VOAL

VOAL

Përgjigje Kryepeshkop Anastasit mbi origjinën dhe diskriminimin tim fetar – Nga Arben LLALLA

March 22, 2016

Komentet

Tani qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë janë plot me të vdekur të gjallë- Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

 

«Si arriti situata deri këtu?» – më pyeti ai.

«Ne thjesht e lamë të ndodhte. Nuk i trajtuam problemet kur ishin të vogla, dhe pastaj ato u përshkallëzuan jashtëzakonisht shpejt.» – Unë iu përgjigja atij.

***

Ata mashtrojnë, tradhtojnë, gënjejnë dhe vjedhin. Çuditërisht, shqiptarët kanë lejuar që pozicioni i Kryeministrit të bjerë në duart e një të ligu…

Raportet zyrtare ndërkombëtare e vlerësojnë korrupsionin dhe lidhjet e politikës me krimin në Shqipëri si problematika kritike. Këto raporte tregojnë se si këto dukuri pengojnë rritjen ekonomike dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Korrupsioni dhe lidhjet e politikës me krimin e organizuar mbeten sfidat kryesore të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian. Këto fenomene nxisin emigracionin dhe cenojnë rëndë zhvillimin ekonomik, duke i kushtuar ekonomisë qindra miliona euro në vit përmes abuzimeve me fondet dhe tenderët.

Kjo është ajo që ndodh kur regjimi kriminal i tradhtarit më të ndotur të trojeve shqiptare, Kanibalit, erdhi në pushtet për herë të parë si Kryeministër i Shqipërisë në shtator të vitit 2013 pasi PS “fitoi” zgjedhjet parlamentare. Ardhja në pushtet e nudistit të droguar nga kanabisi, është një katastrofë për Kombin që po zhduket dhe Vendin që po zbrazet.

Vendi përballet me varfëri ekstreme, migrim të detyruar, trafikim njerëzor, krim të organizuar, trafik droge, probleme me drogën, dhunë bandash, mungesë strehimi, me gjithçka që është e gabuar… Raportet ndërkombëtare theksojnë se Shqipëria vuan nga një sistem i rrënjosur kapjeje të shtetit dhe klientelizmi.

Ideja që kriminelët mund të luftojnë krimin është e pamundur, pasi konfliktet e interesit dhe dëshira për pushtet pengojnë drejtësinë, duke çuar shpesh në korrupsion dhe mungesë të legjitimitetit. Përpjekjet për eliminimin e konkurrencës përmes veprimeve të paligjshme nuk sjellin siguri, por vetëm forcim të paligjshmërisë. Krimit më të madh.

***

Shqipëria një diktaturë pa liri fjale sepse përveç tjerash, abuzuesit në polici dhe gjyqësor të regjimeve kriminale përdorin të njëjtën metodë si shteti fundamentalist islamik Iran: Dhunë e gjuetisë së “shtrigave” kundër Fakteve.

Gjuetia e shtrigave si pasojë e fjalës dhe e përdorur për akuza/ndjekje penale është një shkelje indirekte e lirisë së fjalës.

Liria e fjalës është absolutisht themelore për të siguruar që demokracia të funksionojë siç duhet, sepse pa të keni një regjim të dhunshëm dhe dhuna lind dhunë. Një nga autorët më të famshëm në botë, Viktor Hygo, shkroi: “Kur diktatura është një fakt, revolucioni bëhet një e drejtë”.

“Nëse shumica është kundër lirisë së fjalës dhe dëshiron diktaturën, një sistem një-partiak që njeh lirinë e fjalës është shumë më i mirë”- (filozofia e Platonit: autokraci e ndriçuar).

Një “demokraci” (si e Shqipërisë) është një diktaturë shumice ku policisë dhe gjyqësorit u është dhënë pushtet totalitar në tekstin e ligjit në praktikë dhe shkelin lirinë e fjalës nëse dikush ka “mendime të gabuara”. Për më tepër, kjo lloj “demokracie” karakterizohet nga fakti se vetë shteti nuk i ndjek ligjet që ekzistojnë, dhe grupet dhe njerëzit me mendime të kundërta rrezikojnë të ekspozohen ndaj dhunës politike, ndërsa policia mbetet pasive.

***

Liria është e dhënë. Liria për të zgjedhur se si do t’i përballojmë sfidat (një ndeshje a një garë) që sjell jeta. Liria për të konkurruar; për të pasur sukses, për të dështuar. Asnjë burim nuk është më i çmuar se liria. Ajo pasuron jetën tonë dhe jetën e atyre përreth nesh. Megjithatë, ajo mund të na merret, nëse e lejojmë. Kur Shteti ka fuqinë të japë gjithçka, ai ka edhe fuqinë të marrë gjithçka.

***

Liria për të zgjedhur mënyrën tuaj të të menduarit – pavarësisht nëse e shihni vështirësinë e jetës si një luftë që duhet kapërcyer, apo një garë në të cilën duhet të zhvilloheni – është ndoshta një nga gjërat më themelore që kemi ne njerëzit. Përballimi i sfidave si një garë shpesh mund të ofrojë një përvojë rritjeje, zotërimi dhe përparimi. Ajo zhvendos fokusin nga mbijetesa e pastër tek të mësuarit.

“Pritja dhemb. Harresa dhemb. Por mosdija se çfarë të bësh është vuajtja më e keqe nga të gjitha.”- Paulo Coelho

***

Unë nuk kam lindur në Shqipëri, por në Australi dhe që nga fëmijëria kam jetuar dhe jetoj në Shtetet e Bashkuara. Është e vështirë të jem indiferent ndaj vuajtjeve njerëzore të Kombit tim, shqiptarëve, por ata në një farë mënyre e meritojnë atë. Vuajtjet me të cilat janë mësuar shqiptarët indiferentë nuk i shqetësojnë aspak ata. Prandaj, ata e shohin djallin, por nuk reagojnë fare.

O shqiptar, ndalo së fajësuari të tjerët, ngrihu, shpëto atdheun tënd, shpëto veten nga kanibalët!

***

Krye-kanibali shqipfolës i këndon krye-kanibalit terrorist serbo-sllav: “Këtu janë frutat, lulet, gjethet dhe degët. Dhe këtu është zemra ime që rreh vetëm për ty!”

20.05.2026

Opozita në Kosovë për 15 muaj me bojkot sulmoi rendin kushtetues Nga Elida Buçpapaj

Po e nis duke sqaruar kompetencat që Kushtetuta e Republikës së Kosovës i jep shumicës dhe opozitës – në sistemin demokratik që garanton shtetin e së drejtës, po kur deputetët e Kuvendit në funksion të pluralizmit politik duhet të kenë përgjegjshmërinë e Safeguard – Samaritanëve të rendit kushtetues dhe shtetit,

Sipas Kushtetutës së Kosovës, kandidatin për president e propozon një parti ose grup deputetësh me të paktën 30 firma:

AAK me 5.5% me 6 deputetë e vetme nuk e propozon dot kandidatin për president/e. Nuk ia lejon Kushtetuta.

PDK 20% me 22 deputetë e vetme nuk ka fuqi kushtetuese të propozojë kanditatin për president/e

LDK 13% me 15 deputetë nuk ka fuqi kushtetuese të propozojë kandidatin për president/e

Ndërsa VV me 51% dhe me 57 deputetë kish fuqinë kushtetuese ta kandidonte presidentin/en – pra në respekt të plotë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

VV me fuqinë e votës e votonte presidentin/ten sepse bashkë me pakicat jo serbe i bëheshin 67 vota.

Opozita duhej veç të ishte e pranishme për kuorum. Përgjegjshmëria minimale.

Edhe kur u tha Kurti jepini kandidatët tuaj, PDK, AAK dhe LDK mund t’i bënin bashkë e pra nuk i bënë 30 firma,

por edhe sikur t’i kishin me konsensus politik të tre partive tre kandidatë të tyre

këta tre kandidatë nuk mund të kalonin dot me votat e opozitës 6+15+22= 43 – pra duhej t’i votonte VV.

Eksplicitivisht dhe qartë Kushtetuta e Republikës Kosovës ia ndal dhe nuk ia jep të drejtën opozitës të kandidojë presidentin.

Albin Kurti i kërkoi opozitës tre kandidatë përfaqësues dhe unifikues por jo politikë – sepse asnjëra parti e opozitës nuk i kishte 30 firma dhe po ashtu nuk kishin bërë asnjë aleancë parazgjedhore.

Atëher’ VV bëri një lëshim të madh, për hir të interesit kombëtar I ftoi:

1. Propozoi të bashkëqeverisnin me humbësit – LDK i ofroi dy mundësi: a. nënkryeministrin, 4 portofole ministrore, përfshi ministrin e jashtëm ose b. kryeparlamentarin – PDK i ofroi a. kryeparlamentarin.

Shikoni se çfarë zemërgjerësie!

Nuk pranuan! Refuzuan! Kërkuan zgjedhje!

2.Atëherë VV i propozoi opozitës të jepte tre kandidatët e saj unifikues, por jo politikë.

Refuzuan, bojkotuan. Kërkuan zgjedhje!

Me këto tregues mund të thuhet me plot gojën se kjo opozitë është rrezik për rendin kushtetues.

Ndërsa ngërçi i kuorumit duhet të analizohet deri në instancat më të larta ndërkombëtare të juridiksionit.

Sepse nëse Kushtetuta e Kosovës nuk i jep të drejtë partive opozitare të propozojnë kandidatë pa patur 30 firma – por edhe sikur t’i kenë nuk mund të zgjidhet asnjë kandidat i opozitës pa votën e shumicës –

Kjo Kushtetutë e çon në zgjedhje një maxhorancë së cilës i jep fuqi kushtetuese edhe për ta kandiduar, edhe për ta votuar kandidatin për president/e – por që kërkon kuorum nga një opozitë që e njëjta Kushtetutë nuk i jep asnjë të drejtë.

Dhe opozita zgjedh bojkotin dhe zgjedhjet.

