VOAL

VOAL

Gjykata dënon me nga 250 euro gjobë dhe dëbon 11 serbët dhe rusët e ndaluar dje

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë, ka shqyrtuar rastin “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare” nga neni 146 par.2 lidhur me par 1 dhe nenin 31 të KPRK-së, ndaj dhjetë të akuzuarve prej të cilëve pesë shtetas serb dhe pesë shtetas rus.

Prokuroria fillimisht ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, të cilën kërkesë e ka tërhequr me parashtresë, për të paraqitë aktakuzë me kërkesë për dhënien e urdhrit ndëshkimor, dënim me gjobë pa mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor.

“Gjykata e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për dhënien e urdhrit ndëshkimor dhe ndaj të pandehurve ka shqiptuar dënimin me gjobë prej 250 euro (dyqind e pesëdhjetë euro) për secilin veç e veç, si dhe i ka obliguar të paguajnë nga 20 euro për paushall gjyqësor”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Pas pagesës së dënimit me gjobë, të pandehurit do të përcillen për në pikën kufitare më të afërt nga Policia e Kosovës.

Të akuzuarit janë arrestuar dje afër Podujevës nga Policia e Kosovës për kalim ilegal të kufirit.

LDK e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme në çdo moment

Zgjedhjet e parakohshme qendrore të mbajtura me 11 qershor nuk rezultuan të suksesshme për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ky subjekt në këto zgjedhje u radhit i treti për nga përqindja edhe pse lidhi koalicion me AKR-në dhe Alternativën.

Shefi i grupit parlamentar të LAA-së, Avdullah Hoti, deklaroi se janë të gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme në çdo moment.

Hoti foli edhe për reformën e cila po ndodh brenda LDK-së, duke aluduar në aderimet e reja që ju kanë bashkëngjitur këtij subjekti.

Ai më tej tha se ky subjekt në vazhdimësi ka evoluar dhe ka sjellur kuadro të reja të cilat kanë dëshmuar profesionalizëm.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e kaluara u radhit e dyta në dallim nga këto zgjedhje që doli e treta.

Kosovë, arrestohen 11 serbë dhe rusë në kufi me Serbinë

Policia e Kosovës tha se ka arrestuar pesë serbë dhe gjashtë rusë, për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror.

Policia tha se kishte marrë informacione paraprake se në një lagje të fshatit Metergofc të komunës së Podujevës, rreth 45 kilometra në veri të Prishtinës, pritet të hyjnë në Kosovë në rrugë të paligjshme disa shtetas serbë dhe rusë.

Pasditen e së martës ajo kishte ndaluar njëmbëdhjetë persona që po udhëtonin me dy makina me targa të Serbisë, “nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror”.

Të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Autoritetet thanë se e kanë njoftuar zyrën ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë.

Ndërkohë zëdhënësi i ambasadës ruse në Beograd, Yuri Pichugin, citohet t’i ketë thënë agjencisë ruse të lajmeve TASS të mekurën se një përfaqësues i zyrës ruse në Prishtinë “është duke e trajtuar këtë çështje, që prej se qytetarët rusë janë ndaluar. Ai menjëherë është nisur në vendin e ngjarjes. Gjithsej, gjashtë rusë janë ndaluar, dy prej tyre janë banorë lokalë, anëtarë të familjes së një qytetari serb”, ka thënë ai.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008 dhe ajo është njohur nga mbi 110 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian., ndërsa vazhdon të kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Agim Gërguri: “Këto akte nuk janë të hijshme për ne dhe për çdo investim të huaj në Kosovë”

“Nuk ka asgjë të keqe nëse ndërtohet një xhami paralelisht me xhaminë e cila është duke u ndërtuar në Tiranë”, tha Agim Gërguri

PRISHTINË – Ditët e fundit me shtimin e sulmeve dhe akteve islamofobike që janë duke iu bërë monumenteve fetare në Prishtinë (ndaj tabelave të Xhamisë Sulltan Mehmet Fatih dhe xhamisë Jashar Pasha) posaqërisht pas aktualizimit të temës për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Prishtinës, për të cilën pritet që komuna të marrë një vendim që nga viti 2012, nuk duhet të anashkalohet as gjendja e monumenteve historike dhe fetare në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Përkundër sulmeve ndaj monumenteve të shenjta në Prishtinë, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), i cili merret me mbrojtjen, konservimin dhe restaurimin e monumenteve vazhdon punën në xhamitë e qytetit.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit dhe Shefi i sektorit të konservimit dhe restaurimit në IKMM, Agim Gërguri në një intervistë për Anadolu Agency (AA) duke folur për monumentet historike të kryeqytetit theksoi se pasuria e një vendi mund të shihet nga prania e këtyre monumenteve.

“Në Prishtinë ka mjaft monumente të periudhës Osmane, është Xhamia e Çarshisë (Xhamia e Gurit ose Xhamia e Sulltan Muratit) e cila është ndërtuar nga Sulltan Mehmeti për hir të babait të tij, e cila ka një minare që mendoj se është ndër më të bukurat në Evropë sepse është e punuar tërësisht nga guri dhe ka një elegancë në vete e cila është në konservim e sipër. Pastaj është Xhamia e Madhe, Xhamia e Jashar Pashës, Xhamia e Llapit përndryshe që quhet Xhamia ‘Ramadanije’, pastaj kemi edhe hamamin e Prishtinës”, u shpreh Gërguri.

Ai tha se punët kanë ngecur sepse punët e konservimit dhe restaurimit kërkojnë buxhet të madh. Gërguri tha se IKMM-ja nuk ka buxhet të mjaftueshëm dhe se deri tani IKMM ka bërë konservimin e brendshëm të Xhamisë së Llapit në vitin 2009 me financim të grupit Mabetex, e cila ka qenë e djegur nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë.

Gërguri po ashtu tha se ata kanë punuar edhe në konservimin e Xhamisë “Atik” në Gjilan ku janë zbuluar pikturat e kohës së ndërtimit pra të vitit 1890, nën muret e ripikturuara të kësaj xhamie.

Ndërsa sa i përket çështjes së sulmeve dhe akteve islamofobike në monumentet e shenjta të kryeqytetit, Gërguri tha se me autorët e sulmeve ndaj monumenteve fetare duhet të merret policia dhe institucionet e drejtësisë.

“Këto akte nuk janë të hijshme për ne dhe për çdo investim të huaj që po bëhet në Kosovë sepse popullata me vite të tëra i ka kryer ritet fetare në këto xhami. Nuk ka asgjë të keqe nëse ndërtohet një xhami paralelisht me xhaminë e cila është duke u ndërtuar në Tiranë”, tha Gërguri.

Duke theksuar se është e domosdoshme ruajtja e kulturës dhe historisë nga e kaluara e popullit shqiptar Gërguri kujtoi se ndërtimi i Katedrales në kryeqytet apo edhe e Kishës Ortodokse Serbe gjatë vitieve të 90-ta nuk kanë ngjallur asnjë reagim.

“Nuk është fer dhe nuk je një shtet demokratik as një popull që përkrah demokracinë në qoftë se nuk ia mundëson njerëzve t’i kryejnë ritet fetare që i takojnë, kur 95 për qind e popullatës janë muslimanë”, tha Gërguri.

Ai kujtoi edhe rrënimin e çarshisë në Prishtinë vite më parë duke theksuar se qytetarët duhet ta kenë një lagje ku e kujtojnë Prishtinën e vjetër sepse qyteti ka ndryshuar plotësisht dhe nuk i ngjan aspak asaj që ai e ka njohur.

Duke folur për bashkëpunimin me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Gërguri tha se restaurimi dhe konservimi i Xhamisë së Çarshisë (ose ndryshe Xhamia e Sulltan Muratit) i cili është ndërprerë në vitin 2013 do të përfundohet nga TIKA.

Ai bëri të ditur se pas vizitës së ekspertëve, konservatorëve, restauruesve dhe inxhinierëve nga TIKA (Turqia) kanë mbetur edhe disa çështje për t’u biseduar rreth mjeteve të cilat do të vijnë nga Ankaraja për punimet në xhami ku pritet që me një marrëveshje të fillojë dhe përfundojë restaurimi gjatë këtij viti apo gjatë vitit të ardhshëm. AA

Pacolli sqaron votën e Labinot Tahirit

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka folur për presionin medial që po bëhet ndaj deputetit Labinot Tahiri sa i përket votës së tij në krijimin e institucioneve të reja.

Pacolli ka hedhur poshtë mundësi që ndonjëri prej deputetëve të AKR-së ta votojë qeverinë Haradinaj.

“Sinqerisht është përfolur dhe manipuluar shumë rreth personalitetit të z. Labinot Tahiri, i cili është edhe nënkryetari i parë i AKR-së. Ata që e kanë përfolur, por edhe mediet, mendoj se nuk e njohin mirë personalitetin e z. Tahiri dhe si rezultat i kësaj edhe kanë treguar mungesë respekti. Labinotin, kur e kam zgjedhur bashkudhëtar në misionin tim politik për t’i kontribuar vendit, kam qenë i vetëdijshëm dhe kam besuar në potencialin e tij. Labinoti është humanist i madh, një njeri që e do vendin e vet dhe që dëshiron të kontribuojë për përmirësimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës. Këto janë virtytet që më kanë bindur që nga fillimi të besoj tek ai. Unë asnjëherë nuk kam pasur dilema, pavarësisht prej propagandës së madhe në opinion. Labinoti si nënkryetar i partisë, bashkë me të gjithë neve, i respekton vendimet që merren në organet politike të AKR-së”, ka thënë Pacolli.

Gazetari shqiptar arrestohet për trafik droge, detajet e ngjarjes

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, ndërmjet datave 4 dhe 7 gusht në rajonin e Prizrenit ka ndaluar 19 persona të dyshuar për posedim/trafikim të narkotikëve, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

 

Ai nuk ka dhene emrat, por KALLXO.com ka marrë vesh se në mesin e të ndaluarve është edhe Mentor Shuki, autor i emisionit televiziv “Me SHUKIN”.

I pyetur nga KALLXO.com, prokurori i rastit, Genc Nixha, ka thënë se në mesin e të ndaluarve me gjasë është edhe një person me emrin Mentor Shuki.

“E kam një në ndalim. Mentor Shuki më duket. Po, në pyetje janë lëndët narkotike. Nesër vendoset çfarë vendoset. Të shohim. Nuk e dimë a do të shkojmë me paraburgim apo jo, por nesër vendoset pasi i kemi ato 48 orët edhe vendosim në kuadër të asaj”, tha Nixha për KALLXO.com.

E në raportin e saj ditor, Policia ka njoftuar se në Prizren më 6 gusht ndërmjet orës 1:30 dhe 2:50, janë arrestuar katër persona, te të cilët është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Për shkak se Mentor Shuki bashkëpunon me “Gazetën Express”, KALLXO.com ka kontaktuar me kryeredaktorin e këtij mediumi, Leonard Kërqukin.

Meqë ishte në pushime, Kërquki tha se nuk është në dijeni për arrestimin e autorit të emisionit “Me SHUKIN”. “Rrjedhimisht nuk mund të them asgjë më shumë”, tha ai.

Kërquki konfirmoi se emisioni “Me SHUKIN” është prodhim i “Gazetës Express” dhe Mentor Shuki është autor.

Hushi e kishte me të majtën dhe të djathtën, por jo me shqiptarët – Nga MENTOR NAZARKO

 

Në mungesë të aftësive për t’u marrë me zhvillimet e pritshme, apo me ato aktualet aq pak sa janë m’u në mes të një debati të nxehtë për shqiptarësinë e nënës së Skënderbeut, u shfaq në tryezën virtuale dhe këngëtari lirik Agim Hushi. Sakaq, mediat sociale, por dhe ato private, zunë të merren me të: Agimi u bë njëherësh viktima dhe heroi i ditës. Për ca ditë, derisa sipas të njëjtit model parazitizmi mendor, vendin e tij do ta zërë dikush tjetër.

Agimi ishte tërësisht i pafat, pse u gjet në kohën dhe vendin më të papërshtatshëm për të kumtuar dramën e tij personale të themeluar mbi zhgënjim dhe për t’u shfaqur si aktor i saj. Populli i rrjetit, si pjesë e popullit tokësor, po jeton një ndjenjë të fortë përkatësie kombëtare dhe është i dëshiruar vetëm për lajme të mira për kombin, ndaj Agimi ngjante, me të drejtë, viktimë e ndritshme për t’u copëtuar në arenë. Ata që konstruktojnë debate të tilla, apo që shijojnë publicitetin spontan të rasteve kësisoj, menduan ta ndanin Agimin në dysh, domethënë ta copëtonin.

Njëra palë e quante të drejtë reagimin e tij, tjetra e quajti tradhtar të kombit dhe mosmirënjohës ndaj tij. E vërteta është se i gjithë ky reagim kundër tij është tërësisht i shpërpjesëtuar. Agimi në mesazhin e vet, aq shumë të kritikuar, është keqkuptuar. Ai e kishte tërësisht me klasën politike zemërimin e tij. Ky zhgënjim alternohej me shfaqjen e lumturisë jo shumë ngazëlluese që me moshën dhe profesionin e tij po detyrohej të shkonte të jetonte në Australi, ndonëse me status të respektuar (Agimi nuk e thoshte çfarë).

Lumturia në fjalë ishte hijezuar dhe prej dëshpërimit që ai po ikte nga vendi i detyruar nga gjithë klasa politike që, si duket, e ka mashtruar. Pikërisht kësaj klase i thoshte Agimi: po më bëni të më vij turp që jam shqiptar, ndërsa vijonte me vlerësime të mëdha për popullin, kombin, origjinën e tij, etj., etj.

