VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Përkthimet e gabuara dhe pasojat e tyre – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

By | October 18, 2021
blank

Komentet

blank

DJALLI KOMUNIST NUK MUND TË BASHKJETOJË ME SHENJËTORËT, Z. KRYEMINISTER! – Nga Frank Shkreli

Të shtunën që kaloi Shqipëria dhe Vatikani shënuan 30-vjetorin e marrëdhënieve midis tyre duke kulminuar me një vizitë të shtunën në Vatikan të Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe familjes së tij, tre muaj më vonë sepse siç duket kështu i konvenonte agjendës së Kryeministrit Rama. Në të vërtetë, data 7 shtator 2021, përkon 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, të cilat u vendosën më 7 shtator 1991.  Dua të them prej fillimit se si shqiptar i larguar nga vendlindja prej më shumë se gjysëm shekulli, por edhe si katolik nuk mund as nuk dua të fshehi kënaqësinë dhe entuziazmin tim kur një kryeministër ose një president – qoftë nga Shqipëria ose Kosova – bëjnë vizita zyrtare dhe jo-zyrtare në Vatikan.

 

Me kënaqësi dhe entuziazëm e ndoqa edhe vizitën e ditës së shtunë me 27 nëntor, 2021, të Kryeministrit Rama në Vatikan.  Por vura re një frymë hipokrizie që m’a prishi pak atë entuziazëm dhe kënaqësinë fillestare për vizitën e të parit të qeverisë shqiptare në Kryeqendrën e Kishës Katolike.  E lexova edhe fjalimin e Kryeministrit Rama. Nuk dëshiroj ta kritikoj, por disa gjëra janë aq dukëshme për të cilat duhej të fliste, por që nuk foli Z. Rama, duke zgjedhur t’i anashkalonte. 30-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan (megjithëse tre muaj më vonë) ishte një rast i bukur që KM shqiptar të fliste, si për shembëll për martirizimin e Kishës Katolike shqiptare nga regjimi i Enver Hoxhës. Nuk foli. Nuk e di se pse nuk foli për këtë subjekt. Por dihet se Shqipëria, si asnjë vend tjetër ish-komunist në Evropë edhe sot e kësaj dite refuzon që, zyrtarisht, të distancohet nga regjimi komunist i Enver Hoxhës si dhe nga krimet e tija monstroze, sidomos kundër përfaqsuesve të Kishës Katolike Shqiptare dhe të feve të tjera kryesore të shqiptarëve, pa përjashtuar edhe përfaqësuesit më të denjë të ajkës së Kombit shqiptar të asaj periudhe të errët të historisë shqiptare.

 

“E dimë se si kjo marrëdhënie u nderëpre prej shumë vitesh në mënyrë brutale për shkak të një regjimi që mbi të gjitha e mbi të gjithë i bëri të keqen më ekstreme katolikëve dhe atyre që ndiqnin këtë fe”, tha KM shqiptar në pritjen e organizuar nga e Ngarkuara me Punë e Shqipërisë në Ambasadën shqiptare në Vatikan.  “Prej shumë vitesh”, u shpreh Kryeministri shqiptar ai “regjim” ka “ndërprerë” marrëdhëniet midis dy vendeve. Jo, jo Z. Kryeministër, kemi të bëjmë me një gjysëm shekulli e më tepër krimesh zyrtare, vuajtjesh e persekutimesh, vrasjesh e internimesh. Dhimbjet vazhdojnë edhe sot në radhët e familjeve të atyre martirëve, pasi varret e të afërmëve të tyre, as sot nuk dihet se ku janë dhe nuk kanë mundesi as një tufë lule ta çojnë tek varri, në kujtim të të dashurve të tyre, sepse qeveria shqiptare ka refuzuar, vazhdimisht dhe me papërgjegjësinë më të madhe të merret vet me zubulimin e varreve të viktimave të komunizmit, ndërkohë që refuzon madje edhe bashkpunimin me organizata ndërkombëtare të cilat kanë ofruar ndihmën e tyre financiare dhe profesionale për këtë qëllim.

 

Të gjithë ne e dijmë siç e di edhe kryeministri shqiptar se të gjitha viktimat e komunizmit në radhët e klerit katolik shqiptar u vranë dhe u ekzekutuan nga regjimi komunist, të akuzuar, ndër të tjera, si “agjentë të Vatikanit”. Unë nuk di si ta quaj, hipokrizi apo mungesë sinqeriteti, që vetëm me disa fjalë të përgjithëshme, Z. Rama iu referua krimeve të “një regjimi”. Cilit regjim? Zogist, fashist, komunist?  Kam venë re se zyrtarët shqiptarë kur s’kanë hall pa e përmendur komunizmin, i referohen atij si ish-regjimi, monizmi, e ku ta di unë, por frazën “regjim komunist”, pëpiqen ta anashkalojnë. Duket sikur në mendjen e tyre, duke mos e përmendur regjimin komunist me emër, përpiqen të mbrojnë reputacionin e komunizmit të baballarëve të tyre. Por, për derisa Shqipëria zyrtare nuk përballet, seriozisht, si gjitha bota tjetër ish-komuniste, me të kaluarën e saj enveristo-staliniste, e sidomos me krimet e regjimit komunist shqiptar ndaj popullit të vet, askush nuk u beson fjalëve që Kryeministri Rama, me aq “përvujtëri”, tha në Vatikan të shtunën që kaloi.

 

Ndër të tjera, Z. Kryeministër, përmendi Papa Gjon Palin II, njërin prej protagonistëve të shembjes së komunizmit 30-vjetë më parë, e të cilit, z. Rama me të drejtë iu referua si, “mik i çmuar i Shqipërisë”.  Gjon Pali II nuk do të ishte aspak dakort me heshtjen e Shqipërisë zyrtare dhe të ambasadorëve perëndimdorë në Tiranë ndaj krimeve të komunizmit në atë vend, sidomos ndaj dështimit 30-vjeçar të Tiranës zyrtare për tu përballur me të kaluarën komuniste dhe për të dënuar krimet e komunizmit.  Me një të kaluar të tmershme, që vet Papa Gjon Pali II, i cili i njihte mirë krimet e komunizmit edhe në vendin e tij, Poloninë e tij të dashur, e përshkroi kështu, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, me 25 prill, 1993.  “Shqipëri qëndro në lartësinë e detyrave që të presin”, u tha ai shqiptarëve dhe shqiptoi thirrjen për kujtesën e përhershme: “Të mos harrohet e kaluara, por të shikohet e të ndërtohet me guxim e ardhmja”, ka thenë me atë rast Papa Gjon Pali II, duke shtuar: “Ty o popull fisnik shqiptar, ta drejtoj përshëndetjen time të ngrohtë dhe të dashur! Gjatë një dimri kaq të ashpër dhe të lodhëshëm vuajtjesh dhe provash, Kisha heroike në Shqipëri, e tronditur nga persekutimi i rëndë dhe i gjatë, por e pasuruar nga dëshmia e martirëve të saj, ka ndarë deri në pikën e fundit dhimbjet dhe shpresat e Kombit, duke mbajtur të gjallë dhe me sakrificën personale të shumë anëtarëve të saj, traditën e lashtë të krishterë, me bindjen se ajo përfaqëson një vlerë të përhershme të identitetit autentik shqiptar”.  Frank Shkreli: Qëndro, Shqipëri! | Gazeta Telegraf

 

Disa prej viktimave të komunizmit të martirizuar nga regjimi i Enver Hoxhës janë shpallur të “lumtë” nga Vatikani, një shkallë më afër shënjtërimit, sipas rrregullave kishtare. Ashtuqë, e pranon ose jo KM i Shqipërisë, krimet e komunizmit kundër Kishës Katolike Shqiptare dhe klerit të saj dhe të feve të tjera, Vatikani e di shumë mirë se çfarë ka pësuar katolicizmi shqiptar dhe të gjitha fetë e tjera të shqiptarëve nga regjimi i Enver Hoxhës.

 

Vura re se Kryeministri Rama dekoroi në Vatikan Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Parolin, me rastin, siç tha ai, të “30-vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, të 150-vjetorit të lindjes së françeskanit të madh shqiptar, at Gjergj Fishta dhe të 300-vjetorit të lindjes së Klementit XI Albani…”, Papës me origjinë shqiptare.  Nuk mund të mos bejë pyetjen Z. Kryeministër, se çfarë bëri këtë vit, zyrtarisht, Shqipëria, për të kujtuar këtë 150-vjetor të At Gjergj Fishtës? Në rregull që e përmendët emrin e Fishtës në Vatikan. Por është Shqipëria ajo që ka nevojë — më shumë se Vatikani — ta kujtojë dhe ta respektojë At Gjergj Fishtën.

 

  1. Kryeministër, ju dhe si bashkvëllzerit/motrat e juaja në Partinë që ju udhëhiqni, keni folur vetëm gjatë këtij viti, më pozitivisht për komunizmin – që Fishtën e kishte shpallur “tradhëtar dhe i shitur”, ndër të tjera epitete — si një sistem që ishte në anën e duhur të historisë dhe të tjerë kanë folur për të “mirat” e komunizmit në përgjithësi. Sa herë u përmend në Tiranë, zyrtarisht, figura dhe kontributet At Gjergj Fishtës në këtë 150-vjetor të lindjes së tij? Pse nuk u propozua gjatë këtij 150-vjetori të lindjes së Poetit Kombëtar, që epitet e komunizmit kundër Gjergj Fishtës të hiqen zyrtarisht me akt ligjor? Pastrojeni baltën që ka hedhur komunizmi mbi At Gjergj Fishtën dhe të tjerë si ai. Përmendja nga ju e Fishtës në Vatikan është hipokrizi, Z. Kryeministër, kur marrim parasysh se si trajtohet At Gjergj Fishta nga Tirana zyrtare, sot e 30-vjet nga shembja e komunizmit zyrtar.

blank

 

“Enver Hoxha – Shqiponja mbi Flamur”. Sipas disa portaleve, kjo foto botuar dje nga një ligjvenës socialist, — anëtar i Komisionit të Sigurisë të parlamentit shqiptar (Ditën e pavarësisë, 2021) Nuk ka nevojë të komentohet – Ky është parlamenti i dalë nga “zgjedhjet” e “lira” e 25 prillit – kjo është Shqipëria që doni – Ta gëzoni, së bashku me ndërkombtarët që ju mbështesin në këtë rrugë të mbrapsht!

 

Edhe një gjë tjerë që më ra në sy ndërsa ndoqa vizitën e Z. Rama në Vatikan. Në fjalimin e tij ai falënderoi përfaqsuesit e Vatikanit në Shqipëri të cilët nuk kanë munguar për asnjë periudhë gjatë këtyre 30 viteve. Ai përmendi edhe tre ambasadorët e parë shqiptarë në Vatikan, por Kryeministri shqiptar nuk tha asgjë për faktin se Shqipëria ç’prej vitit 2013 nuk ka ambassador fuqi-plotë në Vatikan.   Frank Shkreli: Në 30-vjetorin e mardhënieve Shqipëri-Vatikan, karrigia e ambasadorit fuqiplot të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë është ende bosh, që prej 8 vitesh | Gazeta Telegraf

 

Askush nuk jep ndonjë shpjegim se pse po ndodhë kjo mungesë e përfaqësisë së Shqipërisë në nivel ambasadori në Vatikan.  Por diçka është këtu që nuk shkon, sepse shtatorin që kaloi, në emër të Kishës Katolike të Shqipërisë, për këtë çeshtje  u shpreh Imzot Gjergj Meta, Sekretar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe ipeshkëv i Rrëshenit, me një deklaratë për Radio Vatikanin me rastin e 30-vjetorit të marrëdhënieve Tiranë-Vatikan: “Sigurisht se duhet thënë se mungesa e një ambasadori të Shqipërisë në Vatikan qysh prej vitit 2013 nuk është një gjë që na bën fort nder ne si shtet, duke qenë se Vatikani, vazhdimisht, ka sjellë ambasadorë në Shqipëri dhe ne prej disa vitesh pra nuk kemi ambasador në (Vatikan). Jam i sigurt se po të kërkohet dhe po të kihet vullneti i mirë, mendoj se mund të gjëndet një zgjidhje e kënaqëshme për të dy shtetet, por që është edhe përfaqësuese e denjë për shtetin tonë, një zgjidhje e kënaqshme për të gjithë ne”, ka theksuar përfaqësuesi i lartë i Kishës Katolike Shqiptare.

 

Në këtë 30-vjetor të marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan – tre muaj më vonë nga data aktuale — nga vizita e Kryeministrit shqiptar në Vatikan – të cilën fillimisht e mirëprita, por që fatkeqësisht, më në fund u zhgënjeva. U habita pak nga zhurma propagandistike e kësaj vizite, sepse vizitat e liderëve botërorë në Vatikan, për nga natyra, janë zakonisht të përmbajtura, jo të bujshme, sa që edhe vet media përmbahet.

 

Jo më pak se një ditë pas takimit të kryeministrit Rama me Papa Françeskun në Vatikan, në Ditën e Shënjtë të Pavarësisë së Shqipërisë, na paraqitet djalli i komunizmit shqiptar, krenar pranë Flamurit Kombëtar shpërndar në rrjetët sociale nga një deputet i partisë Socialiste të KM Rama.

 

Kur do të distancohet Shqipëria njëherë e mirë nga djalli komunist dhe tu bashkohet vlerave të shënjtorëve, viktimave të regjimit komunist të Enver Hoxhës?!

 

Frank Shkreli

 

 

blank

 

 

Me Shënjtorin?                                          A po me djallin?

 

Këta të dy nuk e tolerojnë njërin tjetrin, Z. Kryeministër!

blank

 VRASJA E XHEMAIL MUSTAFËS, DEKLARATA E SABAHATE TOLAJT DHE “POROSIA E HASHIMIT” – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

         

     I. Gazetarët janë minitoruesit, përgjuesit të përhershëm, qoftë të qeverisë, partive politike, por, edhe të shoqërisë të një vendi, në përgjithësi. Zakonisht, gazetarët edhe për qeverinë më të mirë, duhet të jenë oponentët e saj, për ta mbajtur në tension, të mobilizuar qeverisjen e mirë, larg korrupsionit, nepotizmit dhe të shkeljeve të tjera. Gazetarët, përgjatë profesionit të tyre, hulumtojnë gjithçka që bie ndesh me ligjet shtetërore e njerëzore dhe denoncojnë para opinionit publik. Shkeljet mund të jenë edhe penale, ligji duhet të veprojë. Pikërisht, këtu fillon shenjëstrimi i gazetarëve, nga bandat dhe kriminelët, që janë në mbrojtje të shefave korruptivë dhe vese tjera kriminale.

        “Komandantët” humbës, donin pushtetin me dhunë

     Vrasja e një gazetari përçon mesazhin e qartë të kërcënimit, përkatësisht, frikësimit, jo vetëm të kolegëve të tij, por, edhe të kujtdo tjetër, që merr guximin, për të denoncuar krimin dhe kriminelët. Gazetari i parë viktimë, ishte Ali Ukaj, njëherësh, edhe zëdhënës i parë i UÇK-së, i cili u vra në prag-lufte, në Shqipëri, për të vazhduar gjatë luftës, me vrasjen e gazetarit Shefki Popova.

     Zgjedhjet e para të pas luftës, ishin zhgënjim i madh, për të majtën ekstreme enveriste-staliniste, LPK-në e djeshme, PAN-in e sotëm të Kosovës. Ata, me propagandën e tyre lehaqene, kishin agjituar rrejshëm e mashtrushëm, se, gjoja, ata dhe vetëm ata “e bënë luftën, çliruan Kosovën, e sollën lirinë!” Prandaj, sipas tyre, ata duhet ta zotëronin pushtetin, qeverisjen.

     Ndërkohë, ndodhi e kundërta. Populli nuk u besoi gënjeshtrave, shpifjeve për kundërshtarët politikë dhe votat ia dhënë partisë rivale, LDK-së. Kjo parti e themeluar dhe e udhëhequr, mençurisht dhe dinjitetshëm, nga Dr. Ibrahim Rugova, ishte përballur, përtej një dekade, me pushtuesin, duke krijuar edhe institucionet paralele, deri edhe resorët ministrorë. Qeverisja e LDK-së, në kushtet e një pushtimi të egër, kishte siguruar mbijetesën e popullit të Kosovës; funksionimin e shkollave, qoftë edhe jashtë objkteve shkollore, duke përdorur shtëpitë private; shërbimin shëndetësor; ndihmën modeste sociale për popullin, tashmë, kolektivisht, i larguar nga puna.

