VOAL

VOAL

Të shtënat me armë në shkollë me 10 viktima, kryeministri i Suedisë: Sulmi masiv më i keq në historinë e vendit

Kryeministri suedez Ulf Kristersson ka dënuar të shtënat tragjike në shkollë që morën jetën e të paktën 10 personave të martën, duke e quajtur atë ngjarjen më të keqe në historinë e vendit.

“Sot, ne kemi qenë dëshmitarë të dhunës brutale, vdekjeprurëse ndaj njerëzve krejtësisht të pafajshëm. Këto janë të shtënat masive më të këqija që ka përjetuar ndonjëherë Suedia”, tha Kristersson në një konferencë shtypi.

Ai shprehu dhimbjen e thellë për incidentin, duke thënë: “Është e vështirë të kuptosh përmasat e asaj që ndodhi sot. Ajo që thjesht nuk mund të ndodhë, ka ndodhur.” Ai i kërkoi kombit suedez të mbështesin drejësinë, ndërsa ata hetojnë tragjedinë.

Policia suedeze raportoi se rreth 10 persona u vranë në të shtënat me armë në shkollën Campus Risbergska në Orebro, afërsisht 200 kilometra (124 milje) në perëndim të Stokholmit. Autoritetet besojnë se vrasësi është mes të vdekurve dhe nuk parashikojnë kërcënime të mëtejshme.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 12:33, ne orën lokale në shkollë, e cila u shërben nxënësve që nuk kanë përfunduar arsimin fillor apo të mesëm. Si kundërpërgjigje, shkollat ​​aty pranë u mbyllën për arsye sigurie, ndërsa shërbimet e urgjencës nxituan në vendngjarje. bw

‘Me Christian Kremer, mik i PD-së’/ Sali Berisha takon Sekretarin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të CDU

Kreu i demokratëve dhe i opozitës, Sali Berisha është takuar në Gjermani edhe me Me Christian Kremer, Sekretar për Marrëdhënjet Ndërkombëtare të CDU-së.

Me Christian Kremer, mik i PD-së, Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të CDU-së’, shkruan Berisha në Facebook.

Kujtojmë se Berisha ka zhvilluar takime të shumta me zyrtarët më të lartë gjermanë dhe europianë, gjatë prezencës së tij në Kongresin e CDU-së. sn

“Miq të shqiptarëve”, Berisha takon Doris Pack dhe Elmar Brok gjatë vizitës në Gjermani (Fotot)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë foto nga takimet e tij me personalitete gjermane dhe europiane gjatë Kongresit të CDU-së në Gjermani.

  • foto galeri

Ndër figurat e njohura me të cilat është takuar, Berisha veçon Doris Pack, të cilën e quan një mike të shqiptarëve.

  • foto galeri

Ai ka zhvilluar një takim edhe me Elmar Brok, ish-Kryetar i Komisionit të Jashtëm, të Sigurisë dhe të Drejtave të Njeriut në Parlamentin Europian, duke e cilësuar atë si një mik të shquar, si personalisht ashtu edhe për Shqipërinë.bw

FOTOT- Berisha në Kongresin e CDU-së në Berlin, kreu i PD publikon pamje nga takimet me zyrtarët gjermanë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar foto nga takimet e tij me zyrtarë evropianë gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e 37-të të CDU-së në Berlin.

Gjatë vizitës, Berisha u takua me Kryeministrin e landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, Hendrik Wüst, ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe deputetin e Bundestagut Gjerman, Volkmar Klein.

Gjithashtu, ai zhvilloi takime me ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe Kryetarin e Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner.

 

 

 

Gjithashtu, Berisha ka takuar edhe deputetin e njohur të Bundestagut Gjerman, Olav Gutting, anëtar i Kryesisë së Grupit të CDU-së në Bundestag, reporter për financat. “Mik i shqiptarëve”, e ka quajtur Berisha atë.

Kjo shënon vizitën e parë jashtë Shqipërisë për Berishën që nga heqja e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Për këtë udhëtim, ai mori leje nga SPAK, pasi vijon të jetë nën hetim nga autoritetet shqiptare.

(BalkanWeb)

Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së

Radio Evropa e Lirë

Shefja e diplomacisë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se normalizimi i plotë i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është “rruga e vetme” që këto shtete t’i bashkohen bllokut.

Në një postim në Twitter, Kallas, e cila është ndërmjetëse e dialogut, ka mirëpritur emërimin e Peter Sorensenit në postin e të dërguarit të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Edhe në të kaluarën, BE-ja ka thënë se rruga e palëve drejt bllokut është e kushtëzuar me normalizimin e raporteve.

Sorensen ka nisur mandatin e tij më 1 shkurt, pasi mori konfirmimin nga ministrat e Jashtëm të BE-së dhe ambasadorët.

Ai në këtë post do të zëvendësojë Mirosllav Lajçakun.

“Faleminderit Mirosllav Lajçak për përpjekjet tuaja. Puna e bërë do të shërbejë si bazë për riangazhim”, ka shkruar Kallas në X.

Diplomati nga Danimarka, Sorensen do të merret vetëm me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, e jo edhe me çështje rajonale të Ballkanit, sikurse paraardhësi i tij.

Procesi i dialogut ka nisur më 2011 dhe synon normalizimin e plotë të raporteve. Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohje reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një kompromis ku asnjëra palë nuk do të ishte fituese absolute apo humbëse absolute.

Gjatë mandatit pesëvjeçar të Lajçakut, palët kanë arritur Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Marrëveshja, që ende nuk ka nisur të zbatohet, nuk është nënshkruar, por BE-ja ka thënë se është obligative për Kosovën dhe Serbinë.

Berisha takim me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë Friedrich Merz

Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në kongresin e partisë më të madhe gjermane, CDU.

Berisha është ftuar në kongresin e partisë së djathtë si kryetari i PD-së dhe udhëheqësi i opozitës shqiptare.

Në këtë kongres, Berisha ka shtrënguar duart edhe me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të fuqishëm të Europës, siç e quan ai Friedrich Merz.

Berisha solli në vëmendje edhe takimin me ish-kancelarin e famshëm gjerman, Helmut Kohl , me të cilin ishte takimi i parë në Bon, 34 vite më parë, dhe sot e cilëson si një ogur të bardhë për fitoren e opozitës ngjitjen në pushtet të Merz, i cili në të gjitha sondazhet e fundit rezulton fitues i zgjedhjeve që do të mbahen në Gjermani.

Postimi i Plotë:

Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU. Kongresin e Fitores.

Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të fuqishëm të Europës, Friedrich Merz. 34 vite më parë, Kancelari Helmut Kohl do ishte Kryeministri i parë që do të takoja ne Bon! Ogur i bardhë për fitoren e opozitës! sb

Punonjësit e USAID-it udhëzohen të mos hyjnë në godinë

Në selinë qendrore të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) në Uashington

 

VOA Marrë nga Associated Press

UASHINGTON – Punonjësit e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) u udhëzuan të mos futen të hënën në selinë qendrore të agjencisë në Uashington. Udhëzimi iu dërgua punonjësve pasi miliarderi Elon Musk njoftoi se Presidenti Donald Tump ka rënë dakort me të për ta mbyllur USAID-in.

Zyrtarë të USAID-it thanë se deri në mëngjesin e së hënës, rreth 600 punonjësve u ishte ndaluar qasja tek sistemet kompjuterike të agjencisë. Punonjësit që vazhdojnë të kenë qasje në sistem, morën mesazhe në postën elektronike ku u thuhet se “me udhëzim të drejtuesve të agjencisë” godina “do të jetë e mbyllur për personelin të hënën, më 3 shkurt”.

Zhvillimet vijnë pasi zoti Musk, i cili drejton, me miratimin e presidentit, një proces të jashtëzakonshëm rishikimi të qeverisë federale, tha herët të hënën se ai ka biseduar me Presidentin Trump për agjencinë që ka menaxhuar prej gjashtë dekadash programet amerikane të ndihmës dhe zhvillimit në vende të tjera dhe se “ai ra dakord se duhet ta mbyllim”.

“U bë e qartë se nuk është një mollë me një krimb brenda”, tha zoti Musk në një sesion të drejtpërdrejtë të hënën në rrjetin X. “Ajo që kemi është thjesht një top me krimba. Duhet në thelb të hiqet e gjitha. Është përtej riparimit”.

“Po e mbyllim”, tha ai.

Zoti Musk, Presidenti Trump dhe disa ligjvënës republikanë kanë vënë në shënjestër USAID-in, që mbikëqyr programet humanitare, të zhvillimit dhe të sigurisë në rreth 120 vende, në terma gjithnjë e më të ashpër, duke e akuzuar atë për nxitje të kauzave liberale.

Gjatë fundjavës, administrata e Presidentit Trump largoi nga puna me leje të detyruar, dy drejtuesit e lartë të sigurisë në USAID, pasi ata refuzuan t’iu dorëzonin materialet e klasifikuara, që mbahen në zona të kufizuara, ekipeve të inspektimit të qeverisë të dërguara nga zoti Musk, thanë të dielën një zyrtar aktual dhe një ish-zyrtar për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë i drejtuar nga zoti Musk, i njohur ndryshe si DOGE, bëri më herët një operacion të ngjashëm në Departamentin e Thesarit, duke fituar qasje tek informacionet e klasifikuara, përfshirë sistemet e pagesave për Sigurimet Shoqërore dhe programin e sigurimit shëndetësor Medicare. Gazeta “Washington Post” raportoi se një zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit ka dhënë dorëheqjen për shkak të qasjes së ekipit të zotit Musk tek informacionet e klasifikuara.

Ligjvënësit demokratë kanë protestuar ndaj këtyre masave, duke thënë se Presidentit Trump i mungon autoriteti kushtetues për ta mbyllur USAID-in pa miratimin e Kongresit dhe duke kritikuar qasjen e zotit Musk tek informacionet e klasifikuara të qeverisë, nëpërmjet inspektimeve të autorizuara nga Presidenti Trump të agjencive dhe programeve të qeverisë federale.

USAID-i, faqja e internetit e të cilit u zhduk të shtunën pa shpjegime, ka qenë një nga agjencitë federale më të kritikuara nga administrata e Presidentit Trump, ndërsa përshkallëzohen masat ndaj qeverisë federale dhe shumë prej programeve të saj.

“Është drejtuar nga një grup të çmendurish radikalë. Dhe ne po i nxjerrim jashtë”, u tha Presidenti Trump gazetarëve në lidhje me USAID-in të dielën në mbrëmje.

Komentet e zotit Musk dhe Presidentit Trump u bënë ndërsa Sekretari i Shtetit Marco Rubio gjendet jashtë vendit, në Amerikën Qendrore, në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar. Sekretari Rubio nuk ka folur publikisht për ndonjë plan për mbylljen e USAID-it.

Administrata e Presidentit Trump dhe Sekretari Rubio kanë vendosur një ngrirje të paprecedentë të ndihmës për vendet e tjera, që ka mbyllur shumë nga programet e ndihmës të USAID-it në mbarë botën – duke shkaktuar mijëra pushime nga puna të punonjësve të organizatave të ndihmave – dhe kanë urdhëruar shkurtime dhe dërgimin me leje të detyruar të drejtuesve dhe personelit të agjencisë në Uashington.

Peter Marocco, një i emëruar politik që nga mandati i parë i administratës Trump, mendohet se luajti një rol udhëheqës në procesin e mbylljes. Punonjësit e USAID-it thonë se besojnë se personat e ardhur nga jashtë agjencisë, të pajisur me dokumente identifikimi si vizitorë, që u drejtojnë pyetje punonjësve brenda selisë në Uashington, janë anëtarë të ekipit të departamentit DOGE të drejtuar nga zoti Musk.

Senatorja demokrate Elizabeth Warren tha në një postim të dielën se Presidenti Trump po i lejonte zotit Musk qasje tek të dhënat personale të njerëzve dhe që të mbyllte programet e financimit të qeverisë.

“Duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të kundërshtuar dhe për t’i mbrojtur njerëzit nga dëmi”, tha senatorja demokrate, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kongresi i CDU- Zyrtari i lartë gjerman uron Berishën për praninë: Do punojmë ngushtë me PD-në

Kryetari demokrat, Sali Berisha po merr pjesë në kongresin e partisë më të madhe gjermane, CDU.

Berisha është ftuar në kongresin e partisë së djathtë si përfaqësues i opozitës shqiptare.

Në këtë kongres, Berisha zhvilloi një takim me përgjegjësin e Politikës së Jashtme në CDU, Jurgen Hardt.

Përgjegjësi i Politikës së Jashtme të CDU-së, Jurgen Hardt, uroi kryetarin e PD-së, Sali Berisha, për praninë në kongres.

Hardt i shprehu liderit të PD-së angazhimin për bashkëpunimin më të ngushtë të partive simotra CDU-PD.

