VOAL

VOAL

MBI KAMPIN E PËRQENDRIMIT DHE TË PUNËS SË DETYRUAR NË TEPELENË – Nga Frank Shkreli

August 19, 2018

Komentet

Politika të mbyllet, RTSH të mos mbyllet- Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Kryeministri aktual i Republikës së Shqipërisë, në zemërim e sipër (ta zëmë) kërkoi që RTSH të mbyllet.

Edhe ynë, në zemërim e sipër (ta zëmë) kërkoj që politika në Shqipëri të mbyllet.

Sepse jo sot, po gjithnjë, prej vitit 1991, politika e ka pasur në majë të gjuhës mbylljen e Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH). Fatin e Kinostudios “Shqipëria e re”, të teatrove dhe të kinemave do ta kishte pësuar që atëherë edhe i vetmi institucion kombëtar në llojin e vet.

Vetëm nga dashuria dhe përkushtimi i pashoq i trupës teknike, në radhë të parë, si dhe të trupës krijuese dhe të drejtuesve të rinj të ardhur në krye të institucionit pas grevës së famshme të sindikatës më 1991, u arrit që një institucion i vjetëruar, i cili ndodhej në grahmat e fundit, të mbante frymën gjallë dhe, i vetëm, të përballonte sfidat e rrëzimit të komunizmit, ardhjes së pluralizmit dhe të proceseve demokratike. Vetëm kështu mund të ruheshin dhe të përtëriheshin Orkestra Sinfonike e Radiotelevizionit Shqiptar, Departamenti i Filmit Artistik Televiziv Shqiptar, Parku Automobilistik i RTSH, të gjitha institucione brenda institucionit, të gjitha pasuri të jashtëzakonshme kombëtare më vete, humbja të cilave do të kishte qenë humbje për vendin dhe kombin.

Kur kam filluar unë në RTSH në dhjetor 1990, të gjithë qëndronim me frymë të ngrirë, sepse nga çasti në çast mund të ndërpritej transmetimi.

Në vitet e para ’90 të gjithë krijuesit në RTSH (gazetarë, regjisorë, skenaristë, dokumentaristë e tjerë), pothuaj i gjithë personeli teknik dhe një pjesë e drejtuesve kaloi nëpër qëndrime kualifikuese nga disa javë deri në disa muaj pranë radiotelevizioneve motra të Evropës Perëndimore, të cilat i ofruan gjithashtu ndihma teknike falas. RTSH u rrit ndjeshëm si teknikisht, ekonomikisht, por sidomos edhe profesionalisht sipas modeleve të mediave publike elektronike të Perëndimit. Spektaklet, dokumentarët artistikë, dokumentarët historikë, filmat e panumërt që janë prodhuar në ato vite nuk mund të përfytyrohen në mediat e sotme. Hapësira programore e Televizionit Shqiptar, nga 4-5 orë në ditë u shumëfishua.

Më 1993 u krijua Programi Satelitor i RTSH, dritarja e vetme informative e Kosovës për në Botë. Duke u ngritur në stadin e RTSH World kështu ne do të sfidonimin makinerinë agresive të Millosheviçit për të krijuar block-out informativ në Kosovë dhe ndaj Kosovës.

Presidenti Ibrahim Rugova gjithnjë ma përsëriste se RTSH do të jetë në qendër të të gjitha investimeve shqiptare, edhe kur Kosova të çlirohet dhe të ketë Radiotelevizionin publik, sepse rëndësinë e RTSH nuk mund të ketë asnjë institucion tjetër mediatik shqiptar.

Bazuar në Ligjin për Radiotelevizionin Publik dhe në përvojat e radiotelevizioneve simotra evropianoperëndimore, Këshilli Drejtues miratoi rregullore të cilat zbatoheshin me përpikmëri në RTSH. Kjo e bënte të pavarur ndaj dhe njësoj të hapur ndaj faktorëve politikë dhe faktorëve të tjerë.

Radiotelevizioni Shqiptar është i vetmi institucion kombëtar i llojit të vet, i vetmi që ka në emërtesë cilësimin “shqiptar”, i vetmi “della bandiera nazionale”, siç do të thoshin italianët. Nuk mund të përfytyrohet që italianët, francezët, gjermanët, spanjollët, britanikët e tjerë të lejonin që t’u mbyllet media e tyre publike. Por as fqinjët tanë në ndonjë prej kryqyteteve të Ballkanit.

Sapo fillova këto radhë, shkova në Wikipedia, te zëri anglisht i Radio Televizionit Publik Grek ERT (anglisht) EPT (greqisht). Edhe ERT, si RTSH, ka datëlindje vitin 1938, kur YPE (Radioja Kombëtare Greke) filloi transmetimet. Më 1965 filloi transimet eksperimantale dhe më 1966 transmetimet e rregullta televizioni kombëtar grek. Më 2011 korporata shpalli synimin për reformim të thellë të institucionit. Më 11 qershor 2013, në orën 17.15 kryetari i Parlamentit të Greqisë shpalli mbylljen e menjëhershme të institucionit. Dolën në papunësi 2 500 punonjës. Vendimin e mori një Komision Ministerial i cili doli në përfundimin se “kushton më shumë dhe ka më pak publik se privatët”. Po atë ditë një grup punonjësish arriti të transmetonte fshehtas emisionet e ERT, por policia ndërhyri menjëherë dhe i largoi. Përpjekjet për të rikthyer sinjalin e ERT vazhduan në mënyra të ndryshme. Veprimi, pa marrë miratimin e Këshillit Kombëtar të ERT u quajt skandal. Unioni i Radiotelevizioneve të Evropës protestoi fuqishëm dhe opozita e asaj kohe e quajti veprimin “të paligjshëm”.

Më 12 qershor 2013, një zëdhënës i qeverisë greke, njoftoi formimin e një transmetuesi të ri publik, New Hellenic Radio, Internet and Television. Shërbimet filluan më 29 gusht 2013, personeli do të përbëhej nga 1000 deri 1 200 veta dhe do të financohej nga reklamat dhe kontributet tatimore.

ERT e kishte humbur garën ndaj rivalëve privatë si MEGA dhe ANTENA, por mbyllja e tij u përjetua rëndë nga grekët në atdhe e në diasporë. Sot ERT World ka një shërbim të fuqishëm edhe për diasporën si dhe për publikun e huaj.
Në situata të përafërta krize janë ndodhur e ndodhen radiotelevizionet publike edhe në vende të tjera evropiane, por gjithnjë gjenden mekanizmat për t’i zgjidhur këto situata.

Në vitet e para ’90, RTSH krijoi një trupë profesionistësh të rinj. Edhe sot e kësaj dite këta ua japin tonin mediave private. Nëse politika do të kishte pasur vizion të shëndoshë ky erozion ndaj RTSH-së mund të kufizohej shumë.

Pas vitit 1996, me krijimin e mediave të para private, politika në Shqipëri iu dha përparësi absolute mediave private. Karakteristikë e këtyre mediave është se dy të tretat e hapësirës ua kushtojnë reklamave. Me lejen dhe me dëshirën e politikës këto media morën jo vetëm programet reality show, por edhe të gjitha quizzet, llotaritë, talk shows si dhe programe të tjera të tilla trash, të cilat përgjithësisht nuk përbëjnë kulturë, por antikulturë, antiqytetërim. Prodhimi i mirëfilltë krijues mungon pothuaj krejtësisht. Dhe përgjithësisht ky prodhim, pra, është mediokër.

Veçanërisht 14 vitet e fundit politika në pushtet iu dha përparësi dy mediave private- Top Chanel dhe Klan. Reklamat dhe sponsorizimet qeveritare janë të shpërpjesëtuara në favor të këtyre mediave krahasuar me ato ndaj Radiotelevizionit Shqiptar. Mund të arsyetojnë se kjo bëhet për shkak të shikueshmërisë më të lartë, por kjo ndikon, në fakt, drejtpërdrejt në financat e RTSH.

Në krye të RTSH këto vite janë dërguar kryesisht të besuar të qeverisë, siç dërgoheshin dikur kryetarët e kooperativave bujqësore, pa pasur fare të bëjnë me gazetarinë apo mediatikën, me qëllim kryesor korrupsionin.

RTSH-ja aktuale është zhveshur jo vetëm nga transmetimet sportive, siç përmend kryeministri aktual, por edhe nga të gjitha talent shows, nga spektaklet, emisionet e fëmijëve e tjera, është zhveshur edhe nga krijimtaria e mirëfilltë kombëtare shqiptare. Nuk transmetohet muzikë shqiptare, sepse RTSH nuk e paguan dot të drejtën e autorit. Edhe emisionet vjetore si Festivali i Këngës apo Koncerti i Vitit të Ri prodhohen nga një media private më pranë qeverisë aktuale, ndërsa RTSH rrin dhe shikon.

Radiotelevizionet publike janë të domosdoshme, sepse ato bëjnë pikërisht atë çka nuk e bëjnë dot privatët. Këto dy lloje të mediave janë antiteza të njëra-tjetrës. Aq sa janë komerciale mediat private, aq janë jokomerciale mediat publike.

Detyra e radiotelevizioneve publike është të prodhojë kulturë dhe të kultivojë qytetërim. Asnjë institucion tjetër kombëtar nuk mund të matet as nuk mund të krahasohet me rolin dhe misionin e tij.

Trashëgimia e RTSH e bën atë të vetmin në peizazhin mediatik shqiptar me mundësi reale për të qenë gjigant mediatik, siç ishte në vitet e para ’90, absolutisht të pakonkurueshëm.

E vetmja që meriton të mbyllet është politika që e ka çuar dita ditës drejt mbylljes Radiotelevizionin Shqiptar.

 

On Kosovo Genocide Day, the need for International Legal Qualification for the Crimes Committed in Kosovo (1998–1999)- Nga Isuf B.Bajrami

 

An Expanded Analysis of Forms of Violence under International Humanitarian and Criminal Law

1. Legal Context of the Armed Conflict
The events that occurred in Kosovo during the period 1998–1999 took place within the framework of a non-international armed conflict, which, due to the degree of effective control and direct involvement exercised by the Federal Republic of Yugoslavia (Serbia), contained elements of an international armed conflict within the meaning of international humanitarian law (IHL)¹. This legal classification triggers the application of the 1949 Geneva Conventions, Additional Protocol II, and relevant norms of customary international law.
According to the established jurisprudence of the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia (ICTY), the existence of an armed conflict is determined by the intensity of hostilities and the level of organization of the parties involved². Both criteria were clearly met in Kosovo, thereby activating the full applicability of IHL.

2. Architecture of State Violence: Systematic and Organized Character
The violence perpetrated in Kosovo did not constitute a series of isolated or spontaneous acts. Rather, it formed part of a coordinated state policy, implemented by military, police, and paramilitary forces through hierarchical command structures and logistical support. Under international jurisprudence, such conduct satisfies the criteria of a “widespread or systematic attack directed against a civilian population”, a core contextual element for crimes against humanity³.