     Mbështetja popullore për partinë e Presidentit Rugova, i tërboi anarshistët komunistë, të cilët vinin nga organizata e LPK-së, e instruktuar nga Sigurimsat e diktatorit Enver Hoxha, por, edhe me shumë agjentë të UDB, të infiltëruar, shumë vite më parë, në radhët e saj. Janë këta, pikërisht, krerët e LPK-së, të cilët përçanë shqiptarët para luftës, ndërsa i vranë gjatë dhe pas luftës, duke ua ngrirë shqiptarëve buzqeshjen e lirisë.

     Qëllimi i kësaj dhune, deri në plumbosje, ishte mospajtimi me të qenurit në opozitë. Donin patjetër pushtetin, e pa fituar me votën e lirë, ta kompensonin me grabitjen e përdhunshme, të përgjakshme.

        Ekzekutime listore: gazetarë, ushtarakë, veprimtarë të LDK-së…

     Në pasditën e 11 janarit 1999, ishte ekzekutuar, në oborrin e pallatit, në Breg të Diellit, para syve të familjes, Enver Maloku, shefi i Qendres Informative të Kosovës (QIK); në maj 2000, u ekzekutua Ekrem Rexha, alias – Komandant Drini, pranë shtëpisë së tij; në korrik 2000 ndodhi tentim-vrasja e kuadrit të LDK-së, Fetah Rudi, në kthim nga takimi me kryetarin Rugova, në Arllat të Drenasit, pikërisht, ke Ura e Bytyçëve, duke e plagosur rëndë dhe të lënë, përjetësisht, në karrikën invalidore.

     Xhemail Mustafa ishte intelektual i kompletuar, njeri i letrave, gazetar, publicist, shkrimtar, këshilltar politik i Presidentit Rugova dhe zëdhënës në media. Më parë ishte gazetar në “Rilindja” dhe redaktor i kulturës. Ishte i survejuar nga UDB-a, më vonë edhe nga BIA.

     Krijuesi Xhemail Mustafa, shpirt i ndjeshëm e njerëzor, duke i parë vrasjet e shokëve, pjesë e luftës për liri, madje, duke e ditur autorësinë e tyre, në faqen e tij të së martës, në “Bota sot”, -Të mallkuarit e Zotit -, do t`i anatemonte për krimet e tyre makabre, të cilët vazhdonin krimet e Millosheviçit, duke ia shtuar jetimët Kosovës, edhe pas përzënies të soldateskës serbo-sllave, nga Nato-pakti!

     Reagimi i “komandantëve”, të cilët kishin mallkuar popullin e Kosovës, “haram lirinë”, pse nuk ua dha votën, tani, “ia bënë benë” Xhemës tonë artist dhe urtak i pa shoq. Dhe, në pritën e zënë, në hyrje të banesës, në lagjën “Dardania”, u qëllua për vdekje, nga dy atentatorë.

          A vritet engjëlli – Xhemail Mustafa?!

    A vritet engjëlli?! Kjo ishte pyetja ofshamë e shqiptarëve, si sot, 21 vjetë më parë, për t`u përsëritur, përjetësisht, në mënyrën habitore! Vrasja e njeriut të mirë, Xhemail Mustafa, i bindi edhe skëptikët më fanatikë, se, – krimi ka emër -. Vrasjet politike janë faktike dhe nuk janë as 100 dhe as 200, por, disa qindra. Vetëm horrakët e maskarenjtë, të tipit Behxhet Pacolli e Nait Hasani, me shokë, ende shtirën sikur nuk ka ndodhur asgjë, në këto troje të përgjakura, nga shqip-folësit bastardë. I pari, e ka hallin ke bizneset e pista me shefin Hashim; i dyti, pjesë e krimit, që, dashur apo pa dashur, i shpuri në plumb, në Pestovë të Vushtërisë, guerilën heroike: Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në natën e kobshme, errëtake të 31 janarit 1997.

     Ekzekutimi zyrtar i Xhemail Mustafës, ishte tronditje enorme e opinionit shqiptar, të kudondodhur në botë. Ai këshillonte, pazëshëm e urtësisht, Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova. Dhe, kemi mësuar nga njerëzit e Dr. Rugovës se Ai e dëgjonte vëmendshëm dhe kishte besim të plotë ke Xhema i Tij. Nga mbamendja e kuadrove të LDK-së, mësojmë se këshilltari Xhemail Mustafa, këshlloi, madje, prerazi, shefin e tij Rugovë: “Në asnjë rrethanë, LDK-ja të mos hyjë në Qeverinë e Përkohshme të Hashimit, të kompozuar nga “komandantët e “Rogner-it” dhe zyrtarët banditër social-komunistë të Tiranës”.

      Krejt ndryshe, nga disa përkthyes, të cilët e kanë shoqëruar në disa udhëtime, flasin në vetën e parë, “unë e bëra këtë apo ate”, “ne merrshim vendime, jo Rugova”!? Dhe, disa, në gjallje të Dr. Rugovës, u hodhën në prehrin e Hashimit, përlavdëronin për “vizionin” e tij dhe ndoca të tjerë, pas shuarjes të Presidentit Rugova, bënë nëshkrime fatale në dëm të Kosovës, duke e ndotur edhe LDK-në, sipas skenarit të shefit Hashim!

     Xhemail Mustafa dhe Sali Çekaj, ngjasonin më urtësinë e tyre, sikur të ishin vëllezër lindakë më Presidentin Rugova. Shoqëruesit e Tij, lajmëtarë të vrasjes së Enver Malokut, më parë, dhe të Xhemës, më vonë, se në të vetmet raste, kemi parë lotët në sytë e Dr. Rugovës. Nga Monte Karlo, në Konferencën në Krans Montana, Ai do të shkonte për homazhe, ke varri i mikut dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, Xhemës, në Gllamnik të Llapit.

     Xhemail Mustafa ishte trim i urtë, njësoj si shefi i Tij Rugovë, përgjatë luftës qendroi në Prishtinë. Dëshmi e këtij qendrimi është libri-ditar unik, “Një lutje për Prishtinën”, si një kujtesë i një kohe zezonë, vlerë e veçantë e publicistikës shqiptare kombëtare.

     Vrasja e trishtë e Xhemail Mustafës, homazhi familjar pranë ark-mortit, shënon dhimbjen skajore e kulmore, sidomos të vajzës së tij të shumëdashur, Beriane. Shpërthim vaji e gjëmë, të fiksuara në foto-kamerë të zëshme, të papërmbajtëshme, bëri xhiron e botës, në mediet e shkruara dhe vizive, anekënd botës. Motër e vëlla, Beriana dhe Basiani, që janë “na bëjë baba të të ngjajmë”, janë ngushëllim i madh për shqiptarët. Dhe, ky është mallkimi më domëthënës, për SHTAB-istët banditër e rrugaçë.

         UNMIK-u “sihirxhi” – pjesë e krimit!

     Ekzekutimi i Xhemail Mustafës është bërë, në kohën kur UNMIK-u kishte përgjegjësinë kryesore për sigurinë. Dosjet i ka të gatshme, edhe për shumë vrasje tjera. Shefja ime, për Logjistikën Emergjente të Luftës, Sabahate Tolaj, në Hetuesinë Speciale të Pejës, në prillin e 2003, në Koshare, më ka thënë: “Gadi në përfundim të një dosje, e bollshme me fakte për arrestim të kriminelëve, UNMIK-u na e merr nga dora, duke thënë vazhdoni me dosjen tjetër të re. Dhe, megjithatë, akush nuk arrestohet!?”

      Porositësit, jo vetëm që nuk janë prangosur, por vazhdojnë të jenë të fortë, në shtet e pushtet dhe parti politike. Në këto krime janë përfshirë komandantë të UÇK-së, të cilët me bërrylime u bënë personalitete shtetërore e pushtetare. Dhe, kjo përbën atë “Thembrën e Akilit”, që kriminelët livadhisin të lirë, “me krime nëpër këmbë!”

     Megjithatë, Gjykata Speciale është një shpresë, për një hetim e zbulim të vrasjes zyrtare të Xhemail Mustafës dhe të viktimave të tjera politike. Sepse ajo do të ishte zgjidhje zinxhirore, edhe për serinë e vrasjeve tjera, përfshirë edhe gazetarët brilantë dhe të guximshëm, të gazetës kombëtare “Bota sot”, Bekim Kastrati dhe Bardhyl Ajeti, me shokë. Dihet, koka e krimit janë krerët politikë të LPK-së, të futur në ingranazhin e Sigurimit Shqiptar, përmes tij, të lidhur me Sherbimet Informative, të shteteve armike të Kosovës.

            Porosia e Hashimit për heshtje, 

      i pranon dhe zyrtarizon vrasjet poltike!

     Në mesin e spekulimeve, për vrasjen e Xhemajl Mustafës, ka edhe të vërteta të mjaftueshme, që do të shërbënin për hetim, deri në zbulim të krimit në fjalë dhe të krimeve tjera numerike. Asnjë krim, qoftë vrastar politik, ordinier apo ekonomik, nuk është bërë, pa qenë pjesë e krimit edhe pjesëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe të Policisë të Kosovës (PK). Kjo është dëshmuar në të gjitha gjyqet, përgjatë këtyre dy dekadave të pas luftës. Disa “komandantë” banditër, të zhytur në krime, nxituan për t`i punësuar bandat e tyre në TMK dhe PK, për t`i përdorur, edhe zyrtarisht, në krimet e ndryshme!

     Edhe “vdekja” e befasishme, në Badovc, vitin e shkuar, të një eksponenti të policisë, i cili ndihmoi në logjistikën përgjuese, deri sa u realizua ekzekutimi i Xhemail Mustafës, është tejet domëthënëse! Edhe ish-kuadri i dikurshëm qeveritar, më vonë deputet, është përfolje e hershme, madje, e përsëritur, nga më shumë se një burim. Porosia e Hashimit, e dhënë shokëve që “të mbrohen në heshtje”, është një pranim faktik dhe zyrtar i fajësisë. Rumunët kanë një urtësi: “Ai që gënjen, duhet të këtë memorje të fortë, përndryshe gënjeshtra të tradhton, të zbulon!”

     Vërtet, kanë kaluar tej dy dekadave dhe krimi, edhe nëse është hetuar e zbuluar, ende nuk është ndëshkuar! Vëllezërit tanë jugorë, e kanë një shprehje: “Ku ka zë, nuk është pa gjë!” Realisht, janë përfolur njerëz e armë të njëjta, të përdorura edhe në vrasjet e plagosjet tjera, si: Enver Malokun, Ekrem Rexhën, Fetah Rudin, që vërteton konstatimin e Prokurorit amerikan, të Gjykatës Speciale, Jack Smith, se prapa vrasjeve politike, qëndron detashmenti i kuq, me brthamë LPK-në, të organizuar në një – Ndërmarrje Kriminale të Përbashkët -, tipike e modelit të diktatorit terrorist shqiptar, Enver Hoxha, i cili, duke shkelur mbi kufomat e atdhetarëve nacionalistë shqiptarë, grabiti pushtetin dhe sundoi Shqipërinë, me dajak e plumb, për afro pesë dekada radhazi.

        Krimet politike, instruktim i Sigurimsave të Enverit 

     Sigurimsat e Enverit, të instaluar në hotelet e Kosovës, instruktonin bandat e SHIK-ut, sipas listave të zeza emërore të SHTAB-it, për atentatimin e ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut; bashkëpunëtorët e Presidentit Rugova; aktivistët e LDK-së; si dhe kuadrot e hershme të LPK-së, që i konsideronin si rivalë potencialë, në të ardhmen e afërt!

     Vrasjet zinxhir, tipike mafioze, për të humbur gjurmët e krimit, ata që i porosisnin vrasjet politike, i kanë vrarë edhe ekzekutorët. Rasti ekstrem është vrasja e trefishtë, e atyre që e plagosën kuadrin e LDK-së, mikun e Dr. Rugovës, Fetah Rudin. Dhe, ndonëse u fiksua makina e kuqe e atentatorëve, në ikje e sipër, shefi i tyre porositës, kishte menduar edhe vdekjen e tyre. Dhe, në itenerarin ikës, i priste një makinë vetë-shkarkuese, “kiper”, e cila i aksidentoi për vdekje. Për çudë, jo vetëm që u zhdukë shoferi, por as kamioni mbytës, i treshës kriminale, nuk është gjendur më! Krejt, si në filmat horror!

 

          Kapja e shtetit nga “komandantët” dhe SHIK,

                       pamundëson luftimin e krimit

     Çuditërisht, edhe pse çështja e Xhemail Mustafës, është hetuar nga UNMIK-u, disa të dhëna kanë rrjedhur, qëllimshëm, apo pa dashje, megjithatë ende nuk ka arrestime! Padyshim, vrasjet politike, në Kosovë, janë “një e fshehtë publike”, sepse ato janë masive, me pjesëmarrjen e shumë atentatorëve, por, kanë pasur një komandë, me një qëllim të caktuar. Sa herë që është rrezikuar zbulimi, porositësit, i kanë eliminuar fizikisht ekzekutorët, madje, me lidhje zinxhirore të dytë dhe të tretë.

     Mendoj se janë 4 (katër) arsye, që kanë zvarritur hetimin dhe zbulimin  e vrasjeve politike:

     1) Guximi i Prokurorisë dhe i Gjykatave ka munguar, sepse drejtësia është kapur me kohë nga komandantët dhe SHIK-u i tyre. Prokurorët dhe gjykatësit drejtues i ka emëruar pushteti, i cili i mbronte me anë të SHIK-ut të tij. Kjo dëshmohet edhe sot, kur Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial, refuzojnë të bashkëpunojnë me Qeverinë Kurti, për Vettingun, me justifikimin se “institucionet e drejtësisë janë të pavarura dhe ndërhyrja e qeverisë, përben shkelje të Kushtetutës”. Atëherë, kush ta bëjë Vettingun? Kush t`i largojë kapësit e drejtësisë, për t`i zëvendësuar me prokurorë dhe gjyqëtarë të pa kapur, të pavarur, të pa shantazhuar, me guximin e duhur dhe me integritet profesional?!

     2) Administrata e UNMIK-ut dhe EULEX-it, edhe pse posedojnë fakte të mjaftueshme, për t`i zinxhirosur kriminnelët, nuk provuan ta bëjnë këtë. Disa janë frikësuar për destabilizimin e rendit, duke e njohur forcën ekonomike, nga grabitja e pasurive të Kosovës; haraçit masiv dhe bandat aktive, të ashtuquajtura “krahu i luftës!”

     3) Disa kuadro kyç ndërkombëtarë, janë kërcënuar me jetë. Dhe, këtë e kanë dëshmuar vetë ata, kur janë larguar nga Kosova. Njëri syrësh rrëfen: “Isha duke pirë kafe, në një lokal. Një i ri kërkoi të ulej në tavolinën time dhe unë aprovova. Ai filloi bisedën në gjuhën time:

“- Ju keni lëndën time penale në trajtim. Unë jam X.Y. Ose mbylle, ose…”, dhe nxori revolën e mbështjellë me faculetë!

“- Kjo revole është e pazëshme, unë të vras dhe iku pa asnjë problem!”

     4) Disa prokurorë dhe gjykatës, SHIK-u i ka korruptuar, natyrisht, me shuma të majmë. Edhe ndonjë dënim që bënë, për shembull, për disa vrasje faktike, banda është dënuar me 2 deri 5 vjetë burg dhe janë liruar në gjysmë të vuajtjes të dënimit!?! Në pritjen ceremoniale të lirimit, ka marrë pjesë e gjithë shpura kriminale qeveritare, të prirë nga kryeministri i Kosovës! Një banana-shtet!

          Populli në hall, ikën nga krimi dhe hajnia e komandantëve!

     Rrjedhimisht, Kosova, populli i saj janë në hall nga kriminelët. Ata vrasin, vjedhin, grabisin në shtëpira, markete, dyqane, banka, në rrugë, gjatë transportimit të parave … dhe, “hetimet vazhdojnë!” Kriminelët dhe hajnat nuk janë vetëm, ata ndihmohen nga zyrtarë e pushtetarë, informohen edhe kur paratë bartën nga një vend, në tjetrin. Edhe kur kapen, ose dënohen simbolikisht, ose zvarritën hetimet dhe gjyqet, deri në parashkrimin e lëndëve penale!!!

