VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Obama si “Babagjyshi”, dhurata për fëmijët e sëmurë (fotoreportazh)

By | December 20, 2018

Komentet

ISMET GASHI – NJË JETË AKTIVE DHE RËNIE HEROIKE – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Dëshmori Ismet Gashi
     Në 20 vjetorin e rënies të gjykatësit, avokatit, veprimtarit atdhetar, luftëtarit, Ismet Selman Gashit, Oda e Avokatëve të Kosovës, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, Dega regjionale në Prizren, në bashkëpunim me përfaqësuesin e fshatit Landovicë, Qazim Thaçi, organizuan Akademi Përkujtimore. Salla e madhe në Shtëpinë e Kulturës, në Prizren, ishte mbushur me pjesëtarë të Familjes së madhe Gashi, zyrtarë të drejtësisë, komandantë të luftës, përfaqësues të të gjitha subjekteve politike, të bashkësive fetare, zyrtarë komunalë, përfaqësues të FSK-së, përfaqësues të policisë, miq e dashamirë të dëshmorit, qytetarë të shumtë të Landovicës, Prizrenit dhe fshatrave tjera.
 
     Intonimi i Hymnit të Flamurit, u respektua me ngritje në këmbë të të pranishmëve. Drejtuesi, respektivisht, moderatori i kësaj Akademie, Qazim Thaçi, ftoi për heshtje mortore, në nderim të dëshmorit Ismet Gashi, me shokë shumë. 
Kryeredaktori i RTV “Besa”, Qazim Thaçi
       Përfaqësuesi i fshatit Landovicë, Qazim Thaçi, njëherit, kryeredaktor i Radio-Televizionit “Besa”, me seli në Prizren, mbajti referatin kryesor, për jetën dhe veprën e dëshmorit Ismet Gashi. Ai, në mes tjerash, referoi:
 
      “Dëshmor i Atdheut është ai që vritet në luftë për liri dhe për drejtësi shoqërore; ai që falë jetën e tij, për të mirën e popullit dhe të atdheut. Kalojnë vite, kalojnë edhe shekuj e kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët, në mendjet tona, në kujtesën tonë historike. Brezat që vijnë do t’i mbajnë në zemër dëshmorët, për t’i bërë ata flamuj, të valvitën rrugëve e shesheve tona të lirisë. Liria ndërtohet me jetëra, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë. Kurse, dëshmorët janë nderi dhe krenaria e popullit tonë martir. Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija, e ngritur lart. Për çdo komb të qytetëruar, dëshmorët janë lavdia dhe krenaria e tij.
 
      Dëshmori i kombit Ismet Gashi, u lind më 1 maj të vitit 1952, në  Landovicën legjendare, bir i familjes atdhetare të Haxhi Selman Gashit. Katër klasat e para i kreu në Landovicë, kurse filloren e plotë e kreu në Piranë, të mesmen në Normalen e Prizrenit. Babai i tij, haxhi Selmani dhe nënën burrenshë e njohur Dalife, duke pa se Ismeti dallohej  për zgjuarësi, ata i dhanë mundësinë e shkollimit. Ai ishte ndër të parët e fshatit, që ia mësyu shkollimit. Punoi një vit në Zym dhe u regjisitrua në  Fakultetin Juridik, në Prishtinë, të cilin e mbaroi në afat rekord dhe i dalluar . Por, ai asnjëherë së ndali dëshirën për shkollim dhe  magjistroi te profesor Bardhyl Qaushi. Ndësa specializoi trashëgimtaren në krah të profesor Ejup Statovcit.
 

 

         Ismet Gashi u bë i afërt, së pari për familjen, ku vëllëzërit më të rritur  Binaku, tani i ndjerë, Hajdini, Eqremi, pastaj  ata më të rinjtë, Salihu dhe Jahiri, e kuptuan se ai ishte përtej mundësive të tija, i sjellshëm e bujar, ata i besuan edhe shumë detyra në familjen e madhe të Haxhi Selmanit. Duke marrë pastaj model  edhe krenarinë e Shtjefën Gjeçovit e Anton Çetës, kontakoi më pas daljen nga burgu, disa herë, Adem Demaçin.
 

 

      Punësohet në gjykatë, në prokurori, në inspektorat të ndërtimit dhe, në fund, emërohet kryetar i Gjykatës së Punës së Bashkuar. Por, dhuna serbe, veçanërisht, pas ndryshimeve në frymën e “Kushtetutës së Gazimestanit”,  Ismetin, tani, më të shkolluar për këtë, e kalitën të vihet në të gjitha format, për manifestimin e revoltës, kundër ndryshimeve kushtetuese dhe vihet në krahun e profesor Ukshin Hotit, madje edhe mbrojtës i tij në Gjykimin e Pirzrenit.
 

 

     Ndjenja e atdhedashurisë të trashëguar nga familja e tij fisnike, i dha forcën dhe moralin të kyçet, qysh në formimin e celulave të para të UÇK-së, në korridorin logjistik të Hasit, përkatësisht, të Landovicës. Ismeti gjendet ndërmjet grupeve: të Landovicës , Krushës së Vogël dhe Hoçës së Qytetit. Ai filloi të  kontaktojë të rinjtë, me qëllim të organizimit të luftës, duke kontaktuar edhe me personalitete, për sigurimin e armatimit. Njëkohshëm, kontaktonte Këshillin e Financave, për sigurimin e mjeteve të nevojshme, duke shfrytëzuar edhe humanizmin e vëllezërve të tij, Hajdinit, Salihit, Jahirit, të cilët punonin në mërgim.
 

 

     Vrasja e  djemëve të  Landovicës, mobilizoi njerëzit, duke e bërë Landovicën qendër kryesore të logjistikës dhe të luftës. Ismeti u dallua, së bashku me kryetarët e grupeve, të caktuar nëpër lagje, në organizimin e mbrojtjes. Dëshmori Hashim Gashi, Selim Morina, Miradije Berisha, u përballën me forcat serbe. Ismeti ishte shumë aktiv në mbrojtje të popullatës të Landovicës, pavarësisht rrezikut  të madh, madje, i vetëdijshëm se shanset e mbijetesës ishin minore.

 

 
     Predhat e para armiku i hodhi në ora 10.oo të 26 marsit, ndërkohë që Landavica mobilizohej, për të mos e braktisur fshatin, sipas urdhërit të Shtabit Operativ të Zonës së Pashtrikut, në Reti, urdhër të cilin e mori dhe e mbështeti vet Ismet Gashi. Së pari granatohen shtëpitë e Gashëve. Ismeti mbetët pa nënën, nipin Afrimin, pa Kosovaren e Kushtrimin. Ndër të plagosurit janë vëllai Eqremi, nipi Rasimi, mbesat Emina e Myfidja, kunata Shkurta. Pastaj vritën banorë të lagjës, kurse të plagosur rëndë mbetën edhe trembëdhjetë banorë të fshatit Landavicë.
 

 

      Ndërkohë, në luftime e sipër, bie në fushën e nderit edhe kuadri i luftës, Ismet Gashi, trupi i pajetë i të cilit u zbulua tek më 19 qershor të vitit 2004, pas identifikimeve në morgun e Rahavecit. Ceremoniali i përcjelljes, për në përjetësi u bë, po këtë ditë, nga bashkëluftëtarët të Zonës Operative të Pashtrikut dhe me protokol të Zonës II-të, të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, të cilët e bashkuan edhe Ismetin pranë dëshmorëve të kombit në  Landovicë. Pas vetes la bijtë: Arbenin-jurist, Gazmendin, Shkëlzenin dentist e Mençurinë, që për fat të mirë, edhe këta  po ndjekin rrugën atdhetare, të trasuar nga babai i tyre, dëshmori i Kosovës, Ismet Gashi”, – përmbylli fjalën e tij, përfaqësuesi i fshatit Landovicë, Qazim Thaçi.
 
Eprori ushtarak i Kosharës, Esat Krasniqi
       Esat Krasniqi, anëtar i Kryesisë të OVL të UÇK-së, epror ushtarak në Koshare, rrefeu epizode nga nga jeta dhe veprimtaria profesionale e Ismet Gashit, tani, dëshmor i kombit.
 
     “E nderuara Familje e dëshmorit të Kosovës, Ismet Gashi,
      Të nderuar familjarë të dëshmorëve, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së,
      Të nderuar gjyqtarë, prokurorë, avokatë, deputetë, zëvendës-ministra, zyrtarë       të Kuvendit Komunal, Ushtria e Kosovës, Policia, Bashkësitë Fetare dhe të             gjithë ju të pranishëm,
 

 

     Po e nis fjalën time me sentencën, tashmë, proverbiale të Presidentit amerikan, Xhon Kenedi, në përurimin e tij president i Amerikës: “Mos pyet se çfarë bëri Amerika për ju, por çfarë bëtë ju për Amerikën”.
 

 

     Veprimtaria atdhetare e Ismet (Selman) Gashit fillon që nga vitet `80-a. Masat drastike të regjimit serbo-sllavë, nga viti 1981 e këtej, largimet masive nga puna, e përballën me pushtetin juristin e diplomuar Ismet Gashin, në cilësinë e gjykatësit, në Gjykatën Ekonomike të Punës. Ai mundohej me çdo kush t`i mbronte punëtorët shqiptarë. Ai nuk heshti kurrë, edhe atëherë kur arma vepronte e ligjet heshtnin!

         RASTI 1

Pas vitit 1981 filloi largimi i punëtorëve të Mbrojtjes Teritoriale. Ismeti, në rastin e mbrotjes time, duhej të ballafaqohej me komandën e lartë të Shtabit të Mbrojtjes Teritoriale. Në gjykatore ishte një epror  K0S-it dhe dy ndihmës të tjerë nga Prishtina e Nishi. Kërkesa e tyre ishte që gjyqi të mbahej në gjuhën serbe, sepse në atë kohë mbaheshin takime, për ndryshimin e Kushtetutës të vitit 1974.

Ismeti u drejtohet me këto fjalë: “Unë, si gjykatës, veproj sipas Kushtetutës të vitit 1974. E drejta e çdo kujt është që të mbrohet në gjuhën e tij, në rastin konkret, në gjuhën shqipe.

Majori i KOS-it: tha: “Unë nuk e kuptoj gjuhën shqipe”.

Ismeti, në cilësinë e gjyqtarit, iu përgjigj: “Ky është problemi juaj”.

Pastaj Majori i tha: “Vendosni si të doni, po ky nuk kthehet ne vendin e punës”!

Ismeti, me ngritje zëri, i kthehet Majorit: “Sipas ligjit, Esati duhet të kthehet në punë”.

Edhe atëherë kur forca ishte në krahun e kundërt, Ismeti nuk i përfillte urdhërat dhe nuk i nënshtrohej fare, sepse kishte guximin e nje intelektuali të vendosur, për çështjen kombëtare shqiptare. Nga rasti im konkret, mbaja kontakte me Ismetin, admiroja vendosmërinë, trimërinë dhe gjykimin e tij të shëndoshë dhe krijova bindjen se Kosova ka nevojë për njerëz me vlera intelektuale dhe atdhetare, si Ismet Gashi.

RASTI 2

Këtë herë do ta zbuloj një të fshehtë, për herë të parë edhe për familjen. Në vitin 1992 është formuar Ministria Mbrojtjes. Ismeti ishte caktuar që ta bëjë Rregulloren Ushtarake dhe duhej të mbante kontakte me Ministrin e parë të Mbrojtjës, Hajzer Hajzeraj dhe Prof. Haxhi Feratin. 

      Por, për fat të keq, çështja u dekonspirua dhe aktivistët u zbuluan nga qarqet serbe. Dhe, për një kohë u mbajt në heshtje ky aktivitet, meqë disa eprorë ushtarakë u arrestuan, u dënuan dhe shumë të tjerë u larguan nga Kosova, për t`i shpëtuar ndëshkimit. Por, pas luftës, pas kthimit tim nga Kosharja, ku isha i angazhuar si ushtarak, e kuptova nga shumë shokë se Ismeti kurrë nuk kishte pushuar së punuari në këtë drejtim, me nder dhe përkushtim të madh. 

 

      Më vonë kur doli në skenë UҪK-ja, Ismetin e gjeti të gatshëm, për kontributin e rradhës, që ishte ndër organizatorët kryresor në Anën e Përdrinisë, në Sektorin e Logjistikës së Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës. Kjo tregon se Ismeti, e kishte vënë në rradhë të parë çlirimin e vendit. 

     Duke u bazuar në këto dhe shumë aktivitete tjera të Ismetit, unë, Esat Krfasniqi, si një ish-epror ushtarak dhe anëtar i Kryesisë së Veteranëve të UҪK-së, në konsultim me Shoqatat e dala nga lufta, Odën e Avokatëve të Kosovës dhe Qazim Thaçin, në cilësinë e përfaqësuesit të fshatit Landovicë, kemi vendosur që:

     DUKE U BAZUAR NË LIGJET USHTARAKE, NË RREGULLAT DHE PRINCIPET TJERA DHE DUKE PARË VEPRIMTARINË PATRIOTIKE TË ISMET GASHIT, KEMI VENDOSUR QË DESHMORI ISMET GASHI, TË MERR MENJËHERË GRADËN E HEROIT TË KOSOVËS. LAVDI VEPRËS SË ISMET GASHIT!”

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha

Për ta zbutur, sado pak, armosferën mortore në sallë, në skenë ngjitët voglushja simpatike, Kanina Thaçi, e cila reciton krijimin poetik “Dëshmorëve të vendit tim”, të realizuar nga gjyshi i saj, Qazim Thaçi. E sigurtë, e shpenguar, zotëruese e skenës, pavarësisht masës, shumësisë së publikut, ajo shkëlqeu me recitimin e saj të ndjeshëm, premtuese për role skenike, artistike. Shkëpusim pak vargje:

“… E kujtimet përvëluese të dëshmorëve të vendit tim

Lapidari juaj dritë e lirisë dje, shenjë e krenarisë sot.

Mbrëmë mblodha të gjitha ëndrrat e plagosura

Dhe qendisa kurorën e lirisë …”

Akademia Përkujtimore, kushtuar dëshmorit Ismet Gashi, ishte konceptuar dhe realizuar, mjeshtërisht, nga organizatorët, të prirë nga kryeredaktori i RTV “BESA”, Qazim Thaçi, i ndihmuar edhe nga djali dhe nipi i dëshmorit Ismet Gashit, përkatësisht Arbeni dhe Gëzimi (Berisha), siç na thotë mjeshtri i pendës, Qazimi. Ndoshta, ishte Akademi unike në regjinë e saj dhe protagonistët pjesëmarrës e folës. Ishte, tërësisht, jo partiake, edhe pse në sallën Përkujtimore ishin përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike.

Rrjedhimisht, Ismet Gashi ishte i pranuar nga të gjithë, si dëshmor i denjë. Madje, janë bashkëluftëtarët e tij, nga e majta e Kosovës, që ngulmojnë për akordimin e titullit “Hero i Kosovës”, për luftëtarin e përkushtuar dhe trim, Ismet Gashin, edhe pse, për një dekadë radhazi, ai ishte kuadër i Lidhjes Demokratike të Ibrahim Rugovës. Për më tepër, atij i ishte besuar përpilimi, hartimi i Rregullores Ushtarake, qysh në vitin 1992. Vërtet, përgjegjësi, sa intesante, aq edhe e veçantë, për kohën!

Në emër të Odës të Avokatëve të Kosovës, degëzimi në Prizren, foli kryetari i saj, Hajrip Krasniqi, i cili potencoi punën e suksesshme në këtë profesion, duke e vlerësuar Ismet Gashin si shumë të guximshëm, në një kohë zezonë, në mbrojtje të burrave dhe të djemëve, të akuzuar për motive politike, në mes të cilëve edhe profesor Ukshin Hotin, sot, Hero i Kosovës.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, ish-koleg i Ismetit, veç tjerash, rrëfeu fragmente të punës së tyre në gjykatë. Ismet Gashi ishte njeri me integritet, profesionalisht i përgaditur dhe me parimësi admiruese.

Prokurori Sylë Hoxha, kishte fjalë miradije për juristin Ismet Gashin. I përkorë dhe sovran në vendimet e tij. Është borxh i yni, të flasim, të shkruajmë, ta përkujtojmë, sepse ishte shembull unik për Landovicën dhe rrethin tonë. Ai çoi përpara idealin familjar. Ai ishte shtylla e Familjes Gashi. Pa përkrahjen e familjes së tij bujare dhe atdhetare, ai nuk mund ta zhvillonte një aktivitet kaq voluminoz. Fjala e tij dëgjohej me vëmendje. Gjeneratat e reja kanë çka të mësojnë nga Ismet Gashi. Shkurt: ishte institucional dhe tejet parimor.

Ish-Komandanti i Vërrinit, Zafir Berisha, tani, deputet në Parlamentin e Kosovës, evokoi kujtimet e luftës për Ismet Gashin. Angazhimi i tij në mbrojtje të popullatës, ishte sa përkushtues, aq edhe i veçantë. Dhe, jeta e tij u shua vetëdijshëm, pikërisht, në përpjekje për ta mbrojtur popullatën, e cila ishte vënë në shënjestër të pushtuesit serbo-sllavë.