3. Forms of Violence and Their International Legal Qualification
3.1. Wilful Killings and Extrajudicial Executions
The large-scale killing of Kosovo Albanian civilians, including extrajudicial executions, constitutes a grave breach of Common Article 3 of the Geneva Conventions and a war crime under customary international law. When committed as part of a widespread or systematic attack against a civilian population, such killings also amount to crimes against humanity pursuant to Article 7(1)(a) of the Rome Statute⁴.
The Račak Massacre of 15 January 1999 exemplifies this form of violence, as the victims were unarmed civilians protected under IHL.
3.2. Forced Displacement, Deportation, and Ethnic Cleansing
The mass expulsion of Kosovo Albanians from their homes constitutes deportation or forcible transfer of population, expressly prohibited under international law. Such acts qualify as crimes against humanity under Article 7(1)(d) of the Rome Statute and as violations of Article 49 of the Fourth Geneva Convention⁵.
ICTY jurisprudence has confirmed that forced displacement in Kosovo formed part of a deliberate strategy aimed at altering the ethnic composition of the territory.
3.3. Enforced Disappearances
Enforced disappearances constitute a multiple violation of international law, including:
• the right to life;
• the prohibition of torture and cruel treatment;
• the right to recognition as a person before the law⁶.
Under international criminal law, enforced disappearance qualifies as a crime against humanity under Article 7(1)(i) of the Rome Statute when committed as part of a widespread or systematic attack.
3.4. Torture and Inhuman or Degrading Treatment
Acts of torture, severe ill-treatment, and degrading treatment of civilians and detainees constitute grave breaches of the Geneva Conventions and violations of the Convention against Torture (CAT). The prohibition of torture is absolute and non-derogable, even in times of armed conflict or public emergency⁷.
Under international criminal law, torture constitutes both a war crime and a crime against humanity pursuant to Article 7(1)(f) of the Rome Statute.
3.5. Sexual Violence and Gender-Based Crimes
Sexual violence, including rape, sexual slavery, and other forms of sexual abuse, represents one of the most severe violations of international law. International jurisprudence has recognized sexual violence as:
• a war crime;
• a crime against humanity;
• a potential act of genocide when committed with **specific intent (dolus specialis)**⁸.
In Kosovo, sexual violence was used as a method of terror, humiliation, and destruction of the social fabric of the Kosovo Albanian community.
3.6. Destruction of Civilian Property and Cultural Heritage
The deliberate destruction of civilian homes, religious buildings, and cultural heritage sites constitutes a violation of Article 53 of Additional Protocol I and a war crime under Article 8(2)(a)(iv) of the Rome Statute⁹. Such destruction aimed at eliminating both the physical presence and cultural identity of the Kosovo Albanian population.
3.7. Psychological Violence and Terrorization of the Civilian Population
Systematic intimidation, threats, sieges, and terrorization of civilians constitute violations of the fundamental principle of civilian protection. International jurisprudence has recognized psychological violence as an element of persecution and inhuman treatment under crimes against humanity¹⁰.

4. Genocide: Analysis of Material and Mental Elements
Within the meaning of the Convention on the Prevention and Punishment of the Crime of Genocide (1948), the forms of violence outlined above satisfy the material elements of Article II (a), (b), and (c). The central legal issue remains the establishment of specific intent (dolus specialis) to destroy, in whole or in part, a protected national group¹¹.
While the ICTY did not issue a genocide conviction specific to Kosovo, the pattern of conduct, scale of violence, and state-organized nature of the crimes remain subject to serious legal and scholarly analysis.

5. International Obligations of Justice, Memory, and Non-Recurrence
Under international law, states bear positive obligations to:
• conduct effective investigations into international crimes;
• prosecute those responsible; • provide reparations to victims;
• preserve historical memory as a guarantee of non-repetition¹².
The legal remembrance of crimes committed in Kosovo is not a political exercise but a binding obligation under international law, rooted in the principles of accountability, justice, and the rule of law.

Legal References
1. ICTY, Prosecutor v. Tadić, Jurisdiction Decision (1995).
2. Ibid.
3. Rome Statute of the ICC, Article 7.
4. Ibid., Article 7(1)(a).
5. Fourth Geneva Convention, Article 49.
6. ICCPR; International Convention for the Protection of All Persons from Enforced Disappearance.
7. Convention against Torture (CAT).
8. ICTY, Furundžija; ICC, Ntaganda.
9. Rome Statute, Article 8.
10. ICTY, Kordić and Čerkez.
11. ICJ, Bosnia and Herzegovina v. Serbia and Montenegro (2007).
12. UN Basic Principles and Guidelines on the Right to a Remedy and Reparation (2005).

The Land of Leka; 15.01.2026

Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)- Nga Isuf B.Bajrami

 

Analizë e zgjeruar e formave të dhunës në kuadër të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe penale

1. Konteksti juridik i konfliktit të armatosur
Ngjarjet e ndodhura në Kosovë gjatë viteve 1998–1999 zhvillohen në kuadër të një konflikti të armatosur jo-ndërkombëtar, i cili, për shkak të shkallës së kontrollit efektiv dhe përfshirjes direkte të Republikës Federale të Jugosllavisë (Serbisë), përmban elemente të konfliktit të armatosur ndërkombëtar, sipas standardeve të përcaktuara nga jurisprudenca e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY)¹. Ky kualifikim juridik aktivizon zbatimin e Konventave të Gjenevës të vitit 1949, Protokollit Shtesë II dhe normave të së drejtës zakonore ndërkombëtare.

2. Arkitektura e dhunës shtetërore: karakteri sistematik dhe i organizuar
Dhuna e ushtruar në Kosovë nuk përbënte një seri incidentesh të izoluara, por një politikë shtetërore të mirëorganizuar, të zbatuar nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare, me mbështetje logjistike dhe hierarkike. Sipas jurisprudencës ndërkombëtare, një dhunë e tillë përmbush kriteret e një “sulmi të gjerë dhe sistematik” kundër popullsisë civile, element thelbësor për kualifikimin e krimeve kundër njerëzimit².

3. Format e dhunës dhe kualifikimi i tyre juridik
3.1. Vrasjet e qëllimshme dhe ekzekutimet jashtëgjyqësore
Vrasjet masive të civilëve shqiptarë, përfshirë ekzekutimet pa gjyq, përbëjnë shkelje të rënda të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës dhe krime lufte sipas së drejtës zakonore ndërkombëtare. Në kontekstin e një sulmi të gjerë dhe sistematik, këto vrasje përbëjnë gjithashtu krime kundër njerëzimit në kuptim të nenit 7(1)(a) të Statutit të Romës³.
Masakra e Reçakut përbën një shembull emblematic të kësaj forme dhune, ku viktimat ishin civilë të paarmatosur dhe të mbrojtur nga DIH.
3.2. Dëbimi, deportimi dhe spastrimi etnik
Dëbimi masiv i popullsisë shqiptare nga vendbanimet e tyre përbën deportim ose transferim të detyruar të popullsisë, i ndaluar shprehimisht nga e drejta ndërkombëtare humanitare. Këto veprime përbëjnë krime kundër njerëzimit sipas nenit 7(1)(d) të Statutit të Romës dhe shkelje të nenit 49 të Konventës së Katërt të Gjenevës⁴.
Jurisprudenca e ICTY-së ka konstatuar se dëbimi i popullsisë shqiptare ishte pjesë e një strategjie për ndryshimin e përbërjes etnike të Kosovës.
3.3. Zhdukjet me forcë
Zhdukjet me forcë përbëjnë një shkelje të shumëfishtë të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë:
• shkeljen e së drejtës për jetë;
• shkeljen e ndalimit të torturës;
• shkeljen e së drejtës për njohjen si person para ligjit⁵.
Në kontekst penal ndërkombëtar, zhdukjet me forcë përbëjnë krime kundër njerëzimit sipas nenit 7(1)(i) të Statutit të Romës, kur kryhen si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik.
3.4. Tortura dhe trajtimi çnjerëzor
Tortura, keqtrajtimi dhe trajtimi poshtërues i civilëve dhe të ndaluarve përbëjnë shkelje të rënda të Konventave të Gjenevës dhe të Konventës kundër Torturës (CAT). Këto veprime janë të ndaluara absolutisht dhe nuk justifikohen në asnjë rrethanë, përfshirë konfliktin e armatosur⁶.
Në kuptim penal, tortura përbën krim lufte dhe krim kundër njerëzimit sipas nenit 7(1)(f) të Statutit të Romës.
3.5. Dhuna seksuale dhe dhuna me bazë gjinore
Dhuna seksuale, përfshirë përdhunimin, skllavërinë seksuale dhe forma të tjera të abuzimit seksual, përbën një nga format më të rënda të dhunës ndërkombëtare. Jurisprudenca e ICTY-së dhe ICC-së e ka njohur dhunën seksuale si:
• krim lufte;
• krim kundër njerëzimit;
• akt potencial gjenocidal, nëse kryhet me dolus specialis⁷.
Dhuna seksuale në Kosovë u përdor si mjet terrori, poshtërimi dhe shkatërrimi i strukturës shoqërore të komunitetit shqiptar.
3.6. Shkatërrimi i pronës civile dhe objekteve kulturore
Shkatërrimi i qëllimshëm i shtëpive, objekteve fetare dhe trashëgimisë kulturore përbën shkelje të nenit 53 të Protokollit Shtesë I dhe krim lufte sipas nenit 8(2)(a)(iv) të Statutit të Romës⁸. Ky shkatërrim kishte për qëllim eliminimin e pranisë fizike dhe kulturore të shqiptarëve në Kosovë.
3.7. Dhuna psikologjike dhe terrorizimi i popullsisë civile
Frikësimi, kërcënimet, rrethimet dhe terrorizimi sistematik i popullsisë civile përbëjnë shkelje të parimit të mbrojtjes së civilëve. Jurisprudenca ndërkombëtare e ka njohur dhunën psikologjike si element përbërës të persekutimit dhe trajtimit çnjerëzor⁹.

4. Gjenocidi: analiza e elementeve materiale dhe subjektive
Në kuptim të Konventës për Gjenocidin (1948), format e mësipërme të dhunës përmbushin elementet materiale të nenit II (a), (b) dhe (c). Çështja juridike qendrore mbetet prova e qëllimit specifik për shkatërrim, i cili analizohet në bazë të modelit të sjelljes, shkallës së dhunës dhe kontekstit shtetëror¹⁰.
5. Detyrimet ndërkombëtare për drejtësi, kujtesë dhe mos-përsëritje
Sipas së drejtës ndërkombëtare, shtetet kanë detyrime pozitive për:
• hetimin efektiv të krimeve ndërkombëtare;
• ndjekjen penale të autorëve;
• sigurimin e reparacioneve për viktimat;
• ruajtjen e kujtesës historike si garanci e mos-përsëritjes¹¹.

Fusnota
1. ICTY, Prosecutor v. Tadić, 1995.
2. Statuti i Romës, neni 7.
3. Po aty, neni 7(1)(a).
4. Konventa IV e Gjenevës, neni 49.
5. ICCPR; Konventa për Zhdukjet me Forcë.
6. Konventa kundër Torturës (CAT).
7. ICTY, Furundžija; ICC, Ntaganda.
8. Statuti i Romës, neni 8.
9. ICTY, Kordić and Čerkez.
10. ICJ, Bosnia v. Serbia, 2007.
11. UN Basic Principles on the Right to a Remedy and Reparation, 2005.

