VOAL

VOAL

VIDEO- Avioni luftarak i ukrainasve lokalizon ata rusë, u vihet pas, i gjuan me raketa

Një video amatore shfaq momentin, kur aeroplani luftarak i forcave ajrore ukrainase ndjek nga pas aeroplanët rusë të cilët i godet me raketa.

Pamjet i publikoi shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, ku aeroplani i Kievit arriti të lokalizojë aeroplanët e Moskës të cilët më pas fillon t’i gjuajë me raketa.

Nuk dihet nëse ndonjëri nga aeroplanët e rusëve është rrëzuar, por në pamje shihen raketat që i lëshon aeroplani i ukrainasve.

Në anën tjetër një kundërofensivë e paralajmëruar nga Kievi, ka alarmuar forcat pushtuese ruse, që kanë filluar përgatitjet për evakuim në shumë zona.

Ndryshe luftimet e ashpra po vazhdojnë të zhvillohen në tërë territorin e Ukrainës, në veçanti në lindje të vendi – përkatësisht në Bakhmut.syri.net

 

Pa truproja dhe me tren drejt Italisë për të takuar homologun Matarella, fotoja e Presidentit të Austrisë bëhet virale

Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen, ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, që ka bërë shumë bujë.

Presidenti austriak ka treguar se është nisur me tren në takimin zyrtar me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella.

Megjithëse po shkonte në një takim zyrtar, ai po udhëtonte vetëm dhe pa truproja, madje edhe me transport publik, duke u dhënë shembull liderëve të tjerë, sidomos atyre të Ballkanit.

Më parë edhe liderë të tjerë kishin vepruar ngjashëm, ndërsa kishin bërë bujë për modestinë e tyre.bw

 

Whatsapp Image 2023 05 01 At 10.07.42
Whatsapp Image 2023 05 01 At 10.07.42

Armenia dhe Azerbajxhani do të mbajnë bisedime për paqe në Uashington

Pamje nga rajoni i Nagorno-Karabakut.

RFE/RL

Armenia dhe Azerbajxhani do të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh në Uashington të dielën, në përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet, tha të shtunën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Armenisë.

Tensionet janë rritur sërish mes dy vendeve për rajonin e Nagorno-Karabakut që dy vendet pretendojnë se u takon.

Aty paqeruajtësit rusë u vendosën aty në vitin 2020 për t’i dhënë fund një lufte, e dyta që Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar për enklavën që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Rajoni malor njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është populluar kryesisht nga armenë etnikë.

“Nga 30 prilli Ministri i Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzoyan do të jetë në Uashington për një vizitë pune. Është planifikuar raundi tjetër i diskutimeve për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit,” tha zëdhënësja, Ani Badalyan në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Nuk pati asnjë konfirmim të menjëhershëm të takimit nga Azerbajxhani.

Pavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim mes tyre, Armenia dhe Azerbajxhani ende nuk kanë arritur një marrëveshje paqeje që do të zgjidhte çështjet e pazgjidhura si përcaktimi i kufijve dhe kthimi i të burgosurve.

Azerbajxhani ngriti një pikë të re kontrolli të dielën e kaluar në rrugën për në Karabakh, korridori Lachin, në një lëvizje që Armenia e quajti një shkelje të rëndë të armëpushimit të vitit 2020.

Zjarr i madh në Krime pas sulmit me dron

Pamje të tymit pas një sulmi të raportuar me dron në Sevastopol të Krimesë në Ukrainë. (29 prill 2023)

 

Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në një depo karburanti në Sevastopol, porti kryesor në Gadishullin e Krimesë në Ukrainë, i aneksuar nga Moska.

Autoritetet thanë se shpërthimi ishte rezultat i një sulmi me dron.

Sevastopol është shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi dhe është goditur nga një seri sulmesh me dronë që kur ofensiva e Rusisë në Ukrainë filloi vitin e kaluar.

Zyrtarët rusë kanë fajësuar për sulmet Ukrainën.

Ndërsa, një zëdhënës i forcave të armatosura të Ukrainës tha se nuk kishte asnjë informacion që të sugjeronte se Ukraina ishte përgjegjëse për zjarrin

“Një depo karburanti është në zjarr në rrethin e Gjirit Kazakia” të qytetit port të Krimesë, Sevastopol, tha në Telegram, guvernatori i gadishullit i vendosur nga Rusia, Mikhail Razvozhajev.

Ai tha se gjerësia e zonës së kapluar nga zjarri ishte “rreth 1000 metra katrorë” dhe publikoi imazhe të reve të mëdha tymi që ngriheshin në ajër.

Razvozhajev u bëri thirrje banorëve të Krimesë të “qëndrojnë të qetë” dhe në një postim të mëvonshëm tha se “askush nuk u lëndua”.

Ai tha se autoritetet e kanë “situatën nën kontroll” dhe tha se nuk kishte asnjë kërcënim për infrastrukturën civile.

Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se kishte “zmbrapsur” një sulm me dron në port.

Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.rel

Të paktën 21 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

VOA/Marrë nga Reuters

Rusia goditi me raketa qytete në gjithë Ukrainën në orët e para të së premtes ndërsa njerëzit flinin, duke vrarë të paktën 21 persona në sulmet e para ajrore në shkallë të gjerë prej gati dy muajsh.

Disa orë pas sulmeve, Kievi tha se po përfundonte përgatitjet për një kundërofensivë në përpjekje për të rimarrë kontrollin e territorit të pushtuar nga forcat ruse që kur nisi lufta para 14 muajsh.

Në qytetin qendror të Umanit, zjarrfikësit u përpoqën të vinin nën kontroll një zjarr të furishëm në një ndërtesë banimi që ishte përfshirë nga flakët në katin e sipërm.

Të paktën 19 persona u vranë në Uman, përfshirë dy fëmijë, dhe nëntë persona u dërguan në spital, tha guvernatori rajonal.

Në qytetin juglindor të Dnipros, një raketë goditi një shtëpi, duke vrarë një fëmijë 2-vjeçar dhe një grua 31-vjeçare, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak. Në sulm u plagosën edhe tre persona.

“Ekipet e shpëtimit do të punojnë derisa të sigurohen që askush tjetër të mos mbetet nën rrënoja”, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy në Twitter.

“Ne mund ta mposhtim terrorin rus vetëm së bashku – me armë për Ukrainën, sanksionet më të ashpra kundër shtetit terrorist, dënime të drejta për vrasësit rusë.”

Ushtria ukrainase tha se kishte rrëzuar 21 nga 23 raketa kruz të lëshuara nga Rusia.

OBJEKTET ENERGJITIKE

Nuk ishte e qartë se cili ishte objektivi i Rusisë me sulmet e së premtes. Operatori kombëtar i rrjetit të Ukrainës, Ukrenergo, tha se sulmi nuk dëmtoi asnjë infrastrukturë energjetike.

Rusia filloi të kryejë sulme të tilla në fund të vitit të kaluar afërsisht çdo javë gjatë dimrit. Ato u pakësuan me përfundimin e dimrit dhe fuqitë perëndimore thanë se Moska kishte përdorur pjesën më të madhe të arsenalit të saj të raketave me rreze të gjatë veprimi, në përpjekje për të rrëzuar objektet e energjisë dhe të linte pa ngrohje qytetet e Ukrainës.

Moska thotë se nuk vë në shënjestër civilët, por sulmet ajrore dhe me granata kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve dhe kanë shkatërruar qytete në të gjithë Ukrainën.

Kievi thotë se sulmet në qytete larg vijave të frontit nuk kanë asnjë qëllim ushtarak përveç frikësimit dhe goditjes së civilëve, një krim lufte.

Edhe kryeqyteti Kiev u trondit nga shpërthimet dhe zyrtarët njoftuan se njësitë e mbrojtjes ajrore kishin shkatërruar 11 raketa dhe dy drone.

Dy persona u plagosën në qytetin Ukrayinka në jug të Kievit dhe pati njoftime për shpërthime në qytetet qendrore Kremenchuk dhe Poltava dhe në Mykolaiv në jug, thanë zyrtarët rajonalë.

Ofensiva dimërore ruse njëmujore fitoi pak terren pavarësisht luftimeve më të përgjakshme deri tani.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov tha se Kievi po përfundon përgatitjet për një kundërofensivë, por nuk tha se kur mund të fillojë.

Stoltenberg: NATO ka dërguar mbi 1500 automjete të blinduara dhe 230 tanke në Ukrainë

“Më shumë se 98% e mjeteve luftarake që NATO i premtoi Ukrainës tashmë janë dorëzuar”.

Kështu u shpreh të enjten Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, shkruan Tass.

“Në përgjithësi, përmes Grupit të Kontaktit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët e NATO-s i kanë ofruar mbështetje të paprecedentë Ukrainës. Më shumë se 98% e mjeteve luftarake të premtuara Ukrainës tashmë janë dorëzuar. Kjo do të thotë mbi 1550 automjete të blinduara, 230 tanke dhe pajisje të tjera, duke përfshirë sasi të mëdha municionesh.

Në total ne kemi trajnuar dhe pajisur më shumë se nëntë brigada të reja të blinduara ukrainase,” vuri në dukje ai në një takim me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel në Bruksel.

Shefi i NATO-s paralajmëroi kundër nënvlerësimit të ushtrisë ruse dhe pretendoi se Rusia po dërgonte mijëra trupa për të sulmuar qytetin e Artyomovsk. syri.net

Parlamenti Evropian kritikon Serbinë për afërsi me Rusinë

Parlamenti Evropian, përmes një raporti për Serbinë, të miratuar të mërkurën në Komisionin për Politikë të Jashtme, ka kritikuar edhe një herë Serbinë për afërsi me Rusinë dhe për refuzimin që të përshtatet me qëndrimet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.

Për më tepër deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar edhe kushtëzimin e ndihmës financiare të BE-së për Serbinë me qëndrimet e saj ndaj Rusisë.

Në veçanti, shprehet zhgënjim për faktin se Serbia vazhdon të jetë një prej vendeve të vetme të rajonit dhe ndër të paktat në botë, të cilat nuk i kanë vendosur sanksione Rusisë. Në këtë mënyrë, këto vende kanë vazhduar t’i refuzojnë kërkesat që të përshtaten edhe sanksionet, të cilat BE-ja i ka vendosur ndaj Rusisë prej kur ka nisur agresioni i saj ndaj Ukrainës.

Përmes amendamenteve që janë votuar, Parlamenti Evropian ka shprehur edhe shqetësim për emërimin e ish-ministrit të Brendshëm, Aleksandar Vulin, për shef të Shërbimit të Zbulimit të Serbisë, BIA, pasi që ai konsiderohet të jetë i afërt me Moskën dhe person “i njohur për retorikën kundër Bashkimit Evropian”.

Në raport përmendet se Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE, se kjo është një zgjedhje strategjike e Serbisë, prandaj ajo edhe duhet të sillet në përputhje me këtë qëndrim dhe t’i mbështesë vlerat evropiane.

Në raport thuhet se është e papranueshme që Serbia të përshtatet me “regjimin luftënxitës autokrat të Rusisë”.

Ndonëse përshëndetet fakti se Serbia i ka mbështetur disa rezoluta në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku dënohet agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, shprehet keqardhje për refuzimin që të mbështeten edhe sanksionet.

Në këtë dokument shprehet keqardhje për sjelljen e përgjithshme të Serbisë, e cila disa aspekte të politikës së jashtme i ka tërësisht në kundërshtim me qëndrimet e BE-së.

Në raportin për Serbinë thuhet se përparimi në rrugën e integrimeve evropiane do të varet nga suksesi në reforma, përshtatja me politikën e jashtme dhe nga normalizimi i raporteve me Kosovën.

Po ashtu, kërkohet që të normalizohen raportet me Kosovën, duke përfshirë edhe njohjen e ndërsjellë.

Raporti për Serbinë është miratuar në Komisionin përkatës parlamentar me 43 vota në favor, gjashtë kundër dhe pesë abstenime. Raporti tash shkon për debat dhe miratim edhe në seancë plenare. Ndërsa pritet të jetë në rend dite në seancën e 9 majit./ REL/

Parlamenti Evropian paralajmëron për ndërhyrjen ruse për krijim tensionesh në Ballkanin Perëndimor

Një billboard i medias shtetërore ruse “Russia Today” në qendër të Beogradit, më 26 dhjetor 2022.

