VOAL

VOAL

Nga ekspedita arkeologjike në Plavë, Guci e Vuthaj (1) – Aty ku u strehua Pjetër Bogdani! – Nga Gani MEHMETAJ

September 22, 2017

Komentet

Letër përkujtese për miqtë e mi të LDK-së PENDESA E VONUAR – ËSHTË E DHIMBSHME!- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Bashkërrugëtojmë përtej tri dekadash, në LDK-në e Ibrahim Rugovës. E di që e keni dashur dhe e doni Rugovën, në gjallje dhe amshim. Për Rugovën dhe Kosovën keni qenë, përherë, të gatshëm të punoni dhe të kontribuoni, si veprimtarë dhe ushtarë, që keni bërë paqen dhe luftën, me financa dhe pushkë.
     Vitin e shkuar (2023), Shoqata “Sali Çekaj” në Gjermani dhe Zvicër, së bashku me disa veprimtarët nga LDK-ja, realizuan disa vepra: bustin e heroit Adem Ukëhaxhaj në Deçan; bustin e veprimtarit kombëtar arbresh, Kruno Kërstiç, në Zare të Kroacisë; shtatoren e heroit Rrustem Bruçi, në Pejë; shtatoren e heroit Smajl Hajdaraj, në Pejë; shtëpi e ndërtuar në Mitrovicë, për ushtarin në nevojë të Kosharës dhe disa aksione të tjera sekondare, që kapin shumën numerike prej 200 mijë eurove.
     I mësuar për t`i parë emrat e miqve të mi, në aksionet e ndryshme ndër vite e dekada, tani po befasohem me mungesën tuaj të përsëritur në listat kontribuese. Aq më ndjeshëm, kur të gjitha aksionet ndërlidhën fort me Presidentin Rugova, me formacionin e Tij ushtarak dhe luftarak- FARK-.
     Së fundi, nga njerëz vullnetmirë, u nismua “Aksioni për mbledhjen e mjeteve financiare, për realizimin e Filmit artistik Dokumentar – Ibrahim Rugova – Rilindasi i fundit -, kushtuar jetës dhe veprës të themeltarit të shtetit të Kosovës, Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës, nga producenti Gani Mehmetaj; realizimi nga Shtëpia Filmike Dardania Press. Kërkesës fisnike të producentit Gani Mehmetaj dhe të Këshillit Organizativ, për realizimin e Dokumentarit filmik të cituar, Ministria e Kulturës, lehtësisht dhe shpërfillshëm, e refuzoi, e heshti, pa dhënë ndonjë arsye, qoftë edhe dert-bërëse, të nismëtarëve, miq të pa hile të Presidentit Rugova!
     Me besimin e madh se Presidenti ka lënë miq të bollshëm, për përjetësimin në art të veprës madhore jetësore të Tij, ideatorët e projektit filluan aksionin e mbledhjes të mjeteve të nevojshme financiare. Por, heshtja, hezitimi i shumë miqve të mi të LDK-së, të dëshmuar ndër vite, si veprimtarë dhe donatorë të pakursyer, zhgënjen skajshëm!
     Kjo heshtje nuk mund të justifikohet, me paragjykimet për cilindo që angazhohet për realizimin e projektit. Ka forma dhe mundësi të bollshme, për të kontribuar. Mjafton një kërkesë për autorizim, me garanci për transparencë emërore dhe shumën vullnetare të dhënë, duke i bërë publike në -Facebook-. Në këtë formë janë realizuar qindra aksione financiare dhe asnjëherë nuk ka ndodhur kurrëfarë abuzimi.
     Është kjo një thirrje e çiltër dhe shumë miqësore për, të gjithë miqtë e mi të LDK-së, për miqtë e devotshëm të Presidentit Rugova. Po kursehem në emra, sepse miqtë e mi, njëherësh, edhe miqtë e Dr. Rugovës, janë të shumtë, numerikë, të cilët, pa ndonjë sforcim të veçantë, janë në gjendje ta realizojnë projektin artistik dhe diç më shumë, për figurën emblematike të Presidentit Rugova.
      Çdo nsimë fisnike, e filluar me qëllmin e mirë, mund të vonojë, por, gjithësesi, do të pëmbyllet me sukses. Personalisht krenohem që isha pjesë e Këshillit Organizativ, i një projekti madhor të mëparshëm, për ngritjen e Kullës, Shtatorës, Amfiteatrit, respektivisht, Kompleksin Memorial, “Dr. Ibrahim Rugova”, i ngritur në fshatin e origjinës të Presidentit Rugova, në Malaj të Rugovës, me koston prej 150 mijë euro. Fillimisht, kishte skepticizëm për ta realizuar. Dhe, u hesht në pritje, për 5 (pesë) vite radhazi.
     Dhe, ishte, pikërisht, ky ekip nismëtar i tanishëm, bollshëm i dëshmuar në qindra aksione të sukseshme, i cili e realizoi fisnikërisht projektin. Dhe, ekipi në fjalë, aktivizoi projektin, me gurë-themelin e hedhur nga akademik Mark Krasniqi, që ri-aktivizoi dhe realizoi suksesshëm aksionin financiar, për Kompleksin Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”, me trinomin e dëshmuar: Shoqatat simotra “Sali Çekaj”, në Gjermani e Zvicër; Shoqata “Rugova”, me seli në Amerikë, si dhe veprimtarë individual dhe gruporë të LDK-së.
     Kjo do të ndodhë edhe me realizimin Dokumentar fimik artistik, kushtuar Rilindasit të fundit, Heroit Kombëtar, babait të Pavarësisë të Kosovës, Presidentit Rugova, i cili për rolin e Tij historik, nuk ka ndërmjetës në historinë kombëtare-shqiptare, pas kryeheroit mesjetar, Gjergj Kastriotit.
     Latinët e lashtë kanë një urtësi, që përjetëson përkujtesën e dëshmuar me shkrim: “Verba volant, skripta manent”, e shqipëruar -Fjala fluturon, e shkruara mbetet-. Pra. kontributi financiar i dhënë, për rastin në fjalë, mbetet -dëshmi e shkruar- përjetësisht. Pendesa e heshtjes të miqve të Presidentit Rugova, do të mbetet peng dhe barrë e rëndë në ndergjegjen e tyre.
 
          Informacioni për donatorët:
     Bartëse të mjeteve financiare:
1) Shoqata “Sali Çekaj”
     Konto Nr. Sparkasse, Pfaffenhofen – Gjermani
     (IBAN: DEO7 7215 1650 0009 3335 01)
      Osman Ferizi, kryetar i Këshillit Organizativ për Gjermani dhe jashtë saj, tel. 0049-151-50982506
2) Konto Nr. në Kosovë
     Reiffeisen bank: 1501114292807
     Gani Mehmetaj, producent i filmit, tel. 00383-49-905 477
      Kostoja e filmit 170.000 Euro
      (Bizneset lirohen nga tatimi në Kosovë)
     Me shpresë e besim të mirëkuptimit, ju përshëndes çiltërisht të gjithë ju – miqtë e mi të shumëdashur të LDK-së tonë!
                            Juaji – me dlirësi ndjenjash – Idriz Zeqiraj

Partitë parlamentare të opozitës në sprovën e madhe për demokracinë- Nga Ekrem Spahiu

 

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, si subjekt me identitet të spikatur kombëtar dhe demokratik, si dhe me moral të papërlyer ndaj zgjedhësve, por edhe ne drejtuesit e kësaj force politike, me kontribute dhe përvojë të gjatë në politikë, e kemi detyrim moral e politik që të kontribuojmë për një demokraci të drejtë dhe funksionale në Shqipëri.

Obligimi dhe synimi ynë madhor është t’ju kthejmë zgjedhësve shqiptarë besimin te zgjedhjet e lira, të ndershme, të besueshme dhe të pranuara nga konkuruesit, për një demokraci përfaqësimi real në Kuvendin e ardhëshëm të Shqipërisë.

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, që në fillim të vitit 2023 ka shpallur prioritet kryesor të saj, Reformën Zgjedhore për zgjedhjet politike të vitit 2025.

Në këtë kuadër:

– LZHK në shtator 2023 është bërë nismëtare e një grupi prej 31 deputetësh të partive të ndryshme, në hartimin dhe depozitimin në Kuvendin e Shqipërisë të një drafti substancial për Reformën Zgjedhore.

– Më 24.05.2024 LZHK ka zhvilluar takimin kombëtar vetëm për Reformen Zgjedhore, me katër shtyllat e saj:
Barazia e votes, me sistem proporcional kombëtar ose 4 zona elektorale
Lista të hapura
Votim dhe numërim elektronik
Vota e diasporës

– Më 5 korrik 2024, LZHK organizoi një tryezë për Reformën Zgjedhore me të gjithë aktorët dhe faktorët politikë dhe institucional kombëtarë e ndërkombëtarë, për të diskutuar e unifikuar në maksimumin e mundshëm, qëndrimin e opozitës për këtë çështje të madhe në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo tryezë ishte e dobishme dhe mori rëndësi të veçantë, pasi duhet të theksojmë se sot në Shqipëri, ulja dhe unifikimi i opozitës për çështje kapitale të demokracisë në Shqipëri, fatkeqësisht është e vështirë.

Sot dhe nesër (25 dhe 26 korrik) do të zhvillohen seancat e fundit të këtij sesioni në Kuvendin e Shqipërisë ku do të diskutohet dhe miratohet edhe Reforma Zgjedhore për zgjedhjet politike të vitit 2025.

LZHK, e angazhuar posaçërisht dhe paanshmërisht për një Reformë Zgjedhore që iu kthen zgjedhësve besimin se Shqipëria mund të zhvillojë zgjedhje demokratike të ndershme, tërheq vëmendjen se është momenti kur të gjitha partitë parlamentare të opozitës do të vihen në sprovën e madhe përpara demokracisë dhe shqiptarëve.

Prandaj, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” u bën thirrje partive parlamentare: Boll më! Pas 34 vitesh, shqiptarëve duhet t’u jepet mundësia dhe t’u krijohen të gjitha kushtet për të zhvilluar zgjedhje të lira, të ndershme, të besueshme dhe të pranuara nga konkuruesit. Ky është mision, jo agjendë rutinë!

Letër e hapur e dërguar më 23 maj 2023 kryetarit të opozitës z.Sali Berisha – Lideri i opozitës po humb shansin e fundit Nga Elida Buçpapaj

Këtë Letër të Hapur ia kam drejtuar liderit të opozitës më 23 Maj 2023 dhe po e risjell në vemendje pas skandalit të votimdraftit të dakordësuar PS-PD për ‘Zgjedhoren’, ku sanksionohen listat e njëshave sipas reformës famëkeqe të 2008 nenëshkruar nga Sali Berisha dhe Edvin Rama, kur ndryshuan Kodin Zgjedhor, çka është një zhgënjim për bazën, votuesit dhe diasporën që ka mbështetur PD dhe Dr.Berishën. Kështu Dr.Berisha do të vijë në 2025 pa reformën që premtoi nëpër turet e Foltoreve, ndërsa vazhdon degradimi i sistemit me çmim shpopullimin dhe eleminimin e pluralizmit politik. Deri më tani Dr.Berisha ka akuzuar Edvin Ramën. Tani Dr.Berisha duhet të akuzojë Dr.Berishën. Më poshtë po iu sjell Letrën e hapur që megjithëse e shkruar mbi një vit më parë pothuaj tingëllon aktuale. Si titull ka patur “Fakti se Edvin Rama e sheh Berishën si armik të pushtetit, do të thotë se ai ka shans ta shpëtojë sistemin” – sot do të duhet të shkruhet “Lideri i Opozitës po humb shansin e fundit”.