Vendi i Lekës;15.01.2026

 

 

Kosova nderon Reçakun- Shteti shqiptar përçmon masakrën komuniste të Lushnjes!- Nga BESIM NDREGJONI

Sot mbushen 27 vite e Masakrës së Reçakut, ku më 15 janar 1999, në këtë fshat forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Me këtë rast do të organizohen aktivitete përkujtimore me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut.Kosova shënon 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një nga ngjarjet më të rënda të historisë së fundit të Kosovës. Republika e Kosoves e quan kete masaker “Dita e Reçakut”institucionet vendore dhe qendrore, së bashku me shoqatat e organizojnë një sërë aktivitetesh në nderim dhe kujtim të viktimave, me qëllim ruajtjen e së vërtetës historike dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj. Dhe keshtu Kosova nderon te kaluaren e vete. Tregon se nuk ndertohet e ardhmja pa nderuar te kaluaren! Dhe sot bashkombasit e mi shqiptare te Kosoves nderojne sakrificen e tyre per liri dhe ndertojne paqen dhe te ardhmen e qytetarve te tyre!

Këto aktivitete mbahen nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.
Ndryshe ndodh ne Shqiperi me masakrat qe kan ba enveristet ne bashkepunim dhe udhzim te emisarve serbe qe drejtonin kete formacion terroriste ne Shqiperi!
Sipas dëshmive të Xh.Staraveckës, i pranishëm në këtë masakër kolektive, pushkatimet u urdhëruan nga Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha, i cili ishte i plotfuqishëm në Brigadën I. Fiqrete Sanxhaktari (Shehu) ndikoi tek Mehmeti për të hequr nga rreshti i ekzekutimit 10 “lafshëpaprerë”, meqenëse balanca rëndonte nga ortodoksët, për t’i bërë qejfin Dushanit. Me gjithë 12 të vrarët në përpjekje dhe tre të tjerëve që Mehmet Shehu i mori me vete dhe i pushkatoi, numri i këtyre viktimave arriti në rreth 80 vetë.Prej katundit Remas: Rako Nako, Bani Lika, Ramë Koçi, Prof Gjata, Qazim Pina. Kryekuq: Murat Malsori, Hysen IsmailiOsman Plaku, Hamdi Çoku, Shyqyri Leka. Shënkollas: Tafil Doka, Daut Gjata, Haxhi Dedej. Grabian: Ndin Ndoni, Gaqo Ndoni. Çiflig: Beqir Cani, Sabri BullariTafil Llusha, Roç Llusha, Ymer BullariHaxhi SinaArif Halili. Prej katundit Kalosh: Shemsi Arapi, Cen Arapi, Nazif Qylafi. Prej katundit Gur: Selim Kuqi, Til Bello. Shënepremte: Haxhi MurriziKadri Murrizi, Avni Murrizi, Hysen MurriziIsmail Murrizi. Sulzotaj: Trifon Gjeko, Alush KasemiMet Kasemi, Prej katundit Biçak: Asllan Vrapi, Elmas Xhepa, Arif Muça, Rakip Xhepa, Bajram Agushi, Shaqir Sula, Çaush Xhepa, Shaban SinaHaxhi Sina dhe Ndoni Sako, Fani Trungu, Gori Todi, Jani GjekaJorgji GjoniJorgji LalaKozma Zhuka, Ibrahim Luzha, Nasi ZhukaKoli TashiKristo ShkozaLoni BitaLlazi Prifti, Lili Shkoza, Mihal Bita, Nasi JankoNasi Sako, Nasi Zaho, Perikli Prendi, Pali Zaka, Ristan BaniSimon GjiniStefan Prendi, Todi Gjurgji, Vasil Përboti, Myslim Bedalli, Bajram JeshiliMehdi Pirra, Ruho Nako, Hysen DupiLatif Karafili, Muharrem Meshani, Bajram BilbiliIsmail KoçiuIsuf BuziRamazan Kofsha, Shefik Tota, Gori Lalae të tjerë. (AQSH F.41 v.1943 d.32 dhe “Gjëmat e komunizmit”)Vllas Arapi (Pelivani), kuadër i Brig.I, që erdhi pas masakrës, i tha Mehmetit: “Këta pushkatove ti? Trimëri të madhe paske treguar”! M. Shehu iu përgjigj: “Kjo s’është asgjë, me ato që kam parë unë në luftën e Spanjës. Atje janë derdhur lumenj gjaku…” F. Arapi, Kush ishte Vllas Arapi. Tiranë 2000)Në këtë përgjakje të luftës civile, ishte politika e PKJ dhe dora e emisarëve të saj M.Popoviç dhe D.Mugosha. ”Dy sërbët e mallkuar, që rinin në krye të Partisë Komuniste Shqiptare, sot fërkojnë duart kur shohin se propaganda e tyre, për të cilën ishin dërguar, e bëri punën. Ah, ç’mjerim! Popullin shqiptar e hodhën në vëllavrasje”- thuhet në një dokument të asaj kohe.(AQSH F.270 d.11 v.1943) Po sot ata qe e bane kete masaker,ata terroriste nderohen nga shteti i rilindjes komuniste me titullin e larte “Nderi i Kombit” në të gjitha masakrat që kan kryer enveristët ndaj nacionalistëve dhe antikomunistëve drejtuesit e shtetit shqiptar heshtin, Kryeministri i vendit përçmon çdo sakrificë të shqiptarve antikomunistë, dhe nderon parardhsit e tijë kriminelë që nën drejtim serbë zhvilluan luftë civile në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore! Kur një populli i ikën frika, atij sëshpejti i vjen liria! Një Kujtesë SOT.., ma e nevojshme se kurr per Shqiptarët në të gjithë Boten!“Shqipni qëndro në naltësinë e kësaj Beteje të Madhe!”

Besim Ndregjoni

E drejta e SHBA-së në Groenlandë nuk është produkt i cikleve politike apo i marrëdhënieve të përkohshme diplomatike, ajo është rrënjësisht kontraktuale- Nga Isuf B.Bajrami

E drejta e ShBA-së buron drejtpërdrejt nga Marrëveshja e vitit 1951 për Mbrojtjen e Grenlandës. Kjo Marrëveshje krijon një arkitekturë juridike të veçantë, ku sovraniteti territorial danez ruhet në formë,por kompetencat thelbësore të mbrojtjes dhe sigurisë delegohen gjerësisht te Shtetet e Bashkuara.

Në terminologjinë e së drejtës ndërkombëtare publike, kjo strukturë përfaqëson një formë klasike të “delegated defense authority”: një situatë ku një shtet sovran, për arsye strategjike dhe aleancash,delegon një pjesë thelbësore të kompetencave të tij të mbrojtjes tek një shtet tjetër,pa transferuar sovranitetin territorial. Ajo që e bën rastin e Grenlandës të veçantë është gjerësia dhe thellësia e këtij delegimi. Marrëveshja nuk parashikon kufizime të qarta kohore, numerike apo teknologjike mbi praninë amerikane, as mekanizma të fortë të mbikëqyrjes operative nga pala daneze.

Kjo marrëveshje vendos një ndarje funksionale midis sovranitetit formal dhe kontrollit operativ.Danimarka mbetet autoriteti kushtetues mbi territorin,popullsinë dhe administrimin civil të Grenlandës. Por kompetencat në praktikë përcaktojnë sigurinë reale të territorit,ndërtimi i infrastrukturës ushtarake, kontrolli i zonave strategjike, liria e lëvizjes ajrore dhe detare, si dhe jurisdiksioni mbi forcat e armatosura,i janë transferuar SHBA-së përmes një instrumenti juridik të detyrueshëm ndërkombëtar.

Për më tepër, klauzolat mbi juridiksionin, përjashtimet fiskale dhe doganore, si dhe mungesa e një klauzole skadimi, e forcojnë këtë epërsi duke i dhënë SHBA-së jo vetëm liri ushtarake, por edhe autonomi ligjore dhe logjistike. Në praktikë, kjo e shndërron Grenlandën në një hapësirë ku mbrojtja funksionon sipas logjikës strategjike amerikane, ndërsa sovraniteti danez mbetet kryesisht deklarativ dhe legjitimues në planin ndërkombëtar.

Në këtë kuptim, marrëveshja e vitit 1951 nuk është thjesht një relike e Luftës së Ftohtë, por një instrument juridik ende aktiv që strukturon ekuilibrin e fuqisë në Arktik.

Ajo shpjegon pse, pavarësisht ndryshimeve politike, deklaratave publike apo debateve mediatike, prania dhe roli amerikan në Grenlandë mbeten të qëndrueshme dhe të pakontestuara në thelb. Politikat ndryshojnë; arkitektura kontraktuale e sigurisë mbetet.

 

Çfarë është marrëveshja?
Marrëveshjes për Mbrojtjen e Grenlandës midis SHBA-së dhe Danimarkës (1951) bazuar në tekstin zyrtar të traktatit:
https://avalon.law.yale.edu/20th_century/den001.asp?utm_source=chatgpt.com

Marrëveshja e nënshkruar më 27 prill 1951 midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Danimarkës,njihet si Defense of Greenland Agreement. Ajo u lidh në kuadër të Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe ka për qëllim të rregullojë bashkëpunimin ushtarak për mbrojtjen e Grenlandës dhe të gjithë zonës së traktatit të NATO-s, duke ndarë detyrat dhe kompetencat lidhur me sigurinë në rajon.

Pikat kryesore të tekstit juridik

Qëllimi dhe baza ligjore
• Marrëveshja është themeluar mbi parimet e bashkëpunimit për mbrojtje kolektive sipas Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).
• Qëllimi i saj është të bashkojë përpjekjet ushtarake të Danimarkës dhe SHBA-së për të mbrojtur Grenlandën dhe zonën e NATO-s.
Zona të mbrojtura dhe përdorimi i tyre
• Dy qeveritë mund të zgjedhin zona të caktuara në Grenlandë që konsiderohen të nevojshme për mbrojtjen e ishullit dhe zonave përreth.
• Pasi zona të jenë caktuar si “zona mbrojtjeje”, SHBA mund të:
• Përmirësojë dhe përdorojë ato zona për qëllime ushtarake;
• Ndërtojë, instalojë, dhe operojë pajisje ushtarake, komunikimi, meteorologjike etj.;
• Stacionojë personel ushtarak dhe civil në këto zona;
• Sigurojë mbrojtje dhe siguri të brendshme.

Sovraniteti dhe autoritetet
• Marrëveshja nuk shkel sovranitetin danez: Danimarka mbetet autoriteti kushtetues i Grenlandës dhe ka të drejtën e lëvizjes së lirë në të gjithë territorin. •
Megjithatë, në zonat e caktuara për mbrojtje ku SHBA merr përgjegjësi, amerikanët kanë kompetencë të gjerë operative, përfshirë akses në hapësirë ajrore, ujëra dhe terren pa kompensim.

Jurisdiksioni mbi personelin
• SHBA ka jurisdiksion ekskluziv mbi personelin ushtarak dhe civil amerikan në zonat e mbrojtjes, si dhe mbi komplotet e tyre ligjore, përveç në rastet kur një person dorëzohet vullnetarisht autoriteteve daneze.
Përjashtime fiskale dhe doganore
• Materialet, pajisjet dhe personeli amerikan janë të lirë nga taksat, detyrimet doganore dhe tarifat e tjera kur hyjnë, përdoren apo largohen nga Grenlanda.
Vlefshmëria e marrëveshjes
• Marrëveshja hyri në fuqi më 8 qershor 1951, pas miratimit nga Parlamenti danez.
• Ajo do të mbetet në fuqi për aq kohë sa do të jetë në fuqi Traktati i Atlantikut të Veriut (NATO), pra praktikisht përjetësisht, përderisa Danimarka dhe SHBA janë anëtare të NATO-s.