Kjo situatë duhet të zgjidhet, por e qartë si drita e diellit është se obstruksionizmi i opozitës vë në rrezik rendin kushtetues.

Opozita e Kosovës, të cilën e bojkotoi Sovrani për keqqeverisjen 20 vjeçare, nuk mund të përdorë si Shpatë Demokleu kartën e zgjedhjeve me shpresë të lodhjes së elektoratit dhe humbjes së durimit si dhe duke e adresuar fajin tek maxhoranca, kur fajtori është vetë opozita.

GJUHA SHQIPE, STUDENTËT DHE KONFLIKTET E  PËRÇARJET POLITIKE SHQIPTARE NË RAJON- Nga Frank Shkreli

Në një kohë kur në rajon po rikthehen narrativa të vjetra nacionaliste dhe memorandume që vënë në pikëpyetje identitetin, historinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Ballkan, kërkesat e studentëve shqiptarë për përdorimin e plotë dhe të barabartë të gjuhës shqipe në institucionet publike nuk janë thjesht kërkesa administrative. Ato përfaqësojnë një betejë më të thellë për dinjitet, barazi dhe njohje politike.  Sot, në trojet shqiptare, ekziston një paradoks i madh historik: shqiptarët kanë më shumë shtete, institucione dhe përfaqësim politik se kurrë më parë, por njëkohësisht duken më të fragmentuar politikisht, më të përçarë se kurrë në vizion kombëtar dhe më të dobët në bashkrendim strategjik të interesave të përbashkëta afatgjata kombëtare.
35-vjet tranzicion “post-komunist”, Shqipëria e polarizuar dhe e konfliktuar, politikisht – për fat të keq të vetin dhe të tjerëve për rreth,  vazhdon të jetë pa projekt dhe bashkrendim kombëtar.  Në Tiranë, politika shqiptare vazhdon të mbetet e mbërthyer në një konflikt që duket i përhershëm, mes mazhorancës dhe opozitës, sidomos ndërmjet dy partive kryesore politike. Diskursi i përditshëm politik public, në media dhe në parliament, dominohet nga akuza për korrupsion, kontroll institucional, aautoritarizëm dhe luftë për pushtet, ndërsa çështjet kombëtare nuk trajtohen fare, ose trajtohen shpesh vetëm në nivel retorik, sa për sy e faqe.  Klasa politike shqiptare, pavarësisht deklarimeve patriotike, me ndonjë rast kur i përshtatet interesave partiake, nuk ka arritur të ndërtojë një platformë të qëndrueshme kombëtare për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë, përveç ndonjë vizite “folklorike” sa për dukje, gjatë viteve nga kryeminstrat ose presidentët e Shqipërisë. Në vend që Tirana zyrtare të jetë një qendër koordinimi kulturor, arsimor dhe diplomatik për shqiptarët në rajon, ajo shpesh shfaqet e fokusuar vetëm në kapjen dhe ruajtjen e pushtetit dhe në krizën e saj të brendshme politike.  Kjo dobësi pasqyrohet edhe në mungesën e reagimeve të forta institucionale ndaj sfidave me të cilat janë përballur e përballen çdo ditë e gjithnjë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës apo Mal të Zi.
Ndërkaq, ndonëse kujtimet e luftës dhe krimet e Serbisë në atë vend gjatë luftës së fundit, dhe megjith mbështjetje e fortë ndërkombëtare, sidomos nga Shtetet e Bashkuara, Kosova vazhdon me një shtetësi të  papërfunduar dhe me tensione të vazhdueshme politike edhe ata për pushtet e karrige – diçka që është shumë e vështirë të kuptohet, duke marrë parasyshë sakrificat nepërt të cilat ka kaluar ai popull. Por diçka që i bën sfidat e Prishtinës, edhe më komplekse. Kosova vazhdon të përballet me presion të vazhdueshëm ndërkombëtar dhe me tensione të përhershme me Serbinë, që vështirson gjëndjen politike të konfliktuar të udhëheqjes shqiptare atje, (por nuk e justifikon). Këtë e provon edhe  publikimi i ditëve të fundit i një memorandumi të studentëve serbë për Kosovën që tregon se ideologjia shoviniste e mospranimit të realitetit të shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës vazhdon të ekzistojë në segmente të rëndësishme të shoqërisë serbe, madje e dhe në brezin e ri, siç përfqësohet në studentët serbë dhe memeorandumit e tzyre të fundit mbi Kosovën.  Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Memorandumin” për Kosovën? (Radio Evropa e Lirë)
Në këtë kontekst, kërkesat e studentëve shqiptarë në Shkup për përdorimin e gjuhës shqipe marrin një dimension edhe më të ndjeshëm dhe më urgjent sepse ato lidhen drejtpërdrejt me mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe me të drejtën për të ekzistuar si komunitet i barabartë.  Megjithatë dhe për fat të keq, ashtu si në Tiranë, edhe politika shqiptare në Kosovë mbetet e polarizuar. Konflikti i vazhdueshëm mes pushtetit dhe opozitës, tensionet me aleatët ndërkombëtarë dhe mungesa e një konsensusi të gjerë strategjik, kontribojnë ndjeshëm në dobësimin e  pozicionit mbarë-shqiptar në rajon në fillim të shekullit XXI, që dikur ishte deklaruar me pompozitet, si “shekulli i shqiptarëve”.  Kosova shpesh është e detyruar të reagojë ndaj krizave ditore dhe akuzave absurde nga Beogradi, duke humbur mundësinë për të ndërtuar politika afatgjata kombëtare në bashkrendim me Tiranën ngurruese zyrtare dhe  me shqiptarët në rajon.
Ja rasti konkret i kohëve të fundit. Në Shkup, çështja e gjuhës shqipe vazhdon të mbetet testi më i madh i barazisë ndëretnike në atë vend, por jo vetëm. Edhe pse shqiptarët janë popull shtetformues dhe Marrëveshja e Ohrit garantoi të drejta të rëndësishme pas konfliktit të vitit 2001, zbatimi praktik i barazisë vazhdon të hasë pengesa zyrtare të autoritetve, duke shkaktuar, me të drejtë, reagime dhe protesta e studentëve shqiptarë.  Kërkesat e studentëve shqiptarë për përdorimin e gjuhës shqipe — gjuhën e Nënës — nuk janë aspak radikale.  Ato janë kërkesa minimale demokratike në një shtet multietnik, që pretendon të jetë demokratik, anëtar i NATO-s dhe me aspirata për antarësim në Bashkimin Evropian. Reagimet negative të autoriteteve zyrtare shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj kërkesave të studentëve shqiptarë, tregojnë se — ashtu si edhe në Serbi – edhe në Maqedonië e Veriut, ende ekzistojnë struktura politike dhe shoqërore me mendësi që e shohin gjuhën shqipe si kërcënim, e jo si pasuri të përbashkët shtetërore.  E çfarë të themi për klasën politike shqiptare në atë vend!?
Pothuaj ashtu si në Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut shpesh janë konsumuar nga rivalitetet për pushtet dhe pjesëmarrje në qeveri, duke humbur besueshmërinë tek një pjesë e madhe rinisë shqiptare. Me protestat e tyre, studentët shqiptarë atje po e artikulojnë gjithnjë e më shumë vetë dhe me mjete paqësore, frustrimin e tyre, jashtë kontrollit tradicional partiak.
Unë jam i mendimit se shpresa e Kombit shqiptar, mund të jetë dhe duhet të tjetë, rinia shqiptare, anë e mbanë trojeve shqiptare, me një vizion të ri e të përbashkët për veprim në të ardhmen.  Sepse është e qartë se – në mungesë të një strategjie të përbashkët — midis Tiranës, Prishtinës e Shkupit — një element i përbashkët i rinisë shqiptare në gjithë hapësirën shqiptare, është zhgënjimi i madh i rinisë ndaj elitave politike aktuale. Studentët shqiptarë sot nuk kërkojnë vetëm të drejta gjuhësore.  Ata kërkojnë respekt, meritokraci, përfaqësim dinjitoz dhe një të ardhme që nuk i detyron ata të largohen nga trojet e të parëve të tyre.  Kështuqë, një BRAVO e madhe rinisë shqiptare për aktivizimin e saj! Ndërkohë që politika shqiptare gjithandej vazhdon të mbetet e përçarë, rinia po artikulon nevojën për një vetëdije të re kombëtare, më moderne, më demokratike dhe më të koordinuar. Gjuha shqipe në këtë betejë nuk është vetëm mjet komunikimi. Ajo është simbol i identitetit, kujtesës historike dhe i të drejtës për të qenë të barabartë në vendin dhe trollin e të stërgjyshërve.
Në përmbledhje të këytre mendimeve, dua të them se trojet shqiptare sot ndodhen përballë një sfide të dyfishtë: nga njëra anë presionet dhe narrativat nacionaliste serbo-maqedonase që rikthehen në rajon dhe nga ana tjetër, fragmentimi dhe konfliktet e vetë politikës shqiptare.  Ashtuqë, uroj dhe shpresoj që nëse Tirana, Prishtina dhe Shkupi vazhdojnë të funksionojnë pa bashkrendim strategjik dhe pa një vizion të përbashkët kulturor e kombëtar, atëherë boshllëkun do ta mbushin krizat, konfliktet dhe frustrimi shoqëror.  Ndonëse në një botë normale, do të dëshironim që studentët kudo, të ishin në klasat e mësimit dhe jo në protestat e rrugës, studentët shqiptarë po japin një sinjal të qartë se të drejtat kombëtare, identiteti, gjuha dhe dinjiteti nuk mund të mbeten peng i kalkulimeve të klasës politike aktuale shqiptare. Dhe ndoshta pikërisht nga kjo gjeneratë mund të lindë një qasje e re shqiptare — më e bashkuar, më e vetëdijshme dhe më larg konflikteve të vjetra e të reja partiake, siç po ndodhë me klasën aktuale politike shqiptare anë e mbanë trojeve.
“Një komb, një gjuhë, një flamur!  Ka momente në historinë e një kombi kur heshtja bëhet padrejtësi. Sot, shqiptarët kudo që jetojnë — në trojet e tyre etnike apo në diasporë — kanë detyrimin moral dhe kombëtar të ngrihen në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët po kërkojnë asgjë më shumë, as më pak, se një të drejtë themelore njerëzore: përdorimin e gjuhës së tyre amtare, e garantuar edhe nga konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut.
Frank Shkreli

Albanian Sea as an Integrated Strategic Infrastructure- By Isuf B.Bajrami

From the Legacy of World War II to Global Critical Infrastructure in the Adriatic and Ionian Seas

1. Introduction: The Sea as a Living Strategic Space

The Albanian maritime space in the Adriatic and Ionian Seas cannot be read as a simple geographical boundary between land and water. It is a functional and dynamic space where historical, legal, economic, and technological layers intersect and operate simultaneously.

