VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mbresa të fuqishme nga një ekspozitë befasuese – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

By | November 27, 2021
blank

Komentet

blank

Shtetet e Quint-it, të mos harrojnë edhe Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë!? – Nga Refik Hasani

Asnjëherë shtetet e Quint-it nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, që Serbia të kthejë Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë dhe vendoset Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Bujanocit.

Asnjëherë shtetet e Quint-it nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, jan të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbimi dhe diskriminim, pasi kjo Krahinë është Rajoni më i prapambetur në gjithë Evropën.

Asnjëherë shtetet e Quint-it nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjë së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe Qendror.

Asnjëherë shtetet e Quint-it nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë në qershor të vitit 1999, të ndriqojn dëbimin dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve në Beograd, Nish Leskoc,Vranjë,Prokuple e Kurshumli dhe për kthimin e pronave përmes një Komisioni ashtu si parashef Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës etj

Asnjëherë shtetet e Quint-it nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjë së Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, sivjet kan jubileun tri dekada nga Referendumi i datës 1 e 2 Mars 1992 – 1 e 2 Mars 2022, që të dalin në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine sepse BE-ja promovon vullnetin e shumicës prandaj shtetet e Quint-it, do të duhej të mos mbështesin me dy standarde në këtë rast mbështesin Serbët në Kosovë, por po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjës e Bujanocit që në vitin 1992 kan mbajtur dhe organizuar Referendum.

15 Janar 2022

 

blank

Zoti Escobar, populli opozitar protestues është shumicë dhe nuk është non grata Nga Elida Buçpapaj

Letër e hapur z.Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit të SHBA

I nderuar z.Escobar, po e lexoj me shumë vemendje intervistën tuaj tek Zëri i Amerikës dhe, me keqardhje, po konstatoj se, mesa po duket, ju nuk e keni marrë informacionin sipas rrjedhës që pati protesta e 8 janarit, pra thjesht ju kanë keqinformuar.

Organizatorët e protestës kanë shpallur në mënyrë të vazhdueshme se do të jenë gandistë, paqësorë, ndërsa në deklaratën e zonjës Ambasadore në Twitter u gjykua se protesta ishte e dhunshme, nga ku mendoj se ju si DASH merrni të dhëna.

Besoj se e keni parë se Tweet-i i zonjës Ambasadore pas asaj deklarate u shoqërua me komente të mbushura plot indinjatë nga pjesa më të madhe e atyre që reaguan, pati nga ata që e bënë edhe përgjegjëse të dhunës.

Se dhunë pati. Regjistrimet live nuk mund të censurohen. Një grup, si paramilitarët, me maska nga brenda selisë ushtruan dhunë kundër protestuesve, duke përdorur spraje me gaz, duke i goditur e përgjakur protestuesit me shkopa bejzbolli, e tjerë, ndërsa fatmirësisht askujt nga enturazhi i Lulzim Bashës nuk iu prek asnjë qime floku. Kundër protestuesve ushtroi dhunë masive Policia, sapo rezultoi e pranishme, me ujë e gaz lotësjellës kundër elektoratit dhe simpatizantëve të PD, pa votën e të cilëve PD nuk do të ekzistonte. Shumë e trishtë.

Zonja Ambasadore Yuri Kim dikton dhe provokon, duke përfituar prej rëndësisë që kanë SHBA për shqiptarët.

Zonja Ambasadore e ka tejkaluar çdo kufi të sjelljes appropriate të një diplomateje të shtetit me të cilën shqiptarët i lidh liria, demokracia dhe interesi jetik kombëtar. Zonja Yuri Kim e ka tejkaluar Mariza Lino-n e 1997, duke mbështetur regjimin e Edi Ramës që përbën rrezik për stabilitetin rajonal.

Zonja Yuri Kim do të mbetet si shembulli më provokativ i një zyrtareje publike sapo vuri këmbë në Tiranë, kur skuadronet e policisë do të dyndeshin në mesnatë për të rrëzuar Teatrin Kombëtar, një monument i identitetit kulturor, që mbrohej prej dy vjetësh ditën dhe natën nga artistët dhe qytetarët e thjeshtë duke u kthyer në një kauzë kombëtare. Kjo zonjë, me cinizmin më të paimagjinueshëm, vendosi në rrjetin social të Ambasadës një lule me ngjyrë mavi, simboli direkt i Edi Ramës, i cili ka uzurpuar çdo shtyllë të shtetit, përfshi edhe grupthin e Lulzim Bashës.

Ambasadorja Yuri Kim në faqen zyrtare të Ambasadës të SHBA i provokoi Shqiptarët edhe një ditë pas festimeve të Ditës të Flamurit, duke ua uruar 29 nëntorin, ditën kur në Shqipëri mori fund demokracia dhe për popullin shqiptar nisi kalvari nën diktaturë. Natyrisht rrjeti social i reagon sipas meritës, por zonja në fjalë nuk njeh limite.

Për të ndryshuar 180 gradë gjendjen emocionale në kahun pozitiv, janë lajme shumë të mira emërimet nga Presidenti Biden i dy diplomatëve të lartë të karierës z.Christopher R. Hill, me kontribute te shquara si Ambasadori i SHBA në Beograd dhe z. Jeffrey Hovenier, Ambasadori i posa emëruar në Prishtinë, një emër i respektuar që e njeh terrenin dhe ka luajtur rol në negociatat që çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Duke iu kthyer intervistës e shoh shumë të justifikuar shqetësimin tuaj për dhunën e 8 janarit, por gjithë opinioni publik pa në kohë reale se frymëzuesi i dhunës ishte Lulzim Basha, i cili kishte ditë që parapërgatitej, nisur nga bunkerizimi i ndërtesës, nga prania e grupit paramilitar me maska, të fotografuar natën nga gazetarët si silueta të zeza mbi taracën e ndërtesës. Do të ishin këta që do të përdornin kundër protestuesve më 8 Janar nga brenda godinës pa pikë mëshire gazin lotësjellës.

Asnjë ekip televiziv nuk u lejua të futej brenda gjatë ditëve të bunkerizimit të selisë të PD, çka do të shërbente për ta parandaluar dhunën, ndërkohë televizionet e Tiranës që paguhen me pare korruptive, janë kthyer në Spin Doctor për të krijuar realitete parafabrikate të kundërta me 180 gradë nga realiteti dhe e vërteta.

Më 1997 Hollywood-i prodhoi Wag the Dog, me Robert De Niro e Dustin Hoffman, ndërsa tani në Tiranë një skenar i ngjashëm po luhet live me personazhë realë.

Duke iu kthyer 8 Janarit, kush e ndoqi në kohë reale përmes televizorit e pa se oborri përpara selisë të PD, me qëllim për të penguar protestuesit, ishte i mbushur me vetura që mbetën të paprekura, nuk pati asnjë thyerje xhami të tyre, asnjë shpuarje gome, asnjë gërvishtje, asnjë makinë të djegur. Ka xhirime pa fund dhe ju keni mundësi të keni në dispozicion regjistrime të hollësishme të zhvillimit të protestës, po ashtu ka reportazhë me fotografi, megjithë vështirësitë që hasën gazetarët e terrenit, kameramanët dhe fotografët të cilēt u sulmuan brutalisht edhe nga paramilitarët e Lulzim Bashës brenda ndërtesës, edhe nga policia si me ujë të ftohtë dhe gaz lotësjellës.

Por ajo që duhet theksuar është  se protestuesit ishin të gjithë simpatizantë dhe votues të PD, që nuk meritonin të përballeshin as me dyer hekuri dhe as me skenarë të frikshëm ku ishin të parashikuar deri edhe vrasje politike!

Gjithë ngrehina monstruoze e shtetit të korruptuar të Edi Ramës, si një familje mafioze, kërkon me çdo kusht eleminimin e Sali Berishës, me qëllimin kryesor eleminimin e opozitës. Edi Rama ka thënë shprehimisht, “nga politika do të largohem kur të dua vetë”, pra nuk e fut asnjëherë në llogari Sovranin.

Në lidhje me Berishën, si simbolikë, Sali Berisha është personi që ka farkëtuar aleancën Shqipëri-SHBA, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave, Rrugën e Kombit, ka sjellë në Tiranë Presidentin George W.Bush, Shqipërinë e ka vizituar dy herë si Mik i tij personal ish presidenti George H. W. Bush, që i dërgoi kasapit të Ballkanit, më 1992, Paralajmërimin e Krishtlindjeve duke i vënë Vijën e Kuqe, pra nuk ka asnjë politikan shqiptar që të mund të krahasohet me të, pra është një proamerikan i vërtetuar me veprime, pavarësisht se është shpallur non grata dhe ka bërë plot gabime.

Natyrisht nuk jam avokate e Berishës, jam kritikuese e tij, por në kontekstin konkret Berisha sot nuk përfaqëson Berishën, por popullin e vërtetë opozitar, dmth elektoratin e PD dhe vice versa, pa të cilën sistemi demokratik përfundimisht merr fund.

Departamenti i Shtetit po ashtu duhet të ketë informacione të sakta rreth asaj që ka ndodhur në Shqipëri prej 9 shtatorit 2021 kur Berisha filloi Catharsisin e tij përmes Foltoreve.

Në fakt, askush nuk e imagjinonte rrjedhën e Foltoreve, ishte pothuaj sureale, dalja e opozitës nga apatia dhe karantina ku e kishte futur Lulzim Basha peng i kapur nga një kryeministër që e ka kthyer Shqipërinë një klepto-kakistokraci të mirëfilltë, ku mbretëron neptizmi, klientelizmi, korrupsioni, konflikti i interesit, krimi i organizuar, ku çdo styllë e shtetit është në duart e Edi Ramës, ku Ministri i Brendshëm që mbyti me gaz protestuesit është bashkëshorti i ish gruas së Kryeministrit, fakte që edhe në triller Hollywood-i do të dukeshin fantazi e shfrenuar.

Është ky kryeministër, Edi Rama i cili do ta merrte në mbrojtje Saimir Tahirin, Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, akuzuar për lidhje me mafien, ndërkohë që ky kryeministër do të shpallte në kërkim me Interpol si most wanted policin e antidrogës që e denoncoi faktin se persona të përfshirë në krimin e organizuar përdornin veturën shtetërore të Ministrit të Brendshëm! Siç e shihni në qeveritë e Edi Ramës të gjithë duhet të kenë dirty hands, ky është emëruesi i përbashkët, Edi Rama në fillim i korrupton dhe pastaj i kap dhe i përdor.

Tani në Shqipëri ka plasur një skandal i ri, i inceneratorëve, një aferë korruptive me vlerë mbi 400 milionë Euro, ku janë faktet për fushë se si qeveria e Edi Ramës ka blerë me miliona Euro heshtjen e televizioneve dhe të gazetarëve, pra de facto pushteti i katërt pothuaj ka vdekur. Gazetari që i publikoi këto fakte tha se familjen e kishte siguruar në Gjermani, pasi s’kishte shans tjetër. Unë iu shkruaj nga Zvicra, por shteti i zi i Edi Ramës po i shtrin tentakulat edhe në Perëndim. Para ka pa fund dhe stilin e përkryer, blen, korrupton, përdor.

