Ata që janë në pushtet kanë frikë nga ndryshimet.
Ata që janë përmbysur ëndërrojnë ndryshime dhe punojnë për to.
Kurse vegjëlia rri në mes dhe paguan dëmet.
— Sokrati
Nëse ka një e vërtetë që ka udhëtuar pothuajse e pandryshuar nëpër shekuj, ajo është se lufta për pushtet rrallëherë pushon. Ndryshojnë emrat, flamujt, sistemet dhe sloganet, por mbetet i njëjti cikël: dikush përpiqet të ruajë pushtetin, dikush tjetër përpiqet ta marrë atë.
Mes tyre qëndron njeriu i zakonshëm.
Ai nuk zgjohet në mëngjes duke menduar për strategjitë e partive. Nuk fle duke llogaritur koalicionet. Nuk i kalon ditët duke ndërtuar pushtet. Ai zgjohet për të siguruar jetën, për të rritur fëmijët, për të mbajtur familjen, për të ruajtur dinjitetin.
Por pikërisht ai është ai që paguan më shumë.
Kur ekonomia dobësohet, ai e ndien i pari.
Kur çmimet rriten, ai shtrëngon rripin.
Kur institucionet dështojnë, ai pret në radhë.
Kur drejtësia vonon, ai humbet besimin.
Kur politika polarizohet, ai humbet qetësinë.
Pushteti dhe opozita shpesh paraqiten si kundërshtarë të përbetuar. Në skenë duken të ndarë nga gjithçka. Por nga këndvështrimi i qytetarit, nganjëherë ato duken si dy brigje të të njëjtit lumë: të zëna me njëra-tjetrën, ndërsa uji rrjedh mbi jetët e njerëzve.
Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e Luginën e Preshevës, shqiptari i zakonshëm ka dëgjuar premtime për dekada. Ka dëgjuar fjalë për zhvillim, reforma, integrim, rilindje, ndryshim, transformim. Disa prej tyre kanë sjellë përmirësime reale. Të tjera kanë mbetur vetëm jehonë fjalësh.
Megjithatë, populli vazhdon të presë.
Pret një shkollë më të mirë për fëmijët.
Pret një spital ku njeriu të trajtohet me dinjitet.
Pret një gjykatë ku e drejta të mos ketë çmim.
Pret një administratë që shërben dhe nuk sundon.
Pret një treg pune ku suksesi të vijë nga aftësia dhe jo nga lidhja.
Kjo pritje nuk është thjesht ekonomike. Ajo është morale.
Sepse njeriu nuk ushqehet vetëm me bukë. Ai ushqehet edhe me ndjenjën se jeton në një vend ku ka vlerë, ku respektohet dhe ku e ardhmja nuk është një derë e mbyllur.
Ndoshta drama më e madhe shqiptare e dekadave të fundit nuk është varfëria, as mungesa e burimeve. Drama më e madhe është largimi i shpresës.
Kur një i ri largohet nga vendi i vet, ai nuk merr me vete vetëm valixhen. Ai merr me vete energjinë, dijen, ëndrrat dhe vitet e tij më të mira.
Kur largohet një mjek, largohet një pjesë e kujdesit të nesërm.
Kur largohet një mësues, largohet një pjesë e dijes së ardhshme.
Kur largohet një sipërmarrës, largohet një mundësi për punësim.
Kur largohet një student i shkëlqyer, largohet një mundësi për zhvillim.
Dhe kështu kombi humbet jo me zhurmë, por në heshtje.
Asnjë sirenë nuk bie.
Asnjë kambanë nuk lajmëron.
Vetëm aeroportet mbushen dhe fshatrat zbrazen.
Në këtë pikë duhet bërë një pyetje e vështirë:
A ekziston politika për qytetarin, apo qytetari për politikën?
Në teori, përgjigjja është e qartë. Në demokraci pushteti duhet të jetë shërbim. Funksioni i tij është të krijojë kushte që njeriu të jetojë më mirë, më lirë dhe më me dinjitet.
Por sa herë që pushteti fillon ta shohë veten si qëllim në vetvete, ai largohet nga misioni i tij.
Dhe sa herë që opozita e sheh ndryshimin vetëm si rrugë drejt pushtetit, ajo rrezikon të bëhet pasqyrë e asaj që kritikon.
Prandaj shoqëritë përparojnë vetëm kur lind një kulturë ku shteti është më i rëndësishëm se partia, ku institucioni është më i rëndësishëm se individi dhe ku interesi publik është më i rëndësishëm se fitorja politike.