———————-

I nderuar Z.Berisha,

Janë mbushur 32 vjet që ju ndjek si gazetare, me kronika, komente, vlerësime, kritika, akuza, mbështetje. Gjatë këtyre tri dekadave ju kam marrë disa intervista. Ju kujtoj atë tek Bota Sot, kur ju ndaluan hyrjen në Kosovë si person që mund të shkaktonit trazira. Atëhere gazeta ju mbështeti. Po ashtu intervista me disa numra po tek Bota Sot kur filloi rehabilitimi juaj nga SHBA, në vizitën tuaj në Washington DC të lobuar nga çifti DioGuardi, që i parapriu kthimit tuaj në pushtet më 2005. Kjo është e para Letër e Hapur që ju shkruaj.

Megjithëse presidenti Clinton i kishte thënë Rugovës se njeriu nuk lahet dy herë në të njëjtin ujë, ju u latë dhe, gjatë dy mandateve prej 2005 deri më 2013, patët arritje shumë të rëndësishme për interesin kombëtar të Shqipërisë dhe interesin e rajonit, Europës dhe SHBA.  Po veçoj anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, që merr një rëndësi të veçantë sidomos në kontekstin aktual.

Gjatë qeverisjes 8 vjeçare ju kam kritikuar, sepse si parti dolët nga shinat e një partie të qendrës së djathtë, nuk bëtë dekomunistizimin, i harruat viktimat e regjimit diktatorial etj.. Ju humbjen e besimit të elektoratit u përpoqët që ta plotësonit pa sukses nëpërmjet aleancës me LSI-në, që prodhoi rezultatin e 2013-ës. Nuk ishte Edvin Rama që fitoi, por ishit ju që humbët.

Ju e dhatë dorëheqjen por sollët në krye të PD Lulzim Bashën, që e katapultuat jo si personalitet por si të rekomanduar nga rrethi juaj i ngushtë, i cili eksplicitivisht hyri në aleancën e deklaruar me Edi Ramën më 17 maj 2017 duke e çuar PD nga njëra humbje tek tjera, me bojkotin e zgjedhjeve lokale, ku u eleminua pluralizmi pothuaj plotësisht në pushtetin lokal. Gjatë kësaj katastrofe jo vetëm për PD-në por edhe për interesat kombëtare, ju heshtët, ndërsa kritikët thanë se Lulzim Basha nuk e lëviz as gishtin pa lejen tuaj. Fakt është se ju nuk i kërkuat asnjëherë Lulzim Bashës të jepte dorëheqjen.

Kur ju shpallën non grata dhe Lulzim Basha ju përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së, atëherë ju u kryengritët dhe filluat turin e foltoreve në të gjithë Shqipërinë. Pasi bëtë mea culpa, ju kërkuat besimin e bazës për të rimarrë drejtimin e PD-së, duke premtuar rithemelimin e kësaj force politike sipas idealeve të 1991.

Dukej se gjithçka po shkonte mirë, çka u kulmua me Kuvendin e jashtëzakonshëm të PD-së më 11 dhjetor 2021 në Air Albania, ndaj të cilit reagoi me një kundërkuvend grupi i Lulzim Bashës më 18 dhjetor 2021, që ishte fund e krye i manipuluar live duke patur dëshmitarë gjithë opinionin shqiptar brenda dhe jashtë. Ky manipulim u pa qartë edhe në zgjedhjet lokale të pjesshme vjet, duke e detyruar Lulzim Bashën të japë dorëheqjen e t’ia kalojë stafetën Alibeajt dhe ky, pas humbjeve të zgjedhjeve të lokale të 14 majit 2023, t’ia kalojë stafetën Bardhit. Dhe, me këtë formacion të delegjitimuar, ky grup, me mbështetjen direkte të Edvin Ramës, shantazhon dhe dëmton direkt jo vetëm PD-në reale, por edhe i kontribuon fundosjes së sistemit.

Ndërsa në PD-në reale, ku ju morët drejtimin, nuk rrodhi gjithçka siç iu premtua bazës, pasi, pas zgjedhjeve të kritikuara të forumeve të PD në maj-qershor 2022, u sanksionua establishmenti i vjetër, me të cilin ju i humbët zgjedhjet e 2013.

Më duhet t’ju kujtoj se, pasi u rizgjodhët kryetar i PD-së, ju shmangët premtimet dhe filluat që, nëpër intervista, të deklaronit se do të vinit në pushtet me ekipin tuaj të dy mandateve të shkuara. Ndërsa rithemelim i PD-së do të thosh një mendësi krejt ndryshe, e cila do të duhej të reflektonte së pari tek sistemi elektoral, të cilin ju vetë e keni nënshkruar me Edvin Ramën më 2008, ku eleminohet gara e lirë, votohet për partinë dhe Njëshat me plotfuqishmërinë e tyre, si skllavopronarë vendosin për deputetët e listave, duke patur si kriter jo integritetin por servilizmin, se kush ia puth këmbën më mirë kryetarit të partisë. Por pasojat më të mëdha i vuan sistemi. Sot Shqipëria rezulton të jetë e uzurpuar dhe e kapur nga një njeri i vetëm, ndërsa opozita ka arritur veç të organizojë disa protesta me regji e skenar. Tani ju e adresoni shkaktarin e humbjes tek Edvin Rama e Tom Doshi, kjo qendron, por kryesore është të gjeni fajet tuaja, tek mosmbajtja e premtimeve për rithemelim dhe riformim. Pa një sistem elektoral, të paktën si i Kosovës, Shqipëria nuk mund të futet në zgjedhjet e 2025. Sistemi aktual, prej 2008 deri sot, ka krijuar sistemin mafioz.

***

Prioritet i menjëhershëm juaji duhet të jetë qasja e drejtë ndaj grupit Basha-Alibeaj-Bardhi. Mjerisht deri tani, jeni ju që po e faktorizoni një grup manipulatorësh, duke iu dhënë shansin të riciklohen, pa marrë parasysh se ky grup e përjashtoi PD-në reale nga sistemi i zgjedhjeve, duke e detyruar që të futet në aleancë me Partinë e Lirisë, me pasoja të drejtëpërdrejta negative për PD-në, pasi numri i Këshilltarëve Bashkiakë u nda midis dy forcave politike, duke llogaritur se PL-ja, meqë nuk kandidoi në asnjë bashki, e balancoi me numrin e këshilltarëve bashkiakë. Duke u përjashtuar forca kryesore e opozitës, pasojat e grupit manipulator Basha-Alibeaj-Bardhi i vuan jo vetëm PD-ja reale, por i gjithë sistemi, i vuan Shqipëria, që po zhbëhet.

Pra, timer tani është në countdown, duhet të veproni sa më shpejt me qëllim që të shpëtohet Shqipëria nga instalimi i plotë i një diktature që, siç po shihet, konkretisht, për hir të pushtetit, bën aleanca të paparashikueshme.

Duke e përditësuar aktualitetin, ndërsa ju Dr.Berisha po vazhdoni e po i luteni grupit Basha-Alibeaj-Bardhi për bashkim, ata nga ana e tyre ju shajnë, akuzojnë e anatemojnë si ju ashtu edhe berishizmin në çdo televizion të Tiranës. Ju nuk mund të vazhdoni më me avazin e ftesave, sepse, prej majit 2021 deri në maj 2022, ftesat tuaja ndaj grupit Basha-Alibeaj-Bardhi ranë në veshin e shurdhër, ndërsa humbësi nuk ishit vetëm ju dhe PD-ja, por humbësi kryesor është Shqipëria, e cila në vend se të faktorizohet po shpopullohet, sepse shqiptarët refuzojnë të udhëhiqen nga një sistem mafioz, por edhe nga një opozitë e papërgjegjëshme.

Pra, në mënyrë të menjëhershme, ju duhet të bëni regjistrimin e PD-së së Rithemeluar, me emrin e ri, pa mbetur peng i pengjeve të Edvin Ramës dhe po ashtu old establishment t’i nënshtrohet statutit sikur jeni duke e përmendur shpesh dhe t’i hiqet qafe PD-së së rithemeluar.

Ju kujtoj se me këtë metodologjinë tuaj të ftesave dhe lutjeve për bashkim grupit Basha-Alibeaj-Bardhi, që i ka nxjerrë jashtë loje vota e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit 2021, ju jeni duke përsëritur Bashën, sepse edhe në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, PD-ja reale mbeti pa vulë dhe pa të drejtën e daljes si subjekt politik i pavarur, falë këtij grupimi, duke i dhënë kësisoj shanset Edvin Ramës të përdorte të gjitha metodat antiligjore për t’i fituar zgjedhjet. Por ju, me një naivitet aspak të justifikuar për moshën dhe vjetërsinë në politikë, e ndihmuat.

Deklaratat tuaja pas humbjes së 14 majit të PD-ja nuk afrojnë zgjidhjen që kërkon baza, por ju distancon ju nga baza, e cila iu riktheu në pushtet dhe në krye të PD një vit më parë.

Me Kodin Zgjedhor të 2008, me një PD as mish dhe as peshk, në pritje të një bashkimi iluzor dhe me asnjë relevancë me grupin Basha-Alibeaj-Bardhi, si dhe me një old establishment që e ka bunkerizuar partinë, PD-ja i është kthyer stanjacionit dhe, siç është dëshmuar më 2013, elektorati i qendrës së djathtë nuk do të votojë një formacion politik që nuk ia përmbush aspiratat, pra, nuk do të votojë një PD deri sa të jetë e mbushur me copy paste të Bashës, Alibeajt e Bardhit and Co, deputetë listash që instrumentalizohen, duke e lënë Shqipërinë në duart e një personi që përbën rrezik kombëtar dhe për gjithë rajonin.

Për hir të së vërtetës, prej shtatorit 2021 e deri sot i keni rënë qark Shqipërisë disa herë në takimin me bazën, por mospërmbushja si duhet e premtimeve për rithemelim dhe mostejkalimi i ngërçit që e krijoi Edvin Rama me grupin Basha-Alibeaj-Bardhi, që e la PD-në reale jashtë sistemit zgjedhor, ishin edhe shkaqet e humbjes, sepse, sa më e dobët të jetë PD-ja reale, aq më tepër shesh veprimi gjen uzurpatori i gjithë institucioneve shtetërore të Shqipërisë.

Foltoret e sfiduan statusin tuaj si non grata, në fakt nuk ka patur asnjë kryeministër dhe president të Shqipërisë që të ketë operuar gjithmonë në interes të SHBA, Perëndimit dhe NATO-s sikur ju, por ju keni një defiçit të madh me pasoja për vendin sa i përket ndërtimit të sistemit demokratik se, bashkë me Edvin Ramën, keni firmosur një Kod Zgjedhor për shtete tribale dhe jo për shtet të Aleancës Verio-Atlantike.

