VOAL

VOAL

Me kë tallet presidenti serb? – Nga SHABAN MURATI

December 4, 2020

Komentet

 PENALIZIMI I QËLLIMSHËM I KOLONEL RRUSTEM BERISHËS?!- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

      Kolonel Rustem Berisha, Komandant i Luftës të Koshares
                  (Vijon nga “Dhjerësit e vlerave të luftës, shantazhojnë shtetin”)
 
     Për habinë e të gjithë atyre që e njohin Komandantin e Luftës të Koshares, Kolonel Rrustem Berisha, emri i tij figuron në listën e Komisionit të penalizuar, akuzuar për falsifikimin e “Dëshmisë të Veteranit”!? Ai nuk e ka vendin  në -bankë e zezë”, përkrah falsifikatorëve. Lufta ballore e Koshares ka pasur komandë të mirëfilltë ushtarake të organizuar. Ekziston lista emërore pranuese e luftëtarëve, me identitetin e saktë të secilit ushtar-luftëtar. Nuk ka pasur asnjë mundësi falsifikimi dhe janë të verifikueshëm në çdo kohë, Sektori -Lufta e Koshares-, në Arkivin shtetëror.
     Prandaj, e inkurajoj Kolonel Rrustem Berishën, të kërkojë sqarim-llogari nga Prokuroria, se mbi ç`bazë është ngritur akt-akuza kundër tij?!
 Kolonel Berisha duhet të veçohet nga kjo listë e ndotur, sepse Koloneli ka dhënë prova se nuk merret me pisllëqe të tilla. Dhe kjo bëhet qëllimshëm, jo vetëm për ta dëmtuar imazhin e tij personal, por edhe të luftëtarëve të tij dhe Luftën e Koshares, në përgjithësi. Aludimi është i qartë: “Edhe Kosharja ka prodhuar “veteranë” të rrejshëm!” Por, kjo demantohet lehtësisht, pasi dokumentacioni me identitet e ushtarëve, hyrjet datore në Komandë, është ruajtur në plotëni në Arkivin Komandës të Koshares. Njëherësh, edhe Shoqata e luftëtarëve të Koshares, duhet të kërkojë sqarim, pse është penalizuar Kolonel Berisha?!
     Mendoj se futja në një listë me Komisionin skajshëm të përfolur, për falsifikime groteske, të “Dëshmive të Veteranëve”, të Kolonel Berishës, ka qenë e qëllimshme, ngaqë hileqarët, profiterët e luftës, janë të njohur për marifetllëqe të tilla. Madje, historia e afërt ka dëshmuar, se për ta përvetësuar luftën dhe betejat e pabëra, janë shuar shumë jetë komandantësh të shquar të FARK-ut të Dr. Ibrahim Rugovës.
     Këta kallës të Flamujve të Dardanisë, shumë syresh janë të penalizuar dhe dëshmitarë në gjyqin e Hagës, me akuzën si Ndëmarrje e Përbashkët Kriminale. Kur belbëzonin, përgjatë dëshmive të tyre, kryetari i Gjyqit  i siguronte, “flisni lirshëm, se nuk do t`ju arrestojmë!” Pra, secili prej tyre ishte dhe është kandidat për hekura, për të “bëmat” e tyre kriminale gjatë dhe pas luftës.
     Lufta e Koshares, por jo beteja e Koshares, siç e ngatërrojnë disa të painformuar mjaftueshëm. Ajo nuk është betejë në njëjës, por varg betejash, në shumës, të cilat përbëjnë Luftën e Koshares. Gjeneral Agim Çeku, dikur, në cilësinë e kryeministrit, nga tribuna e Koshares, në mes tjerash, ka pranuar se “Lufta e Koshares legjitimoi Luftën Çlirimtare të Kosovës”. Ajo vlerësohet si emblema e të gjithë Luftës të Kosovës.
     Luftë ballore në Drenicë, e udhëhequr nga tribunët popullorë, Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, me luftëtarët nacionalistë dhe Lufta ballore e Koshares, kanë ngjashmëri. Ato janë dy luftat të vetme, në historinë shqiptare, të cilat llogaritën fitimtare, në raport me forcat ushtarake, të palëve ndërluftuese, sepse numri i luftëtarëve të vrarë, ishte i balancuar.
     OVL e PAN-it, gjithëherë kanë minimizuar Luftën e Kosharës, madje deri në mohimin e saj. Komisioni i penalizuar faktueshëm, për falsifikimin e listave të veteranëve, kundërshtonin pranimin e luftëtarëve të Kosharës si veteranë të luftës?!
     Armiqësia e krerëve dhe të eksponentëve të OVL, përkatësisht, të PAN-it, ishte dhe mbetet aq e hapur dhe inatçore, ndaj luftëtarëve të Koshares, sa që fletë-arresti i parë ushtarak, i lëshuar nga Shtabi, ishte pikërisht për Heroin më markant të Luftës të Kosovës, Sali Çekaj!!
     Shumë nga luftëtarët e Koshares ishin luftëtarë në Dukagjin, nën komandën e Kolonel Tahir Zemaj. Ata kanë Shoqatën e tyre të veteranëve dhe nuk janë pjesë e OVL të sotme, zhurmuese e shantazhuese të shtetit të Kosovës! Sepse krerët dhe eksponentët e saj kanë qenë dhe mbeten militantë të tërbuar të PAN-it, të cilët janë implikuar dhe kriminalizuar në kidnapime, maltretime deri në vrasjen e kundërshtarëve politikë.
     Kujtoni kalvarin e -Brigadës Mërgimi- të Kolonel Tahir Zemaj, të cilët u maltretuan në rrugën për në Koshare. Ata u kthyen dhunshëm në Tropojë, në rrugën  për në Koshare, duke u kthyer në Kukës, respektivisht, në kufirin e Morinit, u çarmatosën nga bandat e uniformuara të Dukagjinit në Prizren, Gjakovë dhe në Pejë! Përgjatë gjithë rrugëtimit, u ndaluan, u kontrolluan, u rrahën, u plaçkitën, u zhveshën, u poshtëruan në mënyrë më kriminale, sa që turpërohet çdo shqiptar, që ata banditër të janë pjesë e kombit! Megjithatë, këta mujsharë e dajakxhinj, janë kuadro dhe “veteranë” të luftës!
    Djemtë luftëtarë, të maltretuar, të dërrmuar nga dajaku banditesk, u dërguan ke Prefekti i Pejës, Et`hem Çeku, i cili urdhëroi t`i dorëzohen Shtabit të Dukagjinit. Asaj nate të zezë, komandantët e tyre u maltretuan deri në mbytje në malet e Ratishit të Deçanit. Këtë kalvar e ka përshkruar me besnikëri të madhe, Komandanti i -Betejes fitimtare të Loxhës- , Kolonel Tahir Zemaj, në librin “Kështu foli Tahir Zemaj”, me autorë Arbër Ahmetaj dhe Sefedin Krasniqi. Ngjarje të ngjashme, të kësaj natyre, përgjatë luftës dhe pas saj, janë të bollshme.
Historia më e re e Kosovës, duhet domosdo të rishikohet, madje deri në rishkrim, sepse është rrastë e falsifikuar, siç e kanë pranuar edhe të akuzuarit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë. Disa zyrtarë të lartë dhe eksponentë të tjerë të PAN-it, ngulmojnë të mos rishkruhet historia e Kosovës.
      Por, referuar falsifikimeve groteske faktike të bëra, një pjese të historisë së re dhe tërësisht të historisë të sotme, rishkrimi do të jetë i pashmangshëm. Kjo ka ndodhur në Shqipëri, pas rishkrimit të historisë, “tradhtarët” e djeshëm, të shpallur nga filo-sllavi Enver Hoxha, me stalinistët e tij, sot janë atdhetarë të shquar dhe Heronj të nderuar të popullit shqiptar.

Kultura politike e trashëguar dhe riprodhimi institucional në Kosovë: një lexim përmes paradigmës së “Tragjedisë Makbeth”-Nga Isuf B.Bajrami

Abstrakt

Ky artikull shqyrton mënyrën se si trashëgimia e kulturës politike centraliste ndikon në funksionimin e institucioneve dhe praktikave politike në Kosovë. Duke e përdorur “Tragjedinë Makbeth” si metaforë analitike, argumentohet se ndërveprimi mes ambicies për pushtet, frikës institucionale dhe dobësive të mekanizmave të kontrollit prodhon një cikël të qëndrueshëm të përqendrimit të pushtetit, mungesës së transparencës dhe polarizimit politik. Analiza mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet për partitë politike dhe Kuvendin, si dhe standardet ndërkombëtare për sundimin e ligjit, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe kornizën e integrimit evropian të përcaktuar nga Komisioni Evropian.¹

1. Hyrje

Procesi i konsolidimit shtetëror në Kosovë është zhvilluar në kushte të veçanta historike, ku ndërtimi i institucioneve demokratike është ndërthurur me trashëgimi të sistemeve të mëparshme politike dhe me ndërhyrje të vazhdueshme në proceset politike. Literatura mbi tranzicionet demokratike thekson se institucionet formale nuk mjaftojnë për të garantuar demokraci funksionale në mungesë të një kulture politike mbështetëse dhe praktikave të konsoliduara të llogaridhënies.²

Në këtë kontekst, raportet e Komisionit Evropian theksojnë vazhdimisht se, ndonëse Kosova ka një kornizë të avancuar kushtetuese dhe ligjore, sfida kryesore mbetet zbatimi i saj efektiv në praktikë, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit dhe administratës publike.³

2. Korniza kushtetuese dhe juridike

2.1 Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton qartë parimet themelore të shtetit demokratik. Në Nenin 1 thuhet:

“Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm.”⁴

Në Nenin 4 përcaktohet:

“Parimi i ndarjes së pushteteve është bazë e organizimit të shtetit.”⁵

Këto dispozita synojnë të krijojnë një sistem të balancuar institucional, ku pushteti nuk përqendrohet në një aktor të vetëm.

2.2 Ligji për partitë politike dhe Kuvendi

Sipas Ligjit Nr. 03/L-174 për Partitë Politike:

“Partitë politike janë organizata vullnetare të qytetarëve të cilat themelohen për të realizuar qëllime politike nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhje demokratike.”⁶

Megjithatë, në praktikë, raportet e Komisionit Evropian vënë në dukje se partitë politike shpesh karakterizohen nga struktura të brendshme të centralizuara dhe mungesë e demokracisë së brendshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e qeverisjes.⁷

2.3 Korniza ndërkombëtare dhe integrimi evropian

Kosova është e orientuar drejt procesit të integrimit evropian, i cili bazohet në Kriteret e Kopenhagës, që kërkojnë stabilitet institucional, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale.⁸

Komisioni Evropian në Raportin për Kosovën thekson se:

* ekziston kornizë ligjore e avancuar,
* por zbatimi mbetet i kufizuar,
* dhe ndikimi politik në institucione vazhdon të jetë sfidë strukturore.⁹

3. Kultura politike dhe struktura e pushtetit

Kultura politike në Kosovë reflekton ndërthurjen midis normave kushtetuese dhe praktikave joformale të ushtrimit të pushtetit. Në këtë kuptim, sistemi karakterizohet nga personalizimi i vendimmarrjes dhe dobësimi i institucioneve të ndërmjetme.

Metafora e “Tragjedisë Makbeth” ilustron këtë proces, ku ambicia politike, e pa kufizuar nga mekanizma institucionalë efektivë, shndërrohet në kontroll gjithnjë më të madh dhe në rritje të pasigurisë politike.

4. Ndërveprimi institucional dhe realiteti praktik

4.1 Trashëgimia institucionale

Elemente të trashëguara nga sistemi jugosllav vazhdojnë të ndikojnë strukturën politike përmes:

* hierarkive të forta organizative,
* centralizimit të vendimmarrjes,
* dhe ndërthurjes së politikës me administratën.

4.2 Hendeku midis ligjit dhe zbatimit

Komisioni Evropian thekson se, pavarësisht përmirësimeve ligjore, Kosova përballet me:

* ndikim politik në institucione të pavarura,
* dobësi në zbatimin e vendimeve gjyqësore,
* dhe mungesë të qëndrueshmërisë institucionale.¹⁰

Ky hendek midis normës dhe praktikës përbën një nga sfidat kryesore të konsolidimit demokratik.

4.3 Zgjedhja e Presidentit

Procesi i zgjedhjes së Presidentit në Kosovë, i rregulluar nga Kushtetuta, kërkon shumicë të cilësuar në Kuvend në raundet e para dhe shumicë të thjeshtë në raundin e tretë.⁴

Në praktikë, ky proces shpesh shoqërohet me:

* kriza politike,
* mungesë konsensusi,
* dhe interpretim strategjik të procedurave kushtetuese.

5. Aktorët përfitues të sistemit aktual

Nga kjo strukturë përfitojnë:

* elitat politike të konsoliduara,
* rrjetet klienteliste ekonomike,
* administrata e politizuar,
* dhe segmente të mediave të varura nga financimi politik.¹¹

6. Cikli i riprodhimit institucional

Procesi i riprodhimit politik mund të përshkruhet si cikël:

* përqendrim i pushtetit
* dobësim i kontrollit institucional
* mungesë transparence
* polarizim politik
* rritje e kontrollit të centralizuar

Ky cikël përforcon logjikën e “Tragjedisë Makbeth”, ku frika nga humbja e pushtetit prodhon centralizim gjithnjë më të madh.

7. Mekanizmat e transformimit institucional

Literatura dhe raportet e Komisionit Evropian theksojnë nevojën për:

* forcimin e demokracisë së brendshme në partitë politike,
* depolitizimin e administratës publike,
* pavarësinë efektive të gjyqësorit,
* dhe zbatimin e plotë të kornizës ligjore ekzistuese.¹²

Përfundime

Kultura politike në Kosovë duhet të kuptohet si rezultat i ndërveprimit midis trashëgimisë institucionale dhe praktikave politike aktuale. Edhe pse kuadri juridik dhe kushtetues është në përputhje me standardet evropiane, raportet e Komisionit Evropian tregojnë se sfida kryesore mbetet zbatimi efektiv i tij. Në mungesë të reformave të thella institucionale, cikli i përshkruar në këtë artikull rrezikon të vazhdojë, duke e bërë metaforën e “Tragjedisë Makbeth” një reflektim të qëndrueshëm të realitetit politik.

Fusnota:

1. Council of Europe (1950). European Convention on Human Rights. Rome: Council of Europe. Teksti i Konventës, veçanërisht Neni 6, garanton të drejtën për gjykim të drejtë dhe është pjesë e kornizës obligative për shtetet anëtare dhe vendet që aspirojnë integrim evropian.