KU ISHTE GABIMI I AGIMIT KËTU?

Kritikët e Agimit e lidhnin zhgënjimin e tij, të shprehur me ato fjalë fatkeqe, me përpjekjet e dështuara sa majtas dhe djathtas të këngëtarit të njohur lirik për të bërë karrierë politike. Sillnin në vëmendje, shfaqjet e tij në çadrën e Bashës, dikur dhe afër Blushit, madje një status ngazëllues në Facebook për dhuratën e Ramës për ditëlindje, një shishe verë të personalizuar, mu ditën kur ministrat teknikë u përfshinë në qeverinë e tij.

Dikush, ose të gjithë, kanë harruar se Hushi kishte tentuar madje dhe të konkurronte pa sukses për Kryetar Bashkie të Kavajës në fund të viteve ’90, kur për Partinë Socialiste nuk guxonte të konkurronte askush dhe Agimi i dha një lloj dinjiteti garës. Dhe si kavajas i vërtetë, i rritur në Perëndim, me leksione aziatike, Agimi është i dashur dhe në Kinë, ashtu si dhe në Australi. Maestro Hushi nuk ka përkatësi ideologjike (Berisha dhe Basha së fundmi pretendon stoikisht se Kavaja është e djathtë).

Në përfundim të karrierës së tij prej këngëtari lirik, Agimi ishte brenda të drejtës së vet të priste ndonjë ofertë, qoftë në menaxhim kulturor, qoftë në politikë: njerëz si Agimi, intelektualët në përgjithësi, nuk kanë ndonjë gjakim për të bërë me vrap jetë partie që pastaj të pretendojnë të bëjnë karrierë politike diku. Jo, ata presin me të drejtë, emërim nga lart, dhe jo nga baza. Baza i ka dhënë atij famën, emrin në përputhje me talentin.

Politika nëse do, do të duhet t’i japë dhe një shans për karrierë politike apo administrative. Nuk kam kurrfarë kompetence ta gjykoj Agimin për performancën e tij artistike, ndërsa në kohërat tona, gjithçka për suksesin apo dështimin e një këngëtari lirik ndërkombëtar mund të gjendet në internet. Mund të flas vetëm për atë që kuptoj. E më duhet të them, për shembull, se në asnjërën prej këtyre veprave, apo fjalëve të Agimit nuk gjej diçka të qortueshme.

Agimi nuk shau popullin e vet dhe kombin e vet. Agimi ishte i sinqertë në zhgënjimin e tij transversal, domethënë, hëm me të djathtët, hëm me të majtët, që nuk i dhanë mundësi të kandidonte eventualisht në zgjedhjet e fundit, apo pse jo, dikur të bëhej drejtor i Teatrit të Operës dhe Baletit. Ndaj gabojnë ata të djathtë se ai e ka ekskluzivisht me Ramën, apo me PS-në: ai e ka edhe me PD-në dhe Bashën, siç thoshte Patozi, bashkëqytetari i tij kavajas.

Ku qëndron atëherë gabimi i Maestros? Agimi është njeri që ka kënduar tërë kohën në opera dhe opereta, ku ka interpretuar role dramatike. Me gjasë ai u përpoq që dhe këtë hap të fundit jetësor ta bënte publik, duke theksuar dramaticitetin e tij. Në këtë përpjekje të fundit, ai ishte sa intelektual, aq dhe njerëzor, me dobësitë dhe krenarinë e vet. Intelektuali e shpreh pa komplekse frustrimin e vet ndaj masës, që po mban në pushtet, sipas Hushit, të majtën dhe të djathtën kështu si janë.

Ndërkohë, një njeri i artit si ai është brenda të drejtës së tij të ndihet mirë me ofertën që i ka bërë Opera e Sidnejit për t’u rikthyer në Australi, fakt me të cilin nuk ishte marrë askush. Nga leximi i tërë shfaqjeve publike të Agimit kohët e fundit, hiq kanton, mund të dalë se Hushi ka pasur zhgënjime nga të gjithë: ky është lajmi. Politika edhe në nivel të lartë gënjen, dhe në fund nuk ka nevojë për njerëz si ai. Populli i rrjetit, po.

Me Agimin po shkarkon tërë frustrimin e vet, apo kënaqësinë pse ai po thotë me zë të lartë duke provokuar kaq shumë vëmendje, disa gjëra që ata nuk kanë kurrë mundësi t’i thonë. E kur të qetësohen gjakrat, Agimi, duke koleksionuar komentet siç ka bërë me artikujt për muzikën e tij, do të thotë: Ia vlejti kjo shfaqja ime e fundit, ndonëse jo në kanto! Politika nuk më qasi në pallatin e vet, por me popullin ende i kam mirë punët!

“NJERIU INTELIGJENT” MILAZIM KRASNIQI THIRRET NË TË KALUEMEN E KOMPROMISEVE TË Dr. IBRAHIM RUGOVËS – Nga Bardh M. Nengurra

Çerkezi shqipfoles i vetequejtuni filozof Milazim Krasniqi tash në kohët e fundit na doli edhe tregtar mendesh sepse na këshillon se si të sillemi në situata , se si tu pershtatemi rasteve

Ne emisionin KOMITETI të z. Berat Buzhala, Milazim Krasniqi mes tjerash kah fundi i emisionit thotë: …” njeriu intelegjent i parashikon ndryshimet dhe rreshtohet në kahun e duhun.

Sa bukur, unë e pergëzojë këtë kameleon në formë njeriu që flet shqip, që thirret se asht shqiptar e që ne realitet asht e keqja ma e madhe që kulturalisht ( pasi Milazimi asht Profesor fakulteti ) i ka ndodhë Kosovës në këtë fillim shekull. Po, po e pergëzoj jo per tjeter , por për faktin që këtë here me ose pa dashje Milazimi pranon vet se asht shumftyresh, asht njeri kah fryn era sikur se thotë ajo fjala e popullit.

Urime o Milazim ti turpi i fisit tim që pranove se ti je nji specie që kuterbon keq kudo paraqitesh me ato mendimet e tua tinzare, perfide dhe shpesh edhe bizare e të liga skajsmërisht.

Milazim , e di se je KAH FRYEN ERA. Dhe këtë per ty e din krejt populli. Milazim ti dhe ajo familja e jote tashma gadi dy dekada e kyqun në strukturat e politikës së Kosovës permes PDK-së , SHIK-ut dhe BIK-ut a dini me u turpnue ndonjihere?!

Je i “zoti ” Milazim, ti mjerani shpirtzi këto ditë në vend që të mirresh me deklaraten banale te resë tande nuses së Memli ministrit, deklaratë kjo perplot fekalje që mund dalin vetem nga bytha e nji lope kur qkulavet pasi të ketë ngran barë të brymosun se asnjihere nga goja e nji njeriu normal, dhe të bash nji distancim publik nga reja e jote injorante qe aq banalisht ofendon mergimtaret ( jam ndi edhe unë shumë i ofenduem sepse jam mergimtar pa fajin tim qe 28 vite bashk me familjen time prej 35 antarve ) , ti si ” njeri intelegjent ” edhe këtë here pave se kah fryen era , parashikon ndryshimet dhe bahesh gati të rreshtohesh në kahun e duhun.

Andaj ti në vend që bashk me at djalin tand rrugaq Memlin ta thoni mendimin e juej per renë gjegjësishtë nusen e juej ti Milazim i drejtohesh publikisht nji femne tjetër dhe e këshillon ate se si duhet të veprojë ajo.

Ti Milazim që deri me vitin 2005 fole terr e zi per Ibrahim Rugovën tash lavdon ate dhe ja perkujton vajzës së Shejtit të Dardanisë se si baba i sajë paska qen njeri i kompromiseve dhe i numron shumë nga ato kompromise gjithmonë me tendencën që ta bindesh Teuta Rugovën se edhe ajo duhet të shkoj rrugës së babës se sajë të famshem. Te baj kompromise.

Ti keshillon Teuta Rugovën të baj veprime qe i konvenon klanit mafioz antishtetnor te tri partive të KOMANDIRAVE qe u bashkuen nën singlen PAN e që dorën në zemer të konvenon edhe ty Milazim K…

Ta thash ma naltë se askush nuk ka folë ma zi e terr per Ibrahim Rugovën deri në vitin 2005 se ti dhe me këtë ti arrite ta marrish edhe detyrën e kryeislamistit të Kosovës detyrë kjo që pat qellim e synim rrënimin dhe shembjen mizore SHQIPTARIZIMIN PROPRENDIMOR të Dr. Ibrahim Rugovës.

Nuk kemi harrue se si ti Milazim dhe BIK-u mallkuet Ibrahim Rugovën për Katedralen në Prishtinë.

Ti Milazim K… u bane nji nga figurat kryesore në krijimin e klimës antinjerzore e antishqiptare të nacionalizmit musliman dhe tan kohën me rrjetin e muslimanve të rinj ke sherbye e sherben si polici morale e bazuar në SHEIRAT per ta zhbi frymën ” kaurre ” nga Kosova.

Në rrugën e theqafjës së luftëtarve të ISISIT nga Kosova e moren shumë të ri pasi ua shperlan trunin hoxhallarët dhe islami politik i Arnautllakut në udhëheqjen e Abdi Baletës, Hysamedin Feraj, Olsi Jazexhi dhe Milazim Krasniqi nga Kosova e që ky Milazimi njiherit ishte edhe njifar zëdhënësi i PDK-së.

Pra Milazim K… ti që ke qen si kal i Trojës në strukturat fillestare të krijimit të LDK-së e që si ” njeri intelegjent ” dhe i menqur gjete momentin me ja këthye shpinën LDK-së, e pastaj me shkrue zi e terr per Ibrahim Rugovën, tash çka po ta merr mendja qe perseri nuhate rastin e duhun sepse shef ndryshime me at trunin tand të nji specie shemtime a mendon se do kalosh pa u hetue se cilet janë qellimet e tua te liga e të poshtra kur i drejtohesh aq urtësishtë e butë vajzës së njeriut qe e ke mallkue njihere jo shumë moti per Katedralen e Prishtinës ?! Jo o Milazim K… ti trus e rri aty në at strofullin tand islamist dhe të PDK-së kriminele e mos i ndaj leksione fëmijve të njeriut që ti i ke sha, dhe që edhe pse ka vdek e nuk jetonë ma ti frigohesh nga veprat dhe porositë e Ti ashtu si frigohet lugati nga Kryqi.

Merru edhe me at familjen tande dhe thueju femnave të familjes se me sha mergimtaret asht turp e krim. Asht poshtërsi dhe idiotizëm.

Istog: 07.08.2017

Pritjet në kufi të stërzgjatura, mos u nisni për Merdare e te Dheu i Bardhë (tabela)

Gjatë udhëtimit për në Kosovë, bashkatdhetarët edhe më tutje janë duke u ballafaquar me pritje nëpër vendkalimet kufitare të Kosovës.

Në vendkalimin kufitar Merdare në hyrje të Kosovës e po ashtu edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë sot pritjet janë rreth dy orë.

Në pikë kalimin në Merdare daljet janë deri në dy ore dhe kolonat janë të zgjatura deri në 300 metra.

Ndërsa gjendje më e rëndë paraqitet në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhe, ku pritjet në dalje janë mbi dy orë, dhe kolonat kanë arritur deri në 500 metra.

Zyrtaret e policisë kosovare thonë se pritjet të cilat nganjëherë janë të gjata po shkaktohen si pasojë e fluksit të madh të udhëtarëve në të dy drejtimet.

