёs financiare nё eurozonё, nё vendet prej nga vijnё kryesisht remitansat nё Kosovё.

Nё vitin 2016 remitansat kanё arritur vlerёn prej 691 milionë euro, vlera mё e lartё pas krizёs financiare dhe recesionit ekonomik.

Kështu thuhet në një raport të publikuar nga Instituti “Riinvest”, ku Kosova renditet nё top pesё vendet nё Evropё me pёrqindjen mё tё madhe tё remitansave me rreth 17 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) pёr vitin 2015.

Ekspertë për çështje ekonomike, ndërkaq thonë remitansat janë jetike për mbajtjen e trendit të zhvillimit ekonomik që nga pas lufta.

Eksperti Naim Gashi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se dërgesat e emigrantëve kanë ndikuar në zbutjen e varfërisë dhe në mirëqenien e familjeve në Kosovë.

Megjithatë, sipas tij, tashmë është koha që t’iu ndërrohet orientimi këtyre mjeteve.

Diaspora jonë, ka rindërtuar Kosovën pas lufte, nga 200 mijë objekte banimi të shkatërruara, rreth 150 mijë janë ndërtuar nga diaspora. Ata njëkohësisht kanë vazhduar më kontributin e tyre për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes remitencave por edhe investimeve që ata kanë filluar t’i bëjnë në vendlindjen e tyre”, ka thënë Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, në raportin e Institutit “Riinvest” thuhet se diaspora shihet si njё aset i madh nga qytetarёt e Kosovёs, dhe shfrytёzimi potenical i saj ёshtё thёnё tё jetё prioritet nga secila Qeveri. Por, pёrdorimi i kёsaj pjese tё popullsisё nuk ka dhёnё rezultate tё prekshme nё integrimin e diasporёs kosovare nё mjedisin ekonomik, politik dhe shoqёror tё Kosovёs.

Duke marrë parasysh rëndësinë e diasporës, Naim Gashi, konsideron se kjo pjesë e shoqërisë duhet të ketë ulëse edhe në Kuvendin e Kosovës, për arsye, siç thotë ai, që përveç kapitalit financiar që ata kanë grumbulluar në vendet e Bashkimit Evropian, ata kanë fituar përvojë profesionale në fusha të ndryshme.

Diaspora do të duhej t’i kishte ulëset e rezervuara në Kuvendin e Kosovës, njëkohësisht Ministria e Diasporës do të duhej të vazhdojë të ekzistojë, por jo vetëm në aspektin e ndërlidhjes, në aspektin gjuhësor – kulturor”.

Mirëpo, komponenta ekonomike në kuadër të Ministrisë se Diasporës do të duhej të fuqizohet jashtëzakonisht shumë. Për arsye se diaspora jonë ka një potencial të madh dhe ka marrë përvoja të mëdha në vendet e Bashkimit Evropian dhe në vendet e tjera”, ka thënë Gashi.

Sidoqoftë, përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, disa herë kanë potencuar se gjendja e rëndë ekonomike dhe shkalla e lartë e papunësisë ka “detyruar” familjarët e tyre që jetojnë jashtë vendit, që t’i ndihmojnë ata duke iu dërguar para.

Sipas anketës se fundit të Fuqisë punëtore të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se shkalla e papunësisë në Kosovë është rreth 29 për qind, kurse e punësimit rreth 30 për qind. (REL)

Mbështetja për Ramushin dhe të vërtetat e saj! – Nga Florim Zeqa

Colmari i Francës, përgjatë këtyre tre muajve të fundit u bë epiqendër e vëmendjes së shumicës së shqiptarëve të Kosovës. Këtij qyteti mesatar francez, për të mos thënë çdo çdo orë e çdo ditë, në çdo wikend dhe në çdo seancë gjyqësore ia mësyen me qindera shqiptar nga Diaspora dhe trojet etnike shqiptare.
Në mesin e atyre që e vizituan Ramush Haradinajn, përveqse bashkpartiakëve  dhe mbeshtetes të flakt të tij, kishte edhe bashkatdhetar të bindjeve të ndryshme politike, fetare apo ideologjike, që kaluan me qindra e mijëra kilometra rrugë për t’u takuar dhe shprehur solidarimizimin me Ramush Haradinajn, pengun e politikes vendore dhe ndërkombëtare. Por kishte edhe të atillë, që në Colmar të Francës shkuan në shënjë falemderimi dhe respekti per veprimet e guximshme të Haradinajt të para 11 viteve me rastin e ceremonisë së varrimit te Presidentit historik Ibrahim Rugova, ku falë Ramush Haradinajt, presidenti u varros me nderime të larta shtetërore nga Garda e TMK-së.
Ne Colmar te Ramushi shkuan edhe biznesmen dhe pseudo-patriot të profileve të ndryshme për interesa personale, sa për të zënë ndonje argat te Ramushi, me shpresën, që ai nesër do t’ua kthej si shperblim (kur te vie ne pushtet) me ndonjë tender apo sihariq tjetër.
Krerët shtetërorë, punët e vogla e fjalët e mëdha!
Ata që nuk shkuan fare të Ramushi në Colmar ishin liderët shtetëror, të cilët u mjaftuan me deklarata stereotipe; “Arrestimi i Ramush Haradinajt me urdhërarrest të Serbisë është i papranueshëm”. Deklarata këto sa për t’i hedhur pluhur syve opinionit tonë, se ndalesa e Ramushit i paska pikëlluar thellë dhe se këta do bëjnë çmos për lirimin e tij sa më të shpejtë, e në fakt mezi presin që Ramushin ta ekstradojnë për në Serbi.
Deri tek ky anashkalim ka ardhur si rezultat i një lidershipi të papërgjegjshëm, një klase politike të uritur për pushtet dhe neglizhencës  së institucioneve përkatëse shtetërore, të cilat për këto 18 vite nuk qenë në gjendje të ngrisin qoftë edhe një padi të vetme ndaj shtetit serb.
Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës, në fillim të maujit mars, përmes të cilës kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Ramush Haradinjat nga autoritetet franceze, duhet të jetë obligim ligjor edhe për presidentin, kryeministrin dhe kabinetin qeveritar.
Në asnjë rrethanë, deklarimet individuale nuk paraqesin rrezik për grupet etnike joshqiptare në Kosovë. Andaj tendenca e krerëve shtetëror për shkelje të Rezolutes se Kuvendit, për nxitje të dialogut me Serbinë në Bruksel pa lirimin dhe kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë nuk mund të arsyetohet me asnjë lloj logjike, përveq asaj të nënshtrimit dhe vasalitetit ndaj Beogradit dhe Brukselit.
Përfundimisht, liderët shtetëror duhet të respektojnë unitetin e subjekteve politike në parlament, gjegjësisht Rezoluten e miratuar nga të gjitha grupet parlamentare shqiptare dhe jo serbe në Kuvend. Në të kundërtën, do ta marrin etiketën e përçarësve fatal të skenës politike kosovare.
Çështja e ndalimit të Ramushit është rast unikal, dhe për lirimin e tij duhet të argumentohet me fakte pafajësia e tij e jo me deklarata boshe, sepse gjyqet e botës së civilizuar nuk pranojnë fjalë boshe e retorika politike me folklorizëm, por dokumente. Andaj liderët shtetëror në koordinim me Kuvendin e Kosovës është dashur nga fillimi të sigurojnë ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë për përpilimin e dokumenteve e fakteve të bollshme për mbrojtjen e Ramushit e jo të shesin patriotizëm të përzier me folklorizëm,…ngase kështu bota demokratike dhe drejtësia ndërkombëtare nuk do të bindet asnjëherë me punët e vogla dhe fjalët e mëdha të liderëve shtetëror të Kosovës.
Të gjithë ata që janë angazhuar me shpirtë e zemër, pas lirimit të Ramush Haradinajt kanë arsye të ndjehen krenar, sikurse që, të gjithë ata që kanë bërë maskarada mashtruese, qoftë përmes deklaratave falso apo protestimeve jo të sinqerta duke u paraqitur si “mbrojtës” në njërën anë, ndërsa në prapaskenë  duke e sharë dhe akuzuar duhet të ndihen të turpëruar.
Është lehtë të lexohet (jo) sinqeriteti në fytyrat e njerëzve!