 

RFE/RL

Parlamenti Evropian, në një raport kushtuar ndërhyrjes së huaj në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor, e ka dënuar mundësinë që Serbia i ka dhënë kanalit rus, Russia Today, për të përhapur fushatën e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ky kanal shtetëror i Rusisë është nën sanksionet e Bashkimit Evropian (BE) për shkak se akuzohet se shërben për përhapjen e propagandës së Rusisë, ndërsa në Serbi ka hapur një zyrë dhe një kanal në gjuhën serbe.

Në këtë raport të përpiluar nga një komitet i veçantë i Parlamentit Evropian (PE) për ndërhyrje të jashtme, e që është miratuar të mërkurën në Komisionin e Politikës së Jashtme, nënvizohet nevoja që BE-ja në mënyrë aktive t’i kundërvihet propagandës së aktorëve që kanë qëllime të këqija në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe që kanë për qëllim dëmtimin e interesave dhe të vlerave të BE-së.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor në këtë raport vlerësohet si hapësirë në të cilën përballen interesat e ndryshme strategjike dhe se disa vende të rajonit, në veçanti Serbia dhe hapësirat e dominuara nga serbët janë të ndjeshme ndaj tentimeve për destabilizim.

Raporti përmend përdorimin e investimeve strategjike dhe fushatat e dezinformimit për të dëmtuar edhe reputacionin e BE-së dhe për të penguar proceset demokratike.

Si shembull përmendet edhe fushata që ka për qëllim zvogëlimin e orientimit euroatlantik të qytetarëve të vendeve të rajonit.

Rusia, sipas këtij raporti, përdor ndikimin e saj në Serbi duke tentuar që të destabilizojë vendet fqinje, për shembull: “Në Bosnje e Hercegovinë përmes Republika Sërspkas; në Mal të Zi përmes ndjenjave pro-serbe si dhe Kishës ortodokse serbe; në Kosovë duke përdorur mospajtimet ekzistuese në veri”.

Qëllimi i ndërhyrjes ruse, sipas raportit, është duhet parë si pjesë përbërëse e një strategjie të promovimit të autoritarizmit në tërë Evropën.

Raporti përmend se si qëndrimet pro-ruse përhapen në rajon përmes mediave serbe dhe hungareze. Sa i përket Serbisë shprehet shqetësim sidomos për faktin se “Serbia është vendi më i përshtatshëm për ndikimin e huaj në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht nga Rusia dhe Kina”.

Në të njëjtën kohë theksohet edhe fakti se Serbia vazhdon të mos i mbështesë sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.

Në këtë pikë edhe në raportin e Parlamentit Evropian për Serbinë shprehet keqardhje për mospërshtatjen e Beogradit zyrtar me këto sanksione. Në mënyrë të veçantë përmendet hapja e kanalit Russia Today në Beograd.

“Me këtë i mundësohet këtij aktori qëllimkeq që të përhapë dezinformata në tërë rajonin e Ballkanit”, thuhet në raport dhe kërkohet nga autoritetet në Serbi që të ndërpresin emetimin e këtij kanali, si dhe të shërbimit Sputnik.

Miratohet raporti për Kosovën në Komisionin e Parlamentit Evropian

RFE/RL

Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar sot raportin për Kosovën dhe amendamentet e paraqitura nga deputetët për këtë raport.

Drafti i raportit ishte prezantuar nga Viola Von Cramon-Taubadel, që është raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian(PE), ndërsa në këtë raport janë paraqitur mbi 300 amendamente nga deputetë të ndryshëm.

Raporti për Kosovën u miratua me 44 vota për, tetë kundër dhe tri abstenime.

Raporti përmban pikat e përgjithshme ngjashëm me raportet e viteve të shkuara, por ka marrë parasysh edhe zhvillimet që kanë ndodhur ndërkohë. Me këtë raport mirëpritet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që reflekton orientimin pro-evropian të qytetarëve të saj dhe përcaktimin e qartë gjeopolitik.

Ndërkaq, është përshëndetur edhe vendimi i shumëpritur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, i cili proces u përmbyll të martën, më 25 prill, kur vendimi edhe u botua në Gazetën Zyrtare të BE-së, pasi më herët ishte nënshkruar nga Parlamenti dhe Këshilli i BE-së.

Parlamenti Evropian ka insistuar për shumë vjet që liberalizimi i vizave të bëhet sa më shpejt. Së fundi u arrit pajtimi edhe mes PE-së dhe Këshillit të BE-së për këtë çështje.

Një thirrje që Parlamenti Evropian e përsërit secilin vit në raportet për Kosovën, është përfshirë në tekst edhe kësaj radhe. Kjo është thirrja për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Ftohen vendet anëtare, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet sovran, që ta bëjnë një gjë të tillë”.

Pikërisht për këtë pikë janë paraqitur shumë amendamente, sidomos nga deputetët nga Spanja dhe vendet tjera që nuk e njohin Kosovën, duke tentuar që referencat për shtetësi të Kosovës të hiqen nga raporti.

Sa i përket situatës në Kosovë, në tekst thuhet se Kosova pa pasur një periudhë të stabilitetit politik pas zgjedhjeve të vitit 2021 dhe u bën ftesë autoriteteve të Kosovës që të ndërmarrë më shumë veprime për t’u përballur me sfidat gjatë rrugëtimit evropian.

Edhe këtu përsëritet se “dinamika e procesit të integrimit do të varet nga progresi që do të arrijë për sundimin e ligjit, të drejtave themelore dhe normalizimin e raporteve me Serbinë.

Parlamenti Evropian përshëndet përshtatjen e Kosovës me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë, sidomos dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Gjithashtu, PE-ja mbështet edhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe planin e vendit për t’u përfshirë në programin e Partneritetit për paqe të NATO-s.

Në këtë tekst, po ashtu, përshëndetet përkushtimi për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por shprehet shqetësim për gjendjen e Gjyqësorit në Kosovë që, sipas tekstit, “vazhdon të jetë joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndërhyrjes së panevojshme politike”.

Keqardhje shprehet për ndikimin negativ që ka pasur atmosfera e polarizimit politik në punën e Kuvendit dhe u bëhet ftesë deputetëve të opozitës që t’i japin fund praktikës së abstenimit.

Sa i përket lirisë së shprehjes në Kosovë në tekst përshëndetet fakti se në Kosovë “ka një mjedis të gjallë pluralist medial”, por shprehet shqetësim për fushata të sulmeve ndaj gazetarëve hulumtues. Në veçanti shqetësim ngrihet për mungesën e lirisë së shprehjes në veri të Kosovës dhe dënohen ashpër sulmet ndaj gazetarëve në komunat veriore.

Në raport bëhet thirrje edhe për një angazhim të sinqertë të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës për një dialog, i cili do të forconte besimin e ndërsjellë.

Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që zhvillohet në Bruksel me lehtësimin e BE-së, përsëritet thirrja që të dyja shtetet të angazhohen në frymën e kompromisit për të arritur “një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve, të bazuar në njohjen e ndërsjellë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Po ashtu, bëhet thirrje edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash në dialog, përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Nga BE-ja kërkohet që ta bëjë më dinamik procesin e zgjerimit duke e quajtur këtë si politikën më të suksesshme të BE-së për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

Deputetët e Parlamentit Evropian përmes propozimeve për amendamente kanë kërkuar që të forcohet roli i BE-së në rajon.

Tre burra u arrestuan për vrasjen e një ariu të murrmë!

Policia në Sllovaki arrestoi tre gjuetarë të dyshuar për vrasjen e një ariu të murrmë.

”Burrat, të cilët vinin nga Republika Çeke fqinje, u kapën duke transportuar kafshën në makinën e tyre”, tha departamenti special i Sllovakisë për krimin mjedisor, sipas agjencisë TASR.

Ka nisur edhe një procedim penal.

Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me 5 vjet burg.

Arinjtë e murrmë janë nën mbrojtje të rreptë në Evropë.

Sipas një studimi të vitit të kaluar bazuar në analizat e ADN-së, rreth 1 000 syresh ende enden në vargun malor të Karpateve Perëndimore të Sllovakisë.

Sipas vlerësimeve të organizatave për ruajtjen e natyrës, dhjetëra arinj të tillë bien viktima të gjuetarëve pa leje çdo vit. gsh

Evropë, viti 2022 është viti më i thatë ndonjëherë

Edhe në jug të Alpeve ne dimë diçka për të: në imazhin e lumit Breggia në korrik 2022

Raporti i Copernicus: që nga gjysma e dytë e viteve 1800 është viti më i keq për nga shtrirja e zonave të prekura nga thatësira, por gjithashtu akullnajat janë shkrirë si kurrë më parë

 

VOAL- Viti 2022 ishte viti më i thatë në Evropë që kur ka pasur sondazhe shkencore (gjysma e dytë e shekullit të 19-të): në vend të parë për zgjerimin e zonave të prekura nga thatësira, në vend të dytë për uljen e prurjes së lumenjve. Kjo u zbulua nga raporti vjetor i Copernicus, shërbimi i BE-së për vëzhgimin e Tokës, “Gjendja Evropiane e Klimës 2022”, sipas të cilit vitin e kaluar në Alpet Evropiane u shkri më shumë akull se kurrë. Akullnajat kanë humbur më shumë se pesë kilometra kub akull, një masë, skajet e së cilës – nëse shtypen hipotetikisht në formën e një kubi – do të ishin rreth pesë herë e gjysmë më e lartë se lartësia e Kullës Eifel.

Por, siç është shkruar, edhe lumenjtë kanë vuajtur shumë: 63% e rrjedhave ujore evropiane në vitin 2022 ishin nën mesataren e viteve 1991-2020 dhe ishte viti i gjashtë radhazi me prurje nën mesatare për rrjedhat ujore të kontinentit.

Në dimrin 2021-2022, pjesë të mëdha të Evropës kishin më pak se mesatarja e ditëve të borës, në shumë rajone për më pak se 30 ditë. Në pranverë, reshjet ishin nën mesataren në shumë zona, me majin që ishte muaji me më pak shi në histori. Mungesa e shiut vazhdoi edhe gjatë verës, me valë të jashtëzakonshme të nxehtit, të cilat çuan në thatësirë ​​të madhe dhe të zgjatur. Sipas Copernicus, Evropa Jugore kishte numrin më të madh të ditëve me “stres shumë të rëndë të nxehtësisë” në rekord, dhe tendenca në të gjithë Evropën është në rritje.

“Klima që na pret do të jetë shumë, shumë e ndryshme nga ajo në të cilën jemi rritur,” u tha gazetarëve drejtori i Copernicus Carlo Buontempo.

Viti i dytë më i ngrohtë dhe rrezatimi diellor në nivelin më të lartë të 40 viteve

Në vitin 2022, sasia e rrezatimit diellor të marrë nga kontinenti ishte më e larta në 40 vjet, me një tendencë në rritje gjatë së njëjtës periudhë. Shpejtësia e erës në territorin evropian vitin e kaluar ishte në përputhje me mesataren e tridhjetë viteve të fundit.

Temperaturat mesatare në Evropë gjatë 5 viteve të fundit, 2018-2022, ishin 2.2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale 1850-1900.

Raporti i publikuar të enjten përsërit të dhënat mbi klimën evropiane të parashikuara tashmë nga Copernicus në janar. Viti i kaluar ishte viti i dytë më i ngrohtë në rekord në Evropë pasi ka të dhëna shkencore: 0.9 gradë mbi mesataren historike 1991-2020, një rekord i tejkaluar vetëm nga viti 2020. 2022 kishte verën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë: 1.4 gradë mbi mesataren e tridhjetë viteve .

Globalisht, gazrat serrë nuk po zvogëlohen

Në nivel global, 8 vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat e regjistruara dhe përqendrimet e gazeve serrë kanë arritur nivelet më të larta të zbuluara ndonjëherë nga satelitët: 417 pjesë për milion për dioksidin e karbonit dhe 1,894 pjesë për miliard për metanin.

Në vitin 2022, temperatura mesatare globale ishte 1.2 gradë mbi nivelet para-industriale. Marrëveshja e Parisit e 2015-ës për klimën parashikon të mbajë temperaturat nën 2 gradë nga mesatarja para-industriale e viteve 1850-1900, dhe Glasgow Cop26 e uli këtë prag në 1.5 gradë. rsi-eb

Ministrja gjermane uron Kosovën për viza: Ishte hap i vonuar

Ministrja gjermane për Evropën dhe Klimën pranë Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë, Anna Luhrmann, ka uruar Kosovën me rastin e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian.