     Edhe kryeministri Kurti zhgënjeu: “Do t`i gjykoja për korrupsion, komandantët e Hagës”, pa përmendur krimet vrastare. Ndoca tutorë të tij, kanë aprovuar vrasjet politike. Dhe, kjo përbën problem të madh, nëse kryeministri i sotëm apo ai i nesërmë, i heshtin krimet. Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, qysh në vitin 2015, i kanë shpallur të përmbushura të gjitha kushtet e BE-së, për liberalizimin e vizave! Qoftë edhe krimin e organizuar vrastar, siç janë vrasjet politike dhe korrupsionin, thënë më qartë, hajninë zyrtare. Ndërkohë që mijëra dosje penale janë të stivosura, brenda të cilave gjumon krimi dhe kriminelët të pa shqetësuar, të amnistuar!

     Ndryshe mendon Profesor Mazllum Baraliu: “Kriminelë janë edhe ata që heshtin për krimet”. Ndërsa ata që mbrojnë krimin, janë kontigjent i gatshëm, për krimet  e radhës!

blank

PD duhet te Rikompozoje nje Sistem Politik dhe Organizativ ne nje Konvente te vetme Elitare Pro Perendimore! Nga Prof. Romeo Gurakuqi

Pas daljes të Lulzim Bashës tek Open e Eni Vasilit, ka reaguar ish-deputeti i PD, Profesor Romeo Gurakuqi si më poshtë:

Është për te ardhur keq! Jo thjesht per performancen personale, por para se gjithash per zhgenjimin e madh qe krijoi ne publik vizioni i tij opozitar, impostimi ne kahun e pasakte te drejtimit te sotem te reformimit. Shqiperia Normale, e Arsyeshme, Qytetare, Tolerante dhe Europianiste mbetet edhe me tej pa perfaqesi dhe udheheqesi

Edhe diten kur ka mundesi me kene i lirë, i pamvarun nga gjithkush, i drejte, parimor, argumentues, faktues dhe i patundun ne mbrojtjen e vendimeve qe ka marre, ai na shfaqet krejt i frustuem, i frikesuem, i pavendosun;

le pershtypjen se ka qene i detyruem nga shterngimi vetjak por jo nga principialiteti ne vendimarrje dhe qendrime;

karakteri bishntues shperthen pa frena ne çdo pyetje;

nuk e fsheh: eshte pro amerikan prej halli, por jo se ai e ka bindje te thella dhe te konsolidueme prej kohesh dhe as se udheheqja prej tij e PD drejt kesaj linje, ka qene aksiomatike te PD.

Sot, ai, per te bere dallimin, do te duhej te shprehej qartesisht pasi te rrefehej deri ne fund per devijimet e periudhes 2016- shtator 2021.

Ai asht rreshqites prej frikes qe ndjen nga paqartesia e diteve qe vijojne.

Ai nuk rrefehet deri ne fund per asgje,

per futjen e Opozites ne kaos dhe linjat antiperendimore qe ai ka firmose prej se paku 7 vitesh:

pse doli nga Parlamenti, pse e bojkotoi gjithe procesin demokratik dhe te reformave, duke e lene Edi Ramen te lire ne berjen e Shqiperise lamsh

Mbetet mbi gjysme te verteta.

As ne kete dite te veshtire ai nuk po din te rikompozoje nje sistem qe ia kane dhurue, por qe nuk diti kurre me e drejtue me mendjen dhe duart e tij.

Asht ne fakt drama e te djathtes shqiptare, kaperthye qe ne fillese nga rastesore te se majtes se pakultivueme, te “shqiptarise” se papercaktueme, konfuze, orientale, urrejtese; te qytetarise se mungueme.

Sot kjo e djathte gjendet nen presion, prej korrupsionit, mbytes te lirise dhe mungesës të fjales se pavarun, qe nuk lejon lindjen e nje udheheqesie te re te dekades se trete te shekullit XXI.

Jetojme ne nje vend, ku udheheqesit qe nuk levizin kurre nga pozicioni, ne grup bashke deri vone më shtator 2021, kane dhunu lirine, shtype te drejtat ma elementare, perjashtu per shkak te paragjykimeve kulturore çdo mendim ndryshe brenda partise, kane ndertue pa standard perfaqesine, kane fshire eliten nga drejtimi, duke krijuar sot nje situate te atille ku shpresa per drejtim te standardizuem prej udheheqesve te rinj dhe autoritet publik te pacenueshem, te mos ekzistoje me.

Dhe si mund te jetohet ne nje vend te tille ?!

E si mund te perparoje Shqipnia me njerez te tille,

qe i ndajne shqiptaret ne te shtypun, sherbenjes dhe te percaktuem nga familjet drejtuese per te qenë ne tavë?!

Si mund te ece Shqipnia kur deputeti kinse bisnesmen, ka ba aq shume “shkolle”, sa nuk din se hapi i pare i procedures se rregullt asht protokollimi;

qe veprat penale duhen denoncu;

se demokracia asht procedure dhe jo partizanizem e spektakel me kamera te pagueme ?!

Nje tufe robsh te parregullt ia kane marre frymen njerezve dhe kane kthye ne arsye, te paarsyeshmen, dhunen verbale, shtypjen e mendimit ndryshe, fshirjen e kujtdo qe guxon.

Nga ky vend ku dhuna asht kthy ne sistem dhe kur pretendentet e “rinj” te sferes politike qe e sunduan Shqipnine per 30 vjet, bazohen ne dhunen, vrazhdesine, perjashtimin, revolucionin kaotik, egersine si kod sjellje, nuk mbetet gja tjeter veç me ikë me vrap.

PD duhet te Rikompozoje nje Sistem Politik dhe Organizativ ne nje Konvente te vetme Elitare Pro Perendimore.”

blank

Mbresa të fuqishme nga një ekspozitë befasuese – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

Para pak ditësh, në rrethojën e Presidencës së Republikës së Shqipërisë qe hapur një ekspozitë origjinale në llojin e vet. Në atë rrethojë qenë vendosur fotografi, harta dhe piktura, në të cilat pasqyrohet historia jonë kombëtare që nga periudha e lashtësisë dhe sidomos  historia e Çamërisë. Punën e gjatë përgatitore për organizimin e asaj ekspozite madhështore e ka përballuar Akademia “Rrënjët tona”, me kryetar Prof.dr. Stefan Pinguli, Drejtor organizativ Prof.dr. av. Sazan Guri, Sekretar organizativ Fred Balaj. Komitetin shkencor të kësaj Akademie e drejton Zonja Luljeta Dano.

Gjithë materiali i pasur faktik, i pasqyruar në ato fotografi, harta dhe piktura, është vjelë me shumë durim dhe vendosmëri nga Enciklopedi të vendeve perëndimore dhe botime të tjera akademike, përfshirë edhe Enciklopedinë greke.

Për ekspozimin  e atyre fotografive, hartave dhe pikturave në rrethojën e Presidencës, drejtuesit e Akademisë “Rrënjët tona” patën marrë paraprakisht miratimin e Presidentit Ilir Meta.

Do të kishte qenë ngjarje e shënuar, e gdhendur me shkronja të arta në analet e historisë sonë kombëtare, sikur atë ekspozitë ta kishte përgatitur Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Por, fatkeqësisht, kjo është e pamundur. Sepse Akademia në fjalë është shërbëtore besnike e politikës zyrtare antikombëtare që ndjek me vendosmëri kasta sunduese e partisë neokomuniste në pushtet, me në krye shegertin e serbosllavizmit Rama. Me një qëllim të paracaktuar, Rama vendosi në krye të asaj Akademie Skënder Gjinushin, njeriun që nuk njihet absolutisht për ndofarë veprash të botuara, por që njihet shumë mirë si komunist i thekur, i cili, ditën e përmbylljes së rebelimit neokomunist me zgjedhjet e 29 qershorit 1997 e krahasoi me ditën e çlirimit më 29 nëntor 1944. Gjinushi është matematicien.  Shqipëria nuk ka çfarë t’i thotë botës akademike perëndimore me gjuhën e matematicienit. Por Shqipëria ka shumë së çfarë t’i rrëfejë asaj bote vetëm me autoritetin e historianit, e gjuhëtarit, e albanologut, e arkeologut. Kurse Skënder Gjinushi merr vesh nga historia, nga gjuhësia, nga albanologjia dhe nga arkeologjia aq sa merr vesh dhia nga tagjia.

Jam plotësisht i bindur se drejtuesit e nderuar të Akademisë “Rrënjët tona” kanë përballuar një punë mjaft të mundimshme për përgatitjen e asaj ekspozite, e cila ka kërkuar shpenzimin e mjeteve të fuqishme financiare. Unë, si qytetar i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë, u shpreh mirënjohjen më të thellë dretuesve të asaj Akademie, me në krye Profesorin e nderuar Stefan Pinguli dhe kam bindjen e patundur se atyre u janë thellësisht mirënjohës të gjithë bashkëkombasit tanë me vetëdije të lartë kombëtare, kudo që ndodhen, në mbarë trojet etnike apo në diasporë.

Me këtë rast, dëshiroj t’u përcjell dy propozime drejtuesve të nderuar të Akademisë “Rrënjët tona”.

Së pari, t’i drejtohen Presidentit të Republikës me një kërkesë, në të cilën të theksohet që Ekspozita në rrethojën e Presidencës  të vazhdojë të mbetet aty me një afat të pacaktuar, derisa drejtuesit e Akademisë të kenë siguruar një mjedis të mbyllur dhe të përshtatshëm për ta mbajtur atë ekspozitë të hapur përgjithmonë.

Kjo për arsye se ajo ekspozitë shërben dhe do të shërbejë si shkollë e hapur e përhershme me vlera të jashtëzakonshme edukuese për brezin e tanishëm dhe të brezave pasardhës, për të njohur nga afër të vërtetat historike për Shqipërinë Etnike dhe për shqiptarët, sepse qytetarët e thjeshtë nuk dinë se çfarë është shkruar në enciklopeditë e huaja dhe në botime të tjera akademike perëndimore për historinë e kombit shqiptar që nga lashtësia.

Së dyti, është me rëndësi të jashtëzakonshme jetësore për kombin tonë që kjo Ekspozitë të prezantohet në kryeqendrat kryesore të Evropës, si në Berlin, në Bruksel – para parlamentit evropian -, në Londër, në Romë, në Paris dhe në Vjenë. Ajo, gjithashtu, duhet të prezantohet domosdoshmërisht në Vashington, si edhe në Kongresin dhe në Senatin amerikan.

Për organizimin e prezantimit të Ekspozitës në kryeqendrat e lartpërmendura, sigurisht që duhet siguruar leja në vendet përkatëse, për çka kërkohet një shumë mjaft e konsiderueshme mjetesh financiare. Këto mjete financiare do të mund të sigurohen vetëm në rast se Akdemia “Rrënjët tona” do të gëzojë mbështetjen e atyre milionerëve shqiptarë që kanë vetëdije të lartë kombëtare dhe që për ta është shumë e shtrenjtë Çështja Kombëtare Shqiptare. Le të shpresojmë që milionerë të tillë, me brumosje shembullore atdhetarizmi duhet të ketë në Shqipëri.

Kombi ynë do të ishtë shumë fatum sikur Shqipëria të ishte vend me zot, duke pasur në krye të qeverisë një kryeministër me karakter të fortë, të guximshëm, me vetëdije të lartë kombëtare dhe të dalluar për vendosmërinë e tij karakteristike, në mënyrë që këtë Ekspozitë ta prezantonte në Parlamentin Evropian në Bruksel, ku të deklaronte pa iu dridhur qerpiku:

“Zotërinj të nderuar:

Paraardhësit tuaj, në Kongresin e Berlinit dhe në Konferencën e Londrës, patën kryer një krim të përbindshëm kundër kombit shqiptar, duke i copëtuar në mënyrën më mizore trojet e tij etnike, me të cilat trefishuan sipërfaqen e Greqisë dhe të Serbisë. Ka kaluar më shumë se një shekull që kur u krye ai copëtim kriminal dhe që asokohe Evropa i ka një borxh të madh mbarë kombit shqiptar, të cilin duhet t’ia shlyejë me domosdo. Sepse tingëllon paradoksale që Republika e Shqipërisë, si askund në botë, të rrethohet nga troje etnike shqiptare. Vetë kjo Ekspozitë, përmes botimeve të botës suaj akademike, dëshmon më së miri me dokumente faktike se cili është kombi shqiptar dhe cilat janë trojet e tij etnike. Prandaj, si përfaqësues i kombit shqiptar, kërkoj me këmbëngulje, që ju, si pasardhës të gjyshërve tuaj, të cilët patën  kryer një krim të rëndë kundër trojeve tona etnike, të vini  në vend drejtësinë, në mënyrë që ato troje t’i ribashkohen atdheut amë, Republikës së Shqipërisë, për të pasur një komb, një shtet, me një stemë dhe me një flamur”.

Sigurisht që ky fjalim i shkurtër është një përfytyrim imi që tingëllon si një ëndërr në diell, se Shqipëria, fatkeqësisht, nuk e ka fatin  për të pasur një klasë politike me një kryeministër të formatit të tillë, burrëror, sypatrembur, që të ngrinte padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe të Konferencës së Londrës, vendime që u shoqëruan me masakrime të përbindshme të shqiptarëve nga ana e shovinizmit kriminal serbogrek, të ngrinte padi kundër Greqisë dhe kundër Serbisë për masakrimin e kryer kundër Çamërisë dhe për masakrën e Tivarit dhe të kërkonte dëmshpërblimin përkatës. Ato masakra ishin krime kundër njerëzimit dhe nuk parashkruhen asnjëherë. Por ne s’e kemi fatin të kemi një klasë politike dhe një kryeministër të shquar për të ndërmarrë hapa të tillë. Sepse shqiptarët, për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, pas epokës së Skënderbeut, i kanë humbur krejtësisht aftësitë vetorganizuese për të nxjerrë nga radhët e veta udhëheqës me dinjitet të lartë kombëtar.

Njëri nga mjetet e informimit masiv pamor (Fox news) transmetoi para ca ditësh nje intervistë me Profesor Sazan Gurin, i cili u ndal shkurtimisht në çdo objekt të asaj Ekspozite. Profesor Sazani shoqërohej nga inxhinieri  i njohur Frederik Ruço, anëtar i Akademisë “Rrënjët tona”. Sapo e mbaroi fjalën Profesor Sazani, e mori fjalën inxhinier Frederiku, i cili u ndal te Greqia dhe Serbia, si dy shtete fetare, të cilat, veç politikës tradicionale armiqësore që kanë ndjekur kundër kombit tonë, kanë vënë në shërbim edhe institucionet e tyre fetare. Çuditërisht, fjalën e inxhinierit Frederik Ruço, televizioni Fox news e kishte censuruar, nuk e transmetoi, çka dëshmon se ky kanal televiziv është nën ndikimin e Ramës për fshehjen e të vërtetave rreth qëndrimit shovinist serbogrek ndaj kombit shqiptar.

Përmes mjeteve të informimit masiv, u njoha me reagimin e paturpshëm të ambasadës greke në Tiranë kundër Presidentit Ilir Meta, për prezantimin e Ekspozitës në rrethojën e Presidencës, kur dihet shumë mirë që në objektet e asaj ekspozite flitet vetëm me gjuhën e së vërtetës. Ambasada greke dhe mbarë politika zyrtare greke le të lexojnë Enciklopedinë e tyre për ta çliruar sadopak trurin nga myku i gënjeshtrave dhe i mashtrimeve shumëshekullore. Në atë Enciklopedi thuhet:

“Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pellazgët, në periudhat parahistorike, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë” (Citohet sipas: “Enciklopedia e Madhe Greke”. vëll. 19, f. 873).

Ambasada greke dhe mbarë politika zyrtare greke, në qëndrimin  ndaj Çështjes sonë Kombtare të Çamërisë, le të mundohen, qoftë edhe një herë të vetme në jetën e tyre, të dalin nga tuneli i errët i mendësisë mesjetare që i mundon jetë e mot dhe ta shikojnë të vërtetën në sy. Por Greqia e mendësive mesjetare në shek. XXI i trembet së vërtetës si djalli vetëtimës. Se Greqia, në jetë të jetëve, e ka përkundur veten në detin e gënjeshtrës, e hipokrizisë, e mashtrimit, e mitologjisë dhe të pabesisë. Prandaj të vërtetën ajo e konsideron si armikun e saj më të betuar. Greqia, megjithëse është pjellë e djallëzisë, nuk kupton një gjë fare elementare që e vërteta është si puna e luleve pranverore: sa më shumë të mundohesh ta ndalosh çeljen e tyre, ato aq më shumë shpërthejnë me furi.

Dostojevski ka thënë:

“Kushdo që ka kërkuar të vërtetën, ai tashmë është tmerrësisht i fuqishëm”.

