VOAL

VOAL

Habit Kosova, qeveria e Haradinajt do të ketë vetëm 4 ministri më pak se…Kina me 1.4 miliardë banorë

Kabineti qeveritar i kryeministrit Ramush Haradinaj po krahasohet edhe me shtetin më të populluar në botë, Kinën. Kosova me rreth 2 milionë banorë ka 21 ministri, 5 zëvendëskryeministra e më shumë se 40 zëvendësministra. Derisa Kina, që ka 1.4 miliard banorë, apo rreth 800 herë më shumë se shteti i vogël evropian, i ka vetëm katër ministri më shumë se Kosova e një zëvendëskryeministër më pak, shkruan sot, gazeta Zeri.

 

Kosova me rreth 2 milionë banorë ka 21 ministri, 5 zëvendëskryeministra e më shumë se 40 zëvendësministra. Derisa Kina, që ka 1.4 miliard banorë, apo rreth 800 herë më shumë se shteti i vogël evropian, i ka vetëm katër ministri më shumë se Kosova e një zëvendëskryeministër më pak.

Disa zyrtarë të lartë shtetërorë, mes të cilëve edhe nënkryetari aktual i partisë së Ramush Haradinajt, Ahmet Isufi, muaj më parë e kishte krahasuar Qeverinë e Kosovës me Qeverinë e Kinës për nga numri i ministrive, ndonëse për nga numri i banorëve Kina është shteti më i madh në botë, ndërsa Kosova ndër shtetet më të vogla.

Por, edhe shefi i partisë së tij përsëri do të udhëheqë me një Qeveri që krijon barrë të madhe financiare për buxhetin e Kosovës. PDK-ja si subjekti më i madh i koalicionit pritet t’i drejtojë 6 ministri, AAK-ja dy, Nisma për Kosovën tri, AKR-ja katër prej tyre, Lista Serbe tri, komunitetet tjera joserbe dy dikastere dhe “Lista Rugova” një ministri. Deri më tash janë përfolur disa emra të cilët pritet të vijnë në krye të këtyre dikastereve.

Behgjet Pacolli, Pal Lekaj, Rrustem Berisha, Valdrin Lluka, Albena Reshitaj, Flamur Sefaj e Dardan Gashi janë vetëm disa prej emrave që janë lakuar vazhdimisht për këto poste, por megjithatë asnjëri prej subjekteve ende nuk i ka zyrtarizuar emrat e tyre, ndonëse seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet sot në orën 16:00.

Nga ana tjetër, Kosova për herë të parë pritet që këtë herë ta ketë edhe Ministrinë për Inovacion dhe Ndërmarrësi, në krye të së cilës do të jetë PDK-ja.

Haradinaj iu bën thirrje të rinjve të mos largohen nga vendi

Haradinaj, ka nënshkruar një deklaratë zotuese se do të angazhohet për fuqizimin e të rinjve, duke iu premtuar mbështetje për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare relevante të të rinjve

PRISHTINË – Mandatari për kryeministër i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një ceremoni në Zyrën e Rinisë Evropiane të Kosovës, ka nënshkruar një deklaratë zotuese se do të angazhohet për fuqizimin e të rinjve, duke iu premtuar mbështetje për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare relevante të të rinjve.

Haradinaj, gjatë fjalës së tij lidhur me seancën parlamentare e cila pritet të mbahet nesër për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, theksoi se janë në përgatitje e sipër. “Është traditë tani, që unë e kam bërë në vitin 2004, që me thirrjen e seancës për krijimin e qeverisë të dorëzohet edhe një program që nuk është programi i koalicionit PAN sepse ai do të krijohet më vonë, por është për qëllimet qeverisëse dhe listën e kabinetit”, tha Haradinaj.

Haradinaj po ashtu kërkoi nga të rinjtë e Kosovës që të mos largohen nga vendi, duke premtuar se qeveria do të punojë për të iu mundësuar atyre vende të reja të punës për ta përmirësuar situatën në mënyrë që të qëndrojnë në Kosovë.

“Zotimi është publik, është një zotim qeverisës, një mobilizim qeverisës i të gjitha instancave që zgjidhjet për jetesë që të rinjtë tanë kërkojnë në vende të tjera do t’i krijojmë këtu. Do të jem i hapur ndaj tyre, do t’i pres, do të komunikojë dhe do të diskutojmë bashkërisht që të krijojmë zgjidhje në vend”, tha Haradinaj.

Presidenti i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK), Avdullah Hasani, gjatë konferencës bëri të ditur se mandatari për kryeministër i Kosovës, me një “deklaratë kryeministri zotohet për angazhimin e tij dhe kabinetit të tij qeveritar që në ditët në vijim të punojë për fuqizimin e gjeneratave të reja në institucionet e Republikës së Kosovës.”

Hasani po ashtu shtoi se Haradinaj është zotuar të punojë për ngritjen e kapaciteteve për arsim më cilësor në Kosovë, duke mundësuar bursa universitare jashtë vendit për studentët kosovar. Ai ka theksuar se në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë KREK-u synon që të rinjtë e Kosovës të anëtarësohen në organizata ndërkombëtare.

“Me anëtarësimin e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës në organizata ndërkombëtare të të rinjve synohet të rriten fondet dhe projektet për gjeneratën e re dhe sektorin e rinisë në Republikën e Kosovës”, tha Hasani. aa

Thaçi mandaton Haradinajn për kryeministër

President i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

“Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion”, thuhet në njoftimin e presidentit Thaçi.

Veseli zgjidhet kryetar i Kuvendit, nominon Haradinajn për kryeministër

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Kadri Veselin, kryetar të këtij institucioni. Zgjedhja e Veselit në postin e kryekuvendarit, ka pasuar negociatat e gjata politike ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, fillimisht me Aleancën Kosova e Re dhe në fund me pakicat.

“Kosova nuk ka kohë për të humbur, kurse institucionet e reja duhet të shpejtojnë me reformat, integrimet evropiane dhe zhvillimin ekonomik”, ka thënë kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Kadri Veseli në fjalimin e parë para deputetëve.

Fjalimi i tij, është bojkotuar nga Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Veseli tha se u takon këtyre institucioneve t’i përmbyllin shumë çështje të hapura, që kërkojnë vendime e përgjigje, duke përfshi edhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ai kërkoi reforma në arsim, shëndetësi, qëndrime unike për formimin e ushtrisë së Kosovës, dialogun me Serbinë dhe reformat evropiane.

Seanca e sotme, ishte vazhdimësi e seancës konstituive të 3 gushtit, e cila gjashtë herë u ndërpre, për shkak të mungesës së votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij institucioni. Zgjedhjen e Veselit nuk e kanë përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Po ashtu, deputetët kanë votuar edhe nënkryetarët e rinj, të cilët përbëjnë Kryesinë e re të Kuvendit.

Nënkryetarë janë zgjedhur, Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kurse te komunitetet jo shumicë, deputetët serbë dhe ata jo serbë kanë propozuar dy nënkryetarë. Nga Lista Serbë, është propozuar Sllavko Simiq, kurse nga komunitetet jo serbe Myfera Shinik. Megjithatë, votimi nuk solli zgjedhjen e tyre, në përpjekjen e parë. por pas një pauze, ata morën 61 vota.

Nga momenti i zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i konstituuar.

Bazuar Kushtetutën e Kosovës, koalicioni PDK, AAK, Nisma, AKR dhe pakicat ka nominojnë edhe zyrtarisht mandatarin për formimin e Qeverisë së re dhe ai është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas procedurave, Haradinaj duhet të merr bekimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili i drejtohet Kryesisë së re të Kuvendit me kërkesën për thirrjen e seancës për zgjedhjen e Qeverisë.

Seanca për votimin e Qeverisë u paralajmërua se do të thirret të shtunën.

Don Lush Gjergji: Nuk i përdhosëm flamujt

Don Lush Gjergji, ishte i ftuar në emisionin “Mëngjesi në Tribunë” në Tribuna Channel, ku ka sqaruar vendosjen e flamujve në tokë, gjatë ceremonisë së shugurimit të Katedralës “Shën Tereza” që ndodhi para pak ditësh.

Ai ka thënë se nuk ka ndodhur përdhosja e flamujve, por simbolike e vendosjes së tyre në tokë ka qenë, për shkak se brenda flamujve ka qenë një grup i dheut të Kosovës, ku kemi dashur që përmes Kadrinalit Shqiptar, t’i përqojmë mesazh Papa Franceskut, që shqiptarët janë mirënjohës ndaj nderit që ky i fundit po i bën me shugurim të Katedralës në Prishtinë.

“Simbolike ka qenë se kemi mbështjellur vazo me dheun e trojeve shqiptare, ku përmes kësaj vazoje kemi dashur ta përqojmë mesazh përmes Kadrinalit shqiptar, tek Papa Franceku, se shqiptarët dëshirojnë ta përqojnë mesazhin se janë me ju, jo vetëm në kontekstin e territorit, por edhe të traditës sonë.

Dhe duke i falënderuar për mundësinë e shugurimit të Katedralës në Prishtinës me emrin e shqiptares Shën Nënë Terezës” ka thënë Don Lush Gjergji.

Ai ndër të tjera shtoi se gjesti më i bukur në atë ceremoni është keqinterpretuar dhe për të kjo gjë ka qenë shumë e pakuptimtë.

“Nuk ka qenë qëllimi sic është proklamuar. Mendoj se ky ka qenë njëri ndër gjestet më të të bukur gjatë asaj ceremonie, e që normalisht ka qenë e përgatitur nga ana jonë. Mirëpo, është e pakutimtë që është keqinterpretuar një gjest i tillë, që fare nuk ka pasur të bëjë me atë që është thënë” ka shtuar Lush Gjergji.

HISTORIANI LIS MIRË MUHAMET TËRNAVA IKU I MVESHUM ME MADHËSHTINË E VEPRËS SË VET – Nga Ramiz LUSHAJ

 
 Në Lismir të Fushë-Kosovës iku në ditën e djehit dhe një tjetër lis i mirë i historisë shqiptare, veçmas i asaj të Mesjetës, prof. dr. Muhamet Tërnava. 70 vjeçar. Një ndër miqtë e tij të afërt, Ahmet Qeriqi, e thirrton si “Ajnshtajni” i Historisë së Mesjetës Shqiptare. Doktorant Shkodran C. Imeraj nga Deçani, punonjës i Institutit të Historisë në Prishtinë, fjalathotë se “i takon gjeneratës së artë të historianëve të Kosovës, të cilët punuan dhe vepruan në kushte të jashtëzakonshme”, që  “me punën dhe angazhimin, arriti t’i thejë tezat e akademikëve serbë rreth popullsisë së Kosovës gjatë periudhës mesjetare”.
 
Shkenctari Muhamet Tërnava iku në Amshim me heshtjen zyrtare edhe të kohës së sodit ndaj tij. Edhe në kohën e Serbisë e patën mblue me heshtje fort të madhe. Ai, krejt i ri, 21 vjeçar, ishte në Demonstratat Studentore të Vitit 1968 në Prishtinë. Njihet si mik i afërt ideali me Jusuf Gërvallen, tue pasë dhe korrespondencë ndërveti (1979-’81). Kryesisht kur e mbrojti doktoraturën në Zagreb të Kroacisë me temën “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI” i nisën përndjekjet e egra sllave. E futën në burg si kundërsllav, si shqiptar patriot. E mbajtën duarlidhur në tortura e të izoluar nga koha e shkenca në vitet 1981-’83 në burgje të Prishtinës e Shkupit. Një serb e pati goditë në burg, në kohën e hetimit, tue ia demtue një pjesë të trunit të tij inteligjent e atdhetar me pasojë vuajtje e vështirësimi në veprimtari jetësore e shkencore deri në fund të jetës së vet. Ia ndaluan dhe të drejtën e botimit të veprave të tij shkencore. Iu mohue e drejta e profesionit, nuk u lejue me pune në arsim apo në institucione shtetërore. Atij, për me e mbajt familjen e vet, për me i shkollue çikat, iu desht me e shitë tokën e babës së vet. Ai pati veç nji Atdhe, tokën e Kosovës. Aty ku lindi edhe i mbylli sytë. Ai mund të shkonte kudo në Botën e Lirë si emigrant politik, por zgjodhi të qëndrojnë në Kosovën e tij si qëndrestar deri në kufijtë e legjendës, duke iu mbijetue vështirësive të ditës, tuj-e u përballë me stuhinat e politikës sllave të kohës.
 
Shkenctari Muhamet Tërnava e pati një “djalë të madh”: veprën e tij shkencore “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”, që ia la trashëgimi Historisë Shqiptare, Kosovës Dardane. Siç po e thotë edhe studiuesi e gazetari Ahmet Qeriqi, ndër vite ish-drejtor i Radios “Kosova e Lirë” (Radio e UÇK), shkenctari i njohur Muhamet Tërnava “i vuri bazën shkencore pranisë së elementi shqiptar në viset e Kosovës, në shtrirje diakronike e sinkronike, duke përfunduar se në vitin 1455 në trevat e Kosovës së sotme, popullata shumicë me 82 për qind ishte shqiptare, ortodokse,  pastaj popullata sllave serbe, etnoset e caktuara si vllahet, raguzianët, hebrenjtë, turqit, gjermanët  e të tjerë përbënin  jo më shumë se 18 për qind të popullatës së shënuar në defterët me rastin e instalimit të administratës turke, në Kosovë”. E, pikërisht për këto, UDB e Udbashët sllavë pushtues e aneksues të Kosovës “kishin të drejtë” që e burgosën, keqtrajtuen e izoluan shkenctarin atdhetar Muhamet Tërnava, po Klasa e sotme Politike e Kosovës, institucionet e saj shtetërore, nuk kanë asnjë të drejtë të mos e nderojnë atë me një dekoratë të lartë apo shumçka tjetër, veçmas me përcjellje me nderime të larta e të mëdha zyrtare për në banesën e fundit në diten e djeshme të 6 shtatorit 2017.
 
Historianin shkenctar Muhamet Tërnava  kurrë se kam pa me sy, po shpesh jena takue bashkë, tue ia lexue studjueshëm veprën e tij shkencore “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”, botue më 1995 nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, me 492 faqe, me recensent kryehistorianin e Kosovës, Ali Hadri. Ai ka botue dhe një tjetër libër shkencor “Studime për Mesjetën” tek Shtëpia Botuese “Dukagjini” në Pejë, në vitin 2000, me 284 faqe, të cilin se kam shfletue hala, pasi nuk më ka rá ende në dorë. Më kanë thanë se këtë vepër e ka botue pas Luftës së UÇK-së, pas Lirisë së Kosovës, kur ligjëroi për disa vite Historinë e Mesjetës në Katedrën Universitare të Historisë në Prishtinë. Tek parathania e veprës shkencore të Muhamet Tërnavës  Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, për këtë vepër të ndaluar e me pamundësi komunikimi me studiuesit e lexuesit shqiptarë e të huaj, i kërkon falje që “nuk kishin pasur mundësi ta ndihmonin me kohë, në kushte dhe rrethana që tashmë dihen”. Një veprim dinjitar, dokumentar. Po çka kanë me iu thanë Kohës e Brezave institucionet e larta shtetërore e zyrtarët e lartë të Kosovës për përcjelljen me heshtje të shqiptarit shkenctar atdhetar Muhamet Tërnava, i çili shkoi në Amshim i mveshun me madhështinë e veprës së tij, që na e la trashëgimi në themele e lartësi të Historisë së Kosovës.
 
Shqipëri Etnike, 7 shtator 2017

Deputeti Korab Sejdiu jep dorëheqjen nga Aleanca Kosova e Re (AKR)

VOAL – Me një status në facebook, deputeti Korab Sejdiu bën të ditur se e ka dhënë dorëheqjen nga partia Aleanca Kosova e Re (AKR), të cilën e drejton Behgjet Pacolli. Ky zhvillim ndodh pasi AKR u bashkua këto ditë me koalicionin PAN. Deputeti Sejdiu sqaron pse nuk pajtohet me këtë zhvillim dhe pse e jep dorëheqjen nga kjo parti:

Më lejoni që fillimisht të kërkoj ndjesë për pamundësinë time objektive që të përgjigjem në mijëra porosi dhe thirrje që më kanë ardhë në ditët e fundit. Njëheri, ju falenderoj shumë për durimin për të më lejuar kohë që të reflektoj dhe vlerësoj rrethanat e reja të krijuara në vend.

