VOAL

VOAL

Sulmuesi i Parisit ishte i lindur ne Çeçeni

Autoritetet franceze thanë se përgjegjësi për sulmin vdekjeprurës me thikë në Parisin qendror, është një qytetar francez i lindur në republikën ruse me shumicë myslimane të Çeçenisë, në vitin 1997. Ai ishte në listën e vëzhgimit të ekstremistëve të dyshuar, por nuk kishte një regjistër kriminal.

Policia franceze i ka marrë prindërit e tij në paraburgim për t’i marrë në pyetje. Emri i sulmuesit nuk është bërë i ditur ende.

Sulmuesi therri me thikë pesë njerëz. Një nga viktimat e tij, një 29-vjeçar vdiq. Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb, tha të dielën se katër njerëzit e tjerë pritet të mbijetojnë plagët e tyre.

Sulmuesi vdiq në vendngjarje pasi u qëllua dhe u vra nga policia, tha zoti Collomb, duke vlerësuar oficerët për veprimet e ndërmarra.

Grupi ekstremist Shteti Islamik tha përmes agjencisë së tij të lajmeve se është përgjegjës për këtë sulm, duke e quajtur sulmuesin një “ushtar” për kauzën e tyre.

Prokurori i qytetit, Francois Molins, u tha gazetarëve se sulmuesi kishte thirrur frazën arabe “Allahu Akbar”, që do të thotë “Zoti është i madh”, gjatë sulmit.

Molins tha se policia do të nisë një hetim kundër terrorizmit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha në rrjetin social Twitter se Franca “nuk do të zmbrapset asnjë inç ndaj armiqve të lirisë”.

Policia e Parisit ka shkruar në Twitter se sulmi ndodhi në rrethin e 2-të të kryeqytetit francez, i cili shpesh është i mbushur me njerëz që shkojnë drejt Operas Garnier dhe restoranteve lokale.

Kryeministri, Edouard Philippe, tha se policisë iu deshën më pak se nëntë minuta për ta nënshtruar sulmuesin që nga momenti kur ata ishin alarmuar.

“Kjo shpejtësi, qetësi dhe efektivitet i lejoi ata që të shmangin ndonjë pasojë shumë më të rëndë”, tha ai.

Parisi ka qenë në alarm të lartë për sulme terroriste, pasi një seri sulmesh kanë ndodhur në Francë gjatë tre viteve të fundit.

Kompanitë evropiane alarmohen pas anulimit të marrëveshjes bërthamore nga Trump

Shtetet evropiane kanë vendosur t’I mbrojnë kompanitë e tyre pas sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit, në kohën kritike të përpjekjes për të mbajtur marrëveshjën bërthamore aktive dhe të vazhdimit të përfitimit ekonomik të Iranit.

Zëdhënësja e kryeministres britanike Theresa May, tha se presidenti amerikan Donald Trump është pajtuar gjatë një telefonate më 11 maj se duhet të diskutohet se si sanksionet e reja ndaj Iranit për naftën dhe sektorin banker do të ndikojnë në kompanitë evropiane që operojnë nën marrëveshjen e vitit 2015, të cilën Trumpi e ka tërhequr.

Britania, Franca dhe Gjermania bashkë me Rusinë dhe Kinën, deklaruan se do të mbeten të përkushtuar në respektimin e marrëveshjes dhe besojnë se është mënyra më e mirë për të siguruar se Irani nuk do të vazhdojë me krijimin e armëve bërthamore.

Presidenti Iranian Hassan Rohani, ka deklaruar se do të vazhdojë me respektimin e marrëveshjes, përderisa ekonomia e vendit do të vazhdojë të përfitojë nga lirimi i sanksioneve.

Berlusconi rehabilitohet – mund të kandidojë për poste zyrtare

VOAL – Silvio Berluskoni mori rehabilitimin nga gjykata e Milanos për rehabilitim. Lajmi është sjellë nga Corriere della Sera në numrin e së shtunës dhe është përhapur menjëherë në të gjitha mediat. Vendimi në fakt i anulon të gjitha efektet e dënimit të pësuar në kontekstin e procesit të të drejtave ndaj Mediaset në vitin 2013.

Ky dënim kishte shkaktuar pamundësinë e kandidimit, imponuar nga ligji Severino. Nëse do të ketë ndërkohë votime, Berluskoni ka të drejtë të paraqitet si kandidat në Dhomën e Deputetëve ose në Senatin e Republikës.

Kërkesa u paraqit në mars nga avokatët e ish Kryeministrit dhe përgjigja erdhi një muaj më herët se sa pritej. Sipas kodit, për njoftimin e favorshëm, aplikanti duhet të ketë vuajtur dënimin (dhe ky është rasti) dhe të ketë dhënë dëshmi të sjelljes së mirë që nga dënimi. Prandaj, në bazë të një orientimi të Gjykatës Supreme, nuk janë marrë parasysh çështjet e pazgjidhura që lidhen me rastin Ruby: disa ryshfete dëshmitarëve për të cilat ai akuzohet janë nga fundi i vitit 2016.

Për t’u kthyer në fushë, Berluskoni kishte provuar gjithashtu rrugën në Strasburg, vendimi i të cilit është ende në pritje.

ANSA

Gjermania përkrah kompanitë që bëjnë biznes në Iran

Flamuri gjerman.

 

 

Gjermania është e gatshme t’iu ndihmojë kompanive të saj në të bërit biznes në Iran, ka thënë ministri gjerman i Ekomonisë, Peter Altmaier, pasi i dërguari amerikan në Berlin vuri në pikëpyetje ndershmërinë e këtyre transaksioneve, transmeton Reuters.

Të martën presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka njoftuar për tërheqje nga pakti bërthamor dhe për rivendosje të sanksioneve ndaj Iranit.

Gjermania së bashku me Francën dhe Britaninë kanë thënë se mbeten të përkushtuara në këtë marrëveshje, derisa ministri Altmaier ka thënë se Qeveria e tij nuk ka arsye për të ndryshuar skemën e eksportit me Iranin.

“Ne jemi të gatshëm të flasim me të gjitha kompanitë e shqetësuara dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë për të ulur pasojat negative”, ka thënë ai për radion Deutschlandfunk.

“Kjo do të thotë se diskutimet do të jenë pikërisht për kufizim të dëmit” duke përfshirë edhe ofrimin e këshillave ligjore, ka thënë ai.

Rreth 120 kompani gjermane operojnë në Iran, duke përfshirë Siemens dhe 10,000 kompani të tjera gjermane bëjnë tregti me këtë vend.

Altmaier ka thënë se Gjermania dëshiron të anashkalojë “ndonjë spirale të përshkallëzimit” sa i përket marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Emmanuel Macron: Europa është fati ynë

Bashkimi Europian duhet të shpëtojë rendin multilateral, që po vihet në pikëpyetje nga SHBA, kërkon presidenti francez, Macron në intervistë me Deutsche Wellen dhe ARD. Ishte intervista e parë me një televizion gjerman.

Zyra e shtypit në pallatin Elysee ishte kujdesur që për presidentin francez të qëndronte gati një kolltuk i rehatshëm për intervistën. Por Emmanuel Macron gjatë 20 minutave të intervistës me Deutsche Wellen dhe ARD qëndroi ulur në cep të kolltukut duke shtrënguar grushtin, duke gjestikuluar me të dy krahët për të bindur dy intervistuesit, Max Hofmann e Deutsche Welles dhe Caren Miosgan nga ARD për qëndrimet e tij.

Dinamik, energjik, i kthjellët, por edhe i duruar me vonesat teknike u tregua 40 vjeçari Macron. Ai është krenar që Franca ka ndryshuar shumë këtë vit. Tani ai kërkon të bëjë për vete edhe europianë të tjerë. Ky është mesazhi i tij në intervistën e parë televizive me një televizion gjerman.

Trump bën gabim

Fillimisht në intervistë bëhet fjalë për temën kryesore aktuale në politikën e jashtme. “Shpreh keqardhjen për vendimin e presidentit amerikan”, tha Emmanuel Macron pas heqjes dorë të SHBA-së nga marrëveshja atomike me Iranin. “Besoj se ky është gabim, prandaj ne europianët duhet të qëndrojmë të bashkuar në kuadër të marrëveshjes”.