Ç’domethënie ka kjo juridikisht?

Sovraniteti danez mbetet i paprekur sipas ligjit ndërkombëtar, por marrëveshja u jep SHBA-së të drejta të gjera operative ushtarake në Grenlandë për të zbatuar planin e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Juridiksioni, përjashtimet fiskale dhe kompensimet janë të shkruara qartë SHBA mund të zhvillojë dhe operojë objektet ushtarake pothuajse si në territor amerikan brenda zonave të përcaktuara.

Marrëveshja për Mbrojtjen e Grenlandës e vitit 1951 ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Danimarkës krijon një regjim të veçantë në të drejtën ndërkombëtare, ku sovraniteti territorial formal ruhet, ndërsa kompetencat operative të mbrojtjes delegohen gjerësisht në favor të SHBA-së.1 Ky shkrim ka për qëllim analizimin e marrëveshjes si shembull të “autoritetit të deleguar të mbrojtjes”, duke lidhur ndikimin e saj me ri-militarizimin e Arktikut pas vitit 2022 dhe duke e krahasuar me statusin e ish-territoreve nën administrim amerikan. Rezultati tregon se e drejta amerikane është kontraktuale, e qëndrueshme dhe adaptabile ndaj sfidave strategjike bashkëkohore. Duke krijuar një model të veçantë juridik dhe operativ në të drejtën ndërkombëtare bashkëkohore.

Diskursi politik mbi Grenlandën shpesh e trajton ndikimin amerikan si produkt i zhvillimeve të fundit gjeopolitike. Një mendim i tillë anashkalon faktin se arkitektura e sigurisë së ishullit është ndërtuar mbi një bazë juridike të qëndrueshme që nga viti 1951.2
1.Marrëveshja për Mbrojtjen e Grenlandës mbetet në fuqi dhe strukturon raportin e fuqisë në Arktik, pavarësisht ndryshimeve politike apo strategjike.
Kjo marrëveshje si instrument kontraktual që institucionalizon të drejtën e ShBA-së, përmes delegimit të kompetencave operative,jo përmes transferimit të sovranitetit.
2. Marrëveshja e Grenlandës si instrument i autoritetit të deleguar të mbrojtjes
2.1 Delegimi operacional pa transferim sovraniteti
Neni II i marrëveshjes i jep SHBA-së të drejtën të vendosë, zgjerojë dhe operojë objekte ushtarake në Grenlandë, si dhe të marrë çdo masë të nevojshme për kontrollin e tyre.3 Sovraniteti territorial danez ruhet formalisht, por kompetencat operative mbi mbrojtjen dhe infrastrukturën ushtarake janë gjerësisht të deleguara.Siç argumenton Crawford, kjo përfaqëson një formë të “sovranitetit të ndarë funksionalisht”, ku sovraniteti formal dhe kontrolli operativ ndahen në mënyrë kontraktuale.4
2.2 Juridiksioni dhe autonomia ligjore
Neni V i marrëveshjes siguron juridiksion amerikan mbi personelin ushtarak dhe civil shoqërues,5 duke krijuar një enklavë funksionale juridike brenda territorit danez. Shaw e konsideron këtë një model të veçantë të delegimit juridik, ku autoriteti operacional është i pandikuar nga politika civile lokale.6
2.3 Kohëzgjatja dhe fleksibiliteti strategjik
Neni IX lidh vlefshmërinë e marrëveshjes me Traktatin e Atlantikut të Veriut,7 duke e bërë atë të qëndrueshme afatgjatë dhe adaptuese ndaj ndryshimeve strategjike, pa nevojën për rinegocim periodik. Kjo i mundëson SHBA-së të ruajë epërsinë operative në mënyrë të parashikueshme dhe të vazhdueshme.
3. Grenlanda në Arktikun post-2022
3.1 Ri-militarizimi dhe rëndësia strategjike

Pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022 ka rikthyer logjikën e konkurrencës së fuqive të mëdha në Arktik.8 Federata Ruse ka intensifikuar praninë ushtarake, ka rihapur baza sovjetike dhe ka integruar Arktikun në doktrinën e mbrojtjes bërthamore dhe paralajmërimit strategjik. Në këtë kontekst, Grenlanda funksionon si nyje kyçe e paralajmërimit të hershëm dhe mbrojtjes raketore transatlantike, duke përdorur mandatin ligjor të vitit 1951 për të modernizuar dhe zgjeruar kapacitetet amerikane.
3.2 Zgjerimi i NATO-s dhe koherenca strategjike

Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO ka transformuar Arktikun evropian në hapësirë praktikisht të gjithëintegruar brenda aleancës.9 Marrëveshja e Grenlandës siguron që SHBA të kontrollojë nyjën kyçe operative, duke ruajtur koherencën strategjike dhe duke përballuar kërcënimet e reja, pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë të autoriteteve daneze.
3.3 Qëndrueshmëria juridike përballë paqëndrueshmërisë politike

Diskursi politik mbi Arktikun dhe burimet natyrore ka ndryshuar ndjeshëm pas vitit 2022, por baza ligjore e pranisë amerikane mbetet e pandryshuar. Marrëveshja e vitit 1951 demonstron se traktatet e mbrojtjes mund të prodhojnë epërsi të qëndrueshme strategjike, edhe në kushte krizash globale.10

4. Krahasim me ish-territoret amerikane
4.1 Delegimi dhe sovraniteti
Në ish-territoret si Filipinet (1898–1946) dhe Ishujt Mariana Veriore, SHBA kishte kontroll të plotë administrativ dhe ushtarak, ndërsa sovraniteti lokal ishte i pezulluar.11 Në Grenlandë,sovraniteti formal danez ruhet,ndërsa SHBA ka delegim të gjerë operacional,duke e bërë modelin të veçantë dhe afatgjatë.

4.2 Kufizimet kohore dhe operacionale
Ish-territoret historike kishin mandate të përkohshme dhe kufizime operative. Marrëveshja e Grenlandës nuk ka klauzola skadimi dhe nuk kufizon numerikisht ose teknologjikisht praninë amerikane,duke krijuar pothuajse epërsi operative permanente.12

4.3 Juridiksioni dhe autonomia
Në ish-territoret amerikane,juridiksioni ishte pjesë e administratës së kontrolluar nga SHBA.Në Grenlandë,juridiksioni amerikan mbi personelin ushtarak dhe civil shoqërues krijon enklavë funksionale ligjore dhe operative,që nuk ka precedent në ish-territoret historike.13

5. Konkluzione krahasuese dhe implikime
Krahasimi doktrinor tregon se Grenlanda:
1. Ruhet si sovranitet formal danez,por me kompetenca operative të gjera amerikane;
2. Ofron qëndrueshmëri dhe fleksibilitet afatgjatë;
3. Siguron autonomi juridike dhe koherencë strategjike në një rajon kritik.

Grenlanda përfaqëson versionin më të gjerë dhe më të strukturuar të “delegated defense authority”,duke e bërë epërsinë amerikane kontraktuale,funksionale dhe adaptabile.

Në Arktikun post-2022,marrëveshja ka fituar rëndësi të jashtëzakonshme,duke u shndërruar në nyjën kryesore të mbrojtjes transatlantike dhe strategjisë arktike amerikane.

Referencat
1. Defense of Greenland Agreement, Denmark–United States, 1951,
2 UNTS 13. 2. Ibid.
3. Neni II, Defense of Greenland Agreement, 1951.
4. J. Crawford, The Creation of States in International Law (2nd edn, OUP 2006) 123–125.
5. Neni V, Defense of Greenland Agreement, 1951.
6. M. N. Shaw, International Law (8th edn, CUP 2017) 432–435.
7. Neni IX, Defense of Greenland Agreement, 1951.
8. NATO, 2022 Strategic Concept (NATO Publishing, 2022).
9. Ibid.
10. Aust, A., Modern Treaty Law and Practice (CUP 2013) 210–212.
11. I. Brownlie, Principles of Public International Law (8th edn, OUP 2008) 789–792.
12. Aust (n 10) 215.
13. Shaw (n 6) 438–440.

Vendi i Lekës;11.01.2026

Arkivi i Voal.ch: DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES- Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.14.2012, 11:10am (GMT+1)

 

Në komunikimet e saj më të reja gjithnjë e më shumë policia e Kosovës po e largëson veten nga përgjegjësitë e çfarëdoshme ndaj incidenteve të mundshme dhe e ua lë paraprakisht përgjegjësinë organizatorëve të protestës. Policia për këtë përmend se qeveria e Kosovës, presidentja Atifete Jahjaga, autoritetet ndërkombëtare në Kosovë si dhe autoritetet e Shqipërisë i kanë dënuar aksionet e paralajmëruara të Vetëvendosjes që të bllokojë dy pikëkalime kufitare me Serbinë, për të parandaluar futjen e mallrave të Serbisë në Kosovë.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në cilësinë e miqve dhe aleatëve më të ngushtë dhe jetikë të Kosovës i kanë kërkuar Vetëvendosjes të heqë dorë nga plani për bllokimin e dy vendkalimeve kufitare me Serbinë dhe i kanë bërë thirrje që të përmbahet nga çfarëdo akti dhune ose provokimi ndaj policisë së Kosovës.

Kreu i Vetëvendosjes, nga ana e tij, ka deklaruar se kjo “protestë paqësore nuk është kundër serbëve, as kundër serbëve në përgjithësi, e as kundër serbëve të Kosovës në veçanti, përkundrazi ne serbët e Kosovës i konsiderojmë qytetarë të barabartë të Republikës së Kosovës dhe protesta jonë paqësore është e drejtuar kundër Serbisë e cila prej Kushtetutës së saj ku shkruan që Kosova është pjesë e Serbisë e deri te deklaratat e qëndrimet dhe sjellja e nëpunësit apo zyrtarit më të ultë shtetërorë ka qëndrime kundër pavarësisë së Kosovës dhe plane anti-shqiptare”.

Fakti është se në protestën e pritshme Vetëvendosja nuk do të jetë përballë Serbisë, do të jetë vetëm e thjesht përballë policisë së Kosovës. Kjo e fundit është e vendosur të mos lejojë kurrsesi bllokimin e vendkalimeve të Merdarës dhe të Dheut të Bardhë dhe pengimin e kalimit të mallrave të Serbisë në Kosovë. Ambasadat e vendeve mike dhe aleate e vënë theksin tek mundësia e provokimeve nga ana e Vetëvendosjes ndaj policisë së Kosovës.

Nga radhët e Vetëvendosjes mund të ketë elementë të pakontrollueshëm dhe çfarëdo veprimi i këtyre do t’i jepte dorë policisë së Kosovës për kundërveprime, ndoshta edhe të shpërpjesëtuara. Edhe nga radhët e policisë së Kosovës nuk përjashtohet që të ketë elementë të politizuar dhe të bëjnë ata provokime ndaj protestuesve, duke e ditur se çmimin do ta paguajë Lëvizja Vetëvendosje. Tek konstatimi i ambasadave se provokime mund të ketë e ndjej edhe shqetësimin se provokimet mund të vijnë ndoshta edhe nga të politizuarit në radhët e policisë së Kosovës.