Sot shkruaj për t’ju dhënë dy njoftime.

1. Une e kuptoj se politika është arti i së mundurës, dhe se të qenurit në politikë kërkon nganjëherë edhe bërjen e kompromiseve të dhimbshme. Mirëpo, unë ndaj mendimin e atyre që kur bëhet fjalë për interesat e shtetit, nuk na lejohet të bërit kompromis. Unë në vazhdimësi kam qenë konsistent me qëndrimin që një qeveri me pakicë shqiptare dhe e kushtëzuar nga lista serbe është në kundërshtim me interesat e shtetit sepse mbetet peng i regjimit të Beogradit. Rrjedhimisht edhe kam potencuar se nuk mund ta mbështes një gjë të tillë. Për më tepër, kam bërë tentativa të sinqerta me shumicën shqiptare (LAA dhe VV) që të formojmë alternativën qeverisëse që ka legjitimitet nga populli. Jam tepër i zhgënjyer që interesat e ngushta partiake pamundësuan realizimin e këtij qëllimi, përkundër momentit jetik për të larguar të keqen nga ky vend.

Thënë atë, ju njoftoj sërish se do t’i qëndroj besnik fjalës së dhënë ndaj elektoratit tim, dhe në seancën konstituive do të votoj kundër në të dyja instancat, edhe zgjedhjen e Kryeparlamentarit por edhe të Qeverisë.

2. Unë mendoj se ne si përfaqësues të popullit, kemi pasë një mundësi të rrallë kësaj rradhe që t’i jepim Kosovës kthesën drejt të mirës. Fatkeqësisht, për arsye të pakuptimta për mua, ky qëllim nuk u realizua. Në anën tjetër, është më se e qartë se unë dhe Aleanca Kosova e Re (“AKR”) kemi mendime të ndara sa i përket asaj se çka mendojmë është në të mirë të vendit, dhe në këtë është evidente që qëndroj i vetëm në këtë subjekt. Unë nuk kam dëshirën e as vullnetin që të shkeli mbi nderin dhe fjalën time. Por njëkohësisht, nuk kam të drejtë morale që të votoj kundër një Qeverie ku pjesë përmbajtësore është Presidenti Pacolli dhe AKR, përderisa unë jam pjesë e AKR.

Për t’i evituar këto, ju njoftoj se sot kam deponuar tek Presidenti Pacolli dorëheqjen time nga AKR dhe nga të gjitha pozitat në strukturë të këtij subjekti, me efekt të menjëhershëm. Unë kam falenderuar Presidentin Pacolli për bashkëpunimin e deritashëm dhe vullnetin e tij të sinqertë që të jem edhe pjesë përbërëse e rrugëtimit të AKR-së në qeverinë e ardhshme. Lus që dorëheqja ime të merret thjeshtë si veprim moral që t’i qëndroj besnik fjalës sime në këtë moment vendimtar për vendin.

Veprimtarinë time politike tani për tani do ta vazhdoj si Deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kjo është e tëra që dëshiroj të theksoj në këtë kohë lidhur me këtë çështje. Ju falenderoj për mirëkuptim dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Nesër vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të bëhet të enjten.

Koha e vazhdimit të seancës konstituive, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit, është caktuar ora 10 e mëngjesit.

Lajmin e ka bërë të ditur Milaim Zeka, deputet i Kuvendit nga radhët e Nismës për Kosovës.

“Nesër ora 10.00, seanca e Parlamentit”, ka shkruar Zeka në Facebook.

JO ZGJEDHJES SË KADRI VESELIT PËR KRYEPARLAMENTAR!!! – Nga Prof.dr Binak Maxharraj

Nga zgjedhjet Parlamentare ne Kosove te 11 qerrshorit kane kaluar 92 dite apo 2.208 ore,dhe veq tani është ne horizont,pas shume manipulimeve, shantazheve ndaj deputeteve te formohet njefarë qeverie nga  zapuesit e e dritashem te shtetit.

Kaq kohë ju deshte këtij koalicioni(te përberë nga 12 parti te medha e te vogle e deri ne parti lagjesh)për te marr një vendim kaq të” rëndesishem” për te gjetë nje njeri më te mirin,më te përshtatshim për këtë pozit.Këtij kolacioni famoz iu nevojit kaq shume kohe sepse e dinin shume mire që nuk i kanë numrat as për Kryeparlamentar e sa për formimin e qeverisë anipse gjate gjitheë kësaj kohe thojshin,apo rrejshin që i kanë numrat Kjo kohe kaq e madhe iu nevojit atyre për te fituar ne kohe per fillimin e dallavereve,shantazheve dhe për ndonje mundësi për kontrabandim te ndonjë deputeti.Mu për këtë qellim edhe i bojkotuan e Seancat e Kuvendit,qe mos te ju dallin për ledinë rrenat qe si kishin numrat.

Por më në fund ky Koalicion e mblodhi fuqinë e vete dhe doli me te vetmin propozim më Kadri Veselin për Kryeparlamentar anipse ky propozim nuk u prite mire nga Koalicioni LAA-i dhe VV. Por,a është Kadri Veseli figura më e përshtatëshme për kete pozitë kaq më rëndësi shteterore,duke e pëatur parasysh së ai e “udhehoqi” edhe Lgjislaturën para kësaj.Po i sjelli në vazhdim disa obsërvime te mijat se pse Kadri Veseli nuk ështe figuar me e përshtatëshme,më e duhur

Kadri Veseli hyri në politikë shumë vonë pa kurrfarë përvoje në politikë.Ai disi në mënyrë të quditëshme,si një fantazmë e rrem beu PDK-në për tu bë mbrenda natës edhe kryetar i sajë.Ky njeri bani dhe çka nuk bëri,por ajo së çka dihet Partia nenëudhëhëqjen e tij u kantandisë shumë keq sepse populli për menaxhim të keq të kësaj partie vite më radhë,ne zgjedhjet e fundit ia këtheu shpinën,me ç’rast
kjo Parti ne zgjedhjet e fundit mori grushtë te fortë nga elektorati duke ia përgjysmu numrin e deputëtëve nga 34 ne vetem 23.Pra,siç po shihet Kadri Veseli e ka marrë një mision shumë te zorshëm që ta shkatërroi PDK-në dhe,pjesërishtë ia arrijti këtij qellimi.

Po pse?!

Sepse Kadri Veseli është një figurë që erdhi nga errësira,po qe nuk po din te menaxhoi nëpër diritë,sepse si duket drita po e pengon.Ky njeri intelektualishtë është shumë i dobët,i dobët në të folur e shqipës,sepse ky këtë gjuhë nuk e njefë mirë,e fletë më shumë gabime.Ky është një njeri të cilit i mungonë edhe kultura e të folurit,nuk i matë fjalët,fletë fjalë banale,por din edhe të ofendoi me fjalë te të pista.Ky njeri nuk ka kurrëfarë karrizmi politik në udhehëqeje,thjeshtë nuk din të udhëheqe as me Partin e as më shtet.

Në vend që Partia e tij ta merrë atë në përgjëgjësi për dëmin fatal që ia shkakëtoi duke i humbë zgjedhjët dhe ta shkarëkoj nga Kryetari i Partisë.Ky njeri është mbi Partine e tij,sepse kjo Parti nuk ka guxim që të kërkojë përgjëgjësi nga ai.Këtë Parti,pra PDK-në,sikur e ka kapë kllapia,narkoza,nuk po dinë se si te veproi,s’ka guxim.Në vend qe te kërkoi përgjëgjesi kjo Parti po e merrë guximin ta nominoj përseri për Kryeparlamentarë.Pra,siq po shihet Kadri Veseli ia ka hangër orën kësaj Partie që nuk guxon as vrrë më ba nga ai.

Pra,deputetët e Parlamentit të Kosovës e kanë një detyrë shumë të vështirë dhe të rëndë dhe më përgjëgjësi të madhe së a duhët ky njeri të votohët për pozitën e Kryeparlamentarit apo jo?!!.

E,po mirë,pse nuk duhët të votohet Kadri Veseli për Kryeparlamentarë?!!.

Kadri Veseli nuk duhet të votohët për Kryeparlamentarë,sepse i mungon karrizmi prej një politikani.Nuk duhet votuar Kadri Veseli per Kryeparlamentarë,sepse ky njeri nuk ka as dije e as kulturë të mirëfilltë për të kryer një punë të këtillë më rëndësi të madhe shteterore.Kadri Veseli nuk duhet të votohët për Kryeparlamentarë sepse është një udhehëqes fatalishtë i dobët,sepse duke u nisur nga sjellja e tij në Ligjeslaturën që e lamë pasë,ky njeri më shumë i ka pri të së keqës së sa të mirës.Ky është një njeri i ngaterresave dhe ndërskamcave,sepse këtij njeriu i pëlqën më shumë që në Parlament të këtë më shumë tollovi së sa disiplinë dhe punë të mirëfillët.Nuk duhet votuar Kadri Veselin për Kryeparlamentarë,sepse ai ne Ligjeslat urën e kaluar që ai e udhëhoqi nuk tregoi kurrfarë suksesi dhe Parlamenti nuk përmbushi obligimet e tij.Kjo ligjslaturë ishte njëra nga më të dobëtat në tërë përiudhën e pasluftës.Nuk duhet votuar Kadri Veselin për Kryeparlamentarë sepse ka edhe kogja do zëra edhe mbrenda Partise së tij që nuk e duan.

Dhe krejtë për në fund?!!.

Kadri Veseli është një ndër figurat më tragjiko-komike,i cili gjykuar sipas punës së tij shumë të dobët të deritashme në Parlament nuk e meriton qe t’i jipet edhe nje mandat.
Pra,ju deputet të të gjitha partive,te djathta e të majta,të shtrembura dhe të drejta DUHET T’I THUANI HAPTAS:JO,JO,JO rizgjedhjës së Kadri Veselit për Kryeparlamentar.Thuani JO,nese më të vërtëtë ia doni të mirën këtij Parlamenti,nese më të vërtetë ia doni të mirën Kosovës e cila meriron njerëz më të përgatitur dhe të përkushtuar për këtë detyrë më rëndësi të posaçme për shtetin dhe demokracinë.

MJAFT MA ME VETSHKATRRIM O POPULLI IM SHQIPTAR – Nga Bardh M. Nengurra

( Mos na e prekni Gjergj Kastriotin )

 

Në nji rast në replikë mes meje e nji keshilltari komunal në sallen e asamblesë së komunës së qytetit Sarpsborg ati asambleisti si majtist që ishte i pata thanë; … ” ti dhe ata si ti jeni produkt i shfrenimit të atkijave dhe pelave me dy kambë të Norvegjisë që në shetitjet e tyne pa fre nëper shtetet arabe dhe në Turqi ju kan sjellë juve me veti nga atje. Kur pela apo atkija asht bu me gomar ka lind mushka..” etj…

Shkaku i fjalorit paksa të ashper dhe ofendues më paten perjashtu nga tri seanca të radhës në asamblenë e komunës ku isha asambleist i HØYRE Parti ( partia e djathtë e qendres ) në mandatin e viteve 2011-2015.

Pse diskutova ashtu shkak u ba diskutimi i projekt buxhetit të komunës per vitin qe vinte në të cilin buxhet partitë e majta në pushtetin komunal në krye me ARBEIDERPARTI ( Partia laburiste ) ndan 67 milion korona norvegjeze per financimin e LAG og FORENINGER ( klubet dhe shoqatat ) që në realitet ishin gjashtë xhamijat e gjashtë grupeve të minoritarve me fe islame në Sarpsborg.

Ai projekt buxhet u pat aprovue me vetem voten time kunder. Ndihem sot krenar per kambëngulësinë time qe ta pengojë donacionin me ato milionave të taksapaguesve të komunës ku unë e familja ime jetojmë e qe politikajt tru mushka i dedikuen per xhamijat që jan fabrika per prodhimin e injorantve dhe psikopatve islamik që do bahen tmerr i vendorve autokton norvegjez. Nuk e moren seriozisht mendimin tim, por që ne vitin e parë nga ato xhami dolen tre-kater ushtar të xhihadit që shkuen dhe luftuen në Siri, Libi e Irak. Ata atje edhe u vranë. Dhe mire u ba që u vranë.

Sot shumica e asambleistve të asaj kohe me thonë:…. mirë e kishe pas dhe kemi gabue neve.

Perdora këtë hymje si shembull që të dalë të neve në Shqipni e Dardani ku me dy sytë në ballë po shkojm në theqafje , në shkombëtarizim dhe zhdukje. Me shkon shpesh mendja se pelat dhe atkijat tona me dy kambë ( femnat ) nuk kan shetit neper dynje si pelat pa fre , sepse nuk kan pas mundesi, por se kam asnji dyshim se shumica e shqipfolësve qe shetet tona i kan ne perbamje te politikajve jane produkt i shkerdhymjeve te pista me dhune e me deshire me pushtues te ndryshem andaj edhe veprojne kaq poshtersishte me Atdheun tone, me vlerat tona Kombetare.

Ka pesë muje që jam në vendlindje, ka pesë mujë që tmerrohem se çka ndegjojë e çka shof. Isha në disa raste të mortit per ngushëllime dhe asnjihere se ndegjova të shprehen ngushëllimet shqip, të hyhet në dhomë me pershendetjet shqip, të deshërohet mirëseardhja shqip. Te percilet njeriu shqip.

Ndëgjova vetem selamaleikum, alejkum selam me rahmetulla. Merrhaba, ejvallah, allahu nxhenet, inshAllah, hoshgellden, hoshbollden etj etj arabizma e turqizma.

Me besoni se edhe kur kam shkue te nji familje shqiptare e besimit katolik per ngushëllime posa jam ulë me kan pershendet me merrhaba.

Në vorrime jo vetem imami i autorizuem , por aty mbëlidhen nga kater pesë mjekerrcjepen me disa lecka të turizmit të tyne në Mekë në kokë dhe tja nisin me ulurue arabisht sa jo vetem koka , por edhe prapanica tmerrohet kur i ndegjon.

Kufoma mbulohet me atë lecken që po i thonë flamuri i Muhamedit, leckë e njejtë që e perdorin edhe ushtaret mizor të xhihadit islam.

Kam vendos ma mos me shkue në asnji varrim. Por kam vendos qe askujt mos tja pranojë pershendetjet në gjuhen turke e arabe. Te gjithve do jua këthej me shkinishte dhe mvaret nga mosha e ati që me flet turqisht apo arabisht, por po qe se asht ma i ri se unë do i qojë pa asnji pardon në RRS.

Ishte 30 ditë ramazani, perjetova 30 netë shqetsime dhe tmerre sepse në ora 0.3.00 të natës me forcën ma të madhe te zanit fillonin të uluronin minaret e dy xhamijave që ka Istogu dhe kur ulurima fillonte unë si edhe të gjithë qytetaret e Istogut ishim në gjumin ma të mirë.

Shpesh mendoja se jam lind dje e jo para 62 viteve. Mendoja kështu sepse deri në çlirimin e Kosovës asnjihere nuk kam perjetue këto poshtersi, këto idiotizma, këto sulme direkte në ligjet e shtetit tim, në Kushtetutën e shtetit tim, në doket, zakonet, adetet dhe kulturën e shtetit tim. Dhe shteti im ishte krahinë pjesë e nji shteti federativ i formuem nga popujt sllav, apo ma mirë ta them ishte i okupuem dhe nuk ishte shtet fare.

Ndihem keq dhe tmerrohem kur mendojë se si ka mundësi që si qytetar i nji krahine autonome e okupueme nga sheti jugosllav me sistem komunist asnjihere nuk mu prish gjumi në pasmesnatë nga ulurimat e minareve të xhamisë. Asnjihere nuk më pershendeti kush me gjuhen arabe e as turke.

Ndihem keq dhe tmerrohem per fatin e femijve dhe nipave të mi, të popullit tim që ky shtet po lejon të shkatrrohen doke, zakone, adete, kulturë, histori, gjuhë, dhe gjithçka tjeter shqiptare per ti ba vend dhe per ta pervetsue turqizmin e islamizmin arab.

Unë si mergimtar nuk po kuptojë a asht Kosova shtet i mvetësishem apo asht krahinë e Turqisë së Erdogan turkut.

Nuk po kuptojë se a asht Shqipnia shteti im , shteti i shqiptarve i mvetësishem që nga 1912-ta perderisa në atë shtet sa here vijnë pushtetar turq, nga zyret e presidenti, kryeministrit dhe ministrave tjerë largohen bustet e Gjergj Kastriotit dhe edhe Flamuri kombëtar KUQ e ZI.

