VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Përmbyllje e pritshme e një dite teatrale në Republikën e sunduar nga hajdutët – Nga ROMEO GURAKUQI

By | September 20, 2019

Komentet

KOHA PËR T`I HAPUR LETRAT – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
     Rrugëtimit të LDK-së i shkon për shtat anekdota, për kafshimet e ujkut, në prapanicën e gomarit dhe ngushëllimin e këtij të fundit: “Inshallah jam në ëndërr!” Kanë ndodhur dhe vazhdojnë të  ndodhin prapësira individuale e klanore, gjithnjë në dëm të LDK-së. Dhe, megjithatë, kalohen në heshtje, si normnale, të zakonshme, sikur nuk ka ndodhur asgjë!
 
     Vlerësimi i nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut, për zgjedhjet e 6 tetorit, është sa paushall, ireal, aq edhe inatçor e skandaloz! Sipas Veliut Vjosa humbi zgjedhjet dhe ajo duhet të japë llogari për humbjen. Shkrimin “Klani dhe SHIK-u zbehin fushatën e LDK-së”, botuar më 5 shtator, e nismova:
 
     – Ekziston opinioni se LDK-së nuk i bëhet vonë as humbja. Këtë mendim e përforcon edhe çarshia. Sepse klani mgushëllohet me dështimin e Vjosës!-
 
Me keqardhje, parashikimi im i atëhershëm, po rezulton të jetë i saktë, edhe sot, mjerisht!
 
     Vërtet, ka ardhur koha, për t`i hapur letrat, për ta vënë pikën mbi -i- Dhe, nëse i hapim letrat, dëshmohet, madje, bindshëm, se humbjen e 6 tetorit e shkaktoi klani brenda Kryesisë Qendrore të LDK-së, tashmë, i prirë nga nënkryetari Agim Veliu. Pritjet e reformës, ndryshimit, i amortizoi klani, me “avazin” aklamativ dhe Konsensuesin paradoksal, në “Kuvendin” e 9-të Zgjedhor të LDK-së, që përbën anakronizëm e regres për LDK-në 30 vjeçare.
 
     Mashtrueshëm u proklamua se Kuvendi do të përshkohet nga fryma rugoviane, duke rikthyer praktikën e votës së fshehtë demokratike, për të gjitha strukturat e LDK-së. Përkundrazi, u vazhdua me shkeljet flagrante, si: mungesën e debatit, konkurrencën hiçe, votimin deklamativ, duke e devalvuar Kuvendin në maskaradë “zgjedhore”, i barasvlershëm me nulitetin, zerrësinë, hiçmbajtjen.
 
     Klani, brenda Kryesisë Qendrore, avancoi zvetnimin, deri në sabotim të fitores së pritshme, kur nënkryetarët Veliu dhe Haziri, injoruan me mos pjesëmarrje, në mbledhjen, kur do të zgjidhej Kryesia e ngushtë, përkatësisht, nënkryetarët, sekretari si dhe kandidati për kryeministër-e të Kosovës. Por, nuk arritën ta pengonin kandidaturën e Vjosë Osmanit, ngaqë kryetari Isa Mustafa kërcënoi se nëse pengon Kryesia, zgjedhjen do ta bëjë Këshilli i Përgjithshëm.
 
 
      Rikthimi i debatit në LDK-e, 
   hiçson shantazhin dhe ndarjen
 
     Megjithatë, shantazhimi ngulmues i binomit Agimi-Luta, për të qenë, përkatësisht, nënkryetarë të parë dhe të dytë, u realizua, imponueshëm e dhunshëm, nën slloganin “e ruajtjes të unitetit në partisë!” Dhe, kjo vulosi bindjen në opinion se klani, veç pengesave në përzgjedhjen e kuadrit qeverisës, në rast fitoreje, mund ta kthejnë bigën nga koalicioni me bandën-PDK-e. Këtë e përforcojnë edhe dyshimet, në shtim e sipër, të tyre, për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.
 
     Një tregues domëthënës janë edhe të 7.000 votat të munguara për Vjosë Osmanin, në Prishtinë. Do të ishte e pazakontë sikur të ishin edhe 70 vota diferencë, në mes të subjektit LDK-e e Vjosës dhe lëre më shifra shumëfolëse 7 mijë! Klani, brenda LDK-së, ka funksionuar, zellshëm e ngulmueshëm, për denigrimin dhe zvetnimin, deri në devalvim të kandidaturës Vjosë! Dhe, ky fakt flet bollshëm edhe për atë – pse jo LDK-e e parë?!
 
      Rrjedhimisht, koha për t`i hapur letrat, nuk duhet humbur. Kjo nënkupton hapjen e debatit në Nëndegët, Degët e LDK-së e deri ke mbledhjet, konventat e Këshillit të Përgjithshëm, pa anashkaluar as mbledhjet e kryesive të Nëndegëve, Degëve dhe të Kryesisë Qendrore të LDK-së. 
 
     Futja në votën e fshehtë demokratike, për të gjitha vendimet dhe zgjedhjet, të çfardo niveli qofshin ato, brenda strukturave të partisë, do të ishte zbatim praktit i rugovizmit në LDK-e. Demokracia nuk bëhet me pallavra, ajo realizohet me veprim praktik dhe përgjegjësi të lartë politike e morale.
 
 
     Koalicioni LDK-VV, nuk ka alternativë
 
      Është normale që kandidaturat, madje, për të gjitha nivelet drejtuese të qeverisë, të diskutohen brenda strukturave të LDK-së. Por, assesi jo vetëm brenda Kryesisë Qendrore, sepse Kryesia aktuale nuk ka legjitimitet, ngaqë është zgjedhje aklamative, subjektive, imponuese. 
 
     Dhe, si e tillë, nuk do të jetë funksionale. Veç kësaj, me fanatizëm, është ruajtur monopoli mbi atë, pra, Kryesinë dhe, qëllimshëm, dominohet, jo në numër, por, në pozicione vendimmarrëse, nga klani! Kjo është shumë  domëthënëse, e rrezikshme, për unitetin e LDK-së. Dhe, skajshëm, turpëruese për klanorët kalkulues.
 
       Përkujtesë, Kryesisë aktuale, Këshillit të Përgjithshëm dhe anëtarësisë së gjerë të LDK-së: Ishte po ky klan, tani, me disa mungesa dhe ndoca shtesa, që ndau LDK-në, dikur. Edhe sot, LDK-në mund ta rrezikojë vetëm klani i stazhionuar, brenda Kryesisë Qendrore të saj.
 
     Këshilli i Përgjithshëm, që pa hamendje, është një përzgjedhje e pranueshme, në shtrirje gjeografike përfillëse dhe mbulesë partiake proporcionale, duhet të jetë fort i angazhuar, për qeverisje profesionale, larg diletantizmit, mediokritetit, militantizmit e banditizmit kriminal PAN-istë. 
 
     Ky Këshill duhet të insistojë ta këtë një ekip përfaqësues në mbledhjet partiake, për të mos e lënë të vetmuar Vjosë Osmanin, në përballjet me klanin, i cili, me keqardhje, po shpërshfaqë destruktivitet, madje, edhe mujshi e agresivitet, në kundërshti të hapur, me orientimin dhe përcaktimin rugovist të anëtarësisë.
 
 
         Kryesia Qendrore duhet 
   ta pranojë realitetin e ri në LDK
 
 
     Dhe, krejt në fund, edhe një përgjigje direkte, për nënkryetarin e imponuar të LDK-së, Agim Veliun, me shokë:
 
     Zotëri Agimi thotë se LDK-ja nuk ka fituar, LDK-ja ka humbur; se LDK-ja nuk ka vota të shtuara, përkundrazi, të munguara, pra, Vjosa, me ekipin e saj, janë humbës të zgjedhjeve të 6 tetorit!?
 
     Në shkrimin titulluar – Pse jo LDK e parë?, – më 10 tetor, kam analizuar shkaqet pse LDK-ja u rendit e dyta në fitore, andaj, dua të shmang tautologjinë, përsëritjen shpjeguese e arsyetuese. Por, po shtoj se po të mos ishte grupi i deputetëve rinorë, në zgjedhjet paraprake, si dhe Vjosë Osmani, me ekipin fushatorë rinorë, sot, LDK-ja nuk do të ishte fituese e dytë, me një diferencë simbolike nga fituesja e parë.
 
      Saktësisht, në mungesë të Vjosës dhe ekipit të saj masiv e shumë simpatik, që nuk marrë guximin t`i citoj me emër, nga frika e harresës të ndonjërit syrësh, sot, LDK-ja do të përpëlitej në garim me AAK-në-bandë, për vend të 3-të apo të 4-të.
 
     Përgjegjësia, gjithësesi, bie mbi klanin tuaj, që ka asfikksuar, ngulfatur, ndër vite të tëra LDK-në. Bëhu burrë e pranoje këtë të vërtetë sipërore, nënkryetar Agim Veliu. Sepse, je djalë i një babe të mirë, të zëshëm në Llap, Gollak e më gjerë në Kosovë. 
 
     Ju ka hije ta pranoni realitetin e krijuar, ta ndihmoni LDK-në dhe Kosovën, duke bashkëpunuar, miqësisht e prindërisht, edhe me brezin e ri rugovistë, si garanci e një LDK-je kryezonjë dhe të një Kosove, sot, keqas të përtokur, nga bandat PAN-iste, për ta bërë të lirë e demokratike, nesër.  Liria pa demokraci, është një përrallë dimri.

Në gjurmët e një dokumenti ku Kol Bib Mirakaj kërkon shpëtimin e hebrejve gjatë pushtimit nazist – Nga Elida Buçpapaj

Deri tani historianët shqiptarë, në mënyrë të dënueshme, kanë vijuar strategjinë e retushimit të historisë sipas kodit etik të një shteti diktatorial siç ishte Shqipëria prej 1944-1991 dhe shijes së diktatorit.

“Armiqtë” që regjimi komunist i burgoste apo vriste patjetër duhej ta justifikonin verdiktin e shtetit kriminal.

Edhe familjarët e “armiqve” të diktaturës i priste i njëjti fat. Fëmijëve u mjaftonte lidhja e gjakut me “armiqtë” e diktaturës që regjimi të justifikonte  kundër tyre të gjitha mizoritë, duke i internuar nëpër kampe pune, duke ua djegur të ardhmen, duke mos i lejuar të shkollohen e duke i detyruar që ta fitonin bukën e gojës vetëm në punët më të rëndomta pa asnjë.

Bijtë e “armiqve” të diktatorit kanë shkuar në vendet e internimit fëmijë e të rinj dhe  kanë dalë prej andej mbi 50 vjeçarë e të moshuar, ndërsa vijon linçimi i tyre me etiketën që u vuri diktatori, si bijtë e “kolaboracionistëve”.