Shteti grek do të bënte mirë të kryente analizën e  ADN-së, për të verifikuar se sa përqind të popullsisë përbëjnë grekët dhe sa përqind përbëjnë shqiptarët. Nuk e besoj se përfundimet e asaj analize do të jenë ngushëlluese për grekët, se ka mundësi të vimë te pyetja e Prof.dr. Elena Kocaqit: “Ku ka grekë?”. Një analizë e ADN-së në Serbi nxori këto përfundime.

“Shqiptarët shumicë në Serbi. Shqiptarët e besimit ortodoks dhe shqiptarët e besimit katolik përbëjnë 35% të popullatës në Serbi. Shqiptarët e besimit musliman 5%, gjithsej 40% shqiptarë me prejardhje ilire” (Citohet sipas: Prof. Fahri Mahalla. “Sipas ADN-së, serbët përbëjnë vetëm 25 për qind të popullsisë në Serbi”. Faqja e internetit “Lajm.co”. 31 gusht 2020).

Sado të mundohet shovinizmi i rreckosur grek për t’i vënë një kapak të ndryshkur të vërtetës çame, aq më shumë ky kapak ka për t’iu përplasur në fytyrë.

E kam thënë edhe herë të tjera në faqet e internetit dhe po e them përsëri e përsëri: Athina trumykur po bëhet vetë sebep për zgjidhjen e çështjes çame dhe Zoti ia shtoftë inatin!

Kaliforni, 26 nëntor 2021

blank

“HISTORIA E ANGLISË” E ANDRÉ MAUROIS SHQIPËRUAR NGA VIKTOR KUJXHIJA – Nga ROMEO GURAKUQI

Në gjysmën e shekullit të XX në libraritë e Shqipërisë komuniste mungonte në shqip një histori e plotë e Anglisë nga prehistoria deri në ditët tona. Më së shumti studentët dhe lexuesit shqiptarë janë njohur me historinë e Mbretërisë së Bashkuar, përmes cikleve të leksioneve të veçanta në lëndët e përgjithshme, që zhvillohen ndër fakultetet e historisë, në lendët e Historisë së Institucioneve, të Gjeografisë politike të shteteve, etj. Mirëpo, asnjë prej këtyre strukturave të pjesshme të dhënies së dijeve universitare nuk mund të ndihmonte sa duhej studentët shqiptarë për të kuptuar në tërësi historinë e këtij vendi të rëndësishëm, për të njohur kulturën angleze, brendinë e popullit me ide dhe gjykime, që ndryshonin nga ato të popujve të tjerë të kontinentit. Mirëpo bëhet fjalë për një komb që ka luajtur dhe luan edhe sot e kësaj dite, një rol shumë të spikatur, vendimtar në historinë politike, institucionale, kulturore europiane dhe botërore.
Mungesa e një teksti të tillë të veçantë në fakt nuk do të thoshte se shqiptarët e mençur dhe të urtë, nuk punonin për ta realizuar një korpus të tillë që i nevojitej një ditë brezit të ri të çliruar nga izolimi i imponuar. Mirëpo, në ditët e territ diktatorial, askujt nuk i shkonte ndërmend, se kjo sipërmarrje po ndodhte ndërkohë. Dikund ndër cepat më të humbur të vendit, njerëz të qartë, largpamës, me vullnet të hekurt, me guxim dhe papërkulshmëri, punonin natën, nën dritën e kandilit të qelisë së vuajtjes së një dënimi të padrejtë, për t’ia ndriçuar një ditë mendjen bashkëqytetarëve të tyre. Ishin të pathyeshmit e Desidencës, që në përvuejtëninë e tyre, po linin gjurmën e ekzistencës, sherbesës shembullore ndaj vendit, brezit të ri dhe pavdekshmërisë së thalbit të nacionit arbnor.
Vepra «Historia e Anglisë» e shkrimtarit dhe historianit të mirënjohur francez të shekullit XX André Maurois, i sillet tanimë e plotë lexuesit shqiptar, me përkthimin nga origjinali në frëngjisht të Viktor Kujxhisë, më shumë se 50 vite pas realizimit të kësaj pune voluminoze dhe 25 vite mbas botimit të pjesës së Historisë Moderne të saj prej Pjetër Arbnorit (André Maurois, Histori e Anglisë, Përktheu nga origjinali Pjetër Arbnori, Çabej, Tiranë, 1996). Të dy përkthyesit e Maurois-ë janë përfaqësues të një kulture shqiptare, asaj katolike shkodrane, të një brezi dhe të të njëjtit fat politik, duke qenë se të dy kanë qenë pjesë e vetëdijshme e rinisë desidente, të burgosur të mirëfilltë politikë dhe e kanë realizuar këtë punë në kohë të ndryshme gjatë viteve të vuajtjes së dënimit në Burgun e Burrelit. Nuk mund ta themi me saktësi kohën kur është bërë përkthimi që sot po e botojmë, por sipas dëshmive të familjarëve, Vitor Kujxhija e ka shqipëruar librin në Burrel mes viteve 1970-1974, d.m.th. në katër vitet e fundit të vuajtjes së dënimit.
Vitor Kujxhija, ditën e daljes nga burgu (1974) e ka gjykue si një rast të pamundur për nxjerrjen fshehtazi të dorëshkrimit, prandaj ia ka lënë atë në mirëbesim shokut të tij të afërt të vuajtjeve, Dul (Abdullah) Sallakut, nga Tirana. Vetëm kur Sallaku ka dalë për vete nga burgu në vitet e shkërmoqjes së regjimit, 1989-1990, kur situata e kontrolleve ishte lehtësuar dhe vigjilenca e gardianëve nuk ishte e një kohe të mëparshme, ia ka arritur ta marrë brenda rrobave të tij edhe dorëshkrimin e shokut të tij të vuajtjeve, i cili nuk jetonte më. Dhe si në besën e shqiptarit të një kohe, pak mbasi ka dalë në lirinë e një Shqipërie që po zgjohej papritmas nga agonia diktatoriale, zotni Abdullah Sallaku vizitoi shtëpinë e familjes Kujxhija në Shkodër në lagjen Giuhadol dhe ia dorëzoi dorëshkrimin e lënë amanet nga shoku i tij i qelisë, të cilin e kishte ruajtur fshehtazi me mjaft përkujdesje për 15 vite me radhë. Vitor Kujxhija kishte ndërrue jetë me 8 tetor 1988, pa arritë me e pa lirinë e shokëve të tij të përsekutimit gjysëm-shekullor të Shqipërisë në tërësi, sikurse me siguri nuk ka ditë asgja për fatin e matejshëm të dorëshkrimit, punës së tij të mundimshme, veprës që ai donte me ia lanë si kujtim brezave. Mirëpo solidariteti i njerëzor në ditët të vuajtjeve të papërshkrueshme, forca e rezistencës e njerëzve me ideale dhe formim solid qytetar e intelektual, kodi i besës dhe fjalës së dhënë, edhe në atë epokë të përmbytjes së Shqipërisë së vlerave tradicionale, bëri që pinjollët e familjeve që krijuan dhe mbajtën kombin gjallë, ta shpëtojnë dhe përcjellin këtë mesazh të shpresës dhe mbijetesës, nepër errësirë drejt dritës së lirisë.
Si edhe mijëra shqiptarë të tjerë, brenda burgut të madh të Shqipërisë dhe bashkëqytetarëve të lagjeve të desidencës kolektive të asaj Shkodre, që nuk iu përkul regjimit, Vitor Kujxhija përjetoi që në rininë e tij të hershme privimin e lirisë (Dënimi i parë në vitin 1946 deri në vitin 1949, si pjesëmarrës në organizatën rinore antikomuniste. Dënimi i dytë, 1957-1974, për tentativë arratisje së bashku me vëllain e tij Injacin). Ai ishte përfaqësues i Brezit të Rezistencës së Vetëdijshme dhe Vuajtjeve të Papërshkrueshme të Shkodrës, brez që gjithsesi nuk humbi pa lënë shenjën e vetëdijshmërisë, kapacitetit të lartë politik, arsimor dhe kulturor, pasues i denjë i brezit të etërve luftëtarë me penë dhe aksion për indipendencën, që nga okupacioni osman. Dhe shenja e ekzistencës, e mbijetesës, e trashëgimit të nivelit të lartë arsimor dhe kulturor të prindërve të tij, mesazhit të opozicionit dhe pathyeshmërisë, ështe vepra që kemi para, përkthimi i Historisë së Anglisë së Maurois-ë.
Vjen para nesh mbasi qendroi edhe 31 vite të tjera në arkivin e familjes, për të na kujtuar të gjithëve, se Shkodra e urtësisë dhe e dijes, e brezit të rinisë së edukuar nga etërit e mëdhenj të dy shkollave më të rëndësishme të formimit të vetëdjës kombëtare, aty pranë shtëpisë së familjes Kujxhija në Shkodër, mbijetoi edhe në ditët më të errëta të pushtimit komunist të Shqipërisë. Vjen si mesazh dhe si model i përkryer i përcjelljes së historisë institucionale të demokracisë më të vjetër të botës, për shqiptarët e sodit, studentët shqiptarë të historisë, jurisprudencës, shkencave politike, për klasën e mësimit të politikës, dhe brezin e njerëzve që mendojnë drejtë në shoqërinë bashkëkohore. D.m.th. vjen sot në ditën me të nevojshme për refleksion, si një model krahasues, që ndihmon për të kuptuar se çfarë kemi bërë mbrapsht edhe në këto tre dekada të rrumujës së kultivueme nga diletantët dhe matrapazët, që vrapuan të kapin dirigjencën e një vendit ë ndërlikuar në mënyrë të shumëfishtë.
Për disa muaj me radhë jemi marrë me përgatitjen e plotë për shtyp të Historisë së Anglisë, të bazuar mbi dorëshkrimin origjinal, të këtij përkthimi të rëndësishëm jetësor të Vitor Kujxhisë. Dy fletore të shkruara me shkrim dore të ngjeshur, por të qartë, me një kaligrafi të përsosur, provë e një shkollimi nga dita e parë e nxënies në vendin e duhur, ishin burimet mbi të cilat u punua për të realizuar këtë botim. Vitor Kujxhija vertetë nuk jeton më, por u ka lënë bashkëkombasve të vet një punë dinjitoze, të saktë, të realizuar në gegënishte letrare, me një korrektesë dhe kulturë historike, juridike dhe antropologjike të mahnitshme, që mund ta prodhonin vetëm nxënësit e shkollave elitare të Kryeqendrës së Veriut.
«Historia e Anglisë» e mbulon të gjithë historinë e ishujve, nga koha e keltëve deri në fillimet e epokës bashkëkohore. Është një vepër e shkruar me një stil mjaft të rrjedhshëm, ku faktet, kuriozitetet kuptimplote të gjetura me mjaft kujdes, interpretimi historik, gjuha e përdorur dhe posaçërisht përkthimi në gjuhën tonë, në një shkodranishte të letrarizueme dhe të përshtatun mirë për lexuesin e sotëm, të japin një kënaqësi të veçantë në lexim dhe në kuptim.
Përmes këtij botimi, lexuesi ynë mund të kuptojë rrugën e ndërlikuar dhe të shtresëzuar të formimit të një nacioni të madh, nga Britania prehistorike, në atë romake, anglo-saksone, normane ; do të njohë jetën politike dhe udhëheqësinë mbretërore me të gjitha veçantitë, në mënyrë të sintetizuar, ndër shtëpitë e ndryshme, që sunduan gjatë mesjetës dhe kohëve moderne (Plantagjenetëve, Jorkëve, Lankastërve, Tudorëve, Stjuartëve, Hanoverit dhe Windsor.); do të kuptojë mbijetesën e popullatave më të vjetra të ishujve britanikë dhe do të japë përgjigjet mbi konstruktet e sotme kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar; do njihet me shkrirjen kulturore dhe antropologjike të vendasve me pushtuesit, që nga kontinenti invaduan nga mesjeta e hershme ishujt.
Duhet të kujtojmë se normanët invadues (1066) dhe pasardhesit e tyre formuan një popullsi të dallueshme në Angli. Ishte pushtimi i një populli, gjuha dhe institucionet e të cilit qenë të ndryshme nga vendasit anglo-saksonë. Roli i William Pushtuesit në historinë e këtij vendi është i konsiderueshem, mbasi Ai përfundoi Epoken Anglo-Saksone, duke shkrirë kulturën normane brenda Anglisë, që më pas gradualisht krijoi kulturën mesjetare dhe moderne angleze; Ai ndryshoi tërësisht rolin e Anglisë në Mesjetë, ripërpunoi të drejtën angleze; ndryshoi gjuhen kombetare; themeloi feudalizmin, etj.
Përveç rrugës së formimit të Anglisë mesjetare dhe moderne, lexuesi do njihet me Uellsin dhe popullin e tij, Skocinë, Irlandën dhe problematikat gjegjëse të bashkëjetesave të tyre me anglezët. Gjatë leximit të kësaj historie konçize, shkruar me një elegance, rrjedhshmëri, lexuesi kalon në mënyrë të përmbledhur nepër të gjithë historinë e ishujve britanikë, kupton mbivendosjet kulturore që historitë e invadimit të Anglisë, posaçërisht të pjesës jugore, që kanë ndikuar në formësimin e dallimeve të brendshme etnike dhe nacionale në një hapësirë të tillë, mes anglezeve, uellsianëve, skocezëve dhe irlandezëve.
Një rol të posaçëm në forcimin dhe konsolidimin e Monarkisë Angleze ka luajtur Dinastia uellsiane e Tudoreve, e cila ka sunduar me anën e pesë monarkeve, Angline dhe Irlanden, nga viti 1485 deri me 1603.  Tre prej këtyre mbretërve Tudorë, Henry VII, Henry VIII dhe Elizabeth I, e kanë transformuar Anglinë nga një shtet të dobët europian, në një shtet të fuqishëm, që në shekujt e ardhshëm do të mbizotëronte boten. Po ashtu, gjatë periudhës së Tudorëve, u krijua Kisha e Anglisë dhe u hartua kuadri ligjor, që përcaktoi bazat afatgjata të ekzistencës së saj dhe raportet mjaft të brishta me katolicizmin, presbiterianizmin dhe desidentët e tjerë.
Në të gjithë librin, lexuesi shqiptar do të njihet me lindjen, zhvillimin dhe natyrën e posaçme të të drejtës angleze; do të kuptojë pse në këtë të drejtë në fillesë munguan kodet të dokumentuara, pse ishin të rëndësishme vendimet gjyqësore të Gjykatave të Common Law në zgjidhjen e çështjeve; pse në këtë sistem, mungonin përgjithësisht parimet e të drejtës romake dhe pse ky vend shquhet në historinë e vet për një pavarësi të pastër dhe të përkryer të sistemit gjyqësor.
Anglia është vendi i parë që zhvilloi një sistem të së drejtës kushtetuese dhe të kufizimi të pushtetit monarkik. Magna Charta Libertatum (1215), përbën rastin e parë të kufizimeve juridike, që iu vendosen monarkisë në përiudhën e mesjetës së mesme. Kuptimi i këtij dokumenti ishte se pushteti politik duhet të veprojë në respektim të ligjit dhe se ligji mbron qytetarët në qenien e tyre si persona dhe pasuritë e tyre; u afirmua teza themelore e Common Law, nepërmjet së cilës përcaktohet se asnjë njeri nuk është jashtë dhe mbi ligjin, sado i lartë të jetë ai; asnjë person i lirë nuk mund të ndëshkohej (me arrestim, humbje të pasurive, internim e kështu me radhë), pa një gjykim, sipas të drejtës, prej anëtarëve të një gjykatë që janë të një rangu me atë, ose sipas ligjit të vendit. Me Magna Carta u afirmua po ashtu parimi i përfaqesimit, fillimisht në Magnum Concilium e pastaj në Parlamentin Anglez, i cili nga viti 1295 u bë një institucion i përhershëm, i strukturuar në dy dhoma.
Lidhur me këtë, lexuesi po ashtu do të njihet me evolucionin nepër rrjedhen e historisë politike të shekullit XVII të Habeas Corpus Act, mbi bazën e të cilit u përcaktua, se askush nuk mund të arrestohej arbitrarisht, askujt nuk mund t’i privohej liria, pa një vendim të një gjykatësi bazuar mbi prova, në një proces gjyqësor të drejtë. Vendimtar në zhvillimin e një historie politike paqësore, të një transformimi gradual demokratik, parlamentar dhe në kultivimin e kulturës së tolerancës dhe dialogut të qytetëruar në këtë vend ka luajtur i ashtuquajturi „Revolucioni i Lavdishëm“ i vitit 1688, me të cilin u hap rruga e transformimit të Monarkisë Kushtetuese në një Monarki Parlamentare. Lexuesi do të njihet me evolucionin e insitucioneve të qeverisjes me ardhjen e Dinasistë së Hanoverit 1714, krijimin e institucionit të Kabinetit Ministror, të Kryeministrit, të institutit të përgjegjësisë parlamentare, do të kuptojë çfarë janë konventat e kufizimit të pushtetit të Monarkut dhe të Dhomës së Lordëve. Në shekullin XVIII Anglia shfaqet si e para monarki liberale, me një monark të kontrolluar nga Parlamenti, që detyrohej të respektonte normat në mbrojtje të individit qytetar. Pushteti i Parlamentit pas kësaj kohë vijoi të rritej dhe të kufizonte gjithnjë e më shumë pushtetin mbreteror. Parlamentit iu njoh e drejta për të aprovuar buxhetin, caktimin e numrit të forcave nën armë, e drejta ekskluzive për të nxjerrë ligje dhe të vendoste edhe mbi çështjet e trashëgimisë së fronit.
Në fund nuk mund të lë pa përmendur një figurë të madhe të historisë së këtij vendi: më 1837 në fron u  ngjit Viktoria. Megjithëse një vajzë e re, vetëm 18 vjeçare në kohën e ardhjes në fron, me pak njohuri mbi jetën e oborrit, monarkja e re kishte energji, vendosmëri e inteligjencë dhe këto cilësi i dhanë asaj mundësinë ta shihte politikën si një art që duhej mësuar sikurse çdo gjë tjetër. Mbretërimi i saj (1837-1901) do të jetë më i gjati në historinë angleze dhe nga pikpamja e prosperitetit material, fuqisë politike, përparimit shkencor dhe arritjeve kulturore, më i pasuri. „Historia e Anglisë“ vjen e përmbyllet nga autori në rrjedhën e dekadave të para të shekullit XX.
Libri është sjellë në gjuhën shqipe me një saktësi në pikëpamje të njohjes historike, juridike dhe kulturore, duke pasë parasysh se për realizmin e projektit me sukses, siç mund të kuptohet nga parashtresa, nuk mjafton njohja e gjuhëve, por është e domosdoshme njohje shumë e mirë e historisë, e të drejtës në përgjithësi dhe të drejtës kushtetuese britanike në veçanti, etnologjisë, gjeografisë politike e kulturore, etj. Në këtë këndvështrim vepra në gjuhën shqipe vjen shkencërisht korrekt, me shpjegime të nevojshme, që nuk e lënë në asnjë moment lexuesin të pasqaruar.
Autori i «Historisë së Anglisë», André Maurois (është pseudonomi i Émile Herzog, (1885- 1967), i cili po ashtu ka shkruar edhe një «Histori të Francës» ishte biograf, romancier, eseist dhe provoi me sukses të shkruante edhe historinë në një menyrë të shkëlqyer dhe mjaft tërheqëse për lexuesit. Maurois, i cili gjatë Luftës së Parë Botërore ka qenë edhe oficer i ndërlidhjes në Ushtrinë Mbretërore Britanike, tregoi një interes të posaçëm në njohjen e botës anglisht-folëse. Më pas ky interes i tij u shndërrua në një fokus kërkimi dhe studimi, që u kurorëzua në dy librat e tij, Historia e Anglisë (Histoire de l’Angleterre (1937), dhe Historia e Shteteve të Bashkuara ( Histoire des États-Unis (1943) që e bënë atë mjaft popullor. Në vitin 1938 Maurois u zgjodh anëtar i Akademisë Franceze. Ndër biografitë e shumta të Maurois, mjaft të vlerësuara për prozën e tyre të qartë dhe të këndshme, analizat e tyre thella, janë veprat mbi Percy Bysshe Shelley (1923), Lord Byron (1930), Victor Hugo (1954), George Sand (Lélia, 1952), dhe Honoré de Balzac (1965). Por biografia më e mirë e  konsideruar nga kritika, është ajo kushtuar Marcel Proust (1949).
Historia e Anglisë që i vjen sot lexuesit shqiptar, i shërben kujtdo që dëshiron të njohë historinë e një kombi të madh dhe don t’u jap përgjigje një numri pyetjesh që i lindin vetvetiu gjatë leximit të përgjithshëm, ose procesit të mendimit mbi rolin e Mbretërisë së Bashkuar në historinë e djeshme dhe të sotme të botës. U shërben para së gjitha studentëve të historisë, të antropologjisë kulturore, jurisprudencës, shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Libri është një lëndë më vete formimi për çdo njeri që don të kuptojë dhe shpjegojë politikën, kushtetutën, parlamentarizmin, demokracinë dhe mënyrën, çelësin se si një komb do të duhet të ketë sukses në përparimin e tij në histori.
Tiranë, me 16.10.2021
blank
blank

