VOAL

VOAL

Nga hareja e Charlie Chaplinit, tek refuzimi i Marlon Brandosë: Ja fjalimet më të paharrueshme të ceremonive “Oscar”

March 4, 2016
blank

Komentet

blank

Iu dha lamtumira e fundit artistit Sali Shijaku

Dje në hollin e Teatrit të Operës dhe të Baletit për gati 2 orë, nga ora 10:00-12:00, të afërm, miq e dashamirës i kanë dhënë lamtumirën e fundit artistit të njohur, Sali Shijaku.

Homazhet në nder të artistit të njohur janë organizuar nga Bashkia e Tiranës. Shumë qytetarë dhe dashamirës të artit të tij të veçantë patën mundësi që të nderojnë artistin e talentuar.

Sali Shijaku ishte një nga mjeshtrit e rrallë të pikturës. Një artist ekspresionist që u bëri sfidë edhe metodave të ngurta të realizmit socialist gjatë periudhës së komunizmit. Ai mbeti artisti i ngjyrave origjinale dhe triumfator i lirisë krijuese në art.

Vokacioni i artistit është të ndriçojë thellësitë e shpirtit njerëzor me dritë dhe sot mjeshtri i madh i pikturës shqiptare, Sali Shijaku ndriçohet nga drita e parajsës.

Shijaku është cilësuar nga studiuesit si një nga piktorët më të rëndësishëm shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX. Ai krijoi vlera artistike që ndikuan në modernizimin e pikturës shqiptare të viteve 1965-1980. Shijaku ishte piktor kolorist, dekorativ dhe krijuesi I kompozimeve, një figurë shembull në artin piktorik shqiptar të çerekut të fundit të shekullit XX.

Mjeshtri i madh i pikturës shqiptare, Sali Shijaku u shua në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit në moshën 89-vjeçare, pasi prej disa ditësh ishte në gjendje kome.gsh

blank

VOA- Sali Shijaku, piktori i identitetit kombëtar, ndërroi jetë në Tiranë

Ilirian Agolli

Piktori i njohur shqiptar dhe pedagogu shumëvjeçar i arteve të bukura, Sali Shijaku ndërroi jetë në moshën 89 vjeçare në Tiranë pas një përkeqësimi të papritur të gjendjes shëndetësore.

Ai vlerësohet nga qarqet artistike si një nga autorët më të rëndësishëm në radhët e impresionistëve dhe ekspresionistëve shqiptarë, i cili ndikoi me veprat e tij plot ngjyra të ndezura dhe motive lirike në modernizimin e arteve shqiptare.

Folklori dhe identiteti kombëtar janë tipare kryesore në veprat e Sali Shijakut, pohojnë kolegët e tij, për shkak të lidhjes së fortë të tij me kulturën shiprtërore dhe traditën popullore.

Ai krijoi një mori veprash mbi epikën heroike me kreshnikët dhe luftëtarët shqiptarë në shekuj, si dhe vepra lirike mbi bukuritë njerëzore dhe natyrore të Shqipërisë.

Sali Shijaku njihet si piktor i kompozimeve masive dhe portreteve të ndezura plot ngjyra shprehëse, piktori i natyrës dhe abstrakteve kontrastuese.

Krijimtaria e tij e gjerë e të shumëllojshme është ekspozuar në Kosovë, Itali, Francë, Rumani, SHBA, Austri dhe në shumë shtete të tjerë.

Sali Shijaku është nderuar me dekoratën “Nderi i Kombit” dy vjet më parë nga presidenti i Republikës, ndërsa në jetën e gjatë krijuese ka marrë një seri titujsh në pesë dekadat midis diktaturës dhe demokracisë.

blank

Thellësia sipërfaqësore (gjermane), dhe sipërfaqësorja e thellë (franceze)! – Nga SENAD GURAZIU

blank

Nga kujtimet e Bekim Fehmiut: takimi me Irene Papas

Bekim Fehmiu dhe Irene Papas

Aktori shqiptar që rrëmbeu vëmendjen e shumë regjisorëve të huaj, Bekim Fehmiu, do të kishte një karrierë të përmasave botërore. Jeta e tij, mes kinemasë, suksesit e famës dhe… brengës shqiptare, do të përmbyllej në mënyrë tragjike, 15 qershorin e vitit 2010…

U bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

Bekim Fehmiu është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura, veçohen: “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori” – këto, konsideruar si kryevepra të mjeshtrit të interpretimit.

Po ashtu, Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore, si: John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë, si dhe ka interpretuar në disa gjuhë, transmeton ‘konica.al’.

Nga kujtimet e artistit, veçojmë fragmente pikante të përvojës së tij jetësore dhe artistike të cilat i përktheu Sabit Abdyli:

Pse ju shqiptarët pas luftës (fjala është për luftën 1940/45) nuk u kthyet në Shqipëri – pyeti serbi 70-vjeçar. M’u kujtua pyetja e njëjtë e Jovan Mileçevit në Maribor. Tentova t’i përgjigjem. Po më ndali cimeri im, prit unë – Cernoputi Kovinac i mbajti leksion për shqiptarët si profesori im (dikur) Dr. Millosh Gjuriq. – Nëse dikush duhet të kthehet diku, atëherë ata duhet të jemi ne (serbet), jo shqiptarët. –ju përgjigj bashkëfshatarit.

Në vitin 1926 (vazhdoi 70-vjeçari) kur u bë reforma agrare më kanë ofruar tokë gati falas nëse vendosem atje (Kosovë). Po nuk shkova.

“Shkëlqim dhe tmerr”, 2012, Beograd, Bekim Fehmiu, faqe 380.2.

Irena (fjala është për artisten Irene Papas) kish imigruar në Romë, për shkak grushtshtetit të Juntës ushtarake në Greqi. Kish vuajtur (merakosur) për mikun e saj kompozitorin Teodorakis. Për ta disponuar propozova të shkonim në restorant. Fillova të këndoj një këngë. Ajo pranoi këngën dhe vazhdoi ta këndojë në greqisht. I habitur reagova: 

“Prej ku e di ti këtë?” Kjo është këngë dashurie shqiptare. Jo, kjo është këngë greke nga Janina – tha Irena. Atje jetojnë Arvanitasit, shqiptarët, apo? Duke vazhduar këngën nxori nga çanta e dorës pasaportën dhe – Lexo. Irini Leleku (mbiemrin në shqip dmth lejleku). Di ti flasësh shqip? – e pyes. Jo, por jam me origjinë shqiptare – më tha Irena. Për ty do ishte fantastike të jesh në rolin e Teutës, mbretëreshës ilire.

blank

Nga libri (pjesa dytë) “Shkëlqim dhe tmerr” , 2012, Beograd, Bekim Fehmiu, faqe 167 3.

Regjisori (fjala është për regjisorin italian të filmit “Odisea” Franko Rosi) papritmas më pyeti.

-Çka mendon për Rade Sherbexhijen?

