VOAL

VOAL

Nis zyrtarisht tërheqja e trupave të SHBA dhe NATO-s nga Afganistani

May 1, 2021

Komentet

Papa Françesku do të varroset më 26 prill, njofton Vatikani

Njerëzit ndezin qirinj para një fotografie të Papa Françeskut, i cili vdiq më 21 prill, në Nju Delhi, Indi.

 

Radio Evropa e Lirë

Varrimi i Papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00 në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, njoftoi Vatikani të martën.

Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

Ai vdiq nga sulmi në tru dhe si pasojë nga dështimi i pakthyeshëm i zemrës, tha Vatikani.

Papa Françesku konfirmoi në testamentin e tij të fundit se dëshironte të varrosej në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe në Romë dhe jo në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ndryshe nga shumë papë të mëparshëm.

Të martën, Vatikani publikoi fotografitë e para të papës në arkivolin e tij të hapur, para se ai të transferohej në Bazilikën e Shën Pjetrit të mërkurën në orën 09:00, për t’u vendosur për homazhe publike.

Trupi i papës u fotografua gjatë një shërbese të hënën në mbrëmje në kapelën e Casa Santa Marta, rezidenca në Vatikan ku ai jetoi gjatë 12 vjetëve të papatit të tij dhe ku ndërroi jetë.

Vatikani publikoi fotografitë e para të papës në arkivolin e tij të hapur.

Vatikani publikoi fotografitë e para të papës në arkivolin e tij të hapur.

Vendi i tij i origjinës, Argjentina, u përgatit për një javë të zisë kombëtare, ndërsa India filloi të martën tri ditë zie shtetërore – një nder i rrallë për një udhëheqës fetar të huaj në vendin më të populluar në botë.

Liderë botërorë, nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deri te Volodymyr Zelensky i Ukrainës, thanë se do të marrin pjesë për të nderuar udhëheqësin katolik.

Njerëzit vendosin qirinj pas vdekjes së Papa Françeskut përpara Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Njerëzit vendosin qirinj pas vdekjes së Papa Françeskut përpara Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Në vitet e fundit, Papa Françesku ishte përballur me disa komplikime shëndetësore.

Më 2021, ai i ishte nënshtruar një operimi në zorrën e trashë, ndërsa më 2023 ka pasur një operim tjetër në abdomen për të trajtuar herninë.

Ai ishte përballur edhe me dhimbje kronike të gjurit dhe shpinës, dhe shpesh kishte përdorur karrige lëvizëse.

Pavarësisht këtyre komplikimeve, ai pati agjendë të ngarkuar, dhe i kreu detyrat e një pape, si dhe udhëtoi nëpër botë.

Në fillim të vitit 2025, ai u shtrua në spital për shkak të një infeksioni në traktin e frymëmarrjes, çka më vonë i rezultoi me pneumoni të dyfishtë. Gjendja e tij ishte e rënduar, duke e detyruar të qëndronte ditë të tëra në spital.

Si Papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar.

Bergoglio, i biri i imigrantëve italianë, kishte punuar si teknik kimik para se t’iu bashkohej jezuitëve më 1958.

Ai ishte shuguruar si prift më 1969 dhe ishte bërë udhëheqës superior i jezuitëve të një province të Argjentinës në periudhën 1973-1979.

Më 1988, ai ishte emëruar peshkop i Buenos Airesit. Tre vjet më vonë, Papa Gjon Pali II e kishte ngritur atë në Kolegjin e Kardinalëve.

I zgjedhur Papë më 2013, pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI, ai e zgjodhi emrin Françesk, për të nderuar Shën Françeskun e Asizit, duke pasqyruar angazhimin e tij ndaj përulësisë dhe të varfërve.

Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.

Donald Trumpi do të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut: Detaje mbi ceremoninë mortore

Nga Alba Kepi

“Unë e Melania do të jemi në ceremoninë e varrimit të Papa Franceskut”, ka mbërritur gjatë orëve të natës europiane konfirmimi se Presidenti i SHBA Donald Trump do të jetë i pranishëm në ceremoninë solemne të varrimit në Vatikan.

Ditën e sotme, Kongregacioni i Kardinalëve do të mblidhet për të vendosur datën e varrimit që flitet të jetë një ndër ditët nga e premtja në të dielë. Ditën e mërkurë në Basilikën e Shën Pietros besimtarët mund të kryejnë homazhet pranë trupit të Papa Bergolgios e jo më parë se data 5 maj pritet të nis Konklave i Kardinalëve për zgjedhjen e Papës së ri.