Në intervistën tuaj, konstatoj diçka shumë të rëndësishme, që është thelbësore në një shtet demokratik dhe për një parti demokratike. Ju thoni tekstualisht dhe ndaj të njëjtin mendim me ju se “i takon votuesve shqiptarë të përcaktojnë se në ç’pozitë janë partitë politike në Shqipëri”!

Kjo është kuintesenciale. Në rastin konkret elektorati i PD e ka vendosur me Kongres të jashtëzakonshëm dhe referendum. Prej 11 dhe 18 Dhjetorit, Lulzim Basha është i deligjitimuar.

Këtu po ndalem edhe një herë. Fati i Berishës është i një individi, ndërsa fati i opozitës lidhet me të ardhmen e Shqipërisë. E ardhmja e Shqipërisë do të ishte e rrezikuar me një opozitë kukull të drejtuar nga një Lulzim Bashë marionetë!

Duke e analizuar situatën, sipas proverbit të njohur se çdo e keqe nuk vjen vetëm për keq, duhet të falenderojmë zotin Sekretar të Shtetit Anthony Blinken, që me vendimin e tij, dashur pa dashur, ndikoi që shqiptarët të zgjoheshin dhe të ndodhte ajo që ndodhi. Zhvillim pozitiv në të mirë të stabilitetit dhe demokracisë.

Ju mund të mblidhni plot informacione nga shqiptarë të ndershëm, demokratë e socialistë, të cilëve u intereson e ardhmja e vendit të tyre, për të vërtetuar se e gjithë lëvizja e organizuar nga Berisha, i gjithë turi i Foltoreve, është zhvilluar me disiplinë dhe në mënyrë shembullore. Berisha ka pranuar publikisht se është ai vetë krijuesi i marionetës Lulzim Basha dhe ka kërkuar ndjesë pa prà. Mund të kishte ndodhur që populli opozitar të mos e kishte besuar, por ja që e besoi. Në ceremoninë e ndarjes, zonja Angela Merkel, ish Kancelarja e Gjermanisë, midis të tjerave tha diçka shumë të vërtetë, se për një lider puna është tek besimi, besimi është themelor, besimi i elektoratit. Lulzim Basha nuk gëzon besimin e elektoratit. E ka humbur me votë. Tani luan me kartën e skenarēve për largimin e Berishës sipas direktivave të Edi Ramës. Është i humbur!

Nëse Lulzim Basha do të tentonte ta përjashtonte Sali Berishën përpara zgjedhjeve, e ardhmja e tij politike do të mbyllej atëherë dhe jo më 9 shtator, ditën që mori vendimin personal, pa u konsultuar apo pa marrë votimin dhe as aprovimin e kryesisë të partisë. Demokracia nis tek vota dhe merr fund kur e drejta e votës mohohet.

Prej 9 shtatorit nisi ringjallja e opozitës shqiptare, faktorizimi i saj përmes Foltoreve deri tek valorizimi i votës në Kongresin e Jashtëzakonshëm të 11 Dhjetorit dhe pastaj në referendumin e 18 Dhjetorit, ku gjithçka u zhvillua me transparencë të plotë. Krejt ndryshe ndodhi nga grupi i marionetës Lulzim Basha, i cili u tall me opinionin nën pelerinën e zonjës Yuri Kim, në një Kongres farsë, ku në sallën e Pallatit të Kongreseve me kapacitet 1980 ulëse, Lulzim Basha dhe stani i tij i servilëve pretendonte të kishte ulur 5004 delegatë! Vetëm në Korenë e Veriut mund të ngjajnë monstruozitete manipulimesh të tilla ose në një sistem tipik mafioz.

Pra në Shqipëri po ndodhin ngjarje, që e poshtrojnë dinjitetin njerëzor, që do ta linin me gojë hapur edhe vetë Eric Arthur Blair alias George Orwelli-n.

As opinioni i shëndoshë shqiptar dhe veçanërisht opozita shqiptare e mirëfilltë nuk e pranojnë më këtë realitet orwellian, të imponuar nga një regjim i korruptuar deri në grykë.

Opozita shqiptare e mirëfilltë nuk është Sali Berisha, paçka se kjo opozitë i shkon pas dhe beson tek ai. Është populli shqiptar, ai që rrëzoi diktaturën dhe që është gati të rrëzojë edhe këtë regjim që sundon në Shqipëri, i cili bie ndesh çdo standarti që i takon të jetë një shtet anëtar i NATO-s, ku një pensionist merr 150 $ në muaj, ndërsa seria e atyre Spin Doctor që dalin nëpër televizionet e Tiranës për të llomotitur çfarë i urdhëron ministri i propagandës Squealer me direktiva direkt nga Edi Rama, fitojnë mijra e mijra Euro! Dhe dihet se derri Squealer shpërndan vetëm dizinformacion.

Keni shumë të drejtë që e konsideroni Partinë Demokratike partner të rëndësishëm, ndërkohë PD nuk identifikohet më me Lulzim Bashën, as me Sali Berishën, megjithëse ai është një nga themeluesit e saj, por me elektoratin, me protestuesit, me shumicën. Lulzim Basha është një puppet në duart e Edi Ramës, si instrument i bindur për zhdukjen e pluralizmit.

Këto ishin planet e Edi Ramës, i cili mjerisht ka në krahun e tij zonjën Yuri Kim, por kurrë jo SHBA. Kombi shqiptar është më amerikandashësi në botë, kombi shqiptar e ka kult mikun, sakrifikon edhe jetën për institucionin e Mikut, por zonja Yuri Kim e ka shkelur këtë institucion, ajo është non grata, për sjellje aspak diplomatike, në dëm të interesave amerikane dhe atyre kombëtare shqiptare. Ju them se zonja Yuri Kim i kërcënon gazetarët, kam në dorë një rast konkret, deri në Perëndim. Ndërsa Sali Berisha, paçka se është shpallur non grata, ai gjithë jetën e tij politike ia ka kushtuar forcimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA dhe mbrojtjes te interesave kombëtare të Shqipërise si vend anëtar i NATO-s.

Nolens volens, me Sali Berishën identifikohet opozita shqiptare e cila është në një lëvizje demokratike për të demokratizuar partinë dhe pastaj për të mbrojtur idealet euro-atlantike të shkelura me këmbë nga një regjim jo demokratik. Ju keni si shembull edhe ngjarjet në Kosovë, aleanca e sëmurë midis PDK dhe LDK-së (që ngjan me aleancën diabolike midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës), arriti dhe e rrëzoi qeverinë 50 ditore të Albin Kurtit, por verdiktin e Sovranit nuk e ndali dot.

Edhe protestuesit e 8 Janarit janë populli opozitar, nuk janë non grata! Janë shqiptarë të ndershëm, që duan një Shqipëri demokratike. Ata duhet të mbështeten. Ata nuk ndalen.

Ata nuk duan dhunë, ata janë të plotfuqishëm me votën e tyre. Dhunën e do marioneta Lulzim Basha dhe natyrisht ai që e kurdis, Edi Rama, fatkeqësia e shqiptarëve, i gatshëm që ta çojë rajonin në luftë, për të ruajtur pushtetin e tij, si uzurpator i lirive të shqiptarëve, si uzurpator në tentativë, por pa sukses, edhe i opozitës!

Sinqerisht,
Elida Buçpapaj

blank

IBRAHIM RUGOVA – KY BURRË I MADH I SHQIPTARISË DHE MIK I ÇMUAR I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS – Nga Frank Shkreli

Nderohet nga Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë

Të hënën, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani pranoi letër kredencialet e Ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Z. Jeff Hovenier.  Duke i uruar atij mirëseardhjen në detyrën e re, Presidentja Osmani tha se Ambasadori Hovenier e njeh mirë Kosovën dhe dinamikat e saja politike dhe shoqërore, pasi ai ka shërbyer atje, vite më parë.

 

“Kosova sot është shumë ndryshe nga Kosova të cilën e kujton ambasadori Hovenier, sepse ajo ka ecur përpara. Mirëpo një gjë ka qëndruar konsistente, gjatë gjithë kësaj kohe. Kjo është marrëdhënia dhe partneriteti e miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi rritur e zhvilluar si vend, si dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë sepse jemi të bekuar të kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë nesh në çdo hap të rrugëtimit tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani. E para e vendit ka vlerësuar se roli i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është thelbësor, për të garantuar që marrëdhëniet midis dy vendeve do të vazhdojnë të lulëzojnë.  Presidentja e Kosovës e siguroi Ambasadorin e ri të Amerikës në Prishtinë se Republika e Kosovës, “beson dhe i promovon vlerat të cilat i përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy popujt tanë besojnë në liritë demokratike dhe ne jemi të vendosur t’i mbrojmë ato gjithmonë, meqenëse i kemi fituar ato liri me shumë mund e sakrificë. Kam besim të plotë se duke punuar ngushtë me ju Z. Ambasador, ne mund të arrijmë qëllimet tona të përbashkëta. Dua t’ju siguroj se nuk do të gjeni asnjëherë aleatë më të përkushtuar dhe më besnik sesa Republika e Kosovës”, ka thënë Presidentja Osmani.

 

Angazhimi i Zonjës Osmani dhe mbëshetja e saj ndaj vlerave të përbashkëta midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është, në të vërtetë, një kopje e pasqyrimit të angazhimit të Presidentit historik të Kosovës, Dr Ibrahim Rugovës, arkitektit të “miqësisë së përhershme”, siç shprehej ai, midis Kosovës dhe Amerikës.

Prandaj nuk ishte për tu çuditur që pas takimit dhe konferencës së përbashkët për  median në Prishtinë, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier, së bashku, kanë vendosur kurorë lulesh te shtatorja e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në Prishtinë.  Me atë rast, Presidentja Osmani u shpreh se si themelues i shtetit të Kosovës, Presidenti Rugova diti të hedhë, jo vetëm, hapat e duhur drejt shtetit tonë të pavarur dhe sovran, por të ndërtojë gjithashtu edhe miqësi të sinqerta, miqësi të forta të cilat i kanë rezistuar kohës dhe do të vazhdojnë të ujiten dhe të lulëzojnë edhe më tej nga ana e secilit prej nesh. “Në nderim të këtij njeriu të madh të kombit tonë, i cili dha shumë për Kosovën e pavarur dhe sovrane dhe për miqësitë që ne sot i gëzojmë — së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës — deshëm që sot, si simbolikë e kësaj miqësie të forte, ta vendosim këtë kurorë këtu së bashku”, ka thënë Presidentja Osmani.