KEN PO E RREN SE JE MIK I IBRAHIM RUGOVËS O RAMUSH HARADINAJ – Nga Bardh M. Nengurra

Po çuditem se si Ramush Haradinaj nuk turpnohet kur flet per Teuta Rugovën, per familjen e Dr. Ibrahim Rugovës dhe për të trilluemin lajm se gjoja LDK ( dikush nga kreu i sajë ) po e kerrcnon Teuta Rugovën mos me votue PAN-in.
Ramushit duhet ti vie turp kur flet per Dr. Ibrahim Rugovën sepse nuk ka shqiptar kudo qoftë ai që s`e din se cila ishte dashnija e Ramushit per LDK-në dhe per Ibrahim Rugovën në kontinuitet gjat okupimit të Kosovës dhe robnisë së sajë, gjatë luftës në Kosovë dhe edhe pas perfundimit të luftës dhe çlirimit të sajë. Ramushi nuk mund të mashtron askend sepse neve e dim se pse Ibrahim Rugova e pat ba koalicionin qeverisës më AAK-në ( partia e Ramush Haradinaj dhe klanit të ti të LPK-istve ) dhe tash ky kot perdor atë ngjarje si argument të gjoja nji miqësie mes Ramushit dhe Ibrahim Rugovës. Dhe se në veqanti neve aktivistët e LDK-së e dim se mes Ramush Haradinaj dhe Ibrahim Rugovës kurr nuk ka pas miqësi. Kurr nuk ka pas bashkpunim as bashkveprim, por po ka pas koalicion të cilin Ibrahim Rugova per ta deshmue se asht taman SHQIPTAR e jo rrugaq lakmitar per poste e pasuni e bani atë koalicion per ta menjanue shefin e Ramushit Hashim Thaçin me PDK-SHIK-un e ti si dhe mos me ba koalicion me serbet dhe partitë e tyne.
Ramush Haradinaj sot kot permend at ngjarje sepse neve LDK-istët dhe ata që perjetësishtë e vlersojmë dhe adhurojmë ideologjinë e ashtuqujtun RUGOVIANE e dim pse asht ba ai koalicion qeverisës.
Ramush Haradinaj poashtu nuk mund të rrah gjoksin se ndonjihere ka pas miqësi me Ibrahim Rugovën sepse kjo asht nji rrenë e kullueme. Por poashtu neve LDK-istët e vjeter e te perjetshem e dim se Ramushi ka pas miqësi me shkatrruesin e LDK-së , intrigagjiun e mbrapsht Nexhat Dacin dhe gjitha ferkimet e Ramushit në dhe per rreth LDK-së jan ba me lejen e Nexhat Dacit por pothuej gjithmonë pas shpinës së Ibrahim Rugovës.
Edhe formimi i gardës apo trupes ushtarake per mortin e Ibrahim Rugovës. Ramushi e bani në bashkveprim me Nexhat Dacin dhe Nuredin Lushtakun.
Vdekja e Rugovës i shtoj apetitet narcisoide lideristete kimistit Nexhat Daci që ta merr në dorë LDK-në. Mirpo në anen tjeter Nuredin Lushtaku si Komandant i Gardes në TMK u zu ngusht. Mos me marr pjesë me nji njisitë ushtarak në varrim te Presidentit të vendit nuk kishte se si, por dinte mirë se po mori do merrte kritika në at krahinën e vet atje në Drenicë dhe nga komandirat e vetshpallun luftëtar të ish UCK-së e tash TMK-së andaj si duket me porosinë e Nexhat Dacit u ba heshtazi marrveshtja mes z. Lushtaku dhe Ramushit , u terhoq Lushtaku dhe njisitin e formojë Ramushi. Me ketë veprim fituen të dy këta. Nuradin Lushtaku fitojë simpati në Drenicë si kundershtar i LDK-së dhe i Ibrahim Rugovës , ndersa Ramushi fitojë simpatin në Dukagjin dhe te pjesa e madhe e LDK-istve që tash na doli mik i Rugovës!!!
Ramush Haradinaj nuk mundet me na mashtrue se e ka pas mik Ibrahim Rugovën perderisa neve i dim ngjarjet.
Pse u perfolë aq shumë Ramushi me njerzit e ti per sa e sa vrasje të gjatë luftës e të pasluftës dhe të gjitha ato viktima njerez dhe bashkveprimtar të afert të Ibrahim Rugovës.
Nese Ramushi paska qenë mik i Ibrahim Rugovës, atëhere pse u vra Smajl Hajdaraj? Pse u vra Tahir Zemaj? Pse u vran Sabahate Tolaj dhe Jusuf Haklaj? Pse u vra Shaban Manaj? Pse u vra Kosovë Zeqiraj me kusherinin e vetë? Pse u vra komandant Drini? Pse u vra Rexhë Osaj ?Pse u vra Ismet Rraci, etj, etj.
Pse per te gjitha këto vrasje haptazi asht perfol nji klan i nentokës që kontrollohet nga Gllogjani?
Nuk ka si të kuptohet Ramush Haradinaj si mik i Ibrahim Rugovës perderisa njerzit e Rugovës vriteshin si lepujt tinza dhe gjithmonë dyshimi ishte te njerzit e Ramushit.
Dhe nese Ramushi qenka mik i familjes Rugova dhe i Ibrahim Rugovës pse nuk i ndihet zani kur nji i burgosun per vrasje, nga burgu flet se kusherini i parë i Ramushit shoku Nasim Haradinaj i paska dhanë 300.000 euro per ta vra Ibrahim Rugovën. Si mik i familjes Rugova dhe si mik i Ibrahim Rugovës patjeter se Ramushit i ka pas hije ta thotë ndonji fjalë per këtë akuzë qe nga burgu i Dubraves i ban kusherinit të Ramushit nji vrasës me pagesë. Kjo ishte publike dhe unë këtu i referohem asaj që kam lexue dhe ndegjue në lidhje me këtë rast.
Ramush Haradinaj nuk mundet me na u shitë si mik i familjës Rugova e as i Ibrahim Rugovës perderisa ai ka mik dhe ban foto e i poston ato në mjetet elektronike me kriminelin e vandalin Bajram Hoti që shkeli mikpritjen dhe respektin e nikoqirllakut që si mergimtar i dha Parlamenti i Kosovës e ai qen bir qeni pa asnji shkas vandalizon fotografinë e Ibrahim Rugovës. Kush do respektonte vandalin e fotos se mikut o Ramush Haradinaj?! Ti po e bane këtë.

Ti ke ngulë kambë te bahesh kryeminister i Kosovës, por nga Zvicërra i vetmi mashkull që mbet gjallë i familjes Musaj të Strellcit njofton se je ti ai qe ja vrave babanë ati dhe mashkujt e tjerë të shtepisë. A i duhet Kosovës nji kryeminister kaq shumë i perfolun dhe i perndjekun ? ! Unë them se jo nuk i duhet. Unë them se Kosova duhet të ju hiqet nga duert e juve KOMANDIRAVE dhe KOMISARVE stalinista që ky popull të jetojë me hallet e shumta që i ka e qe shumicen nuk i kishte as në kohen e okupimit serb, por jeni juve sunduesit e sajë qe ja ngarkuet barr mbi supe.
Dhe per fund o Ramush kishe me ba mirë ta pranosh nji këshillë nga unë qytetari i thjeshtë, mergimtari pensionist me shumë halle shendetsore.
Ty tu ka ba mani dhe smundje psiqike posti i kryeministrit të Kosovës. Dhe asnjihere nuk po ke aftësi ta kuptosh se ti je i padëshrueshem per at post. Je i padeshrueshem sepse ty nuk të perkrah populli i këti shteti të brisht qe juve komandirat enverista e sakatuet Ke kalue nëper te gjitha ato zgjedhje që prej se ke formue AAK-në tande dhe asnjihere ske arritë ti kesh ma shumë se 13 vende në Legjislativ. Vetem në nji rast pate marr disa komuna , por në zgjedhjet që pasuen i humbe te githa ato dhe mbete me ato dy komunat e anes tande ashtu si ka mbet PDK -SHIK-u me Drenasin dhe Skenderajn edhe ti mbete me Deqanin dhe Junikun e edhe Obiliqin të cilin qytetari ja dha njeriut meritor te vetin e jo pse ishte AAK ai.
Dhe mu per këte unë ta preferojë ta gjesh nji psikolog diku jasht Kosovës ( para per këtë ke sepse ke miq mafioz qe te sponsorojne ) pra gjej dhe lut psikologun që te mirret me manin tande te andrres së kryeqeveritarit sespe ti je smue keq o Ramush. Ti jo vetem se je smue vetë, por ti i ke smue edhe njerzit per rreth teje. Edhe ata jan qesharak ashtu si je ti qesharak e tragjikomik kur thoni: Ramushi kryeministër, Ramushi kryeminister.
Per Kryeminister duhen KOKRRAT o Ramush. Ti kurr nuk i more as kurr nuk do i fitosh. E per këtë fajet i ke vetë. Askush nuk të ka faj.
Dhe per fund po ta them, duhet te turpnohesh kur thue në mjetet e mediumet e ndryshme te Kosovës se LDK dhe njerzit e sajë nuk kan të drejtë ti bajn presion Teuta Rugovës që ajo mos ta votojë PAN -in.
E shef sa i pagdhendun dhe sa satrap je o Ramush. Neve si votues të Teutës dhe as lidershipi i LDK-së qe e vendosi në listen e kandidatve per deputete Teuta Rugoven nuk paskemi të drejtë ti themi Teutes , oj lopë mblidh mendjen e mos voto PAN-in ndersa ti Ramush Haradinaj paske te drejtë tja leshosh zagaret e tu, Astrit Haraqin e Dardan Gashin që ta shantazhojnë ate e edhe ta kerrcnojnë se po nuk votove PAN-in Uka yt , vëllau yt marojë. Me ç`far të drejtë ata laskuca ja dridhin para hundve Teutes dosjen e Ukë Rugovës o Ramush Haradinaj?!
Turp të të vie o Ramush.
Tu drejtova direkt dhe ta them publikisht se ke prek diku ku asht mekat i madh me prek. Kujdes o Ramush se nese ka Zot nji ditë ai Zot ka me ta thye qafen ty dhe atyne rreth teje , por mos past Zot , dije se populli ju ka marr vesh kush jeni sot e cilet ishit edhe dikur andaj vet ky popull ka me jua thye qafen juve.
Miku nuk i dergon haraqegji dhe idot femijve te mikut per ti shantazhue ata per me perfitue vet. Ti e bane këte o Ramush.
Mos kofsha në lekuren tande me te githa ato mekate qe i ke ngarkue shpirtit tand.

Istog: 05.08.2017

Marrëveshja shqiptaro-serbe nuk mund të kufizohet vetëm në njohjen e Republikës së Kosovës!! – Nga Refik HASANI

Legjislatura e Parlamentit e dalur nga zgjedhjet e 24 prillit e vitit të kaluar dhe mbajtja e zgjedhjeve Presidenciale më 2 prill të këtij viti  janë forcim politik tepër i madh tani i Presidentit të Serbisë z.Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij që ka shumicën në Parlament. Deklarimet gjithënjë  në rritje që Serbia do të njohë Republikën e Serbisë është një diçka pozitive, por

 

  • Serbia duhet të njohë Kosovën duke bartur të gjitha dëmet që ia ka shkaktuar në pastrim etnik, largim të dëmeve kthim të pagjeturve etj,
  • Të pranojë gjenocidin e bërë në Sangjakun e Nishit, Prokuples, Kurshumlisë  dhe dëbimin e dhunshëm të menduar dhe të organizar nga nivele e qarqe me të lartë të Serbisë të asaj kohe para dhe pas lidhjes shqiptare të Prizrenit dhe Kongresit të Berlinit duke u njohur të gjitha të drejtat sipas akteve dhe koneventave ndërkombëtare, si në pronë e çështje tjera,
  • Serbia t’ua njohë  referendumin e mbajtur më 1 e 2 mars të vitit 1992 Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë dhe ta njof luftën   e UÇPMB-ës dhe marrëvshjen e Konçulit.

 

Lufta në mesë të Kosovës që bëri UÇK-ja dhe Krahina e Luginës përmesë  UÇPMB-ës ndaj aparatit represiv të Serbisë  nuk ishin thjeshtë dy konflikte, incidente në mesë të dy ushtrive,nuk është një luftë në mesë të Kosovës dhe Serbisë,nuk është një luftë në mesë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës ndaj aparatit represiv të Serbisë  për realizim të drejtave në Referendum,por është diçka më gjërë, me thellë,me rëndë.  Serbia nuk ka obligim si fqinjë të njohë thjeshtë realitetin e Kosovës, por populli Serb me ne shqiptarët por kjo është dhe do të duhet trajtuar si lufta shqiptaro-serbo e cila nuk ka nuk ka filluar në vitin 1998.Në një shkrim tim autorial të mëhershëm e kam quajtur  një armëpushim shekullor që duhet  shpallur !?.
Lufta Shqiptaro-Serbe,asnjëherë nuk është shpallur  nga asnjëra instancë Nacionale,por edhe  armëpushimi ende nuk është shpallur,  prandaj duhet të shpallet ky armëpushim pasi deri sa mos të shpallet lufta shqiptaro-serbe do të vazhdoj në forma e mënyra të kohës çoft në forma të reja.

Por, marrëveshja e radhës duhet të quhet-marrëveshja miqësore   shqiptaro-serbe. Mendojm se  kjo marrëveshje nuk duhet të zgjatet edhe më tej, por të pregaditet dhe mbahet para vitit 2020. Kështu kemi pengesa serioze të shumta. Kështu ne shqiptarët dhe  serbët në radhë të parë, se jemi duke e penguar njëri tjetrin. Serbia duhet të kushtëzohet  që së pari të bëj marrëveshje paqësore me ne shqiptarët e pastaj të marrë ftesën për në Evropë.

Por pasi Beogradi ta njoh Kosovën shtetë dhe Republika e Kosovës të pranohen në OKB, mendojm që bisedimet të vazhdojn për  arritjen e një marrëveshje historike në mesë të dy popujve më të mdhenjë. Por Beogradi, duhet: Të kërkoj falje  publike dhe deklarim me shkrim,si për:Të pranoj gjenocidin e bërë në Sangjakun e Nishit, të njof Kosovën dhe Serbia t’ua njof  referendumin e mbajtur më 1 e 2 mars të vitit 1992 Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë dhe ta njof luftën   e UÇPMB-ës dhe marrëveshjen e Konçulit.

 

 

5 Gusht 2017

Vetëvendosje paralajmëron zbardhjen të gjitha vrasjeve të pazbuluara

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është shprehur në FB se njëra ndër prioritetet e VV-së është krijimi i Njësisë së veçantë të hetimit dhe zbardhjes së të gjitha vrasjeve të pazbuluara. Ajo thotë se prioritet i tyre është edhe zbulimi i vrasjes së Astrit Deharit, ky premtim ka ardhur pasi sot janë bërë 9 muaj nga vdekja e Deharit.

“Nuk do të ndalemi pa u zbardhur e vërteta. I përjetshëm kujtimi për ty Astrit”, ka përfunduar ajo.

Ja kushti i LVV-së dhe LAA-së, për ta votuar kandidatin e PAN-it për kryeparlamentar

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa (LAA) thonë se mund ta përkrahin një kandidat të koalicionit PAN për kryeparlamentar nëse ai është unifikues.

