VOAL

VOAL

A po lihet qëllimisht Medvegja jashtë listës së përbashkët për deputet? – Nga Muharrem Salihu

January 28, 2020
blank

Komentet

blank

Hakerat publikojnë listën e zgjedhësve, mesazhi: Ende mendon Rama që s’kemi të dhëna sensitive?

Hakerat iranianë kanë ‘goditur’ sërish. Këtë herë ata kanë publikuar listën e zgjedhësve.

Bëhet fjalë për një databazë me kapacitet prej 741.8 MB që përmban mijëra emra qytetarësh.

Në të shkruhen të dhënat gjenerale si emrim mbiemri e datëlindja e qytetarëve si dhe cilës bashki i përkasin. Në disa prej tyre shkruhet se janë pjesë e votuesve në vitin 2015, ndërsa në shumë të tjerë nuk përcaktohet.

Publikimin e listës së zgjedhësve është shoqëruar edhe me një sfidë për kryeministrin Edi Rama. Hakerat pyesin me ironi nëse edhe pas kësja, Rama mendon që ata nuk zotërojnë të dhënat sensitive të qytetarëve.

“Mendojnë ende politikanët tanë të korruptuar që ne nuk kemi akses tek të dhënat sensitive”, shkruajnë krah listës.

Lista e zgjedhësve publikohet pas patentave të shqiptarëve. Më herët, hakerat kanë publikuar të dhënat kreut të SHISH, Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjeteve që posedojnë, dokumente dhe e-maile të administratës publike, etj.

Më 10 shtator, Shqipëria u përball me sulmin e dytë kibernetik, kësaj herë ishte sistemi TIMS, pas sulmit të shërbimeve online qeveritare dhe e-Albania../ dita

blank

Ja si iu prezantohet Masakra e Reçakut studentëve serbë, në librin e tyre të historisë

Kjo është ajo që u mësohet në librat shkollorë studentëve serbë të moshës së gjimnazit rreth Luftërave Ballkanike si dhe Luftës së Kosovës.

Brenda afro 400 faqeve të një teksti shkollor serb të përdorur gjerësisht, studentët e moshës së gjimnazit dhe universitetit mund të mësojnë se fqinjët Mali i Zi dhe Republika Srpska, një nga dy entitetet kryesore që përbëjnë Bosnje-Hercegovinën, janë “shtete serbe”.

Ata nuk do të mësojnë se forcat serbe kryen gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995, duke vrarë më shumë se 8,000 civilë kryesisht të paarmatosur.

Krimet e tjera të luftës nga forcat serbe në luftërat e pas-Jugosllavisë pothuajse nuk përmenden fare.

Së bashku me Shërbimin Ballkanik të Radios Evropa e Lirë, Jelena Djureinovic, një historiane nga Universiteti i Vjenës, analizoi përmbajtjen e librit shkollor për saktësinë e tij, më pak se tre dekada pas luftërave të brendshme të Ballkanit në vitet 1990.

Ajo i karakterizoi fragmente të librit që u mësojnë serbëve të rinj për rënien e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe shteteve pasardhëse të saj si një përzierje e “deklaratave problematike, paraqitjes selektive të fakteve [dhe] një fokus që korrespondon me nacionalizmin serb”.

Libri është një nga disa tekste shkollore që u janë caktuar nxënësve të shkollave të mesme dhe të larta në Serbi.

Është botuar nga shtypshkronja Novi Logos me qendër në Beograd në vitin 2021 dhe me autor nga Dushko Lolandic, Ratomir Milikic dhe Maja Milinovic.

blank

Çfarë thotë libri për Luftën e Kosovës: 

“Në fund të shekullit të 20-të (1999), kriza në Kosovë dhe Metohi çoi në agresionin e NATO-s dhe bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë. Agresioni i paktit të NATO-s përfundoi me ardhjen e trupave të NATO-s në Kosovë dhe Metohi, e cila u pasua me krime të shumta kundër civilëve serbë. Ushtria serbe dhe një numër i madh i pjesëtarëve të popullit serb u larguan më pas nga Kosova dhe Metohia. Dhuna kundër popullatës serbe vazhdoi.”

“Askund në tekstin shkollor nuk ka ndonjë parahistori të konfliktit, as nuk përmenden krimet e shumta të luftës të kryera nga njësitet e Ushtrisë Jugosllave (kundër civilëve shqiptarë etnikë), për të cilat ka aktakuza dhe gjykime nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë”, thotë Gjureinoviq.

Në mars 1999, forcat e NATO-s filluan të bombardojnë Republikën Federale të Jugosllavisë për shkak të eksodit dhe krimeve të kryera nga forcat ushtarake dhe policore serbe kundër popullsisë etnike shqiptare në Kosovë.

Çfarë thotë libri për Masakrën e Reçakut: 

“Në fillim të vitit 1999, forcat serbe u përleshën me UÇK-në [Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës] dhe çliruan fshatin kosovar të Reçakut nga terroristët shqiptarë. William Walker, kreu i misionit monitorues të OSBE-së që ishte në Raçak gjatë konfliktit, akuzoi forcat serbe për krime lufte kundër civilëve shqiptarë që nuk ishin fare në fshat”.

Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë vranë 45 civilë shqiptarë etnikë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në Reçak. Gjykata e Hagës arriti në përfundimin se shumica e të vrarëve u qëlluan në kokë, dhe nga një distancë e afërt.

Raporte të shumta nga OSBE dhe Human Rights Watch (HRW) i karakterizojnë ngjarjet në Reçak si një masakër ndaj civilëve shqiptarë etnikë nga forcat serbe. Masakra ishte vendimtare për vendimin e NATO-s për të nisur sulmet ajrore kundër Republikës Federale të Jugosllavisë. Autoritetet serbe, duke përfshirë presidentin aktual serb, Aleksandar Vuçiç, e përshkruajnë Raçakun si një incident të “fabrikuar” dhe të sajuar.

Çfarë thotë libri për luftën në Kroaci: 

Teksti shkollor u mëson nxënësve se “lufta civile shpërtheu në Kroaci dhe shkaktoi viktima të mëdha në mesin e civilëve serbë”.

Krimet e luftës kundër civilëve kroatë gjatë viteve 1991-95 nuk përmenden kurrë në mënyrë eksplicite në tekstin shkollor.

Çfarë thotë libri për Rrethimin e Sarajevës:

“Sarajeva ishte nën një bllokadë të pjesshme nga forcat serbe, dhe shumë serbë mbetën të burgosur në qytet, pasi forcat ushtarake myslimane nuk i lejuan ata të largoheshin. Luftimet po zhvilloheshin vazhdimisht rreth qytetit dhe në qytet u kryen krime lufte kundër serbëve, siç është konfirmuar në vitin 2021 nga një komision i pavarur ndërkombëtar”.

Ushtria Serbe e Bosnjës, e njohur si Ushtria e Republika Srpska (VRS), rrethoi Sarajevën, një qytet me mbi gjysmë milioni banorë sipas regjistrimit të vitit 1991, në prill 1992.

Rrethimi përfundoi në shkurt 1996. Gjatë asaj periudhe 1,425 ditore, qindra mijëra predha u qëlluan në qytet nga kodrat përreth dhe më shumë se 11,500 njerëz u vranë, duke përfshirë rreth 1,600 fëmijë.

Gjykata e Hagës për krimet e luftës dënoi përfundimisht tre komandantët — Stanislav Galic, Dragomir Millosheviç dhe Momçilo Perisic — me burgim për rolet e tyre në rrethim.

“Seksioni për rrethimin e Sarajevës është ndoshta shembulli më fyes i shtrembërimit të fakteve dhe zhvendosjes së prizmit të vëzhgimit të një ngjarjeje dhe krimi ” thotë Gjureinoviç.

Çfarë thotë libri për Gjenocidin në Srebrenicë: 

“…gjatë pushtimit të Srebrenicës në vitin 1995, njësitë serbe kryen krime të rënda lufte kundër luftëtarëve myslimanë dhe burrave që po luftonin për të dalë nga qyteti. Një numër prej tyre u kapën dhe u pushkatuan, ndërsa të tjerët vdiqën në luftime. Historianët ende nuk pajtohen për numrin e të vrarëve dhe të vdekurve”.

Gjureinoviq thotë se ky është krimi i vetëm i luftës i kryer nga forcat serbe që përmendet deri diku edhe pse jo me detaje të plota në tekstin shkollor serb. / Lexoni artikullin e plotë në Radio Free Europe

blank

Një gjuhë që nuk ndryshon, është një gjuhë që nuk vlen – Nga Gjergj Erebara

Pesëdhjetë vjet pasi një proces politik solli krijimin e standardit zyrtar, Akademia e Shkencave zyrtarisht por jo shkencërisht, thotë se ky është i duhuri ndërsa pjesa më e madhe e shqiptarëve, të cilët nuk e flasin dot ose nuk duan ta flasin gjuhën zyrtare, vijojnë të diskriminohen duke krijuar një kategori qytetarësh të dorës së dytë.

 

Në vitin 2004, në Shqipëri u konceptua një projektligj Për Shtypin. Ishte  koha kur konceptet kushtetuese të vitit 1998 nuk ishin brendësuar siç duhet kështu që njerëzisë i shkonte në mendje të hartonte ligje që skandalizonin vëzhguesit ndërkombëtarë. Problemet më të gjera të atij ligji janë jashtë temës së këtij shkrimi, me përjashtim të një neni, i cili parashikonte që “në të gjitha publikimet, përdorimi i rregullave të drejtshkrimit është i detyruar”.

Me financimin e OSBE-së, organizata ndërkombëtare ‘Article 19’ u thirr për të dhënë komente mbi ligjin. [Link] Article 19, pasi u mor me shumë idiotësi të ligjit, përfshirë kërkesën për licencim të gazetarëve, trajtoi  në veçanti këtë nenin e përdorimit të detyruar të standardit zyrtar.

“Asnjë vend demokratik nuk ka parashikime të tilla ligjore – madje as Franca, e cila është veçanërisht protektive për gjuhën – dhe një parashikim i tillë nuk shërben për asgjë të vlefshme,” thuhet në komentet e Article 19 mbi këtë nen.