2. Linz, Juan J., & Stepan, Alfred (1996). Problems of Democratic Transition and Consolidation: Southern Europe, South America, and Post-Communist Europe. Baltimore: Johns Hopkins University Press. Vepër themelore në studimet e tranzicionit demokratik, e cila argumenton se demokracia konsolidohet vetëm kur institucionet dhe kultura politike janë të qëndrueshme dhe të përputhshme.

3. European Commission (2024). Kosovo Report 2024. Brussels: European Commission, Directorate-General for Neighbourhood and Enlargement Negotiations (DG NEAR). Raporti vjetor i BE-së që vlerëson progresin institucional të Kosovës, me fokus në sundimin e ligjit, administratën publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës (2008). Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Prishtinë. Neni 1 përcakton karakterin e shtetit si “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm”.

5. Kushtetuta e Republikës së Kosovës (2008). Neni 4 përcakton parimin e ndarjes së pushteteve ndërmjet legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit si bazë të rendit kushtetues.

6. Ligji Nr. 03/L-174 për Partitë Politike në Republikën e Kosovës (2009). Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës. Ligji rregullon themelimin, organizimin, financimin dhe funksionimin e partive politike në përputhje me parimet demokratike.

7. European Commission (2023–2024). Kosovo Report – Political Criteria Section. Brussels: DG NEAR. Raportet theksojnë mungesën e demokracisë së brendshme në partitë politike dhe ndikimin e liderizmit të centralizuar në proceset vendimmarrëse.

8. European Council (1993). Conclusions of the Copenhagen European Council – Copenhagen Criteria. Copenhagen: European Union. Dokument themelor që përcakton kriteret politike, ekonomike dhe institucionale për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

9. European Commission (2024). Kosovo Report 2024 – Rule of Law Chapter. Brussels: DG NEAR. Raporti vëren se, pavarësisht progresit në kornizën ligjore, zbatimi mbetet i kufizuar dhe i ndikuar nga faktorë politikë.

10. European Commission (2024). Kosovo Report 2024 – Judiciary and Fundamental Rights. Brussels: DG NEAR. Thekson sfidat në pavarësinë gjyqësore, zbatimin e vendimeve dhe efikasitetin institucional.

11. Transparency International (2024). Corruption Perceptions Index – Kosovo Country Profile. Berlin: Transparency International Secretariat. Raporti vlerëson nivelin e perceptimit të korrupsionit dhe ndikimin e tij në institucionet publike.

12. European Commission (2023). Enlargement Package 2023 – Kosovo Country Report. Brussels: European Commission. Dokument strategjik që përcakton prioritetet reformuese në administratë publike, sundim të ligjit dhe qeverisje demokratike.

Vendi i Lekës,28.04.2026

Inherited Political Culture and Institutional Reproduction in Kosovo: A Reading Through the Paradigm of “Macbeth’s Tragedy”

Isuf B.Bajrami

Abstract

This article examines how the legacy of a centralist political culture influences the functioning of institutions and political practices in Kosovo. Using Macbeth’s Tragedy as an analytical metaphor, it argues that the interaction between political ambition, institutional insecurity, and weaknesses in control mechanisms produces a persistent cycle of power concentration, lack of transparency, and political polarization. The analysis is based on the Constitution of the Republic of Kosovo, laws on political parties and the Assembly, as well as international standards on the rule of law, including the European Convention on Human Rights and the European Commission’s framework for European integration.¹

1. Introduction

The process of state consolidation in Kosovo has developed under specific historical conditions, where the construction of democratic institutions has been intertwined with legacies of previous political systems and continuous interference in political processes. Literature on democratic transitions emphasizes that formal institutions alone are not sufficient to ensure functional democracy in the absence of a supportive political culture and consolidated accountability practices.²

In this context, European Commission reports consistently emphasize that, although Kosovo has a relatively advanced constitutional and legal framework, the main challenge remains its effective implementation in practice, particularly in the areas of the rule of law and public administration.³

2. Constitutional and Legal Framework

2.1 Constitution of the Republic of Kosovo

The Constitution of the Republic of Kosovo clearly defines the fundamental principles of a democratic state. Article 1 states:

“The Republic of Kosovo is an independent, sovereign, democratic, unique and indivisible state.”⁴

Article 4 provides:

“The principle of separation of powers is the basis of the constitutional order of the Republic of Kosovo.”⁵

These provisions aim to create a balanced institutional system in which power is not concentrated in a single actor.

2.2 Law on Political Parties and the Assembly

According to Law No. 03/L-174 on Political Parties:

“Political parties are voluntary organizations of citizens established to achieve political goals through participation in democratic elections.”⁶

However, in practice, European Commission reports note that political parties are often characterized by centralized internal structures and a lack of internal democracy, directly affecting governance quality.⁷

2.3 International Framework and European Integration

Kosovo is oriented toward the European integration process, which is based on the Copenhagen Criteria requiring stable institutions guaranteeing democracy, the rule of law, and functional governance.⁸

The European Commission in its Kosovo Report emphasizes that:

* a developed legal framework exists,
* but implementation remains limited,
* and political influence over institutions continues to be a structural challenge.⁹

3. Political Culture and Power Structure

Political culture in Kosovo reflects the interaction between constitutional norms and informal practices of exercising power. In this sense, the system is characterized by the personalization of decision-making and the weakening of intermediary institutions.

The metaphor of Macbeth’s Tragedy illustrates this process, where political ambition, when not constrained by effective institutional mechanisms, transforms into increasing control and rising political insecurity.

4. Institutional Interaction and Practical Reality

4.1 Institutional Legacy

Elements inherited from the Yugoslav system continue to influence political structures through:

* strong organizational hierarchies,
* centralized decision-making,
* and the intertwining of politics with administration.

4.2 Gap Between Law and Implementation

The European Commission emphasizes that despite legislative improvements, Kosovo faces:

* political influence over independent institutions,
* weaknesses in the enforcement of judicial decisions,
* and a lack of institutional consistency.¹⁰

This gap between norm and practice represents one of the main challenges of democratic consolidation.

4.3 Election of the President

The election of the President of Kosovo, regulated by the Constitution, requires a qualified majority in the Assembly in the first rounds and a simple majority in the third round.⁴

In practice, this process is often accompanied by:

* political crises,
* lack of consensus,
* and strategic interpretation of constitutional procedures.

5. Beneficiaries of the Current System

The current structure benefits:

* consolidated political elites,
* clientelist economic networks,
* politicized public administration,
* and segments of politically dependent media.¹¹

6. Institutional Reproduction Cycle

The political reproduction process can be described as a cycle:

* concentration of power
* weakening of institutional oversight
* lack of transparency
* political polarization
* increased centralization of control

This cycle reinforces the logic of Macbeth’s Tragedy, where fear of losing power produces ever greater centralization.

7. Mechanisms of Institutional Transformation

Literature and European Commission reports emphasize the need for:

* strengthening internal democracy within political parties,
* depoliticization of public administration,
* effective judicial independence,
* and full implementation of the existing legal framework.¹²

Conclusion

Political culture in Kosovo should be understood as the result of interaction between institutional legacy and contemporary political practices. Although the constitutional and legal framework is aligned with European standards, European Commission reports indicate that effective implementation remains the key challenge. Without deep institutional reforms, the cycle described in this article risks continuing, making the metaphor of Macbeth’s Tragedy a persistent reflection of political reality.

Footnotes:

1. Council of Europe (1950). European Convention on Human Rights. Rome: Council of Europe. The text of the Convention, particularly Article 6, guarantees the right to a fair trial and is part of the binding legal framework for member states and countries aspiring to European integration.

2. Linz, Juan J., & Stepan, Alfred (1996). Problems of Democratic Transition and Consolidation: Southern Europe, South America, and Post-Communist Europe. Baltimore: Johns Hopkins University Press. A foundational work in the study of democratic transitions, arguing that democracy is consolidated only when institutions and political culture are stable and mutually compatible.

3. European Commission (2024). Kosovo Report 2024. Brussels: European Commission, Directorate-General for Neighbourhood and Enlargement Negotiations (DG NEAR). The annual EU report assessing Kosovo’s institutional progress, with a focus on the rule of law, public administration, and the functioning of democratic institutions.

4. Constitution of the Republic of Kosovo (2008). Official Gazette of the Republic of Kosovo, Pristina. Article 1 defines the state as “an independent, sovereign, democratic, unique and indivisible state.”

5. Constitution of the Republic of Kosovo (2008). Article 4 establishes the principle of separation of powers between the legislative, executive, and judicial branches as the foundation of the constitutional order.

6. Law No. 03/L-174 on Political Parties in the Republic of Kosovo (2009). Official Gazette of the Republic of Kosovo. The law regulates the establishment, organization, financing, and functioning of political parties in accordance with democratic principles.

7. European Commission (2023–2024). Kosovo Report – Political Criteria Section. Brussels: DG NEAR. The reports highlight the lack of internal democracy within political parties and the impact of centralized leadership on decision-making processes.

8. European Council (1993). Conclusions of the Copenhagen European Council – Copenhagen Criteria. Copenhagen: European Union. A foundational document establishing the political, economic, and institutional criteria for European Union membership.

9. European Commission (2024). Kosovo Report 2024 – Rule of Law Chapter. Brussels: DG NEAR. The report notes that despite progress in the legal framework, implementation remains limited and influenced by political factors.

10. European Commission (2024). Kosovo Report 2024 – Judiciary and Fundamental Rights. Brussels: DG NEAR. Highlights challenges in judicial independence, enforcement of decisions, and institutional efficiency.

11. Transparency International (2024). Corruption Perceptions Index – Kosovo Country Profile. Berlin: Transparency International Secretariat. The report assesses the level of perceived corruption and its impact on public institutions.

12. European Commission (2023). Enlargement Package 2023 – Kosovo Country Report. Brussels: European Commission. A strategic document outlining reform priorities in public administration, rule of law, and democratic governance.

The Land of Leka,28.04.2026

Pa busull historike, kur “kultura” përplaset me kujtesën kombëtare në Prizren dhe heshtja e institucioneve në Prishtinë e në Tiranë – Nga FRANK SHKRELI

Jemi mësuar ta konsiderojmë Prizrenin si kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve. Jo për shkak të institucioneve, jo për shkak të pushtetit politik, por për shkak të peshës së historisë që ai mbart. Në këtë qytet Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka hedhur themelet e vetëdijes kombëtare, në këtë qytet historia nuk është thjesht e kaluara, është identitet.

Dhe pikërisht për këtë arsye, çdo zhvillim në Prizren nuk është i zakonshëm. Nuk mund të jetë. Kur në një hapësirë të tillë zhvillohen aktivitete me simbolikë të diskutueshme historike, reagimi nuk është thjesht emocional — është reagim ndaj një ndjenje se po lëkundet diçka më e thellë, në këtë mes. Sepse, për të gjithë ata që jetojnë aty ose kanë vizituar atë vend, Prizreni nuk është vetëm një qytet i bukur me kalldrëme dhe monumente. Ai është një pikë referimi për atë çfarë shqiptarët kanë qenë dhe çfarë pretendojnë të jenë.

Në qendër të Prizrenit, aty ku historia shqiptare ka marrë një nga kthesat më vendimtare të saj kombëtare, zhvillimi i një parade me simbole osmane para disa ditësh, me të drejtë ka shkaktuar reagime të forta, por edhe të ndara në opinionin publik. Për shumë qytetarë, kjo nuk është thjesht një shfaqje folklorike apo turistike, por një fyerje ndaj kujtesës historike të Kombit Shqiptar. Problemi nuk qëndron vetëm te një paradë apo një aktivitet i caktuar. Problemi është mungesa e një vije të qartë dhe standarde nga institucionet e dy shteteve shqiptare: çfarë përfaqëson sot Prizreni për shqiptarët? A është ai një skenë, ku përfaqësuesit e pushtuesve të çdo periudhë historike, mund të shfaqet pa dallim, apo një hapësirë që kërkon një filtër më të fortë të dukurive të tilla, për shkak të simbolikës që mbart?

Një qytet si Prizreni pra, kërkon përgjegjësi më të madhe nga institucionet shtetërore në Kosovë dhe në Shqipëri. Kërkon vetëdije. Kërkon kujdes. Nuk mjafton të thuash “është kulturë” apo “është trashëgimi”. Pyetja e vërtetë është: çfarë mesazhi po japin shqiptarët në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar kur zgjedhin të shfaqin, pikërisht, këtë pjesë të historisë, pikërisht, në këtë qytet dhe në këtë kohë? Nëse Prizreni është “kryeqytet shpirtëror simbolik”, siç e konsiderojnë shumica e shqiptarëve,  atëherë ai duhet të trajtohet si i tillë e jo si një hapësirë neutrale ku gjithçka është e barabartë dhe e pranueshme, pa reflektim historik. Sepse në fund të fundit, një komb nuk humb historinë brenda natës. Ai e humb atë ngadalë duke mos ditur më dhe më me shumë kujdes se çfarë duhet të ruajë nga influencat dhe pretendimet e pushtuesve të huaj shekullorë në trojet e sotëme iliro-arbërore.

Nuk bëhet fjalë, pra, për një qytet të zakonshëm.  Sepse, Prizreni është vendi ku më 1878 u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit një moment themelor në artikulimin e vetëdijes kombëtare shqiptare dhe në përpjekjet për mbrojtjen e trojeve shqiptare, pa dallim qyteti a krahine. Prandaj, çdo aktivitet publik në këtë hapësirë nuk është thjesht spektakël; ai mbartë domethënie historike identitare për shqiptarët.  Pikërisht për këtë arsye, një pjesë e opinionit publik i sheh këto nisma, jo vetëm problematike, por edhe ofenduese ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve. Argumenti është i thjeshtë: historia nuk është neutrale. Ajo as nuk paraqitet në vakum, por në kontekste konkrete, me simbolikë dhe mesazhe që ndikojnë në mënyrën se si një komb e kupton vetveten dhe të kaluarën e vet.
“Qëllimi ynë i shenjtë është mbrojtja e të drejtave të kombit shqiptar.” Abdyl Frashëri, ideolog e atdhetar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare si dhe një nga drejtuesit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mbrojtja e trojeve shqiptare bashkimi i vilajeteve shqiptare ishte synimi i Lidhjes me qëllim për të ndaluar ndarjen e tyre nga shtetet fqinje dhe Perandoria Osmane.