Rexhep Hoti, në cilësinë e koordinatorit nacional, në emër të kryeministrit, përshëndeti të pranishmit në Akademi. Veç tjerash, ai tha se Ismet Gashi shquhej për guximin qytetar e profesional, në mbrojtje të klientëve, nga padrejtësitë dhe ndëshkimet gjyqësore të fabrikuara. Vlen të theksohet mbrojtja, që ai i bëri veprimtarit kombëtar, Ukshin Hoti, ish i burgosuri politik elitar, tani, Hero i Kosovës, ende pa varr legal!

I çiltër dhe dinjitoz ishte në fjalën e tij komandanti Osman Qerreti-Quni, nga Landovica. Kemi thënë shumë gjëra, por, u lanë edhe shumë pa thënë. Disa gjëra na ndanin, por lufta, liria na bashkoi. Komunikues e përbashkues ishte juristi Ismet Gashi. Dhe, këto cilësi fisnike të tij, ishin përcaktuese për bashkëpunimin tonë të suksesshëm përgjatë luftës.

Akademinë Përkujtimore e përshëndeti edhe Mulla Ali eferndi Vezaj, imam. Fjalë të mençura dhe këshilluese tha hoxha. Gjatë luftës na ka bashkuar komponenta e lirisë. Edhe pse paslufta na ka zhgënjyer shumë, megjithatë, jam optimist për të ardhmen. Njerëzit, rinia duhet të kenë shpresë e besim, për ditë më të mira. Qëndroni këtu, toka e të parëve na lut dhe na obligon.

Aktorja Refije Berisha, në monologun për dëshmorët

     Këngëtarja-aktore, Refije Berisha, me grupin e të rinjëve, përformoi “Monologun për dëshmorët”, i cili u pëlqye shumë nga të pranishmit:

     “Do të flas në zyrën e drejtësisë,

       Malli, loti, krenaria e Landovicës,

       Zemër e djegur përgjithmonë ….”

     Përmes postës digjitale, Akademinë Përkujtimore e përshëndeti edhe kryetari i Odës të Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli.

      Në emër të Familjes së gjerë GASHI, të pranishmit i përshëndeti i biri i Ismet Gashit, juristi Arben Gashi: Ju përshëdes dhe ju falenderoj me përzemërsi të gjithë ju, të pranishëm. I falenderoj shumë organizatorët e kësaj Akademie dinjitoze Përkujtimore, në nderim të babait tim, të familjarit tonë, dëshmorit të kombit, Ismet Gashi. Me pjesëmarrjen tuaj në këtë Akademi, ju keni nderuar Ismetin, tashmë, të amëshuar, shokët e tij dëshmorë të lirisë, të Atdheut si dhe veten tuaj. Edhe një herë, ju falenderojmë nga zemra dhe u jemi shumë dhe përjetësisht mirënjohës, – tha pinjolli i Familjes Gashi, Arbeni.

     Akademinë Përkujtimore e përmbyllën këngëtaret e mirëjohura, Violetë Kukaj dhe Refije Berisha, më këngët për Ismet Gashin dhe për dëshmorët e Landovicës.


Pamje nga Akademia, referon kryetari i Odës të Avokatëve, Hajrip Krasniqi

Prizreni, qyteti i filigranit!

Sekretet e punimit të Filigranit janë ruajtur gjeneratë pas gjenerate në qytetin e Prizrenit.

Në vitet 1980, tregtia e filigranit lulëzoi. Në ato kohë në Prizren kishte 150 deri në 200 artizanë.

Ky zanat i ka dhënë shumë famë Prizrenit gjatë shekujve. Nuk ka një datë të saktë se kur shqiptarët në Kosovë filluan të punojnë me argjend, por historianët thonë se kjo ndodhi ndoshta dikur në shekullin e 18-të.

Familja e Nue Gjinit është ndër ta. Ata punonin shumë, por gjithashtu shisnin shumë, sidomos turistëve në bregdetin kroat.

Shumë artizanë nga Prizreni u larguan nga qyteti dhe u transferuan në Dubrovnik, në Kroaci, ku gjetën biznes më të mirë.

Tani ka vetëm 10 familje ndoshta edhe më pak, që kanë mbetur të punojnë ende argjendin në Prizren e Nue Gjoni është më i riu ndër mjeshtrit e Filigranit.

“Me artin e filigranit unë merrem që prej moshës 8 vjecare, unë jam gjenerata e katërt si mjeshtër që merrem me këtë punim, e kam trashëguar prej babës, baba prej gjyshit, gjyshi prej stërgjyshit e kështu me radhë”, thotë Gjini.

Emri Filigran rrjedh prej dy fjalëve latine “filio di grana” që do të thotë tel edhe kokërr d.m.th ky art bëhet prej telave dhe kokrrave, materiali në shumicën e rasteve është argjend, por ka mundësi edhe me ari dhe bakër por ato janë punime janë shumë të rralla.

Punimet e Filigranit daton që nga koha ilire ku shihen disa vathë, byzylyka që edhe sot bëhen me argjend. Këto materiale punohen kryesisht me dorë.

“Faza e parë është kur merret materiali i papërpunuar në këtë rast argjendi, shkrihet, bëhen disa tela pak më të trashë, masnej është faza e dytë kur teli fillon të hollohet deri në disa milimetra, deri dy ose tri milimetra, por gjithcka bëhet prej telave të hollë”, ka treguar më tej Gjini.

I gjithë sekreti i kësaj mjeshtrie janë pincetat, me të cilat kryhet e gjithë puna

“Të vetmet mjete të filigranit janë këto, pincetat, gjithcka bëhet me këto”, tregon ai.

“Është traditë familjare dhe e kam pasë qef kur i shifsha tu punu babën e gjyshin ku prej dicka shumë të vogël qet dicka shumë të madhe e shumë të bukur , të lind nifar dëshire me bë edhe ti atë, që po e bëjnë edhe ata”, shton Gjini.

Gjini është një nga argjendarët e paktë që kanë mbetur në Prizren, të cilët ende e njohin dhe praktikojnë artin e filigranit, një lloj bizhuterie tepër delikate që bëhet me fije në formë fjongosh, rruaza të vogla dhe fije të përdredhura.

Nue Gjini thotë se dëshirën e punimit të artizanëve të filigranit do të mundohet ta mbjellë edhe në gjeneratat që vijnë pas tij.

“Gjenerata e gjyshit tim kanë qenë mbi 120 familje, vetëm në lagjen time, tash prej të rinjve nuk e njoh askë që e punon këtë zanat, ndoshta jam i vetmi, shpresoj që jo. Mendoj që ka me u trashëgu edhe në gjeneratat tjera, të pakten kam me insistu në këtë që më u trashëgu prap zanati, e nuk ka me humb”, ka treguar Gjini.

Ky art mbetet tepër i njohur në Azi, sidomos në Indi, por edhe në Afrikën e Veriut por është i rrallë në Evropën moderne e dita- ditës shumë më i rrallë në Kosovë./Prizrenipress

AJO, BRUNA E VOGËL ENGJËLLORE…

-Prinderit kur regjistronin vajzat në klasen time më thonin shpesh: „Ma bej vajzen si vajzen tende“… Ishin ata që unë nuk i njihja fare por që të ndiqnin ty permes librave Bruna .
Jam nje nene fatlume qe ti ke nje emer te mire ne letersinë dhe mjeksinë shqiptare-
…!
-Gëzuar ditëlindjen, e shtrenjta ime!
Qofsh gjithmone e gëzuar dhe e suksesshme.
Të uroj të mbetesh e re dhe e bukur siç je tani.

Nga SOSE MUSAJ (ZLLAMI), Tiranë
Dr dhe shkrimtarja Brunilda Zllami
(Spitali Amerikan Tiranë)

Sot, me doli gjumi shumë heret dhe u ktheva ne kohe para disa vitesh.
Ne nje dite te bukur prilli , ne nje dite pranverore sic eshte edhe tani, ne oren 6 pa 10 minuta te mengjesit erdhe në jetë Ti o zemra ime. Një femijëi i kendshem dhe i bukur , që kete bukuri dhe sharm e mbajte fort gjithmone në vitet që erdhen e deri në ditet e sotme.
Isha e re dhe provova një njdjesi të mrekullueshme , që nuk pershkruhet me fjalë.
Ishe gezimi i parë i yni , na bere prinder të lumtur atë ditë që erdhe në jetë dhe deri sot që po shkruaj keto rreshta per Ty.
Çdo prind do të deshironte të kete nje femije si ty. Ishte kohe tjeter kur erdhe në jetë “Jeta ime” , megjithate ne si prinder te qendruam gjithmone prane ne çdo hap qe hidhje nder vite.
Shume shpejt ne pame tek ti nje femije të edukuar, të zgjuar, të sinqertë dhe që premton.
Mundoheshim qe ti te rriteshe dhe te mos mungonte asgje.Te jesh e kompletuar si femije ne çdo drejtim dhe besoj se ja kemi arritur.
Edhe tani qe po shkruaj me vjen per te qeshur me veten time , qe krahas ngarkesave qe kishe ne gjimnaz me mesimet , doje që në të gjitha lendet të ishte vetem dhjeta , dhe romanet qe i shkruaje në kohë rekord.
Une të imponoja edhe te qendisje bashke me mua deri ne oret e vona te nates.
Shtepia jone do te ndryshonte ne detaje nje here ne muaj , se brenda asaj shtepie po rritej nje artiste , nje doktorreshe e ardhshme , nje bije e mirë e jo veç per prinderit e vet.
Qysh heret edhe ne si prind te trajtonim si artiste. Lulet e para qe dilnin ne pranvere do te ishin ne tavolinen tende te punes. Librat e rinj dhe te vjeter gjendeshin per ty ku ishin e ku sishin .
Ne ato vite, pasuria me e madhe e asaj kohe ishin librat. Dhoma jote ishte vertet e bukur dhe luksoze.
Lulet e shumta mbizoteronin ne dhomen tende , qe ne cdo stine çelnin lule me ngjyra dhe arome te kendshme. E shtrenjta ime , koha eshte treguar „jo dashamirese“ me ty.
Qysh ne moshen 14 vjeçare , kur shoqet e tua luanin para pallatit me top e litar , ti shkruaje romanet e bukura qe shume shpejt u bene te dashur per lexuesit e tu.
Ishe shume e re kur punoje me makine shkrimi te vjeter dhe te rende , ku gishtat e tu beheshin plage nga shkrimi, por mos te them per zhurmen qe bente qe degjohej ne pallat deri ne oret e parate mengjesit.
Megjithese nder kompjuterat e pare qe erdhen ne qytetin tone nje ishte per ty e shtrenjta ime.


Lexoja çdo rrjesht e fjale qe shkruaje dhe su besoja syve , çdo fjale me linte shije të embel , s‘besoj qe ishin aq te perkryer por mua me dukeshin te tille.
Shpesh ne intervista qe ke dhene ne media me ke quajtur “redaktore e rrepte” e librave tua dhe eshte e vertet. Deri para pak vitesh isha une e para qe lexoja ato.
Shpesh debatoja pa te drejte per librat , per personazhet , per zhvillimin e ngjarjeve , e sidomos per fundin e librave qe nuk ishte mbyllja qe mendoja une.
Te thoja qe kishe mundesi ti jepje nje mbyllje tjeter librit , ti jepje nje shans personazheve qe vuajten aq shume dhe ti kishe mundesi ti lije bashke.
Shume debate kemi pasur per romanin *Endrra e paperfunduar e nje gruaje* por shpejt e kuptoja qe isha une gabim se ti ishe shkrimtarja dhe une vetem nje lexuese e mire e 20 librave te tu.
Ti ishe ne klasen e dyte Bruna kur mesuesja jote me mori ne telefon dhe me tha se „Bruna ka pershkruar shume bukur fshatin e gjyshes se saj (te nenes time) „.
E lexova disa here dhe spo u besoja syve , qe edhe per syte e mi eshte vendi me i bukur i botes.
Hartimet dhe krijimet e tua lexoheshin nga gjithe mesuesit e shkollave ku ke mesuar.
Hartimi i klases se 8 dhe ai i matures ishin shume te veçante ,u lexuan nga te gjithe dhe u botuan ne ate kohe.
Ç’them edhe une , ti kur ke mbaruar gjimnazin zemra ime kishe shkruar 5 romane , qe gjeten shume shpejt lexuesit e tyre , qe deri sot ke shruar 20 romane dhe vazhdon te shkruash akoma.
Jam nje nene fatlume qe ti ke nje emer te mire ne letersi dhe mjekesine shqiptare.
Ne biblioteken e shtepise sime kam “thesaret e tua” , qe I ruaj si syte e ballit.
Kam cdo gje tende qe ne femijeri , punet e tua , fletoret , certifikatat e ndryshme , flete lavderimet e asaj kohe , cdo deftese tenden qe ka vetem nje note e cila eshte dhjeta , doreshkrimet e librave te tua te pare , ditaret e vajzerise , gazeta , revista qe shkruanin per ty nder vite , kaseta , disqe me intervistat e dhena ne media.
Leterkembimet me lexuesit atehere kur nuk kishte celular , por , per te mos folur per fotot , pikturat ne cdo cep te shtepise.
Dhoma ku rrije ti , edhe pse para disa vitesh ke krijuar familjen tende , prape quhet dhoma e Brunes.
Pra nje pjese e shpirtit tim ndodhet ketu prane meje. Shpesh me kujtohet nje detaj , kur po dilje nuse , (besoj nje nuse e mire) nxorre nga canta jote celsin e shtepise dhe ma dhe.
Ka qene nje nder castet me te veshtira te jetes sime. Kujtova se me ra tavani mbi koke. Mbaje te thashe , se kjo shtepi do te jete edhe e jotja gjithmone. Edhe pse koha e lire ishte dhe mbeti luks per ty , lidhja jone nene e bije ishte shume e forte nder vite.
Une do te doja cdo dite te dija ku ishe ? Ku pive kafen e mengjesit dhe mbasdites ?
Si te eci puna ne spital ? A ke te shtruar ne pavionin tend ? Ne cfare gjendje jane ata ?
Do te doja te dija ne detaje si jane shoqet e tua ? A ke patur kohe te dalesh me to ?
Edhe pse jeta na ofroi gjera te paperballueshme qe nuk i perballon as toka ,ti jeta ime dite te ngriheshe mbi dhimbjen dhe dite te jesh nje mjeke dhe shkrimtare e kompletuar , jo vetem kaq por me ndihmove dhe mua te jetoj.
E kishim shume te veshtire te dyja shpirti im te perballonim tragjedite qe na ndodhen. E kam thene gjithmone qe ti ken je aftesi , ndoshta edhe nga profesioni qe ushtron , qe te lehteson dhimbjet ne menyren me te mire te mundshme.
Para 10 vjetesh kishim nje ritual tonin qe komunikonim bashke nje gysem ore ne mengjes sapo ti shkoje ne pune.
Tregonim endrra njera – tjeter qe kishim pare nje nate me pare.
Cfare na thoshte babi ne enderr ? Me pyesje per domethenien e tyre.
Une megjithese nuk ia kisha haberin ne leximin e enderrave te thoja fjale te mira , se ishte detyra e nje nene te qetesoje femijen e saje ne raste te veshtira.
Dhe keshtu dite pas dite keto vite i jetojme me kujtime qe nuk i ndalon njeri.
Edhe pse kemi kujtime te bukura nuk qetesohem dot , se ishte shume shpejt qe nje jete e tere te kthehet ne kujtime per sekonda.
Me punen tende e shtrenjta ime pas kaq vitesh me berët te qesh se kisha harruar te qesh , por jo te buzeqesh, se buzeqeshja ime kishte shkuar ne rruge pa te drejte kthimi.
Me gjithe arritjet tuaja ti per mua mbetesh ajo Bruna e vogel me gershetat e gjata dhe fytyren engjellore qe kur erresohej vrapoje ne bahcen e shtepise time te lindjes per te kapur xixellonja , kur mblidhje dredheza dhe i futje ne nje fije bari dhe mi sillje bashke me lulet e bjeshkes qe ishin te pakrahasueshme me te gjithe lulet e botes. Ose kur ne nje nate me hene dilje ne dritare dhe shikoje yjet dhe henen me therrisje e me thoje se ai ylli qe shnderrit me shume eshte ylli im dhe vertete ti je ylli im qe mbete gjithmone i shndritshem per mua.
Bisedoje gjate me yjet per endrrat e tua dhe per punen e madhe qe te duhej per ti realizuar ato.
Ty dhe Adin ju pata lidh fort me fshatin tim , me shtepine e prinderve te mi , se ashtu me erdhen punet ne ate kohe. Me dajat tuaj qe ishim me te miret e botes qe ju deshen aq shume nder vite.
Nje pjese te librave te para i ke shkruar atje , ku frymezimin e gjeje tek ato vende perle qe nuk gjenden kurrkund ne bote , tek ato vende te bukura ku mami jot kaloi vitet me te bukura te jetes dhe ti kalove femijerine.
Nuset e vellezerve te mi te sherbenin me gjithcka , te deshen dhe te vleresuan gjithmone per ate qe ishe. Edhe daja i vogel te ka pasur pike te dobet , por jetoi pak dhe nuk i shijoi sa duhet arritjet e tua. Ai kujdesej ne detaje per organizimin e promovimin e librave tuaj si ne qytetin e lindjes dhe ketu ne Tirane.
E dashur Brune: – kur te lexosh kete shkrim do te thuash se mami paska shkruar gjate , se e paska marre malli per krijimet dhe esete me nxenesit. Eshte e vertete qe me mungon shume puna me nxenesit sepse te qenit mesuese ishte nje nder dashurite e mia te rendesishme.
Prinderit kur regjistronin vajzat në klasen time më thonin shpesh: „Ma bej vajzen si vajzen tende“…Ishin ata që unë nuk i njihja fare por që të ndiqnin ty permes librave Bruna.
Sa mire ndihem kur ish nxenesit e mi nder vite dhe shoqet e mia ne te gjithe boten me thone se I kemi blere dhe lexuar te gjithe librat e vajzes tende , e ndjekim edhe neper televizor si mjeke. Do te habitesh kur ta lexosh kete shkrim. Do me besh shume verejtje…
E di qe modestia ne kete shkrim nuk egziston, por une jam nene dhe ndryshe nga ti qe nuk flet kurre per vete , si e tille me lejohet te flas per sukseset e vajzes sime , qe ato ne fakt flasin vete dhe me bejne aq krenare si nene.
Edhe nipi yt Isarti I vogel ka filluar te mburret me ty ku shpesh u thote te tjereve se “halla ime eshte doktoreshe e madhe”. Pastaj kur shkojme ne librari per te blere librat e muajit i thote librashitesit se gjithe ky rafti eshte me librat e halles sime.
E shtrenjta ime, ndihem mire kur ne data e pervjetore te ndryshme shkruan diçka per babin tend mjekun emermire te Tropojes e me tej, Isain e paharruar, se ti vertet ke qene krenaria e tij. Ne biseda qe bente gjithmone thoshte : do te isha i lumtur sikur Bruna te ishte e realizuar në mjekesi sikur në letersi . Por ti e arrite ate enderr te babit.
Shpesh me thua dhe tani qe je treguar prepotente me mua!
E di dhe gjej rastin te kerkoj te falur por edhe pse nga natyra jam liberale, ato vitet e rinise tende nuk ishin te favorshme per asnje nene vajze, pastaj une doja qe ime bije te ishte nje kristal qe nuk krahasohej me asgje tjeter. Ti ishe gjeja me e çmuar per mua , ishe e vogla ime , shpirti im , gezimi im i pare.
Do marr shume verejtje nga ti kur te lexosh kete shkrim.
Do te thuash se edhe “sorra” flet mire per te voglin e vet.
Edhe une kur kthehem ne kohe mendoj se jam treguar egoiste me ty. Te doja te teren per vete, po ligjet e natyres jane te tilla zemra ime.
Te shkruaj per ty e shtrenjta ime duhet te shkruaj romane qe do te dilnin te bukura , romane qe vetem ti di ti qendisesh aq mjeshterisht me mendjen dhe bagazhin kulturor dhe intelektual qe ke.
Ndoshta keto rrjeshta s’do ti shkruaja asnjehere por ditëlindja jote… dhe i zbraza shumë gjera te akumuluara ndër vite.
Zemra ime, na ke bere krenar mua dhe babin qe shpesh ne pershkrimet e tua dhe me te drejte e quan „bussulla ime, standarti im i artë „. Thua nje te vertete te madhe. Bruna ke shume veti nga babi yt dhe vertete i ke ngjare shume ne çdo gjë. Ke marre me te mirat e tij. Besoj se shpirti i tij ndodhet perkrah nesh dhe te ndihmon ty të ecesh perpara dhe mua të jetoj per ty.
Gëzime paç nëjeten tende dashuria ime , drita e syve të mi.
Do të dua në pafundësi.