In contemporary geopolitics, the sea has been transformed from a “transit space” into a global living infrastructure, because it carries the flows that sustain the modern economy: international trade, energy, and digital communication. In this sense, the Adriatic and Ionian Seas are not peripheral Albanian spaces, but part of a broader Mediterranean and Euro-Atlantic system, where every local change produces regional and global consequences.

2. Historical Stratification: World War II and Subsea Memory

One of the less visible characteristics of European seas is the presence of remnants from 20th-century wars. During World War II, the seas became intensive military spaces, where mines were laid, blockades were conducted, and naval artillery was widely used.

These activities did not disappear after the war ended. They left behind a persistent layer of unexploded ordnance (UXO), which today functions as a “silent infrastructure of risk” on the seabed.

This historical layer is not merely a relic of the past. It directly affects:

* the planning of modern ports and marinas,
* the development of maritime tourism,
* the construction of underwater infrastructure,
* and maritime economic activity in general.

In many cases, this risk is not visible on the surface but becomes active only when human interventions disturb the deeper layers of the seabed.

3. The Corfu Channel Case: When History Becomes Legal Norm

One of the most important moments linking Albanian maritime space and international law is:

The Corfu Channel Incident

This case represents a turning point in maritime law, as the International Court of Justice ruled that a state is responsible not only for its direct actions but also for risks existing in its territorial waters when they are known or foreseeable.

This ruling transforms the sea into a space where sovereignty is not absolute, but closely linked to international responsibility and the duty of safety.

4. Sazan and Vlora: From Military Space to Transformation Space

The area of Sazan Island and Vlora represents one of the most typical cases of strategic space transformation in the Balkans.

During the Cold War period, this zone functioned as a closed military area, with defensive and control roles over the southern Adriatic entrance. This has created two layers that still exist today:

First, a inherited physical layer — military structures, tunnels, and naval bases.

Second, a subsea layer — areas where there is still a risk of old munitions remains.

This makes the transformation of the area toward tourism and investment a process conditioned by the “historical cleansing” of the territory, which requires time, technology, and significant resources.

5. Maritime Borders Albania–Greece: Space Where Geography Becomes Politics

Maritime relations between Albania and Greece are not merely a technical border issue, but a complex intersection of international law, geography, and long-term economic interests.

Based on UNCLOS, states have rights over:

* territorial waters,
* exclusive economic zones,
* and the continental shelf.

However, in practice, these spaces are not purely legal. They are linked to:

* subsea energy potential,
* strategic maritime routes,
* and economic control of marine resources.

This makes maritime delimitation a continuous process of negotiation between law and geopolitics.

6. Vlora as a New Economic and Infrastructural Node

In recent decades, Vlora has transformed from a traditional coastal city into a strategic node of economic development.

The construction of the Vlora International Airport is not merely a transport project, but a catalyst for the broader economic transformation of the entire southern region.

This development impacts:

* the increase of international tourism flows,
* integration with Mediterranean transport networks,
* and the creation of a new coastal economy oriented toward services and investment.

7. Subsea Infrastructure: The Invisible Network of the Global Economy

One of the most profound transformations of the 21st century is that the sea is no longer only a physical space, but also a global digital infrastructure.

Subsea cables carrying international internet form the backbone of the modern economy. Without this network, the global financial system, communication, and digital trade would cease to function.

This makes the sea a space where:

* the physical economy,
* the digital economy,
* and cybersecurity at a global level intersect.

8. Modern Security and NATO Transformation

NATO

The modern concept of security has expanded from territorial defense to protecting the systems that sustain the global economy.

Today, threats are not limited to classical military conflicts, but also include:

* sabotage of subsea cables,
* damage to energy networks,
* and disruption of digital infrastructure.

This shows that the sea has become part of the global security architecture, where stability is measured not only by borders, but by the functioning of critical networks.

9. Conclusion: The Sea as a Complex Integrated System

From the analysis of historical, legal, economic, and technological layers, it is clear that the Albanian maritime space is not a simple geographical entity.

It is a complex integrated system, where:

* the history of wars creates present-day constraints,
* international law defines rules of conduct,
* the economy generates development pressure,
* and new technologies create global interdependencies.

In this sense, the sea is no longer a periphery, but a functional center of an interconnected international system.

Footnotes:

1. Robert D. Kaplan, The Revenge of Geography: What the Map Tells Us About Coming Conflicts and the Battle Against Fate (New York: Random House, 2012).
→ A classic work on the role of geography in global politics and the structuring of international power.
2. United Nations Conference on Trade and Development (UNCTAD), Review of Maritime Transport 2023 (Geneva: United Nations, 2023).
→ Report analyzing the role of maritime transport in the global economy and dependence on sea corridors.
3. United Nations Environment Programme (UNEP), Unexploded Ordnance in Marine Environments (Nairobi: UNEP, 2005).
→ Study on the long-term impact of unexploded ordnance on marine ecosystems and economic development.
4. International Court of Justice, Corfu Channel Case (United Kingdom v. Albania), Judgment of 9 April 1949 (The Hague: ICJ Reports, 1949).
→ Landmark ruling establishing state responsibility for risks within territorial waters.
5. NATO, Mine Countermeasures and Maritime Security Reports (Brussels: NATO Allied Command, 2010–2022).
→ Documents on naval mine risks and demining operations in European maritime spaces.
6. United Nations, United Nations Convention on the Law of the Sea (UNCLOS) (Montego Bay: United Nations, 1982).
→ The core international legal framework for the delimitation and use of maritime spaces.
7. World Bank, Western Balkans Infrastructure and Economic Connectivity Report (Washington, D.C.: World Bank, 2021).
→ Analysis of infrastructure’s role in economic development and regional integration.
8. International Telecommunication Union (ITU), Submarine Cable Systems and Global Internet Infrastructure Report (Geneva: ITU, 2022).
→ Study on submarine cables as the backbone of the global internet.
9. NATO, Strategic Concept 2022 (Madrid: NATO, 2022).
→ Strategic document expanding security concepts to critical infrastructure and global networks.
10. International Energy Agency (IEA), Offshore Energy and Maritime Infrastructure Report (Paris: IEA, 2022).
→ Analysis of offshore and underwater energy infrastructure in global energy security.
11. International Maritime Organization (IMO), Safety of Navigation and Maritime Risk Guidelines (London: IMO, 2020–2023).
→ International standards for navigation safety and maritime risk management.
12. European Commission, Blue Economy Strategy for Sustainable Maritime Development (Brussels: European Union, 2021).
→ EU policy on sustainable economic development of maritime spaces.

The Land of Leka,19.05.2026

Deti shqiptar si Infrastrukturë Strategjike e Integruar- Nga Isuf B.Bajrami

Nga trashëgimia e Luftës së Dytë Botërore te infrastruktura kritike globale në Adriatik dhe Jon

1. Hyrje: Deti si hapësirë e gjallë strategjike

Hapësira detare shqiptare në Adriatik dhe Jon nuk mund të lexohet si një vijë ndarëse gjeografike midis tokës dhe ujit. Ajo është një hapësirë funksionale dhe dinamike ku ndërthuren shtresa historike, juridike, ekonomike dhe teknologjike që veprojnë njëkohësisht.

Në gjeopolitikën bashkëkohore, deti është transformuar nga një “hapësirë kalimi” në një infrastrukturë e gjallë globale, sepse përmes tij qarkullojnë rrjedhat që mbajnë ekonominë moderne në funksion: tregtia ndërkombëtare, energjia dhe komunikimi digjital. Në këtë kuptim, Adriatiku dhe Joni nuk janë hapësira periferike shqiptare, por pjesë e një sistemi më të gjerë mesdhetar dhe euro-atlantik, ku çdo ndryshim lokal ka pasoja rajonale dhe globale.

2. Shtresimi historik: Lufta e Dytë Botërore dhe kujtesa nënujore

Një nga karakteristikat më pak të dukshme të deteve europiane është prania e mbetjeve të luftërave të shekullit XX. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, detet u shndërruan në hapësira intensive ushtarake, ku u vendosën mina, u kryen operacione bllokimi dhe u përdor artileri detare në shkallë të gjerë.

Këto aktivitete nuk u zhdukën me përfundimin e luftës. Ato lanë pas një shtresë të qëndrueshme municionesh të pashpërthyera (UXO), të cilat sot funksionojnë si një “infrastrukturë e heshtur rreziku” në fundin e detit.

Kjo shtresë historike nuk është thjesht relike e së kaluarës. Ajo ndikon drejtpërdrejt në:

* planifikimin e porteve dhe marinave moderne,
* zhvillimin e turizmit detar,
* ndërtimin e infrastrukturës nënujore,
* dhe aktivitetin ekonomik detar në përgjithësi.

Në shumë raste, ky rrezik nuk është i dukshëm në sipërfaqe, por aktivizohet vetëm kur ndërhyrjet njerëzore prekin shtresat e poshtme të detit.

3. Rasti i Kanalit të Korfuzit: kur historia bëhet normë juridike

Një nga momentet më të rëndësishme në lidhjen midis hapësirës detare shqiptare dhe së drejtës ndërkombëtare është:

Incidenti i Kanalit të Korfuzit

Ky rast përfaqëson një pikë kthese në të drejtën detare, sepse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që një shtet mban përgjegjësi jo vetëm për veprimet e tij direkte, por edhe për rreziqet që ekzistojnë në ujërat e tij territoriale kur ato janë të njohura ose të parashikueshme.

Ky vendim e shndërron detin në një hapësirë ku sovraniteti nuk është absolut, por i lidhur ngushtë me përgjegjësinë ndërkombëtare dhe detyrimin për siguri.

4. Sazani dhe Vlora: nga hapësirë ushtarake në hapësirë transformimi

Zona e Ishulli i Sazanit dhe Vlora përfaqëson një nga rastet më tipike të transformimit të hapësirave strategjike në Ballkan.

Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, kjo zonë funksiononte si një hapësirë e mbyllur ushtarake, me rol mbrojtës dhe kontrollues të hyrjes në Adriatikun jugor. Kjo ka krijuar dy shtresa që ekzistojnë ende sot:

Së pari, një shtresë fizike e trashëguar — struktura ushtarake, tunele dhe baza detare.

Së dyti, një shtresë nënujore — zona ku ekziston ende rrezik i mbetjeve të municioneve të vjetra.

Kjo e bën transformimin e zonës drejt turizmit dhe investimeve një proces të kushtëzuar nga “pastrimi historik” i territorit, i cili kërkon kohë, teknologji dhe burime të mëdha.

5. Kufijtë detarë Shqipëri–Greqi: hapësira ku gjeografia bëhet politikë

Marrëdhëniet detare midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk janë thjesht çështje teknike kufijsh, por një ndërthurje komplekse midis ligjit ndërkombëtar, gjeografisë dhe interesave ekonomike afatgjata.

Në bazë të UNCLOS, shtetet kanë të drejta mbi:

* ujërat territoriale,
* zonën ekonomike ekskluzive,
* dhe shelfin kontinental.

Por në praktikë, këto hapësira nuk janë vetëm juridike. Ato lidhen me:

* potencial energjetik nënujore,
* rrugë strategjike detare,
* dhe kontroll ekonomik të burimeve detare.

Kjo e bën delimitimin detar një proces të vazhdueshëm negociimi midis ligjit dhe gjeopolitikës.

6. Vlora si nyje e re ekonomike dhe infrastrukturore

Në dekadat e fundit, Vlora ka kaluar nga një qytet bregdetar tradicional në një nyje strategjike të zhvillimit ekonomik.

Ndërtimi i Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës nuk përfaqëson vetëm një projekt transporti, por një katalizator të transformimit ekonomik të të gjithë rajonit jugor.

Ky zhvillim ndikon në:

* rritjen e fluksit turistik ndërkombëtar,
* integrimin me rrjetet mesdhetare të transportit,
* dhe krijimin e një ekonomie të re bregdetare të orientuar drejt shërbimeve dhe investimeve.

7. Infrastruktura nënujore: rrjeti i padukshëm i ekonomisë globale

Një nga transformimet më të thella të shekullit XXI është fakti se deti nuk është më vetëm hapësirë fizike, por edhe infrastrukturë digjitale globale.

Kabllot nënujore që transportojnë internetin ndërkombëtar përbëjnë bazën e ekonomisë moderne. Pa këtë rrjet, sistemi global financiar, komunikimi dhe tregtia dixhitale do të ndalonin funksionimin.

Kjo e bën detin një hapësirë ku ndërthuren:

* ekonomia fizike,
* ekonomia digjitale,
* dhe siguria kibernetike në nivel global.

8. Siguria moderne dhe transformimi i NATO-s

NATO

Koncepti modern i sigurisë është zgjeruar nga mbrojtja territoriale në mbrojtjen e sistemeve që mbajnë funksionale ekonominë globale.

Sot, kërcënimet nuk lidhen vetëm me konfliktet ushtarake klasike, por edhe me:

* sabotimin e kabllove nënujore,
* dëmtimin e rrjeteve energjetike,
* dhe ndërprerjen e infrastrukturës digjitale.

Kjo tregon se deti është bërë pjesë e arkitekturës së sigurisë globale, ku stabiliteti nuk matet vetëm me kufij, por me funksionimin e rrjeteve kritike.

9. Përfundim: deti si sistem i integruar kompleks

Nga analiza e shtresave historike, juridike, ekonomike dhe teknologjike, del qartë se hapësira detare shqiptare nuk është një entitet i thjeshtë gjeografik.

Ajo është një sistem i integruar kompleks, ku:

* historia e luftërave krijon kufizime të sotme,
* e drejta ndërkombëtare përcakton rregullat e sjelljes,
* ekonomia krijon presion për zhvillim,
* dhe teknologjia e re krijon varësi globale.

Në këtë kuptim, deti nuk është më periferi, por qendër funksionale e një sistemi ndërkombëtar të ndërlidhur.

Fusnotat:

1. Robert D. Kaplan, The Revenge of Geography: What the Map Tells Us About Coming Conflicts and the Battle Against Fate (New York: Random House, 2012).
→ Punim klasik mbi rolin e gjeografisë në politikën globale dhe strukturimin e fuqisë ndërkombëtare.
2. United Nations Conference on Trade and Development (UNCTAD), Review of Maritime Transport 2023 (Geneva: United Nations, 2023).
→ Raport që analizon rolin e transportit detar në ekonominë globale dhe varësinë e tregtisë nga korridoret detare.
3. United Nations Environment Programme (UNEP), Unexploded Ordnance in Marine Environments (Nairobi: UNEP, 2005).
→ Studim mbi ndikimin afatgjatë të municioneve të pashpërthyera në ekosistemet detare dhe zhvillimin ekonomik.
4. International Court of Justice, Corfu Channel Case (United Kingdom v. Albania), Judgment of 9 April 1949 (The Hague: ICJ Reports, 1949).
→ Vendim themelor që përcakton përgjegjësinë shtetërore për rreziqet në ujërat territoriale.
5. NATO, Mine Countermeasures and Maritime Security Reports (Brussels: NATO Allied Command, 2010–2022).
→ Dokumente mbi rreziqet e minave detare dhe operacionet e deminimit në hapësirat evropiane.
6. United Nations, United Nations Convention on the Law of the Sea (UNCLOS) (Montego Bay: UN, 1982).
→ Korniza kryesore juridike ndërkombëtare për ndarjen dhe përdorimin e hapësirave detare.
7. World Bank, Western Balkans Infrastructure and Economic Connectivity Report (Washington, D.C.: World Bank, 2021).
→ Analizë mbi ndikimin e infrastrukturës në zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal.
8. International Telecommunication Union (ITU), Submarine Cable Systems and Global Internet Infrastructure Report (Geneva: ITU, 2022).
→ Studim mbi rëndësinë e kabllove nënujore si shtylla e internetit global.
9. NATO, Strategic Concept 2022 (Madrid: NATO, 2022).
→ Dokument strategjik që zgjeron konceptin e sigurisë drejt infrastrukturës kritike dhe rrjeteve globale.
10. International Energy Agency (IEA), Offshore Energy and Maritime Infrastructure Report (Paris: IEA, 2022).
→ Analizon rëndësinë e infrastrukturës energjetike nënujore në sigurinë energjetike globale.
11. International Maritime Organization (IMO), Safety of Navigation and Maritime Risk Guidelines (London: IMO, 2020–2023).
→ Standardet ndërkombëtare për sigurinë e lundrimit dhe menaxhimin e rreziqeve detare.
12. European Commission, Blue Economy Strategy for Sustainable Maritime Development (Brussels: European Union, 2021).
→ Politikë e BE-së për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të hapësirave detare.

Vendi i Lekës,19.05.2026

WITH LEGENDS JOE DIOGUARDI AND SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI- By Agim Aliçkaj*

 

– Call to all political actors in Kosova to stop the language of hatred towards each other, to refrain from violence and to respect the will of the people.

Joe and Shirely’s presence always radiates light, freshness, kindness, intelligence, sincerity, love, determination, dedication, and courage — all in the service of protecting the human and national rights of the Albanian people, wherever they live.

On August 14, it will be thirty-six years since I have stood beside them and the friends of the Albanian-American Civic League, without ever separating or stopping, always in service of the nation and the strengthening of friendship between the Albanian and American peoples.

This is my pride.

These are my leaders.

They ask nothing for themselves. They only hope that the Albanian people will preserve freedom, religious and national harmony, respect the rights of minorities, and continue the development of democracy and the building of the rule of law.

We hope that all political actors in Kosova will stop the language of hatred toward one another, refrain from violence, and respect the will of the people.

Boycotting institutions is against the values of Kosova’s liberation war, led by the legendary commander Adem Jashari; against the spirit of the Democratic Movement, led by the visionary Ibrahim Rugova; and against the historic activity of the Albanian-American Civic League, led by Joe DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi.

Let us unite our efforts for Dardanian Kosova and for National Unification!

*Agim Aliçkaj
Executive Director of the Albanian-American Civic League
New York, May 17, 2026

 

ME LEGJENDAT JOE DIOGUARDI DHE SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI- Nga Agim Aliçkaj*

 

Thirrje drejtuar të gjithë aktorëve politikë në Kosovë ta ndalin gjuhën e urrejtjes ndaj njëri-tjetrit, të përmbahen nga dhuna dhe ta respektojnë vullnetin e popullit.

Prezenca e Joe’s dhe Shirely’t gjithmonë rrezaton dritë, freski, mirësi, inteligjencë, sinqeritet, dashuri, vendosmëri, përkushtim dhe trimëri — të gjitha në shërbim të mbrojtjes së të drejtave njerëzore dhe kombëtare të popullit shqiptar, kudo që ai jeton.

Më 14 gusht bëhen tridhjetë e gjashtë vite që qëndroj pranë tyre dhe shokëve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, pa u ndarë e pa u ndalur asnjëherë, gjithmonë në shërbim të kombit dhe të forcimit të miqësisë ndërmjet popullit shqiptar dhe atij amerikan.

Kjo është krenaria ime.
Këta janë liderët e mi.

Ata nuk kërkojnë asgjë për vete. Presin vetëm që populli shqiptar ta ruajë lirinë, harmoninë fetare e kombëtare, t’i respektojë të drejtat e minoriteteve dhe të vazhdojë zhvillimin e demokracisë e ndërtimin e shtetit ligjor.

Shpresojmë që të gjithë faktorët politikë në Kosovë do ta ndalin gjuhën e urrejtjes ndaj njëri-tjetrit, të përmbahen nga dhuna dhe ta respektojnë vullnetin e popullit.

Bojkotimi i institucioneve është kundër vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari; kundër frymës së Lëvizjes Demokratike, në krye me vizionarin Ibrahim Rugova; si dhe kundër veprimtarisë historike të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në krye me Joe DioGuardin dhe Shirley Cloyes DioGuardin.

T’i bashkojmë përpjekjet tona për Kosovën Dardane dhe për Bashkimin Kombëtar!

Agim Aliçkaj

Drejtor Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

New York, Më 17 Maj 2026

NË 4-VJETORIN E NDARJES NGA KJO JETË E TË NDJERIT DALIP GRECA       Nga Frank Shkreli

Në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta e të ndjerit Dalip Greca, sot kujtojmë me nderim një prej zërave më të përkushtuar të gazetarisë dhe çështjes kombëtare shqiptare në diasporë.

Si kryeredaktor i Gazetës Dielli, organ i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, ai i shërbeu me dinjitet komunitetit shqiptaro-amerikan, fjalës së lirë, historisë dhe identitetit kombëtar në këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dalip Greca mbetet simbol i përkushtimit ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan, ruajtjes së trashëgimisë së “Vatrës” dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet shqiptarëve kudo që ndodhen. Me penën e tij të matur, me kulturën qytetare dhe me dashurinë për kombin, ai la pas një trashëgimi të çmuar në publicistikën shqiptare.

Sot, në këtë përvjetor, kujtojmë jo vetëm gazetarin dhe intelektualin, por edhe njeriun e urtë e fisnik që jetoi me ideale dhe punoi deri në fund për çështjen shqiptare.

Personalisht, e falënderoj Dalipin për bashkëpunimin e gjatë, për respektin njerëzor dhe profesional, si dhe për kontributin e çmuar që dha për gazetarinë shqiptare dhe për gazetën “Dielli”.

Ai ishte një njeri i urtë, korrekt dhe i përkushtuar, që la pas një trashëgimi të vyer në historinë e shtypit shqiptar në Amerikë.

Në këtë ditë përkujtimore, ngushëllimet më të sinqerta dhe respekti më i thellë shkojnë për familjen e tij të ngushtë, e cila humbi njeriun e dashur, bashkëshortin, prindin dhe gjyshin e paharruar.

Po ashtu, kjo është një humbje e madhe edhe për “Vatrën”, për bashkëpunëtorët, miqtë dhe gjithë lexuesit e “Diellit”, që për vite me radhë e njohën dhe e vlerësuan për përkushtimin dhe fisnikërinë e tij.

Jam i sigurt se kujtimi i Dalip Grecës do të mbetet gjithmonë i gjallë në faqet e “Diellit”, në historinë e “Vatrës” dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.

I paharruar qoftë kujtimi i tij!

PROTESTAT E STUDENTËVE SHQIPTARË NË SHKUP JANË TË DREJTA, POR TË SHPËRQENDRUARA NGA SHKAKU TE PASOJAT!- Nga Jusuf BUXHOVI

Protestat e studentëve në Shkup janë të drejta, por të shpërqendruara nga shkaku te pasojat.

Pra, në vend të barazisë kushtetuese, kërkohet barazia ligjore, një koniunkturë politike, që barazinë e shqiptarëve e mban në nivel të etnisë së shkëputur,

nën standardët e kushtetutës së vitit 1974!

Ky diskurs bën të ditur se sjellja e papërgjegjshme e klasës vasale politike shqiptare në Maqedoni nga marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Prespë,

si dhe mashtrimet e saj rreth gjoja barazisë ligjore të gjuhës shqipe të mbështetur mbi logjikën diskriminuese të numrave,

në kundërshtim edhe me standarët më të thjeshta të të drejtave njerëzore,

jo vetëm që nuk është kundërshtuar, por është pranuar si standard, që ka përjashtuar apo anashkaluar barazinë kushtetuese të gjuhës shqipe!

Protestat e tanishme të studentëve shqiptarë në Shkup dhe Tetovë,

ka mundësi që atyre, përmes këtij karremit, t’u kthehet “e drejta” për provimin shtetëror në gjuhën shqipe,

jo vetëm të manipulohen,

por ta heqin fare nga rendi i ditës kërkesën për barazinë kushtetuese të gjuhës shqipe në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut,

që duhet të jetë kërkesë themelore e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në të gjitha nivelet, tash e deri te përmbushja e kësaj e plotë!

Vetëm kështu, shqiptarët në Maqedoninë e Vriut mund të dëshmojnë se janë popull shtetformues, dhe jo ardhacakë pa histori, siç shkruajnë akademikët maqedonas!

 

Maj, 1919 – Një ambasador amerikan mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve në Konferencën e Paqes në Paris- Nga Frank Shkreli

 

(Në kuadër të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara)

 

“Shumica e popullsisë në këto rajone është shqiptare dhe nuk mund të trajtohet si një pakicë e shpërfillshme në vendimet territoriale”, shkruante ai. Ky konstatim i atasheut ushtarak amerikan Miles, i mbështetur në të dhëna konkrete të terrenit, vinte në pikëpyetje planet e fuqive të mëdha evropiane të asaj kohe për ndarjen e Shqipërisë midis shteteve fqinje.


Në Maj të vitit 1919, në sallat ku vendosej fati i kombeve pas Luftës së (I) Botërore, një zë i arsyes u ngrit në mbrojtje të Shqipërisë dhe të shqiptarëve nën Malin e Zi. Ai ishte Kolonel Sherman Miles, i dërguar. i posaçëm ushtarak amerikan në Ballkan. Në memorandume drejtuar Komisionit Amerikan në Konferencën e Paqës në Paris dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit Negociues të Paqës ka paraqitur me shkrim një analizë të kthjellët dhe të guximshme mbi realitetin e vështirë të shqiptarëve në Ballkan fillim shekullin e kaluar.

 

Pretendimet e fqinjëve synonin ndarjen e territoreve shqiptare, duke shpërfillur kështu realitetin etnik dhe vullnetin e popullsisë shqiptare në trojet shekullore iliro-arbërore. Ishte një kohë kur Shqipëria rrezikonte të zhdukej si shtet nga harta politike e Evropës. Zyrtari ushtarak amerikan në Ballkan, Sherman Miles pas vizitave të tija në rajon me memorandumet e tija mbi gjendjen në terren drejtuar Konferencës së Paqës në Paris në maj të 1919, ka hedhur poshtë pretendimet territoriale të fqinjëve të Shqipërisë ndaj trojeve shqiptare, me një argument të thjeshtë, por të pakundërshtueshëm: realiteti etnik në terren nuk mund të injorohej nga Konfrenca e Parisit. Në këtë kontekst, shtetet fqinje të Shqipërisë – Serbia, Greqia dhe Italia – paraqitën pretendime territoriale, që synonin ndarjen e trojeve shqiptare midis tyre. Përballë këtyre planeve, ushtaraku amerikan Miles paraqiti një analizë të thellë dhe të argumentuar mbi realitetin etnik dhe politik të shqiptarëve në rajon.

Thelbi i argumentit të tij ishte i qartë: shumë nga territoret shqiptare të pretenduara nga fqinjët ishin të banuara në shumicë nga shqiptarët autoktonë.

“Shumica e popullsisë në këto rajone është shqiptare dhe nuk mund të trajtohet si një pakicë e shpërfillshme në vendimet territoriale”, shkruante ai. Ky konstatim i atasheut ushtarak amerikan Miles, i mbështetur në të dhëna konkrete të terrenit, vinte në pikëpyetje planet e fuqive të mëdha evropiane të asaj kohe për ndarjen e Shqipërisë midis shteteve fqinje. Për përfaqësuesin amerikan, Sherman Miles drejtësia nuk ishte një nocion abstrakt diplomatik, por një detyrim që buronte nga vetë faktet, siç i kishte vërejtur ai ato në në vizitat e tija në rajonin e Ballkanit.


“Do të rekomandoja gjithashtu me fuqishëm që kufiri politik midis Malit të Zi dhe Shqipërisë të përcaktohet me kujdes, bazuar në praninë e kombësisë (shqiptare), duke e ndryshuar ku është e nevojshme, bazuar në parimet dhe arsyet që imponoinë konsideratat gjeografike në terren…” (Lieutenant Colonel Sherman Miles to the Secretary General of the Commission to Negotiate Peace (Greë) Report No. 23 — Paris, May 19, 1919. Subject: Political conditions in Montenegro. Historical Documents – Office of the Historian

Koloneli Miles paralajmëroi gjithashtu për pasojat e rënda të një vendimi të padrejtë nga evropianët për copëtimin e trojeve shqiptare, në favor të armiqëve shekullorë të Kombit shqiptar. Ishte një parashikim profetik, po të kemi parasysh konfliktet dhe luftërat në ish-Jugosllavi, fund shekullin e kaluar: “Çdo zgjidhje që nuk merr parasysh karakterin kombëtar të popullsisë do të mbjellë farat e konflikteve të ardhshme në Ballkan.”  Këto fjalë tingëllojnë aq profetike edhe sot. Historia e shekullit XX në Ballkan ka treguar se kufijtë e imponuar pa respektuar përbërjen etnike dhe vullnetin e popujve autoktonë, shpesh janë bërë burim tensioni dhe konfliktesh, pa mbarim. Memorandumi i përfaqsuesit amerikan në Ballkan, Sherman Miles, paraqitur Konferencës së Paqës në Paris (Maj, 1919) ishte në përputhje të plotë me vizionin e Presidentit amerikan Woodrow Wilson, i cili kishte shpallur parimin e vetëvendosjes së popujve, si themel të rendit të ri botëror. Në këtë kuptim, mbrojtja e territorit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk ishte thjesht një çështje rajonale, por një provë për besueshmërinë e këtij parimi të Shteteve të Bashkuara në fillim të shekullit XX.

Në thelb, dokumentet e atasheut ushtarak amerikan në Ballkan, paraqitur Konferencës së PaqEs në Paris, përbënin një thirrje drejtuar ndërgjegjëse së diplomacisë ndërkombëtare të asaj kohe, që të vendoste drejtësinë, mbi interesat afatshkurtra të fuqive të mëdha evropiane. Por edhe ndonëse, jo vendimtar i vetëm në këto përpjekje, me përvojën e tij në terren, Koloneli amerikan Miles me memorandumet e tija, ndikoi në krijimin e një klime më të favorshme, të pakën, për ruajtjen e kufijve të shtetit shqiptar nga ndarje të mëtejshme të tokave shqiptare.  Në një kohë kur vendimet merreshin bazuar në interesat e fuqive të mëdha, Memorandumi i ambasadorit amerikan Sherman Miles përfaqësonte një përpjekje serioze amerikane për të vendosur drejtësinë dhe faktet mbi politikën e forcës.

Sot, më shumë se një shekull më vonë, memorandumet e Sherman Miles mbeten bazë dhe një dëshmi historike e rëndësishme në vazhdimësinë e politikës amerikane në mbrojtje të çështjes shqiptare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dëshmia e kolonelit Miles tregon se edhe në momentet më të vështira, zëra të arsyes dhe drejtësisë nga përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Washington dhe në terren

Sot, kur rikthehemi te këto dokumente, na kujton se historia nuk është vetëm produkt i fuqisë, por edhe i argumentit dhe arsyes. Në një epokë kur Shqipëria ishte e pambrojtur, një memorandum i shkruar me ndershmëri intelektuale nga një zyrtar i lartë amerikan, u bë pjesë e mbrojtjes së saj. Dhe ndoshta ky është mësimi më i madh: se edhe në tryezat ku zakonisht dominojnë interesat e shteteve më të forta, e vërteta – kur artikulohet qartë dhe me guxim – mund të bëhet forcë për mirë.

Lidhur me Shqipërinë e asaj kohe, Kolonel Miles e përshkroi, shkurtimisht, formën e saj fisnore të qeverisjes dhe vështirësitë e mëdha që kishte për të qenë në gjendje të ruante rendin brenda kufijve të saj, përveç nëse do të merrte mbrojtjen ose ndihmën e ndonjë fuqie të madhe të jashtme. Ai mendonte se Shqipëria duhej të ishte një shtet i pavarur, por të ishte nën mandatin e Anglisë ose të Shteteve të Bashkuara.

Sot, më shumë se një shekull më vonë, memorandumet e Sherman Miles mbeten bazë dhe një dëshmi historike e rëndësishme në vazhdimësinë e politikës amerikane në mbrojtje të çështjes shqiptare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dëshmia e kolonelit Miles tregon se edhe në momentet më të vështira, zëra të arsyes dhe drejtësisë nga përfaqsues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Washington dhe në terren, kanë ekzistuar ç’prej atëherë dhe kanë ndikuar, në vazhdimësi dhe pozitivisht, në rrjedhën e historisë së Kombit shqiptar dhe mbështetjen e të drejtave të shqiptarëve nga Shtetet e Bashkuara gjatë gjithë shekullit XX e deri në ditët e sotëme.

Through the “Serbian World,” Moscow seeks the institutionalization of the “Russian World” in the Balkans- By Isuf B.Bajrami

An analysis of geopolitical mediation and hybrid warfare in Southeastern Europe

Abstract

This article argues that the concept of the “Serbian World” (“srpski svet”) functions as an intermediary structure for the projection of Russian strategic influence in the Western Balkans, creating a mid-level layer of influence between Moscow and the Balkan political space. Instead of a linear state-to-state relationship, a multi-layered architecture of influence is observed, where Serbia serves as a regional actor, while the Russian Federation functions as the ideological, normative, and strategic center.

Through a comparative analysis of Montenegro, Kosovo, and North Macedonia, the article identifies mechanisms of persistent hybrid competition operating through political elites, religious institutions, and media ecosystems, producing a form of “prolonged conflict below the threshold of war.”

1. Introduction: from territorial geopolitics to cognitive competition

The transformation of the international order following the expansion of the European Union and NATO in Southeastern Europe has produced a structural shift from classical territorial geopolitics toward cognitive geopolitics and narrative-based competition.¹

Within this framework, the Russian Federation operates through an indirect power projection model, where influence is not exercised through formal territorial control, but through the construction of political, identity, and informational dependencies.²

The Western Balkans emerges as a typical space of this model, where Serbia functions as a regional proxy node within a broader structure of Russian influence.

2. Theoretical framework: hybrid warfare as a system, not a strategy

The analysis is based on three interlinked theoretical pillars:

First, hybrid warfare as an integrated operational system, where military, economic, informational, and psychological instruments operate simultaneously.³

Second, the concept of proxy strategic governance, where regional actors function as executive layers of influence of a larger power.⁴

Third, ontological security, which explains how political identity becomes an object of strategic intervention.⁵

Within this framework, the “Serbian World” is not merely an ideological narrative, but a political infrastructure for translating Russian influence into the Balkan context.

3. The “Serbian World” as a discursive and instrumental structure

The concept of the “Serbian World” (“srpski svet”) must be understood as a political discourse with geopolitical function, aiming to create transnational spaces on ethno-cultural and religious bases.

According to the European Council on Foreign Relations, this concept shows structural homology with the “Russkiy Mir,” functioning as a normative mechanism for expanding influence beyond state borders.⁶

At a functional level, it produces four key strategic effects:

* delegitimization of the existing territorial order in the Balkans
* maintenance of the frozen conflict in Kosovo as a political instrument
* stabilization of structural tension in Bosnia and Herzegovina
* narrative synchronization with Russian anti-liberal discourse⁷

4. Political elites and narrative coherence

Aleksandar Vulin represents a key figure in the operationalization of this discursive structure.

His sanctions by the United States in 2023 should be interpreted as an institutional indicator of Western concern regarding structured influence networks, rather than an individual political measure.⁸

In this sense, Vulin functions as a strategic narrative entrepreneur, by:

* normalizing multipolarity as an alternative to the liberal order
* relativizing Russian aggression in Ukraine
* articulating discourses of selective sovereignty and anti-interventionism⁹

5. Montenegro: hybrid interference as a multi-dimensional process

The case of Montenegro represents a laboratory of sustained hybrid interference, where economy, religion, and informational operations intersect.

5.1 Economy as structural dependency

Russian capital has functioned as a form of state-influenced economic capture, creating political leverage in strategic sectors such as tourism and real estate.¹⁰

5.2 The 2016 events: logic of destabilization

The 2016 coup attempt represents a case of hybrid interference operation with direct geopolitical objectives, aiming at:

* preventing NATO integration
* altering the political balance
* eliminating Milo Đukanović¹¹

Investigative reporting suggests involvement of networks linked to the GRU and regional actors.¹² NATO StratCom defines this case as “hybrid escalation below the threshold of war.”¹³

5.3 Religious dimension as political infrastructure

The Serbian Orthodox Church has functioned as an institution of political and identity mobilization, extending beyond its traditional religious role.

During the 2019–2020 crisis, it became a de facto political actor, influencing institutional and narrative polarization in Montenegro.¹⁴

6. Kosovo: contested sovereignty and normative competition

Kosovo represents a contested sovereignty regime, where statehood status becomes an instrument of geopolitical competition.

Serbia uses this issue as a mechanism of internal political consolidation, while Russia uses it as an instrument to delegitimize the norms of the liberal international order.¹⁵

According to the International Crisis Group and NATO, northern Kosovo remains a zone of fragmented sovereignty and a high risk of continuous destabilization.¹⁶

7. North Macedonia: contested integration and information warfare

North Macedonia represents a case of Euro-Atlantic integration accompanied by structured counter-information campaigns.

The Prespa Agreement represents a moment of identity reconfiguration and institutional unlocking in relation to NATO.¹⁷

However, OCCRP and RFE/RL document the existence of disinformation networks targeting this process, while the EEAS classifies this as an advanced form of Foreign Information Manipulation and Interference (FIMI).¹⁸

8. Synthesis: multi-layered architecture of influence

The comparative analysis reveals a clear hierarchical structure:

* Russia → strategic and normative architect
* Serbia → regional operational intermediary
* local actors → executors of narrative and influence

This model represents a decentralized influence system with high strategic coherence, characteristic of modern hybrid competition formats.¹⁹

9. Conclusion

The “Serbian World” should not be interpreted as an independent ideological project, but as an operational mechanism for projecting Russian influence in the Western Balkans.

In this sense, the statements and positions of actors such as Aleksandar Vulin do not represent rhetorical episodes, but empirical indicators of a broader architecture of hybrid warfare and geopolitical competition in Southeastern Europe.²⁰

Footnotes:

1. Galeotti, Mark. Hybrid War or Gibridnaya Voina? Getting Russia’s Non-Linear Military Challenge Right. NATO Defense College Research Paper No. 105, 2016.
→ Analyzes the Russian concept of hybrid warfare as a coordinated blend of military, informational, economic, and political instruments. Galeotti argues that Russia does not operate through linear conventional warfare, but through a “non-linear” conflict model in which the boundary between peace and war is deliberately blurred.

2. Hoffman, Frank G. “Conflict in the 21st Century: The Rise of Hybrid Wars.” Potomac Institute for Policy Studies, 2007.
→ Establishes the foundational framework for hybrid warfare as a contemporary conflict paradigm. Hoffman argues that state and non-state actors simultaneously employ conventional and irregular methods to achieve strategic objectives below the threshold of declared war.

3. Renz, Bettina & Smith, Hanna. “Russia and Hybrid Warfare – Going Beyond the Label.” Aleksanteri Papers, University of Helsinki, 2016.
→ Critiques the overuse of “hybrid warfare” as an analytical label and argues for deeper structural analysis of Russian operational practices rather than descriptive categorization.

4. Wendt, Alexander. Social Theory of International Politics. Cambridge University Press, 1999.
→ Provides the constructivist foundation for ontological security theory, arguing that state identities are socially constructed and therefore vulnerable to external discursive and normative influence.

5. Laruelle, Marlène. Russian Nationalism: Imaginaries, Doctrines, and Political Battlefields. Routledge, 2018.
→ Examines the evolution of Russian nationalism and the “Russkiy Mir” doctrine as an ideological framework combining cultural, religious, and political elements to justify Russia’s external influence.

6. European Council on Foreign Relations (ECFR). “Russia in the Western Balkans: A New Phase of Influence?” Policy Brief, 2022.
→ Identifies the Western Balkans as an area of strategic entrenchment where Russia maintains influence through political, media, and economic networks, particularly via local intermediaries such as Serbia.

7. U.S. Department of the Treasury. “Treasury Sanctions Aleksandar Vulin and Related Network.” July 11, 2023.
→ Official sanctions document outlining alleged links between Aleksandar Vulin and Russian influence networks, transnational corruption structures, and activities undermining institutional stability in the Western Balkans.

8. Balkan Insight. “Who is Aleksandar Vulin and Why Was He Sanctioned?” 2023.
→ Investigative analysis of Vulin’s political career, his role in Serbian security institutions, and his ideological alignment with pro-Russian and anti-Western narratives.

9. Center for Strategic and International Studies (CSIS). Russian Economic Influence in Montenegro. 2019.
→ Examines Russian capital penetration in Montenegro’s strategic sectors (tourism, energy, real estate), framing it as a form of economic statecraft that generates structural dependency and political leverage.

10. Special Prosecutor’s Office of Montenegro. Indictment: 2016 Coup Attempt Case. Podgorica, 2017.
→ Official judicial document detailing the investigation into the 2016 coup attempt, describing a coordinated scheme aimed at destabilizing Montenegro and preventing NATO accession.

11. The Guardian. “Montenegro Coup Plot and Alleged Russian Involvement.” 2016.
→ Investigative reporting on the attempted coup, including alleged involvement of Russian intelligence-linked networks and regional operatives.

12. The New York Times. “A Balkan Coup Attempt and Russia’s Shadow.” 2017.
→ Analytical article situating the Montenegro coup attempt within broader Russian hybrid warfare strategies, emphasizing proxy actors and plausible deniability mechanisms.

13. NATO Strategic Communications Centre of Excellence (StratCom). Hybrid Threats in the Western Balkans. Riga, 2018.
→ Strategic assessment identifying the Western Balkans as a region exposed to hybrid threats, including information operations, psychological warfare, and political destabilization below the threshold of armed conflict.

14. Freedom House. Nations in Transit: Montenegro Report. 2020.
→ Documents democratic backsliding, political polarization, and external influence pressures affecting Montenegro’s institutional and societal stability.

15. Džankić, Jelena. “Religious Identity and Statehood in Montenegro.” Southeast European and Black Sea Studies, 2021.
→ Analyzes the role of Orthodox religious identity in state-building processes and tensions between Montenegrin national identity and pan-Serbian narratives.

16. International Crisis Group. Kosovo-Serbia Relations: Managing the Standoff. 2023.
→ Examines the frozen conflict between Kosovo and Serbia, highlighting escalation risks and the influence of external actors on regional stability.

17. NATO. Security Environment in Kosovo Reports. 2022–2024.
→ Ongoing assessments of Kosovo’s security environment, emphasizing northern Kosovo as a region vulnerable to political instability, organized crime, and external influence.

18. OCCRP (Organized Crime and Corruption Reporting Project). Russian Influence Operations in North Macedonia. 2017.
→ Investigative report documenting Russian influence networks in North Macedonia, including political financing and support for anti-NATO mobilization efforts.

19. European External Action Service (EEAS). Foreign Information Manipulation and Interference (FIMI) Report. 2023.
→ Official EU report analyzing disinformation and foreign information manipulation campaigns in the Western Balkans, identifying coordinated influence networks.

20. Bechev, Dimitar. Russia’s Strategic Interests in the Balkans. Carnegie Europe, 2023.
→ Analyzes Russia’s strategic interests in the Balkans, including energy leverage, political influence, hybrid tools, and the use of Serbia as an indirect projection node.

The Land of Leka,14.05.2026

Përmes “botës serbe”, Moska synon institucionalizimin e “botës ruse” në Ballkan- Nga Isuf B.Bajrami

Një analizë e ndërmjetësimit gjeopolitik dhe luftës hibride në Evropën Juglindore

Abstrakt

Ky artikull argumenton se koncepti i “botës serbe” (“srpski svet”) funksionon si një strukturë ndërmjetësuese e projeksionit strategjik rus në Ballkanin Perëndimor, duke krijuar një nivel të ndërmjetëm të ndikimit midis Moskës dhe hapësirës politike ballkanike. Në vend të një marrëdhënieje lineare shtet–shtet, vihet re një arkitekturë shumë-shtresore ndikimi, ku Serbia shërben si aktor rajonal, ndërsa Federata Ruse si qendër ideologjike, normative dhe strategjike.

Përmes analizës krahasuese të Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, artikulli identifikon mekanizmat e luftës hibride të vazhduar (persistent hybrid competition) që operojnë përmes elitave politike, institucioneve fetare dhe ekosistemeve mediatike, duke prodhuar një formë të “konfliktit të zgjatur nën pragun e luftës”.

1. Hyrje: nga gjeopolitika territoriale në konkurrencën kognitive

Transformimi i rendit ndërkombëtar pas zgjerimit të European Union dhe NATO në Evropën Juglindore ka prodhuar një zhvendosje strukturore nga gjeopolitika territoriale klasike drejt gjeopolitikës kognitive dhe narrativë-based competition.¹

Në këtë kuadër, Federata Ruse operon përmes një modeli të power projection indirekt, ku ndikimi nuk ushtrohet përmes kontrollit formal territorial, por përmes ndërtimit të varësive politike, identitare dhe informative.²

Ballkani Perëndimor shfaqet si një hapësirë tipike e këtij modeli, ku Serbia funksionon si aktor ndërmjetës (regional proxy node) në një strukturë më të gjerë të influencës ruse.

2. Korniza teorike: lufta hibride si sistem, jo si strategji

Analiza mbështetet në tre shtylla teorike të ndërlidhura:

Së pari, lufta hibride si sistem i integruar operacional, ku instrumentet ushtarake, ekonomike, informative dhe psikologjike veprojnë në mënyrë simultane.³

Së dyti, koncepti i proxy strategic governance, ku aktorët rajonalë funksionojnë si shtresa ekzekutive të ndikimit të një fuqie më të madhe.⁴

Së treti, siguria ontologjike, e cila shpjegon se si identiteti politik shndërrohet në objekt të ndërhyrjes strategjike.⁵

Në këtë kuadër, “bota serbe” nuk është vetëm narrativë ideologjike, por infrastrukturë politike e përkthimit të ndikimit rus në kontekst ballkanik.

3. “Bota serbe” si strukturë diskursive dhe instrumentale

Koncepti i “botës serbe” (“srpski svet”) duhet kuptuar si një diskurs politik me funksion gjeopolitik, i cili synon të krijojë hapësira transnacionale mbi baza etno-kulturore dhe fetare.

Sipas European Council on Foreign Relations, ky koncept shfaq homologji strukturore me “Russkiy Mir”, duke funksionuar si mekanizëm normativ për zgjerimin e ndikimit përtej kufijve shtetërorë.⁶

Në nivel funksional, ai prodhon tre efekte kryesore strategjike:

* delegjitimim të rendit territorial ekzistues në Ballkan
* mbajtje të konfliktit të ngrirë në Kosovë si instrument politik
* stabilizim të tensionit strukturor në Bosnje e Hercegovinë
* sinkronizim narrativ me diskursin rus anti-liberal⁷

4. Elitat politike dhe koherenca strategjike e narrativës

Aleksandar Vulin përfaqëson një figurë kyçe në operacionalizimin e kësaj strukture diskursive.

Sanksionimi i tij nga United States në vitin 2023 duhet interpretuar si indikator i institucionalizuar i shqetësimit perëndimor mbi rrjete të ndikimit të strukturuar, jo si masë individuale politike.⁸

Në këtë kuptim, Vulin funksionon si aktor i prodhimit të narrativës strategjike (strategic narrative entrepreneur), duke:

* normalizuar multipolaritetin si alternativë ndaj rendit liberal
* relativizuar agresionin rus në Ukrainë
* artikuluar diskurse të sovranitetit selektiv dhe anti-intervencionizëm perëndimor⁹

5. Mali i Zi: ndërhyrja hibride si proces shumë-dimensional

Rasti i Malit të Zi përfaqëson një laborator të ndërhyrjes hibride të vazhduar, ku ndërthuren ekonomia, feja dhe operacionet informative.

5.1 Ekonomia si varësi strukturore

Kapitali rus ka funksionuar si formë e penetrimit ekonomik të shtetit (state-influenced economic capture), duke krijuar leverage politik në sektorë strategjikë si turizmi dhe pasuritë e paluajtshme.¹⁰

5.2 Ngjarjet e vitit 2016: logjika e destabilizimit

Tentativa për grusht shteti në 2016 përfaqëson një rast të operacionit të ndërhyrjes hibride me objektiv të drejtpërdrejtë gjeopolitik, që synonte:

* pengimin e integrimit në NATO
* ndryshimin e ekuilibrit politik
* eliminimin institucional të Milo Đukanović¹¹

Raportimet investigative sugjerojnë përfshirje të rrjeteve të lidhura me GRU dhe aktorë rajonalë.¹² NATO StratCom e definon këtë rast si “hybrid escalation below the threshold of war”.¹³

5.3 Dimensioni fetar si infrastrukturë politike

Serbian Orthodox Church ka funksionuar si institucion i mobilizimit politik dhe identitar, duke kaluar kufijtë e rolit të saj tradicional fetar.

