Letër e Hapur Ministrit të Brendshëm të RSH Sandër Lleshaj
I nderuar Z.Ministër i Brendshëm,
Jam një gazetare nga diaspora që e kam përshëndetur ardhjen tuaj në krye të këtij institucioni si njeri me integritet, i papërlyer me krimin dhe politikën.
Sot ndihem shumë e zhgënjyer pas lajmit se Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk lejon mbajtjen e protestave të diasporës prej 28 deri më 30 dhjetor!
Por mendoj se ky vendim vjen nga drejtori i Policisë të Tiranës dhe jo nga ju,
se ky vendim vjen nga një shërbëtor i Edi Ramës dhe jo i qytetarëve!
Në këto kushte, ju bëj lutje që ta anulloni dhe të krijoni kushte që diaspora shqiptare, burimi kryesor i mbijetesës së kombit, burimi i remitancave dhe i turizmit në Shqipëri, të ushtrojë një të drejtë që ia garanton Kushtetuta,
të demonstrojë apo të manifestojë për të drejtat e veta dhe të qytetarëve të Shqipërisë.
Ju kujtoj se në diasporë jemi 3 milionë shqiptarë, shumica shtetas të BE-së apo SHBA-ve, që e kemi fituar jetën tonë në Perëndim me sakrifica të pafundme, sepse, kur nuk të mban vendi që të lindi, askush nuk të pret krahëhapur, por ne tashmë me djersë, ndershmëri dhe dinjitet jemi pjesë e Perëndimit.
Këtu, ku jetoj dhe jam shtetase e këtij vendi që m’u bë Atdhe për Familjen dhe fëmijët e mi, në këtë vend që e dua dhe e respektoj, diaspora konsiderohet Zvicra e Pestë, dmth pjesë e pandashme e së tërës!
Diaspora shqiptare në Perëndim është pjesa e papërlyer e kombit dhe kësaj diaspore nuk mund t’ia ndalojë askush të drejtat që i takojnë!
As Edi Rama, as një drejtor policie dhe as një ministër!
Ju kujtoj se policët janë vëllezërit e motrat tona ! Edhe ata janë të pakënaqur nga antiqeverisja e Edi Ramës, sikur edhe e ka shprehur pjesëmarrja e tyre masive për të fituar Green Card!
Ju kujtoj se ne do të jemi për tri ditë në Tiranë me trup e shpirt dhe askush nuk mund të na ndalë!
Diaspora punon dhe mundësia e saj për të qenë e pranishme në Tiranë është pikërisht në ditët e pushimeve në festave të fundvitit, ndërsa administrata juaj është një shumësi parazitësh, klientësh dhe militantësh politikë, që dallohen vetëm si puthadorë të kryeministrit më të papërgjegjshëm në këtë tranzicion torturues që ka parë Shqipëria dhe shqiptarët!
Ju kujtoj se policia nuk na ka ndaluar dot as në ditët më kritike të diktaturës, kur sheshet e Tiranës vrojtoheshin me snajpera!
Na ka vëllavrarë regjimi komunist, na ka poshtruar edhe armiqësuar ky tranzicion përbindesh me politikanë monstra që vjedhin popullin dhe pasuritë e vendit tim!
Por çdo gjë e ka një kufi!
Dhe ky kufi ka ardhur sot!
Diktaturës së varfërisë të Edi Ramës, rrënuesit të Teatrit Kombëtar, rrënuesit të kulturës dhe dinjitetit kombëtar, dëbuesit të rinisë të kombit i ka ardhur fundi!
Ju i nderuar Z.Ministër, ju lutem të kryeni detyrimin kushtetues, të jini i paanshëm, të jini në krah të qytetarit dhe të diasporës, sepse edhe ne jemi bijtë e vendit tonë,
jemi aty sepse na ka thërritur koha të kthehemi dhe të çrrënjosim e zhbijmë një regjim kriminal.
Ne jemi qytetarë të Shqipërisë Mëmë dhe të Perëndimit!
