Sali Berisha akuzon qeverinë, kryeministrin Edi Rama dhe manjatin George Soros, se kanë lobuar në DASH për shpalljen e tij non grata në SHBA.
Berisha në A Show me Adi Krastën në Syri Tv tha se DASH ka pranuar se për vendimin janë bazuar te raportet e OJQ, mes të cilave edhe OJQ-ja e Delina Ficos, lajmet në media dhe raportet e qeverisë shqiptare.
Sipas Berishës, Rama ka dërguar në DASH raporte të fshehta me shpifje dhe trillime.
“Tre ditë pas shpalljes, DASH ka deklaruar tre gjëra: Sekretari i Shtetit është informuar nga raportet e OJQ lokale dhe rajonale. Përgjigjja zyrtare që i ka dhënë Gazetës SOT, DASH, nëpërmjet ambasadës i është dorëzuar emaili. E dyta, është bazuar në raportet e mediave të kontrolluara nga qeveria. E treta, është bazuar në raportet antikorrupsion të qeverisë. Dy orë mbrapa, në letrën për Blinken, pa i ditur këto fare, i them që është produkt i lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros dhe keqinformitit tuaj. Është rast unik në botë kur nuk është ndëshkuar një person që s’ka pasur jetë asnjë proces të vetëm, asnjë padi, as ai dhe as familja e tij. Nuk është ndëshkuar kurrë një person 8 vite pasi është larguar nga pushteti. Për definicion, ligji është për pushtetarë. Mua miqtë më kanë thënë, a doni ta padisim për këtë klauzolë? Jo, kam thënë, e kam paditur për shpifje. Qeveria shqiptare s’ka publikuar asnjë raport kundër për afera korruptive të Sali Berisha. Mediat s’e kanë publikuar kurrë një raport të qeverisë. Unë jam i bindur se DASH nuk thotë kot. Edi Rama ka çuar raporte të fshehta. E tëra shpifje dhe trillime“, u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri tha se ka gjetur mbështetjen e liderve konservatorë vendet e të cilëve janë në rrezik nga Soros, po njësoj si Shqipëria.
“Nëse ju thoni, fakte kemi por nuk i japim, kjo nuk funksionon. Thirrja ime është për çdo qeveri të një vendi të lirë, çdo fakt dhe provë ta dorëzojë. Në qarqet konservatore, udhëheqës kryesorë të tyre, më kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje. Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Pse? Sepse unë jam kyçyr në një betejë me një armik të konservatorizmit. Nuk është vetëm në Shqipëri armik ai, ai po kaq armik është në SHBA. Për vlerat konservatore dhe këto janë të shpallura. Unë në këtë betejë, ndonëse e nisa vetëm, bazuar në një eksperiencë timen 32-vjeçare, kur vendosa të dal kundër, për asnjë arsye tjetër veçse për dinjitetin tim”, tha Berisha.
Komentet