Para intervistës me DW dhe ARD, presidenti Macron kishte telefonuar me presidentin iranian, Hasan Rohani dhe e kishte siguruar që BE do të qëndrojë tek kjo marrëveshje. Ai pranoi në intervistë se përpjekjet e tij tek Donald Trump hasën në veshë të shurdhët. “Propozimi im për Trumpin ishte që të mos këputen të gjitha fijet, e të hidhet dhe e mira përtokë.” Vetëm sepse dikush e hedh poshtë marrëveshjen, kjo nuk do të thotë që të dështojë e gjithë marrëveshja. “Ne duhet ta plotësojmë atë dhe ta zgjerojmë përtej vitit 2025. Kemi nevojë për një kuadër të zgjeruar.” Macron premtoi se do të punojë për këtë me europianët.

Karlspreis 2018 zu Aachen | Emmanuel Macron, Präsident Frankreich | DW-Interview (DW/B. Riegert) Emmanuel Macron me intervistuesit, Caren Miosga, ARD dhe Max Hofmann, Deutsche Welle

“Europa duhet të shpëtojë rendin multilateral”

Emmanuel Macron kërkon që marrëdhëniet me SHBA të mos perceptohen vetëm si krizë. Kemi shumë interesa të përbashkëta në temën e sigurisë dhe luftimit të terrorizmit. “Ka tensione, por edhe një lidhje të fortë”. Lidhur me grindjen për doganat, Macron kërkon nga Europa të mos sillet si partnere e vogël. “Në këtë temë Europa duhet të kërkojë respektin që i takon. Ne jemi një fuqi e madhe ekonomike. SHBA janë aleat dhe partner, por edhe ne kemi rregulla. E duhet të tregojmë kujdes që këto rregulla të respektohen.”

Trump vendos në fund të majit, nëse BE do të përjashtohet përfundimisht nga doganat ndëshkuese për çelikun dhe aluminin. BE ka kërcënuar me kundërmasa. Macron thotë: “Mendoj se jemi sot në një moment historik për Europën. Europa ka detyrën që të shpëtojë rendin multilateral që kemi ngritur në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe që sot është i kërcënuar.” I kërcënuar nga vetë aleati, SHBA.

Merkel nuk më ka zhgënjyer

Duke qeshur dhe me gjest refuzues, reagon luftëtari për Europën, Macron ndaj pyetjes, nëse ai është i zhgënjyer nga Angela Merkel, sepse po zgjat kaq shumë që Gjermania t’u përgjigjet propozimeve reformuese të Macron për BE. “Jo aspak. Nuk jam i zhgënjyer”, tha Macron. “Tani Gjermania do ta formulojë përgjigjen ndaj propozimeve tona dhe pres shumë. Shpresoj që kancelarja dhe qeveria e saj të jenë në lartësinë e detyrës dhe të punojmë së bashku për një Europë më të fortë, një Europë sovrane dhe të bashkuar.”

Euro ka nevojë për transferta

Macron nuk e kupton kritikën për propozimet e tij të zgjeruara për BE. Ai nuk këmbëngul që të ketë një ministër Financash, por detyra duhet të kryhet. “Se si quhet institucioni nuk ka rëndësi. Qëllimi është kryesori.” Macron thotë qartë, se eurozona nuk do të rezistojë dot gjatë, nëse nuk kryhen transferta mbështetëse nga vendet më të pasura tek më të varfrat. “Duhet të dalim nga tabutë dhe egoizmat”, thotë Macron. Mbështetja në formë transfertash është një tabu gjermane që duhet të bjerë. “Edhe Franca e ka një tabu. Ndryshimin e Marrëveshjes së BE. Edhe kjo duhet të bjerë. Ne duhet ta ndryshojmë marrëveshjen.”

Shumë presidentë francezë nuk guxonin ta preknin këtë temë, nga frika sepse kjo kërkonte votën me referendum. “Nuk kam pretendimin, se gjithçka kam propozuar duhet të pranohet. Jam i bindur se është detyrimi im që të bëjmë propozime të tilla dhe të diskutojmë. Statusquoja në Europë është e keqe për të gjithë.” Macron është optimist, se me Merkelin do të bëjë propozime të përbashkëta në qershor.

“Nuk jam superhero”

Një vit pas zgjedhjes së tij si president, Franca ka ndryshuar shumë. Por krahasimet me Jupiterin apo Julius Cezarin nuk i pëlqenë Macron. “Nuk e kam parë veten kurrë si hero.” Macron është i vetëdijshëm, se puna që ka përpara është e madhe. Megjithë krizat ai kërkon të mbetet optimist pr Europën.

Të enjten (10.05) Emmanuel Macron nderohet me Çmimin Karl të Qytetit të Aachenit. Në deklaratën e jurisë thuhet se ai nderohet si “shpresëdhënës i Europës”. Në intervistë me Deutsche Wellen dhe ARD, Macron lë të kuptohet se ky çmim e nderon. “Shumë vetë besonin se është e pamundur të zgjidhesh në Francë me synime ambicioze europiane. Por doli se funksionoi.”

Konflikti Izrael-Iran: Macron e Merkel thirrje për çtensionim

Pas sulmeve ajrore të Izraelit Teherani kishte kërcënuar me kundërpërgjigje. Tani të dy vendet shkëmbejnë sulme ushtarake. Merkel dhe Macron thirrje për çtensionimin e situatës.

Pas shkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë bërë thirrje për çtensionimin e situatës. Macron dhe Merkel që u takuan në Aachen, ku presidenti francez nderohet me Çmimin Karl (10.05) janë shprehur të shqetësuar për sulmet ushtarake në Siri. Në natën e së enjtes konflikti Izrael-Iran u shkallëzua në mënyrë të rrezikshme. Qeveria gjermane ka dënuar ndërkohë sulmet e dyshuara të Iranit ndaj pikave ushtarake izraelite duke i quajtur ato “provokim të rëndë”. Izraeli ka “të drejtën e vetëmbrojtjes”.

Israelische Panzer auf den Golanhöhen (Getty Images/AFP/J. Marey) Tanke izraelite në Lartësitë Golan

Ndërkohë nga sulmet e Izraelit ndaj pikave ushtarake në Siri kanë humbur jetën 23 vetë, ka bërë të ditur Zyra Vëzhguese për të Drejtat e Njeriut pas sulmeve natën e së enjtes. Ushtria ruse ka thënë, se kanë qenë të përfshirë 28 avionë luftarakë izraelitë, shkruan dpa.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus është shprehur se Lartësitë Golan të Izraelit u goditën nga 20 raketa iraniane në. Ndërkohë disa raketa të lëshuara nga Siria janë eliminuar. “Këtë sulm të Iranit ne e shohim si shumë serioz”, tha Conricus. Sipas të dhënave izraelite janë sulmuar pika ushtarake në Golan. Nuk ka të dhëna për viktima dhe dëmi material është “i kufizuar”. Përgjegjëse për këtë sulm bëhen brigadat Al-Quds, njësia elitë e gardave të revolucionit iranian.

Kundërsulmi i Izraelit

Në mëngjesin e së enjtes (10.5), ushtria izraelite bëri të ditur, se janë sulmuar objektiva ushtarakë në Siri. Sulmet janë përqëndruar në pika ushtarake ku mbahen raketat iraniane, në njësi logjistike dhe të shërbimeve sekrete, bëhet e ditur nga pala izraelite.

Sipas të dhënave të ushtrisë siriane janë goditur kryesisht objektiva në jugperëndim të provincës së Quneitras. Raketat kanë ardhur nga Lartësitë Golan dhe kanë mbërritur deri në qytetin Al-Baath. Televizioni raportoi se janë hedhur 50 raketa në Siri, por që janë kapur nga kundërmbrojtja ajrore.