Kadri Veseli dje është deklaruar se është i gatshëm ta lirojë vendin e tij prej kryeparlamentari me kusht që “Vetëvendosja” të zotohet publikisht se do ta votojë Qeverinë në krye me Ramush Haradinajn.

“Unë i ftoj publikisht që nesër, të dalin dhe të zotohen publikisht se votojnë një kandidat tjetër nga PDK-ja, si dhe në të njëjtën ditë ta votojnë Qeverinë në krye me kryeministrin Ramush Haradinajn, unë menjëherë e propozoj një kandidat tjetër për kryeparlamentar”, ka deklaruar të enjten Veseli gjatë një interviste për RTK-në.

Shkodran Hoti, zëdhënës i “Vetëvendosjes”, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se nëse Kadri Veseli është kandidati i tyre për kryeparlamentar, atëherë “Vetëvendosja” është  kategorikisht kundër, por, siç thotë ai, në qoftë se dikush tjetër i denjë për këtë post propozohet, ata mund të jenë dakord, por emri i tij duhet të dihet fillimisht.

Kosova ka rreth 70 mjekë specialistë të papunë

Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë pranuar për punësim rreth 190 mjekë specialistë nga lëmi të ndryshme.

Shemsi Veseli, anëtar i Bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është edhe një numër i mjekëve specialistë të papunë, ndonëse sistemi shëndetësor ka nevojë për ta.

“Përmbledhja e pozitave të shpallura nga konkursi i Ministrisë së Shëndetësisë për specialistët e papunësuar, është kryer si proces në aspektin profesional dhe janë 190 pozita në 40 profile që do të pranohen. Mund të them se ka shkuar mirë, ndonëse ka qenë një proces i ndërlikuar, pasi ka të bëjë me një numër të madh të profileve, e që ka qenë i menaxhuar nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës”, ka deklaruar Veseli.

Rreth 260 mjekë specialistë, të profileve të ndryshme, kanë punuar me kontrata të përkohshme në Qendrën Klinike Universitare, deri në shpalljen e konkursit, ku më pas janë pranuar 190 prej tyre.

“Kanë mbetur jashtë sistemit edhe rreth 60 specialistë të papunë, e që duhet menduar se me krijimin e Qeverisë së re, krijimin e buxhetit edhe për ta, pasi që duhet të profilizohen, pasi ka nevojë shumë të madhe në spitale të përgjithshme në vende tjera të Kosovës”, ka shtuar ai.

Valbon Krasniqi, këshilltar i ministrit në largim të Shëndetësisë, ka thënë se synimi i këtij institucioni, ka qenë që asnjë mjek specialist të mos mbetet i papunë. Ndonëse kanë aplikuar 220 mjekë për punësim, vetem 190 prej tyre tashmë janë punësuar.

“Sa i përket specialistëve, mendoj se është një e arritur e madhe pasi që është hera e parë prej pasluftës që ministria arrin t’i punësojë me se 200 specialistë në spitalet rajonale dhe QKUK”.

“Numri i specialistëve që ndërkohë e kanë përfunduar specializimin, nuk mund të themi për ta, por në momentin që është mbyllur konkursi kanë qenë 240 specialistë, ndërkaq është arritur që të punësohen rreth 200 [prej tyre]” , ka pohuar Krasniqi.

Por, mjekët specialistë, të cilët kanë mbetur jashtë sistemit të shëndetësisë konsiderojnë se do të duhej që sa më shpejt t’u bëhet një zgjidhje e qëndrueshme.

Miranda Zeneli, mjeke specialist ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Ministria e Shëndetësisë u kishte premtuar se nuk do t’i lërë pa punë. Ajo ka qenë pjesë e konkursit të fundit, por, me daljen e rezultateve, ka mbetur jashtë sistemit të shëndetësisë.

Zonja Zeneli ka treguar se nëse nuk i bëhet ndonjë zgjidhje për punë, atëherë e vetmja rrugë, siç është shprehur ajo, mbetet ikja nga Kosova:

“Nëse nuk gjejmë punë brenda Kosovës, na mbetet të shohim ndonjë shtet tjetër që ka nevojë për mjekë, e na përkrahë për punësim. Përndryshe, si mjek i papunë, është gjendje shumë e vështirë”.

Ndërkaq, këshilltari Valbon Krasniqi ka deklaruar se gjithçka varet ngaQeveria e re, e cila pritet të formohet, në mënyrë që të shihet se çka do të vendoset për fatin e specialistëve të rinj, që kanë mbetur të papunë.

“Planet e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë qenë që asnjë specialistë të mos mbetet pa punë, por kanë ndryshuar rrethanat politike dhe nuk mund të them asgjë tash për tash, ndonëse jashtë sistemit shëndetësor ka mbetur një numër i vogël”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, kuadrot mjekësorë të papunë tashmë kanë deklaruar se do të ikin jashtë Kosovës, e që një gjë e tillë ka qenë debat i gjerë, pasi që për tre vjetët e fundit kanë ikur më shumë se 400 mjekë në vendet e Bashkimit Evropian.

Kosova, për t’i përmbushur standardet evropiane, thonë njohësit çështjeve të shëndetësisë, duhet që t’i punësojë në institucionet publike shëndetësore edhe dy mijë mjekë e pesë mijë infermierë, aq sa edhe nevojiten për kokë banori.

A po bëhemi gazi dhe turpi para syve të botës demokratike?! – Nga Skënder MULLIQI

Formimi i Jugosllavisë ishte projekt serbosllav i shekullit XX, dhe shpërberja e kësaj krijese artificiale u bë në menyrën më brutale të mundshme nga Serbia hegjemoniste.Pas Luftës së Dytë Botërore , më së shumti u vranë njerëz dhe u bën dëme materjale më shpartallimin e kësaj krijese artificale .U formuan mini shtete të cilat vështirë po mbijetojnë politikisht dhe ekonomikisht.Po mos të ishte intervenimi I NATO-s dhe po mos të formohej TPI në Hagë ndoshta edhe sot do të kishim luftë. Shqiptarët sot nuk mund të fshehin faktin që pas për fundimit të luftës ndihen më të drejtë të mashtruar , të manipuluar , të keqpërdorur , të turpëruar dhe të varfëruar nga kjo klasë politike .Partitë politike të cilat u formuan u larguan nga idealizmat duke u shëndrruar më shumë në parti materjaliste kriminale . Shtrohen pyetjet logjike. Pse shtetet e dala nga ish-Jugosllavia janë larg stabilitetit politik e ekonomik? Pse ende kanë mbetur më demokraci të brishtë? Pse ende Ballkani ka mbetur “fuqi baroti”? Të gjithë këto pyetje kërkojnë një analizë të hollësishme. Edhe pse faza e tranzicionit ishte dashur të jetë diku ka fundi, këto mini shtete po kthehen në vitët e 90-ta, të krizës së madhe kur edhe filluan lufërat në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Dihet së luftërat në Ballkan kan marrë me veti mijëra viktima të pafajshme, dhe droja nga përseritja e një situate të tilllë konfliktuoze nuk duket shumë e pa mundshme të na përseritet. Popujtë e këtyre shteteve e kan përvojën e hidhur nga lufta e fundit, ku më së keqi kaluan myslimanët e Bosnjës dhe shqiptarët e Kosovës. Këta dy popujë përejtuan gjenocid të pa parë për një luftë locale nga shovenizmi i eger serbomadh. Këtë gjendje jo stabiliteti politik dhe ekonomik po e provokojnë udhëheqjët politike të pa përgjegjshme. Këto udhëheqje politike më shumë po ngjajnë bandave pushtetare. Ata që këtyre popujve po ua përcaktojnë fatin e jetës nuk janë gjë tjetër veq banda të krimit të organizuar, janë banda të trafikimit, banda të prostitucionit, endjës së drogës dhe e shumë marifeteve të tjera të ndyta, të cilat marifete po ua ngushtojnë lakun në fyt qytetarëve të këtyre vendeve. Fola pak këtu për gjendjën politike dhe gjendjen ekonomike në rajon, sepse të gjithë bandat pushtatare janë lidhur bashkë për interesa të tyre përsonale, duke i apstrahuar gadi krejt interesat vitale të shteteve që i përfaqësojnë. Vendi ynë është duke përjetuar ditët të vështira nga këto struktura politike të cilat që shumë kohë janë instaluar në krye të shtetit të Kosovës. Vëtem sa po e vështirësojnë jetën e qytetarëve gjithnje e më shumë. Të jesh politikan nënkupton që të kësh zhdërvjelltësi dhe dijeni të nivelit të lartë. Të jesh politikan donë të thotë të punosh mirë për shtetin dhe për popullin tënd. Politikani i karrierës nuk do të jap betimin e rremë së është për paqë dhe prosperitet, e në fakt i kontribuon më të madhe jo stabilitetit dhe konflikteve. Politikani i mirë e shuan zjarrin, tek ai dominon arsya e jo emocionet. Këto garnitura tona pushtetare janë plotë më vese. Tek ne mund të behësh politikan më lehtë së çdo gjë tjetër. Nese je mjeshter i hajnive, nese je kriminelë.., edhe mund ngritësh lartë në hiearkinë shtetërore. Ata që janë në politikë në Kosovë më ndonjë përjashtisë thirrjën e kan njerëz të politikës .Këta janë bërë tregtarë të fateve tona. Arsyetimet të cilët po i bëjnë për gjendjën e keqe ekonomike dhe politike janë më shumë së qesharake. Këta që po e drejtojnë shtetin e Kosovës, po tregohen njerëz të pa ndershem, dhe patriota të rremë. Kan ba pasuri të madhe pa mund dhe pa ndjersë në kurriz të popullit të vet. Kur po takohen më njerëzit e fuqishem të politikës ndërkombëtare na sillen sikur të ishin melaqe, janë në gjendje ta luajnë gjithë farë roleve. Nga këta njerëz të politikës nuk kemi mundësi të presim që të bëhët mirë, që të kemi zhvillim dhe prosperitet të këtij vendi.Nga kjo klasë politike po instalohet mos durimi qytetarë, po instalohet mos dashuria e ndërsjellë, dhe jo toleranca. Është vështirë të mendosh vendin tënd oazë të pa qetësisë dhe të jo paqës së qendrushme, për mungesë lidershipi, dhe për shkak të hegjemonisë së pashuar serbomadhe të qetnikeve Vuqiq dhe Daciq. Na ka mbetur vëtem të ëndrrojmë së një ditë do të largohen të gjithë autokratët të cilët shtetin e Kosovës e ka bërë pronë private .Kosovës dhe popullit të saj i nevoitet paqja e përhershme e prosperiteti, e jo futja e serishme në krizë politike e krizë institucionale gjashtë mujore edhe pas këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale .Të mbesin anash të gjitha lojërat e rrezikshme nga kush do qoftë që vijnë ato… Mjaftë pamë gjatë këtyre viteve cirkusiada në parlamentin tonë.Po bëhemi gjithnjë e më shumë gazi dhe turpi i botës demokratike, siq e tha edhe ambasadorja gjermane në Kosovë…

Pamje mbresëlënëse, hëna e plotë në Luginën e Lejlekëve

Për vite me radhë piktorë dhe fotografë nga e mbarë bota gjejnë te Lugina e Lejlekëve inspirimin për veprat e tyre

KONYA – Lugina e Lejlekëve në vendin Beysehir në Konya të Turqisë, paraqet vendin ku për vite me radhë piktorë dhe fotografë nga e mbarë bota gjejnë inspirimin për veprat e tyre.

Në pranverë dhe verë, lugina paraqet vendtubimin e shumë kurreshtarëve nga vende të ndryshme të botës, të cilët përmes ekspresionizmit të tyre, shfaqin bukuritë e këtij rajoni.

Një shfaqje e tillë është regjistruar të enjten në mbrëmje, kur mbi luginë ndriçoi hëna e plotë.

Kryetari i komunës Beysehir, Murat Ozaltun tha se në këtë zonë jetojnë qindra lejlekë, të cilët në Beysehir ushqejnë të vegjëlit e tyre.

“Kjo pamje mund të shihet çdo pranverë por edhe gjatë verës. Gjatë qëndrimit këtu, zogjtë shtegtarë janë një pamje të cilën shumë njerëz dëshirojnë ta regjistrojnë. Lugina është e rëndësishme jo vetëm për turizmin e këtij rajoni, por edhe të Turqisë në përgjithësi”, rrëfen Ozaltun.

Sipas fjalëve të tij, foletë e lejlekëve gjenden në një largësi të vogël njëra nga tjetra, dhe se lejlekët janë në lëvizje të vazhdueshme. Një nga pamjet që mund rastësisht të regjistrohen, sigurisht që është edhe hëna e plotë që plotëson bukurinë e Luginës së Lejlekëve.

Gjendet i vdekur gazetari kosovar i zhdukur në vitin 1999

Mediumi serb B92 ka publikuar një shkrim ku thuhet se Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS) ka zbuluar se gazetari i RTV Prishtinës, Krist Gegaj, u vra në Istog në shtator të vitit 1999.

Vrasja e tij ka ndodhur tre muaj pas ardhjes së forcave ndërkombëtare dhe emri i tij nuk është gjetur në asnjë regjistër të viktimave, transmeton Express.

Emrin e tij nuk e kanë përfshirë në ndonjë nga të dhënat e gazetarëve të vdekur, thuhet në njoftimin për shtyp të shoqatës.