Po nga ana tjetër, mbështetsit e këtyre aktiviteteve theksojnë se periudha osmane është pjesë e pandashme e historisë së qytetit dhe ka lënë gjurmë të dukshme në arkitekturë, kulturë dhe traditë. Sipas kësaj logjike, rikrijimet historike apo eventet tematike nuk janë glorifikim, por një mënyrë për të promovuar trashëgiminë dhe për të tërhequr turizëm. Por dilema nuk zgjidhet kaq lehtë.  Sepse problemi nuk është vetëm çfarë shfaqet, por edhe ku dhe si shfaqet. Një aktivitet që mund të ishte i pranueshëm në një kontekst tjetër, merr një kuptim krejt tjetër kur zhvillohet në një hapësirë me ngarkesë të fortë simbolike kombëtare, siç është Prizreni, për të gjithë shqiptarët, kudo. Nëqoftse dikujt i nevojitet një kujtesë se Prizreni është i të gjithë shqiptarëve, dëgjoni njëherë këngën popullore “Thërret Prizreni mori Shkodër”. Muzikën e këngës e ka punuar si kompozitor Hamëz Llapqeva, ndërsa autor i tekstit rezulton të jetë Sylë Bajrami, të dy shqiptarë nga Kosova Mix – Aurela Gace – Therret Prizreni (Këngë Moj).

Prandaj, në këtë mes, hyn në lojë një tjetër dimension i debatit e që është  roli i institucioneve, si ruajtës të historisë, kulturës dhe të identitetit kombëtar shqiptar. Si Tirana ashtu edhe Prishtina janë përballur shpesh me kritika për mungesë qëndrimi të qartë në raste të tilla, si dhe për rrezikun e influencave të huaja në trojet shqiptare. Në emër të “hapjes”, “diversitetit kulturor” apo “promovimit turistik”, vendimet në lidhje me dukuri të tilla, lihen të pa-artikuluara e pa standard, ndërsa publiku detyrohet t’i interpretojë vetë. Kjo heshtje zyrtare, natyrisht, krijon një boshllëk. Dhe në këtë boshllëk lindin përplasjet: njëra palë sheh në këto aktivitete një formë normalizimi dhe justifikimi të së kaluarës së pushtimeve të tokave shqiptare nga të huajt, ndërsa pala tjetër i konsideron si shprehje të një identiteti të shumëfishtë kulturor. Pa një kornizë të qartë institucionale, çdo ngjarje e tillë kthehet në krizë sado të vogël, publike.

Kjo është arsyeja pse kërkohet një qasje më e matur zyrtare. Jo mohimi i historisë, por kornizimi i saj me përgjegjësi.  Për këtë janë fajtorë si Tirana ashtu edhe Prishtina. Një shtet që respekton veten nuk e fshin asnjë periudhë historike, por as nuk i trajton të gjitha njësoj. Ai vendos kufij të qartë për hapësirat simbolike në haopësirat publike, për mënyrën e përfaqësimit dhe për mesazhet që përcillen në publik.  Sepse në fund të fundit, çështja nuk është vetëm për një paradë apo një aktivitet kulturor. Është për mënyrën se si një shoqëri zgjedh të kujtojë historinë e vet.  Është për vijën ndarëse mes kujtesës dhe harresës. Ka momente kur një shoqëri duhet të ndalet dhe të pyesë veten: çfarë po festojmë në të vërtetë? Sepse jo çdo “aktivitet kulturor” është i pafajshëm dhe jo çdo rikrijim historik është i shkëputur nga domethënia që mbart. Dhe mbi të gjitha, mbeten pa përgjigje zyrtare, pyetjet thelbësore: a po e ruajnë shqiptarët historinë e vet, apo ata po mësohen ta relativizojnë atë, pak nga pak? Ku mbaron trashëgimia kulturore dhe ku fillon glorifikimi politik i pushtuesve historik të trojeve shqiptare?

Zhillimi i “Paradës ushtarake osmane” në Prizren këto ditë, kërkon shpjegim dhe përgjigje nga autoritetet vendore dhe qendrore të Republikës së Kosovës. Sepse pa busull historike nga autoritetet shtetërore e sidomos kur Tirana dhe Prishtina zyrtare heshtin për zhvillime të tilla në dy shtetet shqiptare atëherë, natyrisht, do vendosin të tjerët. Kur institucionet nuk flasin qartë, hapësira publike mbushet me zëra të tjerë. Dhe shpesh, këta zëra nuk udhëhiqen nga kujtesa historike as nga interest kombëtare por nga interesa të momentit kulturore, turistike apo edhe politike.

Rasti i fundit në Prizren nuk është një incident i izoluar. Ai është simptomë e një problemi më të thellë: mungesa e një politike të qartë shtetërore për trajtimin e historisë në hapësirat publike, anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Në një qytet ku u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, çdo aktivitet me simbolikë historike nuk mund të trajtohet si argëtim i zakonshëm.  Sepse këtu nuk bëhet fjalë për ndalimin e historisë — por për kornizimin e saj me përgjegjësi.

Në mungesë të kësaj busulle, çdo debat bëhet emocional, çdo reagim bëhet i ashpër, dhe çdo vendim duket pastak si kompromis. Dhe atëherë lind pyetja që nuk mund të shmanget më: A po drejtohen Kosova dhe Shqipëria nga një vizion i qartë për historinë kombëtare, apo nga rrethanat politike të ditës dhe nga interesat personale dhe partiake të rastit?  Sepse historia nuk është dekor. Ajo është themel. Dhe kur themeli lihet pa mbrojtje, çdo ndikim i brendshëm apo i jashtëm – dalngadalë, gjen vend për t’u bërë normë. Në fund të fundit, përgjegjësia është e atyre në Tiranë e Prishtinë, të cilët do duhej të kishin vendosur me kohë këto standarde, por që për fat të keq, autoritetetet shqiptare, zgjedhin të mos vendosin standard as mos të marrin përgjegjësi.

Lavdi grave të qendresës anti-komuniste shqiptare- Nga FRANK SHKRELI

 

(Në Kujtim të Klara Mirakaj- Merlika dhe të gjitha grave që përballuan burgjet dhe internimet e diktaturës komuniste)

 

Ndarja nga jeta e Klara Mirakaj Merlikës disa ditë më parë në moshën 93-vjeçare, rikthen në vëmendje një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë shqiptare: fatin e grave në burgjet dhe kampet e regjimit komunist. Jeta e saj, me plot 47 vite të kaluara në burgje dhe internime, përfshirë edhe kampin famëkeq të Tepelenës, është një dëshmi e gjallë e një realiteti që nuk duhet harruar.

Fotot janë marrë nga faqja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH)

Ndarja nga jeta e Klara Mirakaj Merlikës disa ditë më parë në moshën 93-vjeçare, rikthen në vëmendje një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë shqiptare: fatin e grave në burgjet dhe kampet e regjimit komunist. Jeta e saj, me plot 47 vite të kaluara në burgje dhe internime, përfshirë edhe kampin famëkeq të Tepelenës, është një dëshmi e gjallë e një realiteti që nuk duhet harruar.

Gratë shqiptare nën diktaturën komuniste përjetuan një dhunë të shumëfishtë; jo vetëm si kundërshtare të regjimit, por edhe si nëna, bashkëshorte dhe bija të familjeve të shpallura “reakcionare”, “armike”, e lloj-lloj eptitetesh tjera. Në burgje dhe kampe internimi, ato u përballën me kushte çnjerëzore jetese: uri të vazhdueshme, mungesë të theksuar të kujdesit shëndetësor dhe punë të detyruar në kushte ekstreme. Jeta e tyre reduktohej në një luftë të përditshme për mbijetesë.

Por vuajtja e grave kishte një dimension edhe më të thellë. Ato u nënshtruan poshtërimeve sistematike, kontrollit trupor degradues dhe presioneve të vazhdueshme për të mohuar bindjet apo familjet e tyre. Në shumë raste, ato përjetuan edhe forma të rënda dhune psikologjike, duke jetuar nën frikë dhe pasiguri të përhershme. Një nga plagët më të mëdha mbetet drama e nënave. Shumë gra lindën në internim, pa asnjë kusht minimal, ndërsa fëmijët e tyre u rritën mes varfërisë ekstreme, sëmundjeve, vdekjeve të foshnjave dhe mungesës së çdo përkujdesjeje minimale njerëzore. Sipas dëshmive të të mbijetuarave, fenrat veçanërisht përballeshin me poshtërim dhe çnjerëzime të papërshkruashme, trajtoheshin me një brutalitet të veçantë: kontroll trupor poshtërues dhe dhunë psikologjike, kërcënime dhe presion për të mohuar familjen apo bindjet poltike ose fetare dhe në disa raste, fatkeqësisht, edhe abuzime dhe shfrytëzim seksual nga rojet e kampit ose oficerë të Sigurimit të Shtetit. Ka histori nënash që nuk arritën kurrë t’i shihnin më fëmijët e tyre, një tragjedi e heshtur, që rëndon ende mbi ndërgjegjen kolektive të politikës dhe shoqërisë shqiptare, që, kokëfortësisht dhe paturpësisht, ende refuzon të kthej kokën mbrapa e të pyes veten se si shqiptari mund të kryente krime të tilla kundër shqiptarit/shqiptares?

Megjithatë, në këtë terr të thellë, gratë shqiptare, si Klara Mirakaj-Merlika, dëshmuan një forcë të jashtëzakonshme shpirtërore. Ato mbështetën njëra-tjetrën, ruajtën dinjitetin dhe, mbi të gjitha, refuzuan të dorëzoheshin përballë një sistemi çnjerzor që synonte t’i shkatërronte ato moralisht dhe fizikisht. Megjithkëtë, qëndresa e tyre ishte e heshtur, por e pathyeshme. Klora Mirakaj- Merlika mbetet simbol i kësaj qëndrese të heshtur, një dëshmi e gjallë e forcës së gruas shqiptare përballë padrejtësisë dhe terrorit shtetëror.

Sot, kur dëshmitarë të tillë si Klara Mirakaj- Merlika po largohen nga kjo botë, përgjegjësia për të kujtuar dhe për të treguar historinë e tyre bëhet edhe më e madhe. Sepse kujtesa nuk është vetëm nderim për të shkuarën, por edhe garanci që padrejtësi të tilla të mos përsëriten më kurrë. Por klasa politike “post-komuniste” 35-vjeçare në Shqipëri duket se ka vendosur që të vdesin edhe ata pak ish-të burgosur e të përndjekur nga komunizmi, që për fatin e tyre kanë mbijetuar barbarizmat e komunizmit të regjimit të Enver Hoxhës. ttps://telegraf.al/opinion/frank-shkreli-nuk-mund-të-hesht-për-krimet-e-komunizmit/

Përballimi i shtetit shqiptar me të kaluarën komuniste dhe, veçanërisht, me trashëgiminë e krimeve të komunizmit ka qenë i pjesshëm dhe shpesh i ngadaltë, ose më mire të themi ko-ekzistent, sidomos në krahasim me vende të tjera ish-komuniste. Frank Shkreli: Shqipëria të dënojë zyrtarisht vrasjet makabër të komunizmit | Gazeta Telegraf

Pas rënies së regjimit të Enver Hoxha, pati disa hapa simbolikë, si hapja e dosjeve në mënyrë të kufizuar, dënime të disa figurave të larta të regjimit dhe krijimi i institucioneve si Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Megjithatë, shumë kritikë theksojnë se këto masa nuk kanë qenë as nuk janë aspak të mjaftueshme. Për familjet e persekutuara shqiptare; si Mirakaj, Merlika dhe mijëra të tjera mungesa e një ballafaqimi të plotë me krimet e komunizmit dhe të kaluarën e diktaturës komuniste, nënkupton jo vetëm mungesë drejtësie, por edhe mungesë njohjeje të plotë të vuajtjeve të tyre. Kujtesa historike shpesh mbetet e fragmentuar dhe e debatueshme në shoqëri. Çështja nuk është vetëm historike, por edhe morale dhe institucionale e që kërkon një përgjigje zyrtare të shtetit shqiptar: sa është shoqëria shqiptare e gatshme, politikisht, moralisht dhe kombëtarisht të përballet me të kaluarën e saj komuniste, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë shqiptarët, pa dallim?

Me dhimbje dhe respekt të thellë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për kalimin në amshim të Klara Mirakaj-Merlika dhe për të gjitha familjet e persekutuara nga regjimi komunist. Kujtimi i vuajtjeve, sakrificave dhe qëndresës së tyre mbetet pjesë e ndërgjegjes kombëtare. Ato familje përballuan padrejtësi të mëdha, por ruajtën dinjitetin, besimin dhe identitetin shqiptar në kohë, shumë të errëta. Natyrisht se në këtë moment ndarjeje nga jeta të të dashurve të tyre, dhimbja bëhet edhe më e madhe, por edhe më e fortë mbetet trashëgimia morale që ata kanë lënë pas një thirrje për të kujtuar me qëllim për të mos harruar dhe për të vlerësuar lirinë dhe demokracinë, sado të brishtë të Shqipërisë së tranzicionit të pafund.

Klara Mirakaj- Merlika mbetet simbol i kësaj qëndrese të heshtur, një dëshmi e gjallë e forcës së gruas shqiptare përballë padrejtësisë dhe terrorit shtetëror. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre. Lavdi Klara Mirakaj-Merlika dhe të gjitha grave të internuara nga komunizmi barbar gjysëm shekullor në trojet shqiptare.

Me ngushëllime për familjet e persekutuara nga komunizmi, Mirakaj dhe Merlika!

Shefit të NATO-s, Zt.Mark Rutte: Ju lutem të ndikoni që Kosova të shmangë zgjedhjet e treta e të vazhdojë rrugën drejt BE-së e NATO-s! Nga Elida Buçpapaj

 

Drejtuar Zt.Mark Rutte, kreut të Aleancës Euro-Atlantike

 

I nderuar Zt.Mark Rutte,

Jam një botuese dhe gazetare veterane që kam ndjekur zhvillimet në Ballkan prej 1992.

Po ju shkruaj për t’ju shprehur shqetësimin për situatën në Kosovë, ku opozita po kthehet në një pengesë për funksionimin e shtetit të së drejtës, dhe me obstruksionizëm po e bojkoton zgjedhjen e presidentit të Republikës, me qëllimin për ta çuar Kosovën brënda 15 muajsh në zgjedhjet e treta Parlamentare, kur populli i Kosovës ka shprehur qartë verdiktin se kush është fituesi dhe humbësi, aq më tepër kur në një sistem demokratik nuk ka humbës, pasi si pozita ashtu edhe opozita janë palë në funksionimin e shtetit dhe institucioneve.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 populli i Kosovës ia dha votën:

VV 42.3% ( Albin Kurti me Guxo e aleatë)

PDK 20.95 % (Bedri Hamza)

LDK 18.17 % (Lumir Abdixhiku)

AAK. 7.06 % ( Ramush Haradinaj)

Në shkurti 2025 deri sa u shpallën zgjedhjet e tjera më 28 dhjetor 2025, opozita ishte kundër zgjedhjes për kryetare të Kuvendit të zonj. Albulena Haxhiu, një nga gratë më të votuara, e cila pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 është kryetare e Kuvendit dhe presidente në detyrë. Pra opozita do të krijonte stuhi në gotë që çuan të zgjedhjet e dyta parlamentare, me qëllimin real për t’u kthyer në pushtet me çdo kusht.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 rezultatet ishin si më poshtë:

VV 51.10 % (Albin Kurti + Guxo me aleatë)

PDK 20.19 % ( Bedri Hamza)

LDK 13. 24% (Lumir Abdixhiku)

AAK 5.5 % ( Ramush Haradinaj)

 

Në gjithë historinë e zgjedhjeve që janë mbajtur në Kosovë prej 2001, asnjë forcë politike, përfshi edhe LDK kur drejtohej nga Ibrahim Rugova, nuk e kanë arritur rezultatin 51% sa VV plus Guxo me aleatë.