Si është më mirë: të jesh bir i nomenklaturës kriminale shqiptare, që gjatë diktaturës ka kryer genocid ndaj popullit të vet apo të jesh biri apo bija e atyre që i ka shpallur “armik” diktatori!

E rëndësishme është e vërteta historike dhe historia siç ka ndodhur jo sikur është manipuluar për 75 vjet.

Këto rradhë po i shkruaj nisur nga se në dorë më ka rënë një dokument që vërteton lajmin e botuar pak javë më parë nga shtypi shqiptar në lidhje me Kol Bib Mirakaj, që diktatori Enver Hoxha dhe regjimi i tij e kishte klasifikuar si “armik kuisling”.

Kol Bib Mirakajt dihet se jetoi në mërgim, në fillim në Itali e pastaj deri në fund të jetës në SHBA.

Vetëm ky fakt që jetoi në Perëndim, do të ndikonte që historianët e Shqipërisë të mbanin qëndrim serioz rreth së vërtetës.

Aq më tepër kur krimineli Enver Hoxha do ta shpallte “Armik” gjithë Perëndimin!

E pra Kol Bib Mirakaj, si Ministër i Brendshëm i asaj kohe, ka komunikuar me qeverinë e tij qëm ndërsa pritej invazioni i Shqipërisë nga nazistët, të ndërmerrnin masa urgjente për largimin e organizuar të hebrejve nga Shqipëria për në Itali.

Dokumenti mban datën 1 shtator 1943. Kol Bib Mirakaj vetë është kundër pushtimit nazist. Ai me figura të tjera Nacionaliste kanë bërë përpjekje të lidhen me Aleatët., sikur bëhet fjalë edhe në dokumentin e një oficeri britanik që vepronte në terren.  Sipas raportit të oficerit britanik ( R E P O R T ByW/CMDR. P.A.B. NEEL For the period 17th July, 1943 – 12, October, 1944) Kol Bib Mirakaj kishte kërkuar takim me të dhe ky takim u realizua në 30 prillin e 1943 në Iballë në kullën e Mirakajve. Sipas oficerit britanik, Kol Bib Mirakaj kishte treguar simpati të qartë për Forcat Aleate, britanikët dhe amerikanët dhe ai si kërkesa kishte pasur: 1. sigurimin e kufijve të Shqipërisë prej Aleatëve dhe 2. kushte që në Kosovë të mbahej një plebishit.

Si e qysh Kol Bib Mirakaj ka treguar vetë në mënyrë kronologjike librin e tij “Vetëvrasja e një kombi” të cilin e përfundon në Frascati të Italisë në mars të 1951, duke e përmbyllur me apelitivin: “Vëllazën Shqiptarë – Atdheu asht në rrezik!”, libër që meriton vemendje të veçantë jo vetëm se ndriçon në të vërtetën, por edhe për të nxjerrë prej tragjedive historike mësimet e duhura.  Në 30 prillin 1943 dhe 1 shtatorin e 1943 armiqtë e Kol Bib Mirakaj ishin nazistët dhe komunistët. Të mos harrojmë 23 gushtin e vitit 1939, kur Hitleri dhe Stalini nënshkruan paktin e mossulmimit Molotov–Ribbentrop, kur ekstremi i zi dhe ekstremi i kuq kishin bërë aleancën e djallit. Të mos harrojmë se si ekstremi i djathtë në Gjermani i Hitlerit, sikur ai i majti në BRSS i Stalinit dhe stalinistëve të llojit si Enver Hoxha me kompani i kanë shkaktuar botës qindra milionë viktima.

Për hebrejtë gjermanë, sikur në të gjithë Europën, Gjermania, atdheu i tyre ishte kthyer në rrezik për jetën. Në këto kushte, ata detyrohen të lenë aty pasurinë e kujtimet dhe të marrin ikën për të gjetur strehë shpëtimi.

Në Shqipëri hebrejtë kishin filluar të vinin prej 1938, të mirëpritur prej Monarkisë Zogiste dhe kështu vijoi edhe gjatë qeverive shqiptare, nën okupimin fashist, kryesuar nga kryeministrat Shefqet Vërlaci, Mustafa Kruja, Eqerem Bej Libohova, Maliq Bushati dhe Ibrahim Bej Biçaku. Këtë e vërteton edhe dokumenti i Kol Bib Mirakajt që mban datën 1 shtator 1943. Hebrejtë ishin të mirëpritur si nga qeveritë shqiptare ashtu edhe nga popullsia. Hebrejtë vinin në Shqipëri mënyrë të organizuar apo si t’i diktonin rrethanat dhe vendoseshin nëpër qytetet dhe fshatrat shqiptare. Edhe kur vinin me dokumenta fallco qeveria shqiptare dhe popullsia i mirëpriste.

Për këtë fakt, të mikpritjes nga binomi qeveri-popull ka treguar shumë herë sa ishte gjallë edhe Johanna Neumann, e cila erdhi në Shqipëri në vitin 1939 fëmijë me familjen e saj e qendroi deri më 1946.  Johanna Neumann ka pohuar disa herë edhe për mediat shqiptare se  “qeveria shqiptare e atëhershme ka punuar bashkë me popullatën për të shpëtuar hebrenjtë.” Zonja Neumann ka bërë të njëjtën dëshmi edhe për qeverinë shqiptare të kohës të pushtimit nazist, se “personat dhe familjet shqiptare që i strehonin hebrejtë nuk  kishin frikë nga qeveria, pasi që ajo nuk i denonconte te nazistët”, dhe se “zyrtarët shqiptarë, përmes improvizimeve të ndryshme kishin bërë fshehjen dhe shpëtimin e refugjatëve hebrej.”

A do të mjaftonte ky fakt, që emrat që i kanë përbërë ato qeveri, që ishin emra që kishin nënshkruar edhe dokumentin e Pavarësisë të Shqipërisë, që ishin emra patriotësh, të mos pushkatoheshin, të mos ta kalonin jetën në egzil apo familjet e tyre t’i shpëtonin ferrit komunist?

Po të paktën, a nuk meritonin që e vërteta të shkruhet ashtu sikur qe?!

Ëngjëlli Mbrojtës i shqiptarëve Johanna Neumann sa ishte gjallë i tregoi botës Perëndimore se moralin e Europës e shpëtuan shqiptarët përmes Besës, konstitucionit të tyre shpirtëror, pasi ata, Shqiptarët ishin të gatshëm të jepnin jetën por assesi t’i dorëzonin hebrejtë tek nazistët.

Dokumenti i shkruar më 1 shtatorin 1943 nga Kol Bib Mirakaj, si Ministër i Brendshëm tregon se mbrojtja e hebrejve ishte institucionale.

Shqipëria e asaj kohe, kur e ka shkruar dokumentin Kol Bib Mirakaj kishte një milionë banorë dhe strehonte rreth 1000 hebrej sipas të dhënave të Fjalorit Enciklopedik, të botuar nga ASHSH, 2008.

Qeveria shqiptare gjatë pushtimit fashist në Shqipëri nuk përbënte rrezik për hebrejtë, përkundrazi,  i mbronte, i strehonte, i pajiste me dokumenta dhe nuk kemi asnjë rast që të ketë ndodhur e kundërta.

Dokumenti që mban firmën e Kol Bib Mirakajt i takon datës 1 shtator 1943, kur në Shqipëri pritej invadimi nazist. Vetë Kol Bib Mirakaj nuk kishte pranuar të bashkëpunonte me pushtuesit nazistë megjithëse i kishin ofruar poste, sikur e pohon edhe oficeri britanik. Kol Bib Mirakaj dëshironte që Aleatët të shpëtonin Shqipërinë nga nazizmi dhe komunizmi. Kol Bib Mirakaj kërkon unifikimin e forcave Nacionaliste në luftë  kundër okupatorit nazist. Prandaj ka kërkuar edhe takimin me oficerin  britanik, i cili pohon se Kol Bib Mirakaj ishte simpatizant i tyre.

Shqetësimet i Kol Bib Mirakajt në vitin 1943 ishte shpresa për mbështetje nga Aleatët te forcave shqiptare Nacionaliste për të luftuar kundër nazizmit dhe shpëtimi i hebrejve.

Si rrugë shpëtimi të hebrejve, Kol Bib Mirakaj sheh largimin e tyre për në Itali. Tashmë Italia ishte në prag të nënshkrimit nga ana e Italisë të armëpushimit me Aleatët, që tashmë pas betejash të egra e kishin çliruar ishullin e Siqelisë, duke i detyruar forcat naziste ta linin ishullin e të ktheheshin në gadishullin italian.

Në 1 shtatorin e 1943 Kol Bib Mirakaj i trembej barbarisë naziste dhe për ta shmangur i kthen sytë nga Italia dhe tek Selia e Shenjtë, që mesa duket, ka patur prej tyre indicie konkrete e të sigurta. Bile thuhet se Kol Bib Mirakaj ka kërkuar pajisjen me pasaporta shqiptare të të gjithë hebrejve dhe dërgimin e tyre në Italinë e jugut, ku tashmë ishin vendosur forcat e Aleatëve.

Nuk e di nëse dhe në ç’masë gjatë kësaj periudhe është realizuar ajo që kërkonte Kol Bib Mirakaj, por  ajo që dimë ne është se edhe gjatë pushtimit nazist, qeveria shqiptare dhe populli shqiptar nuk lejuan që asnjë hebre të binte në duart e nazistëve.

Mbrojtja e hebrejve nga shqiptarët është tipari humanist i kombit, padyshim edhe krenari kombëtare.

Për atë akt human, shumë familje shqiptare sot janë nderuar nga Izraeli dhe emrat e tyre ndodhen në Yad Vashem.

Po a ka ardhur koha që në Yad Vashem të vendosen edhe emra të tjerë, sikur emri i Kol Bib Mirakajt me shokë, për të cilët dëshmontee Johanna Neumann, se qeveria shqiptare dhe populli shqiptar ishin në unison për t’i mbrojtur dhe dhënë strehë hebrejve.

 

 

 

LIGJËSOI SPASTRIMIN ETNIK TË DËSHËRUAR NGA MILLOSHEVIÇI – Nga PIERLUIGI BATTISTA – E përktheu Eugjen Merlika

Mbrojtja e Sërbisë nga ana e tij shkaktoi kundërveprime të fuqishme. Sot zëmërimin e shqiptarëve.