“Gjuha ndryshon me kalimin e kohës – fjalë të reja prezantohen në të gjitha gjuhët dhe fjalë të tjera humben – nuk ka arsye pse ky proces duhet të ndalet. […] Përdorimi i ortografisë jostandarde nuk përbën absolurisht asnjë kërcënim për çështjet e parashikuara në nenin 10(2) të Kartës Evropiane të të Drejtave të njeriut,” shkruhet më tej, duke iu referuar parashikimeve që Karta ka për rastet kur autoriteti shtetëror mund të ndërhyjë për kufizimin e lirisë së shprehjes.

Projektligji i vitit 2004 nuk u bë kurrë ligj, por kjo nuk mund të na ngushëllojë, kur shohim rëndësinë që i jepet standardit letrar në media në mënyrë faktike. Edhe kodi i etikës së gazetarëve, në dy standarde të miratuara, urdhëron gazetarët të respektojnë “rregullat e gjuhës shqipe” dhe “të shmangin fjalët e huaja”. Ndërsa nga pikëpamja praktike, zbatimi i këtij standardi në ato mediume ku përdorimi është më i vështirë, si në radio apo televizion, ka krijuar situata absurde.

P.sh., një i njohuri im, nuk u lejua për vite me radhë të lexonte lajmet në një televizion ku punonte si gazetar për shkak se kishte theks nga zona e Myzeqesë dhe po kështu edhe një tjetër nga Saranda. Me pak fjalë, nuk ka rëndësi se sa i mençur është mendimi i një gazetari nga Myzeqeja, ose se sa i rëndësishëm është informacioni që ai ka për të dhënë. Fakti që e thotë me theks laluci mjafton për të asgjësuar çfarëdolloj elementi tjetër.

Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe faktin se kur ndonjë politikan proteston me apo pa të drejtë për ndonjë çështje serioze, por me gjuhën që tingëllon si lushnjarçe, për kritikët është e lehtë të hedhin tutje të gjithë seriozitetin e çështjes në diskutim duke vënë në dukje se folësi po përdor theksin e Myzeqesë e për rrjedhojë, nuk mund të merret seriozisht.

Me pak fjalë, nuk është e vërtetë që standardi zyrtar ia bën të vështirë jetën shqiptarëve që kanë lindur nga Shkumbini e sipër, e folura e përditshme e të cilëve është në geg. Standardi ka fuqinë të përndjekë edhe banorë të jugut, të cilët supozohet se janë më pranë gjuhës së vendosur në kongresin e vitit 1972.

Situata u bë edhe më absurde në Kosovë pas shfaqjes së televizioneve private, ku gjetja e folësve për të prezantuar lajmet, të cilët ishin në gjendje të flisnin standardin letrar qartë, doli mision thuajse i pamundur. Në një rast pati diskutime në mediat e Kosovës për nevojën për të importuar folës lajmesh nga Shqipëria. Sot, megjithë se shumë folës lajmesh në Kosovë kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për të përdorur standardin letrar, sërish është e lehtë për dëgjuesin të dallojë për nga theksi i përdorur se folësi në fakt, është nga Kosova.

Pyetja normale që duhet të shtrohet në këtë rast është se për çfarë na shërben gjithë kjo?! A ka ndonjë vlerë praktike imponimi me dhunë i një standardi zyrtar të konceptuar pesëdhjetë vjet më parë? Për çfarë arsyeje njerëzit duhet të stresohen për të folur në një mënyrë që nuk u vjen për mbarë? Dhe për më shumë, çfarë mund të bëhet në mënyrë që të folurit sipas theksit laluc të mos jetë objekt talljeje, apo të folurit në geg të mos asociohet me të qenin kokëgdhë?

Nuk është e vështirë të vëresh se standardi zyrtar refuzon të vdesë si standard referues në politikë dhe media për shkak se propaganda komuniste e lidhi ngushtë gjuhën zyrtare me konceptin e unitetit kombëtar, bashkimit kombëtar, kundër përçarjes, etj. etj., pra uniteti parti-popull nuk ka se si të realizohet ndryshe veçse përmes përdorimit të një gjuhe të përbashkët. Një nacionalizëm që detyroi shumë njerëz përgjatë shumë dekadave që, fillimisht të mendojnë se çfarë kanë për të thënë dhe pastaj, të mendojnë se si duhet ta thonë në përputhje me standardin zyrtar. Efekti frenues që standardi duhet të ketë krijuar në të menduar dhe të komunikuar mes shqiptarëve ka gjasa që nuk do të matet dot kurrë. Por e sigurtë është që ky lloj nacionalizmi bën pikërisht të kundërtën e asaj që pretendon se do të bëjë. Në vend të bashkimit, sjell përçarje, në vend të unitetit, sjell diskriminim. Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk arrijnë dot të flasin sipas mënyrës që standardi zyrtar urdhëron që ata të flasin.

Po sikur të lejojmë që njerëzit të flasin ashtu siç ua ka mësuar gjuhën prindi i vet, çfarë ndodh? Mos vallë do përçahemi, do të na pushtojë armiku?! Ka gjasa që jo, brenda pak viteve nga pranimi i të ndryshmëve, të folurit si laluc, apo si vlonjat apo si shkodran apo si tirooonas, do të pushojnë së qeni objekt talljeje apo tregues i mungesës së intelektualizmit e do të bëhen normale. Në fund të këtij procesi, gjuha shqipe do të jetë më e pasur, më e bukur, me më shumë mundësi shprehëse se sa është aktualisht dhe mbi të gjitha, do të jetë e unifikuar, e përbashkët për të gjithë kombin, një gjuhë që nuk streson njerëzit që të nxjerrin tingujt në atë mënyrë që dikujt iu tek t’i caktonte pesëdhjetë vjet më parë./reporter.al/

blank

Për një xhubletë, deri në nëntë muaj punë

Një xhubletë e ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Kjo veshje shqiptare, e vjetër 4 mijë vjet, tashmë është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Jetmira Delia-Kaci

File Kola ishte 8 vjeçe kur nisi të mësonte nga e ëma dhe tezja se si bëhej xhubleta, ndërsa si 10-vjeçare u ul të punonte në tezgjah.

Xhubleta është një veshje e punuar me dorë, që vishej nga gratë dhe vajzat malësore në Shqipërinë e Veriut, por edhe në një pjesë të Malit të Zi dhe Kosovës.

Është kryesisht e zezë, e punuar në masë të madhe me pëlhurë leshi dhe me motive të qëndisura shumëngjyrëshe. Karakteristikë e saj është pjesa e poshtme në formë të kambanës.

Filja, sot 70 vjeçe, kujton ende në detaje gjithçka nga procesi i bërjes së një xhublete.

“E zgjidhnim leshin e deles ku ishte më i miri, e shprishnim, e lënurnim dhe e tirrnim. Mjetet që duheshin për ta përgatitur xhubletën, ishin: koshi i spikut, veku dhe vajanica. Tirku bëhej në vek [tezgjah] dhe kur përfundonte, e çonim në vajanicë, që ka qenë një vegël prej druri… Ishin si dy çekiçë prej druri që komandoheshin nga forca e ujit, godisnin tirkun dhe krejt copa ngjeshej”, kujton Filja për Radion Evropa e Lirë.

Një xhubletë shqiptare e mbrojtur nga UNESCO
Fotogaleri

Një xhubletë shqiptare e mbrojtur nga UNESCO

Xhubleta shqiptare përfaqëson veshjen më të hershme në Shqipëri, por njëherësh edhe tipologjinë e veshjes më të vjetër në botë. Kjo veshje tashmë është nën mbrojtjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO. Xhubleta ruhet edhe në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Javën e kaluar, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) e mori nën mbrojtje xhubletën.

Kjo veshje, e vjetër 4 mijë vjet, dikur përdorej në jetën e përditshme.

Megjithatë, përdorimi dhe prodhimi i saj ka qenë në rënie gjatë dekadave të fundit, si për arsye socio-politike, ashtu edhe për arsye ekonomike.

Filja kujton se në kohën e rinisë së saj nuk kishte bojëra për të ngjyrosur leshin e deles, por se ato bëheshin duke zier lëvozhga verri, gjethe frashri, si dhe një gur me ngjyrë blu që thotë se quhej karaboj.

Tetë xhubleta në pajë

“Unë jam martuar me xhubletë dhe kam pasur tetë xhubleta në pajë. Më e mira ishte ajo që vesha kur u bëra nuse dhe e përdorja kur kishim festa. Xhubleta pas së mirës ishte ajo që e vishja kur të afërmit na ftonin në dreka dhe darka, ndërsa të tjerat i kisha për t’i mbajtur përditë”, thotë Filja.

Çorapet e punuara me fije leshi që janë pjesë e xhubletës.

Çorapet e punuara me fije leshi që janë pjesë e xhubletës.

Me keqardhje, ajo tregon se sot i ruan vetëm dy prej tyre.

“Ishin kohë të vështira, varfëri… Të besohet që gjashtë xhubleta i kam prishur dhe me to kam bërë qilima, apo shtrojë, apo mbulojë? Më vjen të qaj kur e kujtoj. Më janë dhimbsur shumë kur i kam prishur se i kisha bërë me këto duar, por nuk kam pasur rrugë tjetër”, thotë Filja.

Ajo nuk jeton më në fshatin e saj të lindjes, Vermosh, ku edhe mësoi zanatin, por në Shkodër – qytet në pjesën veriore të Shqipërisë.

Për ta ruajtur këtë traditë, por edhe për të siguruar të ardhura për veten dhe bashkëshortin, Filja, në shtëpinë e saj, vazhdon të qepë xhubleta dhe tirq – veshje që dikur përdornin burrat malësorë.

Ajo thotë se numrin më të madh të porosive e ka nga emigrantët në Shtetet e Bashkuara.

“Ata i duan xhubletat dhe tirqit ashtu siç kanë qenë dikur, origjinale. Është një punë që merr shumë kohë. Një xhubletë e shes 3 mijë dollarë, por kjo shifër është qesharake, krahasuar me punën që bëj. Më duhet t’i blej stolitë, t’i mbledh nëpër zona të ndryshme, dikush shet një varëse, dikush hajmalinë, dikush postavën, apo brezin e hekurit që kanë mbajtur gratë dikur…”, rrëfen Filja.

Kapicat me ruba.

Kapicat me ruba.

Ajo thotë se më së shumti punon imitime të xhubletës, pasi kështu mund t’ia dalë për të siguruar më lehtë të ardhura. Për ta qepur atë në formën origjinale, thotë se i duhet mbështetje edhe nga institucionet.