Israel Verteidigungsminister Avigdor Lieberman (Reuters/N. Elias) Avigdor Lieberman

Liebermann tregohet luftarak

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman foli për sukses të Izraelit. Është goditur “gati e gjithë infrastruktura iraniane”, tha ai. Ai shpreson që ky “episod” të marrë fund dhe se “gjithkush ta ketë kuptuar”. Prej ditësh shërbimet sekrete izraelite paralajmërojnë ndaj një sulmi hakmarrës iranian, si kundërpërgjigje ndaj sulmit ajror të Izraelit më 9 prill në Siri, ku u vranë 9 ushtarakë iranianë. Izraeli ka bërë të ditur se do të pengojë me çdo çmim krijimin e një prezence ushtarake iraniane në afërsi të kufirit të tij.

la/(rtr, dpa, afp)

Ambasadori amerikan në Berlin kërkon largimin e kompanive gjermane nga Irani

Menjëherë pasi i paraqiti letrat kredenciale presidentit gjerman, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, Richard Grenell, u kërkoi kompanive gjermane të fillojnë të largohen nga Irani.

Amb. Grenell shkroi në Twitter se sanksionet amerikane do të kenë në objektiv sektorë të rëndësishëm të ekonomisë iraniane dhe se kompanitë gjermane që kanë aktivitete biznesi në Iran duhet të fillojnë t’u japin fund menjëherë operacioneve.

Dje Presidenti Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe se do t’i rivendosin sanksionet ndaj Teheranit.

Bizneset që e vazhdojnë aktivitetin e tyre në Iran mund të bëhen objekt i ndëshkimeve me gjoba.

Gjermania është një prej shteteve nënshkruese të marrëveshjes me Iranin dhe kancelarja Angela Merkel mendon se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ishin tërhequr nga marrëveshja.

Macron merr në Berlin çmimin ”Carlo Magno”: Pionier i rinovimit të ëndrrës europiane

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të marrë nesër çmimin ”Carlo Magno”, me motivacionin Pionier kurajoz i rinovimit të ëndrrës europiane. Cmimi do ti jepet në Aquisgrana me rastin e njëvjetorit të zgjedhjes në Elize’.

“Ështe një mundësi për qeverinë gjermane të japë një përgjigje rreth ëndrrës së rinovimit të Europës” shtoi Juergen Linden, drejtori i çmimit duke motivuar edhe arsyen e zgjedhjes së Macron.

Në ceremoni do të marrë pjesë edhe kancelarja Angel Merkel, e cila do të mbajë edhe një diskutim mbi Europën.

Në qershor Merkel dhe Macron do të paraqesin disa propozime konkrete në Bashkimin Europian.

Macron: Franca, Britania dhe Gjermania shprehin keqardhje për vendimin e Trumpit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se: Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania shprehin keqardhje për vendimin e Trump-it për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin”

BRUKSEL – Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se: Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania shprehin keqardhje për vendimin e Trump-it për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin”. aa

BE: Si komunitet ndërkombëtar do ta mbrojmë marrëveshjen bërthamore

BE lidhur me deklaratën e SHBA-ve për tërheqje nga marrëveshja bërthamore ka thënë: Si komunitet ndërkombëtar do të mbrojmë marrëveshjen bërthamore

BRUKSEL – BE lidhur me deklaratën e SHBA-ve për tërheqje nga marrëveshja bërthamore ka thënë: Si komunitet ndërkombëtar do të mbrojmë marrëveshjen bërthamore.

Tusk: BE do të veprojë në unitet përballë politikave të Trumpit

“BE-ja do të veprojë në unitet përballë politikave të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe në lidhje me tregtinë”, tha Tusk

BRUKSEL – Presidenti i Këshillit Evropian të Bashkimit Evropian (BE), Donald Tusk tha se BE do të veprojë në unitet pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump i cili njoftoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Në një mesazh të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Tusk tha se “BE-ja do të veprojë në unitet përballë politikave të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe në lidhje me tregtinë”.

Pasi ka rikujtuar se liderët e BE-së do të mblidhen së bashku më 17 maj në Sofje të Bullgarisë, Tusk ka ndarë informacionin se çështjet për marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe për tregtinë do jenë në axhendën e samitit. aa

Itali – Zbuloi bandën e Habilajt, del në gjyq shqiptari

Pasi dosja e megaoperacionit kunder trafikut te droges, mes klaneve mafioze siçiliane dhe Cosa Nostra ne Itali me nje numer te madh te arrestuarisht perfundoi ne Gjykate, kjo e fundit ka kerkuar ne seance denime te ashpra per anetaret e bandes.

Mes tyre jane edhe dy shqiptare, Erson Zhuka dhe Ermir Baja. Ndaj tyre, sipas mediave italiane, jane kerkuar denime me 18 vite burg për Erson Zhukën dhe me 12 vite burg për Ermir Baja.

Ndaj tyre rendon akuza e pjesëmarrjes në aktivitet mafioz, trafik ndërkombëtar droge, realizuar mes vendit tone, Shqipërisë dhe Italise, specifikisht provincave te Katanais, Raguzës e Sirakuzës.

Emri i Zhukes nuk eshte i panjohur per drejtesine, pasi ai u cilesua si njeriu kyc, arrestimi i i te cilit, coi ne zbulimin dhe kapjen e bandes se Moisi Habilajt dhe rrjetit te tij te forte te trafikut te droges nga Shqiperia ne Itali.

Arrestimi i Zhukes zbuloi banden e Habilajt 

Autoritetet italiane të drejtësisë, duke filluar nga vitit 2013 e në vazhdim, hetuan shtetasit Moisi Habilaj, Nezar Seiti etj. si dhe bashkëpunëtorët e tyre si anëtarë të një grupi kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve. Në kuadër të këtij hetimi, u bë i mundur sekuestrimi, së fundmi, i sasisë prej 3.5 tonëve lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, arrestimi me cilësinë e të dyshuarit të shtetasve Moisi Habilajt etj. dhe shpallja në kërkim ndërkombëtar e shtetasit Nezar Seiti.

Shtetasi Moisi Habilaj, së bashku me shtetasit Nezar Seiti, Florian Habilaj, Metan Matani etj., që nga prilli 2017 e në vazhdim, u hetuan nga Prokuroria pranë kësaj Gjykate për veprën penale të trafikimit të narkotikëve. Hetimet e autoriteteve të drejtësisë italiane e kishin fillesën e tyre te një veprimtari hetimore, e kryer në kuadër të operacionit “Odessa 2012” ndaj një organizate të degëzuar kriminale, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht kanabis në aksin Shqipëri-Itali.

Nga hetimet e kryera ndaj shtetasit shqiptar Erson Zhuka, element kyç i organizatës që operonte në territorin e Raguzës, kishin rezultuar kontakte të shumta me bashkatdhetarin e tij, shtetasin Moisi Habilaj.

Mbi këtë fakt, ndaj Moisi Habilajt, filloi përdorimi i mjeteve teknike të hetimit dhe rezultoi se ai ishte importues me shumicë i lëndëve narkotike që vinin nga Shqipëria.

Në aktivitetin e tij, Moisiu ndihmohej nga shtetasi shqiptar i thirrur “Daja” dhe që është identifikuar si Sabaudin Çelaj. Përgjimi i komunikimeve të numrave telefonikë në përdorim të Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelajt, mundësoi identifikimin e subjekteve të tjera që bënin pjesë në këtë organizatë.

“Air France ballafaqohet me rrezikun e falimentimit”

PARIS – Ministri i Ekonomisë së Francës, Bruno Le Maire tha se nëse kompania ajrore kombëtare Air France nuk ndërmerr hapat e nevojshëm ballafaqohet me rrezikun e falimentimit.

Le Maire i cili mori pjesë në një program në kanalin BFMTV theksoi seriozitetin e gjendjes në kompaninë ajrore kombëtare Air France, ku punëtorët e saj janë në grevë për 2.5 muaj me kërkesën për rritjen e pagave dhe përmirësimit të kushteve.

“Nuk e kuptoj gjendjen aktuale, përderisa Air France ishte në rrugë të drejtë. Aktualisht problemi kryesor është mbijetesa e kompanisë e cila po ballafaqohet me rrezikun e falimentimit në qoftë se nuk i ndërmerr hapat e nevojshëm për konkurrencë”, tha Le Maire.

Duke u bërë thirrje pilotëve dhe punonjësve të kompanisë ajrore, Le Maire tha se “kompania është në rrezik” dhe se ata nuk duhet të kërkojnë më shumë se pagat e ofruara nga menaxhmenti.

