VOAL

VOAL

OSBE: Gjendja e medias në Shqipëri e përkeqësuar

May 3, 2019

Komentet

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”: është urgjent një reagim i thellë politik dhe institucional ndaj Reformes Zgjedhore

LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR

 

Tiranë, më 19.11.2026

 

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” fton OSBE/ODIHR, trupin diplomatik dhe institucionet ndërkombëtare që të angazhohen me standarde demokratike dhe jo me ekuivoke diplomatike për Reformën Zgjedhore në Shqipëri, si kusht primar të integrimit të Shqipërisë në BE.

 

Deklaratë për mediat

 

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” e rivlerëson urgjente domosdoshmërinë e një reagimi të thellë politik dhe institucional ndaj Reformes Zgjedhore, si kolona bazë e një demokracie funksionale.

 

E bëjmë këtë, sepse deri më sot, jo vetëm që nuk është bërë ndonjë progres, por përkundrazi, shenjat janë se ajo po degradon. Sipas deklaratës së fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, votimi dhe numërimi elektronik do të kryhet në rreth 450 qendra votimi nga 5,225 që janë gjithsej (vetëm 8.6 %), me justifikimin se nuk pranon PD votimin dhe numërimin elektronik. Pra, në zgjedhjet e 9 majit 2027 votimi dhe numërimi elektronik do të kryhet vetëm në një bashki.

 

Kështu, pranohet një regres i dukshëm në krahasim me zgjedhjet lokale të 2023, ku votimi dhe numërimi elektronik u krye në 3 bashki dhe në 1 njësi administrative.

 

Mandati i Komisionit Parlamentar për Reformen Zgjedhore përfundon më 30 nëntor dhe deri më tani PS dhe PD nuk kanë arritur asnjë produkt në funksion të reformës zgjedhore. Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Michel Tarran, u takua me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ku u kërkoi palëve të përshpejtojnë punën dhe të arrijnë një marrëveshje për ndryshimet që duhen bërë për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Tarran theksoi nevojën e një procesi gjithëpërfshirës në reformë që është thelbësore për të rritur besimin e qytetarëve te zgjedhjet.

Duke e vlerësuar këtë angazhim të ambasadorit Tarran, shprehim keqardhje se përse nuk u prononcua për deklarimin më të fundit të KQZ për votimin dhe numërimin elektronik!

 

Pyesim zotin Ambasador:

– A e dini se në 35 vite demokraci në Shqipëri procesi i numërimit të votave në zgjedhje bëhet nga komisionerë politikë të dy partive kryesore dhe rezultati nuk pranohet pas zgjedhjeve nga humbësi!?

– A e dini se të gjitha partitë jashtë PS-PD kërkojnë votimin dhe numërimin elektronik!?

– Në Francë nga është ambasadori, apo në cilin vend të BE votat e konkurentëve në garë numërohen vetëm nga dy partitë kryesore!?

 

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” vlerëson se është domosdoshmëri kombëtare që ta frenojmë me çdo kusht vazhdimin e kompromisit të PS & PD dhe të gjejmë rrugën e duhur për një Reformë Zgjedhore që garanton zgjedhje të lira, të ndershme dhe brenda standarteve demokratike perendimore.

 

Prandaj, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” fton OSBE/ODIHR, trupin diplomatik dhe institucionet ndërkombëtare që të angazhohen me standarde demokratike dhe jo me ekuivoke diplomatike për Reformën Zgjedhore në Shqipëri, si kusht primar të integrimit të Shqipërisë në BE.

 

Miratimi me konsensus sa më të gjërë politik të Reformes Zgjedhore është domosdoshmëri kombëtare për rikthimin e funksionimit normal të shtetit dhe të demokracisë.

 

 

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar

Bashkëkryetarë

Dashamir Shehi       Ekrem Spahiu

Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit- SPAK regjistron procedimin penal, nën hetim deputetja e PS

DURRËS- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar procedimin penal për zhdukjen e 690 milionë lekëve nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës, pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e këtij qyteti. Ditën e enjte, në ambientet e SPAK u zhvillua shorti për caktimin e prokurorit që do të ndjekë çështjen.

Kalimi i dosjes në Prokurorinë e Posaçme lidhet me dyshimet se përvetësimi i shumës prej rreth 700 mijë eurosh mund të jetë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ndërkohë, hetimet kanë nxjerrë në pah edhe emrin e deputetes së Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, Etleva Budini, e cila ka mbajtur më parë detyrën e drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare në këtë qytet, deri në mars të vitit 2025.

Sipas të dhënave të bëra publike nga hetimi i drejtuar nga prokurori Gazmend Frëngu, janë administruar prova dhe dokumente që, sipas prokurorisë, ngrenë dyshime për përfshirjen e mundshme të Budinit në skemën e abuzimit financiar.

