

Më 19 janar 2025, në Steakhouse Allendale në Allendale, NJ, në pronësi të vëllezërve Veseli, Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbajti mbledhjen e parë në vitin 2025, ku u diskutua për shumë çështje të rëndësishme për avancimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe kombin shqiptar në Uashington, DC.
U propozua që Agim Aliçkaj, anëtar aktual i Bordit të Drejtorëve të AACL-së, të emërohet në postin e Drejtorit Ekzekutiv.
Situatat e reja të krijuara në atdhe dhe në SHBA kërkojnë që Liga Qytetare të bëhet më aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan me qëllim të mobilizimit dhe rritjes së aktivitetit lobues në Uashington. Reputacioni dhe kontaktet e Agimit do të ndihmojnë që aktivitetet e Ligës të jenë shumë të suksesshme.
Agim Aliçkaj, i lindur dhe rritur në Deçan të Kosovës, ka kryer magjistraturën në Universitetin e Zagrebit. Ai është pronar shqiptaro-amerikan i Kosovatours International, një agjenci turistike e specializuar për udhëtime në trojet shqiptare.
Agimi iu bashkua LQShA më shumë se 34 vjet më parë, kur në gusht të vitit 1990 ai dhe vëllezërit e tij në Oslo organizuan një udhëtim shumë të suksesshëm në Norvegji për delegacionin e Ligës Qytetare. Që atëherë, ai ka dhënë një kontribut të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm në rolin e suksesshëm të LQShA duke ndihmuar çështjen kombëtare shqiptare në Uashington së bashku me drejtuesit e Ligës, aktivistët legjendar të të drejtave të njeriut Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi.
Për shumë vite ai ka qenë shumë aktiv në organizimin e ngjarjeve me senatorë dhe kongresistë të rëndësishëm, disa në shtëpinë e tij në Bronxville, Nju Jork. Ai është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale (X, FB e të tjera). Artikujt e tij të mençura i kanë dhënë atij një respekt të madh në botën shqiptare.
Propozimi që Agim Aliçkaj të marrë postin e Drejtorit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane u miratua unanimisht nga të gjithë anëtarët e Bordit të pranishëm në mbledhje.
Joe dhe Shirley DioGuardi do të vazhdojnë të luajnë rolet e tyre si lobistë për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Uashington, DC.
Të gjitha të mirat,
|
On January 19, 2025, at the Allendale Steakhouse in Allendale, NJ, owned by the Veseli brothers, the Albanian American Civic League Board held its first meeting in 2025, where they discussed many important issues for the advancement of the interests of the Republic of Kosova and the Albanian nation in Washington, DC.
It was proposed that Agim Aliçkaj, current member of the AACL Board of Directors, be appointed to the position of Executive Director.
New situations created in the homeland and in the United States require the Civic League to become more active in the Albanian American community for the purpose of mobilizing and increasing lobbying activity in Washington. Agim’s reputation and contacts will help make the League’s activities very successful.
Agim Aliçkaj, born and raised in Deçan, Kosova, graduated with a Master’s degree from the University of Zagreb. He is the Albanian American owner of Kosovatours International, a tourist agency specializing in travel to Albanian lands.
Agim joined the AACL more than 34 years ago, when in August 1990 he and his brothers in Oslo organized a very successful trip to Norway for the Civic League’s delegation. Since then, he has made a lasting and significant contribution to the AACL’s successful role in helping the Albanian national cause in Washington with leaders of the League, legendary human rights activists Joseph DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi.
For several years he has been very active in organizing events with important senators and congressmen, some at his home in Bronxville, New York. He is also very active on social media (X, FB and others). His thoughtful articles have earned him great respect in the Albanian world.
The proposal for Agim Aliçkaj to assume the position of Executive Director of the Albanian American Civic League was unanimously approved by all Board members present at the meeting.
Joe and Shirley DioGuardi will continue playing their roles as lobbyists for the Albanian American Civic League in Washington, DC.
All the best,
Shirley Cloyes DioGuardi Joseph J. DioGuardi
Balkan Affairs Adviser President
Ambasada e Kosovës në Washington dhe Konsullata në New York, ishin qendrat e fundit të votimit të diasporës, në të cilat ka përfunduar procesi zgjedhor.