Deri tani, përfshi edhe zgjedhjet e 14 majit 2023, sistemi hibrid në Shqipëri po shkon drejt degradimit. Prandaj, ju duhet të reflektoni sa më shpejt. Edhe pse durimi i bazës po shterron. Por fakti që Edvin Rama ju sheh si armik të pushtetit të tij, është një tregues solid se ju mund ta çlironi jo vetëm PD-në nga pengmarrja, por ta nxirrni nga fundosja ku ka rënë edhe sistemin demokratik. Demokracia nuk është pronë e asnjë partie, por e popullit, as Shqipëria nuk mund të jetë kurrë pronë e një uzurpuesi, por e Sovranit, Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve, të cilët duan një vend normal për të jetuar dhe rritur fëmijët e tyre.

 

Me respekt

Elida Buçpapaj

 

Letër e hapur kryetarit të opozitës z.Sali Berisha – Fakti se Edvin Rama ju sheh si armik të pushtetit, do të thotë keni shans ta shpëtoni sistemin Nga Elida Buçpapaj

A po ndikon Rusia te diplomacia perëndimore?- Nga SHABAN MURATI

Shënime nga blloku diplomatik

Serbia mori në fillim të vitit 2024 kontrollin e parlamentit të Malit të Zi. Tani në korrik 2024 mori nën kontroll qeverinë e Malit të Zi.

Kryeministri i Malit të Zi, kryetari i parlamentit të Malit të Zi, ministri i mbrojtjes i Malit të Zi, dhe disa ministra të tjerë të Malit të Zi, janë qëtë gjithë shtetas të Serbisë, me pasaporta serbe dhe i janë betuar asaj për besnikëri.

Qeveria e re serbe e Malit të Zi liroi nga akuzat dhe dënimet e gjykatave malazeze të gjithë agjentët e shërbimit sekret serb dhe agjentët e shërbimit sekret rus, të cilët organizuan grushtin e shtetit në Podgoricë në vitin 2016 në përpjekjet e tyre për të bllokuar hyrjen e Malit të Zi në NATO.

Kam shkruar kaq herë që nga 2020, kur pushtetin në Mal të Zi e mori Serbia dhe kisha serbe, se Mali i Zi po shkon drejt aneksimit nga Serbia. Partitë serbe, që kanë marrë qeverinë dhe parlamentin në Mal të Zi, janë betuar se do ta nxjerrin Malin e Zi nga NATO, do ta lidhin shtetin me Rusinë dhe do të heqin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi.

Diplomacia atlantike dhe europiane po flejnë një gjumë të thellë dhe as shohin dhe as dëgjojnë se çfarë po ndodh në Mal të Zi, dhe bëjnë sikur nuk e dinë që Serbia, Rusia dhe partitë serbe e ruse në Mal të Zi po punojnë ta nxjerrin vendin nga NATO. Ata nuk po e akuzojnë Serbinë dhe Vuçiçin as per shkëputjen faktike, që po organizojnë fashisti Dodik dhe Beogradi, për të ndarë “serpska republikën” proruse nga shteti i Bosnje-Hercevoginës, as për përgatitjet revanshiste dhe militariste të Serbisë për aksione të reja ushtarake dhe terroriste në Kosovë.

Çuditërisht diplomacia atlantike dhe europiane ngrejnë në këmbë opinionin publik ndërkombëtar nëse disa gjethe bien nga pemët në Veriun e Kosovës dhe shqetësojnë pakicën e përkëdhelur serbe dhe presidentin kriptoeuropian të Serbisë Vuçiç.

Ndonjë diplomat perëndimor, me të cilin kam trajtuar këto zhvillime negative në Mal të Zi, e shpjegon këtë heshtje atlantike dhe europiane me interesin strategjik të NATO-s dhe të BE për të joshur Vuçiçin të mos shkojë te Rusia.

Së pari, diplomacia perëndimore nuk e shpjegon dot pse duhet paguar një çmim shumë i rëndë dhe t’i dhurosh Serbisë sovranitetin e Kosovës, të Malit të Zi dhe të Bosnje- Hercegovinës, në shkëmbim të premtimit tallës të Serbisë se nuk do të shkojë te Rusia.

Së dyti, a ka vallë ndonjë naiv politik ose diplomatik, që beson se Rusia do ta lejojë Vuçiçin dhe Serbinë të shkojnë te Nato dhe te ShBA?

Duke qenë se për profesion më është bërë instikt të analizoj të gjitha alternativat e mundëshme rreth politikës së diplomacisë perëndimore me Serbinë, me të cilën Perëndimi gaboi rëndë në filim edhe me Millosheviçin, dhe për mundësinë e përsëritjes së gabimit me pasardhësin e tij Vuçiç, nuk më lejohet që të lej jashtë skemës time analitike ato alternativa apo shpjegime, që duken të pamundura. Në skemën time profesionale diplomatike dhe analitike shtrohet edhe kjo:

Mos vallë lëkundjet alogjike dhe lëshimet absurde të diplomacisë atlantike dhe europiane ndaj Vuçiçit dhe Serbisë janë ndonjë ndikimin direkt i Rusisë në diplomacinë atlantike dhe europiane?

   PRETENDIMI I NËNKRYETAR MUHAXHERIT, PËR FITOREN E LDK, KA BAZË REALE- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 

Intelektuali i kompletuar, Dr. Ibrahim Rugova, themeloi partinë e parë pluraliste në Ballkan e më gjerë, LDK-në. Në gjallje të Rugovës, ky subjekt politik bëri paqen dhe luftën. Dhe, kjo, tashmë, është dëshmuar, duke demantuar bindshëm “partitë e luftës”, të cilave u munguan formacionet ushtarake në fushë-beteja, sepse sabotatorët e luftës i kishin brenda SHTAB-it të tyre.

 

Pas amshimit të kryezotit Rugovë, orekset karrieriste e klanore brenda LDK-së u shpërfaqen shfrenueshëm. Ndarja e parë përgjysmoi partinë, dikur kryezonjë në Kosovë. Koalicionet e kundër vullnetshme e mospërfillëse të anëtarësisë, e sollën LDK-në kuotën e 12 %-it.

 

Kuvendi i 10-të i jashtëzakonshëm filloi me reformat, duke zgjedhur kryetarin e ri, Lumir Abdixhikun, Kryesinë e re, duke lënë jashtë saj ish-kryetarin Mustafa dhe një pjesë të klanit të tij. Kuvendi u mbyll pa debat, pa analizën e nevojshme, për gjendjen katastrofale në parti. Përkundrazi, ish-kryetari u vlerësua me titull Nderi, gjë që befasoi dhe zhgënjeu shumë.

 

Nënkryetari për Organizim partiak i LDK-së, Gazmend Muhaxheri thotë se “ky subjekt politik, sipas sondazheve, ka rritje të madhe”. Vërtet, krahasuar me partitë e PAN-it, të cilat nga zgjedhjet e fundit parlamentare, kanë dalë po kaq humbëse, sa edhe LDK-ja, nuk kanë bërë fare reforma partiake. Ndërkohë që LDK-ja, të paktën, ka filluar dhe është në proces. Vazhdimi i reformave është, barometër i ringritjes së partsisë.

 

Kryetari Abdixhiku, me stafin e tij, përkundër burokracisë të pararendësit të tij, kanë lënë zyrat dhe janë aktivizuar brenda dhe jashtë Kosovës, për komunikim me anëtarësinë, elektoratin dhe shtresat e ndryshme qytetare. Brenda Kryesisë janë ndarë detyrat, janë krijuar komisione, e mbi të gjitha, është hartuar edhe plan-programi për qeverisjen profesionale të Kosovës.

 

Ajo që është parë me rezerva  nga elektorati i LDK-së, ka qenë proklamimi për “Rruga e re”, e cila u kujton anëtarësisë një emërtesë të ngjashme të “partisë” dështake të Bukoshit, ashtu si edhe “Lidhja e re” e Isa Mustafës, një emërtesë që paralajmëroi devijimin e frymës rugoviane. Dhe, dështimi ishte i pritshëm. Emërtesa të tilla ngjallin huti e frikë, për braktisjen e rrugës dhe të frymëzimit rugovian. Megjithatë, kryetar Lumiri ka lehtësuar dilemën se “kjo vlen për qeverisjen dhe nuk prekë partinë”.

 

Konventa e organizuar e LDK-së, shpalosja e programit, shpjegimet teorike intelektuale të Kryetarit të ri, kanë lënë mbresa domëthënëse, jo vetëm në anëtarësi, por edhe më gjerë në popull. E gjithë kjo zgjoi vëmendje në opinion dhe vlerësim në sondazhe, siç thotë nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, partia ka rritje të prekshme.

 

Ftesa e kryetarit të PS-së, Edvin Rama, nga kryetari Abdixhiku, me rastin e 25 vjetorit të çlirimit, “Presidentit Rugova dhe Perëndimi”, ngjalli koxha përfolje e habi në parti. Emisarët e kësaj partie, tipike neokomuniste, me shumësi janë kuadro të monizmit, përkatësisht, të brezit pasues enverist. Presidenti Rugova me të drejtë i vuri vijën e kuqe PS-së. Aq më parë tani, kur shkatërroi pluralizmin politik në Shqipëri, të fituar më gjak e mund, pas një regjimi tipik fashist të Enver Hoxhës. Pra, rrënimi zyrtar i opozitës në Shqipëri, duhej të kundërshtohej me bllokadë totale nga i gjithë spektri politik i Kosovës.

 

Kur e majta shqiptare thoshte se kryeqyteti i Kosovës është Beogradi, e djathta shqiptare afirmonte Prishtinën kryeqytet dhe të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për të qenë shtet. Sidoqoftë, zyrtarët drejtues të LDK-së, duhej ta sqaronin anëtarësinë, qoftë edhe vetëm strukturat e saj, pse u ftua kreu i social-komunistëve shqiptarë, në cilësinë e pozitës partiake apo shtetërore, në një ngjarje kushtuar Presidentit Rugova?! As tani nuk është vonë, për të dhënë sqarimet përkatëse. Urojmë që kjo vizitë të harrohet, si një ëndërr e keqe, dhe të mos këtë ndikim në elektoratin dhe sondazhet premtuese të LDK-së.

 

Konstatimi i nënkryetarit Gazmend Muhaxheri se “elektorati i LDK-së është kthyer në “shtratin” e vet politik”, ka bazë reale, po të kemi parasysh faktin se në zgjedhjet e fundit lokale, tashmë, me kryetar të ri, u kthyen tej 100 mijë anëtarë në shtëpinë e tyre të artë – LDK-e.

 

Me reformat në proces, Lidershipi i i ri i LDK-së, duhet të reflektojë, madje të harrojë eliminimin e kuadrove me heshtje, nga frika e konkurrencës apo arsye tjera. Logjika se “nuk na bënë shejë” largimi i x-y-it, ishte “llogari pa hanxhinë”. Mania e largimit, me lënie në “harresë”, të kuadrove të dëshmuar, për punë e devotshmëri në parti, nuk kalon gjithëherë pa rrjedhoja. Duke bërë akuza për të tjerët, pa pranuar fajësinë klanore, nuk është e shëndetshme për një parti emërmirë, siç është LDK-ja.

