VOAL

VOAL

Në politikë dhe marrëdhëniet mes shteteve nuk ka dashuri, por vetëm interesa – Nga Aurel Dasareti*

January 26, 2022
blank

Komentet

blank

Kreu i Shtetit (te tyre) si përçues i interesave të oligarkisë politike Nga Romeo Gurakuqi

Fati i zgjedhjes së Presidentit të Republikës edhe këtë radhë gjendet ndër duart dhe shpirtrat e trazuar të tre udhëheqëve autoritarë, të të tre partive politike dhe një të katërti, të prapavijës, që fshihet dikund nëpër lozhet periferike të Tiranës. Në pamje të parë, për publikun, duket sikur Mjeshtër i Madh i kësaj ceremonie formale është caktuar zëdhënësi i socialistëve parlamentarë, zoti Balla. Po në fakt, vendimarrja e vertetë ndodh dikund tjetër, aty ku publiku nuk depërton dhe media e drejtueme nga oligarkia, s’ka asnjë shans të hyjë.

Nuk kemi të bajmë me procedurë të miratueme ligjore ose me zbatim të rregullave zakonore kushtetuese, as me klasifikime të bazuara mbi interesat publike për statura të nalta karakteriale, intelektuale, të pastertisë së figures, pasurisë dhe përshtatshmërisë së sigurisë, por me një negocim, sipas meje, primitiv, jo serioz, të denjë për Bazarin e Pashallekut Arnaut.

Shqipëria e vitit 2022 është larg mënyrës se si u caktuan nga themelvanësit, kryeministri dhe ministrat në nëntorin 1912, në marsin e vitit 1914, dhjetorin, 1918, janarin 1920, si dhe Regjenca e viteve 1920-1924, mbasi fryma themeltare e shtetit, konventat kushtetuese mbi balancat krahinore dhe kulturore mbi të cilat asht e ndërtueme marrëveshja e ekzistencës sonë shtetërore, e ardhmja e paqtë e vendit në Europë, është dërrmuar në heshtje nga të njëjtët dhe skifterët e tyre bashkëshoqërues, që presin të legalizojnë minierat, hidrocentralet, puset e naftës, rezortet dhe paratë e procesit të rindërtimit.

Vendimarrësit e sotëm të skenës dhe prapaskenës po negocojnë për çështjen presidenciale, sipas mënyrës së tyre ‘bashkë kohore’, të allishverishit mes njerëzve praktikë, të njërëzve që s’dijnë çfarë është atdheu i Naimit, Fishtës dhe Konicës, leximi i saktë i traditës shtetformuese të Vlonës, Durrësit dhe Lushnjës, interesi publik i përshkruem nga Desidenca e vertetë, siguria shtetnore e përkufizueme nga Brukseli. Vendimarrja e tyre e ditëve në vijim nuk do të vijë, as nga leximi dhe studimi i nevojave aktuale të një vendi që ka emergjencë të çlirohet nga regjimi i korrupsionit, nga brutaliteti i injorancës që ka zanë Parlamentin, nga sundimi i mediokritetit dhe përfituesve ndër parti, nga plotfuqishmëria e oligarkëve të paskrupullt, nga dhuna e krimit të organizuem që e ka kthye politikën në një vasale. Ata duan të rivendosin në këtë post një njëri të tyre, që nuk trazon ‘kënetën’ që ata artificialisht kanë krijue, me ose pa syze të shtrenjta, mjafton që shpirti i zi katran e ulok të sundojë në atë maje ‘principate’ të tyren, të cilen Perëndimi do të duhet ta lëje sërish në pritje pa fund, si domen të kapësve të paligjshëm të Shqipnisë.

Në qoftë se publikut i krijohet përshtypja se mes tyre ka përplasje, ajo nuk ka të bëjë fare me staturën e naltë që kërkon posti në fjalë. Ata duan një njëri të Ordës së tyne, një të përulun, që nuk u prish terëzinë e pasuninë e fëmijëve, ndërkohë që e ardhmja individuale e personazheve ma të spikatun, ‘udhëton’ drejt të panjohurave të mëdha, ankthit të përditshëm, klithmave në mes të dritës, prej frikërave të netëve pa hanë.

Për ta kuptuar dhe vertetuar këtë, mjafton të ktheni në kujtese mënyrën se si reaguan ndaj të parit politikan në këtë tranzicion, që u përpoq të vendoste një set rregullash e kriteresh krejt elementare dhe një procedure krejt formale, për të mbërritur tek një numër i reduktuar kandidatësh të pranueshëm presidencialë, zotit Alibeaj: edhe pse propozimi ishte i paplotë dhe jo i përsosur nga pikëpamja e realizueshmërisë, gjithperfshirjes, ndërkohë që do të duhej shoqëruar me ndërhyrje paraprake kushtetuese, në unison, kontrollorët u vërsulën ta dërmonin, prej frikës se procesi dhe protagonizmi u ikte nga duart, profilizimi mund tek çonte tek më të padëshiruarit dhe më të pamenaxhueshmit.

A e dimë ne ku jemi dhe kush kërkon me na u imponu sërish këtë vendimarrje me interes kaq të naltë publik? Dua veç të kujtoj se: në 31 vite, të njëjtët që nuk ndërtuan dot një spital të mirëfilltë, të plotë të specializuem shtetërorë me standarde bashkëkohore ekzaminuesese dhe kuruese, një universitet të vetëm bashkëkohor publik që hyn ndër rangjet normale për vendet europiane, një gjimnaz të krahasueshëm së paku me Gjimnazin e Tiranës së viteve 1930’, 1940’, një polici të krahasueshme me xhandarmërinë e Mbretnisë Shqiptare, duan tani, sot, kur vëmendja e Aleatëve është maksimale për fatin tone Euro-Atlantik, në ditët kur Shqipëria është në kthesën e plotë për të pasur një lidër European të denjë intelektualisht dhe politikisht për tavolinëne e sigurisë perëndimore, të lajnë në zyrën ma të naltë të shtetit, modelin e tyre të dëshirueshëm e të kapun në nji grremç. Ata duan një njeri, që nuk ban thirrje për t’ua prish kullat që po ndërtohen në Parkun e Madh të Tiranës, rehatinë e Kunorës, qetësinë e rezervateve ndër plazhe, përjëtësimin e tokave të lëshueme me koncension në bregdet, hidrocentralet, minierat dhe incineratorët e marruna me leje qeverish.

Janë të njëjtët që kanë dërrmuar lirinë e qytetarit, që nuk guxon me folë nji fjalë, ma keq se në kohën e fundit të Ramiz Alisë. Mjafton të shihni se si e kanë vdeke lirinë politike brenda partive të tyne dhe si në kor të gjithë brohorasin dhe përsërisin tezat e paarsyeshme të udhëheqjes, për të kuptuar diferencën me lirinë që kishim në dhjetorin 1990, në vitin 1991 e 1992.

Në fund dua të kujtoj ku e kanë katandisur lirinë e shtypit: në çdo vend jo të lirë të botës, shtypi është nën presionin dhe urdhnimin e heshtur ose të hapur të pushtetit,d.m.th. të qeverisë. Në Shqipni ndodh diçka krejtësisht e çuditshme, e veçantë, shumë më komplekse, që vlerësuesit ndërkombëtare e kuptojnë me vështirësi: shtypi është nën presion, urdhnim dhe një kërcënim të paralajmëruem nga një spektër shumë ma i gjanë subjektesh, nga një numër krahësh, të dukshëm dhe të padukshëm, përpunuesve të programuem të opinionit publik, përmes pronësisë së mediave ose lidhjeve okulte të gjobvënesve, të kontrollorëve, të politikës në përgjithësi nga të gjithë krahët. Askush nuk mund t’u dalë para dhe rrëzojë me arsye në një medium, ‘Tezat’, sofizmat në të vertëte, të hedhuna nga të Plotfuqishmit, mbasi përndryshe do të pësonin furinë e skifterëve të shpërndamë gjithandej në tregun e ‘fjalës së lirë prozhmuese’.

Kryeministri Edi Rama thotë se ai nuk ka faj për këtë gjendje të krijueme në median shqiptare dhe rënien e standardit të këtij pushteti të katërt në mbrojtjen e interesave publike, mbasi ai nuk ka ndëshkuar askend nga kritikët e tij. Kjo pjesë e dytë e vlerësimit të tij edhe mund të qendrojë. Por pyetja e plotë që bëhet është:

Kush i ka në dorë institucionet ligjzbatuese për ndëshkimin e kontrollorëve që abuzojnë me paprekshmërinë e skifterëve?

Kush e ka në dorë vendimarrjen për legjislacionin që përmirëson lirinë e medias dhe ndëshkon dhunuesit që opërojnë underground?!

A është ai shpërndarësi i qokave për lajkatarët e aktiviteteve qeveritare?

Kush e ka krijuar ‘teatrin’ e lumturisë së rrëmë në Shqipëri?

Ndërsa për temen e marrë në shqyrtim, pyetja për shefin e mazhorancës është:

A nuk i mjaftuan atij si udhëheqës i qeverisë, 9 vite, për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe kushtetues, aktet organike për zgjedhjen e Kreut të Shtetit, pa kriza dhe pa improvizime të tilla sikur ky që po ndodh këto ditë?

Në fund shtrohet pyetja e përgjithshme:

A munden dot arkitektët e shumëfishtë të një sistemi autoritar, kleptokratik, jo European, të bëjnë sot zgjidhje në të mirë të Shqipnisë dhe përkundër trashëgimisë së pafamë që po lëmë pas?

Unë përsonalisht nuk besoj, se në situatën e krijuar dhe me rrethin e shtërnguar të vendimarrjes së sajuar në këto orë, produkti presidencial do të dalë jashtë skemave antishteterorë, aspak patriotike, që klasa aktuale politike i ka kthye në traditë të kohëve të sotme të mbrapshta.

Do të ishte e përshtatshme që, para se të ecet më tutje në këtë linjë që nuk të çon askund ku do të duhet të na çojë, ato njerëz me arsye që kanë mbetë në Kuvendin e Shqipërisë, të startonin mbledhjen e një Komisioni Kushtetues, për kryerjen e një numri ndryshimesh të domosdoshme, jo vetëm për parashikimet e zgjedhjes së Kreut të Shtetit, por para së gjithash, të prerogativave të postit të naltë shtetëror, si stabilizues i sistemit, garantues i unitetit kombëtar dhe kulturorë dhe kontrollor i shekullarizmit të sferës publike. Anipse zgjedhja e presidentit mund të vonohej. Kushtetuta aktuale ka një zgjidhje tranzitore, nuk krijon vakume pushteti dhe jep kohën e mjaftueshme për ndryshim racional për kah forcimi i shtetit dhe balanca mes pushteteve.

blank

Dr.Gjon Buçaj ka jetue me nder dhe ka shkue me respekt dhe i nderuem Nga Sergio Bitiçi

May 18, 2022

Gjon Buçaj (14 Shkurt 1934-14 Maj 2022)

Me të ndjerin Dr. Gjon Buçaj kam jo vetëm njoftsi prej vjetve 1950ta, po gjithëfarë lidhjesh shoqnore e familjare sa qē për 60 vjet kemi nda të mirat, dhimbjet, ideologjinë dhe atdhedashuninë, si në Kosovë, në Itali e në ShBA, ku u inkuadruem në VATËR, tanë jetën si antarë e bashkëpuntorë.

Unë isha nënkryetar në vjetin 1983, ndërsa ai u zgjodh e sherbeu si kryetar për dise mandate deri me 2017, që mbas kësaj date Vatra mori teposhtëzēn.

Gjoni ka qenë përkrahës e bashkëpuntor i organizatës tonë shumvjeçare Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë, zadhansja e vetme kombëtare e viteve 70ta e 80ta, themelues Tahir Kerrnaja dhe drejtues vllaznit Bitici (Bytçi).

Miqësia jonê ka qenë përforcue nga vllau i tij i ri Gjin Leka , moshatar i imi shoq klase the i dhomës nê konviktin e Gjimnazit të Prishtinës.

Për fat të keq Gjini ishte shendetlig, shum i talentuem që shkruente poezi, nxanës i shkelqyeshëm dhe i dashtun nga gjithkush perreth. Ishim aq të afërt me Gjinin sa qē për halle ekonomike ndajshim nji palë libra të klasës.

Gjithashtu me 1959 sëbashku me Gjinin kemi shpërnda Lahutën e Malsis, dorë nëpër dorë, për të cilën gja shum njerëz jan persekutue, sepse si në Atdhe dhe në Kosovë, kryevepra kombëtare e Atë Gjergj Fishtës ishte e ndalueme rrebtësisht me ligj. Aktivitetet e sabotimet tona nuk dolën për fushë dhe ne nuk na kapi furra asnjherë, sepse nuk u spijunuem as nga kolegë as nga vendasit Kosovarë liridashës.