Pozita e korruptuar dhe opozita e dobët, fatkeqësi për popullin – Nga Faton MEHMETI

 

Opozita është jetike në një shoqeri të evoluar, ndërsa ne shoqeritë ende në proces të pjekurisë poltike dhe shoqërore roli i opozitës mbetet ende për t’u dëshiruar. Në shoqerinë politike shqiptare si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, opozita asnjëherë nuk e ka luajtur rolin e saj. Mbase nuk e kuptojnë rolin e tyre në opozitë, duke krijuar lukuni njerëzish nëpër bulevardet e kryeqyteteve për të shkaktuar kaos që pastaj ta përdorin si atu për vota, pa qene në gjendje të japin alternativa bindëse se s’i shoqëria shqiptare duhet ecur tutje, se si shqiptarët të kenë paga më të mëdha, taksa më të ulta, mjedis më të pastër, perspektive evropiane etj. Ndërkohë në një vend demokratik, opozita është jetike për mbarëvajtjen e demokracisë. Është jetike sepse ajo paraqet alternativat e saj, mendimin ndryshe nga ajo e mazhorancës qeverisëse. Si dhe metodat për të demonstruar altenativat e saj për mendimet ndryshe janë krejtësisht brenda suazave normale të demokracisë si dhe respektimit të bindjeve të tjetrit, kurse tek ne mendimi ndryshe konceptohet si armiqësi , duke u shëndrruar pastaj në urrejtje ndaj njëri tjetrit. Mendimi ndryshe është bazamenti i demokracisë, ndërkohë që urrejtja s’duhet të bëhet pjesë e opozitarizmit ndaj qeverisë dhe anasjelltas.

tek ne urejtja ndja nëjri tjetirt është skajmërisht e dëmshme dhe e rrrezikshme, duke përqar pastaj edhe popullin . Jo vetëm për demokracinë, por edhe për shoqerinë do të ishte mjaft e dobishme opozita të jetë e fortë, më e përgaditur se qeveria dhe me alternuese. Kjo është shenjë se e ardhmja e atij populli është me e ndritur, më premtuese dhe më e sigurt. Kurse tek ne ku opzitarizmi i vërtetë mungon, duke u kamufluar me të shara, me akuza nga më të rëndat dhe ngritjës së krimineleve dhe njerëzve që kanë probleme me ligjin kjo vërtet është e dhimbshme për atë shoqëri dhe mjaft dëshpëruese për të ardhmen e saj. Ne çdo vend të botës qëllimi i opozitës është që të jetë kudnërshtar i qeverriseje, natyrisht duke paraqitur alternativat e saj, si dhe duke bërë përpjekje që atë ta rrezoj nga froni i udhëheqjes. Nëe Kosovë nodh ajoq ëaskund nuk ndodh, ku opozita shënderohet në patericë të pozitës. As sot Kosova nuk ka opozitë të mirrefiltë, përvec sharjeve dhe mllefeve përsonale, pa paraqitur argumente se si do te verponin ata. Kjo edhe nuk po ndodh, pasi ka mungesë vizioni të tyre, por edhe mungesë besimi tek publiku, duke ditur se edhe ata dikur ishin në pushtet ose janë në ndonjë mëntyrë, qoftë në nivelin lokal etj. Edhe ata nuk kanë dëshmuar se qeverisin më mirë, dhe këtu zbërthehet syzheu i tragjedisë, ku qytetarët votojnë për alternativën më pak të keqe të mundshme, sepse e mira nuk ekziston. Edhe në Shqiperi rivalet politike e shohin njëri tjetrin si armik dhe jo si kundërshtar politik, deri aty ka arritur urrejtja sa më parë e duan njëri tjetrin të vdekur se sa te sukseshëm. Populli në kuvend përfaqësohet nga njerëz jo të ndërshem si nga pozita edhe nga opozita, fatkeqësisht ata e meritojnë plotësisht që të quhen rrugaçë dhe jo deputetë, sepse edhe veprimet e tyre, edhe fjalori i tyre, edhe sjellja e tyre ndaj kundërshtarëve politikë janë as më shumë e as më pak, veprime dhe sjellje prej një rrugaçi. Në vend që të ishin shembull janë shëndrruar në shtresen më të urryer të shoqerisë.

Opozita nuk ka prodhuar opozitarizëm por konflikt në vend të ideve, mungesë shkurtimi të “ jetës “ qeverisë duke ia zgjatur asaj, mungesë dëshmimi se janë më të mirë se ata në pushtet si dhe duke u bërë palë me qeverisjen në shëndrrimin e shtetit në plantacion privat të tyre.

Nëse për qeverinë mungesa e opozitës reale është lehtësuese, për qytetarët është fatkeqësi.

Kosova dhe Shhqipëria kanë mungesa të shumta të opozitarizmit si politik, shoqëror dhe intelektual, thuajse çdo gjë këtu është në rregull dhe jetojmë si në parajsë. Jemi katandisuar nga mungesa e vlerave , ndër to edhe mungesa e opozitarizmit e kjo pasyqron nivelin e ulët shoqëror dhe politik që karakterizon shoqerinë shqiptare në të dyja anët e kufirit.

Video – Sot Dita e Eksodit: një milion shqiptarë të Kosovës u detyruan të shpërngulen në Shqipëri e Maqedoni

Sot shënohet përvjetori i eksodit të shqiptarëve, kur gjatë luftës në Kosovë 1998/99, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat e armikut të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).

16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë.

 

 

BIK: Sulmi në xhaminë e Llabjanit dëmton përpjekjet për mirëbesim ndërfetar dhe ndëretnik

BIK, foto nga arkivi

 

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka reaguar për sulmin në xhaminë e fshatit Llabjan të komunës se Novobërdës.

Në një reagim për media të kësaj Bashkësie, thuhet se “sulmi, përdhosja dhe demolomi i objekteve e simboleve fetare, përveç që është akt i papranueshëm, është veprim që dëmton seriozisht përpjekjet e komuniteteve fetare për krijimin e mirëbesimit ndërfetar e ndëretnik” .

Të shtunën pasdite, thuhet në reagim, se kjo xhami është demoluar nga një pjesëtar i komunitetit serb, i cili përveç dëmtimit të xhamisë ka bërë edhe përdhosjen e sallës së lutjeve si dhe “ka dëmtuar e përdhosur lehvat me ajete nga Kurani famëlartë që kanë qenë të vendosura në muret e xhamisë”.

“Sulmet e tilla dhe përdhosja e objekteve fetare nxisin e ringjallin urrejtje, mos durim e dhunë, frikën dhe klimën e mosbesimit tek popullata e Kosovës, andaj duhet angazhim i të gjithëve që këso veprime të mos na përsëriten”, thuhet ndër të tjera në reagimin e BIK-ut.

Për sulmin ndaj xhamisë në Llabjan kanë reguar edhe përfaqësues të Listës Serbe. Përfaqësuesi i kësaj Liste, Slavko Simiq sulmin ndaj xhamisë e ka quajtur akt të turpshëm, kurse ka ftuar qytetarët që të ruajnë paqen.

48 orë ndalesë për serbin që demoloi xhaminë në Llabjan të Novobërdës

I është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, serbit i cili demoloi brenda dhe jashtë xhaminë në fshatin Llabjan të Novobërdës.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin Koha.net, zëdhënësi në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Nuk dihet ende për motivet që e kanë shtyrë qytetarin e Kosovës me kombësi serbe, me inicialet B. F., i lindur më 1992.

Demolimi i xhamisë nga ana e këtij personi kishte ndodhur në orët e pasdites, menjëherë pas së cilës është njoftuar Policia e Kosovës.

“Njësitet patrolluese kanë dalë me urgjencë dhe nga hetimet e para është parë që në xhaminë e fshatit ka disa dëme në brendi të xhamisë, janë thyer disa orendi aty brenda, është thyer jashtë një matës i rrymës”, ka thënë Hashani, teksa ka treguar se shpejt është identifikuar i dyshuari, i cili më pas është ndaluar nga zyrtarët policorë.

“I njëjti besohet se është i involuar në raste të njëjta për dëmtim pronë, në një shkollë në Llabjan, së paku dy-tri shtëpi, të gjitha këto dyshohet se lidhen me këtë person”, ka shtuar ai.

Vështrim Po na sundojnë ata që na përçanë!! – Nga Skënder MULLIQI

  Po na sundojnë ata që na përqanë  vite më radhë. Po na sundojnë ata të cilët kan krijuan shtet për vete, për ilake , për shokë, për militantë partiakë…E kan kapur shtetin ata të cilët janë analfabetë potencialë, më diploma të blera , sahanlëpirësa, njerëz dinak dhe frikacakë , hajna e hoshtaplerë politikë  …Në anën tjetër kemi të gjithë neve  , e para së gjithash rininë e cila po sorollatën  në rrugë , në kafene , ne bastore ,ne lojëra të  fatit… Të gjithë neve ne  njerën anë po jetojmë keq e më keq nga të parët të cilët po grabisin qdo gjë para vetit , duke lënë tokë të djegur pas veti…Njeriu ynë secilën e ditë e më shumë po është I traumatizuar , I demoralizuar , gjithnjë e më shumë po i vizitojnë klinikat neuropsikiatrike nga depresioni gjithnjë në rritje …Kemi pasur më  bollëk njerëz pas luftës të cilët nga deprimimi  kan bërë edhe  vetëvrasje ..Kan bërë vetevrasje edhe pjestarë të UÇK-së të cilët kan mbetur në meshirën e fatit…Ata të cilët janë ngjitur në pushtet po jetojnë si në parajsë më para të vjedhura të popullit, po jetojnë një jetë luksoze , nuk po prekin përtoke …Nuk do të kemi ndryshime pozitive në këtë shtet deri sa në pushtet e kemi këtë kastë politike  . Këta moti janë tjetërsuar nga populli , zatën nocioni popull  për ta kaherë ka perënduar. Këta  nuk po  kan ndërgjegje dhe as moral politikë për të gjitha këto negativitete shoqërore të cilat qëllimisht i kan shkaktuar . Po qmistojnë gjithafarë maskaradash politike për tia zgjatur vetit pushtetin , në vend që të krijojnë zhvillim të gjithëmbarshem dhe mirëqenje  .

