VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Nishani përuron në Bruklin shtatoren e Shën Terezës

By | September 26, 2016
blank

Komentet

blank

Takim bashkëpunimi me z.Mark Gjonaj, Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut – Nga Keze Kozeta Zylo

Pandemia boterore e izoloi njerëzimin dhe secili e ndjeu në mënyëën e vet shkatërrimin që po sillte Covid 19.  Në bazë të studimeve fëmijët, nxënësit, studentët e ndjenë dhe më shumë pasi izolimi pengon në shumë gjëra për të marrë dijet shkencore në të gjitha fushat…

Edhe Shkolla Shqipe “Alba Life” që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut u izolua që nga marsi i vitit 2020 deri në qershor 2021, por mësimet nuk i ndërpreu kurrë pasi ishte e para shkollë që filloi programin mësimor në platformën Google Meet në Online dhe kjo në saje të punës së përkushtuar të të gjithë mësuesëve tejet profesionistë, stafit, prindërve dhe nxënësve.

Tani kemi shansin të fillojmë mësimin në klasat e rregullta në shtator.  Për këtë bordi dhe stafi i shkollës edhe pse jane në pushimet verore po punon fort për të realizuar këtë mision kombëtar.  Konkretisht z.Qemal Zylo themelues dhe drejtori i Shkollës Shqipe “Alba Life” mori takim me z.Mark Gjonaj i cili së bashku me ekipin e tij na afroi mjedise komode me klasa të përshtatshme për të zhvilluar mësimin e rregullt në një nga lagjet e Nju Jorkut në Bronx.  Drejtori i përgjithshëm i Jacobi Center foli fjalë miradie për z.Mark Gjonaj duke thënë se është një këshilltar plot kulturë dhe një ndihmës i jashtëzakonshëm për publikun.

Duke vizituar këtë qendër ne kaluam një një klasë ku ndodheshin mjekë dhe infermierë.  Z.Mark Gjonaj pasi i përshëndeti dhe i falënderoi për punën e tyre vecanërisht për përballimin me sukses të shërbimit të sëmureve me Covid 19, ai u mirëprit me duartrokitje.  Ata e njihnin mirë mbështetjen e tij dhe këtë e pashë në dëgjimin plot vemendje si dhe duartrokitjet në fjalën e z.Gjonaj gjatë përshëndetjes. E kush më shumë se Z.Mark Gjonaj mund të ndihmojë moralisht dhe me vepra?  Z.Mark Gjonaj është i pari politikan Shqiptaro Amerikan që punoi dhe realizoi ligjërisht mësimin e gjuhës shqipe në shkollat publike amerikane në New York.

Z.Mark Gjonaj është i pari Shqiptaro Amerikan që është ulur në karrigen e Ansamblesë së shtetit të Nju Jorkut dhe në Bashkinë e Nju Jorkut.

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” e kanë ndjerë nga afër mbështetjen e tij pasi ka marrë pjesë në disa aktivitete të rëndësishme që ushtron shkolla gjatë vitit.  Ardhja dhe mbëshetja e tij duket se është vazhdim i veprës së Rilindasve.  Duke vizituar mjediset tejet komode në bashkëbisedim e sipër mëtha se: “Në se ne do të punojmë me brezin e ri, me studentët, nxënësit dhe vecanërisht me fëmijët atëhere Diaspora Shqiptaro Amerikane do të jetë shumë e fortë dhe shumë e ndjeshme për Kombin tonë tëpërbashkët.  Ne duhet të punojmë pa u lodhur për të transmetuar tek brezi i ri kulturën tonë dhe traditat e mrekullueshme shqiptare”.

Z.Mark Gjonaj është një Rilindas i Diasporës Shqiptaro Amerikane!

Ju mirëpresim nxënës të dashur në shtator 2021!

blank

22 korrik, 2021

Bronx, New York

blank

Faton Bislimi: Të vlerësohesh nga Fondacioni i Presidentit George H. W. Bush është nder dhe shtytje për punë

Të vlerësohesh nga Fondacioni i Presidentit George H. W. Bush është nder dhe shtytje për punë edhe më shumë në shërbim të tjerëve.
Jam jashtëzakonisht i nderuar që jam përzgjedhë në Listën Inspiruese të Nderit (Inspiration Honor Roll 2021) të Points of Light Foundation (themeluar nga Bush më 1989), për kontributin dhe angazhimin tim në avancimin e imazhit të shtetit tim në SHBA dhe botë, përmes punës së pakursyer vullnetare dhe në shërbim të të tjerëve!
Ndjehem krenar që profili im tani më është publikuar edhe në webfaqën zyrtare të Fondacionit duke spikatur kështu edhe vendlindjen time Gjilanin, e shtetin tim Kosovën.
Të jesh në Listën Inspiruese të Nderit me shumë figura tjera publike, akademike, e politike të Amerikës, tregon virtytin e amerikanëve që çmojnë njerëzoren dhe vlerën para çdo atributi tjetër, qoftë etnik, shtetëror, politik, etj.
Pafundësisht mirënjohës Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në krye me z. DioGuardi dhe znj. Cloyes DioGuardi për dy dekada pune të përbashkët përmes së cilës kam arritë vlerësimet e nderimet më të larta nga institucione të ndryshme amerikane, qoftë demokrate apo republikane, qoftë shtetërore apo akademike!
blank

O Babai i Klodit…. Nga Adriatik R. Dosti

E more vesh tani se perse te erdhi Rama tre here resht ne shtepi per ”ngushellim” …
E more vesh pse ta prune zarfin me para …te cilat ti ”i refuzove”…e the …le te shkojne per bamiresi ..
E more vesh perse te ftoi Erion Veliaj qe te mbillje nje Peme Ulliri ne kodrat e Liqenit Artificial te Tiranes…
E more vesh pse nje rrugice i ngulen ne mur nje cope teneqeje qe mban te shkruar emrin e Djalit tend vrare prej tyre…
E more vesh pse te nxorren disa dite resht neper ekranet e TV te tyre te pista e te dhane te lexoje ca copa letrash shkruar prej tyre…
E more vesh tani se cila eshte drejtesia e Rame -Veliajt…
E more vesh tani se perse Rama thote qe edhe sikur 500 mije shqiptare te vriten une Ardi Veliun nuk e dorezoj kurren e kurres
E more vesh tani se per cfare lloj Reforme ne drejtesi ju flet shqiptareve ajo Ambasadorja ”mike ”…
E more vesh tani se perse Hasmin e Vrasesin nuk duhej ta kishe pranuar kurren e kurres ne konakun e ne shtepine tende…
E more vesh tani se sa e rende ishte ajo deklarata jote publike qe ju thoje protestuesve qe kishin dale per te kerkuar denimin e vrasesve te Djalit tend….mjaft tani …mos e teproni…shkoni ne shtepi
…E more vesh tani se keta te vrasin naten e te qajne diten…
E pra nese i ke kuptuar e i kupton keto qe te shkrova me siper …nuk ke pse ben rolin e te pa kenaqurit e te rrevoltuarit sot teksa Drejtesia e Rame – Veliajt dha denimin qesharak per Nevaldo
Haderajn policin vrases te Birit tend…duke e denuar vetem me 10 vjet burg…
Dhe e di pse…sepse djalin ta vrane keta ”miqte” e tu te rinj qe te erdhen per vizita ”ngushelluese” , te dhane nje zarf me para…e te perdoren si Klloun te tyre pikerisht atehere kur ju duheshe …ndersa turpin perjetesisht Birit tend ja vuri mbi Dheun ku tretet pikerisht ti e askush tjeter…
Ndaj sot pikerisht je ti i pari qe nuk ke as goje, as fytyre e as moral e as shpirt e zemer prinderore te flasesh per pa drejtesi e te rrevoltohesh nga ”drejtesia ” e tyre …ok…
E more vesh dhe a u binde tani se deri ne cfare lloj derexheje e kane poshteruar e degjeneruar Prindin, shqiptarin, njeriun e vecmas edhe Malesorin keta Monstrat e Kriminelet e gjakut te shprishur antishqiptar …
E more vesh tani se per te mbrojtur nje polic te lloj- sojit te tyre keta vrasin edhe 100 Klodiane te tjere…
E more vesh tani se sa e rende e makabre eshte te shkelesh mbi gjakun e birit tend ?
A.R.D
blank

REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA*

 

blank

Libri i Mehmet Konicës, delegat i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, 1918,

            “The Albanian Question”

Duke parë se jeta e Shqipërisë si Shtet i lirë ish në rezik të math nga fqinjet e saj, Vatra me 28 Jenar 1916 emëroj Mehmed Konitzen delegat të saj n’Evropë, me qendrën më tepër në London, që të kërkonte të drejtat kombëtare të popullit shqipetar nga Aliatet. Dhe më von kur Vatra i shtoj delegatet e saj n’Evropë duke emëruar Mihal Turtullin, Midhat Frashërin, Nikoll Kasnecin, etj.- Mehmed Konitza u-emërua kryedelegat i Vatrës me një rogë prej 1,600 frangash në muaj, të caktuar nga kuvëndi i Vatrës  mbajtur në Korrik 1917. Gjer ahere roga e tij ish 1,300 franga në muaj, po ay kuvënd ja shtoj rogën dhe 300 franga më tepër si mirënjojtje të shërbimeve të tij të vyera për Shqipërinë.

Me zotësin’e tij diplomatike dhe sjelljet e radha fisnike që kish, Mehmed Konitza zuri shumë miq të shoqërisë së lartë n’ Evropë për Shqipërinë, veçanërisht miq inglizë shumë me rëndësi, dhe i bëri shërbimet më të mbëdha Shqipërisë. Mehmed Konitza është një nga kaptinat me rëndësi ne historin’ e Vatrës dhe të çështjes shqipëtare, dhe do të piqemi dëndur me të,- ne faqet e historisë!             

Me 2 Korrik 1916, u-mbloth kuvëndi i Vatrës në Boston, dhe u-kryesua nga Koste Issaku si çairman, dhe Ndreko Stavrua sekretar. Sikundër parashikohej nga shumë njerës, në sesionin e katërt u-ashpëruan bisedimet dhe delegatet kërkuan daljen e zyrtarëve të Vatrës dhe të Kristo Dakos jashtë nga kuvëndi, q’ashtu të bisedojin në qetësi. Kristo Dakua ish delegat i degës Nr. 10, Southbridge, Mass., dhe zyrtari kryesor ish Fan Noli si kryetar i Vatrës.

Pas pak oresh, çairmani i thirri prapë në sallen e kuvëndit zyrtarët e Vatrës dhe Kristo Dakon. Delegatet pyetnë Fan Nolin më parë se ç’ish mëndimi i tij? Dhe ay u-përgjigj:

“E mira e Federatës është të mos ketë kryetar fare q’ashtu të mos plagoset asnjë anë, dhe unë bashkëpunoj me një komision të përbërë prej atdhetarësh të njohur.”

Pastaj kuvendi pyeti Kristo Dakon se ç’ish mëndimi i tij mi këtë pikë? Ay tha këto:

“Vatra duhet të këtë një kryetar të paanshëm, dhe për këtë ofiq unë propononj Kostë Hotoven, dhe unë të jem jashtë (Komisionit) se kështu besonj që do t’i sherbenj më mirë çështjes kombëtare. Do t’i sherbenj Vatrës pas urdhërit të Komisionit kurdoherë. Komisioni që të jetë në harmoni të plotë duhet (që) unë me at Nolin, që të dy, të jemi jashtë.”

Kristo Dakua ish Shqipëtar i mirë, po për një plesht i vinte zjarrë jorganit dhe s’bënte hesap se munt t’i digjej shtëpia!

Thamë se në sesionin e katërt të kuvëndit u-ashperuan pakëz bisedimet midis delegatëve, dhe delegati i degës së Southbridgeit Kristo Dakua mori fjalën dhe tha që për të mirën e Federatës ay vetë dhe At Fan Noli të mos kishin nonjë ofiq në Vatrë q’ashtu munt të mbretëronte harmonia në mes zyrtarëve të saj. Po kur u-hap sesioni i pestë i kuvendit atë ditë pas dreke, “fluturoj pëllumbi i paqës” në sallën e kuvëndit dhe u-ndryshua krejt atmosfera politike!

Për çudin’ e të gjithëve, u-ngrit Kristo Dakua dhe, duke shpjeguar nevojën e bashkimit për të mirën e përgjithëshme, proponoj Fan Nolin për zyrtar të Vatrës si anëtar i Komisionit të saj! Kur mbaroj ay fjalen, u-ngrit Fan Noli dhe me ca fjalë delikate si pas mënyrës së tij oratorike proponoj Kristo Dakon për zyrtar të Vatrës si pjesëtar të Komisionit Qendral dhe bashkëpunëtor të tij.

Delegatët e kuvëndit, të habitur nga ajo ngjarje e bukur e cila gjër pakë orë më parë s’besohej të ngjiste, u-ngritnë më këmbë dhe i përkrahnë me brohoritje dhe të trokitura duarsh të parështura. Të dy “kundërshtarët” u-zgjodhë zyrtarë të Vatrës, dekllaruan se do të bashkëpunojin për të mirën e përgjithëshme, po mjerisht bashkëpunimi i tyre qe farë i shkurtër!

Kuvëndi zgjodhi Kol Tromaren kryetar të Vatrës me 29 vota kundrë Kostë Hotovës me 25 vota. Për editor i Diellit u-zgjodh Bahri Omari, i cili s’pati nonjë kundërshtar si kandidat. Në kuvënd u-bisedua kandidatura e Rauf Ficos për editor, po nuk u-vu në votë se ay ish n’Elbasan asi kohe dhe ardhja e tij n’Amerikë ish në dyshim të math shkaku i luftës; udhëtimi me vapor ahere ish i rezikshëm nga nënëdetëset gjermane të cilat gjuajin n’Atlantik për vaporet e Aliatëve.

Ay kuvënt e gjeti të nevojshmë zgjedhjen e një përfaqësonjësi të Vatrës me rogë të përmuajëshme që të kujdesesh për imigrantet shqipëtarë kur deljin n’Ellis Island të New York-ut nga Shqipëria dhe çdo vënt tjater. Për atë punë më rëndësi për imigrantët shqipëtarë që s’dijin gjuhen inglisht, u-zgjoth Kostë Hotova me 48 vota kundrë Victor Plumbit me 1 votë.

Pas atij kuvëndi, Komisioni i Vatrës pati disa mbledhje që bisedoj për organizimin e një komiteti amerikan shqipëtarofil: “The American Friends of Albanian Independence.” Për organizimin e atij komiteti u-emërua  Z. Joseph Gould (Amerikan) dhe Zojusha Parashqevi Kyrias. Në mbedhjen e Komisionit të Vatrës me 30 Korrik 1916, ku muarnë pjes dhe të dy organizatorët e Komitetit, u-zgjatnë miaft bisedimet.

Z. Gould shtroj për bisedim planin e tij, po Zojusha Kyrias tha se s’pati miaft kohë që të bënte gati planin e saj, dhe ashtu foli më gojë për çështjen e Komitetit, në bisedimet e tyre u-kuptua se të dy organizatorët nuk ishin në një mëndje, veçanërisht për zgjedhjen e kryetarit te Komitetit. Z. Gould thosh që për kryetar të zgjidhej një Amerikan i zoti dhe i njohur mirë q’ashtu munt të fitonte përkrahjen e guvernës amerikane dhe simpathin’ e popullit amerikan për çështjen e Shqipërisë. Kurse Zojusha Kyrias ish e mëndjes që Amerikani t’ish kryetar nderi, dhe Komiteti të kish një kryetar shqipëtar të punës.

Në mbledhjen tjatër me 16 Shtator u-ashperuan miaft bisedimet midis anëtarëve të Komisionit. Kristo Dakua tha se Z. Gould “s’ka bërë gjësendi për formuarjen e Komitetit, dhe roga e tij e madhe vete humbur.” Fan Noli mori anën e Gould-it duke thënë se gjër n’atë çast ay kish bërë disa Amerikanë të shënuar anëtarë të Komitetit, tre a katër ish-governarë shtetesh, një ish-ambassador dhe një kryekonsull.

Ahere Kristo Dakua i paraqiti mbledhjes një raport të Zojushës Kyrias, e cila thosh se kish bërë disa anëtarë të Komitetit, po nukë shenonte emërat cilet ishin se s’kish leje prej tyre. Raporti ish i shtypur në maqinë dhe nuk ish shenuar me dorë prej saj. Për atë shkak, Fan Noli e kundërshtoj dhe i tha Dakos se “kallzimet anonyme (pa emër) nuk duhet të merën nër sy.” Nuk shkoj shumë kohë e Zojusha Kyrias u-hoq nga organizimi i atij Komiteti, organizimin e të cilit e pëlqyenë shumë udhëheqës shqipëtarë që ishin si në Svicer e gjetkë; edhe Mbretëresha Sofia  e Shqipërisë çfaqi kënaqësin’ e saj mi këtë pikë me anë të një letre që dërgoj në Vatrë.

Me 4 Nëntor pati mbledhje Komisioni i Vatrës për të dëgjuar Loni Natsin i cili erdhi nga Parisi dhe solli një raport të Mehmed Konitzës. Ahere ish luftë, çdo shkrim shkonte në censurën e shigurimit ushtarak, dhe Loni Natsi i çfaqi më tepër më gojë përpara mbledhjes shumë nga mendimet dhe porositë me rëndësi të delegatit të Vatrës Mehmed Konitzës mi çështjen e Shqipërisë. N’atë mbledhje muarnë pjesë Mihal Gramenua, Bahri Omari dhe Kostë Çekrezi.

Fjalët patriotike që thanë të dy palët kundërshtare në kuvënt dhe zotimet e tyre të bukura për bashkëpunim, i mori era dhe pesë muaj më vonë ngjau përçarja e zyrtarëve të Vatrës! U-hoqnë tre kontrollorë: Kristo Dakua, Hamit Lumi dhe Sadik Lekdushi. Ashtu mbeti vetëm një kontrollor i Komisionit: Fan Noli. Ahere kish vërtet regulla parlamentarë në Vatër, dhe në bazë t’atyre regullave sekretari u-shkrojti letra degëve që u-shtroj kandidaturat e disa Vatranëve atdhetarë të provuar për kontrollorë të Vatrës. Me shumesin’ e votave të degëve u-zgjodhë këta kontrollorë te rinj: Aqif Permeti, Xhevat Harxhi dhe Emin Bilibashi.

Pas dhjetë muajsh, autoritetet e guvernës amerikane lajmëruan Vatrën që nukë munt të mbante dot një përfaqësonjës n’Ellis Island shkaku se ish luftë dhe nuk vijin shumë imigrantë nga Shqipëria. Komisioni e thirri Kostë Hotovën në Boston dhe i proponoj ofiqin e managerit të Diellit me rogën që mirte Muke Përmeti, i cili dha dorëheqjen. Po ay u-përgjigj se nuk e pranonte dot atë barrë shkaku i shëndetit të tij të varfër. Detyra e managerit ish të dilte nëpër kollonitë shqipëtare për të mbledhur pajtimet e gazetës dhe të bënte pajtimtarë të rinj të Diellit.

DITA TRI QERSHOR

blank

                 Qeveria e Turhan Pashës                                                  

Të Shtunën me 19 Maj 1917 Komisioni u-mbloth në zyrë të Vatrës dhe vazhdoj dy ditë se pati gjera me rëndesi për bisedim. Ditën e parë u-bisedua çështja e managerit te Diellit, botimi i Kalendarit të Vatrës 1918, dhe kendimi i raportit të delegatit n’Evropë. Këtu shikojmë se delegati Mehmed Konitza ka bërë një memorandum në gjuhet inglisht dhe frengjisht për çështjen e Shqipërisë dhe e ka përndarë nëpër udhëheqës të shënuar si Robert Cecil-i, etj.

Botimin e Kalendarit e mori përsiper Fan Noli, i cili ndreqi shkrimet dhe regulloj lënden. Në këtë kalendar këndonjësi gjen miaftë gjëra të shkurtëra më rëndesi mi historin’ e lëvizjeve kombëtare të Shqipëtarëve brënda dhe jashtë Shqipërisë. S’ka me për të shitur nga ky kalendar, po dorëshkrimi është i tërë në zyrë të Vatrës dhe munt të rishtypet; vetëm pikturat janë prishur dhe s’munt të dalin mirë.

                Ditën e dytë, të Dielen 20 Maj pas dreke, Komisioni mbaroj se kënduari raportin e delegatit të Vatrës Mehmed Be Konitzës mi vepërimet e tij diplomatike n’ Evropë për punët e Shqipërisë. Mëndimi i tij ish të formohej një Komitet n’ Evropë i përbërë prej miqsh Shqipëtarofilë dhe Shqipëtarësh atdhetarë që të punonte për fituarjen e të drejtave kombëtare të Shqipërisë me kufit’ e saj ethnografike në Konferencën e Paqës. Dhe ay komitet t’organizohej në bashkëpunim me Shqipëtarët e Amerikës. Me atë mendim ish i bashkuar plotërisht dhe Dr. Mihal Be Turtulli, i cili ish në Svicrë.

                Pas raportit të delegatit, Komisioni këndoj një letrë të Dr. Turtullit i cili dhuronte 1,000 dollarë dhe këshillonte hapjen e fushatës nga an’ e Vatrës për mbajtjen e Komitetit n’ Evropë. Vatra falënderoj Dr. Turtullin me anë të një letre zyrtare për dhuratën e tij bujare.

                Njëkohësisht, Komisioni bisedoj mi raportin e delegatit, vëndosi dhe caktoj të Dielën 3 Qershor 1917 për hapjen e fushatës, dhe e qojti: “Fushata për Shpetimin e Shqipërisë.” Vatra kërkoj 40,000 dollarë nga anëtarët e saj për atë fushatë, por Vatranët u-përgjigjnë me duar hapur dhe suma e fushatës arriu lart nga 150,000 dollarë! Dhe duhet të mos harrojmë se n’atë kohë s’kish asnjë tregëtar shqipëtar n’Amerikë, dhe Vatranët punojin me rogë të vogëla në fabrikat.

                Këtu është për të vënë re se pas atij vëndimi për hapjen e Fushatës, Komisioni i Vatrës ka biseduar për organizimin e një “partie politike në Shqipëri me qellim që të mbronte atdhenë nga antikombëtarët dhe reaksionarët e brëndëshm”! Pakë vjet më von vërtet Vatra formoj një parti politike në Shqipëri.

                Dielli bëri propagandë të madhe për suksesin e Fushatës, pothuajse në çdo numër u-thosh Vatranëve që ndihmat e tyre për Fushaten ishin për shpetimin e Shqipërisë nga robëria e huaj. Dhe nga ana tjatër, vjersha e Fan Nolit me titullin “Jepni Për Nënën,” i ndezi Vatranët dhe bëri efekt të math për mbarëvajtjen e Fushatës. Lë të rishtypim këtu pakë reshta t’asaj vjershe të Fan Nolit:       

                                               “Ç’thotë ajo e ve e gjorë,

                                               Mbretëreshë pa kurorë,

                                    Faqe-çjerur, lesh-lëshuar,

                                               Shpirt e zemër-përvëluar,

                                               Gjysm’ e vdekur: O Shqipëtarë,

                                               Nënës mos ia bëni varrë! 

                                               Mbahu, nëno, mos kij frikë,

                                               Se ke djemtë n’Amerikë.

Qan e lutet nën’ e mjerë,

Kërkon vatrën edhe nderë,

Do lirin’ e saj dhe Mbrenë,

                                               Siç e kish me Skënderbenë,

Bijt’e beses thërret pranë,

Kur i thirri dhe s’i vanë?

Mbahu, nëno, mos kij frikë,

Se ke djemtë n’ Amerikë.”

Pas Fushatës për Shpetimin e Shqipërisë,Vatra u-forcua  m i a f t  dhe munt të thomi këtu se mori formen e “guvernes shqipëtare në mergim”, të përmbajtur nga punëtorët shqipëtarë t’Amerikës, dhe bëri vërtet vepra kolosale për Shqipërinë. Përandaj në disa raste njerës të ndryshmë, jo vatranë, e kanë qojtur Vatrën si një “Shqipëri të vogël jashtë Shqipërisë.”

Federata Vatra emëroj përfaqësonjës diplomatikë në kryeqytetet e Fuqive të Mbëdha si në London, në Paris, në Washington, ne Rome, etj.- dhe me anë të tyre shtroj perpara botës se qytetëruar të drejtat e kombësisë shqipëtare. Kryedelegati i Vatrës ish Mehmed Konitza, i cili bëri punë të mbëdha për kombin Shqipëtar.

Vatra dërgoj delegatë në Konferencën e Paqës në Paris më 1919 që kërkoj lirin’ e Shqipërisë, e cila u-plagos rëndë nga fqinjet dhe populli i saj hoqi shumë të këqia nga barbaritë çnjerëzore greke dhe serbe. Që të dëgjohej zëri i Shqipëtarëve më të katër anët e botës, Vatra ndihmoj më të holla dhe delegaciet e kollonive shqipëtare të ndryshme. Për shëmbëll, Vatra i huajti para kollonisë shqipëtare të Rumanisë që dërgoj delegacien e saj në Konferencën e Paqes në Paris, dhe kollonia në fjalë nuk ja ktheu prapë borxhin Vatrës!

Vatra ndihmoj për ca kohë me shuma të caktuara çdo muaj jetimët e disa famileve shqipëtare të vobekta. Vatra ndihmoj me të holla njerës patriotë në Shqipëri si Sotir Pecin, Sali Butkën, Themistokli Germenjin, dhe të tjerë atdhetarë që patnë nevojë. Vatra ndihmoj me të holla refugjatët shqipëtarë të luftës ballkanike 1912-1914. Vatra ndihmoj me mijëra dollarë viktimat e tërmetit të Tepelenës dhe të Korçës. Vatra ndihmoj me burse të përvitëshme nxënës shqipëtarë që mbaruan mësimet e tyre të larta në kolegjet dhe universitetet e ndryshme t’Amerikës;- dhe me në funt një prej tyre qe e ndihmoj më tepër se të tjerët i vuri kyçin Vatrës me anë të xhandarit dhe i zaptoj shtypëshkronjen e Diellit për një borç fare të vogël !

Dhe e thomi këtu pa frikë kundërshtimi se Vatra është e vetëma shoqëri shqipëtare në botë që ka bërë vepra kulturale të dukura për popullin shqipëtar. Vatra botoj lart nga 200000 copë libra të ndryshme në shtypëshkronjën e Diellit për shkollat e mesme të Shqipërisë. Gjith’ashtu Vatra botoj edhe disa libra me vlerë letrare, si dhe libra kishëtare. Duke ditur këto që numëruam më lart edhe shumë vepra të tjera, ç’munt të bënte më tepër për të kënaqur ata që bërtasin sot rugëve se: “Vatra s’ka bërë miaft”?

KUVENDI VAZHDOI 12 DITË

blank

Më 1 Korrik 1917 u-mbloth kuvëndi i Vatrës në Boston, dhe u-përfaqesuan 43 degë të Federatës të cilat kishin 73 vota gjithësej. Si pas Kanunores dhe Regullores së Shoqërisë, ahere një degë kish një votë për çdo 50 anëtarë të regullshmë. Kur po zgjidheshin zyrtarët e kuvëndit, u-ashpëruan pakez bisedimet nga ca njerës turbullonjës. Nga ay shkak pushoj mbledhja për një orë sa u-ftohnë gjakerat, pastaj u-hap prapë kuvëndi dhe filloj nga puna per zgjedhjen e zyrtarëve. Për çairman i kuvëndit u-zgjoth delegati i degës Saco, Me., Hasan M. Bitincka me 39 vota, kundrë delegatit të degës Akron, Ohio, Kostaq Lepcishtit me 33 vota. Sekretar u-zgjoth Ndreko Stavrua, delegat i degës Albany, N .Y., dhe raporter u-zgjoth Dhimiter Tushemishti, delegat i degës Red Wing, Minn.

Pesë ditë përpara kuvëndit, pati mbledhje Komisioni i Vatrës, dhe të tre kontrollorët e hequr disa muaj më parë, Hamit Lumi, Sadik Lekdushi dhe Kristo Dakua, hynë në mbledhjen dhe deshnë të merjin pjesë në bisedimet si “zyrtarë” të Vatrës! Kryetari u-bëri lutje të deljin jashtë se s’kishin të drejtë me që ata u-hoqnë vetë nga Komisioni dhe degët zgjodhë tre kontrollorë të rinj në vënt të tyre. Dy të parët dëgjuan lutjen e kryetarit dhe duallnë jashtë, kurse i treti, Kristo Dakua, bëri kokë të fortë dhe refuzoj t’ikte nga mbledhja! Ahere sekretari i Vatres thirri policën që e mori për krahu dhe e nxori jashtë si “njeri turbullonjës.”

Kuvëndi vazhdoj 12 ditë, dhe u-bë i mbyllur shkaku se shumë njerës kërkuan leje të hynin në sallen e mbledhjës si “dëgjonjës,” – po qe frika se në mes tyre munt të kish njerës të futur nga kundershtarët me qellim për të turbulluar mbledhjen dhe të prishej kuvëndi. Dhe vërtet kishin hyrë në kuvënt katër veta si përfaqësonjës degësh po pa kredenciale, të cilët i nxori jashtë kuvëndi.

Në sesionin e XVI-të, çairmani shtroj për bisedim çështjen e përçarjes së Komisionit të Vatrës, dhe u-shkaketua zgjedhja e tre kontrollorëve të rinj. N’ato bisedime mori pjesë dhe Kristo Dakua, të cilin çairmani e ftoj të fliste i pari dhe të shtronte përpara delegatëve dokumentat për të provuar të thënat e tij me anë të shtypit, veçanërisht ato që kish shkruar në fletën “Përlindia” më datën 5 Prill 1917, ku thosh se kryetari me disa zyrtarë “deshnë që Toskëria të bashkohej me Greqinë”, – po ate plan e zbuluan ay me të dy shokët e tij dhe e prishnë me përçarjen e Komisionit të kryesuar nga Kol  Tromara! Fletën në fjalë nuk e kemi dhe s’dimë se ç’thosh.

Përsëri çairmani i kuvëndit Hasan Bitincka i kërkoj dokumentat Kristo Dakos mi akuzimet e tij kundrë zyrtarëve të Vatrës, po ay tha: “Do t’përgjigjem kur të vinjë sëra.” Ahere çairmani i tha Dakos: “Hiq dorë nga kallzime të këtilla, dhe lë të bashkohemi të gjithë për shpetim të Shqipërisë nga rreziku i copëtimit.” Kur mbaruan ato bisedime që i përkisjin përçarjes së Komisionit, Dakua iku nga kuvëndi.

Në sesionet XVII dhe XVIII u-leçitne raportet e delegatit te Vatrës Mehmed Konitzes mi vepërimet e tij n’ Evropë për punët e Shqipërisë. Shumë nga raportet qe ishin ne gjuhet inglisht dhe frengjisht i kendoj shqip Kostë Çekrezi që i muarnë vesh të gjithë delegatët; dhe nja 50 raporte dhe letra të tjera u-kënduan nga komisioni i vepërimeve. Kuvëndi i gjeti të pëlqyera punët e delegatit Mehmed Konitzës, dhe u-duartrokitnë prej gjithë delegatëve. Në raportet e Konitzës kujtoheshin dhe miqtë Inglizë: Koloneli Aubrey Herbert, Miss Edith Durham, Miss Elise Aubrey dhe Charles Woods, të cilët punuan për çështjen e Shqipërisë.

Kostë Çekrezi u-ankua në kuvënd kundrë kryetarit të Vatrës për letrën që ky i kish shkrojtur delegatit Mehmed Konitzës në London se gjoja ay, Çekrezi, “ish kundrë Fushatës për Mbrojtjen e Shqipërisë.” Kryetari Kol Tromara pranoj gabimin, dhe u-mbyll çështja.

Në sesionin XIX, kuvëndi bisedoj përsëri mi veperimet e Komisionit të Vatrës gjatë vitit 1916-1917, dhe nuk i gjeti plotërisht të pëlqyera. Për shëmbëll, Komisioni nuk vuri ne vepërim Memorandumin për Fuqit’ e Mbëdha kundrë zgjedhjeve të deputetëve shqipëtarë toskë në parlamentin e Greqisë, edhe protestin kundrë Greqisë për sielljet e saj kundrë Çamërve duke i masakruar dhe duke i përzënë nga vendi i tyre me forcë. Mi pika të këtilla i bazonte dhe Kristo Dakua kritikat e tij kundrë kryetarit, dhe vuri në dyshim shumë Shqipëtarë për politikën e tij.

Stire Lluka, delegat i degës Marlboro, Mass., tha se pati faj vetëm Kristo Dakua për çarjen e Komisionit, dhe jo dy shokët e tij Hamit Lumi me Sadik Lekdushin. Ky i fundit ish në kuvënt si delegat i degës Nr. 56, Milwaukee, Wis., dhe bëri këtë dekllaratë të fortë përpara delegatëve të kuvëndit:

“Rekordet e Komisionit Nr. 1, 3 dhe 5 u-shkelë prej kryetarit dhe nuk u-shikuan aspak prej kuvëndit. Memorandumi që u-ndalua kundrë Greqisë për zgjedhjen e deputetëve të Shqipërisë Jugës në parlamentin grek, si dhe protesti që vëndosi Komisioni për çështjen e Çamërve që të mos ndiqeshin me forcë nga vëndi i tyre … Jam gati të denoj vetën t’ime dhe shokët e mij Kristo Dakon dhe Hamit Lumin për sa jemi të fajshim, po duhet të dënohet dhe pjesa tjetër e Komisionit për rekordet që shkeli.”

Kur u-bënë zgjedhjet e zyrtarëve, delegati i degës Jamestown, N. Y., Shefqet Frashëri proponoj që Vatra të mos kish kryetar, dhe punën e tij t’a bënte sekretari. Qellimi i proponimit të tij ish për t’u mbyllur derën atyre që kërkojin kryesin’e Federatës, dhe ashtu të ndaloheshin grindjet, të cilat ay i pareshikonte. Po delegati i degës Natick, Mass., Kol Rodhja bëri një kundrë proponim: që Vatra të kish kryetar, “dhe një të fortë.” Me shumësin’ e votave fitoj proponimi i Rodhes, dhe u-zgjoth Fan Noli kryetar i Vatrës. Disa delegatë bënë komentet e tyre mi zgjedhjën e kryetarit, në favor dhe kundrë tij, po më tepër kundrë nga frika e përçarjes, dhe këtë e çfaqi delegati i Worcester-it (Mass.) Dhimiter Bala në komentin e tij.

Për editor i Diellit u-rizgjoth Bahri Omari me 40 vota kundrë Kostë Çekrezit me 32 vota. Ish dhe Refo Capari kandidat për editor, po ay deshi që kleri të mos trazohej në punët politike të Vatrës. Për atë shkak ose për arësye të tjera, kandidatura e tij nuk u-shtrua në kuvënt për votim. Nën-editor i Diellit u-rizgjoth Andon Frashëri, i cili përfitoj nga ekspërienca duke bashkëpunuar me Fan Nolin më parë dhe me Faik Konitzën më von, dhe u-be miaft editor i mirë.

Kuvëndi emëroj dy delegatë të tjerë n’ Evropë: Dr. Mihal Turtullin në Svicrë, dhe Koste Kasnecin në Paris dhe u-vendos që kredencialet e Vatrës delegatëve të rinj t’u a dorëzonte Mehmed Be Konitza, i cili u-emërua kryedelegat i Vatrës n’ Evropë.

Kuvëndi u-hap më 1 Korrik dhe u-mbyll më 12 të muajit. Të nesërmen më 13 Komisioni i vjetër i dorëzoj zyrat e Vatrës Komisionit të ri, se ashtu vendosi kuvëndi. Kur u-bë ceremonia e dorëzimit të zyrave kryetari i vjetër i dorëzoj Flamurin e Vatrës kryetarit të ri, dhe mbajti një fjalë të shkurtër. Kryetari i ri u-përgjigj kështu:

‘Z. Kryetar: Flamurin që me jipni sot në dorë përpara këtyre Zotërinjve dhe shokëve të nderuar është i vetëmi që valon kryelartër dhe i patundur nga fortunat armike dhe nga rebeshi i luftës Evropiane, i vetëmi dhe m’i shtrënjti Flamur i lirë mi të vetëmen fortesë kombëtare të çelniktë që e kanë ndertuar dhe çimentuar me djersë, me gjak dhe me zjarr Shqipëtarët fisnikë t’Amerikës. Flamurët dhe fortesat e tjera kombëtare brënda dhe jashtë Shqipërisë kanë rënë dhe i kemi qarë njerën pas tjatrës pa ngushellim. Po ky s’ka rënë dhe as që do të unjet kurrë sa kohë që rron një Shqipëtar në këtë Republikë të madhe, edhe ky Flamur do t’i përmbledhë, do t’i organizojë dhe do t’i udhëheqë forcat kombëtare të arratisura në luftën e shenjtë për të cliruar dhen’ e stërgjyshërve. Lufta e këti flamuri, e kësaj fortese dhe e ushtarëve trima të saj do të mos pushojnë gjër sa të ngulet shigurisht dhe të rrënjoset i paçkulur në Shqipëri Flamuri i lavdëruar i Skënderbeut…”

PARTIA POLITIKE DHE ISMAIL QEMALI

blank

Në mbledhjën që pati Komisioni i Vatrës me 9 Gusht 1917, bisedoj çështjen e një qarkëtoreje që mori nga një grup i vogël Shqipëtarësh të mbledhur në Worcester, Mass. Qarkëtorja ish nënëshkruar me maqinë nga 18 veta (aqë ishin gjithësej n’atë mbledhje), të cilët thoshin se ata zgjodhë Ismail Qemalin si delegat për të përfaqësuar Shqipëtarët e Amerikës n’Evropë. Gjith’ashtu qarkëtorja shtonte se ajo mbledhje kish vëndosur dërguarjën e një njeriu tjater ne Washington si përfaqesonjes që të përkujdesesh për punët e Shqipërisë.

Komisioni i Vatrës çfaqi hidhçrimin për atë lëvizje kryengritëse dhe këshilloj nisiatoret e grupit të Worcester-it të mos shkakëtojin përçarjen e Shqipëtarëve t’ Amerikës duke u ndarë nga Vatra. Mjerisht këshillat e Vatrës ranë në vesh të shurdhër, dhe nga ay shkak Vatra u bëri thirrje Vatranëve dhe Shqipëtarëve të kollonive kudo n’ Amerikë që të mos bijin viktima të njerësve ambiciozë të grupit kryengritës të Worcester-it, po të qëndrojin besnikë rreth Federatës VATRA, e cila mbante përfaqësonjës diplomatikë n’Evropë dhe punonte për shpëtimin e Shqipërisë nga copëtimi prej fqinjëve të saj.  

Kur e pa se këshillat e saj me t’urtë nuk u dëgjuan, dhe përçarja po shtohej, ahere Vatra mori masa të forta kundrë njerësve të Worcester-it duke i shuar krejt nga lista e anëtarëve t- saj. Ajo lëvizje kryengritëse udhehiqesh nga Kristo Dakua, Shqipëtar i mirë, njeri intelektual, gjithëmonë punoj për çështjen shqipëtare dhe bëri miaf sherbime të vyera për atdhen’ e tij, po mjerisht inati i math i vishte sytë dhe nuk e shikonte rezikun e Shqipërisë që jeta e saj ish në ballancë: vdekje ose liri! S’munt t’a quajme veten njerës të drejtë po të thomi se ana tjatër s’pati faj për përçarjen e aherëshme, fajimi i mbetet Dakos vetëm sepse ay rrëmbehej dhe dilte përpara shokëve me flamur në dorë për çdo mosmarëveshje. Kristo Dakua futi mikun e tij Charles Crane që interesoj Presidentin Wilson për punët e Shqipërisë, të cilët ishin shumë miq të ngushtë. Mi këtë pikë ka bërë Faik Konitza një shenim të shkurtër në Dielli me 1922; nuk e kemi ne dorë, po do t’a gjejmë.

ISMAIL QEMALI                 

Nga mbledhja e grupit te Worcester-it lindi “Partia Politike” me 27 Gusht 1917, e cila emëroj “zyrtarisht” Ismail Qemalin për delegat të saj n’Evropë. Njerëzit e partisë në fjalë zgjodhen Ismail Qemale se emëri i tij kish rëndësi për Shqipëtarët si ngritësi i Flamurit të Skënderbeut dhe Shpallës i Lirisë Kombëtare të popullit shqipëtar me 1912 në Vlorë, dhe vërtet me ate mënyrë ata muntnë t’i marin Vatrës miaft anëtarë, më të shumëtit e tyre Vlonjatë, Labër dhe Çamër, fare pakë nga vise të tjera.