 

Ndërsa, Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, theksoi angazhimin amerikan për Kosovën duke thekësuar se Shtetet e Bashkuara janë dhe do të mbeten partner i palëkundshëm i Kosovës.  Ai i bëri këto komente pasi i dorëzoi letrat kredenciale presidentes së Kosovës, Z. Vjosa Osmanit.  “Shtetet e Bashkuara janë partneri i palëkundshëm i Kosovës dhe kjo do të vazhdojë. Një përkushtim që dua të ndaj me ju”, vazhdoi diplomati amerikan,  “është një përkushtim nga ambasada e Shteteve të Bashkuara; para se gjithash dhe mbi të gjitha, ne jemi miqtë tuaj, ne jemi në anën tuaj, ne do të punojmë me ju, qeverinë tuaj, njerëzit tuaj, shoqërinë civile, qytetarët, për të çuar përpara përparësitë që përfshijnë promovimin e demokracisë, që përfshijnë mbështetjen e mëtejshme për zhvillimin e institucioneve të pavarura, gjyqësorit dhe sundimit të ligjit, që janë aq të rëndësishme sikurse janë përpjekjet tona të vazhdueshme globale për të luftuar korrupsionin dhe për të vendosur drejtësi dhe në këtë rast drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës”, shtoi ai duke nënvijuar se do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e qeverisë së Kosovës për t’u afruar me institucionet evropiane dhe euroatlantike.

 

Presidentja, Vjosa Osmani, tha gjithashtu se Kosova beson dhe promovon vlerat të cilat i përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara, e që mbështeten në liritë demokratike.  “Kosova sot është shumë ndryshe nga Kosova të cilën e kujton ambasadori Hovenier sepse ajo ka ecur përpara. Mirëpo, një gjë ka qëndruar konsistente gjatë gjithë kësaj kohe, kjo është marrëdhënia dhe partneriteti e miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Ne jemi rritur dhe zhvilluar si vend si dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë sepse jemi të bekuar të kemi SHBA-të pranë nesh në çdo hap të rrugëtimit tonë. Roli i ambasadorit të Shteteve ë Bashkuara të Amerikës në Kosovë është thelbësor për të garantuar që marrëdhënia jonë të vazhdojë të lulëzoj”, shtoi ajo.

 

Me këtë rast, Presidentja Vjosa Osmani dhe Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, Z. Jeffrey Hovenier vendosen kurora lulesh te shtatorja e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në nderim të kontributit të tij për shtetformimin dhe pavarësinë e Kososvës. “Këtë doja ta bëja që në ditën time të parë si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, për respektin që kam për Presidentin Rugova dhe për atë që ai përfaqëson. Unë pata nderin ta njoh atë në procesin e Rambouilletit dhe e di se çfarë ai përfaqëson dhe besoj se është shumë e rëndësishme që ta kujtojmë e ta nderojmë”, Presidentin Ibrahim Rugova, ka theksuar ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Z. Jeff Hovenier.

blank

Ambasadori i ri i SHBA-ve në konferencë shtypi me Presidenten e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani

 

Kjo nuk është hera e parë që Ambasada Amerikane në Prishtinë nderon dhe respekton Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën, duke venë në dukje vetitë e tija prej burrë-shteti dhe për vlerat njerëzore pro-perendimore: Frank Shkreli: KUJTOHET DR. IBRAHIM RUGOVA SI NJË KAMPION I LIRISË DHE NJË BURRË SHTETI QË NDANTE VLERAT AMERIKANE | Gazeta Telegraf —  Duke marrë parasysh zhvillimet politike të fundit të botës shqiptare, sidomos absurditetin aktual të zhvillimeve politike në Shqipëri — figura e Dr. Ibrahim Rugovës sa vjen e rritet dhe shkëlqen, si një udhëheqës ndryshe ndërsa është kujtuar dhe kujtohet si udhërrfyesi i Kombit. At Zef Pllumi e ka cilësuar Presidentin historik të Kosovës, “Një ndër burrat e rrallë të kombit”, ndërsa Ismail Kadare, është cituar të ketë thenë se, “Rugova është pjellë e një kombi, e një aspirate dhe e një qytetërimi, botës shqiptare. Kjo botë ka nevojë sot të mbrohet.”  Fatkeqësisht, Presidenti Rugova ka ikur nga kjo botë tepër heret, atëherë kur Kosova dhe Kombi shqiptar kishin më së shumti nevojë për një njeri si ai dhe për një zgjim dhe hov të pashterrshëm të ndjenjave për atdhedashuri të sinqertë, për një zëdhënës dhe për një përfaqsues autentik të vlerave stërgjyshore kombëtare, pro-perëndimore të shqiptarëve – pas një periudhe errësirë, të zezë sllavo-komuniste prej gjysëm shekulli. Të bazuar në një ideologji sllavo-aziatike e cila zbatonte brutalisht, si parim kryesor, shlyerjen – pikërisht — të këtyre vlerave kombëtare dhe të identitetit autentik kombëtar të shqiptarëve – një ideologji enveriste, trashëgimia tragjike e të cilës shihet qartë edhe sot në zhvillimet politike shqiptare, sidomos, në Shqipëri.  Shikoni rreth e rrotull dhe më thoni kush nga të ashtuquajturit liderë aktualë të shqiptarëve, mbron sot cilësitë burrënore të Rugovës, për të cilat ka shkruar At Zef Pllumi, ose për “aspiratat dhe qytetërimin” e botës shqiptare të Dr Ibrahim Rugovës, të cilave u referohet Ismail Kadare? Shpresojmë në Presidenten e Republikës së Kosovës, Dr Vjosa e Osmani, e cila sot për sot duket se beson në ato vlera dhe po i promovon ato kurodherë që i paraqitet rasti.

 

Ndryshe nga politikanët e sotëm shqiptarë dhe partive të tyre politike — pjellë e Partisë së Punës (komuniste-enveriste), sidomos atyre në Shqipëri — Presidenti Ibrahim Rugova besonte në vlera kombëtare dhe vizion të qartë historik që ai i artikulonte edhe me të huajt, sidomos me miqtë e tij amerikanë, për të ardhmen e Kosovës dhe të Kombit shqiptar, në liri dhe demokraci, si dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara dhe me perendimin, në përgjithsi. Si asnjë udhëheqës tjetër i këtyre 30-viteve të fundit, ai ishte i bindur për rrugën që duhej të ndiqte Kombi shqiptar, nëqoftse dëshironte të hynte dhe të pranohej ndërshmërisht, në radhët e kombeve të përparuara të përendimit. Ai ishte i bindur në përkrahjen e perëndimit drejt kësaj rruge për shqiptarët, e sidomos në mbështetjen e të Shteteve të Bashkuara të Amerikes — drejt bashkimit dhe integrimit të Kombit shqiptar në aleancat me vendet perëndimore, ku sipas tij, aty ku, historikisht, e kishin vendin e vet shqiptarët.

 

Ibrahim Rugova kishte parime gjykuese dhe një kulturë e qytetërim njerëzor plot urtësi, të gërshetuar nga traditat dhe vlerat më të mira të Kombit shqiptar.  Me shembullin e tij, ai gjithashtu tregoi se dashuria për popullin e vet dhe mbrojtja e interesave kombëtare, dëshmohet gjithashtu duke i ruajtur — mbi të gjitha — edhe nderin dhe respektin emrit shqiptar — një mesazh ky shumë i përshtatëshëm dhe tepër i nevojshëm edhe sot, sidomos, për politikanët aktualë, anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor.  Kjo është dhe mbetet edhe njëra nga trashëgimitë e Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës: përfaqësimi me nder, burrëni dhe respekt i të drejtave dhe pëgjegjësive kombëtare, duke qenë i bindur në drejtësinë e kërkesave historike të shqiptarëve, përball padrejtësive shekullore.

 

Ç’prej se e kam njohur Ibrahim Rugovën – nga fundi të viteve 80-ta të shekullit të kaluar — ai asnjëherë nuk u lëkund nga vija e drejtë e shqiptarizmit dhe as nga idealet e tija.  Fatkeqësisht, ai ka ndërruar jetë 16 vjetë më parë, pa qenë dëshmitar i fruteve të punës së tij, përfshir shpalljen dhe njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga shumë vende të botës, e sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilat kurdoherë që fliste për Amerikën, përfundonte me fjalët, “Zoti e bekoftë Amerikën” dhe në “Miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara”. Nderimi dhe respekti i treguar për Dr. Ibrahim Rugovën në ditën e parë në detyrë të ambasadorit të Amerikës në Prishtinë, Z. Jeff Hovenier i shoqëruar nga Presidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, tregon se epopeja e Rugovës nuk ka vdekur me të.  Ai është duke lëshuar dritë përherë e më tepër për brezat, duke lulëzuar e duke dhënë fryte agimesh të reja e fatlume për Kosovën dhe për mbarë Kombin shqiptar – ashtu siç i ka hije një udhërrëfyesi dhe burri historik të një Kombi, madje edhe pas shkuarjes së tij në amshim.  Një udhërrëfyes, një, “Hero kombëtar, madhështor e mendjemprehtë”, siç e ka cilësuar para disa vitesh, Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën, Presidenti i Amerikës, Xho Bajdën.  Kjo është edhe arsyeja që Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Z. Jeff dhe Presidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, e shihnin si një detyrim moral që të shkonin e të vendosnin një kurorë me lule pranë monumentit të arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës — mbështetsit dhe mbrojtësit të vlerave, vërtetë, të përbashkëta shqiptaro-amerikane – këtij burri të madh të shqiptarisë dhe mikut të çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Frank Shkreli

blank

“Në nderim të këtij njeriu të madh të kombit tonë, i cili dha shumë për Kosovën e pavarur dhe sovrane, dhe për miqësitë që ne sot i gëzojmë së bashku — me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës — deshëm që sot si simbolikë e kësaj miqësie të fortë ta vendosim këtë kurorë këtu së bashku”, ka thënë Presidentja Osmani.

 

 

blank

blank

 

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Z. Jeff Hovenier, i shoqëruar nga Presidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani vendosën të hënën kurorë me lule te Monumenti i Presidentit historik të Republikës së Kosovë, Dr. Ibrahim Rugovës në Prishtinë

blank

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë

 

 

blank

Ishte kjo vizita e parë (dhe takimi im i parë me Presidentin e ardhëshëm të Republikës së Kosovës në Washington), por jo e fundit.  Dr. Ibrahim Rugova, autori dhe Dr. Engjëll Sedaj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në Washington, Tetor 1989.

 

blank

 

Takimi i fundit i autorit me Presidentin Ibrahim Rugova, 2005 në Presidencën e Kosovës

 

 

blank

Gafë skandaloze me Kosovën në komunikatën zyrtare të Ministrisë së Jashtme, ditën e marrjes së mandatit dy vjeçar në KS të OKB – Nga SHABAN MURATI

Lapsus apo intrigë?

uk e di cili profan e ka shkruar komunikatën zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë të datës 1 janar 2022 me titull “Shqipëria nis sot zyrtarisht mandatin dy vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ku shkruhet e zezë mbi të bardhë se “Shqipëria do ta përdorë këtë mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës”.

Të flasësh sot për “çeshtje të Kosovës” është një gabim i rëndë diplomatik, politik, kombëtar, historik dhe kulturor, edhe për një njeri të thjeshtë në Shqipëri dhe në Kosovë, pa le më për Ministrinë e Jashtëme të Shqipërisë, për të cilën mund ta klasifikosh gafë skandaloze profesionale.