-Në ç’kuptim?-Si artist.

Po përgatisim “Iljaden” dhe po mendojmë për të.

-Mirë keni menduar. Rade, nuk është vetëm artist i shkëlqyeshëm, por edhe poet, këngëtar… Ai është i zoti për të gjitha rolet; nga lypsari deri te mbreti. Shikimet e Frankos dhe bashkëpunëtorit të tij, u kryqëzuan. Përnjëherë një si heshtje.

-Si ashtu, Bekim (Bekim Fehmiu): sa herë të kem pyet ty për kolegët nga Jugosllavia, gjithmonë i ke lavdëruar. Por, kur kem pyet për ty derisa xhironim filmin “Quo Vadis” në Beograd, ata (artistët serbë) përgjigjeshin se je verbuar, se je irredentist, nacionalist. (Unë, thotë Rosi) Nuk kam mund ta shoh Odisen tim të verbuar.

ObserverKult

blank

IN MEMORIAM -Kam parë nga afër aktorët IRINI PAPA – ΕΙΡΗΝΗ ΠΑΠΑ dhe BEKIM FEHMIU- Nga PETRO MEJDI

Sa jam penduar që nuk pata guximin që t’ i qëndroja deri në fund atij vendimi për t’i dhënë dorën aktores Irini Papa! Tani që iku, ky ngurim më rëndon më shumë në ndërgjegje.

Prolog

Më pëlqen të besoj se këtë fat ,këtë rastësi fatlume , që të shoh në kohë të ndryshme dhe në shtete të ndryshme , ndoshta do të jem nga të paktët .Dhe të doje që ta krijoje këtë mundësi dhe me fantazinë më të marrë ,do të ishte shumë e guximëshme , dhe të mendosh se që të dy jetonin dhe vepronin në Hollivud dhe në dy a tre shtete kapitaliste ( Amerika dhe Greqia ) dhe revizioniste ,(Jugosllavia dhe Kosova ) , shto dhe mbylljen hermetike të kufinjve ,kjo ëndërr që në fillim ishte e parealizueshme .Do t’ i rrëfej sipas rradhës kronologjike që kanë ndodhur .

I

— Kam parë dramën “Shtëpia në bulevard ” në të njejtën shfaqje me BEKIM FEHMIUN.–

Ishte pranverë , ndoshta muaji prill i vitit të largët 1972.Ndodhesha në Gjirokastër i ftuar nga komiteti i Rinisë në një takim letrarësh të rinj .Kurrë nuk mund ta mendoja se ato poezi të shkruara në blloqe nga ato të magazinës ( depos ) së Skoresë , do të më fshihnin një nga ngjarjet më të bukura për mua. Qe mbasdite herët , ecja në rrugët e qytetit dhe disa herë në ato kthesat e papritura të rrugicave të Qafës së Pazarit më dilte përpara i njejti grup njerëzish , të cilët hërë me ecje të nxituar , dhe herë të ndalur në mes të rrugicës dëgjonin dikë që u tregonte për qytetin . Më i vëmendshëm tregohej një burrë , të cilin të tjerët gati e kishin vënë në mes.E pashë mirë grupin.Njoha disa nga gjirokastritët që ishin në grup.Njeri më tërhoqi vëmëndjen vetëm për favoriritet më të gjata e më të gjëra dhe xhaketa e çarë , krejt ndryshe nga e të tjerëve .Ndonjë markist – leninist , mendova .

Ashtu si unë qëndronin dhe të tjerë .Të fshehtën e atij grupi , që me sa dukej e njihnin me qytetin , e zbuloi dikush që u shkëput nga ata dhe një kalimtar që e njihte diçka e pyeti .–Është aktori i madh i Hollivudit , Bekim Fehmiu. Të gjithë hodhëm vështrimin nga burri më shtatshkurtër në atë grup dhe e njohëm, ishte Odiseja .

Ata morrën të përpjetën e rrugicës që të çonte në kala .

Takimi i letrarëve do të zhvillohej në një sallë të Pallatit të kulturës .Sapo kalova kafenenë poshtë rrapit , e gjuetarëve , i thoshnin në Gjirokastër , në fillim të rrugës për në pallat , në një të përpjetë , më tërhoqi vëmëndjen reklama e një teatri .Atë mbrëmje teatri i qytetit shfaqte ” Shtëpia në bulevard “, drama e njohur e Fadil Paçramit .Nuk kisha parë teatër në skenë .Shkova dhe preva biletë .
Shfaqja po vononte pak. Për një çast të gjithë spektatorët , thuajse të gjithë , kthyen kokën nga lozha .Disa , pyetën pak të habitur :–Pse kthejnë kokën andej ?–Ndoshta ka ardhur në teatër ndonjë i madh , ( pra nga të Byrosë Politike ) tha dikush me zë të ulët .–Shfaqjen do ta shohë dhe aktori i madh kosovar Bekim Fehmiu , ndërhyri dikush ,dhe i tha këto fjalë me një krenari të dukëshme , nga që ishte ai që na zgjidhi enigmën .Ja , sa me fat që isha , u ndodha në Gjirokastër në një ditë që më fali dy kujtime që kanë lidhje me artin: së pari isha në një shfaqje në të cilën ishte dhe Bekim Fehmiu .Me siguri që ajo shfaqje ishte dhënë për të nderuar aktorin e madh dhe së dyti, pata fatin të shoh ” Shtëpia në bulevard ” të Fadil Paçramit , e cila pas disa muajsh u ndalua , pasi Pleniumi i Katërt dënoi autorin e saj .Nga ajo shfaqje nuk më harohet interpretimi i Piro Qiqit në rolin e bagabondit .Në dalje pashë që atë e kishte ndjekur dhe Thoma Naka , shoku im i fëminisë në Skore , një djalë që e donte teatrin , që luante në teatër .Ai kishte ardhur nga Libohova , ku ishte nxënës .

Në një intervistë në gazetën ” Drita ” Bekim Fehmiu tha se i kishte pëlqyer shumë shfaqja në Gjirokastër dhe se kjo dramë mund të kthehej në një skenar filmi .