Në Kosovë sa here vijnë pushtetar turq këta politikajt tonë të pshtirosun shkojnë e perkulen para vendvarrimit të të mbrendshmeve të sulltan pushtuesit , sulltan Muratit në Gazimestan.

Kosova asht mbush perplot me shkolla të turkut Fetullah Gulen, tash per ti ba konkurrencë ati financon shkollat e veta sulltani turk Rexhep Taip Erdogan. Pse kështu?! Çka po ndodhë me neve?! A nuk rrezikohen shkollat shqipe me këto veprime?! A nuk po i vie era sikur në kohen e pushtimit otoman turk kur në tokat e pushtueme nga Perandoria Osmane kishte 1300 shkolla turke, 1300 greke, 300 serbe, dhe kishte vetem nji vit jetë nji shkollë shqipe e cila u ba shkak që edhe të vritet mesuesi i sajë dhe ai qe e hapi Pandeli Sotiri ( i baftë shpirti dritë ).

Pas ramazanit erdh bajrami i madh. Miku im mergimtari në Suedi z. Nazim Shatri rastësishtë gjatë nji udhtimi nëper Junik ne lokacionin e tregut atje shef mbeturina te coptueme të shtazve që i kan pre per bajram me nda mishin dhuratë per të vobektit që arabisht po i thuhet sadaka. Nazimi kishte ba nji inqizim me kamerë dhe edhe disa foto që kur i shef njeriut normal i rrenqethet trupi. Per qudi ne vend qe te reagojne kunder ati veprimi mizor te junikasve, Nazimin si autor i videos dhe fotove e edhe mu si shperndarës dhe komentues na sulmuen , na ofenduen dhe kerrcnuen me jetë disa junikas e edhe të tjerë permes komenteve te tyne dhe ata arsytonin veprimin barbar ne tregut të Junikut me gjoja tradite, dhe zakon. Harrojshin budallët se as nuk asht traditë e as zakon i shqiptarit sadakaja e as vandalizmi me trupat e shtazve të pafajshme.

Radiot dhe TV-të ta shurdhojnë koken me Urime Fiter Bajrami, Urime Kurban Bajrami.

Ne poste, ne banka dhe vende tjera publike jane disa kuti te vogla ku shkruhet; SADAKA apo VITRA.

Tash per bajramin e vogël gjithandej njeriu ndegjon perseri arabizem beduin ku vetem fjalori i bastraduem nga ata në nji shqipe perplot barbarizma islame ta perkujotn se je diku në ndonji vend në zhdukje e siper të shqiptarve. Perndryshe njeriu mendon se asht diku në shkretinat e Afrikes apo Azisë mes beduinve islamik.

Per bajramin e madhe shqipfolësit islamik u mblodhen me falë namazin e bajramit në sheshin e Gjergj Kastriotit në Tiranë. Ishte e tmerrshme me i pa ata mjeran se si ngritnin vithet në sheshin e Kryeheroit tonë.

Per këtë bajram të vogël tash zgjodhen të ngritin vithet po aty , por këtë here shkuen edhe ma larg. Pasi moren kritika nga disa shqipfolsa qe vetit i thonë imama, se paska qenë gabim të falet namazi para Permendrores së Gjergj Kastriotit sepse SHPATA E TI KA PRE TURQ MUSLIMAN , ata tash kerkuen mbulimin e asaj permendoreje.

Prefekti socialist i metropoles tonë Tiranës mistreci Erion Velijaj e pranojë këtë akt vandal. Permendorja u mbulue.

Te nesermen del nji imam nga Tirana me emnin Armando Aliu dhe kerkon që permendorja e Gjergj Kastriotit të hiqet fare sepse kali i Gjergjit i paska bythet e këthyeme kah kibla ( vendi të cilit i drejtohen muslimanet kur lidhen namaz ).

Politikaj të shteteve Shqipni e Dardani, akademik shqiptar ku jeni?! Pse heshtni?! A nuk ju tregon diçka kerkesa e keti shemtimi imam Armando Aliu?! Mos vallë juve vertetë keni vendos ta hiqni permendoren?! Mos vallë juve per pak lek që ju japin ( qofshin ato edhe miliona dollar ) sherbimet antishqiptare islamiko-sllavo-greke do lejoni të na sulmohet dhe shkatrrohet permendorja e Krenarisë tonë Kombëtare e Kryeheroit tonë Gjergj Kastrioti?!

Ta dini se mbani pergjegjesi historike që ta mbroni Gjergj Kastriotin, dhe nese e mbroni do mbeteni në kujtesë të mirë nëper breza, por po lejuet ta perdhosin sherbimet islamike antishqiptare dine se do mbeteni pergjithmonë në kujtesen e brezave që do vinë si tradhetaret ma të poshter të Atdheut tonë.

Juve duhet ta kuptoni se Gjergj Kastrioti asht i paprekshem, asht mbi gjithçka tjeter per neve si komb. Nuk asht vetem ni strateg i nji kohe që mjeshtrishtë bashkoj feudalet e kombit të vet dhe heroikisht mbrojti tokat e veta per nji çerek shekuli nga pushtimi i nji lukunie të tmerrshme barbare islamike. AI asht Mbreti i jonë, asht vetë gjaku dhe geni jonë. Asht Baba i jonë, asht Shejti i jonë qe ka vlerë per neve ma shumë se të gjithë profetet e botës.

Juve politikaj dhe juve akademik nuk po veproni. Juve duhet me veprue. Politikajt duhet me perdor ligjin dhe Kushtetuten dhe mos me lejue askend ta perdhos e shkel as Kushtetutën e as ligjet. Juve akademik duhet me ngritë zanin e arsyes , si intelegjencë qe pretendoni se jeni. Mjerisht juve po heshtni. Per politikaj nuk ka dyshim sepse tashma po dihet dhe po shifet ashiqare se ata perfitojnë shumçka. Kur po ka zgjedhje po fitojnë vota, e pastaj me pushtet po perfitojnë pasuni. Athue vallë edhe juve akademiket merrni ndonji copë per ta lepi si qeni kocken andaj heshtni.

Na keni sulmue neve publicistve per shkrimet tona , per ngritjen e shqetsimeve tona per fatin e Atdheut dhe popullit tonë dhe na keni quejt perqarës . Unë mendojë dhe jam i sigurt se kam të drejtë ne mendimin tim se perqares jeni juve politikaj dhe akademik perderisa lejoni të na perdhoset gjithçka shqiptare, gjithçka që frymon shqip.

Jo vetem heshtja, por edhe pajtimi i juej me kerkesat e nji minoriteti shqipfolësish islamik me bind se juve jeni pergjegjesit e vetem per këto që po ndodhin në Atdheun tonë në tokat e Ilirisë-Dardanisë qe kan të ulun me gjak ilirodardan secilin centimeter kub të dheut të sajë e qe juve tash me vetdeshirë po e perbaltni, po e shkatrroni. Po shkombetarizoni Kombin Arbnor.

Unë quditem per faktin se islami si fe në familjet tona nuk ka ma shumë jetë se 5-6 gjenerata që do thotë perafersishtë 150-180 vjet dhe në kohen kur u pranue qoftë me dhunë, apo me deshirë, të paret tanë në at kohë sado analfabet arriten ta shqiptarizojnë këtë fe agresive dhe teper te rrezikshme, nuk e lejuen të del kjo fe mbi doket, zakonet , adetet dhe traditat tona arkaike shqiptare. Kanuni i Maleve dhe ai i Lekë Dukagjinit asnjihere nuk u struken per ti leshue vend ligjeve të ashpra islamike të sheiratit.

Sot me të gjithë këta shkollar kjo fe agresive e tmerrshme po si lukinia e ujqve apo hienave të urituna të shkretinave po fut nen vete dhe po shkatrron doke , zakone, tradita dhe jo vetem edhe Kanunet tona , kjo fe e tmerrshme po perbuzë postersishtë edhe ligjet moderne dhe Kushtetutat e shteteve tona.

Deri kur keshtu?!

Mjaftë ma me islam.

Mos prekni Gjergj Kastriotin se pastaj do kerkoni shpetimin tuej e nuk do mund ta gjeni po e preket.

 

Istog: 04.09.2017

Zyrtare: Nënshkruhet marrëveshja PAN-AKR

Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e kanë zgjeruar koalicionin e tyre, duke përfshirë në të edhe Aleancën Kosova e Re.

Partia e Behgjet Pacollit ka nënshkruar marrëveshje me koalicionin PAN, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të vendit.

Marrëveshja është nënshkruar nga Kadri Veseli (PDK), Ramush Haradinaj (AAK), Fatmir Limaj (Nisma) dhe Behgjet Pacolli (AKR).

Kreu i AKR’së, Pacolli, pas nënshkrimit të marrëveshjes është shprehur i kënaqur me nënshkrimin e marrëveshjes, duke thënë se pret të kenë hapësirë për të punuar.

“Neve na presin shumë punë. Jam i bindur se do t’i tejkalojmë”, ka thënë Pacolli.

Kardinali shqiptar Simoni arrin në Kosovë për shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza”

Kardinali shqiptar Ernest Simoni i cili u prit nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji gjatë konferencës për media u shpreh i lumtur për ardhjen e tij në Kosovë me rastin e shugurimit të Katedralës “Nënë Tereza” në Prishtinë

PRISHTINË – Me rastin e arritjes së Kardinalit shqiptar Ernest Simoni, i dërguar i posaçëm i Papa Françeskut për shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, u organizua një konferencë për media në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës.

Kardinali shqiptar Ernest Simoni i cili u prit nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji gjatë konferencës për media u shpreh i lumtur për ardhjen e tij në Kosovë me rastin e shugurimit të Katedralës “Nënë Tereza” në Prishtinë.

“Për mua ishte një gëzim i madh kur mora vesh prej atit të shenjtë që personalisht të shkosh në Prishtinë, t’i dërgosh urimet e mia më të përzemërta për popullin vëlla kosovar-shqiptar e që bekimi i Zotit të jetë në zemrat e të gjithë kosovarëve. Lutemi që dashnia e të madhit Zot të jetë në familjet e të gjithëve që të rritet dashuria vëllazërore e gjithanshme”, tha kardinali Ernest Simoni.

Kurse, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji theksoi se Ipeshkvia e Kosovës ka përgatitur disa dhurata për kardinalin për hir të festës së shugurimit të Katedralës “Nënë Tereza”.

“E para dhuratë është një drekë me të varfrit tanë, sepse siç e dini tash e dhjetë vite ne japim ushqimin e drekës çdo ditë për të varfërit. Dhurata e dytë për kardinalin është medalja e festës me stemën e kësaj feste”, tha Imzot Dodë Gjergji.

Ndërsa pas konferencës Kardinali shqiptar Ernest Simoni mori pjesë në një drekë të organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës me të varfrit te menza e të varfërve, që gjendet në Kishës e Shën Ndout në Ulpianë (Prishtinë).

Ndërtimi i katedralës “Nënë Tereza” filloi më 26 gusht të vitit 2005, ndërsa u inaugurua në vitin 2010. Shugurimi i katedrales do të bëhet nesër më 5 shtator 2017, në 20 vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës. aa

Mos u nisni në kufi, pritje deri në 4 orë për në Merdarë (FOTO)

Në kufirin e Kosovës me Serbinë, në Merdarë, janë krijuar kolona të gjata.

Sipas lexuesit të Koha.net, i cili është ende në pritje për ta kaluar kufirin, në këtë pikë kufitare janë krijuar kolona të gjata dhe pritjet shkojnë deri në katër orë.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e MPB-së, kolona në kufirin e Kosovës me Serbinë, në Merdarë, ka arritur deri në 2 km dhe pritjet janë deri në 240 minuta (4 orë).

Kurse pikat tjera kufitare, sipas po këtyre të dhënave, kanë pritje shumë më të shkurta. Në Mutivodë, pritjet janë deri në 60 minuta kurse te Dheu i Bardhë deri në 50.

Edhe në Jarinje ka kolonë veturash, por që është shumë më e shkurtër, deri në 120 metra dhe pritjet në këtë pikë kufitare shkojnë deri në 40 minuta.

Në dialogun Kosovë – Serbi, përfshihen SHBA, Gjermania dhe Rusia

Në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit pritet që të ketë “lojtarë” të tjerë në fund të këtij viti.

Bëhet fjalë për SHBA-në dhe Gjermaninë, nëse të dy palët arrijnë që të pajtohen për këtë, shkruan mediumi serb, Novosti, derisa mediumi tjetër Politika, mëson që shteti i Serbisë do të kërkojë përfshirjen e Rusisë, transmeton Klan Kosova.

Sipas këtyre spekulimeve, bisedimet mes ekipit të Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen do të kryesohen nga politikanë gjermanë me përvojë në emër të Bashkimit Evropian, ndërsa Uashingtoni do të dërgojë një vëzhgues për këtë proces.

Gjykata Speciale në Kosovë rinis punën, si do të hetohen të akuzuarit

PRISHTINE- Gjykata Speciale ka rinisur punën në kapacitet të plotë. Gjykatësit e edhe administrata e Dhomave të Specializuara i kanë përfunduar verimet, ndërsa edhe gjatë ditëve të nxehta të verës nuk ka pasur pushim për hetuesit dhe stafin tjetër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Por nuk është shpallur ndonjë aktakuzë deri tani, shkruan sot Koha Ditore. Në institucionin e drejtësisë, që për mandat ka trajtimin e pretendimeve për krime lufte të pjesëtarëve të UÇK-së, të cilat i ka ngritur senatori Dick Marty, nuk kanë treguar për kohën kur aktakuzat do të ngrihen.
Po kështu, as nëse ndonjë e tillë është parashtruar para gjykatësve. Joseph L. Hollerhead, zëvendës i Prokurorit të Specializuar, ka treguar për gazetën arsyet pse informata të tilla nuk duhet ndarë me publikun në këtë fazë.

“Siç ka thënë në të kaluarën Prokurori i Specializuar, për arsye ligjore, profesionale dhe etike, ai është i kufizuar në lidhje me atë çfarë mund të thotë tani për tani për punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Për këtë arsye, ai nuk mund të komentojë çështjet si kush, çfarë, kur dhe si në lidhje me hetimet. Ju sigurisht e kuptoni rëndësinë e të qenit aq të kujdesshëm sa mund të jemi për gjithë këtë”, ka thënë Hollerhead, përcjell koha.net. “Ne e kuptojmë dhe e çmojmë nevojën që opinioni të jetë i informuar për çështjet të cilat mund t’i diskutojmë haptas, por ende nuk kemi arritur në atë pikë”.

Thaçi – Vuçiç në Bruksel për vazhdimin e bisedimeve “përtej çështjeve teknike”

Në Bruksel, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ndërmjetëson sot takimin e radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Ata do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve duke pasuar pajtimin e muajit korrik se do të fillojnë të përgatisin një periudhë të re të këtyre bisedimeve”, tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse e zonjës Mogherini.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, qenë takuar më 3 korrik dhe pas atij takimi thanë se janë pajtuar që bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve të hyjnë në një periudhë të re, ku do të diskutohen çështje më me peshë sesa aspektet teknike.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha atëherë se periudha e re do të çonte drejt një normalizimi dhe pajtimi mes të dyja vendeve e dy popujve dhe do të mbyllte kapitullin e errët të së kaluarës, për të hapur ardhmërinë e sigurt evropiane.

I përballur me kritika në shtëpi, presidenti Thaçi, ka paralajmëruar se do të angazhohet për krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës që do të përfshihet në bisedimet më Serbinë.

Presidenti i Serbisë, Alesksandër Vuçiç, kishte paralajmëruar se në periudhën e re, do të bisedohet për çështje thelbësore se si i shohin palët marrëdhëniet ndërmjet tyre për një, dy apo pesë vjet. Kjo do të thotë, sipas tij, se duhen biseda me serioze dhe më të guximshme brenda opinionit serb dhe atij shqiptar.

Në fund të muajit korrik, presidenti serb, paralajmëroi hapjen e një dialogu të brendshëm në Serbi për, siç tha, zgjidhje të qëndrueshme e afatgjatë të çështjes së Kosovës. Nisma e tij nxiti shumë reagime në Serbi ku janë hedhur edhe ide për ndarjen e Kosovës, ide këto që janë hedhur poshtë nga Prishtina.