Historia shqiptare është histori mbijetese.
Ky popull ka kaluar pushtime, perandori, ndarje kufijsh, luftëra, represione dhe tranzicione të gjata. Ka kaluar periudha kur gjithçka dukej e humbur dhe megjithatë ka gjetur forcë për të vazhduar.
Kjo është arsyeja pse shpresa nuk është luks për shqiptarët. Ajo është një formë mbijetese.
Por shpresa nuk mund të mbahet gjallë pafundësisht vetëm me fjalë.
Ajo ka nevojë për drejtësi.
Ka nevojë për meritë.
Ka nevojë për mundësi.
Ka nevojë për institucione që funksionojnë.
Ka nevojë për njerëz që mbajnë përgjegjësi për atë që premtojnë.
Në fund, pyetja nuk është se kush do të fitojë zgjedhjet e ardhshme.
As kush do të jetë në pushtet nesër.
Pyetja është më e thellë:
A do të arrijmë të ndërtojmë një shoqëri ku fëmijët të mos kenë nevojë të largohen për të ëndërruar?
Ku pleqtë të mos ndihen barrë?
Ku puna të vlerësohet?
Ku ligji të vlejë për të gjithë?
Ku politika të matet me shërbimin dhe jo me propagandën?
Sepse kur të vijë ajo ditë, formula e vjetër do të humbasë forcën e saj.
Atëherë pushteti nuk do të ketë frikë nga ndryshimi.
Opozita nuk do ta kërkojë ndryshimin vetëm për vete.
Dhe vegjëlia nuk do të paguajë më dëmet e betejave të të tjerëve.
Atëherë qytetari nuk do të jetë më spektator i historisë.
Do të jetë arsyeja pse historia shkruhet.
Vendi i Lekës,14.06.2026





Athikuli prof dr.Mehdi hysenit eshte shume i qillur ,por nuk ka kujt.ti.tregoj se kush fuhet te bahet.kryminidter se hajt e din.vetem hajnin e azgje tjeter.ME rrespekt.zjarri.
Shum e vertet dhe bindse artikulli i profesor mehdi hysenit
Jete per ta vlersue.
Albini do ta nxjerr kosoven nga kalapsi
Qe e fundosen per kto vite.
Politikanet e korruptuar.
Miku im atdhetar, Mehdi Hyseni!
Më erdhi fort mirë për këtë shkrim (opinion) prej teje, në përkrahje të atdhetarit dhe veprimtarit të madh, Albin Kurti dhe VV.
Është mirë kur njerëzit reflektojnë pozitivisht,-mirëpo në veanti është keq për, njerëzit e artit, shkencës, të kulturës dhe të sporteve që, disa reflektojnë pozitivisht goxha vonë, ndërsa të tjerët po sikur të parët për interesa personale, grupore, miqësore, partiake, krahinore, bajfraktariste, oportuniste, nuk kanë kurajën as forecën të kalojnë në radhët e forcave dhe Lëvizjeve përparimtare dhe Revolucionare me kohë. Po duhen të kalojnë shumë vite që, “pehlivanët” poolitikë dhe intelektualët e barkut e jo të trurit ; të kuptojnë se ja në çfarë humnerash i paska ¨katandisur borgjezia reaksionare kapitaliste?!!
Para ca vitesh një mik imi, më tregoi një rrëfjim që mua m´u dik fort intersant; poeti ynë i madh, Jakup Ceraja , paska lexuar dikur se, një filozof francez, për ne shqiptarët paska thënë:
“Është një popull në gadishullin Ilirik (Ballkan) që, është shumë trim dhe bujar; mirëpo, dy gjëra i ka me huqe shumë të mëdha:
1.
“Shqiptari, o shqiptarja, gjithnjë, kur shkojnë musafirë tek miqtë, nikoqiri i shtëpisë mikpritjen e fillon me fjalë të huaja dhe anasjjelltas”?!!!
Ai mesiguri i ka dëgjuar apo lexuar që shqiptarët e kanë këtë rreng të madh për mikpritjen,-me fj, turke: selammalejkum, hozhgjolldën, merhaba, e të tjera…, -mbase, fatbardhësisht, kohëve të fundit, kjo ka filluar të mos jetë e theksuar në odat tona; por jo pa ndikime të tilla në ca rrethe kryuesisht nga pleqtë e pa shkolluar, apo nga fanatikët fetarë; poer jo nga njerëzit e ditur dhe përparimtarë.