Ai paralajmëroi se mbijetesa e Air France është në rrezik dhe u bëri thirrje të gjithë punonjësve të veprojnë me përgjegjësi.

Pilotët, punonjësit e kabinës dhe shërbimit në tokë të Air France të cilët janë anëtarë të 11 sindikatave vazhdojnë grevën e tyre për më shumë se 2 muaj me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe rritjes së pagave për 6 për qind.

Kryeshefi ekzekutiv i Air France, Jean-Marc Janaillac pas refuzimit të rritjes së pagës së propozuar nga kompania në një votim në mesin e punonjësve, ditë më parë njoftoi se ka dhënë dorëheqje.

Menaxhmenti i kompanisë njoftoi se në çerekun e parë të vitit 2017 greva ka shkaktuar humbje prej 269 milionë euro në të ardhura. Duke bërë të ditur se greva ka ndikuar sidomos gjatë muajve prill dhe maj, parashikohet se humbja e shkaktuar si pasojë e grevës do të jetë “të paktën 300 milionë euro”.

Zyrtarët paralajmërojnë se e ardhmja e kompanisë është në rrezik për shkak të shqetësimeve të anulimit të biletave dhe të rezervimeve në masë të madhe. aa

Japin miliona euro, Spanja i liron shqiptarët e kapur me heroinë

Gjashtë persona janë të akuzuar dhe pritet që brenda dy javëve të dalin para Gjykatës spanjolle për këtë çështje. Sipas akuzës, heroina trafikohej në krahinën e Pontevedra, ku më pas shitej përmes dozave. Një person i shtatë është shpallur në kërkim si pjesë e këtij grupi. Mediat spanjolle raportojnë se ai është një shtetas shqiptar, adresa e të cilit është në Valencia.

Gjatë kontrollit në banesën, ai nuk u gjet aty. Autoritetet spanjolle thonë se ai është drejtuesi i rrjetit shqiptar. Ai kishte në varësi dy shqiptarët e tjerë Sokol R. dhe Rinush G., të cilët tashmë janë mes 6 të pandehurve. Detyrat e organizatës ishin të ndara. Njëri prej të akuzuarve, Castor Manuel G., njëherë kishte udhëtuar personalisht drejt Barcelonës së bashku me gruan e tij për të dorëzuar heroinën që kishte marrë prej shqiptarëve. Ai ishte drejtues i rrjetit të drogës në Spanjë.

Sipas hetimeve, Castor Manuel G. kujdes për shpërndarjen e heroinës brenda territorit spanjoll, ndërsa shqiptarët kishin përgjegjësinë e transportit përmes Evropës. Dhe për këtë gjë kujdesej shqiptari Rinush G., i cili kishte për detyrë të siguronte makinat e transportit nga Europa Qëndore drejt destinacionit, që ishte Spanja. Gjatë aksionit anti-drogë të kryer në Mars të vitit 2016, policia sekuestroi 54 kg heroinë që nëse do të shitej në tregun e pakicës, kapte vlerën e 2.5 milionë Eurove. Prokuroria spanjolle thekson se Castor Manuel G. kishte përfshirë në aktivitet kriminal edhe bashkëshorten e tij, e cila ishte krahu i djathtë.

Ndaj saj prokuroria ka kërkuar 15 vite burgim dhe 17 vjet për bashkëshortin e saj Castor Manuel G. Kurse për shqiptarin Rinush G. është kërkuar 18 vjet burgim. Ai akuzohet gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh. Në momentin e arrestimit atij iu gjetën 3 identitete të rreme, mes të cilave një greke dhe një irlandeze. Kurse për Sokol R. Prokuroria spanjolle ka kërkuar 11 vite burg, po kështu edhe për dy të pandehur të tjerë. Edhe pse në pritje të gjyqit, Sokol R. ka dalë nga qelia me kusht, duke lënë garanci pasurore mbi 1 milionë Euro.

Nisur nga ky rast, prokurori spanjoll i çështjet ka kërkuar që ndaj të pandehurve të kërkohen garanci pasurore të larta duke filluar nga 7.5 deri në 9.5 milionë Euro për secilin. Kurse mediat spanjolle shkrujanë se pagesa mbi 1 milionë Euro si garanci pasurore tregojë fuqinë ekonomike të kësaj organizate kriminale.

Spanjë, shërbimi detar shpëton 476 emigrantë në Mesdhe

Shërbimi detar njoftoi se të premten dhe të shtunën shpëtuan emigrantët nga 15 anije të vogla

MADRID – Të paktën 476 emigrantë u shpëtuan në brigjet jugore të Spanjës pasi u përpoqën të kalonin Detin Mesdhe nga bregu afrikan, njoftoi shërbimi detar spanjoll.

Shërbimi detar njoftoi se të premten dhe të shtunën shpëtuan emigrantët nga 15 anije të vogla. Nuk ka informacione për viktima të mundshme.

Kushtet e mira të motit në këtë zonë kanë shkaktuar një valë të re përpjekjesh për të kaluar Detin Mesdhe.

Çdo vit dhjetëra mijëra refugjatë dhe emigrantë përpiqen të kalojnë Mesdheun në kërkim të një jete më të mirë në Evropë dhe mijëra prej tyre mbyten gjatë përpjekjeve. aa

“Dita me dyer të hapura”, interes i lartë për institucionet e BE-së

Për “Ditën me dyer të hapura” është treguar interes i lartë nga qytetarët, ku përpara institucioneve të Këshillit të BE-së, Parlamentit Evropian (PE) dhe Komisionit të BE-së janë formuar radhë të gjata

BRUKSEL – Institucionet e Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel kanë organizuar “Ditën me dyer të hapura”, me rastin e themelimit të Bashkimit Evropian 68 vite më parë, më 9 maj të vitit 1950.

Për “Ditën me dyer të hapura” është treguar interes i lartë nga qytetarët, ku përpara institucioneve të Këshillit të BE-së, Parlamentit Evropian (PE) dhe Komisionit të BE-së janë formuar radhë të gjata.

Hapja e kësaj dite të veçantë është kryer nga zv.presidenti i Komisionit të BE-së, Jyrki Katainen.

Në këtë ditë e cila ka për synim afrimin e popullatës me BE-në, qytetarët kanë gjetur mundësinë që të marrin informacione nga punonjësit rreth institucioneve dhe aktiviteteve të BE-së.

Fotografitë, muzika dhe një shumëllojshmëri e aktiviteteve të lojërave tërhoqën vëmendjen e prindërve dhe të fëmijëve që vizituan institucionet e BE-së. aa

Jean-Claud Juncker kujton me nostalgji Karl Marksin

Në qytetin Trier në Gjermani u zbulua sot një statujë e Karl Marksit, në 200 vjetorin e lindjes së filozofit gjerman që frymëzoi ideologjinë e ekstremit të majtë dhe diktatorët komunistë të Lindjes.

Statuja 4.4 metra e lartë është dhuratë e Kinës dhe ka zgjuar kritika të ashpra nga individë dhe grupe që fajësojnë Marksin për revolucionet e përgjakshme komuniste dhe regjimet shtypëse që uzurpuan një pjesë të madhe të botës nga Evropa Lindore në Rusi e Kinë.

Filozofia e Marksit e shpalosur në veprat e tij Manifesti dhe Kapitali, gjeti një aleat të pazakontë tek Jean-Claud Juncker, president i Komisionit Evropian.

Ai foli në vendlindjen e tij, Trier për mesazhin e Marksit, duke u shprehur se filozofi gjerman nuk duhet gjykuar për krimet që kryen të tjerët vite pas vdekjes së tij.

Juncker u shpreh se forca shtytëse e kapitalizmit duhet balancuar me një mendësi që nuk interesohet thjesht për sistemin, por edhe për njerëzit në këtë sistem.

Ai foli gjithashtu për nevojën që t’i kushtohet rëndësi dimensionit social të Bashkimit Evropian.

Vdiq disidentja antikomuniste që i shkruante letra Radios Evropa e Lirë

Doina Cornea. Maj, 1990.