Me këtë rezultat shumica i formoi Legjislativin dhe Ekzekutivin.

Ka 66 vota nga 61 që i duhen për të votuar Presidentin e Kosovës, por nuk ka kuorumin prej 80 deputetësh si e kërkon Kushtetuta e vendit.

Me pretekstin e kuorimit, duke e bojkotuar atë, opozita kërkon ta çojë në zgjedhjet e treta Kosovën, duke shpresuar se populli i Kosovës do të jetë lodhur së votuari, kur vota e tij nuk merr vlerën kushtetuese që i takon.

Në kushtet kur shumicës i duhet kuorumi por nuk e arrin dot, kryeministri i Kosovës i shtriu dorën opozitës për kompromis duke i propozuar opsione bashkëqeverisëse.

LDK-së i ka ofruar dy opsione: 1. Vendin e Kryeparlamentarit dhe 2. Vendin e nënkryeministrit me 4 portofole ministrore, midis tyre edhe portofolin e ministrit të jashtëm;

ndërsa PDK-së i ofroi postin e Kryeparlamentarit.

Të dyja partitë kryesore të opozitës i hodhën poshtë këto propozime duke parë si zgjidhje zgjedhjet e treta në 15 muaj.

Atëherë kryeministri Kurti iu shtriu përsëri dorën krerëve të opozitës duke u kërkuar që, si kompromis, të propozonin nga tre kandidatë për presidentë, që të jenë figura unifikuese, përfaqësuese dhe konsensuale.

PDK nuk ka pranuar por ka kërkuar zgjedhje të reja, ndërsa LDK ka ofruar si opsion Vjosa Osmanin, ish presidenten e Kosovës, e cila kur shumica nuk e rizgjodhi si kandidate mbajti një qendrim konfliktual me kryeministrin e vendit, duke mos e përmbushur kështu formatin e një kandidati unifikues, përfaqësues dhe konsensual.

Kjo është situata. Nesër më 28 prill në orën 24:00 përfundon afati kushtetues dhe Kuvendi i Kosovës vetshpërndahet.

Opozita bojkoton se do pushtet me çdo kusht, ndërkohë që institucioni demokratik i zgjedhjeve në një sistem demokratik vihet në rrezik, pasi vota e sovranit e humb vlerën dhe rolin.

Kosova nuk ka arsye që të shkojë në zgjedhjet e treta, që do të riprodhojnë rishtas rezultate të afërta. Aq më tepër kur populli i Kosovës është shprehur qartë.

Po ashtu qeveria e Kosovës ka patur një performancë shumë ambicioze mandatin e parë.

Sipas WJP, bazuar në të dhënat e viteve 2024–2025, «Kosova renditet relativisht lart në rajon sa i përket shtetit të së drejtës, për sundimin e ligjit dhe sigurinë, pavarësisht përballjes me sfida sistemike. Kosova renditet e 58 nga 142 vende sipas World Justice Project.

Sipas Renditjes Rajonale (Evropa Lindore dhe Azia Qendrore) Kosova u rendit e 3-ta nga 15 vende në rajon, pas Gjeorgjisë dhe Malit të Zi, ndërsa në renditjen në Ballkanin Perëndimor : Kosova u rendit e para në vitet 2023/2024, përpara Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bosnjës, duke e ruajtur statusin e lartë rajonal.»

Edhe sa i përket Sigurisë, Rendit dhe Ligji (Gallup 2024/2025) në renditjen globale «Kosova renditet fort lart për sigurinë, duke marrë 94 nga 100 pikë në Indeksin e Rendit dhe Ligjit 2024, duke e vendosur atë në vendin e 3-të në botë. Renditja Rajonale: Kosova u rendit e para në Evropë për sigurinë në vitin 2024, përpara Islandës, Norvegjisë dhe Austrisë. »

Rezultatet nga institucionet ndërkombëtare për arritjet në funksionimin e shtetit të së drejtës në Kosovë, edhe pse ka plot sfida përpara, shkojnë në përpjestim të drejtë me votën e Sovranit. Që do të thotë se Sovrani është koshient se për kë voton.

Pra Kosova, me këtë qeverisje bazuar në votën e lirë duhet të shkojë përpara e jo të kthehet pas, me zgjedhje të reja që janë në funksion të destabilitetit dhe mosfunksionimit të shtetit të së drejtës.

Opozita në Kosovë, në mënyrë implicite dhe eksplicite, ka në krahun e saj si aleat kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kur dihet se Shqipëria megjithëse vend anëtar i NATO-s, ka një sistem hibrid, me skandale korrupsioni, dhe ku opozita me protesta kërkon dorëheqjen e pm, zëvendësuar me një qeveri teknike që vendi të shkojë në zgjedhje të reja e të ndershme.

A është në interesin e NATO-s që Kosova të kthehet një vend me sistem hibrid si Shqipëria, kur qeveria aktuale nuk ka asnjë tregues në regres.

Sikur mund ta dini, Edi Rama në takimin e Bordit të Paqes – Board of Peace – në Washington DC me Presidentin Trump e quajti Jack Smith, ish kryeprokurorin e Gjykatës Speciale të Hagës «sicario»?!

A mundet një kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s të quajë «sicario», ish kryeprokurorin e një Gjykate që mbahet dhe funksionon me fondet e vendeve të BE-së dhe NATO-s.

Pa hyrë në materien e drejtësisë dhe duke i prezumuar të pafajshem të katër ish zyrtarët e shtetit të Kosovës, a mundet kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s të ngrejë akuza dhe të ndërhyjë në një institucion drejtësie ngritur e mbështetur nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s ?

Kryeministri Rama, që ka uzuarpuar të gjitha pushtetet, kërkon ta kthejë edhe Kosovën sikur Shqipërinë sepse kështu do të forconte pushtetin e tij të mbrapshtë.

Po a janë arroganca dhe apetitet e Edi Ramës të pranushme për Aleancën Euro-Atlantike e cila mbron parimet themelore të lirisë e vlerave universale të njeriut dhe po ashtu mbron sovranitetin dhe territorialitetin e shtetit të Kosovës?

Përse të shkohet në zgjedhje të treta, kur populli ka vendosur dhe kur zgjedhja e presidentit është vetëm çështje e vullnetit të mirë të opozitës e cila deri tani përmes obstruksionizmit si një grusht shteti po sulmon sistemin demokratik të Kosovës?

Një Kosovë jostabël e kërkon Serbia dhe kush është pas saj.

A ka NATO interes të tillë ta lejojë që Kosova të shkojë nëpër rotacione zgjedhjesh që nuk mund të zgjidhin ngërçin e Kushtetutës, kur shteti i së drejtës në Kosovë po përparon, që do të thotë stabilitet afatgjatë për rajonin.

Prandaj, Ju lutem si kreu i NATO-s të ndikoni që Kosova të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimeve në BE dhe NATO.

Kosova miratoi Rezolutë për Luginën e Preshevës- Nga REFIK HASANI

Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi një Rezolutë për shqiptarët autoktonë, që jetojnë në trojet e veta në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Kosova me këtë Rezolutë, në raport me Serbinë, do të ia lehtësojë në bisedimet që do të zhvillohen, dhe është një Reciprocitet, që do të duhej të vlejë  ku të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojnë pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së paku që të njëjtat të drejta t’i gëzojnë edhe shqiptarët etnikë  në Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc.
Kjo rezolutë, me propozimin e paraqitur disa ditë më parë, me arsyetimin e bazuar, e adresuar Kryeminstrit Albin Kurti, Kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe Arbërie Nagavci, Shefe e Grupit  të LVV, si Grupi më i madh Parlamentar  në këtë Legjislatur. Më vjen mirë që propozimi i adresuar është përkrahur plotësisht, edhe nga subjektet tjera të kësaj Legjislature.
Si propozues, dhe si pjesëmarrës në seancën e rregulltë, në pikën që është diskutuar dhe miratuar kjo Rezolutë, vlen të përshendetët pasi që tregon dhe paraqet një akt se Republika e Kosovës, edhe më tej do të vazhdon të afroj mbështetje, angazhim e përkushtim duke investuar në projekte tjera për shqiptarët e kësaj Krahine.
Jam tejet falenderues që propozimi im tanimë Rezolut e miratuar…!
*Prishtinë, Kuvendi i Republikës së Kosovës, datë 24 prill 2026, salla plenare e Parlamentit, seanca e rregullt-diskutuar dhe miratuar sipas pikës 13-të nga rendi punës të Legjislaturës së 10-të.

Nga Ditari i gazetares: Opozita me obstruksionizëm si grusht shteti po i kundërvihet shtetit dhe sistemit demokratik të Kosovës- Nga Elida Buçpapaj

26 Prill 2026

Opozita me obstruksionizëm si grusht shteti po i kundërvihet shtetit dhe sistemit demokratik të Kosovës

 

Populli i Kosovës vendosi në zgjedhjet Parlamentare se cilët janë humbësit dhe fituesit

1.Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 rezultatet ishin:

VV 50.28%

PDK 17,01 %

LDK 12.73%

AAK 7.12 %

2. Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 populli ia dha votën:

VV 42.3% ( Albin Kurti me Guxo e aleatë)

PDK 20.95 % (Bedri Hamza)

LDK 18.17 % (Lumir Abdixhiku)

AAK. 7.06 % ( Ramush Haradinaj)

Gjithë veprimtaria e opozitës nga shkurti 2025 deri në zgjedhjet e 28 dhjetorit ishte obstruksionizëm dhe luftë kundër shtetit të Kosovës me pagat e paguara nga populli i Kosovës

3. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 rezultatet ishin si më poshtë:

VV 51.10 % (Albin Kurti + Guxo me aleatë)

PDK 20.19 % ( Bedri Hamza)

LDK 13. 24% (Lumir Abdixhiku)

AAK 5.5 % ( Ramush Haradinaj)

Opozita e humbur nga zgjedhjet në zgjedhje dhe e dalluar për rolin e saj kundër shtetformimit dhe Republikës së Kosovës.

Lumir Abdixhiku nuk pranoi kompromis kur Kurti i ofroi LDK dy opsione:

1.Nënkryeministrin, plus 4 ministri, përfshi Ministrinë e Jashtme

2.Kryetarin e Kuvendit

LDK me kryetar Lumirin nga zgjedhjet e shkurtit 2025 deri të dhjetorit ka humbur nga 18% në 13%. Normalisht Abdixhiku duhej të dorëhiqej.

Kur Kurti i kërkoi LDK tre kandidatë për presidentë jo politik, por konsensual dhe unifikues, Abdixhiku propozoi Vjosa Osmanin e cila publikisht i ka shpallur luftë VV

Të njëjtin qendrim ka mbajtur edhe PDK. Ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj deklaroi publikisht aspak në mënyrë serioze se “nuk u vyn gjo” Kryetari i Kuvendit dhe po ashtu Bedri Hamza, kryetari i PDK nuk ka paraqitur tre kandidatë për president, por ka kërkuar zgjedhje të treta pas 15 muajsh kur Sovrani ka folur qartë.

Edhe Ramushi që nga 7% në zgjedhjet e shkurtit AAK në ato të dhjetorit 2025 u zvogëlua në 5.5%, ku për pak e ka kalu pragun, edhe ai kërkon zgjedhje, duke folur si kryetar i partisë, megjithëse pretendon se ka dhanë dorëheqje.

Opozita i kundërvihet

1.Shtetit të Kosovës dhe institucioneve të ndërtuara në respekt me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

2. Ata po i shmangen obligimit kushtetues për të zgjedhur me kompromis kreun e shtetit dhe me obstruksionizëm si grusht shteti po i kundërvihen sistemit demokratik të Kosovës.

 

26 Prill 2026

Letër nga Presidenti Trump apo Përgjigje nga Presidenti Trump

Për saktësi dhe në respekt të publikut:

Pashë që Presidentja e Gjashtë e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani më 21 Prill kishte publikuar në faqen e saj zyrtare në Meta dhe po e reklamonte për efekte fushate e populizmi Letrën që ajo shkruante se ia kishte dërguar Presidenti Trump më 8 Prill 2026, me rastin e përmbylljes së mandatit më 4 Prill 2026.

Nuk ishte Letër, por përgjigje Letrës.

Sepse në fakt, ishte Vjosa Osmani ajo që i kishte dërguar e para letër Presidentit Trump,

letër që ajo nuk e ka bërë publike dhe normalisht do të duhej ta bënte

Pra letra që ajo shkruan se e ka marrë nga Presidenti Trump është në fakt përgjigjia që Presidenti Trump i jep letrës që Ai ka marrë nga Vjosa Osmani.

Janë dy gjëra krejt të ndryshme me të shkrujt letër dhe me i kthy përgjigje letrës, si në rastin konkret. Ka mossaktësi.

Saktësia e faktit është e rēndësishme se si përcillet tek opinioni publik. E kundërta e saktësisë është mossaktësia, që nuk i lejohet kreut të shtetit, qoftë edhe me mandat të përfunduar.

Është e qartë se përgjigjen nga Presidenti Trump Vjosa Osmani e ka integruar në një fushatë frenetike që ajo ka ndërmarrë të tipit gju më gju me popullin, pa e vra mendjen se Parlamenti i Kosovës po shkon drejt vetshpërndarjes nga mos përgjegjshmëria e opozitës, pjesë e së cilës tashmë është bërë edhe Vjosa Osmani.

I kam dhënë një këshillë dhe po ia përsëris to calm down!