“Partia Politike” botoj një gazetë të perjavëshme me emërin “Albania”, dhe për editor i saj u-zgjoth Dhimiter Bala. Ashtu u-dekllarua lufta e fjalëve midis të dy palëve: “Albania” shkruante kundrë Vatrës dhe kryetarit të saj Fan Nolit, dhe kundrë delegatit të Vatrës Mehmed Konitzës.

Natyrisht dhe Dielli nga ana tjatër bëri detyrën e tij duke i kthyer përgjigjje fjalë për fjalë fletës kundërshtare. Editor i Diellit ish Bahri Omari, i cili në përgjigjen e tij mbronte Vatrën, kryetarin dhe delegatin e saj nga goditjet e kundërshtarëve. Të dy palët përdorjin gjuhë t’ashpër në shtyp, nuk i vijin fre fare gojës! Dielli shkruante kundrë Kristo Dakos dhe shokëve të tij, po më tepër kundrë Ismail Qemalit; lufta e Diellit kundrë tij s’qe vetëm për aresye politike, pati dhe të tjera shkake – po s’kemi fakte në dorë dhe i vëmë kapakun ”rumurëve” – thash’-e-themeve.

Në historin’e Vatrës kanë ngjare tri përçarje serioze të saj: me 1917, më 1925 dhe më 1936. E para që e dëmëshme për çështjen kombëtare se ahere s’kish një guvernë shqipëtare të njohur nga fuqit’ e huaja qe t’i dilte për zot Shqipërisë dhe të mbronte të drejtat e popullit shqipëtar, ate barrë e kish marë përsiper VATRA e cila mbante përfaqësonjës diplomatikë në kryeqytetet me rëndësi të botës, si në London, në Paris, në Washington, në Romë, etj. Kurse të dyja përçarjet e pastajme qenç katastrofike vetëm për Vatrën dhe çështjen shqipëtare t’Amerikës; sherri i të cilave nuk është shuar as sot!

Javën e parë të Shën-Endreut 1917, vizitoj zyrat e Vatrës Nuredin Be Vlora i cili posa kish ardhur n’Amerikë nga Svicra. Ay kish biseduar me delegatin e Vatrës në Svicrë Dr. Mihal Be Turtullin për punën e përçarjes së Shqipëtarëve t’Amerikës, dhe ish porositur prej tij që, po t’ish e mundur, të përdorte influencën e tij pranë njerësve të “Partise Politike” për të sjellë bashkimin e tyre rreth Federatës Vatra, dhe të mirte funt ajo përçarje e cila ish tepër e dëmëshme, veçanërisht n’atë kohë kritike kur Shqipëria ish e gjakosur nga luftrat dhe e shkelur prej fqive të saj armiq që donin t’a copëtojin krejt.

Nuredin Beu u-prit shumë mirë prej zyrtareve të Vatrës. Kur erdhi n’Amerikë, ay zuri vënt në Qytetin New York dhe me 27 Shën-Ëndre kryetari i Vatres Fan Noli i dergoj një letrë n’adresën 150 East 72nd Street, më anën e të cilës e ftonte në Boston që të mirte pjesë në një mbledhje të madhe me rëndësi ku do të fliste Shqipëtarofili  I n g l i s  Charles Woods. Dhe shtonte kryetari në letrën e tij se Z. Woods dhe gjithë Shqipëtarët e Boston-it do ta prisjin me gëzim ardhjen e tij. Gjith’ashtu kur u-martua Nuredin Beu në New York, kryetari i Vatrës Fan Noli i dërgoj urime të nxehta në Biltmore Hotel për Martesën e tij të lumtur.

Duke parë dëshiren e delegatit të saj Dr. Turtullit dhe të mikut të tij Nuredin Beut për një bashkim, e cila ish dëshira e gjithë Vatranëve atdhetarë, Komisioni i Vatrës bëri këtë dekllaratë:

 “Federata Vatra i ka dyert’ e saj të hapura për gjithë Shqipëtarët që u bindën kanuneve të saj dhe vëndimeve të kuvendit.” Fare mirë, po dëkllarata nuk jipte shkoqitje se si duhej bërë bashkimi, dhe ashtu s’dolli gjë prej saj.

Në fillim u-kuptua se Nuredin Beu vërtet pati dëshirë për një bashkim të fortë të Shqipëtarëve rreth Vatrës, ashtu siç ish fjalosur me Dr. Turtullin në Svicrë, po nuk shkoj shumë kohë dhe e ndryshoj mëndjen, ose më mirë të thomi “ja ndryshuan mëndjen”, – dhe u-kthye më anë të “Partiseë Politike”!

Po lufta e përçarjes mori zjarr më keq kur Ismail Qemali dekllaroj botërisht se si delegat i “Partisë Politike”, ay përfaqësonte të gjithë Shqipëtarët e Amerikës! Ajo gjë i ashpëroj tepër punët, editori i Diellit u-armatos më mirë për “luftë,” dhe Komisioni i Vatrës në mbledhjën më 4 Shkurt 1918 bëri këtë dekllaratë:

“Ismail Qemali dyke pranuar një delegacie të proponuar nga një grusht intrigantësh dhe të paditursh dhe dyke prokllamuar botërisht që përfaqëson të gjithë Shqipëtarët e Amerikës tregoj sheshit që s’e përfill as Vatren as anëtarët e saj, as delegatet e saj, dhe Federatës s’one s’ia do nderi të përfille një njeri që s’e përfill. VATRA, Shoqëria Shqipëtare m’e madhe në botë duhet të mbanjë nderin e saj dhe (të) mos i falë kurrën e kurres një sharje si atë që i bëri Ismail Qemali dyke mos e përfillur.

“Më këtë rasje dekllarojmë që Delegati ynë Mehmed Konitza nuk i ka besim Ismail Qemalit; gjith’ashtu s’i ka besim as Dr. Turtulli, (si) pas një dekllaratë që (i) bëri Nuredin Be Vlora kryetarit të Vatrës.”

Përveç të gjithave, gjejmë këtu se miqtë Inglizë të Shqipërisë paskan qenë kundrë zgjedhjes së Ismail Qemalit për delegat i Shqipëtarëve t’Amerikës! Shikojmë, për shëmbëll, se miqesha e Shqipërisë Miss Edith Durham i ka shkruar letrë Zonjës Sevasti Dako që po të zgjidhej Ismail Qemali delegat, ajo do të hiqte dorë nga çështja shqipëtare. Letrën nuk e kemi, po komenti mi këtë pike ësht i nënëshkruar nga të gjithë zyrtarët.

Komisioni i Vatrës këshilloj zyrtaret e degëve me anë letrash që të mos qasjin për anëtarë njerës që mbajin anën e “Partisë Politike”, dhe të shuajin nga lista e anëtarëve të Federatës të gjithë ata që ishin anëtarë dhe t’asaj partië, se kish njerës që shkruheshin anëtarë më të dy anët për hatër miqësie, ose me qëllim për të sjellë turbullime nëpër degët e Federatës.

N’atë luftë fjalësh t’ashpëra, jashtë llogjikës nga nonjë herë dhe gjithnjë në dëm të çështjes shqipëtare, hyri pesë para në grosht edhe gazeta “Koha” e cila botohej në Jamestown, N.Y., editor dhe pronar i saj ish Mihal Gramenua, i cili në shumë raste mbante anën e Ismail Qemalit, dhe kritikonte editorin e Diellit Bahri Omarin për gjuhën e ashpër që përdorte. “Koha” s’kish shumë këndonjës dhe i mungonte fuqia, përandaj fjala e editorit të saj s’bënte efektin e duhur.

Mihal Gramenua vajti dhe në Konferencën e Paqës në Paris me 1919, jo si delegat i nonjë organizate shqipëtare, po si vëzhgonjës dhe si Shqipëtar se atje po bisedohej fati i Shqipërisë dhe ay deshi t’i shikonte me sy punët e saj. Ne Paris Mihal Gramenua pati një audjencë me Essad Pashë Toptanin, dhe tha miaft fjalë të mira për të kur u-kthye n’Amerikë!

Përçarja e Shqipëtarëve n’atë kohë reziku për Shqipërinë që një gjë tragjike. Ahere ish nevoja më e madhe për bashkimin e gjithë Shqipëtarëve t’Amerikës rreth Vatrës, dhe të nxirjin një zë të gjithë për të drejtat kombëtare të popullit shqipëtar. Dhe fatkeqësia më e madhe qe se nuk ishin vetëm Shqipëtarët e Amerikës të përçare, ata të Shqipërisë qenë më keq! Për shëmbëll, në Konferencën e Paqës ishin disa delegacie shqipëtare, dhe bota habitesh se sicilado prej tyre i shtronte Konferencës një program të ndryshmë për Shqipërinë!

SHOKË TË ANGLISË, AMERIKËS DHE ALEATËVE TË TJERË

blank

Aubrey Herbert

Në mbledhjen që pati Komisioni i Vatrës me 18 Maj 1918, besedoj mi një letrë që mori nga Londoni prej delegatit Mehmed Konitzës, i cili propononte organizimin e një regjimenti shqipëtar nënë kumandën e Kolonelit Aubrey Herbert që të lëftonte në flamurin e Shqipërisë bashkë me Aliatet. Për atë çështje, Komisioni gatiti një qarkëtore dhe u a dërgoj degëve të Federatës që të shikonte se sa Shqipëtarë do të shkruheshin n’atë regjiment. Ahere u-formuan disa trupa vullnetarësh nëpër kollonit’e ndryshme, po gjër sa u bënë gati ata “për luftë”, – Lufta n’Evropë mbaroj! 

Passi mori letrën nga Londoni prej delegatit të saj Mehmed Konitzës, Vatra menjëherë filloj nga puna për organizimin e regjimentit shqipëtar i cili të lëftonte me Aliatet në Shqipëri nënë kumandën e Kolonelit Aubrey Herbert. Japim këtu për botim Qerkëtoren e Komisionit të Vatrës që u dërgoj komisioneve të degëve të Federatës:

“Të dashur Pleq,

“Delegati ynë Mehmed Be Konitza ka patur gjithënjë idenë që e vetema mënyrë për të shiguruar independencën t’onë është të kemi një fuqi shqipëtare t’armatisur, e cila të leftojë bashkë me Aliatët në Shqipëri, dhe e cila të mundë të mbajë vëndin dhe të mbrojë kufiret e vëndit t’onë, posa të zbrazet Shqipëria prej ushtërive të huaja. U-përpoq pra me anën e guvernës Inglize të jipet leje prej Aliatëve për një regjiment (allaj, sintagma) shqipëtar, i cili të organizohet, të stervitet dhe të armatiset në Amerikë, dhe i cili të vëj në Shqipëri me FLAMURIN  E  SHQIPËRISË nënë kumandën e Shqipëtarofilit të njohur Kolonelit dhe deputetit inglis Aubrey Herbert.

 “Ja ç’na shkruan mi këtë pikë Mehmed Beu me 8 te Dhjetorit të shkuar:

“Pllani im, i pëlqyer dhe prej Kolonelit Aubrey Herbert, ka qenë ky: Koloneli Herbert do të marë kumandën e regjimentit shqipëtar, i cili do të lëftonjë bashkë me Aliatet, në Shqipëri, po nënë flamurin Shqipëtar. Si oficerë do të meren të gjithë Shqipëtarët oficerë që munt të gjënden, dhe në mos arifshin këta, të mbushën viset e zbrazura më oficerë aliatë.” Miku ynë (Z. Aubrey Herbert) nisi të kujdeset për mënyrën më të cilën regjimenti ynë do të vishet, do të armatiset, do të stërvitet, do të ushqehet, edhe do shpiret në Shqipëri.

“Me 14 të muajit, muarmë nga Mehmed Beu këtë telegram: ‘Shikoni letrën t’ime te 8 Dhjetorit. Regjimenti shqipëtar ësht i mirëpritur. Telegrafomeni sa Shqipëtarë do të shkruhen në këtë regjiment që t’ia shtronj zyrtarisht Guvernës Inglize.’

“Nga ky telegram meret vesh që Guverna Inglize e mirëpriti pllanin e Regjimentit Shqipëtar më konditat e shtruara në letrën e Mehmed Beut, dhe tani mbetet vetëm të shohim sa shqipëtarë munt të shkruhen dhe a do të shkruhen miaft që të fomohet një regjiment.

“Komisioni, në mbledhjen që mbajti sonte, e pëlqeu me një zë proponimin e Regjimentit Shqipëtar dhe vendosi të dorgonjë këtë Qarkëtore Degëve, me anën e së cilës ju lutemi të bëni mbledhje, a të shkoni konak më konak për të regjistruar të gjithë Shqipëtarët në verse ushtëriake që më 20 gjër 40 vjetsh, të na telegrafoni brënda në tri a katër ditë sa veta u-shkruan në kolloninë t’uaj, dhe kështu të mundim të lajmerojmë delegatin Z. Konitza për numërin e përgjithëshmë.

 “U lutemi atdhetarëve t’u thoni keshtu: ‘Me këtë Regjiment do të bëhemi shokë të Inglisë, të Amerikës dhe të Aliatëve të tjerë, dhe do t’i kemi mprojtës të patundur të Shqipërisë Independente me kufirë ethnografikë në Kongresin e Paqës. Ndryshe do të mbetemi pa krahë dhe do mos kemi ku të pështetim kokën. Shkoni nër mënd sa simpathi do të fitojmë këtu në Amerikë vetëm me këtë Regjiment. ‘O burrani, duhet të bëhemi të pakën 5,000, në mos më shumë. E vetëma gjë kërkojmë është ushtarë. Kumandari do të kujdeset për restat (të tjërat). Rroftë Regjimenti Shqipëtar’.”

Bërë në Boston, Mass., me 18 Maj 1918, dhe nënëshkruar nga zyrtarët e Vatrës: F. S. Noli, Loni Kristo, Goni Katundi, Hasan M. Bitincka, Stathi Suli dhe Shefki Aliko.

Shqipëtarët e Amerikës, ose më mirë munt të thomi Vatranët, u-përgjigjnë menjëherë në thirrjen e Vatrës duke organizuar trupa vullnetarësh në këto kolloni: Boston, Mass.; Manchester, N. H.; Southbridge, Mass.; Lonsdale, R. I.; Lewiston, Me., North Grosvenordale, Conn.; Biddeford, Me.; New Bedford, Mass. Mbeti gjër këtu sulmi i  organizimit të vullnetarëve se zjarri i luftës po shuhej, dhe s’ish më nevojë për regjimentin shqipëtar.

Po ata trupa vullnetarësh që u-organizuan, fytyrat e të cilëve në grupe të ndryshme janë botuar në Kalendarin e Vatrës 1918, i vazhduan stërvitjet e tyre ushtarake, dhe shumë prej tyre shkuan në Shqipëri në fillim të vitit 1920, nënë kumandën e Kolonel Aqif Permetit, i cili i shërbeu Vatrës disa vjet si manager i Diellit dhe si konferencier duke shetitur kollonitë shqipëtare t’Amerikës për të shtuar pajtimtarët e gazetës edhe anëtarët e Federatës. Kolonel Aqif Permetin e pushkatoj guverna komuniste në Tiranë me 1945, bashkë me shumë nacionalistë shqipëtarë të tjerë që punuan për lirin’ e kombit shqipëtar që në kohë të sundimit turk.

Bashkë me Vullnetarët shkoj dhe Banda “Vatra” në Shqipëri, e udhëhequr nga Profesor Thoma Nassi. Si Vullnetarët ashtu dhe Banda “Vatra” u pritnë shumë mirë nga populli shqipëtar. Banda “Vatra” shetiti qytetet e Shqipërisë e dha shumë koncerta, muzike klasike dhe popullore. Me 1925, Bandës “Vatra” i dhanë këtë emër të ri: “Banda Presidenciale”, dhe guverna caktoj një ndihmë modeste në Buxhet të Shtetit për harxhet e Bandës. Për çudin’ e të gjithëve, atë ndihmë e gjeti “harxh të tepërt” At Gjergj Fishta me anë të shtypit, dhe miku i tij i ngushtë Faik Konitza i bëri një kritikë shqip latinisht farë të shkurtër në Dielli.

Përçarja e Shqipëtarëve t’Amerikës dhe lufta e fjalëve midis të dy palëve kundërshtare, të Vatrës dhe të “Partisë Politike”, kishin plot një vit që po vazhdojin, dhe kur? Në kohën më kritike kur jeta e Shqipërisë si Shtet i lirë qe në rezikun më të math dhe ish nevoja më e madhe për bashkimin e gjithë Shqipëtarëve!

Me 7 Korrik 1918 u-mbloth kuvëndi i Vatrës ne John Winthrop Hall, Boston. U-perfaqesuan 43 degë në kuvënt, çdo degë kish një delegat, dhe sicilido prej tyre kish vota të caktuara si pas numërit t’anëtarëve që përfaqësonte. Passi kryetari i Vatrës Fan Noli hapi kuvëndin, u-zgjoth Kol Tromara çairman, Stefan Lesho sekretar, Ndreko Stavro reporter, zyrtarë të kuvëndit.

 

Kuvëndi u-hap me 7 Korrik, po priti tri ditë sa mbaruan punët komisionet që kqyrnë llogarit’ e Vatrës, t’ardhurat dhe të dalat, dhe vepërimet e Komisionit Qendral. Me 10 të muajit u-hap sesioni i dytë, dhe delegatët u-gostitnë me ëmbëlsira dhe sigare se atë ditë festohej Bajrami i Math. Pastaj sekretari këndoj disa telegrame urimesh për kuvëndin, midis tyre ish dhe një i Shoqërisë Anglo-Shqipëtare dërguar nga Londoni. Një telegram tjatër që tërhoqi vërejtjen e delegatëve që nga Qemal Veiseli, i cili uronte kuvëndin dhe si anëtar i Vatrës propononte për ardhjen e Midhat Be Frashërit n’Amerikë.

Me proponimin e Dhori Tsakos, delegat i degës Nr. 6  Lewiston, Me., dhe përkrahjen e Muke Permetit, delegat i degës Nr. 34 Saco, Me., kuvëndi vëndosi t’i hiqej një telegram Dr. Turtullit në Svicrë nga an’ e kuvëndit që t’i lutej Midhat Be Frashërit të pranonte kryesin’ e Vatrës. Telegrami u-pregatit nga Kostë Çekrezi, u-nënëshkrua nga çairmani i kuvëndit, dhe u-dërgua në  Svicrë. Kuvëndi desh të sillte për kryetar të Vatrës një njeri të larkmë që s’ish gjakosur nga përçarja e s’njihej përsonalisht prej Shqipëtarëve t’Amerikës. Në fjalë të tjera, kuvëndi u-përpoq të sillte bashkimin me çdo mënyrë.

Në seancën e tretë të kuvëndit, u-këndua një letrë nga Mihal Gramenua  i cili kërkonte leje të dërgonte Haxhi Gjebren në kuvënt si korrespondent të gazetës “Koha”. Kuvëndi nuk e pranoj kërkesën e Gramenos shkaku se njeriu që deshi ay të dërgonte si përfaqësonjës të gazetës se tij ish i përzënë nga Vatra dhe s’munt të qasej.

Kundërshtarët kishin kohë që hapnë fjalën se gjoja “Vatra kërkonte protektoraten italiane në Shqipëri”! Ajo propagandë kish ftohur miaft Vatranë atdhetarë. Kuvëndi këndoj dhe pëlqeu një memorandum mi këtë çështje të nënëshkruar nga të gjithë zyrtaret e Vatrës, që i ish dërguar Presidentit Wilson, Sekretarit te Shtetit Robert Llansing dhe Kolonelit Edward House në Washington. Memorandumi fliste kundrë protektoratës së Italisë mi Shqipërinë.

Me qellim për të sjellë bashkimin e Shqipëtarëve t’Amerikës rreth Vatrës dhe të mirte funt përçarja, kuvëndi ftoj me telegram të vijin në Boston për të marë pjesë në bisedimet për bashkim këta njeres: Mihal Gramenon, Nuredin Be Vloren, Haxhi Muratin, Mesut Camin dhe Dhimitër Balen. Kur po bisedohej çështja e bashkimit dhe u-ftuan njerëzit me telegram për atë qëllim, arriu në kuvënt një letrë nga “Partia Politike”, po nuk e kënduan shkaku se Vatra “nukë njihte një parti të tillë”! E njihte ose jo, partia në fjalë botonte një gazetë të përjavëshme, i mori miaft anëtarë Vatrës, dhe po j’a sillte festen vërdallë! Këtu munt të thomi se të dy palët patnë faj për përçarjen, dhe që s’bëhej bashkimi. Dhe kur? Ahere kur Shqipëria ish në rezik të math nga fqinjet dhe kish nevojë të madhe për bashkimin e gjithë bijve të saj!

Në lidhje me vepërimet e Komisionit Qendral, kuvëndi çfaqi hidhërimin për mosmarëveshjen që kish ngjarë midis zyrtarëve të Vatrës dhe Z. Charles Woods, Shqipëtarofil i mirënjohur dhe një nga miqtë Inglizë që punuan sa muntnë për lirin’ e Shqipërisë dhe të drejtat kombëtare të popullit të saj. U-vëndos t’i dërgohej një letrë Z. Woods me anë të çairmanit dhe t’i çfaqej keqardhja e kuvëndit për atë ngjarje të papritur.

Vatra ish në marëveshje me delegatët e saj Mehmed Konitzën dhe Mihal Turtullin për formuarjen e një Komiteti n’Evropë të përberë prej Shqipëtarësh dhe shqipëtarofilësh për punët e Shqipërisë, po shkaku i luftës ata nukë bashkoheshin dot tok që t’a bisedojin së bashku atë çështje. Mehmed Konitza u-nis të vinte në Svicrë ku ish kolegu i tij, po nukë i dha pashaportë guverna frenge.

Në kuvënt u bisedua gjuha që përdori editori i Diellit në shkrimet e tij gjate vitit, e butë apo e ashpër. Kjo çështje u-hoth në votë, dhe votat u-ndanë kështu: 37 e butë, dhe 36 e ashpër. Fitoj editori me 1 votë! Gjuha e editorit të Diellit që vërtet e ashpër, dhe më tepër kundrë Ismail Qemalit. Për gjuhën e tij t’ashpër, kur takoj Bahri Omari Kristo Dakon në stasionin e trenave në Boston, u-përleshnë të dy dhe vajti policia që i ndau!

Me proponimin e Shefqet Frashërit, delegat’ i degës Nr. 25 Jamestown, N. Y., u-zgjoth një komision i përbërë prej delegatësh të kuvëndit që të merej vesh me përfaqësonjësit e “Partisë Politike” për çështjen e bashkimit te Shqipëtarëve t’Amerikës rreth Federatës Vatra, ose të pakën për hir të çështjes shqipëtare të priteshin grindjet politike midis të dy palëve. Komisioni për “bashkim” përbehej nga këta delegatë degësh të ndryshme: Muke Permeti, Kol Tromara, Xhafo Poshi, Kostë Çekrezi, Shefqet Frashëri dhe Bahri Omari.

KOMISIONET PËR BASHKIM

blank

Mihal Grameno

 

Nga delegatët e “Partisë Politike” që ishin ftuar nga Vatra me harxhet e saj, erdhë këta që muarnë pjesë në bisedimet: Mihal Gramenua, Haxhi Murati, Dhimiter Bala dhe Mesut Cami. Nuredin Beu nuk erdhi dot.

Të dy komisionet për bashkim, i Vatrës dhe i “Partisë Politike”, u-mblodhë më 15 Korrik 1918 në John Winthrope Hall atje ku mbahej kuvëndi i Vatrës po në një sallë të veçantë. Passi filluan bisedimet, delegatët e “Partisë Politike” kërkuan nga Vatra këto pika: Të mos ishin në komisionin e Vatrës për marëveshje të bashkimit këta njerës:

1) Fan S. Noli, Loni Kristo, Kristo Kirka, Bahri Omari dhe Kol Tromara.

2) Shoqëria Federata Vatra të quhej “Vatra dhe Partia Politike”!

3) Anëtarët e Vatrës t’ishin dhe anëtarë të “Partisë Politike.”

4) Të bëheshin tre komisione: një i Vatres, një i “Partisë Politike” dhe një “inspektorial” – që t’i kish nënë vërejtje komisionet e të dy organizatave.

5) Të mos pranoheshin për zyrtarë këta njerës: Fan S. Noli, Loni Kristo, Kol Tromara, Bahri Omari dhe Kristo Kirka. (Kundërshtimin për Tromarën e hoqnë passi e kënduan.)

6) Pagesat e anëtarëve të shtoheshin dhe të gjitha t’ardhurat të ndaheshin në mes të dy organizatave.

7) Ismail Qemali të pranohej nga Vatra si delegat n’Evropë.

8) Nuredin Be Vlora të njihej nga Vatra si delegat në Washington.

9) Komisioni i qendrës i “Partisë Politike” të zgjidhej nga kuvëndi i saj.

10) Të hollat e delegatëve të Vatrës të bashkoheshin më të hollat e “Partisë Politike”!

Kërkesa ose pika e fundit u-vinte kapak të gjithave! Vatra kish në bankë nj’a 100,000 dollarë për shpenzime diplomatike, kurse n’arkën e “Partisë Politike” po të binte miu thyente kokën. Komisioni i anës së Vatrës, i emëruar prej kuvëndit, i dëgjoj me kujdes kërkimet e anës kundërshtare dhe u-hoq menjanë në një sallë tjatër që prëgatiti përgjigjjen, e cila ish kjo:

1) Vatra të mbante emërin që i dhanë themelonjësit e saj pa bërë asnjë ndryshim, po të kish dhe një komision të veçantë për punët politike, përveç Komisionit të regullshëm të Federatës.

2) Nuk u-pranua si konditë heqja e të drejtës së çdo anëtari që të mos zgjidhej  zyrtar.

3) Ismail Qemali të mirej vesh me parë për bashkëpunim me delegatët e tjerë të Vatrës n’Evropë, pastaj të pranohej prej saj si delegat.

4) Nuredin Be Vlora të pranohej si delegat i Vatrës në Washington passi ay të përgenjeshtronte titullin “princ” që i kishin dhënë disa gazeta të vendit.

5) Komisioni “politik” i Vatrës të zgjidhej nga kuvëndi i saj, po të pranoheshin kandidatë për ofiqe n’atë komision dhe anëtarët e “Partisë Politike”.

Bisedimet u-zgjatnë miaft, dhe më në funt delegatet e “Partisë Politike” ngulë këmbë në këto tri pika:

1) Vatra të ndryshonte emërin dhe të quhej “Vatra dhe Partia Politike”.

2) Fan S. Noli, Loni Kristo, Bahri Omari dhe Kristo Kirka të mos kishin të drejtë të merjin ofiqe n’organizatën e re më asnjë mënyrë.

3) Ismail Qemali të pranohej prej Vatrës për delegat n’Evropë me doemos, pa i vënë nonjë kusht.

Te tria pikat e siperme nuk i pranuan delegatet e Vatrës. Çdo pikë qe shtrohej për bisedim nuk ish me sinqeritet për bashkim dhe të mirën e përgjithëshme; përandaj puna e bashkimit dështoj krejt, dhe përçarja u-ashpërua më tepër. Po kujt i bëhej dëm n’atë mes? Shqipërisë, natyrisht, ajo ish e shkelur prej ushtërive të huaja, e gjakosur nga lufta dhe vëlla-vrasjet, dhe priste shpetimin nga bijt’ e saj, më tepër ata të mërgimit që ishin të lirë të vepërojin pa pengime, të cilët për kundrazi grindeshin në mes të tyre më tepër për të nxjerë inate personale se sa për interesat e Shqipërisë qe ish në rezik, jete ose vdekje! Ahere ish nevoja më e madhe për bashkimin e gjithë Shqipëtarëve t’Amerikës rreth Federatës VATRA.

Më proponimin e Muke Përmetit, delegat’ i degës Nr. 34 Saco, Me., kuvëndi këshilloj delegatët që kur të ktheheshin nëpër kollonit’ e tyre të bëjin mbledhje të degëve dhe t’u a shpjegojin anëtarëve që kuvëndi u-përpoq për bërjën e bashkimit dhe Vatra harxhoj miaft të holla për atë qëllim, po që e pamundur shkaku se ana tjatër s’deshi bashkim. Ay që mendim i mirë për të mbajtur anëtarët të bashkuar, po nuk ish ilaçi që munt të mbyllte plagën e përçarjes.

Një delegat, Sali O. Korça, i cili përfaqësonte degën Nr. 44, Wallaceburg, Ont., Kanada, u-deshpërua nga mosbërja e bashkimit dhe iku nga kuvëndi. I dërgoj çairmanit këtë telegram: “Me hidhërim largohem nga kuvëndi se e shoh që ndodhja kritike ka për të vazhduar në dëm t’Atdheut!” Mbase ay pati të drejtë që u-dëshpërua, dhe e kuptoj se as vota as influenca e tij nuk i ndreqjin punët e bashkimit, po nuk bëri mirë që iku se ikja e tij nga kuvëndi që pikerisht si një ushtar që heth armët dhe ikën nga lufta.

Në sesionin e 20-të të kuvëndit, me 17 të muajit, u-zgjodhë zyrtarët e Vatrës dhe të Diellit. Për kryetar i Vatrës u-zgjoth Midhat Frashëri në sesionin e dytë të kuvëndit, e pritej përgjigjia për pranimin e tij. Zgjedhja e tij kryetar u-bë me qellim për të sjellë bashkimin si njëri i paaneshme që s’kish marë pjesë në grindjet e Shqipëtarëve t’Amerikës. Kuvëndi emëroj Kol Tromarën si kryetar-zëvëndës gjër sa të vintë Midhat Frashëri, kryetari i zgjedhur. Po ay nuk erdhi dot, dhe ashtu mbeti Tromara për tërë vitin.

Sekretar i Vatrës u-zgjoth Ndreko Stavrua, Shqipëtar i mirë, punëtor dhe njeri i urtë. Editor i Diellit u-rizgjoth Bahri Omari, dhe nënë-editor Andon Frashëri. Manager i Diellit u-zgjoth Aqif Permeti, i cili kish nënë urdhër të tij punëtorët e shtypëshkronjës, dhe duhej të dilte kollonive shqipëtare për të bërë pajtimtarë të rinj të gazetës. Kostë Çekrezi u-zgjoth editor i revistës “Adriatik” (“The Adriatic Review”), shqip-inglisht, më tëpër inglisht.

Kuvëndi emëroj Fan Nolin si delegat të Shqipëtarëve n’Amerikë dhe këshillonjës politik në një shkallë me delegatët e tjerë të Vatrës n’Evropë. Emërimin e tij e kundërshtuan dy delegatë të degëve Nr. 20 St. Louis, Mo., dhe Nr. 61 Quincy, Mass. I pari shënoj në Rekord me dorë të tij këto: “Kundërshtimet (e mia) për delegatin At Nolin janë këto: (1) kam dyshim në politikën e tij; (2) nukë më pëlqen që kleri të përziet në politikë. Kundërshtimet për Kol Tromaren janë këto: (1) Nënë kryesin’e tij nisnë grindjet, dhe (2) si njeri jo i zoti për ofiqin.” Dhe delegati i dytë bëri këtë dekllaratë me shkrim: “Jam kundrë delegacies se At  F. Nolit dhe rizgjedhjes së Omarit, po i bindem votës.”

Kuvendi ngriti pagesën e anëtarëve të Vatrës; nga tri dollarë, e bëri $4.50 në vit dhe të paguhej në tre keshte: $1.50 çdo katër muaj, Qershor, Tetor dhe Shkurt. Sekretaret e degëve ahere punojin tepër rëndë, shetitjin posht’-e-lart që mblithjin kestet, dhe mbushjin raportet e kesteve tri herë në vit që i dërgojin në zyrë të Vatrës; natyrisht hesapet e kesteve i bëjin së bashku me arkëtarët e degëve.

Pa mbaruar kuvëndi, Kostë Çekrezi u-zemërua kundër Fan Nolit – dhe dha dorëheqjen si editor i Revistës “Adriatik.” Për atë shkak, u-vu në votë botimi i Revistës, po ose jo, dhe me shumësin’ e votave, 52 me 18 u-vëndos që të botohej. Barren e drejtimit te Revistës e mori përsipër Fan Noli gjër sa të gjëndej një editor i regullshëm. Fan Noli n’atë mes i trëgoj Çekrezit se nuk varesh pun’ e Revistës në dorë të tij vetëm.

Kuvëndi e hoqi Nikoll Kasnecin nga lista e delegatëve të Vatrës n’Evropë shkaku se ay s’tregoj nonjë interes për çështjen shqipëtare. Kur e emëroj Vatra si delegat me 1917, vëndosi t’i dërgonte dhe 500 dollarë për harxhet e udhëtimit nga Misiri në Francë. Nga ana tjatër, kuvëndi parëshikoj pengimet që munt të gjënte Midhat Frashëri për ardhjen e tij n’Amerikë shkaku i luftës, dhe vëndosi që po të mos vinte dot, të zgjidhej ay delegat i Vatrës në Svicrë.

Pas kuvëndit, Vatra i shtoj aktivitetet e saj, po u-shtuan dhe propagandat e armiqve kundrë saj. Më parë erdhi lajmi i mirë në zyrë se u-riorganizuan dy degë të Vatrës, njëra në Chicago, Ill., dhe tjatra në Syracuse, N. Y. Pastaj u-muar vesh se dy degë të tjera kishin turbullime: dega në Saco, Me., denoj delegatin e saj që pati në kuvënt, dhe dega e Canton-it, Ohio, dërgoj një rezollutë në Vatrë nga e cila kuptohej se kundërshtarët kishin gjetur shesh për prishje n’atë degë. Menjëherë Vatra dërgoj Hasan M. Bitincken si konferencier të saj në Canton që i ndreqi mosmareveshjet e asaj dege.

Më të hyrë të Vjeshtës III-te (1918) Komisioni i Vatrës bëri dy mbledhje njërën pas tjatrës, me 2 dhe 9 të muajit. Në mbledhjen e dytë ish thirrur dhe komisioni i zgjedhur për shkruarjen e disa librave shkollare shqip: Abetare, Këndime, Arithmetikë, Gramatikë, Bukur Shkrim, Historia e Shqipërisë, Jeta e Skënderbeut, Jeta e Piros, etj. Çairman i atij komisioni ish Fan Noli.

Me këshillën e delegatit të saj Mehmed Konitzës, Vatra emëroj Nikoll Lakon si korrespondent të Diellit në Paris, të cilit Komisioni i Vatrës i dërgoj 4,000 franga ar për të shtypur kartën e Shqipërisë që të përdorej në çdo mbledhje që munt të bisedohej geografia shqipëtare.

Delegati i Shqipëtarëve n’Amerikë Fan Noli dha një raport në mbledhjen e Komisionit mi vepërimet e tij qe nga kuvëndi e pastaj. Gjith’ashtu Komisioni dëgjoj edhe raportin e zëvëndëskryetarit Kol Tromarës, i cili vajti ne Washington, D. C., dhe pati një bashkëfjalim me Ambassadorin e Italisë. Ahere gjëtnë rast kundërshtarët që përsëritnë akuzimet e tyre se “disa zyrtarë të Vatrës duan protektoratën e Italisë në Shqipëri”!

MBLIDHET KËSHILLA KOMBËTARE

blank

Duke parë se afroj ora më kritike për çështjen shqipëtare, javën e tretë të Nëntorit 1918 Vatra u-dërgoj nga një qarkëtore degëve të saj dhe i këshillonte të bëjin mbledhje të posaçme që të zgjithjin nga një delegat të zotin për në kuvënt të pazakontë që do të mblidhej në Boston për së shpejti. Me 11 t’atij muaji u-bë Armëpushimi dhe mori funt Lufta e Parë e Përbotëshme n’Evropë. Komisioni Qendral u-bëri një thirrje patriotike Shqipëtarëve t’Amerikës që të mblidheshin rreth Federatës Vatra, dhe me anën e saj të gjithë të bashkuar të nxirjin një zë të fortë në Konferencën e Paqës për të drejtat kombëtare të Shqipërisë.

Përveç dy degëve të riorganizuara, e Chicago-s dhe e Syracuse-it, në pakë dit’e sipër u-filluan dhe pesë degë të ra: në Portsmouth, N.H., Në Erie dhe Branddock, Pa., në Barberton dhe Niles-Youngstown, Ohio.

Duke parëshikuar se do t’i shtoheshin përgjigjësitë për çështjen e Shqipërisë dhe do të kish nevojë për fonde financiare më tepër, Vatra u-bëri thirrje gjithë Vatranëve që t’i jepjin edhe një sulm të ri Fushatës “Dita Tri Qershor” për Shpëtimin e Shqipërisë.

Vatra priste informata nga kryedelegati i saj në London Mehmed Konitza se si dukeshin punët e Shqipërisë pas pushimit të luftes, q’ashtu të dinte se ç’masa munt të mirte kuvëndi që pritej të bëhej për së shpejti. Dhe ay, Mehmed Konitza, kish shkuar në Shqipëri ato ditë që organizoj Kongresin e Durrësit dhe u-formua Guverna Provizore nënëe kryesin’ e Turhan Pashës. Me gjith’ato, koha nukë priste dhe u-vëndos mbajtja e kuvëndit.

Të Dielën me 29 Shën-Ëndre 1918 u-mbloth kuvëndi i Pazakontë në Winthrop Hall, Boston, dhe u-përfaqësuan 51 degë të regullshme të Federatës VATRA. Çairman i atij kuvëndi me rëndesi u-zgjoth Dennis J. Kambury, delegat’ i  degës Nr. 69, Niles-Youngstown, Ohio, e cila s’kish pakë javë që ish themeluar. Sekretar i kuvëndit u-zgjoth Loni Kristua, delegat i degës Lynn, Mass., dhe raporter u-zgjoth Kostë Hotova, Delegat i degës Albany, N. Y.

Kuvëndi vazhdoj një javë, mbajti XV (15) sesione gjithësej, dhe mbaroj duke bërë miaft punë me rëndësi për të mirën e Shqipërisë. Në sesionin e 5-të u-leçit një Memorandum i bërë dhe i nënëshkruar prej klerit orthodhoks shqipëtar t’Amerikës, dhe u-prit me të trokitura duarsh të nxehta nga delegatët e kuvëndit. Memorandumi hidhtë poshte çpifjet dhe tëndencat e Grekëve edhe të grekomanëve të vëndit që thoshin se “Shqipëtarët e kërshtërë orthodhoksë duan bashkimin e tyre me Greqinë”! Kish shumë Epirotë që vërtet atë dëshirojin, të cilët ishin vërbuar nga propaganda e Grekëve fanatikë. Për atë shkak Shqipëtarët qenë goditur dhe gjakosur me Epirotët në mbledhjet e tyre në Boston.

Memorandumi u-bë sipas kërkimit dhe pëlqimit të Vatrës, dhe u-nënëshkrua nga këta klërikë orthodhoksë shqipëtarë: At Fan Noli, At Naum Cere, At Marko Kondili, At Damiani, At Pando Sinica dhe At Vangjel Çamçe. Pastaj ay Memorandum j’u dërgua Presidentit Woodrow Wilson në Washington, edhe Kryeministrive të Fuqive të Mbëdha n’Evropë.

Kuvëndi e gjeti të nevojshmë shtuarjën e delegatëve të Vatrës, dhe emëroj keta: Dr. Charles T. Erickson, Rasim Bej Dino, Anselmo Lorechia (drejtor i gazetës “Kombësia Shqipëtare” që diltë në Romë), dhe Faik Konitzën me Sotir Pecin si delegatë nderi. Faik Konitza ahere u-lëshua nga guverna Austriake passi u-munt nga Aliatet dhe e humbi luftën. Bashkë me Faik Konitzën ishin t’internuar në Vienë dhe Kolonel Zogu me Fazlli Frashërin, dhe kur u-lëshuan nga internimi ata të dy shkuan në Shqipëri dhe Faik Konitza vajti në Romë, i cili hyri prapë në shërbim të Vatrës si delegat i saj.

U-vëndos nga kuvëndi që Fan Noli të shkonte në Paris si delegat i Vatrës dhe të punonte me delegatët e tjerë atje. Për n’Amerikë, u-emërua Kostë Çekrezi delegat dhe editor i Revistës “Adriatik”. Dr. Ericksoni qëndroj një kohë të shkurtër në Paris, dhe, me këshillat e Mehmed Konitzës dhe të Dr. Turtullit, Vatra e thirri prapë Dr. Ericksonin dhe e emëroj delegat të saj në Washington bashkë më Çekrezin.