Kryetari i PD-së shoqërohet në këtë vizitë në Gjermani edhe nga deputetët Tomor Alizoti dhe Albana Vokshi. sn

Bashkëpunimi me AfD- Zhvillohen protesta masive në Gjermani

Qindra mijë vetë në të gjithë Gjermaninë protestuan në fundjavë ,në rrugët e shumë qyteteve kundër votimit të përbashkët të CDU/CSU dhe AfD në Bundestag.

Sipas policisë rreth 160,000 vetë u mblodhën vetëm në Berlin të dielën pasdite për të demonstruar për ruajtjen e barrikadave ndaj AfD. Organizatorët thonë se numri i pjesëmarrësve ka qenë madje deri në 250,000 demonstrues. Shumë pjesëmarrës kishin në duar pankarta kundër CDU dhe kundër kandidatit të tyre për kancelar Friedrich Merz.

Marshimi demonstrues u zhvillua nga rrugët e afërta me Bundestagun e deri tek selia e partisë CDU.

Demonstruesit ndezën dritat e celularëve dhe brohoritën kundër kandidatit të Unionit për kancelar, Merz.

Demonstruesit kërkuan distancë të qartë ndaj AfD dhe brohorisnin që Merz duhet të turpërohet. Për shkak të numrit të madh të protestuesve, shumë rrugë u bllokuan në Berlin. bw

Angela Merkel kritika ndaj kandidatit gjerman për kancelar mbi mocionin për dëbimin e emigrantëve: Është e gabuar

Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka kritikuar publikisht liderin kryesor të opozitës gjermane, Friedrich Merz, për pranimin e ndihmës nga ADF për të miratuar në Bundestag, propozimin për ashpërsimin e politikës për azilin.

Kjo është hera e parë që CDU u mbështet në votat e Alternativa për Gjermaninë për të miratuar një mocion kundër emigracionit në parlament

Marrëveshja theu një premtim të Partisë Demokristiane për të mos bashkëpunuar me AfD, e cila është në vend të dytë përpara zgjedhjeve gjermane më 23 shkurt.

Angela Merkel tha se Merz, i cili është pasardhësi i saj si lider i partisë Demokristiane (CDU) dhe njëkohësisht kandidat për kancelar, gaboi në “braktisjen” e këtij premtimi.

“Unë e konsideroj të gabuar braktisjen e këtij angazhimi dhe, si rezultat, lejimin e vetëdijshëm për një shumicë me votat e AfD në Bundestag për herë të parë. Ky propozim dhe qëndrimi i lidhur me të ishte shprehje e përgjegjësisë së madhe politike shtetërore, të cilën unë e mbështes plotësisht në tërësi”, tha Merkel, e cila iu referua një marrëveshjeje që Merz bëri në nëntor 2024, kur u zotua në mënyrë eksplicite se do të pengonte AfD-në të luante një rol vendimtar në votimet e Bundestagut.

“Është e nevojshme që të gjitha partitë demokratike të punojnë së bashku përtej kufijve politikë partiakë dhe në bazë të ligjit evropian të zbatueshëm për të bërë gjithçka që duhet për të parandaluar sulme të mëtejshme si ato në Magdeburg dhe Aschaffenburg”, theksoi ajo.

Migrimi është bërë tema mbizotëruese në fushatën zgjedhore gjermane përpara votimit më 23 shkurt, pas një sërë sulmesh që iu atribuohen të dyshuarve me prejardhje emigrantësh. gsh

Akuzohet se liroi një oficer libian të kërkuar nga Gjykata e Hagës, Meloni vendoset nën hetim së bashku me dy ministra të saj

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të martën se ajo ishte vënë nën hetim gjyqësor lidhur me lirimin e papritur të vendit të saj të një oficeri policie libian të kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Osama Elmasry Njeem, i njohur gjithashtu si Osama Almasri Njeem, u lirua javën e kaluar pasi u ndalua disa ditë më parë nën një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) për krime të dyshuara kundër njerëzimit.

ICC kërkoi një shpjegim, duke thënë se nuk ishte konsultuar për vendimin.

Meloni tha në një mesazh të postuar në rrjetet sociale se dyshohej nga prokurorët për përvetësim dhe ndihmë në një krim në lidhje me këtë çështje.

Ajo nuk ka asnjë detyrim të japë dorëheqjen dhe vendosja nën hetim në Itali nuk nënkupton fajësinë dhe as nuk do të thotë se do të pasojnë domosdoshmërisht akuza formale.

“Nuk do të shantazhohem, nuk do ta lejoj veten të trembem, për këtë arsye nuk jam, le të themi, e papëlqyeshme nga ata që nuk duan që Italia të ndryshojë dhe të bëhet më e mirë”, tha Meloni në një video të postuar në profilin e saj në Facebook.

Ministri i Drejtësisë Carlo Nordio, Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi dhe nënsekretari i kabinetit për çështjet e inteligjencës, Alfredo Mantovano janë vënë gjithashtu nën hetim, tha Meloni. bw

Lukashenko: Kundërshtarët e mi zgjedhin burgun ose azilin

Si askush tjetër në Europë, Alexander Lukashenko siguroi të dielën mandatin e shtatë presidencial. Në këtë mënyrë ai zgjat sundimin 31-vjeçar, teksa televizioni shtetëror nga një sondazh tha se Lukashenko fitoi me 87.6% të votave.

Për të kuptuar filozofinë e qeverisjes së tij na shërben një diskutim i tij me një gazetar të BBC. Steve Rosenberg ndodhej në Minsk për të ndjekur procesin zgjedhor dhe thotë se kurrë nuk ka parë diçka të tillë si në kryeqytetin e Bjellorusisë.

Teksa qytetarët e vendit të tij votonin ende, Lukashenko mbajti një konferencë në televizionin shtetëror. Jo pak, por 4 orë e gjysmë ai foli para gazetarëve. E këtu gazetari britanik gjeti mundësinë t’i bënte disa pyetje, diçka për të cilën edhe presidenti bjellorus ishte i vetëdijshëm.

“Çfarë pyetje fatkeqe ke përgatitur për mua? Siç bën gjithmonë”, i tha Lukashenko gazetarit.

Rosenberg ishte i interesuar të kuptonte se pse presidenti bjellorus i konsideronte zgjedhjet demokratike, në një kohë kur rivalët i ka ose në burg, ose në azil.

“Disa janë në burg dhe disa në azil. Por ti je këtu! Secili ka të drejtë të zgjedhë. Kjo është demokracia. Disa zgjedhin burgun, disa azilin. Në nuk detyrojmë askënd të largohet nga vendi”, tha ai.

Por në të vërtetë, pas protestave të vitit 2020, shumica e kundërshtarëve të fortë të Lukashenkos, ose janë burgosur, ose janë larguar nga vendi. Në vend janë më shumë se 1200 të burgosur politikë. Mes tyre Maria Kolesnikova dhe Sergei Tikhanovsky.

“Vazhdon të më pyesësh akoma për Marian. Zot i madh”, tha Lukashenko.

“OK, do i përgjigjem pyetjes tënde. Burgu është për njerëzit që e hapin gojën më shumë seç duhet dhe thyen ligjin. A s’keni burgje në Britani dhe Amerikë? Në çdo vend, nëse thyen ligjin, duhet të mbash përgjegjësi. Ligji është strikt, por është ligj. Nuk e shpika unë. Duhet ta zbatosh atë”, shtoi Lukashneko.

Por as gazetari britanik nuk ia la mangët teksa i tha se këta persona janë në burg vetëm se kanë kritikuar atë. Pavarësisht se personazhet kryesore të opozitës nuk ishin lejuar të garonin, emri i Lukashenkos nuk ishte i vetmi në fletët e votimit. Kishte edhe 4 kandidatë të tjerë, por thjesht sa për emër.

Rosenberg i tha udhëheqësit bjellorus se ka folur me disa prej tyre dhe duket se edhe kundërshtarët e tij mbështesin atë, diçka e çuditshme për një gazetar britanik e jo vetëm.

“Steve, kjo është një eksperiencë e re për ty”, tha ai, ndërsa siç thotë vetë Rosenberg, gazetarët vendas nisën të qeshnin bashkë me presidentin dhe e duartrokitën.

“Politika e komunistëve e bazuar në drejtësi është e njëjta politikë që promovojmë ne. Prandaj, pse do të votojnë kundër meje”, e pyeti Lukashenko gazetarin.

Zgjedhjet nuk njihen nga SHBA dhe BE. Madje shefja për politikën e huaj të unionit, Kaja Kallas, i ka karakterizuar zgjedhjet si fyerje e hapur ndaj demokracisë. Por kjo nuk i intereson Lukashenkosh.

“Ju betohem. Nuk më intereson aspak nëse i njihni zgjedhjet tona apo jo. Gjëja më e rëndësishme për mua është që populli i Bjellorusisë t’i njohë ato”, tha ai. sn

Lukashenka mban rekordin në Evropë- fiton mandatin e shtatë presidencial në Bjellorusi

Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka. Minsk, 26 janar 2025.

 

Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka siguruar mandatin e shtatë, pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale që udhëheqësit e Bashkimit Evropian i kanë cilësuar si “të rreme”.

Me të gjitha votat e numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bjellorusi tha se sipas rezultateve preliminare, Lukashenka ka fituar 86.8 për qind të votave në zgjedhjet e 26 janarit. Kundërshtari i tij, Sergei Syrankov fitoi 3.2 për qind të votave.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se nuk kishte shkelje të mëdha gjatë procesit zgjedhor. Punëtorët e ministrisë dhe personeli ushtarak “zbatuan masat për të ofruar siguri publike gjatë zgjedhjeve”, tha kjo ministri përmes një postimi në Telegram.

Lukashenka, aleat i Rusisë i cili është në pushtet që tri dekada, pasi votoi deklaroi për mediat se Bjellorusia është një “demokraci e fortë”.

Por, opozita, grupet për të drejtat e njeriut dhe Perëndimi deklaruan të kundërtën.

Grupi avokues, Freedom House, me seli në Uashington, në raportin e tij të fundit e ka përshkruar Bjellorusinë si një “shtet autoritar në të cilin zgjedhjet haptazi vidhen dhe liritë civile janë thellësisht të kufizuara”.

Udhëheqësja opozitare, Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila jeton në Lituani, shkroi në X më 26 janar se tubimet kundër zgjedhjeve po mbaheshin në disa qytete në mbarë Evropën, duke shtuar se “Bjellorusia kërkon liri”.

Para zgjedhjeve, zyrtarë të lartë të BE-së vunë në pikëpyetje legjitimitetin e votimeve dhe fitores së pritur të Lukashenkës.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, tha se zgjedhjet ishin “të rreme”. Ajo shkroi në X se “mesazhi im për popullin e Bjellorusisë është: mbahuni të fortë, keni mbështetjen tonë, diktaturës do t’i vjen fundi”.

Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kaja Kallas, kritikoi Lukashenkan, duke thënë se ai ka “kapur pushtetin që 30 vjet” dhe po e “rizgjedh veten edhe përmes një votimi të rremë”.

“Kjo është një fyerje flagrante për demokracinë”, shkroi ajo në X.

Megjithatë, Lukashenka hodhi poshtë kritikat e udhëheqësve perëndimor.

“I pranoni ose jo këto zgjedhje: është çështje shijesh. Nuk më bëhet vonë. Kryesorja për mua është se bjellorusët i njohin këto zgjedhje”, tha ai gjatë konferencës për media në Minsk më 26 janar.

Hapet për vizitorët shtëpia e Rudolf Hoss, ish- komandantit të Aushvicit

Shtëpia e Rudolf Hoss, ish- komandantit të Aushvicit

 

VOA Myroslava Gongadze

Afër mureve të Aushvicit, ish-shtëpia e komandantit të kampit të përqendrimit, Rudolf Hoss, qëndron si një simbol i mohimit dhe bashkëpunimit. Nga dritaret e kësaj goden mund të shihet kampi i disa prej mizorive më të mëdha të Holokaustit. Ndërsa bota shënon 80-vjetorin e çlirimit të Aushvicit, siç raporton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze po zhvillohen plane për ta shndërruar shtëpinë në një qendër kërkimore kundër urrejtjes, ekstremizmit dhe radikalizimit.

Një shtëpi e thjeshtë në dukje pranë Aushvicit, ishte shtëpia e Rudolf Hoss, komandantit të kampit dhe një nga arkitektët kryesor të Holokaustit.

Hoss jetonte me gruan dhe pesë fëmijët e tij vetëm disa metra larg mizorive të paimagjinueshme që ai urdhëronte të kryheshin.

“Ky tunel u ndërtua nga komandanti Höss pasi shtëpia iu mor një familjeje polake”, tregon Yacek Pursky, drejtor i Qendrës Kërkimore të sapokrijuar të Aushvicit për Urrejtjen, Ekstremizmin dhe Radikalizimin.

Ai thotë se Hoss ecte nëpër këtë tunel çdo ditë për të mbikqyrur vrasjet sistematike të njerëzve gjatë komandës së tij tre vjet e gjysmë të kampit. Vlerësohet se në këtë kamp u shfarosën 1.1 milionë njerëz.