Xhubleta për raste të ndryshme

Rita Kalaj Shkurtaj, kryetare e Shoqatës Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”, ka intervistuar rreth 150 gra të moshuara në zonën e Malësisë së Madhe dhe në Mal të Zi për teknikën e punës së bërjes së xhubletës.

Dhe, gjithçka që ka të bëjë me të, e ka dokumentuar në një botim.

Gryksa e xhubletës.

Gryksa e xhubletës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo tregon se për të punuar një xhubletë dasme apo festash, janë dashur gjashtë deri në nëntë muaj kohë.

Xhubletat e përditshme, thotë ajo, kanë kërkuar më pak kohë, sepse nuk kanë pasur punime të veçanta dhe qëndisje.

“Xhubleta e ‘vdekjes’ [që ruhej dhe vishej kur varrosej një grua] gjithashtu ka kërkuar kohë, sepse ka pasur shumë punime në pjesën e përparme të saj”, thotë Kalaj Shkurtaj, studiuese dhe sipërmarrëse në ruajtjen dhe kultivimin e xhubletës. Një prej grave që ka intervistuar ajo, ka qenë edhe Age Vuktilaj, sot 94 vjeçe.

Ajo ka treguar në detaje dijen e saj dhe është ndër të rrallat që mban gjallë teknikat më të hershme të bërjes së xhubletës.

Varsja e mashave është një prej stolive që gratë me xhubleta vendosin në qafë.

Varsja e mashave është një prej stolive që gratë me xhubleta vendosin në qafë.

Kalaj Shkurtaj thotë se ajo dhe shumë gra të tjera të zonës së Kelmendit të Malësisë së Madhe, që dinë të bëjnë xhubleta, kanë emigruar në SHBA.

Shumë artizane e kanë rikthyer këtë traditë, por një pjesë e tyre nuk punojnë me material origjinal – ose riciklojnë xhubleta të vjetra, ose bëjnë imitime të tyre.

Rikthehet tradita e daljes së nuses me xhubletë

Në zonën e Kelmendit, pjesa veriore e Shqipërisë, shumë familje i ruajnë xhubletat e hershme.

Dilë Vaçaj, 69 vjeçe, nga fshati Vermosh, ruan ende xhubletën e nënës së saj, si dhe pjesët që e shoqërojnë: bohçja e kuqe, pështjellaku i zi, kraholi, gryksa, kapica me ruba, çorapet e qëndisura e të tjera.

Bohçja e kuqe e xhubletës shqiptare.

Bohçja e kuqe e xhubletës shqiptare.

“Është e vështirë ta mbash dhe ta veshësh. Xhubleta duhet palosur me kujdes që konet e saj të rrinë në pozicionin e duhur. Jo kushdo di ta ruajë dhe ta veshë. Jam shumë e gëzuar që po rritet interesi për këtë veshje të mrekullueshme. Sivjet, një vajzë në Kelmend erdhi dhe kërkoi xhubletë që të dilte nuse me këtë veshje”, thotë Dilja.

“Ta shohësh një nuse nga afër me xhubletë, ishte shumë bukur”, shprehet ajo.
Një prej stolive që ruan, është edhe varësja e mashave.

“Xhubleta ka pasur shumë qëndisje dhe shumë stoli. Peshonte rreth 14-15 kilogramë si veshje. Një prej stolive ishte edhe varësja e mashave, që gruaja malësore e mbante varur në qafë. Në fund të varëses është një si gërshërë e vogël. Me të, gruaja merrte një gacë nga oxhaku dhe ndizte çibukët e burrave në odë”, rrëfen Dilja.

Ajo thotë se një tjetër pjesë e stolive ka qenë edhe hajmalia, ku nuses i hidheshin napolona ari gjatë kërcimit.

Roli i institucioneve

Luljeta Dano është një prej anëtarëve të ekipit që dorëzoi dosjen e xhubletës dhe të bërjes së saj në UNESCO.

Pranimi në këtë organizatë, thotë ajo, nënkupton “obligim për realizimin e disa detyrave nga institucionet qendrore dhe lokale”.

“Duhet të ndërtojnë politika se si të rijetëzohet xhubleta në jetën kulturore, në politikat e turizmit. Më pas vjen përfitimi prej këtij vendimi. Do të prodhohen më shumë xhubleta me teknikën origjinale, do ta shohim këtë kryekostum të etnografisë shqiptare më të pranishëm në festa familjare, në tregun e turizmit etj.”, thotë Dano, koleksioniste dhe drejtore e Qendrës Antropologjike “Xhubleta”.

UNESCO vlerëson se xhubleta është veshja më e hershme në Shqipëri dhe Ballkan.

UNESCO vlerëson se xhubleta është veshja më e hershme në Shqipëri dhe Ballkan.

Më 29 nëntor, kur ka bërë publik lajmin për pranimin e xhubletës në UNESCO, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka thënë se xhubleta nuk do të mbetet një relikt i së shkuarës, por se do ta ketë mbështetjen e institucioneve.

Në ueb-faqen e UNESCO-s shkruan se xhubleta përfaqëson një trashëgimi të kulturës nga ilirët te shqiptarët. Kështu, xhubleta është veshja më e hershme në Shqipëri dhe Ballkan.

blank

VIDEO- Dje cilësohej ‘Perla e Adriatikut’, sot po kthehet në rrënoja, pamjet nga sulmi i orkestruar në Prestige Resort

Pak ditë më parë ishte perla e Adriatikut pasi renditej si një ndër resortet më elitare në vend, sot ‘Prestige Resort’ po shndërrohet në gërmadhë.

Fadromat e IKMT-së prej 4 ditësh vijojnë shkatërrimin e paligjshëm në këtë resort, i cili ndonëse është me leje që prej 2016-ës, po shembet padrejtësisht. Siç shihet dhe nga pamjet që publikon BalkanWeb vijon aksioni i orkestruar me regji nga institucionet shtetërore në shkelje të plotë.

Me urdhër të kryeinspektores së IKMT-së, Dallëndyshe Biçi, punonjës të IKMT-së, forcat xheniere po punojnë pa ndalim, edhe gjatë natës, për të vendosur në kolonat e ndërtesës, dhe më pas do të bëhet një shpërthim i komanduar, duke ia lënë vendin paligjshmërisë.bw

blank

Amant Josifi, Keshilltari i Ministrise se Mbrojtjes ne kerkim nderkombetar per mashtrim global me kriptovaluta! Nga Alba Kepi

Amant Josifi. Ky eshte keshilltari i Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise ne kerkim nderkombetar per mashtrim global me kriptovaluta!

Ky eshte niveli i sigurise kombetare ne nje nga institucionet me strategjike te vendit!

Ky eshte niveli i funksionimit te antikorrupsionit shteterore e i drejtesise se reformuar shqiptare!

Te tjerat jane propagande!

Ministria e Mbrojtjes ka ndonje komunikim detyrim publik per kete person?

Qeveria ka ndonje detyrim komunikim per te informuar popullin se si ky person u ul ne kolltukun e nje keshiltari strategjik, te nje Ministrie nga me te rendesishme te sigurise kombetare?

Kush ka kompetencen te zbardh e te kontrolloj detyrat, funksionin e keshillat e vyera te ketij mashtruesi qe paguhej nga shteti shqiptar?

Dikush duhet te mbaj pergjegjesi per kete mashtrues qe prej 2020 etiketohet si keshilltar i Ministrise shqiptare te Mbrojtjes perfshire ne mashtrim global!

Ky eshte sherbimi me i keq qe i behet imazhit te Shqiperise!

Keto skandale ua nxine faqen shqiptareve!

Kjo omertà, heshtje tipike mafioze ndaj cdo skandali eshte anti patriotizmi qe i behet Shqiierise e shqiptareve!

Per sa kohe eshte paguar e ka punuar ne kete detyre?

blank
blank

Çfarë e lidh Amant Josifin me vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën

Mandati i arrestit ndërkombëtar për Amant Josifin erdhi pas disa shkrimeve investigative në mediat e huaja, të cilat raportonin për qindra mijëra qytetarë të BE të zhvatur tragjikisht nga pasuritë e tyre. Josifi u prezantua atëherë si përfaqësuesi shqiptar i kompanisë së mashtrimit me qendër në Kiev të Ukrainës.

Sipas mediave spanjolle, fitimet e kompanisë arrijnë në disa miliarda euro. Degët e Shqipërisë kishin të njëjtin organizim si ato në Ukrainë dhe Gjeorgji dhe fokusoheshin kryesisht në telefonatat me klientët e Spanjës dhe Gjermanisë. Pasi i bindnin të investonin nëpër kompani të shpikura dhe grafikë të rremë, qytetarët zhvateshin rregullisht përmes mashtrimit.

Por Amant Josifi nuk ishte zgjedhur rastësisht. Në Tiranë ai kishte disa njohje të rëndësishme përmes të cilave garantonte se kompanitë “call center” do të vazhdonin pun pa u prekur nga shteti.

blank
Olta Xhaçka dhe Amant Josifi

Marrëdhënia me Olta Xhaçkën

Josifi u emërua këshilltar i Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në vitet 2017-2020. Këshilltarët janë njerëzit më të afërt të ministrit. Ata kanë për detyrë të monitorojnë punën e stafit, të përgatisin memo, të japin orientime, të përgatisin dokumentat e duhur dhe normalisht, ta këshillojnë ministrin për qëndrimet që duhet të mbajë.

Në faqen e tij në internet amant-josifi.info ku paraqet një biografi të shkurtër, ai shpjegon se

“Për shkak të angazhimit dhe njohjeve të tij (ai u regjistrua në atë kohë për doktoraturë në Francë), Ministri i Mbrojtjes i besoi detyrën e këshilltarit, veçanërisht në marrëdhëniet e tij me NATO-n, deri në vitin 2020”

Mbetet mister fakti se ai arriti të zgjidhej një 26-vjeçar në postin e këshilltarit të Ministrit të Mbrojtjes. Supozohet që në këtë detyrë angazhohen zyrtarë shtetërorë me eksperiencë në fushën përkatëse, por Olta Xhaçka deri tani nuk ka dhënë ndonjë shpjegim.

blank
Olsi Rama

Lidhje me Olsi Ramën

Një shkrim i rrjetit të gazetarëve OCCRP shpalosi për herë të parë skemën e mashtrimit me “call center” nga Gjeorgjia, Ukraina deri në Tiranë dhe zbuloi se pika e kontaktit ishte Armant Josifi.