Ajo tha se vendimi ishte i vonuar prej kohësh, por është hap i rëndësishëm drejt integrimit të Kosovës në BE

“ Parlamenti Evropian miratoi përfundimisht liberalizimin e vizave për #Kosovën! Vendim i vonuar prej kohësh! Hap i rëndësishëm drejt #integrimit në BE + përfitim konkret për popullin kosovar”.

Ndryshe, Parlamenti Evropian të martën ka miratuar vendimin final për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pas këtij hapi pason nënshkrimi i tekstit që garanton liberalizimin e vizave për Kosovën.

Liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi në datën e funksionalizimit të sistemit ETIAS por jo më vonë se 1 janari 2024, pra, edhe nëse ky sistem nuk hyn në funksion deri në atë datë.

Sipas rregullave të Parlamentit Evropian, liberalizimi i vizave nënkupton që qytetarët e Kosovës do të kenë kohë të qëndrojnë 90 ditë në Zonën Shengen, në një periudhë prej 180 ditësh. syri.net

BE: Themelohet Komiteti Monitorues për zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi

VOA

Bashkimi Evropian tha se së bashku me Kosovën dhe Serbinë, ka krijuar sot një Komitet të Përbashkët Monitorues për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes or normalizimin e marrëdhënieve, një muaj pas pajtimit të plaëve në Ohër për zbatimin e një plani evropian për këtë çështje.

Komiteti i Përbashkët i Monitorimit do të kryesohet nga i dërguari i posaçëm i BE-së për bisedimet Miroslav Lajçak. Kosova do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Bruksel Agron Bajrami dhe Serbia nga kryenegociatori i saj Petar Petkoviç.

Komiteti do të takohet rregullisht në Bruksel, thuhet në një njoftim të BE-së në të cilin theksohet se hollësitë do të përmbyllen dhe miratohen në takimin e parë të Komitetit, i cili do të mbahet pas takimit të radhës të të nivelit të lartë që pritet të mbahet në Bruksel më 2 maj.

Me 18 mars në Ohër, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u pajtuan të zbatojnë një plan të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve, që është kusht për përmbushjen e aspiratave të tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja e mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë në tërësi marrëveshjen dhe çdo refuzim për ta bërë një gjë të tillë do të ketë pasoja negative.

Në fillim të këtij muaji kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, u pajtuan për tekstin e një deklarate mbi personat e zhdukur gjatë luftës, që pritet të miratohet në takimin e 2 majit.

Merkel dekorohet me çmimin më të lartë në Gjermani

RFE/RL

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, është dekoruar me çmimin më të lartë të shtetit.

Gruaja e parë që ka udhëhequr Gjermaninë, është dekoruar me çmimin Kryqi i Madh i Urdhrit të Meritës, për arritje të veçantë.

Çmimi i është ndarë nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në një ceremoni të organizuar në Berlin.

Në atë organizim kanë marrë pjesë kancelari aktual gjerman, Olaf Scholz, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe ish-trajneri i ekipit kombëtar të Gjermanisë në futboll, Juergen Klinsmann.

Merkel ka folur gjatë mbrëmjes për “shumë përvoja të mira” përgjatë vjetëve sa ka qenë kancelare.

Vetëm dy ish-kancelarë të Gjermanisë janë nderuar me çmimin e njëjtë në të kaluarën: Konrad Adenauer, lideri i parë i Gjermanisë së pasluftës, dhe Helmut Kohl, i konsideruar si arkitekt i ribashkimit të Gjermanisë.

Merkel njihet për drejtim të Gjermanisë në kohën e krizës financiare globale, në kohën e krizës së borxheve në Eurozonë, dhe përgjatë pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë, kritikat ndaj saj rëndojnë për qasjen që e ka pasur ndaj Rusisë.

Në nëntor të vitit të kaluar, Merkel ka thënë se ka synuar të organizojë bisedime evropiane me presidentin rus, Vladimir Putin një vit para luftës, mirëpo nuk ka parë asnjë mundësi që mund të ndikojë te presidenti rus, meqë ka qenë në fund të mandatit.

Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë më 24 shkurt 2022.

Si lidere veterane në Bashkimin Evropian, edhe qëndrime tjera politike të saj janë kritikuar me raste.

Aty përfshihet vendimi që Gjermania të hapte dyert për refugjatët më 2015, si dhe të mbyllte të gjithë reaktorët bërthamorë.

Në tetor të vitit të kaluar, Merkel ka thënë se nuk pendohet për vendimet që ka marrë sa u përket politikave për energji.

Berluskoni del nga terapia intensive

VOAL- Silvio Berlusconi doli sot nga njësia e kujdesit intensiv të spitalit San Raffaele ku ishte shtruar që nga 5 prilli. Shkruan Corriere della Sera duke cituar burime pranë familjes. Lideri i Forza Italia, ish-kryeministër nga viti 1994 deri më 1995 dhe nga viti 2001 deri në 2006, megjithatë qëndron në spitalin e Milanos, ku edhe sot u vizitua nga vajza e tij e madhe Marina dhe miku dhe bashkëpunëtori i tij shumëvjeçare Fedele Confalonieri, president i Mediaset grup.

Berlusconi vuan nga një infeksion në mushkëri i ndërlikuar nga leuçemia kronike nga e cila vuan prej disa vitesh. Situata e tij është cilësuar si e përmirësuar ditët e fundit. rsi-eb

Finlandë: Nis punën reaktori më i madh bërthamor në Evropë

Reaktori bërthamor i gjeneratës së re, Olkiluoto 3 – më i madhi në Evropë – është funksionalizuar tërësisht të dielën në Finlandë, disa orë pasi Gjermania i ka dhënë fund epokës së reaktorëve bërthamorë.

Olkiluoto 3, që tani prodhon rreth 14 për qind të elektricitetit të shtetit, pritet të punojë për “të paktën 60 vjetët e ardhshëm”, sipas operatorit të reaktorit, TVO.

Autoritetet kanë bërë presion që reaktori të vihej në funksion prej dhjetorit, mirëpo funksionalizimi është shtyrë disa herë në fazat testuese.

Reaktori është ndërtuar nga koncorsiumi Areva-Siemens, në drejtim të francezëve, ndërsa punimet për të kanë nisur më 2005.

“Faza e testimit është kompletuar dhe prodhimi i rregullt i elektricitetit ka nisur sot”, ka thënë TVO.

Operatori TVO e ka konsideruar reaktorin Olkiluoto 3 si “aktin më të madh klimatik të Finlandës”, i cili do të shpejtojë rrugën drejt krijimit të një shoqërie neutrale në karbon. syri.net

Macron nënshkruan ligjin për reformën në pensione, pavarësisht protestave

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka nënshkruar të shtunën ligjin për reformën në pensione, duke sfiduar tre muaj protesta dhe zotimet e sindikatave se nuk do ta zbatojnë vendimin e ri.

Ligji ka hyrë në fuqi menjëherë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Francës.

Ky publikim është bërë disa orë pasi Këshilli Kushtetues i ka dhënë dritën jeshile fuqizimit të ligjit, i cili parasheh rritjen e moshës së pensionimit nga 62 në 64 vjeç.

Sindikatat kanë paralajmëruar se do të thërrasin protesta më 1 maj, kur shënohet Dita e Punëtorëve.

Beteja për të nënshkruar këtë ligj është kthyer në sfidën më të madhe për Macronin, përgjatë mandatit të tij të dytë si president.

Kjo temë i ka kushtuar atij edhe me rënie të popullaritetit.

Sondazhet kanë treguar se dy në tre franceze janë kundër vazhdimit të punës për dy vjet më shumë.

Mirëpo, Macron i ka konsideruar ndryshimet si të “domosdoshme”, për të shmangur deficitin në buxhetin për pensione, i cili, sipas parashikimeve, mund të arrijë në 13.5 miliardë euro deri më 2030.rel

Deputeti britanik Henry Smith: Vendimi për Berishën politik, e drejta e tij ta çojë çështjen në gjyq

Deputeti konservator i parlamentit Britanik, Henry Smith ndodhej në një vizitë në Shqipëri, ku ka zhvilluar takime të shumta.

Siç edhe është shprehur në një intervistë për gazetarin Bledian Koka në SYRI TV, konservatori Smith, ka deklaruar se ndodhet në vendin tonë për të takuar njerëz nga fusha dhe sfera të ndryshme të jetës politike, duke shërbyer kështu edhe si një faktmbledhës.

Deputeti konservator i parlamentit Britanik, Henry Smith ndodhej në një vizitë në Shqipëri, ku ka zhvilluar takime të shumta.

Një prej takimeve ishte dhe ai me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gjatë intervistës së dhënë për SYRI TV, gazetari Bledian Koka e pyet deputetin britanik nëse, ai e dinte se ndaj Berishës ishte vendosur emërtimi i ‘non grata’.

Në përgjigjen e tij, Smith thotë se, po e dinte, por mendon se kjo çështje duhet të zgjidhet në gjykatë, pasi sipas tij, vendimi ka qenë politik.

-Bledian Koka: Si anëtar i Komitetit të Huaj në Parlamentin britanik, cili është opinioni juaj për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në këto momente dhe çfarë mund të bëhet më shumë për t’i përmirësuar ato?

– Henry Smith: Mendoj se ajo që është shumë e rëndësishme është se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë vetëm ato mes dy qeverive, por ato relata janë mes njerëzve po ashtu. Mendoj se janë shumë të rëndësishme marrëdhëniet mes partive që jo domosdoshmërisht janë në qeveri. Partia Demokratike për shembull, mendoj se është shumë e rëndësishme të ketë angazhim me ta edhe pse nuk janë në qeverinë e Shqipërisë në këto momente. Kjo sepse është e rëndësishme të ketë një shkëmbim të gjerë dhe mirëkuptim mes politikanëve e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar dhe politikanëve e njerëzve këtu në Shqipëri.

-Bledian Koka: Pra, siç e përmendët, opozita është një tjetër portë relatash mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. A e konsideroni emërtimin e Berisha non-grata nga qeveria si një problem në këto lloj marrëdhëniesh dhe a ishit i vetëdijshëm kur u takuat me Berisha për këtë emërtim?

– Henry Smith: Unë e dija për atë status dhe një nga gjërat për të cilat doja të dëgjoj nga z. Berisha ishte opinioni dhe qasja e tij për çështjen ‘non-grata’ me të cilën ai po përballet personalisht. Unë nuk jam një person i përfshirë në procesin gjyqësor, kështu që është e pamundur për mua të gjykoj meritat e këtij vendimi. Ajo që unë jam i interesuar është të dëgjoj disa nga arsyet se pse ka ndodhur kjo gjë. Mendoj se disa nga emërtimet që kemi parë, mbase kanë të bëjnë më shumë me politikën se sa me provat konkrete. Por duke thënë se kjo është përshtypja ime fillestare dhe është diçka për të cilën nuk kam të gjithë informacionin e duhur për të krijuar një opinion të plotë. Megjithatë mua më duket e qartë se shtrirja e liberalizimit të demokracisë në Shqipëri mund të shkojë shumë më larg. Dhe se do të përfitonte nga të qënurit shumë më të hapur dhe me qasje të lira ndaj procesit demokratik, në vend që ti etiketojmë njerëzit me akuza për përfitime politike.

-Bledian Koka: Por disa kritikë këtu në Shqipëri, në Tirana veçanërisht, pyesin se si është e mundur që një deputet i parlamentit britanik të takojë një person që është emërtuar ‘non-grata’ nga vendi i tij? Si i përgjigjeni kësaj?

– Henry Smith: Unë po takoj shumë njerëz këtu në Shqipëri, jam i etur për të marrë një varësi këndvështrimesh. Ajo që është tepër e rëndësishme në një demokraci të shëndoshë, është që të ketë një opozitë të shëndoshë dhe një alternativë të zbatueshme ndryshe nga programi i qeverisë. Kjo vlen për çdo shtet demokratik. Unë mendoj se nëse kjo gjë katalizohet, nëse kjo gjë parandalohet, është dëmtuese jo vetëm për demokracinë por po dëmtojnë gjerësisht ekonominë e vendit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Pra, unë jam këtu për të dëgjuar varietetin e këndvështrimeve në Shqipëri dhe për t’u përpjekur të bëj atë që mundem për të inkurajuar një proces demokratik të shëndoshë dhe të hapur.

