Nga momenti i aplikimit për antarësim të Kosovës në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara, ka filluar edhe “Lufta” në mes Kosovës dhe Serbisë për UNESCO. Të prirur nga aspektet pozitive, kanë filluar edhe opinionet e politikanëve, analistëve dhe gazetarëve, pa analizuar edhe anën tjetër të “medaljes”.
Ska dyshim, çdo antarësim i Kosovës në organizatat ndërkombëtare e ka vlerën dhe rëndësinë e veqantë, qofshin ato në fushën e shkencës, kulturës, sportit, etj.
Propagandat e Serbisë “kundër” antarësimit të Kosovës në UNESCO i shikoj nga një këndveshtrim tjetër.
Pas fitores së Serbisë në bisedimet e Brukselit, me ç’rast kjo e fundit e arriti legalizimin e “Zajednicës” mbrenda shtetit të Kosovës.
Serbia të arriturat e saj përmes decentralizimit etnik dhe trashëgimisë kulturore në Kosovë, dëshiron t’i fusë edhe në mbrojtje ndërkombëtare, në këtë rast të UNESCO-s.
Manastiret, kishat, kultet tjera, madje edhe varrezat serbe të rivitalizuara pas lufte me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës, pas antarësimit të Kosovës në UNESCO do të kalojnë në mbrojtje edhe më të fuqishme ndërkombëtare.
Andaj, propagandat e Serbisë, kinse kundër pranimit të Kosovës në UNESCO s’janë gjë tjetër veqse lojë e dyfisht politike e saj. Me këto veprime Serbia përveq fujtes në mbrojtje ndërkombëtare të trashëgimisë serbe në Kosovë, po synon ringjalljen e nacionalizmit serb kundër shqiptarëve të Kosovës.
Këtë e dëshmojnë edhe thirrjet e presidentit serb Nikoliq, drejtuar qytetarëve serb; “për publikimin e sa më shumë fakteve të shkatërrimit të objekteve fetare dhe trashëgimis kulturore serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë”.
Për fat të keq, miopia e politikanëve kosovar nuk i akcepton këto gjëra me rëndësi jetike për vendin.
Le të më thotë dikush, ide e kujt ishte pranimi i Kosovës në UNESCO, apo kush është sponsorizuesi kryesor i saj ?!
Një lidership i mençur, i guximshëm dhe pragmatik, para UNESCO-s do të kërkonte antarësimin e Republikës së Kosovës në OKB, si një kusht i domosdoshëm i vulosjes së ekzistencës së shtetit tonë nga kjo organizatë.
Ata që akoma mbajnë dilema rreth antarësimit të Kosovës në UNESCO, nga këtu ju themë, se kjo është punë e kryer, nga dita e hënë, 9 nëntor 2015, Kosova do të bëhet pjesë e UNESCO-s, dhe trashëgimia kulturore serbe, përveq mbrojtjes së institucioneve tona, do të ketë edhe mbrojtje të fuqishme ndërkombëtare.
Këtë e ka konfirmuar edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi për agjencinë The Associated Press; “Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të mbrojë dhe rikonfirmojë më mirë tashëgiminë kulturore dhe historike serbe.
Përderisa “kryediplomati” Thaçi flet me aq përkushtim për trashëgimin kulturore të minoritetit serb, nuk e nxjerrë dot as një fjalë të vetme për trashëgiminë kulturore të mbi 90 % të shqiptarëve etnik në trojet e tyre!
Se a janë deklaratat e Hashim Thaçit miopi politike apo analfabetizmin ndaj historisë sonë kombëtare, le ta vlerësojnë lexuesit e këtij shkrimi.
Për freskimin e memories së lexuesve, po i sjelli vetëm disa fakte; në Kosovë ka pak kisha e manastire tipike serbe, ato janë ndërtuar kryesisht pas vitit 1912, do me thënë pas ripushtimit të Kosovës, njëra ndër to është edhe Kisha e ngritur dhunshëm para lufte, nga regjimi i Miloseviçit në hapsirën e Universitetit të Prishtinës.
Sa u përket kishave dhe manastireve monumentale të Kosovës, si; Patriarkana e Pejës, Manastiri i Decanit, etj, janë monumente kulturoro-historike dhe religjioze me prejardhje shqiptare,…të përvetësuara më pas nga pushtuesit serb.
E keqja më e madhe është se, këto manastire dhe kisha serbe, që “kryediplomati” Thaçi po kërkon t’i kalojë në mbrojtje ndërkombëtare, nuk e njohin dha as pranojnë Republikën e Kosovës si shtet të tyre, por gjithnjë e trajtojnë si “Kosovo e Metohija” (Kosova pronë kishtare) !
Pra, ky është një zotim personal i “kryediplomatit” Thaçi për të mbrojtur me të gjitha mjetet trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë.
Prandaj, Kosova ska pse të mos e marrë mbështetjen e mjaftueshme për t’u anëtarësuar në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara, me shkurtesën UNESCO.
Ajo, çka na mbetët neve, si popullatë shumicë shqiptare në ketë vend, është të tregojmë kujdesin maksimal ndaj vlerave tona kombëtare, ruajtjen e atyre pak objekteve të vjetra të shpëtuara nga lufta e fundit dhe nga dora e jonë e pakujdesshme pas lufte.
Ne, në vend të objekteve (kullave) qindëra vjeqare të mbetura në këmbë pas lufte, i rrënuam me dorën tonë, duke bërë gara me njëri-tjetrin, ndërtuam villa luksoze…u larguam nga historia jonë shekullore, për fat të keq edhe nga traditat e lashta kombëtare.
Komentet