 Kemi një kryetar shteti figurë kontraverse , një përson I cili i ndryshon qendrimet për një ditë, pa i llogaritur dëmet politike . Kemi një kryeminister dinak dhe idhnak të tipit komunist I cili nuk ka hequr dorë nga forma komuniste e sundimit mbi masën . Kemi një shef të ekzekutivit I cili bashkë më presidentin e shtetit firmosen bllanko pa e pyetur shumë   sovranin popull. Madje, moren  guximin të firmosin edhe humbje territorësh në veri dhe në jug të Kosovës. Kjo klasë politike moti e ka humbur rrugën në oborr  . Në fakt po dinë mirë më abuzu më të mirat materjale .Po e kthejnë secilën ditë e më shumë Kosovën në funeralë … po e varrosin të ardhmen e brezave që po vijnë . Na kan izoluar si ne geto. Po na I humbin miqët tanë  në botë  secilën ditë e më shumë .Kan zgjedhur metodat e shantazhit dhe të frikës .Po i linçojnë kundershtarët e vet politikë më metoda fashizoide  të veprimit.Po ndihen të lumtur në tragjedinë e shumicës. Këta po ndihen të pa prekshem , po ndihen si Zot mbi këtë tokë .Kjo kastë në pushtet disa kanë qenë e shumica janë shëndrruar në hajna , janë  bërë njerëz të korruptuar dhe të kriminalizuar . Gjithashtu janë rrethuar më njerëz pa kurrizor, më njerëz servilë . Kjo është fatkeqësia jonë e madhe .Na është mbushur aparati shtetror më  njerëz të pa dijshem , të pa dinjitetshem madje po e mbajnë  edhe llogon e tradhëtisë … Sigurisht së këta në krye të shtetit e kan humbur moti besimin e popullit, e kan humbur kredibilitetin dhe autoritetin nese e kan pasur ndonjëherë .Kan filluar haptazi dhe fshehurazi të na kthejnë në vitet e 90-ta .Dhe , për qudi pas gjithë këtyre të keqijave të cilat na kan vërshuar nga të katër anët , prap po kërkojnë respekt?! Të gjithë ata të cilët nuk mendojnë më  kokat e tyre po i satanizojnë  .Këta po na ndryshojnë edhe historinë për  së mbrapshti. Kjo kastë politike moti ka merituar të hudhët në bërllogun e historisë, e kishin rastin më të mirë që të mbesin në histori për të mirë .Këta meritojnë fshikullima në rrugë,  nga dritarët … Këta meritojnë qdo  lloj përqeshjeje …Këta e dinë mirë së populli vonon por nuk harron. Nuk harron më I ndëshkuar rënd më votë  dhe do ti ndëshkon për manipulimet e deri tashme .Do ti pret gjithsesi ndëshkimi sepse rregullisht për shumë vite manipulan më votën , manipulan më kërkesat reale të popullit .Me duket mua së nuk do të përseritet më kurrë që vota të shkon bllanko .Mu për atë kjo kastë në pushtet edhe nuk po ndihet rehat .  Mjaftë qytetarët tanë duruan padrejtësi në kurrizin e tyre . Mjaftë duruan duke jetuar keq në një vend i cili i ka të gjitha predispozitat për të jetuar mirë . Mjaftë i duruan të pa moralet dhe të pa ndërgjegjshmit politikë në krye të shtetit.  Diqka është tashmë e sigurt. Rinia jonë pas një kohe të gjatë janë duke e kuptuar rolin e vet në shoqëri . Duhet ta tregojnë  fuqinë e tyre edhe politike, nese dëshirojnë një të ardhme më të mirë …Mos të harrojnë se vëtem duke u inkuadruar më shumë  në rrjedhat shoqërore politike të vendit edhe mund ta ndryshojnë situatën në favor të tyre …

44 ambasadorët e vegjël të muzikës nga Gjakova

17 instrumentistë dhe 27 koristë nga Kosova kanë shfaqur një koncert në Binningen të Basel-Land-it së bashku me po kaq moshatarë të tyre nga Zvicra

Vargu i tyre është i gjatë dhe pamja që ofrojnë është impozante: rreth 100 nxënës, instrumentistë e koristë ngjiten në skenë nën duartrokitjet e qindra spektatorëve. Gjysma e artistëve janë nxënës të shkollës së muzikës, “Prenkë Jakova” të Gjakovës dhe gjysma tjetër, nikoqirë, nga Binningen-Botmingeni në afërsi të Bazelit.

Skena vërshohet nga një kombinim ngjyrash kuq-zi-bardh, të kostumeve të artistëve të rinj. Këto pamje do të mbeten gjatë në kujtimet e të gjithë pjesëmarrësve por në veçanti të atyre 44 nxënëseve e nxënësve gjakovarë që kanë ardhur për të dhënë koncert në Zvicër.

“Dua mëngjeset e majit” është kënga e parë korale me të cilën paraqiten koristët nën dirigjimin e Astrit Pallaskës. Pastaj vijnë këngët tjera të njohura nga tradita e muzikës korale shqiptare. Në kor, ashtu sikurse dhe në orkestër janë bërë bashkë nxënësit nga të dy shkollat.

Siç thotë Kastriot Sada, drejtor i shkollës së muzikës nga Gjakova, këtu janë 17 instrumentistë dhe 27 koristë nga Kosova. Ai më tutje tregon për albinfo.ch se si kanë koordinuar punën me shkollën nikoqire. “Disa muaj më parë ne i kemi marrë partiturat për këngët dhe pjesët instrumentale që i interpretuam sonte këtu. Po kështu edhe shkolla e këtushme ka marrë partiturat tona, kështu që ne kemi ushtruar në mënyrë paralele dhe kur kemi ardhur këtu, sigurisht e kemi pasur më lehtë të koordinohemi”.

Dorothea dhe George Fankhauser

Ndërsa për sjelljen në Zvicër të një grupi kaq të madh nga Kosova (44 nxënës plus 5 të tjerë), meritat i kanë çifti Dorothea dhe George Fankhauser, të cilët prej 12 vitesh angazhohen për të ndihmuar (kryesisht)  arsimin muzikor në Gjakovë dhe më gjerë, në Kosovë. Nderkaq, thekson Sada, ka qenë shkolla e këtushme muzikore dhe drejtoresha e saj. Letizia Walser që kanë mbuluar udhëtimin e mysafirëve nga Gjakova në Zvicër. E për strehimin dhe ushqimin e të gjithëve janë kujdesur familjet zvicerane, prindërit e nxënësve të cilët vitin e kaluar kanë qenë në Gjakovë me të njëjtin mision, mbajtjen e koncerteve të përbashkëta”.

Por a ka pasur ndonjë vështirësi të natyrës burokratike për të sjellë një grup kaq të madh nga Kosova në Zvicër, kur dihet regjimi i vizave të cilit vazhdon t`i nënshtrohet Kosova…?

“Jo, aspak, pasi që me aktivitetet tona janë të njoftuara  tashmë, si Ambasada e Zvicrës në Kosovë ashtu dhe institucionet e këtushme”, thotë  George Fankhauser i cili bashkë me të shoqen Dorothea është “fajtori” kryesor për zhvillimin e këtij dhe aktiviteteve tjera të kësaj natyre tash sa vite. Ai lavdëron sjelljen e nxënësve, duke iu referuar fjalëve mirënjohëse të familjeve mikpritëse. “Ne kemi pasur më pak nxënës se sa familje të interesuara për t`i strehuar ata”, thotë ai, i entuziazmuar me faktin se gjithçka po rridhte mirë në këtë aktivitet. P

Pastaj edhe vetë George ngjitet në skenë si “përforcim” për korin e përzier, i cili interpreton këngë nga literatura muzikore shqiptare dhe botërore.

Tre dirigjentët

Në program, veç këngëve të njohura shqiptare, të përpunuara, si “Kroi i fshatit tonë”, “Me lule t`bukura”, “Moj e bukura More” etj., bëjnë pjesë edhe vepra muzikore me kërkesa të mëdha, si:  “Air” e Bachut, “Hallellujah” e Händel-it, “Ode e Lumturisë” nga Simfonia e Nëntë e Beethovenit, “Adiemus” e Carl Jenkinsit etj. Dhe, nën dorën e sigurt të dirigjentëve:  Christian Reichert, Pëllumb Vula e Astrit Pallaska sfidat u kaluan me sukses, siç e tregoi edhe reagimi me entuziazëm i publikut në sallë, i përbërë kryesisht nga zviceranë.