Qytetarët e Kosovës jashtë vendit patën të drejtë të votojnë në 43 vendvotime në Ambasada dhe Konsullata të Kosovës në botë, një ditë para zgjedhjeve. Por, për shkak të ndryshimit të kohës lokale, ato në SHBA u hapën të fundit, për t’u mbyllur kësisoj të fundit.
“Falënderojmë të gjithë që votuan sot si dhe ata që kanë zgjedhur votimin përmes postës, ndërkaq mirënjohje të thellë për të gjithë kolegët e përfshirë për bashkëpunimin, punën e palodhshme dhe profesionale duke mundësuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.
Në Ambasadën në Washington të drejtë vote kanë patur 78 shtetas të Republikës së Kosovës, ndërkaq në Konsullatën në New-York, të drejtë vote patën 619 bashkatdhetarë.
Kjo është hera e parë, që qytetarëve të Kosovës, iu lejohet të ushtrojnë të drejtën e votës në një objekt diplomatik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të dhënat e fundit të KQZ-së, 71.16 përqind e votuesve të regjistruar për votim (14 mijë e 463) në Ambasada/Konsullata kanë ushtruar të drejtën e votës, pa llogaritur ata në ShBA. sn
Peshkopi i kishës shqiptare në shtetet e Bashkuara, At Nikodhim Preston, ka folur për News24 lidhur me situatën e kishës shqiptare në SHBA dhe trashëgiminë e vyer të Fan Nolit për ortodoksët shqiptarë. Në intervistën dhënë për gazetarin Renaldo Salianji, ai vlerësoi rolin e Anastasit për Kishën shqiptare
Peshkop Nikodhim, kjo është intervista juaj e parë për një media shqiptare në Shqipëri. Ju faleminderit për kohën tuaj për këtë intervistë.
— Ju falënderoj shumë që më keni ftuar. Ne folëm shumë shkurtimisht ditën e funeralit të Kryepeshkopit, dhe jam mirënjohës për durimin tuaj që pritët një moment kur mund t’ju kushtoja të gjithë vëmendjen time.
Peshkop Nikodhim, si arritët në këtë pozitë? Si u lidhët me Kishën Shqiptare dhe me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara?
—Për shumë vite kam qenë famullitar në “Kishëm e Shënkollit” në Nju Jork. Jam shumë krenar që kam shërbyer atje për kaq shumë vite. Në dioqezën tonë nuk kemi shumë priftërinj që janë murgj, dhe unë isha një nga të paktët. Kur humbëm atin tonë, Kryepeshkopin e dashur Nikon, erdhi një moment kur shumë njerëz u kthyen nga unë dhe më thanë: “Duhet të marrësh këtë rol. Duhet ta vazhdosh këtë trashëgimi.” Kryepeshkopi Nikon ishte shumë i afërt me mua. Ai më dorëzoi si psalt, dhiakon, prift, murg, kështu që, në një farë mënyre, kjo është më shumë vepra e tij sesa e imja.
Ju nuk jeni shqiptar, por nuk jeni as peshkopi i parë jo-shqiptar në Kishën Shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Si u prit kjo nga komuniteti shqiptar në Amerikë?
— Gjithmonë ka pak mosbesim, por për shkak se kisha shumë vite brenda komunitetit shqiptar në Nju Jork, shumë njerëz tashmë më njihnin. Nuk pretendoj të jem shqiptar, por ajo që them—dhe shpresoj të mos flas shumë—është se ndër vite shqiptarët më kanë pritur me zemërhapur. Jo vetëm njerëzit në Kishë, por edhe shqiptarët përtej saj në Nju Jork. Hoxha është miku im, prifti katolik është gjithashtu miku im. Në një farë kuptimi, ata më kanë pranuar, sepse shqiptarët e kanë këtë dhunti, këtë dhuratë të jashtëzakonshme të mikpritjes. Prandaj, unë nuk jam shqiptar, por jam i lumtur, në njëfarë mënyre, të jem pjesë e kësaj familjeje të madhe.
Pra, ju shqiptarët atje keni transferuar bashkëjetesën fetare shqiptare në Shtetet e Bashkuara?