-Marrë nga ZemraShqiptare.net, Prill 2019-

Obama si “Babagjyshi”, dhurata për fëmijët e sëmurë (fotoreportazh)

Barack Obama gjithmonë ia arrin të surprizojë. Ndërsa vitin e kaluar vizitoi studentët e shkollave të mesme, në këtë fundvit, ai u vesh si “Babagjyshi” dhe lumturoi fëmijët e sëmurë që po trajtohen në Spitalin Kombëtar në Uashington.

I veshur me rrobat e “Babagjyshit” dhe duke kënduar këngët e festave të fundvitit, Obama së bashku me qindra mjekë, infermierë, punëtorë spitalorë, prindër kanë gëzuar me dhurata plot fëmijë.

Fëmijët u panë të entuziazmuar, shumë prej tyre brohorisnin, ndërsa të tjerë u përlotën nga gëzimi.

“Unë vetëm dua të them faleminderit për të gjithë ju, djema”, tha Obama duke iu referuar stafit, të cilët e përshëndetën me brohoritje, në një video të postuar në profilin e tij në Twitter.

“Ne kemi pasur rastin të flasim me disa nga fëmijët e mrekullueshëm dhe familjet e tyre. Si baba i dy vajzave, unë vetëm mund të imagjinoj këtë situatë që të ketë infermierë dhe stafin, mjekët dhe njerëzit që kujdesen për ta… kjo është gjëja më e rëndësishme që ekziston”.

Thank you @BarackObama for making our patients’ day so much brighter. Your surprise warmed our hallways and put smiles on everyone’s faces! Our patients loved your company…and your gifts! https://t.co/bswxSrA4sQ ❤️ #HolidaysAtChildrens #ObamaAndKids pic.twitter.com/qii53UbSRS

— Children’s National (@childrenshealth) December 19, 2018

“KERCIMI I KRESHNIKËVE NË LOGUN E ZANAVE” – Nga AZGAN HAKLAJ*

-Kujtesë nga Festivali Folklorik i Gjirokastrës, maj 2015, ku Ansambli “Dardania” i Tropojës shkëlqeu në mënyrë të veçantë me: “Kercimi i Kreshnikëve në Logun e Zanave”. Ideja dhe realizimi: Deli Metalia (Mjeshtër i Madh)
Azgan Haklaj (Mjeshtër i Madh)-

Mora përgjegjësinë dhe pata kënaqësinë të interpretoj në rolin e korifeut.
Kjo valle krijoi një atmosferë me shumë emocion tek artdashësit, sepse solli Eposin e Kreshnikëve  (të Mujit dhe Halilit) dhe vajtimin e thekshëm të Ajkunës për Omerin me aktrim madhështor.

Ky Epos duhet të ishte prej kohësh në UNESCO përkrah Vedave Indiane, Nibelungëve Gjermanë, Dioskurve të Greqisë, Këngëve të Rolandit të Francës, Sidit të Spanjës, por është penguar politikisht nga Ministria e Kulturës.

Qarku Kukës, pjesë e të cilit ishte Ansambli “Dardania” u ndëshkua politikisht nga ministerja Kumbaro si hakmarrje primitive krahinore dhe për shkak se drejtimin e Ansamblit të Kukësit specialistët e artit dhe pushteti vendor ma besuan mua.

I gjithë publiku priste që vendin e parë ta merrnim ne. Juria vasale e Kumbareshës na skualifikoi.

Numri me i veçantë ishte kercimi, “Kercimi i Kreshnikëve në Logun e Zanave”.

Me dt. 10 qershor, ora 18, Kumbaresha me Lindita Nikollën dhe me Ilir Beqen zbarkuan në Tropojë dhe organizuan dëgjesën publike në të njëjtën orë të “Sofrës Dardane” me qëllim sabotimin e saj.

Kumbaresha, që nga viti 2013 e ka hequr nga projektet e saj Festivalin më të madh Kombëtar në mbarë hapësirën etnike.

Unioni Artistik i Kombit  Shqiptar e realizoi me sukses Edicionin e 16-të të “Sofrës Dardane”, falë mbështetjes së Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Lulzim Basha.

Gjatë këtyre viteve Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka kontribuar në propogandimin e Valles Tropojane, me të cilën jemi ballafaquar me 40 shtete dhe kemi marrë Vendin e Parë në Festivalin e Dansit Botëror në Izrael në vitin 2002. Edhe në Festivalin “Sheshi Ballkanik” në Selanik – 2002, me pjesëmarrjen e 16 shteteve, përseri jemi nderuar me Vendin e Parë.

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka realizuar me sukses 10 edicione të Festivalit të “Këngës dhe Valles Çame” në Sarandë edhe ky i ndëshkuar politikisht nga Ministresha Kumbaro.

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka realizuar prej gati dy dekadash spektakle madhështore, koncerte tematiko-patriotike, ku lejtmotivi ose shtylla e tyre ka qenë Kërcimi ose Vallja e Tropojës, e cila prej kohësh e ka merituar të jetë “Monument Kulture”, Trashëgimisë Kulturore të Kombit Shqiptar.

E do të veçoja këtu:

“Një Komb-një Qëndrim” në Tiranë.

“Një Komb-një Histori” në Vlorë”.

“Një Komb, një Kulturë” në Ferizaj të Kosovës, në Prishtinë, e Shkup.

“Njëqind vjet për një ditë” – në Tuz dhe Mitrovicë me rastin e 1-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Përjetësisht s’na ndan më guri” në Gjakovë, Tuz, Dibër e Madhe.

“Tinguj dhe ritme shqiptare” në Strugë dhe Dibër e Madhe”.

“Vllaznia nuk njeh kufi” – në Tiranë dhe Shkodër.

“Kënga dhe Vallja Shqipe na bashkon” – Preshevë, 2011.

Prej dy vitesh bashkëpunon me Shoqaten e Alpeve dhe “Maja e Karafilit” për realizimin me sukses të Festivalit “Kënga dhe Vallja Shqipe na bashkon” në Plavë-Guci.

Ka 10 vjet që bashkëpunon me Festivalin “Këngë Jeho” në Strugë.

Më shumë se një dekadë bashkëpunon me Komunën e Vitisë në Festivalin “Flakadani i Karadakut”.

Bashkëpunim të frytshëm ka prej disa vitesh me Kryegjyshatën Botërore në Tiranë.

Ky aktivitet i dendur dhe i shtrirë në kohë të gjatë është i pasqyruar në mediat vizive dhe të shkruara kombëtare, në youtube dhe google.

Do të duhet shumë kohë për të folur për aktivitetin e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar si bashkudhëtar me “Kërcimin e Tropojës” dhe se ka meritë për propogandimin e tij.

Tani u kujtua Ministria e Kulturës, pasi dështoi në sabotimin e “Sofrës Dardane”, se ka “Valle Tropoje”.

Por populli thotë: më mirë vonë se kurrë. Urime “Kërcimit të Tropojës”. Unioni Artistik i Kombit Shqiptar uron të gjithë brezat e kërcimtarëve që kanë mbartur në dekada këtë monument të kulturës shqiptare.

 

 

*Azgan HAKLAJ

President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar

 

Tiranë, më 17 dhjetor 2018

KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” dhe Isuf Veseli – Nga Kadri Tarelli

Një ftesë e ardhur nga Kosova se në Pejë, në ditën e parë të dhjetorit 2018, në sallën e Teatrit “Isuf Gërvalla”, sot “Ismet Begolli”, do të përkujtohet 100-vjetori i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, i ngritur në qytetin e Shkodrës, në ditët e para të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në nëntor 1918. Ideator i përfshirjes në këtë festë, edhe i një grupi nga Durrësi, është Rasim Zeka, me rrënjë e degë nga Peja, si nip i Isuf Veselit, dikur një ndër anëtarët e atij Komitetit. Veç Rasimit, që në këtë rast shërbente edhe si shoferi ynë, në përbërje të grupit ishte Vaso Papaj, Naim Kërçuku, Kadri Tarelli dhe Agim Bajrami. Unë kisha përgatitur temën: Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, dhe Isuf Veseli, ndërsa Agimi, një elegji kushtuar luftëtarrit Isuf Veseli.

Pengesat në pikën doganore në Kukës, na detyruan të mbërrijmë në Pejë pak me vonesë, ndërsa kuvendi, (ose akademi siç i quajnë kosovarët të tilla takime), kishte pak minuta që kishte nisur. Akademik Frashër Demaj, Prof. Dr. Isa Bicaj, Dr. Naser Rugova, i cili është edhe deputet i kuvendit të Kosovës dhe  Gani Veselaj, mbajtën kumtesa me mjaft cilësi shkrimi dhe mbështetje  mbi dokumente historike, mbi ngjarjet e 100-vjetëve të shkuar, lidhur me Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe shpërthimin e rezistencës së armatosur në Pejë dhe rrethinat e saj. Në fjalën e tyre, hero i luftës nuk ishte vetëm Isuf Veseli (Demaj), por i gjithë populli i kësaj zone, që shquhet për trimëri dhe shqiptari.

Pas këtij kuvendi të suksesshëm, u mirëpritëm në drekën e shtruar në Radavc (dikush e quan Kryedrin), në Burimin e Drinit të Bardhë, pika turistike më e vizitueshme nga turistët e huaj dhe shqiptarët e dy anëve të kufirit. Në drekë, pasi u bë edhe një herë njohja jonë, biseda rrodhi lirshëm si vëllezër të një gjaku, që historia na la të ndarë aq mizorisht. Unë i dhurova Akademikut Frashër Demaj dhe Dr. Naser Rugova, librin tim “Kur lexoj një libër”, me kritika, intervista, opinione dhe reportazhe, ndërsa poet Agimi recitoi elegjinë kushtuar Isuf Veselit, më pas edhe poezinë time “Kënga e Bilbilit, të cilat u duartrokitën dhe për interpretimin artistik. Një kafe pranë zjarrit, në shtëpinë e Rasimit në fshatin Novosellë, na kënaqi së tepërmi.

Në fjalën time, unë përmbledhtas kisha parasysh kohën e krijimit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe veprimtarinë e Isuf Veselit, si anëtar i tij. M’u desh të përpiqem shumë për të gjetur material të shkruar, pasi në dorë kisha vetëm një foto të pjesëtarëve të Komitetit të “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, ku shkruhet edhe emri i Isuf Veselit (dokument i rëndësishëm, që flet shumë, por jo plotësisht).

Rilexova edhe një herë tekstet e historisë së Universitetit të Tiranës, disa monografi, si “Bajram Curri” të Skënder Drinit, “Hasan Prishtina”, të Prof. Dr. Muhamet Pirraku, “Niman Ferizi”. Pishtar i arsimit shqip. Monografi nga Shevqet Canhasi. Vazhdoj më tej: “KOSOVA” vështrim monografik. Botim i Akademisë së Shkencave dhe arteve të Kosovës, Prishtinë 2011. Më pas edhe librin “Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, (përmbledhje kumtesash). Tiranë, 2004. Mos të themi edhe tekstet e historisë të shkollave të Mesme dhe 9-vjeçare në Republikën e Shqipërisë. Çuditërisht nuk jepet përbërja e Komitetit, vetëm përmenden dy ose tre drejtues të njohur, ose asnjëri prej tyre.

Të gjitha më shtyjnë të bëj pyetjen: Pse? Ç’është kjo, mos dije apo censurë,  kur bëhet fjalë për studime drejt për drejt të temës përkatëse? Përgjigjen le ta japin autorët, pasi unë e gjeta zgjidhjen në disa shkrime në Internet, ku flitej gjerë e gjatë për krijimin dhe programin e kësaj organizate politike mbarëkombëtare, ku përmendet edhe përbërja e plotë e komitetit.

Ja si shkruan Dr. Jahja Llukaj:

Portali VOAl. Nëntor 06, 2018.

Pas një debati tri orësh, Komiteti. MKK do të ketë këtë përbërje: Hoxha Kadri Prishtina (kryetar), Hysni Curri (nënkryetar), Halim Gostivari (nënkryetar) dhe Bedri Pejani (sekretar). Anëtarë u zgjodhën: Sali Gjuka, Isuf Veseli, Sadik Ramë Deçani, Neshi Hoxhë Sadiku, Avdush Kastrati, Jahja Begolli, Hamdi Zajmi, Niman Ferizi, Rrok Perolli, Tahir Zajmi, Kahreman Begolli dhe Ibrahim Gjakova-Çaushi. Anëtarët e nderit ishin: Hasan Prishtina (mungonte në takim sepse ishte në Vjenë bashkë me 36 prijës shqiptarë, për të vizituar familjen e Franc Jozefit, që kishte vdekur kohë më parë), Bajram Curri, Mehmet Delia, Azem Bejta, Naxhip Draga, Aqif Blyta, Ramë Vllasa, Ilaz Raçaku, Nak Berisha, Dan Doroci.

Siç nënvizova më lart, mes anëtarëve të komitetit është edhe Isuf Veseli, për të cilin kanë shkruar edhe të tjerët:

Dr. Muhamet Shatri, në kumtesën e tij shkruan:

Bardh Isuf Gashi, bashkë me Isuf Veselin e Kryedrinit (Radavci), e me shumë burra të Podgurit, luftoi me heroizëm kundër ushtrive pushtuese serbo-malazeze. Libri “Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, “përmbledhje kumtesash). Tiranë, 2004. Faqe. 170-171. Botuar nga Akademia e shkencave e Shqipërisë. Instituti i Historisë – Tiranë. Instituti i historisë – Prishtinë.

Bajram Halil Gashi, në librin e tij “Ah Shqipni… mos thuj mbarova!”, kushtuar legjendës së folklorit shqiptar, Dervish Shaqa, Demush Neziri dhe grupi kosovar, ku pasi vendos fotografinë, të cilën e ndeshim gati në të gjitha shkrimet dhe botimet, kushtuar Komitetit MKK, kur shkruan për odën e burrave, thotë:

Isuf Veseli është nga Radavci i Komunës së Pejës. Ishte bashkëluftëtar me Haxhi Zekën. Të dy këta luftëtarë ishin tmerri i Turqisë dhe për shovinistët serb. Ai ishte dënuar me vdekje nga Turqia. Pjestarë të kësaj familje: djali Vesel Beka, vëllai Mehmet Veseli, ishin internuar në Turqi për veprimtari kombëtare.