Në rrafsh më të gjerë ndihet dëshira e pushtetarëve për ta kapitalizuar politikisht protestën në dobi të vet dhe në dëm të kundërshtarëve politikë, pa u mërzitur shumë sa dëmtohet Kosova nga mosadministrimi i duhur i protestës apo sa dëmtohet Kosova nga vazhdimi i moszbatimit të reciprocitetit. Krerët e Vetëvendosjes kanë shpallur se protesta bëhet për shkak se qeveria nuk e ka realizuar vendimin e parlamentit për masa të reciprocitetit ndaj Serbisë. Qeveria, pra, nuk dëshiron kurrsesi që të shpaloset e vërteta për shkallën e mahnitshme të shkeljes së reciprocitetit nga ana e Serbisë. Pra, nuk dëshiron që të ketë dëshmitarë se sa kamionë me mallra, të të cilëve tonazhe dhe të të cilave vlera kalojnë brenda një dite nga Kosova në Serbi, si dhe në çfarë përpjesëtimi qëndron zbatimi i reciprocitetit në favor të Serbisë dhe në mosfavor të Kosovës.

Qëllimi më i madh i protestës do të ishte që t’iu hapen sytë edhe atyre që nuk iu janë hapur për të ditur se mbi çfarë padrejtësie gjigante janë vendosur marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. Sidomos për t’ua hapur sytë më shumë faktorëve drejtpërdrejt më të interesuar për vendosjen e marrëdhënieve ndërfqinjësore shtetërore Kosovë-Serbi mbi bazat e një drejtësie sa më të madhe, pra mbi baza sa më pak diskriminuese ndaj Kosovës. Kështu funksioni i protestës është krejtësisht sensibilizues dhe nuk ka pse të dalë aspak jashtë kufizave të këtij funksioni.

Nëse protesta do të dilte jashtë këtyre kufizave, atëherë përfitimet morale do të shkonin për fqinjen veriore të Kosovës, ndërsa përfitimet politike do të shkonin për pushtetarët e Kosovës. Rrjedhimisht, humbjet morale do të shkonin për Kosovën, ndërsa humbjet politike do të shkonin për forcën opozitare.

Për rrjedhim, politika në fuqi, përkatësisht kreu i politikës në fuqi do ta përdornin protestën për t’i mbyllur hesapet me forcën opozitare dhe me kreun e saj. Ky përfundim është tejet i parashikueshëm në kontekstin e politikës shqiptare gjithandej, ku mbizotëron kultura e etiketimit ekstremist ndaj çdokujt që nuk i përket alternativës tënde dhe ekstremizëm ndaj çdo mendimi apo veprimi të tij. Dhe, në këtë rrafsh, etiketa i mbetet pikërisht atij që ka më pak pushtet, më pak mjete masive të informimit, më pak hapësirë partneriteti me faktorët më ndikues ndërkombëtarë.

Etiketa e ekstremistit apo ekstremizmit në shoqëritë e tjera, përfshirë ato të fqinjëve tanë, tingëllon pothuaj stoli apo mburrje, ndërsa në shoqërinë tonë, përkundrazi, tingëllon si damkë. Kush i mban këto epitete është i detyruar të mbajë edhe këmishën e forcës veshur.

Protestat paqësore në shoqëritë demokratike zhvillohen në transparencë të plotë me forcat e rendit dhe të ligjit. Kjo do të thotë që skenarët më të mundshëm dhe skenarët rezervë janë në duart si të organizatorëve edhe të kujdestarëve ligjorë të zhvillimit të protestës. Në këtë transparencë përfshihet edhe dhënia e të dhënave për parandalimin e veprimit të elementëve jo qëllimmirë të infiltruar në protestë. E gjitha bëhet për të mirën e shtetit ligjor, të qetësisë publike, të qytetarisë së shoqërisë. Dhe realizohet kur midis palëve ka mirëkuptim dhe mirëbesim të ndërsjellët. Kështu do të merrnin notën shkëlqyeshëm të dyja palët që përballen në protestë: edhe Vetëvendosja, edhe policia e Kosovës.

Rusia dhe Kërcënimi Global përmes Nëndetëseve Bërthamore dhe Shkeljeve në Det – Nga Isuf B.Bajrami

Rusia konsiderohet një nga fuqitë kryesore strategjike me kapacitete bërthamore nëndetëse, të cilat përbëjnë një kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë globale dhe stabilitetin ndërkombëtar. Nëndetëset bërthamore janë pjesë integrale e triumit strategjik rus, së bashku me raketat bërthamore tokësore dhe ajrore, duke i mundësuar Rusisë aftësi për afirmim strategjik global dhe presion mbi aleatët.
1. Format e kërcënimit
• Kërcënim strategjik: Nëndetëset bërthamore mund të lëshojnë raketa balistike që godasin qytete dhe qendra industriale në çdo kontinent.
• Kërcënim detar dhe ekonomik: Aftësia e Rusisë për të kontrolluar zona strategjike detare dhe për të kryer operacione nënujore pengon lundrimin dhe tregtinë ndërkombëtare.
• Kërcënim politik dhe psikologjik: Nëndetëset bërthamore përdoren si mjet për të ushtruar presion ndaj NATO-s, SHBA dhe vendeve aleate.
2. Rregullimi ndërkombëtar dhe përgjegjësia ligjore
Sipas Konventës së OKB mbi të Drejtën e Detit (UNCLOS, 1982):
1. Nëndetëset bërthamore lejohen të lundrojnë në det të hapur, por duhet të respektojnë detyrimet ndërkombëtare për mos-përdorimin e forcës dhe mbrojtjen e sigurisë detare.¹
2. Çdo përdorim i nëndetëseve për shkelje të sovranitetit ose kërcënime ndaj anijeve civile përbën shkelje të qartë të rendit juridik ndërkombëtar.²
3. Kapacitetet bërthamore nënujore duhet të administrohen në përputhje me traktatet ndërkombëtare për kontroll dhe transparencë, përfshirë START I/II dhe New START.³
4. UNCLOS kërkon që shtetet të ushtrojnë kontroll efektiv mbi anijet dhe nëndetëset e tyre, për të parandaluar abuzimet që mund të rrezikojnë sigurinë ndërkombëtare.⁴
3. Recidivizmi rus dhe shkeljet konkrete
Rusia ka treguar një model recidiv i kërcënimit nënujor, duke kryer veprime që shpesh cenojnë rendin ndërkombëtar:
• Barents Sea dhe Arctic Ocean: Patrullime strategjike të nëndetëseve bërthamore pranë ujërave të NATO-s dhe vendeve aleate, shpesh pa paralajmërim dhe në mënyrë të fshehtë.⁵
• Atlantiku dhe Paqësori: Operacione të fshehta nënujore, përfshirë manovra dhe testime raketash, që rrisin tensionin dhe pengojnë lundrimin e lirë.⁶
• Shkelja e parimeve të sigurisë ndërkombëtare: Përdorimi i nëndetëseve për operacione strategjike që kërcënojnë anijet civile dhe instalimet detare konsiderohet veprim destabilizues dhe provokativ.⁷
3.1. Raste specifike të raportuara
• K-535 Yury Dolgoruky (Rusi, 2013-2020): Patrullime në Atlantik dhe Paqësor, operacione strategjike të fshehta që rrisin tensionin global.⁸
• Testimet e raketave SLBM Bulava nga nëndetëset bërthamore në Barents Sea: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë ndërkombëtare dhe shkelje e frymës së traktateve për reduktim të rrezikut bërthamor.⁹
4. Rusia dhe shkeljet në det të hapur – rastet “Bella 1 / Marinero”
Në këtë kontekst, Rusia ka kryer veprime konkrete që cenojnë rendin juridik ndërkombëtar:
• Anija Bella 1, më pas Marinero, ngriti flamurin rus pa regjistrim të vlefshëm, duke e kualifikuar si anije pa flamur. Kjo shkel UNCLOS nenet 91-92, të cilat kërkojnë një lidhje reale të anijes me shtetin flamur.¹⁰
• Kapja e anijes nga SHBA ishte ligjore, në përputhje me nenin 110(1)(c) të UNCLOS dhe jurisprudencën e ITLOS (M/V Saiga, Grand Prince, Arctic Sunrise).¹¹
• Ky rast tregon modelin e Rusisë për të abuzuar me parimet e rendit juridik detar, duke përdorur anijet dhe nëndetëset për qëllime që cenojnë sigurinë ndërkombëtare.
5. Efektet globale dhe precedentët
Veprimet e Rusisë:
• Krijojnë precedent për abuzime të mëtejshme me fuqinë strategjike dhe kapacitetet bërthamore, duke destabilizuar rendin global.
• Cenojnë parimin e sigurisë dhe stabilitetit detar, duke minuar mekanizmat ndërkombëtarë të kontrollit.
• Jurisprudenca ndërkombëtare konfirmon se abuzimi me fuqinë bërthamore ose flamurin e anijeve cenon rendin juridik ndërkombëtar.¹²
6. Përfundim Rusia, përmes:
1. Nëndetëseve bërthamore me aftësi furtimi strategjik;
2. Abuzimit me flamurin dhe statusin e anijeve në det të hapur;
3. Recidivizmit në operacione të fshehta dhe patrullime strategjike, …paraqet një kërcënim serioz për rendin global, sigurinë detare dhe tregtinë ndërkombëtare.
Konkluzioni: Kapacitetet strategjike bërthamore dhe veprimet e Rusisë në det të hapur përbëjnë shkelje të UNCLOS, shkelje të traktateve bërthamore dhe një kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë ndërkombëtare. SHBA dhe aleatët kanë të drejtë ligjore dhe strategjike të përgjigjen për të mbrojtur rendin ndërkombëtar.
Fusnota
¹ UNCLOS 1982, Nen 88-90 – Lejimi i lundrimit të nëndetëseve bërthamore në det të hapur, duke respektuar detyrimet ndërkombëtare për mos-përdorim të forcës.
² UNCLOS 1982, Nen 2, 301 – Detyrimi i shteteve për të respektuar sovranitetin dhe sigurinë e anijeve civile.
³ Treaty on Strategic Offensive Reductions (START I/II) dhe New START, 1991 & 2010 – Parimet për kufizimin dhe transparencën e arsenaleve bërthamore.
⁴ UNCLOS 1982, Nen 94 – Detyrimi i shteteve për kontroll efektiv mbi anijet dhe nëndetëset e tyre.
⁵ SIPRI, “Nuclear forces overview: Russia”, 2022 – Raport mbi patrullimet strategjike në Arctic dhe Barents Sea.
⁶ IISS Military Balance, 2023 – Raport mbi operacionet strategjike nënujore të Rusisë në Atlantik dhe Paqësor.
⁷ UNODA, “Nuclear Risk Reduction Measures”, 2020 – Dokument mbi kërcënimin e sigurisë detare dhe reduktimin e rrezikut bërthamor.
⁸ NATO, “Russia’s Strategic Nuclear Forces”, Annual Report, 2020.
⁹ Russian Ministry of Defense, “Bulava SLBM Test Program”, 2015-2019.
¹⁰ UNCLOS 1982, Nen 91-92 – Lidhja reale e anijes me shtetin flamur.
¹¹ ITLOS, M/V Saiga (No. 2), Grand Prince, Arctic Sunrise Arbitration (PCA 2014).
¹² UNCLOS, nenet 91-94, 110; ITLOS jurisprudence; New START Treaty, 2010.
Vendi i Lekës;08.01.2026