II
–Salutova nga fare pranë aktoren e famëshme greke Irini Papa –Ειρήνη Παπά .—

E mbaj mënd mirë .Ishte një pasdite e vonë gushti .E dhe pse dita ishte thyer , vapa dhe lagështia ishin të padurueshme në brigjet e Egjeut, ujërat e të cilit lagin limanin e Rafinës .Po nxitoja që të hyja në vaporin që sa po kishte ankoruar , i ardhur nga Mikonos , ishulli më kozmopolit grek .Në platformën e betontë po ecte e vetme , pasagjerët e tjerë kishin kapërcyer hyrjen e limanit , me hap pak të nxituar , një grua shtatlartë dhe e brishtë .E veshur thjeshtë dhe bukur .Flokët e zinj dallonin që larg të cilët bënin kontrast me këmishën dhe pantallonat e bardha .Kishte hedhur në supe një çantë grash , në të njejtën ngjyrë më robat që kishte veshur .Sa po u gjendem paralel e njoha .Penelopa , thashë me vete .Ktheva trupin në atë pozicion qe të marrë një kthesë të shkurtër majtas që të shkoj ta takoj .Thjesht , t’ i jepja doren .Nuk e di seç mendim i brendëshëm , nga ato mendime , që lindin pa pritur nga subkoshienca jonë , i cili më bëri të stepem .Ndoshta më stepën llotot që mbaja në dorë dhe çanta blu e OPAP-it .Ndoshta do të mendonte se i afrohem që të marrë lloto .Mendova se kjo do të ishte një ofendim për aktoren e madhe .Me siguri që kjo më stepi që të bëj përpara.Ajo e kuptoi dhe buzeqeshi .E dhe unë i buzeqesha , e salutova duke përkulur trupin dhe kokën lehtas , ashtu siç bëjmë në ato raste kur duam të përshendesim nga larg dikë. E pershendeta dhe me dorë .Edhe ajo me përshendeti në të njejtën menyrë .E shoqërova me sy deri sa humbi aty pranë kthesës së limanit .Trupi i saj të krijonte përshtypjen se luante ende basket .Atë pasdite m’ u kujtuan shumë filma të saj , të huaj dhe grekë .Ne të gjitha rolet është e mrekullueshme , e madhe .Por mua atë pasdite gushti me ngjau sikur pashë Penelopën.Penelopa është ndoshta roli i saj i vetëm ku ajo nuk ka bërë thuajse asgjë nga ato ndërhyrjet që bëjnë grimiorët me aktoret para se të hyjnë në fushën e xhirimit .Ajo kishte lindur për këtë rol .Ashtu si dhe partneri i saj shqiptar Bekim Fehmiu .Një rastësi tjetër e bukur kjo .Kush tjetër më shumë se një aktoreje greke , i takonte që të luante mitologjinë e popullit të saj dhe një aktori shqiptar në rolin e Odisesë , të një aktori, i cili i takonte një populli , që është fqinji mijëravjeçar i grekëve .

Ndoshta ai film më ka lënë më shumë mbresa , nga që luante në krah të Bekim Femiut .Dhe ja se si rastesia e sjell që të plotesohet pazlli .Pazëll quaj faktin që më rastisi në jetë, në diapazon kohe prej disa dekadash , të shoh nga afër të dy protagonistët e filmit serial “Odisea “.Ndodhën në vitin e larget 1972 në Gjirokastër dhe pas katër dekadash në limanin e Rafinës , pra i kam parë secilin në Atdheun e vet .

Epilog

Dhe isha një djalë 18 vjeçar që kisha zbritur nga Zagoria në Gjirokastër , dhe isha 37 vjeçar kur u hapën kufinjtë .Të dy këto çaste përjetësojnë dy nga kujtimet artistike më të mëdha të jetës time .
Më thoni , a nuk isha fatlum në këto dy rastësi .Ndoshta , e dhe kështu ,siç ndodhën këto takime ,kam të drejtën që të krenohem .

blank

I tretuni – Poezi nga Ndre Mjeda Interpreton aktori Ymer Bala

GJOJA e PESHKUT te FRYMEZON !

Tashti qe jam ne pension,kam kohe me dale me gjuejte peshk ma shpesh.

Ky pasion(hobby) a si po i thone “marakut”ne shqip…e ka zanafillen qysh ne rinine time…kur fillova me gjuejt peshk tek Ura e Bunes(e vjetra)dhe ma vone ,kur fillova me e zotnue ate “zanate”,shkova pak ma larg, ne Shiroke e ne Zogaj, ne Zuse e ne Derdhje te Bunes,ne Rragam e ne Velipoje….

Ne te gjithe ata vende kam shkue me biciklete…!

…Kur erdha ne Amerike,para 25 vjetesh,puna e pare qe bana ishte me mesue me grahe makinen e me ble vegla peshkut.

Ata dyqanet e shumta e te medhej ku shiteshin me “miliona”vegla peshku, me lane pa mend!

Me dukej sikur po vizitoja ndonji “Galeri Arti”.

…Tashti shkoj me gjuejte si “zotni”, me makine…shpesh edhe nji ore larg shpise.

Ka i’here ne te rralle marr me vedi edhe “Zonjen e Shtepise”se ciles nuk i pelqen gjoja e peshkut por kur une e xa peshkun e fresket dhe kur ia ve ne tavolinen e bukes,te pjekun ne furre apo te ferguem e me dy gota vene te shoqnuem…nuk ban za hic por…tuj lepi gishtat, peshkun e “rruen” !

Rrisku i saj…cfar fatit ka pase me mue!

…Kisha dale nji dite me gjuejt peshk afer shpise,tek nji liqen i vogel i rrethuem me peme te nalta e gjelbrim.

Ne ate park vijne me gjuejt shume moshatare te mi.

Me disa prej tyne kam krijue miqesi.

…Kishte disa jave qe me sillej nder mend poezia e pashoqe e Mjedes, “I TRETUNI”!

Disa vargje ende i kujtoja permendesh.

Ndersa po gjuejsha ate dite, i ulun ne stolin tim portativ, me cigare ne goje e tuj “ruejte” dy kallamat e peshkut qe kisha hedhe ne uje…me shkuen syte perballe tek nji peme gjyse e thame, ne nji dege te se ciles kishte xane vend nji LEJLEK i bardhe!

Ia kisha ngule syte atij lejlekut me sqep te gjate dhe i mallengjyem e krejt papritmas, fillova te “flas”me vedi:

“O lejlek, o shpend udhtar…
Qi prej s’largut je tuj mrri…!”

Une kujtova se fola me vedi me za te ulet por…kur ktheva kryet anash, pashe dy moshatare te mi amerikane te cilet po me veshtrojshin me cudi!

U ndodha ngusht por u buzeqesha me dashtuni e u thashe:

“It’s an albanian song” ( asht nji kange shqiptare ) !

“Oh, you have a nice voice,my friend” ( oh, ju keni nji za te bukur,miku im ).

“Oh, thank you”- iu pergjigja une i emocionuem dhe shi, bash,tamam ne ate cast, me lindi idea me realizue nji video me poezine e Mjedes.

I thashe vedit:

“Shko ne shpi…ban nji dush…rrueju e krueju, veshu per bukuri dhe regjistroje fill ne fb ate te mrekullueshme poezi!”

EPILOG….!

Emocionet qe me krijuet ju mue te dashtun miq e dashamires me komentet tueja mbasi e shikuet videon time, ishin 10-te fish ma te medhaja se sa emocionet qe ju krijova une me recitimin tim !

Asht e veshtire per mue qe te gjithve, nji e nga nji, me iu pergjigje me fjale komenteve te shumta e te bukura qe per mue keni shkrue!