Është e pafalshme që në komunikatën zyrtare të dikasterit kryesor të diplomacisë dilet dhe flitet publikisht për një të ashtuquajtur ”çeshtje të Kosovës”, një çeshtje jo vetëm inekzistente, por edhe një artifis diplomatik dhe prokovim konstant antishqiptar serbo-rus.

A nuk e di Ministria e Jashtëme e Shqipërisë atë që e di gjithë bota diplomatike e qytetëruar se “çeshtja e Kosovës” është e zgjidhur prej kohësh dhe që për “çeshtje të Kosovës” flasin vetëm ato shtete dhe ato diplomaci, që nuk janë dakord me shtetin e pavarur të Kosovës si zgjidhje përfundimtare e asaj “çeshtjeje”?

Ministria e Jashtëme e Shqipërisë duhet ta ketë dëgjuar ose lexuar që zgjidhja e “çeshtjes së Kosovës” përfundoi në 17 shkurt 2008, kur Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran me shprehjen e vullnetit masiv unanim të popullit të Kosovës nga organi më i lartë legjislativ demokratik, parlamenti i Kosovës, dhe me përkrahjen e fuqishme të shteteve më të mëdha demokratike të botës me në krye SHBA.

Ministria e Jashtëme e Shqipërisë duhet ta ketë dëgjuar ose lexuar që zgjidhjen e të ashtuquajturës “çeshtje të Kosovës” e mbylli dhe e vulosi përfundimisht verdikti i tribunalit më të lartë juridik të OKB, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në 22 korrik 2010 me vendimin që pavarësia e shtetit të Kosovës është në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.

MPJ e Shqipërisë duhet ta dijë se shteti i pavarur i Kosovës është njohur nga rreth 120 shtete anëtare të OKB, përfshirë shtatë shtetet kryesore më demokratike dhe më të zhvilluara të botës të grupit G7, çka përbën shkallën e tretë të konfirmimit diplomatik ndërkombëtar të zgjidhjes së “çeshtjes së Kosovës”.

Ajo, që e bën më skandaloz qendrimin e ri të MPJ të Shqipërisë për një të ashtuquajtur “çeshtje të Kosovës”, është fakti se as tre shtetet e mëdha perëndimore anëtare të përherëshme të KS të OKB: SHBA, Britani e Madhe dhe Francë, as shtetet e grupit perëndimor G7, nuk flasin kurrë për ndonjë të ashtuquajur “çeshtje të Kosovës”.

Nuk ka një dokument zyrtar kolegjal të NATO-s dhe të BE, që të flasë për “çeshtje të Kosovës”. Për Perëndimin, ku duhet të bëjë pjesë Shqipëria, nuk ekziston “çeshtje e Kosovës”, sepse ajo është tashmë e zgjidhur me shtetin e pavarur të Kosovës.

Këtë realitet të ri politik, diplomatik dhe gjeopolitik të zgjidhjes se “çeshtjes së Kosovës” nuk e njohin dhe nuk e pranojnë Serbia dhe Rusia, të cilat vazhdojnë të mos i binden vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdojnë të flasin për “çeshtje të Kosovës”, sepse sipas tyre nuk është zgjidhur ende.

Flet çdo ditë për të ashtuquajturën “çeshtje të Kosovës” ambasadori i Rusisë në Beograd, flet ministri i jashtëm i Serbisë dhe i Rusisë, flet presidenti i Serbisë dhe i Rusisë. Flasin Serbia dhe Rusia për “çeshtje të Kosovës”, sepse ato e quajnë të pazgjidhur ende, ngaqë Serbia konsideron “zgjidhje” rikthimin e Kosovës në koloni serbe, kurse Rusia ka interesin strategjik të vazhdimit pafund të krizës jugosllave dhe të tensioneve në Ballkan, të cilat e sanksionojnë Moskën si lojtare në tryezën e ngushtë ndërkombëtare të tratativave për Ballkanin.

Ndaj diplomacia serbe dhe ruse zhurmojnë pareshtur në forumet dhe në arenën ndërkombëtare për një të ashtuquajtur ”çeshtje të Kosovës”. Diplomacia amerikane dhe atlantike e kanë refuzuar dhe injorojnë këtë qendrim absurd serbo-rus.

Ajo, që e bën më të dëmshëm dhe më të rrezikshëm qendrimin e MPJ të Shqipërisë për ekzistencën e një të ashtuquajture “çeshtje të Kosovës”, është fakti që ajo e përkufizon si porosi dhe detyrë kryesore të veprimtarisë së Shqipërisë për mandatin e anëtarit jo të përherëshëm të KS të OKB “avancimin e çeshtjes së Kosovës”.

Çfarë avancimi mendon t’i bëjë Shqipëria “çeshtjes së Kosovës” në KS të OKB, kur ajo është çeshtje e zgjidhur dhe nuk ekziston? Çfarë, si dhe pse kërkon Shqipëria të ngrejë në OKB “çeshtjen e Kosovës”, kur atë nuk e kanë ngritur, sepse e quajnë të zgjidhur, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, tre anëtarët e përhershëm të KS të OKB? Do të përbënte një akt vetëvrasës diplomatik dhe njëkohësisht antikombëtar, nëse i dërguari i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në cilësinë e antarit jo të përhershëm, që i takon rradha në qershor 2022 të kryesojë për një muaj Këshillin e Sigurimit, do të ngrihej dhe do të fliste per “çeshtjen e Kosovës” dhe të bënte ndonjë propozim antishqiptar për të futur në rendin e ditës të Këshillit të Sigurimit të ashtuquajturën “çeshtje të Kosovës”. Kjo do ta bënte zyrtarisht Shqipërinë aleate të Rusisë dhe të Serbisë për zhbërjen e shtetit të pavarur të Kosovës.

E ashtuquajtura “çeshtje e Kosovës” është kurth diplomatik vdekjeprurës ruso-serb për të mbytur pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Rusia dhe Serbia këmbëngulin se ka një “çeshtje të Kosovës” të pazgjidhur dhe çdo javë e çdo muaj propozojnë që të rikthehet për diskutim në KS të OKB e ashtuquajtura “çeshtje e Kosovës”.

Kjo kërkesë absurde e diplomacisë ruse dhe serbe është hedhur poshtë me vendosmëri nga diplomacia perëndimore e tre shteteve të mëdha perëndimore, anëtare të përhershme të KS të OKB. Për tri fuqitë e mëdha perëndimore anëtare të përhershme të KS të OKB “çeshtja e Kosovës” është mbyllur me pavarësimin e Kosovës dhe me verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për përputhjen e aktit të pavarësimit të Kosovës me ligjin ndërkombëtar dhe me rezolutën 1244 të KS të OKB.

Befas në 1 janar 2022 në mënyrën më të habitëshme të mundëshme del MPJ e Shqipërisë me një qendrim zyrtar absurd dhe paraqet si drejtim kryesor të misionit të mandatit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e KS të OKB promovimin e të ashtuquajturës “çeshtje të Kosovës”.

Duket si surreale, por fakti është se ky qendrim çfaqet si zbatim i një misioni diplomatik antishqiptar ruso-serb. Sepse Rusia dhe Serbia tani, në eventualitetin e ndonjë idiotizmi diplomatik shqiptar të ngritjes në KS të OKB të “çeshtjes së Kosovës”, mund të çarmatosin diplomacinë perëndimore në KS të OKB, duke argumentuar se promotori i hapjes së “çeshtjes së Kosovës” janë vetë Shqipëria dhe shqiptarët.

Duke punuar për një kohë shumë të gjatë në shërbimin diplomatik dhe duke pasur parasysh mungesën e formimit profesional të tufave të militantëve, që sillte nga rruga në Ministrinë e Jashtëme çdo parti, që vinte në pushtet, dhe sidomos duke pasur parasysh ndikimin e lobit serb në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme kam ngritur zërin dhe kam tërhequr vëmendjen që diplomacia dhe diplomatët shqiptarë duhet të ruhen nga kurthi diplomatik serbo-rus për një të ashtuquajtur “çeshtje të Kosovës”.

Kjo nuk është çeshtje terminologjike, por çeshtje parimore e qendrimit strategjik ndaj pavarësisë, lirisë dhe shtetit sovran të Kosovës. Në librin tim “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës” kam shkruar: ”Rusia dhe Serbia duan të rikthejnë prapë në OKB bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës. Rusia dhe Serbia duan të zhbëhet njohja e pavarësisë së Kosovës. Përmbajtja e nismave dhe propozimeve të Vuçiçit është për ta “zgjidhur” çeshtjen e zgjidhur të Kosovës nëpërmjet eleminimit të pavarësisë së saj.

Nga pikëpamja legale Kosova është një çeshtje e zgjidhur”. (v.2018, fq.279-295). Në librin tim “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë” kam shkruar: “Diplomacia ruse po kërkon të rikthejë mbrapa historinë dhe flet sot për “çeshtje të Kosovës” në një kohë që nuk ka “çeshtje të Kosovës”. Qeveritë në Kosovë duhet të shprehen me forcë kundër idesë ruse të rikthimit të ”çeshtjes së Kosovës” në KS të OKB. Duhet të shprehet kundër me forcë edhe qeveria e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB”.(v.2021, fq.269).

Kushdo që flet për ekzistencën e “çeshtjes së Kosovës”, kushdo që flet për hapjen në Këshillin e Sigurimit të OKB të të ashtuquajturës “çeshtje të Kosovës”, don të thotë se nuk është dakord me zgjidhjen e drejtë, që pati kjo çeshtje me krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës në vitin 2008.

Sado indulgjent që të tregohesh, është tepër e vështirë që ta konsiderosh gafën e rëndë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë si lapsus i një profani, që shkroi komunikatën e 1 janarit 2022 dhe, për shkak të formimit të gjymtë profesional, ngatërroi terminologjinë. Duket një intrigë më e madh dhe më e rrafinuar futja e të ashtuquajturës “çeshtje të Kosovës” si detyrë kryesore e mandatit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme në KS të OKB.

Nuk mund të mos e lidhësh këtë me rritjen graduale të ndikimit të Serbisë në diplomacinë dhe në politikën e jashtme të Shqipërisë, sepse Shqipëria ka tre vjet që po adopton si të sajat njerën pas tjetrës disa teza të rrezikëshme serbe lidhur me Kosovën. Ndaj shfaqjen e të ashtuquajturës “çeshtje të Kosovës” si detyrë e diplomacisë së Shqipërisë në KS të OKB nuk mund të mos e shohësh si vazhdim i kësaj linje antishqiptare të adoptimit të tezave dhe qendrimeve serbe në politikën e jashtëme të Shqipërisë.

Në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë duhet ta dinë dhe ta kenë lexuar se e vetmja çeshtje që ekziston është ajo e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, për të cilën është nisur prej 10 vitesh dialogu midis dy vendeve në Bruksel me ndërmjetësimin e BE.

Ai është një dialog, që pret mbylljen me formulën e njohjes reciproke midis dy shteteve, siç e ka përcaktuar shumë qartë presidenti i SHBA, Xho Bajden, në mesazhin e shkruar drejtuar presidentit serb në shkurt të vitit të kaluar. Një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke midis tyre është çeshtje e marrëdhënieve dypalëshe për të cilën nuk ka punë fare Këshilli i Sigurimit i OKB.