Pikërisht nga ky shkrim u zbulua për herë të parë lidhja e Amant Josifit me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit.

Ja çfarë shkruante media e huaj për Josifin dhe lidhjet e tij:

“31-vjeçari Josifi ka lidhje të fuqishme në Shqipëri. Ai ka qenë këshilltar zyrtar i ministrit të Mbrojtjes që nga dhjetori 2017, kur u emërua nga Olta Xhaçka, anëtare e Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama.

Josifi është gjithashtu një ish-partner biznesi i vëllait të kryeministrit, Ols (Olsi) Rama, me të cilin bashkëprononte një firmë telekomunikacioni dhe telemarketing, Pegasus Communications Shpk, derisa Josifi shiti aksionet e tij në dhjetor 2017.

Nëna e tij, Pranvera Strakosha, është një ish-gjyqtare, e cila tani është Komisionere për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, një ombudsmen i ngarkuar me mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të qeverisë.

Në përgjigje të pyetjeve të OCCRP, Josifi konfirmoi se ai kishte një call center në Shqipëri dhe se kishte marrë pjesë në festën e Milton Group (kompania mëmë e mashtrimit) në janar. Por ai mohoi çdo lidhje formale me Milton Group dhe tha se qendra e tij ishte krejtësisht e shkëputur.

Ai tha se ishte “thjesht me pushime” në Kiev gjatë kohës së festës dhe ishte njohur me David Todua (koka e skemës ponzi)”.

Dekonspirimi i aksionit për arrestimin e Josifit

Amant Josifi është në arrati. Megjithëse përfshirja e tij në skemat mashtruese ishte njoftuar dy vite më parë, megjithëse mashtrimet me forex në Tiranë kanë qenë shumë të njohura, sërish policia nuk e arrestoi dot.

Në media u raportua se pak orë para se të niste aksioni i policisë për arrestimin e tij, zyrat e call center u boshatisën me shpëjtësi dhe Josifi u largua në drejtim të paditur. Emri i tij nuk doli as në konferencën që zhvilluan prokurorët e SPAK muajin e kaluar.

Irisa Puca, Adrian Korriku, Bernardo Saraçaj dhe Erind Pysqyli janë 4 të arrestuarit në operacionin ndërkombëtar të udhëhequr nga Eurojust, Europol dhe Guardia Civil spanjolle. Hetimi u shti në disa vende të Europës, përfshirë Shqipërinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Ukrainën./Lapsi.al

blank

Vetëm hedhurinat e kontestojnë dhe e mohojnë identitetin e KOMBIT SHQIPTAR në Ballkan – Nga Prof. dr. Mehdi HYSENI

 

Prandaj,  sabotimi i kësaj analize, është mbështetje direkte e “kombit kosovar”, i cili nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër,mashtrim dhe manipulim sui generis , që ka për qëllim copëtimin dhe zhbërjen e kombit shiptar. Me një fjalë, de fakto dhe de jure “kombi kosovar” është vepër e rëndë penale, të cilën do ta dënonte çdo shtet në Evropë. Mbase askush nuk do të pranonte një surogat të tillë të imagjinuar nga ndonjë individ i “retarduar”, pavarësisht nga interesat egosite dhe përfituese personale, grupore, klanore, ideologjike apo partiake etj.

-Eureksistët e “kombit kosovar”, duhet të mbajnë parasysh faktin se, shqiptarët në Ballkan kanë vetëm një identitet kombëtar, e ky është KOMBI SHQIPTAR! Ndaj, kush e kërcënon dhe kush e lufton në çfarëdo forme qoftë, duhet të penalizohet sipas ligjeve përkatëse në fuqi, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri.

                              *   *   *

 

Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 

          Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nuk e ndalon e drejta ndërkombëtare !

*** KOMBI SHQIPTAR E KA FORMUAR SHTETIN SHQIPTAR, JO ANASJELLTAZI! KËTË E KA VËRTETUAR SHKENCA E DERISOTME KOMBËTARE DHE AJO NDËRKOMBËTARE.

Prandaj, askush nuk ka të drejtë të shprehet kuturu dhe në mënyrë diletante, se gjoja “kulmi i një shoqërie politike nuk është kombi, por shteti, që e nxjerr në dritë kombin”!?

Këtë konstatim pervers agnocistik (pa asnjë argument shkencor) , para së gjithash e mohon shembulli konkret i KOMBIT SHQIPTAR, i cili  lozi rolin kryesor historiko-politik në formimin e shtetit të tij më 28 Nëntor 1912.

– Nuk duhet ngatërruar nocionin “komb” dhe nocionin “shtet”, sepse këto janë dy koncepte të ndryshme, madje nuk janë as synonime në kuptimin shkencor të përkufizimit të tyre nga autorët e teorive mbi kombin dhe mbi shtetin.

Askush nuk ka të drejtë ta nënvlerësojë kombin shqiptar dhe bashkimin e tij brenda kufijve etnikë natralë, që shtrihet brenda 4 Vilajeteve Shqiptare në Ballkan.  Me gjithë meritën 110-vjeçare, shteti shqiptar është krijuar nga KOMBI SHQIPTAR , disa shekuj para formimit të tij, më 28 Nëntor 1912. Këtë askush nuk mund ta mohojë, qofshin edhe liberalët e neolibelarët  e të ashtuquajturit “kombi kosovar” të imagjinuar ! 

 

Të gjithë miqtë dhe armiqtë e shqiptarëve, nevojitet ta dinë të vërtetën si dielli, se bashkimi kombëtar  shqiptar “është ofertë integrimi, stabiliteti, sigurie, bashkëpunimi, drejtësie, barazie, solidariteti, humanizmii dhe paqeje evropiane”, jo ‘gogol’ i Ballkanit e as i Evropës së integruar Perëndimore.”

 

– Vetëm armiqtë e brendshëm të shqiptarëve dhe   kolonialistët e neokolonialistët sllavo-bizantinë ballkanikë me aleancat e tyre e luftojnë bashkimin kombëtar shqiptar, me qëllim të mbrojtjes së iteresave të tyre komplementare të  “allishverisheve” ekonomike, financiare, materiale dhe tregtare të politikës ditore. Kjo është fatkeqësia  për stabilizimin, për sigurinë dhe për paqen rajonale ballkanike, jo ribshkimi i Shqipërisë Etnike, që e qetëson Ballkanin nga zjarri dhe nga flaka e piromanëve të derisotëm sllavo-bizantinë (1876-2022).

Pra, të rrezikshëm, të paparshikuar dhe tejet të dëmshëm e destruktivë janë hegjemonistët dhe neokolonialistë sllavo-bizantinë ballkanikë së bashku me larvat e tyre pansllave dhe rusofile e grekofile etj., të cilët bashkimin e Kosovës me Shqipërinë  e quajnë “bizarizëm”, “regres”, “anticivilizim” dhe “rrezik” për rajonin ballkanik.

Kjo është esenca e mentalitetit politik destruktiv e pushtuesve të huaj të derisotshëm dhe e “bishtave” të tyre kuislingë, të cilët në emër të mbrojtjes dhe justifikimit të tezës “kombi kosovar”  të Nexhmedin Spahiut dhe “heronjve” të tjerë të këtij farë kombi të imagjinuar artificial, atakojnë, shpifin, anatemojnë, gëjejnë, dezinformojnë dhe akuzojnë kombin shqiptar, si dhe bashkimin e tij mbarëkombëtar  brenda kufijve natyrorë historikë dhe gjeopolitikë në Gadishullin Ballkanik.

E drejta e bashkimit kombëtar është  legjitime dhe e ligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare dhe sipas së drejtës historike të shqiptarëve mbi tokat e tyre indigijene etnike të shtrira në 4 Vilajetet e dikurshme të Perandorisë Osmane .

Për realizimin e kësaj të drejte, ndër shumë shoqata, klube e shoqëri në megrim, edhe “Komiteti Qendror i Shqiptarëve të Stambollit më 1897 (shek.XIX), i shtroi kërkesën unanime Sulltan Hamitit II : “ Në emër të popullit shqiptar po lypim bashkimin e 4 Viljaetve Shqiptare në një Vilajet të Vetëm me një Sundimtar  të Përgjithshëm Shqiptar, me seli në Manastir;  sundimtarë e nëpunës shqiptarë; Shqipen si Gjuhë Zyrtare, kishë e shkollë shqiptare, lirimin e të gjithë burgosurëve politikë nga burgu  e nga mërgata…Ky është vullneti  i prerë i popullit shqiptar”.( Të DSHE: 1944: 187).

Kur të analizohet dhe sintetizohet thellësish dhe objektivisht kjo “ekuidistancë” historike kohore, që i përket shekullit XIX, del se vetëdija kombëtare politike dhe atdhetare, ishte në shkallë më të lartë qytetëruese sesa kjo e sotmja, që i përket fillimit të dekadës së tretë të shekullit XXI, ku disa “bishta” të të ashtuquajturit “komb kosovar” me injorancën dhe me turpin më të madh po “terrorizojnë”  dhe po kontaminojnë ambientin e florës dhe të faunës së Shqipërisë Etnike në Ballkan, duke bërë panic dhe, duke e frikësuar popullin se gjoja “bashkimi i Kosovës me Shqipërinë” po e rrezikuaka Kosovën e pavarur dhe sovrane!?

Kjo është gënjeshtër, shpifje, etiketim sui generis serbo-ruso-sllav, që me të gjitha forcat po luftojnë, që ta mbajnë të kolonizuar dhe të copëtuar kombin shqiptar në Ballkan, edhe në shekullin XXI, i cili, në asnjë mënyrë nuk mund të quhet “shekulli i shqiptarëve” nëse edhe më tej shqiptarëve u mohohet e drejta e ligjshme e bashkimit të tyre në një Shqipëri Etnike të Vetme, ashtu siç kanë luftuar dhe kanë kërkuar e gjithë peljada e Rilindësve dhe e lëvizjeve çlirimtare kombëtare shqiptare, me theks të veçantë që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878)…. E deri te Lufta Çlirimtare Kombëtare e UÇK-së së Adem Jasharit në Prekazin heroik të Kosovës së Shqipërisë Etnike (5,6,7 mars 1998).

 

          E drejta ndërkombëtare nuk e ndalon bashkimin e Kosovës dhe të Shqipërisë !