Megjithatë, këto dyshime mbeten për tu verifikuar gjatë hetimeve dhe nuk përbëjnë një konstatim fajësie. Një raport financiar i hartuar nga Prokuroria e Durrësit në bashkëpunim me Postën Qendrore në Tiranë ka ngritur dyshime se vlera e dëmit ekonomik mund të jetë edhe më e madhe se shuma e evidentuar fillimisht.

Skandali u zbulua pas një kontrolli të brendshëm në Postën Shqiptare. Nga verifikimet rezultoi se gjatë muajve prill dhe maj, 690 milionë lekë ishin regjistruar si transferta drejt degëve postare në Shijak dhe Krujë, por paratë nuk kishin mbërritur në destinacion. Në dosjen hetimore përmenden 11 mandat-pagesa, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë thuhet se kanë dokumentuar lëvizjen e shumave të parave nga arka drejt zyrave të drejtuesve të filialit.

Për këtë çështje janë arrestuar ish-drejtoresha Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Për tre të dyshuarat, gjykata ka vendosur masa të ndryshme sigurie. Tashmë, me kalimin e dosjes në SPAK, pritet që hetimet të hedhin dritë mbi mënyrën se si u zhdukën paratë, personat përgjegjës dhe përmasat e plota të dëmit financiar./Dosja.al

“PS partia më arrogante, të mbyllet ky kapitull”- Marjana Koçeku zbulon planin politik: Do të bashkohem me njerëz me integritet! Protesta? Të formalizohet

 

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka kritikuar ashpër Partinë Socialiste, duke e cilësuar si partinë më arrogante në politikën shqiptare. E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Koçeku deklaroi se ka ardhur koha të marrë fund ajo që e cilësoi si kapitulli i arrogancës dhe nënshtrimit në politikë.

 

Gjatë intervistës, ajo u shpreh se në PS mungojnë disa prej elementeve më të rëndësishme të politikës, si ndershmëria, transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve.

 

Deputetja theksoi se arroganca politike nuk duhet të jetë pjesë e kulturës së brezit të saj, duke shtuar se është kundër kësaj logjike dhe mënyrës së ushtrimit të pushtetit.

Por Koçeku zbuloi edhe planet e saj për të ardhmen politike. Ajo bëri të ditur se po punon për një platformë politike, përmes së cilës synon të bashkojë njerëz që ndajnë të njëjtat parime, vlera dhe besime.

Sipas saj, nuk është e rëndësishme që këta individë të jenë domosdoshmërisht pjesë e protestave, por të kenë integritet dhe dëshirë për të kontribuar në një rrugëtim të përbashkët politik.

E pyetur për angazhimin e saj në zgjedhjet e ardhshme, Koçeku u shpreh se synon të kandidojë sërish për deputete, duke lënë të hapur mundësinë që kjo të ndodhë si kandidate e pavarur.

Ajo bëri të qartë se nuk e sheh të ardhmen e saj politike pranë partive tradicionale dhe forumeve politike që kanë dominuar deri më tani skenën shqiptare.

“Në PS ka disa gjëra që nuk funksionojnë, janë ndershmëria, transparenca llogaridhënia me qytetarët. Këto elementë duhet të jenë baza dhe themeli në politikë dhe e çdo politikani. Ka rdhur koha të mbyllet kapitulli i arrogancës brenda PS është e vetmja parti që ke përdorur këtë metodë nënshtrimi të udhëheqjes së qytetarëve shqiptare. Kur bën pjesë në një grupi dhe kur një sjellje e caktuar i atribuohet të tjerëve e ndjen. Por kjo është një metodikë për të cilën nuk jam dakord dhe jam shumë larg kësaj logjike. Arroganca politike nuk është tipar i brezit tim , por është përdorur për shumë kohë dhe kjo duhet të mbyllet njëherë e mirë si kapitull. Arrogancën politike më të madhe e ka pasur PS. Unë po punoj në një platformë politike, e kam një plan me ndarë parimet dhe besimet e mia politike me njerëz që i kuptojnë dhe ndaj të njëjtë besueshmëri se si duhet të jetë një rrugëtim politik. Për mua ka rëndësi të jenë qytetarë të vendit tonë, të jenë të gatshëm të kontribuojnë energjinë e tyre në një rrugëtim me besime të përbashkëta kjo nuk do të thotë të jenë medoemos pjesë e protestës, për mua ka rëndësi vlera. Do të kandidoj prapë si deputete në zgjedhjet e ardhshme si e pavarur kjo mbetet për t’u parë. E Sigurt është se do kandidoj prap si deputete larg partive tradicionale dhe forumeve që kemi parë politikisht…Besoj se ka kohë edhe për të kuptuar kontekstin social dhe politikën e vendit tonë Unë qëndroj e hapur për metoda të reja”, tha ajo.

E ndalur te protesta, Koçeku u shpreh se protestuesit duhet të shtrojnë rrugën për të shkuar drejt përfaqësimit të institucionit më të lartë,

“Unë inkurajoj protestuesit që me një konsensus të gjerë të formalizohen dhe të shtrojnë rrugën për të shkuar drejt përfaqësimit të institucionit më të lartë, siç është Kuvendi. Besoj se është energjia e duhur. Për mua s’ka rëndësi se kush do drejtonte. Mjafton të jetë kjo protestë dhe kjo energji që kemi parë”, tha ajo.