 

Ka vërejtje për zgjedhjet në parti, ngaqë duhej të ishin më të hapura dhe me elementet e debatit të hershëm rugovian. E kuptoj se klani, me llogarinë e tij, për të qëndruar gjatë në pozita drejtuese partiake, ka bërë seleksionime dhe grupime mbështetësish. Kjo e vështirëson depërtimin e elementëve të rinj në poste drejtuese, me votim të fshehtë. Megjithatë, aklamacioni, është kancer i demokracisë. Mund të lejohet krijimi i fraksioneve legale brenda partisë, siç i kanë demokracitë e zhvilluara, por jo edhe klanet ilegale, siç kanë ndodhur në LDK-në post-rugoviane.

 

Jam pjesë e themelimit të Degës, respektivisht, të Nëndegëve dhe të Aktivave të LDK-së, në Gjermani, që nga vitet `90-a. Por, fenomeni i grupimeve, me porosi në votimin e fshehtë, nuk ka ekzistuar. Tani kjo po ndodhë dhe është “pëshqesh” i ish-klanit, që dëmtoi Degën në Gjermani, ndërsa e shkatërroi Degën e LDK-së në Zvicër. Madje ende ka rezistencë dhe nostalgji për ish-lidershipin klanor. Klanet janë si xhelozia, e cila brenë edhe dashurinë më ideale. Varet sa do të arrijë t`i neutralizojë klanet lidershipi i ri i LDK-së, sepse ka zëra që vazhdojnë ta dëmtojnë LDK-në, e ndoshta edhe ta dobësojnë ekipin e ri drejtues të saj!

 

Lidershipi i ri, për të joshur dhe rikthyer të tërë anëtarësinë e larguar, për shkak të koalicioneve me ata që kanë përgjakur LDK-në dhe Kosovën, e ka shansin të vazhdojë reformat dhe të zotohet se e kaluara nuk do të përsëritet. E kuptoj se e djathta e Kosovës është në hall të madh, sepse veç LDK-së, grupimet e tjera të së djathtës janë minore për nevojat e koalicionit. Koalicioni LDK-LVV ishte dhe mbetet më i pranueshmi, sepse nuk ishin dhe nuk janë pjesë e krimeve.

 

Por, intrigimet e Hashimit, argatëve të tij brenda LDK-së dhe Grenellit, e prishën koalicionin më profesional në kuadro. Për një koalicion të tillë duhet të mendojnë, qysh tani, dy subjektet politike të cituara, sepse do të ishin në të mirë të tyre dhe, parasegjithash, në të mirë të Kosovës. Tri partitë, përbërëse të PAN-it: PDK, AAK, NISMA, mashtrueshëm thirrën në djathtizëm, sepse janë pjellë nga një mitër e përgjakur – LPK-së staliniste.

 

Opozitarizmi i sforcuar, aq më keq i njëjtësuar me partitë e inkriminuara, i kthehet në bumerang LDK-së. Të thuhet, në mes tyre edhe kuadro të LDK-së, se “Hashimi kishte vendosur sovranitetin qysh moti në veriun e Mitrovicës, ndërkohë që edhe në vitin 2018 ishin hapur 6 (gjashtë) njësi bankare ilegale të Serbisë”, është përpjekje e dështuar për ta rehabilituar Hashimin, me bandën e tij partiake. Për këto koordinime opozitare të paparime, kanë reaguar edhe kuadro të dëshmuara të LDK-së, si Adem Salihaj, Skënder Zogaj dhe të tjerë, të cilët drejtuesit e djeshëm dhe të sotëm i kanë harruar dhe hedhur si “tepricë teknologjike!”

 

LDK-ja, në krahasim me partitë e inkriminuara, çalon në propagandën partiake. As LVV nuk shquhet për këtë, veç se e kompenson, në një masë, me “armatën e Facebook-ut”. Ndërkohë që partitë e PAN-it kanë pushtuar komplet mediat. Dhe, sa po të hapësh cilindo nga stacionet televizive, të Etnikumit Shqiptar dhe në Mërgatë, shikon, njërin pas tjetrit, eksponentë të krimit dhe të hajnisë zyrtare. Krejt njëjtë qëndron edhe kapja e Sistemit të Drejtësisë nga PDK-ja dhe AAK-ja. As LDK-ja dhe as LVV nuk kanë fare qasje në aparatin gjyqësor, pavarësisht të ndonjë punësimi skajor. Dhe, këtë pisllëk e mbron sllogani klishe: “pavarësia e gjyqësorit!” Është supër-cinike të thuhet se “qeveria ka pushtuar mediat dhe drejtësinë”, kur dihet se ato janë të kapura, madje tërësisht, nga partitë-banda të PAN-it.

 

Prag-fundosja e LDK-së, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ishte nisma e ndryshimit të domosdoshëm. Ishte gjyqi që i bëri populli partive rrënuese të shtetit. Me keqardhje e dhimbje, klani vicioz, brenda Kryesisë të LDK-së, pa përfillur elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e deputetëve, madje as vet Kryesinë e LDK-së, si për inat të të gjitha këtyre strukturave partiake, si patericë, e mbante PDK-në në pushtet, duke kulmuar me bërjen e Hashimit president, për ta shkelur porosinë-amanet të Presidentit Rugova: “Të mos lejohet ngritja e Hashimit në poste të larta drejtuese, sepse është i dëmshëm për Kosovën!” Profecia e urtakut Rugovë, rezultoi plotësisht e saktë. Dhe sot, jo vetëm populli i Kosovës, por i tërë kombi shqiptar jeton në ethe dhe pa gjum normal, nga pazarllëqet e pista të Hashimit, me dostat e tij.

 

Ishte ajo rënie rapide e LDK-së, që e detyroi kryetarin Mustafa, me klanin e tij, të organizonin Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor. Kjo është edhe nisma e ringritjes  të LDK-së.

 

Për partitë e inkriminuara të opozitës të sotme, reformat partiake nuk janë zgjidhje, sepse janë kapluar nga metastazat, pa shpresë shërimi. Ato jo reformimi, por vetëm riformimi, spastrim me fshesë të hekurtë, madje edhe me ndryshim emri të partisë, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet nga anëtarësia e tyre.

 

Për ndryshim nga PAN-i, LDK-ja nuk i ka as mëkatët vrastare dhe as hajninë zyrtare. Ajo është viktimë e lakmisë për pushtet, e një grupi vicioz, të cilët me shantazh e joshje, për interesa personale apo grupore, mëkatoi me nënshkrimet fatale, të programuara nga Hashim dallaverja.

Bazuar në rolin parësor të LDK-së, për bërjen e paqes dhe të luftës, si parti shtetformuese dhe të qeverisjes – me duar të pastra -, si dhe përformancën aktuale, pretendimi i nënkryetarit Gazmend Muhaxheri, për fitoren e mundshme të partisë së Rugovës, ka bazë reale. Sondazhet e herëpashershme, të cilat e nxjerrin LDK-në si subjektin e tretë elektoral, duken absurde, kur dihen të bëmat numerike kriminale të PDK-së, si hajnia industriale dhe përgjakja e Kosovës, gjatë dhe pas luftës, me vrasjet katër-shifrore të kundërshtarëve politikë shqiptarë.

Propaganda lehaqene, tipike enveriste, se gjoja PDK-ja është parti-shtetformuese; se ajo  bëri luftën, duke agjituar për përvetësimin e luftës faktike të FARK-ut, deri në mohimin e këtij formacioni ushtarak vendimtar, në legjitimimin e luftën çlirimtare të Kosovës, është absurd. Edhe -zogjtë e malit e dinë- se LPK-ja, përkatësisht, krerët hafije të shërbimeve të huaja, sabotuan luftën dhe nuk e angazhuan fare në luftën e Kosovës atë UÇK-në të LPK-së së tyre. Këtë e thonë dhe e faktojnë bindshëm vetë themeluesit e asaj “UÇK-je” imagjinare, fantomë!

Ikja e ballafaqimit të LDK-së, me partinë shkatërrimtare faktike të shtetit të Kosovës, siç është, pikërisht, PDK-ja, kjo e fundit po përfiton hapësirë, elektorat. LDK-ja është përqendruar në sulmin frontal të drejtë opozitar karshi pozitës, duke synuar vendin e parë. Por, herë-herë edhe me kritika paushalle, kur përsëritë slloganin e PDK-së se “ne kishim vu rend e ligj, duke ushtruar sovranitet të plotë në veiun e Kosovës!” Pra, e përsërisim, si shembull domëthënës, duke lavdëruar dhe rehabilituar Hashim Thaçin, me bandën e tij, edhe pse në vitin 2018 Serbia kishte hapur 6 (gjashtë) filiale ilegale bankare në veriun e Kosovës!

Është logjike që LDK-ja të luftojë për pozicionin e parë politik në Kosovë, duke mos anashkaluar mundjen e PDK-së dhe një koalicion përjashtues me partitë-banda të PAN-it. Këto subjekte politike, të kontrabanduara jashtë ligjshëm në jetën politike të Kosovës, shrfytëzojnë çdo rast e mundësi, për ta sulmuar dhe denigruar LDK-në, ndërkohë që kjo e fundit heshtë, sikur nuk po ndodhë asgjë! Kulmojnë me cinizëm kur përsërisin falsifikueshëm se “ne jemi parti shtetformuese; parti të luftës; parti të dala nga lufta; FARK-u nuk ka ekzistzuar dhe broçkulla të tjera idioteske. Rrjedhimisht, LDK-ja, vullnetshëm, po i lënë parësinë PDK-së. Dhe, kjo do të ishte zhgënjyese për anëtarësinë, elektoratin e LDK-së.

Vijat e kuqe, madje rrast të retushuara, ndaj subjekteve përgjakëse dhe pazarxhinj të Kosovës, duhet të jenë guidë dhe parim për rikthimin prijës të LDK-së rugoviane. Kohë e mjaftueshme për të realizuar suksesin e pritshëm të rugovistëve luftëbërës dhe shtetformues.

Andaj, nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, njëherësh edhe kryetar shumë i suksesshëm i komunës së Pejës, ka të drejtë në entusiazmin e tij se ngadalë, por me hapa të sigurtë LDK-ja është në procesin e bashkimit të anëtarësisë dhe, normalisht, mund të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës, natyrisht, duke zgjedhur partner idealistë, që prosperimin e Atdheu-Kosovë e vënë mbi interesat partiake.

THE ANCIENT ENLIGHTENED ALBANIAN NATION ENDANGERED BY EXTREMISMS- From Agim Alickaj, New York, July 21, 2024

Religious harmony and the protection of traditional Illyrian-Dardanian-Albanian positive values ​​is vital for the Albanian nation

 

Prof. Dr. Nusret Pllana was a political prisoner, a freedom fighter and now tireless activist for the documentation of Serbian crimes and the punishment of criminals and the Serbian fascist state. In short, he is a national figure. His concern and open warning about the danger from extremisms within our nation, should be taken seriously by state and social structures at all levels.

It is a well-known fact that the centuries-old Serbian enemy has sponsored radical Islam as the main tool for the destruction of the Albanian nation and the grabbing of our lands. This is also emphasized in the pamphlet of the Serbian evil chauvinist Vaso Čubrilović “The Expulsion of Albanians”. Fascist Serbia has tried to present us in front of Europe as a backward radical Muslim nation, while itself as a “defender of European Christianity”.