AMBASADORI WILLIAM WALKER: PUNONI PËR KAUZËN QË BASHKON TË GJITHË SHQIPTARËT Nga Frank Shkreli

Javën që kaloi pata nderin të merrja pjesë si i ftuar në aktivitetin e “Akademisë përkujtimore në 66 Vjetorin e Ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Heroit të Kombit, Adem Jashari dhe 109 Vjetorin e Pavaresisë së Shqipërisë.” Ky aktivitet u organizua nga Shoqata Shqiparo- Amerikane “Skenderbej” Inc., dhe Shkolla Shqipe “Alba Life”, të dyja me qëndër në Nju Jork, si dhe në Online. I ftuar i posaçëm në këtë tubim ishte edhe ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, William Walker — ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, i cili erdhi enkas nga Washingtoni për të marrë pjesë në këtë aktivitet dhe për të përshëndetur, me këtë rast, komunitetin shqiptaro-amerikan në sallën “Illyria” të siguruar nga politikani shqiptaro-amerikan, Mark Gjonaj, pikërisht për aktivitete të tilla dhe të tjera, në lagjën Bronx, New York.

Ambasadori Walker, si mik amerikan i dalluar i Kombit shqiptar, vazhdimisht dhe shpesh merr pjesë në organizime të ndryshme të komunitetit tonë këtu në Shtetet e Bashkuara , ndërsa ndjekë me kujdes edhe ngjarjet politike në Kosovë, Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Përendimor. Thonë se miku i mirë dallohet në ditë të vështirë. Për shqiptarët e Kosovës, nuk kishte më mik të mirë atë ditë të vështirë të Janarit, 1999, se Ambasadorin William Walker i vendosur në atë kohë në Prishtinë, në krye të Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë. Zot ruajna të kishte qenë ndonjë tjetër shef i këtij misioni, nga ndonjë vend tjetër anëtar i OSBE-së në atë detyrë kritike për atë kohë në Kosovë – si shef i Misionit Verifikues të OSBE-së. Por ishte amerikani William Walker, të cilit nuk i trembej syri as nuk kishte frikë nga kriminelët e Millosheviçit. Me të dëgjuar se diçka e tmershme kishte ndodhur në Reçak, me 22 Janar 1999 – në një ditë e ftohtë e dimrit në Kosovë — ai niset nga Prishtina për të parë dhe për të qenë vet dëshmitar i asaj masakre në Reçak. Me të këthyer në Prishtinë, Ambasadori Walker i njoftoi botës të vërtetën mbi masakrën e Reçakut dhe për krimet që po bënte regjimi kriminal i Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës. Ishte ky një alarm i Z. Walker që më në fund bindi edhe ata skeptikë ndërkombëtarë të cilët minimizonin krimet e terroriste serbe në Kosovë, se çfarë po ndodhte, vërtetë, në atë vend. Ambasadori Walker vazhdoi të shërbente si dëshmitar duke folur të Vërtetën e krimeve që po ndodhnin në Kosovë – një dëshmi që më në fund bindi botën se diçka duhej bërë për të ndaluar – para se të ishte tepër vonë — një gjenocid të vërtetë në Kosovë nga forcat terroriste të policisë dhe ushtrisë serbe kundër popullësisë së pafajshme dhe të pa armatosur shqiptare. Në të vërtetë, apeli i tij tronditës pas masakrës që kishte parë, ishte një thirrje drejtuar botës për një ndërhyrje ushtarake të fortë kundër Serbisë, me qëllim për të shpëtuar nga zhdukja një popull të vogël dhe të pambrojtur.

Sot, 22 vjetë më vonë, miku i shqiptarëve — i Kosovës dhe i Shqipërisë – dekada pas shembjes së komunizmit dhe pavarësisë së Kosovës – Ambasadori William Walker ka një shqetësim dhe një thirrje tjetër për fatin e shqiptarëve. Por kësaj radhe, mesazhi i tij nuk i drejtohet botës së huaj për të shpëtuar shqiptarët nga ndonjë gjenocid i mundëshëm, por u bën thirrje vetë shqiptarëve dhe liderve të tyre që të kujdesën, mbi të gjitha, për interesin kombëtar. Kësaj klase politike, deri më sot, siç e kam thënë shpesh është, kryesisht, e dështuar anë e mbanë trojeve arbërore — e cila me sjelljet e saja po çuditë botën dhe po zhgënjen shqiptarët me keq-qeverisjen, korrupsionin e thellë dhe mungesën e shtetit ligjor – duke i detyruar shqiptarët të braktisin trojet e veta, në kërkim të një jete më të mirë dhe më të drejtë. Ambasadori Walker u tha të pranishëmve në tubimin e Nju Jorkut se ndihej shumë i kënaqur që sheh aq shumë shqiptarë, nga të gjitha trojet të mbledhur së bashku “për kauzën shqiptare…jo për kauzën e Shqipërisë, jo për kauzën e Kosovës, por për kauzën që unë mendoj se bashkon të gjithë shqiptarët”, theksoi ish-didplomati amerikan. Ambasadori Walker tha se ka probleme anë e mbanë trojeve shqiptare, të cilat sipas tij, “mund të përkeqësohen, para se të përmirësohen”. Shqipëria ka probleme, Kosova ka probleme, shqiptarët e Maqedonisë përballen me probleme. Problemet, shtoi Ambasadori Walker, janë të natyrës politike, breznishë, që përçajnë popullin, probleme të llojlojshme që ndajnë e pëçajnë trojet shqiptare, e si përfundim edhe diasporën. “Është diskurajues fakti”, tha ai, “që Kosova nuk është e bashkuar ashtuqë (aktorët politikë) të mund të bisedojnë së bashku për të zgjidhur ndryshimet që ekzistojnë midis tyre”. E njëjta gjë ndodhë edhe në diasporë, shtoi Z. Walker. “Unë njoh shqiptarë që unë i respektoj”, shtoi ai, “e të cilët mbështesin Edi Ramën, Sali Berishën ose ndonjë tjetër parti politike. Dhe përsa i përket Kosovës, kur takoj shqiptarë nga Kosova, nuk më duhet më shumë se një minutë për të zbuluar se cilës parti i përkasin, LDK-së, PDK-së, AAK-së. Këto gjëra”, tha Ambasadori Walker, “tentojnë të ndajnë e përçajnë edhe diasporën aq sa përçajnë edhe trojet shqiptare. Z. Walker tha se ka shpresë se diaspora do të mund të japë një kontribut më të madh për të ndihmuar, eventualisht në zgjidhjen e disa prej këtyre problemeve. “Përçarjet janë aq të thella, problemet janë aq të mëdha, sa që unë nuk shoh asnjë person dhe asnjë parti politike në asnjë prej trojeve shqiptare që mund të përballet me problemet ekzistuese, në përpjekje për t’i zgjidhur ato. Por nga ana tjetër, theksoi ai, “Diaspora e cila posedon talente dhe breze të reja që kanë mundësi arsimi, që prindërit e tyre nuk i kanë pasur, nëqoftse ata bashkojnë forcat do mund të shihni marrëdhënie më të mira midis diasporës dhe trojeve shqiptare, si dhe përpparim drejtë realizimit të objektivave që kanë të gjitha ato troje” për të ardhmen e tyre. Ai i bëri thirrje diasporës që të punojë për “kauzën e përgjithëshme shqiptare”, jo për një parti politike ose një lider politik.

Siç duket, Ambasadori William Walker e ndjekë për së afërmi situatën dhe zhvillimet politike në Shqipëri dhe në Kosovë dhe si rrjedhim – është, ashtu siç jemi shumë prej nesh — përfshir edhe autorin e këtyre rreshtave modestë — tepër i shqetësuar, për të mos thënë të alarmuar me situatën aktuale konfliktuale politike dhe krejtësisht shpërfillëse ndaj rreziqeve politike, ekonomike dhe kombëtare në përgjithësi, përball të cilave gjënden sot shqiptarët, anë e mbanë trojeve arbërore.

Në fjalën e tij para 250-300 shqiptaro-amerikanëve të cilët ishin mbledhur fund javën e kaluar në sallën e re “Illyria” në Nju Jork – ku pata nderin dhe privilegjin t’isha i ftuar edhe unë — për të kujtuar Heroin Legjendar Adem Jashari në 66-vjetorin e ditëlindjes së tij dhe për të festuar 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë – Ambasadori Walker u bëri thirrje shqiptarëve kudo gjënden – dhe sidomos liderëve politikë shqiptarë – që të vendosin mbi gjithçka tjetër, interesat kombëtare. Apeli i drejtë për drejtë i një miku të Shqiptarëve, i cili ia do të mirën Kombit shqiptar – jo vetëm në një ditë të vështirë – por gjithmonë, u bëri thirrje shqiptarëve dhe liderve shqiptarë duke iu drejtuar, pak a shumë,me këto fjalë: Vendosni kombin tuaj mbi egot tuaja, mbi interesat politike, mbi liderët politikë. Promovoni interesin dhe komunitetin shqiptar kudo në botë. Unë sot jam këtu për ta bërë këtë, tha Z Walker.

Për ata që kanë veshë për të dëgjuar dhe sy për të parë, duke marrë parasysh gjëndjen aktuale brenda dy shteteve shqiptare si dhe marrëdhëniet ndërshtetërore Shqipëri-Kosovë, nuk besoj se ka këshillë më të mirë për klasën politike konfliktuale shqiptare, anë e mbanë trojeve arbërore, sidomos në këtë javë të pavarësisë së Shqipërisë, nga një mik i madh i Kombit Shqiptar, siç është Ambasadori William Walker. I cili po të mos kishte pasur guximin të shkonte në Reçak at ditë të Janarit 1999, nuk di si të qëndronin punët sot me Kosovën dhe me të drejtat e shqiptarëve në trojet dardane, në përgjithësi.

Të shtunën që kaloi, Ambasadori William Walker nuk foli për ndonjë rrezik që u kërcënohet sot shqiptarëve nga të huajt, por si një vërejtës i gjëndjes aktuale politike në Shqipëri dhe në Kosovë – m’u duk sikurë ai paralajmëroi shqiptarët që të kenë kujdes nga rreziku i përbrendëshëm – nga konfliktet dhe grindjet politike ndër-partiake dhe mosmarrveshjet ndër-shtetërore Shqipëri-Kosovë dhe midis liderve të tyre. Është ky një paralajmërim që, At Gjergj Fishta pothuaj 100-vjet më parë, ia ka drejtuar klasës së atëherëshme politike shqiptare, mbi rrezikun e përbrendshëm, që sipas tij i kanosej Shqipërisë dhe shqiptarve. Paralajmërimi i Fishtës — thënë me fjalë tjera nga Ambasadori William Walker, për të përshkruar aktualitetin e sotëm politikë në botën shqiptare — është aktual për politikën e sotme dhe përball rreziqeve me të cilat po përballen sot Shqipëria dhe Kosova. “Rreziku i përbrendshëm”, në kohën e Fishtës ishin “vagabondët, sallahanët, të shiturit”, ndërsa sot, jo fort ndryshe nga atëherë, janë liderët autoritarë modernë, pretendues të pushtetit, të korruptuarit, përfshir politikanët në nivelet më të larta, trafikantët, dhe pazarxhinjtë e trojeve. “Kombi s’do rrejtë! Kombit i duhen çelë sytë!”