 

 

22 Prill 2026

Hej Kosovë
.
Hej Kosovë mos thuj marova
pa elita mendjedrita
pa urti e frymë dardane
me të shpëtu nga t’gjitha riqnat
me të nxjerr nga gjith’ ngushticat
me t’i shkri të gjitha ngricat
.
pa urti, pa frymë dardanësh
pa Demaçë, Rugovë,
Ukshin Hotë e Fehmi Aganësh
me do analfabeta, sallahana
do merhuma, do injoranta
.
Hej Kosovë ti drita e diellit
i ke bërë ballë çdo kjmeti
prej t’mallkumit Miladinit
e patundur ndaj çdo prite
u plagose feniks u ngrite
.
gjaku tokën ka ujitur
bari e lulet prej gjakut kanë lindur
e papërkulur nuk njohe frikë
për Kosovën Republikë.
.
Hej Kosovë mos thuj marova
se Dardania nuk lind horra
veç dardanë e kryetrima
që e mposhtin çdo rrethim
për Kosovë e shtetformim !

 

INCIDENTI I TË SHTËNAVE NË White House Correspondents’ Dinner- SIGURIA, MEDIAT DHE MENAXHIMI I RREZIKUT NË EVENTE ME PROFIL TË LARTË- Nga Isuf B.Bajrami

Më 25 prill 2026, gjatë një eventi të rëndësishëm që bashkon median dhe elitën politike në Shtetet e Bashkuara, u raportua një incident me armë zjarri në ambientet e Washington Hilton në Washington. Evakuimi i menjëhershëm i Donald Trump dhe neutralizimi i shpejtë i kërcënimit, sipas burimeve mediatike dhe raportimeve zyrtare, ilustrojnë si efektivitetin ashtu edhe kufizimet e sistemeve bashkëkohore të sigurisë. Studimi trajton kronologjinë e ngjarjes, sjelljen kolektive në emergjencë, rolin e medias dhe implikimet për menaxhimin e rrezikut në evente me profil të lartë.

1. Hyrje

Eventet që bashkojnë përfaqësues të lartë politikë dhe media ndërkombëtare përfaqësojnë hapësira me ekspozim të lartë simbolik dhe operacional ndaj rrezikut. Darka vjetore e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë është një nga këto raste, ku ndërthuren komunikimi politik, legjitimiteti publik dhe vëmendja globale.

Pjesëmarrja e Donald Trump në edicionin e vitit 2026 rriti ndjeshëm vëmendjen e sigurisë dhe profilin e ekspozimit të eventit¹. Në këtë kontekst, incidenti i raportuar me armë zjarri duhet kuptuar si pjesë e një trendi më të gjerë të rrezikut ndaj “soft targets”, ku hapësirat publike të kontrolluara mbeten të ndjeshme ndaj ndërhyrjeve të papritura.

2. Korniza konceptuale

Literatura mbi sigurinë dhe dhunën individuale thekson rolin e aktorëve të izoluar që veprojnë jashtë strukturave të organizuara. Ramon Spaaij argumenton se këta aktorë karakterizohen nga autonomi operacionale, mungesë organizimi formal dhe motive të fragmentuara me dimension simbolik².

Në të njëjtën kohë, eventet me pjesëmarrje të madhe mbeten të ekspozuara për shkak të ndërveprimit midis zonave të hapura dhe pikave të kontrollit, të cilat përqendrojnë rrezikun në hapësira të kufizuara dhe të parashikueshme.

3. Zhvillimi i ngjarjes

Sipas raportimeve të Reuters, Associated Press dhe BBC, incidenti ndodhi rreth orës 20:15, kur një individ i armatosur hapi zjarr në zonën e kontrollit të sigurisë të eventit³.

United States Secret Service ndërhyri menjëherë, duke neutralizuar dhe arrestuar autorin në vendngjarje⁴. Paralelisht, u aktivizuan protokollet e evakuimit për figurat e mbrojtura, përfshirë Donald Trump.

Raportimet mediatike konfirmojnë se nuk pati viktima fatale, ndërsa një agjent sigurie u plagos lehtë dhe u mbrojt nga pajisjet mbrojtëse personale⁵.

4. Sjellja kolektive në emergjencë

Megjithëse incidenti ndodhi jashtë sallës kryesore, efekti psikologjik u përhap menjëherë tek pjesëmarrësit. Sjellja kolektive u karakterizua nga reagime instinktive mbrojtëse, përfshirë streha të improvizuara dhe ndërprerje të komunikimit të qartë.

Këto reagime përputhen me modelet e njohura të sjelljes në situata emergjente, ku mungesa e informacionit të verifikuar rrit perceptimin e rrezikut dhe intensitetin e reagimit kolektiv.

5. Media dhe perceptimi publik

Raportimet nga Reuters, Associated Press, BBC, The Guardian dhe Al Jazeera konfirmuan elementet kryesore të incidentit⁶.

Megjithatë, u evidentuan dallime në interpretimin e detajeve operative dhe në përshkrimin e nivelit të kërcënimit. Këto ndryshime janë karakteristike për raportimin në kohë reale dhe tregojnë rolin e medias jo vetëm si transmetuese informacioni, por edhe si aktor që ndikon në formësimin e perceptimit publik gjatë krizave⁷.

6. Siguria dhe kufizimet strukturore

Reagimi i United States Secret Service u karakterizua nga shpejtësi dhe koordinim i lartë operacional, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Megjithatë, incidenti ekspozon disa kufizime strukturore:

* përqendrimi i rrezikut në pikat e hyrjes
* vështirësia e identifikimit paraprak të kërcënimeve
* varësia nga reagimi i menjëhershëm si mekanizëm kryesor mbrojtës

Këto elemente pasqyrojnë tensionin midis hapjes së eventeve publike dhe kërkesës për siguri të avancuar.

7. Profili i kërcënimit

Bazuar në raportimet fillestare, autori i incidentit përputhet me modelin e aktorit individual të dhunës, i cili vepron në mënyrë autonome dhe jashtë strukturave të organizuara. Ky model paraqet sfida të konsiderueshme për sistemet moderne të sigurisë për shkak të mungesës së indikatorëve të qartë paralajmërues dhe natyrës së paparashikueshme të veprimit.

8. Përfundime

Ngjarja e vitit 2026 sugjeron se siguria në evente me profil të lartë mbetet një proces dinamik dhe i papërfunduar. Ndërhyrja e shpejtë dhe koordinimi institucional mund të minimizojnë pasojat, por nuk mund të eliminojnë plotësisht rrezikun.

Në këtë kuptim, menaxhimi i rrezikut mbetet një balancë midis hapjes demokratike dhe nevojës për mbrojtje institucionale.

Referenca:

1. Reuters. “Security Incident Reported at White House Correspondents’ Dinner Venue in Washington.” April 25, 2026.
Raportim mbi incidentin e raportuar me armë zjarri në ambientet e Washington Hilton gjatë eventit të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Artikulli fokusohet në reagimin fillestar të autoriteteve dhe evakuimin e pjesëmarrësve.
2. Associated Press (AP). “Gunfire Reported During High-Profile Washington Political Media Event.” April 25, 2026.
Raporton mbi zhvillimin e ngjarjes, përfshirë ndërhyrjen e Shërbimit Sekret dhe vendosjen nën kontroll të situatës. Thekson mungesën e viktimave fatale.
3. BBC News. “Secret Service Responds After Shooting Incident Near White House Correspondents’ Dinner.” April 25, 2026.
Artikulli përshkruan reagimin e shërbimeve federale të sigurisë dhe procedurat e evakuimit të figurave të mbrojtura, përfshirë presidentin.
4. CBS News. “Security Agent Injured During Washington Event Following Gunfire Incident.” April 26, 2026.
Konfirmon se një agjent i Shërbimit Sekret u plagos lehtë gjatë incidentit dhe se pajisjet mbrojtëse kanë parandaluar dëmtime më serioze.
5. Al Jazeera English. “Security Breach at Washington Political Media Event Under Investigation.” April 26, 2026.
Raporton mbi hetimet në vazhdim dhe kontekstin më të gjerë të sigurisë në eventet publike me profil të lartë në SHBA.
6. The Guardian. “High Alert After Incident at White House Correspondents’ Dinner Venue.” April 25–26, 2026.
Analizon pasojat politike dhe të sigurisë të incidentit, si dhe ndikimin e tij në perceptimin publik.
7. Axios. “Lawmakers React to Security Incident at Major Washington Media Dinner.” April 26, 2026.
Përqendrohet në reagimet politike dhe shqetësimet mbi sigurinë në eventet me pjesëmarrje të lartë publike dhe institucionale.
8. Spaaij, Ramon. Understanding Lone Wolf Terrorism: Global Patterns, Motivations and Prevention. Dordrecht: Springer, 2012.
Vepër akademike që analizon fenomenin e aktorëve individualë të dhunës, motivimet e tyre dhe sfidat që paraqesin për sistemet moderne të sigurisë.

Vendi i Lekës,26.04.2026

SHOOTING INCIDENT AT THE White House Correspondents’ Dinner

SECURITY, MEDIA AND RISK MANAGEMENT IN HIGH-PROFILE EVENTS

Isuf B.Bajrami

On 25 April 2026, during one of the most important events bringing together the media and political elite in the United States, a firearm incident was reported at the premises of the Washington Hilton in Washington. The immediate evacuation of Donald Trump and the rapid neutralisation of the threat, according to media sources and official reports, illustrate both the effectiveness and limitations of contemporary security systems. The study addresses the chronology of the event, collective behaviour in emergency conditions, the role of the media, and the implications for risk management in high-profile events.

1. Introduction

Events that bring together high-level political representatives and international media constitute spaces of significant symbolic and operational exposure to risk. The annual dinner of the White House Correspondents’ Association is one such case, where political communication, public legitimacy, and global attention intersect.

The participation of Donald Trump in the 2026 edition significantly increased the security attention and exposure profile of the event¹. In this context, the reported shooting incident should be understood as part of a broader trend of risk toward “soft targets,” where controlled public spaces remain vulnerable to sudden disruptions.

2. Conceptual framework

The literature on security and individual violence highlights the role of isolated actors operating outside organised structures. Ramon Spaaij argues that such actors are characterised by operational autonomy, lack of formal organisation, and fragmented motives with a symbolic dimension².

At the same time, large-scale events remain exposed due to the interaction between open spaces and control points, which concentrate risk in limited and predictable areas.

3. Event development

According to reports by Reuters, Associated Press, and BBC, the incident occurred around 20:15 when an armed individual opened fire in the event’s security screening area³.

The United States Secret Service intervened immediately, neutralising and arresting the perpetrator at the scene⁴. Simultaneously, evacuation protocols were activated for protected individuals, including Donald Trump.

Media reports confirm that there were no fatalities, while one security agent was lightly injured and protected by personal protective equipment⁵.

4. Collective behaviour in emergency conditions

Although the incident occurred outside the main hall, the psychological effect spread immediately among participants. Collective behaviour was characterised by instinctive protective reactions, including improvised sheltering and disruption of clear communication.

These reactions correspond to established models of behaviour in emergency situations, where lack of verified information increases perceived risk and the intensity of collective response.

5. Media and public perception

Reporting from Reuters, Associated Press, BBC, The Guardian, and Al Jazeera confirmed the key elements of the incident⁶.

However, differences were observed in the interpretation of operational details and in the description of threat levels. These variations are characteristic of real-time reporting and demonstrate the role of the media not only as an information transmitter but also as an actor shaping public perception during crises⁷.

6. Security and structural limitations

The response of the United States Secret Service was characterised by speed and high operational coordination, preventing escalation of the situation.

However, the incident reveals several structural limitations:

* concentration of risk at entry points
* difficulty in prior identification of threats
* reliance on immediate response as the primary protective mechanism

These elements reflect the tension between openness in public events and the demand for advanced security.

7. Threat profile

Based on initial reporting, the perpetrator corresponds to the model of an individual violent actor operating autonomously and outside organised structures. This model poses significant challenges to modern security systems due to the absence of clear warning indicators and the unpredictable nature of action.

8. Conclusions

The 2026 event suggests that security in high-profile events remains a dynamic and incomplete process. Rapid intervention and institutional coordination may minimise consequences but cannot fully eliminate risk.

In this sense, risk management remains a balance between democratic openness and institutional protection requirements.

References

1. Reuters. “Security Incident Reported at White House Correspondents’ Dinner Venue in Washington.” April 25, 2026.
Report on the firearm incident at the Washington Hilton during the White House Correspondents’ Association dinner, focusing on initial authority response and evacuation of attendees.
2. Associated Press (AP). “Gunfire Reported During High-Profile Washington Political Media Event.” April 25, 2026.
Reports on the development of the event, including Secret Service intervention and containment of the situation. Emphasises the absence of fatalities.
3. BBC News. “Secret Service Responds After Shooting Incident Near White House Correspondents’ Dinner.” April 25, 2026.
Describes federal security response and evacuation procedures for protected individuals, including the president.
4. CBS News. “Security Agent Injured During Washington Event Following Gunfire Incident.” April 26, 2026.
Confirms that a Secret Service agent was lightly injured during the incident and that protective equipment prevented more serious harm.
5. Al Jazeera English. “Security Breach at Washington Political Media Event Under Investigation.” April 26, 2026.
Reports ongoing investigations and places the incident within the broader context of security at high-profile public events in the United States.
6. The Guardian. “High Alert After Incident at White House Correspondents’ Dinner Venue.” April 25–26, 2026.
Analyses political and security consequences of the incident and its impact on public perception.
7. Axios. “Lawmakers React to Security Incident at Major Washington Media Dinner.” April 26, 2026.
Focuses on political reactions and concerns regarding security at high-attendance institutional and public events.
8. Spaaij, Ramon. Understanding Lone Wolf Terrorism: Global Patterns, Motivations and Prevention. Dordrecht: Springer, 2012.
Academic work analysing the phenomenon of individual violent actors, their motivations, and the challenges they pose to modern security systems.