-Bledian Koka: Thjesht një pyetje të fundit për non-grata. Z.Berisha ka deklaruar disa herë se edhe herën e parë kur SHBA e emërtoi non-grata por edhe herën e dytë kur qeveria britanike, Ministria e Brendshme në këtë rast e emërtoi non-grata, në të dy rastet nuk janë deklaruar atij apo publikut prova që tregojnë se pse është marrë ky vendim. Ju përmendët më herët se më shumë se një proces I bazuar, ai është një vendim politik. Çfarë mund të kuptojmë në këtë rast kur ju thoni se ai ishte vendim politik? Çfarë duhet të kemi parasysh?

– Henry Smith: Mendoj se nëse dikush do të akuzohet për keqbërje duhet të ketë prova për këtë gjë dhe duhet të ketë një proces të pavarur gjyqësor, i cili rishikon këto prova dhe vendos nëse dikush është fajtor për atë që akuzohen apo jo. Mendoj se është e rëndësishme jo vetëm të akuzosh dikë për diçka, por nëse do ta bëni këtë gjë duhet të pasohet me provat dhe procesin e pavarur juridik që më pas vendos besueshmërinë e këtyre provave. Pa këtë gjë, shqetësimi është se mbase mund të jetë për politikën dhe jo për kuptimin e vërtetë nëse një krim është kryer apo jo.

-Bledian Koka: A ka ndonjë mundësi që ju apo ndonjë Komision tjetër në parlamentin britanik, të kërkojë informacion se si është marrë ky vendim për Z.Berisha? a është e mundur?

– Henry Smith: Ajo që unë do të rekomandoja, ajo që unë I thashë z. Berisha më herët sot, është se nëse ai ndihet se Ministria e Brendshme britanike e ka emërtuar gabimisht si dikush që nuk i lejohet të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar, ai duhet të ngrejë një apel formal kundër atij vendimi në mënyrë që të shqyrtohen provat dhe të rishikohet vendimi, nëse ishte një vendim i drejtë apo jo.

-Bledian Koka: A mund të rishikohet ky vendim?

– Henry Smith: Njerëzit kanë të drejtë të apelojnë nëse një vendim është marrë kundër tyre në baza emigracioni. Nëse një akuzë është ngritur nëse ata duhet të hyjnë në vend, atëherë është e rëndësishme që provat të shqyrtohen në një mënyrë të pavarur.

Gjatë intervistës ai shprehet se, arsyeja kryesore e emigrimit të shqiptarëve drejt Britanisë janë problemet e thella ekonomike që ka Shqipëri.

Deputeti Britanik – VIDEO/ Smith për SYRI TV: Problemet ekonomike në Shqipëri të thella, kjo po nxit emigracionin masiv

 

 

-Bledian Koka: Zoti Smith, faleminderit që pranuat këtë intervistë dhe faleminderit që ndodheni në Tiranë.

– Henry Smith: Faleminderit për mikpritjen tuaj, është kënaqësi që ndodhem këtu!

-Bledian Koka: Së pari, cili është qëllimi i vizitës tuaj këtu në Tiranë?

– Henry Smith: Në fakt, jam këtu në këtë vizitë për tu takuar me politikanë të cilët shpresojnë që të zgjidhen në zgjedhjet lokale të 14 Majit, të zbuloj procesin politik, por edhe të kuptoj disa nga sfidat me të cilat përballet Shqipëria dhe sesi ndikon kjo me pjesën tjetër të Europës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Jam këtu edhe për të folur me gazetarë, me politikanë apo dhe mediat si në rastin tuaj, për të zbuluar akoma më shumë.

-Bledian Koka: Zoti Smith, cila ishte përshtypja juaj e parë gjatë qëndrimit në Tiranë? Ju thoni se jeni këtu për të parë situatën para-elektorale, por sot ne dëgjuam se si një automjet i një drejtuesi lokal të PD-së, në rrethinat e Shkodrës, u hodh në erë nga një bombë. A është kjo një situatë normale para-elektorale?

– Henry Smith: Sigurisht që dhuna nuk ka vend në një proces të vërtetë demokratik. Është vërtetë tronditëse të dëgjosh lajme se një kandidati i hidhet makina në erë. Cilido që merr pjesë në një proces demokratik duhet ta zhvillojë atë pa patur frikë nga dhuna apo kërcënimet. Prandaj, unë jam këtu për tu njohur me sfidat me të cilat përballet Shqipëria, por edhe për të kuptuar se si e gjitha kjo ndikon në mënyrë më të zgjeruar tek fqinjët, miqtë në Europë dhe kudo.

-Bledian Koka: Cilat ishin informacionet e para që ju keni marrë sa i takon situatës elektorale këtu në Shqipëri? Ju patët sot një takim me liderin e Partisë Demokratike, Z. Sali Berisha.

– Henry Smith: Sigurisht që është një situatë sfiduese politike, krejt e ndryshme nga ajo në Mbretërinë e Bashkuar dhe mënyra se si zhvillohen zgjedhjet tek ne. Duket qartë se ka disa vështirësi me të cilat politikanët përballen këtu, sa i takon adresimit të mesazhit politik dhe alternativës për vendin. Pra, kanë qenë shumë të rëndësishme bisedat me një rreze të gjërë politikanësh dhe gazetarësh, për të kuptuar më qartë se si Shqipëria po zhvillohet. Në Tiranë, qartazi qyteti është zhvilluar shumë shpejt, me të paktën 1 milionë banorë që përbën 1/3-ën e popullsië. Shqipëria ka ende disa sfida të vërteta ekonomike. Kjo duket se është dhe arsyeja e emigracionit të popullisë, që po regjistrohet në disa vende të BE-së përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, pikërisht si rezultat i politikave ekonomike që ndihen këtu.

-Bledian Koka: Ju përmendët valën e emigracionit të cilën po e vuan Shqipëria, por që prek edhe brigjet e Britanisë së Madhe. Cila është optika e Londrës në raport me Shqipërinë, me këtë që po ndodh?

– Henry Smith: Gjithmonë, optika e emigracionit në shkallë të lartë, krijon kryelajme politike dhe jo rrallë këto lajme përdoren në mënyrë politike, që jo gjithmonë reflekton kompleksitetin e situatës. Unë nuk besoj se shumë njerëz i fajësojnë ata që kërkojnë një të ardhme të sigurtë ekonomike për veten e tyre. Mendoj se shqetësimi I vërtetë në Mbretërinë e Bashkuar është natyra e këtij emigracioni ku përdoren trafikantët e qenieve njerëzore për të kaluar Kanalin anglez për në Mbretërinë e Bashkuar. Njerëzit brenda në vend, shumica mendojnë se ky është një problem I paqëndrueshëm që duhet të adresohet. Mendoj një prej problemeve të mëdha është se nëse do të gjendeshin mundësi më të mira për Shqipërinë këtu, atëherë pak njerëz do të donin të largoheshin nga vendi. Dhe, mendoj se emigracioni në të gjitha pjesët e Europës nga Shqipëria, po shkakton pasoja të dëmshme në ekonominë këtu në Shqipëri. Pra, mendoj se është një problem për Shqipërinë dhe si rezultat është problem për pjesët e tjera të Europës. Pa dyshim, është e rëndësishme të bëjmë dallimin mes atyre që po emigrojnë për arsye ekonomike dhe atyre që mbase po përdorin rrugët e jashtëligjshme si ajo e trafikimit të qenieve njerëzore dhe kriminalitetit që e shoqëron atë.

-Bledian Koka: Pa dyshim. Si do ta përshkruanit komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar? Mendoj se edhe në distriktin tuaj mund të keni shqiptarë që punojnë dhe jetojnë aty. Cila është përshtypja juaj për ata, për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar?

– Henry Smith: Mendoj se njerëzit nga Shqipëria që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar, shumica vijnë sepse duan punësohen, të sigurojnë përfitimet ekonomike dhe mendoj se shumica e shohin këtë gjë si mjaft të arsyeshme. Ka disa shqetësime por mbase kjo gjë është më e përforcuar në media nga sa është realiteti, për deri diku eksportimin e kriminalitetit nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar dhe shtetet e tjera. Mendoj se ka një fokus mjaft të madh në këtë gjë edhe pse ndoshta nuk është një reflektim I saktë I shumicës së shqiptarëve. Unë kam disa miq shqiptarë dhe I vlerësoj miqësitë me ta.

-Bledian Koka: Kryeministri ynë, Z.Rama gjatë vizitës së tij të fundit në Londër, ngriti pretendimin se nuk janë shqiptarët ata që po eksportojnë kriminalitetin por mbase e gjetën atë në Mbretërinë e Bashkuar. Në opinionin tuaj, a është kjo një deklaratë politike e saktë?

– Henry Smith: Në çdo shoqëri ka kriminalitet dhe është një problem me të cilin përballet çdo shoqëri, çdo shtet ka kriminalitet që buron nga vetë vendi. Por, mendoj se një burim i parregulluar i emigracionit mund të lejojë kriminalitetin të kalojë kufijtë në një mënyrë të pakontrolluar. Si pasojë, mendoj se është e vërtetë të thuhet se ka kriminalitet që buron në Mbretërinë e Bashkuar, sigurisht që ka, por po ashtu mendoj se është e vërtetë të thuhet se ka një element të kriminalitetit që po vjen në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria, nga shumë shtete të tjera. Por, është e rëndësishme të theksojmë se këta janë një numër I vogël I njerëzve që po hyjnë në vend dhe jo shumica.

-Bledian Koka: Në opinionin dhe pritshmëritë tuaja, çfarë mund të bëjë më shumë qeveria shqiptare për të parandaluar, së pari kriminalitetin që hyn në Angli apo si munden dy qeveritë të bashkëpunojnë për të parandaluar apo kthyer mbrapsht elementin e kriminalitetit. Dhe, çfarë mund të bëjë më shumë qeveria shqiptare për të ndaluar valën e emigracionit të atyre njerëzve të thjeshtë që duan vetëm të kenë një jetë më të mirë?

– Henry Smith: Mendoj se në termat e elementit të kriminalitetit, unë e di që qeveria britanike po bashkëpunon me Shqipërinë në një numër programesh në përpjekje për të ulur fluksin e atyre që po kalojnë kufirin për arsye kriminale. Por, unë mendoj se në fund të fundit, mënyra më e mirë për t’u siguruar që ka emigracion konstant dhe të qëndrueshëm, është të sigurohemi që ka një ekonomi funksionale për shqiptarët këtu në Shqipëri. Që domethënë se pak shqiptarë do ta ndjenin nevojën për të lënë vendlindjen e tyre për të shkuar në shtete të tjera, për të gjetur punësim dhe aktivitetin ekonomik. Mendoj është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ketë një shoqëri të hapur, të hapur ndaj tregtisë me Europën, Amerikën e Veriut, Mbretërinë e Bashkuar, që të ketë një shoqëri më të pasur këtu në Shqipëri. Për rrjedhojë, përfiton ky shtet, por edhe njerëzit që emigrojnë ta bëjnë në një mënyrë të rregulluar dhe jo në një mënyrë që akomodon bandat e trafikut të qenieve njerëzore në plazhet e Francës veriore.

-Bledian Koka:A I keni marrë këto mesazhet apo angazhimet pozitive nga qeveria shqiptare gjatë vizitës së fundit të Kryeministrit Rama në Londër?

– Henry Smith: Epo unë nuk jam anëtar I qeverisë britanike, kështu që nuk isha pjesë e këtyre diskutimeve me Kryeministrin Rama por, unë e kuptoj se u arritën një sërë marrëveshjesh. Mendoj se kjo është një çështje më e madhe se thjesht disa marrëveshje mes dy qeverive. Mendoj se ky është problem I qëndrueshmërisë ekonomike këtu në Shqipëri dhe qëndrueshmërisë së emigrimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe shtetet e tjera. Ajo që po shohim tani nuk është një situatë e rregulluar, për rrjedhojë krijohen probleme si në Shqipëri ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithandej. Pra, mendoj se adresimi I disa arsyeve thelbësore se pse njerëzit duan të emigrojnë në numra të mëdhenj, është shumë e rëndësishme.

 -Bledian Koka: Por Z.Smith a mund të ngremë pyetjen se pse nuk janë njerëzit nga Mali I Zi, apo shqiptarët e Kosovës, apo qytetarët e Maqedonisë së Veriut, apo grekët, ata që po vërshojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar, por janë vetëm shqiptarët? A është ky një problem në vetëvete?

– Henry Smith: Mendoj se rrjedh nga fakti se situata ekonomike këtu në Shqipëri nuk është aq e fortë sa ajo në shtetet fqinje si Mali I Zi, Kosova apo Greqia.