—–
Russia and the Global Threat through Nuclear Submarines and Violations at Sea
Isuf B.Bajrami
Russia is considered one of the major strategic powers with nuclear submarine capabilities, which constitute a continuous threat to global security and international stability. Nuclear submarines are an integral part of Russia’s strategic triad, alongside land-based and air-launched nuclear missiles, enabling Russia to exert global strategic influence and pressure allied states.
1. Forms of the Threat
• Strategic Threat: Nuclear submarines can launch ballistic missiles targeting cities and industrial centers across continents.
• Maritime and Economic Threat: Russia’s ability to control strategic maritime areas and conduct underwater operations hinders free navigation and international trade.
• Political and Psychological Threat: Nuclear submarines are used as a tool to exert pressure on NATO, the U.S., and allied states.
2. International Regulation and Legal Responsibility
Under the United Nations Convention on the Law of the Sea (UNCLOS, 1982):
1. Nuclear submarines are allowed to operate in international waters, but must respect international obligations regarding non-use of force and maritime security.¹
2. Any use of submarines to violate sovereignty or threaten civilian vessels constitutes a clear breach of international law.²
3. Nuclear underwater capabilities must be managed in accordance with international arms control and transparency treaties, including START I/II and New START.³
4. UNCLOS requires states to exercise effective control over their ships and submarines to prevent abuses that endanger international security.⁴
3. Russia’s Recidivist Violations
Russia has shown a pattern of recidivism in underwater threats, engaging in activities that frequently breach international law:
• Barents Sea and Arctic Ocean: Strategic patrols of nuclear submarines near NATO and allied waters, often unannounced and covert.⁵
• Atlantic and Pacific Oceans: Secret underwater operations, including missile tests and maneuvers, increasing tension and hindering free navigation.⁶
• Violation of International Security Principles: Using submarines for strategic operations that threaten civilian ships and maritime installations is considered destabilizing and provocative.⁷
3.1. Specific Reported Cases
• K-535 Yury Dolgoruky (Russia, 2013-2020): Patrols in the Atlantic and Pacific, conducting covert strategic operations that heighten global tension.⁸
• Bulava SLBM missile tests from nuclear submarines in the Barents Sea: Direct provocation against international security and violation of nuclear arms reduction treaties.⁹
4. Russia and Open Sea Violations – the “Bella 1 / Marinero” Case
In this context, Russia has engaged in concrete actions undermining the international legal order:
• The ship Bella 1, later Marinero, hoisted the Russian flag without valid registration, classifying it as a stateless vessel. This violates UNCLOS Articles 91-92, which require a genuine link between a vessel and its flag state.¹⁰
• The U.S. capture of the vessel was lawful, in accordance with UNCLOS Article 110(1)(c) and ITLOS jurisprudence (M/V Saiga, Grand Prince, Arctic Sunrise).¹¹
• This case illustrates Russia’s pattern of abusing international maritime legal principles, using ships and submarines for actions that threaten international security.
5. Global Effects and Precedents
Russia’s actions:
• Create a precedent for further abuse of strategic power and nuclear capabilities, destabilizing the global order.
• Undermine maritime safety and security, weakening international oversight mechanisms.
• International jurisprudence confirms that abuse of nuclear power or vessel flag status undermines the international legal order.¹²
6. Conclusion Through:
1. Nuclear submarines with stealth strategic capabilities;
2. Abuse of vessel flag and status in international waters;
3. Recidivist covert operations and strategic patrols, …Russia constitutes a serious threat to global order, maritime security, and international trade.
Conclusion: Russia’s strategic and maritime actions violate UNCLOS, breach nuclear arms treaties, and pose a continuous threat to international security, while the U.S. and its allies have the legal and strategic right to respond to safeguard the international order.
Footnotes
¹ UNCLOS 1982, Arts. 88-90 – Permission for nuclear submarines to navigate international waters while respecting obligations regarding non-use of force.
² UNCLOS 1982, Arts. 2, 301 – Obligation of states to respect sovereignty and civilian vessel safety.
³ Treaty on Strategic Offensive Reductions (START I/II) and New START, 1991 & 2010 – Principles for limiting and transparency of nuclear arsenals.
⁴ UNCLOS 1982, Art. 94 – Obligation for effective control over ships and submarines.
⁵ SIPRI, “Nuclear forces overview: Russia,” 2022 – Report on strategic patrols in Arctic and Barents Sea.
⁶ IISS Military Balance, 2023 – Report on Russia’s strategic underwater operations in the Atlantic and Pacific.
⁷ UNODA, “Nuclear Risk Reduction Measures,” 2020 – Document on maritime security threats and nuclear risk reduction.
⁸ NATO, “Russia’s Strategic Nuclear Forces,” Annual Report, 2020.
⁹ Russian Ministry of Defense, “Bulava SLBM Test Program,” 2015-2019.
¹⁰ UNCLOS 1982, Arts. 91-92 – Genuine link between vessel and flag state.
¹¹ ITLOS, M/V Saiga (No. 2), Grand Prince, Arctic Sunrise Arbitration (PCA 2014).
¹² UNCLOS, Arts. 91-94, 110; ITLOS jurisprudence; New START Treaty, 2010.
The Land of Leka; 08.01.2026

Edi Ramës po i shket toka nën këmbë! Nga Elida Buçpapaj

Edi Rama e ka humbur fare pusullën! Po i shket toka nën këmbë.

Sillet me Amerikën sikur me ato gratë e tija, dmth sikur ta ketë Amerikën vartëse, dmth si me ato ministreshat, si me atë superministreshën e tij Yuri Kim, o tempora o mores, se me zvkryeministreshën nuk ia mban.

Në një takim zyrtar ku prezantohej një park eolik, ai ia kishte caktuar vendin së Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn pranë Belinda Ballukut, të superakuzuarës nga SPAK. E këtij provokimi, që dëshmon se Rama ka humbur autokontrollin, pa marrë para sysh se vendi i shqiponjave është anëtar i NATO-s i shtoi provokimin me gojën e tij dhe gjuhën e Vuçiqit se “për Kinën, Shqipëria është pikë mjalti”.

Dhe nuk kaloi pak dhe sfida Edi Ramës i erdhi sy për sy dhe aty për aty, si nuk ia kishte prerë hiç mendja!

Iu futën të dyja këmbët në një atlete, kur e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn postoi në faqen zyrtare të Ambasadës takimin që posa kishte patur me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa pritet vendimi i këtij institucioni më 22 janar.

Zonja Nancy VanHorn i shoqëron fotot shumë të përzemërta me Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji me shënimin si më poshtë: “Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë.”

Pra vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhen direkt me interesat Amerikane!

 

Tregu shqiptar qenka i lakmuar, pika e mjaltit, po zhvillim pse nuk ka?- Nga PËRPARIM KABO

A janë kinezët tregtarë të padiskutueshëm dhe civilizimi më i vjetër që e shohin Shqipërinë si pikë mjalti në Europë, si edhe u shpreh Kryeministri zoti Edi Rama, në ndërhyrjen korrigjuese se Shqipëria nuk është treg i vogël, si edhe u shpreh një personalitet amerikan. Madje i tha këtij të fundit, “ju do prodhoni këtu por tregu juaj do jetë Europa”.
Madhësia e një tregu matet nga vlerat monetare që qarkullojnë, nga niveli investimeve, nga shkëmbimet tregtare, nga pasuritë e rralla, nga zhvillimi teknologjik, nga prodhimi dhe shitja e patentave, etj. Dhe jo nga sipërfaqia apo popullsia. Ja përse Korea e Jugut lë pas në disa fusha zhvillimi dhe në tregti shumë vende që janë më të mëdhenj se ajo. A i ka Shqipëria mundësitë për të qenë një treg i madh? Të shohim disa argumente. Mineralet. Kromi ynë para 1990 shitej me valutê të lirë , por shkonte edhe në Kinë. Aso kohe thuhej nga pala kineze se “kromi shqiptar në furrë është si gjalpi në tigan” . Minerali ishte i pasur dhe shkonte rreth 41 deri në 43% .
Studimet e viteve 1993- 94 treguan se Shqipëria kishte rezerva kromi për 200 vjet. Ndaj duheshin ruajtur minierat dhe konservuar burimet duke mos lejuar shpërdorime dhe dëmtime të paripaueshme. Kjo nuk ndodhi, industria e kromit dhe e bakrit u shkatërruan. Kromi u dha me konçension dhe, gjatë pandemisë covid 19, me një VKM koncensionarit iu njoh e drejta e shitjes, dhe kështu ndodhi. Kjo pasuri kombëtare tani është e një të huaji. Madje, mesa jam informuar, as renta minerale nuk paguhet më për ato zona dhe popullatēn atje. Nafta një tjetër histori dështimi. Para vitit 1990 Shqipëria eksportonte naftë bruto. Krijoi industri të plotë, kërkim shpim, nxjerrje, rafinerim, përpunim të nënprodukteve.
Kjo industri u shkatërrua. Ja pse tregu zvogëlohet. Kompania Bankers fiton nga pasuria jonë kombëtare, ne jo. Zotëruesi është kinez, investitor privat që vetëm fiton, ndërsa ne jo, ky është humbje tregu dhe jo zvoglim. Kryeministri para pak kohe foli për shpëtimin nga Shpiragu. Besova si çdo shqiptar dhe pyesja çdo ditë një inxhinier nafte. Përgjigje të vakta, deri sa më në fund ma tha hapur. Asgjë profesor, poshtë e më poshtë. Flluckë. Në vitin 2004, Shqipëria dhe RFGj ranë dakord në parim për investime në energjitikë dhe hidrokarbure. Gjatë vizitës në Tiranë zonja Merkel në fjalimin e saj e përmendi këtë gjë. Pala jonë heshti. Një zhgënjim për ta, dhe rreth 10 miliardë investime gjermane shkuan në një vend tjetër në rajon. Tregu u zvogëlua. Shqipëria me idetë e FMN do investonte për peshkim, verë dhe vaj ulliri. Në lidhje me atë që tha zoti kryeministër se “kinezët janë tregtarë të padiskutueshëm” po i them të lexojë, ” Frymën e Ligjeve” të Montesquieu. Atje flet për filozofinë tregtare kineze. Ata pērdorin tri peshore. Një kur shesin, që të ha në peshë. Një kur blejnë, e cila faturon më pak se peshon. Dhe një të rregullt, kur vjen kontrolli. Një treg në një vend pa rregulla loje, me sistem drejtësie të korruptuar, ku lojën e tregut e kontrollon politika, apo faktorë të tjerë, ku politikat tatimore dhe ato fiskale, përfshi sjelljet arbitrare, e prishin klimën e biznesit, tregon se ata që vijnë nga jashtë, nuk vijnë se ky është treg i madh apo stradegjik, vijnë se përfitojnë duke zhvatur. Dhe kjo po, është filozofi e vjetër që nuk ka emër të pērveçëm. Tregu shqiptar qenka i lakmuar, pika e mjaltit, po zhvillim pse nuk ka? Po varfëri pse ka? Pse pasuria kombëtare nuk është më e tillë? Zhvillimi ekonomik nuk bëhet me retorikë.
P.Kabo. 13 janar, 2026.