Pikërisht në muajt në të cilët Sllobodan Millosheviçi dhe xhelatët sërbë bëheshin përgjegjës të kasaphanës së Srebrenicës në vitin 1995 në Bosnje, kulmi i një spastrimi etnik, Peter Handke shkruante apologjinë e Sërbisë me librin “Një udhëtim dimëror në lumenjtë Danub, Savë, Moravë e Drinë”. Jo të kulturës sërbe në përgjithësi, por pikërisht të Sërbisë agresive të dalë nga shpërthimi i Jugosllavisë, të përshkruar si një idil krenarie dhe integriteti moral, një Vend i përndjekur nga forcat e së Keqes, të njëjtat që donin të nënështronin Beogradin për t’a bërë një protektorat të Perëndimit të mbrapshtë.
Anasjellja ndërmjet viktimës dhe xhelatit bëhej përfundimtar, në fjalët e Handke-s. Në një intervistë të shumë viteve më vonë, dhënë gazetës “Le Monde”, shkrimtari austriak hodhi poshtë padinë se ishte një “mohues”, duke ngulmuar se qëndrimi i tij kishte qënë i barazpeshuar, në të cilin padija e mizorive sërbe duhej të shoqërohej nga padija e të njëjtave mizorira të kryera nga kroatët dhe myslimanët.
Por tërheqja e fuqishme për diktatorin Millosheviç nga ana e Handke-s gjeti në rrjedhën e viteve shumë ripohime. Më 1999 asnjë fjalë nuk e tha për të paditur spastrimin etnik të sërbëve kundrejt shqiptarëve të Kosovës e lufta e NATO-s furishëm u vulos si një akt agresioni imperialist kundër Beogradit heroik: nga ana tjetër edhe mbështetja diplomatike perëndimore njohjes së pavarësisë së Sllovenisë më parë e të Kroacisë menjëherë mbas saj, ishte sulmuar prej Handke-s si një shpërthim “imperialistik”, i kryer në sajë të mbështetjes shpirtërore të Kishës katolike.
Më vonë Handke kërkoi të shkatërronte ligjëshmërinë e Gjykatës ndërkombëtare të Hagës për krimet e luftës e gjenocidin. Së fundmi Handke deshi të marrë pjesë, madje të mbante një fjalim përkujtues përpara mijra kombëtaristësh sërbë në varrimin e diktatorit.
Këto qëndrime të Handke-s ushqyen kundërvënie të stuhishme në botën intelektuale ndërkombëtare. Salman Rushdie dhe Jonathan Littell arritën deri në sharje. I u tërhoq çmimi i titulluar Heinrich Heine-s. Një vepër e tij u fshi nga programi i Comedie – Francaise.

“Corriere della Sera”, 11 tetor 2019 E përktheu Eugjen Merlika

KUJTESË PREJ ELEFANTI – Kafeja e MASSIMO GRAMELLINIT – E përktheu Eugjen Merlika

 

Donaldi pohon se i ka dorëzuar, pa brejtje ndërgjegjeje, kurdët në kthetrat e përbindëshit turk “sepse ata nuk na ndihmuan gjatë zbarkimit në Normandi”. Për të paktit që nuk e dijnë, ndërmjet të cilëve ndoshta vetë Trump-i, zbarkimi daton vitin 1944. Tani, që një njeri i mësuar të këmbejë opinion në kohën e një tweet-i, të ruajë kujtesën e pamëshirëshme të një ngjarjeje të ndodhur shtatëdhjetëepesë vite më parë, hap skenarë të padëgjuar. Nëse Erdogani do të pushtonte Gjermaninë, Trump-i do të bënte mirë t’a linte t’a bënte nga çasti që gjermanët në Normandi u sollën shumë më keq se sa kurdët, jo vetëm nuk u mjaftuan të mos i ndihmonin amerikanët, por u shtinë atyre me armë. Edhe nëse Erdogani do të sulmonte Londrën, Trump-i nuk do të kishte asnjë vërejtje, duke mbajtur parasysh kundërshtimin e anglezëve ndaj trupave të George Washingtonit në luftën e pavarësisë. Bombardimi turk i Parisit do t’a linte të ftohtë, veç rastit që francezët t’i kthenin me interesat paratë e arkëtuara nga Napoleoni nga dhënia e Luizianës. Duhet kuptuar Donaldi. Do të kishte dashur të shkruante se kurdët turbullojnë ujin e pijshëm, por prralla e ujkut dhe e qëngjit nuk qëndronte në një tweet.
I vetim sulm i Erdoganit që do t’a vinte në vështirësi serioze do t’ishte ai i Italisë: duke patur këmbyer neve vazhdimisht aleanca, shpesh edhe në brëndësi të së njëjtës luftë, Trumpi do të na ndihmonte, mjafton që mos të na bënte të na vinte dhimbja e kokës.

“Corriere della Sera”, 11 tetor 2019 E përktheu Eugjen Merlika

Edi Rama “me tri lugë”, edhe me Serbinë e Madhe, edhe me Amerikën, edhe me NATO-n ! – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

***  Jo vetëm shqiptarëve, por të gjithë popujve të Ballkanit, u duhen “letërnjoftimet” e Amerikës dhe të Evropës Perëndimore, që të shpëtojnë nga kriza ekonomike, nga pazhvillueshmëria, nga papunësia enorme, nga varfëria dhe nga mjerimi social,  JO “letërnjoftimet” e njëfarë “MINISHENGENI” të imagjinmuar dhe të trilluar nga “trojka” Vuçiq-Rama-Zaev, të nënshkruar në Novi-Sad të Vojvodinës, më 10 tetor 2019.

 

Nuk kja asnjë dilemë se “Mali Shengeni” i nënshkruar nga  RAMA-VUÇIQ-ZAEV, është stratregjia politike, ekonomike, tregtare, politike dhe kulturore e IZOLIMIT  të Ballkanit nga Evropa Perëndimore. Mirëpo, këtë nuk duhet pranuar shtetet e tjera të Ballkanit, sepse  me këtë “mali srpski Sengen”, do të përfitonin vetëm konrabandistët e mallrave dhe të bizneseve të tjera, të cilat qe 30 vjet veprojnë lirshëm në Serbi, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë Veriore, në Mal të Zi etj.

 

Fundja, kujt “leshit” po i duhen “letërnjoftimet” e Ramës, të Vuçiqit dhe të Zaevit, që  njerëzit të shëtisin lirshëm në Serbi, në Shqipëri dhe në Maqedoninë Veriore (kur këto janë të pazhvilluara dhe, nuk prodhojnë asgjë, por jetojnë nga importi i huaj, nga papunësia enorme, nga mallrat e kontrabanduara dhe nga  varfëria ekstreme) kur ata kanë nevojë të domosadoshme të lëvizin dhe të kërkojnë punë, ekzistencë dhe ardhmëri në shtetet e Evropës Perëndimore. Pra, njerëzëve të këtyre  3 shteteve, u nevojiten “letërnjoftime” për t’i kaluar lirshëm  kufijtë e  Evropës Perëndimore, jo për ta soditur Novi-Sadin, Kavadarcin dhe Himarën   “si terziu pa penj”, barkthatë, pa asnjë cent në xhep.

Që fillim, duhet nënvizuar se, budallallëkun politik dhe diplomatik të  kryeministrit Edi Rama, nuk ka peshore që e mat (as ballkanike, as evropiane e as ndërkombëtare).

–Po si ka mundur ky kryeministër të lidhë dhe të nënshkruajë atë marrëveshje  në emër të “MALI SHENGEN” në Novi-Sad, kur  Serbia kolonialiste dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq nuk e njohin Republikën e Kosovës, por  me të gjitha mjetet e trysnisë politike, diplomatike dhe propagandistike po luftojnë ta copëtojnë territorin verior të Kosovës, duke ngulmuar që sa më shpejtë të rifillojë Dialogu i Brukselit (2011-2018).

–E, ky kryeministër (në këtë moment, kur edhe dheu po u “digjet nën këmbë” liderëve politikë në Kosovë se si ta zgjidhin këtë problem me Beogardin në kuadrin e Dialogut të Brukselit) ka vajtur në Beograd, që të përqafohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për të lidhur marrëveshje antishqiptare. Mirëpo, harron ky fatzi, se pa e njohur Beogradi zyrtar Republikën e Kosovës, nuk do të vlejë asnjë traktat dhe asnjë marrëveshje serbomadhe e trojkës Vuçiq –Rama-Zaev, që do të prekte dhe do t’i rrezikonte interesat strategjike të integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Thënë troç, në vështrimin e interesit realist dhe objektiv politik, kombëtar dhe diploamtik,, ky kryeministër i Shqipërisë e ka “humbur rrugën në oborrin e vet”, po, si ka mundur ta pranonte një  “blanko” ofertë të tillë  manipuluese dhe intriguese të tandemit Vuçiq-Zaev për arritjen e një “MALI SHENGEN” (SERBIA+SHQIPËRIA+ MAQEDONIA VERIORE).

Mirëpo, në essence,  ky farë minitraktati, në thelb, është vetëm një  “kundërpeshë” politiko-propaganistike, që reflekton si trysni , si diktat dhe, si imponnim  BE-së, që kjo ta përshpejtojë procedurën për pranimin e këtyre shteteve në radhët e saj.

Ky është një budallallëk sui generis, po kush është kjo farë “trojke” politike serbo-sllave ballkanike, që  me një Deklaratë të tyre fiktive propagandistike, të ushtrojnë trysni, kinse ta frikësojnë dhe ta urdhërojnë BE-në, o tash, edhe ne në BE, o, ia “mbyllëm dyert” Evropës Perëndimore në Serbi, në Shqipëri dhe në Maqedoninë Veriore! –Ky është mesazhi absurd, komik dhe spekulues politiko-propagandistik dhe antidiplomatik  i Deklaratës së “Mali Shengen”, i nënshkruar në Novi-Sad, më 10 tetor 2019.

Kjo farë politike perverse e kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama,  është e papranueshme, sepse asnjë aleancë e Shqipërisë me  shtetet kolonialiste sllave të Ballkanit, nuk mund të jetë e dobishme (as ekonomikisht  e as politikisht) për popullin shqiptar, i cili që më se tri dekada është mishëruar dhe  aliazhuar me interesat strategjike të Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së në Ballkan. Këtë aleancë properëndimore të shqiptarëve nuk mund ta pengojë dhe  ta zhdukë asnjë marrëveshje a traktat i lidhur i Shqipërisë qoftë me Serbinë, qoftë me Rusinë, qoftë  me Maqedoninë Veriore apo me Greqinë mbase shpëtimi i shqiptarëve është AMERIKA dhe aleatët e saj evroperëndimorë, JO  Vuçiqi, jo Zaevi, jo Edi Rama e as “suflerët” e tij filoserbë dhe filorusë në qeverinë e tij.