-Bledian Koka: Edhe Maqedonia e Veriut.

– Henry Smith: Po madje edhe Maqedonia e Veriut. Po mund të ketë sfida ekonomike në ato shtete, ka sfida ekonomike edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë pjesë të tjera të botës, teksa po rikuperohemi nga Covid 19, përballemi me luftën në Ukrainë, që kanë vënë presion në ekonomitë në mbarë botën. Por, mendoj se problemet ekonomike këtu në Shqipëri, nga ata me të cilët kam biseduar, më duken në veçanti të thella dhe prandaj mendoj se kjo po nxit emigracionin e paqëndrueshëm. Them i paqëndrueshëm për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare, si edhe për ato vende që po presin shifra të larta të njerëzve në periudha të shkurtra kohore.

 

Gjermania lejon Poloninë t’ia dërgojë Ukrainës avionët e vjetër luftarakë

Avionët luftarakë të llojit MiG-29.

RFE/RL

Gjermania e ka miratuar kërkesën e Polonisë për t’i eksportuar pesë avionë të vjetër luftarakë të llojit MiG-29, për ta forcuar fuqinë ajrore të Ukrainës kundër pushtimit rus. Këtë lajm e konfirmoi të enjten Ministria gjermane e Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë nuk i është përgjigjur pyetjeve të agjencisë së lajmeve Reuters lidhur me këtë temë deri në momentin e publikimit të artikullit.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se kërkesa kishte mbërritur të enjten dhe se miratimi i kërkesës në po të njëjtën ditë nga Berlini tregon se të tjerët mund të mbështeten në Gjermaninë.

Gjermania i trashëgoi 24 avionë të llojit MiG-29 nga ish-Gjermania Lindore pas ribashkimit në vitin 1990. Në atë kohë, ky lloj i avionit cilësohej si njëri ndër avionët luftarakë më të avancuar në botë.

Në vitin 2004, Berlini ia dërgoi 22 avionë të tillë Polonisë. Nga dy avionët e mbetur në ushtrinë gjermane, një u shkatërrua gjatë një përplasjeje dhe një është në një ekspozitë në një muze.

Polonisë i nevojitet paraprakisht miratimi nga Berlini zyrtar për t’i dërguar këta avionë në një vend tjetër.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha gjatë një vizite në Varshavë javën e kaluar se Polonia do të ndihmojë në formimin e një koalicioni të fuqive perëndimore për ta furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë.

Ukraina, e cila shpreson të nisë një kundërofensivë ndaj forcave ruse gjatë javëve apo muajve të ardhshëm, dëshiron të sigurojë avionë luftarakë për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore.

Vendet perëndimore deri tani kanë hezituar të dërgojnë avionë luftarakë të avancuar si F-16 në Kiev, por disa vende kanë vendosur të dërgojnë avionë të vjetër MiG-29, të cilët Ukraina është tashmë duke i përdorur.

Norvegjia dëbon 15 “oficerë rusë të inteligjencës”

RFE/RL

Norvegjia ka njoftuar se do të dëbojë 15 zyrtarë të Ambasadës ruse, që sipas Ministrisë së Jashtme janë zyrtarë të inteligjencës që po operonin duke u paraqitur si diplomatë. Moska tha se do të kundërpërgjigjet për këtë veprim të Oslos.

Me dëbimin e këtyre zyrtarëve, Oslo deri më tani ka dëbuar një të katërtën e diplomatëve rusë në Norvegji.

Vendimi i Oslos është i fundit në shtetet perëndimore që janë dëbuar diplomatë rusë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës vitin e kaluar. Vetëm gjatë këtij viti, Estonia, Holanda dhe Austria po ashtu kanë dëbuar diplomatë rusë.

Në prill të vitit 2022, Norvegjia kishte dëbuar tre diplomatë rusë.

“Ky është një hap i rëndësishëm në luftimin dhe uljen e nivelit të aktivitetit të inteligjencës ruse në Norvegji dhe në këtë mënyrë për të mbrojtur interesat tona kombëtare”, tha përmes një deklarate ministrja e Jashtme norvegjeze, Anniken Huitfeldt.

“Rusia aktualisht paraqet kërcënimin më të madh të inteligjencës për Norvegjinë. Ne nuk do të lejojmë që oficerët e inteligjencës ruse të operojnë, duke u paraqitur si diplomatë”, shtoi ajo.

Sipas autoriteteve norvegjeze, zyrtarët rusë duhet të lëshojnë territorin e Norvegjisë shumë shpejt.

Ministria e Jashtme ruse tha se Moska do të përgjigjet për dëbimin e zyrtarëve të saj, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, TASS, pa dhënë më shumë detaje.

Norvegjia, shtet i aleancës ushtarake të NATO-s, ndan kufi me Rusinë në Arktik.

Dëbimet mund të ndërlikojnë edhe më tej procesin e transferimit të kryesimit të Këshillit të Arktikut, që është një trup shumëpalësh ku shtetet e Arktikut bisedojnë për çështjet që prekin rajonin polar.

Moska aktualisht udhëheq këtë këshill, por Norvegjia pritet ta marrë kryesimin e këshillit më 11 maj.

Akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, lirohet nga qelia pas 4 muajsh eurodeputetja greke

Lirohet eurodeputetja greke, e akuzuar për Qatar-Gate, Eva Kaili. Avokati belg Sven Maryka konfirmuar vendimin e autoriteteve belge për lirimin me byzylyk elektronik pas 4 muajsh në burgun Haren të Belgjikës.

44-vjeçarja ish nën kryetare e PE akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion, legalizim të ardhurash nga aktivitete të paligjshme pas zbulimit të shumave të mëdha të paguara nga Maroku dhe Katar për influencimin e vendimeve dhe politikave europiane në favor të dy vendeve.

Para Eva Kaili u liruan me të njëjtën procedurë dhe koka e organizatës, ish eurodeputeti socialist italian Pier Antonio Panzeri dhe ndihmësi belg Marc Tarambela.bw

Porti i Durrësit, kompania gjermane padit qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit

Një kompani gjermane ka paditur në Gjykatën e Arbitrazhit qeverinë shqiptare për një mosmarrëveshje që lidhet me koncesionin e Portit të Durrësit.

Akuza vjen nga Kompania gjermane EMS Shipping & Trading ka regjistruar çështjen më 7 prill, ndërsa kjo konfirmohet nga Reporteri i Arbitrazhit të Investimeve.

Kompania fitoi në vitin 2013 të drejtën e kontratës koncesionare për të operuar në Terminalin indoor të Portit të Durrësit, për të ngarkuar dhe shkarkuar anijet. Ankesa e kompanisë gjermane ka të bëjë me zhvendosjen që do t’i bëhet terminalit të mallrave në Porto Romano, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Alabbar për transformimin e portit. Sipas tyre, në mungesë të portit të ri, vazhdimi i aktivitetit koncesionar të EMS nuk është i sigurt.

Kompania ka edhe rreth 25 vite të mbetura në kontratën 35-vjeçare, ndërsa fitimet e saj në vitin 2021 llogariten në rreth 1,3 milionë euro.

Kujtojmë se kjo akuzë vjen pak ditë pas vendimit të Arbitrazhit për dëmshpërblim nga qeveria shqiptare ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti. Pas këtij vendimi Rama paralajmëroi se Shqipëria nuk do të bëjë asnjë pagesë, dhe se vendi jonë do dalë nga juridiksioni i kësaj Gjykate.bw

Lufta – Fëmija vritet bashkë me prindërit, Rusia godet si veriun dhe jugun e Ukrainës

Ndërsa Rusia vazhdon të përqendrohet në kapjen e lindjeve industriale të Ukrainës, dy provinca të tjera – Kharkiv në verilindje dhe Zaporizhzhia në juglindje – u sulmuan me raketa të dielën.

Zonat e banuara u goditën duke përfshirë një grup shtëpish ku një fëmijë ishte në mesin e viktimave. Presidenti Zelensky tha: “Ushtria ruse bombardoi Zaporizhzhia me raketa S-300. Goditën një shtëpi, një ndërtesë apartamentesh. Tri njerëz ishin brenda. Një burrë, një grua dhe një fëmijë – një vajzë, emri i saj ishte Iryna, ajo do të mbushte 11 vjeç këtë vit. Ajo vdiq. Burri vdiq gjithashtu. Ngushëllimet e mia… Gruaja ndodhet në gjendje kritike, në spital, po i ofrohet kujdes mjekësor. Ja si e kalon shteti terrorist këtë të diel të Palmave. Kështu Rusia e fut veten në izolim edhe më të madh nga bota, nga njerëzimi.”

Në fjalimin e tij të natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy iu referua sulmit në Zaporizhzhia, duke thënë se Rusia “e vendos veten në izolim edhe më të madh nga bota dhe nga njerëzimi” duke goditur shtëpitë në të Dielën e Palmave të Kishës Ortodokse.

Shumica dërrmuese e ukrainasve me përkatësi fetare identifikohen si të krishterë ortodoksë, një besim që kremton Pashkët më 16 prill të këtij viti.

Disa katolikë festuan Pashkët të dielën ndërsa kishat ortodokse shënuan të Dielën e Palmës në fundjavë.
Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës publikuan për herë të parë pamjet e sistemit të avancuar kombëtar të raketave sipërfaqe-ajër (NASAMS).

Videoja pretendonte se “mbi pesë muaj operacione luftarake, NASAMS ukrainase ka shkatërruar mbi 100 raketa armike dhe drone”.

Image

Image

Berluskoni vazhdon trajtimin në spital

Reporterë të mediave para spitalit

VOAL- Silvio Berlusconi kaloi një natë të qetë, është me vetëdije dhe gjendja e tij është qëndrueshme: ky është sqarimi që jep buletini mjekësor mbi kushtet e katër herë kryeministrit italian, i cili është shtruar në spital që nga e mërkura në repartin e kujdesit intensiv të San Raffaele, spitali në Milano, ku kishte mbërritur me vështirësi në frymëmarrje.

Sipas burimeve të cituara nga Corriere della Sera dhe agjencia e lajmeve Reuters, senatori 86-vjeçar vuan nga komplikimet e leukemisë, një diagnozë për të cilën, megjithatë, nuk ka një konfirmim zyrtar. Mjeku i tij, Alberto Zangrillo, u larguar nga spitali në mbrëmje pa bërë asnjë deklaratë dhe duke u kufizuar në ftesën e gazetarëve për të shkuar në shtëpi.

Berlusconi ka pasur disa probleme shëndetësore gjatë viteve të fundit, veçanërisht pas një operacioni në zemër në vitin 2016. Në vitin 2020 ai gjithashtu përfundoi në spital për Covid-19. Shtrimi i fundit në spital përfundoi pak ditë më parë, më 30 mars. Si dëshmi e seriozitetit të gjendjes së tij në këtë rast, fëmijët dhe vëllai i tij Paolo mbërritën në San Raffaele të mërkurën. rsi-eb

Finlandë, Sanna Marin hap rrugën: nuk do ta udhëheqë më Partinë Sociademokrate

VOAL- Sanna Marin do të largohet nga udhëheqja e Partisë Social Demokrate Finlandeze në shtator, kur të mblidhet kongresi. Kryeministrja 37-vjeçare në largim njoftoi të mërkurën se nuk ka ndërmend të kërkojë një mandat të ri. Të dielën ajo u mund në zgjedhjet legjislative, në të cilat formacioni i saj zuri vetëm vendin e tretë.

Fituesit ishin konservatorët e Petteri Orpo, të cilët fituan 48 vende, kundrejt 46 për finlandezët e vërtetë të krahut të djathtë nacionalist dhe 43 për SPD-në në pushtet deri më tani. Orpo tani duhet të negociojë dhe të gjejë mbështetjen e nevojshme për të formuar një shumicë.

Me Sanna Marin në qeveri (ajo ka qenë në detyrë që nga viti 2019), Finlanda bëri një ndryshim rrënjësor në politikën e saj të jashtme vitin e kaluar, duke vendosur pas pushtimit rus të Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n pas dekadash mos-angazhimi.

Finlanda i bashkohet NATO-s

Sidoqoftë, nuk ishte ky hap – i cili u materializua të martën me hyrjen formale në Aleancë – që shkaktoi rënien e tij: shumica e popullsisë e mbështet atë dhe vlerëson gjithashtu menaxhimin e pandemisë. Fushata elektorale u zhvillua për çështje të tjera esenciale ekonomike, si financat publike, kostoja e jetesës dhe frika lidhur me recesionin në të cilin, teknikisht, vendi hyri në tremujorin e katërt të vitit të kaluar. rsi-eb

Të vizitosh Pompein, tani më lehtë, falë një treni me shpejtësi të lartë nga Roma

Udhëtarët në kryeqytetin e Italisë së shpejti do të jenë në gjendje të vizitojnë qytetin antik të Pompeit me një udhëtim të lehtë ditor.

