Skeptikët dhe dyshuesit nuk është hera e parë që i vënë në diskutim projektet e mëdha të infrastrukturës, kështu ndodhi së fundmi edhe me projektin që do të “bashkojë” Italinë nëpërmjet urës mbi ngushticën e Messinës, e cila do ta lidhë atë me ishullin e Sicilisë.
EUROPË- Projekti gjigant për të lidhur Europën dhe Afrikën duket se po i afrohet realitetit, por sfidat për t’u kapërcyer janë po aq të mëdha. Tuneli nën Detin Mesdhe, një projekt i jashtëzakonshëm që do të lidhë dy kontinentet.
Skeptikët dhe dyshuesit nuk është hera e parë që i vënë në diskutim projektet e mëdha të infrastrukturës, kështu ndodhi së fundmi edhe me projektin që do të “bashkojë” Italinë nëpërmjet urës mbi ngushticën e Messinës, e cila do ta lidhë atë me ishullin e Sicilisë.
Projekti është miratuar përfundimisht, edhe pse nuk është përcaktuar koha për realizimin konkret të infrastrukturës.
Ndërkohë një ide edhe më e madhe dhe po aq e ndërlikuar kthehet në vëmendjen publike. Bëhet fjalë për tunelin nën Detin Mesdhe, midis Marokut dhe Spanjës, me të cilin synohet objektivi ambicioz për të lidhur Europën dhe Afrikën dhe për të revolucionarizuar të gjithë sektorin e transportit.
Qarkullimi i mallrave, lëvizja e turistëve, madje edhe emigracioni do të mundet të përfitojnë nga kjo lidhje nënujore, por sfidat për ta çuar projektin deri në fund janë ende të shumta.
Sytë janë drejtuar nga viti 2030, i cili me Kupën e Botës së FIFA-s të organizuar pikërisht nga Maroku, Spanja dhe Portugalia do të ofronte rastin ideal për inaugurimin e tunelit.
Megjithatë duket një afat utopik, pasi do të mund të duhen edhe 10 vjet më shumë deri në finalizimin e projektit.
Nga ana tjetër, bashkëpunimi mes qeverive spanjolle dhe marokene, duke përfshirë këtu edhe investimet, është i fortë dhe i vendosur. Jo rastësisht studimet e projektimit kanë marrë një përshpejtim të madh, duke treguar përparime të konsiderueshme krahasuar me analizat e së kaluarës.
Një tunel nën Detin Mesdhe apo një urë mbi Ngushticën e Gjibraltarit?
Ura mbi ngushticën e Messinës në Itali vazhdon të jetë në qendër të debateve, pengesave dhe diskutimeve, por nisur nga kompleksiteti dhe optimizmi, projekti i ngjan shumë atij të Ngushticës së Gjibraltarit.
Dallimi është se ura mbi Gjibraltar e studiuar prej dekadash, nuk mund të ndërtohet aktualisht për arsye strukturore dhe inxhinierike, karakteristikat e territorit nuk e lejojnë ndërtimin e një ure të sigurt, megjithëse distanca nuk është e madhe.
Duhet mbuluar një distancë prej vetëm 14 kilometrash midis brigjeve spanjolle dhe atyre marokene, por është e pamundur të vendosen në mënyrë të sigurt pilastrat/këmbët e urës në një fund deti që arrin deri në 900 metra thellësi, duke pasur parasysh gjithashtu rrymat shumë të forta detare dhe nivelin e lartë të presionit.
Nga idetë e para të urës deri më sot, teknologjia ka përparuar shumë dhe mjetet moderne mund të ofronin zgjidhje për këto probleme, përfshirë këtu edhe aktivitetin e lartë sizmik, por kjo zgjidhje kërkon një kosto të jashtëzakonshme financiare.
Infrastruktura e nevojshme për të ndryshuar gjithë zonën detare do të ishte shumë më e gjatë, më komplekse dhe më e shtrenjtë se vetë ura, pa llogaritur dëmin e madh mbi ekosistemin detar dhe qarkullimin natyror përmes Ngushticës së Gjibraltarit.
Prandaj më shumë se referimi te modeli i urës në Messinë, po punohet duke vlerësuar tunelin e Mançës, për të reduktuar një pjesë të vështirësive.
Tuneli i Mançës është tuneli nën Detin e Veriut që lidh Britaninë e Madhe me Francën, me një gjatësi totale rreth 50 km, prej të cilave rreth 38 km janë nën ujë. Tuneli u hap në vitin 1994 dhe u deshën 6 vite për ta përfunduar.