Kjo shtëpi ishte e mbyllur për vizitorët për rreth 80 vjet. Ditën e parë që një grup turistësh u futën në shtëpi, ata panë oxhaqet e Aushvicit që ditë e natë dikur nxirrnin tymin nga trupat që digjeshin.

“Ata kanë kishin një jetë të mirë këtu, por si nuk i shqetësonte ndonjëhëre era?”, pyet Gil Faran, kreu i shoqatës polake të guidave turistike.

Autoritetet do ta hapin shtëpinë për vizitorët, kryesisht të mbijetuarit e Holokaustit, në 80-vjetorin e çlirimit të Aushvicit nga Ushtria Sovjetike.

“Kjo është kaq e rëndësishme për ne, saqë duhet të jemi në gjendje t’i edukojmë fëmijët dhe nipërit tanë që ata të mos vuajnë ashtu si kemi vuajtur ne”, tregon Harry Orenstein, shoqërues turistësh.

Pas kësaj qendre të re është Mark Wallace, një ish-diplomat amerikan, themelues dhe drejtues i Projektit Kundër Ekstremizmit.

“Është shumë e rëndësishme që ne e kemi rimarrë këtë shtëpi dhe do ta hapim për të gjithë, derisa të mbijetuarit janë ende gjallë. Pra, nga ky këndvështrim, ka një masë të vogël drejtësie. Ky përvjetor ka të bëjë me viktimat dhe familjet e tyre. Dhe kjo është një pjesë e vogël e nderimit të tyre”, thotë ai.

Ajo që dikur ishte një simbol i mizorisë, plogështisë dhe mohimit, do të jetë një vend ku brezat e rinj mund të frymëzohen për të reflektuar mbi ndërtimin një të ardhmeje pa urrejtje.

Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, është konfirmuar nga ambasadorët e Bashkimit Evropian për postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sorensen është zgjedhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për ta zëvendësuar Mirosllav Lajçakun në këtë pozitë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së do ta japin pëlqimin përfundimtar të hënën, në mënyrë që Sorensen të nisë mandatin e tij nga fillimi i shkurtit.

Të dërguarit aktual, Lajçak, i skadon mandati më 31 janar.

Radio Evropa e Lirë kishte mësuar ditë më parë nga burime diplomatike në BE se emri i Sorensenit ishte dërguar për miratim edhe te vendet anëtare të bllokut.

Kush është Sorensen?

Sorensen ka përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së. Ai aktualisht është Këshilltar i lartë në Shërbimin e Veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) për diplomaci digjitale.

Gjatë karrierës së tij diplomatike në BE, Sorensen ka ushtruar disa detyra në Ballkanin Perëndimor. Ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnje e Hercegovinë dhe shef i zyrës së BE-së në Sarajevë. Po ashtu ka qenë edhe shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.

Më herët, Sorensen ka punuar si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi.

Në Ballkan, ai ka punuar edhe në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kroaci.

Përvoja e tij nga rajoni thuhet se ka qenë edhe një prej argumenteve se pse Kaja Kallas ka vendosur që ai të jetë pasardhësi i Lajçakut.

Për postin e lehtësuesit të dialogut garoi edhe emri i ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, i cili po ashtu ka njohuri për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Për këto rol, ishte përmendur edhe emri i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Sllovenisë, Borut Pahor. Vitin e kaluar, ai pranoi se ishte i interesuar për këtë post. Por, gjatë janarit të këtij viti tha se nuk do të garonte për këtë post, pasi ka kuptuar se kërkohet më shumë një nivel diplomatik sesa politik.

Ndryshe, gjatë mandatit gati pesëvjeçar të Lajçakut, Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Marrëveshja, e cila nuk është nënshkruar, është ligjërisht e obligueshme për palët ka thënë blloku. BE-ja ka akuzuar Kosovën dhe Serbinë për mosnisjen e zbatimit të paktit, duke thënë se kjo do të ndikojë në rrugëtimin e dy shteteve drejt integrimeve evropiane.

Dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011. Gjatë procesit janë arritur disa marrëveshje, por pak prej tyre janë zbatuar në terren.  REL

Zelensky: Vetëm Trumpi dhe Xi Jinpingu mund ta shtyjnë Putinin drejt paqes

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky shprehu besimin se vetëm liderët e SHBA-së dhe Kinës, respektivisht Donald Trumpi dhe Xi Jinpingu, mund ta shtyjnë Vladimir Putinin drejt paqes dhe fundit të luftës në Ukrainë.

“Unë mendoj se Xi Jinping mund ta shtyjë Putinin drejt paqes. Presidenti Trump është më i forti, dhe po ashtu edhe Xi Jinping. Nuk mendoj se ka të tjerë që mund ta bëjnë këtë, sepse ekonomia e Putinit, pas të gjitha sanksioneve, është shumë e varur nga Kina dhe vendimet e liderit kinez. Ndoshta ka kuptim që Trump dhe Xi Jinping të kenë një dialog se si të ushtrojnë presion bashkërisht ndaj Putinit”, tha Zelensky në një intervistë me Bloomberg nga Forumi i Davos.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se nuk duhet të zhvillohen negociata paqësore pa pjesëmarrjen e Ukrainës dhe se çështja më e rëndësishme në këto negociata, është garancia efektive e sigurisë.

“Ne jemi të gatshëm të shkojmë dhe të përfundojmë luftën, por duhet të jemi në një pozicion të fortë. Kështu i thashë Presidentit Trump. Unë i thashë sinqerisht, do të shihni që kur të gjithë përreth të kuptojnë se të gjithë duan t’i japin fund luftës, Putini nuk do të dëshirojë ta përfundojë atë. Prandaj, pa forcë, nuk do të funksionojë”, tha Zelensky, duke shtuar se Putini është “i sëmurë me idenë për të shkatërruar dhe pushtuar Ukrainën”.

Kur u pyet nëse do të negocionte vetë me Putinin, ai u përgjigj: “Nëse Ukraina ka një shans për t’i dhënë fund kësaj lufte me një paqe të drejtë, atëherë sigurisht. Unë jam presidenti i Ukrainës, do të bëj gjithçka për ta sjellë atë më afër paqes. Nëse ka një marrëveshje të drejtë, nëse presidenti Trump, besoj, mund të na garantojë siguri të fortë dhe të pakthyeshme, atëherë ne do të shkojmë në rrugën diplomatike. Unë e kuptoj se pa Rusinë është e pamundur t’i jepet fund kësaj lufte diplomatikisht.”

Kujtojmë se Donald Trump tha se ai nuk dëshiron të dëmtojë Federatën Ruse, por nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të vendosë taksa, tarifa dhe sanksione të larta për mallrat nga Rusia, nëse Moska nuk bie dakord për një marrëveshje paqeje në Ukrainë. gsh

BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias

Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar nga autoritetet në Serbi që ta garantojnë punën e papenguar të gazetarëve dhe t’i hetojnë rastet e keqpërdorimit të të dhënave personale të tyre.

Mediat proqeveritare të Serbisë publikuan ditë më parë të dhënave personale të gazetarëve, përfshirë nga Kroacia, të cilët janë akuzuar edhe si “agjentë të huaj që kanë ardhur në Serbi për nxitur protesta dhe për të sulmuar rendin kushtetues”.

“Liria e mediave është një gur themel kyç në një shoqëri demokratike dhe e drejtë themelore në BE. Prandaj është edhe element kyç në procesin e integrimit të Serbisë në BE. Është e domosdoshme që gazetarët të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre në një mjedis ku nuk ka asnjë kërcënim apo dhunë, frikësim apo keqtrajtim në mënyrë që të sigurohet qasja e qytetarëve në të gjitha informatat”, thuhet në reagimin e BE-së.

Para disa ditëve Vojislav Sheshel, i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, në një emision televizion në Serbi publikoi dokumentet identifikuese të disa personave, përfshirë edhe të një gazetari nga Kroacia, duke thënë se ata janë “spiunë të Kroacisë”.

Vetë gazetari Matej Devçiq, nga portali Telegram – i cili ndërkohë është kthyer në Kroaci – ka shprehur habi për këtë, duke thënë se nuk e di se si ka mundur të dhënat e tij të bien në duart e Sheshelit. Ai dyshon se këtë kanë mundur ta bëjnë “vetëm shërbimet shtetërore, pasi i vetmi vend ku ishte skanuar ai dokument ishte në vendkalimin kufitarë nga ana e Policisë së Serbisë”.

Mijëra protestues, kryesisht studentët, ka kohë të gjatë që protestojnë në Serbi pas shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad nëntorin e kaluar, si pasojë e të cilës humbën jetën 15 njerëz.

Në mesin e kërkesave të protestuesve janë edhe heqja e akuzave ndaj të arrestuarve dhe të ndaluarve në protesta, si dhe ndjekja penale e përgjegjësve për tragjedinë në Novi Sad dhe e personave që rrahën studentë dhe profesorë gjatë protestave.

Devçiq ndodhej në Serbi me punë për t’i mbuluar protestat e studentëve. Shesheli e përmendi emrin e tij në TV si person që “trajnon udhëheqësit e protestave në Serbi”.

BE-ja theksoi se po i përcjell për së afërmi protestat dhe se Serbia – si vend që synon anëtarësimin në bllok – duhet t’i respektojë të drejtën e shprehjes së lirë të qytetarëve.

Blloku evropian shprehu po ashtu dhe shqetësim për disa raste të dhunës ndaj protestuesve dhe bëri thirrje që autoritet t’i sjellin para drejtësisë përgjegjësit.

Përpos të gazetarëve, disa media proqeveritare në Serbi kanë publikuar edhe të dhënat personale të disa studentëve që i konsiderojnë si “organizatorë të protestave” dhe i akuzojnë se “punojnë për shërbimin sekret të Kroacisë”.

BE-ja tha se çfarëdo qasje e jashtëligjshme në të dhënat personale të qytetarëve, përfshirë gazetarëve, dhe publikimi i të dhënave të tilla janë të papranueshme dhe duhet të ndiqen nga organet kompetente nacionale. REL

Liderët evropianë që duan t’i hyjnë në qejf Trumpit

Ray Furlong

I rrethuar me flamuj amerikanë, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trumpi e lexoi një listë të shefave të teknologjisë që ishin grumbulluar në resortin e tij Mar-a-Lago, në Florida, për t’u takuar me të pasi i kishte fituar zgjedhjet.

“Të gjithë duan të jenë miq me mua”, u tha Trump gazetarëve në dhjetor.

Para se të marrë detyrën më 20 janar, Trumpi është takuar gjithashtu me liderë të vendeve aleate evropiane, të cilën shpresojnë të jenë të gatshëm për mandatin e tij të dytë presidencial.

Është e zakonshme për liderët e huaj ta kërkojnë vëmendjen e një presidenti amerikan. Por, Trumpi e ka lënë mënjanë zakonin e moçëm të politikës së jashtme të Uashingtonit dhe tani ka druajtje se sfidat janë më të mëdha këtë herë.

Tani liderë të tjerë evropianë mund të bëhen aleatët më të ngushtë të Trumpit. Por, edhe ata mund ta kuptojnë se, nganjëherë, Uashingtoni ka interesa të ndryshme.

Na ndiqni në evropaelire.org

Radio Evropa e Lirë do të bëjë mbulimin direkt të ceremonisë së inaugurimit të presidentit Donald Trump duke filluar nga ora 17:00.

Viktor Orban

Viktor Orbani ishte lideri i parë evropian që e vizitoi Trumpin në Florida pas zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Kryeministri hungarez ka kultivuar prej kohësh lidhje të ngushta me Trumpin dhe ishte gjithashtu lideri i parë evropian që e mbështeti fushatën e tij presidenciale të vitit 2016.

Donald Trump (majtas) dhe Viktor Orban

Donald Trump (majtas) dhe Viktor Orban

Kjo është një marrëdhënie e bazuar në afërsi ideologjike dhe kimi personale. Nëse kjo do të shndërrohet në favore praktike, është një çështje tjetër. Trumpi ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të larta për mallrat nga Bashkimi Evropian.

Tarifat për importet e makinave mund ta dëmtojnë Hungarinë, ku prodhuesit e makinave përbëjnë rreth 12 për qind të të gjitha vendeve të punës në prodhimtari. Këtu përfshihen edhe kompani kineze, një çështje problematike politike për Trumpin.

Por, për Orbanin, nga një vend me 10 milionë banorë, lidhjet e veçanta me liderin e kombit më të fuqishëm në botë janë qartazi çështje prestigji, në një kohë kur ai përballet me sfida politike në vend.

Zyrtarë në Budapest i kanë thënë Shërbimit hungarez të Radios Evropa e Lirë se Trumpi ka kërkuar gjithashtu mendimet e Orbanit për përfundimin e luftës pothuajse trevjeçare të Rusisë në Ukrainë, në një sërë telefonatash që nga fitorja e tij në zgjedhjet në SHBA.