Por, krahas sfidës artistike të kaluar me sukses, që paraqiste koncerti për nxënësit artistë nga Gjakova, një sfidë e llojit tjetër për ta ishte vizita në një vend si Zvicra. Çdo gjë që kanë parë ata gjatë kësaj jave në Bazel e rrethinë përbën një përjetim të paharrueshëm për ta. Është hera e parë që vijnë këtu dhe në çdo hap janë përcjellë nga dashuria, mikpritja dhe zemërgjerësia e nikoqirëve.

“Këtu kemi kaluar tepër mirë dhe çdo gjë për ne ka qenë e re, e pakrahasueshme me ato që kishim parë deri tash”, thonë për albinfo.ch Entela Qarkagjija dhe Endrit Berisha, dy nga nxënësit instrumentistë nga Gjakova. Ata sapo kanë zbritur nga skena, dhe duke mbajtur violinën respektivisht violonçelin në duar, duan një fotografi për kujtim. Nesër do të kthehen në Kosovë me kujtimet më të bukura nga Zvicra, Bazeli.

Për desert, çokolatat zvicerane 

“Na ka pëlqyer gjithçka: duke filluar nga qyteti, vozitja me tramvaj, me barkë nëpër Rajnë, rregulli në trafik, çdo gjë”, thonë Entela dhe Endriti. Ndërsa mikpritja në familjet e nxënësve zviceranë, është një kapitull më vete. Ata, bashkë me shkollën mikpritëse, përveç ushqimit e strehimit, kanë siguruar për mysafirët e tyre edhe shëtitje nëpër qytet, biletat e tramvajit, vizita në objekte të ndryshme turistike etj.

Nikoqirja e aktivitetit, drejtoresha e shkollës së Muzikës në Binningen-Bottmingen Letizia Walser ka përshëndetur në fund të gjithë ata që kanë kontribuuar për realizimin me sukses të këtij projekti. E vargu i tyre ishte i gjatë… Ajo ka pershëndetur edhe Ambasadën e Kosovës në Bernë, gjegjësisht zyrtarin e saj të lartë, Mustafë Xhemailin i cili ishte i pranishëm në koncert. Por, siç ka theksuar Walser, ditët e lodhshme por dhe të lumtura të kaluara bashkë, po kurorëzohen me një koncert të mrekullueshëm, që veç vlerave artistike shpërfaq edhe mesazhe miqësie e mirëkuptimi në mes vendeve dhe kulturave të ndryshme. “Sado të largëta që të jenë, ato i bashkon muzika dhe dashuria për artin”, ka thënë ajo në përmbyllje.

Dhe fare në fund, aktivitetin znj. Walser e ka përfunduar në mënyrën më të ëmbël të mundur: Duke u dhuruar nxënësve nga Gjakova nga një çokolatat zvicerane./Burimi:albinfo.ch

Kosovë, plane për sulme ndaj udhëheqësve politikë?

Në Kosovë autoritetet thanë se kanë marrë informata që grupe të caktuara kanë planifikuar sulme ndaj disa udhëheqësve institucionalë dhe politikë të vendit,

Këto njoftime u bënë publike në një komunikatë të Këshillit për Siguri të Kosovës në të cilën thuhet se “pas shqetësimeve të ngritura në opinionin publik, ky këshill informon qytetarët e vendit se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës kanë zbuluar veprime të disa individëve dhe grupeve të tyre, të lidhura me grupe dhe individë nga vende tjera jashtë Kosovës, të orientuara për destabilizimin e Kosovës dhe për rrezikimin e rendit kushtetues“.

Në njoftim thuhet se “grupet e tilla kanë planifikuar të kryejnë akte kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës“.

Njoftimi pasoi shkrimet në mediet vendëse për shtim të masave të sigurisë gjatë kremtimeve me rastin e festës së pashkëve nëpër kishat e Kosovës si dhe njoftimet se ambasadat amerikane në Prishtinë, Shkup e Tiranë kanë paralajmëruar qytetarët amerikanë që të jenë të kujdesshëm gjatë kremtimeve dhe “gjatë pjesëmarrjes në festivale apo ngjarje të caktuara”.

Terroristët në rajon më parë kanë pasur caqe objektet e ndjeshme, përfshirë kishat dhe objektet e kulteve tjera, qendrat e këmbësorëve, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja të sigurisë: rrini të vëmendshëm për vendndodhjen tuaj, përfshirë edhe ngjarjet lokale dhe shikoni televizionet për përditësim të lajmeve”, thuhet në këshillën që ambasadat amerikane u kanë shpërndarë qytetarëve amerikanë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës që ishte mbledhur edhe të enjten, tha të premten se shqetësimet lidheshin më planet e për veprime kundër disa udhëheqësve institucionalë dhe politikë të Kosovës

Veprimet e tilla, vlerësohet se mund të jenë të lidhura me njerëz me të kaluar të dyshimtë, që punojnë me grupe dhe shërbime të disa vendeve dhe mund të kenë lidhje me persona të inkriminuar në konflikte jashtë Kosovës, si dhe me vende të caktuara të cilat synojnë destabilizimin e Kosovës“, thuhet në njoftim në të cilin theksohet se institucionet e Kosovës po ndërmarrin të gjitha veprimet për ruajtjen e rendit kushtetues, për sigurinë dhe mbrojtjen e jetës së udhëheqësve shtetërorë dhe politikë dhe të njerëzve të tjerë të rrezikuar nga grupe të tilla kriminale.

Këshilli për Siguri i Kosovës konsideron se synimet dhe aktet e tilla duhet të dënohen nga të gjithë qytetarët e Kosovës, nga Qeveria, Parlamenti dhe shoqëria civile. Ndërkaq, organet e rendit dhe ato të drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për të parandaluar akte që rrezikojnë jetën e njerëzve, stabilitetin e vendit dhe rendin kushtetues dhe që bartësit e grupet e tilla të sillen para drejtësisë“, thuhet në njoftim.

Ndërsa policia e Kosovës tha se gjendja aktuale e sigurisë së përgjithshme në Kosovë është e qetë dhe e qëndrueshme.

Në një njoftim të policisë thuhet se ajo është duke zbatuar “disa veprime operacionale të planifikuara, që ndërlidhen me manifestimet për festat e pashkëve, e që një qasje e tillë policore aplikohet edhe në rastet e tjera të manifestimeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve dhe parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm. Policia e Kosovës çmon lart bashkëpunimin me komunitetet fetare lidhur me manifestimin e këtyre festave dhe po ashtu falënderon të gjithë qytetarët për nivelin e lartë të vetëdijes qytetare për të respektuar të drejtat dhe liritë e të gjitha komuniteteve, si një nga vlerat fundamentale të shoqërisë demokratike“.

Tash për tash autoritetet nuk kanë dashur të japin më shumë hollësi.

Shefi i UNMIK-ut kërkon hetim ligjor për deklaratat e Daut Haradinajt

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, ka kërkuar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë që të bëjnë hetime lidhur me një deklaratë të Daut Haradinajt, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kërkesën e tij, Tanin e ka bërë përmes një komunikate për medie, ditën e hënë, duke thënë se “deklarata e deputetit të Kuvendit të Kosovës, përmbante gjuhë të urrejtjes dhe kërcënim për pastrim etnik”.

Në komunikatë, Tanin u ka bërë thirrje “autoriteteve gjyqësore për të kryer hetimin e nevojshëm të këtij incidenti dhe të marrë masat e duhura në përputhje me ligjin e Kosovës”.

Administrata e UNMIK-ut, nuk ka komentuar më shumë në lidhje me deklaratën e lëshuar nga shefi i këtij misioni në Kosovë, Zahir Tanin.

Zëdhënësja e UNMIK-ut në Prishtinë, Sanam Dolatshahi, në një përgjigje me shkrim, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gjithçka është thënë në deklaratën e shefit të UNMIK-ut.

“Siç është thënë në deklaratë, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm ka bërë thirrje për hetime në harmoni me ligjet e Kosovës”, ka thënë Dolatshahi.

Kërkesa e shefit të UNMIK-ut drejtuar autoriteteve të drejtësisë, pas deklaratës që deputeti Daut Haradinaj e ka dhënë gjatë një interviste në Radio Televizonin Dukagjini, ku ka folur lidhur me mundësinë e ekstradimit në Serbi nga autoritetet franceze, të vëllait të tij, liderit të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinajt.

“Në rast se gabojnë të bëjnë këso veprimesh, atëherë, ata le të bëhen gati për tema më serioze. Nëse duan Kosovën etnikisht të pastër, pa serb, le të bëjnë hajgare me Ramushin”.

Shefi i UNMIK-ut, Tanin, të mërkurën ka pasur takim me Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme. Anëtari i këtij komisioni, Pal Lekaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se kishte kërkuar sqarime nga zoti Tanin, lidhur me kërkesën e tij.