Serbia e mbështetur nga Rusia kundërshton pavarësinë e Kosovës të shpallur më vitin 2008, por është përfshirë në një proces bisedimesh në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane.

Të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, bisedimet e deritashme i siguruan Kosovës, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, ndërsa Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Ndërmjetësuesja e këtyre bisedimeve, Federica Mogherini shfaqi besimin më herët gjatë javës se mund të vendoset një synim që deri në fund të mandatit aktual të Komisionit Evropian që përfundon në vitin 2019, të hidhen hapa thelbësorë për vendet e Ballkanit në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Zhvillimet politike në Evropën Juglindore gjatë vitit të fundit nxitën shqetësime në rritje për paqëndrueshmërinë e rajonit dhe ndërhyrjen e Rusisë e cila nuk i sheh më sy të mirë integrimet euroatlantike të vendeve të Ballkanit, një pjesë e të cilave deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë ishin nën ndikimin e saj.

Zonja Mogherini është shprehur disa herë se fuqia e Bashkimit Evropian në rajon është e lidhur me besueshmërinë e integrimeve evropiane.

Psikopatët dhe psikopatitë politike?! – Nga Skënder MULLIQI

Njerëzit lindin në shumicën e rasteve si çënje normale. Gjatë rrugëtimit jetësor njeriu pëson katarsisë për të mirë ose për të keq. Shumëçka mvaret nga rrethi ku jeton dhe vepron , si dhe nga edukimi familjarë. Në këtë proces jetësor në mbrendinë e çenjës së njeriut formësohet struktura psikologjike e tij .Shumë njerëz bëhën përsonalitete ashtu si  edhe I ka hije njeriut , më kulturë dhe moral të nivelit të duhur . Njeriu I edukuar ka qendrim parimor dhe fuksionon të ai gjithqka conform moralit  dhe përgjegjësisë .Kur superegoja e tij fillon të  atrofohet ai fillon të sillet në mënyrë abnormale duke e humbur edhe ndjenën e përgjegjesisë dhe  të fajit për qdo sjellje dhe veprim . Ai  rebelohet, bëhët njeri konfliktuoz dhe i predisponuar për veprime devijante dhe destructive.Edukimi I drejtë I bazuar në dashuri për tjetrin ndikon në formimin e drejtë të përsonalitetit të njeriut.Fëmijët të cilët edukohen pa këto komponente shkojnë kah atrofia dhe degjenerimi. Kjo temë kërkon shtjellim shumë të saktë nga njerëzit profesinal . Duket së një pjesë e mirë e të rinjëve nuk e kan nivelin e duhur të edukimit  nga familja dhe rrethi ku jeton .Shumë qka ka degjeneruar në shoqërinë tonë dhe kjo është duke lënë pasoja edhe në psikologjin dhe mënyrën e të jetuarit.Ky degjenerim më së shumti po theksohet në këtë klasë politike , e cila duket së shumica nuk e kan pasur edukatën e duhur famljare ,konformë sjelljës dhe veprimit normal  si premisë kryesore e ndërtimit të një përsonaliteti.Në shoqërinë bashkohore ku edhe funksionojnë normat e caktuara,duhet ditë të bëhën dallimet e sakta së cilat janë vlerat dhe jo vlerat.Problem fillon të bëhët kur shoqëria fillon të bie në gjendje depresive,ku sundojnë jo vlerat dhe dehumanizimi.Sjelljet dhe veprimet tona duhet të jenë konformë rregullave ligjore dhe moralit.Procesi I civilizimit ka treguar në nevojën e ndryshimit pozitiv, edhe pse ky process bëhët ngadalë duke kaluar gjenerata të tëra.Për procese negative të mjaftueshme janë  vëtem dy gjenerata…

Të metat e njeriut komentohen edhe si pjesë psikopatike.E meta kryesore e njerëzve më predisponime psikopatike është jo komunikuese ne relacion më njerëzit tjerë.Të tjeret I sheh vwtem si objekte të pa rendësishme karshi të cilëve nuk e lidh asnje emocion.Të tjerët janë të rëndësishm për ta vëtem kur kan ndonjë interes.Njerëz më predispozicione psikopatke janë kjo elitë politike në pushtet.Këta nuk  e kan dert për dëmin e madh që janë duke ia shkaktur shumicës.Nuk e kan ndjenjën e fajësisë dhe nuk po pendohen për veprimet e tilla të dëmshme .Kjo elitë politike janë një grup I njerëzve konfliktuoz, janë njerëz të cilët synim e kan futëjn e frikës karshi popullit, për të vazhduar lojën e tyre psikopatike deri në fund. Këta nuk po shohin asgjë problematike në sjelljet dhe veprimet e tyre antishtet dhe antipopull.Gjithmonë gjejnë arsyetime për veprimet e tyre destructive, për veprimet bizare, për veprimet shtypëse dhe tiranike.E zgjedhin mënyren e komunikimit sipas deshirës duke e mashtruar masën e gjerë qdo ditë e më shumë.Publikut të gjerë po I paraqten si njerëz të ditur , së këta gjoja janë shpëtimtarët e shtetit.Këta janë fati jonë I keq, por edhe fati të cilin e kemi zgjedhë vet.Gjithëqka që lihet në dorë të fatit nuk ka përfundim të mirë. Psikopatët dhe psikopatitë politike janë duke ia shtërnguar lakun në fyt gjithnjë e më shumë këtij populli…Athua deri kur ?!…

Prishtinë, shënohet Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur

Halil Hasani nga fshati Çabër, Komuna e Zubin Potokut, tha se katër djem të tij janë të zhdukur. Ai tha se djemt e tij u rrëmbyen në fshatin Zhabar, më datën 8 qershor 1999

PRISHTINË – Me rastin e 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, komisioni qeveritar për persona të zhdukur në Kosovë dhe shoqata të ndryshme të familjeve të të zhdukurve organizuan aktivitetin me vendosjen e luleve në ‘Përmendoren dedikuar personave të zhdukur’ para Kuvendit të Kosovës, si dhe ecën bashkarisht nga kjo ‘Përmendore’ deri në sheshin ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ të Prishtinës, ku përcollën mesazhet dhe kërkesat nga familjarët e pranishëm.

Në të njëjtën kohë, disa të rinj lëshuan në qiell 18 balona të bardha që simbolizojnë 18 vitet që nga zhdukja e më të dashurve të tyre. Në këto balona me pikëpytje ishte edhe pyetja: “Ku janë ata?” në tre gjuhë, shqip, serbisht dhe anglisht.

Në balona kishte edhe mesazhe dhe kërkesa të familjeve të përsonave të zhdukur për të gjetur ndonjë shenjë të vogël për t’i zvogëluar plagët dhe dhimbjet që kanë ata për më të dashurit e tyre.

Halil Hasani nga fshati Çabër, Komuna e Zubin Potokut për AA tha se katër djem të tij janë të zhdukur. Ai tha se djemt e tij u rrëmbyen në fshatin Zhabar, më datën 8 qershor 1999. Bazuar në tregimet e disa burimeve serbe, ai shpreson që djemt e tij janë ende gjallë dhe se gjenden nëpër burgjet e Serbisë.

“Të gjitha këto informacione ia kam dhënë popullit tonë, por ata nuk më kanë besuar dhe mendojnë se është gënjeshtër. Djali më i madh ishte 32 vjeç dhe më i riu ishte 15 vjeç”, tha Hasani.

Njëra nga familjaret e personave të zhdukur është edhe Ganimete Hyseni nga komuna e Mitrovicës e cila nuk di për fatin e vëllait të saj, Mehmetit (në atë kohë 28 vjeç).

“Më 25 maj 1999 ka dalë nga shtëpia, ka qenë vetë i dyti. Personi afër tij është gjetur por vëllai im nuk është kthyer më. Kemi kërkuar në shumë vende por nuk dimë asgjë për fatin e tij”, tha Hyseni.

Prenk Gjetaj, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë, tha se Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur është dita kur e gjithë bota kujton të dashurit e saj që u zhdukën nëpër luftëra, katastrofa të ndryshme dhe nënvizoi se edhe Kosova fatkeqësisht është pjesë e botës që vuan.

“Familjet e personave të zhdukur për momentin janë kategoria më e goditur si pasojë e luftës. Prandaj, apelojmë që të gjithë ata që disponojnë me ndonjë informatë, të ndihmojnë në sjelljen e informatave sepse mungesa e informatave është mungesë për të ditur për më të dashurit tanë”, tha Gjakaj.

Ndryshe, sipas raportit të fundit të statistikave për të zhdukurit gjatë konfliktit në Kosovë, i përgatitur nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), që nga viti 2002 mbi 2500 persona të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë janë ekzaminuar në mënyrë forenzike, përfshirë edhe ekzaminimet e ADN-së.

Para vitit 2002 afro 2000 persona janë identifikuar në mënyra jashtë shkencore, pra me identifikim vizual. Ndërsa sot numri i personave të zhdukur mendohet të jetë rreth 1600 persona. aa

Ekspertët: Kriza politike në Kosovë mund të sjellë eksod të ri

Vonesat në formimin e institucioneve të vendit, po ndikojnë që qytetarët mos të kenë shpresa për një jetë më të mirë në Kosovë. Nuk përjashtohet as mundësia që edhe këtë vit një pjesë e gjeneratës së re të marrin rrugën për mërgim si shkak i gjendjes së krijuar.

Eksperti ekonomisë, Muhamet Mustafa, deklaroi për Tribuna Channel se situata momentale politike ka krijuar vështirësi të perspektivës ekonomike dhe si shkak i kësaj rinia mund të ik jashtë shtetit.
Ndërsa eksperti i sigurisë, Avni Islami tha se gjasat që të shtohet pakënaqësia qytetare, si rrjedhojë e gjendjes politike, tashmë është evidente. Njëkohësisht, ai paralajmëroi se mund të ketë edhe protesta me karakter social.

Sociologu Leutrim Sahiti vlerëson se kriza institucionale ka prodhuar efekte negative dhe kjo do të ndikojë që një pjesë e rinisë të emigrojnë jashtë shtetit, por jo në masë të madhe si në vitin 2014. Kujtojmë se edhe në vitin 2014 ka pasur ikje masive të qytetarëve tanë jashtë vendit. Por që shumica e tyre gradualisht u rikthyen në vendlindje.

Fati i Qeverisë në duart e minoriteteve

Deputetët minoritarë në Kuvendin e Kosovës thonë se nëse koalicioni PAN nuk do të arrijë ta formojë Qeverinë, atëherë votën e tyre mund t’ia garantojnë një koalicioni të mundshëm mes “Vetëvendosjes” dhe LAA-së

 

Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Liberale Egjiptiane, thotë se mund ta përkrahë koalicionin e mundshëm mes “Vetëvendosjes” dhe LAA-së, por me kushte të njëjta si për koalicionin PAN.

Koalicioni PAN për disa herë me radhë ka dështuar ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit në mungesë të votave të nevojshme të deputetëve.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili njëherësh është edhe kandidat i PAN-it për kryeparlamentar, ka deklaruar në seancën e javës së kaluar të Kuvendit se nëse Albin Kurti arrin t’i sigurojë 61 vota të deputetëve, ai e ka përkrahjen e plotë që t’i formojë institucionet, shkruan tutuje “Zëri”.

Përfaqësuesit e komunitetit egjiptian i kanë kërkuar më herët koalicionit PAN që t’ia japë drejtimin e një ministrie të Qeverisë së re për t’ia garantuar votën e tyre në Kuvend.

“Unë e përkrah edhe palën tjetër nëse është në përputhje me Kushtetutën dhe me Rregulloren e Kuvendit. Ne do t’i kemi kërkesat e njëjta sikurse që i kishim me PAN-in”,  ka thënë Berisha për gazetën “Zëri”, duke shtuar se deri më tani nuk kanë pasur asnjë ftesë nga LDK-ja dhe nga LVV-ja për të biseduar për një bashkëpunim të mundshëm.

Pseudointelektualët ulin imazhin e shtetit! – Nga Florim Zeqa

Intelektualët e pozitës i gjen kudo dhe kahdo, në aktivitete populliste, në mediat elektronike dhe ato të shkruara me deklarata patriotike, në promovime librash, prerje shiritash, në simpoziume, në panaire të produkteve ushqimore e madje edhe atyre të kafshëve duke përzgjedhur sojin më të mirë të tyre.
Kështu, krahasuar nivelin e intelektualëve të rangut pushtetar, intelektualët kosovar (shqiptar) renditen në pozitën më të ulët nga të gjithë intelektualët e shteteve të rajonit.

Intelektuali i nënshtruar para tutelës së pushtetit nuk është intelektual

Intelektualët e pozitës shqiptare, të shkëputur nga interesat e popullit punojnë vetëm për interesat e pushtetarëve, e më së paku ose hiq për interesat e qytetarëve, ngase të gjitha energjitë e tyre i shpenzojnë për revanshizëm ndaj intelektualëve të opozitës të cilët mbajnë në thumb të kritikës egon e pakufishme të pushtetarëve për pasurim dhe privilegje që ua garanton pushteti i koruptuar në gjysëm shtetin e lirë dhe gjysëm të pavarur, në njërën anë nga pushtuesit në veri të vendit, ndërsa në tjetrën nga përfaqësitë diplomatike që mbajnë nën kontroll të plotë të gjitha figurat politike në Kosovë.
Përderisa të gjithë intelektualët e shteteve të Balllkanit dinë të bashkohen dhe pajtohen në kohë krizash nacionale, duke lënë mënjanë mospajtimet dhe zënkat personale,…tek ne akoma zhvillohet një revanshizëm primitiv i përcjellur me një urrejtje patologjike, me tendencë shkatërrimtare për shtetin e Kosovës, i cili po kalon orët më të liga që nga përfundimi i luftës e këndej.
Po ndodh pikërisht kështu, për faktin se fusha e intelektualëve është e mbuluar me pseudointelektual të graduar me diploma dhe tituj shkencor nga shkollat e “natës”, të instaluara në universitetet publike dhe private, të cilat kanë prodhuar dhe vazhdojnë të prodhojnë intelektual të profilit ideologjik dhe partiak, por jo të nivelit kombëtar.

Pasojat nga shkollat e natës

Kulminacioni i së keqës që po i sjellin vendit “kuadrot” nga shkollat e natës, qendron në faktin se shumë prej syrësh, përveqse janë katapultuar në majat e pushtetit, të tjerët janë emëruar përfaqësues të shtetit të Kosovës në vendet evropërendimore.
A ka mjerim më të madh, kur pseudointelektualët vijnë në mërgatë për t’u mbajtur “ders” patriotik plejadës së artë të intelektualëve të viteve të ’90-ta, të larguar nga Kosova si pasojë e dhunës dhe terrorit sistematik të makinerisë vrastare të Millosheviqit,…të cilët në përendim u tretën dhe tjetërsuan në fuqi punëtore nëpër kantiere ndërtimi dhe fabrika gjithandej vendeve evropërendimore, pa iu njohur asnjëherë diplomat dhe niveli i lartë intelektual, në disa raste edhe titujt shkencor të tyre.
Akoma më i dhimbshëm bëhet ky fakt, kur këta intelektual dhe veprimtar të devotshëm të çështjes kombëtare vazhdojnë të anashkalohen dhe injorohen nga institucionet e shtetit të Kosovës!
Kështu pseudointelektualët e veshur me petkun e diplomatit shtetëror, pa pasur as njohuritë minimale në fushën e diplomacisë, pa e njohur fare gjuhën e shtetit në të cilin janë akredituar, përveqse krijon imazhin më të keq të përfaqësimit të shtetit, e ulë imazhin e Republikë së Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur.
Aspekti tjetër negativ qendron në faktin se, diplomatët të cilëve nuk u ka shkelur asnjëherë këmba në mërgim , e kanë të vështirë t’i kuptojnë hallet dhe problemet e mërgimtarëve.
Kasta e diplomatëve nga shkollat e natës e lidhur me kastën tjetër pseudointelektuale në mërgim, u qëndrojnë pranë dhe bashkëpunojnë vetëm me shoqatat dhe organizatat që janë të lidhura me pushtetarët e korruptuar në Kosovë dhe Shqipëri, gjegjësisht me sekserët e tyre, të cilët u ndihmojnë në riciklimin e parave të pista, të përfituara në mënyrë të kundërligjshme nga buxheti i shtetit.