Orban ka marrëdhënie të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ka tentuar të paraqitet si një burrë shteti që mund të lehtësojë arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

“Natyrisht, kjo nuk do të thotë që Hungarisë do t’i jepet seriozisht një rol në bisedimet e paqes për Ukrainën”, tha analisti politik Botond Feledy.

“Por, mund ta marr me mend që Viktor Orbani do të pranojë një lloj gjesti simbolik. Le të themi se do të ketë një rund negociatash edhe në Budapest”, shtoi ai.

Giorgia Meloni

Në janar, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e vizitoi Trumpin në Florida.

Sikur të kishte garë se kush e viziton Trumpin i pari, Meloni do të dilte e dyta – por ajo me gjasë do të jetë partnere më me ndikim sesa Orbani. Derisa lideri hungarez është kryesisht i izoluar në BE, Meloni ka shumë lidhje.

Shumë njerëz në bllokun prej 27 anëtarësh shpresojnë që ajo të jetë “pëshpëritësja” e Trumpit, për ta shtyrë presidentin të vendosë ndryshe për çështje kyçe. Ukraina është ndër kryesoret, pasi Meloni ka qenë një mbështetëse e vendosur e Kievit. Tarifat janë një tjetër çështje.

Donald Trump dhe Giorgia Meloni.

Donald Trump dhe Giorgia Meloni.

Sikurse Orbani, edhe Meloni është ideologjikisht e afërt me Trumpin, sepse ndajnë qëndrimin e tij të ashpër kundër imigracionit. Trump e quajti atë “grua fantastike” që “e ka habitur Evropën”.

Por, ndryshe nga Hungaria, Italia nuk arrin cakun e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes prej 2 për qind të PBB-së, duke arritur vetëm 1.49 për qind në vitin 2024, sipas vlerësimeve. Nëse Meloni e shtyn Trumpin që ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, ai mund t’i kërkojë asaj që të shpenzojë më shumë në mbrojtje.

“Italia ka qenë një nga vendet që kanë përfituar shumë nga, të themi, mburoja amerikane mbi Evropën”, tha Olivier Costa nga Sciences Po në Paris.

Costa, gjithashtu, vuri në pah tarifat e mundshme të SHBA-së si një çështje ku interesat mund të bien ndesh.

“Kush do t’i pijë të gjitha verërat franceze dhe italiane? Kush do t’i blejë të gjitha ato çanta? Ndikimi në ekonomi do të ishte i madh”, theksoi ai.

Emmanuel Macron

Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, u sigurua ta takojë herët Trumpin, duke i mirëpritur atë dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në rihapjen madhështore të Katedrales Notre Dame në Paris, në dhjetor.

Ishte një përpjekje e hershme për të ndikuar në qëndrimin e Trumpit karshi Ukrainës, por deri tani nuk ka asnjë provë që ai takim të ketë pasur ndonjë ndikim. Trump ka kërcënuar se do ta kufizojë ndihmën për Ukrainën dhe ka premtuar se do ta përfundojë shpejt luftën, megjithëse nuk ka treguar si do ta arrinte këtë.

Macron është dobësuar në Francë, sepse përballet me një krizë politike të vazhdueshme pasi humbi shumicën e tij parlamentare në zgjedhje. Kritikja e tij e ashpër dhe pasardhësja e mundshme, Marine Le Pen, është politikane më afër tipit të Trumpit.

Donald Trump e dëgjon presidentin francez, Emmanuel Macron, teksa flet me të gjatë ceremonisë së rihapjes së Katedrales Notre-Dame, Paris, dhjetor 2024.

Donald Trump e dëgjon presidentin francez, Emmanuel Macron, teksa flet me të gjatë ceremonisë së rihapjes së Katedrales Notre-Dame, Paris, dhjetor 2024.

“Trumpi është shumë i zemëruar me të gjithë ata që ishin të lumtur kur u mposht nga Bideni. Dhe, unë mendoj se ai vërtet dëshiron t’i bëjë të gjithë ata njerëz ta paguajnë këtë, Von der Leyen, Scholz, Macron dhe të gjithë të tjerët. Ai është rikthyer, paksa sikur në një film, Trump 2”, tha Costa.

Por, Macron bart peshë si udhëheqës i një kombi të armatosur me armë bërthamore, me ushtrinë më të fuqishme në BE dhe një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Sikurse Trumpi, edhe ai ka kërkuar t’i mbajë hapur kanalet e komunikimit me Putinin. Nëse fillojnë bisedimet për paqe në Ukrainë, pritet që ai të bëjë çmos për t’u përfshirë.

Keir Starmer

Kur Trumpi erdhi në pushtet për herë të parë më 2016, paraardhësja e kryeministrit britanik, Keir Starmer, Theresa May, nxitoi përtej Atlantikut për të qenë vizitorja e parë në Shtëpinë e Bardhë.

Ky është një privilegj që kryeministrat britanikë tradicionalisht e sigurojnë, megjithëse është e paqartë nëse kjo do të ndodhë këtë herë.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Starmer është e kundërta e Trumpit politikisht. Ai është socialdemokrat i matur, ndërsa miliarderi mbështetës i Trumpit, Elon Musk, e ka tallur atë për javë të tëra.

Pesha ndërkombëtare e Britanisë është ndoshta e kufizuar nga BREXIT-i, por ajo ende mban disa nga të njëjtat karta ushtarake dhe diplomatike që ka Franca.

Sekretari i Jashtëm i Starmerit, Daniel Lammy, ka kaluar muaj duke punuar për të ndërtuar marrëdhënie personale me nënkryetarin e zgjedhur, J.D. Vance, dhe tha se të dy kanë gjetur gjuhë të përbashkët në origjinën e tyre në besimin e krishterë dhe klasën punëtore.

Starmer, gjithashtu, do të shpresojë që rrënjët britanike të Trumpit – nëna e tij ishte nga Skocia – mund të luajnë rol.

“Starmer dhe Partia Laburiste ka kohë që janë duke bërë përpjekje të ndërtojnë lidhje me botën e Trumpit dhe tani me administratën e ardhshme Trump”, tha Ian Bond nga Qendra për Reforma Evropiane.

“Mendoj se emërimi i Peter Mandelsonit si ambasador i ardhshëm mund të shihet në këtë këndvështrim. Dikush që është, në një farë mënyre, operator politik tejet i rafinuar. A do të funksionojë? Ata nuk janë aleatë natyralë për shumë çështje. Por, gjithashtu, duket se Trumpi ka njëfarë dobësie për Mbretërinë e Bashkuar”, tha ai.

Olaf Scholz

I përballur me zgjedhje në shkurt, kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka gjasa të mos jetë edhe gjatë në detyrë.

Paraardhësja e tij, Angela Merkel, pati kohë të vështirë me Trumpin, duke shfaqur pakënaqësi në krah të tij, ndërsa ai, në një rast, dukej sikur e injoronte.

Pasardhësi i tij i mundshëm, Friedrich Merz, mund ta ketë gjithashtu të vështirë. Manifesti i tij elektoral flet për shpenzime për mbrojtjen prej “të paktën” 2 për qind të PBB-së – një shifër që ka pak gjasa të ngjallë entuziazëm në Uashington, pasi Gjermania tashmë shpenzon aq.

Kancelari gjerman Olaf Scholz.

Kancelari gjerman Olaf Scholz.

Ndoshta, më i rëndësishëm është fakti se Gjermania ka një suficit tregtar prej 60 miliardë dollarësh me Shtetet e Bashkuara, të cilin, Trumpi e ka kritikuar vazhdimisht.

Musk është përfshirë gjithashtu në skenën politike gjermane, duke mbështetur partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), me të cilën Merz ka refuzuar të bashkëpunojë.

Megjithatë, Trump nuk i ka mbështetur këto komente dhe Gjermania mbetet një partnere e rëndësishme.

Merz ka treguar qëndrueshmëri, duke thënë se BE-ja duhet të bëjë një përpjekje të re për një marrëveshje të lirë tregtare me Uashingtonin. Përpjekja e fundit e tillë u braktis gjatë mandatit të parë të Trumpit.

Përgatiti: Ekrem Idrizi

Ukraina insiston se situata në Pokrovsk është “stabile” pas luftimeve të ashpra

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase pretendoi se situata në Pokrovks vazhdon të jetë “stabile” dhe nuk ka trupa ruse brenda qytetit të rrethuar ukrainas, edhe pse autoritetet kanë evakuuar fëmijët nga aty.

“Në Pokrovsk, në qytet, situata nuk ka ndryshuar. Është stabile”, tha zëdhënësi Viktor Tregubov, përderisa e pranoi se forcat ruse ende duket se po synojnë ta rrethojnë zonën.

“Atje [në qytet] nuk ka forca të armikut. Tashmë na duhet ta përgënjeshtrojmë informacionin e publikuar se forcat armike kanë arritur atje. Kjo nuk është e vërtetë”, insistoi ai.

Forcat ruse kanë vazhduar të bombardojnë qytetin që gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, policia më 18 janar ndihmoi banorët lokalë të largoheshin nga qyteti, sipas korrespondentëve të Radios Evropa e Lirë në terren.

Dikur shtëpi e 60 mijë banorëve, në Pokrovsk aktualisht gjenden afër 7 mijë banorë, vlerësojnë autoritetet lokale.

Situata përreth kësaj qendre të rëndësishme logjistike – që ka qenë në shënjestër të forcave ruse në muajt e fundit – mbetet e paqartë. Është raportuar se të dyja palët kanë pësuar humbje të mëdha, edhe pse ushtritë e asnjërit shtet nuk publikojnë numrin e viktimave.

Forcat ruse që disa javë janë afër Pokrovskut, por disa vëzhgues kanë sugjeruar se Kremlini mund të vendosë që ta shmangë luftën në këtë qytet dhe të vazhdojë tutje për të marrë territor në pjesë të tjera të Ukrainës.

Më 7 janar, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se trupat e saj kishin marrë nën kontroll qytezën ukrainase të Kurahovas, që gjendet rreth 30 kilometra në jug të Pokrovskut.

Më 18 janar, kjo ministri tha se forcat e saj kanë marrë nën kontroll edhe dy vendbanime në këtë rajon, fshatin Petropavlivka – që gjendet mes Pokrovskut dhe Kurakovas – dhe Vremivka.

Nëse forcat ruse marrin Pokrovskun, kjo do të ishte një fitore e madhe për Kremlinin pasi luftimet e kanë shndërruar shumicën e këtij qyteti në gërmadha.

Në deklaratën e tij, Tregubov tha se “armiku po tenton që të qëndrojë në jug të Pokrovskut në mënyrë që të avancojë në jugperëndim të vendbanimit dhe të ndërpresë rrugët që përdoren për furnizime të logjistikës”.

“Ajo që po ndodh në vendbanimet në jug të Pokrovskut… atje ka luftime të vazhdueshme, përpjekje të vazhdueshme nga armiku që ta bëjë këtë zonë bazë dhe të avancojë. Rusët aktualisht janë larg arritjes së këtij qëllimi, por ata po tentojnë”, tha ai.

Instituti për Studim të Luftës – me bazë në SHBA – në përditësimin e fundit sa i përket luftës në Ukrainë, tha se “forcat ruse së fundi kanë avancuar në drejtim të Pokrovskut dhe po vazhduan ofensivat e tyre më 17 janar. REL

Këputen kabllot e teleferikut në Spanjë, dhjetëra të lënduar, 9 prej tyre në gjendje të rëndë

Një incident i rëndë ka ndodhur në vendpushimin malor ku bëhet ski në Astun, i cili ndodhet në kufirin spanjoll me Francën, në vargmalin malor të Pirenejve.


Teleferiku që ngjiste lart në mal turistët që bënin ski, është këputur duke lënë të lënduar 30 persona, ku 9 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

 

Kanali shtetëror televiziv TVE raportoi se rreth 80 njerëz mbeten të bllokuar në teleferik, ndërsa ende nuk dihet shkaku i ngjarjes.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se ishte “i tronditur nga lajmi i incidentit“.

Kryqi i Kuq spanjoll tha se i ishte bashkuar shërbimeve të urgjencës në vendngjarje me një ambulancë të avancuar të mbështetjes për jetën dhe 11 automjete të tjera të specializuara. gsh

Gjermania në garë armatimi pasi Rusia sulmoi Ukrainën- Ministri i Mbrojtjes: Na duhen 30 miliardë euro më shumë për ushtrinë

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se vendit do t’i duhen më shumë fonde për mbrojtjen në afat të mesëm, pas përfundimit të afatit të fondit special për modernizimin e ushtrisë.

“Pasi të mbarojë fondi special, do të na duhen të paktën 85 miliardë euro nga viti 2028. Kjo përbën 30 miliardë më shumë se sot”, tha Pistorius në një intervistë për gazetën “Süddeutsche Zeitung”.