“11 profesorë vendosën largimin e saj nga Senati Akademik”, studentja e mjekësisë Klea Veli denoncon vendimin: Vetëm sepse mbështeta protestuesit! Po tentojnë të shuajnë zërin e të rinjve

Studentja e Mjekësisë, Klea Veli, ka reaguar publikisht pas vendimit të 11 profesorëve për largimin e saj nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë. Ajo e cilëson këtë vendim të paligjshëm dhe në shkelje të të drejtave të saj, duke theksuar se nuk është njoftuar paraprakisht dhe as nuk i është dhënë mundësia të dëgjohet përpara marrjes së vendimit.

Në reagimin e saj, Veli thekson se kjo nuk është thjesht një çështje që lidhet me mandatin e saj si përfaqësuese studentore, por prek drejtpërdrejt edhe vullnetin e 513 studentëve dhe specializantëve që e votuan, duke e renditur të parën në zgjedhjet për Senatin Akademik.

Studentja ngre shqetësimin se kjo është hera e parë në historinë e Senateve Akademike të Universitetit të Mjekësisë që tentohet të largohet një përfaqësuese e zgjedhur e studentëve. Sipas saj, mënyra se si është marrë ky vendim ngre pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe respektimin e të drejtave të përfaqësuesve studentorë.

Ajo shtron gjithashtu pyetjen nëse largimi i atyre që kërkojnë llogari dhe mbrojnë interesat e studentëve është një përpjekje për të heshtur zërat kritikë brenda universitetit.

Klea Veli kritikon ashpër mungesën e transparencës, duke nënvizuar se një institucion akademik duhet të udhëhiqet nga ligji, llogaridhënia dhe vullneti i studentëve, dhe jo nga interesat personale.

Më tej, studentja thekson se pavarësisht vendimit, nuk do të tërhiqet nga angazhimi për mbrojtjen e të drejtave të studentëve dhe kërkesën për transparencë.

“Një mandat mund të kontestohet, por zëri dhe besimi i studentëve nuk mund të fshihen me një votim”, përfundon Klea Veli. bw

U plagos në sy gjatë protestës, Prokuroria e Tiranës do të thërrasë për të pyetur Erjon Vishkullin

Prokuroria e Tiranës pritet të thërrasë për të dhënë dëshminë e tij Erjon Vishkullin, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor në Tiranë.

Plagosja e të riut është pjesë e hetimeve që organi i akuzës ka nisur për përdorimin e dyshuar joproporcional të forcës nga efektivët e Policisë së Shtetit.

Kujtojmë që Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin për veprat penale që lidhen me shpërdorimin e detyrës dhe kryerjen e veprimeve arbitrare.

Në kuadër të hetimeve janë administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të vëna në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, si dhe kartela mjekësore e të riut pranë Spitalit Universitar të Traumës.

Një tjetër element i rëndësishëm i hetimit është bashkëpunimi me autoritetet italiane, prej të cilave Prokuroria synon të sigurojë dokumentacionin mjekësor të Vishkullit dhe materialin e nxjerrë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, për t’iu nënshtruar ekspertizës.

Vishkulli u dëmtua në sy gjatë përplasjes me policinë, pasi dyshohet se u godit nga një plumb gome. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, 28-vjeçari u transportua drejt Italisë, ku iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale në përpjekje për të shpëtuar shikimin. Panorama

“PS dhe PD janë bashkë, po ruajnë monopolin e votave”- Dashamir Shehi: “Zgjedhorja” marrëveshje, jo reformë! Duhen lista të hapura dhe votim me dy raunde

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka kritikuar ecurinë e Reformës Zgjedhore, duke deklaruar se nuk është bërë asnjë progres dhe se sinjalet janë negative. Sipas tij, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po synojnë të ruajnë monopolin e numërimit të votave, duke lënë jashtë një procesi të tillë partitë e tjera.

Në një deklaratë për mediat, Shehi u ndal te votimi dhe numërimi elektronik, duke theksuar se ky proces pritet të kryhet vetëm në 85 qendra votimi, me argumentin se sistemi POD nuk pranohet. Ai tha se, në praktikë, më 9 maj numërimi elektronik do të zbatohet vetëm në një bashki, pavarësisht miliona eurove të shpenzuara. Sipas Shehit, kjo përbën regres dhe lë sërish në duart e komisionerëve të PS-së dhe PD-së numërimin e votave, përfshirë edhe ato të partive të tjera.

Ai paralajmëroi se mbajtja e zgjedhjeve me një raund do të ishte shkatërruese për opozitën, ndërsa kërkoi që procesi i reformës të jetë gjithëpërfshirës dhe të mos përsëriten kompromiset mes dy partive të mëdha. Shehi komentoi edhe thirrjen e kreut të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Taran, për përshpejtimin e punës dhe arritjen e një marrëveshjeje përpara 9 majit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së të gjithë aktorëve politikë.