“Srpski mali Shengen” nuk është substitut i BE-së në Ballkan, por shtrati i përgatitur ideologjik i ringjalljes së Jugosllavisë serbomadhe (1918-1990) !

Mirëpo, kryeministiri i Shqipërisë, Edi Rama për inati të  BE-së dhe  të Kosovës, lidhi  aleancë me Serbinë dhe me Maqedoninë Veriore kinse për të lehtësuar dhe përshpejtuar bashkëpunimin ekonomik, tregtar, të qarkullimit të kapitalit, të mallrave dhe të lëvizjes së lirë të njerëzëve brenda  të ashtuquajturit “Mali Sengen”.

Me nënshrkimin e Deklarataës për “minishengenin serbo-maqedon-shqiptar të ashtuquajtur ballkanik (Serbia, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria londineze” në Novi-Sad, më 10 tetor 2019 nga presidenti serb, Alekseandar Vuçiq dhe nga kryemonistrat Zoran Zaev dhe Edi Rama),  këto 3 shtete në mënyrë të vullnetshme dhe me plot dëshirë e me gëzim ia bënë me dije BE-së, se  duan të jenë jashtë integrimit të saj, duke hedhur poshtë CEFT-në e bashkëpunimit rajonal të BE-së, se gjoja kanë gjetur “rrugën më të arsyeshme, më të shkurtër dhe më efektive” për të bashkëpunuar mes tyre në fushën ekonomikr, tregtare, të qarkullimit të kapitalit, të mallrave dhe të lëvizjes së lirë të njerëzve vetëm me letërnjoftim etj.

Pra, sheshit shihet se me nënshkrimin e kësaj Deklarate për formimin e “minishengenit serbo-maqedon-shqiptar ballkanik” në Novi Sad, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia me vetëdëshirë  kanë paralajmëruar se nuk duan të integrohen në Bashkimin Evropian (BE), por që tani sinjalizojnë se duan të integrohen në sferën e interesit tradicional të Rusisë në Ballkan. Mirëpo,  në këtë konteskt, Edi Rama dhe të gjithë ata “patriotë” dhe “politikanë” si Edi Rama, vetëm se mund të koriten dhe të vetëmashtrohen, sepse as Shqipërinë e as Kosovën, kurrë nuk do të kenë fuqi, as mbështetje e as shans politik, që t’i fusin në zonën e kuqe të interesit sllav në Ballkan, pavarësisht nga “karrabythja” e Edi Ramës me Aleksandar Vuçiqin, përkatësisht me Serbinë e Madhe.

 

Rama me Vuçiqin po luftojnë, që Shqipërinë dhe shqiptarët t’i lënë jashtë integrimit të BE-së  dhe t’i konfrontojnë me Amerikën

Ndryshe, si mund të kuptohet ky farë anshlusi serbo-maqedon sllav+shqiptar, i ashtuqujatur “Mali Shengen”, nënshkruar nga “trojka” Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev, më 10 tetor 2019, kur ipso facto ky  është projektide për formimin e një Jugosllavie të re (me bazë të vjetër kolonialiste dhe çetniko-fashiste e hegjemoniste) në të cilën, më pas,  do të aderojnë edhe Bosnja e Hercegovina, edhe Mali i Zi, atëherë, çfarë po kërkon Shqipëria e Edi Ramës në të, kur kjo është anëtare e NATO-s dhe shumë afër aderimit në BE?!

Pëpjekja iluizioniste dhe utopike e kryeministrit Edi Rama, që ta futë Shqipërinë në të ashtuqujaturin “Shengen serbo-maqedon sllav”, është në kundërshtim direkt me strategjinë e axhendës politike të Shqipërisë, që të integrohet në BE dhe me partnerizmin evroatlantik perëndimor. Ky diskurs i politikës së jashtme të Shqipërisë  së Edi Ramës sheshit e izolon Shqipërinë dhe shqiptarët nga Evropa Perëndimroe dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prandaj, çfarë mendon ai Edi Ramë se mund ta luajë këtë rol të dyfishtë, edhe me Rusinë, edhe me Amerikën, edhe me BE-në, edhe me NATO-n evro-perëndimore?

Kjo është punë që nuk mund të bëhet (it’s cannot be done), sepse Edi Rama nuk mund të jetë me njërën këmbë në BE, e me tjetrën në Jugosllavinë e re të Aleksandar Vuçiqit. Për më tepër, një lojë e këtillë shumë e rrezikshme e politikës proruso-serbe e Edi Ramës, jo vetëm që mund t’i rrezikojë, por edhe t’i djegë të gjitha përpjekjet e derisotme 30-vjeçare të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, që të integrohen në Bashkimin Evropian dhe të jenë pjesë e pandashme  dhe afatgjatë-përherhshme e Amerikës dhe e Evropës Perëndimore.

Shpëtimi i Shqipërisë është vetëm Amerika, BE-ja dhe  NATO-ja, JO  “Mali Srpski Sengen”  të “trojkës” Vuçiq-Rama-Zaev!

Mirëpo, kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me presidentin serb po vepron ndryshe në “kurrizin” e Kosovës dhe të shqiptarëve, në vend se ky  të angzhohet dhe të përshpejtojë procedurën e parnimit të Shqipërisë së varfër për t’u integruar në BE sikurse Bullgaria, Sllovenia dhe Kroacia etj., të cilat aderuan para ca vitesh, ky vajti dhe u “hyll” në njëfarë “Shengeni të vogël me Serbinë” me “këmbë e krye” në Beograd te miku i tij i ngushtë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq , gjoja për t’i treguar BE-së, se kjo “nuk mund të luajë më” me zvarritjen e mosparnimit të Serbisë dhe të Shqipërisë në “familjen” e saj !

Ky farë “Mali Shengen serbo-sllav” ballkanik (Serbia, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria), më së shumëti,  do t’i ndihmonte  ringjalljes së sferës së interesit gjeostrategjik, gjeopolitik, ushtarak dhe gjeoekonomik të Rusisë, që Shqipërinë ta mbajë peng në këtë zonë të influences sllave, me qëllim që ta izolojë nga integrimi i natyrshëm me Bashkimin Evropian (BE), përkatësisht  me Evropën Perëndimore dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Cili është mesazhi i çmimit Nobel: humanizmi a krimi? – Nga Gani Mehmetaj

 

Me çmimin Nobel për letërsi dhënë Peter Handkes, Akademia Suedeze e përsëriti gabimin e njëjtë si me Ivo Andriqin, një antihumanisti tjetër, që e projektoi zhdukjen e shqiptarëve. Handke ishte edhe më i paskrupullt, u bë mbështetës i drejtpërdrejt i Milosheviqit, kasapit të Ballkanit, vrasësit të shqiptarëve, boshnjakëve e kroatëve. Milosheviqi shkeli me tanke edhe sllovenët, kur e shpallën pavarësinë mu si sovjetikët që shkelen me tanke njerëz në Pragë e Budapest. Handke ishte edhe kundër gjakut të nënës sllovene, ishte mercenar, i shitur të djalli i Beogradit.
Si do të arsyetoj Akademia Suedeze çmimin për Handken? Për humanizëm e kontribut ndaj njerëzimit? Austriaku i çrregulluar mendërisht u hakërrohej me 1999 refugjatëve shqiptarë, viktima të Serbisë së Milosheviqit: “shkofshi në ferr, ashtu si keni shkuar”, në vend që të vuante për ta, sikurse vuante e tërë bota. Vetëm një kriminel mund t’u thotë ato fjalë viktimave të gjenocidit. Është ky humanizëm, a kontribut ndaj njerëzimit? Duhet t’i marr bota model veprimi tipat e tillë mbështetës të krimit e zëdhënës të së keqes?
Handke më shumë ishte në qendër të mediave për veprimet e çmendura politike e antinjerëzore se sa për krijimtarinë letrare. Ai ishte njeriu më i privilegjuar i Beogradit kur ishte gjallë satrapi i Ballkanit, kishte përcjellje të veçantë, hotele të shtrenjta, i bënin shoqëri bukuroshet serbe të paguara nga shteti i Serbisë.
Më pikëlloi kur e dëgjova këtë lajm. Çfarë turpi. Sa shumë e zhvlerësuan një çmim letrar!
Mesazhi i çmimit Nobel mund të lexohet edhe ndryshe: të amnistohet krimi e gjenocidit serb, të ringjallët fantazma e Jugosllavisë, që po përvijohet frikshëm nga partizanët e Millosheviqit, por edhe nga nipat e Enverit.

PSE JO LDK E PARË? – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
     Kur Dega e LDK-së në Gjermani mbajti Kuvendin e 9-të Zgjedhor, problemi i parë doli kushti 50+1, për mundësimin e kandidimit për kryetar Dege. Si delegat, reagova i pari, duke thënë se ky është kusht monstrum i klanit Isa Mustafa, që pamundësoi konkurrencën e Vjosë Osmanit, për kryetare të LDK-së, në Kuvendin e 8-të Zgjedhor. Dhe, si të tillë nuk e pranojmë këtë kusht.
 
     E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, i cili së bashku me Sali Morinën, kryetar i LDK-së në Malishevë, monitoronin Kuvendin tonë: “Mirë, mos e zbatoni, sepse edhe ashtu është i diskutueshëm”.
 
     Nisur nga cilësia e deklaruesit Rugova, menduam se ky kusht nuk do të vlejë as për Kuvendin Qendër të LDK-së. Por, ndodhi e kundërta! Sepse, vetëm ky kusht, supër-monstrum, i stisur, i shpikur, i shpifur nga klani i stazhionuar në Kryesinë Qendrore, do ta rikthente, për të tretën herë, Isa Mustafën në krye të LDK-së. Përndryshe, me një konkurrencë të ndershme, me një votim të fshehtë demokratik, të lakuarit për kryetar të mundshëm, jo vetëm më cilësorët, Vjosë Osmani e Kujtim Shala, por cilido nga ekipi i tyre, do ta pensiononte Isën me gardën e tij.
 
     
           Monopoli i klanit mbi Kryesinë Qendrore, rrënues
 
     Kryetari Isa Mustafa ishte vullnetmirë, që emërimet të bëhen sipas preferencës të anëtarësisë të LDK-së. Këtë e realizoi në përzgjedhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe të deputetëve. Por, jo edhe në Kryesinë Qendrore, sepse nënkryetarët ngulmonin të ruanin pozicionët e tyre në hierarkinë drejtuese të partisë. Mbledhja dështoi, për të vazhduar të nesërmen, duke plotësuar kërkesën bazë, plus drejtimin e Shtabit Zgjedhor, të dy nënkryetarëve, Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit.
 