Po Gjoni, si shoq klase me Adem Demaçin në Gjimnazin e Prishtinës, u burgos menjiherë mbas arrestimit të Ademit për hetime në vjetin 1969. Ketë fshehtësi Gjini dhe unë e mbajtëm sekret derisa Gjoni u lirue mbas dy muejsh.

Para se të emigronte për Itali, nji mik i Gjonit ju lut që t’ja vizatonte shqiponjen, të cilën aktivistët me 28 Nandor ja vunë te vorri i heroit Fazli Graiçevci (1935-1964). Gjoni e vizatoi shqiponjen e Skenderbeut në flamur, siç dinte.

Mbas dy vjetësh Gjoni më thotë se takohet në Romë me dorzuesin e flamurit, të cilin e pyet nëse ju ka hy në punë flamuri i vizatuem në atë kohë. “Po”, thotë miku, por ne ja shtuem yllin që i mangonte.

Shpresoj se edhe këto fjalë i ka evidentue Gjoni në librin e tij, të posabotuem disa ditë para vdekjes para ikjes së tij nga kjo botë.

Gjin Leka Buçaj, kolegu im i afërt ka botue vjersha në Buletinin e Kishës Katolike Shqiptare me 1966. Gjini vdiq nga nji smundje e pa sherueshme, në Jacobi Hospital në Bronx, në Korrik 1966, nji muej mbasi mbërrijta vetë në New York. E vizitova disa herë në spital dhe fatkeqsisht ma së mbrami në Funeral.

Para disa vjetësh ja çova Gjonit kopjen e korrespondencës sonë dhe sa vjersha e fotografi të Gjinit të ndjerë.

Me ketë rast po e ndaj me publikun edhe ketë fotografi historike, dalë me Gjonin, me 1968, kur së bashku çuem kunorë lulesh te vorret e Fan Nolit e Konitzës, që e kam edhe në librin ATDHEU dhe Toka e Bekueme.

Foto që flet 1000 fjalë, ku Gjoni dhe unë ndodhemi, si të ri, mes personaliteteve të randësishme të shekullit Njizet të kombit. Prandaj Gjonit dhe mue na takoi nderi ti vejm lulet. Gjoni më pat ftue të shkojmë në Boston te VATRA për dy ditë, gja që më bani të ndihem i nderuem e krenar me qenë prezent në ketë moment kombëtar e historik.

Gjoni ka jetue me nder dhe ka shkue me respekt dhe i nderuem, tue lanë nji familje të mrekullueshme.

blank

Kur themi Edvin Rama nënkuptojmë Yuri Kim dhe viceversa Nga Elida Buçpapaj

Përpara dy ditësh në Shqipëri ndali ish Sekretari i Shtetit Mike Pompeo për një vizitë të specifikuar. Ai mori pjesë edhe në një konferencë të organizuar me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, ku ishin të pranishëm një numër i kufizuar të ftuarish, midis tyre edhe katër deputetë nga PD të përzgjedhur jo për nga hierarkia, por nga doza e servilizmit ndaj Ambasadores Yuri Kim dhe e interesit të Edvin Ramës. Kjo simbiozë na kujton vargjet e Vladimir Majakovskit se “Kur themi Lenini nënkuptojmë partia dhe kur themi partia nënkuptojmë Lenini”, që për analogji bëhen: “Kur themi Yuri Kim nënkuptojme Edvin Rama dhe vice versa..”

Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi dhe Agron Gjekmarkaj ishin katër deputetët e përzgjedhur që gjatë takimit të mësipërm u fotografuan me ish Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, tashmë si deputetë të thjeshtë, të delegjitimuar nga funksionet e mëparëshme pas rezultateve të dala nga forumi më i lartë i PD, që e kanë humbur besueshmërinë dhe votën e shumicës provuar në zgjedhjet e pjesëshme lokale të 6 marsit.

Sapo fotoja  u shfaq në Twitter nga Ambasadorja Yuri Kim, “përkthimi i gjuhës diplomatike” u botua menjëherë nga gazeta Panorama me okielon si “Fotolajm” me tekstin e mëposhtëm: “Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo zhvilloi në Shqipëri një vizitë dy ditore në kuadër dhe të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Agjenda e takimeve të Mike Pompeos kishte parashikuar dhe takime te veçanta me deputetët e opozitës, të cilët kryesohen nga Enkelejd Alibeaj.”

Se ku e kishte marrë këtë informacion Panorama nuk dihet, nuk i referohej asnjë burimi.  Më tutje lajmi vazhdonte duke u amplifikuar: “Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka ndarë momentet më të rëndësishme të takimit të Pompeos në Shqipëri, ku bie në sy dhe takimi dhe fotoja zyrtare me Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun, Dhurata Çupin dhe Agron Gjekmarkajn.”

Fotoja e botuar nga Yuri Kim në faqen zyrtare të saj në Twitter dhe “Fotolajmi” i botuar nga Panorama, gazeta më e madhe në Shqipëri janë propagandë e mirëfilltë.

Nobelisti Dimitrij Muratov bashkë me kolegen e tij Maria Ressa, me të cilën ndau Nobelin, i ftuar në Gjenevë me rastin e 3 Majit, Ditës së Lirisë të Shtypit nga karikaturisti me famë botërore Patrick Chappatte  në një bashkëbisedim me gazetarët, tha se “Propaganda është një lloj rrezatimi, që pasi t’i nënshtroheni këtij lloj rrezatimi mësoheni me të dhe e besoni.” Muratov u detyrua ta mbyllë gazetën e tij Novaya Gazeta pak kohë pas agresionit rus në Ukrainë, sepse në Rusi mbretëron veç terri informativ, aty botohet veç propagandë dhe e vërteta të fut në burg ose të vret sikur kolegen e tij Anna Politovskaya.

Aty ku ka propagandë ka një prapavijë, që bie ndesh me sistemin demokratik të vlerave.

Ndërsa Maria Ressa na tha ne gazetarëve: “Pa fakte nuk mund ta kesh të vërtetën. Pa të vërtetën nuk mund të kesh besim. Pa besim nuk kemi realitet të përbashkët. Nuk ka shtet të së drejtës, nuk ka demokraci.”

Pra, propaganda i vret faktet, edhe lirinë, edhe shtetin e së drejtës dhe demokracinë.

Fotoja që publikoi Yuri Kim në Twitter dhe i bëri menjeherë jehonë Panorama ishte fund e krye propagandë.

Ajo foto në fakt, është në vijim të një skenari për t’i mashtruar shqiptarët se gjoja elita politike në SHBA, administrata dhe opozita, janë të interesuar për katër marionetat e fokusuara me ish Sekretarin Pompeo.

Është fatkeqësi e madhe kur këta skenarë organizohen nga një person që përsërit rëndom se është e zgjedhur nga Presidenti i SHBA dhe Departamenti i Shtetit dhe është mjerim kur mediat shqiptare bëhen zëdhënëse të dizinformacionit. Jo më kot  Shqipëria në raportin e sivjetëm të Reporterëve pa kufij (RSF) zë vendin e 103-të, që përbën një rënie prej 20 vendesh, krahasuar me vitin 2021 kur renditej në vendin 83-të. Sipas RFS “situata e lirisë së medias paraqitet e rrezikuar nga ” kërcënimi i pavarësisë editoriale, nga rregullimi partizan i medias, cënimi i integritetit fizik prej krimit të organizuar dhe dështimi i shtetit për t’i mbrojtur punonjësit e shtypit.”

Fotoja e katërshes me ish sekretarin Pompeo është fund e krye një manipulim i bërë nga Yuri Kim dhe i vazhduar nga Panorama.

Nuk është e vërtetë që Mike Pompeo kishte në axhendë të takohej me deputetë të opozitës, të cilët kryesohen nga Alibeaj, sikur shkruan Panorama. Ish Sekretari i Shtetit nuk e kishte fare në axhendë takimin me Alibejan, as Alibeaj nuk është kryetar i opozitës, ndërsa fotoja ishte thjesht produkt i mirësjelljes së Pompeos me të pranishmit në atë takim.

Populli thotë se “gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtëra” ndërsa  Carlo Collodi insiston se gënjeshtrat kanë “hundë të gjatë si Pinoku”

Sepse, sapo aktivistja e njohur Republikane Evi Kokalari komunikoi me Jim Richardson, Drejtor Ekzekutiv pranë ish Sekretarit të Shtetit, rreth fotove të bëra gjatë takimit që i publikoi në Twitter Yuri Kim, ku z. Pompeo dilte në mes katër deputetëve puppies, Jim Richardson përgjigjet: “Përshëndetje Evi, Sekretari Pompeo ka bërë një seri fotografish me të gjithë të pranishmit në sallë gjatë MOU Memorandumit të Mirëkuptimit. Dakordësia e tij për të bërë foto nuk lidhet dhe nuk është e barabartë me miratim apo mbështetje ndaj ndonjë lideri ose grupimi politik. Thjeshtë, ai është treguar i sjellshëm gjatë këtij eventi të rëndësishëm.”

Është i paimagjinueshëm dhe skandaloz nga ana e Ambasadores Yuri Kim shpërdorimi i figurës së një zyrtari të lartë të administratës Amerikane për të diktuar realitete inekzistente.

Ndërkohë ish Sekretari i Shtetit Mike Pompeo përmes një Tweeti në Twitter vizitën e Tiranës do ta përmbyllte pa përmendur fare, dmth duke e injoruar skenarin e Yuri Kim me katër marionetat. Në këtë tweet, Mike Pompeo do të shkruante: “Udhëtova sot në Shqipëri për të folur me komunitetin iranian atje. Ata kanë të drejtë t’ju rezistojnë mullahëve dhe të punojnë për të ofruar atë për të cilën populli iranian po kërkon dhe po proteston: çlirimin e qytetarëve të Iranit nga zgjedha tiranike e regjimit. #Irani i lirë2022″ Siç e shihni asnjë fjalë më tepër!

Yuri Kim mund të jetë kundër Sali Berishës, por nuk mund të jetë kundër bazës dhe shumicës që voton nëpër forumet e PD. Votuesi është sovran.

Votuesin nuk e bind propaganda, përkundrazi e gërdis.

Doni t’ju jap disa sinonime të fjalës “propagandë”. Ja disa: trushplarje, agjitprop, dizinformim, idoktrinim.

Gjithë kjo trushplarje ka destinacion popullin shqiptar, kombin shqiptar, më amerikandashësin në botë!

Diplomacia në një vend mik nis nga ndershmëria.

Dje u mbushën plot dy vjet që regjimi i Edvin Ramës shembi Teatrin Kombëtar dhe tani në mungesë të Teatrit duket sikur Yuri Kim ka marrë rolin edhe të skenaristes, edhe të regjisores me ca aktorë kuklla. Ka brutalitet, arrogancë por amatorizëm!

Një situatë e tillë është shumë e trishtë.

Elie Wiesel kujton: “Ne gjithmonë duhet të mbajmë qendrim. Neutraliteti nuk e mbështet viktimën, por persekutorin, despotin, tiranin, ndërsa indiferenca është urrejtje, herezi, shëmtim….”
Yuri Kim ka qendruar ose indiferente ose ka marrë anën e gabuar. Është në ndihmë të rrënimit total të sistemit demokratik, të cilin mund të ngrejë vetëm kjo përpjekje që po bën baza e PD, për të valorizuar votën dhe për të ngritur nga zero sistemin e rrëzuar tashmë.

Ju kujtohet kur na uroi për 29 Nëntorin ditën e “çlirimit” vendosur nga diktatori Enver Hoxha, i cili i ndërpreu marrëdhëniet Shqipëri-Amerike dhe vrau e burgosi shqiptare me damkën si spiunë të Amerikanëve.

E pra këto inskenime fotosh e urime të festës të 29 nëntorit janë personale të Yuri Kim, nuk janë as të Presidentit Biden dhe as të DASH.

Këto qendrime nuk janë as diplomatike as në interesin shqiptar dhe as në atë Amerikan.

 

 

blank
blank
blank
blank

IN MEMORIAM DALIP GRECA NDËRROI JETË: HUMBJE E MADHE PËR GAZETARINË SHQIPTARE NË DIASPORË DHE NË ATDHE Nga Frank Shkreli

 

Një mik e koleg i dashur dhe i nderuar për mua dhe të gjithë ata që e kanë njohur, u nda papritmas nga kjo jetë. Gazetari i njohur Dalip Greca ndërroi jetë. Lajmi na tronditi dhe na mjeroi. Një zi me plot dhimbje mbuloi familjen Greca, pikëlloi kolegë, miq e dashamirë të shumtë të tij, këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri. Mik i çmueshëm dhe i përzemërt! Humbëm një mbështetës të papritueshëm të aktiviteteve kulturore këtu në Amerikë, por mbi të gjitha u thye një shtyllë e fortë e gazetarisë shqiptare në mërgim dhe në mbarë botën shqiptare.