— Përpiqemi ta bëjmë. Në Amerikë, ashtu si këtu në Shqipëri, kjo është shumë e rëndësishme për ne. Besoj se Shqipëria dhe populli shqiptar i japin botës një dëshmi të jashtëzakonshme të unitetit. Për ne nuk është diçka e pazakontë të takohemi me klerikët e besimeve të tjera, dhe kjo është një gjë shumë e bukur, sepse tregon se mund të ketë paqe, mund të ketë krenari në diversitet, por njëkohësisht mund të ketë harmoni mes nesh si vëllezër.
Kisha e Bostonit është shumë e rëndësishme për ne, sepse gjatë viteve të errëta të komunizmit mbajti të gjallë dritën e besimit. Ka një rëndësi të veçantë sepse u themelua nga Fan Noli. Çfarë do të thotë Fan Noli për ju?
— Fan Noli për ne ka një kuptim disi ndryshe. E di që ai është i dashur si patriot këtu në Shqipëri, dhe për ne është gjithashtu i tillë, por mbi të gjitha ai është ati ynë. Ai është ati ynë shpirtëror.
Një nga gjërat që njerëzit shpesh harrojnë për Nolin është se ai ishte përkthyes, jo vetëm në shqip, por ai e kuptonte se, veçanërisht për ne në Amerikë, fëmijët dhe brezat pas tyre do të kishin nevojë për anglishten. Ai ishte një nga të parët që përktheu shërbesat liturgjike ortodokse jo vetëm në shqip, por edhe në anglisht. Kështu që kemi një trashëgimi të pasur për të cilën jemi krenarë. Dhe Katedralja e “Shën Gjergjit”, sigurisht, është zemra e arqidioqezës sonë, vendi ku të gjithë janë të mirëpritur. Për shumë, shumë vite, 50 vite—e pabesueshme—ishte vendi ku At Arthur priti njerëz nga e gjithë bota, shqiptarë dhe jo shqiptarë, si dhe anëtarë të dioqezës sonë. Kështu që ajo mbetet zemra e komunitetit tonë.
Në çfarë gjuhe e zhvilloni liturgjinë atje?
— Unë jam në Kishën e “Shën Gjergjit” rreth gjysmën e kohës. Pjesën tjetër të kohës jam duke udhëtuar. Qëllimi im është gjithmonë të mbaj liturgjinë në gjuhën që është më e përshtatshme për shumicën e besimtarëve.
Kur jam në Kishën e “Shën Gjergjit”, varet nga dita. Në ditët e javës, kur shërbesa është më e vogël dhe të gjithë të pranishmit janë shqiptarë dhe flasin shqipen si gjuhë të parë, liturgjia zhvillohet në shqip. Të dielave përpiqemi të përfshijmë si anglishten, ashtu edhe shqipen, sepse e dimë që jo të gjithë besimtarët e komunitetit tonë flasin rrjedhshëm shqip.
Dhe, për të qenë i sinqertë, lutjet janë të ndërlikuara në çdo gjuhë. Detyra jonë është të përcjellim fjalët e Krishtit, të ndajmë mësimet e Kishës në mënyrën më të përshtatshme për çdo rrethanë.
Disa nga komunitetet që vizitoj, ndonëse janë krenarë për trashëgiminë e tyre shqiptare, nuk flasin fare shqip. Kur jam atje, përpiqem të bëj disa lutje në shqip, që ata t’i dëgjojnë. Është si një vizitë nga gjyshërit e tyre—i dëgjojnë këto fjalë, por vetë flasin shumë pak shqip. Prandaj, gjithmonë përshtatem me nevojat e komunitetit tim.
A është njohur siç duhet trashëgimia e Fan Nolit nga Kisha Shqiptare këtu në Shqipëri, sipas mendimit tuaj?
— Unë nuk jetoj në Shqipëri. Vij sa herë që mundem dhe gjithmonë jam i lumtur të jem këtu. Besoj se po. Është diçka e gëzueshme të dëgjosh të njëjtat himne, të njëjtat përkthime.