Thus, Serbia managed to deceive Europe for centuries, paving the way for the genocide against Albanians. Thanks to popular resistance and America’s intervention in 1999, the Albanian nation was saved from extinction. But, a part of Europe still has religious prejudices and is cold towards the Albanian Muslim majority. Precisely for this reason, it is doing its best to bring Kosova back under Serbia’s control by abusing dialogue, insisting on the creation of a completely unnecessary Serbian association, before recognition by Serbia.

America does not prejudice Muslim Albanians, as long as they cultivate a tolerant, secular Islam. But if our Islamic religion turns into hateful extremism and our culture mixes with Arab culture, we risk losing America’s support. We dare not allow ourselves this because our enemy is not only the Serbian beast. There is also the Russian beast, which only America can put on its tail. Arab and Muslim countries cannot help us, some of them are satellites of Russia.

Many historical endeavors have brought us different religions. But, throughout history, although there has been hatred and radicalization from time to time by all religions, the essential majority of the nation has maintained religious tolerance. This has helped the Albanian nation to survive. We must continue this with courage, determination and commitment.

Religious belief is a personal matter, an individual right regulated by law and guaranteed in true democratic states, such as the Republic of Kosova. Everyone has the right to appreciate, promote and praise their own religion, but not to incite hatred and threaten believers of other religions to impose themselves. Those who do so should be isolated, distanced and prosecuted on legal grounds. Especially if they are financed by Serbia and hostile external sources.

Radical hateful Christianity is also very dangerous because it encourages hateful radical Islam. Imams and priests do not have absolute immunity, the good ones must be appreciated while the bad ones must be criticized, exposed and opposed, just like politicians.

And let us never forget that religion can be changed, but the nation cannot. Those who think they can change the nation are losers, miserable and worthless bastards. No one has respect for them.

The acceptance and promotion of bad values ​​and harmful foreign cultures are also dangerous for the future of the nation. We do not need foreign clothing that belittles, denigrates and enslaves our mothers, sisters and daughters. Nor do we need the other immoral extreme of unrestrained freedom in dressing and behavior. Strong families with tradition have helped preserve our freedom and national identity. They are the backbone of the strong states and nations.

Regional divisions and hatreds cause national division and weaken the Albanian nation. Like it or not, we are one nation and share the same destiny. True nationals should respect, love and support each other, despite bad politicians who come and go.

Attention, government, opposition, media, non-governmental organizations, schools and religious institutions, academies of science, families and individuals from all Albanian lands and diaspora. Professor Pllana’s sincere emotional call to protect the nation from various extremisms applies to all of us and is the last warning for our society and countries.

We all have a duty to preserve, protect and strengthen our peaceful bright nation, with ancient positive traditions and high human and national values.

KOMBI I LASHTË I NDRITUR SHQIPTAR I RREZIKUAR NGA EKSTREMIZMAT- Nga Agim Aliçkaj, Nju Jork, më 21 korrik 2024

 

  • Harmonia fetare dhe mbrojtja e vlerave pozitive tradicionale iliro-dardano-shqiptare është jetike për kombin shqiptar.

 

 

Prof.  Dr. Nusret Pllana ishte i burgosur politik, luftëtar i lirisë dhe tani veprimtar i palodhur për dokumentimin e krimeve serbe dhe dënimin e kriminelëve dhe të shtetit fashist serb. Shkurt, ai është një figurë kombëtare. Shqetësimi dhe paralajmërimi i tij i hapur për rrezikun nga ekstremizmat brenda kombit tonë, duhet të merret seriozisht nga strukturat shtetërore dhe shoqërore në të gjitha nivelet.

Është i njohur fakti se armiku shekullor serb e ka sponzoruar islamin radikal si mjetin kryesor për shkatërrimin e kombit shqiptar dhe rrëmbimin e trojeve tona. Kjo theksohet edhe në pamfletin e shovinistit katil serb Vaso Çubrilloviç “Dëbimi i shqiptarëve”. Serbia fashiste është munduar të na paraqesë përballë Evropës si një popull mysliman radikal të prapambetur, ndërsa veten si “mbrojtëse të krishterimit evropian”.

Kështu Serbia arriti të mashtrojë Evropën me shekuj, duke i hapur rrugën gjenocidit ndaj shqiptarëve. Falë rezistencës popullore dhe ndërhyrjes së Amerikës në vitin 1999, kombi shqiptar u shpëtua nga zhdukja. Por një pjesë e Evropës ka ende paragjykime fetare dhe është e ftohtë ndaj shumicës myslimane shqiptare. Pikërisht për këtë po bën çmos që ta rikthejë Kosovën nën kontrollin e Serbisë duke abuzuar me dialogun, duke insistuar në krijimin e një asociacioni krejtësisht të panevojshëm serb, para njohjes nga Serbia.

Amerika nuk paragjykon shqiptarët myslimanë, përderisa ata kultivojnë një islam tolerant, laik. Por nëse feja jonë islame kthehet në ekstremizëm urrejtës dhe kultura jonë përzihet me kulturën arabe, rrezikojmë të humbasim mbështetjen e Amerikës. Ne nuk guxojmë t’ia lejojmë vetes këtë sepse armiku ynë nuk është vetëm bisha serbe. Është edhe bisha ruse, të cilën vetëm Amerika mund ta ulë në bisht. Vendet arabe dhe myslimane nuk mund të na ndihmojnë, disa prej tyre janë satelitë të Rusisë.

Përplasjet e shumta historike na kanë sjellë fe të ndryshme. Por, gjatë gjithë historisë, edhe pse herë pas here ka pasur urrejtje dhe radikalizim nga të gjitha fetë, shumica thelbësore e kombit e ka ruajtur tolerancën fetare. Kjo e ka ndihmuar kombin shqiptar të mbijetojë. Këtë duhet ta vazhdojmë edhe tani e tutje me guxim, vendosmëri dhe përkushtim.

Besimi fetar është çështje personale, e drejtë individuale e rregulluar me ligj dhe e garantuar në shtetet e vërteta demokratike, siç është Republika e Kosovës. Çdokush ka të drejtë të vlerësojë, promovojë dhe lavdërojë fenë e vet, por jo të nxisë urrejtje dhe të kërcënojë besimtarët e feve të tjera për t’u imponuar. Ata që e bëjnë këtë duhet të izolohen, të distancohen dhe të ndiqen penalisht në baza ligjore. Sidomos nëse financohen nga Serbia dhe nga burime të jashtme armiqësore.

Krishterimi urrejtës radikal është gjithashtu shumë i rrezikshëm sepse e nxitë myslimanizmin urrejtës radikal. Imamët dhe priftërinjtë nuk kanë imunitet absolut, të mirët duhen vlerësuar ndërsa të këqijtë duhen kritikuar, ekspozuar dhe kundërshtuar, njisoj si politikanët.

Dhe të mos harrojmë kurrë se feja mund të ndryshohet, por kombi jo. Ata që mendojnë se mund të ndryshojnë kombin janë humbës, të mjerë dhe bastardë pa vlerë. Askush nuk ka respekt për ta.

Pranimi dhe promovimi i vlerave të këqija dhe i kulturave të huaja të dëmshme janë gjithashtu të rrezikshme për të ardhmen e kombit. Ne nuk kemi nevojë për veshje të huaja që nënçmojnë, denigrojnë dhe robërojnë nënat, motrat dhe vajzat tona. As nuk kemi nevojë për ekstremin tjetër imoral të lirisë së çfrenuar në veshje dhe sjellje. Familjet e forta dhe me traditë kanë ndihmuar në ruajtjen e lirisë dhe identitetit tonë kombëtar. Ato janë shtylla kurrizore e shteteve dhe kombeve të forta.

Ndasitë dhe urrejtjet rajonale shkaktojnë përçarje kombëtare dhe dobësojnë kombin shqiptar. Na pëlqen apo jo, ne jemi një komb dhe kemi të njëjtin fat. Kombëtarët e vërtetë duhet ta respektojnë, ta duan dhe ta mbështesin njëri-tjetrin, pavarësisht politikanëve zuzar që vijnë e shkojnë.

Kujdes, qeveri, opozitë, media, organizata joqeveritare, shkolla ​​dhe institucione fetare, akademi të shkencës, familje dhe individë nga të gjitha trojet shqiptare dhe mërgata. Thirrja e sinqertë emocionale e profesor Pllanës për mbrojtjen e kombit nga ekstremizmat e ndryshëm vlen për të gjithë ne dhe është paralajmërimi i fundit për shoqërinë dhe vendet tona.

Të gjithë kemi për detyrë ta ruajmë, mbrojmë dhe forcojmë kombin tonë të ndritur paqësor, me tradita të lashta pozitive dhe vlera të larta njerëzore e kombëtare.

 

DY TË MËDHEJ PËR NJË TË MADH – Agolli e Koliqi për Azem Shkrelin- Përzgjodhi Frank Shkreli

Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.

Ka botuar këto vepra në poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fialë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë: Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfundi shqipes Shtatë nga ata, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Në fund të viteve 1950, do të shfaqet brezi i “të nëntëve” i prirë nga Azem Shkreli, i cili vendosi kulme poetike në letërsinë shqipe, është shprehur, shkrimtari Ali Aliu.

Dritëro Agolli: Kur në Kosovë takova Azem Shkrelin

“Azem Shkreli ishte nga shkrimtarët e parë të Kosovës që njoha nga afër. Nga ai kisha lexuar poezi dhe kisha dëgjuar të më tregonte ndonjëri, se jeton në Prishtinë një poet me emrin Azem Shkreli, se ka një pamje të tillë dhe se flet kështu apo ashtu dhe kaq. Por kur shkova për herën e parë në Kosovë në vjeshtën e 1972-së për Ditët e Poezisë që organizoheshin në Gjakovë e takova edhe Azemin mes grupit të shquar të poetëve të asaj ane të Shqipërisë.
Në fillim më bënë përshtypje lëvizjet e tij të përhershme si veriu. Ai ulej pak në tryezë dhe papritur ngrihej, shkonte të takonte ndonjërin, kthehej për të qëndruar pakëz në tryezë dhe ikte përsëri,se dikush e priste në ndonjë anë. Por edhe kur rrinte në tryezë, shpesh heshtëte me sy të përhumbur diku dhe dukej sikur nuk dëgjonte asgjë nga ç’flitej. Vetëm kur fjala vinte tek poezia dhe tek arti në përgjithësi dhe kur ndizej ndonjë polemikë, sytë e tij dilnin nga përhumbja duke shkrepëtirë, shikonte me kokën mënjanë dhe pastaj hidhej për të pohuar apo mohuar ndonjë mendim. Atëherë harronte të lëvizte nga tryeza dhe bëhej një bashkëbisefues i mirë. Megjithatë ai nuk fliste shumë.