“Ai tha ‘nëse ka hapësirë për tu hetuar, atëherë është çështje e brendshme e juaja’. Kam kërkuar sqarim dhe kam ngritur edhe një paralele, me prononcimin e ish presidentit të Serbisë Nikoliq, kur ai pati thënë ‘unë jam i gatshëm të marrë armët dhe bashkë më djemtë të shkojë të luftojë në Kosovë, t’i luftojë shqiptarët’. Prandaj, asnjë ngritje, asnjë shqetësim nuk e ka treguar UNMIK-u dhe shefi i UNMIK-ut që është në Kosovë dhe në këtë drejtim, i kam thënë që ‘duhet të jeni të barabartë dhe të mos jeni të njëanshëm’, sepse këso deklaratash bëjnë për çdo ditë zyrtarët më të lartë të shtetit të Serbisë”.

Sipas deputetit Lekaj, deklarata e Daut Haradinajt është keqkuptuar dhe se domethënia e kësaj deklarate është që “Serbia po mundohet të bëj pastrim, me veprimet e saj ndaj zotit Haradinaj”, i cili sipas tij, “politikisht gjendet në Francë”.

Por, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, e ka cilësuar deklaratën e Daut Haradinajt si të pamatur dhe të papranueshme.

Por, megjithatë, sipas tij, kërkesa e shefit të UNMIK-ut për hetim të deklaratave të Haradinajt, nuk është përcjellë me ndonjë fakt për ndonjë veprim të Haradinajt që ndërlidhet me deklaratën.

“Nuk e di se a ekziston një bazë ligjore që të bëhet kjo. Mirëpo, është e qartë, së paku deri më tani, që nuk ka pasur asnjë veprim të zotit Daut Haradinaj, që kishte lënë për tu kuptuar se po bëhet diçka konkretisht për deklaratën e tij të dhënë më herët. Do të thotë, ne nuk kemi parë as edhe ndonjë veprim më të voglin. Prandaj, nuk e di nëse ka pasur të drejtë përfaqësuesi i UNMIK-ut që të kërkojë nga prokuroria që ta hetojë këtë rast”.

Blakaj ka shprehur përshtypjen se “shefi i UNMIK-ut i ka dhënë rëndësi më të madhe se sa që duhet” deklaratës së deputetit Haradinaj.

Deklarata të ngjashme, madje edhe më të rënda, sipas tij, janë në diskursin e përditshëm të politikanëve dhe drejtuesve të institucioneve në rajon, e sidomos në Serbi dhe ndaj të cilave, nuk ka pasur reagime të ngjashme sikurse ndaj deklaratës së Haradinajt.

Në anën tjetër, me gjithë kërkesën që Radio Evropa e lirë e ka bërë në Prokurorinë e Shtetit të Republikës së Kosovës, që të sqarojë nëse ka bazë për hetimin e Daut Haradinajt lidhur me deklaratën e tij, zyrtarët e prokurorisë deri më tash nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje. (REL)

Senatori John McCain dekorohet me “Urdhrin e Lirisë” –

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar me “Urdhrin e Lirisë”, senatorin amerikan John McCain.

I pari i Kosovës gjatë takimit me McCain u shpreh se “në botë ka pak njerëz që i çmojnë më shumë se ju vlerat e lirisë”.

“E tërë jeta juaj është monument i gjallë në përpjekjet për liri. Në ditët tona më të vështira si komb, ne gjetëm ngushëllim në shëmbëlltyrën tuaj. Ju u bëtë zëri ynë kur ne nuk kishim zë. Ju me punën dhe angazhimin tuaj për çlirimin e Kosovës, keni dëshmuar se liria nuk është vetëm e drejte e të fortit, por e drejtë fundmentale e secilit komb dhe secilit vend”, ka thënë ai

Mccain, aktualisht është senator ne Kongresin e SHBA-ve, nga radhët e partisë republikane. Ai ka qenë njëri nga kandidatët kryesor për presidenti të SHBA-ve, në vitin 2008.

Kosovë, kërcënohet gazetari Musa Mustafa

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është shprehur i shqetësuar më njoftimet se gazetari nga Mitrovica, Musa Mustafa, është kërcënuar me vrasje nëpërmjet një mesazhi telefonik.

“Ne e kemi pritur me shqetësim këtë kërcënim dhe njëkohësisht kërkojmë nga hetuesia që sa më parë të hetoj rastin. Raste të tilla të kërcënimeve kanë filluar të shpeshtohen ditëve të fundit dhe kjo paraqet shqetësim serioz për komunitetin e gazetarëve në vend”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate.

Gazetari Mustafa, i cili është drejtues i portalit “Infojeta.net”, ka denoncuar në polici një mesazh nëpërmjet të cilit është kërcënuar në gjuhën serbe. Në mesazh ai kërcënohet me vrasjen e tij dhe zhdukjen e familjes ‘nëse shkruan kundër serbëve”.

Ai mendon se “kërcënimi ka të bëjë me një seri shkrimesh që kanë të bëjnë me funksionimin e strukturave paralele të policisë së Serbisë në veriun e Kosovës, funksionimin e grupeve të tjera të paligjshme dhe krimin e organizuar në atë zonë”.

OBSH e vendos zyrën e saj në Prishtinë nën përkujdesjen e zyrës së Beogradit

Zyra në Kosovë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) është vendosur nën ‘përgjegjësinë’ e Zyrës në Serbi, duke ndryshuar, siç thonë zyrtarët e saj në Prishtinë, një praktikë të ndjekur për vite me radhë të funksionimit të saj të shkëputur nga ‘përgjegjësia’ e Beogradit.

Ndryshimet në statusin e Zyrës së OBSH-së në Prishtinë, thonë zyrtarë të saj, erdhën në kohën e pritjes së emërimit të një zyrtari udhëheqës të zyrës, pas largimit të drejtuesit të deritashëm.

Por, drejtues të OBSH-së i thanë Radios Evropa e Lirë se Kosova sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk është pranuar si një vend anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe siç thuhet “Rezoluta obligon ligjërisht të gjitha entitetet e sistemit të OKB-së”.

Menaxherja ekzekutive për Marrëdhënie të Brendshme dhe Komunikime të Korporatës, zyra rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, Licari Lucianne, i tha Radios Evropa e Lirë, se Zyra në Prishtinë “është e regjistruar si një zyre në terren që është e përkushtuar, siç tha, ‘të punojë në bazë të kërkesave nga një territor i caktuar’.

“OBSH ka shumë zyra terreni globalisht dhe vetëm në OBSH-Rajoni Evropian janë katër të tjera, përfshirë një në Gazantiep dhe gjithashtu një në Banja Llukë. Të gjitha zyrat e terrenit konsiderohen si nën-zyra të një zyre vendore (shtetërore) të OBSH-së. Gazantiepi është nën-zyre e Zyrës vendore (shtetërore) të OBSH-së në Turqi, Banja Lluka një nën-zyre e Zyrës Vendore (shtetërore) të OBSH-së në Bosnjë e Hercegovinë dhe ndërkohë Prishtina është një nën-zyre e Zyrës Vendore (shtetërore) të OBSH në Serbi’’, ka thënë Licari Lucianne në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

OBSH-ja tha se zyra e terrenit në Prishtinë u hap më 1998 për të siguruar ofrimin e ndihmës humanitare nga Zyra rajonale për Evropën e OBSH-së si dhe ajo gjatë viteve në vijim tregoi të ishte një zyre e rëndësishme ndërlidhëse përmes së cilës OBSH-ja do të kanalizonte ndihmën e saj teknike për autoritetet e shëndetësisë në Kosovë.

Vendimi për ta trajtuar zyrën e OBSH-së në Kosovë si nën-zyre të Zyrës në Serbi, është vlerësuar nga punonjësit e saj në Prishtinë, të jetë në kundërshtim me praktikat e deritashme të deklarimit të OBSH-së për neutralitetin ndaj statusit të Kosovës.

Sami Uka, zyrtar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, i tha Radios Evropa e Lirë se nëse ndodhë që t’i raportohet Serbisë lidhur me punën e zyrës së OBSH-së në Kosovë kjo bie në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

“Ne e konsiderojmë si një regres apo kthim prapa në statusin e zyrës së OBSH-së. E konsiderojmë, thjeshtë, të papranueshme, pasi është në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit por edhe me deklarimin e OBSH-së për neutralitetin e saj ndaj statusit të Kosovës. Ne shpresojmë që ky është një gabim i cili mund të korrigjohet dhe po shpresojmë që do të kemi angazhimin e institucioneve vendore për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OBSH, por edhe për zgjerimin e bashkëpunimit me këtë organziatë”, ka thënë Uka.

Me largimin e udhëheqësit të OBSH-së në Prishtinë, konkursi i ri për një drejtues të ri të saj, thotë Sami Uka, ka ndryshuar edhe statusin e deritashëm të kësaj zyreje.

“Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, jo vetëm që nuk ka lëvizje pozitive, por ka edhe kthim prapa në bazë të konkursit që është publikuar në web faqen e OBSH së, lidhur me angazhimin e një zyrtari ndërlidhës në zyrën e OBSH-së në Prishtinë. Ai tash e tutje, sipas konkursit, do t’i raportojë zyrës së OBSH-së në Beograd”, thotë Uka.

Kosova nuk është anëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, meqë nuk është as edhe anëtare e OKB-së, pavarësisht se mbi gjysma e vendeve anëtare të saj e kanë pranuar pavarësinë.

Procesi i anëtarësimit të saj në organizatën botërore megjithatë ka ngecur për shkak të kundërshtimeve në mesin e një pjesë të anëtarëve të OKB-së.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Imet Rrahmani, i pati deklaruar Radios Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës po punojnë për anëtarësimin e vendit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, por nuk ka dhënë ndonjë hollësi se kur mund të ndodh një përpjekje për aplikim. (REL)

Ekspertët: Kosova ka Kushtetutë jofunksionale

Nëntë vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, aktin më të lartë juridik vazhdojnë ta përcjellin sfida të pakalueshme të ndryshimit.

Për këto nëntë vjet, u ndërmorën disa nisma për ndryshimin dhe amendamentimin e kësaj Kushtetute, por të cilat në fund u përmbyllën pa sukses.

Si shtet shumëetnik, Kosova ka një Kushtetutë e cila mund të ndryshohet vetëm me anë të votimit të dyfishtë, që nënkupton vota e dy të tretave të numrit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës si tërësi dhe votat e dy të tretave të deputetëve nga komunitetet pakicë.

Si e tillë, Kushtetuta e Kosovës, sipas ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, në disa raste e ka bllokuar vendin në shumë procese të rëndësishme. Aktualisht, ndryshimet kushtetuese po e mbajnë peng formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ish-diplomati amerikan dhe shef i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Kosovën në vitin 2000, Louis Sell, i tha Radios Evropa e Lirë se bashkësia ndërkombëtare ia ka përshkruar Kosovës, në një mënyrë, një Kushtetutë jofunksionale dhe tani duhet t’i ndihmojë Kosovës që përmes procedurave kushtetuese ta krijojë ushtrinë.

Sell thotë se është e kuptueshme që Kosova e do ushtrinë e saj, por ky proces varet nga marrëdhëniet e saj me vendet perëndimore dhe prandaj Kosova duhet ta kuptojë seriozisht atë që i thonë miqtë – që ky proces të kryhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Nga ana tjetër, bashkësia ndërkombëtare është ajo që, në një mënyrë, e ka ngarkuar Kosovën me një Kushtetutë jofunksionale, e cila një grupi i mundëson që nën udhëzimet e një shteti tjetër të bllokojë ndryshimet e mëdha, siç janë këto”.

“Tani varet nga bashkësia ndërkombëtare që duhet të përcjellë procedurat kushtetuese për të gjetur mënyrën se si të ndodh kjo. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Kosova duhet të shoh interesat e saj”, tha Sell.

Sipas tij ‘Kosova duhet të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare gjithnjë deri sa ajo të luan drejt’.

Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i në Qeverinë e Kosovës dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuta, që nga miratimi i saj është sfiduar, por sipas tij, janë ndërtuar edhe mekanizma që e mbrojnë Kushtetutën nga sfidimet.

“Ka nevojë që Kushtetuta të jetë edhe më evolutive se sa që është norma juridike. Natyrisht veçantia e ndryshimit ka të bëjë me rritjen e kapaciteteve shtetërore. Kjo ka ndodhur edhe më herët. Por, tani ka të bëjë sa u përket kapaciteteve të armatës së Kosovës. Ajo çka dua të them që shtrirja e saj, respektimi i saj, është për tërë territorin e vendit, por njëkohësisht kërkohet, po e quaj, respektim nga të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës pa marrë parasysh etninë e tyre”, tha Kuçi

Kuçi tha se Kushtetuta e vendit ka lejuar që të vihen bazat e shtetit sovran dhe demokratik dhe, siç tha ai, aty janë të parapara mundësitë dhe detyrat që të inkorporohen minoritetet në kuadër të institucioneve dhe shoqërisë.

“Ndryshimet politike që kanë ndodhur në vitin 2014 me Listën Serbe, kanë krijuar pengesa të tilla, e kundërta ka qenë më herët, kur asnjë pengsë në ndërtimin e institucioneve tona nuk ka ndodhur”, tha Kuçi.

Pjesa më e madhe e kësaj Kushtetute, rrjedh nga Plani Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, i presidentit Marti Ahtisaari, ku u janë përshkruar të drejtat e veçanta grupeve minoritare.

Eksperti i çështjeve juridike – kushtetuese, Mazllum Baraliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se në vend se Kushtetuta të shtyjë dhe ndihmojë proceset zhvillimore, ajo paraqitet si bllokuese dhe pengues e proceseve.

“Koha ka dëshmuar, pas kaq vitesh aplikimi të Kushtetutës, që thjesht ato mekanizma janë më tepër bllokues dhe barriera krijues sesa shtytës, ndihmues dhe mobilizues të zhvillimit dhe të avancimit të proceseve edhe politike edhe të zhvillimit ekonomik- social dhe gjithëpërfshirës. E po ashtu edhe të konsolidimit të shtetit të Kosovës. Instrumentet e instaluara në këtë Kushtetutë kanë vend në udhëkryq zhvillimin e mëtejmë të vendit, por edhe nxjerrjen ose miratimin e vendimeve me karakter dhe interes vital për vendin”, tha Baraliu.

Mekanizmat normativ që janë inkorporuar në Kushtetutën e Kosovës, thotë Baraliu, kanë qenë politikë dhe imponues, andaj, sipas tij, ato tani duhet ndryshuar.

“Kjo Kushtetutë, përkundër anësisë që ka historike, përkundër faktit që është një libër i shenjtë, ose do të duhej trajtuar si një lloj libri i shenjtë, ajo për faktin se është një produkt i imponuar apo më mirë thënë është produkt i një projekti politik i cili është tejkaluar, po flas për propozimin gjithëpërfshirës të Ahtisaarit, i cili është i tejkaluar, andaj kjo Kushtetutë duhet domosdoshmërish të rishkruhet fill dhe fund”, u shpreh Baraliu.

Akti më i lartë juridik ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008. Kushtetuta, Kosovën e definon si një shtet demokratik dhe laik, me shoqëri shumëtnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera.(REL)

SERBIA PARA BOTËS PREZANTOHET VIKTIMË,NDËRSA SHQIPTARËT “XHELATË”??? – Nga HAJDAR FEJZULLAHU-GRAFIST

Si arriti Serbia të prezantohet para bote e përhumbur dhe si viktimë me luftën e Kosovës? Si e luan rolin aq të shkëlqyshem ku njeriu vërtet fiton përshtypjen se serbet ishin viktimë, romët, apo pakicat tjera të Kosovës?
Dihet  fort mire se çfarë ka ndodhur këtu,dihet mire makabra barbare e serbëve në pafajësi dhe dihet si ndodhi lufta e papabarabartë,e padrejtë me popullin duarthatë.Ishte një projekt ,një skenar i ndyrë për spastrimin etnik të Kosovës. Kosova si” Zemër dhe djepi i Serbisë,” e propaganduar shumë vite më parë  për qëllime të saj dhe interes në favor të kombit të saj dhe atdhetarizmit që e mësojnë që nga djepi,në gjak e kanë urrejtjen ndaj emrit SHQIPTAR. Me planin e tyre të parapërgatitur, u vërsulën si bisha me sinjalin e parë që ua dha steti I tyre,Serbia. Jo që prenë gra, pleq e fëmijë të sapolindur madje, por edhe dogjën.i asgjësuan .Fytyrat e tyre kriminle ishin të gjitha të njëjta.Në sy u lexohej se janë të uritur për gjak shqiptari,nuk kishin ndjenja,por me sadizmin më të madh vepronin me urdhër e pa urdhër mbi popullatën civile.Trimëria e tyre me armë ndaj popullit duarthatë.Ç’ironi e mizerie e kohës!Hej,botë!!!
Bilanci zyrtar na del dikund 13000 të vrarë e të zhdukur ,femra të dhunuara afro 20.000 .kurse serbë të vrarë  zyrtarisht, policë militarë dhe paramilitarë në tërë këtë luftë ishin 470 prej armiqve.Totali del dikund 1500, përfshirë dhe civil serbë, por pa asnjë dhunim në botën femërore.
Tash gjithë këtë tmerr që e përjetuam,  gjithë këto ligësi që na i bëri serbi, madje pa asnjë të keqe, arriti edhe të na  shpërngul një milion  shqiptarënga trojet tona etnike.Si arrin Serbia të plasojë propagandat  e saja aq të fuqishme, sa që arrin edhe ata pak luftëtarë të cilët dolën ta mbrojnë popullatën e pambrojtur, t’u  bëjë fletarrest  ndërkombëtar, siç është rasti i z.Ramush Haradinaj?
R.Haradinaj akuzohet kinse ka kryer krime kundër popullatës civile. Serbia bëri gjenocid në Kosovë dhe spastrim etnik, derisa u detyrua bota të ngritet në këmbë për këtë popull të pambrojtur,të lënë në stihinë e kohës dhe të mëshirës.
O njerëz të mire,kjo nuk ka ndodhur para 100 viteve, por para 17 viteve .Ku është Menaxhimi i njerëzve tanë?Ku është ndërgjegja njerëzore? Mos vallë kanë rënë në amulli të divanëve të pamerituar?
Çfarë bën shteti ynë? A kemi ne njerëz  që dinë t’i qasen kësaj drejtësie botërore? A është e mundur të lejojmë që të jemi të poshtëruar deri në këtë shkallë? Sipas kësaj,del se ne si viktimë, sot po dalim se ishim ne xhelatet e jo serbët!
A ka ndonji institucion botëror që të na ndihmoj? Ndonjë Gjykatë Ndërkombëtare të na e kthej drejtësinë?
Se çfarë na ndodhi dhe çfarë ende po na ndodh edhe sot,si duket nuk ka të ndalur kurrë. Disa OJQ në protesta, përfshirë  edhe partitë opozitare,dalin me moton:” Protestë për lirimin e z.Haradinajt.”Unë e kuptoj mllefin e tyre, por them një gjë: A ka tjetër mundësi që të ndalet kjo fyrje ndaj nesh.etiketim ky të cilin e  bën xhelati ndaj viktimës? Si u shndërruam ne në xhelatë e Serbiaa viktimë, këtë nuk po mund ta kuptoj në asnjë mënyrë.Mua nuk më del barazimi në llogarinë që e bëj,sado që mundohem t’I sistemoj në memorien time gjërat.Mbase kështu i konvenon dikujt që të ndërrohen rolet dhe të aktërohet një dramë me kundërrole.A mos vallë ndodh edhe  kjo se te ne çdo gjë është e mundur.