Haxhi Zeka, selinë e tij e kishte në kullën e Isufit. Aty u bënë shumë kuvende, besatime e tubime, besëlidhje e pajtim gjaqesh. Të gjitha lëvizjet patriotike gjatë atyre viteve, zanafillën e kishin në kullën e Isuf Veselit.

Një ngjarje e ruajtur në gojdhana: Tek po rruhej, Haxhi Zeka po i thotë Isufit: “Isuf! Shkijet, s’don me ma lan vendin kund, po don me më vra. Në më vrafshin, qe besa, Kosova mbet’ nën Serbi. Edhe në u çlirofshi, e serbin kojshi, bythën rehat prej Serbije, s’keni me e ba”.

Ushtria serbe kishte pësuar disfatë në vendkalimin e Xhlepit. Luftëtarët shqiptar, me në krye Isuf Veselin, kishin ba kërdinë në serb. Pas kësaj disfate, pushtuesi serb, nën komandën e Velashkoviçit, për hakmarrje kërkon kokën e Isufit, por ai jo vetëm e shpërfill, por edhe e kërcënon, duke i dërguar ultimatumin, se “Lufta kundër teje ende s’ka fillue”. Për pasojë të qëndrimit dhe të kundërshtimit, fillojnë bombardimet e kullës me gjyle topi. Kulla shkatërrohet tërësisht deri në themel, duke i vënë zjarrin dhe duke lënë në qiell të hapur dhjetra familjarë të familjes së madhe të shtëpisë “Veseli”.

Isuf Veseli vdes në vitin 1936, por shtëpia e madhe pati plot burra të vyer. Aktiviteti i tij atdhetar, u vazhdua nga pasardhësit e tij, Muzli Veseli. Haki Veseli, Shaban Veseli, etj, etj.

Kur përmenden këta heronj të shqiptarizmës, mendoj: Cilido nga ne nuk do ta kishte lakmi, që t’i kujtohej emri dhe vepra edhe mbas 100-vjetësh, siç solla këtu, diçka nga jeta dhe vepra e Isuf Veselit.

Historia e shqiptarëve na mëson, se lufta, gjaku dhe përpjekjet qindra-vjeçare të atdhetarëve, të përkushtuar për komb e flamur, solli përmbushjen e gjysmës së detyrës dhe dëshirës: Çlirimin e Kosovës. Ndërsa brezat, do ta përmbushin ëndrrën: bashkimin e Kombit.

Në mbyllje, po kujtoj porosinë e Bedri Pejanit, që tingëllon sikur po na thuhet sot: “Mosni djema! Nuk zgjidhet çështja shqiptare në bashkëpunim me serbo-sllavët”.

 

Kadri Tarelli

Pejë, më: 01. Dhjetor, 2018.

Përmeti, një udhëtim në qytetin ku të presin si mbret – Reportazh nga Sejdo HARKA

 

Përmeti, ose siç njihet ndryshe qyteti i trëndafilave, është sa i lashtë aq dhe i ri, që së largu duket sikur përherë mban veshur vellon e nusërisë. Brenda kontureve dhe shpirtit të qytetit, sa real aq dhe metaforik gjallojnë vlera dhe bukuri të paçmuara si besa dhe urtësia, paqja dhe liria, guximi dhe trimëria, toleranca dhe mikpritja, kultura dhe mençuria, cilësi e virtyte që janë gdhendur në shekuj, në luftë  me varfërinë, me shkatërrimin dhe egërsinë, me skllavërinë dhe përçmimin, me cinizmin dhe vetminë, me thashethemnajat, grindjet dhe me hakmarrjen e mërinë. Emri i mirë i Përmetit dhe përmetarit i ka kapërcyer me kohë kufijtë e trojeve tona. Kudo që  ndodhesh, sapo njerëzit mësojnë se je përmetar, ndalin për një çast dhe të thonë me respekt: ”Përmeti mbi gjithçka ka njerëz të mirë”. Fjalë të mira për Përmetin dhe përmetarët kanë shprehur edhe personalitete të shquar si; Fan Noli dhe Faik Konica. “Përmeti”, shkruante në ato kohëra Edit Durham, “me qiparisat e lashtë, dushqet e purpurtë, gjelbërimin pranveror dhe njerëzit e mbrekullueshëm, m’u duk një nga vendet më të bukura të botës”. Bukurinë e shpirtit dhe mikpritjen e rrallë të përmetarit e gjen edhe në sentencën sa proverbiale, aq dhe popullore: ”Kush shkoi mik në Përmet, dhe s’e pritën porsi mbret”! Për ta njohur lexuesin me disa nga vlerat njerëzore, historinë, kulturën dhe  bukuritë natyrore të Përmetit, më poshtë po ndalemi në përshkrimin e një bashkëbisedimi  të ngrohtë me njerëzit dhe natyrën e rrallë të atyre anëve.

 Pak histori

Emri më i lashtë i këtij qyteti është “Trifila”. Ndërsa emrin e sotëm, Përmeti e ka marrë nga prijësi i këtij qyteti që quhej Premti, i cili sipas legjendës, për të mos rënë në duart e armiqve, u hodh nga Guri i Qytetit. Përmetin po ta vështrosh nga maja e Kiçokut i ngjan një gjashtëkëndëshi gjigand, rrethuar nga vargmale të bukura. Në të majtë qëndon si një gjerdan i blertë vargmali Kiçok-Taroninë-Qarrishtë-Dangëlli, që shtrihet deri në lartësitë e Postenanit, mbuluar nga pyje e livadhe të mbuluar me gjelërim. Ndërsa në të djathtë  lartësohet  vargmali  i ashpër e hijerëndë Trebeshinë –Dhëmbel- Nemërçkë, me majën më të lartë Papingun 2485m.Hapësira mes këtyre dy viganëve gjigandë i ngjan një deti shumngjyrësh, në  thellësitë e të cilit duket sikur lundrojnë Lugina e Vjosës, dhe ajo e Zallit të Dëshnicës. Ndërsa në këmbët e kodrinave të bukura dhe maleve të ashpër shtrihen dhjetëra fshatra, që edhe pse kohët e fundit disa prej tyre janë rrënuar ia shtojnë bukurinë. Përmes historiografisë turke mësojmë se Përmeti, si lokalitet  e qendër komerciale  ka  lulëzuar që në shekullin VI-VII. Ndërsa si qendër administrative , qyteti është krijuar në shekullin XV. Ai shtrihet në Juglindje të vendit me një sipërfaqe prej 938 km.katrore dhe një vijë kufitare  prej 200 kilometër të gjatë, nga të cilat 16 kilometër janë kufij lumorë. Në territorin e Përmetit janë gjetur shumë gjurmë të vazhdimësisë ilire: enë, objekte, emra vendesh e rrënoja kalash, si ajo e Këlcyrës dhe e Petranit, të cilat datojnë në shek.III-II p.e.r. Në vitin 1432 Përmeti ka patur vetëm 42 shtëpi, ndërsa në vitin 1930 numëroheshin rreth 140 shtëpi me 3000 banorë. Sot qyteti  i Përmetit  ka 13 mijë banorë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u dogj dhe u përmbyt katër herë.

 Përmeti, aty ku lindën emrat e mëdhenj

Ky qytet është e vërtetë që për shkaqe objektive dhe subjektive mbetet një nga qytetet më të vogla të vendit, por me mundësi dhe vlera të mëdha. Ai është djepi i lindjes së fidanishtes së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në ballë të panteonit përmetar qëndrojnë: Naimi, poeti  i madh dhe bilbili i gjuhës shqipe, të cilit populli i këndon ”Naim  Shqipëria…”, diplomati mendjemprehtë Abdyl Frashëri, poliedriku Mitat Frashëri dhe ideologu i Rilindjes e parashikuesi  i Shqipërisë së sotshme dhe të ardhshme, Sami Frashëri. Përmeti është vendi  i heronjve  dhe luftëtarëve të tillë si; Kamber Bënja, që për mbrojtjen e monomenteve të kulturës shqiptare, u ndesh dhemb për dhemb me dorën grabitqare austro-hungareze;  vendi  i internacionalistit Musa Fratari që dha jetën për mbrojtjen e lirisë së popujve të botës, vendi i luftëtarëve dhe atdhetarëve të shquar:Meleq Gosnishti e Riza Velçishti, Nexhip Bënja e Vangjel Gjika, Ahmet Kajca, Hajredin Tremishti dhe Mendu Zavalani;vendi i klerikëve dhe luftëtarëve të rrallë për liri, Baba Alushi dhe At Stath Melani. Përmeti lindi dhe rriti burra të shquar si Sejfulla Malëshova dhe Ymer Dishnica, që ëndërruan dhe luftuan për një Shqipëri të lire dhe të zhvilluar. Nga këto anë dolën artistë, shkrimtarë dhe dijetarë e studiues të njohur si; Tefta Tashko Koço, Mentor Xhemali, Nonda Bulka, Kasëm Trebeshina, Kristo Frashëri, Androkli Kostollari, Mentor Përmeti, Sherif Bundo, Vasil Tole, Agron Xhangolli,Përparim Hoxha… Një nga talentet e rralla të kulturës popullore përmetare ka qenë dhe mbetet edhe klarinetisti virtuoz Laver Bariu, fama e të cilit i ka kapërcyer kufijtë e trojeve shqiptare. Ja ç’na tregon për famën e tij nëpër botë, aktori i njohur përmetar Pandi Duka:”Kur shkuam në Athinë, të ftuar nga Instituti ”Dora Statis”, për të marrë pjesë në Festivalin e këngës poullore greke, në të cilin konkurronin 3500 këngëtarë, drejtori i këtij festivali, sapo dëgjoi klarinetën e Laverit tha i mahnitur: ”Ky qenka një artist i madh! Besoj se do të jetë bërë milioner. Ndërsa, kur unë i thashë se ky usta i madh, jo vetëm që nuk është milioner, por ndoshta njeriu më i  varfër në ato anë,sepse gati tërë jetën ka punuar roje, ai u habit. Me që koncerti do të vazhdonte gjithë natën, iu lutëm Laverit që të mos pinte atë ditë, por ai, në fakt bëri të kundërtën, sepse siç thoshte dhe vetë, fuqinë dhe ëmbëlsinë klarinetës së tij ja jepte avulli i ngrohtë i rakisë përmetare, që zakonisht e mbante me vete. Ishte ndoshta “kjo pije magjike”, që e bëri usta Laverin, të shoqëruar nga instrumentistët dhe këngëtarët më të mirë të Përmetit, jo vetëm të shoqërohet nga ovacione dhe duartrokitje të fuqishme, por dhe të mbulohej me para, aq sa ai nuk i kishte parë as në ëndërr. Ata që e bënin me krahë Laverin, ishin këngëtarët dhe instrumentistët e rrallë: “Lefter Nurka, Sulejman Lame, Xhelal Zeqiri, Llazo Vangjeli, Jorgo Çulli, Ilia Nasi, Donika Pecani, Anastas Naqe, dhe dy vëllezrit virtuozë Curri, me të cilët e ndau vetëm vdekja. Përmetarët kanë qenë ndër të parët që kanë përkrahur dhe mbështetur lëvizjet atdhetare dhe patriotike si; Lidhja Shqiptare e Prizrenit, një degë e së cilës u krijua në Frashër, që në korrik të vitit 1878, nga Baba Alushi, me inisiativën e ndihmesën e A.Frashërit. Ata janë dhe shumë arsimdashës, shkollën e parë plotore me 7 klasë e çeli me shpenzimet e tij patrioti  i mërgatës së Vjenës, Zoto Pano Duro.Nga dyertë e shkollave të Përmetit kanë  dalë nxënës,studentë dhe intelektualë  të përgatitur, që me aftësitë dhe talentin e tyre kanë spikatur në shumë fusha të jetës, jo vetëm brenda por dhe jashtë kufijve tanë.

         Qyteti,qw Zoti e bekoi me bukuritë e natyrës

Përmeti, për shkak edhe të pozicionit gjeografik është vërtet një  vend me natyrë të begatë. Në trojet e tij fatmirësisht gjenden edhe shumë monumente natyrore e njerëzore si: Guri i Qytetit dhe Bredhi i Hotovës, Gryka e Këlcyrës dhe Ujët e Zi, ujrat kuruese të Bënjës dhe Kanionet e Langaricës, Shpatet e thyera të malit të Dhëmbelit dhe Vrima e Cilikojkave. Por edhe kisha, xhami dhe teqe të lashta si ajo e Shën Mërisë, Leusës dhe teqeja e dëgjuar e Alipostivanit, të cilat  ruajnë brenda tyre vlera dhe mundësi të mëdha ekonomike, shpirtërore, turistike, kuruese dhe qetësuese. Përmeti ka florë dhe faunë të pasur. Aty  rriten, mblidhen dhe tregtohen bimë të rralla mjekësore si dëllinja e kuqe, mëllaga, lulkuqi, trëndafili i egër, sherebeli, kamomili, rozmarina, çaji i malit, etj. Në hapësirat e ndryshme të Përmetit rritet një shumllojshmëri kafshësh  dhe shpendësh të egra  si dhelpra e lepuri, kaprolli e dhia e egër, ujku dhe ariu i murrmë, që  kryesisht rritet në  pyjet e Bredhit të Hotovës. Rrethi i Përmetit është i pasur dhe me një shumëllojshmëri shpendësh të egra si pëllumbi, thëllëza, skifteri, shqiponja, dhe një shumllojshmëri peshqish lumorë si; qefulli, levreku, ngjala, krapi, etj. Për arsye të klimës së përshtatshme dhe ujit të bollshëm, sidomos në lugina Përmeti  ka mundësi të mëdha për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Por politikat e gabuara të qeverive të ndryshme kanë bërë që këto mundësi,veçanërisht në zonat malore dhe kodrinore gati janë shumëzuar me zero. Dëshpërohesh thellë, kur sot sheh fshatra të tëra, gati të braktisur tërësisht, ku në vend të njerëzve punëtorë dhe prodhimeve të bollshme, sheh vetëm shtëpi të rrënuara dhe ferra e gjëmba që u kanë zënë frymën. Kalon përmes fshatrave të Dëshnicës dhe në mendje të vijnë disa pyetje: “Ku është ai det hardhish  që me lastarët dhe rrushtë e tyre të bollshëm,ngrohte jo vetëm kadet e verës e rakisë,por dhe lisat që sot e ndjejë veten fillikat. Frut i hidhur i politikave të gabuara që u ndoqën për fshatin, janë shkatërrimi i çdo gjëje, edhe i rrugëve e shkollave, edhe i rezervuarëve e kanaleve vaditëse  madje bile edhe i qendrave shëndetësore e tubacioneve të ujit të pishëm, gjë që solli largimin e detyruar, dramatik e tepër masiv edhe të njerëzve, që ndoshta i kishin mundësitë dhe dëshirën ta ndërtonin atje të ardhmen e jetës dhe të ekonomisë së tyre. Qeveria,kohët e fundit edhe në rrethin e Përmetit, për ripërtëritjen e jetës, ekonomisë dhe vlerave turistike të fshatrave, ka përcaktuar për të bërë model tre prej tyre.Por, për zbatimin e këtij projekti,qw tani pafilluar puna, janë bërë skeptikë edhe shumë përmetarë. Prandaj shpesh ata pyesin njeri-tjetrin:Kjo qeveri e ka seriozisht zbatimin e këtij projekti, apo është shaka e radhës, që qeveritë hedhin në prag të zgjedhjeve elektorale?! A mund të zgjidhet problemi i zhvillimit të fshatit dhe turizmit në rrethe, me 2-3 fshatra, të ashtuquajtur turistikë?!Sa vjet do t’u duhen qeverive, që të vënë në rrugën e zhvillimit të drejtë të  gjitha mundësitë dhe resurset natyrore të fshatrave dhe zonave, që sot fatkeqësisht janë braktisur nga njerëzit, sepse kanë munguar vëmendja dhe projektet serioze të qeverive të ndryshme.?!…Të gjitha zonat e fshatrat e rrënuar barbarisht e ndjejnë nevojën e  ndihmës së shtetit për ndërtimin e rrugëve  dhe ripërtëritjen e bujqësisë, pemtarisë e blegtorisë. Njerëzit kërkojnë që jo vetëm të planifikohen fonde e subvencione, por dhe të kontrollohet me rigoriozitet  efektiviteti  i tyre për ndërtimin e rrugëve dhe zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe blegtorisë.Njw shwmbull i rrallw pwr rimwkwmbjen dhe moderrnizimin e fshatit  ka bwrw dhe vazhdon tw bwjw çifti shqiptaro-francez Elona –Maxhid,tw cilwt vinw  nga Franca moderrne nw Ballaban tw Pwrmetit,pwr tw ndwrtuar njw fermw modeste shpendwsh dhe kafshwsh,pwr t’u trguar jo vetwm  pwrmetarwve,por dhe gjithw shqiptarwve se ,me punw e vullnet,edhe kwtu mund tw jetohet bukur.