Ne fakt fillova me shkrue ne fb por u “lodha” rruges sepse ishin me qindra urime e pergezime.

Kerkoj ndjese.

Amerikanet kesaj i thone:

“You made my day”…qe ne shqip i bjen me kene:

“Ma zbukuruet diten” !

MIRENJOHJE per te gjithe ju!

I tretuni – Poezi nga Ndre Mjeda Interpreton aktori Ymer Bala

 

I tretuni – Poezi nga Ndre Mjeda Interpreton aktori Ymer Bala

I TRETUNI – Poezi nga NDRE MJEDA

 

blank

Dy artistë shqiptarë fitojnë çmimin prestigjoz “Ponte Vecchio” në Firence

Do të jenë edhe dy artistë shqiptarë në listën e fituesve të edicjonit të 13 me rastin e dhënjes së çmimit “Ponte Vecchio” në Firence. Njëzet do të jenë fituesit, mes artistësh, piktorësh, skulptorësh, shkrimtarësh kritikëve të artit dhe profesorash akademikë. Dy artistët shqiptarë, Helidon Xhixha dhe Milot, arrijnë ta fitojnë këtë çmim, në sajë të një pune të madhe vetmohuese në fushën e arteve vizive. Xhixha me skulpturat e tij gjigande në çelik reflektues, vepra të vendosura nëpër sheshe, kopshte, rrugë apo hapësira private në të gjithë botën. Skulptor tashmë i njohur në nivelet më të larta të tregut botëror, ai shquhet për karrjerën e tij të mrekullueshme si artist. Ndërsa Milot, falë punës së tij të palodhur si skulptor ai i ka provuar të gjitha zhanret dhe format e artit. Nga vizatimi, tek piktura mbi telajo, deri tek skulpturat e tij gjigande në hekur. Mega projekte të vendosura nëpër shumë sheshe në jug të Italisë. Mjafton të kujtojmë skulpturën prej 40 metrash me titull: “Çelësi i Montevergine” që po instalohet në rajonin e Kampanjas. Çmime të merituara plotësisht, falë lodhjes, kërkimit dhe sukseseve të dy artistëve shqiptarë. Artistë të njohur me njëri tjetrin që adoleshentë në Liceun Artistik “Jan Kukuzeli” në Durrës, plot tridhjetë e pesë vjet më parë.

blank

Ceremonia e dhënjes së çmimeve do të zhvillohet sot me datë 14 shtator në orën 17, tek Kopshtet e Villa Bardini në Firence. Ajo do të prezantohet nga gazetari fjorentin Fabrizio Borghini, dhe filmimet do të bëhen nga kanali 7.

 

 

Artur Spanjolli

blank

Τ’ju prezantojmë me gjyshin tim, këngëtarin korçar dhe Artistin e Merituar Piro Sulioti? Nga Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti

 

📆Lindi në Korçë me 7 Shtator 1924

📆Në vitin 1937 këndoi para një publiku të gjerë këngë qytetare korçare në një koncert që organizoi Kristo Konos

📆Në vitin 1943 ka kënduar në grupe të ndryshme të qytetit dhe ka marrë pjesë në melodramën ‘’Vllavrasja’’, ku interpretonte rolin e xhandarit.

📆Në vitin 1944 pas një takimi ilegal me Kristo Konon, Piro mësoi marshin e Brigatës së II sulmuese dhe shkon në fshatin Dardhë ku ua mëson partizanëve.

📆Aktivizohet në korin e Nozulimit, i cili drejtohej nga prof. Mihal Ciko

📆Pas çlirimit të vendit merr pjesë në Korin e Rinisë që drejtohej nga Misto Nuke, por largohet së shpejti për në Ansamblin e Ushtrisë ku këndoi pranë Gaqo Avrazit.

📆Pas vitit 1949 aktivizohet nëpër aktivitete të ndryshme të Shtëpisë së Kulturës në Korçë, duke u bërë njëkohësisht anëtar i Grupit të Amatorëve të Radio Korçës.

✅1954 Luajti Rolin e protagonistit (Sokolin) në Opereta e parë Shqiptare ‘’Agimi’’

📆Në vitin 1960 bashkë me Ilo Evron formuan korin Partizan në Korçë dhe gjatë së njejtës periudhë kohore mori pjesë dhe në Operetën “Sëbashku jeta është këngë” si dhe në operetën “Lugina e artë”.

📆Konkuron vazhdimisht në të gjitha festivalet e këngës së lehtë të qytetit të Korçës

📽Νë vitin 1967 bë pjesë e korit k karakteristik “Lyra” (Nder i Kombit) dhe nderohet me “Medaljen Naim Frashëri II”.

📆Në vitin 1968 bëhet pjesë e Korit Kombëtar të Klasës Punëtore, duke marrë pjesë në shfaqjet e Ansamblit Artistik Amator të Tiranës në Republikën e Kinës

📜Dallohet për pjesëmarrjen e tij edhe në Festivalin Kombëtar të Ansambleve Artistike në Vlorë dhe për punën kulturore nga Komiteti i Kulturës dhe i Arteve

🏅Në vitin 1978 u nderua me “Urdhërin e Punës të klasit të III-të” dhe në vitin 1979 u nderua me “Medaljen për shërbim të mirë të popullit”. Në vitet 1980 dhe gjithmonë nën Korin “Lyra” interpretoi pas shumë vitesh sërish këngë lirike dhe satirike

🏅Në vitin 1982 u nderua nga “Bashkimet Profesionale”, në vitin 1984 mori “Urdhrin për shërbim të mirë të popullit”, në vitin 1985 mori “Urdhrin Artistik Naim Frashëri të klasës së I” dhe në vitin 1991 bëhet “Artist i Merituar”.

🎼Pas ndryshimeve politike të vendit zhvilloi shume koncerte herë si solist dhe herë si anëtar i grupit “Lyra” ndërsa risolli një numër të madh serenatash

🎥Në vitet 1999-2001 u shfaq “Tek netet e Serenatës”

🏅Në vitin 2004 u nderua me “Medalje për çlirimin e Atdheut” nga Presidenti i Republikës

🎟Në vitin 2008 u largua nga Grupi “Lyra” duke u zëvëndësuar nga i biri i tij Gjergj Sulioti duke ruajtur titullin e anëtarit më jetëgjatë të këtij Kori.

📢Këmbëngulja dhe beteja kundër inciativave lidhur me shpërndarjen e Grupit ‘’Lyra’’ në vitet 1968-1969 dhe në vitet e para të demokracisë, u konsideruan si një nga kontributet më të rëndësishme të dhëna prej tij.

☦️U nda nga jeta më 24 Dhjetor të vitit 2011 në Korçë.
~

blank

blank

Armatosur me penel – Hakmarrja në vaj e Artemisia Gentileschit – Nga Jonathan Jones The Guardian

Artemisia Gentileschi i ktheu makthet e jetës së saj – shtypjen, padrejtësinë, përdhunimin – në piktura brutale biblike të cilat ishin gjithashtu një kushtrim për gratë e shtypura.
Pse është anashkaluar gjenia e saj?