Sigurisht, qëllimi i Kishës nuk është të bëhet një muze. Qëllimi i saj është të ndajë jetën e besimit me njerëzit. Dhe, megjithëse Noli ishte një autor i shquar, një patriot dhe një përkthyes i jashtëzakonshëm, madje edhe në Amerikë kam dëgjuar nga disa njerëz që nuk e kuptojnë plotësisht gjuhën e tij të vjetër.
Është më e natyrshme që këtu në Shqipëri, dhe kudo ku përdoret shqipja, të flitet në një gjuhë që njerëzit e kuptojnë. Megjithatë, besoj se nuk ka asnjë mënyrë për t’u shkëputur nga kjo trashëgimi. Ai është një nga etërit e mëdhenj të Kishës këtu në Shqipëri dhe është figura themeluese e Kishës sonë në Amerikë.
Në Shqipëri, sigurisht, ka pasur edhe peshkopë të tjerë, patriotë të tjerë, themelues të tjerë. Është e rëndësishme të kujtohet edhe trashëgimia e tyre, krahas Nolit. Për ne në Amerikë, ai ishte një nga të paktët. Për Shqipërinë, ka pasur shumë të tjerë që kanë marrë pjesë në këtë mision të domosdoshëm të përçimit të besimit tek njerëzit në një mënyrë që ata ta kuptonin.
Erdhët në Shqipëri për funeralin e Kryepeshkopit Anastas. A e kishit takuar më parë? Çfarë mendimi keni për të?
— Kryepeshkopin e takova për herë të parë në vitin 2006, kur erdha për herë të parë në Shqipëri, si student. Po punoja në kampet verore dhe ai na priti në zyrën e tij, ku foli me ne.
Gjatë viteve, kam pasur privilegjin ta takoj disa herë dhe çdo herë largohesha me të njëjtën ndjesi: ndihesha i frymëzuar, i inkurajuar, madje ndonjwherw edhe i sfiduar. Sepse, ndonëse ishte një njeri me dashuri dhe butësi të madhe, ishte si të të kërkonte që edhe ti të tregoje më shumë dashuri dhe butësi.
Jemi të lumtur që jemi këtu, edhe pse për një rast të trishtë, për të qëndruar pranë vëllezërve tanë dhe besimtarëve të Kishës së Shqipërisë. Humbja është e madhe, por frymëzimi dhe trashëgimia që ai lë pas mund të jenë edhe më të mëdha.
Kryepeshkopi Anastas është kritikuar shpesh për shkak të kombësisë së tij. A keni diskutuar ndonjëherë për këtë çështje me Kryepeshkop Nikon dhe At Arthur Liolin? Çfarë mendimi kishin ata për të?
— Unë jam i një brezi më të ri—nuk jam më i ri në moshë, por kur u përfshiva në shërbesën kishtare, shumë nga këto mosmarrëveshje, që kryesisht ishin të nxitura nga frika, tashmë kishin përfunduar.
Që në kohën kur u shugurova si dhiakon dhe më pas si prift, ishte e qartë se puna e bërë në Shqipëri nuk synonte të zhbënte trashëgiminë shqiptare, gjuhën apo historinë e saj, por përkundrazi ta bënte atë të lulëzonte.
Në kohën kur u bëra klerik në Arkidioqezën Shqiptare, nuk mund të them se nuk kishte më polemika—debate ka gjithmonë—por kishte një dashuri dhe respekt të madh nga ana e Kryepeshkopit Nikon dhe At Arturit.
Në fund, ata panë se ky njeri kishte bërë gjëra të mëdha për vendin që ata e donin aq shumë dhe gjëra edhe më të mëdha për Kishën në këtë vend, që ata e konsideronin aq të shenjtë.
Si e përshkruanin ata Kryepeshkopin Anastas? Çfarë thoshin për të Kryepeshkopi Nikon dhe At Arthur?
— Po përpiqem të kujtoj… U bë tashmë dy vite që ai nuk është më në mesin tone. Ajo që mbaj mend është se ai ishte—dhe ata e respektonin për këtë— si një At.
Jo një politikan, por një at. Ishte një bari shpirtëror, dikush që nuk mendon për veten, por për fëmijët e tij. Dhe çdo prift e çdo bari shpirtëror e respekton një njeri të tillë.
Sa mbështetje keni ndjerë nga Kisha Shqiptare këtu?