Dy iniciativa, një mashtrim! – Nga Florim Zeqa

Në javën që e lam pas, skena politike kosovare u karakterizua me zhvillime interesante, apo më mirë të themi java e kaluar u përmbyll me fillimin e një nisme të re dhe përfundimin e nismës së vjetër!
Nisma e re e liderit të NISMA-s, zotit Limaj për mocionin e mosbesimit ndaj Qeversë, përvqse e vonuar nuk pritet të kaloj në Kuvend, shkaku i mungesës së votave të pozitës dhe heterogjenitetit të opozitës kosovare.
Nisma  e Limajt do të kishte kuptim në 100 ditëshin e parë të kësaj qeverie, e cila përveqse do ta parandalonte zgjedhjen e Thaçit president, do të parandalonte edhe shumë të këqija tjera për vendin.
Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës në parlamentin e Kosovës do të kishte kuptim dhe do të ishte lehtë i realizueshëm në periudhën e unitetit të çeliktë të opozitës kosovare, në kohën e VAN-it, në kohën kur Qeveria e Kosovës numëronte orët më të vështira të saj, si pasoj edhe e protestave masive mbarëpopullore.
Ishte më e lehtë të realizohej mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë në Kuvend, në kohën kur ende në taborin pushtetar kishte deputet pakorruptuar që e kundërshtonin fuqishëm lidhjen e panatyrshme të koalicionit qeverisës.
Mirëpo tani është tepër vonë për një nismë të tillë, ngase të njëjtit deputet që atëherë do të votonin PRO mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, sot nuk janë  të gatshëm të votojnë shkaku i privilegjeve që kanë marrë nga pushteti i korruptuar.
Në anë n tjetër, nisma e Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e para gati një muaji, për krijimin e ushtrisë nëpërmjet një ligji të ri, përfundoj ashtu siq ishte pritur, me dështimin skandaloz të tij në këtë nismë.
Në rrethanat e krijuara politike Thaçi do të duhej të jepte dorëheqje në pamundësi të bërjes së ushtrisë nëpërmjet ligjit, ashtu siç ishte zotuar. Mirëpo fatkeqësisht dorëheqja si akt moral, nuk ekziston në ndërgjegjën e politikanëve kosovar.
Sikur presidenti Thaçi të kishte minimumin e ndërgjegjes në shpirtin e tij dhe të përgjegjësisë politike, për shkak të dështimit në aventurën e rrezikshme për vendin, tashme do të duhej të ishte president i dorëhequr.
Kjo edhe një herë e vërteton fakktin se ne nuk kemi udhëheqës të guximshëm të bëjnë gjëra të mira për vendin, por që kemi drejtues shtetëror dhe udhëheqës politik që kujdesen vetëm për ruajtjen e karrigeve dhe posteve të tyre, të cilat nuk i rrezikojnë në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim për vendin!
Ndryshimi i qëndrimit të presidentit Thaçi për bërjen e ushtrisë një herë nëpërmjet ligjit, e tani nëpërmjet ndërrimeve kushtetuese nuk është i rastësishën dhe as i befasishëm,…ai gjithmonë për interesat e tij personale ka marrë dhe merrë veprime të pamatura, të dëmshme dhe me konseguenca të gjata për vendin.
Në mesin e këtyre dy inicativave dhe kuadrin e parafushatës zgjedhore erdhi edhe daklarata e kryeministrit të vendit për rritjen imagjinare ekonomike të vendit, po citoj “Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”, duke ju “referuar” një raporti të Bankës Botërore dhe disa organizatave tjera që mirren me statistikat e rritjes ekonomike të shteteve!
Mirëpo, kjo rritje imagjinare ekonomike e Kosovës, është e prekshme vetëm për shtresat e larta të shoqërisë, por jo edhe të shtresave të ulëta e të nëpërkëmbura të shoqërisë të cilat nuk janë në gjendje të përballen me çmimet astronomike të artikujve ushqimor.
Rritjes ekonomike të vendit, të cilës i referohet kryeministri i vendit, do duhej të ishte në përputhje të plotë me punësimin e qytetarëve e jo vetëm me rritjen e pagave të pushtetarëve dhe nëpunësve të lartë në sektorin publik.
Sikur kjo rritje ekonomike të ishte reale, sikur Kosova me të vërtetë të kishte rritjen më të lartë ekonomike në rajon, atëherë qytetarët e vendit nuk do të kishin fare nevojë të prisnin në radhë të gjata para ambasadave të huaja për të marrë një vizë për largim nga vendi apo zgjedhjen e rrugëve të rrezikshme ilegale, të cilat shpesh bëjnë që endërrat e qytetarëve të Kosovës të mbetën në gjysmë, pa u bërë realitet.
Andaj, rritjes ekonomike të vendit më shumë se askush tjetër do t’i gëzoheshin qytetarët e vendit, në radhë të parë shtresat më varfëra dhe më të nëpërkëmbura të shoqërisë sonë.
Por qytetarët e vendit, në vend të rritjes ekonomike çdo ditë e më tepër po përballen me ritjen e varfërisë dhe denigrimit social, çdo ditë përballen me korrupsionin dhe krimin e organizuar,…qytetarët e vendit çdo ditë përballen me mungesën e shërbimeve cilësore shëndetëore, arsim jo cilësor dhe degradim të vlerave kulturore.
Përfundimisht, deklarimet për rritjen më të lartë ekonomike të Kosovës në rajon, përveqse mashtrime, janë shtrëmbërim i qëllimshëm i realitetit të hidhur kosovar për qëllime elektorale.

Mungesa e zërit kritik nga intelektualët – Nga Faton MEHMETI

Pas fjalës “elitë” nënkuptohen qartë politikëbërësit, akademikët, ekonomistët me influencë si dhe analistët që përcjellin ngjarjet dhe shqyrtojnë arritjet e këtyre elitave. Duke bërë një parantezë të elitës, në retrospektivë të ndërtimit të shtetit po i referohem Platonit.

Platoni shpenzoi shumë kohë duke menduar se si qeveria dhe shoqëria duhet të jenë ideale. Ai ishte mendimtari i parë utopik i kësaj bote. Në librin e tij, “Republika”, Platoni identifikon një numër të ndryshimeve që duheshin bërë, sipas tij ato janë: a) Ne kemi nevojë për heronj të rinj

b) Ne kemi nevojë për censurën

c) Arsimi më i mirë

d) Fëmijëri më të mirë

Këto katër elemente përbejnë shtetin idel, rrjedhimisht pa këto të katërta shteti as nuk është i drejtë dhe as i pranueshem për shtresën e ndershëm të shoqerisë, aq më pak për elitën e mirëfilltë të saj.