Shqipëria mund të japë kontribut si anëtare jo e përherëshme e KS të OKB në disa drejtime. Shqipëria mund të shfrytëzojë mandatin e saj të ri në funksion të nxitjes së procesit të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës. Ka disa shtete, që nuk e njohin Kosovën, dhe të cilët kanë e do të kenë çeshtje të hapura në KS të OKB dhe rrjedhimisht kanë e do të kenë interesa për votën e Shqipërisë në KS të OKB. Shqipëria ka hapësirën ta përdorë të drejtën e votës për të kërkuar nga njeri apo tjetri shtet nevojtar për votë njohjen e shtetit të Kosovës.

Deri tani është e pamundur të thuhet se ka një shtet të vogël apo të mesëm që ta ketë njohur Kosovën nën ndikimin e Shqipërisë. Mandati i ri i saj si anëtare jo e përhershme e KS të OKB i jep një pushtet të ri diplomatik, sepse i krijon mundësinë që të bëjë trading, siç thuhet në diplomaci, me shtete të vogla dhe të mesme, që do të kenë interes për votën shqiptare për çeshtje të tyre, që pritet të trajtohen në KS të OKB.

Diplomacia shqiptare mund ta konsiderojë mandatin e saj të ri në KS të OKB si pjesëmarrje në bursën diplomatike ndërkombëtare, ku ajo mund të luajë me çmimin e votës së saj me shtetet e vogla dhe të mesme me objektivin e arritjes së njohjeve të reja ndërkombëtare për shtetin e Kosovës.

Shqipëria si anëtare jo e përherëshme e KS të OKB duhet të përpiqet që të realizohet objektivi i largimit nga Kosova të misionit të kapërxyer të UNMIK-ut. Ky është qendrim zyrtar i SHBA, i Britanisë së madhe, i Kosovës, etj, pra Shqipëria e ka terrenin dhe detyrën që të lobojë në KS të OKB për mbylljen dhe largimin e misionit të UNMIK-ut nga Kosova.( Më gjërë shih: gazeta “Dita”, 13.6.2019).

Ministria e Jashtëme e Shqipërisë duhet menjëherë të gjejë formën e duhur publike dhe diplomatike për të përgënjeshtruar qendrimin e gabuar skandaloz të komunikatës së saj të 1 janarit 2022 për të ashtuquajturën “çështje të Kosovës”.

Ministria e Jashtëme duhet t’u dërgojë qarkore sqaruese të gjitha misioneve diplomatike të Shqipërisë nëpër botë për të përkufizuar saktë dhe prerazi qendrimet e drejta lidhur me mbrojtjen e interesave të shtetit të Kosovës përballë intrigave bizantine ruso-serbe kundër Kosovës në forumet dhe në arenën ndërkombëtare. Nuk ka “çeshtje të Kosovës”, siç nuk ka as “çeshtje të Shqipërisë”, në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ka interesa të përbashkëta jetike të kombit shqiptar dhe të të dy shteteve shqiptare, që duhet të bashkojnë forcat dhe të koordinohen në planin diplomatik ndërkombëtar për të fuqizuar njeri-tjerin dhe rolin e faktorit shqiptar në rajon dhe në Europë.

Ky është rast i artë diplomatik për t’u shfrytëzuar nga Shqipëria për Kosovën gjatë mandatit të ri në KS të OKB.

blank

Kurthi i Lulzim Bashës!! – Nga EVI KOKALARI

Dera kryesore e PDsë nuk ishte blinduar dhe u hap kollaj. Të parët që hyn në Seli ishte nje grup i përbërë nga gratë – deputete dhe kryetare degësh – kjo me qëllim që kur ata të Bashës ti shikonin, të kuptonit që s’ka asgjë për tu trëmbur.
Basha ndërkohë i la njerëzit të hyjnë në seli dhe i sulmoj me gaz kur ata ishin brënda në ndërtesë.
Siç shihet në video, xhamat u thyen nga brënda sepse ishte e pamundur të dilje dhe njerëzit nuk merrnin dot frymë.
Nëse ky nuk është akt kriminal, nuk di çfarë është.
Basha duhet të dalë përpara drejtësisë për organizimin e këtyre akteve kriminale.
Video është filmuar nga Albana Vokshi.

blank

Tradhtia shpërtheu nga çdo pore e jetës së Lul Bravës – Nga Aurel Dasareti*

 

Tradhtia kombëtare është një pilulë e hidhur për t’u gëlltitur, por asgjë nuk është më e keqe se kur të fusin shantazhin në fyt.

***

O i pabesë! Ti mendon se je më i miri kur e krahason veten me veten. Besimi është thelbi i kuriozitetit. Besimi jep kurajë dhe dëshirë për të shkuar në një udhëtim zbulimi në botën e të tjerëve.

I përkdheluri i ”babait” logjikon kështu: Unë jam një nga qeniet më unike, më të papërgjegjshme, më gënjeshtare, më mashtruese dhe më problematike që kanë jetuar ndonjëherë në të gjithë planetin tokë, ndoshta edhe në univers. Papërgjegjësia dhe idiotësia është pjesë e padukshmërisë sime, sido ta kthesh atë, është një mohim. Por për kë mund të jem përgjegjës dhe pse duhet të jem kur ju kokëtulë refuzoni të më shihni?

Kush i shmanget punës, sakrificave, rreziqeve, që shoqëria, thënë më mirë, Kombi dhe Vendi duhet të përballojë, është burracak. Por jo më pak burracak, mashtrues, servil e shpirtrob është ai që sakrifikon parimet e besueshmërisë për interesa materiale, pra ai që për shembull, është i gatshëm të lerë në dorë të pushtet-mbajtësit edhe vendimin më të thjeshtë duke u zvarritur si krimb përpara tij. Të sakrifikosh ndjenjën e së vërtetës, ndershmërisë intelektuale, krenarinë (po të kishe ndonjë krenari), respektimit të ligjit dhe solidaritetit ndaj bashkëkombësve fëmijët e të cilëve vdesin nga varfëria ekstreme, është tradhti.

Kur në luftën e interesave e parullave, e vërteta rrezikon të zhvlerësohet, shfytyrohet e dhunohet njëlloj si individi, detyra jonë është t`i kundërvihemi dhe të shpëtojmë të vërtetën, apo synimin për të arritur atë, nëse me të vërtetë jemi burra e jo burracak, jo shpirtskllav. Kushdo që hyn në një pozicion politik dhe merr përsipër detyra të rëndësishme, nuk duhet të ndihet më i lirë dhe të bëjë çfarë të dojë me pronën shoqërore duke e trajtuar atë sikur ta ketë lindur nëna e tij, por vetëm më i ngarkuar me përgjegjësi. Ata që e kanë ngarkuar, kanë edhe të drejtën legjitime për ta shkarkuar.

Kjo vlen edhe për ata 6-7 shpirtrobër që godinën e përbashkët të një partie politike opozitare e kanë shndërruar në “bunker” në të cilin “punojnë” si roje disa kriminelë dhe terroristë profesional. Dhe, këta shpirtskllav e kalojnë kohën kot atje; i janë ngjitur për prapanice dylber gaztorit dhe Lul Bravës, i cili nga ana e tij, me arsye të plotë, pasi nuk është vetëm ai që e di, vuan nga çrregullimi i rëndë i personalitetit dhe çrregullimi i stresit posttraumatik.

Krahasimi i paarsyeshëm i fajit duke barazuar viktimën me xhelatin, që e bëjnë disa “gazetarë” servil të paguar nga regjimi i nudistit të stërzgjatur, megjithëse kryhet me “qëllime të mira”, është në kundërshtim me natyrën njerëzore. Kjo u jep të ligjve më shumë motivim për të kryer të keqen e radhës. Kjo çon në fanatizëm, terror dhe luftë vëllavrasëse.

Fashizmi dhe bolshevizmi (diktatura e proletariatit) janë vëllezër të kundërt, por gjithnjë vëllezër; kur rritet njëri, plehëron tokën për tjetrin dhe e lind atë.

***

Unë Lul Brava humba sepse nuk fitova

Jam një humbës i sëmurë keq 

I përkëdheluri i “babait” që u shndërrova në dreq

një budalla që akoma pretendon

se ndonjëherë do të fiton.

Mos më besoni më mua

unë do t’i tregoj të gjitha çka doja

nuk e kam më atë bunker me brava

ku mund të jetoja.

Koka ime e çmendur

trupin ma ka dendur

përshkohet me vështirësi nga drita

ky ishte shkaku pse nuk shndrita.

Se nuk telefonoj askënd, më besoni

nuk jam më ai hajni

jam pak i lodhur

mos qani.

Kur të luteni për t`u bërë trim

mbajeni mend emrin tim

do të hyjë në histori

për të gjithë ata që bëjnë orgji.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

Dhëmbët e diktaturës neokomuniste të kryetradhtarit Rama – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

 

“Sot Shqipëria është ngrysur

si një Serbi e dytë

 

               Sonila Meço, moderatore

                e emisionit “Task Force”

                                                 të kanalit “Syri Televizion”

 

       Ngjarjet e ditës së djeshme, 08 janar 2022, para selisë së Partisë Demokratike, vërtetuan pa mëdyshjen më të vogël se kryetradhtari i kombit shqiptar Rama, doli me letra të hapura para opinionit publik dhe vërtetoi konkretisht se në vendin tonë ai ka instaluar diktaturën e modelit serbosllavist. Domosdo që puna do të vinte deri në këtë pikë, përderisa Ramën, si kryeargatin e serbosllavizmit, Vuçiçi kishte kohë që e trajtonte sikur të ishte dhëndër i Beogradit.

Në të njëjtën kohë, ngjarjet e ditës së djeshme dëshmuan edhe për një gjë tjetër, për çka është folur shpesh e më shpesh, sidomos që prej shtatorit që kaloi. Eunuku politik i Ramës që prej natës së 17 majit 2017, me emrin Lulzim Basha, doli nga lëkura e vet dhe u shfaq në mjetet e informimit masiv ështu siç është në të vërtetë – një gjallesë dykëmbëshe pa shtyllë kurrizore, që merr dhe mundohet të zbatojë urdhra nga kushdoqoftë kundër vendit tonë, si detyrë kryesore kjo në ushtrimin e zejes së tradhtisë. Ngjarjet në fjalë nxorën në pah zellin e Bashës, si eunuk politik i Ramës, për zhbërjen shkallë-shkallë të pluralizmit përmes shpërbërjes së pandalshme të opozitës në Shqipëri që prej shtatorit të vitit 2013.

Mbarë shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare nuk mund të mos e kenë vënë re ecurinë e qëndrimeve tradhtare të Bashës, të cilat, në lidhje me tri çështje themelore me rëndësi kombëtare, kanë qenë në sinkron të plotë me qëndrimet e Ramës, si kryeargat i Beogradit.