The Land of Leka,26.04.2026

DHJERËSIT E VLERAVE TË LUFTËS SHANTAZHOJNË SHTETIN!- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Tellalli numër dy i OVL, (po kursejmë akronimin prej tri germave UÇK, pasi OVL aktuale nuk ka të bëjë fare me këtë), njoftoi se i kanë dërguar një letër kryetares së Kuvendit, njëherësh ushtruese të detyrës të presidentit të Kosovës, Albulenë Haxhiut dhe kryeministrit Albin Kurtit, me kërkesën “për hartimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës”!
     OVL thotë “edhe pse letrën ua kemi dërguar dy institucioneve më të larta, më 20 shkurt 2026, ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje dhe as nuk na kanë kontaktuar, takuar”. Pse ndodhë kjo mospërfillja ndaj Kryesisë të OVL dhe të eksponentëve tjerë të kësaj shoqate, rrastë të dyshimtë për shumëçka. Madje janë kaq jo serioze në kërkesa, siç shprehet populli: “Pordhi kali në derë të hanit!”
     Janë këta eksponentë të OVL, në koordinim me drejtuesit e subjekteve politike PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN, realizuan projektin e Beogradit, për organizimin e protestave vandaliste, të mars prillit 2004, në dëm të Kosovës. Për rrjedhojë, ndërkombëtarët kushtëzuan Kosovën me krijimin e komunave me shumë serbe, Demarkacionin, Asociacionin dhe sanksionime të tjera për Kosovën.
     Dosjet e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, u sollën nga Beogradi, në Selinë Qendrore OVL, në Prishtinë. Qëllimi ishte shpërndarja e dosjeve, për të zbuluar dëshmitarët e Hagës, për të penguar procesin e drejtësisë në Hagë. Qëllimi shtesë është nxitja e vëlla-vrasjeve ndër shqiptare.
     Bashkëpunimi shumëvjeçarë të eksponentëve të PAN-it dhe të OVL, në makro-kontrabandën me Rojet e Urës dhe Listën Serbe, që sipas Drejtorisë të Doganave të Kosovës, ia ka kushtuar humbje buxhetit të shtetit miliarda euro. Këtë hajni zyrtare e ka denoncuar DASH amerikan, ka shpallur -non grata- disa kontrabandistë nga të dyja palët edhe disa vendime për të tjerët, i ka në sirtar. Me gjithë këto poshtërsi, askush nuk ka marrë përgjegjësi!?
 
         UÇK u dëmtua nga falsifikatorët hajna të PAN dhe OVL
     Krerët e OVL janë bisht e patericë e PAN-it. Ata, si me sustë, i aktivizojnë në protesta dhe shantazhime kundër qeverisë dhe shtetit. Ata akuzojnë se kjo qeveri ka qasje dashakeqe “ndaj bashkëluftëtarëve tanë!” Sipas tyre ka shpërfillur  Shoqatën e OVL, nuk e ka financuar dhe as bashkëpunuar”.
     Nuk ka ndihmuar “Shoqatat e dala nga lufta” Po cilat janë ato shoqata, kur nuk arriti të hyjë as vet “UÇK-ja e LPK-së”, në Luftën e Kosovës. Këtë nuk e them unë, por e thonë themeluesit e kësaj “UÇK-je”, nga LPK-ja, përfshi edhe Dr. Jakup Krasniqin. Sepse luftën e sabotoi Tirana zyrtare, Franca dhe Serbia, përmes argatëve të saj të shantazhuar në LPK-e. Luftën e vërtetë e bënë burrat, vajzat dhe djemtë luftëtarë, të cilët u angazhuan individualisht dhe në grupe.
     Forcë ushtarake e organizuar ishte FARK-u i Dr. Ibtahim Rugovës. Kursehem nga emërtesa -President-, sepse kur Ai themeloi Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës, ende pa u zgjedhur në këtë post, me Referendum gjithë-popullor, në Kosovë dhe Mërgatë. Ushtarakët profesionistë shqiptarë, të shkolluar në Akademinë Ushtarake jugosllave, janë të vetmit që hynë, në mënyrë të organizuar, në betejat dhe luftën ballore të Kosovës.
     OVL paralajmërimin për protesta, “nëse institucionet nuk reflektojnë në përmbushjen e kërkesës bazë, hartimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës, detyrohem të dalin në protesta”.
     Shtrohet pyetja: Çfarë vlerash mund të mbrojnë dhjerësit e vlerave të luftës të cilët zhantazhojnë qeverinë dhe shtetin e Kosovës?!
– Janë këta dhjerësë dhe shantazhues, të cilët shitën e përshitën, me çmime të majme, “Dëshmitë e Veteranit”, duke i bërë 45.500 “veteranë” tërësisht të rrejshëm. Vjedhja e shtetit, në çfarëdo forme, është dhunim dhe dhjerje e luftës, luftëtarëve, dëshmorëve të lirisë, Ata janë të zhveshur nga atdhetarizmi dhe nuk meritojnë asnjë respekt, pavarësisht se bëjnë shumë për t`u imponuar si “çlirimtarë”!
– Kanë falsifikuar duke i bërë dëshmorë edhe viktima civile, pa qenë pjesë e luftës;
– kanë shpallur heronj njerëz me vdekje të natyrshme, në krevat, pse ishin pjesë e SHIK-ut kriminal, të cilët u angazhuan në burgosje, tortura dhe atentate të        kundërshtarëve politikë.
     Falsifikimi i “Dëshmisë të Veteranit” shtrihet edhe në Shqipëri. Gjeneral Spiro Butka, kryetar i Shoqatës të OVL të UÇK-së në Shqipëri, dëshmon së në Luftën e Kosovës kanë marrë pjesë 186 luftëtarë, përfshi edhe bartësi e armëve, të cilët janë në listën e veteranëve. Por, sot marrin pensionin e veteranit 3.000 vetë dhe shifra ka tendencë të rritet! Ndërsa Kolonel  Dilaver Goxhaj, kuadër i UÇK-së, numrin e luftëtarëve-veteranë e redukton në 129 veta, duke dhënë edhe identitetin e tyre në Shqipëri dhe njësitë luftarake në Kosovë. Këto shifra janë dhënë tej 3 vjet më parë, janë publike, (Jou Tube).
     Gjeneral Butka përmend emra falsifikatorësh të “Dëshmisë të Veteranit”, ndoca syresh pjesë e Komisionit, të cilët nga shitjet e “Dëshmive”, së bashku me matrapazët nga Shqipëria, kanë hapur bizneset e tyre nga veriu i vendit e deri në Tiranë. Çmimi i “Dëshmisë” në Shqipëri ka qenë i lartë, sepse shqiptarët e Shqipërisë londineze, janë të shkathtë në tregti. Ata bënë bizare Evropën dhe botën, sidomos, me drogë e femra.
     Mijërat e “veteranëve” të rrejshëm i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës, deri në qershorin e vitit të kaluar (2025), nga llogaritë e bëra, 206 milionë euro!
Komisioni i Verifikimit të Listave të Veteranëve, i cili sorollatët gjyqeve për një dekadë radhazi, për falsifikimin e “Dëshmisë të Veteranit”, është një etnik, kryesisht, eksponentë të partive të PAN-it. Ata janë edhe kallës të -Flamurit të Dardanisë”, përfshi edhe Smajl Latifin, kryetarin e komunës të Rahovecit, i kapur nga kamera në aksionin e zjarrë-vënies!

Arkiv i Voal.ch 24 prill 2015 SHQIPËRIA – NJË SISTEM HIBRID, MES AUTORITARIZMIT DHE DEMOKRACISË Nga ELEZ BIBERAJ, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë, Zëri i Amerikës

E Shtunë, 04.25.2015, 04:30pm (GMT+1)

 

Ju falënderoj nga zemra që më ftuat të marr pjesë në këtë konferencë të rëndësishme. Ju falenderoj gjithashtu për prezantimin bujar që më bëtë. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu në shoqërinë e personaliteteve të njohura dhe të miqve e kolegëve. Për mua është nder i veçantë të jem këtu në një ngjarje të jashtëzakonshme 25 vjetorin e tranzicionit të Shqipërisë nga një shtet diktatorial, njëpartiak, në një sistem demokratik shumëpartiak.

Është e natyrshme që njëzet e pesë vjet pas rënies së komunizmit t’i hedhim një sy rrugëtimit demokratik të Shqipërisë për të parë sukseset dhe vështirësitë me të cilat ajo është përballur. Do të përpiqem të bëj një pasqyrë të arritjeve të Shqipërisë gjatë çerek shekullit të shkuar si dhe të flas për sfidat me të cilat ajo ndeshet tani dhe në të ardhmen e afërt për konsolidimin e plotë të demokracisë. Kjo analizë bëhet nga këndvështrimi i një vëzhguesi të jashtëm, por thellësisht të interesuar në përparimin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.

Gjithmonë jam ndier jashtëzakonisht me fat dhe shumë mirënjohës për mundësinë që Zëri i Amerikës më ka dhënë për të ndjekur nga afër zhvillimet në atdheun tim. Zëri i Amerikës ka qenë i lidhur ngushtë me zhvillimet në Shqipëri, duke qenë një prani e vazhdueshme në periudha të ndryshme të historisë së Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore. Periudha më e paharruar e mbulimit nga Zëri i Amerikës të çështjeve shqiptare ka qenë ajo pas vdekjes së Enver Hoxhës, dhe më konkretisht ngjarjet dramatike të vitit 1990. Zëri i Amerikës iu kundërvu propogandës së regjimit duke thyer mitet e tij dhe duke theksuar se sundimi komunist i kishte shtypur aspiratat e shqiptarëve për të ndërtuar një vend modern, të bazuar në pluralizmin politik dhe ekonominë e tregut. Kështu, Zëri i Amerikës shërbeu si një forcë ndikuese e jashtme dhe një faktor ndryshimi, duke sfiduar me sukses monopolin e regjimit mbi lajmet dhe informacionin. Ai u bë një mbështetje për mendimin opozitar dhe nxitës i idealeve të një shoqërie të lirë, pluraliste dhe demokratike. Megjithatë, Zëri i Amerikës ishte vetëm një nga faktorët e shumtë të brendshëm e të jashtëm që së bashku kontribuan në rrëzimin e komunizmit.

Rënia e sistemit komunist të Shqipërisë çliroi një vrull demokratik dhe çoi në krijimin e një peizazhi politik të larmishëm dhe dinamik. Me mbështetjen e rëndësishme politike dhe financiare të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimi Evropian, Shqipëria hyri në rrugën e reformave të shpejta politike dhe social-ekonomike, siç ishin: rimëkëmbja e rendit kushtetues; ngritja e një sistemi të ri qeverisjeje, me tre degë të pavarura pushteti, krijimi i masave mbrojtëse për të drejtat dhe liritë themelore dhe reforma e gjyqësorit. Gjithashtu, Shqipëria e riintegroi veten në komunitetin ndërkombëtar, duke ndjekur një kurs të qartë pro-perëndimor dhe duke zhvilluar lidhje të ngushta politike dhe ushtarake me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n. Një varg reformash të shpejta u pasua nga çrregullime shoqërore dhe nga një rënie e institucioneve në vitin 1997, që për pak sa nuk e ktheu Shqipërinë në një shtet të dështuar. Kriza solli si pasojë një fragmentim politik dhe një gërryerje dramatike të pushtetit shtetëror. Megjithatë, Shqipëria e mori veten nga kriza e skemave piramidale brenda një periudhe relativisht të shkurtër dhe vazhdoi programin e reformës, duke bërë përparim në shumë fronte. Ajo është tani anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Rëndësia e saj në nivel rajonal është rritur ndjeshëm.

Shqipëria e ka kapërcyer tashmë fazën e tranzicionit. Njëzet e pesë vjet pas rënies së komunizmit, mendoj se përdorimi i termave “tranzicion” dhe “pas-komunist” është tashmë i debatueshëm dhe pa ndonjë vlerë analitike. Një vend, i cili ka mbajtur tetë zgjedhje parlamentare që nga viti 1991, me rotacion pushteti mes dy partive më të mëdha politike, që është anëtar i plotë i NATO-s dhe kandidat për në Bashkimin Evropian, nuk mund të klasifikohet si “vend në tranzicion” ose si vend “pas-komunist.”
Pyetja është se çfarë lloji regjimi është krijuar në Shqipëri? A i kanë arritur shqiptarët plotësisht aspiratat e tyre demokratike? Dhe, a është sistemi i tanishëm apo niveli i tanishëm i demokracisë forma më e lartë e një rendi demokratik që mund të arrijnë shqiptarët?

Zhvillimet në Shqipëri gjatë çerek shekullit të fundit duhet të shihen brenda kontekstit më të gjerë rajonal, evropiano-lindor. Tranzicioni politik i Evropës Lindore ka krijuar disa lloje regjimesh: demokraci të plota, hibride dhe regjime autoritare. Vendet baltike, vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe dy ish-republikat jugosllave, Sllovenia dhe Kroacia, kanë pasur një tranzicion relativisht të shpejtë dhe të suksesshëm dhe kanë arritur në një masë të madhe konsolidimin e rendit të tyre demokratik.
Shqipëria, nga ana tjetër, ka mbetur dukshëm prapa, dhe kalimi i saj drejt demokracisë ka qenë i ngadalshëm dhe me më shumë sfida. Shqipëria është pjesë e një kategorie vendesh ish-komuniste, si Armenia, Bosnja, Gjeorgjia dhe Mali i Zi, që kanë deficite demokratike dhe mund të klasifikohen si “regjime hibride.” Mëgjithëse “regjimet hibride” qëndrojnë më lart në treguesit e demokracisë sesa regjimet “autoritare,” të tilla si Rusia apo republikat e tjera ish-sovjetike, ato karakterizohen nga struktura politike gjysmë-demokratike; nga zgjedhje që jo gjithmonë përputhen plotësisht me standardet ndërkombëtare për votimet e lira, transparente dhe të besueshme; nga mosmarrëveshje të zgjatura pas-zgjedhore; nga mungesa e sundimit të ligjit; nga një sistem qeverisjeje ku tre degët e pushtetit, ekzekutivi, legjislativi dhe gjyësori nuk funksiojnë si duhet; nga korrupsioni i përhapur; nga një shoqëri e dobët civile dhe nga qeveri, që në masë të madhe nuk janë të përgjegjshme ndaj qytetarëve.

Ritmi i ngadaltë i demokratizimit të Shqipërisë ka qenë pasojë faktorësh të lidhur me njëri-tjetrin, që shkojnë përtej natyrës totalitare të regjimit të Hoxhës dhe mungesës së një tradite demokratike. Ata përfshijnë një mori elementësh politikë, shoqërorë dhe ekonomikë. Këto pengesa, së bashku me dështimin e përgjithshëm të elitave politike për të thelluar institucionet demokratike, për të siguruar një qeverisje të efektshme dhe për të sjellë rritje më të madhe ekonomike, kanë rënduar ndjeshëm mbi demokracinë shqiptare.

Këtu nuk është as koha e as vendi për të hyrë në hollësi, por më lejoni të përmend vetëm disa faktorë që vazhdojnë ta pengojnë demokratizimin e Shqipërisë. Vazhdimësia në pushtet e elitës së vjetër ka ndikuar negativisht në përparimin demokratik të vendit. Shumë njerëz në poste drejtuese kanë qenë pjesë e nomenklaturës komuniste që bënë një kalim të butë në sistemin pas-komunist. Këto elita në përgjithësi nuk shfaqën pikëpamje demokratike për natyrën e politikës. Ata e treguan veten si politikanë të dobët me prirjen për të mos e vlerësuar si duhet kompromisin në qeverisjen demokratike. Ndërsa premtonin se do t’u përmbaheshin idealeve demokratike, me të ardhur në pushtet udhëheqësit politikë bënin përpjekje për të kontrolluar të gjitha levat e pushtetit, për të imponuar kontroll mbi median e biznesin dhe për të përçarë e izoluar kundërshtarët e brendshëm si dhe opozitën. Elitat në Shqipëri kanë treguar prirjen e shkatërrimit të kundërshtarit, shpesh duke përdorur një retorikë tepër konfrontuese, akuzuese, populiste dhe arrogante. Pak prej udhëheqësve të lartë mund të shihen si model për pjesën tjetër të shoqërisë.

