Rusia tha të enjten se nuk ka ndonjë kuptim që të marrë pjesë në konferencën në Zvicër për të diskutuar se si mund t’i jepet fund konfliktit në Ukrainë.
Zvicra pritet të organizojë bisedime në 15-16 qershor me kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Ministri i Jashtëm zvicerian Ignazio Cassis tha se mbi 100 vende do të ftohen në këtë takim.
“Vendi i parë me të cilin folëm, pas Ukrainës sigurisht, ishte Rusia, pasi një proces paqeje nuk mund të ndodhë pa Rusinë, edhe nëse nuk do të jetë e pranishme për takimin e parë”, u tha zoti Cassis gazetarëve në kryeqytetin zviceran, Bernë.
“E dimë se nuk ka kuptim të jetë Rusia në tryezë nëse nuk mund të sigurohemi se do të veprojnë në mirëbesim”, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba gjatë një interviste të publikuar në revistën Foreign Policy.
Zoti Kuleba tha se rritja e trysnisë ndaj Rusisë në fushëbetejë dhe bashkimi i vendeve që kanë parime të njëjta do të ndihmojnë për ta bërë Moskën më të gatshme që të angazhohet në dialog.
Konferenca në fjalë është “praktikisht shansi i parë i vërtetë për të filluar rikthimin e një paqeje të drejtë”, tha presidenti ukrainas Zelenskyy gjatë fjalës së tij mbrëmjen e së enjtes.
Qeveria zviceriane tha të enjten se Rusia nuk është aktualisht ndër pjesëmarrësit në konferencë. Ajo tha se është e hapur për një përfshirje të Rusisë, por Moska ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk është e interesuar.
Sulmet vazhdojnë
Rusia e sulmoi Ukrainën dy herë të enjten. Raketat ruse goditën dhe plagosën të paktën tetë fëmijë dhe një person në moshë madhore në rajonin verilindor Kharkiv, thanë zyrtarët ukrainas. Ata shtuan se në një sulm tjetër, raketat ruse plagosën 14 persona në një zyrë postare në qytetin jugor Odesa.
Rusia ka mohuar se vendos në objektiv civilët gjatë sulmit në Ukrainë, por ajo ka goditur vazhdimisht qytetet ukrainase me dronë dhe raketa gjatë gati dy viteve.
Zyrtarët rusë thanë se pati sulme me dronë ukrainas të enjten ndaj disa rajoneve.
Rusia gjithashtu refuzoi të enjten akuzat amerikane se ka përdorur agjentë kimikë të ndaluar në Ukrainë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i quajti akuzat “të pabaza”.
Shtetet e Bashkuara e akuzuan Rusinë të mërkurën për shkelje të traktatit ndërkombëtar për ndalimin e agjentëve kimikë, duke përdorur kundër forcave ukrainase agjentin kloropicrin.
Disa nga të dhënat për këtë artikull u morën nga agjencitë e lajmeve Associated Press, Reuters dhe AFP.
Isshtë koha të ndaj dëshminë time, unë jam Nelson dhe i lumtur ndërsa ndaj dëshminë time këtu, unë u njoha me Baba Ogbogo nga nëna ime kur ajo zbuloi se unë nuk mund ta bëja gruan time shtatzënë pas 3 vitesh martesë. Pra, këto sollën kaq shumë telashe në martesën time dhe çuan në një divorc. ajo tha, ai është shumë shpirtëror dhe mund ta bëjë gruan time të kthehet tek unë me gëzim dhe ne mund të kemi fëmijë së bashku. Në fillim, unë dyshoja jo derisa e kontaktova atë dhe pastaj hodha magji të fuqishme mbi mua dhe e bëra gruan time të kthehej tek unë pasi bëra ato që ishin në nevojë dhe tani, ne jemi të lumtur me fëmijë të bukur. Nga dita që Great BaBa Ogbogo punoi për mua dhe zgjidhi problemet e mia. Unë bëra një zotim të fortë se për sa kohë që jetoj, unë do të vazhdoj të dëshmoj për mirësinë e veprave të tij të mëdha, dhe për ata që gjenden atje përballë marrëdhënieve dhe vështirësive martesore duhet ta kontaktojnë shpejt dhe të bëhen një dëshmitar i lumtur si unë. Unë heq kontaktin e tij këtu, Email: [email protected] ose arrij tek ai përmes numrit të tij WhatsApp. +2349020168697
Ai bëri që ish gruaja ime të kthehej tek unë me gëzim
Ai më shëroi nga një njeri impotent në një burrë të vërtetë.