Krist Gegaj, sipas kësaj dosje, thuhet se u vra në fushën e Kosovës në periudhën nga viti 1999 deri në 2005, kështu tani duke e shënuar numrin 14 të gazetarëve të vrarë dhe të kidnapuar, thuhet në deklaratën e UNS’së.

Gegaj, ishte komentator dhe redaktor i programit në shqip në RTV Prishtina.

Sipas informacioneve të marra nga Zyra për Sigurinë Kombëtare, Krist Gegaj u zhduk më 12 shtator të vitit 1999, tre muaj pas ardhjes së forcave ndërkombëtare në Kosovë, shkruan B92.

Në po atë ditë, rreth orës 07:00, mori bagëtinë në fermë, që e kishte 200 metra nga shtëpia. Që nga atëherë nuk u pa më i gjallë. Familja dhe miqtë e kërkuan atë për orë të tëra.

Trupi i Gegajt u gjet më 13 shtator të vitit 1999 në një lum aty pranë

Teuta Rugova mbërrin në Kuvend

Deputetja e LDK-së Teuta Rugova tashmë ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës.

Ndonëse Rugova dje kishte votuar që të shtyhet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, ajo sot pritet të marrë pjesë në nisjen e seancës.

Por në anën tjetër, PAN ka vendosur ta bojkotojë seancën.

Labinot Tahiri – deputetëve: Ta ulim kokën dhe të punojmë për vendin

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, ka thënë se deputetët duhet ta ulin kokën dhe të punojnë më shumë për vendin.

Më poshtë është shkrimi i plotë i deputetit Tahiri:

Mirmengjesi, deputet të nderuar!

Mendoj se duhet ta ulim kokën dhe të punojmë më shumë për vendin tonë.
Ne duhet të mundohemi, që qytetarët tanë ti bëjmë krenarë me punë tonë, me të vetmin qëllim që ata të mburren me vendin e tyre! Ne jemi pasqyra e qytetarëve me punën në kuvend, ku femijet tanë për mes nesh mund ta duan apo jo atdheun e tyre!
E kemi të gjithë parasysh, se shumë nga të rinjtë tanë nuk kanë me çfarë të krenohen në vendin e tyre, pos me emrin Kosovë!

Vendi ynë ka mbetur akoma pa prespektivë! Nuk mund të na sheh qytetari ynë në menyren se çfarë e keqe po ndodh në Kuvend, apo në Kosovë, mendoj se duhet të ua krijojmë besimin, se edhe në Kosovë mund të ndryshojnë gjërat për mbarë.

Gjithçka që bëhet me shpirt e zemër, e do Zoti po ashtu edhe Kombi, nuk ka shansë të mungojnë sukseset e përbashkëta nëse ne angazhohemi fuqishem për vendin.

Merrni shembull sesi e ngjallem humanizmin se bashku derisa ai po zbehej, tani është gjithandej solidarizimi në vendin tone.
Ne mund ta kthejmë gjendjen në favor të qytetarit, personalisht unë e kam me zemër, besoj se të gjithë do ecim më përpara.Besoni.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë.

Kosova mbledh Kuvendin, ndërsa PDK mbledh Kryesinë në ora 10:00

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur sot mbledhje të Kryesisë, pikërisht në orën 10:00, atëherë kur u paralajmërua se do të mbahet edhe seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Seanca konstituive u parapa të nis në orën 10:00, pas ndërprerjes së djeshme.

Memli Krasniqi e ka konfirmuar për Gazetën Express se po në të njëjtën orë, do të mblidhet Kryesia e PDK’së.

Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, ka thënë dje se ngjarjet në Kuvendin e Kosovës janë demonstrim se si Lëvizja Vetëvendosje mund të abuzojë më pushtetin.

Kujtojmë se dje PDK propozoi nga udhëheqësi i seancës dy orë pauzë, në mënyrë që partitë të konsultohen mes vete në lidhje për kandidatin e koalicionit PAN për kryeparlamentar, por kur u vu në votim, ky propozim mori 60 vota pro dhe 60 kundër.

Ish Presidentja e Konfederatës së Zvicrës Michelin Calmy-Rey shpallet Qytetare Nderi e Vitisë

Ish-Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Michelin Calmy Rey, ka  qëndruar sot   për vizitë në Komunën e Vitisë. Ajo fillimisht është pritur  nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti  në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.  Në orët e pasdites znj. Calmy-Rey  ka vizituar komunën e Vitisë, ku është  nderuar   nga institucionet komunale me titullin “Qytetare Nderi e Vitisw”. Po ashtu ajo ka marrë  pjesë edhe në ceremoninë e zbulimit të pllakës në sheshin që tani e tutje do të bartë emrin e saj.

Ish  Presidentja e Konfederatës  Helëetiane   u shpall Qytetare Nderi e Vitisë. Ky titull iu dha sot gjatë një seance solemne nga Kuvendi i Komunës së Vitisë, në shenjë mirënjohjeje e respekti për kontributin e dhënë për Vitinë, Kosovën dhe çështjen kombëtare në përgjithësi.

Image

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, tha se ky titull asaj i ndahet për kontributin që i ka dhënë Kosovës dhe populli të saj në proceset e rëndësishme të vendit.

Pas shpalljes së qytetare nderi, Calmy Rey, ju drejtua të pranishmëve. Ish-Presidentja, tha se ndjehet e privilegjuar tej mase për nderin që i ka bërë sot qyteti i Vitisë dhe qytetarwt e saj. Ish presidentja dhe ish kryediplomatja shumëvjeçare e Zvicrës,  u shpreh se është e lumtur që është në Kosovë e që pati rastin të vizitojë qytetinë e Vitisë dhe të njoftohen me zhvillimet e kësaj komune dhe me qytetarët e saj.

Po ashtu ajo morri pjesë  edhe në ceremoninë e zbulimit të pllakës në sheshin që tani e tutje do të bartë emrin e saj. Aziz Zuka

Ish – presidentja e Zvicrës Micheline Calmy-Rey në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ish Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, të cilës i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë dhe e falënderoi për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës gjithmonë.

“Është kënaqësi t’ju takoj sot dhe t’ju shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që i keni dhënë Kosovës”, u shpreh Thaçi.

“Zëri juaj ka qenë ndër zërat e parë për pavarësinë e Kosovës dhe ka hapur sytë e shumë të tjerëve”, shtoi Thaçi.

Presidentja Micheline Calmy-Rey u shpreh se është e lumtur që është në Kosovë.

“Fatin e Kosovës e kam në zemër”, u shpreh Presidentja Calmy-Rey.

Presidenti Thaçi e falënderoi Presidenten Calmy-Rey që nuk po e harron Kosovën.

Presidenti Thaçi gjithashtu foli për të arriturat e Kosovës që nga pavarësia.

“Jemi në rrugë të drejtë. Kemi sfida por po i kalojmë me sukses”, përfundoi Presidenti Thaçi.

Teuta Rugova nuk ishte në mledhjen e LAA-së as nuk ndodhet në Kuvend

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Teuta Rugova ende nuk iu ka bashkuar grupit parlamentar LDK-AKR-Alternativa, të cilët tanimë janë në sallën e Kuvendit, ku së shpejti pritet të fillojë seanca konstituive.

Ajo madje ka munguar edhe në mbledhjen e grupit parlamentar LAA-në, e cila ka filluar në ora 9:00.  Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili më vonë është parë teksa dilte nga Kuvendi.

Merret vesh se ata kanë hyrë ndaras nga deputetët e partive të tyre.
Nuk dihet pse ka ndodhur një gjë e tillë.

Milaim Zeka: Po të isha Kadri Veseli, nuk do të kandidoja për Kryetar Parlamenti

Neser eshte seanca e pare e Parlamentit, pas zgjedhejeve te zorit qe u mbajten kohe me pare. Gjendja politike eshte teper e rende. Gjendja ekonomike-e jashtezakonshme. Jemi kthyer ne piken Zero te vitit 1999-2000!

Njeriu i vetem i cili mund t i zhbllokoje proceset, eshte Kadri Veseli. Puthadore, lajkatare e bythelepires, bashke me dashamiret e Serbise, po me duket po i shoh rrotull tije, duke u cacitur sikur te ishin bere kaps, duke i thene: “Shef vetem Ti, dhe askush tjeter. Zoti nalte, Ti poshte. Mos lesho pe”!

Po Kadrise i takon te leshoj pe per hire te Kosoves. Te qenurit kryetar i Parlamentit, ashte bash si nje moderator i nje programi televiziv. Eshte pune koti per nje shtet abnormal, dhe per nje Parlament, qe eshte shenderruar ne fushe gladiatoresh.

Nese Kadri Veseli e bene kete sakrifice, ai do ta deshmoje se e don Kosoven me shume se veten. Do ta deshmon se ka menduar seriozisht per me ba Ramushin kryeminister. Do ta deshmoje se kush jane argatet e Serbise ne Parlament!

Kete mundet me ba vetem nese nuk konsultohet me Hashim Thaçin. Kete mundet me ba nese e kupton kete mesazh qe po ja shkruaje qe eshte ma i sinqert se çdo keshilla e matrapazave te tjere.
Populli thote: Qite doren ne zemer, mendo per vete, pastaj fol e vepro. Kete shkrim e kam ba me dore ne zemer, per hire te Kosoves, jo timen, jo te Kadri Veselit!!!

Fillon seanca konstituive, e drejton Adem Mikullovci

Seanca e parë konstituive e Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka filluar.

Tashmë në sallën e Kuvendit kanë filluar të ulen edhe deputetët.

Deputetët e lëvizjes Vetëvendosje tashmë gjenden në ulëset e Kuvendit të Kosovës. Ndërlohë që këaj radhe VV ka zënë vend në ulëset në të cilat gjatë legjialaturës së kaluar është janë ulur deputetët e LDK-së.

Seancën e drejton Adem Mikullovci, deputeti më i vjetër i Kuvendit.

Në hapje Mikullovci recitoi një poezi.

Sot zgjedhja e kreut të Kuvendit në Kosovë, ja çfarë pritet

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës do të jetë sfida e parë, me të cilën do të përballen deputetët e legjislaturës së gjashtë të vendit, e cila pritet të konstituohet sot.

Propozimi i kandidatit për kryetarin e Kuvendit do të bëhet nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, i cili radhitet si subjekti i parë politik me më së shumti ulëse të fituara në Kuvend.

 

Përderisa përfaqësuesit e koalicionit PAN ende nuk e kanë sqaruar nëse i propozuari i tyre do të jetë lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, thonë se do të votojnë kundër zotit Veseli për postin e të parit të Kuvendit. Paralajmërime të ngjashme ka bërë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka thënë se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit e as të nominuarin e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, për kryeministër të Kosovës.

Memli Krasniqi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar përfundimtar nëse Veseli do të propozohet për kryetar të Kuvendit.

Politika është interesante, veçanërisht në Kosovë dhe veçanërisht kur kemi zgjedhje. Por, ne shpresojmë që do të jetë zoti Kadri Veseli – po e them edhe personalisht – për arsye që e ka kredibilitetit politik dhe mbështetjen politike, si dhe peshën politike, ndoshta për të udhëhequr më fuqishëm në mandatin e ardhshëm Kuvendin e Kosovës, sidomos kur kihet parasysh që do ta kemi një opozitë të fuqishme të përbërë prej Vetëvendosjes dhe LDK-së. Në anën tjetër, mund të jetë një kryetar, i cili mund ta menaxhojë në mënyrën më të mirë të mundshme Kuvendin. Por, ta shohim. Realisht, as unë nuk kam mandat që të them sot se kjo është çështje e kryer”.

Por, Albulena Haxhiu, deputete e zgjedhur e Lëvizje Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se deputetët e këtij subjekti politik, i cili është i dyti me radhë për kah numri i ulëseve në Kuvendin e Kosovës, do të marrë pjesë në mbledhjen konstituive të Kuvendit. Ajo ka ripërsëritur se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, do të votojnë kundër Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit.

Natyrisht që do ta kundërshtojmë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, në qoftë se propozohet një emër i tillë, për faktin se kryetari i Kuvendit duhet të jetë figurë unifikuese dhe jo përçarëse. Veseli ka dështuar që ta përfaqësojë interesin e secilit deputetë përbrenda Kuvendit, dhe t’i përfaqësojë sa më mirë interesat e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Madje, shpeshherë ka kërcënuar dhe ka fyer deputetët e Kuvendit, prandaj ne nuk mund ta përkrahim një njeri të tillë”, thotë Haxhiu.

Por, Haxhiu ka shtuar se, marrë parasysh aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, i cili i jep të drejtën subjektit politik me më së shumti ulëse në Kuvendin e Kosovës që ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, në këtë rast koalicionit PAN, atëherë, siç thotë ajo, propozimi i një emri tjetër nga ky koalicion ka mundësi ta marrë përkrahjen e deputetëve të Kuvendit.

Ne jemi të bindur që përbrenda këtij koalicioni (PAN) ka njerëz, të cilët mund ta mbajnë këtë pozicion, ka njerëz, të cilët mund të marrin përkrahjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. U bëjmë thirrje që ta bëjnë një propozim të tillë”, tha Haxhiu.

Sidoqoftë, konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e kryetarit të tij, i hapë rrugë krijimit të Qeverisë së re të vendit. Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, formimi i Qeverisë i takon koalicionit PAN, por kërkohet që ky koalicion të sigurojë minimumin prej 61 votave. Përfaqësuesit e këtij koalicioni, kanë thënë se pas konstituimit të Kuvendit, brenda një kohë shumë të shkurtë do të mbahet edhe seanca e dytë e Kuvendit, ku do të votohet për Qeverinë e re.