Kreu i LZHK-së kërkoi angazhimin e organizatave ndërkombëtare dhe ndërhyrjen e një arbitri ndërkombëtar në procesin e negociatave. Sipas tij, në bisedime duhet të përfshihet edhe një përfaqësues nga sheshi i protestës.

Në përfundim, Shehi kërkoi që Shqipëria të jetë një zonë e vetme zgjedhore, me lista të hapura dhe sistem votimi me dy raunde, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“PS dhe PD po bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë, sipas interesave të tyre. Kjo nuk është më reformë në këtë moment, është marrëveshje”, u shpreh Shehi.

Dashamir Shehi: Votimi dhe numërimi elektronik do të kryhet në pak qendra votimi me justifikimin se nuk pranon PD. Pra praktikisht më 9 maj do të bëhet numërimi elektronik në vetëm një bashki, përtej milionave që janë harxhuar. Kemi regres sa i përket kësaj çështje.

Ta shpjegojmë thjeshtë, i bie që monopolin sërish do ta kenë komisionerët e PS dhe PD. Sheshi dhe partive të tjera votat do t’ua numërojë PD dhe PS. Sinjali është që këta po mundohen të ruajnë monopolin në këtë çështje. Opozita e ka më të thjeshtë të gjejë 10 inxhinierë të vëzhgojë sistemin sesa ë gjejë 10 mijë numërues që historia ka treguar që janë objekt abuzimi.

Do të jetë shkatërruese për opozitën nëse zgjedhjet do të bëhen me vetëm një raund.

Kreu i prezencës së OSBE në Tiranë, Tarran, kërkoi përshpejtimin e  punës sepse duhet marrëveshje para 9 majit. Theksoi nevojën për një proces gjithëpërfshirës.

Ne gjykojmë që në asnjë vend të botës nuk ndodh që 2 partitë kryesore të numërojnë votat edhe të partive të tjera.

LZHK vlerëson që duhet të bëhet presion që të mos ketë kompromise PS -PD si ai i i një viti e gjysmë më parë. Duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ftojmë organizatat ndërkombëtare të angazhohen për këtë punë. Duhet ndërhyrja e një arbitri ndërkombëtar. Në bisedime duhet edhe përfaqësues nga sheshi i i protestës. Shqipëria të jenë një zonë elektorale, lista të hapura, që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. PS dhe PD po bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë, sipas interesave të tyre, nuk është më reformë në këtë moment, është marrëveshje”, tha ai.

“Të hapin kamerat!”- Denoncoi se u dhunua te zyra e shefit të Komisariatit, protestuesi hedh poshtë pretendimet e policisë: Ervin Hasrama më qëlloi më fort se Roki Pepa. Si ndodhi ngjarja

 

Protestuesi Enea Gjodedja ka rrëfyer në emisionin “Prime News24” dhunën që pretendon se është ushtruar ndaj tij nga punonjës të Policisë së Tiranës, pas shoqërimit në Komisariatin Nr. 1, mbrëmjen e 17 nëntorit.

I riu ka hedhur poshtë versionin e Policisë së Shtetit, e cila mohoi pretendimet për dhunë në zyrën e shefit të komisariatit, duke deklaruar se ai kishte nënshkruar procesverbalin e veprimeve procedurale pa paraqitur pretendime për mënyrën se si ishte trajtuar.

Gjodedja pretendon se firmosja e këtij dokumenti është bërë nën presion, ndërsa në momentin e marrjes në pyetje nuk ishte në gjendje të arsyetonte për shkak të dëmtimeve që kishte pësuar, veçanërisht në syrin e majtë, nga i cili thotë se nuk shihte.

Ai tregoi se kishte kërkuar një avokat, por sipas tij, nuk iu mundësua kontakti me personin që kishte kërkuar, ndërsa në komisariat iu caktua një avokat shteti, i cili, siç pretendon protestuesi, ishte i pranishëm për procedurën e sekuestrimit të telefonit.

“Dje, dhuna ishte akoma e freskët, nuk isha në gjendje të llogjikoja. Nga syri i majtë unë nuk shihja fare. Kam qenë nën presion, prandaj kam firmosur ‘Nuk kam pretendime’”, deklaroi Gjodedja.

Më tej, ai rrëfeu me detaje episodin që, sipas tij, ka ndodhur në zyrën e shefit të Komisariatit Nr. 1. I riu tha se ishte shoqëruar në zyrë nga roja, pasi i ishte komunikuar se e kërkonte shefi i komisariatit. Sipas dëshmisë së tij, aty ndodhej Roki Pepa, i cili fillimisht i kishte kërkuar të qëndronte në këmbë dhe më pas kishte nisur ta godiste.

“Doja të ulesha në karrige. Më tha mos u ul, por çohu në këmbë. Mbaj duart unë dhe filloi të më dhunonte. Më çojnë prapë poshtë, pas 5 minutash më thonë që hajde sipër prapë. Kur shkoj prapë sipër, me fjalë banale dhe të ndyra, Ervin Hasrama më godet shumë herë më fort”, rrëfeu ai.