Ambasadori William Walker për shumicën e shqiptarëve kudo, ka lenë gjurmë të thella dhe vulë të pashlyeshme në historinë e Kosovës dhe dhe të mbarë Kombit shqiptar, prandaj fjalëve të tija duhet t’u vihet vesh. Interesat kombëtare mbi të gjitha, porositi ai, në këtë javë të pavarësisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve! Porositi miku i shqiptarëve, në një tubim të shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, në kujtim të Adem Jasharit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë. Të atij Adem Jasharit i cili vendosi mbi të gjitha — interesat kombëtare të Shqiptarisë dhe të Kosovës — duke sakrifikuar to çdo gjë të shënjët në jetën e tij, përfshir familjen. Nepërmjet fjalëve të William Walker drejtuar shqiptarëve të Nju Jork-ut të shtunën që kaloi, edhe Komandanti legjendar Adem Jashari u bëri thirrje shqiptarëve kudo dhe sidomos liderve të tyre aktualë, që të nderojnë, të respektojnë dhe të kujtojnë sakrificat e tija, të familjes Jashari dhe të gjithë deshmorëve të renë për liri e demokraci, duke vendosur kombin mbi egot tuaja, mbi interesat politike dhe mbi liderët tuaj aktualë politikë, sidomos, në këtë kohë mjaft kritike për mbarë Kombin shqiptar.

blank

blank

blank blank blank

 

Z. Qemal Zylo duke i dorëzuar Amb. Walker Çmimin e Mirënjohjes

Frank Shkreli

blank

Edhe gratë e vjazat demokrate të Shqipërisë kundër antivlerave demokratike – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

Në Foltoren Demokratike të Sali Berishës, bërë në Tiranë, më 21 nëntor 2021, Gratë dhe Vajzat e Lidhjes Demokratike të Gruasë së Shqipërisë me kryetaren e tyre të shquar Albana Vokshi në krye, në sjelljen,në kërkesat dhe në diskutimet e tyre u treguan më të ekuilibruara, më të sinqerta, më racionale dhe më burrnesha sesa Lulzim Basha, ngase njëzërit mbështetën axhendën politike  të Sali Berishës (kryetarit historik të PD-së) për rimëkëmbjrn, reformimin, decentralizimin dhe demokratizimin e Partisë Demokratike (PD-së), që të jetë më e hapur, më unike dhe më  aktive në çuarjen përpara të misionit historik, demokratik , kombëtar e shtetëror.

Kisha kënaqësinë, që këtë foltore historike të LDG-së së Shqipërië, ta dëgjoja dhe shikoja me interesimimin më të madh dhe me vëmendje të merituar që nga fillimi e deri mbylljen e saj tejet të suksesshme.

T’iu them të vërtetën, një organizim i tillë i mrekullueshëm, pa zhurmë, pa poterë, pa bërryla dhe pa përplasje, ndryshe nga “cirkusiadat” ofenduese dhe banale, të para  në parlamentet e Kosovës dhe të Shqipërisë,  bëri që të ndihem mirë shpirtërisht, sepse  sjellja, serioziteti, qëndrimi, prezentimi,  emancipimi, vetedija dhe pjekja politike, kulturore, civilizuese dhe kombetare, dëshmuan shkallën më të lartë të demokracisë dhe të tolerancës parlamentare progresive evropiane perëndimore.

S’ka asnjë dyshim se, secila grua dhe vajzë demokrate që mori fjalën në këtë Foltore, dëshmoi nivelin sipran të edukatës, të diturisë, të kulturës, të kurajos që të shprehin dhe të mbështetnin lirisht dhe me argumente pikëpamet e tyre lidhur me kërkesën unanim, që të mbahej Kuvendi i Jashtëzakonshëm  i PD-së, më 11 dhjetor 2021, ku pritet të bëhen ndryshime  rrënjësore të PD-së, si rrjedhim i dështimeve të saj për shkak të keqmenaxhimit të saj 8-vjeçar nga ana e kryetarit Lulzim Basha (2013-2021).

Edhe në këtë Foltore të BAZËS, Gratë dhe Vajzat e Lidhjes Demokratike të PD-së së Shqipërisë, njëzërit kërkuan reformimin, bashkimin, hapjen më të       madhe ndaj kuadrove të reja, fuqizimin, demokratizimin, si dhe drejtimin e saj  nga Sali Berisha.

Gjithashtu, në këtë  tubim të Lidhjes së Gruasë së PD-së  në Tiranë, gratë dhe vajzat demokrate mbështetën fuqimisht argumentet e Sali Berishës, se  Berisha dhe  PD-ja janë me  Amerikën, jo kundër saj, ashtu siç po i shpifin oponentët politikë, mafiozët, rrencat dhe puthadorët e agjenturave të ndryshme antishqiptare, që po shpifin dhe po gënjejnë me qëllim që Berishën dhe PD-në ta konfrontojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pra, demokratet shqiptare , ashtu sikurse Sali Berisha u shprehen se janë krah për krah me Amerikën, ashtu sikurse në vitet ’90 të shekullit XX. Që atëherë, e, edhe sot, ne nuk kemi ndryshuar idenë, as besimin, as programin, as interesimin, as respektin, as  mirënjohjen dhe, as dashurinë tonë për bashkëpunimin, për zhvillimin  dhe për thellimin e  partnerizmit dhe të miqësisë me Amrikën. Kjo është garanica më e mirë, më e sigurt dhe më me perspektivë për ndërtimin, avancimin dhe  për jetësimin e standardeve dhe të vlerave  të lirisë, të drejtësisë dhe të demokracisë  amerikane në Shqipëri.
blank

JEHONA E VEPRËS HEROIKE E ADEM JASHARIT NË DIPLOMACINË BOTËRORE – LIDHJET E FAMILJES JASHARI ME LAHUTËN E MALCISË TË AT GJERGJ FISHTËS- Nga Frank Shkreli 

 

 

Përshëndes organizatorët e këtij tubimi – Kryetarin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, “Skenderbej”, Zotin Mark Qehaja, me bashkpuntorët e tij të Shoqatës – e cila me krenari mban emërin e Kryetrimit dhe të Përgjithëmonshmit të Kombit shqiptar – Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, si dhe Shkollën Shqipe Alba Life – Ambasador i Kombit. U falënderoj përzemërsisht për ftesën. Gjithmonë qofshi faqe bardhë!

 

I am humbled and so honored to be here with one of the greatest friends of the Albanian nation, His Excellency Ambassador William Walker. I don’t know what would have happened if Ambassador Walker had not gone to Reçak that cold day of January 1999.  We need more ambassadors like William Walker — to speak the truth to the world. Ambassador Walker may God give you health and a long life, so that you may continue to be a Witness.

 

And Mark Gjonaj, our Councilman – how great is this place for our community – the best thing that has ever happened for the Albanian-American community. You have given a voice to this community, like never before. Thank you for your exemplary service to our community.  God bless you, and we wish you the best in whatever new endeavor you decide to pursue, my friend!

 

Të nderuar pjesëmarrës: do preki, shkurtimisht, dy tema: Jehonën që bëri vepra heroike e Adem Jasharit në diplomacinë botërore, perëndimore – dhe frymëzimin e fuqishëm që Familja Jashari si dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjetën në veprën Lahuta e Malcisë të At Gjergj Fishtës – një ndikim ideshë dhe ndjenjash të forta që besoj se mund të kenë gjallëruar dhe ngritur aftësinë vepruese të UÇK-së dhe të udhëheqsit moral dhe komandantit legjendar të saj, Adem Jasharit.

 

Pak kohë më parë më tërhoqën vëmendjen deklaratat e historianit të njohur shqiptar, Profesor Jusuf Buxhovit në një intervistë, me Blendi Fevziun në programin “Opinion”. Ai tha se në takimet me amerikanë — pas “paralajmërimit të Krishtlindjes” i Presidentit Xhorxh Bush në vitin 1992  –sipas tij, u ishte thënë përfaqsuesve të Kosovës, se “deri tani keni bërë rezistencë institucionale, me fjalë tjera deri tani keni bërë “politikë pa luftë dhe kështu do të vazhdoni”, por do vijë koha që “do bëhet luftë,  pa politikë”, sipas historianit Buxhovi. Duke folur për librin e tij të fundit, ai shtoi se amerikanët i kishin thënë grupit të intelektualëve kosovarë të asaj kohe se, “Ne do t’i kontrollojmë të dyja”, politikën dhe luftën. Kjo u është thënë shqiptarëve të Kosovës që në vitin 1992, shtoi ai. Sipas Prof. Buxhovit, përveç amerikanëve edhe gjermanët ishin, “vendosmërisht”, të interesuar të stimulonin disa grupe të armatosura, madje i kanë ushtruar e stërvitur ato, tha Buxhovi, duke shtuar se ka qenë vetë pjesëmarrës në ato bisedime. Bazuar në dokumentat që posedon, Prof. Buxhovi tha se, definitivisht, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë qenë të interesuara që t’i stimulojnë disa grupe të armatosura në Kosovë. “Lufta e diplomacisë do të këthehej tani në diplomaci të luftës”, citon ai zyrtarët amerikanë, të kenë thenë në takimet me elitën kosovare të atyre viteve.

UÇK-ja ka qenë e orientuar shumë kah Perendimi dhe larg grupeve terroriste dhe si e tillë, ajo ka qenë e interesuar që të ruhej uniteti i brendshëm kombëtar”, tha në bisedën e tij me gazetarin Blendi Fevziu, historiani Buxhovi dhe njëri prej pjesëmarrësve në takimet e para me zyrtarët amerikanë dhe gjermanë, që në fillim të 1990-ave dhe më vonë.

 

Dy ngjarje, kanë berë jehonën heroike të veprës së Adem Jasharit për liri e të cilat kanë tërhequr vëmendjen e diplomacisë perendimore dhe medias ndërkombëtare. Ndër të tjera, ishin dy skena krimesh kundër njerëzimit dhe një takim diplomatik me UÇK-ën – para ndërhyrjes së NATO-s — ngjarje këto që ndodhën brenda një viti e që ndryshuan epokën dhe benë këthesën e madhe për Kosovën dhe epër Kombin shqiptar. Masakra e Reçakut, lufta heroike dhe vrasja e Adem Jasharit me familje dhe takimi i Ambasadorit Holbrooke me përfaqsuesin e UÇK-ës, Hajdin Abazi. “Kishte ardhur, pra, koha për luftë, pa politikë”. “Lufta e diplomacisë do të këthehej në diplomaci të luftës”.  Ky ishte momenti i jehonës së veprës dhe sakrificës së Adem Jasharit, familjes së tij dhe UÇK-ës.

 

Historiani Buxhovi tha në intervistën e tij se, UÇK-ja ishte e orientuar ka Perëndimi. Unë nuk di se kush mund të jetë më pro-perendimor se At Gjergj Fishta.  Dikush mund të pyes, po ç’kanë të përbashkët Familja Jashari dhe At Gjergj Fishta?

 

Të dy këta, Adem Jashari dhe Gjergj Fishta – burra dhe shtylla të fisit shqiptar, njani me urti në mendje e tjetri me trimëri në zemër – me të njëjtin mendim e me të njëjtin qëllim.  Ka ardhë koha, pra, t’ia këthjellojmë Shqipes kujtesën:  Ndoshta pak njerëz e dinë se At Gjergj Fishta, nepërmjet Lahutës së Malcisë, është i lidhur ngusht me familjen Jashari dhe me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I pari i familjes Jashari — Shaban Jashari — e kishte mësuar përmendësh të gjithë Lahutën e Malcisë të Gjergj Fishtës (pasi ishte e ndaluar në atë kohë) dhe e recitonte në familje dhe në odat e burrave, sipas një burimi të historianës amerikane Anna Di Lellio. (“Sacred Journey to a Nation: The Construction of a Shrine in Postwar Kosovo Anna Di Lellio, Independent Scholar and Stephanie Schwandner-Sievers School of Slavonic and East European Studies, UCL, London”.)  Ishte në odën e burrave të familjes Jashari aty ku Ademi i ri ka dëgjuar më së pari recitimet e babait të tij, nga Lahuta e Malcisë e At Gjergj Fishtës.

 

Fatkeqësisht, për shkak të shtrembërimit të historisë nga historianët nostalgjikë të komunizmit kombëtar dhe ndërkombëtar, nga të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, shumë njerëz nuk dinë se i Pari i familjes Jashari, Shaban Jashari – i uritur për mësim e dije, për lexim e shkrim – i mori njohuritë e para në gjuhën shqipe nga mësuesit që kishte dërguar Ernest Koliqi anë e mbanë trojeve shqiptare, përfshir Drenicën. Madje ai shërbeu edhe si mësues për një kohë, megjithse nuk kishte përgatitjet e duhura – por as pajtimin me regjimin e ri komunist të asaj kohe, as miratimin e tyre.

 

Jam i sigurt se, përveç Familjes së Jasharëve, ka shumë raste të tjera frymëzimi nga vargjet e At Gjergj Fishtës, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por dua të përmend vetëm edhe rastin e Heroit kombëtar Agim Ramadani. Bashkëshortja e Heroit legjendar, Zonja Shukrije Ramadani, me një rast ka treguar për dashurinë e bashkshortit të saj për poezitë e Fishtës, duke thënë se para se ishte nisë për në betejën e fundit, Agim Ramadani, sipas saj, kishte marrë me vete kasetën me poezinë e At Gjergj Fishtës, recituar me zërin e Reshat Arbanës. “Deshta me ju lanë një kujtim”, tha ajo.  “Agimi, kur u nis për në luftë, nga gjithçka që mori me vete, ishte një kasetë, në të cilën kishte të regjistruara me zërin e Reshat Arbanës, poezitë e Fishtës së Madh. Kur e pyeta pse po e merr, ai më tha: – “Shiqo.  Ky është zëri i Atdheut, zëri që na ndihmon, na jep shpresë, na jep fuqi, që të vazhdojmë luftën ashtu siç duem, deri në çlirimin e plotë të Atdheut. Me atë zë (të Fishtës) ai u dha zemër ushtarëve të tij në betejat më të forta që u zhvilluan në luftën çlirimtare të Atdheut tonë”, ka thënë Shukrije Ramadani.

 

Qendresa dhe sakrifica sublime e familjes së Adem Jasharit i kishte rrënjët thellë në shqiptarizëm të pastër fishtjan, ashtu siç i kishte edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe jo në ndonjë lëvizje majtiste, ose terroriste siç mund të pretendojnë edhe sot disa mendje të humbura.  Ishte kjo trashëgimi, sakrificë dhe vendosmëri e një populli dhe e komandantit legjendar, për të siguruar lirinë, njëherë e përgjithmonë. Ishin, pra, sakrifica dhe lufta e Adem Jasharit që, më në fund, bëri jehonën që tingëlloi në veshët e diplomacisë perëndimore për angazhim serioz ushtarak  të NATO-s – vepër e  cila, përfundimisht bëri që, “Lufta e diplomacisë (së deri atëhershme) të këthehej në diplomaci të luftës”, për çlirimin përfundimtar të Kosovës nga pushtuesi serb.

 

Shqiptarët sot janë me dy shtete të pavarura, Shqipërinë dhe Kosovën – jemi të mbledhur sot këtu për të festuar Pavarësinë e Kombit – ditëlindjen e komandantit legjendar të Kombit, Adem Jasharit dhe njëherazi kujtojmë edhe 150-vjetorin e lindjes së Poetit kombëtar, At Gjergj Fishtës – sipas të dhënave edhe babait shpirtëror të Familjes Jashari dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Në këtë përvjetor të pavarësisë së Shqipërisë, Adem Jashari dhe At Gjergj Fishta kanë një porosi për shqiptarët – sidomos për klasën politike aktuale në Tiranë dhe në Prishtinë.  Komandanti legjendar Adem Jashari, besoj se do të urdhëronte: Mjaft me intrigat dhe me flirtimet me të huajt që nuk ia duan të mirën Kombit shqiptar dhe boll me sjelljet tragji-komike të  brendëshme politike, tepër të rrezikshme ndaj interesave kombëtare. Gjergj Fishta do të paralajmëronte për rrezikun e përbrendëshëm!  “Shqyptarë! Atdheu nuk mbahet me dokrra e me pallavra, por me fli e me punë”. At Gjergj Fishta

 

Të gjithë së bashku — shqiptarë nga të gjitha trojet e fisit tonë arbëror – para Altarit të Atdheut në këtë log të kuvendit të “Mbledhur bijt e Shqipërisë përpara këtij Alltari të madh të Atdheut! Faluni! Përunjuni përpara këtij Senotafi të shenjtë! Adhuroni shpirtërat e Deshmorëvet! Dhe lavduroni këtë ditë madhështore!  Gëzouni o Shqiptarë të arratisur në çdo anë të botës. Këndoni ju zogjt e bukur e fluturoni në qiellin e Shqipërisë! Lulëzoni ju fusha! Gjëmoni ju male! Buçitni ju lumenj dhe dete të Shqipërisë!  Bekonani ju o Deshmorët e shenjtë t’Atdheut. Kurajo, durim dhe shpresë, Ti Shqipëria irredente!” (Ilia Dilo Sheperi).