Ata që  verbërisht dhe naivisht po deklarojnë se “nuk mund të bëhet  bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, për shkak se gjoja  një akt-vendim i tillë, do të ishte në kundërshtim me të dejtën ndërkombëtare, janë të gabuar , sepse nuk e njohin “ABC-në” e kësaj shkence juridike ndërkombëtare. Ky është problemi, jo e drejta ndërkombëtare.

Shpjegimi se Kushteuta e Kosovës (15 qershor 2008) në  “Nenin 1, pika 3, thotë se … Kosova nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.”

Kjo klauzolë politikisht dhe kushtetutshmërisht në kuptimin e së drejtës së brendshme, është e pranueshme, sepse është votuar kjo Kushtetutë dhe, njëkohësisht është pranuar nga Gjykata përkatëse vendore.

Mirëpo, në kuptimin  e postulatit juridik shkencor të së drejtës ndërkombëtare, kjo nuk është e pranueshme, sepse bie ndesh me parimet dhe me normat e saj, kur flitet për bashkimin e dy shteteve të pavarura dhe sovrane. Thjesht, bashkimi varet nga vullneti dhe interesat reciproke të tyre, Jo nga  “ndalimi” i së drejtës ndërkombëtare, siç po manipulohet dhe po dezinformohet me pompë sllave dhe prosllave populli shqiptar në hapësirat e Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Pra, kjo duhet sqaruar opinionit se, e drejta ndërkombëtare nuk e ndalon bashkimin e Kosovës dhe të Shqipërisë(qoftë federate apo confederate etj.), POR e ndalon Kushtetuta e Kosovës, që nuk është kurrafrë akti juridik i së drejtës ndërkombëtare). Thjesht, me një fjalë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e ndalon politika, jo   shkenca e së dejtës ndërkombëtare. Ngatërrimi dhe keqinterpretimi propagandistik dhe injorant i këtyre dy koncepteve politike vendore dhe i atyre  juridike ndërkombëtare, nuk është i pranueshëm e as i saktë shkencërisht në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj, është mëkat dhe e patolerueshme, që me këto keqinterpretime  të koncepteve politike, kushtetuese dhe juridike ndërkombëtare të gënjehet, të manipulohet dhe të mashtrohet opinioni i gjerë publik vendor qoftë në Kosovë a në Shqipëri.

             Në Shqipëri Kushteuta dhe e drejta ndërkombëtare e lejojnë bashkimin e saj me Kosovën, POR e pengon politika ditore

Mirëpo, ndoshta pas mbajtjes së seancës së përbashkët të dy kuvendeve të Kosovës dhe të Shqipërisë në Tiranë, më 27 Nëntor 2022, me rastin e kremtimit të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë së ismail Qemalit dhe të Isa Boletinit, do ta ndërrojë mendjen “politika ditore” zyrtare e Tiranës, dhe, do ta zbatojë me konsekuencë Kushtetutën në fuqi të vitit 1998, ku në Preambulën e saj flitet për bashkimin kombëtar shqiptar.-Urime  Tiranë, urime Prishtinë, se pa bashkim nuk ka  as Kosovë e as Shqipëri të fuqishme, të zhvilluar, të përparuar dhe të lulëzuar. Kjo është strategjia nacionale dhe shtetërore, që duhet ta ndërtojnë dh eta kapitalizojnë shqiptarët, sepse në qoftë se nuk bashkohen Kosova dhe Shqipëria, kombi shqiptar, do të mbetet edhe më tej i copëtuar dhe i kolonizuar së bashku me territoret e tyre etnike stërgjyshore iliro-shqiptare prej Danubit deri në Prevezë …etj.

Në favorin e këtij konsttaimi po e citojmë Preambulën e Kushtetutës në fuqi të Shqipërisë, ku thuhet : “ me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për IDENTITETIN DHE BASHKIMIN KOMBËTAR” (Kushtetuta 1998: 5). Kështu thuhet edhe në Nenin 8 të kësaj Kushtetute: “1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.”

Pra, logjika racionale dhe realiste e dikton se , Kushtetuta duhet të zbatohet, jo të “debatohet” politikisht apo diplomatikisht për t’i shkelur Nenet dhe Paragrafët e saj, me qëllim të përmbushjes së interesave të ndryshme politike dhe karrieriste të kolltukofagistëve, të nepotistëve dhe të burokjratëve në pushtet dhe aleancave të tij të brendshme apo të jashtme sllavo-bizantine.

Fatkeqësia e kombit shqiptar nuk qëndron tek ideologët dhe mbrojtësit e devotshëm të tij, përkatësisht te pasardhësit e rilindësve tanë (XIX dhe XX),  por në ndërgjegjën e kalbur të atyre armiqve të brendshëm, të cilët përmes “kombit kosovar” po propagandojnë, duke u çjerrur se 90% e shqiptarëve të  Kosovës, duhet të braktisin kombin shqiptar, duke qenë se tanimë “Kosova është bërë një komb i pavarur dhe sovran”, duke qenë se më 17 shkurt 2008, e njohën mbi 140 shtete të Kombeve të Bashkuara.

Mirëpo, kjo është një gënjeshtër dhe shpifje ordinere, që çnatyrizon dhe deformon të vërtetën, sepse  njohja ndërkombëtare e një numri të shteteve të OKB-së, assesi nuk do të thotë njohjen e të ashtuquajturit “kombi kosovar”,  por NJOHJN E SHTETIT TË KOSOVËS.  (Kësaj çështjeje  iu kemi referuar përtej më se një dekade të këtij shekulli, por kot, “thuaj Zenës, thuaj Stenës”, thotë një proverb popullor). Pikërisht, patentuesit dhe mbështetësit e “kombit kosovar” janë jo vetëm alergjikë, por edhe agresivë me  tiraat e tyre diletanteske antishkencore, sepse nuk dinë dhe nuk duan ta kuptojnë të vërtetën se,  një POPULL nuk mund t’i ketë DY KOMBE. Ndërkaq, dy e më shumë shtete PO!

Këtë të vërtetë, tanimë e di çdo nxënës i shkollës së mesme dhe çdo student i fakultetit jo vetëm në Kosovë, por në mbarë hapësirat e Shqipërisë Etnike, si dhe në diasporë.

Fundja, edhe pse Nexhmedin Spahiu ka shkruar  kinse  dy libra për “kombin kosovar”, është fatbardhësi, që askush si ka “marrë në pullë”  as politika zyrtare ditore e Prishinës, as e Tiranës, as  e Shkupit, dhe, asnjëra nga akadmitë e shkencave në Kosovë, në Shqipëri, në Nju-Jork as në Shkup, duke mbajtur parasysh faktin se në Kosovë nuk ka kurrfarë “kombi kosovar”, por ka 90 për qind shqiptarë, që i përkasin KOMBIT SHQIPTAR !

Këta e kanë të drejtën ekskluzive të vendosin qoftë edhe në mënyrë plebishitare , që Kosova të bashkohet me Shqipërinë, askush tjetër, qofshin ata edhe “firmagjinjtë” e “kombit kosovar” të trilluar nga Nexhmedin Spahiu.

blank

Realiteti shqiptar i tranzicionit në fokusin e mendimtarëve amerikanë. Nga Përparim Kabo (Pjesa e tretë)

 

ARSIMI DHE PUNËSIMI NË VITET E TRANZICIONIT…

Gjatë periudhës së Mbretërisë dhe në sistemin totalitar u investua për arsimin, dhe, nga një vend me shumicën e popullsisë analfabete, u arrit që të shkonin në shkollë të gjitha shtresat e shoqërisë. U krijua një traditë e mirë e kultit të dijes, vlerësimit të intelektualit, profesionistit, shkencëtarit dhe eruditit. Shkollat ishin zerioze, mësimi ishte i shenjtë dhe vlerësimet shume rigoroze. Çertifikata apo diploma që merrje, pasqyronin dijet dhe kompetencën kudo. Në periudhën e tranzicionit, kjo traditë u gërrye dhe sot jemi përballë një situatë fatale, aq kohë sa ka shitje note dhe diplomash. Cilësia e arsimit është shumë e ulët. Njerëzit janë ftohur me dijen dhe me librin. Kush e vrau librin? Kush i përbuz njerëzit e librit? Kush bëhet shok, ortak me hajnat, kriminelët dhe të korruptuarit? Sigurisht, ai që nuk është mik me librin dhe kulturën. Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, do të duhet të kalonte nga shfletimi shoqëror i librit,jo nga analfabetizmi, deri në foltoren e Kuvendit, ku sheh deputetë, që nuk dinë të shkruajnë, pa le më të lexojnë. Flitet me entuziazëm për Tetorin e librit…të lexuarit e librit, bëhet nami me dhe për librin, falë propagandës. Pallavra, gjendja eshte e tillë, që po të shohësh shifrat tronditesh. Gënjeshtrat për librin dhe diturinë janë të modeluara, gjoja sipas kërkesave të BEsë …. Dilni, shihni, nëse deputetët apo ministrat, frekuentojnë bibliotekat apo blejnë libra, brenda ose jashtë vendit. Ata mund të blejnë gjithçka, por libra,ah, ah, është herezi! Mundet, ndonjëri prej tyre. Me padituri shkohet drejt tunelit të mbyllur, kjo është e sigurt.

Instituti për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit, në Universitetin e Uashingtonit, (The Lancet) ka bërë krahasime të zhvillimit të kapitalit njerëzor në nivel global (195 vende) nga viti 1990 -2016. Studimi tregoi se Shqipëria kishte bërë regresin më të madh në Europë, madje në rang global, në këto 26 vite. Në vitin 1990 Shqipëria u rendit e 75-ta në botë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, por në vitin 2016 ajo u rendit në vendin 91, duke humbur plot 16 pozicione në renditjen globale. Sigurisht, kjo gjendje lidhet me degradimin e arsimit, largimin nga parametrat cilësorë dhe sasiorë që karakterizojnë shoqëritë e zhvilluara.

