Erion Veliaj paraqitet nesër në SPAK, pasi dy herë më parë refuzoi dy fletëthirrjet, njëherë duke u shtruar në spital dhe njëherë tjetër pasi shpiku një vizitë pune jashtë vendit.
Së fundmi, Veliaj do të kalojë derën e SPAK, edhe pse është munduar të paraqitet si një personazh që nuk e kanë thirrur, por po paraqitet vullnetarisht.
Dhe si për ti dhënë kurajo vetes dhe stafit që ka në Bashki, Veliaj po mundohet të shfrytëzojë çdo ceremoni për të bërë propagandë, për të dhënë mesazhe se gjithçka që thuhet për të është lajm i rremë, ndërsa veten e krahason me një pemë me kokrra.
“Jetojmë në Ballkan dhe këtu suksesin nuk ta falin kollaj. Edhe pemës me kokrra i gjuhet, jo vetëm me gurë, por edhe me molotov. Megjithatë, shpresoj të mos dekurajoheni sepse nuk është ‘çmendur’ vetëm Ballkani, por e gjithë bota jeton me debatet e populizmit, me debatet e lajmit të rremë dhe sulmit të atij që do t’i çojë gjërat përpara. Ne shqiptarët kur bëhemi bashkë, kur e kemi mendjen te puna dhe jo te dhuna, krijojmë histori të jashtëzakonshme suksesi”, shprehet Veliaj.
Në fakt Veliaj e ka krijuar një histori të jashtëzakonshme suksesi, veçanërisht me ‘5D’ ku drejtoro-shtabistët politikë të Erjonit të Bashkisë, vodhën 100% të taksave të qytetarëve, përmes një skeme të përmbysur mafioze. Ishin drejtorët e Veliajt që i jepnin vetes tendera, pra miliona euro, që më pas i investonin në pallate e hotele, madje duke fituar edhe statusin e investitorit strategjik, që të shmangeshin në këtë mënyrë taksat që duhet të paguanin për bizneset private që kishin.
Ndoshta kjo është arsyeja që Veliaj e krahason veten me ‘pemën me kokrra’, ku ato kokrrat i kishte për vete dhe drejtorët, dhe qytetarëve u ka lënë gjethet… sn
Me gjith respektin qi kam për R. Ndrenikën due të shprehë rezerva kolosale për knaqsin e tij si ortodoks!
Le të rrinte derisa të vdiste në Tiranë pranë ambasadave beogradit, moskës, athinës dhe pranë shokve; pandeli majka, edvin kristaq rama, fatos nathanail nano, lulzim rexhep basha, sali ram-sheqere berisha, ilir meta.
Ky soj vagabondit, agjent i athinës për 25 ka shgatrrue dhe mbajt në kaos përmes nji vorfnie njie komb të tanë, Nuk e meriton, përveç burgun me gjithë kta liderët qi permenda.
Ju i nderuemi Robert, nuk përfaqsoni nji komb shqyptar në ndjenjat e tua progreke – antishqyptare! Nuk asht qytetnim europjan me i dhan pasaportën nji të huajit qi për 25 vjet vetun ka rrënue demokracin e nji kombi bashkë me liderët e Tiranës!
Turp për aktorin R. Ndrenika, qi ke dalë jasht kornizave atdhetare!
Lereni Turpin ne nje ane se nuk na vjen e keqja qe na u shtua vendi yne edhe me nje shqiptar, te ardhur nga Grecia. E keqja e vendit vjen nga aktiviteti I tyre, Qofte ordodox, Qofte Mysliman,Qofte Edhe katolik. Theksojme qa keta te keqen e kane se ne ritet e tyre fetare, bejne politike te mirefillte, sidomos a-to, katolike, ku ne ritin fetare tè fundit te vitit beri thirrje” lufte kunder korrupsionit” dhe me vuri ne dilem qe – me te vertete Zoti, ne kohen e vete, ka luftuar korrupsionin?! Politika shteterore dhe partiake duhet ti lene duart large nga fete ne shqiperi, te lejne te lire fete ne Besimet e tyre dhe predikuesit feve te ndryshme, te harroje politiken ne predikimet e tyre. Ne lidhje me Janullatesin, janullates kane te gjitha fete, katoliket I kane pasur Arab, Indian italian E tj. Por politika e tyre nuk ndihet perpara interesave te politikaneve tane, gobseke ne pasuri, rrezike te jane Edhe prifterijte, hoxhallare, vetem qe Mos I demtohet pasuria, por ti shtohet.Prandaj, Ju lutem mos ofendo I njeri tjetrin sepse doni apo nuk doni Ju, hallet vetem tek ne trokasin dhe bezdisin.
Mos robert ma prishe qejfin me kete qe the,nuk me thua o evropian grek perse ky oeshkopi qe u be shqiptar nuk e lejon nolim,xhuvanin,papa kristo negovanin e herojte e tjere te kishes ortodokse shqiotare te nderohen nga kjo kishe po i ka trajtuar si armiq,turp o robert une nuk te dua me….