Së pari, Basha ka heshtur si mumje para qeverisjes tradhare të Ramës, i cili, me politikën antikombëtare që ka ndjekur gjatë viteve të ushtrimit të pushtetit, ka bërë që Shqipëria, për shkak të varfërisë që ai ka mbjellë anë e kënd, të shpopullohet në mënyrë të frikshme. Kështu, në një informacion të Institutit të Statistikave, të botuar vitin e kaluar, thuhet se “…nga viti 2011 deri në vitin 2020 janë larguar nga vendi rreth 600 mijë persona… Anketa ka zbuluar se kushtet ekonomike, duke përfshirë varfërinë, papunësinë, të ardhurat e ulëta nga punësimi, kushtet e vështira të jetesës, mbrojtja e kufizuar sociale dhe borxhet janë faktorët kryesorë për emigrantët shqiptarë. Përveç këtyre faktorëve bazë, një tjetër shtysë është e ardhmja e fëmijëve. Përveç tyre, ka edhe faktorë të tjerë, si mangësitë dhe cilësia e ulët e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, strehimi, konfliktet dhe siguria fizike që shkaktojnë stres të vazhdueshëm psikologjik, përfshi cilësinë e ulët të arsimit” (Citohet sipas: “Mbi 600 mijë veta nga 2011-2020 janë lërguar nga Shqipëria”. Faqja e internetit “Ina”. 08 shkurt 2021).

Së dyti, Basha, si eunuk politik i Ramës, s’është bërë i gjallë dhe të thotë një fjalë të vetme për veprën tradhtare të Ramës, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me kriminelin e Dardanisë Vuçiç, me mbështetjen e fuqishme të kryemafiozit politik dhe financiar Soros, pati përkrahur planin ogurzi për ndarjen e Dardanisë.

Së treti, Basha ka mbështeur në heshtje nismën e kriminelit Vuçiç dhe të Ramës për të ashtuquajturin projekt për Ballkanin e Hapur, i cili s’përfaqëson gjë tjetër, veçse një plan djallëzor për kolonizimin ekonomik të Shqipërisë nga serbosllavizmi.

Në këto kushte, vetvetiu lind një pyetje normale. Si shpjegohen dhe ku e kanë burimin këto tre qëndrime tradhtare të Bashës, të sinkronizuara plotësisht me qëndrimet antikombëtare, deri në tradhti, të Ramës? A duhet menduar se qëndrime të tilla e kanë burimin vetëm te “krushqia” e fshehtë që Rama lidhi me Bashën natën e 17 majit 2017? Apo mos ka edhe ndonjë burim tjetër?

Dihet që UNMIK-u, i instaluar në Dardani pas përfundimit të luftës, është një strukturë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila, faktikisht, ka përkrahur dhe vazhdon të përkrahë në heshtje interesat e Serbisë. Dihet që Basha, si përkthyes, ka qenë i punësuar në strukturat e UNMIKU-ut. Atëherë kush na siguron se Basha nuk ka qenë i peshkuar në UNMIK dhe i rekrutuar me kohë nga shërbimi sekret serb si agjent i  Beogradit?

Lexuesit e ndershëm, për të cilët është e shtrenjtë Çështja Kombëtare Shqiptare, le të lexojnë me vëmendje informacionin  me titull “Lulzim Basha ndjehet i turpëruar që zhduku filmimet e masakrës serbe në Krushë, ku u vranë 240 shqiptarë të Kosovës?!”, të botuar në faqen e internetit “Alpe News”. 22 dhjetor 2019.

Në atë informacion thuhet:

Milaim Bellanica ka rrëfyer kohë më parë për Insajder, një ndër mediat më serioze në rajon, një fakt të frikshëm, që përfshin kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ai thotë se i ka dorëzuar këtij të fundit filmimet e rralla të masakrës së Krushës, ku 240 shqiptarë u masakruan nga serbët. Basha atëherë ishte përkthyes i UNMIK-ut…

Autor i zhdukjes së këtij materiali filmik kompromentues për serbët është Lulzim Basha…

Fakti që përfituesit nga zhdukja e kësaj prove të masakrës në Kosovë janë serbët, të bën të dyshosh se Lulzim Basha ua ka shitur serbëve pamjet filmike të Bellanicës, që përmbanin vrasjen e 240 burrave, grave e fëmijëve të pafajshëm në Krushë nga serbët.

Fakti që papritur përkthyesi i UNMIK u bë milioner dhe hyri në politikë duke deklaruar se ka 1 milionë euro pasuri, tregon qartë se paratë janë nxjerrë nga shitja e këtyre filmimeve, të cilat janë përvetësuar nga serbët dhe janë zhdukur.

Së pari, Lulzim Basha duhet të përgjigjet se ku kanë përfunduar këto përgjime, kujt ia dha ato dhe përse nuk u bënë asnjëherë publike.

Së dyti, përse Lulzim Basha nuk e ka përmendur këtë fakt asnjëherë publikisht?

Së treti, Lulzim Basha duhet të përgjigjet nëse ka përfituar materialisht nga ato përgjime, duke i shitur?

Kjo, për faktin se, Lulzim Basha është një ndër të paktët politikanë shqiptarë, që ka deklaruar se hyri i pasur në politikë, me mbi 1 milionë euro në pasuri. Pasuri kjo, që gjithmonë ka ngritur pikëpyetje, pasi deri atëherë ai kishte punuar fillimisht si kamerier, dhe më pas si përkthyes. Vështirë në fakt, se një kameriero-përkthyes, mund të vinte një pasuri të tillë me rrogë”.

Mendoj se pas masakrimit që iu bë demokratëve ditën e djeshme para selisë së tyre nga shteti i kriminalizuar që ka ngritur kryetradhtari Rama, në bashkëpunim të ngushtë, por të fshehtë, me eunukun e tij politik Basha, krahu i demokratëve të Profesor Berishës, të cilët përbëjnë shumicën absolute të demokratëve në mbarë vendin, duhet të heqin dorë përfundimisht nga selia e hekurishteve dhe e kovaçanës së eunukut Basha dhe, me ndihmën e biznesmenëve dashamirës të tyre, të vendosen në një seli tjetër, për t’u marrë seriozisht me riorganizimin e partisë dhe me përgatitjen për zhvillimin e kuvendit zgjedhor të 22 marsit. Selia e tanishme, ku eunuku Basha dhe rrethi  i lepitkave të tij, si Gaz Bardhi, Ervis Salianji, Grida Duma e të tjerë, fshihen prapa hekurishteve dhe kovaçanës të eunukut Basha, duhet të shihet me neveri nga demokratët e krahut të Profesor Berishës, pasi që prej ditës së djeshme  ajo është ndotur rëndë përfundimisht prej bujkrobërve socialistë të Ramës, si seli e dytë e partisë së tij neokomuniste.

Kaliforni, 09 janar 2022

blank

Po lexoj shumë se po krahasojnë ngjarjet e 6 Janarin 2021 në Amerikë me ç’mund të ndodhë nesër – Nga EVI KOKALARI

Po lexoj shumë se po krahasojnë ngjarjet e 6 Janarin 2021 në Amerikë me ç’mund të ndodhë nesër.
Kam qënë në Washington DC më 6 Janar dhe di t’ju them që ky krahasim është i turpshëm, sepse 6 Janari ishte protestë për çertifikimin e zgjedhjeve Presidenciale të Amerikës.
8 Janari është për të nxjerrë jashtë zyrave një njëri të rëndomtë që nuk është askushi.
I vetmi krahasim që mund të bëj është djallëzia e aktorëve që janë mbas lojës së Bashës nesër.
Kam dëgjuar shumë varjante, dhe që Basha do ti vër flakën ndërtesës dhe do iki. Dalim tek fjala e ish- zv. së tij që thoshte:
“Le të shkaterrohet PD-ja”
E pra, nëse Basha i vë flakën ndërtesës apo nëse qëllohet kundrejt anëtarëve të PDsë nesër, nuk duhet të rreshtni derisa të merrni hak kundrejt këtyre monstrave.
Lul Basha, Gaz Bardhi, Grida Dumaj, Ervin Saljani, Enkeled Alibeaj, Jorida Tabaku, Kreshnik Çollaku, Roland Bejko etj, duhet të dalin përpara drejtësise për dëmet që i kanë shkaktuar jo vetëm kësaj partie por dhe Demokracise Shqiptare me matrapazëllqet e tyre.
Anëtarët e PD-së janë paqësor, ndryshe do e kishin njerrë përjashta në 11 Dhjetor. Anëtarët e PDsë janë tolerant prandaj i dhanë kohë mjaftueshëm të dalë nga selia, ndërkohë ai e blindon. Prandaj boll me këtë teatër!! Protesta nesër është paqësore. Selia ju takon anëtarëve, jo kryetarëve. Nesër nuk hyn njëri me dhunë. Nesër puna bëhet me profesionistë që hapin dyert kur të hyn hajduti në shtëpi dhe të lë dhe përjashta.
Organizata e Rinisë së Partise Popullore Europiane, si dhe ajo e Gruas, i kanë bërë thirje Bashës të largohet nga zyrat. Anëtarë të tjerë të Parlamentin Europian kanë bërë të njëjtën gjë.
Dmth, Europa sytë aty i ka nesër. Dhe Amerika. Basha është një turp i Demokracisë Shqiptare dhe këtij populli. Kaq provincial jemi? Jo, nuk e besoj. Thjeshtë na ka zënë belaja me horrat dhe mafiozët.
Mbani kokën lart njerëz. Procesi i spastrimit të PD-së ka qënë mëse civil. Fajet bien mbi hajdutin që është blinduar në Seli.
Ndryshimi fillon nesër!!
blank

Traktati i Varshavës është gjallë: Çekosllovaki 1968 – Kazakistan 2022 – Nga SHABAN MURATI

(Rusia, e cila ndërhyn ushtarakisht në vendet e CSTO, i kërkon NATO-s të mos bëjë as stërvitje në vendet anëtare)

Rusia ndërhyri me forca ushtarake në Kazakistan në 6 janar 2022 për të mbrojtur regjimin autokrat prorus nga protestat popullore.

Ndërhyrja e kontigjentit të 2500 forcave ushtarake të drejtuara nga komandanti i përgjithshëm i forcave desantuese elitë të forcave ajrore ruse, gjeneral-koloneli Andrej Serdjukov, u maskua me etiketën e “ndërhyrjes kolektive” të aleancës ushtarake CSTO, e krijuar nga Rusia me gjashtë shtete ish-republika sovjetike, si dhe me “ftesën” e regjimit të korruptuar në fuqi në atë vend.

Forcat ushtarake ruse morën nën kontrollin e tyre aeroportin e Alma Atës dhe institucionet më të rëndësishme shtetërore të Kazakistanit.

U përsërit skema klasike e ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Çekosllovaki në vitin 1968, e cila u maskua atëhere si “ndërhyrje kolektive” e Traktatit ushtarak të Varshavës, të udhëhequr nga Rusia, si dhe me “ftesën” e forcave besnike të Moskës në Pragë.