2.
“Shqiptari, o shqiptarja, në shumicën e rasteve , nuk e bëjnë mirë një punë…, pa e bërë keq”!
E keqe është ajo çfarë bëjmë ne shqiptarët me pikën e parë, por edhe shumë, shumë më keqe, është ajo që kanë bërë dhe po bëjnë shqiptarët gjer më sot, -me pikën e dytë.
Pse them kështu?!
Po, a nuk jemi ne shqiptarët që, nëse dy shqiptarë, njerëzit tanë, kanë një mosmarrëveshje midis tyre; nuk i dalim me kohë ta presim sherrin e tyre të mos ta rrinisin në dhunë : rrahje, plagosje apo edhe në vrasje?!
Ne, shumica prej nesh, shkojmë për ngushëllime, pastaj shkojmë për t´i pajtuar familjet e rëna në konflikte, për më keq edhe kur arrihet të pajtohen, atyre “pleqnarët” e prapësive ua lënë një shtek hyrjeje që të ndoshin përsëri në sherre?!…
Me këto fakte të hidhura, dua të theskoj faktin që, sikur nga inteligjencia përparimtare shqiptare, të kishte përkrahjen me kohë, i madhi, Albin Kurti -të cilin unë me shokun tim, Xhemil Zeiqiri e kemi përkrahur që prej ditëve të para të themelimit të VV; sot Dardania e Shqipërisë. këhtyu kaq mjerueshåem trishtueshëm; nuk do të ishte katandisë….
Bile, jo që nuk përkrahej Albini dhe VV, por edhe nga sumë gazetarucë e gazetaruce që tash duan të dalin në radhë të parë si påerkrahësit e tij të devotshëm e kanë penguar dhe fyer Albinin dhe VV!
Turp!
-E dini ju shoku, Mehdi Hyseni që, kur në vitin 2008, shkova në Prishtinë e bëra përurimin e librit tim, “Në rrugën e lirisë” veç tjerash aty e ngrita çështjen për ndihmë të pakursyer, Albinit dhe VV në përpjekjekjet e tyre, rrugën e tyre të dritës drejt përpaimit dhe çlirimit të plotë të atmëmëdheut nga Serbia Fashiste dhe veglat e saj qorre dhe horre, të partive reaksionare në Prishtinë.
Midiis tjerash at theksova:
“Si është e mundur që, unë mërgimtari dhe shokët e mi atje të botojmë dhe libra si ajo “Drejt Vaetëvendosjes” në mbrojtje të së vëtetës shqiptare me idetë përparimtare dhe revolucionare; ndërsa akademikët në Prishtinë, ia kanë futë gjumit lepurian, për 7 palë qejfe duke u bërë “temenara” , YES-ëst, e PRONTOS DHE TË PANhajnisë, tek gjunjët e të huajve ndërkombëtarë edhe kur po mohohet dhe po sulmohern: Gjuha Shqipe, Flamuri, Identiteti, -ja çfarë na bënë neglizhenca, tash punët kanë arfdhur aq keq ” rrotët mbi stupcat” sa të na rrezikohet edhe shteti, të rrezikohet ndarja e Mitrovicës, të na ikin passutritë më të mëdha të atdheut si Trepça, Ujmani e të tjera begati tonat den baba den…
Pra, për këtë gjendje kaotike, tepër prapakthyese ekonomike, politike, sociale, shkencore, ushtarake e tåe tjera; në radhë të parë janë liderucët e hajnzuar pacifiosto-titistë dhe në radhë të ´dytë( bile më shumë janë fajtorë) inteligjencia jonë që nga mësuesit e parashkollarëve gje r në fakultete…
Mafia politike në Kosovë, nuk do të mund të forcohej kaq shumë, pa heshtjen e turpshme dhe tragjikën e saj “mendore” të mos reagimit çfarë po ngjante dhe po ngjan me atmëmëdheun dhe popullin tonë tyë shumëvuajtur, -përballë tyre.
Tashmë, urojmë të bëhet mirë!…
Më mirë vonë , se kurrë!
Hajde, na priftë e na përcjelltë e mbara!
(Adem Demaçi)
Lavdi!
Vall si kenka ba dyjaja ,
Mors me t’u ba me mbet gjallë,!
Un i mjeri fukaraja,
C’faj Kam qëjam Shqipëtar!