 

 

Disidentja antikomuniste rumune, Doina Cornea, e cila ka dënuar regjimin e diktatorit Nicolae Ceausescu gjatë viteve 1980 me letra dërguar Radios Evropa e Lirë, ka vdekur. Ajo ka qenë 88 vjeçe.

Djali i saj, Leontin Iuhasz, tha se Cornea ka vdekur më 4 maj në qytetin Cluj, pas një sëmundjeje të gjatë.

Cornea ka fituar famë ndërkombëtare në vitin 1982, pasi ka nisur të dërgojë letra në Radion Evropa e Lirë, në të cilat kritikonte shkatërrimin në shkallë të gjerë të fshatrave dhe kishave rumune.

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, e quajti Cornean “simbol të guximit dhe rezistencës antikomuniste”.

Cornea ka marrë disa çmime, përfshirë një nga Papa Gjon Pali II në vitin 2003 dhe Legjionin e Nderit Francez për merita civile.

NATO: Misioni dhe mandati i FSK-së nuk vendoset nga ne

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, sipas NATO-s, është çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, NATO ka thënë se mbështet zhvillimin e FSK-së brenda mandatit që është krijuar për këtë forcë.

“Struktura, mandati dhe misioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk vendosen nga NATO. Kjo është çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e NATO-s nga Brukseli dhënë Radios Evropa e Lirë.

“NATO mbështet zhvillimin e FSK-së brenda mandatit që ka. Nëse mandati i FSK-së ndryshon, Këshilli Veri-Atlantik, do të duhej të rishqyrtonte nivelin e angazhimit të NATO-s”, theksohet në përgjigje.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, krijimi Forcave të Armatosura mund të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese që bëhet nga dy të tretat e votave të Kuvendit të Kosovës duke përfshirë edhe dy të tretat e votave nga deputetët që përfaqësojnë komitetet pakicë në Kuvend.

Ky transformim është kundërshtuar kategorikisht nga përfaqësuesit e Listës Serbe, çka e ka komplikuar gjithë procesin e transformimit.

Në vitin 2017 Kosova ka marr një iniciativë për ta krijuar ushtrinë vetëm me ligj dhe pa ndryshime kushtetuese, por kishte hasur në kundërshtime të ashpra nga SHBA dhe NATO.

“Narco Jet” – Dy trafikantët shqiptarë në Spanjë me identitet të vjedhur

Dy shtetas shqiptarë u arrestuan të hënën në Spanjë, të dyshuar si drejtues të një organizate mafioze që merrej me trafikun e kokainës nga Kolumbia.

 

Mediat spanjolle publikuan emrat e shqiptarëve që u arrestuan nga operacioni i një dite më parë në Madrid, ku u sekuestruan 1 ton kokainë dhe 1.55 milionë euro.

Sipas “La Razon”, bëhet fjalë për Julian Deblinin dhe Dritan Gradicën, ndërsa dy të tjerë janë shtetas spanjollë, Ruben Paz Ciprian Munoz dhe Ruben de Castillo de la Torre. I pesti i operacionit u arrestua në Kolumbi, Lelio Nevarda Avila Santana.

Mediat lokale, duke iu referuar burimeve nga Policia, thonë se dy shqiptarët kanë përgatitje ushtarake dhe mendohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Ballkan.

Duket se në këtë rast i referohen luftës së Kosovës.

Megjithatë, nga verifikimet e kryera rezulton se të dy këta persona, të arrestuar në Spanjë, kanë qenë të pajisur me dokumente identiteti të falsifikuara.

Nga një kërkim në regjistrin e Gjendjes Civile, Dritan Gradica rezulton një person nga Kukësi, i cili jeton në Londër dhe 10 vite më parë ka denoncuar vjedhjen e identitetit.

Ndërsa personi tjetër, Julian Deblini, nuk figuron i regjistruar në Gjendjen Civile.

PANORAMA

Po ndodh: Trafik droge me avion nga Shqipëria në Itali, 7 arreste

Nje superoperacion antidroge po zhvillohet ne Bolonja ne Itali ku pritet te ekzekutohen 7 urdher arreste.

 

Mediat italiane bejne me dije se aksioni policor ka nisur qe ne oret e para te mengjesit et sotem dhe ka objektiv nje grup kriminal që trafikon drogë nga Shqipëria në Itali me avion.

Pjese e aksionit jane karabinierët e Riccione-s, nën drejtimin e antimafias së Bolonjës. Policia njofton se ka sekuestriar sasi te konsiderueshme të kokaine, marihuanës dhe hashash.

Dyshohet se transporti behej me nje avion te vogel permes ajrit nga Shqiperia ne Itali e me pas aty perpunohej ndahej dhe trafikohej ne zona te tjera.

Ish-presidenti rumun: Gjermania po ushtron presion për të njohur Kosovën

Ish-Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku deklaroi së Bukureshti është nën trysninë e Gjermanisë për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Në një deklaratë për televizionin rumun B1, Basesku tha se Gjermania po ushtron trysni ndaj pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës që sa më shpejtë ta bëjnë këtë.

Bëhet fjalë për trysni ndaj Rumanisë, Spanjës, Qipros, Greqisë dhe Sllovakisë, precizoi Basesku, përndryshe President nderi i Partisë së Unitetit Kombëtar.

“Rumania nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës, përkundër premtimeve të cilat Gjermania ja ka dhënë udhëheqësve kosovarë. Do të ishte kjo një goditje e tmerrshme për Moldavinë, ngase situata në Transdnjestri është e ngjashme me atë në Kosovë”- tha Basesku.

SHBA konfirmon dërgimin e sistemeve anti-tank në Ukrainë

Ukrainë. Foto nga arkivi

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kanë dërguar sisteme të mbrojtjes anti-tank në Ukrainë, një lëvizje kjo që është mirëpritur nga Kievi. Por, me gjasë do të ngjallë zemërim në Moskë, e cila është e përfshirë në konfliktin katërvjeçar, duke mbështetur separatistët që luftojnë kundër forcave ukrainase.

“Ato tashmë janë dërguar”, tha një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, në një përgjigje dërguar REL-it, lidhur me dërgimin e sistemeve amerikane Javelins.

Kjo dërgesë duket se e thellon përfshirjen e SHBA-së në konfliktin në Ukrainë dhe shënon një fitore simbolike për Ukrainën, në përpjekjen e saj për të ruajtur mbështetjen perëndimore, në konfliktin që po vazhdon.

Pas disa muajsh të mbushura me debate në Uashington, dhe siç thuhet hezitimit të presidentit amerikan, Donald Trump, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ka miratuar shitjen e sistemeve Javelin në muajin dhjetor.

Ky njoftim ka nxitur një reagim të ashpër nga Moska, ku zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov ka akuzuar SHBA-në se “po nxit luftë”.

Ndërkaq, Departamenti amerikan i Shtetit, nuk ka dhënë detaje të tjera, përveç se ka konfirmuar dërgesën e këtyre sistemeve.

Kievi dhe qeveritë Perëndimore thonë se Moska po furnizon me armë separatistët në Ukrainë dhe po dërgon luftëtarë rusë, për të ndihmuar separatistët që të kontrollojnë territore në kufi me Rusinë, që prej se Moska aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në mars të vitit 2014.

Amsterdami pa energji elektrike, anulohen shumë fluturime

Mungesa e energjisë elektrike në disa pjesë të qytetit shkaktoi turma të mëdha në njërin prej aeroporteve më të frekuentuar në Evropë

AMSTERDAM – Për shkak të mungesës së energjisë elektrike në aeroportin ndërkombëtar “Schiphol” në Amsterdam janë anuluar dhe shtyrë për disa orë një numër i madh i fluturimeve.

Mungesa e energjisë elektrike në disa pjesë të qytetit shkaktoi turma të mëdha në njërin prej aeroporteve më të frekuentuar në Evropë.

Autoritetet sot urdhëruan mbylljen e rrugëve dhe linjës hekurudhore drejt aeroportit në periferi të kryeqendrës holandeze.

Në ueb faqen e aeroportit njoftohet se sistemi kompjuterik për paraqitje sërish është në funksion, por paralajmëruan pasagjerët që të kontrollojnë radhën e fluturimit.