Nga Jonathan Jones
The Guardian

Dy gra po mbajnë me forcë një burrë në krevat. Njëra shtyn grushtin e saj kundrejt kokës së tij, që të mos e ngrejë dot nga dysheku, ndërsa shoqëruesja e saj i mban torson në vend. Kanë trup të fortë me krahë të fuqishëm, por gjithsesi duhet forca e të dyjave për ta mbajtur pa lëvizur viktimën teksa njëra i pret fytin me një shpatë të ndritshme. Gjaku buron nga gejzerë të kuq të thellë ndërkohë që ajo sharron. Sytë e viktimës janë të hapur. Ai e di saktësisht se çfarë po i ndodh.

Burri që po jep shpirt është Holofernes, një armik i izraelitëve në Testamentin e Vjetër, dhe gruaja e re që po i pret kokën është Judith, vrasësja e caktuar nga hyjnitë. Por në të njëjtën kohë ai është edhe një piktor italian i quajtur Agostino Tassi, ndërsa gruaja me shpatë është Artemisia Gentileschi, e cila e pikturoi. Pra, është një autoportret.

Dy piktura të mëdha, të përlyera me gjak të Judith-it dhe Holofernes-it nga Gentileschi mbijetojnë ende, njëra në Capodimonte në Napoli, tjetra në Uffizi në Firence. Janë thuajse identike përveç disa detajeve të vogla – në Judith-in e Napolit fustani është blu, në Firence i verdhë – sikur ky imazh të ishte një makth që e shihte vazhdimisht, akti final i një tragjedie që luhej pambarimisht në kokën e saj.

“Kjo është unaza që më dhé e këto janë premtimet e tua!” – bërtiti Gentileschi teksa e torturonin në një sallë gjyqi në Romë më 1612. Gishtat ia kishin mbështjellë me litarë të shtrënguar fort. Gjykatësi kishte udhëzuar përdorim të zbutur të sibille,siç quhej kjo torturë, pasi ajo ishte vetëm 18 vjeçe. Përtej gjykatës qëndronte burri i cili e përdhunoi. Asnjë nuk mendoi ta torturonte atë. Sfiduese, Gentileschi i tha se vidat e gishtit ishin unaza e martesës që ai i premtoj. Vazhdimisht ajo përsëriste se dëshmia e saj për përdhunimin ishte e besueshme: “Është e vërtetë, është e vërtetë, është e vërtetë.”

Gentileschi ishte artistja më e madhe e periudhës baroke dhe një nga ndjekëset më brilante të artistit zjarrvënës Caravaggio, dhe u frymëzua nga piktura e tij tmerruese e Judith-it dhe Holofernes-it. Me fjalë dhe imazhe, ajo luftoi kundër dhunës mashkullore që sundonte botën ku jetonte.

blank
Gentileschi, Judith duke i prerë kokën Holofernes-it

Gentileschi arriti diçka kaq të pangjashme, kaq afër së pamundshmes, sa meriton të jetë një nga artistet më të famshme në botë. Jo vetëm se u bë një artiste e suksesshme në një epokë kur shoqëria dhe akademitë u mbyllën dyert grave. Ajo gjithashtu bëri atë që asnjë grua e Rilindjes apo barokut nuk mundi ta arrinte: ajo komunikoi një vizion të fuqishëm personal. Pikturat e saj janë dukshëm autobiografike. Si Frida Kahlo, Louise Bourgeois apo Tracey Emin, ajo e vendosi jetën e saj në art.

Dhe sa jetë mizorisht e dëmtuar ishte. Në botën e egër të artit në Romën e Caravaggio-s, artistët ishin të pasur, arrogantë dhe mund të bënin çfarë të donin për sa kohë që e kishin mirë me papën. Gentileschi duhet ta ketë takuar disa herë Caravaggio-n kur ka qenë fëmijë: ai ndoshta dhe e ka inkurajuar që të pikturojë. Babai i saj, Orazio, gjithashtu artist i talentuar, ishte mik i ngushtë i Caravaggio-s. Më 1603, Orazio dhe Caravaggio ishin në gjykatë së bashku pasi shkarravitën shpifje për një artist armik në rrugët e Romës. Gjatë dëshmisë, Orazio rastësisht përmendi Caravaggio-n që erdhi në shtëpinë e tij për t’i marrë borxh një palë krahë engjëlli.

Kjo na jep një pamje të këndshme të fëmijërisë së Gentileschi-t: i madhi Caravaggio i cili u vjen në shtëpi për të marrë objekte skene. Lindur më 1593, ajo ishte 10 vjeçe kur kjo ndodhi. Kur ishte 13 vjeçe, katastrofa goditi rrethin e Caravaggio-s. Ai ishte gjithmonë në kufijtë e rrezikut – mbante një shpatë dhe ishte i gatshëm ta përdorte – por më 1606 vrau një burrë i cili kishte miq te gjykata e papatit. U arratis. Orazio dhe e bija nuk do ta shihnin më kurrë frymëzimin e tyre.

Duke qenë vajzë artisti, ishte e vetmja mënyrë që një grua e re mund të shpresonte të mësonte aftësitë e ndërlikuara që duheshin për të pikturuar profesionalisht në epokën baroke. Duket sikur Orazio kishte ambicie për bijën e tij – në fund të fundit, i vuri një emër klasik goditës. Teksa iu zhvilluan aftësitë, ai punësoi një artist të ardhshëm, Agostino Tassi, që t’i jepte mësime. Më pas, më 1612, Orazio e akuzoi Tassi-n se i kishte përdhunuar të bijën, si dhe ia kishte hedhur për një pikturë te studioja e tij.

Gjyqi rezultues zgjati për shtatë muaj dhe tronditi Romën. E bëri të famshme Gentileschi-n – në mënyrën më të keqe të mundshme. Çuditërisht, çdo fjalë e kësaj çështjeje gjyqësore mbijeton në një transkriptim i cili na hap një dritare drejt jetës së artistëve në epokën e Caravaggio-s. Gentileschi na flet nga ky dokument 400-vjeçar me një zë elokuent, të guximshëm dhe bindës. Është shembull i rrallë i një gruaje në epokën paramoderne e cila po mban qëndrim kundër shtypjes që ishte thjesht pjesë e jetës së përditshme.

blank
Gentileschi, Autoportreti si alegori e pikturës

Tassi hyri me hile në dhomën e saj dhe filloi t’i bënte oferta të padëshiruara për seks, dëshmoi ajo. “Më pas më hodhi në cepin e krevatit, më shtyu me një dorë mbi gjoksin tim dhe vuri një gju mes kofshëve të mia që të më ndalonte t’i mbyllja. Duke më ngritur rrobat, vendosi një dorë me shami në gojën time që të mos bërtisja”.