     Që këtej shpresa e ndryshimit në LDK-e, u zvetnua dhe ruajtjen e statusquosë e trumbëtuan skajshëm mediet, nën kontrollin e PAN-it si dhe Vetëvendosja. Për rrjedhojë, votuesit e papërcaktuar, filluan të besonin më shumë tek Kurti, i cili konsiderohej si autonom, i shpenguar nga të tjerët, sovran në mendime, për ato që deklaronte, premtonte.
 
 
     Koalicioni LDK-PDK, plagë që kullon
 
     Hija e koalicionit të LDK-së me PDK-në, aprovimi i vendimeve fatale për Kosovën: Asosacioni, Demarkacioni, zgjedhja e Hashimit president, të Kadrisë kryeparlamentar, fillimi i pagesës të veteranëve, ende pa u verifikua vertetësia  e “dëshmive të veteranëve”, pagesa e shpenzimeve të akuzuarëve në Hagë, ishte dhe vazhdon të jetë një barrë e rëndë për LDK-në. Kjo barrë i faturohet, padrejtësisht, LDK-së, ashtu siç i faturohet edhe marrëveshja për koalicion e poste në bashkëqeverisje me PDK-në.
 
     Realisht, vendimet e cituara kanë qenë të klanit brenda kryesisë të LDK-së, madje në kundërshti të hapur me anëtarësinë e saj. Presionet, shantazhët ndaj kuadrove, në përgjithësi, dhe të deputetëve, në veçanti, kanë qenë enorme, madje, deri me kërcënim për përjashtim nga LDK-ja! 
 
     Ka një të dhënë domëthënëse, se vendimi për koalicion me PDK-në, nën trysninë e deputetit gjerman, është marrë pa prezencën e nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova. Paketa e marrëveshjes fatale, thonë se është sjellur nga kryetari Mustafa, dy nënkryetarët, Agimi e Luta, në shoqërim të deputetit gjerman dhe është shpalosur në kompleksin hotelier “Trofta” në Istog, duke e vënë nënkryetarin tjetër, Haki Rugovën, para faktit të kryer.
 
     
   “Futi në votën e fshehtë demokratike!”
 
     Ishte ky refreni i përsëritur, deri në bezdi e tepëri, i delegatit nga Dega e LDK-së në Gjermani, në Kuvendin e 9-të të LDK-së. Të 355 delegatët në sallën e Kuvendit, aprovonin me duartrokitje, propozimin racional, për aplikimin, zbatimin e votimit të fshehtë demokratik. Por, çuditërisht e hipokrizisht, po këta delegatë, me shumësinë absolute, votonin të kundërtën, propozimet e listuara nga klani brenda Kryesisë të LDK-së!?!
 
     Një popull i lindur dhe rritur në robërinë e gjatë, nuk arrin ta vrasë frikën tmerruese. Ai mbetet rob, skllav edhe në shekullin digjital! E mjerueshme, e turpshme!
 
           Cila është mrekullia e votës 
           së fshehtë demokratike?
 
     Votuesi i hapur, aklamativ, me ngritje dore, është sa subjektiv, aq edhe primitiv. Thashethëmnaja, përmasa e fjalës prapa shpine, është 9 me 1, në raport me fjalë syzash, ndër sy. Kujtoni votimin aklamativ më 1943, në Mbledhjen e Buajnit, në Malësinë e Gjakovës dhe mashtrimin e madh për “Vetëvendosje”, pas mbarimit të Luftës. Po ashtu, kujtoni Kuvendin e Prizrenit, më 1945, ku u votua me aklamacion, për mbetjen e Kosovës me Jugosllavinë!
 
Vota e fshehtë e transformon shqiptarin, rob të hipokrisë, në njeri të lirë, të dinjitetshëm, shprehës të mendimit vetjak.
 
     Prandaj, po të lëndëzohej thirrja, deri në çjerrje, e delegatit nga Dega e Gjermanisë, në Kuvendin e 9-të të LDK-së: “Futi në votën e fshehtë demokratike”, sot, LDK-ja do të ishte e parë në fitore. Sepse vota e fshehtë zgjidhte Kryetarin dhne Kryesinë meritore të LDK-së, duke e realizuar edhe reformën plebishitare partiake. 
 
      Reforma, ndryshimi, aq shumë i pritur në Kuvendin e 9-të farsë, do të ishte bazë e fitores të sigurtë, në zgjedhjet e 6 tetorit. Kjo do të ishte mbushamendja më e natyrëshme e anëtarësisë dhe të elektoratit se, vërtet, LDK-ja i kthehet frymës rugoviane, duke marrë edhe mandatin e krijimit dhe të drejtimit të qeverisë.
 
     Gogolin e përçarjes të LDK-së, e solli klani brenda Kryesisë, sepse vota e fshehtë i tmerronte, i diskualifikonte, për arsye të vendimeve dëprurëse, të marra në pajtim me PDK-në, përgjatë qeverisjes së përbashkët. Vota e fshehtë demokratike, përjashton çdo mundësi përçarjeje dhe ndarjeje të partisë. Kjo, tashmë, është provuar në botën demokratike.
 
     Debati i shpenguar, konkurrenca e ndershme dhe vota e fshehtë demokratike, janë parime bazë të demokracisë. Këto tri parime të shenjtërisë të demokracisë, nuk mund të zëvendësohen me kalkulime e akrobacira të asnjë lloj konsensuesi, marrëveshje, që, sado të mira të jenë, ato janë nulitet, në raport me votën e fshehtë.
 
     Megjithatë, LDK-ja është e fituara dinjitoze, në vendin e dytë, me një ngushtësi rezultati, nga vendi i parë. Ylli i kësaj fitoreje ishte kandidatja brilante për kryeministre të Kosovës, Vjosë Osmani. Në rolin parësor të kësaj fitoreje, është edhe ekipi i Vjosës, deputetët e Legjislaturës së shkuar, në pritje për mandatin e ri. 
 
     Fort të përzgjedhur e simpatikë ishin edhe garuesit e tjerë nga LDK-ja. Pavarësisht rezultateve individuale, të gjithë ata (ato), janë prurës të votave për LDK-në, janë pjesë solide e fitores. Vet marrja e besimit për kandidim për deputetë-e, është vlerësim suprem nga antarësia dhe strukturat e partisë. 
 
Respekt dhe admirim për të ghithë!

GJERGJ FISHTA DHE KOMUNIZMI – Nga Frank Shkreli

At Gjergj Fishta, françeskani, edukuesi, poeti, politikani, rilindasi, përkthyesi dhe shkrimtari i Kombit Shqiptar ka lindur me 23 Tetor 1871 dhe ka vdekur në moshn 69-vjeçare, me 30 Dhjetor 1940. Ata që e admirojnë, e konsiderojnë Fishtën si Poeti i Kombit dhe njëri prej shkrimtarëve shqiptarë më me influencë i të gjitha kohërave. Në këtë përvjetor të lindjes dhe pothuaj 80-vjet pas vdekjes, detyrohem të pyes veten se pse Fishta edhe sot, 30-vjet pas shembjes së komunizmit, mbetet ende i padëshiruar dhe i lënë pas dore nga politika zyrtare nga kultura, shkenca dhe akademia — mbetet armik dhe reaksionar, ashtu siç konsiderohej nga komunizmi, megjithëse ai nuk jetoi as nuk veproi asnjë ditë nën atë regjim.

Duke lexuar disa gazeta të vjetra të komunitetit shqiptaro-amerikan ditë më parë, ndesha në një shkrim të Porfesorit Arshi Pipa, titulluar pikërisht, “Fishta dhe Komunizmi”, botuar në gazetën Shqiptari i Lirë, organ i Komitetit “Shqipnia e Lirë”, me 31 Janar, 1961 në Nju Jork. Në atë artikull, Profesor Pipa e shpjegon shumë mirë politikën komuniste ndaj At Gjergj Fishtës dhe veprës së tij, gjurmët e të cilës trashëgimi politike anti-kombëtare, fatkeqsisht, i shohim edhe sot në fushën e letërsisë dhe në lëmin e kulturës shqiptare në përgjithësi. Ishte një freski pjesëmarrja e Presidentit Ilir Meta në Kuvendin Folklorik Kombëtar, organizuar ditët e fundit në Lezhë, në nder të kolosit të letrave shqipe, At Gjergj Fishtës. “Edhe pse i përkushtuar ndaj një besimi, misioni i tij fisnik, që na la trashëgimi dhe prej të cilës ne frymëzohemi edhe sot, ishte Shqiptaria, heroi dhe misionari i kombit, që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete” është shprehur Presidenti i Shqipërisë. Shpresojmë që fjalët e Z. Meta të jenë një frymë e re e kohës, një hap “zyrtar” simbolik ky sado i vogël, drejtë rivendosjes së këtij burri të madh të Kombit në vendin që i takon në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve — një vend që i është mohuar atij me pa të drejtë.

Por le t’i këthehemi artikullit të ndjerit Profesor Arshi Pipa, “Fishta dhe Komunizmi”. Në artikullin e tij të gjatë mbi këtë çështje, Profesor Pipa, edhe vet ai një ndër autorët shqiptarë të ndaluar nga regjimi komunist dhe i cili ka kaluar 10 vjet në burgjet dhe kampet e punës së detyruar – shkruan se dy tre vitet e para të sundimit komunist, Fishta ende nuk konsiderohej si një subjekt “tabu”. Por, megjithkëtë shkruan ai, qysh në fillim, shihej se ka frynte era. Nepërmjet “qarkoresh, këshillash, qortimesh e porosishë,mësuesve të gjuhës dhe letërsisë”, u ishte dhënë urdhëri që të venin në dukje anën “reaksionare”, jo vetëm të Gjergj Fishtës, por edhe të Faik Konicës. Kështu filloi dalngadalë të “përgatitej terreni”, sipas Profesor Arshi Pipës, për eliminimin e Fishtës dhe të veprave të tija.

Arshi Pipa shkruan nga përvoja personale, bazuar në ato që kishte parë e dëgjuar, mbi përpjekjet fillestare të regjimit komunist për të eliminuar Fishtën nga letërsia dhe historia e Shqipërisë, pasi ai thotë se në, atë kohë, ishte vet mësues i letërsisë në “Institutin Femënuer të Tiranës” dhe pjesëmarrës në mbledhjen e arsimtarëve të shkollave të mesme të Tiranës, mbledhje e thirrur nga Sekretari i Përgjithëshëm i Ministrisë së Arsimit të asaj kohe, Shemsi Totozani. Kjo mbledhje që kishte një karakter krejtësisht politik, ka shkruar Arshi Pipa, ishte thirrur me qëllim për tu imponuar mësuesve dhe arsmitarëve pikëpamjet marksiste leniniste të pedagogjisë sovjetike, sidomos për lëndët si letërsia, filozofia dhe historia. Ishte kjo mbledhje, shton ai, ku u bë thirrje haptas që Gjergj Fishta dhe Faik Konica të shpalleshin “reaksionarë” dhe të hiqeshin nga mësimi në shkollat shqiptare. Në mbështetje të Totozanit doli Qibrie Ciu, në atë kohë Drejtoreshë e Institutit Femënuer, kujton Profesor Pipa, e cila “u vërsul ashpër kundër Fishtës, duke e quajtur atë oportunist, reaksionar me damkë e deri tradhtar.”