Ay kuvënt votoj me-një-zë sumën prej 120,000 dollarësh që të harxhohesh nga delegatët e Vatrës në Konferencën e Paqës në Paris edhe gjetkë për të fituar Independencën e Shqipërisë me kufit’e saj ethnografike.

Duke parë se vepërimet e Vatrës u-shtuan tepër dhe s’munt t’u bënte dot ballë Komisioni i Qendrës, kuvëndi e pa t’arësyshme zgjedhjen e një Këshille Kombëtare të përbërë prej 11 anëtarësh, njerës t’aftë për atë punë. Passi kjo çështje u-bisedua mirë prej delegatëve, u-vëndos zgjedhja e Këshilles Kombëtare dhe u-proponuan shumë njerës miaft të zottë, po me shumësin’e votave fituan këta:

Dennis J. Kambury, Paskal Aleksi, Shefki Aliko, Kristo Kirka, Kostë Hotova, Kosta Issak, Bahri Omari, Xhevat Harxhi, Anastas Pandele, Loni Kristo dhe Thimi Hondro.

 Regullore e Këshillës: (1) Këshilla Kombëtare kish fuqin’ e një kuvëndi dhe jipte përfundime mi punët e Vatrës vetëm në çështjet politike. (2) Fuqia e Këshilles ish gjër në kuvëndin e regullshmë të Vatrës. (3) Anëtarët e Këshillës të zgjidheshin nga anëtarët e Vatrës me votim të kuvëndit. (4) Këeshilla Kombëtare thirrej në mbledhje kur ish nevoja nga kryetari i Vatrës, i cili e kryesonte gjër sa zgjidhej çairmani nga anëtaret e Këshillës. (5) Komisioni i Vatrës ish pjesëtar i Këshillës Kombëtare, sikundër dhe delegatët e saj n’Amerikë, po s’kishin të drejtë të votojin në bisedimet dhe vëndimet e Këshillës, natyrisht munt të pyeteshin për gjëra të Federatës që i dijin.

Kuvëndi vëndosi këtë thirrje patriotike për gjithë Shqipëtarët e Amerikës (po vetëm Vatranët përgjigjeshin!):

“Shqipëtarë t’Amerikes! Ardhi koha kritike në të cilën do të gjykohet fati i Shqipërisë. Armiqtë t’anë janë të pasur e të fortë dhe duhet t’u bëjmë ballë. Për të fituar të drejtat t’ona kombëtare duhet t’i lëftojmë këmba këmbës dhe që t’i lëftojmë me efekt na duhen para. Pjesë të çmuara t’Atdheut t’onë janë në rezik dhe tani ështe rasja t’i çkëputim nga duart e armikut. Ndihni pra më dorën plot dhe pa kursyer që t’a fitojmë Shqipërinë e tërë, plotërisht independente me Kosovën, Çamërinë dhe gjithë krahinat e tjera fjesht shqipëtare, dhe të rojmë të lirë, të lumur dhe kryelartë nënë hien e Flamurit të Skënderbeut. O burrani!”                                                            

Në sesionin e fundit, Kuvëndi i Pazakontë bëri dhe votoj me-një-zë nga gjithë delegatët Rezollutën që shënojmë ketu më poshtë, dhe u a dërgoj guvernave të Fuqive të Mbëdha: t’Amerikës, t’Inglisë, te Francës, t’Italisë dhe të Japonisë.

REZOLLUTA

 

blank

 

 

REZOLLUTA:

“Delegatët e Federatës Pan-Shqipëtare të Amerikës VATRA, të mbledhur në Kuvënt të Pazakontë në Winthrop Hall, Boston, vëndosnë me 4 Jenar (1919) t’u bëjnë një thirrje Guvernave t’Amerikës dhe të Fuqive Aliate për rivëndosjen e independencës mbretërore të Shqipërisë;

Për ndreqjen e kufive me një mënyrë që të hyjnë brënda krahinat fjesht e kryesht shqipëtare të cilat u çkëputnë padrejtësisht prej Konferencës së Londrës me 1913; fjala vjen

Malësit’e Hotit, Grudës, Plavës, Jakovës, Prizrenit, Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Dibrës, Strugës, Ohrisë, Manastirit, Kosturit, dhe Krahinën e Çamërisë me qytetet e Prevezës dhe Janinës;

Për një Plebesitë në viset e përmëndura më sipër, i cili të bëhët pas zaptimit të këtyre vëndeve prej ushtrisë Amerikane që kështu të shigurohet çfaqja e lirë e dëshirave të ndenjësve; dhe Për qasjen e delegatëve Shqipëtarë në Kongres të Paqës për të shtruar dëshirat dhe kërkimet e kombit Shqipëtar para se të vëndoset fati i Shqipërisë.”

 

Delegatet e atij kuvëndi me rëndesi, duke nisur nga Dega Nr. 1, Boston, Mass., dhe gjër të Dega Nr. 70, Barberton, Ohio, qenë këta:

Vasil Naso, Loni Kristo, Lazar Selenica, Kosta Issak, Ilo Pano, Pandi Vodica, Stathi Suli, Foqion Postoli, Paskal Aleksi, Arif Hiqmeti, Guri Filip, Muke Permeti, Vasil Bradvica, Mihal Kosmo, Kostaq Lepcishti, George Luarasi, Evan Elia, George Konda, Luka Trebicka, Xhevad Harxhi, Shaban Halil, Kosta Progri, Dhimitri Sido, Shefqet Frashëri, Thimi Hondro, Ligor Panajoti, Koço Grameno, Sulejman Hysen, Sotir Treska, Kost Hotova, Reis Asllan, Dr. Kondi, George Qafzezi, Ibrahim Bitincka, Kosta Pano, Qani Shehu, Luka Lasko, Hysen Leskoviku, Xhafer Starja, Isuf Maleshova, Anastas Pandeli, Nasi Aristidhi, Abas Kamenica, Sinan Lekdushi, Dennis J. Kambury dhe Isuf Vincani.

 

Çairmani u dha leje delegatëve të çfaqjin mendimet e tyre më parë se të mbyllte kuvendin. Me atë rast, shumë delegatë mbajtnë fjalë patriotike për independencen e plottë të Shqipërisë e cila ish e gjakosur, e djegur nga luftrat, e shtypur nga fqinjët, dhe me kufire të krasitura. Delegatet gjith’ashtu folën me emfaze për bashkimin e gjithë Shqipëtarëve t’Amerikës rreth Federatës VATRA, q’ashtu t’i bëhej ballë rezikut të Shqipërisë nga fqinjet e saj të cilet po i mprehjin thiket e tyre për t’i prerë kokën, se këmbet dhe krahet ja prenë duke i marë Kosovën dhe Çamërinë. Për fatin e zi të Shqipërisë, përçarja e Shqipëtarëve vazhdonte, dhe shpresa për bashkimin e tyre ish fare e pakët, sido që Shqipëria po jipte shpirt.

 

Për shëmbell, passi mori funt lufta e madhe n’Evropë dhe ish nevoja për punë kombëtare, Shqipëtarët e Shteteve Ohio, Michigan dhe Pennsylvania deshnë të bëjin një mbledhje dhe paradë të madhe n’Akron, Ohio. Po Kryekatundari (“the Mayor”) nuk u dha leje të paradojin në ruget e qytetit. Shkaku? Ay tha: “Juve e kini flamurin të kuq, dhe populli do t’a marë për flamur të Bolshevikëve dhe ashtu do të ndizet shamata në rugët e qytetit”! Po s’qe ay shkaku, e vërteta është se vanë Grekët që i thanë kryeplakut të qytetit t’a ndalonte mbledhjen e Shqipëtarëve, dhe ay i dëgjoj për interesin e votave se ata ishin me shumicë n’atë qytet.

 

Pas asaj ngjarjeje, Shqipëtarët vanë në Pittsburgh, Pa., që e bënë mbledhjen edhe paradën e madhe. Atje gjetnë përkrahje nga disa zyrtarë të qytetit, dhe nga policia. Komisioni që pregatiti atë mbledhje ftoj Vatrën dhe “Partinë Politike” që të dërgojin përfaqesonjësit e tyre. Vatra dërgoj Kostë Çekrezin, dhe “Partia Politike” dërgoj Kristo Dakon.

Pas paradës, u-bë mbledhja në një sallë të madhë të një binaje të lartë të qytetit. Ishin në mbledhjen jo më pak se 1,000 Shqipëtare t’ardhur nga kollonira të ndryshme të shteteve që shënuam më sipër. Mbledhja vëndosi bërjen e një Rezollute që t’u dërgohej Fuqive të Mbëdha për të drejtat kombëtare të popullit shqipëtar. Rezolluta u-bë dhe u-pëlqye nga mbledhja, po duhej nënëshkruar edhe nga përfaqësonjësit e Vatrës dhe të “Partisë Politike.”

 

Kristo Dakua refuzoj t’a nënëshkruante Rezollutën, ay thosh se “Vatra donte protektoratën e Italisë në Shqipëri”, dhe s’desh të bashkëpunonte me përfaqësonjësin e saj Kostë Çekrezin. Dakua e bazonte akuzimin e tij në vajtjen e kryetarit të Vatrës Kol Tromarës nj’a dy herë në Washington që bashkoj ambassadorin e Italisë, po akuzimi i tij nuk u-vërtetua.

Populli u-mërzit nga ajo sjellje, dhe kërkonte nënëshkrimin e Rezollutës nga përfaqësonjësit e të dy organizatave. Ahere u-ngrit një Vatran i qojtur Ali Kuçi nga Tomorica e Beratit, një burrë i math gjashtë këmbë e ca i gjatë, qe u-vajti pranë tyrë dhe u-tha: “Jemi mbledhur sot këtu për një qellim të shëntë, për të kërkuar të drejtat dhe lirinë kombëtare të Shqipërisë. Tani, nënëshkruajeni atë Rezollutë se për këtë Flamur ju hodha të dyve jashtë nga penxherja”! Dhe e zuri Flamurin më dorë qe e puthi. Më në funt, passi shikuan penxheren që ish katër patoma lart nga ruga, u-bintnë të dy “kundërshtarët” dhe e nënëshkruan Rezollutën.

 

Kuvëndi i Vatrës u-hap të Dielen me 29 Shën-Ëndre 1918, dhe Kongresi i Durresit u-mbloth me 25 te muajit, katër ditë më parë. Nje nga organizatorët kryesorë t’atij Kongresi që delegati i Vatrës Mehmed Konitza, i cili bashkë me Myfit Be Libohovën vanë nga Roma në Durrës, të dërguar për atë qellim nga ministri italian i punëve të jashtme Baroni Sonino.

Mehmed Konitza lajmëroj Vatrën me kabllogram për formuarjën e guvernës provizore të Durrësit nëne kryesin’ e Turhan Pashës. Me 25 Jenar 1919, Komisioni i Vatrës pati mbledhje. Mbledhja vazhdoj dy ditë, të parën u-kënduan disa telegrame të dërguar nga miq të huaj Filoshqipëtarë, dhe raportet e delegatëve të Vatrës n’Evropë dhe n’Amerikë. Gjith’ashtu u-këndua një kabllogram nga Turhan Pasha, kryetar’ i qeverisë provizore të Durrësit. Në përgjigjjën që i ktheu Vatra, i zotohej se do t’i jipte përkrahjen e plottë qeverisë së tij.

Nga ana tjatër, Vatra falënderoj Guvernën Italiane për përkrahjen që i dha Kongresit të Durresit, dhe i lutesh qe t’i jipte përkrahjën qeverisë shqipëtare në Konferencën e Paqës për të fituar independencën e plottë të Shqipërisë.

 

Është fakt që vërtet guverna italiane e përkrahu bërjen e Kongrësit të Durrësit, po me dy zemera nga frika se munt të gjënte kundërshtime nga fqinjët e Shqipërisë. Po gjith’ashtu fakti është se guverna italiane një mot më von u-përpoq t’a ndalonte Kongresin e Lushnjes, po nuke mundi dot. Do të flasim shkurtazi mi këtë pike kur të vemi atje.

Në mbledhjen e dytë, të nesërmen me 26 të muajit, Komisioni vëndosi t’i dërgoheshin 5,000 dollarë delegatit të Vatrës Mehmed Konitzës në Romë. Gjith’ashtu n’atë mbledhje u-emërua Kostë Hotova si konferencier i Vatrës që dolli nëpër kollonitë shqipëtare t’Amerikës, për t’u dhënë dritë Vatranëve mi veperimet e Vatrës për çështjen shqipëtare.

 

Javën e fundit të Jenarit 1919, gazetat greke të New York-ut botuan një lajmë nga Athina që thosh se ushtëria greke hyri në Korçë, Permet, Delvinë, Frashër dhe vise të tjera te Shqipërisë së Jugës. Për atë shkak, u-thirr me telegram Komisioni i Vatrës në një mbledhje të posaçme me 30 të muajit që bisedoj mi sulmin e ri te Grekëve kundrë Shqipërisë, dhe se ç’munt të bënte Vatra n’atë krizë të re per Shqipërinë.

Më parë se të mblidhej Komisioni, Vatra hoqi një kabllogram në Romë dhe pyeti se ç’ish mendimi i guvernës italiane për rizaptimin e atyre viseve të Shqipërisë prej ushtërisë greke? Përgjigjia u-vonua, koha nuk priste dhe duheshin marë masat e nevojshme. Vonimi i përgjigjjes e vuri në dyshim Vatren dhe humbi besimin e saj në politikën e Italisë. Vatra desh të bënte qarje në Konferencën e Paqës në Paris kundrë Greqisë, po u-ndal shkaku se një protest i atilë munt të shkelte vëndimin e kuvendit të funtime që thosh se “duhet të jemi në mareveshje te mira me Qeverine Italiane.” Me ne funt, passi e shoshiti miaft çështjen, Komisioni vëndosi që të thirrej Këshilla Kombëtare në një mbledhje te posaçme për t’i dhënë funt atij problemi. Mbledhja e Këshilles u-vëndos të mbahej të Martën me 4 Shkurt, pesë ditë pas mbledhjes së Komisionit.

VDEKJA E ISMAIL QEMALIT DHE ZHVILLIME NË NGJARJET KOMBËTARE

Me 27 Jenar 1919, u-raportua vdekja e Ismail Qemal Be Vlorës në Peruza t’Italisë. Zyrtarët e Vatrës, mbledhur të gjithë në zyrën e saj, u-ngritnë më këmbë dhe qëndruan dy minuta në heshtje si shenjë hidhërimi dhe zie për kujtim të tij. Vatra ngushëlloj me kabllogram Hetem Qemal Vlorën n’Itali për vdekjën e atit tij, i cili ngriti Flamurin Kombëtar në Vlorë me 1912, shpalli independencën e Shqipërisë dhe u-qojt Babaj i Kombit.

Dielli, në një artikull të shkurtër, tha ca fjalë të mira për Ismail Qemalin pas vdekjes së tij, të cilin e pat kundërshtuar dhe kritikuar ashpërisht për një kohë të gjatë. Me atë rast, Mihal Gramenua shkrojti në gazetën e tij “Koha” dhe e duguliti Diellin duke i hedhur këtë gur: “Vdis pa të të dua!” Ay koment i shkurtër po në vënt e zemëroj editorin e Diellit Bahri Omarin, i cili në përgjigjjen e tij përdori ca fjalë të dobëta kundrë Ngritesit të Flamurit dhe editorit të “Kohës.”

 

Me 4 Shkurt u-mbloth këshilla Kombëtare në zyrë të Vatrës, e thirrur me telegram se koha nuk priste. Mbledhja e Këshillës vazhdoj dy ditë, dhe mbajti pese sesione. Këshilla Kombëtare kish fuqin’e kuvendit, dhe caktonte politikën e Vatrës.

Pasi u shtruan për bisedim sulmi i ushtërisë greke në Shqipërin’ e Jugës dhe dyshimi i Komisionit të Qendrës mi politikën e qeverisë italiane kundrejt Shqipërisë, Këshilla vëndosi qe Vatra të vazhdonte politikën që caktoj kuvendi, gjer sa të kthjellohej mirë ajo çështje dhe të mos mbetej shkak për dyshim.

 

N’atë mbledhje u-leçitnë disa raporte diplomatike të delegateve të Vatrës n’Evropë dhe n’Amerikë. Dr. Mihal Turtulli, delegat i Vatrës në Svicrë, thosh në raportin e tij shkakun se përse ay nuk bashkohej me dekllaratën e Genevës të nënëshkruar nga 13 Shqipëtarë më 12 Tetor (1918) – natyrisht njerës me shumë a pakë zotësi si politikanë. Tekstin e dekllaratës as raportin e Dr. Turtullit nuk i kemi parë dhe s’dimë se ç’thoshin, dhe s’është çudi të kenë humbur, si shumë dokumenta të tjera historike. Kemi këtu mi këtë çështje vetëm një shenim të shkurtër të bërë nga sekretari i ahershëm i Vatrës.

 

Në Svicrë ish dhe Midhat Frashëri delegat i Vatrës bashkë me Dr. Turtullin, dhe në mbledhjën e Këshillës u-leçit në letrë e nënëshkruar prej të dyve. Delegatët e Vatrës për ca kohë s’ishin të lirë të vijin në Paris, ku ish mbledhur Konferenca e Paqës dhe po bisedohej fati i tërë botës; vetëm kryedelegati Mehmed Konitza udhëtonte midis Londonit dhe Parisit, ay kish miq të fortë Inglizët.

Në sesionin e mëngjesit të Këshillës, u-leçitnë dhe letrat e miqve Inglizë, të Kolonelit Aubrey Herbert dhe Zojushës Edith Durham, të cilët interesoheshin për punët e Shqipërisë aqë sa dhe çdo Shqipëtar i mirë, dhe këtë e patnë provuar me punë kurdoherë që ish nevoja për çështjen shqipëtare.

 

Me vendim të Këshillës Kombëtare në mbledhjen e saj, Vatra u dërgoj nga një kabllogram në Paris Presidentit Woodrow Wilson të Shteteve të Bashkuara; Georges Clemenceau, Kryeminister i Frances dhe Cairman i Konferencës së Paqës; Loyd George, Kryeminister i Bretanjës së Madhe; Baron Soninos, Ministër i Punëve të Jashtme t’Italisë, dhe Delegacies Japoneze. Vatra kërkoj prej tyre pranimin e Delegacies Shqipëtare në Konferencën e Paqës që të kërkonte independencën e Shqipërisë dhe të drejtat kombëtare të popullit shqipëtar. Delegacia shqipëtare përbëhej nga këta delegate: Turhan Pasha, Imzot Bumçi, Mehmed Konitza, Dr. Mihal Turtulli dhe Midhat Frashëri; tre të fundit ishin dhe delegatë të Vatrës.

Këshilla Kombëtare i dërgoj një kabllogram falënderimi nga an’e Vatrës Guvernës Italiane për njohjen e shpejtë të Qeverisë Provizore të Shqipërisë që u-formua në Durrës; dhe i lutej të përdorte influencën e saj për pranimin e Delegacies Shqipëtare në Konferencën e Paqës të Parisit.

Me vendim të Këshillës, të gjitha degët e Federatës Vatra dërguan nga një kabllogram në Konferencën e Paqës me anën e të cilëve kërkuan qasjen e delegacies shqipëtare n’atë Konferencë dhe të drejtat e popullit shqipëtar.

 

Këshilla vendosi që Fan Noli të shkonte në Paris dhe të përpiqej bashkë me delegatët e tjerë shqipëtarë për të drejtat e popullit shqipëtar. Vajtja e tij në Paris si delegat i Vatrës ish më tepër me qellim për të bërë batall propagandën e kryeministrit grekVenizellos i cili bërtiste në mes të Konferencës se “Shqipëtarët orthodhoksë janë Grekë dhe duan bashkimin e tyre me Greqinë”!

Fan Noli gjeti pengime të mbëdha, nuk mirtë dot pashaportë nga konsulli frenk për të shkuar në Paris. Vatra ngarkoj Kostë Çekrezin në Washington që të përpiqej me anë miqsh dhe të nxirte një pashaportë në Ambasadën Frenge për Fan Nolin, po që e pamundur. U-vëndos pastaj që të shkonte me anë t’Italisë, duke përdorur pashaporten italiane nga New York-u në Romë, dhe s’andejmi të vinte në Paris. Po dhe ajo nuk u-bë dot se nga Roma në Paris i duhej pashaportë frenge.

 

Duke parë se delegatët e Vatrës, më përjashtimin e Mehmed Konitzës, u-ndaluan të vijin në Paris, u-thirr prapë Keshilla Kombëtare në një mbledhje me rëndësi me 5 Mars 1919. Në sesionin e parë të Këshillës u-kënduan raportet e delegatëve të Vatrës n’Evropë dhe n’Amerikë, dhe në sesionin e dytë u-bisedua prapë puna e pashaportës për vajtjen e Fan Nolit në Paris.

Vatra i dërgoj një kabllogram Mehmed Konitzës në Paris, i cili kish qëndruar në Grand Hotel, dhe e pyeti se po të mos nxirej dot pashaporta për Fan Nolin, a ish nevoja të dërgonte Kostë Çekrezin në këmbë të tij? Përgjigjjen e Mehmed Konitzës nuk e dimë se nuk e kemi, dhe Kostë Çekrezi nuk vajti në Paris, këtë e dimë, kuptohet se s’qe nevoja për vajtjen e tij atje.

 

Këshilla degjoj më kujdes sekretarin Ndreko Stavron i cili këndoj kopjen e një memorandumi të bërë prej Zojushes Elsie Aubry e cila ja dorzojë Konferencës së Paqës atë memorandë për çështjen e Shqipërisë, dhe u-prit më duartrokitje nga anëtarët e Këshillës.

Në sesionin e dytë dhe te fundit, Këshilla Kombëtare aprovoj ndihmën e Vatrës prej 5,000 dollarësh për Pëshkopatën Shqipëtare të Boston-it që t’u bënte ballë propagandave të Grekëve të cilet përdorjin fenë për të ndarë Shqipëtarët më dysh dhe të copëtojin Shqipërinë.

Tamam një muaj pas mbledhjes së Këshilles Kombëtare, me 5 Prill u-mbloth Komisioni i Qendrës që kqyri vepërimet e kryetarit të Vatërs dhe delegatëve të saj n’Amerikë te cilet u përpoqnë që Shqipëria t’ish nënë mandatorinë Amerikanë.

Kjo ish një punë e kottë, se Amerika s’munt të blinte belanë me para duke hyrë në punët e Ballkanit për syt’e bukura të Shqipërisë, një vënt i pashvilluar me një popull që s’kish parë qeverim të qytetëruar më parë dhe besonte në kanunin e Lekë Dukagjinit: grusht për grusht, – dhe ay që ish m’i zoti fitontë. U-fol më parë për mandatorinë italianë, po u-kuptua shpejt se po të vinte Italia dorën në Shqipëri ish shume zor që të shpetonte nga thonjt’ e saj.

 

Të gjitha ato manevra bëheshin nga e keqia, se u-duk sheshit që jeta e Shqipërisë si Shtet i lirë ish në rezik të math nga fqinjët e saj, gjë te cilën e kuptonte çdo njeri kur shikonte se të pakën delegatët shqipetarë nuk pranoheshin në Konferencën e Paqës të Parisit.

Eleutherios Venizelos i Greqisë dhe Nikola Pashiqi i Serbisë ishin dy diplomatë të fortë dhe armiq të betuar të Shqipërisë. Perveç asaj, ata kishin mik të fortë dhe Tigrin e Francës, George Clemenceau-n që i ndihmonte kërkimet e tyre, i cili kish zënë kyçin e punëve si Çairman i Konferencës së Paqës, dhe kish influencë miaft të madhe në qarket diplomatike. Përandaj s’duhet të nxitohemi në qertimet t’ona kundrë atyre që deshnë ta vijin fatin e Shqipërisë në një dorë të fortë të huaj për t’a shpetuar nga çakajt e Ballkanit, – e keqia bën të keqën, thotë fjala popullore.

Mbledhja e Komisionit vazhdoj dy ditë. Passi mbaruan bisedimet politike mi punët e Shqipërisë, Komisioni filloj nga veperimet mirëbërëse: ndihmuarjen e disa jetimëve shqipëtarë si ne New Bedford, Mass., dhe në Trebickë, një fshat i Vakëfeve në qarkun e Korçës.

Po çdo ndihmë nukë jepesh me sy mbyllur, kqyreshin mirë se a e meritojin atë ndihmë jetimët pastaj hapej arka e Vatrës, domethënë, diheshin se ç’kishin qenë prindërit e jetimëve. Për shëmbëll, në mbledhjen u-leçit dhe letra e një Shqipëtari që kërkonte ndihmën e Vatrës për jetimët e një njeriu nga Stratobërda, dhe Komisioni nuk e pa t’arësyeshme atë ndihmë.

 

Në mbledhjen e Majit 1919, Komisioni i Qendrës shikoj raportet e delegatëve të Vatrës n’Evropë, dhe e gjeti të pelqyer kthyerjën e Dr. C. Telford Erickson-it n’Amerikë nga Parisi, si pas vendimit të kolegëve të tij Mehmed Konitzës dhe Dr. Mihal Turtullit. Dr. Erickson-i qëndroj disa muaj në Paris si delegat i Vatrës; ay s’gjeti pengime nga francezët për vajtjën e tij atje se ish nënështetas Amerikan, kurse delegatët shqipetarë i ndaluan për ca kohë, me përjashtim të Mehmed Konitzës.

Muajin tjatër, pati prapë mbledhje Komisioni dhe vëndosi dërguarjen e një sume të hollash prej 10,000 dollarë me kabllogram kryedelegatit Mehmed Konitzës ne Paris. Për çdo sumë të hollash që u-dërgonte delegatëve, Vatra mirte hesap të shkoqur prej tyre dhe e dinte që çdo dollar harxhohej për çeshtjen kombëtare.

 

Atë muaj, Qershor 1919, erdhi Dr. Erickson-i në Boston nga Parisi, dhe u-mbloth Komisioni që dëgjoj shpjegimet e tij mi punët e Shqipërisë, të cilat nukë dukeshin aqë mirë kur ish ay atje. Ahere Vatra e dërgoj Dr. Ericksonin si delegat të saj në Washington.

Në mbledhjen e 4 Korrikut Komisioni kqyri hesapet e vitit, dhe i gjeti kështu: T’ardhurat, me gjithë të mbeturat n’Arkë nga kuvendi i shkuar, ishin $150,477.35. Të dalat e vitit ishin $58,182.90. Komisioni i shtroj kuvendit këto proponime: 1) Të themelohej një fond prej 100 gjer 300 mijë frangash ari prej Vatrës për propagandë kombëtare me anë të shtypit n’Evropë; 2) Të botohej një revistë frengjisht në Svicrë, 3) t’emëroheshin dy korrespondentë të Diellit në Shqipëri.

Kuvëndi i Vatrës u-mbloth në Paine Memorial Hall, Boston, me 6 Korrik 1919. U-përfaqësuan në kuvent 42 degë me 69 vota, një votë për çdo 50 anëtarë; dhe nuk u-përfaqesuan 9 degë me 9 vota. Zyrtarë të kuvëndit u-zgjodhe këta: çairman Anastas Pandelli, sekretar Kosta Isaak, raporter Kristo Kaluçi dhe marshall George A. Katundi (të gjithë s’janë më).

ZHVILLIME NË PRAG DHE PAS KONGRESIT TË LUSHNJES

Në sesionin e dytë, delegati i degës së Detroit-it Marko Adamsi proponoj të thërritesh Faik Konitza nga Evropa për kryetar të Vatrës. Ay proponim u-përkrah prej Ali A. Kuçit (nga Kuçi i Tomoricës), delegat i degës se New Florence, Pa., dhe u-pëlqye me-një-zë nga gjithë delegatët e kuvëndit.

Sekretari i kuvëndit këndoj një kabllogram të dërguar nga Parisi prej korrespondentit të Diellit N. Lakos i cili lajmëronte Vatrën për vdekjen e Zonjës Shahin Be Konitzës, e ëma e Mehmed dhe Faik Konitzës. Me proponimin e Kristo Kirkës, delegat i degës së Quincy, Mass., delegatët u ngritnë më këmbë dhe qendruan dy minuta në heshtje si shenjë zie për kujtim të saj. Për çudi, kur vdiq Nënia e tyre ranë këmbanat e kishëve dhe u mbyllë dyqanet e Grekëve atë ditë në Konicë për nder të Zonjës.

Në sesionin e 14-të, kuvendi vendosi t’i ktheheshin të 100 dollarët Fan Nolit që i pagoj Vatrës nga xhepi i tij për hesap te broshurës frengjisht “L’Allemagne et L’Albanie”që shtypi Faik Konitza me 1915 në Lausanne të Svicrës. Konitza i dërgoj Vatrës 50 copë t’asaj broshure, Vatra nuk e nxori në shesh së fliste kundrë Gjermanisë dhe shumica e Vatranëve ishin pro-Gjermanë. Broshura fliste kundrë guvernës gjermane se ajo bënte pazarllëk me Greqinë që po t’ish se hynte në luftë me ane t’Aliatëve kundrë mbretërive t’Evropës së Qendrës, të mirtë Toskërinë. Kur s’dolli broshura në shesh gjer pas hyrjes së Amerikës ne luftë, delegatët në kuvendet e Vatrës kërkonin broshurën, ose paratë nga Konitza. Ahere u-ngrit Fan Noli që i dha 100 dollarë arketarit të Vatrës nga xhepi i tij, dhe u tha delegatëve: “Tani paratë i muartë, lëreni Faikun rehat i cili tëre jetën e tij ka punuar për Shqipërinë dhe kur i ngrënë kur i pa ngrënë!”

 

Besohet shkaku i asaj broshure e internuan Austriakët Faik Konitzën dhe e mbajtnë në Vienë gjer sa humpnë luftën.

Kuvendi vendosi që Vatra të shtypte libra shkollare për shkollat e mesme të Shqipërisë. Ay vendim i kuvëndit u-vu në vepërim një mot më von. Kuvëndi vëndosi që ndihmat për jetimët të mos priteshin. N’ate listë u-shtuan dhe jetimët e Vangjel Gjikës, i cili i sherbeu Vatrës si manager i Diellit.

U-vëndos me-një-zë nga kuvëndi që Vatra t’i lutej guvernës provizore të Durrësit t’emëronte një përfaqësonjës në Washington të dërguar zyrtarisht nga an’e saj.

Kryetar i Vatrës u-zgjoth Faik Konitza në sesionin e dytë të kuvendit. Zyrtarët e tjerë të Vatrës dhe te Diellit u-zgjodhë në sesionin e 19-të, kur afroj mbarimi i kuvendit. U-emërua Kol Tromara kryetar-zëvendes gjer sa të vinte Konitza nga Evropa. Bahri Omari u-hoq, dhe u-zgjoth Koste Çekrezi editor i Diellit dhe i Revistës “Adriatik”; dhe Andon Frashëri nëne editor.

 

Këshilla Kombëtare u-rizgjoth për vitin 1919-1920, e cila kish fuqin’ e kuvendit dhe bënte politikën e Vatrës. Kuvendi vazhdoj XXI sesione, u-hap me 6 dhe u-mbyll me 15 Korrik 1919. Kuvëndet e kohërave të shkuara të përsons for essentially anti-Comre parlamentare. Kjo i tërhiqte më tëpër shumë Vatranë që përpiqeshin kush të vinte më parë delegat në kuvënt.

Pas kuvendit u-bënë ndryshime në zyrtarët e Vatrës dhe të Diellit. Kuvendi zgjodhi Faik Konitzën kryetar dhe la Kol Tromarën zëvendës gjer sa të vinte Konitza nga Evropa, po ay nuk erdhi dot, dhe zëvëndësi ndenji një kohë fare të shkurtër dhe shkoj në Shqipëri. Ashtu mbeti Vatra pa kryetar, kë të zgjidhjin? Burrat e njohur si “udhëheqës” ishin të zënë më detyra të tjera. Nga ay shkak, Këshilla ngarkoj Komisionin të gjënte një zëvendëskryetar, dhe gjeti Kristo Kirkën.

 

Gjith’ashtu iku dhe Kostë Çekrezi nga Boston-i, i cili ish zgjedhur prej kuvendit editor i Diellit dhe i Revistës “Adriatik.” Çekrezi u-emërua përfaqësonjës i Vatrës në Washington për punët e Shqipërisë, bashkë me Dr. Ericksonin i cili u-zgjoth pakë muaj më parë. Dr. Ericksoni paguhej 500 dollarë rogë në muaj nga Vatra, dhe Çekrezi 250 dollarë në muaj.

Me ikjen e Çekrezit mbeti Dielli pa editor, dhe gazeta dilte e përditëshme. U-thirr prapë Bahri Omari që e drejtoj Diellin për pakë kohë. Passi iku dhe Omari, u-zgjoth Loni Kristua editor, i cili pat qenë dhe më parë editor i Diellit. Po ay nukë shkoj mirë me nëne-editorin, Andon Frashërin, dhe kur erdhi kuvendi tjater fitoj nënë-editori në zgjedhjet kundrë editorit; – këtu munt të meret me mënt se cili prej të dyve ka patur faj në grindjet e tyre.

Kur kish probleme me rëndësi që nuk u-jipte dot funt ose s’donte të mirte përgjegjësinë Komisioni, thërritesh mbledhja e Këshilles Kombëtare e cila thosh fjalën e fundit në punët e Vatrës. Në mbledhjen që pati në Shtator 1919, Këshilla vëndosi që Vatra të harxhonte 100,000 franga ari për të ndihmuar refugjatet shqipëtarë të “Korçës dhe Kosovës”. Këtu kuptohet se kanë dashur të thonë “qarkut të Korçës”, dhe Kolonja u-doq dhe u-gjakos nga Grekët më tepër se çdo krahinë tjatër t’asaj prefekture; me mijëra refugjatë Kolonjarë vanë ne ullinjt’e Vlorës, – shumë prej tyre vdiqnë atje.

Po më parë se të viresh në vepërim ay vëndim i Këshillës, u-pyetnë me kabllogram delegatët n’Evropë Mehmed Konitza dhe Dr. Mihal Turtulli se a munt të harxhohesh ajo shumë të hollash për atë qellim. Përgjigjja e tyre qe “Jo” – se ato të holla duheshin më tepër për të luftuar armiqt’e huaj të Shqipërisë, më tepër Grekët të cilët e luftojin Shqipërinë me anë të shtypit dhe të konferencave, dhe arma e tyre më e fortë që përdorjin qe feja, duke thënë se gjithë Shqipëtarët orthodhoksë “duan Greqinë”!

 

Në mbledhjen e Këshilles u-vendos t’i jepeshin 400 dollarë Mihal Gramenos për të shkuar në Shqipëri bashkë me gruan e tij. Vatra çmonte patriotizmën e Gramenos dhe menjëherë vuri në vepërim vendimin e Këshilles. Në shumë raste Mihal Gramenua e pat kundërshtuar Vatrën, më tepër për kritikat e editorit të Diellit kundre Ismail Qemalit, të cilin Gramenua e adhuronte si baban’ e kombit.

Në mbledhjen e Këshilles Kombëtare u-këndua një letrë e dërguar nga “Parësia” e qytetit të Korçës, e cila kërkonte ndihmen financiare të Vatrës që t’a përdorte për të bërë “propagandë kombëtare” në qarkun e Korçës. Këshilla nuk e mori nër sy atë kërkesë, pati dyshim në përsonat që e dërgojin letrën, dhe e kuptoj se do të vijin humbur të hollat e Vatrës.

Kërkime për ndihma financiare si ajo mirte dendur Vatra nga njerëz të ndryshmë, – të cilët gjëjin “shkake patriotike” për kërkimet e tyre. Të tillë njerës besojin se Vatra ish bankë, – i mblithte dollarët me lopatë, – dhe munt të ndihmonte çdo njeri që e quante vetën”atdhetar”! Kurse e tërë pasuria e Vatrës ishin nj’a tri a katër mijë anëtarë të cilët punojin rëndë nëpër fabrikat me rogë të vogëla dhe për dashuri të Shqipërisë e ndihmojin Vatrën me sa muntjin që të punonte për të fituar lirinë dhe të drejtat kombëtare të popullit shqipëtar.

 

Deshira e shumë udhëheqësve të Vatrës ish për themelimin e një partie politike në Shqipëri, të kryesuar nga Mehmed Konitza. Kjo çështje u-bisedua në një mbledhje të Këshillës Kombëtare në Shkurt 1920, dhe Vatra ish gati të paguante harxhet për organizimin e partisë. Mehmed Konitza të ngarkohej për të gjetur shokët e duhur dhe të bënte programin e partisë. Ajo dëshirë nuk u-plotësua dot ahere, po themelimi i partisë u-vu në vepërim tre vjet më von, jo nga Mehmed Konitza, të tjerë njerës udhëheqës.

Passi u-mbajt Kongresi i Lushnjës në Jenar 1920 dhe u-formua e para guvernë kombëtare e Shqipërisë e udhëhequr nga Sulejman Delvina si kryeministër, Kostë Çekrezi u-emërua përfaqësonjës i guvernës në Washington dhe dha dorëheqjen si delegat i Vatrës. Po prapë pati nevojë për ndihmen e saj, dhe i kërkoj 5,000 dollarë që të fillonte punën si përfaqësonjës i guvernës. Këshilla Kombëtare vendosi t’i jepesh ajo ndihmë Çekrezit nga Vatra posa të vinte urdhëri nga Mehmed Konitza, Ministri i Punëve të Jashtme në Kabinetin e Sulejman Delvinës. Vatra e këshilloj Çekrezin që herë tjatër çdo ndihmë të saj t’a kërkonte me anë të Tiranës, kryeqyteti i ri i Shqipërisë.

 

Vatra mori një kabllogram nga kryeministri Sulejman Delvina, i cili kërkonte dërguarjen e vullnetarëve të Gardës Civile në Shqipëri nga an’e Vatrës. Ishin organizuar ahere trupa vullnetarësh shqipëtarë Vatranë në disa kolloni të New England-it, dhe ishin stërvitur tamam si ushtarë të regullshëm. Vullnetarët shkuan në Shqipëri nënë komandën e Kolonel Aqif Permetit, i cili i sherbeu Vatrës disa vjet si manager i Diellit dhe konferencier, dhe e pushkatuan komunistet me 1945 në Tiranë. Bashkë me vullnetarët shkoj dhe banda “Vatra” në Shqipëri, e udhëhequr nga prof. Thoma Nassi. Vatra u-pagoj të gjitha harxhet e udhës djemve të bandës.

Këshilla Kombetare u-mbloth në zyrën e Vatrës me 29 Shkurt 1920 (“Leap Year”). U-këndua një kabllogram nga Ministri i Punëve të Jashtme Mehmed Konitza, i cili kërkonte një hua nga Vatra prej 10,000 dollarësh për guvernen. Këshilla vëndosi që Vatra t’i jepte guvernës huan që kërkoj, me këtë konditë: ajo sumë të hollash t’i paguhej Vatrës përbrënda një viti pa interes. Po u-pagua? S’dihet.

Duke parë se nukë munt të mbahesh Shteti me miell hua, Vatra i proponoj guvernës të hapte një hua të brëndëshme, dhe e këshilloj të dërgonte një përfaqësonjes n’Amerikë për punën e huas, dhe Huaja Kombëtare të hapesh nga Vatra. Natyrisht guvernës i pëlqeu proponimi i Vatrës, dhe prapë me anë të Mehmed Konitzes i kërkoj Vatrës një hua prej 5,000 dollarësh “për ardhjen e Midhat Frashërit n’Amerikë, dhe harxhe të tjera” – thosh kabllogrami i ministrit të jashtmë i cili u-leçit në sesionin XXIX të kuvendit të Vatrës, me 25 Korrik 1920.

Midhat Frashëri, i dërguar prej guvernës për hapjen e fushatës së Huas Kombëtare, arriu në Boston dhe mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të Vatrës me 8 Shtator 1920. N’atë mbledhje u-bënë planet për të vizituar kollonitë shqipëtare t’Amerikës, dhe më që i dërguari i guvernës nukë njihej përsonalisht me Shqipëtarët e Amerikës, dhe as që munt t’i vizitonte dot vëtë të gjitha kollonitë, u-caktuan këta njerës si ndihmës te tij: Hasan Bitincka, Kristaq Polena, Anastas Pandele dhe Kristo Kirka. Kristaq Polena e shoqëroj të dërguarin e guvernës kudo që vajti, dhe munt të quhet si sekretar i tij.

 

Fushatën e Huas Kombëtare e hapi Federata Vatra duke blerë 7,000 dollarë bonde. Nga Vatranët, Halit Qyteza mori rekordin me 6,000 dollarë bonde (të cilin e dënuan komunistet dhe u-kalp në burgun e Korçës). Dhe rekordmbajtësi i dyte që Fazlli C. Panariti i cili bleu 5,000 dollarë bonde; pakë vjet më von i prishi bondet dhe me ato para bleu nje çiflik në Lubonjë të Kolonjës.

Guverna shqipëtare dërgoj 20,000 bonde në zyrë të Vatrës, një bondë vlente 50 franga ar ose 10 dollarë copa. U-shitnë nj’a 18,300 copë nga ato bonde, dhe mbenë 1,700 copë pa shitur të cilat janë dhe sot në zyrë të Vatrës, – po s’vlejnë asnjë pesësh. Domethënë, suma e Huas Kombëtare ahere n’Amerikë arriu 183,000 dollarë. Një herë Vatra i dërgoj guvernës një çek tamam $100,000.00. Deftesat e Huas Kombëtare u-shtypnë në shtypshkronjen e Diellit, dhe i nënëshkruan Midhat Frashëri si përfaqësonjës i guvernës, dhe Goni Katundi si arkëtar i Vatrës.

 

Kundërshtarët e guvernës që ish në fuqi që nga viti 1925 e pastaj, hapnë fjalën se gjoja “guverna nuk e pagoj Huan Kombëtare”! Mos e besoni, është çpifje kundërshtarësh. Guverna i pagoj të gjithë ata njerës që i dorëzuan bondet n’Arkën e Shtetit, ose në zyrat e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të guvernës jashtë Shqipërisë. Që të merje bondet nga Vatra, duhej të kishe deftesat në regull. Me 1 Prill 1934, guverna këshilloj me anë të shtypit ata Shqipëtarë që kishin bonde, t’i dorezojin bondet dhe të merjin të hollat nga Arka e Shtetit. Ajo shpallje e guvernës ndenji në fuqi për disa muaj, dhe ata që patnë bonde dhe nuk i dorëzuan gjer në kohen e caktuar, natyrisht i humpnë paratë.

DEPUTETI I VATRËS

Me 11 Korrik 1920 u-mbloth kuvendi i Vatrës në Boston dhe vazhdoj gjer me 25 të muajit. Muarnë pjesë 34 degë në kuvent, dhe nuk u-përfaqësuan dot 14 degë të tjera, ca prej tyre s’kishin votë se u-mungonte numëri i duhur i anëtarëve; çdo degë kish 1 votë për 21 gjer 50 anëtarë, dhe dy vota për 51 gjer 100 anëtarë.

Kuvendin e kryesoj Shefki Alikua si çairman, i cili ish nga Selenica e Pishes së Kolonjës, dhe delegat i degës Nr. 41, Buffalo, N. Y. Ish njëri i stërvitur mirë, dinte të kryesonte mbledhje më rëndësi si kuvëndet e Vatrës qëmoti. Kur u-kthye në Shqipëri pas vitit 1921, Shefki Alikua u-emërua sekretar në ministrin’ e financave dhe qëndroj n’atë zyrë për një kohë të gjatë, sido që ministrat e asaj zyre ndryshoheshin sa herë që binte një kabinet dhe hipte tjatëri.

Vatra ahere merej me politikën e Shqipërisë, mbante përfaqësonjes diplomatike në kryeqytetet më rëndesi si Washingtoni, Londoni, Parisi dhe Roma. Përandaj munt të thomi se kuvendet e Vatrës asi kohe kishin ngjyrën e parlamentit të nje guverne shqipëetare në mërgim.

 

Në kuvent të vitit qe shenuam më lart u-lozë disa manëvra dhe intriga politike nga ca delegatë për kryesin’e Federatës Vatra, dhe sikundër dihet intriganët në shumë raste dalin të fituar në pllanet e tyre. Kandidatë për kryetar ishin Hasan Bitincka dhe Anastas Pandeleja. Kur u-vunë të dy në votë, fitoj Pandeleja me 4 vota. Ahere u-muarnë vesh intrigat që bëheshin prapa perdes – dhe filluan bisedime t’ashpëera në kuvent midis delegatëve. Sikur t’ish zgjatur ay bisedim, munt të kish ngjarë përçarja e vitit 1917 e cila dëmtoj aqë shumë Vatrën dhe çështjen shqipëtare përgjithërisht. Po Hasan Bitincka, njeri i ndershim, Shqipëtar patriot i kulluar dhe Vatran besnik, i preu kokën përçarjes pa e nxjerë në shesh dhe e mbylli sherrin më pakë fjalë t’urta duke këshilluar përkrahesit e tij t’a harrojin zgjedhjen e kryetarit dhe të punojin për të mirën e Vatrës dhe të Shqipërisë si kurdoherë.

 

Për editor i Diellit u-zgjoth Andon Frasheri kundrë Loni Kristos, të cilët nuk duheshin përsonalisht, sido qe punuan tok në një zyrë për një kohë të gjatë. Nënë editor u-zgjoth Aqile Tasi me 40 vota kundrë Gjergj Frashërit me 10 vota. Sekretar i Vatrës u-zgjoth Ndreko Stavrua, njeri i urtë dhe punëtor i mirë. Dhe për arkëtar i Vatrës – ose “ministër i financës” – u-rizgjoth Goni Katundi, emëri i tij njihej mirë në Ministrin’e Financave në Tiranë! Ay bashkë më të dërguarin e guvernës Midhat Frashërin nënëshkruan deftesat e Huas Kombëtare të Shqipërisë me 1920, të cilat u shtypnë në shtypëshkronjën e Diellit.

 

Christo Thanasi, delegat’ i degës Nr. 21, New Bedford, Mass., proponoj në sesionin XIII të kuvendit që Federata Vatra të dërgonte Peshkop Fan Nolin në Tiranë si deputet të saj për të përfaqësuar Shqipëtarët e Amerikës në parlament të Shqipërisë. Kuvëndi e pëlqeu proponimin e delegatit të New Bedford-it, dhe u-vendos me-një-zë nga delegatët dërguarja e Peshkop Nolit në Tiranë. Në të njëjtën kohë u-vëndos t’i bëhej i njojtur guvernës shqipëtare vendimi i kuvëndit, bashkë me një lutje që deputeti i Vatrës të pranohej prej guvernës. A u-bë lutja nga an’e Vatrës dhe mori përgjigjje prej guvernës apo jo, s’kemi nonjë provë mi këte pikë.

 

Kur shkoj Fan Noli nga Bostoni për në Shqipëri, mori dhe dy priftërinj me vete, At Vasil Markon dhe At Vangjel Çamçen. Natyrisht harxhet e tyre gjer në Shqipëri edhe ca më tepër i pagoj Vatra. Kur arrinë të tre në Durrës, Fan Nolin e qëndroj guverna shqipëtare, dhe të dy priftërinjtë i la që hynë në Shqipëri.

Fan Noli, i deshpëruar nga ajo ngjarje e papritur, u-kthye prapë në Bari t’Italisë. Menjëherë ay lajmëroj Vatrën dhe Vatra i dërgoj $2,000.00 Nolit në Bari që të mbahesh atje. Në mbledhjen që pati Këshilla Kombëtare e Vatrës me 29 Tetor 1920, vendosi që Vatra dhe degët e saj të protestojin pranë guvernës shqipëtare për mosqasjen e Fan Nolit në Shqipëri, po s’bënë nonjë efekt. Vetëm fuqia e ministrit të punëve të brëndëshme bëri efektin e duhur për qasjen e Fan Nolit.

 

Guverna udhehiqesh nga Sulejman Delvina si kryeministër, i cili nuk pati asnjë faj për mosqasjen e Fan Nolit në Shqipëri, ay ashtu mori urdhër nga Këshilla e Lartë – ose Regjenca e përbërë nga katër veta që kishin fuqin’ e një mbreti se Shqipëria ish mbretëri pa mbret – të cilet ishin këta: Imzot Bumçi, Aqif Pashë Elbasani, Mihal Turtulli dhe Abdi Toptani. Këshillen e Lartë – ose Regjencën – e këshilloj dhe e bindi Sotir Peci që nuk e qasi Fan Nolin në Shqiperi. Peci tha për Nolin se po të vinte si fetar, lë të qasej dhe të lihej i lirë të predikonte fenë, po si politikan të mos qasesh, tha ay, se munt të sillte përçarje politike në parlament. Sotir Peci bashkëpunoj pakë kohë me Fan Nolin kur nxirte gazetën “Kombi” në Boston.

Më von zbriti Mihal Turtulli dhe hipi Sotir Peci në “fron si çerek mbreti.” Ahere ngjau kjo shaka e bukur: Zonja Sotir Peci i dërgoj të fala si “çerek mbretëreshe e Shqipërisë” një zonjë greke n’Athinë më anë të një tregëtari shqipëtar! Kur u-muar vesh në kafenet’ e Athinës kjo shaka pa kripë, gazetat greke bënë komente tallëse. Me atë rast, shkrojti dhe Dielli pakë radhë në faqën dy për Zonjen Peci.

 

Kur ngjau incidenti i Fan Nolit, ministri i punëve të brëndëshme Kolonel Zogu ish në shtepi të tij në Mat, dhe e mësoj çështjen kur u-kthye në Tiranë. Për të ndrequr atë gabim të trashë, kryeministri Delvina dhe ministri i brëndëshmë Zogu vanë në zyrën e Regjencës që biseduan me të katër çereket mbretërorë. U-muar vesh se n’atë mbledhje Kolonel Zogu proponoj me insistim t’i dërgoheshin kredencialet Fan Nolit në Bari për të vajtur në Genevë si kryetar i delegacies shqipëtare që të kërkonte njohjen e Shqipërisë për anetare të Lidhjes së Kombëve. Me insistimin e Zogut më tepër, guverna i dërgoj kredencialet Fan Nolit në Bari dhe i dha këta shokë si delegatë: Gjergj Adamidhin nga Frashëri, Pandeli Calen nga Voskopoja dhe Hil Mosin nga Elbasani.

Kryedelegati i Greqisë Venizelos-i bërtiste në Lidhjen e Kombeve se “tërë orthodhoksit e Shqipërisë Jugës janë Grekë dhe duan bashkimin e tyre me Greqinë”! Po kur dolli delegacia shqipëtare e përbërë nga katër delegatë Shqipëtarë Orthodhoksë dhe kryetari i tyre ish peshkop orthodhoks, e mbylli gojën kryedelegati grek. Ajo që strategjia diplomatike e Kolonel Zogut, i cili ish tamam 26 vjetsh djalë dhe s’kish eksperiencë diplomatike si disa të tjerë, po ish tepër i mprehet dhe i kuptonte punët e Shtetit shumë më mirë se çdo udhëheqës tjatër.

Delegacia shqipetare u-pyet më parë nga një komision i veçante i Lidhjes i kryesuar prej Lord Robert Cecil-it, Ingliz mik i Shqipërisë, dhe pastaj u-shtrua për bisedim çështja e Shqipërisë përpara Lidhjes së Kombeve. Me 19 Shën-Endre 1920, Shqipëria u-njoh si Shtet sovran prej Lidhjes së Kombeve dhe u-pranua për anëtare e saj.

 

Passi mbaroj punën në Genevë, delegacia shqipëtare u-kthye në Tiranë dhe Fan Noli u-pranua nga guverna për deputet i Vatrës që përfaqësoj Shqipëtarët e Amerikës në parlamentin e Shqipërisë. Pas atyre ngjarjeve, Noli dhe Zogu u-bënë miq të ngushte, dhe Vatra ish përkrahëse e fortë e Zogut në vepërimet politike.

Kur ra guverna e Sulejman Delvinës në Nëntor 1920 dhe u-ngarkua Ilias Vrioni prej Regjences që formoj guvernën e re si kryeminister, ay mori Fuad Dibrën për ministër të punëve të brëndëshme. Po Dibra nuk vajti në Tiranë, dhe ashtu ministër i brëndëshmë u-emërua Mehdi Frashëri.

Ahere Dielli shkrojti një kryeartikull të fortë me titullin : “QAN SHQIPËRIA PËR ZOGUN”, editor ish Andon Frashëri. Perveç shumë të tjerave, kryeartikulli i Diellit me datën 24 Jenar 1921 thosh dhe keto: “Nga një rëmujë, një gërmadhe të zeze, Zogu e transformoj Shqipërinë në një gjë të bukur, me formë që t’a ha syri; nga një përzjërje të çuditëshme Matiani mundi të hedhë themelet e një Shteti Shqipëtar, e ati shteti që shikojmë neve sot dhe që do t’a gezojnë nesër bijtë t’anë…Ahmed Zogu është njeriu për të cilin qan sot Shqipëria dhe ky njeri nuk munt të qëndrojë lark influencës së popullit…”

 

Dhe gazeta “Koha” shkrojti miaft gjatë për heqjen e Zogut nga ministria e brendëshme. Për hir të historisë, marim dhe nga “Koha” këto radhë: “Shkaku i krizës ministriale është se Zoti Ministër i brëndëshmë, Ahmed Be Zogu, kërkon reforma evropiane për qeverimin e Shqipërisë e jo anadollake.”

Gazeta “Koha” ish organ përsonal i Mihal Gramenos dhe dilte në Korçë; dolli ca kohë në Jamestown, N. Y., dhe ish në luftë me Diellin se editori i tij Bahri Omari shkruante kundrë Ismail Qemalit. Duke çmuar punën e tij patriotike, Vatra i pagoj harxhet e udhës Mihal Gramenos kur shkoj nga Amerika për në Shqipëri.

 

Për fat të keq miqësia e Nolit me Zogun u-ftoh dhe bashkëpunimi i tyre i shkurtër mori funt. Pafjalë Vatra mbajti anën e deputetit të saj, të cilit i paguante 2,000 dollarë në vit rogë, dhe i dha përkrahjen gjer në pikën e fundit. Ç’qe shkaku i ndarjes të dy udhëheqësve me rëndesi? Kjo s’dihet mirë, – po fakti i hidhur është se ajo ndarje dëmtoj tepër Shtetin shqipëtar i cili sapo kish lindur dhe hiqesh zvarrë si foshnja që mundohet të ngrihet me këmbë.

Në 14 muaj, që në Nentorin 1920 gjer me 24 te Dhjetorit 1921, u-ndryshuan gjashtë guverna në Tiranë, zbriste një kryeministër dhe hipte tjatëri. Më në funt u-zgjoth Zogu kryeministër që formoj guvernën, i cili mori në kabinet të tij nj’a dy njerës që nuk i pëlqeu Vatra. Ahere Dielli shkrojti: “Fajin e patnë Mehmed Konitza dhe Fan Noli që e lanë Zogun vetëm dhe e muarnë Shefqet Verlaci me shokë.”

 

PËRFAQËSUESI I GUVERNËS MIDHAD FRASHËRI ARRIU NË BOSTON

blank

Sa thamë me lart për vajtjen e Fan Nolit në Shqipëri dhe mosqasjen e tij, janë fakte të bazuara në dokumenta zyrtare. Po ç’te u-bësh ca njerësve që shkruajnë mi këte pikë dhe s’dinë se ç’thonë? Kur vdiq Fan Noli, një fletë shqipe e qojtur “Zeri i Ballit” me datën Maj 1965, shkrojti këto:

“Me 1921 Qeveria Shqipëtare ftoj Federatën Vatra të dërgonte një përfaqësonjës në Parlament…Vatra zgjodhi Fan Nolin, që shërbeu për një përiudhë dyvjeçare, 1921, 1922…”!

 

Nuk ësht aspak e vërtetë, guverna shqipëtare jo vetëm nuk i shkrojti Vatrës për një gjë t’atillë, po dhe kur e dërgoj Vatra Fan Nolin, guverna i tha: “Ktheu prapë nga erdhe se nuk të qas në Shqipëri”! Këtu as kritikojmë as levdojmë njeri me kot, vetëm duam të shkruajmë mi historin’ e Vatrës dhe t’udhëheqësve t’anë, të bazuar në fakte dhe jo përalla kafenesh. Pranuarja e deputetit të saj Peshkop Fan Nolit në parlament të Tiranës qe një vitore për Vatrën, e cila me të drejtë munt të thomi këtu se u-bë e mundur vetëm nga fuqia dhe atdhetarësia e ministrit të punëve të brëndëshme Kolonel Zogut, për ndryshe deputeti i saj s’besohet t’a kish parë Shqipërinë me sy. Gjer ahere Vatra merej me punët e jashtme të Shqipërisë duke mbajtur përfaqësonjës diplomatikë nëpër kryeqytetet me rëndësi të botës, dhe pas asaj ngjarjeje u-fut me të dy këmbët në politikën e brëndëshme të saj.

Përfaqësonjësi i guvernës shqipëtare Midhat Frashëri arriu në Boston për punën e Huas Kombëtare, dhe mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të Vatrës më 8 Shtator 1920. N’atë mbledhje u-bënë pllanet për shëtitjet nëpër kollonitë shqiptare t’Amerikës ku kish degë të Vatrës, dhe u-caktuan njerëzit për t’i shetitur ato kolloni. Kristaq G. Polena u-caktua të shoqëronte të dërguarin e guvernës në të gjitha kollonitë që do të vizitonte.

Pastaj u-vëndos të bëhej një mbledhje e madhe “Pan-Shqiptare” në Boston më 13 të muajit, e cila të kërkonte njohjen e Shqipërisë nga guverna amerikane edhe fuqit’ e mëdha; dhe të hapej Fushata e Huas Kombëtare. U-këndua një letrë nga Mehmet Konitza, delegat i Vatrës dhe ministër i punëve të jashtme, i cili ja linte për barrë Vatrës hapjen e Huas Kombëtare. Vatra e hapi fushatën duke blerë 7, 000.00 bonde të Huas. Dy Vatranë qenë rekordmbajtës t’asaj Fushate: Halit Qyteza me 6.000.00 dhe Fazlli Ç. Panariti me 5,000.00.

 

Kundërshtarët e guvernës hapnë fjalën se gjoja guverna shqipëtare “nuk e pagoj Huan Kombëtare”! Mos e besoni, është çpifje e dobët prej armiqësh. Guverna dërgoj 20,000 copë bonde në zyrë të Vatrës,$10.00 copa, dhe u-shitnë 17,000 copë, kusuri i bondeve është dhe sot në zyrë të Vatrës, s’kanë asnjë vleftë.

Të gjith ata Shqipëtarë që i dorëzuan bondet guvernës, muarnë të hollat e tyre. E para qe Vatra që mori parat’ e saj. Përveç asaj, shumë Vatranë dhuruan bondet e tyre në fushatat e Vatrës, dhe Vatra menjëherë mori parat nga guverna. Këtë e dimë fare mirë se i kemi shkuar vetë nëpër duar ato bonde dhe ato para.

 

Këtu kam frikë se mut të prish qejfin e miqve të Kostë Çekrezit, po s’është faji im, kështu thotë historia! Në mbledhjen e Komisionit të Vatrës më 28-29 Nëntor 1920 mori pjesë dhe komisari i guvernës shqiptare në Washington Kostë Çekrezi, i cili në shpjegimet e tij që dha përpara Komisionit të Vatrës, tha dhe këto:

“Dyke qënë se çështja e njohjes së Shqipërisë nga an’ e Amerikës, të cilën e kisha sjellë në mbarim e sipër, u-ngatërua më parë nga emërimi i paregullshëm i Z. (Charles) Erickson, ardhja e papandehur e të cilit shkakëtoj një interuptim në negocjatat e mija me Departamentin e Shtetit, dhe pastaj nga ndrimi i kabinetit.” (Zbriti Suljeman Delvina dhe hipi Ilias Vrioni si kryeministër.) Vazhdon Çekrezi:

“Është nevojë tani që të pajtohet një avokat i njohur me influencë të madhe afër Departamentit, i cili zotohet që t’i jap funt çështjes së njohjes në një kohë të shkurtër. Përandaj jam i shtërnguar që të kërkonj nga Vatra një ndihmë materiale prej $15.000, 00 për këtë punë, dyke qënë se nukë merem vesh me qeverinë dhe se s’duhet humbur kohë. Gjithë ashtu, dua të shtonjë se është nevojë që kjo çështje e të hollave të mos përhapet dhe të dalë j jashtë, se është frikë se mos kuptohet liksht. – C.A. Chekrezi.” (Shënuar me dorë të tij.)

 

Komisioni e besoj çështjen e Çekrezit, dhe ja bëri të njohur kryedelegatit Mehmed Konitzës me një letër të gjatë. Në fjalë të tjera, Komisioni hyri nëp dyshim në kërkesën e Çekrezit, dhe nuk i dha ndihmën që kërkoj. Kur erdhi Faik Konitza në Boston që mori kryesin’ e Vatrës, e këndoj rekordin dhe i kërkoj shpjegime Çekrezit me anë të një letre në gjuhën inglisht se cili ish ay avokat i “njohur dhe me influencë të madhe”, – ose për ndryshe ay, Konitza, do t’ja shtronte atë çështje Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Në fjalën e tij përpara Komisionit të Vatrës, Çekrezi foli kundrë Dr. Ericksonit, e cili u-emërua komisar i dytë në Washington prej guvernës shqipëtare. Qarja e Çekrezit nuk qe e drejtë, se Dr. Ericksoni munt të ndihmonte shumë për njohjen e Shqipërisë prej guvernës amerikane. Kuptohet se Çekrezi qe ziliqar, desh të shkonte përpara, dhe për atë shkak u-përfol liksht me Dr. Ericksonin përpara një zyrtari amerikan në Washington.

Në kohën kur ish komisar i Shqipërisë në Washington, Kostë Çekrezi regjistroj disa mijëra Shqipëtarë t’Amerikës, dhe nuk i dha hesapguvernës në Tiranë se sa para zuri ose sa prishi nga ay regjistrim! Kur u-emërua Fan Noli ministër i punëve të jashtme në kabinetin e Xhafer Ypit mp 1921, e para punë që bëri i kërkoj hesap Çekrezit për të hollat e regjistrimit të Shqipëtarëve t’Amerikës. Noli ndënji fare pakë kohp si ministër i jashtmë dhe dha dorëheqjen.

 

Në mbledhjen e Janarit 1921, Këshilla Kombëtare e gjeti të tepërt mbajtjen e Dr. Ericksonit si delegat të Vatrës në Washington, dhe e pushoj nga detyra duke e falenderuar thellërisht për sherbimet e tij të vyera për Shqipërinë.

Gjith’ ashtu n’atë mbledhje Këshilla pushoj edhe Faik Konitzën si delegat të Vatrës në Romë, për shkakun se u-botua letra e tij në fletën shqipe “E Vërteta” që dilte në St. Louis, Mo. Kundërshtarët britnë se ajo letrë “dëmtoj Huanë Kombëtare”! Letra e tij s’qe kundrë Huas, po qante hallin se ku do t’i gjente guverna e Tiranës të hollat që të paguante atë borxh të math, dhe ashtu ata që blijin bondet më mirë t’i quajin të falura parat’ e tyre! Kur Komisioni Qëndral vëndosi që fushata e Huas të mbyllësh Ditën e Flamurit më 28 Nëntor 1920, Faik Konitza këshilloj Vatrën t’a vazhdonte dhe pakë kohë atë fushatë. Me mëndimin e tij u-bashkuan dhe Fan Noli me Mehmed Konitzën.

 

Anëtarët e Këshillës që votuan kundrë Konitzës qenë këta: Paskal Aleksi, Jaçe Selenica, Sadik Duro dhe Kosta Isaak; dhe anëtarët që votuan në favor të tij qenë dy: Mihal Progri dhe Lambi Mani; i shtati anëtar Kost Hotova hodhi votë të Bardhë.

U-muar vesh se ata që votuan kundrë Konitzës, të cilët e nisnë atë fushatë kundrë tij, ishin t’influencuar nga i dërguari i guvernës Midhat Frashëri, i cili nuk i donte Faik Konitzën dhe Fan Nolin, dhe ata nuk e dojin atë se ay botoj nj’a dy artikuj në gazetën e tij “Liria” kundrë Flamurit të Shqipërisë! Ahere Dielli i bëri përgjigje të fortë “Lirisë”, e ciladillte në Selanik. Artikujt e Diellit për mbrojtjen e Flamurit i shkrojtnë Fan Noli dhe Faik Konitza. “Liria” tha më vonë se shkrojti ashtu për flamurin me qellim për të mbrojtur Dervish Himën, i cili shpuri Flamurin në Shqipëri më 1908 dhe për atë shkak e vuri në burg guverna turke. Është provuar në shumë raste se Shqipëtari sado i ditur të jetë, nuk i harron inatet personale!

 

Kryetari i Vatrës Anastas Pandeleja me një grup njerës shjokë të tij organizoj një shoqëri tregëtare në Boston me emërin”Albanian – American Trading Ci.,” dhe u-botuan një sërë artikujsh në Diell për hesap t’asaj kompanie, dhe shumë Vatranë ranë viktimë! Komisioni i Vatrës, në mbledhjen më 15 Maj 1921, i qojti si rekllama ata artikuj dhe kërkoj hesap nga kompania në fjalë. Ahere kryetari i Vatrës Anastas Pandeleja, i cili ish dhe kryetar i kompanisë, bëri këtë shënim në Rekordin e mbledhjes kundër kolegëve të tij, të shkruar më dorë të tij:

“Shënim: Nuk bashkohem më vëndimin e pjesëtarëve të Komisionit mi botimet e Diellit të artikujve që mirreshin me Korporatën Albanian-American Tradin Co., – nga këto arësye: Këto botime pas mëndjes time nuk janë rekllama, po artikuj, dhe sipas parimit të zyravet, pas rregullave të adaptuara dhe pas kanunore dhe rregullores nuk gjëj donjë të drejtë të përzihën ose të bisedonjë Komisioni duke e quajtur këtë një nga detyrat e redaktorit.

“E quaj këtë proponim dhe vendim të pjesëtarëve të Komisionit abstruktiv të përparimit tregëtar Shqiptar dhe shkelësë të së drejtave të Redaktorit me mënyra autokratike, hasete dhe dhunë – Aanstas Pandele”.

 

Njerëzit e asaj korporate mblodhë miaft para nga Vatranët dhe Shqipëtarët zëmërbardhë që besojin në përparimin e Vëndit tyre me an të tregëtisë, edhe në përmirësimin e tyre ekonomikërisht. “Kompania” dhe faliment, dhe Shqipëtarët që blenë aksione humpnë paratë! Në fakt, kompania ish e falimentuar që në fillim: nuk nisi nga puna fare që të hyjin para n’arkë të “kompanisë”. Dhe “zyrtarët e kompanisë” i merjin rogët e tyre nga parat’ e Shqipëtarëve që blijin aksione pa fleftë në kompanin’ e njerësve të shtrëmbër.

Vatra ahere pati mjft dëm moralisht dhe materialisht, se kryetari i saj ish edhe kryetar i një shoqërie tregtare-gënjeshtare.

PARTITË POLITIKE: PRISHJA E MIQËSISË MIDIS PESHKOP NOLIT DHE KOLONEL ZOGUT

Vërtet miqësia midis Peshkop Nolit dhe Kolonel Zogut u-ftoh, po Vatra s’desh t’a besonte dhe dëshira e saj ish që ata të bashkëpunojin tok për të mirën e vendit. Per shembëll, kur Këshilla Kombëtare caktoj një sumë prej 5,000 dollarësh për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Shqipëri, Vatra emëroj Nolin dhe Zogun që ndanë ato të holla në popullin e qarkut të Tepelenës. Po duke shkuar koha, u-keput peri që i mbante tok dhe nuk lidhej dot më. Shkaku? Për aresye politike. Faji ku varej? Nuk e mer njeri përsipër; lë t’a kërkojmë ta gjejmë.

Në Jenar 1921, Vatra emëroj një njeri të saj që e dërgoj ne Shqipëri me mision të bashkonte disa udheheqës me influencë dhe të bisedonte me ‘ta për formimin e një partie politike me emërin “Partia Kombëtare”. Njeriu që dërgoj Vatra ish i varfër nga zotësia për një mision t’atillë, dhe shumë nga udhëheqësit që deshi të takonte ay nuk i dhanë rast të fliste me ‘ta për çështjen e partisë. Qellimi i Vatrës nuk u-plotësua ahere, po partia politike që deshi u-formua pakë më von me një titull tjatër dhe nënë udheheqjen e njeriut te saj.

 

Vatra kish ca kohë që punonte për formuarjen e një partie politike në Shqipëri, po ajo s’qe miaft: Në Nëntorin 1920, njerëzit e Vatrës themeluan “Federatën Vatra të Shqipërisë” me qendrën në Korçë, dhe me këta zyrtarë: Nik Dishnica kryetar, Selim Mborja sekretar, Refat Shtylla arketar, dhe pjesëtarë të Komisionit Qendral këta kontrollore: Koço Grameno, Vasil Tromara, Fuat Dishnica dhe Pertef Rusi. Nik Dishnica pat qenë zyrtar i degës së Vatrës në St. Louis, Mo., dhe Koço Gramenua ish kryetar i degës Nr. 33 kur ish në Detroit, Mich.

Kanunorja e “Vatrës” së Shqipërisë ish pothuase 90 për qint e kopiuar nga Kanunorja e VATRES së Amerikës. Të dy Vatrat kishin qëllime të përbashketa politike; po “Vatra” e Korçës nuk vazhdoj se s’kish anëtarë të paguajin kestet dhe t’u bënte ballë harxheve, dhe Vatra e Boston-it nuk e ndihmoj dot se kish shumë vëra për të zënë me dollarë dhe nuk i delte hesapi për vete të saj. Ashtu zyrtarët e “Vatrës” se Korçës mbetnë me gisht në gojë.

 

Gjithë n’atë kohë u-formua dhe “Federata e Madhe Atdheu” në Vlorë me program politik,- për ofiqe guverne! Zyrtarët e saj ishin këta: Kol Tromara kryetar, Avni Rustemi kryetar nderi, Karl Gurakuqi sekretar, Ahmet Dakli arkëtar, Bedri Pejani inspektor, dhe Seid Kemali drejtor i shtypit.

Ajo “federate” u-dekllarua sheshit kundrë Federatës Vatra. Kol Tromara u-shkrojti letra shumë miqve të tij n’Amerikë që të formojin degë të “federatës” së Vlorës, po s’pati sukses në përpjekjet e tij kundrë Vatrës. Nga ay shkak, zyrtarët e asaj federate i proponuan Federatës Vatra për një “marëveshje vëllazërore”, dhe bashkepunim midis të dy “Federatave”. Nuk u-bë gjësendi.

 

Pakë muaj më von, erdhi Faik Konitza nga Evropa që mori kryesin’e Vatrës në dorë në Shtatorin 1921. Ay gjeti në zyrë të Vatrës korrespondencën me Federatën e Vlorës, dhe bëri investigimet e duhura për aktivitetet e asaj shoqërie politike. Pastaj shkrojti në Diell kundrë asaj Federate dhe njerësve të saj, dhe u-tha hapur se përse nukë munt të bëhej dot “marevëshja vëllazërore” në mes të dy Federatave. Ay shtroj për bisedim gjashtë pika për mosbërjen e marëveshjes, unë do të shenoj këtu tri nga ato pika, 1, 3 dhe 6, të cilat janë këto:

“1) Të dy shoqërite kanë ideale të ndryshme: Federata ‘Vatra’ ësht e bindur që një Shtet munt të vendoset vetëm mi themelin e Kanunit; Federata e Madhe ‘Atdheu’ beson për kundrë se vrasja politike private është një gjë patriotike dhe për të levduar.

“3) Ndonëse njihni dhe proklamoni sherbimet e ‘Vatrës’, as patriotisma as hoborësia nuk ju ndaluan të vini të na kundërshtoni në shesh t’onë, n’Amerikë. Dhe me ç’vegla? Me ca njerës për të cilet kryetari juaj, Z. Kol Tromara, munt të ju japë gjithë hollësit’e duhura. Shpjerini listën e anëtarëve t’uaj t’Amerikës dhe pyeteni a i di për njerës të paqmë.

“6) Thuhet se kini në Kanunoren t’uaj një nyje të fshehte për të vrarë kundërshtaret.- S’dimëë kjo e thënë a ka themel; na pëlqen të besojmë që jo. Po na vjen keq që nuk e kini edhe përgënjeshtruar, as me fjalë as me punë.”

 

Pas atyre shkrimeve te forta te Konitzes, njerezit e federates se Vlores e lane rehat Vatren, dhe emeri i tyre u-harrua.

Partitë politike, ndonëse t’organizuara me qellim të mirë prej udhëheqësve të tyre, prishnë qetësin’ e vendit dhe turbulluan mendjen e një populli të pashvilluar që s’kish parë qeverim të stabilizuar në jetën e tij. Përandaj në fillim, pas formimit të qeverisë kombëtare në Kongresin e Lushnjes, bëheshin kryengritje të dendura në Shqipëri, me qellim që udhëheqësit kryengritës të bëheshin kryetarë Shteti.

Një tjatër ngjarje më e keqe dhe e shëmtuar: Në nisje të vitit 1921 një grup fanatikesh bëri një “Memorandum” në Korçë dhe udhëheqësi i atij grupi që një ish-vatran i qojtur Koço Kotta, i cili mori pjesë aktive në themelin e Vatrës me 1912 si delegat i shoqërisë “Mirëbërëse” të kollonisë shqipëtare të Syracuse-it, N. Y. Ay grup i përbërë prej njerësve të dyshimtë, desh t’a ndante Shqipërinë me dysh: Veri dhe Jugë. Shqipëria e Jugës, thoshin ata të Memorandumit, t’a kish kryeqytetin ne Korçë dhe të qeverisesh nga zyrtarë të kërshterë!

 

Duke ditur këto që shënuam më lart edhe shumë turbullime të tjera të brëndëshme të shkakëtuara nga elemente t’erreta, dhe nga ana tjater e rrethuar prej armiqve shekullorë të jashtëm që prisjin rastin ta copëtojin, është për të habitur se si u-bë dot e mundur bërja e Shqipërisë Shtet më vete!

Dora e fortë që e bëri të mundur bashkimin dhe vëllazërimin e popullit shqipëtar, që u-mbylli derën aventurierëve të partive politike, që e shtroj vëndin dhe stabilizoj një qeveri kombëtare, ajo dorë shpëtimtare dihet nga të gjithë dhe shërbimet e saj për Shqipërinë çmohen siç duhet nga Shqipëtarët e vërtetë.

Po lë t’a lemë gjer këtu episoden e partive politike, dhe lë të vazhdojmë me punët e Vatrës në të shkuarën. Që të mundë njeriu të bëjë një veprë të përsosur, duhet të jet’i qetë, të mos ketë punë dhe andralle të tjera.

FAIK KONICA ZGJIDHET KRYETAR I VATRËS

blank

Kristo Dako

Në Qershor 1921 arrinë në zyrë të Vatrës Bondet e Huas Kombëtare të dërguara me anë të postës nga Tirana.Guverna dergoj 20,000 copë bondë me vleftën 50 franga ar copa, ose $10,00. Nga ato bondë mbetnë pa shitur 1,700 copë, të cilat janë dhe sot në zyrë të Vatrës – pa asnjë vleftë.

U-vendos një herë nga Komisioni i Vatrës që fushata e Huas Kombëtare të mbyllej Ditën e Flamurit me 28 Nëntor 1920, kur iku Midhat Frashëri nga Amerika për në Shqipëri, i cili qëndroj pakë ditë në Paris me parë se të vinte në Tiranë. Faik Konitza dhe Fan Noli këshilluan Komisionin me kabllogram t’a vazhdonte edhe pakë kohë atë fushatë. Këshillat e tyre u-muarnë nër sy, dhe ashtu Fushata e Huas Kombëtare u-mbyll në Korrik 1921. Në Qershor t’atij viti, kryeministri Ilias Vrioni kërkoj nga Vatra me kabllogram 100,000 dollarë për hesapin e Huas Kombëtare, dhe kryetari i Vatrës deshi që ajo sumë të hollash t’i dergohej guvernës menjëherë në Tiranë, po u-ndalua nga Komisioni Qendral. Ajo sumë të hollash ju dërgua guvernës shqipëtare pakë ditë më von me vendim të kuvendit te Vatrës.

Në Korrik 1921, u-mbloth kuvendi i Vatrës në Boston i cili vazhdoi 12 ditë. N’atë kuvent u-përfaqesuan 32 degë te Federatës, numëri i anëtarëve të tyre ish 1,298. Dhe nuk u-përfaqesuan 20 degë të tjera me 260 anëtarë, ca prej tyre s’kishin votë ose s’kishin paguar kestin e fundit. Kuptohet këtu se Vatra ahere ka patur 1, 558 anëtarë të regullshëm, të cilet meritojnë çdo lëvdatë patriotike. Me përkrahjen e tyre Vatra mblodhi 183,000 dollarë për Huan Kombëtare të Shqipërisë; dhe tre vjet më parë mblodhi 150,000 dollarë per Fushatën e Shpetimit te Shqipërisë! Dhe lë të mos harrojmë se n’ato kohëra Shqipëtarët ishin punëtorë fabrikash me një rogë shumë të vogël, s’kish tregëtarë si sot.

Çairman i atij kuvendi u-zgjoth Shefki Alikua, delegat i degës Nr. 10, Southbridge, Mass., i cili ish nga Selenica e Pishes së Kolonjes. I vinte ndoresh për të kryesuar mbledhje të mbëdha dhe me rëndesi si kuvendet e Vatrës asi kohe. Qe njeri i ndershëm, Shqipëtar i mirë, dhe si çairman nuk mbante anësi në bisedimet ose argumentat e delegatëve. Përandaj që zgjedhur disa here çairman kuvendesh.

Një nga shkaket që zgjateshin aqë tepër kuvendet e ahershëm ish se korrespondenca e Vatrës me delegatët e saj n’Evropë ish e gjatë dhe më tepër në gjuhën frengjisht, të cilën delegatët e deshnë të perkthyer shqip që t’a merjin vesh. Kjo gjë ngjau më shumë në kohen e luftës 1916-1918 se korrespondenca me delegatët e Vatrës n’Evropë shkonte në censurën frenge ose inglize, dhe duhesh shkruar në gjuhët e tyre. Në kuvendin me datën e sipërme u-këndua korrespondenca e Vatrës me Mehmed Konitzen, Fan Nolin dhe Faik Konitzen. Ahere s’kish luftë dhe ish hequr censura.

Delegatët e kuvendit dëgjuan kënduarjen e një letre të gjatë dërguar prej Sotir Pecit, i cili çfaqte arësyet për mosqasjen e Fan Nolit në Shqipëri në Vjeshtën 1920. Cilatdo të kenë qenë arësyet, fakti është se Peci vetë që shkaktari i atij turpi të guvernes shqipëtare, të cilin turp e lau ministri i punëve të brendeshme Kolonel Zogu i cili e detyroj regjencën dhe guvernën që i bënë kredencialet Fan Nolit dhe vajti në Lidhjen e Kombeve në Genevë si kryetar i delegacies shqipëtare.

U-bënë bisedime t’ashpëra në kuvent nga delegatët për çështjen e Kol Tromarës, i cili mori 3,000 dollarë nga Vatra kur shkoj në Shqipëri dhe u-zotua të bënte disa punëra për Vatrën. Zemërimi i delegatëve kundrë tij ish më tepër se ay jo vetëm s’bëri nonjë punë, po nuk i dha as hesap Vatrës për të hollat që mori prej saj. Puna që beri ay është formimi i “Federatës së Madhe Atdheu” në Vlorë, dhe si kryetar i saj u-përpoq të formonte degë n’Amerikë kundrë Federatës Vatra!

Kuvendi vëndosi dërguarjen e sumës prej 100,000 dollarësh që kërkoj guverna shqipëtare nga Vatra për hesapin e Huas Kombëtare. Atë vendim e kundërshtoj vetëm delegati i degës Nr. 41, Buffalo,  N. Y.,  Aleks Tashkua. Ajo sumë të hollash ju dërgua guvernës në Tiranë menjëherë, kur ish kuvëndi në sesion.

Kur u-bënë zgjedhjet e zyrtarëve të Vatrës dhe të Diellit, ishin katër kandidatë për kryetar të Federatës: Mina Gramenua, Thanas Bodi, Kosta Issak dhe Llazar Hilla. Po kur u-proponua Faik Konitza për kryetar, i cili nuk ish kandidat, tre të parët i hoqnë kandidaturat e tyre dhe mbeti vetëm Hilla. Konitzen e proponoj delegati i degës Niles, Ohio, Kasem Sokolli dhe u-përkrah prej delegatit të degës Lonsdale, R.I., Hysen Goxha. Ata që i hoqnë kandidaturat e tyre e kuptuan që s’fitonin dot, dhe votuan për Konitzën. U-vunë në votë të dy kandidatët, dhe fitoj Konitza me 33 vota kundrë Hillës me 1 votë dhe 8 vota të bardha.

Për sekretar i Vatrës u-zgjoth Kosta Issak, i cili kryesoj mbledhjet e Komisionit Qendral gjër sa erdhi kryetari i ri F. Konitza nga Evropa. Arkëtar i Vatrës – ose “ministër i financës” – u-zgjoth Kosta Racka kundrë Goni Katundit, i cili shkoj nëpër duar qindëra mijë dollarë të Vatrës!

Për editor i Diellit u-rizgjoth Andon Frashëri me 28 vota kundrë Sejfulla Maleshovës me 15 vota, i cili ish n’Evropë. Kandidaturën e tij e shtroj Qemal Vejseli, delegat i degës Bradock, Pa. Dhe për nën-editor i Diellit u-zgjoth Aqile Tasi kundrë Nelo Drizarit.

Faik Konitza erdhi në Boston në Shtatorin 1921 që mori kryesin’ e Federatës Vatra në dorë për herë të parë. Me 1912 kur u-themelua Vatra ay ish Sekretar i Përgjithëshm i Federatës (“General Secretary”) dhe editor i Diellit; Vatra s’kish kryetar në fillim. I pari kryetar i Vatrës u-zgjoth Kristo Dakua me 1913, ahere Konitza dhe Noli kishin shkuar në Shqipëri si delegatë të Vatrës. Dakua qëndroj një kohe fare të shkurtër si kryetar dhe u-hoq, ay vuri si shkak ikjen e tij për ne Shqipëri, po fakti është se nuk shkonte mirë me sekretarin e Vatrës Loni Kriston.

E para gjë që bëri Faik Konitza si kryetar, prishi Keshilën Kombëtare të Vatrës, – ay tha se jipte dhe nuk merte këshilla nga njeri; – si puna e mbretit që dëgjon, po nuk mer këshilla. Pat të drejtë, duke parë se me ç’koka kish të bënte.

Konitza mori dhe drejtimin e Diellit në dorë si krye-editor (“managing editor”). Me atë ndryshim, Dielli u-bë me të vertët një gazetë serioze që pritesh me gezim të math nga të gjithë kendonjesit. Shkruante ashpër, vërtet, po nuk e kish me qellim të keq. E ngjyente pendën në helm kur shkruante, dhe e goditte kundërshtarin atje ku i dhimpte më tepër; s’kish mëshirë. Po kish këtë të mirë, të cilën farë pakë njerës të larter munt t’a kenë: kur e kuptonte se ish i gabuar, i jepte dorën kundërshtarit dhe e kish me sinqeritet të zemrës, s’qe hipokrit si shumë të tjerë.

Në fjalë të tjera, Vatra nënë kryesin’ e Faik Konitzes u-bë vërtet një fortesë politike, dhe organi i saj Dielli kërkohej me qiri prej politikanëve shqipëtarë që të shikojin se ç’shkruante “armiku” i tyre Faik Konitza! Fakti është se ay s’ish armik i tyre, vetëm donte që ata të lajin dhëmbet, të visheshin mirë kur deljin përpara të huajve, dhe t’a qeverisjin mirë popullin shqipëtar.

Faik Konitza erdhi nga Evropa në Boston për herën e dytë në Shtator 1921 që mori kryesin’ e Federatës. Passi u-njoh me shokët e Komisionit Qendral dhe kqyri punët e Shoqërisë për s’afermi, Konitza vuri disa regulla në zyrat e Vatrës dhe të Diellit, natyrisht me pëlqimin e shokëve.

Pika tjatër, dhe me rëndesi për Shoqërinë, ay desh bindjen e anëtarëve në Nyjat e Kanunores. Për shembëll, kur dega Nr. 3 Peabody, Mass., luajti nga udha e drejtë dhe po hithte shqelmë, kryetari Faik Konitza thirri mbledhje të posaçme të Komisionit që e shtroj për bisedim çështjen e asaj dege. Komisioni u-mbloth dhe bëri këte vendim:

“Duke qenë se Pleqësia e Degës Nr. 3 duket se ose refuzon t’i bindet Kanunores ose nuk e kupton mirë, Komisioni vëndosi të bëjë një mbledhje në Peabody, Mass., ku të dërgojë Sekretarin e Qendrës (Kosta Lssakne). Në qoftë se anëtarët e asaj dege nuk i binden Kanunores, ahere ajo degë të dekllarohet e shuar dhe t’i merën vula dhe arshivat”.

GJERGJ FISHTA NË BOSTON TEK FAIK KONICA

blank

Ky është një shembëll i vogël që tregon se Konitza ish kundrë njerësve prishës të regullave themeltare të Vatrës, dhe desh t’i stërvitte Shqipëtarët si pas sistemit të shoqërive të popujve të qytetëruar. Po turma nuk e kuptonte qellimin e tij dhe nuk e deshi, ka edhe sot njerës që flasin kundrë tij!

Passi shkuan disa javë pas ardhjes së tij në Boston, Kryetari i Vatrës vajti në Washington, D.C., që bashkoj disa zyrtarë të lartë të Departmentit të Shtetit dhe bisedoj me ta për njohjen e Guvernës Shqipëtare prej Guvernës Amerikane. Në Washington vizitoj dhe Kryeqendrën e Kryqit Kuq Amerikan dhe foli me zyrtaret e asaj organizate të madhe mirëbërëse për çështjen e Shqipërisë, duke vënë në dukje nevojën për dërguarjën e plaçkave për fëmijën n’ato fshatra të Shqipërisë qe u-doqnë nga lufta.

Nga Washington-i, Konitza qëndroj në Qytetin New York që bashkoj Z. James West, kryetar’ i përgjithshëm i “Boy Scouts”-ve t’Amerikës, me të cilin bisedoj që të dërgonte dy mësonjës në Shqipëri për të formuar grupe të Boy Scouts-ve si pas sistemit amerikan. Gjith’ashtu në New York Konitza vajti dhe në zyrën e Methodistëve që takoj Peshkopin Blake me të cilin bisedoj për projektin e shkollës që deshnë të bëjin Methodistët në Shqipëri. Më në funt, Kryetari i Vatrës bashkoj në New York dhe Sekretarin e Organizatës “Carnegie Foundation” me qellim që t’a interesonte për hapjen e një Biblioteke të madhe në Shqipëri.

Pas vizitës që bëri në Washington, kryetari Faik Konitza shtrojti një formë qarkëtoresh kur u-kthye në Boston dhe u a dërgoj degëve të Vatrës për t’i nënëshkruar kryetaret e tyre, dhe t’u a dërgojin Senatorëve dhe Perfaqësonjësve të Kongresit në Washington, me lutje për njohjen e Shqipërisëe prej Guvernës Amerikane.

Duke parë se Arka e Vatres s’ish aqë mirë nga financat, dhe me shtuarjën e punëve natyrisht u-shtuan dhe harxhet e saj, Kryeatari thirri një mbledhje të Komisionit. Ajo mbledhje vëndosi hapjen e fushatës që kish vëndosur kuvendi i shkuar, po t’ish nevoja. Nevoja e deshi, fushata u-hap në Shkurt 1922, dhe u-qojt “Fushata e Mbrojtjes”. I dhanë atë emër se Epirotet po bëjin propagandë të fortë dhe harxhojin para me qellim për të bërë një kryengritje serioze në Shqipëri të Jugës; natyrisht kishin gisht dhe Grekët n’atë lëvizje të cilët vijin me shpresë të përfitojin nga turbullimet e brëndëshme të Shqipërisë. U-muar vesh se ay plan u-bë nga axhentët e Grekëve në kuvëndin Pan Epirotik të mbledhur në Philadelphia, Pa., atë vit.

Vitin e parë që ish Konitza kryetar, Vatra i shtoj bursat për studentët shqipëtarë që vazhdojin mësimet e tyre të larta nëpër universitete të ndryshme t’Amerikës. Ate vit Vatra dha $2,000.00 bursa nga Arka e saj, dhe e vazhdoj atë ndihmë për nxënësit shqipëtarë. Po mjerisht Vatra s’ka parë kurrë nonjë të mirë nga “studentët” që ndihmoj! Përkundrazi, ata që muarnë ndihmën më të madhe prej saj e ëftuan Vatrën me tepër. Për shëmbëll, një nga ata “studentë” – i qojtur George N. Prifti – me ndihmen financiare të Vatrës mbaroj mesimet në Boston University dhe dolli avukat. Kur hapi zyrën e tij në Boston, ay njeri i shkrojti një letrë të bukur Vatrës, i cili midis të tjerave thosh dhe këto:

“Sot, ditën e parë dhe që hap zyrën për të praktikuar detyrat e larta të avukatësisë, ndjenj një gëzim të veçantë se letrën t’ime të parë ja shkruaj Federatës t’onë ‘Vatra’ të e cila jam edhe do të jem mirënjojtës për jetë. Ndihma financiale që më dha Vatra të tri vitet e shkuara edhe keshillat e vyera të Kryetarit simvjet kanë qenë faktoret kryesore në përpjekjet e mija që t’u benj ballë pengimeve që më ardhë në kohën e studimeve. U siguroj Zotërinj që çmoj thelërisht përkrahjen që më ka dhënë gjer më sot Federata, edhe shpresoj që një ditë të jem në pozitë t’i a çpërblej. – George N. Prifti”

Përkundrazi, ay i harroj të mirat e Vatrës dhe në Jenarin 1936 i vuri kyçin Vatrës me anë të policës, e mbylli për një borxh të vogël dhe zaptoj tërë mallin e saj, bashkë me shtypëshkronjen e Diellit! Dhe vëni re si thotë në letrën e tij: “ . . . çmoj thellërisht përkrahjen që më ka dhënë gjër më sot Federata, . . .” Kuptohet se ay shpresonte t’a kish përkrahjen e Vatrës gjithënjë. Dhe vërtet ashtu ngjau! Me 1926, me përkrahjën e Vatrës ay u-emërua konsull i Shqipërisë në New York. Për hatërin e tij, Vatra përdori influencën e saj që guverna shqipëtare e mbylli konsullatën në New York dhe e hapi në Boston se ashtu i bëhëj mirë George Priftit, i cili kish shtëpinë në Boston edhe zyrën e avukatësisë. Kemi shumë për të thënë për këte njeri, të gjitha të liga dhe asnjë të mirë.

Në Mars 1922, kryedelegati i Vatrës n’Evropë dhe ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë Mehmed Bej Konitza u-emërua Ministër Fuqiplottë i Shqipërisë pranë Guvernës Britanike në London. Me atë rast, ay i dërgoj një raport të gjatë Vatrës mi vepërimet e tij si kryedelegat i saj për një kohë të gjatë. Bashkë me raportin diplomatik Mehmed Konitza i dërgoj Vatrës edhe një letrë të gjatë me anën e të cilës falënderonte Vatrën edhe gjithë Vatranët për besimin e plottë që patnë në shërbimet e tij diplomatikë si kryedelegat i tyre, ku midis të tjerave thosh dhe këto:

“Me këte rast dëshiroj t’u çfaq Shqipëtarëve t’Amerikës falenderjet e mia të zemërta për besimin që nuk m’a kursyenë kurrë në përiudhen e gjatë dhe plot hidhërime të misionit t’im me të cilin me kish ngarkuar Vatra. Ndjenj bashkë me Shqipëtarët e Amerikës një gëzim dhe një kryelartësi legjitime duke shikuar se mundimet dhe theorit’ e tyre nukë shkuan kot, dhe qe një pjesë të madhe – në mos pjesën më të madhe – të nderit të Independecës së Shqipërisë e kanë Federata VATRA dhe ushtarët e saj…

“Ju siguroj se do të mbetëm kurdoherë një nga ushtarët besnikë të Federatës Vatra, për ndihmën e të cilës Atdheu do të ketë nevojë edhe shumë kohë. MEHMED KONITZA.”

Në përgjigjen e saj, Vatra e falënderoj Mehmed Konitzën për sherbimet e tij shumë të vyera që bëri për Shqipërinë si kryedelegat i saj, dhe i uroj sukses të plottë në misionin e ri diplomatik. Vatra ja preu rogen Mehmed Konitzes me 9 Mars 1922, ditën që ay filloj nga detyra si Minister i Shqipërisë në Hoborin e St. James-it.

Mehmed Konitza qëndroj si ministër i Shqipërisë në London gjër në funt të vitit 1924, pastaj u-hoq dhe nuk mori më nonjë ofiq guverne; arësyet përse, s’dihen mirë të gjitha, dhe e lëmë këte bisedim gjër këtu – hë-per-hë.

Në Maj 1922 erdhi At Gjergj Fishta n’Amerikë dhe qëndroj në Boston që vizitoj Vatrën dhe bashkoj Faik Konitzen, mikun e tij të vjetër. At Fishta erdhi me qellim që hapi një fushatë të vogël për të ndihmuar shkollat françiskane të Gegërisë. Vatra dhuroj 250 dollarë për atë fushatë, 100 dollarë dhuratë për Gjimnasin e Shkodrës, dhe 150 dollarë ndihmë At Fishtës për harxhe t’udhetimit tij; $500.00.

At Fishta ish nënë kryetar i parlamentit të Shqipërisë kur erdhi këtu, dhe atë udhetim të gjatë nuk e pëlqyenë disa kolegë të tij pa u-kshilluar me ’ta. Për atë shkak, At Fishta mori pakëz inat dhe shkrojti në Diell që mbrojti vetën e tij. Faik Konitza bëri këtë shenim të shkurtër në funt t’artikullit të tij: “Na vjen keq që Dielli s’ka theks hundak. Kemi shpresë se At Fishta do të na falë”. At Fishta dhe Konitza ishin miq të vjetër, vanë në shkollë tok në Shkodrë për pakë kohë kur ishin djem të rinj.

KONICËN E ZGJODHI KORÇA DEPUTET PA QENË KANDIDAT

blank

Me 9 Korrik 1922 u-mbloth kuvendi i Vatrës në Boston. Kryetari Faik Konitza hapi mbledhjen, dhe kërkoj nga delegatet zgjedhjen e zyrtarëve të kuvendit. Çairman u-zgjoth Vani L. Chani, sekretar George A. Katundi, reporter Vas Manni.

Në kuvënt u-kendua prej sekretarit një raport i Kryqit Kuq Amerikan për ndihmat që dërgoj në Shqiperi, dhe kuvendi votoj me-një-zë falenderjet më të përzemërta për këtë organizatë humanitare të përbotëshme. U-muar vesh se ato qenë pemet e vizitës që bëri Kryetari i Vatrës ne Washington pakë muaj më parë që foli me zyrtarët e lartë teë Kryqit Kuq për ndodhjen e Shqipërisë e cila sapo ish themeluar si Shtet i lirë dhe kish nevojë për çdo ndihmë të jashtme.

 

Në Seancën e tretë kuvendi gjeti si fajtorë dy ish Vatranë të vjetër dhe në bisedimet dhe vendimet e ditës bëri këte shenim: “Kuvendi denon me një zë ZZ. Kol Tromara dhe Veli Harshova për sjelljet e shëmtuara të tyre kundrejt Vatrës…”. Ajo “sjellje e shemtuar” e tyre që për një hesap parash të koklavitur, po sjellja më e shemtuar e ish-kryetarit te Vatrës qe propaganda e tij për të formuar degë të “Federatës Atdheu” n’Amerikë, gjë e cila ish kundrë Federatës VATRA. “Federata Atdheu” ish në Vlorë dhe e kryesonte Tromara.

Gazeta Dielli kish hyrë borxh në Vatrë nj’a 25,000 dollarë, dhe borxhi shtohej çdo vit! Kryetarët e mëparshem bashkë me zyrtartë e tjerë vijin me shpresen që Dielli t’a paguante borxhin, dhe ashtu e shtojin çdo vit në buxhet të Vatres si para t’ardhura! Kryetari Faik Konitza, duke parë se ay ish një hesap i vdekur, e shtroj në kuvent ate çështje për bisedim të delegatëve, dhe passi u-shoshit mirë prej tye, kuvendi vendosi që ay borxh i Diellit të shuhej nga defteret e Vatrës.

 

Po dy delegatë e kundërshtuan reptesisht atë vendim të kuvendit. Pas kuvëndit, ata dy delegatë, George A. Katundi i degës Nr. 21 New Bedford, Mass., dhe Marko Adamsi i degës Nr. 33 Detroit, Mich., të bashkuar me disa shokë të tjerë, botuan një “gazetë” me emërin “Mbrojtja e Vatrës” dhe u-vërsulë me të shara kundrë Kryetarit të Federatës! Natyrisht ajo gazetë e pati jetën fare të shkurtër, po çudia është se Teki Selenica në librin e tij “Shqipëria me 1927” e ka vënë në radhen e “Shtypit Kombëtar”! Përse? munt të pyesni. Për inatë personalë: Kur ay punonte në ministrin’ e financës, bëri një gjë të papëlqyer dhe kryetari i Vatres e qërtoj pakëz rëndë me anë të Diellit.

Ay kuvënt vendosi botimin e një gazetë të Vatrës ne Korçë me emërin “Shqipëtari i Amerikës”, dhe caktoj një sumë prej 7,000 dollarësh nga Arka e Vatrës për harxhet e asaj gazete. Zgjedhjen e editorit dhe zyrtarëve të tjerë, kuvëndi ja la për barrë Komisionit të Vatrës.

Kuvendi rizgjodhi Faik Konitzen kryetar të Vatres, bëri pakë ndryshim në zyrtarët e tjerë, dhe u-mbyll.

Në mbledhjen e parë pas kuvendit, Komisioni i Vatrës zgjodhi këta zyrtarë me rogë të ”Shqipëtarit t’Amerikës”: Loni Kriston editor, Hasan M. Bitincken Manager dhe Loni Ninin sekretar. Zyrtarë pa rogë: Faik Konitza kryeeditor, dhe Fan Noli kqyres, i cili ish deputet i Vatrës në parlamentin e Tiranës dhe paguhej 2,000 dollarë rogë në vit prej saj.

 

Ahere filloj lufta e shtypit t’opozites kundrë guvernës shqipëtare t’udhehequr nga Kolonel Zogu si kryeminister. Dielli në Boston dhe “Shqipëtari i Amerikës” ne Korçë, të cilin e mbylli guverna me 1924, s’lanë gjë pa thënë kundrë tij, veçanërisht karikaturat e Diellit që e pikturojin si “armik të popullit”! Ay i priti te gjitha kritikat e Opozitës me buzëqeshje, nuk e prishi qejfin kurrë, dhe vazhdoj punën për të shtirë themelet e Shtetit duke bashkuar popullin shqipëtar të pashvilluar i cili ish i ndarë në bajrakë dhe fera të ndryshme dhe s’dinte se ç’ish Shteti as vetëqeverimi i një populli të lirë.

Në fillim të vitit 1923, kryetari i Vatrës Faik Konitza dolli kollonive shqipëtare që dha një serë konferencash. Kudo që foli, përdori gjuhë t’ashpër kundrë zyrtarëve të guvernës shqipëtare. Kur foli ne Canton, Ohio, me 4 Shkurt 1923, një njëri briti me zë të fortë qe nga fundi i sallës pa leje të çairmanit: “Përse nuk vete ti në Shqipëri dhe t’i ndreqish punët e guvernës që kritikon.” – Konitza: “Z. Çairman, thuaji atij njeriu që nuk vete se më vret nonjë shoku i tij”!

 

Njeriu që thirri ashtu ish anëtar i organizatës politike të Vlorës “Federata Atdheu”, e cila thuhej se kish një nyje të fshehtë në programin e saj për të vrarë kundershtarët politike. U-fol nga disa gojë të ndryshme një gjë e atillë kundrë asaj organizate politike, po nuk u-vërtetua, as u-përgenjeshtrua.

Vatra gjethmonë ka përkrahur mësimin kultural të Shqipëtarëve; përveç asaj që i ka ndihmuar nxënësit shqipëtarë me të holla për të vazhduar studimet e tyre të larta, u ka dhënë dhe organin e saj që të shkruajnë në të dhe të praktikohen. Për shembell, me 1923 i la studentët që shkrojtnë një numër të veçantë të Diellit për te çfaqur “mendimet e larta” të tyrë, dhe për t’u stërvitur ne fushën e gazetarisë. Ajo s’qe herë e parë, as e fundit. Vatra u-dha rast nxënësve shqipëtarë që botuan në shtypëshkronjen e Diellit një revistë me emërin “Studenti”. Po sikundër dihet, Vatra s’ka parë nonjë dobi prej studentëve, me gjithë përpjekjet e saj për të mirën e tyre!

Në Prill 1923 filluan lëvizjet për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Vatra mori letra nga deputeti i saj në Tiranë i cili thosh se ish nevoja për fonde që të jepeshin një serë konferenca nga deputetet e Opozitës më qellim për stërvitjën politike të popullit. E shtyrë nga deputeti i saj, Vatra menjëherë mori masat e duhura dhe këshilloj degët e saj për hapjen e një fushate me qellim politik për të fituar në zgjedhjet parlamentare. Gjithë n’atë kohë Vatra kish hapur edhe një fushatë tjatër për të blerë një bina të saj në Boston. Për të bërë përshtypje të mirë në sy të Vatranëve, ajo fushatë me dy qellime u-qojt “Fushata Për Binan’ e Vatrës”!

 

Po më që koha nuk priste, Vatra i dërgoj një çek prej 5,000 dollarësh deputetit të saj ne Tiranë për fushatën elektorale, pastaj vazhduan “gjylet” me radhë për të mundur “armikun”!

Në Verë (“Spring”) të vitit 1923 filluan pregatitjet për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, dhe Vatra mori pjesë aktive n’ato zgjedhje. Ahere ish hapur fushata për të blerë një bina te Vatrës, po të hollat e asaj fushate u-përdornë me tepër për zgjedhjet parlamentare, dhe u-qojt “fushata me dy qëllime.”

Në Shqipëri ishin dy parti politike serioze, “Partia Popullore” e udhëhequr nga kryeministri Zogu, dhe “Partia Liberale” e udhehëqur nga Peshkop Fan Noli. Kish pastaj dhe partira të ndryshme me emëra për shaka “Xhoke” dhe “Opinga”, etj.

Gjithë n’atë kohë lufta e shtypit vazhdonte, dhe “Partia Liberale” kish përkrahjen më të madhe: Dielli në Boston dhe “Shqipëtari i Amerikës” në Korçë priteshin nga kendonjesit si ujet e ftohtë në vapën e Korrikut !

 

Ahere filloj lufta e madhe në Parlament të Tiranës kundrë Vatrës dhe më tepër kundrë kryetarit të saj Faik Konitzes. Deputeti i Elbasanit Mehdi Frashëri kërkoj nga Kryetari i Parlamentit të vinte në rëndin e ditës “shituatën juridike të Vatrës”, dhe të thërritesh Kabineti për atë çështje! Deputeti i Elbasanit kërkonte denimin e Kryetarit te Vatrës, dhe thosh që po të mos i jepnin “shkelmin Faikut në një kohë të shkurtër”, do të quheshin edhe Vatranët si “fajtorë në ndjekjet gjyqësore që do të bëhen kundrë Kryetarit të tyre”!

Po a kish të drejtë legale parlamenti i Tiranës të hiqte në gjyq ose të denonte kryetarin e një Shoqërie të themeluar në bazë të kanuneve të vendit dhe të vendosur në një Shtet sovran dhe Kontinent tjater lart nga 3,000 mila lark nga Kontinenti i Evropës ku është Shqipëria? Dhe a ish e mundur të thërriteshin në gjyq nga parlamenti i Tiranës anëtaret e kësaj Shoqërie shumica e tyre ishin qytetarë Amerikanë? Përandaj Faik Konitza kish plot të drejtë kur i quante “Orientalë dhe robotë” – njerës maqina.

Ahere u-ngrit deputeti i Vatres Fan Noli që mbrojti Vatrën dhe kryetarin e saj Faik Konitzën në Parlament të Tiranës. Noli e quajti Konitzën një “Lushnje të dytë”. Ay foli shumë, po unë do t’a pres shkurtër. Fan Noli tha:

“Z. Kryetar (i Parlamentit): Nga fjalët e të nderçmit Deputet t’Elbasanit Z. Mehdi Frashëri meret vesh sikur Parlamenti u-bë gjykatore për të denuar Faik Konitzën. A është kompetent Parlamenti për të gjykuar Faikun? Thom Faikun, se ky emër është aqë i njohur midis nesh e popullit sa të dihet për cilin bëhët fjalë. Nga pikëpamja legale, Parlamenti nuk është gjykatore; sa për pikëpamjen morale, dyke marë nër sy që Faiku ka kritikuar ashpër guvernën dhe partin’ e shumicës, gjykimi juaj do t’ish një parodi e drejtësisë (palaçollëk i drejtësisë), se do t’ishit dhe akuzatorë dhe gjykatës, edhe davaxhinj edhe kadinj. Këtë e dini fort mirë që s’e mer kalemi, dhe nga ana ime nuk deshëronj që Parlamenti ynë të bëhet qesharak pa punë. Dhe dyke mos qenë kjo gjykatore as kompetente as e kanuneshme, nuk shoh nevojën të përgjigjem si nonjë i akuzuar n’instidakun e Deputetit t’Elbasanit.”

 

Pas asaj beteje fjalësh parlamentare, Dielli i shtoj kritikat kundrë disa deputetëve dhe ministrave. Nga ay shkak, guverna e ndaloj hyrjen e Diellit në Shqipëri për ca kohë. Po prapë gjënte udhë të tjera që hynte fshehurazi dhe shkonte dorë më dorë që këndohesh nga shumë njerës; ajo ndaluarje ja shtoj vleftën Diellit, shumë njerës paguajin tri dhe katër dollarë për një numër që të shikojin se ç’shkruante Faik Konitza.

Fushata e Vatres me dy qellime, për të fituar në zgjedhjet parlamentare dhe për të blerë një bina të Vatrës, vazhdonte me forcë dhe gjylet të mbushura me dollarë bejin krismë të madhe kur bijin në Tiranë kundrë “armikut”! Fushata e zgjedhjeve vazhdoj nj’a tre muaj e ca, dhe partia Liberale, e udhëhequr nga deputeti i Vatrës, dukej me e fortë dhe besohesh të fitonte se kish folës të zotte si Fan Nolin dhe përkrahjen financiare të Vatrës e cila vetëm një herë i dërgojë Deputetit saj për partinë një çek prej 5,000 dollarësh (105,000 lireta italiane). Partia Liberale humbi në zgjedhjet, dhe Vatra nuk e bleu dot binanë se i harxhoj paratë për politikë! Më partinë Popullore u-bashkuan dhe Independentet t’u-dhëhequr prej Ilias Vrionit, dhe ashtu Populloret u-bënë më të fortë në Parlament.

 

Fan Noli u-zgjoth deputet i Korçës. Bashkë me të u-zgjoth dhe Faik Konitza deputet i Korçës, ay nuk ish kandidat po e zgjodhi populli pa lejen e tij. Konitza falenderoj popullin e qarkut te Korçes me anën e “Shqipëtarit t’Amerikës”, po nuk vajti ne Tiranë si deputet. Konitzes j’u duk më i nevojshëm sherbimi i tij për popullin si kryetar i Vatrës dhe editor i Diellit me kamxhik në dorë, se sa si deputet. Në vënt të Konitzës vajti Qani Bej Dishnica në Tiranë si deputet i Korçës.

KONICA U RIZGJODH KRYETAR I VATRËS DHE BOTUES I “DIELLIT”

blank

Kur humpnë në zgjedhjet, njerës t’Opozitës britnë me zë të fortë se gjoja partia kundershtare “vodhi votat e tyre”! Janë edhe sot ca njerës tutkunë që besojnë ashtu. Ky është një zakon i vjetër për ata që humbasin. Në zgjedhjet munt të bëhen gabime, po jo vjedhje votash me dashje se kur numërohen votat ka njerës nga të dy palët qe i ruajnë.

Kuvendi i Vatres u-mbloth ne Boston me 8 Korrik 1923, dhe vazhdoj gjer më 15 të muajit. Çdo kuvent në të shkuaren mbante jo më pakë se një javë, perandaj bëheshin punë të pëlqyera dhe Vatra shkonte përpara. Kryetari Faik Konitza hapi kuvendin, mbajti fjalën e rastit që përshëndeti delegatet, dhe kërkoj nga delegatet zgjedhjen e zyrtarëve të Kuvendit. Çairman u-zgjoth Pandi Janaq, delegat i degës Niles, Ohio; sekretar Petraq V. Kolonja, delegat i degës Hudson, Mass., dhe reporter Sefer Prishta, delegat i degës Southbridge, Mass.

Kur u-bënë zgjedhjet e zyrtarëve, Faik Konitza u-rizgjoth kryetar i Vatrës dhe krye-editor i Diellit, ndihmesit e tij si editorë u-emeruan Andon Frashëri dhe Aqile Tasi. Sekretar i Vatres u-emërua Pandeli Chechua, i cili pakë vjet më von u-dorëzua prift. Kur i thanë ca njerës (për shaka) Peshkop Nolit se ç’e deshi atë për prift, ay u-përgjigj: “Unë kam nevojë për priftërinj kombëtarë, dhe këtë e di që është kombëtar” – dhe vërtet ish.

Çairmani i kuvendit, i shtyrë nga delegatet, kërkoj nga kryetari Faik Konitza të çfaqte përpara delegatëve aresyet përse Dielli përdorte gjuhë të ashpër? Dhe Konitza u-përgjigj në këte mënyrë:

“Duhet bërë një ndryshim në mes të sjelljes që duhet të ketë njeriu në marëdhëniet private me njerëz të tjerë, dhe nga tjetra anë të sjelljes që njeriu duhet të ketë në luftrat për një ideal. Faik Konitza si njeri privat ka patur kurdoherë marëdhënie të pëlqyera me të gjith’ata që ka njohur përsonalisht, dhe në jetë të tij private nuk i ka ngjarë të shkelë regullat e hoborrësisë, të lëndojë zemera dhe të zihet për arësye përsonale. Po në jetë politike puna qëndron ndryshe; këtu nuk është sheshi i marëdhënieve shoqërore t’ëmbla dhe të holla; këtu është një shesh luftë për përparimin e një programi, dhe kush thotë luftë, thotë grushtë të dhëna e të pritura. Pa fjalë kjo luftë shumë herë nuk ësht’ e bukur në dukje, po ësht’ e domosdoshme kur marim nër sy qellimet. Në jetë private ata që duan t’a kenë mirë më të gjithë janë për të lëvduar; po në jetë politike vetëm ata që duan të lënë deriçka për ‘compromises’ të fitimshme për vetën e tyre, vetëm ata heshtin, kurcejnë, mbyllin sytë; ata janë hipokritë dhe njerës të dyshimshëm. Luftëtari i vërtetë s’duhet as të kurcejë grushtin, qetësinë dhe reziqet e jetës për vetën e tija. Vetëm me këtë mënyrë fitohen luftërat. Dielli që në nisje, ka qenë një organ luftë: dhe Peshkop Noli si editor, Bahri Omari, Loni Kristo, dhe të tjerët, të gjithë kanë mbrojtur të Dielli idealet t’ona me forcën e pa kurcyer, ashpërsinë të pahieshme po të domosdoshme t’ushtarit në shesh të luftës.”

Çairmani, në emër të delegatëve të kuvendit, i hoqi një kabllogram protestimi Regjencës në Tiranë për ndaluarjen e Diellit në Shqipëri prej guvernes.

Kur u-qas me të mbyllur, kuvëndi i Korrikut 1923 u-bëri një thirrje Vatranëve dhe Shqipëtarëve t’Amerikës, e cila është kjo:

“Neve të nënëshkruarët, Delegatë në Kuvënt të dymbëdhjetë të Vatrës të mbledhur në Boston që më 8 e gjër 15 Korrik 1923, ju bejmë të njohur se hesapet e Vatrës i gjetmë të paqme, gjithë punët në regull, dhe përgjithërisht përparim e lulëzim të bukur në Federatën t’onë. Vellezër (Vatranë dhe Shqipëtarë përgjithërisht)! Mos u vëni veshin çpifarakëve, mos u gënjeni me dinakerit’ e propagandistëve që duan prishjen e Vatrës.

“Vatra ësht’ e shënteruar! Vatrën duhet t’a mproni! Vatrës duhet t’i zini besë, se Vatra e shpetoj Shqipërinë, dhe Vatra ësht’ajo që do t’a lulëzojë e do t’a lumtërojë Shqipërinë!

“Mblidhuni pra rreth Vatrës, mos kurseni as ndihmat për Fushatën e Binasë, as mundimet për të shtuar numërin e anëtareve te Federates. Se Vatra është juaja, dhe kur i jepni përkrahjen Vatrës, i jepni përkrahje vet-vetes.

“O burrani, pra të bashkuar për të mirën e Shqipërisë, dhe përpara në udhë të mbarësisë dhe të nderit.” (Vazhdojnë nënëshkrimet e delegatëve, 26 gjithësej.)

Thirrja e delegatëve t’atij kuvëndi ka qenë shumë e mirë për të ndezur patriotizmën e Vatranëve, dhe për të zgjuar nga gjumi ata që flenë me sy hapur, po delegatët i kanë ngarkuar Vatrës një barrë shumë të rëndë! S’ka asnjë shoqëri në botë që munt të sjellë lulëzimin dhe përparimin e një Shteti, sado e fuqishme që të jetë shoqeria. Përandaj çdo Shtet i përparuar ka dy dhe tri parti politike të ndryshme që punojnë së bashku për të mirën e vëndit tyre.

Pas kuvëndit, Komisioni i Vatrës pati mbledhje dhe vëndosi për blerjen e binasë së Vatrës, ose të gjënte vëndin për të ngritur një bina të re. Në kuvendet dhe mbledhjet e komisioneve janë bërë vendime të mira për Vatrën, po mjerisht kanë mbetur të shkruara në kartë nga shkaku se s’ka dalë hesapi! Fjala popullore thotë: “Hesapi i shtepisë nuk del në pazart”.

Lufta politike e Vatrës me guvernën shqipëtare ish e ndezur prej kohesh, po pas zgjedhjeve parlamentare mori zjarr më keq! Në New York konsull i Shqipërisë ish djali i Vatrës i qojtur Konstandin Tashko, të cilin guverna e Tiranës e pushoj nga detyra dhe dërgoj një tjatër njeri në vënt të tij. Ahere Vatra, ose zyrtarët të cilët flisjin në emër të saj, bëri këtë dekllaratë:

“Vatra çfaq hidherimin për sjelljen e Kabinetit te Tiranës, i cili pa marë nër sy demin që i behet Shqipërisë, kalli politiken dhe frymën e intriges nër përfaqesitë dhe në konsullatat, duke hequr nga puna Z. Konstandin Tashko vetëm e vetëm se ay ushqente një simpathi për Vatrën dhe për partinë liberale, ndonëse detyrën e tij kundrejt Guvernës e ka mbaruar kurdoherë në menyre konkrete dhe të ndershëme.”

Po të flasim të vërtetën si njeri i paanëshmë, fakti është se çdo guvernë në botë vë në detyra diplomatike dhe konsullore njerës të besuar dhe besnikë të saj, dhe Konstandin Tashkua nuk ish njeriu i guvernës, në fakt ay ish kundërshtar dhe punonte kundrë saj. E vërteta është se të dy palët bëjin intriga politike njëra parti kundrë tjatrës; dhe nukë munt t’i qortosh dot se ato janë lodrat politike, na pelqen ose jo, duhet të mos hidhërohet ana që e humbet luftën.

Guverna shqipëtare dërgoj Abdul Sulën konsull në New York, të cilin e lëftoj Dielli. Dhe Vatra emëroj Konstandin Tashkon si konferencier të saj që vizitoj kollonitë shqipëtare t’Amerikës për hesap të Vatrës – dhe të tij – i cili si zyrtar i pushuar nga detyra prej guvernes, natyrisht foli kundrë saj në menyrën më të fortë kudo që vajti. Kështu njerëzit e Vatres dhe zyrtarët e guvernës në vënt që të punojin se bashku për te hethur themele të shendosha Shtetit tyre të posa krijuar, ata lëftojin në mes të tyre! Perse? Për të marë fuqin’ e guvernës në dorë!

Në zgjedhjet parlamentare me 1923, Partia Liberale humbi, po kryetari i saj dhe deputet’ i Vatrës Peshkop Fan Noli u-zgjoth deputet i Korçës, dhe nuk e përfaqesonte më Vatrën zyrtarisht. Po në Jenar 1924, kur fillonte roga e vitit, Komisioni vëndosi që Vatra t’i dërgonte rogen 2,000 dollarë ish-deputetit të saj. Shume Vatranë nuk e pëlqyen atë vendim të Komisionit, të cilet thanë se nuk ish e drejtë të paguante Vatra për rogën e deputetit te Korçës. Atë kundërshtim e pareshikonte dhe Fan Noli vetë, dhe ja çfaqte kryetarit të Vatrës në një letrë private, të cilit i qante hallin se munt të mbetesh keq po t’i pritesh roga e Vatrës.

Konferencieri i Vatres Konstandin (Koço) Tashkua u-kthye ne Boston nga udhëtimi i konferencave, po zyrtaret e Vatres nuk u-kënaqne nga shpjegimet e tij mi ndodhjen e degëve të Federatës. Përandaj Zyra e Vatres vendosi t’u hiqesh vërejtja degëve dhe të ruheshin nga një pakicë njerës të cilët ishin anëtarë për sy e faqe, dhe nga ana tjater punojin nënë-dhe për kundërshtaret duke bërë propagandë për të dobësuar Federatën me anë të çpifjeve të tyre. Për anëtarë me dy pale faqe, Zyra e Vatrës u-përmendi degëve Nyjat e Kanunores.

Punët nuk dukeshin mirë në Shqipëri, re të zeza kishin dalë përmi Dajtin, dhe pritesh të pelciste rrebeshi çdo ditë. Në Maj 1924 u-mbloth Komisioni në zyrat e Vatrës, po Kryetari nuk mori pjesë – ish i sëmurë, dhe la Arkëtarin në vënt të tij. Punët nuk ishin mirë fare, kabllogramet venë e vinë midis Tiranës dhe Boston-it. N’atë mbledhje u-kënduan disa kabllograme nga Fan Noli – deputeti i Korçës.

Përveç atyre kabllograme që prisjin përgjigje, Zyra e Vatres kish dhe shumë halle të tjera në shtepi të saj! Konsulli i Shqipërisë në New York u-kish dërguar thirrje degëve të Vatres për punën e tij, dhe degët pyetnë Qendrën se ç’munt të bejin. Zyra e Vatres lajmëroj degët që të mos e përfilljin thirrjen e konsullatës shqipëtare të New York-ut! S’kemi nonjë dokument që t’a dimë shigurisht se ç’kërkonte zyra e konsullatës, po kuptohet se ka dashur nonjë bashkëpunim të vogël nga degët e Vatrës për punën e pashaportave t’udhëtarëve shqipëtarë.

Sido që të ketë qenë, Konsulli shqipëtar duhesh të kish kërkuar leje nga Zyra e Vatrës më parë se t’u drejtohesh degëve të saj për çdo punë. Ay gabim munt të ndreqesh fare lehtë po të kishin marëveshje miqësore në mes të tyre, po mjerisht ata ishin të ndarë politikërisht dhe shikoheshin me sy të keq.

KRYENGRITJA E QERSHORIT 1924

blank

Si organizatë me parime të larta kulturale dhe mirëbërëse, Vatra ka qenë kundrë kryengritjeve. Pika tjatër që nuk i ka dashur kryengritjet, ish frika e fqinjëve të cilet deshnë t’a shikojin Shqipërinë të turbulluar brënda q’ashtu munt të gjenin rastin për t’a copëtuar në mes të tyre.

Kur u-bë kryengritja e Qershorit 1924, Vatra s’dinte gjësëndi, dhe sikur t’a kish marë vesh me parë ate lëvizje, shigurisht do t’a kish kundërshtuar botërisht me anë të shtypit. Passi u-bë dasma e u-mbyll dhëndëri ne gjerdhek me nusën, Vatra uroj dasmorët për “suksesin” e tyre se dhëndëri ish djali i saj – të cilit ja plasnë nusën në peqi.

 

Passi u-formua guverna nënë kryesin’ e Fan Nolit si kryeministër, Vatra i hoqi një kabllogram te gjatë Lidhjes së Kombeve ne Genevë dhe i lutesh të vëzhgonte fqinjët e Shqipërisë që të mos trazoheshin në punët e brëndëshme të saj.

 

Gjith’ashtu Vatra i bëri një kabllogram kryeministrit t’Italisë Benito Mussolinit të cilin e falënderoj për neutralitetin e tij në trubullimet e brëndëshme të Shqipërisë. Një kabllogram të tretë Vatra ja dergoj Dr. Stefan Radichit, kryetarit të bujqëve të Jugosllavisë, të cilit i bëri të njohur “karakterin demokratik” të kryengritjes.

 

Ajo kryengritje nuk u-bë nga populli për aresye ekonomike, po u-bë nga dy regjimente ushtarësh t’udhëhequr prej dy kolonelëve të shkollës turke – ndothta zabitë të përzënë nga Turqia prej Mustafa Qemalit, të cilët ishin Kolonel Rexhep Shala i regjimentit të Shkodrës, dhe Kolonel Kasem Qafezezi i regjimentit te Gjinokastres. Ata dy regjimente lidhë fjalën dhe marshuan në një ditë që zune Tiranën, rëzuan guvernën të zgjedhur nga populli, dhe vunë politikanët civilë që formuan guvernën revolucionare, duke i ngarkuar barren e kryeministrisë Fan Nolit të Vatrës! Të dy kolonelët muarnë pozita të larta në kabinetin e ri: Rexhep Shala u-bë ministër i punëve të brëndëshme, dhe Kasem Qafezezi u-bë ministër i luftës; ë dy kolonelët zunë kyçet me rëndësi për mbajtjën e guvernës në fuqi e mbrojtjën e Shtetit! Për të dy këta, kemi nj’a dy radhë të bukura, – po kur të vemi atje.

Vatra i dha përkrahjen asaj guverne gjër në pikën e fundit, jo se e deshi aqë shumë, po vetëm për hatërin e Fan Nolit që e kryesonte, i cili kish qenë udhëheqësi i dashur i Vatrës. Vatra e këshilloj guvernën të bënte zgjedhje të përgjithëshme q’ashtu të quhesh “guvernë legale” e zgjedhur nga populli, dhe jo revolucionare që hipi në fuqi me forcë duke e ndjekur kundershtarin me pushkë në dorë! Këshilla e Vatrës ra në vesh të shurdhër dhe ajo “guvernë” e pati jetën fare të shkurtër për gabimet e saj.

 

Vërtet Vatra i dha përkrahjen asaj guverne, po dhe organi i saj nuk ja kurseu kritikat kur e desh nevoja. Për shembëll, kur u-muar vesh se në Tiranë po bëheshin lëvizje partish politike të ra nga njerëzit që shkaktuan gjakderdhjen e Qershorit, Dielli botoj një artikull të gjatë dhe të fortë kundrë atyre njerësve të shkruar nga Kryetari i Vatrës Faik Konitza me titullin: “Komedia e partive, dhe reziku që qëllon në derë të theatrës”. Heqim për ribotim nga ay artikull i Konitzes këto radhë:

 

“Nuk është nevojë të shikojmë shemblla në histori të shkuar, arrin të hedhim një sy në historin’ e sotme, për të kuptuar se Shtetet, si njeriu, lindin, ritën dhe vdesin, – ca vdesin që në foshnjëri, nga sëmundjet ose nga aksidentet. Në qoftë se anarkia, e cila mbretëron që katër vjet e tehu në Shqipëri, vazhdon dhe ca kohë, ahere optimisma s’ka vënt dhe trembem se diç do të ngjasë. Lë të kemi shpresë se të vetë-qojturve ‘udhëheqës’ do t’u vijnë menttë dhe punët do të shtrohen. Po në qoftë se e papritura ngjet, në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere munt pa çpifje të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit saj:

U-NGJALL NGA IDEALISTËT

                                   U-RUAJT NGA RASTET

                               U-VRA NGA POLITIKANËT

Ay artikull i Faik Konitzës në Dielli e vinte këndonjësin në mëndime të thella për fatin e Shqipërisë, dhe veçanërisht Vatranin i cili munt që tha se tërë sakrificat e tij për Shqipërinë vanë më kot shkaku i grindjeve të politikanëve që punuan për kolltuke. Dhe në lidhje me ato mosmarëveshje midis njersve të “guvernës” që posa ish formuar, prapë në shtyllen e tij “Shënime” në Diell, Faik Konitza tha:

“Njerëzit e Guvernës i kemi miq dhe i çmojmë, po do të flasim hapur, pa hatër dhe pa lajka. Opozita e njëshme (“partia liberale”) fejeu rëndë (bëri faj të rëndë) kur nisi një kryengritje të rezikshme – para se të caktonte mirë një program të pëlqyer prej shokëve për regjimin e ri… Ç’te drejtë kishin t’i vënë vendit zjarrin, kur e dijin vetën e tyre të ndarë në disa mendime të kundërshme?”

Për çudi, vemë re ketu se 42 vjet më von një shkrimtar shqipëtar në librin e tij tha dhe këto për aktorët e kryengritjes së Qershorit 1924, të cilat kanë lidhje me paragrafin që shenuam më lart. Tha ay:

“Rrallë në histori shpresat e nji populli u tradhëtuan me nji menyrë kaq të plotë dhe kaq shpejt. Duel në shesh menjiherë se opozita radikale ishte nji grumbull politikanesh qi veprojshin së bashku pse ishin kundër disa gjanave, dhe jo pse dojshin me zbatue nji program konstruktiv reformash administrative, ekonomike dhe shoqnore”. – (Histori e Shqipnis, pjesa e dytë – nga Tajar Zavalani.)

 

Ka patur njerës, dhe munt të ketë të tjerë sot gjall, që thonë se “pati dije Vatra për atë kryengritje”! Nuk ësht aspak e vërtetë, dhe s’ka njeri që munt të thotë se Vatra ka qenë në marëveshje me njerës kryengritës kurrë nonjë herë.

 

Shumë njerës, të bazuar në fjalët dhe zotimet e politikanëve, vanë me shpresën se ajo guvernë do t’a bënte Shqipërinë “një Svicrë të dytë” – ndothta dhe më mirë. Po si dhe qysh munt t’a bënte atë mrekulli? Nuk e bëjin hesap.

 

Refat Gurrazezi dishepull i Faik Konicës

Pasthënia e shkruar nga Idriz LAMAJ

blank

Në foto. Idriz Lamaj

 

Shumë atdhetarë të njohur të mërgatës i mbyllen sytë në varfëri të madhe, pasi i sherbyen kombit dhe kulturës kombëtare për dekada me radhë. Disa prej tyre u kujtuan me ndonjë shkrim modest, e disa të tjerë i mbuloj pluhuri i harresës dhe nuk ju dihen as varret. Një prej tyre, i cili i sherbeu me penë çështjes kombëtare për 60 vjet dhe vdiq në skamje të thellë ishte Refat Gurrazezi. Ai lindi me 15 qershor të vitit 1894 në katundin Gurrazez të Tomorricës, rrethi i Beratit. Ai erdhi në Amerikë kur ishte 22 vjeç; erdhi me ëndrën për të bërë prokopi dhe përfundoi në sherbim të atdheut, ku shpesh i mungoi edhe buka e gojës.

Vitet e para Gurrazezi punoi në Detroit në një fabrikë dhe banoi në një hyrje të vogël bashkë me tre shokë. Si tashi më kujtohen fjalët e tij: “Nga rroga e vogël që merrja pagueja pjesën e qirasë, ushqehesha, dërgoja diçka në Shqipëri dhe ndihmoja Vatrën ”.

Kohën e lirë, pas punës së rëndë, Gurrazezi e kalonte duke lexuar e studiuar çdo gjë që kishte të bënte me Shqipërinë. Për një kohë shumë të shkurtë ai e përvetësoi stilin e shkrimit të Faik Konicës në një mënyrë aq të përsosur sa pak kush  mund të dallojë formën e shkrimit të tij nga shkrimi i Konicës. Ky burrë i heshtur nga natyra, me sjellje fisnike, i dashur, anëtar i palodhur i “Vatrës” dhe ndihmës i rregullt me shkrime i gazetës “Dielli”, jo vetëm tërhoqi vemendjen e Konicës, por arriti të bëhej miku i tij më i ngushtë.

Kur “Vatra” po tronditej në themel nga ndarja e pikëpmajeve politike midis kryeudhëheqësve të saj dhe Konicës po i ngushtohej rrethi i njerzëve të penës, Gurrazezi emrohet Sekretar i Federatës “Vatra” (1926), dhe dy vjet më vonë Editor i “Diellit” (1928).

Editori i ri energjik, gazetar i shkathtë e kritik i ashpër politik, me bindje të patundur monarkiste dhe përkrahje të fuqishme të Konicës, fillimisht e nxori “Diellin” dy e më vonë një herë në javë. Përmbajtjen e “Diellit” dhe aftësinë gjuhësore të Gurrazezit, Konica e vlerësoi lartë:

“Gëzohem kur marr Diellin se në çdo numër shoh që ju i mbani kurdoherë përpara syve të mendjes fjalët që i çkembyem, dhe përdorni një shqipe e cila ka ktheillsinë, ngjyrën, tingëllimin e gjuhës së gjallë të gjyshërve t’anë. Lavde më të madhe se këte s’kam”. (Dielli, 9/10/1932).

Me shkrimet polemizues kundër Nolit të përjashtuar nga “Vatra” dhe forcave liberale në mesin e vatranëve, Gurrazezi krijoi shumë armiqë e kundërshtarë. Viti 1936 për të ishte viti më i vështirë i jetës së tij. Fërkimet politike midis antarëve të “Vatrës” shkojnë aq larg sa “Vatra” ndahet dysh. Një prej kryetarëve të respektuar të “Vatrës”, mik dhe kundërshtar i Gurrazezit,  dr. Andrew Elia shkruan për të:

“Në jetë të tij pati humbje si shumë të tjerë, po humbja më e madhe për të ish ftohësia që ndjeu nga Faiku kur mori inisjativën të shpjerë Shoqërinë Vatra dhe gazetën Dielli në Detroit. Konica e quajti këtë akt si një shenjë armiqësie dhe si një dëm të math për Vatrën. Po Refatit ju dha rasti (me ndihmën bujare të shokëve të Detroitit) të shikoje edhe një herë Vatrën e Bashkuar dhe të zevendësuar në Boston., në qytetin ku u fillua, pranë Kishës Autoqefale Shqiptare, e cila në atë kohë qe e vetmja fole ndihmese dhe dorë e djathtë e Rilindjes Kombëtare. Koha shëron plagët e çdo shoqërie dhe njeriu me vleftë dhe e kthen humbjen në fitim. Refati e ujdisi miqësinë me Konicën dhe arriti të vijë përsëri në Boston si editor i Diellit.” (Dielli 16/9/1979).

Megjithëse Konica ndarjen e “Vatrës” e shikoi si një gabim të madh dhe ftohi marrëdhëniet me mikun e tij më të ngushtë, Gurrazezi asnjëherë nuk ndjeu pendesë për ndarjen e saj. Ai pohoi me shkrim se “Vatra” e Detroitit me Fazlli Panaritin në krye, ishte “Vatra” legjitime dhe përfshinte në gjirin e saj shumicën e vatranëve.  Gazetën “Dielli” e nxori rregullisht në Detroit. Personalisht nuk e kritikoi Konicën por ju la vënd të tjerëve ta kritikonin atë për përkrahjen që i jepte “Vatrës” së Bostonit dhe pajtimit të tij me Nolin.

Afër dyzetëvjet më vonë, Gurrazezi shkruan për marrëdhëniet e Nolit me Konicën:

“Fan Noli dhe Faik Konica u ndanë për një kohë të gjatë, njëri në Boston dhe tjatri në vende të ndryshme n’Evropë, po miqësia u shtua tepër në mes të tyre me anë të letër-kembimit. Miqësia personale dhe politike në mes të dyve vazhdoi gjer më 1925, dhe pas kryengritjes së dytë më 1924, u-ndanë politikërisht. Po miqësinë personale e vazhduan tërë jetën e tyre. Këtë gjë nuk e dinë shumica e Shqipëtarëve, po është fakt që provohet me dokumenta. Lufta e fjalëve mes tyre me anë të shtypit vazhdoj lart nga shtatë vjet, që më 1926 dhe gjer më 1933, po letër-këmbimin nuk e kishin prerë, prapë ishin miq, dhe bashkoheshin tok në Boston kur Konica vinte nga Washingtoni.” (Dielli, 28/2/1974).

Për të forcuar pohimin e tij mbi marrëdhëniet e tyre, ai botoi një letër të Nolit dërguar Konicës:

 “I dashur Usta – Munt të vini dorën në zjarrë që jam hequr nga politika me një mënyrë të përfuntme, – pneumonia i vuri kapakun tërë punës sime. Jam akoma në shtrat, dhe plaga e mëlçisë është akoma e hapur… Tani e dini tërë historinë dhe munt ta merrni me mënt që s’kam më as nge as qef as takat për politikën. U zgjata mjaft në këtë pikë, se dua që t’a dini mirë punën dhe kështu të muntni t’a shiguroni qeverinë tonë që këllëçi im politik është varur në muze, dhe nuk del s’andejm kurrë më. I jap funt letrës, se u-lodha. Bile kam frikë se ju kam lodhur ca më tepër. Shtoj vetëm këto fjalë: Përpiquni të më ndihni, se jam keq nga të gjitha pikëpamjet – Me të fala. Juaji me besë, F.S. Noli.(Dielli, 28/2/1974).

Sipas Gurrazezit: “Pak ditë më vonë, me 6 Janar 1934, Fan Noli i shkori prapë letër Konicës në Washington dhe i thosh se mori përgjegje nga Mbreti dhe i dërgoi një ndihmë prej 3000 franga ari (flori). Me atë ndihmë të Mbretit, Noli pagoi doktorin dhe vajti në spital që u shërua nga sëmundja. Po gjeti belanë nga disa njers – “shokë” dhe pasanik të tij – të cilët e kundërshtuan sepse mori ndihmë nga Mbreti, dhe i thanë: “Na tradhëtove”! Fan Noli gjysëm i sëmurë, u përgjegj: “Po të kisha marrë ndihëm nga ndonjë i huaj, fjala vjen nga Petrua i Serbisë ose Jorgua i Greqisë, kishit të drejtë të më thoshit që ‘na tradhëtove’ – po unë mora ndihmë nga Zogu i Shqipërisë, ay dhe unë të dy shqiptarë, mbase sot politikërisht nuk jemi të bashkuar në mendimet, po të dy punojmë dhe mendojmë për Shqipërinë.” Kështu u hap fjala ahere nga ata që ishin pranë tij.” (Dielli 28/2/1974).

Gurrazezi e drejtoi gazetën “Dielli” afër 12 vjet, në Boston dhe në Detroit. Ai ishte edhe një prej konferencierëve më të shquar të “Vatrës” në vitet 30-të 

Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe bashkimit të dy “Vatrave”, Gurrazezin e shohim përkrah Nolit e Konicës në përpjekje për formimin e një qeverie shqiptare në mërgim nën kryesin e Mbretit Zog. Vdekja e Konicës me 1942 dhe ardhja e regjimit komunist në pushtet në Shqipëri e goditën atë si rrufe. Ai nuk u largue nga “Vatra” por ndeji në heshtje dhe rrall shkroi ndonjë artikull për gazetën “Dielli”.  Prishja e marrëdhënieve të “Vatrës” me regjimin e Enver Hoxhës e inkurajoi angazhimin e mërgatës së re në Federatën “Vatra”. Siç duket ky faktor ndikoi në Gurrazezin për riangazhim të plotë në Shoqatën e tij të  vjetër. Në vitet 70-të, megjithëse i thyer në moshë e i ngacmuar nga sëmurjet e ndryshme të pleqërisë, emrohet përsëri Editor i “Diellit”, shkruan në secilin numër të gazetës, redakton si dikur në moshën e re, dhe herë pas here goditë pa frikë veset e dëmshme të shqiptarëve:

 “Mjerimi i Shqiptarëve ka qënë, edhe është, se gjithmonë kanë qënë të përçarë, s’kanë patur bashkim! E dimë që shumë njerës nuk do t’a pëlqejnë këtë, dhe mund të na shajnë, po është fakt, dhe fakti është ky: Si pas mendimit t’onë, dhe s’jemi të lajthitur mi këtë pikë, vetëm dy gjëra janë që munt t’i bashkojnë Shqipëtarët: Interesi i metelikut, dhe frika e kamxhikut, – dhe ajo po mbretëron sot: Frika!” (Dielli/1/21/1974).

Gurrazezin e takova për herë të parë në Selinë e Tij të Shenjët, në zyrën “Vatrës”, 25 Huntington Ave. Boston, Mass; në atë zyrë të vogël, gjysëm të errtë, me një tavolinë pune e dy-tre karrige për mysafirë, me libra të shpërndara dhe gazeta e letra të pluhrosura, ku mëmzi lëvizje dhe të zihej fryma. Në një qosh të zyrës, në anën e majtë të tavolinës së punës, ai kishte edhe një lavaman të vogël. Aty herë pasë here mbushte një gotë letre me ujë për të lagur gojën. Në atë ambjent të ndotur nga pluhuri i letrave dhe tymi i duhanit, gdhihej dhe errej kalorësi veteran i Federatës “Vatra”, i cili varfërinë e thellë në pleqëri e përballoi me stoicizëm të pashoq dhe me kryelartësinë e burrave të vjetër shqiptar. Kur i shkonte ndonjë mik për ta vizituar ose për të pirë një kafe me të, ai nuk e lëshonte pa qeras. Shpenzonte edhe ata dy-tre dollarët e fundit që i kishte ruajtur në xhep vetëm për raste të tilla. Gurrazezin e njoha atëherë kur i dridheshin duarët dhe ai shkruante e redaktonte në një makinë të vjetër shkrimi të dhuruar nga Faik Konica.

Refat Gurrazezi vdiq me 14 gusht, 1979; vdiq në (Nursing home) një shtëpi kujdesjeje të qytetit pa pasur asnjë shqiptar afër kur i mbylli sytë. Përshendjetja e fundit iu dha në Boston. Sherbimet fetare i bëri Imam Vehbi Ismaili. Anthony Athanas shtroi një drekë për kujtimin e tij. Kryetari i “Vatrës”, dr. Andrew Elia mbajti një fjalim prekës dhe më vonë botoi një nekrologji të shkurtër, të cilën e mbyll me këtë paragraf:

Refati, “… Punoj pa kursyer për Vatrën, kur me rrogë e kur pa rrogë, kur me bukë e kur pa bukë. Fjeti në bodrum të shtypshkronjës, se s’kishte mjete për fole gjumi si të tjerët dhe s’ja duronte shpirti të pushohej botimi i gazetës Dielli. Deshirat e tij në kohët e fundit qenë dy: të vdiste në zyrën e Vatrës dhe të varroseshe pranë Faik Konicës. Për fat të zi asnjë nga ne kemi në dorë të zgjedhim vendin për të dhënë shpirt. Pranë Konicës nuk kishte vent. Po trupi i Refatit u mbulua fare afër deshires së tia, nëpërmes të shumë patriotëve në Forest Hills Cemetery, në Boston, Mass …”. ( Dielli, 9/16/1979 ).

Gurrazezi në kujtesën time mbetet Xha Refati. Këtë vatran të madh e njoha kur kishte nevojën e ndihmës dhe pak kush e ndihmonte. Dikur me të më lidhi një miqësi dhjetëvjeçare, sot me të më lidh admirimi për karakterin e fortë që kishte dhe shkrimet që la mbas. (FUND)

*Mestitujt janë të voal.ch

 

 

blank

Donald Trampi nuk heq dorë nga Zukerbergu dhe Dorsi Nga Kara Swisher Përktheu Rafaela Prifti

Vërtet nuk mund të ndahet dot prej tyre.

Kështu mund të arrihet të kuptohet katërcipërisht marifeti i padisë që ka hapur ish-presidenti kundër Facebook dhe Twitter, si edhe YouTube, që i futën shqelmin pas sulmit ndaj Kuvendit në 6 janar.

Pa pasur pikën e oreksit për t’u bërë shërbëtorë të revoltës duke e lënë Trampin të vijonte të abuzonte me shkeljet e rregullave të platformave të tyre, ata më së fundi morën vendimin ta shporrnin – nga Twitter-i përfundimisht, nga YouTube me afat të pacaktuar dhe nga Facebook për dy vjet. Qysh atëherë, Trampi ka qëmtuar të gjejë një zëvendësues, në fillim provoi një blog që dha shpirt, ndërkohë që qarkulluan thashetheme se po ngrinte rrjetin e vet mediatik social, dhe kur kjo doli se ishte më e koklavitur nga ç’pritej, skema e ditëve të fundit – nuk ka dyshim se është skemë – është hapja e një padie kolektive ku ai është paditësi kryesor, bazuar në ankesën se Twitter-i, Facebook dhe YouTube kanë shkelur të drejtat e tij të mbrojtura në Nenin e Parë.

Kjo nuk hahet. Nuk ka dyshim se mundësia e Trampit për të komunikuar ashtu siç ia kënda atij – me potere dhe pa frerë – është penguar nga ekzili, edhe pse rrenat e tij më të dëmshme për vjedhje në zgjedhje kanë kapur si zhuli i mykut dizinformues pjesë të tëra të trupit të politikës. Ma merr mendja se edhe ai ndjehet i varur, ashtu si shumë nga ne, nga nevoja që të shfrehet në çdo orë të ditës apo natës për çfarëdo që t’i shkrepet mendjes e tij prej manjaku.

Por më shumë se gjithçka padia është një finte për mbledhje fondesh – tekstet për donacione filluan të shpërndahen që në momentin kur u hap konferenca për shtyp – dhe për amplifikimin e ankesave të tija tek përkrahësit në bazë që kanë arritur deri aty sa të besojnë se platformat e mediave sociale janë njësoj si podiume publike. Por për fatin e keq të padisë së Trampit, nuk janë.

Vetëm sheshet publike janë sheshe publike. Na pëlqen apo nuk na pëlqen neve, kompanitë private vendosin vetë për rregullat dhe për masat ndaj keqpërdoruesve të pandreqshëm. Siç është për shembull rasti i zotit Tramp që duket se ka vështirësi kur vjen fjala të kuptojë Kushtetutën. “Parlamenti nuk do miratojë ligje,” thuhet në Nenin e Parë “që kufizojnë lirinë e fjalës dhe të shtypit,” pra Parlamenti jo Facebook-u, Parlamenti jo Twitter-i, Parlamenti jo YouTube.

Në fakt, një qeveri që i detyron këto platforma të mbajnë anëtarë që ato nuk duan t’i kenë kryen shkelje të të drejtave të tyre sipas Nenit të Parë të Kushtetutës por jo sipas zotit Tramp, ankesa themelore e padisë të së cilit ka në qendër Facebook-un.

Ai parashtron se “statusi i FB e tejkalon kuadrin e një kompanie private dhe arrin në një aktor shtetëror.” Facebook-u është aktor shtetëror po aq sa është i tillë Mar-a-Lago, që po ta ndjekim logjikën e padisë do të thotë se edhe unë mund të bëhem anëtare aty edhe sikur z. Tramp mos dojë që unë të ulem për të ngrënë ushqim deti me gjashtë yje që serviret në verandë në orët e mbrëmjes të së mërkurës.

Do ishte njësoj sikur unë t’i kundërpërgjigjesha kësaj duke kërkuar një kilogram karavidhe, peshk të freskët zgare dhe garnetura mishi, një bar plot me sallata dhe ëmbëlsira, të gjitha të shoqëruara nga një saksofonist nën qiellin me yje ose përndryshe do jepja shpirt (nga dispepsia). Sigurisht, studjuesit e ligjit reaguan ndaj padisë duke vërejtur se tentativa të ngjashme për t’i kthyer kompanitë private në ndërmarrrje shtetërore kanë dështuar keqas dhe dolën në përfundimin se kjo është një provë tjetër mendjelehtë për të poseduar vëmendjen e publikut. Megjithatë nuk është akt i pamenduar goditja ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë, gjë që nuk është marifet i ri për Trampin dhe as për të tjerët në politikë. Guvernatori i Floridës dhe pretendent i mundshëm për garën presidenciale në 2024, Ron DeSantis, dekretoi një Akt të tillë teatral në maj kundra censurës në mediat sociale që kërkonte t’u ndalonte kompanive të drejtën të përjashtojnë kandidantët e partive politike.

Projektligji është bllokuar nga një gjykatës federal në bazë të disa predispozitave ligjore. Të dyja ankesat (nga Trampi dhe DeSantis) tentojnë të argumentojnë se sot nuk mund të jetohet pa teknologji dhe kjo na jep të drejtën të jemi në këto platforma për shkak se ato janë të kudogjendshme: në punë, politikë, argëtim, komunikim dhe tregëti. Kjo u përjetua në përmasa reale gjatë pandemisë së Covid-19 kur shërbimet dixhitale u bënë domosdoshmëri për thuajse të gjithë njerëzit. Por përjetimet nuk përbëjnë prova. Dhe çështja qëndron te koncentrimi i pushtetit të cilën si Republikanët ashtu edhe Demokratët e kanë lejuar të grumbullohet në duart e industrisë teknologjike.

Pasiviteti i tyre i ka lënë konsumatorët përfshirë edhe z. Tramp me shumë pak alternativa në fusha nga më të ndryshmet. Një taktikë sulmi më e mirë për Trampin por edhe për shumë të tjerë që tani ju dhemb barku ngaqë superfuqitë dixhitale i kanë nxjerrë nga loja është të miratojnë paketa ligjore nga të dy partitë, që janë duke u formësuar në parliament për të trajtuar një listë me probleme siç është për shembull monopoli medial dhe mungesa e burimeve për rregullatorët që monitorojnë këto korporata të fuqishme. Sigurisht, Trampi që i bie rrugës së shkurtër dhe është në mënyrë konsistente ekzekutues i dobët, zgjodhi rrugën e krijimit të një cirku që është vetëm humbje kohe për sa i takon frenimit të fuqive tekno, dhe ky është model pune tipik për të. Këtë rrugë ndoqi kur erdhi fjala te hapja e hetimeve për të evindentuar rreziqet nga pronësia kineze e Tik-Tokut, këtë bëri kur duheshin instaluar riparime të nevojshme për kapacitetet informatike të Departamentit të Mbrojtjes, këtë bëri kur duheshin vendosur masa mbrojtëse për sistemet kibernetike dhe po të njëjtën gjë bëri kur duhej kryer reforma për artikullin 230 që u jep platformave dixhitale imunitet ligjor të zgjeruar, mbron jo vetëm rolin e tyre si moderues por edhe ndëshkimin ndaj keqpërdoruesve.

E vërteta është kjo: Zoti Tramp i ka shkelur rregullat për vite me radhë dhe tani duhet të laj hesapin që siç e ka zakon do ta lërë pa paguar. “Padija jonë do provoj se ky censurim nuk ka baza ligjore, konstitucionale dhe as amerikane,” tha ai. “Nëse ma bëjnë këtë mua, atëherë mund t’ja bëjnë kujtdo.”

Po, z. Tramp mund t’ja bëjnë kujtdo dhe të bëfshin mirë ato karavidhet e tua!

Donald Trump Just Can’t Quit Zuckerberg and Dorsey

By Kara Swisher
Really, he can’t.
That might be one way of trying to grok the stunt of a lawsuit that the former president filed Wednesday against Facebook and Twitter, as well as Google’s YouTube, for kicking him to the curb in the wake of the Jan. 6 attack on the Capitol.
With zero appetite for becoming handmaidens to sedition by allowing Donald Trump to continue abusing the rules of their powerful platforms, they finally made the decision to dump him — Twitter permanently, YouTube indefinitely and Facebook for two years.
Since then, Mr. Trump has been casting around for a replacement: first via a lame blog that sputtered out and then by dribbling out rumors that he was building his own social network. As that has turned out to be complicated, his latest scheme — and it is a scheme, all right — is to file a class-action lawsuit with himself as lead plaintiff, alleging that Facebook, Twitter and YouTube have violated his First Amendment rights.
As if.
It’s clear that Mr. Trump’s ability to communicate the way he likes — loud, unfettered — has been hindered by his exile, even if his most pernicious lies about election fraud have managed to crawl, like misinformation slime mold, into a large part of the body politic. And part of me thinks he actually had gotten addicted, like a lot of us, to erupting at any time, day or night, with whatever message popped into his manic mind.
But the lawsuit is most obviously a feint aimed at fund-raising — texts asking for donations went out as soon as Mr. Trump’s news conference started — and to up the grievance knob on his base of supporters, who have come to believe that social media platforms are our new public squares.
Unfortunately for Mr. Trump’s legal case, they are not. Only public squares are public squares. Like it or not, private companies can do whatever they want when it comes to making rules and tossing off incorrigible miscreants.
Like, of course, Mr. Trump, who appears to have a comprehension issue when it comes to reading our Constitution. “Congress shall make no law,” the First Amendment says, “abridging the freedom of speech, or of the press.” Congress, not Facebook. Congress, not Twitter. Congress, not YouTube.
In fact, a government forcing these platforms to host people they don’t want to host is a violation of their First Amendment rights. But not according to Mr. Trump, whose most inane allegation in the lawsuits is aimed at Facebook: He argues that its “status thus rises beyond that of a private company to that of a state actor.”
They are state actors as much as Mar-a-Lago is one, which would mean under this legal analysis that I have a right to join even if Mr. Trump does not want me there to enjoy Six Star Seafood Night Wednesday evenings on the patio. But to that I say: Give me “two-pound lobsters, freshly grilled fish and meat items, salads and a dessert bar, accompanied by a saxophonist under the stars” or give me death (by indigestion)!
Naturally, most legal scholars reacting to the case noted that similar efforts to make tech giants into governmental entities had failed miserably and concluded that it is a frivolous attempt at garnering attention.
Still, it’s not necessarily a stupid thing to use Big Tech as a punching bag, which is not a new trick for Mr. Trump and many others in politics. Florida’s governor and a potential 2024 presidential candidate, Ron DeSantis, signed the equally performative Stop Social Media Censorship Act in May, which sought to bar certain social media sites from banning political candidates. It has been blocked by a federal judge on several grounds.
Both legal outbursts are trying to tap into the idea that we simply cannot live without tech and have a right to be on social media sites because of the ubiquity of tech in work, politics, entertainment, communications and commerce. It has certainly felt truer than ever during the Covid-19 pandemic, when digital services became a necessity for almost everyone.
But feelings aren’t facts. And what is at issue is really the concentration of power that both Republicans and Democrats have allowed to happen in the tech industry. Their longtime inaction has left consumers, including Mr. Trump, very few alternatives across a range of areas.
A better route of attack for him and others bellyaching about their being made irrelevant by our digital overlords is to perhaps pass the wide range of bipartisan legislation slowly coalescing in Congress to deal with a wide range of issues such as monopoly power and the lack of resources for regulators who have to monitor powerful corporations.
Of course, ever the shortcut taker and consistently shoddy at execution, Mr. Trump has chosen to create a time-wasting circus when it comes reining in tech power, which has long been his modus operandi. He did it when it came to investigating the potential dangers of TikTok’s Chinese ownership, he did it when it came to needed upgrades to the cloud capabilities of the Defense Department, he did it when it came to putting cyberdefenses in place and he did it when it came to needed reforms of Section 230, which gives digital tech platforms broad immunity from legal action, as well as the ability to moderate content and punish bad actors.
Here’s what’s actually going on: Mr. Trump has behaved badly for years and now is paying a price he is trying to avoid, as always.
“Our case will prove this censorship is unlawful, unconstitutional and completely un-American,” he said. “If they can do it to me, they can do it to anyone.”
Yes, they can, Mr. Trump, and you can keep your lobster, too.

Kara Swisher is the host of “Sway,” an Opinion podcast, and a contributing writer. She has reported on technology and technology companies since the early days of the internet.

blank

blank

U kujtofsh përgjithmonë Uran Kostreci! Nga Keze Kozeta Zylo

 

Sot është ndarë nga jeta luftëtari i Lirisë Uran Kostreci i cili qëndroi i pamposhtur nga diktatura komuniste. Në homazh të tij po sjelle esenë: “Ai iku me petka të bardha drejt vdekjes”…, marrë nga libri “Pabesia” ku pata fatin ta kem dhuratë si kujtim nga vetë autori.

Perëndi ki mëshirë për mua, në fshatin gjysmë të vdekur! U.K.

Sapo merr në duar librin “Pabesia” me autor mësuesin e persekutuar, per 25 vjet resht Uran Kostrecin ndjen se mban një gurë të rëndë dhe mezi prêt që ta përfundosh sa më parë së lexuari, sepse së paku mund të çlirohesh, por në fakt ndodh krejtësisht e kundërta, je ngarkuar më shumë…

Është një libër që nuk e mora direkt prej autorit siç ndodh rëndom, por ky liber m’u dha nga mikja ime, e dashuruara e letërsisë dhe e së bukurës, Valbona Çano, të cilës ja kishte dhënë vetë autori me shënimin përkatës, ngase nuk kishte pasur mundësi të më takonte. Ishte një dhuratë që m’u dha në festën me nxënësit e shkollës shqipe në Diasporë, ishte më shumë se një inspirim dhe ngacmim për të shkruar për ish mësuesin e persekutuar nga diktatura, për 25 vjet z.Uran Kostreci.

Autori Kostreci në këtë libër ka përdorur mjeshtërisht kontrastet e fuqishme midis natyrës dhe mynxyrës që kishte pllakosur në fshatin me shtëpitë e rrënuara, trarët e nxirë, muret blozë që kishte lënë lufta e tmerrshme.

Në kontrast me shkretëtirën e shkrumbuar përshkruhet madhërishem nëna natyrë, e cila me rrezet e diellit përshkëndit majat e bregoreve, ndërsa muzgu e mbulon ngadalë me vellon e murrme të shkretëtirës. Flladi i ngrohtë aromatik dhe shushurima e ujërave të ngjallin një qetësi nostalgjike dhe peizazhi të fal ëmbëlsinë e çuditshme.

Nëpërmjet krahasimit të goditur si tyta ogurzeza topi, jepen pemët e goricave që ndodheshin të shumta në fshat. Autori ka vënë në plan luftën vëllavrasëse që u bë midis shqiptarëve, luftë që u nxit nga dy kriminelët serbë Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, të cilët ishin miq të ngushtë të udhëheqjes komuniste.

Ndërkohë me një ilustrim të dhimbshëm jepet se si në një familje gjatë luftës ishin të ndarë në partira dhe për rrjedhojë ndodhte që dhe vëllezërit ishin në luftë për jetë a vdekje.

Me realizëm të thellë dhe sarkazëm therrëse janë dhënë dialogjet për sistemin komunist, ku kushëriri i Radomit, Agroni një i rekrutuar nga komunistët kishte përqafuar idealin komunist edhe pse Ramoja ballist i fliste se komunizmi në Rusi ka masakruar miliona njerëz e po aq te tjerë i ka degdisur burgjeve të Siberisë.

Rrëfimi i Radomit në këtë fillim shekulli duket si baladë rrënqethëse, ku vetëtimat mprehin sqepin dhe vuajtjet e tyre nga barbarët vazhdojne të enden si mjegulla të përjetshme bjeshkëve…

Hapat e ish të vrarëve, të të zhdukurve, të të arratisurve dëgjoheshin të rënda mbi tokën e zhuritur, ndërsa fytyra e hënës zbardhte si qefin mbi oxhaqet e gjysmë shtëpive, ku aty-këtu dëgjohej mbytur klithma e vetmuar e ndonjë fëmije, që dëshmonte se jeta vazhdonte në fshatin gjysmë të vdekur.

Radomi i sapoardhur nga burgu nuk mund të duronte këtë gjendje të mjerë të fshatit, ai u kthye nga ferri me një sy të nxjerë dhe me një dorë…

Ai u kthye nga moçalet e kënetës, nga gardianët e burgut me sy të frikshëm si pika nate, që mezi prisnin aktin e fundit, ku si nepërka fërshëllenin këngën e vdekjes, dhe vezët e tyre i linin në fole…

Ndërsa i varuri shikonte heshtur me dy pika gjaku të ngrirë në sy…

Ai kthehet, por tashmë në shtëpinë e zhuritur nuk e gjen gruan e tij me djalin, Shpresën e bukur. Atë e kishte martuar i ati me një burrë që kishte një përbërje politike të lartë.

Drama e familjes të gërryen shpirtin dhe nga ofshamat e lexuesve duket sikur shkretëtira e shtepive mbushet me banderola resh gati për t’u kthyer në shi…

Në honet e thella diku në qendër të fshatit, mullinjte e zinj vazhdojnë të bluajnë cicërrima dhe kocka të vdekurish, ku përroi i egërsuar i rrëmbyer i ngatërron nëpër myshqe të ndryshkura.

Dialogu i Radomit me xhaxhanë e tij Qazon në dyqanin e tij “Mballomatar” dukej nje dialog me rrënkime, ku zogjtë trëmbeshin nga dallga dhe degët e thara të goricave plakë, që ishin thinjur nga durimi i tejskajshëm i ardhjes së Radomit e shumë e shumë të tjerëve.

Tragjike ishte kur xhaxhai i Radomit mori vesh vdekjen e të birit shkaktuar nga pabesia e Axhemit një ish mikut të tyre.

Ai nuk e duroi dot torturën kur i hidhnin këlbaza në fytyrë në burg, ndaj ai i dha fund vehtes duke ikur me petka të bardha drejt vdekjes.

I ati lëshoi një klithmë të mprehtë sikur të ishte goditur nga plumbat për vdekje.

Mbas pak Radomi më shumë për të përmendur plakun nga përhumbja, e preku atë lehtas me bërryl, e pyeti për bashkëshorten e tij dhe djalin që fatkeqësisht të gjithë e dinin për Radomin, se kishte vdekur. Ai donte të dinte ku ndodhej Shpresa, djali i vetëm i tij, të cilit nga bebëza e syrit i rodhi një pikëz loti. Edhe pëllumbat përqark guisnin në ankth dhe të jepnin shenjë që dhe ata do të vetëvriteshin në agoni… Letra që ai i shkruajti Shpresës dukej sikur u valëvit në një degë ylberi, me nuancat e kuqe të dashurisë. Pasi e rilexoi me fytyrën e qullur nga lotët ajo pëshpëriti:

Ç’të paskam bërë o Zot, që më ndëshkove kaq rëndë!

Kush e di sa herë Radomi donte t’i jepte fund jetës, por e mbante ajo shpresë e fundit, që prushëronte brenda zemrës së tij, ishte fytyra ëngjëllore e djalit që mezi priste ta takonte.

Ndërsa tani Radomi i kthyer gjysmë njeri i lutej asaj t’i krijonte mundësinë për të takuar djalin që iu përkiste te dyve. Ai ishte ndaluar ta rriste djalin e tij, pikërisht nga fantazmat e Makbethit apo duar magjistricash që egërsisht edhe Hënën e kthenin në kafkë.

Shpirti i Shpresës u plagos rëndë ndërsa Pleurati shkoi të takohej me të atin. Edhe zogjtë çurlikonin me cicërima të pandërprera, kurse asaj nga larg i bëhej sikur dëgjonte tingujt e një romance si dikur… Ata u takuan nën rënkimin e çative të shtëpive, ndërsa Pleurati i vodhi nga sytë një fjollë të hollë drite për të ndriçuar ferrin… Pleurati ndjeu që u shkrinë sythet e akullt të mungesës të të atit nga trokimi i lotëve me zemër të drithëruar edhe përvëluar të një biri. Nga larg i vinte si jehonë zëri i shuar i nënës…! Pleurat…! Ajo u plandos në dysheme si e vdekur kur i thirri për të treguar letrën …

Pleurat…! Ajo ishte e ngrirë si një kanarinë e burgosur dhe prej andej lutej: “O Perëndi ki mëshirë për mua…, ndërkohë mua si lexuese nuk më hiqej nga mendja vdekja e Agronit djalit të “Mballomatarit” shkaktuar nga pabesia e mikut të tyre…

Ai nuk e duroi dot torturën kur i hidhnin këlbaza në fytyrë në burg, ndaj i dha fund vehtes duke ikur me petka të bardha drejt vdekjes. Pabesia ka tragjedinë brenda…

blank  blankblank

5 Mars, 2011
Staten Island, New York

blank

“Vatra” dhe “Dielli” në vitet ‘30 – Nga Idriz Lamaj

Në këtë kumtesë do të sjellim në mënyrë kronologjike zhvillimin historik të Fedetarës Vatra gjatë viteve ‘30. Burimet e kësaj kumtese kryesisht mbështetën në gazetën “Dielli”, organ i “Vatrës”. Gazeta “Dielli” besoj se është burim i mirë dhe i saktë për pasqyrimin e historisë së “Vatrës” për arsye se aty është regjistruar e gjithë veprimtaria e saj. Natyrisht për këtë shkrim kam konsultuar edhe burime të tjera dhe kam kthye kujtesën time për shumë biseda me Refat Gurrazezin, Petro Kolonjën dhe Qerim Panaritin, të cilët i kam njohur nga afër dhe shpeshherë kam dëgjuar të flisnin për periudha të ndryshme të “Vatrës”. Këtu kam sjellur edhe një letër të Faik Konicës, të pabotuar më parë, drejtuar Abdurahman Matit. Konica gjatë përiudhës për të cilën do të flas ishte ambasador i Shqipërisë në Washington dhe kryetar nderi i “Vatrës”. Letra ka të bëjë me ftohjen e Konicës ndaj Mbretit Zog, në vitet e fundit të sherbimit të tij si ambasador. Në fund është dhe konkluzioni im lidhur me periudhën që bëhet fjalë.
Viti 1930 shënon për Federatën Vatra suksesin më të madh në botimin e organit të vet. Gjatë atij viti dolën në qarkullim 82 numra të gazetës “Dielli”, dhe është vëllimi më i pasur i të gjithë dekadës. Në secilin numër ka të dhëna për zhvillimet e brendshme e të jashtme të Shqipërisë, Ballkanit, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Në gazetën “Dielli” zhvillohen polemikat më të ashpra me Nolin, Çekrezin, Koço Kotën e Mihal Xoxën, i cili botonte një gazetë antizogiste në Konstancë të Rumanisë. Lavdërimet për mbretin Zog, monarkinë dhe Konicën janë kulmore.
Në fillim të vitit 1930, “Vatra” kishte një shtëpi që atëherë e quanin binaja e “Vatrës” dhe në katin e poshtëm të saj, në bodrum, kishte makinerinë e shtypshkronjës ku botohej “Dielli”, d.m.th. kishte dhe shtypshkrojën e vet. Mirëpo, me thellimin e krizës ekonomike në Shtetet e Bashkuara, në maj të vitit 1930 “Vatra” e humbi shtëpinë për arsye se kishte hyrë borxh dhe nuk arrinte të paguante morgiçin. Atë shtëpi vatranët e kishin blerë vite më parë për 22.500 dollarë. Kur “Vatrës” i konfiskoi banka shtëpinë, Vasil Pani, kryetar i “Vatrës” dhe George Prifti, konsull i Shqipërisë në Boston, e blenë nga banka shtëpinë për 15 mijë dollarë. Natyrisht ata e blenë për fitim personal, por u zotuan që bodrumin ku ndodhej shtypshkroja, do t’ia jepnin “Vatrës” pa qira.
Më vonë gjendja ndryshoi, Vasil Pani shiti pjesën e vet dhe George Priftit kërkoi qiranë mujore për zyrat, 40 dollarë për bodrumin, borxhet që i kishte “Vatra” plus fajden gjashtë përqind. Të dhënat mbi këtë çështje janë kontradiktore. Konica, në dy letra dërguar George Priftit, thotë se z. Prifti e kishte shpëtuar disa herë “Vatrën”.
“Vatra” gjatë atij viti nuk zhvilloi ndonjë veprimtari të dukshme. Herë pas here bëri përpjekje për të mbledhur anëtarësitë e papaguara. 25 degë nuk paguan anëtarësinë vjetore. “Vatra” i dërgon telegram urimi Musolinit për fejesën e vajzës së tij, Edda Musolinit me Kontin Çiano, (“Dielli”, 18 shkurt, 1930). Po atë vit, botohet në faqën e parë të “Diellit” një fotografi e madhe e Musolinit dhe shkrime lavdruese për të. (“Dielli”, 28 tetor, 1930). Thjesht, “Vatra” ndjek politikën zyrtare të Shqipërisë ndaj Italisë.
Në maj të vitit 1930 kthehet Noli nga Evropa. Pa humbur aspak kohë, “Vatra” fillon fushtën e ashpër kundër tij. Artikull pas artikulli, editorial pas editoriali botohen shkrime kundër Nolit. “Dielli” e cilëson Nolin si bolshevik të rrezikshëm dhe kërcënon mbështetësit e tij: “Fan Noli me arritjen e tij në Amerikë do të marrë në qafë shumë shqipëtarë që kanë familjet e tyre në Shqipëri dhe që duan të kthehen prapë në shtëpitë e tyre: se kemi frikë Guverna e Shqipërisë mund të marrë masa kundër gjithë atyre njerëzve që janë pasonjës të një njeriu i cili bënë propagandë bolshevike dhe do të derdhet prapë gjak”.(“Dielli” 16 maj, 1930).
Noli nuk rrin duarkqyq. Fillon vizitën nëpër kishat e tij dhe bën fushatë kundër bejlerëve, agallarëve, turkomanëve e të gjithë atyre, që sipas tij kishin shkatërruar Shqipërinë. Ai zotohet se do të vazhdonte luftën deri në fund.
Në një fjalim, Noli thotë: “Një gjeneral freng i tha ushtrisë: Po të vete përpara, pasomëni, po të gjunjëzohem, ndihmomëni, po të kthehem prapa, vramëni.” (“Dielli”, 6 qershor, 1930). Kjo thënie e Nolit botuar në gazetën “Dielli” i jepte shkas “Vatrës” për ta akuzuar atë si luftënxitës.
Viti 1931. Gjatë vitit 1931 botohen 54 numra të gazetës “Dielli”. Organi i “Vatrës” merret me të gjitha zhvillimet e brëndshme dhe të jashtme të Monarkisë Shqiptare, ashtu si vitin e mëparshëm. Në shkurt 1931, bëhet atentat kundër mbretit Zog në Vjen, nga Aziz Çami dhe Ndokë Gjeloshi. “Dielli” merret gjerësisht me këtë çështje. Dërgon telegrame urimi për shpëtimin e Mbretit. Denoncon atentatorët si kriminelë dhe spiunë të huaj. Përpiqet të ndërlikojë Fan Nolin drejtpërdrejt me këtë çështje, duke shkruar se disa ditë para atentatit Noli u largua fshehurazi nga Shetet e Bashkuara për në Evropë, etj. Ndërkaq, Fan Noli i quan atentatorët heronj që bënë atentatin thjejsht për pikëpamje patriotike dhe mbledh të holla për t’i nxjerrë ata nga burgu. “Dielli” shkruan se gjatë fushatës në New York, peshkop Noli mblodhi më shumë se 3000 dollarë për këtë çështje.
Më 29 deri 12 korrik, mbahet Kuvendi i XIX i “Vatrës”, pa shënuar ndonjë veprimtari konkrete me përjashtim të jehonës së “Diellit”. Noli e quan Vatrën kufomë mbi gropën e varrit dhe Kuvendin e saj të dështuar. Editori i “Diellit”, Refat Gurrazezi, i inatosur nga vlerësimet negative të Nolit, kalon çdo kufi intelektual me të shara kundër Peshkopit. Megjithatë detyrohet të pranojë se në Kuvend kishin marrë pjesë vetëm pesë delegatë. Ai pohon se, nga papunësia dhe kriza e ekonomike, delegatët nuk mund të përballonin shpenzimet e udhëtimit për në Kuvend.
Dihet se Gurrazezi ishte një prej kundërshtarëve më të fortë të Nolit. Në “Dielli” shkruhet: “Kur e ndien shumë thellë kamxhikun e Gurrazezit, Fan Noli do që ta nxjerë inatin gjetkë: sulet si qen i tërbuar dhe atakon pahësisht Faik Konicën.” (“Dielli”, 7 korrik, 1931).
Shkrimet e Nolit kundër “Vatrës” dhe Konicës, botuar në gazetën e tij “Republika”, e detyrojnë Faik Konicën t’i përgjitgjet personalisht atij. Në një intervistë me Gurrazezin, Konica thotë: “Fan Noli kur më mohon të drejtën e shvillimit dhe të ndryshimit të mendimeve politike të mia në dritë të shvillimeve dhe të ndryshimeve që u bënë në Shqipëri në shtatë vjetët e fundit, çfaqë sa poshtë është unjur fuqia e gjykimit tij. Të mohuarit e një të drejte të tillë çfaq një mendje fshataraku të pagdhendur, që ka vetëm një llustër të jashtme; nuk çfaq mendjen e një ‘intelektuali’ të vërtetë. Një intelektual nuk interesohet në ndryshime mendimesh së ndryshme; interesohet në arsyet për të cilat bënë ato ndryshime, do të dijë në ishin arsye të mira a të liga, të shëndosha a të dobëta, për dobin’ e Kombit a për dobin’ e armiqëve të huaj ”. (“Dielli”, 2 tetor, 1931).
Në fund të vitit, “Vatra” njofton degët me një shkresë se “Dielli” pushon botimin për disa kohë për arsye të gjendjes së rëndë ekonomike.
Viti 1932 është i njëjti avaz për “Vatrën”: polemika, fushatë mbas fushate për mbledhje të hollash, ndërrime telegramesh me Mbretin Zog dhe luftë kundër Çekrezit e Nolit, megjithëse këta dy të fundit, kishin pikëpamje të kundërta për çdo gjë. Atë vit numri i parë i “Diellit” del në qarkullim më 11 mars. Gurrazezi sulmon me helm e vrer Nolin e Çekrezin. Sipas tij ata ishin gëzuar dhe kishin festuar mbylljen e “Diellit”.
Sekretari i “Vatrës” shkruan: “Me rastin e pushimit të Diellit, hapsaniku i falur, spiuni i denuar për tradhëti, Kost Çekrezi, së bashkut me revolucionarët e arratisur dhe bolshevikët pa fe dhe pa kombësi, u gëzuan për mbylljen e Diellit.” (Dielli 11 mars 1932).
Në prill, vdes patrioti i njohur Sotir Peci. “Vatra” e përkujton Pecin më një mbledhje zyrtare. Në gazetën “Dielli” botohen artikuj për veprimtarinë e tij kombëtare. Ndërkaq, Konica e vlerëson në këtë mënyrë mikun e tij të ngushtë Gurrazezin, për punën e shkelqyeshme që bënte në gazetën “Dielli”: “Gëzohem kur marr Diellin se në çdo numër shoh që ju i mbani kurdoherë përpara syve të mendjes fjaët që i çkembyem, dhe përdorni një shqipe e cila ka kthiellsinë, ngjyrën, tingëllimin e gjuhës së gjallë të gjyshërve t’anë. Lavde më të madhe se këte s’kam”. (Dielli, 9 shtator, 1932).
Konica flet disa herë në radio stacionin WOL, i ftuar prej gazetës, The Washington Times. Bisedat e tij mbi gjendjen në Shqipëri, ribotohen në gazetën “Dielli”. (Dielli, 27 tetor, 1932).
Viti 1933. Atë vit botohen 38 numra të “Diellit”. Kryetari, Vasil Pani shkon për vizitë disamuajshe në Shqipëri. Në gazetë pasqyrohet në imtësi kriza ekonomike në Amerikë, siç ishte mbyllja e bankave dhe papunësia. Aty shkruhet edhe mbi shoqërinë “Miqtë Amerikanë të Shqipërisë”, (“Dielli”, mars 1933). Kjo organizatë meriton një studim të veçantë për arsye se ka zhvilluar një lloj lobizmi për mbrojtjen e të drejtave të Shqipërisë për një kohë të gjatë. Për herë të parë në “Dielli” botohen edhe shkrime në dialektin gegërisht, të marra nga botimet që dilnin në Shkodër. Gjatë atij viti botohen edhe përshtypjet e kryetarit të “Vatrës” mbi Shqipërinë. Kryetari, Vasil Pani, flet me nostalgji për katundin e tij, Dardhën, dhe takimet që kishte pasur në Tiranë me personalitete të larta shtetërore.
Ngecja e aktivitetit të “Vatrës” përsëri i atribohet gjendjes ekonomike në Amerikë. “Dielli
vënë në dukje: “Po bëhën katër vjet qëkur se nisi kriza ekonomike në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Në këtë përiudhë të keqe me qindra shqiptarë humbën punët e tyre e qindra të tjerë humbën tregtitë e vogla që kishin, ose shtëpitë që kishin blerë. Një shumicë tjetër, me të paktat kursime ose me ndihmën e bashkë atdhetarëve u kthyen në Shqipëri. Pra nga moskamja, shumë vatranë të sinqertë u shtërnguen të hiqen nga shoqëria e tyre e famëshme”. (Editorial: “Vatra dhe kriza”, “Dielli”, 14 korrik, 1933).
Edhe Kuvendi XX i “Vatrës”, që ishte planifikuar të mbahej në korrik, shtyhet për vitin tjetër, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.
Në gusht (1933), vritet në Selanik Hasan Prishtina. “Dielli” njofton mbi vrasjen dhe ndjek politikën e shtetit shqiptar, duke e cilësuar si vrasje pa rëndësi politike. “Dielli” shkruan se “Hasan Prishtina i kishte bërë Shiqpërisë shumë të liga”. (“Dielli”, 15 gusht, 1933). Qëndrimi politik i “Vatrës” për çështjen e Kosovës është i njejtë me qëndrimin e qeverisë së Tiranës. “Vatra” thotë se kosovarët nuk duhet të përzihen në problemet e Shqipërisë, ata duhet të çlirohen vetë nga pushtimi serb. Ndërsa, çështjen e Çamërisë, “Vatra” e trajtonte ndryshe. Për çështjen çame protestohej në formë të organizuar dhe shkruhej shpesh. Por, lë të mos të harrojmë, Kosovës i dilte zot Noli. Ai e kritikonte ashpër “Vatrën” për qëndrimin e saj negativ ndaj çështjes së Kosovës.
Në dhejtor (1933), ndodh diçka e dhimbshme. Peshkop Noli sëmuret rëndë në Boston. Ai i shkruan këtë letër Faik Konicës:“I dashur Usta – Munt të vini dorën në zjarrë që jam hequr nga politika me një mënyrë të përfuntme, – pneumonia i vuri kapakun tërë punës sime. Jam akoma në shtrat, dhe plaga e mëlçisë është akoma e hapur. Tani e dini tërë historinë dhe munt ta merrni me mënt që s’kam më as nge as qef as takat për politikën. U zgjata mjaft në këtë pikë, se dua që t’a dini mirë punën dhe kështu të muntni t’a shiguroni qeverinë tonë që këllëçi im politik është varur në muze, dhe nuk del s’andejmi kurrë më. I jap funt letrës, se u lodha. Bile kam frikë se ju kam lodhur ca më tepër. Shtoj vetëm këto fjalë: Përpiquni të më ndihni, se jam keq mga të gjitha pikëpamjet – Me të fala. Juaji me besë, F.S. Noli.” (Dielli, 28 shkurt, 1974).
Viti 1934 e karakterizon veprimtarinë e “Vatrës” me botimin e 40 numrave të gazetës “Dielli”. Të kthehemi përsëri te letra e Nolit dërguar Konicës dhe rezultatet e saj. Me 6 janar 1934, Noli i shkruan prapë Konicës dhe i thotë se mori përgjegje nga mbreti Zog dhe Mbreti i dërgoi një ndihmë prej 3000 frangash ari. Me atë ndihmë Noli pagoi doktorin, vajti në spital dhe u sherua nga sëmundja. Këtu dua të shtoj se miqësia personale midis Nolit e Konicës vazhdoi gjatë gjithë jetës së tyre, qëkur u njohën për herë të parë. Megjithëse lufta e fjalëve mes tyre vazhdoi për më se shtatë vjet, takimet e fshehta nga publiku shqiptar dhe letërkëmbimin e vazhduan gjithnjë. Për këtë çështje mund të shkruhet gjer e gjatë, por të kthehemi përsëri te “Vatra” e vitit 1934.
Me 25 maj (1934), vdes në Dardhë të Korçës, patrioti i njohur Josf Pani, babai i Vasil Panit, kryetart të “Vatrës”. Kryetarit i drejtohen telegrame ngushëllimi nga të gjitha degët e “Vatrës” dhe nga Faik Konica, i cili shpreh hidhërimin e thellë për humbjen e mikut dhe bashkëpunëtorit të vjetër. Josif Pani erdhi në Shtete të Bashkuara më 1904. Ai ishte një prej themeluesve dhe drejtuesve të parë të shoqatës “Besa Besën”. Përveç shkrimeve në gazetën “Dielli”, kur ishte organ i asaj shoqate, botoi në Uster, më 1917, gazetën Sazani dhe, më 1920 në Watertown gazetën, Drejtësia.
Gjatë atij viti “Vatra” nuk zhvillon ndonjë veprimtari përveç fushatave nëpër degë për mbledhjen e anëtarësive.
Viti 1935 fillon për “Vatrën” me përpjekje intensive për mbledhje të hollash për arsye se borxhet po i shtoheshin përherë e më shumë. Nga mesi i viti “Vatra” bën Kuvendin Ekstraordinar. Në kuvend caktohen konferencierët dhe menjëherë fillojnë udhëtimet e gjata nëpër koloni. Kristo Thanas ishte një prej konferencierëve më të suksesshëm. Ai çdo herë i bënte udhëtimet me shpenzimet e veta. Gjatë vitit botohen 39 numra të “Diellit”. Çdo numër është i mbushur me lajme nga Shqipëria, me komente dhe artikuj rreth Kryengritjes së Fierit dhe shtypjes së saj. Si më parë, lavdërohet Mbreti, vihen në dukje përparimet në Shqipëri, lavdërohet Konica, dhe shahen pa mëshirë kundërshtarët e Monarkisë, si Kost Çekrezi, të cilin “Vatra” e cilësonte armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë dhe ndërlikues të drejtpërdrejtë të Kryengritjes së Fierit. Bëhet thirrje për një bashkim me forcat pronoliste, por atyre nuk u lihet rrugë tjetër vetëm pranimi i gabimeve politike. Me përjashtim të një kritike të lehtë kundër Nolit, i cili nuk kishte thënë një meshë përshpritjeje për vdekjen e Nënës Mbretëreshë, ai nuk ngacmohet.
Me 29 dhe 30 qershor, “Vatra” zhvillon Kuvendin XX. Në kuvend zgjidhen të njëjtit zyrtarë: Vasil Pani, kryetar; Refat Gurrazezi, sekretar dhe editor. Kuvendi Ekstraordinar bëhet më 27 tetor. Konferencierët, Kristo Thanas dhe Nevruz Starja riaktivizojnë disa degë dhe mbledhin ca të holla.
Me 31 gusht vdes miku i madh i shtetit shqiptar dhe i shqiptarëve të Amerikës, ambasadori Herman Bernstein, i cili kishte shërbyer në Shqipëri si ambasador nga shkurti i vitit 1930 deri në shtator të vitit 1933. Më 13 shtator, shqiptarët humbën një mik tjetër të madh, që patën para Luftës së Dytë Botërore, gjeneralin Willim Edward Horton, një nga themeluesit dhe udhëheqësit e shoqatës “Miqtë Amerikanë të Shqipërisë”. Të dy këta ishin miq të ngushtë të Konicës. Sipas Konicës, ushtaraku i lartë amerikan, gjenerali Horton, ishte zotuar me kohë se sa të ishte ai gjallë, kufijtë e Shqipërisë nuk do t’i cenonte kush. “Vatra” i përkujton me nderime të larta këta dy miq të ngushtë të popullit shqiptar. Gazeta “Dielli” shkruan rreth jetës dhe veprimtarisë së tyre.
Ndërkaq, Dr. Andrea Ilia shkruan një seri artikujsh me titull: Shenime Shëndetësie. Në “Dielli” botohen edhe disa artikuj mbi gjendjen e vështirë të shqiptarëve në Greqi. Lufta kundër Çekrezit vazhdon si më parë, i shtohet edhe akuza si spiun i serbëve. Thënë të vërtetën, edhe Noli e Konica, e sulmuan vazhdimisht Çekrezin. Çështja Çekrezi mbetet për t’u studiuar.
“Vatra” dhe “Dielli” shprehin hidhërim të thellë dhe zemërim edhe për vrasjen gjerneral Gjiraldit në Kryengritjen e Fierit. Gjenerl Gjiraldi ishte hungarez i lindur në Kroaci. Sipas “Diellit”, ai i kishte shërbyer çështjes shqiptare mbasi ishte vendosur në Shqipëri për mëse 20 vjet. Gjeneral Gjiraldi kishte përcjellur Zogun në Jugosllavi me 1924, kur forcat e Nolit morën pushtetin. (Dielli, 23 gusht, 1935).
Në “Dielli” ribotohet përgjegjja e Konicës gazetës amerikane The Times, kundër një artikulli ku thuhej:“Do të ishte në interes të Shqipërisë, deklarimi si shtet neutral nën mbrojtjen e shteteve të mdha të Evropës, dhe largimi i saj sa më parë nga kthetrat e politikës italiane”.
Konica i përgjigjet: “… Shqiptarët besojnë se gjëja e mbarë për ta është t’i shtrohen punës, duke marrë si kryefjalë: Të rrojmë dhe të lëmë të tjerët të rrojnë. Nga ana tjetër fqinjtë e Shqipërisë jane raje ose skllav të çliruar, të cilët kanë shpirtin e rajait ose të skllavit të bërë zot, një shpirt të cilin e dinë mirë të gjithë ata që janë marrë me historinë e Romës. Ky soj njerzish kanë sëmundjen se kanë fituar fuqi, edhe atëherë kur interesi e tyre i vërtetë u thotë të rinë urtë e të punojnë në paqe.” (“Dielli”, 18 shkurt, 1935).
Sipas Koncisë Shqipëria ishte e detyruar të mbetej e lidhur ngusht me Italinë për arsye se vazhdimisht i kërcnohej rreziku i Greqisë dhe Serbisë dhe se shtetet e mëdha të Evropës nuk i garantonin Shqipërisë asnjë lloj mbrojtjeje nga këto dy vende fqinje.
Viti 1936. Nga mesi i janarit, policia mbyll shëtpinë ku ndodheshin zyra e “Vatrës” dhe shtypshkronja e “Diellit” me kërkesë të pronarit të ndërtesës, z. George Prifti, konsull i Shqipërisë në Boston. Gazeta “Dielli” nuk botohet nga data 10 janar deri më 15 maj të atij viti. “Vatra” është e mbytur në borxh; z. Prifti kërkon parat e qirasë bashkë me fajden, editori dhe radhitësi i gazetës nuk ishin paguar për shumë kohë. Përçarja në gjirin e “Vatrës” merr përmasa serioze. Midis George Priftit dhe Refat Gurrazezit hyn pyka e armiqësisë së përbetuar. Kishte kohë që këta nuk e shikonin me sy të mirë njëri-tjetrin.
Me mbylljen e zyrës e të shtypshkrojës dhe me konfiskimin e arkivit të “Vatrës”, Gurrazezi nuk sheh tjetër rrugë, vetëm atë të fushatës më të egër dhe më të papërmbajtur kundër konsullit Prifti dhe sekretarit të konsullatës, Hito Sadikut. Ai del nëpër degët e Midlle West-it ku kishte mbështetje të fortë, bën 2500 mila udhëtim nëpër kolonitë e atjeshme, për të njoftuar vatranët se “Vatra” po mbyllej përgjithmonë. I inatosur, i raskapitur fizikisht dhe i dërmuar moralisht, Gurrazezi shkruan disa muaj më vonë: “ Kur u nisa nga Bostoni për në kollonit e Middle Westit, e ndjeva vetën si një njeri i mundur në luftë, dhe m’u duk sikur me ndiqte armiku! At çast shkova nër ment luftën e viteve 1912-1913 dhe m’u çfaq përpara syve një ushtar shqipëtar i asaj kohe, – i mundur nga armiqtë, i këputur si mos më keq nga lufta, dhe i vënë përpara prej Grekut, Bullgarit dhe Serbit”. (“Dielli”, 15 maj, 1935).
Ndërkaq, burri i urtë dhe patrioti i vjetër, Vasil Pani, ndjek një rrugë shumë më të arsyeshme se Gurrazezi. Punon intensivisht me shokët e tij për mbajtjen e kuvendit. Me 4 Korrik fillon punimet Kuvendi XXI i “Vatrës”, i cili zgjati shtatë ditë. Në kuvend morën pjesë delegatët e 15 degëve. Kryetari i kuvendit zgjidhet Theodore Kotelly, sekretar Hamit Stermolli dhe reporter Shefqet Bença. Zgjidhen edhe drejtuesit e komisioneve të ndryshme siç ishte ai i shqyrtimit të financave dhe komisioni për hetimin dhe zhdukjen e konflikteve. Me gjithë gjendjen e tensionuar, Kuvendi po zhvillohej në mënyrë normale, sipas udhëzimeve që përmbante kanunorja.
Ditën e tretë të kuvendit arrin telegrami i urimit i ministrit Konica. Teksti i telegramit është ky: “Lutem paraqitni delegatëve urimet e mia për mbarëvajtjen e Vatrës si një institut nacionalist për mbrojtjen dhe përparimin e Kombit jashtë çdo fryme të huaj dhe ngatrronjëse – Faik Konica.” Siç shihni Konica shquan pikën, fryme të huaj dhe ngatronjëse, do të thotë, ai ishte i informuar mirë rreth konfliktit serioz në gjirin e Vatrës.
Katër ditët e para dukej se kuvendi po arrinte njëfarë kompromisi për mbylljen e konfliktit: Përjashtohet për jetë nga “Vatra” George Prifti.Gurrazezi propozon për kryetar të “Vatrës” z. Kristo Thanas, veteran i organizatës, burrë i respektuar nga të gjithë dhe njeri që kishte bërë shumë sakrifica personale financiare. Emërimi i tij si kryetar ishte e vetmja alternativë për zgjidhjen e konfliktit. Mirëpo, Kristo Thanas nuk pranoi kryesinë. Më në fund, pas shumë debatesh, kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit” emërohet dr. Andrea Ilia, kurse sekretar i Federatës emërohet, Refat Gurrazezi.
Mbas zgjedhjes së kryetarit, shtrohet për bisedim problemi më i madh dhe më konfliktuoz, transferimi i “Vatrës” nga Bostoni në Detroit. Shumica e delegatëve e mbështetën transferimin. Duhet të vëmë në dukje se shumica e delegatëve ishin nga Middle West-i, përkrahës të flaktë të Gurrazezit. Për t’i dhënë një zgjidhje këtij problemi, vendoset që me këtë çështje të mirrej një komision i veçantë. Grupi i Bostonit, këmbëngulte se transefrimi i “Vatrës” nuk mund të bëhëj në Detroit për arsye se vatranët e Middle West-it nuk kishin intelektualë për ta drejtuar “Vatrën” dhe pohonin se Bostoni ishte kryeqyteti i shqiptarëve të Amerikës. Diskutimi i ashpër rreth kësaj çështjeje solli “fatalitetin”. Një vatran i besimit ortodokës, e fyen Gurrazezin në sedrën kombëtare dhe fetare. Fyerja fetare kurrë nuk u shqua në shtyp as në dokumenta të asaj kohe, por personat që i kanë njohur protagonistat e asaj periudhe, janë mirë të informuar rreth kësaj çështjeje. Si reagim ndaj fyerjes së Gurrazezit, Fazlli Panariti me shumicën e delegatëve largohet nga salla e kuvendit.
Në atë kohë, fyerjet e natyrës fetare ishin mjaftë sensitive. Vatranët ishin të padjallëzuar dhe besimtarë të mirë. Ata ndikoheshin shumë edhe nga kryeustallarët e tyre, nga Noli e Konica. Këtu kam sjellur dy shembuj për të qeshur.
Në një intervistë me gazetarë të huaj, Noli kishte thënë: “Me nxorën nga Shqipëria myslimantë anadollak të cilët përbëjnë shumicën”. Pak kohë më vonë, Konica ishte “hakmarrë” për këtë lloj fyerjeje, me një fyerje tjetër po të kësaj natyre: “Asnjë shqiptarë i krishterë nuk është politikanë i mirë. Politikan të mirë janë vetëm shqiptartë myslimanë.” Këto ngacmime fetare për Nolin e Konicën nuk kishin asnjë rëndësi, por kshin rëndësi për shumë vatranë të padjallëzuar.
Tani kthehemi përsëri të kuvendi i “Vatrës”. Ai përfundon me fyerje e polemika. Konflikti kryesor, transferimi i Vatrës, mbetet pezull. Këtu nuk mund të kaloj pa përmendur edhe një herë përpjekjet që bëri Vasil Pani për shuarjen e mosmarrëveshjeve. Ai mbajti një fjalim shumë të prekshëm me rastin e dorëheqjes nga posti i kryetarit të “Vatrës”.
Kush ishte Vasil Pani? Vasil Pani lindi në Dardhë të Korçës, më 1896, dhe erdhi në Amerikë me 1907. Këtu, menjëherë iu afrua lëvizjes kombëtare. Me 1912, shkoi në Shqipëri si vullnetar për çlirimin e Toskërisë nga sundimi grek. Në fillim të shekullit të kaluar shumë shqiptarë të Amerikës vepruan si Vasil Pani, ngjeshën armët për mbrojtjen e atdheut nga pushtuesi grek. Historia përsëritet: edhe në fund të shekullit të kaluar, shumë shqiptarë veshën uniformën në Shtete të Bashkuara të Amerikës, ngjeshën armët dhe shkuan në mbrojtje të Kosovës nga sulmet barabare të Serbisë.
Pasi u kthye në Amerikë, Vasil Pani shërbeu disa herë në komisionin qëndror të “Vatrës”. Për vite me radhë qe kryetar i shoqërisë Dardhare “Mbleta”. Me 1929-1936 qe kryetar i “Vatrës”. Ai vinte nga një familje me tradita të larta kombëtare. Babai i tij, Josif Pani, kishte qenë këtu në Amerikë kryetar i shqorisë së njohur patriotike “Besa Besën” e cila botonte gazetën “Dielli”, para se të bëhëj organ i “Vatrës”. Ai botoi këtu edhe dy gazeta tjera që predikonin bashkim dhe luftë për fitimin e pavarësisë kombëtare. I biri i këtij patrioti të shquar, Vasil Pani, përveç veprimtarisë kombëtare ishte edhe punëtor i madh dhe kishte arritur sukses në tregëtinë e restauranteve. Ai i dha mbështetje të fortë financiare “Vatrës”, në kohën më kritike të rënies ekonomike në Amerikë.
Pas kuvendit, dr. Ilia dhe Gurrazezi filluan bashkëpunimin. Gurrazezi nxori një numër të “Diellit” në Boston. Por, bashkëpunimi nuk zgjati shumë. Vatranët e Middle West-it, me kryeqendër Detroitin, e kishin bërë mendjen top. Ata nuk e njihnin më “Vatrën” e Bostonit, si “Vatrën” e tyre. Me 13 tetor 1936, del numri i parë i gazetës “Dielli” në Detroit, nën drejtimin e Gurrazezit. “Vatra” tanimë është defacto e ndarë dysh. “Vatra” e Detroiti ka kryetarin e vet, Fazlli Panaritin, dhe sekretarin e editorin e vet, Refat Gurrazezin. Kurse “Vatra” e Bostonit, ka për kryetar dhe editor, dr. Andrea Ilinë.
Më 30 tetor, “Vatra” e Detroitit nxjerr numrin e parë të gazetës “Dielli”. Edhe “Vatra” e Bostonit nxjerr gazetën “Dielli”. Deri në vitin 1939, kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, këtu kemi dy “Vatra” dhe dy gazeta “Dielli”, që grinden si mos më keq. Secila palë, këmbëngul mbi legjitimitetin udhëheqës, si “Vatra” e vetme. Dy “Vatrat” dhe gazetat e tyre “Dielli” janë besnike të Monarkisë e të mbretit Zog. Ndjekin politikën e brendshme dhe të jashtme të shtetit shqiptar. Faik Konica përkrah “Vatrën” a Bostonit dhe ftoh marrëdhëniet me Refat Gurrazezin.
Viti 1937. Gjatë atij viti nuk shënohet ndonjë veprimtari e dukshme nga asnjëra “Vatër”. Dy gazetat “Dielli” polemizojnë mes tyre gjithë vitin. Në korrik të atij viti, “Vatra” e Detroitit mbajti kuvendin e vet dhe zgjodhi një komision prej tre vetash për të bërë marrëveshjen me “Vatrën” e Bostonit. Nga ajo përpjekje nuk doli gjë. Të dielën, më 28 Nëntor 1937, ndodh një kthesë e re për shqiptarët e Amerikës. Faik Konica shkoi në Kishën e Shëngjergjit në Boston për të festuar Ditën e Pavarësisë Kombëtare, të organizuar nga peshkop Noli. “Dielli” i Detroitit shkruan me cinizëm:“Vajtja e tij pa ftuar dhe pa pandehur çuditi të gjithë. Ceremoninë e festimit e hapi Noli dhe pas përshendetjes paraqiti ministrin Konica i cili tha disa fjalë. Në cermeoni Faiku nuk ndej gjatë. Disa pohojnë se ai doli i zemruar për arsye se aty mbajti një fjalim qortues për guvernën shqiptare, Qerim Panariti, i cili është kundërshtar i njohur i Konicës dhe i Monarkisë. Koncia e quajti Qerimin “xhandari i Panaritit”. (“Dielli”, 9 dhjetor, 1937).
Viti 1938 fillon me njëfarë zbutjeje të tensioni mes dy “Vatrave”. Qeveria shqiptare angazhohet për pajtimin e vatranëve dhe bashkimin e tyre. Përpjekjen e parë e bëri Abdurahman Mati, gjatë një vizitë në Amerikë. Fill pas tij dërgohet një delegacion i veçantë nga Tirana për këtë çështje. Delegacioni i posaçëm i Tiranës, kolonel Aqif Permeti dhe z. Kristo Kirka, ishin personalitete me influencë tek shqiptarët e Amerikës. Kolonel Aqif Permeti kishte qenë managjer i “Diellit”, konferencier i “Vatrës” dhe organizues i trupave vullnetare të shqiptarëve të Amerikës për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi grek. Ndërkaq, Kristo Kirika kishte qenë një prej themeluesve dhe udhëheqësve të shoqërisë “Besa Besen”. Ai mori pjesë në themelimin e “Vatrës” dhe shërbeu si zyrtar i lartë, konferencier dhe kryetar i saj.
Me 12 mars 1938, arritën në Detroit Aqif Permeti dhe Kristo Kirka, për të pajtuar vatranët dhe mundësisht për të thirrur Kuvendin e Bashkimit Kombëtar. Me të arritur në New York, ata shkuan në Detroit për të shikuar gjendjen e atjeshme. Pas tre ditë bisedimesh me udhëheqësit e Detroitit, shkuan në Boston për të zhvilluar bisedimet me zyrtarët e “Vatrës” tjetër. “Dielli” i Detroitit shkruan për ardhjen e tyre:“…Nuk tregohet dot gëzimi i vatranëve edhe gjithë shqipëtarëve të këtushmë kur panë këta dy shokë edhe udhëheqës të vjetër, të cilët punuan me besnikëri edhe pa rreshtur për lëvizjen kombëtare vjet me radhë kur ishin në Amerikë…” (Dielli, 25 mars, 1938).
Më 19 mars (1938), bëhet një marrëveshje për bashkim, në praninë e Abdurahman Matit, i cili ndodhej për vizitë në Amerikë, dhe dy delegatëve të tjerë të dërguar nga Tirana. Më 28 mars, në prani të Aqif Permetit dhe të Kristo Kirkës, përfaqësuesit e dy “Vatrave” nënshkruan këtë marrëveshje: 1) Kuvendi i dy “Vatrave” do të mbahet në Boston më 24 prill. 2). Organet e tyre “Dielli”, në numrin e parë që do të dalin do të botojnë vendimet e komisionit të bashkimit dhe do të pushojnë botimin e tyre gjërsa të vendoste Kuvendi se ç’do të bëhet në të ardhmen. 3). Vasil Pani, në emër të “Vatrës” së Bostonit, dhe Kristo Thanas, në emër të “Vatrës” së Detroitit, ngarkohen prej komisionit të bëjnë përgatitjet për të zënë vendin ku do të mbahet kuvendi.
Më në fund arrti 24 prilli, delegatë e përfaqësues të dy “Vatrave” tubohen në Boston. Të dy palët, shkelin marrëveshjet e nënshkruara. Gjatë bisedimeve tensioni midis tyre ishte shumë i lartë. Përfundimisht, të gjitha përpjekjet për të bashkuar “Vatrën” dështuan. Me kthimin e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në atdhe, gjendja acarohet edhe më tepër.
Ndërkaq, Konicës përditë vinte duke iu shtuar konflikti me qeverinë e Tiranës. Me 1 korrik (1938), atij i shkruan nga Durrësi, Abdurahman Mati: “Para se të mirsha letrën tuaj kam pas niet me të shkruem nji letër dhe me të lajmruem un privatisht se N.M.Tij Mbreti ka vendos për interesa eprore të Shtetit me dërgue Zotnin tane si përfaqësues fuqiplot në Londër. Un e dij fort mirë se ti je nji njeri me vleft, dhe sidomos për Shtetin tonë, por e prish vehten kur të hyp damari yt. Pra lajmin e sipër po ju a ap qi të jeni i përgatitun por sa të ju vijë njoftimi i transferimit tuaj si Ministër Fuqiplot i joni pran Mbretit Imperator të Ingliterës. Dhe vet N.M. Tij Mbreti na tha se ket po e bon se situata politike e sotme e kërkon qi ju të jeni në Londër si përfaqësues i joni. Ju e kuptoni mirë punën tash dhe nuk asht nevoja me u zgjanue mbi ket çeshtje.
Ju përshendes miqsiht miku juaj, Adrurahman Mati.”
Konica i përgjegjet Abdurahman Matit, me 14 korrik, 1938:
I dashur mik,
Letrën t’uaj, me datën 1 Korrik 1938, e mora sot në mengjez, edhe po shpejtoj të ju përgjigjem.
Lajmin që me jipni, se do t’me transferojnë në London, e kam ditur që me kohë, me që Legata e Jugosllavisë këtu ka një mot që po përhap nër Amerikanët se do t’me heqin nga Washington-i; nga ana tjetër, të dy kodoshët që Mbreti dërgoj në Mars të trazojnë punët e Vatrës, duke thyer kanunet e Amerikës (po asnjë prej jush nuk ësht i zoti t’a kuptojë), u mburnë se kanë në dorë të më largojnë nga Amerika.
Mbreti ka shumë zotësira të larta; po si çdo njeri ka edhe ca mungesa. Një nga mungesat etij është se atë që thotë sot e harron nesëra. N’at letër që me prutë me dorë, Mbreti me thosh se, duke marë në sy trazimet që mund të bëhen në botë dhe rolin që do të lozë Amerika, e do interesi i Shqipërisë që të jem ministër në Washington, me që jam i vetmi që e di vendin. Pa shkuar tre muaj, e paska ndruar mendjen, dhe tani dashka të më dërgojë në London. Në i do qejfi, le të dërgojë këtu si përfaqësonjës të tij Osman Gazepin ose ahçin’ e Koço Kotës. E ka në dorë, dhe le të bëjë si të j’a dojë nderi.
Unë ju thashë arësyet për të cilat nuk largohem dot nga Amerika. Regimi në Shqipëri tronditet se ka themele të dobëta, dhe nesër munt të rëzohet; pastaj Mbreti është njeri që intrigat e Toskëve nuk është aspak i zoti t’i marë vesh, dhe sot të do, nesër të shkelmon pa shkak. Po të jem në London, mundet nonjë qërhanëxhi grek e kuçovllah t’i mbush mendjen Mbretit të më heqë: aherë unë, njeri i lashtë, me mallin dhe shtëpinë në Greqi, pa mjete, ç’munt të bëj? Po të jem n’ Amerikë është ndryshe: se këtu kam lidhje të shuma dhe zë një udhë. Jo, miku im; të heqim dorë nga intrigat, dhe të flasim hapta.
Mbreti munt të bëjë tre gjëra për mua:
1). Munt të më lejë këtu si përfaqësonjësin e tij;
2). Munt të me heq me një pension t’arsyeshëm që të mbaroj ditët me vepra letrare;
3). Munt të me heqë pa pension dhe pa çpërblim. Që të tria këto i gjëj t’arsyeshme dhe i pranoj.
Nonjë udhë të katërt s’di. Të fala shumë – Faik Konitza
Vitit 1939, si për “Vatrën” e Bostonit ashtu edhe për “Vatrën” e Detroitit, fillon si çdo vit tjetër, me grindje të zakonshme, me polemika sarkastike dhe kërcnuese kundër njëra-tjetrës, pa asnjë parashikim për mundësinë e pushtimit të Shipërisë. Dy organet e tyre, gazetat “Dielli”, botonin lajme të vonuara nga Shqipëria. Lajmet që merrnin nga Shqipëria dhe botoheshin në faqet e gazetave “Dielli” janë pa rëndësi, por pasqyrojnë si më parë besnikërinë e “Vatrës” ndaj Mbretit Zog dhe Monarkisë.
“Vatra” e Detroitit botoi pesë numra të gazetës “Dielli”, nga 13 janari deri me 12 maj të vitit 1939. Në editorialin e “Diellit” të Detroitit, 13 janar 1939, lexojmë: “Ngjarjet e vitit 1936 dhe vazhdimi i luftës vjetët e tjera 1937-1938 kundër Vatrës prej përfaqësonjësve të Guvernës s’onë në Amerikë dhe të një grupi të vogël njerzish të pabindur në Boston, vunë një njollë të zezë në historinë e shkelqyer të kësaj shoqërie dhe të Shqiptarëve të Amerikës.”
Më 31 janar 1939, “Dielli” i Bostonit boton një artikull, ku propozon t’i bëhet Faik Konicës një monument në Boston. “Dielli” i Detroitit i përgjigjet artikullit me një gjuhë të ashpër kundër Konicës, duke e akuzuar atë “për veprime antikombëtare” dhe shton me sarkazëm: “Po do të ish mirë që monumenti të zbukurohesh edhe me këta shokë që i kanë mbetur sot. Abdul Abazi ti pastroj këpucët, Shefqet Bença t’i japë dorën, Hito Sadiku t’i shkruaj vjershë. Nelo Drizari t’i shkruaj historinë, Dr. Andrea Ilia t’i thotë se ç’duhet të hajë, Vasil Pani t’i gatuaj ëmbelsira, Mehemt Korça t’i lajë enët dhe Petro Kolonja t’i këndoj ungjillin e pseudoprotestanëve”. Në artikull thuhet se do të ishte mirë që monumenti i Konicës të bëhëj sa më parë dhe në fund të monumentit të shkruhej epitafi: “Monumenti i çkatrrimtarit të shqiptarve dhe i prishsit të Vatrës”.
Papritmas, shpërthen si bombë lajmi i pushtimit të Shqipërisë nga Italia. Këtë lajm tronditës sëpari e sjell shtypi amerikan. Gazetat e njohura si New York Times, Christian Science Monitor,etj., botojnë artikuj e analiza rreth pushtimit; kurse gazetat më pak të njohura e kritikojnë pushtimin dhe disa prej tyre i bëjnë thirrje qeverisë amerikane për ndërhyrje ushtarake.
Një gazetë e vogël e Filadelfisë, në artikullin e vet redakcional i bënte thirrje qeverisë amerikane t’i shpallte luftë Italisë, pasi akuzonte botën perëndimore për heshtje ndaj pushtimit të Shqipërisë. Artikulli ka një paragraf shumë të prekshëm: “ Tosktë dhe Gegtë trima, bijtë e një prej kombeve më të lashta të Evropës, do t’i nxjerrin nga varret e stërgjyshëve të vet të lavishëm armët e ndryshkura nga gjakui tyre, dhe do t’a lirojnë Shqipërinë. Ata kanë turpruar në fushën e luftës hordhitë e Sulltanëve të Azisë, ata do t’a nxjerrin Italinë fashiste me turp nga atdheu i tyre.” ( The Morning Star, 10 prill, 1939).
Shkrimet e botuara në gazetat “Dielli” rreth qëndresës së forcave shqiptare kundër forcave italiane janë sa kontradiktore aq edhe emocionuese. Thirrjet për bashkim tingëllojnë si kushtrimet e dikurshme tradicionale: “Sot shqiptarët kudo që jetojnë mbi faqe të dheut, këtu në Amerikë apo në shtete të tjera të botës, duhet të bashkohën dhe të organizohen ashtu siç e thrret nderi ynë kombëtar për çlirimin e atdheut nga Italia fashiste”.(“Dielli” i Detroitit, 12 prill, 1939).
Kryetari i “Vatrës” së Bostont, Dr. Andrea Ilia, bën hapin e par për bashkim, duke i dërguar një letër private, Fazlli Panaritit, kryetarit të “Vatrës” së Detroitit. Pas fërkimeve të vogla që dukën në faqet e “Diellit” të Detroitit, delegacioni i “Vatrës” së Bostonit shkon në Detroit dhe arrihet marrëveshja për bashkimin e “Vatrës”. Në të dy gazetatë “Dielli” botohet ky njoftim:
Kuvendi i Bashkimit Rreth Federatës Vatra
Deklaratë
1. Sot, më 8 të majit 1939, të mbledhur këtu në 2035 Temële Str., Detroit, Michigan, Zyrtarët e Vatrës me Qendrën në Detroit, Mich., edhe Përfaqësonjësit e Vatrës me qendër në Boston, Mass., pas shumë bisedimeve, deklaruan bashkimin e dy palëve të Vatrës.
2. Duk parë rrezikun e Shqipërisë, dhe për hirin e shpetimit të Atdheut t’onë nga robëria italiane, ky Kuvend vendosi të thërritet një Kuvend i Përbashkët për të bashkuar gjithë vatranët dhe Shqiptarët e Amerikës rreth Federatës Vatra.
3. Ky Kuvend vendosi që Kuvendi i Përbashkët i Vatrës të mbahet në Boston, Mass., të dielën me 4 të Qershorit 1939.
Gjith’ ashtu ky Kuvend vendosi që Kuvendi i Përbashkët të përfundojë se ku duhet të jetë Qendra e Vatrës, të zgjedhë zyrtarët e saj për vititn 1939-1940, dhe të caktoj programinë e Shoqërisë.
Nënshkruar: Përfaqësuesit e Vatrës me Qendër në Boston, Mass: Vasil Pani, Nelo Drizari. Zyrtarët e Vatrës me qendër në Detroit, Mich: Kryetar Fazlli Panariti, Sekretar Refat Gurrazezi.
Kuvendi i përbashkët zhvillohet, “Vatra” e bashkuar emëron udhëheqjen e re dhe vazhdon veprimtarinë e vet për çlirimin e Shqipërisë me anë protestash, memorandumesh dhe letrash dërguar personaliteve të ndryshme botërore, në radhë të parë, presidentit amerikan dhe zyrtarëve të lartë të këtij vendi.
Vështrimi im për veprimtarinë e “Vatrës” gjatë asaj dekade përfundon këtu për arsye se rrjedha e historisë së Shqipërisë dhe i fatit të shqiptarëve ndryshon, ashtu siç ndryshon edhe forca e veprimtarisë së “Vatrës”. Sytë e shqiptarëve të Amerikës për çlirimin e atdheut drejtohen nga Noli e Konica. Këta dy vigaj të shqiptarizmës ulen edhe një herë së bashku dhe bëjnë planet e tyre të veprimit politik, por veprimtaria e tyre del jashtë kornizës së temës sime. Ajo i takon një dhjetëveçari tjetër.
Konkluzioni im
Deri këtu kemi ndjekur zhvillimin kronologjik mbi veprimtarinë e “Vatrës” në vitet 30 të shekullit që kaloi. Tani dëshiroj të dëgjoni mendimin tim për atë periudhë.
Gjatë asaj periudhe 10-vjeçare “Vatra” kaloi nëpër shumë vështirësi, por tri janë më dallueset: 1). Kriza e thellë ekonomike në Amerikë ndikoi shumë në bllokimin e veprimtarisë së “Vatrës”, ku numri më i madh i degëve nuk arrinte të paguante antarësitë vjetore. 2). Ndërlikimi i thellë i konsullatës së Shqipërisë në Boston në punët e “Vatrës”, shkaktoi përçarjen dhe ndarjen e “Vatrës” në dysh. 3). Qëndrimi strikt i Refat Gurrazezit, me një grup të fortë vatranësh, në mbështetje të pakompromis ndaj Monarkisë Shqiptare dhe mbretit Zog, nxiti urrejte të madhe në mesin e antarëve të moderuar të “Vatrës”.
Konsulli i Shqipërisë në Boston, George Prifti, duke pasur edhe mbështetjen e Konicës, kishte ardhur në përfundim se Gurrzezi duhej larguar nga posti i editorit të “Diellit”, thjesht për arsye të qëndrimit të tij intrasigjent kundër vatranëve moderues dhe peshkop Nolit. Nga fundi i vitit 1934, Konica kishte filluar të tregonte njëfarë ftohësie ndaj mbretit Zog. Një prej arsyeve që kishte shkaktuar ftohjen ishte se shpenzimet e Legatës vinin duke u shtuar, siç ishte qiraja, dhe buxheti që vinte nga Tirana zvogëlohej për herë e më shumë; rroga personale dhe i gjithë buxheti i vinte me vonesë të madhe, nganjëherë kalonin edhe gjashtë muaj. Lidhur me këtë mund të bisedohet gjer e gjatë, mbështetur vetëm në letrat private të Konicës.
Nga mesi i viteve 30, bëhej fjalë edhe për mbylljen e “Vatres”. Dy gazeta në Shqipëri dhe një letër e Konicës drejtuar z. George Prifti, lënë të kuptohet se po bëheshin plane për mbylljen e “Vatrës” nën pretekstin se ajo e kishte përfunduar misionin e vet kombëtar.
Plani për mbylljen e “Vatrës” tingëllon edhe si një mesazh presioni i Konicës për të detyruar mbretin Zog t’u përmbahej zotimeve financiare dhe dërgimit në rregull të buxhetit për Legatën e Shqipërisë në Washington. Me këtë masë, ai i sillte në mend Mbretit se këllëçi politik i Nolit nuk ishte varur në muze për përgjithmon. Qeverisë së Tiranës nuk i interesonte mbyllja e “Vatrës”, përkundrazi, ajo ishte e intersuar që “Vatra” të jetonte dhe të vazhdonte vijën e saj politike ashtu siç e kishte ndjekur qysh nga viti 1925. Peshkop Noli dhe opozita vazhdimisht pohonin se “Vatra” ishte kufomë dhe mbahej vetëm nga paratë që jepte guverna shqiptare. Në këtë plan përfshihej edhe largimi i Refat Gurrazezit nga posti i editorit të “Diellit”. George Prifti i shkruan Konicës se Hito Sadiku, sekretar i Konsullatës, ishte personi më i mirë për editor.
Konsulli i Shqipërisë i kishte në dorë çelësat e “Vatrës”. Ndertesa ku ishin zyrat dhe shtypshkronja ishin pasuri e tij. Atij “Vatra” i kishte para borxh dhe nuk mund t’ia paguante aty për aty. Më në fund, konsulli i mbylli dyrtë e “Vatrës” me polici, por Gurrazezi nuk u gjunjëzua para faktit të kryer.
Koncia u ftoh në Gurrazezin dhe mbajti anën e “Vatrës” së Bostonit, e cila ishte më tolerante në veprimtari politike se “Vatra” e Detroitit. Si miq të ngushtë që ishin, ata nuk e sulmuan në shtyp personalisht njëri-tjetrin. Duket se pritnin ditën e pajtimit. Pajtimin e tyre publik e solli vetëm pushtimi i Shqipërisë nga Italia.
Kur shkruan për “Vatrën” e atyre viteve, studiuesi është i detyruar të shkruajë për Nolin e Konicën. Kur shkruan për Nolin e Konicën në kontekst të zhvillimit historik të “Vatrës”, natyrisht, ai është i detyruar të shkruajë edhe për Gurrazezin, Panaritin, Kolonjën e protogonistë të tjerë të asaj kohe. Edhe në vitet 30, gadi si në çdo kohë tjetër të “Vatrës”, epiqendër janë Noli e Konica dhe lufta klasike e mendimit të lirë midis vatranëve, për t’i dalë zot sa më mirë Shqipërisë. Fërkimet politike në atë kohë duken aq serioze sa do të thoje se Noli e Konica do të vrisnin njëri-tjetrin. Shqiptarët, në përgjithësi, qoftë edhe dishepujt e tyre, si Gurrazezi, Kolonja dhe Panariti, i shikonin ata si dy kundërshtarë të poleve më ekstreme politike dhe si armiq, që nuk mund të pajtoheshin. Por, dokumentat provojnë të kundërtën. Ata ruajtën miqësinë dhe respektin për njëri-tjetrin në çdo kohë, ata ndejtën bashkë, shkëmbyen mendime dhe ndihmuan njëri-tjetrin sipas nevojës dhe takatit.
Në fillim të viteve 30, botimi i gazetës “Dielli” është financuar nga qeveria e Tiranës. Në vitet 30, protogonistë kryesorë të “Vatrës” janë: Faik Konica, Vasil Pani, Refat Gurrazezi, Kristo Thanas, Dr. Andrea Ilia, George Prifti, Hito Sadiku, Petro Kolonja, Qerim Panariti dhe Nelo Drizari. Ka edhe shumë veprimtarë të tjerë të cilët bien nën hijen e këtyre të parëve.
Sot, me rastin e këtij seminari, e kujtoj me nderim të veçantë Kalorësin Klasik të Federatës Vatra, Refat Gurrazezin. Dhe ja pse: Gurrazezi ishte gazetar i shkëlqyer, polemist i ashpër, konferencier tribunal dhe një ndër personat më dinamikë të “Vatrës” në vitet 30. Megjithëse e kishte Konicën udhëheqës shpirtëror, ai nuk i nënshtrohej as mjeshtrit të vet, kur mendonte se i përkitej sedra e besimit politik e atdhetar. Shkrimet e tij të vëllimshme publicistike i njoh mirë. Atë e njoha edhe nga afër, në vitet 70, natyrisht kur ishte i thyer nga pleqëria e i këputur nga varfëria. Gurrazezin e njoha atëherë kur ishte editor i “Diellit” dhe shkruante e redaktonte, duke iu dridhur duart. Këtë vatran të madh e njoha atëherë kur kishte nevojën e ndihmës dhe pak kush e ndihmonte.
blank