Kjo ishte përshtypja ime e parë në takimet e fillimit me Azem Shkrelin. Në ato takimet poetike të Gjakovës , ku lexonim nga një vjershë poetët pjesëmarrës , unë lexova disa vargje kushtuar nënës sime, që fillonin: Nëna ime , e bukura Hatixhé, Më e bukura nga gjithë fshatarkat, Atje në minder mbi një dyshemé, Më polli mua kur u kthye nga arat. Azem Shkreli gjithë ato ditë që qëndrova në Prishtinë, sa më takonte, e bënte zërin si timin, më imitonte dhe përsëriste: -Dritëro! -Hë, Azem?-përgjegjesha unë. Dhe ai qëndronte para meje, duke më imituar në recitim dhe duke përsëritur vargjet: Nëna ime, e bukura Hatixhé, Më e bukura nga gjithë fshatarkat… Pastaj qeshte dhe tundte kokën: -E, Dritëro, nëna ime e bukura Hatixhé? Edhe ti boll i bukur ke dalë! Kaluan vitet dhe ne u bëmë miq. Sa herë që vinte në Tiranë, kur ishte drejtor i Teatrit të Prishtinës dhe më vonë drejtor i Kosova Filmit, ne takoheshim herë në Hotel Dajti dhe herë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, takoheshim edhe me Beharen, të shoqen e tij, një grua e dashur, e këndshme në kuvendime , e pashme dhe atdhetare.

Por më vonë, pas lëvizjeve për liri dhe pavarësi në Kosovë, në fillimin e viteve 80-të, dhe pas mbylljes së kufinjve, rrallë takoheshim. Vetëm në vitet 90-të, filluan përsëri të vinin në Tiranë poetët e Kosovës, si zogj shtegtarë, të vinin nga vendet e tjera të Evropës, nga Gjermania, Zvicra apo Austria. Ne këtej po nuk mund të lëviznim për në Kosovë për ato arsye që përmenda. Megjithatë, në vitin 1992, pas Mbrëmjeve Poetike të Strugës, unë dhe gruaja ime Sadija, morëm guximin dhe shkuam në Prishtinë, duke e kaluar kufirin me Maqedoninë së fshehurazi.
Në Prishtinë ne fjetëm atë natë gushti në shtëpinë e mikut tonë të dashur, Ali Aliut, që bashkë me të shoqen e tij Merza, grua fisnike dhe e palodhur për mysafirët, na pritën ngrohtë dhe mirë. Të nesërmen dolëm nëpër Prishtinë, e cila nuk e kishte atë gëzimin e njëzet vjetëve të shkuar , por dukej sikur ishte mbuluar nga një hije e rëndë si teneqe, hije e pushtimit të egër sërb. Nën këtë hije si teneqe ne u takuam me Rexhep Qosen, me Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin e të tjerë. Mes tyre takuam edhe Azem Shkrelin. Ai na tha se gruan e kishte të sëmurë rëndë nga veshkat dhe ne vumë re një trishtim në sytë e tij. Por Azemi ishte i çuditshëm! Na ftoi për drekë në shtëpi, edhe se Beharen e kishte të sëmurë. Në shtëpi ne e gjetëm Beharen duke punuar për tryezën e mysafirëve. Kishte një fytyrë gati gri, fytyrë prej të sëmuri të vërtetë, por sëmundjen mundohej ta vinte poshtë me punën. U përqafuam dhe u ulëm bashkë me Ali Aliun, që ishte me ne. Pastaj erdhi edhe Ibrahim Rugova dhe një tjetër që nuk më kujtohet. U ul edhe Beharja në tryezë dhe ne shijuam gjellët e saj të mira. Azemi, në fillim i heshtur, u gjallërua. Duke pirë ne filluam të flisnim për politikën, dhe vetëm për atë, për gjendjen në Tiranë, për rrugën e demokracisë në Shqipëri, për genocidin sërb në Kosovë, për problemet e Lidhjes Demokratike e me radhë. Azemi, i menduar, donte t’ia ndryshonte drejtimin bisedës: -E po, si nuk folëm për letërsinë! tha ai dhe psherëtiu. -Kur gjëmojnë topat, hesht muza!- përsërita unë një shprehje latine. Vërtetë, Azemin e shqetësonte letërsia: si do ecte ajo në kushtet e reja të ndryshimeve demokratike pas rënies së sistemit të socializmit totalitar, cilat do të ishin raportet mes shkrimtarëve dhe çfarë lidhje do të kishin shkrimtarët e Shqipërive këtej dhe andej Drinit.

Këto shqetësime ai i kishte të sinqerta, pasi ishte një shkrimtar i vërtetë, një poet i shquar me një origjinalitet të papërsëritshëm. Ai është njê poet modern i një natyre të veçantë. Në poezinë e ti shkrihet fryma kombëtare me frymën evropiane me një harmoni të natyrshme, duke krijuar një variacion të lakmueshëm në artin poetik. Vargjet e tij janë metrikë dhe ametrikë, të matur e të lirë, po gjithmonë të shoqëruar me muzikalitetin poetik. Në to ndjehet shqetësimi për kohën dhe njeriun, kombin dhe lirinë. Në gjithë poezinë e Azem Shkrelit mbizotërojnë zogjtë dhe guri. Këto janë dy simbole apo metafora të qëndresës dhe ëndrrës ka këto dy metafora. Këtë e tregon edhe titulli”Zogj dhe gurë”. Unë këtë libër e kam lexuar në dorëshkrim para nja dy muajve se të vdiste Azemi. Ai erdhi në shtëpi tek unë, si gjithmonë kur ndodhej në Tiranë, dhe ma dha dorëshkrimin në gjysma letrash. -Ky është libri im i fundit-tha ai. -Jo i fundit, por i gjashtëmbëdhjeti! thashë unë duke qeshur. -Fjala që vjen! tha ai i skuqur pakëz. Unë pastaj e pyeta për Ali Podrimjen se çfarë po bënte, biseduam për Fahredin Gungën dhe e kujtuam me dhimbje për vdekjen e tij të papritur.

Folēm për Din Mehmetin dhe për poezinë e tij, që unë e çmoj shumë, e me radhē. Pastaj kujtuam ato shtatë-tetë ditë të vitit 1992, kur ai bashkë me Ali Podrimjen banuan në shtëpinë time. Në ato ditë mbrëmjeve polemizonim për partitë e majta dhe të djathta në Shqipëri. Unë mbroja të majtën , ata anonin nga e djathta. Kur polemika ndizej. Azemi ngrihej në këmbë me kokën mënjanë dhe me duart në xhepa, ndërsa Aliu shtrihej në kanape me krahun nën qafë. Heshtnim për një çast dhe pastaj fillonim e lexonim vjersha. Ata kishin qenë në Vlorē dhe kishin shkruar vargje me motive nga ai qytet dhe nga deti. E, Azem? Poezia nuk na zemëron si politika!-thosha unë. Po të mos ishte poezia, do të kishim ngrënë njëri-tjetrin, siç ke thënë ti njëherë! kujtonte Azemi një thënien time të vjetër diku në ndonjë tryezë. Pas disa ditëve nga çasti që ma la dorëshkrimin “Zogj dhe gurë”, erdhi dhe e mori, doemos të përcjellë me lavdërimet e mia të përzemërta. Kur hyri në shtëpi ai ishte skuqur dhe merrte frymë me zor. – Janë të larta këto shkallët tuaja!- i tha ai Sadijes. Dhe këto ishin fjalët e fundit që dëgjova prej tij…”

“Shkreli zë vend në krye të poezisë aktuale shqiptare. Krahas cilësisë, poezia e Shkrelit shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e zgjeroi spektrin tematik; e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik dhe çka është më me peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu, ajo i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosin e euforisë kolektive.

Ernest Koliqi

Poezia e tij, shënoi kthesën e parë më të rëndësishme, në radhë të parë, duke e çliruar unin lirik intim nga ai kolektlv, duke skalitur në të temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, lirikën peizazhiste, etj.

Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997.
Vdiq në pranverën e vitit 1997”, përfundon artikulli i Dritëro Agollit, në kujtim të takimeve me Poetin dhe shkrimtarin e njohur nga Shkreli i Rugovës, Azem Shkrelin – shkrim i plotë i Agollit, botuar gjatë viteve në disa gazeta e portale.

“Kroje të reja në Parnaz Shqiptar”, ishte shkrimi i Ernest Koliqi, në të cilin vlerësonte shkrimtarët dhe poetët e rinjë shqiptarë të Kosovës në vitin 1957, në numrin e parë të revistës së tij, Shëjzat. Një ndër ata poetë e shkrimtarë të Kosovës radhitej edhe Azem Shkreli – bazuar në një antologji (Shkëndijat e para” — Shtëpia Botuese, “Mustafa Bakija”, Prishtinë, 1956). “Këtyne djelmve ndjellamirë i buzqeshë prej s’largu Lavdija e majeve të Parnazit edhe i joshë me i u ngjitun termal rrmoreve të thepisuna për me shijue, në kaltheritë e heshtuna pranë qiellit, shugurimin e saj të hyjnueshëm e hyjnues. Këta i ngjiten malit të Zànave, heshtja e të cilit vlon me gurgullime gurrash harmonioze, nga ana e andejme, e na përpiqemi me i hypun n’anë të këndejshme, por,në kreshten vetmitare, të ruejtun nga Ora e amshueme e Fisit, na pret e njàjta lavdi.”. Për Koliqin njëri prej këtyre “djemëve ndjellamirë që buzqeshin prej s’largu” me poezinë dhe shkrimet e tyre, ishte sipas mendimit të tij edhe Azem Shkreli.

Ernest Koliqi

“Më pelqen shumë Azem Shkreli. Tringullon nji notë trishtimi në poezinë e tij, por e shkrime në melodi të thjeshtë e depërtuese që therë e ledhaton në të njàjtin hov. E thurë me natyrëshmëni vargun e vet që dridhet si gëm plym me lule t’ërshëme në frymë të flladeve ma të holla të melankonisë. Kishim me dashtun të riprodhojmë këtu dy vjershat që bartin emnin e tij n’antologjinë që kemi në dorë, por tyranija e vendit na shtrëngon të kënaqemi vetem me dy citate të shkurta. Vjersha, “Nanës”, fillon në mënyrë shumë të prekëshme:

“Sisen prej goje ma hoqe, nanë, pa u ngi,
E m’lé tue qà;
Dhe, si të vdissha nanë, s’me dhe ma të pi,
as erdhe me më pa”.
Nënkuptohet në gjymsaterr që i a shton shortin këtij shfrim i nji dramë familjare? Ndoshta nji divorc me randim vuejtjesh mbi fmìnë e mitun e të pafaj? Rritet djali e plaket në deshir të s’amës prej së cilës zakoni i rrebët e ndau për së gjalli.
“Por… Prëhnin t’and, nanë, gjithmonë mall e pata
E motet ndèr veti po ndrrohen;
Andrrat e mija, nanë, qënkan andrra të gjata,
Dhe, qe, rrudhat e ballit po m’shtohen.”

Edhe tjetra këtu, rrjedh me lëvizje plot hir, vlerësonte Koliqi poetin e ri nga Shkreli i Rugovës, Azem Shkrelin:

“Këtu linda dhe këtu do t’mbes
E të vdes.
Se ky mur,
kjo votër me gurë
E ky prak
Janë t’lam me gjak të t’parve mij
Që luftuen,
Qendruen,
Dhe ranë për liri —
E liri s’panë.”

Me këtë poezi të Azem Shkrelit, përfundon Ernest Koliqi shkrimin “Kroje të reja në Parnaz Shqiptar”, botuar në revistën e tij “Shëjzat” — në numrin e parë të kësaj reviste të famëshme — Gusht, 1957, duke iu uruar shkrimtarëve dhe poetënve shqiptarë të Kosovës, duke thirrur lutjen e Zotit që mbi ta të vegojë fati i mirë për të gjithë ata, në veçanti, si dhe për letrat shqipe në përgjithësi.