Për hir të së vërtetës, vitet e fundit në rrethin e Përmetit  janë bërë  ndryshime të dukshme. Sapo hyn në Grykën e Këlcyrës, të bie në sy bukuria dhe standartet e larta të dy rrugëve kryesore  që e përshkojnë atë mespërmes, si; Këlcyrë –Përmet dhe Këlcyrë-Ballaban. Kalon urën e Përmetit dhe menjëherë të bie në sy një pastërti dhe gjelbërim i rrallë. Edhe pse është  kulmi i vapës, një fllad i këndshëm, që herë duket sikur zbret nga lartësitë e Dhëmbelit dhe herë nga lulishtet e sokakëve e barçeve karakteristike përmetare, të mbrekullon. Më tej të shfaqet përpara shëtitorja dhe sheshi i ri i qytetit, që ndrijnë nga mozaikët e ndërtuar me gurë shumëngjyrësh, i cili darkave gumëzhin nga zhirot tradicionale dhe bisedat e ngrohta të qytetarëve. Në të majtë të shëtitores ngrihet një monument, sa madhështor, aq dhe i trishtueshëm, mbi pllakatën e të cilit fiksohet ndoshta një nga ngjarjet më të dhimbshme për Përmetin: ”9 Mars 1997”! Ndërsa poshtë tij shënohen me shkronja të arta 9 emrat e viktimave, që mori kjo ditë e mallkuar. Enigmat e shumta të kësaj ngjarjeje,sa paradoksale aq dhe misterioze, ende s’janë zbardhur mirë. Kushdo që kalon para këtij lapidari të çuditshëm mediton duke pyetur veten: Ç’ishte ajo luftë dhe kundër kujt luftonin ata njerëz?!Kush e shkaktoi atë vëllavrasje dhe pse?!Kush e mbajti përgjegjësinë e humbjes së jetës së 9 njerëzve të pafajshëm?!,…Aty, mes shushurimave të Vjosës dhe sheshit të Përmetit lartësohet edhe një lapidar tjetër  hijerëndë, në sfondin e të cilit duket sikur bën roje një ushtar i panjohur që simbolizon luftëtarin e lirisë përmetare. Me vështrimin e tij depërtues, ai duket sikur u thotë kalimtarëve që kokëulur e shohin vrëngër: ”Unë vërtet luftova për liri dhe ideale të larta, por kurrë s’më shkonte në mendje se ato do t’i shkelnin me këmbë idhujt e djeshëm dhe të sotshëm!

Rikthimi në Përmetin e sotëm

Pa marrë frymë mirë shokët e miqtë e mi të hershëm: Bujari dhe Hekurani, Salikua dhe Pandi. Na ftojnë për kafe. Mbasi u çmalla me ta, trokita në portën e piktorit  të talentuar dhe shokut tim të hershëm Josif Bushi, i cili  na qerasi me gliko e raki rrushi. Për drekë u ulëm në një nga restorantet më të preferuara të Përmetit, që mban emrin ”Hani i Kikës”, me kryekuzhinier mjeshtërin e gatimeve përmetare Gjergji Qerimi. Në krye të menysë së pasur të këtij restoranti lexojmë fjalët e Nolit të madh: ”A do hash e të bësh qejf?!Sofra shtruar si për mbret. Të tillë gjen veç në Përmet”. Në këtë restorant të thjeshtë por me mjedise të këndshme gjen gatime tradicionale përmetare, me prodhime bio të këtyre anëve, si shqeto e dollma me gjethe pjergulle, pulë me arra dhe roshnica, raki e rrushit të lisave dhe një shumëllojshmëri verërash të kuqe e të bardhë përmetare. Në mjediset e këtij lokali që e frekuentojë shumë edhe turistët e huaj, Gjergji mban varur dhe kitarën e tij të preferuar, me tingujt e ëmbël të së cilës duket sikur edhe pjatat i bën më të shijshme.Përmeti është i njohur  për glikotë e rralla dhe arrët e Ogrenit, për perimet e frutat e thata të Dëshnicës dhe shegët e ftonjtë e Kajcës, për qershitë e ëmbla të Qilarishtit dhe për ullinjtë e Bualit. Dikur Përmetit i këndohej me vargun proverbial popullor: ”O Përmet, o xhenet, bukë plot e ujë det”,i cili në kohë të ndryshme është ndryshuar në përshtatje me kohërat dhe sistemet e  ndryshme politike. Është e vërtetë që Përmetit s’i kanë munguar burimet natyrore me ujë të ftohtë si kristali, por qyteti kurrë nuk ka pasur ujë të pijshëm 24-orësh, bile edhe sot e kësaj dite. Arsyen kryesore na i tregon një burrë i moshuar, i cili  thotë: ”Mbi qytetin tonë, në rrëzë të Dhëmbelit, dikur buronte një ujë i bollshëm dhe i ftohtë si kristali, që quhej ”Gurra e Madhe”, e cila furnizonte tërë qytetin me ujë të pijshëm. Por, aty nga viti 1962, një inxhinier i paditur, me idenë për ta shtuar sasinë e ujit, i vuri dinamitin shkëmbit ku ai buronte. Që atë ditë uji shteroi, sikur ta kishte përpirë kuçedra. U desh kohë të merrej vesh se uji i Gurrës së Madhe kishte dalë në thellësitë e Vjosës, poshtë kanaleve të ujërave të zeza. Qytetarët, inxhinierit që shkaktoi këtë gjëmë, i vunë nofkën “kuçedër”, por përmetarët fatkeqësisht që prej asaj dite e deri më sot vazhdojnë të pinë ujë me orar”. Megjithëatë ata falë një fondi e projekti (ndoshta të vonuar) besojnë se së afërmi do të gëzojnë realizimin e ëndrrës së tyre të hershme, që në shtëpitë e tyre të kenë ujë të rrjedhshëm 24-orë në 24. Bukuritë dhe vlerat e Përmetit ia shtojnë edhe traditat dhe veçanërisht veprimtaritë e bukura kulturore. Grupi këngës së bukur qytetare përmetare, në festivalin  botëror, zhvilluar në Dizhon të Francës, me këngën “Poshtë nga çahiret“, mori gjerdanin e artë. Por në Përmetin e bukur dhe të njerëzve të mirë, ndodhin edhe konflikte paradoksale. Në qendër të Përmetit ndodhet dhe një qendër kulturore,e cila, ndërsa dje ishte ndërtesa më e bukur e qytetit, sot ajo i ngjan një gërmadhe të braktisur, që ia zbeh atij bukuritë e rralla natyrore. Ka rreth 20 vjet, thonë qytetarët,që kjo ndërtesë është bërë “mollë sherri” mes kishës dhe bashkisë e  shtetit. Edhe pas një vendimi të drejtë, por tepër të vonuar të drejtësisë,i cili e shpalli atë pronë të patjetërsueshme të Bashkisë së qytetit,ajo vazhdon  të mbetet një ngrehinë e rrënuar, as kishë as shtëpi kulture. Kur qytetarët pyesin se pse, edhe pas përcaktimit të pronësisë, ndërtesa e qënrës kulturore nuk po rregullohet, Bashkia ankohet se nuk  po i jep fonde Ministria e Kulturës.  Siç duket, qytetarët artdashës të Përmetit, edhe pas  zvarritjes 20-vjeçare të vendimit të drejtësisë, do t’u duhet të presin  edhe shumë vite të tjera, që organet përgjegjëse të gjejnë fondet e duhura për rikonstruktimin e plotë të saj. Mungesa e gjatë e kësaj ndërtese, është e vërtetë që e ka penguar veprimtarinë kulturore të Përmetit, por kurrë s’e ka shuar atë, falë pasionit dhe përgjegjesisë qytetare të artistëve të përkushtuar, që me këmbënguljen e tyre kanë mundur të gjejnë mjediset e duhura, jo vetëm për përgatitjen, por dhe shfaqjen e tyre cilësore. Për veprimtari të dendura e tepër të pëlqyeshme është dalluar veçanarisht grupi ”Tradita Popullore” me drejtues artististik, Ylli Muçon ,në përbërje të të cilit dallojnë këngëtarët dhe instumentistët virtuozë: Alban Zeqiri, Jarek Muço, Evgjeni Çulli, dhe klarinetisti i talentuar dhe vazhduesi i denjë i usta Laverit,Sadik Zeqiri. Aktivitete të dendura dhe cilësore zhvillon edhe grupi teatral i qytetit. Aktori i taletuar përmetar, Pandi Duka, në bashkëpunim me historianin Kastriot Bezati, ka përgatitur dhe shfaqur jo vetëm brenda vendit por edhe në Kosovë, recitale poetike me vlera tepër edukative dhe patriotike si ai për Naim Frashërin. Për të përçuar tek spektatorët mesazhe të fuqishme ky recital mbyllet me sentecat kuptimplote poetike: ”Mos u bëj i lig e i keq, i paudhë e i pabesë/Mos vra, mos bëj keq, edhe ki nam dashurinë/Besë e fe ki mirësinë, të drejtën dhe urtësinë”!, të cilat Naimi i shkroi në kohën e tij për të mbetur të pavdekshme.

PLISI I BARDHË- BARDHËSI SHPIRTËRORE SHQIPTARE – Nga TAHIR BEZHANI

 

Reportazh nga  manifestimi mbarëkombëtar ”Dita e Plisit” në Mitrovicë-Boletin.

Kulla Muze e Isa Boletinit.

Dita e shtunë ishte ditë feste në Mitrovicë. Te shtatorja e Heroit të Kombit,ishin tubuar disa dhjetra vetë nga  gjithë hapësira shqiptare,te cilëve mbi kokat e tyre,si rreze dielli,u shkëlqenin plisat e bardhë. Kishte mysafirë të veshur  me veshje kombëtare nga krahinat e ndryshme të vendit. Para shtatores së Isa Boletinit ishte një gjallëri e paparë,ishte një festë vërtetë mbarëkombëtare. Njerëzit e pendës ,të gëzuar, përqafoheshin mes veti si të ishin vëllezër të një shtëpie, si kur vijnë nga kurbeti,përmallshëm….Të gjithëve u bëhej se po u buzëqeshte fytyra e heroit Isa Boletini,i cili luftoi tërë jetën e tij për bashkimin e trojeve  shqiptare.

Te përmendorja e Isa Boletinit ne Mitrovicë.

Kunora e lule mbi shtatoren e Isa Boletinit ne Mitrovicë

Isa Boletini, dje në Mitrovicë-Boletin, ishte pjesë e zemrave tona. Na bëhej se po e dëgjonim zërin e tij, kushtrimin për bashkim të tokave tona. Ai fliste dje,na mësonte historinë e thoshte:”s’ka besë  kurrë me shkja!….”  Në Kullën e tij, na dhanë edhe ushqime. Nuk bën thanë pasardhësit e Isa Boletinit, te delet nga këtu pa ngrënë një kore bukë e krip. “Fol Baca Isë! “-thanë në Mitrovicë, para shtatores së heroit kombëtar Isa Boletini,ku ishte një organizim i shkëlqyer,falë dy burrave të mirëfilltë të kulturës sonë,por edhe veprimtarë të çështjes kombëtare.  Halit Barani,një personalitet i njohur,  i ofrohej secilit pjesëmarrës me  buzëqeshje dhe shtrëngim dore ,plot gëzim e bujari. Së bashku me ideatorin e Festës së Plisit, zotëri Ismet Krasniqi-Lala, sipas protokollit të paraparë,të pranishmit vunë kurorë e lule dhe nderuan heroin e kombit,dhe me një minutë heshtje i dhanë nderime .

Ky manifestim ka edhe historikun e tij të lavdisë. Filloi  nga viti 1014 në shtëpinë Muze të krijuesit nga Klina,Gjon Gjergjaj, pastaj vijoi rrugëtimin në disa vende tjera të Drenicës e jo vetëm. Krijuesit nga Klina,me ideator Ismet Krasniqi-Lala,të mirënjohurin Prend Buzhala, krijues i spikatur, Idriz Berisha etj, me punën e tyre të palodhur, bënë që ky manifestim të bëhet krenari kombëtare. Po vazhdon suksesi…..

 

Në Boletin ishte madhështia…..

Organizimi i vajtjes nga Mitrovica në Boletin ishte organizuar me autobus. Me të mbërritur në këtë vend  të shenjtë,shumëkush për herë të parë,të ndalonte hapin ajo kurorë malesh rreth e rreth,me ato bukuri te rralla,me ato xixëllima gurësh prej ari,të cilët ishin e mbeten lakmi e çdo armiku nëpër shekuj.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z.Agim Bahtiri, duke përshëndetur të pranishmit.

Përshëndetja e ideatorit te manifestimit,z.Ismet Krasniqi-Lala,në shtëpinë e Isa Boletinit.

Hapja e manifestimit nga ana e Halit Baranit,ne Boletin.

Karvani ngjitej përpjetës drejt kullës. Para hyrjes, një radhitje burrash të moshuar,të buzëqeshur, me dorë në zemër,sipas traditës, na pritnin e na dhuruan “mirëseardhje”,duke na dhënë dorën secilit nga ne. Në mesin tonë kishte edhe femra,krijuese te njohura,artiste,dashamirë të artit e kulturës. Sapo u futem në oborrin e kullës së Bacës Isë,një masë e madhe “mësyu” varrin e trimit dhe varrin tjetër familjar,për të bërë fotografime. Qëllimi që krenaria të jetë pjesë e jetës dhe e lavdisë.Pas pak minutash filloi ceremonia,aty brenda Kullës së Botelinit. Ishte ora 11,15 kur brenda hyri ideatori Ismet Krasniqi,i cili mori fjalën dhe u shprehi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve në Odë.

Moderatori i shkëlqyer,Hysni Syla,pasi falënderoi ideatorin Ismet Krasniqi-Lala,fjala për hapjen e këtij manifestimi ia dha të palodhshmit,Halit Barani,i cili shpalli të hapur Manifestimin  mbarëkombëtar”Dita e Plisit”. Pas hapjes së kësaj ceremonie,fjalën e mori kryetari i Komunës së Mitrovicë,z.Agim Bahtiri, i cili me fjalë të zgjedhura enkas, fjalë të zjarrta,përshëndeti të pranishmit dhe iu uroj suksese në këtë rrugëtim sa fisnik, aq kombëtar.

Pasardhësi i Isa Boletinit,z. Gazmend Boletini,duke përshëndetur të pranishmit.

Në këtë foto: ne mes shihet Mulla Asllan Murati, Imam i Mitrovicës i cili ruajti kohë të gjatë eshtrat e heroit kombëtar,Isa Boletini.

Një përshëndetje e veçantë e simbolike, e mirëpritur, ishte edhe fjala e pasardhësit të familjes Isa Boletini z. Gazmend Boletini.  Me fjalë të zgjedhura  përshëndeti pjesëmarrësit, duke i falënderuar për prezencën në truallin e Boletinëve. Me duartrokitje u prit fjala e tij.

Karvani i manifestimit te Dites se Plisit,drejt Kullës Muze të Isa Boletinit.

Kumtesat, pikat argëtuese, fjalët përshëndetëse nga pjesëmarrës nga  gjitha trojeve shqiptare,nuk munguan si pjesë e këtij organizimi .Kumtesa të spikatura gjatë këtij manifestimi lexuan disa figura eminente si prof. Dr.Jahja Dranqolli, prof. Fazli Hajrizi etj. Nuk munguan dhuratat e mirënjohjet për punë të suksesshme.

Te varri i Isa Boletinit ne Boletin,nga e majta,mulla Asllan Murati,T.Bezhani dhe Idriz Bezhani.

Monologu për plisin,nga Venera Bojaj, ishte një veçanti nga pikat programore, e cila me interpretimin brilant,tërhoqi simpatinë e të pranishmëve,duke e duartrokitur gjatë. Nuk është hera e parë që kjo artiste e re,bën për vete masën gjatë recitimit te monologut. Të shkëlqyera ishin edhe pikat e programit folklorik nga këngëtari i mirënjohur Nazmi Hajdari e të tjerë,nga Mitrovica.Vallet e një grupi të rinjsh nga Mitrovica ishte tejet i pëlqyer. Kënga malësorçe   u kënduar me shpirt të ndezur tradite….

Ndue Sanaj ,kryetar i Shoqatës  atdhetare”Dukagjini” në Shkodër ,Kullës Muze” Isa Boletini”,i ndau Çmimin “Mehmet Shpendi”,të cilin e pranoi familjari,Gazmend Boletini. Njëherit mirënjohje edhe për z. Halit Berani,Ismet Krasniqi-Lala,Ndue Sanaj etj.

Pas gjitha këtyre veprimeve,ideatori i këtij manifestimi mbarëkombëtar, Ismet Krasiniqi-Lala,shpalosi  programin për vitin 2019 dhe tha se ky manifestim do ndërrojë emrin dhe do të  emërohet “Ditët e Plisit”.

Festa mbarëkombëtare”Festa e Plisit” dje në Mitrovicë e Boletin,me 27 tetor 2018, do mbetet në kujtesë  të gjatë dhe do shënohet me germa lavdie në këto edicione të rëndësishme për historikun e plisit,si traditë dhe simbol i parë i shqiptarëve kudo në botë.