Ajo iu kundërvu. “I gërvishta fytyrën, – i tha jurisë, – dhe i shkula flokët, dhe para se të më penetronte sërish, ia kapa penisin aq fort sa madje i shkula një copë mish”. Por nuk arriti ta ndalte. Më pas nxitoi për te një sirtar dhe nxori një thikë. “Do të doja të të vrisja me këtë thikë, sepse më ke çnderuar”, – bërtiti ajo. Ai hapi pallton e i tha: “Ja ku jam.” Gentileschi hodhi thikën, por ai e mbrojti veten. “Në të kundërt, – tha ajo, – mund ta kisha vrarë”.

Gjyqi gjithashtu spikati me muaj të tërë marrjesh në pyetje të dëshmitarëve. Miq, qiraxhinj, artistë e të afërm ndërtuan një imazh të shtëpisë së Gentileschi-t. Ajo u portretizua si një adoleshente e cila e kalonte gjithë kohën duke pikturuar, duke dalë rrallë. Nga ana tjetër, përdhunuesi i saj doli si një personazh akoma më i keq nga sa dukej në fillim. Disa dëshmitarë deklaruan se ai kishte vrarë gruan e tij – dhe ai nuk dinte si të mbrohej.

Sidoqoftë, Gentileschi u torturua dhe Tassi u lirua. Pse? Ai ishte i mbrojtur nga papa, sepse arti i tij – tashmë i harruar – ishte i vlerësuar në atë kohë. Të gjithë e dinin se ai ishte horr. “Tassi është i vetmi nga këta artistë i cili nuk më ka zhgënjyer”, – tha Papa Innocent X. Artistë të tjerë pretendojnë të jenë burra të ndershëm, shpjegoi, por e zhgënjenin. Me Tassi-n e pandreqshëm, ai e dinte se ku qëndronte.

Gentileschi, ende adoleshente në përfundim të gjyqit, u turpërua në një kulturë ku nderi ishte gjithçka. Gjithashtu, i ofroi një publicitet monstruoz. Në vitet 1620 ajo ishte artiste e suksesshme e cila po punonte sa më larg Romës të ishte e mundur. Po hakmerrej me të vetmen armë që kishte: penelin. Nuk mund ta shkruante historinë e saj sepse, siç zbuloi në gjyq, ajo ishte pak a shumë analfabete. Mund ta pikturonte ama, dhe të ndryshonte përfundimin – siç tregojnë pikturat e Judith-it dhe Holofernes-it.

Gentileschi, sidoqoftë, sjell një element të historisë biblike të cilën asnjë burrë nuk ka arritur ta mendojë. Në shumicën e pikturave, duke përfshirë prodhimin halucinant të Caravaggio-s, Judith ka një shërbëtore e cila pret të marrë kokën e prerë. Por Gentileschi e bën shërbëtoren një grua të fortë e cila merr pjesë në vrasje. Kjo bën dy gjëra. Shton një realizëm të egër që as Caravaggio nuk e ka menduar – do të duhen dy gra për ta vrarë këtë bishë. Por edhe i jep skenës një nënkuptim revolucionar. “Po sikur, – pyet veten Gentileschi, – gratë të bashkoheshin? A mund t’i kundërvihemi kësaj bote të sunduar nga burrat?”

Në pikturën e saj Susannah and the Elders të vitit 1622 përdor sërish një histori biblike për të dramatizuar se si është të jesh grua në shekullin XVII. Dy të moshuar po përgjojnë një grua të re që po lahet, por Gentileschi e lartëson rrëqethjen duke i bërë burrat t’i ngulin sytë dukshëm, ndërkohë që artistët e tjerë i fshehin larg. Pse i tregon soditësit fare të paturp, pa u përpjekur të fshehin epshin e tyre dhe duke hyrë në hapësirën e Susannah-s?

Është një efekt shqetësues, i cili çuditërisht të kujton persekutimin e saj. Në gjyq doli se Tassi gjithashtu kishte një bashkëpunëtor i cili e ndiqte nga pas. Të dy i vinin rrotull, e bezdisnin, e shihnin, si soditësit që shqetësonin Susannah-n. Trauma e përdhunimit të Gentileschi-t dhe gjyqi që nuk i dha drejtësi përndjekin artin e saj. Sidoqoftë, nuk u shtyp nga vuajtja e saj. Përkundrazi, fuqia e brendshme e pikturave të saj e bëri një nga artistet më të famshme në Europë. Edhe gjykata e largët britanike kishte dëgjuar për të. Në vitin 1638, Charles I e ftoi personalisht në Londër që të punonte për të. Aty Gentileschi pikturoi veprën e saj më origjinale e më të rëndësishme. Në Autoportreti si alegori e pikturës ajo e shfaq veten si personazh muskulor, të fortë, si gratë që mbajnë të shtrirë Holofernes-in. Në vend të shpatës, ajo është armatosur me penel. Shekuj para feminizmit, Gentileschi lëviz përmes hapësirës me rrjedhshmëri të jashtëzakonshme, krijuesja e imazhit të saj, heroinë e jetës së saj.

Përktheu Enxhi Hudhri

Marrë nga ExLibris

blank

KOLAZH SHQIPËRIE NË METROPOLIN ÇIKAGO – mbresa të kaltra– Nga Eda & Visar Zhiti

Nuk është vetëm gëzim i beftë që në metropolin e madh botëror, në Çikagon mahnitëse, në “downtown”, ku grataçielet shkojnë deri lart midis reve, me arkitekturë atraktive, ndryshe nga njëra-tjetra, objekt studimi për arkitektët kudo, – arkitekte është dhe vajza për të cilën do të flasim, – me rrugët e mbivendosura si në një “fantashencë”, ja, liqeni qetësues, më i madh se Adriatiku dhe Joni bashkë, afër tij, përmes asaj dritnaje marramendëse, në një lokal të vogël, të ndriçuar mirë, Art Studio & Art Galery, W Armitage Ave, do të gjenim imazhe nga Shqipëria jonë.

Ishte hapur ekspozita e fotografisë artistike, eksperimenale, me një titull të gjetur “Dritë dielli dhe Mëndja” (Sunlight & The Mind). Rilindasit tanë fotografisë i thoshin “dritëshkronjë”
Njëra anë e paretit të sallonit të artit ishte mbushur me fotografitë e vajzës shqiptare, Katra Seferi, imazhe të kapura prej saj, por dhe të bashkuara me fantazi duke krijuar kompozime me kuptim nga vendet ku ajo ka qenë, në Amerikë dhe Europë.

Ja, kolazhi fantastik i Shqipërisë së saj, male dhe det dhe perëndim dielli “si një minierë floriri” më kujtoi vargun e një poezie, dallgë dhe gjire si guacka të hapura dhe re, ku është kjo pamje kështu, Zvërneci dhe jo vetëm, pranë amfiteatri antik i Butrintit, më pas ndërtesa të reja, të pambaruara, beton agresiv, blerime qetësuese më tej dhe lule të verdha sikur t’u jetë thërrmuar dielli mesdhetar përsipër dhe një siluetë njerëzore në majë mali, Mos harroni njeriun!