Qeveria italiane ka njoftuar se do të shtojë një linjë të re treni me shpejtësi të lartë nga Roma për në parkun arkeologjik pranë Napolit.

Ministri i Kulturës Gennaro Sangiuliano tha se projekti prej 35 milionë eurosh do të ofrojë një mënyrë shumë më të shpejtë dhe më të thjeshtë për vizitorët që të arrijnë atraksionin turistik.

Rruga e trenit do të lidhet gjithashtu me aeroportin Fiumicino të Romës të mbërrijnë shumica e pasagjerëve me fluturime ndërkombëtare.

Si të shkoni nga Roma në Pompei?

Rruga aktuale nga kryeqyteti i Italisë për në parkun arkeologjik të Pompeit është e gjatë dhe disi e ndërlikuar.

Për të mbërritur me tren, fillimisht duhet të shkoni në qytetin e Napolit, ku kaloni në një shërbim rajonal dredharak të quajtur Circumvesuviana.

Udhëtimi përfshin ndalesa në disa qytete të vogla rreth Gjirit të Napolit përpara se të futeni në stacionin e Pompeit, Scavi-Villa dei Misteri rreth dy orë më vonë.

Tren i ri me shpejtësi të lartë nga Roma në Pompei

Linja e re me shpejtësi të lartë do të sigurojë një lidhje të drejtpërdrejtë midis Romës dhe Pompeit dhe do të shmangë një pjesë të rrotullimit bregdetar të Circumvesuviana.

Sipas Ministrisë së Kulturës të Italisë, itinerari do të jetë pjesë e linjës ekzistuese të trenit që lidh Romën me Napolin dhe Salerno.

Plani është të shtohet një ndalesë e re në linjën në zonën arkeologjike të Pompeit.

“Ne do t’i çojmë turistët drejtpërdrejt nga Roma në Pompei,” tha Sangiuliano në shfaqjen televizive Che Tempo Che Fa në fillim të kësaj jave.

Ai tha se nisma do të rrisë aksesin në trashëgiminë kulturore dhe do të japë një nxitje turistike.

Projekti do të përfshijë ndërtimin e një stacioni të ri hekurudhor dhe një qendre transporti pranë qytetit antik, i cili u varros në hi nga një shpërthim vullkanik në vitin 70 pas Krishtit.

Ndërtimi i stacionit të ri të trenit është planifikuar të fillojë së shpejti, megjithëse një datë e saktë nuk është dhënë. syri.net

“Ballkani nuk mund të presë më”* Nga Antonio Tajani, Zvkryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë

Sipas një njoftimi në faqen e MInistrisë së Jashtme të Italisë “Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, z. Antonio Tajani, kryesoi më 3 prill në Romë takimin ministror për Ballkanin Perëndimor, ku morri pjesë edhe Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billström, si President i rradhës i Këshillit të Bashkimit Evropian, dhe ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë.  Pas një diskutimi  mes Ministrave të Jashtëm për procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, u diskutua gjithashtu se si të forcohet bashkëpunimi mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Më pas takimi u kalua me disa tryeza në nivel ekspertësh me temat e ndryshimeve klimatike, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe inovacionin teknologjik në sektorin agroushqimor. Në mbyllje të takimit zëvendëskryeministri Tajani, së bashku me ministrin e Jashtëm suedez Billström, hapën konferencën e organizuar nga Farnesina së bashku me Istituto Affari Internazionali dhe Observatorin për Ballkanin, Kaukazin dhe Transeuropa me titull “Vizioni i ri për Ballkani Perëndimor: Aderimi në BE dhe siguria rajonale”, e cila do të vazhdojë edhe sot më 4 prill. Ky takim,  ku po marrin pjesë Ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të BE-së, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile – synon të promovojë një shkëmbim jozyrtar mbi perspektivat afatmesme politike dhe ekonomike të rajonit të Ballkanit dhe iniciativat konkrete të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe anëtarëve të BE-së.”

Më poshtë po sjellim një shkrim nga Antonio Tajani, Zvkryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë rreth takimit botuar sot tek Il Messaggero

“Angazhimi italian për integrimin e Ballkanit në BE”**

(Il Messaggero) –

Ballkani nuk mund të presë më. Rinisja e aksionit italian në rajon, të cilën qeveria jonë e nisi me Konferencën e Triestes më 24 janar, gjeti një fazë tjetër të rëndësishme në takimin ministror në Romë dje, të hënën, 3 prill. Së bashku me ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, si dhe në presidencën suedeze të rradhës të Këshillit të BE-së dhe Komisionerin për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, diskutuam se si ta bëjmë atë proces më konkret, të integrimit evropian të këtij rajoni.

Kemi dëgjuar me vëmendje thirrjen e Evropës dhe Italisë që vjen nga këto vende, aspiratën e tyre për të qenë pjesë e projektit europian me të cilin ata ndjehen të lidhur ngushtë nga historia, kultura dhe ekonomia dhe në ndërtimin e të cilit dëshirojnë të kontribuojnë me energjinë e shoqërisë së tyre qytetare dhe entuziazmin e të rinjve të tyre. Diskutimi zbuloi qartë nevojën për të punuar së bashku për integrimin në mekanizmat dhe jetën institucionale të BE-së që në fazat fillestare të procesit të negociatave, veçanërisht në sektorët kyç si energjia dhe tranzicioni dixhital, infrastruktura, arsimi, kërkimi.

Ajo që kërkojnë këto vende nuk është një ulje në kërkesat për në reformat që Bashkimi Evropian u kërkon të miratojnë për të hyrë, por siguri për procesin, për kohën dhe mbi të gjitha për rezultatin përfundimtar. Në fakt, munda të prekja zhgënjimin e tyre me një proces integrues që vitet e fundit është bërë gjithnjë e më i çrregullt, edhe për shkak të një interpretimi të shpeshtë burokratik të dinamikës së negociatave nga Bashkimi Evropian. Duke vepruar kështu, harrohet vlera e jashtëzakonshme transformuese që ka procesi i integrimit për institucionet dhe shoqërinë civile të këtyre vendeve. Ëndrra evropiane rrezikon të bëhet një kimerë për të gjithë ata.

Zhgënjimi në rritje nga ana e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për perspektivën evropiane të rajonit është një thirrje zgjimi që duhet të tronditë BE-në dhe shtetet e saj anëtare. Më lejoni të jem i qartë: Bashkimi Evropian nuk mund të përballojë të humbasë Ballkanin Perëndimor. Siguria evropiane – dhe agresioni rus kundër Ukrainës na kujton çdo ditë se sa shumë kërcënohet sot – do të rrezikohej seriozisht nga kjo perspektivë. Italia është ndër vendet më të ekspozuara ndaj rreziqeve që do të lindte nga një skenar i tillë, edhe në frontin e migracionit.

Italia ndjen përgjegjësinë për të përcjellë shpresat dhe pritshmëritë e atyre që jetojnë në anën tjetër të Adriatikut dhe që e shohin fatin e tyre në një Evropë të bashkuar. Për këtë arsye qeveria italiane luftoi dhe punoi për dhënien e statusit të “kandidatit në BE” për Bosnje-Hercegovinën, simbol i kompleksitetit por edhe i potencialit të jashtëzakonshëm të këtij rajoni. Me të njëjtën vendosmëri do të vazhdojmë të punojmë që të ketë gjithnjë e më shumë Evropë dhe më shumë Itali në Ballkan.

Italia dëshiron të jetë një protagoniste e paqes, një ndërtuese e integrimit dhe prosperitetit. Ne kemi të gjitha kredencialet për ta bërë këtë. Dëshmojmë mirënjohjen e sinqertë për kontributin në stabilitetin rajonal të siguruar nga gratë dhe burrat tanë me uniformë; admirimi për mënyrën tonë të të bërit biznes i demonstruar nga një tregti në rritje (+50% e tregtisë në gjysmën e parë të 2022 për një vlerë totale prej rreth 17 miliardë euro) dhe nga suksesi i iniciativave të tilla si e para “Biznes dhe Shkencë Italia -Serbia Forum” ku morën pjesë mbi 400 kompani.

Qeveria italiane është aty dhe do të bëjë pjesën e saj deri në fund, siç kujtoi kryeministri në hapjen e takimit ministror në Romë. Angazhimi ynë në Ballkanin Perëndimor do të vazhdojë me shtysë dhe bindje të përtërirë. Ballkani nuk mund të presë më./Voal.ch

* Titulli i redaksisë

** Titulli tek Il Messaggero

Klitschko: Pushtimi rus prek drejtpërdrejt Gjermaninë

RFE/RL

Pushtimi rus në Ukrainë prek drejtpërdrejt Gjermaninë, ka thënë kryetari i Kievit, Vitali Klitschko të hënën, teksa ka takuar zyrtarët gjermanë në Hamburg, qytetin ku ai, dhe vëllai i tij Vladimiri, e kanë nisur karrierën në boks.

Klitschko ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, po synon të rikrijojë Bashkimin Sovjetik.

“Dhe ju gjermanët, nuk duhet të harroni se një pjesë e Gjermanisë, ku Putin ka punuar me vite si agjent i KGB-së, ka qenë, po ashtu, pjesë e një perandorie më të madhe sovjetike ruse”, ka shtuar ai.

Ukraina tani është duke luftuar për të mbrojtur “secilin prej jush kundër Putinit”, ka thënë mes tjerash Klitschko, ish-kampion botëror në boks, teksa ka folur në sallën e qytetit të Hamburgut, bashkë me kryetarin e qytetit, Peter Tschentscher.

“Ne, më përpara do të jetonim pa ujë dhe pa rrymë, sesa me ushtarë rusë. Ne jemi duke luftuar për të ardhmen tonë evropiane”, ka thënë ai, duke e përshkruar pushtimin jo si luftë, por si terrorizëm dhe gjenocid.

Duke e përshkruar shkatërrimin e Kievit, Klitschko ka thënë se 162 civilë kanë vdekur si pasojë e armiqësive, përfshirë pesë fëmijë, dhe se gati 800 ndërtesa janë shkatërruar.

Rusia ka tentuar që disa muaj që të rrisë presionin ndaj civilëve, duke ua sulmuar infrastrukturën kritike, çka ka rezultuar më pas me mungesa të rrymës.

“Ky ka qenë dimri më i vështirë ndonjëherë për qytetin tonë. Mirëpo ne kemi vazhduar përpara dhe kemi luftuar”, ka thënë ai.

Klitschko ka qenë i shoqëruar nga vëllai i tij, Vladimiri, i cili, po ashtu, është shpallur kampion në boks.

Ky udhëtim shënon përvjetorin e parë të paktit të solidaritetit në mes të Kievit dhe Hamburgut.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Sanna Marin mposhtet nga konservatorët e Finlandës në një garë të ngushtë

Udhëheqësi konservator finlandez Petteri Orpo ka fituar një garë zgjedhore trepalëshe, duke mundur qendrën e majtë të kryeministres Sanna Marin.

“Ne morëm mandatin më të madh,” tha kreu i Partisë së Koalicionit Kombëtar, pas një nate dramatike në të cilën rezultati u largua gradualisht nga socialdemokratët e zonjës Marin.

Orpo siguroi 20.8% të votave, përpara Partisë populiste të krahut të djathtë finlandez dhe qendrës së majtë.

Populistët fituan një rekord prej 20.1%.

Është një humbje e hidhur për zonjën Marin, e cila rriti vendet e partisë së saj dhe siguroi 19.9% ​​të votave.

Ajo vazhdon të gëzojë vlerësime të larta në sondazhe dhe është vlerësuar gjerësisht për drejtimin e Finlandës drejt hyrjes së menjëhershme në NATO dhe lundrimit në vendin e saj përmes pandemisë Covid-19.

Menjëherë pasi lideri konservator shpalli fitoren, lideri i qendrës së majtë pranoi zgjedhjet.

“Urime fituesi i zgjedhjeve, urime Partisë së Koalicionit Kombëtar, urime Partisë Finlandeze. Demokracia ka folur,” u tha ajo mbështetësve.