Intelektualët e vërtetë, opozitë e antivlerave

Kur është puna kështu, intelektualët e vërtetë me ( pa) dashje duhet të marrin rolin e opozitarizmit ndaj antivlerave, shërbëtorëve të pushteteteve të korruptuara në Shqipëri dhe Kosovë. Ndodh pikërisht kështu për arsye se injorohen nga përfaqësuesit diplomatik të shtetit dhe sekserët e tyre në Diasporë, nga ish servilët e pushteteve sllavo-komuniste në Kosovë dhe Shqipëri, nga ish bashkëpuntorët e zellshëm të UDB-së jugosllave dhe sigurimeve tjera antishqiptare.
Kështu veprimtaria e intelektualit në mërgim po bëhet gjithnjë e më e vështirë nga ngulfatja e pseudointelektualëve, që i kanë mësuar pëmendsh disa nga vargjet e rilindasve tonë, sa për të promovuar nëpër tubime “intelektualitetin” e kamufluar me nga një strofë të poezive të Naimit, Migjenit apo Asdrenit.
Megjithatë, intelektualët e vërtetë nuk guxojnë të heshtin përballë sfidave të kohës që po kalojmë, por duhet gjetur rrugë dhe mënyra të reja të organizimit të mërgatës jasht koncepteve dhe ideologjive partiake, për të krijuar një organizim të mirëfillt të mërgatës, që shkon në funksion të unifikimit dhe bashkimit të të gjithë bashkatdhetarëve pa dallim shteti, krahine apo rajoni për të mbijetuar rrezikun e asimilimit të gjeneratave të reja në njërën anë dhe në tjetrën, krijimin e një tutele për mbrojten e të drejtave të shqiptarëve në Diasporë.
Nevojën imediate të një oragnizimi të fuqishëm të mërgatës tonë, dua ta ilustroj me një shëmbull të hidhur që ndodhi para afro tre viteve (në muajin shtator 2014) në rajonin Marche të Italisë, ku u privuan nga jeta dy të rinjë shqiptar nga Kosova.
Vetëm disa orë nga vrasja e dy kosovarëve në Fermo, Regjioni Marche-Itali, në Milano të Italisë takohen dy ministrat e jashtëm shqiptar; Ditmir Bushati (Shqipëri) dhe Enver Hoxhaj (Kosovë), në inaugurimin e konsullatës së përbashkët Shqipëri-Kosovë, me prezencën edhe të autoriteteve italiane, dhe për habi në këtë takim ceremonial u hesht ngjarja tragjike në Marche ku u privuan nga jeta dy bashkatdhetar të ministrave shqiptar.
Sikur të ishte prezente vetëdija morale tek ministrat (qyqar) shqiptar, para inaugurimit të konsullatës do duhej mbajtur së paku një minut heshtje në nderim të viktimave shqiptare!
Heshtjes së pushtetarëve shqiptar iu bashkangjiten të gjitha shoqatat dhe organizatat tjera me përjashtim të shoqatës “Skandërbeg” në Fermo dhe Arbreshëve të Italisë, të cilët protestuan fuqishëm para autoriteteve italian me moton; “Duam drejtësi” dhe “Kërkojmë të paguhemi dhe jo të vritemi”!
Cilit do nacionalitet t’i ndodhte një tragjedi e tillë, do të ishin të mënjëhershme reagimet zyrtare, filluar nga përfaqësitë diplomatike e deri të ato shtetërore.
Madje çdo qeveri respektive do t’i dërgonte “notë” proteste qeverisë italiane për vrasjen e dy bashkatdhetarëve të vet. Për habi dy qeveritë shqiptare nuk e panë të udhë ta bëjnë një gjë tillë!

Vetëvendosje hedh poshtë akuzat e PDK-së për sulm ndaj bashkëshortes së Stavilecit

Partia Demokratike e Kosovës, gjatë një konference për media, ka bërë të ditur se është sulmuar bashkëshortja e zëdhënësit të PDK-së, Blerand Stavileci.

Uran Ismajli, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se bashkëshorten e Stavilecit e kanë sulmuar aktivistë të Vetëvendosjes.

“Sot në mesditë kriminalet e Vetëvendosjes kanë sulmuar dhe rrahur brutalisht bashkëshorten e Ministrit Blerand Stavileci, zonja Vitore para se të jetë bashkëshorte e një politikani është nënë. Ajo pas lëndimeve të marra po trajtohet në QKUK”, tha ai.

Blerandi Stavileci ka shtuar Ismajli ka qenë një nga zërat më të theksuar për mospunën dhe keqpërdorimet e shumta në komunën e Prishtinës, nga zyrtarët më të larta të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pas sulmit fizik, Vitores i është thënë që t’i përcjell porosi të qarta Blerandit duke i thënë që të mos flet shumë dhe se të shohim a do të flet pas këtij veprim”, thekson Ismajli.

PDK ka kërkuar nga organet e rendit që të kapin autorët e sulmit dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Sipas policisë “V.S., femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cili ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e Policisë, vijon komunikata, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Ajo është sulmuar gjatë ditës në një nga lagjet e Prishtinës.

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosjes përmes rrjeteve sociale kanë reaguar për sulmin ndaj bashkëshortes së Stavalicit, duke shprehur keqardhje dhe duke hedhur poshtë akuzat që u janë bërë nga PDK.

Dardan Sejdiu deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar në Facebook se PDK pa asnjë fakt po akuzon Vetëvendosjen në lidhje me këtë rast, duke ndërhyrë kështu në punën e organeve kompetente.

“Janë për keqardhje deklaratat e zyrtarëve të lartë të PDK’së që pa asnjë fakt akuzojnë Vetëvendosjen në lidhje me këtë rast, duke ndërhyrë në punën e organeve kompetente, që do të duhej sa më parë ta zbardhnin këtë akt kriminal. Ngutia e PDK’së për të akuzuar aktivistët e VV’së nuk përbën vetëm papjekuri të skajshme politike, por edhe lë hapësirë për dyshime rreth inskenimeve të mundshme qëllimkëqija, çka me siguri se nuk do të përbënte risi”, ka shkruar Sejdiu.

Sulmin ndaj bashkëshortes së Stavilecit e ka dënuar edhe kryeministri në largim, Isa Mustafa.

Po ashtu ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Sulmi ndaj bashkëshortes së zëdhënësit të Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci është i papranueshëm dhe qyqar. Është sulmi ndaj një nëne, ndaj një gruaje dhe mbi të gjitha ndaj një qytetare të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.

Policia në konsultim me Prokurorinë po e cilëson këtë rast si lëndim trupor.

Lojërat politike në cirkun e quajtur Kuvend i Kosovës?! – Nga Skënder MULLIQI

A janë ngjitur gjatë këtyre viteve në pushtet, budallenjët, hileqarët, kriminelët, matrapazët  politikë… apo neve na duket kështu?Të gjitha kategoritë më të ulëta shoqërore  u ulën në qeveritë tona dhe në ulesët e deputetëve .Të jesh deputet nuk është vëtem nderimi më I lartë që I bëhët dikujt, por është edhe obligim I madh së përmes kuvendarëve  përfaqësohet vullneti i popullit. Në rastin e Kosovës të jesh qeveritarë dhe deputet don të thotë të kesh pagë shumë herë më të madhe së sa paga mesatare në vend, do të thotë të kesh privilegje në shoqëri ,dhe don të thotë të kesh edhe biznese të ndryshme , nuk ka lidhje nese ato biznese janë edhe të paligjshme.Deputetet tanë I kan siguruar vetit kushte më të mira të jetesës, I kan siguruar vetit benifite në Evropë ,kur dihet së sa është takati ekonomik I vendit, kur dihet gjithashtu  së shumica po jetojnë dobët. Deputetet po  I shkrujnë kushtet e jetës së qytetarëve të Kosovës , po ua presin teshat sipas deshirës dhe tekeve te tyre .Po bëjnë tregti më fatin e shumë të rinjëve të cilët kan mbetur në mëshirën e kohës.Po tregtojnë më ata të cilët janë të uritur , më ata të cilët janë të hendikepuar , po luajnë më fatin e njeriut tonë gjithnjë e më të varfëruar… Janë të urtë dhe melaqe vëtem në kohë fushatash elekotorale .Ne vend që populli të jeton gjithnjë e më mirë , gjithnjë e më shumë po I veshtirësohet situata politike dhe ajo ekonomike. Moti kuvendi është shëndrruar ne klub cirkuzantesh . Në kuvend po shohim  gjithë farë skenash të turpit , pamë gjithë farë shfaqjësh teatrale të cilat kishin për qëllim qitjen hi syve popullit , që këta kuvendarë bashkë më qeveritarë ti vazhdojnë lojërat politike , që ti vazhdojnë hajnit , që ta vazhdojnë kriminalitetin ekonomik , të zhvillojnë biznese të dyshimta, ta intensifikojnë kontrabandën .Na janë bërë grupe të caktuara politike kriminale të cilat e kan pru Kosovën buzë kolapsit . Deputetet tanë për vete kan siguruar pagë të lartë edhe pas pushimit të mandatit si deputet.Për qytetarë nuk vlejnë benifecionet e tilla.Qyteteraët ‘duhet” ti kryejne vëtem obligimet karshi shtetit e asgjë më shumë .Po jetojnë më paga që as ndihmë sociale nuk janë . Për ata që nuk po punojnë veq Zotin e kan në ndihmë !Penzionerët po jetojnë më një pagë më të cilën nuk kan mundësi ti sigurojnë as ilaqet mjekësore. Në pyesim të kujtë janë këta deputet , janë të popullit, interesat e kujti i përfaqësojnë …?Po të kishim deputet si duhet , sigurisht së nuk do të talleshin parreshtur më popullin.Po të kishim deputet korrekt do ti eliminonin të gjitha privilegjet , do të kishin pru ligjin e lustracionit , do ti kishin eleminuar konfliktet e ndërsjella, do të kishin qeverisur me vendin ashtu si u ka hije , do të kishin pru ligje të cilat I përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve, do ta kishin luftuar krimin dhe korrupcionin , e shumë qka tjetër pozitive për këtë vend gjithnjë e më të shkretnuar .A ka mbetur moral në këtë vend? A ka kuptim që deputetet të marrin paga shumë herë më të mëdha së sa mesatarja  dhe shumë benifite të tjera? A po na largojnë gjithnjë e më shumë nga Evropa e Bashkuar?A po na kthejnë në diktaturë? Ka edhe shumë e shumë pyetje të tjera të cilat kërkojnë përgjigje. Për fatin tonë të  keq këtyre pyetjeve nuk po ka kush u përgjigjet ! A ka kuptim që të kemi kaq dallime drastike në shtetin I cili sapo ka lindur? Sigurisht së nuk ka asnjë kuptim .Ka kuptim vëtem për delingjijtë , për matrapazët dhe për manipulatorët politikë ,të cilët kan ardhur në krye të organit tonë më të lartë  të shtetit .Barabarësia sociale moti është tretur si fluskë sapuni.Të gjithë jemi hisedarë në tortën  nacionale e cila nuk po ndahet njejtë.Lojërat e kuvendarëve po vazhdojnë në cirkun e quajtur Kuvend i Kosovës…

Letër e hapur kryetarit të komunës së Klinës, zotit Sokol Bashota – Nga Florim Zeqa

Riparo dhe drejto aksin rrugor në Bokshiq

Vazhdimi i asfaltimit të rrugës në fashtin Bokshiq të komunës së Klinës katër vite më parë në vlugun e fushatës zgjedhore, sot nuk i ngjet më një rruge të asfaltuar por një rruge plot gropa e hendeqe.

Rregullimi i infrastrukturës në vendet rurale; të rrugëve, ujësjellësit, kanalizimeve, ndërtimit të shkollave, etj, është i mirëseardhur dhe ndikon drejtëpërdrejtë në mirëqënjen e qytetarëve,…por jo rrallë ndodhë, që shkaku i dhënjës së mitos (ryshfetit), korrupsionit dhe interesave tjera të bëhet edhe “mollë sherri” mes banorëve të një fshati apo lagjëje.
Katër vite më parë, vazhdimi dhe përfundimi i kësaj rruge në kohën e fushatës zgjedhore, nga shumkush është cilësuar si një projekt për blerjën e votave nga ana e PDK-së, mirëpo kur kihet parasysh numri i vogël i votave të marrura në këtë fshat, e menjanon këtë mundësi!
Janë interesa tjera këto, për të cilat nuk dua të flas tani, nuk dua të flas për koston e kësaj rruge, as për cilësinë e punimeve, trashësinë e asfaltit.. janë gjëra që shifen, të cilat i dëshmon koha, por dua të ndalem tek projekti i rrugës.
Në momentin kur hartohet projekti i një rruge, projektuesi (i përgjegjëshëm) në radhë të parë studion vizibilitetin e rrugës, gjegjësisht mundësinë evitimit të kthesave dhe lakimeve të panevojshme, uljen e tapjetave dhe zgjerimin e ngushticave në rrugë, më qëllim të qarkullimit sa më të mirë dhe parandalimit të fatkeqësive në komunikacion.
Për habi, projektuesi i kësaj rruge, të paktën në një rast ka bërë të kundërtën, vijën e drejtë të rrugës e shndërroi në vijë gjarpërore, duke e nxjerrë rrugën nga shtrati i drejtë i saj (për motive ryshfeti dhe korrupsioni) për të legalizuar uzurpatorët e rrugës,…ndërsa në anën tjetër të rrugës uzurpojnë në mënyrë të paligjshme pronën private të tjetrit.
Rasti më enklatant ka ndodhur në aksin rrugor mes familjeve Zeqa dhe Uka, me ç’rast dikush këtyre të fundit ua ka legalizuar uzurpimin e rrugës me gypa të vendosur paraparakisht në rrugë para shtëpive të tyre!
Projektuesi (urdhërdhënësi i tij) në vend që të largoj uzurpatorët (familjen Uka)nga rruga, e zhvendos rrugën në drejtim (shumë afër murit) të shtëpisë së familjës Zeqa. Kjo ka ndikuar në përkeqësimin e mardhënjeve tradicionalisht të mira mes këtyre dy familjeve, me një fjalë, ka hapë një plagë dhe ka shëmtuar një rrugë!
Qëllimi i këtij shkrimi është zgjidhja e këtij konteksti pronësor, të shkaktuar për interesa personale të dikujt, gjithnjë përmes rrugëve ligjore që të përcaktojë trasenë legale dhe tradicionale të rrugës. Qëllimi thelbësor është parandalimi i së keqës së nesërme që mund të sjellë ky lakim i rrugës.
Pikërisht kjo pikë (e zezë) e lakimit mund të bëhet shkak i fatkeqësisë fatale për familjen (Zeqa) që banon aty afër, të cilëve nga çasti në çast mund t’ua “prish” gjumin përplasja e ndonjë makine në murin e shtëpisë. Ky lakim i rrugës do të jetë rrezik permanent për kalimtarët dhe ngasësit e makinave.
Më mirë është të paguaj dikush sot koston finaciare dhe morale të këtij “gabimi” njerëzor se sa nesër ta paguaj dikush me jetë.
Tashmë kur kjo rrugë është lidhur me rripin asfaltues me atë që vjenë nga Lugu i Baranit, është bërë arterija më e frekuentuar rrugore në këtë anë të rrafshit të Dukagjinit, ngase shkurton distancën kundrejt vijave tjera rrugore për afro 20 km.
Kur kësaj i shtohet edhe frekuentimi i mjeteve transportuese me pesha të rënda nga bartja e bllokave nga fabrika në këtë fshat, atëherë mundësia e shkatërrimit të mëtutjeshëm të kësaj rruge është evidente, sikurse që është prezent edhe rreziku permanent për aksidente fatale shkaku i devijimit të trasesë në aksin e sipërpërmendur rrugor.
Andaj më këtë rast, u bëjë thirrje publike ju zoti Sokol Bashota si kryetar i komunës së Klinës, Kuvendit Komunal, shërbimit kadastal, prokurorimit, gjykatave dhe shërbimit policor në Klinë që të shkojnë në këtë fshat, të bëjnë ekspertizën e duhur dhe të marrin masat e mënjëherëshme për rikthimin e rrugës në vendin e vet, mos ta hudhin topin tek njëri-tjetri, por te veprojnë urgjentisht në zgjidhjen e këtij problemi më pasoja afatëgjata.
Nëse “s’mund” të bëjnë gjë tjetër, le ta vendosin në këtë pikë (të turpit) mbishkrimin “Pika e zezë”, siq vendoset në çdo aks rrugor më shkallë të lartë të rrezikshmërisë për jetën e qytetarëve.
Për moszgjidhjen e këtij monstruoziteti korruptiv, përgjegjegjësia pos ndaj shkaktarëve (projektuesit dhe mbikëqyrësit të punimeve), do bie edhe mbi ju i nderuari kryetar Bashota dhe autoriteteve të sipërpërmendura komunale.
Që kjo të mos ndodh, i respektuari kryetar, mik i nderuar Sokol Bashota, ju lutem të dergoni urgjentisht shërbimin kadastal në fshatin Bokshiq, gjegjësisht për të verifikuar trasenë e rrugës në aksin rrugor më të devijuar dhe më të deformuar (tashmë edhe të shëmtuar) që ndanë familjen Zeqa dhe Uka, dhe jam i bindur që zgjidhja do të jetë sa e lehtë ashtu edhe e shpejt, imperativ ky sa i ngutshëm po aq i domosdoshëm për të evituar aksidente rrugore dhe konflikte familjare.
Vet dëmtimi i rrugës (hendeku në gjatësi prej disa metrash dhe gjerësi mbi 1 metër) në këtë aks rrugor e dëshmon në mënyrën më besnike nxjerrjen e rrugës nga traseja e saj.
I nderuari kryetar Bashota, duke njohur personalitetin tuaj dhe autoritetin e pakontestuar, mbetem me shpresën, që do ta riparoni dhe ktheni shpejt rrugën në trasenë e saj të mëparshme, në të kundërtën ju premtoj se do të angazhohem personalisht përmes rrugëve ligjore për riparimin dhe drejtimin e rrugës, gjegjësisht kthimin e pronës së uzurpuar pronarit legjitim.
Shkaktarët e këtij monstruoziteti rrugor, në mos sot, një ditë do të përgjigjen para ligjit dhe drejtësisë vendore. Andaj evitimi i të gjitha paradokeseve të sipërpërmendura është në dorën tuaj i nderuari kryetar. Krahas riparimit të hendekut në rrugë, drejto edhe trasenë e saj. Përveqse mirënjohës, do jem edhe falenderues i nderuari kryetar i Klinës, z. Sokol Bashota.