Më pak se një vit më parë, familja, miqë, shokë e dashamirë të Dalipit – mbi 100-veta – të ftuar nga Vatra historike e shqiptarëve të Amerikës organizoi një darkë në nder të Editorit të Diellit dhe puntorit të palodhëshëm të Vatrës, për të celebruar daljen e tij shumë merituar në pension.

blank
Foto nga darka e daljes së Dalipit në pension, korrikun e vitit që kaloi, me kolegun dhe mikun tonë të përbashkët, studiuesin Idriz Lamaj, Dalip Greca dhe autori.
Dalip Greca për 12 vjet udhëhoqi me profesionalizëm, korrektësi dhe ndershmëri gazetën Dielli, ndërsa ndikimi i tij në Vatër dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në orgnizatën më të vjetër të komunitetit shqiptaro-amerikan do të mbetet trashëgimi e tij, sidomos ndihma e tij në ringjalljen e gazetës historike Dielli. Puna e gazetarëve atdhetarë si Dalipi, nuk njohin bjerrje. Puna e tij për ringjalljen e gazetës Dielli në veçanti dhe të Vatrës në përgjithsi shihet dhe pranohen tanimë edhe nga disa kritkë, si diçka me rëndësi në dobi të komunitetit shqioqtaro-amerikan dhe të interesave të shqiptarëve dhe të Kombit – të cilit Dalipi ia kushtoi jetën, mundin dhe djersën e tij.

blank
Foto nga darka e daljes në pension e Dalipit, Korrik, 2021, duke festuar me disa miqë e kolegë të Dalipit

Nderimi në darkën e daljes së Dalipit në pension ishte një mirënjohje e vogël kundrejtë punës së madhe dhe vlerave të çmueshme që Dalip Greca kultivoi dhe transmetoi për 12 vjetë në gazetën Dielli, në veçanti dhe në veprimtarinë e Federatës Pan-Shqiptare Vatra, në përgjithësi, duke u përpjekur t’i këthente ato në misionin origjinal të tyre, të pëcaktuar nga themeluesit Fan Noli e Faik Konica.
Dalip Greca e kishte në gjak gazetarinë. E kishte pasion dhe e merrte me shumë seriozitet punën e gazetarit dhe të editorit. Me një rast i thashë, more Dalip, mos kemi zgjedhur profesionin e gabuar, se me gazetari as në Amerikë, nuk pasurohemi dot. Buzqeshi pak dhe më tha: Jam gazetar për pothuaj 40-vjet dhe nuk jam penduar fare. Dalipi ishte nga ata gazetarë të përkushtuar ndaj profesiosnit të tij – siç thonë se janë mjekët dhe infermierët të përkushtuar për shpëtimin e jetës së pacientëve – ashtu ishte Dalip Greca i përkushtuar ndaj profesionit të tij – nepërmjet gazetarisë së lirë – si një mjet për të zbuluar të vërtetën – në shërbim të të mirës së përbashkët. Për këtë, ne që e kemi njohur, jemi të gjithë dëshmitarë dhe krenarë me punën e tij të gazetarit dhe editorit. Ai ishte aq i pasionuar pas gazetarisë, sa që edhe pas pesionimit, Dalipi nuk u largua nga Dielli, nuk i tha lamtumirë, por premtoi se edhe në pension do të vazhdonte të kontribonte artikuj, analiza, komente dhe shkrime të tjera. Fatkeqësisht, shkuarja e tij në amshim, ia ndërpreu këtë kontribut të mëtejshëm, të premtuar për gazetën Dielli pas daljes në pension – një humbje e madhe kjo për të gjithë lexuesit e gazetës më të vjetër në botë, gjithnjë në ekzistencë.

Besoj se siç ka thënë para-ardhësi i tij, i Madhi Faik Konica, me rastin e botimit të 1-vjetorit të gazetës Dielli, “Kur bënë një udhë të gjatë, udhëtari qëndron nga ndonjë herë, rri mbi gur dhe hedh sytë pas tij. Është një çlodhje dhe një dëfrim, një kurajo për të vajtur më përpara, kur sheh se sa eci dhe ç’mbaroj gjer atje…”.
Jam i sigurt se Dalip Greca në udhëtimin e tij të parakohëshëm për në amshim, shikon pas dhe krenohet me veten e tij për arritjet dhe sukseset, për tashëgiminë gazetareske dhe letrare që ka lenë pas – trashëgimi për familjen e tij të nderuar dhe të dashur – por edhe për shoqërinë dhe kulturën shqitare në përgjithësi. Dhe i thotë vetes: Job Well Done! Punë e kryer shumë mirë! Rolin e editorit të Diellit, Dalip Greca e kishte marrë me shumë seriozitet, dinjitet dhe përgjegjësi dhe krenari për ta drejtuar gazetën Dielli në një frymë përbashkuese, por mbi të gjitha, në interes të Vatrës, komunitetit shqiptaro-amerikan dhe në veçanti, me aq sa kishte mundësi në mbrojtje të interdave dhe vlerave kombltare të shqipotarëve – si një pasqyrë të interesave të komunitetit shqiptaro-amerikan por edhe më gjerë.

Ishte meritë e Dalip Grecës që me një diplomaci dhe urtësinë që e karakterizonte atë si person dhe punën e tij, si pasojë, ai mundi të menaxhonte me aftësi, për 12 vjet, pritëshmëritë e individëve dhe të gupeve të ndryshme brenda dhe jashtë Vatrës, duke pajtuar kërkesat dhe pritshmëritë e diasporës së vjetër me ato të emigrantëve të ri në këtë vend. Është gjithashtu meritë e Dalipit që gazetën Dielli e ngriti nga një gazetë e komunitetit, në një forum diskutimi të subjekteve të ndryshme me rëndësi dhe karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.

Nga ky këndveshtrim, dëshiroj të shprehi falënderimet e mia të thella Dalip Grecës i cili për gjithë periudhën që shërbeu si editor i Diellit ai, pa asnjë hezitim dhe pa aasnjë përjashtim, gjithmonë ka botuar të gjitha shkrimet e mia modeste që i kam dërguar gazetës Dielli. Për këtë i jam, përjetësisht, mirënjohës!

Kalimi në amshim i Dalipit dhe zbrazëtia që le pas do të ndihet për një kohë të gjatë në komunitetin shqiptaro-amerikan. Mungesa e tij do të natyrisht do të jetë shumë më e rendë dhe më e thellë për familjen e tij dhe për farefisin këtu në mërgim dhe në Atdhe.

Familjes së ngushtë bujare dhe të nderuar të Dalipit këtu në Shtetet e Bashkuara dhe farefisit më të gjerë Greca kudo qofshin ata, u paraqes me zemër dhe mendje të pikëlluar, përdhimbtimet e mia më të thella, duke marrë pjesë në zinë e tyre në këtë moment të vështirë për humbjen e fort të dashurit të tyre, Dalipit, me ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe me ndiesi miqësije vëllazërore!

Frank Shkreli

blank
Takimi im i parë me Dalip Grecën ishte një intervistë kur ai punonte si editor i gazetës shqiptaro-amerikane Illyria, Mars 2005. Ç’prej atëherë kemi mbetur miq e kolegë. Të falënderoj për miqësinë Dalip!

blank

GJERGJ KASTRIOTI -SKËNDERBEU ME NJË RRUGË TË TIJËN NË NJU JORK – Nga Frank Shkreli

Me 15 maj, 2022 në lagjën Bronks të Nju Jorkut u zhvillua ceremonia e emërimit të një rruge me emrin e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skenderebu. në ceremoninë emrimit të rrugës dhe në festivalin që pasoi, morën pjesë personalitete të politike amerikane, figura të njohura të komunitetit dhe një grup arbëresh nga Italia, i ardhur në Nju Jork për këtë qëllim.  Ceremonia dhe festivali u organizuan nga aktivisti dhe politikani shqiptaro-amerikani, Mark Gjonaj, sponsorizuar nga shoqata bamirëse shqiptaro-amerikane, “Duartë e Hapura” dhe dyzina organizatash dhe grupesh përfaqsuese të komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork dhe më gjërë.

 

Gjergj Kastrioti – Skenderbeu “erdhi” në Amerikën e bekuar ashtu siç kemi ardhur qindëra mijëra prej nesh nga të gjitha trojet shqiptare – sikurë edhe ai dëshiron të kërkojë dhe të gjejë strehim e paqë në kët vend të lirisë e demokracisë.

 

Respekti dhe kujtesa në radhët e diasporës shqiptare për Heroin e Kombit, Gjergj Kastriotin-Skenderbe kanë qenë dhe mbeten të përgjithmonshme, të gjithkund ndodhur dhe shpresojmë, për derisa të jetë bota.

 

Ende disa anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan kujtojnë pjesëmarrjen e tyre në 500-vjetorin e Skenderbeut në Romë e Vatikan në vitin 1968, ku ishin bashkuar shqiptarë nga të gjitha anët e botës, përfshir Arbëreshët e Italisë, ashtu siç janë edhe sot të pranishëm këtu, për të kujtuar dhe për të nderuar “të përgjithmonshim” e fisit tonë — para shtatores së tij Romë.  “Të përgjithmonshëm” e pat cilësuar Gjergj Kastriotin-Skenderbe, Papa i atëhershëm Pali i VI, duke iu drejtuar shqiptarëve të diasporës, përfaqsuesve të tri feve kryesore të shqiptarëve dhe të gjitha krahinave shqiptare në Vatikan, në 500-vjetorin e Gjergj Kastriotit – Skenderbe, para më shumë se një gjysëm shekulli më parë,

 

Papa Pali i VI u ka thënë me atë rast shqiptarëve që kishin shkuar në Romë, për të nderuar Heroin e tyre, se, “Ne ju shohim me kënaqësi, pse e dimë se shpirti me të cilin ju e kujtoni këtë ditë është ai i gjithmonshmi i fisit tuaj, i cili gjithëherë, mbi çdo interes ka vendosur vlerat e trashëguara të Besës, të Nderit e të Burrënisë”.

 

Fatosi ynë, Skendërbeu personifikon dhe na i ka lenë trashëgimi këto vlera kombëtare, së bashku me miqësinë ndaj Shqipërisë dhe Shqiptarëve në përgjithësi, e sidomos me miqësinë e Kombit shqiptar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në këtë 100-vjetor të vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por edhe me botën perëndimore, në përgjithësi.

 

Në shenjë mirënjohjeje për trashëgiminë e virtyteve të Heroit Kombëtar që e bejnë shqiptarin shqiptar dhe për porosinë e shenjtë të të parëve tanë, për të ruajtur atë trashëgimi, madje edhe në diasporë, këtu në Amerikën e largët, bijtë e bijat, nipat, stërnipat dhe mbesat e atyre shqiptarëve dhe shumë të tjerë nga të gjitha fetë dhe krahinat shqiptare, janë mbledhur sot në Bronks të Nju Jorkut.  Këtu, ku pothuaj të gjithë ne — për herë të parë — kemi shkelur në tokën e shenjtë të Amerikës, Jemi këtu për të emëruar një rugë me emrin e Heroit të Kombit shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skenderbe.

 

Ndërkohë që edhe sot po kërcënohet drejtimi pro-perëndimor i Shqipërisë dhe i Shqiptarëve, duhet të sjellim në kujtesë dhe të falënderojmë Zotin që Kombi shqiptar ka kolosa të tillë si Skenderbeu me trashëgiminë e tij në historinë e shqiptarëve — me të cilët çdo shqiptar ka të drejtë të krenohet para botës së qytetëruar — kudo që gjëndet fisi i shqiptarit, në trojet shqiptare shekullore e deri në Amerikën e largët. Edhe prej këtu në Amerikë, Gjergj Kastrioti- Skenderbeu edhe sot u tregon Shqiptarëve rrugën që ata duhet të ndjekin.

 

Shpresoj që Shqiptarët kudo qofshin do të ndjekin rrugën e tij Gjergj Kastriotit duke vendosur mbi çdo interes personal ose partiak vlerat e trashëguara të Gjergj Kastriotit-Skenderbe: të Besës, të Nderit e të Burrërisë. Ky emër këtu në këtë rrugë do na kujtojë përgjithmonë flijimet dhe sakrificat e mëdha që Shqiptarët e kohës së Gjergj Kastriotit benë për të siguruar lirinë dhe pavarësinë e vet, por duke mbrojtur, njëkohësisht, edhe identitetin kombëtar dhe qytetërimin perëndimor evropian.