“Modeli arsimor që kemi zgjedhur të ndjekim, ai i Finlandës, që është më efikasi në Europë, ka dështuar të ushtrohet në kushtet e Shqipërisë. Finlanda arriti, në 2015-ën, vendin e dytë në botë për njohuritë e larta që 15-vjeçarët atje kanë për shkencat, matematikën dhe të lexuarit, sipas Programit për Vlerësimin e Studentëve Ndërkombëtarë (PISA). Ndërsa Shqipëria u rendit shumë poshtë mesatares në rang botëror, duke u krahasuar me vende të Azisë dhe Afrikës, edhe pse vitet e fundit ka bërë përmirësime. Por çfarë ka bërë Finlanda, që është prijësi i arsimit në Europë? Në shtetin e vogël nordik, prej rreth 5 milionë banorësh, është më e vështirë të bëhesh mësues, se sa mjek, jurist apo ekonomist. Shkollat e larta të mësuesisë përzgjedhin 10 përqindëshin më të mirë të gjimnazistëve dhe kurrikulat e kanë të kombinuar, në mënyrë të përsosur, praktikën me teorinë. Teksa Shqipëria ëndërron Finlandën, për gati 30 vite rresht , që kur ka rënë sistemi komunist, degët e mësuesisë ndiqen nga 20%-shi më i dobët i studentëve. Lëndët e mësuesisë ishin aq pak të zgjedhura, sa prej vitesh degët e matematikës, biokimisë, jo vetëm që kanë thithur gjimnazistët e 10% më të lartë, por shpesh janë degdisur me kuota bosh…Modeli i Finlandës te ne, është një dështim, pa llogaritur faktin se Shqipëria sistematikisht, gjatë tri dekadave të fundit, ka financuar arsimin me rreth 3% të PBB-së, teksa Finlanda, (modeli që ne themi se po ndjekim), edhe sot e kësaj dite, jep 7% të fondeve të buxhetit për arsimin. Fëmijët në Finlandë nisin shkollën në moshën 7 vjeç, mësimi fillon pas orës 9. Në gjashtë vitet e para kanë vetëm një mësues dhe, për më tepër, shkolla nuk konceptohet si një detyrim. Gjithkush prej nesh e dimë se Shqipëria nuk ngjan askund me modelin që thotë se ka zgjedhur.” UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, Shkencë dhe Arsim), bëri një vlerësim për politikat arsimore në Shqipëri dhe gjeti se, ende deri më 2017, mësimdhënia në vendin tonë ka dështuar të nxisë kreativitetin dhe aftësitë. Citoj nga përfundimet e gjetura në realitetin tonë arsimor: “Gjatë dekadave të fundit, shkollat duhet të ndryshonin rolin e tyre; nga riprodhimi me saktësi i lëndëve, drejt nxitjes së rritjes dhe zhvillimit të mendimit kritik dhe kompetencave dixhitale për pjesëmarrje në shoqërinë dhe ekonominë e Shqipërisë dhe përtej saj”, – shprehen ekspertët e UNESCO-s. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, numri i nxënësve që ndjekin arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, ra në 43 mijë e 700 nxënës në vitin 2018, nga 68 mijë e 600 nxënës që ishin në vitin 1991, ose 35% nxënës më pak. Rënia më e madhe ishte në arsimin 9-vjeçar, ku, në vitin 2018, janë ulur në bankat e shkollës 260 mijë nxënës më pak se në vitin 1991. Vetëm në dy vitet e fundit, shkollën e vijuan 46 mijë fëmijë më pak. Rënia e numrit të nxënësve është shoqëruar edhe me reduktim të trupës arsimore. Në vitin 1991, numëroheshin 43.700 mësues në të gjithë vendin, ndërsa në fillim të këtij viti, numri i tyre ishte 29.000, me tkurrje 33% që nga viti i parë i tranzicionit. Gjithashtu, numri i shkollave u ul me 35% që nga viti 1991. Shqipëria hyri në periudhën e tranzicionit me 2200 shkolla të arsimit 8-vjeçar dhe të mesëm, dhe ka mbetur me 1134 shkolla. Afërisht, 150 shkolla u mbyllën vetëm këto dy vitet e fundit, për shkak se numri i nxënësve po bie në mënyrë të frikshme në disa qarqe të vendit. Numri i klasave është reduktuar më tej. Nga 37 mijë klasa që ishin në fillim të viteve 1990, aktualisht janë rreth 11 mijë klasa. Numri i tyre është reduktuar me 70% përgjatë 28 viteve. Sipas INSTAT, ulja e numrit të nxënësve ka sjellë dhe një rënie të raportit nxënës për mësues, në 17.8 në vitin akademik 2017-2018, nga 19.1 në vitin akademik 2013-2017, për ciklin 9-vjeçar. Ministria e Arsimit pohoi se, prej vitit 2009 migrimi i brendshëm i popullatës, nga fshatrat dhe qytetet e vogla, drejt qendrave më të mëdha urbane, emigracioni dhe rënia e numrit të lindjeve, kanë bërë që shkollat në zona urbane të kenë më shumë nxënës se sa në ato rurale.” Kuptohet që ajo çka thotë Ministria e linjës është një justifikim. Shkaqet e kësaj gjendjeje janë më të thella dhe ndërfaktoriale. Pse po zbrazen shkollat? -pyet revista “Monitor”, dhe jep këtë përgjigje që të tmerron. Rënia e numrit të nxënësve ka ardhur në proporcion të drejtë me tkurrjen e peshës së grupmoshave të reja. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 1989, popullsia në moshën 0-14 vjeç ishte rreth 1 milion persona, ndërsa në vitin 2017, ka zbritur në vetëm rreth 522 mijë persona, pothuajse përgjysmim. Pesha e popullsisë 0-14 vjeç ka zbritur në 18% të totalit, nga 32% që ishte në vitin 1989. Në të kundërt, teksa vendi ka përjetuar pas viteve ’90 rënien e lindshmërisë dhe emigracionin masiv, ku janë larguar kryesisht moshat e reja, është rritur pesha e të moshuarve. Popullsia mbi 65 vjeç zinte 13% të totalit në vitin 2017, nga vetëm 7.4% në vitin 2001, po sipas INSTAT. Norma e lindshmërisë ka rënë në 1.5 fëmijë për grua në fund të 2017-s nga më shumë se 5.6 fëmijë në fillim të viteve 1990. Kjo normë është nga më të ulëtat në Europë dhe do të thotë se nënat nuk zëvendësojnë as vetveten. Ky është një sinjal alarmues për pakësim të pashmangshme të popullsisë së Shqipërisë, në vitet në vijim. Ndryshimi i strukturës së popullsisë pritet të ketë efekte të rënda në një të ardhme të afërme, si në strukturën e forcës së punës, kërkesë-ofertën për punë (me ndikim në profilet e universiteteve), ashtu dhe në skemën e pensioneve dhe kostos për kujdesin e të moshuarve. Rigjallërimi i ciklit të emigracionit është një tjetër faktor i rëndësishëm. Që nga viti 2013, rreth 157 mijë qytetarë shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil, ku numri më i lartë ishte në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, për të zbritur në 33 mijë persona në 2016-n dhe 26 mijë në 2017-n. Këto shifra shkruhen në Raportin Vjetor të Situatës së Azilantëve, të publikuar fillimisht nga Bashkimi Europian.Demografët e INSTAT kanë komentuar më parë se, një ndër faktorët kryesorë të rënies së lindjeve këtë vit, lidhet me emigrimin. Në vitin 2015, një valë emigracioni prej 67 mijë personash u regjistruan si azilantë në vendet e BE-së, një nivel rekord i viteve të fundit. Qendra kërkimore “PewResearch”, që ka përpunuar të dhënat e Eurostat për emigracionin në vendet e BE-së në vitin 2015, tregoi se 80% e azilkërkuesve shqiptarë ishin nën 35 vjeç, moshë e cila realizon 90% të riprodhimit. Karakteristikë themelore e valës së emigracionit këtë herë ishte ikja e familjeve, ndryshe nga vendet aziatike, ku emigrojnë kryesisht vetëm meshkujt. Azilkërkuesit nga vende si: Rusia, Serbia, Ukraina dhe Shqipëria kanë tendencë për t’u zhvendosur si familje. Edhe numri i aplikimeve për Lotarinë Amerikane nga shqiptarët, është i lartë. Rreth 367 mijë shqiptarë, (apo rreth 13% e shqiptarëve) i varën shpresat e tyre tek “ëndrra amerikane”, duke aplikuar për Lotarinë Amerikane dhe duke u renditur të parët në Europë, që kanë përqindjen më të lartë të popullsisë që aplikojnë për lotari. Krahasuar me vitin 2007, numri i shqiptarëve që aplikuan për Lotarinë Amerikane, është dyfishuar, nga 173 mijë shqiptarë që aplikonin në 2007-n, në 2018-n, numri i aplikimeve, kapi shifrën rekord 367 mijë, sipas statistikave të Departamentit Amerikan të Shtetit. Rritja e aplikimeve në Lotarinë Amerikane ka qenë e lartë, veçanërisht pas vitit 2013. “UNESCO ka rekomanduar se, Shqipëria duhet të përdorë më mirë procedurat e emërimit të mësuesve, për të trajtuar pabarazitë në sistemin arsimor. Një analizë e rezultateve të “PISA 2009″, tregoi se nxënësit shqiptarë në zonat rurale kishin më pak të ngjarë të kishin mësues që përdornin praktika të efektshme të mësimdhënie. Për vitin shkollor 2015-’16, disa Drejtori Arsimore Rajonale, sidomos në pjesën verilindore të vendit, raportuan një numër të konsiderueshëm vendesh të lira, të paplotësuara me aplikantë. UNESCO i ka kërkuar Shqipërisë që të punojë për të siguruar numrin e nevojshëm dhe shpërndarjen e duhur të mësuesve, për të trajtuar çdo pabarazi në sistemin e arsimit. UNESCO paralajmëron se nuk ka zgjidhje të thjeshtë për këtë problem.”