Nga është vajza me emrin shqiptar Kaltra, pyesin të pranishmit. Dhe lexojmë në korrnizën e varur në anë të eksponateve të saj:

…ka lindur në Shqipëri, po me edukim artistik multidisiplinor në Çikago, Duke qenë dhe në Shqipëri dhe në Romë, Kaltra hyri në mjediset kulturore, ku gjeti piktakimet frymëzuese dhe pasionin për mjeshtërinë artistike. Së fundmi Kaltra është fokusuar në zhvillimin teknik professional përmes mediumeve të ndryshme. Ka kryer studimet Bachelor në shkencën e arkitekturës në Universitetin e Çikagos në Illinois në 2019. Gjatë studimeve të saj ajo mësoi të dizenjojë peizazhe të qytetit duke përdorur fotografinë, pikturën, vizatimet dhe modelet dixhitale 3D. Pas diplomimit Kaltra ekspoloroi artin e hapësirës përmes lenteve të brendshme dhe të jashtme si arkitekte projektuese, dizenjuese e fasadave me alumin, etj.

Salla mbushet me të rinj e të reja, me fëmijë e të rritur, mes tyre është dhe autorja, Kaltra Seferi, e bukur, me luledielli në duar. Po kjo qenka mami, duket si shoqja jote, dëgjojmë, babi ky, dashamir i artit tënd.

Dalin dhe hyjnë të tjerë, raca të ndryshme që këtu s’kanë pse të bëjnë përshtypje, qeshin bashkë, miqëisht njëlloj, marrin nga gotë vere a birre, bisedojnë, bëjnë foto të fotove, ja, disa nga temat e Kaltrës, “Treni në botën tjetër”, “Perëndim i egër, i egër”, “Zvërnc i ripërfytyruar”, “Italia” me kupolat e Romës dhe Firences e të famshmen “Ponte Vechio”, “Barcelona”, “Park city”, “Chicago”, ku kontrastet janë në një plan, në një barazi shqetësuese.

Në paretin tjetër të “Art Space”, përballë atyre të Kaltrës janë fotografitë, të gjitha blu, të një djali fare të ri, Sam Bulleit, i lindur në 1998, lexojmë biografinë e tij në kornizë, artist shumëdisiplinor, është nga Louisville, CY, jeton në Çikago, ndjek Bachelor në artet, punon me fotografinë në media dhe libra, ai sikur endet në një botë konfuze, shpesh me ironinë dhe cinizmin e imazhit. I mbyllur nga pandemia e Covid-19, me fotot në këto dy vite, ai i iku kufijve të apartamentit të tij duke u bërë pjesë e së përbashkëtës. Dhe kishte sjellë pamjet nga një video game për “playStation 4”, ku elaboronte një hartë të botës reale të Japonisë, me operime të inteligjencës artificiale, fotogarfi rrëmbyese, duke të bërë, sit ë thuash pjesë e tyre, e ndjesisë etj, etj.

Menaxherja e sallonit të artit u jep fjalën dy të rinjve, Kaltrës dhe Samit, flasin shkurt dhe mençur, të sinqertë dhe duartrokiten po aq sinqerisht nga të pranishmit.

Kur dolëm në Çikagon fantastike të natës, me atë pluskim të pambarimtë dritash që përzjeheshin me yjet, si të ishin ndërkohë dhe vazhdim i ekspozitës, që porsa pamë, bota e të rinjve, po thoshim, tërheqëse në thellësitë e pasionit dhe mendimit të ri, shpesh e kuptueshme nga ne, më kurajoze, më e pastër dhe më turbulluese, ku përvoja jonë u bëhet mbështetje, por më shumë dashuria jonë dhe prej tyre ne marim vrull dhe ide, aq sa të vjen të thuash: na merrni dhe ne, të vijmë pas jush me kohën, të mos mbetemi pas…

Gjithsesi faleminderit për sonte, Sam, edhe ty, Kaltra, që solle dhe kaltërsi Shqipërie në metopolin e madh, në qendër, në Çikago, si për të ma thënë që vendlindjen e mbartim me vete, ajo nuk na pengon, përkundrazi e bëjmë pjesë të botës siç dhe është, që më shumë se sa me artin, nuk bëhet me tjetër…

Po afronte mesnata. Në atdhe ka zbardhur dita e re…

blank

blank

blank

blank

blank

blank

Nju Jork- 27 vepra të sekuestruara nga Muzeu Metropolitan

VOAL- Hetuesit kanë sekuestruar 27 vepra arti të lashta me vlerë 13 milionë dollarë nga Muzeu Metropolitan në Nju Jork në 6 muajt e fundit, të blera nga muzeu prestigjioz për të treguar lavdinë e Romës së lashtë, Greqisë dhe Egjiptit, por që besohet se janë rezultat i grabitjes. . Nga këta 21 janë italianë, me vlerë 10 milionë, ndërsa gjashtë janë egjiptianë. Kështu raporton New York Times.

Punimet do të kthehen në vendet e origjinës me një ceremoni të planifikuar për javën e ardhshme.

Disa nga këto objekte – shkruan NYT – kaluan nëpër duart e njerëzve të dyshuar prej kohësh për trafikim të antikave, si Gianfranco Becchina, i cili drejtonte një galeri në Zvicër për dekada përpara se të hetohej në Itali në 2001 për operacione të paligjshme. Por shumica e veprave hynë në koleksionin e Met shumë përpara se Becchina të akuzohej.rsi-eb

blank

Më 2 shtator 2021 u nda nga jeta Mikis Teodorakis

VOAL – Ndër grekët më të famshëm në botë nuk janë vetëm e madhja Maria Callas ose Costa-Gavras, Theo Angelopoulos, Nikos Kasangiakis, Odysseus Elitis, Yorgos Seferis, Janis Ricosi, Maria Faranduri, Irene Papas dhe Melina Mercuri, por edhe Mikis Teodorakis. Personi i Theodorakisit pasqyron vetë Greqinë në të gjitha aspektet e saj. Përjetësisht në fluturim mes të kaluarës dhe të tashmes, mes identitetit dhe ndryshimit, Mikis Theodorakis ka ndërtuar kuptimin dhe vlerat përmes poezisë, përmes bukurisë së veprës së tij.

Lindur 29 korrik 1925 në ishullin grek të Kios nga babai me origjinë nga Kreta dhe nëna me origjinë greke-anadolliane, fëmija ndjek të atin, një nëpunës civil, me transferime në qendrat e ndryshme në ishujt, në Peloponezit dhe në kontinent. Në vitin 1943, gjatë pushtimit italo-gjerman, është në Athinë, ku ai filloi studimet e tij muzikore në konservatorin Odeion, dhe merr kontakte me Rezistencën, me të cilën është i lidhur tashmë qëkur ka banuar në Tripoli të Arkadias, dhe për të cilën ai pëson arrestime dhe iu nënshtrohet torturave. Më pas ai mori pjesë në luftën civile (1946/1949) në radhët e “rebelëve”.