Çfarë ka bërë deri tash dhe çfarë do të bëjë nesër PAAC…? – Nga Skënder Karaçica

Në vend të reagimit

U bënë bashkë një grup njerëzish nga  disa qendra të Amerikës dhe u muarën vesh që të formojnë Pan-Albanian(PAAC).Mirë boll,do të thoshim.Pse u formua kur dihet se kemi mjaft organizata të diasporës shqiptare në Amerikë,ndonëse i dinë fare mirë këta të vijës së PAAC.

Të jemi më të hapur për opinionin shqiptarë në atdhe.Asgjë përsonale ndaj askujt,sespe disa prej tyre i kemi miq të mirë dhe,jemi të shtrenguar  që të themi shtruar:A na është dashtë të formoni PAAC,që,dorën në zemër në fillim të udhës shihet nga larg se ka dalur në sipërfaqe sa për të dalur në fotografi me udhëheqjen e shtetit të Kosovës,të Shqipërisë dhe me pjesën  shqiptare në Maqedoninë e Veriut(!).

Po ua bëj këtë pyetje nga sheshi i Prishtinës,çfarë keni bërë deri tash dhe çfarë do të bëni nesër PAAC…?!E dini këtë se,kush ka organizuar veprimtarinë kombëtare për çështjen shqiptare në Ballkan dhe për lirinë e Kosovës…?Kush i ka dalur ballë për ballë kryekriminelit të Serbisë fashiste të Slobodan Milloshqviq në Hagë…?Dhe kush pati organizuar Konferencë Ekonomike për Investime në Kosovë(2015)në Çikago(SHSHA-Oda Ekonomike Amerikë-Israel)?

Të gjitha këto i keni ,,harruar,,dhe keni dalur si këpurdha pas shiut dhe, si kundër peshë e tërë kësaj lëvizjeje  të madhe kombëtare në Amerikë,që,historia e diasporës shqiptare do të shënojë dhe të ruajë në arkivat e historisë udhën e madhe kombëtare të kohës të organizimeve të përmendura më lartë.

Disa nga anëtarët e PAAC-ut ishin pjesë e KKSHA-së në Nju Jork dhe duhet biseduar pa dorëza,për shkak ,,lojës së golfit,,(sic!)me akordimin e mjeteve matriale të shtetit amerikan dhe abuzimeve të skajshme,tashti e tërë kolovajza   e kësaj loje do të përballet me drejtësinë amerikane(!).

Pse e keni marrë këtë (aktivitet)me kaq yrysh dhe takimet e PAAC-it me zyrtarët në Prishtinë dhe Tiranë dhe me dy ambasadat e Amerikës,sikur paskëshi ardhur nga  ,,Shtëpia e Bardhë,,në Washington(sic!).

Pak më të sinqetë,miqtë tanë të diasporës dhe të këtij organizimi nën ,,flamurin PAAC,,(sic!).I keni harruar aktivitetin e të tjerëve që e kemi përmendur  lartë në Çikago dhe Nju Jork dhe ia keni mësyer Prishtinës dhe Tiranës dhe pjesës shqiptare në Maqedoninë e Veriut,sikur të ishin ,,heronjtë e Vietnamit,,(sic!).

Para pak kohësh,në Prishtinë dhe Tiranë erdhën do tjerë verpimtarë nga bota e bisnesit në Amerikë dhe tash sa kohë nuk ka lëvizur asnjë guri…(sic!).Çka nëse edhe PAAC nuk do të bëj asgjë në udhën që kanë marrë sa më dalë në fotografi me zyrtarët e shtetit në Prishtinë dhe Tiranë,atëherë ku do të mbetët nderi dhe nisma juaj me yryshet për të dalë përpara aktivitetve të përmendura më lartë,që,nuk përseritetën më kaq hove të mëdha dhe në dritën e çështjes kombëtare shqiptare…!

E gjithë kjo ,,jehonë e lajmit,,a do të mbetët vetëm si lajm dite apo pas pak ditësh do të marrë me vete harresa dhe,si thonë u pafshim më shpinë…(sic!).

Miq të diasporës në Amerikë,kaq shumë lajme të ditës pa bër asgjë dhe asnjë aktivitet për çështjen kombëtare në dritën e kronikave historike të  tjerëve të përmendura më lartë,ndërsa PAAC nën hijen e gjithë kësaj dëshiron të marrë ,,hise,,për një javë aktivitet në kroniket e diasporës shqiptare në Amerikë.

Mos jeni shumë vonë dhe nga larg po shihet veçse dëshira për të dalë në fotografi dhe në lajmet e TV-së në Prishtinë dhe Tiranë(sic!)

Mos dilni më me rrahagjoks se jeni vonë dhe veçse një numër  modest i PAAC-it nën hijen e të tjerëve që kanë bërë shumë për çështjen shqiptare dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!Atyre u keni dalur pas shpine si kundër peshë asgjë më shumë…(!).

Jeni veçse të vonuar PAAC nga Amerika…!

Prishtinë,9 korrik 2021

blank

E VËRTETA MBI VATRËN- DEKLARATË E FEDERATËS PAN-SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA

5 korrik 2021

Ahmet Xhafo – Kryetar

Për sqarim të gjithë lexuesve dhe bashkëadhetarëve tanë kudo që ndodhen në BOTË.

Në Kuvendin e 31 Tetor 2020 zhvilluar në Bronx Federata Pan Shqiptare VATRA zgjodhi si kryetar të saj Vatranin çam që i shpëtoi barbarisë greke dhe komunizmit shqiptar, Z. Ahmet Xhafo.

Po pse Dy VATRA sot?

VATRA që Z. Ahmet Xhafo udhëheq është e përbërë nga ata VATRANË që i kanë shërbyer dhe i shërbejnë VATRËS prej dekadash pa pushim dhe janë të vendosur ta mbrojnë këtë institucion të shenjtë kombëtar nga të gjithë ata që përpiqen ta kthejnë në bisht te partive politike në Shqipëri dhe Kosovë ose në një shoqëri militantësh politikë. Ky grup është i vendosur ta ruajë VATRËN e Nolit, Konicës dhe Kirkës si simbol të fjalës së lirë, demokracisë dhe ligjit institucional ashtu siç është çdo organizatë në SHBA.

Përpjekja e këtyre VATRANËVE filloi që në periudhën Qërshor 2017 – kur Dritan Mishto me makinacionet erdhi në krye të VATRËS dhe shkatërroi organet e saj dhe shkeli nenet e Kanunores së Nolit, Konicës dhe Kirkës. Ai shuajti rolin e Këshillit Drejtues duke mbledhur atë vetëm dy hëre ne dy vjet kur minimuni ishte katër në një vit dhe nuk zhvilloi asnjë Kuvend siç e kërkonte Kanunorja e VATRËS.

Ai me ndihmën e editorit rrogëtar të Diellit Dalip Greca, ish kryredaktori i gazetës Shkëndija, organ i Partisë së Punës në Lushnjë, do ta kthente Gazeten Dielli në një armë personale të tij ku do sulmoheshin të gjithë ata që mendonin ndryshe nga ai dhe grupi i tij. Dalip Greca do të censuronte mendimet e lira dhe të pavarura në gazetën Dielli. Paturpërisht do të sulmoheshin personalisht nëpërmjet shpifjeve ne faqet e kësaj gazete të gjithë ata VATRANË që po përpiqeshin të mbronin institucionin e VATRËS.

Ishte krijimi i Komisionit të 5 Tetori 2019 që do të kërkonte zhvillimin e një Kuvendi të VATRËS në bazë të rregullave, të neneve të Kanunores, me një komision të përbashkët e të pavarur, që do ta çonte VATRËN drejt nje Kuvendi sipas neneve dhe amandamenteve te Kanunores dhe do të analizonte cdo shkatërrim që ishte bërë nga Qershori i 2017.

Po grupi i Mishtos nuk pranoi të bënte një gjë të tillë. Ai do te zhvillonte një Kuvend Turpi në Janar të 2020 ku mbështetesit e tij do ti kalonin stafetën tek Elmi Berisha, i cili e mori drejtim në VATËR pa konkurrent sipas udhëzimeve të Mishtos dhe nuk e pati problem ta çonte VATRËN përpara gjykatës Federale duke e çuar kështu këtë insitucion 109 vjecar drejt një shkatërrimi financiar të paparë në historinë e saj.

Sot dëgjohen zëra në media dhe kudo se VATRA ka mbaruar dhe është kthyer në militante. Por gjithë këta zëra duhet ta dijnë se është një grup me në krye Z.Ahmet Xhafo që konsiderohet “franksionistë” nga ata që janë pjellë e grupeve politike dhe që e shikojnë lirinë e mendimit si franksion politik. Ky grup VATRANËSH po lufton pa pushim; jo pak, por prej 4 vitesh për VATRËN me shpenzimet e tyre për të mbrojtur këtë institucion kombëtar nga ata që po e drejtojnë drejt militantizmit dhe në konflikt me SHBA.

Është hera e parë që vijat brenda insitucionit të VATRËS janë të qarta. Janë VATRANËT nën drejtimin e Ahmet Xhafos që mbrojnë institucionin ë VATRËS dhe duan ta çojne atë drejt një organizate të fortë institucionale, jo-politike, mbipartiake, dhe vetëm në shërbim të kombit dhe lidhjeve të forta me SHBA ashtu siç e kërkon kanunorja dhe që i përmbush qëllimet për të cilat kjo organizatë u krijua më 1912.

Në krahun tjetër janë Elmi Berisha, Dritan Mishto dhe grupi i tyre që e duan VATRËN nën tutelen e dëshirave të militatizmit të tyre politik, shkatërrimin insitucional të saj, zhdukjen e mendimit të lirë dhe largimin nga VATRA të cdo individi që kundërshton dëshirat e tyre politike dhe interesat e tyre personale. Zgjedhja është e qartë -jo vetëm për vatranët por- edhe për ata që duan të ndihmojnë VATRËN dhe të bëhen pjesë e saj.

VATRA -si instituction historik- nuk u përket vëtëm anëtareve që janë sot në VATËR por gjithë kombit shqiptar. I takon Diasporës Shqiptare në Amerikë të kujdeset për Insitutin Madhor Kombëtar të VATRËS. Është më kollaj të kritikosh nga jashtë sesa të punosh me vullnet nga brënda. Për ata që kritikojnë, kjo është gjendja e VATRËS , të paktën në 4 vjet e fundit. Jeni të mirëpritur të vini dhe ta shpëtojmë të gjithë së bashku. Nuk do të jetë lehtë, por është historike dhe e domosdoshme për të vazhduar atë që krijuan dhe punuan njerëzit e mëdhenj të kombit shqiptar si: Kristo Kirka, Faik Konica, Fan Noli, Mihal Turtulli, Kristo Dako, Lambi Çikozi, Kristo Floqi, Paskál Aleksi, Vangjél Gjika , Josif Pani, Elia Tromara, Kosta Vasil, Kole Tromara, Koco Kota, Kole Rrodhja , Andon Frasheri e të tjerë.

DISA FAKTE MBI NDARJEN E VATRËS

SHKELJET E KANUNORES

Fakt # 1:

Kryetari i Vatrës qe doli nga Kuvendi i 2017 mbajti vetëm 2 mbledhje të Këshillit Drejtues. Kanunorja me amandamente thotë duhen 4 në vit; kanunorja pa amandamente kërkon 6 mbledhje të Këshillit Drejtues në vit.

Fakt # 2:

Vatra nuk mbajti kuvend pune në vitin 2018, dhe nuk kërkoi leje nga Këshilli Drejtues që të mos mbahet kuvendi i punës, ashtu si u veprua në vitin 2016 si dhe disa herë më parë.

Fakt # 3

Vatra nuk mbajti Kuvend zgjedhor në vitin 2019.

Fakt # 4

Mandati i kryetarit dhe i kryesisë, është dy vjet sipas amandamente të Kanunores . Ky mandat mbaroi në qershor 2019.

KRIJIMI I KOMISIONIT 5 TETOR 2019*

Fakt # 5

Për shkak të këtyre shkeljeve, një grup vatranësh me 5 tetor 2019 formoi një komision për të përgatitur Kuvendin e ardhshëm të Vatrës. Krijimi i këtij komisionit nuk ishte për të ndarë Vatrën. Ishte për ta bashkuar atë në një Kuvend të përbashkët, dhe pa manipulime apo influenca të partive politike të Shqipërisë.

Fakt # 6

Megjithëse u kishte kaluar mandati në qershor, Komisioni u dërgoi letër kryetarit dhe Kryesise për një takim. Kryesia me mandat të kaluar nuk pranoi takim me Komisionin 5 Tetor 2019.

Fakt # 7

Komisioni deklaroi datën e Kuvendit me 25 prill 2020.

KUSH E MBOLLI FARËN E NDARJES SË VATRËS?

Fakt # 8

Me 11 dhjetor 2018, kryesia me mandat te kaluar, nën drejtimin e Dritan Mishtos, deklaroi një datë tjetër kuvendi, me 19 janar 2020 në Michigan. Ky vendim zyrtarizoi ndarjen e Vatrës në dy pjesë.

Fakt # 9

Me 19 janar 2020, kryesia me mandat të kaluar mbajti Kuvendin dhe zgjodhi Elmi Berishen kryetar.

Fakt # 10

Për shkak te COVIDIT Komisioni e shtyu datën e Kuvendit nga 25 prill në 31 tetor 2020, ku u zgjodh Z. Ahmet Xhafo kryetar.

*Anëtarët e Komisionit 5 Tetor 2019 ishin: Sergio Bitici, Ahmet Giaffo, Ahmet Hoti, Dr. Nexhat Kalici, Kris Kirka, Dr. Elton Mara dhe Armin Zotaj.

**Anëtarët e Kryesisë së Vatrës (me mandat te kaluar) ishin: Sokol Bejleri, Tom Beno, Marjana Bulku, Marjan Cubi, Besim Malota, Adriatik Spahiu, Agim Rexha, Nazo Veliu dhe Zef Bala,

 

Më poshtë mund të shfletoni kundërpadinë në pdf në gjykatën Federale ne New York dhe përgjigja e padisë se Elmi Berishës te bërë ndaj nesh më Shkurt 2021

 

2021.04.26 – Defendants’ Answer to Plaintiff’s Complaint

 

Counter_Third_Party_Claim_Filed in Federal Court New York on 26 Apr 2021

blank

Ujmani është pasuri e patundur ujore e shtetit të Kosovës – Nga Skënder Karaçica

Kronikë Ekonomike
Resursi ujor i ekonomisë së Kosovës Ujmani është ndërtuar përmes kredisë së akorduar të Bankës Botërore në kohën e ish-Jugosllavisë,në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar.Kjo kredi kap shumë prej 80 milionë dollarësh dhe ky borxh me miratimin e Kuvendit të Kosovës i ka mbetur në arkën e ish-Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës për të cilin siç thuhet në kronikat e kohës,e ka paguar vetë Kosova në kohën kur e kur ishte njësia ish-federale  më e pa zhvilluar.
 
Në historinë e ndërtimit të Ujmanit në hapësirën teritoriale të Kosovës,qyshse atëherë pati kundërshtime të mëdha nga ana Serbisë,që ky gjigant ujor për nevojat e industrisë(Trepça dhe Obiliqi)si dhe për ujë të pijshëm për Prishtinën me komunat fqinj mos të ndërtohet.Në këtë kohë të këtij projekti ekonomik ujor për ekonominë dhe kahet e zhvillimit të Kosovës,e pengonte shumë Serbinë dhe përmes udhëheqjes shtetërore në Beograd,më i zëshmi ishte Drazha Markoviq,një nga nacionalistët më të tërbuar kundër shqiptarëve dhe Kosovës.
 
Ujmani nisi punën e ndërtimit pas miratimit të kredisë nga Banka Botërore dhe të miratimit të instituciioneve të larta të ish-Jugsollavisë që e kishin nënshkruar kredinë prej 80 milionë dollarësh,ndërsa Serbia as atëherë e as sot nuk ka hise në resursin ujor të Ujmanit,ndonëse jo vetëm që ishte kundër ndërtimit,por nuk pati dhënë asnjë cent nga buxheti dhe tërë ky projekt madhor si shtyllë e fortë për ekonominë e Kosovës ,borxhi i mbeti për të paguar nga arka e varfër e kohës dhe të pozitës kushtetuese si njësi federale e ish-Jugosllavisë.
 
Për kohën e bisedimeve Kosovë-Serbi,qeveria e Kosovës do të duhej që të merr me veti projektin dhe shënimet tjera arkivore ku tregohet qartë se Ujmani është ndërtuar në hapsirën e Kosovës dhe me kredinë e Bankës Botërore të kohës,kurse Serbia tashti në rrethanat e reja kur  Kosova është bër shtet i pavarur dhe sovran,në këtë pasuri ujore  nuk ka dhe as që mund  të ketë hisen vetë(!).
 
Për fund duhet theksuar se projekti i Amerikës përkitazi me Ujmanin  e Kosovës nuk është real dhe nisma me ,,modele,,në mes Amerikës dhe Kanadasë nuk vlejnë për Ujmanin,ndonëse ky është liqen akumulues e jo lumi Kolombia(!).
 
Brenda kufinjve shtetërorë të Kosovës dhe të hapësirës sipas Kushtetutës,Ujmani ky gjigant ekonomik ujor është pasuri e patundur e shtetit të Kosovës dhe në këto relacione duhet të bëhet e qartë në të gjitha nivelet e bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel dhe Washington se në resurset e pasura ekonomike të Kosovës,shteti serb nuk mund  të jetë hisetar(!).
 
Gjatë historisë shekullore të pushtimeve dhe (ri)pushtimeve të Kosovës nga regjimet vrastare e grabitqare të Serbisë,asaj nuk i kanë interesuar shumë kishat dhe kultet ortodokse fetare,por më shumë i kanë interesuar pasuritë e mëdha që ka toka e Kosovës…!
 
Gjiganti ujor i Ujmanit është pasuri e Kosovës dhe jo hisetar me Serbinë!
 
blank

PENSION TE MBARE DALIP GRECA ! NGA RAFAELA PRIFTI

Me rastin e njoftimit të largimit të editorit të Diellit Dalip Greca, po bëj një urim për kolegun me të cilin punova një të tretën e viteve të tij te gazeta e Vatrës.

Unë e nënshkrova anëtarësinë në Vatër në 28 nëntor 2017.

Ky moment shënoi edhe fillimin e detyrës sime si Editore e Anglishtes. Dalipi bëri një njoftim në portal për këtë.

Gjatë viteve krijova përshtypjen se Fan Noli do t’ia kishte patur zili Dalipit.

Në përpjesëtim me shkollimin dhe formimin gjuhësor që kishte njeri dhe tjetri,
për Dalipin nuk kurseheshin lavdërimet në Vatër.

Shpërpjesëtimi i niveleve besoj se do t’ju binte në sy shumë paraardhësve editorë të Diellit.

Sot e pyes veten se çfarë marrëdhënie pune kam pasur unë me Dalipin.

Ja sesi mund të përshkruhen raportet tona të punës. Dalipi dhe unë kemi qenë partnerë shumë efektivë për tri arsye:

1. të dy kemi kërkuar më shumë nga njëri tjetri,
2. të dy kemi synuar të arrijmë një kolegjialitet pune ideal,
3. dhe të dy kemi mbetur të pakënaqur.

Me ndershmërinë më të madhe, cili mund të ngrihet të pohojë se nuk ka pasur debate, përplasje dhe disktutime në vendin e punës dhe në marrëdhënie me kolegët?

Sigurisht do dëshiroja të kishim pasur të tjera raporte por kjo nuk më pengon aspak t’i uroj me zemër Pension të Mbarë, Dalip !

Editorja e Anglishtes e Diellit

Rafaela Prifti

blank

THIS TIME LAST YEAR By Rafaela Prifti

 

June 2021 – Around the country states have lifted the restrictions related to the pandemic that began fifteen months ago. It is a much awaited and anticipated announcement by many, particularly by graduates, since June is the month when many graduation ceremonies take place. The lifting of social distancing rules means that families can attend the events and gatherings to celebrate a milestone of their graduate. I took a look back at the June days of last year when High School Seniors of Class 2020 were invariably disappointed as their entry into the next phase was marked by online speeches and canceled proms, absences of traditional-style graduations and overseas trips.

 

2020 Graduations and the Age of Uncertainty

High school seniors across New York state and around the country will miss once-in-a-lifetime memories of graduation ceremonies. They are canceled in an effort to control the spread of Coronavirus. Graduation represents a major transition in an individual’s young life symbolizing a passage into the next stage of life.. In other words, a school graduation serves as a ritual ceremony that celebrates with much pomp and pageantry the student’s personal journey, while marking a transition into adulthood. These important milestones are meant to be shared. High School seniors of class 2020 missed the experience and the opportunity for connecting with their peers at this critical point of transitioning into adulthood. When a major rite of passage, such as graduation, is abruptly disrupted, it can cause confusion, disorientation and lack of closure among those affected, experts say. For the class of 2020, this frustration is further exacerbated by the uncertainties they face in the fall, in terms of their academic plans. The teens and young adults who were sheltered at home were suddenly dealing with experiencing transition in a new way and adapting to an environment marked by adversity and unknowns. It was not just graduation. Schools have many traditions leading up to the final ceremony, such as sports ceremony, senior trip, prank day, and, of course, prom night. As a senior, my daughter, Rea, was looking forward to the spring season of the Track and Field Team. She told her coach that she was heartbroken the last competition race in High School was the Indoor Season Championship, since the rest of the season was canceled. The Sports Awards ceremony and a special celebration for the Senior Athletes were also called off. Senior trip and Prank Day did not happen!

 

The Graduation

In emails that acknowledged the importance of a long-established tradition of graduation, United Nations International School proposed hybrid ceremonies: an online event in the spring, followed by an in-person celebration in the fall when it is believed the pandemic would be under control. The news reports showed impromptu parades in front of senior’s houses as principals and faculty made extra efforts to convey their appreciation for graduates given the extraordinary circumstances. There was none of that from UNIS. At the end of June, a huge banner appeared at the rooftop of the UNIS building, draped over the eastern corner of the structure: Congrats Class of 2020! It too was an anticlimactic representation of the whole experience. The June virtual celebration of UNIS Class of 2020 hosted over 800 individuals. Dr. Dan Brenner, UNIS Executive Director, introduced the keynote speaker, the UN General Secretary, Antonio Guterrez. “We were meant to be together at the UN General Assembly in the room that embodies UN history, yet COVID has altered everything,” said the 9th Secretary General, who described the pandemic as a wake up call. “We are at the beginning of learning about the virus and its impact,” said Mr. Guterrez. He called for massive multilateral efforts that will be required to combat the health crisis by engaging in a global cooperation and actively debunking “the epidemic of misinformation”. This year marks the 75th anniversary of the UN, a milestone that would have been celebrated with the UNIS seniors at the Assembly Hall graduation ceremony. Rea and I were sitting in front of the screen as students directed a few questions following Guterrez’s remarks. The Secretary General, who is a Portugal native and grew up in an oppressive environment, has had a long career in the service partly thanks to “his early appreciation for solidarity”. His advice to the graduates was to be who they are! Wishing them continued success, Mr. Guterrez said “Education is about learning as you move on the path of life.” A video montage from junior, middle and high school years, recorded messages from teachers and counselors were presented afterwards in what was the highlight of the ceremony.

Albanian American Seniors

To understand the teens point of view, I asked three Albanian-American seniors of the community about their impressions and expectations from their graduation. My daughter, Rea, said that she is grateful that an effort was made to keep the graduation tradition. “Yet, instead of walking down the General Assembly Hall, across the podium, passing the speaker’s rostrum under the impressive domed ceiling, I was seating in front of MacBook air at home.” While it was a relief not to hear the typically long speeches of the graduation, she wished the guest speaker did not talk about the virus. “I was hoping for an escape, if only for the duration of the virtual ceremony,” said Rea. She appreciates the technological advancements and virtual Zoom calls, yet she can’t help feeling disappointed for not having an in-person ceremony with friends and family. Darius, a fellow senior, rationalized that bringing large crowds of more than 300 people in the one room at this time is very risky, yet he said “it feels demoralizing”. In a bit of an ironic twist, Darius noted that he came to the US for these opportunities and to enjoy the whole experience, only to have it taken away. “I didn’t get to experience prom or even graduate with my friends and it’s something I’ll never experience again,” he said. Both seniors appreciated the teachers’ recorded short videos with inspirational and encouraging messages for the class of 2020, the kind messages from college counselors and even elementary school teachers. Rea admitted that it was emotional to watch the video montage from junior, middle and high school years. “Viewing a parade of wonderful memories on my monitor prompted a feeling of un-fulfillment and having to accept an unrewarded ending of years of hard work,” she said. The Albanian-American senior recounted previous years’ graduations where she as a member of the school’s Wind Ensemble has performed the Pump and Circumstance for senior classes from 2016 to 2019. “As I got closer to our own ceremony of 2020, my anticipation was flying high only to take a dive down in a hard landing. The online graduation was a letdown compared to what I’ve seen the real experience is supposed to be. Yet, the rite of passage is complete, and I am a 2020 High School graduate,” said Rea. Then with a soft smile, she described how her family turned the living room into a private graduation hall with banners, hanging decorations, a speaker’s stand, balloons, centerpieces and even custom made tee-shirts.

Franka Veliu, a senior at a Bronx High School, experienced a Drive-Through Parade instead of a graduation at the end of June. She had dreamed about the High School graduation ceremony ever since elementary school. The eruption of Covid-19 early this year and months long restrictions on huge gatherings deprived her of the traditional cerebration. “I would always dream of hearing my name being called in a large auditorium and of walking on the stage, being proud of myself,” Franka remarked. She responded graciously to my request to describe the recent event. “As I approached my High School, I saw a long line of cars beautifully decorated, all of my teachers standing in different ‘stations’ handing out food, gifts, our diplomas and awards. It was a well-organized and incredibly ‘unusual’ graduation. An unforgettable experience that will be a part of our history!”

The Pan-Albanian Federation of America VATRA has a long tradition of celebrating the accomplishments of students of our community. President of VATRA, Elmi Berisha, hosted a lunch for Arelena Shala and Ylli Dalladaku, two newly graduated cadets of West Point – United States Naval Academy.

 

A Special Entry in the Books

 

While some schools have announced plans of fall celebrations, the administration and parents acknowledge that even if it were to happen, it will be difficult and disruptive to the students’ lives. Some experts advice that envisioning a celebration at the end of the crisis and remembering that their sacrifices were not just for their own health and safety, but for the greater good, helps the seniors to overcome the situation. The class of 2020 seniors are invariably disappointed for missing important milestones. Yet, inadvertently, they have made the first entry in the record books of graduations. Class of 2020 will forever be acknowledged with praise and admiration. The graduation ceremonies did not resemble those of previous generations and were not held in auditoriums and great halls, yet these graduates shared their experience with the whole world and that’s not a

 

small claim.  blank

blankblank


Send this to a friend