 

Ju falënderoj nga zemra dhe ju përshëndes me fjalët e Ilia Dilo-Sheperit!

 

Gëzuar Pavarësia!

 

Frank Shkreli

 

blank

 

Takimi i Përfaqsuesit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Z. Bill Clinton, Ambasadori Riçard Holbrooke me Hajdin Abazin, anëtar i UÇK-ës, në kryeqendrën e UÇK-ës në Junik, 24 qershor 1998 – rezultat i jehonës së veprës heroike të Adem Jasharit në korridoret e fuqive të mëdha perëndimore.

 

blank

blank

 

Deshmori i Kombit Agim Ramadani për At Gjergj Fishtën: “Ky është zëri i Atdheut, zëri që na ndihmon, na jep shpresë, na jep fuqi, që të vazhdojmë luftën ashtu siç duem, deri në çlirimin e plotë të Atdheut”.

blank

blank

blank

blank

blank

Berisha dhe Kurti mbështetin bashkimin e Shqipërisë me Kosovën! – Nga Prof. Dr.Mehdi HYSENI 

Barometri diplomatik

 

 

*** Së fundi, pas 9 vitesh (2012-2021), edhe kryeministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti në një prononcim të tij për media u shpreh se : “ Nëse në të ardhmen, do të bëhej një referendum demokratik  paqësor për bashkimin me Shqipërinë, do të votoja pro, por e përsëris prapë, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”.( https://www.kosova-sot.info/lajme/583494/albin-kurti-do-te-votoja-per-bashkim-me-shqiperine-nese-do-te-organizohej-referendum-demokratik-e-paqesor/.  

 
 
Kjo deklaratë e kryeministrit Albin Kurti, duhet kuptuar drejt, por shtrohet pyetja,kur pritet të organizohet ai REFERENDUM DEMOKRATIK  E PAQËSOR, dhe, kush do të ishte ai burrë shteti i Shqipërisë, që do ta ORGANIZONTE atë REFERENDUM  për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, mos Edi Rama, kurrë ! Ky është problemi, se ajo dihet që Albin Kurti dhe Avni Klinaku  me lëvizjet e tyre politike kombëtare  e mbështetin bashkimin kombëtar shqiptar, që  më se dy dekada.

                            ***  ***   ***

Sali Berisha pati shansin historik që në Nëntorin e vitit 2012, të shpallte REFERENDUMIN PAQËSOR për bashkim kombëtar. Këtë kërkesë ia pata sugjeruar publikisht përmes mediave ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, si vijon :

-Pavarësisht se si do të pozicionohet Qeveria, Kuvendi dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë lidhur me kërkesën historike të kryeministrit Sali Berisha për bashkimin kombëtar shqiptar, të pohuar në mënyrë premtuese, të guximshme dhe solemne në manifestimet madhështore të kremtimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë së Ismail Qemalit, kryeministri Sali Berisha zyrtarisht në emër të qeverisë qeverisë së tij, i dha vizën legale bashkimit kombëtar shqiptar, me ç’ rast i hoqi “vellon” e zezë kontestuese, irracionale dhe përfolëse të bashkimit kombëtar shqiptar, duke nënvizuar se ai është realitet, domosdoshmëri e kohës, europianizëm, qytetërim, demokraci, paqe, stabilitet, siguri dhe qetësi jo vetëm për kombin shqiptar, por edhe për mbarë rajonin dhe Evropën e integruar demokratike.

 

Me gjithë pro et contra-t dhe dilemat e deritashme disavjeçare të kryeministrit të qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha lidhur me ribashkimin kombëtar shqiptar, ai së fundi, me rastin e kremtimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë së Ismail Qemalit (28.11.2012), para gjithë botës APELOI për ribashkimnin kombëtar shqiptar.

 

Me rastin e manifestimit të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë Etnike, të Ismail Qemalit, posaçërisht në manifestimin që u bë në Shkup, ku kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se duhet bërë bashkimi kombëtar shqiptar, kjo ishte një befasi pozitive për të gjithë shqiptarët, sepse Sali Berisha paraprakisht përmes disa  prononcimeve të tij zyrtare, është deklaruar kundër bashkimit kombëtar shqiptar dhe Shqipërisë Etnike.

 

Këtë apel për ribashkimin kombëtar shqiptar, kryeministri Sali Berisha e përsëriti edhe në manifestimet e tjera, të bëra në Vlorë, në Tiranë, në Elbasan dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, ku qindra e mijëra shqiptarë e duartrokitën dhe e brohoritën, duke e shpërblyer me epitetin e kryeministrit të Shqipërisë Etnike. Kjo mbështetje gjithëpopullore APELIT të kryeministrit Sali Berisha për Ribashkimin Kombëtar Shqiptar, është prova më e argumentuar dhe e justifikueshme se, populli shqiptar njëzëri dhe, me plot të drejtë po kërkon ribashkimin e tij brenda kufijve historikë, natyralë dhe gjeopolitikë të Shqipërisërisë Etnike, jo përtej tyre për të krijuar të ashtuquajturën “Shqipëri e madhe”, e cila, kurrënjëherë në historinë, në politikën, në diplomacinë e as në mendjen e shqiptarëve, nuk ka qenë e projektuar, as e kërkuar, ashtu siç ka shpifur dhe po shpif propaganda, politika, diplomacia dhe histsoriografia falsfikatore serbo-greko-maqedone-malazeze gjoja se, së fundi, edhe kryeministri aktual i qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha me deklaratat e tij me rastin e festimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ka shpalosur kalendarin” dhe itinerarin e agjendës zrytare politico-diplomatike të formimit të “Shqipërisë së madhe”. Mirëpo, kjo fare nuk është e vërtetë, sepse edhe kryeministri Sali Berisha, ashtu sikurse edhe të gjithë shqiptarët e tjerë të Shqipërisë Etnike (përpos filoserbëve dhe kuislingëve të “kombit kosovar”), me të drejtë ka deklaruar dhe ka apeluar se kombi shqiptar, duhet të ribashkohet sa më parë, jo në kuadrin e një “Shqipërie të madhe”, të shpifur nga kolonialistët dhe imperialistët serbo-malazezë-grekë dhe maqedonë, por vetëm brenda kufijve natyralë të Shqipërisë Etnike, gjysma e së cilës, edhe sot, në dekadën e dytë të shekullit XXI, është plaçkë koloniale e Serbisë, e Greqisë, e Malit të Zi dhe e Maqedonisë.

Duke mbajtur parasysh faktin relevant se me dekalrimin zyrtar të kryeministrit Sali Berisha, bashkimi kombëtar, tanimë, nuk është kurrfarë tabu teme, as miti, as kurrfarë fantazme e trilluar, por realitet dhe domosdoshmëri e pashmangshme për zgjidhjen përfundimtare dhe të drejtë të problemit kolonial të shqiptarëve në Ballkan, si Qeveria, Kuvendi, ashtu edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në mënyrë urgjente, konstruktive, demokratike, paqësore dhe kushtetuese, duhet ta mbështesin dhe ta zyrtarizojnë APELIN PËR BASHKIMIN KOMBËTAR shqiptar të Kryeministrit Sali Berisha, pavarësisht nga shpifjet dhe nga kritikat politiko-propagandistike asntishqiptare të Athinës, të Shkupit, të Beogradit dhe të Podogoricës, të cilat e kanë akuzuar Sali Berishën kinëse ai po kërkon formimin e një “Shqipërie të madhe”(!?)

 

-Zëdhënësit e Qeverisë së Shqipërisë nuk duhet të rraskapitën dhe të shterohen kot i kotit, duke iu përgjigjur notave dhe demarsheve kritikuese antishqiptare të Athinës zyrtare, se çfarë ka dashur të thotë kryeministri Sali Berisha në mitingjet dhe në takimet ceremoniale me rastin e kemtimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, sepse ai ka qenë shumë i qartë dhe i saktë në prononcimet e tij-KËRKOI bashkimin kombëtar shqiptar, jo kurrfarë “Shqipërie të madhe”, ashtu siç e akuzoi dhe e atakoi ministri i Jashtëm i Greqisë Avramopullos!!!

 

Prandaj, Qeveria shqiptare me në krye Sali Berishën, në vend se të harxhojë energji të kotë, duke polemizuar me zyrtarët e Athinës, të Shkupit, të Beogradit dhe të Podogoricës, se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj fqinjve etj., me procedurë të shkurtër nevojitet që t’i ushtrojë kërkesë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për zyrtarizimin dhe mbështetjen ligjore dhe kushtetuese të KËRKESËS së Sali Berishës për bashkimin kombëtar shqiptar, kërkesë kjo, të cilën e mbështeti botërisht dhe solemnisht mbarë kombi shqiptar i derdhur në Vlorë, në Tiranë, në Shkup, në Elbasan, në Prishtinë, në Tetovë e gjetkë…me rastin e festimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

 

Pra, kryeministri Sali Berisha, sa më parë të jetë e mundur, duhet të kërkojë legalizimin e APELIT të tij historik për bashkimin kombëtar shqiptar, në mënyrë që Kuvendi I Republikës së Shqipërisë, në përputhje me Kushtetutën në fuqi të Republikës së Shqipërisë(1998), të miratojë Rezolutën për organizimin dhe shpalljen e REFERENDUMIT për BASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR dhe të SHQIPËRISË ETNIKE. Kjo do të ishte përgjigjja më e saktë, më e drejtë, më racionale ligjore, demokratike dhe kushtetuese për të gjithë antibashkuesit filosllavë dhe për të gjitha vendet fqinje kolonialiste (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia).

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë, pa u vonuar, duhet të reagojnë: Lëvizja Vetëvensdosje, Lëvizja për Bashkim, FDBK, FBKSH,AKZ dhe Lista për Shqipërinë Natyrale, subjekte politike dhe kombëtare këto, të cilat me platfromat dhe me programet e tyre janë pëcaktuar dhe deklaruar botërisht për ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, duhet të hartojnë dhe të nënshkruajnë një MEMORANDUM të përbashkët, drejtuar Qeverisë, Kuvendit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, duke kërkuar që këto institucione më të larta shtetërore, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në fuqi (1998), të shpallin dhe të miratojnë REFERENDUMIN për ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, në bazë të së drejtës historike, legjitime dhe, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në fuqi (1998).

Kjo do të duhej të ishte ecuria e procedurës ligjore, kushtetuese dhe demokratike e institucionalizimit dhe e mbështetjes zyrtare shtetërore e APELIT-KËRKESËS historike të Sali Berishës për ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

 

Ndryshe, vetëkontestimi, vetëheshtja, vetëmohimi dhe margjinalizimi i saj nga ana e politikës dhe e drejtësisë zyrtare të Qeverisë, të Kuvendit dhe të Presidentit të Shqipërisë, do të ishte kompremetimi më i madh politik dhe kombëtar i kryeministrit Sali Berisha si në sy të gjithë kombit shqiptar, ashtu edhe të bashkësisë ndërkombëtare, posaërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian(BE).

(3 dhjetor 2012)

blank

TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI – Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (arkiv*)

‘Ne’ të Republikës së Shqipërisë, në rreth një gjysmë shekulli, të paktën dy herë jemi shndërruar në hordhi. Herën e parë, më 1967, kur iu vërsuleshim kishave, xhamive, tyrbeve dhe teqeve. Dhe, herën e dytë, më 1997, kur i vërsuleshim gjithçkaje që na dilte përpara.

Herën e parë, ne ishim një hordhi në kazermë. Vërsulja kundër tempujve shpirtërorë ishte barabar me rrënimin flagrant të themelit mbi të cilin ishim vendosur dhe ndërtuar prej mijëvjeçarësh. Tashmë shoqëria jonë ishte një ndërtesë e mbështetur në ajër, më keq, në bosh.

Viti 1967 shënonte përfundimisht kapitullimin tonë tërësor, pa kushte përballë hipnozës që ushtronte ndaj nesh diktatura enveriste, si shoqëri me tru të hekurosur.

Herën e dytë, rrafsh tridhjetë vjet më vonë, ne ishim një hordhi klasike, kufizoheshim vetëm me vetveten tonë. Edhe atë çka kishte mbetur nga shteti, e rrënuam.

E kam përmendur edhe më parë. Mediat perëndimore në atë kohë habiteshin që zemërimi i shqiptarëve të shkonte përtej çdo parashikimi dhe të mos kursente asgjë, të mos kursenin çfarë kishte krijuar ajo vetë me mund e sakrifica mbinjerëzore. Konkluzioni i tyre ishte se shoqëria shqiptare kishte mbetur pa shtyllën kryesore, pa shtyllën shpirtërore që në vitin 1967, prej kur Republika e Shqipërisë ishte zyrtarisht vend ateist, madje i vetmi në botë. Dhe mediat parathonin se do të duhej kohë që kësaj shoqërie t’i kthehej shtylla më e domosdoshme, besimi.

Për të përkufizuar gjendjen tonë si shoqëri nuk kam përdorur fjalë më pranë burimit shqip si zhgan, skotë, lukuni, por, për hir të atyre me zell të tepëruar antiturk, kam përdorur fjalën hordhi, me burim turk – urdu. Në gjuhët perëndimore është dokumentuar për herë parë në vitin 1520. Dhe ka marrë këto kuptime: 1. Grupim i përkohshëm njerëzish për qëllime lufte, gjahu apo emigrimi edhe pa lidhje gjaku mes tyre: hordhitë e Hunëve. Kuptimi i zgjeruar: grupe të çrregullta të armatosura që kryejnë shkatërrime, plaçkitje e veprime të ngjashme – hordhitë barbare. 2. Me kuptim përkeqësues ose tallës – turmë, frotë.

Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 në Republikën e Shqipërisë, me pjesëmarrjen masive dhe votën po aq masive kundër qeverisjes tetëvjeçare të Partisë Demokratike, shënuan një zgjim qytetar në rritje të shoqërisë. Atëherë unë jam shprehur se kjo votë ishte një valvul shkarkuese e zemërimit dhe pakënaqësisë ndaj një partie politike. Që në dështimin e parë të mundshëm të koalicionit të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ky zemërim dhe kjo pakënaqësi do të shkarkohej kundër krejt klasës politike. Dhe do të harrohej krejtësisht ajo çka pamë këto vitet e fundit në Greqinë fqinje.
Protestat masive të nëntorit dëshmuan se këtë zgjim qytetar e prin rinia shkollore dhe studentore. Kjo kategori përfaqëson njëkohësisht ndjeshmërinë, vetëdijën, përgjegjshmërinë e lartë qytetare. Ndërkaq protestave nuk iu mungoi një përmasë ekstremiste e tipit antiglobalist, antiperëndimor dhe vetizolues, një lloj rizgjimi i së majtës ekstreme tradicionale. Për t’u gjykuar në mënyrën më të saktë natyra e një proteste, patjetër shikohet përmbajtja e parullave, sidomos i atyre të shkruara. Në protestat e nëntorit, në 90 për qind të rasteve, nuk ishte në shënjestër qeveria apo kryeministri. Vetëm me përfshirjen e opozitës filluan të duken edhe parullat e këtij lloji. Me përfshirjen e grupeve me orientime nga më të ndryshmet në protesta, ne ishim dëshmitarë se ato, krahas masivizimit, patën edhe prirje për çorientim, për përhapje paniku, duke e çuar shoqërinë drejt një histerie kolektive.

Në kuadrin e kësaj histerie kolektive, doli në pah, në mënyrë më alarmante se kurrë, mungesa e një elite të vërtetë, sidomos mungesa e një elite të institucionalizuar. Kryeministri Rama e kishte rastin të hidhte një hap sado fillestar drejt institucionalizimit të kësaj elite të mundshme. Vendosja e dialogut me këtë elitë do të jetë çelësi i vetëm për të mos lejuar rrëshqitjen e shoqërisë drejt shndërrimit të saj në hordhi.

Edhe grupimet shoqërore më të profilizuara, të përfshira protestat, ato ambjentaliste, nuk ishin bindëse në paraqitjet e tyre. Sepse askush prej atyre që morën fjalën në rrugë, sheshe, para protestuesve, para publikut nuk arritën të shpjegonin thelbin e shqetësimit të tyre. Në vend të ndriçimit të realitetit të pritshëm që krijonte ardhja e armëve kimike në Shqipëri, u krijua errësim i vërtetë, prej këtej panik dhe çoroditje. Në Perëndim, grupime të tilla, sipas tematikës së shqetësimeve, aktivizojnë në krye të veprimtarive të protestave, ekspertë të vërtetë të fushave përkatëse.