Ishin këto dy vlerësime të Poetit të Shkrelit të Rugovës – Azem Shkrelit – nga dy të mëdhej të letrave shqipe, Dritëro Agolli dhe Ernest Koliqi – njëri nga jugu dhe tjetri nga veriu i trojeve shqiptare — me vlerësimet e tyre për një poet dhe shkrimtar nga Dardania – Agolli pas vdekjes së poetit Azem Shkreli në vitin 1977 dhe Koliqi me vlerësimin e tij në vitin 1957 – në fillim veprimtarisë Azem Shkrelir, njërit prej “djemëve ndjellamirë që buzqeshin prej s’largu” – lind e rritë në trojet e Dradanisë së lashtë.

Frank Shkreli

Bujanoci duhej të udhëhiqej nga shumica Shqiptare- Nga REFIK HASANI

 

Zgjedhjet lokale në  Bujanoc, u mbajtën më datën 2 qershor të muajit të kaluar, ku pati rivotim, por me gjithë atë rezultatatet e këtyre  zgjedhjeve u çertifikuan.  Që nga koha e çertifikimit, nuk u arrit asnjë kompromis shumë i domosdoshëm nga shumica shqiptare. Periudha e konstituimit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, sipas ligjeve në fuqi, duhet brend afatit të bëhetë themelimi i funksionimit të kësaj legjislature.

Sot, në Bujanoc është lidhur një koalicionit në mesë një Subjekti Politik shqiptarë, që numron vetëm 8 Këshilltarë Komunal të Bujanocit, kurse mbesin jashtë këtij koalicioni  shumica shqiptare prej 18 këshilltarëve Komunal Shqiptarë.

Të mbetët  shumica shqiptare, jashtë këtij koalicion, dhe të jen pjesë e këtij koalicion gjithë subjektet politike Serbe, dhe ata të Komunitetit Rom, është  veprim jo i matur dhe i dëmshëm për  shumicën e votuesve shqiptarë të Komunës së Bujanocit.

Ky koalicion i arritur është vështirë të funksionoj, pasi nuk përfaqëson shumicën shqiptare. Kurse Bujanoci,  nuk ka lluks të shkoj në zgjedhje çdo vjetë. Nëse shkohet me veprime të tilla, që  vota e shumicës shqiptare të shpërfillet,  kështu Bujanoci do të pëson sikur Medvegja.

Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kan sakrifikuar shumë se këto  tri komuna, kan mbajtur dhe organizuar edhe Referendumin e datës 1 dhe  2 marsit 1992, po ashtu Ushtria Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ka mbrojtur pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve të këtij Rajoni, prandaj  legjislatura e re nuk është dashur të udhëhiqet nga pakica Shqiptare, e shumica të mbetët jashtë këtij kolicioni.

Apeloj publikisht që ky koalicion, nga Subjekti Politik Shqiptarë, që numron vetëm 8 Këshilltarë, me mirë të prishet pa filluar, që në fillim, se sa të mos funksionoj Kuvendi i Bujanocit, e aqë më largë qoftë të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Në vendë të unfikohen, të koordinohen duke u harmonizuar qëndrimet mbi artikulimin e çështjeve,  që do të duhej të adresohen, shumica e këshilltarëvë Komunal të Bujanocit, nuk e udhëheqin Komunën e Bujanocit. Bujanoci,  do të duhej të udhëhiqetë  nga shumicën Shqiptare, e jo nga një Subjekt Politik Shqiptarë, që numron vetëm 8 Këshilltarë Komunal të Bujanocit.

 

Refik HASANI                                                                                                                  18.07.2024

Eni Vasili, të ftoj për herë të dytë pas 7 vitesh, rrëzoje shpifjen që qarkullon prej 34 vitesh ! Nga Elida Buçpapaj

Eni Vasili mbrëmë tek Open kishte ftuar z.Bujar Hudhri, botuesin e Kadaresë, në një intervistë shumë interesante për t’i sjellë teleshikuesit fakte të reja nga jeta dhe krijimtaria e shkrimtarit me famë botërore i cili mori rrugën për në Olimp më 1 Korrik të këtij viti.

Vjen një moment kur Eni Vasili do të pyeste Hudhrin se çfarë nuk honepste Kadare. Dhe përgjigja që i erdhi ishte: “Shpifjen”. Pas kësaj Eni Vasili iu rikthye një restrospektive sa banale aq edhe mizore të thashethemit që ka 34 vjet që qarkullon, çka në fakt nxjerrë në pah klientelizmin e gazetarëve shqiptarë për ta manipuluar të vërtetën. Sepse duke iu shmangur misionit dashur pa dashur i bëhen bisht segmentit më kriminal të politikës shqiptare.

Jemi duke folur gjithmonë për shpifjen që i atribuohet sikur e ka thënë Kadare në mitingun e 13 korrikut të organizuar nga Partia e Punës pas 2 korrikut 1990 kur refugjatët filluan të dyndeshin nëpër Ambasadat e huaja, se “janë jashtëqitja e kombit”, që ka 34 vjet që përcillet si gojëdhënë nga çdo gojë e pistë.

Ky manipulim sa dramatik aq edhe qesharak amplifikohej sidomos në ditën e lindjes së shkrimtarit, çdo 28 janar, në ditët kur do të afrohej shpallja e Nobelit dhe mjerisht gojët e pista dhe të liga nuk u kursyen as në ditën e vdekjes dhe të zisë.

Ndërkohë kjo shpifje që i atribuohet njeriut më të famshëm shqiptar, shkrimtarit që iu përul gjuhës shqipe, të përkthyer në 45 gjuhë të botës dhe të shpallur 15 herë kandidat për Nobelin e letërsisë tregon nivelin më të ulët të gazetarisë shqiptare që lëvrohet në metropolin fshataresk të Tiranës, që duket sikur është e mbyllur dhe izoluar nga bota dhe nuk ka asnjë mundësi komunikimi. Po ashtu tregon edhe nivelin e elitës shqiptare që nuk shfaqet askund veç për të tërhequr 1 milionshin e pensionit për çdo muaj apo rrogat dhe projektet e bollshme.

Shpifja bëhet edhe më skandaloze sepse përhapet përmes televizioneve të Shqipërisë, gazetarët e të cilëve ruajnë kolltukun, të ardhurat e majme dhe braktisin me koshiencë detyrën e tyre, zbulimin e së vërtetës.

Në pyetjen që ia drejtoi Bujar Hudhrit botuesit dhe njeriut shumë të afërt të Kadaresë, Eni Vasili shtoi elementë të rinj, si “intervista tek Zëri i Amerikës dhe botimi tek gazeta Drita”, elementë në mediume menjëherë të verifikueshme.

Në fakt pyetjen që tashmë është kthyer në një legjendë hamletiane, ishte apo nuk ishte, në dhjetorin e vitit 2017 Eni Vasili në emisionin e saj duke intervistuar shkrimtarin e madh, do t’ia bënte vetë Kadaresë dhe prej tij do të merrte edhe përgjigjen “Jo, nuk kam qenë unë”.

Shpifja në qarkullim prej 34 vitesh, që nuk mori përgjigje edhe kur Kadare vetë ia dha përgjigjen, duhej të ishte zbardhur nga gazetarët shqiptarë dmth edhe nga Eni Vasili. Sepse ishte detyra e gazetares ta kishte zbuluar të vërtetën dhe tashmë duhej ta kishte informuar publikun shqiptar që mbetet i dizinformuar. Eni Vasili nuk vjen nga Hëna. Duhej të ndihej e obliguar aq më tepër nga dashamnirësia e shkrimtarit të madh ndaj saj.

Nga ana e tij Bujar Hudhri, në një komunikim shumë qytetar, i tha Eni Vasilit se shpifja ishte shumë e lehtë të zbardhej mjafton që të shfaqet kronika e mitingut të korrikut 1990.

Po të shfaqet kronika e mitingut të 13 korrikut 1990 e RTSH do të zbulohej me zë e figurë se atë togfjalësh aq të neveritshëm e ka shqiptuar Xhelil Gjoni.

Xhelil Gjoni gjatë diktaturës njihet si njëri nga persekutorët e elitës shqiptare, i cili ka 34 vjet që si një burracak nuk del të thotë të vërtetën, ndërsa Kadarenë gojët e pista të lidhura me policinë sekrete të Nexhmije Hoxhës, që sot më tepër se kurrë janë të angazhuar ta mbajnë Shqipërinë një bastion të narkoshtetit, kanë 34 vjet që përpiqen ta njollosin.

“Nuk ka qenë qenë Kadare në atë miting”, tha z.Hudhri. Dhe vazhdoi të pyesë se përse nuk jepet kronika e mitingut të korrikut 1990 për të zbuluar se cilët ishin dy shkrimtarët që kishin marrë pjesë aty. Cilët ishin?, pyeti Eni Vasili, që mori rolin e hetueses jo të gazetares. “Nuk është detyra ime ta them”, u përgjigj botuesi i Kadaresë.

Në fakt është detyra e Eni Vasilit me shokë që ta zbulojnë. Dhe, sa më tepër e mbajnë të fshehtë, aq më tepër diskreditohen. Kanë 34 vjet që mbajnë në këmbë në shpifje, dhe asnjë gazetar në Tiranë, nga ata që kanë shëtitur gjithë botën dhe jetojnë mes lluksit, nuk merr mundimin që ta zbardhë!

Them se shpifja amplifikohet sepse, sa më tepër kalon koha, aq më tepër “zbukurohet” për ta bërë shpifjen edhe më të fortë në themel, por njëkohësisht edhe për ta rrëzuar me kokë poshtë nga themeli.

Po i parashtroj disa pyetje Eni Vasilit, që iu drejtohen njëkohësisht gjithë atyre që marrin në Tiranë rrogën për gazetarë apo drejtues emisionesh politike dhe kulturore, të cilët me politikanët hanë e pinë dreka e darka.

Përse nuk shkoni në Bibliotekën Kombëtare të shfletoni koleksionin  gazetës Drita që reflekton mitingun e korrikut 1990 apo të kontaktoni me kryeredaktorin e saj Zija Çela apo me redaktorët që punonin tek gazeta Drita e asaj kohe?

Përse nuk kontaktoni me Zërin e Amerikës që t’i merrni një kopje të intervistës së Kadaresë, kur ai në fakt nga Zëri i Amerikës më 25 tetor 1990 do të trimëronte gjithë shqiptarët për të përmbysur diktaturën e Ramiz Alisë?

Përse nuk shfletoni koleksionin e Zërit të Popullit pas 13 korrikut 1990?

Përse nuk kërkoni të shfaqet kronika e mitingut të 13 korrikut 1990 nga RTSH për të zbuluar të vërtetën?

Përse gazetarët e Tiranës pyesnin Kadarenë dhe tani Bujar Hudhrin për ta nxjerrë të vërtetën nga zjarri jo me duart e tyre, kur kjo është detyra e tyre ?!