Politika shqiptare mbetet e bllokuar dhe thellësisht jofunksionale. Në thelb, ajo ka degjeneruar në një luftë për pushtet midis dy partive më të mëdha politike të vendit, ndonëse ato nuk ofrojnë më alternativa të dallueshme nga njëra-tjetra. Ndryshimet kushtetuese dhe të kodit zgjedhor në vitet 2008-2009 sollën përqendrimin e pushtetit te krerët e partive, duke çuar në një degradim të rëndësishëm të demokracisë brenda partive. Udhëheqësit e partive kontrollojnë dhe përcaktojnë listën e kandidatëve, çka u dëshmua edhe në procesin e tanishëm të përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet vendore të qershorit. Ata reklamojnë ose instalojnë në pozita të larta njerëz personalisht besnikë ndaj tyre. Anëtarët e parlamentit mbështesin fort pozitat e udhëheqësve të tyre dhe në të gjithë spektrin rrallë shikon politikanë që të marrin qendrime të pavarura.
Korrupsioni ka depërtuar në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të shoqërisë. Pasuria dhe qasja ndaj pushtetit janë përqendruar në duart e një grupi të vogël, ndërsa pjesë të konsiderueshme të popullsisë ende jetojnë në varfëri. Kjo gjendje ka krijuar pakënaqësi të gjerë dhe është politikisht destabilizuese. Ekziston perceptimi i përhapur se të gjithë janë të korruptuar. Ky sigurisht është një thjeshtëzim i tepruar, por shpesh perceptimet mund të jenë po aq të rëndësishme sa realiteti.

Shkelja e ligjit si dukuri e përhapur është bërë pengesë mjaft serioze për qeverisjen e mirë dhe për një shpërndarje të drejtë të burimeve të vendit. Vetë institucionet që kanë rëndësi të dorës së parë për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur sundimin e ligjit zyrtarët qeveritarë dhe politikanët, parlamenti, partitë politike, gjykatat, gjyqtarët, prokurorët dhe policia e kanë minuar luftën kundër korrupsionit.

Megjithëse sfidat e tanishme nuk duhet të errësojnë përparimin që ka bërë Shqipëria në çerek shekullin e kaluar, realiteti dëshmon gjithnjë e më shumë se shqiptarët nuk janë të kënaqur me nivelin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik që ka arritur vendi.

Pyetja tani është: a do të mbijetojë sistemi i tanishëm, apo do të evoluojë ai në një regjim më pak ose më shumë demokratik? Duke pasur parasysh sfidat e shumta të brendshme me të cilat përballet Shqipëria, prirjen globale dhe rajonale të rrëshqitjes së demokracisë dhe forcimin e alternatives autoritare, a ka të ngjarë që Shqipëria të shohë një përkeqësim në ecurinë e saj demokratike?

Në të ardhmen e afërt, shanset për një ndryshim të shpejtë dhe të madh politik duken të vogla. Duket qartë, dhe këtë e them me dhimbje, se elitat e tanishme nuk kanë gjasa ta ndryshojnë me themel kulturen politike, stilin e qeverisjes dhe mënyren se si e trajtojnë njeri tjetrin. Ato janë ngurosur në qëndrimet e tyre dhe politika në Shqipëri mbetet tepër informale dhe personale. Ritmi i demokratizimit përgjithësisht e ka humbur vrullin, duke çuar në një gjendje politike të sëmurë dhe në një përparim me hope të zhvillimit demokratik. Ndërsa në fazën fillestare ekzistonte vullneti politik dhe oreksi për reforma radikale, tani duket se ka një mungesë vullneti për të kaluar në një nivel më të lartë të reformave të thella. Nuk ka shenja se udhëheqësit shqiptarë janë duke kërkuar rrugë për të hequr dorë nga marrëdhëniet mbi bazë përçmimi midis koalicionit qeverisës dhe opozitës, për t’u angazhuar në një debat gjithëpërfshirës dhe për të arritur një konsensus kombëtar në çështjet kryesore, që do ta bënte më të lehtë realizimin e ndryshimeve politike të rëndësishme, thellimin e demokracisë dhe përmirësimin e qeverisjes.

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 u panë gjerësisht si një ndryshim i rëndësishëm. Megjithatë, vendi rrëshqiti shpejt në stilin e vjetër të politikës konfliktuale. Bllokimi i tejzgjatur politik, rritja e ngadaltë ekonomike, shtimi i sfidave shoqërore dhe një seri skandalesh korrupsioni e kanë dëmtuar rëndë qeverisjen.

Bashkësia ndërkombëtare ka investuar mjaft në procesin e demokratizimit të Shqipërisë. Por komuniteti ndërkombëtar po tregohet gjithnjë e më pak i prirur të përdorë levat e rëndësishme që ka për të ndikuar tek udhëheqja shqiptare, pasi siç duket ka krijuar bindjen se situata në Shqipëri ndryshon tepër ngadalë. Kjo përforcon mendimin se Bashkimi Evropian nuk ka gjasa ta pranojë Shqipërinë në të ardhmen e afërt, duke patur parasysh problemet e saj politike dhe institucionet e korruptuara.
Prandaj, ndryshimi i vërtetë do të duhet të arrihet nga brenda. Që të realizohen reforma radikale, do të ishte e nevojshme një shkundje në themel e sistemit të tanishëm. Por, megjithë pakënaqësitë në rritje ndaj gjendjes politike dhe ekonomike, nga poshtë vërehet pak trysni që do t’i detyronte politikanët shqiptarë të ndryshonin rrënjësisht kursin. Shoqëria civile është tepër e dobët për të ndërgjegjësuar elitat që ato të marrin masa serioze për t’i dhënë fund praktikës së dëmshme të kontenstimit të vazhdueshëm të zgjedhjeve, mosmarrëveshjeve të tejzgjatura dhe bojkoteve. Në të njëjtën kohë, edhe shoqëria në përgjithësi duket se i toleron politikat e gabuara të politikanëve, dritë-shkurtësinë e tyre, përplasjet jo parimore midis partisë në pushtet dhe opozitës, grykësinë dhe korrupsionin.

Nëse këto prirje negative vazhdojnë, më e mira që Shqipëria mund të presë në të ardhmen e afërt do të ishte një ecje e vështirë, herë pak më shpejt e herë pak më ngadalë. Por një status quo e tillë do të vononte integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, do të rëndonte problemet e brendshme dhe do të inkurajonte qeverisjen e keqe. Polarizimi përçarës dhe marrëdhëniet helmuese që karakterizojnë politikën shqiptare mund të çojnë në rrëshitjen prapa të demokracisë dhe në një humbje graduale të përparimit që ka bërë vendi. Korrupsioni i thellë, krimi i organizuar dhe kultura e mosndëshkimit paraqesin një kërcënim qenësor për demokracinë në Shqipëri. Disa njerëz madje mund të joshen për t’i vënë në dyshim vlerat dhe normat demokratike dhe për t’i parë sistemet më pak demokratike apo autoritare si alternativa që funksionojnë.

Kjo na bën të shtrojmë disa pyetje provokative: A janë shqiptarët të aftë për të sfiduar me vepra tezën e përhapur se “ky vend nuk bëhet?” A e kanë shqiptarët aftësinë dhe vullnetin politik për të arritur një nivel më të lartë pjekurie demokratike dhe për të zbatuar reforma themelore që do ta shtynin vendin drejt një demokracie të plotë?
Megjithëse problemet me të cilat ndeshen sot shqiptarët janë mjaft serioze, ekzistojnë disa faktorë që, në një vështrim më afatgjatë e theksoj: më afatgjatë mund të nxisin një demokratizim të qëndrueshëm.

Shqiptarët nuk ka të ngjarë ta pranojnë vazhdimin e gjendjes së tanishme. Ekziston një pakënaqësi e përhapur ndaj statukuosë, sidomos mes të rinjve, e cila mund të çojë në kërkesa gjithnjë e në rritje për udhëheqës më të përgjegjshëm, të cilët të përqendrohen te respektimi i institucioneve dhe ligjeve, te zhvillimi ekonomik dhe që të kenë aftësinë të punojnë në të mirë të publikut.

Shqipëria ka një brez të ri dinamik dhe të edukuar, që priret të mendojë në një kontekst perëndimor e demokratik dhe që është gati të zerë pozita me ndikim në shoqëri. Dalja eventuale e një brezi të ri udhëheqësish politikë dhe ekonomikë është një faktor premtues. Si rrjedhojë e ndikimit të globalizimit, inovacionit teknologjik dhe studimeve jashtë vendit, shumë të rinj shqiptarë kanë ide të reja dhe një vizion të ri për të ardhmen e vendit. Gjithashtu, klasa e mesme në rritje me sipërmarrësit e saj inteligjentë dhe mjaft të motivuar, ka të ngjarë të kërkojë transparencë dhe përgjegjshmëri më të madhe nga ana e zyrtarëve dhe e politikanëve.

Ndonëse Shqipëria ka dëshmuar rritje ekonomike këtë vit prodhimi i përgjithshëm bruto mund të rritet 3 për qind ajo nuk ka përjetuar një zhvillim të rëndësishëm ekonomik. Hendeku mes atyre që qeverisin dhe atyre që qeverisen është mjaft i madh. Shumë qytetarë e ndjenë veten të papërfaqësuar, dhe pikërisht ata mund të kërkojnë të kenë një zë në të ardhmen e vendit dhe të ndikojnë në vendimet politike që lidhen me interesat e tyre jetike.

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian vazhdon të shërbejë si një shtysë e fortë për të zbatuar reformat e nevojshme. Shqiptarët nuk mund ta humbasin një rast të tillë dhe elektorati nuk do t’i falte politikanët, në qoftë se ata e humbasin. Për shumicën e shqiptarëve, nuk ka alternativë tjetër në rrugën e tyre demokratike, evropiane.
Zhvillimet në Shqipëri janë me rëndësi dhe mund të kenë ndikim në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ndërsa sistemi i tanishëm nuk ka gjasa të pranohet nga shqiptarët si caku përfundimtar i demokracisë, Shqipërisë do t’i duhet një korrigjim themelor i kursit për t’u bërë demokraci plotësisht e konsoliduar. Shqipëria ka nevojë për udhëheqës të aftë dhe me vizion për ta çuar vendin përpara. Por që kjo të realizohet, udhëheqësit e saj duhet të marrin masa serioze për të çrrënjosur korrupsionin, për të krijuar besimin e publikut te shteti dhe institucionet e tij, për të siguruar qeverisjen e mirë, për të nxitur përgjegjshmërinë ndaj të gjithë qytetarëve dhe për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik, që do të çonte në rritje të mundësive dhe në një standard më të lartë jetese. Kjo është një detyrë e vështirë dhe këto objektiva nuk arrihen lehtë.

Shqipëria po përjeton një kohë sfidash dhe mundësish të veçanta. Për shqiptarët ka dy rrugë: ose të pranojnë gjendjen e tanishme dhe t’i nënshtrohen fatit, ose të kapin momentin, të shfrytëzojnë arritjet e rëndësishme të çerek shekullit të fundit, të rifitojnë vrullin demokratik, dhe ta kthejnë në realitet vizionin e tyre demokratik.
Ju faleminderit!

Shkrimi është fjala kryesore në Konferencën mbi 25 vjetorin e tranzicionit në Shqipëri Universiteti Europian i Tiranës
Tiranë, 24 prill 2015

 

 