Siç theksuan në aeroport, në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 11:00 do të ulet kapaciteti i fluturimeve ardhëse, si dhe disa fluturime janë anuluar.

Kompania kombëtare energjetike holandeze Tennet njoftoi se është duke hetuar shkakun e mungesës së energjisë elektrike. aa

Juncker: “Evropa po humb fuqinë në skenën botërore”

“Evropa po humb fuqinë në skenën botërore, po mendojmë se jemi padroni i botës, por në të vërtetë ne harrojmë që ne jemi një pjesë e vogël dhe e dobët e universit”, ka deklaruar Juncker

BRUKSEL – Presidenti i Komisionit Evropian (BE), Jean-Claude Juncker, tha se “Evropa po humb fuqinë në skenën botërore, po mendojmë se jemi padroni i botës, por në të vërtetë ne harrojmë që ne jemi një pjesë e vogël dhe e dobët e universit”.

Juncker ka folur për gazetën holandeze “Trow” ku bëri deklarata në lidhje me ekonominë e BE-së, situatën demografike dhe marrëdhëniet me Rusinë.

Ai ka theksuar se Evropa dhe Rusia duhet të fokusohen se si të formojnë sërish lidhjet duke lënë pas retorikën e Luftës së Ftohtë, duke shtuar: “Shoku im Putin, pavarësisht se askush nuk ka guximin të shprehet sot ‘shoku im Putin’ ne jemi shokë që prej shumë vitesh”. Sipas tij, Rusia është më shumë se një fuqi rajonale dhe tha se “duhet të mësojmë të flasim si të barabartë me rusët”.

Gjithashtu ai ka theksuar se siguria e Evropës nuk mund të ndërtohet pa Rusinë.

“Si evropianë mendojmë se jemi padronë të botës”

“Evropa po humbet fuqinë në skenën botërore, po mendojmë se jemi padroni i botës, por në të vërtetë ne harrojmë që ne jemi një pjesë e vogël dhe e dobët e universit”, ka deklaruar Juncker.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se Evropa ka rënë si një fuqi ekonomike dhe ka humbur fuqinë e saj demografike, Juncker tha: “Jemi të pranishëm nga pikëpamja kulturore, por nuk jemi dominues. Për këtë arsye unë i ftoj të gjithë që të jenë më modestë dhe të dëgjojnë pjesën tjetër të botës”.

“BE-ja nuk është një union kristian”, tha ai duke shtuar se kristianizmi ka ofruar kontribute të mëdha për zhvillimin e Evropës. “Në territoret tona jetojnë edhe myslimanë. Ata do të vazhdojnë të kenë vend në territoret tona për sa kohë që ata zbatojnë rregullat tona”, tha Juncker. aa

Gjermani, Parlamenti refuzon financimin nga buxheti i shtetit të një partie të ekstremit të djathtë

BERLIN -Parlamenti gjerman miratoi propozimin për përjashtimin e Partisë Nacionaldemokrate (NPD), formacion politik i ekstremit të djathtë, nga financimi nga buxheti i shtetit.

Propozimi, i bërë nga konservatorët e CDU-së së Merkelit, socialdemokratët e SPD-së dhe Demokratët e Lirë (FDP), i kërkoi parlamentit që t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese që NPD-ja të mos merrte gjatë gjashtë viteve të ardhshme fonde nga buxheti i shtetit.

“Për NPD-në edhe një qindarkë është shumë”, deklaroi Stephan Harbarth i CDU-së.

Në votimin e parlamentit gjerman nuk kishte asnjë votë kundër, përveç abstenimit nga partia tjetër e ekstremit të djathtë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD).

NPD ka qenë e njohur për glorifikimin e Rajhut të Tretë.

Suedi, lejeqëndrimi për 9 mijë afganë me kusht vijimin e shkollimit

Qeveria suedeze ka përgatitur një projektligj sipas të cilit parashihet leje qëndrimi në vend për rreth 9 mijë refugjatë të rinj nga Afganistani, me kushtin për të vazhduar shkollimin

STOCKHOLM – Qeveria e Suedisë ka përgatitur një projektligj sipas të cilit parashihet leje qëndrimi në vend për rreth 9 mijë refugjatë të rinj nga Afganistani, me kushtin për të vazhduar shkollimin.

Televizioni shtetëror suedez SVT njoftoi se gjatë krizës së refugjatëve në vitin 2015, në këtë vend kanë arritur 20 mijë emigrantë të pashoqëruar. Shteti ka dhënë azil për 11.000 prej tyre të cilët ishin nën moshën 18 vjeç, ndërsa pjesa tjetër prej 9 mijë që ishin të moshës mbi 18 vjeç, asokohe nuk fituan azil.

Qeveria e Suedisë ka vendosur për të ndihmuar emigrantët tjerë të rinj nga Afganistani, duke përgatitur një projekt-ligj, sipas të cilit 9 mijë afganë të rinj marrin leje qëndrimi, por me kusht që të vazhdojnë shkollimin e tyre.

Kryetarja e Partisë Liberale në pushtet, Annie Loof, deklaroi se partia e saj mbështeti projekt-ligjin dhe se do ta mbështeste atë gjatë votimit në parlament.

Megjithatë, deklarata e saj për mbështetjen e projektligjit në fjalë ka hasur në reagime të qarqeve raciste dhe ekstreme të krahut të djathtë.

Kështu, në rrjetet sociale u shfaq një fotografi e Loof me shami në kokë dhe nën të shkruante: “Shumica e 9 mijë afganëve janë terroristë, banditë dhe vrasës, popull i Suedisë zgjohu”.

Kryeministri suedez, Stefan Löfven dhe ministri i Arsimit të Suedisë, Gustav Fridolin reaguan ashpër ndaj këtyre pretendimeve.

“Jam shumë i zhgënjyer nga kërcënimet drejtuar Loof. Çfarëdo që të bëhet, Loff është një person e cila është shumë mirë e njohur për të gjithë. Me një qëndrim njerëzor ajo zgjedh një rrugë të vështirë në politikën suedeze”, tha Fridolin. aa

Gjermania do të rishikojë mbi 4 mijë vendime për azil politik

Një pasaport siriane kontrollohet në një qendër për azil-kërkuesit në Gjermani

Gjermania do të rishikojë mijëra vendime për azil politik, ka thënë sot një zyrtar, teksa prokurorët po hetojnë një zyrtar i migracionit, i cili dyshohet se ka miratuar aplikacione që nuk kanë përmbushur kriteret.

Mbi një milion emigrantë, që janë larfuar nga konflikti në Lindjen e Mesme kanë ardhur në Gjermani që prej 2015-s. Kjo gjë ka rritur shqetësimin për kohezionin social dhe sigurinë.

Zëvndësministri i Brendshëm, Stephan Mayer ka thënë në Dhomën e Ulët të Parlamentit se Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë do të rishikojë vendimet për 4,568 azile të lëshuara në periudhën janar 2013 – janar 2017.

Certifikatat për pranimin e azilit do të anulohen nëse lejohet ligjërisht ka thënë ai.

Të premten, prokurorët kanë thënë se një zyrtar po dyshohet se u ka dhënë azil rreth 1,200 personave, të cilët dyshohen se nuk kanë plotësuar kriteret. Shumica prej këtyre personave që kanë fituar azil, i përkasin komunitetit etnik Yazidi.

Mayer ka thënë se dhjetëra persona të tjerë dyshohen se kanë punuar me këtë zyrtar të migracionit, i cili ka lëshuar azil. Këtu, sipas tij, përfshihen edhe dy firma ligjore. Mayer ka thënë se të gjitha vendimet e këtyre firmave do të rishikohen.

BE do të investojë 1.5 miliardë euro në inteligjencën artificiale

Komisioni Evropian, publikoi masat për të rritur investimet dhe forcimin e konkurrencës në fushën e inteligjencës artificiale në shtetet anëtare

BRUKSEL – Komisioni i Bashkimit Evropian (BE), njoftoi se deri në vitin 2020 do të investojë 1.5 miliardë dollarë në programet e hulumtimit dhe zhvillimit në fushën e inteligjencës artificiale.