Fondi special prej 100 miliardë eurosh u krijua në vitin 2022 për të rindërtuar ushtrinë gjermane, ose Bundeswehr, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Në vitin 2024, shpenzimet e parashikuara për mbrojtjen e Gjermanisë ishin rreth 52 miliardë euro, e cila – e kombinuar me fondin special – arrin në rreth 2% të produktit të brendshëm bruto (PBB) të vendit.

Pistorius tha se Gjermania duhet të synojë të paktën 3% të PBB-së në shpenzimet e mbrojtjes.

“Shpenzimi i të paktën 3% të PBB-së, do të thotë pak më shumë se 120 miliardë euro bazuar në PBB-në e sotme”, tha ai duke theksuar se Gjermania ishte larg këtij objektivi. bw

Rama bën sërish bufonin. Gjunjëzohet para Melonit dhe i dhuron një shall…

Një episod i veçantë në fillim të Samitit Botëror të Energjisë në Abu Dhabi, ku kryeministri shqiptar i jep dhuratën e ditëlindjes kryeministres italiane

TG24

“Duhet ta lësh këtë histori…”, i thotë kryeministrja.

Në gjunjë dhe me një shall si dhuratë: me këtë gjest, kryeministri shqiptar Edi Rama i nderoi kryeministren Giorgia Meloni, duke e përshëndetur gjatë mbërritjes së saj në Sustainability Week në Abu Dhabi, në ditëlindjen e saj të dyzetetetë.

“Duhet ta lësh këtë histori,” tha Meloni me një buzëqeshje, para se të përqafonte liderin shqiptar, i cili e ka quajtur shpesh “motër”.

Rama shpjegoi se shalli ishte punuar nga një prodhues italian që është shpërngulur në Shqipëri dhe ka marrë shtetësinë shqiptare.

Më pas, ai ia vuri në kokë, duke marrë një falënderim nga kryeministrja. sn

Kallas: Evropa duhet të rrisë presionin ndaj Moskës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, tha se Kievi dhe partnerët e tij duhet të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Rusinë për ta përmirësuar pozitën e Ukrainës në çfarëdo negociate eventuale për t’i dhënë fund luftës.

Duke folur më 14 janar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhe disa gazeta evropiane, Kallas tha se rritja e presionit ekonomik ndaj Moskës dhe izolimi i saj ndërkombëtar janë mënyrat e vetme për të parandaluar mundësinë që Rusia të marrë epërsinë.

“Nuk duhet t’i nënvlerësojmë aftësitë tona dhe t’i mbivlerësojmë ato të rusëve”, tha Kallas. “Rusia nganjëherë duket si një fuqi misterioze që nuk mund të mposhtet. Kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi më të fortë si në aspektin ushtarak, ashtu edhe në atë ekonomik. Duhet t’u qasemi gjërave nga një pozicion force”.

Ekonomia ruse ka pësuar disa goditje, si rritjen e normave të interesit mbi 20 për qind, Gazprom-i është detyruar të largojë nga puna 40 për qind të stafit menaxhues të saj, tregu i punës është “në gjendje shumë të keqe” dhe ushtria ruse është detyruar të rekrutojë ushtarëve koreano-veriorë për të luftuar në anën e Moskës, tha ajo.

“E gjithë kjo tregon se ata nuk janë në një pozicion të mirë”, shtoi ajo.

Rusia është e bindur se koha është në anën e saj, por Kallas tha se beson se ky pretendim është i gabuar dhe se aleatët perëndimorë të Kievit duhet të rrisin më tej presionin ekonomik.

“Shohim që rezervat e tyre monetare janë shteruar plotësisht. Ata kanë shumë më pak të ardhura sesa më parë nga shitja e naftës dhe gazit”, tha ajo.

Bashkimi Evropian do të diskutojë për sanksionet ndërsa përpiqet të vendosë për një pako të 16-të që do të përkojë me përvjetorin e luftës më 24 shkurt, tha një zyrtar i BE-së për Radion Evropa e Lirë. Pakoja do të jetë përmbajtësore, pavarësisht vështirësisë për të gjetur fusha të reja për sanksione, tha zyrtari.

Fokusi i pakos pritet të jenë masat teknike dhe ato kundër shmangies së sanksioneve. Gjithashtu, diskutimet do të shqyrtojnë kufizimet e importit të aluminit si lëndë e parë, tarifat për produktet bujqësore, përfshirë kimikatet e përdorura në plehra, dhe masa të tjera për të kufizuar atë që quhet flota e errët e cisternave të naftës të Rusisë, sipas zyrtarit.

Kallas shprehu besimin se Bashkimi Evropian do të mund të ruajë unitetin në politikën për dërgimin e armëve dhe ndihmave të tjera në Ukrainë, pavarësisht rezistencës nga disa qeveri evropiane që janë simpatizuese ndaj Rusisë.

Ish-kryeministrja e Estonisë tha se Bashkimi Evropian ka ruajtur unitetin pavarësisht “negociatave të vështira” me ato qeveri.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë”, pranoi ajo. “Megjithatë, ende besoj se mund të përfaqësojmë një pozicion të bashkuar, sepse vetëm kështu mund të mbetemi të fortë”.

Sa më e fortë të jetë Ukraina në fushën e betejës, aq më e fortë do të jetë edhe në tryezën e negociatave, tha ajo.

Kallas gjithashtu komentoi mbi deklaratën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, se ai do ta përfundojë luftën shpejt, duke thënë se bota pret planin e Trumpit.

Nëse Trump, i cili pritet të inaugurohet më 20 janar, përdor vërtet fuqinë e SHBA-së për të ushtruar presion mbi presidentin rus, Vladimir Putin, që të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të ndalojë bombardimin e civilëve dhe infrastrukturës civile, lufta mund të përfundojë në kohë, tha ajo.

Por, ajo përsëriti qëndrimin e BE-së se nuk duhet të ketë asnjë vendim për Ukrainën pa pëlqimin e Ukrainës, dhe kjo vlen edhe për Evropën.

“Është e qartë që cilado marrëveshje të arrihet, Evropa duhet të jetë pjesë e saj. Është detyrë e ukrainasve të vendosin se çfarë lloj marrëveshjeje është e pranueshme për ta”, tha ajo.

Se a dëshiron me të vërtetë Putini paqe është temë tjetër, tha ajo, duke paralajmëruar se një armëpushim do të përdorej nga rusët vetëm për të rigrupuar dhe rimbushur forcat e tyre.

“Rusët nuk i kanë respektuar kurrë armëpushimet. Prandaj është e rëndësishme për Evropën që paqja të jetë e qëndrueshme dhe e përhershme”, tha ajo.

Kallas gjithashtu foli për sulmet e fundit ndaj kabllove nënujore në Detin Baltik, duke theksuar se do të ishte një gabim t’i trajtojmë ato ndaras nga sulmet ndaj infrastrukturës kritike evropiane. Incidentet duhet të konsiderohen kolektivisht dhe gjithashtu në kontekstin e sulmeve të ngjashme që ajo tha se Kina ka kryer kundër Tajvanit dhe Koresë së Jugut.

Kjo tregon nevojën për të zhvilluar më tej ligjin ndërkombëtar detar dhe për të forcuar më tej sanksionet kundër flotës së errët të Rusisë, që ajo përdor për të shmangur sanksionet ndaj eksporteve të saj të naftës, tha Kallas. REL

Zelenskyy dhe Macroni diskutojnë për vendosjen e trupave të huaja në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka zhvilluar një bisedë me homologun e tij francez Emmanuel Macron, lidhur me mundësinë e vendosjes së trupave perëndimore në Ukrainë si pjesë e masave për të garantuar zbatimin e një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.

Zelenskyy tha se ndër garancitë e sigurisë të nevojshme për zbatimin e paqes është diskutuar edhe propozimi francez për dërgimin e kontingjenteve ushtarake në Ukrainë. “Kemi shqyrtuar hapat praktik për zbatimin e kësaj iniciative, zgjerimin e saj të mundshëm dhe përfshirjen e vendeve të tjera në këtë proces,” u shpreh ai.

Sipas SkyNeës, një nga opsionet e shqyrtuara përfshin dislokimin e ushtarëve perëndimorë përgjatë një linje të mundshme armëpushimi. Megjithatë, kjo qasje është cilësuar si e rrezikshme, duke pasur parasysh qëndrimin e ashpër të Rusisë kundër pranisë së trupave të NATO-s ose vendeve anëtare afër kufijve të saj.

Diskutimet vijnë në një kohë kur janë intensifikuar përpjekjet diplomatike për të siguruar një zgjidhje paqësore të konfliktit. sn

Komisionerja për Zgjerim: Në Kosovë shpejt pas zgjedhjeve duhet të lëvizim

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e përmendi shkurtimisht Kosovën duke folur para deputetëve në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, të martën.

Ajo tha se zgjerimi i BE-së sot është ndryshe nga mënyra se si ishte para katër a pesë vjetësh dhe se tash “kemi një moment të ri pozitiv në BE”.

“Për herë të parë në dhjetë vjetët e fundit kemi mundësinë që gjatë mandatit tonë të anëtarësojmë në BE një, dy apo tri vende të reja. Por, u kam thënë partnerëve javëve të fundit se nuk do të ketë lëshime kur bëhet fjalë për kriteret themelore dhe vlerat e BE-së”, tha ajo.

Për Kosovën, ajo foli krejt në fund kur u pyet nga një deputet i Parlamentit Evropian se çfarë pret nga zgjedhjet në Kosovë.

“Kosova… Nuk e përmenda Kosovën. Atje do të ketë zgjedhje. Nuk pres se do të mund të lëvizim para zgjedhjeve, por shpejt pas zgjedhjeve duhet të lëvizim. Sepse nuk mund të flasim për rajonin e Ballkanit Perëndimor nëse nuk flasim për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ose ndaras se çfarë është duke bërë Kosova e çfarë është duke bërë Serbia”, tha Kos.

Komisionarja shtoi se këtë vit pret zhvillime pozitive në procesin e zgjerimit dhe se pret progres më të madh sesa që ka pasur një dhjetë vjetët e fundit.

“Mund të kemi përparim gjatë Presidencës polake më shumë sesa që kishim në dhjetë vjetët e fundit, Mund të kemi deri në dhjetë konferenca ndërqeveritare”, theksoi ajo.

Kos gjithashtu paralajmëroi se së shpejti do të vizitojë Malin e Zi dhe Shqipërinë, vende të cilat ajo i sheh si më të avancuarat në procesin e zgjerimit.

“Mali i Zi ka vizion t’i përmbyllë negociatat deri më 2026 dhe Shqipëria deri në vitin 2027. Ne do t’i mbështesim ato, por duhet një punë shumë e madhe. Parimi i procesit të bazuar në merita duhet të jetë i vlefshëm edhe për vendet kandidate, por edhe për vendet anëtare të BE-së. Pra, kur kandidatët t’i përmbushin kriteret, atëherë vendet e BE-së duhet të mundësojnë ecjen përpara“, deklaroi Kos.

Pas zgjedhjeve që mbahen më 9 shkurt në Kosovë, pritet që shefja e re për politikë të jashtme e BE-së, Kaja Kallas, të realizojë turneun e parë të saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në anën tjetër, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka paralajmëruar se fokusi i kësaj jave në Bruksel do të jetë te takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Komisioni i Përbashkët është pjesë e Deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë arritur në vitin 2023, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Në takimin e fundit në Bruksel, më 17 dhjetor të vitit të kaluar, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, kanë thënë se janë pajtuar për zbatimin e plotë të Deklaratës për personat e zhdukur. REL

Zelensky thotë se Ukraina po i merr në pyetje ushtarët e kapur koreanoveriorë

Hetuesit ukrainas janë duke i marrë në pyetje dy ushtarë nga Koreja e Veriut, të cilët u zunë nga forcat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë, tha të shtunën presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Këta janë dy ushtarë që, megjithëse të plagosur, mbijetuan dhe u dërguan në Kiev, ku po flasin me hetuesit e SBU-së [Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës]”, tha Zelensky në Telegram.

Zelensky postoi në Telegram gjithashtu edhe fotografi të ushtarëve për të cilët thotë se janë kapur.

Zelensky tha se kapja e këtyre ushtarëve ishte “e vështirë.” Ai pohoi se forcat ruse dhe koreanoveriore, që luftojnë në Kursk, kanë tentuar ta fshehin praninë e ushtarëve nga Koreja e Veriut, përfshirë duke i vrarë shokët e tyre të plagosur në fushëbetejë për ta shmangur kapjen e tyre dhe marrjen në pyetje nga Kievi.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) të shtunën dha më shumë hollësi rreth dy ushtarëve. Në një komunikatë, thuhet se njëri prej tyre nuk kishte asnjë dokument, ndërsa tjetri mbante një kartelë identiteti ushtarake ruse në emër të një burri nga Tuva, një rajon rus që kufizohet me Mongolinë.

“Të burgosurit nuk flasin as ukrainisht, as anglisht e as rusisht, prandaj komunikimi me ta bëhet përmes përkthyesve koreanë në bashkëpunim me inteligjencën e Koresë së Jugut”, thuhej në komunikatë.