MITROVICE, 27 TETOR 2018

SHKOLLA E RE NË KATUND TË RI DO TË MBAJË EMRIN “JUSUF HOTI” – Reportazh nga Kadri Tarelli

Një ngjarje e bukur në shkollën e Katundit të Ri, në qarkun e Durrësit, në ditën e parë të shkollës, më: 17, të vjeshtës së parë, 2018. Festë, si dita e parë shkollës, por festë edhe për emrin “Jusuf Hoti”, që do të mbajë sot e mot, shkolla e mesme. Në shesh ishin mbledhur nxënës dhe ish nënës, tashmë prindër, disa edhe gjyshër, mësues dhe ish mësues, drejtorë dhe ish drejtorë, dikur të rinj e plot energji, sot të zbardhur nga mosha, por me shpirt të ri, si dhuratë perëndie, nga puna shumëvjeçare me të rinjtë.
Në takim, për ta vlerësuar festën, ishte e pranishme deputetja znj. Milva Ikonomi dhe përfaqësues të Bashkisë së Durrësit, z. Alban Ramohito, kryetar i Këshillit Bashkiak dhe Lavdosh Beqiri, njëkohësisht edhe drejtoresha e DAR, znj. Lindita Muka, të cilët përshëndetën të pranishmit, duke uruar suksese dhe mbarësi në këtë vit shkollor. Ishte si një porosi e veçantë, për të përcjellë në breza, traditën e bukur të kësaj shkolle cilësore, që ka nxjerrë kuadro me vlerë, të cilët veprojnë në fusha të ndryshme të jetës ekonomike, politike, diplomatike, arsimore, shkencore, letrare artistike e sportive.
Në festë morën pjesë edhe shokët e klasës së Jusufit, në gjimnazin 3-vjeçar të Plazhit në Durrës, në vitet 1963-1967. Ata, të gjithë nga krahina të ndryshme të vendit, erdhën bashkë me mësuesin kujdestar, z. Tasim Besho. Në emër të këtij grupi simpatik, përshëndeti Bardhok Plaku.
Fjalë prekëse dhe mallëngjyese shprehu Seva Hoti, vajza e Jusufit, e cila foli në emër të familjes, duke ndjerë njëkohësisht edhe krenari, për nderimin që i bëhet figurës së prindit të saj, duke e vendosur në emrin e shkollës, për të qenë i përjetshëm në kujtesën e kohës. Si bashkë student në Universitetin e Shkodrës, përshëndeti edhe Mark Hyseni, të cilin në vitet e fundit, fati e pruri mësues në shkollën e Katundit të Ri.
– Ishim të gjithë bashkë para një viti, me rastin e 40-vjetorit të shkollës së Mesme, – thotë drejtor Petrit Elezi, – dhe morëm vendimin, për t’i bërë kërkesë Këshillit Bashkiak të Durrësit, që shkolla jonë të mbante emrin “Jusuf Hoti”, drejtorit që shërbeu 40-vjet në këtë shkollë. Kërkesa u realizua dhe ne sot po festojmë së bashku, duke premtuar, në emër të kolektivit mësimor të shkollës, se rruga e sukseseve, do të jetë e pa ndalur! Drejtor Jusufi, punoi një jetë, për të qenë i përjetshëm.
Dikush mund të pyesë: si ka mundësi, një drejtues për 40-vjet në një shkollë? Përgjigja është e thjeshtë: Ai ishte njohës i mirë i artit të drejtimit, krijonte marrëdhënie shumë të mira me vartësit, që i vlerësonte të barabartë. Ai i ndërtonte me kolegët, duhet thënë i donte mësuesit. Kishte dëshirë dhe vizion për të rritur cilësinë e mësimdhënies, duke nxitur e pranuar nismat. Prirej nga motivi për të ndihmuar të zotët dhe të diturit. Pa harruar cilësitë njerëzore të tij, lidhur me problemet e mësuesve dhe nxënësve, ai nuk rrëmbehej. E mbante veten dhe qëndronte gjakftohtë edhe kur problemet ishin delikate, kur rrezikohej jeta dhe karriera e kolegëve. Çuditërisht, kur e gjykojmë pas 30, apo 40-vjetësh, vlerësojmë se, ai qëndronte i ftohtë ndaj presioneve, që sillte politika dhe pushteti i kohës. Veprim që e veçon dhe e nderon, si njeri fisnik dhe drejtues kurajoz.
Në të vërtetë, shkolla e mesme nate, me dy klasa, njëra gjimnaz dhe tjetra bujqësore, u hap në vitin 1971, me drejtor Osman Xhumra, më pas erdhi nga Durrësi drejtor Tomor Hoxha, që u zëvendësua nga Azem Berisha. Kjo shkollë hodhi bazat, për të kërkuar hapjen e shkollës së Mesme dite, po me dy klasa, gjimnaz dhe bujqësore, që u realizua në shtator 1977, me drejtor Jusuf Hotin. Pa hyrë thellë në histori, është thënë nga të diturit e arsimit, se shkollën e mirë e bëjnë mësuesit dhe drejtori vizionar, ndërsa emrin e lartësojnë nxënësit cilësor, që dalin nga dyert e kësaj shkolle.
Drejtor Jusufi më parë dhe ne mësuesit sot, zhvishemi nga modestia, madje mburremi, kur bie fjala për nxënësit që kanë bërë emër në shërbim detyrës dhe të vendit. Ata janë vlerësimi, apo nota që merr shkolla dhe mësuesi. Këtu nuk ka hatër! Koha është gjykatës i rreptë e i paanshëm.
Unë po rendis emrat e tyre, që gjatë viteve, ndoqën studimet e larta dhe sot janë kuadro e specialistë të zotë. Përmend: Gjergj Meta, mbaruar studimet për teologji, sot drejtues i kishës katolike në Mirditë, Agron Myftari oficer, i specializuar na Turqi, sot “Dëshmor i atdheut”, Arben Çejku ish diplomat e ambasador në Maqedoni, Pëllumb Berisha ish deputet në kuvendin e Shqipërisë, Mitat Mema profesor-doktor, diplomua në Spanjë (Diplomën ia ka dorzuar vetë Mbreti i Spanjës). Ai për disa vjet ka qenë Rektor në Universitetin “A. Moisiu” në Durrës. Shpend Shahini profesor-doktor dhe pedagog në Universitetin Bujqësor në Kamëz. Më duhet ta theksoj, se nga gjashtë doktorë shkencash që ka Durrësi, këta të dy janë ish nxënës të shkollës së Katundit të Ri. Më tej përmend: Alban Allkoçi pedagog në UT në fakultetin e inxhinerisë elektrike, Julian Priska dhe Artur Priska të dy fizikanë, Andi Shahini mjek, Lindita Musteqja mjeke stomatologe, Fatmir Çela mjek veteriner, Arian Musteqja mbaruar për matematikë, drejtues dikasteri në portin e Durrësit, Bert Sinani, Çlirim Sula, Ali Dobroshi, Vitore Çela, Mario Meshkurti, Liza Priska, Arta Berisha, Donika Priska, të gjithë ekonomistë, Sadik Hoti, Dashamir Boshnjaku dhe Rifat Gashi, oficerë, Idriz Lisaku, kapiten për anijet e mëdha detare, Hazbi Lika mësues gjuhë – letërsie, më pas ish inspektor në DAR-në e Durrësit, Merita Mema (Teta), drejtore e shkollës së Mesme “Besnik Hidri”, në Shënavlash të Durrësit, Krenar Mema, sot drejtor shkolle, Sokol Kelmendi, zv/drejtor, Merita Daci mësuese, Gazmend Lukaj mësues, Luan Balla, Urim Sheta, Ismail Çira, mësues të diplomuar për fizkulturë, Mimoza Berisha poete, me disa libra me poezi, Blerina Moka, gazetare, Fatmir Myftari artist-fotograf, etj, etj. Ka edhe shumë të tjerë, aq sa vargu i emrave do të zgjatej së tepërmi.
Shkolla nderohet, ndërsa ne mësuesit mburremi me të drejtë, kur përmendim ish nxënësit tanë, të cilët kanë arritur të bëhen dhe të bëjnë diçka në jetë, në shërbim të shoqërisë dhe të kombit. Por e gjithë kjo është arritur vetëm me vullnetin e mençurinë e tyre, pa lënë mënjanë edhe magjinë e fjalës së mësuesve, me në krye drejtuesin Jusuf Hoti, që diti të drejtoj dhe të organizojë shpirtin vullnetin dhe dëshirën e këtij kolektivi.
Dikush do të pyesë: Pse i përmend nxënësit e suksesshëm? Unë, si mësues e drejtues i vjetër, që punova me Jusufin për njëzet vjet pa ndërprerje, them se Shkolla dhe mësuesi vlerësohen, jo nga numri i nxënësve, por nga cilësia e tyre. Besoj se më jepni të drejtë. Mjafton të përmend balerinën Marinela Pisha, nxënësen që sapo e duartrokitëm aq nxehtësisht, apo futbollistin portier Fatmir Çeka, i pranishëm edhe në ekipe të huaja.
Për shumë nga mësuesit e shkollës u shpërndanë fletë mirënjohje.
Libri “Rruga e dijes në shkollën e Katundit të ri”, punuar nga Petrit Elezi, ishte një dhuratë që i bëhet arsimit, diturisë dhe kulturës shqiptare.
Sot urimi ynë i përbashkët është: Për mijëra vjet, shkolla të gëzojë emrin e mësuesit dhe drejtuesit “Jusuf Hoti”.
Kadri Tarelli
Katund i Ri më: 17, të vjeshtës së parë, 2018.

Air Albania, ura lidhëse e shqiptarëve me metropolet e botës

IRANË/STAMBOLL – Kompania kombëtare e fluturimeve e Republikës së Shqipërisë, Air Albania, e krijuar në partneritet me Turkish Airlines, po realizon fluturimet e para të saj.

Pas udhëtimit të studentëve të ekselencës, radha për të udhëtuar me Air Albania ishte e gazetarëve dhe artistëve shqiptarë, të cilët vizituan Stambollin. I shtrirë ndërmjet dy kontinenteve, Azisë dhe Evropës, qyteti ka qenë mysafir i gazetarëve dhe artistëve në një udhëtim promovues me linjën e re ajrore.

Përfaqësuesit e mediave nga Shqipëria shëtitën dhe vizituan destinacionet turistike të Stambollit, si Xhaminë Blu, Aja Sofian, Muzeun e Pallatit Topkapi, duke mos munguar as udhëtimi me anije në Bosfor, ndërsa mbetën të mahnitur nga bukuritë dhe trashëgimia historike e metropolit turk.

“Do të jemi një urë lidhëse për të gjithë shqiptarët”

E konsideruar si një urë lidhëse ndërmjet shqiptarëve dhe vendeve të tjera të botës, Air Albania është shndërruar tashmë në imazhin e ri të Shqipërisë, jo vetëm si një mundësi për të promovuar vendin në metropolet e botës, por edhe sepse pritet të ofrojë shërbime cilësore për shqiptarët në të ardhmen.

STAMBOLL (AA) – Kompania kombëtare e fluturimeve e Republikës së Shqipërisë, Air Albania, e krijuar në partneritet me Turkish Airlines, po realizon fluturimet e para të saj. Pas udhëtimit të studentëve të ekselencës, radha për të udhëtuar me Air Albania ishte e gazetarëve dhe artistëve shqiptarë, të cilët vizatuan Stambollin. I shtrirë ndërmjet dy kontinenteve, Azisë dhe Europës, qyteti ka qenë mysafir i gazetarëve dhe artistëve në një udhëtim promovues me linjën e re ajrore.

Pjesëtarët e stafit të Air Albania ishin të entuziazmuar që u bënë pjesë e kompanisë së re, e cila pritet të shtojë destinacionet e fluturimeve në muajt në vazhdim, duke e vlerësuar këtë edhe si një përvojë të rëndësishme në jetën e tyre.

Doris Rojba, shefe kabine në Air Albania, duke folur për Anadolu Agency (AA), u shpreh se e konsideronte si të veçantë në jetën e saj përvojën në kompaninë e parë shqiptare të fluturimeve.

“Është një përvojë shumë e rëndësishme dhe e veçantë për të gjithë ne, pasi përfaqësojmë shtetin tonë dhe do të jemi një urë lidhëse për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Do të jetë një urë lidhëse mes metropolit të Shqipërisë dhe metropoleve të tjera të botës. Kjo do të jetë diçka pozitive për të gjithë ne”, tha Rojba.

Ajo vlerësoi, ndër të tjera, trajnimin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga stafi i Turkish Airlines, si dhe u shpreh se kanë përfituar shumë nga përvoja dhe profesionalizmi i kompanisë turke, duke marrë njohuri mbi bazat e sigurisë në aviacion.

Sejdin Metani është një tjetër pjesëtar i stafit të Air Albania, i cili po ashtu e vlerëson pozitivisht angazhimin në këtë kompani.

“Vendosa të realizoj intervistën dhe tani jam pjesë e Air Albania. Ne do të përfaqësojmë shtetin tonë gjatë çdo itinerari që do të përshkojmë. Pse jo, të bëhemi edhe një urë lidhëse e çdo shqiptari dhe kujtdo tjetër që do të udhëtojë në Shqipëri, duke ofruar fluturime sa më të sigurta e të këndshme me Air Albania”, vlerëson Metani për AA.

Për sa i përket trajnimit, Metani thekson se janë trajnuar nga një ndër kompanitë me të mëdha në botë, që është Turkish Airlines.

“Trajnimi ka qenë shumë intensiv dhe shumë kërkues. Nuk mund të mos lë pa përmendur profesionalizmin e instruktorëve të Turkish Airlines, pasi janë ato që na e kanë bërë më të lehtë trajnimin, duke na mësuar dhe shpjeguar gjithçka me hollësi e në mënyrë sa më të kuptueshme për ne”, shprehet Metani.

Krijimi i kompanisë kombëtare të fluturimeve të Shqipërisë me mbështetjen e Turqisë është tashmë një realitet i mirëpritur edhe nga shqiptarët.

Ceremonia e përurimit të Air Albania u organizua në mesin e muajt shtator. Udhëtimet e para janë realizuar drejt Stambollit, ndërsa në muajin tetor, kompania do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore evropiane.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në ceremoninë e përurimit të kompanisë ajrore Air Albania në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, iu falenderua edhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, duke u shprehur se, “Air Albania është një ndërmarrje e mundimshme, sepse është dashur e nuk diskutohet që pa iniciativën dhe mbështetjen bujare të Presidentit Erdoğan, sot ne nuk do të ishim këtu”.

Elia Zaharia, princesha e Festivalit mbarëkombëtar të komedisë në Korçë – Nga Vepror Hasani

Aktorja Elia Zaharia e befasoi Korçën që në momentin e parë të provave. Ishte tejet e veçantë në rolin e saj. Kush pati rastin ta shihte nga afër, tha se ajo ishte shfaqur si një princeshë në një botë që nuk kishte dritë. Ndaj të gjithë prisnin ditën që do të shfaqej komedia “Vetëvrasësi”. Elia Zaharia kishte rolin e Mashës, bashkëshortes së Simonit që donte të vetëvritej sepse i ishte mërzitur jeta dhe nuk duronte dot më. E kishte të pamundur të jetonte. Shpesh ngrihej në mesantë dhe kërkon koburen që e kishte fshehur në kutinë e zezë të klarinetës, por nuk ka guxim “t’ia heqë vetes”. Edhe komedia kishte patur peripecitë e veta. “Vepra ishte shkruar nga dramaturgu rus Nikolai Erdman, në vitin 1928, por u ndalua të vihej në skenë nga regjimi stalinist, sepse për pushtetarët shfaqja kishte qenë e frikshme. Autori u internua në Siberi. Thuhej që ishte një nga dramat më të mira të shkruara në kohën e Rusisë komuniste. Dhe e vërteta ashtu kishte qenë: komedia-satirë mbeti kryevepra e tij. Deri më tani kjo vepër nuk ishte përkthyer asnjëherë në shqip. Gjithçka u mor përsipër nga regjisori Sulejman Rushiti; edhe përkthimin e kishte bërë vetë. Të gjitha këto e vishnin shfaqjen me mister. Ç’fshihte vallë brenda vetes kjo komedi që kishte trembur më të fuqishmit e Rusisë?! Roli i Elia Zaharisë ngjasonte shumë me atë të princeshës që përpiqej të shpëtonte gjithçka mundej nga ajo botë e frikshme. Qytetarë të shumtë të Korçës prisnin ngjitjen e shfaqjes në skenë. Vetëm atëherë do të mund të mësonin të vërtetat e kësaj komedie. Do të kuptonin nëse shoqëria shqiptare ende vuan nga atavizma të kohës së Stalinit. Shfaqja ishte projekt përbashkët i Teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës me Teatrin Kombëtar të Tiranës. Loja e Neritan Liços (“Vetëvrasësit”) shkëlqente. Edhe skenografia ishte e Sulejman Rushitit.

 

 “Vetëvrasësi”

 

Aktorja e mirënjohur Zamira Kita, pjesë e kësaj komedie në rolin e Serafinës, vjehrra e Simonit që kërkon të vrasë veten, shpjegon: “Vetëvrasësi” është një personazh shumë social, por në rrethanat e tij gjithësecili mund të jetë një vetëvrasës. Ai s’ka një rrugë të përcaktur, nuk di ku do të mbërrijë. Jeta e tij është pa zgjidhje, gjendet në udhëkryq. Ka probleme të shumta që e ndjekin pas prej vitesh. Është një burrë që dëshiron të investojë për familjen, por nuk mundet; dëshiron të punojë por nuk gjen dot punë. Jeton fal gruas së tij, Mashës, dhe vjehrrës, Serafinës. I gjendur në këto rrethana, tejet i lodhur prej jetës, befas shpërthen, ngre krye, deklaron se do të vrasë veten, por askush nuk e ndihmon të dalë nga situata ku gjendet. Shoqëria e kohës së tij është e paaftë të gjejë zgjidhje: intelektuali, poeti, gazetari, prifti, gruaja që lufton për të drejtat e grave, dashuria, femra e bukur etj; madje të gjithë personazhet janë qesharakë e të paaftë për të krijuar një shoqëri të denjë për veten e tyre. Përkundrazi, ata i kërkojnë Simonit të vetëvritet për ta. “Ti duhet të vetëvritesh për ne”, është lutja më e thellë e tyre. Pra, ai duhet të vetësakrifikohet në emër të të gjithëve, sepse të gjithë janë si ai, – të pashpresë. Në të vërtetë Simoni nuk dëshiron të vrasë veten, ai e paralajmëroi vetëvrasjen me shpresën se njerëzve do t’u vinte keq dhe do ta ndihmonin, por ndodhi e kundërta, ata nisën t’i kërkonin me ngulm vetëvrasjen, sepse ata të gjithë ishin për të të ardhur keq. Edhe pse gjithçka dukej tragjike, situatat paradoksale sillnin shpërthime të qeshurash pa fund. Të vërtetat thuheshin përmes humori të zi, ndaj edhe të qeshurat ishin me gjithë shpirt. Thuheshin  të vërteta që shpesh ne nuk i themi dot.

 

Masha

 

Mes kësaj bote të errët, shfaqej Masha, bashkëshortja e “Vetëvrasësit”,  interpretuar nga Elia Zaharia, e cila shfaqej si një princeshë, sepse ishte e vetmja që qëndronte mbi të gjithë, shpesh mbështetjen e gjente te nëna e vet, Serafina. “Masha punon gjithë ditën në fabrikë, – vijon të na shpjegojë aktorja Zamira Kita, – lodhet shumë mundohet, mban edhe burrin, por për shkak të lodhjes dhe papunësisë së bashkëshortit, acarohet edhe nga konfliktet më të vogla dhe hyn në kontradiktë me të shoqin. Atij i hahet bukë, por lekët që merr nga fabrika nuk mjaftojnë, megjithatë ajo nuk i thotë vdis, nuk ia ndalon bukën, veçse nuk mund të ngrihet në mes të natës t’i shërbëjë të shoqit, sepse ende ka nevojë për çlodhje dhe qetësi. Ndërkaq aktorja Zamira Kita shton:  “Mashka është një nga personazhet kryesore të veprës; fal interpretimit të Elia Zaharisë pamë një personazh shumë të bukur si karakter”. Masha përpiqej të mbijetonte, por e ka të vështirë. Në shtëpinë ku banon ajo, jetojnë dhe shumë familje dhe persona të tjerë që bëjnë jetë të degjeneruar; ambienti ngjason gati-gati me një shtëpi publike, ku brenda saj hyjnë e dalin meshkuj që shkojnë me femra. Në marrëdhëniet me ta krijohen konflikte. Shumë e vështirë për të qëndruar njeri i ndershëm. Atmosfera e krijuar prej lojës së aktorëve plotësohej mjeshtërisht edhe nga kolona zanore, interpretuar prej instrumentistëve Nexhildo Sula, Edi Qesaraka, dhe këngëtares Laxarela Deti.

 

Testamenti i vetëvrasësit

Jeta e “Vetëvrasësit” bëhej gjithnjë e më e vështirë. Që nga dita kur ai tha se do të vriste veten, intriga u mbajt gjallë. “Albano Prodani në rolin e një “horri” të kamufluar”, siç e përshkruan Josif Papagjoni, mban nën kontroll gjithçka: kontrollon korridorin e përbashkët publik ku flenë shumë familje dhe persona; nxit Simonin të vetëvritet dhe të shkruajë me dorën e tij arsyet pse u vra; nëse e shkruan testamentin, familja e tij bëhet  përfituese e shumave të mëdha. Të tjerëve u thotë: kush merr testamentin, lartëson misionin e vet për të cilin lufton. Për realizimin e intrigave shfrytëzon dhe lokalin e vet ku gjithçka që gëlon aty është degjeneruese dhe amorale. Pas kësaj të gjithë duan të jenë përfitues të testamentit. Testamentit e dëshiron Jegori, gazetari, i cili ka një portal të vetin, ëndërron të jetë i pari në njoftimin e vetëvrasjes dhe  portali të ketë ekskluzivitetin. (Roli i Jegorit, edhe pse ishte djalë u luajt bukur nga nga Paola Kodra). Testamentin e dëshiron edhe poeti, luajtur nga Mateus Frroku për të lartësuar poezinë; e dëshiron gruaja që lufton për të drejtat e grave, luajtur nga Blerta Belliu, që të lartësojë gruan; e dëshiron prifti, luajtur nga Ligoraq Riza, që lartësojë Kishën; e dëshiron vajza e bukur, luajtur nga Olta Gixhari që të lartësojë bukurinë; e dëshiron vajza që josh meshkujt që vijnë në lokal me kërcime mbi tavolinë e tekste provokuese, luajtur nga Ilda Pepi, që të lartësojë dashurinë; e dëshiron më shumë se të gjithë intelektuali, luajtur mjeshtërisht nga Shkëlqim Jaupi, që të çojë përpara vendin dhe shoqërinë. Të gjithë zbulojnë anën falsifitetin e jetës së tyre, dhe të gjithë shikuesit shkulen gazit, sepse sot pazare të tilla janë të përditshme. Në këtë ndërthurje interesash, Albani krijon lidhjen dhe trillin e veprës.

Princesha Elia Zaharia

 

E vetmja që i dhuronte dashuri “Vetëvrasësit” (Simonit), ishte bashkëshortja e tij, Elia Zaharia, në rolin e Mashës. Me dhembshurinë e saj arriti t’i përcillte fisnikëri botës së pashpresë ku jetonin. Loja e saj ishte e mrekullueshme, mori edhe më shumë dritë fal aktorëve të talentuar që e rrethonin. Roli i Zamira Kitës ishte shumë i bukur, i këndshëm, me shumë humor, sepse vetë karakteri i Serafinës ishte paradoksal. “Ishte një rol që më dha shumë kënaqësi,- rrëfen aktorja Zamira Kita, – u përpoqa t’i shtoj edhe pak humor nga karakteri im hokatar. Më shijoi shumë loja me Neritan Liçaj dhe Elia Zaharinë. Edhe Albano Prodani solli një karakter të bukur, krijoi shumë humor sepse vetë Albano është aktor karakteri dhe humori. Paola Kodra krijoi një karakter unik që rallë e gjen në teatrin dhe dramaturgjinë shqiptare. Ishte rol i dytë i saj që shkëlqente. Olta Gixhari me rolin e vajzës së bukur të dashurisë ishte një vajzë  simpatike, sensuale me karakter shumë të veçantë në vepër. Blerta Belliu solli një rol mjaft të bukur. Intelektuali, i realizuar nga Shkëlqim Jaupi, ishte një rol që ai nuk e kishte patur në jetën e tij aktoriale, krejt ndryshe nga ato që ka luajtur, por solli një rol befasues. Ligoraq Riza pati një interpretim të vërtetë, shumë të brendshëm dhe të bukur. Ilda Pepi me sensualitetin e saj ia doli të përcjellë një vajzë të bukur e të këndshme. Mateus Frroku me kostumin e tij të bardhë, pardesynë vishnjë solli një poet elegant dhe të dashur nga pamja,  karakteri dhe emocioni që përcolli. Por, pa harruar këtu kostumografen Bernarda Gjata që i dha vlera shfaqjes”. Ndërsa Miho Gjini shkruan: “Por le të evidentojmë këtu interpretimin e mrekullueshëm të dy personazheve kryesor Liçaj-Zaharia, ku komiciteti i tyre buronte natyrshëm nga vuajtjet e tyre, pa e “lozur efektin komik së jashtmi”, qe është  e do të mbetet si kriter bazë në konceptimin e përgjithshëm të interpretimit të karakterit të figurës komike, si një evoluim i brendshëm i halleve  të tyre”. Dhe vërtet: Mes aktorëve të talentuar, Elia Zaharia me rolin e Mashës, la mbresat e një princeshe të dashur.

 

Vetëvrasja

 

Ditët kalojnë dhe gjendja e “Vetëvrasësit” bëhej më e rëndë. Të gjithë shkojnë njëri pas tjetrit për t’i kërkuar testamentin. Shkonte tek ai dhe vajza e bukur që t’i kërkonte që testamentin ta linte për dashurinë, por vajtjet e saj të herëpashershme krijuan përshtypjen sikur Simon ishte lidhur me të. Ela Zaharia (Masha) fillon të ndihet e shqetësuar, ikën nga shtëpia. Dëshpërimi bëhet edhe më i madh për bashkëshortin e saj Simonin. Banorët që jetojnë në korridorin e përbashkët publik vijojnë t’i kërkojnë vetëvrasjen. Si gjithnjë, në gjendje dëshpërimi Simoni dehet për të harruar gjithçka. Duket sikur është në grahmat e fundit të vdekjes. I kërkojnë të shkruaj testamentin dhe ai e shkruan. Të gjithë mendojnë se vdiq. I përgatisin festën e lamtumirës, i sjellin edhe arkivolin. Elia Zaharia, bashkëshortja e tij, kujton se ai po vdes  dhe atë çast i shpërthen nga brenda dashuria e madhe që ka për të, dëshira për ta ndihmuar që ai të mëkëmbet që së bashku të rrisin jetën familjare dhe bashkëshortore. Loja e Elia Zaharisë rrëmben spektatorin: “Elia Zaharia, thotë Zamira Kita ishte shumë e saktë në lojën e vet, ishte konkrete, kishte shpërthime  të bukura, energji e gjitha në skenë, rruajti ritmin dhe figurën artistike nga fillimi deri në fund. Pra edhe mendimi im ishtë që ajo ishte aktorja më e mirë e Kokofestit (Korca Komedi Festival) dhe juria këtu ka dhënë vlerësimin e duhur. Finalen e shfaqes e sjell me pak fjalë Josif Papagjoni: “Dhe kur plumbi i vetëvrasjes pritet të dalë prej revolverit, shfaqja mbyllet me një paradoks. Dëgjohet një krismë vetëvrasjeje, por jo e tij, është prej dikujt tjetri, e një gazetari të ri, mbase edhe më i parealizuar dhe më i stresuar se vetë Simoni. Vdekja, pra, ndodhi. Dhe në buzë ikën shakaja dhe mbërrin dhimbja…”.

 

Mesazhi i shfaqjes: Vdes po nuk kam faj!

 

Për mesazhin e shfaqjes Miho Gjini shkruan: “Edhe kur vendos që t’i japë fund jetës së tij të vështirë e me plot komplikacione, personazhi qendror Simoni, ky lloj tipi krejt i veçantë, do të lërë pas një letër të shkurtër me fare pak fjalë, ku shkruan se, me vetëvrasjen e tij nuk ka faj, por që të gjithë kanë faj! Në këtë hulli është e mpleksur për të e gjithë shoqëria e qeveria, gruaja e të dashurat, miqtë e shokët e afërt, bile edhe komshiu që nuk e lë të qetë, por edhe vjehrra që i fut hundët këtu, në sferën familjare, me maninë, tutelën dhe pangopësinë e saj nga përfitimet që mund të nxjerrë edhe prej kësaj vetëvrasjeje të dhëndrit! Por krejt i ndryshëm është pozicioni i Elia Zaharia (Mashës) në krahasim me shoqërinë që e rrethon. Këtë gjë e vë në dukje edhe Miho Gjini: “Po këta të dy, ndonëse flinin në të njëjtin krevat, dallonin për temperamente krejt të ndryshme, Simon- Liçaj për karakterin e vet të rrëmujshëm, herë brenda tragjedisë që e ka pllakosur e herë në linjën absurde të rrethanave, po të veta, në atë realitet të ashpër, ndërsa Masha-Zaharia mbart përherë  shqetësimin nga ky mizerabilitet i jetës së varur në fijet e perit, me këtë bashkëshort që ajo nuk e sheh dot edhe pse nuk është për të, duke e dashur deri në fund ,- gjë që e lartëson së tepërmi si karakter njerëzor e si grua, në linjën e veprimeve të dyfishta të personazhit” gjë që Elia Zaharisë i lejoj ti jepte personazhirt fisnikëri e të veçonte si princeshë në atë realitet të pajetueshëm.

 

Çmimet

 

Në përfundim të edicionit të 5-të të Festivalit mbarëkombëtar të komedisë në Korçë, juria e përbërë nga Enver Petrovci, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Adem Karaga, Rajmonda Bulku ndanë çmimet:

Shfaqja më e mirë, “Vetëvrasësi”, Teatri i Korçës dhe Teatri Kombëtar
Aktorja më e mirë, Elia Zaharia

Artistja e re, Paola Kodra

Shtegtime në malësinë shqiptare – Refleksione kontemplative të një albanologu – Nga Kurt Gostentschnigg

Gëzimi paraprak për ekspeditën njëjavore të financuar privatisht nga një pjesëmarrës shqiptar për në malësinë shqiptare u zbeh vetëm nga fakti se nuk mund të merrnin pjesë të gjithë kolegët dhe miqtë albanologë të parashikuar. Më në fund morën pjesë shtatë veta: katër shqiptarë, dy nga Kosova dhe dy nga Maqedonia, një gjerman, një hungarez dhe një austriak. Unë e kuptova vetëm si një udhëtim pushimi, për të cilin kisha aq shumë nevojë, pasi kisha punuar pa ndërprerje në katër vitet e fundit. Gjatë ekspeditës vura re se kolegët e mi e kuptonin gjithnjë e më shumë si një udhëtim eksplorues dhe planifikonin një botim të përbashkët mbi të, për të cilin çdo pjesëmarrës do të kontribuonte me një lloj raporti personal. Shkencërisht i papërgatitur siç kisha hyrë në këtë ekspeditë, mund të mbështetesha lidhur me hartimin e këtij raporti vëtëm në detyrën, të cilën ia kisha vënë vetes në fillim të udhëtimit: së pari dokumentimi i dinamikës së grupit tonë nëpërmjet fotografive dhe filmimeve të pjesëmarrësve dhe të gjithë grupit; në fund kisha arritur numrin inflator të 796 fotografive dhe 107 filmimeve, sepse kisha fiksuar edhe dashurinë time për natyrën, peizazhet, pyjet, malet, lumenjt, pemët etj.; së dyti dokumentimi i dinamikës sime të brendshme në formë refleksionesh të ndryshme.

Ekspedita filloi në Kosovën e Jugperëndimit me nisjen nga Prizreni dhe një shtegtim të parë të mrekullueshëm në Zaplluzh, Opoje, komunë të Dragashit. Ne vazhduam nëpërmjet Junikut për në Gjakovë, Rrafsh të Dukagjinit, dhe nga atje për në Shqipëri të Veriut, ku do të vizitonim dhe shtegtonim Valbonën, Thethin dhe Kelmendin. Rrugës morëm një banjë freskuese për këmbët – disa edhe për trupin – në një lumë mali. Ndërsa mua si shtajermarkas Valbona dhe Thethi më dukeshin si alpet austriake në Tirol, Kelmendi ishte për mua si një kombinim nga Shtajermarku i Sipërm – maja të larta mali në sfond – dhe Stajermarku i Jugperëndimit – peizazh kodrinor “Toskana” me përrenj, livadhe të begata, pemë frutore dhe pyje të përzier. Dreka në Valbonë u shoqërua nga këndimi tradicional i burrave me lahutë dhe çifteli, ku nuk kuptoja gati asnjë fjalë nga përmbajtja heroike, por isha i prekur aq thellë nga efekti tepër i fuqishem i zërave dhe instrumenteve, sa më mbusheshin sytë me lotë. Në kullën e ngujimeve në Theth dëgjonim me nderim tregimet e pasardhësit të rojave të kullës, saqë guxova të filmoja vetëm në fund. Për mua Thethi është mbreti i malësisë shqiptare. Vetëm për shtegun për tek ujëvara madhështore me kanalin e tij të ngushtë ujitës, uji i rrjedhshëm gurgullues i të cilit nuk është masazh vetëm për veshët, por edhe për zemrën dhe Shpirtin, ia vlente udhëtimi. Kulmi i shtegtimit tonë ishte shtegu i pjerrët nga lugina e Valbonës nëpërmjet qafës së Valbonës për tek lugina e Thethit, i cili na dhuronte pamje frymërrëmbyese dhe emocione të paçmueshme. Brenda vetes u ngritën kujtime për Nikaj-Mertur, ku kisha festuar në dhjetor 1992 në Mserr festën e Shën Nikollës me familjen e mësuesit të nderuar Dedë Sokoli dhe kisha pasur mundësinë të përjetoja në një fshat tjetër një gjëmë/gjâmë burrash. E rikujtova ekspeditën trijavore universitare në korrik 1993 për në Pult, Shosh dhe Shalë, ku – në traditën e Johann Georg von Hahn-it – kisha mbledhur përralla dhe tregime. Shtegtimi nga Valbona për në Theth më dhuronte orët e vetme, në të cilat mund të isha në mënyrë të papenguar dhe të pavënëre, duke e humbur egon e vogël në veten e madhe, krejt tek vetvetja. Tani, nëpërmjet një alkimie të padukshme të maleve, transformimi nga hulumtuesi në poet qe i kryer.