Me respekt: Florim Zeqa Bokshiq, 24.08.2017

Makolli: AKR-ja nuk ka marrëveshje me PAN-in

Aleanca Kosova e Re e cila drejtohet nga afaristi i njohur Behgjet Pacolli, ka konfirmuar se nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me koalicionin PAN, ku bëjnë pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma.

Zëvendëspresidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleanca Kosova e Re, Vesel Makolli tha për Radion Evropa e Lirë se AKR-ja nuk ka deri me tash asnjë marrëveshje me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën,i njohur si koalicioni PAN.

Makolli deklaroi se deputetët e AKR- së nesër do të jenë në seance, por nuk do të votojnë për kandidatin për kryetar të Kuvendit nga koalicioni PAN.

“Me sa e di unë koalicioni PAN, nga ne nuk i ka votat. Qëndrimi ynë nuk është për ta votuar dhe besoni se nuk ka marrëveshje”, tha Makolli.

Ai ka shtuar se lideri i partisë Behgjet Pacolli ka sugjeruar që të gjithë liderët e subjekteve politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës të angazhohen për të dalë nga kjo gjendje, e cila ka bllokuar procesin eformimit të institucioneve të reja.

“Nuk ka marrëveshje. Këtu në Ballkan po keqinterpretohen gjerat se po nxirret nga kontesti një konkluzion apo një qëndrim. Ne e kemi thënë ata që duhet të gjendet një zgjidhje sidomos ky apel vlen për opozitën e cila po rrinë në istikamet e veta. Kemi 61 deputet e këta nuk lëvizin nga vendi. Prandaj nuk ka qenë vendim që ad-hok të shkohet kjo është keqkuptuar apo keqkuptuar nuk e i di”, tha Makolli.

AKR ka garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në kuadër të koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe subjektin Alternativa.

FSK nis arkivolin e ish-kryeministrit Rexhepi për në Kuvendin e Kosovës (Fotot)

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e kanë nisur në drejtim të Kuvendit të Kosovës arkivolin e ish-kryeministrit të ndjerë, Bajram Rexhepi.

Në Hollin e Kuvendit të Kosovës nga ora 10:00 deri në orën 12:00 do të bëhen homazhe pranë arkivolit të ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi.

“Zeri.info”, raporton se pas orës 12:00, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë do të mbahet mbledhje komemorative.

Pas mbajtjes së mbledhjes komemorative, arkivoli i ish-kryeministrit Rexhepi do të niset drejt shtëpisë së të ndjerit në Suhodoll ku do të qëndroj nga ora 13:30 deri në orën 14:45, raporton “Zeri.info”

Më pas nga ora 15:00 deri në orën 16:00, arkivoli i ish-kryeministrit Rexhepi do të qëndrojë në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, ku do të bëhen homazhe.

Ndërsa nisja e arkivolit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës drejt varrezave në Shipol do të bëhet në orën 16:00, raporton “Zeri.info”.

Ndërkaq ceremonia e varrimit të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi do të bëhet në orën 16:30.

Image

Image

Image

Image

Bekim Jashari konfirmon se garon për kryetar të Skenderajt

Bekim Jashari i ka thënë PO kandidaturës për kryetar të Skënderajt. Përmes Facebook Valon Loshaj ka shpërndarë njoftimin, duke theksuar se, me Bekimin në krye, Skenderajn e presin ditë të mira.

Më poshtë, teksti i plotë postimit të Loshajt.

“Të dashur miq,
Kam kënaqësinë e veçantë të ndaj lajmin e gëzueshëm me qytetarët e zemrës së shqiptarisë – Drenicës.
Pas kërkesës së drenicakëve për përfaqësim nga djali i Heroit Kombëtarë Hamëz Jashari, ju konfirmoj që Bekim Jashari tha PO.
-PO për Kryetar të Skenderajit,
-PO për drejtësi në Skenderaj,
-PO për zhvillim ekonomik në Skenderaj,
-PO për mirëqenie të qytetarëve,
-PO për zhvillimin e shëndetësisë,
-PO për zhvillimin e arsimit,
-PO për prosperitet të Skenderajit.
Ditë të mira po e presin Komunën e Skenderajit, nën udhëheqjen e Bekim Hamëz Jasharit, i cili ka kapacitet intelektual, njerëzor dhe kombëtar, andaj urime Drenicë, urime Skenderaj, faleminderit Bekim”.

Arrin në Kosovë trupi i pajetë i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Në Aeroportin e Prishtinës ka arritur arkivoli i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Rexhepi ndërroi jetë të hënën në Turqi, në moshën 63-vjeçare.

Ai në muajin prill pësoi sulm në tru, prej kur ndodhet edhe në koma. Pas trajtimit disaditor në Kosovë, Rexhepi ishte dërguar për trajtim në një spital turk.

Rexhepi kishte lindur më 3 qershor 1954 në Mitrovicë. Rexhepi kishte diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pasuniversitare i kishte përfunduar në Zagreb në vitin 1985.

 

Punoi për vite me radhë si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës, deri në vitin 1990.

Gjatë luftës me Serbinë më 1999, Rexhepi iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male, duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.
Ndërkaq, më 2002 ishte zgjedhur kryeministër i parë i institucioneve të përkohshme vetëqeverise të Kosovës.

Saktësisht, më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën president të saj. Rexhepi ka qenë ministër i Punëve të Brendshme.

Në periudhën e fundit, Rexhepi kishte lënë politikën dhe i ishte kthyer profesionit si kirurg në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Avni Mazrreku: Demarkacioni me Serbinë më i vështirë, do të tentojë t’i marrë territor Kosovës

Kosova e ka të përfunduar çështjen e shënimit të kufirit vetëm me Maqedoninë. Me tre fqinjët e tjerë, Shqipërinë, Serbinë e Malin e Zi, kufiri vazhdon të mos jetë i përcaktuar. Shteti më i ri në Evropë do ta ketë problem, sidomos përcaktimin e kufirit me Serbinë, vlerëson analisti politik, Avni Mazrreku.

Mazrreku, profesor i të Drejtës Evropiane, thotë se Serbia do ta ketë vështirë që të bisedojë për kufirin me Kosovën, ngase vijën kufitare e njeh si një vijë kufitare administrative, përderisa për Kosovën ky është kufi ndërshtetëror.

“E para çka duhet me u zgjidh midis dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës, është pozicionimi i qartë se si kualifikohet kjo vijë kufitare. Pavarësisht që ka pasur një marrëveshje të ndërmjetësuar nga ana e Bashkimit Evropian për menaxhimin e integruar të kufirit, kjo më tepër ka shkuar në një kontekst të themi teknik të organizimit të qarkullimit të ndërsjellë të njerëzve dhe mallrave midis këtyre dy shteteve dhe nuk e ka zgjidhur këtë problem politik, të hapur midis këtyre dy shteteve”, tha Mazrreku në një intervistë për Ekonomia Online.

Ndryshimi i kufijve aktualë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është riaktualizuar ditëve të fundit nga ana e Serbisë. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se kjo do t’iu hapte rrugën të dy shteteve për integrim në Bashkimin Evropian. Por, ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, është përgjigjur se Kosova i ka të përcaktuar kufijtë, të njohur ndërkombëtarisht dhe që nuk mund të ndryshojnë.

Mazrreku paralajmëron se Serbia do të tentojë t’i marrë territor Kosovës, për shkak të pretendimeve që ka edhe ndaj pasurive në Kosovë.

“Një problem i pambyllur në të cilin ka qenë i involvuar edhe KFOR-i në Kosovë, sipas rezolutës 1244, është çështja e majës ku ka qenë i vendosur sistemi i radarëve të ish-Jugosllavisë, përkatësisht të Serbisë, të cilët radarë kanë qenë të bombarduar gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s. Kjo pikë të themi që është e kontestuar nga ana e Serbisë dhe KFOR-it deri më tani, dhe më vonë do të jetë e kontestuar midis Kosovës dhe Serbisë”.

“Po ashtu një çështje tjetër që do të sjellë telashe në bisedimet në kontekst të demaskimit midis Kosovës dhe Serbisë është edhe çështja e liqenit të Gazivodës”, parashikon Mazrreku.

Numër i madh i dokumenteve që do të ndihmonin përcaktimin e kufirit ndodhen në Serbi, e shumica prej tyre janë të kohës së ish-Jugosllavisë.

Mazrreku propozon që institucionet të marrin pikë reference çështjen e Kushtetutës së vitit 1974, ngase sipas tij, ajo është baza mbi të cilën ka filluar të ndërtohet procesi i pavarësimit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës i kishte propozuar BE-së që në kuadër të dialogut të Brukselit të diskutohet edhe për demarkacionin me Serbinë. Por, deri më tani nuk ka pasur vullnet nga pala tjetër.

Aktualisht, Kosova vazhdon ta ketë problem demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Marrëveshja ishte arritur mes dy qeverive dhe është ratifikuar nga Mali i Zi, por jo dhe nga Kuvendi i Kosovës, për shkak të kundërshtimeve të ashpra të opozitës së kaluar.

Bekim Jashari flet për kandidaturën e tij për kryetar të Skenderajt

Djali i Hamëz Jasharit, Bekimi, ende nuk ka marrë vendim definitiv nëse do t’i futet apo jo garës për kryetar të Skenderajt, në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 22 tetor.

Megjithatë, Jashari për herë të parë ka konfirmuar se nëse e bën një gjë të tillë, atëherë Sami Lushtaku dhe Nuredin Lushtaku nuk do të jenë pjesë e garës për të parin e komunës së Skenderajt.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Bekimi thotë se nëse bëhet kryetar do t’i shërbejë në plotësi qytetarëve të kësaj ane. Ndërsa konfirmon se nuk do të kyçet në asnjë parti.

“Ende nuk e kam marrë vendimin, është e njëjta gjendje. Jam duke shqyrtuar kërkesën e qytetarëve, por s’ka diçka konkrete. Nëse e marrë vendimin unë do të jem në të mirë të vendit dhe qytetarëve kurgjo tjetër as më shumë e as më pak”, është shprehur ai, duke shtuar se në qoftë se garon do të dal si kandidat i pavarur.

Në fund, Jashari theksoi se ka miqësi të mirë me dy Lushtakët. Për këta të fundit konfirmoi mundësinë e moskandimit për qytetin i cili që nga paslufta është bastion i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Samijën dhe Nurën dytë i kam shokë, ata nuk kandidojnë nëse dal unë”, është shprehur në fund ai.

Bombë në shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së dhe ish-agjentit të SHIK-ut, kritikuesit të madh të Thaçit

Në shtëpinë e tij në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në rrugën kryesore Prishtinë-Podujevë, rreth orës 08:50 të mëngjesit të sotëm, është gjetur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë bombë dore metalike.

Shtëpia e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-anëtarit të SHIK-ut Naim Miftari, sot ishte cak i një mjeti shpërthyes.

Në shtëpinë e tij në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në rrugën kryesore Prishtinë-Podujevë, rreth orës 08:50 të mëngjesit të sotëm, është gjetur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë bombë dore metalike.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se mjeti i gjendur nuk ka shpërthyer.

Ajo ka thënë se PK-ja po merret me rastin.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 08:50 në rrugën “Vëllezërit Fazliu”. Policia është marrë me rastin,  vetëm e ka konfiskuar. Mjeti nuk ka shpërthyer, ka qenë thjeshtë i vendosur. Por aty kanë qenë ekipet e nevojshme për deminim dhe rasti po hetohet”, ka deklaruar Ahmeti.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vet Naim Miftari në një prononcim për gazetën “Bota sot”. Ai ka thënë se falë Policisë së Kosovës, njësisë për deminim, mjeti nuk ka shpërthyer dhe se nuk ka dëme.

Miftari ka treguar ngjarjen se si e ka kuptuar se kishte një bombë në oborrin e shtëpisë së tij.

“Disa punëtorë kanë dashur të parkojnë veturën para derës së shtëpisë sime dhe e kanë vërejt mjetin shpërthyes. Ata më kanë thirr mua. Unë isha në gjumë, por kur kam dal në terrasë gjysmë i fjetur, kam parë një objekt të rrumbullakët, por nuk kam mundur me qartësu se për çfarë objekti është fjala, mirëpo ai ka ngjasuar me bombë dore metalike. I kam thirr policinë dhe pas 3 orëve, ekipi shembullor i anti-bombave i Policisë së Kosovës, e ka çmontuar. I përgëzoj për punën dhe ekipin shembullor”, ka rrëfyer Miftari.

Ai ka deklaruar se prapa këtij veprimi, gjendet një qëllim.

“Qëllimi i kësaj vepre, fsheh porosi vrastare për ne, pasi kishte disa atentate edhe më herët. Por ky veprim nuk na zmbraps, as nuk rrëzon për toke, as nuk na demoralizon”, është shprehur ai.

I pyetur nga gazeta se a ka ndonjë person tek i cili dyshon, Naim Miftari ka thënë se porositësit e këtij akti, sot gjenden në krye të shtetit. Ai ka dhënë edhe një porosi për ta.

“Personat apo personin nuk e njoh, por ata (porositësit-milionerët) e tyre, fatkeqësisht sot i kemi në krye të shtetit, në vendet kyqe. Ata pothuajse janë pronar të Kosovës. Por, ata urdhërues po i porosis se çdo pikë gjaku i imi apo i ndonjë anëtari të familjes time të pafajshme që derdhet, do të paguhet vetëm me gjak, pasi ka humbur besimi në drejtësi të manipuluar. Ka humb edhe shpresa se një ditë do të bëhet më mirë”, ka thënë thënë tutje ish-eprori i UÇK-së.

Disa momente pas rastit, Miftari kishte publikuar edhe një fotografi në llogarinë e tij në Facebook.

“Presi….. FLM shum që po perkujdeseni për neve që her pas hereve po na rrethohen shtepit tona me shiritia të verdh ….., kurse policin ton djemt tan i pergozoj perzemërsisht për punen e kryer në menyr profesjonale. Vjen edhe koha e llogarive mos u brengosni …por mos harroni se nuk na frigojn as plumbat as bombat as kercnime e juja,  (nuk na rrëzoni p?r tok)”, ka shkruar Miftari në Facebook.