Është interesant fakti se, sipas Profesor Pipës, kundër pikëpamjeve ekstreme të Totozanit dhe shokëve të tij kundër Fishtës, doli Ministri i atëhershëm i Kulturës, Sejfullah Malëshova. Sa ishte Malëshova në atë detyrë, thotë autori, Fishta dhe Konica u kursyen, por shton se me rrëzimin e Malëshovës pak më vonë, “Fishta u fshi nga tefteri”.

Kjo ndodhi, sipas Profesor Arshi Pipës, “Në një kohë kur Shqipëria po rrëshqiste ndër krahët e Jugosllavisë, për tu bërë republikë e shtatë e saja dhe udhëheqja komuniste shqiptare nën diktatin e Beogradit nuk mund t’ia falte Gjergj Fishtës shprehjet e tija kundër Jugosllavisë.” Si përfundim, thekson Pipa në artikullin e tij, botuar në gazetën e Nju Jorkut, “Shqiptari i Lirë”, në vitin 1961, “Me eliminimin e fraksionit nacionalist mbrenda partisë, të kryesuar nga Malëshova dhe Dishnica dhe më vonë nga fraksioni autonomist Nako Spirua – të tre këta kundërshtarë të politikës pro-jugosllave – triumfoi vija ekstremiste e çiftit Hoxha-Xoxe, të cilët për arsyet e tyre personale dhe partizane ishin gati të sakrifikonin interesat dhe vlerat kombëtare”, ka shkruar Arshi Pipa.

Ai shton se “Fishta u sakrifikua pikërisht si përfaqsuesi i madhor i vlerave kombëtare”.

Profesor Pipa është shprehur se ajo që e dallon patriotizmin e At Gjergj Fishtës nga të tjerët është, “karakteri militant, luftarak, i patriotizmit” të tij. Të tjerët, sipas Arshi Pipës, më shumë kanë mbrojtë, ndërsa Fishta ka mbrojtë dhe ka sulmuar. “Ai ka sulmuar të gjithë ata, persona ose shtete të vogla, ose fuqi të mëdha, të Lindjes e të Perëndimit, të Krishtit ose të Muhametit, që kanë synuar robërimin, pushtimin, coptimin e Shqipërisë. Ata që kanë cënuar tagrin e popullit shqiptar, ata që kanë fyer dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”, ka shkruar Profesor Arshi Pipa për patriotizmin e Fishtës.

Sipas tij, është e vërtetë se Fishta ishte më i ashpër me sllavët, por kjo duhet të gjykohet bazuar në rrethanat nën të cilat ka jetuar dhe vepruar Fishta. “Fishta nga një katund i Fushës së Shkodrës, u bë meshtar katolik dhe kishte ra në dashuri me malet e Mbishkodrës. Kur të jenë peshuar mirë këto tre elementa”, shkruan Pipa, “do të matet vlera e shoqërore e veprës së Fishtës. “Lënda e “Lahutës së Malëcisë, vepra madhore e Fishtës, është një hymn i gjatë i jetës së malësorve të Veriut. Jeta e këtyre fiseve malësore, kufitare me sllavët”, ka theksuar Profesor Pipa në artikullin e tij, “ka qenë një luftë e pandërprerë për ruajtjen e tyre etnike nga presioni sllav. Përfundimi është një epikë dramatike, një furi që shpërthen mbi armikun dhe armiku qëllon të jetë sllavi, armik tradicional i malësorit të Veriut”, thotë Pipa.

Pipa shkruan se komunizmi e ka paraqitur Fishtën si një fanatik fetar, si shovinst të tërbuar antisllav që urrenë kombet e tjera,si rekasionar i tipit kleriko-borgjez. Por a “Është Fishta shovinist sepse mbron tokën shqiptare dhe sulmon ata që e sulmojnë” Shqipërinë” pyet Pipa. Profesor Pipa e cilëson interpretimin komunist të Fishtës si një qendrim “arbitrar që nuk i qëndron kritikës objektive” dhe thekson se “At Gjergj Fishta u rrëxua nga piedestali ku e kishte vendosur populli shqiptar, në kohën kur regjimi komunist i Enver Hoxhës varej nga jugosllavët” dhe ka vazhduar ashtu, bazuar në “logjikën revolucionare”, sipas Pprofesorit. Fishta i përkiste urdhërit françeskan, një pjesë e madhe të cilëve janë vrarë nga regjimi enverist, një pjesë kanë vdekur nepër burgjet komuniste të Shqipërisë, shkruan Pipa. Fishta, si përfaqsuesi më i njohur i françeskanëve nuk mund të lihej pa prekur, thekson ai. Sipas tij, një arsye tjetër se pse At Gjergj Fishta dhe vepra e tij ishte ndaluar nga regjimi komunist, kishte të bënte me “rendin ideologjik botëror” të asaj kohe. “Binomi i famshëm i Fishtës ‘Atme e Fe”, ishte krejtësisht i papranueshëm për komunistët”, ka arsyetuar Arshi Pipa. Dhe arsyeja e tretë sipas Profesor Pipës, ishte thjesht çështje inati. “Fishta nuk e ka pasë veç me sllavët e jugut, kufitarë me Shqipërinë, por me vetë Rusinë”, nënën e sllavëve të jugut. Për Fishtën, “shkjetë e Ballkanit” janë klyshtë e Rusisë”. Rusia atëherë dhe sot mbronte interesat e sllavëve të Ballkanit në dëm të shqiptarëve, por për komunisttë shqiptarë, mjafton që Fishta e kishte futur Rusinë në një thes me fuqitë e tjera “imperialiste” dhe këjo sipas Profesor Pipës, mjaftonte që regjimi komunist i Enver Hoxhës ta fuste At Gjergj Fishtën dhe veprat e tija në listen e zezë. Pipa kujton se në fakt, Fishta nuk ka ka kursyer as fuqitë e tjera të mëdha të kohës, që vepronin kundër interesave të Kombit shqiptar, përfshirë Italinë, të cilën e sulmon keq në “Anzat e Parnasit”. Ai e quan Evropën, “kurva e motit”, shënon Pipa dhe shton se këto janë fakte historike që dihen botërisht. Fliste mirë për Austrinë se në atë kohë Vjena ka mbështetur Shqipërinë, shton Arshi Pipa.

Kjo është një përmbledhje e shkurtër e artikullit të shkruar nga Profesor Arshi Pipa në gazetën shqiptaro-amerikane Shqiptari i Lirë, organ i Komitetit Shqipëria e Lirë, me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së Poetit Kombëtar. Ishte një shkrim retrospektiv mbi fatin e keq të Fishtës nën regjimin komunist të Shqipërisë, ndërsa autori e përfundon artikullin me pyetjen: “A do të mbetet Fishta përgjithmonë armiku numër një?” Ai shprehet optimist duke thënë se “jo përgjithmonë”. Ai shpreson një ndryshimi zyrtar ndaj At Gjergj Fishtës dhe veprës së tij, sipas Arshi Pipës, do të ndodh kur “komunizmi të ndërroj qime”. Profesor Arshi Pipa do të habitej shumë po të jetonte sot se megjithëse komunizmi në Shqipëri mund të ketë “ndërruar qime” me shembjen e Murit të Berlinit, Fishta mbetet ende, me shumë autorë të tjerë shqiptarë të ndaluar nga komunizmi, i pa pranuar zyrtarisht. Ndonëse shumë gjëra mund të kenë ndryshuar në Atdheun e të parëve tonë në periudhën “post-komuniste”, pothuaj asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me Fishtën. Natyrisht se veprat e tija botohen dhe lexohen, por At Gjergj Fishta, zyrtarisht, edhe sot 30-vjet post-komunizëm – “mbetet i zhdukur nga pasuria kulturore” dhe nga historia e Kombit shqiptar. Udhëheqja shqiptare komuniste nuk mund t’ia falte Fishtës shprehjet kundër sllavëve të jugut dhe Rusisë. Po çfarë mund të themi për neojugosllavët e Tiranës sot?! A vazhdojnë të besojnë ata në “logjikën revolucionare”, në mënyrën se si trajtohet sot zyrtarisht At Gjergj Fishta në Shqipëri? “Ujku qimën e ndërron, por vesin jo”, thotë populli! Fishta ishte i neverituri i stalinizmit shqiptar. Zyrtarisht, At Gjergj Fishta mbetet ende “reaksionar” dhe “armik i popullit”. Deri kur? STOP URREJTJES! Bejuni mjet i paqës dhe i pajtimit!