Qeveria italiane pritet sot të shpall gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministave tre ditë zi kombëtare e prej ditës së djeshme në të gjitha institucionet shtetërore flamuri italian është ulur në gjysëm shtizë.

Në mbrëmjen e djeshme Papa Francescu është transferuar nga apartamenti i tij në Santa Marta në kapelën e lutjes po në Santa Marta, banesa që Papa Framcesku zgjofhi për të jetuar gjatë Papatit e tij duke mos përdorur apartamentin papal në Pallatin Apostolik në Selinë e Shenjtë.

Gjatës natës së shkuar besimtarë të shumtë kanë mbushur sheshin Shën Pietro duke u lutilir shpirtit e kujtimit të Papa Franceskut.

Po të shumtë janë besimtarët që në orët e para rë mëngjesit mbërrijnë në Sheshin Shën Pietro e ku me qindra forca të Policisë e Karabinerisë kanë nisur punën për të garantuar rendin e sigurinë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë bërë publike dy dokumente të rëndësishme; testamenti i Papa Franceskut me dëshirën e tij për t’u varrosur në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë e jo në Bazilikën e Shën Pietros me shpenzimet e varrimit të dhuruara nga një besimtar anonim.

E dokumenti i dytë është certifikimi i vdekjes që zbardhi motivin e ndarjes nga jeta për shkak të një iktusi cerebral. sn

Trupi i Papa Françeskut do të shfaqet në një arkivol të hapur për nderim publik brenda Bazilikës së Shën Pjetrit, varrimi do të bëhet gjatë fundjavës

Kisha Katolike është në një fazë tranzicioni pas vdekjes së Papa Françeskut

Kisha Katolike hyri sot në ciklin e ndërlikuar të trashëgimisë papale pas vdekjes së Françeskut në moshën 88-vjeçare, pas problemeve të rënda me të cilat ishte përballur vitet e fundit, të cilat ishin përkeqësuar ndjeshëm që nga fillimi i vitit.

Jorge Mario Bergoglio vdiq rreth orës 7:30 të mëngjesit të së hënës nga një goditje në tru dhe dështim në zemër – pak para se të vdiste ai kishte rënë në koma. Në shkurt, ai u shtrua në spital për më shumë se një muaj me probleme të frymëmarrjes dhe pneumoni të dyfishtë.

Për vite me radhë, ai kishte probleme serioze me gjurin dhe nganjëherë lëvizte vetëm me karrocë. Ai jetonte në një dhomë të thjeshtë në një bujtinë .

Duke filluar nga e mërkura, trupi i tij do të ekspozohet në një arkivol të hapur pët nderim publik dhe varrimi do të bëhet gjatë fundjavës . Prej kohësh ishte kujdesur që ceremonia të ishte më e thjeshtë se ç’kërkonte protokolli, ndërsa në testamentin e tij, të cilin e kishte hartuar në vitin 2022, kërkonte të varrosej në një kishë me të cilën kishte lidhje shpirtërore , në një varr të thjeshtë në tokë, jo në një kriptë.

Menjëherë më pas do të nisë procesi i gjatë i zgjedhjes së Papës së ri, i cili ka gjasa të zgjasë shumë ditë. Dhe në këtë fazë, Françesku kishte vënë vulën e tij, duke caktuar që zgjedhjet të mbaheshin midis kardinalëve që janë më së shumti 80 vjeç.

Ajo që vunë në dukje shumë udhëheqës të huaj, si dhe njerëz të thjeshtë që patën mundësinë të takonin Françeskun gjatë papatit të tij 12-vjeçar , është se ai ishte një njeri me një stigmë të qartë ideologjike . Por a do të ndjekë të njëjtën rrugë pasardhësi i tij apo do të shohim një rrugë tjetër? bw

Testamenti i plotë i Papa Françeskut- Nga varri te shpenzimet e ceremonisë mortore, ja çfarë amanetesh la Ati i Shenjtë para se të ndërronte jetë

Është publikuar testamenti i plotë përfundimtar nga Papa Françesku, i cili vdiq të hënën e Pashkëve në moshën 88-vjeçare.

“Ndërsa e ndjej muzgun që po afrohet i jetës sime tokësore dhe me shpresë të patundur në jetën e përjetshme, dëshiroj të parashtroj dëshirat e mia të fundit vetëm në lidhje me vendin e varrimit tim.

Gjatë gjithë jetës sime dhe gjatë shërbesës sime si meshtar dhe peshkop, gjithmonë ia kam besuar veten Nënës së Zotit tonë, Zojës së Bekuar dhe për këtë kërkoj që mbetjet e mia të vdekshme të pushojnë – në pritje të ditës së Kijametit – në Bazilikën Papale të Shën Mërisë së Madhe.

Uroj që udhëtimi im i fundit tokësor të përfundojë pikërisht në këtë shenjtërore të lashtë Marian, ku gjithmonë do të ndalem për t’u lutur në fillim dhe në fund të çdo Udhëtimi Apostolik, duke ia besuar qëllimet e mia Nënës së Papërlyer dhe duke falënderuar për kujdesin e saj të butë dhe amnor.

Kërkoj që varri im të përgatitet në kamaren e varrimit në rreshtin anësor midis Kapelës Pauline (Kapela e Salus Populi Romani) dhe Kapelës Sforza të Bazilikës, siç tregohet në planin e bashkangjitur.

Varri duhet të jetë në tokë; i thjeshtë, pa zbukurime të veçanta, me vetëm mbishkrimin: Françesku.

Shpenzimet e përgatitjes së varrimit do të mbulohen nga një shumë e dhënë nga një dashamirës, ​​të cilën e kam rregulluar që të transferohet në Bazilikën Papale të Shën Marisë Major. I kam dhënë udhëzimet e nevojshme në lidhje me këtë kardinalit Rolandas Makrickas, Komisionerit të Jashtëzakonshëm të Bazilikës Liberiane.

Zoti u dhëntë shpërblimin e duhur të gjithë atyre që më kanë dashur dhe që vazhdojnë të luten për mua. Vuajtjen që ka shënuar pjesën e fundit të jetës sime, ia ofroj Zotit, për paqen në botë dhe për vëllazërinë midis popujve.” bw

Argjentina shpall shtatë ditë zie për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

Papa Françesku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe të Kishës. dashuri, veçanërisht për më të varfërit dhe më të margjinalizuarit.

Trupi do të transferohet në bazilikën më 23 prill, tha drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, i cili gjithashtu komunikoi se Jubileu “mbetet i hapur”.

Ndërkohë, qeveria argjentinase është gati të shpallë shtatë ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut, argjentinasi i parë që drejton Kishën Katolike. Zëdhënësi presidencial, Manuel Adorni, shkroi këtë në X:

“Papa Françesku, Jorge Bergoglio, ka ndërruar jetë. Udhëheqësi shpirtëror dhe udhërrëfyes i miliona burrave dhe grave. Presidenti i kombit do të dekretojë shtatë ditë zie kombëtare për vdekjen e Atit të Shenjtë”, tha zëdhënësi. bw

Lamtumira për Papa Françeskun, Kolegji Kardinal thirret në Vatikan, në mbrëmje mbahet riti i parë

Pas komunikimit zyrtar të ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, dhe në përputhje me protokollet e përcaktuara në Ordo Exsequiarum Romani Pontificis (nr. 21-40), janë bërë të ditura detajet e para të ceremonive mortore që do të pasojnë.

Mbrëmjen e së hënës, më 21 prill 2025, në orën 20:00, Shkëlqesia e Tij, Kardinali Kevin Joseph Farrell, Camerlengo i Kishës Romake, do të kryesojë ritin e vërtetimit të vdekjes dhe depozitimit të trupit në arkivol.

Në vijim të këtij njoftimi zyrtar, janë ftuar të marrin pjesë në këtë akt të parë solemn dekani i Kolegjit të Kardinalëve, të afërmit e Papës, si dhe drejtori dhe zëvendësdrejtori i Departamentit të Shëndetësisë dhe Higjienës së Shtetit të Vatikanit. Të gjithë pjesëmarrësit janë kërkuar të mblidhen në Kapelën e Domus Sanctæ Martæ, në orën 19:45, të veshur me rrobat rituale, informon gazetarja Alba Kepi.

Njoftimi Zyrtarë:

Pas komunikimit të vdekjes së Papa Francesku,

sic parashikohet në Ordo Exsequiarum Romani Pontificis (nr. 21-40), këtë mbrëmje, të hënën 21 prill në

Ora 20:00, shkëlqesia i Tij Reverendi Kardinali Kevin Joseph Farrell, Camerlengo i 

Kisha Romake, do të kryesojë ritin e vërtetimit të vdekjes dhe depozitimin e trupit në

arkivol.

Prandaj, dekanit më të shquar të Kolegjit të Kardinalëve i kërkohet të marrë pjesë në rit,

të afërmit e Papës , Drejtorlt dhe Zëvendësdrejtorit të Departamentit të Shëndetësisë dhe Higjienës së

Shteti i Vatikanit, që do të takohet në orën 19:45 në Kapelën e Domus Sanctæ

Marta. Klerikët do të veshin veshjen e tyre rituale.

21 Prill 2025

Me urdhër të Eminencës së Tij Kardinalit Camerlengo

✠ Diego Ravelli

Kryepeshkop titullar i Recanatit

Mjeshtër i Festimeve Liturgjike Papnore

sn

Shuarja e kreut të Vatikanit- Shtëpia e Bardhë: Pusho në paqe Papa Françesku!

Shtëpia e Bardhë ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Në një portin në X shkruhet “Pusho në paqe, Papa Françesku”, së bashku me një foto të takimit të Papës me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe gruan e tij Melania.

Ndërkohë në një foto tjetër shfaqet Papa në një takim me JD Vance ditën e djeshme. bw

Do prehet në një arkivol të thjeshtë prej druri, funerali jo si Papët e tjerë- Zbulohet testamenti kishtar i Papa Françeskut. Detaje nga ceremonia mortore

U nda mëngjesin e sotëm nga jeta Papa Francesku, Papa i parë argjentinas.

Një funeral papal ka qenë tradicionalisht një çështje e mirëpërcaktuar, por Papa Françesku miratoi së fundmi planet për ta bërë të gjithë procedurën më pak komplekse.

Papët e mëparshëm u varrosën në tre arkivole me fole të bëra nga selvi, plumbi dhe lisi. Papa Françesku ka zgjedhur një arkivol të thjeshtë prej druri të veshur me zink.

Ai ka hequr gjithashtu traditën e vendosjes së trupit të Papës në një platformë të ngritur – të njohur si katafalkë – në Bazilikën e Shën Pjetrit për shikim publik.

Në vend të kësaj, vajtuesit do të ftohen të bëjnë nderimet e tyre ndërsa trupi i tij mbetet brenda arkivolit, me kapak të hequr.

Françesku do të jetë gjithashtu Papa i parë në më shumë se një shekull që do të varroset jashtë Vatikanit.

Ai do të prehet në Bazilikën e Shën Marisë Major, një nga katër bazilikat kryesore papale në Romë.

Bazilika është një kishë të cilës i është dhënë rëndësi dhe privilegje të veçanta nga Vatikani. Bazilikat kryesore kanë një lidhje të veçantë me Papën. bw

Ndërron jetë Papa Françesku

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare argjentinasi Jorge Mario Bergoglio, i cili u ngjit në fronin papal në vitin 2013.

VOAL- Papa Françesku ndërron jetë. Pikërisht dje, me rastin e festës së Pashkëve, Papa u rishfaq në sheshin e Shën Pjetrit.

Argjentinasi, Jorge Mario Bergoglio ishte 88 vjeç dhe u ngjit në fronin papal më 13 mars 2013, i pari jezuit dhe përfaqësuesi i parë i kontinentit amerikan që e bëri këtë. Në intervistën ekskluzive dhënë Paolo Rodarit për RSI-në me rastin e 10-vjetorit të pontifikatit të tij, Papa Françesku tha se ndihej mirë me shëndet, me përjashtim të problemeve me gjurin që i kufizonin lëvizjet dhe që vitet e fundit e kanë detyruar të lëvizë me bastun ose me karrocë.

Megjithatë, që nga shtrimi i tij në spital në fund të marsit 2023, problemet e tij me frymëmarrjen kishin vazhduar, me shpërthime të përsëritura të bronkitit dhe pneumonisë dypalëshe që kishin çuar në një shtrim të ri në mesin e shkurtit. Një shtrim në spital i karakterizuar edhe nga disa kriza respiratore dhe vetëm pas një muaji mjekët kishin dhënë prognozën. RSI

Raportohet për të paktën 25 të vrarë në Gazë

Radio Evropa e Lirë

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se nga sulmet izraelite më 20 prill janë vrarë të paktën 25 persona në mbarë Rripin e Gazës, përfshirë gra dhe fëmijë.

Izraeli rinisi sulmet ajrore dhe tokësore në Gazë më 18 mars, duke rinisur luftimet pas dy muajsh armëpushim, që ndaluan luftën 15-mujore mes Izraelit dhe Hamasit – grupif palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Që nga agimi sot, sulmet ajrore izraelite kanë vrarë 20 persona dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë në mbarë Rripin e Gazës”, tha për AFP-në, Mahmud Bassal, zëdhënës i agjencisë për mbrojtje civile.