Komisioni Evropian, publikoi masat për të rritur investimet dhe forcimin e konkurrencës në fushën e inteligjencës artificiale në shtetet anëtare.

Sipas kësaj BE-ja nga programi Horizon 2020, të cilën e krijoi për të mbështetur kërkimet shkencore, projektet e zhvillimit dhe inovacionit, do të realizojë një investim prej 1.5 miliardë dollarë në fushën e inteligjencës artificiale.

Me këtë burim do të mbështetet zhvillimi i inteligjencës artificiale në sektorët e rëndësishëm si transport dhe shëndetësi.

Ndërkohë, në shtetet anëtare të BE-së në fushën e inteligjencës artificiale në vit ndahen burime prej gjithsej 4 miliardë dollarë, ndërsa kjo shifër në SHBA kalon 20 miliardë dollarë. aa

Shpikësi danez dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e gazetares

Shpikësi danez, Peter Madsen, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gazetares suedeze, Kim Wall, në nëndetësen e tij.

Prokurorët thanë se Madsen e ka planfikuar vrasjen e 30-vjeçares duke e ngulfatur ose duke i prerë fytin.

Mbetjet e saj trupore janë gjetur nga policia daneze më 21 gusht të vitit të kaluar, 11 ditë pasi gazetarja e ka intervistuar Madsenin në bordin e nëndetëses së tij.

Madsen, 47 vjeç, u dënua të mërkurën në një gjykatë në Kopenhagë.

Ai u shpall fajtor për vrasje me paramendim dhe sulm seksual.

Madsen e ka pranuar se e ka copëtuar trupin e gazetares dhe se e ka hedhur në det.

Bavaria e bën të detyrueshme vendosjen e kryqit në institucionet publike

Këshilli ministror i shtetit vendosi që nga 1 qershori, në pjesët hyrëse të institucioneve publike në këtë shtet të varet kryqi

BERLIN – Në shtetin jugor gjerman të Bavarisë është vendosur detyrimi i varjes së kryqit në institucione publik.

Këshilli ministror i shtetit vendosi që nga 1 qershori, në pjesët hyrëse të institucioneve publike në këtë shtet të varet kryqi.

Kryeministri i Shtetit të Bavarisë nga Partia Unioni Kristian-Social (CSU), Markus Söder, tha se kryqi përtej një simboli fetar është “vula kulturore” e shtetit të Bavarisë.

“Kryqi nuk është një simbol që i përket një feje”, deklaroi, duke shtuar se vendimi i marrë nuk përfshin ndërtesat e institucioneve të qeverisë federale.

Vendim i qeverisë së shtetit shkaktoi reagime të shumta.

Të Gjelbërtit, Partia e Majtë dhe Partia e Lirë Demokratike kritikuan vendimin në fjalë, duke thënë se në vend të simboleve, në politikat ditore duhet të vendoset toleranca dhe dashuria.

Reagime kanë pasuar edhe në mesin e përdoruesve të rrjeteve sociale.

“Unë e dija se shteti dhe kisha janë të ndarë nga njëra-tjetra”; “Sa keq! Unë mendoja se kemi lënë prapa Mesjetën”, ishin disa nga reagimet në rrjetet sociale.

Shteti i Bavarisë edhe më parë ka sjellur detyrimin për vendosjen e kryqit në shkollat shtetërore dhe në sallat e gjykatave.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, më parë ka deklaruar se “Islami nuk i përket Gjermanisë”, duke tërhequr reagime nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka kritikuar këtë deklaratë duke thenë tha se edhe muslimanët dhe feja e tyre Islami i përkasin Gjermanisë. aa

Këshilli Mysliman Gjerman thotë se anti-semitizmi është “mëkat”

Gjermania, viteve të fundit, ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve nga Lindja e Mesme

Këshilli Qendror i Myslimanëve në Gjermani tha se anti-semitizmi është “mëkat”.

“Anti-semitizmi, racizmi dhe urrejtja janë mëkate të mëdha në Islam, andaj nuk do t’i tolerojmë kurrë”, tha presidenti i Këshillit, Aiman Mazyek, për gazetën gjermane “Rheinische Post”.

Mazyek iu përgjigj komenteve të bëra në fundjavë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila tha se Gjermania po përjeton “një fenomen të ri, ku refugjatët dhe njerëzit e tjerë me origjinë arabe po sjellin një formë ndryshe të anti-semitizmit”.

Mazyek tha se komentet e Merkelit kanë qenë “si zakonisht të diferencuara”, sepse ajo ka theksuar se anti-semitizmi nuk u kthye në Gjermani me refugjatët; “statistikat e krimit e tregojnë”, tha ai.

Mazyek tha se Këshilli Mysliman po organizon takime mes hebrenjve dhe refugjatëve, si dhe po udhëheq disa programe arsimore.

Salah Abdeslam dënohet me 20 vjet heqje lirie

Një gjykatë belge dënoi të hënën me 20 vjet heqje lirie të dyshuarin për sulmet në Paris, Salah Abdeslam dhe një bashkëpunëtor të tij, për tentim vrasjen e policëve gjatë një shkëmbimi të zjarrit në Bruksel në vitin 2016.

Gjyjatësja Marie-France Keutgen, tha se 28 vjeçari Abdeslam dhe tuniziani 24 vjeçar Sofien Ayari, u gjetën fajtorë për “tentim vrasjeje terroriste” gjatë një shkëmbimi të zjarrit në mars të vitit 2016.

Abdeslami është në një burg francez në pritje të gjykimit pë rrolin e tij në sulmet e grupit militant Shteti Islamik në nëntor të vitit 2015 në Paris që lanë pas vetes 130 të vrarë. Prokurorët thonë se ai është sulmuesi i vetëm i mbijetuar.

As ai e as Ayari, që është në burg në Belgjikë, nuk ishin të pranishëm në sallën e gjykatës gjatë shpalljes së vendimit.

Në kohën kur kishte ndodhur shkëmbimi i zjarrit në Bruksel më 15 mars të vitit 2016, Abdeslami po fshihej për katër muaj pasi kishte ikur nga Parisi natën kur i vëllai kishte hedhur vetë në erë në një kafene.

Ai mendohet se luajti një rol qendror logjistik në përgatitjen e sulmeve. Sipas akuzave ai siguroi shtëpi të sigurta për autorët, transportoi përmes Evropës të dyshuar të tjerë dhe çoi me makinë tre autorët e sulmeve vetëvrasëse në stadiumin e futbollit të Parisit, ku ata hodhën veten në erë gjatë një loje mes Francës dhe Gjermanisë.

Sulmi në stadium ishte i pari në një sërë sulmesh në gjithë Parisin në një mbrëmje të ngrohtë nëntori. Terroristët vunë në shënjestër bare, restorante dhe sallën e koncerteve të Bataclanit, para se të hidhnin veten në erë, ose të vriteshin nga policia.

Gjyqi i Brukselit është vetëm njëri prej proceseve që do të mbahen në muajt në vazhdim që ka në qendër sulmet terroriste në gjithë rajonin.

Belgjikë, vitin e kaluar janë humbur 618 fëmijë refugjatë

Në vitin 2015 në Belgjikë kishin humbur 277 fëmijë refugjatë, 284 në vitin 2016, ndërsa vitin e kaluar ky numër është rritur në 618

BRUKSEL – Sipas të dhënave të publikuara nga organizata joqeveritare Child Focus, vitin e kaluar në Belgjikë janë humbur 618 fëmijë refugjatë të pashoqëruar.

Sipas Child Focus, organizatë e cila kryen hulumtime mbi fëmijët e humbur dhe të abuzuar seksualisht në Belgjikë, krahasuar me vitet e kaluara në vitin 2017 kishte një rritje serioze në numrin e fëmijëve refugjatë të humbur.

Child Focus thekson se në vitin 2015 ishin humbur 277 fëmijë refugjatë, 284 fëmijë në vitin 2016, ndërsa vitin e kaluar ky numër është rritur në 618.

Organizata shpreh shqetësimin se fëmijët refugjatë janë kapur nga abuzuesit.