Me mjete demokratike ne do të arrijmë tek qëllimi ynë!
Pas 28 vjet mashtrimesh, poshtrimesh, ka ardhur Momentumi që Shqipëria dhe shqiptarët të hyjnë në Europë,
por jo me shtetarë hajdutë dhe kriminelë por me djemtë e vajzat më të mira!
Kemi ardhur nga të gjitha anët e botës, historitë e jetëve tona janë të gjitha drama përpjekjesh njerëzore për mbijetesë, për t’u realizuar filma nga Steven Spielbergu, që meritojnë të gjitha të fitojnë Oscare, sepse jetën e kemi fituar me djersë dhe ndershmëri duke patur kundër një shtet kriminal si ky i Edi Ramës, që ka krijuar në diasporë qelizat klienteliste për t’ia kundërvënë diaspsorës.
Po a mundet një han hajdutësh, nga partia në pushtet apo klientë që përfitojnë grante pa asnjë meritë të shtypin vullnetin e 3 milionë shqiptarëve!
Kurrë jo!
I them Edi Ramës, i jap ultimatum Edi Ramës dhe langonjve të tij: Larg duart nga diaspora!
Larg duart nga diapsora në Perëndim dhe larg duart nga diaspora që ka ardhur në Tiranë dhe më 28, 29 dhe 30 dhjetor do të hapë siparin e manifestimeve dhe protestave!
Shqipëria është jona, e qytetarëve shqiptarë assesi jo e pushtetarëve kriminelë!
Ne vetëm i kemi dhënë vendit tonë, ndërsa Edi Rama me enturazhin e tij vetëm ia ka rrjepur mishin dhe e ka lënë skelet si Shqipërinë ashtu edhe kombin!
Në këtë kontekst, ju bëj thirrje Z.Ministër i Brendshëm,
me mirëbesim dhe konsideratë që të anulloni urdhërin e një aparatçiku që shkel Kushtetutën
dhe t’iu jepni vizën protestave të djemve dhe bijave të Shqipërisë që u larguan nga ky vend kur ishin të rinj dhe tani kthehen me thinja;
që u larguan nga ky vend duke i lënë prinderit me ankthin e pritjes, ndërsa tani vijnë për të nderuar kujtimin e prindërve, duke dërguar buqeta lulesh nëpër varreza!
Por thinjat, kujtimi i prindërve dhe e ardhmja e fëmijëve tanë na kanë kthyer më të vendosur se kurrë për ta bërë Shqipërinë pjesë të Perëndimit!
Si sistem vlerash demokratike me qeverisje demokratike, që garanton shtet të së drejtës për çdo qytetar, pavarësisht bindjeve politike apo besimit fetar!
Një qeverisje demokratike, që do të thotë 180 gradë ndryshe nga kjo e Edi Ramës që garanton shtetin e kapur vetëm për një grusht keqpërdoruesish të votës të popullit, që nga shërbëtorë të popullit e kanë kthyer gjithë popullin ose në shërbëtor të tyre ose e kanë dëbuar nga Shqipëria!
Kjo kohë tashmë ka perënduar, koha e Edi Ramës ka perënduar, për të mos u kthyer kurrë më!
Ishte një kohë bosh e një njeriu bosh, të veshur si dandy me kostume lluksoze, paguar nga një popull i varfër që dergjet në mjerim pa patur të holla të paguajë as ilaçet!
Mjafton një mendje të mendoj kësisoj si unë, që ndryshimi të vijë, por ne të disaporës jemi 3 milionë mendje që vimë në Tiranë duke kaluar dete e oqeane dhe që jemi vetë oqean!
Me respekt,
Elida Buçpapaj
Mirenjohje !
Ju flm shumë i nderuar Ndue Mjekaj.
Ju përshëndes
Elida Buçpapaj
E nderuera dhe shime e respektjera Ms. Elida Bucpapaj!
Po xbeneralk ne ate stan te koministve eshte gatuer.