Statuti i CSTO thotë se vendet anëtare japin ndihmë ushtarake direkte vetëm në rast agresioni të jashtëm ndaj një shteti anëtar. Nuk pati asnjë agresion të jashtëm këto ditë të para të janarit 2022 në Kazakistan, por vetëm protesta antiqeveritare.

Nuk pati atëhere agresion të jashtëm as në Çekosllovaki. Rusia është e njejta, që në historinë moderne po mban në fuqi regjimet proruse me ndërhyrjen e saj ushtarake.

Moska po ringjall Bashkimin Sovjetik me forcën e armëve. Ironia është që Rusia, e cila ndërhyn ushtarakisht në vendet e CSTO, i kërkon NATO-s të mos bëjë as stërvitje me forcat e saj në vendet anëtare të Aleancës Atlantike.

Le të shpresojmë që hija e zezë e ndërhyrjes së tanishme ushtarake ruse në Kazakistan të dominojë në bisedimet e reja të fundjavës SHBA-Rusi dhe NATO-Rusi.

—-

Nga rubrika e autorit: “Shënime nga blloku diplomatik”

blank

Dy fjalë për 8 Janarin! – Nga EVI KOKALARI

(Ky është një opinion personal, dhe jo deklaratë e komisionit)
Duke lënë mënjanë ilaritetin që na ka zaptuar këto ditë nga blindimet paranojake të Lul Bashes, vlen të kujtojmë se 8 Janari është thjeshtë data kur demokratet, dhe jo vetëm, por të gjithë ata patriot që kanë nevojë për një opozitë në Shqipëri, do shkojnë të nxjerrin Lulzim Bashën dhe ish-kryesinë nga zyrat, në mënyrë që Komisioni i Rithemelimit të kthehet dhe të fillojë punën për zgjedhjet e reja dhe hapjen e partise për të gjithë konservatorët shqiptarë.
Fakti që Lulzim Basha nuk doli dje nga zyra, nuk do të thotë që ai vazhdon të jetë Kryetar, por tregon që ai ka humbur çdo kontakt me realitetin.
Kryetar të bëjnë ata që të votojnë, dhe të ç’bëjnë po ata.
Luli u ç’bë më 11 Dhjetor.
Komisioni i Rethemelimit, për t’u treguar civil deri në fund, i dha Lulit plot tre javë kohë që të paketoj dhe të dalë vetë nga zyrat. Madje, morrën parasysh dhe festat e fundvitit. Lulzim Basha me arrogancë të plotë e tejkaloi mikëpritjen e tij, si rrjedhoj dalim tek 8 Janari.
Sërish, mos harroni, betejën e fituam më 11 Dhjetor!!
8 Janari është thjeshtë fakti që Demokratët i ka gjetur halli me këtë sharlatan që ju ka zënë derën. KAQ!
I bëj thirrje President Ilir Metës, Kryeministrit Edi Rama dhe çdo institucion interferues, që ose ti bëjnë thirrje sot Lulit të dalë e të lërë dyert hapur, ose mos ndërhyjnë më 8 Janar.
Ju kemi dal borxhit të gjithëve!!
blank

Paralajmërim për NATO-n, SHBA dhe Perëndimin: Moska njoftoi hapur e zyrtarisht të drejtën historike mbi Serbinë si zonë influence! – Nga SHABAN MURATI

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që Rusia t’i paraqiste hapur dhe zyrtarisht Nato-s, SHBA dhe Perëndimit, pretendimin se Serbia është zonë e influecës ruse, në të cilën nuk duhet të guxojnë të ndërhyjnë.

Në datën 4 janar 2022, siç njofton agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtëme të Rusisë, Maria Zaharova, bëri një deklaratë të paparë lidhur me të drejtën historike të Rusisë që të klasifikojë Serbinë zonë të paprekëshme të influencës ruse.

Deklarata e saj e shpërndarë në të gjithë rrjetin e fuqishëm të propagandës zyrtare ruse brenda dhe jashtë vendit, shprehet tekstualisht: ”Kapaciteti mbrojtës i Serbisë: Serbia në vitet e fundit, në fakt në 200 vjet, varet nga ajo se sa shpejt Rusia reagon ndaj kërcënimeve të jashtme të shtetit jugosllav”.

Është hera e parë që Moska e pretendon dhe e bën fakt të kryer të drejtën e saj historike “200 vjeçare” mbi Serbinë si sferë e influencës së saj, për të cilën është gati të përdorë edhe forcën ushtarake ruse për ta siguruar si pjesë të saj.

Është një paralajmërim diplomatiko-ushtarak, i cili duhet lexuar shumë me kujdes nga zyrat dhe qarqet politike, diplomatike dhe ushtarake të rajonit dhe të NATO-s, lidhur me situatën e re strategjike ballkanike, ku Moska shpall si element përbërës të doktrinës së saj ushtarake mbrojtjen ushtarake të Serbisë.

Kjo rrethanë e re strategjike pritet të ketë pasojat e veta direkte dhe indirekte, të cilat kërkojnë një rivlerësim të raporteve me Serbinë dhe me Rusinë nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe të NATO-s, dhe në rradhë të parë nga Shqipëria, përballë rrezikut të ri, që përfaqëson shpallja e Serbisë si zonë zyrtare ruse e influencës.

Paralajmërimin diplomatiko-ushtarak rus lidhur me të drejtën historike ruse për përfshirjen e Serbisë në sferën ruse të influencës, e bën edhe më serioz fakti që zëdhënësja zyrtare e Ministrisë së Jashtëme të Rusisë ia drejtoi mesazhin e saj direkt një prej ushtarakëve më të lartë të NATO-s, admiralit Robert Burke, komandant i forcave të bashkuara aleate të NATO-s, i cili zhvilloi një vizitë në Beograd në fund të dhjetorit.

Vizita dhe deklarimet e komandantit të forcave të bashkuara aleate të NATO-s në Beograd lidhur me marrëdhëniet e NATO-s me Serbinë shkaktuan shqetësim të madh në Moskë, ku vlerësuan nevojën e një reagimi me paraqitjen e të drejtës historike të Rusisë mbi Serbinë si sferë e influencës ruse.

Kremlini i vlerësoi deklarimet e ushtarakut të lartë të NATO-s si një avancim për joshje të Serbisë nga NATO. Serioziteti i reagimit rus duket qartë nga shprehja e vendosmërisë për ta mbrojtur edhe me mjete ushtarake këtë sferë të influencës së saj në Ballkanin Perëndimor.

Kjo krijon një rrethanë të re strategjike, sepse për herë të parë Moska paralajmëron NATO-n që të mos ndërmarrë përçapje apo lëvizje joshjeje në drejtim të afrimit atlantik të Serbisë, sepse ajo i takon Rusisë. Moska e klasifikon “shtetin jugosllav” serb si jetik për interesat e saj strategjike, sa që është gati të përdorë edhe mjete ushtarake për ruajtjen e kësaj zone të influencës ruse.

Moska është habitur me të drejtë nga admirali Burke, i cili në Beograd deklaroi se “NATO përkrah reformat e ndërmarrra nga Serbia për forcimin e kapacitetit të saj mbrojtës”. Moska është habitur me të drejtë, sepse kapacitetet mbrojtëse serbe, që lavdëron admirali Burke, janë kapacitete të ndërtuara nga Rusia me furnizimet e pandërprera me armët më të sofistikuara ruse.

Ja se si ironizon zëdhënësja e MPJ të Rusisë Zaharova: “Nëse Burke e njeh historinë, ahere me deklaratat e tij mirëpret furnizimet e armëve të Rusisë për Serbinë, si për shembull sistemin e raketave antitank “Kornet”, (që mbrritën në Serbi në 24 dhjetor 2021), dhe ai shpreson shumë që ato furnizime me armë ruse do të ftohin ethen e kokave të nxehta të NATO-s, të cilat po turbullojnë ujrat në Ballkan”.

Moska me këtë rast i kujton NATO-s se armatimet ruse për Serbinë bëhen pikërisht për të sanksionuar statusin e Serbisë si zonë e influencës ruse dhe jo për të lejuar Serbinë të afrohet me NATO-n. Moska i kujton gjithashtu NATO-s se makina stërmadhe ushtarake serbe e ndërtuar dhe e financuar nga Rusia është instrument i makinës ushtarake ruse dhe e rolit të saj në Ballkan.

Moska tregon se sa të kota janë iluzionet në ndonjë zyre diplomatike apo apo ndonjë komande ushtarake në NATO, të cilët autosugjestionohen me idenë se Serbia mund të tërhiqet në integrimin atlantik. Janë iluzione të atyre burokratëve civilë apo ushtarakë të NATO-s, të cilët në çdo vizitë të tyren në Beograd përsërisin si refren tezat e gabuara se “NATO mbështet “neutralitetin ushtarak” të Serbisë dhe se “NATO përkrah forcimin e kapacitetit ushtarak të Serbisë”.

Kjo tregon se as Serbia dhe as Ballkani nuk njihet prej tyre, dhe se nuk kuptojnë që edhe nëse ndonjë politikan serb mund të ketë përkohësisht ndonjë ide për afrim atlantik, Rusia nuk do ta lejojë kurrë Serbinë të shkojë te NATO.

Shpallja nga Rusia e së drejtës së saj historike mbi Serbinë si zonë e influencës ruse përbën një mesazh të rëndësishëm për politikën atlantike që të kuptojë se ndaj Serbisë nuk duhen ushqyer as shpresa të kota dhe as iluzione, në kohën që ajo po militarizohet çdo ditë nga Rusia dhe po bëhet çdo ditë dhe më e rrezikëshme.

Është një mesazh shumë i rëndësishëm për të shkundur përgjumjen ballkanike të politikës atlantike, e cila duhet të mendojë më shumë për masat e reja mbrojtëse përballë hapit të ri strategjik rus, që e shpall Serbinë zonë influence. Politika atlantike duhet të mendojë më shumë se si duhen mbrojtur shtetet aleate anëtare të NATO-s në Ballkan nga rreziku i madh ushtarak, që po krijon makina ushtarake serbe me armët më të sofistikuara ruse.

Nuk është rastësi që paralajmërimi i ri diplomatiko-ushtarak rus për Serbinë si zonë influence, u bë menjëherë pas ultimatumit, që Kremlini i drejtoi në 17 dhjetor 2021 NATO-s dhe SHBA që të mos ndërmarrin asnjë hap në drejtim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO, sepse Moska e konsideron atë hap një vijë e kuqe ndaj së cilës Rusia do të përgjigjet ushtarakisht.

Në 4 janar 2022 Rusia i drejton NATO-s dhe SHBA paralajmërimin e dytë, që lidhet tani me Serbinë, të cilën Moska e klasifikon si zonë e paprekëshme të influencës ruse ose si vijë e re e kuqe për Perëndimin në Ballkan.

Ndodhi shumë shpejt ajo që paralajmëroi gazeta “Dita” në 21 dhjetor kur shkruante se “Rusia nuk do ta lejojë kurrë Serbinë të hyjë në NATO dhe do të veprojë njësoj si me Ukrainën për ta ndaluar. Propozimet ultimative të Moskës drejtuar NATO-s në 17 dhjetor për ndalimin e Ukrainës duhen lexuar edhe si parathënie ruse për Serbinë”. Gazeta proqeveritare ruse “gazeta.ru” njoftonte plot kënaqësi në 4 janar se “Serbia shpalli në tetor se kurrë nuk do të hyjë në NATO”.