Le të shohim tani se si është kurba e financimit për arsimin duke i`u referuar disa shifrave dhe cila është prirja. Një arsim i përparuar dhe modern ka nevojë edhe për mbështetje financiare, nëse realisht kemi bindjen se “Arsimi ndryshon veten, me qëllim për t’i hapur rrugën ndryshimit të shoqërisë në tërësi.” Shqipëria financonte më shumë se 4-5% të PBB-së së saj, para viteve 1990, për sektorin e arsimit, ky nivel ishte i krahasueshëm me financimet që edhe vendet e tjera të OECD jepnin në atë kohë. Por gjatë viteve të tranzicionit, sektori është financuar më pak se 3% e PBB-së, nivel gati 40% më i ulët se financimet që vendet e zhvilluara kanë dhënë në këtë periudhë dhe 20% më pak se financimet që japin vendet e rajonit. Sipas UNESCOs Shqipëria vijon të ketë financim të ulët për arsimin, në raport me PBB, krahasuar me vendet e tjera të kontinentit. Historikisht, në Shqipëri, shpenzimet e qeverisë për arsimin kanë qenë të ulëta, dhe përgjatë 15 viteve të fundit mbeten kryesisht deri nën 3.5% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PPB). Në vitin 2007, një vit përpara krizës ekonomike financiare dhe recesionit ekonomik, përqindja përkatëse mezi arriti ne 3.2%. Pas krizës, financimet për arsimin kanë qenë sistematikisht poshtë 3% të PBB-së. Shpenzimet private/familjare për arsimin si përqindje e PPB-së kanë qenë në rritje që në 2011, dhe, duke ruajtur këtë tendencë, arriti në 0.9% në fundin e vitit 2015 dhe pak më shumë se 1% më 2017. Financimi i pamjaftueshëm i arsimit ndikon negativisht në cilësinë e shkollimit, sidomos shtresat pavaforizuara të popullsisë. Në vend që hendeku i financimeve në arsim të plotësohet, qeveria planifikoi të kundërtën, fondet u ulën më tej gjatë tri viteve në vijim. Sipas planifikimit afatmesëm të Ministrisë së Financave, shpenzimet për arsimin nga 3.1 – 3.3% e PBB-së më 20182019 zbritën në 3%, në 2020 dhe 2021. Shqipëria u rendit e fundit në rajon për shpenzimet dedikuar arsimit gjatë vitit të kaluar. Shqipëria shpenzoi 3.1% të PBB-së për arsimin, teksa në vendet e tjera të rajonit, ky tregues është në intervalin 4-4.5% të PBB-së. Të dhënat e fundit të INSTAT, për matjen e nivelit të jetesës, treguan se pesha e shpenzimeve për arsim në familje arriti në një nivel rekord, prej 4.4% të totalit të konsumit më 2016, nga 1.7% që ishte një dekadë më parë. Të dhënat krahasuese nga anketat e buxhetit të familjeve të vendeve të rajonit dhe Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve për arsim nga vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian. Mesatarja e Bashkimit Europian është 2.1%, ndërsa një familjeje në rajon i kushton shumë më pak (në termin relativ ndaj shpenzimeve totale) që të shkollojë fëmijën. Serbia, Maqedonia, Bosnjë- Hercegovina e kanë këtë raport midis 0.6-0.7%, ndërsa në Kroaci arrin në 1.1%. Instituti i Statistikave të Kosovës raportonte në anketën e buxhetit të familjeve për vitin 2016, se pesha e shpenzimeve për arsim në totalin e buxhetit familjar ishte zero.

LE TË SHOHIM TREGUESIN TJETËR, PUNËSIMIN

Në një shoqëri të shëndetshme me ekonomi funksionale, treguesi kryesor i rritjes dhe zhvillimit është punësimi dhe kryesisht i gjeneratave të reja, pra, i pjesës vitale të shoqërisë, e cila presupozohet që të këtë arsimim më të mirë se brezat e mëparshëm, të jetë ithtare e ritmit të lartë të ndryshimit, si dhe të zotërojë teknologjitë e reja, që kushtëzojnë ecjen e përshpejtuar të një shoqërie në veçanti dhe të asaj globale në tërësi. Deri para viteve 90 popullsia në Shqipëri ishte e re. Mosha mesatare ishte shumë e ulët dhe nga më të mirat në Europë dhe më gjërë. “Para viteve ’90 Shqipëria kishte një moshë mesatare shumë të re, 27 vjeç, duke qënë në këtë mënyrë dhe popullsia me moshë mesatare më të re në Europë. Por vit pas viti ajo ka ndryshuar, për të ardhur në 2015n me 8 vjet rritje (pra 35 vjeç.) Plakja e popullsisë është një fenomen shqetësues në pjesën më të madhe të botës. Kjo ka rritur frikën se shumë vende nuk do të kenë kapacitete të mjaftueshme punonjësish për të mbajtur një numër gjithnjë e në rritje të moshuarish. Për shkak të lindshmërisë shumë të ulët, të regjistruar aktualisht në Shqipëri dhe vijimit të emigrimit të të rinjve, parashikimet janë që popullsia do të vijojë të plaket.” Ja sa ka qen popullësia në Shqipëri ndër vite, sipas statistikave zyrtare:

Viti Mijë banorë

1923 814

1945 1122

1989 3182

2014 2884

Tabela e mësipërme tregon numrin e popullsisë në Shqipëri që nga censusi i pare, i organizuar në vitin 1923. Si paraqitet punësimi i të rinjve në Shqipëri? Le t`i referohemi të dhënave të ILO-Organizata Ndërkombëtare e Punës. Në bazë të një studimi që ka kryer kjo organizatë, në lidhje me punësimin e të rinjve në vendet e Europës, dhe nivelin e papunësisë; shifrat për Shqipërinë janë alarmante.” Në të gjithë Europën, Shqipëria ka normën më të lartë të të rinjve, të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk po ndjekin shkollën apo ndonjë trajnim. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka ilustruar me një hartë se si është situata e punësimit të të rinjve në Europë, me të dhënat e vitit 2018, dhe Shqipëria, fatkeqësisht, renditet në krye të Europës për përqindjen më të lartë të të rinjve të papunë, të paarsimuar dhe të patrajnuar, me 32.8% të totalit, duke ia kaluar edhe Moldavisë, vendit më të varfër të Europës. Papunësia e të rinjve është një fenomen shqetësues në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përveç Malit të Zi. Në Bosnje dhe Hercegovinë përqindja e të rinjve të papunë ishte 26.4, ndërsa në Maqedoni dhe Serbi, përkatësisht 24.9 dhe 23.8 për qind. Në Kosovë, norma e papunësisë përllogaritet rreth 30.1%. Për të rinjtë e papunë, rrugëzgjidhje mbetet emigrimi në vendet ku norma e papunësisë së të rinjve është shumë më e ulët. Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, po përjeton një valë emigrimi të grupmoshave të reja drejt vendeve të Europës Perëndimore. Norma e papunësisë së të rinjve është më e ulët në vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore. Holanda ka përqindjen më të ulët të të rinjve të papunë, me vetëm 4%. Pas saj renditet Norvegjia, ku papunësia te të rinjtë, në 2018-n, ishte 4.6%.Në Gjermani, Çeki, Zvicër, Austri dhe Suedi, norma e papunësisë varon nga 6-6.5%. “Politika dhe ekonomia janë pandashmërisht të lidhura…nga të dyja kërkohet që të frenohet rritja e diferencës midis të varfërve dhe të pasurve, të ndërtohet një shtet më social dhe me një angazhim më serioz në përmbushjen e këtij objektivi. Qeverisja e ka për detyrë të punojë fort për të siguruar çdo të drejtë civile të qytetarëve të vet, por njëkohësisht ajo duhet të ketë njërin sy tek të drejtat ekonomike, duke theksuar jo vetëm të drejtën e pronës, por edhe luftën e vazhdueshme ndaj pabarazisë ekonomike…Modifikimi paksa i kursit të zhvillimit të vendit drejt një shteti social, duket se është i pashmangshëm për të zbutur sado pak kundërshtinë e dukshme ndaj reformave të ashpra që qeveritë ndërmarrin.”

Shoqëria duket si e kapur në kurth. Nga njëra anë, që të ndryshojë gjendjen e varfërisë dhe që t’i hapë rrugë zhvillimit, duhet të rrisë arsimimin dhe të ketë të garantuar punësimin; nga ana tjetër, ky lloj ndryshimi kërkon investim nga familjet për arsimimin e fëmijëve dhe sigurimin e një jetese më të mirë e më dinjitoze. Me pak fjalë, duhen më shumë të ardhura për të investuar për edukimin e fëmijëve dhe ato realisht nuk janë. Si mund të dilet nga kjo gjendje, që Joseph Stiglitz e quan “Çmimi i Pabarazisë,” në librin e tij me të njejtin titull? Mungesa e të ardhurave,- nënvizon ai, – e bën të vështirë mundësinë e familjeve për të qenë produktive në mënyra të ndryshme. Mungesa e mundësive monetare i redukton aftësitë e tyre për të investuar për fëmijët dhe jetën e tyre. Atyre u duhet një banesë më e mirë dhë për këtë duhet të marrin kredi në bankë, e cila kërkon një kolateral si garanci, përndryshe, kushtet e kreditimit nuk mund të jenë të favorshme. Nëse në shoqëri, shumica e popullatës është e varfër dhe në pamundësi për mbështetur edukimin e fëmijëve të tyre, atëhere problemi është mbarëshoqëror.” Pasoja më e rëndësishme e këtij jo perfeksioni është se, në këtë botë, ku shumë familje kanë pak mundësi monetare ose nuk kanë hiç, dhe, ku qeveritë kanë mundësi të kufizuara për të ofruar për shkollimin, atje ka një mungesë investimesh për kapitalin njerëzor.”

( fundi i pjesës së tretë-vijon)

blank

Historia- Pse fadromat e Ramës u rikthyen te Irfani

Po ndodh faza e dytë e sulmit të Kryeministrit ndaj pronarit të grupit mediatik “Focus Grup”. Policia dhe IKMT janë shfaqur në bregdetin e golemit, fiks tre muaj pasi ato bënë spektaklin e aksionit të parë, jo më për të prishur pishinat, por gjithë hotelin.

blank

Kur fadromat ia behën për të shkallmuar pishinat e “Prestige resort” të bisnesmenit Irfan Hysenbelliu, ky i fundit u mbrojt me argumentin se ai gjithçka e kishte me leje, madje të firmosur dhe vetë nga Edi Rama, në 2016-ën, prandaj qëllimi i ruspave të qeverisë ishte që të ndryshonte vijën editoriale të mediave të tij, përmes shantazheve të paligjshme. Për të vërtetuar këtë nënpunësit e “Presige resort” publikuan edhe faksimilen e lejes të KKRT të nënshkruar nga kryeministri (poshtë).

blank

Me të dalë ky dokument si dhe disa  fotografi të shefit të qeverisë duke drekuar me biznesmenin Hysenbelliu, në shoqëri të Taulant Ballës, Arben Ahmetajt dhe Behgjet Pacollit, pikërisht buzë pishinës që ishte duke u shkatërruar nga fadromat e IKMT-së, u detyrua të bënte një sqarim ministria e Brendëshme.