Kujtojmë së Miftari është njëri ndër kritikuesit më të mëdhenj të presidentit, Hashim Thaçi, të cilin në shumë postime në facebook, Miftari e akuzon për krime të ndryshme./BS

Kosova nuk ka aplikuar në UNESCO, ja arsyeja

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, ka dhënë arsyet e mos aplikimit në këtë organizatë.Sipas tij, pengesë kanë qenë çështje e brendshme, saktësisht mos miratimi i dy ligjeve atij për Liritë Fetare si dhe Ligji për Trashëgimin

Demaj ka hedhur poshtë pohimet se ka munguar mbështetja nga shtetet anëtare. Madje kryediplomati kosovar thotë se Serbia nuk ka pasur gisht në mos aplikim.

“Kosova nuk ka aplikuar në UNESCO akoma. Jemi në pritje të miratimit të dy ligjeve Ligjin për Lirit Fetare dhe Ligjin për Trashëgimin Fetare të cilat ende nuk kanë kaluar. Jemi duke punuar, jemi duke i parë të gjitha mundësit dhe opsionet, besoj që kemi edhe pak kohë për të aplikuar dhe do të shohim si do të shkojnë rrjedhin gjërat”, tha shefi i diplomacisë kosovare,për Ekonomia Online.

Mos konstituimi i Kuvendit sipas Demajt, do të pamundësohet miratimin e këtyre dy ligjeve e nw tw njëjtën kohë edhe mos aplikimin për këtë vit.“Pa miratimin e këtyre dy ligjeve nuk mund të lëvizim, nuk mund të aplikojmë, nëse nuk mundemi këtë vit e lëmë vitin tjetër”, sqaroi ai.

Në mungesë të tri votave Kosova dështoi për t’u anëtarësuar në organizatën më të madhe të Kombeve të Bashkuara UNESCO, në nëntor të viti 2015, proces të cilin e pengoi Serbia. Sesioni i 21 i Asamblesë së UNESCO-s do të mblidhet në nëntor në Paris. E për pranim Kosovës i duhet dy të tretat e votave të 195 vendeve anëtare.Kosova ka aplikuar për anëtarësim në një organizatë tjetër në INTERPOL. Por edhe pse u tha se janë siguruar votat e mjaftueshme për tu bërë anëtare e kësaj organizate të sigurisë, ministri në detyrë thotë se këto raporte nuk janë shumë shpresëdhënëse.

“Do të ketë vështirësi është shumë e vërtetë, sepse ka shumë shtete që kanë mbetur pezull nuk japin një përgjigje. Do të kemi një takim gjatë kësaj jave me kryeministrin edhe presidenti është njoftuar dhe mbetet që të shohim të gjitha raportet që kanë ardhur.Raportet nuk janë shumë shpresëdhënëse se Kosova do të anëtarësohet, por sidoqoftë këto raportet do të na udhëzojnë si të vazhdojmë më tutje. Ne e dimë se gjërat mund të ndryshojnë në momentet e fundit, Kosova në këtë situatë që është do të ketë vështiri se institucionet janë ende të pa krijuar dhe kuvendi i pa konstituuar edhe pse po mundohemi të bëjmë punën si është më së miri. Brenda kësaj jave do të vendoset gjithçka rreth INTERPOL”, u shpreh ministri në detyrë i Punëve të Jashtme.

Daçiçi flet për kufirin Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se propozimi i tij për demarkacion të Kosovës eliminon shkaqet e luftës në mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ai përsëriti se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Unë jam duke u përpjekur që të sugjerojë një zgjidhje të përhershme pasi ajo është e bazuar në një kompromis të të drejtave historike dhe etnike që nënkupton demarkacionin e asaj që është shqiptare dhe serbe”, ka thënë Daçiq për RTS, transmeton Indeksonline.

Sipas tij propozimi as nuk merr as nuk jep asgjë.

“Nuk është një mundësi për të bërë një marrëveshje të përhershme dhe në ato zona ku jetojnë serbët, kurrë nuk do të jetë një Kosovë e pavarur. Kjo është e mundur, po vetëm me tanke”, k a shtuar Daçiq.

Sipas tij nuk ka zgjidhje të përhershme për Kosovën pa një marrëveshje me Serbinë duke shtuar se Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e OKB-së.

“Ne kemi bërë të ditur se nuk ka kufij me Bosnje e Hercegovinën e lëre më me ndonjë entitet që e quan veten Kosovë e pavarur”, ka thënë zëvendëskryeministri serb, Daçiq.
Daçiq ka thënë po ashtu se në Prishtinë ka qëndrime me të cilat thuhet se dialogu është iniciuar për ta bërë Serbinë ta njohë Kosovën.

“Në emër të Qeverisë dhe Presidentit të Serbisë u them se ne kurrë nuk do të njohim pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Daçiq

Gjithnjë e më shumë po zhytemi në baltën e imoralitetit?! – Nga Skënder MULLIQI

Një shoqëri e cila karakterizohet më moral politik, bën përpjekje që amoralitetin politik ta sjellë në suaza të normalitetit. Në Kosovë kësaj çështje të rëndësishme nuk po i kushtohet rëndësi . Thuhet së çdo popull e ka udhëheqjën çfarë edhe e meriton.Dhe ,dorën në zëmër kësaj nuk ke qka i shton as nuk ke çka i mungon.Ne demokraci pushteti është vullnet I shumicës.Nese shumica zgjedhin një pushtet e kan bërë atë punë  duke menduar së një pushtet I tillë iu hyn në funksion dhe i realizon kërkesat e sovranit. Po mos të ishte kështu do të votohej një pushtet i dytë apo jo? Kjo vlenë edhe për Kosovën.Prej fillimit të viteve të 2000 –ta në pushtet pak a shumë kemi pasur njerëz të  filozofisë  së njejtë  politike.Platformat politike ishin gadi të njejta, pa programe afatgjata qeveritare  të zhvillimit ekonomik të vendit. Gadi 20 vite po kalojnë e vendi  nuk ka arritur shkallë të duhur të stabilitetit politik dhe stabilitet ekonomik. Përkundrazi kemi stagnacion të të gjitha proceseve . Tranzicioni i ka kaluar tashmë të gjitha përmasat e normalës. Kan marr hov dukuritë negative e veqmas kriminaliteti politik dhe kriminaliteti ekonomik , si dhe korrupcioni endemic.Kosova po bëhët gjithnjë e më shumë problem demografik , po bëhët shtet I pa përspektivë për të jetuar. Krejt këto na janë bërë stil i jetës.Çka po ndodhë këtu në Kosovë?Një llojë paradoksi. Këtyre njerëzve deri vonë u është aplauduar , u janë thurrur lavde, I kan votuar parreshtur , duke qenë kështu të lumtur , duke instaluar logjikën së pushtetet dhe njerëzit në krye mos të ndrrrohen ! Çka të thuhet ? Sipas kësaj logjike , populli I këtij vendi e ka pushtetin të cilin edhe e meriton. Logjika tjetër fletë së populli nuk ka pasur shumë kujdes për të ardhmen e vet.

Parlamenti francez para disa kohe e ka pru ligjin për moralitetin politiik, ku politikanet , ministratë dhe vendimarrësit e ndryshem  local, iu është ndaluar  punësimi e familjarëve  të ngusht. Nese ndodhë ta bëjnë këtë punë rrezikohen që të marrin deri  në   tre vjet burgim. Tek ne sjellja  e ligjit të tillë mund të bëhët vetëm në  rast të ndryshimeve radikale  , kur ndryshohet ambijenti në të cilin nuk do të kishim një filozofi politike,  e cila thirret gjoja në mbrojtje te interesave nacionale, e në fakt kemi kriminalitet dhe korrupcion të të gjitha llojeve .Deri sa kemi vëtem deklarativisht të pranishem dhe jo edhe të zbatueshem moralin politik, endrrat tona do të mbeten të zbrazeta.Ne gjithnjë e më shumë po zhytemi në baltën e imoralitetit .Kësaj fryme bukur shumë janë duke i fry edhe mediat të cilat do të ishte dashur që temës së moralit ti kushtojnë rëndësi të veqantë. Morali dhe përgjegjësia politike në Kosovë janë në shkallën më të ulët, nuk përkojnë më rregullat demokratike të sjelljës dhe të veprimit.Politikanët tanë kan zgjedhur modelin e keq të pasurimit në menyrë shumë të paligjshme  .Kjo është sjellja dhe veprimi më imoral i mundshem për një shoqëri e cila pretendon të jetë demokratike.Sa e sa miliona euro kan humbur pa gjurmë , dhe ekzitojnë edhe faktët që janë zhvatur nga njerëzit e pa përgjegjshem dhe të amoral politikë ? Si është kjo e mundur e pak kush të përgjigjet për veprime të tilla kriminale ?Thjesht , përgjegjësia dhe morali politik shumë po na mungojnë. Për atë edhe gjendja shoqërore është jashtë suazave të normalitetit. Në një shoqëri e cila karakterizohet më moral politik ,shteti I merre të gjitha masat e duhura kunder veprimve amorale .Të tillat veprime sigurisht së ndëshkohen edhe rënd penalisht. Kjo elitë politike po vjedh dhe plaqkitë deri sa ta zbrazin  kacën shtetërore,  dhe të mirat tjera shoqërore. Kjo që po ndodhë në Kosovë më hajni masovike është jo civilizuese .Mungon  kontrolli për faktin , së ata  janë ngritur  mbi ligjin .Kësaj klase politike në pushtet po i mungon kodeksi moral , nuk po dojnë më jetu ndershem , nuk po janë të interesuar të kuptojnë së shteti është mbi të gjitha. Kosova ka rënë në duar të kapadaive politikë të cilët moralin e kan të dorës së dytë apo fare nuk  ekziston per ta…

Media zvicerane pyet Thaçin për akuzat e Dick Martyt për krime lufte, ja si përgjigjet

Thaçi gjatë intervistës me gazetarin e “Blick”

Hashim Thaçi (49) është president i Kosovës nga prilli 2016. Për mbështetësit e tij, ai është një hero lufte – për kritikët një kriminel lufte. Gazeta më e klikuar zvicerane “Blick” ka mundur të kontaktojë zotin Thaçi në zyrën e tij presidenciale – dhe biseduan për kohën e tij në Zvicër si refugjat, mbi “schacit” dhe roli i tij në luftërat e Ballkanit.

BLICK: Ju keni jetuar në Zvicër nga 1994 deri 1998, keni banuar në Dietikon ZH, studiuat në Universitetin e Zyrihut dhe keni punuar te trenat. Na tregoni pak për këtë kohë.

Hashim Thaci: Kisha fat që brenda kohës kur zhvilloheshin luftërat në Ballkan unë jetova për tre vjet në Zvicër. Kam kujtimeve të mrekullueshme për ata njerëz dhe për atë vend. Sot ndjehem i gëzuar, që një pjesë e njerëzve të atëhershëm që kërkonin mbrojtje si refugjat, sot janë integruar dhe janë krenari e shoqërisë zvicerane.

Atëherë mund ta kthejmë intervistën në gjermanisht

Më mirë në gjuhën shqipe …

Sa mirë flisni gjermanisht?

(Përgjigjet gjermanisht) Përpiqem.

Nga krijimi i Kosovës nuk keni vizituar zyrtarisht Zvicrën. Kur keni qenë herën e fundit në Zvicër?

(Përsëri në shqip) Marrëdhëniet tona janë konsoliduar. Zvicra është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën dhe i jemi falenderues. Vetëm kam qenë përpara disa muajsh në Zvicër – por tranzit. Ne tani përqëndrohemi këtu me punë.

Shumë persona kërkojnë të largohen nga Kosova drejt Zvicrës. Nuk ju mungon juve këtu asgjë?

Kush nuk do dëshirontë të vinte në Zvicër! Edhe personat nga BE shkojnë në Zvicër. Diaspora ka mbështetur luftën dhe më pas kanë ardhur në Kosovë për të investuar.

Më pas presidenti Thaçi fton banorët e Kosovës të shfrytëzojnë maksimalisht mundësitë që ofron Zvicra, ndërsa intervista ndryshohen kahje duke u fokusuar te imazhi i “shacive” dhe krimet e mundshme të luftës.

Imazhi i shqiptarëve në Zvicër është me kahje të ndryshme. Ka hero si Shaqiri – por edhe afishe «kosovarët therrin zviceranët». Ç’mendoni mbi këtë?

Më parë këtu dhe atje kishte perceptime negative. Por ndërkohë gjendja ka ndryshuar. Në gëzohemi që Shaqiri, Behrami dhe Xhaka janë kthyer në hero të Zvicrës. Banorët e Kosovës i bëjnë krenarë zviceranët. Kjo më bën edhe mua krenar. Në çdo shoqëri ka persona të këqij. Për këtë ka edhe ligje.

Unë isha sot në Mitrovicën veriore, një qytet i ndarë mes serbëve dhe shqiptarëve. Një situatë kërcënuese. Kur keni qenë herën e fundit atje?

Vitin e fundit. Por unë mund të shkoj edhe sot. Ne tani kemi nënshkruar shumë marrëveshje dhe dialogu do shkojë në një fazë tjetër: faza pajtimit të dy shteteve tona. Por Kosova është një vend i pandarë. Këtë vit kishte provokime të rënda nga serbët. Tani si president kam kontakte të rregullta me presidentin serb Vucic, që të parandalojmë incidentet. Dialogu nuk ka alternativë.

Një ndër kritikët më të mëdhej tuajit vijnë nga Zvicra: Dick Marty, i cili ka shkruar një raport për Këshillin Europian, ku ju akuzon si kriminel lufte.

Nuk është hera e parë dhe as e vetme. Por unë jam krenar, çfarë kam bërë për vendin tim. Unë kam tre qëllime politike në jetë: Lirinë e Kosovës, Pavarësinë; tashmë i kemi arritur; dhe e fundit që Kosova të jetë pjesë e NATO dhe BE. Lufta jonë patriotike ishte e pastër dhe e drejtë. Akuzat për trafikimin e organve janë fantazi, raport i falsifikuar dhe një Science-Fiction. Dick Marty ishte një kundërshtar i pavarësisë së Kosovës dhe ai ishte edhe kundër bombardimit të NATO. Caku ishte i qartë: Dick Marty kërkonte ta paraqiste shtetin e Kosovës si të dështuar – por më kot.

Në lidhje për Gjykatën Speciale,  ku sipas tij nuk përbën asnjë kërcënim dhe shqetësim për të, ai thotë. “Themelimi i Gjykatës Speciale është e mirë për Kosovën, pasi do çlirohemi nga këto shpifje.”

Në fund ai shpreson në një ndeshje futbollistike mes Zvicrës dhe Kosovës, ndërsa këshilla e tij për diasporën shqiptare në Zvicër është: “Integrohuni sa më mirë të jetë e mundut. Kosova është krenar me ju”./Bota sot

Image

Thaçi, Limaj gjatë luftës

“Hashim Thaçi u arrestua për vrasjen e Ali Ukajt, u lirua pas telefonatës së Xhavit Halitit” – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Vrasjet politike qëllimshëm heshtën

Historia e vrasjeve politike ndërshqiptare, është e hershme. Dhe, gjithëherë kanë qenë në shërbim të të huajve, për të përfituar edhe individi dhe grupi vendor. Për të mos u zgjatur në kohë, po nisemi nga vrasja e Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, më 17 janar 1982, në Untengruppenbach të Shtugardit.

Vrasja e bujshme, që ende nuk ka autorësi ligjore. Ish të arrestuarit për rastin, vazhdojnë akuzat reciproke. Një i tretë, që pranon implikimin, drejton gishtin ke i arrestuari i parë. Organet kompetente dinë shumë. Vullneti i mangët, për hir të interesave dhe miqësisë, midis dy vendeve, Gjermanisë dhe Jugosllavisë, të asaj kohe, ka dominuar heshtjen për krimin e trefishtë. Tani, sërishmi është rihapur procesi hetimor, sepse krimi rëndon në ndërgjegjen e zyrtarëve dhe të popullit gjerman.

Kur shqiptarët po përgatiteshin për kundërvënie ushtarake Serbisë pushtuese, u shënua vrasja e parë. Viktimë ishte zëdhënësi i UÇK-së, gazetari Ali Ukaj, me rezidencë në Tiranë, nga Lumbardhi i Deçanit. Për krimin u arrestua Hashim Thaçi, i cili do të lirohej, pas një bisede telefonike, me një gjeneral të Sigurimit shqiptar, që bëri Xhavit Haliti, nga Zvicra. Vrasja u mjegullua dhe kurrë nuk pati autorësi të besueshme!