Protestuesi pretendon se presioni ndaj tij ka vijuar edhe ditën e sotme, kur ndodhej në spital për të marrë mjekim. Sipas tij, disa punonjës policie kanë mbërritur në ambientet e spitalit, ndërsa ai po merrte serum dhe kishte kryer skanerin.

“Ata erdhën kur po merrja serumin, sa bëra skanerin. Filluan të bërtisnin, nuk më lanë as avokatit. Më morën në një dhomë tjetër”, deklaroi Gjodedja.

Ai kërkoi që të verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë në Komisariatin Nr. 1, pasi pretendon se ato mund të provojnë dhunën e ushtruar ndaj tij në zyrën e shefit të komisariatit.

Në rrëfimin e tij, i riu u ndal edhe te momenti i shoqërimit nga policia. Ai tha se gjithçka kishte nisur pranë ish-Hotel Dajtit, ku po priste urbanin për t’u kthyer në Durrës, kur ishte ndaluar nga një automjet policie dhe disa persona, mes tyre edhe një civil.

“Dje, dhuna ishte akoma e freskët, nuk isha në gjendje të llogjikoja. Nga syri i majte unë nuk shihja fare. Unë kërkova një avokat, një avokat që do më ndihmonte, por ky Roki, me ironinë më të madhe me tha është në gjumë. Dhe me caktuan një avokat të shtetit. Ky avokati i shtetit, erdhi për pjesën e  sekuestrimit te telefonit.

Kam qenë nën presion, prandaj kam firmosur “Nuk kam pretendime”. Kërkova një avokat, që më thanë se do më ndihmonte. Kam qenë në zyrën e shefit të Komisariatit 1. Kam qenë bashkë me një shok, që e njihja në protestë. Erdhi roja dhe më tha hajde se të kërkon shefi sipër. Kur shkova sipër, gjej Roki Pepën me dy këmbët sipër tavolinës. Doja të ulesha në karrige. Më tha mos u ul, por çohu në këmbë. Mbaj duart unë dhe filloi të më dhunonte. Më çojnë prapë poshtë, pas 5 minutash më thonë që hajde sipër prapë. Kur shkoj prapë sipër, me fjalë banale dhe të ndyra, Ervin Hasrama më godet shumë herë më fort. Kam qenë i trullosur pastaj, më dhanë ca gjëra për t’i mbajtur tek syri, që mos më ënjtej.

Sot te spitali erdhën kur po merrja serumin, sa bëra skanerin. Filluan të bërtisnin, nuk më lanë as avokatit. Me morën në një dhomë tjetër. Nëse komisariati i kamerat, që duhet ti ketë, të shohi që unë jam dhunuar në zyrën e shefit të komisariatit.  

Tek ish Hotel Dajti nisi çdo gjë, aty më shoqëruan. Po merrja urbanin për në Durrës, më vjen një makinë e policisë, pastaj një civil, erdhën disa dhe më kapën, më fusin në makinë, më çuan në komisariat dhe ndodhi ajo që thashë. Më kanë thënë që mos fol, mos reago. Më është ushtruar shumë presion, më kërcënoi njëri e më tha “më shih në sy” se jemi burra më tha, një si qeros. Jam shoqëruar sepse isha në protestë. Më kanë vendosur edhe gjobë”, tha Enea Gjodedja në News24.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka mohuar pretendimet e protestuesit. Sipas versionit zyrtar, Gjondedja është shoqëruar në komisariat mbrëmjen e 17 nëntorit dhe, pas përfundimit të veprimeve procedurale, është proceduar penalisht për pesë vepra: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik”.

Policia pretendon se në momentin e largimit nga komisariati, i riu ka nënshkruar procesverbalin, duke deklaruar se nuk kishte pretendime për mënyrën e trajtimit. Gjithashtu, DVP Tiranë ka mohuar që ai të jetë thirrur apo shoqëruar në zyrën e shefit të Komisariatit Nr. 1.

Sa u përket dëmtimeve në syrin e majtë, sipas Policisë, Gjondedja është paraqitur në spital më 18 nëntor, rreth orës 15:05, ku ka deklaruar se një natë më parë, pranë ish-Hotel Dajtit, ishte ndaluar dhe dhunuar nga persona të panjohur. Policia shton se ai nuk ka pranuar të bëjë kallëzim për këtë ngjarje, ndërsa në momentin e marrjes së informacionit ka qenë i pranishëm edhe një avokat.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me pretendimet e shtetasit E. Gj. për ushtrim dhune ndaj tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe në zyrën e shefit të Komisariatit, sqarojmë opinionin publik se këto pretendime nuk janë të vërteta.

Shtetasi E. Gj. është shoqëruar mbrëmjen e datës 17.11.2026 në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe, në përfundim të veprimeve procedurale, është proceduar penalisht për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik”.