Në një shoqeri normale ku parimet e Aristotelit deri diku respektohen, nuk ka nevojë për heronj, por në shoqerinë tonë ku krimi dhe e keqja ka mbërthyer vendin heronjtë lindin natyrshëm. Te jesh hero në Kosovë do të thotë të respektosh familjen, të punosh ndershëm, mos të vjedhesh as shtëpinë as shtetin, të respektosh komshiun e të paguash detyrimet ndaj shtetit. Këta janë heronj të mirë, ndërsa heronjtë e këqinj prodhojnë kriza dhe fusin shoqerinë në greminë. Si dhe heronjtë e këqinj dhurojnë joshje për të metat e karakterit. Prandaj Platoni donte t’i jepte Athinës të famshëm të rinj, duke zëvendësuar kulturën e deriatëhershme, me njerëz idealisht të urtë dhe të mirë, të cilët ai i quajti Mbrojtësit: modele për zhvillimin e mirë të të gjithëve. Këta njerëz do të dalloheshin nga shërbimi publik që ofronin, modestia dhe zakonet e thjeshta. Ata nuk pëlqenin të ishin në qendër të vëmendjes dhe kishin një eksperiencë të gjerë dhe të thellë. Ata do të ishin njerëzit më të nderuar dhe të admiruar në shoqëri.

Intelektualet si pjesë elitës do të duhej që të jenë zëri i ftohtë kritik e ndërtues i dialogut,por më duhet të them se ajo që më duket tejet shqetësuese në kategorinë e intelektualëve tanë që mbështesin partitë është mungesa e qëndrimeve kritike ndaj partive që mbështesin. Intelektualet fatkeqësisht pranojnë tjetërsim duke mbajtur rolin qeë nuk iu takon, e të cilin iu kanë caktuar liderët në pushtet me shumë lehtësi. Duket sikur frika se mos humbasin dashurinë e besimin e liderit apo të grupit me të cilin identifikohen, e bashkë me të edhe punën apo privilegjet e përfitimet, i bën këta të heshtin ndaj të metave që shohin te lideri apo te grupi që ai drejton. Në vend që të prodhojnë ide dhe debate për të mirën e shoqerisë një pjesë të tyre, ata venë aftësinë e tyre intelektuale në funksion të sulmeve ndaj kundërshtarit, që kundershton liderin e tyre.Liderët politikë, të cilët nuk e honepsin kritikën, që marrëdhëniet me intelektualët i ndërtojnë në raporte vertikale epror – vartës dhe jo në raporte

horizontale midis të barabartësh. Ata intelektual që nuk iu nënshtrohen liderëve politik pësojnë nga mekanizmat e shtetit deri tek shpërfillja, marxhinalizimi, armiqësimi, përjashtimi, demonizimi etj. Derisa të ekzistoj elita e mirefilltë shoqërore, ka shpresë se një ditë do bëhet mirë, ndryshe e ardhjma duket e zymtë dhe pa shpresë.

Koalicioni synon demarkacionin, opozita mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Kuvendi i Kosovës

Pushteti dhe opozita kanë ndërmarrë dy nisma të kundërta, të cilat synojnë t’i realizojnë gjatë këtij muaji.

Qeveria i synon votat e 80 deputetëve për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Përderisa një parti opozitare, Nisma për Kosovën, po paralajmëron të nisë një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovë.

Miratimi apo dështimi i demarkacionit, nga analistët politikë është cilësuar edhe si një lloj testi i mbijetesës për koalicionin aktual.

Zëvendëskryeministri dhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, thotë për Radion Evropa Lirë se PDK-ja nuk do të bëjë veprime të befasishme për partnerin e koalicionit (Lidhjen Demokratike të Kosovës) dhe as për skenën politike të vendit.

“Do të jemi në koordinim të plotë për çdo aktivitet që mund ta bëjmë dhe do ta shohim në radhë të parë interesin e vendit, interesin e Republikës së Kosovës, të qytetarëve të saj dhe legjitimitetin demokratik”.

“Nuk do të bëjmë diçka që do ta përshkallëzojë situatën apo nuk do të ofronte një mundësi më të madhe dhe më të mirë se sa që është ajo sot”, thotë Kuçi.

Zëvendëskryeministri Kuçi thekson, po ashtu, se si partitë në pushtet, ashtu edhe ato opozitare, veprimet e tyre duhet t’i kenë të bazuara në interes të vendit dhe qytetarëve dhe pastaj mbi bazën e politikave partiake dhe ditore.

Në anën tjetër, shefja e Grupit Parlamentare të partisë Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, thotë për Radion Evropa e Lirë se nga java e ardhshme do të nisin takime me grupet parlamentare që të përpilohet forma e mocionit.

“Besoj se [mocioni] do ta ketë përkrahjen edhe nga deputetët e mazhorancës (shumicës), pasi që shumica prej tyre edhe publikisht i kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër kësaj Qeverie”.

“Po ashtu, edhe nga deputetët e LDK-së janë disa që kanë votuar edhe kundër zgjedhjes së kryeministrit Mustafa. Prandaj, ne besojmë që edhe ata do të na bashkohen me nënshkrimet e tyre dhe besoj se ky muaj do të japë atë dritën jeshile për të shkuar në shtëpi kjo Qeveri”, thekson Bajrami.

Mirëpo, tjera plane politike ka kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Ai thotë se brenda këtij muaji, Qeveria do ta procedojë për ratifikim në Kuvend Projektligjin për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Kufi tjetër nuk kemi, ai është kufiri, andaj do ta ratifikojmë”, thotë Mustafa.

Ndërkaq, deputetja Bajrami, thotë se kryeministri i Mustafa, nuk do të mund ta sjell marrëveshjen e demarkacionit për ratifikim në Kuvend, dhe siç thotë ajo, Mustafa duhet ta pranojë se ka dështuar dhe duhet të tërhiqet nga Qeveria.

“Po t’ju referohesh deklaratave të kryeministrit, ai ka dy vite që ka thënë se [do ta sjell demarkacionin] në tetor, në nëntor, në dhjetor… . E pati sjellë demarkacionin, por e tërhoqi. Prandaj, ai e di shumë mirë që nuk i ka votat dhe për atë arsye edhe nuk është në gjendje që ta sjellë demarkacionin”, shprehet Bajrami.

Ndërkaq, deputeti Armend Zemaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se as në muajin prill e as në muajt e tjerë nuk mund të vendoset për zgjedhje e as për demarkacion, nëse nuk ka një konsensus përbashkët. Sipas tij, krejt çka shihet dhe dëgjohet për këto çështje, bëhet për konsum të brendshëm politik.

“Unë nuk besoj që pa një konsensus të përgjithshëm mund të shkohet në zgjedhje, për shkak të rrethanave edhe specifikave, të cilat i kanë edhe çështjet që kanë mbetur pezull tash e sa kohë”.

“Mendoj se interesi nacional i tejkalon këto çështje që janë subjektive dhe tendencat për rigrupim, qoftë edhe të mbledhjes së pakënaqësive individuale nga individë të caktuar, qoftë në pushtet apo edhe në opozitë”, thekson Zemaj.

Mundësia e zgjedhjeve të reja në Kosovë u përmend posaçërisht pas Konventës së VIII të Partisë Demokratike të Kosovës, kur u shpreh gatishmëria për t’u futur në garën zgjedhore.

Përmes deklarimeve për mospërmbushje të obligimeve karshi, siç thonë, qytetarëve të vendit, partitë në koalicionin qeverisës kanë shtuar kritikat ndaj njëra-tjetrës “për ngecje të proceseve të nisura, e në veçanti në rastin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës”.(REL)

Vetëvendosje bën përgjegjës presidentin Thaçi për moskrijimin e ushtrisë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas tërheqjes së projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës nga procedimi i mëtutjeshëm, një ditë më parë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Gjatë një konference për media deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka theksuar se veprimet e tilla të presidentit Thaçi ‘rrezikojnë edhe formimin e ushtrisë, por edhe raportet me NATO-n e SHBA-në’.

“Me gjithë vërejtjet tona që kemi për këtë projektligj, për strukturën e tij, ndaras nga neni 4 dhe 5, ne e kemi mbështetur këtë projektligj në parim, duke i dhënë vërejtjet tona për shumë parregullsi. Prandaj, jemi këtu që ta bëjmë përgjegjës pikërisht Hashim Thaçin dhe gjithë ata që kanë bërë Kosovën që ta ketë të rrezikuar jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen, duke mos e pasur të sigurt themelimin e ushtrisë së Kosovës”, ka thënë deputeti Selimi.

Ai ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosjembetet e përkushtuar dhe do të angazhohet për themelimin e ushtrisë, “e cila është garantuese e tërësisë territoriale të vendit dhe mundëson paqen e qëndrueshme në vend”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka tërhequr të premten zyrtarisht nismën e tij ligjore për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mision të ri ushtarak.

Thaçi kishte bërë të ditur se i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nga i cili ka kërkuar që Projektligji i propozuar për transformimin e FSK-së të mos vihet për miratim në Kuvend.


Send this to a friend