Duke u shprehur se “këto shifrja janë një pjesë e vogël i një problemi shumë të madh”, zyrtarët e Child Focus thonë se po përpiqen që fëmijët t’i drejtojnë në qendrat e refugjatëve, por që këta fëmijë në masë të madhe po ikin me dëshirë që të kalojnë në shtetet tjera. aa

Francë: Evakuohen turistët pas një kërcënimi ndaj forcave të sigurisë

Mont Saint-Michel

 

 

Policia franceze ka evakuuar njerëzit nga ishulli turistik Mont Saint-Michel dhe po kontrollon shtëpitë, pasi një person ka kërcënuar forcat e sigurisë, raportojnë mediat lokale.

“Një person ka hyrë në Mont Saint-Michel. Para një pronari të një kafeneje, ai ka bërë kërcënime specifike kundër forcave të sigurisë”, tha kreu i qeverisjes lokale për transmetuesin publik FranceInfo.

Personi i dyshuar nuk dihet nëse është i armatosur, citohet të ketë thënë për transmetuesin francez, shefi i policisë, Jean-Marc Sabathe.

“Kam urdhëruar që të gjitha shtëpitë të kontrollohet dhe të verifikohet nëse personi është ende në Mont-Saint-Michel”, tha ai, duke shtuar se personi i dyshuar mund të jetë larguar së bashku me turistët, gjatë evakuimit.

Mijëra turistë vizitojnë këtë vend çdo vit.

Forcat e sigurisë në Francë kanë qenë në gatishmëri të lartë, që prej një serie të sulmeve terroriste kanë marrë jetën e mbi 230 personave gjatë vitit 2015 dhe 2016.

Hungarezët protestojnë kundër politikave të Orbanit

Protesta në Budapest

Mijëra hungarezë protestuan për të dytën fundjavë me radhë kundër politikave të reja të kryeministrit, Viktor Orban.

Organizatorët kanë thënë se në protestën e 21 prillit kanë marrë pjesë mbi 100 mijë persona. Hungarezët kanë protestuar në qytete të ndryshme të vendit, ndërkaq në kryeqytet, Budapest, vlerësohet se 30 mijë persona dolën në rrugë.

Partia Fidesz u shpall fituese në zgjedhjet e 8 prillit, duke i lejuar Orbanit mandatin e tretë radhazi si kryeministër dhe të katërtin në përgjithësi.

Kritikët e kanë akuzuar atë për politika anti-Bashkimit Evropian, anti-emigrantëve dhe kanë thënë se kryeministri Orban po kufizon liritë dhe po tenton që ta shdërrojë Hungarinë, në atë që ai vetë e ka quajtur “shtet joliberal”.

Liderët e partisë në pushtet kanë premtuar se do të miratojnë një ligj që do të kufizonte punën e organizatave joqeveritare që ndihmojnë refugjatët dhe azilkërkuesit.

Organizatorët e protestave e kanë thënë se media shtetërore pro-qeveritare dhe ato private, që kanë përkrahur partinë Fidez, kanë ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit.

“Ne duhet të bëhemi bashkë që t’i japim fund gënjeshtrave që publikohen nga televizioni shtetëror”, ka thënë Gergely Homonnay, gazetar dhe shkrimtar, që ka ndimuar në organizimin e protestave.

“Duhet të formohet një organ i pavarur që mbikëqyrë funksionimin e mediave publike, të cilat nuk duhet të mbështesin fushatat politike”, ka thënë tutje ai.

Reagon Doris Pack: Turp për Ramën, e sulmon deputetin gjerman, mendon se të gjithë blihen e shiten

Doris Pack, ka reaguar për deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama ne adrese te Kryetarit te Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.

“Një histori e pabesueshme dhe e fabrikuar në mënyrë perfekte nga #Edi Rama, kryeministri shqiptar, për shpifje ndaj #Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman. #Rama mendon për të tjerët se janë në kategoritë e tij: të gjithë mund të blihen + shiten. Turp për të + gazetarët që përhapin shpifjen”, shkruan ajo në Twitter.

doris pak tww

Sot, kreu i PD-së, Lulzim Basha denoncoi dhe denoi ashper sulmet qe sipas tij, Edi Rama po bën nga mediat e kontrolluara prej tij, ne adrese te Kryetarit te Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.

Ne nje deklarate nga selia blu, Basha permendi tre emra, Ramen, Tahirin dhe kryebashkiakun Veliaj, si pjese e ketij sulmi, sipas Bashes, neverites.

“Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate që po zhvillohet prej 3 ditësh në media është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar që lidhen drejtpërdrejt me Ramën, Tahirin dhe Veliajn.

Ai është një nga figurat më të nderuara të Gjermanisë dhe evropës, një njeri që e do dhe mbështet Shqipërinë, por ku të sundojë shteti i të drejtës dhe demokracia, ndaj ka shprehur hapur kritikat. Kritikat e tij janë shprehur Ramës dhe qeverisë dhe nga shumë qeveri të BE, edhe nga SHBA, por në vend që të ballafaqohet me realitetin e vërtetë, që të reflektojë për kritikat Rama ka zgjedhur të prodhojë fushatë shpifjesh kundër kryetarit të cështjeve të BE në Bundestag. Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate, që po zhvillohet prej tre ditësh, është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit që lidhen direkt me Ramën, Tahirin dhe Veliajn”- tha Basha.

Organizata baske ETA: Keqardhje për vuajtjet që kemi shkaktuar

ETA, përgjegjëse për vrasjen e mbi 800 njerëzve, përfshirë policë, politikanë dhe biznesmenë, muajin e ardhshëm do të njoftojë zyrtarisht shpërbërjen e saj

MADRID – Organizata paramilitare baske ETA, sot tha se ndjen keqardhje për vuajtjet që ka shkaktuar, në kohën e fushatës së saj të armatosur për pavarësinë e Baskisë nga Spanja, ndërkohë që premtoi se kurrë nuk do t’i kthehet dhunës.

Në një njoftim të botuar nga të përditshmet baske “Beria” dhe “Gara”, ETA pranon fajin për dhimbjet e shkaktuara gjatë fushatës së saj të armatosur, ndërkohë që shpreh përkushtimin për tejkalimin përfundimtar të pasojave të konfliktit dhe mospërsëritjen e tij.

“Me të vërtetë ndjemë keqardhje”, thuhet në kumtesë.

Transmetuesi publik bask, ETB, publikoi se organizata ETA, përgjegjëse për vrasjen e mbi 800 njerëzve, përfshirë policë, politikanë dhe biznesmenë, muajin e ardhshëm do të njoftojë zyrtarisht shpërbërjen e saj.

Pas mbi katër dekada të sulmeve me autobomba, dhe armë tjera, përfshirë rrëmbimet, ETA në vitin 2011 hoqi dorë nga fushata e dhunshme, ndërsa në vitin e kaluar dorëzoi armët. aa

Evakuime masive në Berlin, gjendet një bombë e luftës së Dytë Botërore

Një evakuim masiv po mbahet mëngjesin e së premtes në Berlin, për shkak të një bombe të gjetur, e cila është që nga lufta e Dytë Botërore.

Evakuimet nisën rreth orës 09:00 dhe do të prekin një zonë deri në 800 metra nga vendi ku është zbuluar bomba.

Zona përfshin Ministritë e Qeverisë, një spital dhe stacionin qendror hekurudhor të qytetit.

Mijëra bomba të pashpërthyera nga lufta e viteve 1939-45 gjenden çdo vit.

Policia thotë se nuk ka rrezik nga bomba, e cila u gjet në Heidestrasse të mërkurën e kaluar.

Kompania hekurudhore Deutsche Bahn dhe operatorët e tjerë të transportit kanë paralajmëruar për ndryshime të orareve për trenat, tramvajet dhe autobusët në zonë.

Fluturimet në aeroportin Tegel, rreth 7 km larg zonës, nuk do të preken, edhe pse aeroplanët që vijnë në tokë do të shmangin fluturimin mbi vendin.

Tegeli, i cili është aeroporti më i ngarkuar i Berlinit, u mbyll shkurtimisht në gushtin e shkuar pas zbulimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore.

Shtatorin e kaluar, pacientët në spitalet në Frankfurt u evakuan për të lejuar shpërthimin e kontrolluar të një tjetër bombë të madhe të kohës së luftës.


Send this to a friend