 

Frank Shkreli

 

 

blank

blank

 

Mark Gjonaj promovuesi dhe organizatori i emrimit të rrugës, “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

 

blank

 

Senatori i Nju Jorkut, Chuck Schumer duke folur – njëri prej shumë politikanëve vendas, shtetërorë dhe federal që mori pjesë në ceremoninë e ditës së djelë.

blank

Shoqata “Illyria” e shqiptaro-amerikanëve, pjesëtarë të Policisë së Nju Jorkut

blank

blank
“Gjergj Kastrioti Skenderbeu Way

blank
Me Ansamblin Folklorik Autokton Rugova, një prej grupeve kulturore që morën pjesë në emrimin e rrugës, “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

blank

Grupi Arbëresh i ardhur enkas nga Italia për të marrë pjesë në ceremoninë e emrimit të rrugës, “Gjergj Kastrioti Skenderbeu Way”

blank

TOLERANCA SI VIRTYT DHE SI VLERË – Nga HAMIT TAKA

 

Eshtë interesant fakti se termi “tolerancë” nuk ekzistonte në leksikun tonë deri në vitin 1990. Ndonëse ne kishim një përvojë nga më të vyerat, atë të tolerancës fetare, si term nuk gjëndet as në fjalorin e vitit 1954, botuar nga Instituti i Shkencave dhe as në fjalorin e botuar në vitin 1980, të hartuar me bujë si një arritje shkencore në fushën e gjuhësisë nga Akademia e Shkencave dhe Instituti i Gjuhësisë.

Natyrisht, ishte për t’u përgëzuar përpjekja e gjuhësisë shqiptare gjatë monizmit, që synonte të zëvendësonte fjalët e huaja me fjalët burimore të shqipes ose, me instrumentin e fjalëformimit, të formonte fjalë të reja, por kjo u kthye në një mani, e cila e bëri ndërmarrje të pamundur. Si në çdo fushë të jetës, pastrimi i gjuhës shqipe mori tipare të theksuara ideologjike, duke u parë me antipati dhe të rrezikshme edhe fjalët me origjinë të huaj, të cilat ishin rrënjosur thellë në të folurën e zakonshme. Bile, pavarësisht emërtimit, në se toleranca do të ekzistonte si fakt social, ajo do të merrej si liberalizëm, sentimentalizëm i sëmurë dhe i dëmshëm, i papajtueshëm me moralin e shoqërisë klasore.

Termi “tolerancë”, ndonëse fjalë me origjinë latine, hyri në të folurën e zakonshme dhe të përditshme tek ne pas rënies së diktaturës me një densitet të pabesueshëm përdorimi nga gjithë shtresat e popullsisë. Kjo ndodh me fjalët e huaja kur ato gjejnë boshllëk në truallin e gjuhës amtare dhe kur gjuha e folur është e uritur për të në jetën e përditshme. Stefan Cvajg-u ka thënë se, kush ngre në majën e kështjellës flamurin e përparimit, nuk mund t’i mbyllë derën tolerancës. Flamurin e përparimit ne e ngritëm lart që në dhjetorin e vitit 1990. Mirëpo portën e tolerancës, për shumë arsye, e kemi lënë gjysmë të hapur. Kjo jo vetëm se shprehet në veprimet e mardhëniet sociale, por shpesh edhe deklarohet me zë të lartë.

Natyrisht, 30 vjet nuk janë shumë, por nuk janë as pak për të rrëzuar tabutë, për të çrrënjosur një filozofi, një ideologji, një politikë dhe një mentalitet të tërë. Në shoqërinë shqiptare kishte dhe ka shumë tregues të fortë, që të pengonin të besoje se kur do të bëhej toleranca, pjesë e idealit tonë shoqëror, moral dhe njerëzor, tipar i qëndrueshëm i sjelljes kombëtare dhe i personalitetit të çdo njeriu. Sepse ne vinim nga një shoqëri deterministe nga pikëpamja sociale, në të cilën toleranca në ide, mendim, sjellje, politikë e moral ka qenë “zero”. Shoqëria e kuadratuar në korniza të ngurta politike, morale, ateiste ishte mekanizmi që kultivoi në shoqëri njeriun automat, të ngurtë, të egër, konfliktual. Pikërisht kjo klimë jo tolerante, kjo mënyrë jetese deterministe, ka ende recidiva në kohën tonë të re, që e bën të vështirë dallimin midis njeriut fanatik dhe atij liberal, midis qytetarit dhe jo qytetarit. E kaluara jonë historike, jeta patriarkale, dominimi maskilist, ndërtimi i shoqërisë mbi principin jo të toleancës, por të luftës midis klasave, mbajtja në konflikt politik 50 vjeçar të një populli të tërë, në gjendje të “luftës së gjysmës, kundër gjysmës tjetër”, megalomania politike false e sotme, ka sjellë deformime strukturore në personalitetin e njeriut, dhe të shoqërisë shqiptare. Kjo mënyrë jetese, modelimi politik i njeriut robot dje dhe sot ushtar partiak, i gatshëm për konflikt, e ka dëmtuar konceptin dhe thelbin e tolerancës qytetare si “gadishmëri për të respektuar idealet e njerëzve të tjerë, njëlloj sikur të ishin të tuat”.

Ne kemi pësuar dëmtime në thelbin e strukturës sonë humane edhe për një shkak tjetër, i cili është i lidhur me përfytyrimin primitiv të idealeve të ndryshme, koncept me të cilin është spekuluar rëndë dhe është realizuar, një eksperiment makabër me njerëzit tanë në epokën e komunizmit. Njeriu fanatik, injorant, i indokrtinuar, i përpunuar dhe i vënë në dispozicion të ideve si kavie eksperimentale, solli frymën e njeriut “parimor”, intrasigjent, “konsekuent”, i cili ishte kundër qëndrimeve “mikroborgjeze”, “oportuniste”, “indiferente”, “liberale”, “sentimentale”, sjelljes borgjeze etj. Asnjë tolerancë nuk ishte e lejueshme politikisht dhe as e pranuar moralisht, në shoqërinë e militarizuar ideologjikisht. Padyshim, koncepti i njeriut të fanatizuar politikisht, i mbërthyer pas idesë së tij, partisë së tij, moralit dhe bindjeve të tij personale, ndeshet i fortë edhe në ditët tona. Shfaqjet e qëndrueshme kokëforte, intolerante, intrasigjente, që gjenerojnë konflikt, mungesa e kompromisit, konsensusit etj, për shkak të kaosit të vlerave, të trashëgimisë, mungesës së traditës demokratike, kanë tendencë të jenë akoma virulente. Edhe më inerte, më refraktare, më rezistente ndaj kulturës së re demokratike(element thelbësor i së cilës, e ngritur në nivelin e shprehisë, është dhe toleranca) vazhdojnë të identifikohen këto fenomene te nostalgjikët, të indoktrinuarit, humbësit e pushtetit dhe që u mbajtën e mbahen me ngulm pas privilegjeve, që buronin prej tij dhe që tashmë kanë humbur kuptimin. Kjo intolerancë herë-herë u manifestua në format më ekstreme dhe më vulgare në politikë. U kundërshtuan me kokëfortësi reforma rrënjësore demokratike, u përdorën metoda të vjetra për marrjen e pushtetit, si ajo e dhunës revolucionare, vjedhja e votive, bojkotimi i parlamentit dhe vazhdon të tregohet një mëri e trashëguar ndaj një pjese të botës(here ndaj Perëndimit e here ndaj Lindjes), që ndonjë herë merr pamjen e një farse parodike. Ende ndihet në shoqërinë e re të molepsur nga morali i së shkuarës , ndjenja klasore(e konvertuar në partiake), që tek ne shqiptarët kishte dhe vazhdon të ketë epërsi ndaj ideve demokratike.

Padyshim, në jetë njeriu ka shumë ideale shoqërore, për të cilat lufton ti realizojë. Por qytetari i kohës sonë moderne, duhet të jetë tolerant, duke respektuar bindjen, sjelljen morale të të tjerëve, njëlloj si idealet dhe bindjet e tij, pavarësisht se ai mund të mos jetë dakord me to. Çdo njeri në shoqërinë tonë pluraliste është i lirë, të ketë bindjet e veta politike dhe morale-ky është thelbi i lirisë dhe e drejtë e tij. Por, njëkohësisht, nuk ka të drejtë të pengojë të tjerët që të kenë bindjet dhe idealet e tyre. Intoleranti dhe fanatiku nuk pranojnë argumentin në debat. Këtë tipar negativ e kultivojnë dhe e forcojnë politikat konservatore të qëndrimeve mes pozitës dhe opozitës, të cilat ende nuk e kanë të qartë secila për vete, se cili është kufiri i luftës politike, por edhe i tolerancës dhe kompromisit. Partitë, sidomos ato në pushtet, çmojnë më shumë militantët e fortë fanatikë e intolerantë, qofshin të vjetër apo të rinj dhe më pak qytetarët me bindje të ndryshme, por tolerantë e qytetarë.  Shoqëria e lirë, tolerante, në të cilën respektohen të gjithë njerëzit, bindjet dhe qëndrimet e tyre morale, është shoqëria që krijon hapësirë për të gjithë në “mbretërinë e synimeve “, në të cilën njerëzit janë të lirë të realizojnë idealet dhe synimet e tyre, por pa penguar të tjerët të realizojnë lirisht të vetat. Një shoqëri moderne me ideale, synime, qëllime të ndryshme dhe të kundërta, e cila nuk kultivon qëndrimin tolerant midis njerëzve në marrëdhëniet reciproke, do të ishte një “xhungël e vërtetë”. Intoleranca, agresiviteti, konflikti, janë armët e njeriut fanatik. Për hir të së vërtetës, në të gjitha partitë, ka një “bërthamë fanatikësh”, që shfaqen publikisht si skifterët e tyre. Procesi i zbutjes së klimës politike, i marrëdhënieve qytetare, është hapi i parë i zbutjes së fanatizmit politik, si proces i qytetërimit. Në shoqërinë shqiptare, procesi i ndërtimit të tolerancës si mënyrë e qëndrueshme e tipike e marrëdhënieve, ka nevojë së pari për një proces të sqarimit moral të njerëzve, për të kuptuar në thelb, pse duhet të respektojnë njëri-tjetrin. Këtij synimi të madh të shoqërisë civile, duhet t’i shërbejnë politika, filozofët, sociologët, mjetet e komunikimit masiv, arti, letërsia etj. Të gjitha këto, do të ndikojnë në formimin e të menduarit moral në shoqërinë tonë, duke e formatuar atë si sjellje shoqërore demokratike, që ka në bazë të saj tolerancën, kompromisin dhe konsensusin. Kurdoherë në gjirin e shoqërisë do të ketë fanatikë. “Njerëzit janë ata që janë, dhe bota është ajo që është”, ka thënë filozofi dhe politologu i shquar kohës sonë, Janos Kis. E vetmja mënyrë e kultivimit qytetar të tyre, i vetmi mjet për t’i shkëputur fanatikët, të çdo natyre qofshin, nga fanatizmi i tyre është toleranca.

Toleranca është baza e një shoqërie demokratike dhe pluraliste, është një qëndrim, i cili duhet të mbahet rregullisht, i shoqëruar me mirëkuptim dhe kompromis, si dhe pranimin e ideve të ndryshme, respektimin e qëllimeve dhe qasjeve të të tjerëve. Ajo është një virtyt i shoqërisë së moderuar njerëzore për të ditur thjesht të bartim apo të durojmë vëllezërit tanë, kundërshtarët tanë politikë si vëllezër e opozitarë dhe jo si armiq. Dhe investimi 30-vjeçar i forcave më progresive dhe më demokratike duket se nuk po i jep gradualisht frytet e tij. Viti 2022, bashkë me atmosferën e rënduar të dy fatkeqësive natyrore, tërmetit e pandemisë, tani së fundi, bashkë me luftën e pa imagjinuar të Rusisë kundër Ukrainës si dhe zgjedhjen e presidentit të ri, pse jo edhe erën e ngrohtë pranverore, ka gjasa dhe mundësi të sjellë sadopak edhe frymën e tolerancës midis politikanëve. Dhe në këtë rast të parët duhet të ishin politikanët e PD-së, të ndarë në dy pjesë si dy pole të kundërta, për shkak të intolerancës).  Duket sikur po fillon diçka me bashkpunimin dhe bashkvlerësimin për zgjedhjen e Presidentit midis pozitës dhe një pjese të opozitës, por që mohon pjesën tjetër. Po shfaqet një gjuhë më e zbutur e retorikës politike nga ana e pozitës e përfaqësuar nga zoti Taulant Balla, që jep shpresë se mund të maturohen bashkëbisedimi, marrëveshja dhe konsensusi jo si  të pamundura në politikën shqiptare dhe në shoqërinë tonë të re.