Kulmet për mua si albanolog ishin vizitat e përmendoreve për Edith Durham-in, mbretëreshën e malësisë shqiptare, dhe për Franc Nopcsa-n, mbretin e malësisë shqiptare, në Shalë si dhe vizita e varrit të Robert Elsie-t tonë të paharrueshëm, të mbretit të albanologjisë të ditëve tona, në Theth. Përballë bukurive të natyrës bisedat tona rrotulloheshin edhe rreth rrezikimit të tyre të mundshëm nga dyndja e pritshme e turistëve. Dhënia e licencave nga ana e një qeverie të mëparshme për ndërtimin e hidrocentraleve në malësi ka tashmë si pasojë një ndërhyrje masive në natyrën e paprekur. Rruga e planifikuar me asfalt për në Theth do të përmirësojë vërtet standardin e jetesës së vendësve në mënyrë të qartë nëpërmjet infrastrukturës pasuese, por do të shkaktojë edhe turizmin masiv të dëmshëm për natyrën dhe njeriun. Lëpusha e mrekullueshme në Kelmend të shndërrohet në një “peizazh fshatrash zviceran”, me çka paraprogramohen kushte si në Tirol, në vend që të besohet më tej në turizëm individual dhe aventuresk në një natyrë relativisht të paprekur. Pas një bisede impresionuese me një burrë të moshuar në Vermosh, të cilën e kisha filmuar pothuajse krejt, para se të darkonim peshk në Koplik tek liqeni i Shkodrës, bëmë spontanisht një ekskursion të shkurtër për në Guci dhe Plavë në jugun e Malit të Zi, i cili  ia vlejti vërtet.

Gjatë ekspeditës të gjithë kolegët e mi albanologë merreshin me aspekte dhe çështje historike, gjeografike, etnografike, ekonomike, politike, sociale, kulturore dhe kombëtare të zonës së vizituar, por edhe të gjitha vendbanimeve shqiptare në Ballkan. Përherë mahnitesha mbi dijen e tyre të përgjithshme dhe të hollësishme, por, meqë gjendesha në modusin e pushimeve, nuk kisha shumë qejf të merrja pjesë në këto diskutime historike dhe politike. Kolegu im gjerman dhe ai hungarez u hodhën në zjarr edhe për mua, duke iu përgjigjur pyetjeve historike dhe albanologjike të kolegëve tanë shqiptarë, të cilët natyrisht ishin kureshtarë për mendimet tona. Shqiptarët nuk e kanë zgjidhur ende çështjen e tyre kombëtare, prandaj, vetëkuptohet, kjo temë nuk i lë të qetë intelektualët e tyre. Ndërsa unë mbeta shpejt pa gojë nga madhështia e natyrës, shkova në përsiatje filozofike në brendësinë time dhe shijova të qenët bashkë me miq në mes të një flore dhe faune të papërshkrueshme. Kështu duhet të ketë qenë edhe për Edith Durham-in dhe Rose Wilder Lane-in. Unë doja ta përjetoja këtë ekspeditë nga një perspektivë e brendshme, kështu që ndodhën një shndërrim i natyrshëm nga historiani dhe albanologu tek filozofi dhe poeti si dhe një zhvendosje e ndijimit nga koka tek zemra. Shumë shpejt më rrëmbeu rrjedha e meditimit dhe u mbush dalëngadalë me pyetje parimore dhe përgjigje të habitshme.

A nuk vihemi shpesh në jetë para dilemës të shtiremi për t’iu përshtatur mainstream-it për shkak të interesit të lindur nga lufta për ekzistencë, apo të mbetemi vetvetja për hir të detyrimit ndaj vërtetësisë së brendshme? Vendimi për kërkimin e së vërtetës në kohën tonë do të thotë për individin dhe kolektivin dërrmimi midis mokrave neokapitaliste të lakmisë së pangopshme për fitim të të paktëve dhe të shfrytëzimit të pamëshirshëm të të shumtëve ose lufta donkishoteske me mullinjtë e erës të frymës së pashpirt të kohës, e cila po shitet tek neokapitalizmi dhe popullizmi i djathtë. P. sh. historianë që jetojnë vetëm me kërkimin, detyrohen t’u ofrohen politikës, ekonomisë dhe kapitalit, për të marrë një të drejtë të ekzistencës dhe financimin e domosdoshëm për ushtrimin profesional. A nuk është edhe refuzimi për të mbajtur një “gojëz” të tillë, i cili ka përzënë nga atdheu i tyre mendimtarë të lirë intelektualë, siç kanë qenë Thomas Mann, Kurt Tucholsky dhe Stefan Zweig? Pyetja e përhershme e të qenit njeri i papërsosur është: a dua unë si krijesë e natyrshme dhe e vdekshme vetëm të mbijetoj sa më gjatë në ndarjen vdekjeprurëse në kurriz të gjallesave të tjera – njerëzve, kafshëve, bimeve –, apo dua unë si Shpirt i mishëruar të zbuloj veten time të pavdekshme dhe të jetoj në unitetin shpëtues dhe vetërealizues?

Kjo nuk vlen vetëm për individin, personin, por edhe për kolektivin, popullin, etninë, kombin ose sido që ta emërtojmë dhe përcaktojmë, meqë të dy kanë një thelb të brendshëm të qëndrueshëm, i cili shprehet nëpërmjet formave fenomenale kalimtare. Individi dhe kolektivi mund të zgjedhin: një jetë për formën e jashtme ose një jetë për qenien e brendshme. Ashtu siç Shpirti individual i mbledh të gjitha format e saja fenomenale – fizike, vitale, emocionale, mentale – rreth vetes, ashtu edhe të gjitha pjesët fenomenale, të cilat i përkasin të njëjtit Shpirt kolektiv, mblidhen në një bashkim të natyrshëm të vazhdueshëm, i cili në fund të fundit nuk është asgjë tjetër përveçse një çështje e vetme e kohës, ku forma e jashtme e vetërealizimit kolektiv – si shtet kombëtar me kufij territorialë “etnikisht” të përcaktuar, i cili është gjithmonë vetëm në kurriz të etnive dhe minoriteteve të tjera, ose si pjesë e një tërësie më të madhe si një shteti federal ose një federate shtetesh – mund të variojë. Për ekzistencën e një koshience kolektive nuk duhen as prejardhja e përbashkët, e cila çohet nga analiza e geneve ad absurdum, as shtetësia e lidhur me një territor, por vetëm historia, kultura dhe gjuha e përbashkët dhe mbi të gjitha identifikimi personal. Kurdët p. sh. nuk kanë një shtet të përbashkët kombëtar, por e konsiderojnë veten pa dyshim si etni ose komb. Më shumë sesa njohuritë e tyre të gjithanshme mbi vendbanimet shqiptare dhe më gjerë më ka hyrë në zemër dashuria e kolegëve dhe miqve të mi albanologë shqiptarë për kombin dhe popullin e tyre, sepse kjo tregon se miqtë e mi kanë arritur të bëhen koshientë për dimensionin shpirtëror të nocioneve mendore “komb” dhe “popull”. Ky dimension nuk kapet me intelekt, por vetëm me zemrën e fshehur pas zemrës.

Për sa i përket çështjes shqiptare, fjala e fundit nuk është thënë ende. Ne do të shohim, nëse pas dy ose tri gjeneratave do të gjendemi ende përballë një kombi të vetëm shqiptar apo – në qoftë se një Shpirt i ri kolektiv është tashmë duke u inkarnuar në një pjesë të shqiptarëve – një kombi shqiptar dhe një kombi kosovar, në analogji me manifestimin përfundimtar të një kombi austriak ndryshe nga ai gjerman jo më vonë se pas Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo ne nuk jemi vetëm austriakë, gjermanë, hungarezë, shqiptarë, serbë, grekë etj., por njëkohësisht evropianë, amerikanë, afrikanë, aziatikë etj., që të gjithë ne përsëri jemi një në të qenët njeri dhe akoma pafundësisht më thellë. Ashtu siç ndihem unë jo vetëm si austriak, por edhe si shtajermarkas perëndimor ndryshe nga shtajermarkasit lindor dhe të sipërm, si shtajermarkas ndryshe nga tirolezët, vjenezët etj., si evropian të mesëm, evropian, qytetar të Tokës ose njeri dhe më në fund si Shpirt, i cili mishërohet sukcesivisht në forma bimore, shtazore dhe njerëzore dhe, në transhendencën  e tij mbikozmike, është një pjesë e përjetshme e Hyjnores së papërkufizueshme, që i bashkon të gjitha kundërshtitë e mendueshme brenda vetes, ashtu një shqiptar mund të ndihet jo vetëm si shqiptar, por edhe si tiranas, shkodran, prizrenas, tetovar etj. ndryshe nga durrsakët, vlonjatët, gjakovarët etj., si ballkanas ose evropian jugperëndimor, evropian, qytetar të Tokës dhe më në fund si Shpirt i mishëruar në trup njeriu. Me një fjalë: një person mund të ndihet t’u përkasë disa kolektivave dhe prandaj të ketë disa identitete.

Gjatë shtegtimeve meditative në malësi shfaqeshin përherë imazhe simbolike në brendësinë time si ai i shumë diejve brenda njërit diell. Pa ndërhyrjen e kokës zemra kapi në mënyrë spontane dhe intuitive të vërtetën e përmbajtur në të: misteri i përhershëm më i lartë, më i thellë dhe në thelb shumë i thjeshtë është dashuria. Dashuria është Hyjnorja, Perëndia, njësia ose uniteti. Njësia përmban shumësinë. Prandaj ne mund të flasim për Hyjnoren si Njëri/I Vetmi dhe Të Shumtët. Njësia përmban gjithashtu të qenët dhe të bërët. Shumësia përmban Individualen dhe Kolektiven. Pra, Njësia në katër aspektet e saja themelore është Të Qenët, Të Bërët, Individi dhe Kolektivi. Njësia është baza e shumësisë dhe me këtë më e larta dhe shkaku dhe qëllimi i të gjithave. I Vetmi dhe Të Shumtët shpalosin si Shpirti Kozmik si dhe Shpirtrat Individualë dhe Shpirtrat Kolektivë mundësitë e pafund të Të Qenit Suprakozmik-Transhendent në Të Bërit Kozmik-Imanent. Në nivelet e Të Qenit të pahapësirë dhe të pakohë jemi gjithmonë koshientë për unitetin. Në nivelet e Të Bërit hapësinor-kohor bëhemi hap pas hapi koshientë për unitetin tonë të humbur.

Vetëm pasi ne si individë dhe kolektiva ta kemi kuptuar dhe përvetësuar me kokë dhe zemër këtë fakt fundamental, do të jemi në gjendje që nëpërmjet një koshience dhe force të re të ndalojmë ende në kohën e duhur trenin, me të cilin po përshpejtojmë në mënyrë vetëvrasëse drejt murit të përplasjes të ndërtuar nga ne vetë, dhe t’i japim një drejtim tjetër, për të shpëtuar veten tonë si njerëzim nga shuarja e pashmangshme. Ne duhet të mendojmë vetëm për kërcënimin atomik, terrorizmin mbarëbotëror të të gjitha llojeve, mbipopullimin, ndryshimin e  klimës të shkaktuar nga ngrohja globale e bërë nga njeriu, ndotjen dhe shkatërrimin e mjedisit si dhe harxhimin e papërgjegjshëm të burimeve natyrore. Nga skenari i pasojave të tmerrshme të rritjes së pakufizuar të ekonomisë, shkencërisht i vërtetuar në përgjithësi nga Dita e Shterimit të Tokës (Earth Overshoot Day) që çdo vit ndodh gjithnjë e më shpejt, na ka paralajmëruar me ngulm Klubi i Romës (Club of Rome) që në fillim të viteve shtatdhjetë. Kjo është sfida ultimative për ne të gjithë si individë dhe kolektiva. Shri Aurobindo, Meister Eckhart, Rumi dhe mistikë/jogistë/sufistë, profetë, filozofë dhe poetë të tjerë të të gjitha kohëve dhe kulturave na kanë thënë prej kohësh zgjidhjen në mënyrë të përsëritur. Princi i Vogël i bie pikës: “Njeriu vetëm me zemrën sheh mirë. Thelbësorja është e padukshme për sytë.” Vetëm një ndryshim i koshiencës, i cili bazohet në unitetin e brendshëm, shkakton një ndryshim të të menduarit, të ndierit dhe të vepruarit dhe si pasojë e fundit një ndryshim të botës në kuptimin e një jete në harmoni me natyrën dhe të një paqeje të qëndrueshme. Shumica e shkencëtarëve dhe intelektualëve nuk guxojnë ta shprehin ose madje ta shkruajnë këtë, disa ndoshta as të mendojnë një gjë të tillë, nga frika se do të përqeshen për këtë nga kolegët, studentët dhe lexuesit e tyre dhe të dëmtojnë prestigjin dhe karrierën e tyre. Mirëpo Ken Wilber, i cili ka ndikuar ndër të tjerë Bill Clinton-in dhe Al Gore-in, dhe protagonistë të tjerë të të menduarit integral kanë argumentuar prej kohësh provueshmërinë shkencore të eksperiencave mistike/jogike ose shpirtëroro-spirituale në një mënyrë përgjithësisht intelektualisht të kuptueshme, duke parashtruar përbashkësitë ekzistuese në të gjitha kulturat dhe kohët të eksperiencave të tilla më të brendshme. Kjo – me shumë pak përjashtime – nuk ka depërtuar ende deri tek universitetet evropiane, të cilat i kushtohen si gjithmonë iluminizmit shumë të kufizuar. Arsyeja shkencore, e ndarë nga mistika dhe e ulur në fronin e ndërmjetësimit të së vërtetës, shpall Shpirtin dhe Perëndinë pjellë të fantazisë ose i kalon në heshtje dhe e quan materien shkakun e energjisë, megjithëse është e padukshmja që e lind të dukshmen dhe jo anasjelltas, duke i sjellë me këtë aq shumë fatkeqësi njerëzimit sa monoteizmi çifut, i krishterë dhe mysliman me pretendimin e tyre ekskluziv për të vërtetën hyjnore.

Nga këndvështrimi kontemplativ gjithçka duket e ndryshme. Ashtu siç katër albanologë shqiptarë, një albanolog gjerman, një albanolog hungarez dhe një albanolog austriak ishin simbolikisht në zemër të bashkuar për një javë në malësinë e “skipetarëve”, ashtu jemi ne të gjithë – njerëz të ngjyrave, etnive, kombeve dhe feve të ndryshme – në të vërtet një në thellësinë e Shpirtit. Ka ardhur koha të heqim dorë nga paragjykimet reciproke në kokë dhe zemër, të përqafohemi dhe të pajtohemi si vëllezër dhe motra në Shpirt, në qoftë se duam t’u ofrojmë fëmijëve tanë një të ardhme më të mirë sesa e kemi pasur ne dhe paraardhësit tanë. Në qoftë se ndodh jo nga interesi, por nga një koshiencë e vërtetë uniteti, në qoftë se e do sinqerisht jo vetëm njëra palë, por edhe pala tjetër – pse Prishtina dhe Beogradi t’i mos japin shembull të mirë botës? Shumë lexuesve mund t’u duket si një utopi naive larg realitetit, por e parë afatgjatë evolucioni spiritual i njerëzimit, ky kërcim kuantik i dëshiruar i koshiencës së masës së madhe, i cili duhet aspiruar duke iu larguar ndarjes fenomenale dhe duke iu afruar unitetit esencial, meqë e lidhur me çlirimin e burimeve energjetike më të brendshme dhe më të larta sot ende të pamarra me mend, është shpëtimi ynë i vetëm nga fundi kolektiv, i cili po përgatitet dhe vetëpërshpejtohet gjithnjë e më shumë, dhe nga i cili nuk do të na ruajnë përparimi sipërfaqësor teknik dhe digjital, derisa nga ana e koshiencës ne mbetemi të lidhur ngushtë me dualitetin dhe natyra jonë njerëzore nuk ndryshon parimisht. Ka ardhur koha kur byku të ndahet përfundimisht nga gruri. Sado të zgjasë ky proces – me hapa të vegjël të ngadaltë apo me një kërcim të vetëm të gjatë: manifestimi hapësinor-kohor i Hyjnores në Tokë në kuptimin e shfaqjes së gjendjes supreme Të Qenë-Koshiencë-Forcë-Lumturi është i pandalshëm. Mirëpo kundërshtimi brenda dhe rreth nesh mund të rritet pothuajse deri në të padurueshme dhe të marrë përmasa apokaliptike përtej forcës sonë të imagjinatës. Prandaj pyetja vërtet e madhe për çdo individ dhe kolektiv është: a do të qëndrojmë në anën e së vjetrës apo të së resë? A do t’i mbyllemi apo t’i hapemi shndërrimit radikal të mendjes, jetës, trupit dhe materies? A do të ndodhë transformimi supramental, i cili e tejkalon pafundësisht sferën mendore, me një njerëzim të bashkuar dhe të vetëkapërcyer duke u shfaqur një lloj i ri spiritualisht mbinjerëzor, apo pa njerëzimin e pabashkuar duke u manifestuar një qenie supramentale? Dhe çfarë do të bëhet me Evropën, Austrinë, Shqipërinë dhe Kosovën? Lajmëtari ose Avatari i këtij krijimi të ri ka thënë një herë: “Evropa krenohet me organizimin dhe efikasitetin e saj praktik dhe shkencor. Unë pres që organizimi i saj të jetë i përkryer. Pastaj një fëmijë do ta shkatërrojë.”

Këto të gjitha mund t’ia pëshpërisë njeriut uji gurgullues në Theth, në qoftë se i vihet në qetësi veshi i zemrës …