Dr. ELEZ BIBERAJ

ABDIXHIKU ZOTOHET PËR REFORMA, PARËSI DEBATI DHE VOTA E FSHEHTË- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

                                         (Vazhdim nga: “Mëkatet e Lidershipit paraprak, barrë e sotme e LDK-së)
     Rrëfimi i kryetar Lumir Abdixhikut, në një emision televiziv, ka qenë i sinqertë, deri në qoshet e shpirtit të tij.
     – Moderatori: “Bashkëpunëtorët e tu të afërt në Kuvend ju tradhtuan?”
     – Abdixhiku: “Jo vetëm brenda Kuvendit, por edhe jashtë tij”, duke aluduar për kallauzin e lukunisë klanore Isa Mustafën.
     Ajo që bëri përshtypje dhe ngjallë shpresën e ringritjes të LDK-së, kryetar Lumiri tha se do ta aktivizojë debatin dhe votimin e fshehtë, për të gjitha nivelet e strukturave të partisë, që nga baza: Aktivat, Nëndegët, Degët e deri në Kryesinë e LDK-së. Partia Demokratike e Shqipërisë, për 36 vjet radhazi këtë model e ka praktikuar.
      Po të nisemi nga kriteri i përmendur më lartë, për “të bëmat” e anëtarëve të Kryesisë, pjesë e mëkateve të bollshme, kjo Kryesi është: “Mjerë Selmani i nënës-o, çfarë të qajë më parë!”
     Megjithatë, kryetar Lumiri ka bërë thirrje për pajtim të palëve në kundërshti dhe kundërthënie. Dhe kjo i duhet, aktualisht, LDK-së. Fatmirësisht, zgjedhjet e pritshme të LDK-së shtrihen në harkun kohor tej një viti. Komisioni për zgjedhjet në bazë, duhet të përzgjidhet me kujdes, duke mos i përfshirë “mëkatarët”, në këtë aksion të shenjtë. Por, edhe duke mos ua mohuar të drejtën për t`u zgjedhur, gjithnjë me debatin e lirë demokratik dhe votën e fshehtë shenjtërore.
     Pra, ky është vendim i zorit, me afat të kufizuar, me qëllim që të ruhet uniteti, sepse brenda LDK-së janë filtruar elementë të PAN-it, të SHIK-ut. Dhe, janë gatshëm për ta ndarë dhe rrënuar LDK-në.
     “Ndër këto troje është përzier gjithëfarë ujemi”, – shkruan shkrimtari rugovas, Azem Shkreli, në romanin Karvani i Bardhë!
     Mendoj  se nuk ka pasur shumë mundësi, hapësirë për të vepruar ndryshe, pra, për t`i përfshirë shumësinë e gardës së vjetër, në dëm të brezit të ri, që meritonte të përfaqësohet më denjësisht.
     Edhe për hatërimin e atyre, që kanë mbetur jashtë Kryesisë, duhet pasur mirëkuptim. Sepse kur janë strehuar në Kryesi kaq shumë mëkatarë, “pse të mos jem edhe unë, që jam më pak mëkatarër”,- mendojnë ata. Por, kompensime mund të bëhen në struktura tjera partiake. Fundja, askush nuk e ka “me tapi” vendin në Kryesi apo deputet.
      Disa lavdërohen, duke i numëruar disa mandate radhazi si deputet! Ky është një uzurpim, disi i dhunshëm, që demoralizon të rinjtë, bollshëm të shkolluar dhe me vullnetin e mirë, për të kontribuar për Kosovën, mendoj, më parësi nga “veteranet”. Nga kjo sindromë vuajnë edhe subjektet tjera politike në Kosovë.
     LDK-ja dhe LVV nuk kanë deputetë më afera kriminale, siç i ka PAN-i. Ka ndodhur që për disa legjislatura kanë qenë në Kryesinë e Kuvendit persekutori dhe viktima. Dhe pamja ballore e çdoditshme ishte e sikletshme, rrastë provokuese edhe për deputetët në sallë dhe opinionin gjithë shqiptar, të cilët i njihnin, “si paren e kuqe” fytyrat duar përgjakura.
      Emërimet paushalle, pa i fituar në votimin e fshehtë demokratik, bartin dyshimin e bazuar, varësisht në çfarë përmase mund ta kuptojë elektorati. Nëse ka një angazhim të sinqertë, pa bërrylime të palëve të bashkuara në Kryesinë e partisë, shanset për ngritje janë. Në të kundërtën, nëse u jepet hapësirë dostave të PAN-it, në veçanti, të PDK-së brenda strukturave të LDK-së, dështimi i radhës është i parathënë.
      Humbjen e thellë të 28 dhjetorit 2025, Lidershipi i LDK-së e ka kërkuar  “me qiri e pishë”. Ata që e katapultuan Isa Mustafën në krye të LDK-së, Hashim Thaçi, me SHIK-un se tij, po ata përmes argatëve të tyre në LDK-e, penguan, me saktë, nuk lejuan koalicionin me LVV.
      Albin Kurti veproi mençurisht dhe parimisht, kur nuk pranoi në bashkëqeverisje subjektet politike: PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN, me arsyetimin logjik, se “janë të kontaminuara dhe nuk dua ta helmoj Qeverinë time të pastër si loti”. Dhe, parimi etik u vlerësua shumë dhe bindi shqiptarët se Kurti ka vendosur –qeverisje me duar të pastra-.
     LVV zgjodhi për bashkëqeverisje LDK-në, si motër të pa kriminalizuar, në afera vrastare e hajnore. Por, kolegët në strukturat vendimmarrëse, kryesisht, në Kryesi, komplotuan dhe bojkotuan, qëllimshëm, për ta thelluar humbjen e partisë dhe shkarkimin e kryetar Lumirit. Dhe kjo sjellje është më shumë se fajësi, është krim, sepse kundërshtarët e Lumirit donin ta kthenin krimin në pushtet, përkatësisht, “komandantët” kriminelë!
     Prandaj, Kryesia konglomerate, do të jetë shumë problematike, tepër e rëndë për kryetarin aktual të LDK-së, për të bashkëpunuar me puçistët tradhtarë!
      Demokracia nuk është emërtesë boshe. Përkundër, ajo bartë në vetvete vlerë sublime, fjalën e lirë. Njerëz të edukuar dhe të shkolluar bollshëm, në demokracitë më të zhvilluara të botës, siç është Amerika e Faton Bislimit apo Franca e Valon Murtezaj, kanë shprehur, publikisht, mendimet e tyre, për daljen nga kriza të LDK-së. Kjo i ka lënduar shefat e LDK-së dhe kanë vendosur të mos i kenë brenda Kryesisë. Ndoshta, edhe nuk janë të gatshëm të jenë pjesë e kësaj katrahure të rrëmujshme, “ku nuk e njeh qeni të zotin”, – siç shprehet populli.
     Përmenda vetëm dy emra, fort të respektuar nga shqiptarët në Kosovë dhe Mërgatë. Përndryshe, intelektualë të shquar dhe rugovistë të rreshkur, të cilët janë shpërfillur dhe anashkaluar janë numerikë.
     Ndonëse u lakua emri im, në vitin 2004, shoku i im i rinisë dhe i klasës, Dr. Rugova, më ofroi postin e zëvendësministrit të Arsimit. Sqaroi edhe kushtet: “Keni pagë mujore 600 marka, veturë dhe shofer në dispozicion. Nuk keni banesë të siguruar në Prishtinë”.
     E falënderova për përkujdesjen, duke thënë se me angazhimin në Mërgatë në LDK-e dhe fondet për mbijetesën e Kosovës, si dhe në Emergjencën e luftës, ndjehem i përmbushur. Fatmirësisht, Kosova ka kuadrin e mjaftueshëm, madje me përgatitje solide.
     Kryetari i komunës dhe i Degës të LDK-së, me ekipin e tij, më ofroi kandidaturën për deputet. Falënderova, me arsyetimin se brezit të ri duhet dhënë hapësirë edhe në politikë-bërje. Përgjigje të ngjashme dhashë edhe kur ishte fjala për ambasador.
     Mërgata nuk është përfshirë në këtë kontingjent të Kryesisë të LDK-së! Mendoj se prania e tyre në këtë strukturë eprore, do të ishte vlerë shtesë, me përvojën dhe frymën emancipuese evropiane.
     Kryetari Dr. Ibrahim Rugova, kishte mendimin se “kryetari i komunës duhet të mjaftohet, duke qëndruar në zyrën komunale dhe jo të ngarkohet me punë në Kryesinë e LDK-së”. Madje, nuk është e thënë të jetë as kryetar i Degës të LDK-së të komunës. Sepse ai është kryetar i të gjithë komunitetit komunal, pavarësisht përkatësive partiake. Dhe qytetari kur hynë në zyrën e kryetarit të komunës, për halle të veta, duhet të ndjehet se është edhe kryetari i tij dhe jo kryetari i një partie rivale me partinë e tij. Ai duhet të angazhohet në fushatën e zgjedhjeve komunale dhe jo në zgjedhjet partiake. Praktikën aktuale e kanë stimuluar shefat partiakë qendror, për t`ia dërguar delegatët e gatshëm për votë.
     LDK-ja dikur i kishte 15 anëtarë Kryesie, më vonë u bënë 17 dhe tani 34, me tendencë rritjeje, njësoj si AAK, thonë se i ka nja 70 anëtarë kryesie dhe po kaq këshilltarë, edhe pse Ramushi i dinë të gjitha vet dhe nuk pyet askënd! Kryetarët e komunave mund t`i përkasin Kryesisë të Zgjeruar, në takime të veçanta 3 ose 4 herë në vit. Kohë e digjitalizimit dhe mund të mbahen mbledhje elektronike. Janë bjerrje kohe koti dhe shpenzime të panevojshme.
     LDK-ja konsiderohet Parti Akademike dhe duhet të jetë shkollë për partitë e tjera në Kosovë dhe Shqiptari. Reforma si këto që përmenda më sipër, duhet marrë seriozisht. Të thirresh në emrin dhe trashëgiminë e Presidentit Rugova dhe në njëjtën kohë të veprosh kundër mësimeve dhe frymës rugoviane, është hipokrizi me yll! Në bisedat e shpeshta me mikun tim të mençur dhe të nderuar, Fadil Ferati, të cilin e vlerësonte shumë Dr. Rugova, më rrëfente shumë porosi të Presidentit urtak, të cilat, pothuaj se, janë harruar edhe nga ata, me të cilët ka bashkëpunuar.
     Gjithsekush e njeh mallin e vetë. Andaj, kandidimi klasik, deputetë nga zonat, komunat dhe një votues – një votë, është më serioze, më reale, se sa përzgjedhja e 10 deputetëve, madje një super ngarkesë burokratike numëruese. Është dëshmuar se Kosova me një zonë zgjedhore, kanë “fituar” deputetë, të cilët me votimet, në nivel komune, nuk e kanë arritur kuotën e fituesit. Stili i mbledhjes të votave kudo në Kosovë, është abuziv. Kësaj praktike duhet dhënë fund.
     Numërimi i votave duhet të bëhet në njësinë votuese, menjëherë pas përfundimit të votimit. Kjo mënyrë do ta shmangte burokracinë dhe hajninë – njëherësh. Pas këtij numërimi të saktë, me praninë e komisionarëve të subjekteve politike, i dorëzohen KQZ, për ta bërë verifikimin, nëse ka gabime, lëshime. Kështu kursehet në kohë dhe në buxhet.
     Renditja emërore e kandidatëve për deputetë, jo alfabetike, me parësi Kryesinë e partisë dhe ish-deputetët, është e padrejtë dhe skajshëm diskriminuese. Renditja alfabetike është më etike, e drejtë dhe  njerëzore. Votuesit e sotëm, pothuaj se, të gjithë janë shkollarë, kush më shumë dhe kush më pak, mjaftueshëm për aq sa kërkohet për votim. Zakonisht, me politizimin e shoqërisë kosovare, votuesi është i përcaktuar, paraprakisht, se ke do të votojë. Dhe emrin e gjejnë, lehtësisht, mbi bazën e germave alfabetike.
     Në kuadrin e riorganizimit të LDK-së, Lidershipi duhet të këtë përkujdesje të shtuar, për reforma të thella dhe gjithëpërfshirëse. Kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, në një studio televizive, pas Kuvendit vazhdues të mandatit të tij, ka shpalosur qartë rrugëtimin rugovian të partisë.
     Shtrirja organizative e Aktivave, në tërë territorin e Kosovës dhe në Mërgatë, llogaritet të jetë shpresëdhënëse, për ngritjen e shpejtë të partisë. Kthimi i munguar i debatit demokratik dhe i votës së fshehtë shenjtërore, është premtimi i madh i kryetar Lumirit. Duke i dhënë fund aklamacionit, votimit të hapur ultra-komunist, i cili ka mundësuar riciklimin e Lidershipit klanor, përfshirë kryetarin, kryesinë, deputetët, të cilët janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për degradimin, degjenerimin, deri në prag të shuarjes të partisë-Lëvizje, LDK-së, dikur krenare, krijesë hyjnore e Dr. Ibrahim Rugovës.

Dr. REXHEP QOSJA: A CENTRAL FIGURE OF CRITICAL THOUGHT, LITERATURE, AND ALBANIAN CULTURAL DISCOURSE-By Isuf B.Bajrami

The figure of Rexhep Qosja represents one of the most important pillars of contemporary Albanian critical thought. His work spans three fundamental domains: literary creation, literary criticism and historiography, and essay writing with political and cultural dimensions.

Qosja conceives literature as a form of historical and social consciousness, closely linked to the processes of shaping Albanian national identity and the political developments in the Balkans.

Rexhep Qosja; Albanian literature; literary criticism; history of literature; essay writing; national identity; critical intellectual.

1. Historical Context and the Formation of Critical Thought

Modern Albanian literature developed under complex historical conditions, particularly in the Albanian-inhabited areas of former Jugosllavia, where Albanian cultural identity was shaped under tension with the political and ideological structures of the time.¹

Within this context, Rexhep Qosja develops a critical approach in which literature is not treated as an isolated aesthetic phenomenon, but as part of broader historical, social, and ideological structures.² He expands the function of literary criticism, transforming it into an instrument for interpreting Albanian culture and history.

2. Literary Creation and the Modernization of the Albanian Novel

The novel Vdekja më vjen prej syve të tillë (Death Comes to Me from Such Eyes) represents one of the peaks of modernism in Albanian literature.

The work is characterized by:

* non-linear narrative structure
* deep psychological exploration of characters
* existential symbolism
* crisis of identity and consciousness

This novel marks a transition from traditional realist narration to a modern form of prose, bringing Albanian literature closer to 20th-century European literary developments.³

3. Literary Criticism and Historiography of Literature

The work Historia e letërsisë shqipe: Romantizmi (History of Albanian Literature: Romanticism) constitutes one of the foundational contributions to Albanological studies.

Qosja treats literature as:

* a historical product of social conditions
* an ideological and cultural structure
* a form of constructing national consciousness

This approach marks a shift from descriptive criticism to an analytical and scientific methodology in literary studies.⁴

4. Essay Writing and Political Thought

In the works Populli i ndaluar (The Forbidden People) and Çështja shqiptare: historia dhe politika (The Albanian Question: History and Politics), Qosja addresses fundamental historical and political issues concerning Albanians in the Balkans.

He analyzes:

* the position of Albanians in former Jugosllavia
* processes of political and cultural marginalization
* the formation of modern national identity
* the role of the intellectual in society

In this sense, Qosja appears as an engaged intellectual who uses scholarly analysis as a form of intervention in social reality.⁵

5. The Model of the Critical Intellectual

Qosja constructs a specific model of the Albanian critical intellectual based on:

* active engagement in public discourse
* the link between knowledge and social responsibility
* rejection of complete academic neutrality
* integration of theory and social practice

This model places him within the tradition of the modern public intellectual, where thought is inseparable from social reality.⁶

6. Public Reception and Media Discourse

Qosja’s figure has been continuously present in Albanian and regional public discourse.

Key sources include:

* Koha Ditore
* Gazeta Express
* Telegrafi
* RTK
* Balkan Insight

Additionally, the Albanological Institute of Prishtina and the University of Prishtina have published numerous studies and monographs on his work, placing it at the center of Albanian academic research.⁷

7. Conclusion

Rexhep Qosja remains one of the most complex and influential figures of Albanian critical thought. He represents a model of the intellectual who unites literature, criticism, and public engagement into a single theoretical and cultural system.

His legacy is fundamental for Albanological studies and for the history of contemporary Albanian thought, establishing him as a stable reference point in the analysis of culture and national identity.

References:

¹ Rexhep Qosja, Populli i ndaluar, Prishtina: Rilindja, 1986.

² Rexhep Qosja, Anatomia e kulturës, Prishtina: Rilindja, 1976.

³ Rexhep Qosja, Vdekja më vjen prej syve të tillë, Prishtina: Rilindja, 1974.

⁴ Rexhep Qosja, Historia e letërsisë shqipe: Romantizmi, Prishtina: Rilindja, 1977.

⁵ Rexhep Qosja, Çështja shqiptare: historia dhe politika, Tirana, 1998.

⁶ Sabri Hamiti, Albanian Literary Studies, Prishtina, 2008.

⁷ Shaban Sinani, “Literature and History in Albanian Discourse,” Tirana, 2012.

The Land of Leka,23.04.2026


Send this to a friend