— Jam gjithmonë mirënjohës që jam këtu dhe të vij vit pas viti, është si të jem përsëri mes vëllezërve të mi.
Sfidat tona në Amerikë janë të ndryshme nga ato në Shqipëri, por ne ndajmë të njëjtin mision: ta afrojmë popullin tonë më shumë me Kishën dhe ta bëjmë Kishën t’u shërbejë më shumë njerëzve. Për këtë arsye, jemi gjithmonë të lumtur të vijmë këtu dhe po ashtu të mirëpresim vëllezërit tanë nga Kisha e Shqipërisë në Amerikë.
Si ndiheni që ju është besuar roli i rëndësishëm i drejtimit të Kishës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara?
— Nuk e di nëse e meritoj, nwse jam i denjw. Gjithmonë ndjej se qëndroj në hijen e Nolit, të Laskos, të Liolinit, por në kuptimin më të mirë të mundshëm, sepse besoj se ata, si etërit e mi, më tregojnë rrugën. Unë vetëm shpresoj të jem i denjë për t’i ndjekur.
Kur u zgjodha, u thashë njerëzve: Do të bëj më të mirën time, por mund të zhgënjeheni. Nuk është çështje zhgënjimi, por çështje që të rikthehemi gjithmonë së bashku, të zgjedhim të jetojmë si një familje.
Si është komuniteti shqiptar atje? Si u pritët në Kishën e Shën Gjergjit?
— Në atë kohë ishin të lumtur, sepse shëndeti i At Arthur po përkeqësohej dhe ata kishin nevojë për dikë që do të vinte për t’i ndihmuar të ecin përpara. Gjithmonë mbetem i mahnitur, sepse njerëzit janë plot me ide të mira. Njerëzit kujdesen sinqerisht për njëri-tjetrin. Atyre u duhet vetëm dikush që t’i bekojë dhe t’u japë lejën për të bërë punën e nevojshme. Dhe unë jam i lumtur ta bëj këtë, sepse ata kujdesen për njëri-tjetrin dhe për të tjerët.
Çfarë mund të dëshirojë më shumë një prind?
A kemi ndonjë kujtim nga Fan Noli atje?
— Shumë, shumë! Çdo ditë—pothuajse çdo ditë—gjej diçka të re nga Noli. Duhet të jem i kujdesshëm me librat, sepse sa here hap hap një dhe shoh emrin e tij aty, mendoj: “Mirë, këtë duhet ta lë mënjanë, sepse është i veçantë.” Dhe ka kaq shumë.
Por më i veçanti për mua është patrizia, shkopi që Noli përdorte në shërbesën e tij. Ishte ai shkop që m’u vendos në dorë kur shërbeva për herë të parë si peshkop në Katedralen e Shën Gjergjit.
E kam përdorur vetëm herën e parë, në meshën e pare që mbajta, dhe nuk e kam përdorur më. Nuk e përdor, sepse besoj se i takon më shumë një muzeu apo një ekspozite. Por ta mbaja atë në duar ishte një përvojë e fuqishme. Ishte një kujtesë e barrës dhe përgjegjësisë së madhe, por edhe e gëzimit dhe frymëzimit që la pas ky udhëheqës i madh.
Dhe në fund, një mesazh nga ju për shqiptarët në Shqipëri, do ta preferoja.
— Do të bëj më të mirën time, më falni nëse nuk e them siç duhet. Mendoj se në këtë moment, më e mira që mund të them është për ata që po vajtojnë për Kryepeshkopin Anastas:
I përjetshëm kujtimi! I përjetshëm kujtimi! I përjetshëm kujtimi!
Kujtesa është diçka e rëndësishme. Ne kujtojmë dhe i kthejmë nga vdekja. I rikthejmë në jetë. E rikthejmë bashkësinë tonë të plotë. Ndaj ju ftoj të jeni besnikë ndaj kësaj kujtese—qoftë ortodoksë apo jo—që kujdesi t’i jepet të gjithëve, që dashuria t’i jepet të gjithëve. Kjo është trashëgimia e Anastasit. Ky është mësimi i besimit tonë.
I përjetshëm kujtimi!
Ju faleminderit shumë!
—
Mark Mernaci
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet