VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Për fëmijët e Angelinës flasin dadot: Janë të çmendur, mbajnë thika dhe s’mësojnë

By | September 25, 2016

Komentet

Vdes aktorja Kelly Preston, gruaja e John Travoltës

voal.ch – Kelly Preston (13 Tetor 1962 – 12 korrik 2020), aktorja dhe gruaja e John Travoltës ka vdekur në moshën 57 vjeçare.

Travolta përmes një postimi në Instagram bëri me dije lajmin e hidhur se Preston kishte humbur betejën me kancerin e gjirit.

Çifti ishin të martuar në vitin 1991 dhe prej asaj kohe nuk ishin ndarë kurrë më.

Travolta falënderoi punonjësit shëndetësorë që ishin kujdesur për gruan e tij “si dhe shumë miq që kanë qenë pranë saj”.

Djali i çiftit Jett Travolta vdiq në moshën 16 vjeçar në janar të vitit 2009 gjatë pushimeve familjare në Bahamas, raporton BBC.

Jett që vuante nga autizmi u gjet i vdekur në janar 2009, ku familja kishte shkuar të festonve Vitin e Ri, pasi pasi pësoi një krizë dhe goditi kokën në vaskë në shtëpinë e tyre në Bahamas.

Ata kanë dy fëmijë të tjerë, Ella Bleu dhe Benjamin, që lindi pas vdekjes të Jett.

Karriera e aktrimit të Preston përfshiu roley në “Twins”, “From Dusk Till Dawn”, “Jerry Maguire” dhe “The Cat in the Hat”.

Ajo gjithashtu bashkëpunoi me Travoltën në filmin “Gotti”, 2018.

Ata të dy u martuan në vitin 1991. Udhëtuan në Paris me Air France Concorde për të bërë ceremoninë e dasmës në Hotel de Crillon (në Place de la Concorde) më 5 shtator 1991. Iu desh të bënin një ceremoni të dytë sepse ajo e celebruar nga ministri francez i Shentologjisë (të dy ishin shentologjistë), u konsiderua e pavlefshme. Ceremonia e dytë u bë më 12 shtator, në Daytona Beach, Florida. Preston dhe Travolta kihisn tre fëmijë: djali Jett (13 prill 1992 – 2 janar 2009), vajza Ella Bleu (lindur më 2000) dhe djali i tyrë i dytë Benjamin (lindur më 2010).

Kelly Preston kishte dy vjet që ishte diagnosifikuar me kancer të gjirit, por ky fakt ishte mbajtur jashtë mediave.

“Për një kohë do të më duhet të kujdesem për fëmijët që humbën nënën e tyre, kështu të më falni, nëse nuk do të dëgjohemi për ca kohë…Me dashuriJT, lajmëroi John Travolta në Instagram/EB/cnn.com

 

Ndarja e çmimeve Oscar shtyhet për prill të 2021-ës

Akademia e Shkencave dhe Arteve në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar se ka shtyrë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, për 25 prill të vitit të ardhshëm, nga 28 shkurti kur ishin bërë planifikimet fillestare.

Pandemia me koronavirus ka mbyllur shumë teatro në gjithë botën, si dhe ka ndalur prodhimin e filmave të rinj.

Kjo Akademi ka shtyrë edhe datën e afatit të fundit të dërgimit të filmave që mund të garojnë për këto çmime, nga 31 dhjetori i këtij viti, në 28 shkurt të 2021-ës.

“Shpresa jonë, për shtyrjen e afatit të aplikimit, është që t’iu ofrojmë fleksibilitet regjisorëve në përfundimin e filmave të tyre, pa i ndëshkuar për diçka që është jashtë kontrollit të secilit”, ka thënë presidenti i Akademisë, David Rubin dhe shefja ekzekutvive, Dawn Hudson.

Ndalja e incizimit të filmave, ka shtyrë shumë regjistorë që të pezullojnë planet për publikim të projekteve të tyre këtë vit.

Kjo është vetëm hera e katërt, në historinë 93-vjeçare të ndarjes së këtyre çmimeve, që data e ceremonisë është ndryshuar; më 1938, për shkak të vërshimeve në Los Angelos, më 1968, për shkak të vrasjes së liderit për të drejtat civile, Martin Luther King Jr., dhe më 1981, pas tentim-vrasjes së presidentit të atëhershëm amerikan, Ronald Regan.

Ndryshon gara për çmimet filmike Oscars

Pamje nga ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar këtë vit.

Filmat e shfaqur online do të mund të garojnë në ceremoninë e vitit të ardhshëm të çmimeve Oscar, ka njoftuar Akademia e Arteve dhe Shkencave në Hollywood.

Këto ndryshime janë bërë për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri.

Deri tani, vetëm filmat që janë shfaqur nëpër kinema për të paktën një javë në Los Angelos kanë pasur mundësi të garojnë.

Mirëpo meqë pandemia me koronavirus ka ndikuar në mbylljen e kinemave në gjithë botën, një numër i filmave janë transmetuar nëpër platforma online.

Presidenti, David Rubin dhe shefja ekzekutive, Dawn Hudson kanë thënë: “Akademia beson se nuk ka mënyrë më të mirë për të përjetuar magjinë e filmave sesa kur ata shfaqen në kinema. Përkushtimi ynë ndaj kësaj teorie është i pandryshuar dhe palëkundur. Megjithatë, pandemia tragjike me sëmundjen Covid-19mn (që shkakton koronavirusi) ka krijuar nevojën e këtij përjashtimi të përkohshëm”.

Rregullat tradicionale është thënë se do të rikthehen sapo të përfundojë pandemia.

Filmi jugkorean, Parasite ka fituar çmimin për filmin më të mirë këtë vit të Akademisë, duke u bërë filmi i parë që nuk është gjuhën angleze, por ka marrë Oscar në këtë kategori.

Ky film shpërfaq satirën sociale rreth dy familjeve nga klasa të ndryshme shoqërore në Seul, njëra që jeton në varfëri në bodrum dhe një familje të pasur që jeton në një shtëpi të madhe. rel

Ka vdekur nga koronavirusi Allen Daviau, drejtori i fotografisë të “E.T.”

voal.ch – Allen Daviau, drejtori i fotografisë për filmin “E.T.” vdiq në Los Angeles nga koronavirus.

Ai ishte 77 vjeç. Në karrierën e tij, kineasti kishte punuar me profesionistë të tillë si Steven Spielberg, në filma si “ET”, “Indiana Jones and Temple of Doom”, “The Color Viola”, si dhe me Barry Levinson, me të cilin kishte punuar për filmi “Bugsy” dhe për “Avalon”./RSI.CH/EB/

 

 

Audrey Hepburn 14 vjeçare ka luftuar në Hollandë kundër nazistëve

voal.ch – Audrey Hepburn një nga aktoret më të famshme në Hollywood, por ajo gjithashtu në jetë kishte një rol që pak e dinin: atë të spiunes.

Kjo u zbulua nga Robert Matzen në librin “Vajza Hollandeze: Audrey Hepburn dhe Lufta e Dytë Botërore”, botuar nga GoodKnight Books, ku konfirmohet se si Hepburn e re ndihmoi rezistencën kundër nazistëve në Hollandë.

Aktorja e ardhshme lindi në Belgjikë në vitin 1929 në një familje të klasës së lartë: babai i saj punonte në financa dhe nëna e saj, baronesha Ella van Heemstra, ishte një fisnike hollandeze. Në vitin 1935 babai i saj la familjen dhe shkoi në Londër, Audrey kaloi disa vjet në një shkollë private pranë Dover, Angli, por me fillimin e luftës nëna e saj mendoi se ishte më mirë që ajo dhe vajza e saj të transferoheshin në Holandë.

Megjithë titullin fisnik, familja nuk ishte e pasur: “Nëna ime nuk kishte asnjë qindarkë – zbuloi aktorja, e cila vdiq në vitin 1993 – Prindërit e mi u divorcuan kur isha 10 vjeç, babai im u zhduk, nuk kishim para”.

Më 1942 daja i saj, Otto van Limburg Stirum, u arrestua, u burgos dhe u pushkatua, një tragjedi që bindi nënën e Hepburn, një mbështetëse e nazizmit, për të ndihmuar rezistencën.

Ishte në verën e vitit 1944, kur Hepburn filloi të aktivizihej vullnetarisht për Hendrik Visser `t Hooft, një mjek dhe udhëheqës i lëvizjes antinaziste, dhe kështu u krijuan lidhjet e saj me Rezistencën. Ajo e vuri kërcimin në shërbim të luftës antinazistee, duke filluar të performojë në aktivitete të paligjshme të natës,  të organizuara për të mbledhur fonde. Për më tepër, ajo mbajti një gazetë të Rezistencës, Oranjekrant, dhe meqë fliste anglisht, ajo u zgjodh nga Visser ´t Hooft për të përcjellë mesazhe dhe ushqim për pilotët Aleatë  në 1944. Sipas djalit të aktores, Luca Dotti, lufta ishte tregimi i saj i preferuar: “Ajo më thoshte se ishte shumë e lumtur me angazhimin e saj në luftë kundër nazizmit”. (Ansa)/EB

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij dalin nga spitali

Aktori amerikan Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson të hënën u lanë të lirë nga një spital në Australi pasi morën trajtimin për koronavirusin, raporton Anadolu Agency (AA).

Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson njoftuan të mërkurën se ata u testuan pozitivë ndaj koronavirusit të ri.

Çifti që tani është në vetë-karantinë, ishin në Bregun e Artë derisa Hanks po filmonte një biografi për Elvis Presley, raportoi BBC.

“Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim ftohje dhe dhimbje të trupit. Rita kishte dridhje që vinin dhe shkonin. Edhe ethe të pakta”, tha aktori fitues i çmimit Oscar në Instagram.

Më vonë në një postim tjetër Hank falënderoi “të gjithë që janë duke u kujdesur aq mirë për ne”.

Ai u testua pasi ishte “ekspozuar” dikujt që ishte testuar pozitivisht, sipas raportit.

Virusi u shfaq në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, dhe është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli shpërthimin një pandemi.

Tom Hanks dhe bashkëshortja me koronavirus

Michael Brown

Aktori amerikan Tom Hanks ka njoftuar se ai dhe bashkëshortja e tij, aktorja Rita Wilson, kanë rezultuar të prekur nga COVID-19 pas testeve të bëra.

Në një deklaratë të publikuar mbrëmjen e së mërkurës, Tom Hanks tha se sëbashku me bashkëshorten ishin testuar pasi u sëmurën në Australi. Ai tha se kishin simptoma të ngjashme me ftohjen, temperaturë, dhimbje trupi dhe plogështi.

Aktori 63 vjeçar tha se ata do të vazhdojnë të testohen, mbikëqyren dhe izolohen për aq kohë sa kërkojnë rregullat për sigurinë publike dhe shëndetësore. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se shumica e njerëzve shërohen nga virusi i ri.

Kirk Douglas gati gjithë pasurinë e tij 61 milionë $ e lë për bamirësi

voal.ch – Kirk Douglas gati gjithë pasurinë e tij 61 milionë $ e lë për bamirësi

Aktori famoz, që ka interpretuar në filmat klasikë si like Lust For Life, Spartacus dhe Paths Of Glory, u nda nga kjo botë në fillim të shkurtit në moshën 103 vjeç.

Tani është zbuluar se ai e ka dhuruar pothuaj të gjithë pasurinë e tij për bamirësi.

Legjenda e Hollywood i ka dhuruar  50 milion $ nga 61 milionë $ sa ishte pasuria e tij 61 Fondacionit Dougla, me qëllim “për të ndihmuar ata që nuk kanë mundësi të ndihmojnë vetveten,” sikur raporton The Mirror.

Prej kësaj shume do të marrë mbështetje financiare St Lawrence University, për bursa për studentët që nuk kanë mundësi; po ashtu një pjesë do të shkojë  për Childhood Center; Culver City’s Kirk Douglas Theatre, dhe Children’s Hospital në Los Angeles.

Deri tani është e paqartë se ku do të shkojnë 10 milionë $ e mbetura. Kirk Douglas ka lënë pas, gruan e tij të dytë Anne, me të cilën jetoi 66 vjet dhe tre djemtë e tij Joel, Peter, dhe Michael./EB

Liria Prishtina, një shqiptare mes fituesve të Oscars 2020. Njihuni me artisten që ‘rrëmbeu’ çmimin e madh

Mes emrave të njohur të kinemasë dhe industrisë së filmit gjatë ndarjes së çmimeve Oskar ishte dhe një artiste me origjinë shqiptare. Ajo quhet Liria Prishtina (Pristine), e cila ishte pjesë e ekipit fitues të Çmimit Oscar për kostumografinë në filmin “Little Ëomen”. Lajmi është bërë i ditur nga babai i artistes, Fisnik Prishtina, një biznesmen i suksesshëm në Toronto.

Ai me krenari njoftonte në ‘Facebook’ se modelimet e të bijës ndihmuan ekipin të fitonin Oscar për kostumet. “Dizajnet e vajzës sime ndihmuan ekipin e saj të fitojë Oskar sonte për kostume (nëse më pyet mua, ishte e gjitha vajza ime) me filmin 2019, “Little Women”, kush do të thotë mashallah (Zoti e bekoftë)? Dizajnet e saj janë gjithmonë elegante”, -tha ai.

Liria ka studiuar në Londër. Pas kolegjit Camberwell ajo ndoqi shkollën e modës, ndërsa sot ka një karrierë të suksesshme.
(BalkanWeb)

Filmi nga Koreja e Jugut – bëri historinë në ndarjen e çmimeve Oscar

Filmi “Parasite” nga Koreja e Jugut, është fitues i çmimit për filmin më të mirë, duke u bërë kësisoj filmi i parë që nuk është në anglisht por që mori çmimin Oscar në këtë kategori.

Filmi shkëlqeu në ceremoninë e 92-të të ndarjes së çmimeve Oscar, që u mbajt në Teatrin Dolby në Kaliforni.

Me katër çmime Oscar, ai la prapa filmin e nominuar në disa kategori, “1917”, i cili fitoi tre çmime.

Në kategoritë tjera, Renee Zellweger fitoi çmimin për aktoren më të mirë për portretizimin e Judy Garland në filmin Judy.

Renee Zellweger

Laura Dern është fituese çmimit për aktoren më të mirë në rol dytësor për rolin e saj në filmin, Marriage Story.

Laura Dern

Joaquin Phoenix, fitoi çmimin për rolin në filmin Joker.

Joaquin Phoenix

Brad Pitt fitoi çmimin për rolin më të mirë në rol dytësor në filmin, Once Upon a Time in Hollywood.

Ndahet nga jeta Kirk Douglas, legjenda e fundit e Hollivudit

VOAL – Aktori Kirk Douglas, një nga “monstrat e shenjta” të fundit të shkëlqyera të Hollivudit, vdiq të mërkurën 5 shkurt. Aktori i njohur amerikan Kirk Douglas ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare

Vdekja e Kirk Douglas u njoftua nga djali i tij Michael Douglas përmes rrjetit social Instagram.

“Me trishtim të jashtëzakonshëm, vëllezërit e mi dhe unë njoftojmë se Kirk Douglas na la sot në moshën 103 vjeçare”, tha djali i tij Michael, gjithashtu një yll i Hollivudit.

“Për botën, ai ishte një legjendë, një aktor i filmave nga epoka e artë, të cilën ai e jetoi mirë. Një njeri humanitar, përkushtimi i të cilit në drejtësi, vendosi një standard që na inspiron të gjithë neve”, shtoi Douglas.

Lindur në Amsterdam (në shtetin e Nju Jorkut) më 9 dhjetor 1916 nga emigrantë hebrenj bjellorusë si Issur Danielovitch dhe i njohur ndryshe si Isadore Demsky, ai shërbeu në Marinën e Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Lindur shumë i varfër, Kirk kur ishte i vogël iu shiste ushqime cikërrima kalimtarëve për të blerë qumësht për familjen. Ndonëse autodidakt, ai shumë shpejt do të ngjiste shkallët e karrierës të Hollivudit falë talenti të tij të jashtëzakonshëm.

Ai, duke festuar njëqind vjetorin, nderoi atë që ai ia detyroi jetëgjatësinë e tij: “Unë kisha aq fat që takova shoqen time të shpirtit 63 vjet më parë,” shkroi aktori në revistën ‘Closer Weekly’, duke folur për gruan e tij të dytë Anne. Sot 100 vjeçe, Anne ka qenë në krah të tij deri në fund.

Me gruan e parë kishte dy djem, Michael dhe Joel, ndërsa Eric dhe Peter lindën me gruan e dytë. Eric vdiq nga një mbidozë në një moshë shumë të re.

Dy tragjedi të tjera goditën aktorin në vitet nëntëdhjetë: në vitin 1991 Douglas mrekullisht i mbijetoi një rrëzimi me helikopter ku dy nga shokët e tij të fluturimit humbën jetën. Në vitin 1996 një iktus ia hoqi mundësinë e të folurit. Por i durueshëm si gjithmonë, me orë dhe orë të tëra terapive rehabilituese, Kirk rifitoi të paktën disa aftësi për të komunikuar.

Ai ishte nominuar tri herë për çmimin Oscar për Aktorin më të Mirë për “Kampionin e Madh”, “E bukura dhe bisha” dhe “Epshe për Jetën”, por në vitin 1996 u nderua me Çmimin e Nderit nga Akademia.

Rolet e tij në “Horizonet e lavdisë” nga Stanley Kubrick dhe “Spartacus” më 1960 mbeten shumë të famshme. Shumë ishin rolet e tij në filmat westernë. Me kalimin e kohës, paraqitjet e tij në një film do të rralloheshin gjithnjë e më shumë deri në filmin e fundit të vitit 2004, “Iluzion”.

Kirk Douglas, një nga aktorët më të famshëm të Hollywood-it, njihej edhe për rolet e tij në filmat e paharrueshëm si “Spartaku”, “Rrugët e fitores”, “20.000 lega nën det” e tjerë.

Ai gjithashtu mori Medaljen Presidenciale të Lirisë dhe një çmim për arritje në jetë nga Instituti Amerikan i Filmit./Elida Buçpapaj

Më 26 janar 1925 lindi Paul Newman, një nga simbolet seksi të kinemasë Amerikane

VOAL – Lindur në 26 Janar 1925 në Shaker Heights, Ohio, Paul Newman (Pol Njuman) u diplomua në Kolegjin Kenyon me një diplomë në shkencë dhe në vitet 1940 u bashkua me një kompani teatrore. Këtu ai u takua me Jakie Witte e cila u bë gruaja e tij më 1949. Tre fëmijë kanë lindur nga martesa, më i riu, Scott, vdiq tragjikisht nga një mbidozë më 1978.

Në vitet 1950 ai u regjistrua në shkollën e aktrimit “Studio e Aktorit” në New York dhe bëri debutimin e tij në skenën e Broadway me shfaqjen “Picnic” të William Inge. Pasi ka magjepsur audiencën e tërë, ai vendos që rruga e re për të marrë është ajo e kinemasë: në vitin 1954 ai niset për në Hollywood duke bërë debutimin e tij në filmin “The Chalice Chalice”.

Në atë kohë kinemaja amerikane ishte përplot me aktorë të bukur, të mallkuar dhe të mirënjohur nga audienca dhe kritikët – një shembull mbi të gjitha është Marlon Brando me “Përballë fronit” të tij – dhe për Newman nuk duket e lehtë të vendosë dhe të bëhet pjesë e sistemit të yjeve. Por fati qëndron në pritje dhe i riu James Dean vdes në mënyrë tragjike. Në vend të tij, Paul Newman është thirrur të luajë rolin e boksierit italo-amerikan Rocky Graziano.

Në vitin 1956, “Someone Loves Me” doli në kinema dhe arriti suksesi i publikut dhe kritikëve. Në një kohë të shkurtër, me shikimin e tij të zgjuar me sy të thellë blu dhe qëndrimin e tij, ai njihet si një nga simbolet seksi të kinemasë Amerikane.

Më 1958, pas divorcit të tij nga Witte, ai u martua me aktoren Joanne Woodward të njohur në serialin e filmit “Vera e gjatë e nxehtë” dhe me të cilën ai vazhdon i martuar lumturisht deri në fund të jetës. Nga bashkimi i tyre lindin tri vajza.

Në vitin 1961 ai ndërmori hapin e madh dhe vendosi të provojë dorën e tij me filmin e shkurtër “Mbi dëmin e duhanit” pas kamerës; filmi i tij i parë regjisorial është “Koha e parë e Jennifer” ku Newman  drejton gruan e tij.

Karriera e tij si regjisor vazhdon me filmat “Sfidë pa frikë” (1971), “Efektet e rrezeve gama në lulet e Matilde” (1972), “Kopshti zoologjik i xhamit” (1987).

Më 1986, Addemy më në fund e vuri re dhe Oskari erdhi për interpretimin e tij në filmin “Ngjyra e parave” të Martin Scorsese, së bashku me një Tom Cruise të ri.

Gjatë viteve 1970, pasioni i tij i madh ishte gara me motor dhe në 1979 ai mori pjesë në 24 orët e Le Mans, duke përfunduar i dyti pas timonit të Porsche të tij. Në vitet ’90 lindi vetë Newman, një kompani ushqimore e specializuar në prodhimin organik, të ardhurat e së cilës dhurohen për bamirësi.

Në vitin 1993 ai mori çmimin “Jean hersholt Humanitaria” nga Akademia për iniciativat e tij bamirëse. Në kujtim të djalit të tij Scott, Newman drejton “Harry & bir” më 1984, historia e babait dhe të birit që u largua nga një mijë keqkuptime.

Klasi i Paul Newman mund të gjendet në filma të shumtë, nga ato kryevepra janë “Macja në çatinë e nxehtë” (1958, me Elizabeth Taylor) dhe “Stangata” (1973, me Robert Redford) deri në filmat më të fundit (” Fjalët që nuk jua kam thënë “- 1998, me Kevin Costner,” Ai ishte babai im “- 2003, me Tom Hanks) ku, megjithëse i moshuar, prania e tij ende bën ndryshimin.

Në fund të korrikut 2008 ai u diagnostikua me kancer të mushkërive. Ai kalon muajt e fundit të jetës së tij me familjen e tij: më 26 shtator 2008 ai vdes në shtëpinë e tij në Westport, në shtetin e Connecticut./ Elida Buçpapaj