Për javë të tëra, të tre partitë kishin qenë pothuajse të barabarta në sondazhe, dhe me ardhjen e rezultateve, ato u bënë shumë të afërta për t’u thirrur. Pastaj një projeksion nga transmetuesi publik YLE i dha fitoren e Koalicionit Kombëtar të Petteri Orpos me numrin më të madh të vendeve në parlament.

“Unë mendoj se finlandezët duan ndryshim. Ata duan ndryshim dhe tani unë do të filloj negociatat, do të hap negociatat me të gjitha palët,” tha ai.

Kishte një humor euforie në kamp, ​​tha Matti Koivisto, korrespondent politik me transmetuesin publik YLE. “Kur ata panë projeksionin, ishte mjaft e qartë se ata do të fitonin.”

Udhëheqësja e Partisë Finlandeze, Riikka Purra uroi rivalin e saj të qendrës së djathtë dhe ishte vetë e kënaqur me rezultatin më të mirë në historinë e partisë së saj.

“Ne jemi ende sfidues për të qenë numri një, por shtatë vende të tjera është një rezultat i shkëlqyer.”

Finlandezët nënvizuan suksesin e tyre duke fituar më shumë rajone se çdo parti tjetër në Finlandën kontinentale. Riikka Purra fitoi më shumë vota se çdo kandidat tjetër dhe komentuesit theksuan apelin e partisë së saj për votuesit e rinj duke iu drejtuar mediave sociale si TikTok.

Ndërkohë, tre nga partitë e tjera në koalicionin në largim – Partia e Qendrës, Aleanca e Majtë dhe të Gjelbërit – të gjitha patën humbje të mëdha.

Tani 37 vjeç, Sanna Marin u bë liderja më e re në botë kur shpërtheu në skenën politike në vitin 2019. Ajo drejtoi një koalicion prej pesë partish, të gjitha të udhëhequra nga gra.

Pavarësisht përgjigjes së saj të suksesshme ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia fqinje, zgjedhjet u luftuan kryesisht për ekonominë dhe borxhin publik të Finlandës, pasi të gjitha partitë kryesore mbështetën anëtarësimin në NATO.

Shumë finlandezë e shohin atë si një figurë polarizuese. Ajo u vu nën një vëzhgim të ashpër vitin e kaluar kur u shfaq një video e saj duke kënduar, kërcyer dhe pirë në një festë. Mbështetësit thanë se polemika ishte e zhytur në seksizëm dhe gratë në të gjithë Finlandën dhe botën shpërndanë video të tyre duke kërcyer në solidaritet.

Përkundrazi, Petteri Orpo nuk ka asnjë nga cilësitë “rock-star” të Sanna Marin, thotë Matti Koivisto i YLE.

“Ai është një politikan karriere. Ai ka qenë në lojë që nga vitet 1990 dhe është mjaft i qëndrueshëm dhe i qetë. Ka kritika se ndoshta ai është shumë i mërzitshëm dhe i qetë, por gjithashtu funksionon mjaft mirë në Finlandë.”

Konservatorët do të kenë mundësinë e parë për të formuar një qeveri dhe nëse ia dalin, zoti Orpo, 53 vjeç, do të bëhet kryeministri i ardhshëm.

Nën një qeveri të udhëhequr nga Orpo, Evropa mund të presë një konservator pro-evropian nga qendra liberale e partisë së tij me një theks në politikën ekonomike.

Më pak emocionuese se Sanna Marin dhe shumë e moderuar, thotë Vesa Vares, profesoreshë e historisë bashkëkohore në Universitetin e Turkut: “Një lloj dhëndëri i ëndrrave”.

Sipas sistemit të përfaqësimit proporcional të Finlandës, atij do t’i duhet të grumbullojë më shumë se 100 vende në parlamentin prej 200 vendesh për të drejtuar vendin, dhe kjo nuk do të jetë e drejtpërdrejtë.

Z. Orpo ka vërtet dy zgjedhje përpara tij, ose të formojë një koalicion të krahut të djathtë me Partinë nacionaliste Finlandeze të Riikka Purra ose të arrijë një marrëveshje me Social Demokratët e Sanna Marin.

“Finlandezët janë një partner shumë i vështirë, sepse ata janë kaq të papërvojë dhe kanë deputetë që janë të pakënaqur për pothuajse çdo gjë,” thotë Prof Vares.

“Gjëja më e natyrshme do të ishte bashkëpunimi me socialdemokratët. Por [Sanna Marin] dikur i përkiste krahut të majtë të partisë së saj dhe është e qartë se ajo nuk i pëlqen konservatorët.”

Studiuesja e politikës Jenni Karimaki nga Universiteti i Helsinkit gjithashtu thekson se zonja Marin ka hezituar të thotë se cilat janë aspiratat e saj.

Socialdemokratët kanë ndjenja të përziera, thotë ajo, sepse ndërsa i shtuan vendet në parlament, nuk arritën të bëhen partia më e madhe dhe të rinovojnë postin e kryeministrit.

“Por kultura politike finlandeze është e njohur për fleksibilitetin e saj. Ata janë të njohur për aftësinë e tyre për të negociuar dhe për të krijuar kompromise.”

Zgjedhje të rëndësishme sot në Evropë

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin në tubimin e saj të fundit zgjedhor të shtunën

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin rrezikon shumë, në Bullgari shkon për të votuar për herë të pestë në dy vjet, në Mal të Zi zgjidhet presidenti dhe në Itali është në rrezik lidershipi i Friulit.

 

VOAL- Sot është e dielë në qendrat e votimit në vende të ndryshme evropiane, si dhe në Zvicër. Në Finlandë, votuesit shkojnë të votojnë në një sfidë të hapur midis kryeministres në largim, socialdemokrates Sanna Marin, udhëheqëses së re të së djathtës nacionaliste Rikka Purra, në rritje të plotë dhe konservatorëve të Koalicionit Kombëtar të Petteri Orpo.

Marin, 37 vjeçe, e sheh pozicionin e saj në rrezik, pavarësisht popullaritetit rekord, menaxhimit shembullor të krizës Covid-19, vendosmërisë në dënimin e agresionit rus kundër Ukrainës dhe pikës së kthesës historike për hyrjen e vendit në NATO. Në fakt, kombi skandinav ka parë që “beteja” elektorale të luhet tërësisht mbi financat publike, çmimet në rritje dhe frikën e një recesioni.

Sondazhi i fundit i publikuar të enjten nga transmetuesi publik Yle tregon për një situatë të tensionuar: Koalicioni Kombëtar Orpo ka një epërsi të lehtë (19.8%), e ndjekur nga Partia nacionaliste euroskeptike finlandeze e Riikka Purra, ndërsa socialdemokratët janë në vendin e tretë (me 18.7%) .

 

Edhe nga ora 7.00 ne votojmë në Bullgari për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme – të pestat në dy vitet e fundit. E preferuara është partia konservatore Gerb e ish-kryeministrit Bojko Borisov, i cili qëndroi në krye të qeverisë në të kaluarën për gati një dekadë. Duhet thënë se sondazhet parashikojnë një Parlament të ri ende të përçarë dhe të copëtuar, me pasojë vështirësi për formimin e një Ekzekutive të qëndrueshme. Në fund të fundit, një tjetër krizë parlamentare dhe zgjedhje të reja erdhën pasi kreu i shtetit, Rumen Radev, shpërndau legjislaturën e 48-të shkurtin e kaluar pas tre përpjekjeve të dështuara për të formuar një qeveri.

 

Sot, të dielën 2 prill, në Mal të Zi po votohet edhe për votën presidenciale, ku shihet sfida mes kreut të shtetit në largim Milo Gjukanoviç, një veteran i politikës lokale që kërkon një mandat të tretë, dhe ekonomistit të ri Jakov Milatoviq. Milo Gjukanoviç ka tridhjetë vjet që drejton pandërprerë vendin ballkanik si kryetar shteti apo si kryeministër. Të hapura nga ora 7.00, qendrat e votimit do të mbyllen në orën 20.00. Në raundin e parë të 19 marsit Gjukanoviç – kreu i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) – mori 35.3%, ndërsa Milatoviç – bashkëthemelues i Movimento Europa ora (PES) – mori 28.9%.

 

Dhe në Itali, sot në orën 7.00 ka nisur votimi në Friuli Venezia-Giulia për zgjedhjet rajonale që do të vendosin emrin e guvernatorit dhe, në rastin e Udines dhe 23 bashkive të tjera, edhe kryetarin e bashkisë dhe këshillat bashkiakë. Më shumë se 1.1 milion Friulianë janë thirrur në qendrat e votimit dhe votimi zhvillohet sot në mëngjes deri në orën 23:00 dhe nesër, të hënën, nga ora 7:00 deri në orën 15:00.rsi-eb

100 mijë euro gjobë për italianët që përdorin anglishten në komunikimin zyrtar

Italianët që përdorin anglishten apo gjuhë të tjera të huaja në komunikime zyrtare mund të përballen me gjoba deri në 100 mijë euro.

Këto janë rregullat e që pritet të vendosen nga një projektligj i ri i prezantuar nga Partia ‘Vëllezërit e Italisë’, të kryeministres Giorgia Meloni.

Fabio Rampelli, ligjvënës i dhomës së ulët, ishte ai që e prezantoi projektligjin që pritet të marrë mbështetjen e kryeministres.

Ndërkohë që projektligji pritet të ndalojë të gjitha gjuhët e huaja, duket se fokusi është te përdorimi i fjalëve në anglisht.

Në draft thuhet se ‘përdorimi i kësaj gjuhe turpëron dhe ofendon gjuhen italiane,’ ndërsa shtohet se situata përkeqësohet edhe më tej prej faktit që Britania e Madhe nuk është pjesë e Bashkimit Europian.

Projektligji, i cili ende nuk ka dalë për debat parlamentar, kërkon që kushdo që mban një detyrë në administratën publike të ketë ‘njohuri me shkrim dhe orale dhe zotërim të gjuhës italiane’.

Ai gjithashtu ndalon përdorimin e gjuhës angleze në dokumentacionin zyrtar, duke përfshirë ‘akronimet dhe emrat’ e roleve të punës në kompanitë që operojnë në vend.

Entitetet e huaja do të duhet të kenë botime në gjuhën italiane të të gjitha rregulloreve të brendshme dhe kontratave të punës.bw

Ministri i Sportit: 262 atletë ukrainas, të vrarë nga lufta

RFE/RL

Ministri i Sportit në Ukrainë, Vadym Huttsait, tha të shtunën se lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka marrë jetën e 262 atletëve ukrainas dhe ka lënë të shkatërruara 363 objekte sportive.

Gjatë një takimi me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës, Morinari Watanabe, Huttsait tha se asnjë atlet nga Rusia nuk duhet të lejohet në Lojërat Olimpike ose gara të tjera sportive.

“Ata të gjithë e mbështesin këtë luftë dhe marrin pjesë në ngjarjet e organizuara në mbështetje të kësaj lufte” tha Huttsait, sipas dokumentit të publikuar në uebfaqen e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka rekomanduar kthimin gradual të atletëve rusë dhe bjellorusë në garat ndërkombëtare si neutralë. Ende nuk është marrë vendimi për pjesëmarrjen e tyre në Lojërat Olimpike të radhës, që do të mbahen më 2024 në Paris.

Ukraina tha të premten se atletët e saj nuk do të lejohen të marrin pjesë në garat kualifikuese për Lojërat Olimpike 2024 nëse do të duhet të konkurrojnë kundër atletëve rusë – vendim ky Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka kritikuar.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk ka arritur ta verifikojë në mënyrë të pavarur numrin e atletëve ukrainas të vrarë apo numrin e objekteve të shkatërruara.

Pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, një numër atletësh të nivelit kombëtar ukrainas i janë bashkuar vullnetarisht ushtrisë për ta mbrojtur vendin e tyre.

Midis të vrarëve gjatë këtij viti ka qenë patinatori Dmytro Sharpar, i cili vdiq në një betejë pranë Bahmutit, dhe Volodymyr Androshchuk, kampioni 22-vjeçar i dekatlonit.

Ukraina: Ky është plani ynë për të rimarrë Krimenë

Plani i Ukrainës për të çliruar Krimenë e pushtuar nga Rusia përfshin në veçanti dy hapa: heqjen e urës së Kerch-it, simbol i aneksimit dhe kufizimin e të drejtave të pro-rusëve dhe bashkëpunëtorëve.

Kështu raporton Rbc-Ukraine duke cituar sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kievit Oleksiy Danilov.