Në të pretendohej se shkallmimi po bëhej për interes publik dhe nga ky aksion do ti ktheheshin qytetarëve 4 mijë metra tokë të zaptuara. Ajo pretendonte se leja ishte dhënë me dy kushte, ku theksohej ajo do të jepej vetëm pasi të plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse dhe asnjëra prej tyre nuk është plotësuar (poshtë).

blank

Po cili nga këto dy versione, aq larg nga njëri-tjetri, është më pranë së vërtetës? Lapsi.al i ka parë ato me lupë, ka analizuar të gjitha të dhënat, natyrisht duke e vëzhguar çështjen nga interesi i publikut dhe rëmbimi ose jo i hapsirave që i përkasin qytetarëve. Duke u nisur nga ky princip qeveria Rama ka bërë së paku tre shkelje flagrante.

 

Së pari, ato 4 mijë metra hapsirë publike, për të cilat ministria e brendëshme bënte sikur i dhimsen sot, qeveria ia kishte “falur” Irfan Hysenbelliut. Sikurse duket edhe në master planet që i kanë publikuar njësoj të dyja palët, në hartë vëzhgohet qartë se bllokimi i rërës dhe ndalimi i vijueshmërisë së bregut të detit si një pronë e të gjithëve, është parashikuar në harten e firmosur nga Rama. Pra nëse biznesmeni do kishte paguar taksat dhe do kishte plotësuar kushtet e pretenduara teknike, ai do ta gëzonte sot, këtë pronë të të gjithëve, me bekimin e Ramës. Madje ai do përvetësonte edhe një pjesë të detit duke ndërtuar një mol për skafe i cili fatmirësisht nuk është ndërtuar ende. Po ashtu, leja e Ramës parashikon një hotel shumë katësh, ndryshe nga plani fillesar i Mak Albania (të gjitha qeveritë nga ajo Meksi, Nano, Meta, Majko, Berisha e kanë zbatuar këtë parim), që prish rregullin e kësaj zone që ndërtimet e betonit mos ngrihen mbi lartësinë e pishave.

Pra, kur ishte mirë me Irfan Hysenbelliun, kur donte të joshte mediat e tij, Edi Rama se kishte për gjë tu grabiste qytetarëve ato 4 mijë metra, për të cilat në këtë shtator u kujtua ti konsiderojë të paligjshme.

blank

Së dyti janë disa foto që flasin shumë (këtu lart) ku duket dhënësi i lejes i veshur me tuta Adidas qe drekon për shtatë palë qefe me përfituesin e saj në shoqërinë e hierarkëve të PS dhe qeverisë. Kushdo që e ka parë “Prestige resort” e kupton se në kohën ku po konsumohet kjo drekë hoteli është ngritur, pishinat janë ndërtuar dhe shefi i qeverisë po shijon jetën buzë saj. Po ka një pyetje: Kur leja është që në mars 2016, dhe kur taksat nuk janë paguar prej kohësh dhe kushtet teknike nuk jasnë plotësuar gjithashtu, si shkon kryeministri në një objekt që i ka borxh shtetit që ai drejton? Si mund të pijë verë rrehat rehat shefi i qeverisë me një biznesmen që i ka borxh publikut? Si e ka marrë me vete edhe bacën Behgjet Pacolli, të cilit i ka dhënë aeroportin e Vlorës, apo për ti dhënë edhe atij shembullin se ne pijmë bashkë edhe kur ti si paguan taksat?

Në një vend normal, vetëm kaq do të mjaftonte, jo për të shkuar ruspat tek Irfani, po që një kryeministër të jepte dorëheqje. Shoqërimi i Ramës në publik, me një biznesmen që tallet me lejen e firmosur prej tij dhe rrefuzon të paguajë borxhin, do të shpjegohej me promovimin e këtij modeli.

Por në vendin kur Rama të bën të mirë kur je me të, dhe të shkallmon pronën kur e kritikon edhe kjo mund të shitet si normale.

Së treti, qeveria pretendon se zgjodhi ruspat ngaqë biznesmeni nuk ka paguar taksat. Po a zgjidhet konfikti për taksat me shkallmim prone? A i kanë shkuar fadromat edhe biznesmnëve të tjerë që i kanë borxh psh. tatimeve? Ky pretendim është qesharak. Ky aksion ka qëllim vetëm hakmarrjen dhe prandaj për të bërë të munduar atë u ndryshua në fillim të shtatorit drejtori i IKMT-së duke e zëvendësuar me Dallëndyshen e famshme. Prandaj në shtator ruspat, mjetet e rënda dhe policët ecnin me arrogancë, në rërë, në sy të pushuesve me roba banjo, ndërsa tani tre muaj.më pas u kthen pa asnje paralajmërim. Justifikimi gjithmone është se po i rikthenin hapsirën publike qytetarëve, por duke harruar se kur Rama e kishte mirë me Irfanin ai ia kishte rëmbyer plazhin qytetarëve duke privatizuar dhe rërën dhe bregun e detit (faksimilja lart).

©Lapsi.al

blank

Dokument, firma e Ramës- Arsyet pse po shembet Prestige resort

Askush nuk ka asnjë dyshim se pas hakmarrjes kundër bizneseve të botuesit Irfan Hysenbelliu qëndron Edi Rama. Por, ndryshe nga hamendësimet një gjë të tillë e vërtetojnë edhe shkresat dhe dokumentat. Lapsi.al ka arritur të sigurojë Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit që mban firmën e kryeministrit, ku Prestige Resort renditet mes 24 aplikimeve leja e te cilëve do të anullohet.

 

Pra nëse më datë 7 mars 2016, vetë shefi i ekzekutivit që atëherë ishte në mardhënie të shkëlqyera me bosin e mediave dhe me televizionin e gazetat e tij, i dha atij një leje në kundërshtim me të gjitha karakteristikat e asaj zone të Golemit, gjashtë vite e gjysëm më pas, në 19 tetor 2022, e ka anulluar atë.

blank

Madje me kënaqësinë e atij që i përdor fadromat – po të huazojmë një shprehje të Fatos Lubonjës-, “si një kompensim të ereksionit të munguar”, kryeministri e ka firmosur vetë vendimin.

blank

Mediat e Hysenbellut kanë publikuar gjatë orëve të prishjes një dokument të vitit 2017 ku drejtoresha që është urdhëruar ta prishë sot, e njihte si të ligjshëm objektin (poshte). Por kjo ka pak rëndësi.

blank

Se në këtë pikë thelbi nuk qëndron nëse objektit i ishte anulluar leja, apo ai e gëzonte atë. Pra problemi nuk është thjeshtë juridik. Sepse po të besojmë për një moment se shefi i qeverisë ka të drejtë, pra se ndërtuesi nuk kishte zbatuar kushtet e lejes, pasi për atë investim mbi 20 milionë euro, nuk kishte paguar disa mijra euro taksa, pra edhe po ta marrim këtë të mirqenë, sërish ngrihet pyetja: Pse qeveria nuk e sekuestroi për ta përdorur për interes publik? A qe më mirë që fadromat të bënin pluhur gjithë atë investim, apo ndoshta ia vlente që, nëse e merrte shteti, t’a shndërronte në një azil, në një pronë publike apo në diçka të dobishme?

Andi Bushati: Dallëndyshet që paralajmërojnë fashizmin 

Natyrisht nuk u veprua kështu pasi nëse ndiqej kjo logjikë do ti mbetej në dorë gjykatës që s’dihet nëse do i jepte të drejtë apo jo qeverisë.

Vendimi duhej marrë arbitrar, arrogant dhe i menjëhershëm. Qëllimi i tij ishte të bënte shembull një botues për të friksuar dhe ndrydhur të tjerët. Prandaj Rama firmosi vetë për anullimin e lejes. Dhe zgjodhi fadromat në vend të asaj që duket e arsyeshme.

©Lapsi.al

blank

Veliajt me bukë e Ramës me gurë- Ndarja në PS për News24 dhe Top Channel

Vetë fjala “vijë” nënkupton një zgjatim të drejtë, po kur kjo është “editoriale”, ndodh që herë herë të lakohet rrugës. I tillë është rasti i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe dy televizioneve që kanë hyrë në një spirale të ashpër konflikti me Edi Ramën kohët e fundit, News24 dhe Top Channel.

Seria e raportimeve kundër Ramës dhe vartësve të tij, si Gazheli i doganave, Klosi i tatimeve dhe tenderat e rrugëve të Belinda Ballukut në mediat e Irfan Hysenbelliut e mori mesazhin e parë të fortë nga Rama që i prishi pishinën në hotelin e tij në Golem. Ndërkohë që prej 1 Dhjetorit, hoteli po shkatërrohet si shprehje e hakmarrjes, edhe pse lejen e ka firmosur vetë Rama, edhe pse kryetarja e IKMT ka pranuar se ndërtimi është i ligjshëm.

Por edhe sot, në kulmin e përdhunimit që po i bën Rama pronës private të Hysenbelliut, në mediat e tij gjen artikujt me porosi të Erjon Veliajt, që çdo gazetar i konsideron akte përdhunimi për një televizon, gazetë apo portal.

blank

Këtë 2 Dhjetor të gjitha mediat që mbështesin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn kanë në faqet e tyre ekzaktësisht të njëjtin tekst, të shkruar në zyrat e bashkisë.

blank

Njësoj edhe në Top Channel, që sot konsiderohet një televizion opozitar. Kudo në raportimet e gazetarëve të këtij televizioni flitet për shpopullimin nga keqqeverisja e Ramës, për abuzimin me çmimin e naftës, për dhunën e policisë ndaj qytetarëve të pafajshëm etj, por kurrë nuk mungojnë aty qokat për Erion Veliajn.

Është një rast i rrallë në këto 9 vite qeverisje të socialistëve, që një media opozitare të kritikojë ashpër kryeministrin e vendit, por në të njëjtën kohë të përkulet përballë propagandës bajate të vartësit të tij në bashki.

Dhe këtë dallim e bëjnë 5 muaj para zgjedhjeve. Pa arritur të kuptojnë se duke i shërbyer Erion Veliajt, në të vërtetë po i bëjnë shërbim Edi Ramës./Lapsi.al


Send this to a friend