Sipas SBU-së, njëri nga ushtarët pretendoi se i ishte thënë se po shkonte në Rusi për trajnim, dhe jo për të luftuar kundër Ukrainës.

Agjencia tha se të dy burrat janë trajtuar me kujdes mjekësor në përputhje me Konventat e Gjenevës dhe po hetohen “në bashkëpunim me inteligjencën e Koresë së Jugut”.

Kjo është hera e parë që autoritetet ukrainase publikojnë pamje të ushtarëve të kapur koreanoveriorë.

Vitin e kaluar, Moska i dërgoi rreth 11.000 ushtarë koreanoveriorë në Kursk për të mbështetur forcat ruse në rajon, i cili është pjesërisht nën kontrollin e forcave ukrainase që nga gushti. REL

Mijëra gjermanë protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë

Mijëra njerëz kanë protestuar kundër një konvente të partisë ekstremit të djathtë – Alternativa për Gjermaninë (AfD) – të shtunën, duke i bllokuar disa rrugë dhe duke e vonuar fillimin e takimit, ku kjo parti e nisi fushatën për zgjedhjet e shkurtit.

Një prani e madhe policore u pa të shtunën në Riesa – në landin lindor Saksoni – i cili është bastion i AfD-së. Policia i largoi disa prej protestuesve nga rrugët.

Megjithatë, konventa dyditore nisi rreth dy orë me vonesë, pasi shumë prej delegatëve nuk mbërritën me kohë për shkak të bllokadave.

AfD-ja e ka nominuar zyrtarisht bashkëkryetaren, Alice Weidel, si kandidate për kancelare të Gjermanisë. Weidel i falënderoi delegatët për “sfidimin e turmës së majtë për të mbërritur këtu”.

Sondazhet tregojnë se AfD-ja është në vendin e dytë në prag të zgjedhjeve të 23 shkurtit, me një mbështetje prej rreth 20 për qind.

Megjithatë, Weidel – e cila këtë javë e zhvilloi një bisedë drejtpërdrejt në X me miliarderin e teknologjisë Elon Musk, i cili ka mbështetur partinë e saj – nuk ka asnjë gjasë reale për t’u bërë lidere e Gjermanisë, pasi partitë e tjera nuk pranojnë të bashkëpunojnë me AfD-në.

Është partia kryesore opozitare, blloku i Unionit, e cila kryeson në sondazhe me rreth 30 për qind dhe kandidati i saj, Friedrich Merz, është favoriti për t’u bërë kancelari i ardhshëm.

Unioni po fokusohet në ringjalljen e ekonomisë së ngecur të Gjermanisë dhe në kufizimin e imigracionit të parregullt.

Të shtunën, Weidel e kritikoi atë si një “parti mashtruesish”, duke i bërë thirrje njerëzve të “votojnë për të mirëfilltën” dhe ta forcojnë partinë e saj.

Weidel bëri thirrje për mbylljen e kufijve të Gjermanisë për imigrantët e paautorizuar dhe për dëbimin e azilkërkuesve.

Ajo premtoi rikthimin në punë të gazsjellësit Nord Stream, i cili u dëmtua në shpërthimet e vitit 2022, menjëherë pasi Rusia e ndërpreu furnizimin e Gjermanisë me gaz. Weidel u prit me duartrokitje të mëdha kur tha se AfD-ja do t’i rrëzojnë të gjitha turbinat e erës – të cilat i përshkroi si “mulli ere të turpit” – nëse vjen në pushtet.

Në një konferencë për shtyp në Hamburg, Merz u përqendrua te oferta e partisë së tij për “ndryshime të thella” pasi koalicioni i paqëndrueshëm dhe kontestuar i qendrës së majtë të kancelarit Olaf Scholz u prish.

Scholz shpreson në fitore befasuese, por sondazhet tregojnë se mbështetja për Socialdemokratët e tij është mes 14-17 për qind.

Qeveria e tij ra në nëntor, kur ai e shkarkoi ministrin e Financave pas një mosmarrëveshjeje për mënyrën e ringjalljes së ekonomisë, duke e çuar Gjermaninë në zgjedhje të parakohshme.

Scholz pranoi të shtunën se ishin bërë gabime dhe tha se “ndoshta duhet ta kisha prishur koalicionin më herët.”

Por, ai tha se është koha të shohim përpara. “Le të luftojmë”, tha ai për delegatët në një kongres partie në Berlin, ku ai u konfirmua zyrtarisht si kandidat për kancelar.

Ai akuzoi Unionin e Merzit për mungesë të planeve serioze për t’u marrë me problemet e Gjermanisë. REL

Gazetarja italiane që mbahej në Iran, kthehet në atdhe

Gazetarja italiane Cecilia Sala në aeroportin ushtarak ‘Ciampino’ të Romës, pasi u lirua nga burgu iranian, 8 janar 2025

 

VOA Marrë nga Reuters

Gazetarja italiane Cecilia Sala e cila u liruar nga një burg iranian pas tre javësh është kthyer në Itali.

Kryeministrja Giorgia Meloni dhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani e pritën atë në Romë duke treguar rëndësinë politike që mori çështja e saj.

Zonja Sala, 29 vjeç, zotëronte vizë të rregullt pune për gazetarët kur u arrestua në Teheran më 19 dhjetor. Ajo u akuzua për “shkelje të ligjeve të Republikës Islamike”.

Gazetarja u ndalua tre ditë pas arrestimit të biznesmenit iranian Mohammad Abedini, në Milano. Zoti Abedini u ndal bazuar në një urdhër-arresti amerikan, mbi dyshimin se ka furnizuar një pjesë të dronëve që Uashingtoni thotë se u përdorën në një sulm të vitit të kaluar që vrau tre ushtarë amerikan në Jordani.

Irani ka mohuar përfshirjen në sulm dhe ka hedhur poshtë akuzat se burgosja e zonjën Sala u bë për të ushtruar trysni ndaj Italisë për lirimin e zotit Abedini.

Në një deklaratë të zyrës së Kryeministres Meloni thuhej se zonja Sala, e cila u mbaj në izolim në burgun famëkeq Evin të Teheranit, u lirua “falë punës intensive me kanalet diplomatike dhe të inteligjencës”. Në të nuk përmendej fare rasti i zotit Abedini.

“Dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që ndihmuan për të bërë të mundur kthimin e Cecilias”, shkroi Kryeministrja Meloni në rrjetin social X.

Zoti Abedini mbetet në një burg të Milanos, ndërsa një gjykatë do të vendosë javën e ardhshme për kërkesën e tij për t’u liruar në arrest shtëpiak përpara procedurave eventuale për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

“Momentalisht, rasti i Abedinit mbetet i pandryshuar”, u tha gazetarëve Francesca Nanni prokurore në Milano.

FITORE DIPLOMATIKE

Zonja Sala punon për gazetën ‘Il Foglio’ dhe kompaninë që prodhon podkaste ‘Chora Media’. Babai i saj Renato Sala tha se u pushtua nga emocionet kur dëgjoi se ajo po kthehej në shtëpi.

“Kam qarë vetëm tre herë në jetën time”, tha ai, duke shtuar: “Gjatë kësaj periudhe pata përshtypjen se po luhej një lojë shahu, por nuk ishin vetëm dy lojtarë”.

Lirimi i shpejtë i gazetares Sala përfaqëson një fitore të qartë diplomatike për Kryeministren Meloni, e cila kishte frikë se çështja mund të zvarritej.

Udhëheqësja italiane bëri një vizitë të papritur në Florida në fundjavë për të takuar Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Pas takimit nuk u publikuan detaje të bisedimeve, por zëvendëskryeministri Matteo Salvini tha se ata kishin diskutuar edhe çështjen e gazetares Cecilia Sala.

Faqja italiane e lajmeve ‘Il Post’, ku punon partneri i zonjës Sala, njoftoi se Presidenti i zgjedhur Trump i kishte dhënë “një lloj dritë jeshile” Italisë për të negociuar me Iranin dhe kishte premtuar se nuk do ta politizonte çështjen me administratën në largim të Presidentit Joe Biden.

Një burim i lartë politik nuk pranoi të jepte detaje, por tha se takimi në Florida kishte qenë i rëndësishëm dhe kishte luajtur një rol në lirimin e zonjës Sala.

Vitet e fundit, forcat iraniane të sigurisë kanë arrestuar dhjetëra të huaj dhe individë me shtetësi të dyfishtë, kryesisht me akuza të lidhura me spiunazhin dhe sigurinë. Organizatat për të drejtat e njeriut kanë akuzuar Iranin se po përpiqet të siguroj lëshime nga vendet e tjera përmes arrestimeve të tilla. Irani e mohon këtë gjë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Esmaeil Baghaei tha të dielën se ndalimi i zotit Abedini përbënte pengmarrje.

Franca thotë se BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj

VOA Marrë nga Reuters

Ministri i Jashtëm i Francës tha të mërkurën se Bashkimi Evropian nuk do t’i lejojë vendet e tjera të sulmojnë kufijtë e tij sovran, duke iu përgjigjur kësisoj komenteve të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, për të marrë nën kontroll Groenlandën.

Presidenti i zgjedhur nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake apo veprimeve ekonomike për të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë dhe Groenlandën, duke thënë se kontrolli amerikan i dyjave është jetik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot, tha se nuk besonte që Shtetet e Bashkuara do të pushtonin ishullin e madh në Arktik, që është pjesë e Danimarkës për më shumë se 600 vjet.

“Qartazi nuk ka dyshim që Bashkimi Evropian do t’i lejonte kombet e tjera të botës të sulmonin kufijtë e tij sovranë, kushdo qofshin ata”, tha ai për radion France Inter. “Ne jemi një kontinent i fortë”, shtoi ai.

Komentet e zotit Trump përvijuan më tej një agjendë ekspansioniste, dy javë para se të marrë detyrën me 20 janar në Uashington.

“Nëse po më pyesni nëse unë mendoj se Shtetet e Bashkuara do të pushtojnë Groenlandën, përgjigja ime është jo. Por, a kemi hyrë në një periudhë kohore kur flitet për mbijetesën e më të fortit? Atëherë përgjigja ime është po”, tha ministri Barrot.

Ai tha se BE-ja nuk duhet të lejojë veten të frikësohet ose të shqetësohet tepër, por duhet të zgjohet dhe të forcohet.

Vrasja e veprimtarit shqiptar Enver Hadri në Bruksel, burgim i përjetshëm për tre serbë

Gjykata Penale e Brukselit ka dënuar me burgim të përjetshëm mbrëmjen e së mërkurës tre autorët e vrasjes së veprimtarit të shquar shqiptar, Enver Hadri. Veselin Vukotiq dhe Andrija Draskoviq u shpallën fajtorë për vrasjen e Hadrit, ndërsa Bozhidar Spaciq u shpall fajtor për dhënien e urdhrit për vrasje.

Enver Hadri, kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, u vra në veturën e tij ndërsa ishte ndalur në semaforin e kuq në Saint-Gilles më 25 shkurt 1990.

Gjyqtarët profesionistë dhe të 12 juristët nuk kanë dhënë asnjë rrethanë lehtësuese për tre të dënuarit, duke i dënuar të gjithë me burgim të përjetshëm, dënimin maksimal. Më 25 shkurt 1990, rreth orës 16:00, Enver Hadri ishte në timonin e makinës së tij, ndaloi në semafor të kuq, kur pranë tij u ndal një automjet tjetër, shkruajnë mediat e Kosovës.

Dritarja e pasagjerit të këtij automjeti është ulur dhe është qëlluar, sipas disa dëshmitarëve. Enver Hadri, 49 vjeç, u godit nga një plumb në kokë dhe vdiq.

Hetimi, i cili zgjati disa vite, arriti në përfundimin se ishte një atentat politik, i urdhëruar nga shërbimet inteligjente të ish-Jugosllavisë, me ndihmën logjistike të botës së krimit të Beogradit. bw

Një dekadë nga sulmi terrorist ndaj Charlie Hebdo, Franca rikujton tragjedinë përmes homazheve

Një dekadë pasi persona të armatosur sulmuan zyrat e gazetës satirike Charlie Hebdo në një sulm vdekjeprurës, Franca ndaloi të martën për të nderuar viktimat dhe për të rinovuar vendosmërinë e tij për të luftuar për lirinë dhe demokracinë.

Sulmi tronditi Francën deri në palcë dhe ndezi një protestë globale në mbrojtje të lirisë së fjalës.

Presidenti Emmanuel Macron dhe kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo kryesuan homazhet solemne në vendin e sulmit, ku 12 persona, duke përfshirë disa nga karikaturistët më të dashur të Francës, u vranë më 7 janar 2015. Në mesin e të kujtuarve ishte Ahmed Merabet, një oficer policie i cili ishte u qëllua me armë në rrugë ndërsa mbronte godinën e gazetës.