Albin Kurti të shihet, njihet, pranohet dhe respektohet ashtu siç është! – Nga AGRON SHABANI

Albin Kurti nuk është profet ose pejgamer! Ani nuk është madje as lider ose politikan i dalur ose përbiruar nga deriçkat e ndryshme forumiane ose kabinetike të proviniencave, reminishencave, konjukturave ose nomenklaturave të ndryshme centraliste ose burokratike nga e kaluara. Dhe, aq me pak lider ose politikan i profilit ose formatit borxhez, kullak, skllavopronar ose buroratik. Jo, por z. Kurtie me tepër është një intelektual politik ose lider intelektual i ngritur dhe formuar së bashku me elitën studentore ose intelektuale-patriotike të Univerzitetit të Prishtinës në dekaden e fundit të shekullit të kaluar dhe deri me sot, kur zoti Kurti u shqua edhe si misionarë, apo si një lider studentor kushtrimtarë dhe kryengritës në ato vite tektonike dhe tepër dramatike e historike të thyerjeve dhe zhvillimëve të mëdha në Kosovë dhe më gjërë që sollën edhe lindjen, shfaqjen dhe shkëlqimin e UÇK-s me Albin Kurtin si njërin prej zëdhënësve, celebruesve dhe apologjistëve të saj.
Ndryshe nga kjo, qëllimi i këtij shkrimi nuk është studimi dhe analiza e detajuar ose komplete mbi figurën dhe personalitetin kompeks dhe tepër karismatik të Albin Kurtit. Dhe, aq me pak paraqitja (prezantimi) ose portretizimi i tij në kontekstin e imponimit medial ose publicistik ndaj “një bote të administruar nga mbinjerëzit ose supermenët e lartë institucional ose politik” ku objekti individual i personit ose individit reduktohet në subjekt ose në një qenie “mono-dimensionale” për t´u shërbyer “elitave, par-exelencave, strukturave, konjukturave, nomenklaturave ose superstrukturave të larta pushtetmbajtëse ose politike” që i menaxhojnë dhe dirigjojnë shtetin, pushtetin, institucionet, vlerat, resurset, finansat, kapitalin, politikën e jashtme ose diplomacinë etj. Jo, sepse në këtë rast, tërësia e studimit dhe analizës shkencore ose metodologjike, do ishte false ose artificiale. Gjegjësisht, imagjinare ose fiktive. Ndërkaq, e vërteta do bèhej relative. Për të mos thënë këtu absolute, gjegjësishtë konkubine ose kurtizane e industrisë politike dhe propagandistike. Kundërshtare e çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.
Kjo për faktin se ajo çfarë mendohet, thuhet dhe shkruhet për politikanët ose liderët e ndryshëm shtetrorë, nacional, institucional ose politik, apo për politikën e jashtme ose diplomacinë etj., shpesherë është shumë larg nga funksioni dhe ndikimi i tyre real dhe esencial në jetën e njerëzve, në ndërgjegjen, vetèdijen e tyre shtetformuese ose patriotike, në kauzalitetin ose ideologjinë e tyre shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), historike, gjeografike dhe të ngjajshme.
Ndonëse, ky ndikim ambivalent ose polivalent, penetron dhe interferon në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në mendimin dhe opinionin e njohur njerëzor ose qytetar, duke iu përshtatur në një masë të madhe liderit, pushtetit, kauzalitetit ose ideologjisë dominuese. Madje, edhe atëherë kur aspekti primar ose prijoritar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror, politik, kulturor ose historik përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik. Pse kjo? Sepse, eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështet ose aprovon (miraton) një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar. Kuptohet se e tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare ose totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet në favor të masës ose sasisë pranuese ose konsumuese. Ndërkaq, përmes subjektit kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, shtetit, pushtetit, kauzalitetit, politikës së brendshme dhe të jashtme në natyrën dhe karakterin e personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: U mor vesh se edhe shtresat e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.
Ndonëse, përmes kategorive tè njohura shoqërore, qytetare, kulturore ose politike, teoria etike dhe estetike e Albin Kurtit, sikur paraqet konceptin dhe modelin paradigmatik të dialektikës politike. Duke e bërë ravijezimin, konturimin, konvencionalizimin dhe unifikimin e preferuar të së veçantës me të përbashkëten, globalen ose universalen në kontekstin ose domenin e njohur evolutivë, empirikë ose dialektikë të bashkimit ose unifikimit të emocionëve, pasionëve, ëndërrave, dëshirave, dashurive, idealeve ose vizionëve të përbashkëta shtetrore, nacionale, politike, kulturore, historike dhe gjeografike që e bëjnë çlirimin e subjektit (subjektivitetit) nga objekti (objektivitetit) për të gjetur lidhjen organike, empirike ose dialektive midis atyre elementëve dhe instrumentëve kryesore që përbëjnë atë që në politologji ose filozofi politike i thonë “volontè genèrelè”. Kjo mbase është vlera globale ose universale e liderit ose politikanit integral dhe konvencional. Kultura është frytë i arsyes njerëzore dhe vetë arsyeja njerëzore është frytë dhe konstruksion historikë i shoqërisë njerëzore, qytetare ose politike.
Për me tepër ndërkaq, është pikèrisht teza ose teoria e njohur e edukatës dhe kulturës së lartë politike tè Albin Kurtit, e formuluar dhe konceptuar mbase si kauzalitet ose ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë e njohur revolucionare ose patripatriotike- kundër dhunës dhe shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit, e cila ka një tendencë të hetueshme ose tepër transparente për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror dhe nacional.
Ne gjithmonë duhet të marrim anën e ligjit dhe drejtësisë. Heshtja e inkurajon persekutuesin dhe asnjëherë të persekutuarin ose viktimën. Nuk shkon pra gjithëmonë me dogmat, parullat ose sloganet e njohura hipokrite dhe demagogjike: Na vjen keq pse krokodillët (aligatorët) e ndryshëm, e kanë kafshuar njeriun e pafajshëm shqiptar ose kosovar, por nuk guxojmë t’i qortojmë dhe akuzojmë krokodilët (aligatorèt) tanë.
Në të kundërten, përballë gënjeshtrës së njohur të lirisë, drejtësisë, barazisë, paqës sociale, lumturisë dhe harmonisë së gjithëmbarëshme të shtetit dhe shoqërisë kosovare, valorizohet, glorifikohet, stiset, rimohet dhe bëhët korrektuese gënjeshtra tjetër mediale ose propagandistike që e mbron, kamuflon, justifikon dhe afirmon të parën.
Ndaj, detyra dhe misioni i një lideri ose politikani enërgjkë dhe pragmatik si Albin Kurti, nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të artit politik nga administrimi dhe obligimi moral, ligjor, kushtetues ose juridik, dhe as të mohojë këto ndarje sikur të mos ekzistoin fare. Jo, por detyra ose misioni i tij konsiston për më tepër në insistimin mbi radikalitetin e dyshimtë të një kulture dhe kauze të lartësuar, valorizuar dhe glorifikuar- n’përbërjen e secilës premtimi i saj për lumturi dhe barazi, mund të ishte realizuar vetëm e vetëm me përgjithësimin dhe pèrligjien e një edukate dhe kulture institucionale dhe funksionale nè kuptimin më të gjerë të fjalës. Ndërkohë që penetrimi, interferimi dhe varësia e saj nga rrethanat materiale të shtetit, pushtetit dhe shoqërisë ekzistuese, si dhe lidhjeve të saj me logjikat dhe mentalitetët e ndryshme autoritare ose totalitariste me të kaluarën, kanè rezultuar dhe kontribuuar në frustracionin, paragjykimin dhe nagacionin e këtij realizimi. Me fjalë të tjera, sipas Albin Kurtit si intelektual politik ose politikan intelektual, energjitë kritike të pranishme në konceptin elitar të kulturës shtetrore, nacionale ose institucionale, do duhej të vendoseshin kundër funksionit të palës kundërshtare “antropologjike”ose ‘antropolitike’, ndërkohë që impulset progresive ose pozitiviste të së dytës, do duhej t’iu kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës në funksion të logjikës së fitimit individual dhe kolektiv, me mundësinë standarde ose permanente për t’iu përgjidhur nevojave dhe kërkesave të kohës dhe tregut global të avansuar dhe në evoluim (evolucion).
Zbritja e shtetit dhe pushtetit tek populli (sovrani), obligimi dhe përgjithësia e lartë morale, ligjore, institucionale dhe konstitucionale së bashku me sjelljen para ligjit ose drejtësisë tè të gjithë atyre që kanë abuzuar dhe manipuluar me buxhetin ose mjetët e shumëta materiale, finansiare ose ekonomike në emër të lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës-para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë: Si duket do jenë në fokusin ose agjendën kryesore të Albin Kurtit si Kryeministëri ri i Kosovës.
Albin Kurti sipas shumë gjasave do mbahet mend për luftën e tij të pakompromis ndaj krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, nepotizmit, familjarizmit, bajraktarizmit, provincializmit dhe tribalizmit politik ose partiak, abuzimëve ose keqpërdorimëve të ndryshme me buxhetin ose fondet e njohura qeveritare, shtetrore, nacionale, partiake, luftarake dhe të tjera në Kosovë dhe diasporë për me tepës se dy dekada. Këtu zatën qëndron edhe çelësi ose pengesa kryesore e personave ose individëve të dyshuar për korrupsion ose abuzime (keqpërdorime) të ndryshme nga e kaluara me fondet e njohura qeveritare, politike ose partiake në Kosovë dhe diasporë nga radhët e LDK-s dhe partive të tjera për të lidhur marrëveshje qeveritare ose politike me Vetvendosjen dhe Albin Kurtin si Kryeministër.
U mor vesh se bota shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për profetë dhe bindje të pazëvendèsueshme, por ka nevojë për pyetje dhe përgjigje kokrete, morale, ligjore etj. Ndërkaq, Albin Kurti ka nevojë të shihet, njihet, pranohet, çmohët dhe vlerësohet ashtu siç është. Pa ekzagjerime, valorizime, stisje, inskenime, diturame, antologji, elegji ose glorifikime të panevojshme paushalle, inkoshiente, inkompetente, inkoherente, inkadeshente etj.

Shengeni serb si tallje me Shqipërinë – Nga SHABAN MURATI

 Presidenti serb më 10 tetor u premtoi shqiptarëve të Shqipërisë se në fund të viti 2021, (o gomari, o i zoti), do t’u dhurojë “Shengenin ballkanik”, ku shqiptarët do të hyjnë në Serbi me karta identiteti. Por shqiptarët e Shqipërisë kanë kaq vjet, që hyjnë me karta identiteti në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe në Bosnje-Hercegovinë. A do të dalë ndonjë internacionalist ballkanik në Tiranë të na shpjegojë pse u quajtka “Shengen” vetëm kur e jep Serbia?

The nobelist writer who justifies crime Nga Luan Rama

The cancellation of “Journey to the land of sounds” show, a drama written by Austrian writer Peter Handke, by the director of The Comédie-Française, Marcel Bozonnet, has stirred a great debate among European intellectuals and the public at large. The reason behind the removal of this drama from the 2006-2007 show list was simple: The Comédie-Française could not stage the work of a writer whom attending Milosevic’s funeral in Pozarovac in the presence of all the nationalist fanatics who followed him, called him a hero.

The Comédie-Française could not allow the public to applaud an author who has for years condemned Europeans for opposing Milosevic’s work. Speaking to the press today, Bozonnet expressed that ” this show would be an insult to the victims of Milosevic »: the victims of Srebrenica, Mostar, Bihac, Racak, that is, and thousands upon thousands of innocent victims.

How could an author whom stated in the French magazine “Nouvelle Observateur” that “I am happy to be with Milosevic today because he has acted on behalf of the Serbian people” ever be allowed and accepted on that stage?! If some intellectuals rebelled against what is called censorship, or against the decision of the administrator of the Comedie Francaise at the time, they did so while in disagreement with Handke’s political views, this otherwise prominent writer and distinguished name in the world of letters but constantly on the wrong side of politics. Strangely, Peter Handke joined the Serbian-nationalist’s cause right from the beginning of the war in former Yugoslavia, accusing Americans and Europeans of “wanting to exterminate Serbian people”; expressing that NATO seeks to make in Serbia a “second Auschwitz” and “massacre the Serbian people”, while calling a criminal like Milosevic a “good patriot” and “defender of the Serbian people”.