REL

Rakiç: “Lista Serbe s’do të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës”

Lista Serbe, të gjitha vendimet e rëndësishme do t’i marrë në konsultim me Qeverinë e Serbisë dhe me shefin e shtetit serb, presidentin Aleksander Vuçiç.

Kështu ka porositur kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Ndërkaq, në lidhje me atë se si do të veprojë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, kjo Listë, në një njoftim të mëparsëm për media, nuk ka dashur të flasë.

“Përfaqësuesit politikë serbë, duke iu falënderuar rezultateve të arritura të Listës Serbe, më nuk do të mund të trajtohen si dekor. Raporti ndaj aktorëve politikë shqiptarë do të varet nga gatishmëria e tyre në hapa të sinqertë drejt përmirësimit të gjendjes së popullit serb”, është thënë në njoftimin për media, raporton media serbe, “N1”.

Përveç faktit se do të marrë pjesë në seancën konstituive, nuk dihet se për këtë do të japë votën Lista Serbe.

Ndërkaq, analisti serb Dushan Janjiç mendon se Kuvendi i Kosovës do të zgjedhë vetëm kryetarin e tij, ndërkaq për formimin e Qeverisë, mandatar i të cilit, siç thotë ai, nuk do të jetë Ramush Haradinaj, duhet të pritet deri në shtator.

Sipas tij, Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

“Nëse ata, për çdo vendim do të vijnë në Beograd, dhe këtë edhe do ta bëjnë, këtë s’do ta pranojë asnjë parti politike shqiptare. Mendoj se kjo do t’i shtyjë shqiptarët drejt një koalicioni të gjerë”, mendon Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike.

Kosova do të frymojë edhe pas 3 Gushtit – Nga Nue Oroshi

Dallimi në mes të shtetit dhe pushtetit, mospergjegjësia për besimin e dhënë nga populli janë dy gjëra që politikanët e sotëm të Kosovës qe nuk i kanë fare parasysh dhe si duket ose nuk munden me ba këtë dallim ose janë thellë të zhytur në dashurinë dhe lakmin për pushtet që jau ka vërbuar sytë dhe jau ka helmuar trurin.

Dita e nesërme me 3 Gusht 2017 ku pritët të bëhet konstituimi i Parlamentit të Kosovës dhe më pas Qeverisë së Kosovës po i gjenë blloqet politike shqiptare skajshmërisht të përçara më njëra- tjetrën, ato blloqe politike në vend që të ulën dhe me gjuhën e koncepteve dhe programeve politike t’i përafrojnë programët e tyre se ku munden me gjetë pika të përbashkëta dhe ku jo, ata gjithë kohën e kanë shfrytzuar se cili do ta shajë dhe lëndojë më shumë njëri -tjetrin pa harruar faktin se edhe nëse mbahen dy apo tre palë zgjedhje të reja ata do të jenë të obliguarë ligjerisht të bashkpunojnë me njëri – tjetrin, qoftë si parti qeverisëse qoftë si parti opozitare. Në Kosovë ka kohë që është krijuar një mentalitet bllokues i partive dhe blloqeve politike shqiptare se ose duhet të bëhet qeverisja, si duam ne ose do të ketë bllokadë totale dhe nuk duhet të egzistoj as shteti e as pushteti.

Kjo logjikë kushtëzuese e partive dhe blloqeve politike shqiptare nuk të qon askund përveç se tek një rrugë qorre e ku më së shumti pasojat e kësaj kokëfortësie politike të kësaj rruge qorre i bartë qytetari i Kosovës, nxënësi,studenti, bujku, punëtori, tregtari e prodhuesi. E këtu logjika e inateve dhe interesave personale dominon mbi logjikën e shtetndërtimitë dhe ecjes përpara. Këtu politikanët shqiptarë të Kosovës, harrojnë dy gjëra: e para dhe shumë e rëndësishmja që lobi sllav në krye me Serbinë dhe Rusinë është shumë aktiv në dëmtimin e prestigjit ndërkombëtarë të Kosovës, dhe janë duke e luajtur politikën shkatrruse por tash të mbeshtjellur me një pelhurë të trashë mashtruse dhe shumë perfide, se gjoja Serbia është demokratizue dhe për ti bindur miqtë tanë se fajtor janë shqiptarët e Kosovës dhe politikanet e Kosovës, për çdo gjë dhe e dyta ngecjet e Kosovës në shumë aspekte në mardhëniet ndërkombtare, siç janë njohjet e metutjeshme të shtetit, antarsimit të Kosovës në organizata nderkombëtare botërore, përgaditjen e terenit për investitor të sigurt nderkombëtarë, sigurimin e terenit për të rinjët dhe të rejat që mos ta lëshojnë Kosovën, me një fjalë fillimi i një rruge tjetër në politikë dhe kalimi nga politika për sjelljen e të mirave materiale te politikanit, në sjelljen e te mirave materiale për mbarë popullin e Kosovës. Ajo që me të vërtetë më dhemb më së shumti, dhe duhet t’i dhemb çdo shqiptari atdhetar është fakti se tri blloqet politike shqiptare që kanë 100 deputetë në Parlamentin e Kosovës, nesër do të shikojnë se si do të jetë sjellja e deputeteve të Listës Serbe për ndërtimin e Institucioneve të Kosovës.

Kjo është me qajtë me shami në dorë siç përdorët një fjalë e hershme popullore në traditën tonë të pasur shqiptare. Dhe 100 deputet shqiptarë për shkak të mosgjetjës së gjuhës së përbashkët në mesë të tri blloqeve politike nesër do të jenë nën mëshirën e fatit dhe pritjes se çka po ndodhë dhe si po ndodhë me ndërtimin e Institucioneve të Kosovës. Dhe krejt lehtë mund të ndodhë që ata nesër ta rrezojnë vetveten dhe të shkrihen si legjistraturë ende pa filluarë të punojnë asgjë. Për fund kam një propozim që me siguri nuk do t’iu pëlqej asnjërit nga tri blloqet politike shqiptare. Nëse nuk gjeni gjuhë të përbashkët që t’i krijoni Institucionet e Shtetit, dhe lakmin për pushtet e qitni para vetdijës shtetërore, ateher do të ishte mirë që te gjith ju sa jeni 100 deputet asnjëri nga ju mosë të kandidoni për postë të ri të deputeit të Parlamentit të Kosovës, për faktitë se besiminë që e morrët nga populli nukë qetë në gjendje ta konkretizoni me ndertimin e Institucioneve të shtetit. Ka Kosova vajza dhe djem shqiptare, edhe ma të mirë se ju, edhe ma të përgaditur në aspektin intelektual se ju, porë edhe në të gjitha aspektët tjera, që mundë ta qojnë përpara shtetin e Kosovës. Porë që janë të bllokuarë nga mosmundësia e terenitë politikë, që e keni krijuar pikërisht ju që sot silleni sikur të ishit 100 Zotëra të Kosovës dhe e harroni faktin se ishin pikërisht votuesit tuaj që ju dhanë votën që t’i ndërtoni institucionet e shtetit të Kosovës, dhe shteti të ecë përpara, si në aspektin politik, ekonomik dhe të zhvillimeve tjera ashtu siç janë duke ecur bota e qytetruar perëndimore. Prandaj është koha që të reflektoni në gjëra pozitive se Kosova do të frymoj edhe pas 3 Gushtit, ajo do të vazhdon jetën Institucionale edhe kur të gjithë ju deputetet e kësaj legjistrature, nuk do të jeni pjesë e politikës.

Bashkësia Islame e Kosovës dënon grafitet kërcënuese

Bashkësia Islame e Kosovës reagoi pas njoftimeve se persona të panjohur kanë shkruar në muret e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, grafite nëpërmjet të cilave kërcënohen me vdekje udhëheqës të institucioneve qendrore e lokale dhe të kësaj bashkësie.

Në grafitet e shkruara, kërcënohen presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kandidati për kryeministër nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin por nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Bashkësia Islame e Kosovës nëpërmjet një komunikate për opinion dënoi veprimet e tilla duke theksuar se “kërcënimi me vdekje i udhëheqësve të shtetit, BIK-ut dhe Komunës së Prishtinës përmes grafiteve është akt i papranueshëm dhe i dënueshëm për shoqëritë normale”.

Në komunikatë thuhet më tutje se “institucionet e vendit e as udhëheqja e Bashkësisë Islame e Kosovës nuk ndikohet nga individë të natës që thërrasin në dhunë e mbjellin urrejtje e mosdurim. Jemi të bindur që autorët dhe mentorët e këtij veprimi qyqar nuk paraqesin qëndrimin e qytetarëve të Prishtinës e as të vendit. Këtë veprim e konsideromë të izoluar dhe ftojmë qytetarë e sidomos studentët që mos të bien pre e individëve që thërrasin në dhunë, përhapin shpifje dhe i kontribuojnë urrejtjes e mos durimit”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që te hetojnë rastin dhe autorët e këtij akti të sillen para drejtësisë.

Grafitet e shkruara në Prishtinë, pasojnë debatet rreth ndërtimit të xhamisë së re në Prishtinë, gurthemeli i së cilës është hedhur në tetor të vitit 2012. Një grup qytetarësh dhe arkitektësh kanë shfaqur mospajtime rreth mënyrës së ndërtimit dhe vendit të ndërtimit të xhamisë, e cila do të financohet nga Bashkësia Islame Turke, me një çmim prej rreth 40 milionë eurosh.

KUSH PO DON ME E KTHYE KOSOVËN NË “KULLË NGUJIMI”?! – Nga RAMIZ LUSHAJ

 
          1.
Me Serbinë tashti jena në Luftë. Në një Luftë Ndryshe. Se asnji Luftë e Serbisë ndaj Shqiptarëve  nuk i nget tjetres. As ato të krajlëve të vjetër Nemanja apo Brankoviç, as Karagjorgjeviç apo Obrenoviçët, as të Titos apo Sllobodanit. E, as kjo e sotmja, e Vuçiçit.
E si ka me kanë Lufta ndryshe veç njikështu: me t’i arrestue Burrat e Shtetit e Djemtë e Kombit tand.
Arrestohet dy herë lideri Ramush Haradinaj, gjeneral i UÇK, ish kryeministër i Kosovës, kryetar i AAK: më 2015 në Slloveni me një urdhër-arresti ndërkombëtar të Serbisë të Sllobodanit dhe në janar 2017 në Francë me urdhër të Serbisë të Vuçiçit.
Kosovës iu kanë arrestue edhe herë tjetër nga Serbia kryeministrat e saj si Hashim Thaçi në Hungari, edhe Agim Çeku në Slloveni.
Asnji vendi në botë nuk iu kanë arrestue tre (ish)kryeministra në një kohë kaq të shkurtër e me akuza me frymë kundër konventave ndërkombëtare të OKB, Këshillit të Europës, etj. Cili n ga 12 kryeministrat e kohës së Sllobodanit e të Vuçiçit u arrestua nga Interpoli apo me urdhër-arresti ndërkombëtar nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, për genocid, krime ndaj njerëzimit, terrorizëm, spastrim etnik?! Pse nuk e arrestuan Aleksandër Vuçiçin që kurrgja nuk e dallon nga krajli Aleksandër i Parë (1921-’34) veçse nuk ka mustaqe si ai, që është vazhduesi i strategjisë politike, partiake e zyrtare të kryeministrit serb Pashiqit, që ishte ministër i Sllobodanit, që e keq luan strategjinë e tensionit e aneksimit ndaj Kosovës me Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, me dergimin e trenit serb nga Beogradi drejt Mitrovicës shqiptare me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, etj. etj. Çka do të bante ndonjë shtet tjetër ballkanik apo europian sikur t’i ndodhte kësisoj si Kosovës?!
Po, kjo, Serbia e re me fytyrë të vjetër, me shpinë në Moskë e me gjoks në Bruksel, me të tillë urdhër-arresti e prangosi në vendkalimin kufitar Konçul (kah Bujanovci shqiptar në Kosovgën Lindore, përndryshe: Serbia Jugore) edhe  Nehat Thaçin – drejtor Rajonal i Policisë së Kosovës, duke i dhanë 30 ditë masë paraburgimi me akuzën e njoftun serbe “vepër penale të terrorizmit”(!)
Tashti, në Kroaci, e arrestojnë sipas një urdhër-arresti interpolian Ismail Morinën e dronit mbi stadium të Beogradit kur luante skuadra kombëtare e Shqipërisë me Serbinë.
Këto nuk janë arrestimet e para e të vetmet etno-politike hakmarrëse të Serbisë, e cila ndjek strategjinë e vet me taktikën: “Prite se çka do të ndodh nesër…”. Kjo nuk është vetëm çështje emrash tribunal e fort aktiv për kombin shqiptar  e  as numra listnor, por ka të bajnë me vet psikologjinë e strategjinë serbe, të cilët e duan Kosovën e sotme të lirë e të pavarur të kthehet në një “Kullë ngujimi” nga gjaksi i vjetër dhe i ri serb, nga Sllavët e Jugut e të Stepave.
 
