Zemra e tij pushoi pikërisht si sot jo shumë vite më parë, por vepra ësht’ një përmendore e gjallë që sa më shumë vite e dekada do kalojnë aq më shumë do studjohet e punohet në të!
Shkenca shqiptare ka humbur kollosin e kohës sonë.
Të preheni në Paqen e ZOTIT i madhi PETRO S. ZHEJI!
Ju jeni PROMETHEU SHQIPTAR.
PETRO S. ZHEJI, SHKENCETARI SHQIPTAR QE KRAHASOHET ME PROFETET
Petro Zheji nuk ësht më! Zemra e Tij
vite me parë (14/3/2015), ndali të rrahurat për të pushuar në përjetesi. Bota shqiptare, kultura
dhe shkenca kombëtare humbi kollozin e
epokës që jetojmë.
Në bisedat e gjata telefonike që shpesh bëja,
apo në takimet që kam pas fatin si i afërm i
tij kur kam shkuar në Atdhe, me fliste me
pasion për gjuhën tonë, për punimet e tij
shkenëcore në këtë fushë, duke çmuar e më
përsëritur shpesh : “vazhdoj punën e nisur nga i madhi shkencëtar i gjuhës sonë, Gjyshi juaj Ilia Dilo Sheperi”.
Ndjeja kënaqësi. Ndihesha dyfish
krenar për të parët e mi, të cilët Petrua ynë
ashtu si dhe Atin e Tij, Spiro Zheji-n i kishte Idhuj, i kishte burim fryëzimi, në punën e tij plot pasion, seriozitet, përkushtim.
Më thoshte shpesh në biseda: “Ata nuk dinin
të ishin ndryshe, ishin vetvetja, të drejtë, të
ndershëm, dinjitozë, të pa mposhtur në vuajtjet që u krijuan në jetën e tyre, ishin mbi të gjitha Atdhetarë.
Ke parardhës shumë të mëdhenj e të denjë, ndaj s’ke si të mos jeshë krenar për ta”.
Me një besim të madh tek ZOTI, në biseda më thosh shpesh: “jam i sëmurë, shumë i sëmurë, por Zoti më le të jetoj dhe ca për të mbaruar misionin e nisur, për të mbaruar këto punime që kam ndër duar, Çka thote ZOTI do bëhet”.
Dhe plot përkushtim në shtëpinë e tij të mobiluar thjesht e me kulturë, në atë e studjo të vërtetë shkencore gjuhësore Albanologjike, punonte thjesht, pa bujë e dukshmeri, por me devotshmeri.
Shpesh i përcillja përshendetjet e Zojës së nderuar Lume M. Juka, Motrës në shpirt të Nënë Terezës, e Ai plot kënaqësi më thosh: “ke fat bisedon e takohesh me një Engjell, e Lutjet e saj ndihmojnë këdo, ndihmojnë dhe mua në çdo gjë, Ajo ësht’ një Shejt”.
Petrua ynë, Petrua që nuk la shok në fushën ku ai shkelqeu me punimet e tij i dha shkencës botërore kodet per të deshifruar shkrimet e vjetra dhe lashtesinë e gjuhës sonë. Ai krahasohet me profetet! I tillë ishte, i tillë do të mbetet tërë kohën.
Ruaj prej tij librat dhurate me dedikim që më ka dhënë, ruaj si gjë tepër të çmuar bisedat e rregjistruara me të. Të jetë dheu i lehtë, pushofsh në Paqen e Perendisë i madhi dhe i pa vdekeshmi Petro S.Zheji!
Veprat më kryesore të Petro Zhejit*
Përkthimet, ndër qindra shqipërime vecojmë:
1. Ringjallja – Leon Tolstoi
2. Vilet e zemërimit – John Steinbeck
3. Zoti President – Migel Asturias
4. Don Kishoti – vol i Dytë, Migel Servantes
5. Galileo Galilei – BertoldBreht
Studimet Gjuhësore:
1. Shqipja dhe Sanskritishtja – dy vëllime
2. Libri i aforizmave
3. Roli mesianik i gjuhës shqipe
(*marrë këto nga PANORAMA)
PROMETHEU SHQIPTAR
Një promethe,
Një rilindas i vërtetë
Jeton mes nesh
Por pak e dinë
Se ky gjeni i dijeve njerëzore
Shkencerisht vërteton
Për gjuhët lashtesinë
Homer, Ajnshtajn apo qenie hyjnore
Që linguistikës i jep të riun drejtim
Të padukshmen na i bën të dukëshme
Alegorimi Simbolik, i tij-i zbulim.
Ai po korigjon
Atë që në disa mijë vjeçarë
Linguistë, arkeologë, historianë
I anash kaluan dhe nuk e panë :
Shqipja Nënë e gjithë gjuhëve
Të tjerat bijat e saj janë.
Flet Prometheu i të riut mijevjecar
Petro Zheji, hyjnori shkencëtar.
Poezia nga Eduard M. Dilo (vellimi poetik ” SHPIRTI I TRAZUAR” , Bukuresht, 2010)
Komentet