Në një ceremoni prekëse, Macron qëndroi me gruan e tij, Brigitte, përkrah ish-presidentit François Hollande, i cili e kishte drejtuar Francën pas sulmeve.

Macron u bashkua me oficerët e policisë në vendosjen e kurora lulesh kundër murit të ish selisë së Charlie Hebdo në lagjen e 11-të dhe tubimi mbajti një minutë heshtje. Një trumpetë e vetmuar luajti, duke rezonuar nëpër një lagje të plagosur nga gjakderdhja e asaj dite dhe më vonë nga masakra e Bataclanit në nëntor të po atij viti.

Sulmet e zhytën Francën në një vit terrori të pashembullt, duke filluar me sulmin në Charlie Hebdo dhe duke kulmuar në sulmet e koordinuara të nëntorit, duke përfshirë tragjedinë Bataclan.

Masakra në Charlie Hebdo, e kryer nga dy vëllezër që pretendonin besnikëri ndaj al-Kaedës, sinjalizoi agimin e një kapitulli të ri të errët për Francën. Një valë dhune ekstremiste e detyroi vendin të rishqyrtojë masat e tij të sigurisë.

Sulmi ndaj Charlie Hebdo, i kryer si hakmarrje për karikaturat e pandershme të gazetës për Profetin Muhamed, ndezi debate të ashpra globale rreth kufijve të shprehjes së lirë. Në ditët që pasuan, miliona marshuan në solidaritet, duke tundur stilolapsa dhe tabela duke deklaruar Je Suis Charlie (Unë jam Charlie).

Por 10 vjet më pas, uniteti i atij momenti i ka lënë vendin ndarjeve më të thella. Charlie Hebdo tha se hulumtimi i saj tregon se ndërsa shumica e francezëve ende besojnë në të drejtën themelore për karikaturë, brezat e rinj kritikojnë gjithnjë e më shumë satirën që ata e shohin si përçarëse ose të pandjeshme, veçanërisht ndaj komuniteteve të margjinalizuara. bw

Sorensen dhe Haavisto, kandidatët e vetëm për pasardhës të Lajçakut për dialogun

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, do të duhet të vendosë këto ditë në mes të dy kandidatëve për pasardhësin e Miroslav Lajçakut në postin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Radio Evropa e Lirë mëson se diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, dhe ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, janë të vetmit kandidatë të cilët janë paraqitur për këtë rol deri të premten e kaluar, kur edhe skadoi afati për dorëzimin e aplikimeve.

Ndërkohë, në BE nuk japin ndonjë hollësi për këtë dhe vetëm konfirmojnë se “procesi i zgjedhjes është në vazhdim e sipër”.

“Mandate i përfaqësuesit të lartë Miroslav Lajçak mbetet në fuqi deri në fund të janarit. Zgjedhja e pasardhësit të tij është momentalisht në vazhdim e sipër dhe në do të japim njoftime të reja me kohë”, ka thënë Annita Hipper, zëdhënëse e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.

Nëse BE-ja dëshiron të sigurojë që të mos ketë vakum, atëherë procedura e caktimit të dërguarit të ri të posaçëm për dialogun, do të duhej të përmbyllej para fundit të këtij muaji, kur Lajçakut do t’i përfundojë mandati zyrtarisht.

Por, përveç vendimit të përfaqësueses së lartë Kallas për emërimin e pasardhësit të Lajçakut, duhet të pajtohen edhe vendet anëtare të BE-së. Grupet punuese në Këshillin e BE-së janë duke u marr me këtë çështje tani.

Burimet diplomatike në Bruksel i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se, që të dy kandidatët, do të konsideroheshin si një zgjedhje e duhur, por mes tyre ka disa dallime.

Këto burime thonë se, nëse Kallas do të vendose të ketë në atë postë një person me një peshë më të madhe politike, atëherë përparësi do të kishte ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto. Edhe në rastin kur Lajçak kur ishte zgjedhur në këtë postë para pesë vjetësh, si përparësi ishte përmendur fakti se ai kishte qenë ministër i Jashtëm i një vendi anëtar të bllokut.

Por, në anën tjetër, thonë këto burime, nëse Kallas dëshiron që vetë të merret më shumë më procesin e dialogut në aspektin politikë, atëherë Sorensen konsiderohet si kandidat më i përshtatshëm, sepse ka shumë vite që punon në strukturat e Shërbimit të Vlerësimi të Jashtëm të BE-së (EEAS) dhe mbi vete do të merrte më shumë ndërmjetësimin në çështjet teknike në dialog.

Burimet diplomatike nga vendet anëtare të BE-së vlerësojnë se Sorensen ka pak më shumë gjasa sesa Haavisto.

Kush janë Peter Sorensen dhe Pekka Haavisto?

Si Sorensen, ashtu edhe Haavisto kanë përvojë dhe njohuri rreth Ballkanit Perëndimor.

Peter Sorensen nga Danimarka, ka më shumë përvojë diplomatike në strukturat e Bashkimit Evropian sesa karrierë politike në vendin e tij.

Në Kosovë, Haavisto ka qenë nënkryetar i “Shtyllës IV” (Rindërtimi dhe Zhvillimi Ekonomik) të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), nga viti 2002 deri në vitin 2006, si dhe këshilltar i lartë i përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë nga viti 2001 deri më 2002.

Ai ka mbi 15 vjet përvojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë karrierës së tij diplomatike në BE, Sorensen ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnje e Hercegovinë dhe shef i zyrës së BE-së në Sarajevë, ndërsa ka qenë edhe përfaqësues special i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi. Në rajonin e Ballkanit ka punuar edhe në misionin e OSBE-së në Kroaci.

Po ashtu ka qenë edhe shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.

Ai aktualisht është këshilltar në EEAS për diplomaci digjitale.

Në anën tjetër, Pekka Haavisto ka qenë ministër i jashtëm i Finlandës. Në atë cilësi ai e kishte vizituar edhe Kosovën edhe Serbinë.

Haavisto ka mbështetur fuqishëm procesin e dialogut dhe ka kritikuar Serbinë për lobimin kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa Kosovën e ka kritikuar kur kishte vendosur tarifa ndaj importit të mallrave nga Serbia vite më parë.

Si ministër i Jashtëm i Finlandës, Haavisto ka qenë mbështetës i madh i procesit të zgjerimit të BE-së dhe avancimit të raporteve me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Haavisto, në kohën e pas luftës në Kosovë, ka punuar edhe në strukturat a Administratës së UNMIKU-ut, që janë marrë me pasojat ekologjike pas luftës. Ai ka garuar tri herë në zgjedhjet për president të Finlandës. Gjithmonë ka përfunduar në pozitën e dytë. Haavisto në karrierën e tij politike ka qenë edhe ministër i Mjedisit i Finlandës.

Roli i të dërguarit të posaçëm

Burimet diplomatike të BE-së thonë se pritet që pasardhësi i Lajçakut të jetë vetëm i dërguar i posaçëm për dialog mes Kosovës dhe Serbisë dhe të mos ketë detyrime tjera lidhur me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lajçak në titullin e tij ka edhe detyrat për “çështje tjera rajonale” përveç angazhimit si lehtësues në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë rol më herët është përmendur edhe emri i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Sllovenisë, Borut Pahor.

Pahor gjatë verës vet e kishte konfirmuar se ishte i interesuar për këtë postë dhe e kishte edhe mbështetjen e Qeverisë së vendimit të tij. Por, ai njoftoi të premten se ai nuk do të garonte për të dërguar të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, pasi ka kuptuar se kërkohet më shumë një nivel diplomatikë sesa politikë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar me lehtësimin e Bashkimit Evropian për më shumë se 13 vjet.

BE-ja vazhdon të ngul këmbë se zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani është detyrim për Kosovën dhe Serbinë, dhe se ky mbetet edhe kusht për avancimin e tyre në procesin e integrimeve evropian.

Burimet diplomatike në BE thonë se ky qëndrim i BE-së nuk do të ndryshojë as në të ardhmen, pa marrë parasysh se kush do të jetë lehtësues në dialog. REL

Vdes lideri i së djathtës ekstreme në Francë, Jean-Marie Le Pen

Jean-Marie Le Pen, themeluesi i partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Fronti Kombëtar – i cili njihej për retorikën e ashpër kundër imigracionit dhe multikulturalizmit – ka vdekur të martën në moshën 96-vjeçare.

Le Pen, i cili ndodhej prej javësh nën kujdes shëndetësor, vdiq të martën “i rrethuar nga më të dashurit e vet”, tha familja e tij.

Le Pen, një mohues i Holokaustit dhe kundërshtar i zëshëm i imigracionit, racës dhe gjinisë, e themeloi partinë e ekstremit të djathtë në vitin 1972.

Në vitin 2002, ai shkoi në balotazh në zgjedhjet presidenciale ku humbi ndaj Jacques Chirac.

Vajza e tij, Marine Le Pen, e përjashtoi atë nga partia dhe ia ndryshoi emrin partisë së tij Fronti Kombëtar në Tubimi Kombëtar, duke e bërë atë njërën prej forcave më të fuqishme politike në vend teksa e distancoi veten nga imazhi ekstremist i babait të vet.

Jordan Bardella, presidenti i partisë Tubimit Kombëtar, siç njihet tani kjo parti, konfirmoi vdekjen e Jean-Marie Le Pen në një postim në platformën sociale X të martën.

Nderimet e ngrohta dhe pazakonta të Bardellas nënvizojnë të kaluarën polemike të Le Penit, duke përfshirë lidhjet e tij me Luftën e Algjerisë. Ai e përshkroi Le Penin si një “mbrojtës të popullit” që “gjithmonë i shërbeu Francës” dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjen, përfshirë të bijën, Marine Le Pen.

Me gjithë përjashtimin e tij nga partia në vitin 2015, trashëgimia përçarëse e Jean-Marie Le Pen vazhdon të ketë ndikim, duke shënuar dekada të historisë politike franceze dhe duke formësuar trajektoren e së djathtës ekstreme.

Jean-Marie Le Pen, i dënuar disa herë për antisemitizëm dhe i akuzuar rregullisht për ksenofobi dhe racizëm, mbrohej shpesh duke pretenduar se ishte thjesht një patriot që mbronte identitetin e “Francës së përjetshme”.

Kohët e fundit, Le Pen u përjashtua nga ndjekja penale për arsye shëndetësore në një gjyq të profilit të lartë që filloi në shtator, ku partia e tij dyshohej për përvetësim të fondeve të Parlamentit Evropian. Autoritetet gjyqësore franceze e vendosën Le Penin nën kujdestari ligjore në shkurt, me kërkesë të familjes së tij, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, raportuan mediat franceze.

Ai kishte qenë me shëndet të dobët për një kohë të gjatë.

Le Pen u dënua në vitin 1990 për një deklaratë të bërë në radio në vitin 1987, ku ai i quajti dhomat naziste të gazit “thjesht një detaj në historinë e Luftës së Dytë Botërore”. REL

Rusia thotë se ka pushtuar qytetin e rajonit Donetsk në Ukrainë, por Kievi mohon deklaratën e Moskës

Rusia pretendon se forcat e saj ushtarake kanë pushtuar qytetin e vijës së parë të Kurakhove në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore.

 

Bëhet fjalë për një qytet që ka përballuar he ka funksionuar si një mburojë ndaj përparimeve ruse gjatë muajve të fundit.

Por Ukraina nuk e ka pranuar rënien e Kurakhove, i cili ndodhte 35 km në jug të Pokrovsk, raporton BBC.

Ditët e fundit janë zhvilluar luftime të ashpra në rajonin Kursk të Rusisë , pasi Ukraina nisi një kundërsulm të dielën.

Një foto e gjeneruar nga mediat sociale, që i është dërguar Reuters tregon një ushtar që mban lart një flamur rus në Kurakhove. Por imazhi nuk është verifikuar nga BBC.

Viktor Trehubov, zëdhënës i grupit të forcave të Khortytsia të Ukrainës, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se, që nga mëngjesi i së hënës, forcat ukrainase janë duke u angazhuar me trupat ruse brenda Kurakhove.

Marrja e Kurakhove do t’i lejonte rusët të shkonin në veri për të sulmuar Pokrovsk nga një drejtim i ri, tha analisti Roman Pohorily.

Ministria ruse e mbrojtjes pohoi gjithashtu të hënën se fshati Dachenske, i cili ndodhet rreth 8 km në jug të Pokrovsk, ishte pushtuar nga forcat e saj. Panorama

Macroni: Për t’u respektuar nga Trumpi, Evropa duhet të ndalojë së qeni ‘e dobët dhe disfatiste’

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Evropës të hënën që të mos jetë “e dobët dhe disfatiste” përballë një presidence tjetër të Donald Trump dhe të përshpejtojë zgjimin e saj strategjik.

Duke folur me ambasadorët francezë të mbledhur në Pallatin Elysée në Paris për të përshkruar prioritetet e tij të politikës së jashtme për vitin, Macron tha se frika se një presidencë e dytë e SHBA-së Trump do të ndikojë negativisht në Evropë është e tepruar.