Shërbimi Sekret jugosllav, (UDB-a), në kuadrin e tij, edhe ai i Kosovës, kanë dhënë emra agjentësh, të dërguar me shërbime speciale në gjirin e Mërgatës shqiptare. Sigurimi i Enver Hoxhës, partner i vjetër i UDB-së jugosllave, i rekrutoi agjentët shqiptarë të Serbisë, duke i bërë agjentë të dyfishtë. Ata zgjeruan rrjetin në Gjermani, Zvicër dhe gjetkë. Për t’i komprimentuar edhe më shumë, Sigurimi shqiptar i ftoi të bashkëkallin Shqipërinë në vitin 1997!

Sigurimi, me përkrahjen edhe të zyrtarëve social-komunistë të Tiranës, strukturimin e ri të LPK-së. Shkarkoi kryetarin, kryesinë e vjetër, mori në dorëzim Fondin e paligjshëm dhe krejt shpërdorues “Vendlindja thërret”, duke i sharë dhe akuzuar deri në tradhti. Në krye të LPK-së, në Mërgatë, vuri njeriun e dërguar nga Tirana. I njëjti mori edhe drejtimin e gazetës “Zëri i Kosovës”. Ndërsa Kryesinë e re e përbënin emra të pazëshëm në Mërgatë, por, mirë të njohur për UDB-në dhe Sigurimin Shqiptar.

Serbia i kishte argatët e vetë të gatshëm. Ajo kishte planifikuar, që, sido që të rrjedhin ngjarjet në Kosovë, donte që njerëzit e saj të vihen në pozicione favorizuese për atë, Serbinë. Por, asaj nuk i mjaftonte vetëm ndihma e social-komunistëve të Tiranës. Bëri si bëri, koordinoi me mikën tradicionale të Serbisë, Francën, e cila do t’ia ofronte Hashim Thaçit “mikun” e gatshëm, Arnaud Danjean, agjent i Sigurimit francez, DGES. Kurse, ish-shefi i shërbimit francez, Pierre Siramy, në një kanal televiziv, ka thënë: “Hashim Thaçi është agjent i Francës”.

Bardhyl Mahmuti, që konsiderohej ministër i jashtëm i Kosovës, në prag dhe gjatë luftës, kishte përcjellë me dyshime Hashimin me “mikun” e tij freng. Me një rast Hashimi ia prezanton si mik të shqiptarëve! Dhe, Bardhyli shpërthen me zemërim, se “ky është spiun i Serbisë dhe armik i shqiptarëve”.

Eksponenti shumë i përfolur i LPK-së, Ibrahim Kelmendi, këtë zënkë e publikon në librin e tij. Publicisti dhe veprimtari veteran i Mërgatës shqiptare, Xhafer Leci, ashtu si shumica e mërgimtarëve, ka mendim negativ për Kelmendin, sepse, sipas tij, “Ibrahimi shpif dhe gënjen edhe në gjumë”. Por, kjo e dhënë i bënë përshtypje.

Duke qenë pjesëmarrës, në një promovim të një libri të Bardhyl Mahmutit, të organizuar nga Konsullata e Kosovës në Shtutgard, i bënë pyetje publike autorit të librit, nëse është e vërtetë, ajo zënka e tij me francezin hafije, “mik” i Hashimit, duke e cituar librin e I. Kelmendit? Bardhyli, i zënë ngushtë, por, duke njohur karakterin ngulmues të Xhafer Lecit, e pranon: “Po, është e vërtetë, ai ishte mik e spiun i Serbisë dhe armik i shqiptarëve”.

Pra, shefat e rinj të LPK-së, Sigurimsat e Enver Hoxhës, me zyrtarët qeveritarë komunistë, të konvertuar në socialistë; Serbia; Sigurimi francez, u pajtuan që të përdoret metoda e gatshme e komunistëve shqiptarë, kundër ballistëve, në Luftën e Dytë Botërore, për t’i sjellë në pushtet stalinistët e Kosovës.

Përçarja e shqiptarëve të Kosovës dhe të Mërgatës; ndarja e faktorit ushtarak; vrasja e kuadrove ushtarakë, e veprimtarëve dhe e bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës; përgaditja e listave të personave për ekzekutim; sabotimi, deri në dështim, të luftës në Kosovë.

I gjithë ky skenar ogurzi funksionoi si “sarkisuf” arab apo “sahat zviceran”. Në mes të Tiranës u ekzekutua ministri i luftës, në vlugun e luftës, kolonel Ahmet Krasniqi, i cili, trimërisht dhe profesionalisht, përgatiti infrastrukturën e luftës; u ekzekutua udhëheqësi i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit, tribuni i demokracisë shqiptare, Azem Hajdari, me aprovimin e presidentit Rexhep Mejdani, Fatos Nanos, Skënder Gjinushi, Ilir Meta, Paskal Milo, Fatos Klosi, me bandën e tij ekzekutive.

Lista emërore e ekzekutimeve vijoi me vrasjet serike: Enver Maloku, Sadri Ramqaj, Ilir Konushevci, Hazir Mala, Rushit Elezi, Qazim Jakupi, Muharrem Tafa, Xhemajl Mustafa, Idriz Rrecaj, Ramiz Hoxha, Selman Binishi, Rrahman Morina, Shaban Ramqaj, Haki Imeri, Shaban Manaj, Ekrem Rexha, Kosovë Zeqiraj, Albert Zeqiraj, Smajl Hajdaraj, Ismet Rraci, Shefki Popova, Bekim Kastrati, Besim Dajaku, Ismet Jashari-Kumanova, Behaudin Hallaçi, Tahir Zemaj, Hasan Zemaj, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Ukë Bytyçi, Bardhyl Ajeti dhe shumë qindra të tjerë, për të arritur kuotën shifrore të 1.820 viktimave politike, të ekzekutuar nga “komandantët” dhe bandat e tyre, të cilët sot vazhdojnë pushtetin e tyre të përgjakur në Kosovën, kinse, të “lirë” e “demokratike”!! Vrasjet politike në Kosovë janë masive, madje shifra e tyre tejkalon numrin e dëshmorëve faktik, të rënë në luftën e Kosovës.

Veliu: Nuk është mirë që AKR-ja po prish koalicionin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, thotë se po presin hapin e koalicionit PAN drejt krijimit të institucioneve të reja e më pas LDK-ja do të shqyrtojë hapat e vet të mëtejshëm.

Veliu iu kundërpërgjigj edhe kritikave të partnerit të saj të koalicionit, AKR-së, pasi nënkryetari i kësaj partie, Agim Bahtiri tha se nuk do të presin deri në pafundësi LDK-në për formimin e institucioneve të vendit.

“Nuk ka të drejtë Bahtiri e as askush ta akuzojë LDK-në pse nuk po bisedon me Albin Kurtin apo me këdo qoftë. LDK-ja nuk është në pozicion që mund të bisedojë me askënd, sepse në bazë të Kushtetutës koalicioni që i ka fituar zgjedhjet, ai duhet ta bëjë përpjekjen e parë. Tek pastaj, kur të krijohen kushtet, LDK-ja do ta vlerësojë se me kë të bisedojë. Nuk është as Agim Bahtiri as AKR-ja e as asnjë subjekt politik që mund ta detyrojë LDK-në të ulet e të bisedojë me këdo qoftë ”, tha Veliu për televizionin 21.

“Ajo është çështje e tyre. Ne kemi hy me vullnet në koalicion dhe është çështje e tyre se sa ata qëndrojnë. Nuk do të ishte mirë që koalicioni të prishej. Është mirë të ndiqet procedura, rendi pastaj, pas konsumimit mund të ulemi, të bisedojmë dhe të vlerësojmë. Ne presim që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mblidhen, ta zgjedhin kryesinë e Kuvendit dhe të vazhdojë procedura e mëtejme”, tha Veliu.

Të dehurit e mahallës ballkanike?! – Nga Skënder MULLIQI

Thonë së budallenjët mburrën më atë që të menqurit turpërohen.Dhe, ajo më çka po lavdërohen dhe mburren kjo elitë politike në pushtet, e cila ia ka falë dreqit , e vërteton edhe këtë thënje të popullit.Ju zonja dhe zotëri në pushtet, mos jeni aq shumë të” menqur” sa po mendoni së ne qytetarët jemi budallë ?!Qeveritë e deri tashme na proklamuan dhe po na proklamojnë në media dhe rrjete sociale më mburrje, së Kosova ka bërë të arritura të larta , në këtë kontekst edhe kur bëhët fjalë gjoja për shkallën e ulët të atyre të cilët po kërkojnë një vend të punës.Po e rreni dhe po e manipuloni opinionin gjithë ditën më të dhëna sipas deshirës tuaj duke e shtrembëruar realitetin .Sigurisht së kemi edhe “ulje” të shkallës të atyre të cilët po kërkojnë punë së çdo ditë po zbrazët Kosova. Po të kishit hapur vende të reja të punës sigurisht së shumë më pak do të ishte bërë fjalë për këtë temë.E dini ju zotëri pushtetarë , së shumë kush edhe unë e dojmë këtë vend dhe nuk do të dëshironim në asnjë mënyre të flasim pa argumente .Nese e shetisim Kosovën mund të shohim gjithnjë e më shumë qytete dhe katunde të cilat po zbrazën , fusha të pa punuara …Kjo është e dhembshme .Ju zotëri atje lartë që jeni ngjitur në pushtet, ju po voziteni më vetura të shtetit shumë të kushtueshme , dhe kur po doni edhe po fluturoni jashtë vendit më aeroplanë po ashtu të klasit të parë?Rinia jonë po largohen ku tu shohin syte për një jetë më të mirë …Në shumë vende po shohim vëtem njerëz të vjetër të ulur para shtëpive duke shikuar rrugën… A keni zbritur ndonjë herë ju pushtetarë në vende të ndryshme të Kosovës për të pa nga afër së si po jeton njeriu ynë ? Nuk po zbrisni së vetja po ju duket Zot mbi këtë tokë.Nuk e shkelni këmbë Kosovën e varfër së nuk keni dëshirë të pluhëroseni, nuk keni dëshirë dhe nuk ua don syri të shikoni gjera të keqija. Jeni mësuar të jetoni në stilin e lartë e deri dje nuk keni pasur brekë në b.. Kosova po zhbehet .Po largohen nga ky vend të cilën e keni shëndrruar sikur të ishte shkretinë.. . Si nuk keni pakë moral politikë të na folni për statistika , të na mbani nasihat së Kosova po përparon, së edhe shumë pak kohë ka mbetur kur do të bëhëmi pjesë e Evropës së Bashkuar , e jemi vendi i vëtem i izoluar si në geto për fajin Tuaj…Çdo ditë e më shumë njerëzit po largohen më autobusa , trena,vetura të ndryshme më lotë në sy për në Gjermani e shumë vende tjera të botës Perëndimore.Po i shesin pronat e baballarëve , gjysherëve të tyre siq thuhet për një grusht grosh .A nuk ka gjë më e dhembshme dhe tragjike së ta mbyllesh shtëpinë më dry. E ju, zotëri dhe zonja në pushtet nuk po ju intereson dhe nuk po e shihni ekzodin më të madh ndoshta në historinë e shqiptarëve të Kosovës, duke mos llogaritur këtu edhe shumë qka tjetër…Po dukeni si një turmë e të dehurëve te mahallës së ndotur ballkanike. Ju po flisni vetem sipa dëshirës tuaj duke e shtremberuar realitetin e hidhur të jetës së keqe të shumicës në Kosovë. E vërteta është një , dhe nuk bahët tjetër.Kosova jo vëtem që ka banorë shumë më pak , por shumë më pak është duke mbetur fuqi punëtore .Duket ashiqare së nuk keni shumë dije në politikë, së jeni mw shumë lakmitarë te të mirave materjale , së nuk punoni asgjë .Po proklamoni parrulla të rreme së jeni duke punuar ndershem dhe pa hile për Kosovën.Me rroba kat, këpucë të zeza të lustrueme dhe më bluza të bardha po na flisni neper televizone dhe gazeta për fitore të pa qena.Nga Kosova po largohen , jo më nga okupatori serb, por nga “okupimi” juaj ekonomik dhe social.Do të duhet të kishit dijeni politike , mos të ishit lakmitarë për poste e për të mira matetrjale, do të kishit pasur mundësi për ta udhëhequr Kosovën. Jo , ju keni vëtem shkëlqim të rrem ,ju nuk kuptoni gjë nga shtetndërtimi dhe mirëqenja , ju po lavdëroheni më atë që duhet të turperoheni…

Mustafa: Me PDK-në në asnjë rrethanë, VV të qartësojë qëndrimin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, edhe njëherë ka qartësuar pozicionin e LDK-së, karshi situatës së krijuar politike.

Mustafa ka thënë se “Të gjithë ata që kanë iluzione se me zvarritje të proceseve, para apo pas zgjedhjeve lokale, do të ndryshojnë qëndrimin e LDK së mashtrohen kot! Në asnjë rrethanë nuk bëjmë koalicion me PDK-në për qeverisje qendrore”.

Ai ka thënë se sa i përket Vetëvendosjes, do të kërkojmë që t’i qartësojnë qëndrimet e tyre për shumë akuza, sulme dhe veprime të dhunshme por edhe çështjet programore. “Në ditët në vijim do të adresojmë çështjet specifike”

Postimi i plotë i Mustafës:
“Të nderuar miq,
PDK, VV, AAK, Nisma si inicuese, Lista Serbe, të gjithë së bashku të bashkrenditur organizuan dhe i shpallën mosbesim Qeverisë së drejtuar nga LDK. Emruesi i përbashkët i koalicionit te tyre anti LDK shpjegohet me faktin se nuk shihnin interes që Kosova të ketë një Qeveri që lufton krimin dhe siguron zhvillimin ekonomik.

U vërejtë që edhe ndëkombëtarët, të cilët e kanë plotë gojën luftë kundër krimit dhe korrupsionit, se në fakt janë më shumë të interesuar për stabilitet, qoftë ai i menaxhuar nga krimi, sesa për një qeverisje e cila në mënyrë të pavarur lufton krimin. Prandaj edhe ndodhi kjo që ndodhi.
PDK-së, AAK-së e Nismës iu rrezikohej kapja e shtetit nga njerëzit që i kanë të instaluar në institucione. Kurse, VV i shfrytëzoi këto parti për të justifikuar përdorimin e dhunës për ardhje në pushtet. Argat të tyre ishin edhe disa deputet të LDK-së.

Lista Serbe i fërkoi duart se tani do të jenë faktor kyq, ata dhe Beogradi, në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës. Shfrytëzuan nendjelehtësinë e atyre që thirreshin në vendime të mëdha!?

Rezultoi se Llogaritë, sondazhet, këshillat e të gjithëdijshëmve, materiali propagandues iu dolën të gabuara!

Ishte kjo e vetmja qeveri e pasluftës e drejtuar nga LDK-ja, ndaj së cilës u ushtrua dhunë e paparë.
U sulmuan institucionet, u sulmua familja, shtëpia dhe eskorta e Kryeministrit, u sulmuan disa ministra. Opinioni heshti. Heshtën edhe organet e ligjit.

Vota e mosbesimit nënshkroi certifikatat e dhunës dhe të ideatorëve të saj.

Këto ditë ata që organizuan të gjitha këto pisllëqe dhe komplote kërkojnë që LDK-ja tu bashkangjitet për të bërë institucionet, bile edhe po kanë fytyre (të pafytyrët) të fajësojnë LDK-në se ajo qenka tani bllokuesja.

Është e qartë se LDK nuk e shkaktoi këtë situatë, se LDK nuk e ka mandatin për Kryetar të Kuvendit dhe as radhën e parë për nominim të Kryeministrit. Prandaj Koalicioni i LDK -së s’ka si ta bllokojë e as si ta zhbllokojë situatën. Situatën po e mban peng Koalicioni i PDK-së.

Të gjithë ata që kanë iluzione se me zhagitje të proceseve, para apo pas zgjedhjeve lokale, do të ndryshojnë qendrimin e LDK së mashtrohen kot!

Në asnjë rrethanë nuk bëjmë koalicion me PDK-në për qeverisje qendrore.
Sa i përket Vetëvendosjes, do të kërkojmë që ti qartësojnë qëndrimet e tyre për shumë akuza, sulme dhe veprime të dhunshme por edhe çështjet programore. Në ditët në vijim do të adresojmë çështjet specifike. IM”, ka shkruar Mustafa.


Send this to a friend