Në momentin e largimit nga ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, shtetasi E. Gj. ka nënshkruar procesverbalin e veprimeve të kryera nga punonjësi i Policisë me personin e ndaluar përkohësisht, në të cilin ka deklaruar se nuk kishte pretendime në lidhje me veprimet e kryera nga punonjësit e Policisë.

Njëkohësisht, bëjmë me dije se shtetasi E. Gj. nuk është thirrur dhe as shoqëruar në asnjë moment në zyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Gjithashtu, sqarojmë opinionin publik se, më datë 18.11.2026, rreth orës 15:05, ky shtetas është paraqitur në spital me dëmtime në pjesën e syrit të majtë. Në momentin kur është pyetur nga punonjësit e Policisë të planizuar me shërbim pranë spitalit, ai u ka bërë me dije se, më datë 17.11.2026, rreth orës 21:30, pranë ish-Hotel Dajtit, është ndaluar dhe dhunuar nga disa shtetas që nuk i njeh. Gjatë pyetjeve të bëra nga Patrulla e Përgjithshme ka qenë i pranishëm edhe një avokat. Sqarojmë gjithashtu se ky shtetas nuk ka pranuar të bëjë kallëzim. Për këtë rast është njoftuar edhe salla operative e DVP Tiranë.

“E kanë marrë zvarrë në spital!”- I riu zbuloi dhunën në zyrën e shefit të Komisariatit Nr.1, Shehaj: E kërcënuan të tërhiqte denoncimin! Është rrahur nga shteti, ku të shkojë?

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka komentuar dhunën ndaj protestuesit të ri Enea Gjodedja, i cili gjatë ditës së sotme, me shenja të dukshme në fytyrë, bëri publike dhunën që i është ushtruar ndaj tij në ambientet e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë.

Sipas Shehajt, Enea është dhunuar në mënyrë brutale në zyrën e shefit të Komisariatit Nr. 1, nga vetë shefi i komisariatit dhe shefi i krimeve.

Por, siç thekson Shehaj, situata është përshkallëzuar edhe më tej, pasi i riu është përballur me presion dhe kërcënime edhe në ambientet e spitalit, ku kishte shkuar për të marrë ndihmë mjekësore pasi bëri denoncimin në media.

“Ndërkohë që ishte në spital dhe po priste të mjekohej, e kanë marrë zvarrë, e kanë futur në atë dhomë që duket edhe në videon që unë kam bërë dhe kanë larguar me dhunë avokatin. Kanë kërkuar ta intimidojnë dhe t’i thonë që duhet të tërheqë dëshminë që ka dhënë, denoncimin që ka bërë“, tha ai në News24.

Kreu i Partisë Mundësia pretendoi gjithashtu se oficeri gjyqësor i kishte marrë telefonin protestuesit, në shkelje të ligjit, ndërsa të dy punonjësit e policisë kishin qenë të pranishëm edhe gjatë shoqërimit të tij një ditë më parë.

“Ai, për fat të mirë, është në gjendje të mirë shëndetësore, sa mund të jesh pasi je dhunuar, i tronditur edhe psikologjikisht, sepse është dhunuar nga shteti. Nuk di ku të shkojë, ku të ankohet. Sepse dhunohet në komisariat dhe kërcënohet po nga të njëjtët në spital”, u shpreh deputeti.

Agron Shehaj: Enea është një djalë i ri që sot në mëngjes na tregoi historinë se çfarë kishte ndodhur në Komisariatin Nr.1. E denoncuam këtë rast, i thamë ta bënte publike nëpërmjet mediave. E patë se çfarë ka ndodhur? Është dhunuar në mënyrë brutale në zyrën e shefit të Komisariatit Nr. 1, nga shefi i komisariatit dhe nga shefi i krimeve të po atij komisariati.

Pasi bëri deklaratën për mediat, e ftuam dhe e shoqëroi një avokat i Partisë Mundësia dhe një nga përfaqësuesit e partisë në spital dhe në urgjencë, për t’u mjekuar, sepse akoma nuk kishte shkuar në spital. Kur, ndërkohë që ishte në spital dhe po priste të mjekohej, e kanë marrë zvarrë, e kanë futur në atë dhomë që duket edhe në videon që unë kam bërë dhe kanë larguar me dhunë avokatin. Kanë kërkuar ta intimidojnë dhe t’i thonë që duhet të tërheqë dëshminë që ka dhënë, denoncimin që ka bërë.

Por kush e ka bërë këtë? Zvarrë e kanë marrë vartësit e personave që ky ka denoncuar. Kjo është çmenduria! Personi që ishte aty është ky zotëria, shefi i seksionit i Komisariatit Numër 1, dhe ky ka qenë në zyrën e shefit të Komisariatit Nr.1, ndërkohë që Enea dhunohej. Ky ishte në spital dhe donte të detyronte Enean të tërhiqte denoncimin dhe e kërcënonte.