Duhet të identifikohen tregues optimistë se vendi ynë, demokracia jonë po e kapërcen tranzicionin e komunikimit e bashkëpunimit të faktorëve politikë. Edhe në emisionet opinioniste, ku janë përballë publikut të gjerë e të qetë duhet të kthehet në normë prezantimi ndryshe i liderëve të partive, më të matur, më të përmbajtur në leksikun ndaj kundërshtarëve, me një gjuhë politike më të krehur, më intelektuale dhe tone më të buta ndaj kundërshtarit politik. Ata duhet të mbeten larg egos dhe mospërfilljes, gati përbuzëse, që kanë manifestuar në intervistat dhe ligjërimet e tyre para gazetarëve apo publikut. Po aq të jenë të sinqertë në ato që deklarojnë para opinionit shqiptar. Kjo do të shërbejë edhe si një pasqyrë për opinionistë ekstremistë e të çartur si ushtarë partie.

TOLERANCA SI KATEGORI IDEOLOGJIKE

Toleranca është një term social, etik dhe fetar, që gjen zbatim në një bashkësi ose individ dhe përcakton respektimin e lirisë së tjetrit, të mënyrës së tij të të menduarit e të sjelljes, si dhe të opinioneve të tij të çfarëdo natyre qofshin (politike, fetare etj). Nocioni i tolerancës është shfaqur në historinë e kulturës evropiane në fillimshekullin XVI, në lidhje të ngushtë me mendimin humanist, të mishëruar në personin e Erasmus-it të Rotterdam-it, i cili u përpoq të luftonte fanatizmin fetar. Ndër personalitetet e tjera që u shquan për qëndrim tolerant konsekuent në ballafaqimin me opinione ose mendime të tjera ndaj botës, përmenden: Xhon Lok (1632-1704), Volter (1694-1778) dhe Gotthold Lesing (1729-1781). Në Letrën mbi tolerancën Xhon Lok rekomandon tolerancën si reagim ndaj sjelljes së çartur. “Duhet duruar ajo që është kundër zakoneve të përbashkëta” vinte në dukje ai. Volterit i atribuohet një frazë, që cilësohet si deviza e tolerancës: “Nuk më pëlqejnë idetë tuaja, por do të luftoj deri në vdekje që ju të mundni t’i shprehni ato”. Kushtetutat e shteteve demokratike moderne garantojnë forma të ndryshme të lirisë individuale dhe në grup, si, bie fjala, lirinë e shprehjes dhe atë fetare. Toleranca është përfshirë në “Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut” të 1948-ës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Prandaj njëra nga veçoritë e shoqërisë moderne është pluralizmi, si dhe dialogu i përhershëm ndërmjet bindjeve të ndryshme politike, shpirtërore, morale dhe fetare, për krijimin e një uniteti në diversitet. Natyrisht toleranca ka caqet e veta në normat e së drejtës, të cilat rregullojnë bashkëjetesën e pjesëtarëve të shoqërisë, për mbrojtjen e dinjitetit e të lirisë së njerëzve. Ndërsa intoleranca është e kundërta e tolerancës, që mund të shkojë deri në fanatizëm. Ekziston vetëm një gjë që nuk mund të tolerohet dhe pikërisht intoleranca.

blank

Dëgjova se “piktori” i stërzgjatur, duke kaluar rrugës shpeshherë goditet nga jashtëqitjet e shpendëve – Nga Aurel Dasareti*

 

Për disa popuj bota është blu e hapur, për të tjerë është gri e errët. Shqiptarët jetojnë në një botë supozimesh, misteresh, varfërie, pasigurie.

***

Parlamenti shqiptar është pushtuar nga të ligët e vetëquajtur “rilindës” dhe përveç pisllëqeve tjera që me vite kanë kryer kundër popullit dhe vendit, mbrojnë (nuk e dënojnë) gjenocidin e barbarëve serbë ndaj civilëve boshnjakë në Srebrenicë. Ore të ligë, ju duhet të ishit të parët në planetë të dënoni këtë gjenocid, sepse ata bisha të egra cilët e kanë kryer këtë vepër të pabesueshme kriminale, janë të njëjtët që kanë kryer edhe gjenocidin e fundit ndaj vëllezërve dhe motrave tuaja në Kosovë (1998-1999) duke masakruar në mënyrën më mizore me mijëra fëmijë, pleq, burra, gra. Dhunuar mbi 20.000 femra e pastaj shumë prej tyre të therura me thikë në mënyrën me mizore. Ju përbindësh, nuk doni të kuptoni se “kosovarët” u masakruan vetëm pse janë shqiptarë, të së njëjtës gjenetikë siç jeni ju. Çetnikët momentalisht sillen me ju “bukur” sepse e dinë se jeni kryekungull. Kanë planet e veta kur edhe ju do hyni në thertoret e tyre nëse “Ballkani i hapur” (programuar nga serbët dhe rusët) bëhet realitet. Këtë ua thotë edhe një person që gjatë viteve 1994-95 ka pasur “takime” të përditshme jo aq miqësore me ta. Nëse mendoni se ju duan, kërkoni shërimin e trurit në qendrat psikiatrike. Jo, gabova, kjo nuk është e nevojshme sepse ju as që keni tru, kokat e juaja janë të mbushura me krimba të cofët.

Kur i pash gratë e kuvendit (shumica prej tyre nëna) se si edhe ato, madje edhe më fuqishëm se burrecët e feminizuar, i valëvitshin me krenari kartonët e kuq duke refuzuar dënimin e gjenocidit serb ndaj fëmijëve dhe nënave të Srebrenicës, i thash vetës: Këto nuk janë gra e nëna shqiptare, por psikopatë. A thua vallë u mungojnë ndjenjat e nënave (njerëzore) që të kuptojnë dhembjen e atyre nënave të cilave terroristët serb ua masakruan fëmijët para syve të tyre?! Po sikur të masakroheshin fëmijët e juaj, a do t`i valëvitnit kartonët? Jeni të pamëshirshme, ju përbindësha! Na turpëruat përpara gjithë botës sepse zyrtarisht përfaqësoni vendin dhe gjithë femrat e kombit shqiptar, të trojeve dhe diasporës. Vetëm ndonjë çmendarak mendon se ju jeni “zonja”.

Oh ju çibanë të pa shtrydhur kundërmues që keni zaptuar karriget e kuvendit, ju të mallkuar që përveçse ia lëpini qelbin (…) njëri-tjetrit ia lëpini edhe terroristit Vuçiç (dorës së djathtë të kasapit të Ballkanit) i cili urdhëroi që për 1 çetnik të vrarë të vriten 100 myslimanë (boshnjak)! Ju, në vend që të jeni pas hekurave për korrupsion, krimin e organizuar, trafikime njerëzish dhe droge, tradhti kombëtare, me metoda kriminale keni “fituar zgjedhjet e lira dhe të ndershme” duke pushtuar Kuvendin e Shqipërisë! Të gjithë ju jeni të zënë me pisllëqet e juaja, duke ua ngrënë (…) fashistëve serbo-rus në dëm të higjienës dhe shëndetit tuaj sepse jeni pengu i tyre, kaloni rrugët e njëri-tjetrit, shtyni njëri-tjetrin mënjanë, kaloni mbi njëri-tjetrin, ndonjëherë edhe hipni mbi njëri-tjetrin. Nuk mund të jetë ndryshe, bastard lindësh – nuk bëhesh.

Ajo që ka vërtet rëndësi në jetë kur plotësohen nevojat e tjera bazë, është përkatësia. I përkasësh dikujt. I përkasësh një vendi, një kombi, një gjuhe, një tradite, një Shqipërie të bashkuar pa fëlliqësira.

Tradhtari i stërzgjatur që i nënshtrohet shantazhit (shtrëngimit) të Serbisë sepse e ka mizën nën kësulë (serbët e kërcënojnë se nëse nuk i plotëson kërkesat e tyre në dëm të vendit dhe shqiptarëve në përgjithësi do t`i zbulojë fshehtësitë e tij të ndyra edhe në bashkëpunimin për copëtimin e Kosovës) nuk mund ta çliron veten nga të menduarit se nëse shqiptarët do të kishin jetuar si kafshë, pa menduar për të kaluarën apo të ardhmen, pa histori e përkatësi kombëtare, pa mirëqenie, pa shpresë për ndryshim, kjo botë e tij e ligë do të ishte më e qetë dhe ndoshta edhe më e lumtur.

***

Më parë, në fëmijërinë e hershme (2-4 vjeçar), kam qenë një shpirt që rrinte pezull përreth. Nuk përshtatesha pothuajse askund përveç në rrethin e anëtarëve të ngushtë të familjes. Isha larg në univers, papritmas jam këtu, në këtë botë. Bota i përket atij që e kap atë! Bota shqiptare është e hapur si një libër, por mua nuk më pëlqen titulli. Oh, bota shqiptare! Ti je vërtet një trill i trishtuar, diçka e çuditshme, e panatyrshme, e papëlqyer për qytetarët e thjeshtë dhe pafundësisht të varfëruar nën sundimin e hajdutëve të regjimit kriminal, të tradhtarëve të pamoralshëm që zvarriten përpara këmbëve të armiqve të ndryshëm që kanë kryer shumë masakra ndaj kombit të tyre! Kjo është një botë e pamëshirshme ndaj popullit dhe atdheut të vet…

“Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar. Jo për shkak të të ligjve, por për shkak të atyre që nuk bëjnë asgjë me ta”-  Albert Einstein.

Gjyshi im, oficer i lartë, emigroi që në moshën rinore, me njohuri të mjaftueshme se kush janë në të vërtetë shqiptarët vetëmohues, megjithatë, ai ka mbrojtur gjithmonë bashkatdhetarët e tij, veçanërisht në bisedat me kolegët: “Mos e humbni besimin tek shqiptarët. Populli shqiptar është si një det. Edhe pse disa pika uji janë të pista, deti mbetet i pastër”.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

FLORIDA NDERON VIKTIMAT E KOMUNIZMIT NDËRKOMBËTAR – CAKTON 7 NËNTORIN SI DITA E KUJTIMIT TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT -Nga Frank Shkreli

-Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë refuzon të hartojë një rezolutë për denimin e gjenocidit serb në Srebrenicë

Governatori republikan i shtetit Florida, Ron DeSantis nënshkroi të hënën që kaloi (9 Maj, 2022), legjislacionin për të nderuar dhe kujtuar 100-milionë viktimat e komunizmit ndërkombëtar që kanë vdekur dhe vuajtur nën regjimet diktatoriale komuniste të shekullit të kaluar. Unë kam shkruar disa herë për këtë lëvizje për të kujtuar viktimat e komunizmit ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, gjatë viteve të kaluara, si një fenomen interesant, tipik amerikan, për të nderuar dhe kujtuar viktimat e regjimeve totalitare, anë e mbanë botës. Amerika nuk ka vuajtur kurrë nga komunizmi dhe si rrjedhim nuk kishte as viktima të komunizmit, por natyrisht, se Amerika ka pranuar me miliona refugjatë anti-komunistë nga mbarë bota – përfshir shqiptarë, viktima të komunizmit të Enver Hoxhës. Por, ndaj këtyre shtetasve të vet, ky vend ndjenë se ka një obligim moral për të kujtuar dhe nderuar miliona viktima të pafajshme të komunizmit në vendet nga e kanë origjinën miliona amerikanë, përfshir edhe shumë shqiptarë.

 

Kështuqë, Florida është shteti që këtë javë miratoi ligjin për caktimin e 7 Nëntorit, si ditën e Kujtimit të Viktimave të Komunizmit duke iu bashkuar kështu shteteve Alabama, Teksas, Utah dhe Virxhinia të cilat kanë miratuar tashmë këtë datë përkujtimore. Ndërkohë që 8 shtete të tjera: Arizona, Arkansas, Idaho, Illinois, Missouri, New Jersey, Pennsylvania dhe South Carolina janë në përgatitje e sipër për të bërë të njëjtën gjë, sipas Fondacionit për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit (Victims of Communism memorial Foundation) në Washington DC.

 

“Nderimi dhe kujtimi i viktimave të regjimeve komuniste dhe t’i mësojmë studentët tanë rreth atyre mizorive, është mënyra më e mirë për të siguruar se ajo histori nuk do të përsëritet më”, është shprehur Governatori DeSantis me rastin e nënshkrimit të ligjit për të shpallur 7 nëntorin si ditën e Kujtimit të Viktimave të Komunizmit, në shtetin e tij. Governatori i Florida-s shtoi se nepërmjet ligjit HB-395 të miratuar të hënën që kaloi, “…ne po garantojmë se historia e atyre personave që janë arratisur nga regjimet komuniste si dhe përvoja e tyre e tmershme, të ruhet dhe të mos harrohet kurrë nga studentët tanë.  Ndërsa është në modë që në disa qarqe të mos i kushtohet rëndësi historisë së komunizmit, Florida do të mbrojë të vërtetën dhe do të mbetet mbrojtëse e lirisë”, tha Governatori i shtetit Florida, ndërsa nënshkroi legjislacionin që përcakton 7 Nentorin si Ditën e Kujtimit të Viktimave të Komunizmit. Në legjislacionin e miratuar në Florida autorizohen fonde për të mësuar nxënsit dhe studentët e brezit të tanishëm dhe brezave të ardhëshëm – duke filluar nga viti shkollor 2023-2024 — për barbarizmat dhe krimet e komunizmit, ashtuqë liria të mos shuhet kurrë në shtetin Florida, u shpreh Zevendës-governatorja e atij shteti, Jeannette Nunez.

blank

Me 9 Maj, 2022, Governatori i shtetit Florida, Ron De Santis nënshkroi legjislacionin për të përcaktuar 7 Nentorin  si Ditën e Kujtimit të Viktimave të Komunizmit – në nder dhe kujtim të gjithë atyre që vdiqen dhe vuajtjen tmerin nën regjimet diktatoriale komuniste.

 

Governatori i shtetit Florida, DeSantis e mbylli ceremoninë e nënshkrimit të legjislacionit në fjalë, duke theneë se, “Sot vendosa që 7 Nentori të jetë Dita e Kujtimit të Viktimave të Komunizmit, në nder të atyre që kanë vuajtur nën komunizëm dhe për tu kujtuar njerëzëve shkatërrimet që ka shkaktuar komunizmi anë e mbanë botës, përfshir të pakën 100-milion të vdekur e të vrarë nga komunizmi ndërkombëtar. Në Florida, ne do themi të vërtetën sa i përket komunizmit”, përfundoi Governatori Ron Desantis i shtetit Florida.

 

Po Shqipëria, një vend që ka vuajtur më shumë se çdo vend tjetër nga barbarizmat e komunizmit sllavo-aziatik, kur do ta thotë të VËRTETËN për krimet e regjimit barbar komunist të Enver Hoxhës. Po presim për 30-vjetë tanimë. Deri kur më? Kjo dhe të tjera pyetje që unë i kam bërë dhe do vazhdoj t’ia bejë pozitës dhe opozitës shqiptare, për derisa Shqipëria nuk u bashkohet vendeve të tjera ish-komuniste ( por edhe shteteve të nuk kanë qenë kurrë komuniste, si Amerika dhe Kanadaja), të cilat kanë denoncuar komunizmin dhe vazhdojnë të dënojnë krimet  e këtij regjimit totalitar barbar, në vendet e tyre.

 

Prandaj, me këtë rast që Florida shpallë Ditën e Viktimave të Komunizmit, ashtu siç kanë bërë dhe kanë në plan të bejnë edhe shtete të tjera në Shtetet e Bashkuara — si shqiptaro-amerikan ashtu si edhe dhjetëra mijëra të tjerë në këtë vend – 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit – detyrohemi gjithnjë të pyesim, në këtë 100-vjetor të normalizimit të marrëdhënieve amerikano-shqiptare, ndërkohë që po na hidhet pluhur syve, nga të dy palët, se ky është një përvjetor festimi të “vlerave të përbashkëta”, dhe “krah për krah” – Shqipëria me Amerikën. Na thonë se janë pro-amerikanë. Përpiqen të na bindin se ndajnë me ne vlerat amerikane.  Unë si shtetas amerikan nuk kam asgjë të përbashkët me njerëz që mohojnë ose janë indiferent ndaj krimeve kundër njerëzimit dhe me njerëz që nuk dënojnë krimet e komunizmit ose të cilës do ideologji ose regjimi diktatatorial qoftë.

 

Përball turpërimit kombëtar të ditës së enjëte në Kuvendin e Shqipërisë dhe vendimit të shtetit Florida këtë javë, për të kujtuar viktimat e komunizmit ndërkombëtar, duke caktuar një datë në nderim të tyre — pyetjet e mia për Tiranën zyrtare kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë:

 

Pse nuk është distancuar Shqipëria, zyrtarisht, nga e kaluara e saj terroriste komuniste e Enver Hoxhës?

Pse nuk është përballur Shqipëria, seriozisht, me të kaluarën e mjeruar të saj komuniste enveriste?

Pse Tirana zyrtare, deri më sot, nuk ka dënuar zyrtarisht, krimet e regjimit barbar komunist të Enver Hoxhës.

Dhe pse Kuvendi i Republikës së Shqipërisë nuk ka caktuar ende një datë përkujtimore, kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, ashtu siç kanë bërë vendet ish-komuniste të Evropës, me përjashtim të Rusisë dhe Serbisë. PSE?!

 

Po për krimet e Serbisë në Kosovë, po për dhjetra mijëra viktima anti-komuniste shqiptare që u torturuan dhe vdiqën në duar të OZNA-s së ish-regjimit komunist jugosllav në bashkpunim me regjimin komunist të Enver Hoxhës, anë e mbanë trojeve shqiptare nën ish-Jugosllavi? Po për masakrën e Tivarit, jo pak por deri në 4000 shqiptarë të vrarë nga dy regjimet komuniste si motra të kohës? Po masakra(t) Çame?

 

Për të gjitha këto dhe të tjera krime e masakra, kush do flasi, nëqoftse jo Shqipëria?  Mirë se opozita shqiptare tentoi të paraqiste të ëjntën një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë për të dënuar gjenocidin serb në Srebrenicë dhe mirë bëri, po kur do flasë opozita shqiptare për krimet edhe gjenocidet e shekullit të kaluar anë e mbanë trojeve shqiptare, përfshir krimet e Enver Hoxhës? Viktimat shqiptare dhe krimet kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve, shekullin e kaluar, meritojnë vemëndjen e Kuvendit të Shqipërisë — pasi kemi të bëjmë me mijëra viktima shqiptare — aq sa edhe për çdo krim e gjenocid kundër cilitdo popull në Ballkan, përfshir viktimat e shkreta boshnjake në Srebrenicë.

 

Sidoqoftë, nëse vota e shumicës socialiste në Kuvendin e Shqipërisë të ënjtën — që hodhi posht rezolutën e cila do të dënonte krimet dhe gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnjës, përbën ndonjë tregues se si do veprojë Shqipëria, tani dhe në të ardhmen, në lidhje me historinë e viktimave të komunizmit në Shqipëri dhe me krimet e regjimeve terroriste në përgjithësi, atëherë mos prisni gjë të hajrit prej këtyre “përfaqësuesve” të popullit.  Këta nuk kanë ndërmend të dënojnë as krimet e Enver Hoxhës në Shqipëri, as krimet e Serbisë në Kosovë, as masakrën e Tivarit as masakrat kundër shqiptarëve të Çamërisë, e shumë të tjera masakra të mëdha e të vogëla, të shekullit të kaluar.

 

Sidoqë ta shikosh, akti i Kuvendit të Shqipërisë ditën e ënjtë – për të mos dënuar gjenocidin në Srebrenicë — ishte një akt poshtërues kombëtar para botës së qytetëruar, përfshir Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe sot 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, një numër shtetesh amerikane kanë vendosur që në solidaritet me viktimat e gjenocidit komunist ndërkombëtar, të kujtojnë dhe të dënojnë, zyrtarisht, krimet e komunizmit – ashtu siç bëri Florida këtë javë. KURRË NUK ËSHTË VONË PËR TË DËNUAR TË KEQËN!

 

blank

Foto ga VOA-Shqip – Deputetët e shumicës socialiste në Kuvendin e Shqipërisë — me kartona të kuq në dorë — duke hedhur posht rezolutën që do dënonte gjenocidin serb në Srebrenicë. A e dinë këta se çfarë mesazhi po përcjellin me votën e tyre me kartona të kuq — shqiptarëve dhe botës? Por, mbi të gjitha, rreth tavolinës në mbrëmje si ua shpjegojnë fëmijve dhe familjeve të tyre këtë akt turpërues.  Turp të kenë.  Edhe zgërdhihen, sikur po votojnë për të shkuar në ndonjë piknik. Diçka nuk është në rregull me këtë vend!

 

Frank Shkreli

blank

1). WILLIAMSON: “JO TRANSPLANT ORGANESH, POR KA DIÇKA TJETËR”!? – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Hashim Thaçi nuk guxoi ta padis Dick Martin për shpifje!?
 
Lufta dhe paslufta në Kosovë, kanë relativizuar shumë ndjenjën e drejtësisë dhe të solidaritetit ndër-shqiptarë. Një padrejtësi që i bëhet një personi, në fshat, lagje apo qytet, duhet të jetë shqetësim, për tërë fshatin, lagjën apo qytetin. Mjerisht, nuk ndodhi kështu. Vrasjet e kundërshtarëve politik, të filluara gjatë luftës, vazhduan edhe pas çlirimit të Kosovës, duke vënë në shënjestër edhe dëshmitarët e mundshëm.
     Viktimat shqiptarë nuk u morën në mbrojtje, nuk u hetuan dhe as nuk u zbuluan kriminelët shqiptarë!? Tashmë, prokurorë e gjyqtarë, ishin shqiptarë. Edhe qeveritë, njëra pas tjetrës, ishin shqiptare dhe i heshtën viktimat, e heshtën krimin! Asnjë përkujdesje nuk u tregua as për familjet e viktimave dhe as për fëmijtë e tyre, të mbetur jetimër.
           Deklaratat e Bukoshit dhe Gërvallës
     Prej kuadrove të lartë të LDK-së, ishte i pari kryeministri Dr. Bujar Bukoshi, i cili denoncoi krimet seriale duke, alarmuar botën, se “komandantët” e LPK-së, me bandat e tyre të ideologjisë staliniste, po vrasin kundërshtarët politikë, për ta marrë pushtetin me dhunë. Në intervistat e dhëna gazetës prestigjioze amerikane, “New Jork Times” dhe revistës gjermane “Der Spiegel”, kryeministri Bukoshi dëshmonte se, “deri tani, bandat e kuqe kanë vrarë mbi 1.000 kuadro e veprimtarë, kryesisht, të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Të gjithë i dinë krimet e komandantëve, por askush nuk guxon t`i denoncojë ato”! Për këtë terror, akuzon drejtorin politik të UÇK-së Hashim Thaçin me shokë.
     Nënkryetarja e Degës të LDK-së, në Gjermani, Donikë Gërvalla, njëherësh veprimtarja e shquar, për çështjen e Kosovës, krahas përballjes, në debatet televizive të Gjermanisë dhe të qendave tjera evropiane, me gjeneralët dhe kryeqeveritarët serbë, ajo denoncoi, madje, botërisht, disa “komandantë” kriminelë, me emër e mbiemër, të cilët, përmes bandave të tyre, i ekzekutonin, pa gjyq e në pusira, ushtarakët luftë-bërës, kuadrot dhe veprimtarët e LDK-së, si dhe kuadrot e hershëm të LPK-së. Krimi kulmoi, kur disa “komandantë” pa ushtarë, në koordinim me kryezyrtarët social-komunistë të Shqipërisë, ekzekutuan, në mes të Tiranës, edhe Ministrin e Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqin!
     Në një emision televiziv gjerman, një gazetar i zëshëm, i cili kishte raportuar gjatë luftës nga Kosova, e pyet zonjën Gërvalla:
– “A është komandanti x-y hero në Kosovë”?
– Gërvalla përgjigjet: “Nëse ju i konsideroni kriminelët ordinierë heronj, atëherë edhe mund të jetë”!
     Edhe gazetari atë opinion kishte për komandantin, i cili nuk kishte shënuar asnjë betejë të fituar; nuk kishte shmangur asnjë masakër në zonën e tij të luftës. Përkundër, sipas gazetarit, të mirë-informuar, përflitej për burgje rurale, maltretime e vrasje të kundërshtarëve politikë. Por, propaganda e sponsorizuar, përlavdëronte, fiktivisht, rrejshëm dhe pa doganë fare, se “gjenerali” profanë, ka bërë namin, në luftën kundër armikut serb!? Megjithatë, betejat mungonin!
          Vrasja e shumë dëshmitarëve
     Krjimi i Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, nuk është, thjeshtë, Rezoluta e Dick Martit. Të vërtetën për krijimin e kësaj Gjykate, e ka shpjeguar qartë Hashim Thaçi, duke qenë në cilësinë e presidentit: “Sistemi i Drejtësisë ka dështuar, tërësisht, në Kosovë. Vrasjet e rënda nuk kanë arritur as të hetohen dhe as të ndëshkohen. Vrasja e shumë dëshmitarëve, sidomos, në Dukagjin, (pra, këto ia faturon Ramush komandantit), e bëri të domosdoshme themelimin e Gjykatës Speciale jashtë Kosovës”.
     Manipulantët: Tomë Gashi dhe Milaim Zeka, po garojnë në sensacione e dezinformime të opinionit. Hapësirën e bollshme mediatike ua ka siguruar Berat Buzhala me SHIK-asit tjerë. Harroi varjen në pus (bunar) dhe burgun-torturë, të Likocit, të babës Bashar, (ndjesë pastë dhe u prehtë në parajsë)! Po të jetonte ai, do ta mallkonte djalin bastard, për memorjen e dobët dhe faljen e padinjitetshme, për torturat dhe poshtërimin e babait.
     Përrallisjet e Tomë avokatit, janë banale: “Raporti i prokurorit amerikan Clint Williamson, është zhdukur, sepse nuk janë provuar krimet”! Rrenë e kulluar! “Mungojnë gjetjet për transplacion organesh, – POR, KA DIÇKA TJETËR” -, shkruan prokurori Williamson. “Pra, janë vrasjet politike, gjatë dhe pasluftës të shqiptarëve të pafajshëm, vetëm se i përkisnin partisë të Presidentit Rugova”! Dhe, dosjen e atyre gjetjeve, krimeve faktike, e ka vazhduar bashkë-shtetasi i tij, Xhack Smith. Pra, lë t`i lejë dallaveret megallomani Tomë, sepse asgjë nuk ka fshehur dhe as nuk ka humbur prokurori Williamson, rrjedhimisht, as dosjet me krimet makabre.
     Tomë zeza falsifikon se, gjoja, “shtëpinë e Katuçëve donin ta merrnin, me qera, UÇK-ja, për nevojat të “Rrugës së Arbërit”, e cila do të fillonte më vonë”! Top gënjeshtër e Tomës! Unë i njoh Katuçët, prej pesë dekadash, si njerëz të mirë. Por, komandantët mund të kenë bërë ndonjë pisllëk tjetër? Realisht, shtëpinë e Katuçëve donin ta bënin burg, për ushtarakët e karrierës, pjesë e FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe të veprimtarëve të LDK-së. Pastaj, ndërruan mendje, sepse gjenerali kodosh, Kudusi Lame, ua vuri në dispozicion ish-“Fabrikën e Metalit”, në Cahan të Kukësit. Dhe, kjo për arsyen e vrasjes selektive të kundërshtarëve politikë, kryesisht, të LDK-së.
 
          Qindra vrasje politike të pazbardhura
     Përzgjedhja e burgut, në zonën kufitare, është bërë në stilin e Xhabir Zharkut, kur, nga Hotel “Rogner”, i Tiranës, u telefononte vartësve të tij në Kaçanik: “Të burgosurit, (dihet, shqiptarë), i dërgoni natën, në pyllin më të afërt, i vrisni dhe ia faturoni armikut, duke përhapur lajmin se “i vrau policia serbe”! Dhe, udhëri u zbatua pa kundërshti. Dhe, këtë e thonë dhe e vërtetojnë shokët  dhe miqtë e Xhabirit. Prandaj, shifrat 1.826 apo edhe 1.920, që lakohen gjithandej në Kosovë, flasin jo për 100 apo 200 vrasje politike, por, janë disa qindra.
     Milaim Zeka sikur është ende në shërbim të aviacionit jugosllav dhe përcjellë se ku shkon Salustro e Marty! Çfarë fshehtësie ka nëse ata konsultohen me Beogradin për dosjet? Pse, a nuk e dinte Serbia, që komandantët e UÇK-së kishin, të paktën, 40 (dyzetë) burgje rurale të improvizuara, ku torturoheshin deri në vrasje, kundërshtarët politikë të LPK-së, të dyshuar rrast për lidhje agjenturore, me shtete armike të Kosovës, me qëllim të sabotimit të luftës, për çka fletë dhe akuzon Hashimin me shokë, edhe Jakup Krasniqi dhe disa themelues të tjerë të “UÇK-së të LPK-së”?! Ajo, Serbia, vet i lejonte, që komandantët të zhytën sa më shumë në krime, për ta bindur botën, se shqiptarët nuk dinë të mbajnë shtet dhe as pushtet.
          Heshtja e Hashimit
     Karla del Ponte  dhe Dick Marty kanë botuar libra, me akuza faktike për krimet, gjatë dhe pas luftës, të bëra në stilin e Enver Hoxhës, i cili luftën për çlirim, e konvertoi në luftë civile. Prandaj, Shqipëria ishte shteti i vetëm, i rrjeshtuar përkrah Fuqive të Mëdha antifashiste, por, nuk përfitoi reparacionet, dëmshpërblimin për luftën. Dhe, shumë nga gjetjet e tyre, i dinë shqiptarët në Kosovë. Sepse dëshmi janë varret dhe shtatoret numerike, të viktimave të cilësuara – si vrasje politike -, janë kudo, anekënd Kosovës.
     Hashim Thaçi premtoi të ngrisë padi për shpifje, kundër Dick Martit. Por, këtë nuk e bëri asnjëherë, nga frika se, edhe pse nuk ka pasur transplantim të organeve, -POR, KA DIÇKA TJETËR-, siç thotë prokurori Clint Williamson. Andaj heshti, me shpresën se me ndihmën e miqve francezë, duke e shpërblyer Serbinë me ndarjen e Kosovës dhe me servilizmin e pështirosur ndaj Amerikës, do ta “kalonte lumin”. Por, letra e personaliteteve amerikane, drejtuar Presidentit Trump, në mes të nënshkruesëve, edhe miq të tij, të cilët e sollën në Shtëpinë e Bardhë, ndryshoi gjithçka. Ai denoncoi Bolton-in me argatët e tij, për prapaskenat e ndarjes të Kosovës. SHBA nuk mund ta duronte që Serbia, por, edhe Rusia të vijë në pikën kufitare, në mes të qytetit të Mitrovicës.
     “Të panët” e bijave, këtyne herësh, që bënte Hashim dallaverja në Amerikë, filloi t`u “vinte era”. I gjithë aparati i Ministrisë të Punëve të Jashtme, ishte vënë në shërbim të ndarjes të Kosovës. Hashimi, me Uk Lushin e tij, i cili, krejt i paautorizuar vazhdon të flasë në emër të “Batalionit Atlantiku”, (duke i bërë thirrje popullit të Kosovës, të ngrihet në protesta, për lirimin e Thaçit me shokët të akuzuar për krime), lobonin edhe me pagesë, me paret e buxhetit të Kosovës.
      Në këto ethe, ata përçanë edhe Mërgatën shqiptare në SHBA. Në mes tyre edhe Shoqatën shekullore “Vatra” të Nolit. I turpëruan burrat e zëshëm, që kishin punuar shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. I detyruan senatorë e kongresmenë, t`i lutën Presidentit Clinton – për zhbërjen e Gjykatës Speciale -! Megjithatë, krimi nuk falet.
            Kërcënimi i Dick Martit
     Kërcënimi me jetë, i bërë ndaj Dick Martit, siç thuhet, nga Serbia, për t`ua faturuar krimin shqiptarëve, aktivizoi tellallët e partive-banda të PAN-it, duke ndërmarrë një fushatë të egër, kundër Gjykatës Speciale dhe vet Dick Martit. Arsyetimi se “Rezoluta është votuar nga Rusia dhe Serbia. Tani, pas luftës në Ukrainë, po vjen një rend i ri botëror dhe akuza ka qenë për heqjen e trafikimit të organeve, e cila nuk u vërtetua, qeveria e Kosovës duhet ta akuzojë Dick Martin dhe të kërkojë zhbërjen e Gjykatës Speciale”!?
     Realisht, Rezoluta për krimet e luftës në Kosovë dhe krime kundër njerëzimit, është votuar dhe aprovuar nga 66 shtete të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku bënin pjesë edhe dy shtetet e cituara më lart. As lufta në Ukrrainë, nuk ka asnjë lidhje me Gjykatën Speciale të Kosovës. Qeveria e Kosovës, përveç reagimit ndaj Serbisë, për intrigimet e veprimet në dëm të Kosovës, që projekton, me qëllim diskriditues, nuk ka asnjë punë me Dick Marty-në dhe aq më pak me Gjykatën Speciale, të votuar nga Parlamenti i Kosovës. Thaçi e kishte rastin ta akuzonte atë për shpifje. Por, e humbi shansin, sepse “dardha e kishte bishin prapa”!
     Prokurori amerikan, Clint Williamson, me konstatimin e tij se “mungojnë gjetjet për transplacion organesh, – POR KA DIÇKA TJETËR -, e demanton Marty-në për organet, por, jo edhe për krimet tjera, të pasqyruara në Rezolutën dhe librin e tij, siç janë burgosjet e paligjshme, maltretimet dhe torturat, deri në vrasje, të kundërshtarëve politikë. Pasuesi i Williamson-it, bashkëvendori i tij, Xhack Smith, i konfirmon gjetjet faktike kriminale të paraardhësit, duke emërtuar akuzën në grup, për të burgosurit në Hagë, si -Ndërmarrje e Përbashkët  Kriminale.
     Partitë-banda të PAN-it, është e natyrshme t`i mbrojnë njerëzit e tyre, qofshin ata edhe kriminelë. Sepse shumë nga ata, që janë më të zëshëm në mbrojtje, përfitonin nga shefat e tyre, që kishin kapur të gjitha institucionet dhe vet shtetin e Kosovës.
 
                                                                                                   – V i j o n –
blank

Tek arti masovik i buçimave te shesheve apo tek arti i invidualiteteve? Nga Maestro Aleksandër Peçi

Perralle nga e kaluara……… do thoshte Anagnosti i madhi e i mençuri i kinemase shqiptare…

Por jo vetem…. Eshte peralle edhe nga ditet tona.. Them une..

E se mos Taqo e kish vetem per nga e kaluara…. kujtoni ja ligji ja dhe Maliqi por edhe gjithe filmin.

Eshte na ishte nje here seç na ishte…… Nga vitet 70 – 90 injektimi ne Art i koncepteve dogme: masovik, art per masen, muzike per masen, muzike “demokratike”

Po individualitetet liria e tyre per te exploruar hapesira te paexploruara e hapesira te reja ??!!

Na ishte njehere seç na ishte…. Ne Bashkimin Sovjetik Zhdanovi i derguari i Stalinit ne 48 dhe 51 u jepte lexione masovike – komuniste Shostakovich, Prokofjev et te tjereve te avantgardes ruse te asaj epoke, se dhe borgjezi Glinka ka qene me demokratik se ju. Shostakovich, Prokofjev, Khachaturian Kabaleski. Ish koha kur Pravda çahej me kritika per Shostakovich dhe ai kish tentuar te vriste veten, se sipas Pravdes shkruante muzike te pakuptueshme e kaotike per masat.

Po individualitetet liria e tyre per te exploruar hapesira te paexploruara,e hapesira te reja ??!!

Ish nje kohe kur Camile Saint Sanses kritikonte ish studentin e tij Fauré se po perkrahte rebelet ne muzike si Ravel.

Po individualitetet e se arthmes rebelet e se arthmes liria e tyre per te exploruar hapesira te paexploruara,e hapesira te reja a do te respektoheshin??!!

Na ishte nje here seç na ishte…… nje kohe kur Debussy u thoshte:- prisni se do te lindin femije te rinj ne shekullin e 20-të dhe do t’i çoine idete e mia me perpara. Dhe keshtu ndodhi.

Na eshte seç na eshte nje kohe kjo kohe keto dite …. dhe po na vjen kjo kohe kur perseri po dëgjojme shesheve zhurme shume zhurme o sa zhurme art masiv, art masovik, art per masat

Dhe kjo tallava zhurme, vazhdon shesheve te deejay, klubeve te nates, tallavave, mbremjeve opinostike, foltoreve, portaleve etc..

Kjo qenkerka strategjia e re e Elva Margaritit.

Po individualitetet, liria e tyre per te exploruara, vlera te arta, hapesira te paexploruara e hapesira te reja, a hyjne gjekundi ne strategjite e ministres së kulturës?

Shpikesit e vlerave te reja thote Nietzsche ( Niçe ) rrojne larg fames se komedianteve te tregut.

Keta a hyjne gjekundi ne strategjte e Elva margariti?

Individualitetet, personalitetet jane krijuesit e kultures, jane patentmbajtesit e vlera te reja shpikesit, exploruesit e kultures, vizionaret e se arthmes, pas te cileve duhet te centrifugojne e perulen me respektin si parpara krijuesit, strategjite e ministres së kulturës, strategjite e institucioneve, TV, Medias. Programet menaxhimit te jetes kulturore, dhe …dhe ..dhe..

Semafori i gjelbert i gjuhes shqipe me tinguj qe eshte kaq e mire e kaq me shije si gjuhe PERENDIE

Art per masen art masovik art i shesheve siç po digjojme te buçasin boxat, pa individualitete??

Po pa ndividualite ne muzike s’ka muzike
Pa individualitete ne pikture s’ka pikture
Pa individualitete ne skulpture s’ka skulpture
Pa individualitete ne kinematografi s’ka kinematografi
Pa individualitete ne letersi s’ka letersi.
Po paratë ku po shkojne ?

Tek arti masovik i buçimave te shesheve apo tek arti i invidualiteteve?

Epokat i kane lene e do t’i lene vetem individualitetet.

A diskutohen keto probleme madhore te kultures ne ministri te kultures për individualitetet?
Lavdi Individualiteteve
Lavdi vizionareve te se arthmes.

blank

NJË FOTOGRAFI VLEN MË SHUMË SE 1000-FJALË Vizita e Kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, H. Bujar Spahiut në Vatikan – Nga Frank Shkreli

Thënja “Një fotografi vlen më shumë se 1000-fjalë”, është një frazë në anglisht, por që përdoret edhe në shumë gjuhë të tjera të botës, kur flitet për një ose më shumë fotografi që pasqyrojnë të vërtetën e një ngjarjeje, takimi ose pritjeje të ngrohtë, siç ishte rasti i vizitës në Vatikan i Kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, H. Bujar Spahiu në audiencë me Papa Franceskun, të premtën që kaloi.

blank

Nga takimi midis Papa Françeskut dhe Kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, H. Bujar Spahiu në Vatikan, më 6 Maj, 2022

 

Vizitës së udhësheqsit të lartë të Komunitetit Mysliman Shqiptar në Vatikan dhe audiencës së tij me Papa Françeskun iu kushtua pak rëndësi nga mediat shqiptare, në përgjithësi, por që unë besoj se meriton që publiku i gjërë të informohet për këtë vizitë, e cila pasqyron si gjithmonë, bashkjetesën midis feve në Shqipëri, ndoshta si askund tjetër në botë, por edhe ndjenjat e shqiptarëve, në përgjithësi, për Vatikanin – Selinë e Kishës Katolike.  Takimit të H. Bujar Spahiut me Papa Françeskun iu bë jehonë nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Vatikanit nga Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe nga mjetet mediatike të Vatikanit, përfshir edhe Radio Vatikanin në gjuhën shqipe.

 

Sipas këtyre burimeve, të premtën e kaluar më datë 6 maj 2022, Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar H. Bujar Spahiu, u prit në audiencë private nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. Kryetari i Komunitetit Mysliman KMSH) shoqërohej nga Kreu i Misionit të Ambasadës së RSH-së Majlinda Dodaj, thuhej ndër të tjera, në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë pranë Vatikanit.

 

Me ftesë të Papa Françeskut — thekësohet në njoftimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë –se Kryetari H. Bujar Spahiu — vizitoi shtetin e Vatikanit ku u prit në një audiencë të veçantë nga Papa dhe zyrtarë të tjerë të hierarkisë së Kishës Katolike.  “Në qendër të bisedës ishin edhe marrëdhëniet ndërmjet shtetit e feve dhe kontributi i tyre në ruajtjen e vlerave njerëzore, sidomos në mbrojtjen e familjes si qelizë themelore e shoqërisë”, thuhej në lajmin e dhënë nga Radio Vatikani.   Sipas burimeve, të dy krerët e lartë fetarë ndanë mendime të njëjta për rolin që luan feja në marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe për kontributin që ajo luan në ruajtjen e këtyre vlerave.

 

blank

 

Takimi kokë më kokë midis Papa Françeskut dhe Kryetarit Spahiu zgjati për më shumë se 30 minuta, thuhet në portalin e KMSH. Sipas këtij burimi, si dhe të tjerave që raportuan për atë takim të rëndësishëm dhe të rrallë të javës së kaluar, temë kryesore e bisedës midis dy udhëheqësve fetarë, ishte dhe bashkëjetesa paqësore ndërmjet feve në Shqipëri dhe “Dokumenti i Vëllazërisë Njerëzore”, i nënshkruar, para disa vitesh, midis Imamit të Madh të Al-Az’har, Ahmed Tajib dhe Papa Fançeskut, në Abu Dabi, mbi vëllazërimin njerëzor. Njoftohet se Haxhi Bujar Spahiu i tha Papa Françeskut se këtë vlerë e provomon kudo në Shqipëri, gjithnjë sipas burimeve të lartëpërmendura.

 

Në njoftimin e KMSH thuhet gjithashtu se në takimin me Papa Françeskun, Kryetari i KMSH, H. Bujar Spahiu i kërkoi atij mbështetjen e shtetit të Vatikanit për pavarësinë e Kosovës. Një subjekt ky që ma merr mendja se do të jetë thekësuar edhe në takimin e Kryetarit të KMSH-së që delegacioni — i shoqëruar nga e Ngarkuara me punë Znj. Dodaj, zhvilloi me Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet (Ministër i Jashtëm) Imzot Paul Richard Gallagher dhe me Kryetarin e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, Kardinalin Miguel Angel Ayuoso Guixot.

 

Kryetari i KMSH, H. Bujar Spahiu përfundoi vizitën e tij në Vatikan me një intervistë dhënë Radio Vatikanit në gjuhën shqipe ndërsa vizitoi edhe Bazilikën e Shën Pjetrit.

blank

Dhurata mjaft simbolike e bashkjetesës fetare ndër shqiptarët e H. Bujar Spahiut, Kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar dorëzuar Papa Françeskut, gjatë takimit në Vatikan, të premtën që kaloi: “Minarja e Xhamisë së Et’hem beut dhe kambanorja e Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër u bashkuan sot në dhuratën, që iu dorëzua Papës Françesku nga kreu i Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë, për vizitë në Vatikan.  Simbol i asaj bashkëjetese paqësore ndërmjet feve, për të cilën u fol gjerësisht gjatë audiencës së Atit të Shenjtë Bergoglio me Haxhi Bujar Spahiun, sot paradite në Vatikan”, thuhej në njoftimin e Radio Vatikanit në gjuhën shqipe lidhur me bisedimet e javës së kaluar, midis Papa Françeskut dhe Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiut.

 

Frank Shkreli

 

blank

blank

 

blank

 

 

 

blank

 

Fotografitë janë marrë nga burimet e lartëpërmendura

blank

Një hajdut keqdashës me shpirt të zi! – Nga Aurel Dasareti*

 

Kur armiqtë e jashtëm dhe tradhtarët e godasin popullin me thikë pas shpine dhe luftojnë që ne të mos ekzistojmë, ne duhet të jemi krenarë për veten dhe të mbrojmë çdo pëllëmbë të vendit tonë me të gjitha mjetet. “Në një luan të ngordhur, edhe minjtë guxojnë të urinojnë”, – Jean de La Fontaine

***

Shumë shqiptarë që në mënyra të tjera kanë rregull të plotë në jetën e tyre, mbeten në varfëri të skajshme për shkak të mungesës së vullnetit për të parë se kush është fajtori kryesor për vuajtjet e tyre të panevojshme.

Ndër të tjera, mund të jetë më mirë për ty nëse ke sy ta lexosh këtë që them! Sapo të filloni të përjetoni gjithçka që keni në një mënyrë tjetër, jo të njëanshme, do të filloni të tërhiqni më shumë përfitime. Kujdes, kujdes! Përqendrohuni në atë që është më e mira për ju dhe jo për politikanët dhe qeveritarët e korruptuar – ata nuk janë zotërinjtë tuaj (në një demokraci), ata janë shërbëtorët tuaj dhe duhet të jenë në roje, për ju.

Një parti politike që supozohet të përfaqësojë drejtësinë për shumë njerëz, nuk mund të kryesohet nga tipa kriminelë që përdorin aparatin për të siguruar privilegje për veten e tyre.

***

Diktatori keqdashës i vendit më të varfër në Evropë, përndryshe hajduti kryesor që kontrollon të gjitha pushtetet, pa asnjë kufizim, është fatkeqësia më e madhe e kombit dhe vendit që nga dita kur daja shkoi në amshim. Kryeministri ilegal i një qeverie më të korruptuar dhe kriminale në Evropë, i rrethuar nga disa legen të shpuar, është bërë “kampioni i errësirës” dhe dëshiron të shkatërroj Shqipërinë – për hatër të Serbisë.

Ka një ndryshim të madh midis dëgjimit të një insekti në Kuvend dhe në mbeturina.

***

Mediat e kontrolluara nga sulltani nudist i stërzgjatur po pjellin dhe përhapin propagandë kriminale antikombëtare. Përveç kësaj, aktiviteti është i lartë në mediat sociale dhe ka ndikim veprimesh në fshehtësi.  Prandaj, gazetaria është problemi më i madh i ndotjes në shtetin amë Shqipëri – por edhe në vendet e tjera arbërore.

Çfarë mund të presim nga një “gazetar” gjysmë analfabet dhe shpirtrob që i nënshtrohet secilit çiban sikur të ishte skllav i tij? Kjo ndikon shumë në terrin informativ, mashtrimin, manipulimin e popullit nga regjimi mafioz.

Një nga intelektualët dhe atdhetarët më të mëdhenj që i ka lindur shqiptaria (jeton në diasporë), më shkroi: Serbosllavizmi ka hyrë në çdo pore të tradhtarëve shqiptarë, të cilët për kolltuk dhe ylefe shesin edhe shtëpinë, edhe atdheun”.

***

Shqipëria është gati të hedhë veten në erë.

Në botën shqiptare është kultura klanore ajo që funksionon më së miri. Njerëzit duhet të rrëzojnë regjimin, por deri kur do ta lejojnë veten të tolerojnë ligësitë dhe të nënshtrohen?! Mediat po i mashtrojnë. Alternativa është kaosi. Beteja për Shqipërinë e mjegullt. Të rinjtë u larguan dhe vazhdojnë të ikin në masë të madhe; nga mungesa e shpresës. Opozita mungon. Diktatori shënon pikë për indiferencën e popullit – dobësinë.

Vetëm njerëzit që kanë më shumë përgjegjësi ndaj detyrës që u jepet, sesa besnikëri ndaj atyre që ua dhanë detyrën, duhet të zënë postet tona më të larta!

Ai që gënjen dhe e di se gënjen, dhe e di se të tjerët e dinë se ai gënjen, e megjithatë gënjen, ai ka si udhëheqës vetveten e keqe. E mbaj mend këtë nga gjyshja ime në fëmijëri, por fatkeqësisht shumë e rëndësishme sot me klounin si kryeministër.

Guximi është karakteristika më e rëndësishme e atij që përpiqet të kuptojë gjuhën e botës.

Kam pamje të përditshme gëzimi, por jo lumturie. Bashkatdhetarët e mi e urrejnë më së shumti njëri-tjetrin, jo armikun. Shikoni pemët jashtë. Erërat e forta dridhen në to dhe ato luftojnë kundër njëri-tjetrit. A është era e lumtur, a janë të lumtur pemët?

Tendenca e shqiptarëve duhet të jetë që të përpiqen të kuptojnë njëri-tjetrin sa më mirë. Vetëm politikanët oportunistë mendojnë në kategori fisnore. Janë bisha që përçmojnë popullin e tyre dhe që për shkak të ambicieve politike shfrytëzojnë qëndrimet në ndërgjegjen e popullit tonë për të arritur qëllimet e tyre të pista politike dhe për të shuar etjen për pushtet dhe dominim politik.

Le të mos bëhemi një vend i njerëzve të frikësuar dhe të heshtur.

PS: Kur isha 16 vjeç, disa djem të “ashpër” me prejardhje serbe, moshatarë të mi, përndryshe emigrantë nga ish-Jugosllavia, më urrenin sepse kishin dëgjuar se jam me prejardhje shqiptare. Një ditë më kërcënuan se do të më rrihnin. Unë i paralajmërova ata:

“Unë nuk jam njeriu që dëshironi të takoni në një rrugicë të errët.”

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike


Send this to a friend