Paralajmërimi i ri diplomatiko-ushtarak i Kremlinit drejtuar NATO-s, SHBA dhe Perëndimit lidhur me të drejtën historike ruse mbi Serbinë si zonë influence, është një situatë e re, që kërkon reflektime të shpejta dhe serioze nga Aleanca Atlantike lidhur me qendrimet ndaj rivendikimeve të Rusisë në Ballkan, por sidomos ndaj rolit të Serbisë si satelit i Rusisë.

Televizioni serb “N1TV” jepte në 30 dhjetor pohimin e gazetarit rus Genadi Sisojev se “ regjimi i Serbisë është dora e zgjatur e politikës së Moskës në Ballkan”. Zyrtarët diplomatikë dhe ushtarakë të NATO-s duhet përfundimisht të kuptojnë se është e dëmshme dhe e rrezikëshme të flirtojnë me Serbinë dhe me politikën e saj agresive rajonale.

Serbia është aleat ushtarak dhe instrument ushtarak i Rusisë në Ballkan dhe kushdo që mund të ketë ndonjë iluzion mjafton të lexojë deklaratat zyrtare të zëdhënëses së qeverisë dhe të diplomacisë ruse në 4 janar.

Kemi paralajmëruar disa herë në gazetën “Dita” lidhur me iluzionet e pabazuara të disa ushtarakëve apo disa burokratëve të NATO-s, që miklojnë Beogradin dhe bëjnë sikur nuk e shohin militarizimin e ethshëm serb, duke u nisur nga idea fikse dhe naive se kështu do të arrijnë ta largojnë Serbinë nga Rusia.

Në këtë linjë duhet parë edhe qendrimi i gabuar, si ai i shprehur nga admirali Burke në Beograd, në përkrahje të forcimit të kapacitetit ushtarak të Serbisë. Kushdo në NATO, që ka iluzione për prirjen strategjike të Serbisë, duhet ta kuptojë se Serbia po armatoset marramendshëm me armë moderne ruse jo kundër Iranit apo kundër Koresë së Veriut, por kundër shteteve anëtare të NATO-s në rajon si Kroacia dhe Shqipëria, dy shtete që në doktrinën ushtarake serbe konsiderohen si kërcënimi kryesor për Serbinë.

Shpallja nga Moska e së drejtës historike ruse mbi Serbinë si zonë influence ka implikime te rrezikëshme për shtetet e Ballkanit Perendimor.

Së pari, kjo don të thotë se Moska do të trajtojë si kërcënim të interesave të saj, që kërkon reagim rus, çdo shtet të rajonit, që nuk ndjek linjat proserbe dhe proruse.

Së dyti, e drejta historike ruse mbi Serbinë pritet të shtrihet mbi gjithë serbët, që jetojnë në rajon pavarësisht nga shtetet ku ndodhen. Doktrina famëkeqe e qeverisë së presidentit Vuçiç për “botën serbe” i jep të drejtën Moskës që të pretendojë dhe të ndërhyjë në mbështetje të realizimit të kësaj ambicje rajonale serbe nëpërmjet aneksimit nga Beogradi të territoreve të shteteve të tjera si Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.

Së treti, Moskës i është krijuar një rast i artë që të ndërhyjë në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet projektit ekonomiko-politik dhe diplomatik serb me emrin “Ballkan i hapur”. Sepse zgjerimi i ndikimit dhe i hegjemonisë serbe në shtetet Ballkanit Perëndimor, që bashkohen me projektin serb të “Ballkanit të hapur”, do të konsiderohet nga Moska si e drejtë e saj historike për ndërhyrjen në këtë rajon.

Në këto rrethana të reja të komplikimeve diplomatike dhe strategjike del nevoja e një reflektimi të ri urgjent nga qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë për tërheqjen sa më parë të Shqipërisë nga projekti serb i “Ballkanit të hapur”, sepse kjo rrugë e rrezikëshme mund të ketë pasojën që në një formë apo tjetër edhe Shqipëria të konsiderohet e nga Moska si e drejtë historike ruse.

Logjika historike dhe diplomatike e bën të qartë se çdo lidhje specifike e Shqipërisë me Serbinë të çon te Rusia.

blank

Rama dhe atavizmi i tij politik – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Rama asnjëherë nuk ka qenë një njeri i vetëmjaftueshëm. Ai gjithmonë ka pasur nevojë për një armik ose për një skllav për të arritur vetëvlerësimin. Kjo nuk është gjë tjetër përveçse kompleks inferioriteti. Por po të marrim parasysh përcaktimin “tip kriminal” që e ka përpunuar psikiatri i shquar italian Çezare Lombrozo (Cesare Lombroso 1835-1909), atëherë mund të themi se ai i përshtatet Ramës pothuajse në një mënyrë ideale.

Sipas Lombrozos, veçoria e parë e “tipit kriminal”, është aftësia për të hyrë “nga porta kryesore”, për t’iu përshtatur natyrshëm gjendjes shpirtërore të çdolloj grupi. Dhe në këtë mes kemi të bëjmë gjithashtu me tipare të tilla si pabesia, fryma e dyshimit, ndjenja e hakmarrjes, ruajtja e inatit, mungesa e plotë e shpirtmadhësisë, egoizmi i skajshëm, etja për pushtet dhe fodullia e neveritshme, egërsia, pedantizmi (që gjithçka të bëhet ashtu siç i teket atij), natyra gënjeshtare, mbizotërimi i interesave materialopushtetore në një formë nga më të vrazhdat, natyra ziliqare, ndryshimet e menjëhershme dhe të furishme të gjendjes shpirtërore, prej “keqardhjes” së zjarrtë deri në distrofi dhe natyrë hakmarrëse inatçore, hiperseksualiteti, tipare këto që nuk zhduken madje edhe me ardhjen e pleqërisë dhe që shoqërohen me arrogancën në rritje me kalimin e moshës.

Veçoria e dytë e “tipit kriminal”, sipas Lombrozos, është mungesa e bashkëpërjetimit, domethënë e mundësisë për ta vënë veten mendërisht dhe emocionalisht në vendin e tjetrit, mungesa e aftësisë për keqardhje, shpërfillja ndaj ndjenjave të tjetrit.

Kur Rama kishte një vit e gjysmë që kishte ardhur në krye të qeverisë, në njërën nga faqet e internetit qe botuar informacioni në vijim:

“Hatire Piciri, 86 vjeçe, sot ndodhet ne burg, se nuk kishte mundësi të paguante energjinë elektrike! Kjo Nënë jeton e vetme dhe nuk ka mundesi të paguajë energjinë, se lekët që merr nga pensioni nuk i dalin per ilaçe! Deri këtu ka arritur qeveria, sa të futë në burg te moshuarit dhe t’u heqë oksigjenin femijëve!” (Citohet sipas: “Hatire Piciri, 86 vjeçe, me 28 shkurt 2015 është futur në burg, se nuk kishte mundesi të paguante energjinë elektrike!”. Faqja e internetit “gazetashqipëriajonë”. 22 janar 2016).

Disa muaj më vonë pas kësaj ngjarjeje të turpshme për Ramën, publiku i gjerë u njoh me një tjetër ngjarje, shumë më të rëndë, madje të kobshme, si më poshtë:

“Pasi e lanë prej muajsh në terr, duke i ndërprerë energjinë elektrike, sepse nuk kishte mundësi të paguante, sot është ndarë nga jeta. Bëhet fjalë për një të moshuar 91-vjeçare nga fshati Fang i Mirditës. Barbulla Pepa jetonte e vetme në kushte të varfërisë ekstreme. Fqinjët e saj e kanë gjetur të vdekur në shtëpinë tejet të vjetër dhe pa kushtet më minimale. Po fqinjët kanë hapur dyert për mort për nënë Barbullën. Rreth një muaj e gjysmë më parë, përmes medias, ajo i bëri apel OSHEE-së t’i rilidhte energjinë, sepse nuk kishte mundësi ta paguante, por thirrjet e 91-vjeçares ranë në vesh të shurdhët” (Citohet sipas:  “OSHEE i ndërpreu energjinë elektrike, vdes nga të ftohtit e moshuara”. Faqja e internetit “Lapsi Lajme”. 11 dhjetor 2015).

Pra, atë plakë të gjorë OSHEE-ja nuk e mëshiroi, sepse zbatoi urdhrin që lëshoi Rama për ndërprerjen e energjisë elektrike, pavarësisht nga rrjedhojat tragjike që mund të vinin më pas. Vdekja e asaj plake të mjerë sigurisht që nuk e ka rënduar aspak ndërgjegjen e Ramës, sepse në qenien e tij është krejtësisht e huaj ndjenja e keqardhjes.

Veçoria e tretë e “tipit kriminal”, – thekson Lombrozo, – është atavizmi psikologjik – shfaqja e tipareve më negative të pararendësve primitivë – dhe, në rastin konkret të Ramës, është atavizmi i të menduarit, një atavizëm ky prej çekisti mendjengushtë, një atavizëm i të menduarit totalitar, prostalinist, proenverist.

Veç kësaj, situatën e rëndon edhe më shumë fakti që Rama ka zgjedhur rreth vetes njerëz të formimit të tij psikologjik. Pa dyshim që një pjesë e deputetëve të tillë formim ka. Po ashtu, ai ka krijuar armatën e analistucëve, e gazetarucëve dhe të publicistucëve, të cilëve, si qenie të zhveshura nga çdolloj tipari njerëzor, u shtohet jeta kur  zejen e zvarranikut para kryepushtetarit, pavarësisht se ç’krahu të politikës i përket ai, e ushtrojnë me aq pasion të papërmbajtur. Formimi i tyre psikologjik prej zvarranikësh të pështirë, është shpalosur më së miri në sulmet e egra që kanë ndërmarrë muajt e fundit kundër Profesor Berishës, duke dalë në mbrojtje të Bashës, të cilin Rama e pati shndërruar në “eunukun” e vet politik natën e 17-18 majit 2017. Pra, pas ngjarjeve që pasuan pas vendimit që “eunuku” politik Basha mori më 09 shtator kundër Profesor Berishës, armata e lartpërmendur nxori në pah tërë duhmën e plehut ku ajo vegjeton në zvarritjen e saj para Ramës.

Krejt periudha e qeverisjes së Ramës do të shënohet në historinë e mbarë kombit shqiptar, si periudha e “turpit të Shqipërisë”, si koha e dështimit të Shqipërisë në të gjitha drejtimet. Të gjitha vitet e qeverisjes së Ramës, janë vitet e turpit të “bujkrobërve” të tij socialistë, janë vitet e turpit të popullit shqiptar, janë vitet e heshtjes së turpshme, janë vitet e turpit të inteligjencies shqiptare, e cila, në shumicën e vet, është tërhequr zvarrë para këtij njeriu pa kurrfarë vlere.

Kaliforni, 05 janar 2022


blank
blank
Send this to a friend