Tjetri, oficeri gjyqësor, edhe ky i Komisariatit Nr.1, ka qenë i pranishëm në shoqërimin e djeshëm. I ka marrë edhe telefonin, në shkelje të ligjit. Këta kanë vajtur të merrnin dëshminë se si Enea ishte dhunuar në prezencën e tyre nga shefat e këtyre.

Ai, për fat të mirë, është në gjendje të mirë shëndetësore, sa mund të jesh pasi je dhunuar, i tronditur edhe psikologjikisht, sepse është dhunuar nga shteti. Nuk di ku të shkojë, ku të ankohet. Sepse dhunohet në komisariat dhe kërcënohet po nga të njëjtët në spital.

Dhe ajo që është shumë e rëndësishme, duhet të jemi të vetëdijshëm. Janë me qindra të rinj dhe të reja që po dhunohen që të hiqen nga protesta, të mbyllin gojën, të mos shprehin pakënaqësinë e tyre.

“Nuk është Policia e Shtetit, por e kryeministrit!”- Gazetari Osman Stafa denoncon dhunën ndaj protestuesve: Të rinjtë i kanë frikësuar, qeveria i trembet protestës së 28 nëntorit

Gazetari Osman Stafa ka ngritur shqetësimin për rastet e dhunës policore ndaj të rinjve që marrin pjesë në protestat kundër qeverisë, duke deklaruar se ka pasur kontakte të vazhdueshme me protestues që janë goditur me plumba gome në pjesën e sipërme të trupit.

Në News24 Stafa tha se disa prej të rinjve kanë marrë deri në 5-7 plumba gome, ndërsa hezitojnë të denoncojnë ngjarjet për shkak të mungesës së besimit te institucionet dhe frikës se nuk do të gjejnë drejtësi.

Gazetari kritikoi gjithashtu mënyrën se si po funksionon Policia e Shtetit, duke deklaraur se efektivët përballen me urdhra abuzivë nga eprorët për arrestimin dhe goditjen e protestuesve.

“Kanë frikë, kanë pasur zero besim te institucionet se do të kishte ndonjëherë drejtësi. Kanë frikë të përballen me sistemin, sepse shohin çfarë bande kanë përballë”, u shpreh Stafa. “Nuk është policia polici e shtetit, është e një kryeministri që po përdor forcën për të trembur protestuesit”, deklaroi gazetari.

Stafa u ndal edhe te kufizimet ndaj protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa theksoi se kufizimet janë shtuar pasi autoritetet i frikësohen protestës së paralajmëruar për 28 Nëntorin.

Osman Stafa: Ka pasur një numër shumë të madh. Unë kam pasur kontakte të vazhdueshme me të rinj që kanë marrë plumba gome në pjesën e sipërme të trupit, 5-7 plumba. Kanë frikë, kanë pasur zero besim te institucionet se do të kishte ndonjëherë drejtësi. Kanë frikë të përballen me sistemin, sepse shohin çfarë bande kanë përballë.

Mua më vjen keq për shumë policë që kanë hyrë në atë detyrë për të respektuar dhe nderuar flamurin dhe vendin, por ata vetë e kanë kuptuar se në çfarë situate janë, me shefat që japin urdhra abuzivë për të përcaktuar kë duhet të arrestojnë, kë të rrahin, kujt t’i gjuajnë me plumba gome, kë të godasin me shkopin e gomës.

Nuk është policia polici e shtetit, është e një kryeministri që po përdor forcën për të trembur protestuesit. Po ndodh aktualisht diçka që nuk ka ndodhur në asnjë moment. Lidhet me protestën, për të cilën është bërë njoftimi në Policinë e Shtetit, që qytetarët kërkojnë të protestojnë dhe nuk lejohen të rrinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Deri para dy ditësh i identifikonin dhe u vinin gjoba teksa protestonin, ndërkohë që ata nuk “po merrnin vesh” nga gjobat, sepse nuk u interesonte. Ka persona që kanë marrë 7 gjoba dhe prapë vinin. Këta duan të ndryshojnë taktikë. I frikësohen datës 28 Nëntor, sepse i është dhënë një rëndësi që lidhet me historinë e kombit shqiptar.

Policia procedon penalisht 24 protestues për protestën e së martës- Vendosen në total 28 masa administrative për revoltat e dy ditëve të fundit

TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar këtë të mërkurë procedimin penali të 24 personave gjatë protestës të zhvilluar ditën e martë si dhe vendosjen e 28 masave administrative gjatë dy ditëve të fundit, bazuar në Aktin Normativ nr.5, të miratuar nga qeveria më 28 tetor. Ndërkohë është raportuar se gjatë protestës së djeshme janë dëmtuar edhe dy punonjës policie.

Gjatë tubimit të djeshëm, protestuesit tentuan të qëndronin në bulveardin Dëshmorët e Kombit, por policia ndërhyri për t’i larguar. Pas ndërhyrjes së policisë u krijuan tensione të forta mes tyre dhe protestuesve, që pasoi në shoqërimin e dhjetëra prej këtyre të fundit.

