18 Prill 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) dënon dhunën e egër policore në protestën e mbrëmshme të 17 prillit kundër qytetarëve dhe veçanërisht ndaj gazetarëve Felix Bilani dhe Aulon Kalaja, që u detyruan të shkonin në spital për të marrë ndihmë profesionale. Kundër Aulonit u përdor shkopi policor duke u goditur pas kokës, ndërsa kundër fotoreporterit Felix Bilani spraj ariu mbi fytyrë, duke dëmtuar shikimin dhe frymëmarrjen, dhunë që atyre ua bëri të pamundur të mbulonin protestën.
Policia e Shtetit shkeli Kushtetutën e vendit, sepse, si institucion i pavarur, duhet të garantojë mbarëvajtjen e protestave e t’i mbrojë gazetarët dhe jo t’i sulmojë hapur përpara kamerave të ndezura. Dy gazetarët e njohur, Felix Bilani dhe Aulon Kalaja, sulmohen qëllimshëm nga Policia e Shtetit, që i dhunon fizikisht, duke tejkaluar kompetencat. Nga ruajtëse e rendit publik, ajo u shndërrua në polici e dhunës dhe e kryeministrit Edi Rama, që i ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Ishte kjo Polici e Shtetit që e ndihmonte Edi Ramën të manipulonte zgjedhjet, është kjo Polici e Shtetit që iu kundërvihet opozitës dhe gazetarëve me dhunë fizike, gaz lotësellës dhe shkopinj gome.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) shpreh indinjatën e thellë ndaj dhunës ushtruar nga Policia e Shtetit e cila në mënyrë sproporcionale dhe të qëllimshme iu sul protestuesve dhe gazetarëve, duke u bërë palë me Kryeministrin. Protestat e opozitës kërkojnë largimin e qeverisë më të korruptuar të Europës që drejtohet nga Edi Rama dhe zëvendësimin me një qeveri teknike që do të krijonte kushte për zgjedhje të lira e të ndershme.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) iu bën thirrje organizatave ndërkombëtare të gazetarëve si IFJ, RSF, EFJ etj që të ndikojnë për ndaljen e dhunës nga Policia e Shtetit në Shqipëri kundër opozitës dhe gazetarëve të Shqipërisë, që duket si një republikë Banane dhe jo vend anëtar i NATO-s.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) iu bën thirrje NATOs dhe BE-së që të marrin masat dhe të ndalin regjime hibride si ky i Edi Ramës, në kundërshtim të hapur me standardet e vlerave që ka Perëndimi.
Është në interesin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në gjithë Europën, që në Ballkan të kemi shtete me demokraci të konsoliduar të shtetit të së drejtës dhe jo autokratë e diktatorë që për pushtetin e tyre nuk i llogarisin qytetarët dhe i shohin si plaçkë tregu. Jo më kot Shqipëria nën regjimin e Edi Ramës është shpopulluar nga më tepër se një milionë qytetarë, sepse kjo qeverisje nuk u garanton qytetarëve një jetë të denjë me meritokraci dhe shtet të së drejtës.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) iu bën thirrje liderëve të SHBA dhe BE-së që të mos mbyllin sytë ndaj një regjimi si ai i Edi Ramës, i cili u gjunjëzohet në mënyrën më banale të mundëshme liderëve të BE, ndërsa i shkel me këmbë qytetarë e Shqipërisë.
Keni shembullin e Iranit, se si u lejua që të instalohej në Iran një regjim barbar ajatollahësh, ndërsa sot populli iranian dhe sidomos rinia iraniane është viktima më e dhimbshme e një diktature, që nuk po e shkulni dot.
























Ketu ke gabuare Pak ?Mr President,
Azemi ish te bire tropoje si die dr barisha.
Malsia e Gjaloves jeton nder shekuje.
Gjinden te tjera personalitete Para democracies
.
Sail Barista eshte tiranas qysh 14 vjec
Ai eshte burre shteti,por per tropoen Nuke Kane bere asgje vec nje tyrbje.
Partiademocratik z Sabah Jjemishta,z.Rasim Hassni eshtmdrejture nga personalitete te
Dollara,por bandat grupazhet Benin polities e tyro
Tragedy e pa pare me familje krenari ”jaklaj”nu be ne atropine
U cdukmpadrejtesisht familja e Isuf Groh haklaj
Nje nag burst me te shqurabte assj koh .
Edi
He keto vitrt e fudite ka kudro te Mira por Mungon ndihma nag
qeveria???investime te pakta,ka nevoje restaurime.A e vizitove muzeun,librsrin,biblotkenn,
Barrera e deshmorve,dergoje nje punonjes.
Duet kthehet vemendja nga tripoja.
Ka merit e cilsi jashtzakonisht te mira,Tropojen e Kane njohure mire patriotet tuaje burrs shume te mire
Te combine colonel Bjram Radeshi I cili me kurajo vacant kritikoj oligarkin fill pas clitimit . Izetm Dyrmishi pesonalitet gjithashtu e shumente tjer skraparllinje.
Por te jesh ne bajram Carr e mos permendish ”ate vegan liberator ”,”ate dragua te dragobise”
Nuke duhet lejuare??,
Me students ka qene nje lagje e tere. Bucpapaje ne tirane, po ashtu dhe ne tropoje ,student,kudro ,personalities
Poet, shkrimtre gazetare,gjuhetare,ing,dr. Prof,perkyhyse.telekroniste,arsimtare, redactor drejtore pergjthshem t.v.sh., institucinev kulurore ndrkombtare, komentatore,opininiste etj etj? Qe Kane dhenenkontribute te jashtzkonshem per ndertiminne demokracise.
Tropoja nga bandage e asaj kohe tragjikisht u dogj u poqme askush nuke u intresuare??
u vrsane ne ate periudhe mbi 200 djem,min,dinamit,kolloshnikov Cdo dite godisnin pa mshier kudos e kendo..
Tranzicicioni I strezgjstur e demtoj popullin,demokraciabsot po vane nga krim,kriminlet
Ne politike.
Asht për me qeshë,nji vegël e ulët e Fatos Nanos dhe e Kriminelit Gramoz RUQIT Sikurse asht Ilir Meta,me than fjalë TË Mira për Azem Hajdarin dhe Sali Berishën,asht për me I vue në pikë pyetje Berishën DHE AZEM ?