Gjatë krizës 2019–2020, ajo u shndërrua në aktor politik de facto, duke ndikuar në polarizimin institucional dhe narrativ të shtetit malazez.¹⁴

6. Kosova: sovranitet i kontestuar dhe konkurrencë normative

Kosova përfaqëson një regjim të sovranitetit të kontestuar (contested sovereignty regime), ku statusi shtetëror shndërrohet në instrument të konkurrencës gjeopolitike.

Serbia e përdor këtë çështje si mekanizëm të konsolidimit të brendshëm politik, ndërsa Rusia si instrument të delegjitimimit të normave të rendit liberal ndërkombëtar.¹⁵

Sipas International Crisis Group dhe NATO, veriu i Kosovës mbetet zonë me sovranitet të fragmentuar dhe risk të lartë të destabilizimit të vazhdueshëm.¹⁶

7. Maqedonia e Veriut: integrim i kontestuar dhe luftë informative

North Macedonia përfaqëson rast të integrimit euro-atlantik të shoqëruar me kundër-fushata të strukturuara informative.

Prespa Agreement përbën moment të rikonfigurimit identitar dhe zhbllokimit institucional në raport me NATO.¹⁷

Megjithatë, OCCRP dhe RFE/RL dokumentojnë ekzistencën e rrjeteve të dezinformimit të orientuara kundër këtij procesi, ndërsa EEAS e klasifikon këtë si formë të avancuar të Foreign Information Manipulation and Interference (FIMI).¹⁸

8. Sinteza: arkitektura shumë-shtresore e ndikimit

Analiza krahasuese tregon një strukturë të qartë hierarkike:

* Rusia → arkitekt strategjik dhe normativ
* Serbia → ndërmjetës rajonal operacional
* aktorët lokalë → ekzekutorë të narrativës dhe ndikimit

Ky model përfaqëson një sistem të decentralizuar të ndikimit, por me koherencë të lartë strategjike, karakteristik për format moderne të konkurrencës hibride.¹⁹

9. Përfundim

“Bota serbe” nuk duhet interpretuar si projekt i pavarur ideologjik, por si mekanizëm operacional i projektimit të ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kuptim, deklaratat dhe pozicionimet e aktorëve si Aleksandar Vulin nuk përfaqësojnë episode retorike, por indikatorë empirikë të funksionimit të një arkitekture më të gjerë të luftës hibride dhe konkurrencës gjeopolitike në Evropën Juglindore.²⁰

Fusnotat:

1. Galeotti, Mark. Hybrid War or Gibridnaya Voina? Getting Russia’s Non-Linear Military Challenge Right. NATO Defense College Research Paper No. 105, 2016.
→ Analizon konceptin e “luftës hibride” në doktrinën ruse, duke e përshkruar si një kombinim të koordinuar të instrumenteve ushtarake, informative, ekonomike dhe politike. Galeotti argumenton se Rusia nuk operon përmes luftës konvencionale lineare, por përmes një modeli “non-linear conflict”, ku kufiri midis paqes dhe luftës është i mjegullt dhe operacionalisht i qëllimshëm.

2. Hoffman, Frank G. “Conflict in the 21st Century: The Rise of Hybrid Wars.” Potomac Institute for Policy Studies, 2007.
→ Formulon bazën konceptuale të “hybrid warfare” si paradigmë e re e konfliktit bashkëkohor. Hoffman thekson se aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë përdorin njëkohësisht mjete konvencionale dhe jokonvencionale për të arritur objektiva strategjikë pa hyrë në luftë të hapur të deklaruar.

3. Renz, Bettina & Smith, Hanna. “Russia and Hybrid Warfare – Going Beyond the Label.” Aleksanteri Papers, University of Helsinki, 2016.
→ Kritikojnë përdorimin e termit “luftë hibride” si etiketë e përgjithshme dhe jo gjithmonë analitikisht e saktë. Autorët argumentojnë se është e nevojshme të analizohet struktura institucionale dhe operacionale e ndërhyrjeve ruse, jo vetëm terminologjia përshkruese e tyre.

4. Wendt, Alexander. Social Theory of International Politics. Cambridge University Press, 1999.
→ Ofron bazën teorike të konstruktivizmit në marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht konceptin e sigurisë ontologjike. Sipas Wendt, identitetet shtetërore nuk janë të dhëna, por të ndërtuara dhe të ndjeshme ndaj ndërhyrjeve të jashtme përmes proceseve normative dhe diskursive.

5. Laruelle, Marlène. Russian Nationalism: Imaginaries, Doctrines, and Political Battlefields. Routledge, 2018.
→ Analizon evoluimin e nacionalizmit rus dhe konceptin “Russkiy Mir” si një doktrinë ideologjike që kombinon identitetin kulturor, religjioz dhe politik për të justifikuar ndikimin e Rusisë jashtë kufijve të saj shtetërorë.

6. European Council on Foreign Relations (ECFR). “Russia in the Western Balkans: A New Phase of Influence?” Policy Brief, 2022.
→ Raporti identifikon Ballkanin Perëndimor si një zonë të “strategic entrenchment”, ku Rusia përdor rrjete politike, mediatike dhe ekonomike për të ruajtur ndikim afatgjatë, veçanërisht përmes aktorëve lokalë si Serbia.

7. U.S. Department of the Treasury. “Treasury Sanctions Aleksandar Vulin and Related Network.” July 11, 2023.
→ Dokument zyrtar që përshkruan arsyet e sanksioneve ndaj Aleksandar Vulinit, duke përfshirë lidhjet e tij të dyshuara me rrjete të ndikimit rus, korrupsion transnacional dhe aktivitete që minojnë stabilitetin institucional në Ballkanin Perëndimor.

8. Balkan Insight. “Who is Aleksandar Vulin and Why Was He Sanctioned?” 2023.
→ Analizë investigative që shqyrton karrierën politike të Vulinit, rolin e tij në institucionet e sigurisë serbe dhe afërsinë ideologjike dhe politike me narrativat pro-ruse dhe anti-perëndimore.

9. Center for Strategic and International Studies (CSIS). Russian Economic Influence in Montenegro. 2019.
→ Raporti analizon përdorimin e kapitalit rus në sektorë strategjikë të Malit të Zi (turizëm, energji, pasuri të paluajtshme), duke e konceptuar këtë si formë të “economic statecraft” që krijon varësi strukturore dhe leverage politik.

10. Prokuroria Speciale e Malit të Zi. Indictment: 2016 Coup Attempt Case. Podgoricë, 2017.
→ Dokument zyrtar gjyqësor që përshkruan hetimet mbi tentativën e grushtit të shtetit në vitin 2016, duke identifikuar një skemë të koordinuar për destabilizim institucional dhe pengim të integrimit të Malit të Zi në NATO.

11. The Guardian. “Montenegro Coup Plot and Alleged Russian Involvement.” 2016.
→ Raport investigativ që analizon dimensionin ndërkombëtar të tentativës për grusht shteti, duke përfshirë dyshime mbi përfshirjen e rrjeteve të lidhura me inteligjencën ushtarake ruse GRU dhe aktorë rajonalë.

12. The New York Times. “A Balkan Coup Attempt and Russia’s Shadow.” 2017.
→ Artikull analitik që vendos ngjarjet e Malit të Zi në kontekst të gjeopolitikës së luftës hibride ruse, duke theksuar përdorimin e aktorëve proxy dhe operacioneve të mohueshme (plausible deniability).

13. NATO Strategic Communications Centre of Excellence (StratCom). Hybrid Threats in the Western Balkans. Riga, 2018.
→ Raport strategjik që vlerëson Ballkanin si zonë të ekspozuar ndaj kërcënimeve hibride, duke përfshirë ndërhyrje informative, operacione psikologjike dhe destabilizim politik nën pragun e luftës së hapur.

14. Freedom House. Nations in Transit: Montenegro Report. 2020.
→ Raporti dokumenton përkeqësimin e indikatorëve të demokracisë, polarizimin politik dhe ndikimin e jashtëm në proceset institucionale dhe shoqërore në Mal të Zi.

15. Džankić, Jelena. “Religious Identity and Statehood in Montenegro.” Southeast European and Black Sea Studies, 2021.
→ Analizon rolin e identitetit fetar ortodoks në ndërtimin e shtetësisë malazeze dhe tensionet midis identitetit kombëtar malazez dhe narrativave pan-serbe.

16. International Crisis Group. Kosovo-Serbia Relations: Managing the Standoff. 2023.
→ Raport që analizon konfliktin e ngrirë midis Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar rrezikun e eskalimeve të papritura dhe rolin e aktorëve të jashtëm në stabilitetin rajonal.

17. NATO. Security Environment in Kosovo Reports. 2022–2024.
→ Vlerësime të vazhdueshme të situatës së sigurisë në Kosovë, me fokus në veriun e vendit si zonë e ndjeshme ndaj tensioneve politike, kriminalitetit të organizuar dhe ndikimit të jashtëm.

18. OCCRP (Organized Crime and Corruption Reporting Project). Russian Influence Operations in North Macedonia. 2017.
→ Investigim ndërkombëtar që dokumenton rrjete të ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut, përfshirë financimin e aktorëve politikë dhe organizatave që kundërshtonin integrimin në NATO.

19. European External Action Service (EEAS). Foreign Information Manipulation and Interference (FIMI) Report. 2023.
→ Raport zyrtar i Bashkimit Evropian që analizon operacionet e dezinformimit dhe ndërhyrjes informative në Ballkanin Perëndimor, duke identifikuar rrjete të koordinuara të ndikimit të jashtëm.

20. Bechev, Dimitar. Russia’s Strategic Interests in the Balkans. Carnegie Europe, 2023.
→ Analizon interesat strategjike të Rusisë në Ballkan, duke përfshirë energjinë, ndikimin politik, instrumentet hibride dhe përdorimin e aktorëve lokalë si Serbia për projeksion indirekt të fuqisë.

Vendi i Lekës,14.05.2026


Send this to a friend