“No, Milosevic was not guilty of what happened in Yugoslavia,” he insists, while author of “Requiem for Srebrenica,” Olivier Py, director of the theatre of Orlean reminds him of the genocide in Bosnia. Handke has openly expressed his political views just like in his book titled “A journey over Danube, Sava, Morava and Drin”, subtitled “Justice for Serbia”, which at a time of war and bloodshed sparked widespread debate and received backlash from all over the world.

German writer Peter Schneider called the publication “a historical folly”, while Reinhard Mohr in Der Speigel magazine did not hesitate to compare his stance with that of some of the intellectuals of the 30s whom when they returned from the Soviet Union, kept singing for “the communist paradise”. On the other hand, Lionel Richard, French poet, historian and a professor for cultural studies, characterized him as a “defender of Serbian totalitarianism”.

In an open controversy in France, Austria and Germany, various journalists are not reluctant to remind Handke of his attitude towards journalists during the war in the former Yugoslavia and Kosovo, citing cynical phrases he used against journalists on the ground, these ” war dogs whom confuse writing as a profession with that of a judge and a demagogue ». They remind him of the insult he publicly made to a French journalist, correspondent of the French newspaper Liberation, Jean Hatzfeld, badly injured by a bomb, mocking him as a “a sports journalist who writes interesting articles for ” Tour de France “.

Later, in 1999, during the Kosovo war, Handke wrote in German newspaper “Suddeutche Zeitung” protesting against the vilification of the figure of Milosevic, this “great patriot”, but forgot to write a word for the hundreds and thousands of people fleeing the terror of Serbian forces, all while countless horrifying images were being displayed on television screens all over the world every evening.

Even in March 27 this year, writing in German magazine Focus he justified his presence at the Milosevic funeral, writing that “it was not true that Milosevic was a dictator”. “He cannot be named Belgrade’s executioner … and he is not the one who instigated the 4 wars of Yugoslavia” … Handke insists though that the whole world has witnessed Milosevic’s criminal act, witnessing that it was he who disbanded Yugoslavia to create Greater Serbia, it was Milochevic the one whom organized massacres, the genocides, the great known atrocities. Everything happened in front of his eyes and at his command. Rightly, the director of Brest Theater in France, Jaques Blanc, in opposition with those who act on behalf of those against censorship of a writer’s work, proposes that, for a season, European theatres should boycott Handke’s works, the author whom justifies crime. “This is not a call for censorship,” he writes in the French newspaper Liberation, “but a strong message that Europe must give the nationalists.” According to him, Handke’s name is a shame for today’s European theater. The French dramaturg asks how it is possible that he “knows nothing about ethnic cleansing, that it was Milosevic who sought to make Serbia great by wanting to remove the impure elements, ie Muslims, Bosniaks, Kosovars … How is it possible that he has no knowledge of concentration camps, the terror against Balkan people, the mass displacements, the siege of hungry Sarajevo … ». Although Serbian-Bosnian filmmaker Ermir Kusturica does not deny his nostalgia for Yougoslavia during the Milosevic-era and does not properly condemn Milosevic’s crime (i.e. one of his movies was in danger of being boycotted at Cannes Film festival years ago), he rightly protests against censorship along with other intellectuals and artists.

To rise against censorship today and to stand for free speech is a bold and moral act, but when an artist justifies crime in some form, this goes against the most basic principles. While the civilized world has accepted to publish the great work of writers like Ezra Pound, Celine (a well-known anti-Semite), Brasilach (called a Nazi collaborator), and many others, it has taken a long while for the wounds to close.

How can such an individual be a writer and artist? One could forgive him for perhaps not standing by any major humanitarian cause (an those are quite e few) and for just standing by, observing, but certainly not for proactively positioning oneself against it, against human aspiration and hope, against humanity as a whole, attempting to defend dictators and justify their crimes!

Luan Rama
Paris, 11 October 2019

(Traduction: Miranda Shehu , 11 octobre 2019

PROVË FORCE GLOBALE NDËRMJET UDHËHEQËSVE DHE PARLAMENTEVE – Nga ANTONIO POLITO – E përktheu Eugjen Merlika

Një provë force globale e zhurmëshme po zhvillohet ndërmjet parlamenteve të vjetër dhe synuesve të rinj autokratë. Po huazojmë një term që vjen nga historia e Rusisë perandorake, ndoshta e tepruar nëse i vishet politikanëve të zgjedhur demokratikisht e plotësisht të ligjësuar. Por metafora është e dobishme për të shpjeguar ndeshjen në veprim: nga një anë drejtues që synojnë të bëjnë të rrjedhë pushteti i tyre prej atyre vetë, nga marrëdhënia e tij e drejtpërdrejtë me popullin; nga ana tjetër parlamente që mëtojnë prej tyre t’i nënshtrohen epërsisë së ligjit, që shprehet nëpërmjet përfaqësuesve të popullit. Dhe është një betejë pashmangmërisht e dyshimtë: në fund të fundit prejardhja e dy termave në bejleg, “demokracia” dhe “populizmi”, është e njëjta, mbasi “demos” në greqishte është e barazvlefëshme me “populus” në latinisht. Rastet Johnson dhe Trump janë domethënës e të ngjajshëm. I pari kërkoi të mbyllte Parlamentin, një sfidë skajore në një Vend si Anglia, në të cilën i kushtoi jetën një mbreti në 600: Karlit I, një mbështetësi të harbuar të së drejtës hyjnore të mbretërve, i u pre koka edhe sepse kishte mbajtur të mbyllur Westminsterin për njëmbëdhjetë vite. Në mënyrë më pak mizore Borisi është përplasur kundër vendimit të gjykatësve eprorë të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët e kanë rrëzuar veprimin e tij si “të paligjshëm”, duke shtuar se “pasoja mbi parimet themelore të demokracisë britanike ka qënë skajore”. Edhe në Washington, në të njëjtën kohë befasuese, Parlamenti, i quajtur atje Kongresi, ka filluar formalisht një hetim mbi presidentin Trump sepse ”ka dhunuar Kushtetutën dhe tradhëtuar betimin e tij”, mbasi “askush nuk është përmbi ligjin”: një proçedim që në teori mund të çojë deri në shkarkimin (edhe se Senati, dhoma e Shteteve me shumicë republikane, vështirësisht se mund t’a autorizojë).
Jemi të joshur të vemë në tufë edhe kundërshtinë që ka vënë së fundi në Itali Matteo Salvinin me Parlamentin të cilin ai donte t’a shpërndante e që, për t’i qëndruar nuk nguroi të përmbysë shumicën dhe t’i japë besimin second life të Giuseppe Conte-s. Drejtuesi i ynë, i dehur nga sondazhet, kishte arritur deri aty sa të kërkonte për vehte “fuqi të plota”. E megjithëse Salvini nuk është as Johnson as Trump, jo vetëm se nuk ka leshrat e verdha, ajo thirrje ndoshta qesharake duhet të ketë pasur një peshë të sajën në ngjizjen e një shumice parlamentarësh kundër tij, me që në demokraci fuqitë e plota nuk mund të jenë, mbasi të gjitha pushtetet janë të barazpeshuara nga të tjera.
Jemi të pranishëm në një lloj dhënie llogarie të politikës demokratike. Trump, Johnson, Salvini, Orbán, Bolsonaro nuk janë, siç thuhet shpesh, e shkuara që rikthehet, por më shumë një përpjekje përgjigjeje bashkëkohore, edhe se herë herë shqetësuese, krizave të demokracisë përfaqësuese. Është dobësia e parlamenteve, miratimi i pakët që gëzojnë partitë që tradicionalisht i mbajnë gjallë, vështirësia për të mbajtur premtimet për mirëqënie, që kanë thirrur nga përmbrendëset e shoqërisë të Mijëvjeçarit të Tretë shpirtërat e autokracisë, të njeriut të fuqishëm që nuk duhet të pyesë kurrë, të mospranimit të kompromisit demokratik, shpresën e kotë të vendimmarrjes që nuk pyet për laqe e leqe, për rregulla e ndërvartësira, që e shtyn presidentin e Brazilit të thotë në sy të botës: “Pylli amazonik nuk është një pasuri e njerëzimit, është e jona”. Prandaj aspiruesit autokratë kanë akoma erën mbrapa dhe nuk është aspak e thënë që të mos dalin fitimtarë me parlamentet. Thirrja që i bëjnë ata popullit shkon mirë, mesazhi i tyre është i thjeshtë, programi i tyre është konkret. Jo gjithmonë udhëheqësit demokratë tregojnë se kanë fuqinë dhe guximin të paraqesin një përgjigje të anasjelltë e të besueshme krizës, të aftë të pushtojë zemrat, mëndjet dhe kuletat e zgjedhësve.
Nga ana tjetër Samuel Huntington na kishte paralajmëruar. Dy vjet mbas rënies së Murit të Berlinit, përvjetori i tridhjetë i të cilit bie mbas pak më shumë se një muaji, kishte parashikuar se mbas shtrirjes së gjërë të demokracisë liberale që pasoi fundin e regjimeve komuniste do të kishte arritur një baticë autoritare, vala e tretë e një dukurie që ishte prodhuar edhe dy herë të tjera në shekujt nëntëmbëdhjetë e njëzet. Sot regjimet jo demokratikë, të vëna sëbashku, përfaqësojnë një të tretën e PPB botërore, kundrejt 12% të tridhjetë viteve më parë (mbi të gjitha në sajë të rritjes së Kinës); dhe simbas Foreign Affairs përgatiten të qeverisin mbi gjysmën e të ardhurave globale.
Por është fakt që e vetmja formë e njohur demokracie është ajo parlamentare, pra është maturi të vesh bast mbi qëndresën e saj. Anglia dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë djepi. Edhe Italia me mundësitë e saj, e zhytur në më të madhen Evropë, ka një qëndrueshmëri, të vërtetuar në vite provash dokesh e sondazhesh; drejtuesit që kundërshtojnë sistemin politik, si Salvini, lëvizin plotësisht në brendësi të ligjëshmërisë demokratike. Por fatet e kundërshtisë ndërmjet demokracive të vjetra dhe demokraturave të reja janë në duartë e qytetarëve. E vetmja gjë për të cilën mund të jemi të sigurtë është fakti që për të qënë demokracia ka nevojë për demokratë.

Corriere della Sera, 26 shtator 2019 E përktheu Eugjen Merlika