ABAZ KUPI: I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE Nga Frank Shkreli

 

“Ç’prej momentit të parë që u sulmua toka jonë e shenjtë prej armiqve fashistë, ne kemi qenë ata që kemi bërë çmos për të shpëtue nderin kombëtar dhe jemi përpjekjur për bashkim të përgjithshëm dhe bashkveprim me të gjithë shqiptarët pa dallim rryme dhe ideologjije. Ne jemi përpjekur për bashkim dhe vëllazërimin e shqiptarëve për të larguar luftën civile dhe për të siguruar luftën e përbashkët për shporrjen e okupatorit prej tokës sonë të shënjtë”. (Abaz Kupi). Citim marrë nga libri, “Abaz Kupi” i autorit Makensen Bungo, Gjonlekaj Publishing

Përshëndetjet e mia më të sinqerta familjes së nacionalistit Abaz Kupit në 50-vjetorin e kalimit të tij në amshim, Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra për bashkorganizimin e këtij tubimi dhe për ftesën që më bëtë për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm.

Zonja dhe Zotëri, pjesëmarrës në në këtë përkujtim,

Abaz Kupi ishte dhe mbetet njëri prej të mëdhejve të historisë shqiptare. Por edhe njeri ndër më të keqtrajtuarit prej historisë zyrtare. Sidomos, nga historiografia zyrtare komuniste, megjithse Abaz Kupi mbetet një ndër figurat e rëndësishme të historisë shqiptare për rolin e tij si ushtarak dhe politikan nacionalist, por jo vetëm. Nuk dua as nuk është rasti të futem më thellë në histori, sepse unë historian nuk jam, por majfton të përmendet, ndër të tjera, roli i Abaz Kupit në luftën për mbrojten e Durrësit nga pushtuesit fashist italianë me 7 prill, 1939.

Njihet mirë gjithashtu edhe roli i tij gjatë Luftës së II Botërore, fillimisht, në bashkrendim të luftës kundër okupatorit me lëvizjen antifashiste, por më vonë, si atdhetar që ishte, ai detyrohet të largohej nga ajo lëvizje për arsye të ndryshimeve të papujtueshme ideologjike dhe atdhetare me frontin.

Por për arsye të ndryshimeve themelore me frontin se cila duhej të ishte Shqipëria e pas luftës, si njëri prej udhëheqsve të lëvizjes politike, Legaliteti, Abaz Kupi dhe shumë bashkatdhetarë anti-komunistë të tjerë, detyrohet të largohej nga Atdheu, atëherë kur perdja e zezë e komunizmit ndërkombëtar ra edhe mbi Kombin Shqiptar. Ndërkohë që liria për të cilën luftoi Abaz Kupi me shokë, u zevëndësua me sundimin barbar komunist të regjimit të Enver Hoxhës, për pothuaj një gjysëm shekulli. Vendosja e pushtetit komunist në Shqipëri, ishte kohë e zezë në historinë kombëtare. Ishte koha kur pluralizmi politik shqiptar u vra dhe u varros bashkë me kundërshtarët e komunizmit, me përjashtim të atyre që mund të arratiseshin, si Abaz Kupi. Si përfundim, ai dhe shumë bashkatdhetarë, bashmendimtarë të tij—kur po vedoseshin fatet e Shqipërisë së pas luftës, detyrohen të largohen nga Atdheu dhe të vendoseshin, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, por jo vetëm. Këtu, ata vazhduan – secili më vete por edhe në bashkpunim, por fatkeqsisht pa sukses – përpjekjet e tyre për rrëximin e regjimit sllavo-aziatik komunist që ishte instaluar në Tiranë pas Luftës së II Botërore, me ndihmën e agjentëve komunistë serbo-malazezë, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç.

Si rrjedhim, qëndresa në mërgim e Abaz Kupit ndaj regjimit komunist të Tiranës si dhe mbështetja e tij për Mbretin Zog, por jo vetëm, ishin ndër arsyet e tjera që historiografia komuniste por, fatkqesisht, as qeveritë e viteve të tranzicionit “post-komunist”, as historiagrafia zyrtare, nuk e kanë trajtuar, nuk e trajtojnë as nuk vlerësojnë rolin e Abaz Kupit në mënyrë të drejtë për ti dhënë vendin që i takon në historinë e shqiptarëve.

Normalisht, edhe këtu në botën e lirë, ekzistojnë mendimet ndryshe në radhët e historianëve jo-ideologjikë mbi rolin e personave dhe mbi ngjarjet historike me rendësi, për qendrimet politike dhe për veprimtarinë e liderve si Abaz Kupi mund të jenë të natyrshme dhe ndonjëherë edhe në kundërshtim me njëri tjetrin. Por në rastin e Abaz Kupit dhe shumë kundërshtarëve të tjerë patriotë shqiptarë të regjimit komunist shqiptar, që u detyruan të largoheshin nga Atdheu pas luftës, trajtimi i tyre nga historiografia zyrtare shqiptare komuniste është e pashembullt në historinë e shumë vendeve të tjera ish-komuniste të Evropës, pothuaj 80-vjet pas luftës në Evropë.

Për fat të keq, edhe sot pas 35-vite tranzicion, Shqipëria ishte gjatë regjimit komunist dhe mbetet edhe sot, një vend ku trajtimi historik i figurave kombëtare si Abaz Kupi — ashtu siç e kishte përcaktuar regjimi komunist i shekullit të kaluar, me etiketime – si reaksionar, fashistë, armik të atdheut, i shitur, agjent, poliagjent e të tjera. Në këtë frymë armiqësore, ish-kundërshtarët e komunizmit, si Abaz Kupi vazhdojnë që, zyrtarisht, të demonizohen, të abuzohen, të keqtrajtohen me qëllim që, më në fund, të harrohen – për rolin dhe kontributet e tyre ndaj Kombit shqiptar.

Pyetja sot në këtë 50-vjetor të kalimit në amshim të Abaz Kupit është se cila do kishte qenë dhe cila do ishte sot Shqipëria nëse Abaz Kupi me klasën politike jo komuniste të kohës do të kishte fituar betejat ushtarake dhe politike dhe kundër komunizmit ndërkombëtar sllavo-aziatik të asaj kohen ë Shqipëri? Është shumë e vështirë t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje sepse atyre nuk iu dha kurrë mundësia të provonin veten e t’a bënin Shqipërinë siç mendonin e donin ata, në atë kohë. Por një gjë është e sigurt se sllavo-komunistët shqiptarë që morën pushtetin — me në krye Enver Hoxhën dhe me ndihmën e serbo-malazezve duke qeverisur Shqipërinë, brutalisht, për pothuaj një gjysëm shekulli — e shëndrruar Shqipërinë në një zonë krimi mu në qëndër të Evropës duke vrarë, burgosur e persekutuar kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre dhe duke izoluar vendin, për pothuaj një gjysëm shekulli nga bota e qytëruar perëndimore.

Por ndryshe nga historiografia komuniste shqiptare – historia e vërtetë, normalisht, nuk gënjen. Ajo flet edhe në heshtje. Me 7 prill, 1939, Abaz Kupi ishte atje ku e thirri Atdheu. Në Durrës, aty ku u derdh gjaku i parë në Evropë, shembëll rezistence kombëtare, në prag të Luftës së II Botërore — nën komandën e Abaz Kupit. Dhe më vonë në malet e Shqipërisë, ai ndërmori ndeshjet e para luftarake me italianët për çlirimin e Shqipërisë. Duket se këto fakte nuk kanë rëndësi për historiografinë komuniste sa i përket rolit të Abaz Kupit.

Nuk dëshiroj ta politizoj këtë debat, por më duket ironik fakti se sot një kryeministër i Shqipërisë i një partie politike socialiste, ish-komuniste, gjunjëzohet para një kryeministreje italiane, përfaqsuese e një partie që rrënjët e saja i ka në një parti neo-fashiste italiane. Duket se Shqipëria zyrtare komuniste dhe post-komuniste ka bërë paqe me pasardhësit e fashizmit italian, por jo me shqiptarët që gjithnjë etikohen si “fashist”. Jo se unë nuk dua që Shqipëria të ketë marrëdhënie të mira me Italinë. Përkundrazi! Por më duket disi hipokritik fakti se armiqtë e vjetër janë bërë miq, ndërsa shqiptarët patriotë me epitetet komuniste, “fashist” e “reaksionar”, vazhdojnë të jenë, zyrtarisht, të keqtrajtuar dhe të përjashtuar nga historiografia shqiptare, me urdhër politik nga lartë.

Lufta e II Botërore mund të ketë marrë fund për gjithë botën në vitin 1945, por për Shqipërinë zyrtare ajo luftë vazhdon, fatkeqsisht. Jo luftë me përfaqsues ose ish-përfaqsues të fashizmit apo nazizmit me të cilët sot janaë miq strategjikë, por ajo luftë vazhdon në politikën shqiptare: është luftë shqiptari kundër shqiptarit, për të cilët Lufta e II Botërore ende nuk ka marrë fund. Shqipëria dhe shqiptarët me të drejtë i kërkojnë Greqisë heqjen e ligjit absurd të luftës me shtetin shqiptar. Po Tirana zyrtare kur do të heq ligjin e luftës kundër patriotëve të Kombit si Abaz Kupi, të etikuar nga regjimi komunist si “fashistë” e “tradhëtarë” dhe tu njoh meritat e tyre historike. Ku është zemërimi, o shqiptarë!

A shihni se ku jemi! Për çdo vit përkujtohet Abaz Kupi dhe patriotë të tjerë, kundërshtarë të komunizmit enverist — të ndaluar e të përjashtuar gjithnjë nga historiografia shqiptare — duke u mohuar atyre meritat dhe rolin e tyre pozitiv në historinë e Kombit. Ky është një debat që duhej bërë në fillim të 1990-ave, që kjo çeshtje të ishte zgjidhur me kohë, sepse tani është tepër vonë. Ndërkohë që sot ne kërkojmë trajtimin e drejtë të rolit historik të Abas Kupit nga historiografia zyrtare e Shqipërisë, Tirana zyrtare hesht ndaj dukurive të glorifikimit të figurës së Enver Hoxhës dhe komunizmit, vitet e fundit. Për fat të keq, duket se ky hendek përçarës midis shqiptarëve sa vjen e zmadhohet, me heshtjen zyrtare sot, ndërkohë që krimet e rënda të komunizmit të Enver Hoxhës ndaj shqiptarëve që nuk pajtoheshin me të, po harrohen, ndërkohë që regjimit komunist po i falen krimet barbare kundër njerëzimit. Një absurditet historik!

Ndonëse Shqipëria është anëtare e Aleancës Euro-Atlantike, NATO dhe aspiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, është i vetmi vend ish-komunist i Evropës Lindore/Qendrore që: Nuk është distancuar, zyrtarisht, nga e kaluara e saj terroriste komuniste. Nuk është përballur, seriozisht, me të kaluarën e mjeruar komuniste. Tirana zyrtare, deri më sot, nuk ka dënuar, zyrtarisht, krimet e regjimit barbar- komunist të Enver Hoxhës. Dhe Kuvendi shqiptar nuk ka caktuar ende një ditë përkujtimore, kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, ashtu siç kanë bërë vendet ish-komuniste të Evropës. Në vend që të thuhet, ashtu ishte koha, të nxirret në dritë e vërteta. Familja e Abaz Kupit nuk kërkon asgjë më pak se të vërtetën!

Patriotët e harruar, zyrtarisht, si Abaz Kupi me shokë, kundërshtarë politikë të regjimit komunist të Enver Hoxhës, janë përjashtuar e keqtrajtuar deri në tallje nga historiografia shqiptare, deri në ditët e sotëme, me qëllim që të zhduken deri në harresë. Një shprehje popullore thotë se koha, eventualisht, i zhvesh të gjithë. Të mirin e nxjerr në dritë e të keqin e le pa maskë. Shpresojmë!