Sipas sekretarit, Ukraina ka gati një plan me 12 hapa të rëndësishëm për të rimarrë Krimenë.

Ndërkohë, presidenti i vendit Volodymyr Zelensky ka deklaruar së fundmi se presidenca e Moskës në OKB është një dështim i këtij institucioni.

Presidenca e Moskës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nis nga dita e sotme. Lideri ukrainas u shpreh se për arsye të tilla, reformoni Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka nevojë të reformohet. syri.net

Afron dita e ripahjes së Katedrales Notre Dame

VOA

Muaji i ardhshëm shënon një hap të rëndësishëm në rindërtimin e Katedrales Notre Dame të Parisit, e cila u dëmtua rëndë nga një zjarr katër vjet më parë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Lisa Bryant njofton nga qyteti Brie i Francës, ku po punohet për ndërtimin e majës së re të katedrales, se zyrtarët shpresojnë që ajo të hapet nga fundi i vitit.

Mbi 20 mjeshtra, qindra orë punë dhe mijëra pemë, për të ndërtuar vetëm bazën ku do të mbështetet maja e re katedrales. Baza duhet të përfundojë deri më 15 prill, me rastin e 4-vjetorit të zjarrit shkatërrues. Deri nga fundi i vitit pritet që të vihet në vend edhe maja e katedrales. Zëri i Amerikës bisedoi me Eric Van Berkel, një prej marangozëve.

“Kjo është një pjesë e madhe e strukturës që mban peshën e punimeve me dru. Është baza ku vëndoset maja”.

Ashtu si marangozët e tjerë këtu, Van Berkel ka punuar më parë në monumente historike. Por ky projekt është ndryshe.

“Jam mirënjohës për këtë mundësi vërtet të jashtëzakonshme. Është një mundësi që të jepet një herë në jetë”.

Zjarri në katedralen mesjetare katolike tronditi botën. Për shumë besimtarë të të gjitha feve, ishte një tragjedi. Rindërtimi është gjithashtu shumë simbolik, thotë për Zërin e Amerikës Gjenerali Jean-Luis Georfelin i cili drejton përpjekjet e rindërtimit të katedrales.

“Në vitin 2024 do të kemi dy ngjarje të mëdha në Francë. Organizimi i Lojërave Olimpike në verë, dhe rihapja e katedrales pesë vjet pas zjarrit. Unë thellësisht mendoj se reputacioni i Francës është në provë”.

Zejtarë në Francë dhe madje edhe Gjermani po punojnë për të realizuar këtë mision. Tani për tani, vizitorët mund ta shohin katedralen nga jashtë dhe artefaktet e saj në ekspozita të veçanta.

Rindërtimi i majës së katedrales kaloi përmes një debati të nxehtë. A duhet të zgjedhë Franca të kopjojë vepren elegante të shekullit të 19 nga arkitekti francez Eugene Viollet-le-Duc? Apo duhet të ndërtojë diçka krejtësisht të re? Autoritetet zgjodhën variantin e parë.

Ish-arkitekti kryesor i Katredales Notre Dame, Benjamin Mouton, shpjegon arsyen.

“Nëse nuk e rindërtojmë siç ishte, do të prishnim unitetin arkitektural të monumentit dhe autenticitetin e katredales. Sepse autenticiteti nuk është vetëm material por edhe shpirtëror. Këtu i kemi të dyja”.

Rihapja e Katredales së Notre Damit po pritet nga mbarë bota. Por për këta marangozë do të shënojë fundin e një aventure disa-vjeçare tejet të pazakontë.

Ukraina akuzon liderin e Kishës Ortodokse për qëndrime pro-ruse

Mitropoliti Pavel, igumeni i manastirit Kyiv-Pechersk Lavra. 1 Prill 2023

RFE/RL

Agjencia e lartë e sigurisë e Ukrainës e njoftoi një prift të lartë ortodoks të shtunën se ai dyshohet se ka justifikuar agresionin rus, duke kërkuar kështu arrest shtëpiak për të në një periudhe plot tensione mes qeverisë ukrainasë dhe Kishës ukrainase Ortodokse.

Mitropoliti Pavel, igumeni i manastirit Kyiv-Pechersk Lavra – vendi më i shenjtë ortodoks i Ukrainës – e ka kundërshtuar urdhrin e autoriteteve ukrainase për lirim të pronës. Më herët gjatë javës, ai e mallkoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duke e kërcënuar me dënim me ferr.

Gjatë një seance gjyqësore në kryeqytetin ukrainas, mitropoliti hodhi poshtë pretendimin e Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës (SBU) se ai e justifikonte dhe e falte pushtimin rus të Ukrainës. Pavel i cilësoi akuzat kundër tij si të nxitura politikisht.

Agjentët e SBU-së bastisën rezidencën e tij dhe më pas prokurorët i kërkuan gjykatës të japë urdhër për arrest shtëpiak përderisa zhvillohen hetimet.

Murgjit në manastir i përkasin Kishës ukrainase Ortodokse (KUO), e cila është akuzuar se ka lidhje me Rusinë. Mosmarrëveshja rreth pronës, të njohur edhe si Manastiri i Shpellës së Shenjtë, është pjesë e një konflikti më të gjerë fetar që është zhvilluar paralelisht me luftën.

Qeveria ukrainase ka kritikuar KUO-në për lidhjet e saj historike me Kishën Ortodokse Ruse, udhëheqësi i së cilës, Patriarku Kirill, e ka mbështetur presidentin rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës.

KUO-ja ka këmbëngulur se është besnike ndaj Ukrainës dhe që nga fillimi e ka dënuar pushtimin rus. Kisha e shpalli pavarësinë e saj nga Moska.

Por, agjencitë ukrainase të sigurisë kanë pohuar se disa njerëz brenda KUO-së kanë mbajtur lidhje të ngushta me Moskën.

Shumë vende të shenjta të kishës janë bastisur dhe më vonë janë publikuar fotografi të pasaportave ruse dhe fletushkave me mesazhe nga patriarku i Moskës si dëshmi se disa zyrtarë të kishës kanë qëndruar besnikë ndaj Rusisë.

Manastiri Kyiv-Pechersk Lavra është nën pronësi të qeverisë ukrainase dhe agjencia që e mbikëqyr atë i njoftoi murgjit se po vinte fundi i qirasë dhe ata kishin kohë deri të mërkurën të largoheshin nga vendi.

Metropoliti Pavel u tha besimtarëve të mërkurën se murgjit nuk do të largoheshin dhe se janë në pritje të rezultatit të një padie që Kisha e ka ngritur në një gjykatë në Kiev për këtë çështje.

Qeveria pretendon se murgjit e kanë shkelur marrëveshje për qira duke bërë ndryshime në vendin historik dhe duke bërë shkelje të tjera teknike. Murgjit e kundërshtuan këtë pretendim, duke e cilësuar atë si “pretekst”.

Shumë pjesëtarë të komunitetit ortodoks në Ukrainë i kanë ndërprerë lidhjet e tyre me KUO-në dhe kanë kaluar në Kishën rivale Ortodokse të Ukrainës (KOU), e cila para më shumë se katër vjetëve u njoh formalisht nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës.

Aleanca ushtarake – Parlamenti i Turqisë ratifikon anëtarësimin e Finlandës në NATO

Parlamenti i Turqisë ratifikoi të enjten kërkesën e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO, duke hequr pengesën e fundit në rrugën e pranimit të vonuar prej kohësh të vendit nordik në aleancën ushtarake perëndimore, njofton Euroneës.

Të gjithë 276 ligjvënësit e pranishëm votuan njëzëri në favor të kërkesës së Finlandës, disa ditë pasi parlamenti i Hungarisë miratoi gjithashtu pranimin e Helsinkit.

Të alarmuar nga pushtimi rus i Ukrainës një vit më parë, Finlanda dhe Suedia hoqën dorë nga politika e tyre prej dekadash e mosangazhimit dhe aplikuan për t’u bashkuar me aleancën.

Kërkohet unanimitet i plotë për të pranuar anëtarë të rinj në aleancën prej 30 anëtarësh dhe Turqia dhe Hungaria ishin dy anëtarët e fundit të NATO-s që ratifikuan pranimin e Finlandës.

Kërkesa e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën, ndërkohë, ka mbetur pezull, me Turqinë dhe Hungarinë për t’i dhënë  dritën jeshile, pavarësisht se  ato shprehin mbështetjen për zgjerimin e NATO-s.

Rezoluta e Senatit Italian në Mbështetje të Kryengritjes Iraniane

Në seancën e 22 marsit 2023, Senati italian miratoi njëzëri një rezolutë në lidhje me kryengritjen iraniane, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të grave nga diktatura e mullahëve dhe mbështetjen e saj për luftën e popullit iranian për liri dhe demokraci.

Kjo rezolutë e paraqitur nga grupi “Vëllezërit e Italisë”, thotë: “Për dekada, gratë dhe burrat në Iran kanë luftuar me vendosmëri për lirinë, demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Pavarësisht represionit, torturës dhe ekzekutimit të mijëra të burgosurve politikë. , regjimi nuk ka mundur të heshtë rezistencën e qytetarëve që kërkojnë liri, demokraci dhe respektim të të drejtave të njeriut dhe që kanë rrezikuar jetën e tyre”.gsh

Shefi i Bankës Qendrore Evropiane pret “rënie të shpejtë” të inflacionit

Banka Qendrore Evropiane pret rënie të shpejtë të inflacionit të lartë në Eurozonë, sipas shefit të këtij institucioni, Philip Lane.

Inflacioni veçse ka rënë në muajt e fundit.

Mirëpo në nivelin sa është tani, 8.5 për qind, është ende përtej synimit të Bankës Qendrore Evropiane prej 2 për qind.

Aktualisht, ne ndoshta jemi “në fazën më intensive të inflacionit”, ka thënë Lane.

“Çmimet e ushqimit janë ende shumë të larta dhe kjo është ajo me të cilën përballen njerëzit kur shkojnë në dyqan”.

Por, sipas tij, nëse analizohen çmimet paraprake për përbërësit ushqimorë, “vërehet ndryshimi”.

“Ka përmirësim, që do të jetë gradual në pranverë dhe verë, por më i fuqishëm do të jetë në vjeshtë”, ka thënë mes tjerash ai.

Por, për të siguruar shkallë të inflacionit në 2 për qind, Lane ka thënë se do të duhet të ketë sërish rritje të normës së interesit për hua.rel

Sulmuesja në shkollën në Nashvill i ka fshehur armët në shtëpinë e prindërve

Vendi ku është kryer sulmi në një shkollë fillore në Nashvill, Tenesi.

RFE/RL

Sulmuesja që ka lënë të vdekur gjashtë persona në një shkollë amerikane në Nashvill, Tenesi, ka blerë shtatë armë ligjërisht dhe i ka fshehur në shtëpi, ka thënë policia.

Hetuesit kanë thënë se prindërit e të dyshuarës kanë besuar se 28-vjeçarja nuk ka pasur armë dhe nuk e kanë kuptuar asnjëherë që ajo i ka fshehur diku në shtëpi.

Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë të moshës nëntëvjeçare, kanë vdekur si pasojë e sulmit në Shkollën Covenant.

Në mesin e të vdekurve kanë qenë edhe tre punëtorë të shkollës.

E dyshuara ka qenë “nën kujdes mjekësor për çrregullim emocional”, ka thënë policia.

Shteti amerikan, Tenesi nuk ka ligje që i mundësojnë policisë të konfiskojë armë nga të dyshuarit e dhunshëm.

Pavarësisht një hapësire të tillë ligjore, policia ka thënë se do t’i konfiskonte armët, nëse autoritetet do të kishin ndonjë paralajmërim që e dyshuara përbën kërcënim.

Policia ka biseduar me prindërit e të dyshuarës, Audrey Hale, e cila është vrarë më pak se 15 minuta pasi ka nisur sulmi.

Hale, e cila e ka identifikuar veten si transgjinore dhe ka qenë nxënëse e asaj shkolle, ka qenë e armatosur me tri armë, përfshirë një pushkë gjysmë-automatike.

Policia ka thënë se sulmuesja nuk e ka shënjestruar asnjë person në veçanti, mirëpo e ka shënjestruar “shkollën, ndërtesën e kishës”.

Ky sulm përbën incidentin e 131-të me të shtëna masive në Shtetet e Bashkuara këtë vit, sipas organizatës joqeveritare, Gun Violence Archive, e cila mbledh të dhëna për dhunën e shkaktuar me armë.


Send this to a friend