Theodorakis përjeton kampet e përqëndrimit, duke përfshirë ishullin famëkeq të Makronissos dhe deportimin në Ikaria. Në këtë periudhë ai sëmuret me tuberkuloz. Në vitin 1950, u lirua, u diplomua nga Konservatori Odeion dhe përfundoi shërbimin ushtarak. Fillon të shkruajë dhe të bëhet i njohur në vend si një talent i ri për muzikën greke. Në vitin 1953 një nga baletet e tij simfonike, “Carnaval”, u luajt në Operën e Romës.

Falë një burse, ai u zhvendos në Paris. Këtu kompozon sinfoni dhe muzikë për balet e për filma, shkon në Moskë dhe Londër, ku fiton një famë të tillë sa t’a mundësojë themelimin e një orkestre simfonike dhe, njëkohësisht, për të konkurruar me këngën greke popullore, pasuria muzikore e cila, akumuluara përmes një tradite të gjatë dhe komplekse, duket e jashtëzakonshme, por e dobësuar nga një varfëri zhgënjyese në aspektin e teksteve. Prandaj zgjedh një poet të vërtetë, Janis Ricosis, i burgosur bashkë me të Makronissos, i cili që nga vitet ’30 kishte eksperimetuar gjuhën, stilet dhe metrikat popullore metrikë dhe mbi këto tekste të Ricosit ai krijon muzikë, duke përdorur ritmet e zakonshme të valleve – tetë pjesë të një prej poezive të Ricosit të vitit 1936, “Epitafios” ( “E premtja e shenjtë”), ku një grua e popullit, një nënë si Madonna, qan fëmijën e vrarë gjatë një demonstrate të punëtorëve.


Që nga ajo kohë (1960) Mikis Theodorakis është në zemër të ripërtëritjes së jetës muzikore, artistike dhe kulturore në Greqi, një vend i varfër i dalë nga aventurat e ndryshme, duke përfshirë luftën civile të përgjakshme. Për fat të keq për shkak të grushtit ushtarak të 21 prillit 1967, etja e popullit grek për qetësi do të duhet të presin gjatë. Këto janë vitet në të cilat kompozitori prodhon shumë, madje edhe për kinemanë. Të rëndësishme janë kolona zanore e filmit “Phaedra” nga J. Dassin, dhe kryevepra e tij kolona zanore e filmit “Zorba grek” (me regji të Cacoyannis), muzika e mrekullueshme e të cilit do të marrë famë ndërkombëtare dhe të përjetshme.

Me ardhjen e diktaturës së kolonelëve ‘në vitin 1967, Theodorakis merr një rol të padiskutueshëm në rinovimin kulturor dhe politik. Ai është kryetar i lëvizjes rinore Lambrakis dhe anëtar i EDA, partisë së re greke e majtë (Partia Komuniste është jashtë ligjit nga vitet e luftës civile). Artisti është kundër kolonelëve: Pas disa muajve të kaluara në arrati u arrestua, vuajti në burgun Averoff, pastaj në burgun e Koridallos, përkrah shumë shokëve të idealit, ndër të cilët Andreas Lentakis.

Fama e tij ndërkombëtare ia shpëton jetën: vihet nën arrest shtëpiak në Vrachati, ku edhe sot Mikis ka një vendbanim, dhe më pas në fshatin Zàtuna, në malet Arkadia. Ai i nënshtrohet mbikëqyrjes strikte të policisë; frikësimi dhe poshtërimi përfshijnë edhe familjen e tij, bashkëshorten e tij Mirtò, djalin e vogël Yorgos dhe vajzën e tij Margarita. Muzika e tij është e ndaluar, por ai qarkullon ilegalisht: ai është zëri i Rezistencës.

Një fushatë presioni ndërkombëtar, që do të përfshijë edhe Këshillin e Evropës, bën thirrje për lirimin e tij, por vjen vetëm në vitin 1970, pas një periudhe burgu në Oropos dhe pranimeve në spitale për greva të vazhdueshme urie deri në fund të hidhur. Që nga ai moment, e gjithë muzika e tij dhe personi i tij, duke bërë jehonë në të gjitha vendet e botës, i shërbejnë lirisë së Greqisë. Me rënien e juntës ushtarake në vitin 1974, populli nuk bën as mizori e as hakmarrje, por mbllidhet në një festë të muzikës dhe të këngës rreth Theodorakisit dhe një brezi të ri të autorëve dhe këngëtarëve të rritur gjatë kundërshtimit të diktaturës.


Edhe në burgje Mikis mund të shkruajë, i mbrojtur nga të burgosurit e tjerë: aty lindin”Mythology”, Dielli e moti,” “Epiphany dy”, “Gjendje shtetrrethimi”.
Në mërgim në Vrahati kompozon” Këngët për Andrean”, “Nata e vdekjes” dhe, në izolim të Zàtuna, dhjetë ciklet e “Arkadia “. Në mërgim lind “Canto General” nga takimi me poetin kilian Pablo Neruda”, lind cikli “Në Lindje”, “18 kuplete popullor për atdheun e trishtuar” mbi vargjet e Janis Ricosit, dhe muzika të tjera për filmat, duke përfshirë “Z – orgjia e pushteti” dhe “Amerikani” nga Costa Gavras. Por e tij është muzika e njohur shumë mirë nga audienca perëndimore e filmit “Serpico” e Sidney Lumet (1973, ku luan Al Pacino). Pas kthimit prania e tij politike vazhdon të jetë relevante. Me qartësinë dhe autorizueshmërinë e së kaluarës së tij ai punon për pajtimin midis grekëve, siç kishte bërë që nga lufta civile, kur ai kishte kompozuar “Këngët për vëllain e vdekur”. Ende nga ky këndvështrim, peripecitë e tij politike, duke tërhequr shenjat rituale kur ai guxoi të mbështeste qendrën e djathtë kundër një të majte që do t’i duket mirë e orientuar drejt një kthese autoritare (referenca është për qeverinë e Papandreut).

Theodorakis gjithmonë ka vazhduar të punojë pavarësisht viteve dhe shëndetit të dobët: ai ende kompozon dhe mban koncerte në të gjithë Evropën. Sot Theodorakis është zëri më i vetëdijshëm, i thellë dhe i gjerë i Greqisë bashkëkohore. Përkundër moshës, ai ende vazhdon të jetë militues, duke parë përpara, sepse në rrezik është gjithë shpirti i Greqisë, pasuri e të gjithëve dhe që rrezikon të shpërbëhet.

 

Theodorakis u shua në Athinë më 2 shtator 2021./Elida Buçpapaj


Send this to a friend