Prandaj, dënimi politik dhe historik nga regjimi komunist — e që vazhdon edhe sot nga qeveritë e tranzicionit — i burrave të Kombit si Abaz Kupi, duhet të marrë fund njëherë e mirë. Ky është një detyrim moral e kombëtar i politikës aktuale shqiptare dhe i gjithë shqiptarëve të ndershëm që ia duan të mirën Kombit shqiptar. Historia e vërtetë shqiptare sot e kësaj dite vazhdon të kërkojë drejtësi për figurat e Kombit si Abaz Kupi – figurë e demonizuar, padrejtësisht, nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Urime Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, Vatra të Amerikës, familjes së nderuar dhe të vuajtur të nacionalistit të shquar Major Abas Kupit, që me këtë tubim vazhdoni të kujtoni dhe nxirrni në dritë rolin patriotik të këtij nacionalisti të shquar të kombit. Ju lumt!

Ju falënderoj për vëmendjen!
Frank Shkreli

Arkivi i Voal.ch: DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Diel, 02.12.2012, 10:53am (GMT+1)

 

Katastrofat natyrore, një ndër to edhe kjo e dy javëve të fundit, janë ndër dukuritë më të trajtuara teologjikisht, filozofikisht dhe shkencërisht. Njëkohësisht, janë ndër më të trajtuarat edhe dëmet krahasimisht të pakëta me dobitë krahasimisht të shumta që sjellin ato.

Dobia kryesore praktike në përditshmërinë e çastit dhe sidomos në përditshmërinë e ardhshmërisë është se katastrofat natyrore vënë, në mënyrën më të saktë dhe vendimtare, në provë veçanërisht infrastrukturën e gjithanshme të një vendi e të një kombi. Në këtë shumë hyn edhe moti i lig i këtyre ditëve i përjetuar edhe në hapësirën shqiptare. Kjo hapësirë është pjesë e gadishullit Ballkan, më parë i keqpërdorur nga komunizmi, pastaj i stërkeqpërdorur nga mafia. I krahasueshëm me gadishullin Apenin, i keqpërdorur nga mafia. Ndërkohë që i gjithë kontinenti është i goditur nga i njëjti mot i lig, më vrazhdë dhe më keq është paraqitur ai pikërisht në Ballkan dhe ne Apenin.

Edhe ato pak infrastruktura të trashëguara nga komunizmi, kuadër i një zhvillimi tejet modest ekonomik, objekt shfrimesh të regjimeve që luftonin për valuta të huaja duke iu vërsulur natyrës, në periudhën e tranzicionit u prishën, u zhdukën, u shpërfytyruan më tej. Prandaj natyra jonë, pranë deteve, e përshkuar nga lumenjtë, me relieve malore, është objekt sa i thatësirave të zgjatura, sa i reshjeve të dendura, sa i zjarreve edhe i përmbytjeve masive, i orteqeve, i erozionit, i rrëshqitjeve masive të fshatrave, të zonave të tëra, anembanë Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe në trevat tona të tjera. Prandaj natyra jonë shndërrohet përherë e më shumë në mallkim për vendin dhe për kombin.

Ka sot vende të zhvilluara ose relativisht të zhvilluara në Evropë apo jashtë saj që karakterizohen nga thatësira të zgjatura, por ku nuk vihet në pikëpyetje asnjë aspekt i jetës së tyre. Ka sot vende alpine, shumëfish më malore se hapësira jonë, por nuk janë nën kërcënim. Ka sot vende që kanë pjesë të konsiderueshme nën nivelin e detit, por nuk rrezikohen as nga detet, as nga oqeanet që janë pranë tyre. Sepse ato vende e kanë ngritur infrastrukturën e tillë që i merr në mbrojtje, që bëhet pjesë e funksionimit ekonomik, që bëhet objekt turistik, pra duke u shndërruar në kapital dobiprurës për vendin.

Bashkëjetesa me kushtet e veçanta natyrore shndërrohet në traditë të kulturës së veçantë të jetesës për këto vende. Tepërimet e natyrës janë shndërruar në thesare të ardhurash dhe përfitimesh, janë shndërruar në perla në aspektin turistik. Dhe, natyrisht, kjo është arritur ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti, dekadë pas dekade, shekull pas shekulli. As tek shqiptarët nuk kanë munguar traditat në mbrojtje të çdo plisi, të çdo pëllembe tokë, të çdo druri, të çdo guri, të çdo zalli për t’u përshtatur me natyrën dhe për ta mbajtur natyrën partnere dhe aleate, sa më pak kundërshtare dhe sa më pak kërcënuese.

Tranzicioni ynë i më se dhjetë viteve të fundit të shekullit të kaluar dhe i më se dhjetë viteve të fundit ka çuar sa në braktisje të vendit nga pjesa më e madhe e banorëve të saj, ashtu edhe nga braktisjet e brendshme, duke lënë sa më pak njerëz në fshat, sidomos në male, duke e larguar vëmendjen nga fusha, nga mali, nga breglumenjtë, nga shpatmalet apo rrëzë malet, nga rrugët dytësore apo nga rrugët këmbësore, nga urat, nga elementë të tjerë të pafundëm të jetesës, nga pasuri mijëravjeçare të trashëguara. Si të huaj nga kozmose të tjera tashmë banorët e mbetur iu vërsulen shtretërve të lumenjve, guroreve, pyjeve, kullotave për t’i gllabëruar, për t’i bërë mall tregu në kuadër të pasurimeve sa më të majme dhe sa më të tërbuara.

Katastrofat natyrore tashmë janë bërë të përvitshme, janë bërë të përstinshme, janë bërë gati të përmujashme. Në qoftë se një dimër orteqet bëhen kërcënim për jetën, atëherë merren masa të ngutshme që dimri tjetër të mos sjellë të njëjtën fatkeqësi, nëse përmbytjet ndodhin vjeshtën e sivjetme, merren masa që pasojat të mos jenë të tilla vjeshtën e ardhshme, nëse zjarret ndodhin veren e sivjetme, merren masa që dukuria të mos ketë të njëtat dëme verën e ardhshme. Këto hyjnë ndër masat urgjente, por investimet është e domosdoshme të jenë afatgjata.

Kështu detet nuk do të jenë vërshues dhe gllabërues territoresh, por do të jenë infrastrukturë kryesore e klimës së pastër, e transportit, e turizmit veror. Kështu malet nuk do të jenë burim orteqesh, burim izolimesh, por do të jenë burim i pasurive pyjore, ujore, kullosore, burim i sporteve dimërore, burim i turizmit veror dhe dimëror. Kështu lumenjtë dhe liqenet do të jenë pjesë e domosdoshme e pjesazhit të jetës së përditshme të gjithanshme shqipare, e transportit të brendshëm, e sistemit të ujitjes, sistemit të kullimit, sistemit të hidrocentraleve, e tjerë e tjerë.

Vetëm kështu dukuritë e natyrës, sado të shfrenuara, do të bëheshin pjesë e zbutur, pjesë e kultivuar, pjesë e pazëvendësueshme e përditshmërisë, burim të ardhurash të pafundme, shpalosje e kulturës së jetesës, themel i ekologjisë sonë mjedisore e shpirtërore, thesari më i madh që do t’ua linim brezave të ardhshëm, bekim për vendin dhe kombin.

Serbia’s Rhetoric as Psychological Aggression: Vučić’s Dangerous Narrative in the Balkans – By Isuf B.Bajrami

 

President Aleksandar Vučić’s repeated claims that Croatia, Albania, and Kosovo have formed a “military alliance against the Serbian people” should not be dismissed as routine nationalist rhetoric. They constitute a deliberate act of psychological aggression, aimed at destabilizing regional trust, manipulating domestic opinion, and reshaping reality through fear rather than facts.

This is not diplomacy. It is strategic intimidation.
There is no secret alliance. There is no covert military pact. What exists is NATO — a transparent, rules-based security framework — and cooperation among states that have chosen Euro-Atlantic integration as the foundation of their security and political future. Croatia and Albania are long-standing NATO members. Kosovo hosts NATO’s KFOR mission precisely because history has demonstrated the necessity of external security guarantees in the face of Serbian state violence in the past.

Vučić’s narrative does not respond to facts; it actively denies them. Manufacturing Threats to Sustain Power
The logic behind this rhetoric is clear. Authoritarian-leaning leaders require enemies to legitimize control. By portraying Serbia as surrounded and endangered, Vučić sustains a siege mentality that deflects attention from democratic backsliding, media repression, and economic stagnation at home. Fear becomes governance. Paranoia becomes policy.
This strategy is not new in the Balkans. It was deployed in the 1990s with catastrophic consequences. What has changed is the method: today’s aggression is psychological and informational, not overtly military — yet its effects are no less corrosive.
By invoking the “Serbian people” as collective victims, Vučić intentionally blurs the line between legitimate state interests and ethno-nationalist mobilization. This is a classic manipulation tactic, designed to delegitimize neighboring states and frame any form of regional cooperation as inherently anti-Serb.

Echoing the Kremlin’s Playbook
The parallels with Russian strategic communication are impossible to ignore. Moscow has long relied on narratives of encirclement, existential threat, and hostile alliances to justify militarization and aggression — most tragically in Ukraine. Serbia’s refusal to align with EU sanctions against Russia, combined with its reliance on Russian arms and energy, places Belgrade firmly within Moscow’s sphere of narrative influence.
Russia does not need troops in the Western Balkans. It needs rhetoric that erodes trust in NATO, weakens European integration, and sustains frozen conflicts. Vučić’s language serves precisely that function.
Every statement about a supposed anti-Serb alliance is a small victory for the Kremlin’s broader objective: to keep the Balkans unstable, divided, and vulnerable to external manipulation.

Kosovo as the Primary Target
Kosovo remains the central focus of this psychological pressure campaign. Any effort by Kosovo to build defensive capabilities, any cooperation with NATO member states, is immediately framed by Belgrade as provocation. This framing deliberately ignores a fundamental truth: NATO’s presence in Kosovo is not a threat to peace, but the reason peace has endured at all.
KFOR exists because Serbia forfeited credibility as a guarantor of security through its own actions. To invert this reality — to present NATO as the aggressor and Serbia as the victim — is not a difference of interpretation; it is historical revisionism.

A Regional and International Risk
This rhetoric is not harmless. Persistent claims of imminent threat normalize militarization, justify arms build-ups, and lower the threshold for escalation. Even if no immediate conflict follows, the damage is already done: mistrust deepens, dialogue erodes, and the region drifts further from reconciliation.
For the international community, especially the EU and NATO, this should be a warning sign. Serbia cannot credibly claim a European future while simultaneously deploying language that mirrors Kremlin-style disinformation and treats regional cooperation as hostility.

Naming the Problem Matters
What is unfolding is not a misunderstanding, nor a miscommunication. It is a calculated strategy of psychological aggression. Naming it as such is essential.
The Western Balkans do not need new myths of encirclement or imaginary alliances. They need clarity, accountability, and a firm rejection of fear-based politics. Stability will not be achieved by indulging narratives that reward paranoia and punish cooperation.
President Vučić’s rhetoric does not protect Serbia. It isolates it. And unless confronted with principled, consistent international response, it risks dragging the region back into a politics of fear that Europe can no longer afford to ignore.

The Land of Leka; 07.01.2026


Send this to a friend