Në fakt kjo turmë gazetarësh, që i fërkon duart me këtë manipulim monstruoz, merr në mbrojtje persekutorin e inteligjencies shqiptare Xhelil Gjonin i cili në mitingun e 13 korrikut 1990 korrikut 1990 i krahasoi ato djem e vajza që hynë nëpër Ambasada “me jashtëqintjen e kombit”.

E pra, ky është niveli aspak profesional dhe aspak i pavarur i gazetarisë shqiptare, të jetë shërbyese e segmentit më kriminal që edhe sot e kësaj dite ka frenat e shtetit, kur do të duhej që pushteti i katërt të mbronte të vërtetën, sepse duke mbrojtur të vërtetën nuk do ta linte që Shqipëria sot të degradonte në një narkoshtet, duke shmangur një cirk që mbrëmë Eni Vasili e përsëriti, që përsëritet prej mbi tre dekadash, duke ia drejtuar të njëjtën pyetje botuesit të Kadaresë z.Bujar Hudhri, që ia kishte drejtuar vetë Kadaresë shtatë vjet më parë.

PS. Më poshtë keni linkun e shkrimit ku i kam kërkuar Eni Vasilit shtatë vjet më parë që ta zbardhte të vërtetën.

Eni Vasili, të ftoj të bësh detyrën, rrëzoje një shpifje ! Nga Elida Buçpapaj

Shakaja serioze e Presidentes Vjosa Osmani- Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Para pak ditësh në internet ishte botuar informacioni në vijim:
“Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani thotë se vendi i saj kërkon garanci nga partnerët ndërkombëtarë për zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit. Osmani iu referua kryesisht çështjes së Asociacionit, pikës më të nxehtë në mosmarrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit” (Citohet sipas: “Osmani: Kërkojmë garanci ndërkombëtare për Asociacionin”. Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 10 korrik 2024).
U befasova tej mase nga ky informacion fort shkurajues. I kapluar keqë nga një dëshpërim i thellë, iu drejtova me letrën në vijim një mikut tim, nacionalist i njohur në Republikën e Dardanisë:

“I dashur miku im,
Sapo lexova në internet informacionin me titull “Osmani: Kërkojmë garanci ndërkombëtare për Asociacionin”.
Vajmedet, ore miku im i nderuar!
Kryeqytetarja e Republikës së Dardanisë nuk e kuptuaka që jo pak ndërkombëtarë kanë vite të tëra që janë radhitur në mbështetje të Serbisë kriminale?
Madje vetë ish-shefi i UNMIK-ut në Republikën e Dardanisë, Lamberto Zanieri, dikur pati deklaruar:
“Pas ndërhyrjes ushtarake një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë” (Citohet sipas faqes së internetit “Voal”. 16 prill 2011).
Kjo deklaratë e presidentes Osmani na mbush me “shpresë” se së shpejti Serbia fashiste do të ketë në territorin e Republikës së Dardanisë republikën serbska 2, me në krye Dodikun 2.
Deklarata e presidentes Osmani duhet vlerësuar absurde, me pasojë braktisjen e interesave kombëtare. Në vënd të kësaj deklarate, presidentja duhej të kishte dalë burrërisht me një tjetër deklaratë publike:
“Republika e Dardanisë nuk do të lejojë kurrën e kurrës krijimin e asociacionit. Këtë deklaratë ndërkombëtarët le ta mbajnë vath në vesh!”.
Me shumë respekt vëllazëror.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 15 korrik 2024”

Miku dardan më ktheu përgjigjen e mëposhtme:
“I  nderuar mik,
Keni shumë të drejtë  në gjykimin tuaj të mprehtë dhe të saktë. Nuk është për t’i beuar asnjë shqiptari, sepse fytyrën e vërtetë po e zbulojnë sapo marrin pushtetin. Tradhtia paska qenë bashkëshoqëruesja në historinë e shqiptarëve. Të kërkosh garanci për një minishtet serb brenda Kosovës! Kjo Vjosa Osmani, me sa duket, po ia kalon edhe Hashimit, edhe Edi Ramës.
Me respekt dhe të uroj gjithë të mirat”.

Presidentja Vjosa Osmani do të bënte mirë të kishte parasysh një analizë, të botuar në internet, ku thuhet:
“Shkëmbimi i territoreve ndërmjet Serbisë gjenocidale dhe Kosovës viktimë është një absurditet i paparë diplomatik dhe logjikisht i papranueshëm. Territoret ku jeton pakica serbe në Kosovë janë territore shqiptare, të okupuara nga serbët. Edhe territoret në Luginën e Preshevës, që aktualisht administrohen nga Serbia, janë territore shqiptare, të okupuara nga serbët, që logjikisht duhet t’i kthehen Kosovës” (Citohet sipas: Rexhep Torte. “James O’Brien mesazh Serbisë gjenocidale, mos e prek Kosovën se do ta thyesh kokën”. Faqja e internetit e gazetës ”Bota Sot”. 14 korrik 2024).
Me sa duket, deklarata e mësipërme e Presidentes Vjosa Osmani, është frymëzuar gjatë vizitës së saj të fundit në Shtetet e Bashkuara, ku sorosistët në Departamentin e Shtetit, si Blinkeni, Eskobari dhe të tjerë, janë radhitur vendosmërisht në anën e Serbisë kriminale. Është e çuditshme se nga cilët ndërkombëtarë i kërkuaka “garancitë” Presidentja Vjosa Osmani për Asociacionin, kur dihet që Brukseli dhe Vashingtoni janë tërësisht në anën e kryetradhtarit Rama, shërbëtorit të Vuçiçit? Prandaj jo rastësisht, Sekretari i Shtetit, Blinken, gjatë vizitës disaorëshe në Tiranë, deklaroi:
“Zoti kryeministër është jo vetëm udhëheqës i shkëlqyer, por kryeministër i mirë” (Citohet sipas: “Blinken propagandë Ramës: Udhëheqës i shkëlqyer dhe kryeministër i mirë! U ka dhënë drita të bukura”. Faqja e internetit “Bold News”. 15 shkurt 2024).

Me deklaratën e saj, Presidentja Vjosa Osmani të kujton qëndrimin e Ismail Qemalit, kur, pas shpalljes së Pavarësisë, në vend që të lëshonte kushtrimin për ngritjen e popullit më këmbë, që nga Arta e Preveza deri në Tivar dhe Nish, të shoqëruar me krijimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e trojeve tona etnike, u ngrit e shkoi në Londër të kërkonte garanci nga ndërkombëtarët për trojet tona, sepse 40 firmëtarët e Pavarësisë që ai kryesonte, ishin të paaftë t’i dilnin zot vendit. Pra, sipas Presidentes Vjosa Osmani, zjarrin në vatrën e shtëpisë duhet ta ndezë dhe ta mbajë të ndezur jo i zoti i saj, por ndërkombëtarët!!! Vajmedet!

Deklarata e Presidentes Vjosa Osmani të kujton përgjithësisht mbarë politikanët shqiptarë, të cilët në qëndrimin e tyre vlersojnë ndërkombëtarët deri në përmasat e një servilizmi të pështirë dhe nuk çmojnë popullin e vet, i cili ka aftësi të bëjë mrekullira po ta duan, po ta respektojnë dhe po të mbështeten fuqimisht në aftësitë e tij krijuese.

Gazetari dhe shkrimtari Shefqet Meko, gjatë një bisede telefonike që kam pasur me të dy vjet më parë, më pati rrëfyer nga Minnesota ngjarjen në vijim, e cila është me të vërtetë tronditëse:
Gazetari italian Frencesco Picolo (1954) pati ardhur për një vizitë në Shqipëri në vitin 1992. Lidhja e gazetarëve pati caktuar si shoqërues të tij pikërisht gazetarin Shefqet Meko. Një ditë, kur ishin duke ngrënë drekë, gazetari Frencesco Picolo ja si i qe shprehur shoqëruesit të vet:
“Para se të vendosja të vija për vizitë këtu, pata lexuar shumë për të kaluarën historike të vendit tuaj. Nga gjithçka që pata mundësi të lexoj, arrita në përfundimin se e kaluara juaj, me përjashtim të periudhës së Pirros së Epirit dhe të Skënderbeut, është një histori e turpshme”.

Qëndrimet e politikanëve shqiptarë pa bosht kombëtar, të sjellin në kujtesë librin e shqiptarit të njohur të mërgatës sonë, Kol Bib Mirakaj (1899-1968), me titull ”Vetvrasja e një kombi”. Botimet Fiorentina. Shkodër 2014.

Kaliforni, 17 korrik 2024

Më 17 korrik u pushkatuan dy poetët, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka- Nga BESIM NDREGJONI

Sot mbushen 47 vite qe u pushkatuan Poetet Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Dy yje lirie. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka lindën në muaj Mars dhe diktatura jua mor jeten ne muajn Korrik. Ata bënin pjesë në radhët e familjeve kundërshtare të regjimit komunist. Për këtë arsye u përfshinë në një proces agjenturialo-operativ të Sigurimit dhe më pas hetimor-gjyqësor të hetuesisë e gjykatës. U pushkatuan se deshen poezin, deshen paqen, deshen lirine!

Vilsoni 29 vjeç, Genci 36 vjeç. Perse i pushkatuat or barbare aziatik me emer shqiptar!?
Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë me mend’ e saj…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë.
Saharaja nuk ka miq e shokë,
Saharaja nuk ka bijë, as bir.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe me natën s’shkon mirë
Shkëputur nga poezia e Vilson Blloshmit, me titull “Saharaja”, e konsideruar si vepër penale e “agjitacion e propagandës për dobësimin dhe minimin e pushtetit popullor”Ata qe i ban ekspertizen e poezise sot krenohen ne emisionet televizive si shkrimtare, si politikane, i gradon Keshilli Bashkiak i hajduteve te Tiranes ne drejtime te komisioneve, ca moderatore te paskrupullta qe drejtojne emisione televizive i nxjerrin fytyrat e xhelateve te djeshem perpara shoqerise sikur keta jane engjuj, realisht ata jane xhelate qe ju moren jeten Poeteve te lirise. Po turpi ketu tek ne nuk njeh kufi!
Ka 34 vite qe Vilsoni dhe Genci na leshojne piskamen “Kur do ti denoni krimet e xhelateve komuniste” por kjo piskame njerzore perballet me heshtjen e Presidentit, te Parlamentit, te Qeverise, te Opozites!
Na fal Vilson, Genc vendin tuaj e tonin, Shqiperine e ka perfshire Saharaja! Ne te mbijetuarit e diktatures ju bejme Homazhet me lule çdo korrik pranë dy kokave të mëdha prej bronzi që ndodhen krah për krah në një pellg me ujë të kristaltë në një platformë betoni në qytetin qendror shqiptar të Librazhdit.
Lulet përkujtojnë Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin, të cilët u ekzekutuan nga regjimi i diktatorit komunist Enver Hoxha më shumë se katër dekada më parë për shkak të poezive që ata shkruanin, megjithëse ato nuk ishin botuar kur ata u nxorën në gjyq. Ne synojmë që vepra e tyre të jetojë përgjithmonë, për hir të fjalës së lirë dhe shpirtit të tyre poetik”
Ju dhe pse u pushkatuat Rroni ne zemren e popullit, ata qe ju ekzekutuan dhe pse jane gjalle fizikisht jane te vdekur!

Send this to a friend