VOAL – VJENË, 23 MAJ – Konfirmohet nga kryeqyteti austriak se kandidati i pavaruar Alexander Van der Bellen, ambjentalist, fiton garën si Presidenti i ri i Austrisë. Po sipas të njëjtave burime, Van der Bellen, që gëzon mbështetjen e “Të gjelbërve” ka fituar me rezultat të ngushtë ndaj Norbert Hofer, që i përkiste ekstremit të djathtë.

Hofer, i cili në raundin e parë, ishte favorit krryesor i zgjedhësve austriakë, nuk ka arritur sukses në balotazh. Ai e ka pranuar humbjen duke shprehur trishtimin e tij që për pak nuk e ka arritur objektivin e tij.