 
          2.
          E shumta dhe e veçanta e mirëpritur nga BE është dhe mbetet Liberalizimi i Vizave. Përndryshe: Marrëveshja e vonuar Shengen. Vetëm Kosova është e përjashtuar prej saj. Të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit ose kanë hy’ në BE, ose i gëzohen Marrëveshjes “Shëngen”.
Mirëpo, Europa e sotme nuk duhet të harrojnë se në mitologji, në legjenda klasike, është nji hallë e stërlashtë e ilirëve. Pra, bashkarisht, jemi Europa. Jemi të parët e saj, para se të vinin në Europë shumë nga popujt (shtetet) që tashma janë antare të saj.
Bojkotimi i derisotëm i Kosovës në Lëvizjen e Lirë (Shengen) është turpi ma i ri i Europës. Ndaj Kosova duhet t’i kujtojnë Europës se qysh në hershmërinë ilire, rreth tre mijë vjet ma herët, kena kapërcye dete e male të Lindjes e të Perëndimit me “pasaporta” zyrtare të asaj kohe: me bojë në papirus ose pergamentë, gdhendur mbi pllakë të hollë bronzi ose guri.
Ndaj Kosova duhet t’i kujtojnë Europës se perandorë romak e bizantintë të saj e drejtuan Perandorinë Romake kur ishte Njish dhe kur u nda më Dysh, si Konstandini i Madh që e njohu zyrtarisht Krishtërimin, si Justiniani i Madh që e la “Kodin e Justinianit” në themele të sotme juridike të Europës, etj. etj.
Po, Kosova ka qënë dhe mbetet në zemër të Europës, në mesin e dheut (Mesdhe), ndërsa prania e sotme e shumanshme e Bashkimit Europian në Kosovë është vet “Fytyra e Kosovës”, aq sa për popullin shqiptar të Kosovës, në nji kuptim e realitet të caktuar, duket sikur “Kosova është BE dhe BE është Kosova”…
Ndaj duhet thanë se me sjellje të tilla të saj, me “Murin Shengen”, Europa e Bashkuar po e tepron dhe po e turpëron përditë e ma shumë vetveten në sytë e kombit shqiptar e të botës euro-atlantike.
E keqja ma e madhe është se Bashkimi Europian me strategjitë e fondet e saj po i  anash largohet Kosovës, si në projektet e mëdha hekurudhore e auto-rrugore, të cilat e lidhin Kosovën me Serbinë e me Maqedoninë, deri edhe me Bullgarinë e Greqinë, por jo me Shqipërinë, as me Malin e Zi (Rruga Deçan-Plavë), etj. BE po investon për lidhje njani me tjetrin të shteteve sllave në Ballkan?! Pas ikjes graduale të Mbretërisë së Bashkuar nga BE, pas shtrirjes së ndikimit rus deri në Ballkanin Perëndimor, pas rritjes së frymës nacionaliste në disa shtete të mëdha e të vogla të Europës kontinetale e ishullore, etj. a mos po kemi një dominim sllav në BE ndaj Shqipërisë e Kosovës?!
Pyetja shtrohet hapur, qartë, ballas: Kujt po i intereson në Bashkimin Europian strategjia serbe e ruso-sllave për me e kthye Kosovën e lirë e të pavarun në një “Kullë Ngujimi” në mes të Europës, në shek. XXI, në këtë me integrime euro-atlantike, në këtë botë globale?!

Kosovë, betohen 53 gjyqtarë të rinj

PRISHTINË – Presidenti i Republikës së Kosovë, Hashim Thaçi, në një ceremoni solemne ka dekretuar sot emërimin e 53 gjyqtarëve të rinj të Kosovës.

Presidenti Thaçi gjatë fjalës së tij theksoi se Republika e Kosovës viteve të fundit në vazhdimësi ka bërë dhe është duke bërë reforma në fushën e gjyqësorit me të vetmin qëllim që sistemi gjyqësor të funksionojë sa më mirë.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore si dhe duke marrë parasysh propozimin e këshillit gjyqësor të Kosovës kam vendosur që radhazi gjyqtarëve të Kosovës t’i shtohen edhe 53 gjyqtarë të rinj të cilët do të jenë gardianë të së drejtës për qytetarët e Republikës së Kosovës”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Ai po ashtu shtoi se gjyqësori në Kosovë ka një rol të madh në jetën e qytetarëve, në garantimin e të drejtave të tyre pa marrë parasysh dallimet e tyre gjinore, racore, fetare apo kombësie ndaj theksoi se gjyqtarët kanë një përgjegjësi të madhe në supet e tyre.

“Të gjithë duhet të jemi të angazhuar për respektimin e rendit juridik dhe kushtetues e ligjor të Republikës së Kosovës, më qëllim të ecjes përpara dhe që të jemi krah përkrah me vendet e zhvilluara e demokratike”, tha Presidenti Thaçi.

Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, tha se vlerëson punën e Gjyqësorit të Kosovës. Duke uruar gjyqtarët e rinj i ftoi ata të jenë shembull i demokracisë së mirëfilltë dhe mbrojtjes së ligjit.

Në fund të ceremonisë 53 gjyqtarët e rinj u betuan para Presidentit Thaçi duke u zotuar se do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Donika Kadaj: Dinastitë e tyre të krimit do të shëmben

Ata me te vertete jane te frikesuar.

Frikesohen se do iu konfiskohen pronat e fituara gjate privatizimit,

frikesohen se do te largohen nga universiteti qe e kane kapur,

ata frikesohen edhe per famijen sepse motrat me nuk do te marrin paga ne RTK,

as kunatat ne Poste e as vllezerite s’do ti fitojne tenderat.

Dinastite e tyre te krimit do te shemben,

strukturat klienteliste do ua kthejne shpinen.

Ata do te mbesin vete,

prapa grilave aty ku edhe e kane vendin.

E kjo s’eshte vetem frike.

Ata jane ne panik,

prandaj edhe jane kthyer ne origjine,

sot po shihet kush jane rrugaçet!

Vjosa Osmani: Qeverinë ta formojë VV e LDK, ndërsa PDK shkon në opozitë

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se misioni i Vetëvendosjes dhe LDK’së është nxjerrja e PDK’së në opozitë. Për këtë arsye, ajo ka thënë se Qeveria do të formohet nga VV e LDK pasi herën e parë të dështojë PAN’i

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Vjosa Osmani thotë se Qeverinë duhet ta formojnë Vetëvendosja dhe LDK-ja, pasi që koalicioni PAN, sipas saj, të dështojë në përpjekjen e parë.

“Ka vullnet të mirë tek të dyja palët që të arrihet një marrëveshje për bashkëqeverisje, duke supozuar që koalicioni PAN do të dështojë t’i ketë numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë dhe ne besojmë që ata do të dështojnë dhe së dyti, kemi edhe një mision që na bashkon, pra që PDK-në ta lëmë në opozitë”, ka thënë Osmani, për REL

Manifestimet psikopatike janë duke e degraduar shtetin e Kosovës?! – Nga Skënder MULLIQI

Të gjithë ne kur jemi në qytet, në lokale  e gjetiu, kontaktojmë në shokë, miqë, njerëz të  cilët më parë si kemi njohur , dhe shohim  kalimthi plotë  figura  të tjera . Pas çdo takimi kemi përceptimin e caktuar për përsonat të cilët I takojmë  apo i shohim duke levizur . Sigurisht së edhe mund te asocojmë për njerëzit e caktuar . Edhe nga pamja  e jashtme njeriu mund të nxjerrë konkludime të caktuara për njerëzit ,së çfarë  ata mund të jenë në jetë  . Kjo botë duket së kurrë më parë nuk është mbushur më   psikopatë dhe psikopati, më njerëz të predisponuar për akte kriminale , dhunues dhe vrasës serik.Kriza globale ekonomike e cila që shumë kohë e ka përfshi botën , ka shpërfaqur edhe më shumë  agresivitetin e njerëzve , ka shpërfaqur lakminë për të përfituar materjalisht  .Kurrë më shumë nuk kemi pasur mashtrime , manipulime me masën e gjerë .Gjithnjë e më shumë  po kemi sjellje të njerëzve në menyrë  të pa kontrolluar .Sjelljët kriminale janë bërë dukuri shoqërore që është e keqja më e medhe e cila e ka  goditur njerëzimin. Kjo sjellje po reflekotohet në qdo nivel , duke filluar nga pushtetet locale deri në pushtetet qendrore të një shteti. Një reflektim i tillë i tipit spikopatik është  duke u vërejtur gjithnjë e më shumë në ndermarrje të vogla dhe të mëdha … ne jëtën e përditshme , në pushtet… Sjelljet dhe veprimet psikopatike janë egocentrike ,  janë jo morale, manipulative  dhe shumë të vrazhdëta.Fatkeqësisht as shoqëria jonë nuk ka mbetur imun karshi këtyre psikopative të cilat si tendencë kan dëpertuar edhe  deri në krye të shtetit. Psikopatët shpërfaqin gjoja talentin në udhëheqje , duken të hapur , të sinqertë, por që në fakt janë njerëz agresiv dhe të përgatitur që më qdo kusht ti arrijnë objektivat e caktuara.Tema e psikopatisë bëhet interesante kur ajo futet në kontestin organizativ  deri në hijearkitë më të larta shoqërore- politike të një shteti .Ata na shpërfqen si njerëz karizmatik .Këta psikopatë më veprimet e tyre kan arritur të dëpertojnë edhe në të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës. Këta  organizojnë  shtet për vete, nuk  e kan parasysh  interesin e përgjithshem, nuk kan qasje koherente karshi të tjerëve , nuk interesohen për të ardhmen , janë të përgatitur për të mashtruar më një fasadë sharmante duke u përpjekur të na paraqitën  si udhëheqës përfekt. Duken së   janë njerëz komunikues por në fakt janë shumë dinak dhe agresiv kur është nevoja .Shpërfaqin zemrimin  kunder të gjithë atyre të cilët marrin guximin ti kundershtojnë mendimet dhe veprimet e tyre .Këta njerëz kanë bërë që të përballemi më krim  të organizuar dhe korrupcion të nivelit galopant. Udhëheqësit tanë shtetëror  janë treguar të gatshem që më qdo kusht të pasurohen duke i shkaktuar dëme të madha shoqërisë. Njerëzit më predisponime  psikopatike janë të vendosur që me veprimet e tyre të shkojnë deri në fund.Këta bëhën gjithnjë e më agresiv dhe të rrezikshem për shoqërinë  për ti mbrojtur interesat e tyre .Madje , shëndrrohen në vrasës duke shkuar largë në  terrororizem  . Shumë regjime në botë sot janë regjime terrorizuese.Dhe, mu për këtë kemi edhe aq shumë akte terroriste në botë , të cilat seriozisht po e rrezikojnë edhe paqën botërore .

Manifestimet e tilla psikopatike  janë duke  e degraduar shtetin e ri të Kosovës në secilin drejtim të jetës. Shteti dhe punët shtetërore nuk mund të qitën në binarë normal më përsona  të cilët nuk interesohen për kualitetin e jetës , nuk interesohen për zhvillime ekonomiko-sociale. Tek ne ,nuk kemi pasur asnjë filter si në shtetet e përparuara të botës  së kush mund ta udhëheq shtetin . Kan ardhur në pushtet tyrlifar teveqeli dhe psikopati të cilët e kan pru gjendjën  si është më së mbrapshti .Çka pritet të ndodhë më atë shtet kur njerëzit të cilët e kan gjendjen psikologjike të luhatshme të vijnë në krye të qeverisë, në krye të udhëheqjeve të qytetëve dhe në vende të ndryshme ku i përfaqësojnë qytetarët. Kan zënë vënd  në pozita të larta ,  ata të cilët nuk e kan as minimumin e aftësive  profesionale  .Predisopozicionet e tilla jo njerëzore kan bërë që të kemi kaq shumë keqpërdorime  karshi  pasurisë shoqërore , të kemi kaq shumë krim dhe kaq shumë korrupcion ,e dukuri tjera negative . Me fjalë të tjera  nga këto forca të errëta regresive dhe psikopatike , nuk mund të presim që të kemi institucione të fuqishme ,  nuk mund të presim që të kemi mirëqënje dhe zhvillim të gjithmbarshem …

Zeka: Me datën 2 gusht mund të lidhet koalicioni LAA-VV

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka paralajmëruar se më 2 gusht mund të lidhet koalicioni LAA-VV. Zeka duke iu referuar takimit të sotëm mes kreut të VV-së, Visar Ymerit dhe presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se qëllimi I takimit ka qenë arritja e koalicionit në mes VV- dhe AKR duke përfshire edhe LDK-në.

Postimi i plotë i Zekës:

Pacolli është takuar sot me kryetarin e Lëvizjes VV, jo per “kafe” qysh deklaroi ai. Sa për kafe ma mire ishte taku me mu.

Qellimi i takimit ka qene arriteja e koalicionit ne mes VV dhe Akr, duke perfshire edhe LDK ne. Kjo marreveshje, gojarisht, eshte arritur, me shkrim do te behet me daten 2 gusht.
E gjithe kjo flet per nje krize te thelle nga te dyja anet. Po te ishin punet ne terezi ne kampin kundershtar te Ramush Haradinajte, takimi Pacolli-Ymeri, s ‘ kishte pse me ndodhe. Po te ishin punet ne teeezi ne çadrate e Isa Mustafes, s’kishte pse te pihej kjo kafe, s’do duhej qe Mimoza Kusari ta kritikonte Labinot Tahirin, i cili pas kesaj kritike lajmeroje “per dhimbeje veshkesh”, asnuk do kishte nevoje te norvozohej ish kryeministri me meshkujte dhe nuset e partise se tije!

Nese krijohet kjo marrevesheje me 2 gusht, zhvillimet politike do te marrin kahje tjera politike.
Ka mundesi qe edhe NISMA te dale me nje propozim te vetin per Kryetar te Parlamentit, pasiqe ky post i takon PAN-it, po jo PDK-se.