“Ishin pikërisht të njëjtat pyetje tetë vjet më parë. Na thanë më e keqja: Presidenti Trump u zgjodh, Brexit ishte këtu, Evropa ishte një e keqe,” tha ai.

“Ne e kemi çuar Evropën tonë përpara gjatë shtatë viteve të fundit. Me vendosmëri. Dhe tani ajo është në gjendje të përballojë sfidat me të cilat përballet,” shtoi ai.

Franca dhe Evropa ishin në gjendje të punonin me administratën e parë Trump dhe vendimin e presidentit të zgjedhur për të bërë udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar në Paris muajin e kaluar , ku një “diskutim strategjik filloi” midis dy liderëve është provë se Kontinenti i Vjetër mbetet një partner kyç për Uashingtonin. , vazhdoi Macron.

Por ai paralajmëroi se “nëse vendosim të jemi të dobët dhe disfatës, ka pak shanse të respektohemi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të Presidentit Trump”.

Ai i kërkoi Evropës “të ecë shumë më shpejt dhe shumë më e fortë” në përpjekjen e saj për t’u bërë më sovrane në fusha duke përfshirë mbrojtjen dhe tregtinë.

Në të parën, Macron përshëndeti vendimet e fundit të BE-së për të ngritur një kapacitet të shpejtë vendosjeje deri në 5,000 trupa dhe për të rritur kapacitetin industrial ndër të tjera, por ai tha se “një program masiv investimesh evropiane me një preferencë evropiane” tani është i nevojshëm.

“Pyetja është nëse evropianët duan të prodhojnë atë që u nevojitet për sigurinë e tyre gjatë 20 viteve të ardhshme, apo jo. Është një bast i sigurt që në 15 deri në 20 vjet, prioriteti amerikan do të jetë mbrojtja e tyre, dhe shumë më tepër. Pra, përreth dhe në Detin e Kinës sesa në Evropë, nëse varemi nga baza industriale dhe teknologjike e mbrojtjes amerikane, atëherë do të përballemi me dilema mizore dhe varësi të turpshme strategjike.

Për sa i përket ekonomisë dhe tregtisë, Macron deklaroi se Evropa “përballet me një rrezik real për të rënë në hap me SHBA-në dhe Kinën” dhe se edhe ajo duhet të heqë dorë nga rregullat e vendosura që tani po i respekton vetëm, me Uashingtonin dhe Pekinin shumë më proteksionistë. me industritë e tyre.

“Unë ende nuk e kuptoj, në një kohë kur rregullat e OBT-së nuk respektohen më as nga Kina dhe as nga Shtetet e Bashkuara, (pse) ne vazhdojmë ta bëjmë atë, por vetë. Nuk po funksionon. Pra, le të zgjohemi dhe të shikojmë në atë që po bëhet”, tha ai.

“Ne duhet të mbrojmë politikën tonë tregtare dhe të sigurojmë një nivel konkurrence që është i drejtë dhe i barabartë, dhe ne duhet të mbrojmë përmbajtjen evropiane.”

Ai tha se Bashkimi Evropian duhet të përdorë ende tregun e vetëm me potencialin e tij të plotë, duhet të nxisë investimet, duke përfshirë huamarrjen e përbashkët, dhe duhet të thjeshtojë rregullat e tij në mënyrë që të bëhet më e lehtë për të investuar dhe për të inovuar kompanitë vendase.

Blloku 27-vendesh ndonjëherë ka “tepërligjur”, tha Macron, dhe tani duhet të marrë një “pushim masiv rregullator” dhe “të rishqyrtojë rregulloret” që po pengojnë aftësinë tonë për të inovuar.

Udhëheqësi francez tha se do të mbledhë disa nga homologët e tij të BE-së në shkurt për të diskutuar çështjen me synimin për të paraqitur propozime në mars.

Se çfarë do të thotë një presidencë e dytë e Trump për luftën e vazhdueshme në Ukrainë, Macron theksoi se “nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë dhe të lehtë në Ukrainë”.

Ardhja e afërt e Trump në Zyrën Ovale – dhe pretendimi i tij i fushatës se ai mund të sillte paqe brenda disa ditësh pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë – ka ngjallur frikën se Kievit mund t’i bëhet presion për të bërë lëshime të dhimbshme territoriale.

Por sipas Macron, “vetë presidenti i ri amerikan e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë shans për të fituar asgjë nëse Ukraina humbet”.

Uashingtoni, vazhdoi ai, “duhet të na ndihmojë të ndryshojmë natyrën e situatës dhe të bindë Rusinë të vijë në tryezën e negociatave”.

“Ukrainasit duhet të zhvillojnë diskutime realiste mbi çështjet territoriale dhe vetëm ata mund t’i udhëheqin ato. Evropianët duhet të ndërtojnë garanci sigurie, që do të jetë përgjegjësia e tyre kryesore. Ky është një realitet gjeografik dhe gjeopolitik,” shtoi ai./ Euronews – Syri.Net

Pse Luksemburgu konsiderohet si vendi më i mirë për të jetuar?

Revista Travel publikoi një listë të vendeve europiane që ofrojnë cilësinë më të mirë të jetës, me theks të veçantë në balancën midis detyrimeve të biznesit dhe atyre private.

Në krye të listës është Luksemburgu, ndërsa Austria dhe Danimarka zunë vendin e dytë dhe të tretë.

Lista është krijuar në bazë të kritereve të tilla si kohëzgjatja e pushimeve, numri mesatar i orëve të punës, cilësia e gjumit, jetëgjatësia dhe kënaqësia e përgjithshme e jetës.

Luksemburgu është i pari falë standardit të lartë të jetesës dhe përfitimeve interesante për punëtorët. Sistemi që u siguron punonjësve të moshuar ditë shtesë pushimi vjetor është veçanërisht i rëndësishëm – punëtorët mbi moshën 55 vjeç gëzojnë mesatarisht 36 ditë pushimi me pagesë në vit.

Paga mesatare në vend është rreth pesë mijë euro, dhe më shumë se dy të tretat e banorëve posedojnë automjet, gjë që flet më tej për stabilitetin e tyre financiar. Edhe pse ka vetëm 600,000 banorë, Luksemburgu është bërë sinonim i cilësisë më të lartë të jetës në Europë.

Austria dhe Danimarka ndajnë karakteristika të përbashkëta që i bëjnë ato vende të dëshirueshme për të jetuar dhe punuar – minimumi 25 ditë pushim vjetor dhe kushte të rregulluara mirë të punës.

Nga ana tjetër, interesant është fakti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në fund të listës, në vendin e 87-të. Shkak për këtë është mungesa e pushimit vjetor të garantuar me ligj, gjë që shkakton pakënaqësi dhe stres te shumë punonjës.

Kjo listë është një kujtesë e rëndësisë së balancës punë-jetë, me Europën që vazhdon të udhëheqë rrugën në ofrimin e kushteve që mundësojnë një jetë të gjatë dhe cilësore. sn

Kush e ekzekutoi vëllain e Presidentit të Italisë? U eliminua me urdhër të mafies, pikë kthese në hetimet për Piersanti Mattarellan! Identifikohen dy vrasësit 45 vite pas krimit

Identifikohen dy vrasësit 45 vite pas krimit

Prokuroria e Palermos ka regjistruar procedimin ndaj të dyshuarve, të lidhur me mafian, që dyshohet se janë vrasësit e Piersanti Mattarella, në atë kohë presidenti i Rajonit të Siçilisë, i cili u ekzekutua më 6 janar 1980 në Palermo.

 

Sipas La Repubblica, kjo do të kishte një pikë kthese në hetimet e rihapura për vrasjen e vëllait të kreut aktual të shtetit italian, Sergio Mattarella.

Për vrasjen e Mattarellës u dënuan vetëm nxitësit, anëtarët e Cosa Nostra Cupola. E veja e Mattarellës identifikoi Valerio Fioravantin, kreun e Nar, në fotot e publikuara pas arrestimit si një person shumë të ngjashëm me vrasësin e bashkëshortit (krimi që ndodhi në sy të saj).

Piersanti Mattarella

Valerio Fioravanti dhe Gilberto Cavallini më vonë u shpallën të pafajshëm. Kur kanë kaluar 45 vite nga vrasja, Prokuroria e Palermos ka mbledhur të dhëna dhe prova të reja që forcojnë dyshimet kundër të dyshuarve të rinj.

Bëhet fjalë për persona të lidhur me mafien që qëndron pa vrasësjes së vëllatit të Presidentit aktual të Italisë, Sergio Mattarella .

Zelensky: Zgjedhjet në Ukrainë mund të mbahen këtë vit, nëse hiqet gjendja e luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale mund të mbahen këtë vit, nëse bisedimet i japin fund “fazës së nxehtë” të luftës me Rusinë, duke e mundësuar heqjen e gjendjes së luftës.

Duke folur në një intervistë të transmetuar në televizionin ukrainas më 2 janar, Zelensky tha se mbajtja e zgjedhjeve të shtyra për kohë të gjatë do të varet nga pozita në të cilën do ta gjejë veten Ukraina pas ndonjë marrëveshjeje për përfundimin e luftës për zmbrapsjen e trupave pushtuese ruse.

“Sa i përket vitit 2025, nëse ia dalim t’i japim fund fazës së nxehtë të luftës për Ukrainën; nëse e arrijmë këtë së bashku me një ushtri të fuqishme, me një paketë të madhe armatimi dhe me garanci të forta për sigurinë, atëherë ato [zgjedhjet] do të mbahen”, tha Zelensky.

“Pas kësaj, në parim, ne mund ta mendojmë shfuqizimin e gjendjes së luftës në Ukrainë. Sapo kjo të ndodhë, topi do të jetë në fushën e Parlamentit, i cili mund ta caktojë pastaj një datë për zgjedhje. Mendoj se nuk ka nevojë të presim me vite [për zgjedhje] kur të hiqet gjendja e luftës”, shtoi ai.

Mandati pesëvjeçar i Zelenskyt përfundoi më 20 maj 2024.

Zelensky, 46-vjeçar, nuk tregoi nëse do të kërkojë ndonjë mandat tjetër si lider i vendit.

“Nëse bëj më shumë se çfarë mundem, atëherë mbase do ta marrë ketë vendim më me pozitivitet. Sot, ky nuk është synimi im”, theksoi ai.

Zgjedhjet presidenciale duhej të mbaheshin në mars apo prill 2024, por ato u shtynë për shkak se vendi është ende në gjendje lufte.

Sipas Kushtetutës së Ukrainës, Zelensky duhet patjetër të vazhdojë t’i kryejë detyrat e presidentit derisa të zgjidhet lideri i ri i shtetit.

Zgjedhjet parlamentare duhej të mbaheshin më 29 tetor 2023, por edhe ato u shtynë për shkak të zbatimit të gjendjes së luftës.

Ukraina është në gjendje lufte prej se Rusia e nisi pushtimin e saj në shkurt të vitit 2022. Zbatimi i saj është zgjatur për periudha prej 90 ditësh plot 13 herë nga Parlamenti.

Ligjvënësit duhet ta ndryshojnë ligjin për ta mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve gjatë gjendjes së luftës.

Shumë analistë dhe politikanë kanë ngritur shqetësime mbi sigurinë, zhvendosjen e votuesve dhe infrastrukturën si pengesa kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve legjitime në Ukrainë në rrethanat e tanishme.

Derisa Rusia e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e Zelenskyt për shkak të shtyrjes së zgjedhjeve, Bashkimi Evropian ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim për statusin e tij si lider i Ukrainës, ndërsa Kombet e Bashkuara e kanë mbështetur duke thënë se Zelensky “mbetet… personi me të cilin sekretari i Përgjithshëm komunikon kur ka nevojë të kontaktojë udhëheqësin ukrainas”. REL

Skandali- Doris Pack revoltohet me Von Der Leyen: Ku e ke Kosovën në hartë?!

Shefja e Komisionit Evropioan, Ursula von Der Leyen, ka publikuar dje një video në profilin e saj zyrtar në “X”, ku paraqitet harta e Evropës dhe dy vendet e reja që janë shtuar në Zonën Schengen, Bullgaria dhe Rumania, shkruan Gazeta Express.

Ajo që bie në sy në këtë hartë është fakti se Kosova nuk figuron si shtet dhe paraqitet si pjesë e Serbisë.

Kjo ka nxitur reagime të shumta në postimin e shefes së Komisionit Evropian.

S’ka qëndruar pa reaguar as politikania gjermane, Doris Pack, e cila e ka pyetur bashkëkombasen e saj për Kosovën.

“Ku është shteti i Kosovës”, ka komentuar Pack në postimin e Von Der Leyen.

Von Der Leyen postimin e ka bërë dje në orën dy pasdite dhe videoja ka marrë rreth 2 milionë shikime./GazetaExpress/


Send this to a friend