Lidhja midis Europës dhe Afrikës
Ideja e një tuneli nën Ngushticën e Gjibraltarit nuk është e re, duke pasur periudha të ndryshme interesi që nga vitet ’30, derisa u arrit një pikë kthese në vitin 2023.
Spanja dhe Maroku ndanë 2,3 milionë euro për analizat e reja gjeoteknike, ndërsa këtë vit, Spanja ka nisur një studim të ri fizibiliteti. Aktualisht, një komitet i përbashkët po punon për të përkufizuar projektin, duke përfshirë edhe ekspertë ndërkombëtarë.
Me interes për lexuesin janë disa të dhëna teknike për tunelin Spanjë-Marok.
Qeveritë e Spanjës dhe Marokut po zbatojnë një plan pune 3- vjeçar për përgatitjen e projektit, i cili ka filluar në vitin 2023.
Njëherësh po projektohet të ndërtohet edhe një “tunel test” (exploratory gallery) për të verifikuar kushtet gjeologjike dhe presionet ujore. Sipas disa burimeve mediatike, të cilat nuk janë të konfirmuara teknikisht, gjatësia e përgjithshme e tunelit do të jetë rreth 60 km, ndërsa pjesa nën ujë, rreth 28 km. Thellësia nën fundin e detit, rreth 465 metra.
Lidhur me koston financiare, një studim vlerëson që vetëm pjesa spanjolle mund të kushtojë rreth 9 miliardë euro, ndërsa vlerësime të tjera flasin për një kosto totale rreth 15 miliardë euro.
Si do të funksionojë tuneli?
Do të projektohen dy tunele hekurudhore, një për çdo drejtim, për transport pasagjerësh dhe mallrash, si dhe një galeri shërbimi dhe emergjence mes dy tuneleve.
Gjithashtu do të ketë linja energjetike, fibra optike si infrastrukturë fikse midis dy kontinenteve. Zona ka kompleksitet tektonik, është pranë pllakave tektonike Eurazi-Afrikë, ka aktivitet sizmik, si dhe shtresa të vështira gjeologjike.
Projektohet që tuneli të transportojë rreth 12.8 milionë pasagjerë në vit, si dhe të qarkullojnë nëpërmjet tij rreth 13 milionë tonë mallra. Pritet që fonde të vijnë jo vetëm nga Spanja dhe Maroku, por edhe nga Bashkimi Europian.
Përveç aspektit ekonomik, projekti ka një rëndësi të madhe gjeopolitike, pasi do të lidhë dy kontinente dhe do të ndikojë në zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre./MONITOR




Deri tani 262,000 te vdekur nga Covid 19 ne USA.
Ne daten 1 dhjetor te marten do mbahet nje takim ekspertesh
dhe keshilltaresh ne qendren e kontrollit te semundjeve infektive(CDC)
ne Washington DC ku do diskutohet dhe aprovohet me votim nje plan
per distribucionin e vaksines qe eshte krijuar nga Fajzer dhe BioNTech ne Gjermani.
Agjensia federale e ilaceve dhe ushqimit ne Washington parashikohet te aprovoje
jape te drejten ligjore sipas rregullave te perdorimit te vaksines kunder covid te krijuar
nga Fajzer dhe BioNTech per raste emergjente.
Ne javen e dyte te dhjetorit do filloje shperndarja e vaksines ne shtete te ndryshme te Amerikes
FDA-ja do aprovoje javen e dyte te dhjetorit perdorimin e vaksines se krijuar nga Firma kerkimore
Moderna e Masachusetsit.
Si rregull cdo ilac i ri apo vaksine e re qe krijohet,perpara se te shperndahet dhe perdoret duhet
te kontrollohet per siguri nga FDA-ja(agjensia federale e ilacevee dhe ushqimit) dhe firmoset dhe vuloset dokument qe aprovon perdorimin e ilacit/vaksines.
Ilace vaksina qe nuk kane marre aprovim me dokument nga FDA-ja jane te paligjshme
Komisioni Europian ka bere marreveshje me kompanine amerikane Moderna
e cila ka krijuar vaksinen kunder covid 19.
Sipas marreveshjes ne Europe do hyjne 80 miljon doza vaksinash nga Moderna per
muajin dhjetor dhe 160 miljon doza per muajin janar 2021.
Per vitin tjeter parashikohet qe te behet furnizim i europes
me 1 bilion(miljarde) doza vaksine nga Moderna.
Vaksina e Modernes si koncept eshte identik me ate te fajzer( Pfizer )e BioNTech,por metodologjia
e krijimit te vaksines eshte diferente.
Vaksina e Modernes mund te ruhet ne frigorifer normale
dhe nuk kerkon temperatura shume te uleta si vaksina e BioNTech-ut.