Përmes Aktit Normativ, qeveria ndryshoi ligjin “Për tubimet”, duke zgjeruar kompetencat e policisë për kufizimin e protestave dhe ndëshkimin e pjesëmarrësve, pavarësisht nëse janë përfshirë ose jo në akte të dhunshme.

Pas miratimit të këtij akti, policia ka njoftuar deri të mërkurën vendosjen e 231 masave administrative ndaj protestuesve, tre prej të cilave në vlerën nga 500 mijë lekë secila, kurse të tjerat nga 5 mijë lekë. Në total, vlera e masave administrative të caktuara ndaj protestuesve, shkon në 1 milion e 290 mijë lekë./Dosja.al 

Protesta zhvendoset te Kuvendi, digjen kazanët e plehrave, policia rrethon godinën

Protestuesit i vunë flakën një koshi mbeturinash pranë parlamenti ku po zhvillohet revolta studentore. Në seancën plenare në Kuvend, po diskutohet në një seancë maratonë projekt buxheti për vitin 2027.

Sakaq, policia ka shtuar praninë e saj në perimetrin e parlamentit, një grup efektivësh u angazhuan për fikjen e zjarrit në koshin e mbeturinave të ndezur nga të rinjtë.

Ndërkohë që situata aktualisht mbetet e qetë dhe nuk ka përplasje.

Më herët, gjatë ditës, të rinjtë ishin te rruga e Durrësit, përballë Ministrisë së Arsimit, për t’u zhvendosur më pas drejt parlamentit ku po zhvillohet seanca plenare. gsh

“Roki Pepa dhe Ervin Hasrama më goditën pa pushim në zyrë” – I riu me syrin e nxirë dhe të ënjtur, denoncon dhunën e policisë: A është krim të protestosh? Do ta denoncoj dhe do t’i shkoj deri në fund

Një i ri ka denoncuar dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit, pasi mori pjesë në protestën kundër kryeministrit Edi Rama, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 

I riu deklaroi se pas shpërndarjes së protestuesve është shoqëruar së bashku me një shokun e tij në Komisariatin Nr. 1, ku fillimisht është dërguar në paraburgim dhe më pas është thirrur në një zyrë, ku sipas tij, është dhunuar nga Roki Pepa dhe Ervin Hasrama.

Ai ka rrëfyer gjithashtu se gjatë dhunës është kërcënuar me fjalët: “Mos harro se e ke personale. Mos harro se këto pllaka kishe për t’i larë në gjak”. I riu deklaroi se do ta denoncojë ngjarjen dhe do të ndjekë çështjen deri në fund.

“Kur po shpërndaheshim, vjen një makinë. Isha me një shok dhe na shoqërojnë tek komisariati nr. 1. Në fillim më çojnë në paraburgim. Më pas vjen njëri dhe më thotë “të kërkon shefi sipër”. Ishte Roki Pepa, filloi direkt me fjalë banale bashkë me Ervin Hasramën që më kanë goditur pa pushim. Roki Pepa tha “mos harro se e ke personale. Mos harro se këto pllaka kishe për t’i larë në gjak”. Tani nuk e di a është krim të protestosh, por kjo është një gjë që do ta denoncoj dhe do t’i shkoj deri në fund. Nuk e fal.

Thjesht hajde pa këtu sipër, pse proteston dhe shan. Më çuan sipër tek zyra dhe më kanë goditur. Ishte vetë Roki Pepa dhe Ervin Hasrama. Pas kësaj dhune, më nxjerrin një djalë në telefon. Kam pasur disa probleme me anën e shëndetësisë sepse kisha vëllain e vogël e kisha sëmurë dhe shteti nuk më është përgjigjur. Më tha do t’i rregullojmë ne. Ne presim që të dhunohemi dhe më pas të na ndihmojnë këta.”, deklaroi i riu. 

Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj dhe deputeti Erald Kapri theksuan se përgjegjësit do të vihen përpara drejtësisë. Shehaj theksoi gjithashtu se do të bëjnë kallëzim në SPAK kundër kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Demo.

“Këtë çështje do ta ndjekim deri në fund dhe gjithë këto shefa komisariati nr 1 do të përgjigjen para ligjit. Nuk e meritojnë të jenë me uniformë shteti sepse janë banditë të Edi Ramës dhe paguhen me taksat e shqiptarëve”, theksoi Kapri.

“Këta kriminelë dhe banditë me uniformë e bëjnë se kanë urdhër nga ministri i brendshëm dhe Edi Rama për të ndaluar protestën me çdo kusht, edhe duke përdorur dhunën dhe kërcënuar. Do të mbajnë përgjegjësi.

I kanë thënë “do të të çojmë tek mali i Dajtit”. Dhe më pas e marrin në telefon se e dinë që ka një vëlla të sëmurë që ka nevojë për ndihmë. Pasi e rrahën, i thonë me të mirë se “atë djalin do ta ndihmojnë”. Sillen si banditë dhe kriminelë, por nuk kanë për t’ia dalë. “, u shpreh Shehaj. Panorama


Send this to a friend