Isa Mustafa: Nuk e votojmë Kadri Veselin për kryetar Kuvendi

PRISHTINË – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryeministër në detyrë, Isa Mustafa, ka deklaruar se LDK nuk do të votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.Këto komente Mustafa i bërë pasi ka përfunduar takimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka përmbushur detyrimet e saj ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Qeveria ka përmbushur detyrimet e saj ndaj qytetarëve të Kosovës. Ne kemi punuar për Kosovën. Ne kemi qëndrimet tona dhe nuk do të bëjmë koalicion me PAN si dhe nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendi sepse ai është iniciatori për prishjen e koalicionit sepse ai ka vënë interesat e tij para interesit të vendit”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë me tej se LDK ka lënë mundësinë e hapur për Vetëvendosjen.

Borxhi i përgjithshëm i Kosovës shënon rritje

Borxhi publik i Kosovës vazhdon të shënojë rritje, përkundër faktit që ai vlerësohet më i ulëti në rajon. Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në vitin 2016, borxhi i përgjithshëm i shtetit ka arritur në 852.7 milionë euro, kurse vitin 2015 ka qenë rreth 750 milionë euro.

Kjo rritje e borxhit, sipas raportit të Bankës Qendrore, i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të brendshëm, i cili ka arritur në 479 milionë euro, ndërsa borxhi i jashtëm publik ka arritur në 373.8 milionë euro.

Shprehur në përqindje, borxhi publik ka arritur 14.5 për qind të Bruto Produktit Vendor. Kjo vlerë e borxhit, nga ekspertë për çështje ekonomike, konsiderohet jo e lartë dhe se sipas tyre, ka hapësirë për të marrë kredi për qëllime zhvillimore.

Borxhi i përgjithshëm është tërësia e borxhit shtetëror dhe komunal. Ky borxh merret në emër të institucioneve qendrore qeveritare, të cilin Republika e Kosovës është e obliguar ta paguajë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu për Radion Evropa e Lirë, thotë se shuma e borxhit publik të Kosovës nuk mund të konsiderohet alarmuese pasi është brenda kornizës ligjore.

E them këtë duke u bazuar në faktin se trend i borxhit duhet të matet dhe krahasohet me nivelin e rritjes ekonomike. Dhe nëse Banka Botërore dhe Fondi Monetar e konfirmojnë rritjen ekonomike për vitin 2016 afër 4 për qind dhe kemi këtë nivel të borxhit, atëherë nuk kemi nevojë për brengosje. Por, përkundrazi duhet të na motivojë që të kemi projekte që kanë arsyeshmëri sa më të mirë dhe disiplinë financiare”, thotë Gërxhaliu.

Edhe eksperti tjetër për çështje ekonomike, Naim Gashi, thotë se krahasuar me vendet e rajonit, Kosova ka përqindjen më të ulët të borxhit publik, por që sipas tij, ky borxh nuk duhet të rritet në mënyrë të pakontrolluar.

Kosova ka hapësirë juridike që të vazhdojë marrjen e borxheve, mirëpo edhe pse legjislacioni në fuqi na lejon këtë edhe parametrat e institucioneve financiare ndërkombëtare lejojnë. Megjithatë, Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme në hyrje në borxhe të reja dhe gjeneratat e ardhshme t’i shlyejnë borxhet tona, në të cilat nuk ka leverdi ekonomike dhe përfitime financiare drejtpërdrejtë, për ekonominë, për qytetarët dhe për arkën e shtetit”, tha Gashi.

Gashi për Radion Evropa e Lirë tha po ashtu se në Kosovë ka shumë sektorë dhe shumë projekte profitabile, për të cilat autoritetet kompetente mund të marrin borxh dhe lehtë të shlyejnë kredinë.

Në këtë rast mendoj se është ndërtimi i kapaciteteve energjetike dhe riaktivizimi i sektorit minerar dhe metalurgjik në Kosovë. Përfitimet në këta dy sektorë janë shumë të mëdha dhe mendoj që shlyerja e borxheve nuk do të ishte barrë për gjeneratat e ardhshme”, tha Gashi.

Ndërkaq, Safet Grëxhaliu thekson se duhet të anashkalohet qasja e marrjes së kredive për tu investuar në infrastrukturë, por është koha, thotë ai, që të përmbushen objektivat tjera, konkretisht fuqizimi i sektorit privat.

Në këtë drejtim duhet vërtet të kemi më tepër institucione për hulumtim dhe zhvillim, që për fat të keq në Kosovë mund t’i gjesh pak ose fare hiq”, thekson Gërxhaliu.

Ndryshe, sipas Ligjit për Borxhet Publike, në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë dyzet për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV).

Në rast se borxhi i përgjithshëm e tejkalon këtë përqindje të Bruto Produktit Vendor, atëherë Qeveria duhet t’i paraqesë Kuvendit strategjinë për të kthyer Borxhin e Përgjithshëm nën pragun dyzet për qind.

Kritika është bërë e lirë, por nuk është e lirë jeta të cilën po e bëjmë?! – Nga Skënder MULLIQI

Të gjithe neve ne ndeja dhe në raste tw tjera kur bisedojmw mw njeri- tjetrin mendimet shpesh na kthehen nga e kaluara jonë e mirë ose jo shumë për tu lavdëruar.Ne ,që jemi tash më në moshë na shkojnë mendimet së në kohën kur në ishim të ri ishte më mirë ose me keq së koha bashkëohore.Ne, që kemi jetuar në shtetet e ish bllokut komunist shumica nuk i kemi përjetimet bash të mira , sidomos ata të cilët janë ndeshur në një formë apo tjetër më regjimin e eger komunist. Ne shqiptarët që patem fatin e keq  të jetojmë dhunshem nën Jugosllavi përjetuam gjera të rënda, si  të segregacionit, të izolimit kulturor, të përjashtimit si popull nga sistemi . Hiq përjetime të mira nuk paten edhe ata të cilët jetuan nën sundimin e diktaturës së vet.Përjetuam rënjen e komunizmit , përjetuam lirinë e fjalës dhe të shprehjës që nuk e kishim , ose e kishim por e paguanim më dënime të rënda .Nuk ka qenë e lehtë shëmbja e ish bllokut komunist në Evropë , ajo tërhoqi me vete edhe shumë viktima në njerëz dhe të mira materjale .Kjo ndodhi sidomos më rënjën e ish –Jugosllavisë  së Titos.Nese dikur nuk kemi’guxuar” të këndojmë lirshem një këngë patriotike , sot e kemi një mundësi të tillë pa asnjë problem .Kjo ndoshta është e vetmja “vlerë “ post komuniste të cilën po e përjetojëmë të gjithë .Kapitalizmi është rend shoqëror I cili nuk e kifizon lirinë e shprehjës.Me ardhjën e demokracisë , liria e shprehjës ka avansuar në vlerë shoqërore në republikat të cilat dolën nga ish –Jugosllavia.Më në fund mund të flasim dhe të bertasim deri në kup të qiellit , mund të ofendojmë , mund të kërcënojmë kënd të dëshirojmë dhe të mbetemi të ‘ pa prekur’ nga ligji.Këtu dëshirojë të bejë një analogji. Nese populli gjuan gurë e dru mbi regjimin , këta të fundit nuk merzitën për këtë punë fare, së I kan rregulluar të gjitha punët për vete dhe familjet e tyre .Por, kur ndodhë që regjimi të “ gjuaj’ gurë e dru mbi popullin  atëherë kemi tjetër muhabet.Kemi të bëjmë më shtypjen e masës së gjerë në forma  të ndryshme . Pra, nuk është e njejtë së kur njeriu fletë ashtu kotazi dhe nuk vepron konkretisht kunder aubuzuesve  të cilët sot po e rrënojnë shtetin e Kosovës .Kot shkruajmë grafite nëpër mure, kot vikasim në kup të qiellit duke nematisur këtë klasë sunduese për të bëmat e saja të pista , nese na mungojnë metodat e veprimit konkret kunder këtyre keqëbërseve politikë dhe keqbërseve ekonomik.Të gjithë po kemi të drejte te “shajmë ‘ pushtetin , por nuk po kemi të drejtë ta “ heqim” qafe këto pushtet të shfrënuar  .Politikanet të gjitha sharjet dhe fyerjet po i “tolerojnë” , veq një gjë nuk po tolerojnë , nese dikush tenton të  vepron edhe  praktikisht   . Çka është tepër , tëpër është thotë një fjalë e popullit.Nese ka kaluar koha e kërcinimve të pushtetit karshi popullit sikur në kohën e komunizmit klasik, ky kërcnim karshi familjeve tona po bëhët në mënyrën ‘ bashkëohore’ të sundimit , në emer të demokracisë po dhunohet çdo vlerë shoqërore .Po shohim sot gjithëfarë fyerjesh dhe sharjesh në internet dhe rrjete të ndyshme sociale, dhe askujt nuk po i shkon “ asnjë fije floku”.Krejt këto po kan rrjedhen normale të saj . Nese dikush sot në qender të qytetit bertetë duke sharë “ regjimin dhe së qeveria është kriminale “ pak kujtë do tia tërheq vemendjën ,mund të konsiderohet si njeri i marr.Ai i cili këtë gjë  e shkruan  në status konsiderohet si njeri normal.Sot, është bërw normë që në internet të ndahen mendimet e ndryshme , por jo ato të bëhën konkrete në realitet.Kjo është bërë shumë komode dhe  është kthyer në fenomen në vete.Njerëzit  të flasin diqka  tjetër dhe  po  veprojnë krejt ndryshe.Kritika është bërë e lirë , por nuk është e lirë jeta të cilën po e bëjmë .Jeta sot në Kosovë po na imponohet nga sundimtarët .Elitat politike , të cilat bëjnë “ be’ në fjalën e lirë ,  kur është fjala për ti mbrojtë pozitat e larta  politike  “ E humbin kontrollin mbi këtë fjalë te lirë”.Demagogjinë e kan bërë mënyrë të mbijetesës në politikë .Mos  të aplikojmë kritika të cilat  kërkojnë shpjegime nga sundimtarët , por të bëjnë kritika të cilat i bëjnë  revolucionet.Ajo që i ,lidhë të gjithë njerëzit e mirë të këtij nën qielli është si të largohen këto struktura në pushtet.Dëshira është që më këto struktura të kriminalizuara dhe të korruptuara  të konfrontohemi  më metoda demokratike deri në shpartallimin përfundimtarë të tyre .Mos të bëhemi  të pa aftë për të ardhmen dhe përspektivën tonë . ..Të gjitha pa knaqësitë  e grumbulluara  mos të mbesin vëtem  në statuse , nëpër mure të internetit, dhe në rrjete të ndryshme  sociale …

Kuvendi i Kosovës mblidhet më 3 gusht

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi të hënën që mbledhja e parë e parlamentit të Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, të mbahet më 3 gusht.

Vendimi i tij pasoi një mbledhje të ftuar prej tij me subjektet politike që kanë fituar vende në parlamentin e Kosovës, së cilës i ishte përgjigjur vetëm koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

Takimi u refuzua nga lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës, por edhe nga Lista Serbe. Këto e kishin cilësuar takimin të panevojshëm, meqë është në përgjegjësinë e presidentit që të thërras mbledhjen e parë të parlamentit.

Ato e kishin cilësuar zvarritjen e mbledhjes si favorizim të koalicionit që doli i pari në zgjedhje, por pa numrin e mjaftueshëm të votave për të themeluar i vetëm qeverinë.

Presidenti Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës në fund të javës së kaluar se takimin e kishte thirrur në përpjekje për të nxitur partitë politike që “të gjejnë formulën që Kosovës i jep një qeveri të qëndrueshme, funksionale dhe efektive dhe që merr vendime që e çojnë vendin përpara dhe jo që e izolon vendin”.

Ai tha në intervistë se “njerëzit të cilët kanë përdorur dhe që përdorin dhunë për realizimin e qëllimeve politike, nuk do të mund të jenë bartës të institucioneve të Kosovës”.

Që nga certifikimi i rezultateve partitë politike janë përqendruar në diskutimet për koalicionet paszgjedhore.

Sipas kushtetutës, kandidati i koalicioni të Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, Ramush Haradinaj,që doli i pari në zgjedhje ka të drejtën që të provojë të formojë qeverinë.

Por ky koalicion ka 39 vende në parlament dhe bashkë me deputetët e pakicave kombëtare arrin në 59 vota, dy më pak se sa votat e nevojshme për krijimin e qeverisë. Zyrtarë të këtij koalicioni pohojnë të kenë siguruar votat e mjaftueshme, ndonëse sipas tyre synimi është për të krijuar një qeveri me bazë sa më të gjerë dhe për këtë u ka bërë ftesë subjekteve tjera për lidhjen e koalicionit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë refuzuar ftesën e zotit Haradinaj për bisedime për krijimin e qeverisë duke theksuar se po presin që koalicioni i tij të dështojë për të provuar themelimin e qeverisë në herën e dytë.

Sipas kushtetutës presidenti i vendit i propozon parlamentit kandidatin për kryeministër nga radhët e koalicionit fitues. Nëse kabineti i propozuar prej tij nuk siguron votat e mjaftueshme, përkatësisht së paku 61 vota, atëherë presidenti brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër dhe nëse as herën e dytë nuk formohet qeveria, atëherë presidenti i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet ditë nga dita e shpalljes së tyre.


Send this to a friend