“Editorët e Diellit në 110 vite histori” është një vepër studimore dhe publicistike e lënë në proces botimi nga Vatrani dhe ish-editori i ndjerë i gazetës, Dalip Greca.
Ky libër përmbledh profilet, sakrificat dhe kontributet e figurave më të shquara të kombit që drejtuan gazetën “Dielli”, e cila u themelua më 15 shkurt 1909 në Boston dhe shërben si një nga dëshmitë më të vjetra të shtypit shqiptar në diasporë.
Ndër editorët e parë, shkrimtarët dhe udhëheqësit që i dhanë drejtim gazetës spikasin Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Kristo Kirka dhe gazetarë e studiues të tjerë si Kostë Çekrezi, Nelo Drizari, Luan Omari, Peter Prifti, Arshi Pipa, Bilal Xhaferri e të tjerë.
Dalip Greca udhëhoqi gazetën për 12 vjet (2009–2021), duke sjellë edhe botimin mbi 110-vjetorin.
Libri i Dalip Grecës u përgatit për botim nga studiuesi i mirënjohur Vatrani veteran Idriz Lamaj dhe është si një arkiv i organizimit patriotik dhe i ndihmës së fuqishme të mërgatës shqiptare për kombin.
.