Ne Zyren e kryeminkstrit xhahilil, kargjoz,
Mos’erfilles,lugat qe vetem llogari keerkon.
Ai mashtroj diasporen me Semitin per opinion electorate
Ata duhet marrin masa ti mipresin e sigurng manifestimin e diaspores.
Sa veshtersi Has in emigrantji askush nuke e dine ,E
diSA PUNDE TE VESHTIRA.ME GmTHH ATE BENNE DY PUNU PER NENNEN SHQIPERI.
Diaspora ne ditet me te veshtira I tha
sinilil ‘erin memes”
“mbahj neen mos ke frik
Se me djmet ne amerike”
NGA AMARIKA E EUROPA ERDHEN DJEMET E VAJZAT SHQIPTARE PER TI dALE ZOE SHQIPTARVE TE KOSOVESa E tash hijena I hane pjellen e vet????
Vendet e shqipes Jane ne zgrip, NBA vete shqiptar”Cojuni shqiptar NgA Alaska ,America latine NgA zvicrra, gnermani ,Anglia .franca,po pati ne Rusi NgA siberia,bota arabe, kina Hindi,italia,greaua,shkoni ne vendin tum’O DUHET SHKONI FLITURIMTE DERGONI ZERIN TIM -tone ne tROJET shqiptar te zgjohen NGA gjumi
PRAAN RiniSe studentoRe .KOHA KA ARDHE.Ne je mi me ju..
I nderuar Dashamir, ke shumë të drejtë por nuk duhet me u dorëzu!
Ju përshëndes,
Elida
Kjo Bucpapa flet brockulla; harron se ata studente ne 90% jane ku therret qamet I-PRA N U K studiojne.
Zonje jam e NUK jam me ju! Flit “ sipas vendit behet kuvend I”!!!!
E dashur Drita,
Po studentët janë fëmijët tanë. Aty nuk kanë shpresë sepse gjithçka u jepet gratis fëmijëve të qeveritarëve. Pse ti mendon se fëmijët e qeveritarëve meritojnë gjithçka, ndërsa fë,mijët tanë meritojnë të ikin nga vendi i jonë! Gjithëse ju flm! Unë po shkruaj për ne të diasporës, që kemi të drejtën tonë të protestojmë se ai vend është yni jo i edi ramës! Ju përshëndes, elida
Elida flisni ju për fëmijët tanë dhe pikërisht ju përfituese e privilegjuar familje e dy sistemeve .
Ata kane frike nga Diaspor qe une doti quaj mergimtaret sepse ne jemi si orteku i debores dhe jemi shume te ndjeshem per vendin tone aqe te mbrekullushem qe vete zoti e bekoje dhe amante na e ka lene qe ta MBROJME me jete e ta gezime brez pas brezi… Prandaj keta njerez te papergjegjshem me ne krye Ramen Jane bere si ai deri i plagosur , Jane ne mom
ent et e terbimit qeveritare …Jane duke Ja futur njeri tjetrit…Rama me kete kaste politike eshtebere vete Pasha e vete Kadi ne shqiperi… Keta e dijne mire qe i kane ditet e numeruara nga studentet e nese do lejohet te manifestojne Mergimtaret me ne do bashkohen i gjithe populli shqiptar . Kesaj i ruhet Rama se orteku mergimtetar do tja rezoje ate rezidence qe e ka gllaberuar e qe e quan Kryeministri ……
I nderuar Lulzim, diaspora apo mërgimtarët sikur thoni ju janë ortek apo oqean si themi unë njerëzish të ndershëm që e kanë fituar jetën me punë e djersë dhe tashmë janë pjesë e Perëndimit, janë të integruar në Europë !
Ju përshëndes,
Elida
Te lumte goja e dashur Elida Merton te vish te protestosh dhe pse jo te behesh dhe ministre per kulturen sepse sot vendi ka me shume nevoje se kure. Me respekt Myrvetja.
E dashur Myrvete, jemi aty, dhe do te vime. Nuk dua poste. Se kemi ndertuar jeten ketej. Dua nje vend normal, ku te jetojë me dinjitet rinia dhe pensionisti dhe ne kur te shkojme e vime te mrekullohemi! Dua nje vend qe rinia te edukohet me standarte Perendimore dhe te kete shanse te plota per t’u punesuar, ku inisiativa e lirë e individit të garantohet nga shteti i se drejtes. Ju pershendes
Elida
Gazetare cfsre proteste kerkoni te beni, hajdeni ne atdheun tuaj dhe kontruboni per demokracine dhe mireqenien e vendit tuaj
Bravo Elida jam emigrant i viteve te fundit prej Edi Rames uroj te behet aj vend po nuk kemi shpres te behet kurr jam ne gjermani dhe per arsyje ekonomike nuk mund te jem ne protest don zoti e na shporret kjo far e keqe qe ka rimbi si hithra e na ka zan diellin na ndau persegjalli me femijet tan . Respekte per ju.
Për arsye pune nuk mundemi te vime por mbeshtesim kete nisme kaq dashamitese ,kaq atdhetare,eshte e vertet ajo që ju shkruani për integrimin, ne jemi te integruar,pa korrupsion, dhe duam që dhe Vendi mam,te integrohet pa korrupsion e te korruptuar. Rrofte Populli shqiptar! !Rroftë Shqipëria forca diaspora truri dhe zemra e Shqipërisë.
Shkrimi i mësipërm është i imi
Ju flm Safet, ne fakt duhet te ishim te gjithe atje.
Ju pershendes
Elida
Çdo fjale, ne vendin dhe kohen e duhur…perveç respektit qe keni per drejtuesin e Digasterit…me mendje dhe me shpirt ke protesta.
Ke protesta te gjithe S.Dedja!
Ju pershendes
Elida
Ju vetem gazetare nuk mind te jeni,se nuk ndodh qe. nje gazetare.te mose njohe ligjin e zhvillimit te protestave,policija kerkon listen e.personave pergjegjes teqe organizojne protested per.ta siguruar ate e Jo per ta ndoluar,per she,protests e student eve u be pa mare leje fare nga policija,she nuk u pengua fare,prandaj ju z.gazetare gjej menyre tjeter per te mashtruar enigrantet,she popullin shqiptar.
Po jam gazetare dhe ti hidhu përpjetë! Ndërsa ti je analfabet.
Shko në shkollë fillore Astrit dhe mëso gjuhën amëtare, gjuhën shqipe:
Ku shkon ti me analfabetizmin tënd që flet për kushtetutshmëri kur nuk di të shkruash shqip!
Jam pjesë e diasporës, nuk mashtroj veç them atë që mendojnë me miliona shqiptarë!
A more vesh!
Ky është vetëm fillimi.
Ne protestojmë dhe nuk shkaktojmë dhunë me pasojë viktima si edi rama më 21 janarin e vitit 2011
Të lumte pena enderuara Elida Buçpapaj për letren tuejë të prekulluar shkruejtur ministri të mbrendshem Lleshi. I keni tregu realitetin per vuejtjet e 3 miljon emigrantëve shperndarë në terë gllobin e botes per nji egzistencë jetë me tëmirë por menji dhimje mjerimi per mallzimin e atëdhehut vet që balta e vendelindjes eshtë më e embel se mjalta. Gurbeti eshtë vdekje për se ngjalli.Eka provuar edhe Edi Rama por sbumë shpejte me kelishet etij va anger mishin shqilerise vala skeletin si ujqtë të unet ne stinen e dimrit. Keta janë fjalet tueja të arta e nderuara Elida Buçpapaj.
I nderuar Enver ju flm shumë, keni shumë të drejtë për të gjitha sa shkruani. Po të jetosh atje ku nuk i ke rrënjët është e vështirë. Ju uroj Vitin e Ri t’ju sjellë mbarësi e gëzim për gjithë familjen !
Ju përshëndes
Elida
Me ju do jemi