Krahu mediatik vuajti nga të njëjtat simptoma si ato të rrugës. Për më tepër, mediat morën rolin e komentatoreve të drejtpërdrejta të spektakleve që jepeshin në rrugë dhe sheshe. Nuk u vu re gati askund në mediat një zë i specializuar që të hidhte dritë mbi realitetin e vërtetë. Për këtë mjerisht nuk u treguan të interesuara as qeveria, as opozita.

Në mungesë të një elite, sidomos në mungesë të një elite të institucionalizuar, të një elite me autoritet të barabartë ndaj të gjitha grupimeve politike apo qytetare, do të kemi një shoqëri me tru të shpëlara, së paku me një shoqëri me tru lehtësisht të shpëlashme. Politikani amerikan Powell Clayton dikur thoshte: “Në predikimet e mia shigjetat gjithmonë kanë synuar ndaj hordhisë me tru të shpëlara.”

Mjerisht tiparin e truve të shpëlara duket se e dëshiron dhe e ushqen me qëllim politika në Shqipëri, si mënyrë për ta larguar shoqërinë nga thelbi racional i realitetit. Dhe kështu shoqëria kalon nga njëra fushatë histerizmi në tjetrën. E tillë ishte fushata që mori shkas nga vizita e kryeministrave Thaçi, Rama dhe Erdogan në Prizren, ku u spekullua me një thënie të pathënë nga kryeministri turk për një histeri anti Turqi dhe antiturke. E vetmja kritikë racionale ndaj këtij takimi, në fakt, ishte se ky takim zhvillohej në kuadrin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit në Kosovë dhe ishte një solidaritet elektoral ndaj Thaçit. Por as Turqia, as turqit nuk meritonin gjithë atë shfrim që pamë në mediat tona. Është e drejtë që urrejtjen apo antipatinë të mos e ushqejmë ndaj fqinjëve tanë. Po aq është e drejtë që këto ndjenja të mos i drejtojmë ndaj faktorëve të tjerë.

Shoqërisë sonë i shpëlahen trutë duke e trullosur një herë se rreziku i saj më i madh dhe më urgjent është ai turk. Pastaj i shpëlahen trutë se rreziku i saj më i madh e më ugjent është Xhamia e Madhe e Tiranës apo Xhamia e Madhe e Prishtinës. Pastaj i shpëlahen trutë se rreziku vjen nga zhbirja kolektive që ka emrin asgjësim i armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Kështu logjika kolektive, vetëdija kolektive e shqiptarëve orientohet në mënyrat më të gabuara, më vetëshkatërruese të mundshme.

Lordi Byron thoshte për shoqërinë e kohës së tij: “Shoqëria është tashi një hordhi e polarizuar, e formuar nga dy palë të fuqishme, Bezdisësit dhe të Bezdisurit.” Kur nuk ekziston një faktor i tretë, atëherë hendeku i moskuptimit dhe i kundërvënies mes këtyre rritet. Dhe në raste si të shoqërisë sonë, ai shpërthen kundër vetvetes sonë. Në rrethanat e një bote të hapur, ata që nuk na e falin këtë mëkat janë të tjerët. Nuk ka pse të mos i mirëkuptojmë ata, aq më tepër kur janë miqtë tanë, aleatët tanë, partnerët tanë jetikë më të dëshmuar.

*20 nëntor 2013

blank

Fëmijët e tyre u vranë nga kriminelë pedofilë të rritur- Nga AUREL DASARETI

Fëmijët e tyre të vegjël e të ëmbël të pafajshëm janë zhdukur përgjithmonë. Ata vogëlushë dhe vogëlushe u masakruan dhe u vranë nga kanibalë të ndyrë, nënat e të cilëve nuk duhej t’i kishin lindur, por t’i kishin abortuar.

Tani prindërit e mbijetuar po luftojnë për mbrojtje më të mirë ligjore dhe të drejta për të afërmit.

Marie ka treguar se si është të shtrihesh në dyshemenë e banjës në pozicionin e fetusit, kur ankthi paralizon, lotët shteren – pastaj mungojnë dhe malli i bën copë-copë ditën e re. Kur qan si një fëmijë i vogël dhe nuk është në gjendje të ndalë ulërimat. Ajo tregoi për ditën e tre viteve më parë, kur mësoi se vajza e saj Elisabet, vogëlushja e mirë shtatëvjeçare që tregohej bujare me përqafimet, e cila ishte lart e poshtë, që i pëlqente të hidhej në shtrat pas gjumit, u gjet pasi kishte munguar për pesë ditë. E goditur me thikë, përdhunuar dhe vrarë. Vajza, një 7-vjeçare e cila ishte për një vizitë fundjave te gjyshërit e saj, kishte qenë në dyqan gjatë rrugës së kthimit. Ajo nuk u kthye në shtëpi më 23 qershor 2015.

…Nëna e saj qëndron në një dhomë pritjeje në sallën e gjyqit në qytet. Përballë saj janë disa gra dhe burra të rritur. Ata janë të gjithë të mbijetuar të cilëve u është vrarë fëmija gjatë viteve të fundit. Ata kërkojnë dënimin me vdekje për përdhunuesit-vrasësit e fëmijëve. Duan që takimi i tyre me drejtësinë të jetë ndryshe nga tani e tutje. Ata duhet të përballen me drejtësi, dinjitet dhe respekt. Ata kanë nevojë për informacion më të mirë dhe ndihmë për të kaluar përmes gjyqësorit…

Pas vrasjes së vogëlushes së tyre nga ai bir kurve prej kanibali , Marie dhe bashkëshorti i saj kanë shpenzuar energji jo vetëm për punë për interesat e prindërve që u kanë vrarë fëmijët, por edhe për prindër të cilët janë më të shqetësuar se fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë sot duhet të kenë një përditshmëri të sigurt…

Jam i inatosur dhe i provokuar si është e mundur që shteti shqiptar (shoqëria) toleron të mbeten në liri kanibalët vrasës dhe pedofilët…

https://www.syri.net/kronike/465320/videolajm-fjalet-prekese-te-nenes-se-mateos-do-jem-ketu-cdo-dite/

https://www.syri.net/kronike/465314/familjaret-e-mateos-nisin-mbledhjen-e-firmave-kerkojme-varjen-e-autorit/

 

Për një komb të caktuar, për këso vrasjesh makabre duhen gjetur ligjet që i përshtaten.

Aurel Dasareti

blank

Baza është SOVRANI i PD-së – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

         *** Kësaj, duhet t’i nënshtrohen edhe Sali Berisha, edhe Lulzim Basha me bashkudhëheqësitë e tij.

Pavarësisht nga anatemat dhe akuzat e fabrikuara të “kalemxhinjve” vendorë se gjoja Sali Berisha me foltoret e tij me BAZËN-SOVRANIN gjoja “ka marrë rrugën e antiamerikanizmit, si dhe ka personalizuar PD-në për interesa të tij personale” , gjë që asnjëra e as tjetra nuk kanë kurrfarë themeli të qëndrueshëm dhe të justifikueshëm veç propagandës antishqiptare dhe antiamerikane ,  duke zhurmuar në stilin apolitik “zo bane llugë”, ashtu sikurse dikur propogandonin me buri oponentët politikë të Albin Kurtit në Kosovë, se gjoja Ai dhe Lëvizja Vetëvendosje “ishin kundër Amerikës”. Mirëpo, koha vërtetoi të kundërtën, ashtu si e pata mbrojtur me argumente të qëndrueshme (2007-2021) se Albin Kurti dhe Vetëvendojsa nuk  janë kundër Amerikës, por ata që për inetresa të tyre korrupcioniste, burokratike dhe kriminale mafioze , si dhe të luftës për kapjen e shtetit dhe të pasurisë së paligjshme; ata ishin kundër Amerikës, jo assesi Albin Kurti, i cili sot është kryeministër  i Kosovës në saje të votes plebishitare të 14 shkurtit 2021, të cilin e mbështet Amerika. Pra, e vërteta doli në shesh, duke e shkallmuar gënjeshtrën, shpifjen dhe intrigat  se kinse Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosjes  “ishin antiAmerikë” !

Prandaj, të gjitha shpifjet dhe intrigat politiko-propagandistike të ethshme  të skribomanëve shqipfolës kundër Sali Berishë, do të davaritën sikurse ato kundër Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke qenë se Partia Demokratie (PD) me  Sali Berishën në krye (1991-2013) deri më sot, asnjëherë nuk ka provuar se është me orientim antiamerikan apo antievropianoperëndimor qoftë në sfondin programor, apo qoftë në atë praktik në ushtrimin e veprimtarisë së saj  politike në Republikën e Shqipërisë.

 Prandaj, askush nuk ka të drejtë të gënjejë, të spekulojë, të shpifë, të mashtrojë, të manipulojë dhe të dezinformojë opinion publik të brendshëm dhe atë ndërkombëtar se  ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Prof.Dr. Sali Berisha (kryetari historik i PD-së)  gjoja “është antiamerikan” !?

Kjo është marrëzi dhe përpjekje subversive për kriminalizimin e bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve ndërshtetërore  mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është gënjeshtër propagandistike armiqësore antishqiptare, antiamerikane dhe antievropiane perënidmore kundër Shqipërisë demokratike dhe, kundër marrëdhënieve të saj miqësore dhe aleatore me partnerin e saj strategjik-SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS.

Të gjithë ata  që “luajnë” në këtë letër për armiqësimin e PD-së me Amerikën, politikisht do të digjen dhe, do të vetëmargjinalizohen dhe, vullnetarisht do të  vetëmënjanohen nga skena politike dhe publike në Shqipëri.

 -Luzim shko në Kuvend, të thërret SOVRANI !

Nëse jeni për mbrojtjen e kauzës kombëtare, atdhetare dhe demokratike, si dhe të parimeve dhe të vlerave universale, atëherë, Lulzim Basha të prêt Kuvendi Kombëtar i Jashtëzakonshëm, i organizuar nga SOVRANI, që do të mbahet në Tiranë, më 11 dhjetor 2021.

Pra, pavarësisht nga gojët e këqia, nga minuesit dhe nga armiqtë  e brendshëm vendorë të PD-së dhe të “Foltores” së Sali Berishës, unë,  po të kisha qenë në vendin e Lulzim Bashës, pa asnjë dilemë dhe hamendjeje, do t’i bashkohesha Kuvendit të Jashtëzakonshëm Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, më 11 dhjetor 2021, ku do të shtroja pikëmpjet dhe qëndrimet e mia lidhur me udhëheqjen 8-vjeçare të PD-së (të “parapaguar”  në opozitë), sepse për humbjet dhe për dështimet e njëpasnjëshme mbajnë përgjegjësi të gjithë anëtarët e PD-së së bashku me kryetarin e tyre Lulzim Basha,  (2013-2021), por, jo edhe Sali Berisha, mbase pas zgjedhjes për Kryetar të PD-së së Lulzim Bashës, ai nuk mbante asnjë funksion brenda PD-së, vullnetarisht qe vetëdorëhequr nga udhëheqja e saj për t’i dhënë përparësi dhe mbështetje brezit të  ri të liderëve politikë , siç është Lulzim Basha.

Prandaj, nuk është ligësi e as “fundi i botës”  që kryelideri i deritashëm i PD-së Lulzim Basha të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Jashtëzakonshëm dhe legjitim të SOVRANIT, që do të mbahet më 11 dhjetor 2021. Pra, pavarësisht nga “gojët e këqia”, që në format më bizare, më irracionale, më antiligjore, më amorale, më intriguese dhe më antidemokratike po nxisin PËRÇARJEN (divide et impera) dhe FRAKSIONIZMIN brenda  PD-së, me qëllim të ndarjes dhe të copëtimit të saj në “dysh”. Kjo armiqësi do ta shpartallonte PD-në, duke e margjinalizuar edhe më tej, në afat të pacaktuar  si  “mbretëreshë” të opozitës, pa asnjë rezultat konkret  në skenën politike.

Duke qenë se deri tani në mënyrë të ligjshme, në bazë të Statutit në fuqi të PD-së, ka folur BAZA me mbi “4.200” nënshkrime për mbajtjen e Kuvendit  të Jashtëzakonshm Kombëtar më 11 dhjetor 2021,  të gjitha organet e saj drejtuese së bashku me kryetarin Lulzim Basha, moralisht, ligjërisht dhe demokratikisht i nënshtrohen  Vendimit të mbajtjes së këtij Kuvendi të Jashtëzakonshëm. Për më tepër, Lulzim Basha me mbështetësit e tij të udhëheqjes së PD-së nuk  gëzojnë asnjë të drejtë morale e as ligjore që të organizojnë një ANTIKUVEND tjetër më 18 dhjetor, ashtu siç janë deklaruar, mbase  SOVRANI  me shumicën dërrmuese të anëtarëve të tij ka vën jashtë loje  legjitimitetin  e udhërheqjes së PD-së me Lulzim Bashën në krye për shkak të dështimeve 8-vjeçare politike, si dhe për shkak të abuzimit të Programit dhe të akteve normative ligjore të PD-së.

Prandaj, logjikisht dhe normalisht, Lulzim Basha do të duhej të merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të Jashtëzakonshëm të PD-së, më 11 dhjetor 2021,  duke iu kërkuar ndjesë  delegatëve, si dhe duke iu sqaruar atyre shkaqet dhe rrethanat, që kanë ndikuar në të gjitha dështimet politike të PD-së. Një ballafaqim  i tillë i Lulzim Bashës me delegatët legjitimë të BAZËS në Kuvendin Kombëtar të Jashtëzakonshëm, më 11 dhjetor 2021, është  i  obligueshëm dhe i domosdoshëm, pavarësisht kritikave dhe mospajtimit të të pranishmëvee, që mund të drejtohen në adresën e tij.

Baza e PD-së nuk është “klandestine”, por SOVRANE , legjitime dhe legale !

 

Këtë të vërtetë, de fakto dhe de jure nuk mund ta kontestojë askush nga “kalemxhinjtë” e sotëm, pavarësisht nga dëshirat dhe nga interesat e tyre të shkreta, që me interpretimin e tyre arbitrar propagandistik, po i fryjnë flakës së zjarrit, që të gllabërojë PD-në dhe, që Sali Berishën(si  kryetar historik i saj) përfundimisht ta izolojnë nga politika udhëheqëse e partisë dhe e shtetit. Kjo është lufta politko-propagandistike, që po zhvillohet në disa fronte  në skenën poltike të Shqipërisë.

Mirëpo, gabohen të gjithë që po kontestojnë dhe po mohojnë fjalën  dhe vendimin e SOVRANIT me “4.200 firma” , që të mbahet Kuvendi Kombëtar i Jashtëzakonshëm i PD-së, më 11 dhjetor 2021.

Me BAZËN nuk mund të luajë  “biz-bad-bad” asnjë organ i saj, qoftë ai edhe kryetari, sekrtari apo ndonjë komision a këshill i saj, sepse de fakto dhe de jure ajo është SOVRANI i PD-së, askush tjetër me vota apo pa vota  nuk mund të jetë legjitim e as legal mbi të, pavarësisht nga funksioni që mban në hierarkinë e PD-së.

Prandaj, secili që shkel rregullat, parimet dhe vlerat demokratike, si dhe aktet normative të PD-së, mund të ndëshkohet nga BAZA, pavarësisht  se kush është në pyetje, Lulzim Basha, Hajredin Pasha apo Halil Hamëza, si dhe pavarësisht nga fakti, pse qe 8 vite nuk ka folur BAZA-SOVRANI, kjo nuk do të thotë  se ai nuk ka pasur një të drejtë të tillë, që për humbjet dhe për dështimet 8-vjeçare  të kërkojë llogari nga Lulzim Basha dhe nga “eskorta” e tij drejtuese, që PD-në e kanë çuar prej humbjeje në humbje, duke  e lënë të “kalbej” në opozitë. (2013-2021) !!!

Tanimë u bë krejtësisht e qartë pse qe tre muaj BAZA e PD-së  me Sali Berishën në krye po shqyrton humbjet dhe dështimet 8-vjeçare (2013-2021), duke kërkuar llogaridhënie  politike nga kryetari i saj Lulzim Basha.

Sa më sipër, deri tani, Sali Berisha e ka mbështetjen e BAZËS-SOVRANIT, prandaj logjikisht, ligjërisht dhe demokratikisht, duhet të mbështet SOVRANI, jo ata që nuk e njohin vullnetin dhe të drejtën  e Tij, duke thirrur kot një antikuvend  tjetër më datën 18 dhejtor 2021, pavarësisht nga interesat dhe objektivat tyre politike.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend