Në kuadër të ciklit “Bisedë në Studio”, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGShPD) zhvilloi takimin e radhës me gazetarin dhe analistin Lutfi Dervishi, në një bashkëbisedim mbi gjendjen e medias shqiptare dhe sfidat e saj në kohën e informacionit të shpejtë dhe të polarizuar.
.
Duke u nisur nga reflektimi i tij “Dikur i gjithë populli ushtar, sot i gjithë populli gazetar” Dervishi dhe anëtarët e Unionit, diskutuan transformimin e rolit të informacionit në shoqëri, si dhe kufijtë gjithnjë e më të paqartë të gazetarisë profesionale.
.
Debati u përqendrua në disa shtylla kryesore të realitetit mediatik shqiptar:
.
Gazetaria hetimore, e cila u vlerësua ende në një fazë të brishtë zhvillimi, shpesh e varur nga rrjedhje informacioni politike apo institucionale dhe më e fokusuar te rastet e vogla sesa te aferat e mëdha. U ngrit pyetja nëse kjo gjendje ka evoluar apo vazhdon të mbetet peng i të njëjtave kufizime strukturore.
.
Solidariteti brenda komunitetit mediatik, u cilësua i dobët, veçanërisht në rastet kur gazetarët përballen me presion, kërcënime apo dhunë. U theksua se mbrojtja e lirisë së medias nuk mund të mbetet individuale, por kërkon reagim të koordinuar institucional dhe profesional. Në këtë kontekst u përmend edhe mungesa e reagimeve të forta pas sulmeve ndaj gazetarëve Aulon Kalaja dhe Felix Bilani më 17 prill.
.
Mediat e diasporës u trajtuan si një potencial i rëndësishëm i pashfrytëzuar, me nevojën për të kaluar nga roli tradicional kulturor dhe nostalgjik drejt një funksioni më analitik, kritik dhe monitorues ndaj zhvillimeve në Shqipëri. E mbi të gjitha rreziku i influencës së pushtetit në manipulimin e rolit të diasporës e mediave të disaporës.
.
Marrëdhënia mes medias dhe pushtetit, si dhe ndikimi i interesave politike dhe ekonomike, u diskutua si një nga sfidat më të mëdha të tranzicionit 35-vjeçar. U ngrit shqetësimi për rrezikun që media të humbasë pavarësinë editoriale dhe besueshmërinë publike, kur transparenca financiare dhe autonomia profesionale mbeten të brishta.
.
Në fokus ishte edhe statusi i gazetarit sot: kush konsiderohet gazetar në Shqipëri, sa i rregulluar është profesioni dhe sa afër janë standardet me praktikat europiane që e lidhin gazetarinë me dokumentimin real të profesionit, jo vetëm me identitetin deklarativ.
.
U diskutua gjithashtu edhe mbi mekanizmat ligjorë dhe institucionalë që duhet të garantojnë pavarësinë e medias, duke ngritur pyetjen thelbësore: kush e kontrollon realisht informacionin pushteti politik, oligarkia ekonomike apo një ndërthurje e të dyjave.
.
Një tjetër reflektim i Dervishit, “Facebook-u plot, sheshi bosh”, u soll si metaforë e një shoqërie ku reagimi virtual shpesh zëvendëson angazhimin qytetar real.
.
Biseda përmbylli diskutimin me mesazhin se media shqiptare ka domosdoshmëri për më shumë profesionalizëm, pavarësi dhe gazetari të mirë.



























Te falenderoj per keto shkrime Z,Ngjela keto qe thua ti jane mese te verteta sepse Ameriken tani nuk e don sepse po u nxierr ne shesh ato qe kan bere keta me parat e popullit te vet ,parat ikan atje edhe kane frige se mos ja u konfiskojne sepse nuk jan para te fituat me djerse !
Kete qe thot shum i nderuari dhe i dashuri miku i shqiptareve zt. Stjepan Mesic eshte shum e vertete sepse kete ju ka thene para dy viteve qe ZAJEDNICAT ose komunet serbe jen shume me rrezik per Kosoven sa gazet ne Parlamante sepse une e kam shoqeruar si gjithmon dhe un e kam perkethyer ket deklarat te ishe Presidentit te R. Kroate zt. Mesic P. S. Ju lutem keni kujdess…. prap ju thite dhe ju keshillon zt. Mesic.
Edvin Rama mbshtetet të oktapodi, një çifut mega-taleban-satan-mishngranës-njeriut – Georg Shvarzi/sorosqi lufton vetëm me realizue qellimet e izraelit për ta shndrrue Ballkanin sipas projektit të tel avivit, për qellime qi thotë edvini: “Akoma s’keni pa gja!”
Don Zoti, qi kët parrullë sorosiane ta shpagojn me rrasht të kresë me rracë, e kocë e me soj e sorrollop farë e fisni me 15 breza, kta të dy me bandat e tyne të kudo ndodhun, qi vetun grabisin, shkaktojn drama vorfnie, vujtjesh për bukë gojet dhe tortura nepër birucat e burgjeve!