Në një njoftim të ndarë, agjencia raportoi edhe për pesë të vrarë nga sulmet izraelite me dronë në Rafah.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, një ditë më parë u zotua që të vazhdojë luftën dhe të lirojë pengjet që ende mbahen në Gazë nga Hamasi.

“Jemi në një fazë kritike të fushatës, dhe në këtë pikë kemi nevojë për durim dhe vendosmëri për të fituar”, tha Netanyahu përmes një njoftimi, duke refuzuar thirrjet nga radikalët palestinezë për t’i dhënë fund luftës dhe për të tërhequr trupat nga Gaza.

Që kur Izraeli rifilloi ofensivën muajin e kaluar, të paktën 1.827 persona janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e udhëhequr nga Hamasi.

Numri i përgjithshëm i të vrarëve në luftën në Gaza ka arritur në 51.201, shumica prej tyre civilë, sipas së njëjtës ministri – shifra që Kombet e Bashkuara i konsiderojnë të besueshme.

Lufta shpërtheu pas sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023, i cili rezultoi në vrasjen e afër 1.200 personave dhe rrëmbimin e afër 250 të tjerëve nga Izraeli. Nga të rrëmbyeri, 58 persona ende mbahen në Gazë, përfshirë 34 që ushtria izraelite beson se kanë vdekur.

Kërkon paqe në Gaza dhe Ukrainë, Papa Françesku bën daljen e parë publike që pas shërimit

Pas një mungese të gjatë, Papa Françesku u kthye në publik për të uruar festën e Pashkëve duke dhënë mesazhin e tij Urbi et Orbi.

Nga Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan përballë mijëra besimtarëve, ati i shenjtë i vendosur në një karrige me rrota, kërkoi paqe për botën dhe një armëpushim për Rripin e Gazës të rrënuar nga lufta.

Mesazhi: “Jam i shqetësuar për klimën në rritje të antisemitizmit që po përhapet në të gjithë botën. Në të njëjtën kohë, mendimet e mia shkojnë tek popullata dhe në veçanti tek komuniteti i krishterë i Gazës, ku konflikti i tmerrshëm vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim dhe të shkaktojë një situatë humanitare dramatike dhe të poshtër.

U bëj apel palëve të përfshira: vendosni një armëpushim, lironi pengjet dhe të lëvizet shpejt për të ndihmuar njerëzit, që kanë uri dhe aspirojnë për një të ardhme me paqe!. Gjithashtu Krishti i Ngjallur derdhë dhuratën e Pashkëve të paqes mbi Ukrainën e torturuar dhe inkurajoftë të gjithë aktorët e përfshirë që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.” sn

Papa takohet me nënpresidentin amerikan

Makina e nënpresidentit amerikan, JD Vance, duke shkuar drejt Vatikanit më 20 prill 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Papa Françesku ka zhvilluar një takim privat mëngjesin e së dielës në Vatikan me nënpresidentin amerikan, JD Vance, njoftoi Selia e Shenjtë.

Vance, besimtar katolik i cili ishte përplasur me Papën lidhur me politikat për emigrantët të administratës të presidentit, Donald Trump, u takua me Françeskun në rezidencën e tij në Vatikan dhe uruan njëri-tjetrin për festën e Pashkëve, u tha në njoftimin e Vatikanit.

“Papa Françesku zhvilloi një takim të shkurtër privat, që zgjati disa minuta, dhe të dy shkëmbyen urimet për ditën e Pashkëve”, u tha në njoftim.

Vance, i cili së bashku me familjen e tij po viziton Italinë këtë fundjavë, të shtunën u takua me zyrtarë të lartë të Vatikanit me të cilët zhvilloi takime formale. Papa, i cili po rikuperohet nga pneumonia, nuk mori pjesë në këto takime.

Papa dhe zyrtarë të Vatikanit kanë kritikuar disa nga politikat e administratës Trump, përfshirë planet për të dëbuar miliona emigrantë nga SHBA-ja dhe shkurtimet e mëdha për ndihmat e huaja dhe për programet sociale brenda vendit.

Françesku e ka cilësuar “të turpshme” shtypjen e emigracionit. Vance, i cili u bë katolik më 2019, ka cituar mësimet e Kishës Katolike, të epokës mesjetare, për të justifikuar këtë politikë.

Papa i është përgjigjur konceptit teologjik, që ka përdorur Vance për të mbrojtur këtë qasje, në një letër të hapur drejtuar ipeshkvijve katolikë amerikanë në shkurt, ku e quajti planin e Trumpit një “krizë të madhe” për Shtetet e Bashkuara.


Send this to a friend